Koha 1033

Page 1

Varfëriadëshmi e pabarazisë sociale Përfaqësimi i grave në lista zgjedhore vetëm retorikë politike KOHA Javore ISSN 1800-5696 Podgoricë e enjte, 27 tetor 2022 Viti XXl Numër 1033 Çmimi 0,50 Forcat pro-serbe fituese në shumicën e komunave
2 KOHA Javore PËRMBAJTJE Themelues: Kuvendi i Malit të Zi Botues: Këshilli Kombëtar i Shqiptarëve Redaktor Përgjegjës: Qani Osmani Adresa: Kral Nikolla 27a/4, Podgoricë 81000, Mali Zi Telefon: 020/240-659 E-mail: kohajavore@t-com.me www.kohajavore.me Gazeta redaktohet nga kolegjiumi: Fahrudin Gjokaj (Redaktor Teknik & Sistem Inxhinjer) Ismet Kallaba (aktualitete, sport), Toni Ujkaj (kulturë) Vijoleta Berishaj (sekretare teknike) Gazetë javore për aktualitete, shkencë dhe kulturë, Numri i parë doli më 21 shkurt 2002. KOHA Javore Vazhdim i defaktorizimit të partive shqiptare Fjalor voluminoz i vlefshëm për të gjithë përdoruesit Eksodi demografik në trojet shqiptare Sekretet e diktaturës vazhdojnë të helmojnë poli tikën shqiptare 12 14 16 20 E ENJTE, 27 TETOR 2022
KOHA Javore 3 PËRMBAJTJE Ka vetëm një komb shqiptar! Jahja Domnori - drejtori i shollës së parë shqipe në Ulqin (1941-1942) Përmes interpretimit të këngës shpreh emocionet e mia Arkitekti dhe piktori ulqinak nga Nju Jorku 22 24 26 30 ARKIVI: www.kohajavore.me E ENJTE, 27 TETOR 2022

Forcat opozitare fitojnë në Podgoricë dhe në disa komuna të tjera

Në 14 komuna në Mal të Zi, të dielën u mbajtën zgjedhjet lokale ku të dre jtë vote kishin afro 340 mijë votues, ndërsa për 481 këshilltarë të kuven deve lokale garuan plot 100 lista zg jedhore.

Zgjedhjet lokale sipas vlerësimit të vëzhguesve që i monitoruan, u zhvil luan në një atmosferë të qetë dhe pa ndonjë parregullësi të theksuar. Të dhënat paraprake të Qendrës për Tranzicionin Demokratik (CDT) të publikuara të dielën në mbrëmje, tregojnë se në shumicën e komunave që deri më tani e mbante pushtetin Partia Demokratike të Socialistëve, ajo ka pësuar një disfatë nga këto

zgjedhje edhe pse në kryeqytet koal icioni i mbledhur rreth kësaj partie ka pasur më së shumti vota. Në këto zgjedhje lokale rezultatin më të mirë nga partitë opozitare e ka fi tuar koalicioni “Evropa tani”, pavarë sisht se është paraqitur për herë të parë në skenën politike. Rezultatet paraprake të Qendrës për Tranzicionin Demokratik në saje të numërimit të listave nga të gjitha vendvotimet, tregojnë se në kryeqytet PDS-ja me parterët e saj të koalicionit ka fituar 38.1 përqind ose 24 këshilltarë, “Evropa tani” 21.7 përqind ose 13 këshilltarë, Fron ti Demokratik 18.2 përqind ose 11

këshilltarë, Demokratët 10.8 përqind ose 6 këshilltarë, dhe Lëvizja Qytet are URA-Civis-Alternativa Shqiptare, 6.4 përqind ose 4 këshilltarë. Ndërkaq, rezultatet tragojnë se Par tia Demokratike e Socialistëve do të arrijë të formojë pushtetin lokal në tri komuna (Tivar, Plavë dhe Bijello Pole), nga 14 komuna që u zhvilluan zgjedhjet. Sakaq, nga rezultatet paraprake par titë opozitare në këto zgjedhje janë në epërsi, ku në 11 komuna të tjera pritet ta formojnë pushtetin vendor, përfshirë këtu edhe kryeqytetin Pod gorica.

u.

KOHA Javore4 NGJARJE JAVORE
t.
Në 14 komuna në Mal të Zi u mbajtën zgjedhjet lokale E ENJTE, 27 TETOR 2022

„Parqet Kombëtare“ ndalojnë realizimin e projektit në Kriporen e Ulqinit

Nga QMSSH (Qendra për Mbrojt jen dhe Studimin e Shpendëve) jemi njoftuar se NP „Parqet Kombëtare“ po bllokon projektin që për vep rime të mëtejshme është dashur t’i dorëzohet Agjencisë për Mbrojtjen e Mjedisit, i cili ka të bëjë me rehabiliti min e shtretërve dhe argjinaturave në Kriporen e Ulqinit. Shteti delegoi NP „Parqet Kom bëtare“ për mbrojtjen e Kripores së Ulqinit, andaj na befason fakti pse projekti nuk po zbatohet. Fondacioni Mava i cili merret me ruajtjen e bio diversitetit në dobi të njerëzve dhe natyrës, ka ndarë burime financiare për këtë projekt dhe ato duhet të shpenzohen deri në fund të tetorit të

vitit 2022.

Forca e Re Demokratike si aktor kryesor që nga viti 2012 avokon për ndalimin e ndërtimeve në Kripore, të miratuar me ndryshimet në planin hapësinor të Malit të Zi. Gjithash tu, me iniciativën e Forcës së Re Demokratike, Kuvendi i Komunës së Ulqinit në vitin 2019, mori vendim për shpalljen e zonës së Kripores së Ulqinit pasuri natyrore e mbrojtur me rëndësi kombëtare dhe ndërkom bëtare me emrin Parku Natyror “Kri porja e Ulqinit”.

Një nga kërkesat e koalicionit ka qenë pikërisht Kriporja e Ulqinit, sepse si e tillë kërkon trajtim të veçantë, sido mos për faktin se prej vitesh është

lënë në mëshirën e fatit.

Për Komunën e Ulqinit realizimi i këtij projekti është shumë i rëndësishëm, pasi me rehabilitimin e tij mund të kri johet proces kyç ekologjik i cili tani është i ndërprerë.

Forca e Re Demokratike kërkon nga Ministria e Ekologjisë, Planifikimit Hapësinor dhe Urbanizmit dhe nga Qeveria e Malit të Zi, të reagojnë menjëherë dhe të ndërmarrin masa që të respektohet afati në mënyrë që projekti gjegjës të realizohet sa më shpejt.

Genci Nimanbegu kryetar i Forcës së Re Demokratike deputet në Kuvendin e Malit të Zi

KOHA Javore 5 NGJARJE JAVORE
E ENJTE, 27 TETOR 2022

Zgjedhjet vendore në Mal të Zi

Forcat pro-serbe fituese në shumicën e komunave

Sipas rezultateve paraprake të zgjedhjeve vendore të së dielës, në 14 komuna në Mal të Zi forcat politike pro-serbe dhe pro-ruse janë fituese në 10 syresh, duke lënë prapa Partinë Demokratike të Socialistëve të presidentit malazez Millo Gjukanoviq. Zgjedhjet e së dielës shihen si një sprovë për zgjedhjet e ardhshme të përgjithshme dhe orientimin politik të vendit të vogël ballkanik që është anëtar i NATO-s dhe kandidat për anëtarësim në Bashkimin Evropian

Ali Salaj

Partitë politike që e nxorën nga qeveria partinë e presidentit Gjukanoviq në zg jedhjet e përgjithshme të muajit gusht të vitit 2020, do të formojnë pushtetin komunal në Podgoricë, kryeqytetin e Malit të Zi dhe në qytetet Plevla, Ko lashin, Danillovgrad, Zhablak, Zetë,

Budvë, Tivat, Pluzhinë dhe Shavnik. Partia e presidentit Gjukanoviq pritet të mbajë pushtetin në Tivar, Bijello Polje, Rozhajë dhe Plavë.

Sipas të dhënave të Qendrës për Tran zicionin Demokratik (CDT) edhe pse partia pro-evropiane e presidentit Gju kanoviq fitoi më së shumti mandate në disa qytete, për shkak të mungesës së koalicioneve paszgjedhore, pushtetet vendore do të formohen nga kundër shtarët e tij politikë.

Në garën për Kuvendin e Podgoricës, i cili numëron 58 vende, Partia Demokratike e Socialistëve fitoi 24 mandate, Lëvizja e sapothemeluar “Ev ropa tani” 13 sosh, Fronti Demokratik 11, Demokratët 6 dhe Lëvizja Qytetare URA me Alternativën Shqiptare fitoi 4 mandate.

Rezultatet e zgjedhjeve u festuan në rrugët e Podgoricës me fishekzjarre dhe me ikonografi e këngë nacionaliste serbe.

Pikëpamjet e shprehura në fq: OPINIONE & VËSHTRIME nuk përfaqësojnë domosdoshmërisht politikën redaksionale të „KOHA javore„

KOHA Javore6 VËSHTRIM & OPINION
E ENJTE, 27 TETOR 2022

“Analisti politik Milosh Beshiq, vlerësoi se në këto zgjedh je Partia Demokratike e Socialistëve humbi mbështetjen e rreth pesë përqind të elektoratit dhe tha se kjo nuk është rënie radikale, por sistematike. “Erozioni i kësaj partie është shumë i qartë. Është e dukshme se Partia Demokratike e Socialistëve nuk e kuptoi mesazhin e votuesve në vitin 2020 kur humbi pushtetin. Ndarjet dhe retorika e ashpërsuar për çështjet e identitetit nuk sjellin fitore. Nëse vazhdojnë me këtë strategji të komunikimit politik, erozioni i kësaj partie do të vazhdojë”, tha analisti Beshiq

fituese komunave

kov Millatoviq dhe Millojko Spajiq, dy ish ministra të qeverisë së rrëzuar të ish kryeministrit Zdravko Krivokapiq, fitoi një përqindje të dukshme votash,

Lëvizja e themeluar së voni, “Evropa tani”, drejtuesit e së cilës janë Jakov Millatoviq dhe Millojko Spajiq, dy ish ministra të qeverisë së rrëzuar të ish kryeministrit Zdravko Krivoka piq, fitoi një përqindje të dukshme votash, përfshirë edhe Podgoricën. Të dy janë bashkautorë të programit ekonomik të qeverisë së kaluar, në bazë të të cilit janë rritur pagat dhe pensionet e qytetarëve, por vlerësohen si lëvizje e ndikuar nga Kisha Ortodokse Serbe

Analisti politik Milosh Beshiq, vlerësoi se në këto zgjedhje Partia Demokra tike e Socialistëve humbi mbështetjen e rreth pesë për ind të elektoratit dhe tha se kjo nuk është rënie radikale, por sistematike.

“Erozioni i kësaj partie është shumë i qartë. Është e dukshme se Partia Demokratike e Socialistëve nuk e kup toi mesazhin e votuesve në vitin 2020 kur humbi pushtetin. Ndarjet dhe re torika e ashpërsuar për çështjet e iden titetit nuk sjellin fitore. Nëse vazhdojnë me këtë strategji të komunikimit politik, erozioni i kësaj partie do të vazhdojë”, tha analisti Beshiq. Lëvizja e themeluar së voni, “Evro pa tani”, drejtuesit e së cilës janë Ja

Pikëpamjet

në fq:

përfshirë edhe Podgoricën. Të dy janë bashkautorë të programit ekonomik të qeverisë së kaluar, në bazë të të cilit

janë rritur pagat dhe pensionet e qytet arëve, por vlerësohen si lëvizje e ndi kuar nga Kisha Ortodokse Serbe. Këto zgjedhje u vlerësuan si shumë të rëndësishme pasi gara u zhvillua mes dy grupimeve politike që kanë domin uar prej vitesh në Mal të Zi. Në njërën anë ishin partitë pro-malazeze të ud hëhequra nga Partia Demokratike e Socialistëve e presidentit aktual Millo Gjukanoviq, që mbi 30 vite e mbanin pushtetin në Mal të Zi, dhe në anën tjetër ishin partitë që fituan zgjedhjet e vitit 2020, të njohura si grupimi proserb dhe pro-rus.

Zgjedhjet u mbajtën në kulmin e krizës politike në vend, pasi qeveria në largim e kryeministrit Dritan Abazoviq humbi besimin dhe shumica parlamentare nuk arriti të formojë një qeveri të re. Zgjed hjet e së dielës vlerësohen po ashtu si një test për zgjedhjet e ardhshme par lamentare në Mal të Zi.

Këto zgjedhje u vlerësuan si shumë të rëndësishme pasi gara u zhvillua mes dy grupimeve politike që kanë dominuar prej vitesh në Mal të Zi. Në njërën anë ishin partitë pro-malazeze të udhëhequra nga Partia Demokratike e Socialistëve e presidentit aktual Millo Gjukanoviq, që mbi 30 vite e mbanin pushtetin në Mal të Zi, dhe në anën tjetër ishin partitë që fituan zgjedhjet e vitit 2020, të njohura si grupimi pro-serb dhe pro-rus

nuk përfaqësojnë domosdoshmërisht politikën redaksionale të „KOHA javore„

KOHA Javore 7 VËSHTRIM & OPINION
e shprehura
OPINIONE & VËSHTRIME
E ENJTE, 27 TETOR 2022

Diskursi social

Varfëria - dëshmi e

Nail Draga

Edhe pse sipas Kushtetutës, Mali i Zi është shtet social, varfëria është e theksuar duke dëshmuar se ne kemi të bëjmë me krizë ekonomike ku me të rrezikuar janë qytetarët me të ard hura të ulta. Të gjithë jemi dëshmitarë se trajtimi i temave të tilla, siç duket është bërë preokupim i mediave në Mal të Zi, duke prezantuar të dhëna të cilat dëshmojnë pabarazinë so ciale, dukuri e cila është bërë kro nike në vend, por pa përgjigje nga institucionet qeveritare për të gjetur zgjidhje optimale për këtë kategori të qytetarëve.

Çdo i katërti qytetar në zonën e varfërisë

Me rastin e 17 Tetorit - Ditës ndër kombëtare të luftës kundër varfërisë, sipas të dhënave në Mal të Zi këtë vit 77 qytetarë e kanë pritur më shumë së një milion euro në llogaritë e tyre në banka, ndërsa rreth 140.000 qytetarëve varfëria iu rri mbi kokë, nga del se çdo i katërti qytetar është i varfër.

Qytetarët më të varfër ne vend nga ana e shtetit nga 1 korriku i këtij viti marrin ndihmë 76.56 euro për in dvid, si dhe 145.55 euro për famil je me pesë apo më shumë anëtarë. Ndihmën materiale në qershor të këtij

viti e kanë shfrytëzuar 6.648 famil je me 22.481 anëtarë, që janë në gjendje të nevojës sociale. Ndërsa popullsia e papunë është e kërcënu ar nga varfëria, kurse institucionet qeveritare nuk bëjnë asgjë që kjo gjendje të zbutet, e kjo dëshmon gjendjen e vështirë sociale të qytet arëve në këtë vend.

Shteti social vetëm në letër Në bazë të dhënave të mëhershme nga Drejtoria e Statistikës (Monstat), është dëshmuar që në Mal të Zi rreth 28.000 qytetarë nuk kanë për ush qim e pije, ndërsa çdo i katërti spo 146.000 qytetarë janë të kërcnu ar nga varfëria sociale (23.6% të tyre), ndërsa në rrezik nga varfëria e përhershme është 15.6% e popull sisë, apo 96.000 individë.

Nga ana tjetër të dhënat janë alar muese, sepse çdo i treti fëmi është në varfëri, ndërsa një e katërta e qytetarëve gjenden në zonën e varfërisë, kurse shumica dërrmuese e tyre jetojnë me preokupimet e të jetuarit në kohë të krizës së rritjes së çmimeve të ushqimit elementar, pa llogaritur të dhënat e tjera që për kohën janë luks i veçantë.

Nga situata e tillë sociale del qartë se Mali i Zi nuk është shtet i drejtë sisë e barazisë sociale, por shtet i monopoleve politike ku dominon kor rupsioni që është shkaktar i varfërisë së qytetarëve. Raportet e përgjithshme shoqërore dëshmojnë se Mali i Zi është vend tipik i monopoleve politike, manipuli meve dhe korrupsionit, dukuri e cila në mënyrë ciklike prodhon varfëri te qytetarët.

Kuzhinat popullore si zgjidhje Ekzistimi i kuzhinave popullore në Mal të Zi nuk është risi por dukur e njohur. Kuzhinat mundohen të zbusin varfërinë e pranishme te qytetarët të cilët janë të rrezikuar në aspektin social. Kështu në qytetin e Tivarit funksionon kuzhina populllore e cila gjatë ditës u ndanë 250 racione qytetarëve në nevojë, numër i cili vjen duke u rritur vazhdimisht. Në lidhje me këtë çështje udhëheqësit e kësaj kuzhine kanë kërkuar ndihmë për ushqime nga donatorë të ndryshëm dhe kanë pasur sukses, ndërsa nga subjektet shtetërore nuk kanë asnjë ndihmë, jo vetëm në nivel lokal por as në atë shtetëror.

KOHA Javore8 Pikëpamjet e shprehura në fq: OPINIONE & VËSHTRIME nuk përfaqësojnë domosdoshmërisht politikën redaksionale të „KOHA javore„ VËSHTRIM & OPINION
E ENJTE, 27 TETOR 2022 Me rastin e 17 Tetorit - Ditës ndërkombëtare të
luftës kundër varfërisë, nga ana e mediave
në Mal të Zi janë prezantuar të dhëna statistikore
që dëshmojnë në mënyrë transparente gjend -
jen sociale se varfëria është bërë dukuri kronike
te një e katërta e qytetarëve, që kërkon
zgjidhje nga institucionet qeveritare në
nivel lokal dhe shtetëror

pabarazisë sociale

Mungon kartoni social

Është për çdo kritikë qëndrimi mo hues nga institucionet qeveritare siç është Ministria e Punës dhe Përkuj desjes Sociale, të cilët këtë çështje nuk e kanë trajtuar me seriozitet për të zbutur problemin e kategorisë së qytetarëve të rrezikuar në aspektin social. Madje, askush nuk e trajton implementimin e kartonit social ku çdo shërbim komunal do të iden tifikonte qytetarët në nevojë, që iu nevojitet ndihma sociale.

Por, si më parë edhe tash, ndihma sociale është politizuar, sepse në prag të fushatave elektorale, ndih ma sociale iu është ndarë familjeve të ndryshme e cila si bazë ka pasur përkatësinë politike që ka siguru ar numër të konsideruar votash për subjektet politike, si në nivel lokal ashtu edhe në atë shtetëror. Raste të tilla ka kudo, ku as Ulqini nuk bën përjashtim, dukuri e cila nuk është e panjohur për qytetarët.

Nxënësit kanë nevojë jo vetëm për libra Nga viti i kaluar shkollor për të parën

herë nxënësit në shkollat fillore mar rin falas tekstet shkollore, që ishte një veprim i qëlluar i Qeverisë, por duhet theksuar që nxënësve iu mun gojnë mjetet mësimore, shujta shkol lore, bileta e udhëtimit, që do të ishte në favor të politikës sociale. Nga ana tjetër, mbulimi i shpenzimeve për çerdhet e fëmijëve si dhe financimi dhe ndarja e bursave për nxënës dhe studentë në gjendje të pavolitshme sociale, do të ishte një impuls për të zbutur problemet e varfërisë. Nga ana tjetër si zgjidhje nuk duhet për jashtuar edhe ndarjen e bonave so cial për mijëra familje për të siguruar ushqimet elementare.

Dallime në aspektin rajonal Situata aktuale ekonomike dësh mon qartë se dallimet në mes të të pasurve dhe të varfërve vjen duke u thelluar. Në këtë kontektst ekzitojnë dallime të mëdha edhe në aspektin rajonal, ku Veriu i Malit të Zi është në pozitë të pavolitshme. Sipas anketave të bëra me qytetarët, disa nuk hezi tojnë të theksojnë se më shumë se gjysma e qytetarëve të Bijello Poles janë të varfër, sepse kanë vështirësi

ta përballojnë muajin, ngase jetojnë nga pensionet minimale dhe ndihma sociale, nga del se kemi situatë alar mante, andaj kërkojnë ndihmë nga organet lokale e shtetërore. Nga një situatë e tillë për qytetarët, ku pap unësia është dukuri e pranishme vite me radhë, për të rinjët shpëtimi i vetëm është emigrimi në botën e jashtme.

Shumica e punëtorëve janë raste sociale

Duke marrë parasysh se në periu dhën e tranzicionit në Mal të Zi në emër të privatizimit janë shkatërruar objektet ekonomike, si ato industri ale dhe ndërmarrjet e reparteve të ndryshme, ku është bërë një plaçkit je e përgjithshme. Një veprim i tillë me mbështetjen e Qeverisë ka ndi kuar që papunë të mbesin më mijëra vetë, që ka ndikuar në varfërinë e përgjithshme të qytetarëve. Dhe nuk ka si të jetë ndryshe kur shumica e punëtorëve janë bërë raste sociale, nga del se në kategorinë e të varfërve hyn çdo i katërti qytetar në Mal të Zi.

Mungon strategjia e pushtetit kundër varfërisë Ndonëse në fushatën elektorale të zgedhjeve të 30 gushtit 2020, si risi për fituesit e zgjedhjeve ishte miratimi i Ligjit kundër pasurisë së paligjshme, i cili deri më tash nuk është realizuar. Sepse nëse një ligj i tillë po të mirato hej, nuk ka dilemë se një numri të të pasurve do iu konfeskohej pasuria, e cila do të ishte dhuratë për qytetarët e varfër duke ndihmuar pozitën e tyre sociale. Por, në këtë aspekt është emergjente që të punohet strategjia e Qeverisë kundër varfërisë, çështje e cila ka munguar deri më tash. Po ashtu, theksojmë se në vendet demokratike taksohen të pasurit dhe ato mjete dedikohen për rastet so ciale. Një veprim i tillë do të ishte në favor të kujdesit qeveritar për këtë kategori të qytetarëve, sikurse vepro het në vendet me qeveri dhe pushtet të konsoliduar duke zbutur nevojat dhe dallimet sociale të qytetarëve.

KOHA Javore
9Pikëpamjet e
shprehura
fq: OPINIONE & VËSHTRIME nuk përfaqësojnë domosdoshmërisht politikën redaksionale të „KOHA javore„
VËSHTRIM & OPINION
E ENJTE, 27 TETOR 2022

Zgjedhjet lokale 2022 në Mal të Zi

Përfaqësimi i grave

zgjedhore vetëm retorikë

Partitë politike në Mal të Zi shpër faqin gjendjen e përgjithshme që e kemi në shoqëri, e që vazhdon të jetë shoqëri patriarkale, sidomos në mënyrën se si e trajtojmë gruan në përfaqësimin e jetës publike. Ky fenomen i padëshirueshëm, i palig jshëm dhe diskriminues ndaj gjinisë femërore u përsërit edhe në zgjed hjet lokale 2022, të cilat u mbajtën më 23 tetor në 14 komuna të Malit të Zi (Podgoricë, Danilovgrad, Tivar, Zetë, Budvë, Tivat, Kollashin, Bijel lo Pole, Shavnik, Zhablak, Pluzhinë, Plevle, dhe Plavë). Edhe në këto zgjedhje që u mbajtën në një kohë krize të rëndë politike në këtë shtet, ku dy qeveri janë ndryshuar gjatë dy viteve, ku kjo e fundit është në man dat teknik, për fat të keq çështja e përfaqësimit të grave në listat zg jedhore ka mbetur formalitet, respek tivisht vetëm retorikë politike, sepse nuk u respektua parimi i barazisë

gjinore (neni 39 A i Ligjit për zgjed hjen e këshilltarëve dhe deputetëve) që në listën zgjedhore duhet të jenë të paktën 30 përqind gra. Komisioni Komunal Zgjedhor në pesë komuna i ka shpallur të palig jshme 13 lista zgjedhore, por nuk bëri asgjë për ndëshkimin e atyre partive (subjekteve e koalicioneve) politike të cilat nuk respektuan as minimumin ligjor në listat e tyre, por i lejoi ato të marrin pjesë në zgjedhjet

lokale në ato komuna. Përderisa disa subjekte politike në çdo cikël zgjedhjesh nuk po e për fillin Ligjin për zgjedhjen e këshill tarëve dhe deputetëve, nuk kam parë se dikush ka iniciuar përgjegjësi për punën e komisioneve komunale zg jedhore në këtë rast. Madje e kemi parë reagimin e vonuar të Asocia cionit (Klubit) të Grave të Kuven dit të Malit të Zi , i cili ka kërkuar që çdo degradim dhe diskriminim i

Edhe pse politika në Mal të Zi kryesisht dominohet nga meshkujt, është e papranueshme për një shoqëri që pre tendon dhe të shkojë përpara në aspektin e zhvillimit ose të ketë progres në aspektin e vendosjes së vlerave të mirëfillta evropiane, ende mos të respektojë minimumin e kuotave të përcaktuara me ligj kur bëhet fjalë për përfaqësimin e grave në listat zgjedhore. BOX 3: Gratë përbëjnë më se gjysmën e popullatës sonë dhe partitë duhet të instalojnë një praktikë tjetër e cila do t’u mundësojnë atyre të jenë të përfaqësuara në mënyrë adekuate në jetën publike, në poste të larta në të gjitha nivelet e pushtetit.

Pikëpamjet

„KOHA

KOHA Javore10
e shprehura në fq: OPINIONE & VËSHTRIME nuk përfaqësojnë domosdoshmërisht politikën redaksionale të
javore„ VËSHTRIM & OPINION
E ENJTE, 27 TETOR 2022

grave në lista

retorikë politike

gruas në Mal të Zi të sanksionohet rreptësisht, dhe të mos lejohen të marrin pjesë në zgjedhje ato parti politike që në përputhje me ligjin nuk përfaqësojnë pjesëmarrjen e grave në listat zgjedhore. Zëri më i fuq ishëm kundër kësaj dukurie shqetë suese për krejt shoqërinë tonë është dëgjuar si vazhdimisht nga shoqa tat joqeveritare (shoqëria civile). Ato thonë se aq më keq është kur ligji nuk respektohet nga ata që e mirat uan vetë, pra subjektet politike. Sho qëria civile menjëherë pas publikimit të listave zgjedhore, theksoi se numri i pamjaftueshëm i grave në zgjed hjet e planifikuara lokale duhet të na shqetësojë të gjithëve dhe të na hapë çështjen e karakterit të vlerave që ushqehen realisht mes subjekteve të ndryshme politike nëse ato nuk hapin hapësirë qoftë edhe për një minimum, ose një e treta, e lëre më një përfaqësim i barabartë i grave. Duhet përkujtuar se kuota e de tyrueshme e anëtarëve të gjinisë më pak të përfaqësuar në lista nuk është e re në ligj, prandaj kjo sjellje nuk mund të atribuohet si injorancë ngathtësisë së pjesëmarrësve në zgjedhje, dhe as komisioneve komu nale zgjedhore, të cilat me apo pa

Edhe në këto zgjedhje që u mbajtën në një kohë krize të rëndë politike në këtë shtet, ku dy qeveri janë ndryshuar gjatë dy viteve, kjo e fundit është në mandat teknik, për fat të keq çështja e përfaqësimit të grave në listat zgjedhore ka mbetur formalitet, respektivisht vetëm retorikë politike, sepse nuk u respektua parimi i barazisë gjinore (neni 39 A i Ligjit për zgjedhjen e këshilltarëve dhe deputetëve) që në listën zgjedhore duhet të jenë të paktën 30 përqind gra

qëllim i anashkaluan këto gjëra. Edhe pse politika në Mal të Zi kryesisht dominohet nga meshkujt, është e pa pranueshme për një shoqëri që pre tendon dhe të shkojë përpara në as pektin e zhvillimit ose të ketë progres në aspektin e vendosjes së vlerave të mirëfillta evropiane, ende mos të respektojë minimumin e kuotave të përcaktuara me ligj kur bëhet fjalë për përfaqësimin e grave në listat zgjedhore. Gratë meritojnë të jenë të përfaqësuara në mënyrë të dre jtë dhe të barabartë në të gjithë hier arkinë e partive politike, sikurse edhe në qeverisjen e vendit. Drejtuesit e partive politike duhet të turpërohen nëse veprojnë ashtu që gratë t’i or

„KOHA javore„

ganizojnë e t’i ndajnë në një organ të veçantë brenda partisë. Vendi i grave është në kryesinë e partisë, të përfaqësuara siç duhet denjësisht dhe në mënyrë të barabartë. Ato për bëjnë më se gjysmën e popullatës sonë dhe partitë duhet të instalo jnë një praktikë tjetër e cila do t’u mundësojë atyre të jenë të përfaqë suara në mënyrë adekuate në jetën publike, në poste të larta në të gjitha nivelet e pushtetit. Për këtë nevojitet një mentalitet tjetër dhe një reformë zgjedhore e vazhdueshme, sepse në rrethana aktuale gruaja në poste ud hëheqëse shihet si dobësi për burrat, të cilët e kanë kultivuar idenë se ata duhet të jenë violina e parë.

KOHA
Javore 11Pikëpamjet e shprehura në fq: OPINIONE & VËSHTRIME nuk përfaqësojnë domosdoshmërisht politikën redaksionale të
VËSHTRIM & OPINION
E ENJTE, 27 TETOR 2022

Zgjedhjet lokale në Malin e Zi

Vazhdim i defaktorizimit të partive shqiptare

Këto zgjedhje kanë dëshmuar se në skenë kanë dalë edhe aktorë të rinj politikë, si Lëvizja Evropa tani!, që me të drejtë mund të konsiderohet befasi dhe fituese e këtyre zgjedhjeve duke pasur parasysh se vetëm pak kohë më parë është themeluar si parti politike dhe nuk është e shtrirë në të gjitha komunat në Mal të Zi. Por politika populiste e kësaj force të re politike, e kryesuar nga dy liderë të rinj politikë, ish-ministra në Qeverinë e mëparshme të Malit të Zi, të njohur për programin “Evropa tani!”, i ka joshur votuesit

Zgjedhjet e pjesshme lokale që janë zhvilluar të dielën në Mal të Zi janë pasqyrë e situatës politike dhe vazh dimësi e ndryshimeve politike që kanë ndodhur në këtë vend pas zgjedhjeve të fundit parlamentare. Rezultatet e zgjedhjeve kanë treguar se ka vijuar rënia e Partisë Demokratike të So cialistëve, gjë që nuk përbën ndonjë çudi sepse kjo është forca reale e kësaj partie politike. Dihet tashmë se derisa ka qenë në pushtet PDS ka shfrytëzuar format dhe mekanizmat

e ndryshme për sigurimin e votave, përfshirë edhe ato të jashtëligjshme. Trupi votues e ka ndëshkuar po ash tu politikën e Lëvizjes Qytetare URA dhe të Partisë Popullore të Social istëve të cilat, ndonëse qeverisin në nivel shtetëror nuk kanë pasur ngrit je, por përkundrazi në disa komuna kanë pësuar rënie, si në kryeqytetin Podgoricë. Nga ana tjetër, këto zg jedhje kanë dëshmuar se në skenë kanë dalë edhe aktorë të rinj politikë,

si Lëvizja Evropa tani!, që me të dre jtë mund të konsiderohet befasi dhe fituese e këtyre zgjedhjeve duke pa sur parasysh se vetëm pak kohë më parë është themeluar si parti politike dhe nuk është e shtrirë në të gjitha komunat në Mal të Zi. Por politika populiste e kësaj force të re poli tike, e kryesuar nga dy liderë të rinj politikë, ish-ministra në Qeverinë e mëparshme të Malit të Zi, të njohur për programin “Evropa tani!”, që bëri

Fitorja e forcave proserbe apo i atyre pak më të moderuara por të afërta me Serbinë dhe Kishën Ortodokse Serbe paraqet rrezik real për të ardhmen e Malit të Zi. Vend numërimi në proceset integruese euroatlantike gjatë dy viteve të fundit do të vijojë duke rrezikuar rrugën evropiane të Malit të Zi

Pikëpamjet e shprehura në fq: OPINIONE & VËSHTRIME nuk përfaqësojnë domosdoshmërisht politikën redaksionale të „KOHA javore„

KOHA Javore12 VËSHTRIM & OPINION
E ENJTE, 27 TETOR 2022

Mospjesëmarrja e partive shqiptare në këto zgjedhje lokale (me përjashtim të Alternativës Shqiptare, që mori pjesë në koalicion me Lëvizjen Qytetare URA në zgjedhjet lokale në Podgoricë, Tivar dhe Plavë, dhe UDSH-së që mori pjesë në koalicionin e kryesuar nga PDS në Podgoricë) përbën një gabim politik. Në këtë mënyrë partitë politike shqiptare vijojnë tkurrjen dhe getoizimin e tyre duke u lënë hapësirë dhe lëshuar terren partive të ashtuquajtura qytetare që të depërtojnë akoma më thellë në trupin votues shqiptar

të mundur rritjen e pagës minimale në Mal të Zi në 450 euro si dhe rrit jen e pensionit minimal në Mal të Zi, i ka joshur votuesit, pavarësisht se kjo politikë ekonomike duke marrë borxh dhe duke e rritur borxhin publik, sip as ekspertëve financiarë do të ketë pasoja për të ardhmen e Malit të Zi. Fitorja e forcave proserbe apo i atyre pak më të moderuara por të afërta me Serbinë dhe Kishën Ortodokse Serbe paraqet rrezik real për të ar dhmen e Malit të Zi. Vendnumërimi në proceset integruese euroatlantike gjatë dy viteve të fundit do të vijojë

duke rrezikuar rrugën evropiane të Malit të Zi.

Sa u përket partive politike shqip tare, ato vijojnë defaktorizimin e tyre në skenën politike në Mal të Zi. Mo spjesëmarrja e partive shqiptare në këto zgjedhje lokale (me përjash tim të Alternativës Shqiptare, që mori pjesë në koalicion me Lëvizjen Qytetare URA në zgjedhjet lokale në Podgoricë, Tivar dhe Plavë, dhe UDSH-së që mori pjesë në koali cionin e kryesuar nga PDS në Pod goricë) përbën një gabim politik. Në këtë mënyrë partitë politike shqiptare

vijojnë tkurrjen dhe getoizimin e tyre duke u lënë hapësirë dhe lëshuar ter ren partive të ashtuquajtura qytetare që të depërtojnë akoma më thellë në trupin votues shqiptar. Copëzimi i partive politike shqiptare në Malin e Zi është pasojë e degradimit të orga nizimit politik të shqiptarëve në Malin e Zi. Sepse nëse dikur kishim një apo dy parti politike shqiptare, të cilat kishin votues dhe ishin të organizuara në të gjitha trevat ku jetojnë shqip tarët në Malin e Zi, sot pjesa më e madhe e partive shqiptare mund të cilësohen si parti lokale, të orga nizuara politikisht në një, eventualisht dy komuna ku jetojnë shqiptarët. Megjithëse zgjedhje për qeverisjen vendore, për shkak të rëndësisë së tyre, zgjedhjet e së dielës, sidomos beteja për Podgoricën, me të drejtë janë konsideruar si barometër për të matur mbështetjen e forcave politike në nivel të vendit. Pas këtyre zgjedh jeve lokale jemi një hap më afër zg jedhjeve të parakohshme parlamen tare, që me siguri do të mbahen në fillim të vitit tjetër (2023).

KOHA
Javore 13 VËSHTRIM & OPINION Pikëpamjet e shprehura në fq: OPINIONE & VËSHTRIME nuk përfaqësojnë domosdoshmërisht politikën redaksionale të „KOHA javore„
E ENJTE, 27 TETOR 2022

Eksodi demografik në trojet shqiptare

Vijon nga numri i kaluar S’ka asnjë dyshim se shteti dhe poli tika janë një prej shkaqeve kryesore të ikjes së të rinjve, sidomos të ikjes së trurit. Trojet nga ku ikin të rinjtë shqiptarë kanë shkallë të ulët të zh villimit ekonomik. Të këtilla si janë, trojet amtare nuk u sigurojnë të rinjve një perspektivë të sigurt. Politika dhe shteti janë një prej fajtorëve të stër zgjatjes së periudhës së tranzicionit. Ndonëse nga fillimi i pluralizmit politik kanë kaluar tridhjetë vjet, trojet am tare të shqiptarëve ende ndodhen në tranzicion. Aty ku s’ka shtet ligjor, s’ka as demokraci. Aty ka korrupsion dhe nepotizëm. Aty ka sundim të jo vlerave dhe të antivlerave. Aty pro fesionalizmit ia ka zënë vendin dile tantizmi. As vlerat etike nuk çmohen sa duhet. Aty kemi rrënim të sistemit

të vlerave. Ikin të rinjtë për arsye se në trojet amtare të shqiptarëve çdo pore e jetës dhe e shoqërisë është politizuar dhe është partizuar. Ikin ngase sistemi arsimor dirigjohet nga politika dhe partia dhe kjo reflekto het në cilësinë e arsimit. Ikin ngase shkollat janë shndërruar në vend për punësim. Ikin ngase administra ta është shndërruar në çerdhe për përthithjen e militantëve partiakë. Ikin ngase sistemi i shëndetësisë është larg për të qenë efektiv. Ikin ngase jo çdo i ri është oportunist, konform ist, poltron dhe butak. Ikin ngase një kastë e shoqërisë e shfrytëzuan politikën kombëtare për t’u pasuruar brenda natës, pa kurrfarë meritash dhe në kurriz të popullit të varfër. Ikin ngase sot e kësaj dite ka rroga prej 150 deri 300 euro. Për ata që rrinë mbyllur nëpër zyra, kjo duket e pabe sueshme. Ikin ngase në një zyrë ku nevojiten një apo dy punonjës, rrinë kot katër-pesë sish. Ikin ngase ka të tillë që rrinë në shtëpi dhe marrin rro ga. Ikin ngase universitetet shqiptare nuk figurojnë askund në renditjet e universiteteve të botës. Papunësi, paga apo rroga të ulë

ta, dallime të mëdha sociale si në shekullin XIX, sundim i diletantizmit, i amatorizmit dhe i joprofesionalizmit, vërshim i nepotizmit, nëpërkëmbje e profesionalizmit, mosvlerësim i vler ave etike, avancim i oportunistëve, i konformistëve, i poltronëve, i bu takëve, mungesë e mendimit kritik, mungesë e kritikës politike, mungesë e kritikës sociale, lypës nëpër rrugë, administratë joefektive, mungesë e mediave të pavarura, vënia nën kon troll e mediave, vërshim i analistëve mercenarë, mungesë e arsimit cilë sor, mungesë bibliotekash dhe librar ish të mirëfillta, pseudo-manifestime kulturore, ekzibicionizëm, mungesë e shëndetësisë cilësore, korrupsion, mitë dhe ryshfet, tjetërsim i njeriut, vrasje, plagosje, rrëmbime, aksiden te rrugore, vetëvrasje, shkurorëzime, dhunë në familje, përdhunime, ngac mime gjinore, shantazhe, reketime, reality programe, imoralitet, muzikë pornografike, trajtimi johuman i kaf shëve të rrugës, mungesë uji të pi jshëm, vërshime, përmbytje, rrugë që nuk mirëmbahen, rrugë me gropa, papastërti, kosha të thyer hedhuri nash, ndotje e mjedisit, mungesë in

KOHA Javore14 Pikëpamjet e shprehura në fq: OPINIONE & VËSHTRIME nuk përfaqësojnë domosdoshmërisht politikën redaksionale të „KOHA javore„ VËSHTRIM & OPINION E ENJTE, 27 TETOR 2022

frastrukture rrugore, mungesë kanal izimesh atmosferike dhe fekale, shitje dhe blerje notash, shitje dhe blerje diplomash, shitje dhe blerje titujsh akademikë, kopjim punimesh magjis trature, plagjiatë punimesh doktorate, keqpërdorime në vendkalimet kufit are, keqpërdorime në kontrollet do ganore, kultivim, përdorim, shitje dhe përhapje lëndësh narkotike, trafikim qeniesh njerëzore, trafikim armësh, trafikim lëndësh narkotike, nëntokë urbane, mungesë planesh urbanis tike, vërshim karrieristësh, mungesë përgjegjësie për dështimet në punë, mungesë fjale të lirë, mungesë men dimi të lirë, përpunim dhe shpëlar je truri nga qeveritarët dhe nga

pushtetarët, heshtje e inteligjencisë, mosfunksionim efektiv i institucione ve shkencore dhe arsimore, heshtje e shkrimtarëve dhe e krijuesve artistikë. Nuk dihet saktë ku është dallimi mid is sistemit totalitarist, autoritarizmit, autokracisë, në një anë dhe pseudo demokracisë, në anën tjetër. Krejt kjo s’është, as socializëm, as kapi talizëm, por gjysmë-barbarizëm. Në këto rrethana, të rinjtë shqiptarë nuk shohin perspektivë. Ata s’kanë fuqi të përballen me rrëmbyesit e çdo poreje të shtetit. Rrjedhimisht ata shpërngulen, ndërsa trojet shqiptare - shpopullohen.

Si pasojë e mungesës së fuqisë punëtore, mund të ndodhë që në tro

jet shqiptare të vijnë të rinj nga Ban gladeshi.

Në vend të statistikave politike dhe të politizuara, flasin rreshtat e gjatë para ambasadave të vendeve perëndimore, flasin autobusët që, të mbushur plot, çdo ditë nisen drejt Gjermanisë dhe Zvicrës.

Nga ikja e të rinjve, dobësohet fuqia prodhuese, riprodhuese, shtuese dhe mbrojtëse e kombit. Shpërnguljet sh kaktojnë mungesë fuqie punëtore. Në pikëpamje demografike, kom bi rrënohet. Numri i meshkujve që shpërngulen është më i madh se i femrave. Si rrjedhojë, kjo shkakton çekuilibër gjinor. Arat, fushat, livad het kanë mbetur djerrinë. Më shumë se gjysma e tokave të punueshme kanë mbetur pa u punuar. As edhe me qesim falas, s’i merr dot kush. Me bujqësi dhe me blegtori shumë pak njerëz merren. Punëtorë për bujqësi s’gjen dot askund. Traktorët e dikur shëm, me vite s’janë vënë në lëvizje. Nëpër bjeshkët e maleve arbërore ka kohë që s’dëgjohet blegërima e de leve dhe e kecave. Për fyellin e bar iut, të mos flasim. Numri i nxënësve nëpër bankat shkollore, nga viti në vit bie pandalshëm. Ka fshat ku në klasë të parë nuk është regjistruar as edhe një nxënës i vetëm. Pakësohet num ri i nxënësve, pakësohet numri i kla save, mësues, arsimtarë, profesorë dhe pedagogë universitarë rrezikojnë të mbeten pa punë. Shkalla e ulët e lindshmërisë apo e natalitetit dhe dyndja e ditëpërditshme e popull sisë, rrezikojnë qenien kombëtare, vënë në dyshim forcën prodhuese, riprodhuese, shtuese dhe mbrojtëse të kombit. Kujt do t’i flasësh për il irët, për historinë e lavdishme, për flamurin e Gjergj Kastriotit? Të rin jtë e kanë mendjen se si të ikin sa më parë. Sipas tyre, çdo gjë jashtë kësaj nuk është veçse një roman tizëm i vonuar dhe i panevojshëm. Nuk hamë ilirë dhe histori, duam jetë më të denjë. Jo që s’kemi dashur të jemi pjesë e ndryshimeve, por nuk na është mundësuar, për të mos thënë na është parandaluar. Sido që të jetë, shpërngulja e të rin jve shqiptarë nga vatrat e veta, nga vendlindja apo nga trojet amtare për në vendet e huaja, në asnjë variant nuk duhet të mbështetet.

KOHA Javore 15Pikëpamjet e shprehura në fq: OPINIONE & VËSHTRIME nuk përfaqësojnë domosdoshmërisht politikën redaksionale të „KOHA javore„ VËSHTRIM & OPINION E ENJTE, 27 TETOR 2022
(Fund)

Në Tuz u bë prezantimi i fjalorit digjital të gjuhës shqipe “Kulla e Shqipes”

Fjalor voluminoz i vlefshëm për të gjithë përdoruesit

Tuz – Me nismë të Këshillit Kom bëtar të Shqiptarëve në Mal të Zi, të mërkurën më 19 tetor 2022, u bë prezantimi i projektit të digjitalizim it të gjuhës shqipe për Malin e Zi, fjalori i emërtuar “Kulla e Shqipes”, aktivitet që u mbajt në ambientet e Shkollës së Mesme të Përzier “25 Maji” në Tuz. Në këtë prezantim, ku të pranishëm qenë kryetari i Këshillit Kombëtar të Shqiptarëve në Mal të Zi, Faik Nika dhe zyrtarë të tjerë të Këshillit, kry eredaktori i gazetës “Koha Javore”, Qani Osmani, nxënës dhe mësim dhënës, ekspertët nga kompania Al basoft (kompani private e teknolog

jisë informative), që kanë kryer punen teknike softuerike të digjitalizimit të këtij fjalori, shpalosën në detaje tërë strukturën digjitale që përmban ky paket i digjitalizimit i cili është i ak sesueshëm në internet në adresën: www.gjuhashqipe.com. Drejtori i kompanisë Albasoft, Ernest Culaj i tha gazetës “Koha Javore” se me këtë digjitalizim, në një pako të vetme përfshihen fjalori me njëqind mijë fjalë dhe dyqindmijë kuptime, morfologjia digjitale e gjuhës shqipe e zbërthyer në dhjetë milionë trajta morfologjike, drejtshkrimori i gjuhës shqipe - versioni i ri për office, si nonimia - versioni i parë për office,

Kjo është një formë e lehtësuar bashkëkohore me kohën dhe nevojat që ka zhvillimi i shoqërisë, pasi që të gjithë po shkojnë drejtë digjitalizimit të shërbimeve, në të gjithë botën. Duke ru ajtuar gjuhën shqipe tashmë edhe të digjitalizuar, ne mendojmë se do të ruajmë edhe identitetin kombëtar të shqiptarëve në Mal të Zi”, u shpreh kryetari i KKSH-së, Faik Nika

sintaksori - versioni 1.0 për office, një abetare e zgjëruar ( e quajtur fillestarja digjitale) për moshat prej 5 deri në 10 vjeç, tastiera digjitale shqipe për shkrimin e shkronjave digjitale ë dhe ç.

Ndërkohë, kryetari i Këshillit Kom bëtar të Shqiptarëve në Malin e Zi, Faik Nika në prononcimin për gazetën “Koha Javore”, realizimin e projektit në fjalë e cilësoi si një punë kolosale që e kanë bërë vetëm kombet më të zhvilluara të botës.

“Vetem kombet e fuqishme kanë arritur që të bëjnë digjitalizimin e gjuhës së tyre, kështu që edhe gju ha shqipe falë kompanisë Albasoft është tani në drejtimin e duhur, duke iu falënderuar edhe të gjithë bash këpunëtorëve, pedagogëve që kanë punuar në këtë projekt të jashtëza konshëm dhe madhështor i cili do t’i shërbejë të gjithë shqiptarëve në planet, kudo që ndodhen”, u shpreh Nika.

Ai shtoi se KKSH-ja është duke punuar që ky projekt të jetë i ak sesueshëm për shqiptarët në Mal

KOHA Javore16 KULTURË
E ENJTE, 27 TETOR 2022

vlefshëm përdoruesit

të Zi, “që nënkupton se aty ku ligji e mundëson përdorimin e gjuhës shqipe në institucione, të gjitha insti tucionet duke filluar nga ato zyrtare, shkollat, nxënësit, mësimdhënësit, mediat të mund ta përdorin këtë fjalor, me qëllim të ruajtjes së gjuhës shqipe me sa më pak gabime dre jtëshkrimore dhe në artikulim”.

Për Nikën, ky është një projekt që do t’u shërbejë të gjithë shqiptarëve, ndërsa angazhimi i KKSH-së siç tha, do të jetë që ta prezantojnë atë në të gjitha trevat shqiptare në Mal të Zi, dhe të negociojnë me Qeverinë e Malit të Zi që ky produkt të mundëso het falas për të gjithë shqiptarët në Mal të Zi.

“Kjo është një formë e lehtësuar bashkëkohore me kohën dhe nevojat që ka zhvillimi i shoqërisë, pasi që të gjithë po shkojnë drejt digjitalizimit të shërbimeve, në të gjithë botën. Duke ruajtuar gjuhën shqipe tashmë edhe të digjitalizuar, ne mendojmë se do të ruajmë edhe identitetin kombëtar të shqiptarëve në Mal të Zi”, u shpreh kryetari i KKSH-së, Faik Nika.

Drejtori i kompanisë Albasoft, Ernest Culaj, i tha gazetës “Koha Javore” se në këtë digjitalizim, në një pako të vetme, përfshihen fjalori me njëqind mijë fjalë dhe dyqindmijë kuptime, morfologjia digjitale e gjuhës shqipe e zbërthyer në dhjetë milionë trajta morfologjike, drejtëshkrimori i gjuhës shqipe - versioni i ri për office, sinonimia - versioni i parë për office, sintaksori - versioni 1.0 për office, një abetare e zgjëruar ( e quajtur fillestarja digjitale) për moshat prej 5 deri në 10 vjeç, tastiera digjitale shqipe për shkrimin e shkronjave digjitale ë dhe ç

Projekti në fjalë ku aktualisht janë të angazhuar mbi 80 punëtorë (bash këpunëtorë), këshilltarë kombëtarë të projektit të përfaqësuar nga profe sorë të gjuhës shqipe nga Shqipëria, Kosova dhe Maqedonia e Veriut ka një histori 25 vjeçare, kurse promotor i tij ka qenë, Lulzim Shishani, ku më vonë projektit në fjalë iu bashkëngjit edhe kompania Albasoft. Si rezulta ti gjuhësor i gjithë kësaj platforme është digjitalizimi i rreth treqindmijë

fjalëve të formatit A4, fjalë të njësu ara, pra në gjuhën standarde.

Projekti i digjitalizimit të gjuhës shqipe udhëheqet nga Qendra për Edukim dhe Përparim që është part ner strategjik i Albasoft Group, Al batag në Shqipëri dhe nga shumë kompani të tjera partnere. Këtë pako digjitale Qeveria e Kosovës e ka blerë në mënyrë që të përdoren nga të gjithë banorët e saj.

KOHA Javore 17 KULTURË
t. u.
E ENJTE, 27 TETOR 2022

Shpalosje

Themelimi i organizuar

subjekteve shqiptare

Organizimi

Hajrullah

(vijon nga numri i kaluar) Përkundër mosmarrëveshjeve dhe defekteve organizative, intelektualët e kohës vazhduan punën për orga nizimin civil dhe politik të shqiptarëve. Për kohën, por edhe sot, organizimi i shqiptarëve në cilën do mënyrë qoftë ishte më se i nevojshëm.

Themelimi i Forumit Demokratik të Shqiptarëve në Mal të Zi Intelektualët shqiptarë që kishin ni sur iniciativën për themelimin e një asociacioni për studimin e çështjes shqiptare, që në fillim të punës ishin përballur me mendime të ndryshme për formën e organizimit përfaqësues të shqiptarëve. Gjithsesi, ata të cilët u pozicionuan në përkrahje të idesë për themelimin e asociacionit jopartiak, më 26 gusht 1990, themeluan Fo rumin Demokratik të Shqiptarëve në Mal të Zi, me seli në Ulqin. Po në atë mbledhje Forumi aprovoi program in, statutin dhe zgjodhi kryesinë e tij, në krye me intelektualin e mirënjohur Gjergj Gjokaj, por nuk shkoi më tej. Kjo për faktin se Forumi nuk u zyrta rizua asnjëherë si përfaqësues legji tim i interesave të shqiptarëve edhe

pse infrastruktura ligjore tashmë e lejonte regjistrimin e shoqatave. A ishte i qëlluar vendimi për themelim in e një asociacioni jopartiak, i cili duhej të merrej me studimin e pozitës së shqiptarëve në Mal të Zi?! Stu dime për pozitën e shqiptarëve ishin atëherë të nevojshme dhe të mirë seardhura, siç janë edhe sot e kësaj dite, por shqiptarët e dinin pozitën diskriminuese të tyre. Shqiptarët në Mal të Zi, që në kohën e okupimit nga Mali i Zi (në Kongresin e Berlinit dhe Konferencën e Londrës) e deri në ditët e fundit të ish-Jugosllavisë ishin përballur vazhdimisht me qëndrimin nënçmues e arrogant të këtij shteti ndaj të drejtave dhe lirive qytetare e mbi të gjitha kombëtare të tyre. Pran daj kishte ardhur koha për një orga nizim të mirëfilltë e legjitim (të zyrta rizuar), i cili do të kishte fuqi ligjore për t’u vënë në krye të kërkesave të shqiptarëve, mbrojtjen dhe avancimin e tyre. Prandaj të gjithë ata që patën guximin e filluan të mendonin e të merren me çështjen shqiptare duhej që në fillim t’i koordinonin veprimet dhe të gjenin rrugën më të mirë e të veprojnë të bashkuar, duke pasur parasysh rrethanat politike të kohës. Përvojat dhe modalitetet ekzistonin. Duke analizuar rrethanat politike të kohës dhe kushtet që mbretëronin atëherë, nuk më duket se ky bash këpunim ka ekzistuar. Përkundrazi, që në fillim u vërejtën dallime esenciale, së pari në konceptin dhe formën e veprimit dhe bashkëpunimit, dhe së dyti në interesin e programuar të disa

individëve të të dyja grupimeve. Veprimet në kahje të ndryshme, me mosmarrëveshje e mosbashkërendim të veprimeve, së shpejti do të treg ohen si të dëmshme dhe përçarëse. Çështja shqiptare është dhe ishte një, s’kishte dhe s’ka interes më mad hor sesa çështja kombëtare! Bindjet e ndryshme mund të ekzistojnë, por nuk mund të ketë zgjidhje të mirëfilltë për interesat kombëtare duke theksu ar veten apo dëshirën për të qenë në vëmendje të ngjarjeve të kohës e për t’u shndërruar më vonë në lider! Pasojat e një fillimi të tillë patën nd ikim negativ te zgjedhësit shqiptarë, të cilat po i vuajmë sot e kësaj dite. Sidoqoftë, organizimi politik i shqip tarëve në Mal të Zi, për kohën ishte më se i nevojshëm dhe i shumëpritur dhe

nismëtarët

KOHA Javore18 E ENJTE, 27 TETOR 2022
pa dyshim
gjithë
i
politike (2)
politik i shqiptarëve në Mal të Zi, për kohën ishte më se i nevojshëm dhe i shumëpritur dhe pa dyshim të gjithë nismëtarët për themelimin e asociacionit apo partisë politike meritojnë respekt të veçantë. Gjithsesi, dita e formimit të Forumit Demokratik të Shqiptarëve në Mal të Zi është ditë e shënuar në kalendarin historik të shqiptarëve në Mal të Zi
Hajdari Pikëpamjet e shprehura në fq: OPINIONE & VËSHTRIME nuk përfaqësojnë domosdoshmërisht politikën redaksionale të „KOHA javore„ VËSHTRIM & OPINION

për themelimin e asociacionit apo partisë politike meritojnë respekt të veçantë. Gjithsesi, dita e formimit të Forumit Demokratik të Shqiptarëve në Mal të Zi është ditë e shënuar në kalendarin historik të shqiptarëve në Mal të Zi.

Themelimi i partisë së parë shqiptare - Lidhjes Demokratike në Mal të Zi Siç kemi cekur më lart, një pjesë e intelektualëve mendonin se zgjidhja e çështjes politike dhe ekonomike të shqiptarëve në Mal të Zi, më së miri mund të arrihet nëpërmjet për faqësimit politik, gjegjësisht me për faqësimin nga vetë shqiptarët e zg jedhur me votën e lirë nga populli shqiptar. Për këtë arsye, përkrahësit e këtij mendimi nisën iniciativën për themelimin e partisë së parë politike të shqiptarëve në Mal të Zi. Kështu, pa kaluar dy javë nga themelimi i Forumit Demokratik të Shqiptarëve, me pjesëmarrjen e përfaqësuesëve nga të gjitha viset shqiptare – Ulqini, Ana e Malit, Kraja, Malësia, Rozhaja dhe Plava e Gucia, më 9 shtator 1990 u themelua sub jekti i parë politik shqiptar në Mal të Zi – Lidhja Demokratike në Mal të Zi, me seli në Tuz. Po në këtë ditë u apr ovua statuti, programi dhe udhëheqja e partisë. Kryetar u zgjodh Mehmet Bardhi, nënkryetarë Lekë Lulgjuraj dhe Tahir Gjonbalaj, ndërsa sekretar Nikollë Camaj. Siç shihet, kemi të bë jmë me përfshirjen territoriale të për faqësimit partiak!

A ishte reale që selia e partisë së parë politike të shqiptarëve në Mal të Zi të jetë në Tuz, kur dihet se num ri më i madh i shqiptarëve në Mal të Zi jetonin në komunën e Ulqinit?! A ishte ky reflektim apo nevojë e vër tetë?! Sidoqoftë, reflektimet e tilla, të pakoordinuara e me pak sens poli tik, siç do të shohim më vonë do të kushtëzojnë vendosjen e disa rregul lave të përfaqësimit lokal apo krahinor duke lënë anash përfaqësimin profe sional, të cilat u treguan më shumë të dëmshme sesa të favorshme në rrugën e gjatë që pasoi për zgjidhjen e çështjes shqiptare, pasoja të cilat po i vuajmë edhe sot e kësaj dite! Me statutin dhe programin, me të cilat u regjistrua në regjistrin e par tive politike, LD në MZ u përcaktua si organizatë e pavarur e qytetarëve

A ishte reale që selia e partisë së parë politike të shqiptarëve në Mal të Zi të jetë në Tuz, kur dihet se numri më i madh i shqiptarëve në Mal të Zi jetonin në komunën e Ulqinit?! A ishte ky reflektim apo nevojë e vërtetë?! Sido qoftë, reflektimet e tilla, të pakoordinuara e me pak sens politik, siç do të shohim më vonë, do të kushtëzojnë vendosjen e disa rregullave të përfaqësimit lokal apo krahinor duke lënë anash përfaqësimin profesional, të cilat u treguan më shumë të dëmshme sesa të favorshme në rrugën e gjatë që pasoi për zgjidhjen e çështjes shqiptare, pasoja të cilat po i vuajmë edhe sot e kësaj dite!

të lirë të RSFJ-së, e organizuar vulln etarisht, që të marrë pjesë në mënyrë aktive në jetën politike, shoqërore e kulturore të mjedisit (vendit), që nënkuptonte pjesëmarrjen në zgjed hjet politike dhe lokale. Ndërkaq, Fo rumi Demokratik i themeluar dy javë më parë nuk mund të pretendonte për një veprim të tillë, pasi pa u reg jistruar mund të veprosh vetëm në suazat e ngritjes së vetëdijes kom bëtare, por jo edhe të jesh pjesë ak tive e jetës politike e cila merret me problematikën e çështjes shqiptare. Pikërisht këtu qëndronte dallimi, por cila ishte filozofia e veprimit të tillë?!

Ka mundësi që të ketë mbizotëru ar mendimi se akoma është herët të veprohet politikisht pasi ekzistonte rreziku nga pushteti, nga përndjekjet e çka jo tjetër, të cilat mund ta freno nin veprimin që në fillim. Ndoshta mendohej se parimi “nga e njohura në të panjohurën, nga e afërta në të largtën” do të amortizojë sadopak kundërshtimin e pushtetit, që në fillim nuk ndryshonte shumë nga ai komu nist ndaj kërkesave të shqiptarëve, e kështu do ta kishin më të lehtë për të vazhduar aktivitetin për avancimin e të drejtave shqiptare! Pa argumente të mjaftueshme nuk mund të them diçka të tillë, por nëse do të ishte kështu, nuk do të ishte aspak kole giale ndaj atyre qytetarëve që u ven dosën në krahun e atyre që formuan partinë politike, sepse rreziku ishte më i madh. Nga ana tjetër, filozofia e veprimit me nuanca kushtëzuese pa pragmatizëm të theksuar, vështirë se ndonjëherë ka dhënë rezultate pozi tive. Madje ka përjashtime. Sidoqoftë, tanimë shqiptarët kishin

subjektin e parë politik shqiptar në të cilin ishin drejtuar sytë e shumicës dërmuese të shqiptarëve në Mal të Zi, të të gjitha krahinave. Shpresat për avancimin e të drejtave qytetare dhe kombëtare ishin të mëdha, aq më tepër kur ekzistonte edhe një orga nizim jopartiak (Forumi Demokratik), i cili po ashtu mund të kontribuonte në artikulimin e kërkësave të tyre dhe me një bashkëpunim dhe bashkërendim të veprimeve me partinë e themeluar politike, gjasat për shpresat e shqip tarëve do të ishin më bindëse dhe patjetër më reale për t’u realizuar. Edhe para themelimit të FD-së, por edhe pas themelimit të LD në MZsë, një numër jo i vogël i shqiptarëve kishte aderuar në partitë malazeze apo në partitë e ashtaquajtura qytet are! Sigurisht se kjo varej nga shumë faktorë dhe rrethana politike si rrjed hojë e pasojave të lëna nga komu nizmi, sidomos në aspektin e identite tit kombëtar. Pikërisht për këtë arsye ishte e nevojshme që të punohej shumë në kthimin e vetëdijes kom bëtare e rrjedhimisht në zvogëlimin e numrit të shqiptarëve që bëhen pjesë e partive joshqiptare. Kjo për fillim, më shumë se asgjë tjetër, pritej nga FD-ja e më vonë edhe nga LD në MZ-ja. Por bashkëpunim nuk kishte, vëmendja e të dyja subjekteve u përqendrua më shumë në veprimet formale sesa es enciale kombëtare dhe kështu, sot pas 32 viteve, çështja e identitetit kombëtar është e apostrofuar por e lënë në gjysmë të rrugës, ajo sot është e rrezikuar. Numri i shqiptarëve në partitë joshqiptare është në rrit je, ndërkaq i përkrahësve të partive shqiptare në rënie drastike. (vijon)

KOHA Javore 19E ENJTE, 27 TETOR 2022
“ Pikëpamjet e shprehura në fq: OPINIONE & VËSHTRIME nuk përfaqësojnë domosdoshmërisht politikën redaksionale të „KOHA javore„ VËSHTRIM & OPINION

Sekretet e diktaturës

të helmojnë politikën shqiptare

Përveç përgjimeve të Sigurimit dhe raporteve të organizatave të masave, Komitetit të Partisë në rrethe e institucione të ndryshme, përdoreshin si kanal i rëndësishëm informimi edhe letrat denoncuese e sinjalizuese. Dokumentet e tilla janë dëshmi e përhapjes së fenomenit shoqëror të denoncimit e përgjimit, duke pasur gjithnjë parasysh se ato përmbanin shumë shpifje

(vijon nga numri i kaluar) Idrit Idrizi, Jonila Godole dhe Fatmiro she Xhemalaj kanë botuar librin “Ko munizmi përmes dokumenteve arki vore” [Tiranë 2018]. Ata kanë botuar disa dokumente përmes të cilave shihen qartë tiparet karakteristike të regjimit totalitar, i cili synonte të depërtonte dhe të kontrollonte sfer at më intime të jetës së përditshme dhe personale të njerëzve, deri te marrëdhëniet bashkëshortore dhe

planifikimin familjar. Për këtë qël lim ushtrohej një presion i fuqishëm ndaj çdo kolektivi dhe individi, duke i bërë përgjegjës jo vetëm për sjelljet e tyre personale, por edhe për sjell jet e atyre që i rrethonin (f. 30). Do kumentet e datuara më 28.4.1978, 13.8.1980 dhe 27.12.1980, na tregojnë përpjekjen e madhe dhe nevojën për sa më shumë informaci one, për ta kontrolluar shoqërinë në mënyrë totalitare. Përveç përgjimeve të Sigurimit dhe raporteve të organi zatave të masave, Komitetit të Partisë në rrethe e institucione të ndryshme, përdoreshin si kanal i rëndësishëm informimi edhe letrat denoncuese e sinjalizuese. Dokumentet e tilla janë dëshmi e përhapjes së fenomenit shoqëror të denoncimit e përgjimit, duke pasur gjithnjë parasysh se ato

Sot, pas tri dekadash pyetja ende mbetet pa përgjigje: “Kush dhe ku janë autorët e krimeve të komunizmit?” [Tema, 4.7.2008]. Sa puna është bërë për të nxjerrë në dritë eksponentë të diktaturës, histori të qena e të paqena, për të mbajtur në këmbë regjimin e së shkuarës, të ngjashëm me pushtetin e sotëm! Pak është folur për klasën e përmbysur, më pak për krimet, akoma më pak për kampet e internimit, aspak për krimet e diktaturës

përmbanin shumë shpifje. Mund të duket e pabesueshme, por sipas CIA-s në vitet e ‘50-ta, Sigurimi i Shtetit kishte një organizim spi unazhi prej më shumë se dhjetë mijë spiunësh [Sot, 30.9.2017]. Disa prej tyre si langonj i dërgonin në diasporë si “mësues” e nëpër konsullata për të ndjekur atdhetarët më të dëshmuar të kombit. Kriminelët e pangopur me viktimat e veta, që kalojnë shifrën e 45.000 shqiptarëve të vrarë, të mby tur në hetuesi, të zhdukur në kampe shfarosjeje, sot kapërdisen të lirë në Evropë, Amerikë e gjetkë dhe na japin leksione për “patriotizmin” dhe demokracinë, duke mbajtur ende de korata të shëmtuara të veprimeve të tyre të spiunazhit, si rrjedhojë e së cilës, sipas disa vlerësimeve rreth 6.000 njerëz që u vranë ose vdiqën në paraburgim shtetëror midis 1944 dhe 1991, nuk kanë as varreza [Bal kan Insight, 17.3.2021]. Edhe sot, pas tri dekadash familjet e tyre janë ende në pritje të mësojnë se si, ku dhe pse u vranë familjarët e tyre.

Një grup i caktuar i OKB-së që vizitoi Shqipërinë në dhjetor të vitit 2016, publikoi një raport kritik në vitin pa sues, duke konstatuar se “Shqipëria nuk është përballur ende në mënyrë adekuate me shkeljet e rënda të të drejtave të njeriut të kryera midis viteve 1944 dhe 1991”.

Pikëpamjet e shprehura në fq: OPINIONE & VËSHTRIME nuk përfaqësojnë domosdoshmërisht politikën redaksionale të „KOHA javore„

KOHA Javore20
vazhdojnë
Dosjet e fshehta të komunizmit (5) E ENJTE, 27 TETOR 2022
VËSHTRIM & OPINION

Në maj të vitit 2018, Komiteti i OKBsë për “zhdukjet e detyrueshme” inkurajoi Shqipërinë të “dyfishojë përpjekjet e saj për të hedhur dritë në mënyrë efektive mbi zhdukjet me forcë që ndodhen gjatë regjimit komunist”. Shqipëria duhet t’i het ojë këto krime, t’i ndjekë penalisht përgjegjësit dhe të sigurojë dëmsh përblime për viktimat dhe familjet e tyre – tha Komiteti. [Balkan Insight, 17.3.2021]. E megjithatë, nga viti 1991, qasja e të gjitha qeverive, socialiste dhe demokratike është “kalibruar për të mos irrituar gardën e vjetër”, tha një diplomat që ndoqi këtë çështje.

Sot, pas tri dekadash pyetja ende mbetet pa përgjigje: “Kush dhe ku janë autorët e krimeve të komu nizmit?” [Tema, 4.7.2008]. Sa puna është bërë për të nxjerrë në dritë eksponentë të diktaturës, histori të qena e të paqena, për të mbajtur në këmbë regjimin e së shkuarës, të ng jashëm me pushtetin e sotëm! Pak është folur për klasën e përmbysur, më pak për krimet, akoma më pak për kampet e internimit, aspak për krimet e diktaturës. Duket sikur institucio net mediatike kanë bartur mëkatin e së shkuarës, sepse janë po ata që

Në vitet e para të pluralizmit e demokracisë ishin pikërisht këta spiunë të cilët u rreshtuan krah “britmaxhive” ku bërtitej: “liri demokraci”, “poshtë komunizmi” etj. Ata mundën të kapin pozita në PD dhe PS deri në Parlament, prandaj çdo nismë për “hapjen e dosjeve” dështoi. Ka mundësi që shumë prej këtyre dosjeve të jenë asgjësuar, sepse “kanë lidhje me politikanët e sotëm”

bënë propagandë 45 vjet për diktat urën që e kontrollonin këto instituci one, janë po ato që morën në dorë “demokracinë e fjalës së lirë” duke qenë censorët e saj! Nuk besoj të ketë shqiptar që nuk e ka kuptuar se këtë ‘bylmet’ të prishur që hamë sot e kemi dhuratë prej atyre që deri dje ishin ministra të diktaturës, sekretarë partie, rinie, drejtues të Sigurimit, hetues, gjyqtarë, djem e vajza biolog jikë të vrastarëve të shqiptarëve pa faj!

Kanë kaluar tri dekada pas rënies së diktaturës 41-vjeçare të Enver Hoxhës, ndërkohë që sekretet e saj vazhdojnë ende të helmojnë politikën shqiptare. Shumë njerëz në Shqipëri shpresojnë se hapja e Arkivit të madh të dosjeve të fshehta të Sigurimit do të shërbejë si një kapitull i ri për shërimin e plagëve që la komunizmi [VOA, 29.3.2017]. Gjatë gjithë kësaj kohe, shumë njerëz kanë shpresuar dhe janë përpjekur të mësojnë për fatin e djalit, vajzës, nënës, babait, të burrit, gruas, që janë dënuar e vrarë gabimisht shumë vite më parë. Thuhet se “Sigurimi i Shtetit kishte mbi 120 mijë informatorë, dhe duke gjykuar që çdo informator kishte një dosje, do të mendonim se kishte rreth 120 mijë dosje” [Panorama, 3.9.2012]. Mirëpo brenda asaj që quhej “proces normal asgjësimi”, në shumë raste asgjësoheshin “pasi mbaronte aktivi teti i informatorit”, mund të ishte pas 10, 20 ose 25 vjetësh.

Në librin “Mëkatarët” jepet shifra e 400 mijë dosjeve të spiunëve dhe bashkëpunëtorëve të ish-Sig urimit të shtetit komunist, ndërmjet viteve 1944 dhe 1991. Megjithëse duket numër mjaft i madh, ka një besueshmëri jo të vogël. Autori Na zif Bezhani ka grumbulluar mjaft informata gjatë qëndrimit të tij dh jetëvjeçar në krye të Komisionit për Kontrollin e Figurave të Larta të Zyr

tarëve. Për 32 vitet e politikës shqip tare këto 400 mijë dosje u qëndro jnë “të varura në qafë” spiunëve dhe bashkëpunëtorëve të ish-Sigurimit të shtetit komunist, që si gurë të rëndë kërkojnë të mbysin pluralizmin e demokracinë sa herë që ata kërko jnë të “notojnë” në ujërat e Evropës Perëndimore e demokratike. Gjyshi i Gentiana Sulës (e ngarkuar me hapjen e arkivave) ka vdekur në burgjet e diktaturës. Ajo thotë se arkivat përmbajnë sekrete të dhimbshme për shumë shqiptarë: “Shqipëria është një nga vendet e fundit të Evropës Lindore dhe Qen drore që ka vendosur t’i japë pub likut të drejtën për të pasur qasje në dosjet e ish-Sigurimit të Shtetit, që është edhe policia politike. Në Shqipëri procesi është kompleks dhe do të thoja masiv. Në kuptimin e për masës së përndjekjes shifrat janë të mëdha dhe kohëzgjatja e përndjekjes është shumë e madhe, veçanërisht kjo e dyta dallon nga vendet e tjera.” [BBC, 31.1.2017].

Në vitet e para të pluralizmit e demokracisë ishin pikërisht këta spi unë të cilët u rreshtuan krah “brit maxhive” ku bërtitej: “liri demokraci”, “poshtë komunizmi” etj. Ata mundën të kapin pozita në PD dhe PS deri në Parlament, prandaj çdo nismë për “hapjen e dosjeve” dështoi. Ka mundësi që shumë prej këtyre dos jeve të jenë asgjësuar, sepse “kanë lidhje me politikanët e sotëm” [Pan orama, 3.9.2012]. Shtatë deputetë të Parlamentit dhe disa anëtarë të Këshillit të Ministrave, më 2006 ishin prej ish-funksionarëve të “drejtësisë komuniste” [Mapo, 13.7.2013], të atyre që kishin dosje. Nëse merrej vendimi për hapjen e tyre, këta funk sionarë që atëherë ishin në ministri do të ishin të detyruar të largohesh in nga funksionet që mbanin [Shqip, 14.10.2006]. (vijon)

KOHA Javore 21
E
“ Pikëpamjet e shprehura në fq: OPINIONE & VËSHTRIME nuk përfaqësojnë domosdoshmërisht politikën redaksionale të „KOHA javore„ VËSHTRIM & OPINION

Ka vetëm një komb

Besoj se ata që duan t’i flasin botës, e sidomos Evropës për kombin shqiptar dhe për të drejtat e shqip tarëve – do bënin mirë t’i referohesh in një fjalimi klasik në historinë e oratorisë shqiptare, i cili megjithëse i mbajtur më shumë se një shekull më parë, tingëllon aq aktual edhe për botën e sotme, atë të huaj por edhe për botën tonë shqiptare, e cila do të duhej të dinte pak më shumë se të huajt se cili është kombi shqiptar ndër shekuj dhe cilat janë të drejtat natyrale të shqiptarëve. Po i refero hem fjalimit klasik dhe historik të At Gjergj Fishtës mbajtur në Kon ferencën e Paqës në Paris në vitin 1919, fjalimit të titulluar: “Shqiptarët dhe të drejtat e tyre”. Fjalimi i Fishtës në Konferencën e Paqes në Paris (1919) - Arbresh.info. Kam drojë se shqiptarëve “modernë” e “koz mopolitanë” që e mbajnë veten si të tillë para audiencave të Evropës – gjuha shqipe e At Gjergj Fishtës, e përdorur në atë fjalim, mund t’u duket shumë arkaike dhe mendimet e tij tepër të prapambetura. Sidomos fjalët e Fishtës së madh në mbrojtje të identitetit historik dhe gjeografik të njësisë kombëtare dhe të drejtave të shqiptarëve në trojet e tyre shek ullore. Sa për ilustrim, disa prej refer encave të Fishtës për kombin shqip tar dhe për të drejtat e shqiptarëve në Konferencën e Paqës në Paris, më shumë se një shekull më parë. Ai mbrojti një komb të vetëm shqiptar dhe të drejtat e të gjithë shqiptarëve, pa dallim anembanë trojeve të veta.

“Veç shka se mbasi u kapën me këte të madhnueshmin kryeqytetin tuej – ku sot asht ngrehë Areopagu i rrokull Botës – puna na doli krejt ndryshe se kishte kenë fjala e atyne ushtarëve tuej. Pamë e u vertetuem se anmiqtë tanë, jo veç që nuk ishin tue dashtë me na i kthye viset, që me dhunë na i kishin grabitë, por ma tepër, llastue prej krahut të fuqishëm që po ua mbajnë do nder Pushtete të mëdha të Europës, lypin me shty ma thellë kufinin nder vendet tona e me shkepë krahina të tjera prej Shqip nisë. Pame e u vertetue, se, për me i dalë ma lehtas këtij qellimi, ata rri jshin tue shpifë në një mënyrë krejt të pandershme Kombin Shqiptar. Shka nuk kanë thanë e botue kunder Kom bit Shqiptar të mjeruem! Çnjerzimi i tyne në të shpifuna kundër Shqip tarve asht shtye aq larg, sa ndokush ndër ta ka mërrijtë me shkrue e me botue në një farë shtypi poshtër sisht të shitun interesave të tyne, se na Shqiptarët edhe fiziologjisht e biologjisht ishim ma poshtë se rodi tjetër i njerzimit.

E, madje, me këto të shpifuna të veta kanë mërrijtë me ua marrë mendtë botës së qytetnueme, sa që ag jencitë telegrafike të këtueshme po na i kthejnë pajtimet tona e fletoret e vendit ose nuk i pranojnë kurrfare ar tikujt tanë, ose na lypin çmime të çu ditshme e per t’u njehë ndër përralla – deri në 50.000 Frank për artikull! –veç si me na i mbyllë shtigjet që me u dalë zot të drejtave tona. Mos u çu ditni, pra, zotni, që unë po kam guxi min me ju dalë para në këte Atene të përmendun, – kenë gjithmonë dritë e shkelqyeshme qytetnimi e përparimi të vërtetë – e po shpërvjelëm me ju folë me një theks gjuhe të huej e nën një formë krejt të përvujtë ligjer ate mbi Shqiptarët e mbi të drejta të tyne. Thika ka mërrijtë në asht; sot po i ndahet fati Botës. Jo veçse asht në pavarësia, e sipërania e Shqip nisë, por asht në rrezik jeta e Kom bit Shqiptar. Sot, a vdekje a metja

për Shqipninë e për shqiptarët. Nuk kishe me dijtë me thanë, e vërtetë, se deri ku fjalët e mija kanë me mërrijtë ta mënyrsojnë fatin e Shqipnisë; por bujaria e njohun e zemrave tueja, më jep shpresë të madhe, se, mostjeter, kam me nxjerrë prej jush një fjalë ankimi mbi kobet tona e mbi dhunë e padrejtësi që po i bahet Kombit Shqiptar. Asht disi një farë ngushl limi për të mjeruemin e ngratë me dijtë, se ka në shekull ndonjë zemer që ankon për te. E prandej n’ emen të Dergatës, të qeverisë e të Kombit Shqiptar mbarë i falemnderës Rek torit të përshndritshëm të këtij Uni versiteti, për mirësinë që pati, tue më sjellë mënyren se si me u pjekë e me

KOHA Javore22
“Gjithkund tue lanë ndonji marre të re për Shqypni”(At Gjergj Fishta)
E ENJTE, 27 TETOR 2022 Pikëpamjet e shprehura në fq: OPINIONE & VËSHTRIME nuk përfaqësojnë domosdoshmërisht politikën redaksionale të „KOHA javore„
Për Koha Javore: Frank Shkreli / Nju Jork
KULTURË

komb shqiptar!

kaluara që si një trashëgimi komu niste internacionaliste po turbullojnë pafund dhe po trondisin qetësinë e shpirtërave të shqiptarëve kudo. Ide të shprehura në deklarata pub like duke venë në pikëpyetje, mad je edhe vet identitetin kombëtar të shqiptarëve në trojet historike të veta. “Gjithkund tue lanë ndonji marre të re për Shqypni”, do të thoshte At Gjergj Fishta.

bisedue me Zotninë tuej”. Në Konferencën e Paqës në vitin 1919 në Paris, At Gjergj Fishta foli në “emën të Dergatës, të qeverisë e të Kombit Shqiptar mbarë”? Po, sot kush flet në emër të “Kombit Shqip tar mbarë”? Unë për vete, fatkeqë sisht, nuk kam një përgjigje se kush, në të vërtetë, flet sot në emër dhe në mbrojtje të interesave të kombit shqiptar dhe të drejtave natyrale të tij, anembanë trojeve shekullore shqip tare. Kjo është në pyetje ekzisten ciale kombëtare që kërkon përgjigje dhe llogaridhënje nga klasa e sotme politike shqiptare – qoftë nga Tirana zyrtare, qoftë nga Prishtina zyrtare –si një prej përgjegjësive themelore të

Pikëpamjet

tyre në mbrojtje të cilësive, identitetit dhe interesave kombëtare të të gjithë shqiptarëve kudo dhe pa dallim. Historikisht, përdhunimet e huaja dhe ideologjitë sllavo-komuniste të shekullit të kaluar, kanë kërcënu ar dhe kanë shkatërruar identitetin kombëtar dhe njësinë kombëtare të shqiptarëve, në emër të ideolog jive ndërkombëtare. Fatkeqësisht, sot duket sikur ky rrezik ndaj iden titetit kombëtar të shqiptarëve nuk është zhdukur, por është edhe më i madh, pasi vjen nga kërcënimet e brendshme, të influencuara nga jashtë. Por edhe nga idetë dhe politikat e brendshme fatzeza, anti kombëtare të këtyre tre dekadave të

nuk përfaqësojnë

domosdoshmërisht politikën redaksionale të „KOHA javore„

Kombi shqiptar është një! Një brum fisnor dhe një trashëgimi e vetme e përbashkët kombëtare, gjuhësore, shpirtërore, kulturore. Askush nuk ka të drejtë e nuk guxon të prek vetëdijen dhe njësinë kombëtare të shqiptarëve e sidomos jo në arenën ndërkombëtare. Terësia e kombit shqiptar nuk guxohet të sulmohet as me fjalë dhe as me shkrim veçanër isht nga ata që kanë përgjegjësinë numër një të mbrojnë dhe të lufto jnë për interesat e kombit shqiptar brenda dhe jashtë trojeve, kundër të gjitha abuzimeve ndaj identitetit kombëtar të shqiptarëve nga të huajt për përfitime të veta dhe në dëm af atgjatë të shqiptarëve. Duhet t’i jepet fund diskutimeve rreth një “kombi kosovar”, diskutime që vetëm shko jnë në llogari të atyre që me qindra vite vetëm kanë bërë plane për të fshirë nga trojet shqiptare shekullore gjurmët historike të kombit shqip tar. Bashkëpunimi me vende të tjera të botës, përfshirë fqinjët dhe Ev ropën, nuk kërkon flijimin, mohimin as shtrembërimin e parimeve kom bëtare. Duhet t’u jepet fund njëherë e përgjithmonë deklaratave dhe poli tikave çkombëtarizuese nga ana e elitës politike shqiptare, të cilët për interesa personale vetëm çojnë ujë në mullirin e atyre që me shekuj kanë lakmuar trojet shekullore shqiptare dhe kanë mohuar historikisht ekzis tencën e kombit shqiptar në trojet e veta, si dhe identitetin dhe të drejtat themelore të shqiptarëve kudo!

KOHA Javore 23
E ENJTE, 27 TETOR 2022
e shprehura në fq: OPINIONE & VËSHTRIME
KULTURË

Intervistë me këngëtarin Shtjefën Ujkaj

Përmes interpretimit të këngës shpreh emocionet e mia

Këngëtari, Shtjefën Ujkaj ka realizuar disa këngë që njihen si këngë shumë të suksesshme, duke filluar nga “Mungesa e nënës”, “Sinjorina” , “Kerr e pare”, “Dasma ka fillu”, dhe së fundmi kënga e titulluar “Bukuroshja jem”. Të gjitha këto këngë u punuan nga bashkëpunëtorë të spikatur, si: Ilir Berani, Astrit Stafai, Liridon Ulaj, Miti Geci, Vilson Biba, Nurtel, etj. Videoklipet e këtyre këngëve janë realizuar nga “Dart Channel” nga Tirana, “Alba Pro” nga SHBA-ja, “Rezart Halili Production” e të tjerë. Këngëtari Shtjefën Ujkaj prej disa vitesh ka bashkëpunim të shkëlqyer dhe tejet korrekt me produksionin e njohur muzikor “Eurolindi”, me drejtor dhe producent, Bujar Avdimetaj

kanë qenë motivim shtesë që unë të vazhdoja në kontinuitet rrugëtimin drejt artit muzikor.

Koha Javore: Si vazhdoi karriera Juaj muzikore ndër vite?

Koha Javore: Shtjefën, si filloi rrugëtimi Juaj drejt muzikës dhe pse zgjodhët këtë profesion?

Sh. Ujkaj: Rrugëtimi im drejt muz ikës filloi që nga momenti kur zbulo va talentin tim. Kjo ndodhi kohë më përpara që në moshën e fëmijërisë. Atëherë fillova angazhimin tim, u anëtarësova në Shoqërinë Kulturore - Artistike “Besa”. Si solist në këtë shoqatë mora pjesë nëpër festivale të ndryshme që organizoheshin si brenda, ashtu dhe jashtë vendit.

Koha Javore: Në çfarë viti debu-

tuat në skenë dhe çfarë mbresash keni? Si ishte reagimi i publikut?

Sh. Ujkaj: Për herë të parë në skenë jam paraqitur në moshën gjashtë vjeçare. Reagimi i publikut ishte te jet pozitiv, ku u mirëprita me një en tuziazëm të madh. Ndërsa këngën time të parë që titullohet “Lamtumirë shkolla ime” e lançova në vitin 2013, dhe nga ky vit, mund të them se iu përkushtova me seriozitet rrugëtimit tim në muzikë. Admirimi i përhershëm dhe komplimentet pozitive që merrja nga publiku kurdoherë që këndoja,

Sh. Ujkaj: Që nga lançimi i këngës së lartpërmendur, unë fillova të këndoj nëpër ahëngje të ndryshme familjare si: mbrëmje të maturës, organizime ditëlindjesh, fejesa e dasma, kon certe e festivale. Sigurisht që fillimet nuk ishin shumë të lehta, e sidomos kur merr përsipër angazhime të tilla me përgjegjësi, por dua të them që të gjitha ato i kam përfunduar me suk ses. Tani çdo gjë është më e lehtë, ngaqë më është bërë rutinë. Vazhdoj të këndoj dhe çdo ditë ndihem më mirë që e ushtroj këtë profesion.

Koha Javore: Përveç këndimit solo, a keni pasur ndonjë bashkëpunim (duet)? Nëse po, sa sukses ka pasur?

Sh. Ujkaj: Po, unë kam bash këpunuar me një këngëtare shumë

KOHA Javore24 INTERVISTË
E ENJTE, 27 TETOR 2022

të talentuar e shumë të re në moshë. Fjala është për këngëtaren Klodiana Vata nga qyteti i Shkodrës. Bash këpunimi që ne të dy realizuam bash kë ishte tejet i suksesshëm, për ç’gjë ndihem i kënaqur që e realizuam.

Koha Javore: Na tregoni pak për këngët e tjera që keni realizuar gjatë këtyre viteve, për videoklipet dhe bashkëpunimin Tuaj me produksionet muzikore?

Sh. Ujkaj: Unë kam realizuar disa këngë që njihen si këngë shumë të suksesshme, duke filluar nga “Mungesa e nënës”, “Sinjorina” , “Kerr e pare”, “Dasma ka fillu”, dhe së fundmi publikova këngën e titul luar “Bukuroshja jem”. Të gjitha këto këngë u punuan nga bashkëpunëtorë të spikatur, si: Ilir Berani, Astrit Stafai, Liridon Ulaj, Miti Geci, Vilson Biba, Nurtel, etj.

Po ashtu, për videoklipet e këtyre këngëve janë përkujdesur “Dart Channel” nga Tirana, “Alba Pro” nga

SHBA-ja, “Rezart Halili Production” e të tjerë. Gjithashtu prej disa vitesh kam bashkëpunim të shkëlqyer dhe tejet korrekt me produksionin e njo hur muzikor “Eurolindi”, me drejtor dhe profucent, Bujar Avdimetaj. Dua të them se për çdo këngë e po ashtu edhe për secilin bashkëpunëtorë jam shumë i kënaqur.

Koha Javore: Kënga Juaj e fundit është mirëpritur nga audien ca e gjerë mbarshqiptare. Kush e realizoi dhe çfarë mesazhi përçon?

Sh. Ujkaj: Kënga është e punuar nga kompozitori i njohur Nertil Mori na “Nurtel” nga Prishtina, kurse vid eoklipi u realizua nga Rezart HALILI production. Kënga u mirëprit, ndërsa shfrytëzoj rastin t’i përshëndes të gjithë ata që më mbështeten. Kënga “Bukuroshja jëm” përçon një mesazh dashurie, e ndër të tjera thotë se “s’ ka më mirë se kur dy zemra dashurinë e kanë brenda”.

Koha Javore: Me profesion jeni gazetar, megjithatë muzikën e bëni me shumë admirim dhe pasion. Ku korrespondon gazetaria me muzikën?

Sh. Ujkaj: Si gazetaria, ashtu edhe muzika, të dyja kanë të bëjnë me publikun, me kamerat dhe mikrofo nin. Meqenëse unë kam punuar edhe tekste të këngëve të mia, them se profesioni i gazetarisë këtë ma ka bërë shumë më të lehtë, sepse më ka mundësuar që të shpehi emocionet e mia nëpërmjet teksteve të ndryshme, ku më pas i kam interpretuar përmes këngës.

Koha Javore: Si e shihni muz ikën shqipe sot? Sa po kultivohet muzika e mirëfilltë nga gjeneratat e reja?

Sh. Ujkaj: Të flasësh për këtë temë nuk është aspak e lehtë. Opinioni im për muziken sot është se çdo gjë është bërë komerciale, e sigurisht që në muzikë sot ka më shumë kuantitet sesa kualitet. Kjo është fakt dhe di ta-ditës dëgjojmë këngë me tekste që përdorin një gjuhë të bastardhuar, me fjalë shumë të ndyra, gjë që men doj se këto lloj tekstesh e mesazhesh që trasmetojnë “artistët” që prodho jnë këngë të tilla, nuk do të duhej që të dominonin në muzikën e mirëfilltë shqipe.

Koha Javore: Cilat janë planet Tuaja të afërta dhe mesazhi drejtuar të gjithë atyre që duan të arrisin e të afirmohen si këngëtar?

Sh. Ujkaj: Do të vazhdoj të punoj projekte të reja, do të përpiqem që të jem sa më gjithëpërfshirës në mënyrë që këngët e mia të mos përçojnë me sazhe personale, por ato t’i drejtohen një publiku të gjerë duke prekur tem atika të ndryshme.

Së pari, të gjithë atyre që duan të arrisin suskse në muzikë ju uroj fat, e po ashtu nga përvoja ime ju them që të mos presin ndihmë nga të tjerët. Punoni fort dhe mos u ndalni. Edhe po të ndodhë befasia, ju sërish mos u dorëzoni. Çdo dështim duhet ta mirëprisni, sepse aty do e gjeni fuqinë për të vazhduar dhe për t’u bërë akoma më të zotët në veprim tarinë tuaj.

KOHA Javore 25 INTERVISTË
E ENJTE, 27 TETOR 2022

Jahja Domnori - drejtori së parë shqipe në Ulqin

Fjala e mbajtur para prindërve dhe qytetarëve ulqinakë nga Jahja Domnori Jahja (Jaho) Domnori (1905-1989), “Mësues i Merituar”, drejtor i shkollës së parë shqipe në Ulqin në vitin 1941 si dhe inspektor i shtatë shkol lave në fshatrat përreth Ulqinit. Ka shërbyer si mësues në shumë qytete të Shqipërisë: Shkodër, Dibër, Vlorë, Peshkopi dhe Durrës. Në vitet pas çlirimit ka drejtuar kurset për kualifi kimin e mësuesve të rinj që i shër byen hapjes së shkollave shqipe në shumë krahina të vendit, kryesisht në pjesën veriore. Krahas mësuesisë, ai shërbeu si administrator dhe ekono mist i shumë shkollave dhe konvik teve studentore kryesisht në interna tin e Dibrës, Vlorës dhe Shkodrës.

Në vitin shkollor 1941-1942, Min istria e Arsimit e Shqipërisë, drejtuar nga ministri Ernest Koliqi, vendosi të dërgojë mësues nga Shqipëria edhe në Mal të Zi, ndërkohë qe edhe vet Ulqini i përkiste nënprefekturës së Shkodrës. Shkodrani, Jahja Domno ri emërohet drejtor i Shkollës Fillore “Skanderbeg” të Ulqinit. “Zotni të ndershëm dhe vllazën ul qinakë,

Ma parë ju kerkoj të falun që keni pasë mirësinë me marrë mundimin e me udhtue deri ktu. Arsyeja e mbled hjes së sotme s’asht tjetër vetëm se dishroj me pasë nji marrdhanie me ju me qëllim qi t’u apim edukatën e duhun fëmive tuaj.

Andrra qi keni pasë pame tash sa` kohë, sot u shfaq me atë gjuhë qi ju e ruejtet si prushi në gji. Sot po ju flet

nji vlla i përzemërt i jueji. Më kujtohen fjalët e shkrimtarit Francez Builo i cili thotë : se nji popull qi ruen gjuhen e vet aj ka ruejt cilsin e rrugës së in dipendencës. Por kjo gjuhë e ruejtun prej jush si drita e syve duhet punue, e këtë punë e ban shkolla.

Prandaj ma parë do t’ju flas për randesinë e shkolles e mandej do të flas marrdhanien qi ka shkolla me ju, për me rritë fëmitë si duhet.

Shkolla si dihet ka për qëllim të mbram me mësue e me zhvillue in teligen e fëmis. Ajo deshiron me per punue përnjiheresh e armonikisht të gjitha vetitë shpirtnore të femis. E aj nuk asht vetëm nji shpirt, e as vetëm nji trup qi do t’i jepet edukata, por asht nji njeri.

Shkolla vegon me formue qenie të plotsueme d.m.th. burra e gra me trup të shëndoshë, me zemer trime, me vullnet të fortë, me nji shpirt të drejtë, por edhe njers që të jenë të zotët me mprojtë të drejtat e veta. Prandaj djelmve dhe varzave që do t’u bahet teslime edukata në doren e tyne, do të jenë feëmit t’u, fmi shqip tarësh të shekullit XX.

Shkolla perpiqet me pergaditë qytet arë e qytetare të rrespektueshem ndaj ligjeve, me dashtë tek s’ban at dheun e tyne e krejtë të gadshëm me ba çdo sakrificë për të.

Nji njeri qi s’ka dashtni për atdhe aj s’ka besimin e sigurtë. Për këtë arsye shkolla duhet me siguru vemendjen e të gjithë shpirtnave të njomë për nji qellim: Atdheu mbi të gjitha.

Shkolla e sotshme nuk do të japi njo huri të thata, por do të mundohet qi me anë të punve të vogla me j’a per gaditë të gjithë ata cilësi shpirtnore qi ka prirje fëmija.

Prej c’thame, se shkolla e jonë për gaditë përnjiheresh njeriun në kup tim të vërtetë të fjalës, qytetarin e mëtejshëm.

Shkolla e sotme jo vetem qi e mpron të drejtën fetare të sejcilit, por edhe i ep shkas zhvillim të perhapjes së

çdo feje tue e lanë të lirë mësimin e ushtrimin.

Asht shume i gabueshëm në qoftë se ndokuj i përshkohet nëpër mend se shkolla shqiptare përbuz fetë. Kjo mund të jetë vetëm nji propagandë e flligt e atyne qi dishrojne me ju ba varrin ju.

Me hi e me folë se ç’randsi kanë fenat, unë nuk jam kompetent për këtë punë, por di t’ju them se nji njeri qi hjek shpresen (uzdajen) prej zo tit aj nuk do të ketë shtyllë ku me u pshtet ose shkop ku me u mbajtë. Te tanë jeta do t’i shkonte si i mbytuni nëpër shkumë.

Por faktorët qi perbajnë shkollen janë fëmitë e mësuesit e si çdo mjeshter, për me e krye zanatin (mjeshtrinë) e tij i duhen veglat e brumi, ashtu edhe na, për me krye misionin e naltë t’tonin duhet te kemi brumin, qi janë fëmitë të formuem si duhet.

Ju bie si shembull nji zdukthatar, se sado veglat e mira me i pasë, kur brumi asht i keq nuk mund të krijojë nji gja të persosun.

Pra e para e punës na dona me pasë fëmitë të gatuem deri diku prej nanave ulqinake e mandej na me i vu në rrugë të mbarë.

Shkolla pra kërkon qi m’i vue fëmitë në marrdhanie me ju në kondita hyg jenike siç e lypë nevoja trupore e shpirtnore e tyne.

Duhet ta dini se në pikëpamje të pastërtisë (temisllekut) fmija asht nji pasqyrë e nanës dhe e babës.

Prandaj puna e parë asht qi me anë të pastertise, fëmija munden me e pasë trupin e shëndoshë e asht e di jtun se latini kot s’ka thanë: Mendja e shndoshë, në trup të shndoshë (men sana in corpore sana).

Nji fmi qi ka trupin e shëndoshë, aj ka edhe mendtë e shndoshtë e asht i gadshëm me i rrokë mesimet si duhen. Familja duhet të ketë kujdes, qi fëmitë me i dergue të pastër në shkollë.

Tash do të flasi për (terbijen) edukat

KOHA Javore26
E ENJTE, 27 TETOR 2022
MOZAIK

drejtori i shkollës Ulqin (1941-1942)

çmos e fuqishme pse pak a shumë prind e fëmi kanë nji gjak e nji natyrë. Fëmija pa dalë mirë prej djepit mun dohet me i ndihmue vllazenve të vet ma të dobet, këtu kuptohet edhe ve primi i përbashkët. Aty në shpi mun dohet me u marrë parasysh person aliteti i fëmis.

Tue kën se ne familje janë fëmi ma pak, munden me ju plotsue të gjitha nevojat secilit fëmi.

Por ktyne të mirave u rrin përballë edhe këto të kqija : Jane disa prind qi nuk dien a as nuk ju vjen përdorësh edukata. Disa për shkak të punve të shumta qi kanë jashta shpijet, nuk mund t’u a barin kujdesin e as nuk mund t’u vien rreth fëmive. Disa të tjerë, nuk i japin randsien qi i përket edukatës. Kto gjana ndodhin edhe nëpër famil je ku nanës e babës i del koha me rritë fëmit.

en e shpis e mandej të shkollës. Ma parë se kërkushi, i takon nanës kujdesimi i fëmivet, për arsyet se: 1-Ndërmjet prindve e fëmive, gjindet lidhnije ma e ngushtë, pse fmija din me dashtë ma fort njat qi i plotson dishirat e nevojat e tij. Nji fëmis po ju afrue nji i huej menjiherë nise me u ngërvallë.

2-Ndërmjet prindve e fëmive, në mnyrë të veçantë, frymzimi i nanës

ka fuqinë ma te madhe, pse nans e femiu gjinden ma afer se kërkushi, aq afer sa gadi me u thanë nji.

Pestalozi, themelues i edukatës (i il mi-terbijes) na msoj me i lshue nanës vendin e parë.

Nanat e edukueme, lindin e rrisin fmi të edukuem. Këtë fuqi të nanës e gje jmë edhe te jala popullore: Ban nanë se të gjas e dy kambë i rrëshqas.

Vepra e prindve ndaj fëmijve asht

Janë disa nana, zoja shpijash, të cilat ja japin vet tamlin e gjiut fëmive. Kjo asht ndera e stolija ma e madhe për nji nanë shqiptare. Ka disa nana të tjera, të cilat për me i dhanë ved it randsi ose për me u dukë se jane shpijash të mira nuk merren aspak me rritjen e fëmivet, edhe tamlin e gjiut nuk ja japin atyne. E ktu vjen edhe rrënimi i familjeve të mdha. Fëmit e tyne jane lanë në dorën e disa të rejave, qi janë ma fmi se fmija. Prandaj tue marrë për bazë se shteti ynë të gjithë shpresen e ka pshtet në familje, të cilat sa ma nalt qi të jenë, aq ma nalt qëndron shteti. Duhet ta dimë se pasqyra e fmijve në shkollë asht nana e pasqyra e kon struktorit të shtetit asht shkolla. Prej shka thame deri ktu, kuptohet se shkolla e parë e fmive asht familja, por edhe shkolla ka të mirat e saj. Fëmija në shkollë gjindet si nji gjymtyrë e nji shoqnije e kjo gja asht ndër faktorët ma kryesor qi e bajnë atë me përfitue ndiesit e rrelacionit shoqnuer. Aty shef se si mundet me i ndihmue nji ma t’vobegtit, nji ma të dobtit fizikisht.

Në shkollë e kqyrin edukatën njers kompetent (qi e kanë për zanat) të cilët kanë mësue po për njatë punë e janë të rrahun me çashtje fëminore. Mësuesi në shkollë i rrin fëmis pa paragjykime e kjo punë i ndihmon fort për me pru nji gjykim të madh mbi sjelljen e mbi të metat e fëmis.

KOHA Javore 27
E ENJTE, 27 TETOR 2022
(vijon) MOZAIK

Rëndësia e prindërve në rolin e mësimit

Prindi është mësuesi i parë i fëmijës. E them këtë me plot të drejtë, pasi që hapat e parë fëmija i merr nga prindërit. Sado e rëndësishme që është shkol la me rolin e saj edukativo-arsimor, rrënjën e edukatës si mënyrën e për vetësimit të njohurive, fëmija fillimisht e merr nga familja. Prindërit janë përg jegjës për çdo detaj të jetës së fëmi jëve të tyre, nga trajnimi për tenxhere deri tek ngrënia e frutave dhe peri meve. Kur fëmijët më në fund hipin në autobusin e shkollës për herë të parë, shumica e nënave dhe baballarëve marrin frymë lehtë. Më në fund, mund t’ia dorëzojnë një pjesë të atij presioni dikujt tjetër, duke ditur se një mësues i kualifikuar do të sigurohet që fëmija juaj të marrë arsimin që i nevojitet! Por roli i prindërve në arsim përfshin më shumë sesa thjesht t’i çoni fëmijët tuaj të sigurt në dhe nga stacioni i auto busit. Me keqardhje vërej se kjo në shumicën e rasteve duket sikur këta të fundit nuk kanë më kohë të merret me fëmijët e tyre. Fëmija rendin dhe sjelljen e mëson nga prindërit dhe më pas e forcon nga mësimëdhenësit. Sot pothuajse gjithë fëmijët kanë kushtet elementare: janë të pajisur me libra, veshmbathje, ushqim e çdo gjë

tjetër që u nevojite për shkollë. Është e vërtëtë që jo çdo fëmijë shkëlqen në shkollë, por refuzoj të pranoj se ka fëmijë budallenjë, thjesht janë dem bela. Nga ana tjetër, prindërit duhen të kenë një sistem me të cilin mund të udheheqin fëmijët si psh të kontrol lojnë dhe të ndihmojnë në kryerjen e detyrave të shtëpisë. Është e vështirë që fëmija të krijojë shprehinë e të bërit të detyrave nesë prindi nuk e pyet se çfarë ka bërë sot në shkollë dhe nesë ka pasur ose jo detyra. Dakord, fëmi jët edhe mund të gënjejnë e të thonë skemi detyra, por edhe kjo mund të vërtetohet lehtë nga një prind i kuj desshëm (në rregull, po e marrë më suesin/mësuesën në telefon).

Ne si fëmijë, dikur jemi rritur me sistem të lloj-llojshëm nga prindërit tanë. Disa mund të kenë ndikuar neg ativisht e disa edhe pozitivisht si p.sh kryerje – shpërblim. Kjo do të thotë që prindërit na kanë shpërblyer me një gjë të vogël për kryerjen e detyrave ose me marrjen e një note a suk sesi të mrë. Një sistem i tillë duket që në ditët e sotme mungon, pasi që fëmijëve u plotësohet çdo tekë, që nga blerja e një celulari në moshë të papërshtashme, e deri te kërkesat

më absurde. Pastaj vjen ajo shprehja “gjithë ditën rri në telefon fëmija dhe nuk i intereson shkolla”. Sipas stu dime të ndryshme, fëmijët prindërit e të cilëve janë të përfshirë në edukim in e tyre, marrin nota më të mira dhe kanë rezultate më të larta testimi. Dhe sa më shumë të përfshihen prindërit, aq më shumë do të përfitojnë fëmijët e tyre. Fëmijët zhvillojnë aftësi më të mira sociale dhe tregojnë sjellje të përmirësuar kur prindërit e tyre janë të përfshirë në shkollë. Kur fëmijët ndihen të mbështetur në shtëpi dhe shkollë, ata zhvillojnë qëndrime më pozitive për shkollën, kanë më shumë vetëbesim dhe u vendosin një pri oritet më të lartë arritjeve akademike. Fëmijët e prindërve të përfshirë në mësim, ndjehen se janë më të pranu ar, të përfshirë dhe të respektuar dhe në shkollë. Por prapë kjo nuk mund të arritet atje ku shumica as që marrin pjesë në mbledhje të prindërve të or ganizuar nga shkolla, mbëedhje këto që mbahen më së pakti katër herë në vit.

Vërtëtë shkolla luan një rol të rëndë sishëm si instucion edukativo-arsi mor, por të mos harrojmë se shkolla i ka një pjesë të ditës fëmijët tuaj, pjesën tjetër të ditës kthehen tek ju. Nëse ju si prindër nuk keni qëndrim pozitiv ndaj shkollës, atëherë si mund të prisni që fëmija juaj ta ketë? Nëse fëmija nuk u respekton, u kthen fjalën, nuk u druhet, si mund të prisni që të respektojë mësimëdhenësit e mosha tarët e vet? Bazat fillojnë nga ju, an daj është e domosdoshme përfshirja e prindit në shkollë nëse doni që fëmi ja juaj të arrijë sukses në jetë.

KOHA Javore28
E ENJTE, 27 TETOR 2022 KULTURË

Klubi i Volejbollit për Femra “Barbana”

Një nismë shpresëdhënëse për sportin në Ulqin

Çdo gjë ka filluar para një viti me formimin e Shkollës së Volejbollit, ide e cila është mbështetur nga Fondi Humanitar “Trojet tona”, i cili është donatori kryesor. Por pas një viti pune, drejtuesit e Shkollës së Volejbollit kanë ndërmarrë një hap tjetër në zhvillimin e saj, duke themeluar Klubin e Volejbollit për Femra, të cilin e kanë emërtuar me emrin autokton “Barbana”

Klubi i Volejbollit për Femra “Barba na”, i themeluar para pak kohësh, do të marrë pjesë sivjet me tre ekipe në garat për moshat e reja që orga nizohen nga Federata e Volejbollit të Malit të Zi. Konkretisht ky klub, i pari në volejboll për femra në Ulqin, do të marrë pjesë në gara për grupmoshat apo kategoritë: pioniere (vajzat e datëlindjes 2008 e më të reja), mini volejboll 1 (vajzat e datëlindjes 2010 e më të reja) dhe minivolejboll 2 (vajzat e datëlindjes 2012 e më të reja).

Çdo gjë ka filluar para një viti me formimin e Shkollës së Volejbollit, ide e cila është mbështetur nga Fondi Humanitar “Trojet tona”, i cili është donatori kryesor. Kjo nismë është përkrahur edhe nga shkolla fillore

“Bedri Elezaga” në Katërkollë, që ka ofruar sallën sportive për stërvitje. Shkolla e Volejbollit filloi punë më 6 nëntor 2021 duke tërhequr një numër të madh të vajzave. Gjatë një viti në Shkollën e Volejbollit janë stërvitur mbi 70 vajza të moshave të ndryshme nga profesorët e fizkulturës Kadri Sinani dhe Herodit Sinani.

Por pas një viti pune, drejtuesit e Shkollës së Volejbollit kanë ndërmar rë një hap tjetër në zhvillimin e saj, duke themeluar Klubin e Volejbollit për Femra, të cilin e kanë emërtuar me emrin autokton “Barbana”.

“Për shkak të nevojës që të avanco het në një hap më lart, pjesëmarrjes në garat shtetërore, themelohet KVF ‘Barbana’”, shprehet kryetari i këtij

klubi, Valdet Kurti, ish-basketbollist dhe punonjës i dalluar sportiv.

Ai tregon se vajzat janë pajisur me të gjitha rekuizitat dhe mjetet e nevo jshme sportive falë Fondit Humanitar “Trojet tona”. Megjithatë, në të ardh men, mirëpriten donacione edhe nga donatorë të tjerë pasi që pjesëmarrja në gara nënkupton shpenzime më të mëdha.

Trajneri i KFV “Barbana”, Kadri Sinani, tregon për objektivat e këtij klubi në garat e ardhshme që e presin.

“Synimi ynë është të marrim pjesë në gara. Megjithëse nuk i njohim skuad rat pjesëmarrëse, por me punën tonë njëvjeçare mendoj që kemi kualitet të dalim faqebardhë në kampionat”, thotë ai.

“Për shkak të nevojës që të avancohet në një hap më lart, pjesëmarrjes në garat shtetërore, themelohet KVF ‘Barba na’”, shprehet kryetari i këtij klubi, Valdet Kurti, ish-basket bollist dhe punonjës i dalluar sportiv. Ndërkaq trajneri Kadri Sinani tregon për objektivat e KFV “Barbana” në garat e ardhshme që e presin. “Megjithëse nuk i njohim skuadrat pjesëmarrëse, por me punën tonë njëvjeçare mendoj që kemi kualitet të dalim faqebardhë në kampionat”, thotë ai

Ndeshjet e para volejbollistet e reja të KVF “Barbana” do t’i kenë të dielën (30 tetor 2022) në Podgoricë, kur edhe fillon Kampionati i Malit të Zi në volejboll për femra për grupmoshat e reja. Kjo pa dyshim paraqet një për vojë të re për to në rrugën e formimit të tyre në fushën e volejbollit dhe të sportit në përgjithësi, por edhe për ideatorët dhe mbështetësit e kësaj nisme shpresëdhënëse për sportin në Ulqin. i. k.

KOHA Javore 29
E ENJTE, 27 TETOR 2022 SPORT

Cano Musa Duli

Arkitekti dhe piktori ulqinak nga Nju Jorku

Hospital Center“, në Nju Roshel të Nju Jorkut.

Rrëfimi 1.

Valdanosi, pjesë magjike e Ulqinit. Me bashkëshorten ishim duke ecur rrugicës sipër plazhit me zhavor. Djathtas janë selviat e mbjellura dikur nga Kooperativa bujqësore, pak më larg ullishta e njohur e Bishtit - Val danosit. Nga pishat doli Cano Duli: “Doktor sa mirë që po ju shoh..”, ishin fjalët e tij.

Rrëfimi 2.

Njohja ime më e mirë me Cano Dulin ishtë në vitin 2009 kur vizitova Nju Jorkun lidhur me bashkëpunimin me “Columbia University” dhe “Jacobi

Në qershor të vitit 2009, pas udhëti mit të gjatë mbërritëm në aeroportin e madh “Xhon Kenedi”. Aty na priti Cano Duli: “Prof. Alan Ros më ka lajmërua se do të vini, unë do të ju shoqëroj këto ditë”.

Dhe me të vërtetë Cano Duli dhe i ndjeri Fatmir Resulbegu na kanë shetitur nëpër Nju Jork. Cano Duli kishte raporte të shkëlqyera me Prof. Alan Ros i cili ishte bartësi i Projek tit për ndihmën e Emërgjencës së Shtëpisë së Shëndetit të Ulqinit, nga viti 2007-2010.

Cano Duli ishte i kyçur në Projektin e themelimit të spitalit “Ilyria”. Në këtë spital në kuadër të “Jacobi Hospital Center“, mjekohen shqiptarët prej të gjitha vendeve ku flitet gjuha shqipe: Shqipërisë, Kosovës, Maqedonisë së Veriut dhe Malit të Zi.

Ishim në mbrëmjen solemne lidhur me kremtimin e 10-vjetorit të Spitalit “Ilyria”. Aty u takuam me shumë ven das tonë të cilët jetojnë në Nju Jork. Kam patur privilegj të përshëndes të gjithë të pranishmit publikisht. Një ditë ishim edhe për drekë në shtëpinë e Cano Dulit. Na pritën edhe bashkëshortja dhe vajza e tij. Djali ishte në punë.

Një darkë të paharrueshme kemi patur në një restaurant në Nju Roshel. Pronari ishte nga Gucia (Mali i Zi).

Rrëfimi 3.

E shoh të nevojshme të shkruaj diçka edhe për babain e Canit.

Musa (Cano) Duli u lind në Ulqin më 1924. Shkollën fillore e kreu në vendlindje. Për shkak të kushteve të vështira u detyrua të shkojë në Shqipëri për të gjetur punë. Në vitin 1942 shkoi në Tiranë te dajat. Atje

KOHA Javore30
PORTRET
E ENJTE, 27 TETOR 2022

mbaroi kursin për infermier. Më pas u punësua në spitalin italian, ku punoi dy vjet me mjekë të njohur siç ishin Dr. Anagnosti, Dr. Groti dhe Dr. Ma troni.

Në vitin 1946 iu bashkëngjit Brigadës së 13 shqiptare në Ohër, ku edhe punoi një vit në spitalin e atjeshëm. Një vit më vonë u kthye në Ulqin. Filloi punën në ambulancën e atëhershme afër ish-hotelit “Galeb”. Ishte njeri human, i gatshëm për t’u ndihmuar të gjithë njerëzve pa dallim feje e kombi. Punën e infermierit e ushtronte me gjithë zemër e shpirt. Pa kurrfarë pritese shëronte pleq e plaka, të rinj e të reja, fëmijë të grup moshave të ndryshme. Me të gjithë ishte i afërt. Vdiq më 1996.

Kujt në Ulqin ose në rrethinë nuk i kujtohet Musa, që shumë njerëz e thirrnin doktor Musa? Njeriu që vraponte, i kryente punët me buzë në gaz, njeriu që dinte me fjalë të ta

lehtësonte dhimbjen. Musa ishte in fermier i dalluar.

Rrëfimi 4. Biografia

Cano Duli u lind në Ulqin në vitin 1958. Shkollën fillore e përfundoi në Ulqin. Shkollën e mesme – Degën e arkitekturës e kreu në Pejë në vitin 1973/74. Fakultetin e Artiketurës në Sarajevë e përfundoi në vitin 1979. Fillimisht punësohet në Organizatën për rindërtimin e Ulqinit pas tërmetit të 15 prillit të vitit 1979. Nga viti 1989 deri më 1992 udheqi biznesin privat. Po në atë vit emigron për në SHBA.

Fillon epoka e rilindjes së tij ku e nd jeu veten shumë të sigurt. Punësohet në profesion në zyren e Art.ca. Ud hëtimi i tij në Hjuston - Teksas dhe rikthimi në Nju Jork. Në vitin 1997 e hap biznesin privat me emrin “Intero pr-eksterior Fresca painting Gold

Leaf technicue bluenprint”. Punët më atraktive që ai i realizoi: Hotel Wasdorf Astoria New York, Manhattan Plaza Hotel-Taj Mahal, Public Library, Manchatab shtëpia private të standartit të lartë, aparta mente, restaurante, reparim i arteve të vjetra, etj.

Pas pensionimit vazhdon me këto aktivitete në SHBA, Evropë, dhe në vendlindje në Ulqin.

Në fund po shtoj: Cano Musa Duli ishte arkitekt në Ulqin, por suksesi më i madh në arktekturë u manifestua në Nju Jork, ku u dëshmua edhe si piktor i dalluar. Kisha kënaqësi që të takohemi në Ulqin dhe në Nju Jork. (Nga libri në dorëshkrim “Mërgim tar”)

1.Cano Duli: foto në ditët e sotme 2.Fotografi e vjetër: Musa Duli me një infermiere në përgatitjen e materialitStacioni i vjetër shëndetësor

KOHA Javore 31
PORTRET E ENJTE, 27 TETOR 2022

Ekonomisti Prof. Dr. Mujë Halil Gjonbalaj

Veprimtar me referenca të larta universale në fushën e ekonomisë

Fshati Vuthaj i Komunës së Gucisë, dikur ishte njëri ndër vendbanimet më të mëdha në Komunën e Plavës. Asokohe numëronte mbi 200 famil je me mbi 1.200 banorë tërësisht të popullatës shqiptare. Është fshat pik toresk përballë Alpeve të thepisura shqiptare, e rrëzë bjeshkëve të larta me pyje e kreshta, Bjeliçit, Ropojanit e Zastanit, me pozitë kodrinore, me bukuri e atraksione të rralla natyrore (kanjone, ujëvara, lugina, bregore e shpella) të cilat janë motiv joshës të shumë vizitorëve nga komuna, por edhe e turistëve mysafirë anekënd botës, të cilët fitojnë përshtypjen se kanë të bëjnë me një trevë atraksio nesh e bukurish që ka krijuar natyra, të cilat rrallë kund mund t’i gjeni, si Ujëvara Gërla (te Hartini), Syri i kaltër (i Skavkaçit), Krojet e Ali Pashë Gu cisë etj.

Por gjithsesi, fshati Vuthaj më tepër veçohet, njihet e përmendet si vatër e denjë dhe e paepur e shumë ng jarjeve dhe ndodhive historike, por edhe të trashëgimisë etno-kulturore dhe të identitetit kombëtar shqiptar. Mirëpo ajo që më së shumti e karak terizon dhe e bën të zëshëm dhe më të theksuar atë, është e dhëna se fshati Vuthaj është truall burimi i

një plejade intelektualësh shqiptarë profilesh të ndryshme profesionale, të cilët kontributin e vet e japin në komunat e Plavës dhe Gucisë, në Kosovë, Shqipëri e Maqedoni të Ve riut, në ca qendra të Malit të Zi, por edhe anekënd botës. Njëri ndër ta është edhe ekonomisti Prof. Dr. Mujë Halil Gjonbalaj, jeta dhe veprimtaria gjithëpërfshirëse e të cilit është e be gatë dhe mjaft e bujshme. U lind në fshatin Vuthaj të Komunës së Gucisë, më 23 prill të vitit 1956, nga e ëma Grishë Hasangjekaj - Gjonbalaj dhe i ati Halil Kurti Gjonbalaj, në një familje tipike tradicionale shqiptare, me veti dhe tipare atdhedashëse patriotike, mikpritëse e bujare. Në familje ku prindërit Halili dhe Grisha rritnin tetë fëmijë, katër vajza dhe katër djem, Muja ishte djali i dytë, gjegjësisht fëmija i gjashtë me radhë i familjes.

I rritnin në kushte të vështira ekono miko-sociale, të cilët asokohe si shu mica e familjeve të kësaj ane, mbi jetonin me bujqësi dhe blegtori.

Mujë Halil Gjonbalaj shkollimin fil lor katërklasësh (I-IV) e ka kryer në vendlindje - në fshatin Vuthaj, ndërsa katër klasët e ciklit të lartë (V-VIII) i ka kryer në Shkollën Fillore tetëvjeçare “Xhafer Nikoçeviq” në Guci, ku ishte nxënësi më i mirë i gjeneratës. Në vitin 1970, Halil Kurti me familje shpërngulet nga Vuthajt dhe ven doset në lagjen Bërzhenik të Pejës.

Muja asokohe kishte të kryer shkollën fillore dhe regjistrohet në shkollën e mesme ekonomike në Pejë të cilën e përfundon në vitin 1975. I etur për dritë e dije dhe i mbështetur e ndihmuar nga prindërit dhe familja, në

të njëjtin vit regjistrohet në Fakultetin Ekonomik në Prishtinë dhe diplomo het në vitin 1979, ku dhe bëhet fitues i çmimit “student i dalluar” i Universi tetit të Prishtinës.

Me qëllim të zgjerimit dhe përsosjes së diturisë në shkencën e ekonomisë, Mujë Halil Gjonbalaj në vitin 1982 regjistrohet dhe dy vite me vonë, më 1984 magjistron në Fakultetin Ekonomik të Universitetit të Zagre bit në temën: “Ndikimi i migrimeve të jashtme në zhvillimin ekonomik në Kosovë”. Në vitin 1995 doktoron në Fakultetin Ekonomik të Universitetit të Prishtinës në temën: “Komponenti Ekonomik dhe Demografik i zhvillimit të popullsisë së Kosovës”. Në vitet 1987-1988 ndjek studimet special istike në fushën “Evaluimi i projek teve sipas metodologjisë së Bankës Botërore” në Universitetin e Zagrebit. Me përfundimin e studimeve në Fakultetin Ekonomik të Prishtinës në vitin 1979, Mujë Halil Gjonbalaj punësohet në cilësi të profesorit në Shkollën e Mesme Ekonomike “Lu igj Gurakuqi” në Klinë të Kosovës. Në periudhën kohore 1980-1997 ka punuar në Institutin Ekonomik të Prishtinës, fillimisht si hulumtues më pastaj si hulumtues i pavarur, bashkëpunëtor i lartë shkencor, dhe në vitin 1997 avancohet në thirrjen shkencore “Këshilltar shkencor”. Gjatë viteve 1995-1997 ishte edhe kryeredaktor i revistës shkencore “Economia”.

Po në vitin 1997, Dr. Mujë Halil Gjon balaj zgjedhet në thirrjen docent, në vitin 2005 profesor i asocuar, dhe në vitin 2010 profesor i rregullt në

KOHA Javore32 PORTRET
E ENJTE, 27 TETOR 2022

Fakultetin e Bujqësisë dhe Veteri narisë, Departamenti i Agroekono misë për lëndët: statistikë, statistikë splikative, biometri me statistikë dhe evaluimi i projektit. Në periudhën kohore 2009-2017 në cilësinë e bashkëpunëtorit të jashtëm, Prof. Dr. Mujë H. Gjonba laj ka ligjëruar disa lëndë në nivelin bachelor, master dhe në programin e doktoratës në Fakultetin Ekonomik të Universitetit të Prishtinës. Në periu dhën 1999-2000 ka ushtruar funk sionin e zv/ministrit në Ministrinë e Ndërtimit dhe Rindërtimit në Qever inë e përkohshme në Kosovë, dhe në periudhën kohore 2002-2004 ka ushtruar detyrën e Këshilltarit të parë në Ministrinë e Tregtisë dhe Industrisë të Qeverisë së Kosovës. Për më shumë se një dekadë e ka udhëhequr Departamentin e Agroe konomisë në Fakultetin e Bujqësisë dhe Veterinarisë. Kohë pas kohe ka qenë anëtar i disa trupave profe sionale dhe shkencore në Institutin Alb-shkenca, Agjensioni i statistikave të Kosovës, anëtar i Komisionit për publikime në fushën e ekonomisë në kuadër të Universitetit të Prishtinës,

anëtar i Asociacionit të Ekonomistëve të Kosovës, anëtar i Asociacionit të Ekonomistëve Shqiptarë, bash këthemelues dhe bashkëpronar i In stitutit për menaxhimin e marketingut dhe të ndërmarrësisë në Prishtinë, udhëheqës dhe anëtar i Komisionit për mbrojtje të temave të master it dhe doktoraturës në Universitetin e Prishtinës, Universitetin e Tiranës dhe Kolegjin ILIRIA, bashkëprofesor në Universitetin veror ndërkombëtar të Prishtinës në vitin 2013/2014, re censent i një numri të punimeve dhe i monografive shkencore në vend dhe jashtë.

Prof. Dr. Muj Halil Gjonbalaj ka botu ar pesë monografi si autor apo ko autor. Ka në dorëshkrim librin univer sitar “Menaxhimi i projektit”. Është autor dhe bashkautor i 38 punimeve në revista shkencore, autor dhe ko autor i 55 projekteve dhe elaborateve në fushën e zhvillimit ekonomik. Në kuadër të projekteve të ndryshme, Muja ka bashkëpunuar me një numër të institucioneve dhe organizatave vendore dhe ndërkombëtare si: Ak ademia e Shkencave dhe Arteve të Kosovës, Ministria e Bujqësisë,

Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural, Min istria e Financave dhe Ekonomisë, Banka Evropiane për Investime, US AID (SHBA), GIZ (Gjermani), DflD (Mbretëri e Bashkuar), Intercooper ation (Zvicër), Banka Evropiane për rindërtim dhe zhvillim (IBRD), FAO etj. Ka marrë pjesë me kumtesa në disa konferenca shkencore në vend dhe jashtë, është autor i disa artiku jve publicistik dhe i vështrimeve kri tike në fushën e ekonomisë. Ka real izuar vizita studimore në Universitetin e Tiranës, Zagrebit, Hohenhajmit në Gjermani dhe Universitetin e Bokus në Austri.

Përndryshe, Prof. Dr. Mujë Halil Gjonbalaj tani është pensionist, jeton në Prishtinë me bashkëshort en Dritën e cila po ashtu është dok toreshë e ekonomisë. Është prind i tri vajzave: Festës, Albës dhe Fjollës, të cilat kanë titujt master në profilet e veta profesionale, Festa të fituar në Gjermani, Alba në Angli dhe Fjol la në SHBA. Edhe pse në pension, ende është aktiv në profesionin e vet. Kohë pas kohe e viziton Pejën ku e ka shtëpinë familjare, por edhe Vuthajt ku u lind dhe kaloi rininë e hershme.

KOHA Javore 33 PORTRET E ENJTE, 27 TETOR 2022

Kombëtar “Ora e Muzës –

Pjesëmarrës poetët Ali Gjeçbritaj dhe Hajredin Kovaçi

Lezhë – Klubi Letrar “Ndoc Gjetja” ka organizuar të shtunën në Lezhë edicionin e 11-të të Takimit Poetik Kombëtar “Ora e Muzës – Lissus”. Në kuadër të këtij takimi është zh villuar konkursi, ku kanë marrë pjesë me krijimet e tyre 54 poetë nga tre vat e ndryshme shqiptare, në mesin e të cilëve edhe poetët Ali Gjeçbritaj dhe Hajredin Kovaçi, të cilët kanë lexuar poezitë e tyre. Për poezitë më të mira në konkurs juria e përbërë nga shkrimtari dhe studiuesi i letërsisë Prof. as. Dr. Ar

ben Prendi (kryetar), shef i Departa mentit të Letërsisë në Universitetin e Shkodrës “Luigj Gurakuqi”, si dhe Lulzime Celami dhe Ernest Marku kanë vlerësuar me Çmimin Letrar “At Gjergj Fishta” poezitë e poetëve Manjola Nallbani – Halili, Lulzim Logu dhe Viktor Vokrri.

Kryetari i Klubit Letrar “Ndoc Gjet ja”, Hekuran Koka, ka shprehur kënaqësinë për numrin e madh të pjesëmarrësve në konkurs dhe për shtrirjen gjeografike të tyre, si dhe për prurjet cilësore. Ndërsa Prof.

as. Dr. Arben Prendi ka vlerësuar faktin që Lezha vazhdon traditën në lëvrmin e gjinisë së poezisë përkundër të gjitha vështirësive që kanë sot poetët. Përpos leximit të poezive, aktiviteti është shoqëruar edhe me deklam imin e disa pjesëve letrare të Fishtës dhe me pjesë muzikore. Takimi Poetik Kombëtar është zh villuar në kuadër të 151-vjetorit të lindjes së Poetit Kombëtar Gjergj Fishta.

KOHA Javore34 KULTURË
i. k.
Në Lezhë u mbajt edicioni i 11-të i Takimit Poetik
Lissus” E ENJTE, 27 TETOR 2022 Në kuadër të takimit të organizuar nga Klubi Letrar “Ndoc Gjetja” është zhvilluar konkursi, ku kanë marrë pjesë me krijimet e tyre 54 poetë nga trevat e ndryshme shqiptare. Me Çmimin Letrar “At Gjergj Fishta” juria ka vlerësuar tri poezitë më të mira

Komuna e Tuzit organizoi “Kungull fest”

U prezantuan punimet artizanale dhe ushqimet e ndryshme

Tuz- “Festa e kungullit” ose siç njihet ndryshe si “Halloween fest”, e cila mendohet të ketë origjinë nga fes tat pagane, u organizua për të tretin vit radhazi nga Organizata Turistike e Tuzit. Ky manifestim i cili u mbajt në ambientin e mrekullueshëm afër ujëvarës së Niagarës, mblodhi një numër të konsiderueshëm vizitorësh nga të gjitha zonat rurale dhe urbane të Malësisë, dhe më gjerë. Në këtë eveniment i cili synon prezan timin dhe evidentimin e prodhimeve

më të mira vendore, produktet e tyre i ekspozuan disa artizanë, amvise dhe kuzhinierë, ku dominuan gatimet e përgatitura nga kungulli. Në fillim të këtij aktiviteti, drejtoresha e Organizatës Turistike të Tuzit, Le onora Dedivanoviq tha se “Kungull fest” ka lindur nga ideja e një fëmie dhe për këtë arsye u shpreh ajo, fëmi jët janë mysafirët tonë më të dashur. “Falënderojmë në radhë të parë ar tizanët dhe amviset tona, pa të cilët as kjo, dhe asnjë manifestim tjetër

nuk do të ekzistonte. Falënderojmë edhe artizantët nga Podgorica, si dhe vullnetarët tonë të cilët vit pas viti ziejnë gjellëra dhe specialitete të ndryshme”, tha ndër të tjera Dediva noviq.

Aktiviteti në fjalë u karakterizua edhe nga muzika live që interpretu an këngëtarja Eliza Markiq, Dragana Buzovana dhe orkestra “Meraklitë e Tuzit”.

KOHA Javore 35 SPORT
t.
E ENJTE, 27 TETOR 2022

kohajavore.me

“Koha Javore” në versionin online, mund ta lexoni në linkun: www.kohajavore.me

Turn static files into dynamic content formats.

Create a flipbook
Issuu converts static files into: digital portfolios, online yearbooks, online catalogs, digital photo albums and more. Sign up and create your flipbook.