Objeksione mbi Pyetjet Orientuese

Page 1

Disa Objeksione mbi Pyetjet Orientuese te Farmacise, te publikuar ne web-site: http://www.akp.gov.al me dt.14 nentor 2011 1. Duke u nisur nga modele te njohura dhe te pranuara tashme, si modelet me te arritura nderkombetare te Provimit Profesional (kam parasysh ato Italiane apo Amerikane e Kanadeze), pyetjet duhet te publikohen te plota ne formen e Kuicit me te gjitha alternativat dhe jo si pyetje shtjelluese. Kjo vërejtje vlen per te gjitha ato qe jane publikuar tek Pyetjet Orientuese te Farmacise, duke filluar me Toksikologjine Kimike, Fitoterapine dhe në vazhdim. 2. Numri i pyetjeve duhet te jete shume me i madh se numri i tematikave (problematikave) te lendes, çka nenkupton se per te njejten çështje mund te hartohen dy ose me shume pyetje alternative me qasje te ndryshme. Kjo do te mundesonte hartimin e disa qindra pyetjeve dhe mbulimin e gjithe programit te lendes. Si rrjedhim, numri total i kuiceve duhet te sillej nga 3000 deri 5000. Kjo forme mbulimi e programit do te orientonte kandidatet drejt studimit te plote dhe pergatitjes serioze dhe jo drejt kerkimit te 'shtigjeve te ngushta'. Edhe per kete ekzistojne modele dhe botime te shumta te huaja qe mund te merren si shembull per çdo disipline. 3. Raporti ne perqindje i pyetjeve per secilen disipline (kundrejt nr total) duhet te jete i percaktuar qysh ne fillim te hartimit te fondit te pyetjeve. Kjo perqindje duhet te lidhet me peshen e lendes ne tematikat e programit te miratuar dhe rendesine esaj per profesionin e farmacistit, si dhe me permbajtjen e kurrikules universitare. Konkretisht, si shembull, nese Farmakologjia baze, Farmakologjia klinike, Kimia farmaceutike dhe Fitoterapia perbejne ne program dyfishin apo trefishin e ngarkese se Teknologjise farmaceutike, atehere kjo duhet te reflektohet edhe tek numri i pyetjeve kuic. 4. Pyetjet orientuese, apo kuicet, duhet te jene pasqyrim i Programit Profesional, pra ato duhet te hartohen nisur nga programi i publikuar 3-4 muaj me pare nga UF (kjo eshte nje kerkese thelbesore pedagogjike). Ne pyetjet e publikuara ne web: http://www.akp.gov.al mund te konstatohen se ne shume raste nuk ka nje perputhje te tille. Kjo dukshem verehete tek lenda e Farmakologjise, Kimise farmaceutike, por edhe ne disa tematika te lendeve te tjera, ndersa konstatohet edhe mungesa e mbulimit me pyetje per disa tematika. 5. Ne versionin e pyetjeve te publikuar ne web http://www.akp.gov.al, verehen disa pasaktesi, perfshire edhe pasaktesi shkencore. Mendoj që një publikim profesional i nje Institucioni zyrtar, me impakt mbi nje numer te madh profesionistesh, nuk duhet te kalojë me gabime apo pasaktesi te tilla. Në perfundim mendoj se: Rrugëzgjidhja më e drejtë do te ishte rishikimi i pyetjeve te publikuara nga hartuesit (si hap i parë) dhe me tej, oponenca apo recensioni nga nje grup tjeter profesionistesh. Pra, nese dikush (nje grup) merr persiper hartimin e pyetesorit, nje grup tjeter profesionistesh duhet te ngarkohet nga UF apo Agjencia Kombetare e Provimeve per te bere redaktimin apo oponencen e tyre. Nese do te veprohej keshtu, produkti perfundimtar do te ishte me i plote, i sakte dhe nuk do te kontestohej nga nje pjese e madhe e profesionisteve. Tiranë, me 21.11.2011

Dr. Enver MUSTAFAJ


Turn static files into dynamic content formats.

Create a flipbook
Issuu converts static files into: digital portfolios, online yearbooks, online catalogs, digital photo albums and more. Sign up and create your flipbook.