Ilinka Taneva
BIOLOGJIA për klasën VII
të arsimit fillor tetëvjeçar
Botues: MINISTRIA E ARSIMIT DHE SHKENCËS E REPUBLIKËS SË MAQEDONISË Rr. Mito Haxh-Vasilev Jasmin p.n. - Shkup
Recensues: Lenka Cvetanovska - kryetare Magdalena Vllaisavleviq - anëtare Mr. Sllagjana Stamenkova - anëtare
So Re{enie na Ministerot za obrazovanie i nauka na Republika Makedonija br 10-1625/1 od 19.06.2009 godina, ovoj u~ebnik se odobruva za upotreba. Me Vendim të Ministrit të Arsimit dhe Shkencës të Republikës së Maqedonisë numër 10-1625/1 të datës 19.06.2009, ky libër shkollor lejohet për përdorim.
Si do ta shfrytëzosh librin Në librin e biologjisë për klasën e VII do të mësosh për shtazët. Në të janë përfshirë të gjitha temat, nëntemat dhe përmbajtjet mësimore të parashikuara me programet mësimore për klasën e shtatë të arsimimit tetëvjeçar, gjegjësisht klasën e tetë të arsimimit fillor nëntëvjeçar. Libri është i përpunuar ashtu që do të ofron mundësi të gjëra për mësim aktiv dhe bashkëpunim me shokët dhe arsimtarin. Pjesa hyrëse e përmbajtjes mësimore është e shumëllojshme dhe përmban udhëzime të shkurtra me të cilat mundësohet lidhja e përmbajtjeve të mësuara më parë me përmbajtjen e re e cila duhet të mësohet. Libri do të udhëzon se si të mësosh në mënyrë aktive nëpërmjet vëzhgimit, hulumtimit, ushtrimeve, disekcioneve, krahasimit të tekstit me figurat nga libri, materialit të freskët, provave, formimit të koleksioneve, tabelave etj. Pyetjet dhe detyrat e shumënumërta do të shtyjnë në mendim dhe mësim individual, zbulime të njohurive të reja, të cilat gjatë do t’i mbash mend. Një nga përmbajtjet mësimore dhe aktivitetet në të janë paraqitur në figurën e mëposhtme.
Në fund të secilës përmbajtje mësimore shikoi aktivitetet të ngjyrosura me ngjyrë përkatëse dhe atë “Aktivitete dhe pyetje”, “Unë zbulova”, “A e din se”. Puno i pavarur dhe to të arrish në përfundime të caktuara, do të përkujtohesh në më të rëndësishmen dhe do të kuptosh të dhëna interesante. Autorja
ТЕМА 1 NGJASHMËRITË DHE DALLIMET NDËRMJET BIMËVE DHE SHTAZËVE 1. LIDHJET E ORGANIZMAVE TË GJALLË ME MJEDISIN JETËSOR DHE PËRSHTATSHMËRIA E TYRE 2. NGJASHMËRI DHE DALLIME NDËRMJET BIMËVE DHE SHTAZËVE
Тема 1
LIDHJET E ORGANIZMAVE TË GJALLË ME MJEDISIN JETËSOR DHE PËRSHTATSHMËRIA E TYRE Përkujtohu! - Cilat mjedise jetësore i njeh? - Në çka bazohet llojllojshmëria e botës së gjallë në Tokë? Sigurisht u përkujtove se mjedisi jetësor është hapësira Tokësore me të gjithë faktorët ekologjik të cilët ndikojnë në organizmat e gjallë dhe njeriun dhe u mundëson të jetojnë, të ushqehen, rriten dhe shumohen. Secili mjedis jetësor dallohet me kombinim të veçantë të faktorëve ekologjik: ushqim, ujë, ajër, dritë, nxehtësi, vendbanim etj. Në tokë ekzistojnë tri mjedise të mëdha jetësore: ujor, ajror dhe tokësor. Organizmat e gjallë u përshtaten ndryshimeve të mjedisit jetësor në mënyra të ndryshme. Faktorët ekologjik – kushte në mjedisin jetësor, nuk janë të përhershëm, ata janë të ndryshueshëm. Vështroje figurën. Çka zbulove?
Bimë të cilat jetojnë në mjedise të thata - kaktusi
Bimët shkretinore janë përshtatur në mënyra të ndryshme. Ja disa nga këto përshtatje: - Kanë sipërfaqe të reduktuar të gjetheve. - Gjethet e transformuara në gjemba dhe kutikulë të trashë. - Stome me qime. - Deponojnë ujë në kërcell. Te shtazët ka shembuj të shumënumërt për përshtatje ndaj kushteve në mjedisin jetësor. Shtazët tokësore janë përshtatur të jetojnë në mënyra të ndryshme, pasi që toka ofron kushte të ndryshme: nxehtësi, diell, ushqim, ujë etj.
6
Ngjashmëritë dhe dallimet ndërmjet bimëve dhe shtazëve Zonat tropike ofrojnë kushte më të përshtatshme për jetë dhe për këtë këto hapësira janë të banuara dendur me botë të llojllojshme. E kundërt me zonat tropike, shkretëtirat ofrojnë kushte jetësore më të pavolitshme: temperatura të larta, thatësira të mëdha dhe pak ujë. Për këtë shtazët janë përshtatur në mënyra të ndryshme për të ekzistuar në jetë. Ato më shpesh natën janë aktive, ndërsa ditën mëshihen në vrima (bira) dhe shpella. Vështroje figurën! A e vëren se devja në shpinë ka një ose dy gunga në të cilat deponon ushqim? Gjatë udhëtimeve të gjata nëpër shkretëtirë devja nga gunga fiton ushqim dhe ujë.
Devja
Struthi
Zebra
Në mjedisin jetësor ujor jetojnë shtazë dhe bimë ujore. Algat jetojnë në shtresat e sipërme të ujit deri aty ku depërton drita. Në qelizat e tyre kanë pigment të gjelbër – klorofil dhe kryejnë fotosintezën. Shtazët të cilat jetojnë në mjedisin ujor janë përshtatur të jetojnë në mënyra të ndryshme. Ja disa prej tyre: - Peshqit janë shtazë kurrizore ujore me formë hidrodinamike të trupit. - Lëvizin me penda, marrin frymë me verza, lëkura u është e lëmuar dhe me luspa. - Shumica janë të ngjyrosur me ngjyrë blu dhe shumë nga ata kanë forma dhe ngjyra për maskim në mjedisin në të cilin jetojnë. Shtazët lëkurëgjembore detare jetojnë në fund të deteve dhe kanë lëvizshmëri të dobët. Ato kanë skelet të jashtëm nga pllaka gëlqerore dhe gjemba për mbrojtje. Këta janë vetëm disa shembuj për përshtatjen e organizmave në mjedisin jetësor. Më shumë do të mësosh gjatë vitit shkollor.
7
Тема 1
NGJASHMËRITË DHE DALLIMET NDËRMJET BIMËVE DHE SHTAZËVE Përkujtohu! - Nga çka janë të ndërtuar të gjithë organizmat e gjallë? - Përkujtohu çka ke mësuar në klasën e gjashtë për ngjashmëritë dhe dallimet midis bimëve dhe shtazëve dhe cilat procese jetësore kryhen në qelizat e gjalla? Sigurisht se u kujtove se të gjithë organizmat e gjallë janë të ndërtuar nga qelizat. Në organizmat e gjallë dhe në secilën qelizë kryhen proceset jetësore: të ushqyerit, lëvizja, frymëmarrja, ndjeshmëria, rritja dhe zhvillimi, shumimi, tajitja etj. Megjithatë, ndërmjet tyre ekzistojnë edhe dallime të cilat na mundësojnë ti dallojmë bimët nga shtazët. Të gjitha bimët e gjelbra janë organizma autotrof – vet krijojnë ushqim organik në pjesët e gjelbra të bimës nën ndikim e dritës – e kryejnë fotosintezën. Ky grup i organizmave është quajtur prodhues i ushqimit. Shtazët janë harxhues të ushqimit. Të ushqyerit e tillë quhet heterotrof, ndërsa shtazët organizma heterotrof. Që më lehtë të arrijnë deri te burimet e ushqimit te shtazët janë zhvilluar organet shqisore për shikim (pamje), dëgjim, aromë, si dhe organet për lëvizje dhe atë: këmbët te sisorët dhe ujëtokësorët, krahët te insektet dhe shpezët, pendat te peshqit. Shtazët, ushqimin e marrin dhe e fusin në trup nëpërmjet organeve të posaçme për tretje siç janë goja, lukthi dhe zorrët. Këtu ai imtësohet dhe zbërthehet që të u dorëzohet qelizave. A e din se, ekzistojnë dallime ndërmjet shtazëve dhe bimëve, por prapë se prapë ato janë shumë të vogla dhe nuk mund të vërehen kufi të prerë. Ja disa shembuj: - Bimët nuk lëvizin aktivisht. Përjashtim bëjnë algat të cilat lëvizin në ujë. - Shtazët lëvizin aktivisht, por shpuzoret dhe koralet janë shtazë të cilat qojnë mënyrë përforcuese të të jetuarit. - Bimët janë organizma autotrof, por kërpudhat janë bimë të cilat ushqehen në mënyrë heterotrofe – parazite dhe saprofite. Do të thotë, dallimet e fituara janë vetëm mënyrë e përshtatjes së organizmave të gjallë në kushtet e jashtme. Unë zbulova se Llojllojshmëria e botës bimore dhe shtazore në tokë është e kushtëzuar nga kushtet e ndryshme për jetë (drita, nxehtësia, uji, ushqimi, toka). Pjesa më e banuar e Tokës është zona tropikale, ndërsa më e varfra është ajo shkretinore. Në mjedisin ujor takohen bimët (algat) dhe numër i madh i llojeve të shtazëve ujore (kërmijtë e detit, yjet dhe iriqët e detit, peshq etj.).
8
ТЕМА 2 NDËRTIMI I QELIZAVE, INDEVE DHE ORGANEVE TE SHTAZËT 1. KARAKTERISTIKAT THEMELORE TË NDËRTIMIT DHE FUNKSIONIT TË QELIZËS SHTAZORE 2. NGJASHMËRITË DHE DALLIMET NDËRMJET QELIZËS BIMORE DHE SHTAZORE 3. SHTAZËT JANË TË NDËRTUARA NGA QELIZAT, INDET, ORGANET, SISTEMET E ORGANEVE DHE PËRPUTHSHMËRIA E TYRE
Тема 2
KARAKTERISTIKAT (CILËSITË) THEMELORE TË NDËRTIMIT DHE FUNKSIONIT TË QELIZËS SHTAZORE Përkujtohu! - Nga çka janë të ndërtuar të gjithë organizmat e gjallë? - Cilat janë pjesët kryesore të qelizës dhe cili është roli i tyre? Sigurisht u përkujtove se te gjithë organizmat e gjallë janë të ndërtuar nga qeliza. Qeliza është njësia themelore strukturale dhe funksionale e të gjithë organizmave të gjallë. Ajo i kryen të gjitha proceset jetësore: të ushqyerit, frymëmarrjen, tajitjen, shumimin, zhvillimin dhe vdekjen. Ajo e bartë materialin trashëgues, gjenet nga prindërit e vet. FORMA DHE MADHËSIA E QELIZËS Qelizat për nga forma dhe madhësia janë të ndryshme dhe mund të jenë: kënddrejta, pllakore dhe cilindrike (epiteliale-lëkurore), të zgjatura (muskulore), yjore (eshtërore), të degëzuara (nervore) dhe topthore (të gjakut). Qelizat shtazore janë më të vogla se ato bimore. Më të mëdha janë disa qeliza speciale, si vezët e shpezëve. Veza e noit arrin peshë edhe deri 1,5 kilogram.
1
4
2
3
5
6
Veza e struthit
7 Forma dhe madhësia e qelizave te shtazët
10
Ndërtimi i qelizave, indeve dhe organeve te shtazët
Ndërtimi i qelizës Vëzhgo nën mikroskop preparat të freskët ose të gatshëm të indit të gjakut, lëkurës, muskulit dhe krahasoi me figurën. Çka përfundove? A e vëren se qelizat janë të ndërtuara nga: citoplazma, bërthama dhe membrana qelizore. Secila qelizë është e ndarë nga mjedisi në të cilin jeton me membranë qelizore ose cipë. Ajo është e hollë dhe elastike, gjysmëlëshuese dhe selektive, i selekton (zgjedh) materiet të cilat hyjnë dhe dalin nga qeliza. Ajo i referohet ndërtimit të ndërlikuar të membranës e cila
Membrana qelizore ose citoplazmatike
Vakuolat Glikogjeni
Bërthama (nukleus)
Bërthamëza (nukleolus)
Membrana bërthamore
Citoplazma
Pjesët përbërëse të qelizës te njeriu
11
Тема 2
është e ndërtuar nga lipo-proteinat (yndyrat dhe proteinat), ka edhe pore nëpërmjet të cilave citoplazma komunikon me mjedisin e jashtëm. Citoplazma është masë gjysmë e lëngët me strukturë kokërrzore, e ndërtuar nga uji dhe kripërat minerale, materiet joorganike dhe organike sheqernat, yndyrat dhe proteinat. Strukturën kokërrzore të citoplazmës e përbëjnë pjesëza të veçanta organelet në të cilat kryhen proceset jetësore. Organele të njohura janë: - Bërthama është organel e cila gjendet në secilën qelizë. Bërthama është e mbështjellë me membranë bërthamore me pore. Në bërthamë janë të vendosura kromozomet dhe gjenet të cilat e bartin informacionin gjenetik (trashëgimin). Në gjene janë të vendosura edhe mekanizmat kontrollues për udhëheqje me proceset e ndryshme jetësore të cilat kryhen në qelizë. - Vakuolat përfaqësojnë strajca të vogla të cilat shërbejnë për deponimin e materieve rezervë si ujë, yndyra te qelizat yndyrore dhe materie tjera organike. Vakuolat, njëkohësisht, shërbejnë edhe për hedhjen e materieve të panevojshme nga qeliza, që është e përfaqësuar të organizmat njëqelizor. - Glikogjeni është sheqer i përbërë i cili deponohet si sheqer rezervë në citoplazmën e qelizës. Te qeliza bimore sheqeri në citoplazmë gjendet në formë të kokërrzave të amidonit, përderisa te qeliza shtazore në formë të sheqerit të përbërë – glikogjen.
Ndarja e qelizës
Ndarja e qelizës
12
Zhvillimi, rritja dhe shërimi i lëndimeve në një organizëm shpjegohet me rritjen e numrit të qelizave. Për këtë qëllim qelizat shumohen d. m. th. ndahen. Para se të fillojnë të ndahen qelizat, materia kokërrzore kromozomike e bërthamës dendësohet dhe formon kromozome. Ato ndahen për së gjati, ngjiten për boshtin e ndarjes dhe udhëzohen në anët e kundërta të qelizës, nga të cilat formohen dy qeliza të reja. Pastaj ndahet edhe citoplazm dhe fitohen dy qeliza të reja me numër të njëjtë të kromozomeve si qeliza-amë. Procesi është i njohur si mitozë. Me mitozë ndahen të gjitha qelizat në organizëm përveç qelizave seksuale. Gjatë ndarjes së qelizave seksuale nuk fitohen dy por katër qeliza të reja të cilat kanë numër të përgjysmuar të kromozomeve. Kjo ndarje quhet mejozë.
Ndërtimi i qelizave, indeve dhe organeve te shtazët
Përgjigju - Vëzhgo qeliza nga preparat i freskët ose i gatshëm dhe krahasoi me figurë. - Çka zbulove, çka përfundove? - Nëse preparatin e ngjyros me lugol ose me jod të holluar, do t’i vëresh bërthamën dhe organelet. Sqaro rolin e tyre. - Çka është mitoza, e çka mejoza dhe si kryhen në qelizë?
Unë zbulova se
- Qeliza është e ndërtuar nga bërthama, citoplazma dhe membrana qelizore. Organelet në qelizë janë pjesëza në të cilat kryhet ndonjë proces jetësor. Organele të njohura në citoplazmë janë: mitokondriet, rrjeti endoplazmatik, aparati i Golxhit dhe lizozomet. - Qelizat mund të jenë të ndryshme për nga forma dhe madhësia në varshmëri të rolit që e kryejnë. - Shumimi i qelizës mund të jetë me ndarje të thjeshtë te organizmat njëqelizor dhe me ndarje të ndërlikuar – mitozë.
NGJASHMËRITË DHE DALLIMET NDËRMJET QELIZËS SHTAZORE DHE BIMORE Përkujtohu! Nga çka janë të ndërtuar organizmat e gjallë? Cilat janë pjesët kryesore të qelizës? Çka janë organelet dhe cilat organele i din te qeliza bimore e cilat te ajo shtazore? Sigurisht u përkujtove se të gjithë organizmat e gjallë janë të ndërtuar nga qeliza. Qeliza bimore dhe shtazore ka ngjashmëri dhe dallim si në ndërtim ashtu edhe në funksion. Ja disa nga to: Bërthama është shenjë e përbashkët edhe për qelizën bimore edhe për atë shtazore. Ajo ka rol t'i rregullojë proceset jetësore në qelizë dhe ti bart materiet trashëguese. Membrana qelizore është prezente në të dyja qelizat, ajo e mbështjell qelizën dhe i jep formë dhe trajtë. Nëpërmjet membranës qelizore kryhet ndërrim i materieve, dhe nëpërmjet saj hyjnë materiet e nevojshme, ndërsa dalin ato të panevojshme, por ka edhe rol mbrojtës.
13
Тема 2
Citoplazma e mbush qelizën (bimore dhe shtazore) dhe në të ka pjesëza të quajtura organele. Në qelizat bimore ka plastide (kloro-plaste dhe kromoplaste) në të cilat kryhet procesi i fotosintezës. Qelizat shtazore nuk kanë plastide dhe nuk e kryejnë fotosintezën. Qelizat bimore kanë mur qelizor, ndërsa qelizat shtazore nuk e kanë. Vakuolat te qelizat bimore janë të mbushura me lëng qelizor. Në qelizat shtazore shumë rrallë takohen vakuolet. Te shtazët qeliza të caktuara janë të specializuara të pranojnë ngacmime nga mjedisi i jashtëm dhe përkatësisht të reagojnë në to. Ato janë qelizat shqisore. Qelizat muskulore kanë në vete fije muskulore, të cilat me tkurrjen dhe zgjatjen e tyre e lëvizin muskulin ndërsa me këtë edhe trupin. Këto janë disa ngjashmëri dhe dallime ndërmjet qelizës shtazore dhe bimore. Do të thotë dallimet e fituara te qelizat janë vetëm mënyrë e përshtatjes në kushtet e mjedisit të jashtëm.
membrana bërthamore citoplazma
kromatina
vakuola
bërhamëza bërthama
membrana qelizore
citoplazma membrana bërthamore
vakuola
bërthama bërhamëza
muri qelizor
membrana qelizore
kloroplasti
Shemë e përgjithshme e qelizës shtazore dhe bimore
Aktivitete Mbushe diagramin e Venit. Në rrethin A shkruaji pjesët e qelizës bimore, ndërsa në rrethin B, pjesët e qelizës shtazore. Në prerjen e rrathëve A dhe B shkruaji shenjat e përbashkëta. Me këtë do të zbulosh çka është e përbashkët edhe me çka dallohen këto dy qeliza.
A
14
В
Ndërtimi i qelizave, indeve dhe organeve te shtazët
SHTAZËT JANË TË NDËRTUARA NGA QELIZAT, INDET, ORGANET DHE SISTEMET E ORGANEVE Përkujtohu! - Si formohen indet dhe çka janë indet? - Çka është organi dhe numëro disa organe te shtazët? Shtazët janë të ndërtuara nga qelizat Vështro figurën. A e vëren se indet formohen dhe paraqiten nga qeliza vezë e fekonduar – zigoti, e që pastaj ndahet dhe fitohet grup i madh qelizash – morula ose fillim i Zigoti ndahet në qeliza të vogla indit. Atëherë fillon diferencimi i qelizave dhe formimi i indeve dhe organeve. Përveç qelizave, në përbërjen e indeve hyn edhe materia ndërqelizore e cila mund të jetë elastike, sikur te indi kërcor Grup qelizash me pamje të dhe indi fijëzor, e fortë te indi eshtëror e cila i jep morulës fortësi ashtit dhe e lëngët te indi i gjakut. Indi është bashkimi i qelizave të ngjashme në formë, madhësi dhe ndërtim të cilat gjenden Embrioni tanimë i në vend të caktuar dhe kryejnë funksion të zhvilluar njëjtë ose të ngjashëm. Vështro figurën dhe njihu me disa inde Prej zigotit deri te embrioni shtazore. Shtazët janë të ndërtuara nga katër lloje indesh dhe atë: - Mbulues (epitelial-lekuror) – Lëkura është mbështjellës i trupit e cila ka rol mbrojtës. - Lidhor (fijëzor, kërcor, eshtëror, i gjakut dhe indi yndyror) - Muskulor (së bashku me indin eshtëror japin mbështetje dhe e lëvizin trupin). - Nervor (e koordinon dhe kontrollon punën e të gjitha organeve).
Inde shtazore
15
Тема 2
ORGANET DHE SISTEMET E ORGANEVE
Zemra
Fyti
Ezofagu Vështro figurën dhe njihu me Mushkëritë disa organe shtazore. Organi është bashkimi i më Mëlçia shumë indeve të cilët kryejnë funksion të caktuar. Organet që i vërejte në figurë janë: zemra, Strajca e vrerit organ për qarkullim të gjakut i cili Pankreasi Zorra është i ndërtuar nga indi muskulor, epitelial, nervor, i gjakut dhe fijezor. Farorët Lukthi e trashë Veshka Lukthi është i ndërtuar nga indi Zorra Sistemi nervor muskulor, lëkura jargëzore, nervor dhe i gjakut. Lukthi ka rol në tretjen Mëshikëza e urinës e ushqimit. Veshka është e përbërë nga indi epitelial, i gjakut, lidhor dhe nervor. Veshka ka rol në hedhjen e ujit dhe materieve të dëmshme nga organizmi. Muskujt janë të ndërtuar Anatomia e brendshme e hardhucës nga indi muskulor, lidhor, i gjakut dhe nervor dhe kanë rol në lëvizje. Më shumë organe të lidhura në të cilat kryhet ndonjë proces jetësor përfaqësojnë sistem organik. Sisteme të njohura te shtazët janë: sistemi për tretjen e ushqimit, për frymëmarrje, për lëvizje, për tajitje, për qarkullim, për shumin dhe sistemi endokrin, të cilët sëbashku formojnë një tërësi – organizmin.
KOORDINIMI I SISTEMEVE NË ORGANIZËM – ORGANIZMI Të gjitha organet dhe sistemet organike te shtazët funksionojnë në mënyrë të koordinuar si një tërësi – organizëm. Për këtë kujdeset rregullimi i cili bëhet nëpërmjet sistemit nervor, gjakut dhe lëngjeve trupore, të cilat prekin secilën qelizë. Gjaku dhe lëngjet trupore, shërbejnë për bartjen e materieve organike, ujit dhe oksigjenit deri te të gjitha qelizat, dhe për tajitjen e materieve të dëmshme dhe të panevojshme nga organizmi. Roli i sistemit nervor është të qeveris me punën e trupit – organeve. Ai e kontrollon dhe koordinon punën e të gjitha organeve që të mund të punojnë në rregull, në kohë dhe në mënyrë të koordinuar. Te kurrizorët përveç rregullimit nervor ekziston edhe rregullimi hormonal. Ai kryhet nën ndikimin e hormoneve të cilët tajiten direkt në gjak, nga gjendra të posaçme të quajtura gjëndrra me tajim të brendshëm. Hormonet i nxisin dhe rregullojnë funksionet dhe këmbimin e materieve dhe energjisë në qelizë, organ.
16
ТЕМА 3 GRUPET E SHTAZËVE DHE EMËRTIMI 1. GRUPIMI DHE EMËRTIMI I SHTAZËVE SIPAS FAREFISNISË 2. MBRETËRIA E PROTISTËVE: PARASHTAZORËT 3. MBRETËRIA E SHTAZËVE SHTAZËT PAKURRIZORE 4. SHTAZËT KURRIZORE
Тема 3
GRUPIMI DHE EMËRTIMI I SHTAZËVE SIPAS FAREFISNISË Përgatitu! Sipas mundësisë sillni në shkollë lloje të ndryshme të shtazëve insekte, skrraja, kërmij, shpezë etj, ose shfrytëzoni shtazët e preparuara ose insektariumet nga përmbledhjet shkollore. Vështroi shtazët të cilat i solle. A mund të përfundosh se për shkak të llojllojshmërisë së madhe të shtazëve, ekzistojnë edhe disa ngjashmëri përmes të cilave shtazët grupohen në grupe më të vogla ose më të mëdha. Grupi më i vogël nga shumë organizma të ngjashëm quhet lloj. Lloje të ngjashme të shtazëve, si për shembull mace e shtëpisë, mace e egër, luani, tigri grupohen në grup më të madhe – gjini e maceve. Qeni i shtëpisë (qeni i Sharrit, lesi, qentë dalmatinë, etj. ), dhelpra dhe ujku e formojnë gjininë e qenit. Përveç dallimeve ndërmjet këtyre dy gjinive – mace dhe qen, shtazët kanë edhe ngjashmëri. Ja disa prej tyre:
Mbretëria: e shtazëve
Tipi: kordatet
Klasa: sisorët
Rendi: mishngrënës
Familja: e qenit
Gjinia: qeni Lloji: qeni Llupus
Klasifikimi dhe grupimi i qenieve të gjalla
- Ushqehen me mish, kanë mirë të zhvilluar dhëmbët e qenit dhe kthetra në gishtërinj. - Kanë shqisa mirë të zhvilluara për: aromë, shije, dëgjim dhe shikim. - Janë shtazë të shpejta dhe të gjindshme. Gjinia e maceve dhe gjinia e qenve përbëjnë shkallë më të lartë - grup farefisnor më të madh – familje të shtazëve të egra. Më shumë familje si për shembull familja e shtazëve të egra, familja e lusporëve, familja e thundrorëve etj bien në rendin e sisorëve placent. Rendet e sisorëve me placent dhe pa placentë e japin klasën e sisorëve. Shikimi filogjenetik i paraqet grupet e shtazëve sipas ndërtimit të tyre dhe farefisnisë nga më të thjeshtat deri te më të ndërlikuarat.
18
Grupet e shtazëve dhe emërtimi PARASHTAZORËT – SHTAZËT NJËQELIZORE
Euglena
Ameba
Parameciumi
SHTAZËT SHUMËQELIZORE
Shtazët pakurrizore
Shpuzorët
Përcëlluesit
Skrrajat
(Shpuza)
(Përcëlluesit)
(Skrraja e shiut)
Butakët
(Kërmilli)
Lëkurëgjemborët
((Iriqi i detit)
Shtazët pakurrizore këmbënyjore
Lloj gaforre
Lloj merimangë
Insektet
Shumëkëmbëshit
(Gaforrja )
(Merimanga)
(Karkaleci)
(Shumëkëmbëshja)
Shtazët kurrizore
Peshqit
(Tuna)
Ujëtokësorët
Zvarranikët
Shpezët
Sisorët
(Bretkosa)
(Gjarpi)
(Trmcaku)
(Lepuri)
19
Тема 3
MBRETËRIA E PROTISTËVE – PARASHTAZORËT Përgatitu dhe përkujtohu! - Cilat i quajmë shtazë njëqelizore? - Sipas mundësisë sill ujë kënete për vëzhgim. Merr pak bari të thatë (sanë), derdh një gotë ujë nga uji i kënëtës mbi sanën dhe lëre të rrin disa ditë në temperaturë dhome. Merr qelq për preparim dhe në të vëre një pikë nga uji i kënetës (nga shtresa sipërfaqësore ku është bërë kore) dhe vështroje nën mikroskop.
Në pikën e ujit shihen shtazë njëqelizore – protozoa (parashtazor). Karakteristikë e tyre sigurisht se është ndërtimi njëqelizor i trupit me praninë e një ose më shumë bërthamave (rrallë). Citoplazma është e diferencuar në shtresë sipërfaqësore të jashtme – ektoplazmë dhe shtresë të brendshme më të trashë nga masa kokërrzore më e lëngët dhe më homogjene – endoplazmë. Në këto dy shtresa gjenden organelet të cilat më shumë janë në endoplazmë. Në organele kryhen të gjitha proceset jetësore: tretja, frymëmarrja, tajitja etj. Te numër i vogël i parashtazorëve citoplazma (protoplazma) është e zhveshur dhe e pambrojtur, për shembull te ameba. Te të tjerët protoplazma është e mbrojtur me membranë elastike (pelikul) ose më të fortë kutikulë. Të ushqyerit e parashtazorëve është heterotrofe, ndërsa te disa edhe autotrofe, për shembull te euglena e gjelbër. Në biologji njihen rreth tridhjetë mijë lloje të parashtazorëve. Ja disa prej tyre: kërbaçorët (euglena), sporozoat – shtazë parazite (plazmodiumi), qepallorët (ciliopodet – parameciumi dhe ameba).
EUGLENA – KËRBAÇOR Në pikën e ujit të shikuar nën mikroskop shihen organizma njëqelizor të vegjël me trup cilindrik të zgjatur. Në pjesën e përparme të trupit ka një ose më shumë kërbaçë me ndihmën e të cilëve lëvizë, ato janë kërbaçorët. Euglena e gjelbër ushqehet në dy mënyra: autotrofe dhe heterotrofe. Euglena reagon në ndryshimet e dritës me ndihmën e njollës së syrit (stigma) të vendosur në pjesën e përparme të trupit. Me ndihmën e dritës kryhet procesi i fotosintezës (autotrof). Në errësirë e humb klorofilin dhe ushqehet me thërmia të gatshme nga kalbësirat të cilat i tret në vakuolat ushqyese (heterotrof). Euglena
20
Grupet e shtazëve dhe emërtimi AMEBA Në pikën e ujit të shikuar nën mikroskop shihen organizma të vegjël njëqelizor të cilët rrëshqasin Citoplazma duke lëshuar pjesë të trupit të quajtura pseudopode ose këmbëza të rrejshme, ato janë amebat. Trupi i këtyre parashtazorëve është i zhveshur – Bërthama pa membranë qelizore (pelikul). Ameba ushqehet me baktere ose thërmia të imëta të ushqimit, të Këmbëzat cilat i kap me pseudopodet dhe i futë brenda në e rrejshme citoplazmë. Ushqimi tretet në vakuolën ushqyese. Ameba Ekzistojnë lloje të ndryshme të amebave: ameba e ujërave të ëmbla e cila jeton në këneta dhe moçale, ameba dizenterike e cila në mënyrë parazitore jeton në zorrët e njeriut dhe shkakton sëmundje të rëndë ngjitëse – dizenterinë. PARAMECIUMI Përveç organizmave tjerë njëqelizor, nën mikroskop sigurisht që vërejte edhe shtazë njëqelizore me lëvizje të shpejtë, ato janë qepallorët. Qepallorët janë organizma njëqelizor me organizim më të lartë. Qepallorë të njohur janë parameciumi, opalina, vorticella etj. Parameciumi (papuçorja) e ka marrë emrin nga forma e trupin e cila ngjan me papuçe. Në citoplazmën e parameciumit vërehet goja qelizore nëpërmjet së cilës e fut ushqimin, vakuola ushqyese në të cilën tretet ushqimi dhe vakuola kontraktile nëpërmjet së cilës hidhet ushqimi i patretur. Në citoplazmë vërehen edhe dy bërthama - bërthama e madhe dhe e vogël (makro dhe mikro nukleus). Parameciumi shumohet joseksualisht me ndarje të thjeshtë të qelizës dhe seksualisht me konjugacion.
Përgjigju - Vështro parashtazorët nga uji i kënetës, vizatoj në fletore dhe krahasoi me figurat. - Cilat shtazë i quajmë qepallor e cilat kërbaçor? - Çka janë organelet dhe cili është roli i tyre? Unë zbulova se... - Më të thjeshtë janë organizmat njëqelizor – protozoat. Në to bëjnë pjesë ameba, euglena, parameciumi etj. - Gati të gjithë parashtazorët jetojnë në ujë. - Të gjithë kanë organele në të cilat kryhen proceset jetësore.
21
Тема 3
MBRETËRIA E SHTAZËVE SHTAZËT PAKURRIZORE - INVERTEBRORËT Mendo dhe përgatitu! - Cilat shtazë quhet pakurrizorë? Nëse e di numëro disa prej tyre. - Dil në natyrë dhe mblidh skrraja, vendosi në kavanoz qelqi me pak dhe. Silli në shkollë për vëzhgim. Shfrytëzo edhe përmbledhje shkollore. Sigurisht u përkujtove se shtazët pakurrizore janë shtazë shumëqelizore të ndërtuara nga indet dhe organe dhe të njëjtët nuk kanë bosht mbështetës – kurriz. Në shtazët pakurrizore bëjnë pjesë: shpuzorët, grykorët, skrrajat, butakët, këmbënyjorët dhe lëkurëgjemborët. SHPUZORËT Gjeni shpuzë natyrale ose shpuzë nga përmbledhja shkollore për vëzhgim. Shpuzorët janë shtazë ujore nga të cilat numri më i madh jetojnë në dete, ndërsa numër i vogël në ujërat e ëmbla. Ata jetojnë të përforcuar. Për nga forma mund të jenë topthore – shpuza topthore e Ohrit (lloj endemik), shpuza detare portokalle, për nga forma topthore me ngjyrë portokalli, shpuza guaskore, e cila si guaskë ngjitet në gur (jeton në Liqenin e Ohrit). Ka edhe shpuza në formë të kupës. Sot janë të njohura rreth pesëmijë lloje. Trupi i shpuzorëve është i ndërtuar nga shtresa e jashtme – ektoderma dhe shtresa e brendshme – endoderma. Ndërmjet këtyre dy shtresave gjendet masa zhelatinore me pak qeliza të gjalla që kanë më shumë role. Ja disa prej tyre: tajojnë skelet të pasur me minerale (gëlqere) ose materie organike, krijojnë materie pigmentuese të cilat i japin ngjyrë shpuzës etj. Shpuzorët Në mesin e trupit kanë zbrazëtirë qendrore cila është e lidhur me hapjen kryesore dhe anësore. Shputorët janë organizma me ndërtim të thjeshtë pa inde dhe organe.
PËRCËLLUESIT (organizma grykorë) Vëzhgo figurat nga meduzat, hidra dhe skeletin e koraleve nëse i ke në përmbledhjen shkollore. A e vëren se të gjithë kanë trup në formë pehari (kupe) dhe piptha të cilat si rreze janë të vendosura rreth gojës. Trupin e kanë të ndërtuar nga shtresa e jashtme e qelizave epiteliale – ektoderma. Në ektodermë, përveç qelizave epiteliale ka edhe qeliza shqisore
22
Grupet e shtazëve dhe emërtimi (djegëse). Qelizat djegëse (përcëlluese) janë të ndërtuara nga fshikëza në të cilën tajitet materie helmuese dhe fije të gjatë me maje të mprehtë me të cilën e shpon trupin e viktimës dhe e mbyt gjahun me helmin nga fshikëza. Me ndihmën e pipthave e fut viktimën në gojë dhe në zbrazëtirën gastrovaskulare (grykë) ku tretet ushqimi me lëngjet që i tajit endoderma. Përcëlluesit janë shtazë më të ndërlikuara të ndërtuar nga indet: epitelial, muskulor dhe shqisor. Janë të njohura rreth nëntë mijë lloje përcëlluesish të grupuar në disa grupe: organizma grykorë të ujërave të ëmbla, për shembull – hidra dhe organizma grykorë të deteve edhe atë meduzat dhe koralet. Meduzat. Meduza të njohura janë aktinia e kuqe e cila jeton në Detin Adriatik, aktinia cianea e cila jeton në ujërat verior dhe arrin gjatësi deri në tridhjetë metra. Koralet. Koralet janë të përfaqësuar me rreth gjashtë mijë lloje. Korale të njohura janë: korali i kuq nga skeleti i të cilit bëhen zbukurime dhe stoli, polipi detar i cili ka skelet bardhok me gjatësi Korali, meduza dhe hidra prej dymbëdhjetë centimetra dhe ngjan me puplën e shpezëve, korali i quajtur domate e detit (Actinia equina) i cili jeton në detet tropike dhe Adriatik. Ato formojnë skelet të mëdhenj masiv të njohur si kreshta koralesh. SKRRAJAT Skrrajat janë shtazë me trup të gjatë, të hollë dhe të butë, me gjatësi nga disa milimetra deri në disa metra. Trupi i tyre është i mbështjellë me epitel njështresor, i mbrojtur me kutikulë. Nën epitel gjendet indi muskulor me ndihmën e të cilit lëviz skrraja. Pastaj hapet
Skrraja e shiut
zbrazëtira trupore në të cilën janë të vendosura organet për tretje, tajitje, të qarkullimit dhe sistemi nervor. Të gjitha këto organe janë të thjeshta te skrrajat parazite. Grupe të njohura të skrrajave janë: unazoret (anelida) grup në të cilin bien skrraja e shiut, ushunjëza dhe disa skrraja detare. Skrraja qepallore (planaria) dhe skrrajat shpatuke (pllakore) parazite – shiritët (tenia) dhe atë i qenit – ekinokok, i derrit – trikina, i gjedhit dhe metili.
Tenia
23
Тема 3
BUTAKËT Përgatitu! Sipas mundësisë sill kërmij ose guaska nga kërmijtë, guaca dhe iriq dhe yll deti, nëse më herët i ke mbledhur ose kërkoi në materialin shkollor. Kërmillin e gjallë që e ke sjellë vendose në ujë të vakët që ta lëshon shputën nga guaska. Mundohu ta heqësh tërë trupin. Vëzhgoje. Çka zbulove?
Kërmilli
Trupi i butakëve është i butë dhe i lëmuar, prej nga e kanë marrë edhe emrin. Te numër i madh i butakëve trupi është i ndarë në tre pjesë: Koka – në të cilën gjenden goja dhe organet shqisore; trupi – në të cilin janë të vendosura organet e brendshme dhe shputa – organ muskulor i cili shërben për lëvizje. Ekziston edhe manteli – rrudhë e madhe rrethore e lëkurës, ndërmjet shputës dhe trupit. Nga jashtë trupi është i mbuluar me epitel njështresor në të cilin Guacat ka qeliza gjëndërore të cilat tajitin jargë dhe qeliza të cilat e tajitin mbështjellësin gëlqeror me ndërtim dhe formë të ndryshme. Butakët përfaqësojnë shtazët më me numër me rreth njëqind mijë lloje. Jetojnë në ujë, ndërsa ka edhe prej atyre që janë aftësuar për jetë në tokë. Në butakë bëjnë pjesë: kërmijtë, guacat dhe kryekëmborët. Përfaqësues të njohur të kërmijve janë: i vreshtave, kërmilli i zhveshur dhe kënetar, veshi i detit etj. Guaca të njohura janë: e kënetave, e lumenjve, guaca e zezë, stridha, etj. Kryekëmborë të njohur janë: nautilusi, sepia dhe oktopodi. Kërmilli i zhveshur (cullak)
24
Grupet e shtazëve dhe emërtimi LËKURËGJEMBORËT
Lëkurëgjemborët
Të gjithë lëkurëgjemborët janë shtazë detare. Disa prej tyre jetojnë në ujëra të cekëta, ndërsa disa prej tyre edhe deri në katër mijë metra thellësi. Trupi i lëkurëgjemborëve nga jashtë është i mbuluar me lëkurë të hollë nën të cilën gjendet skeleti gëlqeror i cili është i përbërë prej pllakave gëlqerore të renditura në varg. Nga pllakat gëlqerore në sipërfaqen e trupit dalin gjemba. Për këtë shkak këto shtazë quhen lëkurëgjemborë. Lëkurëgjemborët lëvizin me gjemba dhe këmbëza ambulakrale, ndërsa ushqehen me bimë dhe shtazë të vogla e të imëta.
Aktivitete - Bëj shemë të shtazëve shumëqelizore – grupoi në rende dhe klasë më të mëdha. - Vëzhgo skelet nga koralet dhe shpuzorët – nëse i ke dhe bëj një përshkrim të shkurtër. - Vendos pjesë të vogël nga korali ose çerupka të guacës ose kërmillit në tretje dhjetë përqindëshe të acidit klorhidrik. Çka përfundove? Unë mësova se... Shtazët pakurrizore nuk kanë skelet të brendshëm mbështetës – kurriz. Butakët, lëkurëgjemborët dhe kryekëmborët kanë mbështjellës të jashtëm gëlqeror në të cilën mbështeten muskujt. Shpuzorët janë organizma shumëqelizor pa inde dhe organe. Skrrajat mund të jenë: cilindrike, cilindrikounazre, pllakore dhe skrraja pllakore parazitore.
25
Тема 3
KËMBËNYJORËT Përgatitu ! Mblidh insekte të ndryshme, gaforre, merimanga, qindkëmbësh ose kërkoi në materialin shkollor. Vëzhgoje materialin e mbledhur dhe krahasoje ndërtimin e jashtëm. Çka përfundove? A e vërejte se këmbënyjorët kanë ndërtim nyjëzor të trupit dhe këmbë të përbëra nga më shumë nyjeve, të lidhura me nyje që u jepet mundësi të kthehen në drejtime të ndryshme, përkatësisht me lëvizjet që i bëjnë. Trupi i këmbënyjorëve është i mbrojtur me shtresë të fortë të kitinës të cilin e tajit shtresa e jashtme e lëkurës. Kitina ndërmjet nyjeve është e butë dhe elastike që e bën trupin të lëvizshëm. Falë rolit mbrojtës të skeletit kitinor, numër i madh i këmbënyjorëve kanë mundur ta lëshojnë mjedisin ujor dhe ti përshtaten mënyrës tokësore të jetesës. Gjatë rritjes së shtazëve kitina pëlcet, hidhet dhe formohet e reja. Në atë periudhë shtaza rritet (gaforrja vitet e para ndërrohet dy deri tri herë në vit). Nyjet nga pjesë të caktuara të trupit janë bërë të ndryshme ndërmjet vete, duke formuar pjesë të veçanta të trupit – koka me antena (piptha), sy dhe gojë, kraharor në të cilin ka këmbë, ndërsa te insektet edhe krahë si organ për fluturim dhe abdomen – grykë.
GAFORRET Nëse keni akuarium me gaforre të lumit, vëzhgoje si lëviz dhe si ushqehet. Gaforret përfaqësojnë numër të madh të shtazëve me rreth 30. 000 lloje, banore të ujërave detare dhe tokësore. Trupi u është i përbërë nga 10 deri në 15 nyje (segmente) të grupuara në kokë, kraharor ose kryekrahëror dhe abdomen.
Gaforret
Në kokë kanë dy çifte antenash dhe tre çifte të ekstremitete të gojës, të cilat u shërbejnë për pranimin e ushqimit. Në secilën nyje të kraharorit ka nga një çift këmbësh për lëvizje (ecje ose notim). Abdomeni mbaron me pendë – organ për notim. Lloje të njohura të ujërave të ëmbël janë: ciklopi, pleshti i ujit (dafnia) dhe gaforrja e lumit.
26
Grupet e shtazëve dhe emërtimi Në ujërat e deteve jeton nga larg e njohura gaforrja homari, gaforrja merimangë etj. Të gjika këto kanë rëndësi ekonomike, shfrytëzohen për ushqim të njeriut. INSEKTET Përgatitu ! Vëzhgo ndërtimin e jashtëm të insekteve që i sjelle ose i gjete në insektariumin shkollor dhe krahasoi me figurën. Çka përfundove? Trupi i insekteve është i ndarë në tre pjesë: koka me sy mirë të zhvilluar (sy të përbërë), shqisë për aromë dhe aparat gojor për thërrmim, shpuarje, thithje dhe lëpirje. Kraharor në të cilin ka tre çifte këmbësh për ecje, kërcim dhe notim. Në pjesën e shpinës ka dy çifte krahësh të cilët faktikisht paraqesin rrudha të holla lëkurore me rrjetë me dejëza. Me to insektet fluturojnë. Barku është i përbërë prej segmenteve me më pak kitin.
Insektet
Insektet janë grup i shumënumërt i shtazëve në Tokë, ka mbi 1. 000. 000 lloje, të aftësuar të jetojnë në ajër, ujë dhe tokë. Ka edhe prej atyre që jetojnë në trupin e shtazëve dhe bimëve, si për shembull – morat bimorë, zgjebja dhe rriqra. Insekte më të njohura janë: fluturat, karkalecat, furtaja, bletët, bumbarët, mizat etj. Insektet kanë rëndësi të madhe – bëjnë pluhurimin e luleve të bimëve.
27
Тема 3
SHTAZËT MERIMANGORE Në shtazët merimangore bien merimangat, rriqrat dhe akrepat. Akrepat jetojnë në zona të thata, ndërsa në vende të banuara jetojnë merimangat. Rriqra e qenit dhe zgjebja parazitojnë në shtazë. Merimangë e njohur helmuese është tarantula. Shtazët shumëkëmbëshe jetojnë në tokë dhe ushqehen me larva dhe shtazë të imëta. Disa prej tyre janë helmuese.
Merimanga
Aktivitete - - Mblidh insekte të ndryshme, gaforre, merimanga dhe ngjiti me gjilpëra në një copë stiropori, duke i ndarë në grupe sipas ndonjë shenje të jashtme. Kështu vet do të bësh një insektarium të bukur.
Unë zbulova se... - Trupi dhe këmbët e shtazëve këmbënyjore është i ndërtuar nga segmente të lidhura me nyje – lëvizëse. - Trupi është i ndarë në kokë, kraharor dhe bark. - Trupi është i mbuluar me kitin e cila ka rol mbrojtës.
SHTAZËT KURRIZORE – VERTEBRATA Kurrizorët përfaqësojnë grupin më të ndërlikuar dhe më të llojllojshme të shtazëve në Tokë. Prandaj ata kanë mundur t'i banojnë të gjitha mjediset jetësore (ujin, tokën, ajrin). Këto shtazë quhet kurrizorë sepse në trup kanë kurriz, i cili i jep mbështetje trupit dhe në të janë të përforcuara të gjithë eshtrat tjerë si eshtrat e kokës, brinjët dhe eshtrat e këmbëve.
28
Grupet e shtazëve dhe emërtimi KLASA PESHQIT – PISCES Përgatitu ! Sill një peshk të vogël ose nëse ke akuarium më peshq. Vëzhgo ndërtimin e jashtëm dhe lëvizjen e tyre. A e vëren se trupi i peshqve është hidrodinamik i cili u mundëson notim më të lehtë në ujë. Trupi u është i ndarë në kokë, trup dhe bisht. Jetojnë në ujëra të ëmbël dhe të kripur. Mund të jenë me madhësi nga disa centimetër deri në dhjetëra metra. Trupi u është i mbuluar me lëkurë shumështresore në të cilën gjenden shumë gjëndra të cilat tajitin materie jargore dhe e bëjnë lëkurën më të lëngshme dhe më jargore. Në lëkurë gjenden luspat të cilat kanë rol mbrojtës. Duke lëvizur, peshqit e përdredhin trupin, por gjatë kësaj rol më aktiv ka bishti muskulor me pendën bishtore. Penda tjera janë: e shpinës (tek), anale (tek), pendat e kraharorit dhe barkut (çift) me të cilat lëviz dhe e mban baraspeshën e trupit. Peshqit marrin frymë me verza. Ekzistojnë dy grupe të mëdha peshqish kërcor dhe eshtëror.
Peshqit kërcorë Në këtë grup bëjnë pjesë peshkaqenët dhe raxhat. Karakteristikë e tyre është se kanë skelet kërcor. Ka rreth 500 lloje të peshqve kërcor me gjatësi nga disa centimetër deri në 20 metra. Ata ushqehen me peshq dhe me shtazë tjera detare – mishngrënës. Përfaqësues të njohur janë: peshkaqeni balenë (20 m), peshkaqeni i kaltër detar (6-7 m), peshkaqeni tigër (6 m), etj. Raxhat janë peshq kërcor në formë gjethi të cilat jetojnë në thellësitë e detit. Peshkaqeni
Peshqit eshtërorë Në këtë grup bëjnë pjesë mbi 20. 000 lloje peshqish. Karakteristikë e tyre është se kanë skelet eshtëror – kurriz. Dallohen për nga forma, ngjyra dhe madhësia e trupit.
Toni
29
Тема 3 Peshq eshtërorë të njohur janë peshqit e kaltër detar (sardelja, sardina, blini), toni, bakalari etj. Peshq të ujërave të ëmbla janë krapi, trofta, mlyshi, siluri etj. Të gjithë peshqit kanë rëndësi ekonomike, shfrytëzohen për ushqim. Mishi i tyre është i pasur me proteine dhe vitaminat A dhe D si dhe me acide organike – omega 3.
KLASA UJËTOKËSORËT – AMFIBIJA Ujëtokësorët janë kurrizorët e parë katërkëmbë tokësor. Ata jetojnë në dy mjedise jetësore. Derisa janë të rinj larvat jetojnë në ujë dhe marrin frymë me verza të jashtme, ndërsa të rriturit jetojnë në tokë dhe marrin frymë me mushkëri, por përkohësisht jetojnë në ujë ose në vende te lagura. Karakteristike për bretkosat është trupi i shkurtë dhe i trashë pa bisht, këmbë të pasme të gjata dhe të forta për kërcim, sy të mëdhenj, por shohin dobët. Trupin e kanë të mbuluar me lëkurë të largur nabrana dhe elastike e cila e mbron trupin dhe nëpërmjet saj mer frymë. Lloje të njohura janë: e kënetave, thithëlopa, bretkosa e drunjve etj. Nga grupi bretkosa bishtore janë picërraku tritoni dhe peshkthi njeri.
Bretkosat
KLASA ZVARRANIKËT - REPTILIA Përkujtohu! Dilni në natyrë ose kërkoni nga përmbledhja shkollore ndonjë hardhucë, gjarpër ose breshkë. Studioni ndërtimin e saj. Përkujtohu cilat shtazë bëjnë pjesë në grupin e zvarranikëve. Sigurisht u përkujtove se në grupin e zvarranikëve bëjnë pjesë: hardhucat, gjarpërinjtë, breshkat dhe krokodilët. Ata janë shtazët e para të vërteta tokësore (kurrizore). Gjatë vëzhgimit të ekzemplarëve të gjallë vërejte se ata lëvizin me dy palë këmbë të shkurtra, por çdoherë me pjesën e poshtme të trupin zvarriten nëpër tokë për çka edhe quhen zvarranik. Lëkurën e kanë të thatë, të mbuluar me pllaka të brirta (luspa), te breshkat janë të rritura në samar. Marrin frymë me mushkëri. Forma, madhësia dhe ngjyra e lëkurës u është e ndryshme në varësi nga mjedisi në të cilin jetojnë.
30
Grupet e shtazëve dhe emërtimi Sot janë të njohur rreth 6. 000 lloje nga të cilët gjysma janë hardhuca, diçka më pak gjarpërinj, 260 lloje breshka dhe 25 lloje krokodilësh Hardhucat Hardhuca të njohura janë hardhuca gri (e përhitur), e cila jeton në vende të thata dhe shkëmbinj, hardhuca e gjelbër e cila jeton në barishte dhe kaçuba, varani e cila jeton në Afrikë dhe Azinë Juglindore, ndërsa arrin gjatësi deri në 3 m. Kameleoni është i njohur për ndërrimin e ngjyrës trupore sipas nevojës. Ai jeton në Afrikë, Spanjë dhe Amerikë. Të gjitha hardhucat kanë gjuhë ngjitëse dhe të gjatë me të cilin e kapin gjahun.
Hardhucat
Gjarpërinjtë Gjarpërinjtë ndahen në dy grupe: helmues dhe johelmues. Helmues të njohur janë: gjarpri i gurit i cili njihet lehtë përmes bririt në kokë, nepërka e cila ka binarë të errët dhe të dredhur në anën e shpinës. Këto dy përfaqësues jetojnë në Evropë dhe Azi. Pastaj, kobra (syzja) e cila karakterizohet me pole të bardha rreth syve, arrin gjatësi deri në 2 m dhe kobra mbretërore me gjatësi prej 5. 5 m. Kobrat jetojnë në Azi dhe Afrikë. Johelmues të njohur janë: boa, anakonda, pitoni e tjerë, gjatësia e të cilëve arrin nga 5 deri në 10 metra. Jetojnë në Afrikë, Amerikë dhe Azi.
Gjarpërinjtë
31
Тема 3
Breshkat Jetojnë në ujë dhe në tokë. Përfaqësues të njohur janë e kënetave, e pyjeve dhe breshka e detit. Breshkat e detit janë breshka gjigante arrijnë peshë edhe deri në 300 kg, ndërsa jetojnë edhe deri në 300 vite.
Breshkat
Krokodilët Jetojnë në ujë dhe në tokë. Ata janë shtazë mishngrënëse, me turi të gjatë dhe dhëmbë të mprehtë me të cilët e copëtojnë gjahun. Lloje të njohura janë: krokodili i nilit (i gjatë 8 m dhe jeton në Afrikë), aligatori dhe kajmani të cilët jetojnë në Amerikë dhe Azi dhe gaviali i cili jeton në Azi.
Krokodilët
Dinosaurusët jetuan para 180 milion vitesh në periudhën e jurës. Ata janë paraardhës të zvarranikëve të sotëm dhe kanë qenë shtazët më të mëdha tokësore. Disa prej tyre kanë arritur gjatësi edhe deri në 25 m. Brontonsaurusi dhe diplodokusi kanë qenë shtazë barngrënëse dhe kanë jetuar përreth kënetave dhe moçaleve. Tiranosaurusi ka arritur gjatësi deri 14 m, ndërsa lartësi deri 8 m dhe ka qenë grabitës gjakpirës. Për shkak të ndryshimeve
32
Grupet e shtazëve dhe emërtimi të mëdha klimatike dinosaurusët nuk kanë mundur të mbijetojnë. Sot i gjejmë si mbeturina fosile. Shenjat nga mbetjet fosile e tregojnë kohën, vendin dhe mënyrën e jetës së tyre.
Përgjigju - Cilat shtazë quhen kurrizorë dhe pse? - Sill kurriz nga peshku. Vëzhgoje. Çka përfundove? - Cili është roli i kurrizit te kurrizorët? - Numëro disa peshq kërkorë dhe eshtërorë? - Cilët janë ujëtokësorët dhe prej çka e kanë marrë emrin? - Cilët grupe të zvarranikëve i din? - Numëro disa gjarpërinj të njohur helmues dhe johelmues? Unë mësova se.. - Peshqit, ujëtokësorët, zvarranikët, shpezët dhe sisorët janë kurrizorë. Të gjithë kanë skelet mbështetës – kurriz në të cilin janë të përforcuar eshtrat e tjerë dhe muskujt. Jetojnë në ujë – peshqit, në ujë dhe tokë – ujëtokësorët, ndërsa zvarranikët janë shtazë tokësore. KLASA SHPEZËT - AVES Përkujtohu! Dil në natyrë ose kërko nga përmbledhja shkollore ndonjë shpezë të preparuar. Vëzhgoje ndërtimin e jashtëm të tij. Çka zbulove, çka përfundove? Shpezët janë fluturuesit më të mirë të cilët kanë trup aerodinamik më dy palë krahë të përparëm për fluturim dhe këmbë të pasme për ecje. Trupi u është i mbuluar me pupla të brirta të cilat shërbejnë si izolator nxehtësie për mbrojtje të temperaturës trupore. Ata janë shtazë gjaknxehta me temperaturë të përhershme – homeoterm. Lëkurën e kanë të thatë dhe pa gjëndra. Nofullat i kanë të zgjatura në sqep, pa dhëmbë. Janë të njohura tre grupe shpezësh: 1. Shpezë – fluturues. Ky është grupi më me numër dhe më i llojllojshëm i shpezëve, 33
Тема 3 që jetojnë në të gjitha kontinentet. Ata janë me madhësi dhe ngjyra të puplave të ndryshme. Përfaqësues të njohur janë kolibri – zogu më i vogël në tokë gjatësia e të cilit arrin deri në 2 cm, albatrosi – shtrirja e krahëve të të cilit arrin edhe në 3 m. Shpezë të tjerë janë shqiponja, sokoli, pelikani, pulëbardha, pëllumbi etj.
Shpezë fluturues
2. Shpezë – vrapues. Këta janë struthët të cilët jetojnë në shkretëtirat dhe stepet e Australisë, Amerikës dhe Afrikës. Ata janë shpezët më të mëdhenj, me këmbë të gjata me nga dy ose tre gishta dhe krahë të brirëzuara. Përfaqësues të njohur janë: struthi afrikan, emi australian dhe kazuari amerikan. 3. Shpezë – notues. Këta janë pinguinët të cilët jeojnë në zonat detare polare. Kanë krahë të brirëzuara që ngjajnë në pupla dhe këmbë të pasme me lëkurë notuese. Ata janë notues dhe zhytës të mrekullueshëm. Janë të njohur 18 lloje nga të cilët më i njohur është pinguini mbretëror. Shpezët kanë rëndësi të madhe. Në natyrë e mbajnë baraspeshën e insekteve, ndërsa disa prej shpezëve njeriu i shfrytëzon për ushqim.
Struthi
34
Pinguini
Grupet e shtazëve dhe emërtimi KLASA SISORËT – MAMMALIA Përgatitu! Dil në natyrë ose kërko nga materiali shkollor sisorë të preparuar. Vëzhgo ndërtimin e jashtëm të tyre. Çka zbulove? Çka përfundove? Sisorët janë shtazë me ndërtim më të ndërlikuar. Trupi i sisorëve është i mbuluar me lëkurë të fortë dhe elastike e mbuluar me qime. Mbulesa me qime përfaqëson izolator nxehtësie. Sisorët janë shtazë gjaknxehta – homeoterm. Në lëkurë gjenden gjëndrat e djersës, dhjamit dhe qumështit. Pas lindjes së të vegjëlve, nëna e ushqen me qumështin që e tajitin gjëndrat qumështore, prej ku e kanë marrë edhe emrin sisorë. Embrioni zhvillohet në mitrën e nënës deri në lindjen e tij. Kjo grup e sisorëve quhet sisorë me placentë. Në sisorët me placentë bëjnë pjesë më shumë familje. Ja disa prej tyre: familja insektngrënëse (urithi, iriqi, lepuri, miu), familja e bishave (mace, qeni, luani, luqerbulla, tigri), familja dythundrorët (dhia, delja, derri, gjedha) dhe familja primatët (majmuni dhe njeriu).
Grupi i dytë i sisorëve janë sisorët pa placentë – sqeporët dhe strajcorët. Përfaqësues i njohur i strajcorëve është kenguri i cili të vegjëlit i lind të paformuar. Zhvillimi i tyre vazhdon të bëhet në strajcë (rrudhë lëkurore barkore, për çka e kanë marrë emrin strajcorë).
Kenguri
Koala
35
Тема 3
Në temën e 3-të mësuam për grupet më të rëndësishme të shtazëve, dhe u njohëm me vendin dhe mënyrën e jetesës së tyre. Të gjithë organizmat e gjallë janë të lidhur ndërmjet vete dhe atë në atë mënyrë gjatë së cilës mbahet baraspesha në natyrë. Secili ndryshim i kushteve klimatike dhe biologjike e prish baraspeshën biologjike. Prishjen dhe ndotjen e mjedisit jetësor e bën njeriu. Ajo mund të jetë fizike dhe kimike. Të gjithë gazërat e lëshuar nga fabrikat, automjetet, të gjitha acidet, preparatet kimike, helmet nga fabrikat dhe amvisëria e prishin (shkatërrojnë) mjedisin jetësor. Në pesëdhjetë vitet e fundit këto ndotje janë më të mëdha dhe për këtë ka proces të shpejtuar të vdekjes ose zvogëlimit të llojeve të individëve. Mbrojta e shtazëve nga zhdukja është obligim i secilit individ, si edhe i shtetit. Në shkollë formoni seksione ekologjike për mbrojtjen dhe përparimin e mjedisit jetësor. Dhe ju së bashku bashkëngjituni dhe kontribuoni në të ardhmen: - mos i gjuani shtazët e rralla dhe të rrezikuara - kurseni pasuritë natyrore ujin, rrymën, zjarrin; - selektoni mbeturinat, pasi që disa mbeturina reciklohen - mos e ndotni ujin pa nevojë - mos shkaktoni zjarr - mos i preni drunjtë pa nevojë - ushqeni shtazët dhe shpezët gjatë periudhës dimërore.
Kontribuoni në natyrë, ndërsa ajo do tua kthejë trefish. Përgjigju - Numëro shenjat kryesore të shpezëve dhe sisorëve. - Cilët janë tre grupet e shpezëve dhe cilat janë karakteristikat e tyre? - Cilat janë dy nënklasat e sisorëve? - Numëro ndonjë familje të sisorëve dhe cilët janë përfaqësuesit e tyre? A e di se: - Struthët janë shpezët më të mëdhenj në Tokë. - Veza e truthit mund të peshon 1, 5 kg. - Struthët vaprojnë nga 50 deri në 70 km në orë. - Kolibrët më të vegjël kanë vetëm 2 cm gjatësi nga e cila 1 cm është sqepi. - Balena e kaltër është sisori më i madh.
36
ТЕМА 4 MBËSHTJELLËSI I JASHTËM TE SHTAZËT 1. MBËSHTJELLËSI I JASHTËM TE SHTAZËT 2. MBËSHTJELLËSI I JASHTËM TE SHTAZËT KURRIZORE
Тема 4
MBËSHTJELLËSI I JASHTËM TE SHTAZËT Përgatitu! Mundohu të gjesh kërmill me guaskë, ndonjë insekt ose sill guaskë nga kërmijtë e detit, guacat, gaforret ose iriqët dhe yjet e detit, nëse më parë i ke mbledhur ose kërkoi në materialin shkollor. Sigurisht se u përkujtove se shtazët kanë mbështjellës të jashtëm – lëkurë e cila e mbron trupin nga ndikimet e jashtme (lagështia, thatësia, drita etj). Lëkura te disa shtazë formon krijime sikur kutikula, kitina, luspa, pupla, qime etj. Trupi i përcëlluesve është i ndërtuar nga nënlëkura (epidermis), e cila përmban një rënd të qelizave epiteliale që kanë rol mbrojtës. Përveç qelizave epiteliale ka edhe qeliza në lloj të fshikëzave të quajtura qeliza djegëse. Në fshikëz ka lëng jargor helmues i cila nëpërmjet fijes së gjatë dhe thumbit e hedh helmin në gjah dhe e mbytë.
Skrraja
Insekti
38
trupi përcëllues
Trupi i skrrajave është i mbuluar me lëkurë e cila ka më shumë funksione. Në lëkurë ka gjëndra të cilat tajojnë materie jargore për lëvizje më të lehtë. Ka edhe qeliza shqisore me të cilat e ndjen dritën, ndërsa skrraja nëpërmjet lëkurës së lagur merr frymë. Gjithashtu nëpërmjet lëkurës tajitet uji i panevojshëm dhe materiet e dëmshme. Disa qeliza lëkurore tajitin materie specifike të cilat në sipërfaqen e trupit paraqesin shtresë mbrojtëse të quajtur kutikulë. Te butakët lëkura tajit mbështjellës gëlqeror dhe ka rol mbrojtës. Te këmbënyjorët trupi është u mbështjellë me lëkurë njështresore e cila tajit shtresë të fortë mbrojtëse të quajtur kitin. Kitina nuk është me trashësi të njëjtë nëpër trup. Ndërmjet nyjeve ajo është më e hollë dhe më elastike çka mundëson lëvizje të pjesëve të caktuara të trupit. Kitina e mbron trupin nga lëndimet mekanike, nga humbja e ujit, ndërsa njëkohësisht ai paraqet skelet të jashtëm për të cilin janë të përforcuar muskujt.
Mbështjellësi i jashtëm te shtazët
Hulumtim Me ndihmën e arsimtarit bëje përpjekjen e ardhshme. Merr një gotë të qelqtë dhe mbushe me 10% tretje të acidit klorhidrik dhe në të vë një guaskë të kërmillit ose guacës. Çka vërejte dhe çka zbulove? A e vërejte se nga guaska lirohen fshikëza. Ai është dioksid karboni (СО2). Guaska bëhet më e hollë dhe më e vogël, ndërsa për 3 deri 4 minuta do të tretet tërësisht. Kjo ndodh pasi që guaska është e ndërtuar nga karbonati i kalciumit (gëlqere) i cili në acid klorhidrik tretet.
MBËSHTJELLËSI I JASHTËM TE SHTAZËT KURRIZORE – LËKURA Përgatitu! Mundohu të gjesh luspa nga peshku, pupla nga shpezët dhe lëkurë me qime nga sisorët.
Me ndihmën e arsimtarit vëzhgo nën mikroskop preparat të gatshëm nga prerja e lëkurës së ndonjë sisori dhe krahasoje më figurën. A e vëren se lëkura e sisorëve është shumështresore. Mund të ndahen dy shtresa dhe atë shtresa e jashtme më e hollë, e quajtur nënlëkurore ose epidermis dhe shtresa e brendshme më e trashë – lëkura e vërtetë ose derma. Në të janë të vendosura disa organe për të cilat do të bëhet fjalë më vonë.
Epidermisi Qimja Lëkura e vërtetë (derma)
Prerja e lëkurës
PESHQIT. Trupi i peshqve është i mbuluar me lëkurë shumështresore. Në lëkurë ka qeliza gjëndrrrore të cilat tajitin materie jargore që u mundëson lëvizje më të lehtë në ujë. Sipërfaqja e peshqve është e mbuluar me luspa gëlqerore të ndryshme për nga forma dhe madhësia, të cilat kanë rol mbrojtës.
Luspat Lëkura e peshkut është mbuluar me luspa gëlqerore
39
Тема 4
UJËTOKËSORËT. Ujëtokësorët kanë lëkurë të lagur, jargore dhe me rrudha. Nëpërmjet lëkurës bretkosa pi ujë dhe merr frymë. ZVARRANIKËT. Trupi i zvarranikëve është i mbuluar me lëkurë të thatë pa gjëndra lëkurore, mbi të ka luspa të brirta të cilat e ndalojnë avullimin e ujit. Te breshkat luspat janë të bashkuara ndërmjet vete dhe formojnë samar mbrojtës. Lëkura e lagur, jargore dhe e rrudhur te bretkosa
Në lëkurë ekzistojnë qeliza pigmentuese, për çka shumica e zvarranikëve dallohen më ngjyra të forta. SHPEZËT. Lëkura e shpezëve është e hollë, e ndjeshme dhe e thatë. Nga gjendrat lëkurore janë zhvilluar vetëm gjendrat dhjamore të njohura sikur gjendra bishtore, e cila gjendet në rrënjën e bishtit. Ajo tajit materie yndyrore për lyerjen e puplës.
Lëkura e zvarranikëve ka luspa të brirta
Vëzhgo puplat që i solle. Çka përfundove? - Lëkura e shpezëve është e mbështjellë me pupla – krijime të brirta me ngjyra, forma dhe madhësi të ndryshme. Roli i tyre është mbrojtës, e mbajnë temperaturën e përhershme trupore. - Këmbët e shpezëve janë të mbuluara me luspa rrudhore. Gishtërinjtë përfundojnë me thonj ose kthetra. Gojën e kanë të shëndëruar në sqep gjithashtu nga materie e brirtë.
40
Lëkura e shpezëve është e mbuluar me pupla
Këmbët e shpezëve janë të mbështjella me luspa rrudhore
Mbështjellësi i jashtëm te shtazët SISORËT. Vëzhgo lëkurat (gëzofat) që i sollë. Çka zbulove? Çka përfundove? - Trupi i sisorëve është i mbuluar me lëkurë të fortë, elastike dhe të trashë. Në të gjendet tre lloje të gjëndrave dhe atë të djersës, dhjamore dhe të qumështit.
Trupi i sisorëve është i mbuluar me qime
- Trupi i sisorëve është u mbuluar me qime – krijime të brirëta. Mbështjellësi me qime paraqet izolator të përkryer të nxehtësisë – kundër humbjes së nxehtësisë. Ata janë homeoterm (shtazë- gjaknxehta). Përveç qimeve, krijime të brirëta janë edhe thonjtë, kthetrat dhe thundrat. Thundrat gjenden në majat e gishtërinjve te kali, gomari, zebra dhe shtazë tjera. Thundrat janë krijime të brirta në majat e gishtërinjve të cilat kanë rol mbrojtës. Thundra kanë derrat, gjedhët, delet, gjirafa etj. Brirët janë krijime të brirta në kokën e deleve, dhive dhe gjedhëve dhe u shërbejnë për luftë me armikun.
Krijime të brirta të lëkurës
41
Тема 4
Përgjigju: Çfarë krijime formon epiteli i lëkurës te peshqit dhe zvarranikët dhe cili është roli i tyre? Numëro krijimet e brirta te lëkura e shpezëve! Numëro krijimet e brirta te lëkura e sisorëve! Cilat shtazë i quajmë shtazë homeoterme. Si dhe me çka e mbajnë nxehtësinë e tyre? Çka është ripërtëritja e krijimeve të brirta të lëkurës?
Unë zbulova se Shtazët pakurrizore kanë lëkurë të hollë njështresore e cila te skrrajat formon kutikulë mbrojtëse, te butakët – mbështjellës gëlqeror, te këmbënyjorët – kitinë, te lëkurëgjemborët – mbështjellës gëlqeror me gjemba. Të gjitha këto krijime kanë rol mbrojtës. Te kurrizorët lëkura është dyshtresore, nga të cilat shtresa e sipërme e quajtur epidermis dhe lëkura e vërtetë – derma. Epidermisi në sipërfaqe vdes duke formuar krijime të brirta të vdekura dhe atë te peshqit dhe zvarranikët – luspa, te shpezët – pupla, luspa, thonj, kthetra dhe sqep, te sisorët – qime, thonj, kthetra, thundra, luspat e brirëzuara dhe bri.
42
ТЕМА 5 LËVIZJA TE SHTAZËT 1. ORGANET PËR LËVIZJE TE SHTAZËT 2. LËVIZJA E SHTAZËVE NË MJEDISIN UJOR 3. LËVIZJA E SHTAZËVE NË TOKË DHE AJËR
Тема 5
ORGANET PËR LËVIZJE TE SHTAZËT Përgatitu! - Numëro disa arsye se pse shtazët lëvizin? Nëse ke akuarium me peshq, vëzhgo ndërtimin e jashtëm të tyre dhe lëvizjen. Shtazët janë përshtatur të lëvizin me organe të veçanta dhe në mënyrë të veçantë në të gjitha mjediset jetësore: në ujë, në tokë dhe në ajër. Organe për lëvizje te shtazët janë këmbët, krahët, pendat etj. Lëvizja bëhet falë eshtrave dhe muskujve. Eshtrat i japin fortësi dhe mbështetje trupit. Për ta janë të përforcuar muskujt, si pjesë të buta dhe elastike. Ata kanë aftësi të mblidhen dhe lëshohen, me çka i lëvizin eshtrat dhe tërë trupin. Eshtrat e këmbëve të shtazëve janë të lidhura me nyje – të lëvizshme. Muskujt për punën e tyre harxhojnë energji të cilën e fitojnë me djegien e materieve organike në qeliza.
Eshtrat, muskujt, nyjet
LËVIZJA E SHTAZËVE NË MJEDISIN UJOR Në mjedisin ujor jetojnë dhe lëvizin përfaqësues nga shtazët më të thjeshta njëqelizore deri te kurrizorët më të ndërlikuar – sisorët. Kërbaçorët janë shtazë njëqelizore të cilët lëvizin me ndihmën e kërbaçit.
44
Lëvizja te shtazët
Qepallorët – parameciumi noton me ndihmën e qepallave të imëta që gjenden në sipërfaqen e cipës qelizore.
Shtyrje përpara
Shtyrje për mbrapa
Lëvizja te shtazët më të thjeshta njëqelizore
Përcëlluesit – hidra mund ta ndërron vendin e saj të jetesës me rrotullim dhe rrëshqitje nëpër fundin e ujit. Skrrajat pllakore (shpatuke) – planaria zvarritet nëpër mbështetëse me ndihmën e muskujve që i ka nën lëkurë. Me ndihmën e qepallave planaria noton në ujë. Butakët lëvizin me shputën muskulore – rrëshqasin nëpër substrat.
Lëvizja e këmbënyjorëve
Lëvizja e butakëve
Këmbënyjorët – gaforret. Në akuariumin shkollor mund të ruash edhe gaforre lumi. Vëzhgo se si lëvizë kah fundi dhe si noton. Gaforrja e lumit është përshtatur për lëvizje në mbështetës me këmbëza. Ajo mund të noton me pjesën bishtore, të quajtur lepezës. Lëkurëgjemborët lëvizin me ndihmën e këmbëzave ambulakrale. Ato janë të dala të holla gypore të cilat mbushen me ujë dhe të njëjtat shtrihen.
45
Тема 5
Peshqit janë shtazë të vërteta ujore. Ata kanë formë trupore boshtore e shtypur anash e cila ju mundëson notim më të lehtë në ujë. Gjatë kësaj rol më aktiv luan bishti muskulor me pendën bishtore. Pendat u ndihmojnë peshqve në lëvizje dhe mbajtje të baraspeshës.
Lëvizja te peshqit
Sisorët e ujit (balena, delfini). Trupi i këtyre sisorëve është boshtor, i shtrirë (sikur peshqit). Fundet e tyre janë shëndërruar në penda ujore për notim.
LËVIZJA E SHTAZËVE NË TOKË DHE AJË Përkujtohu! Përkujtohu në atë që ke mësuar më parë për grupe të caktuara të shtazëve dhe lëvizjen e tyre në tokë. Vëzhgo në natyrë ose në materialin shkollor skrrajat, insektet, hardhucat, shpezët dhe shtazët tjera tokësore. Si lëvizin? Skrraja e shiut. Sill skrrajë shiu. Vendose në letër. Prit sa të fillon të lëvizë. Çka vërejte? Trupi i skrrajës së shiut vazhdimisht mblidhet dhe shtrihet. Atë ia mundësojnë muskujt dhe kreshtat. Nën lëkurë ndodhet shtresë e muskujve rrethor, ndërsa nën te shtresë e muskujve të shtrirë. Me mbledhjen dhe shtrirjen e tyre skrraja lëviz. Insektet. Vëzhgo insektet që i solle dhe krahasoi me figurën. A e vëren se në pjesën e shpinës (sipërme) në segmentin e dytë dhe të tretë gjenden dy çifte krahësh të cilët faktikisht përfaqësojnë rrudha Lëvizja te insektet
46
Lëvizja te shtazët
lëkurore të holla me rrjetë të dejëza. Ato u mundësojnë insekteve të fluturojnë. Me ekstremitete (këmbët) ato ecin. Kurrizorët tokësorë: ujëtokësorët, zvarranikët, shpezët dhe sisorët lëvizin me këmbë. Vëzhgo bretkosën që e solle dhe krahasoje më figurën. Bretkosa si dhe shtazët tjera tokësore përveç shpezëve, kanë nga dy funde (këmbë të përparme dhe të pasme). Këmbët e pasme kanë rol më aktiv në lëvizje, për këtë edhe janë më mirë të zhvilluara. Këmbët e kurrizorëve janë të ndërtuar nga eshtra të gjatë dhe të shkurtë, të cilët janë të lidhur me nyje dhe janë të lëvizshëm. Eshtrat janë të mbuluar me muskuj të cilët kanë aftësi të mblidhen dhe të shtrihen, me çka i lëvizin këmbët.
Eshtrat e këmbëve të pasme janë të mëdhenj, për të mundësuar kërcim
Lëvizja e bretkosës
Shpezët janë përshtatur për jetë në mjedisin ajror. Si pasojë e kësaj, te shpezët janë paraqitur ndryshime të mëdha në ndërtimin e trupit të tyre. Ja disa prej tyre kanë trup aerodinamik të mbuluar me pupla, ndërsa në krahë kanë pupla më të mëdha të cilat e rrisin sipërfaqen e tyre. Ashti i kraharorit është mirë i zhvilluar. Në të janë të lidhura muskujt e kraharorit të cilët i lëvizin krahët. Eshtrat e shpezëve fluturues janë pneumatik Shpendi në fluturim (të zbrazët), të mbushur me ajër. Në tokë shpezët lëvizin me këmbët e pasme. Numri i gishtërinjve në këmbë është i ndryshëm varësisht nga mënyra se si jetojnë. Më shpesh kanë nga 3 deri 4 gishta, por struthi afrikan ka dy gishta, mirë të zhvilluar të cilët ngjajnë në shputë.
47
Тема 5 Sisorët janë shtazë katërkëmbëshe, gjegjësisht kanë katër ekstremitete. Fundet e këmbëve te sisorëve janë të zhvilluar në varësi nga kushtet për jetë dhe mënyrës së lëvizjes. Si për shembull: bishat janë shtazë të shpejta, ata kanë këmbë të forta dhe të fuqishme me të cilat shpejt arrijnë te gjahu. Në këmbët e përparme kanë katër gishta me kthetra, dhe këmbët e pasme më të gjata dhe më të forta me pesë gishta dhe me kthetra. Thundrorët kanë këmbë të gjata, më shpesh me një gisht të mbështjellë me materie të brirtë – thundër.
Aktivitete Numëro organelet me të cilat lëvizin organizmat njëqelizor. Përshkruaje lëvizjen e skrrajës. Cilat janë organet për lëvizje të këmbënyjorët – gaforret dhe insektet? Si janë përshtatur peshqit lëvizjes në ujë? Përshkruaj se si dhe me çka lëvizin kurrizorët tokësor?
A e di se... Shpezët janë fluturuesit më të shpejtë. Sokoli arrin shpejtësi deri në 300 km në orë. Struthi është vrapuesi më i shpejtë dhe arrin shpejtësi deri në 120 km në orë, ndërsa gepardi është sisori më i shpejtë – 120 km në orë. Këmbë më të gjata te shpezët ka struthi, ndërsa te sisorët gjirafa.
48
ТЕМА 6 TË USHQYERIT TE SHTAZËT 1. TË USHQYERIT DHE MËNYRAT E TË USHQYERIT TE SHTAZËT 2. MËNYRA E TË USHQYERIT DHE ORGANET PËR TRETJEN E USHQIMIT TE SHTAZËT PAKURRIZORE 3. MËNYRA E TË USHQYERIT DHE ORGANET PËR TRETJEN E USHQIMIT TE SHTAZËT KURRIZORE
Тема 6
TË USHQYERIT DHE MËNYRA E TË USHQYERIT TE KAFHSËT Përkujtohu! Në klasën e pestë dhe të gjashtë ke mësuar për të ushqyerit e organizmave të gjallë. - Çka është të ushqyerit dhe në çfarë mënyre ushqehen shtazët?
Sigurisht u përkujtove se bimët vet e prodhojnë ushqimin për këtë edhe quhen prodhues, ndërsa shtazët të cilët shfrytëzojnë ushqim të gatshëm organik quhen harxhues. Të ushqyerit është futja e ushqimit të domosdoshëm për jetë. Shtazët me ushqim fusin materie të gatshme organike: sheqerna, proteine, yndyra dhe vitamine dhe materie joorganike: ujë dhe kripëra minerale. Sipas mënyrës së të ushqyerit dhe sipas llojit të ushqimit që e marrin shtazët janë të grupuara në tre grupe: barëngrënës, mishngrënës dhe gjithçkangrënës. Barëngrënësit janë shtazë të cilat ushqehen me ushqim bimor (barë, frute, fara, rrënjë etj). Në këtë grup bëjnë pjesë gjedhët, delet, kaprollët, zebrat, kuajt etj.
Shtazë barngrënëse
Mishngrënësit janë shtazë të cilat ushqehen me mishin dhe gjakun e shtazëve. Ato janë shtazë të shpejta me shqisa mirë të zhvilluara, kthetra të mprehta dhe dhëmbë për gjuajtjen më të lehtë të gjahut. Në këtë grup bëjnë pjesë luani, tigri, fishnjari, ujku, dhelpra etj. Gjithçkangrënësit janë shtazë të cilat ushqehen me ushqim bimor dhe shtazor. Në këtë grup bëjnë pjesë numër i madh i shtazëve. Ja disa prej tyre gaforrja, ariu, shpezët, bretkosat etj. Mishngrënësi
50
Të ushqyerit te shtazët
Shtazë gjithçkangrënëse
Parazitët – mund të jenë të jashtëm të cilët jetojnë në lëkurë, p. sh. morri, pleshti, mushkonja, rriqra, ushunjëza dhe parazit të brendshëm të cilët jetojnë në trupin e shtazëve dhe atë në zorrë jetojnë shiritët (i derrit, gjedhëve dhe skrraja t fëmijëve), në mëlçi – shiriti i qenit dhe metili. Këta parazit me tërë trupin ose me thithëse i thithin lëngjet dhe ushqimin e tretur.
Metili
Shiriti
MËNYRA E TË USHQYERIT DHE ORGANET PËR TRETJEN E USHQIMIT TE SHTAZËT PAKURRIZORE Përgatitu! - Çka përfaqëson tretja e ushqimit? - Numëro disa organe për tretje të ushqimit te shtazët! A e din se shtazët e fusin ushqimin në trup në shumë mënyra. Disa e fusin të përtypur, ndërsa disa e përpijnë. Ushqimi i futur në organizëm (organ) përjeton dy ndryshime kryesore dhe atë mekanike ose thërrmim (imtësim) të ushqimit dhe kimike ose zbërthim të ushqimit nga materiet organike më të ndërlikuara në më të thjeshta, nën ndikimin e lëngjeve – enzimeve.
51
Тема 6
Dallojmë dy lloje të tretjes së ushqimit qelizore dhe jashtëqelizore. Tretja qelizore. Tretjen qelizore e hasim te organizmat njëqelizorë dhe te organizmat shumëqelizorë me ndërtim të thjeshtë. Vëzhgo figurën. A e vëren se ameba gjatë lëvizjes lëshon zgjatime qelizore të quajtura këmbë të rrejshme, me të cilat e fut ushqimin (thërritë ushqyese) në citoplazmë. Rreth thërrmisë ushqyese në citoplazmë formohet vakuola ushqyese në të cilën ushqimi tretet – zbërthehet nën ndikimin e enzimeve (lëngjeve për tretje).
Këmbët e rrejshme
Ameba: futja e ushqimit
Tajitja e materieve të patretura dhe të panevojshme te ameba kryhet nëpërmjet strajcave fshikëzore – vakuolave kontraktile (pulsante). Merr në një gotë ujë kënete dhe në të vendos bari të thatë (sanë). Lëre gotën me ujë në temperaturë dhome disa ditë. Në sipërfaqe do të bëhet kore gri (e përhimët). Merr me pikëse disa pika nga uji dhe vëri në qelq preparues. Vëzhgo nën mikroskop! Çka vëren? Çka zbulove? Në pikën e ujit, përveç organizmave tjerë njëqelizor, do ta vëresh edhe parameciumin. Parameciumi gjatë lëvizjes lundron me qepalla. Me qepallat më të gjata, që ndodhen në anën më të thellë, e pranon ushqimin. Si ushqim i shfrytëzon bakteret, organizmat njëqelizor dhe thërmiat organike. Ushqimin e fut nëpërmjet gojës qelizore në fytin qelizor. Pastaj rreth ushqimit formohet vakuolë ushqyese me të cilën tretet ushqimi. Materiet e patretura hidhen nëpërmjet vakuolës kontraktile (pulsante). Vakuola kontraktile është fshikëz me kanale anësore shtesë të cilat mbushen dhe zbrazen dhe në këtë mënyrë i hedh materiet e panevojshme dhe ujin. Te organizmat grykorë ushqimi i cili vjen nga zgavra e gojës tretet në grykë (zbrazëtirë gastrovaskulare. Ushqimi gjuhet me prekëset, ndërsa me qelizat përcëlluese mbytet gjahu. Në grykë ushqimi imtësohet dhe zbërthehet nën ndikimin e enzimeve. Pastaj thërmiat ushqyese pranohen nga qelizat e endodermës, futen në citoplazmë ku vazhdon tretja. Do me thënë te organizmat grykorë ka tretje: të kombinuar jashtëqelizore në grykë dhe qelizore në qeliza.
52
Parameciumi e fut ushqimin me qepalla
Të ushqyerit te shtazët
Te numër i madh i skrrajave (skrraja e shiut) sistemi i tretjes është gypor dhe është i përbërë nga goja, fyti, lukthi dhe zorra me zgavër të pasme anale. Ushqimi tretet në lukth dhe zorrë. Skrraja e shiut si ushqim i përdor gjethet e zverdhura të bimëve. Fyti
Lukthi gjëndëror
Lukthi muskulor Zorra
Goja
Sistemi digjestiv te skrraja e shiut
Këmbënyjorët (insektet dhe gaforret) kanë sistem më të ndërlikuar të tretjes. Në varshmëri të llojit të ushqimit aparati gojor mund të jetë për thumbim – te mushkonjat, për copëtim (imtësim) – te furtaja, për lëpirje dhe thithje – te fluturat dhe bletët. Sistemi i tretjes është gypor, i ngjashëm si te skrraja e shiut. Përbëhet nga goja, fyti, dhe lukthi gjëndëror në të cilin laget ushqimi me lëngjet e pasura me enzime. Pastaj ushqimi kalon në lukthin muskulor ku imtësohet. Tretja e tërësishme e ushqimit kryhet në zorrë me ndihmën e lëngjeve zorrore të pasura me enzime (fermente) dhe lëngjet nga mëlçia.
Gjëndra pështymore Ushqimpërçuesi Zorra e trashë
Rektumi
Lukthi
Zorra e hollë
Sistemi digjestiv te bleta
Përgjigju - Çka është tretja e ushqimit dhe cilat ndryshime i përjeton ushqimi? - Cilën tretje e quajmë tretje qelizore dhe ku kryhet? - Cilën tretje e quajmë jashtëqelizore dhe ku kryhet? - Çfarë ndryshimi përjeton ushqimi në sistemin e tretjes?
Unë mësova se... - Ushqimi në organet e tretjes përjeton ndryshim mekanik, imtësohet dhe thërrmohet si dhe ndryshim kimik gjatë të cilit kryhet zbërthim i materieve organike më të ndërlikuara, në më të thjeshta që të mund të arrijnë deri te qelizat. - Tretja qelizore kryhet në vakuolat ushqyese të qelizës. - Tretja jashtëqelizore kryhet në organet për tretje.
53
Тема 6
MËNYRA E TË USHQYERIT DHE ORGANET PËR TRETJE TË USHQIMIT TE SHTAZËT KURRIZORE Përgatitu! Nga mishtorja kërko zorrë nga delja ose pjesë nga lukthi (te njerëzit e njohur si planc). Sigurisht se u përkujtove se në shtazët kurrizore bëjnë pjesë peshqit, ujëtokësorët, zvarranikët, shpezët dhe sisorët. Te shtazët kurrizore ka mënyra të ndryshme të të ushqyerit, për këtë ka sistem të tretjes më të thjeshtë dhe me të ndërlikuar. Peshqit Arsimtari do të bën diseksion të peshkut që e solle. Në stiropor ngadalë do t’i ndan organet për tretje dhe të njëjtët krahasoi me figurën. Mëlçia
Ezofagu
Fyti
Goja
Kloaka Zorra e drejtë Zorra Gjëndra nënlukthore
Lukthi
Organe për tretje te peshku
Organi i parë nga sistemi i tretjes te peshqit, me të cilin e merr ushqimin, është zgavra e gojës. Goja te peshqit është e përbërë nga nofulla e sipërme e palëvizshme në të cilën shpesh ndodhen mustaqe (prekëse), që i shërbejnë si shqisë për prekje dhe u ndihmojnë në kërkimin e ushqimit; nofulla e poshtme e lëvizshme, e cila te disa peshq ka dhëmbë dhe shërbejnë për pranimin e gjahut, po jo edhe për imtësimin e ushqimit. Pastaj vjen fyti (përbirësi) në të cilin me ndihmën e dhëmbëve verzor imtësohet ushqimi. Nga fyti ushqimi futet nëpërmjet ushqimpërçuesit në lukth ku imtësohet dhe tretet. Lukthi vazhdon në zorrë gjysmë të hollë ku tretet ushqimi me ndihmën e lëngjeve zorrore dhe lëngjeve nga mëlçia (lëngje të verdha). Zorra e hollë vazhdon në zorrë të pasme e cila mbaron me zgavër anale. Peshqit zakonisht janë gjithçkangrënës, por ka edhe peshq të cilët ushqehen me mish, e ata janë peshqit kërcorë.
54
Të ushqyerit te shtazët
Ujëtokësorët dhe zvarranikët. Te ujëtokësorët dhe zvarranikët sistemi i tretjes është i ngjashëm si te peshqit. Në zgavrën e gojës, këto dy grupe të shtazëve, kanë gjuhë të gjatë dhe ngjitëse të cilin e hedhin jashtë gojës me ndihmën e të cilës gjuajnë insekte të ndryshme, larva, skrraja etj. Shpezët. Sistemi i tretjes te Shpezët fillon me sqep (gojë pa dhëmbë) dhe për këtë e përbijnë ushqimin, i cili pastaj kalon në fyt. Nga fyti ushqimi vazhdon në ushqimpërçuesin, i cili në mes ka një zgjerim të quajtur gushë, ku ushqimi mblidhet dhe zbutet. Pastaj ushqimi zbret në lukthin gjëndrrror, me çka laget me lëngje të pasura me enzime (fermente). Kështu ushqimi i lagur dhe i zbutur shkon në lukthin muskulor, ku imtësohet më ndihmën e muskujve të fortë të tij dhe gurëve që shpezët i përbijnë së bashku me ushqimin e kokërrzuar. Lukthi nga brenda është i mbështjellë me guaskë rrudhore, e cila e mbron nga lëndimet mekanike gjatë bluarjes së ushqimit. Kështu ushqimi i zbutur dhe i imtësuar kalon në zorrë ku tretet e ndihmuar nga lëngjet zorrore, lëngjet nga pankreasi dhe lëngu i verdhë nga mëlçia Materiet organike të tretura thithen nëpër zgavra e gojës tërë murin zorror, ndërsa të patreturat hidhen nëpërmjet sqepi zgavrës anale. Pjesa e pasme e zorrës është e zgjeruar dhe quhet kloakë. ushqimpërçuesi
Sisorët. Vëzhgo zgavrën e gojës nga skeleti i kokës te njeriu. gusha lukthi muskulor A e vëren se në zgavrën e lukthi gjëndëror gojës ndodhen dhëmbët të cilët zorra mëlçia dymbëdhjetëgishtore janë të vendosur në nofulla, në kanali i vrerit gjëndra hapje speciale - alveole. Forma nënlukthore zorra e dhe numri i dhëmbëve te sisorët zorra e drejtë hollë e drejtë varet nga mënyra e të ushqyerit. kloaka zorra e verbër Dallojmë tre lloje dhëmbësh: prerës (të përparëm) të cilët Organet e tretjes te shpezët shërbejnë për prerjen e ushqimit – prerës më të zhvilluar kanë brejtësit lepuri, ketri, kastori etj. Dhëmbët e qenit shërbejnë për copëtimin e gjahut, ndërsa dhëmbë më të zhvilluar kanë bishat mace, luani, tigri, luqerbulla etj. Paradhëmballët dhe dhëmballët – shërbejnë për imtësimin e ushqimit. Në gojë sisorët kanë tre çifte të gjëndrave pështymore të cilët tajitin pështymë në të cilën laget ushqimi. Organe tjera për tretje janë: fyti, ushqimpërçuesi, lukthi, zorra dymbëdhjetëgishtore, zorra e hollë dhe e trashë dhe zgavra anale. Gjëndra që e ndihmojnë tretjen e ushqimit janë mëlçia dhe pankreasi.
55
Тема 6
Vëzhgo lukthin e qengjit që e solle! A e vëren se lukthi i qengjit është i ndërtuar nga muskuj të cilët shtrëngohen dhe lëshohen dhe e grimcojnë ushqimin. Mukoza jargore rrezhdore tajit lëngje me të cilat e tret ushqimin. Lukthi i përtypësve (delja, dhia, gjedhi, antilopa) është i ndarë në katër pjesë me ushqimin e papërtypur së pari mbushet pjesa më e madhe e lukthit – plandesi, ndërsa gjatë përtypjes nëpërmjet kësulës, pjesëpjesë ushqimi kthehet në gojë ku përtypet. Pastaj ushqimi kthehet në pjesën e tretë të lukthit – fletëzori dhe në fund shkon në pjesën e katërt – mullëza. Në mullëz ushqimi laget me lëngun lukthor në të cilin ka enzime, me ndihmën e të cilave kryhet zbërthimi kimik i materieve organike të ushqimit. Nga lukthi ushqimi kalon në zorrë. Tretja e mëtutjeshme e ushqimit në zorrë kryhet njësoj si te sisorët tjerë.
1
2 3 7
9
6
4
1. Gjëndra pështymore 2. Gjuha 3. Ushqimpërçuesi 4. Lukthi 5. Zorra dymbëdhjetëgishtore 6. Mëlçia 7. Vreri 8. Zorra e hollë 9. Zorra e trashë 10. Zorra e drejtë 11. Zorra e verbër
5
11 10
8 9
Organet për tretje te njeriu
Dhëmbët në gojën e njeriut
Unë mësova se... - Sistemi për tretje te kurrizorët është i ndërtuar nga zgavra e gojës, fyti, ushqimpërçuesi, lukthi dhe zorrët. Mëlçia dhe pankreasi janë Gjëndra që e ndihmojnë tretjen e ushqimit në zorrë. - Në gojë disa kurrizorë kanë dhëmbë për pranimin e ushqimit (peshqit, ujëtokësorët dhe zvarranikët). - Shpezët nuk kanë dhëmbë, për këtë edhe e përbijnë ushqimin. - Sisorët kanë dhëmbë të diferencuar prerës, të qenit, paradhëmballë dhe dhëmballë. A e din se? Peshkaqenët në fyt kanë as më pak as më shumë, por 10. 000 dhëmbë. Kali në gojë ka 40 dhëmbë, por nuk ka dhëmbë të qenit. Njeriu në gojë ka 32 dhëmbë, nga 16 në një nofull.
56
ТЕМА 7 BARTJA E USHQIMIT DHE GAZRAVE 1. GJAKU – LËNGU CIRKULUES, NDËRTIMI DHE ROLI 2. NDËRTIMI DHE FUNKSIONI I SISTEMIT QARKULLUES TË GJAKUT 3. NDËRTIMI DHE FUNKSIONI I SISTEMIT QARKULLUES TE PAKURRIZORËT 4. NDËRTIMI DHE FUNKSIONI I ZEMRËS TE SHTAZËT KURRIZORE 5. QARKULLIMI I VOGËL DHE I MADH I GJAKUT
Тема 7
NDËRTIMI DHE FUNKSIONI I SISTEMIT QARKULLUES LËNGJET TRUPORE Materiet ushqyese, oksigjeni dhe uji u janë të nevojshme qelizave që të mund ti kryejnë proceset jetësore – të ushqyerit, frymëmarrja, rritja, zhvillimin etj. Te njëqelizorët si edhe te shtazët shumëqelizore me ndërtim më të thjeshtë që jetojnë në ujë, rolin e bartjes së materieve, e kryen lëngu i cili qarkullon nëpër organizëm dhe arrin te secila qelizë. Lëngu bart oksigjen i cili është i tretur në të, si dhe materiet ushqyese, dhe ua dorëzon qelizave, e njëkohësisht largon nga qelizat dioksidin e karbonit dhe materiet e dëmshme. Ky qarkullim i lëngut quhet hidrolimfe. KEMOLIMFA ose gjaku i disa pakurrizorëve është qarkullim i lëngut i cili qarkullon nëpër trupin e disa skrrajave më të ndërlikuara, butakëve dhe këmbënyjorëve. Kemolimfa përmban qeliza të gjakut, leukocite dhe hemoglobinë të cilat gjenden në plazmën e gjakut. Hemoglobina përmban bakër, ndërsa gjaku ka ngjyrë të kaltër. Roli i hemoglobinës është ta bart oksigjenin deri te qelizat, ndërsa nga qelizat ta largon dioksidin e karbonit. LIMFA formohet nga lëngu i indeve dha qarkullon nëpër sistem të veçantë të enëve të quajtura enë limfatike. Sistemi limfatik fillon me kapilarët limfatik fillimi i të cilëve është në inde. Ato formojnë enë më të mëdha limfatike dhe në fund derdhen në vena para se gjaku të hyn në zemër. Limfa është lëng pa ngjyrë me përbërje të njëjtë sikur plazma e gjakut në të cilën ka qeliza të bardha të gjakut – leukocite. Limfa si edhe gjaku venoz (i reduktuar) ka rol ti bart materiet e panevojshme dhe të dëmshme dhe dioksidin e karbonit deri te organet për tajitje dhe organet për frymëmarrje përmes të cilave ato hidhen jashtë organizmit.
GJAKU – LËNG QARKULLUES, NDËRTIMI DHE ROLI Përkujtohu! - Çfarë indi është gjaku dhe cili është roli i tij? Nëse ke mundësi, kur të theret viç ose qengj, mblidh një gotë gjak. Lëre të rrijë disa orë. Në pjesën e sipërme do të ndahet lëng i plazma verdhë dhe ngjitës qeliza e bardhë e gjakut i quajtur plazmë e qeliza e kuqe e gjakut gjakut. Në pjesën e plazma: 55% (e shikuar nga anash) poshtme fitohet serum në të cilin gjenden qeliza e kuqe e gjakut (e shikuar nga para) qelizat e gjakut. elementet e gjakut: 45% pllakëza e gjakut
Përbërësit e gjakut
58
Bartja e ushqimit dhe gazrave Plazma e gjakut përmban më së shumti ujë, nga 79-82 %, pastaj proteine, yndyra, sheqerna, vitamine, kripëra minerale, dioksid karboni, oksigjen etj. Në plazmën e gjakut notojnë qelizat e kuqe të gjakut – eritrocitet, qelizat e bardha të gjakut – leukocitet dhe pllakëzat e gjakut – trombocitet. qeliza e kuqe e gjakut
gjak 4-5 litra
pllaka
elementet e plazmës 45%
plazma 55% e shikuar nga përpara
e shikuar nga ana
qeliza e bardhë e gjakut
qelizat e kuqe të gjakut
qelizat e bardha të gjakut
pllakëzat e gjakut
ujë 90%
ptoteina (8%)
jone, sheqerna, yndyra, minerale, vitamina, hormone etj.
Nëse ke mundësi vëzhgo preparat nga gjaku. Atë çka do ta vëresh krahasoje me figurën. Çka përfundove? Në gjak shihen qelizat e gjakut dhe atë të bardhat, qelizat e kuqe dhe pllakëzat e gjakut. Eritrocitet janë më me numër në gjak. Kali ka nga 5 deri 6 milion, ndërsa njeriu ka nga 4 deri 5 milion eritrocite në 1см³. Eritrocitet janë të ndërtuara nga materie proteinike – hemoglobinë, e cila ja jep ngjyrën e kuqe gjakut. Hemoglobina përmban edhe hekur me ndihmën e të cilit barten oksigjeni dhe dioksidi i karbonit. Leukocitet – qelizat e bardha të gjakut janë nga 6 deri në 10 mijë në 1см³. Leukocitet nuk kanë membranë qelizore, e ndërrojnë formën e tyre dhe lëshojnë këmbë të rrejshme me çka i pranojnë bakteret dhe i shkatërrojnë. Do me thënë ato kanë rol mbrojtës në organizëm. Trombocitet – pllakëzat e gjakut kanë rol ta ngjizin gjakun gjatë lëndimeve të enëve të gjakut. Roli i gjakut. Gjaku ka rol ti bartë materiet ushqyese dhe oksigjenin deri te të gjitha qelizat ku bëhet djegia (zbërthimi) i materieve organike, gjatë të cilës fitohet ujë, kripëra minerale, dioksid karboni si dhe materie të dëmshme helmuese. Këto materie të dëmshme dhe të panevojshme, gjaku i bart deri te organet për tajitje veshkat nëpërmjet të cilëve tajiten jashtë nga organizmi. Dioksidi i karbonit hidhet nëpërmjet mushkërive. Gjaku ka rol mbrojtës, ai e mbron organizmin nga sëmundjet. Gjaku ka rol në rregullimin e temperaturës së përhershme te shpezët dhe sisorët.
59
Тема 7 ENËT E GJAKUT Gjaku si lëng i indit të gjakut lëviz nëpër enët e gjakut: zemër, arterie, venë, ndërsa te kurrizorët edhe në kapilarët e gjakut. Arteriet Arteriet janë enë të gjakut me mure elastike. Janë të ndërtuara nga ind lidhor nga jashtë, i cili i lidh enët e gjakut me indet përreth, shtresë muskulore në mes dhe shtresë epiteliale në brendësi. Në rrugën e tyre nga zemra te organet, arteriet degëzohen. Arteria më e madhe e cila del nga zemra është e njohur si aortë. Të gjitha arteriet bartin gjak të pasur me oksigjen – gjak të oksiduar. Venat Venat janë enë të gjakut më të holla të cilat e kthejnë gjakun në zemër. Në venë gjaku lëviz me ndihmën e shtrëngimit dhe lëshimit të muskujve. Të gjitha enët venoze të gjakut (me përjashtim te venave mushkërore) nga indet te zemra bartin gjak të pasur me dioksid karboni – gjak të reduktuar. vena
arteria
vena
muskuli
kllapat
Lëvizja e gjakut në artere dhe vena
Ndërrimi i gazërave në kapilarë
Te shtazët të cilat kanë qarkullim të mbyllur, ndërmjet arterieve dhe venave takohen edhe kapilarët e gjakut. Kapilarët e gjakut janë të ndërtuara nga një rend i qelizave epiteliale nëpër muret e të cilave kryhet ndërrimi i materieve organike dhe gazërave – dioksid karbonit dhe oksigjenit. Përgjigju - Vëzhgo nën mikroskop preparat të gatshëm nga gjaku. Zbulo qelizat e gjakut. Skicoi në fletore dhe jep përshkrim të shkurtër. - Përshkruaje përbërjen e gjakut dhe numëro rolet e tij. Unë mësova se.. Gjaku është lëng ngjitës i kuq i përbërë nga plazma e gjakut dhe qelizat e gjakut. Roli i gjakut është që ti bart materiet ushqyese dhe gazërat. Gjaku ka edhe rol mbrojtës.
60
Bartja e ushqimit dhe gazrave
NDËRTIMI DHE FUNKSIONI I SISTEMIT QARKULLUES TË GJAKUT TE PAKURRIZORËT Përkujtohu! - Si barten materiet e tretura ushqyese dhe oksigjeni deri te qelizat? - Çka ndodh me ushqimin në qeliza dhe çka fitohet?
A e din se materiet e tretura ushqyese, oksigjeni dhe uji u janë të nevojshme qelizave për kryerjen e proceseve jetësore: të ushqyerit, frymëmarrje, rritje, zhvillim etj. Shtazët njëqelizore dhe shtazët shumëqelizore me ndërtim të thjeshtë – përcëlluesit dhe skrrajat pllakose (shpatuke), materiet e nevojshme i pranojnë dhe i bartin përmes rrugës së osmozës dhe diguzionit nga njëra qelizë në tjetrën. Te skrrajat unazore, bartja e ushqimit dhe oksigjenit kryhet nëpërmjet sistemit bartës të gjakut. Ai përbëhet nga dy enë kryesore: shpinore dhe barkore. Të dy enët e gjakut bashkohen në pjesën e përparme dhe të pasme me rrjetë nga kapilarë të gjakut për çka sistemi i gjakut quhet i mbyllur.
zemra Sistemi bartës i gjakut te skrraja
Sistemi gjakbartës te butakët
Te butakët dhe këmbënyjorët sistemi i qarkullimit të gjakut është i hapur dhe është i përfaqësuar nga një enë shpinore e gjakut në të cilin është e vendosur zemra. Te butakët Sistemi gjakbartës te këmbënyjorët zemra është e përbërë nga një barkushë dhe shpesh nga dy veshëza. Te këmbënyjorët zemra është në lloj gypi, e ndarë në më shumë barkusha. Te qarkullimi i hapur gjaku lëviz nëpër enët e gjakut të cilët në fund janë të hapura. Gjaku derdhet në zbrazëtirat e trupit dhe organet notojnë në lëngun e indit të gjakut. Nëpërmjet membranës qelizore të qelizave kryhet këmbimi i materieve.
61
Тема 7
NDËRTIMI DHE FUNKSIONI I ZEMRËS TE SHTAZËT KURRIZORE Zemra dhe enët e gjakut – arteriet, venat dhe kapilarët e gjakut të kurrizorët formojnë sistem qarkullues të mbyllë të gjakut. Peshqit. Pas verëzave është e vendosur zemra e peshkut. Ajo është e ndërtuar nga një barkushë dhe një veshës. Nëpër zemrën e peshqve kalon gjak i pasur me dioksid karboni i cili së pari hyn në veshëz, pastaj në barkushë. Nga barkusha nëpërmjet arteries verzore gjaku bartet në verza ku e jep dioksidin e karbonit dhe e pranon oksigjenin. Nga verzat, gjaku i pasur me oksigjen – gjak i oksiduar, nëpërmjet arteries shpinore dhe arterieve tjera dhe kapilarëve, gjaku bartet deri te të gjitha organet. Nëpërmjet venave të kokës dhe venës së barkut, gjaku kthehet deri te veshëza e zemrës. Sistemi qarkullues i gjakut te ujëtokësorët dhe zvarranikët është i ngjashëm si te peshqit. Zemra te ata është e ndërtuar nga dy veshëza dhe një barkushë. Te zvarranikët paraqitet ndarje jo e plotë ndërmjet barkusheve, ndërsa ndarja është e plotë vetëm te krokodilët. Zemra te shpezët dhe sisorët është organ muskulor i zbrazët. Me ndarje të plotë pjerrtazi është e ndarë në aorta gjysmën e majtë dhe të djathtë, ndërsa vena e sipërme e zbrazët me ndarje të ndërprerë është e ndarë në dy veshëza dhe dy barkushe. Në arterja mushkërore ndarjet e ndërprera ndërmjet veshëzave dhe barkusheve ndodhet nga një hapje veshëza e majtë në të cilën ka valvule (kllapa), të cilat perikardi (prerja) shërbejnë si ventil për hapjen dhe veshëza e djathtë mbylljen e hapjeve. Kllapat lejojnë gjaku të lëviz në një anë – nga veshëzat barkusha e djathtë në barkushe. Nga barkushat nëpërmjet arterieve gjaku del nga zemra. Gjysma barkusha e majtë e majtë e zemrës është e mbushur me gjak të oksiduar, të pasur me oksigjen, ndërsa e djathta – me gjak të reduktuar, të pasur me dioksid karboni. Zemra
62
Bartja e ushqimit dhe gazrave
vena e sipërme e zbrazët arteria aortë arteria mushkërore venat mushkërore
arteria mushkërore
veshëza e majtë ndarja muskulore veshëza e djathtë
kllapat ose valvulet
kllapat ose valvulet barkusha e majtë barkusha e djathtë muskuli i zemrës vena e poshtme e zbrazët
Prerje e tërthortë e zemrës së sisorëve – njeriu
QARKULLIMI I MADH DHE I VOGËL I GJAKUT Qarkullim është qarkullimi i gjakut në sistemin e enëve të gjakut. Qarkullim i madh i gjakut. Qarkullimi i madh te shpezët dhe sisorët paraqet qarkullimin e gjakut nga barkusha e majtë e zemrës nëpërmjet arteries aortë, arterieve dhe kapilarëve arterioz, qelizat furnizohen me oksigjen dhe ushqim. Materiet e panevojshme dhe të dëmshme nëpërmjet kapilarëve venoz hyjnë në gjak, ndërsa venat e kthejnë gjakun venoz në veshëzën e djathtë të zemrës. E treguar me shemë duket kështu barkusha e majtë e zemrës
arteriet
indet dhe organet
venat
veshëza e djathtë e zemrës
Qarkullimi i vogël i gjakut. Qarkullimi i vogël te shpezët dhe sisorët është qarkullim i gjakut nga barkusha e djathtë e zemrës, nëpërmjet arterieve mushkërore në mushkëri, ku kryhet këmbimi i gazërave. Gjaku i oksiduar nëpërmjet venave mushkërore kthehet në veshëzën e majtë të zemrës. E treguar me shemë duket kështu: barkusha e djathë e zemrës
arteriet mushkërore
mushkëritë e bardha
venat mushkërore
veshëza e majtë e zemrës
63
Тема 7
vena e sipërme e zbrazët arteria aortë arteria mushkërore vena mushkërore vena e poshtme e zbrazët zemra vena
arteria
kapilarët
Shemë e sistemit qarkullues
Unë mësova se.. Sistemin qarkullues të gjakut e përbëjnë: gjaku dhe enët e gjakut (zemra, arteriet, venat dhe kapilarët). Zemër kanë butakët, këmbënyjorët dhe të gjithë kurrizorët. Sistem qarkullues të gjakut dhe zemër më të ndërlikuar kanë shpezët dhe sisorët.
A e di? - Te elefanti zemra rreh 25 herë në minutë, te njeriu 60-80 herë, ndërsa te kanarina deri në 1. 000 herë në minutë.
64
ТЕМА 8 FRYMËMARRJA TE SHTAZËT 1. FRYMËMARRJA DHE FRYMËMARRJA QELIZORE 2. ORGANET PËR FRYMËMARRJE DHE MËNYRAT E FRYMËMARRJES TE SHTAZËT NË MJEDISIN UJOR 3. ORGANET PËR FRYMËMARRJE DHE MËNYRAT E FRYMËMARRJES TE SHTAZËT NË MJEDISIN AJROR DHE NË TOKË
Тема 8
FRYMËMARRJA DHE FRYMËMARRJA QELIZORE Përkujtohu! - Përkujtohu se çka paraqet procesi i frymëmarrjes te shtazët. - Ku dhe si kryhet frymëmarrja? Sigurisht u përkujtove se frymëmarrja është një proces i zbërthimit – djegie e qetë e materieve organike-sheqernave, nën ndikimin e oksigjenit dhe lirimin e energjisë, dioksid karbonit dhe ujit. Frymëmarrja e tillë që zhvillohet në çdo qelizë të gjallë është quajtur frymëmarrje qelizore apo frymëmarrje e brendshme. E paraqitur në shemë, duket kështu:
materiet organike në qelizë
+
oksigjeni
zbërthimi (djegia) graduale
energjia termike dioksidi i karbonit uji dhe kripëra minerale
Vërejë shemën dhe mundohu të përgjigjesh se çfarë domethënie ka procesi i frymëmarrjes te shtazët. Kuptimi bazë (themelor) i procesit frymëmarrje është lirimi i energjisë e cila është e nevojshme për të kryer proceset jetësore: lëvizje, ushqim, tajitje, rritje, zhvillim etj. Te shtazët gjaknxehta (shpezët dhe sisorët (sisorët)) energjia shndërrohet në nxehtësi dhe shërben për nxehjen e trupit. Te njëqelizorët dhe te shtazët me ndërtim të thjeshtë (pakurrizorët) dioksid karboni nxirret nëpërmjet tërë trupit-lëkurës, kurse te shtazët me ndërtim më të ndërlikuar (kurrizorët) nxjerrja bëhet nëpërmjet organeve për frymëmarrje. Shkëmbimi i gazrave ndërmjet mjedisit të jashtëm dhe organeve për frymëmarrje quhet frymëmarrje e jashtme. Dioksidi i karboni që është sjellë me gjakun deri te organet për frymëmarrje nxjerrët në mjedisin e jashtëm, kurse pranohet oksigjeni i cili nëpërmjet qarkullimit të gjakut dërgohet deri te qelizat. Frymëmarrja kryhet vazhdimisht sepse qelizave të gjalla dhe tërë organizmit i nevojitet energji. Te shtazët, kur flenë (janë në gjumë) dhe gjatë tërë gjumit dimëror, zvogëlohet puna e organeve, gjithashtu edhe frymëmarrja. Kur vrapojnë shtazët më shpejt marrin frymë.
66
Frymëmarrja te shtazët
ORGANET PËR FRYMËMARRJE DHE MËNYRAT E FRYMËMARRJES TE SHTAZËT NË MJEDISIN UJOR Përgatitu! -Në shkollë sille një peshk ose po të kesh akuarium me peshq. Vëreje peshkun si merr frymë. Në mjedisin ujor jetojnë një numër i madh parashtazorëve. Disa prej tyre i mësove në fillim të klasës së shtatë. Të gjitha kafshët nuk kanë organe të posaçme për frymëmarrje. Disa prej tyre janë aftësuar ta pranojnë oksigjenin nëpërmjet rrugës difuze me tërë sipërfaqen e trupit. Ato janë shtazë njëqelizore. Skrrajat nuk kanë organe të veçanta për frymëmarrje, por ato marrin frymë me lëkurën e tyre të lagësht (jargore). Butakët, gaforret dhe lëkurëgjemborët ujor marrin frymë me verza. Te gaforrja verzat janë vendosur në bazë të ekstremiteteve, kurse te butakët në zbrazëtirën trupore. Me pincetë çoi kapakët e verzave të peshkut që solle, të cilat gjenden në dy anët e kokës. A e vëren se verzat janë theka (fletëza) të holla të cilat janë të pasura me kapilare të gjakut. Peshqit marrin frymë ashtu që e hapin gojën nëpërmjet cilës hyn uji dhe përshkon verzat. Atëherë në kapilarët e gjakut bëhet ndërrimi i oksigjenit dhe dyoksidit të karbonit (oksigjeni hyn në gjak, kurse dyoksid karboni del). Me çuarjen e kapakëve të verzave largohet jashtë CO2 dhe uji. Te ujëtokësorët trupi është mbuluar me lëkurë të mbledhur (rrudhur) elastike, çdoherë e lagur dhe e jargosur, e pasur me kapilarë të gjakut nëpërmjet cilëve oksigjeni nga uji hyn në trup. Në tokë bretkosat marrin frymë edhe me
Verza
Verzat e peshkut
mushkëri.
67
Тема 8
Aktivitete dhe përgjigje - Po te kesh në kabinetin e biologjisë akuarium me peshq, vështro si marrin frymë. Hulumtim. Vështroj verzat e peshkut që e solle. Atë që zbulove shënoje në fletore dhe krahasoje me figurën. - Si marrin frymë butakët dhe gaforret? - Cilën frymëmarrje e quajmë të brendshme dhe pse? - Cilën frymëmarrje e quajmë të jashtme dhe pse?
Unë zbulova se
- Parashtazorët marrin frymë më tërë trupin. - Skrrajat marrin frymë me lëkurë. - Butakët, gaforret dhe peshqit marrin frymë më verza.
ORGANET PËR FRYMËMARRJE DHE MËNYRAT E FRYMËMARRJES TE SHTAZËT NË MJEDISIN AJROR DHE NË TOKË Përgatitu dhe përkujtohu! Në shkollë sille një copë mushkëri ose tërë mushkërinë e qengjit ose viçit. Cilën frymëmarrje e quajmë frymëmarrje me mushkëri dhe pse? Nga pakurrizorët insektet janë grupi më i madh të cilët jetojnë në toke dhe në ajër. Përveç aftësimeve të tjera insektet janë aftësuar të marrin gjatë frymëmarrjes ajrin atmosferik me trake. Traket janë gypa kitinor që janë krijuar nga lëkura dhe degëzohen në trup dhe prekin Traketë
Strajcat ajrore
Frymënxjerrës Sistemi i frymëmarrjes te karkaleci
68
Frymëmarrja te shtazët deri në organe. Ato sjellin oksigjen deri në qeliza dhe inde. Traketë kanë vrima (gojëza) anash trupit të cilat çdoherë janë të hapura dhe nëpërmjet tyre hyn ajri. Kur insektet e zgjasin barkun traket mbushen me ajër-thithin, kurse kur e mbledhin barkun ajri largohet-nxjerrët. Të gjithë kurrizorët (përveç peshqve) marrin frymë me mushkëri. Ajrin e pranojnë nëpërmjet zbrazëtirave hundore, fyt, laring, trake shkon në mushkëri. Ujëtokësorët kanë ndërtim më të thjeshtë të mushkërive. Krahët mushkëror u ngjajnë dy fshikëzave të mbështjella me kapilarë gjaku ku bëhet ndërrimi i gazrave. Bretkosat marrin frymë edhe nëpërmjet lëkurës së lagësht. Zvarranikët marrin frymë vetëm me mushkëri. Te këto shtazë krahët mushkëror janë më mirë të zhvilluara. Lëkura e tyre është e thatë dhe përmes saj nuk kryhet frymëmarrja. Mushkëritë e shpezëve kanë ndërtim të shpuzës dhe janë të ndërtuara nga një numër i madh kanalthesh - bronke rreth të cilave ka kapilarë. Në bronke bëhet frymëmarrja. Veçori e veçantë te shpendët janë strajcat ajrore të cilat paraqesin vazhdimësi të bronkeve dhe të njëjtat zgjaten nëpër zbrazëtirat mes organeve, deri sa hyjnë dhe në brendësinë e eshtrave. Eshtrat e këtilla quhen eshtra pneumatik. Kur fshikëzat ajrore mbushen, shpendi behet më i lehtë dhe fluturon. Vështroje mushkërinë e qengjit ose nga ndonjë sisor tjetër që e solle. A e vëren se mushkëritë janë organe çift – krahu i majtë dhe të djathtë mushkëror. Ato kanë ngjyrë roze, janë shpuzore dhe të lehta. Mushkëritë mbushen me ajër i cili hyn nëpërmjet zgavrës së hundës, fytit, gabzherrit (trakesë) dhe dy degëve të gabzherrit. Në zgavrën e hundës ajri pastrohet, nxehet dhe laget. Nëpërmjet fytit ajri hyn në laring, Ajo është pjesa e përparme e trakes, e cila nëpërmjet frymëmarrjes paraqet dhe organ për të krijuar zë. Trakeja (gabzherri) është kanal i ndërtuar prej unazave kërcore në formë të patkoit, skajet e pasme të së cilës janë të lidhura me ind lidhor i cili i jep mundësi trakes të lirohet dhe mblidhet. Në pjesën e poshtme të trakes degëzohen dy degë – trakesh. Degët e trakeve, sapo hyjnë në krahët mushkëror, ndahen në degë më të imta – bronke, pastaj në bronkiole të cilat mbarojnë me strajca ajrore të ndërtuara nga fshikëzat të quajtura – alveole. Alveolat janë të ndërtuara nga një rend qelizash epiteliale të mbështjella me kapilare të gjakut. Në to kryhet ndërrimi i gazrave. Oksigjeni nga alveolat kalon në kapilaret e gjakut dhe me qarkullimin e gjakut bartet në të gjithë qelizat. Kurse dyoksidi i karbonit nga qelizat hyn në kapilarët venoz të cilat nëpërmjet enëve të gjakut – venave, kthehet në mushkëri dhe nëpërmjet alveolave dhe rrugëve të frymëmarrjes nxjerrët jashtë. Mbushja dhe zbrazja e mushkërive është e ndihmuar nga diafragma dhe muskujve ndërmjet brinjëve.
69
Тема 8
Zgavra e hundës Fyti Gabzherri
Mushkëria
Bronket
Diafragma
Alveola
Hulumtim Preje një copë mushkëri dhe vendose në gotë me ujë. A e vëren se copa e mushkërisë së bardhë noton në ujë. Kjo ndodh sepse mushkëritë janë të mbushura me ajr dhe i bën të lehta.
Unë kuptova se: Të gjithë kurrizorët përveç peshqve marrin frymë me mushkëri. Ndërtim më të ndërlikuar të mushkërive kanë sisorët. Këmbimi i gazrave te shpezët kryhet në bronke, kurse te sisorët në fshikëzat e mushkërive.
70
ТЕМА 9 TAJITJA TE SHTAZËT 1. TAJITJA TE SHTAZËT 2. ORGANET PËR TAJITJE DHE ROLI I TYRE TE PAKURRIZORËT 3. ORGANET PËR TAJITJE DHE ROLI I TYRE TE KURRIZORËT
Тема 9
TAJITJA TE SHTAZËT Përkujtohu! - Çfarë procesi është tajitja dhe çka tajitet nga organizmi? - Cilat janë organet për tajitje? - Çka është frymëmarrje qelizore dhe kush janë produktet e procesit të frymëmarrjes? Sigurisht u përkujtove se materiet organike në qelizë vazhdimisht zbërthehen në prani të oksigjenit, ashtu që fitohet dyoksidi i karbonit, energjia, uji dhe materie të dëmshme, të cilat nëse nuk largohen nga organizmi mund të shkaktojnë helmim. Materie të tilla janë kripëra të ndryshme të tretura ne ujë, acidi urinik, ure, amoniak etj. Këto materie e përbëjnë urinën. Largimi i materieve të dëmshme dhe ujit (urina) nga organizmi quhet tajitje. Organet nëpërmjet të cilëve largohet urina quhen organe për tajitje.
ORGANET PËR TAJITJE DHE ROLI I TYRE TE PAKURRIZORËT
kanalthe grumbulluese
Te parameciumi materiet e panevojshme të cilat krijohen gjatë tretjes, largohen nëpërmjet tërë trupit, nëpërmjet poreve të membranës qelizore ose nëpërmjet vakuolave kontraktile. Vakuolat kanë formë të dukshme yjore. Nëpërmjet kanaltheve të vakuolës në të nga jashtë hyn dhe del uji. Në atë mënyrë vazhdimisht bëhet mbushja dhe zbrazja e vakuolave dhe largimi i materieve të panevojshme. Për këtë arsye kjo vakuolë quhet edhe si vakuolë pulsative. Te planaria tajitja kryhet nëpërmjet kanaltheve mbledhëse të cilat derdhen në dy kanale anësore nxjerrëse, të cilat nëpërmjet poreve i largojnë materiet e dëmshme nga trupi.
kanalthi anësor
gypthat nyjorë
gypthat nyjorë Numri i madh i gypthave si organe për tajitje te skrrajat unazore
pori Organet e tajitjes te planaria
72
Te skrrajat unazore largimi bëhet nëpërmjet gypthave të vegjën me hapje anash trupit. Këta gyptha quhen gyptha nyjorë (të Malpigut).
Tajitja te shtazët
Gypthat në pjesën fillestare janë të zgjeruara dhe kanë qepalla. Qepallat e çojnë ujin dhe materiet e dëmshme të hynë në gypth, sepse dridhen nga brenda. Enë Malpingu
Te shtazët këmbënyjore në zbrazëtirën trupore (barkun) ka sistem kanalesh për tajitje, të quajtura enë të Malpigut. Nëpërmjet kanaleve të malpigut urina derdhet ne zorrën e pasme dhe bashkë me fekalie hidhet jashtë. Butakët kanë organe për tajitje - veshkë. Veshkat janë të ndërtuara me kanalthe të cilat në pjesën fillestare janë të zgjeruara në formë hinke me qepalla. Të gjithë kanalthet mbarojnë në një gypth i cili gjendet në mes shputës dhe trupit.
Organet e tajitjes te insektet
ORGANET PËR TAJITJE DHE ROLI I TYRE TE KURRIZORËT Përgatitu! Mundohu të sigurosh veshkë nga qengji apo derri ose shfrytëzoje modelin e veshkës nga materiali shkollor. Te kurrizorët, materiet e dëmshme dhe uji tajiten nëpërmjet sistemit të organeve për tajitje, ato janë: veshkët, urinpërçuesit, mëshikëza e urinës, dhe kanali i urinës. Të gjithë kurrizorët nuk kanë sistem të njëjtë për tajitje. Te peshqit sistemi për tajitje është paraqitur me veshkë çift të vendosura në dy anët e kurrizit, si dy trak (shirita) të zgjatura me ngjyrë të kuqe të mbyllur. Çdo veshkë nëpërmjet urinpërçuesit është i lidhur me mëshikëzën e urinës. Nëpërmjet kanalit dalës të urinës urina hedhet jashtë nëpër vrimës e cila gjendet pas zgavrës anale. Organet për tajitje te ujëtokësorët, zvarranikët dhe shpezët janë të ngjashme si te peshqit. Te këto grupe shtazësh, veshkët janë më të shkurtra dhe të njëjtat nuk kanë mëshikëz të urinës. Nëpër urinpërçues urina hedhet në kloakë, e cila është pjesë e pasme e zgjeruar e zorrës. Urina bashkë me fekale hidhet jashtë. Sisorët kanë sistem më të ndërlikuar për tajitje. Vështroje modelin e veshkës nga materiali shkollor do të vëresh se veshka ka formën e kokrrës së fasules me ngjyrë të kuqe të mbyllur. Në anën e thelluar shihen dy enë gjaku dhe dalja e urinpërçuesit.
73
Тема 9 Në prerjen gjatësore të modelit të veshkës a e vëren se nga jashtë veshka është më e errët dhe ka strukturë kokërrzore. Ajo është kora e veshkës. Ato kokërrza të imta quhen nefrone ose truptha të Malpigut, të cilat janë të pasura me kapilarë 1 2 të gjakut. Trupthat e Malpigut vazhdojnë në kanalthet e Malpigut të cilat grupohen dhe formojnë prej 3 10 deri 12 piramida veshkore. Piramidat veshkore e formojnë shtresën e dytë të veshkës të quajtur palca veshkore. Shtresa e 4 9 tretë e veshkës është zbrazëtira me 1. Veshka formë të parregullt dhe me ngjyrë të 2. Cipa veshkore 8 verdhë e quajtur legeni i veshkës. 3. Gotat veshkore 4. Legeni veshkor Në trupthat dhe gypthat e 5 5. Mesi veshkor me nefroneve bëhet kullimi (filtrimi) dhe 7 piramida pastrimi i gjakut ashtu që krijohet 6. Korja veshkore urina e cila mblidhet në legenin e 7. Urinëpërçuesi 6 veshkës dhe nëpërmes urinpërçuesit 8. Vena veshkore 9. Arteria veshkore i cili e bart urinën në mëshikëzën e urinës. Nga mëshikëza e urinës nëpërmjet kanalit urinor hidhet jashtë. Urina është lëng i verdhë me shije të njelmët dhe erë të papëlqyeshme e cila vjen nga tretja e amoniakut dhe materie tjera të dëmshme. Një pjesa e materieve të dëmshme dhe uji te sisorët hedhet edhe nëpërmjet lëkurës si djersë. Djersa ka përmbajtje të ngjashme si urina. Unë kuptova se
-Tajitja e ujit dhe materieve të dëmshme të kurrizorët kryhet nëpërmjet veshkave. -Tajitja te pakurrizorët bëhet nëpërmjet sistemit të gypthave të quajtura gyptha të nefronit. -Urina është produkt i organeve për tajitje.
74
ТЕМА 10 SHQISAT TE SHTAZËT DHE LIDHJA ME MJEDISIN JETËSOR 1. RËNDËSIA E ORGANEVE SHQISORE TE SHTAZËT 2. ORGANET SHQISORE TE SHTAZËT - ORGANET SHQISORE PËR SHIQIM - ORGANET SHQISORE PËR DËGJIM - ORGANET SHQISORE PËR NUHATJE - ORGANET SHQISORE PËR SHIJE - SHQISAT PËR PREKJE 3. NDËRTIMI DHE ROLI I SISTEMIT NERVOR TE SHTAZËT
Тема 10
RËNDËSIA E ORGANEVE SHQISORE TE SHTAZËT Përkujtohu! Cilat organe quhen organe shqisore dhe cili është roli i tyre. Numëroni disa organe shqisore te shtazët. Mbijetesa e shtazëve varet nga kushtet e mjedisit jetësor që i rrethon. Aty e sigurojmë ushqimin, ujin, strehimin etj. Si mund të gjinden shtazët në vendbanimin e tyre? Shtazët kanë organe të specializuara për të krijuar lidhjen me mjedisin. Ato janë: organet shqisore për: shikim, dëgjim, shije dhe prekje. Era, shija, zëri, drita dhe nxehtësia janë ngacmime shqisore. Organet shqisore te shtazët kanë domethënie të madhe për qëndrueshmërinë e tyre, për të gjetur ushqim, partnerë për shumim, për mbrojtje nga armiku dhe kushtet e pavolitshme. Nëpërmjet organeve shqisore dhe lidhjes me trurin, shtazët kuptojnë se çka ndodh në mjedisin jetësor dhe reagojnë në mënyrë përkatëse.
ORGANET SHQISORE TE SHTAZËT ORGANET SHQISORE PËR SHIKIM - SYTË Përkujtohu! Ç’farë ngacmimesh pranojnë organet për shikim dhe pse shërbejnë te shtazët? - Në qoftë se ke mundësi sille një sy qengji, derri ose ndonjë sisori tjetër për disekcion. Sigurisht u përkujtove se organet për shikim i pranojnë ngacmimet e dritës. Ato shërbejnë për të njohur dritën, errësirën, formën, madhësinë, ngjyrën, lëvizjen etj. Tek euglena e gjelbër, në pjesën e përparme të trupit, në afërsi të kërbaçit gjendet një trupth i quajtur njollë e syrit ose stigma e cili reagon në ngacmimet e dritës. Kur euglena gjendet në pjesët më të sipërme të ndritura të ujit, ajo në citoplazmë krijon klorofil dhe ushqehet në mënyrë autotrofe. Në errësirë, ajo e humb klorofilin dhe ushqehet në mënyrë heterotrofe . 76
njolla Njolla e kuqe tek euglena
Shqisat te shtazët dhe lidhja me mjedisin jetësor Me ndërlikueshmërinë e ndërtimit te shtazëve, qelizat shqisore për shikim grupohen në vende të caktuara në organizëm duke i ndërtuar organet e para shqisore për shikim-sytë. Sytë mund të jenë të thjeshtë dhe të përbërë. Shumica e syve të thjeshtë shërbejnë për detektimin e dritës, si për shembull te planarina dhe te skrrajat tjera të detit. Sytë e përbërë i hasim te butakët, sy të këmbënyjorët dhe te të gjithë kurrizorët. mëdhenj Te kryekëmborët, gaforret dhe insektet syri është i përbërë, i ndërtuar prej një numri të madh thjerrëzash optike të pavarura. Secila thjerrëz sheh vetëm një pjesë të objektit, sy të ndërsa të gjitha bashkë e formojnë pamjen imët e objektit në tru. (thjerra) Shtazët kurrizore i kanë sytë më të ndërlikuar të quajtura sy mollëzor. Sytë e imët te sytë e Sy të mëdhenj te Te peshqit sytë janë në formë fshikëze, përbërë të insekteve insektet me një ndërtim të ndërlikuar, me një thjerrëz syri e cila mund të lëvizë përpara-prapa dhe në këtë mënyrë bënë përshtatjen e këndit të figurës. Syri i ujëtokësorëve dhe i zvarranikëve është i ngjashëm me atë të peshqve. Sy më të ndërlikuar kanë shpezët dhe sisorët. Syri te shpezët ka akomodim më të mirë për të shikuar në largësi. Vështro syrin e qengjit që solle. A vëren se syri ka formë topthore, ka ngjyrë të bardhë, ndërsa në pjesën e përparme kalon në perde të tejdukshme (kornea). Pastaj bëni prerjen e syrit. A vëren se nga brenda syri është i mbuluar me një shtresë të errët e cila quhet retina (rrjetë). Retina është e ndërtuara nga qelizat shqisore prej të cilave fillon nervi syrit, i cili shkon deri te qendra për shikim që gjendet në tru. Retina në pjesën e përparme kalon në thjerrëz të tejdukshme të syrit, e cila ka për detyrë ti thyej dhe tu jap drejtimin rrezeve të dritës deri në retine - njolla e verdhë, ku bëhet pranimi i figurës. Midis të bardhës së syrit dhe retinës gjendet shtresa e quajtur sklerë e cila është e pasur me kapilarë të gjakut, përmes të cilëve ushqehet syri. Në pjesën mbështjellësi i fortë (e bardha) retina e përparme sklera kalon në iris, nga ngjyra e irisit varet konjuktivi sklera ngjyra e syve - zezë, e kaltër, e gjelbër etj. Në mes të irisit thjerra gjendet vrima - kokërdhoku muskuli rrethor ose bebja e syrit, përmes së cilit hynë drita në sy. Brendia e bebja syrit është mbushur me masë nervi i syrit të tejdukshme zhelatinore – kornea trupi qelqor që e bënë të fortë syrin. irisi Pjesët përbërëse të syrit
77
Тема 10
Si shohim? Vështro figurën! Çka vërejte? Sigurisht zbulove që rrezet e dritës që bien mbi objektin që e shikojmë reflektohen dhe bien në syrin tonë. Për mes kornesë dhe bebes së syrit ngacmimet e dritës arrin deri te thjerrëza e cila i mbledh, i thyen dhe i drejton në pjesën e prapme të syrit- në njollën e syrit, duke formuar figurën e zvogëluar dhe të përmbysur. Përmes nervit të syrit ngacmimet barten deri te qendra e shikimit, në tru, ku fitohet pamja reale e objektit që e shikojmë. Përgjigju - Cilat organe quhen organe shqisore dhe cili është roli i tyre? - Ç’është ngacmimi dhe cilat lloje ngacmimesh i di? - Bërë disekcionin e syrit të qengjit ose të viçit! - Krahasoje këtë me figurën nga libri dhe përpiqu ti zbulosh dhe ti përshkruash pjesët e syrit. Unë zbulova se... Shqisa për të shikuar janë sytë, që mund të jenë të thjeshtë dhe të përbërë. Mollëza e syrit te kurrizorët është më e ndërlikuara dhe është ndërtuara prej tri shtresash: e bardha me kornenë, sklera me irisin dhe retina me thjerrën e syrit. Pjesët tjera të syrit janë trupi qelqorë dhe nervi i syrit. A e di se... Rreth 85 % të informacioneve nga mjedisi që na rrethon njeriu i merr përmes syve. Syri i insekteve mund të ketë rreth 3000 thjerrëza.
SHQISA PËR DËGJIM - VESHI Çfarë ngacmimesh pranojnë organet për dëgjim dhe përse shërbejnë? Sigurisht se u përkujtohet se përmes shqisave të dëgjimit shtazët i pranojnë ngacmimet e zërit të cilat mund të jenë të këndshme, të pakëndshme, paralajmëruese etj. Nga pakurrizorët vetëm insektet dhe gaforret kanë organe të thjeshta dëgjimi në formë të fijeve të vendosura në këmbët e përparme. Kurrizorët kanë veshë si organ për të dëgjuar. Sisorët kanë ndërtimin më të ndërlikuar të veshit. Veshi përbëhet prej tri pjesëve themelore: veshi i jashtëm të cilin e përbëjnë kanali i veshit dhe timpani (daullja) i veshit, ndërsa te sisorët edhe guaca e veshit; veshi i mesëm është i ndërtuara nga tre eshtra të lidhur ndërmjet veti me nyje; veshi i brendshëm është i mbushur me lëngë limfatik ku noton kërmilli i veshit, dy fshikëza dhe tri kanale gjysmë rrethore. Brenda në kërmill janë vendosur qelizat shqisore. Nga qelizat shqisore fillon nervi për dëgjim, i cili bart ngacmimet e zërit deri te truri ku kuptohet për llojin e zërit. 78
Shqisat te shtazët dhe lidhja me mjedisin jetësor 4
6 7
1
3
2
Pjesët e veshit
5
Si dëgjojmë
1. Guaca e veshit 2. Kanali i veshit. 3. Daullja e veshit. 4. Eshtrat e imëta të veshit. 5. Kërmilli i veshit. 6. Kanali gjysmërrethor.7. Nervi i veshit.
Si dëgjojmë? Te sisorët valët e zërit i mbledhin guacat e veshit dhe i drejtojnë kah kanali i veshit, i bien timpanit (daulles) dhe e dredhin. Dridhjet nga timpani barten përmes eshtrave të imët për dëgjim nga veshi i mesëm deri te veshi i brendshëm, ku gjendet kërmilli i veshit. Në kërmillin e veshit janë vendosur qelizat shqisore që i pranojnë ngacmimet dhe i bartin përmes nervit për dëgjim deri te qendra e dëgjimit në tru. Në tru bëhet e qartë ajo çka dëgjojnë shtazët. A e di se... Ashti më i vogël në trupin e njeriut gjendet në veshin e mesëm dhe është i gjatë 3 mm. Fuqia e zërit matet me decibel. Zërat më të fuqishëm se 90 decibel shkaktojnë vështirësi dhe dhimbje, ndërsa ata mbi 130 decibel mund të shkaktojnë dëmtimin e veshit, te njeriu madje edhe shurdhim.
SHQISA PËR AROMË (E TË NUHATURIT) Organet për aromë (nuhatjes) i pranojnë ngacmimet aromës (nuhatjes). Ngacmimet e aromës (nuhatjes) pranohen si thërrmija me aromë që gjenden në ajër. Kur thërrmijat me aromë ngjiten për qepallat e lëngëta të qelizave shqisore, ato treten dhe krijojnë ndjesinë e aromës (nuhatjes). Te këmbënyjorët ngacmimet e nuhatjes pranohen përmes fijeve të vogla të shpërndara nëpër tërë trupin, ndërsa më të ndjeshme janë fijet e antenave. Te peshqit shqisa për aromë (nuhatjes) gjendet te mustaqet, buzët dhe zgavra e gojës. Te kurrizorët tokësorë shqisa për aromë (e nuhatjes) është e vendosur në pjesën e sipërme të zgavrës së hundës. Qelizat shqisore kanë formë Shqisa e nuhatjes te siluri (mustaqet)
79
Тема 10
të zgjatur, të cilat në njërin skaj kanë fije shqisore, ndërsa në skajin tjetër fije të gjata nervore që përbëjnë nervin e nuhatjes. Ky nerv i bart ngacmimet deri te qendra e nuhatjes në tru. Ngacmimet për aromë (nuhatje) mund të jenë të këndshme dhe të pakëndshme. Një numër i madh shtazësh me shqisën e nuhatjes gjejnë ushqim, partner për shumim dhe mund të dallojnë ushqimin.
rrënja e nuhatjes ashti i hundës nervi për nuhatje
membrana e nuhatjes
Pjesët përbërëse të hundës
SHQISA PËR SHIJE Organet për shije shërbejnë për të pranuar ngacmimet e shijes dhe për të dalluar ushqimin se a është i lezetshëm ose i palezetshëm për tu ngrënë. Ngacmimet për të shijuar, ashtu sikurse edhe për aromë pranohen si materie të tretura. Materiet e tretura i ngacmojnë qelizat shqisore për shije prej ku ngacmimi i dorëzohet nervit shqisorë, i cili të njëjtën e bart deri te qendra për shije në tru. Atëherë merret vesh shija e ushqimit. Te këmbënyjorët shqisa e të shijuarit është e vendosur në fijet e shtrira nëpër tërë trupin. Veçmas janë të ndjeshme fijet e antenave. Te peshqit shqisa për shijet është vendosur në buzë, zgavrën gojore dhe te mustaqet. lytha në formë të qimeve lytha në formë të kërpudhës lytha në formë të gotës hidhur njelmët
lytha në formë të gotës
lytha në formë të kërpudhës lytha në formë të qimeve
tharët ëmbël Sferat e të shijuarit në gjuhë
80
Lythat e të shijuarit në gjuhë
Shqisat te shtazët dhe lidhja me mjedisin jetësor Te kurrizorët tokësorë qelizat shqisore janë të shpërndara në formë të lythave në gjuhë dhe në formë të qelizave shqisore të shkapërderdhura në qiellzë dhe në fyt. Shija e ushqimit mund të jetë: e njelmët, e ëmbël, e tharët, dhe e hidhur. Shumë shtazë, sikurse edhe njeriu, mbështeten në këtë shqisë gjatë zgjedhjes së ushqimit. Hulumtim. Po pate mundësi sill gjuhë të qengjit ose të viçit dhe vështroje. Përpiqu që ti gjesh lythat në gjuhë, të cilat gjenden në pjesën e sipërme të sajë. Bëri një përshkrim të shkurtër madhësisë dhe shpeshtësisë së lythave. Të tëra këto shkruaji në fletore dhe paraqiti para shokëve të tu. SHQISA PËR PREKJE Shqisa e të prekurit është vendosur në lëkurë. E tërë lëkura është e ndjeshme në prekje. Te disa shtazë disa pjesë të trupit janë më të ndjeshme. Për shembull te insektet dhe kërmijtë më të ndjeshme janë pipthat. Te peshqit qelizat shqisore për prekje janë vendosur në linjën anësore të trupit. Te shpezët më i ndjeshëm gjatë prekjes është maja e sqepit. receptori Te sisorët më të ndjeshme i prekjes janë majat e gishtave, shuplakat, shputa dhe buzët. Me shqisën e të prekurit zbulohet forma, fortësia, pesha, receptori shtypjes gërvishtja e objekteve dhe ushqimit. Shqisa e të prekurit në lëkurën e sisorëve
Përgjigju Çka janë ngacmimet shqisore dhe çfarë lloje ngacmimesh njeh? Numëroi organet shqisore te shtazët. Çfarë rëndësie kanë organet shqisore te shtazët? Unë kuptova se... Shtazët pranojnë: ngacmime për aromë, për shije, të nxehtësisë, të zërit, të dritës dhe të të prekurit. Ngacmimet shqisore i pranojnë përmes qelizave dhe organeve shqisore. Shqisa më të zhvilluara kanë sisorët. 81
Тема 10
NDËRTIMI DHE ROLI I SISTEMIT NERVOR TE SHTAZËT Përkujtohu! - Ç’është ngacmimi dhe si i pranojnë ngacmimet shtazët! - Si bartet ngacmimi deri në tru? - Prej se është i ndërtuar dhe çfarë roli ka Sistemi nervor te shtazët? Gjithsesi se solle ndër mend se ngacmimet që i pranojnë shtazët përmes organeve shqisore barten deri te truri ku merret vesh lloji i ngacmimit dhe shtaza reagon në mënyrë adekuate. Do të thotë, roli i sistemit nervor është që të mbajë lidhjen e shtazëve me mjedisin jetësor. Sistemi nervor ka rolin e drejtimit, kontrollimit dhe koordinimit të punës të të gjitha organeve të brendshme dhe mundëson që organizmi të punojë si tërësi. NDËRTIMI I SITEMIT NERVOR Qeliza nervore është njësi themelore ndërtimore dhe funksionale e sistemit nervor. Vështro figurën dhe njihu me ndërtimin dhe funksionin e qelizës nervore. Qeliza nervore-neuroni është me formë jo të drejtë. Është e ndërtuar nga trupi i qelizës, në mesin e së cilës gjendet bërthama. Në periferi citoplazma krijon më shumë zgjatime të shkurtra dhe të degëzuara - dendrite dhe një vazhdim të gjatë – neurit. Më shumë zgjatime ndërtojnë duaj, ndërsa më shumë duaj ndërtojnë nervin. Dallojmë nerva shqisorë që i bartin ngacmimet nga periferia deri te truri dhe nerva motorik, që i kthejnë përgjigjet e ngacmimeve. Te të gjitha shtazët sistemi nervor është i ndërtuar nga qelizat nervore.
Trupi qelizor ose siluri Bërthama Dendrite Mbështjellësi i mielinit Aksoni ose neuriti
Degëzimi i aksonit Ndërtimi i qelizës nervore - neuroni
Sistemi nervor në formë të rrjetës te hidra
82
Te shtazët me ndërtim më të thjeshtë sistemi nervor mund të jetë i shpërndarë nëpër tërë trupin, që i ngjan rrjetës dhe është quajtur sistem nervor rrjetor. Sistem të këtillë kanë përcëlluesit (hidra).
Shqisat te shtazët dhe lidhja me mjedisin jetësor ganglit e përparme ganglet
Te skrrajat shpatuke (planaria) sistemi nervor është i paraqitur me dy ganglione (grup prej më shumë qelizave nervore) të vendosura në pjesën e përparme të trupit dhe dy lidhëse anësore të ndërtuara prej qelizave nervore, të lidhja shpinore dhe barkore cilat janë të lidhura ndërmjet veti me fije nervore. Sistemi nervor ganglionar shkallëzor Te skrrajat unazore sistemi nervor është te skrraja e shiut ganglionar. Në çdo unazë ka një çift ganglionesh të lidhura ndërmjet veti me fije nervore. Te butakët dhe te këmbënyjorët sistemi nervor është i ndërtuar nga zinxhiri i ganglioneve, te cilat në pjesën e përparme janë të grupuar në tru.
SISTEMI NERVOR TE KURRIZORËT Kurrizorët kanë sistem më të ndërlikuar nervorë, të njohur si sistem nervor gypor. Gypi nervorë është i vendosur në kanalin e kurrizit, i njohur si tru (palcë) kurrizor. Në pjesën e përparme truri kurrizorë zgjerohet dhe e ndërton trurin e kafkës. Truri i kafkës përbëhet nga pesë pjesë: nga truri i madh ose i përparmë, i vogël ose i prapmë, ndërmjet-truri, truri i mesëm dhe i zgjatur. Ky sistem nervor është i njohur si sistem nervor qendror. Sistemin nervorë periferik e përbëjnë të gjitha qelizat nervore jashtë pjesëve të trurit. Sistemi nervor te sisorët ka arritur shkallën më të lartë të zhvillimit. Më mirë është i zhvilluar truri i përparmë, i njohur si tru i madh.
ndërmjet-truri
truri i mesëm hemisfera e majtë
hemisfera e djathtë
truri i madh
truri i vazhduar truri i vogël
truri kurrizor Pjesa e epërme e trurit të madh
Trutë te sisorët
83
Тема 10
Truri i madh është i ndërtuar nga dy hemisfera (gjysmë topthore), e majta dhe e djathta, të cilat janë të lidhura ndërmjet veti. Te truri i madhe dhe i vogël i sisorëve zhvillohet korja e trurit e cila është rrudhosur, me shumë brazda. Në koren e trurit janë vendosur një numër i madh qendrash të cilat sisorëve u mundësojnë që më shpejtë dhe më lehtë të gjenden në mjedisin e jashtëm dhe të reagojnë në mënyrë përkatëse ndaj ngacmimeve të jashtëm. Aktivitete-hulumtime Nga dyqani i mishit siguro tru të kafkës së qengjit ose të ndonjë sisori tjetër dhe vendose në formalin ose alkool 5 % (a mund edhe të ngrihet). Pas dy tre ditëve shfrytëzoje për hulumtim. Me ndihmën e arsimtarit përpiqu që ti zbulosh të tre pjesët e trurit: trurin e madh, të vogël dhe të zgjatur. Vështro koren e trurit të madh dhe të vogël nga ana e jashtme. Të gjitha ato që i zbulove shënoi në fletore. Bëni një prerje për së gjati të njërës prej hemisferave të trurit të madh. Me ndihmën e arsimtarit zbuloje koren trunore dhe bëri një përshkrim të shkurtër asaj çka zbulove. Brendia e trurit është e mbushur me masë të bardhë të butë, trunore. A e di se... Korja trunore e njeriut është e ndërtuar nga 12 deri në 14 miliardë qeliza. Sipërfaqja e kores së trurit të madh të njeriut është 2.200 cm3 dhe ka trashësi prej 1 deri 5 mm. Truri përmban 85% ujë.
84
ТЕМА 11 SHUMIMI DHE ZHVILLIMI 1. SHUMIMI DHE ZHVILLIMI I SHTAZËVE 2. ORGANET PËR SHUMIM DHE MËNYRAT E ZHVILLIMIT TE PAKURRIZORËT 3. ORGANET PËR SHUMIM DHE MËNYRAT E ZHVILLIMIT TE KURRIZORËT
Тема 11
SHUMIMI DHE ZHVILLIMI TE SHTAZËT Përkujtohu! Si shumohen shtazët? Si quhen organet seksuale mashkullore e si ato femërore? Ç’është pllenimi, e ç’është zhvillimi? Sigurisht se u përkujtove se shumimi është karakteristikë biologjike e shtazëve, me anë të së cilit krijohen pasardhës që u ngjan prindërve dhe vazhdojnë të jetojnë pas vdekjes së tyre. Shumimi mund të jetë: seksual dhe joseksual. Shumimin joseksual e gjejmë te organizmat njëqelizor dhe te organizmat e thjeshtë shumëqelizor. Shumimi joseksual mund të jetë me ndarje të thjeshtë të qelizës, ku prej një qelize fitohen dy qeliza të njëjta. Shumim të këtillë gjejmë te organizmat njëqelizorë.
Ameba
Ndarja e planaries
86
Ndarja e amebës dhe parameciumi
Parameciumi
Te planaria shumimi joseksual njihet si fragmentim. Trupi i planaries ndahet në copa të shkurta (fragmente) prej të cilave fitohen krijesa të reja. Organizmat grykorë dhe shpuzorët shumohen në mënyrë joseksuale përmes bulëzimit. Bulëzat formohen nga muri i trupit të nënës. Kur piqen, bulëzat te hidra ndahen nga trupi i nënës dhe vazhdojnë jetën e pavarur. Te shpuzorët bulëzat nuk shkëputen nga prindi dhe vazhdojnë të jetojnë bashkë, duke formuar koloni.
bulëza
Hidra
Shumimi dhe zhvillimi
ORGANET E SHUMIMIT DHE MËNYRAT E ZHVILLIMIT TE PAKURRIZORËT Shumimi seksual përbën krijimin e trashëgimtarëve përmes lidhjes së dy qelizave seksuale. Te shtazët dallojmë organet seksuale mashkullore dhe femërore. Organet seksuale mashkullore – farorët, krijojnë qeliza seksuale mashkullore - spermatozoide. Organet seksuale femërore - vezoret krijojnë qeliza seksuale femërore – qelizën vezë. Kur qeliza spermatozoide do të hyjë në qelizën vezë, kryhet pllenimi. Qeliza vezë e pllenuar njihet si zigot. Skrrajat unazore (skrraja e shiut) dhe butakët janë shtazë dyseksore – hermafrodite, që do të thotë se në trupin e tyre ka edhe organe seksuale mashkullore edhe femërore, në të cilat krijohen qeliza seksuale. Pllenimi kryhet midis dy krijesave. Nga qelizat vezë të pllenuara zhvillohen të vegjlit që u ngjajnë prindërve. Këmbënyjorët (gaforrja dhe insektet) kanë organe të veçanta seksuale. Dallojmë mashkull dhe femër. Te insektet dhe te të gjithë kurrizorët mashkulli shumë shpesh dallohet nga femra sipas disa shenjave të jashtme. Kjo dukuri quhet dimorfizëm seksual. Insektet shumëzohen me vezë. Pllenimi i qelizës vezë ndodh me çiftëzimin (ndërzimin) e mashkullit dhe të femrës. Femra bënë vezë të pllenuara. Vështro figurën dhe shpjego se si kryhet zhvillimi embrional dhe post embrional te insektet.
Zhvillimi tek insektet
87
Тема 11
ORGANET E SHUMIMIT DHE MËNYRAT E ZHVILLIMIT TE KURRIZORËT Përkujtohu! Si shumohen kurrizorët! Si quhen organet seksuale mashkullore e si ato femërore? Ç’është pllenimi e ç’është zhvillimi?
e rritur Bretkosa e re
kokëplotë me verdhza të brendshme
vezët
larvat
kokëplotë me verdhza të jashtme
Shumimi dhe zhvillimi i bretkosës
janë të mbrojtura me lëvozhgë. Zvarranikët vezët i fusin në rërë të ngrohtë, ndërsa shpezët i bëjnë nëpër çerdhe të ngritura prej më parë. Me temperaturën e trupit shpezët i ngrohin vezët - i klluçin. Vështro figurën dhe me siguri do të konstatosh se zhvillimi embrional zhvillohet në disa faza. Deri sa zgjat zhvillimi embrional, krijesa e nisur ushqehet me materiet ushqyese që ka e kuqja e vezës, ndërsa frymëmarrja kryhet përmes poreve të imta të mbështjellësit (të lëvozhgës). Pasi të jetë zhvilluar embrioni,
88
Me siguri tu përkujtua se kurrizorët shumohen në mënyrë seksuale. Organet seksuale mashkullore - farorët krijojnë qeliza seksuale mashkullore – spermatozoide. Qelizat spermatozoide, përmes farëpërçuesve dhe vrimës seksuale te peshqit dhe ujëtokësorët hidhen në ujë. Femra gjithashtu i hudhë vezët në ujë dhe këtu kryhet pllenimi. Ky pllenim jashtë organizmit të shtazëve njihet si pllenim i jashtëm. Zvarranikët, shpezët dhe sisorët kanë pllenim të brendshëm. Te zvarranikët dhe shpezët pllenimi i qelizës vezë kryhet në kloakë. Pas një kohe të caktuar femra bënë vezët të cilat
E bardha
Qesja e të kuqes Lëvozhga gëlqerore
Embrioni i zogut Krahu në zhvillim Lëvozhga membranore Dhomëza me ajër
Prerja e vezës me zogun në zhvillim
Shumimi dhe zhvillimi
Zogu Zogu e heq lëvozhgën e vezës
Lëvozhga membranore
Lëvozhga
Lëvozhga Lëvozhga Syri Sqepi Dhëmbëzi vezor Plasaritjet e shkaktuara nga goditjet e mëtejshme të zogut me anë të sqepit Plasaritja e vezës
Plasaritja zgjerohet rreth tërë vezës Hedhja e lëvozhgës
ai shpërthen lëvozhgën e bardhë dhe del në mjedisin e jashtëm. Zhvillimi i mëtejmë i të vegjëlve në mjedisin e jashtëm njihet si zhvillim postembriona.
Shumimi te gjarpri
Shumimi te sisorët
Tek organizmat ujëtokësorë dhe zvarranikët qafa membrana të vegjlit bëjnë jetë të fijore ndërzona pavarur. Ushqim, ujë, kamshiku citoplazma bërthama strehë e të tjerë i gjejnë unaza skajore vet në mjedisin ku jetojnë. Në dallim prej këtyre shtazëve, shpezët dhe Veza qelizore Spermatozoidi sisorët të vegjlit e tyre i ushqejnë dhe për ta kujdesen gjithnjë deri sa nuk bëhen të aftë për jetë të pavarur. Te sisorët kryhet pllenimi i brendshëm. Qelizat spermatozoide që krijohen në farorë lëshohen nëpër farëpërçues në organin mashkullor - penis. Përmes tij spermatozoidet akrozomi
koka kapuçi i kokës bishti
89
Тема 11
1. Koka e spermatozoidit mbështetet në membranë e vezës qelizore.
2. Spermatozoidi fillon të hyjë në brendinë e vezës qelizore.
Veza qelizore e pllenuar nga spermatozoidi. 3. Membrana e vezës qelizore përtërihet me qëllim që të pengohet hyrja e spermatozoidit tjetër.
4. Bishti i spermatozoidit këputet dhe hyn vetëm koka.
Zigoti i ndarë në katër blastula matëse.
Morula e krijuar katër ditë pas pllenimit.
Prerja e blastulës në momentin e futjes në mitër.
Krijimi i morulës dhe i blastulës.
hidhen në vaginë ose në vepërçues, ku bashkohet me qelizën vezë dhe fitohet zigoti (qeliza vezë e pllenuar). Qeliza vezë e pllenuar nga vepërçuesi lëshohet në një hapësirë të zgjeruar të vepërçusit të quajtur mitër. Këtu krijesa e filluar forcohet për muret e mitrës dhe përmes placentës dhe zorrës së kërthizës nga gjaku i nënës merr ushqimin, Bashkimi i qelizës vezore me spermatozoidin oksigjenin dhe gjithçka që është e nevojshme për ushqim. Koha e zhvillimit dhe numri i krijesave te sisorët e ndryshëm ndryshon. Shembull: zhvillimi te njeriu zgjat 280 ditë, te miu 15 ditë, ndërsa tek elefanti 2 vjet. Te sisorët, pas lindjes së të vegjëlve nëna i ushqen – i jep gji nga qumështi i nënës, të cilin e tajojnë gjëndrat qumështore.
Placenta me zorrën e kërthizës Zhvillimi i embrionit në mitër
Përgjigju - Ç’është shumimi dhe sa lloje shumimi njeh? - Si i quajmë organet seksuale mashkullore dhe çka krijojnë ato? - Si i quajmë organet seksuale femërore dhe çka krijojnë ato? - Cilin zhvillim e quajmë embrional e cilin zhvillim postembrional? A e di se... Femrat e bretkosave lëshojnë deri në 9.000 vezë, krapi 800.000 vezë, ndërsa bakalaro 2.000.000 vezë. Peshqit (meshkujt) hedhin 30 herë më shumë spermatozoide. Brumbulli i majit si larvë jeton prej 4 deri në 5 vjet, ndërsa si individ i rritur jeton vetëm disa javë.
90
ТЕМА 12 TRASHËGIMIA, MBIJETESA DHE SELEKTIMI 1. SI BARTEN VEÇORITË TRASHËGUESE TE SHTAZËT 2. NDRYSHUESHMËRIA E ORGANIZMAVE 3. LUFTA PËR MBIJETESË (EKZISTENCË)TE SHTAZËT 4. SELEKSIONIMI:NATYRORË DHE ARTIFICIAL
Тема 12
SI BARTEN VEÇORITË TRASHËGUESE TE SHTAZËT Gjatë shumimit seksual organizmi i ri zhvillohet nga qeliza vezë e pllenuar –zigoti. Do të thotë se te zigoti gjenden faktorët (materiet) trashëgues nga të dy prindërit. Të gjitha qelizat në një organizëm kanë numër të njëjtë kromozomesh. Qelizat seksuale kanë numër të përgjysmuar të kromozomeve. Te njeriu, qelizat në bërthamë kanë 23 çifte kromozomesh ose 46 kromozome, kurse qelizat seksuale vetëm 23 kromozome. Gjatë bashkimit të qelizës seksuale mashkullore dhe femërore, numri i kromozomeve dyfishohet. Do të thotë qeliza vezë e pllenuar – zigoti ka 46 kromozome (nga 23 kromozome prej të dy prindërve).
Dy vargje të ADN
Kromozomet janë të ndërtuara nga një materie e përbërë proteinike, e cila përbëhet nga acidi dezoksiribonukleinik – ADN ku janë vendosur veçoritë trashëguese. Shkenctari holandes Johasen i ka quajtur gjene. Të gjitha gjenet që i ka qeliza, përkatësisht organizmi përbëjnë gjenotipin.
Me gjenotip kuptojmë përmbledhjen e të gjitha gjeneve, gjegjësisht informacionet gjenetike që i përmban qeliza. Kur qeliza pushon, kjo materie gjenetike trashëguese ka formën e kokërrzave dhe quhet kromatinë. Para se të fillojë të ndahet qeliza, kromatina trashet dhe formon kromozome. Numri i kromozomeve te të gjitha shtazët nuk është i njëjtë. Për shembull: mizat e venës kanë 8 kromozome, dhia 60 kromozome, dreri 70 kromozome, kurse njeriu 46 kromozome. Kromozomet gjithnjë janë çift, bashkë nga dy, kurse vetëm në qelizat seksuale janë tek.
Në gjen janë regjistruar veçoritë trashëguese
Kromozome të mizës së vogël të verës
Po qese vështrohen kromozomet me mikroskop elektronik, do të vërehet se ato janë dy shirita (zona) të përdredhura në formë të spirales ku gjenden gjenet. Në gjen janë regjistruar veçorit trashëguese. Për një veçori përgjegjës është një gjen, kurse për disa më shumë gjene.
Më shpesh gjenet që theksohen nga njëri prind quhen dominante, kurse ato që nuk theksohen quhen recesive. Gjenet recesive nuk janë të humbura, për shkak se gjenet mund të barten në gjeneratën e dytë. 92
Trashëgimia, mbijetesa dhe selektimi
NDRYSHUESHMËRIA E ORGANIZMAVE Më parë mësuam se brezat-gjeneratat u ngjajnë prindërve. Por, sado që të ngjajnë, ata asnjëherë nuk mund të jenë të njëjtë. Veçoritë nuk trashëgohen si të gatshme, por ato ndryshojnë. Faktorët e jashtëm: drita, nxehtësia, ushqimi, rrezatimi kozmik dhe kimik dhe faktorë të tjerë shkaktojnë ndryshime te organizmat. Prej kësaj mund të konkludojmë se krahas trashëgimit organizmat kanë veçorin e ndryshimit. Kryesisht dallojmë dy lloje ndryshimesh te organizmat: modifikimet dhe mutacionet. MODIFIKIMET Modifikimet janë ndryshime të atilla të cilat ndodhin nën ndikimin e kushteve të jashtme ku jeton organizmi. E ke të njohur që euglena në diell është e gjelbër dhe ushqehet në mënyrë autotrofe- kryen fotosintezën, ndërsa në të errët e humbë klorofilin dhe ushqehet si shtazë. Njeriu gjatë verës ka ngjyrë më të errët të lëkurës, ndërsa gjatë dimrit më të ndritshme. Lepuri i alpeve në dimër ka gëzof më të shpeshtë dhe të bardhë, kurse gjatë verës – gëzofë të murrmë dhe më të rrallë. Ndryshimet te organizmat që ndodhin për shkak të kushteve të ndryshueshme të mjedisit quhen modifikime. Modifikimet nuk janë trashëguese, për shkak se kur do të ndryshojnë kushtet, organizmi i humb ato veçori. Modifikimet, edhe pese nuk janë ndryshime të trashëgueshme kanë rëndësi. Në praktikë më shpesh bëhet zgjedhja e organizmave me modifikime pozitive, për shkak se të njëjtat japin cilësi dhe rendiment më të mirë. MUTACIONET Organizmat nuk ndryshojnë vetëm nën ndikimin e faktorëve të jashtëm, por edhe për shkak të ndryshimeve që ndodhin në materialin gjenetik, të cilat mund të barten, gjegjësisht të trashëgohen nga më shumë gjenerata. Këto ndryshime të materialit gjenetik janë të njohura si mutacione. Mutacionet mund të jenë spontane dhe të induktuara. Ndryshimet e gjeneve që paraqiten pa papritmas pa shkaqe të dukshme, në mënyrë spontane në kushte natyrore, janë quajtur mutacione spontane. Megjithatë gjatë më shumë ndryshimeve të tilla shkaqet e vërteta nuk njihen. 20% e mutacioneve janë spontane – të shkaktuara nga shkaktarë të panjohur. Mutacionet e induktuara janë të shkaktuara nga faktorë të ndryshëm kimik dhe fizik. Shkaktarë të ndryshimit të kromozomeve mund të jenë: rrezatimi radioaktiv dhe kozmik, që gjatë viteve të fundit për fat të keq gjithnjë është edhe më i madh falë ndryshimeve të shpejta të temperaturës, materiet kimike, helmet, barërat, gazrat helmues, pesticidet, insekticidet dhe faktorë të tjerë. Të gjitha këto mund të shkaktojnë ndryshime në ndërtimin e kromozomeve. Atëherë humben ose paraqiten disa veçori të reja. Nëse ajo veçori është me leverdi për njeriun, do të bartet te brezat e ardhshëm. Do të thotë, mutacionet janë ndryshime të trashëgueshme dhe barten nga gjenerata në gjeneratë dhe nuk humben. 93
Тема 12
Përgjigju - Çfarë paraqesin ndryshimet te shtazët? - Çfarë ndryshimesh janë modifikimet dhe numëro disa lloje modifikimesh te shtazët? - Cilat ndryshime i quajmë mutacione? - Numëroi disa faktorë që mund të shkaktojnë mutacione te shtazët
LUFTA PËR EKZISTENCË (MBIJETESË) E SHTAZËVE Kushtet e mjedisit jetësor: temperatura, uji, drita, ajri, ushqimi e tjerë nuk janë gjithkund të njëjta dhe nuk u përgjigjen të gjithë organizmave të gjallë. Shtazët gjithnjë u nënshtrohen ndikimeve të jashtme: thatësisë, ngricës, sulmuesve të ndryshëm që ushqehen me ushqim bimor ose shtazor, parazitëve- shkaktarë të sëmundjeve e të tjerë. Ndikimet e jashtme nuk janë gjithnjë të njëjta, por ato janë të ndryshueshme. Ato ndryshime nuk i paraqesin njësojë individët (krijesat) e ndryshëm të të njëjtit lloj. Shembull: Në diell të fortë dhe pak reshje mund të mbijetojnë ato bimë që kanë gjethe të forta dhe rrënjë të thellë. Prej shtazëve do të mbijetojnë ato lloje që kanë lëkurë të thatë – hardhucat, gjarpërinjtë, gaforret etj. Përse në pranverë te disa bimë zhvillohen shumë vemëz, A, kurse pranverën tjetër ka krejtësisht më pak? Përgjigja është si vijon: nëse dimri është i ashpër më shumë vezë do të shkatërrohen, kurse po të jetë dimri i butë, në pranverë do të ketë më shumë vemëza. Në natyrë lufta për mbijetesë zhvillohet midis bimëve dhe shtazëve, si dhe midis vet shtazëve. Shtazët mishngrënëse: ujku, dhelpra, rrëqebulli, luani etj. janë armiq të shtazëve barngrënës. Në këtë luftë do të mbijetojnë: krijesat më të fuqishme, më të forta, më dinake dhe që janë më të përshtatshme. Në këtë mënyrë vet natyra e bën seleksionimin e krijesave më të afta. Këtë përzgjedhje Darvini e ka quajtur përzgjedhje (seleksionim) natyrore.
Lufta për mbijetesë
94
Trashëgimia, mbijetesa dhe selektimi Në natyrë një numër i madh shtazësh përmes ngjyrës së lëkurës ose formës së trupit përngjajnë shumë me mjedisin ku jetojnë ose u përngjajnë shtazëve paralajmëruese (helmuese). Kjo dukuri është e njohur si mimikri. Disa shembuj të mimikrisë: Vemëzat me ngjyrën e tyre të gjelbër imitojnë ngjyrën e gjethit. Flutura e natës me ngjyrën e saj kafe imiton koren e drurit. Nepërka me ngjyrën e murrme imiton rërën.
Mimikria te shtazët
PËRZGJEDHJA ARTIFICIALE - SELEKSIONIMI Përkujtohu! Ç’është përzgjedhja artificiale? Përse njeriu bënë kryqëzimin? Njeriu gjithnjë ka zgjedhur ato shtazë që janë më të qeta, që rriten më shpejtë, që japin më shumë mish, lesh dhe vezë. Prej të gjitha llojeve ka zgjedhur dhe ka shumuar ato shtazë që kanë pasur veçori më të forta shfrytëzuese. Deri më tani ai ka pasur sukses të krijojë disa raca dhensh për mish, për lesh ose për qumësht. Në kohën më të re njeriu kultivon derrat e vendit ose kuajt vrapues. Kjo përzgjedhje që bënë njeriu njihet si përzgjedhje artificiale.
Delja merino
Lloj shtazësh me rendiment të lartë
95
Тема 12
Përmes kryqëzimit njeriu i zhvillon veçorit e tyre të shfrytëzueshme. Kryqëzimi kryhet midis individëve të ngjashëm. Për shembull përmes kryqëzimit të deles së ofçepolës ose të malit Sharr me delen merine, të njohur për nga leshi (qime të buta dhe të gjata), janë fituar delet merine-meleze. Delet merine-meleze i bartin veçoritë e të dy prindërve. Kjo racë jep më pak qumësht se delja e Malit Sharr, por më shumë lesh dhe ai është më cilësor. Në vendin tonë dhe në botë ka më shumë institute shkencore që shfrytëzojnë metoda të ndryshme të cilat shkaktojnë ndryshime te materialit gjenetik. Për shembull: mjete të ndryshme kimike, nxitje hormonale të rritjes dhe zhvillimit ose me rrezatimin e qelizave seksuale para pllenimit mund të shkaktohen ndryshime të mëdha te veçorive trashëguese dhe të fitohen lloje të reja shtazësh me rendiment të lartë. Shpesh këto veprime mund të japin rezultate të padëshirueshme.
Përgjigju - Cilën përzgjedhje e quajmë përzgjedhje natyrore dhe si ndodh ajo? - Cilën përzgjedhje e quajmë përzgjedhje artificiale? - Përse njeriu bënë përzgjedhjen artificiale dhe Çfarë rëndësie ka për njeriun ajo? - Numëroni disa raca të njohura shtazësh të fituar përmes kryqëzimit. Unë zbulova se... Natyra bënë përzgjedhjen e individëve (krijesave) më të aftë dhe më të fortëpërzgjedhje natyrore. Njeriu përmes përzgjedhjes, kryqëzimit dhe metodave të tjera ka arritur të fitojë lloje të ndryshme me cilësi më të mirë dhe me më shumë rendimente. Kjo përzgjedhje është e njohur si përzgjedhje artificiale.
96
ТЕМА 13 ORGANIZMAT DHE MJEDISI JETËSOR 1. ORGANIZIMI I NATYRËS 2. FAKTORËT EKOLOGJIK DHE QËNDRUESHMËRIA E BASHKËSIVE SHTAZORE 3. RAPORTET E TË USHQYERIT DHE PIRAMIDA E TË USHQYERIT NË EKOSISTEM 4. KONTROLLIMI EKOLOGJIK NË NATYRË
Тема 13
ORGANIZIMI I NATYRËS Gjithë ajo që e shohim për çdo dit rreth nesh quhet natyrë. Natyra ndahet në natyrë të gjallë dhe jo të gjallë. Natyrën jo të gjallë e përbëjnë uji, ajri, drita, nxehtësia, Toka, malet,, shkrepat, etj, pa të cilat shtazët nuk mund të mbijetojnë, për shkak se ato janë kushte themelore të jetesës. Natyrën e gjallë e përbëjnë shtazët, bimët, mikroorganizmat dhe njeriu. Kjo pjesë e populluar me jetë quhet biosferë.
Biosfera Toka, shikuar nga gjithësia duket si një top i kaltër. Kjo për shkak se Toka dy të tretat është me ujë, një e treta me truall (dhe), ku ka jetë dhe mbështjellësi i gaztë, atmosfera. Masa e fort e planetit Tokë quhet litosferë. Por, krijesat e gjalla popullojnë një pjesë të vogël të sajë. Pjesa sipërfaqësore, e quajtur truall (tokë) që rëndon është disa metra nën sipërfaqe, është pjesë përkatëse për zhvillimin e botës së gjallë. Nën të dhe mbi të jetojnë shtazët dhe bimët tokësore. Por, rrënjët e disa bimëve arrijnë thellësinë e disa dhjetë metrave në kërkim të ujit. Disa shtazë një pjesë të madhe të jetës e kalojnë në tokël, si për shembull urithi, qeni nëntokësorë, skrrajat e tjerë. Shtresa ujore që rrethon Tokën quhet hidrosferë. Uji me karakteristikat e tij, midis të cilave është edhe dendësia, është hapësirë e shkëlqyeshme për zhvillimin e jetës në të. Më e populluar është shtresa sipërfaqësore deri ku depërton drita. Këtu i gjejmë bimët e gjelbra, algat, që janë
Urithi
prodhuesit kryesor të ushqimit në ujë. Shtazët ujore i gjejmë edhe deri në thellësitë më të mëdha. Në mënyra të ndryshme shtazët i janë përshtatur jetës në ujë. Ja disa përshtatje: - pendët për lëvizje te peshqit; - trupi hidrodinamik; - trup të mbuluar me guaskë te gaforrja dhe butakët; - shqisa të zhvilluara mirë për prekje. Mbështjellësi ajrorë rreth Tokës është quajtur atmosferë. Oksigjeni dhe dioksidi i karbonit si pjesë përbërëse të atmosferës e kanë bërë të mundur jetën në të. Deri në pesë mijë metra lartësi mbidetare dendësia e gazit është e përshtatshme për zhvillimin ee jetës. Në shtresat e mësipërme, ashtu si ulet dendësia e shtresave, ashtu edhe zvogëlohet jeta në to.
98
Organizmat dhe mjedisi jetësor Biosfera është e kufizuar deri në njëmbëdhjetë kilometra lartësi. Prej tridhjetë deri në pesëdhjetë mijë metra gjendet mbështjellësi ozonik.
Vendbanimi Në kuadër të çdo ekosistemi ka shumë vende të ndryshme ku jetojnë shtazët. Vendet e këtilla në mjedisin jetësorë, ku ndikojnë faktorë të veçantë ekologjik dhe në to jetojnë bimë dhe shtazë të veçanta quhet vendbanim ose biotop. Do të thotë se biotopi është njësi e hapësirës jetësore ku kryesisht sundojnë kushtet të baraspeshuara për jetesë (bregdet ranor, kepa malorë, gjerësi liqenore). Çdo tip biotopi është i populluar me bashkësi specifike jetësore të quajtur biocenozë. Në të vërtetë në biocenozën që popullon një biotop (për shembull këneta) në pjesë të ndryshme të Tokës mund të gjenden lloje të ndryshme organizmash, mirëpo bashkësia në tërësi ka përbërje tipike sa i përket formës organizative, numrit dhe sasisë të organizmave. Në një biotop llojet e ndryshme që i takojnë një biocenoze kanë funksione të ndryshme, por të gjitha ndërtojnë një tërësi.
99
Тема 13
FAKTORËT EKOLOGJIK DHE QËNDRUESHMËRIA (KONZISTENCA) E BASHKËSIVE SHTAZORE Faktorët ekologjik mund të jenë faktorë abiotik dhe biotik. Uji, ajri, dheu (toka), drita, nxehtësia janë quajtur faktorë abiotik ose ekologjik prej të cilëve varet klima në një zonë. Faktorët abiotik kanë marrë emrin nga fjala abios që do të thotë jo e gjallë. Për veç faktorëve klimatik, ekzistojnë edhe faktorë të tjerë abiotik, siç është relievi, lartësia mbidetare, lloji i Tokës e tjerë. Faktorët biotik i përbëjnë të gjitha raportet e ndërsjella midisi bimëve dhe shtazëve ose midis vet shtazëve. Uji, ajri, Toka, drita, nxehtësia për organizmat e gjallë janë kushte themelore të jetesës. Ato ende quhen kushte (faktor) jetësore ose ekologjike, për shkak se pa to nuk mund të jetojnë organizmat e gjallë. Shtazët, bimët dhe njeriu nuk mund të mbijetojnë pa ujë, por megjithatë ka disa lloje shtazësh që mund të durojnë një kohë më të gjatë (deveja, kaktusi, akrepat, gjarpërinjtë e tjerë). Bimëve toka iu duhet si bazë ku ato përforcohen dhe prej ku thithin ujin dhe kripërat minerale. Shtazët tokësore popullojnë Tokën, duke i ju përshtatur kushteve që ajo i ofron.
100
Organizmat dhe mjedisi jetësor Organizmat e gjallë që jetojnë në një vendbanim përbëjnë bashkësinë jetësore. Për shembull: bimët dhe shtazët që jetojnë në një pyll, në një livadh, në një kënetë ose në një liqen përbëjnë bashkësinë e tyre jetësore. Bashkësia jetësore e një vendbanimi nuk është e rastësishme, por ajo ndodh si rezultat i harmonizimit të gjatë midis llojeve të ndryshme të bimëve dhe të shtazëve dhe të kushteve të vendbanimit. Bashkësia jetësore e pyllit, kënetës e të tjerë krijohet dhe ruhet në rrugë natyrore. Janë këto bashkësi jetësore natyrore. Ekzistojnë edhe bashkësi jetësore artificiale të cilat i ka krijuar dhe i mirëmban njeriu. Për shembull: parqet, pemishtet e tjerë. Por, faktorët ekologjik te bashkësitë jetësore janë në proces të vazhdueshëm të ndryshimit më të ngadaltë ose më të shpejtë, që nga ana tjetër shkon drejt ngritjes së adaptimeve të reja dhe bimëve e të shtazëve të reja. Te bashkësitë jetësore asgjë nuk funksionon në mënyrë të izoluar, por të gjitha gjërat dhe të gjithë organizmat midis vete janë të lidhur, edhe atë në atë mënyrë të që ruhet baraspesha te bashkësitë.
RAPORTET E TË USHQYERIT DHE PIRAMIDA E TË USHQYERIT NË EKOSISTEM Përkujtohu! - Cilët organizma i quajtëm prodhues të ushqimit, e cilët harxhues (konsumues)?
Sigurisht u përkujtove se prodhues të ushqimit organik janë bimët e gjelbra. Bimët gjatë procesit të fotosintezës krijojnë materie organike(sheqerna, yndyrëra dhe proteina), në të cilat e lidhin energjinë diellore, me ç’rast fitohet oksigjeni. Një pjesë të ushqimit menjëherë e shpenzojnë për nevojat e tyre: rritje, zhvillim, shumim dhe procese të tjera.
Konsumatorët e rendit të parë
101
Тема 13
Në qoftë se krijohet një sasi më e madhe e ushqimit organik, kjo deponohet si ushqim rezervë në pjesët dhe rrënjët nëntokësore si për shembull: panxhar sheqeri, karota, patatja e tjerë; te farat e një numri të madh bimësh drithore: fasulja, bizelja, thjerrëza etj, te frytet e bimëve kopshtare, si dhe te gjethet e lakrës. Prodhuesit (bimët) në mjedisin jetësor shërbejnë si ushqim për konsumuesit e materieve organike, shembull: dreri, delja, lepuri gjedhi, kali, gjirafa e tjerë. Këto shtazë ushqehen me ushqim bimor dhe janë quajtur barngrënës ose konsumuesit e rendit të parë. Konsumatorët e rendit të parë janë ushqim të konsumuesit e rendit të dytë, të quajtur mishngrënës (ujkut, dhelprës, rrëqebullit, shqarthit, luanit, tigrit, hienës e të tjerë). Ekzistojnë edhe shtazë gjithçkangrënëse që ushqehen me ushqim bimorë dhe shtazorë, për shembull: njeriu, arusha, peshqit, gaforret e të tjerë. Kështu, duke filluar nga bimët si prodhues të ushqimit dhe numrit të madh të konsumatorëve formohen vargjet, të cilat quhen zinxhirët e të ushqyerit. Çdo organizëm është një hallkë në zinxhirin e të ushqyerit dhe ka vendin e caktuar. Shtazët në një livadh ushqehen me ushqim të llojllojshëm dhe ato lidhen në më shumë zinxhirë të ushqyerit. Kështu formohet një lloj lidhje rrjetore e zinxhirëve në të ushqyerit në bashkësinë jetësore në ekosistem.
Konsumatorët e rendit të pestë
Konsumatorët e rendit të katërt
Konsumatorët e rendit të tretë
Konsumatorët e rendit të dytë
Konsumatorët e rendit të parë
Prodhuesit ë ushqimit
Piramida e të ushqyerit
102
Vështro figurën. A vëren se të parët në zinxhirin e të ushqyerit janë prodhuesit, kurse me to ushqehen barngrënësit. Barngrënësit janë shtazët me numrin më të madh dhe më të imta. Ato formojnë rendin e dytë në të ashtuquajturën piramidë. Rendin e tretë e përbëjnë gjithçkangrënësit që janë më të mëdhenj, por me numër më të vogël. Në krye të piramidës i gjejmë mishngrënësit që janë më të fortit dhe me numër më të vogël. Piramida paraqet numrin dhe madhësinë e shtazëve në bashkësinë shtazore të ekosistemit.
Organizmat dhe mjedisi jetësor Lëvizja në rreth e materies dhe qarkullimi i energjisë në ekosistem Zinxhirët e të ushqyerit nuk janë linearë por ata janë rrethorë. Ata i lidh hallka e zbërthyesve. Zbërthyesit i zbërthejnë organizmat e vdekur deri në dioksid karboni, ujë dhe kripëra minerale. Këto materie përsëri shfrytëzohen në procesin e fotosintezës. Në procesin e fotosintezës në bashkëdyzimet organike lidhet energjia e diellit e cila përmes ushqimit bartet nga një konsumatorë te tjetri, ndërkaq pjesërisht harxhohet dhe lëshohet në proceset jetësore, që në fund te zbërthyesit të harxhohet e tëra. Njeriu si pjesë e natyrës gjendet në lidhje dhe në varësi të njëjtë me botën e gjallë. Pra, baraspeshën në natyrë e mbajnë të gjithë organizmat e gjallë dhe njeriu. Aktivitete Sill në orë figura nga shtazë dhe bimë, ngjitëse, fletë të bardha, letër ose hamer. Përpiqu që të bësh renditjen në zinxhirin e të ushqyerit. Figurat shoqëroi me një tekst të shkurtër për shtazët që i renditin në zinxhirë. Për ato të cilat nuk je i sigurt pyeti nxënësit me të cilët mëson ose arsimtarin. Kur do të jesh gati paraqite atë përpara shokëve (puno në mënyrë të pavarur ose në grupe).
KONTRROLLIMI EKOLOGJIK NË NATYRË Në natyrë asgjë nuk funksionon në mënyrë të izoluar, por të gjitha gjërat dhe të gjithë organizmat e gjallë janë të lidhur ndërmjet vete dhe atë ashtu që e ruajnë baraspeshën. Çdo ndryshim i kushteve klimatike dhe biologjike e rrezikon baraspeshën biologjike. Njeriu si pjesë e natyrës gjendet në të njëjtën lidhshmëri dhe varësi me botën e gjallë dhe kushtet që i ofron ekosistemi. Ai në mënyrë direkte ose indirekte vepron në natyrë, kurse
Shtazë të rrezikuara
103
Тема 13
ndikimi i tij mund të jetë pozitiv ose negativ. Ja disa ndikime pozitive: pyllëzimi i vendeve të zhveshura, ulja e prerjeve të pyjeve dhe çdo shkatërrim tjetër të pyjeve, vendosje e filtrave nëpër objektet industriale, vendosje e filtrave për pastrimin e ujërave që i lëshojnë fabrikat. Ai me vetëdije ndikon në bashkësitë jetësore me qëllim që ta rrit numrin e bimëve dhe të shtazëve prej të cilave ka dobi. Kur numri i disa llojeve të shtazëve, në një mjedis ose zonë të caktuar do të rritet aq sa ti rrezikoj llojet tjera, njeriu ndërmerr masa për uljen e numrit të tyre, e me këtë kontribuon në mirëmbajtjen e baraspeshës ekologjike në natyrë. Për shembull: Nëse dimri është i butë, në pranverë te bimët ka më shumë vemëza dhe morra të bimëve. Njeriu ndërmerr masa për uljen e numrit të tyre. Ai i spërkat bimët me mjete kimike dhe i shkatërron insektet. Në vjeshtë kur të jenë shtuar lepujt, gjuajta bëhet e lejueshme. Me ligj janë të rregulluara të drejtat dhe obligimet e njeriut (gjuetarit) kur, si dhe cilën shtazë mund ta gjuaj. Në mjedise urbane transporti motorik është mjeti kryesorë komunikacioni, por që në të njëjtën kohë paraqet edhe burim të rëndësishëm të gazrave helmues: oksidit të azotit dhe monoksidit të karbonit. Prodhuesit e automobilave bëjnë përpjekje që ta ulin këtë lloj ndotjeje me përdorimin e benzinës pa plumb, të katalizatorëve të instaluar, filtrave për pastrim e të tjerë. Me rritjen e numrit të popullsisë në shekullin e fundit shtohet nevoja për hapësirë jetësore, shtohet nevoja për ushqim e tjerë. Njeriu bënë gjithnjë e më shumë eksploatimin e pasurive natyrore. Pa plan i pret pyjet, duke i kthyer në Tokë të punueshme, hap rrugë, ndërton ura, bënë rregullimin e shtretërve të lumenjve, e me këtë edhe tharjen e kënetave. E tërë kjo ka shkaktuar shkatërrime në botën bimore dhe shtazore në ekosistem. Njeriu bënë ndotjen e detrave dhe oqeaneve përmes ujërave të lumenjve që me vete bartin mbeturinat industriale si metale të rënda, acid sulfurik, helme e të tjerë, ndërsa nga amvisëritë barten mbeturinat e fekaleve, të detergjenteve, thartirave e të tjerë. Edhe krahas të gjitha masave që ndërmerren në pesëdhjetë Ngordhja e peshqve për shkak të ndotjes së ujit
104
Organizmat dhe mjedisi jetësor
vjetet e fundit shënohet proces i shpejtuar i vdekjes ose zvogëlimit të llojeve të ndryshme. Në vit humben me mija lloje, ndërsa një numri të madh i kërcënohet zhdukja. Sipas hulumtimeve më të reja nga katër lloje gjitarësh një është i rrezikuar dhe kërcënohet me zhdukje. Te shtazët ujëtokësore çdo i treti lloj, kurse te shpezët çdo i teti. Fajtor kryesorë është njeriu. Ja disa prej llojeve të rrezikuara: shqiponja kokëzhveshur, rrëqebulli, macja e egër, dhia e egër, majmunët me pamje njeriu, elefanti, rinoqeronti, kali i deti, panda e të tjera. Mbrojtja e shtazëve nga shkatërrimi është obligim i çdo individi, si dhe i shtetit. Institucionet kanë për detyrë të propozojnë se cilat shtazë, bimë, lumenjtë, liqene, dhe vende të mbrohen me ligj dhe si të shfrytëzohen me mend. Që të pengohet shkatërrimi i mëtejshëm i mjedisit jetësor, në mënyrë maksimale duhet të kursehen pasurit natyrore në Tokë. Nevojitet sjellje e përditshme dhe me përgjegjësi, e këtë do ta arrish duke kursyer ujin, duke fikur dritat që ndriçojnë pa nevojë. Me shumë rëndësi është edhe seleksionimi i mbeturinave. Disa mbeturina riciklohen për shembull, qelqi, alumini, plastika, letrat. Prej një ton letre të vjetër fitohen nëntëqind kilogram letër e ricikluar. Me këtë shpëtohen nga prerja një numër i madh drurësh. Qelqi dhe alumini riciklohen madje deri në shkallën 100%. Nëpër shkolla formohen seksione ose shoqata ekologjike për mbrojtjen dhe përparimin e mjedisit jetësor. Lidhu edhe ti si individ. Do të thotë, baraspeshën në natyrë e ruajnë të gjithë organizmat e gjallë dhe njeriut.
105
FJALË DHE NOCIONE MË TË RËNDËSISHME
А abios -natyra jo e gjallë alveola - fshikëza të mushkërive ku kryhet shkëmbimi i gazrave midis gjakut dhe ajrit të thithur B bërthamë – organele në qelizën bartëse e informacioneve trashëguese nga prindi te pasardhësit biotop (vendbanim) - vend në mjedisin jetësor ku ka bimë dhe shtazë që u janë përshtatur kushteve të jetës boshti ndarës – pjesë e qelizës ku ngjiten kromozomet gjatë ndarjes së qelizës brirë – krijime të lindura në kokë te ripërtypësit që u shërbejnë për të luftuar dhe për tu mbrojtur nga armiqtë bronke dhe bronkiole - kanale të vogla ajri në organet e frymëmarrjes D diafragma – ndarje muskulore midis zbrazëtirës së kraharorit dhe të barkut te gjitarët dimorfizëm – dallimi që kanë në pamjen e jashtme mashkulli dhe femra
F faktor biotik – raporte të ndërsjella midis bimëve dhe shtazëve ose midis vet shtazëve farëpërçues - kanale të vogla të zgjatura të farorëve përmes të cilave hidhen qelizat seksuale mashkullore spermatozoidet fletëzori - pjesë e lukthit te ripërtypësit (sisorët) fshikëza e urinës - qese që mbledh urinën fshikëza kontraktile (vakuola) - përmes të cilave hidhen materiet e panevojshme nga qeliza G gabzherri (trakeja) –gyp për frymëmarrje që e bart ajrin deri te mushkrit e bardha ganglion – grup qelizash nervore ndërmjet veti të lidhura, të cilat udhëheqin me funksionet jetësore në organizëm GJ gjen - bartës i veçorive trashëguese nga prindërit te pasardhësit gjithçkangrënës - shtazë që ushqehen me ushqime bimore dhe shtazore
E eritrocite - qeliza të kuqe të gjakut, përgjegjëse për bartjen e oksigjenit dhe të dioksidit të karbonit.
H herdhe (farorë)- organe seksuale mashkullore
I irisi (larush)- e jep ngjyrën e syve dhe e rregullon dritën që hyn në sy K kapilarë - enë të vogla të gjakut përmes të cilave bëhet shkëmbimi i materieve kapura (kësula) –pjesë e lukthit te ripërtypësit- sisorët kitin –mbështjellës i jashtëm për mbrojtjen e trupit te këmbënyjorët kornea - pjesa e përparme e tejdukshme e syrit përmes së cilës hynë rrezet e dritës në sy kromozome – truptha kromatine ku janë vendosur veçoritë trashëguese kutikula- mbështjellës mbrojtës i trupit te disa krimba të cilën e tajit epiteli (cipa) L larva - organizëm me zhvillim të pakryer lëkurëgjemborët - shtazë deti me pllaka gëlqerore dhe me gjemba në trup që kanë rol mbrojtës leukocite - qeliza të bardha të gjakut të cilat kanë rol mbrojtës në organizëm luspa - krijime të brirta mbi lëkurën e peshqve dhe të zvarranikëve
mitër - zgjerim i vepërçusve ku zhvillohet embrioni te sisorët mitozë - proces i ndarjes së qelizës modifikim – ndryshime të jashtme të patrashëguara te shtazët të shkaktuara nga ndonjë faktorë morula – stadium i nisjes së qelizës te embrioni mullëz - pjesë e lukthit te sisorët-ripërtypësit mutacione - ndryshime trashëguese që ndodhin në materialin gjenetik të bërthamës O organ – përmbledhje e më tepër indeve që kryejnë një funksion të caktuar organele – pjesë të vogla të veçanta në qelizë ku kryhen disa procese jetësore organizëm autotrof - është organizmi i cili është i aftë që nga materiet joorganike të krijojë ushqim organik P përcëllues - shtazë uji me qeliza të zjarrta me ndihmën e të cilave e mbysin gjahun picërraku - lloj shtaze ujëtokësore me bisht. plandosi – pjesë e lukthit te ripërtypësit (gjitarët)
M
qeliza vezë – qeliza seksuale femërore
mejoza - ndarja e qelizave seksuale membrana qelizore –mbështjellës i qelizës përmes së cilës kryhet shkëmbimi i materieve
raxhat - lloj peshqish kërcorë
mishngrënës - shtazë që ushqehen me mish
retina – shtresë në sy ku gjenden qeliza shqisore
R
ripërtypës - shtazë që e këputin barin me dhëmbë dhe pa përtypur e gëlltisin, që përsëri ta kthejnë në gojë për ta përtypur- për ta grimcuar
U ujëtokësorë - shtazë që jetojnë në ujë dhe në tokë. urinpërçues –kanale urinare që e nxjerrin urinën nga veshkat
S seleksionim – zgjedhja e shtazëve më të fuqishme, më të qëndrueshme ose më të dobishme që i zgjedh njeriu sistem organik - organe të lidhura ku kryhet ndonjë proces jetësor sklera – shtresë në sy e pasur me kapilarë të gjakut përmes të cilëve ushqehet syri spermatozoide- qeliza seksuale mashkullore T tritoni – shtazë ujëtokësore me bisht
V vakuola - strajca (fshikëza) të vogla që shërbejnë për deponimin e ushqimit rezervë ose për hedhjen e materive të panevojshme nga qeliza. vepërçues – kanal përçues i vezores përmes të cilit hidhen qelizat vezë verza – organ për frymëmarrje te shtazët që jetojnë në ujë veshëza - zbrazëtira në zemër ku hynë gjaku vezore – organ seksual i femrës
trupthat e Malpigut - pjesë e veshkave ku filtrohet gjaku (krijohet urina) Z TH thundër – pjesë e krijuar me lindje në këmbë (në gishta) te sisorët thundrakë thundra - krijime të brirta në lëkurën e gishtave që kanë rol mbrojtës (te disa sisorë)
zgavra – anale - zgavra e fundit e sistemit për tretjen e ushqimit zigot - qeliza vezë e pllenuar zinxhiri i të ushqyerit – lidhja e ndërsjellë e organizmave të gjallë përmes të ushqyerit
P Ë R M B A J T J A Si do ta shfrytëzosh librin
3
Tema 1. NGJASHMËRITË DHE DALLIMET MIDIS SHTAYËVE DHE BIMËVE 5 1. LIDHJET E ORGANIZAMAVE TË GJALLË ME MJEDISIN JETËSOR DHE PËRSHTATSHMËRIA E TYRE 2. NGASHMËRITË DHE DALLIMET MIDIS SHTAZËVE DHE BIMËVE
6 8
Tema 2. NDËRTIMI I QELIZAVE, INDEVE DHE ORGANEVE TE SHTAZËT 9 1. KARAKTERISTIKAT THEMELORE TË NDËRTIMIT DHE FUNKSIONIT TË QELIZËS SHTAZORE 2. NGJASHMËRITË DHE DALLIME MIDIS QELIZËS SHTAZORE DHE BIMORE 3. SHTAZËT JANË TË NDËRTUARA NGA QELIZAT, INDET ORAGANE, SISTEME ORGANIKE DHE HARMONIZIMI TYRE
10 13 15
Тема 3. GRUPE SHTAZËS DHE EMËRIMI TYRE
17
1. GRUPIMI DHE EMËRTIMI I SHTAZËVE SIPAS FAMILJES 2. MBRETËRIJA E PROTISTËVE: SHTAZËT E PARA 3. MBRETËRIJA E SHTAZËVE- SHTAZËT PAKURRIZORË 4. SHTAZËT KURRIZORË
18 20 22 28
Тема 4. MBULESA E JASHTME TE SHTAZËT
37
1. MBULESA E JASHTME TE SHTAZËT 2. MBULESA E JASHTME TE SHTAZËT KURRIZORE
38 39
Тема 5. LËVIZJA E SHTAZËVE
43
1. ORGANET PËR LËVIZJE TE SHTAZËT 2. LËVIZJA E SHTAZËVE NË MEJEDISET UJORE 3. LËVIZJA E SHTAZËVE NË TOKË DHE NË AJËR
44 44 46
Тема 6. TË USHQYERIT E SHTAZËVE
49
1. TË USHQYERIT DHE MËNYRAT E TË USHQYERIT TE SHTAZËT 2. MËNYRAT E TË USHQYERIT DHE ORGANET ET TRETJES SË USHQIMIT TE SHTAZËT PAKURRIZORË 3. MËNYRAT E TË USHQYERIT DHE ORGANET E TRETJES SË USHQIMIT TE SHTAZËT KURRIZORE
50 51 54
Тема 7. TRANSPORTIMI I USHQIMIT DHE I GAZËRAVE
57
1. NDËRTIMI DHE FUNKSIONI I SITEMIT CIRKULARË (LËNGJEVE TRUPORE) 2. GJAKU-LËNG CIRKULARË, NDËRTIMI DHE ROLI 3. NDËRTIMI DHE FUNKSIONI I SITEMIT TË GJAKUT TE PAKURRIZORËT 4. NDËRTIMI DHE FUNKSIONI I ZEMRËS TE SHTAZËT KURRIZORE 5. QARKULLIMI I VOGËL DHE I MADH I GJAKUT
58 58 61 62 63
Tema 8: FRYMËMARRJA TE SHTAZËT
65
1. FRYMËMARRJA DHE FRYMËMARRJA QELIZORE 2. ORGANET PËR FRYMËMARRJE DHE MËNYRAT E SAJ TE SHTAZËT NË MJEDISIN UJOR 3. ORGANET PËR FRYMËMARRJE DHE MËNYRAT E FRYMËMARRJES TE SHTAZËT NË MJEDISIN AJROR DHE NË TOKË
66 67
Tema 9: TAJITJA TE SHTAZËT
71
1. TAJITJA TE SHTAZËT 2. ORGANET PËR TAJITJE DHE ROLI I TYRE TE PAKURRIZORËT 3. ORGANET PËR TAJITJE DHE ROLI I TYRE TE KURRIZORËT
72 72 73
68
Tema 10: SHQISAT TE SHTAZËT DHE LIDHJA ME MJEDISIN JETËSOR 75 1 RËNDËSIA E ORGANEVE SHQISORE TE SHTAZËT 2. ORGANET SHQISORE TE SHTAZËT - ORGANET SHQISORE PËR SHIQIM - ORGANET SHQISORE PËR DËGJIM - ORGANET SHQISORE PËR NUHATJE - ORGANET SHQISORE PËR SHIJE - SHQISA PËR PREKJE
76 76 76 78 79 80 81
3. NDËRTIMI DHE ROLI I SISTEMIT NERVOR TE SHTAZËT
82
Tema 11: SHUMIMI DHE ZHVILLIMI
85
1. SHUMIMI DHE ZHVILLIMI I SHTAZËVE 2. ORGANET E SHUMIMIT DHE MËNYRAT E ZHVILLIMIT TE PAKURRIZORËT 3. ORGANET E SHUMIMIT DHE MËNYRAT E ZHVILLIMIT TE KURRIZORËT
86 87 88
Tema 12: TRASHËGIMI, MBIJETESA DHE SELEKSIONIMI
91
1. SI BARTEN VEÇORITË TRASHËGUESE TE SHTAZËT 2. NDRYSHUESHMËRIJA E ORGANIZAMAVE 3. LUFTA PËR MBIJETESË TE SHTAZËT 4. SELEKSIONIMI:NATYRORË DHE ARTIFICIAL
92 93 94 95
Tema 13: ORGANIZMAT DHE MJEDISI JETËSOR
97
1. ORGANIZIMI I NATYRËS 98 2. FAKTORËT EKOLOGJIK DHE QËNDRUESHMËRIA (KONZISTENCA) E BASHKËSIVE SHTAZORE 100 3. RAPORTET E TË USHQYERIT DHE PIRADMIDA E TË USHQYRIT NË EKOSISTEM 101 4. KONTROLLIMI EKOLOGJIK NË NATYRË 103
FJALË DHE NOCIONE MË TË RËNDËSISHME
106
Organizmat dhe mjedisi jetësor
Ilinka Taneva: Biologija za VII oddelenie za osumgodi{no osnovno obrazovanie * Prevod: [efkie Huseni, Sevdie Ramuko * Lektor: Blerta Huseni * Kompjuterska obrabotka: Olga Drozjuk, Bla`e Tofilovski * Kompjuterska obrabotka na albanski jazik: Solidar Sulejmani * Podgotovka za pe~at-ureduvawe: PROSVETNO DELO AD ul. Dimitrija ^upovski 15 - Skopje * Pe~ati: Grafi~ki centar - Skopje * Tira`: 6.000 primeroci. Ilinka Taneva: Biologjia për klasën VII të arsimit fillor tetëvjeçar * Përkthyes: Shefkie Huseini, Sevdie Ramuko * Lektore: Blera Huseni * Përpunimi kompjuterik: Ollga Drozjuk, Bllazhe Tofillovski * Përpunimi kompjuterik në gjuhën shqipe: Solidar Sulejmani * Përgatitja për shtyp-redaktimi: PROSVETNO DELLO SHA rr. Dimitrija Çupovski 15 - Shkup * U shtyp në shtypshkronjën: Grafiçki centar - Shkup * Tirazhi: 6.000 kopje.
CIP - Katologizacija vo publikacija Nacionalna i univerzitetska biblioteka “Sv. Kliment Ohridski”, Skopje 373.3.016:57(075.2)=163.3 TANEVA, Ilinka Biologija za sedmo oddelenie za osumgodi{no osnovno obrazovanie / Ilinka Taneva. - Skopje : Ministerstvo za obrazovanie i nauka na Republika Makedonija, 2009. 109 str. : ilustr. vo boja ; 26 sm Pova`ni zborovi i poimi: str. [108] ISBN 978-608-4575-59-7 COBISS.MK-ID 79226122
111