Projekt i Programit te Provimit Profesional per Farmacinë

Page 1

Cili duhet të jetë modeli i Programit te Provimit Profesional? Në vazhdim të ideve që parashtrova në takimin e dt.18 Maj në selinë e UF për mënyren e hartimit të Programit të Provimit Profesional, po përpiqem të jem më i qartë, duke bërë një paraqitje të modeleve të programeve dhe njëkohësisht, duke parashtruar edhe një projekt të

plotë të modelit që unë preferoj:

24/05/2011

Dr. Enver MUSTAFAJ

Kimi faramaceutike

Mendoj se shumica prej nesh njohin modelin klasik (tradicional për shkollat tona), atë të provimit të diplomës, i cili përmbledh njohuri kryesore të pakten nga 3 prej disiplinave profesionale, p.sh., Teknologjisë farmaceutike, Kimisë farmaceutike dhe Farmakologjisë. Sikurse shihet nga diagrama-yll, të tre disiplinat janë të ndara qartë, ku secila disiplinë ka pyetjet (tematiken) e saj. Nëse konsiderojmë këtë model si formen e ardhshme të programit të provimit profesional, atëhere pyetjet që shtrohen para hartuesve të programit janë: 1.Sa ka qënë dhe sa duhet të jetë pesha specifike e seciles nga këto 3 lëndë në formimin profesional? 2. A janë të mjaftueshme vetëm njohuroritë nga këto 3 disiplina pë t`u kualifikuar si profesionist i aftë? 3. Për t’u klasifikuar pozitiv (ose kundërta), a duhet që kandidati t’i superojë shumicen e pyetjeve nga secila prej 3 disiplinave, apo do të vlerësohet bazuar në rezultatit shumativ që do të arrijë?

1


Cili duhet të jetë modeli i Programit te Provimit Profesional?  Diçka i ngjashëm me modelin tradicional të provimit të diplomës do të rezultonte edhe modeli me shtesa të 2-3 lëndëve të tjera, duke ruajtur qartë

tematikë të integruar, por një formë neoklasike të programit të provimit të diplomës.  Duhet të jemi të qartë dhe të bindur se, ligjërisht nuk ekziston më provimi i diplomë për nivelin Master Shkencor dhe shumica e disiplinave farmaceutike

Teknologji farmaceutike & Biofarmaci

kufinjtë ndarës mes disiplinave. Pra, përsëri nuk do kishim një program me

duhet të zhvillohen me provime semestrale, ndërsa titulli “Master Shkencor” mbrohet me një punim. Pra, shumë gjëra kanë ndryshuar në programet universitare dhe shumë të tjera janë në ndryshim. Rjedhimisht, mendoj se modelet e vjetëruara të kontrollit të dijeve (ku bënte pjesë edhe provimi i diplomës), nuk mund të ruhen dhe të ‘transplantohen’ tek provimi profesional. Për më tepër, pamundësia shtohet po të kemi parasysh se provimi do të zhvillohet në forma krejt të tjera (pyetje me shumë zgjedhje ‘alternativa’ , i dixhitalizuar dhe se këtij provimi do t’i nënshtrohen edhe kandidatët që nuk vijnë vetëm nga shkollat farmaceutike shqiptare. 24/05/2011

Dr. Enver MUSTAFAJ

2


Cili duhet të jetë modeli i Programit te Provimit Profesional?  Në situaten e tanishme kandidatët për titullin “Farmacist”, të diplomuar nga universitete të ndryshme, duhet të provohen për aftësitë e tyre në ushtrimin e profesionit dhe jo thjesht për dije të copëzuara nga disa disiplina. Rrjedhimisht, në hartimin e programit të provimit profesional mendoj se duhet të kemi në konsideratë këta faktorë: 1. Programi duhet të jetë gjithpërfshirës, pra në tematikat e tij duhet të përfshihen shumica e disiplinave formuese profesionale karakterizuese të programit studimor (të ashtuquajturat disiplina të grupit B, të cilat zënë nga 50 deri 55 % të programit master sipas udhëzimeve të MASH, por që shkon edhe konform Direktivës 2005/36 EC). 2. I gjithë programi duhet të konceptohet jo i ndarë në ‘parcela’ disiplinash, sikurse modelet tradicionale, por i harmonizuar mirë dhe me një tematikë komplekse, ashtu sikurse paraqitet problematika e punës gjatë ushtrimit të profesionit. Përfytyrojmë për një moment profesionistin (farmacistin) në sherbimin farmaceutik: në çdo rast (me çdo pacient) atij i duhet të japë zgjidhje që mbështeten në etiken dhe legjislacionin profesional, në njohuritë dhe informacionin e gjithanshëm mbi barnat por edhe mbi patologjitë e ndryshme. 24/05/2011

Dr. Enver MUSTAFAJ

3


Cili duhet të jetë modeli i Programit te Provimit Profesional? 3. Tematikat e programit duhet të jenë të integruara (të pakten pjesa më e madhe e tyre), çka do të thotë, një tematikë e caktuar duhet të përfshijë njohuri të fituara nga dy ose më shumë disiplina. Kjo praktikë zbatohet edhe në modelet bashkëkohore të provimeve profesionale, si NAPLEX Exam (North American Pharmacist Licensure Examination -SHBA) apo PEBC Exam (Pharmacy Examining Board of Canada -Kanada). 4. Përsa i përket vështirësisë së provimit: Duke zgjedhur si referues një model bashkëkohor si NAPLEX apo PEBC, kjo nuk nënkupton se ne duhet apo kemi qëllim të hartojmë një program të të njëjtës shkallë vështirësie si provimet profesionale në SHBA apo Kanada. Zgjedhja e atyre modeleve na shërben vetëm për të realizuar kërkesat e sipërpërmendura: për të patur një program të integruar, gjithëpërfshirës (tematikë nga shumë disiplina) dhe me mundësi hartimi pyetjesh me disa alternativa (mundësi krijimi të bazës së të dhënave dhe dixhitalizimi). Të gjithë e kemi të qartë se vështirësia e provimit do të varet: a)nga përmbajtja e tematikave të zgjedhura, b)mënyra e ndërtimit të pyetjeve me disa alternativa dhe c)nga ‘pragu’ që komisioni i provimit (apo AKP) do ta caktojë si të mjaftueshëm për vlerësim pozitiv (pra mënyra e vlerësimit). 24/05/2011

Dr. Enver MUSTAFAJ

4


Modeli dhe përmbajtja e Programit që propozoj: Në vazhdim dhe në konkretizim të ideve që paraqita më lart….për të qënë më i kuptueshëm projekti që propozoj, po paraqes që në fillim një ‘pamje’ të shkëputur nga libri “Comprehensive Pharmacy Review”, botim i 2010, i domosdoshëm për kandidatët që përgatiten t’i nënshtrohen NAPLEX Exam.

24/05/2011

Dr. Enver MUSTAFAJ

5


Përmbajtja e Programit: Si do zbatohet modeli i zgjedhur? zgjedhur? Në vazhdim po paraqes vetëm 3 tematika të programit, dy prej të cilave të zberthyera edhe me përmbajtjen (çështjet) që përputhen me kurrikulat tona: 1. Barnat në përgjithësi: lëndët vepruese e lëndët ndihmëse, emërtimi e klasifikimi i barnave, përftimi i barnave në industrinë farmaceutike. a. Përkufizimi i termit ‘bar’ sipas legjislacionit europian dhe klasifikimi ATC i barnave. b. Koncepti mbi lëndën vepruese faramaceutike (lëndën medikamentoze, ose Active pharmaceutical ingredient = API) dhe lëndët e tjera me veprim të panjohur (New Chemical Entity = NCE). Rrugët e përfitimit të lëndëve vepruese, emërtimet e klasifikimet e tyre. c. Forma farmaceutike e pëfunduar (produkti medikamentoz, ose Finished Dosage Form), përbërja kimike e saj dhe funksioni i lëndës vepruese e lëndëve ndihmëse (eksipientëve pëbërës), klasifikimi i formave farmaceutike. d. Fazat studimore të krijimit të produkteve të reja farmaceutike duke u nisur nga një lëndë vepruese e re (NCE). Aspekte të etikës dhe legjislacionit gjatë përftimit dhe miratimit për tregtim të produkteve të reja farmaceutike dhe barnave xhenerike, ndryshimet mes tyre. e. Kërkesat bazë të Praktikës së Mirë të Fabrikimit (Good Manufacturing Practices = GMPs). Standardet europiane të GMPs, të kontrollit të cilësisë (Quality Control = QC) dhe të garantimit të cilësisë (Quality Assurance = QA) në industrinë farmaceutike.

24/05/2011

Dr. Enver MUSTAFAJ

6


2. Përllogaritjet dhe statistika në farmaceutikë. a.

Njohuri bazë mbi matjet dhe përllogaritjet, shprehja e raporteve, proporcioneve dhe sasive të barasvlerëshme (aliquoteve).

b.

Sistemet e masave që përdoren në farmaci (sistemi metrik dhe sistemet e tjerë), përllogaritjet në formulimet farmaceutike dhe në dozat e barnave.

c.

Mënyrat e shprehjes së përqëndrimit të tretësirave në përqindje, në raporte fuqie (peshë, vëllim), në normalitet, në molaritet dhe fraksione molare.

d.

Hollimi dhe përqëndrimi i tretësirave, tretësirat e elektrolitëve dhe shprehja e përqëndrimit në miliekuivalent (mEq) dhe në miliosmol (mOsmol).

e.

Konceptet bazë të statistikës farmaceutike: Frekuenca e shpërndarjes dhe vlerësimi i mesatares, i saktësisë dhe gabimit.

f.

Vlerësimi i ndryshueshmërisë (variabilitetit), varianca e mostres, diapazoni (range), shmangja standarde dhe përpikmëria (precizioni) si shprehje të variabilitetit.

3.

Vetitë fiziko-kimike të lëndës vepruese dhe ndikimi i tyre në formulimet farmaceutike. a.

................... etj.

X....

(deri në mbulimin 50-55 % të PS Farmaci)

Literatura bazë: Literatura ndihmëse:

24/05/2011

Dr. Enver MUSTAFAJ

7


Sqarime 1. Duke parë tematiken 1: • Qëllimi është të studiohen dhe të njihen konceptet bazë mbi barin, të cilat trajtohen në disa disiplina farmaceutike si, legjislacioni, etika, teknologjia, kimia farmaceutike, farmakologjia etj. • Natyrisht, nuk synohet të njihet gjthcka per barin, por konceptet që shtjellohen në kurrikulat e farmacisë synohet të mësohen të integruara. 2. Duke parë tematiken 2: • Qëllimi është të studiohen dhe të njihen konceptet bazë mbi përllogaritjet dhe elementët fillestarë të statistikës. …, duke filluar nga llogaritjet e thjeshta dhe të domosdoshme në farmaci (edhe pse ato studiohen edhe në shkollë të mesme), por që shpesh neglizhohen …? • Janë ndëthurur njohuri matematiko-statistikore elementare, të domosdoshme për recepturen, përgatitjet galenike dhe ato në industrinë farmaceutike, për kontrollin e barnave në përgjithësi, për marketingun etj. 3. Në këtë fazë, e cila është vetëm paraqitja e një projekti (draft), mendoj të mos merremi me detajet, si p.sh., çështjet brenda tematikave te paraqitura, terminologjinë e pasaktësi të vogla, pasi ato do të korektohen në fazen finale, pasi të jetë përfunduar i tërë projekti, si draft. 24/05/2011

Dr. Enver MUSTAFAJ

8


Si përfundim përfundim,,  Këtë projekt të programit profesional, unë marr përsiper ta përfundoj në një periudhë 4 javore, pas pelqimit (dhe miratimit formal, nëse…) nga ana e UF.  Për këtë program mund të punohet vetëm në grup të vogel (2 ose 3 vetë).  Kolegët e tjerë të ftuar nga UF, mendoj se mund të kontribuojnë vetëm në fazen perfundimtare, pas përfundimit të draftit.  Kontributi i kolegëve mund të jetë në formen e vërejtjeve, sugjerimeve për ndryshime të vogla, të cilat duhet të realizohen brenda afatit 1 javor (pas paraqitjes së draftit).

24/05/2011

Dr. Enver MUSTAFAJ

9


Turn static files into dynamic content formats.

Create a flipbook
Issuu converts static files into: digital portfolios, online yearbooks, online catalogs, digital photo albums and more. Sign up and create your flipbook.