Deputetët votuan kundër
Podgoricë – Kuvendi i Malit të Zi ka votuar të premten kundër futjes në rendin e ditës së mbledhjes të propozimit të Presidentit të Malit të Zi, Millo Gjukanoviq, për shkurtimin e mandatit të Kuvendit.
Propozimin e Gjukanoviqit e kanë mbështetur 39 deputetë, ndërsa 41 kanë votuar kundër, prandaj mbledh ja ka përfunduar pas votimit për ren din e ditës.
Në arsyetimin e propozimit të tij për shkurtimin e mandatit të Kuvendit, Gjukanoviq ka theksuar se nuk janë krijuar kushtet që mandati për formim in e Qeverisë t’i besohet kryetarit të DEMOS-it, Miodrag Lekiq.
“Procesi i konsultimit ka treguar qartë se nuk ekziston bazë që në afatin e parashikuar me Kushtetutë të propo
zohet mandatori i cili do të siguronte mbështetjen në Kuvend për formimin e Qeverisë së 44-të të Malit të Zi”, thuhet në arsyetimin e propozimit të Presidentit të Malit të Zi. Për shkak të refuzimit të Presidentit Millo Gjukanoviq për t’i dhënë man datin për formimin e Qeverisë së re Miodrag Lekiqit, 41 deputetë të shu micës së vjetër parlamentare, të dalë nga zgjedhjet e 30 gushtit 2020, ka inicuar procedurën për shkarkimin e tij, me arsyetimin se e ka shkelur Kushtetutën e Malit të Zi, por për këtë iniciativë duhet të deklarohet paraprakisht Gjykata Kushtetuese e Malit të Zi, e cila për momentin është e bllokuar për shkak se ka vetëm tre gjykatës nga shtatë sa ka gjithsej. Po të premten, në Kuvendin e Malit
të Zi ka vazhduar seanca e jashtëza konshme, e filluar më 2 shtator, për shkarkimin e kryetares së Kuvendit të Malit të Zi, Danijella Gjuroviq, e inic uar nga Fronti Demokratik. Por shu mica e deputetëve (45) kanë votuar kundër kësaj iniciative, 32 kanë qenë për, kurse një fletëvotim ka qenë i pavlefshëm. Kështu Danijella Gju roviq nga Partia Popullore e Social istëve do të vijojë të jetë në krye të Kuvendit të Malit të Zi.
Në këtë mënyrë vijon kriza poli tike dhe institucionale në Mal të Zi, ku forcat politike dhe krerët e insti tucioneve akuzojnë njëri-tjetrin, pa ofruar zgjidhje për ngërçin e krijuar politik.
Nëntë shtete evropiane e mbështesin anëtarësimin e Ukrainës
Presidenti i Ukrainës Volodimir Zel enski, ka njoftuar më 30 shtator 2022 se Ukraina ka dorëzuar kërkesën për aplikimin për anëtarësim në NATO, përmes procedurës së përshpejtuar. Në një artikull që Radio Evropa e Lirë ia kushton kësaj tematike, njoftohet se nëntë shtete të Evropës Lindore dhe Qendrore e mbështesin anëtarë simin e Ukrainës në NATO, duke i bërë thirrje Aleancës që t’i ofrojë sa më shumë armë Kievit për t’u mbroj tur nga forcat ruse. Në këtë artikull theksohet se deklara ta e përbashkët është lëshuar më 2 tetor nga liderët e Republikës Çeke,
Estonisë, Lituanisë, Letonisë, Maqe donisë së Veriut, Malit të Zi, Polonisë, Rumanisë dhe Sllovakisë. Kërkësa që Ukraina t’i bashkëng jitet Alencës së NATO-s është bërë në ditën kur presidenti rus, Vladimir Putin, ka pretenduar se Rusia ka aneksuar katër rajonet e Ukrainës të cilat janë pjesërisht të pushtuara nga forcat ruse.
“Ne përsërisim mbështetjen tonë për sovranitetin dhe integritetin territorial të Ukrainës. Ne nuk njohim dhe nuk do të njohim kurrë përpjekjet ruse për të aneksuar territor ukrainas”, u tha në deklaratën e nëntë liderëve
të shteteve të Evropës Lindore dhe Qendrore, thekson artikulli.
Më tutje thuhet se deklarata e Pu tinit se Rusia ka aneksuar rajonet e Donjeckut, Luhanskut, Hersonit dhe Zaporizhjës, u pa si përshkallëzim i madh nga ana e Kremlinit.
Ndërkaq, sekretari i përgjithshëm i Aleancës, Jens Stoltenberg, i py etur për kërkesën e Ukrainës për t’u anëtarësuar në NATO, tha në një televizion amerikan se “çdo vendim për anëtarësim duhet të merret me konsensus dhe se të 30-të aleatët duhet të pajtohen që të merret një vendim i tillë”.
Stoltenberg tha po ashtu se rimarrja e kontrollit të qytetit të Limanit nga forcat ukrainase – qytet që gjen det në Donjeck – është dëshmi se ukrainasit po bëjnë përparim dhe janë në gjendje të dëbojnë nga terri tori i vet forcat ruse.
“Ne kemi parë se ata ishin në gjendje të merrnin një qytet të ri - Limanin, dhe ky fakt dëshmon se ukrainasit po bëjnë përparim, janë në gjendje të dëbojnë forcat ruse për shkak të kurajës së tyre, për shkak të trimërisë dhe aftësive të tyre dhe natyrisht për shkak të armëve të avancuara që Shtetet e Bashkuara dhe aleatët e tjerë po iu ofrojnë”, tha Stoltenberg gjatë një interviste për NBC.
Ese
Përgjegjësia si obligim moral dhe qytetar
Pjesëmarrja në qeverisje realizohet përmes procesit të zgjedhjeve, ku qytetarët vendosin me votën e tyre për subjektet politike të cilat marrin pjesë në zgjedhje. Në krahasim me kohën e monizmit, në pluralizëm zgjedhjet paraqesin një proces me peshë shumëdimensionale, andaj duhet të ekzistojë kujdes në përzgjedhjen e kuadrit përfaqësues në vendet udhëheqëse, me integritet moral e profesional, sepse të tillët përveç se përfaqësojnë veten, ata janë edhe pasqyra e subjekteve politike para qytetarëve në mjedis përkatës
Nail DragaNë këtë gamë, e tërë përgjegjësia bie mbi individët e zgjedhur apo të emëruar në pozita të ndryshme në nivel lokal apo qendror, sepse kemi të bëjmë me resorët e ndryshëm që kërkojnë përkushtim profesional, sepse ata në pozita të tilla nuk janë për të zgjidhur çështjet personale apo familjare, por të qytetarëve të cilët i përfaqësojnë.
Duke marrë parasysh se vendosja në pozita të ndryshme edhe tash në pluralizëm pothuaj në tërësi diktohet nga partitë politike, mbetet çështje për diskutim për raportet shoqërore tash dhe në të ardhmën. Një qëndrim i tillë për çështje kadrovike mbetet i hapur, sepse si duhet të veprojnë pjesëtarët e partive të tjera që duan të punësohen në administratë e gje tiu në saje të konkursit publik përmes referencave profesionale.
Por, përvoja 30-vjeçare e pluralizmit, lë për të dëshiruar sepse më për jashtim të disa rasteve, në pozitat udhëheqëse janë vendosur individë jo të denjë për pozita të tilla, sepse
çështjet e tilla trajtohen si ekskluzi vitet personal e jo të përfaqësimit të atyre që i kanë votuar. Identike është gjendja edhe në përbërjen e këshil lave drejtuese, ku me përjashtim të ndonjë rasti, aty vendosën individë pa njohuri profesionale por më së shumti militantë partiakë, ku si të tillë aty janë ma tepër formal, andaj kon tributi në çështjet përkatëse është nën çdo nivel.
Ulqini- rast për hulumtim jo vetëm lokal Rasti i Ulqinit është i veçantë dhe rast për hulumtim, sepse ka munguar qasja e tillë, ngase dominonte opor tunizmi profesional për qellime per sonale. Një dukuri e tillë ka të bëjë sidomos me sektorin e mbrojtjen së pasurisë së komunës, për mundësitë e pashfrytëzuara për të demaskuar veprimet korruptive që kanë ekzistu ar më herët. E dhëna se deri më tash një çështje e tillë nuk është trajtuar me prioritet duke qenë çështje ekskluzive komu nale, dëshmon dështimin profesional në qeverisjen lokale. Fjala është krye sisht për privatizimin e objekteve dhe ndërmarrjeve shoqërore që kanë ve pruar në territorin e Komunës së Ul qinit, të cilat kanë dështuar tërësisht, që me të drejtë quhet plaçkitje pro fesionale në nivel shtetëror. Ndërsa rasti i ish-Pushimores së sindikatave
të Kosovës, ku Komuna e Ulqinit pësoi me një borxh prej 6.5 milion eurosh, që ishte skandal i veçantë i korrupcionit e plaçkitjes së komunës, do të mbetet rast për hulumtime në tekstet juridike.
Në lidhje me çështjen e privatizimit, përkatësisht të plaçkitjës së ndër marrjeve shtetërore dhe pronave të komunës, ka ekzistuar heshtje e plotë nga individët kompetentë. Jo se ka munguar qasja profesionale, por mungesa e guximit për t’u ballafaquar me realitetin e hidhur në vend. Rasti i mosparaqitjes së ankesës nga ana e Komunës ne lidhje me privatizimin e parcelës në “Fushën e Topave” në Kala, duke ia mundësuar palës tjetër ndërtimin e një objekti hotelier (që nuk është përfunduar ende), paraqet rastin skandaloz, jo vetëm juridik për pushtetin lokal të Ulqinit. Nuk ka dilemë se çështja e privat izimit ka qenë identike pothuaj si në tërë Malin e Zi, por në Ulqin përmes privatizimit janë realizuar skena ret e oligarkëve të ndryshëm me mbeshtetje lokale dhe shtetërore, me pasoja për popullatën vendore. Pikërisht një privatizim i tillë i dësh tuar ndikoi në rritjen e papunësisë duke nxitur emigrimin e popullatës në botën e jashtme.
Privatizimi - dosje e veçantë(!)
Vetëm tani pas ndryshimit të pushte
tit në saje të rotacionit të pushtetit nga 30 gushti 2020, në këtë aspekt ka filluar të lëvizë në favor të qytet arëve. Rasti i Valdanosit, rikthimi i pr onarëve të ligjshëm, si dhe mundësia që Kriporja të jetë përsëri në pronësi të shtetit, paraqet rastin e parë për rikthimin e drejtësisë së munguar. Me këto dy raste duhet të jetë vetëm fil limi, sepse duhet vazhduar më tutje për të rikthyer drejtësinë e munguar në këto tridhjetë vite.
Duhet të rishqyrtohen privatizimet e dështuara jo nga mandati i kaluar por më herët, duke parë edhe rolin e Ko munës së Ulqinit, duke ofruar argu mente në favor të të punësuarëve në ndërmarrjet përkatëse, siç janë hotel Galebi, Otrant etj. Vetëm në këtë mënyrë do të eliminohen dyshimet dhe dilemat që do të jetë në favor të proceseve të tilla.
Kemi të bëjmë me një dosje të veçantë
nga fusha e privatizimit të pronës dhe të ndërmarrjeve shoqërore, që do të ishte voluminoze nëse do të realizo hej si botim i veçantë nga pushteti lokal i Ulqinit. Një botim të tillë mund ta realizojnë vetëm ata që nuk kanë qenë pjesë e këëtyre veprimeve apo aferave korruptive, dhe janë profe sionistë të dëshmuar e sidomos të guximshëm për të prezantuar të vër tetën para opinionit të gjerë.
Heshtja e imponuar
Nuk mund të arsyetohet më asgjë heshtja disavjeçare ndaj procesit të privatizimit në Ulqin, jo vetëm duke ngritur komisione por edhe procese gjyqësore si në komuna të tjera në Mal të Zi. Pse diçka e tillë nuk ka ndodhur në Ulqin nuk është vështirë të kuptohet, sepse përveç mungesës së profesionalizmit, qendron mung esa e guximit dhe kompleksi i frigës
ndaj pushtetit qendror. Kemi të bë jmë me kompleksin e të nënshtruarit ndaj pushtetit si rezultat i raportit ndaj qytetarëve të Ulqinit, si në monizëm edhe tash në pluralizëm.
Po ashtu, nuk duhet përjashtuar edhe hipotekat e ndryshme ndaj për faqësuesve të Ulqinit në raport me strukturat e ndryshme qeveritare, të cilët janë zënë peng, andaj si të tillë heshtjen e kanë pasur të imponuar. Nuk ka dilemë se nga të tillët mbrojt ja ka qenë mision i pamundur, ngase ka dominuar interesi personal e jo ai qytetar apo publik.
Përfundimisht për ndryshime cilësore nevojiten persona me integritet mor al dhe profesional, sepse të tillët mund të na përfaqësojnë me dinjitet si kudo në botën e qytetëruar, ngase nuk kemi të bëjmë me çështje perso nale, por të përgjithshme në favor të qytetarëve.
Zgjedhjet lokale dhe fiasko politike e partive politike shqiptare (LD në MZ, UDSH, PD dhe Forca)
Partitë shqiptare në udhëkryq
Veprimi i partive shqiptare është për çdo kritikë. Ato duhen t’u japin llogari zgjedhësve të vet, mbase do të ishte mirë të dalin para pasqyrës, të reflektojnë për të gjithë çka kanë bërë e t’u kërkojnë hallallin atyre votuesve të rregullt e të sinqertë që kurrë nuk i lëshuan. Nëse do dilnin në zgjedhje, nuk do t’i lëshonin as kësaj radhe, sigurisht se jo, vetëm të figuronin si listë zgjedhore shqiptare që do të vërtetonte se në Krajë ka akoma shqiptarë
Hajrullah Hajdari
Zgjedhjet politike dhe ato lokale për shqiptarët në Mal të Zi, në 32 vitet e kaluara, janë pritur me padurim dhe me entuziazëm të theksuar. Kjo për faktin se me ardhjen e pluralizmit politik dhe themelimin e subjektit të parë politik shqiptar në Mal të Zi - Lidhjes Demokratike në Mal të Zi, shqiptarëve për herë të parë u dha mundësia e përfaqësimit autokton të interesave të tyre politike dhe civile. Populli shqiptar, nga Lumi Buna në Ulqin e deri tek Alpet Shqiptare në Guci, reflektoi në mënyrën më të mirë të mundshme duke ua dhënë besimin e përfaqësimit të interesave të tyre në Parlamentin republikan dhe ata lokal, kudo që jetonin shqiptarët, kandi datëve shqiptarë. Fitorja shndërro hej në festë e pritshmëritë ishin të mëdha! Ishin të mëdha, sepse nga padrejtësitë që u ishin bërë shqip tarëve 112 vite më parë, nga Kon gresi i Berlinit e në vazhdimësi deri në vitin 1990, ishin lodhur e rraska pitur, madje një numër i konsideruar
edhe ishin asimiluar. Lidhja Demokratike në Mal të Zi, në programin e veprimit të cilin e kishte aprovuar ditën e themelimit të saj, më 9 shtator 1990, e të ci lin së bashku me Statutin e partisë ia kishin dorëzuar organit kompetent republikan për regjistrimin e partive, ndër të tjera parashikonte: Territoret në të cilat jetojnë shqiptarët në Mal të Zi, edhe përkundër potencialeve njerëzore dhe resurseve natyrore, ende janë vende ekonomikisht më pak të zhvilluara. Ngecja në zhvillimin ekonomik dhe papunësia janë ele mente permanente të krizës. Për këte arsye LD në MZ-ja vlerëson se ngec ja në zhvillimin ekonomik dhe pap unësia janë problemet kryesore të shqiptarëve në Mal të Zi dhe prandaj angazhohet për zhvillim më të shpe jtë dhe daljen nga këto vështirësi. Në program thuhet se LD në MZ-ja do të angazhohet për: stimulimin e iniciativave për angazhimin e inves timeve, racionalizimin dhe modern izimin e prodhimtarisë; orientimin në prodhimtari, rikonstruktimin e jo shuarjen e objekteve ekzistuese prodhuese; shfrytëzimin maksimal të të gjitha potencialeve ekzistuese në Mal të Zi; politikë sociale dhe solidaritetin e të zhvilluarve ndaj të pazhvilluarve; barazinë e plotë nacio nale; mbrojtjen e plotë të të drejtave
të njeriut dhe qytetarëve në mënyrë që lirisht të shprehë mendimet e veta dhe përkatësinë politike; lirinë e or ganeve gjyqësore dhe pavarësinë e tyre; afirmimin e subjektivitetit sho qëror, politik, kulturor dhe shpirtëror të shqiptarëve në Mal të Zi dhe për të drejtat e tyre, pavarësisht nga numri dhe shkalla e zhvillimit, në mar rëveshje me të gjithë popujt me të cilët jetojnë së bashku, të shfrytëzo jnë të gjitha format e mundshme të konsultimeve dhe marrëveshjeve të natyrës politike dhe juridike të cilat do të kishin afirmuar barazinë e tyre; do të angazhohemi kundër çdo priv ilegji apo diskriminimi, qoftë nacional apo fetar; kundër çdo manipulimi na cionalist apo burokratik…
Ky subjekt i parë politik i shqiptarëve në Malin e Zi, angazhimet e përmen dura i përpunoi më hollësisht me Rezolutën politike të aprovuar në Kuvendin II dhe Platformën politike të aprovuar në Kuvendin III të tij e në shumë platforma e deklarata të tjera politike.
Po të njëjtat angazhime premtuan edhe UDSH-ja dhe të gjitha partitë politike shqiptare që vepruan këto 32 vite në skenën politike, e nuk ishin pak, por së paku 13. Fatmirë(keq) sisht sot nuk veprojnë më shumë se gjashtë parti politike shqiptare. Pro gramet politike dhe ekonomike të
partive të mbetura politike pothua jse nuk ndryshojnë, sepse në sfond kanë kombëtarizmin dhe zhvillimin ekonomik të trojeve shqiptare. Por qasjet dhe veprimet e tyre për zgjidh jen e çështjeve kombëtare, zhvillimit ekonomik apo injorimit të nevojave zhvillimore në të gjitha sferat e jetës nga ana e cilitdo pushtet, ndrysho jnë varësisht nga interesat e ud hëheqësve apo grupeve të caktuara brenda partive. Bashkëpunimi apo bashkëveprimi për çështje të caktu ara politike apo ekonomike është nga dita në ditë më i paktë, sikur është lënë në harresë dhe përsëri varet nga interesat personale të grupeve apo individëve, por gjithsesi kundër inte resave të popullit, po të atij populli që vite me radhë i çoi, i mbajti dhe po i mbanë në karrikat e majme politike e qeveritare! Partitë politike shqiptare në Mal të Zi janë si “brirët në thes”, në rrugëkryq, në rrugë të gabuar! Si rrjedhojë, realizimi i qëllimeve pro gramore dhe politike të përmendura më lart dhe atyre që varësisht nga rrethanat janë artikuluar më vonë si kërkesa të shqiptarëve, është vënë në pikëpyetje, madje në këtë mënyrë vështirë se do të realizohen ndon jëherë. Vërtet nuk mund të injoro het ajo çka është arritur, por përveç themelimit të Komunës së Tuzit si ko munë në vete, arritjet e tjera, në kra hasim me nevojat dhe kërkesat janë shumë të vogla. Pra, mbetet shumë punë për realizimin e tyre. Puna dhe veprimet e partive politike shqiptare, udhëheqësve dhe gru peve të tyre, mënyra e bashkëpunimit apo bashkërenditjes së problemeve për zgjidhjen e tyre, ndikuan negativ isht në ndërtimin e vetëdijes qytetare dhe kombëtare, e cila fatkeqësisht po zbehet nga dita në ditë. Koncepti politik kombëtar i partive shqiptare dhe strategjia për pushtet, sipas thënies “edhe me dreqin e mallkuar, vetëm unë të jam në pushtet” po për jeton fiasko, ndërsa koncepti qytetar i partive politike po ngritet e si duket po merr primatin te shqiptarët, gjë që nuk ndodh me popujt e tjerë në Mal të Zi, tek të cilët koncepti qytetar i partive politike po zvogëlohet. Partitë politike themelohen për real izimin e programeve të veta politike dhe kjo arrihet me pjesëmarrje në
zgjedhje, nga ku buron e drejta e pjesëmarrjes në pushtet, në organet vendimmarrëse, ekzekutive apo gjy qësore. Kështu vepruan 32 vitet e kaluara edhe partitë politike shqip tare. Fituan e realizuan aq sa munden apo aq sa ua lejuan të tjerët! Së shpejti në disa komuna në Mal të Zi do të mbahen zgjedhjet loka le, në mesin e të cilave edhe në ko munat e Tivarit dhe Plavës. Procesi i dorëzimit të listave zgjedhore për fundoi para disa ditësh. Shqiptarët në Mal të Zi, pa marrë parasysh se ku jetonin e veçanërisht ata në Kra
Veprimi i partive qytetare në Kra jë, por edhe në vendet tjera shqip tare në Mal të Zi, dhe përpjekja e tyre për të fituar besimin e votuesit shqiptar është sa i theksuar aq edhe i rrezikshëm për qenien shqip tare këtu. Ndërkaq veprimi i partive shqiptare është për çdo kritikë. Ato duhen t’u japin llogari zgjedhësve të vet, mbase do të ishte mirë të dalin para pasqyrës, të reflektojnë për të gjithë çka kanë bërë e t’u kërkojnë hallallin atyre votuesve të rregullt e të sinqertë që kurrë nuk i lëshuan. Nëse do dilnin në zgjedhje, nuk do t’i
“LD në MZ-ja nuk funksionon më në Krajë, madje si duket edhe çelësat e zyrës janë diku në Ulqin! Por, nuk funksion ojnë më as parti të tjera shqiptare! E dhimbshme! Por, kjo teposhtëze nuk filloi sot, ajo ka sinjalizuar vite me radhë, mbase ka hasur në vesh të shurdhër! Kjo s’duhej të nënvlerësohej, duhej të veprohej
jë, ishin të interesuar për vendimin e partive shqiptare për të marrë pjesë në zgjedhjet lokale. Shpresonin për të mirë, sepse për 32 vite me radhë zëri i tyre ishte dëgjuar në Kuvendin komunal të Tivarit. Fatkeqësisht zëri i partive politike shqiptare që vepruan në Krajë e veçanërisht i LD në MZsë nuk u dëgjuan! Lista zgjedhore shqiptare nuk u dorëzua dhe si pa sojë nuk ka pjesëmarrje në zgjedhje e rrjedhimisht as përfaqësim në Ko munën e Tivarit! Veprim joserioz dhe joprofesional. Partitë politike nuk u deklaruan për mospjesëmarrjen në zgjedhje, por heshtën! Po çka se nuk do ta fitonin një këshilltar?! Kryesorja do të ishte të mbetet gjallë fryma shqiptare në Krajë. Kështu i gjithë ai përkushtim, angazhim e nganjëherë edhe keqk uptime me më të afërmit, vetëm se votoje LD në MZ-në apo ndonjë parti tjetër shqiptare, u zhvlerësua, shkoi bosh. LD në MZ-ja nuk funksionon më në Krajë, madje si duket edhe çelësat e zyrës janë diku në Ulqin!
Por, nuk funksionojnë më as par titë e tjera shqiptare! E dhimbshme! Por, kjo teposhtëze nuk filloi sot, ajo ka sinjalizuar vite me radhë, mbase ka hasur në vesh të shurdhër! Kjo s’duhej të nënvlerësohej, duhej të veprohej.
lëshonin as kësaj radhe, sigurisht se jo, vetëm të figuronin si listë zgjed hore shqiptare që do të vërtetonte se në Krajë ka akoma shqiptarë. Kështu, së paku në zgjedhje s’ka më shqip tarë, e kështu gëzohet populli josh qiptar, gëzohen partitë qytetare, do të gëzohen të gjithë ata që theksimit të shqiptarizmit në Krajë ia patën aq inat! Por nejse, Kraja ishte dem baba dem shqiptare, është dhe ashtu do të mbesë. Prandaj kryet lart ju krajanë që e votuat për 32 vite LD në MZnë ose ndonjë parti tjetër shqiptare, ndërsa të tjerët të mendohen mirë për veprimet e tyre, sepse as ata nuk kanë bërë diçka më shumë për zhvillimin e Krajës. Kraja edhe sot e kësaj dite është vendi më pak i zh villuar në Mal të Zi, po boshatiset, jo për dëshirën e banorëve të saj, por pikërisht për injorimin e kërkesave tuaja që lidhen vetëm me zhvillim in ekonomik, arsimor e kulturor e jo për ndonjë privilegj që asnjëherë nuk e kërkuat. Sidoqoftë, shpresa vdes e fundit! Alternativa Shqiptare, ndonëse në koalicion me partinë qytetare URA, garon në Tivar e Krajë, mbase do të kemi ndonjë rezultat të mirë. Parulla politike “përçaj e sundo” këtu në Krajë funksionoi ashtu siç ishte projektuar 144 vite më parë, në Kongresin e Berlinit.
e fshehta të komunizmit
Institucionalizimi i vjedhjes nga partizanët
Korrespondencat e eprorëve të partisë na japin të kuptojmë se për fatin e tyre të keq, shqiptarët nuk i dogjën dhe vranë vetëm serbët, malazezët, bullgarët e grekët, por i dogjën, i plaçkitën dhe i vranë edhe vetë shqiptarët
Hajrudin S. Muja
(vijon nga numri i kaluar) Duke qenë se ushtria partizane e regjimit komunist fillimisht i kishte mundësitë e kufizuara, ajo duhej të përmbushte qëllimet e veta duke mar rë peng, mobilizuar me dhunë, vrarë, grabitur dhe në fund duke shkruar “hi storinë e luftës”! Ky ishte regjimi i cili e shtypi popullin shqiptar më shumë se çdo pushtues në historinë e tyre. Kor respondencat e eprorëve të partisë na japin të kuptojmë se për fatin e tyre të keq, shqiptarët nuk i dogjën dhe vranë vetëm serbët, malazezët, bullgarët e grekët, por i dogjën, i plaçkitën dhe i vranë edhe vetë shqiptarët. Sipas Xhelal Staraveckas, i vranë 65 shqip tarë ‘ballistë’ në Matjan të Lushnjës, duke veçuar vetëm myslimanët, pasi ortodoksët u liruan me ndërhyrjen e Dushan Mugoshës [“Përpara gjyqit të historisë”, Tiranë 1912, ff. 294-298].
“
Veç konfiskimeve në Dumre [dok. 30, ff. 83-88], rreth 200 të vrarë në fsha tin Qukës të Librazhdit [tetor 1943]. Në fshatin Polis, partizanët u futën në shtëpinë e një katundari, vranë burrë e grua dhe djalin e tyre dyvjeçar! Një çetë e tillë sulmoi fshatin Zgoxht të El basanit, ku vranë më shumë se 50 veta. Raporti i përbashkët i brigadave I dhe IV për Shtabin e Përgjithshëm, më 19 prill 1944, flet për detyrën e “çlirimit” dhe spastrimit të fshatrave Starovë, Beragozhd, Stropikë, Leshnicë e Çarevë të Pogradecit nga “të gjithë ballistët, xhandarët dhe kosovarët”. Sipas raportit, dogjën fshatin Starovë, grabitën fshatrat tjera dhe Pogradecin e pastaj u larguan [Hoxha:2019, dok 50, ff. 126-129]. Sipas dokumentit vi jues, i njëjti “fat” e priste edhe fshatin Dërsnik të Korçës [Hoxha:2019, dok. 51, ff. 130-131].
Kastriot Dervishi në “Kadri Hazbiu –krimet dhe vrasja e tij” [Tiranë 2011], shkruan për djegien e fshatit Sinë të Dibrës (gusht 1944), duke cituar Deno Belilin: “Në fshat bëhej një masakër e vërtetë, vriteshin njerëz, rrëmbeheshin bagëti, ushqime, bile edhe plaçka e qil ime me pretekstin se këto i kishte mar rë Halil Velia në Vlorë një vit më parë”
Letra e Enver Hoxhës për komesarin e çetës së Pezës, Kris to Themelkon, më 22 nëntor 1943, tregon mënyrën e orga nizmit të terrorit në radhët e UNÇ-së, me porosi që të bëhen arrestime të personave të caktuar, “të gjykohen” e pastaj të pushkatohen. Përfundimi i gjyqit dihej ende pa u arrestuar viktima “për t’u bërë shembull” dhe jo për të dhënë drejtësi
(f. 250). Më pas partia pranoi gabimin që kishte bërë: “Kur kemi kaluar në veri në katundin Sina ku u dogjën pa asnjë arsye shtëpitë e katundit vetëm për hakmarrje të shokëve të vrarë” [dok. 88, ff. 188-189]. Për këtë kemi edhe dëshimë e një mjeku italian që shërbente për partizanët. Ishte Fran ko Benanti, i cili në “Lufta ime më e gjatë – Shqipëri 1943-1948” [Tiranë 2012] shkruan: “Nga mesi i korrikut [1944] Mehmet Shehu dogji fshatin e Tërnovës në afërsi të Dibrës, duke vrarë 130 gra e fëmijë. Më 5 gusht, në Kostenjë të rajonit të Çermenikës, di vizioni i tij masakroi 32 të pafajshëm, mes të cilëve edhe disa të posalindur. Menjëherë pas Breneshit në zonën e
Zaranikës, ai vari në litar 18 persona si hakmarrje për vdekjen e një partizani. Pastaj për ta kurorëzuar veprën, She hu u sul në zonën e Matit në lindje të Tiranës, ku në ditët e fundit të gush tit pushkatoi dhe dogji 76 persona” (f. 173). Viktimat ishin ekzekutuar jo për shkak të kryerjes së një veprimtarie të ndaluar, por për shkak të asaj se çfarë ishin si njerëz, bazuar në orientimin e tyre politik.
Partizanët vidhnin e plaçkitnin me urd hër nga lart. Një porosi e Nako Spirut për Dali Ndreun gjatë dimrit të vitit 1944, është ilustrimi më i qartë i kri meve të kësaj kategorie, duke shkruar se forcat partizane: “bukë do të hanë dhe do të marrin me vete nga fshatrat, nga miqtë e nga armiqtë, me të mirë ose me dhunë” [dok. 40, f. 106]. Në llogari të “bukës” nënkuptoheshin të gjitha plaçkat që u hynin në punë. Gogo Nushi i shkruan Enver Hoxhës më 15 tetor 1943, për 300 palë këpucë të grabitura “n’aksionin e djeshëm” [dok. 22, f. 76], kurse të nesërmen i shkruan sërish për 500 palë këpucë të vjedhu ra “mbas aksionit që bëmë këto ditët e fundit në Ministrinë e Arsimit” [dok. 23, f. 76], gjë që tregon se vjedhja ishte institucionalizuar dhe drejtohej nga ko manda më e lartë e ushtrisë partizane. Këtë e dëshmon qartë edhe një letër [nëntor 1943] që Enver Hoxha i shkru an Dishnicës si një urdhër për vjedhjen e bereqetit në çiflikun e Ibrahim Biça kut, të cilin Enveri e kishte mik, kurse
Vjedhja ishte institucionalizuar dhe drejtohej nga komanda më e lartë e ushtrisë partizane. Këtë e dëshmon qartë edhe një letër [nëntor 1943] që Enver Hoxha i shkruan Dishnicës si një urdhër për vjedhjen e bereqetit në çiflikun e Ibrahim Biçakut, të cilin Enveri e kishte mik, kurse Dishnica kushëri. Duket se Biçaku nuk kishte pranuar t’u japë bereqet parti zanëve, ndërsa Hoxha ndihet i lumtur që partizanët ia rrëm byen me dhunë
Dishnica kushëri. Duket se Biçaku nuk kishte pranuar t’u japë bereqet parti zanëve, ndërsa Hoxha ndihet i lumtur që partizanët ia rrëmbyen me dhunë [dok. 35, f. 100].
Në Bozhigrad batalioni grabiti 400500 bagëti, kafshët e trasha i shiti, ndërsa të hollat i kaloi në tokën greke dhe i shfrytëzonte për qumësht e mish. Bagëtitë thuhet se ua morën për shkak se populli nuk i dorëzonte armët, por kur fshatarët u çuan armët në shkëm bim të bagëtive të veta, ata ua morën armët por bagëtinë nuk ua dhanë më [dok. 52, ff. 132-138].
Letra e Enver Hoxhës për komesarin e çetës së Pezës, Kristo Themelkon, më 22 nëntor 1943, tregon mënyrën e or ganizmit të terrorit në radhët e UNÇsë, me porosi që të bëhen arrestime të personave të caktuar, “të gjykohen” e pastaj të pushkatohen. Përfundimi i gjyqit dihej ende pa u arrestuar viktima “për t’u bërë shembull” dhe jo për të dhënë drejtësi [dok. 37, f. 103]. Më 1 prill 1944 daton urdhri i Enver Hox hës për Shtabin e Pezës: “Të djegin shtëpitë, të konfiskojnë (vjedhin) pa suritë e tradhëtarëve dhe të reaksion arëve”, gjë që edhe vetë komunistët i klasifikonin si krime lufte [dok. 58, f. 147 dhe dok. 60. ff. 149-154]. Të til la “urdhra” u zbatuan në fshatin Vilan [shtator 1943], pasi fshatarët refuzuan t’u japin bukë partizanëve, ata “hynë dhunshëm nëpër shtëpitë e tyre, gatu an bukë vetë, morën berre, i therën dhe ‘i zien’” [dok. 10, ff. 56-59]. Raporti i Manush Myftiut për KQ të PKSH-së, më 5 gusht 1944, thotë se popullsia e Matit nuk i priti me luftë por me gurë: “Ne morëm menjëherë masa edhe për ‘reprezalje’ dogjëm lag jen dhe pushkatuam 15 veta që zumë nëpër shtëpi ose rrugëve të katundit” [dok. 253, f. 190]. Katër ditë më vonë (9 gusht) në letrën që Sadik Bocaj
shkruan për Liri Gegën, humbja e jetës së njeriut trajtohej pa identitet dhe pa vlerë: “Pushkatuam disa për dënim shembullor” [dok. 191, f. 193].
Në krahinën e Himarës, më 17 gusht 1944, tregohet për Vangjel Nikën, i cili nuk ka pranuar t’u japë partizanëve mushkën dhe këta (partizanët) i kanë marrë djalin Milto, duke ia mbajtur peng “deri të vijë mushka” [dok. 78, f. 175].
Sipas raportit të Këshillit të Qarkut El basan, më 8 nëntor të atij viti, në kra hinën e Zarankës partizanët e birgadës VII në katundin Prapanikë hapën ar kat e grave duke ua marrë plaçkat. Ndërkohë banorët e fshatrave Ceru jë, Mollagjesh dhe Rozavere njësitë e batalionit I të Brigadës VII i kërcënuan banorët me pushkatim po nuk ua sigu ruan “50 palë opinga, 50 palë rroba e mjaft berra (bagëti) mbrenda një afati të shkurtër”. Duke e ditur se koha nuk u premtonte t’i gjenin, ata u treguan “të njerëzishëm”, duke ua marrë vlerën në të holla, në fshatin Ceruj grabitën 28 napolona dhe një ka, kurse në fshatin Rozarvare 11 napolona [dok. 121, ff. 238-239]. Kështu raportohej edhe nga zona e Shkodrës, më 8 shkurt 1945: “Forcat tona që operuan në rrethet te Vau Dëjes, sekuestruan 29 krenë dhenë dhe një ka të Shujk Gjokës nga Sheldija, 24 dhenë, një lopë e dy mështjerra të Ded Mark Kolës (Petro shaj), Nik Gjeloshit dhe Cur Gjeloshit, 73 dhenë, 13 shtjerra, 3 kuaj, 13 lopë, 6 derra dhe dy koshere misër të Loro Simonit në rrethin e Bushatit dhe 25 dhen, dy qe dhe një derr prej Kolika Doçit” [dok. 130, ff. 248-250]. Gra bitjet bëheshin në mënyra të atilla që çudisin çdo mendje normale. Siç shp jegon David Smajli në “Vitet shqiptare” [Tiranë 2012], një partizan vret shokun e tij (partizan) për t’i marrë 200 stërlina, një tjetër për t’i marrë çizmet! (vijon)
“
Shqiptarët dhe “Ballkani
Qani OsmaniShqiptarët janë vënë përballë nismës “Ballkani i Hapur” me afinitet, per ceptime dhe arsyetime të ndryshme nga politika dhe opinionistët në Ti ranë, Prishtinë dhe Shkup, të cilat sillen nga kualifikimet si kthjelltësi dhe largpamësi politike në interes të shqiptarëve, deri në përçarje kom bëtare dhe tradhti ndaj Kosovës dhe çështjes shqiptare në përgjithësi. Për të ndërtuar një rrëfim që e përfshin si ide, frymë dhe ndodhi, projektin “Ballkani i hapur”, përveç dëgjim it dhe analizës së atyre që hiqen si ideatorë dhe, sipas tyre, i sqarojnë qëllimet e tij, kërkon edhe të lexohen mes rreshtash prononcimet e politi kanëve e diplomatëve të shteteve të interesuarA për rajonin, të vlerësosh pjesëmarrësit në samitet e tij dhe të kthjellohesh me historinë rreth njëshekullore të gjysmës së kombit tonë me fqinjët dhe Fuqitë e Mëdha. (Politikën shqiptare në Mal të Zi dhe atë në Luginën e Preshevës, për ar sye të mungesës së peshës së tyre në vendimmarrjet në Podgoricë dhe Beograd, në këtë rast nuk e kam radhitur pas tri qendrave të politikës shqiptare. Pavarësisht kësaj situ ate, ato dhe Çamëria, asnjëherë nuk duhet të neglizhohen dhe anashka lohen, sepse janë pjesë të trevave shqiptare, padrejtësisht të aneksuara nga fqinjët tanë më vendimet që kanë ardhur si rezultat i kompromiseve të Fuqive të Mëdha.) Nga faktorët e brendshëm politikë, diplomatikë, ekonomikë, kulturorë dhe të bashkërendimit të tyre në këto rrafshe në interes të çështjes shqip tare, dy të parat, Tirana dhe Prishti na, janë vendimtare, por edhe politika shqiptare në Maqedoni, me peshën numerike të kombit të dytë, autok
tonisë në territorin që shtrihet dhe të vërtetës historike nga copëtimi i trev ave shqiptare me vendimet e Konfer encës së Ambasadorëve në Londër deri në të sotmen e Maqedonisë së Veriut, i takon vendi pas dy të parave. Këto qendra politike, në kushtet e krijuara pas rënies së komunizmit, e kishin për detyrë ta unifikojnë mendi min dhe veprimin politik në raport me fqinjët, organizmat politiko-ushtar ake perëndimore dhe shtetet aleate të rajonit dhe ato të nivelit botëror. Këtë ua kërkonte interesi kritik, madje mund të thuhet jetik kombëtar, si një komb i copëtuar dhe i traumatizuar në gjashtë shtete, në një kohë kur fqinjët ndiqnin dhe thellonin politikat e tyre antishqiptare. Fatkeqësisht, vetë historia e tre dekadave të plural izmit politik në shtetin politik shqip tar dhe në Kosovë, dëshmon për përçarje dhe kriza brendashqiptare. Vorbulla shqiptare, që i ka brenda saj në raporte që s’lejojnë ekuilibrin për progres, normalen dhe patologjiken, të drejtën dhe të padrejtën, të ligjsh
men dhe të paligjshmen, nacionalis tin dhe kozmopolitin, të palëkundurit në idealet reale dhe sharlatanët, ka tendenca që këto prapësi të thello hen për ta varfëruar edhe më shumë kombin dhe shqiptarizmën.
Ato që e kanë orientuar dhe vazhdo jnë ta orientojnë politikën në Tiranë, Prishtinë dhe Shkup, janë interesat meskine, megalomania, injoranca dhe ndërhyrjet nga jashtë, të cilat, me disa përjashtime, janë vepra nga pozita antishqiptare.
Ekuilibri brenda-ballkanik i domosdoshëm për stabilitet dhe paqe Ballkani, për arsye të pozitës gjeostrategjike dhe resurseve naty rore ekonomike, ka qenë dhe vazh don të jetë një rajon i brishtë, ku janë përplasur dhe vazhdojnë të shtyhen gjeopolitikat e Fuqive të Mëdha. Fatkeqësisht, historia e së kaluarës dhe realiteti i sotëm, dëshmojnë se në kundërshtim me çdo parim kom bëtar dhe njerëzor, arenë e këtyre
“Ballkani i Hapur”
përplasjeve dhe kapitali për t’i kën aqur fqinjët që u janë vërsulur trevave shqiptare me përgjakje dhe spastrim etnik, kanë qenë ato treva shqiptare me resurset e tyre. Kombi shqiptar e vuan këtë padrejtësi dhe vazhdon të jetë i traumatizuar nga copëtimi i tij, i cili e ka prishur edhe ekuilibrin natyror, brenda-ballkanik të domos doshëm për stabilitetin dhe paqen në këtë rajon. Rënia e komunizmit, që përfshiu edhe shpërbërjen e Federatës Jugosllave, në veçanti me çlirimin dhe pavarësinë e Kosovës, nga ku fillon çminimi real i Ballkanit për të ecur rrugës së sta bilitetit, paqes dhe përparimit, është rrugë e drejtë dhe e mirëfilltë, por e papërfunduar edhe pas më shumë se tre dekadave të rënies së komu nizmit. Është e dukshme ngecja e këtij procesi, e cila duhet të jetë si rezultat i përplasjeve dhe mungesës së konsesusit gjeopolitik, kryesisht të të mëdhenjve, si SHBA-Angli, BE (Gjermani-Francë) dhe Rusi. Edhe ajo që duket si neglizhencë dhe re
fuzim që u ka bërë BE-ja Shqipërisë, Maqedonisë së Veriut dhe Kosovës, duhet të ketë lidhshmëri dhe të jetë rezultat i këtyre përplasjeve. Nuk mund të mohohet edhe se Serbia, nëpërmjet miqve të saj dhe kompro miseve të ndryshme, ka dorë të zg jatur për të ndikuar në këto procese. Tashmë nuk mund të thuhet me saktë si nëse në ditët e sotme ka ndryshim të rrethanave të favorshme ndër kombëtare që patën rol me rëndësi të veçantë për krijimin e ambientit të përshtatshëm për lirinë dhe shpalljen e pavarësisë së Kosovës. Pak kohë më parë është përfolur edhe një pro jekt për shkëmbim territoresh dhe shfrytëzim të resurseve ekonomike dhe gjeostrategjike të Kosovës. Këtu nuk duhet harruar se Serbia me miqtë e saj është përpjekur dhe vazhdon të përpiqet për t’u dhënë një rrjedhë tjetër rrethanave të pafa vorshme për atë. Këtë nuk e ka bërë për të dalë nga ndonjë lloj izolimi dhe për ta prishur imazhin e një kombi që përgjaku Ballkanin me gjenocid,
sepse atë e ka arritur jo vetëm me dorëzimin e Sllobodan Millosheviqit dhe Ratko Mlladiqit në Gjykatën e Hagës, por edhe me varfërinë kro nike të politikës, diplomacisë, Aka demisë së Arteve dhe Shkencave, kryesisht në Tiranë, por edhe në Pr ishtinë, për ta publikuar dhe thënë zëshëm të vërtetën e krimeve serbe në Kosovë. Serbia bën përpjekje me qëllim të përfitimit territorial, ekono mik dhe gjeostrategjik në Kosovë. Ajo edhe pas më shumë se 20 vitesh e ka mendjen dhe sytë te pjesa veri ore e Mitrovicës, te Trepça dhe trevat e tjera kufitare në këtë zonë. Lufta në Ukrainë e ka shtuar kujdes in e një beteje të rëndë gjeopoli tike ndërmjet fuqive të mëdha. Nga aparenca të krijohet përshtypja se Ballkani Perëndimor është lënë pas dore, ka kaluar në një shkallë tjetër, për t’u hapur në një të nesërme. Një marrëveshje përfundimtare që do të siguronte njohjen e ndërsjellë midis Kosovës dhe Serbisë të duket se jo vetëm do të zgjasë në kohë, por edhe do të jetë e vështirë dhe e rëndë për t’u arritur. Megjithëkëtë, mos ta har rojmë më të rëndësishmen, thellësinë e brendisë që nuk arrijmë ta lexojmë, nga ku mund të zihet dhe të dalë në sipërfaqe shpejt dhe pa e pritur një propozim marrëveshje.
Fatkeqësisht, shqiptarët e përçarë, me politikë pa nerv (mbarë)kombëtar, pothuajse pa diplomaci dhe instituci one të brishta, duket se janë të pa përgatitur për këtë betejë. Siguria, paqja dhe mirëqenia në Ball kan arrihet me ekuilibrin ndërmjet kombeve të tij, të cilin e mundëson vetëm kthimi i kufijve natyrorë, gjë që do të garantonte integrim dhe bash këpunim progresist brenda-ballkanik dhe evropian. Çdo vendim tjetër që mund t’u imponohet shqiptarëve në dëm të trevave dhe resurseve të tyre ekonomike dhe gjeostrategjike, jo vetëm që i lë, por do t’i thellojë edhe më shumë ndasitë… krizat dhe do ta pamundësojë sigurinë dhe paqen në Ballkan.
Historia që nuk shkruhet
kur para periudhës së çlirimit nga zgjedha serbe dhe merret vetëm me eurointegrimet, duke lënë kështu në bodrumet e memories kolektive tmer rin e komunizmit.
tashmë të Veriut.
Ismail SinaniPo kalojnë pak më shumë se 30 vjet nga përmbyllja e epokës më të tmerrshme të historisë moderne të shqiptarëve, ndërsa neve vazhdon të na mbetet pezull e vërteta se ç’ndodhi në ato 45 vjet të komunizmit. Ndonëse zyrtarisht nga viti 1991 e këndej, komunizmin e kemi lënë pra pa krahëve, ne ende dimë shumë pak për ato vite të errëta. Shqiptari në Shqipëri, kujtimet për atë periud hë sot i ka të mjegullta, sepse është i zënë pas gjërave të tjera, ai i Kosovës dhe Maqedonisë së Veriut shtiret si
Dhjetëra mijëra viktima nga dora e atij regjimi, sot nuk i bën hesap askush. Secili sorollatet me konceptet e veta (gjeo)politike pa bëzajtë aspak për ata dhe ata që u vranë, u keqtrajtuan e u çnderuan nga ata dhe ato, që kishin krijuar antifenë e tyre, që shkatërroi indin e një kombi të tërë. Kjo tragjedi kombëtare, që lëshoi rrënjë në trungun tonë aty diku kah viti 1943 e i nxori “filizat” në ’45-tën, u bë lajmëtare e asaj që meriton një studim të mirëfilltë të historisë me këndvësh trim socio-politik. Por, ja që nuk po ndodhë. Ndonëse një komb i tërë, komunizmin e përjetuan ndryshe në Shqipëri, e ndryshe në Kosovë dhe në Maqedoni,
Por, si në njërin ashtu edhe në tjetrin vend, liria e kishte kuptimin e njëjtë. Në fakt, liria s’kishte kurrfarë kuptimi. Në Shqipëri liria nënkuptonte dashurinë ndaj Enverit, ndërsa këndej kufirit liria nënkuptonte dashurinë ndaj Titos. Ai andej ka vrarë rreth 7.000 mijë veta, ky këndej ka vrarë dhe persekutuar me qindra mijëra veta. Ata andej kanë vuajtur për bukë, këta këndej kanë lënë bukën dhe janë detyruar dhun shëm të shpërngulen në Turqi. Ata andej kanë vuajtur se kanë jetuar në kazamate, këta këndej kanë vuajtur për një copë Shqipëri…
E sot, Burreli, Spaçi, Goli Otoku… as që përmenden diku. Kujtimet e ish të burgosurve as që i lexon kush. E kur ndonjëri prej tyre merr guximin të hed hë në letër diçka nga ajo që ka përjet uar, të gjithë e shikojnë me përçmim, duke bërë një koment sa brutal aq
shkruhet - harrohet
edhe të dhimbshëm: kjo që është shkruar është ekzagjerim. Sikur nuk po arrijmë ta kuptojmë delir iumin komunist si ideologji e ekstremit, që ia ka dhënë vetes për detyrë ta ndërtojë njeriun e së ardhshmes, pa emocione, njëjtë sikurse e përshkruan e ironizon Xhorxh Orvelli në librin e tij “1984”.
Lea Ypi, stërmbesa e Xhafer Ypit, i cili kishte drejtuar Shqipërinë pak para se të binte në duar të komunistëve, në veprën e saj “Të lirë”, ka vendosur edhe një nëntitull shumë domethënës, “të rritesh në fund të historisë”. Shqip tari i atyre 45 viteve ka qenë në fun din e historisë së kohës. Ai ka qenë i përbuzur, pa buzëqeshje, i trauma tizuar… Thjesht, ka qenë një hiç. E sot askush nuk i rreket hapjes së dosjeve. Tashmë një kohë të gjatë disi po shfaqet një hezitim për ta zbardhur këtë pjesë të historisë së kombit tonë.
Tezat për këtë hezitim janë nga më të ndryshmet. Ca thonë se në këtë mënyrë do të rihapen plagët e vjetra e kështu do të ringjallet një hasmëri e panevojshme, ca thonë se të kalu arën duhet lënë prapa krahëve, por nuk janë të paktë edhe ata që thonë se pengimi për hapjen e dosjeve vjen pikërisht nga ajo klikë që janë pas ardhës të komunistëve të vjetër që në kohërat tona shtiren si përqafues të vlerave demokratike, e në fakt janë pinjollë të atyre që në atë kohë mund të kenë kryer krime. Andaj, parashtrohet pyetja se si duhet të sillemi ne shqiptarët karshi këtij fenomeni? A duhet të heshtim apo duhet thënë të vërtetën me çfarë do çmimi? A duhet të ngelemi peng të “recidivëve të komunizmit”, apo u duhet thënë troç atyre se kush janë dhe çfarë janë? Si është e mundur që trojet shqiptare të jenë të vetmet në
Evropë, në të cilat nuk është dhënë llogari për krimet e atij sistemi? Pse tolerohet rehabilitimi në heshtje i fig urës së Enver Hoxhës? A ka politika e sotme ende enveristë? Përse asnjë kriminel i komunizmit nuk ka vuajtur e nuk vuan burg? Si duhet të sillen insti tucionet me familjet që e kanë pësuar më së keqi nga dora e sistemit? Apo, thjesht, a është lidershipi ynë i sotëm (me përjashtime), peng i të bëmave të etërve të tyre?
Pyetjet janë të shumta. Ato nuk për fundojnë me kaq. E keqja është te teoria dhe definicioni i reflektimit që paraqet pasqyrimin e një të vërtete. Në këtë rast e vërteta na mungon, e kjo na tregon se nuk kemi mësuar asgjë nga e kaluara. Dosjet vazhdojnë të kalben nëpër arkiva, e bashkë me ta, edhe eshtrat e atyre që nuk panë dritë. Historia që nuk shkruhet - har rohet.
Plani madhor i Kongresit Amerikan për Ballkanin Perëndimor
Nën udhëheqjen e senatores Xhejn Shahin, u prezantua një draft i ri legjislacioni në Kongresin e SHBA-së. Synimi kryesor i këtij ligji është të rrisë tregtinë dhe investimet midis Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe gjashtë vendeve të Ballkanit Perëndimor, si edhe të promovojë zhvillimin e demokracisë në rajon
Valbona Zeneli
Xhozef Van
Senatorët amerikanë e kuptojnë rëndësinë strategjike të Ballkanit Perëndimor, me një qartësi të dukshme mendimesh dhe idesh në të gjithë leg jislacionin e propozuar. Përbërja e tij është dukshëm e lidhur me mësimet e historisë, me logjikën e fortë dhe sensin e përbashkët dhe të qartë për veprimet strategjike, të cilat janë të nevojshme për të ecur përpara. Ky draftligj përsh kruan në mënyrë të shkëlqyer një for mulë për promovimin dhe rëndësinë e sundimit të ligjit, qeverisjes së mirë dhe krijimit të institucioneve të forta, për të harmonizuar mundësitë e investimeve ekonomike që do të mund të adresojnë dobësitë e shumta në rajon. Më e rëndësishmja është se ky legjis lacion i propozuar nuk shmanget nga theksimi i efekteve paralizuese të kor rupsionit dhe qeverisjes së dobët dhe të mbrapshtë. Ekziston një gjuhë e qartë që do të ndihmojë në zhvillimin e strategjive kombëtare kundër korrup sionit në të gjitha vendet e rajonit, por edhe si një kambanë paralajmëruese për politikanët që shijojnë nocionet e tyre të rreme të mosndëshkimit. Është e qartë se koha e tyre po mbaron.
I pasur me detaje që trajtojnë mundësitë e investimeve, zhvillimin e infrastruk turës, sfidat e emigracionit, por edhe rolin kritik të grave në shoqëri, ky draft ligj promovon rëndësinë e integrimit në Bashkimin Evropian dhe NATO për vendet, të cilat dëshirojnë këtë rrugë. E thënë thjesht është një legjislacion i shkëlqyer. Nëse do të miratohet dhe financohet në mënyrën e duhur, do të ofrojë mbështetjen e nevojshme për ta drejtuar rajonin në një rrugë që do të realizojë vetë emrin e legjislacionit: Akti i Demokracisë dhe Prosperitetit të Ball kanit Perëndimor. Amerika duket se pas rolit të rëndë sishëm që ka luajtur për sigurinë dhe stabilitetin e rajonit, këtë herë do të luajë rolin e një “inkubatori ekonomik” për këtë rajon të varfër të Evropës dhe shpesh të lënë pas dore. Nga një perspektivë e thjeshtë ekonomike, të anashkalosh potencialin e Ballkanit Perëndimor është e gabuar. Dimensio net historike të sigurisë gjeopolitike të rajonit, mund të kenë krijuar një ndjenjë të vizionit “të mbyllur brenda tunelit”, duke krijuar një ndjenjë paralize në ven dimmarrje, sidomos nga BE-ja. Prob lemet janë të shumta. Vendet e rajonit për sa i përket nivelit demokratik, për shihen si kategoritë e “demokracive me të meta” dhe “regjimeve hibride”, sip
Pikëpamjet
shprehura
as Indeksit të Demokracisë. Problem është qarkullimi i lloj të njëjtë të politi kanëve të fortë që masin madhështinë e tyre me aftësitë për të përfituar sa më shumë nga korrupsioni. Të njëjtat per sonalitete shkëlqejnë edhe në ndezjen me mjeshtëri të tensioneve etnike dhe fetare, për të shpërqendruar popullatën nga problemet reale. Dinamikat politike, të kombinuara me mbetjet e praktikave kulturore otomane, krijojnë një rajon shumë kompleks.
Roli i SHBA-së ka qenë jetik në dhënien fund të konflikteve të përgjakshme të rajonit në vitet 1990. Megjithatë, paqja dhe stabiliteti i qëndrueshëm në Ballk anin Perëndimor nuk mund të ndodhin pa një funksion imponues për zhvillim in ekonomik dhe demokratik të rajonit. Sfidat e vërteta të sigurisë në rajon burojnë nga premtimet iluzionare të pafundme të tranzicionit të stërzgjatur. Kjo lidhet me kombinimin toksik të lid ershipit të korruptuar, që vazhdon të ushqejë varfërinë, anshmërinë në sun dimin e ligjit, korrupsionin dhe krimin e organizuar.
Me sa u tha më sipër si sfond, ekzisto jnë edhe efektet e shtuara destabilizu ese të akterëve të ndryshëm malinjë në rajon: Rusia, Kina, dhe së fundmi Irani me sulmet e tij kibernetike. Ndikimi rus dhe kinez në Ballkan, ngjall një epokë
OPINIONE & VËSHTRIME nuk përfaqësojnë domosdoshmërisht politikën redaksionale të „KOHA javore„
të re të konkurrencës strategjike dhe ilustron se Ballkani Perëndimor mund të shihet si një terren për t’u shfrytëzuar nga akterë të ndryshëm. Fushatat e pandërprera dezinformuese ruse dhe kineze janë vetëm një aspekt i përpjekjeve të tyre për të destabilizuar rajonin. Përdorimi i furnizimeve energje tike si “armë” nga Rusia dhe diplomacia e “borxhit” e përdorur nga Kina, kanë efekte sfiduese në rajon. Disa vende të Ballkanit Perëndimor varen eksklu zivisht nga energjia ruse, gjë që i jep Moskës ndikim të jashtëzakonshëm si në rastin e Serbisë, Maqedonisë së Ve riut dhe Bosnjë e Hercegovinës. Strategjia e Kremlinit është të dëm tojë integrimin në NATO dhe BE të rajonit. Kremlini do të vazhdojë të për dorë veglat e tij të luftës hibride duke shfrytëzuar institucionet e dobëta, poli tikanët e korruptuar dhe duke politizuar tensionet etnike dhe fetare. Kina ka zgjedhur një taktikë të ndryshme duke iu afruar rajonit si një portë treg tare për të çuar përpara nismën e saj “Brez dhe Rrugë”, duke qene se Ball kani Perëndimor është një lidhës kyç me Evropën Perëndimore. Infrastruktu ra e dobët në rajon, mungesa e kapital it, rregullat jo të qarta, ligjet e dobëta të prokurimit publik, rregulloret për forcën punëtore e mjedisin, dhe rehatia e lid ershipit me praktikat korruptive, mund ta kthejnë rajonin në një shesh lojërash ideale për kreditë e “lehta” kineze, dhe një sërë metodash të tjera të fuqisë së butë për të fituar ndikim. Aktualisht ekzistojnë 122 projekte ki neze me një vlerë të përllogaritur prej rreth 31 miliardë dollarësh, ku më shumë se 70 përqind janë në formën e huadhënies koncesionale, sipas të dhënave të fundit të BIRN. Kjo përbën pothuajse 40 përqind të stokut total të Investimeve të Huaja Direkte (IHD), i cili është 85 miliardë dollarë në pesë vendet e Ballkanit Perëndimor, me për jashtim të Kosovës, e cila nuk njihet nga Kina.
Vlerësimi i aktiviteteve ekonomike ki neze nuk është i lehtë, sepse Kina zakonisht kërkon klauzola të rrepta
konfidencialiteti në marrëveshjet e saj të investimeve – klauzola që kufizojnë transparencën dhe mbështesin korrup sionin. Thënë kështu, sasia e aktivitetit kinez është shqetësuese. Sipas Aid Data, rreth dy miliardë dollarë ndihmë kineze për zhvillim, janë shpenzuar në rajon që nga viti 2000, duke i dhënë Kinës një terren të rëndësishëm. Pro jektet kineze janë të synuara mirë, duke përfshirë gamën e granteve për të mbështetur administratën publike, don acionet për modernizimin e bujqësisë, shkollat, faljen e borxheve dhe Institutet Konfuçi.
Nga ana tjetër, krijimi i mundësive për të rinjtë është një parakusht për të ngadalësuar emigracionin dhe ikjen e trurit nga rajoni, i cili nxitet nga dësh përimi ekonomik dhe institucional. Në vitin 2021, të ardhurat mesatare për fry më të gjashtë vendeve të Ballkanit ishin rreth 7.000 dollarë – as 15 përqind e të ardhurave mesatare të BE-së dhe pak më shumë se 10 përqind e të ardhurave për frymë të SHBA-së. Konvergjenca e shumëdëshiruar ekonomike me Perën dimin duket qartë se nuk ka ndodhur ende.
Tregtia midis SHBA-së dhe Ballkanit Perëndimor është minimale. Në vitin 2021, shkëmbimet tregtare ishin rreth 1.5 miliardë dollarë, sipas të dhënave të UNComtrade, në një kohë që nivelet e tregtisë midis SHBA-së dhe BE-së arritën në 760 miliardë dollarë. Mar rëveshjet e mundshme të tregtisë së lirë midis SHBA-së dhe Ballkanin Perëndimor, do të shërbenin si një shtytës i fortë për rritjen e niveleve të tregtisë dhe investimeve, dhe do të le htësonin integrimin e rajonit në tregun e përbashkët evropian.
Një treg i mirëarsimuar, me 18 milionë konsumatorë, por me një Prodhim të Brendshëm Bruto prej 132 miliardë dollarësh, Ballkani Perëndimor ka po tencialin të bëhet një rajon me rritje të shpejtë ekonomike, i cili mund të lidhet lehtësisht me tregun e përbashkët të BE-së, treg prej 17 trilionë dollarësh. Megjithatë, gjashtë vendet e marra së bashku kanë tërhequr më pak se 0.2 përqind të stokut të investimeve të hua ja direkte globale, sipas të dhënave të UNCTAD.
Në mënyrë të ngjashme, stoku total i investimeve të huaja direkte amerikane në rajon është vetëm 900 milionë dol larë, sipas Zyrës së Analizës Ekonomike të SHBA-së, krahasuar me rreth katër
trilionë dollarë që kompanitë amerikane kanë investuar në ekonominë e BE-së. Megjithatë, rajoni është shumë dinamik në aftësinë e tij për t’u përgjigjur shpejt, siç tregohet në rastin e Shqipërisë. Në vitin 2021, Shqipëria pa një rritje prej 70 përqind të stokut të investimeve amerikane (nga 99 milionë dollarë në 168 milionë dollarë), falë investimeve të reja amerikane në sektorin e energjisë. Me shënjestrimin e investimeve të duhura, Ballkani Perëndimor mund të bëhet një qendër kritike për “Allyshor ing” (sjelljen e investimeve të huaja nga vendet e largëta në vendet aleate), duke stimuluar prodhimin e mallrave kritike brenda ekonomisë transatlantike. Kjo do të ishte e rëndësishme për të krijuar teprica në sektorët kryesorë të sigurisë kombëtare dhe për të eliminuar varësitë e produkteve nga Kina dhe ato energ jetike nga Rusia. Investimet në energji, automatizim, robotikë dhe inteligjencë artificiale do të provonin të ishin inves time me kosto vërtet efektive në afat të gjatë, dhe do të krijonin kapacitete brenda komunitetit transatlantik. Inves timet në këta sektorë përfundimisht do të nisnin projektet e nevojshme të infra strukturës dhe do të krijonin mundësi të reja punësimi në Ballkanin Perëndimor. Në analizën përfundimtare, ndihma për vendet e Ballkanit Perëndimor është në interes kolektiv të sigurisë kombëtare të BE-së dhe Shteteve të Bashkuara të Amerikës. Rëndësia gjeostrateg jike e Ballkanit Perëndimor u theksua qartë edhe gjatë stërvitjes ushtarake Defender-Europe 21, të udhëhequr nga SHBA-ja dhe tregoi rolin kritik që vendet e NATO-s dhe aspirantët në ra jon luajnë në mbështetjen e aleancës transatlantike. Rëndësia e rajonit bëhet edhe më kritike për shkak të pushtimit rus të Ukrainës. Kthimi i konfliktit në Ev ropë na bën të gjithëve të kuptojmë që vizioni i një Evrope të lirë, në paqe dhe në prosperitet, duhet të mbetet objek tivi ynë i përbashkët. Ballkani Perëndi mor është pjesë shumë e rëndësishme e kësaj analize. Çdo mosveprim do të sillte pasoja të rënda. Nëse investimet e duhura do të drejtohen për të nxitur rritjen e qëndrueshme ekonomike dhe mirëqeverisjen, rajoni do të marrë dre jtim dhe “magjia do të ndodhë”. Ashtu siç propozohet, Akti i Demokracisë dhe Prosperitetit të Ballkanit Perëndimor, do te ishte legjislacion i jashtëzakon shëm që do të mund të sillte ndryshimin e shekullit në rajon.
Daorsoni – Mikena
Grupi “Ilirët” nga Ulqini, edhe pse i përgjysmuar (një në studime e tjetri në gurbet), prapë u aktivizua dhe fil loi vizitat hulumtuese të qendrave të mëdha ilire. Në agjendën e vizitave, prej vitit 2020 qëndronte pezu ll Daorsoni i cili gjendet në fshatin Orashiq të Bosnjë dhe Hercegov inës. Por, për shkak të situatës së krijuar globale deri më 25.9.2022 nuk ishte e mundur të realizohej. Parapërgatitjet filluan dhe së bashku me Samiun u pajtuam që kësaj rruge t’i bashkangjiteshin Fatmir Markashi dhe Muhamed Gjokaj nga Dinosha. Nga Ulqini u nisëm në ora gjashtë të mëngjesit, sepse na priste rrugë e gjatë, kurse në Podgoricë na u bashkua Muhamedi. Menjëherë filloi biseda për vendin që do të vizitojmë, lidhur me megalitet gjigande që do të shohim, stelat e lashta të njohura si Steqakë (e në atë rajon janë identifi kuar afro 4.000 sosh), por edhe për vetë Stol-cin qytetin më të afërm që ka emrin shqip.
Pasi që Fatmiri kishte kohë që merrej me problematikën e halpogrupeve të gjakut, ai na e bëri një elaborat të detajuar të grupeve të gjakut si të shqiptarëve ashtu edhe të fqinjëve të rajonit, por edhe më gjërë. Rruga nga Podgorica e deri në Nikshiq u bë për pesë minuta dhe ligjërimi i Fatmirit na la të gjithëve të habitur me njohjen në detaje të kësaj problematike. Sapo arritëm në rreth-rrutullimin e fshatit Vilusi, Google na lajmëron kthesë në të djathtë dhe na propozon që rrugën ta bëjmë në drejtim të pikës kufitare Vraqenoviq. Sapo kaluam kufirin mes MZ dhe BeH, menjëherë u vërejt një atmosferë pak më ndryshe. Kur them më ndryshe mendoj se aty koha kishte ndaluar në vitet e tetëdhjeta të shekullit të kaluar. Rrugët nuk ishin në gjendje të mirë, por edhe shtëpitë
ishin konzervuar në po ato vite mad je në shumë prej tyre ende vëre heshin gjurmët e luftës. Një ndjenjë e pakëndshme rrinte pezull. Kaluam nëpër Bileqen e vojtur mos më keq dhe duke na treguar Muhamedi për ish-shkollën ushtarake, aty vëmend jen tonë na e morën stelat gjigande buzë rrugës. Menjëherë ndaluam makinën dhe dolëm të shohim se me çka kemi të bëjmë. Befasi. Afro 30 megalite stelash fare pranë rrugës. Mes shkurreve në pyll, stela im pozante, me volta, që peshojnë disa tonë. Jo shumë larg po në atë drejtim maje kodre kishte ngritë kokën një tu mul gjigande ilire. Të gjithë ishim në trans. Vazhduam rrugën në drejtim të Daorsonit. Google na thotë edhe 13 minuta rrugë. Duke përmbledh përshtypjet e para, pa e hetuar fare kalojmë kufirin mes RS dhe BeH dhe jemi fare pranë Stollcit. Fatmi ri na shpjegon se bregut të Lumit Bregava (Breg-vi vër.aut.) që ka lonte përmes Stollcit kishte shumë mullinj uji. Shumë shpejt ndaluam në një mulli të adaptuar në restoran dhe duke pushuar shijuam ambi entin i cili ishte shumë i këndshëm. Në largim ndalemi para mbishkrimit të mullirit ku në sllavishte shkruante: “Mlin Buzdelj”. Pyesim mullisin se a e di domethënien? Duke na pohuar me kokë dhe duke treguar me gisht nga goja, ai na thotë se mbiemri i tij do të thotë “Zub” e që në shqip i bie dhëmb. Eureka! Ja një fjalë shqipe e konzervuar nga vendasit. “Buzë-del, del nga buza, dhëmbi”. A thua vallë ilirët dhëmbin e kanë quajtur buzdel? Çfarë kënaqësie. Asgjë nuk është rastësi, grupi i ilirëve nga Ulqini më soi një fjalë të re ilire në Stol e me ne edhe ju: BUZDEL=DHËMB. Nga mulliri i dhëmbit u nisëm dre jt Daorsonit për të cilin teknika na tregonte se jemi larg 5km. Pas 300 m morëm kthesën në të djathtë dhe filluam ngjitjen. Makina moderne e Samiut gjarpëronte drejt Daorsonit dhe nuk e ndjente aspak ngjitjen. Sa çel e mbyll sytë na u shfaq komplek si arkeologjik i Daorsonit. Parkuam dhe të katërt dolëm të pajisur me
aparate fotografike. Fatmiri e Samiu në trans shkonin drejt murit gjigand me megalitet ciklopike. Unë e Mu hamedi nëpër tokë vërenim shumë copa qeramike, dhe ja menjëherë një grumbull gurësh. Poooo, është tumul ilire të cilën e identifikuam. Gjyetarët e thesareve e kishin shkretuar. Disa metra më larg ishte edhe një tu mul, por më e vogël. Identifikojmë dy dorëza amfore. Edhe këtu plot e përplot me qeramikë. Duke studi uar format e copave të qeramikave vërejmë vend-mbledhjen e ujit e cila kishte një diametër prej 10 m dhe një thellësi përafërsisht 2 m. Interesante e bënte mënyra e të punuarit në kas kadë dhe i gjasonte një amfiteatri të vogël. Nisemi drejt megamurit ilir dhe emocione të papërshkrueshme të kaplojnë. Lidhja e thatë e mureve me megalite gjigande disatonëshe ishte shumë e veçantë, dhe pa dyshim lashtësia e vendbanimit dhe ilirëve që e ndërtuan shkonte shumë më larg se shekulli IV p.e.re. Daorsoni gjendet në një lartësi mbidetare prej 290 m, ndërsa në krahasim me luginën nën të, 220 m. Në tri anë është greminë dhe qasje ka vetëm nga jug-lindja. Shtrihet në një hapsirë prej 30 ha dhe përbëhet prej tri tërësive. Muri
Mikena ilire
ciklopik që gjendej mes dy kullave ishte i gjatë diku 60 m dhe vendevende i lartë përafërsisht 10 m e i gjërë 2 m. Përfaqësonte mbrojtjen e akropolit ku pasi kaloje portën gjigan de të lartë 5 m, dalloheshin gjurmë të konstruksioneve të ndryshme që di kur kanë qëndruar krenare. Gjeta sh kallët e para që çonin për disa metra poshtë greminës. Aty është edhe një pushimore e vogël dhe buzë shkëm bit shkallët tjera që çonin në drejtim të një shpelle. Shkallëve mund të vëreje numër të pafund të copave të qeramikës. Unë mundohesha të identifikoj ndonjë me ngjyrë të zezë, por jo të tilla nuk më kapte syri. Një çift të rinjësh ishin më fatlum se unë. Djali gjeti një maje shigjete, unë e lakmoja por paraqitesha indiferent. U kthyem sërisht te muri ciklopik dhe atje takuam një çift tjetër nga Belgji ka për të cilët kjo ishte hera e dytë që kishin ardhur. Samiu i ekzaltuar duke thirrë ilirët merr vrapin në drejtim të portës. Belgiani mbetet i habitur. Si ka mundësi: ai tash dy vite mundohej të kapte aureolën e ambientit, kurse Samiu pas vetëm gjysmë ore vrapon te sikur në trans. Belgu e xhelozonte. Atij i mbajtëm falas një orë historie për ilirët dhe ia bëmë me dije se ky
vend është vend i pastër ilir i fisit Daorsë. Moti edhe pse i vranët, por pa shi ishte fantastik dhe i jepte një madhështi të gjithë Daorsonit. Orët kalonin duke bërë fotografi nga më të ndryshmet dhe vetëm shiu që fil loi të binte na e bëri me dije se ishte koha të uleshim në Radimle poshtë Kalasë së Daorsëve, dhe të vizitonim kompleksin prej 110 stelave. Sa çel e mbyll sytë arritëm aty. Djali që punon te na tregoi se kishim të bënim me 65 “steqakë”, që përmbanin zbukurime prej të cilave disa kishin trimin me fustanellë i cili në të majtë kishte një shigjetë, kurse me dorën e djathtë përshendeste. Ilirët filluan të flasin. Jo me zë, por përmes piktografeve të skalitura në stela. Përgjegjësi shp jegonte se kemi të bëjmë me varreza mesjetare, që më të vjetrat të identi fikuara ishin nga shekulli XV, dhe se shkrimet në to ishin me alfabetin e ashtuquajtur “bosançica”. OK, ne dëgjuam verzionin zyrtar ash tu siç e dëgjuan edhe vizitorë tët jerë. Por, stelat filluan të komuniko jnë me ne me një shqipe të kulluar. Ornamentet ishin identike me ato të xhubletave. Fatmiri shpjegon se në shumicën e këtyre stelave gjen si zbukurim një ornament që njihet si “Zik-zaku i Marashit”. Por, jo ai nuk është zbukurim pasi që kemi të bëjmë me objekte sakrale, andaj ai është simbol, dhe përveç vijes zikzake gje jmë edhe simbole të tjera nga periu dha pagane të ilirëve që sot janë të asimiluar: dielli, spiralja, rrathët kon centrik, vija valore etj. Numri i madh i stelave në këtë rajon lehtë shpjeg ohet me trashëgiminë e mënyrës së lashtë të varrimit. Dikur me tumula (numër shumë i madh i identifikuar) e më vonë me megalite shkëmbore - stela. Sa më i kamur të ketë qenë personi, aq më e madhe stela dhe aq më shumë gdhendje. Gdhendjet transmetojnë mesazhe të cilat vetëm me kulturën ilire fare lehtë mund të shpjegohen. UNESCO-ja i ka futur në listën e të mirave kulturore afro 4.000 stela në tri shete kufitare ku gjenden ato, por habia më e madhe qëndron se tumulat ilire nuk ishin fare të mbrojtura, madje edhe qyteti im pozant i Daorsonit ishte pre e lehtë e keqbërësve. Duke përmbledhë për shtypjet e ditës largohemi nga Stollci apo më mirë të themi nga Daorsoni me mbresat më pozitive. Nga litera
tura mësojmë se në Daorson është gjetur një helmetë ilire, 29 monedha të Mbretit Ballaios, disa monedha me mbishkrimin Daorson dhe liburnën në të. Këtu janë prerë monedha, janë gjetë fragmente të një kupe të ashtuquajtur helene shumë të rrallë, të vetmen në ish-Jugosllavi e të ng jashme me një nga Butrinti, Athina, Korinthi etj. Pra, flasim për “Thorn kantharos” shumë të rrallë e këtu janë gjetur me dhjetëra. Pastaj figura e Kadmit dhe Harmonisë. Jo shumë larg Daorsonit e që i përket të nje jtit areal, në Hutovo blato, janë gje tur mbetjet e dy liburnave ilire, pastaj afërsia e madhe me Naronën ka bërë që viteve të tetëdhjeta të shekullit të kaluar një studiuse meksikan, Rob ert Salinas Prajs, të dalë me teorinë se Troja gjendet në luginën e Lumit Neretva, dhe hamendësimet e tij ishin mes Gabellës dhe Daorsonit. Ky vend ende qëndron i pahulumtuar dhe pret që një ditë t’i kthehet lavdia që ka pasë para se të shkatërrohet dhe të zhvendoset e gjithë popullisa. Në vitin 2007 arkeologu gjerman Dr. Nils Miler Shisel sipas sondazheve që bën, konstaton se nën komplek sin ekzistues të Daorsonit ka edhe një qytet tjetër i cili më së paku 500 vjet është më i vjetër se ai ekzistuesi që shihet. Pra, Daorsoni është vetëm vazhdimësi e jetës së një qytetërimi më të hershëm. Sipas asaj që dihet deri më sot, konstatohet se në Daor son kanë jetuar vetëm aristokracia e qytetit, kurse popullisa e thjeshtë në luginë, pra në fushën e Radimles ku sot është edhe kompleksi impozant i mbi 100 stelave.
Ky ishte takimi im i tretë me Daor sonin. I pari në vitet e tetëdhjeta kur si nxënës shembullor isha pjesë e skuadrës së nxënësve që kaluan pushimet në Zaostrog të Kroacisë. Pjesë e këtij grupi ishte edhe vajza nga Prishtina që quhej Daorsa. Hera e dytë në vitin 2004 një bisedë mes motrës dhe bashkëshortes time lid hur me emrat e gjinisë femërore, mo tra ime përmendi Daorsën e bash këshortes time i pëlqeu ky emër i çuditshëm ilir, kështu vajza ime e lindur në vitin 2005 fitoi dhe me krenari mban emrin Daorsa. Hera e tretë padyshim ishte vizita ime fizike e Daorsonit në shtator 2022, e që kon statoj se me të vërtetë është Mikena ilire.
Prenkë JakovaKujtimi për Ulqinin, Katërkollën dhe Ostrosin
Luljeta CuraNë vitin 2012 në oborrin e shkollës së vjetër në Katërkollë, mbajtëm një takim me nxënës dhe me profesorin e ndjerë Gëzim Uruçin. Qëllimi takimit ishte që profesori në fjalë nxënësve t’u flasë për shënimet në ditarin e kompozitorit Prenkë Jakova. Në ditar in e tij personal ka shkruar për vizitën që i bëri Ulqinit në fillim të pranverës së vitit 1930, ndërsa në vitin shkollor 1941/42, kur Italia i çliroi këto troje, kompozitori Prenkë Jakova kthehet në këto troje si mësues. Profesor Gëzim Uruçi pas rënies së komunizmit në Shqipëri dhe me hap jen e kufinjve, pati tentuar ta vizitojë shkollën e vjetër ku ka punuar Pren kë Jakova, por pa sukses. Ëndrra e tij u bë realitet në prill të vitit 2012 në një mjedis të ngrohtë me nxënësit e Shkollës Fillore “Bedri Elezaga”Katërkollë.
Materiali nga ditari i Prenkë Jakovës, më është dorëzuar në vitin 2012 nga profesor Gëzim Uruçi. Ditari është i shkruar në dialektin gegnisht dhe të kënaq shpirtin në çdo aspekt.
Kujtime per Ulqinin
“Ishte fillimi prendverës, të vitit 1930. Nisja për në Ulqin, për mue ishte
diçka, tepër e papritur dhe emocio nuese, pasi kisha dëgjuar shumë për këtë qytet, plot histori e legjenda nga ma të ndryshmet.Tanë natën nuk më zuni gjumi e sillesha në dyshek, si dashi n’hell, tuj fantazue e tuj e imag jinue, se si ka me na u duk, Ulqini, n’at ditë të bukur të majit. Të nesër men, prej tek Kisha e Madhe e deri tek Ura e Bunës e bame pothuajse me vrap me shokët e mi të Shkollës “ILLYRICUM”, saqë At Martin Gjo ka dhe disa të tjerë, na e tërhiqnin vëmendjen, per me ecë, ma ngadalë. Por unë edhe pse isha, ma i ngathti, entuziazmi i shokëve teë mi, më mer rte me vehte.
Ne orën 05.00 te sabahit, kur po rral loheshin ki-ki-teë, e gjelave, na me klasen, të prim prej mësuesve tonë, kishim mbrri, tek Gjymryku i Moles, ku kishte tri a kater barka, të mdha ja Ulqinake, e nja kateërdheteë, lun dra te vogla, prej Krajet, Shestanit, Zog’jet, Shiroket e ku po di une…… Maje do dengave, me lekura, që i vinte era, ma e keqe se tharkut te thive, po flenin disa djem e burra, prej malsijet, qi për nga veshja ishin prej Dukagjinit, që ne, në Shkodër ju thojmeë, hamaj e do barrtar. Tallalli i Bashkisë, ishte ulë te Mullini i Zjer mit dhe me nje bedel, te Gjymrykut po piqshin nga nji kafe me do krande, që po ja mblidhte bedeli. Ne tanëve, na u dukte, si nji gja rromantike, tuj pi kafe në rruge te madhe. Në kët kohë, kapidani i barkës ulqinake, “SCAN DERBEG”, Musa Beg Diçi, na bani za, qi dalngadalë, të afroheshim, tek mola, në krahun e majtë, të Urës së
Bunës, se e kishte lanë barken, pa u futë në Urë, se aq heret, nuk kishte hamaj, për me na e hapë. At’here nji nga nji, tuj ba kryq e tuj ju lut zotit, filluem me hyp, në barken, me tanë ato vela e konope e do rraqe të tjera, si me kënë, barka e Kristofor Kolom bit. Kapidani Ulqinak, ishte një burrë i fortë e trupmadh, me do sy blu, ma blu se qilli n’ prendverë.
Me t’hypun në barken ulqinake. Ka pidan Musaja, mori në dorë, nje bori e tipit (plicorno), të vjetër, qysh në kohën e turkut dhe pasi e vuni në buzët e tija, filloj që ti binte, me nje teknikë shumë të lartë. Ky ishte sinja li, që ai u jepte udhëtarëve, për ne Ul qin e Tivare, se Barka “Scanderbeg”, ishte gadi, për udhëtim. At Martini e kishte mik të vjetër dhe na tha, se ka pidani, në kohë te turkut, kishte qenë borizant edhe ne fanfaren e Flotës Detare të Tripolit. Edhe sot, që po i shkruej, këto pak rrjeshta, më duket se e kam parasyshe, burizantin Musa. Në këtë kohë, erdhen edhe dy gra të reja ulqinake, të shoqëruara nga një djalë, nja 20 vjeçar, të cilët hypen, me shpejtësi, ne kuverten e barkës. Nje muço i quajtun Ali, zezak, filloj të çonte sperancen, tuj sjell një çikrik, ne kiçin e barkës. Tash ma motorri ishte ndez, e manovrat po e drejtonin barkën, drejtë, ishullit të Dajlanit. Udhëtimi nëpër lumin e Buenes, që i mrekullueshem. Shpesh, At Mar tini, na i ilustronte me shpjegimet e tregimet e tija, të mrekullueshme, prej historjanit e gjeografit, të sprovuem, gja të cillën, mbas muzikës e kishte gjanë, ma të dashtun. Sapo kishim
mbrritë, në dalje të Buenes, Kapidani Ulqinak, na thirri, që ta ndihmonim, muçon Ali, për të çue velat e barkës, e ne tanë kujdes, filluam, që te kapim konopet e trashë, të velave, të lyem, me dyll e voj peshkut, për mos me u kalb.
Në këtë kohë, At Martini, kishte hyp, mbi kashu te kapidanit e na pyeti, tanë seriozitet.- A e dini pse, jena nisë sot, për në Ulqin, me këtë Barkë e jo, me ndoj tjetër? Heshtje….! Ndigjohej vetëm era qi perplasej, lehtë ne velat e barkës misterioze, si me kënë barka e Piratit Ulqinak, Ali Haxhisë. Askush nuk bani përseri za. Ati mu drejtue mue.- Hë more Prek vocrraku, a po e din ndopak? Unë mbeta, si i habitun, ashtu si mocatarët e mij, e aj tanë solemnitet, na tha. Se kjo barkë mbanë, emrin e herojt tonë kombetar Scanderbegut, e qi ju, kur ta kujto ni, këtë vozitje, të kujtoni edhe Gjergj Kastriotin, Skanderbegun tonë leg jendere. Në keto biseda e tregime, të improvizueme prej tij, kishim arritur, në afërsi, të Molit të vogël, të Ulqinit, që per ne, ishte një andërr, qi sot po bahej, një realitet dhe po na e shton
te dashninë, për këtë vend të lirisë tonë, vendin e kapidanave trima. Mundem me thanë, se në Ulqin, fil luen me më ardhe, frymzimet e para, për historine e Skanderbegun, e shumë kujtime, të tjera. Pritja që na u ba nga Ulqinakët, qe e mrekul lueshme. Shumë fëmij e të rritun, na shoqnuen, për në Kalanë e Ulqinit, tuj na mbajt, për doret, si me kënë vllaz nit tonë. Në jetën time, nuk kisha, pa njerz ma paqesorë e të dashtun. E kështu sëbashku,dolme në maje, të Kalasë, prej ku, deti e malet e Tiranës e deri Kalaja e Lezhit e malet e Shko drës, Fusha e Zadrimes, na dukeshin, si ne pllamë të dorës…… Këtë ditë, të paharrueme, nuk mundena me e hjek, prej kujtimeve, ma të bukura, të jetes tonë. Në Shkodër u kthyem, tuj falenderue Zotin e tuj bekue, me fjalët ma të shenjta edhe At Martin Gjokën, Gjeografin e Historianin e levduem, që na organizoj, këtë piknik, të bekuem, në Ulqinin tonë të lirisë. Por falenderim patem edhe per Kap idanin e Scanderbegut, Musa Diçin, etj.
Nga Katerkolli në Ostros
E kam kujtue, këtë udhëtim shpesh, e nuk ma merrte mendja, se ndonjë ditë me punue, në kto vise, të bekueme, të Shqipnisë. E rasti e solli qi për do kohë, me kën edhe unë mësues, ndër disa vende, të Anës së Malit e në Krajë.
Ishte korriku i vitit 1942
Një ditë, tek po lexojshe diçka, në revistën, HYLLI DRITËS, në odën e vogël, u fut Nana Rozë, me duert e saja tanë shkum sapunit e tane preokopim, e më thot, se ka ardhë një mik i shtëpis tonë, Jaho Domnori, që ishte Drejtor i shkollës fillore të Ul qinit. Unë tuj e njoftë mirë Jahon, lash librin e dola, me një herë, në oborrin tonë, të vogël, ku Nana Rozë e kishte vendue, në nji karrike thuprash. Pasi u falme, me njëri tjetrin, ai më propo zoj, që të shkojshe, si mësues, në ka tundin e Katërkollit, në Anë të Malit, se në atë zonë, kishte marrë edhe mësues, të tjerë prej Shkodret, si Vik tor Kiçin, Prenkë Shirokën, Shuk Shl lakun, Ramadan Millen, Zef Berishen e shumë të tjere. Unë si me marifet ja hodha fjalën, për me më marrë, në Ul qin, e aj, plot dëshirë, më premtoj, se do ta rrealizonte, këtë dëshirë timen, por në të ardhemen. Meqë të gjithë mësuesit, që më përmendi Zotni Ja hoja i njifshe mirë, pranova, pa ma të voglin hezitim. Nana tuj i pru nji kafe tarnake, e tuj fluturue prej gëzimit e falënderonte, Zotni Jahon, për inter esimin e tij. Ajo ju lut edhe për vellaun tim, Çeskun, për me i gjetë një vend edhe atij, se i pëlqente natyra dhe puna si mësues.
Në Katerkollë, gjeta vetëm 62 nx anës, të mrekullueshëm e të bindun, e jo si ato të Bërdicës, që edhe në Kishë, nuk rrinin rehat, e nuk e lejshin priftin, me çue mesh. Këtu në Kater kollë punova shumë mirë me Viktor Kiçin e Prenkë Shirokën. Shkolla e Katerkollit, ma përpara ka qenë, në katundin Selitë, në ndërtesen e Me jtepit, e ma vonë, u ba kjo e reja, në vitin 1924. Këtu thuhet se këto shkol la, të reja u hapen, me inisiativen e Lanush Nuzit ‘Perajve të Shasit e të Tahir Ramajt t’Çapriqeve, ish Kryetar Komunje e të Rexhep Ahmetit të Gjo najve te Selitës, që i dha tokë, për shkollën e Selitës.
Poezi e porosisë dhe mesazhit
Tuz – Në Qendrën Kulturore Infor
mative “Malësia” në Tuz, të mërkurën mbrëma më 28 shtator 2022, u bë përurimi i librit me përmbledhje poezish, i titulluar “Kujtime” i autorit nga Malësia, profesorit të gjuhës dhe letërsisë malazeze, Samir Ax hoviq.
Publiku i pranishëm pati rastin që të njihet më në detaje me tematikat që autori trajton me vargje të afro dyzetë poezive sa përmban ky libër, përmes vështrimeve që dhanë panelistët e mbrëmjes z. Nikollë Camaj, pro fesor i gjuhës dhe letërsisë shqipe dhe Tanja Zekoviq, profesoreshë e
gjuhës dhe letërsisë malazeze. Në vështrimin e saj mbi librin “Ku jtime”, znj. Zekoviq tha se poezia e Axhoviqit është një poezi lirike e karakterit intim, në disa segmente e angazhuar, e cila përfshinë disa fu sha tematika e të cilave ndryshon, duke i vështruar sërish nga një kornizë tjetër kohore. “Mosmishërimi i vlerave njerëzore, pakuptimësia e jetës, pamundësia e afirmimit të dijes, mohimi i vlerave i cilësdo, ose i të gjitha strukturave sociale, i parimeve të pushtetetit, lig jit, i normave dhe parimeve morale, janë tematika të cilat mbizotërojnë
në këtë përmbledhje”, theksoi ndër të tjera, profesoresha e gjuhës dhe letërsisë malazeze Tanja Zekoviq. Ajo më tutje u shpreh se, edhe pse mesazhi që përcjell kjo përmbledhje nuk ka qenë optimist, përkundrazi, ka dëshmuar se jetojmë në një vend dhe kohë të palumtur me vlera të ndryshueshme, në fund të librit jep një mesazh pozitiv, se e vetmja dalje e vërtetë nga ky kaos është dashu ria. “Dhe ky është njëherazi edhe mendimi im, se religjioni i vetëm është dashuria. Ajo i jep kuptimësi, pakuptimësisë”, theksoi Zekoviq. Ndërkohë z. Nikollë Camaj, duke
shpalosur në detaje tërë përmbajt jen që ka kjo përmbledhje poezish dhe atë çfarë autori trajton përmes vargut, tha se jo gjithkush mund të jetë krijues, duke e quajtur dhuntinë për krijimtari si diçka hyjnore. “Jetojmë në kohën ku janë të paktë ata që krijojnë. Por, të paktë edhe ata që lexojnë. Mirëpo vlerat nuk maten me numra, por me atë që e bën të veçantë. Dhe e veçanta mba het mend, kurse shumica humbet në masën amofre të lumit të luksit dhe komoditetit jetësor dhe harrohet shumë shpejt”, u shpreh Camaj. Ai këtë përmledhje poezish e qua jti një sprovë të mirë poetike të kohërave të ndryshme në harkur ko hor nga viti 2008 deri në vitin 2020. “Poezia e Samir Axhoviqit është më tepër një poezi e porosisë dhe me sazhit, sesa e figuracionit, shkrimit artistik dhe poezisë për veten. Meg jithëse nuk i mungojnë as shpreh jet e figurshme, as gjuha poezike, as vargëzimi skolastik. Që në fil lim të librit kemi një poezi me titull shpresëdhënës: “Do të kthehen le
jlekët”, por që përfundon me një pes imizëm të thellë, se këtu nuk do të kthehen lejlekët, me çka autori sikur aludon në shumë shtëpi të braktisu ra, banorët e të cilëve lejlekët tonë i kanë zhvendosur diku larg nga këto troje”, u shpreh Camaj, duke shtu ar ndër të tjera se një pjesë e mirë e poezive lidhet me përdisthmërinë tonë, me politikën, padrejtësinë, etj. Autori i librit Samir Axhoviq, duke falënderuar të gjithë të pranishmit në këtë mbrëmje letrare, tregoi mbi fillimet e të shkruarit të poezisë, si dhe mbi atë që e ka inspiruar dhe shqetësuar që të nis të shkruaj, dhe mbi kohën në të cilën jetojmë sot. “Një kohë e cila na ndanë përherë e më shumë nga ato që janë vlerat njerëzore. Ne si shoqëri po robotizo hemi dhe kësaj i ka kontribuar inter neti, teknologjia, smartfonët që çdo vit dalin të rinj, etj. Ndoshta unë si poet dallohem për atë se këtë spir itualizmin religjioz e kam kritikuar, dhe mendoj se këtë e kam bërë me të drejtë”, tha ndër të tjera Axhoviq. Librin me përmbledhje poezish “Ku
jtime” të botuar në gjuhën mala zeze, autori e ka përgatitur ndër vite, ndërsa më parë e ka publikuar në botimin e IP Bibloteka Popullore
“Radosav Lumoviq” në Podoricë, në vitin 2021. Samir Azhoviqu lind më 19 qershor të vitit 1990. Dashurinë për letërsinë dhe për të shkruar e ka shfaqur që në vitin e dytë të shkollës së mesme. Poezinë e parë e ka shkruar në vitin 2007. Është profesor i gjuhës malazeze dhe i letersisë jugosllave dhe deri me fillimin e studimeve në Fakultetin Filozofik, ka qenë i bin dur se do të studiojë historinë. Meg jithatë, studimet e gjuhës malazeze në Nikshiq i ka përfunduar relativ isht lehtë dhe me kënaqësi. Në vitin 2018 së bashku me linguisten Aylin Galop, ka botuar doracakun bash kautorial të gjuhës malazeze me ti tull “Karadaga-El Kitabi”. Aktualisht punon në Shkollën Fillore “Mahmut Lekiq” në Tuz si profesor i lëndës gjuha malazeze si gjuhë joamtare, për nxënësit të cilët mësimin e nd jekin në gjuhën shqipe. t. u.
Nga Ulqini i Vjetër
Gani KaramanagaRexhep Tërceta u lind në Tivarin e Vjetër në vitin 1909. Fëmijërinë e ka loi në vendlindje. Aty mësoi zanatin për këpucëtar.
Ishte kohë lufte, u ndërruan okupa torët, më së pari ishte Italia, pastaj erdhi Gjermania.
Në ato kohra Rexhepi i ri kalon për të jetuar në Ulqin.
Motra e tij Gjylasfija para Luftës së Dytë Botërore martohet në Ulqin për Ibrahim Becin.
Rexhepi martohet me Xhemile Bashën. Ishte burë i gjatë, me të folurkarakteristike të përzier ulqina ko-tivarase. Në Pazarin e Ulqinit gë zonte autoritet të veçantë. E donte shoqërinë, por edhe shoqëria Rexhep Agën. E donte gjuetinë e shpesëve të egra, por nuk ishte gjuetar i susk seshëm. Shokët e tij tregonin se shpesh herë i ka blerë shpesët nga gjuetarët e tjerë për të treguae suk sesin në gjueti.
Rrëfimi 1
Në ordinancë. Rexhep Aga u plak. Nganjëherë ishte edhe pacienti im në ordinancë, ose shkoja për ta vizit uar në shtëpinë e tij. Gjithmonë kam pasur kënaqësi kur ka ardhur te unë për shikim. Më së pari i kujtoja fjalët e babit tim për të:“Rexhep Aga, baba jem ka than për ty: “Na ulqinakët kemi dhanë shtatë bur ra prej Ulqinit për me ardhur Ti në Ulqin”. Menjëherë ishte përgjigja prej Rex hep Agës:“ Je ner, e flet ner”.
Rrëfimi 2
Syneti ynë . Në Ulqin syneti ka një traditë të madhe. Gjithmonë është thënë se borxhi më madh i prindërve është syneti i djemve, si edhe mar
tesa kur të vijë koha. Më parë, por edhe sot, është ruajtur tradita që gjyshi dhe gjyshja prej nënës, t’u bien djemve të cilët synetohen dash in e bukur. Shpesh thonë është çuar dashi më lodër dhe me hejdije (dhu rata) të tjera.
Nganjëherë edhe sot bëhet kështu. Arsyet për synet ndahen në tre grupe: dedikimi religjioz, për arsye mjekësore të menjëhershme për të parandaluar sëmundjet në të ardh men. Synetllykun e përcjellë dasma
me ftesa, muzikë, darkë. Më kujtohet syneti ynë.
Ne të katërt kemi qenë në një krevat të madh, të cilin e kishte prurë babai prej një seferi me barkë. ShyqyriÇyli dhe Ruzhdiu kanë qenë përpara, prej detit, kurse Ismeti - Meti edhe unë, në anë të krevatit, afër derës së dhomës.
Oda e madhe jonë në Kala prej detit ka dy dritare prej bahçes, e cila shi kon në Lima.
Vëllait të madh, Çylit, i kujtohet se
neve na kanë ardhur 8 deshën për synet, prej të afërmve tonë. Një javë është bërë dyzen e aheng, janë prerë gjashtë deshën, dy të tjerët i ka çuar babai në Zogaj te Omer Koleni. Më ka mbetur në kujtim muzika me qe male (violinë), dajre dhe gëzimi dhe shyhreti i madh. Dy miqtë e babait Rexhep Tërce ta dhe Emro Katana, kanë kërcyer bukur, duke djegur faculetat, duke luajtur në mes të odes. Duke e përc jellë Rexhepin, është kënduar kënga: Hajde, Xhepo, marshalla, Kam dëshirë me të pa, Luj, Xhepo, luj, Lojën ta paguj.. Vëllait Çylit – Shyqyrisë i kujtohet: “Kur jena ban synet, shpija jonë ka ndriçue prej së largut. Kanë thanë:” Shpija e Canit Karamanagës ndriçon si “Lojdi”.
Rrëfimi 3.
Bombardimi i Ulqinit . Më 7 nën tor 1943, Ulqini atëherë pjesë e Shqipërisë u bombardua nga aero planë amerikanë rreth orës 10 para dite. Në qytet janë ndodhur fuqi të pakta gjermane dhe stacioni i xhan darmërisë. Aeroplanët bombardues i takonin Forcës Bombarduese Taktike Afrikane Veri-Perëndimore (anglisht: Northwest African Tactical Bomb er Force), që ishin pjesë e Forcës së Dymbëdhjetë Ajrore (Twelfth Air Force) të Ushtrisë Amerikane. Nga bombardimi më së shumti janë dëmtuar lagjet: Mahalla e Re, Meraja dhe Rana. Shumë shtëpi janë rrënuar dhe dëmtuar. Pas bombardimit të Ul qinit një numër i banorëve ka braktisur qytetin, duke kaluar tek kushërinjtë dhe miqtë në fshatrat fqinje, ndërsa kishte dhe nga ata që kanë shkuar në Shkodër. Sipas të dhënave të vitit 1969, 30 vetë kanë humbur jetën në këtë bombardim. Bombat kanë rënë në pjesën më të banuar të Ulqinit. Ka pasur shumë viktima: nga familja Lamoja katër anëtarë, Kasmi - pesë, Zejnelaga - dy, Ushaku - dy, Pufja - katër, Stojanoviq - tre, Raiçeviqkatër, Mavriqi - pesë, Lazoja – pesë dhe Braci dy anëtarë. Ishin edhe nëntë viktima prej familjeve të tjera. Jetën e humbi edhe Gjylije Gorana Lazoja, vajza e Latif Goranës.Disa familje ulqinake shkuan nëpër fsha tra, disa të tjera në Shkodër. Iljaz Beci 1937) - Kujtimet : “Në me jtep kemi qenë më tepër se 40 djemë e vajza. Menjëherë erdhi një vranë si, dielli u zhduk. Filloi bombardimi. Mësusesi – hoxha fillimisht nuk na qiti jashtë. Mejtepi ishte në afërsi të shtëpisë të dajës tim Rexhep Tërce tës i cili erdhi së bashku me Reshit Goranën ( në mejtep ishte edhe djali i tij Hasani). Ata i than mësuesit-hox hës me i qit fëmijët jashtë. Hoxha i dëgjoi. Nuk kaluan dhjetë minuta dhe bomba ra në mejtep dhe e rrëxoi. Të gjithë fëmijët shpëtuan. Rrëfimi 4.
Mirëmbrama . Dikur në shumë shtëpia zakonisht për mëngjes është përgati tur vala, qulli, terhani dhe nganjëherë krylana.Por, një mbrëmje në një shtë pi bënë valë për mbrëmje. U ulën rreth sofre. Rexhep Tërceta e vizitoi një mbrëm je familjen e mikut të tij në Kala. Prej dritares e vërejti se ata ishin ulur për
të ngrënë valë. Trokiti në derë. Kur e morën vesh se po vjen Rexhepi, ata tenxheren me valë e fshehën nën minder. Por, Rexhepi i ka vërejtur dhe tha:
“Unë nuk e di si me ju përshëndetë, me ju thanë mirëmrama nuk mun dem, se jeni tue hangër valën, par po ju tham natja e mirë, ma së miri…”. Rrëfimi 5.
Fotografia. Në dekadën e 5-6, filloi turizmi masovik në Ulqin. Në hotelin KO-OP (më vonë hotel “Galeb”) ka pasur edhe disa turistë nga Polonia. Rexhep Aga ishte qefli i shetitjes dhe dyzenit dhe shpesh ka qenë mysafir në hotel. Njëherë ishte një shoqëri e madhe së bashku me disa vajza nga Polonia. Fshehtazi dikush e fotagra fon Rexhepin në afërsi të një vajze të bukur. Atë fotografi “shokët” ia çojnë Xhemiles, bashkëshortes së Rexhep Agës.
Më vonë në pytjen time ai tregon: “Kohë mjezdite, u ngjita në shtëpi.. gruja më shikon shtremtë, nuk e di se çka ka, e pyes “çka isht gru”. Xhemil ja ven duart nën bel dhe prej bene brekve don me nxjerr diçka. Mendov mos dan me nxjerr thikën, po hapet lajmi “ gruja e vogël mbyti burrin e madh”. Xhemilja qiti forografinë ku jam unë me atë polaken.. Më vonë e gjeta se kush ma ka ba këtë gja..Çka me i ba? Me i gjyku barnarore?”
Epilog: pas dy ditëve erdhën në shtë pi te Rexhep Aga, „autorët“ e kësaj fotografie dhe kërkuan falje nga Xhe milja.
Rexhep Aga pas këtij tregimi i sin qertë më tha:
„Isht e vërtet e kam dashtur sho qëninë, por edhe shoqnia mu, kam qenë qefli dyzenit edhe hengut, gjo jës, por gjithmonë në vendin e parë te unë ka qenë familja jeme, kam pasur duganjën në Pazarin e Ulqinit, kam punue dhe fitue, familja nuk ka hek keq asnjëherë..“.
Rexhep Aga ka lënë pas vetes tri va jza dhe dy djemë.
Djali i vogël Ruzhdia ka ndrra jetë, kurse të tjerët jetojnë me familjet e tyre në Ulqin.
(Në fund. Ky tekst ka për qëllim që të mos harrohet jeta në Ulqinin e Vjetër, të dikurshëm. Rexhep Tërceta kishte qenë ndër përfaqësuesit e këtij qyteti të lashtë, simboli i Pazarit të Ulqinit.)
Krojet e Pistullës ende një oazë unike, presin dhe konservimin e tyre
nga vjetërsia, ashtu edhe nga vlerat arkitektonike:
1. Kroi Gazivoda Nalt;
2. Kroi Gazivoda Poshtë;
3. Kroi i Sulës;
Gjekë GjonajPistulla është një fshat jo larg Ulqinit i njohur edhe për numrin e konsider ueshëm të krojeve publike. Gjatë vizitës sonë në këtë fshat evidentuam pesë kroje publike që dallohen si për
4. Kroi i Shimit; dhe
5. Kroi i Keqlës.
Duke u bazuar në këtë numër kro jesh publike mund të konstatojmë se Pistulla është venbanim i pasur me burime të shumta natyrore të ujit që rrjedhin nga mali i Mozhurit. Këto kroje publike për vite me radhë
Krojet e Pistullës disponojnë elemente të hershme për përcaktimin kohor të të cilëve duhen studime nga ekspertë përkatës. Sipas kallëzimeve të banorëve më të moshuar të këtij vendbanimi të hershëm lashtësia e këtyre krojeve da ton në fillimet e shekullit XX.
i shërbenin popullatës vendase si burime të pashtershme uji. Ato janë edhe dëshmi e lashtësisë së këtij lokaliteti, sepse, siç e dimë, aty ku ka pasur ujë ka pasur edhe jetë. Nga keqësimi dhe moskujdesi i vazh dueshëm ndër vite nuk arritëm të shohim të dhëna apo mbishkrime të shkruara për kohën e ndërtimit dhe ndërtuesit e tyre. Por ajo çka është e qartë është fakti se krojet e Pistullës disponojnë elemente të hershme për përcaktimin kohor të të cilëve duhen studime nga ekspertë përkatës. Si pas kallëzimeve të banorëve më të moshuar të këtij vendbanimi të her shëm, lashtësia e këtyre krojeve da ton në fillimet e shekullit XX. Ata thonë se janë ndërtuar nga gurë të gdhendur nga mjeshtër të njohur të kohës siç ishin dibranët, të cilët kanë ndërtuar disa objekte të rëndë sishme të traditës dhe trashëgimisë
ende të fjetura në presin restaurimin tyre
kulturore-historike në vendbanimet shqiptare në Mal të Zi.
Të gjitha këto kroje,që njihen si sim bole të Pistullës, deri kah gjysma e dytë e shekullit të kaluar, kanë qenë shumë të frekuentuara, pasi ato i kanë shfrytëzuar jo vetëm pistulla sit, por edhe banorët e fshatrave të tjera përreth. Uji i këtyre krojeve është përdorur për pije, për bagëti dhe për ujitjen (vaditjen) e tokave pjellore. Ato përveç se kanë qenë burim jete, kanë qenë edhe vend takim për banorë dhe për shumë njerëz kalimtarë, veçanërisht për çiftet e reja. Fshatarët, gratë e vajzat dhe të tjerët buzëmbrëmjeve pranë këtyre krojeve tuboheshin, bisedo nin, argëtoheshin e freskoheshin me ujin e freskët dhe të kthjellët të tyre si loti. Nga këto shoqërime e takime kanë lindur edhe shumë
dashuri, të cilat më vonë kanë për funduar me kurorëzime. Kur afrohej të perëndonte dielli, gratë dhe vajzat ktheheshin në shtëpitë e veta me me buljera në shpinë dhe kofa në dorë, kurse burrat dhe djemtë shpërnda heshin të kënaqur prej nga kishin ar dhur. Prandaj siç thonë gjeneratat e vjetra “nostalgjia mbetet dhe krojet meritojnë përkujdesjen tonë”. Mirëpo , për fat të keq deri më sot askush nuk është shqetësuar për to. As banorët, as institucionet përkatëse komunale, as ato shtetërore nuk ka
marrë ndonjë nismë apo aksion për restaurimin apo konservimin e këtyre krojeve të vjetra.
Që nga ndërtimi i ujësjellësit vendor rreth viteve 1967, e sidomos nga tërmeti i fuqishëm i vitit 1979 i cili e goditi rëndë Komunën e Ulqinit, këto kroje, shprehen me keqardhje pistul lasit, nuk janë në shërbim të qytet arëve dhe vizitorëve. Gjendja e tyre është e mjerueshme. I ka mbuluar lëmashku (një cip e hollë myshku me ngjyrë të gjelbër) dhe shkurret. Edhe rrugicat që shpiejnë deri tek ato janë vështirë të kalueshme. Edhe pse fatkeqësitë e kohës kanë bërë të vetën, krojet e atjeshme pub like ende sot të fjetura në një oazë unike, përfaqësojnë një burim jete dhe një frymëzim shpirtëror, me të cilët njerëzit e kësaj zonë janë të lidhur thellësisht. Banorët e Pis tullës u bëjnë thirrje të gjithë bash këvendësve të tyre në diasporë dhe institucioneve kompetente që të an gazhohen për mirëmbajtjen dhe rua jtjen e kësaj pjese të trashëgimisë së Ulqinit.
Për fat të keq deri më sot askush nuk është shqetësuar për to. As banorët , as institucionet përkatëse komunale, as ato shtetërore nuk ka marrë ndonjë nismë apo aksion për restaurimin apo konservimin e këtyre krojeve të vjetra.
Vepër me vlerë e paraqitjes panorame të plotë të në trojet shqiptare ndër
Shaban HasangjekajVepra “Vuajtja dhe qëndresa në këngë historike”, e autorit Prof. Dr. Adem Zejnullahu, paraqet një pan oramë të plotë të këngës historike, sidomos asaj të viseve të Kosovës. Në të autori ka paraqitur vlerat e tërësishme historike dhe artistike të këtyre këngëve, duke e theksuar në mënyrë të veçantë funksionin sho qëror dhe misionin e tyre historik për edukimin e brezave për ta dashur dhe mbrojtur interesin jetik të popullit dhe të atdheut. Vepra në fjalë, të cilën e botoi Institu ti Albanologjik i Prishtinës, e shtypur në Shtypshkronjën “KGT” të Prisht inës në vitin 2010, recensentë të së cilës janë Prof. Dr. Rrustem Berisha dhe Prof. Dr. Sadri Fetiu, kurse lektor Prof. Dr. Hysen Matoshi, është rezu ltat i hulumtimit dhe i studimit disav jeçar të këngëve popullore historike, të cilat kanë të bëjnë me ngjarje të rëndësishme të popullit dhe të vendit, të udhëhequra nga figurat e shquara kombëtare gjatë luftërave shekullore për çlirimin nga pushtuesit dhe për krijimin e shtetit. Disa nga këto stu dime janë lexuar në sesione, simpozi ume, kongrese shkencore kombëtare e ndërkombëtare, të mbajtura në Pr ishtinë, Tiranë, Shkodër, Ohër, Sara jevë, Tuzëll, Rozhajë, në Zagreb. etj. Pjesa me e madhe e punimeve të
përfshira në këtë vepër, janë të publikuara në revistat shkencore në gjuhën shqipe në Kosovë, Shqipëri dhe Mal të Zi, thekson autori Zejnul lahu në fillim të hyrjes së veprës, dhe shton se në këtë botim janë përfshirë edhe punime të pabotuara deri më tash.
Veprën “Vuajtja dhe qëndresa në këngë historike”, autori Prof. Dr. Adem Zejnullahu e ka ndarë dhe sistemuar në tri kaptina të zbërthy era në nga disa trajtesa shtjelluese, në të cilat është përfillur kronolog jia e ngjarjeve, ndërsa secili punim paraqet një tërësi në vete. Në këtë drejtim, autori është munduar që për shqyrtim t’i marrë ato ngjarje dhe personalitete të shquara, të cilat e karakterizojnë periudhën e caktuar historike. Shkrimet i ka sjellë në këtë vepër pa ndonjë ndryshim në aspek tin përmbajtësor dhe stilististik kun drejt botimeve paraprake. Çështjet e trajtuara në këtë vepër janë të ndryshme, sikundër janë edhe vet ngjarjet dhe bartësit e tyre, thekson autori dhe shton se ato fil lojnë me shpërnguljen e muhaxhirëve shqiptarë nga Sanxhaku i Nishit gjatë luftërave ruso-turke të viteve 1876-1878. Qeveria serbe, atëherë shpërnguli me dhunë shqiptarët nga rrethina e Leskovcit, Nishit, Prok uples, Kurshumlisë, Pusta Rekës dhe e Vranjës. Pjesa më e madhe e të shpërngulurve u vendosën në Kosovë, por kishte edhe të tillë që shkuan jashtë saj, si në Maqedoni, në rrethinën e Selanikut, në Anadoll të Turqisë e madje deri në Siri. Autori Zejnullahu konfirmon se shqip tarët e patën fatin e keq historik, ngase mbetën më gjatë nën robëri,
megjithatë nuk i ndalën luftërat të cilat u bënë frymëzim për krijime
paraqitjes së një të këngës historike ndër shekuj
artistike, duke i paraqitur vuajtjet dhe vizionin për ardhmërinë. Shqip
tarët luftuan vazhdimisht kundër pushtuesve turq, serbë e të tjerë, për të jetuar të lirë në tokat e veta etnike. Nuk ka vend në Kosovë, qoftë edhe më i vogli, që nuk e ka jetëshkrimin e dhembshëm e krenar të luftës dhe të sakrificës në përballje me pushtuesit. Autori Zejnullahu pohon se në këngët e përfshira në vepër trajtohen fig urat e shquara të historisë sonë në luftërat e shumta të zhvilluara me tur qit, serbët e bullgarët, gjatë historisë. Epika historike këndon për dramën tonë të madhe kombëtare, shprehet ai. Në këtë dramë kombëtare kum tohen përpjekjet, luftërat, qëndresat, sakrificat, besa, tradhtia, fitoret, por edhe format e krimit më të rëndë siç janë përndjekjet, djegiet, burgosjet, vrasjet. Kënga dëshmon për tragjedi të mëdha, por edhe për krenari dhe dëshmi ndaj atdheut. Sipas epikes historike, armiku, gjatë historisë, mbante gjithmonë në shënjestër viset që rezistonin më shumë dhe familjet e shquara për at dhetari e qëndresë, konfirmon autori përmes shkrimit në vepër, duke shtuar se pushtuesi ushtronte dhunë, bënte krime të rënda. Në rezistencë kundër pushtuesit u shquan personalitete me kryefamiljarë dhe prijës të krahi nave, që u bënë pjesë e ndritshme e historisë sonë. Për këto figura populli krijoi këngë e rrëfime. Kështu u zhvil luan ngjarje për të cilat shkruhet këtu dhe të tjera: në Drenicën e Ahmet Delisë, Azem Bejtës, Shaban Pollu zhës, Tahir Mehës, të Adem Jasharit, në Shalën e Bajgorës, Isa Boletinit, Sylë Malokut, Shahin Alisë, Mursel Igrishtës, Hamdi Gavazit, Ahmet Se lacit, Ukshin Kovaçicës, të vëllezërve Vocolli të Sumës, në Llapin e Demë
Ahmetit, Shaqir Igrishtës, Murat Xhakës, në Malësinë e Karadakut të Gjilanit, Grykën e Kaçanikut të Idriz Seferit, Islam Pirës, Abas Bekteshit, në Krahinën e Rrafshit të Dukagjinit, të Col Delisë, Sylejman Vokshit, Zhu jë Selmanit, Ker Sadrisë, të Rexhë Avdisë. Në Plavën e Gucinë e Jakup Ferrit, të Ali Pashë Gucisë etj. Protagonistët e këtyre ngjarjeve të mëdha, për të cilët u krijuan këngët, janë martirët e brezave të ndryshëm që u sakrifikuan për mbrojtjen e to kave shqiptare, për lirinë kombëtare, nderin familjar etj. Vepra e këtyre luftëtarëve e frymëzoi rininë shqip tare brez pas brezi deri në luftën e fundit në Kosovë (1999), kur përfun doi sundimi i Serbisë. Këto ngjarje dhe figura që ndërlidhen me to, u kënduan nga rapsodët dhe mbetën në kujtesën e popullit. Këngët e til la ishin të ndaluara, por ato e bënë jetën e tyre, u kënduan dhe u emetu an në hapësirën tonë etnike. Studimet që kanë gjetur vend në këtë vepër nuk janë shteruese për çësht jet e shtruara sa i përket vënies në pah të vlerave artistike, por synojnë të kontribuojnë në theksimin e rolit të misionit të epikës historike. Ato syn ojnë të nxisin studiuesit e përkushtu ar që t’i thellojnë dhe t’i ndriçojnë në trajtë të plotë këto këngë dhe mis ionin e tyre historik.
Duke i marrë parasysh vlerat e përg jithshme të kësaj vepre me studime, mund të konstatohet se vepra “Vuajt ja dhe qëndresa në këngë historike” e Prof. Dr. Adem Zejnullahut e pasuron fondin e përgjithshëm të studimeve në fushën e folkloristikës shqiptare, e në veçanti atë për këngët dhe ngjar jet historike.
Vizitë vendeve për
Si dikush që parapëlqen të udhëto jë, jo shpesh e kam bërë këtë pyet je: a ia vlen të vizitohet një vend për hërë të dytë? Përgjigja e parë që më ka ardhur në mendje ka qenë po, megjithatë do shpalos argumentet pro dhe kundër kësaj përgjigje. Të vizitosh një vend përsëri, mund të jetë një ide fantastike në qoftë se vendin që e keni vizituar nuk e keni eksploruar mjaftueshëm, për shkak
të mungesës së kohës ose buxhe tit, apo edhe ndonjë arsye tjetër që ju keni patur. Nga ana tjetër, edhe buxheti mund të jetë një arsye për ta vizituar sërish një vend, veçanër isht nesë është i përballueshëm për ne. Të jemi edhe realistë, vendet e ndryshme në botë çdo vit ofrojnë atraksione të reja për vizitorët apo turistët, me qëllim që kureshtja e tyre për këtë vend të mbahet gjallë.
Përveç kësaj, ne kthehemi në një vend të njëjtë, sepse na ka lanë përshtypje, ose sepse vendi na jep ndjesinë e të qenurit familjar, kom fort e të sigurt.
Argumenti i parë kundër vizitës përsëri në vendet e njëjta, është monotonia. Një vend duke u stërvizituar mund të bëhët monoton për ne, sepse tashmë nga vizitat e shpeshta e kemi humbur kuresht
për herë të dytë
jen ose vendi ka humbur pjesën e veçantë që ka pasur dikur në sytë tanë. Argumenti i dytë pse mos të kthehesh në një vend që ke parë një herë është ky: pse të kthehesh aty kur bota ka plot vende të reja që presin t’i eksplorosh. Dakord, mund të jetë një kundër-argument paska i dobët, kur pak më lart dhamë argumente pse duhet t’i vizitojmë sërisht vendet ose ven
din që kemi parë, por i njëjti faktor vlen për të dyja argumentet, si pro ashtu edhe kundër. E ky element është koha. Supozohet se ju keni një listë me vendet që doni të shih ni për vitin 2022 dhe rikthimi nuk ju ndihmon edhe aq që ju t’i hiqni nga lista vendet e tjera që ju kanë ngelur pa vizituar. Buxheti është një kundë-përgjigje tjetër. Të njëjtat para që i harxhon në një vend që
e ke parë njëherë, mund t’i harx hosh në një vend tjetër diku në një cep tjetër të botës, thjesht duhet të kërkosh se ku.
E vërteta është se ne mund të ju listojmë po aq kundër-argumente sa argumente, por fundja ju jeni ata që vendosni se sa vlen dhe a do të riktheheni sërish në një vend që keni vizituar më parë.
Donika LulgjurajShpallet tenderi për rikonstruksionin e rrugës Guci – Vuthaj
Guci - Administrata për projekte kapitale e Malit të Zi, më 28 shta tor 2022, ka shpallur tenderin për zgjedhjen e kryerësit të punëve në rikonstruktimin e rrugës GuciVuthaj, i cili do të jetë i hapur deri më 31 tetor të këtij viti. Afati i zbatimit të marrëveshjes është 150 ditë nga dita e futjes së kryerësit në punë. Porositësi detyrohet që kryerësin ta angazhojë në punë në afat prej 15 ditësh prej ditës së lajmërimit të ndërtimit të objektit.
Punët ndërtimore parashohin kon struksionin e hapësirës së rrugës, sinjalizimin horizontal dhe vertikal, kanalizimin atmosferik, ndërtimin e shtegut të këmbësorëve dhe ndriçimin e rrugës. Komuna e Gu cisë pret që në këtë procedim do të zgjedhet kryerësi cilësor i punëve, i cili do t’i përfundojë ato në afatet e caktuara me standardet dhe cilësitë më bashkëkohore. Në Komunë presin që në fillim të vitit të ardhshëm, do të zbatohen edhe
disa projekte të tjera për rikonstruk sionin e rrugëve lokale, për të cilat ekziston dokumentacioni i gatshëm projektues, me realizimin e të cilëve do të rrumbullakohet ndërtimi i in frastrukturës rrugore sipas standar deve më bashkëkohore, dhe në atë mënyrë do të përshpejtohet zhvillimi i Komunës. Vlera e përllogaritur e kry erjes së punimeve në rikonstruktimin e aksit të sipërpërmendur rrugor është 850 mijë euro.
Shaban HasangjekajNë Kampionatin Evropian për seniorë të rinj që u mbajt në Tiranë
Angjella Berishaj fitoi medaljen e bronztë
Tiranë – Sportistja e Klubit të Tae kwondosë “Besa”, Angjella Berishaj, ka fituar medaljen e bronztë në Kam pionatin Evropian për reniorë të Rinj, i cili është mbajtur në Tiranë. Berishaj e cila është kampione bote në kategorinë e juniorëve, në kate gorinë deri në 67 kilogramë në raun din e dytë e ka mundur sportisten gjermane, Julik Cimerling, ndërsa në raundin e tretë përfaqësuesen e Bosnjës dhe Hercegovinës, Zorana Sandiq.
Ndërkaq, sportistja “Besës”, në gjysmëfinale ka humbur nga sportisja kroate, Arijane Oreç. Trajneri i Klubit të Taekwondosë “Besa”, Nikollë Gegaj i ka thënë Ag jencisë së Lajmeve “Mina” se ai si tra jner i saj është i kënaqur me medaljen e fituar, “veçanërisht kur deri teK ajo ka ardhur në një konkurrencë të fortë dhe kundër garuesve të cilët janë mjaft më të vjetër sesa ajo. Ajo ka vetëm 16 vjet, ndërsa është prezan tuar në konkurrencë të garuesve deri
në 21 vjeç. Shkojmë më tutje, na presin përvoja të reja - paraqitja në Turneun G2 të Albania Open, dhe më 6 tetor Kampionati Evropian për të rinj në kategoritë olimpike”, është shprehur Gegaj.
Kampionati Evropian në Tiranë ka mbledhur 430 garues nga 36 shtete.
Kujtojmë që sportistja, Angjella Ber ishaj solli medaljen e parë botërore për Malin e Zi në taekwondo.
Në Turneun ndërkombëtar të taekwondosë “Albania Open 2022” në Tiranë
Një tjetër medalje e nivelit G2/E2 për
KT “Ulqini”
Sportisti i këtij klubi, Enes Dushku, ka fituar medalje të argjendtë, në grupmoshën e kadetëve, kategoria -61 kg. Ai ka fituar dy ndeshjet e para, ndërsa ka humbur në finale nga nënkampioni i botës. Në këtë mënyrë Dushku fitoi pikë të vlefshme që do ta ndihmojnë të ngjitet më lart në rang-listën botërore
Garuesit e Klubit të Taekwondosë “Ulqini” kanë fituar një tjetër medalje të nivelit G2/E2, në Turneun ndër kombëtar “Albania Open 2022”, që është mbajtur gjatë fundjavës (1-2 tetor 2022) në Tiranë. Sportisti i këtij klubi, Enes Dushku, ka fituar medalje të argjendtë, në grupmoshën e kadetëve, kategoria -61 kg. Ai ka fituar dy ndeshjet e para, ndërsa ka humbur në finale nga nënkampioni i botës. Në këtë mënyrë Dushku fitoi pikë të vlefshme që do ta ndihmojnë të ngjitet më lart në rang-listën botërore.
Më pak të suksesshme ishin kësaj radhe garueset e KT “Ulqini” – Arta
Ismailaga, Amella Nuti dhe Sara Kra ja, të cilat humbën që në ndeshjen e parë. Megjithatë, sipas kryetrajnerit të këtij klubi, Fikret Dushku, ato bënë një paraqitje shumë të mirë pasi që janë në prag të Kampionatit Evropian dhe në faza të provave të ndryshme, siç e kërkon edhe programi i stërvit jeve përgatitore.
Në Turneun “Albania Open 2022” të nivelit G2/E2 morën pjesë 863 spor tistë të 229 ekipeve nga 56 vende të botës, në mesin e të cilëve edhe katër garuesit e KT “Ulqini”. Ai shër ben për grumbullimin e pikëve për rang-listën botërore. Ky ishte edhe qëllimi i pjesëmarrjes, sipas kryetra
jnerit të KT “Ulqini, në mënyrë “që të ngritemi sa më lart në renditjen botërore, renditje e cila do t’i dërgo jë më lehtë në Kampionatin Evropian për kadetë, i cili do të mbahet gjatë muajit nëntor në Malta”. Dushku shprehet i kënaqur me spor tistët e tij, duke thënë se janë duke bërë një punë të shkëlqyer, sepse “të mbahet i gjithë ky ritëm kërkon energji, mund, sakrificë, kohë dhe shpenzime shumë”. Ai falënderon në të njëjtën kohë prindërit e sportistëve për bashkëpunim dhe mbështetje, Komunën e Ulqinit për përkrahje, sponsorët etj.
“Koha Javore” në versionin online, mund ta lexoni në linkun: www.kohajavore.me