Regjistrimi i popullsisë çështje statistikore e jo politike
21 shkurti, Dita
Ndërkombëtare e
Gjuhës Amtare
Veshjet e Anës së
Malit, thesar i traditave të kulturës popullore shqiptare
53-vjetori i Universitetit të
Prishtinës “Hasan Prishtina”
Qëllimi i organizatorëve - ruajtja dhe transmetimi i trashëgimisë së lashtë
Vendndodhja e shkollës duhet kërkuar në hapësirën rreth xhamisë-muze
Nostalgji dhe shi mes vargjeve të Ali Gjeçbritajt
KOHA Javore
Themelues: Kuvendi i Malit të Zi
Gazetë javore për aktualitete, shkencë dhe kulturë, Numri i parë doli më 21 shkurt 2002.
Botues: Këshilli Kombëtar i Shqiptarëve
Redaktor Përgjegjës: Qani Osmani
Gazeta redaktohet nga kolegjiumi:
Fahrudin Gjokaj (Redaktor Teknik & Sistem Inxhinjer)
Ismet Kallaba (aktualitete, sport),
Toni Ujkaj (kulturë)
Vijoleta Berishaj (sekretare teknike)
Adresa: Kral Nikolla 27a/4, Podgoricë 81000, Mali Zi
Telefon: 020/240-659
E-mail: kohajavore@t-com.me www.kohajavore.me
Kritikë amoralitetit njerëzor përmes satirës dhe humorit
Shembull i personit të përkushtuar për punë dhe personalitet emblem i shkollës në fjalë
Sulltana Xhurreta, duararta që s’pushoi deri në vdekje të krijojë veshje popullore
ARKIVI: www.kohajavore.me
OJQ “Fëmijët e Malit të Zi” organizoi trajnimin dyditor të emërtuar “Akademia e aktivizmit”
Rëndësia e kyçjes në jetën sociale dhe në proceset vendimmarrëse
Në këtë aktivitet që kjo OJQ e ka emërtuar “Akademia e ativizmit”, morën pjesë tridhjetë vajza nga Tuzi, Tirana dhe Tetova, ndërsa u zhvillua në sallën e Kuvendit të Komunës së Tuzit. Në ditën e parë të këtij aktiviteti u mbajt trajnimi mbi politikën dhe proceset vendimmarrëse, ndërsa përgjatë ditës së dytë u zhvillua një vizitë studimore në Komunën e Tuzit si dhe në Shkollën e Mesme të Përzier “25 Maji”
Tuz – Informimi mbi rëndësinë e angazhimit në jetën sociale dhe në proceset vendimmarrëse në qytetet ku të rejat (vajzat) jetojnë, ka qenë në fokus të aktivitetit që Organizata Joqeveritare “Fëmijët e Malit të Zi” organizoi në Tuz më 16 dhe 17 shkurt 2023.
Në këtë aktivitet që kjo OJQ e ka emërtuar “Akademia e aktivizmit”, morën pjesë tridhjetë vajza nga Tuzi, Tirana dhe Tetova, ndërsa u zhvillua në sallën e Kuvendit të Komunës së Tuzit.
Në ditën e parë të këtij aktiviteti u mbajt trajnimi mbi politikën dhe proceset vendimmarrëse, ndërsa përgjatë ditës së dytë u zhvillua një vizitë studimore në Komunën e Tuzit si dhe në Shkollën e Mesme të Përzier “25 Maji”. Organizata Joqeveritare “Fëmijët e Malit të Zi” së bashku me organizatën “Lifelong Learning Network” është organizatë partnere në projektin “Girls - the game changers of politics”, i cili zbatohet nga Instituti Shqiptar për Çështjet Publike -
AIPA.
Ky projekt mbështetet nga Western Balkans Fund dhe Bashkimi Evropian, nën thirrjen për propozime të projekteve rajonale, “Mbështetje për promovimin e aktiviteteve rajonale të shoqërisë civile në Ballkanin Perëndimor”.
Western Balkans Fund - skema rajonale e granteve është e bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian IPA – Instrumenti për Asistencën e Para-Aderimit.
Nënshkruhet marrëveshja për kryerjen e punimeve në rikonstruktimin e rrugës kryesore të qytetit
Guci – Të premten më 17 shkurt 2023, në Drejtorinë për projekte kapitale është nënshkruar marrëveshja për kryerjen e punimeve në rikonstruktimin e rrugës kryesore të qytetit në Guci në vlerë 968 mijë euro.
Ndonëse janë krijuar kushtet për nënshkrimin e marrëveshjes, pas zbatimit të procedurës së tenderimit, në Drejtorinë për projekte kapitale, të premten e kaluar është mbajtur takimi në të cilin kanë qenë të pranishëm drejtori i drejtorisë në fjalë, Esmin Beqoviq, kryetarja e Komunës së Gucisë, Anella Çekiq me bashkëpunëtorët - nënkryetarin e komunës, Edon Balidemaj dhe drejtorin e Drejtorisë për investime dhe rregullim hapësinor, Shemso Jaroviq si dhe përfaqësuesi i firmës ndërtimore “Indell Inzenjering” nga Podgorica e cila do t’i kryjë punimet. Gjatë punës së takimit të përbashkët është theksuar se përveç këtij pro-
jektit më të rëndësishëm për Gucinë, do të kryhen punimet edhe në rikonstruktimin e rrugës në fshatin Vuthaj në vlerë 1.028.000 euro, si dhe në rikonstruktimin e rrugës së komunikacionit prej urës në Lumin Vruja deri te Xhamia e Çekiqve në vlerë 484 mije euro, për të cilat pak ditë më parë po ashtu janë nënshkruan marrëveshjet. Kryetarja e Komunës, Anella Çekiq ka thënë se “mundi dhe përkushtimi i shërbimeve të Komunës në valorizimin e plotë të bukurive natyrore, por edhe të gjitha të tjerave të cilat duhet të jenë shtytëse për zhvillimin e Komunës sonë, këto ditë japin rezultate të cilat plotësisht do të ndryshojnë në të mirë pamjen e Gucisë. Posaçërisht na gëzon e dhëna se ato rezultate më së miri do t’i ndiejnë bashkëqytetarët tanë, të cilët edhe janë në fokusin e politikës të cilën e ushtrojmë. Me këtë projekt Gucia do te fitojë njërën prej rrugëve kryesore
të qytetit të rregulluar në mënyrën më moderne, me çka edhe krijohen kushtet që ajo njëherazi të jetë shesh i qytetit, e cila me bukurinë dhe përmbajtjet e veta do të jetë pikënisje e të gjithë turistëve dhe vizituesve. Ajo po ashtu është edhe çështje e madhe pozitive për hotelierët e tregtarët tanë dhe të gjithë të tjerët, që në mënyrën më të mirë të valorizojnë aftësitë e veta sipërmarrëse. Ky projekt gjithsesi do të japë shtytje të madhe edhe promovimit turistik dhe valorizimit të të gjitha bukurive të komunës sonë”, ka konfirmuar kryetarja Anella Çekiq. “Çdo projekt i cili kryhet apo do të kryhet në Guci do të jetë kënaqësi jona e përbashkët. Pas çdo projekti të tillë, jemi të sigurt se Gucia do të jetë vend ku do të jetohet më mirë dhe më bukur”, thuhet në komunikatën për media në shërbimin për informata të Komunës së Gucisë.
Shaban HasangjekajMe rastin e 15-vjetorit të Pavarësisë së Kosovës, në Ulqin u organizua
Koncert festiv me këngë dhe valle
“Duke e ditur faktin se çfarë ka bërë dhe vazhdon të bëjë Kosova për shqiptarët në Malin e Zi, pa dyshim që kjo do të
jetë një festë tanimë tradicionale bashkë me atë të Pavarësisë
së Shqipërisë. Sepse ne nuk mund t’i ndajmë as Shqipërinë, as Kosovën”, ka thënë kryetari i KKSH-së, Faik Nika
Mirënjohje për këngëtarët Shaban Gjekaj, Nikollë Nikprelaj dhe Gëzim Salaj
Ulqin - Me rastin e 15-vjetorit të Pavarësisë së Kosovës, Këshilli Kombëtar i Shqiptarëve në Malin e Zi, në bashkëpunim me Qendrën e Kulturës dhe Komunën e Ulqinit organizuan të shtunën mbrëma (18 shkurt 2023) në
Ulqin koncert festiv me këngë dhe valle.
Publikun jo të shumtë në numër e kanë argëtuar këngëtarët dhe valltarët e Ansamblit të Këngëve dhe Valleve
“Lidhja e Prizrenit” nga Prizreni. Në repertorin e tyre të përgatitur për festën e Pavarësisë së Kosovës kanë mbizotëruar këngët dhe vallet me motive patriotike.
Pjesë e programit me disa këngë ka qenë edhe këngëtari vendas Shaban Gjekaj, i cili karrierën e tij e ka filluar në
Shoqërinë Kulturore-Artistike “Agimi” të Prizrenit.
Kryetari i Këshillit Kombëtar të Shqiptarëve në Malin e Zi, Faik Nika, ka thënë se shënimi i Pavarësisë së Kosovës, kësaj date të rëndësishme në historinë e popullit shqiptar, do të bëhet tashmë tradicionale.
“Duke e ditur faktin se çfarë ka bërë dhe vazhdon të bëjë Kosova për shqiptarët në Malin e Zi, pa dyshim që kjo do të jetë një festë tanimë tradicionale bashkë me atë të Pavarësisë së Shqipërisë. Sepse ne nuk mund t’i ndajmë as Shqipërinë, as Kosovën”, ka thënë ai.
AKV “Lidhja e Prizrenit” është themeluar në vitin 2006. Për nder të 15-vjetorit të Pavarësisë së Kosovës, ky ansambël
Këshilli Kombëtar i Shqiptarëve në Malin e Zi i ka ndarë mirënjohje këngëtarit Shaban Gjekaj, me motivacionin “për ruajtjen e vlerave tona kombëtare e tradicionale, për transmetimin e atdhedashurisë përmes këngëve me motive patriotike në gjuhën e bukur shqipe, për përfaqësimin me dinjitet në festivale dhe aktivitete të tjera kulturore kombëtare e ndërkombëtare si dhe lartësimin e shqiptarëve dhe trevave shqiptare në Malin e Zi”. Pasi që ka falënderuar KKSHnë për mirënjohjen, këngëtari Shaban Gjekaj ka thënë se kjo dekoratë ka vlerë të madhe për të, por njëkohësisht përbën edhe obligim që ai mos t’i ndahet këngës popullore deri në frymën e fundit, duke kënduar këngë popullore tradicionale të Ulqinit, Shkodrës, Prizrenit dhe të gjitha trevave shqiptare. KKSH ka bërë të ditur se ka ndarë po ashtu mirënjohje për këngëtarët Nikollë Nikprelaj dhe Gëzim Salaj, të cilët nuk kanë qenë të pranishëm në koncertin festiv.
Vitin e kaluar Presidenti i Republikës së Shqipërisë, Ilir Meta, i ka dekoruar tre këngëtarët me titullin “Mjeshtër i Madh”.
ka marrë pjesë në Sofrën Tiranase, më 15 shkurt 2023 në Tiranë, si dhe ka shfaqur koncertin festiv në Prizren, më 17 shkurt 2023, dhe në Ulqin, më 18 shkurt 2023. i. k.
Në Galerinë e Qendrës së Kulturës – Ulqin u hap ekspozita e skulptorit nga Kosova, Guri Çavdarbasha
Vepra skulpturore që krijojnë një lloj tensioni
Piktori Jozo Koçaj ka thënë se është karakteristike sepse autori paraqitet me një formë artistike, formë skulpturore të veçantë, jo të përditshme dhe jo të zakontë, jo të rëndomtë në krijimtarinë artistike, sidomos në hapësirat tona
Ulqin – Në Galerinë e Qendrës së Kulturës – Ulqin, të shtunën mbrëma (18 shkurt 2023) është hapur ekspozita e titulluar “Portrete” e skulptorit nga Kosova, Guri Çavdarbasha, në të cilën ai është paraqitur me vepra të punuara nga tulla.
Duke folur për veprat e ekspozuara, piktori Jozo Koçaj ka thënë se është karakteristike sepse autori paraqitet me një formë artistike, formë skulpturore të veçantë, jo të përditshme dhe jo të zakontë, jo të rëndomtë në krijimtarinë artistike, sidomos në këto hapësirat tona. “Është fjala për një element primar, element fundamental, që është tulla, pra dheu, balta, element natyror, element ekzistencial, elementar ta quaj i njeriut dhe i ekzistencës dhe e lidh atë në kombinim me portretet dhe figurën njerëzore”, ka thënë ai.
Sipas Koçajt, motivimin skulptori e ka marrë nga ndërtimet e pasuvatuara në Kosovë, që i kanë shërbyer atij si pikë reference për këtë cikël veprash. Në këto vepra, Koçaj ka thënë se vërehet një lloj tensioni dhe janë shumë emocionale.
“Koka, individi, njeriu në kombinim me tullën. Prapë edhe këto dy elemente pothuajse të ngjashme. Edhe njeriu pluhur është dhe në pluhur kthehet. Domethënë, lind, përdoret sikur tulla që ndërtohet, shkatërrohet dhe mbaron. Edhe njeriu lind, krijon, vepron, bën pjesën e vet të jetës dhe përsëri kthehet në pluhur”, është shprehur ai.
Në emër të organizatorit, Dr. Nail Draga ka thënë se në Galerinë e Qendrës së Kulturës në Ulqin janë hapur shpesh ekspozita me piktura, por shumë rrallë ekspozita me skulptura.
“Kemi të bëjmë me skulptura krejt të veçanta, një surrealizëm i veçantë i cili praktikisht është një preokupim personal dhe profesional i Gurit, për arsye se siç e dimë ai angazhohet me një teknikë krejt të veçantë që e dallon prej skulptorëve të tjerë në Kosovë”, ka theksuar ai.
Në fjalën e tij, skulptori Guri Çavdarbasha ka falënderuar organizatorët e ekspozitës dhe ka thënë se shpreson që ajo do t’u pëlqejë.
Skulptori Guri Çavdarbasha ka lindur në vitin 1982, ndërsa është djali i skultorit të njohur Agim Çavdarbasha. Ka mbaruar studimet themelore për skupturë në Fakultetin e Arteve të Universitetit të Prishtinës “Hasan Prishtina” në vitin 2004. Po këtu ka mbaruar studimet master për skulpturë në vitin 2008. Punon si pedagog i skulpturës në Fakultetin e Arteve të Universitetit të Prishtinës “Hasan Prishtina”. Deri tani ka pasur disa ekspozita individuale dhe ka marrë pjesë në ekspozita kolektive kombëtare dhe ndërkombëtare.
Ekspozita është organizuar nga Qendra për Kulturë dhe Këshilli Kombëtar i Shqiptarëve në Malin e Zi.
Diskursi demografik
Regjistrimi i popullsisë statistikore e jo politike
Në mbledhjen e Qeverisë të mbajtur të enjten, më 9 shkurt u njoftua se regjistrimi i popullsisë, ekonomive shtëpiake dhe të banesave do të mbahet nga data 1-15 nëntor të këtij viti. Një informatë e tillë dëshmon se më në fund qytetarët e Malit të Zi do të jenë pjesë e regjistrimit të popullsisë, duke treguar numrin aktual të popullsisë në këtë mjedis. Mediat njoftuan se sipas rekomandimeve të Kombeve të Bashkuara për regjistrim, ata rekomandojmë se regjistrimi të mos jetë njëkohësisht në vitin e mbajtjes së zgjedhjeve shtetërore dhe atyre lokale. Sipas buxhetit të planifikuar për këtë vit, regjistrimi do të kushtojë 4.7 milionë euro.
Të dhënat nga regjistrimi i popullsisë janë të besueshme dhe do të shfrytëzohen për qëllime statistikore dhe shkencore, si dhe përpunimin e dokumenteve dhe planeve zhvillimore shtetërore.
Pikërisht, duke marrë parasysh seriozitetin e një procesi të tillë statistikor, janë parashikuar edhe dënime për regjistruesit kur tejkalojnë autorizimet ligjore dhe obligimet, si dhe ndaj qytetarëve të cilët japin të dhëna të pasakta, ku denimi është nga 100 e deri në 500 euro.
Pandemia shtyri regjistrimin
Ndonëse regjistrimi i rregullt i popullsisë në Mal të Zi është dashur të mbahet në vitin 2021, për shkak
të rrethanave shoqërore (pandemia Kovid-19) dhe atyre politike është shtyrë dy herë, ndërsa data 1-15 nëntor i këtij viti do të jetë definitive nëse në ndërkohë nuk do të kemi zgjedhje të parakohshme parlamentare. Në lidhje me regjistrimin e popullsisë Qeveria e Malit të Zi në mbledhjen e mbajtur më 29 dhjetor 2021, ka miratuar Propozim-ligjin për regjistrimin e popullsisë, të cilin më pas e ka dërguar në Kuvend për miratim. Por, pasi në ndërkohë u bënë ndryshime në Qeveri, ku u formua ajo e reja e cila më 2 qershor 2022 përgatiti propozimin e ri të ligjit për regjistrimin e popullsisë. Cekim me këtë rast se disa çështje që kanë të bëjnë ne regjistrimin e popullsisë kanë irrituar opinionin si
në Mal të Zi dhe jashtë tij, që fillimisht ka të bëjë me metodologjinë e regjistrimit. Fjala është për kategoritë identitare, siç janë ajo e përkatësisë etnike, fetare dhe gjuhës amtare. Me propozim-ligjin nga 2 qershori 2022, është parashikuar që në kuadër të regjistrimit të popullsisë duhet të evidentohen të dhënat për kategoritë identetare (neni 9).
Diaspora jo vetëm si numër Në procesin e regjistrimit të popullsisë do të evidentohet edhe diaspora, por kësaj here premtohet se ajo do të jetë e kompletuar. Fjala është që ajo të regjistrohet me elementet e saj kombëtare, gjuhësore dhe fetare. Në këtë formë është regjistruar në vitin 2003, ndërsa në vitin 2011
popullsisë çështje politike
ndodhi e kundërta, sepse ajo u regjistrua vetëm si numër pa përmbajtjen e identitetit të saj. Një veprim i tillë ishte në kundërshtim me të drejtën elementare të pjesëtarëve të popujve që janë vendosur në botën e jashtme që njihen me emrin diasporë. Në këtë aspekt kemi diasporën e vjetër që njihet si historike, por edhe atë të kohës së re. Çdo tentim për të eliminuar të dhënat për diasporën ka prapavi politike, duke mos treguar të vërtetën, sepse ajo është pjesë e pandarë e qytetarëve të këtij vendi. Ndërsa sipas të dhënave që disponoj, më shumë së dy të tretat e diasporës janë shqiptarë e boshnjakë e më pak janë malazezë apo serbë, që është dëshmi e pozitës dhe statusit të tyre social në
Mal të Zi.
Në diskutimet që janë zhvilluar në fund të vitit që shkoi në lidhje me regjistrimin e popullsisë, në Kuvendin e Malit të Zi është zhvilluar një debat në mes deputetëve për metodologjinë e regjistrimit të popullsisë së asaj në vend dhe në botën e jashtme. Nga ky aspekt ka pasur deputetë, përkatësisht parti politike nga opozita (SD) të cilët kanë propozuar që regjsitrimi i popullsisë të realizohet pa deklarimin e përkatësisë kombëtare, gjuhësore e fetare të popullsisë (!). Një deklarim i tillë ishte disfatist, sepse siç duket dikush i frigohet realitetit, përkatësisht të deklarimit me elementet e identitetit kombëtar, gjuhësor e fetar. Por, fatmirësisht një propozim i tillë nuk pati mbeshtetje nga shumica aktuale parlamentare, e cila vendosi që qytetarët të deklarohen me identitetin e tyre kombëtar, gjuhësor e fetar.
Zgjedhjet parlamentare pas regjistrimit të popullsisë (!?)
Që regjistrimi i popullsisë nuk duhet të mbahet në vitin zgjedhor është rekomandimi i Kombëve të Bashkuara dhe Bashkimit Evropian. Pikërisht regjistrimi i popullsisë i përcaktuar në muajin nëntor të këtij viti, u mundëson partive politike të cilat janë pjesë e Qeverisë teknike, të tejkalojnë zgjedhjet e parakohshme parlamentare. Në këtë aspekt shumica parlamentare si duket ka bërë llogaritë e veta, duke vlerësuar se regjistrimi i popullsisë eliminon zgjedhjet parlamentare, andaj ato si të tilla duhet të mbahën vitin e ardhshëm (2024). Me një veprim të tillë ata ruajnë pozitat e tyre qeveritare dhe përfitojnë pikë politike për zgjedhjet parlamentare. Një veprim i tillë i shumicës aktuale parlamentare si duket është në favor të të gjithëve e në veçanti të dy partive më të vogla (URA e PSP), nëse në ndër-
Në çdo shtet regjistrimi i popullsisë trajtohet si çështje statistikore, ndërsa përjashtim bëjnë vendet e pakonsoliduara ku veçohen ato me përbërje multinacionale sikurse është Mali i Zi, proces i cili ka marrë përmasa politike, duke dëshmuar raportet në skenën politike në vend
kohë nuk ndodhin të papritura.
Regjistrimi - çështje statistikore Si më parë edhe tash, regjistrimi i popullsisë ka marrë përmasa të politizimit, duke harruar se kemi të bëjmë me një çështje statistikore që është obligim për çdo shtet. Përmes regjistrimit të popullsisë ofrohen të dhëna mbi numrin e banorëve, strukturën profesionale, kombëtare, gjuhësore, fetare etj. Po ashtu ofrohen të dhëna me lëvizjet migruese të popullsisë në vend apo në botën e jashtme. Të dhënat e tilla të cilat përpunohen dhe publikohen më vonë janë bazë për plane dhe projekte të ndryshme zhvillimore.
Andaj në këtë aspekt nuk ka dilemë se publikimi i të dhënave të përkatësisë kombëtare të popullsisë do të jetë me interes, sepse deri më tash në këtë aspekt ka vërejtje të mëdha, sidomos nga përfaqësuesit e serbëve të cilët theksojnë se numri i tyre është më i lartë se sa e ka paraqitur statistika zyrtare. Ne këtë aspekt, më mirë nuk qëndrojnë as shqiptarët e boshnjakët, sepse numri i tyre ka qenë me i lartë se sa e ka paraqitur statistika zyrtare.
Në regjistrimin e fundit të popullsisë( 2011) sipas përkatësisë kombëtare janë deklaruar: malazezë (45%), serbë (29%), boshnjakë (8.65%), shqiptarë (4.91%), myslimanë (3.31%) si dhe kroatë (0.97%).
Nuk ka dilemë se në saje të ndryshimit të pushtetit, ky regjistrim do të prezantojë të dhënat më reale të përkatësisë kombëtare të popullsisë në Mal të Zi.
53-vjetori i Universitetit Prishtinës “Hasan Prishtina”
atyre duke filluar prej statusit të shpërfillur politik e shoqëror të Kosovës e deri te shkeljet e të drejtave të njeriut, të lirisë së mendimit, të të drejtave sociale. E të tjera.
Misioni i tij arsimor kombëtar Universiteti i Prishtinës u paramendua si universitet me mision.
Kushtet në të cilat u krijua Student i brezit të parë të studentëve të Universitetit të Prishtinës; i doktoruar në brezin e parë të të doktoruarve në Universitetin e Prishtinës; pedagog i estetikës gjatë sa e sa viteve në Universitetin e Prishtinës; mentor i shumë kandidatëve të paraqitur për të bërë dhe mbrojtur doktoraturën në Universitetin e Prishtinës, ndjeva nevojë shpirtërore dhe obligim arsimor, shoqëror, profesional e kombëtar që me rastin e 53-vjetorit të Universitetit të Prishtinës të them disa fjalë për të, për kushtet në të cilat u krijua ai, për misionin e tij arsimor e kombëtar dhe për të sotmen e tij.
Universiteti i Prishtinës tani e disa vjet i quajtur Universiteti i Prishtinës “Hasan Prishtina” ishte dhe vazhdon të jetë institucion arsimor me rëndësi të madhe për jetën e shqiptarëve jo vetëm të Kosovës dhe me rëndësi të veçantë për Kosovën.
Në saje të veprimtarisë së tij pamatshëm të nevojshme, të dëshiruar e të dëshmuar arsimore, kulturore, shkencore, shoqërore e kombëtare u bënë ndryshime shumë të frytshme në jetën e shqiptarëve dhe shumë larghedhëse në historinë e Kosovës.
Pse mund të thuhet kështu?
Deri në vitin 1968 kur filluan përpjekjet e organizuara për themelimin e Universitetit të Prishtinës numri i shqiptarëve me fakultete të kryera ishte dëshpërueshëm i vogël: rreth 420.
Shkaqe të kësaj prapangelje në shkollimin universitar të shqiptarëve ishin padrejtësitë e shumta që iu bëheshin
Në Plenumin e Komitetit Qendror të Lidhjes së Komunistëve të Jugosllavisë, i quajtur Plenumi i Brioneve, që u mbajt në korrik të vitit 1966, u shqyrtua dhe u dënua politika e Sigurimit të Brendshëm Shtetëror - UDB-së, e realizuar përmes përgjimesh, përndjekjesh dhe dhunës. Si u tha në Plenum, këto përndjekje, përgjime e dhunë në vazhdimësi dhe në trajtat më të vrazhda ishin zbatuar ndaj shqiptarëve kudo jetonin në Jugosllavi e sidomos në Kosovë.
Mes viteve ‘50 e ‘60, Sigurimi i Brendshëm Shtetëror (UDB-ja) kishte planifikuar dhe kishte filluar ta realizonte shpërnguljen e dhunshme të sa më shumë shqiptarëve të Kosovës dhe një numër i tyre i madh ishte shpërngulur në Turqi, në Siri e në Egjipt. Për degjenerimin e tillë politik e shfrytëzimin nacionalist e shovinist të Sigurimit të Brendshëm Shtetëror -UDB-së, sidomos në Kosovë, ishte fajësuar shefi i tij, famëkeqi Aleksandar Rankoviq, me bashkëpunëtorët e tij, dikur edhe nënkryetar i Jugosllavisë dhe ishte shkarkuar nga posti dhe dënuar politikisht.
Nën ndikimin e të dhënave që ishin dëgjuar në atë Plenum, shqiptarëve u ishte krijuar bindja se përjetimet e tyre politike dhe fati i tyre nuk do të mund të heshtën më në Jugosllavi e askund tjetër. Si fryt i kësaj bindjeje ata shpejt do t’i shtojnë përpjekjet për përmirësimin e gjendjes në të gjitha fushat e jetës e sidomos në arsim, në shëndetësi, në administratën publike e në punësime.
Kjo gjendje i kishte shtuar shumë dëshirat e tyre të shfaqura edhe më parë, por edhe përpjekjet për realizimin e tyre - për krijimin e Universitetit të Prishtinës.
E kuptueshme.
Ai me frytet e veprimtarisë së tij do ta përmirësojë jetën e qytetarëve të Kosovës në shumë pikëpamje dhe në shumë fusha të jetës.
Ai do të bëhet shpejt Universitet i madh dhe i çmuar.
Për pak vjet ai do të bëhet njëri prej universiteteve më të mëdha në ish-Jugosllavinë.
Ai do të bëhet i madh e i çmuar me numrin e madh të të rinjve të regjistruar. Ai do të bëhet i madh e i çmuar me numrin e madh të të rejave të regjistruara, numri i të cilave në atë kohë ishte i vogël në shkollat e mesme e të larta. Universiteti i Prishtinës do të jetë i madh e i çmuar edhe në saje të regjistrimit të të rinjve me prejardhje shqiptare nga Maqedonia, nga Mali i Zi, nga Lugina e Preshevës e diaspora të cilëve iu bëhet e mundshme edhe të magjistrojnë, të doktorojnë e të punësohen në Kosovë. Universiteti i Prishtinës do të bëhet i madh e i çmuar me numrin e pedagogëve të zgjedhur prej radhës së profesorëve të brezit të parë e të dytë të pasluftës, disa prej të cilëve ishin të doktoruar e shumica pa doktorate. Ai do të bëhet i madh e i çmuar me numrin e fakulteteve e të katedrave të shtuara; me numrin e të magjistruarve e të doktoruarve në disa fusha të dijes; me numrin e manifestimeve, tubimeve, simpoziumeve, konferencave shkencore për tema e probleme të fushave të ndryshme shkencore për krijues të ndryshëm – studiues të fushave shkencore albanologjike, shoqërore, natyrore e teknike, për shkrimtarë e krijues të arteve, për figura të shquara e të mëdha historike, për ngjarje të rëndësishme historike të kohëve më të hershme e të kohëve më të vonshme, kur e kur dhe të kohës sonë. E të tjera. Ai do të bëhet i madh e i çmuar edhe në saje të bashkëpunimit gjithnjë e më të rritur me universitete në Ballkan e në Evropë, dikur edhe në SHBA.
Universitetit të Prishtina”
I themeluar në kohën e marrëdhënieve mes Kosovës dhe Shqipërisë në fushë të arsimit, shkencës e kulturës, Universiteti i Prishtinës do të bëhet i çmuar edhe në saje të bashkëpunimit me Universitetin e Tiranës e me institucionet e arsimit të lartë kudo në Shqipëri. Ligjëratat e profesorëve të lavdishëm nga Shqipëria - Eqrem Çabej, Dhimitër Shuteriqi, Mahir Domi, Androkli Kostallari, Shaban Demiraj, Rexhep Meidani, Aleks Buda, Kristo Frashëri e të tjerë në Katedrën e Gjuhës dhe Letërsisë shqipe e në Katedrën e Historisë, por edhe në fakultete drejtimesh të ndryshme, sidomos në Fakultetin e Mjekësisë, ku do ta shtojnë shumë përkushtimin e studentëve të Universitetit të Prishtinës ndaj studimeve, por sidomos edhe ndaj këtyre profesorëve, kurse të studentëve të Universitetit të Tiranës ndaj profesorëve nga Kosova që mbanin ligjërata në atë universitet shumë të çmuar.
Por këtë bashkëpunim Serbia do ta lejojë vetëm rreth dhjetë vjet!
Prestigjin e Universitetit të Prishtinës jo vetëm prej bashkatdhetarëve por edhe prej të huajve do ta shtojë edhe Seminari i Gjuhës, i Letërsisë e i Kulturës Shqiptare. Fryt i çmuar i këtij seminari por edhe i vetë universitetit ishte mendësia: të parët tanë - ilirët, e kishin ndërtuar shtëpinë në hapësirën mes Perëndimit e Lindjes, në të cilën gjatë shekujve takoheshin frytshëm kulturat e qytetërimet perëndimore e lindore, por kur e kur ballafaqoheshin përgjakshëm fuqi të Perëndimit që ishin nisur drejt Lindjes dhe fuqi të Lindjes që ishin nisur drejt Perëndimit. Për këtë arsye paraardhësit tanë u kishin lënë amanet pasardhësve – arbërve, shqiptarëve, të përkrahin jo ballafaqimin e atyre fuqive po marrëveshjet, bashkëpunimet e ndërsjella si dhe takimet, frymëzimet, gërshetimet e kulturave e të qytetërimeve të tyre, të vetëdijshëm se ashtu i kontribuohet të mirës, paqes, mirëqenies mes popujve e shteteve. Botës në përgjithësi.
Prestigjin e Universitetit të Prishtinës do ta rrisë ndjeshëm edhe dhënia e titullit doktor nderi, doktor honoris causa, për kontribute të veçanta akademike në fusha të ndryshme një vargu personalitetesh, studiuesish, shkrimtarësh, krijuesish të arteve, shtetarësh, diplomatësh dhe figurash politike botërisht të çmuara.
Universiteti i Prishtinës do të jetë jashtëzakonisht i çmuar edhe përtej Kosovës, kurse Serbia do ta konsiderojë si shumë të rrezikshëm pas demonstratave të rinisë studentore e të shkollës shqiptare në mars të vitit 1981.
Me ndërprerje kur më të shkurtra e kur më të gjata këto demonstrata do të zgjasin shumë. Në të vërtetë ato u bënë ndërtueset e forta të idealit të lirisë dhe të pavarësisë së Kosovës.
Prej një numri të këtyre studentëve do të krijohet edhe Ushtria Çlirimtare e Kosovës e cila me luftën e saj çlirimtare e me përkrahjen e SHBA-së dhe NATO-s do t’i sjellë Kosovës çlirimin, lirinë, pavarësinë dhe shtetin më vete. Regjimi serb do t’i hakmerret Universitetit të Prishtinës për demonstratat, për kontributin e madh dhënë UÇKsë dhe për gjithë ç’kishte bërë e çka supozohej se do të bënte për zhvillimin dhe për zërin gjithnjë e më jehues të Kosovës në botë: do ta shpërbëjë Universitetin e Prishtinës duke e ndarë në pjesën – shqiptare e pjesën serbe në fillim e duke i quajtur demonstratat kontrarevolucion, të cilin shqiptarët do të detyrohen ta dënojnë në mbledhje në të gjitha institucionet politike, shoqërore, ekonomike, arsimore, shëndetësore e të tjera, në të cilat ata do të diferencohen në pikëpamje politike, ideologjike, duke mbrojtur tërësinë territoriale të Jugosllavisë, bashkim vëllazërimin, vetëqeverisjen socialiste jugosllave e duke dënuar kërkesat e demonstruesve, nacionalizmin shqiptar vatër e të cilit thuhej se ishte pikërisht universiteti i indoktrinuar prej intelektualëve, shumë prej të cilëve do të burgosen, disa do të dënohen në forma të tjera të ndryshme, e disa do të izolohen me përgjime të vazhdueshme, kurse shumë të tjerë do të përjashtohen prej punës!
Universiteti i Prishtinës, ndërkaq, nuk do të dorëzohet: ai do të vazhdojë veprimtarinë e tij arsimore, shkencore e kulturore në shtëpi private me gjithë
pengesat, vështirësitë e dhunën e ushtruar nga pushteti serb. Mjafton të përmenden keqtrajtimet e dënimet e vazhdueshme fizike e psiqike të policisë serbe ndaj studentëve shqiptarë për vajtjen në këto shtëpi private për të dëgjuar ligjëratat.
Siç shihet prej sa u tha më sipër, Universiteti i Prishtinës i ka dhënë kontribut të madh ndërrimit të fatit historik të Kosovës.
Në saje të veprimtarisë së tij të përgjithshme shekulli XXI ka filluar si shekull i ngritjes historike, shoqërore, shpirtërore, shkencore, kulturore, kombëtare, qytetëruese të popullit shqiptar. Ky fat, pamatshëm i dëshiruar e i rëndësishëm, na obligon të bëjmë çmos me të gjitha mundësitë mendore e trupore, me përkushtime të pakursyera, për ta realizuar këtë gjasë historike.
Universiteti i Prishtinës sot
Tani e sa vite pas çlirimit dhe krijimit të shtetit të lirë, të pavarur dhe më vete të Kosovës, Universiteti i Prishtinës duket i heshtur siç nuk ishte asnjëherë më parë prej themelimit.
Njëri prej mendimtarëve të lavdishëm evropianë, ndërtues i doktrinës së demokracisë thotë: heshtja e popullit është më e dëmshme se sa diktatura e despotit.
Ardhmëria, është thënë, iu takon të rinjve.
Ata, për hir të asaj ardhmërie, duhet ta ngrenë zërin kundër të këqijave shoqërore, politike, shtetërore e të tjera. Ata duhet ta ngrenë zërin kundër të keqes së madhe – uzurpimit të pronave që dikur ishin shtetërore, kundër të këqijave që janë bërë sistem – korrupsionit, nepotizmit, përvetësimeve, zhvatjeve të të mirave kolektive e të tjerave me çka po cenohet ndërtimi i demokracisë, mirëqenia dhe zhvillimi i Kosovës.
Ata duhet ta ngrenë zërin e tyre lart që të dëgjohet e çmohet sa më shumë edhe ndaj shpërfilljes së kulturës dhe krijuesve të saj.
Nuk guxojmë të harrojmë se kultura, që e përbëjnë të gjitha fushat e krijimtarisë shpirtërore, është dëshmi dhe shprehje e nivelit të lartë të ekzistencës së njeriut.
E ky nivel i lartë i jetës sonë, i ekzistencës sonë, ishte misioni madhor i Universitetit tonë.
Java e karnavaleve në Malësi
Qëllimi i organizatorëve transmetimi i trashëgimisë
Në ditën e parë të karnavaleve u mbajt “Ballo nën Maska”; ditën e dytë “Karnavali i fëmijëve” dhe “Mbrëmja e humorit – Bashkim Alaj dhe këngëtari Malësori”; ditën e tretë “Nata e Saragave dhe Grupi “MARS”; dhe në ditën e katërt dhe përbyllëse “Mbrëmja finale dhe koncerti i Sabri Fejzullahut”
Tuz – “Karnevali-Koret”, një manifestim me një traditë pothuajse tridhjetëvjeçare me karakter kulturor e zbavitës, u organizua në Malësi, i cili për katër ditë rresht mblodhi një numër të madh qytetarësh nga vendi dhe rajoni, por edhe grupe të shumta pjesëmarrëse edhe nga qytetet e tjera të Malit të Zi dhe nga rajoni. Kryetari i Organizatës Joqeveritare “Karnevali-Koret”, Arton Gjokaj për
gazetën “Koha Javore” shprehet se këtë vit karnavaleve u është rikthyer ai shkëlqimi i plotë të cilin e kishin deri në vitin 2020 (para pandemisë), sepse u rikthyen maskat dhe defilimi i grupeve të cilat kishin munguar.
“Motivi dhe qëllimi i organizatorëve është që kjo trashëgimi të ruhet dhe të përcillet tek brezat e rinj, dhe mu për këtë arsye karnavali ka program të paraparë për të gjitha grupmoshat,
që nga ata më të vegjlit e deri të rriturit. Tuzi falë sukseseve në karnevale, sot rënditet në qytet më të njohura të karnevaleve jo vetëm në Mal të Zi, por edhe më gjerë. Në lidhje me këtë, Komuna e Tuzit është anëtare e plotë e Federatës Evropiane të Qyteteve të Karnevaleve (FECC)”, thekson Gjokaj. I pyetur se në ç’nivel është interesimi i të rinjve sot për t’u bërë pjesë e këtij manifestimi, kryetari i Shoqatës
organizatorëve - ruajtja dhe trashëgimisë së lashtë
“Karnevali- Koret”, Arton Gjokaj tregon se viteve të fundit ka një rënie të interesimit nga të rinjtë, megjithatë, siç tha, organizime të këtilla që sjellin artistë dhe këngëtarë me famë gjithëshqiptare ngjallin mjaft interesim dhe tubojnë numër të madh të qytetarëve si nga Malësia ashtu edhe nga qytetet e tjera si Ulqini, Shkodra, Plava dhe Gucia.
“Këtë vit në karnevale merr pjesë edhe grupi nga Tirana. Programi i përmbushur dhe zbavitës, me dhjetëra ekipe pjesmarrëse në karnaval të fëmijëve dhe po aq në atë të të rriturve, me artistë si Sabri Fejzullahu, Malësori, Bashkim Alaj dhe Grupi “Mars”, po e kthejnë Tuzin vërtetë në një qytet festiv dhe modern”, thekson Gjokaj.
Kryetari i Shoqatës “Karnevali- Ko-
ret” hapjen zyrtare të karnavaleve e bëri të premten (17 shkurt 2023) me takimin që zhvilloi me udhëheqësinë e Komunës së Tuzit dhe me kryetarin Gjeloshaj, me ç’rast e falëndëroi Komunën për mbështetje.
“Ishte ky një takim i qëlluar pasi që shoqata “Karnevali- Koret” falënderoi Komunën për mbështetjen, sidomos në këto katër vitet e fundit ku shoqata jonë gëzon statusin e veçantë”, u shpreh Gjokaj.
Në ditën e parë të karnavaleve u mbajt “Ballo nën Maska”; ditën e dytë “Karnavali i fëmijëve” dhe “Mbrëmja e humorit – Bashkim Alaj dhe këngëtari Malësori”; ditën e tretë “Nata e Saragave dhe Grupi “MARS”; dhe në ditën e katërt dhe përbyllëse “Mbrëmja finale dhe koncerti i Sabri Fejzullahut”. Gjatë
mbrëmjeve të karnavalit u organizua edhe “Carnival bazar” në qendër të Tuzit.
Në karnevalin e Tuzit tashmë rregullisht marrin pjesë ekipet mysafire nga qytetet e tjera të Malit të Zi dhe rajoni, gjë që i jep këtij manifestimi një karakter më të gjerë rajonal. Grupet pjesemarrëse në natën finale ishin nga Malësia, Shkodra, Tirana, Budva dhe Tivati.
Tradicionalisht karnavali mbyllet me ndezjen e “shrigës” që këtë vit u punua në formën e një dore e cila shtyp butonin e luftës, e që simbolikisht përcjell mesazhe për ndalimin e agresionit në botë duke promovuar kështu paqen, argëtimin dhe dashurinë.
Ky është viti i njëzetetetë i organizimit të karnavaleve në Malësi. t. u.
21 shkurti, Dita
Ndërkombëtare e Gjuhës Amtare
Mit’hat Frashëri ka thënë: ‘’Themelin e diturisë dhe të atdhedashurisë e përbën vetëm gjuha’’
Gjuha është urë lidhëse dhe mjeti kryesor i komunikimit mes njerëzve.
Që nga viti 1999 që UNESCO e shpalli 21 shkurtin si Ditën Ndërkombëtare të Gjuhës Amtare organizohen manifestime të ndryshme në nivel kombëtar dhe ndërkombëtar me qëllim ruajtjen dhe mbrojtjen e gjuhëve amë. Termi gjuhë amtare ose gjuha e nënës është pikërisht e folura që ne mësojmë që të vegjël në rrethin familjar pra çdo tingull dhe çdo fjalë që përvetësojmë përbën një rëndësi shumë të veçantë për ne, të cilën e pasojmë në formimin dhe edukimin tonë pastaj në moshën e rritur. Gjuha është pjesë e pandashme e identitetit tonë kombëtar, ku nëpërm-
jet saj shprehet bukur historia, kultura arti dhe çdo gjë tjetër. Ne duhet ta bëjmë promovimin e saj në mënyrën më të mirë të mundshme, sepse kështu u tregojmë të tjerëve kulturën që mbizotëron brenda shoqërisë sonë. Por a e ruajmë dhe a e mbrojmë siç duhet gjuhën tonë amtare? Në fakt kjo është edhe një ndër problematikat kryesore të kohës sonë që vlen të evidentohet. Duke parë që tani me zhvillimin e teknologjisë kanë ndryshuar edhe format e komunikimit dhe kjo bën që të ndikojë drejtpërdrejt në papastërtinë dhe shtrembërimin
e gjuhës sepse zgjedhim të përdorim barbarizma pra terminologji të huaj në vend të fjalës shqipe, pastaj shkruajmë me shkurtesa dhe nuk jemi të rregullt në drejtshkrim, problem i theksuar në vendosjen e shenjave të pikësimit dhe shumë e shumë mangësi të tjera. Një nga elementet bazë për shmangien e gabimeve në drejtshkrim është ngritja e kulturës gjuhësore për secilin nga ne. Çdo individ duhet të mundohet të respektojë në maksimum dhe ta mbrojë gjuhën amtare duke e përdorur atë drejtë në shkrim dhe lexim. Dhe kjo kulturë duhet të na shoqërojë që nga hapat e parë në shkollë dhe pikërisht mësimdhënësit duhet të jenë strikt dhe shembull për nxënësit e tyre duke mos i anashkaluar gabimet edhe ato më të voglat sepse kur ne edukohemi shtrembër është e vështirë të ndreqemi pastaj.
Brezat e rinj sot duket që nuk i japin rëndësinë e duhur gjuhës amtare dhe përdorimit të saj duke e nënvleftësuar atë dhe duke konsideruar shpeshherë veten se janë të ditur dhe se nuk kanë nevojë për përmirësim.
Dhe fatkeqësisht arsyet kryesore që drejtshkrimi, po degradon çdo dite e më shumë nënvleftësimi mosdija,
mjetet elektronike dhe mos leximi tek të rinjtë.
Përveç rëndësisë të dish të shkruash drejt dhe pa gabime ajo që përbën alarm sot është mospërdorimi i fjalëve shqipe në shkrim dhe lexim në çdo fushë të jetës.
Duke marrë edhe parasysh se njerëzit janë pragmatistë përdorin fjalën që e kanë më lehtë. Ajo që është më fatalja se gjuha kur nuk përdoret vdes. Dhe bashkë me të edhe kultura.
Sot në botë me qindra gjuhë shuhen nga mospërdorimi i folësve. Ndryshimet dhe shtrembërimet e shumta në gjuhë sot prekin të gjitha rrafshet e saj si atë fonetik, leksikor, morfologjik dhe sintaksor.
Nuk është e drejtë dhe e hijshme që pikërisht këtë gjuhë të mos e respektojmë, gjuhë e cila me vjetërsinë e saj shekullore dhe rëndësinë e saj që prej Formulës së Pagëzimit, Mesharit të Gjon Buzukut dhe shkrimtarëve tanë humanistë, romantik, modern dhe shumë gjuhëtare që vite e vite me radhë punuan pa u lodhur për ndritjen dhe zhvillimin e saj.
Shumë poetë i thuren vargje të mrekullueshme gjuhës dhe bukurisë së saj duke e ngritur në piedestalin më të
lartë si Naimi, Mjeda, Fishta etj. Disa vargje nga Fishta:
“Porsi kanga e zogut t’verës, qi vallzon n’blerim të prillit; porsi i ambli flladi i erës, qi lmon gjit e drandofillit; porsi vala e bregut t’detit, porsi gjâma e rrfès zhgjetare, porsi ushtima e nji tërmetit, ngjashtu â’ gjuha e jonë shqyptare”
Ne nuk kemi nevojë të luftojmë ta kemi atë, por ta mbrojmë larg terminologjisë së huaj, ta ruajmë nga shtrembërimet, të tregohemi purist dhe të shmangim fjalët me shkurtesa. Duke mbrojtur gjuhën, ruajmë identitetin tonë dhe kështu pasqyrojmë te të tjerët kulturën tonë. Siç thotë edhe gjuhëtari, Gjovalin Shkurtaj:
‘’ Mbrojtja e gjuhës është peng nderi për çdo shqiptar ‘’
Më poshtë disa nga vargjet e Mjedës kushtuar gjuhës shqipe:
“Përmbi za që lshon bylbyli, gjuha shqipe m’shungullon përmbi er’ që jep zymbyli, pa da zemren ma ngushllon
Nji kto gjuhë që jam tue ndie, jan’ të bukra me themel por prap’ kjo, si diell pa hije, për mue t’tanave iu del.”
Veshjet e Anës së Malit, thesar i traditave të kulturës popullore shqiptare
erohen si objekte etnografike të përdorimit të përditshëm ose në raste festash, të përbëra prej materialeve të tilla si liri, leshi, lëkura, pambuku, mëndafshi, etj.
Trashëgimia etnografike e Anës së Malit përbën një pjesë të trashëgimisë kulturore shqiptare me vlera të pazëvendësueshme. Një rol të rëndësishëm në kulturën dhe trashëgiminë e banorëve të kësaj zone luajnë edhe veshjet dhe kostumet e tyre popullore që vlerësohen të jenë një thesar i traditave të kulturës popullore shqiptare. Ato janë një nga aspektet e rëndësishme të mënyrës së jetesës të cilat me larminë dhe variantet e tyre pasurojnë trashëgiminë kulturore shqiptare. Kjo trashëgimi kulturore jomateriale është krijuar në vijimësi nga popullata vendase dhe është përcjellë brez pas brezi. Në këtë zonë veshjet tradicionale të grave janë ruajtur më me shumë kujdes se ato të burrave. Ato konsid-
Nëpërmjet studimit të veshjeve popullore anamalase ne njihemi jo vetëm me një aspekt shumë të rëndësishëm të mënyrës së jetesës, por edhe me aspekte të tjera si zhvillimi ekonomik, shoqëror, kulturor e artistik të kësaj treve ku këto veshje janë mbajtur. Trashëgimia dhe ruajtja e kostumeve popullore të fshatrave të veçanta të trevës së Anës së Malit është një element mjaft i rëndësishëm për t’u vlerësuar.
Veshja e femrave
të besimit islam
Veshjen e Anës së Malit studiuesit e kanë konsideruar të bukur dhe të lashtë. Referuar autorëve vendas Syme Kokajt, Dedë Ndoc Filipajt, Muhamet Nikës dhe Shaqir Ismailit, në këtë zonë mbretëronte një spektër dhe kolorit i pasur veshjesh me varietete të ndryshme popullore si: veshja e anamalases së besimit is-
lam, veshja me xhubletë e malësores, veshja e bregasores dhe veshja karakteristike e grave të besimit katolik të Klleznës. Ato konsiderohen si objekte etnografike të përdorimit të përditshëm ose në raste festash, të përbëra prej materialeve të tilla si liri, leshi, lëkura, pambuku, mëndafshi, tirku, shajaku, etj.
Veshja kombëtare e kësaj zone sipas Ismail Shaqirit “ishte standarde, me kostume tradicionale provinciale: xhamadan, anteri, bohçe të kuqe si shenjë nusërie, ose bohçe me ngjyra të ndryshme, me shami, brenavekë, shallvare etj”. Përveç këtyre elementeve si pjesë të tjera më të rëndësishme të kësaj veshjeje Muhamet Nika veçon: “mbulesat e kokës (degërmiet), brezin, çorapët dhe këmishat e pambukta. Në varësi prej moshës shpirtërore të individit imponohet ky klasifim: veshja e përditshme, veshja solemne (teshat e mira) që përkojnë me veshjen kombëtare të bazenit të Shkodrës. Ndërkaq në varësi prej moshës imponohet ky klasifikim: veshja e vajzave, e nuseve, e grave dhe e plakave.
Ngjyrat më të theksuara të këtij koloriti janë: e kuqja, e verdha, e bardha, e gjelbërta, e kaltërta, e zeza, etj”. Syme Kokaj pohon se “tek veshja e femrave të fshatrave malore kanë qenë më të përdorshme këmishat e gjata deri në thembrat e këmbëve, brezi ose rrypca, xhamadani zakonisht i zi, jeleku me mëngë të gjata, brekët e gjata, çorapët e leshta të bardha me maje të kuqe, bohçja për nuse e kuqe me ngjyra të theksuara për dallim nga ajo e plakave, grave veja dhe vajzave dhe gjysma për lidhjen e flokëve në formë trekëndëshi e mbi të shamia e kuqe, e verdhë, ose roze për nuse, apo degërmi e bardhë për plaka e mbështjellë nën gushë dhe për vajza degërmia e bardhë është lidhur nën fyt, aq sa mos t’u duken flokët”. Ndërsa tek veshja e grave të
fshatrave fushore, thekson Kokaj, më të preferuara kanë qenë brenavekët me ngjyra e lule varësisht nga mosha, anteria e qëndisur ose havra shkurticë deri nën bel, rrypica ose brezi, shamia e kokës sipas moshës, etj. Anamalaset kanë përdorur edhe veshjen e ashtuquajtur “allaturka” përmes së cilës mund të dallohet pa vështirësi se cilës krahinë i takon.
Veshjet e femrave
të besimit katolik
Kjo zonë karakterizohet edhe me veshje të femrave të besimit katolik si: veshja me xhubletë e malësores në fshatin Amull dhe klleznores në fshatin Kllezën. Këto kostume kanë variante që ndryshojnë sipas moshës, krahinës, kushteve të punës, jetesës, zakoneve e festave. Në to pasqyrohen veçantitë e kulturës dhe të shijeve artistike të bartësve të tyre, të ruajtura me vazhdimësi në epokat e mëvonshme historike sidomos në mjediset fshatare.
Veshjet popullore në Anë të Malit për fat të keq janë drejt zhdukjes. Ato çdo ditë e më shumë po modifikohen, po transformohen. Gratë e reja të kësaj treve viteve të fundit nuk tregojnë interesim për kostumet tradicionale, por ato po rikthejnë punimet artizane duke modernizuar traditën e nënave, gjysheve e stërgjysheve të tyre.
Veshjet e meshkujve
Sipas Ismail Shaqirit “te meshkujt e kësaj treve veshja kombëtare shqiptare u reduktua me përfundimin e Luftës së Dytë Botërore. Me mbylljen
e kufirit me Shqipërinë në verën e vitit 1948, njerëzit tynë (shënimi im-anamalasit) nuk kishin mundësi si më parë të tregtonin në Shkodër, ku e blenin veshjen kombëtare shqiptare krutane që përdorin anamalasit: kësulën dibrane, brezin e Selanikut, çakshirët me spik ose brekushet. Të rrallë kanë qenë pleqtë me veshje tjetër të improvizuar deri në vitet e ‘60 të shekullit XX”.
Burrat anamalas përveç çakshirëve kanë veshur xhamadanin e zi të qëndisur nga shajaku, këmishën e bardhë, kurse në kokë kanë mbajtur kësula të kuqe, franceze të zeza dhe të bardha dibrane.
Nga hulumtimet e mia në terren jam vërtetuar se qeleshja apo plisi i bardhë ka qenë pjesë e zakonshme e kostumit dhe veshjes kombëtare të anamalasve jo vetëm të besimit katolik por edhe islam. Këtë e dokumenton edhe fotografia e familjes Kurti
nga Sukubina nga viti 1928.
Klleznori i fundit i cili e ka mbajtur gjithmonë deri në vdekje plisin e bardhë në kokë ka qenë Gjergj Ndoc Filipaj, me të cilin kam biseduar në shtëpinë e tij familjare në fshatin Kllezën në mars të vitit 2005, kur ai i kishte afruar të nëntëdhjetat.
Siç mësuam nga kolegu Esat Mehmeti nga brezi i fundit plisin e bardhë e kanë mbajtur Isa Dan Mehmeti (Draginë), Haxhi Dul Mehmeti (Draginë) dhe Kasem Hajdar Avdiu (Sukubinë).
Shkolla e Madhe (Mekteb-i Kebir) në Kalanë e Ulqinit sipas Arkivit Osman të Shtetit në Stamboll
Vendndodhja e shkollës në hapësirën rreth
Shtrohet pyetja se ku mund të ketë qenë ndërtesa e kësaj shkolle brenda Kalasë? Po kështu nëpërmjet dokumentacionit arkivor osman vërehet ekzistenca e Xhamisë së Kalasë së Ulqinit në shek. XVI-XVII, apo siç njihet periudha klasike osmane, dhe të jetë quajtur Xhamia e Sulltan Selimit. Referuar këtij fakti, atëherë edhe shkolla duhet kërkuar në hapësirën rreth xhamisëmuze, pasi në periudhën e hershme osmane ato kanë funksionuar si një kompleks
popull kjo xhami është njohur edhe si Xhamia e Haxhi Halil Agë Skurës. Ndërsa sot banorët e Ulqinit këtë xhami e njohin si Xhamia e Kalasë). Referuar këtij fakti, atëherë edhe shkolla duhet kërkuar në hapësirën rreth xhamisë-muze, pasi në periudhën e hershme osmane ato kanë funksionuar si një kompleks.
(vijon nga numri i kaluar)
Nga sa pamë më lart vërehet ekzistenca e një shkolle (mektebi) brenda Kalasë së Ulqinit me emrin e Sulltan Selimit, të cilën e ka ndërtuar ndërmjet viteve 1571-1574.
Shtrohet pyetja se ku mund të ketë qenë ndërtesa e kësaj shkolle brenda Kalasë? Po kështu nëpërmjet dokumentacionit arkivor osman vërehet ekzistenca e Xhamisë së Kalasë së Ulqinit në shek. XVI-XVII, apo siç njihet periudha klasike osmane, dhe të jetë quajtur Xhamia e Sulltan Selimit (Nga dokumentacioni i mëvonshëm kjo xhami është quajtur Xhamia e Kalasë. Po kështu në Mus`hafin e kësaj xhamie, të dhuruar nga Kajmekami i Ulqinit, Hajri Begu e shohim të shënuar si Xhamia e Mezjahit-Pazarit. Shih Ali Bardhi, „Kryetari i Komunës (Kajmekami) së Ulqinit, Hajri Begu i pat dhuruar një Kur’an Xhamisë së Mezjahut – Pazarit në Kalanë e Ulqinit‟ në https://ulqini-online.com/ sajti/?p=31056, 14.2.2022. Në
Kjo gjë na ka shtyrë që të shfletojmë studimet arkeologjike për Kalanë e Ulqinit nga viti 1958. Te libri „Ulqini I‟ shohim një objekt me mure të prishura pranë xhamisë-muze, të cilit autorët i kanë vendosur numrin 11 dhe pohojnë se muret e tij janë nga periudha osmane e hershme dhe me funksion të paidentifikuar. Kurse objekti me nr. 12, i cili ndodhet ngjitur me objektin nr. 11, është identifikuar si shtëpi e periudhës osmane (Gjurgje Boshkoviq, Pavle Mijoviq, Mirko Kovaçeviq, Ulqini I, Beograd, 1981, f. 24. Harta EПОХЕ-PLAN 2‟ dhe „НАМЕНА-PLAN 3‟ në shtojcë të librit), i cili duhet të ketë shërbyer si banesë e mësimdhënësit apo imamit. Por edhe objektet tjera përreth si ai me nr. 14 dhe disa banesa mund të kenë qenë një kompleks në funksion të xhamisë dhe shkollës, por që në të ardhmen duhen bërë studime më të hollësishme.
Ajo që autorët e librit mund t’i ketë shtyrë në mendimin që objekti në fjalë me nr.11 të ketë qenë me funksion të
paidentifikuar është fakti i mospasjes së informacionit për ekzistencën e ndonjë shkolle (mektebit) në periudhën e hershme osmane në Kala, si dhe të zhvendosurit e vëmendjes në objektin dykatësh, të cilit autorët e librit i kanë vëndosur numrin 13 dhe që sot shfrytëzohet si zyrë e administratës së Muzeut të Ulqinit. Për objektin nr. 13 studiues të ndryshëm flasin për zhvillimin e mësimit fillor (mekteb) deri në fillim të shek XX. Studiuesi Pavle Mijoviq për disa pjesë të objektit në fjalë pretendon se i përkasin mesjetës së vonshme ose periudhës veneciane, që përgjatë periudhës osmane duhet të jetë shfrytëzuar për shërbime doganore apo edhe kafehane, por një kohë duhet të jetë shfrytëzuar edhe si objekt banimi. Por autori nuk lë pa përmendur edhe të dhënat që i japin banorët e Kalasë, duke i rrëfyer se objekti në fjalë katin e parë ta kenë shfrytëzuar si kafehane, ndërsa të dytin si shkollë (mekteb) (Gjurgje Boskkoviq, Pavle Mijoviq, Mirko Kovaçeviq, po aty, f. 24-26).
Edhe në skicën e Kalasë së Ulqinit të shek. XIX, të publikuar nga Drejtoria Arkivore e Turqisë e shohim të shënuar kafehanen në këtë hapësirë, e cila nga vrojtimet tona na del të ketë qenë në këtë objekt (Shih Arşiv Belgelerine Göre Osmanlı kaleleri, (Komisiyon) Devlet Arşivleri Genel
shkollës duhet kërkuar xhamisë-muze
Objekti në skicë me nr. 14 – Xhamia. Pranë saj ndodhet një objekt i ndarë në tri pjesë, pa emër (shkolla/mektebi, A. B.)
Objekti me nr. 15 – ish-kafehania, sot zyra e Muzeut të Ulqinit
Objekti me nr. 11, me funksion të paidentifikuar (P. M.). Shkolla e Kalasë së Ulqinit, shek. XVI-XIX (A. B.)
Objekti me nr. 13 – kafehania dhe Shkolla e Kalasë sipas reformës arsimore, shek. XX (Foto nr. 2a)
Foto të objektit me nr. 11, me mure të prishura dhe mihrab (vendi i faljes së imamit) (Shkolla e Madhe - Mekteb-i Kebir, A. B.) (Foto nr. 4)
Müdürlüğü, Osmanlı Arşivi Daire Başkanlığı, Yayın Nu: 144, Istanbul, 2016, f. 238. Foto nr. 3). Po kështu rrëfehen tregime të nxënësve të fundit që mësuan në këtë shkollë (mekteb), deri kur Ali Zeqiri filloi të jetojë me familje në atë ndërtesë (Gani Karamanaga, Monumentet, Ulqin, 2020, f. 13-14)
Një argument tjetër për ekzistencën e shkollës (mektebit) së modelit klasik në objektin me mure të prishura në anën jugore të xhamisë-muze me nr.
11 është prania e mihrabit, i cili ka qenë i nevojshëm në periudhën e arsimit klasik osman, ku përveç mësimeve teorike laike-fetare, njëherit zhvillohej edhe praktika.
Referuar këtyre të dhënave dhe të tjerave, rrjedhimisht del që arsimi fillor i periudhës së hershme osmane zhvillohej pranë xhamisë qendrore, e cila formonte një kompleks ndërtimesh, deri në periudhën e Tanzimatit kur do të fillojnë përplasjet e sistemeve arsimore në Perandorinë
Osmane. Pra, thënë me pak fjalë arsimi fillor sipas modelit klasik ndërmjet shek. XVI deri në gjysmën e parë të shek. XIX është zhvilluar në objektin e prishur në jug të xhamisë-muze me nr. 11, ndërsa pas kësaj si shkak i reformës arsimore shkolla mund të jetë zhvendosur në katin e dytë të ndërtesës me nr. 13, ku sot ndodhet administrata e Muzeut të Ulqinit, siç rrëfehet nga banorët e Kalasë, por për këtë të fundit duhen bërë hulumtime më të specializuara. (Fund)
E ENJTE, 23 SHKURT 2023
Nostalgji dhe shi mes vargjeve të Ali Gjeçbritajt
shohësh, ta lëmosh, ta afrosh e të jetosh pak me të, me pamjen, qeshjen, gëzimin apo mbi të gjitha aromën e saj.
çfarë ka marrë poeti ynë për shiun tek Natë me shi:
Kam lexuar jo pak poezi, në të cilat nostalgjia shfaqet me tërë fuqinë e vet; shfaqet si bazë që vijnë përmes kujtimeve. Nuk bëjnë pa njëra-tjetrën. Konkrete dhe e fshehur. Konkrete se lidhet me diçka që ka ndikuar fuqishëm mbi ndjenjat tona, është regjistruar dhe ka zënë vend diku brenda trurit tonë dhe na përsëritet. Duket sikur shtrin dorën e saj të padukshme dhe na sjell para syve, në mënyrë të mjegullt ose pak të venitur diçka që e kemi kaluar gjatë jetës, jemi ndalur para saj, e kemi afruar në shpirt dhe ajo na ka kafshuar diku brenda nesh e ka lënë gjurmë të pashlyera. Kjo ndjenjë shfaqet dhe përcjell të gjithë njerëzit, ku më shumë e ku më pak, por diku fle e mbytet aty me vetveten, dhe diku shpërthen e shfaqet në shkrimet e bisedat e ndryshme. Sigurisht duke u ndjekur me një mimikë shumë më të shumëfishuar se kur u prodhuan. Këto lidhen me fusha e objekte të ndryshme. Për dikë kjo lidhet me moshën e kaluar e cila assesi nuk blihet më, por është kënaqësi që na krijohet kur përmes ëndrrës në gjumë ose kur vetë me dashje e çon trurin atje, atje larg në parakohën e pleqërisë sate. E çon grushtin ose pëllëmbën e dorës, u bie syve thua se aty pas perdes së tymit magjik shfaqet e pastër ajo që mezi pret ta
Kështu m’u duk edhe mua duke lexuar vargjet e poezisë Ditë me shi. Sot është ditë me shi, gjethet lotojnë sytë e mi me zogjtë ulur në hardhi më ngjallin kujtime e nostalgji. Ja, pra, sa bukur shkruhet... Shiu e justifikon zgjedhjen e autorit si figurë artistike të mbushur në shumë drejtime në cakun e kohës që lidhet me fëmijërinë kur ishte i vogël si zogu. Natyra qan se bie shi. Qajnë gjethet ose më bukur lotojnë se ai shi bie mbi to e rrëshqet. Gjethet edhe ashtu i ngjajnë formës së syrit. Dhe ai bashkë me zogjtë i ulur në hardhinë para shtëpisë... Kaq shumë poetë e përdorin shiun si nostalgji duke marrë artistikisht shenjat dalluese të tij, pesimiste dhe optimiste dhe me to bëjnë poezi shumë të bukura. Ja
Drita është zbehur, moti gjëmon në xham të dritares një pikë uji lundron... ose
S’kemi forcë kohën ta kthejmë
E nata me shi çan rrugën vetë. Kam lexuar shumë nga veprat e Kadaresë dhe ai e përdor shpesh shiun në situatat e ndryshme në prozë ose poezi. Kujtojmë Gjeneralin e ushtrisë së vdekur, Kështjellën, por nuk po shkojmë atje e ndalemi vetëm tek...
Ca pika shiu ranë mbi qelq/ Për ty unë befas ndjeva mall... Këto pika shiu në monotoninë e viteve të vona i zgjuan shkrimtarit tonë të madh shumë nostalgji e çudira sa edhe vetë ne që i lexojmë, i ndiejmë e përjetojmë me ëndje... jo vetëm kujtimin për shoqen e dikurshme, për mallin që e ka pushtuar, por edhe për thënien e Heraklitit “të zgjuarit janë
Mbi përmbledhjen me poezi “Kohë”
bashkë në botë, kurse të fjeturit janë veç..., për qiejt e ngrysur pa lejlekë dhe shirat pa ylber në mes” etj, etj.
Në këtë vëllim ka shumë poezi për shiun ose shiu është i pranishëm shumë herë, por bukuria që i ka dhënë Aliu përdorimit të tij na bën ta lexojmë prapë, ta nënvizojmë dhe ta duam. Dhe vazhdon te Dhoma ime:
Ne ishim tre / unë, ti dhe nata me shi.
Fort bukur shprehet edhe te poezia
Retë ku besimi në një të ardhme më
të mirë të bën optimist edhe pse aty
prapë përdoret fjala shi:
Retë do të lëshojnë shi si dikur
Dielli nga qielli tokën do të ngrohë
Vendlindja ime me dritë do të jetë.
Edhe te poezia Plagët e mia:
Kur zbardhi dita, filloi shiu
Pikat më pastruan plagët
Kur u hap moti...
Edhe në poezi të tjera përmendet shiu. Kam mendimin se Aliu e përdor bukur e kuptimi që rrethon simbolin e krijuar na jep të drejtë që ta përjetojmë shijen e vargut të thurur me dashuri. Por ai, si një njeri ku vitet kanë endur unazat e veta si te lisi, ai pra, poeti, bëhet bisku i krijimeve për të ardhmen. Këtu nuk e pengon nostalgjia e herëpashershme për të kaluarën, sepse kujtimet i ka të përjetuara me dashuri, qofshin ato të bukura e të mezipritshme, ashtu edhe për ato që janë jo të mira, të dhimbshme e të padashura. Kjo edhe sjell një larmi figurash letrare. Përmes përsëritjes së vargut të duket se të thërret si te poezia Rrugë të braktisura:
Një mijë e një shkallë brenda shpirtit tim
Një mijë e një shkallë në trupin e
brishtë
Nga maja e shkallës një mijë e një fjalë Shikoj liqenin, ndiej në sy shumë mall. Kurse te poezia tjetër Mbaj mend shkruan përmes një antiteze të fuqishme, por thjesht:
Më dha një të shtyme që të rrëzohem Tjetri një dorë që të ngrihem
I mbaj mend të dyja si sot Koha nuk i hoqi nga zinxhiri i moteve Janë dëshmi kujtese që s’harrohen.
Ose me të vërtetë mund ta quajmë një krijim mjeshtëror poezinë Mall, ku mjetet artistike shprehen aq bukur dhe krijojnë këtë krahasim të fuqishëm si:
Ma vrave shpirtin ngadalë si kanceri trupin ose në vazhdim antitezat e fuqishme parajsë – ferr, lule – dimër, më mbyte – pa lindur, shuarja dhe frymëzimi.
Të prita në parajsën time, më dhurove ferrin Ëndërrova stinën e luleve, më dhurove dimër
Më mbyte në gjumë, pa lindur mirë shpresa Malli nuk m’u shua, ai më frymëzoi më shumë.
E kështu me radhë... Janë shumë dhe unë nuk kam marrë përsipër t’i përmend të gjitha, janë shumë poezi, shumë vëllime, shumë jetë, shumë nostalgji.
Lexova diku në internet se “...jo vetëm këngët, filmat dhe vendet e caktuara nxisin nostalgjinë, një indikator mjaft i madh është edhe aroma. Në fakt aroma ndikon më shumë në zhvillimin e nostalgjisë se sa faktorët e tjerë. Lidhja mes aromës dhe emocioneve nisi në fillim të viteve 1900 me neurologun e njohur Sigmund Frojd. Hunda është e lidhur me pjesën trunore të nuhatjes, një pjesë e trurit që luan rol në krijimin e emocioneve. Si rezulta (tek disa –DP) aromat krijojnë një impakt më të fuqishëm në emocione se sa faktorët e tjerë. Për këtë arsye edhe në furra të bukës dhe në pastiçeri pronarët sigurohen që aroma të depërtojë jashtë”. Kështu ka bërë edhe Ali Gjeçbritaj, aroma e poezisë së tij është vendase. Dhe kjo është bukuria e saj. I vjen era Krajë.
E kam njohur Aliun në një ditë kur Këshilli Kombëtar i Shqiptarëve mori në analizë arsimin në shkollat shqipe. Diskutimi i tij dhe disa kritika punës me librat që bëhej tek ne, pak i vrazh-
dë dhe me mustakë (unë kurrë nuk kam pasur një mësues me mustakë) bënë që unë të krijoja një ndjenjë jo të mirë ndaj tij. Ndërsa ai diskutonte e kritikonte, nga krahu i djathtë Bahri Brisku veç përforconte: “mirë e ke!”, “mirë e ke!”. Thashë – sa vështirë do ta kem të punoj me të. Unë veç isha i papunësuar e përkohësisht me kontratë punoja tek Enti si redaktor i jashtëm... U desh jo pak kohë që dhe unë të njihem me mësuesin dhe poetin Ali Gjeçbritaj. Vizita ime mes nxënësve në klasën e tij në Arbnesh, takimet e shumta në shkollën e Ostrosit, ku drejtori i nderuar Beqir Berjashi më afroi shumë dashamirësi, promovimet e shumta në Ulqin, Shkodër e Tiranë, botimi tek ne i dy librave mësimorë për klasën e parë, si dhe libri me poezi Motet, e promovimi i tij në Panairin e Tiranës, puna me grupin për miratimin e Abetares mbarëkombëtare, afërsia e herëpashershme në takimet në ditët e librit në qendra të ndryshme ku jetojnë shqiptarët, në ditët e poezisë, në bisedat e shpeshta me telefon, si edhe vetë ky takim i sotëm më mbushin mend se kam një mik e shok të mirë, një mësues e prind të devotshëm, një poet që lum vendi e ne që e kemi. Këto fjalë të mia për të i kam thënë shpesh, por ky është shkrimi im i parë që i kushtoj. Nuk u hy në hak as miqve të tjerë në Ulqin, të cilët më kanë bërë vend mes tyre, e që janë kaq të mëdhenj e të cilët i dua dhe do t’i nderoj sa të jem gjallë.
Po e mbyll diskutimin tim me mirënjohjen e madhe për Aliun, që e vuri emrin tim si recensent i këtij libri, për redaktorin Ismet Kallaba e Gazmend Çitaku, që dinë vetëm të ndihmojnë dhe njëkohësisht t’i uroj më të mirën për krijime të tjera, duke mos harruar kurrë shqetësimin që shpreh e që e mundon te poezia Mure me myshk se:
Myshku nga lagështira e truallit Ka mbuluar muret në shtëpitë me rrasa
Çatitë e shembura i rrah shtrëngata... Me këtë shqetësim në prehrin e Krajës jeton, punon e shkruan prapë Ali Gjeçbritaj. Ani se edhe neve na vjen mirë. Faleminderit!
(Vështrimi është lexuar në përurimin e librit “Kohë”, organizuar nga SHAI “Art Club” në Librarinë “Ulqini” –Ulqin, më 11 shkurt 2023)
Teatri “Teuta” shfaqi komedinë “Hajdutët nuk vijnë gjithmonë për të keq”
Kritikë amoralitetit përmes satirës dhe
Regjisorja e re Edina Mustafiq – Avdiu ka treguar se me këtë shfaqje ka diplomuar në vitin 2018 dhe se ka qenë dëshira e saj për ta sjellë edhe një herë për publikun vendas. Ajo thotë se beson që tani ka qenë periudha më e përshtatshme që kjo shfaqje të rikthehet për shumë arsye. Regjisorja shprehet e kënaqur me lojën e aktorëve dhe të gjithë personave të tjerë që kanë marrë pjesë në realizimin e shfaqjes
Ulqin – Teatri “Teuta” ka shfaqur të martën (14 shkurt 2023) komedinë “Hajdutët nuk vijnë gjithmonë për të keq” të dramaturgut të njohur italian Dario Fo, fitues i Çmimit Nobel për Letërsi.
Shfaqja është vënë në skenë nga regjisorja Edina Mustafiq – Avdiu dhe është pritur mirë nga publiku në sallën e Qendrës së Kulturës në Ulqin.
Regjisorja e re ka treguar se me këtë
shfaqje ka diplomuar në vitin 2018 dhe se ka qenë dëshira e saj për ta sjellë edhe një herë për publikun vendas.
“Besoj tani ka qenë periudha më e përshtatshme që kjo shfaqje të rik-
njerëzor dhe humorit
thehet për shumë arsye”, shprehet ajo.
Mustafiq – Avdiu është e kënaqur me lojën e aktorëve dhe të gjithë personave të tjerë që kanë marrë pjesë në realizimin e shfaqjes.
“I gjithë ky sukses nuk do arrihej pa përkushtimin e bashkëpunëtorëve të mi: skenografes dhe kostumografes
Jetmira Hoxha, producentit Munib
Abazi, kastës së aktorëve në krye me Bashkim Alaj, Edis Luka, Blerta Kurti, Amina Luka, Amra Demiri dhe Sakib Lika”, thotë ajo.
Regjisorja vlerëson edhe publikun, i cili i ka mbështetur dhe është një motivues i madh për punën e tyre, si dhe talentet e reja në fushën e teatrit.
“Po bëhen disa vite që para publikut
tonë jemi shfaqur me disa shfaqje - komedi të ndryshme dhe kemi krijuar simpati te publiku, që për një artist është shumë e rëndësishme. Gjithashtu kohë pas kohe po rritemi si grup me anëtarë të rinj, e kjo na gëzon për faktin që ne kemi të ardhme me këtë profesion në këtë qytet”, thotë ajo. Një pjesë e tekstit të shfaqjes është përshtatur duke përdorur fjalë, emërvende, personazhe etj. vendore. Kjo përbën një gjetje të mirë nisur edhe nga reagimet e publikut të pranishëm në shfaqje. Po ashtu edhe zgjedhja e Ditës së Shën Valentinit apo ditës së të dashuruarve për dhënien e shfaqjes është bërë, si duket, me qëllim nga organizatori.
Shfaqja më 10 mars në
Teatrin Kombëtar të Malit të Zi
Regjisorja Edina Mustafiq –Avdiu ka paralajmëruar se kjo shfaqje do të jepet në Teatrin Kombëtar të Malit të Zi në Podgoricë, më 10 mars të këtij viti. Kjo për të, për aktorët dhe për Teatrin “Teuta” përbën një sfidë të re, sepse është hera e parë që do të luajnë në skenën e këtij teatri.
Komedia “Hajdutët nuk vijnë gjithmonë për të keq” është një shfaqje aktuale për të gjitha kohërat. Përmes satirës dhe humorit Fo kritikon amoralitetin njerëzor, veset dhe sjelljet e njerëzve të shtresave të larta shoqërore që jetojnë me dy fytyra, ku hipokrizia e tyre zbërthehet përmes situatave komike dhe elementeve të gjetura nga autori, i cili i nxjerr ata lakuriq para njëri-tjetrit dhe opinionit. Një hajdut hyn në një shtëpi të pasur, por ngjarjet që pasojnë marrin një rrjedhë të paparashikuar. i. k.
In Memoriam: H. Nusret ef. Cenaj
Xhumaja e parë pa hoxhën tonë të
dashur
Ismet Karamanaga
Pas ikjes së shpejtë dhe të papritur nga kjo jetë e H. Nusret ef. Cenajt, hoxhës sonë të dashur dhe mikut të Kalasë dhe të Ranës së Ulqinit, por edhe shumë të tjerëve, është një sfidë e madhe të shkruash për të. Sepse të gjithë kanë ardhur në Xhaminë e Pashës, ku ai ka shërbyer si imam, për të dëgjuar zërin e tij të butë, të ëmbël dhe predikimin e tij. Në xhumanë e parë pas ndërrimit jetë, më duket se Xhamisë së Pashës i mungon figura e tij - një natyrë e qetë, e këndshme dhe e jashtëzakonshme, falë së cilës ka bërë për vete jo vetëm ne besimtarët por jam i sigurt edhe të gjithë ata që e kanë njohur. Imami ynë Nusret ef. Cenaj ka lënë pas vetes shumë kujtime të bukura në zemrat e të gjithë atyre që e kanë njohur.
Nga vetë natyra e tij, duket se kishte lindur për të kryer misionin fetar të imamit. Mësimet fetare dhe studimet e mëvonshme në Kosovë ndikuan në formimin e tij në fushën e teologjisë që shfaqej nëpër predikime përmes zërit të tij të butë dhe të ëmbël, me një buzëqeshje të rrallë dhe zemërgjerësi të pafundme. Në ceremoninë e varrimit mësova se nga familja e tij e ngushtë kanë dalë tre imamë. Ky fakt ma përforcoi edhe më tepër bindjen time që nuk është çudi pse H. ef.
Nusreti ishte imam kaq i mirë pasi që rrjedh nga një familje imamësh. Po ashtu mësova se edhe i biri i tij mëson në medrese, si një trashëgimtar i kësaj familjeje me traditë fetare. Hoxhë Nusreti ishte një figurë e rrallë dhe markante, një njeri i veçantë dhe imam i sjellshëm, gjithmonë i qeshur, me virtyte të posaçme që ia kishte dhuruar Perëndia. Në përgjithësi, ai ishte një punonjës i palodhur në të gjitha sferat e jetës. Krahas detyrës së imamit në Xhaminë e Pashës, ku ai falte rregullisht namazin pesë herë në ditë, ka kryer edhe shumë punë e detyra të tjera që i ka ngarkuar Bashkësia Islame.
Prandaj e kam të vështirë ta pranoj faktin se ai nuk do të jetë më në mesin tonë! Për ne, miqtë dhe xhematin e tij nga Kalaja dhe Rana, kjo na duket si ëndërr. Në xhumanë e parë pa të, më duket se sikur të gjithë imagjinonim se ai do të vinte dhe do të ulej në vendin e tij në mihrab. Mirëpo, duhet të pajtohemi me realitetin se ai ndërroi jetë në moshën 50-vjeçare, më 11 shkurt 2023. Ky lajm i hidhur na ka prekur të gjithëve në zemër dhe në shpirt. Nuk dua të komentoj thënien që qëndron në thelb të fesë sonë të bukur islame se Zoti i Madh i merr më të mirët te vetja, sepse as nuk dua të hyj më thellë në çështje të fesë e sidomos të të Madhit Zot, pasi që as nuk kam dijeni e as nuk jam kompetent, por e di një gjë se H. Nusret ef. Cenaj ka pasur për të dhënë dhe për të kryer në këtë botë edhe shumë punë dhe detyrime familjare dhe shoqërore, në veçanti për besimtarët e Xhamisë së Pashës të cilët kanë pasur dhe kanë gjithmonë nevojë për predikimin dhe
këshillat e tij. Prandaj edhe më duket se ai ka ikur nga kjo botë pa e kryer plotësisht misionin e tij.
Hoxha ynë jam i sigurt se do të na mungojë edhe më shumë në të ardhmen në shumë xhuma, ramazane, teravi, bajrame, mevlyde dhe mbledhje të tjera të besimtarëve. I veshur në mënyrë elegante, me ecjen e tij karakteristike dhe çallmën që e ka mbajtur gjithmonë në kokë, si simbol të një imami. Edukatën dhe thjeshtësinë e tij e keni vërejtur dhe ndier në sjelljet e tij njerëzore. Gjithmonë ju ka folur i pari, me çfarë ka treguar pikësëpari edukatën familjare, respektin e madh dhe kulturën e lindur dhe të mësuar në mjediset ku ka studiuar, por edhe gjatë shërbimit në rrugën e zhvillimit, forcimit dhe përhapjes së fesë sonë të bukur islame. Me një fjalë ishte shembull se si duhet të jetë një imam jo vetëm në kryerjen e misionit të tij fetar, por edhe në jetën e përditshme. Me këtë shkrim homazh kushtuar këtij imami të dalluar dhe njeriut me virtyte të veçanta dua të përkujtoj lexuesin për këtë njeri të cilin e kanë dashur të gjithë. Derisa i shkruaj këto fjali, shikoj disa fotografi të tij që i kam bërë para namazit të xhumasë në Xhaminë e Pashës. Vështirë ta marrësh me mend që H. ef. Nusreti nuk do të jetë më prijës fetar në xhaminë tonë! Edhe pse e mbushur me plot besimtarë, xhumaja e parë pa hoxhë Nusretin në Xhaminë e Pashës nuk ishte e njëjtë. Jam i sigurt se jo vetëm sot, kur të gjithë ishim me mendje dhe zemër te ky njeri, por edhe për një kohë të gjatë kjo xhami pa të nuk do të jetë njësoj, sepse ai ka qenë për afër 30 vjet imami dhe prijësi ynë fetar, të them më mirë nishani i
Xhamisë së Pashës. Natyrisht, Xhamia e Pashës është aty, besimtarët, mysafirët dhe turistët do të vijnë përsëri aty, mirëpo syri i të gjithëve do të kërkojë gjithmonë figurën e tij, i cili ishte simboli i kësaj xhamie. Jam i sigurt se sikur vetëm për disa sekonda t’i hapte sytë dhe të shihte se sa ranacakë dhe kalalinj kanë ardhur për ta përcjellur në rrugën për te Krijuesi i gjithësisë dhe pastaj besoj edhe në xhenet, do të ndahej nga kjo botë shumë më i kënaqur dhe shumë më lehtë. Xhemati i cili e ka respektuar shumë është i pikëlluar dhe ndan dhimbjen e madhe me të afërmit e tij.
Nusret ef. Ceni ka lënë pas vetes shumë kujtime të bukura në zemrat e të gjithë atyre që patën fatin ta njohin. Në arkivin tim ruaj shumë fotografi që i kam shkrepur para namazit të xhumasë në Xhaminë e Pashës. Po kështu kam edhe fotografi të H. Nusret ef. Cenajt me të afërmit e tij. Familja e tij ishte gjithmonë shembull i një familjeje të shëndoshë dhe besimtare. Prandaj ky njeri me virtyte të veçanta, si personalitet i nderuar nga të gjithë qytetarët e Ulqinit, pa dallim feje dhe kombësie, në veçanti
si imam dhe si edukator, nuk guxohet të harrohet. Personalitetet siç ishte tashmë i ndjeri H. ef. Nusret Cenaj duhet të përmenden, të flitet për ta, t’i nderojmë dhe kurrë mos t’i harrojmë.
H. Nusret ef. Cenaj ishte një imam i ri, i arsimuar dhe një punëtor i palodhur. Gjithmonë do të përmendet se Xhamia e Pashës ka pasur një imam i cili me sjelljen dhe kulturën e tij, me buzëqeshjen e pashtershme ju ka afruar të besoni dhe ta përcillni predikimin e tij. Shumë besimtarë myslimanë nga Ulqini, sidomos nga Kalaja dhe Rana, fillimet e faljes së namazit, të paktën atij të xhumasë, e kanë bërë te hoxhë Nusreti në Xhaminë e Pashës. Zëri i tij i ëmbël dhe i butë, këndimi i Kur’anit dhe predikimi në gjuhën shqipe ka qenë tërheqës për shumë fillestarë. Prandaj edhe them se me punën e tij në mision të predikimit të fesë, ai pa dyshim ka lënë gjurmë të pashlyera te shumë nga ne, por edhe në përgjithësi në edukimin dhe ngritjen e fesë islame në këto treva. Pra, roli i tij si imam i Xhamisë së Pashës ka qenë tepër i madh.
Dua të përkujtoj se përpos rolit parësor si objekt fetar për kultivimin e
fesë, Xhamia e Pashës me hamamin dhe kroin që ndodhen në kuadër të këtij kompleksi, në kohën e turizmit të lartë te ne ka qenë në të gjitha panoramat dhe prospektet e ofertës turistike të Ulqinit. Kjo xhami nuk i ka mbyllur kurrë dyert dhe gjithmonë ka qenë e hapur për besimtarët, por edhe për mysafirët nga vendi dhe bota.
Në këtë xhami, ku janë falur edhe të parët tanë, kanë shërbyer gjithmonë imamë të mirë. Prandaj edhe H. ef. Nusreti ka pasur përkrahje nga të gjithë ne.
Në fund, përmes këtij shkrimi përkujtimor u shpreh ngushëllimet më të thella të gjithë pjesëtarëve të familjes së tij të ngushtë, Bashkësisë Islame të Ulqinit e cila ka humbur një imam të devotshëm, si dhe xhematit të Xhamisë së Pashës. Kjo xhami edhe pa hoxhë Nusretin do të jetë e hapur dhe do t’u shërbejë besimtarëve, por pa të gjithçka do të jetë ndryshe. Mendja dhe syri ynë gjithmonë do të kërkojnë ta shohin Nusretin në veçanti në xhuma, kur ka më tepër besimtarë.
Inshallah shpirti i tij gjen prehje në xhenet. Rahmet pastë!
Reshit Cuca, sekretari i Shkollës Fillore “Bedri Elezaga”
Shembull i personit të përkush tuar për punë dhe personalitet emblem i shkollës në fjalë
këta persona me punën dhe përkushtimin e tyre nderojnë familjen, vendin ku janë lindur e rritur, institucionin ku punojnë për vite me radhë si dhe shoqërinë.
Kësaj radhe zgjodha t’i them dy fjalë për sekretarin me përvojë 30-vjeçare, Reshit Cucën.
Rreth jetës
Të shkruash për persona të veçantë nga treva e Anës së Malit, është kënaqësi e madhe për vetë faktin se
Gjatë punës sime 17-vjeçare pranë Institucionit Shkollor “Bedri Elezaga” në Katërkollë, kam pasur fatin që të mësoj dhe të marr shembull nga disa persona të përkushtuar në punë, të ndershëm dhe të sinqertë në misionin e tyre.
U lind më 4.6.1962 në fshatin Sukubinë. Arsimin fillor dhe të mesëm i përfundoi në vendlindje. Në vitin 1991 pranë Universitetit të Prishtinës, në Fakultetin Juridik merr titullin jurist i diplomuar. Në vitin 1992 punësohet pranë I.P.SH.F
përkushpersonalitet fjalë
Elezaga”- Katërkollë, ku edhe sot e kësaj dite vazhdon të jetë në marrëdhënie pune. Është bashkëshort dhe baba i tre fëmijëve. Në vitet 2016-2021 dhe 2021-2026 nga të punësuarit e shkollës zgjedhet të jetë kryetar i Organizatës Sindikale të të punësuarve.
Krahas punës si sekretar ka qenë i angazhuar edhe në politikë dhe në jetën shoqërore, ku veçojmë disa funksione me rëndësi gjatë viteve:
- Në vitin 2016 zgjedhet delegat i Partisë Demokratike në Komunën e Ulqinit dhe anëtar i Komisionit të Zgjedhjeve në Komunën e Ulqinit;
- Në vitin 2017 zgjedhet anëtar i Komisionit për punimin e versionit të Projekt-Statutit të Komunës së Ulqinit;
- Në vitin 2018 zgjedhet anëtar i Komisionit të Zgjedhjeve në Komunën e Ulqinit;
- Në vitin 2019 zgjedhet anëtar i Komisionit për punimin e versionit të Projekt-Rregullores së punës të Kuvendit të Komunës së Ulqinit;
- Në vitin 2021 zgjedhet sekretar i Fondacionit “Shkolla e vjetër në Katërkollë”.
Vlerat njerëzore e profesionale
Reshit Cuca është gjithmonë pedant në punë, aktiv, korrekt, komunikues në bashkëveprim, racional dhe plot kurajë në dhënien e mendimeve, energjik dhe i drejtë. Ka prirje për të arritur sa më shpejt të renë dhe progresiven, zgjidhës i situatave dhe ndërtues i raporteve të drejta dhe bashkëpunuese në kolektiv. I komunikueshëm dhe i afërt me kolegët, prindërit dhe bashkëpunëtorët e ndryshëm.
Me përkushtim të madh për vite me
radhë ka punuar në lidhje me përgatitjen e dosjes për kthimin e pronës së shkollës së vjetër. Në lidhje me këtë çështje disa herë ka marrë pjesë edhe në takime të ndryshme si edhe ka dhënë intervista në televizionin lokal dhe shtetëror.
Gjithashtu, vlen të përmendet se disa herë ka marrë përsipër aksione humanitare dhe i ka udhëhequr ato me sukses edhe falë humanizmit të kolektivit.
Përfundim Është domosdoshmëri dhe nevojë
e kohës që sidomos në institucionet arsimore të punësohen njerëz që përveç vlerave akademike, të bartin edhe vlera humane e njerëzore. Për persona të tillë duhet të kujdeset udhëheqësia e shkollës, që në data të caktuara këta persona të nderohen nga vendi i punës ose shtëpia e tyre e dytë.
Me të drejtë Samuel Xhonson shkruan se: “Ekselenca në cilëndo fushë mund të arrihet vetëm përmes punës së një jete, nuk arrihet dot me çmim më të lirë”.
Projekt me vlerë dhe peshë për epikologjinë shqiptare, atë ballkanike, evropiane
Projekti “Eposi i Kreshnikëve - monument i trashëgimisë kulturore shqiptare në Ballkan: Kosovë, Shqipëri, Mali i Zi, Maqedoni, Serbi, 20122016”, i miratuar në Institutin Albanologjik të Prishtinës, i hartuar, i udhëhequr dhe i realizuar nga studiuesi Zymer Ujkan Neziri, ku janë përfshirë të gjitha krahinat shqiptare edhe nga Kumanova, Shkupi, Tetova, Gostivari e deri në Kërçovë, pastaj Medvegja, Bujanoci, Presheva, Kraja, Tivari dhe Malësia e Madhe me qendër në Tuz (shkurt: Projekti E5), është pjesë e përpjekjeve për përgatitjen e Dosjes së Eposit të Kreshnikëve për UNESCO, të cilit i kushtohet libri me shumë rëndësi “Eposi i Kreshnikëve në Ballkan: Indeksi i Projektit E5, 2012-2016, Dëshmi dokumentare për UNESCO”, autor i të cilit është epikologu Prof. Dr. Zymer Ujkan Neziri.
Librin në fjalë e botoi Instituti Albanologjik i Prishtinës me përkrahjen e Ministrisë së Kulturës, të Rinisë dhe të Sportit, Fondi i Rimëkëmbjes Ekonomike, recensentë i të cilit janë Prof. Dr. Dejvid Elmer, Universiteti i Harvardit – Kembrixh (SHBA), Prof. Dr. Nikolla Skalldaferi, Universiteti i Milanos (Itali) dhe Prof. Ass. Dr. Albin Sadiku, Instituti Albanologjik, Prishtinë, korrektorë: Avni Dehari, Avdi
Gashi dhe Baton Z. Neziri, përkthyes në gjuhën angleze,Faruk Ferataj, redaktori i përkthimeve Dr. Sc. Xhastin Elliot, redaktimi teknik Dr. Sc. Zeni Ballazhi, ballina Prof. Shyqri Nimani, shtypur në Shtypshkronjën “Grafopirint” në Prishtinë në vitin 2021 dhe përbëhet prej 616 faqesh. Në fillim të këtij recensioni kushtuar librit në fjalë, theksoj se Projektin “Eposi i Kreshnikëve monument i trashëgimisë kulturore në Ballkan 2012-2016”, studiuesi Zymer Ujkan Neziri të cilin e ka hartuar, udhëhequr dhe realizuar, e ka ndarë, radhitur dhe sistemuar në shtatë trajtesa shtjelluese: 1. Hyrje, 2. Vlera e Eposit të Kreshnikëve, 3. Përhapja e Eposit të Kreshnikëve sot, 4. Rreziku i ekzistencës së eposit tonë, 5. Metodologjia e realizimit të Projektit E5, 6. Rëndësia e realizimit të Projektit E5 dhe 7. UNESCO.
Hyrjen në librin e vet të radhës me titull “Eposi i Kreshnikëve në Ballkan: Indeksi i Projektit E5, 2012-2016, Dëshmi dokumentare për UNESCO” e fillon me pjesën ku thekson se është indeksim i punës dhe i rezultateve konkrete kërkimore-shkencore të Projektit E5, 2012-2016, të Institutit Albanologjik të Prishtinës, me rreth 5 mijë faqe material të mbledhur të Eposit të Kreshnikëve në Ballkan, këngë e tregime, i paraprijnë parathënia dhe kjo hyrje, që të dyja në shqip dhe në gjuhën angleze.
Pason sinteza: Gjendja në Ballkan e Eposit të Kreshnikëve në pesë shtete ku jetojnë shqiptarët, nga viti 2012 e deri më 30.12.2016, shqip e anglisht. Sipas nevojës autori në Projektin E5 ka punuar edhe në periudhën 2017-2020.
Autori Neziri në vazhdim të hyrjes shton se në vijim zë vend pjesa qendrore e librit për Projektin E5, “Eposi i Kreshnikëve - monument i trashëgimisë kulturore shqiptare në Ballkan: Kosovë, Shqipëri, Mali i Zi, Maqedoni, Serbi”, 2012-2014-2016. Aty janë të renditur skeletet e 15 vëllimeve me të gjitha të dhënat e përmbajtjes së tyre, nga emri i institucionit dhe emri i projektit, emri i hartuesit e bartësit të tij, emrat e pjesëtarëve të tij, të bashkëpunëtorëve - realizues vullnetarë, e deri te ekspertët e jashtëm. Pastaj aty janë renditur edhe emrat e këngëtarëve e të tregimtarëve të vëllimit, data e lindjes (për disa edhe e vdekjes), vendi dhe krahina, data e shënimeve biografike, repertori, data e shkrimit të teksteve, numri i vargjeve ose i rreshtave, emri i shkruesit, data e inçizimit të këngëve, emri i inçizuesit, minutazhi dhe në fund një përmbledhje e të dhënave kryesore të vëllimit.
Renditjen e skeleteve të 15 vëllimeve me këngë dhe tregime, që kanë mbi 10 mijë vargje e ka bërë autori Neziri siç vijon: Vëllimi I E5: Kraja e Tivari, Malësia e Madhe (Tuz e Koplik), Dukagjini; Vëllimi II E5: Plava e Gucia, Rozhaja, Malësia e Gjakovës, Hasi, Luma; Vëllimi III E5: Nikajt, Merturi, Lezha, Kurbini, Mirdita; Vëllimi IV E5: Rugova; Vëllimi V E5: Rrafshi i Dukagjinit 1; Vëllimi VI E5: Rrafshi i Dukagjinit 2; Vëllimi VII E5: Llapusha, 1; Vëllimi VIII E5: Llapusha 2; Vëllimi IX E5: Drenica, 1; Vëllimi X E5: Drenica, 2; Vëllimi XI E5: Shala e Bajgores; Vëllimi XII E5: Rrafshi i Kosovës; Vëllimi XIII E5: Llapi; Vëllimi XIV E5: Gollapi; dhe Vëllimi XV E5: Maqedonia e Veriut, ana perëndimore.
2012-2016, Dëshmi dokumentare për UNESCO”, të autorit Zymer Ujkan Neziri (1)
peshë të madhe shqiptare, por edhe për evropiane dhe botërore
Autori Zymer Ujkan Neziri thekson se renditja e vëllimeve nga I deri në XV, është bërë sipas shtrirjes gjeografike të krahinave, kurse disa sosh (dy e më shumë) në varësi të vargjeve, janë bashkuar në një vëllim, e disa janë ndarë në dy vëllime se kanë pasur shumë vargje.
Pas pjesës qendrore të librit, autori shton se janë renditur edhe katër pasqyra për 15 vëllimet e Projektit
E5: Pasqyra të XV vëllimeve të Projektit E5 të Eposit të Kreshnikëve: këngëtarët, tregimtarët e bashkëpunëtorët realizues vullnetarë në Ballkan 2012-2016; Pasqyra të shkurtra të vëllimeve I-XV të Eposit të
Kreshnikëve në Ballkan 2012-2016; Pasqyrë e këngëtarëve dhe tregimtarëve të vëllimeve I-XV të Eposit të
Kreshnikëve në Ballkan 2012-2016; Pasqyrë e bashkëpunëtorëve në terren - realizues vullnetarë të Projektit E5 në Ballkan 2012-2016.
Në përmbajtjen e librit në fjalë, pas katër pasqyrave të hollësishme, pasojnë dy vlerësime nga ekspertët e jashtëm për Projektin E5 të Eposit të
Kreshnikëve në Ballkan, në anglisht
dhe shqip: Dejvid F. Ellmer, profesor i klasikës, kurator i asociuar; Koleksioni i letërsisë gojore i Millmen Perit, Universiteti i Harvardit, Kembrixh (SHBA), si dhe Nikolla Skalldaferi, profesor i etnomuzikologjisë dhe antropologjisë së muzikës, Universiteti i Milanos, Departamenti i trashëgimisë kulturore dhe mjedisore.
Në vijim të përmbajtjes pason Çmimi “Europa Nostra” për Projektin E5 të Eposit të Kreshnikëve në Ballkan në shqip dhe anglisht, tekst nga prof. Işik Aydemir, kryetar i Jurisë së çmimeve të trashëgimisë, kategoria Hu-
lumtim, Hagë, 1 mars 2016, në anglisht dhe shqip. Autori Zymer U. Neziri pohon se nuk do të lejonte që libri të botohet pa treguesin e emrave të vendeve dhe pa treguesin e emrave të njerëzve. Megjithatë është detyruar të heq dorë, sepse i tërë libri është pothuajse vetëm me emra, fund e krye, prandaj “Eposi i Kreshnikëve në Ballkan: Indeksi i Projektit E5, 2012-2016. Dëshmi dokumentare për UNESCO”, përmbyllet vetëm me pasthënie, po ashtu në shqip dhe anglisht. Përkitazi me përmbajtjen e lëndës së tekstit të librit në fjalë, autori ka dhënë edhe ca vështrime të rëndësishme mbi Projektin E5, të cilat i ka sistemuar në disa shtjellime:
1. Në Projektin E5, “Eposi i Kreshnikëve monument i trashëgimisë kulturore shqiptare në Ballkan: Kosovë, Shqipëri, Mali i Zi, Maqedoni, Serbi”, 2012-2014-2016, kanë marrë pjesë rreth 300 subjekte terreni, këngëtarë e tregimtarë nga viset tona, nga Kraja e Tivarit e deri në Kurbin dhe nga Malësia e Madhe deri në Kërçovë. Nga repertori i tyre janë evidencuar 865 njësi. Janë shkruar 502 këngë e motërzime, me 114.016 vargje, si dhe janë shkruar 123 tregime me 2.777 rreshta.
2. Nga inçizimet me kamerë: 5.438 minuta e 27 sekonda, janë realizuar 32 tregime dhe 225 këngë, që kanë rreth 63.834 vargje. Por, punë ka mbetur për t’u kryer kryesisht në zonat nga Kelmendi deri në Kurbin, Pukë e Mirditë për shkak të gatishmërisë së pamjaftueshme të lahutarëve të atyre zonave për inçizimin me kamerë të repertorit të tyre me këngë të kreshnikëve. Aty bën pjesë edhe Sanxhaku
i Pazarit për shkaqe politike.
3. Kanë kënduar mbi 1.500-2.000 vargje: Isë Llapçeva, Bajram Baja, Naim Krasniqi, Sinan Shala, Halit Gashi, Berat Musliu, Qamil Topilla, Selajdin Berisha, Jeton Fetiu, Kadri Zymeri, mbi 2.000-2.500 vargje: Ali Krasniqi, mbi 2.500-3.000 vargje: Kapllan Dauti, Hasan Hasani-Kçiqi, Milazim Krasniqi, mbi 3.000-3.500 vargje: Muharrem Gashi, mbi
3.5004.000 vargje: Asllan Ademi-Shala, Imer Sefë Gashi, Osman Sefë Gashi, Brahim Sefë Gashi, mbi
4.500-5.000 vargje: Sylë Hazir Mushkolaj, Januz Hazir Mushkolaj, mbi
5.500-6.000 vargje: Ajet Shala, mbi
6.000-6.500 vargje: Halil Kuliqi, mbi
6.500-7.000 vargje: Isë Elezi-Lekgjekaj, Fehmi Nishefci. Ndonëse dy të fundit, kanë në repertor mbi 10 mijë vargje, kjo është tepër pak në krahasim me gjendjen para një gjysmë shekulli kur mbi 10 mijë vargje i kanë kënduar shumë lahutarë e këngëtarë me sharki të Shqipërisë së Veriut në pesë vende të Ballkanit, e ndër ta vetëm në Rugovë ishin shtatë sish.
4. Vlerësohet kontributi edhe i këngëtarëve që kanë kënduar deri në 1.500 vargje: Zeqir Smajli (Plavë e Guci), sidomos lahutari më i vjetër shqiptar Gjok Nonaj (Lezhë), i tri lahutareve: Ajshe Muriqi (Rugovë), Lumturie Nonaj (Lezhë) dhe Zyra Ahmetaj (Bytyç), i lahutarëve: Gjokë Kalaj (Grudë), Rrok Prënkoçaj (Triesh) e Ahmet Duli (Shkrel), Rrahmon Lajçi (Rozhajë), Mehmet Alia (Krasniqe) e Pjetër Matusha (Kurbin), i këngëtarëve: Tahir Kurtishi (Kumanovë), Shefki Troja e Jashar Jashari (Kërçovë). (Vazhdon)
Sulltana Xhurreta, duararta deri në vdekje të krijojë
Përveç endjes së pëlhurave dhe qepjes me dorë të veshjeve popullore të gjinisë femërore dhe mashkullore në tezgjah, ajo ka bërë edhe endjen e qilimave e produkte të tjera artizanale në pëlhurë, të cilat para tri dekadash ishin mjaft të kërkuara
Artizanja Sulltana Xhurreta nga fshati Rashtishë i Anës së Malit, ka qenë një nga gratë e rralla kudo në trevat shqiptare në Mal të Zi, që ka ruajtur e zhvilluar traditën qindravjeçare të endjes së pëlhurave dhe të qepjes me dorë të veshjeve popullore të grave, vajzave dhe burrave të kësaj zone në tezgjah. Unë këtë punëtore duarartë, e cila deri në vdekje vazhdoi këtë traditë, e kam njoftuar para 27 vitesh kur në shtëpinë saj zhvillova një intervistë për Televizionin e Malit të Zi. Ajo përveç qepjes së kostumit tradicional të gjinisë femërore dhe mashkullore, ka bërë edhe endjen e qilimave për të cilët thoshte ende ka kërkesa dhe për fat të mirë nuk u ka humbur vlera.
Përveç mikpritjes së ngrohtë, buzëqeshjes së saj të ëmbël dhe fjalëve burrërore siç i kanë hije një zonje të shtëpisë e cila di të presë e të përcjellë mysafirët sipas zakonit shqiptar, veçmas më la përshtypje “punishtja” e saj në katin përdhesë të shtëpisë familjare e mbushur me punime të ndryshme e të larmishme në pëlhurë, kostume tradicionale për gra, vajza e meshkuj të zonës,
të punuara me një larmi ngjyrash e modelesh që zbukuronin muret e kësaj hapësire. Aty kishte tezgjahun e madh dhe vegla të tjera nga druri të vjetra të punës së dorës ku, siç na tha ajo, vite të tëra punon për të realizuar porositë e blerësve të produkteve të saj brenda shtetit dhe në diasporë.
Në këtë hapësirë të shtëpisë së saj
tjera që pashë atëherë në shtëpinë e kësaj gruaje që me duart e saj punoi art, janë dëshmi e mënyrës së jetesës së popullatës së atjeshme të cilat do të duhej të ruheshin sepse kanë një vlerë të paçmueshme. Vërtetë ishte kënaqësi të shohësh për së afërmi demonstrimin e saj të punës në tezgjah para kamerës. Për dallim nga shumë persona të
Gjatë punës së saj shumëvjeçare si artizane dha kontributin e vet që t’ua përcjellë këtë art të bukur , por edhe të vështirë brezave të rinj. Dëshira që zanatin e saj të prodhimit të veshjeve të femrave me motive popullore të zonës t’ua trashëgojë edhe femrave të tjera, nuk u realizua
ku ajo punonte, e cila i përngjante një muzeu etnografik, ishin të vendosura edhe eksponate të tjera të vjetra nga jeta, puna dhe shpirti i pasur i anamalasve. Në kujtesë më ka mbetur sofra e cila sipas rrëfimit të saj, ishte më se njëqind vjet e vjetër. Mbi këtë sini ishte i vendosur një servis shumë i vjetër ushqimesh e pijesh të zonës. Këto dhe eksponate të
U mundua gjithmonë të mbajë hapin me tregun por, siç shprehej ajo, pa lënë mënjanë traditën tonë, rrënjët tona sepse rrënjët janë ato që e ushqejnë pemën dhe e bëjnë atë të ngjitet lart e të shtojë degë të reja. Në këtë mënyrë ajo përmes punimeve të saj artizanale të mrekullueshme në tezgjah dhe me dorë ruajti traditën e trashëguar brez pas brezi
profileve të ndryshme, madje edhe funksionarë të lartë të cilët e kanë frikë kamerën, ajo krejtësisht natyrshëm duke punuar në tezgjah si profesioniste e mirëfilltë me maturi, qetësi e qartësi shpjegonte çdo detaj të punës së saj. Ajo këtë zanat e kishte mësuar qysh e re nga nëna e saj. Prej atëherë u dashurua pas këtij zanati dhe pasi i hyri në zemër nuk e ndërpreu deri në fund të jetës së saj. Sipas kësaj artizane të njohur veshja e grave të Anës së Malit është e shumëllojshme dhe vazhdon të kërkohet kryesisht në gazmende familjare, si fejesa apo martesa.
Artizanja Sulltana Xhurreta u mundua gjithmonë të mbajë hapin me tregun por, siç shprehej ajo, pa lënë mënjanë traditën tonë, rrënjët tona, sepse rrënjët janë ato që e ushqejnë pemën
duararta që s’pushoi krijojë veshje popullore
Këtë zanat e ka mësuar qysh e re nga nëna e saj dhe prej atëherë u dashurua pas tij dhe pasi i hyri në zemër nuk e ndërpreu deri në fund të jetës së saj
dhe e bëjnë atë të ngjitet lart e të shtojë degë të reja. Në këtë mënyrë kjo artizane përmes punimeve të saj artizanale të mrekullueshme në tezgjah dhe me dorë ruajti traditën e trashëguar brez pas brezi. Gjatë punës së saj shumëvjeçare si artizane dha kontributin e vet që t’ua
përcjellë këtë art të bukur, por edhe të vështirë brezave të rinj. Gjeneratave të reja disa herë u ka thënë, madje i ka lutur që mos ta humbin këtë traditë. Ajo shpresonte se brezi i ri i femrave anamalase do të ndërgjegjësohet dhe do të vazhdojë të punojë këto veshje tradicionale, qilima e
artikuj të tjerë nga pëlhura. Nga ana tjetër, ajo shprehu shqetësimin e saj se puna e dorës përmes të cilave bëhen këto veshje po rrezikon të shuhet. Dëshira që zanatin e saj të prodhimit të veshjeve të femrave e meshkujve me motive popullore të zonës t’ua trashëgojë edhe femrave të tjera, nuk u realizua. Disa artizane të reja të kësaj krahine tashmë nuk punojnë më punime në tezgjah dhe veshje popullore me dorë si dikur, por po krijojnë kostume të moderuara, jo origjinale për nevojat e tregut.
Mërgimtari Basri Malusheviq
47 herë nga Franca në për të vizituar prindërit
Basriut i kujtohet se fillimisht ka punuar në Organizatën Tregtare “Otrantcomerc” kur drejtor ishte Rexhep Kordiqi. Atëherë detyra e tij ishte dekori dhe shkrimi i firmave nëpër dyqane e lokale. Edhe më vonë, dekoret dhe firmat e tij kanë mbetur në lokalet e kësaj sipërmarrjeje.
Ekspozitat
“Jam kthyer për respekt të madh për babën e nënën. Unë kam thënë:
- Kush ua kthen shpinën babës dhe nënës e ka nënshkrua kapitulimin e jetës tij.
- Tërë botën me ia dhan, kurgjë nuk ka”.
Vazhdon me fjalët e tij:
“Patroni në Francë më ka thanë:
Pensionet
Çdo muaj data 19 është e lidhur me marrjen e pensioneve përmes bankave. Pensionistët presin pensionet dhe shoqërohen.
Këtë ditë të janarit më 2023 takova
Basri Malusheviqin.
Është i regjistruar që ka lindur në vitin 1945. E vërteta është ndryshe: në vitin 1942 gjermanët ishin të stacionuar në kopshtin e tyre. Basriu atëherë ka pasur 6 muaj. U sëmur rëndë. Prindërit e çuan te mjeku gjerman. Ai atëherë Basriut të vogël i dha një injeksion në kërdhokullën e majtë. Pas dy ditëve fëmia u shëndosh.
Basriu thotë:
“Qysh atëherë, asnjëherë nuk jam bërë i lig, kam shëndet të mirë”.
Shkollën fillore e kreu në Ulqin. Gjimnazin në Tivar në vitin 1964. Pastaj regjistrohet në Shkollën për Dizajn në Novi Sad të cilën e përfundon në vitin 1968.
Ishte pjesëmarrës i 100-vjetorit të Pavarësisë së Shqipërisë në Durrës me tri piktura. Gjithashtu ka marrë pjesë në ekspozitën në Divçibare në vitin 1962 në Serbi.
Emigrimi në Francë
Në vitin 1969 emigroi në Francë ku u ikuadrua në firma të njohura si Revlon, Paringer, Galeria 102 Viniprix - çmimet më të ulta.
Në Francë qëndroi deri në vitin 1980.
“Në vitin 1982 kemi shkuar në Paris Sabahet-Savko Hoxha, Servet Hysa, Qemal Çaushi edhe unë. Në firmën për dekor dhe dizajn ku kam punar ishte ende edhe emri i Basri Malusheviqit”.
Kthimi në vendlindje
E pyeta: Pse u ktheve në Ulqin?
Basriu dukshëm i emocionuar, me lot në sy përgjigjet:
- Zotëri Basri edhe gurët afër teje janë të kënaqur.
- Nuk kam hasur deri tani askënd që i do babë dhe nanë si i do ti”.
Basri Malusheviqi tregon një kuriozitet:
“Kam ardhur me veturë 47 herë nga Franca për të vizituar prindërit”.
Miqësia me Dr. Myrto Salaj
Basriu një kohë të gjatë ishte shok i ngushtë me Dr. Myrto Salaj. Fillimisht i ka lidhur gjuetia por tash thotë:
“Gjojën e kam lënë fare, e kam kuptuar se vrasja e egërsirave dhe shpezëve nuk është diçka e bukur”. Basriu me lot në sy rrëfen:
“Ishte data 20.12.2019.
- Kemi qenë në kafenenë ‘Baron’.
- Myrtos i vjen të pamujtun dhe ka humbur vetëdijen.
- Menjëherë e kanë transportuar për në Spitalin e Tivarit.
- Ka ndërruar jetë pas tri ditëve”.
në Ulqin prindërit
Thesar i fjalëve të urta
Basri Malusheviqi, djzajner, dekorator dhe piktor. I dashuruar me vendlindje. E ka lënë Francën për me qenë afër me prindërit. Jeton në Kodra. Nganjëherë merret me pikturë, del deri në Pazarin e Ulqinit. Me këmbë nga Kodra shkon deri te nipi Nexhat Hasanaga për të pirë kafe në hotelin e tij në afërsi të Xhamisë së Pashës. Çdo muaj më datë 19 vjen në Bankën Komerciale Malazeze për të marrë pensionin.
Është thesar i fjalëve të urta.
“Duaja të mirën anmikut, se vetëm kështu mundesh me e mujtun”
“Madhëria e njeriut është për të falur”.
Ai thotë:
“Mund të them se frëngjishten e di njësoj si shqipen, shumë më mirë se gjuhën malazeze”.
Në fund
Ka shëndet të mirë. Intelektin e ka të ruajtur. Po ashtu edhe kujtimet e tregimet.
Kur i telefonova më tha:
“Kemi qenë në ullishtë, tash jemi duke i pastruar kokrrat e ullinjëve”.
(Nga libri në dorëshkrim “Mërgimtar”)
Portreti i gjyshit
Personi më i rëndësishëm në shtëpinë tonë ishte gjyshi. Çdo gjë sillej rreth tij. Mbante mustaqe dhe një kësulë të rrumbullakët, me një faculetë që e mbante të mbështjellur rreth kokës. Në shtëpi jepte urdhra dhe thoshte çka duhet të bëjmë. Më dukej sikur i vinte gjynah për të na lënë pa punë! Raki pinte vetëm një gotë, në rast dasmash ose për ndonjë gëzim, ndërsa duhan pinte shumë. Gjyshi kishte shumë miq. Unë nuk i njihja të gjithë. Kur vinin miq, që nga dera e oborrit thërrisnin emrin e gjyshit. Ne të tjerët sikur nuk ekzistonim fare! Dëshira ime ishte të rritesha dhe të bëhesha sa më shpejt si gjyshi. Shpesh bëja sikur mbaja mustaqe apo kapele si ai. Bisedën e fillonte ai gjithmonë i pari. Vendi i tij i përhershëm ishte tek oxhaku, pranë zjarrit i cili rrinte i ndezur prej mëngjesit deri në orët e vona të natës. Nga të gjithë të tjerët unë isha më i privilegjuari, sepse gjyshi më mbante në prehër. Kisha mundësi të mbrohesha nga të ftohtit, por edhe të dëgjoja bisedën e gjyshit me të tjerët. Nuk i kuptoja të gjitha, por e dija se bënin bisedë burrash. Fjala gjysh dhe burrë për mua kishin të njëjtin kuptim. Kur të rritem, do bëhem burrë si gjyshi. Kështu më thoshte edhe ai:Kur të rritesh do t’bahesh burrë!
Dhe unë gëzohesha pa masë. Qëllimi i vetëm i jetës sime ishte që të rritesha sa më shpejt vetëm e vetëm për t’u bërë “Burrë“.
Njëherë kishte ardhur një mysafir në
shtëpinë tonë. Unë si çdoherë rrija në prehrin e gjyshit. Kësaj radhe miku m’u drejtua:
- A shkon në shkollë? - më pyeti ai.
- Po - iu përgjigja si me druajtje.
- Çka do me u ba kur të rritesh?vazhdoi miku me pyetjen.
- Burrë, burrë, si gjyshi! - thashë, dhe ende pa mbaruar fjalën, gjyshi dhe miku ia plasën gazit sa tundej e tërë oda. Mbeta i hutuar dhe nuk e dija a duhej të qeshja apo të qaja. Miku duke m’i përkëdhelur flokët dhe gjithnjë duke u qeshur shtoi: - Shejtan!
Që nga ajo ditë më iku dëshira e flaktë që kisha për t’u bërë ”Burrë”. Gjyshi kishte syza të rrumbullakëta, të cilat i mbante vetëm kur kishte në dorë ndonjë libër të zverdhur nga tymi. Shkronjat e zeza më dukeshin si buburreca. E dija që nuk i donte buburrecat, sepse ia merrnin grurin në lëmë. Sa herë që kishte në dorë ato libra me shkronja si buburreca, kujtoja se donte të dinte se sa është numri i buburrecave në botë dhe sa kokrra gruri ka për të humbur. Gjyshi kishte shumë emra. E thërrisnin “Plak”, “Zotni”, “Axhë”, ndërsa një plak i mahallës i cili kishte jetuar për një kohë të gjatë në Stamboll e quante “Efendi“ apo ndonjëherë “Aga“, disa të tjerë vetëm ”Alush”, kurse ne të shtëpisë e thërrisnim “Babë” ose “Gjysh”, përveç gjyshes. Ajo e thërriste ”Nijer”, ose ”A ndjeve ti?”. Burri i hallës e thërriste “Alush Malcori”. Nuk e di pse e quante
kështu, por e di që sillej gjithmonë me respekt ndaj tij.
Kur u rrita, dola nga shtëpia dhe vazhdova rrugën e shkollimit, gjyshin e shihja rrallë e më rrallë. Herën e fundit ishte lodhur shumë. Pasi e përqafova me mall, i thashë:
- A je burrë?
Më vështroi me vëmendje, sikur më mati nga këmbët deri në kokë, me sytë që shprehnin mall dhe gëzim në të njëjtën kohë.
- Hë Zagar! – tha, dhe ndjeva që dora që më shtrëngonte i dridhej. ”Zagar” më quante kur e merrte malli, ose donte të më përkëdhelte. Ishte mënyra e tij e shfaqjes së dashurisë ndaj meje.
- Fol diçka! - vazhdova unë.
- Ai që s’muj, s’ka çka ban – tha, dhe pa pritur reagimin tim vazhdoi:
- I mjeri ai që s’ka çka ban! Pas shumë vitesh e vizitova vendlindjen. Gjyshi nuk jetonte më. Kalova pranë një turme njerëzish të moshuar të cilët nuk i njihja dhe as nuk më njihnin. Dëgjova kur njëri prej tyre tha:Kështu kishte thanë Alushi Rexhepit. Zemra më rrahu fort dhe fillova të ndjehesha krenar që u rrita në prehrin e tij.
Pasdite vizitova varrin e tij. Një gjemb fieri qëndronte me kokëfortësi mbi varrin e gjyshit tim dhe dukej sikur
thoshte: „Këtu jetoj unë”. U përkula me respekt dhe këputa fierin mbi varr. Ishte kjo e gjitha çka mund të bëja për gjyshin tim burrë.
Në QKI “Malësia”, u shfaq monodrama “Lahuta e Malcis”
Sinonim i ndeshjes së madhe në mes jetës dhe vdekjes
Tuz – Në sallën e Qendrës Kulturore-Informative “Malësia”, në prani të një numri të madh të publikut, të mërkurën në mbrëmje (15 shkurt 2023), u shfaq monoframa “Lahuta e Malcis” e At Gjergj Fishtës, interpretuar me shumë profesionalizëm nga aktori i njohur i Teatrit Kombëtar të Kosovës, Armend Baloku. Kjo monodramë e cila zgjati pak më shumë se një orë, zgjoi vëmendjen e audiencës dhe u ndoq me shumë interes.
Në konspektin e kësaj monodrame, theksohet se “Lahuta e Malcis” është sinonim i ndeshjes së madhe në mes jetës dhe vdekjes, në mes shqiptarëve dhe pushtuesve të huaj, e njëkohësisht është teatri i luftërave shekullore për liri e pavarësi në poemën e gjatë prej 16 mijë e 838 vargjesh, në një hapësirë kohore 35-vjeçare.
“Koncepti i shfaqjes së monodramës është bazuar në idenë që aktori të shfaqet për të interpretuar para trupit
gjyqësor, e që në këtë rast është vetë publiku. Narratori (aktori) është njëkohësisht edhe protagonisti kryesor i ngjarjeve për të cilat flet “Lahuta e Malcis”. Personazhi kryesor i shfaqjes është narratori, ai i cili i tregon ngjarjen dhe flet mbi personalitetet e ndryshme që i përmend vepra”. Kjo është hera e parë që monodrama “Lahuta e Malcis” u shfaq në Tuz, ndërsa u organizua nga Qendra Kulturore-Informative “Malësia” në Tuz.