Koha 1064

Page 1

Listat zgjedhore shqiptare fituan 3 deputetë

Toleranca fetare, vlerë e madhe e shqiptarëve Apologjia e Ballkanit KOHA Javore ISSN 1800-5696
Podgoricë e enjte, 15 qershor 2023 Viti XXll Numër 1064 Çmimi 0,50

Investim i rëndësishëm për vendin

Terrori i OZN-ës dhe UDB-ës ndaj shqiptarëve gjatë viteve 1945-947

Nevoja për kombe - shtete nuk është nevojë korporatash mbikombëtare që ofron sot Evropa Tani?!

Marash Ulaj - atdhetar dhe aktivist i njohur malësor në komunitetin shqiptaro-amerikan

KOHA Javore

Themelues: Kuvendi i Malit të Zi

Gazetë javore për aktualitete, shkencë dhe kulturë, Numri i parë doli më 21 shkurt 2002.

Botues: Këshilli Kombëtar i Shqiptarëve

Redaktor Përgjegjës: Qani Osmani

Gazeta redaktohet nga kolegjiumi:

Fahrudin Gjokaj (Redaktor Teknik & Sistem Inxhinjer)

Ismet Kallaba (aktualitete, sport),

Toni Ujkaj (kulturë)

Vijoleta Berishaj (sekretare teknike)

Adresa: Kral Nikolla 27a/4, Podgoricë 81000, Mali Zi

Telefon: 020/240-659

E-mail: kohajavore@t-com.me www.kohajavore.me

2 KOHA Javore PËRMBAJTJE
8 10 16 20 E ENJTE, 15 QERSHOR 2023
KOHA Javore 3 PËRMBAJTJE
e Malit sipas një trieshjani” –autor Gjekë Gjonaj
e kombit dhe identitetit shqiptar
Malit të Sumës
i Plavës është i rrezikuar, para për mbrojtjen e tij nuk ka 24 26 28 32 ARKIVI: www.kohajavore.me E ENJTE, 15 QERSHOR 2023 Shqiptarët në Mal të Zi në kohën KOHA Javore ISSN 1800-5696 Gjuha, burimi bazë dhe bastion apo fillimi – një gjuhe KOHA Javore KOHA Javore Gjuha shqipe është identiteti KOHA Javore Shqiptarët në Mal të Zi në kohën e shpalljes së PavarësisëShqipërisësë KOHA Javore ISSN 1800-5696 Podgoricë enjte, 1 dhjetor 2022 Viti Numër 1038 Çmimi 0,50 Gjuha, burimi bazë dhe bastion i kombit Kulmi apo fillimi i ndasive KOHA Javore Podgoricë enjte, dhjetor 2022 Viti XXl 1039 Çmimi 0,50 Thesaret e Ulqinit KOHA Javore ISSN 1800-5696 Gjuha shqipe është identiteti ynë Thesaret e Ulqinit Thesar i vyer i artit poetik, leksikut e frazeologjisë së gjuhës shqipe KOHA Javore Podgoricë enjte, 22 dhjetor Viti XXl Numër 1041 Çmimi
“Ana
Ruatja
Vizitë
Liqeni

Në Mal të Zi të u mbajtën zgjedhjet e parakohshme parlamentare

Listat zgjedhore shqiptare fituan 3 deputetë

Më 11 qershor 2023 në Mal të Zi u mbajtën zgjedhjet e parakohshme parlamentare.

Të dhënat paraprake të publikuara nga Qendra për Monitorim dhe Kërkim (CEMI) në bazë të 99.9

përqind të rezultatit të të gjitha qendrave të votimit, tregojnë se Lëvizja “Evropa Tani” ka fituar më së shum-

KOHA Javore 4 NGJARJE JAVORE E ENJTE, 15 QERSHOR 2023

ti vota, por të pamjaftueshme për të formuar e vetme qeverinë me 25.6 përqind - 24 deputetë, koalicioni “Së bashku” (Partia Demokratike e Socialistëve, Socialdemokratët, Unioni Demokratik i Shqiptarëve dhe Partia Liberale) 23.2 përqind - 21 deputetë, Demokracia e Re Serbe, Partia Demokratike Popullore dhe Partia e Punës 14.7 përqind - 13 deputetë, Demokratët dhe URA 12.5 përqind - 11 deputetë, Partia Boshnjake 7.1 përqind - 6 deputetë, Partia Popullore Socialiste dhe Demos-i 3.1 përqind - 2 deputetë, Forumi Shqiptar 1.9 përqind - 2 deputetë, Aleanca Shqiptare 1.5 përqind - 1 deputet, Iniciativa Qytetare Kroate 0.7

përqind - 1 deputet, ndërsa Partia Social Demokrate, Drejtësi për të gjithë, Lëvizja për Ndryshime, “Ne mundemi” dhe koalicioni, Mali i Zi i Drejtë, Demokristianët, Mali i Zi i Lirë, Partia Demokratike Serbe dhe Lëvizja për Plevla, si dhe Lëvizja “Kthesë” nuk arritën të kalojnë pragun zgjedhor.

Ndërkaq, siç është njoftuar nga Qendra për Tranzicionin Demokratik, pjesëmarrja në zgjedhje ka qenë 56.4 përqind ose 305.760 qytetarë, që tregon se qytetarët dolën dukshëm më pak në votime krahasuar me vitin 2020, ku dalja ishte 76.6 përqind, ndërsa në vitin 2016 - 73.3 përqind.

Nga Qendra për Monitorim dhe

Kërkim (CEMI) kanë njoftuar se në një qendër zgjedhore në Tuz do të përsëritet votimi.

Për këto zgjedhje garuan 15 koalicione dhe subjekte politike.

Kujtojmë se zgjedhjet e 11 qershorit 2023 janë zgjedhjet e dymbëdhjeta me radhë që nga futja e sistemit shumëpartiak në Mal të Zi, dhe të gjashtat pas ripërtërirjes së pavarësisë në vitin 2006.

Zgjedhjet e fundit parlamentare në Mal të Zi u zhvilluan më 30 gusht të vitit 2020, atëherë kur fituan partitë opozitare kundrejt qeverisjes tredekadëshe të Partisë Demokratike të Socialistëve.

KOHA Javore 5 NGJARJE JAVORE E ENJTE, 15 QERSHOR 2023
t. u.

Rezultatet e zgjedhjeve parlamentare në Mal të Zi për komunat e Plavës dhe Gucisë

Koalicioni “Së bashku” në

Guci

dhe Partia Boshnjake në

Plavë fituan shumicën e votave

Plavë/Guci – Në zgjedhjet e parakohshme parlamentare në Mal të Zi, të dymbëdhjetat me radhë nga fuqizimi i sistemit shumëpartiak (pluralist) dhe të gjashtat nga pavarësia e Malit të Zi më 21 maj 2006, që u mbajtën të dielën më 11 qershor 2023, në të cilat për 81 deputetë sa numëron gjithsej parlamenti, garuan 15 lista zgjedhore të koalicioneve, partive politike, lëvizjeve dhe grupeve qytetare, në Komunën e Plavës u mbajtën në 22 vendvotime - katër në Plavë, një në Murinë dhe 17 në vendbanimet rurale në periferi të tyre.

Në këto zgjedhje të cilat u zhvilluan në atmosferë të qetë, të drejtën e votës e shfrytëzuan 4.735 votues të moshës madhore ose 50.45 % prej gjithsej 9.386 qytetarëve me të drejtë vote sa ishin në listat zgjedhore në vendvotime.

Pas numërimit të votave, Komisioni Komunal i Zgjedhjeve në krye me kryetarin Emro Feratoviq, konfirmoi se prej gjithsej 4.735 votave të qytetarëve që shfrytëzuan të drejtën e votimit, 4.703 ishin vota të vlefshme, ndërsa 32 të pavlefshme, në të cilat 15 listat zgjedhore në gara

për 81 deputetë shënuan këto rezultate: Numrin më të madh të votave - 1.343 në këtë komunë e ka fituar Partia Boshnjake “E qartë është”Ervin Ibrahimoviq. Rezultatet për listat tjera zgjedhore garuese prezantohen për ato që kanë fituar mbi 50 vota. Koalicioni “Së bashku” (PDS, SD, PL, UDSH) është mbështetur me 1.265 vota, koalicioni “Aleanca Shqiptare” (Forca e Re Demokratike, Partia Demokratike, LD në MZ dhe “Lista për Tuzin”) - 10 vota, Lëvizja Evropa Tani, Millojko Spajiq - 415 vota. Partia Social Demokratike “Për shtëpinë tonë” - 391 vota, Koalicioni “Guximshëm numërohet” (Demokratët e Malit të Zi - Lëvizja URA) - 393 vota, Koalicioni “Për ardhmërinë e Malit të Zi” (NSD, DND, Partia Popullore) - 478 vota dhe koalicioni Forumi Shqiptar “Besa për zhvillim evropian” - 165 vota. Në Komunën e Gucisë zgjedhjet parlamentare u mbajtën në 10 vendvotime - tri në Guci dhe shtatë në vendbanimet në periferi, të cilat po ashtu u zhvilluan në atmosferë të qetë. Në këtë komunë të drejtën e votimit e shfrytëzuan 1.718 votues të moshës madhore ose 37.66 %

prej gjithsej 4.561 sish me të drejtë vote që ishin në regjistrat e listave zgjedhore në vendvotime.

Edhe në këtë komunë Komisioni Komunal i Zgjedhjeve në krye me kryetarin Sanid Rexhepagiq, pas numërimit të votave konstatoi se prej 1.718 votave të qytetarëve që dolën në votime, 1.704 ishin vota të vlefshme, kurse 14 të pavlefshme. Në Komunën e Gucisë shumicën e votave të votuesve që dolën në votime i fitoi koalicioni “Së bashku” (PDS, SD, PL, UDSH) - 509 vota, ndërsa rezultatet për listat zgjedhore garuese për deputetë të parlamentit janë paraqitur ato që kanë mbi 10 vota: Partia Boshnjake “E qartë është” - Ervin Ibrahimoviq - 481 vota, koalicioni “Për ty” (PSP - Demos) - 25 vota, koalicioni “Aleanca Shqiptare” (Forca e Re Demokratike, Partia Demokratike, LD në Mal të Zi, “Lista për Tuzin”) - 116 vota, Lëvizja Evropa Tani - Millojko Spajiq - 57 vota, koalicioni “Guximshëm numërohet” (Demokratët e Malit të Zi - Lëvizja URA) - 107 vota dhe koalicioni Forumi Shqiptar “Besa për zhvillim evropian” - 322 vota.

KOHA Javore 6
E ENJTE, 15 QERSHOR 2023 NGJARJE JAVORE

Në Guci u shfaq filmi komedi “Dashuri dhe turbulenca”

Guci - Qendra Kombëtare e Kinematografisë së Shqipërisë në bashkëpunim me Qendrën e Filmit të Malit të Zi, të mërkurën mbrëma, më 7 qershor 2023, në sallën e madhe të Qendrës për kulturë në Guci shfaqi filmin komedi me titull “Dashuri dhe turbulenca” të regjisorit Dionis Papadhimitri, në të cilin rolet kryesore i luajnë aktorët: Gentian Zenelaj, Rudina Dembacaj, Amos Muji Zaharia, Alesia Xhemalaj, Sara Kolami, Olimpia Smajlaj dhe Behar Mera.

Komedinë në fjalë, gratis e shikuan një numër i konsiderueshëm adhuruesish shqiptarë të artit filmik, por edhe të komunitetit boshnjak nga Gucia me rrethinë, por edhe ca nga Plava.

Qendra e Filmit të Malit të Zi në bashkëpunim me Qendrën Kombëtare të Kinematografisë së Shqipërisë është duke organizuar dhe realizuar programin e titulluar “Filmi si mjet për dialog ndërkulturor”.

Programi i palëve në fjalë, në mes

tjerash ka për qëllim organizimin e realizimit të ditëve të filmit malazez në Shqipëri, po ashtu edhe të ditëve të filmit shqiptar në Mal të Zi.

Programi i cili ka filluar të realizohet më 27 mars 2023 në Tiranë, do të realizohet edhe në Vlorë e Gjirokastër të Shqipërisë, si dhe u realizua në qendrat e Malit të Zi prej 5-8 qershor, konkretisht në Podgoricë më 5 qershor, në Tuz më 6 qershor, në Guci më 7 qershor dhe në Ulqin më 8 qershor. Shaban Hasangjekaj

KOHA Javore 7 E ENJTE, 15 QERSHOR 2023
NGJARJE JAVORE
Filmi si mjet për dialog ndërkulturor

Investim i rëndësishëm

Tuz – Sheshi i ri i Tuzit u hap zyrtarisht të premtën (9 qershor 2023) në prani të qytetarëve të shumtë, të përfaqësuesve të Komunës së Tuzit, të personaliteteve nga fusha të ndryshme jetësore dhe të modeles me famë botërore me origjinë nga Malësia, Emina Çunmulaj. Nga Komuna e Tuzit theksuan se ky shesh edhe para përurimit të tij ka qenë i frekuentuar, përkatësisht menjëherë pas finalizimit të

punimeve të kësaj hapësire e cila ndodhet në brendësi të oborrit të Shkollës së Mesme të Përzier “25 Maji” në Tuz.

“Kjo tregon edhe për vlerën e tij dhe nevojën për të pasur një vend ku të gjithë të mund të kalojnë kohën e lirë, qoftë për ecje me fëmijët, takim me shokët apo edhe për të lexuar ndonjë libër”, u tha nga Komuna e Tuzit.

Ata më tutje thanë se ky park do të

shfrytëzohet edhe për aktivitete të shumta përgjatë gjithë vitit. Ndërkohë, modelja e mirënjohur Emina Çunmulaj përgëzoi investimet që Komuna e Tuzit po i bën në Malësi.

“Sa bukur është t’i sjellësh fëmijët nga Amerika në një park kështu të bukur botëror. Sa bukur është të vozisësh nëpër rrugë të reja”, tha ndër të tjera Çunmulaj.

Ajo beson se ky është vetëm fillimi i

KOHA Javore 8
Në Tuz u bë përurimi i Sheshit (Parkut)
Tuzit E ENJTE, 15 QERSHOR 2023 NGJARJE JAVORE
të ri të

rëndësishëm për vendin

investimeve në Malësi. Ndërkaq, duke bërë hapjen zyrtare të Sheshit të ri, kryetari i Komunës së Tuzit, Nik Gjeloshaj theksoi se investimi në fjalë është bërë në bazë të Planit Urbanistik për Tuzin. “Plan Urbanistik i aprovuar para afro dhjetë vitesh, por që ka mbetur vetëm në letër. Falë angazhimit të përbërjes së re të Komunës së Tuzit të gjitha ato planet dhe projekte për fat të mirë po bëhen realitet. Qytet-

arët e Malësisë po e shikojnë investimin, zhvillimin dhe atë se çfarë do të thotë të kemi komunën tonë dhe të jemi zot në shtëpinë e vet”, u shpreh Gjeloshaj.

Ai tregoi se vlera e këtij sheshi kap shifrën e afro 850 mijë eurosh, ndërsa është investim i Bashkisë së Tiranës me drejtues Erion Veliajn.

“Në këtë mënyrë Tuzi që ka marrë një avancim, një rritje të prezantimit mbarëshqiptarë, e lidh veten me

shtetin amë edhe me investime të drejtëpërdrejta në vendin tonë”, u shpreh Gjeloshaj, duke uruar që këtë shesh ta gëzojnë qytetarët e Malësisë dhe të gjithë ata që do ta shfrytëzojnë dhe shijojnë. Kreu i Komunës së Tuzit, Nik Gjeloshaj u zotua se ata nuk do të ndalen dhe për ta çdo ditë është punë dhe ditë e re për investime dhe ide të reja.

KOHA Javore 9
t. u.
E ENJTE, 15 QERSHOR 2023 NGJARJE JAVORE

Terrori i OZN-ës dhe shqiptarëve gjatë

Shqiptarët në Jugosllavi pas përfundimit të Luftës së Dytë Botërore jo vetëm që mbetën në statusin e paraluftës, por edhe u copëtuan brenda republikave të Jugosllavisë - Serbisë, Maqedonisë dhe Malit të Zi. Posa përfundoi lufta, jeta publike, shoqërore e politike e shqiptarëve ishte vënë nën kontrollin, fillimisht të OZN-ës e pastaj të UDB-së. Strukturat e këtyre organeve trashëguan mentalitetin e armiqësisë së egër të borgjezisë jugosllave ndaj pakicave nacionale të paraluftës.

Shumë familjeve shqiptare të Ulqinit dhe të rrethinës së tij, Plavës, Gucisë e Malësisë periudha kohore 1945-1947 do t’u mbetet në kujtesë si njëra ndër periudhat më të tmerrshme të veprimeve kriminele të pushtetit që po krijohej, pushtetit jugosllav. Shumë shqiptarë patriotë do bëhën viktima të një terrori të paparë. Shumë burra të këtyre trevave, të cilët kurrë nuk u pajtuan më robërinë do të vriten pabesisht, pagjykim të mirëfilltë ose fare pa gjyq.

Pushteti i ri i cili po instalohej në Mal të Zi, në vend që t’i përkrahte dhe t’u jepte kurajë e shpresë shqiptarëve për një jetë më të mirë e më shumë të drejta kombëtare, pa u çliruar në tërësi vendi, në fund të vitit 1944, filloi ndjekjen, maltretimin dhe dënimin e shqiptarëve, të cilat vazhduan edhe gjatë viteve 19451947. U ndoqën, maltretuan, burgosen e pushkatuan edhe pa gjyq shqiptarët, të cilët sipas komuni-

stave, nuk kishin bashkëpunuar me forcat partizane ose që gjatë luftës kanë ndihmuar forcat armiqësore të Shqipërisë së atëhershme. U ndoqën, maltretuan dhe u dënuan edhe ata shqiptarë, të cilët në mungesë të pushtetit të organizuar ishin kujdesur për ruajtjen dhe mbajtjen e qetësisë në vendin e tyre, siç është rasti i Hajdar Brahim Zeçeviqit i cili gjatë okupimit ishte plak i katundit Pistullë e në mungesë të pushtetit të organizuar kujdesej për rendin dhe qetësinë në Pistullë. Në këto kohë të trazuara e të vështira për Ulqinin, nuk ishte vetëm Cafo Begu që ishte angazhuar për kauzën shqiptare. Kishte shumë por më të dalluarit ishin dy klerikë, njëri mysliman Hafiz Hasan Llunji dhe tjetri katolik Don Nikollë Tusha – Noga. Të dy, gjatë viteve 1942-1944 ishin edhe deputetë në Tiranë. Komunistët dhe pushteti që po instalohej ishin në dijeni të veprimtarisë së tyre patriotike dhe për këtë arsye, fillimisht, pasi të dy ishin klerikë fetarë me ndikim të veçantë në popull, u munduan që t’i bëjnë për vete si bashkëpuntorë të tyre. Për këtë qëllim OZN-a famëkeqe kishte angazhuar disa ulqinakë, me dëshirë apo edhe duke i frikësuar, që edhe më parë kishin qenë bashkëpuntorë të pushtetit të Malit të Zi dhe e kishin njësoj se a i quante dikush shqiptarë apo malazezë. Këta bejlerë apo agallarë ulqinakë filluan t’u shkonin natën vonë në shtëpitë e tyre kinse për biseda shumë të rëndësishme për popullin shqiptarë të Ulqinit. OZN-a e dinte mirë se gjatë viteve 1941-1944 flamuri i Malit të Zi nuk u valëvit asnjëherë të vetme në Ulqin, prandaj bashkëpuntorëve të tyre ulqinakë u vuri detyrë që t’i bindin dy klerikët për çështjen e ngritjes së flamurit të

Malit të Zi në Ulqin. Për këtë arsye dhe çështje ata duhet t’i bindin të shkonin në bisedime, së pari në Cetinë e pastaj në Tiranë. Por klerikët nuk ranë në kurth. Ata e dinin se kjo ofertë ishte provokim dhe testim i qëndrueshmërisë së tyre. Nga ana tjetër, OZN-a e kishte të qartë qëllimin e pushtetit, që nëse nuk pranojnë bashkëpunim ata duhet të likuidohen. Klerikët e dinin se nëse pronojnë të shkojnë në Cetinë, atje nuk do t’i prisnin bisedimet por arrestimi, prandaj kjo ishte e papranueshme. Gjatë marrjes në pyetje në zyrat e OZN-ës në Ulqin, ata deklaruan: “ Shqiptarët siç po shihet edhe ne vepër, thanë si me një zë të dy, nuk janë hakmarrës dhe po bëjnë ç’mos për t’i harruar të gjitha të këqijat gjysmëshekullore malaziase: vrasje, rrahje,vjedhje, plaçkitje e çka jo tjetër! Do të përpiqen të harrojnë padrejtësitë e malazezëve edhe në plane tjera: në përdorimin e gjuhës dhe të shkollës shqipe.... Madje, në fund, si nga një gojë, u kishin thënë: - Ju i dini fare mirë përpjekjet tona për çështjen e flamurit. Ne, besë kemi dhënë, para popullit të Ulqinit, në çastet kur ngritnim flamurin kombëtar... Prandaj këmba jonë nuk do të shkojë në Cetinë që të bisedojë për flamurin malazias. Urdhëroni shkoni ju vetë ose gjeni dike që ua merr mendja se do të shkojë!....”

OZN-a nuk u ndal së vepruari. Posa u ngrys nata e parë, filloi arrestimet. Së pari arrestoi Hodo beg Bushatin me të birin Ahmetin dhe Rafo Goranën, oficer i aviacionit. Edhe pse ishte natë Bajrami në errësirën e natës u futen brenda në shtëpinë e myftiut Hasan Llunji, e arrestuan dhe e vëndosën në një shtëpi të improvizuar të OZNA-së në Ulqin. Rreth dhjetë ditë me rradhë Hasani

KOHA Javore 10 Pikëpamjet e shprehura në fq: OPINIONE & VËSHTRIME nuk përfaqësojnë domosdoshmërisht politikën redaksionale të „KOHA javore„ VËSHTRIM & OPINION
E ENJTE, 15 QERSHOR 2023
Hajrullah Hajdari

dhe UDB-ës ndaj viteve 1945-1947

merret në pyetje dhe turturohet mizorisht, e nxirrnin para mitrolezit dhe e kërcënonin me pushkatim. Kërkonin të zbulonte shokët dhe veprimtarinë e tyre por ai ishte i vëndosur. Grupi ulqinak i cili i kishte kërkuar Hasanit dhe Nikollës të shkonin në Cetinë dhe Tiranë për çështjen e ngritjes së flamurit malazez në Ulqin, tanimë pasi kishin marrë funksione anësore e jo aq të rëndësishme, sepse malazezët nuk kishin besim as ndaj tyre, kur i pyesnin për veprimtarinë e këtyre dy klerikëve, me bësueshmëri flisnin e gjykonin para OZN-së.

Ulqinakët, Hasan Llunjin e njihnin jo vetëm si hoxhë por edhe si patrot të palodhur për çështjen kombëtare. Kjo iu bë në dijeni edhe

OZN-ës nga bashkëpuntorët hileqarë vendas. OZN-a pa humbur kohë e thiri hoxhën dhe për orë të tëra e mbajtën në hetuesi. Akuzohej ndër të tjera se kishte qenë anëtar i “Komitetit për shpetimin e Ulqinit” i themeluar për qëllime ekonomike dhe jopolitike. Akuzohej po ashtu se bashkëpunonte ngusht me Cafo, Hodo e Rifat Alibegun. Sipas komunistave malazezë, hoxhë Llunji ishte anëtar i “pesëshës së zezë” në të cilin bënin pjesë edhe kleriku katolik Nikollë Tusha, Dushan Kopitoviq, Ivo Kallugjeroviq dhe Miqo Vuçkoviq, ndërsa sipas një dëshmitari në gjykimin e Nikollë Tushës në “pesëshën e zezë” bënin pjesë Nikollë Tusha, hoxhë Llunji, Hodo dhe Rifat Alibegu dhe Ivo Kallugjeroviqi. Ai nuk i pranonte akuzat ndaj tij, kështu që OZN-a filloi të vepronte brutalisht dhe ndërmori sjellje çnjerëzore edhe ndaj familjes së tij dhe të arrestuarve të tjerë, me të cilët mbushej dhoma e hetuesisë. Duke mos pasur argumente për atë që akuzohej, OZN-a e Brigadës VI

Bokele e liroi hoxhë Hasanin nga burgu. Mirëpo pas disa ditësh, pikërisht para Myftinisë së Ulqinit, ku tash vendin e tij e kishte zënë dikush tjetër, ai u arrestua. Brigada VI Bokele tanimë kishte marrë rrugën drejt Kosovës që atje të bëntë kërdi. Por në Ulqin vjen e njëjta OZN-a e cila tashmë udhëhiqej nga disa malazezë të Ulqinit. Hoxhë Hasan Llunji pushkatohet pa gjyq nga Ushtria Popullore Çlirimtare. Filluan arrestime të reja, rrahje dhe vrasje. Në vazhdën e aktiviteteve brutale OZN-a, ato ditë, në zabelin e tij e kishin zënë Muho Bimin Bajtaktarin, Pasi e kishin rrahur për vdekje, e kishin lidhur për një dru dhe duke vallëzuar dhe kënduar përreth tij, ia këputën kokën me thika. Trupin ia kanë lanë aty për disa ditë. OZN-a nuk u ndal vetëm me përndjekjen e ulqinakëve në qytet, ajo aktivitetin e saj e ushtronte kudo që gjendej ndonjë i dyshuar shqiptar. Kështu, ata përmes spiunëve të saj zbuluan se në Shkodër gjendej Memin Resylbegu, punëtor i gjeodezisë në Ulqin, zbuluan vendqëndrimin e tij dhe të lidhur e sjellin në burgun e Ulqinit. Në fillim të dhjetorit 1944, organet e OZN-ës trokasin në derën e shtëpisë së Mustafa (Caf) Cankës të cilin e akuzonin se sa ishte roje në Ullishtë, kinse i kishte maltretuar dhe penguar gratë e malazezëve ulqinakë në veprimet plaçkiste të tyre. OZN-a po ashtu burgosi edhe berberin Zuhdi Ficin të cilin e akuzonin se gjoja iu kishte bërë shërbime në rrojtorën e tij disa përsonaliteteve tani të padeshirueshëm për sistemin që po instalohej. Për të gjithë të burgosurit OZN-a kërkonte dëshmi të fajësisë për të cilën akuzoheshin. Kështu OZN-a iu kishte dhënë për detyrë servilëve (spiunëve) të saj që nga qytetarët

ulqinakë të mblidhnin nënshkrime kundër të burgosurve, të cilët do t’i përdornin si peticion për të kërkuar dënime sa më të rënda. Në mbështetje të atyre nënshkrimeve OZN-a, në emër të gjyqit të popullit, vendosi që për hetime të mëtutjeshme të burgosurit t’i deportojë në Cetinë. Më 15 dhjetor 1944, të katër të burgosurit, myftiu Hasan Llunji, gjeodeti Mumin Resulbegu, rrojtari Zyhdi Fici dhe rojtari Caf Canka, me duar lidhur, nën përcjelljen e rojeve të maskuara dhe të armatosura, u nisen për në Cetinë ku gjoja atje do t’u shqiptohej dënimi përfundimtar. Por q[llimi ishte t’i likuidojnë ata. Të lidhur duarsh me tela, duke i shtyrë e rrahur nga përcjellësit mbërritën disi deri në Braticë, në vëndin e quajtur Kthesa e Hoxhës, ku OZN-a kishte vëndosur pritat. Me të mbërritur në këtë vend, u dëgjuan rrafale të gjata e të shtëna pushkësh. Të gjithë ata, pa gjyq e pa justifikuar fajësinë e tyre, u pashkatuan. Vlen të përmendet se nga pasojat e rrahjes nga përcjellësit e viktimave të përmendura në spitalin e Shkodrës vdiq edhe vëllau i Zuhdisë, Jakup Fici. Të heshtur në shenjë nderimi, të katër të pushkatuarit i vendosën në një varrezë të përbashkët!?

Nga ana tjetër dom Nikollë Tusha –Noga, së bashku me Cafo Begun u arratisën. OZN-a filloi të gjurmojë dhe të bëjë ndjekje me qëllim që këta patriotë t’i zë dhe t’i dënojë. Për një kohë kjo nuk i shkoi përdore. Pas disa muajsh spiunazhi, zbulohen vendet e fshehjes së tyre. Mirëpo, falë strehuesve të ndershëm, arritën t’i shmangen më të keqes. Dom Nikollë Tusha largohet nga fshatrat e Ulqinit dhe vendoset në Juban (Shqipëri), në shtëpinë e kushëririt të tij.

KOHA Javore 11 Pikëpamjet e shprehura në fq: OPINIONE & VËSHTRIME nuk përfaqësojnë domosdoshmërisht politikën redaksionale të „KOHA javore„ VËSHTRIM & OPINION
E ENJTE, 15 QERSHOR 2023

Toleranca fetare, e madhe e shqiptarëve

shqiptar. Faktet gjenden në rrjedhën dhe logjikën e tyre historike. Jane faktorët historikë, shoqërorë e psikologjikë ata që kushtezuan përqafimin e fesë islame nga shumica e popullit shqiptar në të gjitha trevat e veta.

tarët janë tolerantë për besimet e tjera dhe ndoshta ky është i vetmi vend në Evropë ku nuk ka pasur luftra fetare”.

Populli shqiptar me tri besime: islam, ortodoks dhe katolik, ka qenë simbol i harmonisë fetare në historinë e popujve të Ballkanit. Vetë ekzistenca e objekteve të kultit, xhamive, kishave e manastireve, simbolizon të kaluarën e popullit shqiptar. Bashkëjetesa në harmoni e besimeve fetare në trojet shqiptare përgjatë historisë e deri me sot është shembull dhe dhurata më e mirë. Trashëgimia e bashkëjetesës fetare njëkohësisht me vetëdijen se ideja kombëtare qendron dhe duhet të qendrojë mbi çdo ide tjetër, është dhurata më e çmuar që ne si komb e kemi. Pranimi dhe bashkekzistenca e tri besimeve të popullit shqiptar, ka bërë që toleranca ndërfetare të jetë një domosdoshmëri historike, duke shërbyer kështu si mjet dhe faktor që ka siguruar unitetin kombëtar dhe ekzistencën tonë si komb, megjithëse shqiptarët kurrë nuk e kanë ndarë përkushtimin fetar nga interesi kombëtar.

Shqiptarët si popull, pavarësisht besimit fetar, shikuar historikisht gjithmonë i kanë shërbyer kombit. Edhe pse, hoxhallarë apo prifterinj, kjo nuk i pengonte dhe nuk i bënte ata që të mos mendonin dhe t’i shërbenin kombit. Ata ishin prijës të ideve kombëtare duke e mobilizuar popullin në sherbim të kombit.

Anakronike dhe naive është mendesia që kërkon të gjejë rrënjët e “fesë më të vjetër” të shqiptarëve. Kjo ka shpjegimin e vet historik, ashtu siç ka shpjegimin historik pse feja islame u përqafua nga shumica e popullit

Është absurde dhe naive të flitet për konvertim të detyruar, sepse feja nuk zë dhe nuk lëshon rrënjë, në qoftë se nuk prek botën shpirtërore të njeriut. Akoma më naive tingëllon teza e “konvertimit të detyruar”- sot, kur nje mysliman shqiptar ka disa breza që e trashëgon besimin e tij.

Për një frymë tolerante, krahas feve dhe përfaqesuesve të tyre ndër vite, ka ndikuar edhe trashëgimia socio-antropologjike e shqiptarëve, sistemi shoqëror tradicional dhe ai i vlerave.

Faik Konica do të perforconte: “Unë besoj se dihet gjithkund që shqip-

Po të marrin dhe të rendisim shembuj në lidhje me tolerancën fetare ndër shqiptarët gjatë shekujve, nuk do të mundemi t’i përmbledhim në një shkrim kaq të shkurtër. Një eveniment i rëndësishëm në historinë e bashkëjetesës së shqiptarëve është edhe Lidhja e Prizrenit. Kështu në gjysmën e dytë të muajit maj të vitit 1878 u mblodhën në Prizren rreth 300 përfaqësues nga të gjitha trojet shqiptare, në shumicën e tyre myslimane. Mbledhja e parë u mbajt më 23 maj në Xhamine e Bajrakut. Pra, në këtë xhami kishte edhe përfaqësues të besimit të krishterë. Kurse më 10 qershor të vitit 1878 mbledhja u zhvillua në Medresenë e Mehmet Pashës (sot muzeu, apo siç njihet si

KOHA Javore 12 VËSHTRIM & OPINION
Pikëpamjet e shprehura në fq: OPINIONE & VËSHTRIME nuk përfaqësojnë domosdoshmërisht politikën redaksionale të „KOHA javore„
E ENJTE, 15 QERSHOR 2023
Qani Osmani

vlerë shqiptarëve

shtëpia e Lidhjes së Prizrenit). Një nga personalitetet shqiptare të besimit mysliman ka qenë edhe hoxhë Rexhep Voka nga Tetova, i cili ka thënë: “Shqiptarët duhet të ngrihen mbi ndasitë fetare dhe të jenë të bashkuar. Të mos themi ky është mysliman dhe ai është i krishterë, jo toskë, jo gegë, sepse të gjithë jemi shqiptarë, jemi një fis e një farë”. Ndërsa, kryemyftiu i Shqipërisë, Vehbi Dibra, në Kongresin Mysliman Shqiptar, të mbajtur më 1923, duke u treguar delegatëve për gjendjen fetare dhe duke u treguar se vëllazërimin e bashkimin kombëtar duhet mbajtur mbi gjithçka, kishte thënë: “Myslimanë, katolikë dhe ortodoksë, në pikëpamje të kombësise kemi një lidhje të plotë e të patundshme e nuk mund të thuhet e të kuptohet asnjë send që e tund atë vëllazni të plotë. Çështja e fesë është një çështje e

posaçme e secili është i lirë për me e sigurue forcimin e fesë së vet”. Kurse, Sami Frashëri kishte deklaruar: “Mos vështroni bese e fe, muslimanë dhe katolikë, ortodoksë, gjithë shqiptarë sa janë dhe tek janë, janë vëllezër. T’ecim të dlire n’udhë të Perëndisë, n’udhët e drejtësisë... në mes shqiptarëve të vërtetë s’ka ndonjë ndarje, ndonjë çarje, ndonjë ndryshim! Janë të tërë vëllezër të gjithë; janë një trup, një mendje, një qëllim, një besë”. Pra, krahas tjerash, duhet theksuar faktin se, të qenurit e shqiptarëve me shumicë të besimit mysliman, tregon dy gjëra shumë me rëndësi për historinë e kombit shqiptar. E para është se në mesin e shqiptarëve nuk ka pasur dhunë fetare me rastin e islamizimit të tyre. Dhe e dyta është se kjo tolerancë fetare te shqiptarët i ka shumë borxh besimit islam, sepse askund në histori, përveç trillimeve të ndryshme, te shqiptarët nuk haset në ndonjë dhunë ndaj besimeve të tjera të bëra nga myslimanët si shumicë. Pra, harmonia dhe toleranca fetare e shqiptarëve si vlerë thuajse unikale kombëtare e fetare, u krijua në shekuj paralelisht me Lëvizjen Kombëtare Shqiptare, nën kujdesin e veçantë të rilindasve tanë dhe në kushte specifike, të ndryshme nga kombet e tjera në Ballkan.

Kemi shembuj të shumtë të tolerancës fetare në të kaluarën ndër shqiptarë të tri besimeve që nuk mund t’i gjesh askund tjetër në Evropë, shembuj që kanë lënë gjurmë edhe në ditët e sotme.

Kur më 28 dhjetor të vitit 1913 u ngrit në Shkodër flamuri kombëtar, myslimanë e katolikë, këmbanën e Kishës së Gjuhadolit e lidhën përmes nje konopi me minaren e Xhamise së Fushë Çeles, në të cilën valëvitej flamuri kombëtar ndërmjet rreshtit të gjatë të kandilave kuq e zi. Duke karakterizuar këtë ngjarje, Fishta tha: “... myslimanë e të krishterë, katolikë e ortodoksë qofshin, dijnë me u vëllaznue në idealin kombëtar. Ky vëllaznim u shpreh edhe në këtë natë simbolikisht me drita kandilash, që si varg yjesh lidhnin minaren e Xhamisë së Fushës së Çeles me kumbanaren e Kishës se Gjuhadolit...”.

Pastaj ta marrim rastin e vitit 1914, kur në kohën e Austro-Hungarisë, në

Gjakovë duhej të ndërtohej një kishë për nevojat e shqiptarëve të besimit katolik, Bajram Curri i thotë konsullit austriak: “Ne shqiptarët e besimit mysliman në Gjakovë i kemi 18 xhami, zgjidhe njërën prej tyre ta bëjmë kishë”.

Një rast tjetër të ngjashëm kemi kur disa shqiptarë të besimit katolik deshën te djegin xhaminë e Lezhës. Këtë e merr vesh Gjergj Fishta dhe me të erresuar shkon tek xhamia. Kur ata shkuan për ta djegur, Fishta u flet në emër dhe ata të çuditur i thonë: “Si more ti At, ti edhe prift edhe hoxhë?”. Fishta ju pergjigjet thjesht: “Jo, unë jam prift, por meqë hoxha kishte ca punë në Shkodër, më tha mua me e ruajt xhaminë se edhe kjo është shtepia e Zotit për shqiptarët!”.

Si përfundim mund të themi se çështjet fetare në hapësirat shqiptare janë të lidhura ngusht me sigurinë tonë kombëtare. Prandaj ruajtja e vlerave kombëtare e fetare të shqiptarëve është një obligim i shqiptarëve kudo që ndodhën, në Shqipëri, Kosovë, Maqedoni të Veriut, Mali të Zi, në Luginën e Preshevës dhe Çameri, si dhe në diasporë.

Nëse deri më tash para botës jemi krenuar për një harmoni dhe tolerancë ndërfetare të shkëlqyeshme që kemi trashëguar nga të parët tanë, e cila ka qenë për çdo lëvdate dhe respekt, si do t’ia dalim ne, brezi ynë, ta ruajmë nje status quo të tillë. Nëse për një tolerancë dhe harmoni fetare dikush ka meritë, ajo i takon si shumicës ashtu edhe pakicës të cilët ditën të bashkëjetojnë pa pretendime për të mbizotëruar ndaj njëri-tjetrit. Pluralizmi fetar shqiptar ka shërbyer si element bashkues midis njerëzve, familjeve dhe grupeve të ndryshme në shoqerinë shqiptare. Komunitetet fetare mbeten besnike e frymezimeve të tyre fillestare të së mirës dhe paqes, si dhe me përkushtim të madh luajnë rol aktivë në kapërcimin e problemeve sociale, rritjen e edukimit të të rinjve, forcimit të rolit te familjes, kulturës dhe identitetit kombëtar. Toleranca dhe dialogu duhet të përfaqësohen në të gjitha trojet shqiptare në mënyrën më të mirë dhe të jemi shembull edhe në të ardhmen për mbarë botën, ashtu sikurse në të kaluarën tonë.

KOHA Javore 13 VËSHTRIM & OPINION Pikëpamjet e shprehura në fq: OPINIONE & VËSHTRIME nuk përfaqësojnë
politikën redaksionale
domosdoshmërisht
të „KOHA javore„
E ENJTE, 15 QERSHOR 2023

Apologjia e Ballkanit

Është mirë të kujtohemi… Por edhe Ballkani ka historinë e tij të përgjakshme, dhe në Ballkan lulëzon e harlisur lulja e krimit, nëse na kujtohen fjalët e Baudelaire-t. Në atë pjesë të Evropës që e akuzon Ballkanin për brutalitet, për krime masive dhe luftra të rrepta, vrasja e njerëzve është një aksion aseptik, deratizim, një lloj përdorimi sistematik i herbicideve, ku në vend të minjve dhe barit, vuajnë qeniet njerëzore, të degraduara në minj dhe bar! Aksione të tilla vrasjesh, në thelbin e tyre më të thellë janë të organizuara në mënyrë racionale; janë të planifikuara në aspektin logjistik; të motivuara ideologjikisht; janë të justifikuara nga aspekti doktrinar – e thënë shkurt, janë çnjerëzore. “Asgjë personale” thonë planifikuesit, por edhe ekzekutuesit, dhe këtë e thonë pa emocione, nuk u dridhen duart; zem-

ra nuk rreh e çakërdisur. Ata flenë të qetë, pa ankthe dhe pa brejtje ndërgjegjeje. Ky është lloji më i lig i krimit: krimi pa urrejtje! Ekzekutimi versus vrasja. Në të kundërtën, në Ballkan dhe për ballkanasin, çdo gjest është vetjak, me emocion. Mbase Ballkani është vendi i fundit në të cilin ekziston akoma apejroni i fundit autentik antropologjik, ajo protoplazmë, ai brumë primordial (i kryehershëm) në të cilin ruhet akoma bashkësia burimore e të gjitha elementeve nga të cilat është gatuar njeriu.

Prandaj dhe ballkanasi është i afërt me Sokratin, sepse ai nuk ishte gjykuar me vdekje për motive ideologjike, as për shkak të ndonjë mospajtimi intelektual ndërmjet tij dhe akuzuesve, siç pohohet aq shpesh dhe gabimisht! Pikërisht për arsyen se një pjesë e qytetarëve të Athinës, ballkanas në eshtra e në shpirt, thjesht nisën ta urrenin Sokratin. Prej vitesh u kishte llomotitur të njëjtën gjë: me vendosmëri dhe këm-

bëngulje gjakonte t’u dëshmonte se sa të pavlerë janë dhe çfarë jete të padenjë e të zbrazët jetojnë. Sepse ua kishte sjellë në maje të hundës! Prandaj kishin zënë të pëshpëritnin: “Aman, edhe ai Sokrati! Kur do shpëtojmë prej tij!?” Ndërkaq, prej Sokratit nuk kishte shpëtim, edhe në moshën 70-vjeçare, duke qenë shëndosh si lisi, një asket i vërtetë, rezistues karshi diellit dhe acarit, i pavarur nga të gjithë dhe i kënaqur me atë pak që kishte, ai përbënte një kërcënim që mund të zgjaste: nuk i shihej fundi, mund të hante inat edhe për 100 vjet me radhë! Ndërkaq, përgjatë gjithë jetës, 50 vite rrumbullak, Sokrati vërtet hante inat: nuk donte t’i linte të qetë njerëzit, u kishte ardhur në maje të hundës. Gjysma e athinasve filluan të mos dilnin në Agorë, në sheshin e qytetit – i rrinin larg si djalli temjanit. Nuk u interesonte as e vërteta, as mirësia, as shpirti, por vetëm paratë, ndërkohë që ai, pikërisht për para nuk i linte të hapnin gojë. Iu lutën, i tërho-

KOHA Javore 14 Pikëpamjet e shprehura në fq: OPINIONE & VËSHTRIME nuk përfaqësojnë domosdoshmërisht politikën redaksionale të „KOHA javore„ VËSHTRIM & OPINION E ENJTE, 15 QERSHOR 2023
ESE (2)
Ferid Muhiq

qën vëmendjen, u përpoqën që ta korruptonin dhe në fund e kërcënuan. Por çdo gjë qe e kotë. Madje edhe kur u dënua me vdekje, i dhanë 30 ditë afat, derisa të kthehej anija nga ishulli i shenjtë – të ikte, t’i mbyllnin sytë, të shkonte vullnetar në syrgjyn; ata do kujdeseshin që ai të jetonte si mbret. Por, jo dhe jo! A e donte me patjetër gjykimin me vdekje prej tyre? Sigurisht që e donte! Në Ballkan nuk kishte shteg tjetër. Aniti, Meleti dhe prokurorët e tjerë ndjenin urrejtje personale ndaj tij dhe ky ishte një rast ideal që ta kurorëzonin në mënyrë ballkanike: me vdekje. Meqë nuk bënte asnjë dëm serioz dhe nuk i rebelonte njerëzit, në çdo vend tjetër Sokrati do e kalonte me ndonjë qortim dhe me një dënim në të holla. Por, në Ballkan, edhe kundërvajtja më e rëndë falet nëse nuk ekziston urrejtja personale. Kurse në pjesën tjetër të botës dënohet kundërvajtja, jo personaliteti. Madje edhe kundërvajtjet më të rënda mund të kalojnë me qor-

time ose me ndonjë dënim në para, deri edhe çrregullimet relativisht beninje të rendit dhe qetësisë publike, si në rastin e Sokratit, mund të përfundojnë me dënim me vdekje. Në Ballkan gjykohet personi, jo kundërvajtja. Edhe dënimi në Ballkan nuk është dënim, por hakmarrje. Ndërsa amnistia nuk është amnisti, por falje! Dhe këtu mund ta ndërpresim këtë apologji për Ballkanin, edhe pse potencialisht nuk ka fund. Në këtë rast vetëm sa përmendëm anën më të ligë të njerëzve, pra edhe të ballkanasve – vrasjen e njerëzve. Sa e gjatë dhe e madhe do ishte kjo apologji për Ballkanin nëse do bëhej fjalë për gjërat e bukura: për dashurinë, butësinë, miqësinë! – fenomene që në Ballkan arrijnë proporcione dhe intensitet të lartë dhe nuk mund të krahasohen me asnjë vend tjetër në botë! Por, edhe apologjia e madhe e Ballkanit, kur të ulet në bankë për të dhënë llogari para prokurorëve dhe gjykatësve, nuk do ndryshojë shumë; sepse as kjo

apologji e vogël, as apologjia e madhe nuk do jenë të mjaftueshme që të tërhiqen akuzat kundër Ballkanit, sikundër nuk ka mjaftuar as “Apologjia e Sokratit” për tërheqjen e akuzave kundër tij. Sado që të jenë të pabaza, të sforcuara, të pabesueshme, këto akuza kanë qenë të vërteta, nga njerëz të gjallë, realë, në adresë të një njeriu real, të gjallë! Edhe akuzat kundër Ballkanit janë të njëjta: ato janë akuza plot ndjenja. Baza e tyre e përbashkët është përzierja e urrejtjes dhe zilisë, e superioritetit të rremë dhe inferioritetit të vërtetë. Dhe, pikërisht për shkak të kësaj, këto akuza, me argumentimin e tyre të papranueshëm racional, por me qëllimin e keq irracional dhe të sinqertë, sa më shumë të përsëriten e të shtohen, aq më të pavdekshëm do e bëjnë Ballkanin, njësoj si akuzat kundër Sokratit, që nga ana racionale janë të paargumentuara, por të motivuara nga mëria dhe smira. Ato e bënë të pavdekshëm Sokratin. (Fund)

KOHA Javore 15 Pikëpamjet e shprehura në fq: OPINIONE & VËSHTRIME nuk përfaqësojnë domosdoshmërisht politikën redaksionale të „KOHA javore„ VËSHTRIM & OPINION E ENJTE, 15 QERSHOR 2023

Nevoja për kombenevojë korporatash që ofron sot Evropa

Çfarë ndjesie më krijoi kjo fotografi e listës Evropa Tani?! Po ju them se mendimi i parë që më ra në kokë nga lista zgjedhore Evropa Tani në Ulqin nuk e di përse, ose e di përse, është një poezi e poetit Ali Asllani i cili jetoi në prag të okupimit fashist nga Italia në vitin 1939. Kjo më kujtoi një përputhje si sot kur po pushtohemi nga “Bota serbe”. Me këta që po shihen këta ulqinakë, ishin dje dhe janë edhe sot haptas kundër Kosovës që të pranohej/t si shtet. Këta në mënyrë

intuitive po më kujtojnë vargjet e Ali Asllanit që janë aktuale edhe sot për karakterin tonë: “Dallavera nëpër zyra/ dallavera në Pazar/ dallavera me të huaj/ dallavera me shqiptarë. Roxher Skruton, profesor i estetikës dhe filozofisë në Kolegjin Berkbeg në Londër, në vitin 1990 shkruante se si sot kombi është në rrezik nga korporatat globale të institucioneve mbikombëtare si BE-ja dhe OBTja (Organizata Botërore e Tregtisë). Gjithashtu, disa me një mendësi gobaliste, shoh se si përbuzin me një anakronizëm përçarës dhe të manipuluar, gjoja në emër të një liberalizmi global, i cili në fakt as që nuk ekziston, sepse një gjë dihet, nëse korporatat e huaja dominojnë ligjërisht po themi vetëm potencialin e ofertës turistike për shembull në Mal të Zi, ose më konkretisht Ulqinin, atëherë doemos se do të na ngjajë ajo thënia: “Peshku

i madh e han peshkun e vogël”?! Ata në emër të konkurrencës reale do të kërkojnë nga qeveritë këtu në Ulqin që ulqinakët të mos u bëjnë konkurrencë turistike me sektorin individual – që janë mbi 100 mijë shtretër. Për shembull shpejt do të na thuhet nga Kuvendi i Ulqinit që nëse oferta në sektorin individual nuk hynë në kategorinë “me pesë yje”, për llogari te të huajve të shuajmë ofertën tonë për të cilët do të thirren këta të Evropa Tani...?!

Kjo do të ngjajë që në momentin kur kredimarrësit ulqinakë të kenë shlyer të gjitha detyrimet ndaj bankave të marra me kamata të larta e pasi të na kenë rrjepur deri në lekun e fundit. Atëherë kuptohet se si Evropa Tani, ose ndonjë Evropë tjetër do të i mbyll të gjitha bankat e tilla duke na ulë në emër të ligjit interesin nga 7% në 2% gjoja si në tërë botën - pra

KOHA Javore 16
E ENJTE, 15 QERSHOR 2023
Pikëpamjet e shprehura në fq: OPINIONE & VËSHTRIME nuk përfaqësojnë domosdoshmërisht politikën redaksionale të „KOHA javore„ VËSHTRIM & OPINION
Muhamet Nika

shtete nuk është mbikombëtare

Tani?!

paguaj e mos druaj. Këto prapaskena janë agjendë e Organizatës Botërore të Tregtisë.

Ismail Kadare: Populli që nuk guxon të dënojë tradhtinë e tij, nuk meriton të jetojë i lirë.

Nëse Këshilli Kombëtar i Shqiptarëve që është i zgjedhur në mënyrë indirekte, nuk ngrit një trup punues si puna e Forumit Demokratik Shqiptar të Gjergj Gjokës, dhe i cili do të kishte për detyrë të ndërtonte strategjinë zhvillimore politike dhe ekonomike në zonat ku banojnë shqiptarët, atëherë korporatat e mëdha të huaja do të vënë dorë mbi të gjitha resurset tona duke blerë politikën tonë me fare pak pare duke i kaluar në Kuvend. Në këto situata, mendojmë se do të duhej që kapitali i diasporës shqiptare të formojë një bankë me kapital shqiptaro-amerikan, të cilët do të administronin me ne në Ulqin.

Këto lëvizje pazaresh kanë nisur që moti. Ja një projekt i këtillë i cili kaloi në Kuvendin e Ulqinit për rregullimin Ranës. Projekt i cili kur të përfundojë, do ta mbysë turizmin e qytetit, sepse Plazhi i Vogël, siç e shihni nga fotot, është lejuar të menaxhohet nga korporatat e huaja.

Ja se si do të duket Plazhi i Vogël... Projekt për të cilin votuan të gjitha partitë shqiptare...?!

thonë kot në Ulqin: Kush ta bani?! –Vetja more, vetja.

KOHA Javore 17
Nga këto pamje të plazhit të qytetit, nuk shohim më se do të ketë dhoma te plazhi me 10 euro shtrati. Nuk
-
Evropa
E ENJTE, 15 QERSHOR 2023 Pikëpamjet e shprehura në fq: OPINIONE & VËSHTRIME nuk përfaqësojnë domosdoshmërisht politikën redaksionale të „KOHA javore„ VËSHTRIM & OPINION

Kodi i Dushanit përballë së katolikëve të qendrave

Padyshim se Kodi i Dushanit nuk ia doli që t’i çrrënjosë besimtarët katolikë të qendrave të ndryshme shqiptare që ranë nën sundimin serb, sidomos të zonave të thella malore. Madje, në shekullin XV u shënua rritje e konsiderueshme e popullatës katolike në tokat shqiptare, pasi që prej kësaj kohe është i njohur fenomeni kur tregtarët dhe vetë qytetarët, banorët e viseve të ndryshme, pra banorët autoktonë bëheshin qytetarë raguzianë sepse Raguza ua jepte atyre shtetësinë

Skendër Latifi

Qarkoret papnore dhe Kodi i Dushanit Në qarkoren papnore të Klimentit IV të vitit 1346 flitet për manastiret, kishat, pronat dhe fshatrat që sundimtarët e mëparshëm serbë i kishin uzurpuar, por gjykuar sipas kishave katolike të përmendura në këtë qarkore është e sigurt se ajo kishte të bënte me ndryshimet që erdhën në vitin 1219, kur zonat e juridiksionit katolik u ngushtuan me të vërtetë. E gjithë kjo erdhi si pasojë e zbatimit të disa neneve të Kodit të Dushanit, që janë të drejtuara kundër katolikëve. Duke e pasur parasysh pozitën e kishës katolike dhe të komunave kishtare katolike, sikurse edhe tekstin e saktë të neneve të caktuara të Kodit të Dushanit, me besueshmërinë më të lartë mund të konkludohet se mbreti serb Dushani në mënyrë shumë të vendosur e ka ndaluar konvertimin e banorëve ortodoksë në katolicizëm dhe ai fare nuk i ka pasur parasysh nënshtetasit e tij katolikë apo tregtarët e viseve bregdetare. Nën nenin 6 dhe 7 thuhet se i “krishteri”, që në terminologjinë e Kodit të Dushanit është besimtari ortodoks dhe që është konvertuar në katolik, duhet domosdo të kthehet në ortodoksizëm, prandaj për këtë qël-

lim “Kisha e Madhe nëpër të gjitha qytetet dhe qytezat ka vendosur kryepriftërinj”.

“Gjysmëbesimtari i martuar me gruan ortodokse duhet të konvertohet në krishtërim”

Edhe neni 9 i Kodit të Dushanit ka të bëjë me katolikët në të cilin thuhet se “besimtari katolik (në origjinal gjysmëbesimtari – S. L.), që është martuar me gruan ortodokse duhet të konvertohet në krishtërim. Nëse

gjysmëbesimtari refuzon të veprojë kështu, atëherë atij i merret gruaja dhe fëmijët dhe atyre iu jepet një pjesë e shtëpisë, kurse gjysmëbesimtari do të dëbohet prej aty”, thuhet në nenin 9, me çka lihet të kuptohet se me këtë ndalohej martesa e përzier, apo më saktësisht një martesë e tillë kushtëzohet me konvertimin e bashkëshortit në besimin ortodoks. Padyshim se Kodi i Dushanit nuk ia doli që t’i çrrënjosë besimtarët katolikë të qendrave të ndryshme shqiptare që ranë nën sundimin serb,

KOHA Javore 18
E ENJTE, 15 QERSHOR 2023
VËSHTRIM & OPINION
Pikëpamjet e shprehura në fq: OPINIONE & VËSHTRIME nuk përfaqësojnë domosdoshmërisht politikën redaksionale të „KOHA javore„

çrrënjosjes qendrave shqiptare

sidomos të zonave të thella malore. Madje, në shekullin XV u shënua rritje e konsiderueshme e popullatës katolike në tokat shqiptare, pasi që prej kësaj kohe është i njohur fenomeni kur tregtarët dhe vetë qytetarët, banorët e viseve të ndryshme, pra banorët autoktonë bëheshin qytetarë raguzianë sepse Raguza ua jepte atyre shtetësinë. Njëkohësisht shtetësia raguziane iu ndihmonte atyre edhe në rastet kur ata paraqiteshin para gjykatave, pasi në ndarjen e drejtësisë duhej të zbatohej e drejta sase apo raguziane!

Katolikët e viseve të Ballkanit nën pushtetin osman dhe vasaliteti serb Rrethanat e veprimit të bashkësive kishtare ndryshuan qenësisht me pushtimin osman të viseve ballkanike. Sidomos duhet të tërhiqet vërejtja rreth pasojave që shkaktoi sistemi fiskal që osmanët në Ballkan e lanë në dorë të popëve serbë! Të kujtojmë se në kuadër të organizimit të admin-

istrimit osman u vendos sistemi fiskal në bazë të të cilit zyrtarët kishtarë duhej të paguanin taksa për “beratin” dhe taksat vjetore në përputhje me madhësinë e famullisë dhe numrit të besimtarëve (peshqeshin dhe qesimin). Prelatët katolikë nuk u përfshinë në këtë sistem, por për besimtarët katolikë në territoret e reja të sulltanit, përgjegjës për vjeljen e taksave tani ishin argjipeshkvit, mitropolitët apo ipeshkvit të territorit, ku në fakt ndodheshin këta besimtarë. Si pasojë e këtij sistemi, besimtarët katolikë duhej t’ua paguanin taksat e parapara zyrtarëve të kishës ortodokse në shumicë joshqiptare! Krahinat që i hoqën të zitë e ullirit në këto vite ishin sidomos famullitë e shumta katolike që iu mbijetuan konvertimeve të kishës serbe dhe që gjatë sundimit serb u gjetën nën juridiksionin e Patriarkanës së Pejës. Mbase përveç vjeljes së tatimeve, jo vetëm në territorin e Kosovës së sotme, por edhe në krahinat e tjera shqiptare, priftërinjtë serbë kanë qenë ndihmësit kryesorë në regjistrimet fillestare në defterët osmanë në vitet e para të shtrirjes së administratës osmane në Ballkan. Linguisti i njohur dhe studiuesi i onomastikës Mitar Peshikan, është shprehur se “regjistruesit osmanë, apo përpiluesit e parë të defterëve tanimë të njohur, në të shumtën e rasteve janë shërbyer me dokumente të shkruara në alfabetin cirilik, prandaj edhe në defterët osmanë mund të hasen emra të tillë që në asnjë mënyrë nuk mund t’i përgjigjen shqiptimit popullor! Pra, ka raste kur para se emrat të përfshiheshin në defterët përkatës, ata të jenë arkaizuar!”. Por, ajo për të cilën e tërheq vërejtjen Peshikan dhe që në njëfarë mënyre e vërteton pjesëmarrjen e priftërinjve ortodoksë (serbë – S. L.) në regjistrimin e popullsisë dhe të mirave materiale në krahinat shqiptare, konk-

retisht shihet në rastin “e krahinës së Gjakovës dhe Junikut ku në të dy anët e Erenikut koncentrimi i popullsisë shqiptare është mjaft i madh, por në defterët osmanë, ku është paraqitur gjendja faktike në këto zona, vërehet se emrat e banorëve të zonave të lartpërmendura janë emra të vjetër serbë!”, ka konstatuar Peshikan.

Martesat e bijave të sundimtarëve serbë në oborrin e sulltanit

Faktor tjetër me rëndësi të veçantë të luftimit të besimtarëve katolikë në viset e Kosovës së sotme dhe në fqinjësinë e saj kanë qenë martesat e bijave të sundimtarëve krahinorë serbë me pjesëtarët e oborrit të sulltanit osman.

Përveç përforcimit të vasalitetit serb, këto bija të serbëve në mënyrë automatike e gëzonin të drejtën e garantueseve kryesore të ruajtjes së autonomive fetare të kishave serbe. Mara Brankoviqi, e bija e Gjurgj Brankoviqit e martuar për Sulltan Muratin II, përveçse që si peshqesh ia dhuroi sulltanit krahinën e sotme të Toplicës, ajo njëherësh ishte përgjegjëse dhe mbrojtëse e të gjitha kishave që ndodheshin në territorin e sotëm të Luginës së Preshevës dhe krahinave në fqinjësi. Madje sulltanesha Mara, siç e quajnë disa autorë serbë, angazhoi veprimtarë të kishës ortodokse duke i paguar ata që të shkruanin traktate dhe të vepronin kundër kthimit të besimtarëve të dikurshëm katolikë në besimin e tyre të mëparshëm. Njëra prej këtyre qendrave në gjysmën e dytë të shekullit XV me një aktivitet të bujshëm antikatolik ishte e vendosur në Manastirin e Mateçit që ndodhej disa kilometra në perëndim të qendrës së Kumanovës i rrethuar prej fshatrave shqiptare! Në fund duhet t’ua bëjmë me dije lexuesve se për përgatitjen e këtij teksti janë shfrytëzuar artikujt studimorë të Sima Qirkoviqit “Ndikimi i mesjetës në formimin e hartës etnike të Ballkanit” dhe “Famullitë katolike në Serbinë mesjetare” të botuara në vitin 1997, artikulli i antropologut Bojan Jovanoviq “Serbët dhe perandori i shenjtë Kostadin”, botuar në vitin 2011 dhe artikulli “Emrat e Zetës dhe Rashës në fillim të epokës turke” të autorit Mitar Peshikan të botuar në vitin 1982.

KOHA Javore 19 përballë
E ENJTE, 15 QERSHOR 2023
VËSHTRIM & OPINION
Pikëpamjet e shprehura në fq: OPINIONE & VËSHTRIME nuk përfaqësojnë domosdoshmërisht politikën redaksionale të „KOHA javore„

Marash Ulaj - atdhetar dhe aktivist i njohur malësor në komunitetin shqiptaro-amerikan

Më 30 maj 2023, në moshën 75-vjeçare pushoi së rrahuri zemra bujare e Marash (Masho) Ulaj në Miçigan të Shteteve të Bashkuara të Amerikës. Ky malësor i mirë nga fshati Kojë i Malësisë, u largua nga vendlindja e tij një gjysmë shekulli më parë dhe u vendos në Miçigan-Detroit. U lind më 6 qershor 1948 në një familje me traditë të gjatë atdhetare të njohur edhe për besë, burrëri, urti e trimëri, në familje të Pretash Zekës Ulaj, flamurtar i Kojës, familje e cila u përfshi në lufta të përgjakshme, herë kundër shkjaut (serbo-malazezëve) e herë kundër turqve në mbrojtje të vatrave të tyre shekullore. Kur mbërriti në SHBA, shqiptarët në Ballkan ishin shumë të dobët. Shqipëria vuante në komunizëm. Jugosllavia ishte e paprekshme, Kosova ishte krahinë autonome, etj.

Ai ishte një njeri i respektuar dhe i

Kudo u paraqit nevoja për çështjen kombëtare, Marash Ulaj ishte në mesin e mërgimtarëve të parë malësorë (shqiptarë) për të ndihmuar materialisht dhe moralisht vendlindjen e tij Malësinë, përpjekjet për lirinë dhe pavarësinë e Kosovës si dhe të gjitha trojet etnike shqiptare.

dalluar në komunitetin shqiptar në Detroit dhe më gjerë. I brumosur me atdhedashuri dhe me virtyte e vlera të larta morale e njerëzore si dhe me traditat fisnike të Malësisë së Madhe, u burrërua në shkollën e vatrës familjare dhe në kuvendet e burrave zëmëdhenj të Kojës së “ vogël”, por trime e heroike. Edhe pse me trup ishte në Shtete të Bashkuara të Amerikës , me shpirt dhe zemër

KOHA Javore 20 PORTRET
E ENJTE, 15 QERSHOR 2023
Gjekë Gjonaj

atdhetar njohur komunitetin shqiptaro-amerikan

ishte gjithmonë në Malësi, Shqipëri e Kosovë. Në bisedat e tij me miq e shokë shprehej me emocione të mëdha se Malësia, Shqipëria dhe Kosova janë dashuria dhe krenaria e tij e përjetshme. Këtë thënie apo fjalë zemre të tij e arsyetoi me vepra konkrete. Veprimtaria e këtij atdhetari dhe aktivisti të shquar në diasporë për çështjen shqiptare është e pasur dhe

Kontributi i tij kuptimplotë ka qenë edhe angazhimi dhe zëri i tij i fuqishëm për bashkimin e subjekteve dhe partive politike shqiptare në prag të fushatës së zgjedhjeve të para vendore për Komunën e Tuzit, që u zhvilluan më 3 mars 2019

qershor të vitit 1999 dhe pavarësimi i saj më 17 shkurt 2008 , nga regjimi i egër barbar i Sllobodan Millosheviqit - “kasapit të Ballkanit” dhe se nuk do të kishim liri, pluralizëm dhe demokratizim të Shqipërisë në vitet ’90. Dëshmia më e freskët dhe kuptimplote është pjesëmarrja e mërgimtarëve tanë nga SHBA me Batalonin “ Atlantiku” në Ushtrinë Çlirimtare të Kosovës dhe përpjekjet e armatosura të fundit që ndodhën në trojet tona etnike. Ndihma e tij ishte e madhe edhe në krijimin dhe suksesin e fondit për ndihmë Kosovës. Marash Ulaj ishte organiza-

Me vdekjen e Marash Ulajt, Malësia dhe shqiptarët humbën një veprimtar të dalluar e të çmuar në komunitetin shqiptaro-amerikan për të cilin të gjithë ata që e kanë njohur në mërgatën tonë , e cila është shtylla e kombit, familjeve tona dhe mirëqenies mbarëkombëtare, flasin fjalë miradije

e larmishme.

Kudo u paraqit nevoja për çështjen kombëtare, Marash Ulaj ishte në mesin e mërgimtarëve të parë malësorë (shqiptarë) për të ndihmuar materialisht dhe moralisht vendlindjen e tij Malësinë, përpjekjet për lirinë dhe pavarësinë e Kosovës si dhe të gjitha trojet etnike shqiptare. Qëkur i shkeli këmba në vendin e mundësive të mëdha, respektivisht në tokën e premtuar dhe të bekuar, siç e quajnë Amerikën, për të cilën Fan. S. Noli i madh do thoshte “Mbahu nënë mos ke frikë , i ke djemtë në Amerikë”, e kishte të qartë si dritën e diellit se pa rolin dhe kontributin e diasporës shqiptare nuk është i mundur çlirimi i Kosovës më 12

tor, mbështetës, përkrahës dhe pjesëmarrës i proceseve politike pothuaj në të gjitha protestat dhe demonstratat nga viti 1981 e deri në çlirimin e Kosovës. Ky malësor atdhetar u jepte zemër bashkatdhetarëve të vet të atjeshëm se liria dhe pavarësia e Kosovës është e afërt dhe se Shtetet e Bashkuara të Amerikës janë në anën e drejtësisë dhe popullit shqiptar. Ky burrë fisnik u rreshtua në grupin e atyre mërgimtarëve shqiptarë për t’u dalë zot bashkëvendësve të vet në Malësi, duke i ndihmuar me donacione të ndryshme vullnetare në ndërtimin e objekteve të ndryshme infrastrukturore e të tjera, me qëllim të përmirësimit të kushteve të

tyre ekonomike e jetësore. Kontributi i tij kuptimplotë ka qenë edhe angazhimi dhe zëri i tij i fuqishëm për bashkimin e subjekteve dhe partive politike shqiptare në prag të fushatës së zgjedhjeve të para vendore për Komunën e Tuzit, që u zhvilluan më 3 mars 2019. Ai vlerësonte se bashkimi i partive kryesore përbën një hap të mençur dhe atdhetar drejt maksimalizimit të votave të shqiptarëve në Komunën e Tuzit. Sipas tij vetëm shqiptarët bashkë mund të luftojnë, siç thoshte ai, armikun dhe të ndalojnë ushtrimin e pushtetit tridhjetëvjeçarë të Partisë Demokratike të Socialistëve të Millo Gjukanoviqit, dhe Malësia gjithsesi të administrohet nga malësorët. Marash Ulaj kontribuoi edhe për ardhjen e kongresistëve amerikanë në Malësi dhe ka qenë nënkryetar i Shoqatës “ Malësia e Madhe “ në Miçigan. Me ndihmën e tij dhe të diasporës sonë në Shtete të Bashkuara të Amerikës janë bërë shumë gjëra të rëndësishme që kanë vlera të mëdha për komunitetin tonë dhe për Komunën e Tuzit. Me vdekjen e Marash Ulajt, Malësia dhe shqiptarët humbën një veprimtar të dalluar e të çmuar në komunitetin shqiptaro-amerikan për të cilin të gjithë ata që e kanë njohur në mërgatën tonë , e cila është shtylla e kombit, familjeve tona dhe mirëqenies mbarëkombëtare, flasin fjalë miradije. Komuniteti shqiptaro-amerikan me largimin e tij nga kjo jetë humbi një nga bijtë e vet më të mirë, që do të kujtohet gjatë si shembull për t’u ndjekur, si patriot që do të frymëzojë brezat e rinj të shqiptarëve që jetojnë fizikisht larg atdheut, por shpirtërisht nuk ndahen kurrë nga trualli arbëror dhe synojnë zhvillimin dhe përparimin e tij.

KOHA Javore 21 PORTRET
E ENJTE, 15 QERSHOR 2023

OJQ “Shoqëria Malazeze për Luftën Kundër Kancerit” dhe SHF “Mahmut

Larg duhanit e afër të shëndetshme të jetës

Tuz – OJQ “Shoqëria Malazeze për Luftën Kundër Kancerit” në bashkëpunim me SHF “Mahmut Lekiq” ka organizuar ekspozitën e punimeve më të mira artistike të nxënësve nga shkollat fillore të Malit të Zi me temën: “Rreziqet që sjell duhanpirja për shëndetin”.

Nga kjo OJQ kanë thënë se nga ky konkurs që është organizuar për nxënësit e shkollave fillore nga klasa e

katërt deri në të nëntën, kanë ardhur numër i madh i punimeve nga shumë shkolla fillore dhe qytete të Malit të Zi.

“Ajo që me këtë rast mepatjetër duhet ditur është fakti që nga pasojat e duhanpirjes, si njëra ndër sëmundjet më të rënda të varësisë, vetëm gjatë vitit të kaluar, siç thekson Organizata Botërore e Shëndetësisë, në botë kanë vdekur rreth 6

milionë njerëz, ndërsa në Mal të Zi mbi 1.500, numër ky që fatkeqësisht në vitet në vazhdim do të rritet dhe kjo sigurisht deri në vitin 2030 si tek ne ashtu, edhe në botë”, shprehen nga kjo OJQ.

Nga OJQ “Shoqëria Malazeze për Luftën Kundër Kancerit” kanë thënë se ata nga themelimi e deri më sot kanë organzuar aktivitete parandaluese për shtypjen e epidemisë

KOHA Javore 22 MOZAIK
organizoi ekspozitën E ENJTE, 15 QERSHOR 2023
Lekiq”

stileve jetës

së duhanpirjes e cila konsiderohet si shkaktari dhe rreziku kryesor i shumë sëmundjeve.

“Kësisoji duhet që tek fëmijët, duke filluar nga ata më të vegjlit të ushqehen stile të shëndetshme të jetës, si dhe aktivitete parandaluese edukative, sepse fëmijët vesin e du-

hanpirjes më së shpeshti e fillojnë në periudhën e adoleshencës, arsye se pse lufta kundër duhanpirjes fillon që nga shkolla fillore”, shprehen nga kjo Organizatë Joqeveritare. Ndërkaq, sipas kësaj organizate, mesazhi që përcjell kjo ekspozitë është se mënyra e jetesës në një

masë të madhe ndikon në gjendjen shëndetësore dhe për këtë arsye duhet bërë jetë të shëndetshme, t’i përkushtohet koha leximit, të krijohen vese të punës. Krahas kësaj duhet marrë me sport, për të qenë fizikisht aktiv ndërsa trupi në formë të bukur. t. u.

KOHA Javore 23 MOZAIK
ekspozitën “Rreziqet që sjell duhanpirja për shëndetin”
E ENJTE, 15 QERSHOR 2023
Sipas organizatës, mesazhi që përcjell kjo ekspozitë është se mënyra e jetesës në një masë të madhe ndikon në gjendjen shëndetësore dhe për këtë arsye duhet bërë jetë të shëndetshme, t’i përkushtohet koha leximit, të krijohen vese të punës. Krahas kësaj duhet marrë me sport, për të qenë fizikisht aktiv ndërsa trupi në formë të bukur

“Ana e Malit sipas një trieshjani” –autor Gjekë Gjonaj

Ku bie Ana e Malit? Ana e Malit është një krahinë gjeografike dhe etnografike e ndarë, për fat të keq, ashtu si shumë territore të tjera shqiptare në dy pjesë, mes Shqipërisë dhe Malit të Zi. Ana e Malit në Shqipëri i përket Bashkisë Shkodër, ndërsa Ana e Malit në Mal të Zi i përket Komunës së Ulqinit. Kjo ndarje fatzezë e trevave shqiptare u imponua në vitin 1913nga Fuqitë e Mëdha të asaj kohe. Popullsia e kësaj krahine përbëhet pothuaj me 100% shqiptarë. Shumica e banorëve i përkasin fesë myslimane, me një përqindje të vogël katolike. Shqiptarët e dy anëve të krahinës së Anës Malit pësuan një goditje të rëndë në marrëdhëniet ndërfamiljare e shoqërore por dhe ekonomike kur në vitin 1948 u mbyll kufiri midis Shqipërisë komuniste dhe ish-Jugosllavisë, gjithashtu komuniste, si pasojë e prishjes së dy miqve të vjetër Enver Hoxhës dhe Titos – megjithëse Tito me agjentët e tij ishte instrumental në themelimin e Partisë Komuniste Shqiptare të Enver Hoxhës. Sidoqoftë, më në fund, ra Muri i Berlinit, u shemb komunizmi zyrtar ndërkombëtar sllavo-aziatik në Evropë dhe familjet shqiptare të Anës Malit rivendosën, më në fund, lidhjet familjare e shoqërore midis tyre nga të dy anët e kufirit. Është kjo Ana e Malit që sot, fatkeqësisht, dita-ditës po zbrazet nga popullsia shqiptare shekullore

e atyre trojeve për arsye ekonomike, por pa përjashtuar gjithashtu as arsyet politike, duke emigruar në Shtetet e Bashkuara dhe në vendet evropiano-perëndimore. Është pikërisht kjo krahinë, “Ana e Malit sipas një trieshjani” – një kronikë historike e jetës së përditshme të asaj treve, për të cilën shkruan në librin e 10-të të tij, autori i palodhshëm nga Trieshi, Gjekë Gjonaj.

Unë e lexova me shumë interesim dhe dashuri këtë libër pasi (unë kam lindur e rritur në Amull, në ato troje ku edhe kam mbaruar Shkollën Fillore “Bedri Elezaga” për të cilën shkruan autori duke e cilësuar atë si “tempull të diturisë që ruajti gjuhën shqipe, kulturën dhe graditën tonë të lavdishme”), më solli shumë kujtime dhe emocione ndërsa lexoja për jetën, traditën dhe për personalitetet, disa prej të cilëve i kam njohur, megjithëse ka kaluar më shumë se një gjysëm shekulli që jetoj në Amerikë. Është e pamundur të përshkruaj përmallimin,

ndjenjat dhe kujtesat nga fëmijëria duke lexuar këtë libër. Ngjarjet, personalitetet, gëzimet dhe hidhërimet, si dhe rrethanat që shoqëronin ato, më shumë se një gjysëm shekulli më parë, bëhen reale.

“Gjithçka shkrova në këtë libër, në të cilin solla një pjesë të identitetit nacional të popullatës vendore të Anës së Malit, me qëllim që t’i përcjell ato në trevat mbarëshqiptare, janë fjalë zemre të motivuara nga vullneti i mirë. Nuk mund të ishte ndryshe kur bashkëbiseduesit/et e mi/a, përveçse më hapën dyert e shtëpive, më shtruan sofrën bujare dhe më hapën zemrat dhe shpirtin e tyre të pastër”, shprehet autori për librin e tij.

Sipas vet autorit, kjo vepër publicistike mbi trevën e Anës Malit “nuk është një monografi as dokument faktik, por vetëm pjesë e një letërnjoftimi të vogël, me fjalë shumë, të kësaj treve. Ajo është një mozaik prozaik me copëza veçantie nga jeta e zakonshme e pabujë e anamalasve,

KOHA Javore 24 KULTURË
E ENJTE, 15 QERSHOR 2023
Për Koha Javore: Frank Shkreli / Nju Jork

realiteti i tyre jetësor, një pjesë e së shkuarës dhe të sotmes së tyre në këtë lokalitet, ashtu siç i njoha unë. Në këtë mozaik kryesisht pasqyrohen lashtësia, tradita, trashëgimia e pasur kulturore materiale dhe ajo shpirtërore (jomateriale) e kësaj treve, që janë pjesë e vlerave të trashëgimisë kombëtare”, shkruan autori Gjonaj.

Përveç të dhënave të vyera që ofron libri mbi trashëgiminë historike dhe kulturore të Anës Malit, në brendësinë e kësaj vepre, autori jep edhe informacione biografike për një numër personalitetesh të dalluara të kësaj treve –personalitete të dalluara në fusha dhe veprimtari të ndryshme të jetës, si klerikë, personalitete të njohura të arsimit e kulturës dhe në përgjithësi figura të shquara të asaj ane, me kontribute të pamohueshme jo vetëm për krahinën e Anës së Malit, por edhe më gjerë.

“Autori si një gazetar me përvojë, duke u bazuar edhe në literaturën e shkruar për Anën e Malit, ka arritur të trajtojë mjaft mirë në disa dimensione këtë trevë. Autori me hollësi dhe me një gjuhë të qartë e të kuptueshme për lexuesin ka trajtuar natyrën, trashëgiminë kulturore e materiale, zhvillimet sociale e demografike, arsimin, folklorin, personalitete dhe jetën e përditshme të banorëve të Anës së Malit”, vlerëson librin Dr. Nexhat Avdiu, njëri prej recensentëve të veprës së Gjekë Gjonajt. Ndërsa recensentja tjetër e librit, Dr. Sabina Osmanoviq shprehet se “Gjeka i ka ndenjur besnik stilit të profesionit të gazetarisë dhe si i tillë është i kapshëm për çdo lexues. Libri në fjalë është i larmishëm në përmbajtje, herë ngjanë me udhëpershkrim, herë si një rrëfim historik. Teksa lexoni librin, në çdo fjali mund të ndjeni tonin dashamirës për njerëzit e kësaj zone dhe një lloj afrimiteti krejtësisht të natyrshëm. Të gjithë bashkëbiseduesit e tij Gjeka i vlerëson si bashkautorë ngaqë pa rrëfimet e tyre

unike nuk do të ishte e mundur të shkruhej ky libër”, ka thenë në recensionin e saj, Dr. Sabina Osmanoviq. Nga promovimi i librit “Ana e Malit sipas një trieshjani” i autorit Gjekë Gjonaj, ditën e shtunë (27 maj 2023) në Muzeun Etnografik në Draginë, në kuadër të manifestimit “Pranvera në Anë të Malit”, i cili është organizuar nga Shoqata “Ora”. Në fjalën përshëndetëse, kryetarja e kësaj shoqate Arjeta Kurti ka falënderuar autorin për kontributin e tij për Anën e Malit, për vlerat dhe ruajtjen e trashëgimisë kulturore të kësaj treve. Ajo ka thekësuar se “ky libër do të jetë një vlerë e shtuar e Anës së Malit, i cili do të shërbejë si udhërrëfyes për projekte të tjera lidhur me Anën e Malit”, ka shtuar ndër të tjera Arjeta Kurti me rastin e promovimit të këtij libri dy javë më parë.

Ashtu siç sugjeron edhe autori Gjekë Gjonaj, ky libër është një vepër-dokumentar i shkruar për t’ua lenë jo vetëm brezit të ri sot dhe brezave të ardhshëm të asaj krahine ndoshta

shpesh të harruar, por dhe brezave të ardhshëm të mbarë kombit shqiptar të cilët ndoshta dinë pak ose aspak mbi këtë krahinë shqiptare iliro-arbërore, ashtu që të mësojnë dhe të mos harrojnë përpjekjet, ndër shekuj, për mbijetesë dhe sakrificat e popullatës së kësaj krahine të lashtë shqiptare për ruajtjen e dinjitetit dhe identitetit kombëtar, gjuhës dhe kulturës shqiptare gjatë historisë. Ky është një shërbim i madh që Gjekë Gjonaj i bën historiografisë së Anës Malit, por edhe asj shqiptare në përgjithësi, duke e pasuruar literaturën shqiptare me një vepër të tillë. Shihet qartë se në librin e tij “Ana e Malit sipas një trieshjani”, autori Gjekë Gjonaj shpreh dashurinë e tij të thellë për Anën e Malit dhe për popullatën e asaj krahine historike, por të vuajtur. Libri lexohet me endje dhe është shkruar me një gjuhë të kuptueshme dhe të qartë për lexuesin kudo që ndoshta nuk ka shumë njohuri për këtë trevë të quajtur Ana e Malit.

KOHA Javore 25 KULTURË
E ENJTE, 15 QERSHOR 2023
Harta e Anës Malit nga të dy anët e kufirit shqiptaro-shqiptar!

Vizitë Malit të Sumës

Luljeta Avdiu-Cura

Sipas Dr. Bahri Briskut toponime të shtresës shqipe i takojnë oronimi Mali i Sumës dhe Suma, i cili si vendbanim për herë të parë përmendet në vitin 1355, kurse në Defteret turke të Sanxhakut të Shkodrës paraqitet në trajtën Sunja. Brisku më tej konkludon se duke qenë toponim mesjetar nuk ka të bëjë me oronimin Sumë e Postribës dhe se ky toponim është tipik vendas. Shaban Peraj përmend të dhënat e Marjan Bolicës (1614), ku ai thotë se fshati Suma përbëhet prej 19 shtëpive, me komandant Pal Niki dhe 40 burra të gatshëm për armë, vazhdon Hajredin Muja, i cili sjell një përshkrimi kishtar të vitit 1777 ku del se Suma ka një shtëpi katolike me 5 frymë. Nga të dhënat e regjistrimit të popullsisë së vitit 1991 dhe ai 2003, Suma nuk figuron në të dhënat dhe kjo ka mundësi që të shpjegohet me atë se pas tërmetit të vitit 1979 popullsia janë shpërngulur nga ky fshat dhe sot nuk ka asnjë banorë. Gjithsej mund të numËrohen afërsisht 7 shtëpi, por banorë që jetojnë në Sumë nuk ka. Për

të dhëna arkeologjike të parët që kanë shkruar kanë qenë Andrija Joviçeviqi i cili është ngjitur në vitin 1912, pastaj grupi kroat i alpinistëve, kurse më gjithëpërfshirësi bashkëvendasi ynë arkeologu Dr. Anton Lulgjuraj, i cili ka botuar një studim lidhur me Malin e Sumës ku identifikon dy faza të fortifikatës - njëra e periudhës III-II p.e.r. dhe i takon periudhës ilire të mbretit Gent dhe tjera mesjetare (shkëputur nga artikulli Megaliti i Malit të Sumës me autor Gazmend Çitaku).

Me të drejtë Dr.Ruzhdi Ushaku shkruan: ”Ulqini me rrethinë është dhe mbetet një trevë joshëse, me një të kaluar historike specifike e atraktive, trevë ku shekujt paluan faqe të lavdishme por dhe të errëta të jetës, të njohura dhe të panjohura, që presin të shpalohen, të përjetohen dhe të përjetësohen me fuqinë e argumentit shkencor dhe me fuqinë artistike, si dy të vërteta jetësore që shpesh shkojnë krahas, gërshëtohen e plotësohen mes veti”.

Duke ecur rrugës që çon për tek burimi, gjatë pauzave të ndryshme nxënësve u tregova për legjendën E shkruar nga Dr.Ruzhdi Ushaku në librin me titull “Ulqini në përmasa kërkimi dhe frymëzimi”. Nxënësit e klasës së VIII-të dëgjonin me vëmendje rrëfimin.

Legjenda e Malit të Sumës Gojëdhënat janë të lloj-llojshme dhe kuptohet në versione të ndryshme, duke filluar prej atyre se kjo ishte një fortifikatë apo pushimore për mbretërit apo sunduesit ilirë të kësaj hapësire, deri te legjenda sipas të cilës këtu u zu rob Shën Gjon Vladimiri nga perandor Samuili. Nuk do mend se disa gjurmë të kësaj

legjende gjejnë mbështetje në faktin se sipas Kronikës së Priftit të Dioklesë, dhe në disa burime të tjera, thuhet se Vladimiri u zu rob në një vend afër Tivarit dhe se për një kronikë të asaj kohe nuk mund të pritet ndonjë saktësim më i madh gjeografik ku ka ndodhur kjo ngjarje. Sidoqoftë, Samuili më vonë, apo dikush tjetër më herët, do të ketë arritur të zinte rob ndonjë sundues i cili aty mund të kishte qenë i strehuar qoftë për rekreacion, qoftë për t’i shpëtuar armikut. Por, është e vërtetë se në këtë pikë strategjike dhe të papushtueshme një tog i vogël luftëtarësh do të mund t’i bënte ballë një fuqie shumëfish më të madhe ushtarake, përveç ndonjë depërtimi më të lehtë me tradhëti që ka mundur të ndodhte. Bedeni megjithatë hesht. Heshtim edhe mbetjet e saranxhës së dimensioneve relativisht të mëdha e punuar me gurë dhe gëlqere për rezervat e ujit të domosdoshëm për jetë dhe ekzistencë në këtë vend me bukuri që vret. Gërmadha thua se pret që të zhvarroset nga ngujimi mijëvjeçar, por ende janë të rrallë ata që do të mund t’i hynin kësaj aventure të vështirë dhe të shtrenjtë. Më rradhiten kujtime dhe asociacione

KOHA Javore 26 REPORTAZH
E ENJTE, 15 QERSHOR 2023

Sumës

se ky monument i lashtë i shndërruar në gërmadhë gati të padukshme, mund të ketë shërbyer në kohë të ndryshme për qëllime të ndryshme dhe se këta gurë, themele, kjo saranxhë, këto fragmente të tjegullave, po të dinin të flisnin do të na tregonin për idila dashurie, përjetime frike e tmerri në errësirën e netëve të gjata dhe shekujve, në ndërrimin e stinëve me vapë dhe rrebeshe e rrufe që shkrepnin që nga antika perënditë vendore. Historia për Vladimirin, qoftë kjo edhe si ngjarje e mëvonshme, mund të jetë edhe si legjendë më e kapshme historikish, dhe se fati i këtij të shenjti u lidh, pa marrë parasysh hipotezat dhe mendimet për prejardhjen e tij, me historinë e Kishës së Shën Mërisë apo të Zonjës së Papërlyer të Krajës, me shkuarjen e tij në Prespë dhe me vrasjen e tij me tradhti më 1016 nga Vladislavi, para dyerve të kishës. Por çka i shtyri epirotasit, siç ceket në një vend, që më 1215 t’i çojnë arkivolet e Vladimirit dhe Kosarës në Durrës e pastaj në Elbasan ku gjenden edhe sot në Manastirin e Shën Gjonit? Këtu duket se legjenda afrohet me ngjarjet historike për princ Shën Gjon Vladimirin që e nxiti piktorin shqiptar

Konstantin Shpatarakun që kujtesën në Shën Gjon Vladimirin ta përjetësojë në shekullin XVIII në ikonën e këtij shenjti. Mbetet që legjenda për Vladimirin apo Shën Gjon Vladimirin të lexohet jo vetëm historikisht, por edhe të përjetohet intelektualisht e artistikisht.

duhet të lidhet me po këtë mal apo kështjellën ku sipas legjendës ka jetuar një kohë dhe ka qenë i robëruar Shën Gjon Vladimiri. Mali në fjalë njihet me emrin Mali i Sumës (Mali Sum’s), e për këtë mal legjenda mbi Krojet e Sumës dhe sundimtarin i cili vriste çdo të ri i

Në disa burime thuhet se vendbanimi i sotëm i Katërkollit, i quajtur dhe i shënuar edhe me variantin tjetër Vladimir (në një pakt të vitit 1405 si Shën Vladimir, krahas me Shën Mërinë në luginën e Romaneut të Rumisë) sipas të gjitha gjasave, shënim i redaktorit,

cili nuk mund t’i numëronte saktësisht sa kroje ka rrëzë Malit të Sumës. Këtë legjendë e përjetova në mënyrë të veçantë kur pas zbritjes shumë të vështirë nga ana veri-perëndimore arritëm te Kroni i Sumës i cili gjendej afër 3-4 shtëpive të vetmuara. Kroni i Sumës, për ekipin dhe për mua, mund të thuhet se ishte “Kroni i shpëtimit”, sepse në atë vapë që na zuri, shishja e ujit që e pinim nga një gërç sa për t’ i lagur buzët, ishte gati e shterur. Në jetën time kurrë nuk kam pirë ujë më të mirë. Ajo pije hyjnore sikur më solli prej agonisë në jetë. Do të thoshte dikush se ashtu më është dukur sepse isha i lodhur, i raskapirut dhe i etshëm, por jo. Nuk dija të ngopesha me atë freski e shije dhe nuk më rëndonte aspak pesha e tre katër litrave që i piva me intervale; në një burim më tej, kur sërish me kapi etja, uji që piva ishte krejtësisht me shije tjetër. Nuk më habit se ky krua kryesor e kishte marrë emrin Kroni i Sumës, sepse ai ishte eliksir i vërtetë për çdo kalimtar, për banorët e këtyre tre-katër shtëpive në afërsi, të cilat në këtë tokë përcëlluese dhe natyrë mjaft të vrazhdë të tokës arbërore ishte burim i jetës, burim hyjnor. (vazhdon)

KOHA Javore 27 REPORTAZH
E ENJTE, 15 QERSHOR 2023

Ruatja e kombit identitetit

Nga biografia

Selim Riza Milla u lind në Ulqin në vitin 1946. Shkollën fillore dhe atë të mesme për ekonomi i përfundon në vendlindje. Deri në vitin 1993 punon në sipërmarrjen tregtare “Otrantkomerc”.

Ishin atëherë drejtorat Rexhep Kordiqi, më vonë Vaso Gjakonoviqi. Në vitin 1993 në afërsi të gjimnazit hapi shitoren private e cila e kishte emrin “Mandarina”.

Biseda me Prof. Riza Rexha

Duke punuar në shitoren private në afërsi të gjimnazit, Selimi disa herë është shoqëruar me Prof. Riza Rexhën. Kur ky e kuptoi se Selimi ka mendim të ikë nga Ulqini. Ai i tha: “Largimi nga vendlindja, gurbeti është asimilim”.

Gjyshi Shaqir Milla-113 vjeçar

I kujtohet gjyshi Shaqir Milla i cili ka jetuar 113 vjet. Selimi thotë se në atë kohë ka jetuar shumë edhe Ramoja i Oso Cufit nga Pistulla. Nuk e di se cili prej tyre ka qenë më i vjetër.

Babai i Selimit Riza Milla ka pasur shtëpi të vogël në afërsi të shtëpisë së Sabri Buzukut.

Selimi thotë:

“ Atë shtëpi e ka blerë Nikollë Gjoka”

“Nikollë Gjoka ishte pacienti im. E kam vizituar në shtëpinë e shëndetit dhe në shtëpinë e tij” - Ishte përgjigjja ime.

Riza Milla, babai i Selimit bleu një vend për shtëpi në Mera në afërsi të Kronit Ballo. Aty ndërtuan shtëpi trekatëshe.

Kohrat e vështira

Në vitin 1993 djali i dytë i Gëzimit

ishte në Serbi për shërbim ushtarak. Selimi e mori vesh se duan ta nisin në vende ku u zhvillonte lufta. Selimi i telefonoi djalit dhe i tha:

“Gjej ndonjë bukëpjekës shqiptarë në vendin ku je në ushtri. Tregoja situatën. Hiqi teshat e ushtrisë dhe ik për Ulqin”.

Gëzimi mbërriti me tren deri në Tivar. Aty e morëm.

Menjëherë u lidh me Salë Kovaçin nga Dragina. Ky ishte tregtar, shoku i Selimit. Përmes Salë Kovaçit u or-

ganizua largimi i Gëzimit përmes kufirit te Sukubina. Gëzimi mbërriti në Shqipëri e pastaj në Amerikë.

Emigrimi në SHBA

Selimi thotë:

“Fillimisht gruaja Haxhire e cila ishte mësuese e punësuar në shkollë, kundërshtonte për të shkuar në Amerikë. Por, unë isha i vendosur. Për të ruajtur dhe drejtuar jetën e dy djemve të cilët ishin në Amerikë ka qenë e nevojshme që të shkojmë

KOHA Javore 28 PORTRET
E ENJTE, 15 QERSHOR 2023
Gani Karamanaga

kombit dhe identitetit shqiptar

Meraja në afërsi të Kronit Ballo”. U bë fjala për ulqinakët në Çikago. Në Çikago te Bahri Hysa jam takuar edhe me Fejzi Ismajlagën nga Kalaja. Ai ka pasur lidhje me një grua të moshuar. As unë, nuk e di se pse nuk ka ardhur asnjëherë në Ulqin”.

Vazhdon:

“Në Amerikë duhet të punosh shumë për të kursyer para, për të përparuar. Nuk po i them me emra, ka shumë prej njerëzve tanë që nuk kanë fituar asgjë, kanë pasur rrugë tjetër, letrat, shpenzimet. Ata nuk kanë pasur as për biletë që të vinin në Ulqin. Disa edhe kur kanë ndërruar jetë nuk kanë pasur pare t’i sjellin në vendlindje...

“Fëmijët e mi më kanë dëgjuar, kanë punuar bukur dhe janë martuar me vajza shqiptare nga Ulqini. Kemi ruajtur edhe gjuhën shqipe dhe besimin tonë”.

Shtëpia në Ranë

Pas dorëzimit të Ulqinit Malit të Zi më 1990, Mbreti Nikolla ka filluar të dërgojë malazezë të jetojnë në Ulqin. Kështu në Ranë erdhi edhe familja Razhnatoviq. Djali i tyre ishte pop ortodoks. Shtëpia ishte e bukur në afërsi të detit.

hesh në Ulqin?”

E piu kafenë dhe u përgjigj:

“Së bashku me Haxhiren i mblodha të gjithë fëmijët e mi, të tre djemtë e nuset e tyre.

U treguam që ne do të kthehemi në Ulqin. U tash ju tash jeni mbarë e mirë, keni përparim.

Ne do të shkojmë në Ulqin përgjithmonë”.

Vazhduam bisedën...

“Si e kalon kohën këtu në Ulqin?”

Selimi përgjigjet:

„Unë kam pasuri në pjesën mbi Kodrat e Ulqinit në Kuçe. Kam një shtëpi të vogël, bahçen me shumë pemë. Kur është koha merrem me mbjelljen e perimeve... Por, unë si besimtar i fal pesë vaktet i Namazit. Nganjëherë shkoj edhe në xhami... Dal edhe në Pazar për të blerë ndonjë gjë dhe të takohem me miq dhe shokë... Fëmijët e nipat e mi vijnë rregullisht në Ulqin... Kanë dashuri të madhe për këtë vend...

U ndërlidha në bisedë:

„E di rrugën e Kuçit. Gjendet pas shitores „Gragjakomerc“ pas shtëpisë së Dr. Marnikoviqit... Dy herë kam ecur kësaj rruge deri në Kollomëz për të vizituar të sëmurit...“.

edhe ne”.

Dhe definitivisht, në fund të vitit Selimi me bashkëshorten dhe djalin i tretë Rizanë i cili ishte 13-vjeçar emigrojnë për SHBA.

Selimi vazhdon:

“Në Çikago të Amerikës familjarisht kemi punuar shumë mirë. Kemi përparuar. Njëri djalë ka ndërtuar shtëpi në Ranë. Për tjetrin e kam blerë shtëpinë nga kapo Nazif Shabanit në Pinjesh. Djali i tretë do ta rinovojë katin e tretë të shtëpisë tonë në lagjen

Djali i Selimit e bleu këtë shtëpi. Në vend të saj, më së pari e zhduki komplet me bager me gjithë oborr. Aty ndërtoi shtëpi të madhe.

Dhe kështu, u zhduk njëri prej simboleve të ardhjes së malazezëve në Ulqin.

Kthimi në vendlindje

Selimi me Haxhiren kthehet në vendlindje pas 22 viteve në mërgim.

E pyeta:

“Më trego si ke vendosur që të kthe-

Në fund

Selim Mila gëzon një autoritet të veçantë në Ulqin. Është prind i lumtur, vital, me shëndet dhe intelekt të ruajtur. E ka arritur njërin prej qëllimeve: fëmijët i ka shpirë në rrugë të drejtë. Kanë rujatur gjuhën shqipe edhe besimin islam. Të gjithë e duan Ulqinin.

(Nga libri në dorëshkërim „Valixhja nga Amerika-Mërgimarët“)

KOHA Javore 29 PORTRET
E ENJTE, 15 QERSHOR 2023

Monografia “Shkolla shqipe në Ulqin - historiku dhe veteranët”

Roli i gruas shqiptare në arsimin në gjuhën shqipe

Si do ta analizojmë monografinë “Shkolla shqipe në Ulqin - historiku dhe veteranët”? Si rezyme kemi vetëm një përfundim:

Libri është definitivisht një enciklopedi për shkollën shqipë në Ulqin.

Kur themi enciklopedi, nënkuptohet që i plotëson të gjithë parametrat e një enciklopedie për kushtet e një kohe të vështirë në të gjitha aspektet.

Libri ka kryer edhe një detyrë shumë më rëndësi.

Roli i gruas shqiptare në arsimin në gjuhën shqipe

Ky është vlerësimi i rolit të gruas

shqiptare në një mjedis të vogël, tejet të ngarkuar me paragjykimet e kohës, si dhe me rethana ekonomike shumë të vështira.

Por edhe me gjitha këtë, numri i vajzave shqiptare që janë shkolluar ishte domethënës.

Po i numëroj disa prej tyre: Paulinë Pepgjonaj, Dilavere Alibegu, Sadie Alibegu, Naxhie Alibegu, Hinda Alibegu, Prenë Nikaj, Antonia Pogin-Markoviq, Qothre Pelinku-Llunji, Limone Llunji-Tarani, Medete Brisku, Perihanë Alibegu, Mervete Alibegu, Fetije Buzuku-Hoxha, Violeta

Pufja-Ulqinaku...

Shkurt, kjo monografi është pasqyra e aktiviteteve arsimore në gjuhën shqipe për atë kohë e cila ishte koha e fillimeve të mira.

Sinqerisht i falënderoh autorët e kësaj monografie për vullnetin dhe mundin për kryerjen e këtij projekti domethënës në shumë aspekte të arsimit dhe arsimimit në gjuhën shqipe.

(Fatmir Llunji është djali i Qothere dhe Muhame Llunji, i lindur më 1947. Ishte ing. kimie i punësuar në Kriporen e Ulqinit)

KOHA Javore 30
KULTURË
E ENJTE, 15 QERSHOR 2023
Fatmir Llunji

Aktivistët rinorë vizituan Gjykatën Themelore të Ulqinit

Javën që shkoi, në kuadër të projektit “Vendimmarrje me të rinjtë”, OJQ “Horizonti i Ri” realizoi vizitën studimore në Gjykatën ThemeloreUlqin. Kjo vizitë kishte për qëllim të nxisë komunikim mes të rinjve dhe gjykatës dhe t’u mundësojë atyre të njihen nga afër me punën e këtij institucioni, me sistemin gjyqësor në Mal të Zi si dhe me punën e gjyqtarëve brenda departamenteve të ndryshme.

Në pjesën e parë të vizitës të rinjtë u pritën nga ushtruesi i detyrës të kryetarit të Gjykatës Themelore të Ulqinit, z. Gazmend Kalabrezi, i cili

për pjesëmarrësit e projektit prezantoi strukturën dhe punën e gjykatës, sfidat me të cilat ballafaqohet sistemi gjyqësor në kuadër të procesit të reformave, bashkëpunimin e gjykatës me publikun, etj.

Të rinjtë parashtruan shumë pyetje për drejtuesin e gjykatës, me një interesim të veçantë lidhur me të drejtat e fëmijëve dhe të rinjve në proceset gjyqësore për shkelje rregullash dhe vepra penale.

Në pjesën e dytë të vizitës, të rinjtë patën rastin të njihen me godinën e Gjykatës së Ulqinit, të shohin se cilat janë shërbimet që ofron gjykata për

qytetarët, si duken sallat e seancave gjyqësore dhe si zhvillohet një proces gjykimi.

Ky aktivitet është pjesë e projektit “Vendimmarrje me të rinjtë” i cili mbështetet përmes programit “OJQ-të në Mal të Zi – nga shërbimet bazë deri te formimi i politikave – M’BASE” i zbatuar nga Qendra për Edukim Qytetar (CGO), Friedrich-Ebert-Stiftung (FES), Qendra për Mbrojtjen dhe Studimin e Zogjve (CZIP) dhe rrjeti Politikon. Projekti financohet nga Bashkimi Evropian dhe bashkëfinancohet nga Ministria e Administratës Publike e Malit të Zi.

KOHA Javore 31
MOZAIK
E ENJTE, 15 QERSHOR 2023

Paralajmërim i Komunës së Plavës

Liqeni i Plavës është para për mbrojtjen

Plavë - Për sanimin dhe mbrojtjen e Liqenit të Plavës – liqenit më të madh glacial (të akullnajave) dhe ndër më të bukurit në Ballkan, nga ndikimet negative të cilat e rrezikojnë ekzistencën e tij janë të nevojshme 16 milionë euro, por para të tilla nuk ka. Kryetari i Komunës së Plavës, Nihad Canoviq ka bërë me dije se prej hartimit të studimit në këtë drejtim nuk është vajtur larg.

“Studimi është konceptuar, por prej atëherë nuk ka ndodhur asgjë esenciale”, ka thënë shkurt kryetari Canoviq.

Përveç paralajmërimit individual të banorëve të Plavës se liqeni është i rrezikuar dhe se i kanoset zhdukja, për herë të parë para ca vitesh janë deklaruar përfaqësuesit e OJQ “Ta ruajmë Liqenin e Visitorrit dhe Liqenin e Plavës”.

Ata mbi faktin se liqenet në fjalë po shuhen dhe se duhet shpëtuar, i kanë dërguar apel Qeverisë së atëhershme të Malit të Zi, por edhe ambasadave të huaja në Mal të Zi. Sot ekspertët e shumtë eminentë tregojnë se për shkak të një sërë ndikimesh negative dhe të dëmshme është në pyetje ekzistenca e mëtejme e Liqenit të Plavës. Sipërfaqja dhe thellësia e liqenit po zvogëlohen prej vitit në vit dhe vlerësohet se vetëm për disa dekada ai plotësisht mund të zhduket, gjegjësisht të shndërrohet në moçal nëse nuk fillohet veprimi i procesit të mbrojtjes së tij. Të gjitha ato ndodhin edhe pse Liqeni i Plavës duke iu falënderuar sipërfaqes prej rreth dy kilometrash katror dhe duke u shtrirë në lartësinë mbidetare prej rreth 900 metrash, radhitet në një prej liqeneve më bukur në Ballkan. Pas paralajmërimeve të sipërcekura, administrata lokale dhe shteti kanë porositur hartimin e studimit për san-

imin dhe mbrojtjen e tij, të cilin e kanë koncipuar ekspertët më të njohur nga Beogradi. Studimi ka dhënë direktivat kryesore se cilët janë problemet prej të cilëve vjen deri te zvogëlimi i sipërfaqes dhe thellësisë së Liqenit të Plavës, në çfarë mënyre të zgjidhet ai problem, dhe kanë paraparë se është nevoja të sigurohen 16 milionë euro.

Liqeni i Plavës si liqeni më i madh glacial (i akullnajave) në Ballkan, gjendet në verilindje të Malit të Zi.

Ai është vendbanimi i llojeve të rralla të bimëve dhe shtazëve. Në formën (pamjen) e sotme ai paraqet rudiment gjeolimnologjik të liqenit të thellë dhe të madh glacial i cili dikur

është shtrirë në drejtimin jugperëndim-verilindje. Liqeni është krijuar me shkrirjen e akullnajës në koritën e Plavë-Gucisë në fillim të periudhës e cila përcaktohet me emërtimin “Halocen”.

Gjatë etapës së glacialitetit Wurnial, mbulesa e akullt në Bjeshkët e Nemuna ka përfshirë hapësirën prej rreth 250 kilometrash katror. Shkenca ka vërtetuar se akullnajat më të mëdha prej të ashtuquajturave cirqe në anën veriore dhe veriperëndimore të bjeshkës, janë lëshuar në luginën e lumenjve: Vermosh, Gërnçar dhe Vrujë. Në zgjerimin në afërsi të Gucisë, akullnajat janë bashkuar, kurse më tutje masa e akullit e

KOHA Javore 32 MOZAIK
E ENJTE, 15 QERSHOR 2023

është i rrezikuar, mbrojtjen e tij nuk ka

Pa marrë parasysh këto procese, në Liqenin e Plavës edhe më tutje është i pranishëm numër i madh i bimëve endemike endemoreklinike, si dhe i atyre relikte (të rralla), mjekuese dhe të tjera. “Prej 42 llojeve të amfibëve, nëntë janë endemike”, kanë vërtetuar ekspertët eminentë.

Në ca dokumente më herët është shënuar se përveç pjesës së Bjeshkëve të Nemuna, e cila ka fituar mbrojtjen formale me shpallje Park Nacional në territorin e Komunës së Plavës, janë të njohura edhe lokalitetet për mbrojtjen e biodiversitetit. Aty bëjnë pjesë Lugina e Limit dhe Bjeshka Visitorri, të cilat janë të shënuara si të ashtuquajtura vendbanime “Emerald”, sipas kritereve të Konventës së Bernit, e me këtë prezantohen edhe lokalitetet Nature 2000, rrjetat ekologjike me rëndësi për ruajtjen e biodiversitetit në nivel të Bashkimit Evropian.

trashësisë edhe deri 200 metra, ka lëvizë luginës së Lumit Luça. Kjo akullnajë e gjatë 35 kilometra, ka përfunduar në vendin ku sot është Liqeni i Plavës.

“Natyra dhe njerëzit e bëjnë të vetën. Sipas Jovan Cvijiqit, në fillim të shekullit të kaluar, përkatësisht në vitin 1913, Liqeni i Plavës ka pasur sipërfaqen prej gati 5.5 kilometrash katror, që është gati tri herë më shumë se sot. Sasitë më të mëdha të aluvioneve (dheut dhe rërës) dhe të ashtuquajturave nutrijenate në liqe arrijnë nëpër Lumin Luça, ndërsa sasira të caktuara shtyten nga pellgu (derdhja) e drejtpërdrejtë, ka sqaruar më parë kryetari i Shoqatës “Ta ruajmë

Liqenin e Visitorrit dhe atë të Plavës”, Jugosllav Shekullarac.

Sipas matjeve të cilat në vitin 2009 i ka bërë Enti Hidrometrologjik i Malit të Zi, sipërfaqja e Liqenit të Plavës atëherë ka qenë 179.5 hektarë, kurse në vitet e 70-ta të shekullit të kaluar ka qenë 199 hektarë.

“E dhëna dëshmon se në dyzet vitet e fundit sipërfaqja e të ashtuquajturës pasqyrëz ujore e Liqenit të Plavës është zvogëluar për afro 10%. Në atë periudhë të shkurtër, për 70% është zvogëluar edhe vëllimi i liqenit dhe tani në vend të 7.7 milionë metra kub ujë, ka 6.3 milionë metra kub ujë”, kanë bërë me dije nga shoqata e lartpërmendur.

Masivi Bjeshkët e Nemuna dhe Liqeni i Plavës, po ashtu janë të njohura edhe si vendbanime të rëndësishme për shpendë përkatës - IBA zona. Pjesa bjeshkore si fole (strofulla) për më se 43 % të ornitofaunës së tërësishme në Mal të Zi, që e bën vendbanimin më të rëndësishëm të shpendëve (zogjve) në pjesën kontinentale të Malit të Zi. Vetëm Liqeni i Plavës si fole vendstrehues i shpendit moçalik të llojit të rrezikuar “pordhaç” (Crex crex).

Të gjithë pajtohen se është i nevojshëm revitalizimi i shpejtë dhe mbrojtja e Liqenit të Plavës nga zhdukja. Me miliona euro të domosdoshme për këtë destinim, shpresojnë nga fondet investuese në kuadër të Malit të Zi të kapitullit mjaft kompleks, që i përket mbrojtjes së mjedisit jetësor.

KOHA Javore 33 MOZAIK
E ENJTE, 15 QERSHOR 2023

Fondi për Sigurimin Shëndetësor ka hapur filialin

Guci - Fondi për Sigurimin Shëndetësor i Malit të Zi, në Guci ka hapur filialin e vet. Me atë rast drejtori i fondit në fjalë, Dr. Vuk Kadiq, me bashkëpunëtorët e vet ka inspektuar filialin e posahapur për t’u njoftuar me kapacitetet hapësinoro-teknike dhe me kushtet e punës së të punësu-

arve, thuhet në komunikatën e Fondit për Sigurimin Shëndetësor.

“Hapja e këtij filiali paraqet hap të rëndësishëm kah avancimi i mëtejm i afërsisë dhe përshtatjes së shërbimeve shëndetësore dhe ofrimit të përkrahjes së administratës lokale.

Tani rreth 3.500 të siguruar nga kjo

trevë do të kenë mundësi të realizojnë të drejtën në mbrojtjen shëndetësore në vendbanimin e vet në vend që të udhëtojnë 11 kilometra deri në Plavë, siç ka qenë rast deri më tani”, thuhet në komunikatën e Fondit për Sigurimin Shëndetësor të Malit të Zi. Shaban Hasangjekaj

KOHA Javore 34 MOZAIK
E ENJTE, 15 QERSHOR 2023
Në Guci

U. S. EMBASSY PODGORICA

Announces an open position for DAO Translator/Driver

(Temporary replacement)

• BASIC FUNCTION OF THE POSITION

Serves as the principal assistant to the Senior Defense Official/Defense Attaché to support Defense Attaché Office (DAO) initiatives, programs, and senior policy engagement with Montenegrin Ministry of Defense (MoD) and other Government officials. These functions entail persistent liaison and facilitated interaction with Montenegrin MoD and other Government officials; coordination oversight for DoD, US NATO, and Euro-Atlantic security programs with Montenegrin Officials; research, translation, and local policy impact evaluations of defense and security related articles from Montenegrin media outlets and government websites; program manager for DoD personnel/ aircraft/ship clearances and accountability; performs simultaneous verbal translation support to Defense Attaché and Senior US DoD officials, DAO vehicle fleet management, official correspondence, travel coordination, and other administrative duties as required.

• QUALIFICATIONS REQUIRED

1. EDUCATION: University level graduate with professional certification as a formally trained English translator is required. Acceptable academic fields are languages, political science, international relations, international law or other closely related field. All potential job holders will be tested for written translations and simultaneous interpretation capabilities.

2. EXPERIENCE: Minimum 3-5 years of progressively responsible experience with professional translation work, preferably with an international organization, foreign embassy or consulting firm, institute or government department that has substantial interaction with international officials and organizations. Alternate experience backgrounds are: service in military, diplomatic operations, protocol or international organizations.

3. LANGUAGE:

• English language - Level 4 (Fluent) Speaking/Reading/Writing is required. (This will be tested).

• Montenegrin language - Level 4 (Fluent) Speaking/Reading/Writing is required.

4. KNOWLEDGE: Must have excellent knowledge of and translation capabilities in both English and Montenegrin languages, to include grammar, vocabulary, and context. Should have a thorough knowledge of military-related terms and expressions, along with detailed knowledge of the organization of the Montenegrin armed forces (MOD, General Staff, personalities, etc.) Incumbent must be familiar with the organizational structure and the long-term development plans of the Montenegrin Ministry of Defense, the General Staff and the Armed Forces of Montenegro.

5. SKILLS AND ABILITIES: Must be proficient using personal computers and the Microsoft Word and Outlook programs. Essential for the job holder to have good judgment and the confidence and trustworthiness to act independently in support of USG interests. Job holder has to be willing to work odd hours and travel on short notice (within Montenegro and abroad) when required. Must have excellent interpersonal and communication skills for representing the DAO and USG in a positive manner.

CLOSING DATE FOR THIS POSITION: JUNE 28, 2023

HOW TO APPLY: Applications must be completed and submitted through Electronic Recruitment Application (ERA). The instructions are available on U.S. Embassy Podgorica website. Paper or e-mailed applications are no longer accepted. Please look for more information on this Vacancy Announcement on the following website https://me.usembassy.gov/embassy/jobs/

An Equal Opportunity Employer

EQUAL EMPLOYMENT OPPORTUNITY: The U.S. Mission provides equal opportunity and fair and equitable treatment in employment to all people without regard to race, color, religion, sex, national origin, age, disability, political affiliation, marital status, or sexual orientation. The Department of State also strives to achieve equal employment opportunity in all personnel operations through continuing diversity enhancement programs. The EEO complaint procedure is not available to individuals who believe they have been denied equal opportunity based upon marital status or political affiliation. Individuals with such complaints should avail themselves of the appropriate grievance procedures, remedies for prohibited personnel practices, and/or courts for relief.

KOHA Javore 35 MARKETING E ENJTE, 15 QERSHOR 2023
kohajavore.me “Koha Javore” në versionin online, mund ta lexoni në linkun: www.kohajavore.me

Turn static files into dynamic content formats.

Create a flipbook
Issuu converts static files into: digital portfolios, online yearbooks, online catalogs, digital photo albums and more. Sign up and create your flipbook.