Në garë katër koalicione dhe tre parti
Në përvjetorin e Ditës Ndërkombëtare të Radios E ardhmja e Malit të Zi dhe Kosovës është në Bashkimin Evropian KOHA Javore ISSN 1800-5696 Podgoricë e enjte, 16 shkurt 2023 Viti XXll Numër 1048 Çmimi 0,50
16
Kryetar dege emërohet Marash Dedvukaj, nënkryerarë: Agron Berishaj dhe Anton Gegaj
Masakra e Rugovës - vazhdimësi e politikës gjenocidale ndaj shqiptarëve
Zgjedhjet e marsit dhe procesi i filluar në mars katër vite më parë
Xhamitë në Anë të Malit
KOHA Javore
Themelues: Kuvendi i Malit të Zi
Gazetë javore për aktualitete, shkencë dhe kulturë, Numri i parë doli më 21 shkurt 2002.
Botues: Këshilli Kombëtar i Shqiptarëve
Redaktor Përgjegjës: Qani Osmani
Gazeta redaktohet nga kolegjiumi:
Fahrudin Gjokaj (Redaktor Teknik & Sistem Inxhinjer)
Ismet Kallaba (aktualitete, sport),
Toni Ujkaj (kulturë)
Vijoleta Berishaj (sekretare teknike)
Adresa: Kral Nikolla 27a/4, Podgoricë 81000, Mali Zi
Telefon: 020/240-659
E-mail: kohajavore@t-com.me www.kohajavore.me
2
PËRMBAJTJE
KOHA Javore
14
18 20 E ENJTE, 16 SHKURT 2023
450-vjetori i shkollës (1572-1574) Poezi
KOHA Javore 3 PËRMBAJTJE
vendase
malazeze Trashëgimia kulturore shpirtërore përmes instrumenteve popullore në Anë të Malit 22 24 26 28 ARKIVI: www.kohajavore.me E ENJTE, 16 SHKURT 2023 Shqiptarët në Mal të Zi në kohën KOHA Javore ISSN 1800-5696 Gjuha, burimi bazë dhe bastion apo fillimi – një gjuhe KOHA Javore KOHA Javore Gjuha shqipe është identiteti KOHA Javore Shqiptarët në Mal të Zi në kohën e shpalljes së PavarësisëShqipërisësë KOHA Javore ISSN 1800-5696 Podgoricë enjte, 1 dhjetor 2022 Viti Numër 1038 Çmimi 0,50 Gjuha, burimi bazë dhe bastion i kombit Kulmi apo fillimi i ndasive KOHA Javore Podgoricë enjte, dhjetor 2022 Viti XXl 1039 Çmimi 0,50 Thesaret e Ulqinit KOHA Javore ISSN 1800-5696 Gjuha shqipe është identiteti ynë Thesaret e Ulqinit Thesar i vyer i artit poetik, leksikut e frazeologjisë së gjuhës shqipe KOHA Javore Podgoricë enjte, 22 dhjetor Viti XXl Numër 1041 Çmimi
me aromë
Dimitrov Popoviq, ambasador i kulturës shqiptare dhe asaj
Presidentja e Republikës së Kosovës Dr. Vjosa Osmani – Sadriu qëndroi në vizitë dyditore në Malin
E ardhmja e Malit dhe Kosovës është Bashkimin Evropian
Presidentja e Republikës së Kosovës, Dr. Vjosa Osmani – Sadriu, qëndroi gjatë javës së kaluar në vizitë dyditore (7-8 shkurt 2023) në Malin e Zi me ftesë të Presidentit Millo Gjukanoviq.
Pas takimit të tyre dy presidentët kanë deklaruar se e ardhmja e Malit të Zi dhe Kosovës është në Bashkimin Evropian dhe se së bashku do të punojnë për të realizuar këtë synim të qartë.
Presidenti Millo Gjukanoviq ka deklaruar se Mali i Zi është i njohur si shtet i përkushtuar ndaj bashkëpunimit me fqinjët dhe bashkëpunimit rajonal.
“Ne e konsiderojmë këtë si një nga shtyllat më të rëndësishme të politikës sonë të përgjithshme të jashtme. Ajo që është konstante në marrëdhëniet tona është përkushtimi i plotë ndaj vlerave evropiane. Besimi ynë është se deficiti themelor i këtij rajoni evropian, që është paqëndrueshmëria, mund të eliminohet vetëm përmes integrimit evropian dhe euroatlantik. Nga kjo buron vullneti ynë për të bashkëpunuar, për këto çështje, me të gjithë fqinjët dhe të gjitha vendet e rajonit, sepse besojmë se vetëm kështu mund të forcojmë stabilitetin dhe të hapim perspektivën e prosperitetit ekono-
mik dhe demokratik”, ka thënë ai. Presidentja e Kosovës ka bërë të ditur se me Presidentin Gjukanoviq kanë diskutuar për rëndësinë e koordinimit të përbashkët për ta forcuar partneritetin në mes të Kosovës dhe Malit të Zi, si dhe fuqizimin e përpjekjeve kundër tendencave anti-demokratike dhe destabilizuese në rajonin tonë.
“Raportet në mes të vendeve tona janë të ndërtuara mbi frymën e respektit të ndërsjellë, bashkëpunimit dhe përkushtimit të dyanshëm për të ardhmen tonë euroatlantike”, ka thënë ajo.
Osmani ka thënë se të dy vendet po
KOHA Javore 4 NGJARJE JAVORE
E ENJTE, 16 SHKURT 2023
Malit të Zi është në
Evropian
kalojnë nëpër sfida.
“Qytetarët tanë kanë vendosur të shikojnë përpara drejt një të ardhmeje më të ndritur, sepse është në interesin tonë si shtete të pavarura, sovrane, të vazhdojmë rrugën drejt anëtarësimit të plotë në strukturat euroatlantike”, ka deklaruar ajo. Dy presidentët kanë marrë pjesë në panelin e organizuar nga Lëvizja Evropiane në Malin e Zi, në bashkëpunim me Zyrën e Presidentit të Republikës së Kosovës, Zyrën e Presidentit të Malit të Zi dhe Ambasadën e Kosovës në Mal të Zi, ku kanë diskutuar mbi zhvillimet në Ballkanin Perëndimor, në temën
“Sfidat për paqen dhe stabilitetin nën ndikimin e krizës rajonale dhe globale”.
Për nder të Presidentes Osmani, Presidenti i Malit të Zi ka shtruar darkë solemne, ku kanë marrë pjesë edhe disa prej udhëheqësve të partive shqiptare.
Gjatë ditës së parë të vizitës së saj në Malin e Zi, Presidentja e Kosovës është takuar edhe me kryeministrin e Malit të Zi, Dr. Dritan Abazoviq.
Ajo ka treguar se si dy shtete të orientuara kah e ardhmja euroatlantike, me kryeministrin Abazoviq kanë diskutuar për rëndësinë e bashkëpunimit të vazhdueshëm në drejtim të jetësimit të këtij synimi të përbashkët.
“Dy vendet tona i përafrojnë edhe më shumë komuniteti shqiptar në Mal të Zi, si dhe ai malazez në Kosovë. Andaj, potencuam rëndësinë e madhe të hapjes se kapitujve të rinj të bashkëpunimit në tregti, arsim, turizëm e fusha të tjera në dobi të qytetarëve në të dy shtetet”, ka deklaruar Presidentja e Kosovës.
Ditën e dytë të vizitës së saj Presidentja Osmani ka zhvilluar takime në komunat me shumicë shqiptare të Tuzit dhe Ulqinit. Në Tuz ajo është
takuar fillimisht me krerët e kësaj komune si dhe ka vizituar fabrikën për përpunimin e patates, pronari i së cilës është nga Kosova.
Ndërsa në Ulqin ajo është pritur fillimisht nga kryetari i Komunës së Ulqinit, Omer Bajraktari, dhe bashkëpunëtorët e tij. Presidentja Osmani dhe kryetari i Komunës së Ulqinit kanë vendosur lule në pllakën përkujtimore të ngritur në shenjë falënderimi për qytetarët e Ulqinit për mikpritjen dhe strehimin e të përndjekurve nga Kosova gjatë viteve 1998-1999. Presidentja e Republikës së Kosovës është takuar në Ulqin edhe me përfaqësues të forcave politike shqiptare në Malin e Zi.
Ajo e ka përfunduar vizitën e saj dyditore në Malin e Zi me një takim me intelektualë shqiptarë në Malin e Zi, përfaqësues të organizatave joqeveritare dhe miq të Kosovës.
Kjo ishte vizita e parë zyrtare e një presidenti të Kosovës në Malin e Zi pas vendosjes së marrëdhënieve diplomatike ndërmjet dy vendeve dhe vizitë kthyese pas vizitës që Presidenti i Malit të Zi, Millo Gjukanoviq, ka zhvilluar në Kosovë në maj të vitit të kaluar.
KOHA Javore 5 NGJARJE JAVORE
e Zi E ENJTE, 16 SHKURT 2023
Malin
i. k.
Me vendim të Qeverisë së Malit të Zi
Regjistrimi i popullsisë do të mbahet në nëntor
Podgoricë – Qeveria e Malit të Zi ka vendosur në mbledhjen e ditës së enjte (9 shkurt 2023) që regjistrimi i popullsisë në Mal të Zi të bëhet nga data 1-15 nëntor e këtij viti. Duke arsyetuar propozimin, ministri i Financave Aleksandar Damjanoviq ka thënë se periudha e mbajtjes së regjistrimit është në pajtim me rekomandimin e Kombeve të Bashkuara mbi regjistrimin, i cili parashikon që zbatimi i tij të mos përputhet me fushatën zgjedhore.
“Nëntori është afati optimal”, ka thënë ai dhe ka saktësuar se Drejtoria për Statistikë (Monstat) ka propozuar datat 1 deri më 15 nëntor
për realizimin e procesit të regjistrimit.
Edhe kryeministri në detyrë Dritan Abazoviq ka vlerësuar se është koha për mbajtjen e procesit të ri të regjistrimit, si një obligim që duhet kryer gjatë këtij viti.
Në dhjetor të vitit të kaluar, Kuvendi i Malit të Zi ka miratuar Ligjin e ri të regjistrimit të popullsisë, të amvisërive dhe të banesave.
Vendimi i Qeverisë së Malit të Zi për regjistrimin e popullsisë ka ngjallur reagime për shkak se, sipas partive opozitare dhe disa përfaqësuesve të shoqërisë civile, kjo automatikisht do të shtyjë mbajtjen e zgjedhjeve të
parakohshme parlamentare në Mal të Zi për vitin e ardhshëm.
Regjistrimi i popullsisë është dashur të bëhet në vitin 2021, por është shtyrë për shkak të ndërrimit të administratës shtetërore të mëparshme dhe problemeve me pandeminë COVID-19.
Regjistrimi i fundit i popullsisë në Mal të Zi është bërë në vitin 2011. Sipas rezultateve të tij, në Mal të Zi jetojnë 620 029 banorë, prej të cilëve 30 439 ose 4.91 për qind janë shqiptarë. Ndërkaq gjuhën shqipe e flasin 32 671 ose 5.27 për qind e popullsisë së Malit të Zi.
KOHA Javore 6
i. k.
E ENJTE, 16 SHKURT 2023 NGJARJE JAVORE
Qasje punës në Komunën e Plavës
Visari natyror i Malit të Zi – Liqeni i Plavës, drejt shndërrimit në moçal
Plavë – Edhe përkundër paralajmërimeve të ekspertëve që për shkak të një vistër ndikimesh të dëmshme dhe negative, është vënë në pikëpyetje ekzistimi i mëtejmë i Liqenit të Plavës. Edhe më tutje nuk ka të dhëna që së shpejti të niset në mbrojtjen e tij të premtuar dhe revitalizimin. Me shpëtimin e liqenit po vonohet edhe përkundër njohjes se ai duke i falënderuar sipërfaqes prej rreth 2 kilometrash katror dhe duke u shtrirë në lartësinë mbidetare prej rreth 900 metrash, radhitet në njërin prej liqenjve më të bukur në Ballkan. Mbrojtja e liqenit nuk ka filluar ende edhe pse për diçka të tillë janë iniciuar nisma të shumënumërta, sepse ka të bëhet me liqenin më të madh glacial në Mal të Zi, të cilin gjatë vitit e vizitojnë me mijëra turistë vendorë dhe të huaj. Se Liqeni i Plavës, si visar turistik i Malit të Zi vërtetë është rrezikuar, përmes punimeve të shumta dhe studimeve shkencore ka treguar edhe gjeografi nga Plava, Prof. Dr. Marko Knezheviq, i cili bën apel që përkitazi me këtë çështje së shpejti të reagohet.
“Liqeni i Plavës relativisht shpejtë po zhduket. Pothuaj para syve tanë po mbulohet me barishte kënete dhe po shndërrohet në moçal. Prej vitit 1913, kur liqeni ka pasur sipërfaqe prej 5.4 kilometrash katror, sipas matjeve të atëhershme të Jovan Cvijiqit dhe Stefan Stankoviqit, sipërfaqja i është zvogëluar për 3.4 kilometra katror. Përveç kësaj, liqeni tani në aspektin turistik është i parregulluar, fondi me peshk i varfëruar, brigjet e paar-
ritshme, pos numrit të vogël të ofrimit (hyrjes), derisa hoteli me të njëjtin emër që moti është i mbyllur, të gjitha këto së bashku kaherë paralajmërojnë ngase fjala është mbi resursin e jashtëzakonshëm turistik”, ka theksuar profesori Knezheviq në deklaratën për media.
Kryetari i Komunë së Plavës, Nihad Canoviq, ka bërë me dije se pak kohë më parë ka pasur biseda joformale me përfaqësuesit e Qeverisë në mandatin teknik rreth mbrojtjes së liqenit, por ende nuk kanë ardhur deri te marrëveshjet dhe zgjidhjet konkrete.
“Pak kohë më parë kam biseduar me përfaqësuesit e Qeverisë rreth mbrojtjes së domosdoshme të liqenit. Ato kanë qenë vetëm biseda, por shpresoj që shteti në periudhën e ardhshme do të gjejë mundësinë që të financojë projektin kryesor dhe ideor në mënyrë që pastaj të niset në kërkim të mjeteve prej donatorëve nga Bashkimi Evropian. Pasi që Mali i Zi deklarohet si shtet ekologjik, për këtë sa më parë është detyrë e të gjithë neve të gjejmë mjetet dhe të shpëtojmë Liqenin e Plavës si visar i posaçëm i shtetit tonë”, ka thënë në deklaratën për media kryetari i komunës, Nihad Canoviq. Nga administrata lokale përkujtojnë se është kryer studimi në bazë të të cilit do të duhet të fillohet në procesin e ruajtjes së të gjitha vlerave të cilat i mban me vete Liqeni i Plavës. Është kryer studimi i mbrojtjes dhe revitalizimit të Liqenit të Plavës, për çka janë ndarë 25 mijë euro. Studimi në fjalë ka dhënë drejtimet (kahjet) kryesore, cilat janë problemet për shkak të cilave vi-
het deri te zvogëlimi i sipërfaqes dhe thellësisë së Liqenit të Plavës, në çfarë mënyre të zgjidhet ajo çështje dhe sa do të kushtonin shpenzimet e punëve të parapara, kanë deklaruar nga administrata lokale e Plavës, me vërejtjen se vlera parallogaritëse e punëve të mbrojtjes dhe revitalizimit të Liqenit të Plavës kap shumën prej rreth 16 milionë eurosh.
Ekspertët tregojnë se Liqenit të Plavës sipërfaqja i zvogëlohet nga shumë faktorë. Së pari për shkak të pendës e cila vjen nga lumenjtë Luça dhe Gërnçar, pastaj për shkak të çështjes së parregulluar të kanalizimit në vendbanimet përreth, por edhe për shkak të sjelljes së papërgjegjshme të njerëzve. Nga administrata lokale theksojnë se ekziston zgjidhja që ato ndikime negative të eliminohen.
“Punët e parapara sipas studimit mbi revitalizmin nënkuptojnë që të vendosen pengesat në lumenjtë e sipërpërmendur, të cilat do të ndalonin që lymi nga ata të vjen në Liqenin e Plavës. Punët do të nënkuptonin edhe largimin e lymit ekzistues, i cili do të mund të shfrytëzohet për kryerjen e punëve ndërtimore, por edhe për punimin e tokës bujqësore, për çka profesioni gjegjës duhet të japë fjalën e fundit. Po ashtu, me rastin e rregullimit të Liqenit të Plavës duhet të zgjidhet edhe çështja e shavarit (lloj bari që rritet në këneta) i cili gjende aty, por edhe të gjitha çështjet e tjera të cilat kanë ndikime të dëmshme”, kanë konfirmuar për media nga administrata lokale e Plavës.
Shaban Hasangjekaj
KOHA Javore 7
E ENJTE, 16 SHKURT 2023 NGJARJE JAVORE
Ministri i Mbrojtjes i Republikës së Kosovës, Armend Mehaj, priti në takim homologun malazias Filip Axhiq
Përkrahje anëtarësimit të Kosovës në Programin e Partneritetit për Paqe dhe NATO
Prishtinë – Ministri i Punëve të Brendshme dhe njëherësh ushtruesi i detyrës së ministrit të Mbrojtjes së Malit të Zi, Filip Axhiq, është pritur të premten në Prishtinë nga ministri i Mbrojtjes së Kosovës, Armend Mehaj. Në deklaratën për shtyp të Ministrisë së Mbrojtjes së Kosovës thuhet se dy ministrat kanë diskutuar rreth bashkëpunimit fqinjësor, zhvillimit të kapaciteteve ushtarake profesionale përmes realizimit të ushtrimeve dhe trajnimeve të përbashkëta ndërmjet dy ushtrive, e po ashtu edhe rreth ushtrimit fushor “Defender Europe ‘23”.
Ministri Mehaj e ka njoftuar homologun e tij malazez rreth zhvillimeve të Forcës së Sigurisë së Kosovës, fazën e zbatimit të Planit të Transicionit, ndryshimeve ligjore, për rekrutimet e
fundit, e gjithashtu edhe për synimet e qarta për anëtarësim në nismat rajonale, në A5, RACVIAC e Programin e Partneritetit për Paqe. Nga ana tjetër, Ministri Axhiq ka theksuar se agresioni rus në Ukrainë ka qenë mesazh se duhet ndryshuar mënyrën e të funksionuarit të shteteve të Ballkanit Perëndimor, si shtete relativisht të vogla që duhet mbështetur njëri-tjetrin për të ruajtur stabilitetin e rajonit.
Mehaj dhe Axhiq kanë vizituar më pas Qendrën e Studimeve Universitare si dhe Qendrën Ndërkombëtare të Trajnimit në Kërkim-Shpëtim në Pomazatin, ku u pritën nga komandanti i Komandës së Gardës Kombëtare, gjeneral brigade Naim Haziri. Ministri Axhiq ka shprehur vlerësimin e tij për nivelin e lartë profesional të
pjesëtarëve të FSK-së si dhe faktin që kontigjenti i specializuar i Kosovës është duke marrë pjesë në operacionin e kërkim-shpëtimit në Turqi. “Ne nuk mund të ndryshojmë të kaluarën, por është në dorën tonë që të ndërtojmë të ardhmen e përbashkët.
Në këtë aspekt Mali i Zi është i gatshëm të mendojë jashtë kutisë, dhe se Republikën e Kosovës e sheh si shtet partner që përtej aspektit gjeografik dhe shtrirjes brenda Ballkanit Perëndimor, na bashkojnë vlerat e përbashkëta demokratike, euro-atlantike”, ka theksuar ai.
Ministri Axhiq ka shprehur zotimin se Republika e Kosovës do të ketë përkrahjen e Malit të Zi për anëtarësim në Programin e Partneritetit për Paqe, si rrugë drejt anëtarësimit në NATO. (Kohapress)
KOHA Javore 8 Pikëpamjet e shprehura në fq: OPINIONE & VËSHTRIME nuk përfaqësojnë domosdoshmërisht politikën redaksionale të „KOHA javore„
E ENJTE, 16 SHKURT 2023 NGJARJE JAVORE
Presidentja e Republikës së Kosovës, Dr. Vjosa Osmani-Sadriu vizitoi Komunën e Tuzit
Gatishmëri për bashkëpunim ndërshtetëror
Tuz - Presidentja e Republikës së
Kosovës e cila qëndroi për vizitë zyrtare dyditore në Mal të Zi, pas takimit me krerët më të lartë të shtetit në ditën e parë të vizitës (7 shkurt 2023), në ditën e dytë (8 shkurt 2023) vizitoi edhe Komunën e Tuzit dhe atë të Ulqinit.
Fillimisht presidentja Dr. Vjosa Osmani-Sadriu u ndal në Komunën e Tuzit dhe u prit nga kryetari i Komunës së Tuzit, Nik Gjeloshaj dhe nga zyrtarë të tjerë të kësaj komune. Në këtë takim, presidentja Osmani-Sadriu u njoh me situatën aktuale politike në vend, me projektet zhvillimore që komuna i zhvilloi viteve të fundit, veçanërisht me ato në fushën
e afarizmit.
Gjatë konferencës për media kryetari Gjeloshaj tha se ndjehet i nderuar dhe i emocionuar për shkak se siç tha, fillesat e arsimimit nxënësit dhe studentët tanë i kanë marrë kryesisht në Kosovë.
Ai ka thënë se “bashkëpunimi midis Kosovës dhe Tuzit është bërë edhe më i fortë me hapjen e fabrikës së patatinave të cilën presidentja Osmani edhe e vizitoi”, është shprehur Gjeloshaj duke theksuar se ky bashkëpunim do të jetë edhe më i fortë në vitet në vijim.
Ndërkaq, presidentja e Republikës së Kosovës Vjosa Osmani-Sadriu duke uruar kryetarin Gjeloshaj për
transformimin që po i bën qytetit e veçanërisht për sjelljen e investitorëve të rinj, shprehu gatishmëri për bashkëpunim ndërshtetëror për çështjet në interes të qytetarëve të të dyja vendeve.
“Natyrisht që udhëheqjen Tuaj këtu e shohim si një sukses të jashtëzakonshëm për shkak se pas shumë vitesh është arritur që Komuna e Tuzit të jetë komunë në vete, dhe në të njëjtën kohë e shohim një punë të mrekullueshme të bërë gjatë kësaj periudhe në dobi të të gjithë qytetarëve. Po ashtu, shohim edhe suksesin e njerëzve që janë shkolluar në Republikën e Kosovës”, është shprehur presidetja Vjosa Osmani-Sadriu.
Në këtë takim presidentja u shoqërua nga ambasadorja e Republikës së Kosovës në Mal të Zi, Ariana Zherka-Hoxha, nga shefi i kabinetit të presidentes, Blerim Vela, nga Learta Hollaj zëvendëse e shefit të kabinetit të presidentes, Donjeta Miftari këshilltare kryesore për komunikim të presidentes si dhe Dora Musa këshilltare politike e saj.
Kjo është hera e parë që presidentja e Republikës së Kosovë Vjosa Osmani-Sadriu viziton Komunën e Tuzit.
KOHA Javore 9 Pikëpamjet e shprehura në fq: OPINIONE & VËSHTRIME nuk përfaqësojnë domosdoshmërisht politikën redaksionale të „KOHA javore„
t. u.
E ENJTE, 16 SHKURT 2023 NGJARJE JAVORE
KOHA Javore 10 MOZAIK E ENJTE, 16 SHKURT 2023
Për zgjedhjet lokale të 5 marsit në Tuz u dorëzuan shtatë lista zgjedhore
Në garë katër koalicione dhe tre parti
Tuz – Për zgjedhjet lokale të cilat do të mbahen më 5 mars në Komunën e Tuzit, pranë Komisionit Komunal Zgjedhor janë dorëzuar shtatë lista ku garën e tyre e kanë paraqitur katër koalicione, tri lista të pavarura, përkatësisht katërmbëdhjetë parti politike.
Në prononcimin për gazetën “Koha Javore” kryetari i Komisionit Komunal Zgjedhor, Edmond Ujkaj tha se afati i fundit për dorëzimin e listave ka qenë e marta më 7 shkurt 2023 deri në mesnatë.
“Janë dorëzuar këto lista: Partia e Drejtësisë dhe Pajtimit - “Për gjeneratat e ardhshme”; Partia Social Demokrate - Lëvizja Për Tuzin- “Me gjithë zemër për Tuzin”; Aleksa Beçiq - Shtjefën Camaj – Demokratët“Së bashku jemi më të fortë”; Partia Socialiste Popullore - “Ndershëm
për Tuzin” - Zhelko Miliq; Koalicioni Shqiptar “Së bashku” – (Partia Demokratike - Forca); Koalicioni (Partia Demokratike e SocialistëvePartia Boshnjake – Socialdemokratët - Unioni Demokratik i Shqiptarëve) - “Në rrugë të drejtë”; Forumi Shqiptar - “Bashkim e zhvillim” (Alternativa Shqiptare - Lidhja Demokratike Shqiptare - Unioni Nacional Shqiptar dhe Lidhja Demokratike në Mal të Zi”, u shpreh kryetari i KKZ-së, Edmond Ujkaj.
Ai bëri të ditur se Komisioni Komunal Zgjedhor tashmë i ka shpallur dy listat e para, kurse për listat e tjera do të vendosë në afatin ligjor, pas shqyrtimit të dokumentacionit të dorëzuar.
Bartës i listës së Forumit Shqiptar të cilin e përbën: Alternativa Shqiptare - Lidhja Demokratike Shqiptare - Unioni Nacional Shqiptar dhe Lidhja Demokratike në Mal të Zi është kryetari aktual i Komunës së Tuzit, Nik Gjeloshaj; bartës i listës i Koalicionit (Partia Demokratike e Socialistëve - Partia Boshnjake – Socialdemokratët - Unioni Demokratik i Shqiptarëve) “Në rrugë të drejtë” është, Elez Nikoviq; bartës i listës Aleksa Beçiq - Shtjefën Camaj –Demokratët - “Së bashku jemi më të fortë” është Shtjefën Camaj; bartës i listës së Partisë Socialiste Popullore
- “Ndershëm për Tuzin” - Zhelko Miliq është Zhelko Miliq; bartës i listës së Koalicionit Shqiptar “Së bashku”
– (Partia Demokratike - Forca) është Anton Nikaj, bartës i listës së Partisë Social Demokrate - Lëvizja Për Tuzin
- “Me gjithë zemër për Tuzin” është Hysein Gjokoviq; dhe bartësi i listës së Partisë së Drejtësisë dhe Pajtimit
- “Për gjeneratat e ardhshme” është
Ilhan Shkriel.
Ndërkaq nga Komisioni Komunal Zgjedhor i Komunës së Tuzit, ndër të tjera njoftohet se lista e përgjithshme zgjedhore shpallet publikisht nga Komisioni Komunal Zgjedhor jo më vonë se 15 ditë para ditës së caktuar për mbajtjen e zgjedhjeve, ndërsa e drejta e mbulimit mediatik ndalohet (fillon heshtja parazgjedhore) 24 orë para ditës së mbajtjes së zgjedhjeve (neni 6, paragrafi 3 dhe 64 a).
“Brenda 15 ditëve para ditës së zgjedhjeve nuk lejohet publikimi i re-
zultateve të sondazheve të opinionit publik, hulumtimeve dhe analizave të tjera që kanë të bëjnë me vendimin e votuesit në lidhje me vlerësimin e rezultateve të zgjedhjeve në programet e shërbimeve transmetuese dhe mediave të tjera (neni 63). Lejohen deri më 17.2.2023 deri në orën 24”, thuhet në kalendarin zgjedhor për zbatimin e veprimeve zgjedhore për zgjedhje.
Duke treguar për rezultatet e përkohshme përfundimtare, thuhet se Komisioni Komunal Zgjedhor i Tuzit përcakton rezultatet e përkohshme në afat prej 12 orësh nga momenti i dorëzimit të raporteve të komisioneve komunale zgjedhore (neni 9, paragrafi 2). Afati: 6.3.2023 deri në orën 14. “Komisioni Komunal Zgjedhor i Tuzit përcakton rezultatet përfundimtare të zgjedhjeve për këshilltarë në afat prej 12 orësh nga momenti i skadimit të afatit për dorëzimin e kontestitankesës, gjegjësisht nga momenti i përfundimit ose përmbarimit të vendimeve të sjella sipas kontestit apo ankesës (neni 98, paragrafi 1). Rezultatet përfundimtare të zgjedhjeve për këshilltarë publikohen në „Gazetën zyrtare të Malit të Zi - dispozitat komunale”, më së voni pesëmbëdhjetë (15) ditë nga dita e mbajtjes së zgjedhjeve (neni 99). Afati: 20.3.2023 deri në orën 24”, thuhet në këtë dokument.
Këto do të jenë zgjedhjet e dyta për këshilltarë në Kuvendin e Komunës së Tuzit si komunë e plotë.
KOHA Javore 11 MOZAIK
t. u.
E ENJTE, 16 SHKURT 2023
Në përvjetorin e Ditës Ndërkombëtare të Radios
13 shkurti shënoi përvjetorin e Ditës Ndërkombëtare të Radios. Në këtë datë, në vitin 1946, Radio e Kombeve të Bashkuara ka emetuar programin e parë. Ishte një kontribut për një mision të madh në përhapjen e fjalës në shumë shtëpi. Andaj, me këtë rast, kujtoj fuqinë unike të radios sot, funksionin promovues të saj, qasjen në informim dhe lirinë e shprehjes.
Pa dyshim, radio është një ndër shtyllat kryesore të informimit të një shoqërie, andaj dhe roli i saj në shoqëri është faktor më rëndësi. Ajo sot luan një rol shumë vendimtar në ndërtimin e binarëve të një shoqërie të mirëfilltë. Radio ka luajtur dhe gjithnjë luan rolin e madh në ndryshimin e mentaliteteve të shtresave sociale, ka ndihmuar shoqërinë të ecë përpara, ka sjellë modele të një jete bashkëkohore etj. Radio luan një rol të rëndësishëm në ndryshimin dhe përmirësimin e opinionit shoqëror në lidhje me imazhin e një individi, grupi, apo të shoqërisë në përgjithësi. Në këtë mënyrë, me një përkujdesje më të madhe, radio mund të arrijnë të ndryshojë sjelljet, qëndrimet, normat dhe vlerat që përcaktojnë dhe ndikojnë në shoqërinë tonë. Vetëm kështu, në rolin e saj unik, radio mund të përcjellë zhvillimet, ndryshimet dhe fenomenet më të reja në shoqëri, qoftë ato pozitive apo negative. Mediat sot nuk janë vetëm ato tradicionale, si: gazeta, radio dhe tele-
vizioni, por është shtuar numri i tyre që transmetohen përmes internetit apo mediave “online”. Vitët e fundit falë zhvillimit teknologjik, kemi një shpërthim të mediave sociale. E vërtetë është se interneti, teknologjia informative e ka transformuar radion, e ka lënë pak nën hije, por kjo shumëllojshmëri është pjesë e rëndësishme dhe mendoj se sjell pasuri kulturore, shoqërore e historike. Radio, sidomos në të kaluarën, para
shpërthimit të teknologjisë informative dhe transmetimeve satelitore, njihej gjithnjë si një medie me numrin më të madh të njerëzve që e ndjeknin anembanë botës. Por tani teknologjia dhe media elektronike janë bërë pjesë e pandarë e jetës sonë, në veçanti është një pjesë e rëndësishme e jetës së të rinjve dhe vështirë se këta të fundit mund ta shtyjnë kohën pa: Instagram,Tuiter dhe Fejsbuk. Këto janë vetëm tri nga
KOHA Javore 12 VËSHTRIM & OPINION
Pikëpamjet e shprehura në fq: OPINIONE & VËSHTRIME nuk përfaqësojnë domosdoshmërisht politikën redaksionale të „KOHA javore„
E ENJTE, 16 SHKURT 2023
Esat Mehmeti
mediat e reja më të njohura të cilat përdoren nga miliarda njerëz në të gjithë botën, ku pjesa më e madhe e tyre janë grupmosha të reja. Sasia e madhe e kohës që të rinjtë shpenzojnë në këto media është jo pa arsye. Ato kanë një sërë arsyesh pozitive të cilat lehtësojnë jetën e të rinjve dhe i ndihmojnë ata në zhvillimin e perspektivave për çështje të ndryshme. Të rinjtë ndikohen në një sasi të konsiderueshme nga mediat e tilla, me gjithë anët pozitive dhe ato negative. Edhe pse këto media duken sikur nuk veprojnë mbi jetën e tyre, efektet e tyre nuk janë të menjëhershme, por dallohen më vonë në jetë, qofshin këto për të mirë, ose për të keq.
Duhet theksuar se mediat në gjuhën shqipe në Malin e Zi kanë një përparim pozitiv, por është i pamjaftueshëm. Mali i Zi është mjedis multikulturor, por nuk e ka modelin e vet të zhvillimit kulturor sa duhet si
në vende të tjera demokratike dhe multikulturore. Me zhvillimin kulturor, me zhvillimin dhe demokratizimin e mediave, vetëm në këtë mënyrë do të kemi pluralizëm kulturor dhe demokratizimin e vendit në praktikë. Andaj, mediat e lira janë themeli i zhvillimit të një shoqërie demokratike. Roli i mediave nuk është vetëm të njoftojnë qytetarin, por duhet edhe t’i motivojë njerëzit, ta fitojnë dhe ta ruajnë besimin e tyre. Megjithatë, qëllimi parësor i radios sot është informimi i mirë, i shpejtë dhe objektiv. Radio sot me një vizion modern dhe me një punë të palodhur mund të bëjë edhe gjëra të mëdha. Është parimore që radio sot të punojë në çrrënjosjen e stereotipeve, të inkurajojë dialogun dhe debatin, të avancojë krijimtarinë e shtresave dhe gjinive të ndryshme, të riafirmojë njohuritë e të rinjve, si dhe të shoqërisë në përgjithësi.
Sot, shumë stacione radiofon-
ike me mangësi teknike, finaciare dhe të kuadrove profesionale nuk arrijnë të tërheqin vëmendjen e duhur të publikut
Vështirësitë financiare me të cilat përballen sot mediat në përgjithësi janë arsyet kryesore për cilësinë e tyre. Për të pasur një radio pro interesave të publikut dhe jo pro interesave personale të pushtetarëve, duhet që fillimisht të sigurojë të ardhura financiare, që do ta bëjë atë të pavarur financiarisht nga sistemi politik.
Në këtë rast do të veçoja pikërisht Radio Ulqinin, i cili është në një moshë relativisht të pjekur, me një përvojë mbi tri dekada e gjysmë, me një numër të vogël të të punësuarve, i cili po përballet me probleme të trashëguara financiare dhe kadrovike, çka dukshëm vështirëson punën dhe ekzistimin e tij normal. Radio Ulqini këtë se meriton?! Nuk e meriton për moshën dhe për kontributin e dhënë.
Postulatat në të cilat Radio Ulqini i ndërtoi, janë sukseset e veta që kjo medie i ka. Radio Ulqini nga themelimi e këndej ka qenë dhe është urë lidhëse mes radiove si në rrafshin kombëtar, ashtu dhe atë ndërkombëtar dhe kjo u arrit falë zhvillimit teknologjik, ku me vëmendje të posaçme përcillen aktivitetet e pushtetit vendor, ato qeveritare dhe më gjërë, si nga lëmi i ekonomisë, politikës, kulturës dhe aktivitete të tjera.
Në këtë përvjetor, këtë shkrim po e përfundoj duke theksuar se edhe përkundër gjithë këtyre vështirësive, falë vullnetit të mirë dhe angazhimit personal të të punësuarve, Radio Ulqini ka arritur të mbijetojë. Me këtë rast shpreh respektin dhe nderimin për të gjithë ata që dhanë kontributin në ngritjen, funksionalizimin e kësaj radio dhe gjithë ata që mbajtën gjallë punën e kësaj medieje. Pata kënaqësinë që edhe unë të jam pjesë e stafit të kësaj radio për disa vite. Sot, Radio Ulqini ka shansin të ndryshojë filozofinë në të mirë. Mendoj se është koha e duhur që pushtetarët tanë të vënë dorë në këtë institucion informativ dhe të sjellin ndryshime në të mirë. Duhet bërë më shumë për Radio Ulqinin, për ne, për ju, e në veçanti për qytetarët tanë që na dëgjojnë.
KOHA Javore 13 VËSHTRIM & OPINION Pikëpamjet
e shprehura në fq: OPINIONE & VËSHTRIME nuk përfaqësojnë domosdoshmërisht politikën redaksionale të „KOHA javore„
E ENJTE, 16 SHKURT 2023
Lidhja Demokratike në Mal të Zi - Dega e Malësisë mbajti Kuvendin e VI zgjedhor
Kryetar dege emërohet Dedvukaj, nënkryetarë: Berishaj dhe Anton
“Mesazhi im nga ky takim është organizimi. Në qoftë se politikisht nuk je i organizuar, je i destinuar të humbësh, të mos ekzistosh. Lidhja Demokratike në Mal të Zi në programin e vet ka për qëllim që të ketë përfaqësues që do ta përfaqësojnë votuesin në mënyrë të denjë. Ne kemi pasur katër deputetë në Kuvendin e Malit të Zi në mandatet e para, dhe të gjithë kanë qenë të Lidhjes Demokratike. Pra, kemi qenë faktorë. Ata na pëfaqësuan në mënyrën më të mirë të mundshme”, tha ndër të tjera kryetari i Lidhjes Demokratike në Mal të Zi, Saubih Mehmeti
Tuz – Lidhja Demokratike në Mal të
Zi - Dega e Malësisë, mbajti të dielën (12.2.2023) Kuvendin e VI zgjedhor në
Tuz, në të cilin morën pjesë një numër i konsiderueshëm i delegatëve dhe ithtarëve të kësaj partie politike.
Në këtë kuvend u emëruar kryetari i degës, nënkryetarët dhe sekretari.
Për kryetar dege me shumicë votash u zgjodh Marash Dedvukaj, nënkryetarë:
Agron Berishaj dhe Anton Gegaj, ndërsa sekretare Marina Junçaj.
Kryetari i Degës së Malësisë dhe njëherësh nënkryetar i Lidhjes
Demokratike në Mal të Zi, Marash
Dedvukaj tha se që nga themelimi më
9.9.1990, nuk i është ndarë asnjëherë
këtij subjekti politik, dhe siç tha, as nuk do t’i ndahet.
“Kjo parti përherë ka mbështetur më të mirën. Ka mbështetur ato çështje të cilat kanë qenë të hijeshme për shqiptarët, e kjo ka qenë lufta për arritjen e të drejtave të shqiptarëve në këto treva”, theksoi Devukaj i cili shpalosi rrugëtimin e gjatë të partisë së parë politike shqiptarë në pluralizëm në Mal të Zi.
Me të emëruar kryetar Dege i Malësisë i LD në MZ, Dedvukaj u zotua se
gjatë mandatit të tij do të jetë nxitës për gjeneratën e re, që zëri i tyre të dëgjohet kur bëhet fjalë për mbrojtjen e interesave të përgjithshme të shqiptarëve në Mal të Zi.
Ndërkaq, kryetari i Lidhjes Demokratike në Mal të Zi, Saubih Mehmeti tregoi për misionin që ka pasur kjo parti në këto 33 vite për mbrotjen dhe arritjen e të drejtave të shqiptarëve në çdo sferë dhe kontributin shumëdimensional që kanë dhënë personalitete të shumta ndër vite në këtë parti.
“Nuk duhet t’i harrojmë as ata individë që sot nuk janë në mesin tonë, por kontributi i tyre ka qenë shumë i madh”, tha Mehmeti duke shtuar se “atë që ne e kemi mbjellur para më shumë se tridhjetë vitesh, sot e kanë të gatshme që ta marrin gjeneratat e reja”.
Z. Mehmeti u shpreh se obligim i tyre dhe i gjeneratave pasardhëse është që ta bartin atë që e kanë filluar të parët e tyre, por të cilët kanë qenë në rrugën e drejtë.
“Lidhja Demokratike ka një rrugë dhe është e hapur për të gjithë që dëshirojnë që këtë rrugë ta çojnë përpara. Kur jemi në Malësi kemi shumë punë pa kryer. Kur vjen puna të bashkohemi për
çështje madhore, ne jemi aty. Dhe çdo tentativë për ta përcarë këtë trung të shqiptarëve në parti politike unë mendoj se i bën dëm shqiptarisë”, theksoi Mehmeti.
Kryetari i kësaj partie tha se e ardhmja e kësaj force politike është gjenerata e re, sepse siç tha, perspektiva është në duart e të rinjve dhe të rejave të cilët i ftoj që të ndërmarrin nisma dhe të mos jenë indiferentë.
“Por në radhë të parë duhet që të mbarojnë shkollën. Jo të marrin diploma, por të mbarojnë shkollën, e kjo ka dallim. Unë besoj që këtu nuk ka nga ata që kanë interes që vetëm të kenë një diplomë në shtëpi, por të japin kontributin më të mirë për identitetin tonë kombëtar”, theksoi në mes tjerash Mehmeti.
Për të, kushdo që synon të kyçet në një subjekt politik ai duhet të sakrifikojë për të dhënë më të mirën për interesa të përgjithshme, dhe jo të resht pas përfitimeve personale.
“Mesazhi im nga ky takim është organizimi. Në qoftë se politikisht nuk je i organizuar, je i destinuar të humbësh, të mos ekzistosh. Dhe Lidhja Demokratike në Mal të Zi në programin e vet ka
KOHA Javore 14
MOZAIK E ENJTE, 16 SHKURT 2023
emërohet Marash nënkryetarë: Agron Gegaj
për qëllim që të ketë përfaqësues që do ta përfaqësojnë votuesin në mënyrë të denjë. Ne kemi pasur katër deputetë në Kuvendin e Malit të Zi në mandatet e para dhe të gjithë kanë qenë të
Lidhjes Demokratike. Pra, kemi qenë faktorë. Ata na pëfaqësuan në mënyrën më të mirë të mundshme”, tha ndër të tjera kryetari i Lidhjes Demokratike në Mal të Zi, Saubih Mehmeti.
Ai shtoi se ne duhet të bëjmë përpjekje gjithmonë që të kontribuojmë në të mirën tonë si shqiptarë në Mal të Zi, në interesin e përgjithshëm dhe jo për atë individual.
“Duke qenë se jemi në prag të zgjedhjeve në Malësi, parimi ynë ka qenë që vetëm partitë shqiptare duhet të dalin bashkë dhe jo të dalin në koalicion me një parti tjetër. Sot në Malësi kemi rast ku një parti shqiptare është bashkuar në koalicion me parti joshqiptare. Kjo për mua nuk është parimore dhe votuesi do t’ua japë verdiktin edhe këtyre veprimeve”, tha Mehmeti duke nënvizuar se kur shqiptarët bashkohen janë më të fortë.
KOHA Javore 15
t. u.
MOZAIK E ENJTE, 16 SHKURT 2023
Masakra e Rugovës politikës gjenocidale
Nuk ka dilemë se ky ishte alarm i mjaftueshëm për dërgimin e forcave ushtarake për masa represive kundër shqiptarëve.
Pas përfundimit të Luftës së Parë Botërore, pikërisht në vjeshtë të vitit 1918 ndodhi riokupimi serb i Kosovës dhe i viseve të tjera shqiptare, tash në kuadrin e Mbretërisë SKS. Ishte kjo koha ku në viset shqiptare si Plavë, Guci dhe Rugovë filloi rezistenca e popullit shqiptar të këtyre krahinave, duke marrë përmasa në vitin 1919. Qëllimi i pushtuesve ishte që kjo popullsi të dorëzojë armët që ta kishte më lehtë okupimin dhe vendosjen e pushtetit të tyre. Por, popullsia e Rugovës nuk ishte e këtij mendimi, sepse përvoja nga vitet e kaluara (1912-15) ishte ende e freskët dhe plagët ende të pa shëruara nga dhuna dhe masakrat e kryera prej tyre.
Lidhur me situatën në Rugovë, burimet serbe cekin se “raporte jo të këndshme po arrijnë nga fronti shqiptar. Më lajmëruan mbi lëvizjen e 1.000 shqiptarëve nga Rugova drejt Pejës. Lëvizja është përgatitur edhe në Plavë e Guci, ku gjenden rreth 5.000 shqiptarë të armatosur”(Monografia Rugova, f.28).
Nga raportet ushtarake serbe që kanë të bëjë me fillimin e shkurtit 1919, del se përcillej gjendja në Rugovë e rrethinë dhe lëvizja e popullsisë vendase për t’iu kundërvenë forcave okupuese serbe. Madje ceket se “në rrethin e Pejës dhe të Gjakovës situata është shumë kritike, se shqiptarët kanë filluar kryengritjen e organizuar në baza shumë të gjëra” (Po aty, f.28).
Për ta shtypur kryengritjen në Rugovë, Plavë e Guci, ushtria serbe dërgoi forca të mëdha nga Peja, kurse malazezët sulmuan nga veriperëndimi. U zhvilluan luftime në mes shqiptarëve dhe ushtrisë serbe. Gjatë depërtimit të tyre në këto vise ushtria serbe bëri masakra duke vrarë njerëz e djegur fshatra. Sipas të dhënave bëhet fjalë për 864 persona të masakruar dhe 410 shtëpi të djegura. Më së shumti e pësoi fshati Shtupeqi i Madh (Monografija Rugova, f.29).
Në bazë të raporteve që i dërgoheshin Komitetit “Mbrojtja Kombëtare e Kosovës” në Shkodër prej datës 17-25 shkurt 1919, bilanci i të vrarëve dhe të masakruarve në Plavë e Guci del se ishte 844 veta. Pastaj raportohej se serbët e malazezët kishin djegur Plavën e Rugovën dhe se rreth 15.000 shqiptarë kishin ikur në bjeshkë. Ata që nuk kishin mundur të iknin, nga pleqëria apo sëmundjet, të gjithë ishin masakruar (H.Muja, Në fenë e të parëve, f. 258).
Në bazë të të dhënave nga Komiteti i Kosovës në Plavë e Guci, vrasja e shqiptarëve vazhdoi edhe në vitin vijues 1920 ku jepen të dhënat për 537 të vrarë (Po aty, f.259). Ndërsa sipas një burimi tjetër gjatë periudhës janar-shkurt 1919 në Kosovë janë vrarë 12.373 shqiptarë dhe mbi
8.000 shqiptarë janë shpërngulur në Turqi (F.Buçinca-F.Dibrani, Mizoritë serbe në Vushtrri dhe rrethinë 19191956, f.87).
Me shpërthimin e kryengritjes në Rugovë janar-shkurt të vitit 1919, filloi njëherësh përgatitja e kryengritjes së përgjithshme e cila duhet të shpërthente në pranverë, meqenëse situata ndërkombëtare konsiderohej e favorshme dhe kishte gjasa
që të korrigjoheshin padrejtësitë e vitit 1913, kur u përcaktua kufiri i Shqipërisë. Fjala është për Konferencën e Paqes në Paris, ku u përcaktuan kufinjtë politikë në Evropë pas përfundimit të Luftës së Parë Botërore. Por, siç dihet kërkesat e shqiptarëve për përmirësimin e kufinjve nuk u morën parasysh, sepse çdo gjë u vendos sipas interesave gjeopolitike të Fuqive të Mëdha, që ishin në kundërshtim flagrant të së drejtës së shqiptarëve për bashkim me shtetin kombëtar.
Në saje të këtyre masakrave krahina e Rugovës u shpopullua tërësisht, sepse ata që patën fat të mbesin gjallë u larguan nga Rugova duke u vendosur kryesisht në Shqipëri e gjetiu, për t’u rikthyer vetëm pas vitit 1924, dhe rifilluar jetën në vendlindjen e tyre.
Çështje të veçantë paraqet numri i saktë i të masakruarve dhe i atyre të cilët kanë emigruar si nga Plava, Gucia e Rugova, si dhe rikthimi i tyre i mëvonshëm në vendlindjet e tyre. Kujtojmë me këtë rast se në Shkodër u themeluan vendbanimet e reja me emrin Gucia e Re, Gruda e Re, Hoti i Ri duke dëshmuar origjinën e popullsisë nga krahinat që kanë përjetuar masakra nga serbët e malazezët nga viti 1912 e më pas. Ndonëse nuk u themelua vendbanimi i ri me emrin Rugova e Re, nuk do të thotë se popullsia e Rugovës nuk u vendos në vendbanime e krahina të ndryshme të Shqipërisë, por ata kishin një shpërndarje më të gjerë territoriale, por me bindje për rikthim si të krijohen kushtet duke i mbetur besnik vendlindjes së tyre.
Nuk ka dilemë se qëllimi gjeostrategjik i pushtuesve serbë dhe malazezë ishte spastrimi etnik i këtij territori të okupuar dhe shpërngulja e popullsisë së Rugovës si element i rrezikshëm në këtë mikrorajon, për të ndërprerë lidhjen unike të arealit
KOHA Javore 16 E ENJTE, 16 SHKURT 2023
(vijon nga numri i kaluar)
Pikëpamjet e shprehura në fq: OPINIONE & VËSHTRIME
politikën redaksionale të „KOHA javore„ VËSHTRIM & OPINION
Nail Draga
nuk përfaqësojnë domosdoshmërisht
vazhdimësi e
ndaj shqiptarëve
shqiptar në këtë zonë kufitare. Ngjarjet e mëvonshme në tërë Kosovën e dëshmojnë një konstatim të tillë, ku ekzistojnë dëshmi të shumta të dokumentura se politika e spastrimit etnik ishte mision shtetëror e pushtuesve serbë në hapësirën etnogjeografike shqiptare.
Përfundim dhe propozime Masakrat e serbëve dhe malazezëve në Rugovë nuk duhet të trajtohen si krim i izoluar, por si një vazhdimësi e politikës gjenocidale e programuar në qarqet shtetërore nga shekulli i kaluar. Ndërsa është çështje për hulumtim të veçantë strategjia e politikës serbe e malazeze në rajonet kufitare sikurse janë Rugova, Plava e Gucia të cilat nga viti 1912 e deri në 1919, kanë përjetuar dy herë gjenocid vetëm pse ishin shqiptarë. Për shkak të krimeve të këtilla te popullsia vendore ndodhi procesi i emigrimit të dhunshëm të popullsisë. Pikërisht në këtë aspekt e dhëna se nga masakrat serbe në vitin 1919 ku janë evidentuar 844 viktima e deri në vitin 1924 në Rugovë nuk kishte njeri të gjallë, dëshmon në mënyrë transparente politikën e tokës së djegur dhe të spastrimit etnik, që paraqet rast unik në hapësirën etnogjeografike shqiptare. Por më pas ata që kishin emigruar në vise të ndryshme shqiptare u kthyen në vendlindje duke rifilluar jetën në Rugovë, të cilët në varësi të rrethaneve të ndryshme shoqërore mbijetuan deri në ditët tona, duke dëshmuar vitalitetin etnik e antropologjik si rrallë kush në hapësirën etnogjeografike shqiptare. Në fund dy propozime:
1.Vendet e qytetëruara që respektojnë të kaluarën dhe sakrificat e mbijetesës, ndërojnë individët, ngjarjet dhe ata përjetësohen në monumente të ndryshme. Pikërisht në rrethana të reja në Kosovën e pavarur, në vendin e Masakrës në Rugovë duhet të vendoset një monument me rastin e
100-vjetorit të saj, të gdhëndur aty emrat e viktimave. Një monument i tillë duhet të jetë dëshmi për kohën e kaluar dhe kohën tonë për masakrat nga pushtuesit serbë në Kosovë. Një veprim i tillë është borxh për të gjithë ata që u flijuan për lirinë e Kosovës. 2.Duke marrë parasysh se në të kaluarën shqiptarët kanë përjetuar masakra të ndryshme në nivel të gjenocidit, propozoj që të inicohet botimi i një vëllimi të veçantë ku do të përmbledhen të gjitha masakrat e kryera nga serbët e malazezët në të kaluarën. Botimi i tillë përveç se në gjuhën shqipe duhet të përkthehet edhe në gjuhë të tjera si anglisht, gjermanisht, spanjisht, arabisht, turqisht, rusisht, serbisht etj. Vetëm një botim i tillë do të jetë dëshmi në demaskimin e politikës gjenocidale të serbëve e malazezëve ndaj shqiptarëve, përkatësisht të politikës së vazhdueshme të spastrimit etnik të fqinjëve tanë në hapësirën etnogjeografike shqiptare. (Kumtesa është paraqitur në Simpoziumin shkencor “100-vjetori i Masakrës së Malit të Zi dhe Serbisë në Shtupeq dhe katunde të tjera të Rugovë, më 1919”, Pejë, 12-15 shkurt 2019)
Bibliografia kryesore:
1.Elmaz Plava, Plava e Gucia në Lëvizjen Kombëtare Shqiptare, Tiranë, 2002
2.Rugova( monografi etnografike), ASHAK, Prishtinë, 1987
3.Limon Rushiti, Lëvizja kaçake në Kosovë 1918-1928, Prishtinë, 1981
4.Hakif Bajrami, Rrethanat shoqërore e politike në Kosovë 1918-1941, Prishtinë, 1981
5.Zekeria Cana, Gjenocidi i Malit të Zi mbi popullin shqiptar 1912-1913, Dokumente, Prishtinë, 1996
6.Hajrudin Muja, Në fenë e të parëve, LOGOS-A, Shkup-Prishtinë-Tiranë, 2013
7.Hasan I. Gjonbalaj, Paria e Krahinës së Plavës dhe e Gucisë (18781945), Drenusha, Prishtinë, 2009
8.Komiteti “Mbrojtja Kombëtare e Kosovës”, ASHSH, Tiranë, 2004
9.Rajmond Poincare, Lufta e Parë dhe e Dytë Ballkanike si dhe Konferenca e Londrës 1912-1913, LOGOS-A, Shkup-Prishtinë-Tiranë, 2009
10.Lush Culaj, Komiteti “Mbrojtja Kombëtare e Kosovës” 1918-1924, IA, Prishtinë, 1997
11.Lush Culaj, Çështja Shqiptare në Konferencën e Parisit 1919-1920, IA, Prishtinë, 2010
12.Zh.Andrijasheviq-Z.Stanojeviq, Konvertimi i myslimanëve 1913, Podrgoricë, 2003
13.Vakat Zuluma, Plavë-Gucia
1912/1913, Almanah nr.55-56, Podgoricë, 2013
14.Sabit Ukaj, Shpërngulja e shqiptarëve nga Serbia Jugore 1877-78 dhe vendosja e tyre në Rrafshin e Kosovës, Zëri“, Prishtinë, 1991
15.Nail Draga, Etnia dhe hapësira, Art Club, Ulqin, 2017
16.Zef Mark Harapi, Ditt e trishtimit n’Pejë e nder rrethe 1912-1913, Dukagjini, Pejë, 2004
17.Eqber Skendi, Hoxhë Kadri Prishtina, Prishtinë, 1992
18.F.Buçinca-F.Dibrani, Mizoritë serbe në Vushtrri dhe rrethinë 19191956, Prishtinë, 2009
19.Rexhep Dedushaj, Krahina e Plavës e Gucisë nëpër shekuj, Nju Jork, 1993
20.Enti Statistikor i Kosovës, 2011
(Kumtesa është paraqitur në Simpoziumin shkencor “100-vjetori i Masakrës së Malit të Zi dhe Serbisë në Shtupeq dhe katunde të tjera të Rugovës, më 1919”, Pejë, 12-15 shkurt 2019)
(Fund)
KOHA Javore 17 E ENJTE, 16 SHKURT 2023
Rugovës -
gjenocidale
Pikëpamjet e shprehura në fq: OPINIONE & VËSHTRIME nuk përfaqësojnë domosdoshmërisht politikën redaksionale të „KOHA javore„ VËSHTRIM & OPINION
Zgjedhjet e marsit filluar në mars katër
Robert Gj. Ivezaj, politolog
Komuna e Tuzit është në prag të zgjedhjeve lokale që pritet të jenë zgjedhjet më të qarta deri më tani. Malësia me kryeqendër Tuzin, e fitoi statusin e komunës në vitin 2018, ndërkaq zgjedhjet të cilat janë caktuar të zhvillohen më 5 mars 2023, do të jenë zgjedhjet e dyta lokale të zhvilluara në këtë komunë. Këto zgjedhje pritet të jenë më të qartat që nga viti 2006, kur për herë të parë u mbajtën zgjedhjet në Malësi si njësi e veçantë lokale, gjegjësisht Komunë Urbane.
Ndërsa mandatit të parë katërvjeçar të pushtetit të Komunës së Tuzit po i vjen fundi, dita e zgjedhjeve lokale është gjithnjë më afër dhe tashmë ka filluar fushata zgjedhore. Por le ti kthehemi një analize të shkurtër sipërfaqësore nga këndi i opinionit të pavarur dhe i liruar nga emocionet partiake.
Pushteti – qytetari
Për t’u fituar statusi i vetëqeverisjes lokale, u kalua për një proces të stërzgjatur dhe të projektuar me qëllim për të dështuar. Ashtu si gjatë kohës kur Malësia ishte nën Komunën e Podgoricës e deri tek eksperimenti “Komunë Urbane”, Malësia u la pasdore dhe u mbajt peng i interesave dhe lojërave politike të partisë në pushtet (PDS, apo në gjuhën malazeze DPS), por edhe e partnerëve të saj lokalë të asaj kohe. Por që një shoqëri të zhvillohet, ndryshimet e pushteteve janë procese të domosdoshme. Aty ku pushtetet nuk ndërrohen, nuk ka shoqëri të shëndoshë dhe ka mungesë të demokracisë.
Përderisa është e natyrshme që pushtetarët gjithmonë pretendojnë të rrinë në pushtet sa më gjatë, qytet-
ari me votën e tij përkrahë atë forcë politike e cila e përfaqëson interesin e tij, ose s’pakut atë forcë politike që është më e përafërt me interesin e qytetarit. Kjo shpesh nënkupton përkrahje për një opsion të ri, për një alternativë më të mirë, gjegjësisht ndryshim pushtetesh por dhe sistemesh, gjë e cila në Malësi si proces filloi katër vite më parë.
Nga regresi drejt progresit Pushteti aktual i Komunës së Tuzit, gjatë këtij katërvjeçari të vetëqeverisjes mund të ketë treguar edhe dobësi e të ketë shkaktuar pakënaqësi te qytetari. Shkaktarë të pakënaqësisë mund të jenë faktorë të natyrave të ndryshme; mosreal-
izim premtimesh, keqmenaxhim në sektorë të caktuar, por edhe nga pritshmëritë joreale që qytetari mund të këtë karshi një pushteti lokal në një sistem politik ku pushteti ende është i centralizuar në nivel të lartë. Megjithatë, edhe përkundër të metave që ky pushtet mund të ketë treguar, edhe përkundër natyrës që gjithmonë - dua më mirë dhe dua më shumë, gjatë këtij katërvjeçari të parë të vetëqeverisjes së komunës, u bë progres. Përpos që u vunë themelet e një administrate funksionale, u realizuan projekte jetike dhe njëkohësisht u dëshmua që komuna jonë mund të mbijetojë dhe të zhvillohet ekonomikisht. Për një kohë të shkurtër u realizuan projekte të cilat
KOHA Javore 18
E ENJTE, 16
VËSHTRIM & OPINION
SHKURT 2023 Pikëpamjet e shprehura në fq: OPINIONE & VËSHTRIME nuk përfaqësojnë domosdoshmërisht politikën redaksionale të „KOHA javore„
dhe procesi i katër vite më parë
kanë impakt të drejtpërdrejtë në jetën e qytetarëve. E vërtetë se pjesa më e madhe e atyre investimeve kanë të bëjnë me kushte bazike fundamentale të një shoqërie, kushte të cilat ndoshta duhet të ishin realizuar në shekullin e kaluar, por kjo është një temë tjetër.
Pavarësisht se sa modeste këto investime mund të duken, nëse bëhet krahasim progresi i kësaj periudhe katërvjeçare me katër apo edhe tetë vite më parë, investimet në katër vitet e fundit janë shumëfish më të mëdha.
Gara për pushtet
Edhe pse në një gjendje mjaft ndryshe krahasuar me zgjedhjet e vitit 2019, edhe në këto zgjedhje në
garë për pushtet janë dy grupacione. Koalicioni i subjekteve shqiptareForumi Shqiptar që aktualisht është në pushtet, në njërën anë, dhe koalicioni i partisë më të madhe opozitare - PDS-ja, në anën tjetër. Pavarësisht se në këto zgjedhje marrin pjesë shtatë lista, listat tjera realisht nuk janë në garë të drejtpërdrejtë për të fituar zgjedhjet. Ato njëherësh luftojnë për të kaluar pragun zgjedhor duke shpresuar për një rezultat të ngushtë në mes të dy listave kryesore, që eventualisht të përfitojnë nga situata. Megjithatë në realitetin e ri, nuk do të ishte reale të zhvillohet garë me rezultat të ngushtë në mes këtyre dy krahëve.
Kredibiliteti dhe përgjegjësia
Të kërkosh votë, duhet të kesh kredibilitet e PDS-ja nuk ka fare kredibilitet për të kërkuar votë në Malësi. Përkundrazi, kjo parti është përgjegjëse për pafund çështje në dëm dhe llogari të Malësisë. Gjatë dekadave që kjo parti ishte pushtet, Malësia pësoi degradim të vazhdueshëm në çdo fushë. Në anën tjetër, kjo parti tashmë gjendet në krizë të thellë dhe që dy vite është në rënie konstante. E ka humbur pushtetin qendror pas 30 vitesh dhe ka humbur pushtetin lokal në 20 nga 25 komuna sa gjithsej janë në Mal të Zi.
Një votë për këtë parti dhe koalicionin rreth saj në këtë moment nënkupton një hap pas.
Kur flasim për kredibilitet, PDS-së i mungonte edhe në të kaluarën, por ajo posedonte një aparaturë të tërë shtetërore përmes të cilës siguronte votat. Përveç asaj, kishim subjektet shqiptare të çorientuara e të përçara, që vetëm e bënte më të lehtë depërtimin dhe dominimin e asaj aparature shtetërore.
Kjo gjendje e subjekteve shqiptare reflektonte që elektorati të jetë i luhatshëm, kurse vota të trajtohet si fletë e jo vlerë.
Koalicionet e partive shqiptare u krijoheshin në mes përplasjesh, me shumë vështirësi dhe në momentet e fundit, që nuk jepnin shije bashkimi e uniteti, por perceptohej si mekanizëm për të mbijetuar politikisht.
Fatmirësisht sot kemi një situatë ndryshe, ndoshta edhe hera e parë ku kemi një koalicion kompakt të partive shqiptare, i arsyetuar dhe funksional. Një bashkim të natyrshëm i cili ndërtoi një administratë stabile dhe reflektoi në ruajtjen e frymës ndërvëllazërore. Ky proces i filluar katër vite më parë, shënoi një faqe të re të politikës tonë dhe një kthesë e cila nuk guxon të ndalet këtu!
KOHA Javore 19
E ENJTE, 16 SHKURT 2023
VËSHTRIM & OPINION
Pikëpamjet e shprehura në fq: OPINIONE & VËSHTRIME nuk përfaqësojnë domosdoshmërisht politikën redaksionale të „KOHA javore„
Xhamitë në Anë
na, Osman Spahiq, Said Bisha, Sadik Llolla, Selim Shaptafa, Rifat Tula dhe Senad Maku.
Gjekë Gjonaj
Objektet e kultit të besimtarëve islamë në Anë të Malit përfaqësohen nga xhamitë, të cilat janë monumente të trashëgimisë kulturore të Komunës së Ulqinit. Për xhamitë më të vjetra në këtë trevë mungojnë dokumente të shkruara nga studiues shqiptarë. Studime të mirëfillta të publikuara për xhamitë në Anë të Malit nuk kemi, përveç librit të Bajro Agoviqit “Xhamitë në Mal të Zi”. Të dhënat për këto xhami Agoviq i ka nga burimet arkivore të Bashkësisë Islame në Mal të Zi, nga gojëdhënat e banorëve të xhamive përkatëse dhe nga pllakat origjinale të cilat gjenden në disa prej xhamive. Arkivi i Bashkësisë Islame të Malit të Zi dhe i qyteteve përkatëse, nuk ka arritur të ruajë dokumentacion e përshtatshëm për shkak të rrethanave dhe luftrave të kohës. Mungon një studim i mirëfilltë shkencor referuar arkivave të periudhës osmane. Bazuar në trashëgiminë gojore dhe të dhënave të drejtuesve të Bashkësisë Islame të Ulqinit dhe të imamëve anamalas, arritëm të evidentojmë 16 xhami aktive si vijon:
1.Xhamia e Klleznës
Kjo xhami është ndërtuar në vitin 1917 me kontributin e besimtarëve vendas. Por, supozohet se xhamia për herë të parë është ndërtuar rreth vitit 1696, gjegjësisht në kohën e ndërtimit të Urës së Klleznës. Xhamia është riparuar para vitit 1966, ndërsa në vitin 1984 u ndërtua plotësisht xhamia e re në themelet e xhamisë së rrënuar nga tërmeti i vitit 1979. Në vitin 2013 Xhamia e Klleznës u rindërtua përsëri.
Në këtë xhami shërbyen shumë imamë si vijon: Ramadan (Dan) Kllez-
2. Xhamia e Krythës
Kjo xhami mendohet të jetë ndërtuar në vitin 1725. Në oborrin e saj gjendet kroi i ujit, kurse te mejtepi ndodhet pusi. Në muret e kroit është identifikuar një pllakë origjinale me shkrim arabo-osman. Në këtë pllakë, siç pohon Mr. Ali Bardhi - kryeimam i Bashkësisë Islame të Ulqinit, shkruan se kroin e ndërtoi bamirësja Fatime, e bija e Beqirit ( viti 1063 hixhri – viti miladi 1652). Sipas gojëdhënës kjo xhami është djegur nga shkjau i parë në vitin 1878, kurse është ndërtuar në kohën kur fshati Krythë ka pasur 7 shtëpi të besimit islam, ndërsa të tjerët kanë qenë katolikë. Xhamia ka pasur mejtepin dhe shtëpinë e hoxhës. Pas tërmetit të vitit 1979, krythjanët kanë ndërtuar xhaminë e re në vitin 1987 në një vend tjetër për shkak se xhaminë e parë e ka shkatërruar tërmeti i fuqishëm. Aktualisht edhe Xhamia e Vjetër është rindërtuar. Imamët e kësaj xhamie janë: Hafiz Izet Tirana, Hasan Kunja, Osman Pelinku, Osman Duriqi, Fasli Çobi, Bajram Hajdari dhe Amir Tula.
3.Xhamia e Shasit
Nuk dihet viti i ndërtimit të saj. Në bazë të pllakës origjinale të Xhamisë së Selitës me vit ndërtimi 1851, e cila deri në këtë vit ka qenë pjesë e Xhamisë së Shasit, na çon në mendimin që kjo xhami mund të jetë ndërtuar shumë më përpara. Disa nga imamët e fundit janë: Hafiz Sait Shasi, Ismail Muça, Rifat Doda dhe Sali Bajri.
4.Xhamia e Selitës
Referuar pllakës së saj origjinale, ajo është ndërtuar në vitin 1851. Këtë xhami e ndërtoi zonja Hatixhe pasi më përpara banorët e këtij fshati obligimet fetare i kryenin në Xhaminë e Shasit. Edhe katërkollasit u bënë pjesëtarë të Xhaminë së Selitës. Imamët që kanë shërbyer në këtë xhami janë: Shefqet Luca, Ram Luca, Izet Hoxha, Mustafë Hollaj dhe Edin Veliqi.
5. Xhamia e Katërkollës
Sipas rrëfimit të disa imamëve, kjo xhami është ndërtuar në vitin 1969 , kurse nga burime të tjera mësojmë se është ndërtuar në vitin 1971. Deri në ndërtimin e kësaj xhamie, banorët e fshatit ritet fetare i kryenin në Xhaminë e Selitës. Me sa dimë
KOHA Javore 20 MOZAIK
E ENJTE, 16 SHKURT 2023
Foto: Senad Maku - Xhamia e Klleznës
Anë të Malit
këtu kanë shërbyer këta imamë: Eshref Hollaj, Sylejman Hajdari dhe Isa Aloshi.
6.Xhamia e Shtodrit
Kjo xhami thuhet se është ndërtuar në vitin 1835. Imamët që kanë shërbyer në këtë xhami janë: Imer Kraja, Adem Shaptafa, Jakup Luca dhe Xhevdet Demiri.
7. Xhamia e Lamijve në Kravar të Poshtëm
Mendohet të jetë ndërtuar disa vite para Xhamisë së Kravarit Nalt. Sipas gojëdhënës, pas prishjes së kësaj xhamie nga tërmeti i vitit 1968, pllakën origjinale dhe disa gurë të xhamisë i ka marrë një fshatar dhe aty ka ndërtuar pusin. Për shkak të terrenit të papërshtatshëm xhamia e re u ndërtua disa metra më tutje. Imamët që kanë shërbyer në këtë xhami janë: Isa Haxhimani, Rexhep Gjeloshi, Dul Bardhi dhe Rrustem Zaga.
8.Xhamia e Kravarit të
Epërm
Duke iu referuar pllakës së saj origjinale ajo është ndërtuar në vitin 1762. Pas tërmetit xhamia e re u ndërtua disa metra më larg. Ajo është rindërtuar në vitin 2014. Imamët e
kësaj xhamie janë: Sait Bisha, Jakup Luca, Qazim Ceni, Sait Shasi, Omer Demiri, Isa Aloshi dhe Daut Kallaba.
9.Xhamnia e Sukubinës
Mendohet të jetë ndërtuar në vitin 1820. Deri në këtë vit banorët e këtij fshati dhe ata të Shtufit, ritet fetare i kryenin në Xhaminë e Lamijve-Kravar Poshtë. Pas tërmetit u ndërtua xhamia e re pranë varrezave të reja të fshatit. Imamët e saj janë: Ramë Luca, Isak Hoxha, Rexhep Veliqi dhe Isak Hoxha.
10.Xhamia e Millës
Mendohet të jetë ndërtuar në vitin 1792. Për shkak të rrëshqitjes së fshatit, xhamia zhduket. U ndërtua nga banorët e fshatarëve Kaliman, Bojk, Kosiq dhe Millë në vitin 1916. Në tërmetin e vitit 1968 u rrënua dhe në themelet e saj u ngrit xhamia e re. Në tërmetin e vitit 1979, xhamia u shkatërrua plotësisht. U rindërtua në vitin 1981. Në këtë xhami i kryen shërbimet fetare këta imamë: Osman Spuzha, Musa Podgorica, Hasan Kunja-Spahiqi, Ramadan (Dan) Kllezna, Hasan Milla-Islami, Jakup Luca, Osman Pelinku, Ali Mehani dhe Rexhep Veliqi.
11.Xhamia e Bojkut
Është ndërtuar në vitin 1998 dhe rindërtuar në vitin 2001. Banorët e këtij fshati më përpara ritet fetare i kryenin në Xhaminë e Millës, kurse tani nga imami Vaid Nikaj.
12.Xhamia e Brajshës
Mendohet të jetë ndërtuar në vitin 1785. Imamët e saj janë: Osman Pelinku, Brahim Bajramoviq, Selim Shaptafa, Isuf Bouli, Ramadan Gjoni dhe Jetmir Sella.
13.Xhamia në Draginë
Thuhet të jetë ndërtuar në vitin 1856. Në këtë objekt kulti mysliman kanë shërbyer këta imamë: Haxhi Nuhi, Elez Bisha, Dul Bardhi, Xhemal Draga dhe Xhemal Gjeloshi.
14. Xhamia e Rashtishës
së Poshtme
Mendohet të jetë ndërtuar në vitin 1801. Imamët që shërbyen në këtë xhami janë: Sulejman Haxhimani, Sadik Llola, Rifat Tula, Rifat Doda dhe Kujtim Demiri.
15.Xhamia e Rashtishës së Epërme
Është ndërtuar në vitin 1983. Deri në këtë vit banorët e këtij fshati i kanë kryer ritet fetare në Xhaminë e Rashtishës së Poshtme. Besimtarët mësimet fetare i kanë marrë nga imamët Selim Shaptafa dhe Hydajet Tula.
16.Xhamia e Leskocit
Sipas shënimit në gur i cili ndodhet mbi derën e xhamisë, ajo është ndërtuar në kohën e Sulltan Abdyl Hamitit II në vitin 1892. Pas tërmetit të vitit 1979, xhamia pësoi dëmtime të mëdha dhe më 1981 u ngrit xhamia e re. Xhamia u rinovua në vitin 2014. Për dallim nga xhamitë e tjera në Anë të Malit, aktualisht predikimi fetar në këtë objekt të kultit bëhet në gjuhën malazeze/boshnjake, sepse popullata e këtushme deklarohet joshqiptare dhe nuk e flet gjuhën shqipe. Brezi i vjetër e ka njohur gjuhën shqipe, ndërsa brezi i ri shumë pak. Imamët që kanë shërbyer në këtë xhami kanë qenë dhe vazhdojnë të jenë shqiptarë. Ja emrat e disa prej hoxhallarëve të kësaj xhamie: Ibrahim Abdiq, Isa Aloshi, Medjen Shaptafa dhe Veib Mehani.
Fatkeqësisht historia e xhamive të vjetra nuk ekziston e dokumentuar, veçse e trashëguar nga gojëdhëna edhe ato mjaft shpesh të mjegulluara. Në mungesë të shënimeve të dokumentuara mungojnë të dhënat e sakta për ndërtimin dhe rindërtimin e këtyre xhamive dhe emrat e të gjithë imamëve (hoxhallarëve) që kanë shërbyer në këto objekte kulti me vlera të mëdha besimi e qytetërimi.
Në këto objekte fetare të besimit islam, anamalasit përveç predikimeve të fesë, paqes, harmonisë mes njerëzve, atdhetarizmit dhe vlerave të tjera të individit dhe shoqërisë, janë takuar, kanë biseduar, janë vëllazëruar e këshilluar njëri me tjetrin për sjellje të veçanta sociale, fetare e kulturore.
KOHA Javore 21 MOZAIK
E ENJTE, 16 SHKURT 2023
Shkolla e Madhe (Mekteb-i Kebir) në Kalanë e Ulqinit sipas Arkivit Osman të Shtetit në Stamboll
450-vjetori i shkollës
Gjatë hulumtimit tonë në Arkivin Osman të Shtetit në Stamboll kemi identifikuar mjaft dosje në të cilat studiuesit flasin për ekzistencën e shkollës (mektebit) fillore ruzhdije gjatë shek. XIX, por përgjatë shekujve të mëhershem nuk kemi disponuar ndonjë të dhënë arkivore të publikuar…Përpjekjet tona për të hulumtuar shkollat edhe përgjatë shek. XVI-XVIII në këtë arkiv na çuan në identifikimin e pesë (5) dosjeve, prej të cilave shohim ekzistencën e Shkollës së Madhe Fillore (Mekteb-i Kebîr) brenda Kalasë së Ulqinit. Kjo shkollë në këto dokumente përmendet edhe me emra të tjerë si sibjan mektebi, mualimhane etj.
Rreth veprimtarisë arsimore përgjatë shekujve osmanë në Ulqin janë bërë disa publikime, të cilat flasin për ekzistencën e disa shkollave (mektebeve) fillore, medresesë si edhe asaj ruzhdije gjatë fundit të shek. XIX duke vazhduar edhe për disa dekada në shek. XX.
Edhe ne gjatë hulumtimit tonë në Arkivin Osman të Shtetit në Stamboll kemi identifikuar mjaft dosje në të cilat studiuesit flasin për ekzistencën e shkollës (mektebit) fillore
ruzhdije gjatë shek. XIX, por përgjatë shekujve të mëhershem nuk kemi disponuar ndonjë të dhënë arkivore të publikuar (Për herë të parë në vitin 2008 e kemi publikuar një artikull në Revistën “Etika” dhe në 2009 në revistën “Elif”, ku kemi dokumentuar disa xhami në Malin e Zi, nga ku kemi cekur edhe Shkollën e Madhe në Kalanë e Ulqinit.
Përpjekjet tona për të hulumtuar shkollat edhe përgjatë shek. XVI-XVIII në këtë arkiv na çuan në identifikimin e pesë (5) dosjeve, prej të cilave shohim ekzistencën e Shkollës së Madhe Fillore (Mekteb-i Kebîr) brenda Kalasë së Ulqinit. Kjo shkollë në këto dokumente përmendet edhe me emra të tjerë si sibjan mektebi, mualimhane etj. Mendoj që duhet të ketë edhe dosje të tjera në të cilat nuk
Dosjet në të cilat ceket emri i shkollës fillore (Mektebi i Madh) brenda Kalasë së Ulqinit (shek. XVII-XVIII), të cilat i kemi marrë nga Arkivi Osman, janë të klasifikuara në këto fonde: dy dosje ndodhen në fondin AE.SMST.II. (Ali Emirî
Mustafa I); një (1) në AE.SMHD.I (Ali Emirî Mahmud I) dhe dy (2) në C..MF.. (Cevdet Maarif). Të gjitha këto dosje janë shkresa - vendime (berat) që u dedikohen mësimdhënësve (mualimëve) të Shkollës në Kalanë e Ulqinit, çka lë për të kuptuar rëndësinë e kësaj shkolle në nivel perandorak.
Dokument i datës 2.1.1107 h./ 13.8.1695, i cili bën fjalë për marrjen e pagave të pashlyera të mësimdhënësit (mualimit) të Shkollës Fillore (mualimhane) Sulltan Selim në Kalanë e Ulqinit, me një pagë ditore prej dymbëdhjetë (12) akçeve, të marra nga nëpunësi i Mukataasë së Durrësit.
ceket emri i kësaj shkolle në katalog, por brenda tekstit të ndonjë regjistri apo dosjeje mund të ekzistojnë të dhëna shtesë që mund të bëjnë fjalë për këtë shkollë dhe aktivitetin e saj.
KOHA Javore 22 KULTURË
E ENJTE, 16 SHKURT 2023
“
Mr. Ali Bardhi
shkollës (1572-1574)
Në të ardhmen do të duhen bërë hulumtime më të hollësishme për të nxjerrë në dritë të gjithë veprimtarinë e saj.
Dosjet në të cilat ceket emri i shkollës fillore (Mektebi i Madh) brenda Kalasë së Ulqinit (shek. XVII-XVIII), të cilat i kemi marrë nga Arkivi Osman, janë të klasifikuara në këto fonde: dy dosje ndodhen në fondin AE.SMST.
II. (Ali Emirî Mustafa I); një (1) në AE.SMHD.I (Ali Emirî Mahmud I) dhe dy (2) në C..MF.. (Cevdet Maarif). Të gjitha këto dosje janë shkresa - vendime (berat) që u dedikohen mësimdhënësve (mualimëve) të shkollës në Kalanë e Ulqinit, çka lë për të kuptuar rëndësinë e kësaj shkolle në nivel perandorak. Po kështu duhet theksuar se edhe pse këto dosje janë të mëvonshme nga data e ndërtimit të shkollës, si edhe fakti që në këto dokumente ngjitur me fjalën shkollë (mekteb) është i shënuar edhe emri i Sulltan Selimit II, lë për të kuptuar që kjo shkollë të jetë hapur që nga
shek. XVI. Më poshtë po paraqesim pesë dosjet që kemi marrë për objekt studimi.
Dy dosjet e para i përkasin fondit AE.SMST.II. (Ali Emirî Mustafa I). E para i përket datës 02 muharrem
1107 h./ 13 gusht 1695 dhe bën fjalë për marrjen e pagave të pashlyera të mësimdhënësit (mualimit) të shkollës fillore (mualimhane) Sulltan Selim në Kalanë e Ulqinit, Mehmed mualimi, të mbetura nga data 22 xhumade`l-ula 1106 h./ 7 shkurt 1695 dhe me një pagesë ditore prej dymbëdhjetë (12) akçeve, të marra nga nëpunësi i Mukataasë së Durrësit. Poshtë tekstit të këtij berati (vendimi) është shënuar „Makam-ı Sahra-i Belgrad‟ (BOA, AE.SMST.II. 22/2191). Kjo dosje në katalog mban datën 2.11.1113 h, ndërsa në tekstin origjnal të dokumentit mban datën 2.1.1107 h.) Arsyeja e këtij shënimi ndërlidhet me faktin se në vitin 1695 në krye të Perandorisë Osmane erdhi Mustafai II, i cili në momentin e përpilimit të këtij vendimi (berati) ndodhej në Kalanë e Beogradit dhe përveçse udhëhiqte ekspeditën kundër austriakëve (Mehmed Maksudoglu, Historia osmane dhe e institucioneve, Alsar, Tiranë, 2013, f. 418), po ashtu kryente edhe detyrat që i përkisnin për administrim e punë të Perandorisë.
Dokument i datës 25.10.1151 h./ 5.2.1739, i cili bën fjalë për emërimin e një mualimi në Shkollën (mektebin) e Kalasë së Ulqinit me emrin Mehmed, në vend të Sylejman mualimit i cili kishte vdekur, me një pagë prej pesë (5) akçeve në ditë, të marra nga pasuria e Mukatasë së Shkodrës.
në shkollën (mektebin) e Kalasë së Ulqinit me emrin Mehmed, në vend të Sylejman mualimit, i cili kishte vdekur dhe u caktua një pagë prej pesë (5) akçeve në ditë dhe t’i jepej nga pasuria e Mukatasë së Shkodrës (BOA, AE.SMHD.I. 115/8337).
Dokument i datës 25.10.1151 h./ 5.2.1739, i cili bën fjalë për emërimin e një mualimi në Shkollën (mektebin) e Kalasë së Ulqinit me emrin Mehmed, në vend të Sylejman mualimit i cili kishte vdekur, me një pagë prej pesë (5) akçeve në ditë, të marra nga pasuria e Mukatasë së Shkodrës.
Dosja e dytë e këtij fondi i përket datës 29.12.1112 h. / 6.6.1701 m. dhe dëfton për ekzistencën e shkollës (mualimhane) brenda Kalasë së Ulqinit dhe emërimin e një mësimdhënësi (mualimi) me emrin Junus në vend të mësimdhënësit Memi, i cili kishte vdekur. Paga e mualimit në fjalë u caktua dhjetë (10) akçe në ditë dhe sigurohej nga të ardhurat e Mukataasë së Shkodrës (BOA, AE.SMST.II. 27/ 2690).
Dosja tjetër që i përket fondit AE.SMHD.I (Ali Emirî Mahmud I) është e datës 25.10.1151 h. / 5.2.1739 dhe bën fjalë për emërimin e një mualimi
Dy dosjet e fundit që bëjnë fjalë për këtë shkollë i përkasin fondit C..MF.. (Cevdet Maarif). E para i përket datës 15.5.1158 h. / 15.6.1745 m. dhe bën fjalë për ridhënien e vendimit (beratit) mësimdhënësit (mualimit) me emrin Hysein në Shkollën e Madhe (Mekteb-i kebir) Sulltan Selim brenda Kalasë së Ulqinit pasi e ka humbur atë dhe me një pagë ditore prej tridhjetë (30) akçeve (BOA, C.MF. 10/480). Dosja e dytë e fondit C.MF. (Cevdet Maarif) i përket datës 14.9.1178 h/ 7.3.1765 m. dhe ka katër shkresa. Nga këto shkresa shohim ekzistencën e shkollës (mektebit) së Sulltan Selimit II brenda Kalasë së Ulqinit, me një pagë ditore prej 12 akçeve, që jepen nga të ardhurat e Mukataasë së Durrësit. Në to shprehet pakënaqësia e banorëve të Kalasë për mosfrekuentimin e mësimdhënësit Mehmedit në takime dhe shkollë pasi merrej me tregti. Kjo gjë shkaktoi pakënaqësi te banorët e Kalasë dhe u kërkua që në vend të tij të emërohej si mësimdhënës Resuli, pasi ishte i pajisur me dije të mjaftueshme për këtë detyrë (BOA, C.MF. 172/8569) (vijon)
KOHA Javore 23 KULTURË
(1)
Stamboll
E ENJTE, 16 SHKURT 2023
Dimitrov Popoviq, ambasador i kulturës shqiptare dhe asaj malazeze
vitin 2016 me titull “Amfora”; librin me ese “Një shtrëngim dore”; në vitin 2019 Qendra e Kulturës në Podgoricë boton në shqip vëllimin me poezi “Biseda e brezave”. Ka marrë pjesë në antologjinë voluminoze dy vëllimesh “Një libër-dy gjuhë” – “Dva jezika- jedna knjiga” në poezi e prozë, në shqip e gjuhën
Takimet me poetët janë takime të veçanta, por unë zgjodha t’i them dy fjalë për mësuesin, poetin, shqipëruesin nga gjuha malazeze të shumë librave letrarë dhe redaktorin e librave në gjuhën shqipe (në të gjitha nivelet) për shkollat shqipe në Mal të Zi, ambasadorin e kulturës shqiptare dhe malazeze Dimitrov Popoviq.
Foto me rastin e orës letrare organizuar në Shkollën Fillore “Bedri Elezaga”, nën përkujdesjen e “Art Club” dhe shkollës në fjalë në Ditën Botërore të Poezisë, mars 2022
Diçka për poetin
U lind në Kamicë-Koplik të Shkodrës. Shkollën fillore 8 vjeçare e ka përfunduar në vendlindje, kurse shkollën e mesme në Gjimnazin e Durrësit. Institutin e Lartë Pedagogjik e ka përfunduar në Shkodër në vitin 1968. Diplomon në Universitetin Shtetëror të Tiranës në vitin 1974, në drejtimin Gjuhë-Letërsi. Shkruan poezi dhe merret me studime letrare.
Ka botuar: Vëllimin me poezi “Përtej shpresës”, botuar në gjuhën shqipe në Podgoricë nga Shoqata Botuese Specijal-Podgorica në vitin 2008, dhe vëllimin në gjuhën malazeze në
malazeze, ku Dimitrovi ka dhënë kontributin e tij me përkthimet nga gjuha malazeze.
Më pas ai ka shqipëruar një nga prozatorët më të njohur malazezë, Zyvdija Hoxhiq (Berisha) gjegjësisht romanin “Të gjithë të mitë”; ka arritur që me një mjeshtri të lartë të sjellë në shqip “Antologjinë e poezisë mala-
KOHA Javore 24 KULTURË
E ENJTE, 16 SHKURT 2023
Avdiu-Cura
Luljeta
zeze” për 40 poetët më të zëshëm të Malit të Zi. Me këto përkthime ai ka arritur të përcjellë me finesë e frymëzim, me pastërti gjuhësore shqipe të admirueshme, individualitetin artistik të poetëve e prozatorëve malazezë. Ka përkthyer vëllimin me poezi të Pavle Goranoviqit “Stinët e humbura”, dramën e M. Neleviq “Vezët”, tregimet e Z. Hoxhiqit “Dikush thërret”, “Tregime nga Montanari” me autor Vladimir Vojinoviq dhe ka redaktuar librin e Mlladen Llomparit e romanin e Mirash Martinoviqit “Dita e fundit e Eskilit”, pjesa dërmuese e të cilëve janë botuar nga Onufri në Tiranë. Libri dhe përkthimi i tij i “Këngët e Ali Binakut”, u vlerësua si libri më i mirë në Panairin Ndërkombëtar të Librit në Podgoricë. Gjithashtu ka përkthyer për shkollat me mësim në gjuhën shqipe lëndët zgjedhëse për gjimnazin si: etika, logjika, sociologjia e kulturës, arti e komunikimi viziv, muzika – gjuha ime e shumë libra të tjerë. Vlen të shtohet afërsia që ka Dimitrovi me shkrimtarët tanë dhe ndihma që jep për botimin dhe promovimin e librave të tyre pranë Entit të Teksteve dhe Mjeteve Mësimore në Podgoricë.
Dedikim poetit
Nga simbolika e emrit, në kohën kur lindi ishte një personazh historik me emrin Dimitrov dhe shpesh herë emrat e personazheve të kohës jetojnë
edhe sot e kësaj dite ndër ne. Nga ky aspekt Dimitrovi na lidh me Bullgarinë. Nga mbiemri na lidh me Popajt/ Popoviq nga Mali i Zi, ndërsa nga jeta dhe vepra me Shqipërinë. Nuk ma merr mendja se Dimitrovi vë këmbën në një shkollë a tjetër dhe nuk i kujtohet rruga që ai bënte në këmbë e që i duheshin dy ditë për të mbërritur në Dragobi, vendi ku punonte si mësues. Dhe a mundet njeriu me shpirt poeti të mos pyeste veten: “Përse mendohen këto male?” dhe të recitonte vargjet teksa bënte rrugën e gjatë ndërmjet malesh. Dhe këtu poezia e Dritëro Agollit jehon fuqishëm:
“Lërmë të bie në prehrin tënd plot ledhatime
O hallemadhja ime shekullore!
Le të hyjë në shpirt çdo fëshfërimë
E fustanellës dhe Xhubletës sate malësore”.
Çdo intelektual që ve këmbën nga Shkodra apo ndonjë qytet tjetër nga Mali i Zi, nuk mundem mos t’i lidh me intelektualët që lanë gjurmë në Anë të Malit - Prenkë Jakovën, mësuesin e parë në gjuhën shqipe në vitin shkollor 1941/42 dhe me Jonuz Divanin, reformatorin e madh që Ministria e Arsimit e atëhershme e solli në Anë të Malit për ta dënuar. Por, Jonuzi me punën e tij ngriti një oazë të dijes për të cilën ndër vite do të shkruheshin
67 artikuj gazetaresk dhe do të realizoheshin tre filma dokumentarë.
Po kthehem te Dimitrovi, i cili erdhi në shkollën tonë në Ditën Ndërkombëtare të poezisë bashkë me Ali Gjeçbritaj nga Kraja e princ Vladimirit, në aktivitetin e përbashkët ndërmjet Shkollës “Bedri Elezaga” dhe “Art Club-it”.
Dimitrovi me thjeshtësinë e tij, me oratorinë dhe me përvojat e bukura jetësore që aq bukur i paraqet edhe në poezi la gjurmë tek mësimdhënësit dhe tek nxënësit. Nuk mund të lë pa përmendur se sa bukur thur dhe tregon ngjarje nga jeta e tij si fëmijë dhe si i rritur, dhe me këto ngjarje aq bukur edhe edukon brezin e ri.
Shkollës i duhen mushkëri për të marrë frymë, dhe mund të them me plot bindje se organizime të tilla janë oksigjeni i shkollës, ndoshta për faktin se unë e dua anglishten si mësimdhënëse e saj, por me dashtë dua gjuhën shqipe (sidomos gegnishten). Dimitrovi erdhi duar plot, bibliotekës i dhuroi shumë libra që do të jenë një vlerë e shtuar për bibliotekën tonë. Senzacion ishte edhe harta e Malit të Zi, si e para hartë te ne që tashmë flet shqip.
Arnold Von Harfi kur mbërriti në Ulqin pat thënë: “Könte dass die Paradise sein?”
E unë shpresoj se institucioni ynë do të kthehet në një parajsë të vogël përmes aktiviteteve dhe krijimit të lidhjeve me institucione dhe me njerëz të artit dhe të kulturës. Kurse fotografi që fotografon me pasion dhe i bën të pavdekshme këto ngjarje më kujton Dan Xhurretën, fotografin e parë nga kjo zonë falë të cilit shumë ngjarje mbeten të pavdekshme.
Luigj Gurakuqi pat thanë: “Më gjeni një gjuhë në këtë botë që mbërrin me ba një fjali kaq elegante me shtatë folje rrjesht, pa asnji emër, mbiemër, ndajfolje, përemër a lidhëz!
“Me pas me mujtë me kanë me shkue me i thanë me ardhë me më pa”.
Me pak gegnisht për n’ fund sa me ju urua mirëseardhjen të gjithë atyre që na nderojnë me pjesëmarrje. Thonë se nostalgjia shfaqet në drejtime të ndryshme, por tri janë më kryesoret:
- Gurët e hirtë, rrasat e gurëve, gomilat dhe varret.
- Drurët: frashri, mani, ftoni... e thana.
- Dhe së treti njeriu me unin e tij poetik.
Profesor, edhe një simbolikë për fund, mua dhe ty na bashkon ‘91-shi.
KOHA Javore 25 KULTURË
E ENJTE, 16 SHKURT 2023
U përurua përmbledhja me poezi “Kohë” e autorit Ali Gjeçbritaj
Poezi me aromë vendase
“Shiu e justifikon zgjedhjen e autorit si figurë artistike të mbushur në shumë drejtime në cakun e kohës që lidhet me fëmijërinë kur ishte i vogël si zogu. Natyra qan se bie shi.
Qajnë gjethet ose më bukur lotojnë se ai shi bie mbi ta e rrëshqet. Gjethet edhe ashtu i ngjajnë formës së syrit. Dhe ai bashkë me zogjtë i ulur në hardhinë para shtëpie...”, ka thënë recensenti i librit Dimitrov Popoviq.
Librarinë “Ulqini” në Ulqin, të shtunën mbrëma (11 shkurt 2023) është bërë përurimi i përmbledhjes së re me poezi “Kohë” të autorit Ali Gjeçbritaj.
Për librin kanë folur kryetari i Shoqatës së Artistëve dhe Intelektualëve “Art Club” dhe redaktori Ismet Kallaba, recensenti Dimitrov Popoviq dhe vetë autori.
Në fjalën përshëndetëse, kryetari i SHAI “Art Club”, Ismet Kallaba, ka thënë se Ali Gjeçbritaj është një autor që ka kohë që boton me këtë shoqatë duke qenë njëri autorët më produktivë që nuk resht së shkruari, të cilin e ka si mision. Sipas tij, pavarësisht pensionimit Gjeçbritaj, duke qenë në fazën e pjekurisë krijuese, ndien se ka akoma shumë për t’i dhënë lexuesit dhe shoqërisë nga “arsenali” i tij.
Ndërkaq, duke folur për vëllimin poetik “Kohë”, ai ka thënë se poezia e Gjeçbritajt komunikon natyrshëm me lexuesin e vet.
“Ajo është një poezi me mesazhe të qarta. Poezia e tij nuk vërret,
KOHA Javore 26 KULTURË
E ENJTE, 16 SHKURT 2023
por megjithatë na qorton”, ka thënë Kallaba.
Ai ka thënë se poeti Ali Gjeçbritaj “nuk ka nevojë të fantazojë, sepse bota që e rrethon i ofron brumin për poezitë e tij. Ai sikur shfryn dufin e ndrydhur prej kohësh që nuk mund ta mbajë brenda vetes.”
Më tej Kallaba ka theksuar se Gjeçbritaj është poet që tashmë ka krijuar stilin e vet të vjershërimit.
Në vështrimin e tij recensenti Dimitrov Popoviq ka thënë se aroma e poezisë së Ali Gjeçbritajt është vendase.
“Dhe kjo është bukuria e saj. I vjen era Krajë”, ka thënë ai.
Sipas tij, ka shumë poetë që e përdorin shiun si nostalgji duke marrë artistikisht shenjat dalluese të tij, pesimiste dhe optimiste, dhe me to bëjnë poezi shumë të bukura. Në këtë mes bën pjesë edhe poeti Ali Gjeçbritaj.
Popoviq ka thënë se në këtë vëllim ka shumë poezi për shiun, por bukuria që i ka dhënë poeti përdorimit të tij na bën ta lexojmë
prapë, ta nënvizojmë dhe ta duam. “Shiu e justifikon zgjedhjen e autorit si figurë artistike të mbushur në shumë drejtime në cakun e kohës që lidhet me fëmijërinë kur ishte i vogël si zogu. Natyra qan se bie shi. Qajnë gjethet ose më bukur lotojnë se ai shi bie mbi ta e rrëshqet. Gjethet edhe ashtu i ngjajnë formës së syrit. Dhe ai bashkë me zogjtë i ulur në hardhinë para shtëpie...”, është shprehur ai. Autori Ali Gjeçbritaj ka falënderuar të gjithë ata që e kanë ndihmuar për botimin e vëllimit të ri poetik. Në vijim të fjalës së tij ai ka thënë se ka bërë përpjekje që ta ruajë gjilpërën që brezit të tij ia ka qepur plagët ndër mote.
“Ajo nuk është ndryshkur dhe unë përmes vargut operoj me të, thuri vargje. Lexuesi le t’i vlerësojë ato. Këtë gjilpërë nuk e akuzon nata, ajo vret errësirën. Nuk e akuzon as nata me shi, as moti që gjëmon, as rrudhat në ballë e as fijet e bardha të flokut”, është shprehur ai.
Poeti ka lexuar për publikun edhe disa poezi nga përmbledhja.
Përurimi i librit është organizuar nga Shoqata e Artistëve dhe Intelektualëve “Art Club”, e cila e ka botuar vëllimin poetik “Kohë”. Libri është botuar me mbështetjen e Fondit për Mbrojtjen dhe Realizimin e të Drejtave të Pakicave. Për të gjithë të pranishmit në përurim, autori ka dhuruar kopje të librit.
Krahas përmbledhjes me poezi “Kohë”, Ali Gjeçbritaj është autor i librave: “Motet” (poezi), “Gjurmët e moteve” (publicistikë), “Informatori” (publicistikë), “Shkolla në Krajë 1929-2009” (monografi), “Nata me hënë” (poezi), “Botë mashtrimi” (poezi), “Kopshti i xixëllonjave” (poezi për fëmijë), “Udhëtim në kohë” (monografi), “Heshtja që flet” (poezi), “Shkolla në Krajë 1929-2019” (monografi), “Rite dasme në Krajë” (monografi), “Gurët e truallit tim” (poezi), “Motet” (poezi të zgjedhura) dhe bashkautor i librit “E dua shkollën” (libër leximi për klasën e parë).
KOHA Javore 27 KULTURË E ENJTE, 16 SHKURT 2023
i. k.
Trashëgimia kulturore shpirtërore përmes instrumenteve popullore në Anë të Malit
Përdorimi i këtyre instrumenteve muzikore që janë pjesë përbërëse e korpusit të vlerave të trashëgimisë popullore të kësaj zone dhe thesar i paçmuar vlerash, me nektarin e të cilave ndër shekuj u ushqye dhe u brumos popullsia vendase është në rënie, kryesisht përdoren në raste dasmash e ahengjesh familjare.
Trashëgimia kulturore jomateriale që është shprehje e pasurisë sonë shpirtërore, në Anë të Malitështë shfaqur edhe përmes instrumenteve të muzikës popullore. Instrumentet tradicionale muzikore janë vlera të trashëgimisë shpirtërore të krijuara nga shqiptarët ndër shekuj. Këto vlera unike dhe të shumëllojshme për
nga mënyra e krijimit, përçimit dhe realizimit të tyre, përbëjnë një nga shtyllat e identitet kulturor edhe të anamalasve, sikurse të gjithë shqiptarëve. Veglat muzikore mbajtën gjallë traditën popullore në Anë të Malit. Ato kishin një peshë të mad-
he në traditën e tyre, sepse rrëfejnë historinë e tyre ndër vite. Ndër to po përmendim lahutën (instrument i lashtë autokton shqiptar me një tel ose qime kali) e cila dikur , siç mësuam nga anamalasit e vjetër, ka qenë e pranishme pothuaj në çdo
KOHA Javore 28 MOZAIK
E ENJTE, 16 SHKURT 2023
Shaban Gjekaj Egzona Salaj
Gjekë Gjonaj
“
kulturore përmes popullore
shtëpi të tyre. Me këtë instrument në të kaluarën u kënduan këngë epike shqiptare. Përveç lahutës, anamalasit kanë përdorur edhe çiftelinë me dy tela, fyellin, defin (dajren), zymaren, violinën, mandolinën,kitarën, fizarmonikën etj. Me këto instrumente shoqëroheshin këngët popullore epike (këngët historike, legjendat, baladat dhe këngët e kreshnikëve) dhe lirike (këngët e djepit, këngët e dashurisë, këngët e dasmës, këngët e kurbetit, këngët e punës dhe ritualet) të trevës të cilat janë të lashta sa edhe vetë jeta e tyre.
Përdorimi i këtyre instrumenteve muzikore që janë pjesë përbërëse e korpusit të vlerave të trashëgimisë popullore të kësaj zone dhe thesar i paçmuar vlerash, me nektarin e të cilave ndër shekuj u ushqye dhe u brumos popullsia vendase është në rënie, kryesisht përdoren në raste dasmash e ahengjesh familjare. Ashtu siç po harrohet gjithnjë e më shumë muzika, melodia dhe kënga popullore, të njëjtin fat po e përjetojnë edhe vallet popullore anamalase me karakteristikat e veta të cilat e veçojnë nga krahinat e tjera shqiptare. Po harrohen këngët. Po harrohen instrumentistet. Po harrohen veglat tradicionale muzikore. Po harrohen artistët. Kjo mendojmë se është e pafalshme, sepse çon një komb drejt shuarjes së kujtesës së vet. Në epokën e globalizimit një nga sfidat e anamalasve dhe e të gjithë shqiptarëve të tjerë kudo që ndodhen është pikërisht ta ruajnë, ta kulti-
Veglat muzikore mbajtën gjallë traditën popullore në Anë të Malit. Ato kishin një peshë të madhe në traditën e tyre, sepse rrëfejnë historinë e tyre ndër vite
vojnë, ta promovojnë dhe ta përcjellin trashëgiminë jomateriale. Është shumë e rëndësishme që t’i ruajnë këto elemente që na identifikojnë, që na bëjnë të ndjehemi shqiptarë dhe për më tepër t’i trashëgojmë ato brez pas brezi. Koha dhe teknologjia janë dy sfiduesit e mëdhenj të traditës, por shqiptarët do të duhej të bëjnë përpjekje të mëdha që ta kthejnë pikërisht teknologjinë në favorin e vet. Ka kaluar më shumë se një shekull që kur At Shtjefën Gjeçovi apo diplomati e albanologu austriak Johan Xhorxh von Han, e të tjerë të pasionuar pas folklorit, rrugëtonin shkrepave të Shqipërisë për të mbledhur visaret e kombit.
Këngëtarët/et popullorë dhe instrumentistët anamalas Ana e Malit ndër vite ka dhënë isntrumentistë dhe këngëtarë/e me një traditë të gjatë dhe të ndritur në fushën e artit muzikor. Falë interpretimit me mjeshtri e profesionalizëm dhe zërit të tyre unik në qindra aktivitete kulturore, festivale dhe koncerte vendore, kombëtare e mbarëkombëtare janë bërë të njohur
je dhe në shoqëritë e para kulturore artistike të kësaj zone në fillimet e viteve 70-të të shekullit të kaluar janë dalluar: Faik Nuzi violinë-dajre), Sylo Xhafa-Kovaçi (def-dajre), Ejup Mehmeti-Jupi(fizarmonikë), Smail Hollaj (violinë), Fehim Hollaj (def-dajre), Isa Luka (fyell), Adem Veliq (fyell), Qazim Gjeloshi (fyell), Daut Zeneli (fyell), Beqo Kallaba (fyell), Musa Ceka (dajre), Isa Dani (fizarmoniokë), Xhemal Veliq, Shyqyri Ujkashi (violinë-dajre), Fadil Mustafa (violinë-dajre), Bajram Dabi (violinë), Sylejman Dabi-Fiqo (fizarmonikë), Osman Veliq ( zymare), Ramë Veliqi (zymare), Qazim Alushi (zymare), Halit Islami (fizarmonikë), Isa Dani (violinë), Ramo Salaj (violinë), Sal Ibroçi (violinë), Hamz Velushi (def), Gazmend Mustafa (fizarmonikë), Ferit Kurti (violinë), Kadri Doda (violinë), Hasan Gjeloshi (fizarmonikë), Musa Gjoni (mandolinë), Nail Selmani (fizarmonikë), Vebi Spahiu (fizarmonikë), Selim Spahiu (def), Gani Lika (def), Fadil Ibroçi (dajre), Hajro Ceka (dajre), Mehmet Mehani (dajre), Fahhri Zeneli (dajre), Seladin Maxharri (kitarë), Musa Maxharri (kontrabas), Asllan
Një nga sfidat e anamalasve dhe e të gjithë shqiptarëve të tjerë kudo që ndodhen, është pikërisht ta ruajnë, ta kultivojnë, ta promovojnë, ta përcjellin dhe ta trashëgojnë trashëgiminë jomateriale brez pas brezi
brenda dhe jashtë vendit kudo jetojnë shqiptarët. Një karrierë të suksesshme muzikore kanë pasur disa këngëtarë/e popullorë, ndër të cilët shquhen: Shaban Gjekaj ( fitues i Çmimit “Mjeshtër i Madh”), Haxhi Zeneli, Viktor Nrekiqi, Gëzim Salaj (laureat i Çmimit “Mjeshtër i Madh”), Paulina Mirëdita dhe Egzona Salaj (fituese e Çmimit “Këngëtarja më e mirë e Festivalit Folklorik Kombëtar në Gjirokastër”).
Nga radhët e instrumentistëve e ahengxhinjve të shumtë anamalas që kanë marrë pjesë në dasma, aheng-
Zeneli (kitarë), Fahri Zeneli (dajre), Smaj Mara (fizarmonikë), Sadri Maxharri (çifteli), Isa Zaga (çifteli), Ruzhdi Zaga (çifteli), Taip Kurti (çifteli), Naser Demiri (kitarë), Ruzhi Musliu (xhezmendist).
Këta artistë veteranë të këngës dhe ahengut anamalas me një karrierë të pasur artistike tani i ka zëvendësuar brezi i ri i shkolluar. Shqiptarët, pra edhe anamalasit, kur ka kënduar dikush kanë thënë “të knoftë zemra”, sepse siç thonë rapsodët “nëse nuk të knon zemra nuk ta qetë kurrë goja kangën”.
E ENJTE, 16 SHKURT 2023
KOHA Javore 29 MOZAIK
“
“
Besim Karamanaga
Detari i ri u kthye nga Danimarka
Para hyrjes në Kala nga Porta e Madhe nga Jugu, në anë të majtë janë varrezat ortodokse, në anë tjetër kisha ortodokse. Deri në fillim të shekullit XX në atë vend ishte xhamia e Meterizit. Gjithmonë “te kisha”, siç e kemi quajtur ka fryrë erë. Duke kaluar andej në fëmijëri kemi pasur frikë, na dukej si vend misterioz.
Shkova për ta vizituar vëllaun Ruzhdinë.
Filluam bisedën për kohërat para luftës në ish-Jugosllavinë e mëparshme, momente të vështira për të gjithë, posaçarisht për popullin shqiptar.
Ruzhdi rrëfen: “Besimi atëherë mbaroi gjimnazin. Filluan ta kërkojnë me shkua në ushtri. Miqo Mijoviqi kryeshefi i repartit ushtarak në Komunën e Ulqinit më tha: Djalin tënd do ta çojmë në ushtrinë detare-marinare në Pullë (Kroaci). Pse në Pullë, a nuk mundet diku më afër në Mal të Zi, në Kumbor , në Bokën e Kotorrit?, pyeta i zemëruar:
‘Jo’ -tha ai”.
Po ato ditë Ruzhdi informohet dhe i kanë thënë se djali duhet të jetë i punësuar si praktikant dhe atëherë nuk e çojnë në shërbimin ushtarak për më së paku një vit.
“Shkova në Budvë në Drejtorinë e
“Rivierës së Budvës”. Drejtori ishte Diki Kazhanegra, puntor i vjetër në turizëm, miku im. Ai e thirri referentin për punësim dhe i tha: “Bëj çdo gjë që i nevojitet Ruzhdit“. Dhe kështu Besim Karamanaga u punësua praktikant në anijen turistike “Smaragd” e cila lundronte me turista deri në Ulqin, Tivar, Durrës, Dubrovnik.
Kaloi një vit. Reparti ushtarak përsëri e kërkonte Besimin për ta nisur në ushtri. Një polic i tha Ruzhdit: “Djalin tënd e kemi në regjistër, është i nënvizuar me bojë të kuqe...”. Atë verë erdhi një ekskursion me të rinj nga Danimarka. Besimi u njoftua me ata. U shoqëruan disa ditë. Lindi miqësi dhe shoqëri e re. Dhe kështu, Ruzhdi me bashkëshorten Budijen së bashku me djalin Besimin shkuan në Beograd dhe fituan vizën për Danimarkë. Besimi drejt nga Beogradi u nis për në Kopenhagen. Letrën e mori në dy drejtime, por mendonte të rrinte atje. Dhe ashtu ndodhi...
Besimi mbërriti te shokët e rinj, u punësua dhe vazhdoi atje... Kaluan dy vjet. Situata në Mal të Zi dhe ish-Jugosllavi ishte e tensionuar, ishte në këmbë lufta civile, shkatërrimi i qeverisë.
Besimi nuk mund të vinte në Ulqin. Për takimin me familjen e ngushtë erdhi deri në Durrës.
Ruzhdi, Budija, Luani dhe Florina u takuan me Besimin në Durrës. Pas dy ditëve Besimi u kthye në Danimarkë.
Binjakët
Ishte data 21 gusht 2009. Orët e pasditës. Ulqinin e goditi një tërmet jo shumë i rëndë. Megjithatë njerëzit u frikësuan. Nuk e kishin harruar tërmetin e 15 prillit 1979.
Edina Karamanaga ishte shtatzënë muajin e tetë ,priste të lindin binjakët. Tërmeti e prishi qetësinë e saj. Filloi lindja e parakohshme. Menjëherë e transportuan në maternitetin e Podgoricës. Më 22 gusht lindi më parë “njëshi” e pas 5 minutash edhe “dyshi”, Xhenani dhe Floriani. Kishin peshë shumë të vogël prej 1.600 gr. Nuk ishin të përgatitur për jetën jashtë mitrës së nënës së tyre.
Në repartin për neonatologji në Institutin për Sëmundjet e Fëmijëve filloi lufta për jetën e tyre.
Çdo ditë kontaktoja me Dr. Rada Rudanoviqin, më së pari si axha i Besimit, babait të binjakëve, por edhe nga pozita e drejtorit të Shtëpisë së Shëndetit në Ulqin.
KOHA Javore 30
PORTRET
E ENJTE, 16 SHKURT 2023
Gani Karamanaga
Gjendja e binjakëve ishte shumë e vështirë, por kujdesi, puna profesionale me një angazhim të posaçëm të Dr. Rada Rudanoviqit si dhe të mjekëve të tjerë nga ky repart me kohë filloi të përmirësohet. Në spital qëndruan gati dy muaj. Mbijetuan... Sot Xhenani dhe Floriani janë 13 vjeçarë, nxënës të mirë, luajnë futboll...
Besim Karamanaga
Autobiografi
Jam Besim Karamanaga. I lindur më 3.9.1971. Shkollën fillore dhe atë të mesme i përfundova në Ulqin. Gjatë pushimeve verore babai më punësoi në vitin 1987 në anijen e firmës “Montenegto Expres”. Punova si marinar në anien “Smaragd”. Në vitin 1988 dhe 1987 punova në anijet “Petrovac” dhe “Olcinium”. Në vitin 1989 punova marinar në një hidrogliser “Ceklin” ku kapidan ishte zotni Avdo Nimanbegu. Ai ishte komshiu jonë nga Kalaja. Kaluam shumë bukur. Pastaj vazhdova në një anije në Liqenin e Shkodrës. Gjimnazin e përfundova në Ulqin në vitin 1989. Në fund të vitit shkova fillimisht në Gjermani, ku edhe u punësova, prej aty vazhdova për në Danimarkë. Atje qëndrova 12 vite të plota.
Shkaku më i madh ishte situata e vështirë e cila mbizotëronte atëherë në Jugosllavi.
Duke punuar kam marrë pjesë në kurse të ndryshme dhe e mësova zanatin e kuzhinierit. Restaurantet më të njohura në Kopenhagen ku punova ishin: ”Via Appia” dhe “Canaletto”.
Ulqini, Kalaja, deti ishin çdo ditë e natë në mendimet e mia. U ktheva në Ulqin përgjithmonë...
Në fund
Besim Karamanaga ishte një ndër shumë djemtë e tjerë të cilët u larguan nga vendlindja shkaku i luftës, shkaku i politikës sërbomadhe e cila bënte çdo gjë që ta frikësonte popullin shqiptar dhe të largohen nga vendi i tyre, posaçarisht të rinjët. Besimi u kthye. Krijoi familje. Babai i tij, Ruzhdi thoshte: “Nuk kam djalë për Danimarkë, Besimi do të kthehet...”.
KOHA Javore 31
PORTRET E ENJTE, 16 SHKURT 2023
Mbi shënimin e arkeologut Prof. Dr. Naser Ferri “Në vitin 1923 në Tiranë është botuar libri i parë
Shënim me peshë dhe i shpalosjes, pasqyrimit reflektimit të identitetit
Arkeologu i mirënjohur shqiptar Prof. Dr. Naser Ferri (nipi i patriotit dhe trimit legjendar shqiptar Jakup Ferri nga Plava), kohë më parë ka publikuar shënimin “Në vitin 1923 në Tiranë është botuar libri i parë mbi ilirët në gjuhën shqipe”, autor i të cilit është arkeologu, historiani, gjeografi dhe albanologu Karl Ludvig Patsh, i lindur në vitin 1865 në Kowatsh të
Çekisë dhe ka vdekur në Vjenë të Austrisë më 21 shkurt të vitit 1945 në moshën 80 vjeçare.
Autori Naser Ferri në fillim të shënimit të vet shkruan se nga opusi i pasur i Patshit dallohet libri “Ilirët”, i cili është botuar në vitin 1923 në Shtypshkronjën “Nikaj” të Tiranës, drejtpërdrejt në gjuhën shqipe, në përkthim të Karl Gurakuqit dhe në fakt ishte edhe libri i parë në gjuhën shqipe kushtuar ekskluzivisht ilirëve.
Autori i librit “Ilirët”, Karl Patsh, pos kontributit të dhënë në fushën e arkeologjisë, historisë, etnografisë e gjeografisë në shumë vende të Ballkanit dhe në themelimin e shumë institucioneve kulturore po ashtu në Ballkan, kontribut të konsiderueshëm ka dhënë edhe në themelimin e Muzeut Kombëtar në Tiranë.
Prof. Dr. Naser Ferri në shënimin e
vet bën me dije se në veprën “Ilirët” për herë të parë janë prezantuar në gjuhën shqipe fiset ilire, shtrirja e tyre gjeografike, doket, zakonet, besimet religjioze dhe mjaft elemente të tjera relevante të kulturës së tyre autoktone.
Vepra në fjalë është e ndarë në tetë nënkapituj dhe është e pajisur me 13 ilustrime. Autori i librit Karl Patsh, fillon me trajtimin e ilirëve në përgjithësi, për të cilët ai thotë se nuk formuan komb të posaçëm dhe u bashkuan vetëm njëherë për t’u rezistuar romakëve, madje, për fat të keq edhe atëherë jo të gjitha fiset. Në numër më të madh ose më të vogël, ilirët kishin qenë prezentë edhe në brigjet e Danubit në pjesën italiane të Adriatikut, në Korfuz dhe në veriperëndim të Azisë së Vogël e ndoshta edhe në Sicili. Sado që romakët kishin qenë të egër në luftë, nga ana tjetër ata kishin qenë liberalë në raporte me popujt e nënshtruar në çdo aspekt, ashtu që ilirët kishin mundësi t’i ruanin elementet e kulturës së vet autoktone.
Në vazhdim të shënimit të vet, arkeologu Naser Ferri shkruan se në vitin 1923, kur kjo vepër u botua për herë të parë, nuk dihej shumë lidhur
me jetën shpirtërore të ilirëve. Megjithatë, dihej se hyjnitë ilire kishin forma si edhe tek popujt e tjerë të Evropës dhe se ilirët nuk kishin priftërinj, por njerëzit e rëndomtë që kishin njohuri të caktuara kryenin flijimet dhe udhëhiqnin ritet religjioze. Nga hyjnitë ilire, autori i librit Patshi veçon Medaurin, të cilin e paramendonin si kryetrim gjigant mbi një kalë zjarrmor me hark e shigjeta në duar, i cili kishte shenjtoren në Risinium, pastaj ai i pari i kishte zbuluar dhe publikuar monumentet epigrafike të kushtuara hyjit ilir Bind, i cili identifikohej me Neptunin romak dhe i cili kishte shenjtoren afër Bihaqit mbi lumin Privilica, ku u zbuluan një varg altarësh dhe ku këtij hyji i flijoheshin cjepet. Ilirët nderonin një varg perandoreshash si Diana Kandaviensis (e fisit Kandavi), Ika, Futosika (padyshim formë e gabuar e emrit të hyjneshës Iutosika), Latra, Sentona, hyj i luftës Armatus, e të tjerë.
Në shënimin e vet, arkeologu Prof. Dr. Naser Ferri shkruan se si duket ilirët shpesh flijonin njerëz të gjallë siç kishte qenë rasti, bie fjala, në kohën e sulmit të Lekës së Madh kundër ilirëve të Jugut, me ç’rast për t’u mëshiruar hyjnitë, ishin flijuar tre
KOHA Javore 32 MOZAIK
E ENJTE, 16 SHKURT 2023
Shaban Hasangjekaj
dhe vlerë pasqyrimit dhe identitetit të ilirëve
djem dhe tri vajza.
Sa i përket gjuhës ilire, autori i librit Patsh shpreh mendimin që ilirishtja kishte pasur dialekte si edhe gjuhët e tjera dhe se njoftimet lidhur me këtë janë nga fjalët ilire të cilat i shënuan autorët antikë, siç është emri i birrës “Sabaja”, pastaj nga emrat e vendeve që mbaronin me prapashtesa të ndryshme siç ishin -ona: Emona, Albona, Flanona, Promona, Skadrona, Narona; -este: Tergeste, Bigeste; -ntum: Dalluntum, Salluntum, Tarentum.
Ndihmesë për njohjen e gjuhës ilire janë edhe oronimet dhe hidronimet: Dravus (Drava), Savus (Sava), Drinus (Drina), Drillos (Drini), të cilët edhe të latinizuara i kanë ruajtur elementet origjinale deri në kohët moderne, pastaj emrat vetjakë: Verso, Bato, Dasto, Pino, e të tjerë të ngjashëm. Elementet karakteristike të gjuhës ilirishte mjaft mirë dëshmohen në një mbishkrim që është zbuluar në Lisiçiqi afër Konjicit në Bosnjë, në tekstin e të cilit paraqitet një “J” i posaçëm, si dhe një shkronjë frymore që nuk është e njëjtë as me “s” e as me “z”.
Autori i shënimit Prof. Dr. Naser Ferri, shkruan se autori i librit “Ilirët” Karl Patsh shpreh mendimin që në Iliri gjatë antikës, ilirishtja ishte përdorur krahas gjuhës latine, por me kohë ilirët kishin pranuar mjaft ndikime të gjuhës latine si edhe popujt e tjerë. Sipas Patshit, gjuha mikse iliro-romake ishte folur në Dalmaci dhe ai kishte konstatuar që kjo gjuhë ishte ruajtur deri në fund të shekullit XIX, kur në vitin 1898 kishte vdekur Anton Udina – Burbur, shërbëtor i kishës në Ishullin Veglia në Dalmaci, i cili kishte qenë njeriu i fundit i cili e kishe njohur dhe folur këtë gjuhë.
Një ekzemplar i botimit origjinal të librit “Ilirët” të autorit Karl Patsh,gjendet në Bibliotekën Kombëtare e Universitare të Kosovës në Prishtinë. Shënimi i autorit Prof. Dr. Naser Ferri kushtuar librit të parë të botuar në gjuhën shqipe mbi ilirët, padyshim është me peshë dhe vlerë i cili në mënyrë të denjë shpalos, pasqyron dhe reflekton identitetin e ilirëve –paraardhës të shqiptarëve.
KOHA Javore 33 MOZAIK
parë mbi ilirët
E ENJTE, 16 SHKURT 2023
në gjuhën shqipe”
Muzikë e cila flet vetë nëpërmjet gjuhës tonë
Tuz – Qendra Kulturore-Informative “Malësia”, të premtën mbrëma (10 shkurt 2023) organizoi shfaqjen e koncertit të muzikës së dhomës
“Suonos Albanicus”, ku disa nga artistët e e Teatrit të Operas dhe Baletit - Tiranë, interpretuan me shumë mjeshtëri dhe profesionalizëm këngë dhe kompozime të shumta të këngës tradicionale qytetare dhe popullore dhe të muzikës së kualifikuar bashkëkohore.
Fillimisht, publikun e pranishëm e përshëndeti drejtoresha e Teatrit të Operas dhe Baletit, violinistja me një karrierë të ndritur nga teatrot më të njohura italiane, Abigeila Voshtina e cila duke falëndëruar QKI-në “Malësia” për ftesën e bërë, tregoi se ideja
për shfaqjen e këtij koncerti ka lindur si një projekt i cili do të tregonte gjuhën shqipe në Itali.
“Pas kësaj, duke parë suksesin që pati koncerti me pjesët e zgjedhura, me jaret shkodrane që janë kaq afër jush, domethënë këngët e të dashuruarve kemi pasur shumë e shumë ftesa për ta luajtuar shpesh herë këtë koncert. Jam e sigurt se vërtetë do t’ju rrëmbejë zemrën, sepse është një muzikë e cila flet vetë nëpërmjet gjuhës tonë, por edhe nëpërmjet asaj muzike që nuk harrohet kurrë”, u shpreh Voshtina.
Programi artistik filloi me Gjon Simonin nga opera e parë shqiptare “Mrika”, për të vijuar më pas me interpretim të këngëve nga sopranoja Besa
Llugiqi: “Pranvera filloi me ardhë”, “Luleborë”, “Dashnor tu bana”, “Në zaman t’njasaj furie”, “Valle Antike”, “Çelni ju lule”, “Për mue paska kënun kismet”, etj.
Ky koncert i cili zgjati diçka më shumë se një orë, u ndoq me shumë entuziazëm dhe ngrohtësi nga audienca. Ky format ka zhvilluar tashmë një profil të vetin nëpërmjet përformancave kombëtare dhe ndërkombëtare në Evropë dhe më gjerë. Repertori i tij, përveç një berthame të klasikëve të famshëm, ka arritur të përfshijë një shumëllojshmëri zhanresh duke filluar nga këngët tradicionale shqiptare deri te vargjet muzikore bashkëkohore të interpretuara me një shije të veçantë.
KOHA Javore 34 MOZAIK
u.
t.
E ENJTE, 16 SHKURT 2023
Në QKI “Malësia” në Tuz u shfaq koncerti i muzikës së dhomës “Suonos Albanicus”
U. S. EMBASSY PODGORICA
Announces an open position for G U
A R D
• BASIC FUNCTION OF THE POSITION
Job holder provides security for U.S. Government personnel and facilities by conducting security operations as a member of security team. Guards observe, recognize, and report suspicious incidents directed against U.S. Government facilities and/or personnel and initiate emergency responses to possible hostile actions, as necessary, to safeguard life and property.
• QUALIFICATIONS REQUIRED
1. EDUCATION: Completion of high school is required.
2. EXPERIENCE: No prior work experience is required.
3. LANGUAGE: Level 2 (limited knowledge) Speaking/Reading/Writing of English is required. (This may be tested). Level 3 (good working knowledge) speaking/Reading/Writing of Montenegrin language is required.
4. KNOWLEDGE: Knowledge of security techniques with local pedestrian and vehicular traffic patterns and habits, awareness of cultural norms and customs is required. The position requires good working knowledge of the host city’s geography and general culture.
5. SKILLS AND ABILITIES: Must poses a valid driver’s license, category “B”. Must be skilled in the use of security equipment. Must work independently and adapt to a wide range of threat and environmental conditions.
CLOSING DATE FOR THIS POSITION:
FEBRUARY 22, 2023
HOW TO APPLY: Applications must be completed and submitted through Electronic Recruitment Application (ERA). The instructions are available on U.S. Embassy Podgorica website. Paper or e-mailed applications are no longer accepted. Please look for more information on this Vacancy announcement on the following website https://me.usembassy.gov/ embassy/jobs/
An Equal Opportunity Employer
EQUAL EMPLOYMENT OPPORTUNITY: The U.S. Mission provides equal opportunity and fair and equitable treatment in employment to all people without regard to race, color, religion, sex, national origin, age, disability, political affiliation, marital status, or sexual orientation. The Department of State also strives to achieve equal employment opportunity in all personnel operations through continuing diversity enhancement programs. The EEO complaint procedure is not available to individuals who believe they have been denied equal opportunity based upon marital status or political affiliation. Individuals with such complaints should avail themselves of the appropriate grievance procedures, remedies for prohibited personnel practices, and/ or courts for relief.
KOHA Javore 35 MARKETING
E ENJTE, 16 SHKURT 2023
kohajavore.me “Koha Javore” në versionin online, mund ta lexoni në linkun: www.kohajavore.me