Diamond Residence Catalog

Page 1





NESH RRETH Mabetex Group, themeluar në vitin 1991 nga Z.Behgjet Pacolli dhe një grup inxhinierësh me eksperiencë në ndërtimtari industriale, është korporata më e madhe ndërtimore në vend që vepron edhe në tregjet botërore.

Sot, Mabetex Group me seli në Lugano dhe filialë në 18 shtete, ka arritur për një periudhë relativisht të shkurtër të bëhet njëra ndër korporatat më të rëndësishme, duke punësuar rreth 14 mijë punëtorë. Mabetex, është një kompani me reputacion të lartë e specializuar në fushën e planifikimit industrial dhe civil. Në portfolion e gjerë të veprimtarisë së kompanise në gjithë botën janë të dalluara projektet në fushën e restaurimit të ndërtesave historike, administrative dhe publike. Gjithashtu, Mabetex njihet në fushën e planifikimit urban, ndërtimit të ndërtesave residenciale, spitaleve, hoteleve, aeroporteve dhe hapsirave rekreative siç janë arenat sportive, teatrot, auditoriumet dhe qendrat tregtare.

Vizioni i kompanisë është që të hartoj dhe realizoj projekte të cilësisë së lartë duke iu përgjigjur më së miri kërkesave të klientëve, që njëkohësisht është çelësi i suksesit të kompanisë. Projektet tona hartohen dhe monitorohen konform standardeve ndërkombëtare dhe mbështeten në rregullore të secilit shtet. Gjatë viteve të fundit Mabetex ka fituar një eksperiencë të konsiderueshme në dizajn enterier, zhvillimin e impianteve për trajtimin e mineraleve si dhe impianteve për përpunimin e ushqimit. Përveç kësaj, Mabetex ka qenë aktiv në fushën e mbrojtjes së mjedisit dhe ndërtimin e disa impianteve për pastrimin e ujit.

Grupi është gjithashtu i përfshirë në menaxhim të pronave, kryesisht në Kazakistan, ku ka arritur të menaxhoj më shumë se 1 milion metra katrorë. Zhvillimet ndër vite në Mabetex Group dëshmojnë për ngritje të të ardhurave të kompanisë. Rritja mesatare në pesë vitet e fundit ka qenë 12% që është indikator pozitiv për zhvillimin e kompanisë dhe tregut në të cilin operon.

www.mabetex.eu


PROJ EKTET

Expo 2017 është një ekspozitë ndërkombëtare e planifikuar të mbahet në vitin 2017 në Astana, Kazakistan. Mabetex Group është në mesin e kompanive përgjegjëse për punimet në këtë ekspozitë. Koncepti i ekspozitës është “Future Energy ” dhe fokusohet në mënyrat inovative dhe praktike të shfrytëzimit të energjisë dhe impaktin e tyre global. Pavijonet e kësaj ekspozite ndërkombëtare pritet të mirëpresin 2-3 milion vizitorë nga mbarë bota.

Fshati VIP Saranda - Fshati VIP Saranda - është projekt arkitekturor gjithëpërfshirës i dizajnuar dhe realizuar nga Mabetex Group . Fshati përfshin një hapësirë rezidenciale për banim, i cili ndahet në tri zona. Pjesa e Veriut përbëhet nga 37 vila, prej 500m2 deri në 1500m2. Zona e Jugut përfshinë një hapësirë prej 62.2 ha dhe përbëhet nga 81 vila prej 300m2 deri në 2,700m2. Në zonën e tretë janë të ndërtuara 11 banesa dhe 228 shtëpi.


Qendra Olimpike e Skijimit një qendër ndërkombëtare për skijim, poashtu duke u ndërtuar në Kazakistan, përfshin një sipërfaqe prej 125 hektarë. Qendra e skijimit e cila pritet të mirëpres rreth 15 mijë shikues, ka një infrastrukturë marramendëse dhe instalacione të papara. Pjesët përbërëse të qendrës olimpike përfshijnë kullën me formë karakteristike skulpturore dhe dy pistat e skijimit të cilat krijojnë një ndjesi të veçantë për të pranishmit.

Projekt i rradhës në zhvillim është zgjerimi i Aeroportit Internacional të Astanës, Kazakistan. Renovimi dhe zgjerimi i aeroportit bëhet me qëllim për të mirëpritur vizitorët e ekspozitës ndërkombëtare Expo 2017 në Astana. Në renovim të aeroportit përfshihet ndërtimi i një terminali të ri si dhe zgjerimi i parkingut për vetura.


Rezidenca Presidenciale Akorda, me lokacion në qendër të Astanës është e ndërtuar, dekoruar dhe dizajnuar nga Mabetex Group. Rezidenca është e ndërtuar me infrastrukturë moderne dhe dizajnuar me simbolet e Republikës së Kazakistanit. Për arkitekturën e veçantë dhe ndërtimin e këtij pallati presidencial Grupi Mabetex ka marrë mirënjohje të larta. Z. Behgjet Pacolli, President i Mabetex Group, u shpërblye nga Presidenti i Kazakistanit, Nursultan Nazarbajev për punën e shkëlqyer lidhur me ndërtimin e Rezidencës “Akorda”.

Rezultatet pozitive të punës sonë sollën në jetë Teatrin Klasik të Operës dhe Baletit, ndërtimi i së cilës iu besua Mabetex Group nga qeveria e Kazakistanit. Ky teatër njihet si një nga teatrot më të mira në botë: një sintezë e përsosur e stilit klasik dhe teknologjisë bashkëkohore, e ndërtuar me materiale të kualitetit të lartë deri në detale të përsosura.


Mabetex Group krenohet me ndërtimin e Rezidencës Presidenciale të Federatës Ruse. Kjo ndërtesë u inaugurua në vitin 1995 për një periudhë të shkurtër brenda 11 muajsh. Në ekipin punues për ndërtimin e kësaj rezidence ishin angazhuar ekspertë nga Italia, Rusia dhe Zvicra. Për ndërtimin e kësaj Rezidence, Z. Behgjet Pacolli, President i kompanisë dhe Mabetex Group u shpërblyen me çmimin Kombëtar Rus për rezultatet e dalluara në fushën e letërsisë dhe artit.

Mabetex Group realizoi rimodelimin e plotë të Parlamentit të Republikës së Kosovës, punë kjo që përfshiu ndërrimin e enterierit, pamjes së jashtme, vendosjen e fasadave, duke i dhënë kështu një pamje mahnitëse jo vetëm Parlamentit, por edhe një pjese të konsiderueshme të Prishtinës.


H OTE LET Hotelet Swiss Diamond në Prishtinë dhe Lugano janë të ndërtuara nga Mabetex Group dhe janë projekte të veçanta të grupës. Me karaktersitikat e veta, këto dy hotele veçohen për luksin, konfortin dhe bukurinë që e ofrojnë.

I dizajnuar në stil të veçantë, Swiss Diamond Hotel në Prishtinë ofron një botë të sofistikuar të së bukurës dhe elegancës, gjithmonë duke marrë parasysh lokacionin që ka në zemër të qytetit. Mobilet e punuara me dorë në stil mbretëror, detalet me mermer, dekorimet përfshirë llambadarët e kristalit venecian, pasqyra, piktura dhe korniza dëshmojnë që asgjë nuk është organizuar në mënyrë të rastësishme në ambientet e hotelit. Swiss Diamond Hotel në Prishtinë është shpërblyer me çmimin ndërkombëtar ’Five Star Diamond Award’ nga “The American Academy of Hospitality Sciences” për ambientet luksoze dhe shërbimin e veçantë që ofron.

Swiss Diamond Hotel Lugano, është hotel me pesë yje, i cili ndodhet në Lugano të Zvicrës. Me një pamje elegante dhe moderne, Swiss Diamond Hotel Lugano është hotel luksoz që ofron akomodim dhe hapësira për argëtim, të cilat e bëjnë të renditet ndër hotelet më të mira në Zvicër. Swiss Diamond Hotel ka një pozitë magjepsëse duke kombinuar në mënyrë unike madhështinë e Alpeve dhe bukurinë e liqenit të Luganos. Hoteli përfundon përgjatë bregut të liqenit të Luganos, i cili ndodhet vetëm shtatë kilometra nga qendra e qytetit, Lugano.


SWISS DIAMOND HOTEL PRISHTINA

SWISS DIAMOND HOTEL LUGANO



DIAMOND

RESIDENCE

E dizajnuar për shije të veçanta!


DIAMOND RESIDENCE E di zaj n u a r p ë r s h i j e të ve ça n ta !

I dizajnuar për t’i plotësuar kërkesat e veçanta, Diamond Residence ofron komoditetin dhe rehatinë përtej standardeve të zakonshme të të jetuarit. Diamond Residence është projekti më i ri në Kosovë i gjigantit Mabetex Group. Ideja e projektit bazohet në vizionin e kompanisë qe te hartoj dhe realizoj projekte të cilësise se larte duke iu përgjigjur më së miri kërkesave të klientëve. Kompleksi në të cilin eleganca dhe luksi kurorëzohen në një arkitekturë klasike është ndërtuar me shumë përpikëri nga një ekip efikas dhe kreativ. I pozicionuar në Hajvali, në një pikë balancuese në mes të qytetit dhe periferisë, afër zones urbane dhe larg zhurmës, Diamond Residence ofron kushte ideale për një standard luksoz të të jetuarit.

KOMPLEKS UNIK...


... QË I PLOTËSON KËRKESAT TUAJA.



HAPËSIRË MODERNE JETESE



DIAMOND

RESIDENCE

/

KARAKTERISTIKAT

Arkitektura/Ndërtimi/Dyshemeja/Pllakat e qeramikës/Banesat/Ashensorët/Dritaret/Sistemet e roletave


ARKITEKTURA

Diamond Residence është dizajnuar në stilin neoklasik ku vëmendje të vecantë i është dhënë karakterit solid qe reflekton rendi arkitektonik. Arkitektura fillon të zhvillohet me sekuenca piktoreske duke filluar nga hyrja në kompleks, nepër sheshin qendror deri tek hyrjet qendrore monumentale.

Secila banesë është punuar deri në detaje të përsosura, duke i paraprirë kërkesave dhe nevojave të banorëve të kompleksit.

Kompleksi luksoz i perfeksionuar deri në detaje duke i përdorur materialet e klasit të parë, reflekton kombinimin elegant të stilit klasik dhe teknologjisë bashkekohore.

STIL BAROK


PERFEKSION NË SECILIN DETAJ


HAPËSIRË LUKSOZE PËR TË GJITHË




PËR JETË TË SHËNDETSHME


NDËRTIMI

Diamond Residence është kompleks luksoz i ndërtuar me plot elegancë dhe finesë. Me një lokacion ku mbretëron qetësia dhe komoditeti, Diamond Residence ofron çdo gjë që ju nevojitet falë teknologjisë më moderne e cila do të aktualizoj çdo komoditet. Kompleksi është i rrethuar me parapet dekorativ dhe rrethojë me detaje gjeometrike e florale nga hekuri i farkuar (ferro battuto) që në një anë ofron vizurat e kontekstit urban, ndërsa në anën tjetër jep ndjenjën e privatesisë. Sheshi qëndror zhvillohet si një oazë me gjelbrim dhe florë të pasur ornamentale, dhe është paraparë të funksionoj si marker urban i sofistikuar prej nga fillojnë të gjitha perspektivat e peizazhit.

PARKU QËNDROR

KOMPLEKS LUKSOZ


RRUGË MODERNE

HAPËSIRA TË GJELBËRUARA


DYSHEMEJA

Për t’iu ofruar komoditet dhe rehati në çdo hap, kemi vendosur që materiali i dyshemesë të jetë parket nga druri bung i klasit të parë. Teknologjia e re e sistemit efiqient të ngrohjes dhe ftohjes nga toka, duke përdorur energjinë gjeotermale i bën dyshemetë tona unike. Sistemi i ngrohjes dhe ftohjes është i lidhur me konvertorin e vendosur në dyshemenë e bukur, duke shmangur në mënyrë efikase zhurmën dhe shfrytëzimin e hapësirës në mure. Kontrollimi i temperaturës bëhet përmes termostatit të teknologjisë së fundit i vendosur në secilën dhomë.

DRU BUNG


TERMOSTAT DIGJITAL


INFRASTRUKTURA NË BANESA

Instalimi në banesat e Diamond Residence është punuar me kujdes të veçantë për të arritur siguri dhe komoditet maksimal. Secila banesë është e pajisur me tabelë që i simbolizon siguresat përkatëse si dhe mbrojtje diferenciale. Kabllimi është i instaluar me gypa fleksibil të vetëshuar. Dhomat përmbajnë kryqet për TV dhe data linjë. Në anën tjetër, prizat dhe ndërprerësit janë modularë të prodhuesve ABB. I tërë objekti është i pajisur me sistem të sinjalizimit të zjarrit ku secila banesë në kuzhinë ka senzorin e temperaturës të centralizuar. Gjithashtu, çdo objekt ka trafo-stacionin vetanak për furnizim me energji elektrike. Duke u ndërlidhur me vizionin tonë për një kompleks modern dhe të qëndrueshëm, banorët do ta kenë opsionin e menaxhimit të ambientit të banimit përmes teknologjisë së fundit “Smart Home”.

SMART HOME

PRIZA ABB


SINJALIZUES ZJARRI


P L L A K AT E Q E R A M I K Ë S

Banorët e kompleksit Diamond Residence do të kenë mundësinë e përzgjedhjes nga llojet e pllakave të cilat janë qeramikë e klasit të parë, që jo vetëm e plotësojnë komoditetin, por i shtojnë edhe funksionalitetin banesës. Ky lloj i qeramikës e bën të mundshme absorbimin e ujit duke garantuar rezistencën ndaj njollave. Gjithashtu, pllakat që do të vendosen i përmbushin të gjitha standardet për rezistencë nga ngricat, thyerja, rrëshqitja përmes sipërfaqes mat dhe abrazionit, e cila është adekuate për të gjitha destinimet.

PLLAKAT E QERAMIKËS


ELEGANCË NË ÇDO DETAJ


ASHENSORËT & PARKINGJET

ASHENSORËT Njëra ndër parimet tona kryesore është siguria në kompleks. Për këtë arsye, ashensorët tonë janë të ndërtuar me teknologjinë më të avancuar dhe me kapacitet mbajtës deri në 3000 kg ose dhjetë persona. PARKINGJET Me parkingje nëntokësore, Diamond Residence ofron hapësira me kapacitet të mjaftueshëm, duke përshirë ndriçimin dhe mirëmbajtjen adekuate. Në bodrum është paraparë garazha me 89 vendparkingje si dhe depo doracake për nevojat e rezidentëve.

VEND PËR VETURËN TUAJ


SIGURI


H A P Ë S I R AT KO M E R C I A L E

Diamond Residence, përveç rehatisë për banorët, ofron edhe hapësira komerciale prej 2300m 2. Këto hapësira do t’i përshtaten konceptit dhe idesë së projektit duke ofruar shërbime dhe produkte në harmoni me kërkesat dhe nevojat e banorëve të kompleksit.


SHËRBIME PËR BANORË


D R I TA R E T

Në mënyrë që të garantojmë qetësi dhe komoditet, dritaret në kompleksin Diamond Residence janë të tipit ClimaGuard Premium, të karakterizuara me xhama të trefishtë dhe për izolim superior akustik dhe termik. Dritaret e përdorura në banesat e Diamond Residence janë të prodhuara nga KBE Window System, një eko-tekonologji e re, e cila përpos ruajtjes së ambientit, plotëson edhe kërkesat fizike ndërtimore siç janë izolimi termik, akustik, dhe shfrytëzimi racional i hapësirës. Për më shumë, qëndrueshmëria e tyre ndaj faktorëve atmosferik dhe lehtësia në mirëmbajtje dhe pastrim dëshmojnë për kualitetin e lartë te sistemeve KBE. Përpunimi dhe montimi i sistemit kompleks të dritareve bëhet nga M-Technologie, e cila është kompani përbërëse e korporatës Mabetex Group. KBE SYSTEM - 88 MM MD Ky sistem i dritareve i shpërblyer për kualitetin e tij me përdorim maksimal të materialeve recikluese (50%) ofron reduktim të rreptë për emetimin e CO2 dhe ruajtjen efikase të energjisë.


KBE SYSTEM - 88 MM MD


RO L E TAT D H E I Z O L I M I T E R M I K

KBE ROLA PLUS SYSTEM Kualiteti i dritareve tona rritet kur i’a shtojmë edhe cilësinë e roletave KBE Rola Plus System. Roletat e vendosura në kompleksin Diamond Residence karakterizohen me një dizajn modern që ofron mundësi të ndryshme dekorimi dhe ngjyrosje, montim të shpejtë dhe mirëmbajtje të lehtë falë sipërfaqeve kualitative. IZOLIMI TERMIK Vetëm dritaret nuk garantojnë izolim të plotë, andaj ne përdorim edhe izolim termik superior në fasadë për efiçiencë energjetike.

KBE ROLA PLUS SYSTEM


IZOLIM TERMIK



DIAMOND

RESIDENCE

/

hapësira

sportive

Klubi sportivo-rekreativ/Bar/Fusha të tenisit/Hapësirat komerciale


H A P Ë S I R AT S P O RT I V E

Si pjesë vitale e çdo kompleksi modern luksoz, kompleksi Diamond Residence do të ofroj fusha të tenisit sipas standardeve profesionale dhe gjithashtu shtigje për vrapim. Hapësirave sportive i shtohet edhe klubi sportivo-rekreativ me garderobë dhe bar, të cilat janë në dispozicion të banorëve në çdo kohë. Së fundmi, për t’ua parë buzëqeshjen e më të dashurve tanë, fëmijëve, ne kemi krijuar edhe kopshtin e lojërave ku ata do gjejnë kënaqësinë dhe argëtimin.

FUSHAT E TENISIT


HAPËSIRA PËR FËMIJË



DIAMOND

RESIDENCE

/

WELLNES

QENDRA

Pishina të mbyllura/Masazha terapeutike/Sauna Finlandeze/Sauna familjare/Banjo Turke/Solarium


WELLNESS QENDRA

Për të gjetur qetësinë shpirtërore dhe mundësinë e relaksimit pas një dite të lodhshme, inspiruar nga rrjeti i hoteleve Swiss Diamond, Diamond Residence ofron edhe Wellness Qendrën e saj. E vendosur brenda kompleksit me sipërfaqe prej 850m 2, kjo qendër ofron këto shërbime: PISHINA E MBYLLUR Pishina zë një hapësirë prej 450m 2 dhe çfarë i shton veçantinë është ndriçimi natyral nga xhami lantern. Pishina është e mbyllur dhe është e dekoruar me fontana luksoze që i’a shtojnë elegancën asaj. Poashtu, është paraparë që rreth pishinës të ketë hapësira pushimi dhe argëtimi në mënyrë që banorët të gjejnë komfortin që iu nevojitet.

PISHINA E MBYLLUR

MUNDËSI RELAKSIMI


VENDI KU ELEGANCA DHE LUKSI KURORËZOHEN


WELLNESS QENDRA

MASAZHA TERAPEUTIKE Diamond Residence ju ofron stafin më profesional për masazhë klasike, sportive si dhe masazhë terapeutike në ambiente të cilat kanë për qëllim relaksimin dhe qetësinë shpirtërore. SAUNA FINLANDEZE Hapësirat e saunave per relaks maksimal janë të dizajnuara për një kapacitet mjaft të gjerë. Saunat mund të shfrytëzohen për seanca me kapacitet të mjaftueshëm për disa persona. Gjithashtu, në kuadër të planit për sauna perfshihen dhomat e ndërrimit dhe dush kabinat.

MASAZHË TERAPEUTIKE

MASAZHË KLASIKE


RELAKSIM MAKSIMAL

SAUNA FINLANDEZE


WELLNESS QENDRA

SAUNA FAMILJARE Saunat janë planifikuar për relaksim të plotë familjar. Hapësira e saunave është mjaft e madhe dhe në kuadër të këtij organizimi përfshihet sauna, vaska me hidromasazhë, tualetet si dhe dush kabina. BANJO TURKE Banjo turke ofron hapësirë të ngrohtë me avull të përzier me erëza ekzotike për çlodhje maksimale mendore dhe trupore, si dhe lirim të toksinave nga poret e lëkurës. SOLARIUM Solariumet janë të pajisura me teknologjinë më të avancuar për rrezitje të lëkurës në mënyrë të sigurtë duke u bazuar në standardet më të larta shëndetësore.

BANJO TURKE

SAUNA FAMILJARE


SOLARIUM

ERËZA EKZOTIKE



DIAMOND

RESIDENCE

/

PLANimetritĂŤ

Planimetria A/Planimetria B/Planimetria C


5

7 6

8 4

3 9

10

Hyrjet e objekteve përcjellin skemën funksionale dhe përmes bërthamave të komunikimit lidhin apartamentet, të cilat zhvillohen në katet e sipërme të kompleksit. Arkitektura e mbrendshme synon përmbushjen e nevojave psikofiziologjike të banuesit, me fokus të theksuar në intimitetin luksoz. Dizajni arkitektural bazohet në ndarjen e apartamenteve në grupacione funksionale që mundsojnë krijimin e hapsirave intime dhe personale në njërën anë, si dhe hapsirave representative shoqërore në anën tjetër.

2


1

1.

FUSHAT SPORTIVE

6.

HYRJA NË GARAZHAT NËNTOKËSORE

2.

SHTIGJET E SHETITJËS

7.

BLLOKU B

3.

KLUBI REKREATIVO SPORTIV

8.

BLLOKU C

4.

KOPSHTI I FËMIJËVE

9.

PARKU QENDRORË

5.

BLLOKU A

10.

HYRJA NË KOMPLEKS


A BLLOKU

BANESA A1 Sbruto = 214.70m 2

BANESA A4 Sbruto = 155.40m 2


A BLLOKU

BANESA A2 Sbruto = 259.90m 2

BANESA A3 Sbruto = 164.10m 2


B BLLOKU

BANESA B1 Sbruto = 214.70m 2

BANESA B4 Sbruto = 151.97m 2


B BLLOKU

BANESA B2 Sbruto = 214.70m 2

BANESA B3 Sbruto = 134.33m 2


C BLLOKU

BANESA C1 Sbruto = 214.70m 2

BANESA C4 Sbruto = 144.24m 2


C BLLOKU

BANESA C2 Sbruto = 214.70m 2

BANESA C3 Sbruto = 134.36m 2


PLANIMETRIA

A

Apartamenti A1 Brutto=214.70 m 2 PËRBËHET NGA: Qëndrimi Ditorë / Tryezaria / Kuzhina / 3 dhoma të fjetjes / 3 Banjo / 1 WC / Utiliti dhe 1 Garderobë (Walk in Closet) / Korridori / Degazhmani i grupacionit të fjetjes dhe 4 ballkone. Skema funksionale është dizajnuar në përpikmëri dhe reprezenton rezidencë luksoze. Orientimi i Dritareve është në Lindje dhe Veri-Lindje.

TIPI A1


PLANIMETRIA

A

HYRJA

Apartamenti A2 Brutto=259.90 m 2 PËRBËHET NGA: Qëndrimi Ditorë / Tryezaria / Kuzhina / 4 dhoma të fjetjes / 4 Banjo / 1 WC / Utiliti dhe 1 Garderobë (Walk in Closet) / Korridori / Degazhmani i grupacionit të fjetjes dhe 4 ballkone. Skema funksionale është Dizajnuar në përpikmëri dhe reprezenton rezidencë luksoze. Orientimi është në lindje dhe Jug-Lindje.

TIPI A2


PLANIMETRIA

A

Apartamenti A3 Brutto=164.10 m 2 PËRBËHET NGA: Qëndrimi Ditorë / Tr yezaria, Kuzhina / 3 dhoma të fjetjes / 2 Banjo / Korridori / Degazhmani i grupacionit të fjetjes dhe 1 ballkon. Orientimi është në Jug dhe Jug-Perendim dhe me vizura në drejtim të parkut qëndrorë.

TIPI A3


PLANIMETRIA

A

Apartamenti A4 Brutto=155.40 m 2 PËRBËHET NGA: Qëndrimi Ditorë / Tr yezaria / Kuzhina / 3 dhoma të fjetjes / 2 Banjo / Korridori / Degazhmani i grupacionit të fjetjes dhe 1 ballkon. Orientimi është në Perendim dhe Veri-Perendimdhe me vizura në drejtim të parkut qëndrorë.

TIPI A4


PLANIMETRIA

B

Apartamenti B1 Brutto=214.70 m 2 PËRBËHET NGA: Qëndrimi Ditorë / Tryezaria / Kuzhina / 3 dhoma të fjetjes / 3 Banjo / 1 WC / Utiliti dhe 1 Garderobë (Walk in Closet) / Korridori / Degazhmani i grupacionit të fjetjes dhe 4 ballkone. Skema funksionale është Dizajnuar në përpikmëri dhe reprezenton rezidencë luksoze.

TIPI B1


PLANIMETRIA

B

Apartamenti B2 Brutto=214.70 m 2 PËRBËHET NGA: Qëndrimi Ditorë / Tryezaria / Kuzhina / 3 dhoma të fjetjes / 3 Banjo / 1 WC / Utiliti dhe 1 Garderobë (Walk in Closet) / Korridori / Degazhmani i grupacionit të fjetjes dhe 4 ballkone. Orienti i Apartamentit është në drejtim të Lindjes dhe Veri-Lindjes.

TIPI B2


PLANIMETRIA

B

Apartamenti B3 Brutto=134.33 m 2 PËRBËHET NGA: Qëndrimi Ditorë / Tr yezaria / Kuzhina / 2 dhoma të fjetjes / 2 Banjo / Korridori / Degazhmani i grupacionit të fjetjes dhe 1 ballkon. Orientimi është në Jug dhe Jug-Lindje dhe me vizura në drejtim të parkut qëndrorë.

TIPI B3


PLANIMETRIA

B

Apartamenti B4 Brutto=153.72 m 2 PËRBËHET NGA: Qëndrimi Ditorë / Tr yezaria / Kuzhina / 3 dhoma të fjetjes / 2 Banjo / Korridori / Degazhmani i grupacionit të fjetjes dhe 1 ballkon. Orientimi është në Jug-Perendim dhe Perendim dhe me vizura në drejtim të parkut qëndrorë.

TIPI B4


PLANIMETRIA

C

Apartamenti C1 Brutto=214.70 m 2 PËRBËHET NGA: Qëndrimi Ditorë / Tr yezaria / Kuzhina / 3 dhoma të fjetjes / 3 Banjo / 1 WC / Utiliti dhe 1 Garderobë (Walk in Closet) / Korridori / Degazhmani i grupacionit të fjetjes dhe 4 ballkone. Skema funksionale ëshë Dizajnuar nw përpikmëri dhe reprezenton rezidencë luksoze. Orientimi është në Jug-Lindje dhe Jug me vizura kah shëtitorja dhe grupacioni rekreativ i kompleksit.

TIPI C1


PLANIMETRIA

C

HYRJA

Apartamenti C2 Brutto=214.70 m 2 PËRBËHET NGA: Qëndrimi Ditorë / Tr yezaria / Kuzhina / 3 dhoma të fjetjes / 3 Banjo / 1 WC / Utiliti dhe 1 Garderobë (Walk in Closet) / Korridori / Degazhmani i grupacionit të fjetjes dhe 4 ballkone. Orienti i Apartamentit është në drejtim të Jug dhe Perendim me vizura kah shëtitorja dhe grupacioni rekreativ i kompleksit.

TIPI C2


PLANIMETRIA

C

Apartamenti C3 Brutto=134.36 m 2 PËRBËHET NGA: Qëndrimi Ditorë / Tr yezaria / Kuzhina / 2 dhoma të fjetjes / 2 Banjo / Korridori / Degazhmani i grupacionit të fjetjes dhe 1 ballkon. Orientimi është në Lindje dhe Veri-Lindje dhe ka vizura në drejtim të parkut qëndrorë i kompleksit.

TIPI C3


PLANIMETRIA

C

Apartamenti C4 Brutto=144.24 m 2 PËRBËHET NGA: Qëndrimi Ditorë / Tr yezaria / Kuzhina / 3 dhoma të fjetjes / 2 Banjo / Korridori / Degazhmani i grupacionit të fjetjes dhe 1 ballkon. Orientimi është në Perendim dhe Veri-Perendim dhe ka vizura në drejtim të parkut qëndrorë.

TIPI C4


BODRUMI

Bodrumi Është niveli nëntoksorë që shërben si bazë e kompleksit nga e cila ngriten tri blloqet monumentale, si dhe përmban në vehte funksionet e serviseve si dhe garazhat e parkimit. Nën secilin bllok gjinden parkingjet respektive të atij blloku, si dhe në pjesën qendrore e cila ka kulm të gjelbërt (parku qendrorë I kompleksit). Parkingjet jan të orientuara reth bërthamave për qasje sa më të leht, si dhe përgjat perimetrit I kemi depot doracake për nevojat e rezidentëve.


PISHINA DHE SPA

Pishina dhe Spa & Wellness Qendra Në kuadër të kompleksit është projektuar edhe Pishina që së bashku me hapsirën për pushim I ka 450 m². Në kuadër të këtij grupacioni kemi Foajeun me recepcion dhe hapsirën për pritje të musafirëve, dhe hapsirat e zhveshtoreve në kuadër të të cilave jan edhe tualetet me tush kabina. Spa & Wellness Qendra përmban Saunat, Banjot Turke, Masazha Fizioterapeutike, Solarium dhe Sauna Familjare.


LAVANDERIA


www.mabetex.eu


WORLDWIDE OFFICES OF MABETEX GROUP MABETEX HOLDING Republic of Kosovo MABETEX PROPERTIES Republic of Kosovo BANKA EKONOMIKE SH.A. Republic of Kosovo B&A CONTRACTORS SA Switzerland BANKA EKONOMIKE SH.A. Republic of Kosovo

DIAMOND HOTELS AND RESORTS SA Switzerland DIAMOND HOTELS AND RESORTS SA Switzerland FERRIMEX GMBH Austria MK PIPE FACTORY L.L.C. METAL INDUSTRY OF KOSOVA Republic of Kosovo

MABCO CONSTRUCTIONS SA Republic of Kosovo MABCO CONSTRUCTIONS CINA Beijng China MABCO ITALIA SRL Italy MABETEX EMIRATES LLC Abu Dhabi MABETEX IT SAGL Switzerland

IMMOBILIARE MABETEX SA REAL ESTATE Switzerland

MABETEX YAKUTSK Republic of Sakha

INTEREX SAGL Switzerland

MABETEX PROJECT ENGINEEING SRL PROJECT ENGINEERING Italy

INTERFIN ITD FINANCING COMPANY England

MABCO CONSTRUCTION Republic of Kosovo

BS MEDICAL SURGERY SA MEDICAL ENGINEERING Switzerland

IT ENGINEERING SA PROJECT MANAGEMENT Switzerland

MABETEX PROJECT ENGINEEING INDUSTRIEANLAGEN & ERRICH TUNGSGESELLSCHAFT GMBH Austria

CRS CREDITO PER LA RICOSTRUZIONE E LO SVILUPPO FINANCING COMPANY Switzerland

N.T.P. M-TECHNOLOGIE SH.P.K. Republic of Kosovo

B&A CONTRACTORS SA ASTANA BRANCH Republic of Kazakhstan B&G PUBLISHING SAGL Switzerland BS MEDICAL SURGERY Republic of Kazakhstan

CRS CREDITO PER LA RICOSTRUZIONE E LO SVILUPPO FINANCING COMPANY Republic of Kazakhstan

MABCO CONSTRUCTIONS SA CONSTRUCTION, ARCHITECTURAL PLANNING AND INTERIOR DESIGN Switzerland

MABETEX SPOL SR O PROJECT ENGINEERING Czech Republic MABETEX TIRANA SHPK Albania

NUOVA BERNASCONI COSTRUZIONI SA CONSTRUCTIONS Switzerland SDH MANAGEMENT SA Switzerland SWISS DIAMOND HOTELS SA Switzerland SWISS DIAMOND HOTEL PRISHTINA Republic of Kosovo SIGURIA INSURANCE COMPANY Republic of Kosovo SINE TEMPORE PRISHTINA FASHION AND COSMETICS Republic of Kosovo NTSH SINE TEMPORE SHPK Republic of Kosovo SINE TEMPORE SHOPPING CENTRE Republic of Kazakhstan TECNO MARKET SERVICE COMPANIES OFFICE FURNITURE AND EQUIPMENT Republic of Kosovo



Concept and design: Zero Pozitive Publicis www.zeropozitive.com info@zeropozitive.com




Turn static files into dynamic content formats.

Create a flipbook
Issuu converts static files into: digital portfolios, online yearbooks, online catalogs, digital photo albums and more. Sign up and create your flipbook.