Cvetanka Malçeska ·
Dr. Icko Gjorgoski
BIOLOGJIA për klasën VII
të arsimit fillor tetëvjeçar
Shkup, 2009
Botues: MINISTRIA E ARSIMIT DHE SHKENCËS E REPUBLIKËS SË MAQEDONISË Rr. Mito Haxh-Vasilev Jasmin p.n. - Shkup
Recensues: Lenka Cvetanovska - kryetare Magdalena Vllaisavleviq - anëtar Mr. Sllagjana Stamenkova - anëtare
So Re{enie na Ministerot za obrazovanie i nauka na Republika Makedonija br 10-1624/1 od 19.06.2009, ovoj u~ebnik se odobruva za upotreba. Me Vendim të Ministrit të Arsimit dhe Shkencës të Republikës së Maqedonisë numër 10-1624/1 të datës 19.06.2009, ky libër shkollor lejohet për përdorim.
PARATHËNIE Libri i biologjisë është punuar sipas programit arsimor të biologjisë për klasën e VII. Programi parasheh material të llojllojshëm nga shumë disiplina biologjike, para së gjithash nga fiziologjia e shtazëve, si edhe nga ekologjia. Materiali kaq voluminoz është i përqëndruar të jetë i paraqitur në mënyrë që të jetë i kapshëm për nxënësit e kësaj moshe. Para së gjithash është marrë parasysh edhe paranjohuria të cilën ata e kanë arritur nga arsimimi i mëparshëm. Për të qenë përmbajtjet mësimore më lehtë të kuptueshme për nxënësit, pas secilës tërësi më të madhe mësimore janë vendosur shumë pasqyrime, pyetje dhe detyra, ndërsa teksti është i ilustruar me figura dhe skema origjinale. Me qëllim të aktivizimit të nxënësve për të përfituar dhe zgjeruar njohuritë e tyre për materialin, në tekst janë futur ushtrimet. Por, megjithatë edhe përkundër të gjitha përpjekjeve tona, jemi të vetëdijshëm se ky libër nuk është ideal, se edhe ky ka mangësi. Prandaj do t'u jemi mirënjohës të gjithë mësimdhënësve dhe nxënësve të cilët me vërejtjet e tyre do të kontribuojnë që mangësitë të eliminohen në botimet e ardhëshme.
Nga autorët
ТЕМА 1
NGJASHMËRITË DHE DALLIMET NDËRMJET SHTAZËVE DHE BIMËVE
Me mësimin e përmbajtjes së kësaj teme ti do të mundesh:
-
-
Të zbulosh lidhshmëritë ndërmjet organizmave të gjallë dhe mjedisit në të cilin jetojnë: nevojave për ujë, gazra, materie minerale, dritë, nxehtësi e tjera; Të bësh dallimin ndërmjet mënyrës së të ushqyerit autotrof dhe heterotrof; Të tregosh njohuri shkencore për: shtazët, bimët, lidhshmëritë me mjedisin ku jetojnë, mënyrat me të cilat krijojnë energji; T’i përshkruash ngjashmëritë dhe dallimet ndërmjet bimëve dhe shtazëve sipas nevojave të tyre jetësore; T’i krahasosh shtazët dhe bimët, përshtatjen e tyre ndaj kushteve të cilat mbretërojnë në mjedis; T’i vlerësosh lidhshmëritë ndërmjet bimëve dhe shtazëve në raport me mënyrën e të ushqyerit.
Nocionet që do t’i mësosh në këtë kapitull:
-
shtazët, bimët, lidhshmëritë me mjedisin, adaptimi, autotrofia, heterotrofia.
5
ТЕМА 1
1
ORGANIZMAT E GJALLË JANË TË LIDHUR ME MJEDISIN JETËSOR
Nga paraqitja e organizmave të parë të gjallë e deri në ditët e sotme vazhdimisht hulumtohen lidhshmëritë ndërmjet organizmave të gjallë dhe mjedisit të tyre jetësor. Shkenca e cila merret me hulumtimin e raporteve të ndërsjella të organizmave të gjallë dhe mjedisit në të cilin jetojnë organizmat e gjallë quhet ekologji. Ekzistenca e organizmave të gjallë është ngushtë e lidhur me ndryshimet e vazhdueshme në mjedisin në të cilin jetojnë. Për shembull, të gjitha shtazët marrin frymë dhe nga mjedisi jetësor e shfrytëzojnë oksigjenin, ndërsa në mjedis lirojnë dioksidin e karbonit. Gjithashtu, të gjithë organizmat e gjallë nga mjedisi në të cilin jetojnë i marrin të gjitha materiet e nevojshme: ujin, materiet minerale dhe të ngjashme. Lidhje e fortë dhe e ndërsjellë ndërmjet organizmave të gjallë, bimëve dhe shtazëve, ekziston edhe përmes mënyrës së të ushqyerit. Bimët e prodhojnë ushqimin organik dhe për këtë quhen prodhues. Bima gjatë procesit të fotosintezës, në ushqimin organik të cilin e krijon, e shndërron energjinë e diellit në lloj të energjisë së fshehtë kimike. Në këtë mënyrë bimët përfitojnë energji për nevojat e tyre (rritje, zhvillim, ndarje të qelizave, ngjitje të ujit përmes ksilemës dhe të ngjashme). Kjo mënyrë e përfitimit të energjisë është quajtur mënyrë autotrofe (auto-vetë për vete, trofe-ushqim, të ushqyer). Gjatë këtij procesi bimët lirojnë oksigjenin i cili është i domosdoshëm për jetën e shtazëve. Nga ana tjetër, edhe shumë procese të rëndësishme për jetën e bimëve varen nga shtazët. Në këtë mënyrë pluhërimi i numrit të madh të bimëve varet nga insektet (fig. 1. 1). Nga ana tjetër shtazët nuk janë të afta që vetë për vete të prodhojnë ushqim kështu që e shfrytëzojnë ushqimin e gatshëm të prodhuar nga bimët. Për këtë këto bëjnë pjesë në grupin e harxhuesve ndërsa mënyra e tyre e të ushqyerit është quajtur të ushqyer heterotrof (hetero-ndryshe, trofe-ushqim, të ushqyer).
Lidhshmëri të ndërsjella ekzistojnë edhe ndërmjet organizmave të gjallë dhe natyrës jo të gjallë. Sot dihet me siguri se organizmat e gjallë i kanë materiet e njëjta të cilat gjenden edhe në natyrën jo të gjallë. Kjo tregon se organizmat e gjallë janë të lidhur me natyrën jo të gjallë. Edhe pse në shikim të parë duket se kjo lidhshmëri është e thjeshtë, megjithatë Fig. 1.1. në esencë nuk është ashtu. Ekzistimi i këtyre lidhjeve Lidhshmëria e bimëve dhe është rezultat i raporteve të ndërlikuara të ndërsjella të shtazëve cilat mbretërojnë në natyrë. Për të mundur organizmat e gjallë të ekzistojnë në Tokë, janë të domosdoshme kushtet e volitshme në mjedisin e jashtëm, siç janë: uji, drita, temperatura, oksigjeni, materiet minerale e të tjera. Por, organizmat e gjallë me praninë
6
Fig. 1.2. e tyre në Tokë me shumë sukses vendosin raporte të caktuara me natyrën jo të gjallë, mund të ndikojnë në të dhe ta ndryshojnë. Supozohet se Toka pa organizma të gjallë do të pasqyrohet shumë më ndryshe nga ajo që është sot (fig. 1. 2) Gjithashtu, si rezultat i përshtatjes së organizmave të gjallë ndaj kushteve që mbretërojnë në mjedis, ata kanë ndryshuar, vetëm me qëllim tu përshtaten ndryshimeve të cilat janë paraqitur, gjegjësisht që të mund të ekzistojnë. Si rezultat i këtyre përshtatjeve gjatë kohës janë paraqitur lloje të ndryshme të shtazëve dhe bimëve, me çka secili lloj është i veçantë, unikat, me shenjat dhe karakteristikat e tij përkatëse (fig. 1. 3 dhe 1. 4).
Fig. 1.3.
Natyra e përshtatjeve biologjike Gjatë vështrimeve të mbretërisë së bimëve ose shtazëve, do të vëresh shumë përshtatje ndaj kushteve të Fig. 1.4. mjedisit në të cilin jetojnë. Disa përshtatje janë shprehur në pamje; insektet shumë shpesh ngjajnë në degët ose gjethin (fig. 1. 5) në të cilin jetojnë. Përshtatjet e tjera janë shprehur sipas funksioneve në ato pjesë të trupit. Kështu, muskujt e fuqishëm të nofullave te hiena i mundësojnë që t’i thyejë Fig. 1.5.
7
ТЕМА 1 a)
b)
Fig. 1.6. Përshtatjet biologjike (a) Sipas funksionit (b) Sipas kushteve për jetë
eshtrat e trupave të gjetur të shtazëve (fig. 1. 6 a). Disa përshtatje të tjera janë fiziologjike. Gjatë kohës së zhytjes, balenat, fokat dhe sisorë të tjerë që zhyten në ujë, kryejnë një varg përshtatjesh ndaj mungesës së oksigjenit në këto kushte (fig. 1. 6 b).
2
NGAJSHMËRITË DHE DALLIMET NDËRMJET SHTAZËVE DHE BIMËVE
a)
b)
c)
Fig. 1.7. Përskaj dallimit kaq të madh, ndërmjet organizmave të gjallë ka edhe bashkim (a) Dushku (b) Paraziti i cili shkakton malarien. (c) Njeriu
8
Supozohet se në Tokë sot jetojnë rreth 500000 lloje bimore dhe rreth 150000 lloje shtazore. Organizmat e gjallë janë shumë të llojllojshëm e kjo llojllojshmëri e tyre ndodh si rezultat i përshtatjes së tyre ndaj kushteve të ndryshme të mjedisit jetësor. Llojllojshmëria fillestare është shprehur ndërmjet organizmave bimorë dhe shtazorë. Në secilin grup ekziston dallim në ndërtimin e jashtëm dhe të brendshëm, mënyrën e të
ushqyerit, shumimit, zhvillimit, sjelljes. Edhe përkundër dallimit kaq të madh, ndërmjet organizmave të gjallë ka edhe bashkim. Ky bashkim para së gjithash vërehet përmes ndërtimit qelizor, organizimit dhe proceseve jetësore të tyre.
organizmi sistemi i organeve
indi organi qeliza qeliza indi
a) Fig. 1.8. Te organizmat shumëqelizorë ekziston edhe organizimi i shumë qelizave në inde, i indeve në organe, i organeve në sisteme (a) te shtazët (b) te bimët.
organi
• Ndërtimi qelizor. Të gjithë organizmat e gjallë janë të përbërë nga qelizat. Te b) organizmat njëqelizorë të gjitha funksionet kryhen në një qelizë, gjersa te organizmat shumëqelizorë grup i qelizave të caktuara është specializuar për të kryer vetëm funksione përkatëse. • Organizimi. Të gjithë organizmat e gjallë janë forma të organizuara në jetë. Funksionet e tilla te organizmat njëqelizorë kryhen në një qelizë, gjersa te organizmat shumëqelizor ekziston organizim i shumë qelizave në inde, i indeve në organe, i organeve në sisteme të organeve dhe të gjitha së bashku krijojnë organizmin e gjallë (fig. 1. 8 a, b). Fig. 1.9 Format e jetës janë të llojllojshme. Bari duket i palëvizshëm dhe pa jetë, ndërsa zebrat janë shumë të shpejta. Megjithatë, që të dytë bëjnë pjesë në grupin e organizmave të gjallë, sepse i posedojnë karakteristikat bazë të jetës.
9
ТЕМА 1 • Proceset jetësore • Të ushqyerit. Të gjithë organizmat e gjallë ushqehen. Bimët janë të afta që me ndihmën e energjisë së diellit të prodhojnë ushqim organik (organizma autotrof), ndërsa të gjithë organizmat tjerë shfrytëzojnë ushqimin e krijuar. Në këtë mënyrë të gjithë organizmat shfrytëzojnë energji. Bimët gjatë procesit të fotosintezës e shfrytëzojnë energjinë e diellit dhe e deponojnë si energji të fshehtë kimike, e cila prapë shfrytëzohet nga bimët dhe shtazët për nevojat e tyre. Dielli e siguron gati tërë energjinë për jetën në Tokë. • Frymëmarrja. Gjatë procesit të krijimit dhe shfrytëzimit të materieve ushqyese dhe energjisë ekziston ndërrimi i gazrave, gjegjësisht frymëmarrja. • Lëvizja. Shtazët janë aftësuar që vazhdimisht të lëvizin për të siguruar: ushqimin, ujin, vend për të jetuar dhe të ngjashme. Pasi që këto vazhdimisht e ndërrojnë vendin ku jetojnë, ne lëvizjen e tyre e vërejmë, gjegjësisht themi se pjesa më e madhe e shtazëve lëvizin aktivisht. Por, edhe pse pa u vërejtur, edhe te bimët ekziston kjo aftësi e lëvizjes së një pjese të organeve të tyre. • Reagimi i mjedisit. Të gjithë organizmat e gjallë reagojnë ndaj sinjaleve ose ngacmimeve të cilat vijnë nga mjedisi jetësor. Reagimi është përgjigje ndaj ngacmimit (nxitjes). Për shembull, nëse tigri i egër e ndjek gazelën, gazela reagon me ikje. Nëse lepuri e ndjen aromën e armikut, ai do të ikë, ose macja nuk do të hajë ushqimin derisa nuk e nuhatë. • Rritja. Të gjithë organizmat e gjallë rriten. Rritja e qelizave sjell deri te krijimi i kushteve për ndarjen e tyre dhe krijimin e qelizave të reja nga qelizat prindërore. Në këtë mënyrë trupi zmadhohet, gjegjësisht organizmi rritet. • Shumimi. Të gjitha llojet e organizmave të gjallë janë të aftë të shumohen. Në këtë mënyrë ata krijojnë pasardhës, gjë që mundëson vazhdimin e jetës, pasi që nuk ekziston organizëm që është i përjetshëm. • Përshtatshmëria. Të gjithë organizmat e gjallë janë të aftë të përshtaten në kushtet e mjedisit në të cilin jetojnë. Në këtë mënyrë organizmat e gjallë kanë mundësi më të madhe të qëndrojnë në mjedisin jetësor.
10
Pasqyrë përmbledhëse për përsëritje të shpejtë 1. Shkenca e cila merret me hulumtimin e raporteve të ndërsjella të organizmave të gjallë dhe mjedisit në të cilin jetojnë organizmat e gjallë quhet ekologji. 2. Bimët gjatë procesit të fotosintezës, në ushqimin organik të cilin e krijojnë, e shndërrojnë energjinë diellore në lloj të energjisë së fshehtë kimike. Në këtë mënyrë bimët fitojnë energji për nevojat e veta (rritje, zhvillim, ndarje të qelizës, ngjitje të ujit përmes ksilemës dhe të ngjashme). Kjo mënyrë e përfitimit të energjisë quhet mënyrë autotrofe, (auto-vetë për vete, trofeushqim, të ushqyerit). Ndërsa bimët quhen prodhues. 3. Shtazët nuk janë të afta që vetë për vete të prodhojnë ushqim, kështu që e shfrytëzojnë ushqimin e gatshëm të prodhuar nga bimët. Për këtë, këto bëjnë pjesë në grupin e harxhuesve, ndërsa mënyra e tyre e të ushqyerit është quajtur të ushqyerit heterotrof (hetero - e ndryshme, trofe - shqim, të ushqyerit). 4. Individualiteti ndërmjet bimëve shihet, para së gjithash, përmes ndërtimit qelizor të tyre, organizimit dhe proceseve jetësore.
11
ТЕМА 2
2 NDËRTIMI I QELIZAVE, INDEVE DHE ORGANEVE TE SHTAZËT
Me mësimin e përmbajtjes së kësaj teme ti do të mundesh:
-
Të njohësh ndërtimin dhe funksionin e qelizës shtazore
-
Të vëresh dallimet ndërmjet qelizave bimore dhe shtazore
-
Ta kuptosh ndarjen e qelizës dhe funksionin e saj
-
Të njohësh dhe të përshkruash ndërtimin e indeve shtazore
-
Të dallosh indet në një organ tek shtazët
-
Të tregosh njohuritë për ndërtimin e organeve të veçanta dhe sistemeve të organeve shtazore dhe përshtatjen e tyre
Nocionet që do të i mësosh në këtë temë:
-
qeliza shtazore, membrane qelizore, citoplazmë, bërthamë, mitokondrie, ind, organ, sistem i organeve, organizëm, përshtatje të funksioneve
13
ТЕМА 2
1
ÇKA ËSHTË QELIZA? CILAT JANË PJESËT BAZË TË SAJ? QELIZA DHE PJESËT E SAJ PËRBËRËSE
Të gjithë organizmat e gjallë janë të ndërtuar prej qelizave. Format më primitive (të thjeshta) jetësore janë organizmat njëqelizorë te të cilët të gjitha funksionet jetësore kryhen në një qelizë. Organizmat me ndërtim të ndërlikuar, sikurse je edhe ti, kanë numër të madh qelizash. Qeliza është njësia bazë e secilit organizëm të gjallë. Secila qelizë është tërësi individuale e cila i tregon karakteristikat e jetës, pavarësisht nga qelizat e tjera. Studimi i qelizave ka filluar para 350 viteve kur Levenhuku (fig. 2. 1) e shpiku mikroskopin. Nga paraqitja e mikroskopit të parë e deri në ditët e sotme i njëjti vazhdimisht është përsosur, ashtu që sot ekzistojnë edhe mikroskopët elektronik, në të cilët me kombinim të zmadhimit shumë shkallësh, mund të fitohet figura e cila është e zmadhuar 1 milion herë, por edhe më shumë. Varësisht nga ajo se në qelizë ka bërthamë qartë të definuar ose jo, qelizat ndahen në: eukariote – quhen qelizat që kanë bërthamë (nga fjala greke eu, që do të thotë “mirë” ose “vërtetë” dhe karyon që do të thotë “kokërr” ose “bërthamë”). Qelizat që nuk kanë bërthamë quhen prokariote (nga pro që do të thotë “para”). Prokariotët më së shpeshti i hasim te organizmat njëqelizorë (bakteret) (fig. 2. 2), edhe pse disa prej tyre mund ti hasim të bashkuara në formë zinxhirore, grumbujsh etj. Disa organizma njëqelizor (parashtazorët dhe algat njëqelizore) dhe të gjithë organizmat e ndërlikuar shumëqelizorë: bimët, shtazët dhe kërpudhat, janë të përbërë nga qelizat eukariote.
b)
c) a)
14
Fig. 2.1
Fig. 2.2
Anton van Levenhuk e shpiku mikroskopin
Qeliza eukariote: (a) shtazore, (b) bimore dhe (c) qeliza prokariote
Përsërit dhe përkujtohu: Me ndihmën e librit të biologjisë për klasën e V përkujtohu në dukjen, ndërtimin dhe punën me mikroskop dhe me mënyrën me të cilën përgatitet materiali për ta vëzhguar nën mikroskop.
NDËRTIMI I QELIZËS EUKARIOTE SHTAZORE • Membrana qelizore. Nga jashtë qeliza është e mbështjellë me membranë qelizore. Membrana e tillë është e përbërë nga dy shtresa yndyrore në të cilat ndërfuten proteina të ndryshme dhe sasi e vogël e sheqerit. Membrana qelizore është shumë e rëndësishme, pasi që kjo përcakton çka mund të hyn dhe çka të del nga qeliza. • Citoplazma. Përmbajtja me të cilën është e mbushur dhe në të cilën janë zhytur të gjitha pjesët përbërëse të qelizës quhet citoplazmë. Ajo është gjysmë e lëngshme, gjysmë e tejdukshme, tretje e dendur e ujit në të cilën janë të shpërndara numër i madh i materieve. Në citoplazmë ka pjesëza speciale të cilat janë të mbështjella, gjithashtu, me membranë, të quajtura organele, ose ”organe të vogla”. Organeli më i madh është bërthama. Ajo e përmban materialin trashëgues i cili është përgjegjës për të gjitha proceset e qelizës, si dhe për vetë ndarjen e qelizës. Bërthama është e mbyllur me dy membrana
jashtë
bërthama proteinat
yndyrat në qelizë
Prerja e membranës qelizore
membrana qelizore
Fig. 2.3 Ndërtimi i qelizës shtazore
citoplazma mitokondria
15
ТЕМА 2 të cilat përbëjnë mbështjellësin bërthamor. Në vete përmban kromozome, në të cilat janë të vendosura bartësit e vetive trashëguese – gjenet. Nëse për ndonjë arsye ndodh dëmtimi i bërthamës ose e njëjta shkatërrohet, qeliza ndërpret funksionet e veta, gjegjësisht vdes. Përveç bërthamës, në citoplazmën e qelizës ka edhe pjesëza të tjera të imëta të vogla – organele. Të gjitha organelet i kanë funksionet e tyre të caktuara, ndërsa këtu do të përmendim vetëm mitokondriet të cilat janë shumë të imëta, por të rëndësishme. Në mitokondrie ushqimi bashkohet me oksigjenin, gjegjësisht kryhet procesi i frymëmarrjes qelizore, gjatë së cilës lirohet energjia për qelizën. Mitokondriet shërbejnë si termocentrale të qelizës.
Forma dhe madhësia e qelizës Edhe pse ndërtimi bazë i të gjitha qelizave të organizmave është i njëjtë, megjithatë, varësisht nga vendi dhe funksionit, qelizat mund të ndryshojnë sipas madhësisë dhe formës. Sipas madhësisë qelizat mund të jenë shumë të vogla (prej 7 µm siç janë rruazat e kuqe të gjakut) e gjer më 200 µm ose më shumë, siç janë qelizat muskulore. Qeliza bakteriale që gjendet në kos është e gjatë disa mikrometra, qeliza – vezë e bretkosës ka diametër për rreth 1 milimetër (fig. 2. 4) Sipas formës së tyre qelizat gjithashtu mund të jenë topthore, pllakore, kubike, boshtore ose të degëzuara. Për shembull: qelizat nervore me zgjatimet e tyre të gjata shumë dallohen nga qelizat muskulore ose nga qelizat e tejdukshme të thjerrëzës së syrit. Disa qeliza në sipërfaqe kanë qime të imëta lëvizëse të quajtura qepalla, të cilët me dridhje shkaktojnë lëvizje rreth qelizës. Qelizat tjera kanë zgjatim në formë kamxhiku i cili del nga qeliza dhe quhet kërbaç. a)
b)
Fig. 2.4 Disa shembuj për dallimin në madhësi dhe dukjen (pamjen) e qelizës. (a) Qeliza nervore nga truri i vogël, (b) Papuçorja. Ky protozoar noton, kryesisht, me lëvizjen e qerpikëve të cilët e mbështjellin sipërfaqen e saj. (c) Leukocitet dhe eritrocitet e njeriut. (d) Baktere e hollë, me një kërbaç në fund. Kjo baktere sulmon, mbyt dhe ushqehet me baktere të tjera më të mëdha.
c)
16
d)
2
NGJASHMËRITË DHE DALLIMET NDËRMJET QELIZAVE SHTAZORE DHE BIMORE
Siç edhe kemi treguar, shumica e pjesëve të qelizës janë të përbashkëta për të gjitha qelizat. Megjithatë, qelizat bimore kanë disa pjesë plotësuese me të cilat dallohet nga qelizat shtazore. Ashtu që, te qelizat bimore ka mur qelizor i cili gjendet mbi membranën qelizore dhe e mbron. Dy organelet tjera sipas të cilave dallohet qeliza bimore prej asaj shtazore janë vakuolat dhe plastidet. Vakuolat janë organele në të cilat vendosen materiet e nevojshme dhe të panevojshme për qelizën. Te qelizat e pjekura vakuolat mund të përfshijnë edhe më shumë se 90% nga volumi i qelizës. Plastidet janë organele me ndihmën e të cilave bima e shfrytëzon energjinë e diellit. Sipas pigmentit që e përmbajnë, këto mund të jenë të gjelbra, të verdha, ngjyrë portokalli ose pa ngjyrë. Më të arritshme janë plastidet që kanë pigment të gjelbër klorofil. Këto plastide quhen kloroplaste. Këto janë organele të mëdha të gjelbra të cilat kanë funksione të njëjta si mitokondriet, e me ndihmën e tyre mund të marrin energjinë direkt nga rrezet e diellit. Në to kryhet procesi i fotosintezës, me të cilën energjia e rrezeve të diellit shfrytëzohet për përfitimin e bashkëdyzimeve të pasura me energji. Gjatë këtij procesi lirohet oksigjeni si produkt i fundit. Qelizat bimore, ngjashëm si ato shtazore, këtë material mund ta deponojnë si energji kimike e cila do të shfrytëzohet sipas nevojës. Kloroplastet krijojnë molekula ushqyese dhe oksigjen të cilin mund ta shfrytëzojnë të gjitha mitokondriet. muri qelizor
membrana qelizore
plastidi
klorofili vakuola
klorofili Kloroplasti, organel në të cilin kryhet sinteza e energjisë, e pranishme vetëm në qelizat bimore
bërthama mitokondria
Fig. 2.5 Qeliza bimore
17
ТЕМА 2
3
FUNKSIONET E QELIZËS SHTAZORE DHE NDARJA E SAJ PROCESE QË ZHVILLOHEN NË QELIZË
Të përkujtohemi se citoplazma është tretje gjysmë e lëngshme, gjysmë e tejdukshme e ujit në të cilën janë tretur numër i madh i materieve. Në të ka të tretur lloje të ndryshme të materieve joorganike (materie minerale) por edhe lloje të ndryshme të materieve organike sikurse janë sheqernat, yndyrat, proteinat dhe vitaminat. Të gjitha këto materie i mundësojnë qelizës që ti kryejë të gjitha proceset jetësore: frymëmarrjen, krijimin e materieve të cilat i nevojiten për rritje vetë qelizës, që të zhvillohet dhe të shumohet. Materiet në vetë qelizën vazhdimisht ndryshojnë në një proces të pandërprerë të krijimit dhe zbërthimit. Gjatë këtyre proceseve në qelizë krijohen materie të panevojshme nga të cilat ajo duhet të lirohet. Që të mund qeliza me rregull t’i kryejë të gjitha këto procese ajo duhet të jetë vazhdimisht në kontakt me mjedisin e jashtëm, si dhe mjedisin që e rrethon vetë qelizën. Materiet e nevojshme, që gjenden për rreth qelizës, përmes poreve të membranës qelizore, vazhdimisht hyjnë në citoplazmë. Kur të hyjnë këto materie, një pjesë e tyre (proteinat) shfrytëzohen për ndërtimin e pjesëve të saj, një pjesë për të liruar energji (sheqernat dhe pjesërisht yndyrat). Në proceset e vazhdueshme të cilat zhvillohen, lirohen edhe materie të dëmshme të cilat përmes membranës qelizore duhet ta lëshojnë qelizën. Ky proces ku vazhdimisht pranohen dhe lirohen materiet ndërmjet qelizës shtazore dhe mjedisit të saj është quajtur këmbim i materieve. Nëse për shkak të cilës do arsye prishet procesi i këmbimit të materieve, ndodh edhe çrregullim në funksionimin e drejtë të qelizave gjatë së cilës mund të paraqitet edhe dëmtimi ose vdekja e saj. Si lëvizin materiet nëpër membranën qelizore? Të përkujtohemi se qelizat janë të mbështjella me membranë gjysmë përshkuese. Nëse qelizat do të ishin të mbështjella me membranë mbrojtëse, kalimi i materieve ushqyese nuk do të ishte i mundur. pika e lëngut
grimca e huaj
fagocitoza
pinocitoza
Fig. 2.6 Procesi i lëvizjes së materive nëpër membranën qelizore energjia
Bartja aktive
18
Pasi që rreth qelizës lëvizin materiet e tretura, të njëjtat duken si të ishin të zhytura në tretje në të cilën ka materie ushqyese. Në këtë rast ndodhin gjëra interesante: lëngu me grimca ushqyese të tretura kalon nëpër membranën qelizore, ndërsa materiet e dëmshme të cilat lirohen në qeliza largohen prej saj në drejtim të kundërt. Membrana qelizore në ndërtimin e saj ka pjesë të cilat nuk lejojnë që të hyjnë disa materie të dëmshme. Mu për këtë themi se membrana ka përshkueshmëri selektive. Nëpër membranën qelizore materiet kalojnë me ndihmën e disa proceseve: - difuzioni është proces i lëvizjes së vazhdueshme të materieve prej mjedisit me përqëndrim më të lartë në mjedis me përqëndrim më të vogël. - osmoza është një lloj i difuzionit nëpër membranën gjysmë përshkuese. - filtrimi është proces i kalimit të materieve nëpër membranë si rezultat i fuqisë mekanike (“shtyrje”) nga njëra anë. - bartja aktive gjatë së cilës ka nevojë për energji (fig. 2. 6). - fagocitoza gjatë së cilës gëlltiten grimca relativisht të mëdha nga membrana qelizore dhe bartja e këtyre grimcave në vetë qelizën, ndërsa proces tjetër i njëjtë është - pinocitoza me këtë proces nëpër membranë kalojnë pikat e lëngut (fig. 2. 6.).
Ndarja e qelizës Që të mund organizmi të rritet, të zhvillohet ose të shërohet, nevojitet vazhdimisht të zmadhohet numri i qelizave. Për këtë, te qelizat është paraqitur aftësia për ndarje. Ekzistojnë dy tipa të ndarjes qelizore: ndarja e thjeshtë ose mitoza dhe ndarja e ndërlikuar ose mejoza. Me mitozë ndahen të gjitha qelizat të cilat e ndërtojnë trupin gjersa me mejozë ndahen vetëm
Faza e II
Qeliza mëmë
Faza e I
Faza e III
Faza e IV
Katër qeliza bija me numër të kromozomeve për gjysmë më pak se qeliza mëmë
Fig. 2.7 Ndarja e ndërlikuar-mejoza
19
ТЕМА 2
Qeliza mëmë
dy qeliza-bija identike me qelizën mëmë
Faza e I
Faza e IV Faza e II
Faza e III
Fig. 2.8 Ndarja e thjeshtë-mitoza
qelizat seksuale (qeliza vezë dhe spermatozoidët). Te shtazët mejoza kryhet vetëm në organet seksuale, gjegjësisht në gjëndrat seksuale. • Me mitozë secila qelizë ndahet në dy qeliza-bija identike. Megjithatë, para se të fillon mitoza, materiali trashëgues duhet të dyfishohet. Për ta përshkruar, më qartë mitoza mund të ndahet në katër etapa, gjatë së cilave ndodhin ndryshime të llojllojshme në qelizë. Të dy qelizat-bija të reja janë identike, plotësisht të njëjta ndërmjet vete, por më të vogla nga qeliza prind. Të dy qelizat-bija të reja rriten, zhvillohen dhe vazhdimisht i kryejnë funksionet jetësore (fig. 2. 8). • Mejoza është ndarje e ndërlikuar e qelizës gjatë së cilës nga një qelizë mëmë fitohen katër qeliza të reja. Në këtë mënyrë, te qelizat e reja të posa fituara fitohet materiali trashëgues-kromozomet numri të cilave është për gjysmë më pak prej numrit të kromozomeve të qelizave të cilat janë fituar me mitozë. Me mejozë ndahen vetëm qelizat seksuale (fig. 2.7).
20
4
SHTAZËT JANË TË NDËRTUARA NGA QELIZAT, INDET, ORGANET DHE SISTEMET E ORGANEVE
Është supozuar se qelizat më të vjetra në rruzullin Tokësor ishin kryesisht qeliza prokariote, të ngjashme me bakteret e sotme. Me shumim, numri i tyre vazhdimisht rritej kështu që ishte e pashmangshme që të fillojë garimi për kushte më të mira jetësore të cilat në atë kohë ishin të kufizuara. Pastaj janë paraqitur edhe qelizat të cilat kishin organelet e tyre dhe për to ka qenë më e thjeshtë të mbijetojnë në mjedisin jetësor. Të tilla ishin qelizat eukariote. Disa prej tyre me specifikat e veta si njëqelizorë ekzistojnë edhe sot, ndërsa të tjerat janë grupuar dhe jetojnë në koloni, ashtu që grupe të caktuara të qelizave janë diferencuar dhe specializuar për funksione të caktuara. Te organizmat me ndërtim më të ndërlikuar këto qeliza të diferencuara dhe të specializuara janë grupuar për të kryer funksione të caktuara, gjegjësisht krijojnë indet (fig. 2. 9.). organizëm njëqelizor (euglena)
grup i indeve formon organ
grup i qelizave kryejnë funksione të caktuara (volvoksi)
Fig. 2.9
grup i qelizave formon ind
Indet paraqesin shumën e qelizave me ndërtim dhe pamje të njëjtë që kryejnë funksion të caktuar. Te shtazët gjenden katër tipa bazë të indeve (fig. 2.10.): - indi epitelial - indi lidhor - indi muskulor dhe - indi nervor Indi epitelial – i mbështjell: sipërfaqet e trupit dhe në këtë mënyrë formohet membranë mbrojtëse, pastaj zbrazëtirat e brendshme, ndërsa te shtazët me ndërtim të ndërlikuar i krijon gjëndrat. Ky ind te njeriu është indi kryesor i cili gjendet në sipërfaqen e lëkurës. Qelizat e indit epitelial mund të paraqiten në forma të ndryshme, para së gjithash si rezultat i funksioneve që i kanë. Kështu, për shembull, në zorrë qelizat epiteliale janë pllakore. Për dallim nga ato në mëlçi ku qelizat epiteliale
21
ТЕМА 2 janë kubike, ndërsa cilindrike janë në sistemin nervor. Varësisht nga vendi si edhe funksioni që kanë mund të jenë të radhitura në një shtresë ose të paraqiten si shumë shtresore. Disa lloje të qelizave epiteliale janë të specializuara për të krijuar sekrete të ndryshme, disa të tjera kanë qerpikë, qimëza ose kërbaç. Qelizat epiteliale janë të afta që shumë shpejtë të ripërtëriten. Nëse ndodh lëndimi i qelizave epiteliale, qelizat të cilat gjenden për rreth ndahen shpejtë, ashtu që numri i tyre rritet dhe arrihet që të sanohet plaga. - Indi lidhor është lloj i veçantë i indit i cili ka për detyrë t'u japë mbështetje të gjitha pjesëve në organizëm. Pa këtë, organizmi nuk mund të ekzistojë si tërësi. Varësisht nga fortësia e qelizave, dallojmë shumë lloje të indit lidhor. Ky ind përmban material për indet tjera të vendosura ndërmjet qelizave, i njohur si material
Fig. 2.10
Lloje të ndryshme të qelizave epiteliale ndërqelizor. Nga ky ind janë të ndërtuar eshtrat, kërca, ligamentet dhe tetivat, gjaku dhe limfa si dhe indi yndyror. - Indi muskulor – është i ndërtuar nga qelizat të cilat kanë pamje të fijeve të holla ku për shkak të kësaj janë quajtur fije muskulore. Këto kanë aftësi për t’u shkurtuar (tkurrje) dhe për t’u zgjatur (shtrirje). Indi muskulor i ndërton muskujt të cilët ndahen: - tërthoro-vijor ose muskuj skeletor - muskujt e lëmuar ose muskujt e organeve të brendshme dhe - muskuli i zemrës i cili është i ndërtuar prej një lloji të veçantë të indit muskulor tërthoro-vijor.
22
а)
c) Fig. 2.11 (a) indi epitelial (b) indi muskulor
b)
d) (c) indi nervor (d) indi lidhor
Falë qelizave muskulore dhe aftësisë së tyre për tkurrje dhe shtrirje shtazët mund të lëvizin. - Indi nervor – është i ndërtuar nga qelizat që janë të afta për të pranuar dhe bartur ngacmime. Falë këtij indi shtazët kanë aftësi që të pranojnë sinjalet– ngacmimet të cilat vijnë nga mjedisi i jashtëm dhe të reagojnë në ngacmimet përkatëse.
qeliza
organi
indi
Fig. 2.12 Ndërtimi i organit (zorra)
organet e sistemit Llojet e caktuara të indeve të cilat veprojnë së bashku për shkak të kryerjes së funksioneve të veçanta krijojnë organet. Për shembull, lukthi, zemra, mushkëritë e bardha, veshkat janë organe. Lukthi është i ndërtuar nga indi muskulor që e mundëson lëvizjen, nga indi epitelial, nga i cili i tajit materiet e nevojshme për zbërthimin e ushqimit dhe indit nervor i cili e kontrollon punën e lukthit përmes lidhjes së tij me trurin. Grupi i organeve të cilët veprojnë së bashku për kryerjen e funksioneve të caktuara krijojnë sistemet e organeve. Për shembull, zbrazëtira e gojës, ushqimpërçuesi, lukthi, zorrët dhe organet tjera e krijojnë sistemin digjestiv. Secili nga këto organe kryen funksion të veçantë në procesin e tretjes së ushqimit.
Fig. 2.13 Sistemi i organeve për tretje
23
ТЕМА 2
5
KOORDINIMI I FUNKSIONEVE NË ORGANIZËM
Me grupimin dhe koordinimin e punëve të sistemeve të organeve janë ndërtuar organizmat e gjallë. Por, të gjitha funksionet në organet e një sistemi të organeve kryhen në koordinim me organet e sistemit tjetër të organeve. Në disa raste, zmadhimi i aktivitetit të një organi, e zmadhon aktivitetin e organit tjetër. Për shembull, zmadhimi i aktivitetit të muskujve nxit zmadhimin e aktivitetit të mushkërive dhe zemrës. Kontrollimin, koordinimin dhe rregullimin e punës së qelizave dhe organeve e kryen sistemi nervor së bashku me materiet e posaçme të quajtura hormone. E gjithë kjo është me një qëllim të vetëm që organizmi të funksionojë si një tërësi, gjegjësisht si orkestër i akorduar në të cilën secili organ dhe sistem i organeve e kryen punën e vet, por në koordinim me organet dhe sistemet tjera të organeve.
Vështrim përmbledhës për përsëritje të shpejtë 1. Qelizat janë njësia bazë e jetës 2. Mikroskopi elektronik mundëson dukjen edhe të pjesëve përbërëse më të imëta të qelizës-organeleve. 3. Organeli më i rëndësishëm te shumica e qelizave bimore dhe shtazore është bërthama. Në të gjenden bartësit e veçorive trashëguese-gjenet 4. Të gjitha qelizat që kanë bërthamë janë qeliza eukariote 5. Membrana qelizore ka rol të kontrollojë çka hyn ose del prej qelizës 6. Ekzistojnë dy mënyra të ndarjes qelizore: mitoza ose ndarja e thjeshtë dhe mejoza ose ndarja e ndërlikuar 7. Ekzistojnë katër tipa bazë të indeve shtazore: epitelial, lidhor, muskulor dhe nervor 8. Grupi i qelizave që veprojnë së bashku në kryerjen e funksioneve të caktuara krijojnë organet, ndërsa grup organesh me funksion të përbashkët krijojnë sistemet e organeve 9. Ndërmjet të gjitha organeve dhe sistemeve të organeve në organizëm ekziston koordinim.
24
Hulumto ndërtimin e shtazëve Ushtrimi 1. Vëzhgimi me mikroskop i qelizave bimore dhe shtazore Veglat dhe materiali: preparate të përhershme të qelizave bimore dhe shtazore, mikroskopi, fletore për vizatim. Udhëzime për punë: Vendos mikroskopin dhe gjej fushën e dritës. Kërko nga arsimtari preparat për qelizën. Vendos preparatin nga qeliza shtazore në mikroskop. Më parë vëzhgo me mikroskop me zmadhim të vogël, pastaj me zmadhim të madh. Vizato qelizën që e sheh me mikroskop dhe vështro pjesët e saj. Procedurën përsërite me qelizën bimore. Vërtetoni te arsimtari se a e keni punuar mirë ushtrimin e dhënë. Ushtrimi 2. Vëzhgimi me mikroskop i indeve shtazore dhe bimore Veglat dhe materiali: preparate të përhershme të indeve bimore dhe shtazore, mikroskopi, fletore për vizatim Udhëzime për punë: Vendose mikroskopin dhe gjeje fushën e dritës. Kërko nga arsimtari preparat për indet bimore dhe shtazore. Vendose preparatin me indin shtazor në mikroskop. Më parë vëzhgo me mikroskop me zmadhim të vogël e pastaj me zmadhim të madh. Vizato indin që e sheh me mikroskop dhe vështro. Procedurën përsërite me indin bimor. Vërtetoni te arsimtari se a e ke punuar mirë ushtrimin e dhënë.
25
ТЕМА 2
26
ТЕМА 3
GRUPET SHTAZORE DHE EMËRTIMI
Me mësimin e përmbajtjeve të kësaj teme do të mundesh: -
-
Të kuptosh grupimin sipas farefisnisë Të mësosh lidhshmërinë historike (filogjenezën) prej organizmave njëqelizorë e deri te njeriu Ti njohësh, emërtosh dhe numërosh parashtazorët, shtazët pakurrizore dhe kurrizore; Të tregosh njohuritë shkencore për nomenklaturën, farefisninë dhe pjesëtarët e klasave përkatëse të parashtazorëve, shtazëve pakurrizore dhe kurrizore; Ti përshkruash veçoritë bazë të parashtazorëve, shtazëve pakurrizore dhe kurrizore. Të njoftohesh me shkaqet për zhdukjen e grupeve të veçanta të shtazëve, përmes përshkrimit të zhdukjes së dinozaurëve
Nocionet që do t’i mësosh në këtë kapitull:
-
prejardhje, farefisni, klasë, parashtazorë, shtazë pakurrizore, shtazë kurrizore, taksonomi
27
ТЕМА 3
1
PASQYRIM FILOGJENETIK I GRUPEVE TË ORGANIZMAVE TË GJALLË Përkujtohu: Në klasën e gjashtë keni mësuar si janë grupuar bimët.
Për çdo vit biologët zbulojnë dhe emërtojnë mijëra lloje të reja të organizmave të gjallë. Shkenca për klasifikimin, grupimin dhe emërtimin e organizmave quhet taksonomia ose sistematika. Tentimin e parë për grupimin e organizmave e bëri filozofi grek Aristoteli para 2000 vitesh. Ky i ndau shtazët në banues të ujit, tokës dhe ajrit, ndërsa bimët i ndau në bazë të dallimit të kërcellit. Por, me kalimin e kohës me zhvillimin e shkencës dhe me zbulimin e numrit të madh të llojeve të reja shtazore, është arritur në përfundim se ndarja të cilën e ka bërë Aristoteli nuk e pasqyron tërësisht llojllojshmërinë e organizmave të gjallë. Mu për këtë, janë bërë tentime të reja për krijimin e sistemit me të cilin lehtë do të grupohen të njëjtat. Sot në Tokë janë përshkruar mbi 1500000 lloje të organizmave të gjallë të cilët janë të grupuar në pesë mbretëri (fig. 3. 1). Të gjithë organizmat prokariote-bakteret dhe algat blu-të gjelbra janë vendosur në mbretërinë e Monerëve ose Prokariotëve. Katër mbretëritë tjera janë formuar nga organizmat eukariot. Mbretëria e parashtazorëve dhe e algave është e formuar nga parashtazorët dhe algat, të cilat janë njëqelizore ose shumëqelizore, autotrofe ose heterotrofe. Grupimi i tyre në një mbretëri është për shkak të krijimit të qelizave seksuale ose gameteve në organet njëqelizore seksuale. Mbretëria e kërpudhave gjendet në grupin e organizmave heterotrof. Trupi është i përbërë Monerët Algat nga degëzimet e fijeve shumëbërthamore-hifeve. Shumohen me spore të cilat krijohen në hife. Mbretëria e bimëve është e përbërë nga organizmat shumëqelizor autotrof, te të cilët qelizat seksuale-gametet krijohen në organet shumëqelizore, Bimët Monerët ndërsa zigoti kalon nëpër fazat e embrionit në inde të posaçme mbrojtëse. Mbretëria e shtazëve është e përbërë nga shtazët shumëqelizore. Ato janë heterotrofe dhe lëvizin, edhe pse shumë lloje mbesin të pa Shtazët lëvizshme si rezultat i kushteve Fig. 3.1 të mjedisit jetësor. Gametet, Mbretëritë e organizmave të gjallë rëndom, krijohen në organet shumëqelizore seksuale, ndërsa zigoti kalon nëpër stadin embrional.
28
GRUPIMI DHE EMËRTIMI I SHTAZËVE SIPAS FAREFISNISË Që të mund të bëhet grupimi i drejtë i organizmave kërkohet farefisnia dhe lidhshmëria ndërmjet shtazëve përkatëse. Para së gjithash shfrytëzohen njohuri të fituara nga shumë burime. Këtu do të përmendim vetëm disa prej këtyre burimeve.
1. Mbetjet fosile Mbetjet fosile të shtazëve të zhdukura kanë prejardhje nga periudha e para rreth 570 milion vitesh, e deri më sot. Me studimin e grupeve të ndryshme fosile është ardhur deri te njohuria se më shumë grupe themelore të shtazëve janë paraqitur qysh në periudhat më të vjetra të krijimit të jetës në Tokë. Supozohet se shtazët e para janë paraqitur në oqeanin e lashtë, ndoshta, para 700 milion deri një miliardë vitesh. Si rezultat i përshtatjeve ndaj kushteve që mbretëronin në atë kohë dhe me qëllim që të ekzistojnë, te shtazët e vjetra janë paraqitur lloje të ndryshme modifikimesh, kështu filluan të paraqiten lloje të ndryshme të shtazëve. Ato shtazë që nuk janë përshtatur gradualisht janë zhdukur (fig. 3. 2). Mbetjet fosile na japin vetëm të dhëna të pjesërishme për shtazët të cilat kanë banuar në planetin tonë. Këto, gjithashtu, na e tregojnë mënyrën e jetesës së qenieve të gjalla dhe mjedisit jetësor në të cilin kanë jetuar llojet fosile të shtazëve. Por, janë vërejtur se mbetjet më të vjetra fosile nuk na Fig. 3.2 tregojnë asgjë për prejardhjen e mbretërisë së shtazëve, për ndërtimin e shtazëve të Mbetjet fosile para, ose për paraardhësit e tjerë nga të cilët janë krijuar grupe të ndryshme të shtazëve. Duke pasur parasysh të gjitha mbetjet fosile, për shtazët mund të përfundojmë se ka fosile që i lidhin rendet dhe familjet. Për dallim prej kësaj, ka pak, ose pothuajse edhe nuk ka formë fosile që i lidhë klasët e ndryshme, ndërsa nuk ka asnjë formë që i lidhë tipat. Për këto forma të panjohura të shtazëve në lidhje me prejardhjen e grupeve të caktuara të shtazëve thuhet se janë “hallka që mungojnë”.
29
ТЕМА 3
Mbaj mend: Për të t’u dukur i vërtetë formimi i grupeve shtazore, përshkruar si eksplozive dhe e papritur (befas), duhet të shikosh prapa në kohën prej rreth 500 milion vitesh nga mbetjet fosile të atëhershme (dinozaurët). Llojllojshmëri e tillë gjatë kohës së prejardhjes së organizmave të gjallë nuk është paraqitur asnjëherë në historiatin e mëvonshëm të jetës në Tokë. Sigurisht, kjo ka qenë pasojë e kushteve të volitshme që kanë mbretëruar në Tokë (fig. 3.3).
Fig. 3.3
2. Dëshmi për qelizën Shtazët janë organizma shumëqelizor, heterotrof që lëvizin. Ndërtimi shumëqelizor duhet të rrjedhë nga ndërtimi njëqelizor, kështu që paraardhësit e shtazëve duhet të kenë qenë ndonjë grup i organizmave njëqelizorë, heterotrof i ngjashëm me parashtazorët e sotëm. Shtazët shumëqelizore janë zhvilluar nga shtazët njëqelizore si rezultat i ndryshimeve të kushteve të mjedisit dhe ndryshimeve që janë paraqitur te organizmat e atëhershëm.
30
Shtesë: Për të ditur më shumë I. Nga parashtazori i cili në citoplazmën e vetë kishte shumë bërthama me ndarje të brendshme të citoplazmës mund të formohen aq qeliza sa ka pas bërthama. Në këtë mënyrë, nga organizmat e vjetër njëqelizorë me shumë bërthama krijohet organizmi shumëqelizor. Ndërmjet parashtazorëve të gjallë ato të cilat janë të mbuluara me numër të madh të qepallave, zakonisht, kanë më shumë se një bërthamë. Kjo na bën të mendojmë se këta kanë qenë paraardhësit nga të cilët janë zhvilluar skrrajat shpatuke. Sipas kësaj, skrrajat shpatuke ishin parashtazorët e parë shumëqelizor. Por, megjithatë, nuk është edhe aq i thjeshtë ky zhvillim i skrrajave shpatuke. II. Mundësi e dytë e prejardhjes së shtazëve me ndërtim shumëqelizor do të mund të ishte me ndarjen qelizave të kolonisë. Ky propozim sot është më shumë i pranuar. Këta parashtazorë duhet të jenë lloje koloniale, me kërbaç. Në fillim, secila qelizë nga kolonia ishte e ngjashme dhe i kryente të gjitha funksionet, si shumimin, lëvizjen, të ushqyerit etj. Me ndarjen e punëve, qelizat mbetën të specializuara për funksione të ndryshme. Kërkimet në grupet e parashtazorëve që kanë formë koloniale nga të cilat do të mund rrjedhin shtazët me ndërrim shumëqelizor, shpesh shpiejnë kah volvoksi.
3. Dëshmi nga anatomia (ndërtimi) Ngjashmëritë dhe dallimet në ndërtimin e organeve dhe sistemeve të organeve te shtazët janë më lehtë të përcaktohen dhe për këtë gjerësisht shfrytëzohen si dëshmi për lidhshmërinë e shtazëve. Gjatë vlerësimit të ngjashmërive, më së shumti kërkohen pjesë të trupit që janë me prejardhje dhe funksion të njëjtë. Megjithatë, shumë nga ngjashmëritë nuk janë rezultat i paraardhësit të njëjtë, por janë rezultat i zhvillimit të më vonshëm të shtazëve, gjegjësisht përshtatje ndaj kushteve të mjedisit të jashtëm (fig. 3.4).
4. Dëshmi nga zhvillimi i shtazëve
Fig. 3.4 Anatomia krahasuese e ndërtimit të pjesëve të trupit të organizmave të cilët kanë prejardhje dhe funksion të njëjtë.
Me hulumtimin e mënyrave të shumimit të shtazëve dhe zhvillimit të individëve të rinj të vegjël gjatë stadit embrional dhe stadit larvor mund të fitohen dëshmi të rëndësishme për prejardhjen e përbashkët. Në fillim të zhvillimit embrioni i sisorëve në shumë aspekte ngjan me atë të peshqve. Ndërtimi i këtillë qëndron edhe te peshqit e rritur, por si rrjedh zhvillimi i embrionit të sisorëve i njëjti gjithnjë më shumë i fiton veçoritë e sisorëve. Prania e këtyre dëshmive në zhvillimin e hershëm të sisorëve tregon prejardhjen e përbashkët të sisorëve dhe peshqve (fig. 3.5).
31
ТЕМА 3 5. Simetria e trupit Parashtazorët e parë me siguri, kanë pasur një bosht të simetrisë, gjegjësisht ishin me simetri rrezore. Dy tipa të shtazëve, shpuzorët dhe përcëlluesit, kanë simetri rrezore. Të gjitha tipat e shtazëve kanë simetri dyanësore (fig. 3. 6). Përjashtim janë lëkurëgjemborët te të cilët zhvillimi embrional qartë tregon se këto shtazë kanë prejardhje nga paraardhës me simetri dyanësore të trupit. peshku bretkosa breshka shpendi
derri
lopa
lepri njeriu
Fig. 3.5 Zhvillimi i hershëm i shtazëve
а)
b)
Fig. 3.6 (a) simetria rrezore e trupit (b) simetria dyanësore e trupit
а
6. Prania ose mungesa e zbrazëtirës trupore Karakteristika themelore e shtazëve me simetri dyanësore është prania ose mungesa e zbrazëtirës ndërmjet zorrës dhe murit të trupit, e quajtur zbrazëtira trupore. Skrrajat shpatuke, për shembull, nuk kanë zbrazëtirë trupore. Grupi më i madh, në të cilin bëjnë pjesë të gjitha shtazët me ndërtim të ndërlikuar, siç janë skrrajat unazore, butakët, lëkurëgjemborët dhe kurrizorët, kanë zbrazëtirë të vërtetë trupore (fig. 3.7).
b
c Fig. 3.7
Mungesa dhe prania e zbrazëtirës trupore te skrrajat shpatuke, skrrajat cilindrike dhe njeriu
32
2
GRUPIMI I SHTAZËVE
Sipas të gjitha njohurive të fituara, nga burimet e lartpërmendura, si më e pranueshme dhe më e tërësishme, sot zbatohet sistemi i cili quhet sistem i emërtimit të dyfishtë. Ky emërtim është propozuar prej natyralistit suedez Karl Line. Line i bashkoi organizmat me ndërtim të njëjtë në një grup të njëjtë, të cilin e quati lloj. Llojet e njëjta, i grupoi në grup më të madh që quhet gjini, ndërsa gjinitë e njëjta në familje. Familjet e njëjta i grupoi në rend, ndërsa rendet e ngjashme në klasë. Klasët e ngjashme Line i grupoi në tip. Në fund tipat i grupoi në mbretëri. Në këtë mënyrë shumë është lehtësuar grupimi i organizmave të gjallë. Në vend që të përmendim të shtatë kategoritë para emërtimit, Line propozoi që të shfrytëzohen vetëm emri i llojit dhe emri i gjinisë. Kështu njeriu është i grupuar në gjininë homo, ndërsa lloji është sapiens. Ose gjinia është qeni, ndërsa lloji i sharrit, gjinia macja, ndërsa lloji e shtëpisë. Mu për shkak të shfrytëzimit të sistemit të këtillë të dy emrave ky sistem i grupimit të organizmave të gjallë është quajtur emërtimi i dyfishtë. Sot janë të njohura 32 tipa shtazësh. Disa prej tyre janë të njohura për njeriun qysh para se të marrin emrat e tyre. Tipat tjera, mbetën të njohura pas zbulimit të mikroskopit. Shumica e shtazëve kanë karakteristika të caktuara të përbashkëta, si: lëvizja, krijimi i kokës, zbrazëtira e barkut dhe ndërtimi i ngjashëm i indeve. Por, shtazët dallohen sipas simetrisë dhe ndërtimit të brendshëm, si dhe sipas zhvillimit embrional. Këto ngjashmëri dhe dallime kanë kuptimet e tyre në lidhshmërinë e tipeve shtazore.
Shpezët
Shumëkëmbëshit Merimangat Sisorët
Zvarranikët
Insektet Ujëtokësorët Gaforret
Këmbënyjorët
Skrrajat unazore
Kurrizorët
Peshqit
Kordatët
Butakët Skrrajat cilindrike
Amfioksi
Skrrajat pllakore
Përcëlluesit
Lëkurëgjemborët
Shpuzorët Pakurrizorët
Shtazët Kërpudhat
Bimët
Fig. 3.8 Trungu farefisnor i shtazëve
33
ТЕМА 3 GRUPIMI I PËRGJITHSHËM I SHTAZËVE: - PARASHTAZORËT - SHTAZËT PAKURRIZORE - SHTAZËT KURRIZORE Karakteristikat e parashtazorëve Parashtazorët janë grupi me ndërtim më të thjeshtë i organizmave njëqelizorë ose kolonial. Për shkak të mënyrës heterotrofe të të ushqyerit, janë përfshirë në mbretërinë e shtazëve. Parashtazorët jetojnë në dete, në ujëra të ëmbla por edhe në ujëra rreth vendeve të lagështa. Këta janë organizma që lëvizin, ndërsa lëvizja e tyre është me: qerpik, kërbaç dhe me këmbëza të rrejshme. Disa parashtazorë janë parazit dhe mund të shkaktojnë sëmundje të rrezikshme te njerëzit.
Parameciumi ose papuçorja Ky parashtazor e ka marrë emrin sipas pamjes së saj në formë të papuçes. Më së shpeshti haset në këneta me ujëra të ndejura në të cilat ka gjethe të zbërthyera (kalbura) të bimëve, por edhe në ujëra të tjera të ëmbla. Parameciumi është njëra ndër shtazët njëqelizore më të mëdha. Mund të arrin madhësinë edhe deri në gjysmë milimetër. Në sipërfaqen e membranës qelizore ka qepalla me ndihmën e të cilave noton në mjedisin ujor. Gjatë lëvizjes ajo lundron, në një drejtim, me të gjitha qepallat përnjëherë. Në këtë mënyrë jo vetëm që lëviz por edhe sjell ushqim me ndihmën e shumë qepallave të cilat i ka në pjesën e thelluar të trupit. Parameciumi ushqehet me baktere të imëta dhe me grimcat e pjesëve të kalbura të bimës. Grimcat ushqyese i pranon përmes të ashtuquajturës gojë qelizore dhe përmes fytit qelizor sillen në citoplazmë. Në citoplazmë këto grimca mbështillen dhe krijonë mëshikëza- vakuola ushqyese në të cilat tretet ushqimi. Në citoplazmën e parameciumit mund të krijohen aq vakuola ushqyese sa grimca ushqyese hyjnë. Materiet e tretura ushqyese përthithen në citoplazmë, ndërsa materiet e panevojshme largohen përmes vrimës që është krijuar në membranën qelizore. Parameciumi merr frymë me tërë sipërfaqen trupore. Materiet e panevojshme të cilat krijohen gjatë frymëmarrjes i largon ose përmes sipërfaqes ose përmes dy vakuolave kontraktile. Këto kanë pamje yjore, vazhdimisht tkurren dhe shtrihen dhe në këtë mënyrë përmes kanaltheve të tyre, uji i pastër hyn në brendinë e citoplazmës, ndërsa largohet uji i papastër. Në citoplazmën e parameciumit ka dy bërthama. Parameciumi shumohet në mënyrë jo seksuale me ndarje të thjeshtë. Nëse paraqiten kushte të pavolitshme, kur kënetat fillojnë të shterren, parameciumi mbështillet me një membranë më të fortë dhe formon cistë. Në këtë mënyrë i tejkalon kushtet e pavolitshme. Kur këneta të mbushet me ujë nga cista përsëri zhvillohet parameciumi.
Ameba Ameba nuk ka membranë qelizore të vërtetë. Për këtë shkak citoplazma e saj mund të lëvizë në drejtime të caktuara dhe në këtë mënyrë krijon këmbëza të rrejshme. Gjatë tërheqjeve të këmbëzave të rrejshme ameba vazhdimisht e ndryshon formën e trupit. Ameba ushqehet njëjtë si parameciumi, ashtu që ushqimin e kap me këmbëza të rrejshme. Njëjtë si edhe te parameciumi, ushqimi tretet në vakuolën ushqyese, merr frymë me tërë sipërfaqen trupore, ndërsa materiet e panevojshme i largon ose nëpërmjet sipërfaqes ose nëpërmjet vakuolës kontraktile (fig. 3.9.).
34
Parashtazorët parazit Tripanosoma Tripanosoma është parashtazor njëqelizor i cili si parazit jeton në gjakun e njeriut. Ky parazit i shkatërron qelizat e kuqe të gjakut dhe me qenë se numri i tyre vazhdimisht zvogëlohet, te njeriu paraqitet molisja dhe gjumi i vazhdueshëm. Për këtë themi se ky parazit shkakton sëmundjen e gjumit. Nga njeriu i sëmurë tek ai i shëndoshë tripanosomat i bartë miza CE-CE. Kjo sëmundje paraqitet te njerëzit që jetojnë në viset tropikale (fig. 3.9).
Plazmodiumi Plazmodiumi është parazit i cili gjithashtu jeton në qelizat e kuqe të gjakut dhe e shkakton sëmundjen e malaries. Në mënyrë të njëjtë nga njeriu i sëmurë te ai i shëndoshë bartet përmes mushkonjës malarike. Kjo sëmundje në të kaluarën ka qenë shumë e shpeshtë në territorin e Maqedonisë. vakuola ushqyese
fyti qelizor
bërthama bërthama
Tripanosoma
vakuola kontraktile
goja qelizore
papuçorja
Ameba
Fig. 3.9
3
Parashtazorët
SHTAZËT PAKURRIZORE
Karakteristika themelore e shtazëve që janë përfaqësues të këtij grupi është se këto nuk kanë shtyllë kurrizore si mbështetje kryesore të trupit. Në këtë grup bëjnë pjesë një numër i madh i shtazëve të cilat sipas ngjashmërive të tyre janë grupuar në grupe të caktuara më të vogla, prej të cilave ne do të përmendim vetëm disa.
Shpuzorët Shpuzorët janë shtazë të rralla të cilat jetojnë të përforcuara për substrat më së shpeshti në dete, por ka edhe në ujëra të ëmbla. Shpuzorët kanë ndërtim të thjeshtë pa kokë, gojë dhe zorrë. Mbështjellësi i shpuzorëve është i përbërë prej gjilpërave të forta shpuzore. Shpuzorët më primitiv
Fig. 3.10 Shpuzori
35
ТЕМА 3 kanë pamje kupe me zbrazëtirë qendrore. Trupi është i përbërë prej tri shtresave: e jashtme, e mesme dhe shtresa e brendshme. Shpuzorët varen nga rrjedha e sipërme e ujit prej nga trupi i tyre furnizohet me ushqim, kryen ndërrimin e gazrave dhe materieve të dëmshme. Këta ushqehen me grimca të imëta organike, ndërsa marrin frymë me tërë sipërfaqen. Shumica e shpuzorëve janë dyseksor (hermafrodit) gjegjësisht krijojnë edhe qeliza seksuale mashkullore edhe femërore. Spermatozoidët barten në brendi të trupit, me ndihmën e ujit, ku e fekondojnë qelizën vezë. Por, shpuzorët shumohen edhe joseksualisht me bulëzim. Ky grup i shtazëve nuk ka sistem nervor.
Përcëlluesit ose grykorët Hidra
Në këtë grup të shtazëve bëjnë pjesë meduzat dhe koralet, të cilat janë banor të ujërave të njelmëta dhe hidrat, banuese të ujërave të ëmbla. Trupi ka simetri rrezore, me gojë dhe rreth saj piptha (fig. 3. 11). Hidrat kanë pamje shkopthore dhe jetojnë të ngjitura për bazë mbështetëse, me zbraztirën gojore të kthyer lartë. Meduzat kanë pamje të kupës dhe janë notues të lirë. Muri i trupit te përcëlluesit është i përbërë prej dy shtresave: e jashtme dhe e brendshme. Në shtresën e jashtme ka lloj të veçantë të qelizave ngjitëse, të njohura si qeliza djegëse. Te shumica e përcëlluesve ka njësi mashkullore dhe femërore, ndërsa disa janë hermafrodite. Koralet krijojnë kreshta koralore, të cilat gjenden vetëm në ujërat e pastër të cekët të deteve të nxehtë (fig. 3.12).
Fig. 3.11
Skrrajat shpatuke ose pllakore
Koralet
Fig. 3.12
36
Skrrajat shpatuke mund të jetojnë lirisht ose janë parazit. Trupi i tyre është i shtypur dhe nuk kanë zbrazëtirë trupore. Ndërrimi i gazrave dhe lirimi i materieve të panevojshme kryhet me tërë sipërfaqen trupore. Planariet si përfaqësues së këtij grupi të shtazëve janë banor të ujërave të pastra të ëmbla. Këtu do t’i përmendim edhe metilët dhe shiritët, të cilët kanë mënyrë parazite të jetesës. Trupi i metilit është i mbështjellë me kutikulë. Karakteristike është prania e grepit me të cilin ngjitet për indin e amvisit. Metili është parazit i një numri të madh të kafshëve shtëpiake, gjersa shiritët janë shkaktar të shumë sëmundjeve parazitore te njerëzit dhe kafshët shtëpiake. Në grupin e shiritëve do të përmendim shiritin e derrit, qenit dhe
gjedhëve. Shiriti i derrit dhe i gjedhëve jetojnë në zorrën e njeriut, ndërsa shiriti i qenit më së shpeshti jeton në mëlçinë e zezë të njeriut, por mundet edhe në ndonjë organ tjetër të brendshëm.
sytë planaria zorra gjëndra fyti goja
Plantaria
zorra
Metili
Fig. 3.13 Skrrajat shpatuke
Skrrajat cilindrike
Shiritët
Trupi i skrrajave cilindrike është i mbuluar me kutikulë, e te disa prej tyre ka zbrazëtirë trupore të rreme. Shumica prej tyre janë shtazë të imëta të cilat nuk kanë organe për ndërrimin e gazrave ose për tajitje. Rotiferët janë skrraja cilindrike më të përhapura në ujërat e ëmbla të cilat në pjesën e përparme Fig. 3.14 kanë kurorë qepallore që shërben për notim Skrraja cilindrike-rotifera (fig. 3. 14) Në këtë grup janë edhe nematodat. Këto janë skrraja pejzore që jetojnë në dete, ujëra të ëmbël, ndërsa disa prej tyre janë parazite. Nga ky grup do të përmendim skrrajën e fëmijëve e cila si parazit jeton në zorrën e fëmijëve, e më rrallë edhe te njerëzit e rritur ( fig. 3.15). Fig. 3.15 Skrraja e fëmijëve
37
ТЕМА 3
Butakët
Fig. 3.16
Butakët jetojnë në dete, ujëra të ëmbla dhe në tokë. Këto dallohen nga grupet tjera të shtazëve me praninë e shputës muskulore, mbështjellësit gëlqeror dhe organit të posaçëm për ushqim. Emrin e kanë marrë sipas trupit të tyre të butë i cili është i mbrojtur me guaskë gëlqerore. Në këtë grup të shtazëve bëjnë pjesë - hitonët që janë të aftë të jetojnë në substrate të forta (fig. 3. 16); - kërmijtë janë grupi më i madh dhe më i përhapur i butakëve. Kokën e kanë mirë të zhvilluar, shputa është e gjerë dhe e rrafshët, ndërsa guaska ka formë spirale. Shumica e kërmijve, kryesisht, rrëshqasin me shputë. Këta janë banues të ujërave të ëmbla dhe të njelmëta, e disa prej tyre jetojnë edhe në tokë (fig. 3. 17); - B të cilat janë aftësuar që të mund të fshihen dhe jetojnë në substrate (mbështetëse) të buta të ujërave të ëmbla ose të njelmëta. Trupi i butë te guacat është i mbrojtur me guaska të cilat në pjesën e përparme mund të hapen, ndërsa në pjesën e prapme janë të lidhura (fig. 3. 18); - kryekëmborët të cilët janë banorë të ujërave të njelmëta. Te këto shputa është e ndryshuar dhe është në formë të pipthave të vendosur rreth gojës. Si përfaqësues nga ky grup është oktopodi dhe sepia (fig. 3.19).
Fig. 3.17
Fig. 3.19
38
Fig. 3.18
Skrrajat unazore Emrin e kanë marrë për arsye se kanë trup të ndarë në pjesë, segmente ose unaza. Pamja e jashtme në tërësi përgjigjet në ndarjen e brendshme në segmente të cilat ndërmjet veti janë ndarë me të ashtuquajtur gardh. Këto kanë zbrazëtirë trupore të vërtetë e cila gjithashtu, është e ndarë në pjesë. Si përfaqësues të këtij grupi do të përmendim skrrajën e shiut dhe ushujzat (shushunjat) (fig. 3. 20). Ushujzat jetojnë në ujërat e ëmbla të ndejura dhe më së shpeshti paraqiten si parazit të shtazëve sepse janë të aftësuara të ushqehen me gjak të cilin e thithin nga amvisi.
Këmbënyjorët Këmbënyjorët përfshijnë mbi 750000 lloje, që është tri herë më shumë prej të gjitha llojeve tjera të shtazëve së bashku. Kanë pamje të ndryshme, jetojnë në dete dhe ujëra të ëmbla, e ndoshta më me sukses janë përshtatur që të jetojnë në tokë (fig. 3.21). Trupin njëjtë si edhe këmbët i kanë të ndara në segmente (nyje), prej çka e kanë marrë edhe emrin këmbënyjor. Segmentet e trupit janë grupuar në kryekraharor dhe bark, ndërsa anësoret nga goja kanë edhe antena të cilat ndihmojnë në të ushqyer. Akrepat shfrytëzojnë Fig. 3.20 helm gjatë kapjes së gjahut. Merimangat krijojnë dhe shfrytëzojnë rrjetë për kapjen e gjahut. Gaforret kanë trup të përbërë nga kraharori me tetë nyje dhe barku me gjashtë nyje. Grupi më i madh i këmbënyjorëve janë insektet. Trupi është i përbërë nga koka me aparatin gojor, të aftësuar për Akrepi mënyrën e posaçme të ushqimit. Kanë një palë sy të përsosur, kraharor me dy palë krahë, tri palë këmbë dhe bark. Shumica e insekteve kanë krahë dhe janë të aftë për fluturim. Këtu bëjnë Merimanga pjesë edhe shumëkëmbëshit te të cilët karakteristikë themelore është prania e numrit të madh të këmbëve në krahasim me të gjithë këmbënyjorët e mbetur. Më së shpeshti jetojnë në tokë. Fig. 3.21
Gaforrja Shumëkëmbëshi
39
ТЕМА 3 Lëkurëgjemborët
Ylli i detit
Lëkurëgjemborët janë shtazë detare me simetri pesërrezore, skelet të brendshëm, më së shpeshti me sipërfaqe gjilpërore, sipas të cilave edhe e kanë marrë emrin. Në këtë grup bëjnë pjesë ylli i detit i cili lëviz ngadalë me ndihmën e këmbëzave ujore në anën e poshtme të krahëve. Në këtë grup bën pjesë edhe iriqi i detit (fig. 22). Trupi i tyre nuk ka krahë të dala, por kanë mburojë i cila është e mbushur me gjilpëra lëvizëse. Si përfaqësues do t’i përmendim edhe gjarpërushet e detit, trangujt e detit dhe zambakun e detit. Gjarpërusha e detit
4
Fig. 3.22 Iriqi i detit
Karakteristikat e kurrizorëve
Tipi i shtazëve kordate dallohet prej tipeve tjera të shtazëve me atë se ka kordë si mbështetëse kryesore të trupit. Në këtë tip bëjnë pjesë gjysmëkordatët dhe kordatët. Në grupin e parë hyjnë tunikatet (zhgunorët) dhe amfioksi (fig. 3. 23) Në grupin e kordateve të vërteta bëjnë pjesë shtazët kurrizore. Shtazët kurrizore paraqesin grupin më të ndërlikuar dhe më të llojllojshëm të shtazëve të tipit kordata. Me paraqitjen e tyre në planetin e Tokës e deri më sot këto shtazë i kanë pushtuar të gjitha mjediset jetësore, duke filluar nga ujërat tokësorë, nëpër oqeane e deri te fushat më të llojllojshme të mjediseve të thata tokësore. Te kurrizorët, për dallim nga shtazët kordate –amfioksi, korda e cila paraqitej si mbështetëse kryesore e trupit është zëvendësuar me kurriz. Kurrizi është mbështetja qendrore e trupit dhe e njëjta është e ndërtuar prej unazave në brendinë e të cilave është e mbrojtur palca kurrizore. Përveç kësaj karakteristike te kurrizorët paraqiten edhe veçori tjera të cilat me peshë të madhe i bëjnë më të llojllojshme nga hulumtimet e deritashme të shtazëve. Në këtë grup të shtazëve bëjnë pjesë peshqit, ujëtokësorët, zvarranikët, shpezët dhe sisorët. Llojet në këtë grup të shtazëve kanë numër të madh të veçorive identike sipas të cilave lloje të caktuara të shtazëve mund të grupohen. Kështu, për shembull, peshqit dhe ujëtokësorët, për dallim prej të tjerëve nuk kanë qafë, ndërsa nga ana tjetër, peshqit, ujëtokësorët dhe zvarranikët nuk kanë temperaturë të përhershme trupore, kurse shpezët dhe sisorët kanë temperaturë konstante trupore.
40
Zhgunorët
Amfioksi
Amfioksi
Fig. 3.23
Peshqit janë të aftësuar mirë për të jetuar në ujë, skeleti i tyre nuk është i fortë si te kurrizorët tokësorë, ndërsa muskujt e ndarë i mundësojnë trupit të lëvizë. Nga ana tjetër, pendët sigurojnë stabilitet dhe lëvizshmëri. Pendën bishtore e kanë të zhvilluar mirë, si edhe pendët e shpinës dhe barkut dhe fshikëzën notuese. Me organet shqisore të cilat i kanë, reagojnë ndaj të gjitha ndryshimeve në ujë. Te peshqit, nga të dyja anët në mes të trupit, nëpër tërë gjatësinë e tij, ka sistem të zhvilluar mirë të qelizave ndijore të quajtura - linjë anësore. Sipas ndërtimit të skeletit peshqit mund të jenë kërcor dhe eshtëror (fig. 3. 24). Në peshqit kërcor bëjnë pjesë peshkaqejt dhe raxhat, ndërsa trofta, krapi, korani, harenga, siluri, e shumë të tjerë bëjnë pjesë në grupin e peshqve eshtëror. Ujëtokësorët janë të aftësuar mirë për të jetuar në tokë. Jeta e tyre është e varur nga uji i cili është mjedis i domosdoshëm për shumim ku shumica prej tyre i bartin vezët. Ujëtokësorët kanë lëkurë e cila është vazhdimisht e thatë. Në këtë grup bëjnë pjesë peshkthi njeri, picrraku, bretkosat.
Fig. 3.24 Lloje të ndryshme të peshqve
41
ТЕМА 3 Zvarranikët më mirë janë adaptuar për të jetuar në tokë sesa ujëtokësorët. Lëkura e tyre është e mbështjellë me luspa të brirta dhe nuk kanë gjëndra, ndërsa kur janë aktiv mund të mbajnë temperaturë trupore të lartë dhe pothuajse konstante. Kanë këmbë të shkurtra të cilat i mundësojnë trupit të rrëshqet në substrat. Në këtë grup të shtazëve bëjnë pjesë: breshkat, hardhucat, gjarpërinjtë dhe krokodilët. Në mesin e tyre numërohen edhe dinozaurët e zhdukur.
Peshkthi njeri
krokodili
bretkosa
gjarpri
Fig. 3.25
Shpezët i shfrytëzojnë krahët e tyre për ngritje në ajër dhe fluturim. Disa lloje të shpendëve i shfrytëzojnë krahët edhe për lundrim dhe për të qëndruar pezull në ajër. Që të mund të fluturojnë, shpezët janë aftësuar të kenë peshë të vogël trupore dhe të prodhojnë sasi të madhe të
hardhuca breshka
Fig. 3.26 energjisë. Eshtrat e shpendëve janë të lehtë, të zbrazët por të fortë. Shqisa e të pamurit dhe dëgjimit janë mirë të zhvilluara. Trupin e kanë të mbuluar me pupla. Shpezët sipas mënyrës së lëvizjes mund të jenë: notues, vrapues dhe fluturues. Disa lloje të shpendëve me ndryshimin e kohës vjetore e ndërrojnë vendin ku jetojnë. Për këta shpend thuhet se janë shtegtarë, si për shembull, dallëndyshja, lejleku etj.
Fig. 3.27
42
Sisorët janë grupi i shtazëve kordate me organizim më të ndërlikuar dhe grupi më i zhvilluar. Veçoria më rëndësishme e tyre sipas së cilës edhe e kanë marrë emrin është aftësia e tyre që femrat të lindin të vegjlit e gjallë dhe t’i ushqejnë me qumështin të cilin e krijojnë gjëndrat qumështore. Të gjithë sisorët grupohen në dy grupe: sisorë pa placentë dhe sisorë me placentë. Sisorët pa placentë përfaqësojnë grupin me ndërtim më primitiv të sisorëve. Këtu bëjnë pjesë sqeporët, të cilët jetojnë në Australi. Ky edhe pse shumohet me vezë, te të vegjlit paraqitet aftësia për të thithur qumësht. Strajcorët janë sisorë që kanë aftësi ti mbrojnë të vegjlit e tyre dhe ti bartin në strajcë që gjendet e vendosur në anën barkore. Sisor i tillë është kenguri. Sisorët me placentë Në këtë grup të sisorëve bëjnë pjesë të gjithë sisorët të vegjlit e të cilëve zhvillohen në një organ të veçantë në trupin e femrës të quajtur mitër. Përmes enëve të posaçme të gjakut embrioni i individit të ri lidhet me mitrën e Fig. 3.28 nënës. Vendi në mitër ku embrioni përmes lidhjes së kërthizës lidhet me organizmin e nënës është i quajtur shtrat ose placentë, Lloje të ndryshme të shpendëve sipas së cilës e kanë marrë edhe emrin. Në këtë grup të sisorëve ka numër të madh të llojeve të ndryshme të shtazëve të cilat janë aftësuar me mënyra të ndryshme të ushqimit. Ashtu që disa prej tyre ushqehen me milingona dhe termite, të njohur me emrin insektngrënës. Disa sisorë jetojnë në tokë, disa fluturojnë, kurse disa janë të aftësuar për të jetuar në ujë. Pasqyrë përmbledhëse për përsëritje të shpejtë 1. Shkenca për klasifikimin, grupimin dhe emërtimin e organizmave të gjallë quhet taksonomi ose sistematikë 2. Në tokë deri më sot janë të përshkruara 1500000 lloje të organizmave të gjallë. Të gjithë këta janë grupuar në pesë mbretëri: prokariotë ose monera, parashtazorë dhe alga, kërpudha, bimë dhe shtazë. 3. Gjatë grupimit të organizmave në grupe të caktuara janë shfrytëzuar shumë njohuri prej të cilave më të rëndësishme janë: mbetjet fosile, dëshmitë për qelizën, anatomia krahasuese, krahasimet në zhvillim, simetria e trupit, prania ose mungesa e zbrazëtirës trupore. 4. Si sistem më i pranueshëm që sot zbatohet është sistemi i emërtimit të dyfishtë ku çdo organizëm emërtohet me dy emra. Këtë sistem e propozoi Karl Line. 5. Në taksonomi organizmat që janë të ngjashëm sipas ndërtimit bëjnë pjesë në një lloj, llojet e ngjashme grupohen në gjini, gjinitë në familje – në rend, rendet - në klasë klasët në – tipa, tipat – në mbretëri.
43
ТЕМА 3 6. Parashtazorët janë organizma njëqelizorë ose kolonial. Shumica e tyre lëvizin dhe ushqehen në mënyrë heterotrofe. 7. Në grupin e pakurrizorëve bëjnë pjesë: shpuzorët, skrrajat shpatuke, skrrajat cilindrike, butakët, skrrajat unazore, këmbënyjorët dhe lëkurëgjemborët. 8. Grupi i kurrizorëve është ndarë në dy nëngrupe dhe atë: gjysmë kurrizorë, ku bëjnë pjesë zhgunorët dhe amfioksi dhe kurrizorët e vërtetë, ku bëjnë pjesë peshqit, ujëtokësorët, zvarranikët, shpezët dhe sisorët.
Kontrollo diturinë tënde: 1. Kush i pari tentoi të grupojë organizmat e gjallë dhe si? 2. Sa mbretëri të organizmave të gjallë ekzistojnë dhe tregoni të paktën nga një karakteristikë për to? 3. Numëro disa njohuri të cilat janë fituar nga mbetjet fosile e që shfrytëzohen gjatë taksonomisë së shtazëve. 4. Cila është kategoria më e ulët sistematike sipas sistemit për emërtim të dyfishtë? 5. Numëro disa karakteristika për shpuzorët. 6. Cilat shtazë që i njeh bëjnë pjesë në grupin e butakëve? 7. Cili është grupi më i shumënumërt i shtazëve në Tokë? 8. Sipas cilës karakteristikë të tyre kordatet dhe kurrizorët e kanë marrë emrin? 9. Numëro nga disa lloje prej grupit të:peshqve, ujëtokësorëve, zvarranikëve, shpendëve dhe sisorëve. 10. Numëro disa nga sisorët të cilët kanë aftësi të jetojnë në mjedise të ndryshme jetësore.
44
Hulumto llojet e ndryshme të shtazëve Ushtrimi 1. Vëzhgimi me mikroskop i shtazëve njëqelizore në infuzum – kultura e sanës Veglat dhe materiali: xhami i objektit dhe xhami mbulues, pipeta, mikroskopi, fletore për vizatim Udhëzime për punë: Vendose mikroskopin dhe gjeje fushën e dritës. Me pikëse merr pika nga infuzumi dhe piko në xhamin e objektit. Vendose xhamin mbulues. Gjeje infuzumin së pari me zmadhim të vogël e pastaj me zmadhim të madh. Vizato organizmat njëqelizorë që i ke vërejtur nën mikroskop. Ushtrimi 2. Mbledhja dhe vështrimi i guaskave nga butak të ndryshëm Veglat dhe materiali: thjerrëza, guaska të kërmijve ose guacave, fletore për vizatim. Udhëzime për punë: Renditi guaskat dhe vështro formën, larat, madhësinë dhe hapjet e guaskës. Shënoni vëzhgimet tuaja. Vërtetojuni te arsimtari se a e keni fituar njohurinë e duhur. Ushtrmi 3. Mbledhja dhe grupimi i insekteve Veglat dhe materiali: thjerrëza, lloje të ndryshme të insekteve, fletore për vizatim Udhëzime për punë: Gjatë periudhave të caktuara kohore mbledh insekte dhe mundohu të bësh preparimin e drejtë. Insektin e zënë vendose në enë qelqi në të cilën ka pambuk të lagur me alkool. Mbylle mirë enën dhe lëre insektin një periudhë. Pas kësaj me gjilpëra shpoje insektin dhe vendose në një pjesë të stiroporit. Insektet e ndryshme me ndihmën e librit ose ndonjë literature tjetër renditi në grupet që i përkasin. Vërtetohuni te arsimtari se a i keni grupuar drejtë insektet. Ushtrimi 4. Mbledhja dhe grupimi i peshqve Veglat dhe materiali: thjerrëza, lloje të ndryshme të peshqve, fletorja për vizatim Udhëzime për punë: Mundohu të furnizohesh me shumë lloje të peshqve. Ndaj peshqit sipas madhësisë dhe pamjes. Me ndihmën e literaturës plotësuese përcakto llojet e peshqve. Vërtetoju te arsimtari se a i ke përcaktuar drejt peshqit. Vërejtje. Për të bërë koleksion prej peshqve duhet ti vendosim në enë qelqi në të cilën ka të vendosur alkool të pastër.
45
ТЕМА 4
MBULESA E JASHTME TE SHTAZËT
Me mësimin e përmbajtjes së kësaj nënteme ti do të mundesh: -
Të njohësh dhe të emërtosh lëkurën dhe krijimet e lëkurës, siç janë lafshat, luspat brinore, puplat, qimet, kthetrat, brirët, thundrat, thonjtë dhe brirët
-
Të tregosh njohuritë e treguara për mbulesën e jashtme dhe krijimet lëkurore;
-
Të numërosh mbulesat e ndryshme dhe krijimet lëkurore te grupet e caktuara të shtazëve:
-
T'i lidhësh përfaqësuesit e grupeve të caktuara të shtazëve me mjedisin jetësor sipas llojit të mbulesës.
Nocionet që do t’i mësosh në këtë kapitull: -
mbulesa e jashtme,
-
lëkura,
-
krijimet lëkurore.
47
ТЕМА 4
1
MBULESA E JASHTME E TRUPIT DHE FUNKSIONI I SAJ
Trupi i shtazëve vazhdimisht është i ekspozuar ndaj ndikimeve të ndryshme nga mjedisi i jashtëm siç është nxehtësia, ftohtësia, goditjet mekanike, kafshimi, pastaj depërtimi i baktereve, rrezatimi ultraviolet etj. Mbulesa e trupit i mundëson shtazëve mbrojtje nga të gjitha ndikimet negative të jashtme. Gjithashtu, mbulesa e trupit e ndan brendinë e saj nga mjedisi i jashtëm. Te llojet e ndryshme të shtazëve ajo ka ndërtim të ndryshëm. Ndërlikueshmëria e saj varet nga ndërtimi i shtazës, madhësisë së saj, mënyrës së jetesës dhe kushteve që ndikojnë në mjedisin në të cilin jeton. Ajo mund të ketë ndërtim të thjeshtë, vetëm nga një shtresë qelizash ose në ndërtimin e saj hyjnë shumë shtresa qelizash. Përveç kësaj te disa lloje të shtazëve mbulesa trupore mund të mbetet edhe mjaft e fortë dhe të shërben si mbështetëse kryesore ose skelet i shtazës, siç është, për shembull, guaska e butakëve ose mburoja te gaforrja.. Mbulesa trupore ka shumë funksione: - mbrojtës – e mbron shtazën nga ndikimet e ndryshme negative të jashtme. - përmes saj mund të kryhet këmbimi i gazrave dhe ujit. - ka rol edhe si pranues i ngacmimeve, pasi që në te ka të vendosur një numër të madh të qelizave shqisore. - te shumica e shtazëve ajo ka aftësi të krijojë edhe krijime plotësuese: gjëndra, luspa, pupla dhe qime. - me ndihmën e saj sisorët dhe shpezët e mbrojnë trupi nga humbja e nxehtësisë. - te disa lloje të shtazëve në lëkurë ka pigmente të ndryshme të cilat së bashku me sasinë e enëve të gjakut e përcaktojnë ngjyrën e lëkurës. Ngjyra e lëkurës te disa shtazë mundëson fshehjen nga sulmuesit. Te shtazët tjera ngjyra i bën të padukshme në mjedis, e te disa shtazë ka ngjyrosje paralajmëruese, gjegjësisht kjo i frikëson sulmuesit. Ndërrimi i ngjyrës është nxitur nga zgjerimi ose ngushtimi i llojeve të veçanta të qelizave në të cilat ka pigment. Me lëvizjen e pigmenteve në këto qeliza ndërron ngjyra e lëkurës. Disa lloje të gaforreve ose bretkosave në mbulesë mund të kenë disa lloje të pigmenteve që janë të vendosura në qeliza yjore (fig. 4.1). Mbulesa trupore te shumica e shtazëve është e ndërtuar prej dy tipa të indeve: epitelial dhe lidhor.
Fig. 4.1 Lëvizja e pigmenteve në qeliza të vendosura në lëkurë, me çka ndërron edhe ngjyra e lëkurës
48
Përkujtohu: çka është karakteristike për indin epitelial dhe për atë lidhor.
MBULESA TRUPORE TE SHTAZËT PAKURRIZORE Mbulesa trupore te pakurrizorët përbëhet nga një shtresë e qelizave epiteliale cilindrike që quhet epidermë. Kjo shtresë gjendet mbi shtresën e qelizave të quajtur membranë bazale (fig. 4. 2). Te skrrajat unazore shtresa e sipërme e qelizave të epidermës trashet dhe krijon shtresë mbrojtëse që quhet kutikulë. Te butakët, siç janë kërmijtë dhe guacat, trupi është i mbrojtur me guaskë gëlqerore. qelizat epiteliale
membrana bazale
Fig. 4.2 Ndërtimi i epidermës te skrrajat unazore
Fig. 4.3 Zhveshja te këmbënyjorët
Te shtazët këmbënyjore trupi mbulohet me lloj të veçantë mbështjellësi që quhet mbështjellës kitinor. Ky mbështjellës ka rol edhe mbrojtës edhe mbështetës. Gjatë rritjes së shtazëve mbështjellësi nuk mund të shtrëngohet dhe për këtë periodikisht hidhet, gjegjësisht shtaza zhvishet. Zhveshja e këtillë te disa këmbënyjor kryhet gjatë tërë jetës (gaforrja) (Fig. 4. 3). Ndryshe nga këto te insektet dhe merimangat zhveshja kryhet në kohë të caktuar. Trupi i lëkurëgjemborëve është mbuluar me gjilpëra të shkurta ose të gjata. Gjilpërat e tilla munden me jenë të lëvizshme ose të palëvizshme.
49
ТЕМА 4
MBULESA TRUPORE TE SHTAZËT KURRIZORE
lëkura
Mbulesa trupore te të gjithë kurrizorët është e përbërë nga shtresa mbuluese epidermale e përbërë nga epiteli shumështresor. Kjo shtresë qelizash e mbulon lëkurën e vërtetë. Kur pjesët e caktuara në këtë pjesë forcohen krijohet gëzofi, siç është rasti te kafshët. Te disa kurrizorë qelizat epiteliale krijojnë dhe deponojnë proteinë të brirtë e cila është e patretshme në ujë. Te shtazët kordate me ndërtim të thjeshtë, zhgunorët, trupi është i mbuluar me mbështjellës, ose tunikë, e cila i bënë këto shtazë të veçanta në mbretërinë e shtazëve. Epiderma te peshqit është e hollë dhe nuk përmban proteinë të brirtë. Gjëndrat shumëqelizore në këtë shtresë tajojnë jargë me çka lëkura e tyre mbetet e lëmuar dhe jargëzore. Kjo peshqve u ndihmon më lehtë të notojnë. Lëkura e peshqve krijon pllaka eshtërore (fig. 4. 4). Pllakat e jashtme shpesh formojnë luspa. A thua keni pyetur pse nuk mundeni lehtë të pllakat а) mbani peshkun me dorën tuaj? Lëkura te ujëtokësorët është e ngjashme me lëkurën e peshqve, e që ndryshon vetëm me mungesën e pllakave eshtërore dhe krijimin e proteinës së brirtë. Ajo është rrudhosur, elastike dhe e lagësht. b) Ashtu siç janë përshtatur kurrizorët për të jetuar në kushtet tokësore, ashtu edhe sasia e shtresës së brirtë zmadhohet dhe roli mbrojtës është më i madh. Kjo pjesë e lëkurës te zvarranikët krijon shtresë të hollë pllakash të brirta. Te shumica e zvarranikëve ka edhe Fig. 4.4 (а) Lëkura te peshqit (b) Pllakat eshtërore
Fig. 4.5 Prerja tërthore e lëkurës së ujëtokësorëve
50
zhveshje tjera të lëkurës. Për shembull, epiderma është e thatë dhe e brirtë. Qelizat sipërfaqësore krijojnë luspa të brirta ose pllaka që e mbrojnë trupin nga rrezatimet e dëmshme dhe lëndimet si dhe zvogëlon humbjen e ujit nga trupi. Qelizat e reja që zhvillohen në shtresat më të thella të epidermës, në formë të shtresave të brirta te breshkat barten në vete, ndërsa te gjarpërinjtë dhe disa hardhuca zhvishen (fig. 4. 6). Në lëkurën e zvarranikëve ka vetëm disa gjëndra dhe sipas kësaj lëkura e tyre është e thatë. Te disa gjarpërinj dhe hardhuca ka gjëndra që tajojnë materie, të cilat kanë ngjyrim paralajmërues, që siguron mbrojtje nga sulmuesit.
Puplat janë pjesë më karakteristike për njohjen e shpendëve. Puplat janë të dala të lëkurës. Këto paraqesin luspa të brirëta të zgjatura dhe të puplosura. Puplat janë të përbëra nga boshti qendror, që futet thellë në lëkurë (fig. 4. 7). Në pjesën e sipërme të
Fig. 4.6 Zhveshja te gjarpi
boshti
boshtit ka shumë degëza anësore. Secila degëz anësore ka kuka të imëta të cilat ngjiten për kukat e degëzave fqinje. Në këtë mënyrë puplat krijojnë tërësinë. Shpezët që janë fluturues të mirë, në krahët e tyre kanë renditje të ngjeshur të puplave që mundësojnë fluturim më të lehtë. Pasi që puplat janë krijime jo të gjalla, me plakjen e tyre largohen dhe zëvendësohen me të reja.
Fig. 4.7 Ndërtimi i puplës
51
ТЕМА 4
2
Ndërtimi i lëkurës te kurrizorët dhe krijimet e lëkurës Mbulesë të trupit me ndërtim më të ndërlikuar kanë sisorët. Te sisorët lëkura është e përbërë prej dy shtresave kryesore, të cilat ndryshojnë nga të tjerat sipas funksionit kryesor (fig. 4. 8). Këto shtresa janë:
Epiderma, ose shtresa e jashtme, e ndërtuar kryesisht nga qelizat epiteliale. Në sipërfaqen e epidermës ka shtresë të qelizave të vdekura të cilat vazhdimisht largohen dhe për këtë vazhdimisht zëvendësohen me qeliza të reja të cilat krijohen në shtresat e poshtme të epidermës. Me kalimin e kohës qelizat epidermale dalin në sipërfaqe dhe mbesin të rrafshëta dhe të brirëta, duke krijuar shtresë në epidermë, që quhet zbokth. Qelizat në shtresën më të thellë të epidermës krijojnë melaninën, pigment i errët i cili e ngjyros lëkurën. Derma ose lëkura e vërtetë e përbërë, kryesisht, nga indi lidhor, shumë enë të gjakut, mbaresa nervore dhe gjëndra. Në dermë janë ngjitur shtresat nënlëkurore, të përbëra nga indi elastik dhe yndyror. Enët më të mëdha të gjakut që e furnizojnë lëkurën me gjak kalojnë nëpër shtresat nënlëkurore. Disa nga krijimet e lëkurës, si gjëndrat djersore dhe rrënja e qimes hyjnë në shtresat nënlëkurore. Indet nënlëkurore janë të pasura me nerva dhe mbaresa nervore.
qimja epiderma
derma
gjëndra djersore gjëndra dhjamore
Fig. 4.8 Ndërtimi i lëkurës te kurrizorët dhe krijimet lëkurore
Krijimet lëkurore Gjëndrat djersore Gjëndrat djersore janë të vendosura në dermë dhe indin nënlëkurore. Gjëndrat djersore marrin pjesë në rregullimin e temperaturës trupore dhe përmes tyre nga organizmi largohen disa materie të dëmshme. Djersa është e përbërë nga uji, me sasi të vogël të kripërave minerale dhe materive të tjera.
Gjëndrat dhjamore Gjëndrat dhjamore kanë pamje të strajcës, ndërsa sekreti i tyre e zbutë lëkurën dhe e mbron nga tharja. Kanalet e gjëndrave dhjamore hapen në këllëfin e qimes.
52
Gjëndrat qumështore Te shtazët e grupit të sisorëve të vegjlit ushqehen me qumësht i cili tajitet në gjëndrat qumështore ose të kraharorit. Gjëndrat qumështore ekzistojnë vetëm te sisorët dhe sipas tyre e kanë marrë emrin. Sekreti i tyre – qumështi, është i pasur me të gjitha materiet e nevojshme ushqyese që në fillim të jetës të vegjëlve u mundëson ekzistencë dhe përparim më të mirë në periudhën më të hershme nga zhvillimi i tyre.
Qimet dhe thonjtë Tërë trupi i sisorëve është i mbuluar me qime të cilat sipërfaqet i bëjnë shumë të buta dhe të lëmuara. Roli i tyre është mbrojtës. Rrënja e qimes është e vendosur në shtresën nënlëkurore në strajcë e cila qimen e furnizon me gjak. Thonjtë janë krijime mbrojtëse të përbëra nga proteinat e forta. Thonjtë në ekstremitet e mbrapme te zvarranikët dhe shpezët si edhe në ekstremitetet e përparme dhe të mbrapme te shumica e sisorëve janë transformuar në kthetra Kthetrat këtyre shtazëve ju ndihmojnë gjatë gjuajtjes dhe coptimit të gjahut Qelizat e reja të thonjve vazhdimisht krijohen në rrënjën e thoit.
Thundrat Te disa sisorë, si kuajt, devja, gjirafa, antilopa, delet, dhitë dhe gjedhët, këmbët mbarojnë me thundra. Këto janë përshtatje e këtyre shtazëve për ikje më të lehtë ose për mbrojtje nga sulmuesit. Mu për këtë përshtatje të tyre këto shtazë formojnë grup të veçantë të sisorëve që quhen thundëror. Shputat e tyre janë shumë të gjata, ndërsa shtazët hapërojnë vetëm me majat e gishtërinjve të tyre. Gishtat që nuk prekin në bazë janë të imët ose nuk ekzistojnë, kurse gishtërinjtë tjerë janë transformuar në thundra (fig. 4. 9).
Fig. 4.9 Pamja e thundrave te disa lloje të shtazëve
Brirët Brirët janë krijime të lëkurës që shtazëve u shërbejnë për mbrojtje nga sulmuesit ose për luftë ndërmjet meshkujve. Këto janë krijime eshtërore të kafkës. Te drerët bri kanë vetëm meshkujt. Drerët kanë lloj të veçantë të brirëve të cilët në periudhën e rritjes mbështillen me nënlëkurë në formë të
53
ТЕМА 4 kadifes dhe mund të degëzohen, ndërsa një herë në vit zëvendësohen me brirë të rinj. Te delet dhe gjedhët brirë kanë të dy gjinitë. Te këto brirët nuk janë të degëzuar, mbështillen me lëkurë të fortë dhe nuk ndërrohen (fig. 4.10).
Fig. 4.10 Brirët janë krijime eshtërore të kafkës. Lëkura që i mbështjell brirët te dreri gjatë plakjes ndërrohet, ndërsa lëkura të gjedhët mbetet e fortë dhe nuk ndërrohet.
Pasqyrë përmbledhëse për përsëritje të shpejtë 1. Mbulesa e trupit i mundëson shtazëve mbrojtje nga të gjitha ndikimet e jashtme negative. 2. Mbulesa trupore te shumica e shtazëve është e përbërë nga dy tipa të indeve: epitelial dhe lidhor. 3. Te skrrajat unazore shtresa e sipërme e qelizave në epidermë është e trashë dhe krijon shtresë mbrojtëse e cila quhet kutikulë. 4. Te këmbënyjorët trupi është i mbuluar me lloj të veçantë të mbështjellësit që quhet mbështjellës kitinor. Ky mbështjellës ka rol edhe mbrojtës edhe mbështetës. 5. Trupi i lëkurëgjemborëve është mbuluar me gjilpëra të shkurta ose më të gjata. 6. Lëkura te peshqit shpesh krijon luspa eshtërore. 7. Lëkura e ujëtokësorëve çdoherë është e rrudhosur elastike, e lagësht dhe jargëzore. 8. Te zvarranikët lëkura është e thatë dhe në te krijohet shtresë e hollë e pllakave të brirëta. 9. Puplat janë pjesë më karakteristike për njohjen e shpezëve. Puplat janë krijime të lëkurës. 10. Lëkura te sisorët është e përbërë prej dy shtresave kryesore-epidermës dhe dermës nën të cilat gjendet indi nënlëkuror. 11. Në lëkurë ka një numër shumë të madh të krijimeve lëkurore, mes të cilave më të rëndësishme janë: gjëndrat djersore, gjëndrat dhjamore, gjëndrat qumështore, pastaj qimet, thonjtë, si dhe kthetrat dhe thundrat.
54
Kontrollo diturinë tënde: 1. Për çka shërben mbulesa e trupit? 2. Nga cilat inde, kryesisht është ndërtuar mbulesa e trupit? 3. Në ndërtimin e mbulesës trupore te skrrajat unazore ka një karakteristikë cila është ajo? 4. Përshkruaj ndërtimin e lëkurës te peshqit. 5. Cili është dallimi në ndërtimin e lëkurës te ujëtokësorët dhe zvarranikët? 6. Si është e ndërtuar pupla dhe cili është funksioni i saj? 7. Prej çka varet ngjyra e lëkurës? 8. Ku gjenden dhe cili është funksioni i gjëndrave qumështore? 9. Cili është dallimi ndërmjet brirëve te dreri dhe delet? Hulumtoji llojet e ndryshme të mbulesave të shtazët Ushtrimi 1. Vështrimi i llojeve të ndryshme të mbulesave trupore Veglat dhe materiali: thjerrëza, skrraja e shiut, kërmilli, insekti, peshku, bretkosa, hardhuca, shpendi dhe qeni ose macja. Udhëzime për punë: vështro lëkurën e skrrajës së shiut, kërmillit, insektit, peshkut, bretkosës, hardhucës, shpendit, qenit ose macës. Vështrimet e tuaja për pamjen, ngjyrën, mbulesën dhe madhësinë e këtyre shtazëve shënoi në fletore. Këmbeni mendime me shokët dhe vërtetoni te arsimtari se a keni arritur njohuritë e duhura. Ushtrimi 2. Vështrimi i llojeve të ndryshme të mbulesave trupore Veglat dhe materiali: thjerrëza, luspat e peshqve, pupla nga shpezët, kthetrrat e shpendëve ose sisorëve dhe një pjesë e lëkurës me qime nga disa shtazë. Udhëzime për punë: Ndaj krijimet e lëkurës në grupe sipas përfaqësuesve të cilët u takojnë të njëjtëve. Shiko edhe shënimet e tua për sa i përket pamjes së tyre, ngjyrës formës dhe madhësisë dhe shëno në fletore. Konsultohu me arsimtarin, se a keni bërë renditje të drejtë të krijimeve lëkurore dhe a keni arritur njohuritë e duhura. Ushtrimi 3. Vëzhgimi me mikroskop i prerjes së lëkurës te sisorët Veglat dhe materiali: mikroskop dhe preparat i gatshëm i prerjes tërthore të lëkurës nga sisorët. Udhëzime për punë: vendos preparatin në tavolinën e mikroskopit dhe vëzhgo me mikroskop më parë me zmadhim të vogël e pastaj me atë të madh. Radhiti figurat të cilat i ke vërejtur në mikroskop me figurën e lëkurës. Mundohu të vizatosh prerjen e lëkurës dhe të njohësh pjesët e saj. Konsultohu me arsimtarin se a e keni punuar drejt ushtrimin e dhënë.
55
ТЕМА 5
LËVIZJA TE SHTAZËT
Me mësimin e përmbajtjes së kësaj nënteme ti do të mundesh:
-
Të njohësh dhe emërtosh mënyrat e lëvizjes dhe organet për lëvizje te shtazët; Të tregosh njohuritë shkencore për mënyrat e lëvizjes dhe organeve për lëvizje; Të përshkruash mënyrat e ndryshme të lëvizjes varësisht nga mjedisi jetësor; Të lidhësh përfaqësuesit e grupeve të caktuara sipas mënyrës së lëvizjes dhe llojit të organeve për lëvizje; Të krahasosh përfaqësuesit e veçantë të grupeve të ndryshme të shtazëve sipas mënyrës së lëvizjes dhe organeve për lëvizje në kushte të posaçme të mjedisit jetësor.
Nocionet që do t’i mësosh në këtë kapitull:
-
mënyrat e lëvizjes, organet për lëvizje.
57
ТЕМА 5
1
LËVIZJA DHE ORGANET PËR LËVIZJE
Shtazët gjatë jetës së tyre janë detyruar të kërkojnë ushqim, partner, vend për të jetuar dhe përkujdesje për të vegjlit e tyre, të ikin nga armiqtë e tyre etj. Për këtë te pjesa më e madhe e tyre paraqitet mënyra aktive e lëvizjes. Vetëm një pjesë e vogël e shtazëve (shpuzorët, hidrat) janë përshtatur të jetojnë të përforcuara për substrat dhe në mënyrë pasive të marrin ushqim nga mjedisi rrethues. Lëvizja te shtazët është pasojë e aktivitetit të pjesëve të qelizës siç janë qepallat dhe kërbaçët, ose zgjatja dhe tkurrja e muskujve. Ka lloje të qelizave të cilat mund të lëvizin edhe me këmbëza të rrejshme. Lëvizja e shtazëve është rezultat i largimit (shtyrjes) në raport me mjedisin rrethues ose mbështetës. Lëvizja me hidroskelet ose skelet hidrostatik si skelet ndihmës haset te disa lloje të shtazëve si për shembull skrraja e shiut. Trupi i skrrajës së shiut është i mbushur me lëng dhe i mbështjellë me membranë të hollë. Lëngu i cili është në brendi të trupit vepron si ajri në gomat e automjeteve. Ajo vazhdimisht është nën ndikimin e krijimit të strukturës së fortë në të cilën mund të mbështeten qelizat muskulore. Muskujt te skrraja e shiut ngjiten me lëkurën dhe krijojnë shtresën lëkuromuskulore. Në anën e poshtme të trupit kanë kete (qime të forta) që i shërbejnë për përforcim në bazë. Në mënyrë të njëjtë te disa lloje të shtazëve kurrizore, me ndihmën e hidroskeletit, mundësohet jo vetëm të mbahet forma e trupit por që edhe shtazët vazhdimisht të lëvizin. Te meduzat lëvizja bëhet me ndihmën e ujit i cili gjendet në vetë qelizat dhe hapsirat ndërqelizore. Me aktivitetin e qelizave që kanë veçori të tkurren dhe shtrihen dhe uji i cili vepron si hidroskelet, këto shtazë jo vetëm që mund të lëvizin por kanë edhe aftësi të ndërrojnë formën e trupit. Qimet që mund të mblidhen dhe shtrihen janë zbuluar edhe te disa parashtazorë. Qeliza me këto veçori ka edhe te shpuzorët rreth hapsirave nëpër të cilat uji hyn në mes zbrazëtirës. Kështu me zhvillimin e shtazëve është zhvilluar dhe bëhet më e ndërlikuar lëvizja e tyre.
Lëvizja me organe mbështetëse dhe muskuj Pjesa më e madhe e organizmave shumëqelizorë lëvizin me tkurrjen dhe shtrirjen e muskujve dhe organeve mbështetëse. Te këto shtazë organet mbështetëse sigurojnë mbrojtjen e trupit dhe mbështetje për organet e brendshme. Organet mbështetëse ndërtojnë skeletin e trupit. Ato i japin trupit fortësi, së bashku me muskujt, që janë të lidhur për ato, e lëvizin trupin. Te shtazët paraqiten dy tipa të skeletit: i jashtëm dhe i brendshëm. - Skeleti i jashtëm është i zhvilluar te disa shtazë pakurrizore. Te këto më së shpeshti ka rol mbrojtës. Por, përveç mbrojtjes së mirë gjithashtu mundëson edhe lëvizje të madhe të trupit. Disa lloje të butakëve kanë skelet të jashtëm që u shërben për mbrojtje. Këto shtazë lëvizin me shputë. Për shembull, kërmilli i vreshtave lëviz me mbledhje dhe shtrirje të muskujve të shputës. Në këtë mënyrë bëhet vendosja e trupit. Për ta lehtësuar lëvizjen, kërmilli prej shputës tajit jargë. Kjo mënyrë e lëvizjes quhet rrëshqitje. Skelet të jashtëm të ndërtuar mirë të përbërë nga kitina haset te këmbënyjorët. - Skeleti i brendshëm haset te kurrizorët. Ai është i ndërtuar nga kërca dhe indi eshtëror. Muskujt, që janë të lidhur me eshtrat ose kërcën e formojnë pjesën e butë të trupit. Qelizat
58
kitina
muskulore kanë aftësi të tkurren dhe shtrihen e vetëm me këtë pjesërisht ose tërë qelizat shkurtohen ose zgjaten. Ekzistojnë dy lloje të qelizave muskulore e me vetë skeleti i këtë edhe dy tipa të indeve muskulore: të lëmuar dhe jashtëm tërthoro-vijor. muskuli - Indi muskulor i lëmuar te kurrizorët është pjesë ashti përbërëse e organeve të brendshme, për shembull, gypi digjestiv, enët e gjakut, kanalet urinpërçuese dhe organe të tjera. Ky ind muskulor është i përbërë nga qeliza të zgjatura në brendinë e të cilave ka bërthamë. muskuli skeleti i brendshëm Ky ind është quajtur i lëmuar, pasi që vështruar me mikroskop duket se fijet muskulore janë renditur në Fig. 5.1 Tipat e skeletit masë të barabartë në gjatësinë e qelizës. - Indi muskulor tërthoro-vijor hyn në përbërjen e muskujve skeletor te kurrizorët dhe këmbënyjorët. Qelizat e këtij indi mund të arrijnë gjatësi deri në disa centimetra dhe më së shpeshti kanë shumë bërthama. Bërthama është e vendosur direkt nën membranën qelizore. Fijet muskulore janë renditur ashtu që kur vërehen me mikroskop te ato vërehen vijëzime të errëta dhe të ndritshme me renditje tërthore. - Muskuli i zemrës te kurrizorët është lloj i veçantë i muskulit tërthoro-vijor.
Si punojnë muskujt Muskujt punën e tyre e kryejnë me tkurrje dhe shtrirje. Të njëjtit punojnë në çift derisa njëri muskul mblidhet tjetri shtrihet dhe e kundërta. Kështu për shembull, kur mblidhen muskujt e barkut, muskujt e shpinës shtrihen dhe e kundërta. Pasi që muskujt tërthoro-vijor janë të lidhur për eshtrat e skeletit kjo do të thotë se gjatë tkurrjes së tyre ose shtrirjes i lëvizin edhe vetë eshtrat. Lëvizja e ekstremiteteve ose mbaresave (këmbët e përparme dhe të prapme, krahët) paraqitet si rezultat i aktivitetit muskulor, por edhe mënyrë e lidhjes së vetë eshtrave. Që të sigurohet lëvizja edhe e eshtrave, vetë eshtrat ndërmjet vete janë të lidhur me nyje.
muskuli tërthoro-vijor
muskuli i zemrës
muskuli i lëmuar
Fig. 5.2 Tipat e indeve muskulore
Nyjet Nyja është hapësirë për lidhjen e dy ose më shumë eshtrave. Sipas mënyrës së ngjitjes dhe lëvizjes së eshtrave të bashkuar, ngjitja (nyjëzimi) mund të jetë e palëvizshme, gjysmë e lëvizshme dhe e lëvizshme. Lidhja e lëvizshme e eshtrave është rezultat i ndërtimit specifik të nyjes dhe mënyrës së lidhjes me muskuj. Te nyja të dy eshtrat mbahen bashkë me ligamente. Vetë nyja ka kapsulë
59
ТЕМА 5
muskuli muskuli muskuli ashti
muskuli
ashti ashti
nyja
ashti
ashti nyja
Fig. 5.3 Llojet e ndryshme të nyjeve
nyjore e cila e mbron brendinë dhe i jep fortësi. Sipërfaqja e brendshme e eshtrave është e mbuluar me mbështjellës të lëmuar nga kërca. Në nyje krijohet lëng i veçantë i cili së bashku me kërcën pengon fërkimin e eshtrave dhe dëmtimin e tyre, e me vet këtë mundëson lëvizje të lehtë.
60
Fig. 5.4
Fig. 5.5
Pamja anësore e muskujve në pjesën e përparme të peshkaqenit
Pamja anësore e muskujve skeletor në gjysmën e përparme të trupit të lepurit
2
ORGANET PËR LËVIZJE NË VARSHMËRI NGA MJEDISI JETËSOR Shtazët përshtaten në mjedisin jetësor. Gjatë kësaj këto e përshtatin ndërtimin e tyre dhe me vetë këtë zhvillojnë mënyrë specifike të lëvizjes. Edhe pse ekziston numër i madh i lëvizjeve, megjithatë janë katër mënyra themelore të lëvizjes: - me ndihmën e qepallave ose kërbaçit; - me ndërrimin e formës së trupit; - me përdredhjen (lëkundjen) e trupit - me ndihmën e ekstremiteteve. Te të gjitha shtazët, me përjashtim të njëqelizorëve, lëvizja kushtëzohet nga ndërtimi i organeve mbështetëse dhe muskujve.
Lëvizja me qepalla dhe kërbaç Kjo mënyrë e lëvizjes kryhet me ndihmën e organeleve të holla dhe fijëzore që krijohen në sipërfaqen e qelizës. Këto organele quhen qepalla dhe kërbaç. Ndërtimi i qepallave dhe kërbaçit është i njëjtë. Qepallat dhe kërbaçët janë shumë të shpeshtë te organizmat njëqelizorë (parameciumi dhe euglena). Qepallat dhe kërbaçët bëjnë lëvizje valëzore me çka mundësohet edhe lëvizja e tërë qelizës. Lëvizja valëzore bëhet në gjatësinë e kërbaçit duke filluar nga baza dhe shkon kah maja. Te disa qeliza kërbaçët mund të lëvizin spiralisht, si velat e anijes. Te kurrizorët qelizat seksuale – spermatozoidët janë aftësuar të lëvizin me kërbaç. Por, disa lloje të organizmave shumëqelizorë (skrrajat shpatuke dhe disa kërmij) qepallat i përdorin për rrëshqitje në substrat.
Fig. 5.6 d)
Lëvizja me qepalla dhe kërbaç. (a) tri fazat pasuese në lëvizjen valëzore të kërbaçit. (b) Fazat pasuese në aktivitetin e qepallave. Në të dy rastet (a) dhe (b) uji lëviz në drejtim të shigjetës së madhe, ndërsa qeliza lëviz në drejtim të kundërt. (a) dhe (d). Tregimi skematik i prerjes tërthore për së gjati i qepallës. а)
b)
c)
61
ТЕМА 5 Lëvizja me ndryshimin e formës së trupit -lëvizja ameboide Te shumë qeliza të cilat nuk e kanë të dukshme membranën qelizore, në sipërfaqen e tyre krijohen një ose më shumë këmbëza të rrejshme me të cilat pjesa tjetër e qelizës lëvizë në drejtim të formimit të saj. Kjo mënyrë e lëvizjes quhet lëvizje ameboide, pasi që është veçori për parashtazorin e quajtur amebë. Por, kjo paraqitje është gjerësisht e përhapur dhe është vërejtur te qelizat e shpuzorëve dhe te disa qeliza të gjakut te shtazët, siç janë qelizat e bardha të gjakut te kurrizorët. Këmbëzat e rrejshme mund të përdoren edhe për mbërthimin dhe kapjen e grimcave ushqyese, ose për përforcim për substrat gjatë lëvizjes (fig. 5.7). - Te kërmijtë dhe skrrajat e shiut si rezultat i aktivitetit muskulor, gjatë gjatë lëvizjes, paraqitet ndryshimi i formës së trupit gjegjësisht gjatë lëvizjes trupi shkurtohet dhe zgjatet ose zgjatet dhe ngushtohet (fig. 5.8).
A thua qelizat bimore mund të lëvizin në këtë mënyrë? Sqaro përgjigjen tënde.
Fig. 5.7. Lëvizja ameboide
Fig. 5.8. Lëvizja te skrraja e shiut
- Lëvizja me përdredhjen e trupit Një numër i madh i shtazëve, siç janë skrrajat shpatuke, ushujzat, peshqit, balenat dhe gjarpërinjtë, lëvizin me përdredhjen e trupit. Përdredhjet valëzore gjatë lëvizjes fillojnë nga pjesa e prapme e trupit ose pjesa bishtore me çka paraqitet lëvizje e kundërt ose shtyrje. Përdredhja e trupit vjen si rezultat i tkurrjeve dhe shtrirjeve valëzore të muskujve nga të dy anët e trupit (fig. 5.9).
62
Fig. 5.9
Fig. 5.10
Tregim skematik i peshkaqenit i cili noton. Është treguar shtyrja e bishtit në ujë dhe reaksioni i ujit në bisht
Përdredhja e trupit te gjarpi
Lëvizja me notim Shumica e peshqve kanë formë të trupit e cila u mundëson lëvizje të lehtë nëpër ujë. Skeleti i tyre nuk është aq i fortë si te kurrizorët tokësorë, gjë e cila u ndihmon gjatë notimit në ujë. Përdredhja e trupit nga përpara pastaj prapa është më e dukshme te ngjalat, peshkaqenët dhe lloje të tjera të peshqve me trup të gjatë. Peshqit që lëvizin ngadalë, nga prapa kah përpara, nëpër vegjetacionin e dendur ujor, ose hapësirë tjetër të kufizuar, shpesh kanë trup të shkurtë dhe notojnë me lëkundjen e pendëve të tyre. Peshku është i aftë të qëndrojë në thellësi të caktuar dhe ta mbajë stabilitetin e vet në ujë gjatë notimit, për shkak se, si mënyrë të përshtatjes, mëlçia e zezë e peshkaqejve dhe disa rraxhave, përmban sasi të konsiderueshme të yndyrave, të cilat janë më të lehta se uji me çka e zvogëlojnë masën trupore të peshkut dhe i mundësojnë atij notimin. Më shumë lloje të peshqve e kanë të zhvilluar fshikën për notim, e cila është qese e mbushur me ajër, e vendosur në anën shpinore të zbrazëtirës së barkut.
Lëvizja me ndihmën e ekstremiteteve Mënyrë më e shpeshtë e lëvizjes te shtazët është lëvizja me ndihmën e ekstremiteteve që mund të shërbejnë si këmbë për ecje dhe vrapim dhe krah për fluturim.
Ecja dhe vrapimi Gjatë ecjes së ngadaltë te kurrizorët tokësor dhe shumica e këmbënyjorëve, lëvizja e këmbëve nga njëra anë e trupit zëvendësohet me lëvizje të këmbëve nga ana e kundërt e trupit.
63
ТЕМА 5
Fig. 5.11 Fluturimi i shpendit dhe lakuriqit të natës
Fluturimi Aftësia për fluturim është zhvilluar te katër grupe të shtazëve: insektet, shpezët, te lakuriqët, të cilët janë sisorë dhe te zvarranikët e zhdukur. Të gjitha katër grupet e shtazëve kanë krahë që ju mundësojnë ngritje në ajër nga sipërfaqja, e pastaj lëvizja në ajër kryhet me luhatjen e krahëve (fig. 5. 11). Shtazët që fluturojnë ngrihen përpara me luhatje të krahëve. Te të gjitha këto lëvizja e vrullshme teposhtë me krahë ka rëndësi të madhe për fluturim. Për të fluturuar më lehtë te shpezët ka përshtatje të veçanta. Domethënë trupi i tyre është aerodinamik me çka të njëjtit shumë më lehtë lëvizin nëpër ajër. Ndërsa nga ana tjetër në eshtra kanë hapësira të mëdha të mbushura me ajër që e bën më të lehtë në krahasim me shtazët tjera.
64
Pasqyrë përmbledhëse për përsëritje të shpejtë: 1. Lëvizja te shtazët është rezultat i aktiviteti të pjesëve të qelizës, siç janë qepallat dhe kërbaçët, ose tkurrjes dhe shtrirjes së muskujve. 2. Te shtazët lëvizja realizohet me njërën nga katër mënyrat: (1) me ndihmën e qepallave dhe kërbaçit; (2) me ndërrimin e formës së trupit;(3) me përdredhjen e trupit; dhe (4) me ndihmën e ekstremiteteve. Te të gjithë, me përjashtim të organizmave njëqelizorë, lëvizja është kushtëzuar nga ndërtimi i organeve mbështetëse dhe muskujve. 3. Qepallat dhe kërbaçët më së shpeshti bëjnë lëvizje valëzore me çka mundësohet dhe lëvizja e tërë qelizës. Te disa qeliza kërbaçët mund të lëvizin spiralisht, si velat e anijes. 4. Lëvizja ameboide paraqitet vetëm te qelizat që nuk e kanë të dukshme membranën qelizore. 5. Muskujt mund të shtrihen dhe tkurren, me çka pjesë ose qeliza të tëra shkurtohen ose zgjaten. Shumica e qelizave janë pjesë nga indi i lëmuar ose tërthoro-vijor. 6. Numri i madh i shtazëve, si skrrajat unazore, ushujzat, peshqit, balenat dhe gjarpërinjtë lëvizin me përdredhje të trupit. Përdredhjet valore gjatë lëvizjes janë të kufizuara në pjesën e bishtit. 7. Mënyra më e shpeshtë te shtazët është lëvizja me ndihmën e ekstremiteve që mund të shërbejnë si këmbë për ecje dhe vrapim dhe krahët për fluturim.
Kontrollo diturinë tënde: 1. Pse lëvizin shtazët? Sqaroni disa shembuj nga natyra të cilat qartë tregojnë përgjigjen tënde. 2. Sqaroni në çfarë mënyrë mund të lëvizin organizmat njëqelizorë. 3. A thua mund të lëvizin qelizat bimore? Sqaroni përgjigjen. 4. Çka u mundëson peshqve të notojnë? 5. Çka është skeleti i brendshëm, e çka ai i jashtëm? 6. Cilat janë llojet themelore të indit muskulor? 7. Në cilat organe ka qeliza muskulore të lëmuara, e në cilat tërthorovijore? 8. Cilat shtazë kanë aftësi për fluturim?
65
ТЕМА 5
Hulumto llojet e ndryshme të lëvizjes te shtazët. Ushtrimi 1. Vëzhgimi i lëvizjes së skrrajës së shiut dhe kërmillit Veglat dhe materiali: copë letre, copë xhami, skrraja e shiut dhe kërmilli Udhëzime për punë: Vendose skrrajën e shiut në letër dhe vëzhgo lëvizjen e saj. Dëgjo zhurmën të cilën e bën skrraja e shiut gjatë lëvizjes. Si paraqiten këto zhurma? Merre skrrajën në dorën tënde të majtë dhe me tregues nga dora e djathtë kalo nëpër lëkurë nga pjesa e prapme kah pjesa e përparme e trupit. Çka ndjen? Në letër do të vëresh gjurmët. Deri te cili përfundim arrite? Vendos skrrajën në pllakë qelqi të lagur dhe vëzhgo lëvizjen e saj. Si lëvizë skrraja? Çka vërejte? Në qelq të thatë vendos kërmillin dhe vëzhgo nga ana e poshtme lëvizjen e tij. Si lëvizë kërmilli? Çfarë lëvizje valëzore bën. Sa rrugë kalon për 5 minuta? Çka vërejte? Çfarë gjurmësh lë kërmilli në pllakën e qelqit? Këmbeni mendimet me pjesëmarrësit dhe vërtetoni te arsimtari se a jeni përgjigjur drejtë në detyrën e dhënë. Ushtrimi 2. Vëzhgimi i lëvizjes te peshqit Veglat dhe materiali: akuariumi, peshqit Udhëzime për punë: Vëzhgoni lëvizjen e peshqve në akuarium. Çka vëreni? Cilat organe e lëvizin peshkun? Me cilat pjesë peshku lëvizë përpara, ndërsa me cilat pjesë e mban drejtëpeshimin. Vëzhgime të njëjta ose të ngjashme mund të bësh edhe te llojet tjera të shtazëve si për shembull: disa insekte, bretkosa, hardhuca, pula, trumcaku, shpendi në fluturim, qeni, macja etj. Vëzhgimet e tua mundesh ti paraqesësh në formë të tabelës në fletoren tënde.
gaforrja
flutura
karkaleci
bretkosa
hardhuca
pëllumbi
kërmilli
skrraja
peshku
qeni
organe për lëvizje lëvizja
organe për lëvizje lëvizja Këmbeni mendime me pjesëmarrësit tuaj për njohuritë deri te të cilat keni ardhur dhe kontrolloni me arsimtarin se a keni bërë renditjen e drejtë të shtazëve dhe a keni arritur njohuritë e duhura.
66
ТЕМА 6
TË USHQYERIT E SHTAZËVE
Me mësimin e përmbajtjeve të kësaj nënteme ti do të mundesh: -
Të njohësh mënyrat e të ushqyerit dhe organet për tretje ke shtazët; Të kuptosh vendin e kafshëve si harxhues të ushqimit në natyrë Të përshkruash mënyrat e ndryshme të të ushqyerit varësisht nga mjedisi jetësor; Të lidhësh përfaqësuesit e grupeve të caktuara sipas mënyrës së të ushqyerit dhe llojit të organeve për tretje; Të krahasosh përfaqësues të caktuar të grupeve të ndryshme të shtazëve sipas mënyrës së të ushqyerit dhe organeve të tretjes në kushte të posaçme të mjedisit jetësor.
Nocione që do të mësosh në këtë kapitull: -
ushqimi, të ushqyerit, organet e tretjes, vakuola ushqyese, brejtësit, përtypësit
-
jopërtypësit.
ТЕМА 6
1
USHQIMI DHE LLOJET E TË USHQYERIT
Që të munden të rriten, zhvillohen dhe të kryejnë proceset e tyre jetësore në mënyrë të rregullt, të gjithë organizmat kanë nevojë të ushqehen, ndërsa nëpërmjet ushqimit te fitojnë energji. Bimët e gjelbra, algat, disa parashtazorë dhe disa baktere të gjelbra e shfrytëzojnë dritën e diellit me ndihmën e klorofilit që ndodhet në qelizat e tyre që të formojnë ushqim organik nga materiet inorganike. Ky proces quhet fotosintezë. Pasi që vet e prodhojnë ushqimin e tyre, këta organizma quhet autotrof (gr. autos- vetë, trofe - ushqyerje). Shtazët materiet ushqyese te nevojshme dhe energjinë i fitojnë duke u ushqyer me organizma të tjerë ose nga prodhimet e tyre. Për atë, ata janë të quajtur organizma heterotrof (heteros – të tjerë).
Përujtohu: Cilët organizma janë autotrof e cilët heterotrof?
Nëpërmjet ushqimit shtazët në trupin e tyre fusin: - materie minerale dhe ujë - materie organike, kryesisht sheqer, yndyra dhe proteina me çka sigurojnë energji dhe përbërës të nevojshëm për ndërtimin e organizmit. Sipas ushqimit shtazët grupohen në tri grupe. - Barngrënës – shtazët të cilat ushqehen me ushqim me prejardhje bimore. Këtu bëjnë pjesë breshkat, gjirafat, dhentë, gjedhët, lepujt, ketrat dhe shumë të tjerë. Shumica e shtazëve barngrënëse ushqehen me disa lloje, ose, në disa raste vetëm më një lloj. Më shpesh të ushqyerit mund të kufizohet në pjesë të caktuara të bimës, siç janë rrënjët, gjethet, lëngu, nektari, frytet ose farat. - Mishngrënës – shtazë të cilat ushqehen me indet e shtazëve tjera. Luanët, si edhe shumica e mishngrënësve tjerë, në të ushqyerit shfrytëzojnë pjesë të caktuara të gjahut, siç janë gjaku, lëkura dhe ngjashëm. - Gjithçkangrënës – shtazë të cilat ushqehen me ushqim me prejardhje edhe bimore edhe shtazore. Shembull i mirë për gjithçkangrënësit janë njerëzit. Ekziston edhe grup tjetër organizmash, të quajtur zbërthyes ose shpërbërës, e cila është e aftë të jetojë në pjesë të bimëve dhe shtazëve të vdekura. Zbërthyesit, duke i shfrytëzuar organizmat e vdekur, materiet e tyre organike i zbërthejnë deri në pjesë inorganike. Në këto procese të zbërthimit ata fitojnë energji për nevojat e tyre jetësore. Zbërthyesit janë të pranishëm gjithkund në natyrë. Gjenden në toke dhe ujë. Të tilla janë bakteret, myshqet, kërpudhat etj. A e di? Humusi dhe lymi i detit janë rezultat i aktivitetit të zbërthyesve.
Përujtohu: Për cilët organizma themi se janë prodhues, harxhues dhe zbërthyes?
68
а
Fig. 6.1 (а) vemja ushqehet me gjethet e drunjve (b) luan i vogël me ushqim të kapur (c) panda duke ngrënë bambus в
б
Ushqimi dhe materiet ushqyese të futura në organizëm duhet të shfrytëzohen. Për atë qëllim ato në organizëm më parë duhet të grimcohen, copëtohen në pjesët më të imëta të përbërjes së tyre. Të gjitha këto procese me emër të përbashkët janë të njohura si procese të tretjes së ushqimit. Me termin tretje të ushqimit nënkuptojmë përpunim të ushqimit i cili mund të jetë - mekanik dhe - kimik Gjatë përpunimit mekanik ushqimi copëtohet, bluhet dhe imtësohet në pjesë përbërëse. Në këtë mënyrë ai përgatitet për përpunim kimik. Tretja kimike e ushqimit kryhet me ndihmën e materieve kimike – enzimeve të cilat tajiten nga qeliza të veçanta të mbështjellësit të brendshëm të zorrës, ose, nga gjëndra të imëta të cilat ndodhen në murin e organeve të këtij sistemi. Gjëndra të këtilla ka në zbrazëtirën e gojës, lukth dhe zorrë te kurrizorët. Rol të rëndësishëm në tretjen e ushqimit kanë lëngjet, të cilat tajiten në gjëndra të posaçme. Këto gjëndra janë jashtë prej sistemit të tretjes së ushqimit, ndërsa me kanale të posaçme lëngjet e tyre i tajitin në pjesë të caktuara të këtij sistemi. Pa materiet në këto lëngje procesi i tretjes së ushqimit nuk do të mund të kryhej ose nuk do të ishte i plotë. Organe të tilla janë gjëndrat e pështymës, mëlçia dhe pankreasi. а b goja
c
zorra
d kafshata
zgavra e gojës zgavra anale
Fig. 6.2
Zhvillimi i sistemit të tretjes te shtazët. (a) futja e grimcave ushqyese nëpër sipërfaqen e qelizave te paraardhës i paramenduar i organizmave shumëqelizor dhe tretja e tyre në qelizë. (b) Sistem primitiv i tretjes i përbërë nga zorrë e thjeshtë, e cila hapet në sipërfaqen vetëm nëpërmjet zgavrës së gojës, siç është te skrraja e shtypur e ujërave të ëmbla. (c) Te planariet kafshata mund të hidhet nëpërmjet zgavrës së gojës gjatë kohës së të ushqyerit. (d) Ushqimi mund të përpunohet vazhdimisht në sistemin e tretjes te skrrajat unazore dhe shumë metazoarë tjerë të cilët përveç zgavrës së gojës kanë edhe zgavër anale.
69
ТЕМА 6 Përpunimi mekanik dhe kimik i ushqimit kryhet në sistem të veçantë të organeve të tretjes së ushqimit. Numër i madh i shtazëve kanë sistem të tretjes së ushqimit i cili ka disa hapje për futjen e ushqimit dhe hedhjen e pjesëve të patretshme të ushqimit, gjegjësisht zgavrën gojore dhe anale (fig. 6. 2). Ndërtimi i këtillë mundëson që siç kalon ushqimi nëpër zorrë, ashtu ai gradualisht të zbërthehet dhe të shtyhet drejt zgavrës për hedhjen e materieve të patretshme dhe të panevojshme. Pjesë të këtij sistemi fitojnë funksione të veçanta, të cilat shkurtimisht do t’i shpjegojmë. Zbrazëtira e gojës. Zbrazëtira e gojës përfaqëson pjesën e parme të sistemit të tretjes në të cilën gjendet hapja e gojës nëpërmjet të cilit hyjnë materiet ushqyese. Zbrazëtira e gojës, zakonisht, përbëhet nga nofullat, dhëmbët, gjëndrat pështymore dhe pjesë tjera të cilat mundësojnë futjen e ushqimit dhe përpunimin e tij. Fyti. Ndodhet në pjesën e parme të sistemit të tretjes dhe shpesh është muskulor. Te disa pakurrizorë shpeshherë është i specializuar për thithjen e ushqimit. Te sisorët fyti paraqet udhëkryq të organeve të frymëmarrjes dhe tretjes. Ezofagu (ushqimpërçuesi). Është pjesë gypore i cili shërben për bartjen e ushqimit drejt pjesëve të mëposhtme të sistemit të ushqimit. Lukthi gjëndror. Pjesë e specializuar e sistemit të tretjes në të cilën kryhet mbledhja dhe vendosja e përkohësishme e ushqimit. Lukthi muskulor. Pjesë e sistemit të tretjes në të cilin kryhet copëtimi mekanik i ushqimit në pjesë më të imëta. Muret janë të ndërtuara nga muskuj, ndërsa sipërfaqja e Fig. 6.3 brendshme shpesh është rrudhosur. Lukthi i zgjeruar, pjesë muskulore e Sistem i organeve për tretjen e ushqimit te njeriu sistemit të tretjes, ku kryhet deponimi dhe zbërthimi i ushqimit. Te disa shtazë lukthi paraqet vend ku kryhet edhe thithja e thërmive ushqyese. Zorra. Pjesë gypore e sistemit të tretjes, në të cilën kryhet pjesa më e madhe e digjestionit dhe thithjes së ushqimit. Fekalet, zakonisht, formohet në pjesën e pasme të zorrës. Zorra e drejtë. Përfundim, pjesë e fundit e zorrës në të cilën formohet dhe ruhen fekalet para se të hidhet. Hapja anale është pjesë përfundimtare e sistemit të tretjes nëpërmjet të cilës hidhen materiet e panevojshme.
70
2
PËRPUNIMI I USHQIMIT
Për t’u bërë përpunimi i ushqimit gjatë të cilit ushqimi do të ishte i përgatitur që të jetë, së pari, i thithur e pastaj edhe i shfrytëzuar, duhet që i gjithë procesi të kalojë në disa faza. - Pranimi i ushqimit - Tretje ose digjestion i ushqimit - Thithje ose resorbim i materieve ushqyese - Hedhje e materieve të pa tretura dhe të panevojshme. Që të jetë i shfrytëzueshëm, ushqimi duhet të ndahet ose te copëtohet në pjesët më të imëta në të cilat do të mund të ndikojnë lëngjet nga gjëndrat të cilët gjenden në gjatësinë e zorrës digjestive. Por, ushqimi së pari duhet të futet në organet e tretjes, proces i quajtur pranim i ushqimit. Gjatë kësaj, së pari, pjesët e mëdha të ushqimit imtësohen mekanikisht me copëtim, ndarje dhe përtypje. Pastaj ushqimi zbërthehet në mënyrë kimike në pjesë përbërëse të tij, proces i quajtur tretje ose digjestion. Pjesët e imëta përbërëse nga të cilat ka qenë i ndërtuar ushqimi mund të thithen dhe të kalojnë nga qelizat e sistemit të tretjes në gjak, proces i quajtur thithje ose resorbim. Me gjak pjesët e imëta përbërëse të ushqimit barten nëpër trup ku shfrytëzohen si burim për energji ose ndërtohen në indet e shtazëve. Pjesët e pashfrytëzuara të ushqimit ne fund hidhen nga organet e tretjes ne formë fekalesh.
ushqimi
sheqernat e përbërë
proteinat
aminoacidet
sheqernat e thjeshtë
yndyrat
glicerol dhe acidet yndyrore
METABOLIKE MPROCESET ETA BO L I ^KI P RO C ESI N ATË RAZBËRTHIMIT ZGRA D UVA W E produktet përfundimtare metabolike (amoniak, ujë dhe dioksid karbon) Fig. 6.4 Procese të zbërthimit gradual të materieve ushqyese të përbëra
71
ТЕМА 6 NDËRTIMI I SISTEMIT PËR DIGJESTION DHE TË USHQYERIT Ndërtimi kryesor i sistemit digjestiv është i ngjashëm te të gjithë llojet e kurrizorëve. Organet e tretjes së ushqimit te peshqit fillojnë me zbrazëtirën gojore. Nga ajo vazhdon fyti, ezofagu, lukthi, zorra e hollë dhe e trashë. Zorra e trashë përfundon me zgavër anale. Peshqit shumë shpejt e gëlltisin ushqimin. Në këtë u ndihmon rryma e ujit. Te disa peshq në buzën e poshtme dhe të sipërme të gojës ka dhëmbë. Kështu për shembull, te krapi ka dhëmbë verëzor me ndihmën e të cilëve imtësohet ushqimi. Te disa lloje ujëtokësorësh në zbrazëtirën e gojës ka dhëmbë shumë të vogël. Disa lloje të bretkosave, për shembull bretkosa e kënetave, nuk ka dhëmbë. Në pjesën e përparme të zbrazëtirës së gojës është vendosur gjuhë e cila shumë lehtë mund të nxirret jashtë. Në këtë mënyrë bretkosat i zënë insektet. Në Fig. 6.5 gjuhë ka gjëndra që tajitin materie ngjitëse në të cilën lehtë ngjiten insektet. Zorra e trashë te Në zbrazëtirën trupore të silurit ka dhëmbë të imët ujëtokësorët përfundon me kloakë. Në kloakë, e cila është zgjerim muskulor, gjithashtu mblidhen edhe produktet e sistemit të tajitjes edhe të sistemit të shumimit. Të mbledhura bashkë të gjitha këto produkte nëpërmjet kloakës hidhen në mjedisin e jashtëm. Te zvarranikët, me përjashtim të breshkave, në zbrazëtirën e gojës ka gjuhë dhe dhëmbë mirë të zhvilluar. Gjatë kohës së jetës së tyre dhëmbët te zvarranikët ndërrohen disa herë. Te gjarpërinjtë helmues ekzistojnë dy dhëmbë të zgavërt më të mëdhenj të cilët shërbejnë për lëshim (injektim) të helmit. Te zvarranikët, njësoj si te ujëtokësorët, zorra e trashë përfundon me kloakë. Te shpezët në zbrazëtirën e gojës nuk ka dhëmbë për këtë ata e gëlltisin ushqimin pa e përtypur më parë. Në pjesën e përprame të ezofagut ka një zgjerim, gushë. kanali i urinës zorra e trashë
Fig. 6.6 vezëpërçuesi kloaka
72
Zorra e trashë te ujëtokësorët, zvarranikët dhe shpezët përfundon me kloakë
Fig. 6.7 Shumë ujëtokësorë siç është edhe kjo bretkosë, kapin insekte me ndihmën e gjuhës së tyre
Ushqimi i gëlltitur në gushë laget dhe zbutet me ndihmën e lëngjeve nga gjëndrat që gjenden në të. Kështu ushqimi i njomë futet në lukth. Te shpendët ka dy lloje të lukthit: gjëndror dhe muskulor. Në lukthin gjëndror tajiten lëngje me ndihmën e të cilëve fillon tretja e ushqimit. Ushqimi vazhdon në lukthin muskulor. Te shpezët të cilët ushqehen me ushqim të kokrrizët ka kokrra të rërës të cilat kontribuojnë në grimcimin e ushqimit. Kështu ushqimi i përgatitur gradualisht shtypet dhe nëpërmjet zorrës së hollë dhe të trashë materiet ushqyese të pa tretura hidhen në kloakë. Te sisorët në zbrazëtirën e gojës në thellime të veçanta të nofullës janë të vendosur dhëmbët. Jashtë nga këto thellime del kurora e dhëmbit. Kurora dallohet lirisht në zbrazëtirën e gojës, mbi nofullën dhe shpesh ka dy ose më shumë sipërfaqe kodrinore të quajtura majat e dhëmbit. Sisorët kanë lloje të ndryshme dhëmbësh të cilët u shërbejnë për kapjen e gjahut, për këputje, përtypje dhe copëtim mekanik të ushqimi. Kryesisht dhëmbët sipas funksionit të tyre ndahen në: të përparmë – prerës, të syrit ose të qenit, paradhëmballët dhe dhëmballët. Ekziston lidhje e ngushtë ndërmjet numrit dhe formës së dhëmbëve dhe ushqimit dhe praktikës së të ushqyerit të shtazëve. Prerësit shërbejnë për kapjen e gjahut dhe prerjen e ushqimit, ata të qenit për lukthi lukthi gjëndror ndarjen e tij, ndërsa paradhëmballët dhe dhëmballët për bluarje dhe sqepi grimcim. Te kafshët barngrënëse, për arsye se mënyra e tyre e të ezofagu ushqyerit kërkon këputje dhe prerje të vazhdueshme të ushqimit, prerësit gusha janë mirë të zhvilluar. Te grimcuesit kloaka zorra (siç është lepuri, ketri, miu, kastori etj) prerësit shërbejnë për grimcim të ushqimit (fig. 6.9). Fig. 6.8 Me grimcimin e vazhdueshëm të ushqimit prerësit harxhohen dhe për Organe të sistemit të digjestionit te shpendi këtë këto dhëmbë vazhdimisht rriten.
73
ТЕМА 6
dhëmbë te mishngrënësi
Fig. 6.9 dhëmbë te barngrënësi Dhëmbët e grimcuesve vazhdimisht harxhohen dhe ripërtërihen
kurora
Te mishngrënësit më mirë të zhvilluar janë dhëmbët e syrit me ndihmën e të cilëve e kapin dhe e ndajnë gjahun. Dhëmbët te sisorët, për dallim nga dhëmbët e kurrizorëve tjerë, nuk ndërrohen vazhdimisht me garniturë të re dhëmbësh. Te sisorët në zbrazëtirën e gojës rrënja sekretin e tyre e hedhin disa çifte të mëdha gjëndrash pështymore. Nëpërmjet kanaleve të tyre pështyma mblidhet në zbrazëtirën e gojës. Pështyma mundëson zbutjen dhe zbërthimin e pjesërishëm të ushqimit të futur. Gjuha që është e vendosur në zbrazëtirën Fig. 6.10 e gojës ka rol të rëndësishëm në rrotullimin dhe përzierjen e ushqimit, si dhe në gëlltitjen e tij. Dhëmbi te sisorët Ushqimi pjesërisht i përpunuar në zbrazëtirën e gojës nëpërmjet ezofagut bartet në lukth. Pas futjes së ushqimit në lukth mbyllet muskuli – shtrëngues ndërmjet ezofagut dhe lukthit dhe lukthit dhe zorrës. Lirimi dhe shtrëngimi i muskujve në muret e lukthit e përpunojnë ushqimin mekanikisht dhe e përziejnë me lëngun lukthor i cili tajitet në gjëndrat lukthore. Ushqimi në lukth shndërrohet në materie në formë të qullit. Me lëvizje në formë valësh të lukthit ushqimi gradualisht lëviz drejt pjesës së poshtme të lukthit. Muskuli – shtrëngues hapet dhe pjesë ushqimi shtyhet drejt fillimit të zorrës. (fig. 6.12). Fig. 6.11 Dhëmbët e shimpanzës
74
Zorra Shumica e proceseve të digjestionit të ushqimit, si edhe pjesa më e madhe e thithjes së produkteve finale të digjestionit kryhet në zbrazëtira e gojës zorrë. Ndërtimi i zorrëve ndryshon te shumica e kurrizorëve. Zorra te kurrizorët tokësorë është e ndarë në të parme, ose zorrë e hollë dhe të pasme, ose zorrë e trashë. Pjesa e parme e zorrës së hollë ezofagu është e njohur si zorra dymbëdhjetëgishtore. Ushqimi nëpër zorrën e hollë lëviz me ndihmën e lëvizjes valore të muskujve nga muret e zorrës. Duke lëvizur nëpër zorrën e hollë ushqimi gradualisht zbërthehet në pjesët më të imta përbërëse të tij. Në zorrën e hollë, muskuli gjithashtu, ka gjëndra të cilat tajitin lëngje në të cilat ka numër të shtrëngues madh të materieve aktive biologjike, të njohura si enzime. Enzime të zorra caktuara reagojnë vetëm në lloje të caktuara të materieve organike. Domethënë, ka enzime të veçanta për të gjitha llojet e materieve lukthi ushqyese organike, kështu që enzimet që i zbërthejnë yndyrat, nuk i zbërthejnë sheqernat dhe e kundërta. Materiet e tretura ushqyese thithen nëpërmjet mureve të zorrës së hollë dhe kalojnë në gjak, Fig. 6.12 ndërsa materiet e patretura gradualisht shtyhen drejt zorrës së trashë. Në vendin ku bashkohen zorra e hollë dhe e trashë është e Sistemi i organeve për tretjen e vendosur zorra e verbër. Ajo si rezultat i mënyrës specifike të të ushqimit te sisorët ushqyerit është më e gjatë te barngrënësit. Gjatë fundit në zorrën e trashë nga ushqimi i marrë kanë mbetur vetëm materiet e panevojshme që formojnë fekale. Fekalet hidhen ose nëpërmjet hapjes anale te peshqit dhe sisorët ose nëpërmjet kloakës te ujëtokësorët, ezofagu mëlçia zvarrankët dhe shpendët. kanali i verdhëzës
Mëlçia dhe gjëndra nënlukthore (pankreas) Mëlçia e zezë dhe pankreasi janë gjëndra të mëdha të vendosura para dhe pas në lidhje me lukthin. Qelizat e mëlçisë vazhdimisht tajitin verdhëz e cila kalon nëpër kanalet e mëlçisë dhe mblidhet në të përgjithshmin kanalin e verdhëzës. Prej këtu verdhëza mund të derdhet direkt në fillimin e zorrës së hollë ose të mblidhet në qesen e verdhëzës (fshika e verdhëzës) nga ku, sipas nevojës, prapë të derdhet në zorrën e hollë. Pankreasi (ose gjëndra nënlukthore), gjithashtu, formon lëngje të cilët nëpërmjet kanalit special derdhen në fillimin e zorrës së hollë. Verdhëza dhe lëngu i pankreasit janë të pasur me enzime të cilat marrin pjesë në digjestionin e ushqimit (fig.6.13).
lukthi
fshika e verdhëzës pankreasi
zorra e hollë
Fig. 6.12 Mëlçia dhe pankreasi me lëngjet e tyre e ndihmojnë digjestionin e ushqimit. (+) e rrit punën (-) e zvogëlon punën
75
ТЕМА 6
2
MËNYRA E TË USHQYERIT TE SHTAZË TË NDRYSHME
Organizmat njëqelizorë, siç janë bakteret, algat dhe parashtazorët, tretjen e ushqimit e kryejnë me organele speciale të quajtura vakuola ushqyese. Materiet e nevojshme të fituara me tretjen e ushqimit thithen, kurse materiet e panevojshme hidhen në mjedisin e jashtëm (fig. 6.14). Shpuzorët nuk kanë hapje gojore dhe sistem të tretjes së ushqimit. Uji duke hyrë nëpër kanalet anësore me vete bart edhe thërmi ushqyese, të cilat shkojnë deri te zbrazëtira qendrore. Siç e dimë shpuzorët janë të ndërtuar nga shtresa qelizash të brendshme dhe të jashtme, Grimcat ushqyese prej ku shtresa e jashtme e qelizave ka kamxhik. Këto kamxhikë duke u dridhur i tërheqin materiet ushqyese Goja qelizore dhe mundësojnë kalimin e tyre prej shtresës së jashtme në shtresën e brendshme të qelizave. Mu në këtë shtresë Fyti qelizor kryhet procesi i digjestionit të ushqimit dhe për arsye se Vakuola proceset e digjestionit kryhen në vetë qelizat, procesi ushqyese quhet digjestion qelizor.
Qelizat në brendinë e hidrës
Zbrazëtira qendrore
Tretja e ushqimit në qeliza
Fig. 6.15 Tretja e ushqimit te hidra
Te skrrajat e shpatuke hasim në sistem më të thjeshtë të organeve për tretjen e ushqimit. Te këto hapja gojore është e vendosur në anën barkore dhe shpie drejt gypit të madh, të thjeshtë qepallor, fyt i cili lidhet me zorrë në formë të strajcës. Te këto shtazë nuk ka hapje anale. Këto skrraja ushqehen me shtazë të imëta të cilat i gëlltisin të tëra. Materiet e pazbërthyera dhe të panevojshme hidhen nga hapja gojore.
Fig. 6.14
Hedhja e materieve të panevojshme
Tretja e ushqimit te papuçorja
Te grykorët, hidrat dhe koralet, kanë sistem të tretjes vetëm më një hapje. Ato ushqehen me shtazë të imëta të cilat i gëlltisin të tëra, e pastaj pjesërisht i zbërthejnë në vetë qelizat, e pjesërisht jashtë tyre. Ushqimin e pa tretur dhe të pa nevojshëm e hedhin nëpërmjet hapjes gojore.
Zorra gjerësisht e degëzuar
Fig. 6.16
Hapja gojore
Fyti
Sistemi i tretjes së ushqimit te skrraja e shpatuke – planaria
76
Planariet nga grupi i skrrajave të shpatuke kanë zorrë të degëzuar, e cila e lehtëson thithjen e materieve ushqyese në pjesë të ndryshme të trupit, e njëkohësisht e zmadhon edhe sipërfaqen për thithje. Planariet në pjesën barkore kanë fyt muskulore gypore e cila nëpërmjet hapjes gojore mund të hidhet jashtë trupit drejt gjahut ose mbeturinat e shtazëve të vdekura. Enzimet e veçanta nga fyti i mundësojnë fytit të hyn në indin e gjahut, e pastaj ta thithë materien Fig. 6.14 ushqyese nga gjahu në zorrë. Shumë insekte ushqehen me thithjen e lëngjeve bimore, e për Te të gjitha shtazët tjera sistemi këtë funksion aparati gojor për thithje te insektet është i aftësuar i organeve për tretjen e ushqimit ta shpojnë indin bimor. fillon me hapjen gojore dhe mbaron me hapjen anale. Mirëpo, ndërtimi i sistemit të tretjes shumë varet nga ushqimi dhe mekanizmi i të ushqyerit te shtazët. Gjithashtu, varët edhe nga mënyra e të jetuarit të shtazëve, do të thotë a është e lëvizshme ose e përforcuar, jeton në gropë ose ngjashëm. Është e shpeshtë dukuria që grupet e ndryshme të shtazëve të cilat shfrytëzojnë ushqim të njëjtë të kenë shprehi të njëjta të të ushqyerit.
Barngrënës të cilët thithin dhe përtypin Organet e futjes së ushqimit te disa barngrënës u mundësojnë ta nxjerrin nektarin nga lulet, ose ta shpojnë indin bimor dhe prej aty ta thithin lëngun ose përbërjen qelizore. Shumica e barngrënësve ushqehen me inde të ndryshme bimore dhe aparati i tyre gojor përbëhet nga organe të ndryshme siç janë nofullat, dhëmbët, thumbat ose kafshuese. Këto organe u mundësojnë copëtime ose kafshime dhe futje të pjesëve të indit bimor në zbrazëtirën gojore. Te shumica e kafshëve, në pjesë të caktuara të organeve të tretjes ka mikroorganizma të cilët luajnë rol të rëndësishëm në digjestionin e celulozës. Te përtypësit siç janë: gjedhët, kaprolli, dreri, dhia etj lukthi është i ndarë në katër pjesë. Mikroorganizmat ndodhen në plandës dhe kësulë që janë dy nga të katrat pjesë të lukthit.
A e dini? Lopa e madhe në lukthin e saj mund të akumulojë material me vëllim deri në 200 litra. Te përtypësit ushqimi nuk përpunohet mekanikisht, por hyn direkt në plandës dhe kësulë. Këtu njomet me lëngje dhe pjesërisht zbërthehet. Mikroorganizmat të cilët gjenden në këto pjesë kanë rol të dyfishtë. Së pari, krijojnë enzime, të cilat e zbërthejnë celulozën në sheqerna më të thjeshtë. Përveç
77
ТЕМА 6
kalura
zorra
burag
asaj, mikroorganizmat formojnë proteina, të cilat janë të domosdoshme për përtypësit dhe në atë mënyrë e zmadhojnë sasinë e tyre. Sana ose bari pjesërisht i zbërthyer kthehet prapë në gojë dhe shtaza e përpunon ose e përtyp. Aktiviteti i këtillë përsëritës mundëson përpunim më të mirë mekanik të materialit bimor. Shumë produkte të digjestionit thithen në plandës dhe kësulë. Ushqimi i lëngshëm prej aty del në dy pjesët e para të lukthit dhe pastaj kalon në fletëzor, e pastaj edhe në mullëz, që përfaqëson pjesën e fundit të lukthit. Mullëza është pjesa e vetme e lukthit, në të cilën ka gjëndra.
Fig. 6.17 Sistemi i tretjes së ushqimit te lopa. Celuloza zbërthehet me ndihmën e mikroorganizmave në lukthin shumëpjesësh të lopës. Ushqimi më parë hyn në plandës dhe kësulë, ku fillon digjestioni. Përkohësisht ushqimi kthehet prapë, përtypet dhe prapë përbihet. Shumë produkte të digjestionit thithen në plandës. Pjesa e mbetur e ushqimit kalon në pjesët tjera të lukthit, ku fillon digjestioni i proteinave.
Kuajt, lepujt, brejtësit dhe shumë sisorë tjerë barngrënës kanë shumë koloni bakteriale në zorrën e verbër, e cila gjendet në fillimin e zorrës së trashë. Këto shtazë nuk mund ta kthejnë ushqimin në zgavrën e gojës për përpunim mekanik shtesë. Për këtë shkak fekalet e tyre përmbajnë më shumë fije bimore (celulozë) në krahasim me përtypësit. Mikroorganizmat janë në marrëdhënie simbioze me amvisin e tyre, d. m. th. në këtë rast me përtypësit. Me simbiozë ose marrëdhënie simbiotike nënkuptohet bashkësi e dy organizmave, në të cilën të dy organizmat kanë dobi reciproke dhe ndihmohen. Fig. 6.18 Dallime në sistemin e tretjes së ushqimit te: a) mishngrënësit b) shtazët barngrënëse
78
а
b
lukthi
zorra e verbër
zorra e hollë
zorra e trashë
Të ushqyerit e grabitqarëve Peshkaqenët, gjarpërinjtë, luanët dhe grabitqarët tjerë bëjnë pjesë në grupin e mishngrënësve të cilët në mënyrë aktive e gjuajnë gjahun. Te këto shtazë dhëmbët dhe organet tjera të zgavrës së gojës shpesh përdoren për ta kapur, mbytur ose për ta mbajtur gjahun. Megjithatë shumë shtazë për qëllim të njëjtë i shfrytëzojnë edhe ekstremitetet dhe pjesë tjera të trupit. Ata gjahun ose e gëlltisin të tërë, ose e ndajnë dhe e hanë në pjesë. Ushqimi me prejardhje shtazore nuk përmban celulozë dhe më lehtë tretet. Si rezultat i kësaj te këto shtazë zorra e hollë është më e shkurtër.
Të ushqyerit me plankton Plankton është përzierje e bimëve dhe shtazëve të imëta dhe të vogla, me madhësi mikroskopike, të cilët janë banorë të ujërave të ëmbla dhe të kripura. Planktoni shërben si ushqim i një numri të madh shtazësh. Disa lloje të balenave, siç është balena me gungë, edhe pse është një nga shtazët më të mëdha ushqehet me plankton. Te këto në brendësinë e nofullave ka thekë nga fije të mprehta në të cilat filtrohet uji. Gjatë filtrimit të ujit në ato thekë zihen rob shtazë të në formë gaforresh mikroskopike të cilat janë ushqim kryesor i këtyre shtazëve.
Fig. 6.19 Shiriti i gjedheve është parazit në zorrën e njeriut
rese të qimeve të ashpra
Të ushqyerit te parazitët – të ushqyerit parazitor Gjatë evolucionit disa shtazë janë adaptuar të jetojnë jetë parazitore. Kjo do të thotë se ato jetojnë në bashkësi me shtazët tjera, nga e cila nxjerrin ushqim të gatshëm dhe të tretur, prej çka ajo shtazë dëmtohet. Këto shtazë quhen parazit, përderisa shtaza në llogarinë e së cilës jetojnë është amvis. Si rezultat i kësaj që këto shtazë shfrytëzojnë ushqim të gatshëm dhe të tretur te këto shtazë organet e tretjes janë të reduktuara. Parazit të tillë janë: shiriti i qenit, gjedhëve dhe i derrit, skrraja e fëmijëve dhe lloje të tjera të skrrajave.
79
ТЕМА 6 Pasqyrë përmbledhëse për përsëritje më të shpejtë 1. Shtazët janë organizma heterotrof, të cilët ushqimin organik e sigurojnë gjatë të ushqyerit me organizma të tjerë ose me produktet e tyre. Sipas mënyrës së të ushqyerit ata janë të ndarë në barngrënës, mishngrënës dhe gjithçkangrënës. 2. Digjestioni ose tretja e ushqimit është proces i përpunimit mekanik dhe kimik të ushqimit. 3. Te organizmat njëqelizorë digjestioni kryhet në vakuolat ushqyese. Digjestioni te shumica e shtazëve kryhet në sistemin e tretjes. Te hidrat dhe skrrajat shpatuke, organet e tretjes së ushqimit kanë vetëm zgavrën e gojës. Materiet e patretura hidhen nëpërmjet gojës. Shumica e shtazëve kanë sistem të tretjes me zgavër të gojës dhe zgavër anale, të cilat mundësojnë kalim njëkahësh të ushqimit dhe njëkohësisht përpunim të ushqimit në pjesë të ndryshme të sistemit. 4. Shtazët shfrytëzojnë lloje të ndryshme të ushqimit dhe sipas kësaj kanë mekanizma të ndryshëm të të ushqyerit. Shumë shtazë barngrënëse përtypin bimë ose e thithin lëngun e tyre. Grabitqarët janë mishngrënës të cilët e gjuajnë gjahun e tyre. 5. Organet në zgavrën e gojës te kurrizorët janë të domosdoshme të mundësojnë imtësim dhe bartje të ushqimit drejt organeve të mëposhtme të sistemit të tretjes. Ushqimi bartet nëpërmjet ushqimpërçuesit deri në lukth. Në procesin e tretjes ndihmojnë edhe lëngjet e gjëndrës nënlukthore (pankreasi) dhe mëlçia. 6. Në zorrën e hollë kryhet pjesa më e madhe e përpunimit kimik të ushqimit dhe thithja e materieve ushqyese. 7. Kloaka përfaqëson kanal përfundimtar të përbashkët të organeve për tretje, tajim dhe organeve për shumim. 8. Zorra e trashë përfaqëson vend ku mblidhet fekalet.
Kontrollo diturinë tënde: Si mund të ndahen shtazët sipas llojit të ushqimit që e shfrytëzojnë? Cilat shtazë si ushqim shfrytëzojnë bimë dhe shtazë të ngordhura? Cili është roli i enzimeve në procesin e digjestionit të materieve ushqyese? Sqaro procesin e digjestionit qelizor. Si është i ndërtuar sistemi i tretjes te skrrajat shpatuke? Për çka është specifik sistemi i tretjes te përtypësit? Si është e ndërtuar zorra te kurrizorët? Cili është roli i pankreasit dhe mëlçisë në tretjen e ushqimit?
80
Hulumto llojet e ndryshme në të ushqyerit e shtazëve Ushtrimi 1. Vëzhgim i të ushqyerit te kërmilli Veglat dhe materiali; kërmilli, gjethe të freskëta Udhëzim për punë: Në enë të qelqtë vendose kërmillin, i cili prej dy ditë është i paushqyer, ndërsa në afërsi të tij vendos gjethe të freskëta të rrushit. Si reagon kërmilli?A do ta han ushqimin? Vëzhgime të ngjashme mund të bësh me cilën do shtazë. Shembull: vëzhgo se si ushqehet pëllumbi i cili ka ardhur në ballkonin tënd, si ushqehet macja, qeni dhe të ngjashme. Ushtrimi 2. Vëzhgim i të ushqyerit te peshqit Veglat dhe materiali: Peshq në akuarium, ushqim Udhëzim për pune: Të leni një ditë peshqit pa ushqim. Ditën e ardhshme veni ushqim dhe vëzhgoni se si do të reagojnë. Pse peshqit, kur ta ndiejnë ushqimin, mblidhen në sipërfaqen e ujit? Cilat lëvizje i bëjnë me gojë gjatë futjes së ushqimit?
81
ТЕМА 7
TRANSPORTI I USHQIMIT DHE GAZRAVE
Me mësimin e përmbajtjeve të kësaj nënteme ti do të mundesh:
-
T’i njohësh tipat e sistemit të qarkullimit te shtazët; Të sqarosh kuptimin dhe funksionin e lëngut trupor dhe enëve nëpër të cilat qarkullon ai; Të tregosh njohuritë e mësuara për tipat e ndryshme të qarkullimit; -Ta përshkruash në mënyrë skematike rrjedhën e lëvizjes së gjakut te tipat e hapur dhe të mbyllur dhe të qarkullimit; Të bësh lidhshmërinë e përfaqësuesve të grupeve të caktuara sipas ndërtimit të zemrës; Të bësh krahasimin e përfaqësuesve të veçantë te grupet e caktuara të shtazëve sipas ndërtimit dhe funksionit të zemrës.
Nocionet që do të mësosh në këtë nëntemë:
-
qarkullim, gjak i oksiduar dhe i reduktuar, qarkullim, limfa, kemolimfa, hidrolimfa, zemra, temperaturë e qëndrueshme dhe e ndryshueshme e trupit
ТЕМА 7
1
SISTEMI TRANSPORTUES (BARTËS) OSE QARKULLUES
Siç e dini, uji, ushqimi, oksigjeni dhe materie të tjera të rëndësishme për jetë, hyjnë dhe dalin nga trupi nëpër pjesët e ndryshme të tij. Pjesa më e madhe e qelizave të organizmave shumëqelizorë gjenden thellë në brendinë e trupit. Kjo nuk u mundëson këtyre qelizave direkt të bëjnë këmbimin e materieve me mjedisin e jashtëm. Për këtë qëllim është e domosdoshme prania e lëngut ndërqelizor i cili mbush hapësirat ndërmjet qelizave. Përveç kësaj, janë të nevojshëm edhe mekanizma tjerë plotësues të cilët i lëvizin materiet ndërmjet lëngut ndërqelizor dhe sipërfaqes trupore ku kryhet këmbimi. FUNKSIONI I SISTEMIT TRANSPORTUES – QARKULLUES
Se sa është i zhvilluar dhe i ndërlikuar sistemi për bartjen e materieve varet nga madhësia dhe aktiviteti i shtazës. Shtazët nuk mund të jenë të mëdha ose të kenë aktivitet të madh pa pasur sistem efikas bartës i cili mundet shpejt të furnizojë lëngun ndërqelizor me materie ushqyese të ndryshme dhe të largojë shpejt produktet e dëmshme prej saj. Gjithashtu, për të gjitha proceset në qelizë, është e nevojshme edhe sasi e caktuar e oksigjenit, të cilin qelizat e sigurojnë përmes gjakut. Përveç bartjes së gazrave, ushqimit dhe produkteve të dëmshme, sistemi transportues bart materiet e krijuara në indet e veçanta deri te indet tjera të cilat ndihmojnë në punën e tyre. Përmes sistemit transportues barten edhe hormonet nga gjëndrat ku krijohen, deri te organet e tyre përkatëse (për shembull, hormonet tiroide nga gjëndra tiroide deri te shumica e qelizave në trup). Në fund, ky sistem e bart nxehtësinë nëpër trup deri ose më larg prej vendit ku nxehtësia mund të humbet ose krijohet. Përveç kësaj sistemi transportues ka edhe role tjera të rëndësishme. Nëpër sistemin transportues rrjedh lëngu trupor përmes të cilit kryhen funksionet në këtë sistem. Varësisht nga shkalla e ndërlikueshmërisë së organizmit ekzistojnë shumë lloje të lëngut trupor. - Hidrolimfa është lëng trupor i cili me përbërjen e vet ngjan shumë me ujin rrethues dhe e hasim te llojet e pakurrizorëve me ndërtim të thjeshtë, të cilët jetojnë në ujë, për shembull, shpuzorët dhe përcëlluesit. Funksioni i hidrolimfës është sjellja e materieve ushqyese dhe oksigjenit deri te qelizat e shtazëve dhe largimin e materieve të dëmshme prej tyre. - Kemolimfa është lëng trupor me ndërtim pak më të ndërlikuar se hidrolimfa. E hasim në trupin e shumë pakurrizorëve, për shembull, kërmijt, gaforret etj. Ka ngjyrë të kaltër, e cila vjen nga ajo se në pigmentin e gjakut ka bakër. Në kemolimfë ka vetëm qeliza të bardha të gjakut. Këtë lëng trupor e kanë vetëm shtazët të cilat kanë tip të hapur të sistemit transportues. Skrraja e shiut ka kemolimfë me ngjyrë të kuqe. - Limfa dhe gjaku – hasen te të gjitha grupet tjera të shtazëve. Gjaku është i përbërë nga plazma e gjakut dhe elementet e gjakut dhe atë; qelizat (rruazat) e kuqe të gjakut, qelizat e bardha të gjakut dhe pllakëzat e gjakut. Funksioni i qelizave të kuqe të gjakut përfshihet në transportin e gazrave. Këtë funksion e kryen hemoglobina e vendosur në këto qeliza. Kur gjaku bart oksigjenin është gjak i oksiduar, ndërsa kur bart dioksid karbonin është gjak i reduktuar. Qelizat e bardha të gjakut, kryesisht, marrin pjesë në mbrojtjen e organizmit, ndërsa pllakëzat e gjakut aktivizojnë sistemin e ngjizjes së gjakut, i cili është i rëndësishëm veçanërisht gjatë lëndimeve të enëve të gjakut. Plazma e gjakut, kryesisht është e përbërë nga uji, në të cilin ka materie të tretura. Me plazmën e gjakut barten materiet ushqyese deri te të gjitha qelizat e organizmit, ndërsa prej aty merren produktet e dëmshme. Limfa është lëng trupor me ndërtim më të thjeshtë në të cilën ka vetëm qeliza të bardha të gjakut.
84
2
TIPAT E SISTEMIT TRANSPORTUES – QARKULLUES
Numri i madh i zbrazëtirave në trup mund të kenë funksionin e sistemit transportues. Kërbaçët dhe qepallat e shtyjnë lëngun nëpër kanale te shpuzorët dhe përcëlluesit, si edhe në brendinë e
a
b
Fig. 7.1
c
Sistemet transportuese. Uji qarkullon nëpër zbrazëtirat te shpuzorët (a) dhe zbrazëtirën trupore te përcëlluesit (b). (c) lëvizja e lëngut në zbrazë tirën trupore te skrrajat primitive (d) sistemi transportues i mbyllur te kurrizorët d
zbrazëtirës trupore te yjet e detit. Tërheqja e murit qelizor i zhvendos (trazon) lëngjet në zbrazëtirat trupore te shumë skrraja. Shumica e organizmave e tjerë kanë sistem të veçantë transportues në për të cilin kemolimfa, limfa ose gjaku barten deri te indet me tkurrje dhe shtrirje të enëve të gjakut, zemrës ose muskujve trupor për rreth. Këto lëngje trupore, përsëri kthehen në këto organe ku përsëri pompohen. Thënë shkurt, gjaku qarkullon ose cirkulon. Te shtazë paraqiten dy tipa të sistemit transportues: - sistemi transportues i hapur – haset te shumica e butakëve, këmbënyjë zorrëve dhe disa kordate primitive - sistemi transportues i mbyllur – haset te kryekëmborët, skrrajat unazore dhe kurrizorët.
Fig. 7.2 а
b
Sistemi transportues (a) tip i hapur (b) tip i mbyllur
85
ТЕМА 7 TIPI I HAPUR I SISTEMIT TRANSPORTUES Shumica e kryekëmborëve kanë sistem të hapur transportues, ashtu që kë mbimi ndërmjet gjakut dhe indeve kryhet në zbrazëtirat indore. Te këto ekziston zemra qendrore e cila vazhdimisht e pompon gjakun në enë të gjakut. Te butakët dhe këmbënyjorët me verza, siç janë gaforret, sasi e caktuar e gjakut para se të hyjnë në zemër, rrjedh nga hapësirat e zbrazë tirës trupore kah verzat. Te butakët zemra është e përbërë prej dy paradhomëzave dhe një dhomëze. Në paradhomëza vijnë enët e gjakut nga verzat. Enët tjera të cilat vijnë nga shputa dhe organet e brendshme hyjnë në dhomëz. Paradhomëzat mblidhen të parat, e pompojnë gjakun në dhomëza, e pastaj mblidhet dhomëza. Ndërmjet paradhomëzave dhe dhomëzave ka fletëza ose kllapa me ndihmën e të cilave gjaku lëvizë në një drejtim. zemra
zemra
ena e gjakut ena e gjakut
Fig. 7.3
Fig. 7.4
Paraqitje skematike e sistemit transportues të guacës. Njëra guaskë është larguar
Sistemi transportues te gaforrja e lumit dhe prerja tërthore nëpër regjionin e kraharorit
Te këmbënyjorët zemra e cila është në formë gypi e vendosur përgjatë shpinës, e mbledh gjakun prej tërë trupit. Prej këtu me ndihmën e pompimit të zemrës gjaku arrin nëpër të gjitha indet, kalon nëpër verza dhe prapë kthehet në zemër. (fig. 7. 4) Valvulat në hapjen e zemrës pengojnë kthimin e gjakut gjatë kohës së kontraktimeve të zemrës. Edhe te butakët por edhe te këmbënyjorët, gjakun deri te pjesët e ndryshme të trupit e bart sistemi i arterieve. Te shumë insekte, sistemi arterioz është dobët i zhvilluar. Gjendet vetëm aorta e shkurtë në njërën anë të zemrës. Pasurimi i gjakut me oksigjen dhe lirimi i dioksid karbonit kryhet përmes sistemit trakeid.
86
TIPI I MBYLLUR I SISTEMIT TRANSPORTUES Oktopodët dhe kryekëmborët tjerë, si edhe pë rfaqë suesit e skrrajave dhe të gjithë kurrizorë t kanë sistem të mbyllur transportues. Te këto shtazë, gjaku me ndihmën e zemrës, lëvizë ose qarkullon nëpër sistemin e enëve të gjakut: arteriet, venat dhe kapilarët. - arteriet janë enë të gjakut që e nxjerrin gjakun nga zemra. - venat janë enë të gjakut që e sjellin gjakun në zemër. - kapilarët janë enë shumë të imë ta të gjakut me mure të holla të cilat si rrjetë degëzohen në inde. Nëpër muret e holla kapilarët të tyre qelizat shumë shpejt furnizohen arteria vena me materie të nevojshme dhe lirohen nga materiet e panevojshme dhe të dëmshme. Fig. 7.5 Këto paraqesin kontakt ndërmjet arterieve Enët e gjakut dhe venave. Te skrraja e shiut si përfaqësues i grupit të skrrajave unazore e hasim tipin e mbyllur të sistemit transportues. Sistemi i saj qarkullues përbëhet nga dy enë kryesore të gjakut-shpinore dhe barkore dhe numër të shumtë të enëve të vogla tërthore të gjakut të cilat mundë sojnë bartjen shumë të shpejtë të ushqimit dhe gazrave. Te oktopodi dhe sepia zmadhimi i aktivitetit paraqitet si rezultat i sistemit transpotues të mbyllur. Ena shpinore e gjakut
kapilarët
Ena barkore e gjakut
Fig. 7.6 Sistemi transportues te skrraja unazore
87
ТЕМА 7
3
SISTEMI TRANSPORTUES TE KURRIZORËT Të gjithë kurrizorët kanë sistem të mbyllur transportues.
Peshqit arteria shpinore Zemra te peshqit është e vendosur në anën vena e barkut menjëherë para verzave. Ajo është e përbërë nga një paradhomëz dhe një dhomëz. Gjaku i reduktuar prej tërë trupit mbledhet në venën barkore dhe përmes saj hyn në zemër. Prej zemrës gjaku nëpërmjet arteries bartet në verza. Ashtu siç lëvizë nëpër verza lirohet nga dioksidi i karbonit dhe pasurohet me oksigjen. Gjaku i oksiduar përmes arteries shpinore dhe kapilarët zemra numrit të madh të enëve të gjakut lëvizë nëpër trup, qelizave, indeve ju dorëzon oksigjen dhe Fig. 7.7 prej tyre merr dioksidin e karbonit të cilin nëpër sistemin venoz të enëve përsëri, nëpërmjet venës Pjesët kryesore të sistemit transportues te kryesore, kthehet në zemër. Meqenëse në zemrën e peshqit primitiv siç është peshkaqeni. peshqve rrjedh vetëm gjaku i reduktuar, furnizimi i qelizave me oksigjen është më i ngadalshëm. Për këtë në qelizat e peshqve lirohet sasi më e vogël e energjisë. Ujëtokësorët qarkullimi i vogël Te ujëtokësorët hasim zemrën e а b c ndarë në tri pjesë dy paradhomëza-e majta dhe e djathta dhe një dhomëz. Nëpër paradhomëzën e djathtë në zemër hyn gjaku i reduktuar i cili vjen nga tërë trupi. Ky gjak hyn në dhomëzën e zemrës. Përmes paradhomëzës së majtë hyn gjaku i oksiduar i cili vjen nga mushkëritë. Në dhomëz ka përzierje të gjakut qarkullimi i madh Fig. 7.8 të oksiduar dhe të atij të reduktuar. Zemra dhe enët e gjakut te (a) peshku; (b) bretkosa dhe (c) sisori. Kështu gjaku i përzier përmes Këto skema i tregojnë pjesët e zemrës dhe qarkullimin e gjakut. arteries kryesore-aortës shpërndahet nëpër tërë trupin. Pasi që në qeliza vazhdimisht ka mungesë të oksigjenit për proceset e zbërthimit të materieve ushqyese, te këto lirohet sasi më e vogël e energjisë. Mungesa e vazhdueshme e energjisë te ujëtokësorët sjellë deri te plogështia ose ngadalsimi gjatë lëvizjes. Pasi që nuk mund të krijohet sasi e mjaftueshme e energjisë, aktiviteti i këtyre shtazëve
88
është direkt i varur nga temperatura e jashtme. Për këtë, në kushtet kur në mjedisin e jashtëm temperatura është më e lartë këto shtazë janë aktive dhe anasjelltas kur temperatura e jashtme është e ulët këto shtazë janë tërësisht joaktive. Qarkullimi te fulterëzat –larvat e bretkosave në tërësi i përgjigjet qarkullimit te peshqit. Mendohu pse? Zvarranikët Te zvarranikët zemra është e përbërë nga dy paradhomëza dhe një dhomëz e cila me ndarëse jo të plotë pjesërisht ndahet në dy pjesë. Vetëm te krokodili dhomëza e zemrës është e ndarë në dy pjesë. Kur gjaku i oksiduar dhe i reduktuar, përmes paradhomëzave, hyn në dhomëza, ky gjak është pjesërisht i përzier. Edhe në këtë rast paraqitet mungesë e energjisë në organizëm që kompensohet njëjtë si te ujëtokësorët (fig. 7. 9).
F б
Shpezët dhe sisorët Shpezët dhe sisorët kanë zemër të ndarë plotësisht (fig. 7. 8) në dy paradhomëza (veshëza) dhe dy dhomëza (barkushe). Gjaku i varfër me oksigjen hyn në paradhomëzën e dhjathtë. Pastaj bartet në dhomëzën e djathtë e cila e pompon gjakun përmes mushkërive. Gjaku i pasur me oksigjen prej mushkërive arrin në dhomëzën e majtë përmes venës mushkërore. Prej këtu gjaku bartet në dhomëzën e majtë e cila e pompon gjakun nëpër aortë në trup. Ndarja e plotë e gjakut të Fig. 7.9 oksiduar dhe reduktuar në zemër sjell deri te paraqitja e trashësive të ndryshme dhe fuqisë së murit muskulor Një pjesë nga energjia e nevojshme në dhomëza. Kjo mundëson që zemra sa më fuqishëm zvarranikët e marrin nga mjedisi rrethues të pompojë gjakun në enë të gjakut e me vet këtë edhe gjaku mund të lëvizë shumë shpejt nëpër enë. Dallimi në qarkullimin e gjakut te shpezët dhe sisorët është në atë se te shpezët aorta kur del nga zemra formon hark në të djathtë dhe lëshohet afër kurrizit, derisa te sisorët ky hark i aortës është në të majtë. Ashtu siç sistemi transportues i materieve bëhet më i ndërlikuar, ashtu edhe tensioni i gjakut rritet dhe për shkak të kësaj lëngjet dhe proteinat kalojnë prej kapilarëve në lëngun ndërqelizor. Kjo kushtë zoi paraqitjen e sistemit limfatik i cili e kthen tepricën e lëngut dhe proteinave nga indet në qarkullimin kryesor. Qarkullimi i gjakut Lëvizja rrethore e gjakut nëpër organizëm quhet qarkullim. Te kurrizorët te të cilët sistemi transportues i qarkullimit të gjakut është i mbyllur dhe te peshqit ekziston një qarkullim i gjakut: Gjaku nga zemra → arterie → inde → vena → zemër.
89
ТЕМА 7 Me kalimin në mënyrën C tokësore të jetesës, te kurrizorët si organe për frymëmarrje paraqiten mushkëritë. Që të munden indet sa më mirë të furnizohen me ushqim dhe oksigjen paraqitet ndërlikueshmëria në ndërtimin e zemrës e me vet këtë А B edhe ndarja e qarkullimit të gjakut në qarkullim të madh dhe të vogël. Qarkullimi i vogël i gjakut Fig. 7.10 (mushkëror) është lëvizje qarkore Një pjesë e sistemit të gjakut dhe limfatik (A) Arterik, (B) Venor e gjakut prej zemrës në mushkëri dhe (C) kapilarës limfatike dhe përsëri në zemër. Përmes qarkullimit të vogël të gjakut gjaku lirohet prej dioksidit të karbonit dhe pasurohet me oksigjen. Qarkullimi i vogël fillon prej dhomëzës së djathtë. Përmes arteries mushkërore gjaku i reduktuar bartet deri te mushkëritë. Kur gjaku lirohet prej tepricës së dioksidit të karbonit dhe të pasurohet me oksigjen ai, si i oksiduar përmes venës mushkërore kthehet në paradhomëzën e majtë të zemrës. Qarkullimi i madh i gjakut (trupor) –është lëvizje qarkore e gjakut prej zemrës deri te qelizat dhe indet e tërë organizmit dhe përsëri në zemër. Përmes qarkullimit të madh të gjakut të gjitha qelizat furnizohen me oksigjen ndërsa lirohen prej dioksidit të karbonit. Qarkullimi i madh fillon prej dhomëzës së majtë dhe përmes aortës dhe arterieve gjaku i oksiduar shpërndahet nëpër trup. Atëherë kur qelizat të furnizohen me oksigjen dhe të lirohen nga teprica e dioksidit të karbonit, gjaku i reduktuar prej tërë trupit përmes venës së zbrazët të sipërme dhe të poshtme kthehet në paradhomëzën e djathtë të zemrës.
90
Pasqyrë përmbledhëse për përsëritje të shpejtë 1 Detyra themelore e sistemi transportues është të bart ushqimin dhe gazrat deri te të gjitha pjesët e trupit, kurse materiet e panevojshme deri te vendi ku organizmi lirohet prej tyre. 2. Lëngjet trupore të cilat hyjnë në përbërje të sistemit transportues janë: hidrolimfa, kemolimfa, gjaku dhe limfa. 3. Lëngjet trupore vazhdimisht lëvizin, qarkullojnë nëpër organizëm me ndihmën e pulsimit aktiv të zemrës. 4. Sistemi transportues mund të jetë i hapur dhe i mbyllur. Gjatë sistemit transportues të hapur lëngjet trupore lëvizin prej zemrës nëpërmjet enë ve të gjakut dhe qelizave dhe prapë te zemra. Te sistemi i mbyllur transportues i qarkullimit të gjakut gjaku lëviz vetëm nëpër enë të gjakut: arterie, vena dhe kapilarë. 5. Shumica e këmbë nyjëzorëve dhe butakëve kanë sistem qarkullues të hapur në të cilin gjaku kalon nëpër verza para se të kthehet në zemër. 6. Sistemi i mbyllur i qarkullimit të gjakut haset te disa skrraja unazore, kryekëmborë dhe te të gjitha shtazët kurrizore. 7. Zemra si organ qendror i sistemit transportues te peshqit është e përbërë prej një paradhomëze dhe një dhomëze. Te bretkosa ajo përbëhet prej dy paradhomëzave dhe një dhomëze. Te zvarranikët dhomëza e zemrës është e ndarë pjesërisht. 8. Zemër të ndarë plotësisht në dy gjysma, e majtë dhe e djathtë haset te krokodili dhe te të gjitha llojet e shpendëve dhe sisorëve. Te këto shtazë zemra është e ndarë në paradhomëzën dhe dhomëzën e majtë nëpër të cilën lëvizë gjaku i oksiduar si dhe paradhomëza dhe dhomëza e djathtë nëpër të cilën lëviz gjaku i reduktuar. 9. Përmes arterieve dhe venave gjaku bartet deri te të gjitha pjesët e trupit, ndërsa përmes kapilarëve kryhet këmbimi i materieve dhe gazrave.
Kontrollo diturinë tënde:
1. 2. 3. 4.
Cilat janë funksionet themelore të sistemit transportues? Çka është e rëndësishme për lëngun trupor te përcëlluesit? Cilat elemente të gjakut gjenden në limfë, e cilat në gjak? Krahaso termet e dhëna: Kemolimfa dhe hidrolimfa Limfa dhe gjaku Sistem i hapur dhe i mbyllur transportues Zemra te peshqit dhe zemra te sisorët. 5. Sqaroni sistemin transportues te insektet. 6. Çka është qarkullimi verzor? 7. Çka është e rëndësishme për sistemet transportuese portale?
91
ТЕМА 7
Hulumto transportin e materieve dhe gazrave Ushtrimi. 1 Njohja me veçoritë e kemolimfës Veglat dhe materiali: kërmilli i vreshtave, gërshërët, pinceta, epruveta dhe fletorja. Udhëzime për punë; Vendos kërmillin në dorën e djathtë me majë të guaskës të kthyer kah vetja. Me pincetë thyeni pjesë të guaskës në spiralen e saj të dytë, nga maja dhe gradualisht largo disa pjesë. Në vendin ku është larguar guaska do të vëresh vijë të kaltër. Prej me gërshërë dhe vendos epruvetën nën të. Prej saj pikon limfa. Çfarë është ngjyra e limfës? Nëse limfën e nxehni do të paraqitet fundërrinë. Kjo është dëshmi se në limfë ka proteina. Pse te kërmilli limfa ka ngjyrë të kaltër? Njohuritë e fituara shënoni në fletore. Vërtetoni me arsimtarin se a thua njohuritë janë të sakta.
92
ТЕМА 8
FRYMËMARRJA TE SHTAZËT
Me mësimin e kësaj nënteme ti do të mundesh: -
Të kuptosh rëndësinë e frymëmarrjes; Të njohësh mënyrat e frymëmarrjes te shtazët; Të tregosh njohuritë e mësuara për tipat e ndryshme të frymëmarrjes; Të përshkruash organet e ndryshme për frymëmarrje te shtazët e ndryshme varësisht nga mjedisi jetësor; Të bësh lidhshmërinë e përfaqësuesve të grupeve të ndryshme sipas mënyrës së frymëmarrjes dhe organeve për frymëmarrje; Të krahasosh përfaqësuesit e caktuar të grupeve të ndryshme të shtazëve sipas mënyrës së frymëmarrjes dhe ndërtimit të organeve për frymëmarrje në raport me kushtet e mjedisit jetësor.
Nocionet që do të mësosh në këtë kapitull:
-
frymëmarrje – këmbimi i gazrave, organe për frymëmarrje, lëkurë trake verza mushkëritë.
ТЕМА 8
1
FRYMËMARRJA DHE RËNDËSIA E FRYMËMARRJES Përkujtohu nga klasa e V dhe e VI Çka është frymëmarrja? Cili është dallimi ndërmjet frymëmarrjes si këmbim i gazrave dhe frymëmarrjes qelizore? Cili është roli i oksigjenit të depërtuar në qelizë?
Tani më e dini se materiet ushqyese përmes sistemit transportues arrijnë deri te të gjitha qelizat. Prej tyre duhet të fitohet energjia e cila është e domosdoshme për kryerjen e të gjitha aktiviteteve jetësore në qelizë dhe me vet këtë edhe në organizëm. Megjithatë gjatë kryerjes së aktiviteteve të tyre te disa qeliza, siç janë qelizat muskulore, ju nevojitet më shumë energji, kurse disa, siç janë qelizat epiteliale harxhojnë më pak energji. Por, për të gjitha qelizat është e përbashkët ajo se gjatë kryerjes së këtyre funksioneve kanë nevojë për oksigjen. Gjatë procesit të shfrytëzimit të oksigjenit lirohet dioksidi i karbonit. Mu për këtë arsye, të gjitha qelizat kanë nevojë të furnizohen me oksigjen, kurse dioksidi i karbonit duhet të largohet. Ky proces kryhet përmes këmbimit të gazrave ndërmjet organizmit dhe mjedisit të jashtëm. Frymëmarrja si proces kryhet: - ndërmjet shtazëve dhe mjedisit në të cilin jetojnë, gjatë së cilës organizmi furnizohet me oksigjen dhe lirohet nga dioksidi i karbonit. - në vetë qelizën, kur qeliza shfrytëzon oksigjenin, ndërsa liron dioksidin e karbonit.
KËMBIMI I GAZRAVE Sasia e oksigjenit është e ndryshme në mjedisin tokësor dhe ujor. Për këtë arsye te grupet e ndryshme të shtazëve paraqiten ndryshime në sipërfaqen trupore përmes të cilave kryhet këmbimi i gazrave, si dhe rrugët nëpër të cilat uji dhe ajri lëvizin nëpër trup (fig. 8. 1) Që të mund të kryhet drejt kë mbimi i gazrave, te shtazët është e domosdoshme membrana, e cila duhet të jetë e lagësht, e hollë dhe e lëshueshme që të mund gazrat të lëvizin. Si membranë mund të paraqitet edhe mbulesa e trupit, por në të shumtën e rasteve ajo është e kufizuar në pjesët e organeve për frymëmarrje ku sipërfaqja për këmbimin e gazrave është e zmadhuar (fig. 8. 1) Vendi ku gjendet membrana dhe mënyrat e bartjes së oksigjenit dhe dioksidit të karbonit te shtazët e ndryshme janë të ndryshme. Kjo varet nga madhësia e tyre, nevojat për oksigjen, si dhe nga rrethi ku jetojnë. Kalimi i gazrave përmes membranës, gjatë hyrjes ose daljes nga qeliza çdo herë kryhet me difuzion. Gjatë procesit të difuzionit gazrat lëvizin nga mjedisi i cili është më i pasur kah mjedisi më i varfër me gazra. Por, që të mund të lëvizin gazrat nëpër membranë të njëjtit duhet më parë të treten në ujë. Për këtë më parë treten në sipërfaqen e lagësht të membranës, e pastaj hyjnë ose dalin prej qelizës. Në qeliza oksigjeni vazhdimisht harxhohet dhe aty çdo herë ka më pak oksigjen se sa në mjedisin e jashtëm. Për këtë oksigjeni çdo herë nga mjedisi i jashtëm përmes membranës hyn në qeliza. Për dallim nga kjo, meqë qelizat prodhojnë dioksid karboni, në to çdo herë ka sasi më të madhe të këtij gazi se sa në mjedisin e jashtëm. Për këtë dioksidi i karbonit nga qeliza nëpër membranë del në mjedisin e jashtëm ku gjendet në sasi të vogla.
94
Verzat
Enët e gjakut në sipërfaqe të trupit
Mushkëritë
Traketë
Fig. 8.1 Tregim skematik i këmbimit të gazrave përmes sipërfaqes së lagësht në të cilën paraqiten proceset e lëvizjes së gazrave te shtazët e ndryshme.
Te disa shtazë, harxhimi i oksigjenit ndryshon varësisht nga prania e tij. Për shembull, te skrrajat e shiut të cilat jetojnë në gropa me ujë të cekët harxhimi i oksigjenit gradualisht zvogëlohet me zvogëlimin e sasisë së ujit në gropë. Dhe e kundërta, rritja e nivelit të ujit sjell deri te zmadhimi i sasisë së oksigjenit dhe te këto skrraja ka mundësi të zmadhohet harxhimi i oksigjenit.
95
ТЕМА 8
2
FRYMËMARRJA: ORGANET PËR FRYMËMARRJE NË UJË DHE TOKË
Këmbimi i gazrave te shtazët ujore Shumica e shtazëve të imëta ujore, siç janë parashtazorët, përcëlluesit, skrrajat shpatuke dhe rotiferët, nuk kanë organe të posaçme për frymëmarrje. Te këto shtazë këmbimi i gazrave me mjedisin rrethues kryhet me tërë sipërfaqen trupore. Nëse shtazët nuk lëvizin dhe jetojnë në ujëra të ndejura, që të mund të furnizohen më mirë me oksigjen dhe të lirohen nga dioksidi i karbonit, këto ujin e lëvizin me qeliza qepallore ose ekstremitete. Në këtë mënyrë, përmes sipërfaqes trupore të organizmit ose nëpër zbrazëtirat e tyre vazhdimisht sigurojnë oksigjenin dhe e lirojnë dioksidin e karbonit. Verzat Shtazët më të mëdha dhe më aktive ujore kanë organe për frymëmarrje që quhen verza. Në verza janë vendosur membrana për këmbimin e gazrave. Verzat janë organe të përbëra nga shumë pllaka të imëta ose fije, të cilat dalin prej pjesëve të caktuara të trupit. Këto, rëndom, janë pjesë të ndryshueshme të trupit. Ndërtimi delikat i verzave mundëson funksionimin e tyre vetëm në mjedisin ujor. Në të thatë verzat thahen, mblidhen dhe nëpër to nuk mund të kryhet këmbimi i gazrave. Verzat kanë sipërfaqe të mëdha, çka mundëson sasi e madhe e ujit të kalojë nëpërmjet tyre dhe me këtë të futet sasi e mjaftueshme e oksigjenit në trupin e shtazës. Uji nëpër verza lëviz në një drejtim. Kjo mundësohet me lëvizjen e ujit, veprimin (aktivitetin) e qepallave, ekstremiteteve dhe lëvizjen e shtazëve. Gazrat shpejt këmbehen përmes ujit i cili kalon për rreth verzave dhe lëngjeve trupore të cilat qarkullojnë rreth tyre. Gjaku që del prej verzave është i pasur me oksigjen. Verzat te pakurrizorët Te pakurrizorët ekzistojnë lloje të ndryshme të verzave, nga më të thjeshtat e deri te ato më të përbërat. Skrrajat unazore kanë të dala anësore çift që shërbejnë si verza (fig. 8. 2). Verzat te butakët janë të ndërtuara prej shumë lamelave të shtypura të renditura në njërën ose të dy anët e boshtit qendror (fig 8. 3). Shumica e këmbënyjorëve kanë verza të cilat paraqesin të dala të lidhura me ekstremitete. Te disa gaforre verzat janë të renditura në bazën e ekstremiteteve dhe murit trupor dhe janë të vendosura në zbrazëtirën verzore që gjendet në të dy anët e shtazës. Secila verzë
Fig. 8.2 Të dalat anësore te skrrajat unazore që kanë funksionin e verzave
96
lëvizja e ujit
Fig. 8.3 Verzat te butakët
përbëhet nga boshti qendror në të cilën dalin (ngrihen) numër i ndryshëm i qimeve (fig. 8. 3). Uji hyn në zbrazëtirat verzore nga njëra anë nëpër vrimën e anës së poshtme të mburojës dhe ndërmjet këmbëve.
Verzat te kurrizorët Peshqit dhe shumë ujëtokësorë këmbimin e gazrave me mjedisin e jashtëm e kryejnë me verza. Disa larva të peshqve dhe ujëtokësorëve Fig. 8.4 Verzat e jashtme te peshku njeri kanë verza të jashtme (fig. 8. 4). Këto janë а) organe rrezhdore të cilat shtrihen nga ana e jashtme e kokës. Peshqit e rritur kanë verza të brendshme. Te shumica e llojeve të peshqve verzat janë të mbuluara me kapak. Verzat përbëhen prej lamelave, të përforcuara për çdo hark verzor në bazën e secilës verzë (fig. 8. 5a). Rrezhdet (rrudhat) të cilat normal vendosen në verza, janë të pasura me oksigjen. Në këta Fig. 8.5 Verzat te peshqit. (а) kapaku verzor është larguar që të shihen verzat dhe zbrazëtira verzore. (b) Zmadhimi i pjesës së një verze (c) Lëvizja e gazrave gjatë frymëmarrjes dhe frymënxerrjes.
b)
c)
97
ТЕМА 8 kapilarë kryhet këmbimi i gazrave (fig. 8. 5b). Uji deri te verzat arrin përmes gojës dhe fytit. Gjatë kohës së frymëmarrjes fyti dhe zbrazëtira verzore zgjerohen dhe thithin ujin i cili kalon nëpër verza. Gjatë frymënxjerrjes mbyllet goja dhe mblidhet fyti si dhe zbrazëtira verzore. Kjo sjell deri te ai ujë i cili pompohet nëpër kapakët verzor. Disa lloje peshqish të cilët jetojnë në oqeane të hapura e mbajnë gojën e tyre vazhdimisht hapur dhe në atë mënyrë uji përcillet kah verzat.
Këmbimi i gazrave te shtazët kurrizore tokësore Përparësia e të jetuarit në tokë është në atë se në ajër ka sasi më të madhe të oksigjenit se në ujë. Shumë shtazë tokësore janë përshtatur në këto kushte me zhvillimin e organeve për frymëmarrje, siç janë traketë dhe mushkëritë. Me qenë se sasia e oksigjenit në ajër është e madhe, vetëm një pjesë e vogël e ajrit duhet të këmbehet me secilën frymëmarrje dhe frymënxjerrje. Disa shtazë tokësore kanë nevojë për pak oksigjen dhe jetojnë në vende me lagështi, siç janë skrrajat e shiut, ose disa kllimca. Këto shtazë mund të bëjnë këmbimin e gazrave përmes lëkurës së tyre dhe nuk kanë organe të posaçme për frymëmarrje.
Sistemi trakeid Sistemi trakeid është sistemi më i shpeshtë për këmbimin e gazrave te këmbënyjorët tokësor. Nyjet në trupin e insekteve kanë vrima anësore çift, të cilat çojnë kah sistemi trakeid gypor (fig. 8. 6). Në vrimë traketë kanë rrudha dhe qime të cilat nuk lejojnë depërtimin e thërmive. Traketë kanë ndërtim rrjetor të lidhur ndërmjet vete me gypa të tërthortë dhe të gjatë. Këta gypa mbarojnë me gypa të imtë, trakeide (fig. 8. 6). Trakeidet depërtojnë në të gjitha qelizat dhe indet e organizmit. Në fund të trakeideve ka sasi të vogël të vrima lëngut, që shërben për tretjen e gazit. Në këtë mënyrë oksigjeni trakeidet hyn direkt në inde dhe prej tyre del dioksidi i karbonit. Numër i vogël i insekteve të cilat janë përshtatur të jetojnë në mjedis ujor rëndom vijnë në sipërfaqe të ujit që të pranojnë ajër. gypi trakeid
Fig. 8.6 Paraqitje skematike që tregon raportin e trakeideve dhe muskujve
98
Mushkëritë difuze Te pakurrizorët tokësorë hasen të ashtuquajturat mushkëri difuze, pasi që gazrat kalojnë nëpër to kryesisht me anë të difuzionit. Te kërmijtë tokësorë, zbrazëtira nën guaskë është e transformuar në mushkëri. Akrepat dhe merimangat kanë qese mushkërore që zhvillohen në thellësinë e barkut. Secila qese mushkërore hapet në sipërfaqe dhe ka shumë lamela gjethore të cilat janë vendosur ashtu që e mundësojnë lëvizjen e lirë të ajrit (fig. 8. 7).
Fig. 8.7 Strajcat mushkërore te merimanga janë të tipit difuz të mushkërive. (a) Vendpozita e një qeseje mushkërore në barkun e merimangës. (b) Paraqitje skematike e prerjes së qeses mushkërore në të cilën është paraqitur difuzioni i gazrave ndërmjet ajrit dhe lamelave
3
FRYMËMARRJA TE KURRIZORËT QË JETOJNË NË TOKË
Sistemi i organeve te të gjitha shtazët kurrizore që jetojnë në tokë dhe marrin frymë me mushkëri fillon me hundën përmes së cilës ajri hyn dhe në për sistemin gypor të frymëmarrjes arrin deri te mushkëritë. Mushkëritë e kurrizorëve janë quajtur mushkëri ventiluese, pasi që ajri hyn dhe del prej tyre me tkurrjen dhe Fig. 8.8 shtrirjen e kafazit të kraharorit. Mushkëritë si organe plotësuese për Peshqit dyfrymorë kanë verza dhe mushkëri frymëmarrje janë te peshqit që jetojnë në këneta, gjegjësisht në basene ujore ku sasia e oksigjenit është e vogël ose nga ana tjetër, këto përkohësisht janë tharë. Për shembull, peshqit dyfrymor afrikan dhe amerikanojugor (fig. 8. 8) edhe pse kanë verza, sasinë më të madhe të oksigjenit e marrin përmes mushkërive të tyre. A e dini? Ndonjëherë peshqit dyfrymor mbesin nën ujë një periudhë të gjatë kohore, ndërsa gjatë kësaj kohe nuk marrin frymë. Këto shtazë edhe në tokë nuk i ajrosin vazhdimisht mushkëritë.
99
ТЕМА 8 Mushkëritë te ujëtokësorët Larvat e shumë ujëtokësorëve jetojnë në ujë dhe këmbimin e gazrave e bëjnë me verza. Te këto mushkëritë zhvillohen dhe fillojnë të funksionojnë me kalimin e tyre në sipërfaqen e ujit. Mushkëritë janë në formë të qeseve dhe sipërfaqja e tyre e brendshme zmadhohet me rrudha në formë të xhepit (fig. 8. 9). Kur mushkëritë mbushen, vrima e fytit mbyllet dhe vazhdon periudhë vijuese pa frymëmarrje gjatë së cilës mushkëritë oksigjenin e dorëzojnë në gjak. Pasi që te ujëtokësorët mushkëritë janë dobët të zhvilluara, që të mund të furnizohen me sasi të mjaftueshme të oksigjenit, këmbimi i gazrave kryhet përmes lëkurës së tyre e cila është e hollë, e lagur dhe e pasur me enë të gjakut.
mushkëritë
Fig. 8.9 Prerja gjatësore skematike e sistemit për frymëmarrje te bretkosa.
Mushkëritë te zvarranikët Mushkëritë te zvarranikët janë më të zhvilluara se te ujëtokësorët. Pasi që te këto lëkura është e thatë dhe përmes saj nuk mundet të këmbehen gazrat, mushkëritë e tyre janë me sipërfaqe më të madhe nëpër të cilën mund të këmbehen gazrat. Në këtë mënyrë sigurohet sasi e mjaftueshme e oksigjenit që nevojitet për të gjitha qelizat. Shpezët dhe sisorët kanë mushkëri më të zhvilluara të cilat kanë sipërfaqe më të madhe dhe mënyrë më efikase për këmbimin e gazrave. qeset e frymëmarrjes
Sistemi i frymëmarrjes te shpezët Mushkëritë te shpezët dallohen me zgjerime të veçanta që quhen strajca ajrore të cilat futen në pjesë të ndryshme të trupit dhe kanë tre deri katër herë vëllim më të madh se vet mushkëritë. Këmbimi i gazrave kryhet vetëm në mushkëritë, e jo në strajcat ajrore. Kur shpendi fluturon, ajri nga strajca kthehet në mushkëritë. Pasi që gjatë fluturimit shpezët shfrytëzojnë sasi të madhe të energjisë, prania e ajrit në strajcat ajrore mundëson që të ketë sasi të mjaftueshme të oksigjenit. Shpezët
Fig. 8.10
frymëmarrja
Sistemi i frymëmarrjes te shpezët
100
frymënxjerrja
strajcat i mbushin me ajër para se të fluturojnë dhe në këtë mënyrë zvogëlohet pesha e tij gjatë fluturimit.
Sistemi i frymëmarrjes te sisorët Te sisorët ajri depërton në zgavrat e hundës përmes vrimave të jashtme. Këto zbrazëtira janë të ndara nga zbrazëtira e gojës me qiellzë të fortë, që i mundëson shtazës të merr frymë gjersa ka ushqim në gojën e saj. Mukoza e hundës është e pasur me enë të gjakut, qeliza qepallore dhe ka numër të madh të gjëndrave jargore. Ajri në zbrazëtirën e hundës ngrohet dhe laget, ndërsa grimcat e imëta nga ajri brokiola ngjiten me shtresën jargore dhe pastaj largohen me ndihmën e lëvizjes së qepallave në fyt ku kapërdihen ose hidhen. Ajri vazhdon të lëvizë nëpër fyt dhe hyn në laring, i cili është çdoherë i hapur, përveç kur kapërdihet ushqimi. Laringu vazhdon me frymë -bartësin. Në vendin e këtij kalimi gjenden kordat e zërit. Kordat e zërit janë palosje çift në muret anësore të laringut. Kur kordat e zërit dridhen, atëherë krijohet zëri. Trakeja (frymë-bartësi) shtrihet deri te kafazi i kraharorit, alveola ku degëzohet në dy degë rrymë -bartëse– bronke që çojnë kah mushkëritë çift. Pasi që trakea është e ndërtuar nga unazat alveola kërcore në formë të shkronjës S, kjo është vazhdimisht e hapur dhe ajri mundet lirisht të hyjë nëpër të. Bronket kur hyjnë në mushkëri ndahen dhe muret e rrugëve të frymëmarrjes bëhen më të holla. Bronket më të vogla quhen bronkiole. Secila bronkiole mbaron me strajca të quajtura alveole. Muret e alveolave janë shumë të holla dhe nëpër to lehtë kalojnë gazrat (fig. 8.11). Pjesa e fundit e rrugë ve respi-ratore në mushkëri te sisorët enët e gjakut alveolet kanë diametër prej 0.2 deri 0.3 mm. Fig. 8.11 Gjatë frymëmarrjes dhe frymënxjerrjes kafazi i kraharorit zgjerohet dhe ngushtohet si rezultat i tkurrjes ose shtrirjes së Pjesa e fundit rrugëve respiratore muskulit të diafragmës i cili gjendet ndërmjet brinjëve. në mushkëri te sisorët. Alveolet Bartja e gazrave nga organet e frymëmarrjes deri te të gjitha indet
kanë diametër 0.2 deri 0.3 mm.
Pjesa më e madhe e shtazëve kanë sistem për bartje i cili i bart gazrat ndërmjet membranës dhe indeve. Oksigjeni dhe një pjesë e dioksidit të karbonit lidhen me bashkëdyzime të ngjyrosura që quhen pigmente të gjakut. Pigmenti më i njohur i gjakut është hemoglobina e cila gjendet në qelizat e kuqe të gjakut dhe i jep ngjyrën e kuqe gjakut. Hemoglobina i bart gazrat pasi ti lidhë me hekurin të cilin e ka në përbërjen e tij. Te butakët (me përjashtim të shumë guacave) dhe te një numër i madh gaforresh, ka pigment të gjakut që quhet hemocianinë i cili gjakut i jep ngjyrë të kaltër. Bartja e gazrave bëhet përmes lidhjes me bakrin.
101
ТЕМА 8
Pasqyrë përmbledhëse për përsëritje të shpejtë 1. Ajri nga i cili shtazët e marrin oksigjenin është përzierje e gazrave dhe përmban rreth 21% oksigjen dhe 0. 03% dioksid karboni. 2. Që të mund organizmi të fitojë energji për të gjitha aktivitetet jetësore duhet vazhdimisht qeliza të furnizohet me oksigjen dhe të lirohet nga dioksid karboni. 3. Procesi i këmbimit të gazrave ndërmjet organizmave të gjallë dhe mjedisit të jashtëm quhet frymëmarrje. 4. Te disa lloje të skrrajave këmbimi i gazrave bëhet nëpërmjet mbështjellësit trupor-lëkurës. 5. Organe për frymëmarrje te shumica e pakurrizorëve dhe kurrizorëve ujor paraqesin verzat. 6. Shumica e këmbënyjorëve tokësor kanë sistem gypor trakeid i cili shtrihet prej vrimave sipërfaqësore deri te të gjitha indet e trupit. Shtazët e tjera tokësore kanë mushkëri. 7. Pjesa më e madhe e shtazëve kanë sistem për bartje i cili bart gazrat ndërmjet membranës dhe indeve. Te shtazët e imëta bartja e gazrave ndërmjet membranës respiruese dhe mjedisit qelizor kryhet me rrugë të difuzionit: te shumica e këmbënyjorëve tokësorë bartja e gazrave bëhet me ndihmën e sitemit trakeid, ndërsa te shtazët tjera përmes gjakut. Pigmenti më i njohur i gjakut është hemoglobina.
Kontrollo diturinë tënde: Cili është funksioni themelor i frymëmarrjes? Çka është e domosdoshme të kenë shtazët për të kryer këmbimin e gazrave? Si kryhet këmbimi i gazrave te parashtazorët, përcëlluesit dhe skrrajat shpatuke? Përshkruani ndërtimin e verzës te pakurrizorët dhe kurrizorët. Te cilat shtazë ka sistem trakeid për këmbimin e gazrave? Si marrin frymë kërmijtë tokësorë? Çka është e rëndësishme për frymëmarrjen te shpezët? Përshkruaj rrugën e ajrit prej mjedisit të jashtëm deri te gjaku i njeriut.
102
Hulumto procesin e frymëmarrjes dhe organeve për frymëmarrje Ushtrimi 1. Frymëmarrja te miza ose bleta Veglat dhe materiali: miza ose bleta, enë qelqi me alkool për mpirjen e insektit dhe thjerrëza. Udhëzime për punë: vështro mizën ose bletën në qetësi. Çka vëren? Si ngritet dhe si lëshohet barku? Çka ndodh me nyjëzimet e barkut? Ushtrimi 2. Studimi i ndërtimit të verzave te peshqit Veglat dhe materiali: peshku, vegla për disektim, thjerrëza dhe fletorja. Udhëzime për punë; Vështro peshkun në akuarium. Numëro sa herë në minutë peshku e hapë gojën. Çka vëren? Shëno vëzhgimet tuaja në fletore. Sill peshkun nga dyqani i peshqve. Vendose në koritën për disektim mbuloje me ujë. Tërhiq me gisht kapakun verëzor i cili i mbron verzat dhe me thjerrëz shiko mirë të çarat verzore. Me pincetë kape të çarën verzore. Çfarë ngjyre ka? Kush e sjell oksigjenin prej verzave deri te qelizat dhe indet. Merr lapsin ose shkopin dhe përshkoje përmes gojës në vendin e verzave. Çka vëren? Nxirrni verzat jashtë ujit. Çfarë ndodh me to? Vërteto njohuritë tuaja tek arsimtari. Ushtrimi 3. Hulumto ndërtimin e mushkërive Veglat dhe mjetet: mikroskopi, preparat i gatshëm i fshikës ajrore, model i mushkërisë nga derri ose gjedhi, korita me ujë dhe thikë e mprehtë. Udhëzime për punë; Vështro pjesët e mushkërive në modelin e njeriut dhe krahaso me fotografi. Merr një copë nga mushkëria në shuplakë, shtype dhe lëshoje. Çka vërejte? Pastaj vendos copën në ujë dhe tento që ta fundosësh. Çka do të ndodhë? Sqaroni këtë dukuri. Prej mushkërinë dhe vëzhgo ndërtimin e saj. Çka vërejte? Vendos në mikroskop preparat të cilin e ke marr nga arsimtari. Vëzhgo atë që vëren dhe krahaso me fotografi. Njohuritë tuaja vërtetoni te arsimtari.
103
ТЕМА 9
TAJITJA TE SHTAZËT
Me mësimin e përmbajtjeve të kësaj nënteme ti do të mundesh:
-
Të njohësh dhe emërtosh nocionet: tajitje, organe për tajitje dhe produktet për tajitje; Të tregosh njohuritë e mësuara për mënyrat e ndryshme për tajitje; Të përshkruash organet e ndryshme për tajitje te shtazët e ndryshme dhe në mjedise të ndryshme; Me ndihmën e skicës të sqarosh proceset të cilat ndodhin gjatë tajitjes; Të krahasosh përfaqësuesit e caktuar të grupeve të ndryshme të shtazëve sipas mënyrës së tajitjes dhe ndërtimit të organeve për tajitje në raport me kushtet e mjedisit jetësor.
Nocionet që do të mësosh në këtë nëntemë:
-
tajitje, organe për tajitje, veshka, produkte të tajitjes qëndrueshmëria e baraspeshës ujore
ТЕМА 9
1
TAJITJA TE SHTAZËT
Nga mësimet e deritashme mund të vijmë deri te njohuritë se çdo shtazë nga mjedisi i jashtëm pranon ujë, ushqim dhe oksigjen. Këto materie kur hyjnë në qeliza marrin pjesë në shumë procese të krijimit dhe shpërbërjes. Për shembull, gjatë proceseve të frymëmarrjes qelizore, për organizmin që të fitojë energji, bëhet zbërthimi i sheqerit në ujë dhe dioksid karboni. Këto materie paraqiten si produkte të dëmshme dhe të panevojshme. Gjithashtu, në qeliza nga materiet më të thjeshta ushqyese krijohen më të ndërlikuara, gjegjësisht materie të nevojshme për vetë qelizën. Edhe gjatë këtyre proceseve të krijimit të bashkëdyzimeve të ndërlikuara paraqiten materie të cilat nuk janë të nevojshme për qelizën dhe nëse mbesin në organizëm ato janë të dëmshme pasi që veprojnë si helme. Për këtë shkak këto materie duhet të largohen prej organizmit. Domethënë, secila shtazë nga mjedisi i jashtëm pranon materie të nevojshme, ndërsa në mjedisin e jashtëm i hedh ato të panevojshmet. Në këtë mënyrë kryhet këmbimi i materieve me mjedisin jetësor. Lirimi i organizmit nga produktet e panevojshme dhe të dëmshme është proces që quhet tajitje. Gjatë të gjitha proceseve të krijimit ose zbërthimit të materieve ushqyese si pjesë e domosdoshme paraqitet uji. Uji në organizmat shtazorë ka rol të shumëfishtë prej të cilave më të rëndësishme janë; tretës – në ujë treten të gjitha materiet të cilat janë të nevojshme për qelizën, si dhe materiet e panevojshme të cilat lirohen nga vet qeliza transportues (bartës) - materiet e tretura barten nga vendi ku krijohen deri te vendi ku janë të nevojshme ose deri te vendi ku duhet të largohen prej organizmit si lëndë e parë - uji është pjesë përbërëse e shumë materieve të nevojshme në organizëm. Për këtë themi se uji është pjesë përbërëse e domosdoshme për çdo shtazë. Varësisht nga lloji dhe vendi ku jetojnë, në ndërtimin e secilës shtazë mesatarisht ka prej 55 deri 90% ujë. Për shembull, te meduza ka prej 95 deri 99% ujë. Te njeriu i rritur prej 70kg. ka 49 l ujë; prej të cilit 35 l. si pjesë përbërëse e domosdoshme gjendet në qeliza, ndërsa sasia tjetër në lëngjet trupore. Lëngjet trupore te shtazët përmbajnë krip dhe materie organike. Lëngjet trupore duke lëvizur nëpër organizëm, qelizave ua dorëzojnë materiet e nevojshme dhe prej tyre marrin materiet e panevojshme dhe të dëmshme. Domethënë, përmes lëngjeve trupore barten materiet minerale, gazrat dhe materiet e panevojshme.
A e dini se çka do të ndodh me meduzën nëse e nxjerrim nga uji?
Që të mund secili organizëm të funksionojë drejt, çdo ditë duhet të merr sasi të caktuar të ujit me ndihmën e të cilit prapë tajiten materie të panevojshme. Domethënë çdo ditë organizmi pranon dhe liron ujë dhe prapë e mban baraspeshën ujore në organizëm. Lëngu qelizor, si dhe lëngjet trupore çdoherë kanë raport të njëjtë të ujit dhe tretjes me mjedisin rrethues.
106
Ruajtja e baraspeshës ndërmjet humbjes dhe marrjes së ujit është proces shumë më i ndërlikuar se sa duket. Njerëzit të cilët do të mbesin një kohë më të gjatë në det të hapur, edhe pse janë të mbuluar (rrethuar) me ujë, do të vdesin shumë shpejt për shkak të mungesës së ujit për pije. Për t’u ushqyer, këta ndoshta do të zënë peshq, proteinat e të cilëve do të plotësojnë nevojën për ushqim. Por, gjatë përpunimit të këtyre proteinave në organizëm do të fitohen materie të dëmshme të cilat duhet të largohen. Për largimin e këtyre materieve është i nevojshëm uji për kursejnë pirje. ujërat а) kursejnë b) kripërat Përshtatja e organeve për tajitje Të përshtaturit në ujëra të ëmbla dhe të njelmëta Nga e gjithë ajo që mësuam deri tani largojnë urinë largojnë kripën është e qartë se shtazët përshtaten të jetojnë në kushte të ndryshme të mjedisit jetësor. Gjatë Fig. 9.1 Peshqit përshtaten të jetojnë në ujëra (a) të ëmbla dhe (b) të njelmëta kësaj vërehet se shtazët e njëjta jetojnë në kushte krejtësisht të ndryshme. Për shembull, gaforret jetojnë edhe në ujërat e ëmbla të lumenjve por edhe në ujërat e njelmëta të deteve. Rast i njëjtë është edhe me peshqit. A thua ndonjë herë keni pyetur si është e mundur kjo? Ose pse një peshk që jeton në lum do të ngordh nëse bartet të jetojë në det? Përgjigja është e thjeshtë dhe e lehtë. Te shtazët, varësisht nga kushtet në të cilat jetojnë ka mënyra të ndryshme për rregullimin e nivelit të ujit dhe mineraleve në vet organizmat Të marrim shembullin me peshqit të cilët jetojnë në ujëra të ëmbla dhe peshqit të cilët jetojnë në ujëra të njelmëta. Te peshqit e ujërave të ëmbla në mjedisin e brendshëm (gjak) ka më shumë kripëra të tretura se sa që ka në ujin në të cilin jetojnë. Për këtë kanë krijuar mekanizma me të cilët kursejnë kripërat në organizëm, kurse largojnë shumë urinë në mjedis. Mekanizma të tillë, janë vendosur në lëkurë, në verza dhe në veshkë të zhvilluara mirë. Për dallim prej peshqve të ujërave të ëmbla, peshqit detarë jetojnë në mjedis në të cilin ka më shumë materie (minerale) të tretura se sa që ka në gjakun e tyre. Për këtë peshqit detarë kursejnë ujin, ndërsa në anën tjetër edhe pinë ujë. Për këtë sasinë e tepërt të mineraleve që e pranojnë me ujë këto e largojnë, më pak me veshkë, e më shumë me verza.
Gjëndrat e gjelbra ose antenat gjëndrat e gjelbra
Organe çift për tajitje te gaforret e lumenjve, gaforret detare dhe krraba, janë gjëndrat e quajtura të gjelbra ose antena. Këto përbëhen nga strajcat, të vendosura në regjionin e kokës. Në murin e strajcës ka qeliza të posaçme që e lehtësojnë kullimin (filtrimin) e lëngut-gjakut në strajcë. Lëngu prej strajcës kalon në kanalthet përmes pjesës së parë të zgjeruar të tij. Urina e krijuar largohet jashtë nëpër vrimën për tajitje, e vendosur në fund të secilës antenë.
Fig. 9.2 Gjëndrat e gjelbra ose antenat te gaforret
107
ТЕМА 9 Përshtatja te shtazët tokësore Te shtazët që jetojnë në tokë shumë më vështirë mund të rregullohet pranimi dhe humbja e ujit prej organizmit. Për të mundësuar mbrojtjen nga humbja e madhe e ujit nga organizmi, te këto shtazë paraqiten përshtatje të ndryshme, si në mënyrën e sjelljes ashtu edhe në ndërtimin e veçantë dhe krijimeve mbrojtëse të cilat paraqiten me kalimin e kohës. Që të mbrohen nga kushtet ditore skrrajat të cilat jetojnë në tokë (skrraja e shiut) janë aktive natën dhe atë në gropat e lagështa. Kur toka mbetet e thatë këto barten në shtresat më të thella ku ka lagështi. Shumë kërmij të cilët jetojnë në shkretëtira ose fusha tropike ku ka periudha të gjata të thatësisë, një pjesë të madhe të jetës së tyre e kalojnë në gjendje të gjumit. Për këtë, trupi i tyre tërhiqet në guaskë, kurse vrima është e mbyllur me zdakt (mur ndarës) nga sekreti për të ndaluar ose zvogëluar humbjen e ujit. Merimangat, insektet dhe morrat bimorë shumë më mirë janë përshtatur për të jetuar në tokë. Te këto mbështjellësi kitinor i cili është i palëshueshëm për ujin, është mbrojtja ideale nga humbja e tepërt e ujit. Te bretkosat lëkura vazhdimisht duhet të jetë e lagur. Për këtë ato janë aktive në orët e vona (natën) dhe në këtë mënyrë mbrohen nga humbja e ujit. Shumica e ujëtokësorëve mund të durojnë humbje më të mëdha të ujit, se sa që munden shumica e kurrizorëve tjerë. Bretkosat nuk pinë ujë, kurse përmes lëkurës, kryesisht e kompenzojnë ujin e humbur gjatë avullimit. Disa lloje të bretkosave në këmbët e prapme kanë pjesë të lëkurës që posaçërisht janë përshtatur për thithjen e ujit kur ai është në dispozicion (i arritshëm). Shumica e zvarranikëve janë aftësuar shumë më mirë për të jetuar në tokë në krahasim me ujëtokësorët. Për shembull, lëkura e shumë gjarpërinjve, është shumë më rezistente ndaj humbjes së ujit gjatë avullimit. Shpezët baraspeshën trupore në organizëm e mbajnë me tajitjen e acidit urinik që e vendosin në vezë. Me këtë madhësia e fshikës urinare zvogëlohet, me ç’rast zvogëlohet pesha e shpezëve dhe lehtësohet fluturimi i tyre. Sisorët, gjithashtu, janë aftësuar në mënyra të ndryshme për të jetuar në tokë. Lëkura u mundëson mbrojtje nga avullimi. Sisorët duhet vazhdimisht të pranojnë sasi të caktuara të ujit, për këtë vendbanimet e tyre çdo herë janë afër ujit. Përveç kësaj, veshkat e sisorëve janë aftësuar të krijojnë urinë e cila mund të jetë shumë e koncentruar ose rrallë varësisht nga nevojat e organizmit për ujë.
Pyetje: Si qëndrojnë devet (kamilet) kohë të gjatë pa ujë?
Devet nuk mund të deponojnë ujë ( në gungë kanë të deponuar yndyra), por, mund të durojnë humbje të mëdha të ujit. Këto mund të pinë sasi të madhe uji për kohë të shkurtë. Mundësinë që të qëndrojnë gjatë kohë pa ujë ua jep lukthi prej nga uji lëshohet në zorrë gradualisht. Devet kanë gjëndra djersore, por djersitja fillon në temperaturë më të lartë trupore se sa te sisorët tjerë.
108
2
ORGANET PËR TAJITJE DHE ROLI I TYRE TE GRUPET E RËNDËSISHME TË SHTAZËVE
Që të mund të largohen materiet e panevojshme dhe të dëmshme, e gjithashtu edhe uji i tepërt, te shtazët janë zhvilluar organet për tajitje. Organet për tajitje më së shpeshti janë në formë të gypave ose strajcave. Te shumica e shtazëve ekziston njëri prej dy tipave të organeve për tajitje: - kanalthe të cilat janë të hapura kah brendia e zbrazëtirës trupore - kanalthe të cilat nuk janë të hapura kah brendia e zbrazëtirës trupore
materiet e nevojshme prapë kthehen në organizëm
Fig. 9.3 Dy tipat e organeve për largimin e materieve të dëmshme prej organizmit (a) gypi i hapur kah zbrazëtira trupore; (b) gypi i mbyllur në zbrazëtirën trupore.
materiet e panevojshme lëvizin nëpër kanale
а
b
Kanalthet të cilat janë të hapura kah brendia e zbrazëtirës trupore – metanefridiet Siç e kanë marrë edhe vet emrin këto kanalthe me skajin e brendshëm janë të hapura kah zbrazëtira trupore (fig. 9. 1). Materiet e panevojshme të cilat janë larguar prej gjakut shkojnë në lëngun e zbrazëtirës trupore e pastaj hyjnë në kanalthe dhe përmes tyre largohen në mjedisin e jashtëm. Butakët, shumica e skrrajave unazore dhe numër i madh i morrave kanë kanal ujor i cili në skajin e brendshëm nuk është i mbyllur. Ky ka vrimë në formë të hinkës me qepalla, që hapet kah zbrazëtira trupore. Me dridhjen e vazhdueshme të qepallave materiet e dëmshme lëvizin kah vrima hinkore dhe me lëvizje graduale largohen në mjedisin e jashtëm. Kanalthet janë të mbështjellë me kapilarë të gjakut. Me lëvizjen e lëngut nëpër kanalthe, materiet e nevojshme përsëri kthehen në gjak. Varësisht prej rrethinës në të cilën jetojnë shtazët, mundet një pjesë e ujit dhe disa kripërave përsëri të kthehen në qarkullimin e gjakut. Si rezultat i tajitjes selektive dhe thithjes, mbeturinat në lëngun që gjendet në kanalthe bëhen më të koncentruara, gjatë së cilës përzierja e fundit e ujit, mbeturinat dhe kripërat hidhen në mjedisin e jashtëm si urinë.
109
ТЕМА 9 Kërmijt dhe guacat kanë një ose dy gyptha. Skrraja e shiut, ka nga një çift gypthash në secilin segment. Pjesa hinkore gjendet në një segment ndërsa vrima për largimin e materieve të dëmshme është në segmentin fqinjë. Në këtë mënyrë materiet e dëmshme të cilat mblidhen nga një segment, jashtë trupit largohen përmes kanaltheve nga segmenti tjetër.
enë të gjakut hinka kanalthi vrima
Fig. 9.4 Prerje tërthore e skrrajës së shiut në të cilën vërejmë renditjen dhe pamjen e kanaltheve
Kanalthet të cilat nuk hapen kah brendia e zbrazëtirës trupore Te disa përfaqësues kanalthi nuk është i hapur kah zbrazëtira trupore. Më saktësisht, në fillim kanalthi ka pjesë të mbyllur përmes të cilit pranon lëng drejtpërdrejt prej gjakut. Lëngu i cili filtrohet nga gjaku, duke lëvizur nëpër kanalth ndryshon dhe koncentrohet, pjesë e materieve të nevojshme kthehen në gjak, përderisa materiet e panevojshme dhe uji largohen në fund të kanalthit. Skrrajat shpatuke, rotiferët dhe disa skrraja unazore detare kanë kanalthe të vërteta të mbyllura. Skaji i brendshëm i mbyllur është i përbërë nga qeliza e fundit yjore e cila ka një ose më shumë qepalla, që ndonjëherë quhen qeliza flakë (të zjarrta). Dridhja e qepallës ose kërbaçit e sjell ujin në kanalth dhe e tërheq brenda. Kanali i cili është vazhdim i këtyre kanaltheve hapet kah mjedisi i jashtëm. Te shumica e shtazëve të imëta kanalthet mund të punojnë si pompa për largimin e ujit të tepërt. Te numër i madh i grupeve të shtazëve të ndryshme janë zhvilluar forma plotësuese të këtyre dy tipeve kryesore të kanaltheve që funksionojnë si organe për tajitje.
Kanalthet e malpigut Te insektet dhe merimangat, gjithashtu, ka kanalthe me skaj fillestar të mbyllur të zhytur në gjak, të quajtura kanalthe Fig. 9.4 të malpigut. Numri ndryshon dhe varet prej shtazës dhe sillet Sistemi për tajitje te rotiferët prej dy deri në disa qindra. Materiet e panevojshme nga gjaku filtrohen në kanalthe, e pastaj përmes tyre barten në zorrë. Zorra e drejtë është pjesë e rëndësishme nga sistemi për tajitje te insektet. Prej saj një pjesë e ujit varësisht prej nevojave mundet përsëri të kthehet në gjak. Shumë insekte munden ta kthejnë në gjak sasinë e tepërt të ujit prej kanaltheve. Në këtë mënyrë këto krijojnë urinë e cila është më e konentruar se gjaku. Kjo aftësi e insekteve është e ngjashme me atë të shpezëve dhe sisorëve. Kështu urina e dendur largohet përmes vrimës anale së bashku me fekalet.
110
kanalthet e malpigut
vrima anale
Fig. 9.6 zorra
Kanalthet e malpigut te insektet
veshka
а veshka
б
Fig. 9.7 Sistemi për largim a) peshku b) ujëtokësori
VESHKA TE KURRIZORËT Veshkat te kurrizorët janë organe çift të vendosura në pjesën e prapme të zbrazëtirës trupore nga të dy anët e shpinës. Te të gjithë kurrizorët veshkat përbëhen prej kanaltheve mbledhëse veshkore të quajtura nefrone. Numri dhe renditja e nefroneve te grupet e ndryshme të kurrizorëve është i ndryshëm. Numri i nefroneve është veçanërisht i madh te shpezët dhe sisorët. Te njerëzit ka rreth 1000000 nefrone në një veshkë, kurse te disa lloje të hardhucave (sallamandra) ka më pak se 100 nefrone. Veshka e peshqve të rritur dhe ujëtokësorëve është e vendosur në pjesën e prapme të zbrazëtirës trupore dhe është quajtur veshkë e pasme. korja veshkore
Ndërtimi i nefronit Pjesa fillestare e secilit nefron është e zgjeruar në të ashtuquajturën kapsulë e Baumanit. Në kapsulë ka të vendosur nefroni grumbull të kapilarëve të gjakut që quhet glomerul (prej fjalë s greke glomus që do gota të thotë topth). Kapsulla e Baumanit dhe glomeruli formojnë truptha veshkor. Mbetjet Fig. 9.8 nga nefroni janë kanalthe, të ndërtuara nga qelizat epiteliale kubike. Ndërtimi i veshkës te sisorët
kanali mbledhës
palca e përbërë nga numër i madh i kanaltheve mbledhëse
111
ТЕМА 9 Kanalthet prej disa nefroneve mbarojnë në kanal mbledhës i cili më tutje zgjatet deri në gotën veshkore, e cila paraqet zgjerim të veshkës në fillimin e urinë përçuesit. Veshka, rëndom, është e përbërë nga korja në të cilën janë vendosur trupthat veshkor dhe kanalet mbështjellëse si dhe palca nga e cila dalin urinëpërçuesit (fig. 9. 8). Krijimi i urinës Materiet e hedhura (mbetura) që krijohen në qeliza, me gjak barten në kanalthet veshkore. Në këto kanalthe ato kullohen (filtrohen) dhe e krijojnë urinën e cila është tretje ujore që përmban materiet e mbetura të qelizave. Bashkëdyzim i mbetur më i përfaqësuar te njeriu dhe sisorët tjerë është urea, por janë të pranishme edhe sasi të vogla të amoniakut, acidit urinik etj. Etapa e parë në krijimin e urinës është filtrimi i gjakut në glomerulin e trupthave veshkor. Poret e këtyre qelizave janë shumë të imëta dhe nëpër to kalojnë qelizat e gjakut dhe proteinat e mëdha që gjenden në gjak. Në këtë pjesë të trupthave veshkor filtrohet sasi e madhe e urinës, e cila në pjesë më të madhe përbëhet nga uji. Pjesa më e madhe prej këtij uji të filtruar dhe gati tërë glukoza, aminoacidet dhe materie minerale të pranishme në këtë filtrim kthehen prapa në gjak.
Koncentrimi i urinës Që të lirohet organizmi nga materiet e panevojshme dhe të dëmshme por edhe që të mbrohet nga humbja e madhe e ujit prej organizmit shpezët dhe sisorë kanë aftësi të krijojnë urinë të koncentruar. Varësisht nga sasia e ujit të pranuar koncentrimi i materieve në urinë mund të jetë më i madh ose më i vogël. Nëse shtaza ka pranuar sasi më të madhe të ujit, urina do të jetë më e rrallë (më pak e koncentruar), gjegjësisht në urinë do të ketë sasi më të madhe të ujit. Nëse pihet më pak ujë në urinë ka sasi më të vogël të ujit, gjegjësisht do të jetë më e koncentruar. Kjo do të thotë se në sasi më të vogla të ujit ka sasi më të madhe të materieve të panevojshme dhe të dëmshme.
Pasqyrë përmbledhëse për përsëritje të shpejtë 1. Tajitja paraqet proces të largimit të materieve të panevojshme dhe të dëmshme prej organizmit. 2. Organet për tajitje më së shpeshti janë në formë të kanaltheve të cilat janë të hapura ose të mbyllura kah zbrazëtira trupore. Te disa shtazë organet për tajitje janë në formë të strajcave. 3. Te kurrizorët kanalthet quhen nefrone. Në nefrone kryhet kullimi (filtrimi) dhe pastrimi i gjakut nga materiet e panevojshme. Në këtë mënyrë krijohet urina e cila paraqet tretje ujore që i përmban materiet e hedhura. 4. Te të gjithë kurrizorët nefronet grupohen në organe të posaçme – veshkë.
112
Kontrollo diturinë tënde: 1. 2. 3. 4. 5. 6.
Pse është i rëndësishëm sistemi për tajitje te shtazët? Cilat janë dy tipat e organeve për tajitje që hasen te shtazët? Me ndihmën e skemës mundohu të vizatosh kanalthet e Malpigut. Prej çka është i ndërtuar sistemi për tajitje te sisorët? Cila është etapa e parë për krijimin e urinës? Si janë përshtatur bretkosat për t’u mbrojtur prej thatësisë?
Hulumtoni ndërtimin e veshkës Ushtrimi 1. Disektimi i veshkës Veglat dhe materiali: veshkë e sisorit, vegla për disektim, thjerrëza dhe fletore Udhëzime për punë; vendos veshkën në koritën për disektim dhe mbuloje me ujë. Vështro pamjen e saj të jashtme. Çka vëren? Me çka mbështillet veshka? Merr veshkën në dorë dhe me skalpel prej mesin e saj në dy pjesë simetrike. Vështro ndërtimin e saj. Çka vëren? Deri te cilat njohuri arrite? Vizato veshkën, shëno pjesët e saj dhe krahaso punën tënde me figurën e veshkës. A thua ke arritur njohuritë e duhura? Vërteto punën tënde tek arsimtari. Ushtrimi 2. Vëzhgimi me mikroskop i preparatit të veshkës Veglat dhe mjetet: preparati i veshkës, mikroskopi dhe fletorja. Udhëzime për punë; Kur ta vendosësh mikroskopin dhe rregullosh fushën e dritës vendos preparatin dhe vëzhgo me mikroskop më parë me zmadhim të vogël e pastaj me atë të madh. Mundohu që atë që e vëren ta vizatosh. Vërteto punën tënde me arsimtarin.
113
ТЕМА 10
SHQISAT TE SHTAZËT DHE LIDHJET ME MJEDISIN JETËSOR
Me mësimin e përmbajtjes së kësaj nënteme ti do të mundesh:
-
Të njohësh dhe emërtosh nocionet: ngacmim dhe shqisa, sistem nervor Të kryesh ndarje të shqisave sipas llojit të ngacmimit Ta përshkruash pranimin e ngacmimeve të ndryshme më ndihmën e shqisës përkatëse; T'i tregosh njohuritë e fituara për tipat e ndryshme të sistemeve nervore te shtazë të ndryshme; Ta zbulosh lidhjen: mjedis jetësor-shqisë-sistem nervor.
Nocionet që do të mësosh në këtë kapitull: -
ngacmim, shqisë, sistem nervor, rrjetor, ganglionar, gypor.
ТЕМА 10
1
RËNDËSIA E LIDHJEVE ME MJEDISIN JETËSOR
Shumica e shtazëve në mjedisin e tyre jetësor kërkojnë ushqim dhe strehim, i njohin të vegjlit e tyre, ikin nga armiqtë e tyre ose kërkojnë partner. Mjedisi i tyre jetësor është i ndryshueshëm, për këtë edhe janë të detyruar shpejt të aftësohen në kushtet e ndryshuara. Aftësia e shtazëve të përgjigjen në mënyrë të caktuar në ndryshimet të cilat ndodhin në mjedisin në të cilin jetojnë është parakusht i mbijetesës së tyre. Për shembull, qengji i cili kullot a do të vazhdojë me atë aktivitet kur afër tij do të jetë edhe ujku i rrezikshëm? Por, a ndodh ajo zakonisht? Si do ta din qengji se ujku është në afërsinë e tij? Si do të reagojë qengji? Nëse ujku sulmon, a thua qengji do të jetë i qetë? Aftësia e shtazëve që t’u përgjigjen ndryshimeve që ndodhin në rrethin e tyre është pasojë e veçorive themelore të llojeve të caktuara të qelizave ose grupe të qelizave të pranojnë ngacmime dhe të reagojnë në mënyrë përkatëse. Kjo veçori e qelizave është e quajtur ngacmueshmëri. Ngacmueshmëria është e përbërë nga tri pjesë: pranimi i ngacmimit, bartja e tij dhe përgjigja në atë ngacmim. Shkalla e zhvillimit të këtyre veçorive është e lidhur me madhësinë dhe lëvizshmërinë e organizmit. Te organizmat njëqelizor të gjitha këto veçori janë të vendosura në një qelizë. Te organizmat shumëqelizorë, grupe të ndryshme të qelizave janë aftësuar për kryerjen e këtyre funksioneve. Kështu, qelizë përkatëse ose grup qelizash, të quajtura pranues ose receptorë e zbulojnë ngacmimin; qelizat nervore e bartin, ndërsa efektorët (muskujt dhe gjëndrat) përgjigjen në ato ngacmime. Pranimi, përcjellja dhe përgjigja zhvillohen së bashku dhe janë të zhvilluara më shumë te shtazët me ndërtim më të ndërlikuar. Receptorët e ngacmimeve i zbulojnë ndryshimet në mjedisin e jashtëm. Receptorët përfaqësojnë pranuesit, me aftësi të veçantë të zbulojnë ndryshime të: dritës, zërit, aromës, prekjes, temperaturës etj. Ndryshimet e këtilla shndërrohen në ngacmime në të cilat pranuesit reagojnë. Ngacmimet e mbledhura barten nëpërmjet sistemit nervor deri te qendrat e trurit, ku përpunohen dhe vendoset se a do të përgjigjet ose jo në ngacmimin e pranuar. Karakteristike për receptorët është ajo se ata janë të aftësuar dhe të specializuar për pranimin e llojeve të caktuara të ngacmimeve. Kështu, për shembull, receptorët të cilët janë të specializuar të reagojnë në ndryshimet e dritës, nuk reagojnë në ndryshimet e temperaturës. Secili ndryshim, edhe ai më i vogël i cili paraqitet në mjedis shkakton ngacmim, aktivizim të receptorëve. Varësisht prej asaj se për çfarë ngacmimesh janë specializuar, receptorët janë të ndarë në: - Kemoreceptorë, të cilët zbulojnë ngacmime kimike si, për shembull, për aromë dhe shije. Shumë shtazë gjejnë ushqim dhe partner, parandjejnë viktimë, komunikojnë njëri me tjetrin dhe lëvizin në mjedisin e tyre jetësor, duke i shfrytëzuar shqisat për aromë dhe shije. - Mekanoreceptorë, të cilët zbulojnë ndryshime në shtypjen e sipërfaqës së qelizës. Ato reagojnë në prekje, shtypje, ndryshime në gravitacionin e Tokës, zëra në mjedis dhe ngacmime tjera mekanike. - Fotoreceptorë, të cilët janë të ndieshëm në ndryshimet e dritës. Disa shtazë kanë fotoreceptorë të vendosur në lëkurë. - Termoreceptorë, të cilët janë të ndieshëm në ndryshimet e temperaturës. Varësisht nga vendi i tyre në organizëm ato mund të jenë: - në afërsi të sipërfaqës së trupit dhe zbulojnë ndryshime në mjedisin e jashtëm (errësirë, dritë, zë, aromë);
116
- në thellësi të organizmit dhe zbulojnë ndryshime në brendësinë e organizmit (dhembje në lukth, dhembje në kokë etj); dhe - të vendosura në muskuj dhe tetiva, ku i zbulojnë ndryshimet e ndodhura në to. Shumë qeliza receptore janë të vendosura në organizëm. Tjerat, janë të mbledhura në inde të njëjta, me çka formojnë organe shqisore të përbëra, siç është hunda, veshi dhe syri. Në organet shqisore qelizat receptore janë të mbrojtura. Për shembull, në sy vetëm qeliza të veçanta në retinë janë receptorë të vërtetë, përderisa pjesët tjera të syrit para së gjithash shërbejnë për të mbrojtur këto qeliza dhe të ndihmojnë që gjer te ato të arrijnë ngacmimet e dritës.
ORGANET PËR PRANIMIN E NGACMIMEVE (DRITË, ZË, AROMË, SHIJE) TE GRUPET MË TË RËNDËSISHME SHTAZORE Shqisa të adaptuara për zbulimin e ngacmimeve kimike Shqisa për aromë Aroma zbulohet nëpërmjet receptorëve për aromë. Receptorët për aromë janë të receptori specializuar për pranimin e ngacmimeve kimike të cilat vijnë nga grimcat për aromë të cilat gjenden në gjendje të gaztë. Recptorët e këtillë, zakonisht, gjenden në ndonjë pjesë të epitelit sipërfaqësor. Te këmbënyjorët qelizat për aromë janë të vendosura në gropa dhe janë Fig. 10.1 të detyruara të zbulojnë ngacmime të ndryshme, përveç dritës. Te insektet receptorët për aromë Receptorët për aromë te insektet janë të vendosura në antenna (fig. 10. 1). Insektet meshkuj i gjejnë femrat nëpërmjet ndjekjes së aromës së individëve femëror edhe në disa kilometre largësi. Femrat, shpesh i shfrytëzojnë shqisat e tyre për aromë gjatë përzgjedhjes së bimëve të caktuara në të cilat do t’i bëjnë vezët e tyre. Shumë kurrizorë kanë shqisë për aromë shumë të zhvilluar e cila mundëson që ato të zbulojnë gjëra të rëndësishme për mjedisin e tyre të afërt ose të largët. A e di? Troftat e reja e ndiejnë aromën e lumit në të cilin ato pllenohen. Para kësaj, troftat e reja kalojnë shumë vite në oqean dhe kthehen në vendin e vet të cilin e njohin sipas aromës karakteristike.
Te shumica e kurrizorëve të cilët jetojnë në tokë, ka njolla në epitelin aromatik, i cili është përmbledhje e qelizave i ndarë nga pjesa tjetër e zbrazëtirës hundore. Gjarpri e hedh gjuhën e tij në formë çatalli e cila mbledh grimca që kanë aromë. Pastaj ato barten në vendet ku janë të vendosura këto njolla (fig. 10. 2). Shumë gjarpërinj, te të cilët shqisa e të pamurit është e dobësuar, viktimën e tyre e sulmojnë duke e shfrytëzuar këtë mënyrë.
117
ТЕМА 10
Fig. 10.2 Gjarpri i mbledh grimcat aromatike me gjuhën e tij në formë çatalli.
Numër i madh i kurrizorëve dhe shtazëve tjera krijojnë materie speciale të cilat i lënë në ajër ose tokë. Këto materie shërbejnë si shenja për anëtarët tjerë të llojit të njëjtë të shtazëve. Ato shfrytëzohen për përcaktimin e gjurmëve dhe territore, për paralajmërim për rrezik. Receptorët aromatik te sisorët janë të vendosur në epitelin e pjesës së sipërme të hapësirës hundore (fig. 10. 3), ku janë të mbrojtur nga grimcat e dëmshme të thithura me lëvizjen e vazhdueshme të qepallave të tyre dhe jargën të cilën e tajitin gjëndrat shumëqelizore të vendosura përreth tyre.
A e din se te peshkaqeni shqisa aromatike është mirë e zhvilluar? Ajo mund të ndjen aromën e pikës së gjakut në largësi me kilometra. A e ke vërejtur se gjatë vet hyrjes në kuzhinë aroma e ushqimit është më e fortë, ndërsa nëse ndenja vazhdon aq më pak do ta ndjesh? Ose, i ndjen syzet kur t’i vendosh për herën e parë, por ndjenja e tillë nuk do të zgjasë vazhdimisht dhe pas një kohe të shkurtër do të ndalet. Qelizat receptore kanë aftësi që disa ngacmime ti mbajnë mend.
epiteli i aromës
Fig. 10.3 Epiteli aromatik në hapësirën e hundës te sisorët
118
Shqisat e shijes Shqisat e shijes së bashku me shqisat aromatike u mundësojnë shtazëve të gjejnë ushqim. Te këmbënyjorët, receptorët për shije janë në formë të rrezhdave dhe njollave, të vendosura në pjesën e gojës së tyre, në këmbë dhe pjesë të tjera të trupit. Nëse insekti i etur ndjen ujin, ai e pin, nëse ndjen sheqer ai ushqehet, ndërsa i ik tretjeve të njelmëta. Receptorët për shije te kurrizorët janë të lidhura në formë të qepëzave për shije. Qepëzat për shije te kurrizorët tokësorë janë të vendosura në zbrazëtirën e gojës dhe fyt. Te sisorët këto shqisa në formë të qepëzave për shije të shpërndara në sipërfaqen e gjuhës. (fig. 10. 4 a dhe b ).
qeliza receptore për shije
receptorë për shije
vrima а)
Fig. 10.4
b)
gjuhë ku janë vendosur qepëzat e shijes
(a) shqisa e shijes te insektet (b) qepëza për shije te kurrizorët
Shqisa të përshtatura për zbulimin e ngacmimeve mekanike Shqisa për prekje dhe shtypje Shqisat për prekje dhe shtypje janë shqisat më të përhapura te shtazët. Disa qeliza shqisore janë të shpërndara në tërë sipërfaqen e trupit, ose direkt nën te. Sidoqoftë, më të shumta janë në vende posaçme, siç janë pipthat e kërmillit, antenat te insektet, ndërsa te njeriu janë majat e gishtërinjve. Këto shqisa veçanërisht janë të zhvilluara te shtazë të cilat jetojnë në errësirë, si, për shembull, në shpella. Ngjashëm me aftësinë për zbulimin e ngacmimeve kimike (aromë dhe shije) edhe aftësia për zbulim dhe përgjigje të ngacmimeve gjatë prekjeve është karakteristike për të gjithë organizmat e gjallë. Receptorët për prekje te këmbënyjorët janë të vendosura në sipërfaqen e organizmit. Në lëkurën e kurrizorëve ka receptorë të ndryshëm të cilët zbulojnë ndryshime me prekje dhe shtypje (fig. 10. 5). Disa pjesë të qelizave nervore mbështillen rreth rrënjës së qimes në 119
ТЕМА 10 lëkurën e sisorëve dhe reagojnë në lëvizjen e qimeve. Qeliza receptore të ndryshme janë të caktuara për pranimin e ngacmimeve të ndryshme të prekjeve. Përmes shqisës për prekje disa shtazë mund të zbulojnë lëvizje në ujë ose ajër. Te shumë këmbënyjorë ka pjesë të shqisave në formë të qimes të cilat zbulojnë lëvizje në ujë dhe në ajër. Peshqit dhe larvat e ujëtokësorëve kanë të zhvilluar sistem të vijës anësore në të cilin janë të vendosura qeliza shqisore të cilat janë të afta të zbulojnë lëvizje në ujë (fig. 10. 6). Në këtë mënyrë peshku çdoherë mund të ndjen edhe lëvizje valore më të vogla të ujit, e me vetë këtë edhe rrezik. vija anësore
receptorët
Fig. 10.5. Receptorë për prekje në lëkurën e kurrizorëve
Qimet e mëdha, si mustaqet, te minjtë dhe shumë sisorë tjerë, janë të aftësuara të zbulojnë lëvizje në ajër (fig. 10. 7).
Shqisa për baraspeshë
qeliza receptore
Përmes këtyre shqisave zbulohet pozita e drejtë e trupit dhe falë kësaj te shtazët paraqitet aftësia për orientim në hapësirë. Përveç kësaj
Fig. 10.6 Linja anësore te peshqit
ato i kontrollojnë ndryshimet në lëvizjet e tyre në mjedisin rrethues. Shumë grupe të shtazëve kanë zhvillim të pavarur të receptorëve të cilët i kryejnë këto funksione.
Fig. 10.7
120
Te pakurrizorët aktiv, si për shembull, përcëlluesit, skrrajat unazore, butakët dhe këmbënyjorët, qelizat receptore të këtilla janë të vendosura në truptha special (fig. 10. 8). Te gaforret trupthat e këtillë janë të vendosur në bazën e antenës së parë (fig. 10. 8 b). Te kurrizorët qelizat receptore të këtilla janë të vendosura në tre kanale gjysmërrethore në veshin e brendshëm.
Fig. 10.8
2
Receptorë për baraspeshë te butakët dhe gaforret
ZËRI DHE ZBULIMI I TIJ
Vetëm te numër i vogël i shtazëve dhe atë disa këmbënyjorë dhe të gjithë kurrizorët, paraqiten shqisa të cilat janë të afta ti regjistrojnë zërat. Shumë zëra në hapësire u japin shenja dhe të dhëna të rëndësishme shtazëve për ndryshimet të cilat paraqiten në rrethin e tyre. Kështu, ulurima e luanit, ose e shtëna kuptohet si shenjë e mundshme për rrezik. Disa shtazë, gjithashtu, lëshojnë zëra të ndryshëm me të cilat i lajmërojnë anëtarët e tjerë të bashkësisë për vendin ku ka ushqim, se në afërsi ka rrezik ose gjatë kërkimit të partnerëve. Zërat formohen në mënyra të ndryshme. Bulkthi formon zëra me fërkimin reciprok të pjesëve të parrafshta të krahëve të tij, disa peshq atë e bëjnë me pjesë të pendave të tyre, zogjtë – me lëvizjen e muskujve në sipërfaqen e barkut. Shumë kurrizorë formojnë zëra me ndihmën e telave (kordave) të zërit në rrugët e tyre të frymëmarrjes. Qimet e buta në antenat e shumë insekteve formojnë truptha shqisorë që janë të ndjeshëm në receptorët zëra. Zërat, në formë të valëve, përveç nëpër ajër, nervi gjithashtu, barten edhe nëpër ujë. Ato i pranojnë shtazët ujore dhe reagojnë në mënyrë përkatëse. Shqisa e zërit te peshqit, në krahasim me kurrizorët Fig. 10.9 e tjerë, është shumë thjeshtë e ndërtuar. Edhe pse Veshi brendshëm te peshku
121
ТЕМА 10 vrimat e hundës
peshqit dëgjojnë, ata nuk munden çdoherë ta zbulojnë drejtimin e burimit e zërit, pasi që zërat në ujë përhapen shumë shpejt. Kurrizorët tokësorë kanë ndërtim më të ndryshëm të shqisave për dëgjim. Disa picrrak, hardhuca dhe gjarprinj mund të hetojnë zërat, edhe pse mbi qelizat shqisore të tyre ka asht. Shumë më të ndishëm janë veshët të cilët zhvillohen te bretkosat, te disa zvarranik, shpezë dhe sisorët. Veshi te të gjithë këto grupe shtazësh është i përbërë nga disa pjesë (fig. 10. 10).
syri veshi
Fig. 10.10 Shqisa e dëgjimit te ujëtokësorët
qeliza receptore
nervi
Te sisorët veshi është i përbërë nga veshi i jashtëm, i mesëm dhe i brendshëm. Veshi i jashtëm fillon me guacën e dëgjimit e cila i mbledh valët zanore dhe nëpërmjet kanalit për dëgjim i drejton në timpanin e dëgjimit. Timpani i dëgjimit fillon të dridhet (vibron). Ato dridhje nëpërmjet tre eshtrave të vegjël të dëgjimit të cilat janë pjesë përbërëse të veshit të mesëm barten deri te kërmilli i dëgjimit i cili është i vendosur në veshin e mesëm ku ndodhen qelizat receptore të cilat reagojnë në zërin e pranuar.
Fig. 10.11 Qelizat receptore për dëgjim te sisorët
Shqisa të aftësuara për zbulimin e ngacmimeve të dritës Syri Te shumica e shtazëve, pranuesit e ngacmimeve të dritës, fotoreceptorët, janë të mbledhur së bashku si organ, i quajtur sy ose syçkë. Sytë e thjeshtë zbulojnë vetëm praninë ose mungesën e dritës. Sytë më të ndërlikuar e zbulojnë burimin e saj dhe mundësojnë lëvizje drejt saj. Sytë më të ndërlikuar mund të formojnë figurë dhe i mundësojnë shtazës të ketë mundësi të gjera për përgjigje. Te grupet e ndryshme të shtazëve ekzistojnë dallime shumë të mëdha në lidhje me sytë e tyre, ndërsa ne do t’i njohim vetëm tipat më të shpeshta.
122
Sy që orientohen drejt dritës Disa organizma njëqelizorë, të cilat kanë kërbaçë dhe kryejnë fotosintezën, për shembull, euglena, ka vend të caktuar të ndjeshëm në dritë. Ai është i vendosur në rrënjën e kërbaçit. Ky tip i thjeshtë i syrit njollë, mundëson lëvizje drejt dritës. Shumica e shtazëve pakurrizore kanë një ose më shumë syçka të cilët janë të ndjeshëm në dritë. Syçkat te skrrajat shpatuke kanë formën e qypit (fig. 10. 12). Drita që i ngacmon këto sy i nxit skrrajat shpatuke të Fig. 10.12 Sytë te skrrajat shpatuke janë në formë të qypit.
ikin nga burimi i dritës. Kështu, këto skrraja ikin nga drita dhe fshihen nën gurë ose vende tjera të errëta. Shumë lloje të skrrajave të ujërave dhe tokës kanë dy ose katër palë syçka, të quajtur sy rrjetor (fig. 10. 13). Sy të këtij lloji kanë edhe lloj i madh i butakëve, skrrajat unazore dhe këmbënyjorët.
Fig. 10.13 Këmbënyjorët (insektet) kanë edhe sy rrjetor.
Sy që formojnë figurë Që të mundet syri të formojë figurë duhet të ketë mekanizma të cilët do të thejnë rrezet e dritës. Këta sy i mbledhin rrezet nga burimi i dritës. Te shumica e këtyre shtazëve në sy ka thjerrëz e cila merr pjesë në thyerjen e dritës. Rrezet e dritës të cilat burojnë nga pika të ndryshme, deri te syri vijnë pothuajse paralel, ndërsa në të me ndihmën e thjerrëzave bëhet thyerja e tyre. Disa skrraja, butakët dhe merimangat, të cilët janë grabitës shumë aktiv, kanë sy të ndryshueshëm, të cilët mund ta dallojnë gjahun. Mirëpo, sytë e tillë nuk mund të formojnë figurë të qartë, pasi që janë shumë të imët dhe nuk kanë numër të mjaftueshëm të receptorëve. Te kryekëmborët, si për shembull, oktopodi paraqiten sy të mëdhenj (fig. 10. 14). Kualiteti i figurës në syrin e oktopodit është shumë më i mirë sesa te peshku. Fig. 10.14 Syri te oktopodi
123
ТЕМА 10 Sy të përbërë Insektet dhe shumë lloje të gaforreve, kanë lloj special të syve të cilët formojnë figurë, të quajtura sy të përbërë. Këta sy janë të përbërë nga shumë sy të thjeshtë dhe të imët, ku secili syth i thjeshtë, ndaras sheh vetëm një pjesë të objektit, ndërsa të gjithë së bashku e shohin tërë objektin. Insektet figurën të cilën e shohin është e përbërë nga numër i madh i pjesëve, gjegjësisht ka pamjen e mozaikut. Për këtë quhet figurë mozaike ndërsa sytë quhen sy mozaik. Syri i këtillë nuk ka mundësi të adaptohet, për këtë këto shtazë shohin vetëm deri në 10 cm përreth tyre. Syri te kurrizorët Syri te kurrizorët është organ i veçantë i cili është i vendosur shqisat për ngacmimet e dritës. Sytë te kurrizorët e ndryshëm janë të aftësuar drejt pamjes së tyre të ndryshme dhe mënyrës së të jetuarit, por të gjithë kanë një ndërtim themelor. Sipërfaqja e mollzës së syrit te kurrizorët ujor mbahet e lagësht dhe e pastër me ndihmën e ujit të syrit, ndërsa zakonisht, ata nuk kanë kapakë të syve. Gjëndra e lotëve e cila ndodhet në afërsi të mollzës së syrit te kurrizorët tokësorë tajit lëng i cili e pastron syrin, ndërsa kapakët e lëvizshëm të syrit i mbrojnë sytë. Peshqit kanë sy me ndërtim më të thjeshtë në krahasim me kurrizorët tjerë. Te ata thjerrëza mund të lëviz drejt burimit, ngjashëm si te objektivi i kamerës. Syri te sisorët Syri është organ me ndërtim të përbërë. Ai është i ndërtuar nga tre mbështjellës. Mbështjellësi i jashtëm quhet sklerë. Ajo në pjesën e përparme të syrit, që të mund t’i lëshon rrezet e dritës, është e tejdukshme dhe quhet korne. Mbështjellësi i dytë i syrit i cili është i pasur me enë të gjakut quhet koroida. Mbështjellësi i brendshëm ose i tretë quhet rrjetë (retina). Në rrjetë janë të vendosur pranuesit e dritës, prej ku ngacmimi i pranuar bartet deri te qendra e të pamurit në tru. Brendia e syrit është e mbushur me materie të dendur qullore të quajtur trup qelqor. sklera koroida (pjesa vaskulare)
rrjeta rrezja
Irisi (pjesa e pigmentuar) thjerrëza
nervi
bebëza e syrit kornea muskujt trupthi i qelqtë
Fig. 10.15 Syri te sisorët
124
3
SISTEMI NERVOR LLOJET DHE FUNKSIONET THEMELORE
Sistemi nervor e mundëson lidhjen e organizmit me mjedisin e jashtëm. Ngacmimet e ndryshme nga mjedisi i jashtëm nëpërmjet sistemit nervor e nxisin organizmin të reagon në to. Struktura themelore dhe njësia funksionale e sistemit nervor është qeliza nervore (fig. 10. 16). Ajo është e përbërë nga pjesa e madhe e qelizës, në të cilën gjenden bërthama dhe organelet. Trupi i qelizës nervore ka numër të madh të zgjatimeve degëzore të shkurta të quajtura dendrite nëpërmjet të cilave qeliza i pranon ngacmimet. Gjithashtu, nga trupi i qelizës del zakonisht një zgjatim më i gjatë i quajtur neuron. Nëpërmjet neuronit qeliza nervore e bart ngacmimin e pranuar. Bartja e ngacmimit nëpër qelizën nervore kryhet çdoherë vetëm në një drejtim.
neuriti trupi dentriti
ORGANIZIMI I SISTEMIT NERVOR Organizimi themelor i sistemit nervor mund te vlerësohet nëpërmjet hulumtimeve të rrugëve nervore në nervat e kurrizit dhe trurit te kurrizorët të cilët janë të kyçur në disa aktivitete të tilla (fig. 10. 16). Qelizat nervore shqisore e bartin ngacmimin nga recptorët deri te truri. Nga aty, nëpërmjet qelizave nervore motorike, kthehet përgjigjja e ngacmimit deri te efektorët të cilët reagojnë në atë ngacmim.
Fig. 10.16
Mendo dhe përgjigju: Çka do të ndodhë, nëse padashur e prek tavën në të cilën janë duke u përgatitur petulla? A nuk do të reagosh në mënyrë sa më të shpejtë ta lëshosh tavën dhe të largohesh nga nxehtësia? Mendo, çka është ajo që të mundëson të reagosh në atë mënyrë? Me mësimet që do të fitosh në pjesën që vijon, gjej përgjigjet vet.
Nervat janë bashkime të neuroneve nga shumë qeliza nervore. Varësisht prej asaj se çfarë qeliza nervore marrin pjesë në ndërtimin e tyre, nervat mund të jenë shqisore, motorike dhe të përziera. Përreth grupeve të qelizave nervore ka ind lidhor dhe enë të imëta të gjakut të cilat shërbejnë për ushqimin e tyre.
125
ТЕМА 10
Fig. 10.17 Organizimi themelor i llojeve kryesore të qelizave nervore në sistemin nervor
SISTEMI NERVOR TE PAKURRIZORËT Të gjitha shtazët, me përjashtim të shpuzorëve dhe disa llojeve të parazitëve, kanë sistem nervor. Sistemi nervor më i thjeshtë gjendet te hidrat dhe përcëlluesit e tjerë (fig. 10. 18). Qelizat nervore janë të renditura në mënyrë të parregullt nëpër trup. Ato me zgjatimet e tyre janë të lidhura ndërmjet vete, ashtu që paraqesin rrjetë nervore. Për këtë ky tip i sistemit nervor është i quajtur rrjetor. Edhe përkundër thjeshtësisë së sistemit nervor, nëse trupi i hidrës preket vetëm në një pjesë, organizmi reagon me mbledhjen e tërë trupit. Te shtazët të cilat kanë ndërtim më të ndërlikuar me qëllim që të përshtaten dhe adaptohen në mjedis, paraqitet zmadhim i numrit të qelizave nervore, e me vetë këtë edhe sistemi nervor bëhet më i ndërlikuar. Kështu qeliza të caktuara nervore grupohen dhe me trupat e tyre formojnë trashje të quajtura ganglione. Te butakët ka tip ganglionar të sistemit nervor. Ky sistem është i përbërë nga më shumë ganglione në pjesë të caktuara të trupit të cilat me mbaresat nervore janë të lidhura ndërmjet
Fig. 10.18 Lidhja e sistemit nervor me qelizat
126
vete. Nëse kërmilli preket në pjesë të caktuar të shputës, ajo do të mblidhet. Pasi që pjesa më e madhe e organizmave ne mjedisin rrethues më së pari vijnë në kontakt (prekje) me pjesën e përparme të tyre, te pjesa më e madhe e tyre numër i madh i ganglioneve janë të grupuara në një ose më shumë ganglione trurore ose tru (fig. 10. 19). Te skrrajat shpatuke hasim sistem nervor fijëzor. Në pjesën e përparme të trupit ka dy ganglione. Nga ganglionet nëpër gjatësinë e trupit janë të shpërndara nerva në formë të fijeve. Disa skrraja shpatuke kanë numër të Fig. 10.19 madh të fijeve nëpër gjatësinë e trupit. Sistemi nervor te pakurrizorët Te skrrajat unazore dhe numër i madh i këmbënyjorëve nëpër gjatësinë e trupit ka çift të fijeve periferike, ndërsa nëpër secilën pjesë të trupit ka nga një çift ganglionesh. Ganglionet nga secili anëtar janë të lidhura ndërmjet vete, por edhe ganglionet në vetë anëtarët janë të lidhura. Pasi që ky sistem nervor e ka pamjen e shkallës është i quajtur sistem nervor shkallëzor (fig. 10. 19). Te pakurrizorët me ndërtim më të ndërlikuar dhe te të gjithë kurrizorët në pjesën e përparme të kokës qelizat nervore janë të grupuara në tru. Oktopodët dhe kryekëmborët tjerë nga grupi i butakëve kanë tru më të madh dhe më të përbërë ndërmjet pakurrizorëve i cili mund të krahasohet edhe me trurin te kurrizorët primitiv. Truri i këtillë është i lidhur me zhvillimin e syve të mëdhenj dhe të përbërë, shkathtësinë për lëvizje, të ushqyerit dhe kokës së zmadhuar në të cilën janë të vendosura të gjitha qendrat për këto veti.
SISTEMI NERVOR TE KURRIZORËT Sistemi nervor te kurrizorët drejton punën e të gjitha organeve. Ai i lidh të gjitha organet ndërmjet vete, si dhe organizmin me mjedisin e jashtëm. Në pjesën qendrore të sistemit nervor ka zbrazëtira, për çka është quajtur sistem nervor gypor. Sistemi nervor te kurrizorët mund të ndahet në: - sistem nervor qendror - sistem nervor periferik Sistemi nervor qendror është i përbërë nga truri dhe palca kurrizore. Truri është i vendosur në kafkë dhe është i mbrojtur me eshtrat e kafkës. Palca e kurrizit është e vendosur në kanalin kurrizor të shtyllës kurrizore dhe është e mbrojtur me boshtet e tij. Sistemin nervor periferik e përfaqësojnë nervat që dalin nga pjesë të ndryshme të neuronit qendror. Kështu nervat kurrizor dalin nga palca kurrizore, ndërsa nervat nga koka nga truri. Secili nerv kurrizor pas daljes nga palca kurrizore degëzohet në shumë degë të cilat zgjerohen drejt periferisë së trupit ku lidhen me pjesë të ndryshme të organizmit (fig. 10. 20). Te të gjithë kurrizorët nga truri dalin 12 çifte nerva trurore të cilat këtë tru, gjithashtu, e lidhin me organe dhe pjesë të ndryshme të trupit.
127
ТЕМА 10
nervat
Fig. 10.20
zorra
Nervi kurrizor i cili lidhet me zorrën
Truri te kurrizorët Truri mund te ndahet në tre pjesë: truri i përparëm, truri i mesëm dhe truri i pasëm (fig. 10. 21). Truri i përparëm, nga ana e tij, ndahet në trurin e madh dhe ndërmjettrurin, truri i mesëm mbetet i pandarë, ndërsa truri i pasëm ndahet në trurin e zgjatur dhe trurin e vogël. Indi nervor në trurin dhe palcën e kurrizit është i ndërtuar në të njëjtën mënyrë. Te ata dallohet masa e hirtë (gri), e përbërë nga trupat e qelizave nervore dhe masa e bardhë, e përbërë nga neuronet. Te grupe të ndryshme të kurrizorëve pjesët e trurit janë ndryshe të zhvilluara. Tru më mirë të zhvilluar kanë sisorët. Truri i madh ndahet në dy pjesë të quajtura hemisfera trurore, të cilat së bashku e përfaqësojnë trurin e madh. Truri i madh është më i vogël dhe më pak i zhvilluar te peshqit. Përderisa te sisorët ai është më i madh dhe është pjesë më e zhvilluar dhe më e rëndësishme e trurit.
Fig. 10.21 Paraqitje e sistemit nervor qendror te lloje të ndryshme të kurrizorëve truri i përparmë
128
truri i mesëm
truri i pasëm
Pasqyrë përmbledhëse për përsëritje të shpejtë 1. Receptorët paraqesin pranues të ngacmimeve. Secili lloj i receptorëve është i adaptuar të pranojë vetëm një lloj të ngacmimit. Organet shqisore janë grupe të receptorëve dhe qelizave plotësuese të cilat i mbrojnë. 2. Aroma dhe shija janë ngacmime kimike Ato zbulohen nga receptorë të cilët më shpesh grupohen dhe mbrohen me qeliza plotësuese. 3. Receptorët për zë te këmbëyjorët dhe kurrizorët janë receptorë të ndryshueshëm për zbulimin e ngacmimeve mekanike. 4. Receptorët për dritë janë përmbledhje të qelizave të vendosura në tipa të ndryshme të syve. 5. Qelizat nervore janë njësi strukturale dhe funksionale të sistemit nervor. 6. Shpuzorët nuk kanë sistem nervor. Sa më aktive bëhen shtazët, aq më shumë rritet numri i qelizave nervore dhe lidhja e tyre. 7. Te pakurrizorët me ndërtim më të përbërë hasim më shumë lloje të sistemit nervor: rrjetor, ganglionar, fijëzor dhe shkallëzor. 8. Te kurrizorët ka sistem nervor gypor. 9. Truri te kurrizorët është i ndarë në pesë pjesë: truri i madh, ndërmjettruri, truri i mesëm, truri i vogël dhe truri i zgjatur. 10. Nga truri dhe i kurrizit dalin nerva të cilat shkojnë deri te të gjitha pjesët e trupit.
Kontrollo diturinë tënde: Cila është veçoria themelore e qelizës? Cilat qeliza i zbulojnë ngacmimet nga mjedisi i jashtëm dhe si reagojnë ato? Si janë të ndarë receptorët? Çka është e rëndësishme për receptorët për aromë te insektet? Ku janë të vendosura dhe si i pranojnë peshqit ngacmimet për prekje? Si formon zë bulkthi? Cila shtazë ka sy më të thjeshtë? Çka është figurë mozaike dhe cilat shtazë mund të formojnë figurë të tillë? Si është i ndërtuar syri te kurrizorët? Përshkruaj ndërtimin e qelizës nervore. Si mund të ndahen të gjitha qelizat nervore sipas mënyrës me të cilën e përcjellin ngacmimin? Përshkruaj sistemin nervor te përcëlluesit, skrrajat shpatuke dhe këmbënyjorët. Te cilat shtazë është më i zhvilluar sistemi nervor?
129
ТЕМА 10
Hulumto shqisat te shtazët Ushtrimi 1. Vëzhgim i skrrajës së shiut dhe kërmillit Veglat dhe materiali: skrraja e shiut, kërmilli dhe fletore. Udhëzim për punë: vendos skrrajën e shiut dhe kërmillin në qelq dhe lëri një periudhë të caktuar. Do të vëresh se skrraja e shiut ka filluar të lëvizë, ndërsa kërmilli ka dalë nga guaska e tij dhe gjithashtu ka filluar të lëvizë. Merr një gjilpërë dhe shpo skrrajën disa herë. Si do të reagojë? A e din pse reagon ashtu? Përsërit të njëjtën edhe me kërmillin dhe prek njëherë në njërin pipth, pastaj edhe në tjetrin. Si do të reagon kërmilli? Pse kërmilli fshihet në guaskën e tij? Kontrollo vëzhgimet e tua te arsimtari. Ushtrimi 2. Vëzhgim i peshqve në akuarium Veglat dhe materiali: akuarium me peshq dhe fletore Udhëzim për punë: Mësho disa herë me stilolaps në xhamin e akuariumit. Shiko si do të reagojnë peshqit. Gradualisht vëre dorën në ujë. Shiko si do të reagojnë peshqit. Hedh ushqim dhe prapë shiko reagimin e peshqve. Pse në të tri rastet peshqit reagojnë? Shëno vëzhgimet e tua në lidhje me reagimin e peshqve dhe mendimin tënd për të njëjtat në fletore. Këmbe mendime me pjesëmarrësit e t’u dhe kërko mendim nga arsimtari për njohuritë deri te cilat ke ardhur. Në mënyrë të njëjtë vëre reaksionet e përkëdhelësit tënd (qenit ose maces). Si reagojnë në zë? Pse i kthejnë laprat e veshëve? Vonoje ushqimin e përkëdhelësit tënd, ndërsa kur të i ofrosh ushqim vëre si do të reagon. A di të përgjigjesh pse reagon ashtu?
130
ТЕМА 11
SHUMIMI DHE ZHVILLIMI
Me të mësuarit e kësaj nënteme ti do të mundesh: -
Të njohësh mënyrat e shumimit, organet për shumim dhe qelizat që marrin pjesë në shumim;
-
Të përshkruash dhe krahasosh shumimin seksual dhe joseksual;
-
Të përshkruash rrjedhën e rritjes, zhvillimit dhe shumimit te përfaqësuesit e grupeve të caktuara të shtazëve;
-
Të bësh lidhjen dhe të sqarosh lidhshmërinë e përfaqësuesve të caktuar të grupeve të ndryshme të shtazëve me mjedisin jetësor përmes mënyrave të shumimit dhe zhvillimit.
Nocionet që do të mësosh në këtë kapitull: -
shumim, joseksual dhe seksual, organe për shumim, shumim me vezë, shumim me lindje, spermatozoid, qelizë-vezë zhvillim, metamorfozë (transformim).
ТЕМА 11
1
SHUMIMI TE SHTAZËT
Në një gjeneratë të individëve të rinj, një pjesë e tyre vdes, një pjesë janë pre e armiqve të tyre dhe vetëm një pjesë mbijeton. Nëse individët nuk kanë arritur aftësinë për shumim, në këtë rast llojet nuk do të mbijetojnë. Aftësia e individëve të krijojnë pasardhës quhet shumim. Shumimi i organizmave të gjallë e me vet këtë edhe të shtazëve mund të kryhet në dy mënyra: - joseksuale - seksuale
Shumim joseksual
Shumimi joseksual është mënyra më e thjeshtë e shumimit. Gjatë kësaj mënyre të shumimit nga një prind i vetëm fitohen individë të rinj identik. Pasi që individët e rinj janë fituar nga një prind i vetëm këta kanë veçori të njëjta si të prindit. Shumimi joseksual është shumë i përhapur te organizmat njëqelizor, por paraqitet edhe te grupet e ndryshme të organizmave shumëqelizor. Formë më e thjeshtë e shumimit joseksual është ndarja e thjeshtë. Gjatë kësaj trupi i prindit ndahet në dysh, e ndonjëherë në më shumë pjesë pothuaj të barabarta prej të cilave krijohet një organizëm i tërë, i pavarur. Në këtë mënyrë shumohen kryesisht, organizmat njëqelizorë siç është parameciumi, ameba etj. (fig. 11. 1a). Te planaria si përfaqësues i skrrajave shpatuke, trupi ndahet për së gjati dhe secila gjysmë kompenson pjesën që mungon (fig. 11. 1b). Hidrat, shpuzorët dhe disa përcëllues shumohen me bulëzim (fig. 11. 1c). Një pjesë e vogël prej trupit të prindit rritet dhe ndahet si individ i ri i cili mund të shkëputet dhe të fillon të jeton si i pavarur. Por, më së shpeshti bulëzat mbesin të ngjitura për trupin e prindit dhe në këtë mënyrë krijojnë koloni të përbërë prej shumë individëve. Te disa lloje të shtazëve paraqitet aftësia për të shpëtuar (zëvendësuar) pjesët e humbura dhe të dalin а të reja. Kjo dukuri quhet regjenerim ose ripërtëritje. Kështu për shembull, disa yje deti mund të krijojnë plotësisht individin e ri vetëm prej një dege (këmbe) dhe një pjese të vogël të pllakës qendrore. Nëse skrrajën e shiut e këpusim në shumë pjesë, prej c b të gjitha këtyre pjesëve zhvillohet individ i ri. Te sallamandra dhe hardhucat në vendin e shkëputur, mund të rritet bishti i ri (fig. 11. 1d).
Fig. 11.1 Lloje të ndryshme të shumimit joseksual
132
d
Fig. 11.2 Kolonia e koralit e cila formon ujdhesë koralesh
Shumimi seksual
Gjatë shumimit seksual individi i ri fitohet me ngjitjen e dy qelizave seksuale të ndryshme, mashkullore dhe femërore, nga një lloj i njëjtë i organizmit. Në këtë mënyrë te individët e ri ka përzierje të veçorive të dy prindërve, gjegjësisht individi i ri bart veçori nga baba dhe nga nëna. Pasi që te individi i ri ka përzierje të veçorive nga të dy prindërit, i njëjti ka më shumë mundësi më lehtë të përshtatet në mjedisin në të cilin jeton. Që të mund të tejkalohen kushtet e pavolitshme të mjedisit të jashtëm dhe të vijë deri te përzierja e veçorive nga dy individ, kontakti seksual haset edhe ndërmjet parashtazorëve. Por gjatë kësaj Fig. 11.3 Konjutacioni nuk krijohen individ të ri (fig. 11. 3). Te parameciumi, për shembull, dy individ ngjiten, këmbejnë materialin bërthamor (trashëgues) dhe ndahen. Ky proces quhet konjugacion. Kontakti seksual dhe këmbimi i materialit gjenetik ka ndodhur, por nuk vjen deri te shumimi. Këta individ më vonë shumohen joseksualisht.
Mëso më shumë: Te disa lloje të shtazëve, qeliza-vezë e pafekonduar mund të fillojë të ndahet dhe të zhvillohet, gjatë së cilës fitohet individ i ri. Ky proces quhet partenogjenezë. Ky lloj i shumimit paraqitet natyrshëm te grupet e vogla të shtazëve. Kështu te rotiferet e ujërave të ëmbla dhe te disa lloje të hardhucave nuk ekzistojnë meshkujt.
Që të ketë shumim seksual te shtazët nevojitet të ketë qeliza-vezë dhe spermatozoid të cilat me një emër quhen gamete ose qeliza seksuale. Te qelizat seksuale, të cilat krijohen me ndarje të ndërlikuar mejozë, numri i kromozomeve është përgjysmë më pak nga numri i kromozomeve të qelizave tjera të cilat e ndërtojnë organizmin. Qeliza-vezë është qelizë seksuale femërore. Kjo qelizë, rëndom, është e madhe dhe e palëvizshme dhe në të, te pjesa më e madhe e shtazëve ka ushqim rezervë. Spermatozoidi, ose qelizë seksuale mashkullore, është e vogël dhe e lëvizshme, e aftësuar për të notuar aktivisht me dridhjen e bishtit të gjatë, ngjashëm si kërbaçi.
133
ТЕМА 11 Tek organizmat shumëqelizorë qelizat seksuale krijohen në gjëndra seksuale të veçanta ose gonada. Te individët mashkullorë këto gjëndra seksuale quhen farorë. Te individët femërorë këto janë vezoret. Farorët janë të vendosur në gropa të veçanta të trupit. Varësisht prej llojit të shtazës te këta paraqiten dallime në madhësi dhe ndërtim. Farorët te sisorët përbëhen nga një numër i madh i kanaltheve farore gjysmë të përdredhura të gërshetuara dendur, të cilët janë shumë të gjatë (fig. 11. 4) Kjo siguron hapësirë të mjaftueshme për prodhimin e miliardë spermatozoidëve. Varësisht nga lloji i shtazëve paraqitet dallim në dukjen e spermatozoidëve (fig. 11. 5). Kështu spermatozoidët të gaforret dhe te disa skrraja parazite sferike nuk kanë bisht dhe lëvizja është ameboide.
Fig. 11.4
Fig. 11.5
Farorët te sisorët
Spermatozoidët te llojet e ndryshme të shtazëve
Sistem seksual të zhvilluar mirë kanë pakurrizorët dhe kurrizorët.
а
b
c
Fig. 11.6 Sistemet seksuale të zhvilluara mirë hasen te pakurrizorët (a)miza individi mashkullor (b) miza individi femëror (c) metili
134
Vezoret gjenden në brendinë e zbrazëtirës trupore. Te peshqit dhe ujëtokësorët, vezoret prodhojnë qindra mija vezë, të cilat kur të piqen, mbushin pjesë të madhe të brendisë e tyre. Zvarranikët, shpezët dhe sisorët prodhojnë disa qeliza- vezë. Te pjesa e madhe e shtazëve gjëndrat seksuale janë pjesë përbërëse të sistemit seksual. Përveç gjëndrave seksuale gjenden edhe vepërçuesi dhe farëpërçuesit përmes të cilëve lëvizin qelizat seksuale Në vepërçues ka edhe gjëndra plotësuese në të cilat krijohen materiet ushqyese rezervë e verdha dhe mbështjellësit të cilët e mbrojnë qelizën-vezë, Qelizat-vezë të zvarranikëve dhe shpezëve mbrohen me mbështjellës të veçantë. Këto janë të mëdha, pasi që kanë shumë të verdhë e cila shërben si ushqim rezervë për zhvillimin e individit të ri. Pasi që qelizat-vezë të fekonduara te sisorët zhvillohen në brendinë e organeve seksuale femërore kanë shumë pak të verdhë.
Mëso më shumë: Qelizat-vezë te llojet e ndryshme të shtazëve ndryshojnë sipas sasisë dhe renditjes së të verdhës. Në qelizat-vezë derisa ato ende janë në vezore deponohet sasi e ndryshme e të verdhës. E verdha përmban proteina, yndyra dhe materie të tjera të nevojshme për ushqimin e embrionit. Sasia e të verdhës te llojet e caktuara është ngushtë e lidhur me kohëzgjatjen e zhvillimit, që është e nevojshme para se embrioni të mund të ushqehet vet. Veza te shumica e lëkurëgjemborëve, amfioksi dhe sisorët kanë sasi të vogël të së verdhës e cila njëjtë shpërndahet në citoplazmën e qelizës-vezë. Shumë skrraja shpatuke, shumica e butakëve, skrrajat unazore detare dhe shumica e kurrizorëve kanë vezë me shumë të verdhë të koncentruar në pjesën e poshtme. Vezët e këmbënyjorëve, në veçanti insektet, kanë të verdhën të vendosur kryesisht në brendinë e vezës.
Sistemi seksual mashkullor Dallimet ndërmjet organeve seksuale mashkullore te kurrizorët janë të lidhura me atë, se a është fekondimi i jashtëm ose i brendshëm. Te zvarranikët dhe sisorët, ku fekondimi është i brendshëm, meshkujt kanë organ seksual ose penis. Fekondimi është, gjithashtu, i brendshëm edhe te shpezët, por te shumica e llojeve të shpezëve meshkujt nuk kanë penis dhe bartja e spermës kryhet me kontakt të shkurtë në kloakë. Gjëndrat seksuale plotësuese, të cilat janë pjesë përbërëse e sistemit seksual te meshkujt dhe krijojnë lëng faror, në të cilin lëvizin spermatozoidët. Te sisorët penisi është zhvilluar rreth kanalit urinar.
farorët
veshka
а
farëpërçuesi
b
Fig. 11.7 Sistemi seksual mashkullor (a) shpendi, (b) bretkosa
135
ТЕМА 11 Sistemi seksual femëror Vepërçuesit te kurrizorët janë përshtatë për mënyrat e ndryshme të fekondimit. Te peshqit dhe pothuajse të gjithë ujëtokësorët, fekondimi është i jashtëm. Vezët nga vezorja kalojnë në zbrazëtirën trupore, prej ku këto hyjnë në anën e përparme të një çifti të gjatë, të vepërçuesve të përdredhur përmes hapjeve që quhen hinka (fig. 11. 8a). Vepërçuesit shtrihen kah bishti deri te kloaka. Në muret e tyre ka qeliza gjëndërore të cilat tajitin shtresë të xhelit rreth vezës. Te zvarranikët dhe shpezët fekondimi është i brendshëm. Vezët e fekonduara ngrohen (klloçiten) dhe zhvillimi i individëve të ri është në tokë. Shumica e sisorëve dhe disa lloje të peshqve dhe zvarranikëve i mbajnë vezët e fekonduara në brendinë e organizmit. vezorja Te sisorët ka kanal të veçantë të zgjeruar mitra në të cilën zhvillohet individi i ri. а b Hermafrodizmi Shumica e shtazëve janë njëseksore, vepërçuesi Fig. 11.8 gjegjësisht ka individ mashkullor ose femëror. Por, ka shumë shtazë që kanë Sistemi seksual femëror a) shpendi, b) bretkosa edhe organe seksuale mashkullore edhe femërore gjegjësisht këto janë të afta të krijojnë edhe spermatozoid edhe qelizë- vezë. Këto shtazë quhen hermafrodite. Në këtë grup të shtazëve janë: skrraja e shiut, skrrajat shpatuke, butakët, siç janë kërmijtë, pastaj shiriti (tenia) parazit etj. Edhe pse këto shtazë i kanë dy llojet e gjëndrave seksuale, që të mos ndodh vetëfekondimi gjegjësisht spermatozoidët nga një individ të frytnojnë qeliza vezë nga individi i njëjtë te këto paraqitet periudha e ndryshme e pjekjes së qelizave seksuale. Kështu, për shembull, kur ka pjekje të qelizave vezë nuk ka pjekje të spermatozoidëve dhe anasjelltas.
2
FEKONDIMI DHE LLOJET E FEKONDIMIT
Fekondimi është proces i ngjitjes së qelizës seksuale mashkullore dhe femërore. Gjatë fekondimit ndodh ngjitja e bërthamave nga të dy qelizat seksuale. Pas fekondimit, qeliza vezë mbështillet me membranë të fortë dhe nuk lejon depërtimin e spermatozoidëve tjerë. Me fekondim fitohet qeliza vezë e fekonduar – zigoti. Zigoti është bartës i veçorive nga dy prindërit. Që të ndodh fekondimi është e nevojshme pjekja e më hershme e qelizave vezë. Qelizat vezë të pjekura te disa shtazë direkt nga trupi i tyre dalin në mjedisin e jashtëm, por te shumica e llojeve këto dalin prej trupit nëpër kanale të posaçme, të quajtura farëpërçues, te meshkujt dhe vepërçues te femrat. Pasi që periudha jetësorë e qelizave seksuale të liruara është e shkurtë, fekondimi duhet të ndodh brenda një ose dy ditëve. Përshtatshmëria e ndryshme e shtazëve mundëson zgjerimin e pasqyrimit të fekondimit. Te shtazët të cilat qelizat seksuale të pjekura i lëshojnë në mjedisin ujor, që të ndodh fekondimi më parë duhet të bëhet “njohja”. Kështu, për shembull reaksioni i njohjes pengon spermatozoidët e yllit të detit të frytnojnë qeliza-vezë të iriqit të detit, ose pengon me sukses fekondimin, nëse mashkulli nga një lloj çiftëzohet me femrën nga lloji tjetër.
136
AFTËSIA PËR FEKONDIM
Që të mund llojet të ekzistojnë, gjegjësisht që të mund të ndodh fekondimi, është e nevojshme qelizat seksuale nga individët mashkullor dhe femëror në të njëjtën kohë të piqen dhe të lirohen. Domethënë, për shumim të suksesshëm duhet më parë, qelizat seksuale të krijohen në të njëjtën kohë dhe e dyta, këto të lirohen në të njëjtën kohë. Koha për krijimin e qelizave seksuale, a me këtë edhe fekondim i suksesshëm, varet nga kushtet në mjedisin e jashtëm, siç janë ndryshimet në ndriçimin ditor, temperatura e ajrit, rezervat në ushqim etj. Ekzistojnë dy mënyra të fekondimit: - i jashtëm - i brendshëm
Fekondimi i jashtëm Te shtazët të cilat jetojnë në mjedisin ujor qelizat seksuale i lirojnë në mjedisin e jashtëm ku edhe kryhet fekondimi. Që të rritet mundësia për fekondim te këto shtazë ka edhe përshtatje të caktuara të sistemit seksual. Për shembull, është e nevojshme të krijohet një numër i madh i qelizave seksuale, rrjedhat e ujit duhet të ju mundësojnë këtyre qelizave që të arrijnë deri qelizat seksuale të seksit tjetër. Që të lehtësohet fekondimi, numër i madh i individëve jetojnë në vend me kushte të jashtme të volitshme, ose mblidhen në kope gjatë kohës së çiftëzimit. Te bretkosat, peshqit dhe disa skrraja, gjatë lirimit të qelizave seksuale vjen deri te kontakti i afërt.
Fekondimi i brendshëm
Fig. 11.9 Fekondimi i jashtëm te bretkosa
Me qëllim që qelizat seksuale të mbrohen nga tharja gjatë kushteve të jashtme të pavolitshme, për fekondim në tokë, te një numër i madh i shtazëve janë zhvilluar fekondime të brendshme. Gjatë kësaj spermatozoidi hyn në organet seksuale femërore, në afërsi të drejtpërdrejt me qelizën-vezë. Atëherë kur të lirohen nga mashkulli spermatozoidët mund të vendosen në pjesë të caktuara të femrës. Pastaj qelizat-vezë munden vazhdimisht të krijojnë dhe të fekondohen pa nevojën e mëtutjeshme të mashkullit. Që të kryhet fekondimi i brendshëm është e domosdoshme të ketë kopulim. Ky është proces përmes të cilit qelizat seksuale të mashkullit hyjnë në sistemin seksual të femrës. Spermatozoidët, normalisht barten në lëngun e quajtur lëng faror. Ka Fig. 11.10 Grupimi i spermatozoidëve në paket
137
ТЕМА 11 shumë shtazë, si shushunjat (ushujëzat), oktapodët, gaforret dhe disa sallamandra, te të cilët numër i madh i spermatozoidëve barten së bashku si paket (fig. 11. 10). Te femrat, pjesa e fundit e vepërçuesit ndonjëherë është e zgjeruar në mitër në të cilën pranohet organi seksual mashkullor. Pjesë nga Vepërçuesi, që quhet pranues i lëngut faror, mund të shërbejë për grumbullimin e spermës.
Nga qeliza vezë e fekonduar deri te organizmi i ri Pas fekondimit fillon zhvillimi embrional i krijimit të individit të ri që quhet embrion. Qeliza vezë e fekonduar fillon shumë shpejt të ndahet. Prej saj fitohen dy, katër, pastaj tetë qeliza dhe ndarja vazhdon derisa të formohet topth me shumë qeliza me formë të manit. (fig. 11. 11). Qelizat e embrionit shumëqelizor vazhdojnë të ndahen, gjatë së cilës fillon periudha në të cilën disa qeliza grupohen në pjesë të tyre të caktuara në formë të shtresave. Me kalimin e kohës si rezultat i specializimit të qelizave të caktuara për kryerjen e punëve të caktuara fillon gradualisht diferencimi i indeve e me këtë edhe i organeve të veçanta. Pas mbarimit të kësaj periudhe embrioni është i gatshëm për krijimin e sistemeve të organeve dhe zhvillimin e të gjitha llojeve të qelizave në organizëm.
Fig. 11.11 Ndarja e zigotit
138
3
ZHVILLIMI DHE MËNYRAT E ZHVILLIMIT TE SHTAZËT
Deti është vendbanim kryesisht i shtazëve dhe në të gjenden llojet me cikël më primitiv të shumimit. Te pjesa më e madhe e shtazëve fekondimi i qelizave vezë është në ujin e detit dhe aty e fillojnë zhvillimin e tyre. Këto shtazë krijojnë vezë me sasi të vogël të së verdhës e cila është e mjaftueshme për të furnizuar vezën vetëm derisa të zhvillohet në larvë. Larva është e lëvizshme dhe vet mund të ushqehet. Më vonë larva vendoset në fund (bazë) dhe transformohet në individ të rritur.
Fig. 11.12 Ylli i detit dhe larvat e tij
Zhvillimi embrional i individit të ri i cili rrjedh nëpër stadin larvor quhet zhvillim indirekt ose zhvillim me transformim. Gjatë këtij zhvillimi larva shpesh nuk ngjan me prindërit e saj, ndërsa ndryshimi i saj në individ të rritur quhet metamorfozë. Ky zhvillim jetësor është karakteristik për më shumë se gjysmën e pakurrizorëve dhe për bretkosat nga grupi i kurrizorëve. Cikli jetësor te fluturat përfshin tri stade: larva – vemëza, kukulla dhe individi i rritur. Te bretkosat larva e cila zhvillohet në mjedisin ujorë quhet fulterëz. Fulterëza ka formën e peshkut, lëviz me penda dhe merr frymë me verza. Me kalimin e kohës nga fulterëza zhvillohet bretkosa e rritur e cila i humb pendët dhe bishtin dhe merr frymë me mushkëri. Defekti (mangësia) më i madh i zhvillimit indirekt është vdekshmëria e madhe e cila paraqitet te vezët, embrioni dhe larvat. Për këtë te këto grupe të shtazëve paraqitet aftësia për të krijuar numër të madh të vezëve. Në figurë vështro dhe përshkruaj zhvillimin e fluturës fig. 11. 14 dhe bretkosa fig. 11. 13. Te të gjitha grupet tjera të shtazëve gjatë zhvillimit nuk hasim stadin e larvës. Për këtë zhvillimi i plotë embrional derisa të paraqitet individi i ri kryhet brenda në mbështjellësin mbrojtës të vezës, ndërsa individët e ri menjëherë pas nxjerrjes (largimit) e pranojnë mënyrën e jetës karakteristike për të rriturit. Kjo mënyrë e zhvillimit quhet zhvillim direkt dhe është karakteristike për shumë shtazë detare dhe të ujërave të ëmbla, si dhe për shumicën e shtazëve tokësore me përjashtim të insekteve.
139
ТЕМА 11
Fig. 11.13
Pasi që gjatë zhvillimit direkt mundësia për zhvillim dhe fitimin e individëve të ri është më e madhe, llojet bëjnë nga disa vezë të cilat përmbajnë sasi të madhe të së verdhës me të cilën ushqehet embrioni derisa zhvillohet në vetë vezën.
140
Fig. 11.14
SHUMIMI ME VEZË - ÇELJA E VEZËVE Vezët te disa shtazë detare, për shembull, disa skrraja, yje të detit dhe disa peshq, bëhen (lëshohen) në ujë. Te shumica e këtyre shtazëve vezët nuk janë të mbrojtura me gëzhojë (lëvozhgë) ose mbështjellësin e vezës, këtu ka vetëm membranë. Për këtë, vdekshmëria e vezëve dhe e embrioneve të reja te këto lloje të shtazëve është shumë e lartë. Te shtazët tokësore, insektet, zvarranikët dhe shpezët hasen vezë të zhvilluara mirë. Që t’i mbrojnë nga ndikimet e jashtme të pa dëshiruara këto shtazë krijojnë vezë të cilat për vetveten formojnë sistem vetanak. Vezët janë të mbrojtura me lëvozhgë e cila e mbron dhe e zvogëlon mundësinë e humbjes së ujit, por prapë mundëson këmbimin e gazrave. Në brendi të vezës janë të gjitha materiet e domosdoshme për ushqimin e embrionit, ndërsa me harxhimin e yndyrave lirohet uji. Materiet e hedhura (dëmshme) vendosen në vet vezën. Zvarranikët, shpezët dhe sisorët primitivë – sqeporët, të cilët bëjnë vezë, kanë tip të njëjtë të vezëve (fig. 11. 8), të cilat kanë sasi të madhe të së verdhës, e cila është e mbështjellë me proteina dhe lëvozhgë mbrojtëse e cila tajitet nga vepërçuesi. Gjatë zhvillimit embrional zhvillohen katër mbështjellës. Këta mbështjellës e mbështjellin embrionin dhe luajnë rol të rëndësishëm në mbrojtjen dhe qëndrueshmërinë e tij.
Çelja e vezëve (klloçitja) Që të mund nga veza e fekonduar të zhvillohet embrioni, është e nevojshme të ketë kushte të volitshme në mjedisin e jashtëm. Peshqit dhe bretkosat, vezët e tyre i bëjnë në mjedisin ujor i cili i mbron nga lëndimet dhe dridhjet. Shumë bretkosa, embrioni për shembull, i përforcojnë vezët e tyre për degë në ujë. Por, që të zhvillohet embrioni nevojitet sasi e madhe e nxehtësisë. Për këtë, këto shtazë vezët e tyre i bëjnë në ujëra të cekëta ku uji shpejt nxehet.
Fig. 11.16 Shembull i ndërtimit të vezës
Fig. 11.15 Ч
Vezët te a) gjarpi dhe b) kërmilli
e verdha
Shumë zvarranikë vezët e tyre i mbulojnë me rërë ose, i vendosin nën gurë ose shkëmbinj, ku ato janë të mbrojtura nga tharja, kurse nxehtësia ju mundëson zhvillimin. Disa prindër vetë kujdesen për vezët e tyre. Këtë sjellje të shtazëve e quajmë çelje vezësh (klloçitje).
141
ТЕМА 11 Shpezët i klloçitin vezët e tyre në fole në të cilat qëndrojnë mbi vezë. Numri i vezëve te shtazët që klloçitin çdo herë është i vogël, por shkalla e mbijetesës është shumë më e madhe se te shtazët të cilat nuk i klloçitin vezët. Gati në secilin grup të shtazëve ka disa lloje të cilat i ruajnë vezët e tyre në trupin e vet. Më së shpeshti femra i ruan vezët në brendi të mitrës, por ka raste kur mashkulli i klloçit vezët në gojën e tyre ose në pjesë tjera të trupit. Kur të mbarojë, zhvillimi të vegjlit dalin nga trupi i prindit. Shtazët nga ky lloj quhen gjallëpjellës.
Zhvillimi embrional të sisorët Pas fekondimit embrioni te sisorët zhvillohet në një zgjerim të posaçëm në organet seksuale që quhet mitër. Në këtë mënyrë embrioni tërësisht është i varur nga nëna, si në pikëpamje të ushqimit ashtu edhe në këmbimin e gazrave dhe tajitjes. Te sisorët fekondimi është i brendshëm dhe kryhet në pjesën e sipërme të vepërçuesit. Ndarja e qelizës-vezë kryhet deri sa ajo lëvizë në vepërçues. Kur embrioni lëshohet në mitër, ai struket në të dhe rreth tij krijohet mbështjellës - placenta ose shtrat. Shtrati është ngushtë i lidhur për mitër, kurse enët e gjakut që vijnë nga placenta me embrionin lidhen përmes kordës (lidhëses) së kërthizës. Përmes kordës së kërthizës embrioni merr ushqimin dhe oksigjenin nga nëna e tij.
ZHVILLIMI I QELIZËS VEZË TË FEKONDUAR
fekondimi vepërçuesi qeliza vezë
vezorja spermatozoidi
mitra
qeliza vezë
Fig. 11.17
Fekondimi i qelizës vezë te sisorët dhe përforcimi i saj në mitër.
142
Femrat e sisorëve, normal lindin aq të vegjël sa kanë dalë qeliza vezë nga vezorja, me kusht që të gjitha të jenë të fekonduara. Normalisht te njeriu, femra lind një fëmijë, por nëse në vezoren e saj ka dy qeliza vezë të pjekura mund të lind binjak. Binjakët mund të formohen nga një qelizë vezë e fekonduar - binjak njëvezorë, ose nga dy qeliza vezë të fekonduara – binjak dyvezorë. Fig. 11.18
Zhvillimi pas lindjes dhe kujdesi për pasardhësit Me vetë daljen nga veza ose lindjen organizmi i ri fillon zhvillimin e pavarur. Te shumica e pakurrizorëve, prindërit pothuajse nuk kujdesen për pasardhësit. Te kurrizorët ekziston dallim në kujdesin e prindërve për pasardhësit e tyre. Te pjesa më e madhe e peshqve, ujëtokësorëve dhe zvarranikëve pothuaj se nuk paraqitet kujdesi për pasardhësit e tyre. Për dallim prej tyre shpezët dhe sisorët këtë kujdes për pasardhësit e kanë shumë të shprehur. Te pjesa më e madhe e të vegjëlve deri në periudha të caktuara të zhvillimit paraqiten varshmëri nga prindërit e tyre. Pulat e vogla dhe rosat, të cilat zënë vend (çelin) në tokë, mund të vrapojnë për rreth dhe të hanë ushqim të fortë menjëherë pas daljes nga veza, por përsëri nëna e tyre me vëmendje e vështron lëvizjen e tyre. Të vegjlit e shpezëve gushëkuq, larashi kokëbardhë etj, kur çelin nuk shohin, kanë shumë pak pupla dhe nuk mund të qëndrojnë në këmbë. Një periudhë e caktuar e zhvillimit të tyre është e varur direkt nga prindërit. Këta i mbrojnë dhe i ushqejnë një periudhë të caktuar, gjegjësisht derisa nuk aftësohen për jetë të pavarur. Pjesa më e madhe nga të vegjlit e sisorëve gjithashtu janë të varur nga prindërit. Mëzet dhe kaprojtë e sapolindur kanë gëzof dhe një orë pas lindjes mund të vrapojnë me kopenë. Të sapolindurit e qenve, maceve dhe minjve, e tjerë janë të verbët dhe të pa aftë për jetë të pavarur. Këta një periudhë të caktuar janë nën mbrojtje të drejtpërdrejt nga prindërit e tyre, kurse më vonë pavarësohen. Te numri më i madh i shtazëve të reja pas lindjes ekziston periudhë e zhvillimit. Zhvillimi në masë të madhe varet nga mënyra e të jetuarit dhe kushtet e mjedisit të jashtëm. Por, për të gjithë është e përbashkët se periudha e rritjes dhe zhvillimit zgjatë derisa shtaza arrin gjysmën e pjekurisë. Pas kësaj periudhe gradualisht kalohet në periudhën e plakjes. Plakja paraqitet si rezultat i zvogëlimit gradual të funksionit të qelizave dhe me vet këtë të indeve dhe organeve. Që të mund normal të rritet dhe zhvillohet organizmi i ri, ndikim shumë të madh kanë kushtet e mjedisit të jashtëm. Periudha e Fig. 11.19 zhvillimit embrional të peshqve dhe bretkosave 143
ТЕМА 11 në masë të madhe varet nga temperatura e jashtme. Nëse uji është më i nxehtë embrioni shumë shpejt zhvillohet. Për shembull te trofta zhvillimi embrional nëse uji është 2 gradë celsius zgjatë 165 ditë kurse në temperaturë 10 gradë celsius vetëm 32 ditë. Disa sisorë, nëse kushtet klimatike nuk janë të përshtatshme dhe nëse nuk ka ushqim të mjaftueshëm, nuk çiftëzohen dhe nuk krijojnë pasardhës.
Pasqyrë përmbledhëse për përsëritje të shpejtë 1. Shumimi te shtazët mund të jetë joseksual, me ndarje të thjeshtë dhe bulëzim. 2. Pjesa më e madhe e shtazëve shumohen seksualisht me krijimin e qelizave seksuale, spermatozoidëve dhe qelizave-vezë, të cilat bashkohen gjatë fekondimit. Qelizat seksuale te shtazët krijohen në gjëndrat seksuale, mashkullore-farorë dhe femërorevezore. 3. Shtazët të cilat në trupin e tyre kanë edhe organe seksuale mashkullore edhe femërore quhen dyseksore ose hermafrodite. 4. Sistemet seksuale te kurrizorët, edhe pse ndërmjet veti dallohen, në esencë janë të ndërtuar prej kanaleve dhe gjëndrave. 5. Ngjitja e qelizave seksuale mashkullore dhe femërore është fekondimi. Qeliza vezë e fekonduar-zigoti është bartës i veçorive trashëguese nga të dy prindërit. 6. Që të ndodh fekondimi është e nevojshme që qelizat seksuale nga lloji i njëjtë të njihen. Në këtë mënyrë pengohen spermatozoidët e një lloji të fekondojë qeliza vezë nga lloji tjetër. 7. Fekondimi mund të jetë i jashtëm dhe i brendshëm. Që të mund të mbijetojnë llojet të cilat kanë fekondim të jashtëm, ato krijojnë numër të madh të qelizave seksuale. 8. Fekondimi i brendshëm haset te shumë lloje të shtazëve dhe te shumica e shtazëve tokësore. Për këtë është e nevojshme kontakt i afërt ndërmjet individit mashkullor dhe femëror. 9. Nga qeliza vezë e fekonduar me ndarje të shumta fillon zhvillimi embrional i shtazëve. 10. Te disa lloje të shtazëve gjatë zhvillimit embrional paraqitet stadi i larvës, i cili nuk ngjanë me prindërit e vet dhe është e aftë për jetë të pavarur. Mënyra e shumimit me larvë quhet indirekt ose zhvillim me metamorfozë. 11. Te kurrizorët me përjashtim të bretkosave prej qelizës vezë të fekonduar zhvillohet embrioni dhe prej tij individi i ri i cili ngjan me prindërit e tij. Ky zhvillim është quajtur zhvillim direkt. 12. Zhvillimi embrional i individit të ri te zvarranikët dhe shpezët kryhet në vezë, kurse te sisorët në organ të posaçëm në trupin e nënës që quhet mitër.
144
Kontrollo diturinë tënde: 1. Numëro mënyrat e ndryshme të shumimit joseksual. 2. Sqaroni procesin e konjugacionit. 3. Përshkruaj procesin e fekondimit. 4. Pse është e rëndësishme të ketë pajtueshmëri në procesin e shumimit? 5. Si quhen qelizat seksuale mashkullore e si ato femërore? 6. Si quhen gjëndrat seksuale të individëve mashkullor dhe femëror? 7. Numëro përparësitë dhe të metat e fekondimit të jashtëm dhe të brendshëm 8. Çka është zigoti? 9. Cila periudhë e zhvillimit quhet embrionale? 10. Çka është placenta? 11. Cili është roli i placentës? 12. Për cilat shtazë themi se janë gjallëpjellëse? 13. Cili është dallimi ndërmjet zhvillimit direkt dhe indirekt?
Hulumto zhvillimin dhe shumimin te shtazët Ushtrim 1. Vështrimi i zhvillimit të fluturës Veglat dhe materiali: fletore për evidentimin e të dhënave Udhëzime për punë: Në pranverë shumë shpesh në degët e drunjve mund të vërehen vezët e fluturës. Vëreje zhvillimin e tyre. Vështro se a thua nga veza do të paraqitet flutura ose jo? Vërej zhvillimin e plotë. Deri te çfarë njohuri ke ardhur? Të gjitha këto i evidenton në fletoren tënde dhe sipas mundësisë i skicon. Këmbeni mendime me shokët tuaj të klasës dhe me arsimtarin. Ushtrimi 2. Vështrimi i çerdhes(folesë) së shpezëve Veglat dhe materiali: centimetri, fletore për evidentimin e të dhënave Udhëzime: vështro çerdhen e llojeve të ndryshme të shpezëve. Nëse mundesh mat madhësinë dhe thellësinë. Krahaso të dhënat të cilat i ke fituar dhe konstato se cilat lloje të shpezëve kanë çfarë mase të çerdheve. Vështro shpezët derisa i ruajnë për të vegjlit. Si reagojnë të ata? A thua kujdesen për të vegjlit? Për hulumtimet e tua këmbeni mendime me shokët tuaj të klasës. Konsultohu me arsimtarin.
145
ТЕМА 11 Ushtrimi 3. Të vërejturit e rritjes te macja ose qeni Nëse keni kafshë shtëpiake që e doni (qen ose mace) vëreje zhvillimin e saj. Një herë në muaj mate peshën, gjatësinë dhe lartësinë. Në fletore shënoj të dhënat. Në këtë mënyrë mund të vishë deri te njohja për rritjen e të dashurës suaj. Për pasqyrim më të mirë në përparim të dhënat mund të i futësh në tabelë.
muaji i parë gjatësia cm. lartësia cm. pesha cm.
146
muaji i dytë
muaji i tretë
muaji i katërt
ТЕМА 12
TRASHËGIMIA, EKZISTENCA (MBIJETESA), SELEKSIONIMI
Me mësimin e përmbajtjeve të kësaj teme ti do të mundesh: - Të kuptosh rrjedhjen e proceseve trashëguese: bartjen e vetive trashëguese; - Të njohësh dhe emërtosh termet: material gjenetik (kromozome dhe gjene); - Të përshkruash rrjedhjen e proceseve të trashëgimisë dhe rëndësinë e tij për ekzistencën e organizmave të gjallë; - Shkurtimisht ta përshkruash funksionin e gjenit; - Të kuptosh dhe të shpjegosh termet modifikim dhe mutacion; - Të numërosh shembuj për trashëgimi, ekzistencë dhe seleksionim; - Të krahasosh seleksionimin natyror dhe artificial nëpërmjet shembujve të dhënë. Nocionet që do të mësosh në këtë kapitull: -
trashëgimi, material gjenetik kromozome, gjene, modifikime mutacione ekzistencë seleksionim.
ТЕМА 12
1
TRASHËGIMIA – BARTJA E VETIVE TRASHËGUESE NGA NJËRA GJENERATË NË TJETRËN Nga mësimet e deritanishme e din se njëra nga karakteristikat themelore biologjike të secilit organizëm të gjallë është shumimi. Gjatë këtij procesi vazhdimisht fitohen pasardhës të cilët ngjajnë me prindërit e tyre. Për shembull, nga papuçorja njëqelizore fitohen qeliza të njëjta – bija, nga peshku-peshk, nga bretkosa-bretkosë, nga ujku fitohen ujq etj. Shpeshherë je i habitur nga ajo kur dikush do të thotë se ngjan në nënën ose babain. Ndoshta edhe vet pyet se si ngjyra e syve t’u është e njëjtë me ngjyrën e syve të nënës tënde. Ose forma e hundës është e njëjtë me formën e hundës së babait tënd. Sigurisht je pyetur se si këto veti të janë bartur nga prindërit. Ngjashmëria e pasardhësit me prindërit e tij vjen si rezultat i një paraqitjeje natyrore e cila quhet trashëgimi. Nëpërmjet procesit të trashëgimisë vetitë e të dy prindërve barten në pasardhësin. Vetitë të cilat barten quhen veti trashëguese. Domethënë, secili prind pasardhësit të tij i jep material trashëgues i cili është përgjegjës për vetitë trashëguese. Trashëgimia është drejtpërdrejt e lidhur me qelizat, gjegjësisht bërthamën në të cilën janë të vendosura kromozomet. Në kromozome janë të vendosura gjenet – bartësit e vetive trashëguese. Bartja e vetive trashëguese ka qenë problem i cili ka qenë i paqartë dhe i ka interesuar njerëzve prej para njëqind vjetësh. Megjithatë, studimet themelore për trashëgimi filluan në fillimin e shekullit 19. Murgu austriak Gregor Mendel fig. 12. 1, duke eksperimentuar me bizelen zbuloi se ekziston skemë precize në paraqitjen e ngjashmërive dhe dallimeve ndërmjet prindërve dhe pasardhësve të tyre. Kontributi më i madh i Mendelit për kuptimin e trashëgimisë, ishte zbulimi i ekzistimit të njësive të pavarura të cilat trashëgohen. Më vonë këto Fig. 12.1 Gregor Mendel njësi të pavarura janë quajtur gjene. Por, sa do që të ngjajnë pasardhësit me prindërit e tyre, ata asnjëherë nuk mund të jenë plotësisht të njëjtë. Ndryshimet paraqiten sepse te individët e ri paraqiten përzierje të vetive nga të dy prindërit. Por, jo vetëm për shkak të përzierjes së vetive, ndryshimet paraqiten edhe për shkak të ndikimit të mjedisit të jashtëm. Secili organizëm, si individ i veçantë zhvillohet nën ndikimin e dy faktorëve. Njëri faktor Fig. 12.2 Kromozomet
148
janë vetitë trashëguese, ndërsa tjetri ndikimi i kushteve të jashtme. Materiali trashëgues nga prindërit në pasardhësit i bart ngjashmëritë, ndërsa kushtet e jashtme i bartin dallimet të cilat paraqiten ndërmjet prindërve dhe pasardhësve (brezave). Për këtë nëse i krahasojmë prindërit me pasardhësit e tyre direkt do të vërejmë ngjashmëri, por edhe disa ndryshime individuale. Dallime paraqiten edhe te individët nga njëri gjeneracion. Për shembull, nëse bushtra lind 5 ose 6 këlysh, ata edhe pse janë të ngjashëm te ata ka ndryshime të caktuara, për shembull: dallime në lara ose ngjyrën e gëzofit. Nga e gjithë kjo që u tha mund të shihet se në rrjedhën e jetës nga njëri gjeneracion në tjetrin vetitë trashëguese barten, por edhe ndryshojnë.
Ndërtimi i kromozomeve Nëse vëzhgojmë me mikroskop një qelizë të ngjyrosur dhe nëse më detajisht e shikojmë bërthamën, do të vërejmë se në të ka materie fijëzore (fibrile), e quajtur kromatinë (chroma – “e njyrosur” hromangjyrë, soma - trup). Gjatë kohës së ndarjes së qelizës kromatina kalon në truptha fijëzor të quajtur kromozome. Në kromozome është i vendosur materiali trashëgues. Në qelizat e shtazëve të ndryshme ka dallim në numrin dhe madhësinë e kromozomeve. Për Fig. 12.3 Kromozomet shembull, te disa lloje të parashtazorëve ka edhe deri 1600 kromozome të vogla, ndërsa te peshqit ai numër është rreth 100. Nga ana tjeter te miza e venës ka 8 ndërsa te krimbi i kalit 2 kromozome. Secili kromozom mund të ketë mijëra gjene, ndërsa secili gjen mban informacion vetëm për veti të caktuar. Në qeliza kromozomet janë të renditura në çifte. Në secilin çift njëri kromozon rrjedh nga nëna, ndërsa tjetri nga babai. Do të thotë në qelizat e organizmit të ri janë gjene të fituara për veti të njëjtë edhe nga nëna edhe nga babai. Në këtë mënyrë te organizmi i ri janë bart dhe përzier vetitë nga të dy prindërit. Për këtë te individi i ri mund të paraqiten veti të babait edhe të nënës.
Gjenet Thamë njëherë se gjenet janë të vendosura në kromozome. Gjenet janë bartëse të vetive trashëguese. Shpesh një gjen është përgjegjës për një veti ose shumë gjene mund të jenë përgjegjës për një veti. Secili gjen ka ndërtim të caktuar struktural dhe gjendet në vend të caktuar në kromozom. Gjeni në vete mban informacion për krijimin e proteinave, ashtu që në qelizë krijohet vetëm ajo proteinë për të cilin gjeni ka dhënë urdhër të krijohet.
149
ТЕМА 12 Gjenet dominante dhe recesive Sipas asaj që u tha deri tani, mund të arrijmë në përfundim se individi i ri për një veti ka dy gjene. Njëri është i trashëguar nga babai, ndërsa tjetri nga nëna. Një nga zbulimet e Mendelit është se gjenet mund të jenë dominante ose recesive (të fshehura). Gjen dominant quhet gjeni i cili mban veti e cila është e shprehur në individin e ri. Gjeni tjetër nga çifti quhet gjen recesiv (i fshehur). Edhe pse ky gjen është I pranishëm në qeliza, vetia e tij nuk është e shprehur. Për shembull, gjeni për sytë e errët është dominant, përderisa gjeni për sytë e çelur (ndritur) është recesiv. Veti recesive do të paraqitet, vetëm nëse në qelizë të dy gjenet janë bartës të vetisë recesive, do të thotë individi i ri do të ketë ngjyrë të ndritshme të syve nëse nga të dy prindërit do të pranon gjen recesiv për këtë veti.
Bartja e kromozomeve dhe gjeneve në pasardhës Që të arrijmë deri te njohuritë e sakta se si barten vetitë trashëguese duhet të kujtohemi në ndarjen e qelizës. Qelizat seksuale (qelizat vezë dhe spermatozoidët) formohen më proces të veçantë të ndarjes qelizore, i quajtur mejozë. Gjatë mejozës fitohen qeliza në të cilat numri i kromozomeve është për gjysmë më i vogël se numri i kromozomeve në të gjitha qelizat tjera. Do të thotë secila gjysmë qelizë ka gjysmën nga numri i kromozomeve në krahasim me qelizat tjera. Kur te bashkohet qeliza vezë me spermatozoidin fitohet zigoti. Zigoti përsëri fiton çift të kromozomeve. Për shembull: secila qelizë në trupin e njeriut ka 46 kromozome. Përjashtim nga kjo janë qelizat seksuale të cilat kanë nga 23 kromozome. Kur te bashkohet qeliza vezë me 23 kromozome me spermatozoidin me 23 kromozome fitohet zigot i cili përsëri ka 46 kromozome (23 çifte).
spermatozoidi
Fig. 12.4
qeliza vezë
Kromozomet në qelizën e njeriut zigoti
Fig. 12.4
150
2
NDËRRIMI I ORGANIZMAVE
Sipas njohurive të deritanishme në planetin Tokë jetojnë mbi 30 milion lloje të ndryshme të organizmave të gjallë. Numri më i madh i tyre janë të studiuar dhe të përshkruar. Që bota e gjallë është e shumëllojshme tregojnë edhe të dhënat e llojeve të reja të zbuluara të bimëve ose shtazëve të cilat janë objekt i të përshkruarit dhe studiuarit. Të gjitha këto të dhëna tregojnë për llojllojshmërinë e botës së gjallë. Nëse përkujtohemi se jeta në planetin Tokë është paraqitur para milion vitesh dhe se të gjithë organizmat e gjallë kanë prejardhje nga ndonjë paraardhës i vjetër, normalisht është të pyetemi se si është e mundur me kalimin e kohës të paraqiten numër aq i madh i llojeve të ndryshme të organizmave të gjallë. Por, në natyrë nuk ekzistojnë vetëm lloje të ndryshme të organizmave të gjallë. Nëse krahasojmë individ të popullacioneve nga një lloj i njëjtë gjithashtu do të vijmë deri në njohuritë se individët edhe pse kanë veti të njëjta trashëguese, ato dallohen ndërmjet vete. Për shembull: edhe pse macja do të ketë pesë kotele, të gjitha ato do të kenë dallime më të mëdha ose më të vogla të cila shihen para së gjithash në ngjyrën dhe larat e gëzofit. Nga e tërë kjo mund të vihet në përfundim se tërë botën e gjallë në planetin Tokë e karakterizojnë dy veti të rëndësishme -veçanshmëria, në raport të prejardhjes dhe llojllojshmëria, në krahasim me numrin e madh të llojeve të cilat janë paraqitur në Tokë. Secili lloj është me të vërtetë unikat me karakteristika dhe shenja të caktuara. Si rezultat i shenjave dhe karakteristikave të ndryshme mundesh shumë lehtë ta njohësh shokun tënd. Të përkujtohemi se secili organizëm i gjallë zhvillohet nën ndikimin e dy faktorëve: materialit trashëgues dhe mjedisit të jashtëm. Materiali trashëgues i cili është i bartur nga prindërit te pasardhësit e përcakton llojin dhe karakteristikat e tij. Por pasi që te pasardhësi ka përzierje të vetive nga të dy prindërit, për shembull, në një shtrat të njëjtë të qenve, edhe pse të gjithë ata kanë material trashëgues të njëjtë paraqiten ndryshime në shenjat e tyre. Me vet lindjen e individëve të ri ata fillojnë të zhvillohen edhe nën ndikimin e kushteve të jashtme. Ky zhvillim shpie gjithashtu deri në ndryshime të individëve që të mund të mbijetojnë në mjedisin e jashtëm. Nga kjo mund të vijmë në përfundim se individët përveç trashëgimisë kanë aftësi të ndryshohen. Fig. 12.5 Ekzistojnë dy lloje të ndryshimeve themelore: modifikime dhe mutacionet.
ку св б
Modifikimet janë ndryshime të cilat paraqiten te shtazët me qëllim që sa më mirë të adaptohen në kushtet të cilat sundojnë në mjedisin e jashtëm. Ato paraqiten te individët por nuk janë rezultat i ndryshimit të materialit trashëgues. Kjo do të thotë se sapo të ndalojë ndikimi i faktorëve të jashtëm këto ndryshime zhduken. Për shembull, nën ndikimin e diellit në verë lëkura jote nxihet, ndërsa në dimër kthehet ngjyra e cila ka qenë më parë. Ose, njeriu i cili merret me sport ka muskuj të zhvilluar, por kur të ndalojë të merret me sport ai modifikim zhduket.
151
ТЕМА 12
Fig. 12.6 Modifikime të lepuri të shkaktuara nga ndikimet e jashtme
Mutacionet gjithashtu paraqiten nën ndikimin e faktorëve të jashtëm. Por, ai ndikim ka shkaktuar ndryshim në materialin trashëgues – gjenet. Në këtë mënyrë ky ndryshim bartet edhe në qelizat seksuale, ndërsa me këtë edhe në pasardhësin e tyre. Mutacionet mund të paraqiten nën ndikimin e: rrezeve radioaktive ose kozmike, ndryshime të shpejta të temperaturës ose nga materie kimike të cilat hyjnë me ushqim. Te njeriu mutacionet mund të paraqiten edhe si rezultat i përdorimit të pa masë të barërave. Të gjithë këta faktorë shkaktojnë ndryshime në ndërtimin, strukturën ose vendpozitën e ndonjë gjeni, ndërsa me vet këtë paraqiten ndryshime në kromozom. Si pasojë e kësaj te individët e ri mund të humbet ndonjë veti ose te fitohet ndonjë e re.
Fig. 12.7 Mutacione të cilat shkaktojnë ndryshim ne dukjen e lafshës te gjeli
152
3
LUFTA PËR EKZISTENCË DHE SELEKSIONIMI Seleksionimi natyror A je pyetur ndonjëherë se çka do të thotë termi seleksionim? Pse ai është i rëndësishme për biologjinë dhe në përgjithësi për botën e gjallë? A mund ta mendosh çka do të ndodhë, nëse në një mjedis të izoluar kohë të gjatë jeton lloj i caktuar, i cili shumohet dhe zhvillohet lirisht, e rritë numrin e tij, ndërsa mjedisi në të cilin jeton mbetet i njëjtë?
Të është e njohur se secili individ në vete mban veti trashëguese të cilat i mundësojnë të mund të rritet të zhvillohet dhe ti kryejë aktivitetet e veta jetësore. Por, ai individ nuk zhvillohet vetëm nën ndikimin e vetive trashëguese, por zhvillohet edhe në ndikimin e kushteve të cilat mbijetojnë në mjedisin e jashtëm. Në mjedisin në të cilin jeton, individi mund vazhdimisht të kërkojë ushqim, ujë, vend për të jetuar dhe tërë atë që i është e nevojshme të mbijetojë. Nëse numri në popullacion rritet atëherë nevojat për ushqim, hapësirë, ujë dhe kushte tjera në atë hapësirë nuk mund të jenë të kënaqshme. Për këtë, është e domosdoshme të paraqitet garë për nevojat ose “luftë për ekzistencë”. ”Lufta për ekzistencë” nënkupton garë të pamëshirshme ndërmjet individëve për territor dhe për nevojat e tyre jetësore. Nëse individët në vete kanë veti të cilat do të ju mundësojnë të jenë më të fortë, më të gjindshëm, atëherë ato do të mbijetojnë. Individët të cilët nuk i posedojnë këto veti vdesin. Lufta për ekzistencë paraqitet ndërmjet vetë individëve të një popullacioni, ndërmjet individëve nga popullacione të ndryshme (gjah- grabitqar), si dhe ndërmjet individëve dhe kushteve të cilat sundojnë në mjedisin e jashtëm. Njohuritë e para për mënyrat e aftësimit të organizmave të gjallë ndaj kushteve të mjedisit i ka dhënë shkencëtari anglez Çarls Darvin. Fig. 12.8 Çarls Darvini Për këtë Darvinit i kanë ndihmuar materialet e mbledhura dhe hulumtimet të bëra gjatë kohës së udhëtimit me anijet “Bigël”. Fosilet që i ka parë Darvini, në shtresat sedimentuese në Amerikën Jugore, e kanë bindur se llojet janë larg nga ajo se janë të pandryshueshëm dhe të përhershëm. Përkundrazi, ato i nënshtrohen ndryshimit të vazhdueshëm, formimit dhe zhdukjes. Këto ndryshime paraqiten si rezultat i “luftës për ekzistencë”. Gjatë kësaj lufte kryhet seleksionimi, gjegjësisht përzgjedhja e atyre organizmave të cilët më mirë janë adaptuar.
153
ТЕМА 12 Lufta për ekzistencë dhe seleksionimi natyror Qysh më herët është ditur se ekziston ndonjë lloj i “seleksionimit” në natyrë-pasardhësi i lindur me ndonjë mangësi shpesh zhduket, zogjtë më të vegjël dhe më të dobët në çerdhe shpesh nuk arrijnë të zhvillohen dhe të rriten. Secili organizëm jeton në natyrë jo të gjallë dhe me të është i lidhur reciprokisht. Mirëpo, ai është i lidhur edhe me organizma tjerë në popullacion, por edhe me organizmat e popullacioneve nga lloj i njëjtë ose i ndryshëm. Sipas kësaj, secili organizëm është anëtar i bashkësisë jetësore e cila është e përbërë nga popullacione të shumënumërta nga ai lloj ose lloje tjera. Organizmat ndërmjet vete mund të jenë të lidhur në mënyrë direkte ose indirekte. Për shembull, petriti si grabitqar dhe lepuri si gjah i tij janë ndërmjet vete në marrëdhënie indirekte. Marrëdhënie të ngjashme ka ndërmjet maces dhe miut, gjarprit dhe bretkosës dhe shumë të tjerë. Marrëdhënie direkte paraqiten Tek organizmat nga lloji i njëjtë ose lloji i ndryshëm që janë të drejtuara në kushte të ngjashme për jetë. Për shembull, organizmat e llojit të njëjtë shfrytëzojnë ushqim të njëjtë, kështu që nëpërmjet ushqimit direkt janë të lidhur. Për shembull, të gjitha llojet e karkalecave në një livadh shfrytëzojnë ushqim të njëjtë. Në mënyrë të ngjashme mund të jenë të lidhura edhe lloje të ndryshme të shtazëve: ujku, dhelpra, petriti gjuajnë lepuj ose gjarpri i ujit dhe lejleku ushqehen me bretkosa. Por, marrëdhëniet mund të jenë edhe shumë të llojllojshme. Organizmat e gjallë direkt janë të lidhur me mjedisin jetësor. Ata nga mjedisi jetësor i marrin të gjitha materiet që u janë të nevojshme për aktivitetet e tyre jetësore. Secili ndryshim i kushteve në mjedisin e jashtëm për shembull, rritja ose zvogëlimi i dritës, ndryshimet drastike të temperaturës ose ngjashëm, në sasi të madhe ose të vogël ndikojnë në vetë organizmat. Në këtë luftë me kushtet e mjedisit të jashtëm shumë individ vdesin, ndërsa jetojnë vetëm ata individ të cilët posedojnë veti të cilat u mundësojnë të mbijetojnë dhe të lënë pasardhës. Te individët e llojit të njëjtë paraqitet “lufta për ekzistencë” për ushqim, vendbanim, për partner apo ngjashëm. Në atë luftë, jetojnë vetëm individët të cilët kanë veti që u mundësojnë të jenë më të mirët. Në luftën për femra fiton mashkulli më i fortë, gjegjësisht më i gjindshëm. Fituesi çiftëzohet me femrën dhe formojë pasardhës të tij ndërsa ai që ka humbur nuk do të formojë pasardhës. Në këtë mënyrë vetitë trashëguese nga mashkulli më i fortë barten te pasardhësit e rinj.
Fig. 12.9 Lufta e jetës së dy lepujve
154
Fig. 12.10
Fig. 12.11
“Luftë për ekzistencë” indirekte dhe e ashpër paraqitet ndërmjet grabitqarit dhe gjahut. Në këtë luftë gjithashtu jeton më i forti dhe më i gjindshmi.
Fig. 12.11
155
ТЕМА 12 Pa marrë parasysh se për çfarë “luftë për ekzistencë” bëhet fjalë, jeta e organizmave del nga vetitë trashëguese, dallimet të cilat paraqiten te individët dhe aftësia e tyre për ndryshim. Në këtë mënyrë në natyrë kryhet seleksionimi gjatë të cilit jetojnë individët më të fortë dhe më të gjindshëm. Seleksionimi natyror është ai I cili I vë në lëvizje proceset evolutive, ndërsa paraqitet si rezultat i ekzistimit të ndryshimeve trashëguese të cilat paraqiten te individët e llojit të njëjtë. Që të mund shtazët sa më mirë të ekzistojnë në natyrë te shtazët është paraqitur aftësia për fekondim. Në këtë mënyrë organizmat në natyrë shumohen shumë shpejt dhe japin më shumë pasardhës se sa janë individët e rritur të tyre. Sa më e vogël të jetë mundësia për mbijetesë, aq më i madh është fekondimi. Për shembull, peshqit ose bretkosat formojnë mijëra vezë. Një pjesë e atyre vezëve, si rezultat i fekondimit të jashtëm, nuk do të fekondohen ndërsa nga pjesë e vezëve të fekonduara nuk do të zhvillohen embrionet. Do me thënë nga numri i madh i vezëve vetëm një pjesë do të zhvillohen në individ të rritur të cilët do të munden të lënë pasardhës të tyre. Shpezët dhe sisorët, si rezultat i adaptimit më të mirë, formojnë numër më të vogël të pasardhësve. Thelbi i seleksionimit natyror është ajo se vetëm individët e adaptuar jetojnë në natyrë. Ata kanë mundësi vetitë e tyre trashëguese, të cilat u mundësojnë të mbijetojnë, ti bartin në pasardhësit e tyre. Që të munden më mirë të adaptohen, ndërsa me vetë këtë të ekzistojnë në mjedisin në të cilin jetojnë, te disa lloje të shtazëve janë paraqitur ndryshime të ndryshme. Kështu, për shembull te disa lloje të shtazëve ngjyra e trupit është shumë e ngjashme me mjedisin në të cilin jeton. Në atë mënyrë ata janë më pak të dukshëm për armikun. Te lloje tjera paraqiten ngjyrosje të forta të trupit që e paralajmërojnë armikun se përmbajnë disa materie mbrojtëse dhe për këtë shtazët tjera nuk do t’i hanë. Kjo paraqitje shpesh takohet te shtazët të cilat formojnë helm, për shembull, gjarpërinjtë helmues. Por në natyrë, disa lloje të shtazëve, me ngjyrosjen e tyre, janë adaptuar të imitojnë këto shtazë helmuese. Në këtë mënyrë armiku duke u larguar nga shtazët helmuese largohet edhe nga ato. Disa lloje të shtazëve formojnë erë të pakëndshme e cila e dëbon armikun.
156
Fig. 12.12
Seleksionimi natyror dhe përvojat nga studimi i tij kanë sjellë deri te paraqitja e seleksionimit të paramenduar në natyrë. Ai është quajtur seleksionim artificial. Seleksionimi artificial është aktivitet njerëzor i kryqëzimit të bimëve dhe shtazëve shtëpiake, të zgjedhura për shkak të vetive të mira të tyre. Numri i tashëm i kulturave bimore dhe shtazëve shtëpiake kanë prejardhje nga paraardhësit e largët të egër. Me ndihmën e seleksionimit artificial sot janë fituar numër i madh i kafshëve selektuese, qen, lopë etj, të cilët janë shumë mirë të adaptuar për atë qëllim. Me seleksionimin artificial fitohen shtazë të cilat shumë ndryshojnë nga shtazët prej të cilave e kanë prejardhjen.
Fig. 12.13 Ujku i pyllit farefis më i afërt dhe sigurisht paraardhës i qenit shtëpiak. Hasku i Sibirit, një nga 300 e më shumë lloje të qenve shtëpiak. Edhe përkundër dallimeve të pabesueshme ndërmjet rasave të ndryshme, të gjitha këto janë pjesë e llojit të njëjtë dhe janë të afta për shumim ndërmjet vete. а
157
ТЕМА 12
Shtesë Zbulo diçka më shumë për biologun e madh Çarls Dikens dhe për udhëtimin e tij me anijen “Bigël”? Në moshën vjeçare, i riu Çarls Dikens u bë doktor i mjekësisë në Universitetin e Edinburgut, e pastaj prift i fshatit në Universitetin e Kembrixhit. Këto dy profesione shumë pak e kanë plotësuar Darvinin, pasi që ka qenë i painteresuar për to. Përkundrazi, Dravini ka qenë i dashuruar në studimin e insekteve, historinë e natyrës, historinë e tokës, gjuetinë. Gjatë studimeve dhe hobit të tij, ai njohu shumë profesorë të njohur në universitetet e Kembrixhit dhe Edinburgut. Verën e vitit 1831, Darvini punoi me një shkencëtar i cili hulumtonte shtresat e Tokës. Pas kthimit të tij në Kembrixh ai nga profesori i tij ishte i rekomanduar të bëhej shoqërues i kapitenit në anijen “Bigël”. Kjo anije hulumtuese duhej të lundronte për rreth bregut të Amerikës Jugore. Në dhjetor të vitit 1831, ”Bigël” lundroni nga bregu i Devenport, Angli (fig. 12. 14). Darvini nuk e duroi mire lundrimin, pasi që kishte sëmundje detare. ”Bigël” nuk u kthye në Angli 5 vite. Në atë periudhë, ai lundroi në brigje dhe ishuj në hemisferën jugore të Tokës (fig. 12 8a). Gjatë secilës ndalje të anijes, Darvini zbriste nga anija dhe mblidhte ekzemplarë nga bimët, shtazët, shpezët dhe insektet. Shpesh ka udhëtuar edhe në tokë, duke i studiuar dhe mbledhur materiale dhe ka shkruar ditar të hollësishëm për udhëtimin e tij. Fig. 12.14 Anija “Bigël” me të cilën ka lundruar Çarls Darvini, nëpër brigjet dhe ishujt e hemisferës jugore të Tokës.
158
Pasqyrë përmbledhëse për përsëritje më të shpejtë 1. Vetitë trashëguese të cilat barten nga gjenerata në gjeneratë janë të vendosura në bërthamë, në formë të kromozomeve. 2. Gjatë mitozës në secilën qelizë-bijë ka numër të njëjtë të kromozomeve sikur në qelizën-amë. Për dallim nga kjo gjatë mejozës, që ndodh vetëm në qelizat seksuale, ka vetëm një gjysmë të kromozomeve në qelizënamë. 3. Sipas aktivitetit gjenet mund të jenë dominante dhe recesive. 4. Për të gjitha llojet është karakteristike ajo se janë unik për sa i përket prejardhjes, ndërsa të shumëllojshëm për sa i përket organizmave tjerë të gjallë. 5. Mutacionet janë ndryshime të cilat ndodhin në materialin gjenetik dhe për këtë ato barten te pasardhësit. 6. Modifikimet janë ndryshime që ndodhin nën ndikim e kushteve të jashtme. Modifikimet nuk barten në pasardhës. 7. Lufta për ekzistencë në natyrë mundëson të jetojnë vetëm individët më të aftë të llojit. 8. Me seleksionim artificial shfrytëzohen njohuritë nga seleksionimi natyror dhe formohen njësi me veti më të mira.
159
ТЕМА 12 Kontrollo diturinë tënde: 1. 2. 3. 4. 5. 6. 7. 8.
Çka janë vetitë trashëguese? Në cilën pjesë të qelizës janë të vendosura gjenet? Çka janë kromozomet? Sqaro cilat qeliza fitohen me mejozë. Kur do të paraqitet te pasardhësi vetia e bartur nga gjeni recesiv? Çka janë mutacionet, e çka modifikimet? Rezultat i cilave ndryshime është seleksionimi natyror? Numëro disa shembuj të seleksionimit artificial të dobishëm.
Hulumto dhe krahaso Ushtrimi 1. Mbledhja e bimëve dhe insekteve Veglat dhe materiali: kavanoz me kapak, qese dhe fletore për evidentimin e të dhënave Udhëzim për punë: Nga pylli jot më i afërt mbledh disa luledhëmbi ose strajcë e bariut dhe bredh të vogël. Gjithashtu nga oborri i shkollës ose nga shtëpia jote mbledh lloje të njëjta të bimëve dhe insekteve. Ushtrimi 2. Ndaj luletdhëmbët sipas vendit në të cilin i ke mbledhur. Mat lartësinë e tyre, madhësinë e gjetheve, gjatësinë e rrënjës. Cila bimë ka gjethe më të mëdha, rrënjë më të gjatë dhe është më e lartë? A e di se pse është ashtu? Ushtrimi 3. Bredhat e vegjël të cilat i ke mbledhur ndaji sipas vendit në të cilin i ke gjetur. Mate madhësinë e tyre. Deri te cilat njohuri ke ardhur? A mund të japësh shpjegim? Evidento të dhënat të cilat i ke fituar në fletore. Këmbe dhe krahaso të dhënat me shokët e t’u të klasës. Kontrollo me arsimtarin se a janë të sakta njohuritë e tua. Ushtrimi 4: Kërko nga arsimtari xhirim në video për mënyrën e të jetuarit të shtazëve në një mjedis. Ndiq me kujdes emisionin, pastaj me shokët e t’u të klasës këmbe mendime dhe mundohuni të nxirrni ndonjë përfundim. Ushtrimi 5. Vëzhgim me mikroskop i qelizave gjatë kohës së ndarjes. Materiali i nevojshëm: preparate të gatshme mikroskopike të qelizës gjatë ndarjes, mikroskop, fletore Udhëzim për punë: Gjeje fushën e ndritshme në mikroskop, vendos preparatin dhe vëzhgo me mikroskop njëherë me zmadhim të vogël e pastaj me zmadhim të madh. Figurën që e sheh mundohu ta vizatosh. Vëre se a shihen kromozomet dhe si janë të renditura ato. Kontrollo punën tënde me shokët e klasës dhe arsimtarin.
160
ТЕМА 13
ORGANIZMAT DHE MJEDISI JETËSOR
Me mësimin e përmbajtjeve të kësaj teme ti do të mundesh:
-
T’i njohësh dhe ti shfrytëzosh termet që janë të lidhura me natyrën; T’i deshifrosh dhe përshkruash mjedisin jetësor, bashkësinë jetësore dhe ekosistemin; Ta përshkruash ndikimin e faktorëve ekologjik mbi rritjen dhe zhvillimin e drejtë si dhe mbijetesën e shtazëve; T’i përshkruash me fjalë tua dhe ti vërtetosh bashkësitë jetësore, llojet e ekosistemeve dhe faktorët ekologjikë T’i zgjedhësh dhe ti radhisësh zinxhirët e të ushqyerit dhe përfaqësuesit në piramidat e të ushqyerit me lëvizjen e materies.
Terma që do t’i mësosh në këtë kapitull:
-
organizimi në natyrë, faktorë ekologjik, zinxhirët e të ushqyerit, piramida e të ushqyerit, kontrolli ekologjik, zhvillimi i ruajtjes llojit
ТЕМА 13
1
ORGANIZIMI I NATYRËS EKOLOGJIA Shkenca e veçantë e biologjisë e cila i studion marrëdhëniet reciproke ndërmjet organizmave dhe mjedisit nga i cili varet mbijetesa e tyre quhet ekologji. Në ekologji studiohen marrëdhëniet reciproke të organizmave, veprimet reciproke të tyre me mjedisin e jashtëm, ndryshimet e shtazëve në veprim me mjedisin e jashtëm, produksionin biologjik, si dhe lidhjen ndërmjet njeriut me natyrën e gjallë dhe jo të gjallë. Sipas kësaj, ekologjia i studion ligjshmëritë e shumë veprimeve reciproke të përbëra ndërmjet vetë organizmave të gjallë, nga njëra anë dhe marrëdhëniet e organizmave të gjallë me mjedisin e jashtëm, nga ana tjetër. Biosfera Biosfera përfaqëson tërë hapësirën e planetit Tokë e cila është e banuar me organizma të gjallë. Organizmat e gjallë mund të mbijetojnë mbi sipërfaqen e Tokës edhe deri rreth 5000 metra lartësi, si edhe në thellësinë e deteve deri në 4000 metra. Gjithashtu, organizma të gjallë hasen edhe në thellësitë e tokës nga 5 deri 10 metra. Jetë ekziston edhe jashtë këtyre kufijve. Kështu, disa myshqe në Himalaje gjenden edhe në 6000 metra, në Ande në 6500 deri 7000 metra. Gjatë shpuarjes së fushave të naftës janë gjetur baktere të gjalla edhe në thellësi nga 2000 deri 3000 metra. Organizmat e gjallë janë përshtatur të jetojnë edhe në kushte ekstremisht të këqija ose kushte jo të favorshme. Disa lloje jetojnë në temperaturë edhe deri -500 oС, përderisa tjera popullojnë ujëra termal me temperaturë nga +65 deri 70 oС. Sipas kësaj, Jeta mund të ekzistojë gjithkund në Tokë ku organizmat e gjallë kanë gjetur dhe siguruar kushte të domosdoshme për jetën e tyre, gjegjësisht biosfera është sistem në të cilin me kontinuitet realizohet lëvizja e materies dhe rrjedhja e energjisë.
Fig. 13.1
162
MJEDISI JETËSOR Organizmat e gjallë jetën e tyre e kalojnë në mjedisin e tyre në të cilin i lidhin marrëdhëniet e shumta reciproke. Mjedisi jetësor paraqet pjesë të banuar të hapësirës Tokësore në të cilin organizmat e gjallë mund të mbijetojnë. Në të paraqitet përmbledhje e ndikimeve që veprojnë mbi organizmat ne vendin ku ato jetojnë. Ndikimet e tilla paraqiten si nga natyra jo e gjallë, ashtu edhe nga natyra e gjallë në mjedisin që i rrethon organizmat e gjallë. Sipas kësaj, me termin mjedis nuk duhet të nënkuptohet vetëm natyra jo e gjallë por edhe të gjithë faktorët së bashku, duke përfshirë edhe organizmat e gjallë të cilët si tërësi e përbëjnë mjedisin jetësor. Në mjedisin jetësor organizmat e gjallë gjejnë gjithçka që u është e duhur për mbijetesë, zhvillim dhe shumim. Mjedisi jetësor, në kuptim më të gjerë të fjalës, e përshin tërë biosferën si sistem biotik më të madh dhe më të ndërlikuar, në korniza të së cilit të gjithë organizmat e gjallë kanë vend të vetin me të gjitha specifikat e tyre. Sipas vetive themelore të mjedisit dallojmë mjedis jetësor ujor dhe tokësor. Në atë tokësor dallojmë mjedis jetësor ajror, tokësor dhe nëntokësor. Kur bëhet fjalë për njeriun i cili, përveç qenies biologjike, është edhe qenie shoqërore, si mjedis jetësor i tij nënkuptohet edhe mjedisi i ndryshuar të cilin ai vetë e ka formuar, i cili, përveç komponentëve natyrore, përbëhet edhe nga komponentët ekonomike, sociale, kulturore dhe politike. Sipas kësaj, i tërë mjedisi jetësor mund të ndahet në mjedis natyror, e përbërë nga dy pjesë – natyror (ekologjik dhe gjeologjik) dhe pjesë e transformuar e mjedisit natyror, e quajtur teknosferë. Ekosfera përfaqëson pjesën e mjedisit jetësor me të cilën njeriu është i lidhur, por nuk merr pjesë në formimin dhe transformimin e saj. Mjedisi jetësor, në kuptim e gjerë të fjalës, e përfshin tërë biosferën si sistem biotik më të madh dhe më të ndërlikuar, në korniza të së cilit të gjithë organizmat e gjallë kanë vend të vetin me të gjitha specifikat e tyre.
Fig. 13.2 Ngordhje masive e peshqve
163
ТЕМА 13 BIOTOPI (VENDBANIMI) Pjesa e mjedisit jetësor e cila dallohet me kushte jetësore relativisht të njëjta quhet biotop. Secili biotop është i banuar me një grumbull të organizmave të gjallë të bashkuar për atë biotop, që do të thotë se biotopet e veçanta dallohen nga njëri tjetri. Biotop, për shembull, përfaqëson një liqe, lum, një pyll dushkor ose një ahishtë. Në secilin nga këto biotope është i populluar kombinim i veçantë i organizmave të gjallë. Trupi i secilit organizëm të gjallë, që është pjesë përbërëse e biotopit, është i ndërtuar nga materiet e njëjta që gjenden në natyrën jo të gjallë (karboni, hidrogjeni, oksigjeni, azoti, fosfori etj). Gjithashtu, pothuajse të gjitha proceset jetësore varen nga bashkëdyzimet kimike të mjedisit të jashtëm. Nga komponenti jo i gjallë në biotop shumë do të varet se cilët lloje të organizmave do ta popullojnë. Rritja ose zvogëlimi i sasisë së vetëm njërit element të rëndësishëm në biotop, mund të shkaktojë ndryshime të mëdha në përbërjen e organizmave të gjallë, e me këtë edhe të tërë ekosistemit. Për shembull, zvogëlimi i oksigjenit në ujë mund të shkaktojë ngordhje masive të peshqve edhe të organizmave tjerë ujorë (fig. 13. 2). Nga ana tjetër, rritja e azotit në tokë mund të shpie deri te rritja e numrit të bimëve barkëqia, të cilat në kushte të tilla i shtypin (mënjanojnë) bimët që janë më pak të përshtatura. Klima e cila mbisundon në biotop, në masë të madhe i përcakton kushtet në biotop. Domethënë, nga sasia e dritës, temperaturës, shirave ose shpejtësisë së ajrit varet drejtpërdrejt cilat lloje të organizmave të gjallë mund të jetojnë në biotop. Në natyrë njësitë nga një lloj i njëjtë i organizmave banojnë hapësirë të caktuar dhe i përkasin një bashkësie. Grupi i njësive nga një lloj i cili banon një hapësirë të cak-tuar në mjedisin jetësor është i njohur si popullacion. Për shembull: të gjithë lepujt e egër të cilët jetojnë ne pyll te caktuar janë popullacion i lepujve, të gjithë gjarpërinjtë janë Fig. 13.3 popullacion e kështu me radhë. (fig. 13. 4). Në një biotop jetojnë lloje të ndryshme Druri është venbanim i një numri të madh shtazësh popullacionesh të shtazëve dhe bimëve. Të gjithë këto në mënyrë direkte apo indirekte janë të lidhur ndërmjet vete. Në këtë mënyrë formohen bashkësi nga popullacione të ndryshme të cilët janë përshtatur në kushtet që mbizotërojnë në biotopin e dhënë. Bashkësitë e tilla të bashkuara të popullacioneve të ndryshme janë të quajtura biocenozë ose bashkësi jetësore.
164
Individi
Popullacioni
Në vendbanime të ndryshme paraqiten bashkësi jetësore të ndryshme të cilat janë të përbëra nga lloje të ndryshme të organizmave të gjallë. Sa më të mëdha të jenë ndryshimet në kushtet që mbizotërojnë në biotop, aq është e ndryshme edhe përbërja dhe veçoritë e biocenozës. Pa marr parasysh së në çfarë biotopi zhvillohen dhe nga sa lloje përbëhet, secili mjedis jetësor ka një veçori të përbashkët. Në secilin mjedis jetësor janë prezent prodhuesit, harxhuesit dhe zbërthyesit.
EKOSISTEMI
Mjedisi jetësor (biocenoza) është në lidhje të ngushtë me biotopin me të cilin formojnë një tërësi që quhet ekosistem. Në një ekosistem ndërmjet llojeve të ndryshme të organizmave të gjallë, si dhe ndërmjet organizmave të gjallë dhe natyrës jo Bashkësia jetësore të gjallë zhvillohen disa procese të rëndësishme të cilat në ekologji janë të definuara si: marrëdhënie të të ushqyerit, lëvizje të materies, rrjedhje dhe shndërrim të energjisë dhe zhvillim e evolucionit të ekosistemit. Këto procese janë specifike vetëm Eko sistemi për ekosistemin. Këto marrëdhënie ekologjike janë të definuara si: - akcion – përmbledhje e veprimeve të komponentës jo të gjallë (biotop) mbi organizmat e gjallë që janë pjesë përbërëse e tij (biocenoza). - reaksion – përmbledhje e veprimeve të Biosfera organizmave të gjallë mbi biotop me çka veprojnë në formimin e kushteve ekologjike në atë biotop, Fig. 13.4 - koaksion – ndikimi reciprok i organizmave të gjallë në biocenozë. Organizimi në natyrë Bashkësia jetësore si shumë e popullacioneve të ndryshme përfaqëson sistem biologjik shumë të ndërlikuar. Ajo ka organizim të saj hapësinor dhe kohor. E tërë kjo mundëson që në kushte të jashtme të njëjta të jetojnë maksimalisht numër i madh i llojeve të ndryshme bimore dhe shtazore. Në secilën bashkësi jetësore secili organizëm i gjallë merr pjesë të tij në hapësirën dhe shfrytëzon resurse të veta. Në këtë mënyrë në një hapësirë të caktuar mund të jetojnë, pa i penguar njëri tjetrit, numër i madh i organizmave. Organizimi hapësinor i bashkësisë jetësore e nënkupton ndërtimin dhe përbërjen. Ndërtimi i biocenozës përfaqëson sistemim të anëtarëve të saj në hapësirë. Për shembull, struktura e një bashkësie pyjore dhe një shkretëtinore është e ndryshme. Secila bashkësi jetësore ka ndërtim të veçantë dhe pamje të veçantë. Për shembull, dy bashkësi pyjore të ndryshme mund të kenë ndërtim pothuaj të njëjtë, të përbërë nga një shpërndarje e renditje në kate gati identike të bimëve. Megjithatë pamja e tyre mund të jetë krejt e ndryshme. Në katin e
165
ТЕМА 13 drunjve në një bashkësi dominojnë drunjtë gjetherënës, ndërsa në bashkësinë e dytë gjethembajtësit, pra pamja e një pylli gjetherënës dhe një pylli gjethembajtës është shumë e ndryshme. Anëtarët e ndryshëm në biocenozë aktivetet e tyre jetësore mund t'i realizojnë në kohë të ndryshme. Kjo përfaqëson organizim kohor në bashkësinë jetësore. Ajo nënkupton ndryshime
Fig. 13.5 Në pyll numër dhe dendësi më të madhe kanë drurët e lartë (a), kurse në shkretëtirë kaktusët dhe bimët tjera të ulëta të gjelbra (b).
ditore, mujore dhe sezonale të cilat nuk shkaktojnë ndryshime të rëndësishme në përbërjen dhe vetitë e bashkësisë jetësore. Ndryshime ditore paraqiten si pasojë e ritmit ditë-natë të aktiviteteve të disa anëtarëve të biocenozës. Për shembull, lloje të shumta të kafshëve janë aktive vetëm ditën, përderisa gjatë natës janë të fshehura në vendbanimet e tyre. Nga ana tjetër ekzistojnë kafshë që ditën janë të fshehura në vendbanimet e tyre përderisa natën janë aktive. Fig. 13.6 Ndryshimet mujore të disa anëtarëve të biocenozës janë të lidhur me ritmin e paraqitjes së Hënës. Veçanërisht është karakteristike te disa lloje peshqish aktiviteti i të cilëve varet drejtpërdrejt nga ndryshimet hënore, përderisa disa lloje të skrrajave gishtore detare, dalin jashtë vrimave të tyre dhe luzmojnë në sipërfaqe varësisht nga hëna (fig. 3. 16). Fig. 13.7
166
Ndryshime sezonale paraqiten varësisht nga ndërrimi i stinëve të vitit. Në pyjet gjetherënëse dallohen katër sezone, në të cilat anëtarët e biocenozës funksionojnë në mënyra të ndryshme. Në vjeshtë vjen te rënia e gjetheve dhe bimët kalojnë në qetësi disamujorëshe. Në dimër e tërë biocenoza është nën borë. Atëherë pothuajse të gjithë anëtarët e biocenozës janë plotësisht të qetë. Në pranverë, me rritjen e temperaturës dhe kushteve klimatike të volitshme fillon aktivizimi i biocenozës. Vera është periudhë e aktivitetit maksimal. D. m. th. në të katër ndryshimet sezonale paraqiten pamje të ndryshme të biocenozës (fig. 13. 7).
2
KUSHTET PËR JETË NË EKOSISTEM: FAKTORËT EKOLOGJIK
Në secilin biotop mbizotërojnë kushte të ndryshme për jetesë, e në të njëjtën kohë jetojnë numër i madh i llojeve të ndryshme të organizmave të gjallë. Sasia dhe renditja e formave të ndryshme të materies jo të gjallë, mundësitë klimatike, si dhe përbërja e biocenozës i përcaktojnë kushtet për jetë në biotop. Secili organizëm i gjallë në vendbanim është i ekspozuar në veprimin e faktorëve të ndryshëm nga mjedisi i jashtëm. Ato i përcaktojnë kushtet në biotop dhe janë të quajtur faktorë ekologjikë. Faktorët ekologjikë janë të ndarë në dy grupe: - faktorë abiotik janë kushtet nga mjedisi i jashtëm që ndikojnë mbi organizmat e gjallë. - faktorë biotik – veprim reciprok i organizmave të gjallë Domethënë, në një ekosistem, në secilin organizëm të gjallë në të njëjtën kohë ndikojnë edhe faktorët abiotik edhe ata biotik.
FAKTORËT ABIOTIK Në secilin ekosistem ndikojnë faktorë abiotik shumë të ndryshëm dhe të ndërlikuar që mund të ndahen në tri grupe. 1. Faktorë klimatik. Në këtë grup të faktorëve bëjnë pjesë: temperatura, drita, lagështia e ajrit, shpejtësia dhe pastërtia e ajrit, sasia dhe renditja e shirave etj. Ata i përcaktojnë vetitë themelore të klimës e cila mbizotëron në një zonë. Ndikimi i klimës mbi organizmat e gjallë në një biocenozë është shumë i madh. Ajo në thelb e përcakton karakteristikën e përgjithshme të botës së gjallë në një zonë. Aktiviteti i peshqve, ujëtokësorëve dhe zvarranikëve, të cilët nuk kanë temperaturë të përhershme trupore, varet drejtpërdrejt nga ndryshimet e temperaturës në mjedisin e jashtëm. Nëse jashtë temperatura është e lartë, si rezultat i ngrohjes së trupit të tyre, ata më shpejt lëvizin, gjegjësisht kanë aktivitet të zmadhuar. Për dallim nga kjo, te shpezët dhe sisorët, si rezultat i temperaturës konstante trupore, aktiviteti nuk varet nga ndryshimi i temperaturës së jashtme. Ndryshimet e dritës, gjithashtu kanë ndikim mbi organizmat e gjallë. Disa lloje të shtazëve janë aktive gjatë dritës intensive diellore, përderisa të tjerat, për
167
ТЕМА 13 shembull lakuriqi, janë aktive natën. Gjithashtu, edhe lagështia e ajrit te disa lloje të shtazëve ka rol të rëndësishëm. Shtazë të caktuara janë aktive kur koha është e vranët dhe ka lagështi, gjegjësisht pas shiut, të tjerave ajo lagështi u pengon. Për shembull kërmillit. 2. Faktorët edafik, ku bëjnë pjesë karakteristikat fizike dhe kimike të tokës, siç është sasia e elementeve të caktuara të dobishme dhe helmuese, humusit etj. Kështu, toka e përcakton vetinë themelore të dheut. Gjithkund në sipërfaqen e tokës ku ekzistojnë organizma të gjallë, ekzistojnë edhe forma të ndryshme të dheut. Si rezultat i ndikimit të organizmave të gjallë, ajrit dhe ujit, shtresa sipërfaqësore e tokës shndërrohet në tokë pjellore. Pjellshmëria është aftësia e tokës që të furnizojë bimët me ujë, materie minerale dhe oksigjen. Nëse sipërfaqja e tokës nuk është pjellore, bimët nuk do të mund të ekzistojnë. Për këtë toka është njëra ndër komponentët themelore të ekosistemit. Sa më e madhe të jetë pjellshmëria e tokës, aq më e madhe do të jetë edhe sasia e ushqimit të prodhuar nga bimët. Në tokë, gjithashtu, kryhet edhe pjesa më e madhe e zbërthimit të materieve organike. Sipas kësaj prej përbërjes së tokës do të varet edhe shpejtësia e fotosintezës dhe intenziteti i zbërthimit të materieve organike. Në sipërfaqen e tokës dhe pjesët e cekëta të saj pandërprerë lindin, jetojnë dhe vdesin organizma të shumtë. Sipas kësaj toka është vendbanim i miliona llojeve të ndryshme të organizmave të gjallë që u takojnë mbretërive të ndryshme.
3. Faktorët orografik. Në këtë grup të faktorëve ekologjik hyjnë: relievi, përhapja e dheut (tokës), pjerrtësia e terrenit, lartësia mbidetare, drejtimi nga ana e caktuar e botës etj. Relievi si faktor nuk ndikon drejtpërdrejt në organizmat e gjallë, por ka ndikim në vetitë klimatike në biotop. Nga ana tjetër, me rritjen e lartësisë mbidetare bie temperatura. Drejtimi nga anë të ndryshme të botës ka ndikim mbi ndryshimin e bashkësisë jetësore. Domethënë, shpatet jugore janë më të ngrohta dhe më të thata dhe përbërja e botës së gjallë dallohet në krahasim me botën e gjallë në shpatet veriore të cilat janë më të ftohta dhe më pak të ndritshme.
FAKTORËT BIOTIK Mbi zhvillimin e bashkësisë jetësore në një ekosistem kanë ndikim edhe faktorët biotik. Këta faktorë përfshijnë: veprimet reciproke ndërmjet organizmave, ndikimin e organizmave të gjallë në natyrën e jashtme jo të gjallë dhe ndikimin e njeriut. Veprimi reciprok ndërmjet organizmave përfaqëson marrëdhëniet më të komplikuara që mbisundojnë në ekosistem. Lidhshmëria në mënyrën e të ushqyerit të pjesëtarëve në biocenozë është një nga marrëdhëniet më themelore dhe më të rëndësishme që mbisundojnë në ekosistem. Përveç marrëdhënieve në të ushqyer, në secilën biocenozë ekzistojnë numër i madh i llojeve të ndryshme të marrëdhënieve. Ato shpesh janë të lidhura me problemet e vendbanimit, shumimit ose shpërndarjes së anëtarëve të bashkësisë jetësore. Për shembull, luqerbulla lufton për biotopin e saj. Nëse në vendbanimin e saj hyn ndonjë luqerbull tjetër fillon lufta për territor. Nëse ajo luftë është e suksesshme, luqerbulla e mban hapësirën e saj dhe burimin e ushqimit. Veprimi reciprok ndërmjet organizmave në bashkësi mund të jetë në nivel të individëve të llojit të njëjtë dhe individëve të llojeve të ndryshme. Marrëdhëniet mund të vendosen ndërmjet vetë
168
prodhuesve, harxhuesve dhe zbërthyesve. Në secilën bashkësi jetësore ekzistojnë lloje të veçanta të marrëdhënieve ndërmjet bimëve, lloje të veçanta të marrëdhënieve ndërmjet shtazëve, kurse krejtësisht të veçanta dhe shumë lloje të ndryshme të marrëdhënieve ndërmjet bimëve dhe shtazëve. Në shikim të parë, do të themi, se vetitë e natyrës jo të gjallë, siç është deti, liqeni, lëvizja e ajrit, uji, shkëmbinjtë ose malet nuk varen nga organizmat e gjallë. Mirëpo veprimi i organizmave të gjallë në natyrën jo të gjallë është i përhershëm, ndonjëherë edhe shumë i rëndësishëm. Kështu dihet se tërë sasinë e oksigjenit dhe pjesën më të madhe të dioksid karbonit në natyrë e formojnë: prodhuesit, harxhuesit dhe zbërthyesit. Gjithashtu, shtresat e mëdha të shkëmbinjve gëlqerorë të cilët paraqiten si ishuj koralesh nënujorë në detet e nxehtë janë formuar ndër shekuj me fundërrimin e koraleve të vdekura. Ishujt e koraleve të formuara gradualisht kalojnë në vendbanime për numër të madh të llojeve të organizmave detar. Shtresat e mëdha të qymyrit dhe gjetjet e naftës dhe gazit natyror, gjithashtu, janë formuar me veprimin e organizmave të gjallë në të kaluarën e largët. Sot, veçanërisht është i shprehur ndikimi i njeriut bashkëkohor në bimë dhe shtazë, si dhe në natyrën e planetit Tokë në tërësi. a)
b)
Fig. 13.8
A mund të numërosh disa mënyra me të cilat njeriu ndikon në mjedisin jetësor? Të gjithë faktorët ekologjik të përmendur lart nuk veprojnë veçmas. Përkundrazi, të gjithë ata në natyrë veprojnë c) njëkohësisht. Ajo do të thotë se në secilin organizëm të gjallë në të njëjtën kohë ndikojnë edhe faktorët abiotik edhe ata biotik. Në një ekosistem faktorët ekologjik nuk ndikojnë vetëm në organizmat e gjallë. Ata ndikojnë edhe në njëri tjetrin. Për shembull: sasia e rritur e rrezeve të diellit e rritë temperaturën e cila nga ana e saj shkakton rritje të avullimit të ujit dhe në atë mënyrë rritet lagështia e ajrit, ndërsa nga ana tjetër rriten edhe vranësirat. Vranësira e rritur shpie deri te zvogëlimi i depërtimit të rrezeve diellore, e me vet këtë ka ndriçim të zvogëluar.
169
ТЕМА 13
3
MARRËDHËNIET DHE ZINXHIRI I TË USHQYERIT NË EKOSISTEM
Që të mundet një organizëm i gjallë ti kryejë të gjitha aktivitetet e tij jetësore: ruajtjen e ndërtimit të brendshëm të qelizave, indeve dhe organeve, lëvizjen dhe shumimin, i është e nevojshme sasi e caktuar e energjisë. Që të mund organizmi të jetë i ndërtuar në mënyrë të rregullt dhe të funksionojë normalisht i nevojitet ushqim. Do të thotë secili organizëm i gjallë ka dy nevoja themelore: nevojën për energji dhe nevojën për materie ushqyese. Organizmat e gjallë energjinë e sigurojnë nga ushqimi. Për këtë secili organizëm i gjallë duhet të ushqehet. Për funksionim të drejtë të organizmit ushqimi pa marr parasysh se çfarë forme ose çfarë prejardhje ka, duhet të përmbajë të gjitha materiet e nevojshme. Pasi që organizmat e gjallë ushqimin e domosdoshëm e gjejnë në mjedisin jetësor, marrëdhëniet e të ushqyerit janë një ndër marrëdhëniet themelore në secilën bashkësi jetësore. Kush çka han? dhe Kush kë han? janë pyetjet ekologjike themelore. Biocenozat janë përmbledhje e llojeve të ndryshme të organizmave të cilët ushqehen në mënyra të ndryshme.
Të përkujtohemi: sipas mënyrës së të ushqyerit organizmat e gjallë janë të ndarë në: 1. Prodhues janë quajtur organizmat të cilët për vete krijojnë ushqim. Ato janë të gjitha bimët e gjelbra dhe disa baktere që kanë klorofil. Gjatë procesit të fotosintezës bimët e gjelbra prodhojnë ushqim organik me të cilin ushqehen vetë. 2. Harxhues janë organizmat të cilët nuk janë të aftë që vet për vete të krijojnë ushqim të gatshëm dhe të njëjtit e shfrytëzojnë ushqimin e krijuar nga prodhuesit. Gjatë rrjedhjes së zhvillimit evolutiv lloje të ndryshme të kafshëve janë adaptuar në lloje të ndryshme të të ushqyerit. Një grup i kafshëve ushqehet vetëm me bimë, ato janë barngrënësit. Grup tjetër i madh ushqehet me ushqim me prejardhje shtazore. Ato janë mishngrënësit. Grupi i tretë i cili është më i vogël nga dy grupet e mëparshme është adaptuar të shfrytëzojë ushqim me prejardhje bimore dhe shtazore. Ato janë gjithçkangrënësit. 3. Zbërthyesit janë organizma të cilët materien organike e zbërthejnë deri në pjesët përbërëse të saj, gjegjësisht në ujë dhe materie minerale. Sipas mënyrës së të ushqyerit, harxhuesit janë të ndarë në: harxhues të rendit të I, II dhe III. Harxhues të rendit të I janë shtazët që ushqehen me bimë – barngrënësit. Harxhues të rendit të II janë mishngrënësit të cilët ushqehen me barngrënës por ata janë edhe ushqim për mishngrënës tjerë. Harxhues të rendit të III janë mishngrënës që ushqehen me barngrënës dhe me shtazë tjera mishngrënëse. Ata në natyrë shpesh nuk kanë armiq natyror. Në varësi prej numrit të anëtarëve në një zinxhir, mund të ketë edhe harxhues të rendit të IV dhe V. Për shembull: vemëza e cila ushqehet me gjethe është harxhues i rendit të I, zogu këngëtar i cili ushqehet me vemëza është harxhues i rendit të II, ndërsa shqiponja e cila ushqehet me zogun këngëtar është harxhues i rendit të III. Ekzistojnë edhe shumë shtazë të vogla, shpesh insekte ose disa skrraja, të cilat janë aftësuar të ushqehen me mbeturina nga bimët dhe shtazët e vdekura. Këta organizma, gjithashtu, janë harxhues. Duke u ushqyer me bimë dhe shtazë të vdekura këta e imtësojnë ushqimin dhe e përgatisin materien organike për procesin e fundit të zbërthimit, të cilin në fund do ta kryejnë kërpudhat dhe bakteret gjegjësisht zbërthyesit.
170
Marrëdhëniet në të ushqyerit në kornizat e bashkësisë jetësore i lidhin fort të gjithë anëtarët e prodhuesve, harxhuesve dhe zbërthyesve. Kështu, në kornizat e këtyre marrëdhënieve, anëtarët e biocenozës jetojnë njëri në llogari të tjetrit. Fillimi dhe fundi i atij zinxhiri në të ushqyerit e tregon edhe drejtimin e rrjedhjes së energjisë. Numri i anëtarëve të një zinxhiri të të ushqyerit rrallë është më i madh se 4 deri 5. Në varësi të marrëdhënieve ndërmjet anëtarëve të kyçur në zinxhirët e të ushqyerit në biocenozë ata mund të ndahen në tri grupe themelore: Zinxhirë të grabitqarëve (zinxhir grabitqarë i të ushqyerit). Në këtë zinxhir hallka e parë janë bimët e gjelbra. Hallka e dytë janë shtazët barngrënëse të cilat munden të hanë por edhe ato mund ti hajë dikush, gjegjësisht ato janë hallka e dyanshme i zinxhirit. Hallkën e tretë e përfaqësojnë grabitqarët që janë mishngrënës, të cilët, gjithashtu, janë hallkë e dyanshme, pasi që ata mund të hahen nga grabitqarë më të mëdhenj dhe më të fortë. Zinxhirët parazit në të ushqyerit. Në këtë sistem të ushqyerit, gjithashtu, hallka e parë janë bimët me të cilat lidhet hallka e dytë që është i përfaqësuar nga shtazët barngrënëse, por, për dallim nga zinxhiri i mëparshëm këtu hallka e tretë e përfaqësojnë parazitët që jetojnë në llogari të shtazëve barngrënëse. Zinxhirët saprofit të të ushqyerit. Në këtë lloj të ushqyerit hallka e parë është materie organike e vdekur, i dyti është i përbërë nga insekte të imëta të cilët ushqehen me materie të vdekur, ndërsa hallka e tretë është i përbërë nga bakteret zbërthyese.
Të përkujtohemi Në natyrë zinxhirët e të ushqyerit ndërmjet vete janë të lidhur dhe të gërshetuar në rrjetë nga zinxhiri i të ushqyerit. Me një bimë shpesh ushqehet numër i madh i shtazëve të ndryshme barngrënëse. Një mishngrënës në të ushqyerit e tij ka numër të madh të shtazëve të cilët gjenden në shkallë të ndryshme në zinxhirët e të ushqyerit. Marrëdhëniet e të ushqyerit që sundojnë në një ekosistem janë edhe më të ndërlikuara për shkak të gjithshkangrënësve të cilët ushqehen me ushqim të ndryshëm. Nëpërmjet zinxhirëve të ushqyerit materiet ushqyese kalojnë nga një në organizëm tjetër, nga një nivel në tjetër. Së bashku me materiet ushqyese nga një nivel në tjetër kalon edhe energjia. Barngrënësit e shfrytëzojnë ushqimin bimor dhe e vendosin në trupin e tyre. Energjia që është e deponuar si energji e fshehur kimike barngrënësit një pjesë e shfrytëzojnë për aktivitetet e tyre jetësore ndërsa pjesën tjetër së bashku me ushqimin e vendosin trupin e tyre. Kur mishngrënësit do të i hanë barngrënësit, ushqimi dhe energjia e vendosur kalon dhe vendoset në trupin e tyre. Me ngordhjen e mishngrënësve, këtu vendosen kërpudhat dhe mikroorganizmat, të cilët ushqehen me materie organike dhe e shndërrojnë në materie joorganike. Materiet joorganike nga toka i shfrytëzojnë prodhuesit. Energjia prapë lirohet më shpesh si nxehtësi dhe humbet pakthyeshëm në mjedisin jetësor. Domethënë nëpërmjet të ushqyerit, që fillon me bimët, nëpërmjet shtazëve dhe mikroorganizmave, materiet ushqyese përsëri kthehen te bimët. Në këtë mënyrë materiet ushqyese bëjnë lëvizje qarkore në ekosistem, ndërsa energjia kimike duke lëvizur me ushqimin nëpër organizmat e gjallë transformohet nga një formë në tjetër dhe në fund humbet pakthyeshëm.
171
ТЕМА 13 Në natyrë ekziston baraspeshë ndërmjet numrit të organizmave të gjallë. Nuk ekzistojnë shtazë të cilat në vendbanimin e tyre do ta shkatërronin të tërë gjahun pasi që pas asaj do të jenë të dënuara me uri dhe sigurisht do të vdesin. Kjo do të thotë se asnjëherë nuk do të ndodh që shtazët barngrënëse të hanë të gjitha bimët ose mishngrënësit t’i hanë të gjitha shtazët barngrënëse. Shtazët si gjuetarë, gjuajnë aq ushqim sa u është i nevojshëm që të ekzistojnë dhe të shumohen.
DIELLI nxehtësia
nxehtësia
nxehtësia
nxehtësia
nxehtësia
një pjesë e bimët e energjisë gjelbra krijojnë humbet sheqer
shtazët hanë bimë
shtaza ngordh dhe zbërthehet
Fig. 13.9 Qarkullimi i materieve në ekosistem
hyrja e energjisë
prodhuesit (fotosinteza)
barëngënësit
mishngrënësit
zbërthyesit dalja e energjisë
hyrja e energjisë Fig.
prodhuesit
(fotosinteza) 13.10
zbërthyesit
fundrrina
Nëpërmjet zinxhirëve të të ushqyerit vjen deri te njohja e mënyrës së të ushqyerit. Por, që të fitohen njohuri më të mira zinxhirët e të ushqyerit tregohen nëpërmjet piramidës së të ushqyerit. Përmes piramidës së të ushqyerit vjen deri te njohja e mënyrës së të ushqyerit, gjegjësisht marrëdhënien kush me
dalja e energjisë
Fig. 13.10
kë ushqehet, por edhe numrin dhe masën e organizmave. Në fillimin e piramidës së të ushqyerit janë bimët. Numri i tyre është më i madh. Pas tyre vijnë harxhuesit e rendit të I, numri dhe madhësia e të cilëve është më e vogël se prodhuesit. Pastaj vijnë harxhuesit e rendit të II. Masa e tyre është më e madhe,
Fig. 13.11 Piramida e të ushqyerit
172
por numri i tyre është më i vogël në krahasim me harxhuesit e rendit të I. Në majë të piramidës janë harxhuesit e rendit III numri i të cilëve është më i vogël, por kanë masë më të madhe.
4
KONTROLLI EKOLOGJIK I EKOSISTEMEVE DHE MBROJTJA E TYRE
Që të siguron kushte më të mira për jetë njeriu në kohën e tashme ka ndikim mbi vendbanimet e organizmave të gjallë. Ekziston numër i madh i shembujve në të cilët qartë shihet se disa pjesë të mjedisit jetësor janë të shkatërruara dhe vazhdimisht shkatërrohen. Veçanërisht janë të dëmshme ndikimet e njeriut mbi ekosistemet. Kështu, njeriu që të sigurojë sasi më të madhe të ushqimit, shkatërroi dhe ende shkatërron sipërfaqe të mëdha të pyjeve dhe livadheve. Vazhdimisht thahen pjesët moçalike. Shfrytëzohet sasi e madhe e preparateve për mbrojtjen e perimeve, pemëve dhe drithërave. Me zhvillimin e teknikës dhe teknologjisë ndërtohen qendra të mëdha industriale dhe të tjera. E gjithë kjo, në një mënyrë ose në tjetër, i ndërron kushtet në mjedisin jetësor. Për shembull, me zhdukjen e pyjeve zhduket përgjithmonë edhe mundësia që drunjtë të cilët janë rritur në to të krijojnë oksigjen, humben hapësirat në të cilat kanë jetuar numër i madh i bimëve dhe shtazëve etj. Ose, shembull tjetër: me zhvillimin e bujqësisë bashkëkohore dhe shfrytëzimin e preparateve kimike mbrojtëse, ndotet ambienti jetësor, ndërsa shfrytëzimi i prodhimeve të tilla është shumë i dëmshëm për organizmat që i shfrytëzojnë. Shembujt e tillë janë të panumërt. Për këtë dëshmojnë numri i madh i katastrofave ekologjike të cilat kanë ndodhur dhe ende ndodhin. Për shembull, në 350 vjetët e fundit janë zhdukur mbi 140 lloje shpezësh, 75 lloje sisorësh, ndërsa numri i mikroorganizmave të zhdukur është shumë më i madh.
Fig. 13.12 Ndryshimet në një ekosistem
Por, edhe sot ekzistojnë numër i madh i bimëve dhe shtazëve numri i të cilëve vazhdimisht zvogëlohet. Për ato themi se janë në prag të zhdukjes, gjegjësisht janë lloje të rrezikuara. Në territorin e Maqedonisë si lloje të rrezikuara paraqiten: shqiponja kokëbardhë, arusha, luqerbulla, por edhe numër i madh i llojeve tjera. Burimet të cilat njeriu i shfrytëzon nga natyra mund të jenë ripërtëritëse ose jo ripërtëritëse.
173
ТЕМА 13 Burime ripërtëritëse jetësore Pyjet Bashkësitë jetësore pyjore, në të cilat mbisundojnë drunjtë, janë vendbanime për numër të madh të llojeve bimore dhe shtazore. Përveç kësaj pyjet e mbajnë lagështinë e tokës, e zvogëlojnë rrymimin e ajrit e me vet këtë edhe fuqinë e erërave, e pengojnë erozionin e tokës etj. Drunjtë, njeriu i pret që të lirohet hapësirë më e madhe për banim ose t’i shfrytëzojë si: zjarr, në industrinë e drurit, në industrinë Fig. 13.13 kimike dhe ndërtimore. Me vet prerjen e drunjve, bëhet degradimi i hapësirës dhe shkatërrohen vendbanimet e të gjithë banorëve. Shfrytëzimi dhe prerja e planifikuar e pyjeve mundëson ekzistencë të përhershme të bashkësive jetësore pyjore. Por, sot prerja e paplanifikuar është më e shpeshtë, kështu që ripërtëritja e komplekseve pyjore është shumë më e vështirë. Për shembull, që të ripërtërihet një kompleks pyjor duhet të kalojnë 50 deri 100 vjet. Toka Toka është vendbanim i numrit të madh të llojeve të gjalla. Përveç që në të jetojnë shtazë, ajo është burim kryesor për ushqimin e bimëve. Nga pjellshmëria e tokës do të varet se sa do të mbijetojnë organizmat. Shkatërrimi i tokës shkakton edhe shkatërrimin e banorëve të saj. Nëse mbetet shtresa e pjellshme e tokës, ajo gradualisht do të ripërtërihet. Në të gradualisht do të fillojnë të banojnë lloje të ndryshme të bimëve, pastaj do të paraqiten shtazë, e në këtë mënyrë gradualisht do të formohet bashkësi jetësore.
Burime jetësore jo përtëritëse Në këtë grup hyjnë: uji për pirje dhe lëndët fosile. Këto resurse shfrytëzohen si të papërpunuara, ndërsa harxhimi i pakontrolluar i tyre shpie deri te zvogëlimi gradual.
Uji Uji është pjesë e përbërëse e patjetërsueshme e secilit organizëm të gjallë. 2/3 e planetit Tokë është e mbuluar me ujë, por vetëm një pjesë e vogël, në fakt vetëm 3% nga sasia e tërë e ujit njeriu mund ta shfrytëzojë për pirje. Lëshimi i materieve ndotëse në lumenj
174
Fig. 13.14
dhe shfrytëzimi joracional i ujit të pijshëm sot, shpie deri në mungesë të ujit të pastër për pirje. Për këtë qëllim propozohen varg masash për mbledhjen sa më të madhe të ujit. Një nga masat e tilla është ndërtimi i liqeneve akumulues. Gjithashtu, vazhdimisht kërkohen mundësi për kursim të ujit të pijshëm.
Lëndët fosile
Fig. 13.15
Qymyri, nafta dhe gazi natyror, si lëndë fosile, janë paraqitur me zbërthimin jo të plotë të organizmave të gjallë që kanë jetuar para miliona vjetësh në planetin Tokë. Numër më të madh të nevojave të veta energjetike njeriu i arrin me shfrytëzimin e këtyre lëndëve fosile.
Si rezultat i industrializimit të shpejtuar dhe rritjes së mjeteve të udhëtimit sot, këto resurse natyrore janë duke u zvogëluar. Për këtë arsye, shumë hulumtohet që të mund të arrihet deri te burimet alternative të energjisë, e me vet këtë në zvogëlimin e eksploatimit të lëndëve fosile. Që të ndalohet degradimi i shumtë i mjedisit jetësor në të gjitha vendet janë sjellë ligje përkatëse që parashikojnë masa dënimi për shkatërruesit e mjedisit jetësor. Gjithashtu hapësira të caktuara që janë të pasura me bimë dhe shtazë të rralla i shpallin si parqe nacionale, rezervate natyrore ose përkujtimore të natyrës. Në vendin tonë ekzistojnë disa parqe nacionale, si Pelisteri, Galiçica dhe Mavrova dhe numër i madh i rezervateve natyrore dhe përkujtimore të natyrës. Në këtë grup të hapësirave të mbrojtura janë edhe tre liqene tona të mëdha natyrore.
Fig. 13.16 Që të ruhet mjedisi jetësor natyror duhet të kyçen të gjithë në mënyrë aktive. Aktivitetet duhet të fillojnë shumë herët që në fëmijërinë e njeriut. Sjellja e ndërgjegjshme dhe shqetësuese e njeriut drejt natyrës dhe mbrojtja e saj shpie drejt mbrojtjes së pronave dhe ardhmëri më të mirë për ne dhe pasardhësit tanë. Për këtë kujdes të veçantë duhet t’i kushtohet ruajtjes së ndotjes së liqeneve, lumenjve dhe burimeve, si dhe mbrojtjes së pyjeve, livadheve dhe arave.
175
ТЕМА 13 Pasqyrë përmbledhëse për përsëritje të shpejtë: 1. Ekologjia i studion ligjet e veprimeve reciproke shumë të ndërlikuara ndërmjet vet organizmave të gjallë, nga njëra anë dhe marrëdhëniet e organizmave të gjallë me mjedisin e jashtëm në anën tjetër. 2. Mjedis jetësor është përmbledhje e ndikimeve që veprojnë mbi organizmat në vendit ku ata jetojnë. Ndikimet e këtilla vijnë si nga natyra jo e gjallë ashtu edhe nga e gjalla në mjedisin që i rrethon organizmat e gjallë. 3. Biosfera përfaqëson tërë hapësirën e planetit Tokë në të cilën ekziston jetë. 4. Faktorë ekologjik janë të gjitha ndikimet që vijnë nga mjedisi i jashtëm dhe ndikojnë në një mënyrë ose mënyrë tjetër mbi organizmat e gjallë. Faktorët ekologjik mund të jenë biotik dhe abiotik. 5. Pjesa e mjedisit jetësor që dallohet me kushte jetësore relativisht të njëjta quhet biotop. Biotopi është i banuar me përmbledhje të caktuar të organizmave të gjallë të cilët janë karakteristikë për atë biotop, që do të thotë se biotopët e veçantë dallohen nga njëri tjetri. 6. Grupi i individëve nga një lloj që e popullon një hapësirë të caktuar të mjedisit jetësor quhet popullacion. 7. Popullacionet e llojeve të caktuara që banojnë pjesë të njëjtë të natyrës janë të lidhur ndërmjet veti dhe jetojnë jetë të përbashkët e cila i lidh në pjesë të ndryshme të tyre. Bashkësitë e tilla të ndërlikuara të popullacioneve të ndryshme quhen biocenozë ose bashkësi jetësore. 8. Ekosistemi përfaqëson pjesë të natyrës në të cilin një biotop është i banuar me bashkësi të caktuar jetësore. Ekosistemet mund të jenë natyrore, artificiale me hapësirë të vogël dhe të madhe. 9. Pjesët përbërëse të secilit ekosistem mund të ndahen në 4 grupe: prodhues, harxhues, zbërthyes dhe materie abiotike. 10. Varësisht nga marrëdhëniet ndërmjet anëtarëve të përfshirë në zinxhirët e të ushqyerit në biocenozë ata mund të ndahen në tri grupe themelore: zinxhirë të grabitqarëve (zinxhirë grabitqarë në të ushqyer), zinxhirë parazit në të ushqyer, zinxhirë saprofit në të ushqyer.
Kontrollo diturinë tënde: 1. Si quhet shkenca që merret me studimin e marrëdhënieve reciproke 2. 3. 4. 5. 6. 7. 8. 9. 176
ndërmjet organizmave dhe mjedisit jetësor? Çka është mjedis jetësor dhe cilat janë karakteristikat e tij? Cilat janë pikat përfundimtare të biosferës në të cilat ekziston jetë? Numëro disa faktorë ekologjik biotik. Defino çka është popullacioni. Sqaro marrëdhëniet në një ekosistem. Për cilat pjesë të ekosistemit themi se janë prodhues? Numëro anëtarët në një zinxhir të të ushqyerit. Pse pjesë të caktuara të biosferës shpallen si parqe nacionale?
Hulumto dhe krahaso Ushtrimi 1. Nëse jeton në qytet shikoje fasadën e një ndërtese. A mund të dallosh ndryshime në ngjyrën e fasadës në katet e poshtme dhe më lart? A mund të shpjegosh përse paraqiten ndryshime? Bisedo me shokët e t’u të klasës për njohuritë deri te cilat ke ardhur. Kontrollo te arsimtari a ke arritur deri te njohuritë e duhura. Ushtrimi 2. Dilni në shëtitje në mal ose në një kodër të afërt dhe shiko drunjtë. Përshkruaj vështrimet e tua. Të njëjtën gjë bëje edhe në vendbanimin tënd. Trego kujdes për drunjtë të cilët gjenden afër komunikacioneve të mëdha. A mund të vëresh ndryshime? A di të tregosh se përse janë paraqitur ato ndryshime. Këmbe përvojë me shokët e t’u të klasës për vështrimet e tua. Kontrollo te arsimtari se a ke arritur deri te njohuritë e duhura. Ushtrimi 3. Gjatë shëtitjes në pyll mbledh disa barëra dhe gjethe të ndonjë druri. Nga parku yt mbledh barëra dhe gjethe të njëjta të drunjve të njëjtë. Krahaso vështrimet tua. Çka vërejte? Kontrollo te arsimtari shënimet e tua dhe tregoju shokëve tuaj të klasës se çfarë njohuri ke arritur.
177
FJALOR I FJALËVE PROFESIONALE DHE KUPTIMI I TYRE
A Acidi dezoksiribonukleik (ADN) – material trashëgues i qelizës, i cili I formon kromozomet në bërthamën e qelizës Acidi ribonukleik (ARN) – materie e patjetërsueshme për prodhimin e proteinave në secilën qelizë Akuarium – enë e qelqtë me ujë në të cilin ruhen bimë dhe shtazë ujore Ameboide – me formë të ndryshueshme, si amebat Aminoacide – pjesë përbërëse e proteinës Anabolizëm – proces i krijimit të bashkëdyzimeve të përbëra organike të cilat i duhen organizmit nga pjesë më të thjeshta përbërëse Anaerob – proces i cili kryhet pa oksigjen Anatomi – shkencë e cila e studion ndërtimin e organizmave të gjallë Artere – enë e gjakut e cila e bart gjakun nga zemra drejt pjesëve të tjera të trupit
B Baktere – lloj i mikroorganizmit Bërthamë – organele më e madhe në qelizë Biocenoza – bashkësi e organizmave të gjallë me vendbanim të përcaktuar Biosfera – shtresë e rruzullit të Tokës e banuar dhe e ndryshuar nga organizmat e gjallë
C Centriolë – organele shkopthore në afërsi të bërthamës, ka funksion gjatë ndarjes së qelizës Citoplazmë – materie e cila e mbush qelizën
D Dendrit – zgjatim i shkurtër i qelizës nervore me të cilën pranohen ngacmimet Difuzion – lëvizja e molekulave nga mjedisi me koncentrim të madh kah ai me koncentrim të vogël Digjestion – proces i zbërthimit të ushqimit në thërmia të cilat do të mund të thithen Dioksid karboni (CO2) – gaz i fituar gjatë frymëmarrjes qelizore Disektim – prerje e organizmit për studimin e ndërtimit të tij Dyseksore – shtazë e cila ka organe seksuale edhe mashkullore edhe femërore
E Ekologji – shkencë e cila i studion marrëdhëniet ndërmjet organizmave të gjallë dhe mjedisit të jashtëm Ekosistem – pjesë e hapësirës në të cilën jetojnë organizmat e gjallë në të cilën bëhet lëvizja e materies
Embrion – periudha e parë e zhvillimit të organizmit shtazor i fituar nga qeliza e fekonduar Evolucion – zhvillim i organizmave të gjallë nga organizmat me ndërtim më të thjeshtë deri te ata me ndërtim më të ndërlikuar
F Fagocitozë – futje dhe zbërthim i materieve të mëdha në brendësinë e qelizës Faktorë abiotik – ndikimi i natyrës jo të gjallë (drita, temperatura, lagështia, ajri dhe ngjashëm) mbi organizmat e gjallë Faktorë biotik – veprim gjatë të cilit organizmat e gjallë veprojnë në organizma të tjerë të gjallë Faror – gjëndra seksuale mashkullore Filtrim – lëvizje e materieve në membranë gjysmëpërshkuese Fiziologji – shkencë e cila studion funksionet e organizmit Fosil – mbetje nga bimë ose shtazë e vdekur Frymëmarrje qelizore – seri e proceseve në qelizë me të cilat materiet organike zbërthehen dhe lirohet energji në vetë qelizën Funksion – punë e organit ose organizmit në tërësi Fyt – kalim ndërmjet gojës dhe ushqimpërçuesit
G Gamete – qelizë seksuale, qelizë – vezë ose spermatozoid Ganglione – grupe të trupave të qelizave nervore Gjenetik – i referohet gjeneve ose trashëgimisë Gonada – gjëndër seksuale, vezorë ose farë
H Hapësirë trupore – hapësirë ndërmjet murit të brendshëm dhe organeve Hapje anale – hapje e zorrës së prapme nëpërmjet së cilës hidhen pjesët e pa tretura të ushqimit Hemoglobin – pigment i kuq në gjak Hermafrodit – organizëm në të cilin krijohen qeliza seksuale edhe mashkullore edhe femërore, organizëm dyseksor Hidrolimfa – lëng trupor i cili qarkullon nëpër trupin e shpuzorëve dhe përcëlluesve Histologji – shkencë e cila i studion indet
I Ind – grup i qelizave të njëjta të cilat kryejnë funksion të caktuar
K Karbohidrat – sheqer Këmbëza të rrejshme – të dala të citoplazmës me ndihmën e të cilave lëvizin amebat dhe disa parashtazorë Kemolimfë – lëng trupor i cili qarkullon në trupin e disa pakurrizorëve Kërbaç - zgjatim i gjatë nga qeliza i cili shfrytëzohet për lëvizje Kitinë – materie organike të cilët e krijojnë qelizat në mbështjellësin e jashtëm te këmbënyjorët Kloaka – pjesë e pasme e zgjeruar e zorrës në të cilën derdhen kanalet e urinës dhe shumimit Koloni – dukuri e disa organizmave që të jetojnë të lidhur ndërmjet vete ashtu që ushqimin që e marrin individ të veçantë shpërndahet edhe në anëtarët e tjerë të bashkësisë Konjugacion – bashkim i dy organizmave njëqelizorë (parameciumi) ku kryhet këmbim i materialit trashëgues Kordë – organ i brendshëm përbërës i skeletit te shtazët kordate Kreshtë – qime të forta dhe të mprehta te disa shtazë (skrraja e shiut) Kromozom – krijim fijëzor në bërthamën e qelizës, përmban gjene të cilët e përcaktojnë vetinë trashëguese Kutikulë – shtresë e hollë ose e trashë në sipërfaqen e epidermës e cila ka rol mbrojtës
L Larvë – periudhë e zhvillimit embrional te disa shtazë
LL Lloj – grup i njësive me veti të përbashkëta të cilat ndërmjet vete shumohen dhe japin pasardhës të aftë për t’u shumuar
M Mejozë – ndarje e qelizës gjatë së cilës fitohen qeliza seksuale Membranë qelizore – mbështjellës i jashtëm i qelizës Metanefride – organ për tajitje te skrraja e shiut Mikrobiologji – shkencë e cila i studion mikroorganizmat Mikroorganizëm – organizëm i cili mund të shihet vetëm në mikroskop Mitokondre – organele qelizore në të cilën krijohet energji Mitozë – ndarje e qelizës gjatë së cilës fitohen qeliza-bija të cilat janë të njëjta me qelizën-amë Modifikim – ndryshim në pamjen e jashtme pa ndryshim në materialin trashëgues Mushkëri – organ për frymëmarrje Mutacion – ndryshim i vetive trashëguese
O Oksigjen (O2) – gaz, i cili nevojitet për zbërthimin e materieve ushqyese në qelizë Organizëm heterotrof – organizëm i cili ushqehet me ushqim të gatshëm organik Organizma autotrofë– Organizma të cilët vetë për vete krijojnë materie organike
P Proteinë – bashkëdyzim i përbërë organik, pjesë përbërëse më e rëndësishme e natyrës së gjallë, e patjetërsueshme në të ushqyerit e organizmave të gjallë
Q Qarkullim – lëvizje, rrjedhje (ujë, gjak) Qarkullim i gjakut – lëvizje e gjakut nëpër zemër dhe enë të gjakut Qelizë – njësia themelore e jetës Qelizë-vezë – qelizë seksuale femërore Qerpik – zgjatim në sipërfaqen e qelizës që shërben për lëvizje Qese ajrore – organe te zogjtë të mbushura me ajër dhe të lidhura për mushkëri
R Regjenerim – aftësi e organizmit ta plotësojë pjesën e humbur të trupit Retikulumi endoplazmatik – organele në formë të membranës rrjetore i vendosur në citoplazmën e qelizës Ribozom – organele në citoplazmë e qelizës në të cilën kryhet krijimi i proteinave
S Seleksionim – përzgjedhje. Sipas teorisë së Darvinit në natyrë mbijetojnë organizmat e gjallë të cilët me sukses aftësohen në pajtim me ndryshimet e mjedisit në të cilin jetojnë Simetri dyanësore – plan i ndërtimit të trupit gjatë të cilit organet nga të dy anët e tij janë të shpërndara si objekt dhe figurë në pasqyrë, gjegjësisht me vijë të paramenduar ndahet në dy gjysma të barabarta Sistem i Golxhit – sistem i membranave në citoplazmën e qelizës në të cilin formohen substanca specifike Sistem nervor fijëzor – tip i sistemit nervor te i cili qelizat nervore janë të grupuara Sistematika – shkencë e cila studion lidhshmërinë ndërmjet llojeve dhe grupimin e tyre Sy të përbërë – tip i veçantë i shqisave të të pamurit te këmbënyjorët i përbërë nga numër i madh i syve
SH Shputë – organ muskulor te butakët me ndihmën e të cilit lëvizin Shumim aseksual – shumim pa prezencën e qelizave seksuale
T Transport aktiv – lëvizje e substancës drejt qelizës ose jashtë saj për të cilën duhet energji
U Ushqimpërçuesi – kanal i cili e bart ushqimin nga fyti në lukth
V Vakuolë – hapësirë në qelizë e cila është e mbushur me lëng Vakuolë kontraktile – organele tek organizmat njëqelizorë nëpërmjet të cilës largohen materiet e dëmshme Vakuolë ushqyese – organele tek organizmat njëqelizorë në të cilën bëhet tretja e ushqimit Venë – enë e gjakut e cila e bart gjakun drejt zemrës Veshkë – organ për tajitje Vezore – gjëndër seksuale femërore
Z Zigot – qelizë vezë e fekonduar, qelizë e fituar me bashkimin e spermatozoidit me qelizën – vezë
PËRMBAJTJA TEMA I. NGJASHMËRITË DHE DALLIMET NDËRMJET SHTAZËVE DHE BIMËVE
5
TEMA II. NDËRTIMI I QELIZAVE, INDEVE DHE ORGANEVE TE SHTAZËT
13
TEMA III. GRUPE TË SHTAZËVE DHE EMËRTIMI
27
TEMA IV. MBËSHTJELLËSI I JASHTËM TE SHTAZËT
47
TEMA V. LËVIZJA E SHTAZËVE
57
TEMA VI. TË USHQYERIT E SHTAZËVE
67
TEMA VII. BARTJA E USHQIMIT DHE GAZRAVE
83
TEMA VIII. FRYMËMARJA TE SHTAZËT
93
TEMA IX. TAJITJA TE SHTAZËT
104
TEMA X. SHQISAT TE SHTAZËT DHE LIDHJET ME MJEDISIN E JASHTËM
115
TEMA XI. SHUMIMI DHE ZHVILLIMI
131
TEMA XII. TRASHËGIMIA, MBIJETESA, SELEKTIMI
146
TEMA XIII. ORGANIZMAT DHE MJEDISI I JASHTËMА
161
FJALOR I FJALËVE PROFESIONALE DHE KUPTIMI I TYRE
Cvetanka Mal~eska, d-r Icko \orgoski: BIOLOGIJA za VII oddelenie za osmogodi{no osnovno obrazovanie * Prevod: [efkie Huseini * Lektor: Florie Ku~i * Kompjuerska obrabotka na albanski jazik: Solidar Sulejmani * Podgotovka za pe~at - ureduvawe: PROSVETNO DELO AD ul. Dimitrija ^upovski 15 - Skopje * Pe~ati: Grafi~ki centar - Skopje * Tira`: 2.800 primeroci.
Cvetanka Mal~eska, d-r Icko \orgoski: BIOLOGIJA za VII oddelenie za osmogodi{no osnovno obrazovanie * Prevod: [efkie Huseini * Lektor: Florie Ku~i * Kompjuerska obrabotka na albanski jazik: Solidar Sulejmani * Podgotovka Dr. Icko Gjorgoski: BIOLOGJIA për klasën VII të arsimit fi llor tetëvjeçar * zaCvetanka pe~at -Malçeska, ureduvawe: _________________________ * Pe~ati: ___________________ * Përkthyese: Huseini * Lektore: Florie Kuçi * Përgatitjen kompjuterike në gjuhën Tira`: ______ Shefkie primeroci. shqipe: Solidar Sulejmani * Përgatitja për shtyp - redaktimi: PROSVETNO DELLO SHA, rr. Dimitrija Çupovski nr. 15 - Shkup * U shtyp në shtypshkronjën: Grafiçki centar - Shkup * Tirazhi: 2.800 kopje.
Cvetanka Malçeska, Dr. Icko Gjorgoski: BIOLOGJIA për klasën VII të arsimit fillor tetëvjeçar * Përkthyese: Shefkie Huseini * Lektore: Florie Kuçi * Përgatitjen kompjuterike në gjuhën shqipe: Solidar Sulejmani * Përgatitja për shtyp - redaktimi: _______________________ * U shtyp në shtypshkronjën: _____________________ * Tirazhi: _________ kopje. CIP - Katalogizacija vo publikacija Nacionalna i univerzitetska biblioteka “Sv. Kliment Ohridski”, Skopje 373.3.016:57(075.2)=163.3 CIP Katalogizacija vo publikacija Nacionalna i univerzitetska biblioteka “Sv. Kliment Ohridski”, Skopje MAL^ESKA, Cvetanka Biologija za VII oddelenie za osnovno osumgodi{no 373.3.016:57(075.2)=163.3 obrazovanie / Cvetanka Mal~eska i Icko \orgoski. - Skopje : Ministerstvo za obrazovanie i nauka na Republika Makedonija, MAL^ESKA, Cvetanka 2009. - 177 [9] str. : ilustr. Vo boja ; 26 sm Biologija za VII oddelenie za osnovno osmogidi{no obrazovanie / Cvetanka Icko \orgoski. Skopje : Ministerstvo Re~nikMal~eska za stru~nii zborovi i nivno-zna~ewe: str. [182-186] za obrazovanie i nauka na Republika Makedonija, 2009. - 177 [9] str. : ilustr. vo 978-608-4575-58-0 boja ISBN ; 26 sm 1. \orgoski, Icko [avtor] Re~nik za stru~ni zborovi i nivno zna~ewe: str. [182-186] COBISS.MK-ID 79225610 ISBN 978-608-4575-58-1 1. \orgoski, Icko [avtor] COBISS.MK-ID 79225610