Malësi me rëndësi jo vetëm lokale
Marrëveshje për ndërtimin e urës mbi
Bunë dhe hapjen e pikës së re kufitare
Një pasuri e përbashkët shpirtërore dhe kulturore
Një letër që del për herë të parë
Përmes lenteve të makroekonomisë zbulova gjëra me ndikim të madh
KOHA Javore
Themelues: Kuvendi i Malit të Zi
Gazetë javore për aktualitete, shkencë dhe kulturë, Numri i parë doli më 21 shkurt 2002.
Botues: Këshilli Kombëtar i Shqiptarëve
Redaktor Përgjegjës: Qani Osmani
Gazeta redaktohet nga kolegjiumi:
Fahrudin Gjokaj (Redaktor Teknik & Sistem Inxhinjer)
Ismet Kallaba (aktualitete, sport),
Toni Ujkaj (kulturë)
Vijoleta Berishaj (sekretare teknike)
Adresa: Kral Nikolla 27a/4, Podgoricë 81000, Mali Zi
Telefon: 020/240-659
E-mail: kohajavore@t-com.me www.kohajavore.me
Projekt me vlerë dhe peshë të madhe për epikologjinë shqiptare, por edhe për atë ballkanike, evropiane dhe botërore
Intervistë me Dr. Ganimete Hoxha
Lojërat popullore, një traditë e lashtë e cila do të duhej të ringjallej Drejtorët
Delegacionet qeveritare të Malit të Zi dhe Kosovës u takuan në Podgoricë
Diskutohet për projekte të përbashkëta infrastrukturore
Podgoricë – Nënkryetari i Qeverisë së Malit të Zi dhe ministri për Investime Kapitale, Mr. Ervin Ibrahimoviq, ka pritur të enjten (23 shkurt 2023) në takim pune një delegacion të Qeverisë së Republikës së Kosovës, të kryesuar nga zëvendëskryeministri i parë për Integrim Evropian, Zhvillim dhe Dialog, Besnik Bislimi, pjesë e të cilit ka qenë edhe ministri i Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës, Liburn Aliu.
Në deklaratën për media thuhet se palët kanë diskutuar për projektet e përbashkëta, mundësitë e thellimit të bashkëpunimit ekonomik, tejkalimin e barrierave ekzistuese dhe lehtësimin e procedurave administrative.
“Përfaqësuesit e dy delegacioneve kanë shfrytëzuar rastin që gjatë takimit të inicojnë temën e vendosjes së linjës ajrore direkte ndërmjet Malit të Zi dhe Republikës së Kosovës si dhe të definojnë hapat e mëtejshëm në lidhje me realizimin e pro-
jekteve nga fusha e infrastrukturës rrugore për të cilat dy shtetet kanë treguar gatishmëri për t’i realizuar në periudhën e ardhshme”, thuhet në deklaratën e zyrës së nënkryetarit të Qeverisë së Malit të Zi. Në këtë kuadër është diskutuar për dy projektet infrastrukturore që lidhin Malin e Zi dhe Kosovën – rrugët Rozhajë – Pejë dhe Plavë – Deçan. “Në takim u bisedua dhe në lidhje me projektet infrastrukturore, ku ministri Aliu shprehu se do të punojmë me intensitet për të avancuar dhe çuar para ndërtimin e rrugëve Pejë-Rozhajë dhe ndërtimin e rrugës DeçanPlavë, projekte këto të shumëpritura për qytetarët e të dyja vendeve, me rëndësi madhore për infrastrukturën dhe ekonominë, projekte kombëtare që lehtësojnë ndërlidhjen e qytetarëve të Kosovës me Malin e Zi”, thuhet në deklaratën e Qeverisë së Kosovës.
Përpos këtyre dy projekteve, në takim
është diskutuar edhe për mundësitë që Republika e Kosovës të përdorë më shumë Portin e Tivarit për transportin e mallrave, për çfarë nevojitet infrastruktura më e mirë rrugore midis dy vendeve. Në këtë kontekst është folur edhe për mundësinë e lidhjes hekurudhore të dy shteteve përmes Shqipërisë.
Zëvendëskryeministri i Kosovës, Besnik Bislimi, ka folur rreth procesit të integrimit evropian pas aplikimit të Kosovës për anëtarësim në muajin dhjetor, duke vlerësuar mbështetjen e Malit të Zi për rrugëtimin evropian të Kosovës.
Në takimin e dy delegacioneve kanë marrë pjesë edhe përfaqësuesit e Agjencive të Shërbimit të Navigacionit Ajror të Malit të Zi dhe Kosovës, Renato Brkanoviq dhe Samir Bllacaku, si dhe ambasadorja e Republikës së Kosovës në Mal të Zi, Ariana Zherka – Hoxha.
(Kohapress)
Në Rozhajë ka filluar kursi për mësimin e gjuhës shqipe
Mësojmë shqip
Organizatori i kursit, mësimdhënësi Haxhi Lajçi, tregon se kjo ka qenë një ide e kahmotshme e tij, por për realizimin e saj ka pasur nevojë për mbështetje të cilën e ka gjetur te Fondi Humanitar Shqiptaro-Amerikan “Trojet Tona” me seli në Nju Jork. Ai fton të gjithë ata që e ndiejnë veten pasardhës të kombit shqiptar që ta largojnë frikën dhe t’i bashkohen nismës kombëtare “Mësojmë shqip” për ta zbutur sadopak asimilimin e këtyre trojeve etnike, gjeografikisht afër dy shteteve shqiptare – Shqipërisë dhe Kosovës
Para disa ditësh në qytetin e Rozhajës ka filluar kursi për mësimin e gjuhës shqipe, me moton “Mësojmë shqip”.
Organizatori i kursit, mësimdhënësi Haxhi Lajçi, tregon se kjo ka qenë një ide e kahmotshme e tij, por për realizimin e saj ka pasur nevojë për mbështetje të cilën e ka gjetur te Fondi Humanitar Shqiptaro-Amerikan “Trojet Tona” me seli në Nju Jork. Ky fond ka siguruar mjete financiare, mjete edukativo-arsimore dhe mjete të tjera të nevojshme për mbarëvajtjen e mësimit.
Lajçi tregon se ndjekësit e kursit do të shpërblehen me nxitje për çdo ligjëratë mësimore si dhe pas çdo faze të kursit nëse e kalojnë me sukses testin përfundimtar. Kjo me qëllim për t’i ndihmuar ata në sigurimin e mjeteve të tjera të nevojshme për avancimin e mëtejshëm të mësimit. Ai thotë se gjuha amtare është shtylla më e fuqishme e identitetit kombëtar dhe kulturor, është ashti i ekzistencës, i marrëdhënies mes prindit dhe fëmijës. Prandaj, sipas tij, me përkrahjen e njerëzve të mirë mërgimtarë të kombit tonë në SHBA
do të mundohen që t’ua mësojnë brezave të ndryshëm gjuhën shqipe sa nuk është bërë vonë, që të mos na mallkojnë brezat që janë larguar, po largohen dhe do të largohen nga gjurmët e gjyshërve.
Lajçi fton të gjithë ata që e ndiejnë veten pasardhës të kombit shqiptar që ta largojnë frikën dhe t’i bashkohen nismës kombëtare “Mësojmë shqip” për ta zbutur sadopak asimilimin e këtyre trojeve etnike, gjeografikisht afër dy shteteve shqiptare – Shqipërisë dhe Kosovës. (Kohapress)
Qeveritë e Malit të Zi dhe Shqipërisë mbajtën të hënën në Podgoricë mbledhjen e dytë të përbashkët
Marrëveshje për ndërtimin Bunë dhe hapjen e pikës
Podgoricë – Qeveritë e Malit të Zi dhe Shqipërisë kanë mbajtur të hënën mbledhjen e dytë të përbashkët, në godinën e re të Akademisë Malazeze të Shkencave dhe Arteve në Podgoricë. Në përfundim të mbledhjes, kryeministri i Malit të Zi Dr. Dritan Abazoviq dhe kryeministri i Shqipërisë Edi Rama kanë nënshkruar Deklaratën e përbashkët dhe Marrëveshjen dypalëshe për ndërtimin e urës mbi lumin Buna. Përveç marrëveshjes për ndërtimin e urës janë nënshkruar edhe marrëveshja për hapjen e pikës kufitare të përbashkët Shënkoll – Pulaj në territorin e Republikës së Shqipërisë si dhe disa marrëveshje dhe memorandume në fushat e energjisë, peshkimit, mbrojtjes
Në qershor takim joformal i Ballkanit të Hapur në Mal të Zi?!
Gjatë konferencës për shtyp, kryeministrat Dritan Abazoviq dhe Edi Rama kanë paralajmëruar mbajtjen e një takimi joformal në muajin qershor në Mal të Zi, në kuadër të nismës rajonale Ballkani i Hapur.
Megjithatë Abazoviq ka thënë se një gjë e tillë varet nga rrethanat politike në Malin e Zi.
Të dy kryeministrat janë deklaruar edhe një herë pro kësaj nisme, duke nënvizuar se ajo ka nxitur dhe jetësuar Procesin e Berlinit.
Ata kanë bërë thirrje që të gjitha vendet e Ballkanit Perëndimor të bëhen pjesë e kësaj nisme. Mbajtja e këtij takimi në Malin e Zi do të përbënte një hap tjetër të këtij vendi drejt Ballkanit të Hapur, ndonëse Mali i Zi nuk është zyrtarisht pjesë e kësaj nisme.
së bimëve, mbrojtjes sociale, sportit, kulturës dhe medias, mbrojtjes dhe shëndetësisë.
Pas mbledhjes së përbashkët të qeverive dhe nënshkrimit të marrëveshjeve ndërshtetërore, në konferencën për shtyp kryeministri i Malit të Zi, Dritan
Abazoviq, ka thënë se projekti mbi lumin Buna do të kushtojë më shtrenjtë sesa 9 milionë euro, siç ishte menduar fillimisht.
“Projekti do të kushtojë rreth 20 milionë euro. Nëse ndahet mes dy shteteve nuk është shumë”, ka thënë ai.
ndërtimin e urës mbi pikës së re kufitare
Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ka thënë se vonesat në nisjen e këtij projekti të rëndësishëm për dy vendet vjen për shkak të moskoordinimit dhe mungesës së bashkëpunimit, që sipas tij, vihet re në përgjithësi në rajonin e Ballkanit Perëndimor.
Ura që pritet të ndërtohet mbi lumin Buna do të lidhë Ulqinin dhe Velipojën, dy zona të njohura turistike, dhe do të shkurtojë ndjeshëm largësinë ndërmjet këtyre dy vendeve nga 70 kilometra sa është aktualisht. Ajo do të jetë e gjatë 310 metra dhe e gjerë 17 metra, duke përfshirë trotuaret dhe shtigjet për biçikleta. Në dokumentin e publikuar në faqen e Qeverisë së Malit të Zi thuhet se Mali i Zi dhe Shqipëria pajtohen të bashkëfinancojnë ndërtimin e urës. Secila palë do të financojë 50 për qind të ndërtimit, duke përfshirë edhe koston e mbikëqyrjes bashkë me shërbimet e tjera afatgjata. Dy kryeministrat kanë vlerësuar marrëdhëniet e mira ndërmjet dy vendeve. Kryeministri i Shqipërisë Edi Rama ka thënë se dy vendet janë më shumë se sa fqinj mes tyre dhe kanë potencial akoma më të madh për bashkëpunim. “Kemi ndjerë ngrohtësinë e mikpritjes. Dua ta përsëris atë që thashë gjatë mbledhjes se Shqipëria dhe Mali i Zi janë më shmë se sa fqinj dhe mund të bëjmë shumë më tepër se ç’kemi bërë deri më sot. Takohemi në një moment shumë sfidues për Evropën dhe vendet tona, dhe në këtë kontekst vlera e kësaj ngrohtësie dhe vëllazërie në fqinjësi bëhet edhe më e madhe. Kemi qenë së bashku, kemi vizituar Kievin dhe Presidentin Zelensky në respekt të mandatit tonë si kryeministra të dy vendeve që janë të rreshtuar në krah të Ukrainës, të dy vendeve që janë të linjëzuara dhe si vizita jonë në Kiev, si përpjekjet tona të përbashkëta në të gjitha këto fronte janë themeli i një marrëdhënieje që ka një potencial të jashtëzkaonshëm për t’u thelluar dhe fuqizuar më shumë”, ka deklaruar ai.
Kjo është mbledhja e dytë e përbashkët ndërmjet qeverive të Malit të Zi dhe Shqipërisë pas asaj që është mbajtur në Shkodër, më 3 korrik 2018.
Marrëveshjet dhe memorandumet e nënshkruara
Në mbledhjen e përbashkët ndërmjet qeverive të Malit të Zi dhe Shqipërisë janë nënshkruar disa marrëveshje. Kryeministri i Malit të Zi Dritan Abazoviq dhe kryeministri i Shqipërisë Edi Rama kanë nënshkruar Marrëveshjen dypalëshe mbi ndërtimin e urës në lumin Buna si dhe Marrëveshjen për hapjen e pikës së përbashkët kufitare Shënkoll - Pulaj, në territorin Republikës së Shqipërisë. Përpos këtyre dy marrëveshjeve është nënshkruar edhe Memorandumi i Mirëkuptimit për bashkëpunimin në fushën e energjisë midis Ministrisë së Investimeve Kapitale të Malit të Zi dhe Ministrisë së Infrastrukturës dhe Energjisë së Republikës së Shqipërisë. Po ashtu janë nënshkruar edhe Marrëveshja e bashkëpunimit në fushat e mirëmbajtes dhe menaxhimit të përbashkët të peshkimit në liqenin e Shkodrës dhe lumin e Bunës si dhe Marrëveshja e bashkëpunimit në fushën e mbrojtjes së shëndetit të bimëve midis Ministrisë së Bujqësisë, Pyjeve dhe Menaxhimit të Ujërave të Malit të Zi dhe Ministrisë së Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural të Republikës së Shqipërisë. Një marrëveshje tjetër bashkëpunimi është ajo në fushën e mbrojtjes sociale e nënshkruar midis Ministrisë së Punës dhe Mirëqenies Sociale të Malit të Zi dhe Ministrisë së Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale të Shqipërisë. Memorandum bashkëpunimi kanë nënshkruar edhe Ministria e Sportit dhe Rinisë e Malit të Zi dhe Ministria e Arsimit dhe Sportit si dhe Ministria e Rinisë dhe e Fëmijeve e Republikës së Shqipërisë. Ndërkaq Ministria e Kulturës dhe Medias e Malit të Zi dhe Ministria e Kulturës e Shqipërisë kanë nënshkruar Programin e bashkëpunimit kulturor për periudhën 2023-2025. Memorandum mirëkuptimi dhe bashkëpunimi kanë nënshkruar edhe Ministritë e Mbrojtjes së Malit të Zi dhe Shqipërisë. Po ashtu edhe Ministria e Shëndetësisë e Malit të Zi dhe Ministria e Shëndetësisë dhe e Mbrojtjes Sociale e Republikës së Shqipërisë.
Zgjedhjet në Malësi rëndësi jo vetëm
Në votimin e së dielës më 5 mars 2023, qytetarët me të drejtë vote që sipas regjistrit janë 12.387, do të kenë mundësi të votojnë për shtatë lista zgjedhore ku kryesoret janë dy: Koalicioni “Forumi Shqiptar”(ASH,LDSH,UNSH,LDnëMZ) dhe “Rrugës së drejtë”(PDS,UDSH,PB,SD), dy koalicionet tjera (PD, Forca) dhe Lista për Tuzin dhe PSD, si dhe tre parti politike (PPS,PDP,DMZ) do të përpiqen për të kaluar pragun elektoral për të qenë pjesë e skenës politike lokale.
Qytetarët e Malësisë të cilët kanë të drejt vote do të dijnë të bëjnë dallimin për këto katër vite, sepse gjatë këtij mandati Forumi Shqiptar në qeverisje lokale ka dëshmuar angazhim maksimal në arritjen e objektivave, duke marrë parasysh se ka trashëguar një strukturë të papërshtashme në shumë drejtime. Nëse e krahasojmë me kohën e shkuar kur në pushtet ishte PDS, dallimet janë të mëdha, sepse Malësia i ngjasonte vetëm bashkësive lokale, sepse pushteti qendror ndaj kësaj krahine kishte qasje injoruese që dëshmohet me mosinvestime në infrastrukturë e gjetiu, dekada me radhë. Nuk ka si të ishte ndryshe, sepse pushtetit i interesonin votat nga Malësia për të udhëhequr në Podgoricë e jo investime për mirëqenien e popullsisë në këtë mjedis.
Të arriturat nuk
mund të mohohen
Të gjithë ata që dyshuan në pa-
mundësinë e funksionimit të komunës së pavarur mbetën të zhgënjyer, sepse qeverisja lokale në Tuz i demantoi në çdo aspekt. E dhëna se për katër vite buxheti i komunës është rritur për 512%, duke ndryshuar infrastukturën rrugore, hapja e fabrikave, ndërsa mbeshtetja e bujqësisë është rritur për 2.735% në raport me vitin 2019, dëshmon arsyeshmërinë e komunës së pavarur. Po ashtu janë mbeshtetur veprimtaritë arsimore, kulturore, turistike e sportive, ku duhet veçuar KF ”Deçiqi” etj. Nuk ka dilemë se gjatë veprimtarisë së pushtetit lokal janë treguar edhe dobësi të ndryshme, por ato nuk mund të eliminojnë të arriturat, që janë dëshmi dhe arsyeshmëri e ekzistimit të komunës së pavarur. Madje funksionimi i pushtetit lokal në këtë mandat ka befasuar edhe ata të cilët kanë dyshuar ne menaxhimin dhe funksionimin e komunës së pavarur, sepse të tillët kanë qenë të mësuar të jenë në kuadër të Podgoricës, duke dëshmuar paftësi profesionale dhe servilizëm shoqëror, për të punuar për të tjerët e jo për vetën, përkatësisht Malësinë. Nuk ka dilemë se dallimet janë të dukshme dhe çdo qytetarë në Malësi e di se te mbeshtetja
e PDS në të kaluarën ishte kohë e humbur, sepse ata janë shkaktarët e moszhvillimit dekada me radhë dhe emigrimit të shqiptarëve në botën e jashtme, andaj askush nuk dëshiron rikthim pas si para vitit 2019.
Dështimi i Ulqinit, mësim për Malësinë
Zgjedhjet lokale paraqesin rastin praktik për partitë politike në organizimin dhe manaxhimin e fushatës para dhe paszgjedhore. Në këtë aspekt para zgjedhjeve mË 3 mars 2019 në Malësi, subjektet politike patën mundësi të mësojnë nga Ulqini, përkatësisht nga zgjedhjet e mbajtura aty më 4 shkurt 2018. Ndonëse shqiptarët në këtë komunë përmes tri partive nacionale politike arritën të marrin shumicën parlamentare lokale me 18 këshilltarë (Forca 8, PD 7 dhe UDSH 3) ata zhgënjyen, sepse nuk arritën kompromis pas zgjedhjeve për formimin e pushtetit lokal, por ia dhuruan pushtetin PDS-së, duke zgjedhur kryetarin e Komunës së Ulqinit nga radhët e tyre. Ky veprim disfatist, dëshmoi se në rënd të parë ishin interesat personale të klaneve të ndryshme në lidhje me pushtetin qendror e jo parimet demokratike.
Malësi me lokale
Por, një dështim i tillë i partive politike shqiptare në Ulqin, ishte mësim për të njëjtat në Malësi duke dëshmuar se të urtit mësojnë nga gabimet e të tjerëve. Pikërisht me qasje racionale, partitë shqiptare në Malësi për zgjedhjet e 3 marsit 2019 arritën koalicion parazgjedhor me emërtimin “Forumi Shqiptar”, për të votuar për vehten, se mjaft kanë votuar për të tjerët, duke dëshmuar ndërgjegje politike e kombëtare.
Bashkimi siguroi fitoren
Dita e votimit më 3 mars 2019 ishte ditë historike për Malësinë, sepse për herë të parë pas 62 viteve votohej për komunë të pavarur, andaj nuk ishte befasi interesimi i madh i mediave nga hapësira shqiptare dhe më gjerë, duke qenë lajmi kryesor i ditës. Këtij konstatimi duhet shtuar edhe ardhja e diasporës shqiptare nga Malësia për të marrë pjesë në votim, të cilët i dhanë një peshë të veçantë kombëtare duke moblizuar votuesit për të dalë në zgjedhje, kryesisht mbeshtetësit e “Forumit Shqiptar”. Ishte kjo një sakrificë e tyre duke udhëtuar me mijëra kilometra për të mbeshtetur vendlindjen dhe identitetin kombëtar në këtë kohë të
Në
zgjedhjet lokale të cilat do të mbahen më 5 mars do të marrin pjesë 4 koalicione dhe 3 parti politike, të cilat garojnë për 32 këshilltarë në parlamentin lokal në Tuz, duke qenë zgjedhjet e dyta në komunën e pavarur, që për nga pesha që kanë nuk janë vetëm me rëndësi lokale, sepse përmes qeverisjes së suksesshme do të avancohet autonomia lokale në favor të realizimit të të drejtave qytetare e nacionale si kudo në botën demokratike
krizës morale.
Në regjistrin zgjedhor ishin 11.904 votues, që kanë pasur mundësi të votojnë në 30 vendvotime për të zgjedhur 32 këshilltarë, ndërsa në zgjedhje kanë marrë pjesë 6 lista zgjedhore, nga to 5 parti politike (PDS,SD,PSP,PB,DMZ) e 1 koalicion (Forumi Shqiptar). Sipas rezultateve zyrtare të shpallura nga KZK i Komunës së Tuzit del së në votim kanë marrë pjesë 7.824 qytetarë apo 65.7%, ndërsa sipas subjekteve politike “Forumi Shqiptar”(ASH-LDSHUDSH) fitoi 3.683 vota apo 16 mandate këshilltarësh, PDS 2.490 vota apo 10 mandate, PB 961 vota APO 4 mandate, SD 361 vota APO 1 mandat dhe DMZ 235 vota dhe 1 mandat, ndërsa PSP 86 vota pa mandat.
Ndonëse “Forumi Shqiptar” ishte fitues i zgjedhjeve, për të marrë shumicën parlamentare i duhej vetëm 1 mandat I këshilltarit. Nga ana tjetër humbësi më i madh i këtyre zgjedhjeve ishte PDS, sepse humbi 4 këshilltarË nga zgjedhjet e fundit në vitin 2017, duke kaluar në opozitë në pushtetin e ri lokal në Tuz.
Një votë vendosi mandatin e këshilltarit
Në zgjedhjet politike jo rrallë ndodhin momente të veçanta e kjo ka të bëjë sidomos me rastin e numërimit të votave dhe ndarjes së mandateve. Madje nga përvoja e deritashme dihet se ka pasur jo vetëm numërime, por edhe rinumërime e madje edhe përsëritje të votave në vendvotime që kanë ndikuar në rezultain definitiv të zgjedhjeve. Pikërisht kësaj here në KZK në Tuz dy ditë pas zgjedhjeve ndodhi rinumërimi i votave, me të vetmin qëllim për të vërtetuar votat për Demokratët e Mali të Zi, sepse ata
ishin me mundësi reale për të humbur mandatin e këshilltarit, e në pyetje ishte vetëm një votë. Por edhe pse u bë rinumërimi nuk ndodhi një gjë e tillë, sepse 235 vota ishin në kufirin e 3% dhe mandati për Demokratët e Mali të Zi ishte i vulosur. Por, po të ndodhte diçka e tillë atëhërë PDS do të kishte një mandat me tepër, ku do të kishim një situatë aspak të përshtatshme, sepse “Forumi Shqiptar” në njërën anë do kishte 16 mandate e të gjithë të tjerët së bashku me PDS do kishin po aq mandate - 16, që do të ishte moment i veçantë dhe i diskutueshëm për formimin e pushtetit lokal në Tuz.
Malësia të udhëheqet nga malësorët
Raste të tilla ndodhin por shumë rrallë, andaj në zgjedhjet e 5 marsit jemi të bindur se subjektet politike pjesëmarrëse kanë një përvojë më shumë dhe do të bëjnë llogaritë elektorale. Nuk ka si të jetë ndryshe, sepse përvoja e kaluar duhet të jetë mësim për të tashmën dhe të ardhmën. Malësia duhet të udhëhiqet nga malësorët, sepse janë në shtëpinë dhe në tokën e tyre, ndërsa mbeshtetja e diasporës në këto zgjedhje është obligim jo vetëm moral ndaj tyre.
Pas zgjedhjeve me emrin Malësia
Në fund uroj që parlamenti lokal i përbërjës së re të inicojë propozimin dhe të marrë vendimin që komuna të quhet me emrin Malësia, qe është vlerë autentike kombëtare dhe e pranueshme për të gjithë qytetarët e saj. Do të ishte ky testi i parë demokratik në nivel lokal dhe qendror, duke dëshmuar kapacitet demokratik sipas standardeve ndërkombëtare.
Historik i shkurtër mbaresës sllave “iq” në mbiemrat e shqiptarëve
Shqiptarët në përgjithësi në shtetin e Jugosllavisë e në veçanti shqiptarët në Mal të Zi, që nga dita e okupimit nga Principata e Malit të Zi në vitin 1878, u keqtrajtuan e u torturuan nga pushteti, pushtetarët dhe individë të caktuar si pak kush në Ballkan e gjetiu. Veprimet antiligjore dhe antinjerëzore të pushtetit malazez u bënë pjesë e jetës së shqiptarëve. Natyrisht, të gjitha ato veprime ndaj shqiptarëve kishin një qëllim të caktuar që më parë - asimilimin e tyre! Malit të Zi nuk i interesonte integrimi i shqiptarëve në shoqërinë malazeze me kulturën, traditën dhe gjuhën e tyre krejtësisht të ndryshme nga kultura, tradita dhe gjuha malazeze. Malit të Zi i interesonte shkombëtarizimi i shqiptarëve. Edhe pse në territoret e banuara me shqiptarë në Mal të Zi u hapën disa shkolla fillore, nxënësit shqiptarë nuk mësonin në gjuhën e tyre por në gjuhën malazeze, mësonin për kulturën dhe historinë e popullit të Malit të Zi. Të gjitha këto do të kenë ndikim negativ në ruajtjen e qenies shqiptare! Për t’i shkombëtarizuar tërësisht shqiptarët nga vetitë e tyre kombëtare, politika malazeze pothuajse që nga ditët e para të okupimit të trojeve shqiptare, ndër-
mori disa veprime antiligjore për ndërrimin e identitetit të tyre kombëtar duke iu vendosur mbiemrave të shqiptarëve mbaresën sllave “iq” apo “viq”. Mësimi në gjuhën malazeze, mbaresa “iq” dhe “viq” në mbiemrat e shqiptarëve, ndërrimi i emërtimëve të disa vendbanimeve nga shqipja në gjuhën sllave, shërbimi i obligueshëm ushtarak në ushtrinë malazeze, haraçi i obligueshëm shumë i lartë e shumë veprime të tjera të paligjshme u bënë të padurueshme për shqiptarët dhe si rrjedhojë shqiptarët u detyruan t’i braktisin trojet e tyre etnike e të shpërngulen në pjesën tjetër të Shqipërisë – në Shkodër, Durrës, Elbasan e gjetiu. Gjatë vitit 1880-1881 vetëm nga Ulqini dhe Tivari, si pasojë e veprimeve të përmendura, pa llogaritur të shpërngulurit gjatë luftës okupuese malazeze, u shpërngulen mbi 200 familje ndërsa nga viti 1883-1886 nga Ulqini u shpërngulën 880 banorë ndërsa nga Tivari 166 banorë. Shpërnguljet e shqiptarëve për arsye të masave shtrënguese gjithnjë e më të ashpra vazhdoi deri në vitin 1914. Në tokat e boshatisura nga shqiptarët pushteti malazez vendosi ardhacakët malazezë siç është rasti me fushën e Ulqinit apo Malin e Brisë, ku u vendosën mbi 280 familje ardhacakësh malazezë. Duke nxitur shpërnguljen e shqiptarëve, politika malazeze dëshironte të ndryshojë strukturën etnike të popullsisë në favor të tyre e në dëm të shqiptarëve. Duhet theksuar se ky ishte qëllimi kryesor i politikës malazeze. Guvernatori i Ulqinit, Simo
Popoviqi në letrën dërguar ministrit të Punëve të Jashtme, më 22 prill 1884 duke folur për qarkun e Ulqinit, ndër të tjera theksonte: “Shqetësimi ynë i vërtetë, për shumë shkaqe të rëndësishme, duhet të jetë që ta malazezojmë sa më parë....Kur të realizohet kjo atëherë ky vend i bukur dhe i pasur do të jetë dhe do të mbetet krejtësisht i Malit të Zi. Deri të bëhët kjo nuk mund t’i gëzohemi”. Çka tregon mbiemri i njërëzve?
Siç theksuam më lart, një ndër qëllimet e politikës malazeze për shkombëtarizimin e shqiptarëve ishte edhe barazimi i mbiemrave të shqiptarëve me ato të malazezëve duke u shtuar prapashtesën sllave “iq” apo “viq”! Dihet se emri dhe mbiemri i një personi mbajnë sekrete që lënë një gjurmë të caktuar në transportuesin e tyre. Kombësia, karakteri, besimi, vendbanimi e shumë të tjera mund të jenë përbërës të mbiemrave e të cilët shumë vite më vonë mund të shërbejnë për rivendosjen e gjeneaologjisë familjare. Mbiemrat në shumicën e rasteve tregojnë origjinën apo klasën shoqërore të një familjeje. Këtë e dinin mirë malazezët të cilët synonin të zhduknin çdo gjë që është shqiptare, prandaj shndërrimi i mbiemrave të shqiptarëve në mbiemra malazezë ishte shumë e rëndësishme për politikën shoviniste malazeze të kohës. Mbaresa sllave “iq” apo “viq” pa akt ligjor
Në kërkimet e mia shumëvjeçare në arkivat malazeze nuk kam hasur në ndonjë dokument zyrtar shtetëror i cili obligon zyrtarët shtetërorë që
i vendosjes së “iq” apo “viq” shqiptarëve
mbiemrave të shqiptarëve t’u vendoset prapashtesa sllave. Megjithatë, politika jo gjithmonë realizohet me akte ligjore. Kjo detyrë iu besua haraçmbledhësve të Krajl Nikollës të cilët detyrën e realizuan me përkushtim e përpikshmëri sipas qefit të Gospodarit. Ata duke shkuar shtëpi në shtëpi për të regjistruar pasurinë e patundshme si bazë për pagesën e haraçit, fillimisht mbiemrit të familjarit i shtonin prapashtesën sllave “iq” pa pyetur fare familjarin. Kështu për shembull mbiemri HAJDARI u bë HAJDARIQ ndërsa më vonë Hajdareviq, mbiemri LIHARI u bë LIHARIQ e më vonë Lihareviq, RUNJI u bë RUNJIQ , XHUXHA u bë XHIXHIQ etj. Nisur nga kjo mund të konstatojmë se prapashtesa sllave në mbiemrat e shqiptarëve nuk ka bazë ligjore dhe si rrjedhojë është i paligjshëm sot e kësaj dite dhe nuk mund të prodhojë pasojë juridike. Megjithatë, pa marrë parasysh bazën juridike prapashtesa “iq” dhe “viq” ka zënë vend në mbiemrat e shqiptarëve e nuk levizë dot sot e kësaj dite!
Në dallim nga popujt e tjerë të Evropës, ku mbiemrat u bënë të njohur që në shekullin e 18-të, mbiemrat te shqiptarët paraqiten shumë më vonë. Gjatë Perandorisë Osmane nuk ka pasur mbiemra. Ata u vendosën në masë të gjërë vetëm pas shpalljes së Pavarësisë së Shqipërisë më 1912. Ndërkaq, mbiemrave të shqiptarëve në Mal të Zi mbaresa sllave “iq” ose “viq” filloi të shtohet në fund të dhjetëvitit të parë të okupimit (1888) dhe përfundoi në vitin 1905, ndërsa
në Kosovë kjo u bë pas okupimit të saj nga Serbia në vitin 1912. Por, pas Luftës së Dytë Botërore shqiptarëve të Kosovës iu lejua t’i ndryshojnë mbiemrat e tyre, pra të heqin mbaresat sllave, kështu që pjesa më e madhe e familjeve të shqiptarëve në Kosovë i kanë mbiemrat e sotën nga kjo kohë. Një gjë e tillë deri pas shpalljes së Pavarësisë së Malit të Zi shqiptarëve në Mal të Zi nuk iu lejua, përkundrazi ata që merrnin guximin për heqjen e mbaresës sllave etiketoheshin si shovinista dhe armiq të shtetit jugosllav.
Mbiemrat e shqiptarëve para okupimit nga Mali i Zi Deri në okupimin e trojeve shqiptare nga Mali i Zi më 1878, shqiptarët si mbiemër përdornin apo mbanin:
- emrin e babait, gjyshit apo edhe të stërgjyshit të tyre, si për shembull Selim Idrizi, Meha Smajli, Pjetër Gjoka, etj;
-emrin e vendbanimit apo prejardhjes, si për shembull Adem Boboshti, Myrto Ftjani, Hasan Dinosha, Myrto Kraja, Mark Dukagjini, Avni Dibra, etj;
- emërtimin e profesionit, titujve zyrtarë, fetarë apo gradës ushtarake, si për shembull Pjetër Kazanxhiu, Pjetër Kovaçi, Adem Hoxha, Riza aga, Avni Alibegu, Qemal Bajraktari, etj;
- mbiemrin në formë të nofkës ose llagapit të ndonjë parardhësi të bartësit
të mbiemrit, si Murat Shurdha, Shaban Vogli, Mark Qorri, etj. Pas okupimit të parë të trojeve shqiptare nga Mali i Zi më 1978, njësia themelore territoriale, administra-
tive dhe udhëheqëse ishte Kapetania. Vendet shqiptare të zaptuara nga Mali i Zi fillimisht ishin ndarë në gjashtë (6) kapetani, atë të Ulqiniti, Tivarit, Krajës Perëndimore, Shestanit, Podgoricës dhe Trieshit. Mirëpo vendosja e mbaresës sllave në mbiemrat e shqiptarëve nuk filloi në të njëjtën kohë në të gjitha kapetanitë. Kur filloi vendosja e mbaresës sllave në mbiemrat e shqiptarëve?
Vendosja e mbaresës sllave së pari filloi në Kapetaninë e Tivarit dhe Podgoricës në vitin 1880. Në Kapetaninë e Shestanit ky veprim asimilues u bë nga viti 1883-1898, në Ulqin nga viti 1899 e në vijim, në Krajë në vitin 1904-1905, ndërsa në Kapetaninë e Trieshit ky veprim përfundoi në vitin 1904 kur të gjitha familjet figurojnë me mbaresën sllave “iq” ose “viq”. Pas okupimit të dytë të trojeve shqiptare nga Mali i Zi më 1912 (Ana e Malit, Kraja Lindore, Malësia, Rozhaja, Plava e Gucia), sa i përket mbiemrave te shqiptarët okupuesi i ri përdori të njëjtën metodë. Në vitin 1914 të gjithë mbiemrat e shqiptarëve në Mal të Zi u çoroditën me mbaresën sllave “iq” apo “viq”. Ky tentim i asimilimit të shqiptarëve, sipas malazezëve, përfundoi me sukses por për fatin e mirë të shqiptarëve, përkundër të gjitha vështirësive dhe torturave qenia shqiptare në Mal të Zi vazhdon të mbijetojë.
Më detajisht për vendosjen e mbaresës sllave në mbiemrat e shqiptarëve në çdo kapetani veç e veç do të flasim në ndonjë numër tjetër të kësaj gazete.
Një vit nga fillimi i agresionit rus në Ukrainë
Mijëra viktima, miliona dhe dëme të mëdha
Të premtën, në njëvjetorin e fillimit të agresionit rus në Ukrainë, qindra qytetarë të Cetinës organizuan një marshim në mbështetje të banorëve të Ukrainës, duke mbajtur në duar slogane me mesazhe mbështetëse për Ukrainën: “Rusia është shtet terrorist”, “365 ditë mosbindje”, etj. Ambasadori i Ukrainës në Mal të Zi Oleh Herasimenko, ka theksuar se banorët e Malit të Zi “na kanë përkrahur në momentin më të vështirë dhe ne jemi krenarë për këtë miqësi”. Ai ka thënë se “ne e dimë se kemi miq të sinqertë tek të cilët mund të mbështetemi gjithmonë”. Ndërkaq, në sheshin qendror të Podgoricës në mbështetje të Ukrainës dhe kundër agresionit, rus dolën edhe qytetarë rusë që jetojnë në Mal të Zi
jtësi nëpër qytete dhe territore të Ukrainës për ta sulmuar.
Në lidhje me këtë ofensivë, ose siç ai e quante “operacion të posaçëm ushtarak”, presidenti rus Vladimir Putin gjatë një interviste për “Rojters” kishte thënë se qëllimi i tij ishte ta çmilitarizojë dhe denasifikojë Ukrainën.
Javën e kaluar, saktësisht më 24 shkurt 2023, u bë plot një vit qekur Rusia filloi agresionin e saj kundër Ukrainës të cilin presidenti rus Putin e quante një operacion të posaçëm ushtarak. Njëvjetorin e fillimit të agresionit rus e shënoi Ukraina të premtën, më 24 shkurt me një ditë solemne përkujtimi dhe reflektimi. Një vit më parë, nga raportimi i mediave ndërkombëtare, u panë kolona kilometrike të tankeve, kamionëve dhe mjeteve të tjera të ushtrisë ruse, me mbi 200 mijë trupa të pajisura përplot me artileri dhe mjete luftarake që prisnin për ditë të tëra në kufirin me Ukrainën që t’ia mësyjnë asaj.
Pa kaluar shumë kohë, tanket luftarake dhe makineritë e tjera e kaluan këtë kufi, duke u përhapur me shpe-
Mirëpo, kjo tezë e Putinit u pa ndryshe dhe shumë ekspertë, personalitete botërore etj, pohuan se kjo është një luftë për pushtim dhe aneksim territoresh.
Në fillim të kësaj lufte analistët e ndryshëm mendonin se Rusia do ta “thyejë” shpejt Ukrainën, duke u bazuar në atë se kjo e fundit klasifikohet në mesin e pesë ushtrive më të mëdha në botë. Megjithatë, nuk ndodhi kështu, sepse Ukraina bëri mjaft rezistencë dhe Rusia edhe pse në fillim kishte pushtuar territore të mëdha, ajo nuk arriti ta merrte kryeqytetin, ndërsa me kalimin e javëve dhe muajve, ajo u tërhoq nga disa zona në Veri dhe Jug. Referuar një kronike që ia kushton Radio Evropa e Lirë luftës në Ukrainë, theksohet se Rusia deri më sot ka humbur gjysmën e territorit të
marrë në javët e para të pushtimit. “Bilanci i viktimave është i llahtarshëm. Sipas disa raporteve të Kombeve të Bashkura, janë mbi njëzetëmijë viktima civile, mbi 16 milionë njerëz të zhvendosur, mbi 40 përqind të shtëpive të shkatërruara dhe mbi 50 përqind e infrastrukturës energjetike e Ukrainës e shkatërruar ose e dëmtuar”.
Presidenti i Ukrainës Volodimir Zelenski i ndihmuar me armatim dhe logjistikë nga Perëndimi, ka shprehur shpesh optimizëm për trajektorën e luftës. Ai në një fjalim para Kongresit të Shteteve të Bashkura të Amerikës më 22 dhjetor, ka lënë të kuptohet se lufta do të përfundojë këtë vit, pra më 2023, vit të cilin ai e quajti si një vit kthese ku guximi ukrainas dhe vendosmëria amerikane do të garantojnë të ardhmen e lirisë për vendin që ai drejton.
Në një intervistë dhënë për emisionin “Exposé”, Xhorxh Baros nga Instituti për Studimet e Luftës me seli në Uashington, ka thënë se rusët ka muaj që janë mposhtuar në nivel strategjik.
“Ukrainasit absolutisht mund ta fito-
miliona të zhvendosur
dimi.
Kujtojmë që për të luftuar Ukraina që nga fillimi i sulmeve është ndihmuar me furnizim të armëve moderne, dhe pse Putini i ka bërë thirrje të vazhdueshme Perëndimit që të mos e armatosë Ukrainën.
Megjithëse, edhe pse tani për tani nuk ka sinjale serioze nga asnjëra palë për gatishmëri bisedimesh, ekspertë të politikave dhe marrëdhënive ndërkombëtare besojnë se pikërisht bisedimet janë rrugëdalja. Kjo luftë ka shkaktuar dhjetëra-mijëra viktima në të dyja ushtritë.
jnë këtë luftë në mënyrë konvencionale. Është thjeshtë çështje kohe. Kam parë parashikime optimiste që flasin për përfundimin e luftës verën e ardhshme. Ushtria konvencionale ruse është mposhtuar aq shumë”, ka thënë Baros.
Nga ana tjetër, presidenti rus Putin ka thënë se lufta nuk do të përfundojë me kapitulimin e ushtrisë së tij. “Disa herë ai ka bërë kërcënime të maskuara bërthamore si kundër Ukrainës, ashtu edhe kundër Perëndimit. Në fund të tetorit të vitit të kaluar, ai ka vëzhguar disa stërvitje ushtarake të cilat kanë përfshirë nëndetëse bërthamore dhe raketa balistike”, theksohet në emisionin “Exsposé.
Presidenti Putin këtë muaj është tërhequr nga një traktat bërthamor me SHBA-në, i njohur si starti i ri i cili u nënshkrua në vitin 2010, me qëllim të parandalimit të luftës bërthamore. Në lidhje me këtë çështje, eksperti i
sigurisë nga Instituti për Studimet e Luftës, Baros, ka thënë se ky institut vlerëson se gjasat që Rusia të përdorë armë bërthamore janë të vogla, sepse ushtarakisht - ka pohuar ainuk ka kuptim.
Ai ka rikujtuar doktrinën ushtarake ruse e cila thotë se: “armët bërthamore mund të përdorën në rast të agresionit kundër Rusisë”.
Më tutje raportohet se sipas inteligjencës perëndimore, Rusia është duke u përgatitur për ofensivën pranverore në Ukrainë, ku sipas imazheve satelitore janë ngritur kampe fushore të ushtrisë ruse pranë kufirit verilindor të Ukrainës, pikërisht aty ku i ka pozicionuar trupat e veta një vit më parë para pushtimit. Ndërkaq, gjatë një intervistë për BBC javën e kaluar, presidenti ukrainas ka thënë se forcat e Ukrainës do të vazhdojnë ta zbrapsin përparimin rus dhe ka përsëritur thirrjet për më shumë ndihmë ushtarake nga Perën-
Presidenti i SHBA-së, Xho Bajden i cili vizitoi Ukrainën para disa ditësh, duke shënuar njëvjetorin e nisjes së pushtimit rus ndaj saj, ka deklaruar se Perëndimi do ta mbështesë Ukrainën për aq kohë sa ajo do të ketë nevojë. Kujtojmë që Bajden ka paralajmëruar një dërgesë të re të pajisjeve e cila do të përfshinte municione artilerie dhe radarë të mbikëqyrjes ajrore, me vlerë prej gjysmë miliardë dollarësh. Në njëvjetorin e nisjes së luftës ruse kundër Ukrainës, edhe Mali i Zi u solidarizua me popullin ukrainas.
Të premtën, në njëvjetorin e fillimit të agresionit rus në Ukrainë, qindra qytetarë të Cetinës organizuan një marshim në mbështetje të banorëve të Ukrainës, duke mbajtur në duar slogane me mesazhe mbështetëse për Ukrainën: “Rusia është shtet terrorist”, “365 ditë mosbindje”, etj. Ambasadori i Ukrainës në Mal të Zi, Oleh Herasimenko, ka theksuar se banorët e Malit të Zi “na kanë përkrahur në momentin më të vështirë dhe ne jemi krenarë për këtë miqësi”. Ai ka thënë se “ne e dimë se kemi miq të sinqertë tek të cilët mund të mbështetemi gjithmonë”.
Ndërkaq, në mbështetje të Ukrainës dhe kundër agresionit rus, në sheshin qendror të Podgoricës dolën edhe qytetarë rusë që jetojnë në Mal të Zi.
Krimet e komunizmit në Shqipëri
Masakrimi i intelektualëve shqiptarë
Masakra e natës së 26 shkurtit 1951 është ngjarja më tipike e krimeve të komunizmit e njëherësh më kundërligjore dhe më me paprecedentë në historinë e legjislacionit shqiptar e të huaj. Vendimi për të realizuar këtë masakër u mor jo në sallën e gjyqit, por në Byronë Politike të PPSH-së, saktësisht në mbledhjen e datës 20.2.1951, me pretekstin e hedhjes të një sasie të vogël dinamiti në oborrin e Ambasadës Sovjetike, që theu vetëm disa xhama në mbrëmjen e datës 19.2.1951, ora 19:15. Pikërisht në ditën kur zhvillohej plenumi i KQ të PPSH-së, që i kushtohej forcimit të miqësisë me Rusinë sovjetike dhe Stalinin e Madh, pra, vijës staliniste të PPSH-së. “Politika staliniste do të jetë fari që do të ndriçojë rrugën tonë”, deklaroi Enver Hoxha
Shqipëria komuniste ishte në një kapërcyell kohësh, po kalonte nga dominanca jugosllave në atë sovjetike, ndaj duheshin kurbanë të tjerë shqiptarë për të mbajtur pushtetin si edhe kurbanë të rinj në themelet e dashurisë dhe besnikërisë me BS dhe në vijën staliniste të PPSH. “Duhen vrarë njerëz të tjerë për të mbajtur pushtetin”, thoshte Mehmet Shehu. Urgjentisht u mblodh kupola e partisë-shtet dhe me propozim të ministrit të Brendshëm, Mehmet Shehut, u vendos të merreshin masa të jashtëzakonshme represive “pa marrë parasysh ligjet në fuqi” (Të gjithë anëtarët e Byrosë, përfshirë edhe E. Hoxhën: Jemi dakord me këto masa).
Shfaqet lakuriq një pushtet kriminal terrorist, që nuk respektonte as kushtetutën dhe legjislacionin që kishte hartu-
ar e miratuar vetë. Ministri i Brendshëm kërkoi nga Byroja Politike që arrestimet të bëheshin qysh atë natë. “Një masë të tillë e kemi marrë edhe kur u vra Bardhok Biba, dmth kemi pushkatuar edhe jashtë ligjeve në fuqi. Listat i kemi gati. Po të jeni dakord ju, veprojmë që sonte”. Ai kërkoi që të arrestoheshin menjëherë 100 ose 150 vetë, nga të cilët 10 ose 15 më të rëndësishmit të pushkatoheshin pa gjyq.
Pra, ishte vetë Partia, vetë pushteti politik, me Enver Hoxhën në krye që shkelnin ligjet dhe urdhëronin një krim shtetëror, një terrorizëm shtetëror, një gjenocid shtetëror me përmasa të mëdha për motive politike e pushtetore. Në vendimin e Byrosë Politike, përveç pushkatimeve e burgimeve pa gjyq, u vendos që të bëhej një operacion masiv spastrimi, të persekutoheshin e të internoheshin persona e familje “reaksionare” në tërë hapësirën shqiptare. Arrestimet që u bënë menjëherë sipas vendimit të Byrosë Politike më datën 20-23 shkurt 1951 ishin të paligjshme, sepse u kryen pa ndonjë urdhër-arresti të prokurorit dhe pa ndonjë vendim gjykate.(Vetëm më vonë u plotësuan
urdhër-rreshtimet dhe procesverbalet e “gjykimit”).
Arrestimet e intelektualëve properëndimorë u bënë mbi listat e vdekjes, të parapërgatitura nga Sigurimi i Shtetit në Ministrinë e Brendshme.
Lista e parë, e përgatitur nga sektori i parë i Drejtorisë së Sigurimit, me kryetar Pilo Shanton, mban titullin tronditës: Personat e arrestuar që propozohen për t’u ….(pika…pika). Mbi pikat titullarët mund të shkruanin ç’të dëshironin: për t’u pushkatuar, për t’u burgosur etj.
Nga kjo listë e gjatë, krerët e Ministrisë së Brendshme zgjodhën dhe kryqëzuan emrat e Tefik Shehut, Hekuran Trokës, Lluka Rashkoviç, Haki Kodrës, Thoma Katundit, Mehmet Ali Shkupit, Gjon Temalit, Fadil Dizdarit dhe Pandeli Novës.
Lista e dytë, e përgatitur në sektorin e dytë të Sigurimit nga drejtori, kapiteni i parë Rasim Dedja, përmbante tetë propozime, nga të cilat u përzgjodhën për t’u pushkatuar, duke u shënjuar me nga një kryq përbri emrit: Ali Qoraliu, Zyhdi Herri, Gafurr Jegeni, Petro Konomi, Jonuz Kaceli dhe Sabiha Ka-
simati, intelektualja dhe demokratja e shquar, shkencëtarja e parë shqiptare. Lista e tretë, e parapërgatitur në sektorin III të Sigurimit nga major Edip Çuçi, ka titullin vrasës: Lista e elementit që propozohet për t’u dënuar me vdekje.
Kryetari i Sektorit III të Sigurimit mund të arrestonte dhe t’i propozonte prokurorisë e gjykatës t’i gjykonte e dënonte sipas fajeve që duhet të provoheshin, por jo ta vendoste vetë dënimin me vdekje. Sigurimi i Shtetit ishte vendosur mbi organet e drejtësisë, të cilat kishin mbetur formale dhe zbatonin verbërisht urdhrat e vendimet e Ministrisë së Brendshme. Një shtet policor, më kriminali në gjithë vendet komuniste të Lindjes.
Nga lista e tretë, e hartuar më 22.2. 1951, u përzgjodhën për t’u pushkatuar: Pjerin Guraziu, Qemal Kasaruho, Anton Delhysa, Niko Lezo, Myftar Jegeni, Manush Peshkëpia.
Emrat e Sabiha Kasimatit, Reiz Selfos, Qemal Kasoruhos dhe Manush Peshkëpisë u shënjuan nga vetë Enver Hoxha, që i njihte dhe e njihnin personalisht, se ishin nga treva e Gjirokastrës, kështu lante hesapet me ta.
Është për t’u theksuar se përzgjedhjet u bënë nga gjithë trevat shqiptare: intelektualë e qytetarë nga Prizreni, Gjakova, Shkupi, Shkodra, Dibra, Tirana e deri në Delvinë, Gjirokastër e Korçë, në mënyrë që terrori të godiste e të nënshtronte gjithë Shqipërinë.
Akuza e Prokurorit ushtarak Siri Çarçani, mban datën 25.2.1951 dhe përmban absurditete: “Janë vënë në shërbim të spiunazheve të huaja imperialiste; janë bërë anëtarë të një organizate terroriste. Kanë propoganduar rrëzimin me dhunë të pushtetit popullor dhe kanë hedhur parulla pro shpërthimit të një lufte të re nga ana e imperialistëve amerikano – anglezë e satelitëve të tyre”. Është një akuzë kolektive për terrorizëm e pambështetur në asnjë provë.
Të akuzuarit, nuk kishin asnjë lidhje apo bashkëpunim me njëri-tjetrin; nuk ishin pjesëtarë të ndonjë organizate politike apo terroriste të cilësuar, asnjërit nuk i përmendet në akuzë pjesëmarrja në
hedhjen e bombës në Ambasadën Sovjetike – për shkak të së cilës ata u arrestuan! Siç dihet botërisht, ata persona që hodhën dinamitin, si Qazim Laçi, Hysen Lulla etj., anëtarë të Organizatës “Bashkimi Kombëtar” u arrestuan po ato ditë, u mbajtën fshehtas në hetuesi për tetë muaj dhe u dënuan për hedhjen e dinamitit në Ambasadën Sovjetike me vdekje dhe burgime të rënda. Pra, ishin të tjerë ata që e hodhën dinamitin si një akt antisovjetik, antistalinist.
Siri Çarçani dëshmon: “Unë kur kam nënshkruar aktakuzën, nuk kam pasur dosje hetimi të dërguar nga Drejtoria e Sigurimit të Shtetit. Personat që kanë emrat në aktakuzë, unë nuk i kam njohur fare dhe si prokuror nuk kam marrë pjesë në hetimet që zhvillonte Sigurimi i Shtetit. Unë nuk i kam lexuar dhe as i kam parë procesverbalet e marrjes në pyetje të të pandehurve dhe as ndonjë material tjetër të dosjes hetimore. Pasi nënshkrova aktakuzën, më duket se ia kam dhënë Sotirit dhe se ku ka përfunduar ajo nuk e di. Për dijeninë time, Gjykata e Lartë Ushtarake nuk ka zhvilluar gjyq ndaj këtyre të pandehurve”. Sipas aktakuzës së datës 25.2.1951 të prokurorit të përgjithshëm, të gjithë të arrestuarit “janë dërguar për gjykim në Gjykatën e Lartë Ushtarake “për faje kundër popullit e shtetit.” Siç rezulton nga aktet e dosjes hetimore, asnjërit të të pandehurve nuk u është komunikuar ndonjë akuzë; nuk është bërë ndonjë proces hetimor ndaj tyre, nuk ka një dosje hetimore, përveç një hetimi të pjesshëm të Gjon Temalit; nuk janë thirrur dëshmitarë; nuk është bërë asnjë gjykim; nuk është bërë apelim, etj. Pra të gjitha veprimet e procedurës penale janë të kundërligjshme dhe kjo është katërcipërisht e provuar.
Drejtori i Sigurimit të Shtetit, Rasim Dedja, dëshmon: “Për pushkatimin e këtyre personave nuk është bërë gjyq dhe këtë e them, sepse nga zyrat e Ministrisë së Brendshme ata janë çuar direkt në vendin e pushkatimit”. Me qenë se ekzekutimi pa gjyq bëri bujë brenda dhe jashtë Shqipërisë, atëherë Gjykata e Lartë Ushtarake në bashkëpunim me Sigurimin e Shtetit,
pasi ishin pushkatuar 22 të arrestuarit, nisën procedurat e përpilimit të procesverbaleve të rreme, fiktive sikur gjyqi ishte zhvilluar. Ekzistojnë dy procesverbale gjyqësore të falsifikuara të Gjykatës së Lartë. Njëri mban datën 26.2.1951:
“Gjykata Ushtarake me kryetar nënkolonel Shuaip Panariti, anëtar kapiteni i parë Vangjel Kocani dhe kapiten i parë Nonda Papuli, e sekretar Hidaji Bejo e ka filluar shqyrtimin e çështjes më 26.2.1951 dhe është shprehur për dënimin e të gjithë të akuzuarve me vdekje – me pushkatim, duke u bazuar në ligjin 372 datë 12.2.1946. Ky vendim gjykate është i formës së prerë dhe i ekzekutueshëm menjëherë”. Në fund ka firmosur kryetari i Gjykatës së Lartë Ushtarake, Shuaip Panariti, dhe anëtari Vangjel Kocani; nuk është firmosur nga anëtari tjetër Nonda Papuli dhe sekretari Hidaji Bejo.
Anëtari i trupit gjykues të Gjykatës së Lartë Ushtarake dhe nënkryetar i saj, Vangjel Kocani, dëshmon:
“E kujtoj mirë se në vitin 1951 ka ndodhur një ngjarje në Tiranë dhe konkretisht u fol se ishte hedhur një bombë në Ambasadën Sovjetike… Pas ca ditësh të kësaj ngjarjeje, apo me kalimin e një jave, unë jam thirrur nga kryetari i Gjykatës së Lartë Ushtarake, Shuaip Panariti dhe më tha se ti e di që është hedhur një bombë në Ambasadën Sovjetike, Sigurimi ka arrestuar dhe një pjesë nga të arrestuarit, 22 veta janë pushkatuar pa u bërë gjyq, prandaj duhet që të firmosim një vendim gjyqësor penal formal, pasi gjyq nuk mund të bëjmë se Sigurimi i ka pushkatuar pa gjyq personat… Shuaipi më tha se vendimi i Gjykatës është formal, nuk ka asnjë pasojë dhe duhet ta bëjmë këtë pasi është urdhër i udhëheqjes së shtetit dhe në atë kohë kryeministër ishte Enver Hoxha. Shuaipi më tha: “Ti Vangjel mos u shqetëso, derisa vendimi është formal dhe ne në fakt nuk gjykojmë njeri”. Më porositi që për këtë vendim penal fiktiv “duhet të mbyllësh gojën e të mos i thuhet asnjë njeriu se është sekret i madh shtetëror”. Pas kësaj kemi shkuar me Shuaipin në zyrat e Ministrisë së Brendshme. Shuaipi më paraqiti vendimin gjyqësor të daktilografuar dhe unë e kam firmosur. Kur ma dha vendimin për ta firmosur, Shuaipi nuk më ka treguar ndonjë dosje hetimore, nuk kam parë asnjë lloj materiali hetimor”.
Një letër që del për
të dytë nënën e tij. “Djali i Hatixhesë është bërë i mirë”, mbaj mend të thoshte ajo për të. Dhe kur më arrestuan, nëna ime shkoi drejt e në shtëpinë e tij në Tiranë “t’i qante hallet” dhe ia hapën derën…
Dua të kujtoj Dritëroin sot, diçka nga lidhjet e mia me të. Jemi të gjeneratave të ndryshme dhe të fateve të ndryshëm, madje të kundërt, do të thosha, se kur ai ishte kryetari i shkrimtarëve dhe artistëve të socializmit, unë isha në burg, i ri, i dënuar për poezitë e mia nga ajo diktaturë. Që nxënës e kisha mësuar emrin e Dritëroit, ai ishte në të gjitha tekstet shkollore të letërsisë, recitohej skenave, TV-ve, madje dhe kongreseve, por e pëlqenin edhe njerëzit e thjeshtë deri fshatrave…
Unë kam dhe një lidhje tjetër me Dritëroin, nëna ime e kishte kushërirë
E kam treguar në librin tim burgologjinë “Ferri i çarë”, por dhe Dritëroi në librin e tij “Teshtimat e lirisë”, dëshmon e bija e tij Elona, në fq. 861-862 dhe shkruan kështu:
“Në hetuesi poetin Visar Zhiti e kanë pyetur: ç’lidhje dhe ç’ke të bësh me Dritëro Agollin dhe ç’ke biseduar me të? Pasi unë ndërhyra në prokurori për të dhe nuk e ndihmova dot.” Pastaj vazhdon dëshmia e Dritëroit:
“Në Komitetin e Partisë së Lushnjës kam ndërhyrë për Faslli Halitin e Bujar Xhaferrin. Në Komitetin e Partisë
të Tiranës, Ersekës, Korçës, Shkodrës, Gjirokastrës, Lezhës, Librazhdit, Kukësit dhe në KQ të Partisë dhe në atë të Rinisë unë kam protestuar për sjelljen e keqe ndaj Bujar Lakos,
Sadik Bejkos, Bujar Kapexhiut, Dhori Qiriazit, Valter Files, Skënder Rusit, Preç Zogajt, Rudolf Markut, Dodë Kaçajt, Koçi Petritit, Lazër Stanit, Jorgo Bllacit e të tjerëve. […] Po kështu dhe për keqtrajtimin e Mehmet Myftiut dhe Vehbi Skënderit. E kam mbrojtur dhe e kam nxitur për ta botuar romanin “Koncert në fund të dimrit” të Ismail Kadaresë, që ishte bllokuar për disa vjet, para Foto Çamit, sekretar i KQ duke i kundërshtuar ata që ishin kundër botimit në prezencë të autorit. Ndërgjegjen e kam të pastër...”. Është një pjesë nga rrëfimi i tij me “ndërgjegje të pastër” para të vetëve, e ka thënë fjalën e tij, është përpjekur jo si disident natyrisht, por që ta përmirësonte sa të mundej atë realitet letrar të zymtë dhe festiv dhe vrastar, si funksionar i lartë, si deputet, si shkrimtar i njohur mbi të gjitha në ndihmë të Partisë, por dhe si njeri. Më vijnë sërish fjalët e nënës time: “Djali i Hatixhesë është bërë i
për herë të parë
mirë…”. Si një porosi që të çmojmë të mirën kudo që shfaqet ajo, të ruajmë mirësinë e të jemi drejtësisht mirënjohës. Po unë desha të tregoj që kam gjetur një letër të Dritëroit. E dija të humbur, të marrë nga policia gjatë kontrolleve në shtëpinë time kur më arrestuan. Por u gjend, e ka shkruar me dorën e tij, 2 faqe. Shkrimi pak i pjerrët, kuptohet mirë, gjithë kujdes, më drejtohet me “shoku”, pastaj me “Ju”, në fund firma ashtu siç qe stamposur në kopertinat e serisë së veprës së tij si me argjend. Ia dërgova me e-mail letrën dhe Elonës, vajzës se Dritëroit që tregon gjithë atë përkujdesje prekëse ndaj të atit. Në kohën e asaj letre unë isha mësues në një fshat të largët të Kukësit dhe përndiqesha, ndërsa Dritëroi më përgjigjej, më jepte dhe kurajo që të besoja se poezia e mirë arrin të dalë dhe se do të përpiqej të bisedonte me redaktorët e shtëpisë botuese që
më ishin kundërvënë. Letra më gëzoi shumë atëherë, i ri, më dukej sikur ta kishte shkruar Maksim Gorki. Dhe pas një viti e një dite unë arrestohem pikërisht për atë libër të pabotuar dhe dënohem me 10 vjet burg. I kam rrëfyer të gjitha në burgologjitë e mia. Por sot po kujtoj Dritëroin, jo si patriark të socialistëve siç u pëlqen ta quajnë, por si poet.
Te Dritëroi ishte poeti, besoj. Poeti i kohës që solli lirika antologjike në poezinë e re shqipe. Aq sa mund të mbeten, sado pak janë si rubinët… Gjatë bisedave me Dritëroin më pas, ashtu të përzemërta, kam patur rast t’i them edhe duke bërë humor që:
- Zoti Dritëro tani në demokraci në sistemin tim, jeni bërë poet më i mirë seç ishit në sistemin tuaj në diktaturë.
- Pse? - ngulmonte serioz, me një buzagaz shpotitës.
- Sepse tani, - shpjegoja, - si poet të lejohet të kesh dhe poezi të trishtuara, të jesh i zhgënjyer, madje dhe
disident, por veç tani. A ka nder më të madh?
- Kam dashur të futem në burg, - më tha një pasdite, - por s’më fusnin… - Zgjidheshin, - ia ktheja ngacmueshëm, - jo te gjithë e meritojnë. Vinte prapë buzën në gaz. Heshtëte. Dritëroin e kisha takuar dhe në Parlament, edhe në klube, njëlloj ishte dhe në shtëpinë e tij ku e shoqja zonja Sadie i priste miqtë aq mirë, kam libra me autograf të tij, dora i dridhej, fjalët më drithëronin, i ruaj ende dhe kam shkruar për Dritëroin edhe i jam përgjigjur korrekt, gjithmonë duke e nderuar, jemi takuar edhe në SHBA në Detroit në Festën e Flamurit, kemi dhe një foto me Ambasadorin amerikan Uilliam Uoker në mes, me atë që zbuloi masakrën serbe të Reçakut në Kosovë dhe lajmëroi botën…
- Ka dhe masakër në Shqipëri, janë vrarë dhe poetë… - i thashë Dritëroit atëherë. Nuk e di në ishte takimi i fundit.
Një pasuri e përbashkët shpirtërore dhe kulturore
Podgoricë – Në Bibliotekën Popullore “Radosav Lumoviq” në Podgoricë të enjten mbrëma (23 shkurt 2023) është bërë përurimi i antologjisë së prozës së shkurtër të shkrimtarëve shqiptarë në Malin e Zi “Të gjithë tanët”.
Kjo antologji dygjuhëshe (shqipe dhe malazeze) është botuar nga Qendra për Ruajtjen dhe Zhvillimin e Kulturës së Pakicave të Malit të Zi, që ka organizuar edhe përurimin.
Në antologji janë përfshirë njëmbëdhjetë autorë: Rexhep Qosja, Hajro Ulqinaku
Zuvdija Hoxhiqi – Berisha, Asllan Bisha, Ibrahim Berjashi, Fran Camaj, Mehmet Kraja, Muzafer Çaushi, Jaho Kollari, Anton Gojçaj dhe Mark Pashku Lucgjonaj. Përzgjedhja e shkrimtarëve të përfaqësuar në antologji si
dhe e tregimeve – fragmenteve nga romanet është bërë nga redaktorët Akademik Zuvdija Hoxhiqi – Berisha dhe Ismet Kallaba. Drejtori i Qendrës për Ruajtjen dhe Zhvillimin e Kulturës së Pakicave, Salko Luboder, ka thënë se karakteristika kryesore dhe vlera më e dallueshme e antologjisë është se ajo shfaqet në një botim dygjuhësh. “Me sa dihet, për herë të parë në Mal të Zi dhe në rajon, një përzgjedhje antologjike e prozës së shkurtër të shkrimtarëve shqiptarë të Malit të Zi shfaqet dygjuhëshe. Pra, lexuesve që nuk e përdorin gjuhën shqipe u jepet mundësia të lexojnë veprat e autorëve, të përfaqësuar në Antologji në gjuhën malazeze”, ka theksuar ai. Luboder ka thënë se qëllimi i librit është të paraqesë pasur-
inë shpirtërore të Malit të Zi, duke qenë se kultura dhe arti që krijojnë pjesëtarët e popujve pakicë në Malin e Zi janë pjesë e të mirës së përbashkët kulturore dhe artistike të Malit të Zi, duke mos i ndarë kurrsesi nga letërsia dhe kultura e tyre kombëtare. Redaktori i antologjisë Akademiku Zuvdija Hoxhiq ka thënë se është krenar dhe i kënaqur që ka punuar në këtë antologji. Sipas tij, ky libër bën fjalë për Malin e Zi, multietnicitetin dhe bashkëjetesën e tij.
Ai ka thënë se kemi shkrimtarë të shkëlqyer shqiptarë në Malin e Zi, ndërsa ata që nuk jetojnë më këtu asnjëherë nuk e kanë harruar Malin e Zi.
Njëri prej recensentëve të librit, Dr. Haxhi Shabani ka thënë se në aspek-
e shkrimtarëve shqiptarë në Malin e Zi “Të gjithë tanët”
përbashkët kulturore
tin kulturor shqiptarët që jetojnë në trevat e tyre në Malin e Zi të sotëm kanë një barrë të dyfishtë mbi kurrizin e tyre për të bartur: për të ruajtur identitetin e tyre dhe për t’u integruar brenda kulturës kombëtare dhe të shtetit ku jetojnë.
Ai ka thënë se në këtë rrugë shqiptarët në Malin e Zi janë të detyruar të ecin rrugës e cila është e përbërë nga dy korsi.
“E para - duhet të ruajnë përkatësinë e tyre identitare, sepse integrimi i tyre pa identitet historik, gjuhësor, kulturor do të ishte për ta me pasoja katrastrofale për të ardhmen e tyre si shqiptarë. Dhe e dyta - ruajtja dhe zhvillimi i këtij identiteti bëhet i ndërlikuar, por jo i pamundur, duke pasur parasysh sfidat e këtij shekulli, ku sidomos lëvizjet demografike janë të
pafavorshme për ta”, është shprehur Shabani.
Sipas tij, ky libër dhe autorët që e përbëjnë atë, “ndonëse është para së gjithash letrar, do të thotë fiksional, është i lidhur me origjinën, identitetin bazë, prandaj rrëfimet e këtyre shkrimtarëve janë “historitë (letrare) të ëndrrave të hershme”.
Për recensentin tjetër të antologjisë, Prof. Dr. Drashko Doshlak, antologjia paraqet një tablo të mirë të krijimtarisë së autorëve që shkruajnë në gjuhën shqipe.
Ai ka thënë se autorët e përfaqësuar në antologji u përkasin brezave, shkollave letrare dhe poetikave të ndryshme.
“Ne i lidhim veprat e tyre me hapësira dhe mjedise të ndryshme kohore -
nga kohët e kaluara dhe shoqëritë që janë zhdukur deri te fatet e njerëzve të kohës sonë. Kjo antologji hap edhe sfida të reja për përkthimin e veprave të shkrimtarëve shqiptarë në gjuhën malazeze, e me këtë edhe mundësinë e një pasqyre më gjithëpërfshirëse të veprave letrare të këtyre autorëve”, ka thënë Doshlak.
Pjesë nga antologjia kanë lexuar në gjuhën shqipe Haxhi Shabani dhe në gjuhën malazeze udhëheqësja e përurimit Vesna Shoshkiq.
Nga Qendra për Ruajtjen dhe Zhvillimin e Kulturës së Pakicave kanë paralajmëruar se përurimi i antologjisë do të bëhet në të ardhmen edhe në disa qytete të Malit të Zi, por edhe në Shqipëri dhe Kosovë.
I. KallabaDrejtori Salko Luboder ka thënë se qëllimi i librit është të paraqesë pasurinë shpirtërore të Malit të Zi, duke qenë se kultura dhe arti që krijojnë pjesëtarët e popujve pakicë në Malin e Zi janë pjesë e të mirës së përbashkët kulturore dhe artistike të Malit të Zi, duke mos i ndarë kurrsesi nga letërsia dhe kultura e tyre kombëtare
Intervistë me Martin Bojaj, doktor i shkencave në makroekonomi
Përmes lenteve të makroekonomisë zbulova gjëra me ndikim të madh
Ph. D. Martin Bojaj në këtë intervistë dhënë gazetës “Koha Javore”, tregon për fillesat e tij në fushën e gjerë të makroekonomisë, sfidat me të cilat është përballur, por edhe për sukseset dhe arritjet e tij shkencore ndër vite. Në këtë intervistë ai shpjegon se çfarë ka qenë objekt studimi i punimeve të tij shkencore dhe të disertacionit, por rrëfen edhe për krijimtarinë letrare si autor i librit “Hisja e Gjergj Kastriotit”, të cilin ai e botoi në vitin 2015
Koha Javore: Z. Bojaj, nga muaji korrik i vitit 2021 pas mbrojtjes së disertacionit të doktoraturës, Ju mbani titullin - Ph. D. i shkencave në makroekonomi. A mund të na tregoni pak për fillesat Tuaja, kur e kuptuat se duhet t’i hyni kësaj fushe?
M. Bojaj: Kur isha më i ri, ideja për të parë përmes një mikroskopi në biologji dhe teleskopi në astrofizikë për të zbuluar një botë të tërë, ishte magjepsëse për mua duke kujtuar një kohë kur astrofizika më dukej një fat i sigurt. Gjërat që mund të gjeni atje mund të kenë një ndikim të madh. Megjithatë, në Amerikë isha i mahnitur edhe nga makroekonomia e përcjellur me zell nga Alan Reinstein, Albert Spalding, dhe Deborah Xhons. Në studimet e doktoraturës u mundova të kuptoj arsyen se pse ndodhë inflacioni, papunësia e lartë, recesioni, kriza financiare, ngritjet dhe uljet ekonomike, pabarazitë, luftërat, zhvillimi.
Makroekonomia ka të bëjë me arsyen se pse ndodhë një fenomen dhe çfarë mund të bëhet në lidhje me të. Në të vërtetë, ajo që është e dukshme në brendësi është se procesi i zbulimit më
magjepsës tani, ashtu si në shkollën e mesme dhe atë fillore. Astrofizika dhe biologjia janë më të varfëra për mua, por unë kam ndjekur një rrugë paralele - duke dalluar botrat e padukshme përmes lenteve të makroekonomisë e duke zbuluar gjëra me ndikim të madh.
Koha Javore: Cilat ishin sfidat me të cilat Ju u përballët gjatë studimeve dhe çfarë ishte inspirimi Juaj më i madh që të arrini në karrierë?
M. Bojaj: Si adoleshent mendoja se dija gjithçka – pjesërisht, sepse ndoqa Gjimnazin “25 MajI”. Pjesërisht, sepse isha një malësor dhe pjesërisht, sepse unë isha i tillë. Por më pas shkova në Amerikë, në Universitetin Wayne State, dhe menjëherë më kujtohet momenti kur ndodhi – në çast dhe zbulova se sa pak dija. Por unë nuk u rrënova, nuk u dekurajova. Në fakt u ndjeva i gëzuar. Më dukej sikur dikush kishte hapur një derë dhe unë pashë një botë të re, një dhomë gjigante. Një dhomë e mbushur me objekte të bukura arti dhe ushqime të shijshme dhe unë thjesht do t’i kisha të gjitha.
Kështu që zbulova këtë botë gjigante
idesh ku nuk mund ta lija të më kalonte pa e përtypur. Kështu që unë u bëra ajo që mund ta quaj një njeri i çmenur pas arteve liberale. Unë thjesht shijova gjithçka dhe shikova gjithçka, edhe disa nga aspektet e botës së ideve që i admirova, por kuptova se nuk do të isha shumë i mirë. Mbaj mend që kam shkruar një ese një herë në letërsi. Në një farë mënyre vendosa që mund të shkruaj ndonëse kisha mendime dhe ide të shkëlqyera, dhe ju i njihni profesorët, pedagogët dhe instruktorët tuaj, ata ju inkurajojnë, sepse është fusha e tyre dhe kështu duan t’ju inkurajojnë. Por, here pas here merrja komente për esetë e mia se çdo gjë që po diskutoja nuk ishte një ekuacion matematikor dhe se do të përdorja fjalë si “barazoj” për shembull. Më pas zbulova makroekonominë. Makroekonomia nuk ishte diçka që jepej në shkollat e mesme të kohës sime - në shkollën e mesme që ndoqa ose në ndonjë shkollë të mesme që njihja. Unë isha shumë me fat kur isha në Wayne State që të kisha të madhin Alan Reinstein si profesor dhe të shkruaja tezën time nën tutelën e tij, megjithëse, ai me siguri do të thoshte se nuk më ka parë kurrë gjatë kohës që kam shkruar tezën time. Unë vazhova dhe e bëra vetë.
Koha Javore: Të krijosh një emër, një autoritet në shoqëri, kërkon sakrificë të vazhdueshme, mund e përkushtim të pandërprerë. Si ishte për Ju ekperienca teksa po përpiqeshit që të linit gjurmë në fushën që kishit zgjedhur, pra aty ku edhe jeni formuar profesionalisht dhe kaualifikuar doktor i makroekonomisë?
M. Bojaj: Para se u largova nga Wayne State, do të bëja diçka që tingëllon e pazakontë sot - të shkoja në shkollën e astrofizikës, filozofisë, artit, dhe arkitekturës. Nuk mund të ndaloja së eksploruari. Ndoshta ky ishte vendimi më i mirë që mund të kisha marrë, të mos ndalem vetëm në makroekonomi. Kur shkova në Wayne State, dhoma ku hyra ishte e mbushur me piktura dhe ushqim të mirë. Wayne State ishte një kështjellë, një univers krejtësisht tjetër. Hyra brenda dhe kuptova, edhe një herë, se nuk dija asgjë. Tani nuk dija absolutisht asgjë.
Koha Javore: Për suksesin dhe arritjet Tuaja të vazhdueshme në
fushën ku aderoni, jeni shpërblyer me çmime tejet të larta dhe të rëndësishme. Në çfarë viti morët çmimin e parë dhe cilin do ta veçonit si më të rëndësishmin për Ju ndër vite?
M. Bojaj: Çmimi më i rëndësishëm për mua ka qënë në klasën e katërt (viti 1986), për vizatimin e një shtëpie që u publikua në një revistë.
Koha Javore: Vitin e kaluar morët Çmimin Vjetor të Bankës Qendrore të Malit të Zi, ndërsa para dy javësh Çmimin Ndërkombëtar- “International Research Excellence Best Paper Awards” (Ekselenca e Kërkimit Ndërkombëtar- Çmimi i punimit më të mirë) në kategorinë: “Best Researcher Award” (Çmimi i hulumtuesit më të mirë) në fushën e makroekonomisë, ekonometrisë dhe financave. Cili është definicioni i gjithë këtij suksesi që keni arritur, çfarë ka qenë përcaktuese për këto arritje shkencore?
M. Bojaj: Në thelb është një “imagjinatë e madhe”, një hapësirë për të konceptuar, krijuar dhe ndoshta për të prekur të renë: domosdoshmëria e imagjinatës për njohuri të reja, roli i “pasioneve”. Është pasion i madh - një luftë e përsosur - për të renë. Inovacioni kërkon liri dhe jep liri duke mundësuar të mos kesh nevojë të jesh diku nga nëntë në pesë. Pastaj lind nevoja për të krijuar diçka. Kjo linjë pune kërkon vendosmëri të thellë. Ndonjëherë puna kërkon 14 orë në ditë për disa muaj me radhë, duke mos lënë kohë për asgjë tjetër. Është kombinimi i krijimtarisë, lirisë dhe nevojës për këmbëngulje. Ndihem i pasionuar pas krijimit, por suksesi kërkon të kesh ambicie për të gjeneruar një zbulim të jashtëzakonshëm. Ka rëndësi edhe shija e mirë, modeli. Krijuesi duhet të vendosë standarde të larta.
Koha Javore: Kontributi Juaj shkencor në makroekonimi vlerësohet si kolosal. Nga kënd-
vështrimi Juaj si profesionist me përvojë të gjatë si bankier, çfarë kahje po merr ekonomia vendase dhe ajo globale në aspektin e rimëkëmbjes ekonomike në këtë periudhë të inflacionit total?
M. Bojaj: Pabarazia sociale dhe ekonomike në planetin Tokë janë probleme urgjente për civilizimin tonë, me implikime për një sërë rezultatesh nga rritja ekonomike dhe stabiliteti politik deri te krimi, shëndeti publik, mirëqenia e familjes dhe besimi social. Ka arsye të forta politike, shoqërore, demografike dhe ekonomike për politikëbërësit ndërkombëtarë që të shqyrtojnë dhe zbulojnë faktorët makroprudencialë përcaktues në shumë shkallë të pabarazisë dhe të nxisin rritjen gjithëpërfshirëse. Zbulimi i përhapjes dinamike të paqëndrueshmërisë dhe lidhjes së rrjetit të faktorëve të pabarazisë mbetet një nga sfidat më të rëndësishme dhe urgjente me të cilat përballen sot politikëbërësit amerikanë dhe evropianë. Punimet e mia e trajtojnë këtë pyetje të gjerë në shumë forma, me një kombinim të gjerë mjetesh dhe (nganjëherë njëkohësisht) në shkallë të shumta hapësinoro-kohore. Punimet e mia të fundit kanë trajtuar të gjitha këto shkallë, përmes një kombinimi të qasjeve ekonometrike, numerike dhe socio-ekonomike, dhe me ndihmën e bashkëpunimeve në sociologji, psikologji të sjelljes, teknologji dhe shkenca politike. Synimi afatgjatë është të gjenerohet një tërësi gjithëpërfshirëse, por matematikisht e përpunueshme, duke lejuar analizën, llogaritjen dhe eksperimentin të ndërveprojnë dhe të kapin kompleksitetin e lidhjes socio-ekonomike. Këtë e kam përgatitur si propozim për studimet post-doktorale në Harvard University, që ilustron më së miri shijen e këtij hulumtimi.
Koha Javore: Përveç fushës profesionale, në vitin 2015 keni dhënë kontribut edhe në fushën e letësisë me botimin e romanit “Hisja e Gjergj Kastriotit”. Si u prit ky libër tek lexuesit dhe a keni menduar të jetësoni ndonjë vepër të re?
M. Bojaj: Kur lexojmë letërsi, ngjarjet na bëjnë të udhëtojmë në kohë, nga bota në të cilën ndodhemi në botën brenda faqeve të librit. Për t’u transportuar, lexuesi nga një libër kërkon
që ai të ketë një përgjigje emocionale ndaj librit, të vizualizojë historinë dhe përfundimisht të zhytet në të. Librat nganjëherë përveçse na çojnë në botët brenda tyre, na çojnë më thellë në jetën tonë. Librat e mirë kanë një cilësi magjike dhe të lëvizshme në kohë dhe hapësirë. Si mund ta shpjegoni ndryshe mënyrën se si një person mund të jetë fizikisht i pranishëm në një vend dhe megjithatë mendërisht, të humbasë brenda faqeve të një libri? Unë besoj se dashuria jonë për leximin buron nga dashuria jonë për tregimet e jashtëzakonshme - ato që na magjepsin, na transformojnë dhe na lënë plotësisht të magjepsur.
Romani “Hisja e Gjergj Kastriotit”, eksploron qasjet e ndryshme filozofike ndaj vullnetit të lirë dhe determinizmit. Determinizmi është një pikëpamje ku çdo ngjarje dhe gjendje e një fenomeni apo dukurie shkaktohet nga ngjarjet dhe gjendjet e mëparshme.
Romani ofron njëfarë paqeje, në kuptimin e njollave të lëna pas nga mungesa e edukimit dhe mungesa e konvergjencës. Në romanet e mia, njerëzit gjejnë liritë e tyre dhe një prekje hiri në momente të vogla. Një njeri mund të jetë i lirë në një botë të skllavëruar, ose mund të jetë i skllavëruar në një vend të lirë. “Hisja e Gjergj Kastriotit” e bën të qartë se zgjedhja është gjithmonë me ne. I njëjti fenomen paraqitet edhe në poezinë time My Darling, të botuar në “The Lightness of BeingInternational Poetry of Merit” çmim për poezinë më të mirë në botë, Maryland, Amerikë, ISBN 1-58235-155-4. Ekspozita e pikturave The World, paraqet të njëjtin fenomen. Gjithashtu, vepra teologjike Magnificence and Beaty of Humbleness trajton të njëjtën dukuri, por prej këndit teologjik.
Në të ardhmen dëshiroj të bëj diçka krejtësisht ndryshe. Kam shumë dëshirë të hulumtoj në astrofizikë dhe të shtrihëm në filozofinë dhe shkrimet e metafizikës. Jam shumë i emocionuar për këto udhëtime të reja.
Koha Javore: Cilat janë angazhimet Tuaja aktuale dhe planet më të afërta?
M. Bojaj: Jam duke bashkuar mjetet financiare për një teleskop, ku mund t’i tregoj Shpresës, Barletit dhe Matit konstalacionet, yjet, dhe mundësisht galaksionin GN-z11.
Intervistoi: Toni Ujkaj
Mbi librin “Studime për folklorin, IV - Eposi i Kreshnikëve në Ballkan: Indeksi i Projektit E5, 2012-2016,
Projekt me vlerë dhe peshë për epikologjinë shqiptare, atë ballkanike, evropiane
(Vijon nga numri i kaluar)
8. Për materialet e mbledhura e të inçizuara të Projektit E5, mund te shkruhen edhe dhjetëra disertacione doktoratash nga epikologët, etnomuzikologët, dialektologët, fonetikanët, leksikologët, morfologët, sintaksologët, kurse këta rreshta janë vetëm hyrje në punët që pritet t’i kryejnë brezi i tashëm dhe brezat e ardhshëm.
9. Edhe një antologji e Projektit E5 është e domosdoshme, me këngë të përzgjedhura dhe me përfaqësim të të gjitha viseve ku është realizuar ky projekt.
Autori Zymer Ujkan Neziri ka planifikuar dhe ka zgjedhur 30 këngë, ku ruhet simbolika e 30 kreshnikëve. Antologjinë e ka përgatitur për shtyp. Ajo do përkthyer në gjuhët kryesore të botës. Puna e nisur nga albanologu i njohur Robert Elsi, që vdiq para disa vitesh, nuk u përfundua për përkthim në gjuhën angleze, por ka pasur edhe disa probleme.
5. Shkruesit e teksteve të Projektit E5, janë vullnetarë terreni sipas rregullores, kurse me kontratë për punën e kryer janë shpërblyer sipas rregullores dhe tarifave në fuqi, të miratuara nga ministria përkatëse. Shumica e kanë kryer punën mirë, por jo të gjithë me afat. Pastaj, disa këngëtarë e tregim-
tarë, nuk kanë qenë gjithmonë përfillës të orarit të caktuar për punë
me shkruesit dhe shpesh nuk kanë respektuar datat sipas marrëveshjes.
2012-2016, Dëshmi dokumentare për UNESCO”, të autorit Zymer Ujkan Neziri (2)
peshë të madhe shqiptare, por edhe për evropiane dhe botërore
Kjo gjë që ka ndodhur, fatkeqësisht, po ashtu shpesh edhe me rastin e inçizimeve me kamerë. Ka mjaft raste kur fare nuk janë shkruar tekstet dhe nuk është kryer inçizimi.
6. Cilësia gjuhësore e këngëve dhe tregimeve të shkruara në 15 vëllime të Projektit E5, është afërsisht e mirë varësisht nga përgatitja gjuhësore e shkruesve të cilët ishin studentë, arsimtarë me studime të kryera të shqipes ose të ndonjë lënde tjetër, studentë të masterit, doktorë shkencash. Natyrisht është marrë parasysh përgatitja gjuhësore e shkruesve të teksteve me rastin e përzgjedhjes, por në disa raste varësisht nga rrethanat në terren është dashur të merret shkruesi edhe nga profesionet jogjuhësore, si muzikolog, etnolog, jurist, politikolog, agronom etj., disa nga të cilët kanë befasuar për cilësinë e mirë.
7. Këto 15 vëllime të Projektit E5, me këngë e tregime për kreshnikët, duhet përgatitur për shtyp sipas standardeve ndërkombëtare, ku duhet të punojnë në ekip epikologu, dialektologu dhe etnomuzikologu. Mirëpo kjo fazë e dytë e punës, varet krejtësisht nga mundësitë financiare
Në fund autori i librit “Eposi i Kreshnikëve në Ballkan: Indeksi i Projektit E5, 2012-2016. Dëshmi dokumentare për UNESCO”, Zymer Ujkan Neziri, shpreh falënderime të përzemërta për mikpritje për të gjithë rapsodët e tregimtarët e Projektit E5 dhe 300 familjet e tyre nga Kraja e Tivarit e deri në Lezhë, Kurbin e Mirditë, nga Koja e Kuçit e Malësisë së Madhe e deri në Medvegjë, Kumanovë e Kërçovë, për shokë e miq që e kanë shoqëruar rreth 300 ditë
në këto pesë vende të Ballkanit, atë dhe kameramanin Baton Z. Neziri, për ekspertët e jashtëm, profesorët e njohur, Dejvid Ellmer e Nikolla Skalldaferi, për qindra arsimtarë e studentë që ndihmuan në plotësimin e mijëra pyetësorëve në shkolla, për qindra studentë që punuan në plotësimin e pyetësorëve të nënprojektit, për rreth 100 bashkëpunëtorë të terrenit realizues vullnetarë, për juristin Sylë Kasumaj dhe për shumë të tjerë që i janë gëzuar realizimit të këtij projekti shumë të madh, që pati edhe shumë pengesa të mëdha, si dhe në fund falëndrime për pjesëtarët e Projektit E5, që e kanë ndihmuar dhe e kanë përkrahur edhe në çaste të vështira, të shkaktuara nga disa zyrtarë të lartë të institucioneve shtetërore të Kosovës, që punën në Projektin E5 e kanë penguar dhe e kanë ndërprerë zyrtarisht më 2014 dhe nuk kanë dhënë afat shtesë edhe kur autori ka kërkuar mjete shtesë për përfundimin e punës në terren, që doli sa trefishi i planifikimit.
Autori i librit në fjalë Zymer Ujkan Neziri i frymëzuar me energji pozitive, vullnet dhe kënaqësi konfirmon se qëllimet dhe synimet e projektit kërkimor-shkencor “Eposi i Kreshnikëve monument i trashëgimisë kulturore shqiptare në Ballkan: Kosovë, Shqipëri, Mal të Zi, Maqedoni, Serbi” 2012-2014-2016, janë realizuar plotësisht. Materiali i hulumtuar, i shënuar dhe i inçizuar në poezi e prozë, që është sa një e pesta e fondit kombëtar (1897-1912), dëshmon ekzistencën e njërit ndër eposet më të lashta të Evropës, të eposit heroik legjendar shqiptar, që vazhdon jetën e vet edhe në fillim të këtij
mijëvjeçari të tretë të kohës së re në pesë shtetet e Ballkanit Perëndimor, prandaj ky material është dëshmi e pakontestueshme edhe për Dosjen e Eposit të Kreshnikëve që do të paraqitet në UNESCO.
Për këtë projekt tashmë janë informuar edhe shumë dijetarë të studimeve të epikologjisë nga viset e ndryshme të botës, nga Azia, Amerika, Evropa, Afrika, pjesëmarrës në Konferencën shkencore ndërkombëtare për epikën të mbajtur në Pekin më 17-18 nëntor të vitit 2012, organizuar nga Akademia e Shkencave Sociale e Kinës nga kumtesa e studiuesit dhe hartuesit, por edhe të realizuesit të projektit në fjalë Zymer Ujkan Neziri me titull “Eposi i Kreshnikëve: tradita poetike shqiptare dhe trashëgimia e gjallë epike gojore botërore”.
Hartuesi dhe realizuesi i Projektit E5, Zymer Ujkan Neziri, bën me dije se kopje të projektit në fjalë janë dorëzuar në Arkivin e Institutit Albanologjik të Prishtinës dhe në Arkivin e Qendrës së Studimeve Albanologjike në Tiranë, në Arkivin e Institutit të Trashëgimisë Shpirtërore dhe Kulturore Shqiptare në Shkup, në Arkivin e Universitetit të Milanos. Pesha e Projektit E5 është e madhe për albanologjinë, sidomos për epikologjinë dhe etnomuzikologjinë. Vlera e tij është e madhe edhe për epikologjinë ballkanike dhe për epikologjinë evropiane dhe botërore. Rëndësia për UNESCO është po ashtu e madhe, dëshmi për regjistrimin e Eposit të Kreshnikëve, vlerë e trashëgimisë botërore të njerëzimit. (Fund)
Lojërat popullore, një lashtë e cila do të duhej
Gjekë GjonajLojërat tradicionale për zhvillimin e shkathtësisë e të mprehtësisë dhe forcimit fizik, që pjesërisht kanë natyrën e një gare, të një argëtimi dhe të një shfaqjeje në Anë të Malit kanë traditë të lashtë. Këto lojëra popullore janë karakteristikë etno-kulturore e kësaj treve që prezantojnë lloj-llojshmërinë e traditave, zakoneve dhe dokeve të saj. Në këto lo-
Këto krijime në vetvete, përbëjnë një unitet e bashkëveprim artistik të elementit koreografik, poetik e melodik dhe përdoren në raste të ndryshme festive, por edhe në ato të zakonshme
jëra bëjnë pjesë shkathtësitë fizike, lojërat e burrave, lojërat humoristike, dëfryese e këngët dhe vallet tradicionale. Deri nga fillimet e viteve ’70 të shekullit të kaluar kur ende në jetën sociale të popullsisë së kësaj zone nuk ishte futur televizori dhe fare pak radioja si mjete argëtimi, banorët si mjet dëfrimi e zbavitjeje në kohën e lirë kishin kryesisht lojën popullore, si për fëmijët dhe të rinjtë, ashtu
Deri nga fillimet e viteve ’70 të shekullit të kaluar kur ende në jetën sociale të popullsisë së kësaj zone nuk ishte futur televizori dhe fare pak radioja si mjete argëtimi, banorët si mjet dëfrimi në kohën e lirë kishin kryesisht lojën popullore si për fëmijët dhe të rinjtë, ashtu edhe për të rriturit
edhe për të rriturit. Nga ajo që unë kam gjurmuar, disa nga ato edhe unë i kam përjetuar dhe luajtur në rininë time të hershme në vendlindje. Lojërat popullore argëtuese, siç pohojnë banorët e kësaj zone janë zhvilluar në ambiente të ndryshme, në kushte shtëpie si dhe në kushte fushe (jashtë shtëpie), ndërsa një pjesë e konsiderueshme e tyre në të dy ambientet. Në kushtet e fushës, fëmijë dhe të rinj, ose kur kullotnin tufat e bagëtive, ose kur mblidheshin në kohë të lirë, i organizonin lojërat e ndryshme dhe argëtoheshin me to. Në kushte shtëpie luheshin ato lojëra si në raste festash, ashtu edhe në kohë të lirë në mbrëmje pas punëve të ditës sidomos në netët e gjata të dimrit. Mblidheshin burrat dhe të rin-
një traditë e duhej të ringjallej
Në kohën e sotme këto dhe lojëra të tjera popullore të kësaj zone nuk organizohen më. Mendojmë se do të ishte mirë që anamalasit të ringjallin këtë lloj argëtimi duke organizuar lojëra tradicionale të përvitshme
jtë e çdo fshati dhe organizonin llojlloj lojërash popullore. Kjo gjë krijonte mundësi të mblidheshin bashkë mjaft të rinj e të reja dhe atëherë shkëmbeheshin mjaft eksperienca edhe në fushën e argëtimit me lojëra të ndryshme popullore. Loja me top nuk ishte krijuar si traditë, ndaj edhe nuk njihej në ato kohëra, kështu që mbeteshin primare lojërat e tjera si: loja e filxhanit, loja e kapuçave, treç, hedhja e gurit, gjuajtja e shen-
jës me gurë, gjuajtja e shenjës me pushkë, terheqja e litarit, pasaturra, loja me domina, loja e shahut, loja e thyerjes së duarve apo “çengel-çengel”, cic-mic, loja e shatit, etj. Kjo e fundit është shndërruar në valle - këngë karakteristike autoktone me titull “Kanga e shatit” të cilën e kanë kënduar meshkujt gjatë mihjes së kallamboqit, kurse femrat gjatë fushatës së korrjes së grurit. Këto krijime në vetvete përbëjnë një
Lojërat popullore argëtuese, siç pohojnë banorët e kësaj zone, janë zhvilluar në ambiente të ndryshme në kushte shtëpie si dhe në kushte fushe (jashtë shtëpie), ndërsa një pjesë e konsiderueshme e tyre në të dy ambientet
unitet e bashkëveprim artistik të elementit koreografik, poetik e melodik dhe përdoren në raste të ndryshme festive , por edhe në ato të zakonshme. Karakteristikë e tyre, ndër të tjera, është roli i veçantë i ambientit, i spektatorëve. Këta marrin pjesë aktive në zhvillimin e lojës, jo vetëm me ndërhyrjet, thirrjet inkurajuese, të qeshurat, por në momente të caktuara edhe si personazhe vepruese që komunikojnë me lojtarët kryesorë. Në kohën e sotme këto dhe lojëra të tjera popullore të kësaj zone nuk organizohen më. Mendojmë se do të ishte mirë që anamalasit të ringjallin këtë lloj argëtimi duke organizuar lojëra tradicionale të përvitshme me shpresën për të hequr sadopak vëmendjen e të rinjve nga teknologjia, të cilët janë të dhënë pas kompjuterëve dhe internetit, për t’ua kujtuar atyre se ka edhe gjëra të tjera për t’u argëtuar sikurse edhe për të përçuar tek ata traditën e vjetër argëtuese e sportive, pse jo edhe në mënyrë moderne!
Intervistë me Dr. Ganimete Hoxha
Koha Javore: Kush është doktoreshë Ganimete Hoxha?
Dr. Ganimete Hoxha: Kam lindur dhe jam rritur në Klinë, Kosovë. Arsimin fillor dhe të mesëm e kam mbaruar në vendlindje ndërsa Fakultetin e Mjekësisë e kam kryer në Prishtinë. Fati e deshi dhe u martova po atë vit më 1987 në Anë të Malit. Që atëherë jetoj këtu. Pra jamë bijë e Kosovës e nuse e Anës së Malit. Përndryshe të shtoj se kam specializuar në Beograd dhe jam specialiste e mjekësisë familjare. Jam nënë e dy fëmijëve, gëzoj emrin gjyshe nga dy nipa të cilët jetojnë në Prishtinë me prindërit e tyre.
Koha Javore: Çfarë peripecish u kanë përcjellur në karrierën Tuaj? Fjala është për përiudhën pas kryerjes së studimeve ngase një kohë të gjatë, siç jemi në dijeni, kenë qenë e papunë?
Dr. Ganimete Hoxha : Punësimi im ka qënë më shumë i vështirë në atë kohë. Vetë sistemi i punësimit, jo vëtem i imi por edhe i shumë kolegëve. Kemi pritur në Entin për Punësim një kohë të gjatë që të na gjendet diku një punë në profesion. Sa mbaj mend aty kemi qenë të evidentuar diku rreth dhjetë mjekë! Unë e kisha pak më të vështirë ngase vija nga një vend tjetër, Kosova prandaj as që diskutohej që mund të punësohesha diku në Mal të Zi, as në Ulqin e as në Tivar. Zakonisht përgjigja që merrja ishte të kthehesha nga kisha ardhur, sepse nuk kishin nevojë për mjekë, bile as stazhin e praktikantit nuk ma mundësuan ta bëj këtu dhe jam detyruar të kthehem në Kosovë ku edhe e kreva në vendlindje, në Klinë. Pas një kohe pasi kisha mbaruar stazhin, në Shtëpinë e Shëndetit në Ulqin e zevendësova një mjeke për gjashtë muaj. Përsëri e pa punë për disa kohë, punova një vere në Ambulancën “Vita” një sezon turistik, pastaj filloi pritja vit pas viti, një dekadë e plotë, nja dhjetëvjetë!?! Në tetor të vitit 1996 Tivari kishte nevojë për mjekë dhe atëherë mu ofrua rasti për punësim. Pak kohë kam punuar në Tivar dhe Peçuricë, pastaj më ofruan punë në Ambulancën e Ostrosit, ku edhe sot vazhdoj të punoj, e mesiguri derisa të dal në pension. Askush këtu nuk ka
qëndruar me shumë se tri vjet, ndërsa unë punoj tash njëzetë e pesë vite pa ndërprerje në këtë staconi shëndetësor.
Koha Javore: Si është i organizuar shërbimi shëndetësor në këtë stacion?
Dr. Ganimete Hoxha: Gjendja e përgjithshme shëndetësore në Krajë ishte në nivelin më të ulët, kushtet higjienike nuk ishin atëbotë në nivelin e duhur, mjekët shqiptarë punuan 2-3 vite, merrnin specializimin dhe normal kontribuonin në qytete përkatëse ku banonin. Pacientët kishin mbetur pothuaj në mëshirën e fatit, kërkonin ndihmë mjekësore në ambulancat përrreth në Ulqin apo në Tivar. Përsoneli tjetër këtu ishte i mjaftueshëm, ishte motra medicinale, tekniku i patronazhit, vozitësi i autoambulancës dhe higjienistja. Pra këyre u mungonte vetëm mjeku i ambulacës që shërbimi mjekësor primar të kompletohej edhe këtu si gjithandej ku funcionojnë shërbime të këtilla shëndetësore.
Kraja atëherë numëronte diku rreth 4.000 banorë. Numri i pacientëve ishte i madh, kishte fëmijë që padyshim si gjithkund kishin nevojë për shërbime shëndetësore primare, por edhe të rritur dhe të moshuar. Dominonin sëmundje të ndryshme infektive, akute e kronike, e sidomos sëmundjet e sistemit të frymëmarrjes. Vaksinimi i fëmijëve ishte mjaft i vogël. Atëherë vaksinimin e bënin në Krajë. Vizitat konsultative bëheshin shumë rrallë ngase nuk kishin me se të udhëtonin. Autobusi ndërurban ishte në qarkullim por kushtet ishin më të vështira, andaj preventiva dhe shërimi duheshin mundësuar aty. Rastet e rënda transportoheshin me automjetin e ambulancës. Problem më i madh ishte kur makina ishte në defekt (kjo ndodhte shpesh) e rasti ishte për hospitalizim. Të njejtat vështërësi kishin edhe mjekët që punuan para meje. U ballafaquam me sfida të ndryshme, qoftë me barna e qoftë me mundësi shërimi në këto kushte mjaft të vështira. Unë kam bërë përpjekje maksimale që sado pak kësaj popullate të cilës i shërbej që punën në këtë stacion shëndetësor ta riorganizoj në mënyrën më të mirë të mundshme. Besoj se gjatë
kësaj kohe edhe ia kam arritur asaj që kam synuar. Sot shërbimin shëndetësor këtu e japin krahas meje edhe dy infermiere, dy shoferë dhe një punëtore në mirëmbajtjen e higjenës. Nuk kam dëshirë të flasë për këtë, fjalën e tyre lidhur me këtë le ta thonë pacientët që këtu u është ofruar shërbimi shëndetësor tash e më shumë se 25 vjet sa jam këtu në shërbim të qytetarëve të Krajës. Duhet thënë edhe këtë: Të punosh në fshat larg qendrave mjekësore e spitalit eshtë mjaft e vështirë, duhet të kalitesh me lloj-lloj vështirësish, aty je mjek i të gjitha profileve duke filluar nga foshnjet e poRsalindura e deri te mjeku që konstaton vdekjen e pacientit në çfarëdo rrethanash që e gjenë atë, etj. Sidoqoftë, unë kam bërë përpjekje maksimale që punën ta organizoj në mënyrën më të mirë të mundshme.
Koha Javore: Ardhja Juaj në Krajë është pritur mirë nga banorët e këtushëm. Kjo nga vetë fakti se në Stacionin Shëndetësor në Ostros nuk ka patur mjekë që të kenë qëndruar, siç thatë edhe vetë, më shumë se dy-tri vjet. Dr. Ganimete Hoxha: Duke u bazuar në këto kushte e vështirësi me të cilat ishin ballafaquar që nga momenti i ikjes së kolegëve të mi në vendet e tjera, nevoja për mjekë e posaçërisht mjekë shqiptarë ishte e madhe e mos të them për mjeke femër. U mirëprita shumë mirë qoftë nga stafi e qoftë nga pacientët. E kjo më bëri që të ndihem si në familjen time, e pash sa kanë nevojë dhe vetës ia parashtrova detyrat që duhet t’i kryej. Në rend të parë të kujdesem për edukimin shëndetësor e pastaj të luftoj në mbrojtje dhe shërim. Populli i këtij nënqielli është shumë bujar, mikpritës dhe nuk të harron kurrë për punën që ke bërë. U prita mirë ngase këtu mjekët merrnin specializimin dhe iknin nga këtu. Unë nuk e bëra këtë. U zotova se do të bëj të pamundurën që edhe këtu si edhe në stacionet e tjera shëndetësore do të ofrohet shërbimi shëndetësor primar me rregull. Krahëhapur më pritën, më respektojnë, më nderojnë, janë mirënjohës për shërbimet që ua japim. Edhe sot e gjithë ditën bëj përpjekje mak-
simale që të jap kontributin tim aq sa më lejojnë rrethanat në të cilat gjendet shoqëria jonë në përgjithësi.
Koha Javore: Puna Juaj këtu është vlerësuar jo vetëm nga pacientët dhe qytetarët e Krajës, por edhe nga instancat shëndetësore të Komunës, Malit të Zi dhe jo vetëm. Sa ka qenë dhe sa është e vështirë puna në zonat rurale siç është Kraja?
Dr. Ganimete Hoxha: Tani pas disa dekadave çdo gjë është shumë më e lehtë, kemi ngrohje qëndrore, kemi rrymë të mjaftueshme dhe pandërprerje, sistemi i digjitalizimit me kompjuterë në ambulancë funkcionon shumë më mirë, kemi barnatoren që punon çdo ditë tash 15-16 vite, kemi autoambulancën, EKG, oksigjen koncentratorin e shumë pajisje mjekesore – kontribut i mërgimtarëve nga diaspora. Çdo javë bëhen analizat laboratorike. Përsoneli është i kompletuar, kemi automjete por fatëkeqësia më e madhe është se ka rënë dukshëm numri i popullatës që jeton në Krajë. Puna në zonat rurale është e vështirësuar. Të punosh në fshat, larg spitalit dhe shtëpisë së shëndetit, kërkon angazhim, punë , sakrificë, guxim dhe njohje të profesionit. Fshati të bë më të fortë në profesion, nuk ke ndihmë profesionale sikur ata në qytet, do të vëndosesh vetë, përgjegjësitë të bien mbi supe, nuk ke orar të caktuar ngase je së bashku me personelin shëndetësor përgjegjëse për mënyrën që duhet të ofrohet ndihma shëndetësore pa marrë parasysh kohën, rrethanat, largësitë dhe kushtet atmosferike. Tani normal që është më lehtë ngase disponojmë me mjetet digjitale, telefon, kompjuter dhe është më lehtë të caktohet diagnoza, udhëzimi e transporti i të sëmurit, lënduarit. Mjaftë
ndihmon edhe emergjenca e Tivarit, etj. Nuk ka qenë lehtë por me punë dhe angazhim maksimal ia kemi arritur. Puna e mjekut vlerësohet më së miri nga pacientët. Falënderimet e tyre janë gjëja më e lumtur për një mjek, kur pacienti ndihet më mirë, kalojnë shqetësimet apo lehtësohen ato, atëherë edhe mjeku frymon lirshëm. Vështirë është atëherë kur nuk ke mundësi ndihme, ke bërë të pamundurën por sëmundja e rëndë e përkeqëson gjendjen. Mendoj që atëherë e kemi me borxh që t’i ndihmojmë psiqikisht pacientit me fjalë, prezencë, e kurajo. Shpesh pacientët e mi në momentet e fundit kërkojnë hallallin. Kjo tregon besimin dhe afërsinë e pacientit me mjekun i cili kujdeset vite e vite për ta. Unë si mjeke jam e lumtur kur punën përveç pacientëve ta vlerësojnë edhe instuticionet e tjera shëndetësore qoftë në Komunën e Tivarit si më lart. Mua mirënjoja më e lartë për punën time më është dhënë në vitin 2014. Është kjo mirënjohje që jep Oda e Mjekëve e Malit të Zi. Jam laureate e mirënjohjes ,,Branko Zogoviq” për vitin 2014 me motivacionin “Për kontribut të veçantë në punë dhe afirmimin e parimeve humane të profesionit”. Kam edhe mirënjohje dhe dekorata të tjera që më dhënë bërë gjatë këtyre viteve, por kjo më bën më së shumti krenare.
Koha Javore: Përveç punës me pacientë, Ju këtu kohë pas kohe keni organizuar edhe shërbime mjekësore specialistike si dhe keni organizuar një herë në javë edhe shërbime të laboratorit për analiza të pasqyrës së gjakut. Dr. Ganimete Hoxha: Në Krajë janë organizuar pos punës së përditëshme me pacijentë, edhe puna preventive në njohjen dhe parandalimin e shumë sëmundjeve. Shumë ligjerata janë organizuar si fjala bie me onkologë, hematologë, internistë, dermatologë, psikiatra , gjinekologë etj, ku numri ndjekësve ka qenë i madh dhe interesimi i tyre dëshmon se sa janë të etshëm për njohjen e problemeve shëndetësore.
Koha Javore: Monografia “Shëndetësia në Krajë” është libri i parë i këtij lloji, dokument me vlera të mëdha historike lidhur me rrjedhat e shërbimit shendetësor në Krajë. Si ia keni arritur të grumbulloni materialin dhe të
botoni një monografi të tillë?
Dr. Ganimete Hoxha: Libri im ,,Shëndetësia në Krajë” për mua do të thotë shumë. Jam e lumtur që arrita të përshkruaj punën, sakrificën e të gjithë atyre profesionistëve shëndetësorë që dhanë kontribut mjekësor që nga fillimi i shërbimit shëndetësor nga shekulli i kaluar. Në mënyrë historike jam munduar të paraqes situatën shëndetësore, me fotografi të ilustruara kam arritur ta dokumentoj punën e bërë.
Gjatë grumbullimit të materialeve kam hasur në vështërësi të ndryshme, kam gjurmuar në arkiva për dokumente të rralla të papublikuara më parë. Gjatë hulumtimeve të bëra kam hasur dokumente të ndryshme si në arkivin e Spitalit, Shtëpisë së Shëndetit në Tivar, Ulqin, Cetinë etj. Kontributin më të madh ma kanë dhënë vetë pacientët kur tregonin për sakrificën, mundin, kushtet në të cilat kanë punuar kolegët e mi. Libri është pritur mirë nga lexuesit dhe konsideroj që institucionet relevante do ta kenë bazë të mirë për hulumtime të mëtejme shkencore.
Koha Javore: Kraja po boshatiset, gjë që reflektohet në çdo rrafsh të jetës. Padyshim është ulur edhe numri i pacientëve që u kanë zgjedhur Ju si mjeke familjare. Çfarë mund të na thoni për këtë dukuri që këtu s’po ka të ndalur?
Dr. Ganimete Hoxha: Kraja po boshatiset e kjo po reflektohet jo vetëm ne punën tonë por edhe në çdo rrafsh të jetës. Numri i pacientëve është zvogëluar dukshëm, të rinjtë po shkojnë jashtë për një jetë më të mirë. Gjëja më shqetësuese është sepse të moshuarit kanë nevojë për shërbim më të devotshëm, qoftë ai shëndetësor apo social. Nuk mund të them që nuk e kanë gjendjen ekonomike, ajo nuk u mungon, por u mungon ajo më e rëndësishmja, ngrohtësia familjare në shumicën e rasteve.
Për fund do t’u sygjeroja kolegëve të rinj që ishalla nuk e kenë fatin tonë, të specializojnë, sepse çdo specializim e ka rëndësinë dhe vlerën e vet. Ta duan profesionin, të kenë durim, sepse me komunikim të mirëfilltë arrihet çdo gjë. Koha Javore: Faleminderit doktoreshë për kohën e ndarë për këtë bisedë!
Dr. Ganimete Hoxha: Faleminderit Ju që më dhat rastin dhe më siguruat një hapësirë të konsiderueshme të faqeve të gazetës. Ali Gjeçbritaj
Shkolla e parë fillore nën Kala - Ulqin
Drejtorët shqiptarë
Lopçi, Hasan Brahimi, Ganije Baçi, Zekije Golemi, Persa Gjurbabej e ndonjë tjetër. Mes tyre gjendeshin mësuesit Minja Nikollë Gega dhe Angjelina Pistulli të cilët vazhduan punën e tyre arsimore në këtë trevë edhe në vitet e pastajme. Jahja Domnori, njëkohësisht ishte përgjegjës edhe për shkollat që përfshinte në atë kohë nënprefektura e Ulqinit si në: Shtoj, Darzë, Pistull, Salç, Peçuricë, Goranë, Kosiq, Katërkollë dhe Sukubinë. Ndërsa në përgjithësi në vitin shkollor 1941/42 nxënës në nënprefekturën e Ulqinit, së bashku me Krajën dhe Tuzin gjithsej ishin 1.809 nga 51 fshatra ku punonin 30 mësues.
klasën e katërt në Prishtinë në qershor të vitit 1954.
Në vjeshtë të vitit 1954 e hasim në Sarajevë. Edhe si student tregoi sukses të shkëlqyeshëm dhe merr diplomën e profesorit në afat rekord. Punën mësimore e fillon në shkollën e vendlindjes në nëntor të vitit 1959, pastaj dha mësim në Shkollën Fillore “Boshko Strugar”, në Ulqin.
Jahja Domnori
Drejtori i parë Shkolla e parë fillore - tetëvjeçare është trajtuar si bastioni i malazezëve ku gjithmonë kanë dominuar udhëheqësit malazezë.
Por ishin edhe tre drejtora shqiptarë.
Shkolla Fillore
„Skënderbegu” - Ulqin
Italia hyri heret para se të fillonte Lufta e Dytë Botërore në Shqipëri në vitin 1939. Menjëherë formuan Mbretninë Shqiptare.
Pas okupimit të ish-Jugosllavisë së Parë, në prill më 1941, Ulqini si vend me shumicë shqiptare të popullatës i takonte Mbretnisë Shqiptare prej vitit 1941-1945.
Kufiri ka qenë te Ura e Mërkotit (ku edhe sot është kufiri ndërmjet Komunës së Tivarit e Ulqinit).
Gjatë Luftës së Dytë Botërore, përkatësisht në vitin shkollor 1941/42, Ministria e Arsimit e Shqipërisë dërgoi në Ulqin e rrethinë disa mësues, në mesin e të cilëve shkodranin Jahja Domnori, i cili emërohet drejtor i Shkollës Fillore „Skënderbegu” të Ulqinit.
Prej mësuesve të tjerë nga Shqipëria përmenden Zef Tarnaku, Xhemal
Jahja Domnori i ka kushtuar kujdes të posaçëm realizimit të programit mësimor, në mënyrë të veçantë programeve të gjuhës shqipe, të historisë e të gjeografisë së Shqipërisë. Përveç mësimit të rregullt këta mësues kanë zhvilluar edhe kurset verore kundër analfabetizmit që i përfunduan me sukses.
Fadil Taipi në intervalin kohor 19631966 ishte drejtor i kësaj shkolle, mirëpo me hapjen e Gjimnazit në Ulqin zgjidhet drejtor (1.6.1966) dhe këtë detyrë e ushtron tri vjet. Pas 12 vjet të punës në këtë shkollë, përsëri caktohet drejtor nga viti 1981, fillon një periudhë e vështirë e tejet delikate kur nxënësit dhe mësimdhënësit i akuzojnë se janë nacionalistë, irredentistë dhe etiketime të tjera çfarë mund të pillte mendja e armiqve të shkollës me mësim në gjuhën shqipe në trojet shqiptare në Mal të Zi, Kosovë dhe Maqedoni. Fatkeqësisht në këtë periudhë largohen nga procesi mësimor profesorët shqiptarë të dalluar për edukimin, arsimimin e nxënësve dhe për sjellje shembullore.
Përveç punës në shkollë fillore dhe të mesme, Fadil Taipi ka pasur detyra me peshë të rëndë politike. Në intervalin kohor 1968-1986 ushtroi këto detyra me përgjegjësi politike: kryetar i Komunës së Ulqinit, deputet në Kuvendin e Malit të Zi, deputet në Kuvendin e RSFJ dhe detyra të tjera. Pensionohet në vitin 1986. Vdiq më 15.4.2007.
Fadil Taipi (1933-2007)
Drejtori i dytë
Fadil Taipi i takon gjeneratës së parë të Shkollës Tetëvjeçare në Katërkollë, ku u lind më 1.5.1933. Shkollën fillore e kreu në vendlindje në vitin 1950. Në qershor të vitit 1950 jep provimet e semimaturës me sukses. Sipas udhëzimit të Januz Divanoviqit, drejtori i Shkollës së Katërkollës, Fadili regjistrohet në Shkollën Normale në Gjakovë, ku kreu tri klasë, ndërsa
Muhamed - Muho Spuzha
Drejtori i tretë
Muhamed Spuzha u lind në Ulqin më 9.5.1955. Shkollën fillore dhe tetëvjeçare e kreu në Ulqin. Fakultetin Filozofik, Degën filozofi – sociologji e përfundon në Prishtinë në vitin 1987. Menjëherë fillon punën në Gjimnazin “Vëllazërim - Bashkim” në Ulqin, si profesor i lëndëve të sociologjisë në gjuhën shqipe dhe malazeze. Falë rezultateve të treguara në procesin arsimor, në vitin 1984 zgjidhet ndihmës/ drejtorit i gjimnazit. Por, dashuria për procesin arsimor e kthen përsëri në mesin e nxënësve.
Në janar të vitit 2001 angazhohet në Ministrinë për Pakica të Qeverisë së Malit të Zi lidhur me proceset e arsimit, kulturës dhe informimit.
Ajo çka është më rëndësi në punën dhe angazhimin e Muhamed Spuzhës ishte zgjedhja për drejtor të Shkollës Tetëvjeçare “Boshko Strugar” në Ulqin. Ai ishte drejtori i tretë
shqiptar në këtë shkollë.
Muhamedi ishte drejtor në këtë shkollë dy mandate të plota, prej vitit 2003 deri në vitin 2011. Në këtë periudhë edhe zv/drejtori ishte shqiptar, Sytki Malohoxhiq.
Një periudhë të shkurtër kohore, Muhamed Spuzha ishte edhe drejtor i Qendrës për Kulturë në Ulqin. Në vitin 2015 zgjidhet si udhëheqës i mësimit në mënyrë praktike në Gjimnazin e Ulqinit. Aty do të punojë deri në dalje në pension, në vitin 2022.
E ENJTE, 2 MARS 2023
Në Shkollën e Muzikës në Ulqin
Koncert i dy pedagogeve të Universitetit të Arteve në Tiranë
Ulqin – Në sallën e koncerteve të Shkollës së Muzikës në Ulqin, të premten mbrëma është mbajtur koncerti i violonçelistes Dorina Laro dhe pianistes Kristina Petrollari – Laço, pedagoge në Universitetin e Arteve në Tiranë.
Në programin e tyre ato kanë interpretuar për publikun e pranishëm pjesë të përzgjedhura nga kompozitorët Ludwig van Beethoven, Cezar Frank, Ottorino Respighi dhe Frederic Chopin. Dy artistet bashkëpunojnë me njëra-tjetrën prej vitit 2008, duke interpretuar në aktivitete të ndryshme muzikore në Shqipëri
por edhe jashtë, si në Kosovë, Itali, Gjermani, Zvicër, Kore e Jugut etj. Dorina Laro ka kryer Liceun Artistik dhe studimet në Akademinë e Arteve (sot Universiteti i Arteve) në Tiranë, në klasën e Prof. Astrit Selita. Prej vitit 2002 është pedagoge në Akademinë e Arteve, kurse prej vitit 2012 mban titullin “Prof. i asocuar”. Një vend të rëndësishëm në aktivitetin e saj zë muzika e dhomës në festivale të ndryshme. Është drejtuese artistike dhe një prej organizatoreve të konkursit “Tempo” dhe festivalit “GjiroClassica”.
Ndërkaq pianistja Kristina Petrol-
Në programin e tyre violonçelistja Dorina Laro dhe pianistja Kristina Petrollari – Laço kanë interpretuar për publikun e pranishëm pjesë të përzgjedhura nga kompozitorët Ludwig van Beethoven, Cezar Frank, Ottorino Respighi dhe Frederic Chopin
lari – Laço që prej vitit 2005 është pedagoge pranë Universitetit të Arteve në Tiranë, ku ka krijuar klasën e saj të studentëve në piano forte. Ajo ka kryer Liceun Artistik dhe ka diplomuar në Akademinë e Arteve në Tiranë, në klasën e prof. Margarita Kristidhi. Mban titullin profesor i asocuar. Ka një karrierë të spikatur, e ftuar në festivale të ndryshme brenda dhe jashtë vendit.
Të dy artistet kanë interpretuar si soliste me orkestrat më të njohura shqiptare si Orkestra Simfonike e RTSH-së, Orkestra e Teatrit të Operas dhe Baletit, Orkestra e Akademisë së Arteve etj. i. k.
Guci - Të martën, më 21 shkurt 2023, është mbajtur konferenca për media dhe prezantimi i projektit “Bashkësia e pastër për rrethim të qëndrueshëm dhe të pastër”, të cilin e bashkëfinancon Bashkimi Evropian nga mjetet e Programit IPA të bashkëpunimit tejkufitar SerbiMali i Zi, 2014-2020 dhe Ministria e Financave e Republikës së Serbisë, sektori për marrëveshje dhe financim të programeve nga mjetet e Bashkimit Evropian (CFCU).
Projektin në fjalë bashkërisht e zbatojnë Komuna e Gucisë (Mali i Zi) dhe Komuna e Ivanjicës (Republika e Serbisë) me qëllim të dhënies së kontributit në mbrojtjen e mjedisit jetësor në rajonin tejkufitar përmes menaxhimit efikas dhe modern të infrastrukturës së hedhurinave. Projekti do t’i kontribuojë përmirësimit të kapacitetit dhe efikasitetit të shërbimeve publike në këtë fushë, ndërsa fokusi do të jetë edhe në promovimin e vetëdijes ekologjike te të rinjtë përmes aksionit të përbashkët lidhur me grumbullimin e hedhurinave në këto komuna.
Në konferencë kanë folur kryetarja e Komunës së Gucisë, Anella Çekiq, kryetari i Komunës së Ivanjices, Momçillo Mitroviq dhe koordinatorja e projektit, Marija Millenkoviq.
Kryetarja e Komunës së Gucisë, Anella Çekiq ka shprehur falënderim në mbështetjen financiare të Bashkimit Evropian dhe ka theksuar se i gëzohet bashkëpunimit me Komunën e Ivanjicës në avancimin e kapaciteteve teknike në këtë fushë dhe ofrimit të shërbimeve efikase publike për qytetarë. Po ashtu, ajo shpreson se ky bashkëpumin do të vazhdohet edhe në sektorët e tjerë, veçanërisht në turizëm.
Kryetari i Komunës së Ivanjicës, Momçillo Mitroviq ka falënderuar në besimin e treguar Komunën e Gucisë dhe ka theksuar që shpreson se projekti do t’i realizojë rezultatet e planifikuara, do të avancojë infrastrukturën e menaxhimit me hedhurina në këto komuna dhe do të kontribuojë në ruajtjen dhe mbrojtjen më të mirë të mjedisit jetësor. Rezultatet e pritura të projektit kanë të bëjnë me rritjen e kapaciteteve ndërmarrjeve komunale publike për menaxhim me hedhurina ku do të bëhet blerja e automjeteve të specializuar për grumbullimin e hedhurinave dhe të kontejnerëve në të dy komunat, por edhe vizitat e organizuara studimore dhe punëtoritë e përfaqësuesve të ndërmarrjeve komunale publike ku do të këmbehen dituritë dhe përvojat në këtë fushë.
Gjithashtu, njëri prej rezultateve të projektit ka të bëjë me avancimin e diturisë të të rinjve mbi rëndësinë e mbrojtjes së mjedisit jetësor dhe menaxhimit me hedhurina, andaj nëpërmes projektit do të organizohen punëtoritë edukative për nxënës dhe mësimdhënës në shkollat fillore në Guci dhe Ivanjicë, Eko kampi dhe aktivitetet e tjera përcjellëse të karakterit edukativ. Në fokus projekti do të ketë edhe avancimin e infrastrukturës lokale në fushën e menaxhimit me hedhurina, kurse kujdes i veçantë do t’i kushtohet promovimit të rëndësisë së mbrojtjes së mjedisit jetësor dhe menaxhimit me hedhurina në publik përmes zbatimit të kampanjës mediatike adekuate dhe aktiviteteve të tjera në opinionin publik.
Realizimi i projektit ka filluar më 25 dhjetor 2022 dhe do të zgjasë deri më 24 dhjetor 2024. Vlera e tërësishme e projektit është 389.635 euro, nga të cilat 330.800 euro janë kontribut i Bashkimit Evropian. Ekipin projektues për realizimin e këtij projekti e përbëjnë: Huso Brdakiq, Marija Millenkoviq, Amellija Shehoviq nga Komuna e Gucisë dhe Millka Kapllanoviq dhe Sllobodan Popoviq nga Komuna e Ivanjicës.
Shaban Hasangjekaj
Është mbajtur konferenca dhe prezantimi i projektit “Bashkësia e pastër për rrethim të qëndrueshëm dhe natyrë të pastër”
Në Komunën e Gucisë
Në QKI “Malësia” u mbajt shfaqja “Nata poetike migjeniane”
Pasqyrim i dramës migjeniane
Në këtë mbrëmje u panë detaje të së shkuarës në kostume, thurur me një interpretim modern. Aktorët vuajnë dramën migjeniane, qeshin, kërcejnë, humbasin dhe njëkohësisht ndërveprojnë me njëri-tjetrin, por edhe me publikun, duke e mbajtur veprimin gjithmonë të gjallë, që në këtë qasje të duket gjithçka sa e njohur prej një jete, aq edhe e panjohur
Tuz – Në Qendrën Kulturore-Informative “Malësia”, të premtën mbrë-
ma më 24 shkurt 2023, u mbajt shfaqja “Nata poetike migjeniene”,
një larmi e prozës dhe poezisë së Migjenit, interpretuar nga aktorë të Shoqatës “Grupimi për artin”-Pogradec, Desara Xhangolli dhe Anderson Gurra.
Kjo natë vjen nëpërmjet etydeve interesante, moderne e të prekshme mbi tekste të njohura e të vjetra, duke sjellë frymën dhe ngjyrat e Shkodrës, por edhe malësoren migjeniane, më njerëzore e më të bukur se kurrë. Në këtë mbrëmje u panë detaje të së shkuarës në kostume, thurur me një interpretim modern.
Aktorët vuajnë dramën migjeniane, qeshin, kërcejnë, humbasin dhe njëkohësisht ndërveprojnë me njëritjetrin, por edhe me publikun, duke e mbajtur veprimin gjithmonë të gjallë, që në këtë qasje të duket gjithçka sa e njohur prej një jete, aq edhe e panjohur.
Migjeni konsiderohet si një ndër shkrimtarët më të lexuar e më të rëndësishëm të letërsisë shqipe të shekullit XX, një zë krejtësisht novator nga brendia dhe forma, ndikimi i të cilit mbi letërsinë shqipe të kohës ishte i madh. t. u.
Në Turneun ndërkombëtar “Kakanj Open 2023”
17 medalje dhe dy trofe për KT “Ulqini
KT “Ulqini” ka fituar 11 medalje të arta, katër medalje të argjendta dhe dy medalje të bronzta. Në renditjen e përgjithshme KT “Ulqini” ka fituar trofeun e vendit të parë në disiplinën e formave dhe trofeun e vendit të dytë në disiplinën e ndeshjeve - kategoria e juniorëve
Garuesit e Klubit të Taekwondosë “Ulqini” kanë fituar 17 medalje dhe dy trofe në Turneun ndërkombëtar “Kakanj Open 2023”, që është mbajtur të shtunën (25 shkurt 2023) në qytetin Kakanj të Bosnje e Hercegovinës.
KT “Ulqini” ka fituar 11 medalje të arta, katër medalje të argjendta dhe dy medalje të bronzta.
Medalje të arta kanë fituar Riad
Dervishi, Berina Mustafa, Sara Kraja, Merisa Malokraja, Amra Dushku, Amell Nuti, Denis Çoba, Gabriel Jankoviq, Eren Karaminxhoja, Harun
Dervishi dhe Adnan Mekiq, medalje të argjendta Ajan Brashnjani, Hava Malokraja, Enes Dushku dhe Gani Resulbegu, ndërsa medalje të bronzta Erdi Resulbegu dhe Noar Mavriq. Sportistët më të suksesshëm në disiplinën e ndeshjes, me nga tri ndeshje të fituara, ishin Sara Kraja, e cila është shpallur garuesja më e mirë në kategorinë e juniorëve, dhe Eren Karamanxhoja në kategorinë e pionierëve.
Në disiplinën e formave, sportistët më të suksesshëm të KT “Ulqini”
ishin Berina Mustafa dhe Amell Nuti.
Në renditjen e përgjithshme KT “Ulqini” ka fituar trofeun e vendit të parë në disiplinën e formave dhe trofeun e vendit të dytë në disiplinën e ndeshjeve, kategoria e juniorëve. Nga KT “Ulqini” kanë falënderuar për mbështetje prindërit dhe sponsorët.
Turneu ka grumbulluar rreth 640 garues të 49 ekipeve nga pesë vende të rajonit, ndërsa KT “Ulqini” është përfaqësuar me njëzet garues. (Kohapress)
Hapet reparti i Ndihmës së Shpejtë Mjekësore të Malit të Zi
Guci - Repartin e ri të Ndihmës së Shpejtë Mjekësore në Guci, të enjten më 23 shkurt 2023, në mënyrë solemne e kanë hapur ministri i Shëndetësisë në qeverinë me mandat teknik, Dragosllav Shqekiq, drejtori i Ndihmës së Shpejtë Mjekësore të Malit të Zi, Dr. Vuk Nikoviq, ambasadori i Republikës së Turqisë në Mal të Zi, Barish Kallkavan dhe kryetarja e komunës së Gucisë, Anella Çekiq. Në hapjen e repartit në fjalë, ka qenë i pranishëm edhe koordinatori i Agjencisë të Turqisë për Bashkëpunim
Ndërkombëtar dhe Koordinim TIKA, Abdurrahman Toprak. Vlera e tërësishme e projektit të adapcionit dhe pajisjes së repartit të ri të sipërpërmendur është 120 mijë euro. Enti ka siguruar mjetet për punë ndërtimore dhe për automjetin e ri sanitar plotësisht të pajisur, ndërsa pajisjen mjekësore dhe atë të zyrës në vlerë 25 mijë euro, i ka donuar TIKA.
Reparti i ri i Ndihmës së Shpejtë është hapur në bashkëpunim të Ministrisë së Shëndetësisë, Entit
shtetëror për Ndihmë të Shpejtë dhe vetëqeverisjes lokale e cila me mjetet prej 7.000 euro ka ndihmuar në hapjen e repartit të ri bashkëkohor, i cili kurrë më parë nuk ka ekzistuar në këtë qytet.
“Ndihma e Shpejtë Mjekësore është pjesë specifike e sistemit shëndetësor dhe është domosdoshmëri që pas saj të qëndrojë shteti në kapacitet të plotë. Për këtë është detyrë dhe qëllim i Ministrisë së Shëndetësisë në bashkëpunim me menaxhmentin e Entin për Ndihmë të Shpe-
jtë Mjekësore, që të gjitha repartet në territorin e tërë shtetit maksimalisht të fuqizohen dhe të avancohen kushtet për punë dhe ofrim të ndihmës, në mënyrë që qytetarët të kenë shërbim më të mirë, më kualitativ e në radhë të parë shërbim të shpejtë shëndetësor”, ka thënë në fjalën e rastit në hapjen e repartit ministri Shqekiq. Ai ka përkujtuar se në periudhën e kaluar është rikonstruktuar objekti kryesor në Podgoricë, si dhe repartet e Ndihmës së Shpejtë në Tuz, Plluzhinë e në Cetinë, ndërsa së shpejti do të hapet reparti i Ndihmës së Shpejtë në Ulqin, e në plan është rikonstruktimi edhe i reparteve të tjera në tërë territorin e Malit të Zi.
“Përveç vizionit të qartë të shtetit dhe Ministrisë së Shëndetësisë mbi avancimin e shërbimeve shëndetësore dhe serviseve, rikonstruksionit të objekteve të ndihmës së shpejtë, të cilat janë kryer në afatin rekord, gjithsesi bartin nënshkrim shkathtësie, azhuriteti dhe diturie të menaxhmentit të Entit për Ndihmë të
Shpejtë Mjekësore në krye me dok-
torin Vuk Nikoviq. Të gjitha këto projekte me sukses janë realizuar duke falënderuar edhe miqtë dhe partnerët tanë. Dëshiroj që sot t’i shprehi falënderim ambasadorit të Turqisë në Mal të Zi dhe Agjencionit TIKA, të cilët janë miq të dëshmuar të sistemit të shëndetësisë malazeze, si dhe vetëqeverisjes lokale dhe kryetares së komunës, Anella Çekiq, e cila qartë ka kuptuar rëndësinë e investimit në shëndetësi në këtë trevë”, ka theksuar ministri Dragosllav Shqekiq. Drejtori i Entit për Ndihmë të Shpejtë Mjekësore të Malit të Zi, Dr. Vuk Nikoviq në fjalën e rastit ka theksuar se sot hapin repartin e Ndihmës së Shpejtë në qytetin i cili kurrë më parë nuk e ka pasur.
“Qëllimi ynë është bashkë me ekipin e njerëzve me të cilët punoj dhe me ministrin e nderuar në krye, që të gjithë qytetarëve të Malit të Zi t’u sigurojmë shërbim adekuat të ndihmës së shpejtë medicinale dhe sistemin shëndetësor ta ngrisim në nivel më të lartë. Ajo që është mjaft karakteristike për Entin e Ndihmës së Shpejtë Mjekësore është që repartet një nga një të adaptohen, ndërtohen dhe të marrin standarde të medicinës urgjente bashkëkohore”, ka thënë drejtori i Entit, Dr. Vuk Nikoviq. Ai në vazhdim ka theksuar se ky është shembull i bashkëpunimit të vetëqeverisjes lokale, Ministrisë së Shëndetësisë, Entit dhe Agjencionit TIKA, të cilës i është falënderuar.
“Rasti është specifik, shpresoj se ata neve na i kthejnë edhe ne do t’ia kthejmë popullit të Turqisë për shkak të tërë situatës e cila atje ka ndodhur, e shkaktuar nga tërmete katastrofale. Uroj se ju qytetarë të Gucisë sa më pak të vini në repartin e Ndihmës së Shpejtë, por duhet të dini se shërbimin e ndihmës së shpejtë do ta keni në çdo moment e kjo edhe na është qëllim. Pas nesh mbeten veprat”, ka konfirmuar Dr. Nikoviq.
Ambasadori i Turqisë në Mal të Zi, Barish Kallkavan, ka thënë se Gucia është komuna të cilën për herë të parë e viziton, dhe se në detyrën e ambasadorit ka startuar para një muaji dhe mjerisht e ka filluar në një periudhë të vështirë.
“Republika e Turqisë në dy javët e kaluara përjetoi ndoshta periudhën më të vështirë në historinë e vet. Me
mijëra jetë kemi humbur, mijëra njerëz të lënduar, por njerëzve të lënduar kemi filluar t’u ndihmojmë që të jenë në gjendje më të mirë. Prej se kanë dëgjuar për katastrofë e cila e ka goditur Turqinë, shteti i Malit të Zi dhe populli i Turqisë menjëherë janë ngritur në këmbë dhe i janë përveshur punës si t’i ndihmojë shtetit mik. Kemi vërejtur se populli i Malit të Zi ka qëndruar mu pranë popullit të Turqisë”, ka theksuar ambasadori Kallkavan. Ai në vazhdim ka shtuar se edhe më tutje dërgohet ndihmë Turqisë nga ana e Malit të Zi, e ndoshta kanë marrë ndihmë edhe më shumë se sa është kapaciteti i këtij shteti, dhe pohoi se është i lumtur që hap repartin e ri të Ndihmës së Shpejtë në Guci.
“Më se 150 tonë ndihmë në rreth 10 shleperë të mëdhenj dhe kargo avionë kanë shkuar për Turqi si ndihmë. Edhe nga ana tjetër me ndihmën e TIKA-së, sot hapim këtë repart të Ndihmës së Shpejtë Mjekësore. Kur krahasojmë këto dy gjëra, vërejmë që zemrat e popujve të Turqisë dhe Malit të Zi rrahin njësoj për shtetet e veta. Madje ndjej kënaqësi që janë në këtë pozitë dhe të shoh se si janë raportet e këtyre dy shteteve. Deri tani kemi realizua rreth 500 projekte”, ka thënë ambasadori turk duke shtuar se krenohet me raportet e Malit të Zi dhe Turqisë.
Kryetarja e Komunës së Gucisë, Anella Çekiq u është drejtuar të pranishmëve duke theksuar se puna e Ndihmës së Shpejtë është me rëndësi të madhe për Gucinë, si për qytetarët, po ashtu edhe për diasporën e cila vjen në numër të madh në muajt e verës, por edhe për turistët, veçanërisht për bjeshkatarët të cilët vizitojnë Parkun Nacional “Bjeshkët e Nëmuna” dhe lokalitetet e tjera turistike.
“Punësimi i të rinjve të cilët do të mbesin të jetojnë dhe punojnë në këtë mjedis, është qëllim të cilin dëshirojmë ta realizojmë”, ka theksuar kryetarja Anella Çekiq duke shtuar se Komuna në harmoni me mundësitë e veta bën përpjekje të ndihmojë dhe investojë në të gjitha projektet të cilat strategjikisht janë të rëndësishme për zhvillim të Gucisë, ashtu që edhe në realizimin e këtij projekti kanë dhënë kontributin e vet. Shaban Hasangjekaj