Priroda_4_alb

Page 1

Biljana Zhivkoviq

NATYRA libër shkollor për klasën IV

ARSIMI FILLOR NËNTËVJEÇAR


Botues: MINISTRIA E ARSIMIT DHE SHKENCËS E REPUBLIKËS SË MAQEDONISË Rr. Mito Haxhi-Vasilev Jasmin, p.n. Shkup

Recensues: Dr. Nikolla Dimitrov - kryetar Meri Xhekova - anëtare Namuk Kuçi - anëtar

Me vendim të Ministrise të Arsimit dhe Shkencës

Me vendim të Ministrit të Arsimit dhe Shkencës të të R. te Maqedonisë nr. 10-1615/ 1 të datës Republikës së Maqedonisë numër 10-1615/1 të datës 19.06.2009, ky liber lejohet ne përdorim. 10.06.2009, lejohet përdorimi i këtij libri shkollor.


PARATHËNIE Libri nga Natyra për klasën IV të arsimit fillor nëntëvjeçar është shkruar sipas programit mësimor, koncepcionit dhe metodologjisë së re për përgatitjen e librave shkollorë. Ky libër ka karakter pune dhe i mundëson nxënësit që gradualisht dhe në mënyrë aktive ta përcjellë mësimin dhe të marrë pjesë në përvetësimin e përmbajtjeve të reja mësimore. Ai është përpunuar sipas kërkesave metodike-didaktike dhe pedagogjikepsikologjike më bashkëkohore sipas metodës ARSIM AKTIV – MËSIM INTERAKTIV. Libri është ilustruar mjaft pasur me qëllim që ilustrime ta plotësojnë, zgjerojnë dhe thellojnë tekstin. Në dorëshkrim janë dhënë shumë prova që më lehtë të realizohen përmbajtjet mësimore, por me qëllim që nxënësi jo vetëm të dëgjojë, por edhe të punojë, sepse nëpërmjet punës aktiviteti i nxënësit është mobilizuar tërësisht që ndihmon në zhvillimin e më tepër proceseve psikologjike siç janë të menduarit, të mbajturit mend, kujdesi, perceptimi e tjera. Kjo kërkohet edhe me rregullën e përgjithshme pedagogjike ku thuhet: “ÇDO GJË QË E DËGJOVA - E HARROVA, ÇDO GJË QË E PASHË - DO TË PËRKUJTOHEM, E ÇDO GJË QË E KAM BËRË EDHE TANI MUND TA BËJ!” Detyrat e dhëna në këtë libër janë dhënë si shembull se si duhet punuar, por jo edhe të shkruhet në të. Të shkruarit do të vijojë në fletoren e klasës. Ju dëshiroj shumë sukses në punë dhe në mësim...

3


SIMBOLET PËR PUNË

!

DETYRË (nxënësi ta realizojë detyrën e parashtruar)

PËRKUJTOHU (të përkujtohet në mënimin e përparshëm që të ndërlidhet me përmbajtjen e re mësimore) PROVA / EKSPERIMENTI (dëshmi individuale dhe grupore të disa dukurive dhe ndryshimeve në natyrë dhe vetitë e materialeve) HULUMTIMI (hulumtim individual dhe grupor i natyrës së gjallë dhe jo të gjallë, vetitë e materialeve etj.)

VËZHGIMI (vëzhgim individual dhe grupor i objekteve dhe dukurive në natyrë)

BËJ (punim individual dhe grupor)

FJALORI (fjalë të panjohura)


NATYRA



NATYRA

Çdo gjë që na rrethon quhet natyrë. Ato janë të gjitha bimët, shtazët, njerëzit, uji, ajri, toka dhe Dielli. Natyra ndahet në natyrë të gjallë dhe jo të gjallë. Por, në natyrë kemi edhe gjëra të cilat i ka krijuar njeriu. Vështroje figurën dhe shkruaj çka prej tyre i takon natyrës së gjallë, çka natyrës jo të gjallë dhe çfarë ka krijuar (bërë) njeriu.

Natyra e gjallë: Natyra jo e gjallë: E ka bërë (e ka krijuar) njeriu:

7


Bimët, shtazët dhe njerëzit bëjnë pjesë në natyrën e gjallë. Të gjithë ata kanë karakteristika të përbashkëta: ushqehen, rriten, zhvillohen, shumohen dhe vdesin. Qeniet e gjalla bëjnë pjesë në natyrën e gjallë. Të gjitha atyre u nevojiten kushte të caktuara për jetë: ujë, ajër, tokë, diell. Por, nga ana tjetër, ato i takojnë edhe natyrës jo të gjallë. Domethënë, çdo gjë që ekziston në botë, por njeriu nuk e ka bërë, është natyrë: uji dhe toka, drurët dhe lulet, shtazët dhe shpendët, malet dhe luginat, ajri dhe shiu, por edhe vetë njeriu. Është shumë e rëndësishme që përkohësisht ose shpesh të qëndrosh në natyrë dhe t'i vrojtosh tokat, ujërat, ajrin, bimët dhe punën e njeriut. Midis natyrës së gjallë dhe jo të gjallë ekzistojnë shumë dallime të mëdha, megjithatë ekziston edhe varshmëri e madhe.

8


PROCEDURAT NË STUDIMIN E NATYRËS Në natyrë gjithmonë ndodhin dukuri të ndryshme natyrore. Ato qysh moti e kanë tërhequr vëmendjen e njeriut. Prej kohrave të lashta ai e ka vrojtuar dhe është përpjekur që ta kuptojë - së pari vetëm me vrojtim, kurse më vonë me instrumente primitive të cilat me kalimin e kohës gjithnjë e më tepër i ka përsosur.

Parashikimi i ndryshimeve tek objektet në natyrë

Në natyrë hasim dukuri të ndryshme natyrore. Te disa dukuri haset lëvizja e qarkullimit. Në vjeshtë drurëve gjetherënëse u bien gjethet, të cilat me kalimin e kohës me ndihmën e mikroorganizmave zbërthehen dhe krijojnë tokë pjellore (humus) për bimët.

Shpjegoje lëvizjen e qarkullimit të ujit në natyrë!

mikroorganizëm, humus 9


Hulumtimet e thjeshta natyrore-shkencore

Vështroni provën dhe përpiquni që ta bëni! Në temperaturë të ulët uji kalon në gjendje të ngurtë - akull. Kjo ndodh në 0 gradë Celsius. Uji vlon në 100 gradë Celsius dhe kalon në gjendje të gaztë - avull uji. Bashkë me arsimtarin bëni provën dhe shopjegoni atë!

Vështroje figurën dhe shkruaj çfarë do të mësosh me rënien e kokrrës së groshës në tokë. (A zhvillohet edhe këtu njëra nga lëvizjet e qarkullimit në natyrë?) Shpjego tërë procesin!

Me kalimin e kohës janë zhvilluar një numër i madh i shkencave natyrore, siç janë: fizika, kimia, biologjia, metodologjia e tjera. Dukuritë natyrore shpesh studiohen me eksperimente. provë, eksperiment, meteorologj, akull, avull uji, fizikë, kimi, biologji 10


SHFRYTËZIMI I SHQISAVE DHE INSTRUMENTEVE NË STUDIMIN E NATYRËS SHQISAT Mjedisin e njohim me ndihmën e shqisave. Qëndro gatitu një minutë dhe shkruaj çfarë ke vërejtur rreth teje gjatë asaj kohe dhe me ndihmën e çkahut e njohe mjedisin! Rreth meje pashë:

kapaku i sipërm i syrit

pjesa e larme

bebza kapaku i poshtëm i syrit

Sytë janë organi më i rëndësishëm shqisort. Ato na mundësojnë që ta shohim botën rreth nësh. Në mesin e syrit gjendet rrethi i zi - bebza e syrit. Nëpër të drita hyn në sy. Rreth bebzës së syrit gjendet pjesa e larme e syrit. Ajo është e ndryshme te njerëzit e ndryshëm. Disa njerëz mbajnë syze. Pse?

pjesa e bardhë

Sytë duhet të ruhen nga pluhuri, nga drita e papërshtatshme, nga lëmndimet e ndryshme me sende të mprehta.

Me sy të lidhura ulu në karrige. Njëri nga nxënësit le të të thërrasë sipas emrit. Kur do t’ia qëllosh se kush është ai, ndërroni rolet. Në bazë të asaj shqise qëlloja se kush të ka thirrur?

Veshët na shërbejnë për dëgjim. Ato gjenden në të dy anët e kokës. Meqë njerëzit midis tyre kuptohen me ndihmën e të folurit, është shumë e rëndësishme që veshët t’i ruajmë nga lëndimet e ndryshme, e posaçërisht nga zhurma.

shqisa 11

llapa e veshit kanali i dëgjimit


Vështroje figurën dhe shkruaj me ndihmën e cilës shqisë e ndjen dhembjen?

Me ndihmën e shqisës për prekje ne caktojmë a është diçka e lëmuar ose e ashpër, e ngrohtë ose e ftohtë, e fortë ose e butë. Lëkura është organi ynë më i madh. Ajo është e trashë rreth 2-3 milimetra. Ka funskion ta mbrojë trupin tuaj nga ndikimet e jashtme dhe nga lëndimet. Lëkurën duhet ta ruajmë dhe ta kultivojmë. Si e kultivon ti lëkurën tënde?

Hunda na shërben që të dallojmë erëra të ndryshme. Eërarat mund të jenë të këndshme dhe jo të këndshme. Çfarë bën ti kur do të ndjesh erë jo të këndshme?

Cilat erëra janë më të këndshme?

Në sipërfaqen e gjuhës gjenden organet për shije. Gjuha është mbuluar me lytha dhe është e gjatë 10 cm. Me gjuhën dallojmë: shijen e ëmbël, të kripur, të hidhur dhe të tharët.

12


PREJ VËZHGIMIT DERI NË EKSPERIMENT Çdo hulumtim së pari fillon me vëzhgim. Por, nuk mjafton vetëm vëzhgimi. Që të studiohet më mirë një dukuri e caktuar duhet të bëhen matje më të skata dhe të bëhen eksperimente të caktuara, me çka do të dëshmohen dhe do të sqarohen dukuritë. Shkencëtari italian Galileo Galileu (1564-1642) e ka aplikuar eksperimentin si mënyrë të studimit në natyrës. Për vrojtimin dhe studimin e dukurive natyrore shfrytëzohen instrumente të ndyshme. Llupa është qelq që shfrytëzohet për zmadhimin e gjësendeve të caktuara që i vëzhgojmë. Me atë mund të zmadhojmë për 4, 6 dhe 10 herë, por më së tepërmi 30 herë.

Vëzhgo nëpërmjet llupës: lëvoren e drurit, insektin ose pëlhurën dhe vizatoje teksturën e tyre. duke parë nën llupë

duke parë me sy të gjallë

hulumtim 13


Vizorja na shërben për matjen e gjatësisë së gjësendeve.

!

Me ndihmën e vizores mate gjatësinë e lapsit me të cilin shkruan dhe gjatësinë e lapsit të shokut tënd me të cilin rri ulur në bankë.

Gjatësia e lapsit: Gjatësia e lapsit të shokut im: Lapsi i kujt është më i gjatë?

Për sa?

Peshorja na shërben për matjen e masës.

! Merr dy gota të njëjta plastike. Në njërën gotë shtir ujë, kurse në tjetrën rërë. Bëje matjen! Çfarë vëren?

14


Pikatore

Pikatorja shërben për të shtuar (pikuar) një sasi të vogël të lëngut.

Pincetë

Pinceta shërben për kapjen precize, respektivish për marrje ose ndarrje të pjesëve të vogla të cilat nuk mund të kapen me dorë.

Gërshërë

Me gërshërët prejmë.

Llupa është instrument për vëzhgim të gjësendeve të imëta. Orëndreqësit e shfrytëzojnë atë për t’i vëzhguar pjesët e imëta gjatë ndeqjes së orëve.

Mikroskopi shërben për vëzhgimin e gjënsendeve shumë të imëta, të padukshme me sy të gjallë dhe me llupë.

15


SHËNIMI DHE TREGIMI I TË DHËNAVE Që të shënojmë dhe të tregojmë ndonjë të dhënë së pari duhet t’i grumbullojmë ato. Ato mund t’i grumbullojmë në shumë mënyra: me vëzhgim, me pyetje, me numërim, me matje.

Hulumtimi i rritjes (lartësia, masa, numri i këpucëve) të nxënësve dhe krahasimi i të dhënave në fillim dhe në fund të vitit shkollor. Ndahuni në grupe. Për çdo nxënës futni të dhënat të cilat kërkohen. Grupi I, II, III, IV - rretho në cilin grup bën pjesë. Kur do t’i mblidhni të dhënat, të njëjtat duhet t’i shkruani. Futjen e të dhënave e bëni në tabelë.

në fillim të vitit shkollor Data në fund të vitit shkollor

emri dhe mbiemri

pesha (masa)

lartësia

16

numri i këpucëve


Të dhënat e fituara nga tabela futi në diagramin shtyllor.

në fillim të vitit shkollor në fund të vitit shkollor

160 150 140 130 120 110 100

lartësia

80 70 60 50 40 30

pesha

17


39 38 37 36 35 34

numri i këpucëve Sillni përfundim - shpjegim në fillim të vitit shkollor në fund të vitit shkollor

Krahasoji të dhënat e tua me të dhënat e shokëve të tu nga grupet e tjera.

Shkruaji dallimet.

Në cilin grup kanë ndodhur ndryshimet më të mëdha I, II,III,IV, e në cilin ato më të vogla I, II,III,IV (rrethoje grupin).

18


KONTROLLOJE DITURINË TËNDE Ç’është natyra?

Natyra

Numëroji shqisat!

Instrumentet për vëzhgim dhe për studim të dukurive natyrore

Të dhënat i grumbullojmë dhe i tregojmë

Në fund sjellim _________________ dhe _________________ të të dhënave tona me të dhënat e shokëve tanë. 19



MATERIALET DHE ENERGJIA NË NATYRË



NATYRA JO E GJALLË ËSHTË E PËRBËRË PREJ MATERIALEVE TË NDRYSHME Natyra jo e gjallë është e përbërë prej materialeve të ndryshme. Materialet mund të jenë në gjendje të ngurtë, të lëngët dhe të gaztë.

ajri

uji

shkëmbinj dhe gurë

Vështroji figurat dhe shkruaj në çfarë gjendje janë materialet në figura (në gjendje të ngurtë, të lëngët, të gaztë)?

!

Në shkollë silli rërë, gurë të vegjël dhe copëza shkëmbi. Merrni një shkop dhe provoni ta futni në rërë, në gurë dhe në copëza shkëmbi.

Çfarë ndjehet?

Materialet e përmendura a janë njëlloj të forta? 23

PO

JO


Bëj edhe një provë. Merr tri gota. Në njërën shtir ujë, në të dytën qumësht, kurse në të tretën vaj. Përshkruaji vetitë e tyre.

ngjyra shija era Të gjitha materialet në gjendje të lëngët a kanë veti të njëjtë?

Të gjitha gjësendet janë bërë prej ndonjë materie. Kur materien do ta përdorim për të bërë ndonjë send, atë materie e quajmë material. Materialet mund të jenë natyrore dhe artificiale. Materialet natyrore gjenden në natyrë, kurse ato artificiale janë vepër e njeriut.

24


!

Nën çdo send shkruaj prej çfarë materiali është bërë dhe materiali a është natyror ose artificial.

Najloni është material i bërë në mënyrë artificiale nga goma dhe nga pambuku. Ka elasticitet të madh dhe është shumë i fortë. Për shkak të këtyre karakteristikave gjen përdorim të madh në jetën e përditshme.

A e di? Qelqi bëhet nga rëra e shkrirë.

25


Plotësoje tabelën me këtë shenjë

gjendja e materieve

guri

druri

shkumësi

plastika

metali

avulli i ujit

uji

ajri

e ngurtë

e gaztë e lëngët

uji

Edhe uji është material.

Edhe ajri është material. plastika stiropori hapësira e mbushur me ajër stiropori

Ajri nuk i lejon lëngut të vendosur në termus të ftohet shpejt.

26

toka


KARAKTERISTIKAT E MATERIALEVE NË MJEDIS Materialet kanë karakteristika të ndryshme. Prej tyre varet se për çka do t’i përdorim. Vështroji figurat vijuese, kurse pastaj plotësoje tabelën me shenjën varësisht nga karakteristikat që i përgjigjen materialit të dhënë.

27


karakteristikat e materialeve

druri

metail

qelqi

plastelina

dylli

letra

pambuku

e ngurtë e butë elastike jo elastike e tejdukshme jo e tejdukshme lakohet nuk lakohet digjet nuk digjet

!

Merr një copë pambuk, përcillni udhëzimet dhe rrethoni.

* Vendose midis dy gishtërinjëve dhe shtype ............... ....i ngurtë * Shiko nëpër të ...................................................... i tejdukshëm * Lakoje .......................................................................... lakohet * Tërhiqe ............................................................................ elastik * Ndize (këtë e bën arsimtari yt) ......................................... digjet

/ i butë / jo i tejdukshëm / nuk lakohet / jo elastik / nuk digjet

Më poshtë shkruaji të gjitha karakteristikat e pambukut!

Merre llupën dhe vëzhgoje pambukun. Shkruaj çfarë vëren?

Përpiqu me pincetë të veçosh disa qime të imta. A pate mundësi t’i veçosh? Pambuku është i përbërë nga qime të vogla të imëta. Këtë njësoj mund të shikosh nëse merr një copë druri dhe e vëzhgon nën mikroskop ose llupë. Do të vërshe se edhe druri është i përbërë prej pjesëve më të vogla.

Materialet janë të përbëra prej pjesëve më të vogla përbërëse. Ato janë të ndryshme për materiale të ndryshme.

28


MATERIALET NDRYSHOHEN NËN NDIKIMIN E NXEHTËSISË DHE SHTYPJES Çfarë ndodh me materialet e ndyshme kur do t’i ndezim? Vështroji figurat dhe nën to shkruaj çfarë ndodh (digjet ose nuk digjet)?

1

2

3

4

Nga figurat e sipërme mund të përfundojmë se disa materiale nën ndikimin e nxehtësisë ndryshojnë përgjithmonë, e disa jo.

Shkruaj çfarë ndodh me pambukun kur e ndezim?

Ndryhsimi a është i përhershëm?

Merrni një qiri dhe ndizeni. Këtë provë duhet ta bëjë arsimtari yt. Vëzhgo dhe shkruaj çfarë ndodh me qiriun?

A është edhe ky ndryshim i përhershëm?

PO 29

JO


Këtë provë duhet ta bëjë arsimtari yt. Mos tento vetë!

1

Mer një dërrasë dhe monedhë prej 5 denarë. · Monedhën vendose në dërrasë. · Ngul dy gozhda nga të dy anët e saj sikurse në figurë, ashtu që monedha të mund të kalojë nëpër to. · Nxehe monedhën derisa nuk skuqet. · Tash përpiquni sërish. A do të kalojë monedha nëpër gozhdat e ngulura.

2

3

Pse monedha nuk mund të kalojë nëpër gozhat e ngulura? Çfarë ndodh me metalin nën ndikimin e nxehtësisë?

!

1

2

Vështroje figurën dhe shkruaj çfarë ndodh në çdo figurë veç e veç.

1

2 3

3

Me nxehje metalet bymehen.

30


Materialet e ndyshme nën shtypje sillen në mënyrë të ndryshme. Disa prej tyre janë elsatike dhe kthehen në pozitën e mëparshme, të tjerat thyhen, ndërsa për veprimin e disa materialeve është e nevojshme shtypje e madhe.

Plotësoje tabelën me këtë shenjë ndikimin e shtypjes.

letra

sfungjeri shkumsi

varësisht nga sjellja e materialeve nën

qelqi

lakohet lehtë lakohet rëndë

kthehet në pozitën e mëparshme

thyhet

nuk kthehet në pozitën e mëparshme

31

llastiku

guri

druri

metali

qiriu


MATERIALET QË NDIZEN LEHTË Materialet të cilat mund të ndizen lehtë, gjenden kudo rreth nesh. Këto materiale mund të jenë në gjendje të lëngët, të ngurtë dhe të gaztë.

Në prodhimet të cilat përmbajnë materiale që ndizen lehtë gjendet shenja e cila na tregon që të jemi të kujdesshëm.

mund të eksplodojë nëse ekspozohet në kushte jopërkatëse

materiali që ndizet lehtë

Ekzistojnë edhe sende që mund të jenë shumë të rrezikshme, por në të cilat nuk ekziston kurrfarë paralajmërimi, siç janë letra, druri...

RREZIK!!! Materiali piroteknik, petardat, raketat që ndriçojnë, fishekzjarret janë shumë të rrezikshme. Ato mund të shkaktojnë edhe lëndime të rënda. Duhet të jemi shumë të kujdesshëm, sepse është i nevojshëm një moskujdes i vogël që të shpërthejë zjarri.

32


PËRZIERJET Materiale janë: druri, guri, qelqi, rëra, sheqeri, mielli, shkumsi, uji, sheqeri etj.

!

Bëji këto përzierje:

1. Gdhende një shkumës dhe përzihe me sasi të njëjtë të rërës. Përziej sasi të njëjtë sheqeri dhe mielli (nga një lugë të madhe). Përbërjet e këtyre përzierjeve janë në gjendje të ngurtë, por në çfarë gjendje është përzierja e fituar?___________________________________________________ 2. Përziej “Step” (prashak për lëng) dhe ujë. Çfarë do të ndodhë? _________________________________________________________________ Në çfarë gjendje janë përbërësit, e në çfarë gjendje është përzierja? _________________________________________________________________ 3. Në një gotë mbush ujë. Shto tri lugë me vaj dhe shkruaj në çfarë gjendje janë përbërësit, e në çfarë është përzierja dhe çfarë po ndodh? _________________________________________________________________ _________________________________________________________________ 4. Merr tri gota. Të tri gotat mbushi me sasi të njëjtë uji. Në gotën e parë fut një kubëz sheqeri, në të dytën një copë shkumsi, kurse në të tretën një gur. Shkruaj çfarë do të ndodhë. __________________________________________________________ _________________________________________________________________ _________________________________________________________________ A I tret uji të gjitha materiet e ngurta? _____________________________________ _________________________________________________________________ Përzierjet krijohen me përzierje të materieve të ndryshme në gjendje të ngurtë, të lëngët dhe të gaztë. Edhe ajri është përzierje e më tepër gazeve. Njëri nga përbërësit e vet na mundëson që të jetojmë - ai është oksigjeni, kurse një përbërës tjetër e nxjerrim nga organizmi ynë - ai është dioksidi i karbonit.

oksigjen, dioksid i karbonit 33


Edhe ujin që e pimë është përzierje dhe përmban minerale të ndryshme. Uji është tretësi më i madh në natyrë. Në të treten materialet të cilat mund të jenë në gjendje të ngurtë, të lëngët dhe të gaztë.

A e di? Pijet e gazuara janë përzierje të lëngut dhe gazit (dioksidit të karbonit). Oksigjeni është i domosdoshëm për jetë. Pa atë nuk mund të jetojnë as njeriu, as shtazët. Oksigjeni tretet në ujë. Prandaj peshqit mund të jetojnë në ujë.

Çfarë duhet të vihet në akuarium që peshqit të kenë oksigjen të mjaftueshëm? _____________________________ _____________________________ _____________________________

!

Merr dy gota me ujë. Në njërën fut një copë sapuni, kurse në tjetrën sapun të lëngshëm. Përzjeji. Cili përbërës do të tretet në ujë, i ngurti ose i lëngshmi?______________________________________ _______________________________________________________

Uji i detit gjithashtu është përzierje. Ai është i kripur. Prej cilëve përbërës është i përbërë? _________________________________________________________ _________________________________________________________________ 34


!

Merr tri gota. Njërën gotë deri në gjysmë mbushe me ujë, të dytën me vaj, kurse të tretën me akool. Në çdonjërën prej tyre derdh nga një lugë të vogël sheqer. Përzieji dhe vështro çfarë po ndodh.

Uji _______________________________________________________________ Vaji ______________________________________________________________ Alkooli ___________________________________________________________ A mund të treten të gjitha lëngjet? _______________________________________ _________________________________________________________________ _________________________________________________________________

!

Mbush dy gota për gjysmë me ujë. Në njërën derdh një lugë të vogël sheqer, kurse në tjetrën dy kubza sheqeri. Për sa minuta do të tretet sheqeri? _________________________________________________

min.

min.

Cili sheqer do të tretet më shpejt? Në dy gota hidh nga dy kubza sheqeri. Në njërën derdh ujë të ngrohtë, kurse në tjetrën ujë të ftohtë. Çfarë ndodh? Në cilën gotë sheqeri do të tretet më shpejt? _________________________________________________________________ _________________________________________________________________ _

35


PËRDORIMI I MATERIALEVE TË NDRYSHME Gjatë përbunimit të gjësendeve shfrytëzohen materiale të ndryshme varësisht nga vetitë e tyre. Shkruaj, çfarë materiali është përdorur për ndreqjen e kësaj karrigeje.

5 4

1.___________________

3

2.___________________ 3.___________________

1

4.___________________ 5.___________________

2

2 Bëni një lodër me erë. Çfarë materiale ju nevojiten? 1.________________

3 1

2.________________ 3.________________ Edhe letra është material. Për çka shërben ajo?

36


Letra bëhet nga druri i cili imtësohet dhe përzihet me ujë. Kjo përzierje quhet qull (pulpë). Ajo duke kaluar nëpër presë shndërrohet në letër të hollë.

Letra për herë të parë ishte përpunuar para 2000 viteve në Kinë.

Goma përfitohet prej drurit I cili quhet kauçuk. Disa materiale, si letra, qelqi dhe llamarinat mund të reciklohen. Procesi me të cilin disa mbeturina përpunohen dhe me atë përfitohen materiale të cilat sërish mund të shfrytëzohen, quhet reciklim. Që mbeturinat të mund të shfrytëzohen sërish së pari duhet të selektohen. Për këtë qëllim ekzistojnë kontejnerë të posaçëm: për qelq, për letër, për plastikë, për llamarinë. Me këtë mbrohet natyra.

Me reciklim të një tonelate të letrës së vjetër mund të shpëtohen 17 trungje druri.

!

Plotësoje tabelën. Për çka përdoren këto materiale?

materialet

për çka përdoret

druri letra plastika qelqi goma

reciklim, kontejner 37


OBJEKTET QË LËVIZIN KANË ENERGJI Energjia ka aftësi të shkaktojë ndonjë veprim. Që të kryejë punë, patjetër duhet të harxhohet energji. Dielli është burim i tërë energjisë në Tokë. Kur hamë, lahemi, mësojmë, madje edhe kur i lajmë duart na nevojitet energjia. Këtë energji ne e marrim nga ushqimi që e hamë. Të gjithë organizmat e gjallë lëvizon. Bimët lëvizin kah drita, shtazët kah preja e vet, kurse njeriu çdo ditë shkon në punë, në shkollë, në park... Ai gjendet në lëvizje të përhershme. Edhe makinat punojnë me atë se lëvizin. Që të bëhet një lëvizje është e nevojshme energjia. Organizmat e gjallë energjinë e vet të brendshme e shfrytëzojnë të cilën e marrin nëpërmjet ushqimit. Për lëvizjen e makinave gjithashtu është e nevojshme energjia të cilën ia jep njeriu. Kështu, për shembull, automobilave u nevojitet karburanti, makinave - rryma, lodrave - bateritë, mullinjve të erës - era.

shtyje

!

Merr pllaka të dominos dhe renditi si në figurë. Shtyje pllakën e parë dhe vështro se çka do të ndodhë. Çfarë energji shfrytëzon që ta shtysh pllakën e parë? ___________________________________________ _______________________________________________________

E kush e shtyn pllakën e dytë? __________________________________________ A bje edhe pllaka e fundit?_____________________________________________ A ka mbetur ndonjë pllakë që nuk është shtyrë?_____________________________ Nga kjo shohim se për çdo lëvizje nevojitet energjia. 38


Merr një lodër që punon me bateri. Lëshoje atë të punojë. Çfarë vëren? _______________________________ _______________________________ Tash të njëtën ndale. Çfarë vëren? _______________________________ _______________________________ Çka e lëviz lodrën? Prej nga e merr ajo energjinë?_______________________ _______________________________

Vështroje figurën dhe shkruaj se çka lëviz.

39


Çka është e nevojshme që topi të lëvizë?

Çdo ditë njerëzit energjinë e shfrytëzojnë edhe për shumë punë të tjera: për ndriçim, për nxehje, për punë të aparateve të amvisërisë ose për makina të mëdha në fabrika.

Energjia haset në forma të ndryshme edhe atë: si termike, elektrike dhe mekanike. Ajo nuk mund të krijohet as edhe të zhduket, por mund të kalojë prej një lloji në tjetrin.

40


DIELLI ËSHTË BURIM I DRITËS DHE NXEHTËSISË

Dallimi kryesor midis verës dhe dimrit është në temperaturën e ajrit. Gjatë verës ditët janë të ngrohta dhe të gjata, kurse gjatë dimrit - të ftohta dhe të shkurta. Gjatësia e ditëve dhe lartësia e temperaturës varen nga energjia e diellit. Ajo në formë të nxehtësisë dhe të dritës vjen në Tokë.

!

Merrni një llambë baterie. Llambën mbështilleni me një copë letre siç është treguar në figurë.

41


!

Bëni eksperiment dhe shkruani në cilën pozitë të llambës së baterisë drita është më e fortë.

Në pozitën 1 - kur llamba është e drejtuar, drita bie nga lart dhe atëherë ajo është _______________________________, në pozitën 2 - drita bie pjerrtas dhe ajo është _____________________, kurse në pozitën 3 - drita bie shumë pjertas dhe ajo është _____________________. Nga ky eksperiment pamë se forca e diritës varet nga drejtimi që vinë rrezet e dritës. E njëjta kjo ndodh edhe në natyrë. Rrezet e diellit në mëngjes dhe në mbrëmje bien pjerrtas, kurse në drekë drejtpërdrejt e ndriçojnë Tokën. Prandaj, gjatë ditës temperaturat janë të larta, kurse në mëngjes dhe në mbrëmje është më ftohtë. Kjo gjithashtu ndodh gjatë verës dhe dimrit. Në verë Dielli është lart mbi Tokë dhe rrezet e diellit bien drejtpërdrejt në Tokë. Atëherë është ngrohtë, kurse në dimër rrezet e diellit bien pjerrtas dhe është më ftohtë.

Pa dritën dhe ngrohtësinë e Diellit nuk do të ekzistonte jeta në Tokë.

42


HIJA

Kur Dielli nxeh fort, ne rrimë nën hije. Druri, ombrella dhe disa sende të tjera na bëjnë hije. Domethënë, nëse në rrugën e dritës kemi ndonjë trup që nuk depërton drita, do të paraqitet hija.

Madhësia e hijes është e ndryshme dhe varet nga: - madhësia e trupit që është ndruçuar (sa më i madh të jetë trupi edhe hija është më e madhe dhe e kundërta) (fig. 1) - nga distanca ndërmjet burimit të dritës dhe trupit që e ndriçojmë (fig. 2) (fig. 1)

(fig. 2)

!

Bëj një provë siç është treguar në figurën lart. Vështroje hijen. Vendose llambën e baterisë më afër lodrës. Çfarë ndodh me hijen? ________________________________________________________ ________________________________________________________

Tash largoje llambën e baterisë nga lodra. Si është tash hija? _________________________________________________________________ _________________________________________________________________ 43


- nga distanca e trupit deri te vendi në të cilin shfaqet hija (fig. 3)

fig. 3) Dikur, në të kaluarën me ndihmën e hijes është caktuar koha. Njerëzit bënin orë dielli. Në një vend të rrafshët dhe me diell kanë ngulun një shkop, kurse rreth tij kanë shkruar numra. Në këtë mënyrë e dinin sa është ora.

Bëj edhe ti një orë dielli.

Materiali i nevojshëm: kartuç, shkop, gërshërë. Në kartuç vizato një rreth e pastaj preje. Në mes të kartuçit ngul një shkop. Kartuçin vendose në vendin ku tërë ditën është i ndriçuar. Për çdo orë shënoje vendin ku hija gjendet dhe orën që e shënon.

Vështroje figurën dhe shkruaj sipas hijes dhe rrezeve të diellit, cila figurë paraqet pasdite verore dhe cila pasdite dimërore. _________________________ _________________________ _________________________

44


Kur në të njëjtën kohë bie shi dhe nxeh Dielli, mund të shihet ylberi. Ylberi formohet sepse drita e diellit nuk është pa ngjyrë siç na duket neve. Ajo është e përbërë prej rrezeve me ngjyra të ndryshme, të cilat kur kalojnë nëpër pikat e shiut formojnë ylberin.

!

Bëj edhe t’i një ylber.

Merr një gotë më të mëdhe me ujë. Kthehu kah Dielli, ujin derdhe dhe vështroji pikat që bien. Do ta shohësh ylberin.

Ylberi ka shtatë ngjyra. Mëso dhe shkruaj cilat janë ato. ___________________________ ___________________________ ___________________________ ___________________________ ___________________________ ___________________________ ___________________________

45


KONTROLLOJE DITURINË TËNDE

Materialet ndahen në

Në çfarë gjendje mund të jenë materialet? ______________, _______________ dhe ______________. Numëro disa karakteristika të materialeve!

Me nxehje materialet _______________. Nën shtypje materialet _______________ ose _______________. Përzierjet krijohen me

Ç’është energjia?

Burimi më i madh i dritës dhe nxehtësisë në Tokë është Madhësia e hijes varet nga: -

46


Vizatoje ylberin dhe ngjyrose.

Ylberi ka shtatĂŤ ngjyra: 1.________________________ 2.________________________ 3.________________________ 4.________________________ 5.________________________ 6.________________________ 7.________________________ Ylberi formohet _____________________________________________

________________________________________________________

47



PLANETI I TOKËS ËSHTË SISTEM I NDRYSHUESHËM



Toka Dielli

Merkuri

Venera

Marsi

Plutoni

Urani Neptuni Jupiteri

Saturni

Planeti në të cilin jetojmë quhet Tokë. Ai është planeti i vetëm (prej gjithsej nëntë planeteve që qarkullojnë rreth Diellit) në të cilin ka jetë.

51


PËRBËRJA E TOKËS DHE RELIEVI Sipërfaqja e Tokës është e përbërë prej shkëmbinjve. Ata janë ekspozuar ndikimeve të ndryshme të jashtme (ujit, erës, temteraturave të ndryshme - të larta dhe të ulëta). Ndikimet e temperaturës në këtë mënyrë vijnë nga nxehja dhe ftohja e shkëmbinjve, e me këtë edhe te plasaritja e tyre. Në këtë mënyrë shkëmbinjtë thërmohen. Me tel mbështill një copë guri. Skajin e telit kape me dërrasë druri. Gurin vendose mbi flakë që të nxehet mirë. Pastaj fute në ujë të ftohtë. Provën përsërite disa herë. Çfarë ndodh me gurin e nxehur kur do të ftohet krejt?

Shkëmbinjtë mund të thërmohen edhe nga vendbanimet e shtazëve ose të bimëve. Skraja e shiut e “ha” tokën dhe në atë mënyrë e thërmon, duke i mundësuar ujit të hyjë në tokë. Cilat shtazë të tjera marrin pjesë në krijimin e tokës.

Edhe bimët marrin pjesë në krijimin e tokës. Myshku dhe likenet janë bimë të cilat lëshojnë acide dhe me atë i brejnë dhe i thërmojnë shkëmbinjtë. Në krijimin e tokës marrin pjesë edhe rrinjët e bimëve. Domethënë, nën ndikimin e forcave të ndryshme natyrore me kalimin e kohës shkëmbinjtë thërmohen dhe në këtë mënyrë krijohet toka. Toka është pjesë e shkriftë, pjellore sipërfaqësore e dheut. 52


Shkëmbinjtë thërmohen nga fryrja e erërave si dhe nga ujërat: (shirat, përrenjtë, lumenjtë...). Kur uji gradualisht bie mbi shkëmbinj, ai i gropon. Uji shkul pjesë të vogla të shkëmbit të cilat me rrokullisjen e mëtejme thërmohen. Në të njëjtën mënyrë edhe shiu dhe përrenjtë i krisin dhe i thërmojnë shkëmbinjtë. Në këtë mënyrë formohet relievi.

Gjatë dimrit, kur uji shndërrohet në akull, shkëmbinjtë të lagura me ujë pëlcasin. Në këtë mënyrë uji ndikon ndaj relievit në Tokë.

E njëjta ndodh me shishen e qelqit me ujë të vendosur në frigorifer.

Pamja e jashtme e sipërfaqes së tokës quhet reliev. Të gjitha rrafshinat dhe malet e përbëjnë relievin. Shkenca e cila i studion shkëmbinjtë quhet petrologji. Gurët e çmueshëm janë raritet. Ekzistojnë rreth 100 lloje gurësh të çmueshëm. Më të çmuara janë diamantët, rubinët, smaragdat, safirët e tjera.

shi, akull 53


TOKA ËSHTË PËSHTJELLË ME ATMOSFERË Ajri është përzierje e shumë gazeve. Ai e pështjell Tokën dhe çdo gjë që ekziston në të.

Trashësia e atmosferës sillet rreth 1000 km.

1000 km.

Toka

atmosfera

Atmosfera është pështjellëse ajrore rreth Tokës, e përbërë prej gazeve. Ajo e mbron Tokën nga nxehja e tepërt dhe nga rrezatime të ndryshme të dëmshme Ajrin nuk mund të shohim, por ai gjithmonë është pranë neve dhe e plotëson hapësirën më të vogël. Pa ajër nuk do të ekzistonte jeta në planetin tonë. Disa nxënës e klasës në të njëjtën kohë le t’i mbullin hundën dhe gojën. Këtë mateni me kohë sa nxënësit do të mund të durojnë më gjatë. Sa është koha mesatare për të cilën mund të durojmë pa ajër? Çfarë përfundoni?

emri i nxënësit

Koha më e gjatë pa ajër

koha/sek.

Koha mestare e nxënësve pa ajër

Përfundim:_________________________________________________________ 54


Ajri është i përbërë më së tepërmi prej azotit dhe oksigjenit, por përmban edhe dioksid karboni, avull uji, pluhur të imët dhe gaze të tjera. dioksidi i karbonit dhe gaze të tjera

azoti

78%

21%

oksigjeni

Të gjitha organizmat e gjallë gazet i shfrytëzojnë nga atmosfera. Kështu, për shembull, bimët e shfrytëzojnë dioksidin e karbonit për krijimin e ushqimit. Oksigjeni është gaz pa ngjyrë, erë dhe shije i cili është i domososhëm për frymëmarrje.

Për këtë provë do t’u nevojitet: qiri, kavanoz qelqi, disa insekte. Qiriun e ndezur mbuloje me kavanoz në të cilin do t’i futni insektet. (E dimë se kur qiriu digjet ai harxhon oksigjen).

Pas një kohe të caktuar qiriu do të shuhet. Pse është kjo kështu? _________________________________________________________________ Çfarë ndodhi me insektet? _________________________________________________________________ Çka përfundoni nga kjo provë? _________________________________________________________________

55


Edhe në tokë (në dhe) ka ajër. Në një gotë me ujë fut një copë toke të thatë.

Çfarë ndodh? ___________________ ______________________________ Çka përfundove nga kjo provë? _____ ______________________________ ______________________________

Nëse Toka nuk do të ishte e mbështjellë me ajër, në Tokë do të ishte shumë ftohtë që të mund të ekzistojë jetë në të.

Në atmosferë ekziston edhe një gaz tjetër shumë i rëndësishëm i cili quhet azot. Azoti e mbron Tokën nga rrezatimi i dëmshëm i diellit dhe i kozmosit. Ai gjendet në pjesën e sipërme të atmosferës. Shumë nga obligimet tona të përditshme e shkatërrojnë mbështjellësin ozonik dhe në të krijohen vrima ozonike. Këto vrima i lëshojnë rrezet e dëmshme në sipërfaqen e Tokës, e me këtë shtohen sëmundjet te njerëzit.

56


UJI NË TOKË Pjesa më e madhe e sipërfaqes së Tokës është e mbuluar me ujë (rreth 70%).

30% tokë

Veçoritë e ujit: - pa ngjyrë - pa erë - pa shije - ai është tretës - nuk ka formë të përhershme

70% ujë

Uji haset në të gjitha tri gjendjet: të lëngët, të ngurtë dhe të gaztë. Në natyrë ai gjendet: - në sipërfaqen e Tokës, - brenda të tokë dhe - në ajër. Në një enë qelqi të rezistueshme ndaj zjarrit derdh pak tokë të lagët. Enën mbuloje me qelq dhe nxehe. Çfarë vëren pas një kohe të shkurët në qelq?

Uji gjithmonë qarkullon midis Tokës dhe atmosferës.

Përkujtohu dhe plotëso.

UJËRAT RRJEDHËS

JORRJEDHËS

57


UJËRAT NË SIPËRFAQEN E TOKËS Sipërfaqet e mëdha dhe të gjera të Tokës quhen dete dhe oqeane. Uji në dete dhe oqeane është i kripur. Në to jetojnë një numër i madh i llojeve të ndryshme të shtazëve dhe peshqve. Liqenet janë thellime në tokë të cilat janë të mbushura me ujë të ëmbël. Ekzistojnë liqene natyrore dhe artificiale. Cilat janë liqenet natyrore në vendin tonë. _________________________________________________________________ Cilat liqene artificialenë vendin tonë i di dhe për çka shfrytëzohet uji i tyre? _________________________________________________________________ _________________________________________________________________

deti

liqeni

lumi

Kur bie shi, një pjesë e ujit hyn në tokë dhe rrjedh nëpër të. I njëjti ai ujë dikund do të dalë në sipërfaqe dhe me atë formohet burimi.

burim

ujëvarë grykë lumi

shtrat lumi

burim mineral, burim termal 58

Uji i burimit është i ftohtë dhe i pastër. Varësisht nga përbërja e tokës nëpër të cilën uji kalon, ekzistojnë burime minerale dhe termale (të ngrohta). Nga uji në burime gradualisht formohen përrenj dhe lumenj. Lumi është masë ujore i cili rrjedh në shtratin e vet duke hyrë në liqene, dete dhe oqeane.


Dobia nga lumenjtë dhe liqenet: Lumenjtë dhe liqenet janë burim i ujit të pijshëm.

Lumenjtë, në të cilët janë ndërtuar hidrocentrale, shërbejnë për përfitimin e energjisë elektrike.

Me shekuj lumenjtë dhe liqenet shërbejnë për transport të njerëzve dhe mallrave. Lundrimi velore është sport i njohur në liqene, kurse lundrimi me kajak është sport i njohur në lumenj. Lumenjtë dhe liqenet janë të pasur me peshq.

!

Lumenjtë janë burim i rëndësishëm i ujit për ujitje.

Në glob gjej nga pesë dete, liqene dhe lumenj dhe shkruaji emrat e tyre.

Dete: _____________________________________________________________ Liqene: ___________________________________________________________ Lumenj:___________________________________________________________ Ekzistojnë sipërfaqe të ndryshme në Tokë të cilat janë të mbuluara me akull të përhershëm. Ato gjenden në viset ku temperatura janë shumë të ulëta gjatë tërë vitit.

!

Përpiqu që në glob t’i gjesh rajonet në të cilat gjendet akulli i përhershëm.

glob 59


RËNDËSIA E UJIT NË NATYRË Uji çdo ditë e ndërron relievin e Tokës dhe bën pjesë në njërin nga ndryshimet më të dobishme natyrore të cilat ndodhin në natyrë. Pa të nuk do të ekzistonte jeta në Tokë. Në vendet ku nuk ka ujë të mjaftueshëm krijohet thatësia.

Merrni dy saksi. Mbillni lule. Njërën saksi ujiteni rregullisht, kurse në tjetrën mos shtini ujë. Çfarë do të ndodhë?

Uji është i domosdoshëm për jetën e njeriut. Uji i ndotur ndikon negativisht ndaj shëndetit të njeriut dhe mund të shkaktojë edhe vdekje. Gjithashtu, ndotja e lumenjve, liqeneve, deteve dhe oqeaneve shkakton shkatërrimin e botës së gjallë në to. 60


UJI NË NATYRË QARKULLON Uji nga oqeanet, liqenet, lumenjtë dhe nga toka avullohet në ajër nën ndikimin e ngohtësisë diellore. Avulli i ujit çohet lart dhe gjatë prekjes me shtresat e sipërme të ajrit të cilat janë të ftohta, ai ftohet, dendësohet (kondensohet) dhe në atë mënyrë krijohen retë. Gjatë kontaktit me ajrin e ftohtë ai kondensohet dhe shndërrohet në pika uji që bien në tokë në formë të shiut dhe e lagin atë. Një pjesë e shiut grumbullohet në përrenjtë duke formuar lumenj, kurse një pjesë e thith toka. Ky qarkullim i ujit zhvillohet pandërprerë.

1.

Vërtetoni këtë me provë. 1. Nxehni ujë në një tenxhere të vogël deri sa nuk vlon.

2.

3.

2. Mbi tenxhere mbani një kapak qelqi. Çfarë vëreni, çka ndodh me kapakun e qelqit dhe pse kjo është ashtu? __________________________________ __________________________________ Tash mbylleni tenxheren dhe nxirreni nga zjarri. 3. Pas disa minutave ngreni kapakun. Çfarë vëreni? Çka ndodh? __________________________________ __________________________________ __________________________________

Me këtë provë në të vërtetë e tregojmë lëvizjen e ujit. Në mënyrë të njëjtë ai qarkullon në natyrë.

avull uji, kondenson, reja 61


Shpejt uji lëviz në organizmat e gjallë. Vështroje figurën dhe vazhdo. Uji nën ndikimin e dritës diellore avullohet nga bimët dhe _________ ____________________________ ____________________________ ____________________________

Toka, ajri dhe uji janë të lidhura në mënyrë reciproke. Uji shkakton krijimin e dukurive të ndryshme natyrore.

62


RESHJET Në ajër uji është në gjendje të gaztë si re ose si mjegull. Retë janë të përbëra prej pikave të imëta të ujit të cilat janë shumë të lehta dhe mund të fluturojnë në ajër. Avulli i ujit ftohet dhe tkurret. Në këtë mënyrë krijohen retë. Kur retë do të bashkohen, ato bëhen të rënda dhe atëherë bie shi. Mjegulla është re që krijohet ulët mbi tokë ose mbi sipërfaqen e ujit. Mjegulla krijohet kur koha është e qetë, kurse në ajër ka shumë lagështi. Mjegulla krijohet më lehtë dhe qëndron nëpër qytete, sepse në to ka shumë grimca të tymit të cilat ngjiten për avullin e dendur të ujit. Mjegulla e tillë plot me pluhur dhe tym quhet smog. Shiu - uji i cili avullohet nuk qëndron përgjithmonë lart në ajër. Gjatë ftohjes më të vogël ai dendësohet në re prej të cilave bien pika të imëta në formë të shiut. Breshri - kur reja do të gjendet në ajër shumë të ftohtë, gjatë pranverës ose verës, pikat e ujit ngrijnë dhe shndërrohen në kokrra akulli. Ai është breshër. Bora - avulli i ujit në retë kur është shumë ftohtë, gjatë dimrit menjëherë ngrin dhe shndërrohet në kristale të imëta dhe në tokë bien si borë. Bryma paraqet shtresë të hollë të akullit që nganjëherë krijohet kur temeratura bie nën pikën e ngrirjes. Vesa - herët në mëngjes në drurët, në bar ose në sipërfaqen e tokës shpesh herë mund të vërejmë pika të imëta ujore të cilat i quajmë vesë. Vesa krijohet me dendësimin e ajrit të lagësht kur ai do të vijë në kontakt me sipërfaqen e ftohtë.

reshje, smog 63


Plotësoje kalaveshin.

AKULLI I PËRHERSHËM

RESHJET

NË SIPËRFAQEN E TOKËS

NË NATYRË GJENDET

UJI

VETITË E UJIT

GJENDJET E UJIT

64


NDRYSHIMET E SHPEJTA DHE TË NGADALSHME NË SIPËRFAQEN E TOKËS Çdo ditë ballafaqohemi me ndryshime të llojllojshme të kohës të cilat ndikojnë ndaj jetës sonë. Nga koha varët se si do të vishemi, çfarë do të bëjmë, a do të shkojmë në shëtitje ose jo. Ekzistojnë ndryshime të shpejta dhe të ngadalshme të cilat zhvillohen në sipërfaqen e Tokës. Paraqitja e ditës së diellit, shiut, erës, borës, mjegullës, breshrit, ose murmurimave gjatë ditës quhet kohë. Këto ndryshime janë të shpejta, sepse ndërrohen shpejt.

Shpejtësia e erës matet me ampermetër.

Erëtreguesi e tregon drejtimin e erës.

Barometri e tregon shtypjen e ajrit.

Termometri e mat temperaturën e ajrit.

Meteorologjia është shkencë për kohën.

SOT E martë 13.01.2009

SHKUP 2C TETOVË 2C

SHTIP 2C

OHËR 2C MANASTIR 2C

Këto instrumente janë vendosur në shtëpizat meteorologjike në hapësirë të hapur. Përveç të dhënave të fituara nga këto instrumente, meteorologët shfrytëzojnë edhe të dhëna të cilat i marrin nëpërmjet satelitit. Për ndryshimet e kohës mësojmë nga parashikimet për kohën të cilat i marrim nëpërmjet televizionit, radios dhe shtypit të përditshëm.

GJEVGJELI 2C

E MËRKURË 14.01.2009

satelit 65

E ENJTE 15.01.2009

E PREMTE 16.01.2009


Parashikimet për kohën janë posaçërisht të rëndësishme për bujqit, pilotët, marinarët e tjerë.

!

Me ndihmën e dy termometrave, prej të cilëve njërin do ta lësh në diell kurse tjetrin në hije, mate temperaturën në kohë të caktuar dhe të dhënat shkruaji në tabelë.

koha e matjes (ora)

temperatura në diell

temperatura në hije

ora 8 ora 10 ora 12 ora 14 ora 16 ora 18 ora 20

Temperatura më e ulët në diell është matur në ora _____, kurse temperatura më e lartë në ora _____. Si është dallimi midis temteraturave në diell dhe në hije e matur në ora 14? _________________________________________________________________ _________________________________________________________________

66


Ndyshime të ngadalshme janë stinët e vitit. Ato karakterizohen me ndryshime specifike kohore. Thuaja të gjitha ndryshimet kohore varen nga Dielli.

Stinët e vitit paraqiten sepse pjesë të ndryshme të Tokës janë të kthyera në mënyrë të ndryshme kah Dielli gjatë vitit. Pjesa e Tokës e cila është e kthyer kah Dielli dhe pranon më tepër dritë dhe nxehtësi gjendet në verë. Në anën tjetër të Tokës atëherë është dimër. Varësisht nga stinët e vitit ndërrohen edhe aktivitetet e njerëzve. Vështroje tabelën dhe shkruaj çka punojnë njerëzit në stinë të ndryshme të vitit.

pranvera

vera

vjeshta

dimri

lëvron

hedh farë

ujit

niset për në shkollë

kosit

mbledh pemë

hedh kashtë rreth fidanave

mbjell

korr

lëvron

rrëshqet me sajë

67

përgatit zairetë shkon në dimërim

ujit

në pushim

mbledh dru për ngrohje

skijon


NXEHTËSIA Nxehtësia është lloj i energjisë Të gjithë trupat nuk kanë temperaturë të njëjtë as edhe të përhershme. Kur tregojmë për ndonjë gjësend se është i ngohtë ose i ftohtë, ne në të vërtetë e krahasojmë me diçka tjetër. Nxehtësia matet me ndihmën e termometrit. Ajo mund të bartet në tri mënyra: - me përciellje - me rrymim dhe - me rrezatim.

Me përciellje Kur dy trupa me temperaturë të ndryshme do të preken, nxehtësia do të kalojë në trupin më të ftohtë, derisa temperaturat e tyre nuk barazohen.

Në enën me ujë të nxehtë fut një lugë metali dhe lëre të qëndrojë disa minuta. Me kujdes preke lugën. Në çfarë mënyrë është nxehur luga?

68


Me rrymim Ajri në hapësirë gjithmonë rrymon. Ajri i nxehtë shkon lart, kurse i ftohti poshtë. Lëvizjen e ajrit edhe ti mund ta vëresh.

Merr dy qirinj. Ndizi dhe vendosi njërin në pragun e derës së hapur, kurse tjetrin në pjesën e sipërme. Përcille flakën dhe shpjego çfarë ndodh.

Me rrezatim Me rrezet e veta Dielli e ngoh Tokën. Mënyra e tillë e përcielljes së nxehtësisë quhet rrezatim.

Nxehtësia midis dy trupave shpesh herë përcillet në dy ose në të gjitha tri mënyrat. Nxehja e ujit në tenxhere bëhet në atë mënyrë që së pari do të nxehet tenxherja, por me ndihmën e përcielljes dhe rrymimit do të nxehet edhe uji.

69


TINGULLI Gjithomë rreth nesh dëgjojmë tinguj të ndryshëm. Ato mund të jenë natyrore (murmurimat, shushurima e gjetheve, gurgullima e lumit...), shtazore (pallja e lopës, lehja e qenit) dhe artificiale (zhurma e automobilave, avionëve, muzika...). Disa tinguj janë të këndshëm, kurse disa mund të jenë të pakëndshëm si dhe të dëmshëm për njerëzit. Tingujt krijohen me dridhjen e telave të instrumenteve ose të tejzave të zërit te njeriu. Ato përhapen në formë të valëve nëpër ajër dhe në atë mënyrë vijnë deri te veshët tanë.

!

Bëj një instrument të thjeshtë muzikor duke shfrytëzuar pesë gota të njëjta qelqi. Në çdonjërën shtir sasi të ndryshme uji sikurse në figurë.

Gjatë goditjes me lugë, çdo enë do të nxjerrë tinguj të ndryshëm. Mbi ujin e çdo gote gjendet sasi e ndryshme e ajrit. Me goditjen e lugës ajri fillon të dridhet. Gota e cila është më e zbrazët do të prodhojë ton më të thellë, kurse gota e cila është më e mbushur me ujë do të prodhojë ton më të lartë.

Forca e tingullit matet me decibela.

70


KONTROLLOJE DITURINË TËNDE Planeti në të cilin jetojmë ne quhet Prej çka përbëhet sipërfaqja e Tokës?

Shkëmbinjtë i thërrmojnë

Ç’është atmosfera?

Prej çka përbëhet ajri?

21% 78% Në natyrë uji gjendet:

71


Ndryshime të ngadalshme dhe të shpejta në sipërfaqen e Tokës Ndryshime të ngadalshme

Ndryshime të shpejta

Meteorologjia është Nxehtësia është

Nxehtësia përcillet me:

Tingujt mund të jenë:

72


BOTA E GJALLË NË NATYRË



DALLIMET MIDIS NATYRËS JO TË GJALLË DHE TË GJALLË Organizmat jo të gjallë: guri, toka, uji - nuk jetojnë. Ato e përbëjnë natyrën jo të gjallë dhe prej tyre varet e tërë bota e gjallë.

Bimët, shtazët dhe njerëzit dallohen midis veti. Por, janë të njëjtë sipas një veçorie - të gjithë janë gjallë dhe i takojnë botës së gjallë. Qeniet e gjalla rriten, zhvillohen dhe me shumim japin pasardhës. Bimët, shtazët dhe njerëzit gjithmonë marrin frymë, ushqehen, pinë ujë dhe i nxjerrin materiet e panevojshme.

us

hq

eh

en m

ar

rin

fry

I nx je e p rrin m ane voj aterie shm t e

ujë ë pin

75

m

ë


Por, megjithatë, qeniet e gjalla nuk mund të mbijetojnë pa natyrën jo të gjallë.

ajr

e dh sia ita të dr xeh n

i

tok

uji

a

Drita e diellit dhe nxehtësia u nevojitet që të rriten dhe të zhvillohen. Ajri u nevojitet për frymëmarrje. Që të mund të jetojnë u nevojitet uji. Toka, nga ana tjetër, është e domosdoshme dhe u shërben si burim i ushqimit, kurse për disa organizma ajo është mjedis jetësor.

natyrë e gjallë, natyrë jo e gjallë 76


DALLIMET MIDIS BIMËVE DHE SHTAZËVE

Dallimi kryesor midis bimëve dhe shtazëve është sipas pamjes së jashtme.

Por, ato dallohen edhe sipas aftësisë për lëvizje.

Në mënyrën e të ushqyerit dhe në shumimin.

77


NGJASHMËRITË DHE DALLIMET MIDIS NJERIUT, BIMËVE DHE SHTAZËVE Organizmat e gjallë janë të ngjashëm sipas shumë gjërave, por ata gjithashtu dallohen.

Bimët marrin frym nëpërmjet poreve të vogla të cilat gjenden në gjethe. Bimët vetë e krijojnë ushqimin në gjethet e gjelbra me ndihmën e dritës së diellit dhe për atë kohë lëshojnë oksigjen.

Shtazët marrin frymë nëpërmjet zgavrave të cilat gjenden në gojë ose në sqep. Shtazët nuk krijojnë ushqim. Ato hanë bimë ose shtazë të tjera dhe pinë ujë. Ato vetë e kërkojnë ushqimin.

Njerëzit marrin frymë nga hunda. Por njerëzit nuk kanë aftësi që vetë të krijojnë ushqim. Ata hanë bimë dhe shtazë dhe pinë ujë.

78


Bimët dallohen nga shtazët dhe njeriu edhe sipas aftësisë për lëvizje. Lëvizja e bimëve është shumë e ngadalshme në krahasim me shtazët dhe njeriun e cila është shumë dinamike. Varësisht nga vendi në të cilin jetojnë, shtazët lëvizin në mënyra të ndryshme: me këmbë, me krahë, me pupla. Nën çdo figurë kush me çka lëviz.

Në tokë dhe në ajër shtazët: zvarriten, fluturojnë, kërcejnë, ecin dhe vrapojnë. 79


!

hanë bimë dhe shtazë

ujin e pinë

marrin frymë nëpërmjet zgavrave të gojës ose të sqepit

aktivisht lëvizin

hanë bimë dhe shtazë

aktivisht lëvizin

marrin frymë nëpërmjet verzave (zgavra e hundës)

lëvizin ngadalë

vetë e krijojnë ushqimin

e pinë ujin

nëpërmjet rrënjës e thithin ujin marrin frymë nëpërmjet poreve të gjetheve.

80


NDIKIMI I KUSHTEVE PËR JETË NDAJ BOTËS SË GJALLË Kushtet për jetë ndikojnë ndaj botës së gjallë. Që të mund të jetojë një shtazë, bimë ose njeriu u nevojiten kushte përkatëse.

KUSHTET PËR JETË TË BIMËVE Bimët vetë e krijojnë ushqimin nga ajri dhe uji në prani të energjisë së diellit. Kushte të domosdoshme për bimën janë: uji, ajri, toka, nxehtësia dhe drita. Uji i nevojitet bimëve për mbirje, rritje dhe krijimin e ushqimit.

Në dy enë vendo pak pambuk, kurse nga lart disa kokrra gruri. Në njërën enë shtir ujë sa të laget pambuku, kurse tjetrën lëre të thatë. Pas një jave çfarë do të ndodhë?

Që të mësosh se ajri i nevojitet një bime, bëje provën në vijim.

Merr dy bimë të njëjta dhe vendosi njërën pranë tjetrës në vend me dritë. Njërën bimë mbylle me kavanoz ashtu që të mbetet pa ajër. Vëshgo dhe shkruaj çfarë do të ndodhë?

81


Kjo provë do të shërbejë të kuptosh se nxehtësia dhe drita e Diellit ndikojnë te bimët. Merr dy bimë të njëjta. Njërën nxirre në terr dhe në hapësirë të ftohtë. Vëzhgoje atë dhe pas dhjetë ditë shkruaj çfarë vëren.

Toka gjithashtu është kusht i domosdoshëm për jetë të bimëve. Përveç që shërben për të qëndruar në tokë, ato nga toka marrin ujë dhe materie minerale të cilat shërbejnë për krijimin e ushqimit. Kur e shkulim një bimë, çfarë do të ndodhë?

Që të kenë sukses më të lehtë, bimët përshtaten ndaj mjedisit jetësor në të cilin jetojnë. Pisha ka trung të lartë që të mund të pranojë nxehtësi dhe dritë diellore. Kaktusi është aftësuar për jetë në temperatura të larta. Trungu i tij i butë i shërben si rezervuar (depo) për ujë, por në vend të gjetheve ka therra.

Bimët janë përshtatur edhe në dallimet e temperaturave me rënien e fletëve.

materie minerale 82


KUSHTET PËR JETË TË SHTAZËVE

Uji, ajri, toka, nxehtësia dhe drita e diellit janë kushte të domosdshme për jetë të shtazëve.

Për një numër të madh shtazësh toka paraqet mjedis jetësor. Cilat shtazë jetojnë në tokë?

Ku I gjejnë këto shtazë kushtet e domosdoshme për jetesë?

Vështroje figurën dhe shkruaj ç’është e nevojshme të ketë në një akuarium që peshqit të kenë oksigjen të mjaftueshëm.

83


Shtazët nuk kanë aftësi që vetë të krijojnë ushqim i cili është i domosdoshëm për jetë. Ato ushqehen me bimë dhe me shtazë të tjera. Për shkak të pamundësisë për të krijuar vetë ushqim, ato përshtaten në kushtet në të cilat jetojnë. Ato kanë forcë më të madhe për të aftësuar në krahasim me bimët. Ato janë të afta të përshtaten në ndryshimet e temeraturës. Kur është ftohtë shumë prej tyre i dalin pupla të dendura. Disa shtazë dimrin e kalojnë duke fjetur, si për shembull arushat.

Karkalecët e kanë ngjyrën e njëjtë si edhe mjedisi në të cilin jetojnë. Kjo ngjyrë u mundëson që të mbrohen nga armiku.

Gjarpinjtë, ngjyra e lëkurës e të cilëve është e ngjashme me mjedisin në të cilin jetojnë, vështirë mund të vërehen. Gati pa zhurmë u afrohen presë.

84


KUSHTET PËR JETË TË NJERIUT Cilat kushte janë të domosdoshme për botën e gjallë?

Edhe njeriu është pjesë e botës së gjallë. Ai lindet, ushqehet, rritet, shumohet, plaket dhe vdes. Njësoj si edhe bimët dhe shtazët, edhe njeriu i gjen të gjitha kushte e nevojshme për jetesë në mjedisin e tij. Nga natyra ai e shfrytëzon ajrin, ujin, ushqimin, dritën dhe nxehtësinë. Ato janë kushte të domosdoshme për ekzistimin e tij. Njeriu pa ushqim mund të qëndrojë dyzet ditë. Pa ujë mund të qëndrojë vetëm disa ditë.

Por, për dallim nga bimët dhe shtazët, njeriu ndikon mjaft ndaj mjedisit duke e përshtatur atë për novoja të veta. Njëriu ec i drejtuar, duart i përdor për punë, e kur punon ai edhe mendon. Prandaj themi se njeriu është qenie mendore. Ai gjithmonë ka jetuar në bashkësi. Kjo i mundësoi atij që më lehtë t’i përballojë (vështirësitë) të cilat i ka hasur në natyrë, të cilat si individ ai asnjëherë nuk do t’i kishte përballuar. Prandaj themi se njeriu është edhe qenie e shoqërueshme.

Ushqim i pasur dhe i llojlljshëm (i domosdoshëm për zhvillim të drejtë të njeriut) Lojërat dhe marrja me sport (të rëndësishme për zhvillimin e trupit të shëndoshë)

Pikniqet dhe qëndrimi në ajër të pastër dhe në diell 85


Rakitisi është sëmundje dhe shtrembërim I eshtrave që paraqitet te fëmijët të cilët nuk ushqehen me ushqim të shumëllojshëm, jetojnë në hapësira me lagështi dhe të errëta dhe nuk rreziten.

Një nga kushtet themelore për jetesë të njerëzve është higjiena. Nëse nuk mirëmbahet hingjiena e duarve, enëve për ushqim dhe ushqimit që e hamë, mund të marrim shumë sëmundje ngjitëse.

Uji, ajri, toka, drita, nxehtësia, por edhe ushqimi (bimët dhe kafshët) janë kushtet kryesore për jetesë.

sëmundje ngjitëse 86


USHQIMI ËSHTË BURIM I DOMOSDOSHËM PËR JETË BIMËT Sikurse njerëzve, ashtu edhe shtazëve dhe bimëve u nevojitet ushqimi që të mund të rriten dhe të zhvillohen, por me atë dallim se shtazët dhe njeriu me lëvizjen e tyre mund ta gjejnë ushqimin e vet. Për dallim nga ata, bimët e prodhojnë vetë ushqimin. Prandaj bimët i quajmë prodhues të ushqimit.

nxehtësia dhe drita e diellit

dioksidi i karbonit

Ujin nga toka, në të cilën janë tretur materie minerale, bima e pranon nëpërmjet rrënjës, kurse trungu e përciell deri te të gjitha pjesët e saj. Gjethet nga ajri e marrin dioksidin e karbonit. Nën ndikimin e dritës dhe nxehtësisë së diellit nga uji dhe dikoksidi i karbonit në gjethe krijohet materie ushqyese - sheqeri.

uji

oksigjeni

uji dhe materiet minerale

rrënja

+ dioksidi i karbonit + uji dhe materiet minerale = sheqeri

Materiet ushqimore (ushqimi), i cili krijohet në gjethet, përcillet deri te të gjitha pjesët e bimës. Vetëm bimët në natyrë nga uji dhe dioksidi i karbonit me ndihmën e dritës mund të prodhojnë ushqim. Këtë ushqim, përveç se i shërben vetë bimëve, e hanë edhe njerëzit dhe kafshët. materie minerale 87


Përveç se prodhojnë ushqim, bimët krijojnë edhe oksigjen i cili është i domosdoshëm për jetë. Nëse nuk do të ekzistonin bimët, në Tokë nuk do të mund të jetonin as shtazët, e as njerëzit. Edhe shtazët, edhe njerëzit hanë bimë ose hanë shtazë të tjera të cilat hanë bimë. Bimët janë baza e jetës.

!

B

D C

A

E

Në vizatim mund të shikosh si bimët e krijojnë ushqimin.

Shkronjën përkatëse në vizatim shënoje deri te rrëfimi i dhënë. ushqim - sheqer i krijuar. . . . . . . . . .____ energjia e diellit . . . . . . . . . . . . . . . .____ dioksidi i karbonit . . . . . . . . . . . . . . ____ oksigjeni . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . ____ uji dhe materiet minerale . . . . . . . . ____

88


SHTAZËT Për dallim nga bimët të cilat vetë e prodhojnë ushqimin, shtazët ushqehen me organizma të tjerë. Sipas mënyrës së të ushqyerit ato ndahen në shtazë që hanë bimë, shtazë që hanë shtazë të tjera dhe shtazë që hanë edhe shtazë edhe bimë.

SHTAZËT

BARNGRËNËSE

MISHNGRËNËSE

GJITHÇKANGRËNËSE Shtazët jetojnë në vendbanimet e tyre. Varësisht nga vendbanimi i tyre varet mënyra e lëvizjes së tyre. Aftësia për lëvizje u mundëson atyre që të gjejnë ushqim si dhe të mbrohen nga armiku.

Gjatë dimrit koha është e ftohtë, kurse toka është e mbuluar me borë. Për shkak të mungesës së ushqimit disa shpendë me shenjat e para të ftohjes, në vjeshtë shtegtojnë në jug.

Insektet futen në tokë ose në lëvoren e drurëve. Barngrënësit i shpenzojnë mbeturinat e bimëve, kurse mishngrënësit gjatë kohës së ftohtit të madh zbresin në fshatrat e afërt dhe i sulmojnë kafshët që i rritin njerëzit. Bota bimore dhe shtazore janë të lidhura midis veti. Nëse në tokë nuk do të kishte bimë, nuk do të ekzistonin as edhe barngrënësit. E kur nuk do të ekzistonin barngrënësit, nuk do të ekzistonin as edhe mishngrënësit. Bimët varen nga shtazët, kurse shtazët nga bimët. Bimët dhe shtazët varen edhe nga njerëzit. Shpjego si?

89


Si varen njerëzit nga bimët dhe nga shtazët?

!

Me ndihmën e diagramit të Venit shkruaji shtazët që i di në vendin përkatës. Çka do të gjendet në prerjen e tyre?

BARNGRËNËSE

MISHNGRËNËSE

90


RRITJA DHE SHUMIMI I BIMËVE DHE SHTAZËVE

!

a rit

d

uj i

a tësi

h

nxe

Vështroje figurën dhe përgjigju cilat shërbime janë të nevojshme për jetë të një bime si dhe për mbirjen e farës!

toka

ajr sh

ë taz

i

t

Merr një farë groshe dhe vëzhgoje atë. Fara është e thatë dhe e fortë. Merr një gotë me ujë dhe fute farën në të. Pas një kohe nxirre dhe përsëri vëzhgoje. Farat e futura në ujë zbuten dhe bymehen. Kjo është kështu sepse uji hyn në farë. Fara është e pështjellë me lëvore, e cila lehtë mund të hiqet kur farën do ta nxherrësh nga uji. Nën lëvoren fara është e përbërë prej dy pjesëve të njëjta (gjethëza të farës) të cilat mund t’i ndash. Atëherë do ta shohësh embrionin. Embrioni do të mbijë nëse farës i sigurohen kushte të volitshme.

gjethëza e farës embrioni

mbështjellësi i farës

Kushte për mbirje të farës

Merr dy saksi dhe në çdonjërën fut disa kokrra groshe. Njërën saksi ujite rregullisht me ujë, kurse në tjetrën mos shtir ujë. Vëre dhe shkruaj çfarë do të ndodhë pas një jave. Për mbirje nevojitet _____________________. 91


Tash merr dy bimë tanimë të mbira. Njërën bimë fillo ta ujisësh, ndërsa tjetrën jo. Pas një jave bëje krahasimin.

Për rritjen e bimës gjithashtu nevojitet ____________________________.

Përsëri merr dy saksi dhe në çdonjërën fut disa kokrra groshe. Njërën mbaje në ajër, ndërsa tjetrën ujite me ujë dhe mbylle në kavanoz pa ajër. Provën e njëjtë mund ta bësh me dy bimët tanimë të mbira. Çfarë do të ndodhë pas disa ditëve?

Për mbirje dhe rritje nevojitet ___________________________. Edhe nxehtësia është kusht për mbirje dhe rritje. Tanimë e di se një farë e cila ujitet dhe është në ajër do të mbijë. Por, a do të ndodhë kjo nëse farën e mbirë e vëmë në të ftohtë në frigorifer. Përpiqu që ta bësh edhe këtë. Me siguri në shtëpi ose në shkollë keni lule. Vëzhgo dhe shkruaj në cilën anë janë kthyer ato - kah dritarja ose kah muri?

92


!

Merrni një bimë (lule) dhe një kuti kartoni. Në kuti bëni një vrimë anësore, e me të njëjtën mbështillni bimën. Lëreni kështu 10 ditë. Pas kohës së kaluar kutinë nxirreni dhe shkruani çfarë ndodh me bimën.

_________________________ _________________________ _________________________ _________________________ _________________________ Çfarë vëren nga prova? ______ _________________________ _________________________

Tanimë mësuam se bimët vetë e krijojnë ushqimin, e për ta krijuar i duhet dritë përkatëse. Prej nga e marrin ujin bimët gjatë krijimit të ushqimit? Merr një lule të bardhë (kaçë). Bimën fute në gotë me ujë në të cilën do të shtosh me ndihmën e pikatores do të shtjesh 2-3 pika bojë stilografi.

Vëzhgoje disa ditë dhe shkruaj çfarë vëren! __________________________ __________________________ __________________________ __________________________ __________________________

Nga provat mësove cilat kushte janë të nevojshme për mbirje dhe rritje të një bime. Shkruaji ato. _______________________________________________________ _________________________________________________________________ 93


Mbirja fillon kur uji hyn në farë. Atëherë ajo fryhet dhe pëlcet, kurse embrioni fillon të rritet. Në fillim zhvillohet rrënja e cila rritet teposhtë, e pastaj fillon të rritet lart edhe kërcelli. Në këtë mënyrë krijohet bima e re, e cila edhe më tej vazhdon të rritet dhe të zhvillohet duke i shfrytëzuar edhe më tej të gjitha kushtet për jetë. Nëse i ka të gjitha kushtet e domosdoshme për jetë, bima do të rritet, do të japë lule, prej lules do të japë frut dhe farë. Kurse fara do të duhet të presë që t’i krijohen kushtet e nevojshme që sërish të krijojë bimë.

Në cilën stinë të vitet ka më tepër bimë të lulëzuara?

94


SHUMIMI I BIMËVE

!

Merr një lule molle, gërshërë, pincetë, fërfëre dhe llupë. Me kujdes përpiqu që me ndihmën e pincetës dhe më fërfëret ta ndash lulen në pjesë siç është treguar në figurë. Në atë mënyrë do t’i shohësh pjesët e lules. Të gjitha pjesët vështroji me ndihmën e llupës. Përpiqu t’i vizatosh në fletoren tënde.

pistili thekët

gjethet

gjethëzat e gjelbra mbajtësi i lules

Lulet formohen në bimët tanimë të rritura. Pistili dhe thekët janë pjesët kryesore të luleve. Rreth tyre janë shpërndarë gjethet - të bardha ose në ngjyrë, kurse nën to janë gjethet e gjelbra. Në thekët gjendet poleni. Bartja e polenit deri te pistili quhet pluhurim. Pluhurimin zakonisht e bëjnë insektet, shpendët ose era. Kur insekti do të fluturojë mbi lule që të ushqehet, poleni do të ngjitet në qimëzat e trupit të tij dhe kështu bartet deri te maja e pistilit, me çka bëhet pluhurimi. Menjëherë pasi lulja është pluhurosur dhe pllenuar, mund të zhvillohet fara dhe fruti. Farat dhe frutat i shpërndan era, uji, shtazët dhe njerëzit. Të futura në tokë, me të gjitha kushtet e domosdoshme, nga farat do të zhvillohen bimët e reja.

95


Prej sythit të lules deri te fruti i pjekur

a

e

b

c

d

f

g

h

a) degë molle me sytha të luleve b) degë molle me lule c) pluhurimi (e bëjnë insektet) d) lule e pluhurosur e) fillon të krijohet fruti f) frut i gjelbër g) frut i gjelbër h) frut i pjekur

Pluhurimin e bën insekti 96


SHUMIMI I SHTAZËVE Mënyra e shumimit te shtazët është e ndryshme. Shpendët shumohen me vezë, kafshët shtëpiake siç janë pela, lopa, delja e të tjera pjellin të vegjël. Pllenimi bëhet në mënyrë natyrore me lidhjen e mashkullit dhe femrës ose me metodën artificiale. Fruti zhvillohet në barkun e femrës (nënës). Pas një kohe të caktuar nëna e lind dhe kujdeset për të. I vogli thith qumësht. Shpendët shumohen me vezë. Pulat bëjnë vezë dhe bëjnë fole në të cilat bëjnë me dhjetëra vezë. Në folenë mbi vezët qëndrojnë 21 ditë dhe në këtë mënyrë ato i ngrohin. Pas kësaj kohe nga vezët dalin zogjtë. Në fermat e shpendëve zogjtë dalin në inkubatorë. Ato janë vegla të mëdha në të cilat vendosen shumë vezë në kushte të caktuara nga të cilat dalin shumë zogj. Zogjtë e dalë më tej vendosen në lokale të mëdha të ndriçuara të cilat gjithmonë ngrohen dhe ku zogjtë ushqehen me ndihmën e ushqimoreve artificiale.

Fluturat dhe bletët dalin nga vezët nga të cilat dalin larva ose vemje. Më vonë prej tyre bëhen kukulla, kurse prej kukullave transformohen në flutura.

Bretkosat shumohen me bërjen e vezëve, prej të cilave pas një jave dalin kokëplotë të cilat kanë vetëm këmbë të pasme. Pas disa javëve u rriten edhe këmbët e përparme, kurse bishti i zhduket.

97


TË USHQYERIT E SHËNDETSHËM

Çfarë ushqimi duhet të jetë përfshirë në të ushqyerit tonë?

Përkujtohu nga viti i kaluar! Çfarë na tregon piramida e të ushqyerit?

Ushqimi i rregullt i fëmijëve është mjaft i rëndësishëm për rritjen dhe zhvillimin e tyre të drejtë. Çdo ditë në organizmin tonë futim ushqim të ndryshëm. Ushqimi mund të jetë me prejardhje bimore dhe shtazore. Të gjitha drithërat, pemët dhe perimet bëjnë pjesë në ushqimin nga bota bimore. Mishi, peshku, vezët, qumështi dhe të gjitha prodhimet nga qumështi janë ushqim me prejardhje shtazore. Për zhvillim të drejtë organizmit i nevojitet të gjitha vitaminat, mineralet dhe shumë përbërës tjerë ushqimorë të cilët nuk janë vetëm në një lloj të ushqimit. Prandaj duhet të ushqehemi me ushqim të llojllojshëm.

Të gjithë njerëzve nuk u nevojitet sasi e njëjtë ushqimi. Sa ushqim na nevojitet varet nga madhësia jonë, mosha, gjinia dhe nga aktivitetet që i kryejmë.

98


Si të ushqehemi drejt? * Mos ha shpejt! * Përtype mirë ushqimin! * Mos i kapërce kafjallet! * Mos u ngop! * Ha shumë pemë dhe perime! * Konsumo shumë ujë në organizëm! * Pemët dhe perimet laji mirë para se t'i hash! * Ha matur! * Ha më shpesh!

A je ushqyer dje me ushqim të shëndetshëm? Plotëso tabelën për ditën e djeshme dhe shëno me

për ushqim të rregullt e

mëngjesi

zemra

për ushqim jo të rregullt.

dreka

zemra

darka

Cili është ushqimi yt i preferuar? A bën pjesë ai në ushqimin e shëndetshëm? _________________________________________________________________ Ushqimi i zier është shumë më i shëndetshëm se ushqimi i fërguar. Ushqimi i freskët është i shëndetshëm dhe i përmban vitaminat dhe mineralet e nevojshme se sa ushqimi i konservuar. Nëpërmjet ushqimit lehtë mund të barten sëmundje ngjitëse. Është mjaft e rëndësishme enët me të cilat ushqehemi të jenë të pastra, por gjithashtu edhe duart tona duhet të jenë të pastra. Ushqimi i cili nuk është i freskët dhe është i prishur mund të jetë shumë i rrezikshëm.

ushqim i konservuar 99


HIGJIENA PERSONALE Higjiena personale është njëri ndër kushtet më kryesore për shëndet të mirë. Higjiena nënkupton mirëmbajtjen e pastërtisë së trupit. Kudo rreth nesh ka një numër të madh bakteresh dhe mikroorganizmash të imët të cilët mund të shkaktojnë sëmundje të ndryshme. Prandaj është shumë e rëndësishme që për çdo ditë ta mbajmë pastërtinë e duarve, këmbëve, trupit, dhëmbëve dhe t'i pastrojmë flokët dhe thonjtë. Përveç pastërtisë së trupit është shumë me rëndësi edhe pastërtia e teshave të tua të cilat duhet t'i ndërrojmë për çdo ditë.

Rregullat për mirëmbajtjen e higjienës personale: - larja në dush le të bëhet e përditshme, shprehi e shëndoshë dhe e këndshme; - duart laji shpesh gjatë ditës; - këshillohu me stomatologun tënd për higjienën e gojës; - rregulloje dhomën tënde dhe mos harro ta ajrosësh rregullisht.

baktere, mikroorganizma 100


KONTROLLIMI MJEKËSOR E dimë se për mirëmbajtjen e shëndetit tonë është i nevojshëm ushqimi i llojllojshëm dhe i shëndetshëm, higjiena, aktiviteti fizik, por gjithashtu edhe kontrollimet mjekësore dhe vaksinimet e rregullta. Në shkollën tënde, si dhe në të gjitha shkollat e tjera bëhen kontrollime të përkohshme mjekësore të cilat quhen kontrollime sistematike. Pse janë të rëndësishme ato? _____________________________________ _________________________________________________________________ Për shëndetin e njerëzve kujdesen punëtorët shëndetësorë në institucionet shëndetësore: ambulancat dhe spitalet. Në kontrollimet mjekësore bëhet kontrollimi i të gjitha organeve të njeriut. Këto kontrollime bëhen në moshë të caktuar dhe ato kanë për qëllim që t'i zbulojnë mangësitë dhe sëmundjet e organizmit siç janë problemet me sytë, puna jo e drejtë e zemrës, çrregullimet e boshtit kurrizor etj. Më lehtë shërohen mangësitë dhe sëmundjet e zbuluara më herët. Për mbrojtjen e shëndetit janë shumë të rëndësishme edhe vaksinimet e rregullta. Me vaksinën në gjak barten sasi të vogla baktere të dobësuara nga ndonjë sëmundje ngjitëse. Këta mikroorganizma e nxitin organizmin të krijojnë antitruptha të cilët do të luftojnë kundër mikroorganizmave infektuese. Ata për disa ditë do të asgjësohen, por krijohen edhe antitruptha të rinj të cilët e mbrojnë organizmin një kohë të gjatë ose përgjithmonë. Vaksinat merren nëpërmjet: prerjes sipërfaqësore të lëkurës, me injeksion ose me lugë. Vaksinat na ndihmojnë që të mbrohemi nga sëmundje të ndryshme siç janë: turbekulozi, fruthi, paraliza e fëmijëve, difteria, tetanusi, gripi etj.

101


KONTROLLOJE DITURINË TËNDE Lidhi!

* guri * merr frymë * rëra * zhvillohet * ushqehet * hedh materie të panevojshme * nuk merr frymë * pi ujë * nuk pi ujë

natyra e gjallë

natyra jo e gjallë

Qeniet e gjalla nuk mund të mbijetojnë pa ____________________.

Dallimet ndërmjet bimëve dhe shtazëve: - _____________________________________ - _____________________________________ - _____________________________________ - _____________________________________ Kushte kryesore për jetë janë: 1. _________________ 2. _________________ 3. _________________

4. ________________ 5. ________________ 6. ________________

102


Vetë e krijojnë ushqimin: a) bimët

b) shtazët

c) njeriu

Shkruaj, si e krijojnë bimët ushqimin.

+

+

Shkruaji pjesët e lules.

103

=

sheqer



EKOLOGJIA



EKOLOGJIA ËSHTË SHKENCË PËR PLANETIN E TOKËS Njeriu gjithmonë ka pasur ndikim ndaj natyrës së gjallë. Në të kaluarën ndikimi i tij ka qenë mjaft i rëndësishëm, por për çdo ditë ai u bë gjithnjë më i madh. Siç janë shtuar nevojat për njeriun, gjithashtu ai gjithnjë e më tepër e ka ndryshuar natyrën. I ka prerë pyjet, në tokat pjellore ka ndërtuar qytete, madJe edhe nga deti ka marrë tokë. Në natyrë ka mbetur një pjesë e vogël të cilën njeriu nuk e ka ndryshuar dhe e ka aftësuar për vete. Njeriu ka krijuar shumë gjera të dobishme. Por me ndryshimin e natyrës ai ka bërë edhe shumë gabime siç janë: shkatërrimi i tokës pjellore, asgjësimi i pyjeve, rrallimi i shumë kafshëve dhe shpendëve. Në këtë mënyrë njerëzit e ndryshojnë mjedisin jetësor dhe kushte për jetë të organizmave që jetojnë atje. Në këtë mënyrë bëhet edhe zhdukja e një numri të madh bimësh dhe shtazësh. Këto bimë dhe shtazë quhen lloje të rrezikuara. Mjedisin jetësor njerëzit e shkatërrojnë edhe me ndotje të ajrit, ujit, tokës, nga fabrikat, kimikalitë që i shfrytëzojnë në bujqësi, gazet dalëse nga automjetet e tjera. Që të mbrohet mjedisi jetësor vëmendje gjithnjë më e madhe i kushtohet ekologjisë dhe kontrollit ekologjik e cila i mat ndotjet e mjedisit jetësor dhe njëkohësisht kërkon mënyrë për mbrojtje të saj të shpejtë dhe efikase.

Ekologjia është pjesë e biologjisë e cila i studion raportet e organizmave të gjallë në mjedisin jetësor. Njeriu ka ndikim të madh ndaj natyrës së përgjithshme të gjallë dhe jo të gjallë. Dituritë që dalin nga ekologjia duhet ta pengojnë ndotjen e mjedisit jetësor. Sot detyrë më e rëndësishme e të gjithë neve është ta mbrojmë planetin tonë. Të gjithë ne duhet ta ruajmë natyrën, ndoshta më së tepërmi nga vetë ne, sepse njeriu është ai i cili e shkatërron më tepër.

107


MJEDISET JETËSORE Qeniet e gjalla jetojnë në mjedise të ndryshme jetësore. Në çdo mjedis jetësor kushte për jetesë ndryshojnë. Dallojmë tri mjedise jetësore: - ajrore-tokësore (ku bëjnë pjesë shtazët që jetojnë në pyje, livadhe, pemishte...) - ujore (në lumenj, këneta, liqene, moçale...) dhe - toka si mjedis jetësor.

Mjedisi jetësor është rrethina në të cilën jeton një bimë, shtazë ose njeriu ku i gjen të gjitha kushtet e nevojshme për jetë.

Çdo bimë dhe shtazë më mirë rriten në mjedisin e vet jetësor sepse janë përshtatur kushteve të cilat ndikojnë atje. Vështroji figurat dhe shkruaj për çdo shtazë në cilin mjedis jetësor jeton.

Shtazët aftësohen në mjedisin jetësor në të cilin jetojnë.

108


Varësisht nga pamja e shtazëve, mund të caktojmë se në cilin mjedis jetojnë. Kështu, shtazët që jetojnë me mjedisin jetësor tokë-ajër, lëvizin me ndihmën e këmbëve dhe krahëve. Shkruaj disa shtazë që jetojnë në këtë mjedis. ______________________________________ ______________________________________ ______________________________________

Shtazët që jetojnë në mjedisin jetësor ujor lëvizin me ndihmën e fletëve (krahëve). Shtazët më të përhapura në ujë janë peshqit. Peshqit më të njohur në vendin tonë janë: trofta, bellvica, siluri, mlyshi, krapi etj.

Çafka ka qafë të gjatë dhe sqep të mprehtë me të cilin i thumbon peshqit. Këmbët e gjata nuk lejojnë që t'i lagen pendlat .

Ekziston një grup i shtazëve i cili jeton pranë ujit. Të tilla janë: lejlekët, çafkat, bretkosat, breshkat e ujit, patat e egra etj. Trupi i tyre është aftësuar për jetë në ujë dhe në tokë, e për disa edhe në ajër.

109


Shtazët që jetojnë brenda në tokë, aftësohen me trupin e tyre në të. Trupin e kanë të zgjatur sikurse skraja ose kanë këmbë si lopatëza për ta gërryer tokën.

Brenda në tokë jetojnë: milingonat, minjtë, zhapinjtë, gjarpërinjtë etj. Shtazë më e përhapur brenda në tokë është skraja e shiut.

110


LIDHSHMËRIA MIDIS NATYRËS SË GJALLË DHE JO TË GJALLË Përkujtohu dhe plotëso! Çka bën pjesë në: natyrën e gjallë _____________________________________________________ natyrën jo të gjallë ___________________________________________________ A mund të jetojnë bimët dhe shtazët pa ujë, ajër, tokë, diell, nxehtësi? _________________________________________________________________ Çka u nevojitet bimëve që vetë të krijojnë ushqim? (përkujtohu në faqen 88) _________________________________________________________________ _________________________________________________________________ Prej gjithë kësaj mund të përfundojmë se uji, ajri, toka, dielli dhe nxehtësia janë të lidhura me bimët, shtazët dhe njeriun, respektivisht natyra e gjallë është lidhur me natyrën jo të gjallë.

natyra jo e gjallë

uji, ajri, toka, dielli

natyra e gjallë

bimët shtazët njeriu

Por, gjithashtu, edhe natyra jo e gjallë është kushtëzuar drejtpërdrejt nga natyra e gjallë. Përkujtohu! Kush ka merita për krijimin e humusit (tokës pjellore)? _________________________________________________________________ Në krijimin e tokës dhe thërrmimin e shkëmbinjve, përveç ujit, erës dhe nxehtësisë, marrin pjesë edhe ___________________________________________________. 111


Tanimë thamë se bimët vetë e prodhojnë ushqimin. Prandaj ato i quajmë prodhues. Këtë ushqim e hanë shtazët të cilat ushqehen me bimë. Ato janë barngrënësit, kurse mishngrënësit e hanë nëpërmjet barngrënësve. Shtazët, nga ana tjetër, nuk prodhojnë ushqim. Ato vetëm e harxhojnë atë dhe prandaj ato i quajmë harxhues. Edhe njeriu bën pjesë në harxhuesit.

natyra jo e gjallë

uji

ajri

toka

dielli

natyra e gjallë

shtazët

bimët vetë e krijojnë ushqimin

njeriu

barngrënëse mishngrënëse gjithëçkangrënës

prodhuesit

harxhesit

Në këtë mënyrë formohen zinxhirët e të ushqyerit.

Të gjithë zinxhirët e të ushqyerit fillojnë me bimët. 112


NJERIU I SHFRYTËZON BIMËT DHE SHTAZËT NË TË USHQYERIT E TIJ Në të ushqyerit e tij njeriu i shfrytëzon bimët dhe shtazët. Bimët mund t'i hajë në gjendje të freskët, të ziera ose të konservuara.

Ushqimin me prejardhje shtazore e ha vetëm të përgatitur.

Edhe bimët edhe shtazët janë burim i rëndësishëm i ushqimit për njeriun.

113


LIDHJET MIDIS ORGANIZMAVE DHE VENDBANIMEVE TË TYRE Bimët dhe shtazët varen njëra nga tjetra dhe prandaj jetojnë në bashkësi. Në natyrë çdo gjë varet njëra nga tjetra. Natyra e gjallë varet nga ajo jo e gjallë, bimët nga shtazët, shtazët nga bimët, njerëzit nga natyra e gjallë dhe jo e gjallë. Bimët dhe shtazët jetojnë bashkë dhe bashkë luftojnë për ekzistencë. I shfrytëzojnë kushtet e njëjta për jetë: dritën, nxehtësinë, ajrin, tokën. Bimët shërbejnë për pastrimin e ajrit dhe si ushqim i disa shtazëve. Por, gjithashtu, një numër i madh i shtazëve nuk do të mund të shumohet pa praninë e shtazëve. Edhe shtazët ndikojnë ndaj jetës së bimëve. Me frymëmarrje lëshojnë dioksid karboni, i cili për bimët është i domosdoshëm për krijimin e ushqimit. Shtazët, gjithashtu, kontribuojnë për pllenimin e bimëve. Shpendët bëjnë mbjelljen e farave. Tanimë kemi mësuar se duke i falënderuar shtazëve krijohet humusi (plehu natyror). Shtazët nuk mund të jetojnë pa bimët, por edhe jeta e bimëve varet nga shtazët. Jeta e tyre zhvillohet në bashkësinë jetësore, e cila është e varur nga natyra jo e gjallë.

n

xe

s htë

ajr

ia

i

drita

bashkësia jetësore

bimët

uji toka

Në çdo bashkësi jetësore kushtet për jetë janë të ndryshme. 114

vendbanimi

shtazët


KONTROLLOJE DITURINË TËNDE Ekologjia është _____________________________________________________ _________________________________________________________________

Mjediset jetësore

Mjedisi jetësor është _________________________________________________ _________________________________________________________________ _________________________________________________________________ _________________________________________________________________ Plotëso

uji

bimët vetë e krijojnë ushqimin

ajri

toka

shtazët

dielli

njeriu

barngrënëse mishngrënëse gjithëçkangrënës

115


FJALOR i fjalëve të panjohura AKULL Uji në gjendje të ngurtë, në temperaturë nën 0 oC. AVULL UJI Uji në gjendje të gaztë, mbi 100 0C. BAKTERE Organizma shumë të vegjël të padukshëm me sy, disa prej tyre shkaktojnë sëmundje ngjitëse. BIOLOGJI Shkenca e cila i studion organizmat e gjallë në mjedisin e tyre jetësor. BURIM MINERAL Burimi, uji i të cilit përmban materie të tretura minerale. BURIM TERMAL Burimi me ujë të nxehtë mineral. DIOKSID KARBONI Gazi i cili krijohet gjatë frymëmarrjes dhe djegies. EKSPERIMENT Lloj i provës. FIZIKË Shkenca e cila i studion materien dhe energjinë dhe ndikimi i tyre njëri ndaj tjetrit. GLOB Modeli i rruzullit tokësor. HULUMTIM Aktivitet i veçantë i planifikuar dhe i përgatitur për të studiuar dhe për të zbuluar ndonjë aktivitet shkencor. HUMUS Krijohet me shtresimin e baltës, rërës së imët dhe bimëve të kalbura. Në krijimin e tij marrin pjesë edhe shtazët të cilat jetojnë brenda në tokë. KIMI Shkenca për elementet dhe për përzierjen e tyre. KONDENSIM Shndërrimi i sërishëm i avullit të ujit në pika të lëngshme uji. KONTEJNER Sënduk i hapur ose i mbyllur special për mbeturina. MATERIE Në tokë ose në ujë të domosdoshme për bimët. METEOROLOGJI Shkenca e cila merret me ndryshimet në atmosferë dhe me dukuritë kohore. MIKROORGANIZMA Organizmat e gjallë të cilët mund të shihen me sy të gjallë. NATYRË E GJALLË Pjesa e natyrës e cila përfshin të gjitha qeniet e gjalla (bimët, shtazët, njerëzit).

116


NATYRË JO E GJALLË Pjesa e natyrës e cila përfshin qenet e gjalla (tokën, ujin, ajrin...). OKSIGJEN Gazi pa ngjyrë, erë dhe shije, i cili është i domosdoshëm për frymëmarrje dhe djegie. PROVË Studimi i dukurive të caktuara në kushte të krijuara të posaçme. RE Avull i dendur uji në ajër. RECIKLIM Përdorimi i sërishëm i mbeturinave. RESHTJE Shiu, bryma, breshri dhe bota. SATELIT Diçka që qarkullon rreth ndonjë planeti. Hëna është satelit natyror. Satelitët artificialë i kanë bërë shkencëtarët, ata janë me formë dhe madhësi të ndryshme dhe qarkullojnë rreth Tokës. SËMUNDJE NGJITËSE Sëmundja e cila shpejt dhe lehtë përhapet. SMOG Mjegulla e dendur e padukshme nga tymi dhe avullime të tjera në qytete. SHQISA Organet me të cilat organizmat i pranojnë shfaqjet e jashtme (të pamurit, të dëgjuarit, shijen, erën, prekjen). UJË MINERAL Uji i cili përmban minerale, xehe që gjendet në tokë. USHQIM I KONSERVUAR Ushqimi i cili është mbrojtur nga prishja me procedurë speciale për paketim.

117


PËRMBAJTJA Parathënie ....................................................................................................3 NATYRA ......................................................................................................7 Procedurat në studimin e natyrës .............................................................................9 Shfrytëzimi i shqisave dhe instrumenteve në studimin e natyrës .................................................................................................11 Shqisat ...................................................................................................................11 Prej vëzhgimit deri në eksperiment ....................................................................13 Shënimi dhe tregimi i të dhënave ........................................................................16 Kontrolloje diturinë tënde .......................................................................................19 MATERIALET DHE ENERGJIA NË NATYRË ...................................................21 Natyra jo e gjallë është e përbërë prej materialeve të ndryshme .............................23 Karakteristikat e materialeve në mjedis .................................................................27 Materialet ndryshohen nën ndikimin e nxehtësisë, shtypjes .................................29 Materialet që ndizen lehtë .....................................................................................32 Përzierit ..........................................................................................................33 Përdorimi i materialeve të ndryshme .....................................................................36 Objektet që lëvizin kanë energji .......................................................................38 Dielli është burim i dritës dhe nxehtësisë .............................................................41 Hija ...................................................................................................................43 Kontrolloje diturinë tënde ......................................................................................46 PLANETI I TOKËS ËSHTË SISTEM I NDRYSHUESHËM ....................................49 Përbërja e tokës dhe relievi ...............................................................................52 Toka është e pështjellë me atmosferë ..................................................................54 Uji në Tokë ..........................................................................................................57 Ujërat në sipërfaqen e Tokës .................................................................................58 Rëndësia e ujit në natyrë ....................................................................................60 Uji në natyrë qarkullon .......................................................................................61 Reshjet .........................................................................................................63 Ndryshimet e shpejta dhe të ngadalshme në sipërfaqen e Tokës ...........................65 Nxehtësia ............................................................................................................68 Tingujt ...................................................................................................................70 Kontrolloje diturinë tënde ......................................................................................71 BOTA E GJALLË NË NATYRË ..........................................................................73 Dallimet midis natyrës jo të gjallë dhe të gjallë .....................................................75 Dallimet midis bimëve dhe shtazëve .....................................................................77 Ngjashmëritë dhe dallimet midis njeriut, bimëve dhe shtazëve ..............................78 Ndikimi i kushteve për jetë ndaj botës së gjallë ...................................................81 Kushtet për jetë të bimëve ...............................................................................81 Kushtet për jetë të shtazëve ...............................................................................83 Kushtet për jetë të njeriut .....................................................................................85 Ushqimi është burim i domosdoshëm për jetë ......................................................87 118


Bimët .....................................................................................................................87 Shtazët ..........................................................................................................89 Rritja dhe shumimi i bimëve dhe shtazëve ............................................................91 Shumimi i bimëve .................................................................................................95 Shumimi i shtazëve ..............................................................................................97 Të ushqyerit e shëndetshëm ................................................................................98 Higjiena personale ...........................................................................................100 Kontrollimi mjekësor ..........................................................................................101 Kontrolloje diturinë tënde ...................................................................................102 EKOLOGJIA ..................................................................................................105 Ekologjia është shkencë për planetin e Tokës .....................................................107 Mjediset jetësore ................................................................................................108 Lidhshmëria midis natyrës së gjallë dhe jo të gjallë ..............................................111 Njeriu i shfrytëzon bimët dhe shtazët në të ushqyerit e tij .....................................113 Lidhjet midis organizmave dhe vendbanimeve të tyre ........................................114 Kontrolloje diturinë tënde ....................................................................................115 Fjalori i fjalëve të panjohura................................................................................116

119


Biljana Zhivkoviq

NATYRA për klasën IV të arsimit fillor nëntëvjeçar Redaktor dhe bashkëpunëtor profesional Prof. Dr. Gjorgji Pavllovski Përkthimin dhe lekturën Refail Sulejmani Formësimin grafik, kopertinën, disejnin dhe përpunimin kompjuterik Tome Aleksoski, Solidar Sulejmani Përgatiti për shtyp - redaktimi PROSVETNO DELLO ShA Rr. Dimitria Çupovski 15 - Shkup U shtyp në shtypshkronjën: EVROPA ‘92 - Koçan Grafiçki Centar Shkup Tirazhi 4.200 kopje 500

CIP - Katalogizacija vo publikacija Nacionalna i univerzitetska biblioteka „Kliment Ohridski“ Skopje 373.3016:502(075.2)=163.3 @ivkovi}, Biljana PRIRODA : u~ebnik za ~etvrto oddelenie: za devetgodi{no osnovno obrazovanie / Biljana @ivkovi} - Skopje: Ministerstvo za obrazovanie i nauka na Republika Makedonija, 2009 107 str.: ilustr. vo boja ; 29 sm ISBN 978-608-4575-21-4 COBISS. MK-ID 79209994


Turn static files into dynamic content formats.

Create a flipbook
Issuu converts static files into: digital portfolios, online yearbooks, online catalogs, digital photo albums and more. Sign up and create your flipbook.