Geografija_8_alb

Page 1

BLAGOJA MARKOSKI

GJEOGRAFIA VIII Për klasën

të arsimit fillor

MINISTRIA E ARSIMIT DHE SHKENCËS E REPUBLIKËS SË MAQEDONISË

Shkup, 2010


Autor: prof. dr. Bllagoja Markoski Recensues: Biljana Apostollovska – Toshevska – kryetare Milica Patrakalieva – Mitrevska – anëtare Kice Gelmanovski – anëtar Përgatitje: Trimaks Kartografi – Shkup Kryeredaktor: Lube Ristevski Redaktor tekniko-grafik: Tomisllav Dimitrovski Lektor i botimit në maqedonisht Violeta Jovanovska-Nikovska Përpunimi kompjuterik: Tomisllav Dimitrovski Elizabeta Angjelova Anita Milevska Përkthyes: Qamil Imeri Xhevrie Zekiri Redaktim profesional: prof. dr. Asllan Selmani Lektor i botimit në shqip: mr. Ismail Hamiti Botues: Ministria e Arsimit dhe Shkencës e Republikës së Maqedonisë Shtyp: Qendra grafike shpkp, Shkup Tirazhi: 8. 600 Me vendim të ministrit të Arsimit dhe Shkencës të Republikës së Maqedonisë numër 22-2346/1 të datës 23.04.2010, ky libër shkollor lejohet për përdorim CIP - Каталогизација во публикација Национална и универзитетска библиотека “Св.Климент Охридски” , Скопје 373.3.016:91(075.2)=163.3 МАРКОСКИ, Благоја Географија за VIII одделение за осумгодишно основно образование/ Благоја Маркоски. - Скопје : Министерство за образование и наука на Република Македонија, 2010. - 120 стр. : илустр. ; 30 см ISBN 978-608-4575-86-3 COBISS.MK-ID 84077578


Parathënie Të nderuar nxënës, duke u nisur nga parimi prej më të afërtës nga më e largëta, në klasën e tetë do të njiheni me gjeografinë e Afrikës, Amerikës Veriore, Amerikës Jugore, Australisë me Oqeaninë, të krahinave polare dhe me elementet e mjedisit jetësor. Përmbajtjet janë të përqendruara në nëntë tema në të cilat përpunohen temat gjeografikonatyrore, socio-gjeografia dhe veçoritë ekonomiko-gjeografike të Kontinenteve të caktuara. Në konceptin e përmbajtjes së gjeografisë rajonale janë të përfshira rajonet me shtetet dhe zonat karakteristike të këtyre kontinenteve. Libri Gjeografia - për klasën e tetë, gjegjësisht klasën e nëntë, për shkollat fillore, përbëhet prej dy tërësive. Njëra është përmbajtja e mësimit që nxënësit duhet ta kuptojnë. Në pjesën e dytë përfshihen përmbajtjet tematike të metodave didaktike-ndihmëse, ku është theksuar puna e arsimtarit. Kryesisht bëhet fjalë për rubrikat: Bisedë, Pyetje, Detyra, Mëso më tepër, Mbaj mend, Fjalor për emrat e panjohura si dhe për shembuj të ndryshëm hartografik, tabelor dhe shembuj me fotografi. Rubrika bisedë është e paraparë për pjesën hyrëse të orës ku arsimtari aplikon punën interaktive me nxënësit. Pyetjet janë në funksion të arsimtarit për shkak të përsëritjes dhe përforcimit të diturive të nxënësit. Rubrika Detyrat është për punë individuale dhe grupore të nxënësve në shkollë apo në shtëpi. Rubrika Mëso më tepër është në funksion të nxënësve më të interesuar dhe shërben si material ku arsimtari i pasuron përmbajtjet. Fjalori për fjalë të panjohura është në funksion të arsimtarit dhe të nxënësit për të sqaruar më saktë përdorimin e termeve. Rubrika Mbaj mend, nxënësi nga kjo shkurtimisht i fikson përmbajtjet kryesore. Shembujt hartografike, fotografike dhe tabelore janë për të siguruar pamje vizuale për rajonet dhe format hapësinore. Theksojmë se të dhënat e prezantuara tabelore janë të parapara për zgjerimin e diturive dhe kulturën e tyre personale, mirëpo nxënësit nuk janë të obliguar t’i mësojnë përmendësh. Sinqerisht shpresoj se sipas plan-programit janë të dhëna përmbajtjet e përshtatshme nga gjeografia e Afrikës, Amerikës Veriore, Amerikës Jugore, Australisë me Oqeaninë, krahinave polare dhe të veçorive të mjedisit jetësor.

Autori


UDHËZIM PËR PËRDORIMIN E LIBRIT

Rubrika e kushtuar për interaksion të arsimtarit dhe nxënësit, si pjesë hyrëse e mësimit.

KARAKTERISTIKAT EKONOMIKE TË AFRIKËS

Kauçuku

Afrika është një kontinent që dallohet me një zhvillim të pamjaftueshëm ekonomik. Disponon me pasuri të ndryshme natyrore që nuk janë të hulumtuara aq sa duhet. Degët më të zhvilluara ekonomike janë: bujqësia, blegtoria dhe eksploatimi i pasurive natyrore - lëndë të para për nevojat e shteteve të zhvilluara industriale në Evropë, SHBA dhe të disa vendeve në Azi. Bujqësia dhe blegtoria janë dy degë ekonomike me të cilat merren tri të katrat e popullsisë në Afrikë. Në sferën e bujqësisë kryesisht janë të rëndësishme prodhimet si vaji i palmës, kakao, kikirikët dhe vaji i ullirit. Veçori kryesore e bujqësisë është mënyra ekstensive e prodhimit. Blegtoria në Afrikë kryesisht e përfshin ruajtjen e deleve, dhive, gjedheve dhe deveve. Delet, dhitë dhe devetë janë më të përqendruara në pjesën veriore të Afrikës, kurse gjedhet janë të përqendruara në rajonin e savaneve dhe stepave. Blegtoria dallohet me mënyrën ekstensive të ruajtjes. Nga veprimtaritë sekondare më e zhvilluar është eksploatimi i lëndëve të para të shumë mineraleve të ndryshme: diamante, kobalti, ari (merr pjesë në pro-

Bananet

АТЛАНСКИ ОКЕАН Agrikulturë grurë

mëlmesë

misër

kafe

oriz

ullinj

FJALOR TERMESH

çaj

kakao

pambuk

Kushtet klimatike në Afrikë mundësojnë kultivimin e shumë llojeve të ndryshme dhe mjaft të rëndësishme të bimëve industriale. Ato janë: bananet, kauçuku, kakao, druri i mahagonit, palma vajdhënëse.

Blegtori

palmet yndyrëdhënëse

Rubrika e kushtuar për nxënësit veçanërisht të interesuar.

АТЛАНСКИ ОКЕАН nikel antimon hekur krom mangan kallaj vanadium bakër plumb ari uranium boksit

PYETJE » Pse Afrika është ekonomikisht e pazhvilluar? » Cilat degë ekonomike janë më të zhvilluara? » Cilat kultura bujqësore dhe kafshë shtëpiake janë më të pranishme në Afrikë? » Cilat territore në Afrikë janë të pasura me naftë dhe lëndë të para minerale?

АТЛАНСКИ ОКЕАН

kobalt CTE platin CHE argjend naftë zhivë gaz titan naftësjellës azbest kripë grafit fosfate diamante thëngjill guri thëngjil i kaftë

ИНДИСКИ ОКЕАН

ИНДИСКИ ОКЕАН metalurgji

ENERGJIA DHE LËNDËT E PARË

industria metalike industria petrokimike industria ushqimore industria tekstile industria kimike celulozë dhe letër

INDUSTRIA

FJALOR TERMESH

Kakao – bima dhe fryti

Diamanti

dhimin botëror me më shumë se 70%), fosfate, krom, mangan, vanadium, bakër, antimon dhe elemente radioaktive të uranit dhe radonit (në prodhimin botëror merr pjesë me rreth 30%). Në Afrikë, më saktësisht në Saharë, në Libi, në Egjipt dhe në Nigeri janë zbuluar dhe eksploatuar sasi të mëdha të naftës. Industria si degë ekonomike është më e zhvilluar në Republikën Jugafrikane, ndërsa në shtetet tjera kryesisht është zhvilluar industria e lehtë. Zhvillimi i industrisë është i kufizuar për shkak të krijimit të pamjaftueshëm të rrjetit rrugor në Afrikë.

duhan

deve

rrush

lopë

agrume

dhi

hurmë

dele

ИНДИСКИ ОКЕАН

BUJQËSIA

Materiale mbikëqyrëse vizualo-hartografike, respektivisht fotografike

DIAMANT – mineral i çmueshëm, gati mineral i pastër me aliazh hekuri, mangani dhe elemente të tjera, të cilat i japin ngjyrë të kuqe, të gjelbër, të kaltër dhe ngjyrë të verdhë. Përdoret për përpunimin e stolive, në industrinë dhe në teknikë. Diamanti është minerali më i fortë. Më së shumti gjendet dhe prodhohet në Afrikë. ARI – metal i çmueshëm me ngjyrë të verdhë të ndritshme, i lehtë dhe i butë. I qëndrueshëm ndaj ujit dhe ajrit është një prej metaleve më të rralla në Tokë. Përdoret për përpunimin e stolive, në industri etj. Gjendet më së shumti në RJA, Rusi dhe Australi. NAFTA – mineral i lëngshëm për djegie që gjendet në shkëmbinjtë sendimentues. Rëndësi të madhe ka pas zbulimit të motorit me djegie të brendshme, ndërsa përdoret për prodhimin e benzinës, vajgurit, vajrave motorike, parfumeve etj.

Fjalori i nocioneve është i detyruar për sqarimin e termeve profesionale

II. POPULLSIA DHE EKONOMIA E AFRIKËS

II. POPULLSIA DHE EKONOMIA E AFRIKËS

BISEDË » Si është zhvillimi ekonomik në Afrikë? » Cilat janë degët më të zhvilluara ekonomike? » Si është niveli i zhvillimit të industrisë?

Rubrika ndihmëse, e cila i shërben arsimtarit si pjesë përfundimtare të mësimit.

Përmbajtjet e leksionit të kushtuara për mësim të materialit nga ana e nxënësve.

Rafineri për naftë

DETYRË » Kërko nëpër literatura dhe internet dhe bën album me fotografi të bimëve që janë karakteristike për Afrikën!

Rubrika për punë individuale të nxënësve, e cila varet nga vlersimi i arsimtarit.


TEMAT DHE PËRMBAJTJA I. KARAKTERISTIKAT NATYRORE-GJEOGRAFIKE TË AFRIKËS - AFRIKA-POZITA GJEOGRAFIKE, MADHËSIA DHE ZBULIMI - RELIEVI DHE ZHVILLIMI BREGOR - KARAKTERISTIKAT KLIMATIKE - KARAKTERISTIKAT HIDROGRAFIKE - BOTA BIMORE DHE SHTAZORE

II. POPULLSIA DHE EKONOMIA E AFRIKËS - KARAKTERISTIKAT E POPULLSISË SË AFRIKËS - KARAKTERISTIKAT EKONOMIKE TË AFRIKËS

III. PASQYRA RAJONALE E AFRIKËS AFRIKA VERIORE - NJOHJA E SHTETEVE NË AFRIKËN VERIORE - ZONAT KARAKTERISTIKE NË AFRIKËN VERIORE AFRIKA LINDORE - NJOHJA E SHTETEVE NË AFRIKËN LINDORE - ZONAT KARAKTERISTIKE NË AFRIKËN LINDORE AFRIKA JUGORE - NJOHJA E SHTETEVE NË AFRIKËN JUGORE - ZONAT KARAKTERISTIKE NË AFRIKËN JUGORE AFRIKA QENDRORE - NJOHJA E SHTETEVE NË AFRIKËN QENDRORE - ZONAT KARAKTERISTIKE NË AFRIKËN QENDRORE AFRIKA PERËNDIMORE - NJOHJA E SHTETEVE NË AFRIKËN PERËNDIMORE - ZONAT KARAKTERISTIKE NË AFRIKËN PERËNDIMORE


I. KARAKTERISTIKAT NATYRORE-GJEOGRAFIKE TË AFRIKËS

AFRIKA POZITA GJEOGRAFIKE MADHËSIA DHE ZBULIMI

6

BISEDË » Për cilat kontinente keni mësuar vitin e kaluar dhe cilat kontinente kanë mbetur për t’i mësuar? » Ç’është karakteristike për Afrikën? » Ku shtrihet Afrika?

DETYRA » Përpiqu të gjesh sa kilometra është larg Afrika prej kontinenteve tjera! » Në hartë gjeni oqeanet dhe detet që gjenden përreth Afrikës!

Pozita gjeografike Afrika është kontinent që ka pozitë qendrore në botë. Nëpër të kalojnë Ekuatori dhe Meridiani fillestar. Afrika është më pak e largët se kontinentet e tjera. Shtrihet midis Detit Mesdhe dhe Detit të Kuq në veri dhe verilindje, Oqeanit Indian në lindje dhe Oqeanit Atlantik në perëndim. Me Evropën më afër është tek gryka e Gjibraltarit dhe Kalimi Sicilian. Prej Azisë e ndanë Kanali artificial i Suezit, Deti i Kuq dhe gryka Bab El Mandeb. Nga kontinentet tjera është larg me disa mijëra kilometra. Afrikës i takojnë ishulli Madagaskar dhe disa grupe ishujsh më të vegjël.

Madhësia Afrika paraqet një masë të madhe të tokës ku shtrihet në dy anët e Ekuatorit. Dy të tretat nga ajo shtrihen në veri, kurse një e treta në jug të Ekuatorit. Sipërfaqja e përgjithshme e Afrikës është 30.3 milionë km2 (më saktë 30 311 554 km2). Në këtë territor në 54 shtete jetojnë rreth 956 milion banorë.


Zbulime

MËSO MË TËPËR Emri Afrika rrjedh nga gjuha e berberëve të vjetër dhe nga gjuha e popujve Afro, të cilët kanë jetuar në rajonin e malit Atllas (Algjer, Marok, Tunizi). Në shek VII, pjesët veriore të Afrikës, Arabët i kanë quajtur Efrika, nga edhe është fituar emri aktual Afrika.

Azi Lisbona, Portugali Oqeani Atlantik

Kalikut, Indi

Afrika

Madagaskar

Kepi i shpresës së mirë

Udhëtimi i Vasko da Gama në vitn 1497 - 1498 Monumenti i Dejvid Livingston afër Ujëvarat e Viktorisë

PYETJE FJALOR TERMESH AFRIKA është kontinent me pozitë qendrore të botës, që nga të gjitha anët është e rrethuar me ujë, ndërsa me Azinë është e lidhur me tokë. Nëpër të kalon ekuatori dhe meridiani fillestar. GRYKA E GJIBRALTARIT – hapësirë natyrore detare e cila i lidh Detin Mesdhe dhe oqeanin Atlantik dhe i ndan Afrikën dhe Evropën te shtetet Marok dhe Spanjë. Gjerësia është 14 km. VIJA KUFITARE – vijë natyrore apo administrative e shënuar, me të cilën ndahen tërësitë hapësinore gjeografike. KANALI I SUEZIT – rrugë artificiale detare që lidh Detin Mesdhe me Detin e Kuq, ashtu që paraqet lidhje më të shkurtër midis Oqeanit Atlantik, Detit Mesdhe dhe Oqeanit Indian.

» Çfarë pozite ka Afrika në botë? » Me cilat oqeane dhe detet rrethohet Afrika? » Cilat vija gjeografike kalojnë nëpër Afrikë? » Sa sipërfaqe përfshin Afrika dhe sa është numri i popullsisë që jetojnë në këtë kontinent? » Shikuar historikisht, me cilin kontinent Afrika më tepër ka komunikuar? » Cilët hulumtues janë më të rëndësishëm për zbulimin e Afrikës?

I. KARAKTERISTIKAT NATYRORE-GJEOGRAFIKE TË AFRIKËS

Afrika, si pjesë e ashtuquajtur Bota e vjetër (Evropa, Azia dhe Afrika – së bashku), gjithnjë ka qenë e lidhur me Evropën dhe Azinë. Komunikacion më të madh kanë pjesët veriore të Afrikës, sidomos Egjipti dhe pjesa e poshtme e lumit Nil, Etiopia me Detin e Kuq dhe pjesët veriore të malit Atllas. Rajonet tjera të Afrikës, për shkak të territoreve me shkretëtira, siç është Sahara janë zbuluar pas shek. XV, gjegjësisht pas zbulimeve të mëdha gjeografike. Prej vitit 1497 deri më vitin 1498, Vasko da Gama bëri udhëtimin përreth Afrikës nëpër det. Në shek. XVII, XVIII, XIX dhe në shek XX janë bërë shumë zbulime dhe hulumtime në pjesën e brendshme të kontinentit. Hulumtuesi më i njohur i Afrikës ka qenë Dejvid Livingston.


I. KARAKTERISTIKAT NATYRORE-GJEOGRAFIKE TË AFRIKËS

RELIEVI DHE THYERJET BREGDETARE BISEDË » Çka nënkupton me fjalën reliev? » Duke shikuar hartën përcakto çfarë forma të relievit shtrihen në Afrikë? » Ç’është karakteristikë për relievin e Afrikës? » Cili tip i relievit është më i përfaqësuar në Afrikë?

MËSO MË TËPËR Gondvana është emër për tokë të gjerë e cila në historinë gjeologjike të Tokës është shtrirë kryesisht, në hemisferën jugore. I ka përfshirë territoret e tashme të Afrikës (pa malin Atlas), Arabisë Saudite, pjesët lindore të Amerikës Jugore, Indinë dhe pjesët perëndimore të Australisë. Kjo tokë është ndarë me shkatërrime tektonike, dhe kështu kontinentet e kanë fituar renditjen dhe pamjen e tashme. Llogaritet se kjo ndarje është bërë në kohën e periudhës gjeologjike të shkumësit, para 70 milionë vitesh.

DETYRË » Në hartë, gjeni gjiret, gadishujt dhe ishujt që gjenden rreth Afrikës! 8

Gjeologjia Toka Afrikane, sipas historisë gjeologjike, llogaritet si tokë e lashtë e krijuar nga shkëmbinj të vjetër, e njohur nën emrin Gondvana. Relievi Relievin e Afrikës e përbëjnë një numër i madh i rrafshnaltave, të cilat dallohen me reliev të butë me ndryshime të vogla. Në viset bregdetare relievi lëshohet në rrafshinë, kështu që pllaka afrikane është e rrethuar me një brez të ngushtë bregdetar. Në rrafshnalta ngrihen disa masive malore. Në pjesët veriore gjinden malet: Atlas, Ahagar, Tibesti dhe Darfur. Këto male dallohen me lartësi mbidetare rreth 3 000m. Ato shtrihen edhe në shkretëtirën e Saharës. Malet më të larta gjenden në pjesën lindore të kontinentit. Ato janë Malet e Etiopisë dhe krahinat malore përreth liqeneve të mëdhenj, siç është Kilimanxharo, Kenia dhe Rivenzorei. Lartësia e tyre është rreth 5 000m. Gjeni në hartë dhe vërtetoji lartësitë e sakta!


Thyerja bregdetare Afrika ka bregdet me thyerje të dobët. Pjesët bregdetare janë të larta, të thepisura dhe të ngushta. Gati edhe s’ka gjire, ishuj dhe gadishuj. Në brigjet e Detit Mesdhe gjenden gjiret Sidra dhe Gjiri Gabesk, si dhe gadishujt Tunis dhe Barka. Në brigjet e Oqeanit Indian gjinden gadishulli i Somalisë dhe ishulli Madagaskar, ishujt Komore, Maskarene dhe ishujt Sejshell. Në brigjet e Oqeanit Atlantik më karakteristik është Gjiri i Guinesë me ishujt San Tome dhe Prinsipe. Në jug të Afrikës është karakteristik Kepi i Shpresës së Mirë.

PYETJE » Cilat pjesë të relievit janë më karakteristike për Afrikën? » Numëroji masivet malore më të mëdha në Afrikë! » Cila është maja më e lartë në Afrikë? » Me cilin tip relievi dallohet Sahara? » Në hartë tregoje territorin e shkretëtirës Sahara në Afrikë? » Gjeni shkretëtirat tjera në Afrikë? » Si është thyerja bregdetare në Afrikë?

Shkretëtira

FJALOR TERMESH ERG - shkretëtirë ranore e gjerë me dine në veri të Afrikës. Në mesin e Azisë shkretëtirat ranore quhen kum-rërë, në Mongoli – shamo, e në Gadishullin Arabik – nefud. DINE – mure ranore të zgjatura në shkretëtira, të cilat krijohen nga shtresimi i rërës nën ndikim të fryrjes së erërave. SHKRETËTIRA – hapësirë në Tokë me shumë pak të reshura (nën 200mm në vit) dhe me botë bimore shumë të varfër. Të reshurat mund të mungojnë edhe me vite. BRIRI I AFRIKËS – gadishull në verilindje të Afrikës që gjendet midis Gjirit të Adenit dhe Oqeanit Indian. Në të, kryesisht, shtrihet territori i shtetit Somalia.

I. KARAKTERISTIKAT NATYRORE-GJEOGRAFIKE TË AFRIKËS

Territoret të cilat gjenden në jug të lumenjve Kunene Okavango dhe Zambezi janë rrafshnaltat me larësi mbidetare rreth 1 200 metra. Prej lindjes, perëndimit dhe jugut janë të rrethuara me male të larta bregdetare me lartësi mbi 2 500 metra ku më e madhe është Kuatlamba. Në pjesët e mesme gjendet shkretëtira Kallahari, kurse në brezin atlantik gjendet shkretëtira e Namibisë. Pjesët qendrore të Afrikës gjenden ndërmjet pjesës lindore dhe jugore të maleve dhe oqeanit Atlantik, gjithashtu dhe në veri në pellgun e lumit Kongo. Në këtë pjesë janë karakteristike rrafshnaltat në Angolë dhe në Zambia, baseni në lumin Kongo dhe malet Kamerune. Pjesët perëndimore të Afrikës dhe territoret që gjenden në veri nga Gjiri i Guinesë janë me larësi më të ulëta mbidetare (kryesisht mbi 2 000 metra dhe me anë të ulëta). Në Afrikë, me karakteristikë të veçantë në reliev dallohen shkretëtirat. Shkretëtira më e nxehtë në këtë vend është Sahara. Ajo përfshin pjesët veriore dhe perëndimore të kontinentit, më saktë territoret nga Oqeani Atlantik deri te Deti i Kuq, që shtrihet me sipërfaqe prej 7 milionë km2. Karakteristike janë edhe shkretëtirat Kallahari dhe e Namibisë, të cilat gjinden në pjesën jugore të Afrikës. Në krahinat shkretinore takohen depresionet dhe dinet, si formë e veçantë në relievin shkretinor. Ultësirat më të mëdha janë në pjesën qendrore të basenit të lumit Kongo, ultësira Senegal, ultësirat përreth liqenit Çad dhe ultësirat te Gjiri i Guinesë.

9


I. KARAKTERISTIKAT NATYRORE-GJEOGRAFIKE TË AFRIKËS

KARAKTERISTIKAT KLIMATIKE

BISEDË » Si është klima në Afrikë? » Pse klima në Afrikë është më e ngrohtë në krahasim me kontinentet tjera? » Ç’është brezi klimatik? BREZI I VTOHTË I VERIUT

BREZI I MATUR MESATAR I VERIUT BREZI I NXEHTË BREZI MESATAR I JUGUT

BREZI I FTOHTË I JUGUT

Brezat e nxehtësisë në tokë

Klima në Afrikë është e lidhur ngushtë me pozitën gjeografike. Nëpër Afrikë kalon ekuatori, i cili e ndan kontinentin në pjesën veriore dhe jugore. Ai kushtëzon shpërndarje të barabartë të brezave klimatikë. Rreth ekuatorit (veri dhe jug) shtrihet brezi ekuatorial, ndërsa në veri dhe jug të tij shtrihet brezi tropik, subtropikal dhe brezat e matur klimatikë. Brezi ekuatorial veçohet me: temperatura rreth 24-25˚C dhe luhatje vjetore prej vetëm 2-3˚C, dhe sasi të mëdha reshjesh, të cilat në Gjirin e Guinesë arrijnë rreth 12 000mm në vit, ku bien çdo ditë, e sidomos në orët e pasditeve. Klima ekuatoriale më tepër ndikon në Guinenë e sipërme dhe në Basenin e lumit Kongo, gjegjësisht në brezin pre 0 - 10˚ të gjerësisë gjeografike veri-jug. Aty janë të zhvilluara tepër pyjet tropikale. Brezat tropikalë shtrihen në veri dhe jug të brezit ekuatorial. Ato dallohen me dy periudha të dalluara vjetore, gjegjësisht verë me të reshura dhe periudhë të thatë. Në veri dhe jug të brezave tropikalë shtrihen brezat klimatike subtropikale, të cilat dallohen me periudha të reshurash të shkurtra dhe të rralla, kështu që në këto breza paraqiten shkretëtirat. Në veri është shkretëtira e Saharës, kurse në jug – shkretëtirat Kallahari dhe Namibia, të cilat dallohen me klimë tipike shkretinore.

Stuhi ranore

MËSO MË TEPËR Nëpër Afrikë kalon ekuatori, i cili e pret kontinentin përafërsisht përgjysmë. Pikërisht për këtë arsye, në këtë kontinent shtrihen më tepër breza të nxehtësisë. Brezi ekuatorial shtrihet midis rrethit jugor dhe verior, gjegjësisht nga ekuatori deri në 23˚27’ në veri dhe nga ekuatori deri 23˚27’ në jug.

АТЛАНTСКИ ОКЕАН subtropikale e lagësht subtropikale e thatë tropike kryesisht e thatë tropike e thatë subekatoriale e thatë subekuatoriale e lagësht ekuatoriale RRYMAT DETARE

të nxehta të ftohta

ERËRAT

monsune pasate

ИНДИСКИ ОКЕАН KLIMA


PYETJE » Cilat breza klimatikë janë të pranishëm në Afrikë? » Ku shtrihet brezi ekuatorial? » Ku shtrihen brezat mesatar në Afrikë? » Ç’është harmatani? » Pse shkretëtirat nuk janë të banuara?

DETYRA » Në hartë krahaso përmbajtjet nga teksti i mësimit dhe përcaktoni territoret e lagështa dhe të thata në Afrikë!

FJALOR TERMESH

АТЛАНTСКИ ОКЕАН

(me milimetra) te

ИНДИСКИ ОКЕАН TË RESHURAT

Veçori e veçantë klimatike është era e Saharës harmatan, e cila nga pjesa veriore në Saharë fryn kah brezi ekuatorial. Nxehtësitë dhe thatësirat e mëdha në disa krahina, nga njëra anë, dhe sasitë të mëdha të reshjeve nga ana tjetër, i vështirësojnë jetën dhe punën e njerëzve. Pikërisht për këtë shkak, vendet e këtilla janë rrallë të banuara.

TIPET KLIMATIKE – tip i klimës në Tokë me veçori specifike. Për shembull, në brezin e mesëm dallohen: tipi klimatik mesdhetar (mediteran), oqeanik, kontinental, i mesëm kontinental dhe malor. KLIMA SHKRETËTINORE – tip klimatik që dallohet me të reshura të vogla vjetore (më pak se 200mm), a shpesh ndodh të mos ketë të reshura për disa vite. Temperaturat e ajrit gjatë verës janë shumë të larta, kurse gjithashtu kanë edhe ndryshim të madh në raportet ditë-natë. KLIMA STEPORE – është tip i veçantë klimatik që karakterizohet për viset stepike. Karakterizohet me të reshura të pamjaftueshme, rreth (300-400mm në vit) dhe me temperaturë relativisht më të lartë në periudhën e verës.

I. KARAKTERISTIKAT NATYRORE-GJEOGRAFIKE TË AFRIKËS

Në këto shkretëtira temperaturat ditore mund të arrijnë deri në 50˚C, kurse gjatë natës mund të zbresin rreth 30˚C. Reshjet janë shumë të pakta (më pak se 200 mm në vit), apo mungojnë me vite të tëra, kurse në shkretëtirën e Namibisë thuaj se nuk ka reshje. Borë bie në pjesët më veriore (Atlas) dhe në malet më jugore (Kuatlamba), kurse në majat më të larta malore të Kilimanxharos, Kenisë dhe Ruvenzorit ka borë të përhershme. Brezat mesatar klimatikë në Afrikë shtrihen në pjesët e fundit të veriut dhe jugut të kontinentit, ku janë të pranishme katër stinët e vitit. Bëhet fjalë për krahinat të masivit malor Atlas dhe në pjesën jugore të Republikës Jugafrikane. Veçoritë klimatike të Afrikës varen edhe nga lëvizjet e rrymave detare. Përreth Afrikës veriperëndimore rrjedh rryma detare e ftoftë Kanare, ndërsa në jug nga Gjiri i Guinesë – rryma detare e nxehtë e Guinesë. Në brigjet e Afrikës është karakteristike edhe rryma Benguele.


I. KARAKTERISTIKAT NATYRORE-GJEOGRAFIKE TË AFRIKËS

KARATERISTIKAT HIDROGRAFIKE

Hidrografia e Afrikës pothuajse nuk është e njëjtë. Ekzistojnë pellgu i Detit Mesdhe, pellgu i Oqeanit Indian dhe pellgu i Detit të Kuq, pellgu Atlantik dhe pellgu i Mbyllur (i Brendshëm).

BISEDË » Me cilat oqeane dhe dete kufizohet Afrika? » Ç’është pellg? » Cilët lumenj rrjedhin nëpër Afrikë?

MËSO MË TEPËR Lumenjtë më të mëdhenj në Afrikë janë: Nili, Kongo, Nigeri, Zambezi, Oranji, Limpopo, Senegal dhe Volta. LUMENJT

GJATËSIA në km

Pellgjet dhe lumenjtë Pellgu i Detit Mesdhe, kryesisht, i përfshin pellgun e lumit Nil dhe disa pellgje të vegjël të lumenjve të masivit malor të malit Atlas. Përfshin rreth 20% të territorit të Afrikës. Nili është lumi më i gjatë në botë dhe është lumi i vetëm që arrin të kalojë nëpër Saharë. Pellgu i Oqeanit Indian dhe i Detit të Kuq përfshin rreth 19% të kontinentit. Në të derdhen lumenjtë: Xhuba, Shebeli, Zambezi, Limpopo dhe një numër i madh lumenj të vegjël. Pellgu i Oqeanit Atlantik përfshin pjesën më të madhe të territorit të kontinentit (rreth 31%). Në të derdhen lumenjtë: Senegal, Niger, Kongo, Oranje etj. Gjeji në hartë! Kongo është lumi me rrjetë më të dendur dhe me më shumë ujë në Afrikë.

PELLGU në mil. km2

Nili

6 671

2,87

Kongo

4 320

3,7

Nigeri

4 160

2,1

Zambezi

2 660

1,33

Oranji

1 860

1,02

Senegali

1 700

0,44

Limpopo

1 600

0,44

АТЛАНTСКИ ОКЕАН

DETYRA zona jo pellgore

» Në hartën e Afrikës të atllasit gjeografik gjeni lumenjtë dhe liqenet dhe rrethoni cilët lumenj nëpër cilat shtete rrjedhin!

zona pellgore e Detit Mesdhe zona pellgore e Oqeanit Indian zona pellgore e Oqeanit Atlantik

ИНДИСКИ ОКЕАН PELLGJET


PYETJE

Liqenet Afrika është kontinent që ka shumë liqene me ujë të njelmët dhe me ujë të ëmbël, dhe liqene të përhershëm dhe të përkohshëm, kryesisht me prejardhje tektonike. Më të mëdhenj janë: liqeni Viktoria (i treti në Botë), ku edhe buron lumi Nili i Bardhë, pastaj liqeni Tanganjika, me thellësi prej 1 435m, liqeni Njasa, ku nëpërmjet lumit Shire kalon në lumin Zambezi, liqeni i Albertit, Edvardit dhe liqeni Tana. Të gjithë këto liqene gjenden në fushëgropën tektonike në Afrikë dhe të gjithë janë të lundrueshëm. Liqeni Çad përfshin pjesën më të madhe të pellgut të brendshëm në Afrikë. I thellë është vetëm 1,5 m, ashtu që, është i vendosur në vise të thata ku edhe shumë herë ndryshon sipërfaqen e vet. Në shkretëtirën Kalahari gjenden moçale të njelmëta dhe liqeni Makarikari. Nëpër Afrikë ka sipërfaqe liqenore, të cilat në periudhën e reshjeve mbushen me ujë, ndërsa në atë pa reshje thahen.

» Cilat janë pellgjet të cilat rrjedhin ujërat e Kontinentit Afrikan? » Cilët lumenj i takojnë pellgut të Detit Mesdhe? » Cilët lumenj derdhen në Oqeanin Indian? » Cilët lumenj derdhen në Oqeanin Atlantik? » Çka nënkupton me pellg i brendshëm i mbyllur? » Cilat janë liqenet më të mëdha në Afrikë? » Çka di për liqenin Çad?

FJALOR TERMESH RESURSE UJORE – pasuri natyrore të cilat njeriu i eksploaton dhe i përshtat për nevojat e veta. Shfrytëzohen në shumë sfera të jetës njerëzore –për transport, energji, ushqim, turizëm. UJVARJË – prerje e shtratit të lumit nga i cili uji lëshohet prej një lartësie të madhe apo të vogël. DELTË - rrafsh para se të derdhet lumi në det apo në liqen që është formuar nga materiali i bartur që e ka sjellë lumi gjatë derdhjes nëpër disa degëzime. Deltat janë në formë të trekëndëshit. Karakteristike janë Delta në lumin Nil, Volga dhe Danub. LIQEN – pellg në tokë që është i mbushur me ujë dhe që nuk është drejtpërdrejt i lidhur me det. LUMË – ujë i cili prej burimit deri në derdhje në det, në liqen apo në ndonjë lumë më të madh lëviz nëpër shtratin e tij në sipërfaqen e tokës. PELLG LUMI – sipërfaqe e cila një lumë përmes degëve të tij e mbledh ujin. Pellgjet e lumit midis tyre ndahen me ujëndarës. RRJET LUMOR – ujëmbledhës në një zonë, shtet, ishull apo kontinent, pa marrë parasysh a janë të lidhur midis tyre ose jo.

I. KARAKTERISTIKAT NATYRORE-GJEOGRAFIKE TË AFRIKËS

Pellgu i mbyllur pa rrjedha në kontinentin e Afrikës përfshin rreth 30% të territorit. Pjesa më e madhe e tij është e thatë dhe s’ka lumenj të mëdhenj. Lumi më i madh është lumi Shari, që derdhet në liqenin Çad. Numri më i madh i lumenjve thahen gjatë vitit, kurse numri tjetër janë të tharë. Lumenjtë, duke u afruar afër oqeaneve, kanë pjerrësi me potencial të madh energjetik.

Afrika Lindore – liqenet tektonike

13


I. KARAKTERISTIKAT NATYRORE-GJEOGRAFIKE TË AFRIKËS

BOTA BIMORE DHE SHTAZORE BISEDË » Numëroni disa popullime bimore që gjinden në Afrikë! » Cilat prej bimëve drunore që i di kanë prejardhje nga Afrika? » Çfarë bimë ekzistojnë në shkretëtira? » Përmendi disa lloje gjallesash që ekzistojnë në Afrikë.

Varësisht nga veçoritë klimatike-gjeografike të Afrikës, ashtu janë shtrirë edhe zonat e botës bimore dhe shtazore. Bota bimore Zonat e botës bimore në Afrikë kryesisht ndahen në pyjore, barishtore dhe shkretinore. Rajonet malore shtrihen përreth ekuatorit, kurse i përfshijnë edhe territoret e Guinesë së Sipërme, pjesën e poshtme të lumit Niger dhe basenin e lumit Kongo. Në të janë zhvilluar pyje të vjetra, të larta dhe të ngjeshura me palma, baobab, me drurë mahagoni, abonosi dhe drurë të tjerë, të ndërthurur me kate më të ulëta bimësh, kështu që zhvillohen pyje të dendura dhe të pakalueshme, të njohura me emrin xhungla. Pyjet ekuatoriale kah veriu dhe jugu gradualisht rrallohen dhe kalojnë në zona me barë të dendur, të lartë 1-3m të njohura me emrin savane. Savanet, duke ecur drejt veriut, gjegjësisht drejt jugut, gradualisht ndryshojnë, kështu që karakterizohen me barishte të ulëta dhe me bimë gjembore dhe me shkurre, gjegjësisht makie, më së shpeshti nga akaciet, barishte të shkurtra dhe gjysmë shkretëtira. Rajonet e këtilla janë të njohur si stepe.

Pyje të vjetra savane

MËSO MË TEPËR Baobab është dru që rritet në savana. Ka një trung mjaft të trashë (me diametër deri në 8m) me rezerva të mëdha të ujit. Frytet e tij përdoren për ushqim, ndërsa në trungun e tij njerëzit hapin vrima për të jetuar. Arrin lartësinë deri në 20m. Druri Baobab është i njohur edhe si dru ushqimor i majmunëve.

АТЛАНTСКИ ОКЕАН

shkretëtirë savane oazë stepa gjembore pyll tropikal pyll ferrës pegjetacioni i pyeve të larta

ИНДИСКИ ОКЕАН VEGJETACIONI


Bota shtazore Bota shtazore në Afrikë është mjaft e llojllojshme. Në zonat tropikale gjenden elefantë, rinoqerontë dhe majmunë. Në savanet dhe në stepet më të përqendruara janë kafshët barngrënëse: gjirafa, antilopa, gazela, bualli etj., kurse prej bishave: luani, gepardi, leopardi, hiena, qeni i egër afrikan etj. Në mjediset ujore gjenden hipopotami, krokodili dhe zvarranikë e insekte të ndryshme. Karakteristike janë miza cece, e cila shkakton sëmundjen e gjumit, dhe mushkonja malarie, e cila shkakton sëmundjen e malaries.

Gjirafa

Rinoqerontë

Kobra

Hiena

PYETJE » Çfarë zona bimore ka në Afrikë? » Ç’është xhungla? Ku shtrihet në Afrikë? » Trego disa bimë drunore që hasen në xhungla! » Ç’janë savanet, ç’janë stepet? » Cili vegjetacion kryesisht është karakteristik për Afrikën? » Ç’janë oazat? » Cilat shtazë janë karakteristike për Afrikën?

Shimpanze

Bualli afrikan

Leopardi

Luani

FJALOR TERMESH PYJE TË PASHKELURA – pyje tropikale, që paraqitet në zonat me temperatura të larta dhe me reshje të mëdha gjatë vitit. Këto pyje kanë një shtrirje më të madhe në territorin ekuatorial të Afrikës, Azisë dhe të Amerikës Jugore. SAVANË - zonë me barishte të larta në rajonet tropikale. Savanet shtrihen në Afrikë, në Amerikën Jugore dhe Azi. Në to ka një periudhë me reshje dhe një të thatë.

DETYRË » Me ndihmën e literaturës dhe internetit bëj koleksion të hartave dhe fotografive nga vegjetacioni dhe nga specie të ndryshme të botës bimore dhe shtazore që ekzistojnë në Afrikë!

I. KARAKTERISTIKAT NATYRORE-GJEOGRAFIKE TË AFRIKËS

Stepet pastaj shndërrohen në gjysmëshkretëtira ku karakterizohen me vegjetacion më të varfër kështu që kalojnë në gjysmëshkretëtira dhe shkretëtira, kryesisht pa vegjetacion ose me bimësi të rrallë siç janë kaktuset. Nëpër shkretëtira gjenden oazat, në të cilat ka vegjetacion të bujshëm, kurse në pjesët tjera periodikisht paraqitet vegjetacion i varfër në kohën e reshjeve. Në oazat më së shpeshti ka palma, ndërsa në disa vende kultivohen edhe kultura bujqësore.

15


KARAKTERISTIKAT E POPULLSISË NË AFRIKË

II. POPULLSIA DHE EKONOMIA E AFRIKËS

BISEDË » Çfarë di për popullsinë e Afrikës? » Cila racë njerëzore mbizotëron në Afrikë? » Si është jeta e popullsisë në Afrikë?

Afrika është kontinent në të cilin jetojnë 956 milion banorë. Sipas madhësisë territoriale, realisht është rrallë e banuar. Në shkretëtirat mesatarisht jeton 1 b/km2, në pyjet ekuatoriale - 5b/1km2, ndërsa në savanet dhe stepet – 10b/km2. Popullsi më të dendur kanë viset bregdetare më saktë shtetet përreth Gjirit të Guinesë, pjesës së poshtme të lumit Nil, Republikën Jugafrikane, në pjesët veriperëndimore të maleve Atlase dhe në pjesën lindore përreth liqeneve të mëdhenj. Shtimi natyror i popullsisë në Afrikë relativisht është i lartë. Me përmirësimin e kushteve jetësore dhe të shëndetësisë në 2030 vitet e fundit popullsia në Afrikë ka shtim të vogël. Më tepër se 95% të popullsisë janë afrikanë, kurse rreth 5% janë evropianë dhe me prejardhje nga Azia. Popullsinë e Afrikës e përbëjnë disa grupe siç janë: grupi negroid – pigmejt, bushmanët dhe hotentotët të cilët jetojnë në pyjet ekuatoriale dhe në Afrikën Jugore; grupi zezak, në të cilin numërohen zezakët nga pjesa perëndimore dhe qendrore e Afrikës dhe Banty – të zitë, të cilët jetojnë në pjesën Qendrore dhe Jugore të Afrikës; grupi Niloti, që jetojnë në pellgun e sipërm të lumit Nil dhe grupi hamitët, që jetojnë në pjesën veriore të

Masai

АТЛАНTСКИ ОКЕАН

DENDËSIA E POPULLSISË (banorë në km2 ) mbi

ИНДИСКИ ОКЕАН

Bushmanët

nën rajone të pabanuara


Afrikës, siç janë arabët, tuarezët dhe beduinët. Popullsia Evropiane më tepër janë të përqendruar në Republikën Jugafrikane. Popullsia Afrikane flasin gjuhë të ndryshme. Të pranishme janë gjuhë të ndryshme vendase, ndërsa varësisht nga kolonizatorët evropianë, në masë të madhe si gjuhë zyrtare janë edhe gjuha angleze dhe frënge. Në pjesën veriore të Afrikës flitet gjuha arabe.

PYETJE

DETYRË » Hulumto dhe mëso në cilin territor në Afrikë çfarë religjioni ka dhe cilat gjuhë fliten! FJALOR TERMESH

Sipas përkatësisë fetare një pjesë e popullsisë në Afrikë janë me religjion krishterë (nën ndikimin e vendeve kolonizuese – Britania e Madhe, Franca, Belgjika, Spanja, Portugalia etj), një pjesë besimtarësh janë me religjion islam, por një numër i popullsisë vendase besojnë në kultet e tyre tradicionale. Kushtet natyrore dhe shoqërore në Afrikë kanë sjellë që të ketë shumë tradita dhe kultura të cilat dallohen nga popujt jo afrikanë. Shembuj tipikë janë kulturat e Masajve, Pigmejve, Bushmanëve, Beduinëve etj. Në pjesët bregdetare dhe në qytetet më të mëdha ka ndikuar kultura evropiane dhe e Azisë.

ARABËT – popuj nga grupi semit. Prej Gadishullit Arabik nëpërmjet shpërnguljeve dhe dyndjeve pushtuese janë zgjeruar në gjithë pjesën veriore të Afrikës – prej Egjiptit e deri në Marok. BEDUINËT – blegtorë nomadë arab. Më të përqendruar janë në tokat arabe – në Afrikën Veriore. Gjithnjë shpërngulen dhe janë në lëvizje për të siguruar jetë të mirë. BUSHMANËT – grup etnike që jetojnë në Afrikën Jugore, në pjesët e shkretëtirës Kallahari. Merren me gjueti primitive dhe me mbledhjen e frutave. TUAREZËT – popull i grupit berberë. Jetojnë në Saharën qendrore; janë të organizuar në grupe fisnore; ruajnë deve, gomarë, dele dhe dhi, kurse në oazat merren me bujqësi.

II. POPULLSIA DHE EKONOMIA E AFRIKËS

» Sa banorë ka Afrika? » Si është dendësia e përgjithshme e popullsisë në Afrikë? » Cilat grupe të popullsisë e përbëjnë popullsinë në Afrikë? » Ku janë më të përqendruar të ardhurit nga Evropa? » Cilat gjuhë fliten në Afrikë? » Si është renditja rajonale e popullsisë sipas religjionit?

17


KARAKTERISTIKAT EKONOMIKE TË AFRIKËS

II. POPULLSIA DHE EKONOMIA E AFRIKËS

BISEDË » Si është zhvillimi ekonomik në Afrikë? » Cilat janë degët më të zhvilluara ekonomike? » Si është niveli i zhvillimit të industrisë?

Kauçuku

Afrika është një kontinent që dallohet me një zhvillim të pamjaftueshëm ekonomik. Disponon me pasuri të ndryshme natyrore që nuk janë të hulumtuara aq sa duhet. Degët më të zhvilluara ekonomike janë: bujqësia, blegtoria dhe eksploatimi i pasurive natyrore - lëndë të para për nevojat e shteteve të zhvilluara industriale në Evropë, SHBA dhe të disa vendeve në Azi. Bujqësia dhe blegtoria janë dy degë ekonomike me të cilat merren tri të katrat e popullsisë në Afrikë. Në sferën e bujqësisë kryesisht janë të rëndësishme prodhimet si vaji i palmës, kakao, kikirikët dhe vaji i ullirit. Veçori kryesore e bujqësisë është mënyra ekstensive e prodhimit. Blegtoria në Afrikë kryesisht e përfshin ruajtjen e deleve, dhive, gjedheve dhe deveve. Delet, dhitë dhe devetë janë më të përqendruara në pjesën veriore të Afrikës, kurse gjedhet janë të përqendruara në rajonin e savaneve dhe stepave. Blegtoria dallohet me mënyrën ekstensive të ruajtjes. Nga veprimtaritë sekondare më e zhvilluar është eksploatimi i lëndëve të para të shumë mineraleve të ndryshme: dia-

Bananet

Kakao – bima dhe fryti

Diamanti

АТЛАНTСКИ ОКЕАН Agrikulturë grurë

mëlmesë

misër

kafe

oriz

ullinj

FJALOR TERMESH

çaj

kakao

pambuk

Kushtet klimatike në Afrikë mundësojnë kultivimin e shumë llojeve të ndryshme dhe mjaft të rëndësishme të bimëve industriale. Ato janë: bananet, kauçuku, kakao, druri i mahagonit, palma vajdhënëse.

Blegtori

palmet yndyrëdhënëse

duhan

deve

rrush

lopë

agrume

dhi

hurmë

dele

ИНДИСКИ ОКЕАН

BUJQËSIA


АТЛАНСКИ ОКЕАН nikel antimon hekur krom mangan kallaj vanadium bakër plumb ari uranium boksit

PYETJE » Pse Afrika është ekonomikisht e pazhvilluar? » Cilat degë ekonomike janë më të zhvilluara? » Cilat kultura bujqësore dhe kafshë shtëpiake janë më të pranishme në Afrikë? » Cilat territore në Afrikë janë të pasura me naftë dhe lëndë të para minerale?

АТЛАНСКИ ОКЕАН

kobalt CTE platin CHE argjend naftë zhivë gaz titan naftësjellës azbest kripë grafit fosfate diamante thëngjill guri thëngjil i kaftë

ИНДИСКИ ОКЕАН

ИНДИСКИ ОКЕАН metalurgji

ENERGJIA DHE LËNDËT E PARË

industria metalike industria petrokimike industria ushqimore industria tekstile industria kimike celulozë dhe letër

INDUSTRIA

FJALOR TERMESH DIAMANT – mineral i çmueshëm, gati mineral i pastër me aliazh hekuri, mangani dhe elemente të tjera, të cilat i japin ngjyrë të kuqe, të gjelbër, të kaltër dhe ngjyrë të verdhë. Përdoret për përpunimin e stolive, në industrinë dhe në teknikë. Diamanti është minerali më i fortë. Më së shumti gjendet dhe prodhohet në Afrikë. ARI – metal i çmueshëm me ngjyrë të verdhë të ndritshme, i lehtë dhe i butë. I qëndrueshëm ndaj ujit dhe ajrit është një prej metaleve më të rralla në Tokë. Përdoret për përpunimin e stolive, në industri etj. Gjendet më së shumti në RJA, Rusi dhe Australi. NAFTA – mineral i lëngshëm për djegie që gjendet në shkëmbinjtë sendimentues. Rëndësi të madhe ka pas zbulimit të motorit me djegie të brendshme, ndërsa përdoret për prodhimin e benzinës, vajgurit, vajrave motorike, parfumeve etj.

Rafineri për naftë

DETYRË » Kërko nëpër literatura dhe internet dhe bën album me fotografi të bimëve që janë karakteristike për Afrikën!

II. POPULLSIA DHE EKONOMIA E AFRIKËS

mante, kobalti, ari (merr pjesë në prodhimin botëror me më shumë se 70%), fosfate, krom, mangan, vanadium, bakër, antimon dhe elemente radioaktive të uranit dhe radonit (në prodhimin botëror merr pjesë me rreth 30%). Në Afrikë, më saktësisht në Saharë, në Libi, në Egjipt dhe në Nigeri janë zbuluar dhe eksploatuar sasi të mëdha të naftës. Industria si degë ekonomike është më e zhvilluar në Republikën Jugafrikane, ndërsa në shtetet tjera kryesisht është zhvilluar industria e lehtë. Zhvillimi i industrisë është i kufizuar për shkak të krijimit të pamjaftueshëm të rrjetit rrugor në Afrikë.


AFRIKA VERIORE

» Ku gjendet shkretëtira e Saharës? » Me cilin det kufizohet Afrika në veri? » Cili mal është i njohur në Afrikën Veriore?

Suez

Nil

III. PASQYRA RAJONALE E AFRIKËS

BISEDË

Delta e Nilit dhe Kanali i Suezit

PASQYRA E SHTETEVE NË AFRIKËN VERIORE Pozita gjeografike Afrika Veriore përfshin territorin prej Detit Mesdhe në veri, deri te lumi Niger dhe liqeni Çad në jug. Shtrihet prej Oqeanit Atlantik në perëndim e deri në Detin e Kuq në lindje, gjegjësisht i përfshin territoret që për nga aspekti hidrografik gravitojnë drejt Detit Mesdhe në veri dhe Oqeanit Atlantik në veriperëndim. Madhësia Afrika Veriore përfshin sipërfaqe rreth 13 milion km2 në të cilën jetojnë rreth 200 milion banorë, prej të cilëve numri më i madh janë arabë. Pjesën më të madhe të territorit e zë shkretëtira e Saharës, prandaj Afrika Veriore është më rrallë e banuar. Shtete Në territorin e Afrikës Veriore ndodhen shtetet: Maroku, Algjeria, Tunizia, Libia, Egjipti, Sudani, Sahara Perëndimore dhe Mauritania. Të gjitha këto kanë dalje në det. Trego cili shtet në cilin det ose në cilin oqean ka dalje.


FLAMURI

SHTETI

KRYEQYTETI

SIPËRFAQJA në km2

PYETJE » Cilat territore i përfshinë Afrika Veriore? » Sa e ka sipërfaqen dhe sa banorë ka Afrika Veriore? » Pse Afrika Veriore është rrallë e banuar? » Cilat shtete ndodhen në Afrikën Veriore?

POPULLSIA (OKB 2009)

ALGJERIA

Algjeri

2 381 740

34 895 000

EGJIPTI

Kajro

1 001 449

77 589 000

SAHARA P.

El Ajun

267 405

513 000

LIBIA

Tripoli

1 759 540

6 420 000

MAURITANIA

Nuakshot 1 030 700

3 291 000

MAROKU

Rabat

446 550

31 666 000

SUDANI

Kurtum

2 505 813

39 154 000

TUNIZI

Tuniz

163 610

10 328 000

9 556 807 203 856 000 Arab Nxënësit nuk janë të obliguar t’i mësojnë të dhënat përmendësh.

III. PASQYRA RAJONALE E AFRIKËS

Shumica e shteteve në Afrikën Veriore janë të mëdha për nga sipërfaqja, përveç Tunizisë. Mirëpo, për shkak të karakteristikave klimatike, popullimi dhe zhvillimi ekonomik janë shtrira në mënyrë mjaft të pabarabartë. Popullsia më e dendur është në viset bregdetare, përreth luginave të lumenjve dhe në oazat. Pjesët më të mëdha të territoreve në shkretëtirat janë rrallë apo fare nuk janë të populluara. Degë kryesore ekonomike janë bujqësia dhe blegtoria. Nga prodhimet bujqësore kultivohen: drithërat, ullinjtë, rrushi për verë, limoni, portokajtë, pambuku etj. Blegtoria dallohet me ruajtjen e deleve, dhive, deveve dhe gjedheve. Nga pasurit minerale në Afrikën Veriore dallohen nafta, fosfori, hekuri, plumbi dhe zinku. Rajonet me zhvillim më të theksuar industrial pjesa veriore e Egjiptit, Algjerisë, Libisë, Tunizisë dhe Marokut – ku më e zhvilluar është industria ushqimore dhe ajo petrokimike.

FJALOR TERMESH SHTETI - bashkësi që ka territor të caktuar, popullsi dhe pushtet të organizuar, dhe është e pavarur nga ndonjë shtet tjetër. MBRETËRI – shtet ku në krye është mbreti apo mbretëresha, që udhëheq me të. Rajoni – tërësi gjeografike individuale komplekse që dallohet nga krahinat tjera fqinje. Rajoni s’ka gjithmonë kufi të përcaktuar. REPUBLIKA – një nga format e rregullimit shtetëror ku shefi i shtetit vjen në krye jo në bazë të trashëgimisë, por me zgjedhje në kohë të caktuar nga ana e popullit.

DETYRË » Shikoje tabelën në libër dhe në hartë dhe përcakto krahinat me popullsi më të dendur në Afrikën Veriore! » Mendo pse ka dallim në të dhënat për madhësinë e Afrikës Veriore dhe llogaritjen e sipërfaqeve që gjenden në Afrikën Veriore? 21


AFRIKA VERIORE

EGJIPTI

BISEDË

III. PASQYRA RAJONALE E AFRIKËS

» A keni dëgjuar për qytetin e Aleksandrisë? » Çka din për natyrën në Egjipt?

Piramidat në Egjipt Deve

MËSO MË TEPËR Afrika Veriore përfshin më tepër se një të tretën e territorit të Afrikës. Pjesën më të madhe të Afrikës Veriore e përfshin shkretëtira e Saharës. Shumica e shteteve në Afrikën Veriore janë me sipërfaqe mbi 1 milion km2 (Algjeria dhe Sudani mbi 2 milion km2), por janë rrallë të banuara. Popullsia është e vendosur vetëm në pjesët bregdetare dhe përgjatë luginës së lumit Nil.

22

Egjipti shtrihet në Afrikën verilindore dhe Gadishullin e Sinajit të Azisë. Ka dalje në Detin Mesdhe dhe në Detin e Kuq. Ka sipërfaqe prej 1,14 milionë km2. Rreth 95% të territorit janë shkretëtira, që domethënë se klima është kryesisht shkretinore. Në deltë dhe përgjatë luginës së lumit Nil, në gjatësi prej 1 200 km dhe gjerësi prej rreth 20 km është krijuar jeta ekonomike në Egjipt. Egjipti ka rreth 77 milion banorë dhe shtim të lartë natyror prej rreth 28 promilë. Popullsinë e përbëjnë arabët egjiptianë. Gjuha zyrtare është arabishtja. Kryeqyteti është Kajro, me rreth 8 milion banorë, ndërsa gjithsej bashkë me rrethinën ka 17 milion banorë. Qytete të tjera më të mëdha janë: Aleksandria, Port Said, Suez, Ismailia, Luksori etj. Egjipti ka ekonomi agraro -industriale. Janë të zhvilluara industria e tekstilit dhe ajo ushqimore, nxjerrja e naftës, gazit natyror, hekurit, fosforit dhe manganit. Ka industri makinerie, industrinë e prodhimit të vagonëve, prodhimin e biçikletave etj. Vetëm 3% e sipërfaqes është tokë e punueshme, në të cilën prodhohen tre të lashta në vit. Kultivohet: pambuku, orizi, kallami i sheqerit, gruri, misri etj. Blegtoria është dobët është e zhvilluar. Egjipti ka relativisht turizëm të zhvilluar – më së shpeshti vizitohen: piramidat në Giza, tempulli i Tutankamonit në Kajro, tempujt në Luksor etj.


PYETJE » Si është zhvillimi ekonomik në Afrikën Veriore? » Cilat kultura bujqësore janë karakteristike për Afrikën Veriore? » Me çfarë pasurish natyrore dallohet Afrika Veriore dhe cilat prej tyre janë më kryesore?

Algjeria është shtet me sipërfaqe prej 2,8 milion km2 dhe me 35 milion banorë. Gjendet në pjesën veriperëndimore të Afrikës. Ka dalje në Detin Mesdhe. E përfshin pjesën qendrore të maleve Atlase. Pjesa më e madhe në jug të maleve Atlase shtrihet deri në shkretëtirën e Saharës. Ka rreth 28 promilë shtim natyror të popullsisë. Në Algjeri jetojnë arabët algjerianë, kryesisht myslimanë, kurse gjuha zyrtare është gjuha arabe. Kryeqytet është qyteti Algjeri, me rreth 2 milion banorë. Algjeria është shtet agrar, në të cilin zhvillohet eksploatimi i xeheve të hekurit, fosforit dhe metaleve me ngjyrë. Ka industri për përpunimin e metalurgjisë, makinerisë dhe përpunimin e naftës. Nga kulturat bujqësore më tepër kultivohen kulturat frutore, si: rrushi, ullinjtë, hurmat etj. Nga blegtoria më tepër ruajnë dele, dhi, deve dhe gjedhe. Prodhim ullinjsh

Dru ulliri

III. PASQYRA RAJONALE E AFRIKËS

Rafineri e naftës

ALGJERIA

23


AFRIKA VERIORE ZONAT KARAKTERISTIKE NË AFRIKËN VERIORE

III. PASQYRA RAJONALE E AFRIKËS

Afrika Veriore ka disa zona karakteristike. Gjeografikisht më karakteristike janë mali Atlas, shkretëtira e Saharës, lugina e Nilit, Deti i Kuq dhe oazat.

Atlas

MËSO MË TEPËR Atlasi është person mitik. Ai është një prej titanëve (njerëz të fuqishëm), djalë i Japetit dhe Klimenës (Azi) dhe vëlla i Prometheut. Atllasi ka nxitur Prometheun të luftojë kundër Zeusit por ka qenë i dënuar nga Zeusi ta mbajë Tokën në supe.

Sahara

24

Atlasi Atlasi është krahinë malore në veriperëndim të Afrikës, i cili gjendet midis Oqeanit Atlantik me Detin Mesdhe dhe shkretëtirën e Saharës. Shtihet në shtetet Marok, Algjeri dhe Tunizi. Ka gjatësi prej rreth 2 500km, kurse gjerësi prej 250-300 km. Majat më të larta arrijnë mbi 4 000m. Mali Atlas është i varfër me ujë. Klima pranë Oqeanit Atlantik dhe Detit Mesdhe në viset më të ulëta është mesdhetare dhe në viset më të larta është stepike, ndërsa në pjesën jugore të maleve është shkretinore. Popullsia është e vendosur në pjesët bregdetare.

Atlas Sahara Sahara është shkretëtira më e madhe në botë, e cila shtihet prej Oqeani Atlantik në perëndim, e deri në Detin e Kuq në lindje. Në veri kufizohet me malet Atlase dhe me Detin Mesdhe, ndërsa në jug shtrihet deri te lumi Niger dhe liqeni Çad. Kap një sipërfaqe prej rreth 7 milion km2. Relievi në Saharë kryesisht është tokë e ulët deri në 500m lartësi mbidetare, ku ngrihen malet Ahagar, Tibesti dhe Darfur. Mbizotërojnë gur dhe rërë shkretinore dhe reliev tipik gjysmë shkretinor. Klima është tipike shkretinore, gjegjësisht e thatë dhe e nxehtë. Temperatura mesatare e ajrit në korrik është rreth 35˚C, kurse të reshurat janë nën 50mm në vit. Vegjetacioni është kryesisht i rrallë, i përfaqësuar me bimë gjembore dhe kaktuse. Popullsia është, gjithashtu, e rrallë – jetë ka vetëm në oaza, ndërsa pjesa më e madhe e shkretëtirës është . e pabanuar.


PYETJE » Ku gjendet mali Atlas, sa është i gjatë dhe me çfarë klime dallohet? » Cilat janë kufijtë e Saharës dhe sa është sipërfaqja? » Cilat male gjenden në rajonin shkretinor Sahara? » Për nga cilat veçori është i njohur lumi Nil? » Ç’janë oazat?

Incizim satelitor i Saharës

Deti i Kuq Deti i Kuq është pjesë e Oqeanit Indian. Shtrihet midis Afrikës dhe Azisë; nëpërmjet kanalit artificial të Suezit lidhet me Detin e Kuq, ndërsa nëpërmjet grykës Bab el Mandeb me Oqeanin Indian. I gjatë është rreth 2 000km, kurse i gjerë është rreth 300km. Përfshin sipërfaqe prej 450 000 km2. Është shumë i rëndësishëm për komunikacion e Evropës dhe të Afrikës Veriore me Azinë, Afrikën Lindore dhe Australinë. Në brigjet e Detit të Kuq kanë dalje shtetet afrikane Egjipti, Sudani dhe Eritreja. Deti i Kuq

Oazat Oazat janë zona të vogla me ujëra të cekëta nëntokësore dhe me vegjetacion të zhvilluar në zonat shkretinore, kështu që ato zakonisht janë të banuara. Në Afrikën Veriore, më saktë në Saharë ka numër të madh oazash të vogla, por më karakteristike janë oazat që gjenden në Libi dhe përreth luginës së lumit Nil.

III. PASQYRA RAJONALE E AFRIKËS

Lumi Nil Nili është lumi më i madh në Afrikë. Krijohet nga Nili i Bardhë dhe i Kaltër, të cilët bashkohen tek qyteti Kartum në Sudan. Nili rrjedh prej liqenit Viktoria, kurse derdhet në Detin Mesdhe. Ka gjatësi mbi 6 500km. Ai është i vetmi lumë që kalon nëpër shkretëtirën e Saharës. Përfshin një zonë pellgore rreth 2,9 milion km2. Zona e Nilit është pjellore dhe rrafshinë më e zhvilluar ekonomike.

Shkretëtira dhe oaza

DETYRË » Në hartë dhe me ndihmën e atlasit gjeji vendet më të rëndësishme në Afrikën Veriore: shkretëtirat, malet, lumenjtë, detet, qytetet! 25


AFRIKA LINDORE BISEDË

III. PASQYRA RAJONALE E AFRIKËS

» Në cilin oqean kanë dalje brigjet e Afrikës Lindore? » Ku gjendet mali dhe rrafshnalta më e lartë në Afrikë? » Cilat objekte gjeografike?

26

Dar es Salam

MËSO MË TEPËR Afrika Lindore zë një sipërfaqe prej 4 milionë km2. Gati e tëra shtrihet në brezin ekuatorial. Ky territor kryesisht është malor. E përbëjnë Malet e Etiopisë dhe Rrafshnalta Liqenore, ku arrijnë deri afër 5 000m. Afër brigjeve të Oqeanit Indian shtrihen ultësira të ngushta. Territori është i ndarë në 14 shtete ku më të mëdha janë Etiopia, Tanzania dhe Kenia. Prej rreth 220 milionë banorësh – këtu jetojnë 75% e popullsisë.

PASQYRË E SHTETEVE TË AFRIKËS LINDORE Pozita gjeografike Afrika Lindore shtrihet në territorin kundrejt Oqeanit Indian. Zë pjesën e Etiopisë dhe Rrafshnaltën Liqenore. Malet e Etiopisë arrijnë rreth 4 500m. lartësi mbidetare, kurse malet në Rrafshnaltën Liqenore ngrihen mbi 5 000m. Ato janë malet Kilimanxharo, Kenia dhe Ruvenzori. Në pjesët bregdetare të Kenisë dhe Somalisë gjenden një varg ultësirash. Afrika Lindore në jug shtrihet deri në ujëndarësin e lumit Zambezi, kurse në perëndim – përafërsisht deri në rrjedhjen e poshtëm të lumit Kongo. Në Afrikën Lindore kryesisht është e pranishme klima ekuatoriale dhe tropikale. Është i zhvilluar dhe i pasur rrjeti lumor. Gjeji lumenjtë dhe liqenet më të rëndësishëm në Afrikën Lindore!


Ka të zhvilluar mjaft botën bimore dhe shtazore, që është e përfaqësuar me pyje të dendura - pyje të pashkelura, bar të lartë – savane, dhe shtazë barngrënëse dhe mishngrënëse. Shtetet Në Afrikën Lindore gjenden shtetet: Eritreja, Etiopia, Xhibuti, Somalia, Burundi, Ruanda, Uganda, Kenia dhe Tanzania, si dhe shtetet ishullore: ishujt Komore, ishujt Majot, Mauricius, Reinion dhe Ishujt Sejshele.

FLAMURI

SHTETI

KRYEQYTETI

SIPËRFAQJA në km2

» Ku gjinden malet e Etiopisë? » Cilat male janë më të njohura në rajonin e Rrafshnaltës Liqenore? » Cilët janë lumenjtë më të mëdhenj në Afrikën Lindore? » Cilat shtete janë në Afrikën Lindore? » Cilat kultura bimore kultivohen në Afrikën Lindore? » Cilat shtete janë më të zhvilluara dhe pse? » Cilat janë kryeqytetet e shteteve në Afrikën Lindore?

POPULLSIA (OKB 2009)

BURUNDI

Buxhumbura

ERITREA

Asmara

ETIOPIA

Adis-Abedë

KENIA

Najrobi

KOMORI

Moroni

2 235

676 000

MAVRICIUSI

Port Luis

2 040

1 288 000

MAJOTI (FR.)

Mamucu

374

190 000

REINONI (FR.) Sen deni

2 512

800 000

26 798

9 998 000

451

84 000 9 133 000

27 830

8 303 000

117 600

5 073 000

1 104 300 79 221 000 580 367 39 802 000

Gepardi Antilopë

RUANDA

Kigali

SEJSHELI

Viktoria

SOMALIA

Mogadushi

637 657

TANZANIA

Dodoma

945 087 43 739 000

UGANDA

Kampala

241 038 32 369 000

XHIBUTI

Xhibuti

23 200

864 000

3 711 489 218 796 000 Nxënësit nuk janë të obliguar t’i mësojnë të dhënat përmendësh.

III. PASQYRA RAJONALE E AFRIKËS

Popullsia dhe ekonomia Në shtetet e Afrikës Lindore kryesisht jetojnë popullsi nga raca e bardhë dhe e zezë. Merren kryesisht me bujqësi dhe blegtori. Më së shumti kultivojnë kafe, pambuk, drithëra, kallam sheqeri, banane, ananas etj. Nga blegtoria më tepër ruajnë dele, dhi dhe gjedhe. Nga pasuritë minerale janë të përfaqësuara bakri, ari, plumbi, diamanti, volframi, hekuri etj. Degët më të zhvilluara janë industria ushqimore, e drurit, kimike, e ndërtimtarisë dhe industria e metaleve. Shtetet në Afrikën Lindore ende janë me status të pazhvilluara sa duhet dhe vende në zhvillim. Më të zhvilluara janë shtetet Tanzania dhe Kenia.

PYETJE

DETYRË » Nga të dhënat në libër, sipas numrit të popullsisë dhe sipërfaqes së shteteve në Afrikën Lindore, llogaritni si është dendësia e popullsisë për shtet! 27


AFRIKA LINDORE BISEDË

ETIOPIA

III. PASQYRA RAJONALE E AFRIKËS

» Cilat shtete gjenden në Afrikën Lindore?

Etiopia

Tanzania

TANZANIA Tanzania përfshin një sipërfaqe prej 945 087 km2. Kufizohet me Keninë, Ugandën, Ruandën, Burundin, RD Kongo, Zambinë, Malavinë, Mozambikun dhe Oqeanin Indian. Pjesa më e madhe e territorit është rrafshnaltë dhe malor, kurse pjesa më e vogël afër Oqeanit Indian është ultësirë. Në perëndim gjendet thellësia e madhe tektonike afrikane dhe për këtë ka vullkane aktive. I tillë është vullkani Kilimanxharo me lartësi mbidetare prej 5895m. i cili është maja më e lart në Afrikë. Pambuku

28

Etiopia ka sipërfaqe pre 1 104 300 km2. Kufizohet me Eritrenë, Xhibutin, Somalinë, Keninë dhe Sudanin. Pjesën më të madhe të territorit e zënë Malet e Etiopisë, me majën më të lartë Ras Dashan, 4 623m. Në male ndahen brezat e lartë klimatikë. Temperatura mesatare vjetore lëviz prej 13 deri në 18˚C. Të reshurat arrijnë deri 600mm në viset më të ulëta, ndërsa deri rreth 1 500mm në male. Etiopia ka 79 milion banorë, ndërsa dendësia mesatare e popullsisë arrin rreth 70 banorë në km2. Kryeqyteti është Adis Abeba, me rreth 3 milion banorë. Qytetet tjera relativisht janë më të vogla – më pak se 300 000 banorë. Popullsia, kryesisht jetojnë në mjediset fshatare. Etiopia administrativisht është e ndarë në 8 rajone dhe paraqet Republikë federative, dhe është një nga vendet më të varfra në botë. Ekonomia fshatare përfshin 85% të fuqisë punëtore. Ajo është ekstensive dhe me produkt të ulët. Kulturat kryesore janë kafja, kallam sheqeri, pambuku, duhani, limoni, portokalli etj. Degët më kryesore të blegtorisë janë ruajtja e gjedheve (vendin e parë në Afrikë), pastaj ruajtja e deleve, dhive dhe deveve. Etiopia ka një industri shumë pak të zhvilluar, kurse pasuritë natyrore nuk janë të hulumtuara sa duhet. Ka vendburime të gazit natyror, tantalit, arit, platinit, manganit etj. Dallohet me rrjet të dobët të rrugëve. Turizmi nuk është i zhvilluar.

Konop


Fëmijë nga Tanzania

Kenia Elefantët

III. PASQYRA RAJONALE E AFRIKËS

Temperaturat mesatare lëvizin pre 15 deri në 25˚C. Lumenjtë më të mëdhenj janë Pangani, Rufixhi dhe Rufuma. Tanzanisë i takojnë edhe pjesë të liqenit Viktoria, Tanganika dhe Njasa, ndërsa gjithë i takon liqeni Rukva, Natran etj. Ka shtrirje vegjetacioni në brezin e lartë. Tanzania ka rreth 44 milion banorë ose, 45 banorë në km2. Ka shtim të madh natyror mbi 25 promilë. Kryeqyteti është Dodoma, kurse qyteti më i madh është Dar es Salam, i cili gjendet në bregun e Oqeanit Indian. Sipas rregullimit shtetëror Tanzania është Republikë. Llogaritet për vend agrar me zhvillim të dobët. Ekonomia fshatare përfshin 80% të popullsisë. Kulturat kryesore janë pambuku, kafja, çaji, duhani, palma e kokosit etj. Nga blegtoria më të përfaqësuara janë ruajtja e gjedheve, deleve dhe shpendëve. Disponon me lëndë të ndryshme minerale. Është prodhues i diamantit, aluminit dhe thëngjillit. Kryesisht është e zhvilluar industria e lehtë për përpunimin e duhanit, tekstilit, drurit dhe naftës. Ka komunikacion diçka më të zhvilluar se shtetet tjera afrikane dhe turizmi është mirë i organizuar. Parqe nacionale të njohura janë Serengeti, Manora, Kilimanxharo etj.

KENIA Kenia përfshin sipërfaqe prej 580 367 km2, ku jetojnë rreth 40 milion banorë. Kufizohet me Tanzaninë, Ugandën, Sudanin, Etiopinë, Somalinë dhe Oqeanin Indian. Kryeqyteti është Najrobi, me rreth 2,5 milion banorë. Ekonomia është në zhvillim. Udhëheqëse është ekonomia bujqësore fshatare. Kulturat kryesore janë çaji, kafja, pambuku, konopi, orizi, gruri etj. Industria është e orientuar në përpunimin e prodhimeve të ekonomisë fshatare, prodhimin e industrisë së tekstilit dhe çimentos, përpunimit të naftës etj. Ka komunikacion më të zhvilluar në Afrikën tropikale, mirë është i zhvilluar turizmi, sidomos për shkak të parqeve nacionale Masai Mara, mali Kenia etj.

Mbledhës të çajit

29


AFRIKA LINDORE BISEDË

III. PASQYRA RAJONALE E AFRIKËS

» Cila është karakteristika kryesore e Afrikës Lindore? »Përmendi disa objekte gjeografike që janë më karakteristike në Afrikën Lindore!

Në Afrikën Lindore kryesisht si territor malor më karakteristike janë shumë objekte gjeografike. Ato janë: liqeni Viktoria dhe Tana, lumi Nili i Kaltër, liqenet vullkanike të Rrafshnaltës së Etiopisë dhe majat malore Kilimanxharo, Kenia dhe Ruvenzori. Kilimanxharo Kilimanxharo është mal vullkanik në Tanzani. Ajo është maja më e lartë në Afrikë me lartësi mbidetare prej 5 895m. ku është gjithnjë me borë dhe me akull. Përbëhet nga 3 kupa. Ka më tepër zona me vegjetacion malor. Deri në 1 000m lartësi shtrihen drurët. Prej 1 000 deri në 2 000m ka savane dhe ara, prej 2 000 deri në 4 000m pyje dhe mbi to livadhe malore dhe kullosa. Kufiri i borës është mbi 5 000m.

Krokodili Prerës të kallamit të sheqerit

Liqeni Viktoria Liqeni Viktoria gjendet në vijën e ekuatorit në Afrikën Lindore. Bie në grupin e liqeneve tektonike. Shtrihet në lartësi mbidetare prej rreth 1 100 m. përfshin sipërfaqe prej 68 000 km2. Është i thellë deri 80m. Ka vijë të thyer bregore me më tepër gjire, gadishuj dhe ishuj të vegjël. Mbushet prej rrjedhave të shumta malore. Prej tij rrjedh Nili i Bardhë. Liqeni është i rrethuar me savane dhe është i pasur me peshq. Ka rëndësi të madhe për komunikacionin. Është i ndarë midis Tanzanisë, Kenisë dhe Ugandës. Liqeni Viktoria

Kilimanxharo

30

KRAHINAT KARAKTERISTIKE NË AFRIKËN LINDORE


PYETJE » Cilat objekte janë më karakteristike në Afrikën Lindore? » Me çka dallohet mali Kilimanxharo? » Cilat janë malet tjera në Rrafshnaltën Liqenore? » Si është liqeni Viktoria? » Cilat janë liqenet tjera që gjenden në Afrikën Lindore?

Druri mahagoni Luanët Liqeni Tana

Liqeni Tana Liqeni Tana gjendet në Malet e Etiopisë në lartësi mbidetare prej mbi 1 800m. Zë një sipërfaqe prej mbi 3 000 km2, ka thellësi prej mbi 72m dhe bie në grupin e liqeneve tektonike. Prej tij rrjedh lumi Nili i Kaltër. Në Malet e Etiopisë gjinden edhe liqene tjera. FJALOR TERMESH KUFI BORE – brez ku sasitë e reshjeve të borës janë të njëjta me shkrirjen e saj, përkatësisht nën këtë kufi e gjithë bora që bie në stinën e dimrit gjatë verës shkrihet. Përkundër kësaj, në krahinat mbi kufirin e borës bie më tepër borë sesa që mundet të shkrihet. Do të thotë, zonat mbi kufirin e borës janë me borë dhe akull të përhershëm.

III. PASQYRA RAJONALE E AFRIKËS

Rrafshnalta e Etiopisë Rrafshnalta e Etiopisë është një rajon shumë i madh malor dhe arrihet shumë vështirë. Në të gjendet liqeni tektonik Tana. Prej tij buron Nili i Katërt, i gjatë 1 600 km, që ka sasi të mëdha uji. Maja më e lartë është Ras Dashan (4 623m). Nga lartësitë e maleve të Etiopisë, falë reshjeve të shumta (rreth 1 500mm në vit), lëshohen një numër i madh lumenjsh. Në Rrafshnaltën e Etiopisë popullsia vendase dallon 3 zona lartësie siç janë: Komo, me lartësi mbidetare rreth 1 700m, relativisht e nxehtë, dobët e populluar dhe e mbuluar me vegjetacion tropikal; Viona Dega, që ka klimë subtropikale, shtrihet prej 1 700-2 500m lartësi mbidetare dhe dendësi më të madhe të popullsisë, me tokë të punueshme (kafe, pambuk, susam, mel); zona e lartë e tretë e ashtuquajtur Dega dhe shtrihet mbi 2 500m lartësi. Rrafshnalta e Etiopisë dallohet me klimë mesatare dhe më të ftohtë. Në të mbizotërojnë livadhet, kullosat dhe kulturat e drithit, të cilat shtrihen deri në lartësinë 3 900m, ndërsa është e zhvilluar edhe blegtoria, gjegjësisht ruajtja e gjedheve, deleve dhe dhive.

DETYRË » Përpiqu në hartë të identifikosh vijën e gropës së madhe tektonike me të cilën në mënyrë natyrore ndahet Afrika Lindore nga Afrika Qendrore. 31


AFRIKA JUGORE

BISEDË

III. PASQYRA RAJONALE E AFRIKËS

» Ndërmjet cilave oqeane ndodhet Afrika Jugore? » Ç’është Kallahari dhe ku gjendet? » Ku ka më së shumti diamante?

32

Bartja e barrës

PASQYRË E SHTETEVE TË AFRIKËS JUGORE Pozita gjeografike dhe relievi Afrika Jugore shtrihet në jug të lumenjve Kunene, Okavango dhe Zambezi. Paraqet rrafshnaltë me rreth 1 200m lartësi mbidetare. Është e rrethuar me male bregdetare të larta (më i lartë është Kvatlamba me mbi 3 000m), të cilat rrëpirët lëshohen kah detit. Në pjesët e mesme dhe perëndimore të Afrikës Jugore gjenden gjysmë shkretëtira dhe shkretëtira siç janë Kallahari dhe shkretëtira e Namibisë. Në Afrikën Jugore hasen më shumë tipa klimatike: tropikale në pjesët më veriore, kontinentale-mesatare në rrafshnaltat, subtropikale përreth brigjeve të oqeaneve dhe shkretinore. Shtetet Në Afrikën Jugore gjenden shtetet: Mozambiku, Madagaskar, Malavi, Zambia, Zimbabve, Bocuana, Namibia, Republika Jugafrikane, Lesoto dhe Svazilend.


Popullsia Nga pasqyra e shteteve shihet se Republika Jugafrikane është më e madhe edhe për nga sipërfaqja, edhe për nga numri i banorëve. Në Afrikën Jugore jetojnë Bushmanët, Hotentotët, Bantu-zezakët dhe kolonistët nga Evropa dhe Azia.

» Cilin territor e përfshin Afrika Jugore? » Me çfarë tipa klimatike dallohet Afrika Jugore? » Cilat shtete gjenden në Afrikën Jugore? » Ku është e vendosur kryesisht popullsia në Afrikën Jugore? » Cilat janë prodhimet kryesore bujqësore? » Me çka dallohet Republika Jugafrikane?

Maputo KRYEQYTETI

SIPËRFAQJA në km2

BOCVANA

Gabarone

581 726

ZAMBIA

Lusaka

752 614 12 935 000

ZIMNABVE

Harare Kejptaun; Pretoria

390 757 12 523 000

FLAMURI

SHTETI

RAJ

POPULLSIA (OKB 2009)

1 950 000

III. PASQYRA RAJONALE E AFRIKËS

Ekonomia Popullsia, kryesisht, merret me bujqësi dhe blegtori. Nga kulturat bujqësore më së shumti kultivohen kallam sheqeri, kafja, çaji, duhani, limoni, portokalli, banania, ananasi, gruri dhe misri. Nga blegtoria më tepër ruajnë dele, dhi dhe gjedhe. Afrika Jugore është e pasur edhe me minerale – ar, platin, diamant, bakër, uran, argjend, nikel etj. Për këtë shkak, është si rajon më i zhvilluar ekonomik në Afrikë. Me zhvillimin e vet ekonomik sidomos dallohet Republika Jugafrikane.

PYETJE

1 221 037 49 320 500 30 355

2 067 000

LEZOTO

Maseru

MADAGASKARI

Antananarivo

587 041 19 625 000

MALAVI

Lilongve

118 484 15 263 000

MOZAMBIKU

Maputo

801 590 22 894 000

NAMIBIA

Vindhuk

825 418

2 171 000

SUAZILENDI

Mbabane

17 364

1 185 000

5 326 386 120 308 500

Portokall

DETYRË » Gjej dhe lexo diçka për shtetet Mozambik dhe Malavi!

Nxënësit nuk janë të obliguar t’i mësojnë të dhënat përmendsh

33


AFRIKA JUGORE

BISEDË

III. PASQYRA RAJONALE E AFRIKËS

» Cili është shteti më i zhvilluar në Afrikën Jugore? » Cili është shteti më i madh ishullor në Afrikë?

Kepi Shpresa e Mirë

Republika Jugafrikane (RJA) përfshin një sipërfaqe prej 1 221 037 km2. Gjendet në pjesën më të poshtme jugore të Afrikës. Ka dalje në brigjet e Atlantikut dhe të Oqeanit Indian. Në reliev kryesisht dominon Rrafshnalta Jugafrikane, kurorat e maleve të së cilës pjerrtas lëshohen kah deti dhe mbarojnë me ultësira të ngushta bregdetare. Klima është tropikale në veri dhe bregdetare në jug. Të reshurat arrijnë prej 1 000 – 2 000mm në malet Drakene, deri në 100mm në bregun e Oqeanit Atlantik. Lumenjtë më të mëdhenj janë Oranji dhe Limpopo. Republika Jugafrikane (RJA) ka rreth 50 milion banorë. Me numër më të madh janë Negroidët me rreth 70%, dhe kolonistët nga Evropa – më shumë angloafrikanë. RJA është shteti më i zhvilluar ekonomikisht në Afrikë dhe midis 20 vende më të zhvilluar në botë. Ajo është shtet me zhvillim të lartë agraro-industrial. Ka vend udhëheqës në botë në prodhimin e arit, platinit dhe diamantit, pastaj është e pasur me krom, mangan, qymyr, uran, vanadium, hekur, titan, plumb, grafit etj. Ka mjaft të zhvilluar industrinë e përpunimit, xehetarinë dhe metalurgjinë, prodhimin edhe përpunimin e naftës si dhe financat, tregtinë etj. Republika Jugafrikane dhe shtetet Svazi dhe Lesoto

Diamantet

34

REPUBLIKA JUGAFRIKANE


Kejptaun

RJA – bujqësia

RJA –industria, energjia dhe dendësia e popullsisë metalurgji

Banorë në km2

III. PASQYRA RAJONALE E AFRIKËS

Johanesburg

pambuk

celulozë dhe letër agrume

industria kimike industria metalike

duhan

industria tekstile industria ushqimore diamante

nën

misër rrush

thëngjill guri CTE ari platin uranium mangan antimon hekur

Ekonomia fshatare dallohet me prodhimet e misrit, kallamsheqerit, grurit, patateve, duhanit, limonit, portokallit etj. Gjithashtu ruajnë gjedhe, dele, dhi dhe derra. Ruajtja është e tipit fermer intensiv, dhe kryesisht në kompetenca të kolonistëve nga Evropa. Ka rrjet të zhvilluar të komunikacionit dhe turizëm të zhvilluar. Qytetet më të mëdha janë Johanesburg, Kejptaun, Pretoria, Durban etj. MADAGASKAR Madagaskari është ishull me sipërfaqe prej 587 041 km2 dhe me rreth 10 milion banorë. Përgjatë ishullit shtrihen Malet Qendrore. Mbizotërojnë rrafshnaltat prej 500 deri në 1 000m. Klima është tropikale. Temperatura mesatare vjetore është rreth 25˚C, ndërsa reshjet janë mbi 3 000mm. Ka rrjet të dendur dhe të bollshëm lumor dhe botë të larmishme shtazore, sidomos majmunë dhe zogj. Kryeqyteti është Antananarivo. Kryesisht është vend agrar, me rreth 80% ekonomi fshatare. Kultivohen orizi, manioka, kallami i sheqerit, misri etj., ndërsa në sferën e blegtorisë kryesisht ruhen gjedhet, delet, dhe derrat. Ka lëndë minerale – hekur, thëngjill dhe boksit.

Lemuri


AFRIKA JUGORE

III. PASQYRA RAJONALE E AFRIKËS

BISEDË » Përmendi disa rajone gjeografike dhe objekte me të cilat dallohet Afrika Jugore! » Si janë kushtet klimatike në Afrikën Jugore dhe nën cilin ndikim formohen ato?

Gnua

RAJONET KARAKTERISTIKE NË AFRIKËN JUGORE Afrika Jugore dallohet me llojllojshmëri të madhe natyrore dhe zona e objekte karakteristike gjeografike. Të tilla janë shkretëtira Namib, shkretëtira Kallahari dhe Ujëvarat e Viktorias. Shkretëtira Kallahari Kallahari paraqet rrafshnaltë të gjerë stepike dhe shkretinore në Afrikën Jugore. Është e rrethuar me male të larta. Në drejtimin veri-jug shtrihet rreth 2 000km, kurse nga perëndimi kah lindja rreth 1 200km. Zë sipërfaqe prej rreth 1milion km2. Pjesa më e madhe e territorit është e mbuluar me rërë. Klima është tropikale-stepike dhe tropikale-shkretinore. Është shumë pak e banuar. Popullsia merret gjithashtu me gjueti dhe me mbledhjen e frutave. Në pjesën veriore dhe verilindore shtrihen stepet dhe savanet. Në jug të lumit Zambezi paraqiten savanet e vërteta, me prezencën e drurëve akacia dhe baobab. Shkretëtirat tipike paraqiten në pjesën jugore dhe juglindore të rrafshnaltës. Shkretëtira Namib Namib është rajon shkretinor që zë gjithë bregun e Oqeanit Atlanti në Namibi. Ky është një rajon krejt i thatë, me gjatësi rreth 1 300km dhe gjerësi pre 50 deri 150km. Ajo është, kryesisht, pjesë

Baobab

Qeni i egër afrikan

36

Shkretëtira Kallahari


Ujëvarat e Viktorisë

rrafshinore me tokë shkëmbore. Pjesët jugore të Namibisë janë me rërë. Drejt lindjes shkretëtira kalon në stepe dhe savane, me prezencën e shtazëve barngrënëse. Pjesa e ngushtë e bregdetit të Namibit është dendur e banuar me zogj siç janë flaminga, pelikani dhe pinguini. Ujëvarat e Viktorisë Ujëvarat e Viktorisë gjinden në lumin Zambezi, në kufi midis Zambisë dhe Zimbabve. Ujëvarat e zënë tërë gjerësinë e lumit Zambezi rreth 1 700m. Lartësia e ujëvarave është mbi 100m. Ato më vitin 1989 janë shpallur trashëgimi natyrore botërore.

PYETJE » Cilat janë viset më karakteristike në Afrikën Jugore? » Ç’është karakteristik për shkretëtirën Kallahari? » Cilat janë veçoritë e shkretëtirës Namib? » Ku gjinden ujëvarat e Viktorisë?

FJALOR TERMESH RRYMA DETARE – lëvizja horizontale në ujin e detit në formë të lëvizjes së ujit të lumit pa brigje në oqeane dhe në dete. Rryma detare mund të ketë dimension të madh prej disa dhjetëra deri në qindra kilometra gjerësi, ndërsa me mijëra kilometra gjatësi. Sipas temperaturës të ujit, ato ndahen në rryma detare të ngrohta dhe rryma detare të ftohta. Të ngrohtat, sipas rregullës, lëvizin prej gjerësisë gjeografike më të vogël ndaj më të madhes, dhe në të kundërtën. Rryma detare ka rëndësi të madhe klimatike. Formohen nën ndikimin e erërave polare dhe si rezultat të kripshmërisë së ndryshme, të temperaturës dhe dendësisë së ujit. Detet në botë kanë nivele të ndryshme, kështu që kjo lëvizje formohet në kontekst të barazimit të nivelit të ujit.

III. PASQYRA RAJONALE E AFRIKËS

Shkretëtira Namib

Surikati

DETYRË » Krijo album peizazhesh, bimësh dhe shtazësh që gjinden në Afrikën Jugore! 37


AFRIKA QENDRORE

III. PASQYRA RAJONALE E AFRIKËS

BISEDË » Duke shikuar hartën e Afrikës, shpjego cili territor llogaritet si territor i Afrikës Qendrore! » Ku gjendet lumi Kongo? » Në hartën e Afrikës trego shtetet që gjenden në Afrikën Qendrore!

Diamante

PYETJE » Në cilin brez të nxehtësisë shtrihet Afrika Qendrore? » Prej çfarë përbëhet bota bimore? » Cilat shtete gjinden në Afrikën Qendrore? » Çfarë popullsie jeton në Afrikën Qendrore? » Cili shtet në Afrikën Qendrore ka më shumë banorë? » Çka prodhohet më shumë në Afrikën Qendrore?

38

PASQYRË E SHTETEVE TË AFRIKËS QENDRORE Pozita gjeografike dhe veçoritë natyrore Afrika Qendrore përfshin territoret, të cilat kryesisht i takojnë pellgut të lumit Kongo. Ajo zë një pjesë të pellgut të brendshëm të liqenit Çad dhe pellgun e drejtpërdrejtë të Oqeanit Atlantik. Shtrihet në brezin ekuatorial, kështu që veçohet me klimë tipike ekuatoriale, me temperatura të larta (25˚C) dhe me lagështi të madhe. Ka rrjet të dendur lumor dhe botë të larmishme bimore, kryesisht me pyje të pashkelura dhe savane, dhe botë të llojllojshme shtazore – elefantë, majmunë, zogj, zvarranikë dhe insekte.


Shtete Në Afrikën Qendrore shtrihen shtetet: Angola, Gabon, RD Kongo, Kongo, Guineja Ekuatoriale, Kamerun, San Tome dhe Prinsipe, Shën Helena, Çad dhe Republika Qendrore Afrikane. Popullsia Vendet e Afrikës Qendrore zënë 6 572 594 km2 të territori të Afrikës dhe në të jetojnë 126 milion banorë. Popullsinë në Afrikën Qendrore kryesisht e përbëjnë Bantu-zezakët. Pjesa më e madhe e popullsisë jeton në RD Kongo.

FLAMURI

SHTETI

KRYEQYTETI

SIPËRFAQJA në km2

POPULLSIA (OKB 2009)

ANGOLA

Luanda

1 246 700

18 498 000

GABONI

Librvil

267 668

1 475 000

Malobo

28 051

676 000

Jaunde

475 442

19 522 000

KONGOJA

Brazavil

342 000

3683 000

RD KONGO

Kinshasa

2 344 858

66 020 000

SAO-TOME-EPRINCIPE

Sao Tome

964

163 000

SENT HELENA

Xhejmstaun

3 926

4 5000

RQA

Bangi

622 984

4 422 000

ÇADI

N’xhamena 1 240 000

11 274 000

GUINEJA EKUATORALE KAMERUNI

6 527 593 125 737 500 Nxënësit nuk janë të obliguar t’i mësojnë të dhënat përmendsh

RD Kongo përfshin sipërfaqe prej 2 344 858 km2. Pjesët qendrore dhe perëndimore të shtetit i përfshijnë rrafshinat e basenit të lumit Kongo. Në pjesët lindore gjendet mali Ruvenzorit, me lartësi prej rreth 5 000m (maja Margerita, me lartësi 5 109m). Klima është ekuatoriale dhe gjithnjë e lagësht, me temperaturë mesatare gjatë vitit rreth 25˚C. Të reshurat rreth ekuatorit arrijnë deri rreth 2 000m. Ka rrjet të dendur lumor. Më tepër se 50% të territorit është nën pyjet ekuatoriale. RD Kongo ka 66 milion banorë. Ka më shumë se 200 popuj. Mbizotërojnë bantu-zezakët. Gjuha zyrtare është frëngjishtja por përdoren edhe shumë gjuhë lokale. Popullsia kryesisht është e krishterë. Kryeqyteti është Kinshasa me 7 milion banorë. RD Kongo ka qenë koloni belge. Dega kryesore ekonomike është bujqësia me kultura: palma e vajit, banane dhe pambuk. Në blegtori kryesisht ruajnë gjedhe, dele, dhi dhe derra. Janë të zhvilluara edhe xehetaria dhe metalurgjia e ngjyrosur. RD Kongo është e pasur me diamant, ari, kobalt, zink etj. Janë të zhvilluara edhe industria ushqimore, e lëkurës, kimike, e tekstilit dhe industria për përpunimin e naftës. Ka të zhvilluar komunikacionin lumor, ndërsa më pak të zhvilluar komunikacionin rrugor.

III. PASQYRA RAJONALE E AFRIKËS

Ekonomia Degët kryesore ekonomike janë bujqësia, pylltaria dhe blegtoria. Prej kulturave bujqësore kryesisht kultivohen banane, kakao, kafe, pambuk, misër. Nga drurët, më të rëndësishëm janë druri tik, i kauçukut dhe druri abanov. Prej blegtorisë më e zhvilluar është ruajta e gjedheve. Në Afrikën Qendrore gjenden pasuri të ndryshme mineralesh. Më të përfaqësuara janë hekuri, kallaji, urani, kobalti dhe diamanti. Republika Demokratike Kongo është një prej prodhuesit më të mëdhenj të diamantit. Degët industriale më kryesore janë industria ushqimore, e drurit, tekstilit dhe industria metalike. Rrjet të dendur lumor ka lumi Kongo me kanione dhe potencial të madh energjetik dhe bazë për zhvillimin e komunikacionit në Afrikën Qendrore.

MËSO MË TEPËR

DETYRË » Formo album me peizazh, bimësh dhe shtazësh që gjenden në Afrikën Qendrore! 39


AFRIKA QENDRORE

III. PASQYRA RAJONALE E AFRIKËS

BISEDË » Cila është veçoria kryesore hidrografike e Afrikës Qendrore? » Si janë veçoritë klimatike në Afrikën Qendrore? » Si është bota bimore dhe shtazore?

RAJONET KARAKTERISTIKE NË AFRIKËN QENDRORE Në Afrikën Qendrore ka më shumë rajone karakteristike gjeografike. Më të njohura janë : baseni në lumin Kongo, pyjet ekuatoriale, savanet, dhe lloje drurësh karakteristikë. Baseni në lumin Kongo Baseni në lumin Kongo zë sipërfaqe prej rreth 3,7 milion km2. Në të vend qendror ka lumi Kongo, i cili është i gjatë 4 320km. Ai buron në krahinën Katanga, kurse derdhet në Oqeanin Atlantik. Gjatë rrjedhjes së tij dy herë pret ekuatorin. Ka sistem lumor të degëzuar me një numër të madh degësh. Pjesa qendrore e lumit Kongo ka një pjerrtësi të madhe të krijuara me pjesë të shkallëzuara. Për këtë shkak lumi Kongo dhe degët në disa vende kanë rrjedha të shpejta dhe ujëvara. Më të njohura janë Ujëvarat Stenli dhe Livingston. Meqë gjendet në brezin ekuatorial, lumi Kongo pranon sasi të mëdha të reshjeve. Janë të zhvilluara pyje të dendura tropikale – pyje të pashkelura, dhe vegjetacion barishtor – savanet. Ka pasuri të mëdha xeherore: bakër, uran, kallaj, ar dhe diamant.

Lumi Kongo

DETYRË » Hulumto nga literatura apo nga interneti dhe krijo koleksion hartash për basenin e lumit Kongo! » Formo album me fotografi nga lloje bimësh që janë veçori kryesore në Afrikën Qendrore? 40

Pellgu i lumit Kongo e zë gati gjithë territorin e RD Kongo


Lumenjtë janë me shumë ujë dhe të lundrueshëm në rreth 14 000km. Disponojnë me fuqi të madhe energjetike. Pyjet e pashkelura Ekuatoriale Pyjet e pashkelura ose pyjet me lagështi tropikale paraqiten në viset me temperatura të larta dhe me të reshura të shumta siç janë territoret në brezin ekuatorial. Pyjet e pashkelura janë të dendura, vështirë të kalueshme, me botë bimore të llojllojshme me 4-5 kate, të gërshetuara me degë dhe drurë të lartë deri në 60m. Në katet më të ulëta janë bimët të cilëve u nevojitet më pak dritë. Pyjet e pashkelura shtrihen më së shumti në Afrikën ekuatoriale, gjegjësisht në pellgun e lumit Kongo.

PYETJE » Cilat janë veçoritë kryesore të Afrikës Qendrore? » Ç’është karakteristikë për basenin e lumit Kongo? » Si quhen pyjet e pashkelura tropikale? » Ç’janë savanet? » Cilat lloje kafshësh janë karakteristike në pyjet dhe në savanet e Afrikës Qendrore?

Elefantë

Gorilla

Savane

Zebra

Antilopa

Savane Savanet janë vise me bar të lartë (2-4m) në krahinat tropikale, të cilat veçohen me periudhë të lagësht dhe të thatë gjatë vitit. Savanet shpeshherë janë vise rrafshinore me më pak degëzime lumore. Shtihen në veri dhe jug të pyjeve tropikale. Nëpër savane gjenden drurë të vetmuar – akacia, baobab dhe eukaliptus. Druri baobab arrin lartësi prej rreth 20m, ndërsa mund të kenë trung me trashësi prej rreth 9m. Savanet janë kryesisht vise blegtorale. Në to jetojnë kafshë të llojllojshme barngrënës (gjirafa, zebra, antilopa, elefanti, bualli, rinoqeronti etj.) dhe kafshë mishngrënës (luani, leopardi, gepardi, hiena etj).

FJALOR TERMESH DRURI I KAUÇUKUT – një lloj bime që tajit lëng, e nga i cili prodhohet kauçuku.

MËSO MË TEPËR Katanga Katanga është provincë në pjesën juglindore të RD Kongos. Përfshin sipërfaqe rreth 500 000 km2, me disa miliona banorë. Sipas llojllojshmërisë dhe rezervave të xeheve paraqet rajonin më të pasur në botë me xehe. Me prodhimin e kobaltit zë vendin e parë në botë, ndërsa sipas prodhimit të bakrit është një nga prodhuesit më të mëdhenj në botë. Në Katangë ka vende ku nxirret urani, mangani, zinku, plumbi, argjendi, diamanti etj.

III. PASQYRA RAJONALE E AFRIKËS

Pyje të pashkelura

41


AFRIKA PERËNDIMORE

BISEDË

III. PASQYRA RAJONALE E AFRIKËS

» Në hartë përcaktoni territorin e Afrikës Perëndimore! » Ku gjendet Gjiri i Guinesë? » Ku gjendet lumi Niger?

42

DETYRË » Sipas të dhënave në tabelë, llogarite dendësinë e popullsisë sipas shteteve dhe në hartë trego cilat territore janë më të dendura!

PASQYRË E SHTETEVE TË AFRIKËS PERËNDIMORE Pozita gjeografike dhe veçoritë natyrore Afrika Perëndimore e zë territorin midis bregdetit në Gjirin e Guinesë dhe pjesët jugore të shkretëtirës së Saharës dhe prej Maleve Kamerune në lindje deri në Oqeanin Atlantik. Relievi në Afrikën Perëndimore kryesisht është i ulët, me territore të pakta nën rrafshnalta dhe male. Klima në Afrikën Perëndimore është ekuatoriale dhe tropikale, me sasi të mëdha reshjesh. Lumenjtë më të njohur janë: Nigeri, Volta, Senegal, Gambia etj. Shtetet Në territorin e Afrikës Perëndimore gjenden këto shtete: Benini, Bregu i Fildishtë, Burkina Faso, Gambia, Guineja, Guineja Bisau, Gana, Kabo Verde, Liberia, Mali, Niger, Nigeria, Senegal, Siera Leone dhe Togo. Popullsia dhe ekonomia Shihet që Afrika Perëndimore zë më pak se një të pestën e sipërfaqes së Afrikës, ose 5,2 milion km2, por në të jetojnë një e treta e popullsia në Afrikë, gjegjësisht rreth 287 milion banorë. Me më së shumti popullsi veçohet Nigeria. Popullsia kryesisht merret me bu-


jqësi dhe me blegtori. Kulturat bujqësore më të përfaqësuara janë kafe, kakao, misër, banane, kikirikë, palma e vajit, kallami i sheqerit etj. Nga blegtoria më tepër ruajnë gjedhe, dhi dhe dhen. Vendet e Afrikës Perëndimore posedojnë pasuri të llojllojshme xehesh: hekur, bakër, ar, alumin, plumb, zink, naftë dhe diamant. Industria është në zhvillim të vazhdueshëm.

FLAMURI

SHTETI

KRYEQYTETI

» Cilat territore i zë Afrika Perëndimore? » Si është klima në Afrikën Perëndimore? » Cilat janë lumenjtë më të njohur? Gjeji në hartë! » Cilat shtete gjenden në Afrikën Perëndimore? » Cilat janë shtetet më të mëdha sipas sipërfaqes dhe numrit të banorëve? » Cilat kultura bujqësore kultivohen në Afrikën Perëndimore? » Çka din për shtetin e Nigerisë?

SIPËRPOPULLSIA FAQJA (OKB 2009) në km2

BENINI

Porto-Novo

112 622

BREGU I F.

Jamusukro

322 460 21 075 000

BURKINA FASO

Ugadugu

274 000 15 757 000

GAMBIA

Banjul

GANA

Akra

238 534 23 837 000

MËSO MË TEPËR

GUINEJA

Konakri

245 857 10 069 000

G. BISAU

Bisau

36 125

1 611 000

KABO BERDE Praja

4 033

506 000

111 369

3 477 000

Lumi Senegal në Afrikën Perëndimore rrjedh nëpër shtetet Guineja, Mali, Senegal dhe Mauritania. Është i gjatë rreth 1 700km, me sipërfaqe pellgore prej rreth 440 000 km2. Ai kryesisht është lum fushor. Pranë Oqeanit Atlantik formon deltë të madhe. Për shkak të periudhave të thata verore dhe periudhave të lagështa gjatë dimrit ka luhatje të mëdha në nivelin e ujit: prej 5m3/sek. në maj deri në 2 000 – 5 000 m3/sek. në gusht dhe shtator. Në periudhën e lagësht lumi Senegal është i lundrueshëm në gjatësi prej rreth 700km.

10 380

8 935 000

Palma e Vajit

1 705 000

LIBERIA

Monrovia

MALI

Bamoko

1 240 192 14 517 000

NIGERI

Nijamej

1 267 000 15 290 000

NIGERIA

Abuxha

923 768 154 729 000

SENEGALI

Dakar

196 723 12 534 000

SIERRA-LEONE

Fritaun

TOGOJA

Lome

71 740

5 696 000

163 610

6 619 000

218 413 413 287 287 422 55 218 422 000 000

III. PASQYRA RAJONALE E AFRIKËS

Nigeria Nigeria është një nga shtetet më të mëdha në Afrikën Perëndimore, si nga sipërfaqja, ashtu edhe nga numri banorëve. Në Nigeri jetojnë më shumë se 200 popuj. Popullsinë e përbëjnë kryesisht Bantu dhe zezakët e Sudanit. Gjuha zyrtare është anglishtja edhe pse fliten edhe gjuhë vendase. Vendbanimet më kryesore janë: qytetet Kaduna, Lagos, Ibadan, Enugu etj. Kryeqyteti është Abuxha. Nigeria është vend agrar, me potencial të madh industrial. Është prodhues i madh dhe eksportues i palmës së vajit, kakaos, kauçukut etj. Ka rezerva të naftës, gazit natyror, uranit, hekurit, plumbit, kallajit, boksitit etj. Më e zhvilluar është industria petrokimike, e tekstilit, automobilistike, kimike etj. Ka rreth 10 porte të mëdha detare.

PYETJE

Nxënësit nuk janë të obliguar t’i mësojnë të dhënat përmendsh

43


AFRIKA PERËNDIMORE

III. PASQYRA RAJONALE E AFRIKËS

BISEDË » Cilat objekte gjeografike janë më mbresëlënëse në Afrikën Perëndimore? » Për ç’arsye është karakteristik Gjiri i Guinesë?

RAJONET KARAKTERISTIKE NË AFRIKËN PERËNDIMORE Afrikën Perëndimore e karakterizojnë shumë objekte dhe vise gjeografike. Më karakteristikë janë Gjiri i Guinesë, Malet Kamerune si dhe lumenjtë Niger dhe Volta etj. Gjiri i Guinesë Gjiri i Guinesë është gjiri më i madh në Oqeanin Atlantik në bregun perëndimor të Afrikës. Ai dallohet me sasi të mëdha reshjesh 10 000 – 12 000mm në vit. Vija bregdetare nuk është e thyer dhe nuk është shumë e përshtatshme për ndaljen e anijeve. Në Gjirin e Guinesë janë ndërtuar shumë porte detare ku më kryesore janë: Lagos në Nigeri, Lome në Togo, Akra në Gana, Duala në Kamerun etj. Gjiri i Guinesë dallohet me shumë laguna dhe estuare.

Malet e Kamerune

MËSO MË TEPËR Në gjirin e Guinesë ndodhet fillimi i koordinatave të rrjetit të koordinatave gjeografike. Në të priten ekuatori dhe meridiani i Grinuiçit. Ato i përcaktojnë hemisferat e tokësor dhe matjet e koordinatave gjeografike të Tokës. 44

Malet Kamerune Malet Kamerune janë male vullkanike në pjesët bregdetare të Gjirit të Guinesë. Maja më e lartë është 4 070 m. Pjesët perëndimore dhe jug-perëndimore të maleve Kamerune dallohen me reshjet më të mëdha në Afrikë, të cilat arrijnë mbi 10 000mm në vit. Rrëzat e maleve janë me pyje të dendura tropikale, ndërsa në viset më të larta gjenden pyjet gjetherënëse, kurse, viset më të larta janë me kullosa malore.


PYETJE » Cilat objekte gjeografike e karakterizojnë Afrikën Perëndimore? » Ku gjinden malet Kamerune dhe me çka karakterizohen? » Çka di për lumin Niger? » Çka di për lumin Volta?

eB lta Vo

qe

e

Ku

Vo

Volta e Zezë

lta

r

ge

Ni

Vo l

s

Liqeni i Voltës

Rrjedhja dhe pellgu i Nigerit

Rrjedhja e Voltës

Lumi Volta Lumi Volta buron nga shtetet Burkina Faso. Është i gjatë rreth 1400 km. Në bregun e Oqeanit Atlantik krijon deltë të madhe. Pjesa më e madhe e lumit rrjedh nëpër shtetin Gana. Mbi të, në Ganë, është ndërtuar hidrocentrale e madhe me emër të njëjtë si të liqenit Volta. Dallohet me luhatje të mëdha të nivelit të ujit, kështu që në periudhat e lagështa shkakton vërshime. Është i lundrueshëm rreth 400 km.

III. PASQYRA RAJONALE E AFRIKËS

hë ard

Lumi Niger Nigeri është lumë në Afrikën Perëndimore. Buron nga malet e Liberisë, kurse rrjedh nëpër shtetet Guineja, Mali, Niger dhe Nigeria, dhe me deltë të madhe derdhet në Gjirin e Guinesë. Është i gjatë 4 160 km, me sipërfaqe pellgore prej 2 092 000 km2. Pjesa veriore dhe jugore e Nigerit është në brezin malor me lagështirë tropikale, kurse pjesa e mesme gjendet nëpër savane, stepe dhe gjysmë shkretëtira. Nigeri pas Nilit dhe Kongos, është lumi i tretë sipas madhësisë në Afrikë. Ka rëndësi të madhe për ujitjen e tokës dhe për komunikacion. Qytetet më të rëndësishme në lumin Niger janë Bamako, Nijamej, Xheba dhe Port Harkort.

Hipopotami

DETYRË » Në hartë të Afrikës Perëndimore tregoni shtetet, kryeqytetet dhe lumenjtë më të mëdhenj. » Krijo album me fotografi nga bimët (dhe frutat e tyre) që kultivohen në Afrikën Perëndimore!

FJALOR TERMESH RRYMA E GUINESË – rrymë detare në Gjirin e Guinesë

Kojrrila afrikane

45


III. PASQYRA RAJONALE E AFRIKËS

PYETJE NGA TEMAT 1, 2 DHE 3 TEMA 1

TEMA 3

» Çfarë pozite ka Afrika në botë? » Me cilat oqeane dhe dete është i rrethuar Kontinenti i Afrikës? » Sa e ka sipërfaqen Afrika dhe sa banorë jetojnë në këtë kontinent? » Cilët janë hulumtuesit më të rëndësishëm për zbulimin e Afrikës? » Cilat tërësi relieve janë më karakteristike? » Numëroni masivet malore më të mëdhenj në Afrikë! » Në hartë tregoni territorin e shkretëtirës së Saharës në Afrikë! » Si është thyerja bregdetare në Afrikë? » Cilat breza klimatike shtrihen në Afrikë? » Ku shtrihet brezi Ekuatorial? » Cilat janë pellgjet në të cilat rrjedhin ujërat e kontinentit afrikan? » Cili lumë i takon pellgut të Detit Mesdhe? » Cilat janë liqenet më të mëdha në Afrikë? » Çfarë zonash bimore gjinden në Afrikë? » Çka është xhungla? Ku shtrihet në Afrikë? » Ç’janë savanet e ç’janë stepet? » Cili vegjetacion sidomos është karakteristik për Afrikën? » Ç’janë oazat? » Cilat kafshë janë karakteristike për Afrikën?

» Cilat shtete gjinden në Afrikën Veriore? » Me çfarë pasurish natyrore disponon Afrika Veriore dhe cilat janë më të rëndësishme? » Ku gjendet mali Atlas, sa është i gjatë dhe me çfarë klime veçohet? » Cilët janë kufijtë e Saharës dhe sa është ajo me sipërfaqe? » Ç’janë oazat? » Ku gjinden malet Etiopiane? » Cilët janë lumenjtë më të mëdhenj në Afrikën Lindore? » Cilat shtete gjinden në Afrikën Lindore? » Cilat kultura bimore kultivohen në Afrikën Lindore? » Me çka veçohet mali Kilimanxharo? » Si është liqeni Viktoria? » Me çfarë tipa klimatike veçohet Afrika Jugore? » Cilat shtete gjinden në Afrikën Jugore? » Cilat janë prodhimet kryesore bujqësore? » Me çka veçohet Republika Jugafrikane? » Ku gjinden Ujëvarat Viktoria? » Cili brez i nxehtësisë shtrihet në Afrikën Qendrore? » Çka e veçon botën bimore? » Cilat shtete gjenden në Afrikën Qendrore? » Çfarë popullsie jetojnë në Afrikën Qendrore? » Çka prodhohet më së shumti në Afrikën Qendrore? » Ç’është karakteristikë për basenin e lumit Kongo? » Si është klima në Afrikën Perëndimore? » Cilët janë lumenjtë më të njohur? Gjeji ata në hartë! » Cilat shtete gjenden në Afrikën Perëndimore? » Çka di për shtetin Nigeria? » Ku gjenden malet Kamerune dhe me çka karakterizohen?

TEMA 2 » Sa banorë ka Afrika? » Cilat grupe popujsh e përbëjnë popullsinë në Afrikë? » Cilat gjuhë fliten në Afrikë? » Pse Afrika është e pazhvilluar ekonomikisht? » Cilat kultura bujqësore dhe kafshë shtëpiake janë të përfaqësuara në Afrikë? » Cilat territore në Afrikë janë të pasura me naftë dhe me lëndë minerale?

46


TEMA DHE PËRMBAJTJE IV. KARAKTERISTIKAT NATYRORE-GJEOGRAFIKE TË AMERIKËS VERIORE - AMERIKA VERIORE – POZITA GJEOGRAFIKE, MADHËSIA DHE ZBULIMI I SAJ - RELIEVI DHE SHTRIRJA BREGDETARE - KARAKTERISTIKAT KLIMATIKE - KARAKTERISTIKAT HIDROGRAFIKE - BOTA BIMORE DHE SHTAZORE

V. KARAKTERISTIKAT NATYRORE-GJEOGRAFIKE TË AMERIKËS JUGORE - AMERIKA JUGORE – POZITA GJEOGRAFIKE, MADHËSIA DHE ZBULIMI I SAJ - KARAKTERISTIKAT KLIMATIKE - KARAKTERISTIKAT HIDROGRAFIKE - BOTA BIMORE DHE SHTAZORE

VI. POPULLATA DHE NDARJA RAJONALE E AMERIKËS - KARAKTERISTIKAT E POPULLATËS AMERIKANE - NDARJA RAJONALE - AMERIKA VERIORE - GJEOGRAFIA E SHTETEVE TË BASHKUARA TË AMERIKËS - GJEOGRAFIA E KANADASË - VENDET KARAKTERISTIKE NË AMERIKËN VERIORE - AMERIKA E MESME (QENDRORE) - PASQYRË E SHTETEVE TË AMERIKËS QENDRORE - VENDET KARAKTERISTIKE NË AMERIKËN QENDRORE - AMERIKA JUGORE - PASQYRË E SHTETEVE TË AMERIKËS JUGORE - GJEOGRAFIA E BRAZILIT DHE ARGJENTINËS - VENDET KARAKTERISTIKE NË AMERIKËN JUGORE


IV. KARAKTERISTIKAT NATYRORE-GJEOGRAFIKE TË AMERIKËS VERIORE

AMERIKA VERIORE POZITA GJEOGRAFIKE, MADHËSIA DHE ZBULIMI I SAJ BISEDË » Kur janë bërë zbulimet e mëdha gjeografike? » Cilat kontinente janë zbuluar kah fundi i shek. XV dhe fillimi i shek. XVI? » Çfarë kanë qenë Kolombo, Ameriko Vespuqi dhe Magelani?

Madhësia Amerika Veriore me gadishujt dhe ishujt në pjesët veriore dhe në Amerikën e mesme përfshin një sipërfaqe prej 24,2 milion km2. Ai është kontinenti i tretë me madhësi në Botë. Në Amerikën Veriore jetojnë afër 530 milionë banorë.

Kristofer Kolombo

48

Pozita gjeografike Amerika Veriore është kontinent i cili gjendet ndërmjet Oqeanit të Qetë në perëndim dhe Oqeanit Atlantik në lindje. Në veri, shtrihet prej pjesëve të ftohta polare, e deri tek Kanali i Panamasë në jug. Përveç pjesëve kontinentale, AmerikaVeriore përfshin edhe një numër të madh ishujsh (Grenlanda, Toka e Bafinos, Njufaundlend etj.) dhe gadishuj, si dhe ishuj më të vegjël në Oqeanin Atlantik dhe të Qetë. Plotësisht ndodhet në hemisferën veriore. Tek Gryka Beringo në pjesën veriperëndimore i afrohet Azisë për vetëm 92 km.

Zbulimi i saj Amerika Veriore, Amerika Jugore dhe Australia ende quhen bota e re. Më saktësisht, kah fundi i shek. XV (vitin 1492) në ishujt e Bahamës ka arritur ekspedita e detarit Kristofor Kolombo. Ai nuk e ka ditur se ka zbuluar kontinent të ri. Më vonë në brigjet e Amerikës Veriore ka arritur detari Ameriko Vespuqi. Sipas tij ka marrë emrin edhe


PYETJE

Anija e Kristofor Kolombos – “Shën Mërija”

vetë kontinenti – Amerika. Ardhacakët kryesorë dhe kolonizatorët kanë qenë anglezët, francezët, holandezët, spanjollët dhe portugezët. Më vonë, kolonitë ndërmjet tyre i ndajnë Anglia, Franca dhe Spanja. Nga kolonitë britanike kah fundi i shek. XVII është formuar SHBA-ja, të cilat koloni janë zgjeruar mbi kolonitë franceze dhe spanjolle. Në veri, nga kolonitë anglosaksone dhe franceze është formuar Kanadaja, në jug në Amerikën e Mesme, ku kolonizues ka qenë Spanja, janë formuar më shumë shtete me ndikim politik dhe gjuhësor spanjoll. Pjesa veriore e kontinentit e ka mbajtur ndikimin anglosakson, ndërsa Meksika dhe Amerika e Mesme kanë ngelur nën ndikimin spanjoll.

DETYRË » Shikoje me kujdes hartën e Amerikës Veriore dhe tregoji gadishujt, ishujt dhe oqeanët, detet dhe gjinjtë të mëdha » Në letërsi ose në internet më hollësisht njihi hulumtuesit detarë Kollumbo, Amerigo Vespuçi, Magelan, Fransisko Pisaro etj.

Ameriko Vespuqi

IV. KARAKTERISTIKAT NATYRORE-GJEOGRAFIKE TË AMERIKËS VERIORE

» Si është pozita gjeografike e Amerikës Veriore? » Numëro disa ishuj dhe gadishuj që gjenden në Amerikën Veriore? » Sa është sipërfaqja dhe numri i banorëve në Amerikën Veriore? » Në cilën pjesë Amerika Veriore dhe Azia gjendet më së afërmi? » Kush e ka zbuluar Amerikën Veriore pa e ditur se është kontinent i ri? » Sipas kujt është emëruar Amerika? » Cilët popuj europianë kanë qenë populluesit dhe kolonizatorët kryesorë?

49


IV. KARAKTERISTIKAT NATYRORE-GJEOGRAFIKE TË AMERIKËS VERIORE 50

RELIEVI DHE THYERJA BREGDETARE

BISEDË » Sipas hartës gjeografike, çfarë mund të konstatohet në lidhje me relievin e Amerikës Veriore? » A ke dëgjuar për ndonjë objekt karakteristik relievor në Amerikën Veriore?

PYETJE » Në sa pjesë gjeografike ndahet relievi i Amerikës Veriore? » Cilat dhe si janë malet e reja në Amerikën Veriore? » Cila është maja më e lartë në Amerikën Veriore dhe ku gjendet ajo? » Cilat dhe si janë malet e vjetra në Amerikën Veriore? » Ku gjinden të ashtuquajturat Rrafshet e Mesme në Amerikën Veriore dhe me çka karakterizohen ato? » Si është shtrirja bregdetare në kontinentin verior amerikan? » Cilët janë ishujt, gadishujt dhe gjiret më të mëdhenj në Amerikën Veriore?

Relievi Reliefin e Amerikës Veriore e përbëjnë tri pjesë kryesore: vargmalet dhe rrafshnaltat e reja në perëndim, malet e vjetra në lindje dhe Rrafshet e Mesme. Vargmalet e reja në Amerikën Veriore shtrihen përgjatë bregut perëndimor të kontinentit. Janë të njohura me emrin Kordiljere. Ato janë shumë të degëzuara. Arrijnë gjerësi deri në 1 500km, me disa kurora paralele malesh. Prej tyre më të larta janë Malet Shkëmbore, të cilat shtrihen prej Alaskës e deri në Meksikë. Ato e krijojnë ujëndarësin ndërmjet Oqeanit të Qetë dhe Atlantik. Maja më e lartë është Albert (4 399m), ndërsa maja më e lartë në kontinent është Mek Kinli (6 194m) në Alaskë. Ndërmjet kurora malesh shtrihen fushëgropa të mëdha dhe rrafshnalta të mbyllura, të cilat në disa pjesë kanë veçori shkretëtire. I tillë është Baseni i Madh. Kordiljeret pjerrtas lëshohen drejt brigjeve të Oqeanit të Qetë, ndërsa gradualisht edhe drejt brendësisë së kontinentit.

Kanioni i Madh me lumin Kolorado

DETYRË » Në hartën e Amerikës Veriore identifikoni ishujt, gadishujt dhe gjiret!

Malet e vjetra shkëmbore shtrihen në pjesën lindore të Amerikës Veriore. Të tilla janë malet e Apelit dhe Rrafshnalta e Labradorit. Malet e Apelit arrijnë lartësi prej 2 000m. Shtrihen përgjatë bregut të Oqeanit Atlantik rreth 2 000km. Prej Atlantikut janë të ndara nga Ultësira Pranatlantike, e cili është e gjerë prej 150 deri në 300km.


Thyerja bregdetare Amerika Veriore karakterizohet me një breg shumë të tërhequr. Sidomos pjesa veriore, në të cilën gjinden një numër i madh ishujsh, gadishuj dhe gjire. Më karakteristik është gjiri i Hodsonit. Pjesët e Amerikës Veriore kah Oqeani Atlantik janë më pak të tërhequra. Karakteristike janë gadishujt Labrador, ishulli Njufaundlen dhe gjiri i Shën Lorencit. Në pjesën jugore gjendet Meksika me ishujt Antilet e mëdha dhe gadishujt Florida dhe Jukant. Pjesa perëndimore e Amerikës Veriore është më pak e tërhequr. Më karakteristik është gadishulli i Kalifornisë, gjiri i Kalifornisë dhe i Alaskës.

Gjiri i Shën Lorencit

Baseni i Madhe

MËSO MË TEPËR

FJALOR TERMESH MBUROJA KANADEZE – pjesë e ngritur në pllakën e vjetër stabile të Amerikës Veriore. E përfshin territorin lindor të lumit Mekenzi dhe pjesën veriore të Liqeneve të Mëdha dhe Gjirin e Shën Lorencit, arkipelagun Arktik dhe pjesën më të madhe të Labradorit dhe Grenlandës.

Baseni i Madh gjendet ndërmjet maleve Siera Nevada dhe maleve të Kaskadit në perëndim, Rrafshnaltës së Kolumbisë në veri, Maleve Shkëmbore në lindje dhe rrafshnaltës së Kolorados në jug. Lugina më e ulët është “Lugina e Vdekjes” 85m, ndërsa luginat tjera arrijnë deri në 1 200-1 500m. Lumenjtë derdhen në liqene, lumi më i madh është Humbolt, ndërsa liqeni më i njohur është Liqeni i Madh i Kripur.

IV. KARAKTERISTIKAT NATYRORE-GJEOGRAFIKE TË AMERIKËS VERIORE

Tërësi të veçantë relievi në Amerikën Veriore paraqesin Ultësirat e Mesme. Ato shtrihen nga Gjiri i Meksikës deri tek Gjiri i Hadsonit. Bëhet fjalë për ultësira, të cilat janë në drejtim verijug, të gjata më shumë se 2 000km dhe të gjëra 1 300km. Në pjesët jugore paraqesin rajone më të zhvilluara ekonomike në Amerikën Veriore.

51


IV. KARAKTERISTIKAT NATYRORE-GJEOGRAFIKE TË AMERIKËS VERIORE

VEÇORITË KLIMATIKE

BISEDË » Prej ku deri ku shtrihet Amerika Veriore? Sipas kësaj, çfarë klime mund të pritet të mbizotërojë në këtë kontinent? » Çfarë mund të ndikojë mbi klimën e një hapësire të caktuar?

DETYRË » Duke pasur parasysh tekstin e mësimit dhe tekste të tjera, në hartë të zbrazët të Amerikës Veriore nënvizoji territoret me tipa të ndryshëm klimatikë!

Amerika Veriore shtrihen në gjerësinë mesatare gjeografike prej 10۫ deri në 85۫. Për këtë ekzistojnë paraqitje të ndryshme klimatike dhe lloje të klimave. Të përfaqësuara janë lloje të klimave tropikale, subtropikale, të buta subpolare dhe polare. Klima tropikale është e përfaqësuar në rajonin e Amerikës së Mesme, më saktësisht në rajonin e Detit të Karaibeve dhe Gjirit të Meksikës. Klima subtropikale është karakteristike për brezin bregdetar të Gjirit të Meksikës dhe gadishullit të Floridës. Karakteristikë kryesore është verëra të ngrohta ndërsa dimra të butë. Brezi i me klimë të butë është karakteristik për territorin e Amerikës Veriore prej Gjirit të Meksikës deri tek i Hadsonit. Klima subpolare është prezente në veri të territoreve të Gjirit të Hadsonit, në gadishullin Labrador dhe në pjesën veriore të Kordiljereve. Karakterizohet me dimra të gjatë dhe të ftohtë dhe verëra të shkurta. СЕВЕРЕН ЛЕДЕН ОКЕАН polare subpolare e butë e ftohtëkontinentale e butë e ngrohtë me ndikim detar e butë-kontinentale e ngrohtë e butë-kontinentale e thatë subtropikale kryesisht e thatë subtropikale e lagësht subtropikale e thatë

MËSO MË TEPËR Bregdeti lindor i Amerikës Veriore, prej Gjirit të Meksikës deri tek Gjiri i Shën Lorencit është nën ndikimin e rrymave të ngrohta detare të cilat lëvizin nga jugu në veri – përgjatë bregut të Kalifornisë – nga veriu në jug zbret me rrymën e ftohtë detare të Kalifornisë. Me rrymë të ftohtë detare spikatet edhe arkipelagu i Kanadasë.

tropikale kryesisht e thatë tropikale e thatë subekuatoriale e lagësht ekuatoriale

KLIMA

ТИХИ ОКЕАН

RRYMAT DETARE

АТЛАНTСКИ ОКЕАН

të ngrohta të ftohta ERËRAT

perëndimore pasate

Për shkak të karakteristikave të reliefit, në këtë kontinent paraqiten lloje të posaçme klimatike. Territoret të cilat kanë dalje në Oqeanin e Qetë dhe Atlantik karakterizohen me klimë të butë, subtropikale dhe detare. Në brendësi të kontinentit karakteristike është klima e butë - kontinentale, me të cilën karakterizohet një


Shkretëtira Mohave

PYETJE

Arkipelagu i Kanadës

Karakteristikë për klimën në Amerikën Veriore është paraqitja e tornadove, të cilat krijohen si shkak i ngrohjes intensive të ajrit dhe rrymave të larta të ajrit. Kështu, në formë vorbulle me një hapësirë prej qindra metrash me shpejtësi prej rreth 50km/ orë, duke mbartë me vete re stuhie, pluhur dhe duke shkatërruar gjithçka para saj. Tornadot janë më prezent në pjesën jugore dhe qendrore të SHBA-ve dhe Meksikës.

» Cilat rryma klimatike janë më prezente në Amerikën Veriore? » Ku paraqitet klima tropikale? » Cilat territore në Amerikën Veriore karakterizohen me klimë kontinentale? » Në cilat hapësira është prezente klima e butë? » Cilat lloje klimatike janë karakteristike për kontinentin e Amerikës Veriore? » Trego në hartë cilat vende karakterizohen me klimë malore, dhe cilat me klimë polare? » Çka është tornado dhe ku paraqitet ajo në Amerikën Veriore?

Tornado

FJALOR TERMESH TORNADO – emër amerikanë për vorbull gjigant ajror me diametër prej qindra metrash, i cili rrotullohet me shpejtësi prej 50km/orë. Tornadot paraqiten në pjesët jugore dhe qendrore të Amerikës Veriore.

IV. KARAKTERISTIKAT NATYRORE-GJEOGRAFIKE TË AMERIKËS VERIORE

pjesë e madhe e pjesëve më të ulëta të Kordiljereve dhe maleve Apale. Pjesët më të larta të Kordiljereve spikaten me klimë tipike malore. Në hapësira të caktuara paraqitet klimë shkretinore. Të atilla janë pjesët e Teksasit, Arizonës dhe shkretëtirës Mohave. Pjesët më veriore të Amerikës Veriore karakterizohen me klimë polare, në të cilën zotëron çdoherë dimri.

53


IV. KARAKTERISTIKAT NATYRORE-GJEOGRAFIKE TË AMERIKËS VERIORE

VEÇORITË HIDROGRAFIKE BISEDË » Duke e shikuar hartën e Amerikës Veriore, çfarë konstatimi mund të arrijmë në lidhje me hidrografinë e këtij kontinenti? » Tregoji në hartë lumenjtë dhe liqenet më të mëdha në Amerikën Veriore?

Rrjedha e Misisipit

Pellgjet Hidrografia e Amerikës Veriore është e orientuar drejt territoreve pellgore të: Oqeanit të Ngrirë Verior, Oqeanit Atlantik dhe Oqeanit të Qetë. Territoret më të vogla ndërmjet vargmaleve të Kordiljereve bëjnë pjesë në pellgje të brendshme të parrjedhshme. Lumenj Shumica e lumenjve në Amerikën Veriore burojnë në rajonet e Kordiljereve dhe maleve të Apalit. Ekzistojnë një numër i madh i lumenjve, ndër të cilët më të njohur janë Misisipi me Misurin, Ohajo, si dhe Rio Grande dhe të tjera të cilat derdhen në gjirin e Meksikës. Në Oqeanin Atlantik derdhet lumi i Shën Lorencit i cili i lidh Liqenet e Mëdha me Atlantikun. Lumenjtë e njohur të cilët gravitojnë kah Oqeani i Ngrirë Verior janë Mekenzi dhe Nelsoni. Ata gjatë rrugës ndërlidhin edhe shumë liqene të vogla dhe të mëdha. Në Oqeanin e Qetë derdhen lumenjtë Jukon, Kolumbija dhe Kolorado. Sistemi lumor në Amerikën Veriore plotësohet rrjet të dendur kanalesh për ujitje dhe komunikacion ujor. I rëndësisë së madhe është kanali i cili lidh lumin Illinoj me liqenin Miçigan, ashtu që krijojnë komunikacion ujorë lumë-kanal-liqen. Me të

Delta e Misisipit СЕВЕРЕН ЛЕДЕН ОКЕАН

ТИХИ ОКЕАН

DETYRË » Duke i marr parasysh të dhënat për lumenjtë dhe liqenët në Amerikën Veriore, në hartë gjeji lumenjtë dhe liqenët të mëdha dhe vërej cilat qytete gjenden në brigjet e tyre.

zona jo pellgore zona pellgore e Oqeanit të Qetë zona pellgore e Oqeanit Atlantik zona pellgore e Oqeanit të akullt verior

ZONAT PELLGORE

АТЛАНTСКИ ОКЕАН


Ujëvara e Niagarës

Liqene Amerika Veriore karakterizohet me një numër të madh liqenesh. Më të njohura dhe më të rëndësishme janë: Gorno, Miçigan, Hjuron, Iri dhe Ontario të cilat janë të lidhura ndërmjet veti, pastaj Liqeni i Atabaskës, liqeni Vinipeg dhe të tjera.

Liqenet e Mëdha

PYETJE » Cilave gjire u takon Amerika Veriore dhe cilat janë ato? » Cilët lumenj më të mëdhenj derdhen në Oqeanin Atlantik? » Cilët lumenj derdhen në Oqeanin e Qetë? » Cilët lumenj gravitojnë drejt Oqeanit të Ngrirë Verior? » Cilat janë liqenet e mëdha në Amerikën Veriore? » Çfarë është karakteristike për Liqenet e Mëdha në Amerikën Veriore?

Liqeni i Madh i Robit

MËSO MË TEPËR Misisipi është lumi më i madh dhe më i rëndësishëm në SHBA. Ka 3 950km gjatësi, ndërsa së bashku me Misurin – 6 420km. Shtrati është me sipërfaqe prej 3,2mil. km2. Buron në malet Shkëmbore në pjesën veriperëndimore të SHBA-ve. Misisipi ka një numër të madh lumenjsh të vegjël, të cilët derdhen në te. Ndër më të rëndësishmit janë Misuri dhe Ohajo. Ka rrjedhë të ujit prej 5 000-50 000 m/ sek. Misisipi është i lundrueshëm rreth 3 000km, ndërsa në gjithë derdhjet ka rreth 25 000km rrugë të lundrueshme lumore.

IV. KARAKTERISTIKAT NATYRORE-GJEOGRAFIKE TË AMERIKËS VERIORE

është mundësuar që një numër i madh qytetesh në Amerikën Qendrore të kenë rol të rëndësishëm në limane të rëndësishme. Në këtë mënyrë është mundësuar komunikacioni ujor me limanet në Oqeanin Atlantik dhe gjirit të Meksikës, ndërsa nëpërmjet kanalit të Panamasë, edhe me limanet në brigjet e Oqeanit të Qetë.

55


IV. KARAKTERISTIKAT NATYRORE-GJEOGRAFIKE TË AMERIKËS VERIORE

BOTA BIMORE DHE SHTAZORE

BISEDË » A ekzistojnë territore të mëdha nën pyjet e Amerikës Veriore? Nëse ekzistojnë, ku gjinden ato? » Çfarë janë preritë? » Cilat kafshë janë karakteristike për Amerikën Veriore?

Rrymat dhe llojet e ndryshme klimatike kanë mundësuar zhvillimin e llojeve të ndryshme të botës bimore dhe shtazore në Amerikën Veriore. Bota bimore Bota bimore ndryshon nga veriu në jug. Në rajonet e ftohta polare është tundra, ku bota bimore është e varfër. Në jug të tundrave shtrihen territore të mëdha me pyje gjetherënëse. Kjo është karakteristike në territorin e Kanadasë dhe për pjesët më të larta të maleve të Apelit dhe malit Shkëmbor. Duke shkuar drejt jugut paraqiten zona me barishte, preria, të cilat pas popullzimit masovik të janë shndërruar në sipërfaqe të mëdha punuese. Ato sot janë hambarët kryesorë të kontinentit me sipërfaqe të gjera me kultura drithi, industriale, perimesh, frutash etj. Në Kaliforni dhe në bregun e Gjirit Meksikan ekziston bota bimore subtropikale, ndërsa në Amerikën e Mesme, në ishujt Antile kultivohet kultura tropikale, siç janë: kallamsheqeri, kakao, duhan, banane, kafe etj.

СЕВЕРЕН ЛЕДЕН ОКЕАН

ТИХИ ОКЕАН

Sekuoja

nën akull pylli gjethërënës pylli tropikal

MËSO MË TEPËR Sekvoja është lloji i vetëm bimësh drunore i familjes së qiparisave. Ajo mund të jetojë deri 2 200 vjet dhe është një nga llojet drunore më të gjata në botë. Mund të arrijë lartësinë mbi 100m.

tundra stepe tropikale gjembore pylli gjethgjilpërësh shkretëtira subtropikale dhe kserofite

VEGJETACIONI

АТЛАНTСКИ ОКЕАН


Bizonë

Losi

DETYRË » Bëj përshkrim për shpërndarjen e llojeve bimore dhe shtazore në Amerikën Veriore, duke shfrytëzuar të dhëna hartografike dhe të internetit!

Dre

Ujq

Shqiponja kokëbardhë

Arushat – Grizli

Armadilo

Në kontinentin verior amerikan ekzistojnë lloje të ndryshme të zogjve. Posedon një botë të pasur shtazore në ujë: foka, kastorë, lloje të ndryshme peshqish etj. FJALOR TERMESH PRERIJE - rrafshinë e gjerë në Amerikën Veriore e mbuluar kryesisht me bar të shkurtër. Shtrihet ndërmjet rrëzës së maleve Shkëmbore dhe lumit Misisipi. STEPA – krahinë me vegjetacion të ulët ose të rrallë bari, që ndryshe quhet edhe vegjetacion stepash. Më shpesh gjendet në pjesët e Tokës ku sasia vjetore e reshjeve arrin prej 300 deri 400mm. TUNDRA – bashkësi bimësh e zhvilluar kryesisht në pjesët më veriore të Europës, Azisë dhe Amerikës Veriore. Bota bimore është përfaqësuar me myshk, liken, ndërsa në disa vende gjendet mështekna dhe drurë të tjerë individualë dhe barishte të rralla.

Arusha të bardha

PYETJE » Çfarë është tundra dhe ku është e përfshirë në Amerikën Veriore? » Çfarë pyjesh ka në Amerikën Veriore? » Cili shtet në Amerikën Veriore ka më shumë territor pyjesh? » Çfarë është Prerija? » Cilat dhe ku janë kulturat tropikale të përfaqësuara në Amerikën Veriore? » Cilat lloje të shtazëve janë të përfaqësuara në Amerikën Veriore?

IV. KARAKTERISTIKAT NATYRORE-GJEOGRAFIKE TË AMERIKËS VERIORE

Bota shtazore Amerika Veriore karakterizohet me prezencën e kafshëve të ndryshme, të shtrira sipas kushteve klimatike dhe vegjetacionit. Nga kafshët barngrënëse më karakteristike janë: bizoni, derri i egër, kaprolli etj. Nga mishngrënësit karakteristike për Amerikën e Veriut janë: arusha, ujku, kojoti, puma etj. Në pjesët me klimë polare ekzistojnë arusha e bardhë polare, lepuri polar, dhelpra polare dhe të tjera.

57


V. KARAKTERISTIKAT NATYRORE-GJEOGRAFIKE TË AMERIKËS JUGORE 58

AMERIKA JUGORE, POZITA GJEOGRAFIKE, MADHËSIA DHE ZBULIMI I SAJ BISEDË » Cilat janë reprezentacionet më të njohura të futbollit në Amerikën Jugore? » Ku gjendet Brazili? » A e dini se cili është lumi më i gjerë dhe ku gjendet ai?

DETYRË » Shiko në libra të tjerë dhe Internet se cilat civilizime të vjetra kanë jetuar në territoret e Amerikës Jugore dhe çfarë ka ndodhur gjatë kolonizimit spanjoll dhe portugez.

Pozita gjeografike Amerika Jugore është kontinent i cili gjendet në gjysmërruzullin perëndimor. Shtrihet prej Kanalit të Panamasë në veri deri tek Toka e Zjarrtë në jug. Në perëndim kufizohet me Oqeanin e Qetë, ndërsa në lindje me Oqeanin Atlantik. Ekuatori e pret Amerikën e Jugut, kështu që pjesa më e vogël e kontinentit gjendet në gjysmërruzullin verior, ndërsa pjesa më e madhe i takon gjysmërruzullit jugor. Në krahasim me kontinentet tjera, tek Kanali i Panamasë është në lidhje direkte me Amerikën Veriore, ndërsa në jug është në afërsi me kontinentin e pabanuar Antarktikun. Nga kontinentet tjera është në largësi prej disa mijëra kilometrash. Më afër është Afrika dhe Europa, kështu që komunikacioni më i madh në det realizohet me këto dy kontinente dhe me Amerikën Veriore.

Madhësia Amerika Jugore është vend kompakt, i cili së bashku me disa ishuj përreth saj përfshin një sipërfaqe prej 17,8 milionë km2. Në këtë kontinent jetojnë afër 390 milion banorë. Zbulimi Zbulimet e Amerikës Jugore kryesisht i kanë realizuar detarët spanjollë dhe portugezë. Magelani, gjatë lundrimit të tij rreth Tokës, ka lundruar i pari përreth brigjeve të Amerikës Jugore.


Francisko Pisaro

PYETJE » Në cilën pjesë rruzullit tokësor gjendet Amerika Jugore? » Cila vijë karakteristike e pret Amerikën Jugore? » Prej ku deri ku shtrihet Amerika Jugore? » Sa është e madhe Amerika e Jugut sipas hapësirës dhe popullsisë? » Prej cilave vende rrjedhin hulumtuesit dhe kolonizatorët kryesorë të Amerikës Jugore? » Si ka rrjedhur kolonizimi në Amerikën Jugore? » Në cilat shtete ka ndikim spanjoll, dhe në cilat portugez?

Pedro Kabal

Brigjet perëndimore i ka hulumtuar Francisko Pisaro, ndërsa në brendi të Amerikës Jugore Gonzales Pisaro. Kështu që, shumica e vendeve të Amerikës Jugore kanë rënë nën ndikimin spanjoll. Më vonë, në shek. XIX, ata kanë shpallur pavarësinë e tyre, mirëpo gjuha spanjolle ka ngelur në shumicën e vendeve si gjuhë zyrtare nga pjesa Qendrore e Amerikës Jugore deri në Jug, përveç Brazilit. Kompasi

MËSO MË TEPËR

Kolonizimi i Amerikës së Jugut

Amerika është emri i përbashkët për të dy kontinentet. Nga aspekti gjeografik, ndahet në Amerika e Veriut dhe e Jugut. Nga aspekti rajonal, për shkak të karakteristikave historike, ekonomike, civilizimi dhe të tjera, ndahet në Amerika Veriore, e Mesme dhe e Jugore. Për shkaqe historike dhe civilizimi, kryesisht për shkak të përfaqësimit gjuhësor – Amerika e Veriut ende quhet si Angloamerika, ndërsa për Amerikën e Mesme dhe Jugore përdoret emri Amerika Latine.

V. KARAKTERISTIKAT NATYRORE-GJEOGRAFIKE TË AMERIKËS JUGORE

Gjatë zbulimit të saj, rol të rëndësishëm ka pasur hulumtuesi Pedro Kabal në vitin 1500, i cili ka arritur dhe ka vizituar disa pjesë në Brazil. Për shkak se Brazili më parë ka qenë koloni e Portugalisë atje flitet gjuha portugeze.

59


V. KARAKTERISTIKAT NATYRORE-GJEOGRAFIKE TË AMERIKËS JUGORE 60

RELIEVI DHE THYERJA BREGDETARE

BISEDË » Përshkruaje relievin e Amerikës Jugore! » Cilat male shtrihen përreth bregut të Oqeanit të Qetë në Amerikën Jugore? » A e di se cila është maja më e lartë në Amerikën Jugore?

Peizazh nga Andet Peizazh nga Patagonia

MËSO MË TEPËR Akonkagua është maja më e lartë e Andeve në Amerikën e Jugut (6 962m). Akonkagua i ngjan një kupe vullkani. Nëpër brigjet e saj, deri në 4 000m, lëshohen shtatë akullnaja. Disa prej tyre janë me gjatësi më të madhe se 5km.

Relievi Amerika Jugore përbehet prej tri pjesësh të relievit natyror: - Andeve në perëndim; - Rrafshnalta e Brazilit dhe Malet e Gavajanit në lindje, dhe - Ultësirat e gjera përreth lumenjve Amazonë dhe Parana. Andet janë male të reja me shumë vullkane të gjalla dhe të shuara. Ato lidhen me Kordiljeret në Amerikën Veriore, ashtu që shtrirja e tyre vazhdon në bregun perëndimor të kontinentit në gjatësinë rreth 9 000km. Arrijnë një lartësi prej 7 000km. Paraqesin ndarje natyrore ndërmjet pellgjeve të Oqeanit të Qetë dhe Oqeanit Atlantik. Andet lëshohen më pjerrtësi të madhe drejt Oqeanit të Qetë, ndërsa në lindje lëshohen në mënyrë graduale.


PYETJE

Afër brigjeve të Oqeanit të Qetë gjendet shkretëtira shkëmbore Atakama. Rrafshnalta e Brazilit është tokë e vjetër. Shtrihet në pjesët jugore të Amerikës së Jugut. Lëshohet përgjatë bregut të Oqeanit Atlantik, dhe pak përreth rrafsheve të Amazonës dhe të lumit të Paranës. Kryesisht mbizotëron klimë tropikale, ashtu që në te janë të zhvilluara pyje tropikale dhe savana, të quajtura kampos. Malet e Guajanit janë male të vjetra, që shtrihen në pjesën veriore të Ultësirës së Amazonës, në brezin ekuatorial. Ato janë shumë të dendura me drurë. Ultësira e Amazonës paraqet rrafshinë të gjerë me pjerrtësi të buta të territorit. Shtrihet në afërsi të madhe të Ekuadorit. Disponon me nxehtësi të madhe dhe reshje, kështu që në Amazonë janë të zhvilluara pyje të dendura dhe të pakalueshme. Një pjesë të posaçme relievi në Amerikën e Jugut paraqesin ultësirat në rajonin e lumenjve Parava dhe Paraguai, të cilat janë me drejtim meridian të shtrirjes. Kjo ultësirë është një ndër territoret më të zhvilluara bujqësore në Amerikën e Jugut. Thyerja bregdetare Amerika Jugore, në krahasim me kontinentet e tjera të botës, spikatet me linjë me thyerje më të vogël bregdetare. Më të njohura janë delta e Amazonës, Gjiri La Plata, disa gjire më të vogla në pjesët jugore të Argjentinës dhe disa ishuj më të vegjël në pjesët jugore të kontinentit.

Ultësira e Amazonës

DETYRË » Në hartën e Amerikës Jugore me kujdes ndaj pjesët më kryesore të relievit dhe mbani mend emrat e objekteve më të rëndësishme gjeografike!

V. KARAKTERISTIKAT NATYRORE-GJEOGRAFIKE TË AMERIKËS JUGORE

Andet

» Prej cilave pjesë të relievit përbëhet relievi i Amerikës Jugore? »Përshkruaji malet e Andeve! Në cilin grup malesh bien Andet? » Ku dhe në cilën pjesë të maleve bën pjesë Rrafshnalta e Brazilit? » Ku gjinden malet e Guajanit dhe pse janë me drurë? » Cili lumë rrjedh përgjatë rrafshit të Amazonës dhe çfarë pyjesh janë të zhvilluara në te? » Përshkruaj çfarë janë ultësirat përreth lumenjve Paraguaj dhe Parana! » Si është shtrirja bregdetare e Amerikës së Jugut?

61


V. KARAKTERISTIKAT NATYRORE-GJEOGRAFIKE TË AMERIKËS JUGORE

KARAKTERISTIKAT KLIMATIKE BISEDË » Cila vijë e rëndësishme gjeografike kalon nëpërmjet Amerikës Jugore dhe pse është e rëndësishme? » Sipas pozitës së Amerikës Jugore çfarë klime ka ky kontinent?

Karakteristikat klimatike në Amerikën Jugore varen ngushtë nga brezat klimatike. Për shkak se nëpër Amerikën Jugore kalon Ekuatori, pjesa më e madhe e kontinentit karakterizohet me klimë tropikale dhe subtropikale, ndërsa një pjesë e vogël me klimë të butë. Më saktësisht, në brezin ekuatorial gjenden territoret Amazonia, Malet Guajane dhe pjesët veriore të Andeve. Prandaj këtu është e pranishme klima ekuatoriale me temperatura të larta dhe lagështirë e reshje të mëdha. Në jug të brezit ekuatorial shtrihen territoret me klimë tropikale dhe subtropikale. Ato përfshijnë pjesët e mesme të Andeve, ultësirat përgjatë lumit Parana dhe malet e rrafshnaltat e Brazilit. Në pjesët jugore të Amerikës së Jugut është prezente klima e matur, e cila është nën ndikim të rrymave të ftohta detare nga jugu. Në jugun e skajshëm, përkatësisht në Tokën e Zjarrtë janë të pranishme karakteristikat klimatike subpolare. Mbi veçoritë klimatike të Amerikës Jugore ndikim të madh kanë masivet malore dhe rrymat detare. Kjo domethënë se, duke shkuar në lartësi më të mëdha mbidetare, klima prej asaj kontinentale ndryshon në klimë tipike malore.

MËSO MË TEPËR El Ninjo është i definuar me dallime afatgjata të temperaturave sipërfaqësore të Oqeanit të Qetë në krahasim me temperaturën mesatare sipërfaqësore në të njëjtin oqean. Manifestohet me ftohje ose me ngrohje për 0.5۫C tek pjesa qendrore dhe lindore e Oqeanit të Qetë. Në këtë mënyrë shkaktohet lëvizja e rrymave të ngrohta të ajrit dhe rrymave detare, të cilat ndikojnë në ndryshimin e klimës në brigjet e Amerikës së Jugut, e pjesërisht edhe të Amerikës Veriore. Ky fenomen zakonisht paraqitet në mënyrë jo të rregullt,në intervale prej 2 deri 7 vite dhe zgjat prej 9 muaj deri në 2 vjet.

mesatare e ftohtë detare mesatare e ftohtë me ndikim detar mesatare e ngrohtë me ndikim detar mesatare kontinentale e ngrohtë mesatare kontinentale e thatë

ТИХИ

subtropikale e lagësht

ОКЕАН

subtropikale e thatë

АТЛАНTСКИ RRYMAT DETARE ОКЕАН

tropikale e thatë subekuatoriale e thatë

të nxehta të ftohta ERËRAT

monsune subekuatoriale e lagësht pasate ekuatoriale

KLIMA


PYETJE

Majat e Andeve me dëborë

Dalja drejt hapësirave detare mundëson erërat të bartin ajër të lagësht drejt tokës së Amerikës së Jugut dhe motit të freskët. Nga krahinat jugore, përgjatë brigjeve të Amerikës Jugore lëvizin rryma të ftohta detare, të cilat poashtu mundësojnë mot më të freskët. Në Amerikën e Jugut, klima shkretinore është tip i veçantë klimatik, që paraqitet në pjesët perëndimore, më saktë në pjesët veriore të shtetit të Kilit. E tillë është shkretëtira Atakama.

Peizazh nga Orinoko

DETYRË »Mundohu që të mësosh pse klima në Amerikën e Jugut është më e freskët sesa duhet të jetë sipas pozitës gjeografike! » Cila paraqitje klimatike ka ndikim rreth kësaj gjendjeje?

V. KARAKTERISTIKAT NATYRORE-GJEOGRAFIKE TË AMERIKËS JUGORE

» Cilat tipa klimatike janë prezente në Amerikën e Jugut? » Me çfarë klime spikatet pjesa më e madhe e Amerikës së Jugut? » Ku është karakteristike klima tropikale? » Çfarë lloje klimash mund të hasen në Amerikën Jugore? » Ku dhe pse paraqitet klima malore në Amerikën e Jugut? » Cilat pjesë të Amerikës Jugore janë nën ndikimin e rrymave detare?

Incizimi satelitor i shkretëtirës Atakama

63


V. KARAKTERISTIKAT NATYRORE-GJEOGRAFIKE TË AMERIKËS JUGORE

KARAKTERISTIKAT HIDROGRAFIKE BISEDË » A ke dëgjuar për lumin Amazonë? » Cilat oqeane gjenden përreth Amerikës Jugore? Ujëvara e Engjëllit

Pellgjet Ujërat në Amerikën Jugore, kryesisht rrjedhin apo kalojnë në gjiret e Oqeanit të Qetë dhe Atlantik. Një pjesë e vogël e territorit të Andeve janë rajone pellgjesh të brendshme të parrjedhshme. Për shkak të shtrirjes së Andeve në afërsi të Oqeanit të Qetë dhe lëshimi të pjerrtë drejt detit, territori pellgore është më i vogël se pellgu i Oqeanit Atlantik. Në pellgun e Oqeanit të Qetë lumenjtë janë të shpejtë dhe të shkurtër. Lumenjtë Në pellgun e Oqeanit Atlantik rrjedhin numri më i madh i lumenjve. Të tilla janë: Orinoko, Amazonë, Tokantis, San Francisko, Parana dhe të tjera. Amazona është njëri ndër lumenjtë më të mëdhenj në Botë. Buron në Ande në lartësi prej rreth 5 000m, ndërsa derdhet në Oqeanin Atlantik me një deltë të madhe. E gjatë është 6 400 km. Sipërfaqja e pellgut është 7,2 milionë km2. Gjerësia e lumit në rrjedhë mesatare arrin rreth 20km ndërsa në derdhje - rreth 80km. Prandaj edhe quhet “lumë-det”. Në Amazonë derdhen afër 500 lumenj, të cilët 20 prej tyre janë më të gjatë se 1 500 km. Më të mëdhenj janë Madeira dhe

MËSO MË TEPËR Orinoko është lumë në Amerikën Jugore, i cili rrjedh nëpër Venezuelë dhe Kolumbi. Buron në malet e Guanjanit. Rrjedh nëpër rrafshina me bar të lartë dhe me një deltë të madhe derdhet në Oqeanin Atlantik. Është i gjatë 2 500 km dhe ka një sipërfaqe pellgore prej 1,1 milion km2. Tek vendi i derdhjes mesatarisht sjell ujë rreth 14 000m3/sek. Në rrjedhën e sipërme të Orinokos gjendet lumi Kasikjare, i cili me bifurkacion i lidh lumenjtë Amazonë dhe Orinoko. Në pellgun e Orinokos në lumin Çurun gjendet Ujëvara e Engjëllit, e cila është ujëvara më e lartë në botë me lartësi prej 1 054m.

ТИХИ ОКЕАН

АТЛАНTСКИ ОКЕАН

zona pellgore e Oqeanit Atlantik zona pellgore e Oqeanit të Qetë zona jo pellgore

RAJONE PELLGORE


DETYRË » Në hartën gjeografike identifiko objektet hidrografike të Amerikës së Jugut!

Delta e Amazonës Liqeni Titikaka

Pellgu i Amazonës

Liqene Në Amerikën e Jugut nuk ekzistojnë liqene të mëdha natyrore. Në Ande ekzistojnë një numër më i madh liqenesh glaciale, prej të cilave më i njohur është liqeni Titikaka. Rreth brigjeve të Oqeanit Atlantik takohen më shumë liqene – laguna. PYETJE

Laguna

» Kah cilat pellgje gravitojnë ujërat e Amerikës Jugore? » Çfarë domethënë pellg i mbyllur? » Cilët janë lumenjtë më të njohur në Amerikën Jugore? » Përshkruaje lumin Amazonë? » Si është rrejti i lumenjve në Amazonë? » Si është lumi Parana? » Cili është liqeni më i njohur në Ande? » Si quhen liqenet bregdetare dhe ku takohen?

V. KARAKTERISTIKAT NATYRORE-GJEOGRAFIKE TË AMERIKËS JUGORE

Rio Negro. Amazona ka dy maksimume të nivelit të ujit. Niveli më i lartë arrihet në maj, kur nga rrjedhat jugore derdhen sasi të mëdha të ujit. Atëherë përmbyten sipërfaqe të mëdha rrafshinash. Në Amazonë ndjehet prurjet e Oqeanit Atlantik. Amazona dhe rrjedhat e tjera janë rrugë të rëndësishme lundruese, kështu që lumi luan një rol të rëndësishëm në komunikacionin ujor. Parana është lumë i cili buron në Malet e Brazilit, ndërsa derdhet në Gjirin La Plata. E gjatë është 4 700km, me ka një sipërfaqe prej 3 milionë km2. Në të derdhet lumi Paraguai, i cili rrjedh në mes të Gran Çakos dhe Pampasit. Rreth tyre janë të ndërtuara shumë qytete të mëdha dhe kanë një rol të rëndësishëm në komunikacionin ujor. Gjej disa prej tyre në hartë!

65


V. KARAKTERISTIKAT NATYRORE-GJEOGRAFIKE TË AMERIKËS JUGORE

BOTA BIMORE DHE SHTAZORE BISEDË » A ke parë lama dhe prej ku rrjedhin ato? » Në cilin vend kultivohet më së shumti kafeja? » Cili territor në botë quhet mushkëritë e Tokës?

Papagall Pyjet tropikale të Amazonës

Bota bimore dhe shtazore në Amerikën Jugore karakterizohet me specifika të veçanta Ato kryesisht janë të varura nga gjendjet klimatike dhe hidrografike të vendit. Bota bimore Faktorët klimatikë në Amerikën e Jugut kanë mundësuar prezencën e rajoneve të ndryshme vegjetative. Në rajonin e ekuatorit, për shkak të nxehtësisë dhe lagështisë janë zhvilluar pyje të dendura dhe të pakalueshme, të cilat quhen selvasi. Ato takohen rreth rrjedhës së Amazonës, në rreth 5 milionë km2. Pyjet e pashkelura përbëhen prej më shumë kate bimësh, midis të cilave disa që kërkojnë dritë arrijnë lartësi edhe mbi 50m. Në veri dhe në jug të pyllit të dendur të Amazonës shtrihen krahina me bar të lartë (sikur savanet në Afrikë). Ato në pellgjet e lumit Orinoko quhen lanose, ndërsa në Rrafshnaltën e Brazilit quhen kampose. Këto rajone me bar të lartë shtrihen deri tek Gran Çako. Në rajonet e lanoseve dhe kamposeve ka sipërfaqe të lëvruara ku kultivohen kafeja, kakao, kallamsheqeri etj. Pjesët jugore të Rrafshnaltës së Brazilit dhe pjesët veriore të rrafshit të Gran Çakos karakterizohen me klimë subtropikalevegjetative.

MËSO MË TEPËR Në pyjet e dendura, të pashkelura të Amazonës, të ashtuquajtura salvasi shtazët më të përhapura janë zvarranikët, ngjitësit dhe zogjtë. Nuk ka prezencë të kafshëve të mëdha (siç janë në Afrikë: bizoni, elefanti, rinoqeronti etj). Arsyeja është pylli i dendur dhe rrjeti i lumenjve, i cili për shkak të territorit të rrafshët (5 milionë km2 deri në 200 metra lartësi mbidetare) shpesh shkakton vërshimin e shumë territoreve.

ТИХИ ОКЕАН vegjetacioni i maleve të larta pylli gjethgjilpanor

АТЛАНTСКИ ОКЕАН

parapyje subtropikale savane shkretëtirë tropikal gjembor pylli tropikal (parapyje ekuatoriale)

VEGJETACIONI


Bota shtazore Në Amerikën Jugore janë prezent lloje të ndryshme të kafshëve. Më karakteristike për kontinentin janë lamat dhe termitngrënësit. Në Amazonë prezent janë majmunët, lloje të ndryshme të zogjve, posaçërisht papagalli, zvarranikë të llojllojshëm, ndër të cilët është edhe gjarpri më i madh në botë, anakonda. Në kamposet dhe lanoset janë prezente kafshë të ndryshme barngrënëse, si antilopa dhe lama, ndërsa në pyjet, nga bishat haset arusha jugamerikane, jaguari, puma dhe çakalli. Në kamposet dhe në pampaset gjithashtu ruhen edhe një numër i madh kafshësh shtëpiake siç janë gjedhet, delja dhe derri.

Prodhimi i kafes Bima e kafes

DETYRË » Në hartën e Amerikës Jugore shëno pjesët nën lanosi, kamposi, salvasi, pampasi dhe shkretëtira! FJALOR TERMESH KAMPOSI (KULLOSA) – territore kullotash me barishte të gjata, të cilat gjenden në jug të pyjeve të Amazonës. LANOSI (SAVANA) – territore me barishte të gjata, të cila gjinden në veri të pyjeve të Amazonës. PAMPASI (STEPE) – territore me vegjetacion stepik në rajonet e Gran Çakos dhe Ultësirës La Plata. SELVASI (PYJE TROPIKALE) – janë territore pyjore në Ultësirat e Amazonës.

PYETJE » Prej çka varet bota bimore dhe shtazore në Amerikën Jugore? » Cilat janë rajonet vegjetative në Amerikën e Jugut? » Çfarë janë lanosët dhe kamposët? » Çfarë janë selvasit dhe cili territor në Amerikën Jugore është nën selvasi? » Çfarë janë pampasit dhe ku shtrihen ato në Amerikën Jugore?

Papagall Lama

Termitngrënës

V. KARAKTERISTIKAT NATYRORE-GJEOGRAFIKE TË AMERIKËS JUGORE

Aty mbisundojnë verëra të ngrohta dhe dimra të butë. Në këto pjesë kultivohet limoni, portokalli, mandarina, duhani, kallam sheqeri etj. Në ultësirat e rrjedhës së poshtme të lumit Parana paraqiten rajone të mëdha barishtesh stepore të cilat quhen pampasi, dhe ara në të cilat kultivohet gruri, misri dhe kultura të tjera. Në pjesët e skajshme jugore, përkatësisht në Patagonija shtrihen krahina me sipërfaqe me bar të ulët.

67


KARAKTERISTIKAT E POPULLSISË SË AMERIKËS

VI. POPULLATA DHE NDARJA RAJONALE E AMERIKËS

BISEDË » Cilët janë vendasit e Amerikës? » Çfarë popullsie jeton sot në Amerikë?

DETYRË » Në hartën e Amerikës Veriore, të Mesme dhe Jugore gjeni qytetet më të mëdha dhe vërteto se cila nga vendet e këtyre kontinenteve janë me popullsi më të dendur?

Deri në zbulimin e Amerikës (kah fundi i shek. XV) në këto kontinente kanë jetuar një numër i vogël vendas amerikanë. Atë e kanë përfaqësuar eskimezët, indianët, actekët, majët dhe inkët. Pas zbulimit të Amerikës filloi shpërngulja masovike prej më shumë vende të Evropës: Anglisë, Francës, Spanjës, Portugalisë, Holandës, Italisë, Gjermanisë etj. Kolonizatorët në mënyrë të ashpër e kanë eksploatuar dhe fizikisht i kanë shkatërruar vendasit, kështu që sot vendasit amerikanë kanë ngelur në numër të vogël. Në shek. XVIII dhe XIX në Amerikë me dhunë është sjellë një numër i madh zezakësh nga Afrika. Në kushte të zhvillimit të shpejt ekonomik, emigrimi i racës së bardhë nga Europa është rritur. Gjatë procesit të kolonizimit, ndikim më të madh kanë pasur anglezët, francezët, spanjollët, portugezët. Për këtë shkak sot në Amerikën Veriore ndikimi më i madh është anglosakson dhe francez. Në Amerikën e Mesme dhe Jugore ka ngelur ndikimi spanjoll, ndërsa në Brazil ai portugez. Në bazë të ndikimit, në Amerikë flitet gjuha angleze, në Kuebek, në Kanada gjuha frënge, në Amerikën e Mesme dhe Jugore gjuha spanjolle dhe në Brazil ajo portugeze.

DENDËSIA E POPULLSISË СЕВЕРЕН ЛЕДЕН ОКЕАН

ТИХИ ОКЕАН ТИХИ ОКЕАН АТЛАНTСКИ ОКЕАН

АТЛАНTСКИ Banorë në km2 mbi

nën vende të banuara

ОКЕАН

DENDËSIA E POPULLSISË (banorë në km2)

mbi

nën vende të banuara


Popullsia Amerikane

Popullsia në këto territore kryesisht i takon besimit krishterë, një numër i vogël është mysliman dhe ateist. Për Amerikën karakteristike janë kulturat e indianëve, actekëve, majëve dhe inkëve, ndërsa sot edhe kulturat e popujve të sapoardhur.

FJALOR TERMESH POPULLZIM – numër relativisht i vogël ose i madh banorësh në një hapësirë konkrete. Më shpesh shprehet përmes dendësisë së popullsisë.

PYETJE » Cilët popuj kanë jetuar në Amerikë para ardhjes së popujve Evropianë? » Cilët popuj nga Europa janë shpërngulur në Amerikën Veriore? » Ku është zhvilluar kolonizimi spanjoll dhe portugez? » Cilat territore sot në Amerikën Veriore dhe Jugore janë me popullatë më të dendur? » Cilët popuj dhe kombe sot janë formuar në Amerikën e Veriore dhe Jugore? » Çfarë janë mulatët, mestikët, dhe zambosët? » Cilat gjuhë fliten sot në Amerikën Veriore dhe Jugore?

MËSO MË TEPËR Në të dy kontinentet Amerikane më parë kanë jetuar eskimezët, indianët, actekët, majët dhe inkët. Pas zbulimeve të mëdha gjeografike është shpërngulur popullata nga Europa (në Amerikën Veriore: anglezë, irlandezë, francezë, italianë, gjermanë etj; ndërsa në Amerikën Jugore: spanjollë dhe portugezë). Për këtë sot popullata është e përzier, të bardhë, të zi, mulatë, zambos etj.

VI. POPULLATA DHE NDARJA RAJONALE E AMERIKËS

Sot në kontinentin amerikan jetojnë rreth 794 milionë banorë. Në Amerikën Veriore 340 milionë banorë, të Mesme – 190 milionë banorë, në atë Jugore – 390 milionë. Vendet me popullsi më të dendur në Amerikë janë ato në qendër dhe në lindje, si dhe vendet e Amerikës së Mesme. Nataliteti në Amerikë dhe Kanada lëviz rreth 6 promilë. Në pjesën dërmuese të Amerikës së Mesme dhe Jugore nataliteti arrin 28 promilë, si p.sh. në Brazil, Venezuelë, Meksikë, Bolivi etj. Në shtetet e Amerikës sot janë të diferencuar popujt dhe kombet e veçanta, siç janë kanadezët, amerikanët, meksikanët, brazilianët, argjentinasit, kubanezët etj. Në këto vende jetojnë popuj të ndryshëm, të cilët janë shpërngulur nga vende tjera të botës. Mirëpo, ekziston edhe popullatë e përzier siç janë mulatët (ndërmjet të bardhëve dhe të zinjve), mestikët (të bardhë dhe indianë), zambosët (të zinj dhe indianë). Mulatët janë më të përfaqësuar në Amerikë, mestikët në Amerikën e Mesme dhe Jugore, zambosët në Brazil.

69


NDARJA RAJONALE E AMERIKËS

VI. POPULLATA DHE NDARJA RAJONALE E AMERIKËS

BISEDË

70

» Si ndahet Amerika gjeografikisht? » Si është ndarja regjionale e amerikanëve, sipas ekonomisë, civilizimeve, historisë dhe karakteristikave gjuhësore?

Amerika është emër i përbashkët për të dy kontinentet. Gjeografikisht, të dy kontinentet ndahen në Amerika Veriore dhe Jugore. Mirëpo, për shkak të dallimeve historike, ekonomike, gjuhësore dhe dallimeve të tjera – në të kaluarën nga Amerika Veriore është bërë ndarja e një pjesë të veçantë si Amerika e Mesme. Sipas kësaj, Amerika ndahet në tri pjesë regjionale, dhe atë në: Amerikë Veriore, të Mesme dhe Jugore. Amerika Veriore Amerika Veriore i përfshin territoret kontinentale dhe ishullore të Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe Kanadasë, përkatësisht territoret që gjenden në veri të shtetit të Meksikës.

MËSO MË TEPËR Në Amerikën Veriore në Nju Jork, gjendet Organizata e Kombeve të Bashkuara. Në këtë organizatë anëtare janë gati se të gjitha shtetet e botës. Në përbërjen e saj gjenden organizata kompetente për veprimtari të ndryshme nga jeta e njerëzve.

Amerika e Mesme Amerika e Mesme (Qendrore) i përfshin pjesët kontinentale të Amerikës Veriore prej kufirit midis SHBA-ve dhe Meksikës, e deri tek Kanali i Panamasë dhe territoret e ishujve Antilet e Mëdha, Antilet e Vogla dhe Ishujt Bahame. Në këtë hapësirë, përreth Meksikës, gjenden një numër i madh i shteteve ishuj. Amerika Jugore Amerika Jugore është pjesa e tretë regjionale, e cila shtrihet në jug të Kanalit të Panamasë. Në të numërohen të gjitha shtetet kontinentale dhe ishujt.

PYETJE » Si ndahet Amerika gjeografikisht, dhe si në aspektin rajonal? » Cili territor e përfshin pjesën e Amerikës Veriore? » Cilat territore i përfshin Amerika e Mesme? » Cilat shtete ekzistojnë në Amerikën e Mesme? »Cilat territore i përfshin Amerika Jugore?

Godina e Kombeve të Bashkuara në Nju Jork


Amerika e Mesme (Qendore)

Amerika Jugore

VI. POPULLATA DHE NDARJA RAJONALE E AMERIKËS

AmerikaVeriore

71


Sipërfaqja: 9 629 000 km2 Popullsia: 308 147 000 Kryeqyteti: Uashington

VI. POPULLATA DHE NDARJA RAJONALE E AMERIKËS

BISEDË

72

» Cilat janë shtetet më të zhvilluara në botë? » Ku gjenden Shtetet e Bashkuara të Amerikës?

MËSO MË TEPËR SHBA-të janë shtete federale të përbëra prej 50 shtetesh, ku 48 prej tyre janë të grupuara në territorin e shtetit amë, ndërsa Alaska dhe Ishujt e Havajeve gjeografikisht janë të ndara nga territori amë.

AMERIKA VERIORE

GJEOGRAFIA E SHTETEVE TË BASHKUARA TË AMERIKËS Pozita gjeografike Shtetet e Bashkuara të Amerikës (SHBA) zënë pjesën e mesme të Amerikës Veriore. Shtrihen ndërmjet Meksikës në jug dhe Kanadasë në veri, dhe ndërmjet Oqeanit të Qetë në perëndim dhe Oqeanit Atlantik në lindje. Në përbërjen e SHBA-ve hyjnë edhe Alaska dhe Ishujt e Havajeve. Nëpërmjet dy oqeaneve SHBAtë lidhen me kontinentet e tjera të botës, gjë që i japin pozitë të volitshme gjeografike. Relievi Territori i SHBA-ve është i ndarë në katër pjesë kryesore të relievit. Në pjesët perëndimore gjendet Kordiljeret dhe Malet Shkëmbore, me lartësi mbi 4 000m. Në lindje malet e Apalit. Ndërmjet Kordiljereve dhe Apaleve gjendet Rrafshi i Mesëm. Pjesa e katërt Rrafshi Atlantik ndërmjet maleve të Apalit dhe Oqeanit Atlantik.


Popullsia Popullsinë në SHBA kryesisht e përbëjnë popujt nga Evropa: anglezët, irlandezët, italianët, gjermanët, holandezët dhe shumë të tjerë. Një pjesë tjetër e përbëjnë zezakët nga Afrika dhe të ardhurit nga Azia. Vendasit amerikanë janë amerikanët indianë, eskimezët. Popullata është e përqendruar në pjesën atlantike në qytetet e Bostonit, Nju Jorkut, Baltimorit, Floridës, Filadelfisë, Detroitit, Milvokit, Klivlendit dhe Indianopolisit, në pjesën e mesme: Kanzas Siti, Shën Luis, Dallas dhe Hjuston, në bregun e Oqeanit të Qetë: Los Anxhelos dhe San Francisko. Vendet më të rralla me banorë janë ato malore të Alaskës dhe Kordiljereve. Ekonomia SHBA-të përbëhen prej 50 shteteve. Ato janë forcë udhëheqëse në botë me një tempo të lartë të zhvillimit ekonomik. Rreth 130 milionë popullsi, e cila është e aftë për punë që përbëjnë 20% të prodhimit industrial. Përfshijnë15% të tregtisë ndërkombëtare. SHBA-të e marrin vendin e parë për prodhimin e naftës, gazit natyral, thëngjillit, arit, uranit, hekurit, aluminit, plumbit dhe të tjera. Baza e ekonomisë është industria, dhe atë e: metalurgjisë, makinerisë, industria elektrike, elektroteknika, automobilizmi, industria e aviacionit, ushqimore, industria e filmit, muzikës, industria ushtarake etj. Në sferën agrare është e zhvilluar me intensitet të lart bujqësia dhe blegtoria. Prodhimi bujqësor spikatet me prodhim të lartë gati se në të gjitha kulturat. SHBA karakterizohen me rrjet apo linjë të transportit të zhvilluar: rreth 6 milionë kilometra rrugë, numër i madh i limaneve dhe komunikacionit ajror.

Uashington, Shtëpia e Bardhë

PYETJE » Si ndahet territori i SHBA-ve sipas relievit? » Çfarë klime mbizotëron në territorin e SHBA-ve? » Cilët janë lumenjtë më të mëdhenj në SHBA? » Cilët nga kolonistët, kryesisht e përbëjnë popullatën e SHBAve? » Sipas cilave prodhime SHBA-të janë në vendin e parë në botë? » Cilat degë industriale janë më të zhvilluara në SHBA?

DETYRË » Shikoje hartën politike të SHBA-ve dhe në fletore shënoji emrat e shteteve dhe kryeqyteteve të tyre! Nëse gjeni të dhëna për numrin e banorëve, detyra do të jetë e përfunduar plotësisht.

VI. POPULLATA DHE NDARJA RAJONALE E AMERIKËS

Për shkak të madhësisë së territorit, në SHBA hasen më shumë lloje klimatike. Pjesa më e madhe e territorit gjendet nën klimë të matur. Mbizotërojnë klima kontinentale dhe ajo e maturkontinentale. Në Gjirin e Meksikës zotëron klimë tropikale. Në pjesët e Oqeanit Atlantik dhe të Qetë është prezente klima detare, ndërsa në male klima malore. Në Alaskë klima është subpolare dhe polare, në Havaje tropikale. Hidrografinë e SHBA-së e përbëjnë pjesët detare të të dy oqeaneve, lumenjtë dhe një numër i madh i liqeneve. Lumenjtë më të rëndësishëm janë Misisipi me Misuri, Ohajo, pastaj Kolumbia, Kolorado, dhe Jukon në Alaskë. Në kufi të Kanadasë gjenden Liqenet e Mëdha nga të cilat vetëm liqeni Miçigan i takon SHBA-ve. Nga liqeni Iri rrjedh lumi Niagara, në të cilin gjendet Ujëvara e Niagarës, e cila është 50m e lartë, ndërsa e gjerë 1 500 m.

Nju Jork – Busti i Lirisë

73


Sipërfaqja: 9 976 000 km2 Popullsia: 33 847 000 Kryeqyteti: Otavë

VI. POPULLATA DHE NDARJA RAJONALE E AMERIKËS

BISEDË

74

» Shikoje hartën e botës, dhe vërteto se cili shtet sipas territorit është në vend të dytë pas Rusisë? » Ku gjendet Kanadaja? MËSO MË TEPËR Grenlanda është ishulli më i madh në Botë. Me hapësirë prej 2,17 milion km2. Pjesa më e madhe është nën akull. Vetëm 350 km2 janë pa akull. Grenlanda është nën pronësi të shtetit europian Danimarkës. Në Grenlandë jetojnë 50 000 banorë – eskimezë.

AMERIKA VERIORE

GJEOGRAFIA E KANADASË Pozita gjeografike Kanadaja përfshin pjesët veriore të kontinentit të Amerikës Veriore. Shtrihet prej Oqeanit Atlantik deri tek Oqeani i Qetë. Në veri përfshin një pjesë të madhe të arkipelagut të Arktikut. Zonë kufitare ka vetëm me SHBA-të. Përgjatë Oqeanit Atlantik dhe Oqeanit të Ngrirë Verior ka një linjë të gjatë të shtrirjes bregdetare, me një numër të madh të ishujve. Ka klimë të volitshme gjeografike. Relievi Relievin në Kanada e përfaqësojnë bregdetet dhe Malet Shkëmbore në perëndim. Në pjesët e mesme është Mburoja Kanadeze, me tokë të ulët dhe rrafshe, ndërsa në lindje është Rrafshnalta e Labradorit. Ka një numër të madh ishujsh, gadishujsh dhe gjiresh. Ishujt më të njohur janë Toka e Bafinos, Viktoria, Elzemir dhe gadishulli Labrador etj.


Klima Klima në Kanada është kryesisht e matur dhe subarktike. Tipike kontinentale është në territoret qendrore, klimë malore në pjesët malore, e lagësht dhe e butë në pjesët bregdetare të Oqeanit të Qetë. Tek ishujt në veri është prezente klima polare.

Popullata Popullatën në Kanada e përbëjnë të ardhurit nga Europa: në numër më të madh janë anglezët, irlandezët, francezët, dhe të tjerë, ku dhe një numër i maqedonasve. Popullata në Kanada më e dendur është në Liqenet e Mëdha dhe Gjirin e Shën Lorencit. Qytetet e mëdha dhe qendrat industriale janë Toronto, Montreal, Otava, Kuebek, Vinipeg dhe të tjera, ndërsa në perëndim Vankuver, Kalgari dhe Edmonton. Pjesa më e madhe e territorit është e pabanuar. Në pjesët veriore jetojnë një numër i vogël i eskimezëve, ndërsa në brendi – indianë. Ekonomia Kanadaja është njëra ndër shtetet më të zhvilluara në botë. Të zhvilluara janë industritë për përfitimin dhe përpunimin e nikelit, uranit, plumbit, aluminit, zinkut, arit etj. Janë të zhvilluara: industria e drurit, letrës, metalurgjisë, elektronikës, automobilave dhe industria elektroteknikës. Kanadaja është prodhuese e patates, grurit, misrit etj. Prej blegtorisë është e zhvilluar ruajtja e deleve, lopëve dhe derrit. I zhvilluar është poashtu edhe peshkimi. Ka tregti të lirë të zhvilluar me SHBA-të dhe Meksikën, tregton edhe me vende të Europës dhe kontinente të tjera.

Otava – Parlamenti

PYETJE » Çfarë pozitë gjeografike ka Kanadaja? » Si është relievi i Kanadasë? » Çfarë klime mbretëron në Kanada? » Cilat janë objektet hidrografike më karakteristike në Kanada? » Çfarë popullate ka Kanadaja dhe ku është e përqendruar ajo? » Sipas zhvillimit ekonomik, çfarë shteti është Kanadaja? » Çfarë prodhohet më shumë?

DETYRË » Hulumto dhe mëso më shumë për shtetin kanadez Kuebek, ku gjendet, cila popullatë mbizotëron, cila gjuhë flitet etj.

VI. POPULLATA DHE NDARJA RAJONALE E AMERIKËS

Hidrografia Kanada është e pasur me objekte hidrografike. Më të njohura janë lumenjtë: Mekezni, Jukon, Shën Lorenc, Nelson dhe të tjera. Ekonomikisht më e rëndësishmja është Shën Lorenci. Liqene tjera të njohura janë: Liqeni Atabasko, Liqeni i Madh i Robit etj. Pjesa më e madhe e Kanadasë është nën pyje, të cilat janë burimi kryesor i industrisë së drurit dhe industrisë së letrës. Një pjesë e vogël e hapësirës shfrytëzohet për prodhime bujqësore.

FJALOR TERMESH FEDERATA – rregullim shtetëror i përbërë prej më shumë njësive territoriale. Ato mund të jenë me status shtete, republika, kantone etj. Njësitë federale kanë të drejta të veçanta me rregullim të veçantë të brendshëm. Toronto

75


AMERIKA VERIORE

VI. POPULLATA DHE NDARJA RAJONALE E AMERIKËS

BISEDË » Çfarë dini për Nju Jorkun? » Ku gjenden Liqenet e Mëdha? » A i ka vizituar ndokush prej jush Ujëvarat e Niagarës?

Shkretëtira

MËSO MË TEPËR Në SHBA është i njohur parku nacional “Jelloustoun” i cili gjendet në pjesët veriperëndimore të shtetit Vajoming, në rajonin malor të Maleve Shkëmbore. Me sipërfaqe 9 000 km2. Përfaqëson kopsht zoologjik dhe botanik natyror. Në park gjenden liqeni Jelloustoun dhe lumi Jelloustoun në të cilat gjinden ujëvarat Jelloustoun. Parku spikatet me shumë gejzere.

VENDET KARAKTERISTIKE NË AMERIKËN VERIORE Amerika Veriore është kontinent me shumë bukuri gjeografike. Në këtë kontinent hasen shumë objekte dhe vende karakteristike. Të tilla janë: Liqenet e Mëdha, Kanioni i Madh etj. Malet Gurore Pjesa e Kordiljereve e cila shtrihet në kontinentin amerikan verior është e njohur si malet Gurore. Ato shtrihen në pjesët perëndimore të Amerikës Veriore nga Alaska deri tek Kanali i Panamasë. Maja më e lartë në Amerikën Veriore është maja Mek Kinli me 6 194m në Alaskë. Sistemi malor në Amerikën Veriore përbëhet prej më shumë vargjeve paralele meridiane malore në të cilat gjenden lugina të thella. Janë të formuara liqene siç është Liqeni i Madh i Kripur, i cili lëshohet në Oqeanin e Qetë. Gjerësia e Maleve Gurore arrin në 1 500km. Disponon me pyje të mëdha dhe me miniera të pasura. Vullkane aktive prezente gjenden në Meksikë. I tillë është vullkani Popokatapetël. Liqenet e Mëdha në Amerikë Liqenet e Mëdha janë grup liqenesh në Amerikën Veriore, në kufirin ndërmjet SHBA-ve dhe Kanadasë. Ato janë: Liqeni i Sipërm, Miçigan, Hjuron, Iri dhe Ontario. Me sipërfaqe prej 250.000km2. Ato janë të lidhura ndërmjet vete me ujëvara, ndër të cilat më e njohura është Niagara, ndërmjet liqeneve Iri dhe Ontario.

Peizazh nga Malet Gurore

76


Ujëvarat e Niagarës janë karakteristike për shkak se aty është e përqendruar pjesa më e madhe e ujit të ëmbël në një vend në Botë. Sipas përbërjes bien në grupin e liqeneve tektonike të ngrira. Në liqenin më të poshtëm Ontario, ujërat rrjedhin nëpërmjet liqenit Shën Lorenci në gjirin e Shën Lorencit. Temperatura në verë është rreth 20۫, në dimër 0۫. Ato kanë një rëndësi në komunikacion dhe ekonomi.

PYETJE

Çikago

Aglomeracionet dhe konurbacionet qytetare Pjesa e ultësirës pranatlantike në SHBA, si rajoni më i popullzuar me banorë të ardhur, është zhvilluar në një nga rajonet më banuara në botë. Në këtë pjesë gjenden më shumë qytete me miliona banorë të cilat lidhen ndërmjet veti, e ato janë: Bostoni, Nju Jorku, Filadelfia, Baltimori dhe Uashtingtoni, me qytete më të vogla ndërmjet tyre. Në brigjet e Liqeneve të Mëdha janë të zhvilluara aglomeratët në disa qytete të mëdha, siç janë: Miluoki, Çikago, Detroit, Klivlend në SHBA dhe Toronto në Kanada, poashtu dhe një numër i madh i qyteteve të vogla në mes tyre. Në bregun perëndimor aglomerate të zhvilluara janë San Francisko, Los Anxhelos dhe San Diego.

Los Anxhelos

DETYRË » Në hartën e Amerikës Veriore gjeni qytetet e mëdha dhe trego se në cilin lokacion gjinden! P. Sh. San Francisko dhe Los Anxhelos gjinden në brigjet e Oqeanit të Qetë.

Nju Jork

FJALOR TERMESH AGLOMERACION – koncentrimi i më shumë qyteteve në territor relativisht të vogël. KONURBACION – koncentrim i dendur i qyteteve të cilat lidhen ne mes veti si në komunikacion, ekonomi, kulturë etj.

VI. POPULLATA DHE NDARJA RAJONALE E AMERIKËS

» Cilat janë karakteristikat gjeografike të Amerikës Veriore? » Cilat janë karakteristikat gjeografike të maleve Gurore? » Çfarë di për Liqenet e Mëdha në Amerikën Veriore? » Cilat qytete gjenden në pjesën urbane të rajonit të Atlantikut? » Ku në Amerikën Veriore paraqitet koncentrimi i qyteteve të mëdha?

77


AMERIKA E MESME (QENDRORE)

VI. POPULLATA DHE NDARJA RAJONALE E AMERIKËS

BISEDË

78

» Cilat territore i përfshin Amerika e Mesme? » Çfarë shtetesh ekzistojnë në Amerikën e Mesme? » A keni dëgjuar për Kubën?

MËSO MË TEPËR Ishulli Hispanjola kap një sipërfaqe prej 76 000 km2. I ndarë është ndërmjet dy shteteve Havait dhe Republikës Dominikane. Në këtë ishull në të dyja shtetet jetojnë afër 20 milion banorë. Pjesa perëndimore e ishullit, qyteti Port-o-Prens, më vitin 2010 pësoi një tërmet të rëndë në të cilin kishte 200.000 viktima.

PASQYRË E SHTETEVE TË AMERIKËS SË MESME Pozita gjeografike dhe karakteristikat natyrore Amerika e Mesme i përfshin territoret ndërmjet Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe Kanalit të Panamasë. Përfshin dy tërësi gjeografike: njëra është pjesa kontinentale e Amerikës Veriore, dhe pjesa tjetër janë territoret e ishujve. Reliefi kryesisht është malor, me rrafshe dhe pjesë detare. Në Amerikën e Mesme mbisundon klimë tropikale. Objektet më të rëndësishme hidrografike janë Kanali i Panamasë, Gjiri i Meksikës dhe Deti Kaspik. Shtetet Në territorin e Amerikës së Mesme janë të formuara një numër i madh i shteteve. Në pjesën kontinentale gjinden: Belise, Guatemala, El Salvador, Kostarika, Meksiko, Nikaragua, Panama dhe Hondurasi. Të gjitha së bashku kanë një sipërfaqe prej 2.5 milionë km2, rreth 150 milionë banorë. Shtetet më të mëdha ishullore janë: Ishujt e Bahamës, Republika Dominikane, Xhamajka, Kuba, Portoriko, Trinidat-Tobago dhe Haiti, të cilat kanë një sipërfaqe prej rreth 230.000km2, dhe me rreth 40 milion banorë.


Shtete tjera të cilat gjenden në ishujt Antilet e Vogla janë: Aruba, Angila, Barbados, Grenada, Dominika, Shën Lusija, Monserat, Antilet e Holandës, Deustueni, Guadalup, Martinik. Të gjitha përfshijnë një sipërfaqe prej 7 846 km2, dhe kanë afër 2,2 milionë banorë.

KRYEQYTETI

SHTETI

FLAMURI

» Si është pozita gjeografike e Amerikës së Mesme? » Cilat shtete gjenden në pjesën kontinentale të Amerikës Veriore? » Cilat janë shtetet e ishujve të Antileve të Mëdha? » Në bazë të të dhënave në tabelën e dhënë trego se cilat janë kryeqytetet e shteteve në Amerikën e Mesme? » Mëso se cilat shtete janë më të mëdha sipas sipërfaqes dhe banorëve? SIPËRFAQJA në km2

POPULLSIA (OKB 2009)

BELIZE

Belmopan

22 970

322 000

GUATEMALA

Guatemalë

108 900

14 027 000

SALVADORI

San-Salvadori

21 040

6 163 000

KOSTA-RIKA

San-Hozeja

51 090

4 579 000

MEKSIKA

Meksika

NIKARAGUA

Managua

129 490

5 743 000

PANAMAJA

Panama

77 080

3 454 000

HONDURASI

Tegusigalpa

112 090

7 466 000

2 489 800

149 304 000

SIPËRFAQJA E PËRGJITHSHME E VENDEVE KONTINANTALE-BREGDETARE

1 967 140

107 550 000

ISHUJT BAHAMAS

Naso

13 962

342 000

R. DOMINIKANE

Santo Domingo

48 730

10 090 000

XHAMAJKA

Kingston

10 990

2 719 000

KUBA

Havana

114 530

11 204 000

ISHUJT KEJMAN (BM)

Xhorxh Taun

197

56 000

PORTORIKOJA (SHBA)

San Huani

8 746

3 982 000

4 824

1 339 000

27 750

10 033 000

229 729

39 765 000

TRINIDAD-E-DOBAGOJA Port-of-spejn HAITI

Port-o-prens

SIPËRFAQJA E PËRGJITHSHME E VENDEVE ISHULLORE

VI. POPULLATA DHE NDARJA RAJONALE E AMERIKËS

Popullsia Në Amerikën Veriore jetojnë afër 190 milionë banorë. Popullsia është e përqendruar në pjesën kontinentale-detare dhe në ishujt e shteteve të Antileve të Mëdha. Në shtetet e ishujve të tjerë numri i banorëve dhe sipërfaqja e shteteve janë të pa konsiderueshme, duke lëvizur prej disa mijëra banorësh.

PYETJE

FJALOR TERMESH SHTET ISHULLOR – shtet që gjendet në ishull apo ishuj. SHTET ISHULLOR-KONTINENTAL – shtet që me territorin e tij shtrihet edhe në territor ishullor, edhe në atë kontinental. 79


AMERIKA E MESME (QENDRORE)

VI. POPULLATA DHE NDARJA RAJONALE E AMERIKËS

MËSO MË TEPËR Sombrero është kapelë karakteristike të cilën e mbajnë gati se e gjithë popullata meksikane. Është shumë e gjerë, është e zbukuruar në mënyrë interesante dhe shërben për mbrojtjen nga rrezatimet dhe temperaturat e larta.

Sombrero

Meksika gjendet në pjesën jugperëndimore të Amerikës së Mesme. Me sipërfaqe prej 1 967 140 km2. Kufizohet me SHBAtë në veri dhe me Belisen dhe Guatemalën në jug, ndërsa në perëndim me Oqeanin e Qetë. Pjesa më e madhe e territorit është malor – Kordiljeret e Meksikës, të cilat përbëhen prej dy vargmalesh: Siera Madre Oriental në lindje dhe Siera Madre Oksidental në perëndim. Gadishulli Jukatan tërësisht është rrafshinor. Klima është tropikale, në veri kalon në subtropikale dhe është e varur prej reliefit. Temperaturat lëvizin prej 10 ۫C deri 30 ۫C gjatë vitit. Reshjet arrijnë nga 100-200mm në veri dhe 2 000-3 000 mm në jug. Meksiko ka afër 107 milion banorë, rreth 55 banorë në një km2 dhe natalitet prej 28 promilë. Përbërjen etnike e përbëjnë meksikanët, kryesisht mestikët. Gjuhë zyrtare është gjuha spanjolle. Mbisundon besimi i krishterë. Kryeqyteti është Meksiko, me 9 milion banorë ndërsa i gjithë aglomeracioni ka rreth 22 milionë banorë dhe llogaritet të jetë njëri ndër qytetet më të mëdha në botë. Qytete tjera të mëdha janë Guadallahara, Pueblo, Siudad Huarez, Verakruz, Akapullko, Montrej dhe të tjera. Meksiko është federatë prej 31 shteteve federale.

Gjedhe

Zgjerimi i aglomeracionit në Suidad Meksiko

80

MEKSIKA

Suidad Meksiko


KUBA Kuba është shtet ishull në Amerikën e Mesme. Përfshin një hapësirë prej 114 530 km2. Klima në Kubë është tropikale, me temperaturë mesatare prej 22 deri 28 ۫C dhe me reshje mesatare prej 800 deri 2 200mm në vit. Kuba ka afër 11 milion banorë, nga të cilët 98% janë kubanezë. Gjuhë zyrtarë është gjuha spanjolle. Kryeqyteti është Havana, me 2,5 milion banorë. Nga qytetet tjera të njohura janë Santiago de Kuba, Guantanamo, Santa Klara dhe të tjera. Sipas rregullimit shtetëror, Kuba është republikë. Kuba si vend industrial-agrar me një ekonomi të dobët, ka prodhim të lartë të kallamsheqerit, duhanit, orizit, limonit, kafes, portokallit, dhe të tjera. Kuba disponon me rezerva të nikelit, manganit, hekurit, kromit etj. Më i zhvilluar është prodhimi i duhanit dhe sheqerit, me një numër të madh të fabrikave. Ka një turizëm dhe komunikacion relativisht të zhvilluar.

PYETJE » Ku gjendet Meksika? » Çfarë sipërfaqe dhe sa banorë ka Meksika? » Cilat janë qytetet më të mëdha në Meksikë? » Cila degë ekonomikë është me e zhvilluar në Meksikë? » Çfarë shteti është Kuba? » Çka prodhohet më së shumti në Kubë dhe për çka është e njohur ajo?

Duhan

Sheqer dhe kallamsheqeri

VI. POPULLATA DHE NDARJA RAJONALE E AMERIKËS

Meksiko është vend industrial-agrarë. Vendin udhëheqës në ekonomi e merr përpunimi i naftës dhe gazit, prodhimi i zhivës, argjendit, hekurit, uranit, arit, plumbit etj. Janë të zhvilluara industritë petrokimike, kimike dhe ndërmarrjet e metalurgisë së zezë dhe të ngjyrosur. Në ekonominë fshatare mbizotëron rritja e misrit, grurit, orizit, kafes, fasules, kallamsheqerit. Sepse 50% nga toka është nën kullota, është e zhvilluar bagëtia – gjedhët, dhentë dhe dhitë dhe prodhimtaria e mishit dhe dhitë. Komunikacioni dhe turizmi janë relativisht mirë të zhvilluara.

Havana

81


AMERIKA E MESME (QENDRORE)

VI. POPULLATA DHE NDARJA RAJONALE E AMERIKËS

BISEDË » Shikoje hartën e Amerikës së Mesme, dhe konstato se çfarë të bie më shumë në sy? » Çfarë shtetesh ka në Amerikën e Mesme?

Vullkani Popokatapetël

RAJONET KARAKTERISTIKE NË AMERIKËN E MESME Amerika e Mesme karakterizohet me një numër të madh të vendeve dhe objekteve gjeografike. Më karakteristike janë: - Gjiri i Meksikës - Kanali i Panamasë - Ishujt e Karaibeve, Antilet e Mëdha dhe të Vogla Gjiri i Meksikës Gjiri i Meksikës është pjesë e Oqeanit Atlantik, i cili gjendet afër bregut juglindor të Amerikës Veriore. Ka një sipërfaqe prej 1,5 milion km2. Spikatet me brigje të ulëta ranore, me shumë liqene-laguna. Në Gjirin e Meksikës derdhen lumenjtë Misisipi dhe Rio Grande. Temperatura mesatare e ujit është 25 ۫C, ndërsa përqendrimi i kripës në ujë arrin 35%. Nga Gjiri i Meksikës rrjedh rryma detare e Golfit, e cila nëpërmjet Atlantikut arrin deri tek brigjet e Evropës Perëndimore. Limanet kryesore janë qytetet Nju Orleans në SHBA, Verakruz në Meksikë dhe Havana në Kubë. Kanali i Panamasë Është i ndërtuar më vitin 1914 në daljen më të ngushtë dhe më të ulët ndërmjet Amerikës Veriore dhe Jugore, ashtu që me rrugë ujore bashkohen me Oqeanin e Qetë dhe Atlantik. I gjatë është

Nju Orleansi Laguna

FJALOR TERMESH VEND KONTINENTAL -Shtet i cili nuk del në det VEND BREGDETAR- shtet i cili gjendet në pjesët kontinentale të tokës dhe del në det.

Mobili

Hjustoni

Majami Havana

Korpus Kristi Kankuni

Gjiri i Meksikës


81 km, i gjerë 90-350m dhe i thellë 11m. Ka një rëndësi të madhe për komunikacion ujor, për transportimin e mallrave.

PYETJE

Kanali i Panamasë

Karaibet Karaibet është emër i njohur për grupin e ishujve në Detin e Karaibeve. Të tillë janë grupi i ishujve Antilet e Mëdha dhe të Vogla. Në grupin e Antileve të Mëdha bëjnë pjesë ishujt e Kubës, Xhamajkës, Porto Rikos dhe Hispoanjola, ndërsa në grupin e Antileve të Vogla gjenden një numër i madh ishujsh të vogël.

Krokodili Tapir

DETYRË

Ishujt e Antileve të Mëdha

» Në hartë identifiko shtetet, ishujt dhe kryeqytetet e Amerikës së Mesme? » Në internet shikoni me çfarë karakteristikash gjeografike është e njohur Amerika e Mesme!

VI. POPULLATA DHE NDARJA RAJONALE E AMERIKËS

» Cilat nga objektet gjeografike në Amerikën e Mesme janë më karakteristike? » Përshkruaje Gjirin e Meksikës? » Prej ku buron rryma e ngrohtë detare e Golfit, e cila prej Gjirit të Meksikës arrin në Evropë? » Cilët janë ishujt më të mëdhenj në Amerikën e Mesme? » Cilat janë qytetet dhe limanet më të mëdha në Gjirin e Meksikës? » Çfarë ndodhi në Haitit në vitin 2010?

83


AMERIKA JUGORE

VI. POPULLATA DHE NDARJA RAJONALE E AMERIKËS

PASQYRË E SHTETEVE TË AMERIKËS SË JUGUT

84

Bogota – kryeqyteti i Kolumbisë

MËSO MË TEPËR Kolumbia është një nga shtetet më të mëdha në Amerikën e Jugut, e cila përfshin një sipërfaqe prej 1,14 milion km2. Aty jetojnë rreth 45 milion banorë. Përfshin një pjesë të Andeve. Në perëndim dhe lindje shtrihet në rrafshina të cilat rreth Oqeanit të Qetë janë më të vogla, kah lindja në Amazonë më të larta. Klima është ekuatoriale dhe subekuatoriale, me temperaturë mesatare 25۫C. Gjuhë zyrtarë është gjuha spanjolle. Kryeqyteti është Bogota, me 7 milion banorë. Kolumbia karakterizohet me industri agrare-ekonomike. Disponon me sasi të madhe të naftës. Nga industritë më të zhvilluara janë metalurgjia, e tekstilit, duhanit. Nga bujqësia prodhime kryesore janë kafeja, pambuku, duhani, orizi, sheqeri dhe misri.

Pozita gjeografike dhe karakteristikat natyrore Amerika Jugore është kontinent i veçantë, i cili shtrihet prej Oqeanit të Qetë dhe Atlantik, deri tek Kanali i Panamasë në veri, dhe në jug deri në Tokën e Zjarrtë. Vepra markante të relievit janë Andet, Rrafshnalta e Brazilit, Amazona dhe Gran Çako. Nëpër këtë kontinent kalon ekuatori, për ç’arsye edhe takohen më shumë lloje klimatike. Për çfarë lloje klimatike bëhet fjalë? Amerika Jugore është më e largët dhe më e izoluar nga të gjitha kontinentet tjera.


Shtetet Kontinenti i Amerikës Jugore është i ndarë në më shumë shtete. Karakteristike është që, vetëm Bolivia dhe Paraguai janë shtete kontinentale, të gjitha shtetet tjera kanë dalje në det. Të tilla janë: Argjentina, Bolivia, Brazili, Venezuela, Guajana, Ekuadori, Kolumbia, Paraguai, Peru, Surinam, Uruguai, Guajana Franceze dhe Kili. Në Amerikën Jugore jetojnë rreth 390 milionë banorë. Shtetet më të mëdha për nga sipërfaqja janë Brazili dhe Argjentina, të cilat përfshijnë 63,5% të kontinentit dhe në to banojnë rreth 60% e popullsisë.

FLAMURI

SHTETI

KRYEQYTETI

SIPËRFAQJA në km2

BRAZILI VENEZUELA

Karakasi

912 050

28 585 000

GUAJANA

Xhorxhtauni

215 080

762 000

EKUADORI

Kitoja

272 050

14 094 000

KOLUMBIA

Bogota

1 141 800

45 218 000

PARAGUAI

Asunsion

406 750

6 349 000

PERUJA

Lima

1 285 200

29 132 000

SURINAMI

Paramaribo

163 820

520 000

URUGUAI

Montevideo

175 020

3 361 000

FR. GIJANA

Kaen

83 530

187 000

KILI

Santiago

755 480

17 004 000

17 834 190

387 405 000

BOLIVIA

» Ku gjendet Brazili? » Cilat shtete tjera gjinden në Amerikën Jugore? » Çfarë të përkujtojnë shtetet e Amerikës Jugore?

MËSO MË TEPËR POPULLSIA (OKB 2009)

BuenosAjresi Sukre La Pas Brazilia

ARGJENTINA

BISEDË

2 777 410

40 134 000

1 098 600

9 879 000

8 547 400 192 180 000

Peru gjendet në pjesën perëndimore të Amerikës Jugore. Ka një sipërfaqe prej 1,28 milion km2 dhe rreth 30 milion banorë. Pjesa më e madhe e territorit është malore kah Oqeani i Qetë, dhe një pjesë me rrafshina drejt Amazonës. Klima është ekuatoriale. Peru është vend industrialagrar me xehetari të zhvilluar, duke prodhuar zink, argjend, hekur, mangan, ar, fosfat, bakër etj. Ka metalurgji të zhvilluar, industrinë e letrës, industrinë e ushqimit etj. Në sektorin bujqësor prodhohet pambuku, duhani, sheqeri etj. E ka të zhvilluar poashtu edhe peshkatarinë.

VI. POPULLATA DHE NDARJA RAJONALE E AMERIKËS

Lima - kryeqyteti i Perusë

Nxënësit nuk janë të obliguar t’i mësojnë të dhënat përmendsh

85


AMERIKA JUGORE

VI. POPULLATA DHE NDARJA RAJONALE E AMERIKËS

BISEDË

86

» Cilat nga shtetet që gjinden në Amerikën Jugore janë më të mëdha? »Cili është qyteti më i njohur në Amerikën Jugore?

GJEOGRAFIA E BRAZILIT DHE ARGJENTINËS BRAZILI Natyra. Brazili i përfshin pjesët qendrore dhe lindore të Amerikës Jugore. Kryeqyteti i Brazilit është Brazilia. Sipërfaqja e Brazilit arrin 8 547 400 km2. Kufizohet me nëntë shtete dhe një territor të varur. Gjeji shtetet më të cilat kufizohet Brazili! Pjesën qendrore dhe jugore e përbën Rrafshnalta e Brazilit, ndërsa në perëndim Ultësira e Amazonës. Klima në veriperëndim është e lagësht dhe ekuatoriale, ndërsa në juglindje subtropikale. Lumenjtë kryesor janë Amazona, San Francisko dhe Parana. Ultësira e Amazonës është mbuluar me parapyje tropikale. Në rrafshnaltet dhe në ultësirat në jug janë të pranishme sipërfaqe të bareve të larta – kampose dhe sipërfaqe të përpunuara.

Brazilia

Plantacion me kafe

PYETJE » Çfarë hapësire përfshin Brazili? » Çfarë është karakteristike për territorin e Brazilit? » Cilët janë lumenjtë më të mëdhenj në Brazil? » Çfarë është karakteristike për popullsinë e Brazilit? » Çfarë lloj industrish janë të zhvilluar? » Çka prodhohet nga prodhimet bujqësore?

Rio de Zhaneiro

Popullsia. Brazili ka rreth 192 milion banorë. Popullsinë e përbëjnë të ardhurit nga Evropa, kryesisht portugezët. Sot më shumë së 95% të popullsisë së Brazilit e përbëjnë mulatët, zambosët dhe mestikët. Ata i takojnë religjionit të krishterë. Qytetet më të njohura janë Resife, Salvador, Rio de Zhaneiro, San Paulo, Portu Alegre etj. Brazili është i ndarë në 26 shtete federale.


ARGJENTINA Natyra. Argjentina gjendet në pjesët jugoret të Amerikës së Jugut. Në veri kufizohet me Bolivinë dhe Paraguain, në verilindje me Brazilin, në lindje me Uruguain, dhe Oqeanin Atlantik, në perëndim me Kilin. Me një sipërfaqe prej 2 777 410 km2. Kryeqytet i saj është Buenos Aires. Pjesa më e madhe e territorit është në rrafshina siç janë: Rrafshina e Gran Çakos etj. Në perëndim ngrihen Andet. Klima e Argjentinës është e përbërë prej më shumë llojesh klimatike. Në Ande është prezente klima malore. Në rrafshinën e Gran Çakos klimë subtropikale, në Ultësirën La Plata mbizotëron klima e matur kontinentale, ndërsa në jug në Patagonia dhe Tokën e Zjarrtë është klimë kontinentale. Lumenjtë më të rëndësishëm janë Parana, Rio Salado dhe Uruguai. Popullsia. Popullsinë kryesisht e përbëjnë të ardhurit spanjollë nga Evropa. Një pjesë e popullsisë janë mestikë dhe indiosë. Ka afër 40 milion banorë. Dendësia e popullsisë është më e madhe në Rrafshin e Laplatës. Qytete më të mëdha janë Buenos Aires, Rosario dhe Kordoba. Ekonomia. Argjentina është vend industrial-agrar. Pjesa më e madhe e popullsisë merret me bujqësi dhe blegtori. Kryesisht kultivohet misri, ndërsa nga kulturat industriale: pambuku, duhani, lule dielli, çaji, orizi, etj. Poashtu është e zhvilluar industria e ushqimit, e tekstilit, e lëkurës. Disponon dhe eksploaton derivatet e naftës, uran, plumb dhe zink. Limani kryesor është në Buenos Aires.

Ndeshje futbolli ndërmjet Argjentinës dhe Brazilit

PYETJE » Ku gjendet Argjentina dhe çfarë sipërfaqe përfshin ajo? » Cilat teritore veçohen si tërësi të veçanta në Argjentinë? » Ku është e koncentruar më shumë popullsia e Argjentinës? » Cilat kultura bujqësore janë më të përfaqësuara në Argjentinë? » Cila industri është më e zhvilluar në Argjentinë?

DETYRË » Sipas të dhënave në tabelën e faqes 85, llogarite dendësinë e popullsisë në shtetet e Amerikës së Jugut, dhe konstato ku është popullsia më e dendur?

VI. POPULLATA DHE NDARJA RAJONALE E AMERIKËS

Ekonomia. Sipas zhvillimit ekonomik, Brazili është vend industrial dhe agrar. Nga pasuritë xeherore ka hekurin, boksitin, manganin dhe naftën. Sipas kësaj, më e zhvilluar është industria e metalurgjisë, letrës, tekstilit, e drurit dhe e makinerisë. Pjesa më e madhe e popullatës merren me bujqësi. Më shumë kultivohet kafeja, kakao, sheqeri, ndërsa në pjesën jugore limoni, portokalli, gruri, misri etj. Në sferën e blegtorisë më shumë kujdesen për lopë dhe derra.

Buenos Aires

87


AMERIKA JUGORE

VI. POPULLATA DHE NDARJA RAJONALE E AMERIKËS

BISEDË » Në bazë të njohurive për Amerikën e Jugut, cilat vende dhe objekte gjeografike mendon se janë më karakteristike?

Amerika Jugore është kontinent me relief karakteristik, me hapësira klimatike si dhe objekte hidrografike. Nga to veçohen: Andet, Ultësira e Amazonës, Shkretëtira e Atakamës, La Plata dhe të tjera. Andet Pjesa e Kordiljereve e cila si vargmale shtrihen afër bregut të Oqeanit të Qetë quhen Ande (malet e bakrit). Andet janë vargmale të gjata rreth 9 000km. Pjesa më e madhe e majave arrijnë lartësinë mbidetare në rreth 7 000m. Maja më e lartë është Akonkagua me 6 962m. Lëshohen pjerrtas drejt Oqeanit të Qetë, ndërsa në mënyrë graduale drejt pjesës kontinentale. Meqë shtrihen në breza të ndryshëm klimatikë, kufiri i borës në krahinat tropikale është në lartësinë rreth 6 000m, ndërsa në Tokën e Zjar-

Andet

88

VENDET MË KARAKTERSTIKE NË A MERIKËN JUGORE

Peizazh nga Amazona


Amazonia Amazonia quhen ultësira e gjerë në pellgun e lumit Amazona me ujërrjedhat. Zë një sipërfaqe prej 5 milion km2. Shtrihet prej Andeve deri tek Oqeani Atlantik, me lartësi mbidetare deri 20m. Për shkak të temperaturave të larta vjetore (24-28۫C) dhe reshjeve të mëdha (1 500-3 000mm) në Amazoni janë të krijuara pyje shumë të dendura, të gjelbra dhe të pashkelura, të ashtuquajtura selvasi. Amazonia është shumë pak e banuar. Komunikacion kryesor janë lumenjtë. Atakama Atakama është shkretëtirë në Amerikën Jugore e cila shtrihet rreth 1 000 km afër bregut të Oqeanit të Qetë në pjesët veriore të Kilit. Bën pjesë në të ashtuquajturat shkretëtira detare që formohen në zonat tropikale në brigjet perëndimore të kontinentit. Pjesërisht është me rërë, ndërsa pjesa tjetër me gurë. Sasitë vjetore të reshjeve janë nën 50mm. Temperaturat nuk janë shumë të larta dhe lëvizin rreth 20۫C në janar. Bota bimore dhe shtazore është e varfër. Në bregun e detit ka tufa të mëdha zogjsh. La Plata Gjiri i La Platës në Argjentinë është njëri ndër estuaret më të mëdha në botë, që krijohet nga bashkimi i lumenjve të Paranës dhe Paraguait. Ka formën e hinkës e cila shtrihet prej 50 km në bashkimin e tyre deri në 250 km në Oqeanin Atlantik. Në gjirin e La Platës janë të vendosura disa qytete më të mëdha siç janë Buenos Aires dhe La Plata në Argjentinë dhe Montevideo në Uruguai. FJALOR TERMESH AMAZONIA – rrafsh i shtrirë në rrjedhjen e lumit Amazonë. ATAKAMA - shkretëtirë në Amerikën Jugore e cila shtrihet 1 000 km rreth bregut te Oqeanit të Qetë në pjesën veriore të Kilit.

PYETJE » Cilat hapësira gjeografike janë karakteristike për Amerikën Jugore? » Përshkruaje se si është masivi malor i Andeve? » Çka është karakteristike për Amazoninë? » Çfarë dhe ku gjendet Atakama? » Çfarë di për Gjirin La Plata dhe Rrafshin LaPlata?

Shkretëtira Atakama

Gjiri i La Platës

DETYRË

VI. POPULLATA DHE NDARJA RAJONALE E AMERIKËS

rtë – në rreth 600m. Andet karakterizohen me pasuri të mëdha mineralesh. Ato paraqesin vargmalesh të reja. Përbëhen prej disa vargmaleve paralele dhe atë: lindore, qendrore, perëndimore dhe bregdetare – midis të cilave gjenden fushëgropa të thelluara dhe rrafshnalta të gjera. Karakteristik është pellgu i mbyllur i basenit të liqenit Titikaka. Në Ande ekzistojnë tërmete të shpeshta dhe vullkane aktive. Andet janë të pasura me bakër, kallaj, plumb, zink, argjend, ar, platin dhe xehe të tjera.

» Në hartën e Amerikës Jugore gjeji dhe nënvizoji më konkretisht hapësirat karakteristike të kontinentit! Veç kësaj, shih me cilat veçori karakterizohen ato rajone! 89


PYETJE NGA TEMAT 4, 5 DHE 6

VI. POPULLATA DHE NDARJA RAJONALE E AMERIKËS

TEMA 4

90

» Çfarë është pozita gjeografike e Amerikës Veriore? » Sa është sipërfaqja dhe popullsia e Amerikës Veriore? » Kush e ka zbuluar Amerikën Veriore pa mos e ditur se është kontinent i ri? » Cilat dhe si janë malet e reja në Amerikën Veriore? » Cilat janë gjiret, ishujt dhe gadishujt më të mëdhenj në Amerikën Veriore? » Cilat lloje klimatike janë prezente në Amerikën Veriore? » Cilat lloje klimatike janë më karakteristike për kontinentin amerikan veriore? » Çfarë është tornado dhe ku paraqitet ajo në Amerikën Veriore? » Në sa pellgje del territori Amerikës Veriore dhe cilat janë ato? » Çka është karakteristike për Liqenet e Mëdha në Amerikën Veriore? » Çka është tundra dhe ku është e shtrirë ajo në Amerikën Veriore? » Cilat lloje të kafshëve janë të përfaqësuara në Amerikën Veriore? TEMA 5 » Prej ku deri ku shtrihet Amerika Jugore? » Sa është e madhe Amerika Jugore sipas sipërfaqes dhe popullsisë? » Si ka rrjedhur kolonizimi i Amerikës Jugore? » Përshkruaji malet Ande! Në cilin grup të maleve bëjnë pjesë? » Cili lumë rrjedh në Rrafshin e Amazonisë dhe çfarë pyjesh janë të zhvilluara? » Çfarë llojesh klimatike janë prezente në Amerikën Jugore? » Drejt cilave rrjedha gravitojnë ujërat e

Amerikës Jugore? » Cilët janë lumenjtë më të njohur në Amerikën Jugore? » Përshkruaje lumin Amazona! Si është rrjeti i lumenjve në Amazoni? » Cili është liqeni më i njohur në Ande? » Çfarë janë pampasët dhe ku shtrihen në Amerikën Jugore? TEMA 6 » Cilët popuj kanë jetuar në Amerikë para ardhjes së popullsisë nga Europa? » Ku ka ndodhur kolonizimi dhe shpërngulja spanjolle dhe portugeze? » Cilat territore në Amerikën Veriore dhe Jugore janë me dendësi më të madhe banimi? » Çfarë janë mulatët, mestikët dhe zambosët? » Si ndahet Amerika gjeografikisht, dhe si rajonalisht? » Si ndahet territori i SHBA-ve sipas relievit? » Cilat degë industriale janë më të zhvilluara në SHBA? » Si është pozita gjeografike e Kanadasë? » Cilat janë objektet më karakteristike hidrografike (lumenj, liqene, gjire etj.)? » Ku në Amerikën Veriore paraqitet koncentrimi i më shumë qyteteve të mëdha? » Si është pozita gjeografike e Amerikës së Mesme? » Cilat shtete gjinden në pjesën kontinentale të Amerikës së Mesme? » Cilat janë shtetet ishullore në Antilet e Mëdha? » Çfarë sipërfaqe dhe sa banorë ka Meksika? » Çfarë shteti është Kuba? » Ku gjendet Brazili? » Ku gjendet Argjentina dhe çfarë sipërfaqe përfshin territori i saj?


TEMA DHE PËRMBAJTJE VII. KARAKTERISTIKAT GJEOGRAFIKE TË AUSTRALISË DHE OQEANISË - AUSTRALIA – KARAKTERISTIKAT NATYRORE-GJEOGRAFIKE DHE SOCIO-EKONOMIKE - OQEANIA – KARAKTERISTIKAT GJEOGRAFIKE - NDARJA REGJIONALE DHE PASQYRA E SHTETEVE


VII. KARAKTERISTIKAT GJEOGRAFIKE TË AUSTRALISË DHE OQEANISË

Sipërfaqe: 7 682 560 km2 Popullsi: 22 076 000 banorë Kryeqytet: Kanbera

BISEDË » Ku ka kangurët? » Cili është kontinenti më i largët i Europës?industrisë?

Shkretëtirë në Australi

Karakteristikat natyrore-gjeografike Australia është kontinenti më i vogël, i cili përfshin një sipërfaqe rreth 7,7 milion km2. Gjendet në jug të globit tokësor. Është i rrethuar me ujërat e Oqeanit të Qetë dhe Indian, ndërsa në veri me liqenin e Timorit dhe Arafurit. Më afër është me juglindjen e Azisë e cila lidhet ndërmjet ishujve dhe deteve të shumta. Me kontinentet tjera, përveç Azisë, gjendet në largësi më shumë se 10 000km.

Shkëmbi earso (Uluru)

Australia nuk vijë bregdetare shumë të thyer. Gjiri më i madh është Gjiri i Karpentit në veri dhe Gjiri i madh i Australisë në jug. Australia karakterizohet me male të ulëta dhe tokë të rrafshët. Australinë Jugore e karakterizojnë Malet e Mëdha të Degëzuara dhe Alpet Australiane, me majën më të lartë në kontinent Koshqushko, me 2 234m. Melburn

Sidnej

92

AUSTRALIA, KARAKTERISTIKAT NATYRORE-GJEOGRAFIKE DHE SOCIO-EKONOMIKE


Popullsia Australia ka rreth 20,5 milion banorë. Popullsinë e përbëjnë kryesisht të shpërngulurit nga Europa dhe Azia. Bëhet fjalë për përfaqësues nga më shumë 80 popuj. Gjuha zyrtare është anglishtja. Pjesa dërmuese e popullsisë janë të krishterë. Nëpër qytete jetojnë gati se 80% e popullsisë. Vendbanime më të njohura janë Sidnej, Melburn, Adelaid, Brizbejn dhe Pert. Kryeqyteti është Kanbera. Ekonomia Australia është shtet shumë i zhvilluar industrial-agrarë. Ka rezerva të mëdha të lëndëve të para energjetike dhe minerale: hekur, uran, mangan, naftë, gaz tokësor, ar etj. Industritë më të zhvilluara janë: metalurgjia, industria e automobilave, e tekstilit, kimike, industria ushqimore etj. Është vend udhëheqës në prodhimtarinë e ushqimeve falë blegtorisë së zhvilluar. Kryesisht ruhen gjedhe dhe dele. Është eksportues i madh i këtyre mallrave ushqimore. Komunikacioni ajror dhe ujorë është më i zhvilluar në Sidnej, Melburn dhe Pert.

PYETJE » Si është relievi dhe shtrirja bregdetare në Australi dhe cilat gjire janë më të mëdha? » Cilat shkretëtira gjinden në Australi dhe në cilën pjesë të kontinentit? » Si është hidrografia e kontinentit? » Sa banorë ka Australia dhe prej nga vijnë ata? » Çfarë zhvillimi ekonomik posedon Australia?

Ekualiptus

Koala

Kanguri Aborixhin

DETYRË » Në hartën e Australisë gjeni, shkretëtirat, malet, gjiret dhe qytetet më të mëdha?

VII. KARAKTERISTIKAT GJEOGRAFIKE TË AUSTRALISË DHE OQEANISË

Australia Qendrore karakterizohet me Ultësirën e madhe Australiane, e që gjendet midis pellgut Karpentatik dhe Pellgut të Madh Australian. Australia Perëndimore përfshin malet masivet e gjera kodrinore-malore dhe shkretëtirat. Të tilla janë: Hamerzli, Mazgrev, malet e Mekdonaldit dhe Shkretëtira e Madhe Ranore, Shkretëtira e Madhe Viktori, Shkretëtira e Gibsonit dhe të tjera. Klima në Australi është e llojllojshme. Në veri mbizotëron klimë tropikale. Pjesët qendrore dhe perëndimore të kontinentit janë të thata, me klimë shkretinore. Pjesët juglindore me klimë subtropikale dhe të matur. Hidrografia e Australisë është e varfër. Për shkak të tokës së thatë dhe reshjeve të dobëta, lumenjtë në Australi janë në numër të vogël. Më të njohur janë Mari dhe Darling në juglindje, ndërsa Flinders në Australinë veriore. Të gjithë lumenjtë e tjera janë të shkurtër. Derdhen në dete dhe në 700 liqene të kripura të cilat gjenden nëpër gjithë Australinë. Nga thatësira ka pyje tropikale, kaktuse, stepe dhe të tjera. Faunën e përbëjnë kafshët specifike siç janë kangurët dhe koalat, pastaj qeni i egër dingo, zogjtë emu etj.

93


VII. KARAKTERISTIKAT GJEOGRAFIKE TË AUSTRALISË DHE OQEANISË 94

OQEANIA – KARAKTERISTIKAT GJEOGRAFIKE BISEDË » A ke dëgjuar për Oqeaninë? » Çfarë paraqet Oqeania? » Ku gjendet ajo?

Oqeania është emër i përbashkët i disa grupeve të ishujve në ujërat e Oqeanit të Qetë. Ato janë: - Melanezia, - Mikronezia, - Polinezia, dhe - Zelanda e Re Melanezia Melanezija i përfshin ishujt të cilët gjenden në verilindje të Australisë. Në këtë grup ishujt më të mëdhenj janë Guineja e Re, Britania e Re, Kaledonija e Re, Vanuatu dhe Ishujt e Salomonit.

Porti Morzbi

MËSO MË TEPËR Papua Guineja e Re gjendet në lindje të ishullit Guineja e Re. Ka një sipërfaqe prej 462 840km2 dhe ka afër 7 milion banorë. Në ishull shtrihen vargmalet ose Masivi Qendror, maja e të cilit është Maunt Vilhelm 4 509m. Papua Guienja e Re është shtet me zhvillim të dobët agrar.

Mikronezia Makronezija i përfshin disa ishuj të vegjël në verilindje të Melanezisë. Në këtë pjesë më karakteristike janë ishujt e Mareshalit, Marijanit, Kiribati, Karolinski etj. Numri më i madh i tyre janë ishuj korale.


Ishujt e Zelandës së Re Zelanda e Re është grup i veçantë i ishujve. Më të mëdhenj janë ishulli Verior dhe Jugor, të cilët kryesisht janë malorë. Në ishullin Jugor maja më e lartë është Kuk që arrin 3 764m. Ishujt kanë vullkane aktive, gejzere dhe ujëra të ngrohta minerale. Ky grup i përket shtetit të Zelandës së Re. Për shkak së shumica e ishujve gjenden në vijën e ekuatorit, klima është tropikale. Temperaturat janë relativisht të larta dhe ka lagështi të madhe. Lumenjtë janë të shkurtër dhe të mbushur me ujë. Ishujt karakterizohen me shumë plazhe me rërë.

PYETJE » Si ndahet Oqeania? » Cilët ishuj bien nën grupin e Melanezisë? » Cilët ishuj e përbëjnë Mikronezinë? » Cilët ishuj i përkasin Polinezisë? » Çfarë reliefi ka Zelanda e Re? » Me çfarë klime karakterizohen Ishujt e Zelandës së Re? » Ekonomikisht, në cilat shtete kategorizohet Zelanda e Re?

Ishull koral

Vullkan në Zelandën e Re

Zelanda e Re karakterizohet me klimë subtropikale në ishullin Verior dhe me klimë të matur në ishullin Jugor. Më të banuara janë ishujt e Guinesë së Re dhe Zelandës së Re. Ekonomikisht më e zhvilluar është Zelanda e Re. Ajo konsiderohet si shtet industrial dhe agrar.

DETYRË » Në hartën gjeografike me kujdes shikoni ishujt dhe grupet e ishujve të cilat e përbëjnë Oqeaninë!

VII. KARAKTERISTIKAT GJEOGRAFIKE TË AUSTRALISË DHE OQEANISË

Polinezia Polinezia përfshin një numër të ishujve dhe grupe të ishujve në Oqeanin e Qetë. Ndër më të njohura janë ishujt e Havait, ishulli i Krishtlindjes, Tuamotu dhe Kukovi.

Velington

95


VII. KARAKTERISTIKAT GJEOGRAFIKE TË AUSTRALISË DHE OQEANISË 96

NDARJA REGJIONALE DHE PASQYRA E SHTETEVE BISEDË » SÇfarë janë koralet? » A e di se si quhen ishujt korale?

MËSO MË TEPËR Në Polinezi gjenden një numër i grupeve të ishujve dhe ishuj, ku shumica janë për nga sipërfaqja të vegjël. Një pjesë e tyre janë të shpallur edhe shtete, mirëpo janë nën direktivën e shteteve më të mëdha. Në rolin e drejtuesve të këtyre ishujve paraqiten Franca, Britania e Madhe, SHBA, Australia dhe Zelanda e Re.

Oqeania, sipas ndarjes regjionale në Melanezi, Mikronezi, Polinezi dhe Zelandë e Re, ka numrin më të madh të ishujve shtete. Melanezia i përfshin territoret e shteteve: Vanutu, Kaledonija e Re, Papau Guineja e Re, ishujt e Solominit, Fixhi dhe Norfok. Mikronezia i përfshin territoret e shteteve: Guam, Kiribati, ishujt e Marshalit, Nauru, Shtetet Federative të Mikronezisë. Polinezia i përfshin: Samoa, Samoa Lindore, Kukovi, Miduej, Niue, Tokelo, Tonga, Tuvalu, Polinezia Franceze, Xhonstaun etj. Grup i veçantë janë ishujt: Zelanda e Re, Ishujt e Kokosit, dhe Ishulli i Krishtlindjes. Vërehet se, me përjashtim të Zelandës së Re dhe Papua Guinea, shtetet tjera janë të të pa konsiderueshme sipas sipërfaqes dhe banorëve. Një pjesë e tyre janë nën administrim të Francës, SHBA-ve, Britanisë, Australisë dhe Zelandës së Re.

PYETJE » Cilat shtete gjenden në Melanezi? » Cilat shtete bëjnë pjesë në Mikronezi? » Cilat shtete janë karakteristike për Polinezinë? » Përveç Zelandës së Re, cilët ishuj gjenden në afërsi të këtij grupi? » Në cilin grup ishujt janë më të mëdhenj për nga sipërfaqja dhe popullsia?

Koralet dhe bota e tyre e gjallë


FLAMURI

KRYEQYTETI

SHTETI

Velington

ISHUJT E KOKOSIT

Bantam Viliks

ISHULLI I KRISHTLINDJES

Fling Fish Kouf

Melanezia

POPULLSIA (OKB 2009)

270 550

4 316 000

14

1 150

135 540 506

3 000 8 545 600

VANUATU

Port Vila

12 190

240 000

KALEDONIA E RE (FR)

Numea

18 740

200 000

PAPUA GUINEA E RE

Port Morzbi

462 840

6 732 000

ISHUJT E SOLOMONIT

Honiara

28 380

523 000

FIXHI

Suva

18 321

849 000

NORFOK

Gingston

35

1 600

3 269

566 000

Mikronezia GUAM (SHBA)

Aganja

545

178 000

KARIBATI

Bairiki

832

98 000

ISHUJT E MARSHALIT

Maxhuro

182

62 000

NAURU

Jaren/Makua

21

10 000

PALLAU (BELLAU)

Koror

491

20 000

ISHUJT VERIOR TË MARIANIT Garapan

477

87 000

SHTETE FEDERALE MIKRONEZIA Palikiri

721

111 000

8 529

520 950

Polinezia SAMOA AMERIKANE

Pago Pago

197

67 000

ISHUJT E KUKËS

Avarua

237

20 000

MIDUEJ (SHBA)

-

5

500

NIUE

Alofi

259

1 500

PITKERN

Adamstaun

45

50

SAMOA

Apia

2 831

179 000

TOKELO

Fakaofo

10

1 200

TONGA

Nukualofa

748

104 000

TUVALU

Vajaku

26

10 000

VALIS-FUTUNA

Mata-Utu

274

15 300

POLINEZIA FRANÇEZE

Papet

3 894

300 000

XHONSTAUNI (SHBA)

-

3

1 400

823 003

13 952 700

OQEANIA (GJITHSEJ)

VII. KARAKTERISTIKAT GJEOGRAFIKE TË AUSTRALISË DHE OQEANISË

ZELANDA E RE

SIPËRFAQJA në km2

Nxënësit nuk janë të obliguar t’i mësojnë të dhënat përmendsh

97


VII. KARAKTERISTIKAT GJEOGRAFIKE TË AUSTRALISË DHE OQEANISË 98

PYETJE NGA TEMA 7 TEMA 7 » Çfarë relievi dhe thyerje bregdetare ka Australia dhe cilat gjire janë më të mëdha? » Cilat shkretëtira gjenden në Australi dhe në cilën pjesë të kontinentit? » Çfarë hidrografie posedon Australia? » Sa banorë ka Australia dhe prej nga është prejardhja e tyre? » Çfarë zhvillimi ekonomikë posedon Australia? » Si ndahet Oqeania? » Cilët ishuj bien në grupin e Melanezisë? » Cilët ishuj e përbëjnë Mikronezinë?

» Cilët ishuj përbëjnë Polinezinë? » Si është Relievi i Zelandës së Re? » Me çfarë klime karakterizohen ishujt e Zelandës së Re? » Ekonomikisht, në cilat shtete bën pjesë Zelanda e Re? » Cilat shtete gjenden në Melanezi? » Cilat shtete bëjnë pjesë në Mikronezi? » Cilat shtete janë karakteristike për Polinezinë? » Përreth Zelandës së Re, cilët ishuj bëjnë pjesë në këtë grup ishujsh? » Cili grup ishujt janë më të mëdhenj për nga sipërfaqja dhe numri i banorëve?


TEMA DHE PËRMBAJTJE VIII. KRAHINAT POLAR - ARKTIKU (POLI I VERIUT) – KARAKTERISTIKAT GJEOGRAFIKE - ANTARKTIKU (POLI I JUGUT) - KARAKTERISTIKAT GJEOGRAFIKE


ARKTIKU (POLI I VERIUT) – KARAKTERISTIKAT GJEOGRAFIKE BISEDË

VIII. KRAHINAT POLAR

» Si quhet pjesa përreth Polit Verior? » Çfarë ngjyre ka ariu polar? » Cilat kafshë polare përdoren për tërheqjen e sajit?

Klima Klima është polare dhe e ashpër. Në dimër temperatura arrin -40۫C, ndërsa në verë prej 0-10۫C. Reshjet janë të pakta dhe në formë dëborë. Temperatura e ujit është rreth -1۫C. Për këtë shkak sipërfaqja është me akull.

Qen Tundra

Vendbanim eskimez

100

Pozita Gjeografike Arktiku quhet pjesa veriore polare e Tokës. E përfshin Oqeanin e Ngrirë Verior, ishujt që shtrihen në të dhe pjesët e Euro-Azisë dhe Amerikës Veriore. Përfshin një territor prej 25 milionë km2, nga i cili tri të pesta janë sipërfaqe ujore.

Poli Verior


PYETJE

Poli Verior

Flora dhe fauna Sipërfaqet tokësore pa akull janë nën tundra, ku ekziston botë e varfër bimore si: likene, myshqe, barishte të rralla dhe shelgje primitive. Bota detare, është e pasur me lloje të ndryshme peshqish. Nga kafshët e mëdha gjenden: foka, ariu i bardhë, dhelpra polare, lepuri polar dhe zogj të ndryshëm. Ariu polar Bufi Arktik

Dhelpra Polare

VIII. KRAHINAT POLAR

Popullsia Arktiku është dobët i banuar. Aty takohen vetëm grupe të rralla eskimezësh, të cilët merren me peshkim dhe me ruajtjen e irvasit – drerë veriu.

» Çka është Arktiku? » Çfarë sipërfaqe përfshin regjioni arktik dhe cilët pjesë i përfshin? » Çfarë temperatura mbizotërojnë në Arktik? » Sa dhe si quhen banorët e Arktikut? » Cilët kafshë polare i di? » Cila ekspeditë hulumtuese ka arritur i pari në Polin e Veriut? » Çfarë e përbën florën në vendet polare?

Lopë deti

Hulumtime dhe ekonomia Arktikun e kanë hulumtuar më shumë hulumtues. I pari në Polin Verior ka arritur ekspedita hulumtuese e Robert Pirit më vitin 1909. Janë të konfirmuara pasuri mineralesh si qymyrguri, hekuri, dhe metale me ngjyrë. Përmes Arktikut çojnë vijat më të shkurtra ajrore ndërmjet Euro-Azisë dhe Amerikës Veriore. FJALOR TERMESH KLIMA ARKTIKE – lloj klimatik që mbizotëron në Arktik, në pjesën e Polit Verior. Karakterizohet me temperaturë dimërore deri -40 ۫C, dhe verëra të shkurta, ku temperaturat lëvizin prej 0 deri në 10۫C.

DETYRË » Mirë shikojeni hartën e Polit Verior dhe vërteto cilat objekte gjeografike gjenden aty! Shënoji veçmas emrat e ishujve, gadishujve, gjireve dhe deteve! 101


ANTARKTIKU (POLI I JUGUT) – KARAKTERISTIKAT GJEOGRAFIKE BISEDË » Çfarë është pinguini? » Ku jetojnë pinguinët? » Pse ariu polar nuk mund t’i hajë pinguinët? » Cili kontinent është i pabanueshëm?

VIII. KRAHINAT POLAR

DETYRË » Hulumto dhe mëso sa dhe të kujt janë stacionet hulumtuese të vendosura në Antarktik! » Shkruaj ese për atë se çka do kishit hulumtuar në Antarktik nëse do të ishit pjesë e ndonjë skuadre hulumtuese!

Peizazh nga Antarktiku Balena

102

Pozita gjeografike Antarktiku është kontinent i cili gjendet në pjesën jugore polare të Tokës. Përfshin një sipërfaqe prej 13,2 milion km2. Pjesa më e madhe e kontinentit është nën akull me trashësi deri në 4 000m. Antarktiku nga të gjitha anët është i rrethuar me ujë të Oqeanit të Qetë, Indian dhe Atlantik. Relievi Relievi në Antarktik është malor, me lartësi të mëdha mbidetare. Rreth 65% e territorit është mbi 2 000m. Maja më e lartë është Visnon me 5 140m. Në mes të Antarktikut gjendet Poli Jugor në të cilin më vitin 1911 i pari ka arritur norvegjezi Roald Amundsen. Klima Antarktiku karakterizohet me klimën më të ashpër në botë: temperaturat arrijnë deri -80۫C. Temperaturat gjatë gjithë vitit janë nën 0۫C. Për shkak të klimës së ashpër, erërave të forta dhe mbështjellësit të akullt Antarktiku llogaritet shkretëtirë e ftohtë e pajetë.


Flora dhe fauna Të vetmit në Tokën e Greamit janë të pranishme disa likene dhe myshqe, ndërsa bota shtazore është më e pasur dhe më e llojllojshme. Më karakteristike për këtë pjesë të botës janë pinguinët, të cilët jetojnë në koloni në pjesët bregdetare të kontinentit. Në krahasim me pjesën tokësore, në ujërat e Antarktikut jetojnë kafshë të llojllojshme detare, ndërsa më karakteristike janë balenat.

PYETJE » Ku gjendet Antarktiku? » Çfarë relievi ka Antarktiku? » Kush dhe kur ka arritur i pari në Antarktik? » Çfarë klime zotëron në Antarktik? » A ekziston bota bimor në këtë kontinent? » Cilat janë kafshët karakteristike në Antarktik? » Çfarë peshkohet në ujërat e Antarktikut? » Ku ka njerëz në Antarktik dhe me çfarë qëllimesh?

Pinguinët

Stacionet hulumtuese dhe ekonomia Në Antarktik ndodhen disa dhjetëra stacione në të cilat bëhen hulumtime të ndryshme shkencore. Janë konstatuar rezerva mineralesh në disa vendzbulime si qymyrgur, hekur, argjend, ar, uranium etj. Por nuk bëhet eksploatimi i tyre.

Roald Amundsen (1872 – 1928) është hulumtues norvegjez i pjesëve polare. Amundsen ka arritur i pari në Polin Jugor më 14.12.1911 dhe e ka caktuar pozitën magnetike të polit verior. Ka vdekur më vitin 1928 në Arktik në aksident ajror. Për nder të tij në afërsi të Antarktikut, një nga detet është pagëzuar me emrin Deti i Amundsenit.

VIII. KRAHINAT POLAR

MËSO MË TEPËR

Antarktiku është jashtë rrjedhave botërore të komunikacionit. Roald Amundsen

103


PYETJE NGA TEMA 8 TEMA 8

VIII. KRAHINAT POLAR

» Çka është Arktiku? » Çfarë sipërfaqe zë rajoni i Arktikut dhe cilat pjesë i përfshin? » Çfarë temperatura mbizotërojnë në Arktik? » Sa dhe si quhen banorët e Arktikut? » Cilat kafshë polare i di? » Cila ekspeditë hulumtuese ka arritur i pari në Polin e Veriut?

104

» Ku gjendet Antarktiku? » Çfarë relievi posedon Antarktiku? » Kush dhe kur ka arritur i pari në Antarktik? » Çfarë klime zotëron në Antarktik? » A ekziston bota bimore në këtë kontinent? » Cilat janë kafshët karakteristike në Antarktik? » Çfarë peshkohet në ujërat e Antarktikut? » Ku ka njerëz në Antarktik dhe me çfarë qëllimesh?


TEMA DHE PËRMBAJTJE XIX. ELEMENTET E MJEDISIT JETËSORË - ELEMENTET NATYRORE TË MJEDISIT JETËSOR (AJRI, UJI, TOKA, BOTA BIMORE DHE SHTAZORE) - ELEMENTET ANTROPOGJENË TË MJEDISIT JETËSOR (BANORËT, VENDBA- NIMET, EKONOMIA) - NDOTJA DHE MBROJTJA E MJEDISIT JETËSOR - NDOTJA E AJRIT - NDOTJA E UJIT - NDOTJA E TOKËS - NDOTJA E BOTËS BIMORE DHE SHTAZORE


ELEMENTET NATYRORE TË MJEDISIT JETËSOR (AJRI, UJI, TOKA DHE BOTA BIMORE DHE SHTAZORE)

XIX. ELEMENTET E MJEDISIT JETËSORË

BISEDË » Çfarë thithim në ajër? » Çfarë pimë? » Si duhet të jenë ajri që e thithim, uji që e pimë dhe ushqimin të cilin e hamë? » Çfarë duhet që të mbijnë bimët?

MBAJ MEND Pa ajër, pa ujë dhe pa ushqim nuk ka jetë. Ashtu që, mos e ndot ajrin, ujin dhe tokën, si dhe mos i rreziko bimët dhe shtazët! Kujdesu për të gjitha që të mbijetosh!

Ajri i pastër

DETYRË » Mendo se si do të ishte ndjerë njeriu dhe sa gjatë do kishte mbijetuar pa ujë, ajër, tokë si baza për mbijetesën e bimëve dhe shtazëve. Shpjegoji pikëpamjet e tuaj! 106

Elementet natyrore të mjedisit jetësor janë: - Ajri - Uji - Dheu - Bota bimore dhe shtazore Ajri Ajri është materie e gaztë, i cili përbëhet prej azotit (78%), oksigjenit (21%) dhe 1% të materieve të tjera – dyoksid karbonit, heliumit etj. Ajri është bazë për mbijetesë në planetin Tokë. Përbërësi kryesor i ajrit në Tokë është oksigjeni. Atë e shfrytëzojnë edhe bimët dhe shtazët. Shtazët dhe njeriu nuk mund të mbijetojnë më shumë se disa minuta pa ajër. Bimët, nëpërmjet fotosintezës janë prodhuesit më të mëdhenj të oksigjenit, pastaj algat në ujë. Rreziku nga zvogëlimi i oksigjenit në ajër shihet në shkatërrimin e pyjeve dhe ndotjen e ajrit dhe ujërave.

Uji pastër

Uji Uji është materie e lëngët e përbërë prej oksigjenit dhe hidrogjenit H2O. Ai paraqet element përbërës të mjedisit jetësor, i cili luan rol të madh në mbijetesën e botës bimore dhe shtazore. Uji është baza ku fillon jeta dhe me të cilin mund të zhvillohet. Uji në Tokë është prezent në atmosferë, në hidrosferë dhe litosferë. Pjesë më të mëdha janë të përfshira në hidrosferë, në oqeane, në dete, në liqene. Oqeanet dhe detet e zënë dy të tretën


e sipërfaqes tokësore. Njeriu, si krijesë dominuese në Tokë, përveç për të pirë, ujin e shfrytëzon dhe për nevoja të tjera, për në shtëpi, në industri, në energjetikë, për rekreacion etj. Ashtu që, ndikon negativisht mbi ujin.

» Cilat janë elementet natyrore të mjedisit jetësor? » Çka është ajri dhe prej çka përbëhet? » Cili përbërës në ajër është i rëndësishëm për mbijetesën e botës bimore dhe shtazore? » Si shkatërrohet oksigjeni? » Çka është uji dhe prej çka përbëhet? » Për çfarë është i rëndësishëm uji dhe ku gjendet? » Çfarë janë shtresat tokësore dhe pse janë të rëndësishme? » Si quhen me një fjalë bota bimore dhe shtazore? » Për çfarë i shërbejnë bota bimore dhe shtazore njeriut?

Bota bimore dhe shtazore Bota bimore dhe shtazore janë elemente dinamike nga të cilat varet ekzistenca e planetit tonë dhe zhvillimi i civilizimit njerëzor. Shumëllojshmëria e botës bimore dhe shtazore me një fjalë quhen biodiversitet. Bimët luajnë rol të rëndësishëm në pasurimin e atmosferës me oksigjen dhe thithjen e dyoksidit të karbonit. Ndikimi i tyre është i rëndësishëm edhe në rregullimin e regjimit ujor në tokë. Biodiversiteti është i nevojshëm për shtazët dhe njeriun për përmbushjen e nevojave për ushqim, veshmbathje, punë, shëndet dhe të tjera.

Truall Fëmijë

Dru molle

Qeni i Sharrit (shtazë)

XIX. ELEMENTET E MJEDISIT JETËSORË

Dheu Dheu paraqet pjesën e shkriftë të sipërfaqes së Tokës. Ai është mbulesë e hollë me materie të fortë, në përbërje të së cilit ka më shumë se 50% materiesh të ndryshme. Pjesën tjetër e përbëjnë uji dhe mbetje të ndryshme materiesh organike të botës bimore dhe shtazore. Dheu është burim i energjisë (lëndë djegëse fosilesh), i materieve të ndryshme minerale të domosdoshme për organizmat e gjallë. Toka punuese, si mjedis prodhues i bimëve të ndryshme, është e domosdoshme për mbijetesën e njeriut. Toka është bazamenti për ndërtimin e shumë objekteve të ndryshme. Toka është burimi më kualitativ i ujit të pijshëm.

PYETJE

107


ELEMENTET ANTROPOGJENE TË MJEDISIT JETËSOR (POPULLSIA, VENDBANIMET, EKONOMIA) BISEDË

Elementet antropogjenë të mjedisit jetësor janë: - Popullsia - Vendbanimi - Ekonomia

XIX. ELEMENTET E MJEDISIT JETËSORË

» Ku jetojmë? » Ku punojmë dhe pse? » Çfarë ndërton njeriu? » Çfarë bën njeriu me natyrën?

Popullsia Popullsia është njëri nga elementet antropogjenë të mjedisit jetësor, të cilët kryesisht e përfshijnë pjesën e banuar me njerëz në Tokë, të njohur si ekumena. Elementet më të rëndësishme të popullsisë nga aspekti i mjedisit jetësor janë: - Numri i banorëve ose i popullsisë - Dendësia e popullsisë - Shpërngulja e popullsisë Numri i banorëve ndikon mbi mjedisin jetësor, sipas asaj se sa njeriu bën ndryshime në natyrë. Sa më shumë njerëz në një hapësirë, aq më shumë nevoja për mbijetesë.

Dinamika e popullsisë në kontinentet e botës, të shprehur në miliona VITI

BOTA

AFRIKA

AZIA

EVROPA

AMERIKA AMERIKA VERIORE JUGORE

AUSTR. OQEAN.

1750

791

106

502

163

18

2

2

1850

1262

111

809

274

38

26

2

1950

2519

221

1398

547

167

172

13

1970

3692

357

2143

656

285

232

19

1980

4435

470

2632

692

361

256

23

1990

5264

622

3168

722

442

284

26

2000

6071

796

3680

728

520

316

31

2008

6707

973

4054

732

577

337

34

Nxënësit nuk janë të obliguar t’i mësojnë të dhënat përmendsh

Numri i popullsisë në botë është i ndryshëm dhe me tendencë të rritjes së vazhdueshme. Shpërngulja e popullsisë dhe numri i popullsisë në botë më parë ka qenë më i vogël. Popullsia ka qenë e vendosur në hapësira më të vogla. Më të banuara kanë qenë luginat e lumenjve p.sh: luginat në lumin Nil, Ind, Tigër, Eufrat dhe Detin Mesdhe etj. Me zbulimet e mëdha gjeografike ekumena është e shpërndarë Lagje e qytetit

108


me dendësi më të madhe banorësh në kontinentin e vjetër, mirëpo edhe në kontinentet e botës së re – Amerikë dhe Australi. Sot bota ka më shumë se 6,5 miliardë njerëz. Njerëzit, me përjashtim të Antarktikut janë të vendosur në të gjitha kontinentet. Mirëpo, vendosja nuk është gjithkund e barabartë, si p.sh. në Europë – sidomos pjesa Perëndimore dhe Qendrore, pjesët lindore të Kinës, India, pjesët veriore të Egjiptit, rreth Gjirit të Guinesë në Afrikë, në Amerikën Veriore etj. Territore me dendësi të vogël banorësh janë: Kanadaja, pjesa aziatike e Rusisë, shkretëtira Sahara, Amazonia dhe sistemet malore etj.

Ekonomia Njeriu në funksion të ekzistencës së tij zhvillon aktivitetet për të siguruar materiale të ndryshme prodhuese – ushqime, veshje, teknologji etj. Gjatë këtij procesi ai shfrytëzon lëndë të para. Përmbushjen e nevojave të tija ai e arrin nëpërmjet degëve të ndryshme ekonomike: aktivitete primare (bujqësi, blegtori etj.), dhe sekondare (energjetikë, industri, zejtari etj.), terciare (komunikacion, tregti, arsim, shëndetësi).

» Cilat janë elementet antropogjenë të mjedisit jetësor? » Çfarë është ekumen dhe ku gjendet ajo? » Si ndahen vendbanimet? » Çfarë shkakton popullata në qytetet e mëdha? » Sa është numri i banorëve nëpër qytete në kontinente? » Si ndikon ekonomia mbi mjedisin jetësor?

Fabrika

FJALOR TERMESH DEGRADIMI I MJEDISIT JETËSOR – shkatërrimi i karakteristikave natyrore të ajrit, ujit, tokës, botës bimore dhe shtazore – me aktivitete të ndryshme të shkaktuara me procese natyrore ose antropogjene. NDOTJA E MJEDISIT JETËSOR – shpërndarja e gazrave të ndryshme, materieve të lëngshme dhe të ngurta në natyrë. RREZIKIMI I MJEDISIT JETËSOR – shkatërrimi i botës bimore dhe shtazore. MBROJTJA E MJEDISIT JETËSOR – parandalimi i proceseve të ndotjes, degradimit të karakteristikave natyrore të ajrit, ujit, tokës dhe botës bimore dhe shtazore.

XIX. ELEMENTET E MJEDISIT JETËSORË

Vendbanimet Vendbanimet janë vende me koncentrim të përkohshëm ose të përhershëm të njerëzve, në të cilat zhvillohen aktivitete prodhuese, kulturore, jeta e tyre shoqërore dhe private. Vendbanimet janë qendra të prodhimit dhe shpenzimit të materialeve prodhuese, dhe qendra ku ndodh riprodhimi i banorëve. Vendbanimet ndahen në dy kategori kryesore: - Fshatra dhe - Qytete Në fshatra popullata kryesisht merret me aktivitet primare prodhuese: bujqësi, blegtori, bagëti, pylltari, ndërsa në qytete realizohen aktivitetet sekondare siç janë: industria, komunikacioni, tregtia, shëndetësia, arsimimi etj. Me përparimin e teknikës dhe teknologjisë numri i banorëve në qytete është në rritje. Në Europë popullsia arrin 72%, në Amerikën Veriore 81%, në Amerikën Jugore 80%. Qytetet si element i mjedisit jetësor, me procesin e urbanizimit dhe industrializimit kanë ndikimi të madh mbi shkatërrimin e bukurive natyrore në mjedisin jetësor.

PYETJE

109


NDOTJA DHE MBROJTJA E MJEDISIT JETËSOR

XIX. ELEMENTET E MJEDISIT JETËSORË

BISEDË » A ke parë apo përjetuar ndonjëherë zjarre? » A ke parë ndonjëherë oxhaqet e uzinave me tym? » Çfarë bëjnë automobilat me gazrat që i nxjerrin?

Ndotja e dhe mbrojtja e mjedisit jetësor është bërë problem botëror. Koncentrimi i madh i popullatës në disa rajone është e bashkangjitur me prezencën e industrisë, komunikacionit, energjetikës, deponive të ndryshme etj. Gjithë ky proces shkakton ndotjen e mjedisit jetësor. Në këtë proces ndoten elementet natyrore dhe të mjedisit jetësor, siç janë: - Ajri - Uji - Toka - Bota bimore dhe shtazore

PYETJE » Cilët janë ndotësit natyrorë dhe cilët antropogjenë? » Si paraqiten ndotësit natyrorë në ajër? » Si paraqiten dhe si ndikojnë ndotësit antropogjenë në ajër? » Cilat janë materiet e rrezikshme dhe çfarë bëjnë ato në ajër? » Çfarë është smogu? » Çfarë masash merren për mbrojtjen e ajrit?

NDOTJA E AJRIT Ajri - materie e gaztë natyrore, e cila 99% përbëhet prej azotit dhe oksigjenit, dhe 1% materieve të tjera – gjatë aktiviteteve të ndryshme njerëzore ndotet me materie të ndryshme. Burimet e ndotjes së ajrit janë: - natyrore dhe - artificiale Ndotësit natyrorë të ajrit Burimet natyrorë të ndotjes së ajrit rrjedhin nga erupsionet vullkanike, nga tërmetet dhe zjarret. Ndotjet natyrore të ajrit janë incidente - të përkohshme, të shoqëruara me gazra vullkanikë, pluhur i shkaktuar nga dridhjet dhe nga tymi.

Ndotja natyrore e ajrit

110


Ndotja artificiale e ajrit Burimet artificiale të ajrit në ajër rrjedhin nga industritë, komunikacioni, energjetika etj. Ndotja artificiale e ajrit është e pandërprerë. Ato i shkaktojnë kapacitetet industrial, termo-elektrocentralet, ngrohtoret, automobilat dhe intervenime të ndryshme të njeriut në jetën dhe punën e përditshme. Deponi – ndotës i ajrit

Materie të rrezikshme Burimet e lartpërmendura shkaktojnë ndotjen e ajrit me sulfur, plumb, sulfat plumbi, tym dhe gazra të tjera. Emisionet e tilla, në vendet ku koncentrimi është më i lart, shkakton paraqitjen e smogut. Smogu është kombinim i tymit dhe mjegullës, më materie të dëmshme për botën bimore dhe shtazore. Situata të tilla shkaktojnë rreziqe serioze mbi jetën dhe shëndetin e njeriut dhe për organizmat e tjera të gjalla. Për këtë shkak duhet të merren masa mbrojtëse. Në këtë kuptim, tek objektet – ndotëse duhet të vendosen apo të instalohen pajisje të duhura (filtër) dhe procese për pastrimin e ajrit gjatë emetimit të tymit. Nga ana tjetër, duhet të merren masa për përdorimin e materieve me nivel më të ulët dëmi, dhe çdoherë të përdoren teknologji më të pastra.

DETYRË » Me fotoaparat observo dhe realizo fotografi të ndotjes antropogjene të ajrit!

MËSO MË TEPËR Vullkanet ndahen në aktive dhe joaktive. Për vullkanet aktive llogariten ato të cilat kanë pasur erupsione në të kaluarën dhe për të cilat ekziston dokumentacion. Për vullkanet joaktive ose të shuara nuk ekzistojnë të dhëna historike. Sot në botë llogaritet të ketë më shumë se 600 vullkane aktive. Më shumë janë në brigjet e Oqeanit të Qetë. Vullkane aktive janë: Kalbuko dhe Osoro në Amerikën Jugore; Kamcatka në Rusi; Fuxhiama në Japoni; Krakatau dhe Tambora në Indonezi; Mon Pele në Antilet e Vogla; Mauna Loa në Havai; Sent Helensen në SHBA; Kamerun në Afrikë; Etna në Sicili; Vezuv në Itali; Hekla në Islandë dhe të tjera.

XIX. ELEMENTET E MJEDISIT JETËSORË

Ndotja artificiale e ajrit

111


NDOTJA DHE MBROJTJA E MJEDISIT JETËSOR

XIX. ELEMENTET E MJEDISIT JETËSORË

BISEDË » A mund të jetohet pa ujë? » Çfarë duhet të jetë uji të cilin e shfrytëzon njeriu? » Ku ka ujë të pastër? » Si e ndot njeriu ujin?

Uji në natyrë haset në: - gjendje të lëngët (ujëra të qeta – oqeane, dete dhe liqene), ujëra të rrjedhshme (burime, lumenj, kanale); - gjendje të gaztë (avulli i ujit në ajër – retë); - gjendje të ngurtë (akullnajat në malet e larta dhe në zonat polare). Në fakt, uji në natyrë është i pastër. Mirëpo, nëpërmjet rrugëve artificiale dhe natyrale në ujëra futen materie të ndryshme, ashtu që uji bëhet i papërdorshëm dhe i rrezikshëm për organizmat e gjalla si dhe për njeriun. Procesi i ndotjes në kushte të industrisë së zhvilluar dhe urbanizimit, zhvillimit modern të bujqësisë dhe teknologjisë bujqësore, bëhet edhe më vëllimor. Ndotësit kryesor të ujërave janë industritë, ujërat fekale dhe të kanalizimit atmosferik, nga objektet termo-energjetike, depozitimi të materieve të ngurta etj. Sipas materieve të ndotjes, ndotja ujore mund të jetë: - fizike - kimike dhe - biologjike Ndotja fizike Ndotja fizike e ujit bëhet me ndryshimin e kushteve të cilat ndikojnë në gjendjen e tij, siç janë: temperatura, radioaktiviteti, turbullimi dhe tejdukshmëria. Ndotja fizike ndodh me futjen mekanike të mbeturinave në ujë, ujërat e ngrohta nga objektet industriale-energjetike, materie radioaktive etj

Uji i pastër

MBAJ MEND Pa ujë nuk ka jetë! Prandaj, mos e ndot ujin dhe lufto me të tjerët mos ta ndotin! Mos hedh mbeturina në ujë! Mos harxhoni, por kurseni ujin! Mos përdor pa nevojë ujë të ngrohtë! 112

NDOTJA E UJIT

Ndotja kimike Ndotja kimike ndodh me futjen e materieve të ndryshme kimike në ujë të cilat burojnë nga proceset industrial, sipërfaqet bujqësore, nga urbanizmi dhe të tjera. Ndotja biologjike Ndotja biologjike realizohet nëpërmjet futjes së organizmave të ndryshme në ujëra, siç janë bakteret, viruset dhe krijesa të ndryshme. Ndotësit e këtillë shkaktojnë sëmundje të ndryshme tek organizmat. Sot ujërat më të ndotur në botë janë


liqenet dhe lumenjtë në vendbanimet e dendura dhe industrialisht të zhvilluara. Më karakteristike janë lumenjtë: Rajna, Sena, Volga, Huang He dhe Gang, Misisipi dhe të tjera. Problemi me ndotjen e ujit është shumë brengosës. Pikërisht për këtë, kujdesi për mbrojtjen dhe avancimin e ujit më kualitativ duhet të jetë në kontinuitet.

Njeriu dhe uji

Stacion për pastrimin e ujit

Masat mbrojtëse Masat mbrojtëse janë të ndryshme, dhe atë: - ndërprerja e futjes apo hedhjes së materieve ndotëse në ekosistemin ujorë; - organizimi i sistemeve të mbyllura për pastrimin e ujërave dhe shfrytëzimin më shumë herë të ujit të njëjtë në proceset teknologjike, në industri dhe degë të tjera; - pastrimi i ujërave me metoda mekanike, fiziko – kimike, dhe biologjike. Në këtë kuptim, ndërtohen stacione të ndryshme pastrimi të ujit. Kujdesin për mbrojtjen e ujit duhet ta mbartë secili individ sepse dihet që pa ujë s’ka jetë. Mendo për këtë problem!

PYETJE » Çfarë është uji dhe në cilat gjendje haset në natyrë? » Si ndotet uji? » Sipas materieve përbërëse, si mund të jetë ndotja e ujit? » Si manifestohet ndotja fizike e ujit? » Si manifestohet ndotja biologjike e ujit? » Si manifestohet ndotja kimike e ujit? » Cilat masa duhet të merren për mbrojtjen e ujit?

XIX. ELEMENTET E MJEDISIT JETËSORË

Ndotja e ujit

DETYRË » Provo të ndotësh ujin fizikisht dhe kimikisht, ashtu që në një gotë ujë hedh sheqer ndërsa në një tjetër dhe. Përshkruaje çfarë ndodh! 113


NDOTJA DHE MBROJTJA E MJEDISIT JETËSOR BISEDË

XIX. ELEMENTET E MJEDISIT JETËSORË

» Ku rriten bimët? » Si ndikon njeriu mbi tokën? » Çfarë nënkupton me erozionin tokësor?

Kërcënimi natyror me dallga

NDOTJA E TOKËS Toka, apo mbështjellësi sipërfaqësor i tokës është shumë i rëndësishëm për ekzistimin e botës bimore dhe shtazore. Toka pjellore është shumë e rëndësishme si mjedis jetësor për bimët dhe kujdesin e kafshëve të ndryshme. Hapësirat e këtilla sado që te jenë të mëdha, prapë janë të kufizuara. Një pjesë e tyre nuk mund të shfrytëzohet për shkak të arsyeve klimatike, p.sh.: në shkretëtira mbizotërojnë temperatura të larta dhe nuk ka sasi të konsiderueshme të ujit; në pjesët polare dhe në viset malore uji është në gjendje të ngurtë dhe janë prezente temperatura të ulëta. Ashtu që, sipërfaqet kualitative për prodhimet bujqësore janë relativisht të vogla, ndërsa problemi i ndotjes dhe i shkatërrimit të tokës pjellore bëhet më i madh. Ndotja dhe rrezikimi i tokës bëhet në mënyrë: - natyrore - artificiale Ndotja natyrore e tokës realizohet nëpërmjet procesit të erozionit tokësor dhe varfërimit të sipërfaqes tokësore.

PYETJE » Çfarë është toka? » Si shfrytëzohet hapësira tokësore? » Si është gjendja me tokën pjellore kualitative për prodhimet bujqësore? » Si realizohet ndotja antropogjene e tokës? » Çfarë masa merren për mbrojtjen e tokës?

Erozion Tokësor

Pyll i ndezur

114

Ndotja antropogjene realizohet me intervenimin njerëzor në sipërfaqen e Tokës. Të tilla janë: - Zgjerimi i pandërprerë i qyteteve në hapësirat me tokë pjellore apo kualitative;


- Ndërtimi i kapaciteteve të reja industriale dhe të komunikacionit; - Deponimi i mbeturinave - Erozioni dhe lëvizja e pllakave të tokës me prerjen e pyjeve dhe ndërtimin e objekteve ndërtimore; - Shfrytëzimi i lartë i mjeteve kimike në bujqësi etj. Në këtë mënyrë kryhet proces serioz mbi ndotjen dhe kërcënimin e fushave punuese me materie të cilat mund të jenë të dëmshme për botën bimore dhe shtazore.

» Në rrethin tënd trego se çfarë intervenime realizon njeriu mbi sipërfaqet pjellore të tokës! » Përshkruaje ose fotografo erozionin tokësor në vendin tënd! » Nëse një rrugë është 150 km dhe e gjerë 25m, llogarit sa sipërfaqe tokë pjellore është shkatërruar!

Ndërtimi i rrugëve

Masa mbrojtëse Me rritjen e numrit të popullsisë, aq më shumë ndoten dhe rrezikohen sipërfaqet tokësore. Për këtë, në bazë të ndotjes dhe rrezikut duhet të merren masa mbrojtëse. Masat mbrojtëse nënkuptojnë: - ndalimin e prerjes së pyjeve dhe intensifikimi i proceseve të pyllëzimit për zvogëlimin e erozioneve - shmangien e ndërtimit të kapaciteteve industriale, në fusha; - riciklimin e materialeve të përdorura, etj. Masat për mbrojtjen e fushave duhet t’i ndërmarrin të gjithë – çdoherë dhe ndokund.

XIX. ELEMENTET E MJEDISIT JETËSORË

Zhveshja e fushave

DETYRË

Mure mbrojtëse

115


NDOTJA DHE MBROJTJA E BOTËS BIMORE DHE SHTAZORE

XIX. ELEMENTET E MJEDISIT JETËSORË

BISEDË » Si ndotet dhe rrezikohet bota bimore? » Kujt i adresohet kërcënimi i botës bimore? » Pse njerëzit i presin pyjet? » A duhet të ekzistojë gjuetia dhe për cilat kafshë?

NDOTJA DHE RREZIKIMI I BOTËS BIMORE DHE SHTAZORE Bota bimore dhe shtazore në botë, në varësi prej kushteve klimatike është e ndryshme dhe e llojllojshme. Mirëpo, ndikimi njerëzor është poashtu i madh, ashtu që ai është faktori kryesor për degradimin e botës bimore dhe shtazore. Njeriu këtë e bën pa masë dhe me shfrytëzim jo racional të resurseve të botës bimore dhe shtazore. Tipike janë shembujt e shkatërrimit të komplekseve pyjore për shkak të: - zgjerimit të territoreve të qyteteve; - zgjerimit të sipërfaqeve bujqësore; - përdorimit të drurit të pyllit për ngrohje;

Prerja e pyjeve

MËSO MË TEPËR Njëra nga mënyrat për mbrojtjen e pyjeve është renovimi më pyllëzimin e tyre në territore të caktuara. Ashtu që, me këtë bëhet përmirësimi klimatik, uji në tokë mbahet më shumë, ndërsa burimet dhe lumenjtë do të jenë me më shumë ujë. Bëhu dhe ti nga ata që kujdesen dhe i mbrojnë pyjet duke i rinovuar me pyllëzim. 116


Ndezja e pyjeve

DETYRË » Përshkruaj se si ndodh shkatërrimi i pyjeve në vendbanimin tënd dhe në vende të tjera. Për çfarë shfrytëzohen drunjtë e prerë dhe a mbillen të tjera? » Shpjego si dhe a ndodh mbrojtja e pyjeve!

Ndërtimi i digave

Rrezikimi i kafshëve

XIX. ELEMENTET E MJEDISIT JETËSORË

- prodhimin e mobileve dhe letrës; - ndërtimin e komunikacionit; - shkaktimit nga zjarret, etj. Njeriu e rrezikon mbijetesën e shumë llojeve të kafshëve nëpërmjet: përdorimit të mjeteve kimike pa kontroll, të cilat i lëshon në natyrë, ndërtimit të sistemeve infrastrukturore, ndërtimit të digave, prerjen e pyjeve, gjuetisë dhe peshkimit të tepruar – ashtu që rezulton me shkatërrimin e shumë llojeve të kafshëve. Rrezikimi i botës bimore dhe shtazore nënkupton prishjen e baraspeshës natyrore, e me këtë edhe rrezikimin e vetvetes. Për këtë duhet të merren masa mbrojtëse për mbrojtjen e botës bimore dhe shtazore. Mbrojtja rregullohet me masa ligjore të cilat rregullohen me ndalesa. Mbrojtja e botës bimore dhe shtazore bëhet me mbrojtjen e ujërave, ajrit dhe tokës. Kontributin ndaj mbrojtjes së bimëve dhe shtazëve duhet ta japin të gjithë individët dhe institucionet, për shkak se ato janë faktorë për mbijetesën e gjeneratave të ardhshme.

PYETJE » Prej çfarë varet zhvillimi i botës bimore dhe shtazore në Botë? » Si i shkatërron njeriu pyjet? » Si ndikon njeriu në mënyrë direkte dhe indirekte në rrezikimin e botës shtazore? » Çfarë rrezikohet me ndotjen e botës bimore dhe shtazore? » Me çfarë masash mbrohet bota bimore dhe shtazore? Derdhja e lëngjeve djegëse

117


PYETJE NGA TEMA 9

XIX. ELEMENTET E MJEDISIT JETËSORË

TEMA 9

118

» Cilat janë elementet natyrore të mjedisit jetësor? » Çka është ajri dhe prej çka përbëhet? » Cili përbërës në ajër është i rëndësishëm për mbijetesën e botës bimore dhe shtazore? » Si shkatërrohet oksigjeni? » Çka është uji dhe prej çka përbëhet? » Për çfarë është i rëndësishëm uji dhe ku haset? » Çfarë janë shtresat tokësore dhe pse janë të rëndësishme? » Si quhen me një fjalë bota bimore dhe shtazore? » Për çfarë i shërbejnë bota bimore dhe shtazore njeriut? » Cilat janë elementet antropogjenë të mjedisit jetësor? » Çfarë është ekumen dhe ku gjendet ajo? Si ndahen vendbanimet? » Çfarë shkakton popullata në qytetet e mëdha? » Sa është numri banorëve nëpër qytete në kontinente? » Si ndikon ekonomia mbi mjedisin jetësor? » Cilët janë ndotësit natyrorë dhe cilët antropogjenë? » Si paraqiten ndotësit natyrorë në ajër?

» Si paraqiten dhe si ndikojnë ndotësit antropogjenë në ajër? » Cilat janë materiet e rrezikshme dhe çfarë bëjnë ato në ajër? » Çfarë është smogu? » Çfarë masash merren për mbrojtjen e ajrit? » Çfarë është uji dhe në cilat gjendje haset në natyrë? » Si ndotet uji? » Sipas materieve përbërëse, si mund të jetë ndotja e ujit? »Si manifestohet ndotja fizike e ujit? » Si manifestohet ndotja biologjike e ujit? » Cilat masa duhet të merren për mbrojtjen e ujit? » Çfarë është toka? » Si shfrytëzohet hapësira tokësore? » Si është gjendja me tokën pjellore kualitative për prodhimet bujqësore? » Si realizohet ndotja antropogjene e tokës? » Çfarë masash merren për mbrojtjen e tokës? » Prej çfarë varet zhvillimi i botës bimore dhe shtazore në Botë? » Si shkatërron njeriu pyjet? » Si ndikon njeriu në mënyrë direkte dhe indirekte në rrezikimin e botës shtazore? » Me çfarë masash mbrohet bota bimore dhe shtazore?


PËRMBAJTJA I. KARAKTERISTIKAT NATYRORE-GJEOGRAFIKE TË AFRIKËS » Afrika – pozita gjeografike, madhësia dhe zbulimi i saj…….. ............................................ 6 » Relievi dhe thyerja bregdetare ............................................................................................. 8 » Karakteristikat klimatike .................................................................................................... 10 » Karakteristikat hidrografike ............................................................................................... 12 » Bota bimore dhe shtazore e Afrikës ................................................................................... 14 II. POPULLSIA DHE EKONOMIA E AFRIKËS » Karakteristikat e popullatës Afrikane ................................................................................ 16 » Karakteristikat ekonomike të Afrikës ............................................................................... 18 III. PASQYRA RAJONALE E AFRIKËS » Afrika Veriore Pasqyra e shteteve në Afrikën Veriore ........................................................................... 20 Vendet karakteristike në Afrikën Veriore ........................................................................ 24 » Afrika Lindore Pasqyra e shteteve në Afrikën Lindore ........................................................................... 26 Vendet karakteristike në Afrikën Lindore ....................................................................... 30 » Afrika Jugore Pasqyra e shteteve në Afrikën Jugore ............................................................................. 32 Vendet karakteristike në Afrikën Jugore ......................................................................... 36 » Afrika Qendrore Pasqyra e shteteve në Afrikën Qendrore ......................................................................... 38 Vendet karakteristike në Afrikën Qendrore..................................................................... 40 » Afrika Perendimore Pasqyra e shteteve në Afrikën Perendimore.................................................................... 42 Vendet karakteristike në Afrikën Perendimore ............................................................... 44 IV. KARAKTERISTIKAT NATYRORE-GJEOGRAFIKE TË AMERIKËS VERIORE » Amerika Veriore – pozita gjeografike, madhësia dhe zbulimi i saj.................................... 48 » Relievi dhe thyerja bregdetare ........................................................................................... 50 » Karakteristikat klimatike .................................................................................................... 52 » Karakteristikat hidrografike ............................................................................................... 54 » Bota bimore dhe shtazore .................................................................................................. 56

119


V. KARAKTERISTIKAT NATYRORE-GJEOGRAFIKE NË AMERIKËN JUGORE » Amerika Jugore – pozita gjeografike, madhësia dhe zbulimi i saj .................................... 58 » Relievi dhe thyerja bregdetare .......................................................................................... 60 » Karakteristikat klimatike ................................................................................................... 62 » Karakteristikat hidrografike .............................................................................................. 64 » Bota bimore dhe shtazore.................................................................................................. 66 VI. POPULLATA DHE NDARJA REGJIONALE E AMERIKËS » Karakteristikat e popullatës Amerikane ............................................................................ 68 » Ndarja regjionale e Amerikës ............................................................................................ 70 » Amerika Veriore Gjeografia e Shteteve të Bashkuara të Amerikës ........................................................... 72 Gjeografia e Kanadasë ................................................................................................... 74 Vendet karakteristike në Amerikën Veriore ................................................................... 76 » Amerika e Mesme (Qendrore) Shqyrtimi i shteteve në Amerikën e Mesme (Qendrore) ............................................... 78 Vendet karakteristike në Amerikën e Mesme ................................................................. 82 » Amerika Jugore Pasqyra e shteteve në Amerikën Jugore ........................................................................ 84 Gjeografia e Brazilit dhe Argjentinës ............................................................................ 86 Vendet karakteristike në Amerikën Jugore .................................................................... 88 VII. KARAKTERISTIKAT GJEOGRAFIKE TË AUSTRALISË » Australia – karakteristikat natyrore-gjeografike dhe socio-ekonomike ............................ 92 » Oqeania – karakteristikat gjeografike ............................................................................... 94 » Ndarja regjionale dhe pasqyra e shteteve .......................................................................... 96 VIII. KRAHINAT POLARE » Arktiku (Poli i Veriut) – karakteristikat gjeografike ....................................................... 100 » Antarktiku (Poli i Jugut) – karakteristikat gjeografike .................................................... 102 IX. ELEMENTET E MJEDISIT JETËSOR » Elementet natyrore të mjedisit jetësor (ajri, uji, toka, bota bimore dhe shtazore) ........... 106 » Elementet antropogjene të mjedisit jetësor (popullsia, vendbanimet, ekonomia) .......... 108 » Ndotja dhe mbrojtja e ambientit jetësor Ndotja e ajrit ................................................................................................................ 110 Ndotja e ujit .................................................................................................................. 112 Ndotja e tokës .............................................................................................................. 114 Ndotja dhe rrezikimi i botës bimore dhe shtazore ....................................................... 116 120


Turn static files into dynamic content formats.

Create a flipbook
Issuu converts static files into: digital portfolios, online yearbooks, online catalogs, digital photo albums and more. Sign up and create your flipbook.