Koha 1035

Page 1

Politika, politikani dhe shpërdorimi i gjuhës politike Ai që shkruan është i pavdekshëm KOHA Javore ISSN 1800-5696 Podgoricë e enjte, 10 nëntor 2022 Viti XXl Numër 1035 Çmimi 0,50 Dhuna si dukuri patriarkale e shoqërisë shqiptare
2 KOHA Javore PËRMBAJTJE Themelues: Kuvendi i Malit të Zi Botues: Këshilli Kombëtar i Shqiptarëve Redaktor Përgjegjës: Qani Osmani Adresa: Kral Nikolla 27a/4, Podgoricë 81000, Mali Zi Telefon: 020/240-659 E-mail: kohajavore@t-com.me www.kohajavore.me Gazeta redaktohet nga kolegjiumi: Fahrudin Gjokaj (Redaktor Teknik & Sistem Inxhinjer) Ismet Kallaba (aktualitete, sport), Toni Ujkaj (kulturë) Vijoleta Berishaj (sekretare teknike) Gazetë javore për aktualitete, shkencë dhe kulturë, Numri i parë doli më 21 shkurt 2002. KOHA Javore
Rëndësia e asgjësë Mediat sociale dhe delikuenca adoleshente Studim me vlerë i shpalosjes dhe reflektimit të tor turave dhe vuajtjeve të popullatës shqiptare ndër shekuj 14 16 18 20 E ENJTE, 10 NËNTOR 2022
Gjergj Fishta
KOHA Javore 3 PËRMBAJTJE Fillimi i bashkëpunimit të ngushtë Abedin Veliqi, fermeri i ri plot energji që nuk e braktisi Fraskanjelin Vazhdon tradita e prodhimit të mjaltit në Malësi Të luftojmë për të drejtat e personave me invaliditet 22 24 26 28 ARKIVI: www.kohajavore.me E ENJTE, 10 NËNTOR 2022

Gjukanoviq ia kthen Kuvendit për rishqyrtim ndryshimet e Ligjit

Podgoricë – Shumica parlamenta re e përbërë nga Fronti Demokratik, Demokratët dhe Lëvizja Qytetare URA kanë miratuar të martën (2 nën tor 2022) pas mesnate, pas një se ance maratonë, ndryshimet në Ligjin për Presidentin e Malit të Zi, duke kufizuar kompetencat kushtetuese të Presidentit Millo Gjukanoviq. Iniciativa për ndryshimet e Ligjit për Presidentin erdhi pasi që Gjukanoviq refuzoi të mandatojë kryetarin e DEMOS-it, Miodrag Lekiq, për man datar për formimin e qeverisë së re të Malit të Zi.

Ndryshimet e miratuara nga 41 de putetët e shumicës në Kuvendin e Malit të Zi kufizojnë kompetencat e Presidentit lidhur me procedurën e zgjedhjes së mandatarit për përbër jen e qeverisë, e cila kalon në shu micën parlamentare, dhe emërimit dhe tërheqjes së ambasadorëve, e cila praktikisht kalon nga Gjukanoviqi te Qeveria.

Opozita ka kritikuar ashpër këtë ven dim të shumicës parlamentare. Ata e vlerësuan këtë akt si grusht shteti kushtetues dhe kolaps kushtetues të Malit të Zi.

Partia Demokratike e Socialistëve e Gjukanoviqit dhe partitë opozitare të afërta me të akuzuan shumicën parlamentare për “kryerjen e grusht

shtetit kushtetues, dhunë ligjore dhe rrëzimin e rendit kushtetues të Malit të Zi”.

Edhe organizata të shumta joqever itare, përfshirë Rrjetin për Afirmimin e Sektorit Joqeveritar (MANS), Qen drën për Edukim Qytetar, Qendrën për Tranzicion Demokratik etj. kanë kritikuar këtë vendim, ndërsa shumica parlamentare ka thënë se ligji është përgjigje ndaj shkeljes dhe uzurpimit të kushtetutës nga presidenti. Reagime ndaj miratimit të këtij ligji nga Kuvendi ka pasur edhe nga për faqësuesit e institucioneve ndërkom bëtare.

Zëdhënësja e Komisionit Evropian për çështje të fqinjësisë dhe zgjeri mit, Ana Pisonero, ka thënë se Bash kimi Evropian është i shqetësuar me miratimin e Ligjit për Presidentin nga Kuvendi i Malit të Zi.

“Kjo çështje është veçanërisht e ndjeshme për shkak të mungesës së një Gjykate Kushtetuese efikase, ku Kuvendi ka dështuar në mënyrë të përsëritur të emërojë numrin e nev ojshëm të gjyqtarëve për të siguruar funksionimin e duhur të saj”, ka thënë ajo.

Ndërkaq, ambasadorja amerikane në Podgoricë, Judy Rising Rajnke, u ka bërë thirrje të gjitha palëve që të punojnë së bashku për të gjetur një

rrugëdalje nga kriza aktuale politike. Vendimi i Kuvendit të Malit të Zi ka nx itur protesta të grupeve të qytetarëve të Malit të Zi, të cilët i kanë kundërsh tuar këto ndryshime dhe janë tubuar para godinës së Kuvendit.

Protestuesit kanë mbajtur parulla si “Stop dhunës institucionale”; “Agjen cia ruse jashtë”; “Jo grushtit të shte tit”, ndërsa kanë thënë se partitë poli tike ndahen në ato që janë për Malin e Zi dhe ato që janë kundër tij dhe se ndryshimet e miratuara rrezikojnë fatin politik, shtetëror dhe kombëtar të Malit të Zi.

Presidenti i Malit të Zi, Millo Gju kanoviq, ka refuzuar të dekretojë Ligjin mbi ndryshimet dhe plotë simet e Ligjit për Presidentin e Mal it të Zi, duke ia kthyer Kuvendit për rishqyrtim. Në shkresën dërguar të hënën kryetares së Kuvendit të Malit të Zi, Danijella Gjuroviq, ai ka thek suar se me dekretimin e këtij ligji, hyrjen e tij në fuqi dhe me veprimin e presidentit “në përputhje me tekstin e tij, veprimin, kuptimin dhe frymën”, pashmangshëm do të hapej çështja e ruajtjes së kushtetutshmërisë dhe ligjshmërisë si dhe e sigurisë juridike dhe politike në sistemin ligjor të Malit të Zi”.

KOHA Javore4 NGJARJE JAVORE
(Kohapress)
E ENJTE, 10 NËNTOR 2022
Kuvendi i Malit të Zi miratoi ndryshimet e Ligjit për Presidentin e shtetit

Udhëheqësit e shteteve të Ballkanit Perëndimor nënshkruan tri marrëveshje

Udhëheqësit e gjashtë vendeve të Ballkanit Perëndimor nënshkruan të enjten tri marrëveshje për njohjen reciproke të letërnjoftimeve, të diplo mave universitare dhe të kualifikimeve profesionale, në kuadër të samitit të Procesit të Berlinit, nikoqir i të cilit ishte kancelari gjerman Olaf Scholz. Marrëveshjet janë nënshkruar nga kryeministri në detyrë i Malit të Zi, Dritan Abazoviq, kryeministri i Shqipërsë, Edi Rama, kryeminis tri i Kosovës, Albin Kurti, ai i Bosn jë e Hercegovinës, Zoran Tegeltija, ai i Maqedonisë së Veriut, Dimitar Kovaçevski, dhe kryeministrja e Ser bisë, Ana Bërnabiq. Përpos tyre në samit morën pjesë edhe presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, udhëheqës të tjerë të Bash kimit Evropian dhe të vendeve të BEsë.

Marrëveshjet e nënshkruara nga kryeministrat e gjashtë vendeve të Ballkanit Perëndimor pas gati dy vjet negociatash, duhet fillimisht të ratifi kohen para se të hyjnë në fuqi. Kancelari gjerman, Olaf Scholz, e

konsideroi nënshkrimin e marrëvesh jeve një “sukses jashtëzakonisht i madh për qytetarët e rajonit”, ndërsa shtoi se vendet e Ballkanit Perëndi mor do të kenë përkrahjen e Gjer manisë përgjatë gjithë procesit. “Ky samit tregon se dëshira e për bashkët për të arritur marrëveshje është shumë e madhe, andaj Gjer mania e përkrah fuqishëm këtë pro ces”, u shpreh Scholz në konfer encën për shtyp pas nënshkrimit të marrëveshjeve.

Ai shtoi se ky është një hap i rëndë sishëm drejt anëtarësimit të vendeve të Ballkanit Perëndimor në Bashkim in Evropian.

Kryeministri në detyrë i Malit të Zi, Dritan Abazoviq, ka theksuar se bashkëpunimi rajonal i vendeve të Ballkanit Perëndimor është faktor kyç i stabilitetit politik, sigurisë dhe pros peritetit ekonomik dhe se ideali i tij si politikan është rajoni i qetë i Ballkanit Perëndimor pa kufij, në Bashkimin Evropian.

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, e cilësoi rezultatin e arritur në Procesin

e Berlinit si “historia e bukur që ka qenë në zemër të projektit evropian”. Marrëveshja për njohjen reciproke të letërnjoftimeve mundëson lëvizjen e lirë, pa viza, edhe mes Kosovës dhe Bosnje e Hercegovinës. Ky është cilësuar një lajm i mirë nga kryeminis tri i Kosovës, Albin Kurti.

“Nga Prishtina në Sarajevë dhe nga Sarajeva në Prishtinë do të mund të udhëtohet vetëm me letërnjoftime, që është lajm shumë i gëzueshëm për dy vendet tona”, ka thënë Kurti në konferencën për media.

Në këtë samit është diskutuar edhe për bashkëpunimin rajonal, tregun e përbashkët rajonal dhe sigurinë e furnizimit.

Shqipëria do të jetë nikoqire e takimit të radhës mes udhëheqësve të BEsë dhe atyre të Ballkanit Perëndimor, që do të mbahet më 6 dhjetor 2022 në Tiranë.

Procesi i Berlinit ka nisur në vitin 2014 me iniciativën e kancelares së atëhershme gjermane, Angela Merkel.

KOHA Javore 5 NGJARJE JAVORE
Në kuadër të samitit të “Procesit të Berlinit” E ENJTE, 10 NËNTOR 2022

Tema e dilema

Politika, politikani dhe shpërdorimi i gjuhës politike

Besimi se sa më shumë të përparon te demokracia në Shqipëri, aq më të zhvilluar, qytetarë dhe qytetërues do të ishin gjuha dhe dialogu politik, nuk po vërtetohet. Përkundrazi, gjendja lin guistike, retorike e oratorike e saj, në gjuhën e politikanëve të pozitës dhe opozitës, është duke u degraduar deri në nivele alarmante. Sidomos në këto ditë të nxehta klimatike dhe politike, marrëdhëniet e pozitës me opozitën kanë qenë të vështira. Nuk bëhet fjalë për mungesën e logjikës së kompro misit, që në politologji konsiderohet si “lavdia e demokracisë”, por thjesht për deformimin e standardeve dhe të rregullave të “gjuhës politike” në Shqipëri. Në Parlament dhe sidomos mediatikisht, ajo është banalizuar deri në limitet e fundit të etikës dhe ka mar rë një rrugë të mbrapshtë në dialogun interaktiv të politikanëve kundërshtarë. Madje, ajo është deformuar keq jo vetëm te politikanët profesionistë; nd ikimi i saj si refleks ngjitës, ka filluar të ndihet në media dhe e reflektuar gjerë sisht edhe në gjuhën komunikuese dhe dialogun neurotik te publiku i gjerë. Nuk është fjala për të bërë teori për rolin e gjuhës në politikën moderne, por kur shikon këtë situatë të shpërdorimit ekstrem, nuk mund të mos eviden tosh të vërtetën për nivelin e mjeruar të “gjuhës politike”, për këtë mjet krye

sor, në mos të vetëm, me të cilin bëhet politika e kohës demokratike. Një mjet që është pasqyrim i faktit që politika në këtë mjedis në vend të emancipohej si instrument i komunikimit politik, kul turor e publik, po ecën drejt degradimit dhe banalizimit të saj. Nuk e di nëse politikanët tanë kanë nivelin e duhur dhe konceptin adekuat për të kuptuar se forca dhe vlera e gjuhës politike, si mjet komunikimi në shoqërinë demokratike, është shumë e madhe. Duket që politikanët, shumica e tyre më saktë, nuk e kanë të qartë “përgjegjësinë e gjuhës politike”. Këtë të vërtetë e kupton kur përballesh me atë që po ndodh në politikën shqiptare, në të cilën ka shpërthyer “epidemia” e një fushate gjuhësore politike banale, e shfrenuar, e dalë nga kontrolli etik, nga vetëpërmbajtja demokratike. Përg jithësisht, politika jonë, tradicionalisht në tri dekada ka qenë e ashpër, jotol erante nga pikëpamja fizike, koncep tuale e gjuhësore. Sipas mendimit tim, artikulimi gjuhësor ka rënë kaq posh të, gjuha e politikanëve të këtij vendi duket se ka precipituar në “fundin e lejueshëm të saj”, duke e reduktuar debatin jo me instrumentet adekuate e elokuente të saj, por në gjuhë të ash për, të drunjtë, të fortë, joetike. Padyshim, atmosfera politike në Shqipëri duket se është e tensio nuar për shkaqe thelbësisht ek stragjuhësore. Kjo ndihet dhe kuptohet lehtë nga qytetari, sepse është ai që po përballet përditë nga “bombardimi politik” me gjuhën e “drunjtë”, madje të hekurt, që ka mbuluar politikën tonë. “Eteri” i jetës publike është inonduar nga fushata dhe kundërfushata retorike

paralele, të goditjeve dhe kundërgodit jeve gjuhësore politike të pozitës dhe opozitës. Vrazhdësi e skajshme, bru talitet i dukshëm, gjuhë politike devi jante, e cila para se të shfaqet në ekran, gati ka nevojë për “pullë të kuqe”. Fytyra të acaruara, grimasa të pakon trolluara të politikanëve, e kanë inon duar keq situatën qytetare. Kjo gjendje e sjelljes dhe e gjuhës politike, është duke e cenuar keq dinjitetin e poli tikës shqiptare, e cila, për fat të keq, jo vetëm që nuk po frenohet, por ka marrë

Pikëpamjet e shprehura në fq: OPINIONE & VËSHTRIME nuk përfaqësojnë domosdoshmërisht politikën redaksionale të „KOHA javore„

KOHA Javore6 VËSHTRIM & OPINION
E ENJTE, 10 NËNTOR 2022
Gëzim Tushi, Tiranë

rrugën e degradimit moral dhe profe sional. Një bezdi e vërtetë qytetare, që na vjen si “peshqesh” nga politika, së cilës të paktën mungesën e etikës së sjelljes politike dhe artikulimin banal gjuhësor, nuk ia kemi borxh. Sepse një politikë me gjuhë frenetike, të paekuili bruar, nuk dëmton vetëm cilësinë dhe performancën e saj, por pengon qytet arët të jenë në gjendje të dallojnë, ca më shumë të ndajnë, thelbin e vërtetë të debatit politik, esencën e çështjes, nga objekti i artikuluar i “gjuhës poli tike” që përdoret. Kaq intensive është bërë të folurit me tone banale dhe ofenduese, saqë është bërë e vështirë për qytetarin të dallojë se ku është “argumenti” dhe ku fillon “shpifja”, ku është dhe sa është e vërteta e konfliktit pozitë-opozitë, dhe ku mbaron retorika gjuhësore si mjet që fsheh objektin e vërtetë të konfliktit politik, pas “ambalazheve” gjuhësore të përdorura nga politikanët. Gjuha e politikanëve ka humbur sensin, ele gancën, argumentin dhe është lëshuar brutalisht në “fushën e vet”. Madje tani lëviz e lirë, pa asnjë “censurë etike”, sepse ka dalë e lirë në qejfin e saj. Në vend të gjuhës që duhet të ketë ar gument politik mbushamendës, ne po përballemi me një “fjalamani” të tepërt,

me abuzime të shëmtuara me faktet dhe të vërtetat, me shkelje të rregullave dhe standardeve të komunikimit politik. Në historinë e politikës moderne, jo vetëm në Shqipëri, ka raste kur objek ti delikat i një debati, mund të çojë në degjenerime të përkohshme të gjuhës politike. Por kjo që po ndodh në poli tikën tonë, është ndryshe. Nganjëherë të duket më shumë si qëllim në vetvete, ngaqë nuk ka aq “lëndë ontologjike”që të justifikojë këtë gjuhë me logjikë poli tike sakate, të artikuluar keq, e cila jo vetëm po rëndon situatën e vet, por veçanërisht gjendjen psikologjike të qytetarit. Nuk është gjuhë politike ajo që kanë përdorur politikanët kundër njëri-tjetrit, sepse në esencë nuk kemi gjuhë që pasqyron të vërtetën poli tike, por një gjuhë që ka marrë forma të shëmtuara, dredharake, që nuk të tregon as thelbin e debatit, sepse është një gjuhë që nuk është e lidhur drejtpërdrejt me përmbajtjen e debatit dhe objektin e të menduarit, madje as me standardet elementare mbi të cilat duhet bazuar të folurit politik. Kjo e ka cenuar rëndë nevojën dhe detyrimin gjuhësor elitar të politikanëve. Në politikën e sotme moderne ka një normë edukate gjuhësore, që politikës i vjen si imperativ kategorik i brend

shëm, të paktën që nga koha e Aris totelit, sipas të cilit punët e shtetit dhe të politikës duhet të udhëhiqen nga ata që kanë edukim dhe formim sa politik, etik edhe gjuhësor. Politika është art i vështirë, sidomos kur duhet lufta për gjetjen e argumentit dhe përdorimin adekuat të gjuhës, sepse plotësimi i këtyre standardeve kërkon formim in telektual.

Politikanët tanë kanë filluar të flasin pa doganë, pa kujdes etik. Si qytetar i këtij vendi, mendoj se duhet frenuar kjo gjuhë banale, që nuk është natyrale apo organike, për të zhvilluar politikën në një vend të qytetëruar. Nuk është modeli gjuhësor i duhur që duhet për dorur, sidomos nga ata që udhëheqin punët e politikës në këtë vend. Por askush nuk beson se e keqja është vetëm këtu dhe problemet e ditës për politikën tonë janë vetëm “probleme gjuhësore”. Çështja është ca më e thellë. Por atmosfera gjuhësore që ka krijuar politika shqiptare, duke u mar rë në frontin më të gjerë të mundshëm me banalitete, po ndikon shumë në deformimin e opinionit demokratik të qytetarëve, të cilët janë bombarduar me gjuhë politike banale, e fshehur në emër të moralitetit politik. Kur politika flet pa përgjegjësi etike, kur ajo ashpërson gjuhën e komunikimit si qëllim në vetvete, doemos që edhe de bati publik i qytetarëve, është i infektu ar nga gjuha e politikës profesioniste, që ka filluar të deformohet, duke marrë formën e dërdëllitjeve konfliktuale ba nale dikotimike. Kjo gjuhë ka dhënë efektet negative, ka “rimilitarizuar” gjuhën e militantëve të bazës, ka shtuar fyerjet dhe shpifjet që kanë ndikim neg ativ në cilësinë e jetës publike. Natyr isht, politika është arenë e debatit dhe brenda saj politikanët edhe “ndeshen” me fjalë midis tyre.

Por nuk ka vlerë gjuha e politikanëve që nuk është e matur me kutin e ar syes, por që artikulohet me logjikën e urrejtjes dhe mungesës së arsyes. Në fund të fundit, politikanët duhet të zotërojnë jo “gjuhën e rrugës”, por gjuhën adekuate të politikës, jo arti kulimin banal, të vrazhdë, të ngurtë, por gjuhën specifike të politikës së kulturu ar. Kontrolli dhe zotërimi i “pushtetit” të jashtëzakonshëm të gjuhës politike, e cila është mjet që duhet përdorur, por jo duke e shpërdoruar, është shenjë e forcës dhe formimit qytetar, profesional dhe intelektual.

KOHA Javore 7 VËSHTRIM & OPINION
Pikëpamjet e shprehura në fq: OPINIONE & VËSHTRIME nuk përfaqësojnë domosdoshmërisht politikën redaksionale të „KOHA javore„
E ENJTE, 10 NËNTOR 2022

Dhuna si dukuri patriarkale e shoqërisë shqiptare

(dhunon) një zonjë të moshuar. Për më keq, kjo dhunuese mbante uni formën e infermieres.

Të mërkurën e kaluar, më 2 nëntor 2022, pothuajse në të gjitha mediat shqiptare në Kosovë dhe Shqipëri u bë kryelajm një rast dhunimi fizik i tr ishtë, i cili tronditi opinionin mbarësh qiptarë. Në një video që qarkullonte në rrjetet sociale dhe në mediat on line, dukej një punonjëse e cila e rreh

Në video dukej qartë infermierja e re në moshë, e cila teksa po go diste me shuplakë në faqe dhe gjunj në bark të moshuarën e strehuar në Qendrën Strehimore në qytetin e Pejës, dikush nga afër e filmonte atë, me shumë gjasa kolegë/e të saj të cilët/at përveçëse nuk e ndalonin dhunuesen për veprimin e turpshëm dhe barbar që po kryente, ata dëgjo heshin duke u zgërdhirë e përqeshur viktimën.

Shtrohet pyetja se si ka mundësi që sot në shekullin 21 të ekzistojnë ras te të tilla dhune të cilat nuk ngjasojnë në veprime të qenieve as shtazarake,

e lëre më njerëzore?! Raste të tilla të kujtojnë një shoqëri patriarkale me një primitivizëm të skajshëm, e cila të duket si një shoqëri tërësisht e pazhvilluar, e prapambetur me një mendësi si mos më keq.

Këto skena prekëse të cilat nuk do të duhej të ndodhnin në asnjë sho qëri, janë të papranueshme, e aq më tepër nëse ato kryehen nga njerëz të arsimuar dhe me pozita zyrtare në shoqëri, siç ishte rasti i kësaj in fermiere e cila jo vetëm që njollos veten, profesionin që ushtron dhe in stitucionin që përfaqëson, por edhe pjesëtarët e tjerë të të njëjtit profe sion.

Çfarë këtë rast e bëri edhe më të rëndë ishte ajo që në media u tha

Pikëpamjet e shprehura në fq: OPINIONE & VËSHTRIME nuk përfaqësojnë domosdoshmërisht politikën redaksionale të „KOHA

KOHA Javore8
javore„ VËSHTRIM & OPINION
E ENJTE, 10 NËNTOR 2022
Këto
të cilat nuk do të duhej të
e aq më tepër nëse
nga njerëz të
ishte rasti i
cila
Toni Ujkaj
skena prekëse
ndodhnin në asnjë shoqëri, janë të papranueshme,
ato kryehen
arsimuar dhe me pozita zyrtare në shoqëri, siç
kësaj infermiere e
jo vetëm që njollos veten, profesionin që ushtron dhe institucionin që përfaqëson, por edhe pjesëtarët e tjerë të të njëjtit profesion

se e dhunuara (e moshës së thyer), ishte nëna e një dëshmori të rënë në krye të detyrës gjatë luftës së Kosovës së vitit 1999.

Raste të tilla por edhe fenomene të tjera të këqija, që fatkeqësisht janë të pranishme në shoqërinë shqip tare, përkeqësojnë dukshëm imazhin e kësaj shoqërie edhe ashtu jo fortë të mirë, për shkak të shumë dukurive të tjera që ende nuk janë çrrënjosur. Prandaj ajo që do të na gëzonte më së shumti është që raste të tilla të dënohen maksimalisht nga insti tucionet e drejtësisë, sepse dhuna sipas Kodit Penal, përbën vepër pe nale.

Në lidhje me dukuri të tilla, të gjithë do të duhej ta jepnin kontributin e tyre,

si institucionet qeveritare, shoqëria civile, mediat, etj, që t’i kushtojnë më shumë vëmendje dhe rëndësi paran dalimit të dhunës në familje dhe në shoqëri nëpërmjet aktiviteteve dhe fushatave të ndryshme ndërgjegjë suese të cilat do të edukonin masën për të qenë të denjë në shoqëri. Përveç kësaj, padyshim që është e pashmangshme dhe jetike edukata në familje dhe në institucionet edu kativo-arsimore, që fëmijët, më vonë të rritur të mos devijojnë nga eman cipimi i përgjjthshëm dhe tiparet më të mira për ta personifikuar një sho qëri që do të shërbente si model i kulturës dhe civilizimit. Përndryshe, do të na njolloset dhe zbehet imazhi përherë e më tepër në qoftë se

dukuri të tilla shpeshtohen. Urojmë që raste të tilla të mos përsëritën më dhe që dhunues/e të tillë/a të kemi çdo ditë e më pak në shoqëri, me shpresë që ky rast do të zgjojë vetëdijën te secili individ, se ne si shoqëri dhe qenie njerëzore duhet të ndihmojmë, të kontribuo jmë në mënyrën më të civilizuar të mundshme kurndrejt njëri-tjetrit, e jo ta dëmtojmë njëri-tjetrin duke e dhunuar e keqtrajtuar nëpërmjet for mave të ndryshme çnjerëzore! Ky rast shtron pikëpyetjen se sa të sigurt janë të moshuarit nëpër këto institucione të cilat përveç strehim it, do të duhej t’u ofronin atyre edhe mirëqenien sociale në të gjitha as pektet.

KOHA Javore 9
VËSHTRIM & OPINION
Pikëpamjet
e shprehura në fq: OPINIONE & VËSHTRIME nuk përfaqësojnë domosdoshmërisht politikën redaksionale të „KOHA javore„
E ENJTE, 10 NËNTOR 2022
shqiptare

Shpalosje politike (4)

Memorandumi i Forumit Demokratik

statusin special të shqiptarëve dokument politik i mbetur

Shqiptarët në Mal të Zi sikur u kënaqën me aktin në letër - Memorandumin. Por, sikur të vazhdohej me kërkesat, sikur ky akt politik t’i dorëzohej zyrtarisht Qeverisë dhe Kuvendit të Malit të Zi, ka gjasa që çështja e shqiptarëve në Mal të Zi do të kishte shkuar më e theksuar në veshin e ndërkombëtarëve, pa përkrahjen e të cilëve nuk kemi dhe as që do të realizojmë më shumë se ç’kemi sot!

(vijon nga numri i kaluar) Edhe pse Memorandumi është doku ment që doli nga një shoqatë e paleg jitimuar si përfaqësuese e popullit shqiptar në Malin e Zi, fakti se atë e aprovoi si dokument të vetin e vetmja parti politike e shqiptarëve atëherë –LD në MZ, si zëdhënëse legjitime e vullnetit politik të popullit shqiptar, i jep Memorandumit atributin e vullne tit të popullit. Përkundër vullnetit të popullit, pushteti i Malit të Zi, edhe pse në kuadër të Konferencës së Karrington-it u njoh me përmbajtjen e tij (por jo edhe në Kuvendin e Malit të Zi), asnjëherë nuk e shqyrtoi këtë dokument, madje kërkesat e parash truara në Memorandum nuk u morën parasysh me rastin e përpilimit dhe aprovimit të Kushtetutës së Mal it të Zi, më 12 tetor 1992. Me këtë kushtetutë, jo vetëm që nuk u morën parasysh kërkesat dhe specifikat kombëtare të shqiptarëve, por nga rendi juridik u hoq kategoria “komb”

dhe “kombësi” dhe u zëvendësuan me “grupe nacionale dhe etnike”, me çka kanë dashur të thonë se të gjitha grupet janë të barabarta, pa mar rë parasysh numrin dhe specifikat e grupeve nacionale. Natyrisht kjo zg jidhje kushtetuese më së shumti dhe drejtpërdrejt ka prekur interesat e shqiptarëve, si e vetmja pakicë ose grup nacional josllav në Mal të Zi. Kërkesat e shqiptarëve të parash truara në Memorandum janë të qarta dhe konsistojnë me Deklaratën poli tike të Këshillit Koordinues të par tive politike për zgjidhjen e çështjes shqiptare në hapësirën e ish-Jugosl lavisë, e njohur edhe si “Deklarata e tri opsioneve”, dhe paraqiste një bazë të mirë për rregullimin e sta tusit politiko-juridik të shqiptarëve në Malin e Zi. Nënshkruese e kësaj deklarate ishte edhe LD në MZ. Në emër të LD në MZ-së Deklaratën e nënshkroi nënkryetari i saj, z. Lekë Lulgjuraj. Është shumë e qartë se realizimi i synimeve të përcaktuara me Memo randum do të ishte proces i vështirë politik, aq më parë kur dihet se deri në vitin 2005 kemi kaluar në peri udha të gjendjeve të luftës dhe gjendjeve të jashtëzakonshme, pra në kushte të raporteve të tensionu ara në mes të qeverive të Malit të

Zi, Serbisë dhe Kosovës, duke për jetuar kështu format më perfide të diskriminimit. E gjithë kjo nuk mund të jetë arsye e askujt dhe asnjë sub jekti politik shqiptar për mosjetë simin e kërkesave të parashtruara në Memorandumin e vitit 1992. Në të njëjtat raporte të tensionuara, mbase edhe më të rënda, kanë kaluar edhe shqiptarët në Maqedoni dhe Luginë të Preshevës të cilët, në përputhje me dispozitat e Deklaratës së Prisht inës të 11 tetorit 1991, orginizuan Referendumin për statusin e shqip tarëve në Maqedoni, respektivisht në Serbi. Shqiptarët në Mal të Zi sikur u kënaqën me aktin në letër - Mem orandumin. Por, sikur të vazhdohej me kërkesat, sikur ky akt politik t’i dorëzohej zyrtarisht Qeverisë dhe Kuvendit të Malit të Zi, ka gjasa që çështja e shqiptarëve në Malin e Zi do të kishte shkuar më e theksuar në veshin e ndërkombëtarëve, pa përkrahjen e të cilëve nuk kemi dhe as që do të realizojmë më shumë se ç’kemi sot!

Gjithsesi Memorandumi për statusin special të shqiptarëve në Mal të Zi është i një rëndësie të veçantë poli tike. Dr. Ibrahim Rugova, kryetar i Këshillit Koordinues të partive poli tike shqiptare dhe njëkohësisht pres ident i Kosovës, Memorandumin e

Pikëpamjet e shprehura në fq: OPINIONE & VËSHTRIME nuk përfaqësojnë domosdoshmërisht politikën redaksionale të „KOHA javore„

KOHA Javore10
VËSHTRIM & OPINION
E ENJTE, 10 NËNTOR 2022
Hajrullah Hajdari

Demokratik mbi

shqiptarëve në Mal të Zi, mbetur në letër!

krahason dhe i jep fuqinë e referen dumeve të organizuara në hapësirat tjera shqiptare në ish-Jugosllavi. Ai, në një intervistë dhënë për Agjencinë Telegrafike Shqiptare, më 22 shta tor 1994, e botuar si kryeartikull në gazetën e rezistencës “Bujku”, më 26 shtator 1994, ndër të tjera kishte deklaruar: “Atëherë kur e nxorëm këtë dokument, që ka validitet edhe sot, opsioni i parë, nëse nuk ndry shojnë kufijtë e brendshëm, ishte një Kosovë e pavarur e neutrale, e hapur ndaj Serbisë e Shqipërisë, që shqiptarët në Maqedoni si element i rëndësishëm i atij shteti apo asaj re publike, që është në zhvillim e sipër, të jenë shtetformues, ndërsa shqip tarët në Mal të Zi dhe në Preshëvë, Bujanoc e Medvegjë të kenë një vetadministrim, një autonomi loka le. Të gjitha këto pjesë shqiptare, të themi kështu, kanë deklarimin e vet, të popullit, referendumin në Kosovë, në Maqedoni, në Preshëvë, Bujanoc e Medvegjë dhe Memorandumin në Mal të Zi, që ka edhe vlerën e një ref erendumi”.

Nga sa vërejtëm më lart, Memoran dumi mbi statusin special të shqip tarëve në Mal të Zi është një veprim politik i Forumit Demokratik të Shqip tarëve në Mal të Zi. Duke u bazuar në rrethanat politike të kohës, sipas mendimit tim, ky memorandum është dashur të emërtohet si Memorandum i shqiptarëve e jo i Forumit Demokra tik, sepse definimi i statusit të shqip tarëve në Malin e Zi është çështje kombëtare e nuk mund të jetë pronë e asnjë individi, shoqate apo partie politike. Gjithmonë duhet dalluar ve primin politik nga ai juridik. Veprimi politik është synim, ndërsa veprimi juridik ose ligjor është rrugë që hap pas hapi të arrihet te qëllimi përfun dimtar politik që e përcaktojnë partitë

politike. Shoqatat apo asociacionet e ndryshme, sidomos në kohën kur u miratua Memorandumi, vështirë se veprimin politik mund ta shndërronin në veprim juridik.

Kjo është e rëndësishme të poten cohet për faktin se edhe sot e kësaj dite shqiptarët në Mal të Zi nuk kanë as memorandum e as platformë poli tike të përbashkët për definimin e çështjes së tyre në kuadër të shtetit të Malit të Zi. Është e rëndësishme të potencohet edhe për faktin se shumë shpejt pas miratimit të Mem orandumit filluan përçarjet e para në partinë e parë politike shqiptare, që do të rezultojë shumë shpejt me themelimin e partisë së dytë shqip tare e rrjedhimisht edhe të dhjetëra partive të tjera! Sidoqoftë, Memoran dumi i Forumit Demokratik të Shqip tarëve në Mal të Zi nuk arriti qëllimin përfundimtar politik e rrjedhimisht nuk u shndërrua në akt juridik! Nga ky konstatim del domosdoshmëria e konformimit të Memorandumit të vitit 1992 me Platformën politike të shqiptarëve (që nuk ekziston), me të cilën do të përcaktohej rruga dhe hapat e realizimit të saj.

Angazhimi i LD në MZ-së për definimin e statusit të shqiptarëve në Mal të Zi para Memorandumit

Lidhjen Demokratike në Mal të Zi e obligonte Statuti dhe programi i saj, të aprovuara në ditën e themelimit më 9 shtator 1990, që të merrej me çështjen e pozitës së shqiptarëve në Mal të Zi, me mbrojtjen dhe avancimin e të drejtave të tyre qytetare e kom bëtare. Ky obligim u legjitimua edhe më shumë pas votimit plebishitar të shqiptarëve në zgjedhjet e para plu raliste. Këtu po përmendi vetëm disa nga veprimet e këtij subjekti politik

Pikëpamjet e shprehura në fq: OPINIONE & VËSHTRIME nuk përfaqësojnë domosdoshmërisht politikën redaksionale të „KOHA javore„

para se të miratohej Memorandumi në fjalë.

Pas organizimit të shkëlqyer të zg jedhjeve të para dhe fitores së thellë, më 18 mars 1991, LD në MZ iu dre jtua me shkresë Qeverisë së Malit të Zi për lejimin e ngritjes së flamurit shqiptar në përkujtim të Kryengritjes së Malësisë së Madhe (1911). Ndonëse ngjarja ishte një shembull i bashkëpunimit malazezo-shqiptar, qeveria me një shkresë të datës 25 prill 1991 hodhi poshtë kërkesën e shqiptarëve, ku pohohej se në Mal të Zi mund të valëviteshin vetëm flamujt e Malit të Zi. Ishte ky paralajmërim se rruga drejt realizimit të të drejtave të shqiptarëve do të jetë e vështirë dhe e gjatë.

Në mars të vitit 1992, LD në MZ miratoi një rezolutë prej pesë faqesh, ku shpaloseshin qëndrimet rreth sistemit politik, qeverisjes vendore, zhvillimit ekonomik dhe arsimit në Mal të Zi. Rezoluta parashikonte që Mali i Zi duhet të ndërtohet si shtet i qytet arëve të lirë e të barabartë e jo si shtet kombëtar malazez. Në fakt, Rezoluta përfshinte zgjidhje në të gjitha seg mentet e jetës shoqërore-politike dhe ekonomike, që disa muaj më vonë do të përfshihen në Memoran dumin e Frontit Demokratik. Natyr isht, kjo kërkesë nuk u aprovua nga strukturat shtetërore të Malit të Zi dhe për këtë arsye LD në MZ ven dosmërisht e kundërshtoi miratimin e Kushtetutës së Malit të Zi të datës 12 tetor 1992. LD në MZ së bash ku me Partinë e Aksionit Demokratik (myslimanët e Malit të Zi) bojkotuan edhe zgjedhjet federative, të mbaj tura më 9 maj 1992. Të gjitha këto qëndrime të LD në MZ-së, kryetari i saj Mehmet Bardhi i kishte shprehur në një letër dërguar Konferencës së Karrington-it. Bardhi kishte pohu ar se 90 përqind e votuesve shqip tarë i kishin bojkotuar kutitë e votimit duke theksuar se “bashkimi i Malit të Zi me Serbinë na trishton ne, sepse shqiptarët e Kosovës janë masakru ar, vrarë e persekutuar nën pushtimin serb...” Arsyet e dhëna për bojkotimin e zgjedhjeve federative ishin lufta e egër në “vendin vëlla të myslimanëve të Ballkanit (BeH), gjendja e rënduar në Kosovë dhe statusi i pazgjidhur i myslimanëve dhe shqiptarëve në Mal të Zi”.

Javore

VËSHTRIM & OPINION
KOHA
11
E ENJTE, 10 NËNTOR 2022

Misioni i shkrimtarit

Ai që shkruan është

Që në fillimet e historisë njerëzore, njeriu ka treguar interes të shëno jë atë që dëshiron ta thotë. Kësh tu, Samaritanët filluan të shkruajnë gjuhën e tyre e cila përbëhej nga fije të vizatuara në baltë, në kocka ose në metale. Më pas erdhi faza e shkrimit fotografi, ku fjala shprehej nëpërmjet formave të ndryshme të kafshëve. Që atëherë njeriu nuk është ndalur së shprehuri me qëllim që të mos i humbet nami e nishani në regjistrat e historisë.

Të shkruarit është një nga elementet ekzisenciale që thurin jetën e njeriut. Sa herë që dikush shkruan, ai riviza ton veten e vet, e ndonjëherë riviza ton të tjerët, që të shndërrohet pas njëfarë kohe në një pjesë të jetës së tyre.

Heret është thënë: “Zgjedhe shkrim tarin siç do ta zgjedhje mikun”. Shkrimtarit të cilit i beson, në fakt i beson mendjes tënde dhe ndjenjat e tij i sheh dhe i dëgjon nëpërmjet tij. Fjalët e disa shkrimtarëve na falin besim tek jeta, ndërkohë që fjalët e disa të tjerëve na falin besim tek vetja jonë.

Kush shkruan le pas vetes shkëndija me të cilat orientohen udhëtarët në rrugën drejt së vërtetës. Mbase nuk mund t’ua tregosh njerëzve të vër tetën, por mund t’u flasësh për të.

Shkruajmë për të eksploruar botën, për të ndriçuar thellësitë e ekzis tencës; shkruajmë për të shprehur veten, e mbase për të hedhur hapa drejt saj. Nuk është e domosdoshme të jesh gazetar, romancier apo men dimtar për të shkruar. Mjafton ta ndjesh që të nisësh të shkruash. Të shkruarit është një gjendje emocio nale që prekë njeriun pa e ditur, dhe për ta mësuar përgjigjen, i duhet të shkruajë, mandej fillon e kërkon mes rreshtave. Nuk është e rëndësishme

të prekësh ndjenjat e të tjerëve që të jesh shkrimtar i suksesshëm. Më e rëndësishme se kjo është që të arrish të trazosh mendimet e am ullta në mendjet e lexuesve. Arritja më e madhe që mund të shënojë një shkrimtar është t’u mësojë lexuesve si të mendojnë. Të shkruarit është një vepër arti dhe disa shkrime meritojnë të ekspozohen në muze që të shijohen nga njerëzit. Shkrimtari pikturon me fjalët e tij, gd hend me penën e tij dhe ngjyros me

KOHA Javore12 VËSHTRIM & OPINION
Pikëpamjet e shprehura në fq: OPINIONE & VËSHTRIME nuk përfaqësojnë domosdoshmërisht politikën redaksionale të „KOHA javore„
E ENJTE, 10 NËNTOR 2022 Sa herë që shfletoj libra pyes veten: “Përse shkruan njeriu? Përse vazhdon ta shprehë dhe të mos e mbaj fjalën për vete? Është i detyruar të shprehet apo e bën këtë si zgjedhje?” Disa besojnë se të shkruarit është një lloj çmendurie, por si mund të shkruajë një i çmendur për të mençurit?
Qani Osmani

është i pavdekshëm

shprehjet e tij. Nuk ka rëndësi lloji i ngjyrave që përdor; e rëndësishme është të vlejnë për të ngjyrosur dhe jo për reklamë dhe marketing. Disa shkrimtarë ngjyrosin tokën, disa të tjerë ngjyrosin qiellin, e të tjerët ng jyrosin ëndrrat me të cilat lartësohen. Kush shkruan për kujtimet, harrohet me vdekjen e tij, e kush shkruan për ëndrrat, na meson më shumë pas vdekjes së tij sesa gjatë jetës. Shkrimtari tregon kujdes të veçantë për tekstin dhe formën, ashtu siç tre gon kujdes edhe për përmbajtjen. Ai e trajton tekstin si një qenie të gjallë, merr parasysh kohën dhe rrethanat ku jeton, nuk e ngarkon me gjëra të tepërta dhe sa më shumë të shtohet teksti, aq më shumë piqet ai për t’u përballur me jetën. Shkrimtar i vërtetë është ai që shtron pyetje, të cilat, në përgjithësi njerëzit e tjerë kanë frikë t’i shtrojnë; është ai

që kërkon aspekte të cilat njerëzit or vaten t’i mbajnë nën hije. Ai është si aventurieri i cili i shkon në fund botës që të kthehet plot tregime për t’ua rrëfyer të tjerëve. Shkrimet më të bukura janë ato që ripërkufizojnë gjërat duke ua sjellë njerëzimit në një formë të plotë ose, më saktë, në formën e saj të vër tetë. Shumica e të vërtetave fshihen pas përkufizimeve, ashtu siç deg disen brenda kuptimeve të shumta të fjalëve. Shkrimtar i rrallë është ai që arrinë të qëndrojë mes përku fizimeve, edhe nëse ato janë shpërn darë pa rregull. Këtë ai e bën sepse më shumë i druhet shpërqëndrimit të shoqërisë, sesa vetë shoqërisë. Të shkruash do të thotë të rendësh pas së vërtetës. Kush nuk ka mbërri tur akoma tek e vëreta, nuk ka përse ta shpikë atë, sepse e vërteta është e përjetshme, nuk mund të grabitet

dhe as të riprodhohet. Shkrimtari vë jetën e tij në librin që shkruan, ndërsa lexuesi kërkon jetën e vet në librin që lexon. Kush orvatet t’i mbajë sekretet e jetës së vet në zemër, thjesht po përpiqet ta shtyjë publikimin e tyre për ca kohë, sepse letra është më e tejdukshme se zem ra.

Disa tekste që lexojmë na lënë për shtypje për një kohë të gjatë, na i mbushin zemrat me shpresë dhe na inkurajojnë për më shumë punë. Tek stet që nuk ia arrijnë kësaj, janë të mangëta, ato sikur marrin prej nesh sa më shumë që i lexojmë. Misioni i shkrimtarit qëndron në ple qërimin e asaj që duhet të jetë e jo të asaj që është, sepse shkrimtari është përgjegjës për hapjen e rrugëve të reja, jo për mirëmbajtjen e tyre. Mu për këtë ai s’ka përse harxhon kohë dhe energji për të reformuar za konet e shoqërisë, pasi zakonet janë fenomene natyrale; njerëzit u nënsht rohen atyre, sepse nuk i nënshtrojnë dot. Prandaj dhe një shkrimtar mend jemprehtë është ai që restauron mendimet dhe debaton me to. Në fund të fundit, mendimi i duhur është në gjendje të prodhojë një shoqëri të re, me zakone të reja që i përngjajnë të ardhmës së dëshiruar. Nuk ke nevojë të thellohesh tek rregullat e shkrimit që të shkruash; shkruaj tani dhe mëso me kohën. Është e rëndësishme të mësohesh t’i shpërthesh fjalët para vetes dhe jo pas. Mos kij frikë nga çfarë shkruan. Kush u frikësohet fjalëve të veta, nuk e meriton të mbajë në dorë penën. Kur ndonjë prej nesh fillon të shkru ajë, teksti është pjesë e vetes së tij. Me ta përfunduar, ai tashmë është shndërruar në pjesë të atij teksti. Kush shkruan i dhuron njerëzimit një pjesë të shpirtit të tij, prandaj ai që shkruan është i pavdekshëm. Kushdo që vjen pas tij dhe lexon nga veprat e tij, e risjell në jetë. Shkrimi është një akt i shenjtë, sepse zanafillën e ka në qiell, detyra jonë është të mos e ndotim atë në tokë.

KOHA Javore 13 VËSHTRIM & OPINION
Pikëpamjet e shprehura në fq: OPINIONE & VËSHTRIME nuk përfaqësojnë domosdoshmërisht politikën redaksionale të „KOHA javore„
E ENJTE, 10 NËNTOR 2022

Gjergj Fishta

KOHA Javore14 Pikëpamjet e shprehura në fq: OPINIONE & VËSHTRIME nuk përfaqësojnë domosdoshmërisht politikën redaksionale të „KOHA javore„ VËSHTRIM & OPINION E ENJTE, 10 NËNTOR 2022

Emri i vërtetë i At Gjergj Fishtës (18711940), të lindur në Fishtë të Zadrimës, qe Zef Ndokë Ndoci. At Gjergj e pagëzoi poeti arbëresh Leonard de Martini.

Gjergj Fishta qe fëmijë me mend je të jashtëzakonshme. Shkollëm Françeskane e kreu në Shkodër, kurse studimet në Livno të Bosnjës në gjuhën kroate. Nga profesorët boshnjakë, që kërkonin nga studentët shqiptarë të flasin me njëri-tjetrin vetëm shqip, dëg joi për herë të parë për bëmat e Skën derbeut dhe të kaluarën e Shqipërisë. Pas stidimeve u bë mësues në Sem inarin e Troshanit dhe famullitar në Gomsiqe të Mirditës. Qe kjo koha kur nisi të merret me veprimtari shoqërore. Kështu: më 1899 themeloi Shoqërinë ”Bashkimi”; më1905, me shtytjet e F. Konicës, botoi në Zarë këngën e parë të “Lahutës së Malcis”; më 1908 qe kryetar i Komisionit të Alfabetit në Ma nastir; më 1916 themeloi Komisinë Letrare, që u përkujdes për gj. Shqipe; gjatë viteve 1913-1940 botoi revistën “Hyllin e Dritës”; më 1921 themeloi gjimnazin “Illiricum” në Shkodër; më 1919 mori pjesë në Konferencën e Paqes në Paris; më 1907 formoi trupën teatrore të Shkodrës; më 1918 beratasit i dhuruan një pendë të artë për veprat e arrira letrare; më 1923, për ekspozitën me 23 punime, u zg jodh piktori më i mirë nga Akademia e Vjenës.

Në letërsi la gjurmë me veprat: “Lahuta e Malcis, “Mrizi i zanave”, “Anzat e par nasit”, “Pika Voeset”, “Gomari i Babat asit”, “Shqyptari i gjytetnuem”, “Juda makabre”, “Ifigjenia në aulli”… Shkrimin e parë e botoi në Bosnjë (1890). Më pas shkroi poema, drama,

poezi satirike, shkrime publicistike, ese, kritika, studime, përkthime letrare… Qe dhe orator, polemist, etnograf, peda gog, piktor, arkitekt, politikan… Bashkepunoi me 50 revista shqipe dhe të huaja, përfshirë këtu edhe revistën “Albania” të Faik Konicës, në të cilën shkroi me pseudonimet: Gegë Toska, Suta, Rushman Sokoli, Rushmani… Lexoi në origjinal Danten dhe klasikët greko-romakë. E dinte përmendësh veprën e Homerit dhe të Virgjilit. U ndikua nga folklori dhe nga krijimtaria e Rilindësve tanë. Natyrisht, edhe prej autorëve të shquar ballkanikë, si: P. P. Njegoshi dhe Ivan Mazhuraniqi. U pop ullarizua me veprën epike “Lahuta e Malcis”, të cilën shumëkushi e konsid eron si epos ballkanik. Fishta është autori i parë yni që braktisi temat e “Motit të Madh” dhe shkroi ve pra për ngjarje të ndodhura nga gjysma e dytë e shekullit XIX gjer në vitin kur u nda nga jeta. Lirikat më të bukura i shkroi në veprën “Mrizi i Zanave”, ku madhëron Gjuhën shqipe, të kaluarën, heronjtë dhe mallkon tradhëtarët e kombit.

Poezitë satirike të Fishtës mbeten të pakalushme në letërsinë shqipe dhe jo vetëm. Humori dhe satira e tij therrëse kalon shpesh në sarkazma të pashoqe.

Ai këndoi sipas parimit të Horacit, për të cilin thoshin: “Dënon duke qeshur”. Qe ky stili me të cilin sfidoi paraz itët e kombit: qeveritarët, fajdexhinjtë, tregëtarët, shpirtin anadollak dhe men talitetin feudal të vonuar në kohë dhe hapësirë. Për mendimin tim, vargjeve të tij satirike mund t’u afrohen vetëm disa shkrime në prozë të F. Konicës. Dësh mi për të sipërthënën janë vargjet e shkëputura nga vepra satirike “Gomari i Bbabatasit”:

Ju rrugaça sallahana vagabonda shak llabana rriqna t’ndyet, mikrobë të kqi qi të mjerës moj Shqypni kthelltë hi i keni në mushkni pa dhimbë gjakun tuj ia pi, por der kur, bre batakçi! Bre coftina, kalbë mbi dhè der kur ju, tu tallë npër ne, do t’na qelbi fis e atdhè?

At Gjergj Fishta është i pari shkrimtar yni i propozuar për çmimin Nobel. Ai qe dhe laureat i katër shpërblimeve të

mëdha nga: Turqia (1912), Austrohun garia (1912), Greqia (1931) dhe Italia (1939).

Fishtën e bëri të madh puna titanike me vargun. Ai ndoshta akoma mban rekor din me 100.000 vargjet dhe me mbi 20.000 fjalët e shfrytëzuara në veprën e tij letrare, aq sa kanë shfrytëzuar dhe dy korifejtë e letërsisë botërore: Shek spiri dhe Pushkini.

Jo rastësisht, përkthyesi në gjerman isht i “Lahutës së Malcis” – Maksimil ian Lamberci, shkroi: Fishta është poeti më gjenial të cilin Shqipëria ia kishte dhënë botës. Fishta, shtoi ai: ishte poet homeroid, autori i një kryevepre që meriton të hyjë në letërsinë botërore… Janë dhe shumë emra të tjerë të shquar të letërsisë shqipe dhe evropiane, që At Gjergj Fishtën e krahasojnë me: Hom erin, Virgjilin, Orfeun, Tirteun, Gëten, Shilerin… Atë e quajtën: Vizionar, Po eti i popullit, Poet luftëtar, Apostull i pavarësisë, Vigan i racës shqiptare, Mbret i poetëve shqiptarë, Gjeniu më i lartë i fisit arbëror, Pjella më fisnike dhe më e bukur e tokës shqiptare, Krenaria e kombit shqiptar, Interpretues i qenies shqiptare… Mjerisht, poeti më mitik; më i hymnizuari dhe më i lexuari në kohën e tij, pas vdekjes u bë krijuesi më i anatemuar i letërsisë shqipe; më i rrethuari me hes htje të gjatë mortore; më i pabotuari dhe më i egziluari i letërsisë shqipe…, për shkak se Enciklopedia sovjetike e Stalinit e shpalli më 1945 armik të racës sllave.

Kaq iu desh parësisë shqiptare që per sonalitetin dhe krijimtarinë unikate të Fishtës ta denigrojë me profkat idiote: Fishta qe shkrimtar shoven i britmave nacionaliste; shkroi poezi arkaike e krahinore, të palexueshme nga lexue si bashkëkohor; krijoi poezi pa shtrirje kohore e hapësinore; shkroi poezi me mungesë të ndjenjës së atdheut… Çfarë pafytyrësie! T’ia mohosh ndjen jën e atdheut Titanit që shkroi me shkul shpirti vargjet: Dersa t’mundem me ligjrue E sa gjall me frym’ un jam Kurr, Shqypni, s’kam me t’harrue Edhe n’vorr me t’përmend’ kam!

KOHA Javore 15
Pikëpamjet e shprehura në fq: OPINIONE & VËSHTRIME nuk përfaqësojnë domosdoshmërisht politikën redaksionale të „KOHA javore„ VËSHTRIM & OPINION E ENJTE, 10 NËNTOR 2022
Fatmir Sulejmani

Mediat sociale dhe delikuenca adoleshente

Epoka në të cilën jetojmë sot quhet ”epoka e informacionit”, në proceset e së cilës interneti dhe rrjetet sociale luajnë rol të veçantë. Si krijues të dre jtpërdrejtë të realitetit shoqëror dhe një nga bartësit më të rëndësishëm të procesit të socializimit të qenieve

njerëzore, dukuritë e internetit dhe rrjeteve sociale janë bërë pjesë in tegrale dhe të pandashme të çdo individi. Në një shoqëri në ndryshim është e rëndësishme të dihet se në fund të fundit janë njerëzit që ndry shojnë. Prandaj, krahas entuziazmit

KOHA Javore16
brezit të ri
E ENJTE, 10 NËNTOR 2022 Delikuenca adoleshente konsiderohet si një nga problemet dhe shqetësimet në rritje pothuajse në të gjitha vendet e botës. Ajo është problem global me të cilin përballet shoqëria në tërësi. Njeriu nuk lind delikuent apo kriminel, por ai bëhet i tillë. Prandaj, delikuenca adoleshente duhet parë në një kuptim më të gjerë, që përfshin të gjitha format e sjelljes anormale, nga ato më të thjeshtat deri te sjelljet që konsiderohen të dënueshme me ligj Për Koha Javore: Lejla Kajoshaj Pikëpamjet e shprehura në fq: OPINIONE & VËSHTRIME nuk përfaqësojnë domosdoshmërisht politikën redaksionale të „KOHA javore„ VËSHTRIM & OPINION
Sfidat e
(1)

të lartë që teknologjia informative sjell, janë të shumtë ata që u frikëso hen efekteve anësore të zhvillimit të shpejtë të saj (Vago). Tofler thotë se fuqitë tona teknologjike rriten, por edhe efektet anësore dhe rreziqet e mundshme gjithashtu përshkallëzo hen. Interneti, duke u futur në të gjitha poret e funksionimit dhe ekzis tencës individuale dhe shoqërore, ka ndryshuar ndjeshëm kushtet në të cilat ndodh rritja dhe zhvillimi i ad oleshentëve. Hulumtimet e shumta sugjerojnë se sot shumica e adoles hentëve janë përdorues të internetit, ku edukimi dhe socializimi i tyre janë të lidhur ngushtë me ekranet smart. Një nga problemet dhe shqetësimet në rritje, pothuajse në të gjitha ven det e botës, është delikuenca ado leshente. Ka shume faktorë që nxisin dhe stimulojnë sjellje delikuente tek adoleshentët si: varfëria, ambienti familjar jo i shëndoshë, çrregullimet e ndryshme psikike, mjedisi i pasigurt si dhe mediat sociale me gjithë efek tet anësore. Ka biblioteka të tëra për adoles hencën dhe pothuajse të gjitha tra jtojnë këtë temë sikur të ishte një krizë e rrezikshme në të cilën mund të ndryshojë i gjithë karakteri i një individi, thotë Adler. Prandaj, ado leshenca duhet të studiohet me ku jdes dhe pa paragjykime, me qëllim të përgjigjes adekuate, me sfidat me të cilat ata ballafaqohen në kohë dhe vend specifik. Në kuptimin e vërtetë të fjalës, adoleshenca është një tran zicion prej varësisë te pavarësia dhe përfundon kur individi e arrin statusin e të rriturit (Petixhon). Pra, ajo është periudha e përcaktuar kulturalisht midis fëmijërisë dhe moshës mad hore.

Adoleshentët shpesh marrin ven dime që ndikojnë në të gjithë jetën e tyre, edhe pse ata janë të papjekur mendërisht dhe socialisht (Kon). Prandaj, janë shkolla dhe ambienti i ri shoqëror, në kombinim me mundësitë e pakufishme për socializim që ofron teknologjia komunikative, ato që do të ndikojnë në formimin e adoleshen tit.

Delikuenca adoleshente konsidero het si një nga problemet dhe shqetë

Edhe pse përdoruesit e shumë rrjeteve sociale janë të grup moshave, gjinive dhe arsimit të ndryshëm, ndikimin më të madh ato e kanë te të rinjtë. Të rinjtë janë kureshtarë, të etur për sfida të reja dhe për të gjitha modalitetet moderne të teknologjisë së informacionit, dhe shumë lehtë bëhen përdorues dhe klientë të tyre të rregullt. Prandaj këto mjete të komunikimit masiv janë veçanërisht të rëndësishme për ta

simet në rritje pothuajse në të gjitha vendet e botës. Ajo është problem global me të cilin përballet shoqëria në tërësi. Njeriu nuk lind delikuent apo kriminel, por ai bëhet i tillë. Pran daj, delikuenca adoleshente duhet parë në një kuptim më të gjerë, që përfshin të gjitha format e sjelljes anormale, nga ato më të thjeshtat deri te sjelljet që konsiderohen të dënueshme me ligj. Krahas faktit që delikuenca adoles hente është në rritje, ajo shfaq edhe disa karakteristika, si: shfaqet në for ma të reja, më të vështira dhe kom plekse; karakterizohet gjithnjë e më shumë nga dhuna fizike dhe bullizmi, vrazhdësia dhe arroganca, si dhe mungesa e empatisë; veprat penale të bëra në grup janë gjithnjë e më të pranishme; shfaqet gjithnjë e më shpesh në forma të organizuara. Pasi që adoleshentët kalojnë një pjesë të konsiderueshme të kohës në shkollë, rrjedhimisht mjedisi shkollor si dhe pikëpamjet e adoleshentëve për shkollën ka të ngjarë të ndikojnë në sjelljet e tyre, duke përfshirë edhe ato delikuente (Kenedi). Shkollat psikologjike, të formuara nga fushat e biologjisë, psikiatrisë dhe fiziologjisë, janë ato që ekzami nojnë efektet e përvojave të hershme të jetës së individit që ndikojnë në sjelljet devijuese. Disa psikologë të hershëm (veçanërisht psikoter apistë) pohojnë se sjellja krimina le është rezultat i problemeve psi kologjike që nuk janë identifikuar apo trajtuar përgjatë fëmijërisë dhe adoleshencës. Megjithatë, diagno za është shumë individuale. Kjo do të thotë, individë të ndryshëm mund të shfaqin të njëjtat sjellje, të tilla si personalitete të shumta ose sjell je antisociale, por shkaku kryesor i këtyre simptomave ndryshon te çdo

Pikëpamjet e shprehura në fq: OPINIONE & VËSHTRIME nuk përfaqësojnë domosdoshmërisht politikën redaksionale të „KOHA javore„

person. Ithtarët e shkollës psikolog jike pohojnë rëndësinë e trajtimit dhe rehabilitimit, në vend të mbajtjes së një qëndrimi ndëshkues, kur trajto hen aty shkelësit (Shomejker). Në raport me mjetet tradicionale të komunikimit masiv, interneti dhe rr jetet e shumta sociale, të cilat janë shfaqur njëra pas tjetrës radhazi që nga fillimi i këtij shekulli, po marrin përparësi kur bëhet fjalë për ndikim te njerëzit dhe sjelljet e tyre. Këto me dia kanë ndikim të fortë në procesin e formimit të çdo personi, qoftë në drejtim pozitiv apo atë negativ. Edhe pse përdoruesit e shumë rr jeteve sociale janë të grupmoshave, gjinive dhe arsimit të ndryshëm, nd ikimin më të madh ato e kanë te të rinjtë. Të rinjtë janë kureshtarë, të etur për sfida të reja dhe për të gjitha modalitetet moderne të teknologjisë së informacionit, dhe shumë lehtë bëhen përdorues dhe klientë të tyre të rregullt. Prandaj këto mjete të ko munikimit masiv janë veçanërisht të rëndësishme për ta.

Hulumtimet tregojnë se të rinjtë ka lojnë disa orë të konsiderueshme në ditë në kompjuter dhe në rrjetet so ciale. E gjithë kjo ndonjëherë çon në ndryshime në sjelljen e tyre dhe në mospërfilljen e nevojave elementare, si ato për ushqim, pije, zakone hig jienike e të ngjashme. Të gjitha këto shkaktojnë pasoja të tjera që çojnë në stres, depresion, intolerancë, ar rogancë, humbje të kontakteve reale sociale, tërheqje në vetvete. Rrjedhi misht “kurimin” e kërkojnë në internet dhe rrjetet sociale duke rritur kohën e kaluar në to. Kështu, cikli vazhdon. (vazhdon)

(Autorja është studente e Programit të studimit Master në Psikologji klinike në Universitetin e Tetovës)

ENJTE, 10 NËNTOR 2022

KOHA Javore 17
E
VËSHTRIM & OPINION

Rëndësia e asgjësë

Simboli i lashtë egjiptian Zero, përdorej për “e bukur”. Në një moment, dikujt i erdhi ideja për një rresht me 9 rruaza. Duhej pastaj që të kishte një simbol për një vend bosh mes rruazave. Pa të, nuk mund të dalloje midis 14, 104, 140 dhe 1400

Kur mbërriti në Evropë, zero u prit me dyshim - u deshën shekuj që zero të pranohej. Për të punuar me asgjë, disa mendje intelektuale duheshin ndryshuar.

Asgjëja, si Kutia e Pandorës, është plot kuriozitete dhe paradokse. Çfarë qëndron në zemër të matem atikës? Zero. Por për matematikanët

nuk është e njëjta gjë: “Asgjë” është zbrazëti; mungesë totale e gjësë. Pra zero është padyshim një gjë. Shënimet e hershme për numrat ishin të çuditshëm dhe të mrekullueshëm. Një shembull i mirë janë numrat ro makë, në të cilët numri 1990 del si MCMXC: një mijë (M) plus njëqind më pak se një mijë (CM) plus dhjetë

më pak se njëqind (XC). Provoni të bëni aritmetikë me ‘to?!

Simbolet u përdorën për të regjistru ar numrat, ndërsa llogaritjet u bënë duke përdorur numëratorin, duke grumbulluar gurë në rreshta në rërë ose duke lëvizur rruaza në tela.

Simboli i lashtë egjiptian Zero për dorej për “e bukur”. Në një moment,

Rezultatet duke bërë aritmetikë me zero ishin shpesh aq të çuditshme saqë u ndalua përdorimi i saj. Mbledhja kishte të njëjtin efekt si zbritja; numri mbetej i njëjtë. Disa gjuhëtarë, puristët, thonin se lënia e diçkaje e pandryshuar nuk përbën ndryshim, por matematikanët në përgjithësi preferonin pastërtinë gjuhësore. Pikërisht me këtë ndarje filloi pjestimi i 0 me një numër jo zero jep 0. Kështu, 0 e pjestuar me 7, le të themi, jep 0; po ashtu edhe kur shumëzohet me 7. Fatkeqësisht, çdo numër i shumëzuar me 0 jep 0. Prandaj, pjesëtimi me zero është i ndaluar a shmanget

“ “

Pikëpamjet e shprehura në fq: OPINIONE & VËSHTRIME nuk përfaqësojnë domosdoshmërisht politikën redaksionale të „KOHA javore„

KOHA Javore18
E ENJTE, 10 NËNTOR 2022
Për Koha Javore: Astrit Lulushi / Uashington
VËSHTRIM & OPINION

dikujt i erdhi ideja për një rresht me 9 rruaza. Duhej pastaj që të kishte një simbol për një vend bosh mes rrua zave. Pa të, nuk mund të dalloje midis 14, 104, 140 dhe 1400. Pra simboli për zero ishte i lidhur me konceptin e zbrazëtisë. Nga shekulli i 7-të, as tronomi indian Brahmagupta, shp jegoi se shumëzimi i një numri me 0 prodhon 0 dhe se zbritja 0 nga një numër, bën që numri të mbetet i pa prekur. Duke përdorur 0 në aritmetikë njësoj si numrat e tjerë, ai tregoi se 0 ishte vërtetë numër. Kutia e Pandorës ishte hapur, dhe ajo që shpërtheu ishte - asgjë; asgjë e lavdishme, e pazbutur, zemëruese. Rezultatet duke bërë aritmetikë me zero, ishin shpesh aq të çuditshme saqë u ndalua përdorimi i saj. Mbled hja kishte të njëjtin efekt si zbritja; numri mbetej i njëjtë. Disa gjuhëtarë, puristët, thonin se lënia e diçkaje e

Shënimet e hershme për numrat ishin të çuditshëm dhe të mrekullueshëm. Një shembull i mirë janë numrat romakë, në të cilët numri 1990 del si MCMXC: një mijë (M) plus njëqind më pak se një mijë (CM) plus dhjetë më pak se njëqind (XC). Provoni të bëni aritmetikë me ‘to?! Simbolet u përdorën për të regjistruar numrat, ndërsa llog aritjet u bënë duke përdorur numëratorin, duke grumbulluar gurë në rreshta në rërë ose duke lëvizur rruaza në tela

pandryshuar nuk përbën ndryshim, por matematikanët në përgjithë si preferonin pastërtinë gjuhësore. Pikërisht me këtë ndarje filloi pjes timi i 0 me një numër jo zero jep 0. Kështu, 0 e pjestuar me 7, le të themi, jep 0; po ashtu edhe kur shumëzo het me 7. Fatkeqësisht, çdo numër

i shumëzuar me 0 jep 0. Prandaj, pjesëtimi me zero është i ndaluar a shmanget. Infiniti është edhe më i çuditshëm se zero; përdorimi i tij duhet të shoqëro het gjithmonë me një paralajmërim, si ai i qeverisë, për shembull. Mallkimi i Pandorës nuk shmanget aq lehtë.

KOHA Javore 19
E
ENJTE, 10 NËNTOR 2022
VËSHTRIM & OPINION
Pikëpamjet e shprehura në fq: OPINIONE & VËSHTRIME nuk përfaqësojnë domosdoshmërisht politikën redaksionale të „KOHA javore„

Mbi librin “Zhdukja e shqiptarëve nga trojet e tyre në shekujt XIX-XX”, të autores Elena Kocaqi

Studim me vlerë i shpalosjes dhe reflektimit të torturave dhe vuajtjeve të popullatës shqiptare ndër shekuj

Studim me peshë dhe vlerë të madhe për kombin shqiptar i përfshirë, tra jtuar dhe shtjelluar në librin me titull “Zhdukja e shqiptarëve nga trojet e tyre në shekujt XIX-XX”, të autores së mirënjohur shqiptare Prof. Ass. Dr. Elena Kocaqi, përndryshe peda goge universitare e diplomuar në tre fakultete me rezultate të shkëlqyera në degët: histori, juridik dhe shkenca politike, bartëse e gradës shkencore Dr. e Albanologjisë e së shpejti edhe të shkencave politike (në vitin 2017) në Universitetin e Vjenës në Austri, ka si qëllim të trajtojë shtrirjen e etnisë shqiptare në Ballkan gjatë shekujve XIX-XX dhe mënyrat se si kjo etni filloi të tkurrej nga krijimi i shteteve ballkanike. Studimi synon t’u përgjig jet pyetjeve vijuese: Cila ishte shtrirja e shqiptarëve në Ballkan? A banohej Greqia klasike nga shqiptarët, dhe cili është roli i shqiptarëve në krijimin e shtetit grek? Deri ku shtriheshin trojet shqiptare në Veri, dhe si arriti

Serbia të marrë një pjesë të tokave shqiptare dhe të dëbojë popullsinë? Cilat ishin planet e shumta që u hartuan nga Serbia për të zhdukur shqiptarët, dhe si u vunë në zbatim ato? Ku shtriheshin territoret e banu ara nga shqiptarët në Maqedoni dhe Mal të Zi? Çfarë roli patën Fuqitë e Mëdha në zhdukjen e shqiptarëve nga Ballkani? Cilat ishin pasojat e gjenocidit kundër shqiptarëve?

Autorja e studimit Elena Kocaqi, në fillim të parathënies shprehet se fjala është për një problematikë historike, sa të gjerë aq edhe të ndërlikuar dhe se nuk do të mjaftonin studime të tëra për ta shteruar, ndaj dhe në këtë studim fokusimi përqendrohet në çështjet kryesore.

“Kjo është një temë shumë delikate që prek interesa politike, por në stu dim do të evidentojmë me fakte dhe argumente vetëm të vërtetën his torike”, thekson autorja.

Brumin e materialit të studimit, autor ja Prof. Ass. Dr. Elena Kocaqi e ka ndarë dhe sistemuar në parathënie, hyrje, katër krerë: 1.Krijimi i shtetit grek në “Shqipërinë e Jugut”, i zbër thyer në shtatë trajtesa shtjelluese; 2. Zgjerimi i Serbisë dhe gjenocidi mbi shqiptarët në shekujt XIX-XX, në tetë trajtesa shtjelluese; 3. Maqedo nia dhe Mali i Zi, në tre trajtesa sht jelluese; 4. Mbijetesa dhe zgjidhja

e çështjes shqiptare, në dy trajtesa shtjelluese, në konkluzione, bibli ografi dhe arkivi, gazeta dhe ueb. Autorja Kocaqi bën me dije se libri më parë ka qenë botuar me titullin “Plan et për zhdukjen e shqiptarëve”, por pas këtij përpunimi ajo ka konkludu ar se titulli duhet ndryshuar, pasi që nuk ka pasur të bëjë vetëm me plane por edhe me zbatimin e politikave të tëra ndërkombëtare që zhduken nga pjesa më e madhe e territorit të tij, kombin shqiptar.

Librin e ka botuar Shtëpia Botuese “EMAL” në Tiranë në vitin 2017 dhe përbëhet prej 194 faqesh.

Hyrjen e trajtesës shtjelluese të lëndës së studimit “Zhdukja e shqip tarëve nga trojet e tyre në sheku jt XIX-XX”, autorja Elena Kocaqi e fillon me shprehjen: “Shqiptarët si pasardhës të epirotëve pellazgë, janë themeluesit e qytetërimit an tik greko-romak. Si dardanë janë trashëgimtarët e qytetërimit Tro jan dhe themeluesit e dinastive dhe shteteve antike e mesjetare në Ev ropë. Si pasardhës të maqedonëve, ata krijuan perandorinë më të mad he që njeh historia,një mbret epiro to-maqedon, siç ishte Aleksandri i Madh. Për nga trashëgimia historike, kulturore dhe gjuhësore, shqiptarët hyjnë tek popujt më të pasur të his torisë së njerëzimit. Autorja në vazh

KOHA Javore20
(1) E ENJTE, 10 NËNTOR 2022
KULTURË
Shaban Hasangjekaj

reflektimit vuajtjeve shqiptare

dim thekson se në epokën moderne, shqiptarët nuk u trajtuan aspak sipas trashëgimisë së tyre historike, por përkundrazi ata u penalizuan nga Fuqitë Evropiane duke humbur një pjesë shumë të madhe të territorit të tyre, të ruajtur që prej antikitetit. Terri tori që kanë banuar shqiptarët në fil lim të shekullit te XIX, është i vështirë për t’u përcaktuar saktësisht, pasi që gjatë Perandorisë Osmane nuk pati kufij etnik të mirëfilltë dhe popullsia ndahej në milete fetare. Megjithatë, në bazë të të dhënave rezulton se shqiptarët në shekullin XIX kanë ba nuar pjesën më të madhe të Greqisë së sotme, në tre të katërtat e Maqe donisë antike dhe në pjesën më të madhe të Malit të Zi të sotëm, dhe në një pjesë më të madhe të asaj që quhet Serbi. Sigurisht që kanë banuar dendur Shqipërinë e sotme politike, ku përfshihet edhe Epiri, si dhe Kosovën e sotme. Pra territori ku banonin shqiptarët, ishte i gjerë dhe përfshinte brenda Heladën an tike, Maqedoninë antike, Epirin antik, si dhe një pjesë të madhe të Ilirisë antike.

Autorja Elena Kocaqi në tekstin e studimit të vet shkruan se Fuqitë Ev ropiane i krijonin shtetet jo mbi bazën e etnisë, gjuhës dhe historisë së një populli, por mbi bazën e interesave të shteteve të tyre. Diplomacia evro

piane e kohës, u ka shkaktuar shqip tarëve një dëm aq të madh, që nuk ua kanë shkaktuar atyre as perandoritë pushtuese, dhe as dyndjet barbare. Në tryezat e këtyre diplomacive u ngritën shtetet artificiale që asimilu an dhe zhdukën me miliona shqip tarë, duke i shndërruar ata në grekë, serbë, bullgarë, malazezë, turq. A u bë kjo me qëllim për të zhdukur popullin më të vjetër të Evropës që si epirot, maqedon, dardan apo ilir, kishin diktuar historinë e Evropës dhe më gjerë, apo u bë nga injoranca his torike e Evropës? Duhet pranuar që Evropa dhe më gjerë, është injorante në lidhje me historinë e shqiptarëve, të paktën në dukje. Ndoshta kjo his tori njihej dhe anashkalohej për të mbështetur aleancat politiko-ushtar ake në interesin e saj. Evropa e filloi me krijimin e një Greqie artificiale mbi popullin shqiptar që banonte Pelo ponezin (Moren) dhe Atikën, duke asimiluar shqiptarët arvanit në grekë. Ky shtet më pas mori edhe troje të tjera në Thesali, Epir dhe Maqedoni të banuara nga shqiptarët. Më pas ishte diplomacia vvropiane me atë ruse që krijoi dhe zgjeroi Serbinë mbi tokat shqiptare. Zgjerimi i saj në vitin 1878 në trojet shqiptare ishte edhe

një nga dëmet më të mëdha që iu bë shqiptarëve. Ishte shteti serb që brenda javës në marsin e vitit 1878 dëboi gjithë popullsinë shqiptare nga këto troje, të cilat ia dha marrëveshja turko-ruse e Shën Stefanit. Pa dhënë ende miratimin Evropa, Serbia e bëri fakt të kryer, sepse ajo i dëboi shqip tarët dhe Kongresi i Berlinit nuk bëri gjë tjetër veçse, ia njohu asaj atë ter ritor. Po kështu edhe Mali i Zi pësoi zgjerimin e tij më të madh territorial duke dalë në det nga bregdeti shqip tar që nga rrjedha e Bunës, deri në Tivar dhe duke dyfishuar territorin e tij në tokat shqiptare. Me gjithë këto humbje, sërish shqiptarët kishin ter ritoret nga Preveza dhe Maqedonia në Jug, deri në Kosovë e Sanxhak në Veri.

Autorja e studimit, zonja Kocaqi thekson se Sami Frashëri në fund të shekullit të XIX e përcaktoi territorin shqiptar në koordinatat gjeografike midis gradëve 39 e 43 të gjerësisë veriore dhe 17 e 20 gradë të gjerë sisë lindore, duke qenë gjatësia me e madhe, dhe 1.000 km gjerësia më e madhe. Ky territor i konsiderueshëm lakmohej nga Fuqitë Ballkanike që kishin hapur oreksin për të zgjeruar edhe më tej shtetet e tyre.

KOHA Javore 21
(1)
E ENJTE, 10 NËNTOR 2022 KULTURË

Fillimi i bashkëpunimit

Shkodër - Komuna e Ulqinit dhe Bashkia Shkodër kanë firmosur marrëveshjen “Për nxitjen e bash këpunimit në kuadër të Programit ndërkufitar Mali i Zi – Shqipëri”. Mar rëveshja është firmosur nga kryetari i Komunës së Ulqinit, Omer Bajrak tari, dhe kryetari i Bashkisë Shkodër, Bardh Spahia, gjatë takimit në zyrën e kryetarit të Bashkisë Shkodër. Bajraktari dhe Spahia kanë vlerësuar se ekzistojnë shumë fusha ku mund të bashkëpunohet midis këtyre dy qyteteve, si arti, kultura, arsimi, tur

izmi, përmes zbatimit të projekteve të përbashkëta me ndikim ekonomik. Kryetari i Komunës së Ulqinit, Omer Bajraktari, është shprehur optimist pas nënshkrimit të marrëveshjes, duke thënë se përmes saj do të përcjellin disa mesazhe bashkëpun imi që në njëzet vitet e kaluara nuk janë parë.

Ai ka thënë se bashkëpunimi ndërm jet Ulqinit dhe Shkodrës nuk ka alter nativë dhe se këto dy qytete duhet të konsiderohen jo si dy zona, por si një zonë e përbashkët, qoftë për shkak

të lidhjeve historike dhe tradiciona le, afërsisë gjeografike dhe shumë gjërave të tjera që i lidhin.

“Mendoj se mund t’i bëjmë disa pro jekte konkrete ku qytetarët, edhe të Ulqinit, edhe të Shkodrës t’i kenë disa benefite dhe ta nisim një rrugë të re të kësaj zone”, ka thënë ai, duke shtuar se ky bashkëpunim do të nxisë zhvillimin ekonomik, kulturor dhe të disa fushave të tjera në të dy qytetet.

Kryetari i Bashkisë Shkodër, Bardh Spahia, e ka cilësuar memorandumin

KOHA Javore22
në E ENJTE, 10 NËNTOR 2022 MOZAIK
Komuna e Ulqinit dhe Bashkia Shkodër firmosën marrëveshjen “Për nxitjen e bashkëpunimit

kuadër të Programit ndërkufitar Mali i Zi – Shqipëri”

bashkëpunimit të ngushtë

vetëm si një fillim të bashkëpunimit të domosdoshëm që do të zhvillohet edhe më tej në të ardhmen. “Dëshiroj ta theksoj faktin që është vetëm fillimi i një bashkëpunimi të ngushtë. Pa dyshim, ky takim i sotëm do të ndiqet edhe nga takime të tjera, zyrtare por edhe informale, të cilat do të kemi kënaqësi t’i vëmë në jetë në muajt në vazhdim. Kontakti do të jetë i ngushtë jo vetëm midis neve si kryetarë, por edhe mes stafeve tona drejtuese, drejtorive tona, në mënyrë që t’u garantojmë bashkëqytetarëve

tanë një të ardhme të përbash kët dhe t’i koordinojmë forcat tona për realizimin e objektivave të cilat gjithashtu i kemi të përbashkëta, siç është edhe integrimi evropian i dy vendeve tona”, është shprehur ai. Spahia dhe Bajraktari janë pajtuar se Shkodra dhe Ulqini duhet të kon siderohen si një rajon i përbashkët dhe se forcat për përmirësimin dhe zhvillimin ekonomik duhen të jenë të koordinuara për t’u garantuar qytet arëve të këtyre dy qyteteve maksi mumin e zhvillimit. i. k.

Komuna e Ulqinit siguron paratë për shpronësimin e pronarëve për zgjerimin e rrugës nga Krytha deri te Ura e Mërkotit

Ministria e Financave i ka paguar Komunës së Ulqinit shumën prej 436 mijë eurosh për shpronë simin e pronarëve të tokave për zgjerimin e rrugës nga rrethrrot ullimi në Krythë të Anës së Malit deri tek Ura e Mërkotit, pjesë e rrugës regjionale R 29, e cila lidh Tivarin me pikën e kalimit kufitar Sukubinë-Muriqan. Në këtë mënyrë janë krijuar kushtet për fillimin e rindërti mit të kësaj rruge, me rëndësi të madhe për banorët vendas por edhe për të gjithë ata që e shfrytëzojnë atë, sidomos gjatë verës, kur numri i automjeteve që kalojnë nëpër këtë rrugë shumëfishohet. Kjo rrugë me gjatësi 14 kilometra, prej të cilave 10.3 km në territorin e Komunës së Tivarit dhe 3.77 km në territorin e Komunës së Ulqinit, për shkak të amortizimit të saj dhe mosplotësimit as të standardeve minimale, paraqet rrezik për shoferët dhe ud hëtarët. Banorët e Mërkotit dhe të Anës së Malit kanë protestuar disa herë për shkak se Qeveria e Malit të Zi i ka kaluar mjetet financiare të parashikuara me buxhet për ndërtimin e kësaj rruge për një projekt tjetër në veri të vendit.

Përmes një postimi në rrjetin social Facebook, kryetari i Ko munës së Ulqinit, Omer Bajrak tari, ka falënderuar Ministrinë e Financave “për mbështetjen dhe bashkëpunimin e shkëlqyer lidhur me këtë dhe projekte të tjera në komunën tonë”.

KOHA Javore 23
E ENJTE, 10 NËNTOR 2022
MOZAIK

Bletaria si zanat i hershëm

Vazhdon tradita e prodhimit të mjaltit në Malësi

Bletaria është një zanat i hershëm, zanafilla e së cilës daton që prej shumë shekujsh, duke vazhduar deri në ditët e sotme, e trashëguar brez pas brezi. Bletaria është një disiplinë që merret me rritjen dhe kultivimin e kolonive të bletëve të mjaltit, za konisht në koshere të punuara nga njerëzit (bletarët). Nëse i referohemi periudhës kohore se kur ka filluar ky zanat të zgjo jë interesim tek familjet në trevën e Malësisë, atëherë duhet potencuar se popullata këtu ka një traditë rela tivisht të gjatë në bletari, prej afro një shekulli edhe pse atëherë me kushte më primitive të punës dhe më pak e zhvilluar, krahasuar me sot që ka një avancim të theksuar të mjeteve dhe tekonologjisë.

Ky zanat në trevën e Malësisë nuk është lënë pas dore thuajse asn jëherë, sepse nga viti në vit kjo trevë ka pasur dhe vazhdon të ketë bletarë të mëdhënj dhe të dalluar. Sot bletaria në vend është e zhvillu ar dhe prodhimtaria e mjaltit nga kjo trevë është e cilësisë së lartë. Ndër bletarët e shumtë të kësaj treve është edhe Kolë Ujkaj, i cili këtë zanat po e ushtron plot pesëmbëdhjetë vite. Ai në një bisedë për gezetën “Koha Javore” rrëfen për pasionin dhe veprimtarinë e tij disavjeçare në këtë lëmi.

Pasionin për bletarinë ai e trashëgoi nga të parët e tij, sepse siç thekson, me këtë zanat i është marrë babai, gjyshi dhe katërgjyshi.

I pyetur për vështirësitë eventuale që mund të has një bletar teksa vendos t’i hyj këtij zanati, Ujkaj thotë se kur njeriu ka vullnet dhe pasion për një punë, vështirësitë pothuajse mposh

ten tërësisht.

Bletari i ri nga mosha, por jo edhe nga përvoja, tregon se vitin e parë kishte katër-pesë koshere, për të arritur që sot pas pesëmbëdhjetë vitesh, të numërojë mbi gjashtëdhjetë të tilla. Bletaria sikurse çdo zanat apo profe sion tjetër, padyshim se përveç prak tikës kërkon edhe njohuri teorike të cilat Ujkaj i zotëron falë literaturës që ai e shfleton nga dita në ditë, për të qenë bletar i cili do ta njohë më mirë këtë disiplinë.

“Bletaria duke qenë se është një degë specifike, kërkon punë të vazh dueshme, mund dhe përkushtim të veçantë. Po ashtu, për të qenë ble tar i suksesshëm nevojitet angazhim i parezervë”, shprehet Ujkaj.

Ai tregon se bletaria kërkon përku shtim të shtuar, veçanërisht gjatë sezonit kur edhe nxirret mjalti për t’u konsumuar - shitur. Ujkaj thotë se për t’u marrë me këtë zanat kërkohen kushtet e duhura, mjetet e punës, kosheret, toka e përshtatshme ku të vendosën bletët, mjetet financiare, etj.

“Gjithashtu, rëndësi kanë edhe kushtet klimatike dhe natyra ku bletët do të mund të kullosnin, ta mbledhin nektarin për të prodhuar më vonë mjaltin. Fjala vjen, këtë vit në zonat fushore të Malësisë nuk ka pasur jetë për bletët, ndërsa në zonat malore ka qenë jetë e frytshme dhe e shën detshme”, thotë Ujkaj.

Ai rrëfen se për ta ushtruar këtë zanat dhe për të qenë jetëgjatë si bletar, duhen edhe mjete financiare të kon siderushme, sidomos në këtë kohë të inflacionit të përgjithshëm ku çdo gjë është shtrejtuar, e rrjedhimisht edhe blerjet për bletarinë.

I pyetur se cili është sekreti i punës së një bletari në mënyrë që mjalti të dalë sa më cilësor, Ujkaj thotë se çelësi i cilësisë së mjaltit qëndron në korrektësinë që ka një bletar gjatë prodhimtarisë së tij.

“Që mjalti të dalë sa më natyral apo bio, nuk kërkohet asgjë më shumë se sa prodhuesi (bletari) të mos bëjë di nakëri (hile) gjatë prodhimit të mjaltit. Malësia fatmirësisht është një trevë e cila i ofron të gjitha mundësitë që mjalti të dalë natyral dhe pa hile. Prandaj e mira është që prodhimi të bëhet në mënyrën më korrekte të mundshme, pa e përzier me ndonjë produkt artificial që do ta dëmtonte cilësinë e mjaltit”, shprehet Ujkaj. Nxjerrja e mjaltit bëhet me makineri të punuar enkas për këtë produkt, shton Ujkaj, ndërsa tregon se ky është një proces i cili kërkon durim dhe kujdes të veçantë.

“Kur është jeta e shëndetshme, një koshere bletë mund të prodhojë deri në dhjetë kilogramë mjaltë, por edhe më shumë”, shprehet ai.

Që bletët të kenë jetë të shën detshme, bletari duhet përherë që kujdeset edhe për shëndetin e tyre, që të evitojë sëmundjet eventuale nga të cilat bletët mund të preken, apo të vdesin.

“Sëmundja më e përhapur tek bletët është ajo e “varroas”, ose siç njihet në gjuhën popullore, rriqrës. Pra, për t’i mbrojtur nga kjo sëmundje, bletët duhet trajtuar me ilaçe të posaçme të cilat eliminojnë këtë lloj insekti, dhe rrjedhimisht edhe shpëtimin e bletëve”, shprehet Ujkaj.

Për prodhimin e mjaltit, bletarët shfrytëzojnë dy periudha kohore përgjatë vitit, muajin qershor dhe

KOHA Javore24
E ENJTE, 10 NËNTOR 2022 MOZAIK

gjithashtu edhe muajin shtator. I pyetur nëse ka ndonjë lloj subven cionesh nga Ministria e Bujqësisë, Ujkaj thotë se mbështetje u ofrohet vetëm për të blerë ilaçet e nevojshme për mbrojtjen e bletëve nga sëmund jet.

“Mirëpo kjo ndihmë financiare modeste është e pamjaftueshme. E mira do të ishte që për çdo koshere të kemi subvencione nga Ministria e Bujqësisë, duke marrë parasysh se ky është një zanat që kërkon investim të konsiderueshëm financiar”, shpre het ai.

Në pyetjen tonë se a mund të jeto het nga bletaria dhe sa ka interesim nga të rinjtë që sot të merrem me këtë zanat, Ujkaj pohon se kur jeta i favorizon bletët, mund të jetohet nga ky zanat. “Ndërsa kur është jeta e keqe, jo vetëm që nuk mund të flitet për prof it, por një bletar pëson edhe deficit financiar. Kur më pyesni për interesi min e të rinjve për bletarinë, them se për fat të keq nuk ka interesim, dhe kjo sipas mendimit tim për faktin se nuk ka subvencione të mjaftueshme nga institucionet përkatëse për këtë

degë agrare. Unë mendoj se sikur të ekzistonte një mbështetje më e mad he edhe interesimi do të ishte më i lartë, sepse në këtë mënyrë të rinjtë do të motivoheshin më shumë që të fillojnë të merren me bletari”, thekson Ujkaj. Në fund të kësaj bisede, i pyetur nëse ka ndonjë vështirësi eventuale në shitjen e prodhimit të tij (mjaltit), ai thotë se i ka blerësit e tij të përher shëm dhe të sigurt të cilët ia blejnë atë, sado sasi që që ai mund të prod hojë.

KOHA Javore 25
t. u. E ENJTE, 10 NËNTOR 2022 MOZAIK

Abedin Veliqi, fermeri që nuk e braktisi Fraskanjelin

Një nga prodhuesit më të vyeshëm dhe më të rinj bujqësorë në trevën e Anës së Malit është Abedin Veliqi, nga fshati Fraskanjel - Komuna e Ul qinit, i cili kultivon shalqinj dhe pjepër. Derisa shumica e bashkëfshatarëve të tij janë larguar nga ky fshat pran Lumit Buna në kufi me shtetin amëShqipërinë në kërkim të një jete më të mirë, Abedini i mbeti besnik vend lindjes dhe është përcaktuar për profesionin e ndershëm të bujkut edhe pse shumë vite është marrur me muzikë, e cila përveç fitimit i ka mundësuar pjesëmarrje në shumë dasma e ahengje familjare, jo vetëm në Komunën e Ulqinit por edhe jashtë shtetit. Rruga që ka zgjedhur Abedin Veliqi është një mënyrë mjaft e mirë për të jetuar në këtë vend e për të siguruar të ardhura të kënaqshme, me të cilat bleu truallin dhe ndërtoi shtëpinë e re në Fushë të Ulqinit.

Nuk donte të punonte për të tjerët, kur mund të punonte për veten e tij Ky fermer i suksesshëm vjen nga një familja e cila ka jetuar nga bujqë sia , ndaj ishte e logjikshme që edhe kjo të ishte zgjedhja e tij. Ky punëtor i madh 42-vjeçar vazhdoi traditën e familjes së tij duke përmirësuar prodhimin, duke e përshtatur atë me trendet moderne. Ai është marrë me prodhimtari bujqësore që në fëmi jërinë e hershme dhe ka gati 30 vjet që kultivon shalqi dhe pjepër. Vitin e kaluar i kanë vdekur të dy prindërit të cilët si fëmijë e merrnin me vete për të punuar në punët bujqësore. Edhe

pse ishte djalë i vetëm, prindërit e tij si foshnje e angazhonin t’u ndih monte atyre në punët e përditshme. Kjo shprehi pune që e mori si fëmi jë, ngjalli tek ai dashurinë për punën që bën sot, e cila i ka mundësuar familjes së tij një jetë të rehatshme dhe të mirë, që nuk ia ka lakmi askujt, madje as atyre që ikën për të punuar tokat e botës.

Fermerin e ri plot energji e shqetëson fakti se të rinjtë çdo ditë po largohen nga vendi dhe po u vazhdua në këtë ritëm nuk do të ketë kush të punojë e as të konsumojë prodhimet. Këtë fat të hidhur po e përjeton edhe Fras kanjeli, ku kanë mbetur vetëm 3-4 shtëpi, kurse tokat janë lënë djerr. “Pse të punosh për tjetrin, kur mund të punosh për veten tënde”? pyet me shqetësim Veliqi.

Produktet cilësore, tregu i sigurt dhe fitimet e kënaqshme

Familja pesë anëtarëshe Veliq, këtë verë ka mbjellë 3.5 hektarë shalqi dhe 1.5 hektarë pjepër. Prodhimi i këtyre kulturave bujqësore është një biznes shumë dinamik dhe prodhimi i suksesshëm kërkon përkushtim të madh dhe organizim të mirë. Ndih ma e madhe e Abedinit në këtë punë është gruaja e tij Anida, djali Eldari (13 vjeç) dhe vajzat Arisa (14 vjeç) dhe Esra (6 vjeç) . Edhe pse 80 përqind të punës në ara e bën me familjen e tij, kur fillon mbjellja dhe vjelja duhet të punësojë fuqi shtesë. “E gjithë familja është e përfshirë në këtë punë, por ne nuk kemi kohë të mjaftueshme për të punuar vetëm, kështu që punësojmë tre-katër

KOHA Javore26
E ENJTE, 10 NËNTOR 2022
MOZAIK

fermeri i ri plot energji Fraskanjelin

punëtorë për mbjellje dhe vjelje gjatë verës. Punëtorët janë nga Shqipëria, të cilët punojnë tek ne një kohë të gjatë tashmë. Shalqirin dhe pjeprin e kultivojmë në tokë të hapur, kurse këtë vit edhe në tri sera. Falë kësaj shpërndarjeje, shalqiri dhe pjepri i parë kanë mbërritur në treg rreth datës 20 qershor dhe janë vjelë deri më 25 shtator. Sivjet kemi prodhuar rreth 250 tonë shalqi dhe 50 tonë pjepër. Ky vit nuk ishte pjellor si vitet e kaluara për shkak të thatësirës së madhe. Në disa parcela rendimen tet ishin afërsisht të njëjta me ato të mëparshmet, në disa rendimenti ishte më i vogël, kurse cilësia e pro dukteve bujqësore ka qenë e klasës së parë. Kjo ka ndikuar në shitjen e sigurt në treg”, shprehet Veliqi. Sipas tij, fitimet e këtij viti pavarësisht se vera ishte e thatë, megjithëse priste që çmimi të ishte më i lartë për shkak të rritjes së të gjitha çmi

meve, duke filluar nga farërat, plehrat, pesticidet, karburantet dhe gjithçka tjetër që dikton çmimin e prodhim it. “Nga qershori e deri në fund të gushtit, pothuajse nuk kishte ditë me shi. Megjithatë, falë sistemit të ujitjes pikë-pikë, produktet morën të gjithë ushqimin dhe mbrojtjen e nevojshme. Viti nuk ishte i favorshëm për së mundjet, ndaj nuk kishte kushte për zhvillimin e tyre. Prandaj 95 përqind të prodhimeve bujqësore të grum bulluara i kam shitur pa asnjë prob lem, biles si të cilësisë të parë”, po hon Veliqi.

Shteti ka filluar të mendojë më shumë për bujqit, por duhet lehtësuar procedurat administrative Pa mbështetjen financiare të shte tit nuk është i mundur shtimi i sipër faqeve të mbjella me perime-kultura të ndryshme e as rritja e numrit të

fermerëve. Në pyetjen time nëse gëzon ndonjë mbështetje nga shteti për punën që bën, Veliqi përgjigjet se Min istria e Bujqësisë e Malit të Zi viteve të fundit ka filluar të mendojë më shumë për bujqit duke e rritur sa dopak buxhetin bujqësor, duke siguruar mjete nga fondet evro piane dhe duke ndarë subvenci one në bujqësi. “Këtë vit kam mar rë një traktor dhe makineri përmes buxhetit bujqësor. Kam marrë edhe subvencione për farë nga Ministria në vlerë prej 30 përqind dhe 250 euro për hek tar tokë. Kjo është mirë, por mendoj se fermerëve duhet t’u lehtësohet procedura administrative e aplikimit në të gjitha kulturat bujqësore dhe blegtorale që mbështeten përmes programeve të Ministrisë së Bujqë sisë. Ndërkaq nga administrata lo kale e Ulqinit nuk kam marrë asgjë”, thotë ai, duke shtuar se pa projekte milionëshe nuk mund të nxiten bujqit të punojnë toka bujqësore dhe të fokusohen në kultivimin e kulturave të ndryshme bujqësore, në mënyrë që edhe përdorimi i tyre të jetë nga produktet vendore dhe vendi të mos ketë krizë në mungesë të tyre. Në ekonominë e tij bujqësore tashmë po mendohet për prodhimin për vitin e ardhshëm i cili, siç thekson bash këbiseduesi ynë, do të jetë më i madh se sivjet.

KOHA Javore 27
E ENJTE, 10 NËNTOR 2022
MOZAIK

OJQ “Fëmijët e Malit të Zi”, kremton 13-vjetorin e themelimit

Të luftojmë për të drejtat e personave me invaliditet

Komuna e Tuzit e ka njohur punën tonë si shoqatë, dhe kështu kemi arritur të bëhemi shoqatë me status të veçantë, çfarë na jep edhe obligim që të veprojmë edhe më tepër që të jemi në shërbim të qytetarëve tonë. Mbështetje kemi edhe nga Enti për Punësim ku për momentin në projekt janë të punësuar tetë persona me invaliditet, dhe në këtë mënyrë jemi duke dhënë një kontribut të veçantë në Komunën e Tuzit për punësimin e personave që kanë vështirësi të punësohen në treg”, shprehet Deceviq

Tuz – Të dielën më 6 nëntor 2022, Shoqata Joqeveritare “Fëmijët e Malit të Zi”, shënoi 13-vjetorin e themelimit të saj. Fillimisht kjo sho qatë kishte selinë në Podgoricë e më pas, nga viti 2016 është zhven dosur në Tuz. Në këtë përvjetor të rëndësishëm për shoqatën që udhëheq, dre jtoresha ekzekutive Sabra Deceviq, për gazetën “Koha Javore”, flet mbi veprimtarinë relativisht të gjatë të kësaj shoqate, për sfidat dhe plan et në vazhdim.

“Një pjesë e shoqatës filloi të punonte me fëmijët me aftësi të ku fizuara dhe si rezultat i këtij projekti (në vitin 2016) në Tuz funksionon shërbimi i parë falas për fëmijët me aftësi të kufizuara, ku janë të

angazhuar psikologija, punëtoret sociale, logopedija dhe asistentet personale. Anëtarë të kësaj shoqa te janë edhe prindërit, fëmijët, dhe të rinjtë”, shprehet Deceviq. Ndërkaq, duke folur në restrospek tivë për projektet që u realizuan në këto trembëdhjetë vjet, Deceviq veçoi ato që sipas saj ndihmuan në arritjen e disa hapave të rëndë sishëm për përmbushjen e qëlli meve të shoqatës.

“Ndër to është projekti: “Të barabartë dhe pa diskriminim”, pro jekt ky i mbështetur nga Ministria e të Drejtave të Njeriut dhe Pakicave, ku së bashku me Komunën e Tuzit dhe institucionet e tjera e hartuam planin e veprimit për mbrojtjen nga diskriminimi i personave me invalid

itet (2021/2023). E rëndësishme është të ceket se për vitin e parë të zbatimit të këtij plani, në rreth 85% të planit janë arritur të realizohen aktivitetet a parapara, çfarë dësh mon se kemi nevojë të planifikojmë politikat që të evidentojmë nevojat, dhe se si të punojmë në arritjen e një suksesi sa më të mirë në real izimin e të drejtave të personave me invaliditet”, thekson Deceviq. Ajo shton se shoqata që ajo drejton ka përmbyllur me sukses shumë projekte të tjera që janë realizuar në institucionet edukativo-arsimore në Tuz, në Medresenë “Mehmed Fatih”, nëpërmjet seminareve të ndryshme të akredituara nga Enti për Shkollim, por edhe nëpër qytete të tjera në Mal të Zi.

KOHA Javore28 MOZAIK
E ENJTE, 10 NËNTOR 2022

“Kemi organizuar punëtori të ndryshme edhe me nxënësit, si: tryeza të rrumbullakëta, vizita, etj, të cilat kishin për qëllim ngritjen dhe aftësimin e kompetencave të ndryshme tek fëmijët dhe të rinjtë” thotë Deceviq.

E pyetur për mbështetje institucio nale përgjatë këtyre viteve të funk sionimit si shoqatë joqeveritare, Deceviq potencon mbështetjen nga Komuna e Tuzit për realizimin e projektit: “Mbështetja e fëmijëve me aftësi të kufizuara në Komunën e Tuzit”, ku siç tha, fëmijëve me af tësi të kufizuara për këtë vit u janë siguruar shërbimet falas, që përn dryshe janë shërbime shumë të nevojshme në kumunën tonë dhe një lehtësim i konsiderueshëm për

prindërit e fëmijëve me aftësi të ku fizuara.

“Komuna e Tuzit e ka njohur punën tonë si shoqatë, dhe kështu kemi arritur të bëhemi shoqatë me sta tus të veçantë, çfarë na jep edhe obligim që të veprojmë edhe më tepër që të jemi në shërbim të qytet arëve tonë. Mbështetje kemi edhe nga Enti për Punësim ku për mo mentin në projekt janë të punësuar tetë persona me invaliditet, dhe në këtë mënyrë jemi duke dhënë një kontribut të veçantë në Komunën e Tuzit për punësimin e personave që kanë vështirësi të punësohen në treg”, shprehet Deceviq.

Duke folur për projektet e ard hshme të kësaj shoqate, Deceviq shpreson se edhe në vazhdim do

të mund të realizojnë projekte të til la me rëndësi për komunitetin tonë. “Që të mund të japim kontribut të rëndësishëm për arritjen e qëlli meve të shoqatës, por edhe për të përmirësuar pozitën e fëmijëve me aftësi të kufizuara dhe personave me invaliditet të cilët kanë nevojë që së bashku me ta të luftojmë për të drejtat më të mëdha të tyre”, për fundon Deceviq. Kujtojmë se qëllimi i themelimit të kësaj shoqate është krijimi i një bashkëpunim më të mirë ndërmjet sektorit qeveritar dhe joqeveritar që ka të bëjë me përfshirjen sociale, mbrojtjen e të drejtave të fëmijëve, arsimin inkluziv, ofrimin e shërbi meve individuale dhe në grup për fëmijët me aftësi të kufizuara. t. u.

KOHA Javore 29 MOZAIK
E ENJTE, 10 NËNTOR 2022

Turpi ynë i mbuluar me ferra dhe beton

Përroi i Braticës, një vepër e krijuar nga natyra, falë dorës së njeriut është shndërruar në turpin tonë, mbuluar me ferra dhe beton në pjesën më të madhe të tij

Komuna e Ulqinit dhe Ndërmarr ja Publike “Veprimtaritë Komunale” kanë njoftuar ditëve të fundit për ak sionin e pastrimit të Përroit të Brat icës, të njohur nga vendasit edhe si Kanali i Braticës. Çdo aksion i tillë duhet vlerësuar dhe përgëzuar, por ato përbëjnë vetëm një zgjidhje të përkohshme dhe emergjente, sepse

nuk e zgjidhin problemin e akumuluar prej vitesh. Por pastrimi ka nxjerrë në dritë gjithë pisllëkun e Braticës. Me mijëra shishe plastike apo të qelqta, por edhe mate riale tjera të të gjitha llojeve hidhen në këtë përrua. Bratica dëshmon për sjell jen tonë të egër ndaj natyrës dhe është pasqyra jonë si qytetarë të Ulqinit.

Përroi i Braticës është shndërruar në simbolin e së keqes. Ai është një njollë e zezë e qytetit të Ulqinit së bashku me kanalin Port Milena. Bratica dëshmon për sjelljen tonë të egër ndaj natyrës dhe është pasqyra jonë si qytetarë të Ulqinit. Në të njëjtën kohë, ai tregon për paaftësinë e qeverisjes vendore për t’u përballur me zgjidhjen afatgjatë të këtij problemi

KOHA Javore30
MOZAIK
E ENJTE, 10 NËNTOR 2022
Ismet Kallaba

Ky përrua i cili i bie mes për mes Ul qinit, në disa pjesë të tij kalon përg jatë rrugëve kryesore të qytetit. Në qytetet me infrastrukturë të rregullu ar, shtrati i përroskave të tilla rreg ullohet, mbillen pemë, ndërtohen shtigje për këmbësorë dhe biçiklistë etj., duke i bërë mjedise miqësore dhe të adhuruara për kalimin e kohës së lirë nga qytetarët.

Por përroi i Braticës është shndërru ar në simbolin e së keqes. Ai është një njollë e zezë e qytetit të Ulqinit së bashku me kanalin Port Milena. Në mungesë të rrjetit të kanalizimit, shumë shtëpi dhe objekte afariste që ndodhen në afërsi të tij e përdorin për të derdhur ujërat e zeza. Kështu

Në qytetet me infrastrukturë të rregulluar, shtrati i përroskave të tilla rregullohet, mbillen pemë, ndërtohen shtigje për këm bësorë dhe biçiklistë etj., duke i bërë mjedise miqësore dhe të adhuruara për kalimin e kohës së lirë nga qytetarët

nga një përrua, ai është shndërruar në kanal të ujërave të zeza dhe burim të infeksioneve të ndryshme. Përpos erës së keqe që kundërmon kur kalon afër Përroit të Braticës, pamjet e tij janë rrëqethëse. Në disa vende, qytetarët për qëllimet e veta kanë ndryshuar madje shtratin e rr jedhës së tij, në pjesën më të madhe përgjatë Bulevardit “Teuta” e kanë

mbuluar me beton, në ndonjë vend edhe kanë ndërtuar mbi të. E gjithë kjo tregon për paaftësinë e qeverisjes vendore për t’u përballur me zgjidh jen afatgjatë të këtij problemi. Në këtë mënyrë Përroi i Braticës, një vepër e krijuar nga natyra, falë dorës së njeriut është shndërruar në turpin tonë, mbuluar me ferra dhe beton në pjesën më të madhe të tij.

KOHA Javore 31
MOZAIK E ENJTE, 10 NËNTOR 2022

Ndikimi i të tjerëve në jetën tonë

Të ndikosh në jetën e tjetrit ose të nd ikojnë të tjetrët në jetën tënde është një temë paksa delikate. Kjo për fak tin se jo çdo ndikim është i barazvlef shëm. Kjo do të thotë që jo çdokush ndikon njëlloj tek ne. Ndikimi mund të ushtrohet në shumë forma: që nga një fjali (sa e/i bukur ose e/i shëmtuar je), e deri tek format e të vepruarit që mund të jenë kufizime të caktuara nga prindërit tanë (sot nuk do dalësh me xy shokun/shoqen), etj. Mos të harro jmë të përmendim që ndikimet mund të kenë efekte pozitive ose negative, në varësi të mënyrës së përdorimit ose edhe fuqisë së ndikuesit. Në qoftë se një fjalë me kuptim nega tiv e thënë nga një i huaj ose nga di kush që nuk na intereson aq, atëherë ajo fjalë sado negative të jetë nuk

na godet sa na godet e njëjta fjalë e thënë nga dikush që ka një rol të rëndesishëm në jetën tonë. Është e lehtë të ndikosh negativisht , t’i drej tosh njërëzit e tu të afërm, të dashurit e shoqërinë në rrugën e gabuar dhe po aq e vështirë të ndikosh pozitiv isht, t’i udhëheqësh në drejtimin e duhur. Shoqëria mund të ndikojnë negativisht tek ne në gjërat si vijo jnë: përdorimi i lëndeve narkotike, pirja e alkoolit, e gjërave të tjera. Por shoqëria mund të ndikojë edhe pozi tivisht, duke na mbështetur e duke bërë tifo për sukseset tona, por edhe për dështimet duke qënë afër nesh në momente të tilla. E njëjta gjë vlen edhe për rolin e familjes. Ata ndiko jnë në një mënyrë ose në një tjetër ashtu si edhe shoqëria në formimin

e personalitetit që do të bëhëmi më vonë. Nëse aprovimi ose kundërsh timi lidhur me gjëra të caktuara nuk është i pranishëm, atëherë ne trish tohemi,rebelohemi e madje mund të bëjmë e të themi gjëra për të cilat do të pendohemi më vonë.

Ne jemi qënie të cilat ndikohen pak sa nga të tjerët, ngaqë jemi edhe qënie shoqërore, por kjo nuk do të thotë që ta jetojmë jetën tonë nga ndikimi i të tjerëve, vetëm nëse ju çon përpara ose ju formon si njëri më të mirë, vetëm atëherë po. Mos të har rojmë se edhe ndikojmë në jetën e të tjerëve, pasi që ndërveprojmë me të tjetrët. Pse mos të na mbajnë mend për ndikime pozitive? Falë teje, sot unë jam kjo/ky që jam, ose jam këtu ku jam! Donika

KOHA Javore32 MOZAIK
E ENJTE, 10 NËNTOR 2022

Në Guci u mbajt konferenca përfundimtare e projektit tejkufitar

“Trashëgimia kulturore - thesar i rajonit tejkufitar”

Guci – Në Guci, më 31 tetor 2022, është mbajtur konferenca kushtuar përfundimit të projektit “Trashëgimia kulturore - thesar i rajonit tejkufitar”, të cilën në 26 muajt e mëparshëm e kanë implementuar komunat e Gu cisë dhe Pejës me mbështetjen fi nanciare të Bashkimit Evropian. Projekti është realizuar me qëllim të valorizohet trashëgimia e begatë kul turore e këtyre dy komunave dhe të promovohet si pjesë e ofertës tur istike. Nëpërmes projektit janë zba tuar një vistër aktivitetesh të orien tuara në analizën e resursit në këto komuna kur është në pyetje fusha e trashëgimisë kulturore, si dhe zhvil limi dhe promovimi i produktit turis tik, i cili mbështetet në trashëgiminë kulturore. Në konferencë kanë qenë të pran ishëm përfaqësuesit e të dy komu nave, anëtarët e ekipit të projektit, bashkëpunëtorët dhe shfrytëzuesit e projektit, si dhe përfaqësuesit e

ndërmarrjeve publike të Komunës së Gucisë.

Kryetarja e Komunës së Gucisë, Anella Çekiq në fjalën e rastit ka theksuar rëndësinë e këtij projekti, si dhe mbështetjen e Bashkimit Evropi an nëpërmes programit të financimit që kontribuon rëndësishëm zhvillimit të rajonit tejkufitar. Nënkryetari i Komunës së Gucisë, Huso Brdakiq dhe Nermin Kastra ti, menaxherë të këtij projekti nga Komuna e Gucisë dhe Komuna e Pejës, kanë prezantuar rezultatet e arritura: analiza dhe futja në hartë e resurseve, zhvillimi i rrugëtimeve kulturore dhe promovimi i rajonit të Bjeshkëve të Nëmuna dhe të gjitha formave të trashëgimisë kulturore i cili lidhet për këtë rajon, ndërsa përf shinë trashëgiminë materiale dhe jo materiale – objektet fetare, traditën, zakonet, gastronominë, arkitekturën tradicionale, zejet, vallet, folklorin, etj. Drejtori i Organizatës Turistike të Gu

cisë, Irfan Radonçiq është përqen druar në rëndësinë e këtij projekti për diversifikimin e ofertës turistike të rajonit tejkufitar dhe nevojën që nëpërmes aktiviteteve të ardhshme edhe më tej të punojë në avancimin e segmentit të turizmit kulturor. Nëpërmes projektit është siguruar (blerë) pajisja teknike me vlerë duke përfshirë audio udhërrëfyesit dhe displejët interaktivë, është vendo sur sinjalizimi turistik, janë avancuar kushtet dhe kapacitetet për ofrim in e shërbimeve në turizmin kulturor përmes një sërë trajnimesh, ndërsa kujdes i madh i është kushtuar har timit të materialeve promovuese, duke përfshirë broshurat, katalogjet, info tabelat promovuese dhe bilbor det. Projekti po ashtu ka mundësuar rrugëtimin promovues për përfaqë suesit e agjencioneve turistike të cilat kanë shprehur kënaqësinë për atë që kanë shikuar në Pejë dhe Guci. Gjatë konferencës janë emetuar video in çizime të cilët janë realizuar përmes këtij projekti, ndërsa pas përfundimit të konferencës, pjesëmarrësit kanë vizituar ekspozitën e pikturave të cilat kanë qenë të vendosura nl hollin e ndërtesës. Këto piktura janë krijuar përmes aktivitetit të Kolonisë figu rative që është organizuar në të dy shtetet - Mal të Zi dhe Kosovë. Projekti është realizuar përmes IPA programit të bashkëpunimit tejkufitar të Malit të Zi dhe Kosovës, të cilin e financon Bashkimi Evropian. Ekipin projektues të Komunës së Gucisë e përbëjnë Huso Brdakiq, Semih Rexhepagiq, Sellma Lluceviq dhe Mirallem Bektesheviq.

KOHA Javore 33 MOZAIK
E ENJTE, 10 NËNTOR 2022
Shaban Hasangjekaj

U. S. EMBASSY PODGORICA

Announces an open position for Visa Assistant (Temporary Appointment)

BASIC FUNCTION OF THE POSITION

The incumbent serves as one of three consular staff with the responsibility of evaluat ing and responding to the full range of complex Non-immigrant visa (NIV) and Amer ican Citizens Services (ACS) cases. S/he is responsible for the full range of NIV and ACS case intake, including evaluation and analysis and processing to completion. S/he serves as alternate cashier, is responsible for the daily management of all fees intake and prepares related daily and monthly reports. This position reports to the Consular Section Chief.

QUALIFICATIONS REQUIRED

1. EDUCATION: Completion of Secondary School is required. EXPERIENCE: Minimum of two years experience in the analysis/interpretation of legal or regulatory material and issues.

2. LANGUAGE:

• English language - (Fluent) Speaking/Reading/Writing is required. (This will be tested).

• Montenegrin language - (Fluent) Speaking/Reading/Writing is required.

3. SKILLS AND ABILITIES: Excellent communication skills are required. Must be able to exercise unquestionable integrity, tact and diplomacy in interaction with clients and contacts. Advanced interviewing and conflict resolution skills are essential to the position. Ability to draft correspondence and reports in English and Montenegrin is important. Additionally, strong computer skills and attention to detail are required.

CLOSING DATE FOR THIS

POSITION: 18.11.2022

HOW TO APPLY: Applications must be completed and submitted through Electronic Recruitment Application (ERA). The instructions are available on U.S. Embassy Podgorica website. Paper or e-mailed applications are no longer accepted. Please look for more information on this Va cancy Announcement on the following website https://me.usembassy.gov/embassy/jobs/

An Equal Opportunity Employer

EQUAL EMPLOYMENT OPPORTUNITY: The U.S. Mission provides equal opportunity and fair and equitable treatment in employment to all people without regard to race, color, religion, sex, national origin, age, disability, political affiliation, marital status, or sexual orientation. The Department of State also strives to achieve equal employment opportunity in all personnel op erations through continuing diversity enhancement programs. The EEO complaint procedure is not available to individuals who believe they have been denied equal opportunity based upon marital status or political affiliation. Individuals with such complaints should avail themselves of the appropriate grievance procedures, remedies for prohibited personnel practices, and/or courts for relief.

KOHA Javore34 MARKETING
E ENJTE, 10 NËNTOR 2022

Në Kampionatin Evropian të Taekwondosë për fëmijë në Bukuresht

Dy nënkampionë të Evropës nga KT “Ulqini”

Garuesit e këtij klubi, Eren Karamaninxhoja dhe Adna Sulejmanoviq, kanë fituar medalje të argjendta duke u shpallur nënkampionë të Evropës. Karaminxhoja ka fituar dy ndeshjet e para, ndërsa në finale ka humbur nga garuesi i Irlandës. Edhe Sulejmanoviq pas fitimit të dy ndeshjeve të para, ka humbur në ndeshjen finale nga garuesja e Kroacisë

Klubi i Taekwondosë “Ulqini” e ka pa suruar vitrinën e vet të trofeve me dy medalje evropiane të fituara së fund mi në Kampionatin Evropian për fëmi jë, që është mbajtur në Bukuresht të Rumanisë. Garuesit e këtij klubi, Eren Karamaninxhoja dhe Adna Sule jmanoviq, kanë fituar medalje të arg jendta duke u shpallur nënkampionë të Evropës. Karaminxhoja ka fituar dy ndeshjet e para, ndërsa në finale ka humbur nga garuesi i Irlandës. Edhe Sulejmanoviq pas fitimit të dy ndesh jeve të para, ka humbur në ndeshjen finale nga garuesja e Kroacisë. Dy

garuesit tjerë të KT “Ulqini”, Nermin Sulejmanoviq dhe Hakush Fici, që po ashtu ishin pjesë e Përfaqësueses së Malit të Zi, janë ndaluar që në ndesh jet e para nga garuesi rumun, respek tivisht ai moldav.

Në Kampionatin Evropian në Tae kwondo për fëmijë kanë marrë pjesë rreth 200 garues nga 27 vende të Evropës.

Kryetrajneri i KT “Ulqini”, Fikret Dush ku, ka treguar për udhëtimin e mun dimshëm dhe jo të lehtë, për shkak të gjatësisë dhe vështirësive, por që sipas tij, ia ka vlejtur sepse Ulqinit i

kanë sjellë dy nënkampionë të Ev ropës.

Ai ka falënderuar prindërit e spor tistëve të vegjël për angazhimin e tyre maksimal si dhe sponsorët që i përkrahën për të marrë pjesë në këtë aktivitet të rëndësishëm sportiv.

Në një deklaratë për shtyp të KT “Ul qini” thuhet se garuesit e këtij klubi janë duke u përgatitur për Kampio natin Evropian për Kadetë, i cili do të mbahet në Maltë, ku do të marrin pjesë garuesit Arta Ismailaga, Enes Dushku dhe Sara Kraja, si dhe për Kampionatin Ballkanik. (Kohapress)

KOHA Javore 35 SPORT
E ENJTE, 10 NËNTOR 2022

“Koha Javore” në versionin online, mund ta lexoni në linkun: www.kohajavore.me

kohajavore.me

Turn static files into dynamic content formats.

Create a flipbook
Issuu converts static files into: digital portfolios, online yearbooks, online catalogs, digital photo albums and more. Sign up and create your flipbook.