Inva Mula shkëlqen në San Francisco
Intervistë me Gazmend Pajën
Kadetët e "Besës" fitues të Kupës
Podgoricë e enjte, 11 dhjetor 2008 Viti VII Numër 350 Çmimi 0,50 ISSN 1800-5969
PROJEKTI "BESA" DHE AUTOSTRADAT VIRTUALE
Porta kulturore drejt Europës
in qëllim grumbullimin, përpunim Nëse BESA 1, e cila kishte për es inter me tave men dhe doku dhe dixhitalizimin e veprave ë m në kontekstin italian, ku bëjn arbëresh dhe albanologjik vetë rohet në të zgje të n syno 2 A BES e, pjesë minorancat arbëresh e të komuniteteve të ndryshm gjitha strukturat bibliotekare breze, në krahinat e kala tjera e t inca prov në den shqiptare që gjen një Ballkanit, duke realizuar kështu tjera të Italisë dhe në zonën e gjen cilat të fike, ogra bibli e strim katalog kolektiv on-line me regji e. anik ballk e shm ndry të a den në bibliotek
ja Projekti BESA është e vetm dhe e ptar shqi rën kultu për rrugë të albanologjinë në veçanti, për nd qenë pjesë e projektit gjiga a Europeana, edhe pse Shqipëri nuk bën pjesë zyrtarisht në BE. Projekti BESA do të na jepte mundësinë që, të paktën një herë se të jemi një hap më përpara u kombet e tjera që synojnë, asht në si dhe ne, për t'u integruar familjen e madhe europiane.
NGJARJET JAVORE MINISTRI PËR MBROJTJEN E TË DREJTAVE TË NJERIUT DHE PAKICAVE FUAD NIMANI PRITI TË MARTËN MINISTRIN SHTETËROR TË REPUBLIKËS SË TURQISË MUSTAFA SAID YAZICIGLU
Mali i Zi i përkshtuar ndaj të drejtave të njeriut dhe pakicave Podgoricë - Ministri për Mbrojtjen e të Drejtave të Njeriut dhe Pakicave Fuad Nimani ka pritur të premten ministrin shtetëror të Republikës së Turqisë Mustafa Said Yaziciglu. Në kumtesën për opinion të lëshuar nga Qeveria e Malit të Zi thuhet se "në bisedë janë theksuar rezultatet të cilat i ka arritur Mali i Zi në planin e mbrojtjes së të drejtave të njeriut dhe pakicave". Ministri Nimani i ka njohur mysafirët me projektet të cilat i ka realizuar Ministria për Mbrojtjen e të Drejtave të Njeriut dhe Pakicave në periudhën e mëparshme, e që kanë të bëjnë me formimin dhe
Themelues: Kuvendi i Republikës së Malit të Zi Gazetë javore për aktualitete, shkencë dhe kulturë Numri i parë doli më 21 shkurt 2002. Botues: SHAGBG ’’Pobjeda’’ Kryetari i Bordit të drejtorëve Radoica Luburiq Redaktor përgjegjës: Ali Salaj Gazeta redaktohet nga kolegjiumi: Anton Gojçaj, Fran Gjokaj, Ismet Kallaba (aktualitete, sport), Rrok Dushaj (mozaik, bota), Fahrudin Gjokaj (grafikë), Vijoleta Berishaj (sekretare teknike), Bisera Beqaj (marketing) Adresa: Bulevar revolucije 5 Podgoricë Telefonat: 081-247-799, 247-734 Fax: 247-674 E-mail: kohajavore@cg.yu www.kohajavore.cg.yu Dorëshkrimet dhe fotografitë nuk kthehen
2 e enjte, 11 dhjetor 2008
rolin e këshillave nacionale, konstitutimin e Fondit të Pakicave, implementimin e Strategjisë për popullatën RAE, formimin e Qendrës për Ruajtjen dhe Avancimin e Kulturës së Pakicave, etj. Gjatë bisedës është shprehur kënaqësi për marrëdhëniet e mira ndërmjet Malit të Zi dhe Turqisë në shumë sfera, gjë që është dëshmuar përmes investimeve turke në shumë treva të Malit të Zi, pa marrë parasysh strukturën etnike të këtyre rajoneve. Mysafirët kanë theksuar se ekzistimi i Ministrisë
për Mbrojtjen e të Drejtave të Njeriut dhe Pakicave jep sinjal të mirë se Mali i Zi është i përkushtuar ndaj avancimit të të drejtave të njeriut dhe pakicave, dhe se këto fakte dëshmojnë për rrugën e mirë të Malit të Zi drejt integrimeve euro-atlantike. (Kohapress)
NGJARJET JAVORE MINISTRI PËR MBROJTJEN E TË DREJTAVE TË NJERIUT DHE PAKICAVE FUAD NIMANI THOTË SE PO PUNOHET PËR NDRYSHIMIN E LIGJIT MBI PËRDORIMIN E SIMBOLEVE NACIONALE
Ligji duhet të avancojë përdorimin e simboleve nacionale
Ulqin - Ministri për Mbrojtjen e të Drejtave të Njeriut dhe Pakicave Fuad Nimani thotë se kjo ministri është duke punuar për ndryshimin e Ligjit mbi përdorimin e simboleve nacionale dhe ka shprehur besimin se kjo do të bëhet së shpejti. Deklarata e ministrit Nimani është bërë gjatë një vizite në Ulqin, të premten më 28 Nëntor, ditë të cilën shqiptarët e festojnë si Dita e Flamurit. Ministri Nimani ka thënë se ndryshimet në Ligj kanë për qëllim avancimin e përdorimit të simboleve kombëtare. Ai ka thënë se mirëpret propozimet dhe sugjerimet nga subjektet e ndryshme politike, në rastin konkret ato shqiptare, si dhe nga
KUMTESË PËR OPINION E FORCËS SË RE DEMOKRATIKE LIDHUR ME SEANCËN E FUNDIT TË KUVENDIT TË KOMUNËS SË ULQINIT
Përsëritja e absurditeteve Ulqin - Fyerjet, replikat jashtë teme dhe tonet shumë të rënda janë metoda të cilat pushteti lokal i përdor me qëllim që të maskojë çdo diskutim konstruktiv, për secilën temë të rendit të ditës të Kuvendit të Komunës së Ulqinit. Pushteti aktual prapë demonstron arrogancë dhe papërgjegjësi ndaj qytetarëve, me qëllim të disiplinimit të kryetarit të Kuvendit. Arsyeja për këtë është sepse ai pranoi propozimin e Forcës dhe vota e tij ishte vendimtare që ato pika të bëhen pjesë e rendit të ditës të mbledhjes së Kuvendit. Koalicioni "Për Ulqinin Evropian" qëllimisht mundohet që t'ia ulë autoritetin Kuvendit me atë që nuk dëshiron të marrë as qëndrim rreth çështjes së kthimit të pronave si dhe me faktin që toleron arrogancën e pushtetit ekzekutiv i cili nga korriku nuk ia dorëzon Kuvendit të Komunës Raportin e realizimit të Buxhetit për periudhën e kaluar. Kanë të drejtë qytetarë të pyeten se interesat e kujt i mbrojnë këshilltarët e Koalicionit "Për Ulqinin Evropian", që nuk ishin në gjendje as që të lejojnë votimin për konkluzionet në të cilat kërkohet që Komisioni Rajonal për kthimin e pronave ta njoftojë Kuvendin e
Komunës së Ulqinit për punën e tij në lidhje me kërkesat e qytetarëve nga komuna jonë. Që absurditeti të jetë edhe më i madh, një përfundim i tillë është propozuar për diskutim nga këshilltari i këtij koalicioni. Arroganca e tyre nuk ka fund, ku edhe kërkojnë nga opozita që të përgatisë Raportin për Realizimin e Buxhetit të Komunës. Komuna jone fqinje - Tivari, në mënyrë transparente edhe në ueb faqen e saj i ka publikuar të gjitha raportet, në mes të cilëve dhe Raportin mbi realizimin e buxhetit për nëntë muajt e vitit 2008. Ajo çka është e pamundur për këshilltarët në Ulqin, në komunat e tjera u është mundësuar të gjithë qytetarëve. Mendojmë që kjo politikë, për shkak të mospunës së vet, ka për qëllim zvogëlimin e ingjerencave të vetëqeverisjes lokale në vend që këto ingjerenca të rriten, thuhet në kumtesën për opinion të Forcës së Re Demokratike.
ekspertët. "Ne kërkojmë propozime dhe sugjerime nga subjektet politike shqiptare", ka thënë Nimani duke pohuar se për disa çështje ekzistojnë mendime të ndryshme. Ministri Nimani ka pranuar se Ligji ekzistues ka defekte, por ka theksuar se në kohën e nxjerrjes së tij nuk ka qenë lehtë që ai të miratohet. Ligji mbi përdorimin e simboleve nacionale është nxjerrë në vitin 2000. Që në atë kohë ai është kritikuar nga LD në MZ dhe disa ekspertë të jurisprudencës të cilët kanë vënë në pah se ai ka më tepër karakter restriktiv sesa afirmativ.
i.k.
SHOQATA "MALËSIA E MADHE" NGA DETROITI ZGJEDH UDHËHEQJEN E RE
Gjergj Ivezaj zgjedhet kryetar Shoqata "Malësia e Madhe" nga Detroit në mbledhjen e fundit ka zgjedhur për kryetar të saj Gjergj Ivezaj, kurse për nënkryetarë Ruzhdi Gjokaj dhe Rush Dragun. Në postin e sekretarit u zgjodh Vilson Sinishtaj, kurse arkatarë Tomë Gjokaj dhe Marash Ulaj. Në këtë mbledhje gjithashtu u caktua 21 dhjetori si datë për organizimin e darkës tashmë tradicionale, "Darka, Ndihmo Malësinë" e cila ka për qëllim bashkimin e fondeve për nevojat që ka Malësia. Ndërkaq, kryesia e re e kësaj Shoqate është e përbërë nga: Tomë Gjokaj, Marash Ulaj, Gjon Gjokaj, Gjergj Ivezaj, Vilson Sinishtaj,
Rrok Gjelaj, Lukë Juncaj, Lekë Leci, Ilir Camaj, Luigj Gjokaj, Fran Ivezaj, Pashko Gjokaj, Nua Nikollaj, Robert Ivezaj, Martin Ulaj, Ruzhdi Gjokaj, Malot Ivezaj dhe Ndrekë Gjolaj.
(Kohapress)
e enjte, 11 dhjetor 2008 3
OPINIONE & V¸SHTRIME REFLEKSE MBI IDENTITETIN
Në lëkurën e kameleonit
Nuk e di si e ndien veten personi i cili gjendet në lëkurën e huaj. A i pengon? A është vetëm sistemi ai që ka faj ose duhet të ndryshojmë së pari diçka te vetvetja.
Xhoana M. Perkaj Këto ditë, Presidenti i Francës, Nicolas Sarkozy u takua me Dalai Lamën përkundër kundërshtimeve të rrepta të Qeverisë kineze dhe opinionit publik në Kinë. Shumë francezë nuk ishin dakord me këtë gjest të Presidentit të vet, pikërisht, për shkak të bojkotit të paralajmëruar ndaj Francës në fushen e ekonomisë. Më ra ndër mend Presidenti francez, jo vetëm nga shkaku se ishte aktual këto ditë për takimin e tij ekscentrik me Dalai Lamën. Isha duke menduar për një detaj që më ka ndodhur ditëve të fundit. Gjatë rrugës për në Ulqin u njoha me një shqiptare (nuk di a e konsideron edhe ajo veten ashtu dhe ndoshta do të ishte hidhëruar sikur ta dinte se si e kam "kategorizuar"). Si u njoftuam? Miku im me të cilin udhëtoja, deshi të më njohë me vendasen tonë të përbashkët. Por, ajo foli në gjuhën zyrtare dhe mbiemri i saj ishte me mbaresën sllave. M'u duk pak vetja komike në sytë e vetvetes. Dy shqiptarë që komunikojnë në gjuhë zyrtare, joshqipe. M'u desh ta precizoj këtë dhe të them "joshqipe", sepse në mjediset ku jetojnë shqiptarët në përdorim zyrtar është edhe gjuha shqipe. Jo vetëm që ishte situatë komike, por, ishte edhe poshtëruese për mua. Më është dukur se kam hyrë në lëkurën e dikujt tjetër dhe se më duhet ta luaj rolin sikur që e luan aktori në skenë. Gjegjësisht, roli zgjati sa zgjati edhe biseda me bashkudhëtaren tonë në autobus. E më ra ndër mend Presidenti francez, sepse jo vetëm që më mahniti për gjestin e tij i cili porosit se liria personale është mbi të gjitha,
por, për shkak të mbiemrit të tij ekzotik në detin e emrave francezë. Është gjë e njohur se Sarkozy është biri i emigrantëve hungarezë, me origjinë hebreje nga Selaniku, emri i plotë i të cilit është Nicolas Paul Stephane Sarkozy de Nagy - Bocsa. Por, edhe para se të dihej ky fakt, kur ishte në garë për President, më zgjonte kureshtje mbiemri i tij i çuditshëm për një francez. Tash, pas detajit në autobus (e kësisoj detajesh ka në çdo hap, ndoshta edhe vendi - autobusi pikërisht i atij relacioni- ishte diçka simbolike), e pyes veten si e ndien veten në lëkuren e mbiemrit të vet Presidenti francez. Mirë, me siguri. Sepse është në lëkurën e tij
natyrale. Nuk e di si e ndien veten personi i cili gjendet në lëkurën e huaj. A i pengon? A është vetëm sistemi ai që ka faj ose duhet të ndryshojmë së pari diçka te vetvetja. Më bie në mend edhe një shembull karakteristik, ai i Benjamin Disraelit, kryeministër i Anglisë në shek. XIX. Ishte nga familje intelektualësh hebrenjë të cilët mërguan nga Spanja në Angli në shek. XVI. Paramendoni çfarë vetëdije për vetveten duhet të posedojë dikush që të mos heq dorë nga mbiemri familjar Disraeli (i Izraelit) në një mjedis plotësisht të huaj. Do t'i citoj fjalët e tij të krenarisë që është hebre: "Yes, I am a Jew,
and when the ancestors of the right honorable gentleman were brutal savages in an unknown island, mine were priests in the temple of Solomon". (Po, jam hebre, dhe, derisa paraardhësit e një zotëriu të drejtë dhe të respektuar ishin egërsira brutale në një ishull të panjohur, paraadhësit e mi ishin priftërinj në tempullin e Solomonit". Po, do të thoshte dikush, ai ka jetuar në Angli. Po, do të përgigjem unë, për ata që e preferojnë lëkurën e kameleonit, asnjë mjedis nuk është i momentit. xhoanaperkaj@yahoo.com
Pikºpamjet e shprehura nº faqet opinione & vºshtrime nuk pºrfaqºsojnº domosdoshmºrisht politikºn redaksionale tº
4 e enjte, 11 dhjetor 2008
Kohºs j
V¸SHTRIME & OPINIONE INAUGURIMI I MEDRESESË NË MILESH
Në emër të Zotit një, mëshiruesit, mëshirëbërësit
Javën e shkuar në Milesh, afër Tuzit, (në ftesa është thënë në Podgoricë!), është inauguruar Medreseja, si shkollë e mesme fetare, kuptohet për nxënës të besimit islam. Ky autor, me gjithë ftesën që ka patur, për shkak të obligimeve të marra më parë për atë ditë, nuk ka qenë në këtë manifestim dhe nuk mund të merret me anën organizative të tij. Nga ana tjetër, duke qenë njëri prej liderëve politikë shqiptarë, ai nuk ka të drejtë kushtetuese, as që ka për qëllim të përzihet në punët e brendshme të Bashkësisë Islame të Malit të Zi.
Ferhat Dinosha Duke qenë qytetar i Malësisë, ku Medreseja mëton të veprojë, dhe duke qenë besimtar i fesë islame, ai ndien nevojë të shpalos disa elemente të veprimtarisë së saj të premtuar, të pritur dhe asaj të filluar. I vetëdijshëm për keqinterpretimet e mundshme nga keqëdashësit ose nga injorantët, në pajtim me titullin e këtij teksti dhe në pajtim me porosinë e Krijuesit për ne krijesat, si dashamirës i veprimit të saj të suksesshëm, ndihem i lirë të ndajë mendimin publik me orpinionin dhe me udhëheqësit e Bashkësisë Islame dhe të Medresesë, pikërisht me rastin e inaugurimit të saj, pra me rastin e fillimit të punës. Çka nuk guxojmë të harrojmë kur duam të flasim për veprimtarinë e suksesshme të kësaj medreseje? Medreseja është hapur në një vend shqiptar dhe në një trevë shqiptare. Shqiptarët si komb, e kombet i ka dhënë Zoti, nuk janë vetëm të fesë islame. Ka edhe të feve të tjera monoteiste. Në Malësi më se gjysma janë katolikë. Nga ana tjetër edhe se në Mal të Zi ka edhe komb tjeter të fesë islame, boshnjakëtmyslimanët. Tipar kryesor dallues për një komb është gjuha. Ajo e shqiptarëve është ndër më të vjetrat e familjes indoeuropiane. Ashtu ka dashtë Zoti. Pra, ne kemi borxh ta ruajmë, ashtu si edhe kombin dhe ky borxh nuk është vetëm kombëtar, por në radhë të parë fetar. Sepse Zoti është Një, por ka dhënë më shumë kombe dhe më shumë gjuhë. Ne nuk ia bëjmë qejfin Atij, nuk ndjekim porosinë e Tij dhe nuk jemi në rrugën e Tij, nëse nuk bëjmë çdo përpjekje që të ruajmë edhe kombin edhe gjuhën. Pa u bërë keq të tjerëve dhe duke qenë pjesëtarë të cilësdo fe monoteiste. Të gjitha ato bashkohen tek Zoti Një. Në rastin konkret, në Medresenë e Mileshit na paraqiten nxënës të një feje, por të dy kombeve - të atij shqiptar dhe të atij boshnjak-mysliman. Po përsëris, institucioni është në një mjedis shqiptar. Së këndejmi del se duhet shumë takt e vullnet i mirë, durim e dije, çeltësi e sinqeritet që ai të punojë në pajtim me realitetin dhe me të vërtetën. Ai kurrësesi nuk guxon të rrezikojë elementin shqiptar brenda tij. A mund të arrihet kjo dhe çka tregon fillimi? Për të gjetur përgjigjen duhet pak retrospektivë. Duhet thënë se vetë ideja për të hapur një institucion të tillë në fshat ka qenë simptomatike dhe ka zgjuar dilema. Disa sosh ua kam shprehur përfaqësuesve të Bashkësisë Islame, që në zanafillën e bisedave të rastësishme për nevojën e pasjes së Medresesë. Duke qenë edhe ata vetë shqiptarë, shpeheshin se ata vetë do të kishin kujdes që asgjë s'do të shkonte në dëm të elementit shqiptar dhe se do të kihej kujdes për paritetin e gjuhëve mësimore, përkatësisht për paritetin e numrit të nxënësve. Por, ishte e qartë se shqipen nuk do ta lënte të vetme as realiteti i krijuar nga zhvillimet historike brenda vetë Malësisë, ku kishte banorë me rrënjë shqiptare të cilët sot nuk flasin shqip, ose nuk e dinë mirë shqipen, gjë që ishte reflektu-
javore
ar edhe në shkollat laike të Malësisë. Duke tentuar të kujdesesha për fatin e elementit shqiptar brenda këtij institucioni, hapja e të cilit po zgjaste, aq sa më lejonte marrja me politikë dhe autonomia e feve brenda rendit kushtetues, më kujtohet të kem thirrur në telefon, në mesnatë, një ditë para vënies së gurëthemelit të objektit, ish-reisin e Bashkësisë Islame z. Idriz Demiroviqin, pasi kisha dëgjuar që të nesërmen, me këtë rast askush nuk do të fliste shqip. Pasi më thotë se kisha pasur informacion të saktë, ai menjëherë shpreh vullnet të mirë për të prodhuar zgjidhje tjetër, në të cilën edhe shqipja do të kishte vendin e vet, gjë që ndodhi të nesërmen. Shpesoj se vullnet të mirë lidhur me ecurinë e duhur të punës në Medrese do të ketë edhe reisi aktual, z. Rifat Fejziq me të cilin më rastisi të takohem në pritje të ndryshme që organizon faktori i brendshëm apo ai ndërkombëtar. Nga takime të këtilla, në të
të cilit edhe është ndërtuar xhamia. Andaj, kjo s'bën të bëhet praktikë. Sepse kjo do të zgjonte reagimin e atyre që merren me mbrojtjen e këtij identiteti në skenën multinacionale pra, multiidentitetshe të Malit të Zi. Edhe përfaqësues politikë të shqiptarëve, po të vazhdohej kjo, do të kishin të drejtë dhe do të kishin mandat që t'u thonin përfaqësuesve të Bashkësisë Islame se kanë tejkaluar kufijtë e autonomisë se vet dhe se një gjë e tillë nuk do të tolerohej. Pikërisht për këtë arsye, ky autor ka zgjedhur këtë moment, për t'ua tërhequr vërejtjen përfaqësuesve të Bashkësisë Islame, po qe nevoja edhe përfaqësuesve të shtetit që të kenë kujdes për hapat që ndikojnë në mbarëvajtjen e punës së Medresesë dhe në harmoninë midis identiteteve të ndryshme në një mjedis shqiptar. Çështja e ruajtjes së identiteteve të ndryshme duhet të jetë obligim edhe i institucioneve fetare, sepse ajo kaherë është
cilat është përmendur ndonjëherë edhe çështja e identiteteve të ndryshme kombëtare brenda një feje, kam mbresë të mirë lidhur me botëkuptimet e tij, jo vetëm fetare, por edhe shoqërore e politike. Shpresoj se ai, me ekipin e tij tashmë ka vërejtur se në Medresenë e Mileshit fillimi nuk është i mirë për shkak të disbalanceve në dëm të elementit shqiptar, gjë që mund të krijojë pakënaqësi të popullsisë lokale të fesë islame ose të faktorit shqiptar në Mal të Zi, që nuk besoj të jetë intencë e Bashkësisë Islame. Prapë, nganjëherë edhe qëllimi i mirë mund të krijojë realitete të dobëta. Para se të çelej Medreseja, është dëgjuar nga përfaqësues të Bashkësisë Islame se ajo do të ketë numër të njëjtë të klasëve në dy gjuhë dhe numër përafërsisht të njëjtë në to. Çka tregon regjistrimi në vitin e parë? Janë rreth 60 nxënës të regjistruar, nuk e di në sa paralele të ndarë, por prej tyre vetëm 10 shqiptarë. Medreseja ka mundësuar, dorën në zemër, regjistrimin e një numri (shumë) më të madh edhe të shqiptarëve, por mezi janë bërë edhe aq. Çka flet kjo? Nëse numri i boshnjakëve është pesëfish më i madh se ai i shqiptarëve, kjo flet se selia e saj është dashur të kishte qenë në një vend me shumicë boshnjake ose të kufizohet pjesa e cila krijon disproporcion në mes të shifrave. Bile e para më shumë se e dyta. Mund të thotë dikush - po ku na ishte ky njeri me kësi propozimi duke harruar se ky njeri, as më parë e as tash, nuk ka mandat të vendosë për këto gjëra. Këtë mandat e ka pasur vetëm udhëheqja e Bashkësisë Islame, e cila ndoshta as vetë nuk ka dëshiruar raporte të këtilla dhe të cilës, kurdo që kam pasur rast, ia kam kumtuar pikëpamjet që tash po i lexoni, i bindur se ajo nuk do ti keqkuptojë. Sidoqoftë tash gjërat janë më të qarta dhe shihet se shpërputhja e madhe e numrit të nxënësve të një feje e dy identiteve nacionale ka filluar të krijojë shpërpjestime edhe në xhaminë e fshatit. Qysh se është çelur kjo xhami, imami i saj ka ligjëruar në gjuhën shqipe, sepse u ka folur besimtarëve shqiptarë. Tash i njëjti imam shqiptar, s'di me sugjerimin e kujt ka filluar të ligjerojë (të çelë vasë) edhe në gjuhën boshnjake në të njëjtën xhami. Kjo s'mund të jetë gjë e mirë dhe kësaj "mashallah" s'mund t'i thuhet, sepse prish traditën e identiteti, për nevoja të
obligim i institucioneve legjislative e politike të demokracive multinacionale të Europës, standardet e të cilave duhet t'i respektojmë edhe këtu. S'mund të ndodhë, ta zëmë, në Zvicër si shtet-model të përkujdesjes maksimale për ruajtjen dhe kultivimin e identiteteve të ndryshme që italianët të ndërtojnë institucione fetare në mjedise me shumicë gjermane, ose këta të dytët me shumicë frankofone. Por, kjo nuk i pengon të respektojmë institucionet e njëri-tjetrit. Ndoshta po vie koha që edhe në Mal të Zi, sidomos në radhët e pakicave nacionale, të kuptohet e të krijohen kushte që secila prej tyre të ketë institucionet e veta të nevojshme, në mjediset e veta, e disa sosh edhe në kryeqendrën e shtetit ku jetojnë. Po vie koha që, për shembull, edhe boshnjakët edhe shqitparët e fesë islame, të shohin vetë se është më mirë që secili të ketë medresetë e veta në mjediset e veta, ashtu si edhe, ta zemë, kroatët dhe katolikët shqiptarë kanë kishat e shkollat e veta fetare në mjediset e veta. Kështu identitetet ruhen më së miri dhe respektohen ndërmjet veti më së miri. Edhe ato fetare edhe ato nacionale. Ky autor, i cili mendon se s'ka fe pa komb, as komb pa fe, së paku jo në kohën tonë, është i gatshëm të jetë në shërbim të qasjes së lartpërmendur, sepse është dashamirës edhe i shkollave fetare, pra edhe i medreseve, me kapacitete të plota. Medresetë kanë luajtur rol shumë pozitiv edhe në mbrojtjen dhe ruajtjen e identitetit nacional e kulturor të shqiptarëve në kohët më të vështira të historisë së tyre. Edhe në kohën më të re, gjatë terrorit të Millosheviqit në Kosovë, medreseja e Prishtinës ka qenë strehimore e ndihmëtare e madhe e shumë veprimtarëve politikë dhe pjesëtarëve të UÇK-së. Bashkëpunimi i fetares dhe nacionales është i mundshëm edhe në Mal të Zi. Për këtë duhet vetëm vullnet e bisedë. Edhe krijuesi porosit: "Flisni ndërmjet veti".
Pikºpamjet e shprehura nº faqet opinione & vºshtrime nuk pºrfaqºsojnº domosdoshmºrisht politikºn redaksionale tº
Kohºs javore
e enjte, 11 dhjetor 2008 5
OPINIONE & V¸SHTRIME MITE
Ndarje nga gënjeshtra
më Por kur shteti shqiptar u krijua si ashu ti, mbe ve mite e hija , 1912 sot parrullat euforike të së kalu earës shihen të zbehta e vend . vende nëpër mure a faqe mali së trës jesh "gën të tje mbe Këto e nevojëshme" nga periudha hRilindjes, u gjallëruan e u përs t e tatën shpejt nga ideologë ia lavd kur , 1944 më mit komuniz cdo personale dhe pushteti me Dhe kusht, u bënë qellimi i tyre. ashtu siç këshillonte Platoni, puna ri filloi me edukimin e brezit të a, duke iu thënë se "kur lindi parti lindi drita jonë". Gjithashtu, histo ,e ptare shqi afia riogr histo dhe ria , shkruar gjatë viteve të diktaturës ra pre e "gënjeshtrës së nevo mjëshe". Si pasojë, shumë shtre e mitit e sin statu n fitua e bërim dopaprekshmërisë dhe ende vazh e jnë të bëhen burim grindjesh përçarjesh sa herë që përballen . me "të vërtetën e nevojëshme"
më shpëto nga vetja ime!" Periudha e rilindjes evropiane (shek. 14 - 17) krijoi kushte për "të vërtetën e nevojëshme". Koperniku, Bruno, Galileu e shumë të tjerë pranuan të vuanin a flijoheshin, për të mbrojtur idetë e tyre, të cilat do të trondisnin me themel një sistem mendimi e besimi me rrënjë të thella në "gënjeshtrën e nevojëshme". Kur filluan sipërmarrjen e tyre, Rilindasit shqiptarë (shek. 19) kishin një qëllim krejt
ndryshe nga ai i Platonit dhe programi i tyre ishte me pak ambicioz sesa ai i Rilindjes evropiane. Objektivi i atdhetarëve ishte i thjeshtë; rizgjim i vetëdijes kombëtare e përfundimisht krijimi i një shteti shqiptar. Ata jo se nuk ëndërronin një shtet të përsosur, pasi njëri prej tyre, Sami Frashëri, shkroi "Shqipëria c'ka qenë.", por realiteti i kohës si një e "vërtetë e nevojeshme" i bëri ata të pajtoheshin me krijimin e një shteti të cfarëdoshëm. Mitizimin apo
ai duhet të lihet i lirë. Por edhe njerëzit e lirë kanë probleme; parimisht ata vuajnë nga e keqja historike apo kujtesa se dikur kanë qënë në pranga. Duket se fshirjen e kësaj kujtese e merr përsipër "gënjeshtra e nevojëshe" Plutarku (46 p.e.s. - 120 e.r.) sikur e kuptoi fuqinë e ideve dhe të keqen që vjen nga shpërdorimi i tyre, Nisur nga kjo, ai filloi të shkruajë "Jetë paralele", gjithsej 19, për t'i zhveshur figurat e antikitetit nga çdo mit apo teprim.
"gënjeshtrën e nevojëshme" rilindasit e përdorën ashtu si mjeku kloroformin, vetëm për të sjellë në vehte pacientin. Por kur shteti shqiptar u krijua më 1912, hija e miteve mbeti, ashu si sot parrullat euforike të së kaluarës shihen të zbehta e vende-vende nëpër mure a faqe mali. Këto mbetje të "gënjeshtrës së nevojëshme" nga periudha e Rilindjes, u gjallëruan e u përshtatën shpejt nga ideologët e komunizmit më 1944, kur lavdia personale dhe pushteti me cdo kusht, u bënë qellimi i tyre. Dhe ashtu siç këshillonte Platoni, puna filloi me edukimin e brezit të ri duke iu thënë se "kur lindi partia, lindi drita jonë". Gjithashtu, historia dhe historiografia shqiptare, e shkruar gjatë viteve të diktaturës, ra pre e "gënjeshtrës së nevojëshe". Si pasojë, shumë shtrembërime fituan statusin e mitit e paprekshmërisë dhe ende vazhdojnë të bëhen burim grindjesh e përçarjesh sa herë që përballen me "të vërtetën e nevojëshme" Nietzsche (1844 - 1900) thoshte se ndjenjat me të cilat njeriu lind i garantojnë atij se ështe qenie që mendon, por jo që jeton. Për të jetuar
Ndoshta falë përshkrimeve të tij biografike, emrat e shumë personaliteve, përfshi Aleksandrin e madh dhe Pirron e Epirit, sot shihen si figura historike, ndërsa periudha që Plutarku trajtoi në shkrimet e tij, mendohet të jetë ndër më të dokumentuarat e antikitetit. Plutarku thoshte se miti e bën historinë të duket si sipërfaqja e turbullt ku njeriu e sheh veten të shpërfytyruar, ndërsa e zhveshur nga mitet, historia behet pasqyrë e qartë ku duke u parë, njeriu mund të përmirësojë jetën dhe karakterin e vet. Thuhet se Plutarku ishte një nga kujdestarët a priftërinjtë e fundit të Orakullit të Delfit dhe si i tillë, dëshmitar i përditshëm i shprehjes "Njih veten - Shmang ekstremet", një këshillë e gdhendur në hyrje të tempullit, por e vështirë për t'u ndjekur, sepse Orakulli nuk tregonte, Ai vetëm linte të kuptohej.
Për kohën Javore
Astrit Lulushi
"Çdo e keqe e ka një të mirë". Kjo shprehje ngushëlluese, fjalë e urtë, duket se vjen nga kohët më të lashta, ndoshta kur njerëzve u lindi ideja për një organizim të përsosur. Në Republikën e tij, shkruante Platoni (428 - 327 p.e.s.), brezi i parë, fëmijët e të rinjtë, do të arsimoheshin për të mësuar që të besonin se në të kaluarën kishin qenë krijesa të dobëta, të pavetëdijshme, por natyra i mori në mbrojtje e u kujdes duke u dhëne formën fizike e intelektin. Kështu ata do të mbeteshin gjithmonë mirënjohës ndaj të kaluarës. Të edukuar me konceptin e kësaj "gënjeshtre të nevojëshme" banorëve të Republikës së përsosur as që do t'u shkonte ndër mend të dyshonin e jo më të rebeloheshin ndaj të kaluarës, apo të kërkonin rishikimin e saj; historia e kaluar bëhej e padiskutueshme ashtu siç ishin të pandryshueshme ligjet e natyrës, e të shenjta ato të perëndive. Pasi të krijohej një shoqëri e tillë, Platoni thoshte se që Republika të bëhej e suksesshme, jen e tyre, duhej që besimi i krijuar nga "gënjeshtra e Kur filluan sipërmarr nevojëshme" të ishte dhe i përherëshëm. "Kush (shek. 19) indasit shqiptarë Ril lind filozof, në trupin e tij ka ar", argumentone yshe nga ndr jt kre lim qël një ai. "Kush lind mbikqyrës, kujdestar a roje ka kishin i tyre mi gra pro dhe it ton vetëm argjend dhe kush lind punëtor, ka vetëm ai i Pla ai i a ses ioz bic am bronx e hekur". Këto metale bëjnë pjesë në një ishte me pak . Objektivi i ane opi evr jes ind Ril grup, por janë të ndara, ashtu sic duhet të jenë i thjeshtë; edhe kastat e një shoqërie. Në këtë mënyrë atdhetarëve ishte bëtare e kom jes ëdi vet Platoni mendonte të krijonte besimin në të rizgjim i shteti një i imi "vërtetën e përjetëshme" - "aeterna veritas", e përfundimisht krij se cila duhej të bëhej themeli i edukimit të brezit jo Ata r. ipta shq et të përsotë parë të shtetit të ri të përsosur. Por shume nuk ëndërronin një sht studiues thonë se Republika utopike e Platonit, tyre, Sami j pre ri sur, pasi një c'ka edhe po të ishte bërë realitet, do të kishte dëshri, shkroi "Shqipëria shë Fra tuar kur "gënjeshtra e nevojëshme" të sfidohej kohës si një e i ti lite rea por , ë." qen nga "e vërteta e nevojëshme". e" i bëri ata "vërtetë e nevojeshm Sipas tyre, njerëzit që besojnë në "të vërtetën e imin e një krij me in të pajtohesh përjetëshme" kanë mite por jo histori. Ata u ëm. Mitizimin ngjanë atyre që mendojnë se jeta është vetëm e shteti të cfarëdosh nevojëshme" lumtur; pa vuajtje a dhimbje. Por të duash lulet apo "gënjeshtrën e ashtu si rën do për e e të përçmosh dheun a plehun ndotës që ushqet rilindasi për të ëm vet in, jnë ato, apo të mbash trëndafilat e të mohosh mjeku kloroform tin. gjembat, do të thotë t'i shmangesh "të vërtetës sjellë në vehte pacien së nevojëshme, apo t'i ngjash atij që lutet; "Zot
Pikºpamjet e shprehura nº faqet opinione & vºshtrime nuk pºrfaqºsojnº domosdoshmºrisht politikºn redaksionale tº
6 e enjte, 11 dhjetor 2008
Kohºs j
SPECIALE 10 DHJETORI - DITA E TË DREJTAVE TË NJERIUT
Turpi dhe faji - Sistemi i të drejtave të njeriut të Kombeve të Bashkuara Pavarësisht mbështetjes së gjerë që gjen Marrëveshja Ndërkombëtare për të Drejtat e Njeriut, mes pretendimit dhe realitetit ekziston një kontrast i madh. Instrumentet e krijuara nga OKB-ja nuk kanë efekt.
KUMTESË PËR OPINION E MINISTRIT FUAD NIMANI
Për të drejtat të mos mendojmë vetëm më 10 Dhjetor
Derisa Deklarata e Përgjithshme e të Drejtave të Njeriut u shndërrua në një marrëveshje të detyrueshme me karakterin e së drejtës ndërkombëtare, kaluan shumë vjet. Lufta e Ftohtë mes Lindjes dhe Perëndimit si dhe situata e interesave të ndryshme mes vendeve të industrializuara nga njëra anë dhe vendeve në zhvillim nga ana tjetër, bllokuan vendosjen e unanimitetit brenda bashkësisë ndërkombëtare lidhur me këtë temë të rëndësishme. Në vitin 1966 u arrit suksesi me Paktin Civil për të drejtat qytetare dhe politike, si dhe me Paktin Social mbi të drejtat ekonomike, sociale dhe kulturore. Por derisa këto pakte u ratifikuan nga një numër i mjaftueshëm shtetesh, kaluan 10 vjet. Shtetet duhet të raportojnë për gjendjen e të drejtave të njeriut në vend. Ndërkaq janë gjithsej 13 marrëveshje për të drejtat e njeriut të OKB-së, të cilat verifikohen në zbatimin e tyre nga organet e marrëveshjeve me ndihmën e të ashtuquaturave procese të raportimit të shteteve. Çdo 3 deri në 5 vjet shtetet, që kanë nënshkruar marrëveshjen duhet të raportojnë mbi politikën kombëtare të të drejtave të njeriut. Në këtë kontekst ndër të tjera ato duhet të paraqesin se çfarë kanë bërë konkretisht për shmangien e çdo forme të diskriminimit racor, apo të diskriminimit gjinor. Edhe për kontributin e tyre në zbatimin e të drejtave politike dhe civile, apo atyre ekonomike, sociale e kulturore të njeriut ato duhet të raportojnë, konform marrëveshjeve përkatëse, të cilat i kanë nënshkruar këto shtete. Në dialog me qeveritë, raportet e shteteve verifikohen dhe publikohën bashkë me rezultatet përfundimtare. Pikërisht këtu ekziston edhe shansi për përmirësimin e gjendjes: kritika publike duhet të vërë në lëvizje qeverinë e vendit përkatës: parimi i "shame and blame" (Parimi i turpit dhe fajit) është praktikisht e vetmja mundësi e efikasitetit të këtyre komisioneve. Por kundrejt disa shteteve, ky efekt është thuajse zero, sepse në to për mungesë të vullnetit politik, apo të neglizhimeve, raporti nuk dorëzohet fare, ose dorëzohet me vonesë. Vetëkritika e rezervuar në këto raporte nuk është aspak në dobi të këtyre shteteve. Nëse organizatat e angazhuara jo-qeveritare përpilojnë një raport të vetin, si të thuash jozyrtar, atëherë komisionit i paraqiten informacione suplementare kritike sa i përket bilancit të të
drejtave të njeriut në vendin përkatës. Edhe individë të veçantë mund t´u drejtohen këtyre komisioneve, nëse ata ndjejnë që u cënohen të drejtat e tyre. Kusht është megjithatë, që ato më parë t´i kenë ezauruar të gjitha instancat kombëtare të drejtësisë. Në fakt, Konventa për të Drejtat e Fëmijëve dhe Pakti Social deri tani nuk e kanë të përfshirë procedimin për rastet individuale. Megjithatë, këtej e tutje kjo pritet të ndryshojë. Procedura e re e verifikimit periodik Këshilli i të Drejtave të Njeriut dhe 34 raportuesit e posaçëm të tij mbi temat si torturat, apo shtete të veçanta si Sudani, kanë si detyrë shtesë të përpilojnë instrumente të reja të të drejtave të njeriut dhe të vëzhgojnë gjendjen e të drejtave të njeriut në mbarë
Me rastin e 10 Dhjetorit - Ditës së të Drejtave të Njeriut dhe 60-vjetorit të miratimit të Deklaratës Universale mbi të Drejtat e Njeriut, ministri për Mbrojtjen e të Drejtave të Njeriut dhe Pakicave, Fuad Nimani iu drejtua opinionit me kumtesën me këtë përmbajtje: "Esenca dhe kuptimi i Deklaratës Universale mbi të Drejtat e Njeriut, në të cilën thuhet se "të gjithë njerëzit kanë lindur të lirë, me dinjitet dhe të drejta të barabarta, konfirmon që këto të drejta i janë garantuar çdo njeriu, se janë të patjetërsueshme, që do të thotë se nuk mund t'i merren askujt mbi çfarëdo baze: për shkak të diversitetit racor, gjinor, fetar, nacional, social, politik, ekonomik apo çfarëdo diversiteti tjetër. Dita e 10 Dhjetorit nuk guxon të bëhet vetëm ditë kur na bie ndër mend që njeriu në bazë të lindjes dhe përkatësisë ndaj gjinisë njerëzore posedon të drejta të caktuara të cilat duhet t'i gëzojë në bashkësi me njerëzit e tjerë. Ditë e të Drejtave të Njeriut është çdo ditë në bashkësitë në të cilat interesi i njeriut është mbi çfarëdo interesi tjetër. Mali i Zi si shtet përballet me synimin e vazhdueshëm për t'u bërë bashkësi e tillë, ku të drejtat e njeriut dhe të pakicave do të jenë në shkallën më të lartë të interesimit të tij. Për disa vite të fundit, shoqëria malazeze bëri hapa të mëdhenj në demokratizimin e gjithëmbarshëm dhe në respektimin e të drejtave dhe lirive themelore të qytetarëve të vet dhe është në rrugë të mbarë që, duke ndjekur qëllimet e veta të integrimeve euroatlantike, të gjendet në shoqërinë e atyre bashkësive që kanë shkallë të lartë të respektimit të këtyre të drejtave. Të gjithë qytetarëve të Malit të Zi, në emrin tim personal dhe në emër të bashkëpunëtorëve të mi të cilët me angazhimin e vet të përditshëm kontribuojnë në përmirësimin e respektimit të të drejtave të njeriut dhe të pakicave, u dëshiroj që 10 Dhjetori i ardhshëm për Malin e Zi të jetë edhe një hap përpara drejt demokratizimit të plotë dhe respektimit të të drejtave të të gjithëve". botën. Një nga ndryshimet vendimtare në këtë forum është aplikimi i procedurës mbarëbotërore të verifikimit periodik. Të gjitha shtetet anëtyare të OKB-së në të ardhmen duhet të paraqesin rregullisht dhe në mënyrë transparente situatën e përgjithshme të të drejtave të njeriut në vendin e tyre. Kriteret e verifikimit janë ndër të tjera Karta e OKB-së, "Deklarata e
Përgjithshme e të Drejtave të Njeriut" dhe Marrëveshja e të Drejtave të Njeriut, e ratifikuar nga secili vend. Me këtë procedurë lidhen shpresa të mëdha në mbarë globin.
Ulrike Mast-Kirschning
Deklarata Universale mbi të Drejtat e Njeriut
Para 60 vjetësh, në vitin 1948, Asambleja e Përgjithshme e Kombeve të Bashkuara miratoi Deklaratën Universale të të Drejtave të Njeriut, një dokument ky mbi standartet e respektimit të të drejtave të njeriut për të gjithë popujt dhe vendet e botës. Respektimi i të drejtave të njeriut ka qenë dhe mbetet gurthemel i politikës së vendeve të ndryshme botërore, si dhe i vetë demokracisë. Demokracia mund të marrë forma të ndryshme në kultura të ndryshme, megjithatë të gjitha shoqëritë e lira kanë disa gjëra të përbashkëta: respekt të gjithanshëm për të drejtat e njeriut, trajtimin e grave dhe pakicave si qytetarë me të drejta të plota, liria e fjalës dhe e fesë dhe shteti ligjor. Fondi i Ri i Kombeve të Bashkuara për Demokracinë i krijuar nga Sekretari i Përgjithshëm krijon një mundësi për Kombet e Bashkuara që të ndihmojnë vende të ndryshme të kultivojnë dhe të përhapin demokracinë. Kombet e Bashkuara sigurojnë gjithashtu një forum në të cilin konfrontohen ata që shtypin të drejtat e njeriut dhe demokracinë.
javore
e enjte, 11 dhjetor 2008 7
BISED¸ INTERVISTË ME DREJTORIN EKZEKUTIV TË LIDHJES SË TË VERBËRVE TË MALIT TË ZI, FADIL MUÇIQ
Punësimi i të verbërve - problem krucial
Koha javore: Z. Muçiq, Organizata e të Verbërve të Podgoricës, Danillovgradit dhe Kollashinit ditë më parë ka kremtuar 60-vjetorin e punës së vet. Çfarë mund të na thoni për këtë përvjetor? F.Muçiq: Organizata rajonale e Lidhjes së të Verbërve për Podgoricë, Danillovgrad dhe Kollashin në këtë vit, 2008 kremtoi 60-vjetorin e ekzistimit dhe punës së vet, në shenjë të rezultateve të rëndësishme në emancipimin organizativ, arsimor, kulturor dhe social të anëtarëve të vet, që në këto 3 komuna numërojnë rreth 230 sish. Këtu janë dhjetra të punësuar, mijëra mjete ndihmëse të livruara, qindra pacijentë të dërguar në pushim dhe rekurim. Me një fjalë janë siguruar dhe përmbushur nevojat e këtyre invalidëve në aspektin që ka qenë special dhe specifik për këtë popullatë. Koha javore: Cili është misioni i Lidhjes së të Verbërve në Mal të Zi? F.Muçiq: Misioni i Lidhjes së të Verbërve si organizatë joqeveritare në radhë të parë qëndron në organizimin, përkujdesjen dhe mbrojtjen e personave të verbër, do të thotë të qytetarëve që janë plotësisht të verbër, që iu ka mbetur shikimi prej jo më shumë se 10 %, dëmtimi i të cilëve ka lindur si pasojë gjenetike, për shkak të sëmundjeve, apo lëndimeve. Koha javore: Me të cilat aktivitete merret Lidhja e të Verbërve? F.Muçiq: Duke marrë parasysh karakterin, detyrat dhe qëllimet e Lidhjes së të Verbërve, detyrë parësore e saj është evidentimi dhe anëtarësimi i të verbërve në organizata. Pastaj, dërgimi dhe mbështetja adekuate në arsimimin special dhe inkluziv, në punësimin në vendet adekuate të punës, ndihma materiale për individë të caktuar dhe sidomos inicimi dhe lufta për nxjerrjen e dispozitave përkatëse me të cilat sigurohen dhe garantohen të drejtat e caktuara me karakter të diskriminimit afirmativ. Koha javore: Cilat janë sukseset më të mëdha të Lidhjes së të Verbërve? F.Muçiq: Kjo është vështirë të paraqitet në mënyrë eksplicite, sepse është fjala për një aktivitet me të vërtetë të gjerë. Megjithatë do të mund të theksonim posaçërisht se në Mal të Zi janë miratuar mbi 100 dispozita me disa qindra norma me të cilat aplikohen të drejtat speciale për të verbërit. Gjatë viteve të kaluara janë punësuar mbi 400 invalidë dhe janë arsimuar po aq sish. Me
8 e enjte, 11 dhjetor 2008
kushte speciale dhe të përgjithshme, janë ndarë dhjetëra mijëra mjete të ndryshme ndihmëse për të verbërit. Çdo vit janë organizuar pushime dhe rehabilitime të disa qindra anëtarëve dhe shoqëruesve të tyre në det dhe në bjeshkë. Po ashtu është hapur edhe biblioteka për të verbërit në Mal të Zi. Janë themeluar gjithashtu shoqëri kulturo-arsimore etj. Koha javore: Sipas Jush cilat janë kushtet dhe të drejtat e të verbërve në Mal të Zi? F.Muçiq: Lidhja e të Verbërve është organizatë joqeveritare e organizuar mirë dhe e suksesshme. Është e themeluar mbi parimin organizativ dhe territorial- me organizatë nacionale për Malin e Zi, e ndarë në 8 organizata rajonale në disa komuna, kryesisht me financim të siguruar, me sipërfaqe afariste adekuate dhe me shërbimet të cilat pjesërisht janë profesionale, e pjesërisht me honorare, por edhe me një numër të madh vullnetarsh. Koha javore: Si qëndron situata në punësimin e të verbërve në Mal të Zi? F.Muçiq: Punësimi i të verbërve është njëri ndër problemet kruciale të të verbërve. Aktualisht janë të punësuar 40 të verbër, kurse po aq janë të papunë. Me miratimin e paradokohshem të Ligjit mbi rehabilitimin profesion-
Si organizatë moderne fleksibile dhe respektabile, Këshilli ynë është pjesë e Lëvizjes së të verbërve dhe anëtar i respektuar i Lidhjes ballkanike, europiane dhe botërore të të verbërve. Përfaqësuesi i organizatës sonë është kryetar i Komitetit Konsultativ Ballkanik, kurse dy përfaqësues të Këshillit të të verbërve të Malit të Zi janë anëtarë të komisioneve më të rëndësishme të Këshillit Europian të të Verbërve
al dhe punësimin e personave me invaliditet, hapen perspektiva të reja dhe të rëndësishme për punësim të suksesshëm dhe efektiv, pasi që ky Ligj përcakton se personat me invaliditet punësohen në bazë të kushteve të përgjithshme në tregun e hapur të punës, apo me kushte të posaçme në punëtoritë e mbrojtura, në repartet e mbrojtura, apo në organizatat e mbrojtura dhe përcaktohet sistemi i kuotave, sipas të cilit punëdhënësit duhet të pranojnë me doemos një numër të personave me invaliditet, kurse në rast të kundërt, të paguajnë kontribut të posaçëm. Ligji gjithashtu përcakton statusin e favorizuar për punësimin e të verbërve në organizatat e caktuara dhe parashikon subvencione, që do të thotë detyrimin e mbulimit të një pjese të rrogës nga ana e Fondit për Rehabilitimin Profesional dhe për Punësimin e të Verbërve. Koha javore: Sa ndihmohet Lidhja e të verbërve nga organet shtetërore? F.Muçiq: Për kënaqësinë tonë, përgjigjia është afirmative. Organet shtetërore dhe institucionet në vendin tonë tregojnë interesim të madh dhe përkujdesje për personat e verbër, në radhë të parë përmes respektimit të rolit të organizatës sonë dhe të iniciativave të saj. Janë krijuar marrëdhënie cilësore partneriteti me zgjidhjen e problematikës së të verbërve, një levë kryesore e së cilës është Këshilli qeveritar për përkujdesjen e personave me invaliditet. Është siguruar financimi cilësor nga të ardhurat nga lojërat e fatit dhe nga burime të tjera dhe është respektuar plotësisht parimi-që për të verbërit të mos vendoset asgjë pa mendimin dhe qëndrimin e tyre.
Punësimi i të verbërve është njëri ndër problemet kruciale të të verbërve. Aktualisht janë të punësuar 40 të verbër, kurse po aq janë të papunë. Me miratimin e paradokohshem të Ligjit mbi rehabilitimin profesional dhe punësimin e personave me invaliditet, hapen perspektiva të reja dhe të rëndësishme për punësim të suksesshëm dhe efektiv. Koha javore: Çfarë i keni marrëdhëniet me organizatat e tjera rajonale, pikërisht me ato në Shqipëri, apo Kosovë? F.Muçiq: Si organizatë moderne fleksibile dhe respektabile, Këshilli ynë është pjesë e Lëvizjes së të verbërve dhe anëtar i respektuar i Lidhjes ballkanike, europiane dhe botërore të të verbërve. Përfaqësuesi i organizatës sonë është kryetar i Komitetit Konsultativ Ballkanik, kurse dy përfaqësues të Këshillit të të verbërve të Malit të Zi janë anëtarë të komisioneve më të rëndësishme të Këshillit Europian të të Verbërve. Përmes formave disponibile të komunikimit-shkëmbimit të delegacioneve, pjesëmarjes në manifestime dhe tubime profesionale dhe përmes formave të tjera të bashkëpunimit, kemi vendosur dhe jemi duke zhvilluar marrëdhënie të mira miqësore dhe në radhë të parë me organizatat nga territori i ish-Jugosllavisë dhe me Këshillin e të Verbërve të Shqipërisë, në krye të të cilit ndodhet doktori i shquar, Sinan Tafaj. Koha javore: Në çfarë do të fokusohet më së tepërmi Lidhja e të Verbërve të Malit të Zi në vitin që po vje? F.Muçiq: Organizata jonë ka përcaktime të qarta programore. Së këndejmi, në fokus të aktivitetit tonë do të jetë nxjerrja e dispozitave të reja- në radhë të parë të Ligjit për mbrojtjen e personave me invaliditet nga diskriminimi, pastaj orientimi i fëmijëve dhe rinisë në sistemin e arsimimit inkluziv, punësimi i një numri të anëtarëve të papunë, sigurimi dhe furnizimi me mjete ndihmëse, pushimi dhe rehabilitimi dhe aksionet e aktivitetet e tjera të rëndësishme dhe të dobishme, në interes dhe në favor të 1100 anëtarëve tonë në Mal të Zi.
Bisedoi: Rr.Dushaj
INTERVIST¸ INTERVISTË ME HUMORISTIN GAZMEND PAJA
"Portokallia" influencon për mirë në psikologjinë e shqiptarëve Me shumë kënaqësi e pranova ftesën për të marrë pjesë në "Portokalli", duke ngurruar pak jo për faktin se e nënvlerësoja "Portokallinë", por për faktin se më dukej një sipërmarrje e madhe dhe e kisha me frikë, sepse është një spektakël gjigant me një prodhim shumë të shpejtë. trevat, nga Myzeqeja. Kështu që ne natyrisht nuk jemi nisur me idenë që të thyejmë tabutë e dikurshme. Absolutisht nuk na ka vajtur kjo ndër mend. Kjo është një punë që ne bëjmë, si çdo profesion tjetër. Dhe përveç kësaj, shqiptarët kanë nevojë të qeshin sepse duke u radhitur në botën e tretë kanë halle personale. Ne mendojmë se influencojmë për mirë në psikologjinë e kombit tonë.
Koha javore: Z. Paja, një pyetje e parë e pashmangshme që menjëherë të shkon ndër mend kur bëhet fjalë për Ju është se jeni djalë i një aktori, konkretisht i një humoristi të madh. Çfarë ndikimi ka pasur babai Juaj në formimin si humorist apo edhe në vetë personalitetin Tuaj? G. Paja: Unë e kam thënë edhe në intervista publike të tjera se kam mbaruar dy fakultete: një akademi e kam mbaruar në Athinë dhe një akademi tjetër në Tiranë. Unë shpeshherë kam thënë që unë kam bërë tri shkolla, duke futur edhe babain në shtëpi që është një shkollë në vete. Jam shumë krenar për babain tim; më ka hapur disa porta dhe përpiqem thjesht t'i justifikoj. Jam vërtet krenar për babain tim. Koha javore: Kjo do të thotë se humorin e keni të trashëguar? G. Paja: Ne si familje jemi me humor, duke filluar që nga babai, im vëlla, ime motër, dhe mamaja që është më serioze, por që gjithsesi e ka atë humorin e saj. Koha javore: Çfarë rolesh keni luajtur para angazhimit në "Portokalli"? G. Paja: Kam luajtur edhe në disa filma, por kryesisht jam marrë me teatër para "Portokallisë". Dhe gjatë kohës sa kam qenë në "Portokalli" kam luajtur në disa teatro jashtë skenës së "Top Channel"-it. Koha javore: Çfarë Ju shërbeu si nxitje për të konkurruar në spektaklin "Portokalli"? G. Paja: Regjisori aktual i "Portokallisë", Altin Basha, ishte edhe pedagogu im në Akademinë e Arteve. Dhe duke më njohur, më bëri një ftesë dhe unë me shumë kënaqësi e pranova, duke ngurruar pak jo për faktin se e nënvlerësoja "Portokallinë", por për faktin se më dukej një sipërmarrje e madhe dhe e kisha
me frikë, sepse është një spektakël gjigant me një prodhim shumë të shpejtë. Koha javore: Çfarë ka ndryshuar "Portokallia" në jetën Tuaj, përveç që natyrisht iu ka bërë më të njohur? G. Paja: Ka qenë një ndjesi e çuditshme që të dielën në darkë të futesh në shtëpi dhe të mos jesh i njohur, dhe të hënën në mëngjes njerëzit të thonë "Uuuuu, ky djali që doli mbrëmë në "Portokalli"". Kështu që kanë ndryshuar shumë gjëra. Të qenit person publik është një ndjesi e mirë, por ka edhe ato anët e veta negative që do të thotë se jeta private është pak më e rezervuar, nuk mund të dëfrej si një njeri i lirë. Im atë, unë do ta them me një shprehje popullore, pasi mësoi që u bëra person publik, më tha: "Tani që u bëre publik, mbaj mend vetëm një gjë. Të gjithë e kruajnë hundën, por kur e kruan ti, ata thonë: "Ouuuu, ai e kruajti hundën"". Koha javore: Sa vështirë është të bësh çdo javë humor dhe të jesh i pranishëm çdo fundjavë në ekran? G. Paja: Është tejmase e vështirë, por kjo është një marrëveshje që ne e kemi bërë, në radhë të parë me veten tonë dhe pastaj me komplet spektaklin, dhe kur futesh në valle, do
Të bësh çdo javë humor dhe të jesh i pranishëm çdo fundjavë në ekran është tejmase e vështirë, por kjo është një marrëveshje që ne e kemi bërë, në radhë të parë me veten tonë dhe pastaj me komplet spektaklin, dhe kur futesh në valle, do kërcesh, nuk ke rrugë tjetër.
"Portokallia" është ndër shou kabaretë e parë në stilin e vet në Shqipëri. Më vjen mirë që është e suksesshme, sepse jam pjesë e saj dhe e këtij suksesi. Por ka emra të paarritshëm të estradave të vjetra dhe ne jemi shumë larg tyre. Por mendoj që jemi një pjesë dinjitoze e shoqërisë shqiptare. kërcesh, nuk ke rrugë tjetër. Koha javore: Në të kaluarën, gati çdo qytet në Shqipëri ka pasur estradën e vet. Pastaj ka pasuar një lloj shkëputjeje, për të mbërritur te "Portokallia". Sa mund të thuhet se ky spektakël është një lloj rikthimi i humorit te shqiptarët? G. Paja: Kur ikën koha, kur ndryshojnë vitet, natyrisht që ndryshojnë shumë gjëra. Po kështu ndryshon edhe arti. Tani gjërat janë bërë më komerciale. Ne e kemi lirinë maksimale për të mësuar nga kolegët tanë nëpër botë. Kështu që ndërthuret. Kjo është ndër shou kabaretë e para në stilin e saj në Shqipëri. Më vjen mirë që është e suksesshme, sepse jam pjesë e saj dhe e këtij suksesi. Por ka emra të paarritshëm të estradave të vjetra dhe ne jemi shumë larg tyre. Por mendoj që jemi një pjesë dinjitoze e shoqërisë shqiptare. Koha javore: Disa qytete e kanë pasur traditë humorin, në radhë të parë Shkodra, që është konsideruar djep i humorit. Sa e ka thyer "Portokallia" opinionin se vetëm disa qytete kanë humor sepse në fakt aty janë njerëz nga të katër anët e Shqipërisë, madje mund të thuhet nga të gjitha anët shqiptare? G. Paja: Kjo është mirë sepse ne tregojmë komunitet, pra që mund të jetojmë në komunitet. Sepse estrada e Shkodrës bënte humorin e saj, fierakët të vetin, vlonjatët të vetin, kështu që vinte një periudhë ose vetëm Viti i Ri që t'i mblidhte nga vende të ndryshme. Kurse ne kemi çdo të diel nga një Vit të Ri. Kemi mbledhur një komunitet, ka nga veriu, ka nga Shqipëria e mesme, ka nga jugu, nga të gjitha
Koha javore: Shpeshherë dëgjojmë mendime, zëra, që thonë se humori i sotëm është banalizuar, duke përfshirë këtu edhe vetë emisionin "Portokalli". Cili është komenti Juaj? Sa e vërtetë është kjo? G. Paja: Unë nuk mund të them shumë gjëra për këtë sepse ka momente që mund të ndodhi dhe kjo. Por, ne shikojmë një film amerikan në televizion në darkë, në shtëpinë tonë, ku që nga fillimi deri në fund përdoret "fuck, fuck, fuck". Kjo nuk na bën përshtypje sepse nuk e kemi gjuhën tonë. Por "fuck" është fjala më e rëndë në anglisht. Në fakt, amerikanët kanë një mentalitet tjetër. Ne nuk arrijmë apo më saktë nuk përpiqemi të sjellim këtë frymë, por me një fjalë po mundohemi të çlirojmë popullin që të jetë pak më i çliruar, natyrisht pa ofenduar dikë, dhe prandaj e bëjmë këtë brenda personazheve, me njëri tjetrin. Mbase duhet të jemi pak më të kujdesshëm, por gjithsesi është pozitive. Koha javore: Me kë Ju pëlqen të bashkëpunoni më tepër të bëni humor? G. Paja: Unë kam një partner që quhet Erand Soli dhe ai është pjesa e suksesit tim, pa dyshim. Më pëlqen të lozë me të, siç më pëlqen të lozë me të gjithë djemtë sepse janë mbledhur djem vërtet të talentuar. Mirëpo duke qenë se me Erandin na kanë ngjitur, me atë më bie të lozë më shumë. Koha javore: Cili rol Ju ka mbetur më tepër në kujtesë apo është vlerësuar më shumë nga publiku? G. Paja: Për mua dhe publikun "Nasi" është ai që më bëri të njohur. Por edhe Melamini, që e kam tani, presidenti i futbollit, nuk më duket i keq, siç kam nxjerrë "Gabelin", "Genën", "Bollanon", kryetarin e Bashkisë së Himarës. Kanë qenë disa personazhe, por gjithsesi "Nasi" është ai më i spikaturi. Koha javore: Ju quajnë më shpesh me emrin Tuaj apo me emrin "Nasi", apo djali i Luftarit? G. Paja: Deri vonë më thërrisnin të gjithë "Nasi". Mirëpo kam pompuar edhe vetë, kam dashur dhe më pëlqen kur njerëzit më identifikojnë si Gazmend Paja. Kjo për mua është shumë e rëndësishme. Por një masë e mirë më thërret "Nasi" akoma. Kanë filluar njerëzit të më thërrasin edhe Gaz Paja dhe kjo më pëlqen.
Bisedoi: I. Kallaba
e enjte, 11 dhjetor 2008 9
Duhen shumë gjëra që të jesh seksi, por vetëm një mund të shpallet e tillë. Bukuroshja çeke, Karolina Kurkova, ka ngadhënjyer edhe para modeleve të "Victoria Models" si Giselle Bundchen, Adriana Lima dhe Heidi Klum, të cilat janë renditur në vendin e katër, gjashtë dhe shtatë. "Karolina është shpallur femra më seksi në botë nga televizioni E!, apo Entertainment", ka thënë një zëdhënës i modeles për Access Hollywood.com. "Ajo është vlerësuar për rolin e saj në "G.I. Joe", si dhe ka mirëpritur vendimin e E!, për ta emëruar atë si femrën më të bukur në botë.
Lista e dhjetë femrave më të bukura në botë 1. Karolina Kurkova 2. Bar Rafaeli 3. Angelina Jolie 4. Gisele Bundchen 5. Scarlett Johansson 6. Adriana Lima 7. Heidi Klum 8. Penelope Cruz 9. Manuela Arcuri 10. Shakira
¸ KULTURORE plava/ crvena/ ‘uta/ crna /
plava/ crvena/ ‘uta/ crna /
PANORAM
Karolina, femra më seksi në botë Inva Mula shkëlqen në San Francisco Franciskos Pak ditë më parë skena e operës së San njohur në SHBA, ka mirëpritur sopranon e e saj, Inva ka shqiptare, Inva Mula. Në skenën , Griogio interpretuar së bashku me baritonin italian veprat më të Caoduro në "L'elisir d'amore", një nga etti. njohura të kompozitorit Gaetano Doniz ka mrekulluar Duket se Mula në rolin e "Adinë-s" shtypin venjo vetëm publikun amerikan, por edhe imet pozidas. Ky i fundit nuk i ka kursyer vlerës shqiptare, e tive për artisten shqiptare. "Sopranoja pas premierës shkëlqyer si Adina", do të shkruante . së shfaqjes gazeta "The Epoch Time"
10 e enjte, 11 dhjetor 2008
PANORAM
¸ KULTURORE
Rimeli dhe shikimi joshës
Rimeli është protagonisti i tendencave të makiazhit në stinën e dimrit. Mjafton një kalim i shpejtë për të patur një shikim elegant dhe joshës. Çdo rimel ka karakteristikat e veta, i përcaktuar nga forma e furçës dhe nga pigmentet e formulës. Të gjitha këto elemente kontribuojnë për të krijuar efekte të ndryshme, dendësinë, gjatësinë, kur duam të kemi qerpikë të lakuar dhe voluminozë. Çdo rimel ka një metodë aplikimi. Rimeli me furçën e lakuar përdoret me një lëvizje zig zag, rimeli me krehër ka një metodë aplikimi rrotullues, nga rrënjët deri te majat e qerpikëve. Make up artistët këshillojnë se duhet të përdorim këto metoda për të pasur një shikim marramendës. Gjithashtu ata këshillojnë se nëse keni pak rrathë të zinj rreth syve, të shmangni lyerjen me rimel për qerpikët e poshtëm, sepse rimeli krijon hije dhe nxjerr në pah defektet poshtë syve. Tek qerpikët e sipërm duhet ta kalojmë atë dy herë që të duken më të dendur.
Milkani fiton sërish me "Zonjën Shnajder"
që filmi "Trishtimi i Zonjës Shnajder" Ndërkohë që javëve të fundit lajmi orinë e filmit të huaj mbërtheu jo kateg në r" kandidon për çmimet "Osca e kinemasë, një tjetër informacion uesit vetëm shtypin, por edhe gjithë adhur na vjen këtë herë. pak ditë më parë në Itali. Bëhet fjalë Pikërisht një çmim, që filmi ka marrë që regjisorët Pirro dhe Eno Milkani për çmimin "Filmi më i mirë i huaj" kanë marrë në Festivalin "Festival del Cinema di Salerno". ali të njohur në Itali e më gjerë, të Ky ka qenë edicioni i 62-të i këtij Festiv i mirë ky për Milkanët, ndërsa presin ogur Një r. nënto t muaji gjatë uar zhvill verdikti i çmimeve "Oscar". janarin, kohë kur do të shpallet edhe
e enjte, 11 dhjetor 2008 11
KULTUR¸ PROJEKTI "BESA" DHE AUTOSTRADAT VIRTUALE
Porta kulturore drejt Europës Nëse BESA 1, e cila kishte për qëllim grumbullimin, përpunimin dhe dixhitalizimin e veprave dhe dokuinteres me mentave arbëresh dhe albanologjik vetëm në kontekstin italian, ku bëjnë pjesë minorancat arbëreshe, BESA 2 synon të zgjerohet në të gjitha strukturat bibliotekare të komuniteteve të ndryshme shqiptare që gjenden në provincat e tjera kalabreze, në krahinat e tjera të Italisë dhe në zonën e Ballkanit, duke realizuar kështu një katalog kolektiv on-line me regjistrime bibliografike, të cilat gjenden në biblioteka të ndryshme bal-
ja Projekti BESA është e vetm rrugë për kulturën shqiptare dhe të albanologjinë në veçanti, për nd gjiga ektit proj e ë pjes qenë Europeana, edhe pse Shqipëria nuk bën pjesë zyrtarisht në BE. Projekti BESA do të na jepte mundësinë që, të paktën një herë se të jemi një hap më përpara u kombet e tjera që synojnë, asht në si dhe ne, për t'u integruar familjen e madhe europiane.
lkanike.
Për Kohën javore
Shpend Bengu
Në të njëjtën kohë kur në Shqipëri vazhdojnë punimet për ndërtimin e autostradës DurrësKukës-Morinë në drejtim të Veriut, e cila do të mundësojë integrimin e Shqipërisë në sitemin europian te komunikacionit, në drejtim të Perëndimit, Shqipërisë i është hapur një rrugë me anë të s’cilës i jepet mundësia për t'u lidhur dhe integruar me autostradat virtuale europiane të komunikimit nëpërmjet kulturës dhe shkencës, edhe pse Shqipëria nuk është ende anëtare e Bashkimit Europian. Rruga për në autostradat virtuale europiane kalon nëpërmjet një ndërtese në formë kubi. Kjo ndërtesë quhet Kubi 20A Departamenti i Gjuhësisë në Universitetin e Kalabrisë, njërit prej 10 universiteteve më të mëdha në Itali, ku vetëm ura që lidh fakultetin e parë me të fundit është rreth tri kilometra në vijë të drejtë, me 3 kate. Në brendësinë e Kubit 20A i cili, siç e përmenda dhe më lart, ka formën e një harddisku modern, ndodhen disa ambiente të cilat përbëjnë trurin dhe procesorin e Kubit 20A. Janë hapësirat dhe zyrat e Sportelit gjuhësor të albanologjisë, i krijuar dhe i drejtuar nga Prof. Francesco Altimari. Në këtë sportel, prej disa vitesh ka marrë jetë një ndër projektet më të rëndësishme për shkencën dhe kulturën shqiptare, projekti BESA, ideuar dhe pagëzuar me këtë emër nga profesor Francesco Altimari. Emri BESA u zgjodh për të evokuar njërin nga virtytet më të larta që ka karakterizuar shqiptarët e vërtetë. Pagëzimi me emrin BESA evokon besën e dhënë nga arbëreshët për të mos e harruar kurrë dheun e të parëve. Motivin e Besës e ndeshim dhe në veprat e Homerit shqiptar, Jeronim De Rada, ashtu si dhe në veprat e intelektualëve të shquar arbëreshë. Por BESA tashmë në gjuhën shqipe, në formën e një akronimi, ka edhe një kuptim tjetër, që ka të bëjë jo vetëm me fjalën e dhënë, por edhe me fjalët e thëna në gjuhën shqipe, të cilat të mbledhura të shkruara e të përpunuara dhe tashmë të dixhitalizuara, përbëjnë fondin e Bibliotekës Elektronike të Siteve Arbëreshe. Për të mbajtur fjalën e dhënë, projekti BESA 2 është menduar të quhet dhe Biblioteka Elektronike e Siteve Albanologjike. Nëse BESA 1, e cila kishte për qëllim grumbullimin, përpunimin dhe dixhitalizimin e veprave dhe dokumentave me interes arbëresh dhe albanologjik vetëm në kontekstin italian, ku bëjnë pjesë minorancat arbëreshe, - ndër
12 e enjte, 11 dhjetor 2008
veçoritë e projektit përmendim këtu dixhitalizimin e veprave origjinale të Jeronim De Radës që mund të shkarkohen lirisht - Besa 2 synon të zgjerohet në të gjitha strukturat bibliotekare të komuniteteve të ndryshme shqiptare që gjenden në provincat e tjera kalabreze, në krahinat e tjera të Italisë dhe në zonën e Ballkanit, duke realizuar kështu një katalog kolektiv on-line me regjistrime bibliografike, të cilat gjenden në biblioteka të ndryshme ballkanike. Në këtë fazë, katalogimi është përqendruar në vëllimet antike e moderne të shtypura në gjuhë apo me interes arbëresh ose albanologjik. Parashikohet në një fazë të mëvonshme zgjerimi i rilevimit dhe i katalogimit të revistave, të materialeve minore të shtypura, të dorëshkrimeve, të dokumentave të tjerë arkivorë, si dhe të materialeve audiovizive dhe të burimeve të tjera elektronike. Do te jetë pikërisht BESA 2, projekti i cili zgjeron akoma më shumë rrugën e hapur nga BESA 1, duke hapur porta të reja drejt autostradës virtuale të dijes dhe kulturës europiane e pagëzuar me emrin EUROPEANA, pagëzimi i së cilës u bë më 20 dhjetor 2008. Festimi dhe pagëzimi i bibliotekës më të madhe të realizuar deri më sot nga mendja dhe ndërkombëtarët u bë pikërisht në ditën kur shqiptarët festonin100- vjetorin e Kongresit të Manastirit dhe njësimit të gjuhës shqipe. Por nëse për shqiptarët festimet u mbyllën me sukses e me hare, për europianët të cilët sakrifikuan fundjavën e tyre të çmuar duke u mbyllur në shtëpi para kompjuterit për të festuar, shijuar e udhëtuar në Autostradën më të madhe të dijes dhe komunikimit, gëzimi dhe udhëtimi ishin shumë të shkurtër. Me keqardhje, stafi i projektimit të Europeanas njoftoi për mbylljen e përkohshme të web site-it gjatë punimit të të cilit nuk ishin parashikuar më shumë se 10 milionë klikime në një orë. Ishte pikërisht etja për dije e europianëve adultë në moshën e internetit që bëri bllokimin e Europiana-s e cila pritet të rihapet sërish në mesin e dhjetorit 2008. Por nëse europianët po punojnë për riparimin e një defekti të vogël teknik, ç'duhet të bëjmë ne shqiptarët për të riparuar të gjitha defektet shekullore, jo vetëm teknike, por edhe të qëllimshme? Për të shkelur në autostradën virtuale, shqiptarëve u duhet shumë më tepër punë dhe më shumë sakrifica se sa për të ndërtuar autostradën Durrës- Kukës- Morinë. Më parë se të nisim udhëtimin për në rrugën e integrimit, në tempullin më të madh të dijes dhe të kul-
turës europiane, do të na duhet të mësojmë e të njohim rregullat dhe tabelat e qarkullimit të kësaj autostrade virtuale ku navigatorët satelitorë në makinat luksoze të shqiptarëve nuk hyjnë në punë. Po çfarë është Europeana? Europeana është një projekt që ka filluar në 2007, një bibliotekë gjigande, muze dhe arkiv virtual shumëgjuhësh, e cila fillimisht do të jetë në gjuhët franceze, angleze dhe gjermane. Ashtu si Google Library, projekti i kolosit amerikan, i destinuar për të sjellë falas në web trashëgiminë e bibliotekave amerikane on-line, edhe Europeana nuk është më e pakët. Europeana është një projekt madhështor e cila përfshin të gjithë trashëgiminë kulturore të bibliotekave të 27 shteteve anëtare të Bashkimit Europian, në një përmbledhje prestigjioze të ndërtuar me bit, e cila përfshin një trashëgimi prej disa millionë veprash në formatin elektronik, ndër të cilat kryeveprat e pavdekshme të letërsisë botërore, por edhe vepra multimediale dhe audiovizive, si p.sh. fotografi, vepra arti, regjistrime të operave klasike, filmime, si dhe riprodhime të dokumenteve themelore me rëndësi historike. Për këtë projekt janë dashur disa vite punë dhe një komision i posaçëm, si dhe një investim prej më shumë se 2,5 milionë euro në vit. Por ky është vetëm hapi i parë nëse vërejmë se Komisioni Evropian që ka ndjekur projektin Europeana ka deklaruar që brenda vitit 2010, biblioteka europiane do të bëjë të mundur vënien në dispozicion të publikut online gati 10 milionë vepra të dixhitalizuara dhe me mundësitë që lejon interneti, të bëjë të mundur bashkëveprimin edhe të përdoruesve për të rritur komunitetin e të apasionuarve dhe personave, të cilët do të konsultohen me bibliotekën dhe për t'i dhënë jetë një lloj kloni enciklopedik të Wikipedia-s në strukturë prurëse të bibliotekës, në mënyrën që ajo të ushqehet në mënyrë autonome. Në rastin kur bëhet fjalë për një projekt falas me shpërndarje në të gjithë botën, Europeana nuk do të lërë jashtë vëmendjes ekstreme problemin e shfrytëzimit të të drejtave të autorit të veprave, ashtu siç ka vepruar dhe Google Library në SHBA. Pikërisht për të mos rënë në morsën e këtij problemi jo të vogël dhe për të respektuar të drejtat e autorit dhe punës intelektuale, Këshilli i Europës po studion një ligj i cili do ta shtyjë kohën e të drejtave të autorit nga 70 në 100 vjet pas vdekjes së autorit. Në të njëjtën kohë ka nisur dhe projekti Arrow (Accessible Register of Rights infor-
mation and Orphan Works towards Europeana). Europeana funksionon si një portal multimedial dhe veprat që mund të arrihen nëpërmjet saj nuk do të jenë në një kompjuter qendror, por do të mbeten në sitin e institucionit qendror kulturor që funksionon si network. Fillimisht Europeana, në harkun kohor 2009 - 2011, do të jetë e financuar kryesisht gati 80% në shumën prej 2 milionë eurosh në vit nga BE. Shtetet e tjera anëtare të BE-së dhe institucionet e tjera kulturore do të paguajnë pjesën tjetër. Siç është bërë e ditur, Biblioteka elektronike Europeana i përket të gjithëve, por në të bëjnë pjesë vetëm vendet që bëjnë pjesë në BE. Cilat janë shanset e Shqipërisë për t'u bërë pjesë e këtij projekti gjigand europian? Duke qenë një vend në pritje të ftesës për të qenë kandidate për hyrjen ne BE, Shqipëria ka shumë pak shanse për t'u bërë pjesë e këtij projekti nëse Europeanën do ta shikojmë në optikën e kontekstit shqiptar. Por, e parë në një kontekst më të gjerë, duhet të kemi parasysh se jemi përpara një shansi shumë të madh historik për shkencën dhe kulturën shqiptare. Porta e vetme, derisa Shqipëria të behet anëtare e Bashkimit Europian, mbetet pikërisht Projekti BESA, i cili është një pjesë e projektit Europeana për rajonin e Kalabrisë (Itali). Për sa u përket financimeve, BESA u mbështet nga Komuniteti Europian, brenda projektit POR 2000-2006, me anë të Krahinës së Kalabrisë, në bazë të një projekti të paraqitur nga Asesorati i Pakicave i Provincës së Kozencës dhe i realizuar nga Dega e Albanologjisë e Universitetit të Kalabrisë. Sigurimi i fondeve dixhitale të BESA-s sigurohet duke filluar që nga bibliotekat private, bibliotekat e minibashkive, bibliotekat e bashkive, bibliotekat rajonale dhe nacionale, të cilat të marra së bashku janë një pjesë e konsiderueshme e fondit të albanologjisë në projektin Europeana. Si përfundim, projekti BESA është e vetmja rrugë për kulturën shqiptare dhe albanologjinë në veçanti për të qenë pjesë e këtij projekti gjigand Europeana, edhe pse Shqipëria nuk bën pjesë zyrtarisht në BE. Projekti BESA do të na jepte mundësinë që të paktën një herë të jemi një hap më përpara se kombet e tjera që synojnë, ashtu si dhe ne, për t'u integruar në familjen e madhe europiane.
KULTUR¸ PORTRET I PIKTORIT NGA MALËSIA, NIKOLLË LUCGJONAJ
Natyra e bukur e vendlindje-inspirimi kryesor Piktori Nikollë Lucgjonaj deri më tani ka të vizatuara një numër të madh pikturash. Disa nga ato edhe i ka ekspozuar në ekspozitat e tij personale të organizuara nga SHKA "Drita" nga Nënhelmi, dhe Misioni Françeskan nga Tuzi, anëtar i së cilave edhe është. Në kuadër të DEUS-it që e organizon QKI "Budo Tomoviq"nga Podgorica, javën që vjen në QKI "Malësia" ai do ta ketë edhe ekspozitën e tretë të tij personale. Shikuesit e këtij evenimenti kulturor do të kenë rast të shohin punime me laps kimik, tush, tempera pastel, kolazh dhe pikturë me ngjyra vaji në pëlhurë. Deri më tani ekspozitat e piktorit Lucgjonaj janë pritur me kënaqësi dhe ato e kanë shtyrë dhe inspiruar atë që edhe më tepër të vazhdojë këtë profesion.
Nikollë Lucgjonaj, që në ditët e para të fëmijërisë filloi të dallohet nga shokët e tij si një talent i rrallë i artit figurativ. Vizatimet e bukura dhe cilësore të tij u veçuan edhe nga nxënësit e tjerë ku ai mësonte. Me të drejtë mund të thuhet se punimet e tij vlerësoheshin me nota më të larta nga profesorët e artit figurativ dhe kështu dita më ditë arti u bë pjesë e pandarë e jetës dhe veprimtarisë së tij. Pas përfundimit të shkollës fillore ai u regjistrua në shkollën e mesme teknike në Mitrovicë, ku siç tregon ai, art figurativ nuk kishte dhe mungesën e kësaj lënde ai e ndjente shumë dhe kështu sa herë që kishte kohë të lirë vizatone pa u lodhur. Ai ka përgatitur gati të gjitha skenografitë e SHKA-ve nga Malësia. Në nivelin republikan dhe atë komunal ai është shpërblyer disa herë me mirënjohje dhe lëvdata. Punimet e Nikollë Lucgjonajt janë mjaft të kërkuara, si në Malësi, ashtu edhe në SHBA. Arti figurativ për Lucgjonaj praqet një parajsë, botë të cilën siç thotë ai "e ndien shumë mirë vehten- botë kjo paralele me obligimet e jetës së përditëshme, dera e së cilës hapet me butësinë e shpirtit ". Me punimet e veta artistike ai fillon të krijojë famë në Malësi. Në organizimin e SHKA "Drita" nga Nënhelmi, Nikollë Lucgjonal shfaqi para publikut të Malësisë ekspozitën e tij të parë, e cila u mirëprit mjaft mirë. Ndërkaq, ekspozitën e dytë personale ia organizoi Minisoni Françeskan nga Tuzi. Veprimtarinë e piktorëve shqiptarë që jetojnë dhe punojnë në Mal të Zi, Nikolla e ka të njohur vetëm përmes vepritmarive, aktiviteteve dhe ekspozitave të tyre. Për të rinjtë e Malësisë ai thotë se janë të përfshirë në shumë aktivitete-krijimtari artistike që organizohen në Malësi, por sa e duan artin fig-
urativ ai thotë se është diçka tjetër. "Me siguri se e duan artin figurativ, e sa i japin atij rëndësi, është diçka tjetër", pohon Nikolla. Ai vizaton dhe pikturon portrete dhe peizazhe të ndryshme, pastaj edhe punime të tjera me motive nga Malësia. Inspirimi i Nikollë Lucgjonajt del pikërisht nga natyra e bukur e vendlindjes së tij, nga populli i tij dhe nga kultura materiale dhe shpirtrore e tij. Në kuadër të DEUS-it që e organizon QKI "Budo Tomoviq", Nikollë Lucgjonaj në QKI "Malësia" në Tuz do të ketë një ekspozitë personale. Ai këtu do të prezantohet me vizatimin
e tij të parë e deri te këto të fundit. Pikturat e tij do të jenë të vizatuara me laps kimik, tush, tempera pastel, kolazh dhe pikturë me ngjyra vaji në pëlhurë. Ekspozitat e piktorit Lucgjonaj janë pritur me kënaqësi dhe ato e kanë shtyrë dhe inspiruar që të vazhdojë akoma më shumë me këtë pasion.
rr.d.
TELEVIZIONI "TEUTA" DHE KLUBI I BASKETBOLLIT "ULQINI" ORGANIZUAN AKSIONIN HUMANITAR NË NDIHMË TË SHTËPISË SË FËMIJËVE "MLADOST" NË BIJELLË
Aksioni i tejkaloi parashikimet
Organizatorët e këtij aksioni kanë thënë se janë tejet të kënaqur me pjesëmarrjen e firmave nga Ulqini që, sipas tyre, i ka tejkaluar parashikimet. Edhe drejtuesit e Shtëpisë së Fëmijëve "Mlladost" kanë shprehur kënaqësi dhe fjalë falënderimi për këtë aksion humanitar. Televizioni "Teuta" dhe Klubi i Basketbollit "Ulqini" organizuan në prag të festave të fundvitit aksionin humanitar në ndihmë të Shtëpisë së Fëmijëve "Mlladost" në Bijellë. Në aksion kanë marrë pjesë rreth 36 afaristë dhe njerëz të tjerë nga Ulqini të cilët kanë kontribuar me mjete financiare apo me prodhimet e veta. Mjetet e grumbulluara i janë dorëzuar Shtëpisë së Fëmijëve në Bijellë nga organizatorët dhe basketbollistët e "Ulqini"-t, të dielën, në prag të ndeshjes së këtyre të fundit me KB "Primorje" në Herceg-Novi. Me këtë rast, fëmijët e kësaj shtëpie kanë shfaqur një program të pasur kulturor. Koordinatorët e aksionit kanë siguruar gjërat më të domosdoshme për fëmijët e kësaj shtëpie, në bashkëpunim me drejtuesit e Shtëpisë së
Fëmijëve në Bijellë. Organizatorët e këtij aksioni kanë thënë se janë tejet të kënaqur me pjesëmarrjen e firmave nga Ulqini që, sipas tyre, i kanë tejkaluar parashikimet. Edhe drejtuesit e Shtëpisë së Fëmijëve "Mlladost" kanë shprehur kënaqësi dhe fjalë falënderimi për këtë aksion humanitar. Është rënë dakort që ky aksion të bëhet traditë, prandaj Televizioni "Teuta" dhe KB "Ulqini" do të organizojnë për çdo dhjetor aksione të këtij lloji. Po ashtu është rënë dakort që 60 fëmijë të moshës shkollore, pas festave të fundvitit, të jenë mysafirë të basketbollistëve të "Ulqini"-t dhe Televizionit "Teuta".
i.k.
e enjte, 11 dhjetor 2008 13
MOZAIK ULQIN BIZNES ASOCIACIONI PREZANTOI REZULTATET E ANKETËS MBI GJENDJEN E PRODHUESVE BUJQËSORË NË KOMUNËN E ULQINIT
Problem, mungesa e tregut dhe e qendrave të grumbullimit Kryetari i Sektorit të Bujqësisë pranë UBA-s, Mefit Jakupi, ka thënë se ky asociacion, brenda mundësive, do të ndihmojë dhe do të bashkëpunojë me organet kompetente lokale dhe shtetërore për zgjidhjen e problemeve të evidentuara të prodhuesve bujqësorë.
do të bashkëpunojë me organet kompetente lokale dhe shtetërore për zgjidhjen e problemeve të evidentuara. "Ne e kemi përsëritur disa herë se zhvillimi i turizmit duhet ndjekur nga zhvillimi i bujqësisë sepse të dy këta lëmenj janë jetike për të pasur një zhvillim ekonomik të qëndrueshëm ashtu siç e dëshirojmë të gjithë ne", ka thënë Jakupi, i cili është njëko-
Ulqin - Prodhuesit bujqësorë në Komunën e Ulqinit mendojnë se dy problemet më të mëdha me të cilat ata përballen janë mungesa e qendrave të grumbullimit, paketimit dhe ruajtjes së prodhimeve bujqësore, si dhe mungesa e tregut. Këto janë rezultatet e anketës së realizuar nga Sektori për Bujqësi pranë Ulqin Biznes Asociacionit, rezultatet e së cilës u prezantuan në një konferencë për shtyp të premten. Anketa është realizuar në terren me ç'rast janë anketuar prodhuesit bujqësorë në tri zona, Anë e Malit, Zogaj dhe Shtoj, dhe ka pasur për qëllim të identifikojë problemet kryesore me të cilat ballafaqohen prodhuesit bujqësorë në komunën e Ulqinit. Nga Sektori për Bujqësi pranë UBA-s kanë thënë se anketa është realizuar në këto tri zona për arsye se ato janë zona ku bujqësia është aktivitet parësor dhe ku ekzistojnë mundësitë për një zhvillim akoma më të madh në këtë drejtim. Përfaqësuesi i Sektorit për Bujqësi, Faik Nika, ka thënë se nisur nga rezultatet e anketës, janë identifikuar disa nga problemet kryesore në të cilat hasin prodhuesit bujqësorë në këto zona. "Me zgjidhjen e këtyre problemeve do të ndihmohet rritja e kapaciteteve prodhuese, rritja e cilësisë së prodhimit dhe rritja e të ardhurave të fermerëve", ka thënë Nika. Kryetari i Sektorit të Bujqësisë pranë UBA-s, Mefit Jakupi, ka thënë se ky asociacion, brenda mundësive, do të ndihmojë dhe
SIPAS PËRFAQËSUESVE TË KOMPANISË HOLANDEZE "VAN DEN OEVER ZAAIJER & PARTNERS"
Plazhi i Madh mund të tërheqë investitorët më të njohur botërorë Përfaqësuesi i kompanisë "Van Den Oever Zaaijer & Partners", Pol Van Vijk, ka thënë se projekti i tyre i respekton parimet e zhvillimit të qëndrueshëm dhe përshtatet me ambientin natyror të Plazhit të Madh. Potencialet e Plazhit të Madh mund t'i tërheqin lehtë investitorët më të njohur botërorë, ndërsa këtë hapësirë duhet zhvilluar në pajtim me parimet e zhvillimit të qëndrueshëm, kanë vlerësuar përfaqësuesit e kompanisë holandeze "Van Den Oever Zaaijer & Partners". Zgjidhja ideore e kësaj kompanie është zgjedhur si më e mira në konkursin për zgjidhjen më të mirë planifikuese "Plazhi i Madh, kompleks i qëndrueshëm turistik në bregdet" të shpallur nga Ministria për Zhvillim Ekonomik. Përfaqësuesi i kompanisë "Van Den Oever Zaaijer & Partners", Pol Van Vijk, ka thënë se projekti i tyre i respekton parimet e zhvillimit të qëndrueshëm dhe përshtatet me ambientin natyror të Plazhit të Madh. "Plazhi i Madh është mjedis shumë specifik dhe fantastik, disa pjesë të të cilit ndoshta janë shkatërruar, por në projektin tonë jemi munduar t'i rehabilitojmë dhe t'ua kthejmë bukurinë e tyre. Ky është drejtimi për të cilin mendohet kur bëhet fjalë për zhvillimin e qëndrueshëm", ka deklaruar Van Vijk. Ai ka përkujtuar se Plazhin e Madh e rrethojnë vegjetacioni i pasur dhe deti, si dhe që këtë hapësirë do të duhej shfrytëzuar maksimalisht sepse ekziston mundësia për zhvillimin e tij.
14 e enjte, 11 dhjetor 2008
"Qëllimi ynë është që të realizojmë strukturën e disenjos urbane, e gjithsesi në tërë këtë duhet përfshirë edhe popullsinë lokale. Nuk ka rëndësi nëse do të ndërtohen komplekse apo hotele rezidenciale, por duhet të nxirret maksimumi që mund të ofrojë Plazhi i Madh", vlerëson Van Vijk. Kompania holandeze, ka shtuar ai, është fituese e shumë mirënjohjeve në këtë vend dhe në botë, ndërsa në bazë të projektit të tyre është ndërtuar edhe kompleksi me tri mijë shtëpi në Rusi. Van Vijk ka thënë se projekti parashikon përdorimin e materialit i cili tashmë ekziston në Mal të Zi për ndërtimin e ardhshëm të kompleksit në Plazhin e Madh. Në Panairin treditor të pasurive të paluajtshme MIPIM Horizons, të mbajtur në Kanë, janë prezantuar pesë projekte planifikuese për Plazhin e Madh, kompleks i qëndrueshëm turistik në bregdet. Përveç kompanisë holandeze, projektet i kanë prezantuar edhe firmat PRP "Architects" nga Britania e Madhe dhe "Crawford Architects", nga SHBA. Në Panair janë prezantuar po ashtu zgjidhjet planifikuese të kompanive "Archipelagos Aedas Team" nga SHBA dhe SSSCCM+PM nga Italia.
(Kohapress)
hësisht edhe nënkryetar i UBA-s. Sipas përfaqësuesve të UBA-s, kjo është anketa e vetme e realizuar për bujqësinë në Ulqin, të paktën në vitet e fundit.
(Kohapress)
RAJONI & BOTA TË MARTËN FILLOI PUNËN MISIONI I EULEX-it NË KOSOVË
Një ditë me rëndësi të veçantë për Kosovën Autoritetet në Prishtinë e kanë përshëndetur vendosjen e EULEX-it dhe kanë kërkuar zbatimin e mandatit të tij në përputhje me planin Ahtisari. Serbët e veriut të Kosovës kanë shfaqur pakënaqësinë e tyre me vendosjen e EULEX-it në vendbanimet me shumicë serbe, por kanë thënë se nuk do ta pengojnë punën e misionit. Zyrtarë evropianë thanë se ky hap shënon një faqe të re të historisë së Kosovës dhe i bënë thirrje të gjithë qytetarëve të Kosovës, që ta mbështesin punën e misionit për drejtësi dhe polici. Misioni EULEX, megjithëse është debatuar shumë në Kosovë, ka nisur të martën me sukses punën me 1.400 pjesëtarë të tij me aktivitetet e tyre në fushën e policisë dhe gjyqësisë. Shefi i këtij misioni, Yves De Kermabon, u shpreh se "Jam shumë i lumtur të them se ne kemi qenë në gjendje që të fillojmë me misionin EULEX në tërë Kosovën. Kjo nënkupton se që nga ora 08:00 e mëngjesit të së martës, ne kemi marrë përgjegjësitë në fushën e rendit dhe ligjit, përgjegjësi që mbaheshin nga UNMIK-u. Kjo është bërë në bashkëpunim të ngushtë edhe me Qeverinë e Kosovës", tha Kermabon. Sipas tij, ky mision deri në fund të dimrit mund të arrijë deri në 3 mijë veta. "Njerëzit tanë kanë filluar këtë mision për monitorim dhe këshillim të palës vendore", tha Kermabon. Kreu i misionit më të rëndësishëm në historinë e Bashkimit Evropian, zhvilloi të martën një takim me dy politikanët më të lartë në Kosovë, presidentin Fatmir Sejdiu dhe kryeministrin, Hashim Thaçi. Kermabon njoftoi se pjesëtarët e EULEX-it janë vendosur në veri të Kosovës pa asnjë problem. "Për momentin kemi rreth 100 pjesëtarë në pjesën veriore të Kosovës. Ata janë të pranishëm edhe në portat 1 dhe 31 (në kufi me Serbinë) me disa ekipe që përfshijnë edhe policët kufitarë. Kemi policët tanë afër ndërtesës së gjykatës dhe po ashtu kemi edhe 10 pjesëtarë, që bëjnë pjesë në ekipin e gjykatave e që janë vendosur në objektin e gjykatës në veri dhe po ashtu kemi policët tanë edhe në Zveçan, Zubin Potok dhe Leposaviq", tha ai i kënaqur me ecurinë e deritanishme të procesit edhe në zonat me shumicë serbe në Kosovë, ku ishin paralajmëruar protesta. Kermabon iu referua një numri të gjykatësve dhe prokurorëve evropianë të vendosur në Gjykatën në veri të Mitrovicës, e cila në mars të këtij viti, u shndërrua në skenë të përplasjes mes protestuesve serbë dhe policëve ndërkombëtarë, që çoi në vrasjen e një polici të UNMIK-ut. Një numër makinash të EULEX-it me pjesëtarë të policisë dhe gjykatës e prokurorë evropianë kanë hyrë të martën në mëngjes në pjesën veriore të Kosovës. Zyrtarë evropianë thanë se ky hap shënon një faqe të re të historisë së Kosovës dhe i bënë thirrje të gjithë qyte-
tarëve të Kosovës, që ta mbështesin punën e misionit për drejtësi dhe polici. Përfaqësues të misionit të OKB-së, që kanë administruar Kosovën në nëntë vitet e kaluara, kanë lëshuar pjesën veriore të Kosovës me hyrjen e pjesëtarëve të parë të EULEX-it. Serbët e veriut të Kosovës kanë shfaqur pakënaqësinë e tyre me vendosjen e EULEX-it në vendbanimet me shumicë serbe, por kanë thënë se nuk do ta pengojnë punën e misionit. Autoritetet në Prishtinë e kanë përshëndetur vendosjen e EULEX-it dhe kanë kërkuar zbatimin e mandatit të tij në përputhje me planin Ahtisari. Presidenti Sejdiu tha se mirëpret lajmin për fillimin zyrtar të punës së EULEX-it në Kosovë dhe premtoi, se institucionet do të bashkëpunojnë ngusht me misionin e BE-së për polici dhe drejtësi. Ndërkaq, Kryeministri Thaçi vlerësoi se fillimi i punës së misionit të EULEX-it, është një ditë me rëndësi të veçantë për Kosovën.
Ahtisari: Pavarësia e pakthyeshme
Ish-presidenti finlandez dhe kryenegociatori i statusit të Kosovës, Marti Ahtisari, ka kujtuar të martën në Oslo, ndërkohë që priste ceremoninë e dorëzimit të çmimit "Nobel" të Paqes, se pavarësia e Kosovës është e pakthyeshme. "Kosova është e pavarur dhe do të mbetet e pavarur", tha ai duke shtuar se "Progresi atje është i pakthyeshëm". Ndërsa Ahtisari fliste, zyrtarët e UNMIK-ut në Kosovë po i dorëzonin përgjegjësitë zyrtarëve të Bashkimit Evropian dhe autoriteteve lokale në Prishtinë. I pyetur për këtë proces, Ahtisari tha se "Besoj se është i mirëpritur". Megjithatë ish-kryenegociatori tha, se anëtarësimi i Kosovës në OKB mbetet një proces i largët, por "Besoj se gjërat po ecin përpara. Më shumë vende do ta njohin Kosovën". Në fund të vitit 2005, Kofi Annan, në atë kohë Sekretar i Përgjithshëm i Kombeve të Bashkuara, caktoi z. Ahtisari si negociator për ta çuar Kosovën drejt statusit final. Negociatat përfunduan pa marrëveshje në vitin 2007, por Ahtisari paraqiti në Këshillin e Sigurimit një draft për pavarësi të mbikëqyrur, i cili u bllokua nga Rusia. Sot Kosova zbaton direktivat e Planit të Ahtisarit.
Serbët nuk reagojnë
Në veri të Kosovës, përfaqësuesit politikë të serbëve kanë pohuar se ende nuk e kanë të qartë mandatin e misionit evropian për sundimin e ligjit. Disa prej tyre kanë thënë se pavarësisht nga kundërshtimet që mund t'i kenë, është Beogradi ai që ka lejuar zbarkimin e tij dhe komuniteti serb në Kosovë duhet të bashkëpunojë me të. Përfaqësuesit politikë të serbëve të Kosovës, që jetojnë në veri të Mitrovicës, kanë thënë se do të ishte më mirë që zbarkimi i EULEX-it të fillonte më vonë, derisa të ishte qartësuar mirë mandati i tij.
e enjte, 11 dhjetor 2008 15
AGROKULTUR¸ MIKROEKONOMIA (1)
Teoritë ekonomike të familjes bujqësore
Ekzistojnë disa teori mikroekonomike mbi familjen bujqësore, të cilat synojnë të shpjegonjë veprimtarinë ekonomike duke nxjerrë deduksione nga një numër supozimesh për qëllimet e familjes dhe për natyrën e tregjeve në kuadrin e të cilave familjet marrin vendime. Këto teori nuk janë të ndara nga njëra-tjetra por kanë shumë gjëra të përbashkëta si në pikënisje, në trajtim dhe në metodën logjike.
Mr Enis Gjokaj Literatura agroekonomike evidencon këto teori: 1. Teoria e maksimalizimit të fitimit 2. Teoria e mosdëshirës për të rrezikuar 3. Teoria e mosdëshirës për punë të rëndë 4. Teoria e familjes bujqësore 5. Teoria e qiramarrjes për një pjesë të prodhimit. Këto teori si kanë të përbashkët disa supozime kyçe, që do të thotë se ato janë variacione mbi një temë të vetme (familja bujqësore): - familja bujqësore, për qellime të analizës ekonomike është marrë si një njësi e vetme në marrjen e vëndimeve, - familja rrit në maksimum një funksion të vetëm interesi që përfaqëson mirëqënjen e përbashkët të anëtarëve të saj, - atje ku të ardhurat janë i vetmi variabël në funksionin e interesit, atëherë maksimalizimi i fitimit dhe interesit përputhen, - atje ku të gjitha tregjet e prodhimit dhe të faktorit janë plotësisht të formuar dhe konkurrent, maksimalizimi i fitimit është gjithnjë një komponent i maksimalizimit të interesit, megjithëse, atje mund të ketë edhe variabla të tjerë në funksionin e interesit (p.sh.sigurimi i ushqimit, koha e lirë etj), - ndryshimet në logjikën dhe në parashikimet e teorive të ndryshme burojnë më tepër nga ndryshimi i supozimeve për funksionimin e tregjeve se sa nga ndryshimi i supozimeve për synimet familjare, - supozimet e ndryshme për tregjet e punës dhe për ndarjen e kohës së punës të familjes, janë shpesh tipare kritike që dallojnë njërën teori nga tjetra, - veprimtaria ekonomike familjare varet nga mardhënjet shoqërore, të cilat bëjnë që tregjet të funksionojnë ndryshe për disa fshatarë dhe ndryshe për të tjerët. Teoritë e ndryshme të familjes bujqësore burojnë nga i njëjti aparat teorik, ku disa komponentë ndryshohen ndërsa të tjerët mbahen të pandryshuar. Maksimalizimi i fitimit. Kjo teori e trajton familjen bujqësore si një fermë bujqësore që vepron në tregjet plotësisht të formuar dhe konkurrues.Interesi është vetëm një funksion të ardhurash dhe maksimalizimi i tij përputhet me maksimalizimin e fitimit. Kjo teori parashikon një reagim pozitiv të familjes ndaj ndryshimeve në çmimet e tregut. Pra, një rritje në çmimin real të prodhimit çon në përdorimin më të lartë të faktorit, në prodhim më të lartë dhe në të ardhurat neto më të larta. Maksimalizimi i fitimit nuk lëjon konflikte ose
16 e enjte, 11 dhjetor 2008
këmbime midis të ardhurave më të larta dhe synimeve të tjera familjare, që rrjedhin për shkak të mungesës së tregjeve në disa mallra e shërbime. Kjo teori lidhet ngushtë me konceptin e efektivitetit, në kuadrin e së cilës ekonomisti amerikan T.W.Schultz, ka zhvilluar hipotezën e njohur se familjet bujqësore në vëndet në zhvillim janë << efikase për të varfërit<< dhe se << kanë pak gjëra të pafrytshme në shpërndarjen e faktorëve të prodhimit në bujqësinë e tyre tradicionale<< (Schultz, 1964.) Kjo hipotezë pati ndikim të gjatë në marrjen e vëndimeve nga fshatari. Besueshmëria, kufizimet dhe implikimet politike të saj mbeten me shumë interes për ekonominë fshatare. Propozimi se fshatarët janë efikas, i motivon familjes fshatare nxitjen për të rritur në maksimum fitimin. Efektiviteti dhe rritja në maksimum e fitimit janë dy anë të së njëjtës çështje. Kjo sepse efektiviteti ekonomik kërkon si kusht të domosdoshëm ekzistencën e një tregu konkurrues për shkak se si njësia prodhuese individuale, ashtu dhe sektori shtetëror nuk mund të kenë efektivitet nëqoftëse disa sipërmarrës (prodhues) ballafaqohen me çmime të ndryshme, apo nëse disa të tjerë mund të ndikojnë mbi çmimet dhe fitimet e prodhuesve tjerë. Ka disa arsye të vlefshme që të nxitin për të shqyrtuar efikasitetin ekonomik në studimin e fshatarëve, dhe kjo sepse ai prek aspekte të tilla të ekonomisë fshatare që lidhen me:
- teoritë e familjes, - idenë rreth kontributit të bujqësisë fshatare në rritjen ekonomike, - diskutimet për qëndrueshmërinë e prodhimit fshatar dhe për aftësinë e tij për të konkurruar me ndërmarrjet kapitaliste në bujqësi, - madhësinë e fermës dhe efektivitetin ekonomik të saj, etj. Pra, hipoteza e rritjes në maksimum të fitimit, kërkon që të mos ketë çrregullime të shpenzimeve ose të prodhimeve, për ti dhënë familjes një të ardhur neto më të lartë, të matur në para ose në terma fizikë, dhe që të zbatohet njëlloj si për familjet e varfëra edhe për ato të pasura. Në këtë kuadër, faktorët dhe prodhimet të vlerësohen me çmimet e tregut. Rritja në maksimum e fitimit ka përmbajtje vepruese (nxitje të familjes) dhe teknikoekonomike (veprimtaria ekonomike bujqësore si një ndërmarrje biznesi). Në shumë studime konstatohet fakti se më pak interes tregohet për mënyrën se si i merr vëndimet e saj familja bujqësore dhe më shumë për rezultatet e këtyre vëndimeve, që lidhen me efikasitetin e fermës si një ndërmarrje. Nëqoftëse natyra e ekonomisë fshatare pëngon realizimin e efikasitetit ne kuptimin e plotë të fjalës, kjo sdo të thotë se nuk mund të ekzistojë një element i fortë i llogaritjes ekonomike, në kontekstin e synimeve dhe të kufizimeve të shumëfishta të familjes bujqësore. Në këtë kuadër, maksimalizimi i pjesshëm ose i kufizuar i fitimit mund të ekzistojnë edhe
- veprimtaria ekonomike familjare varet nga mardhënjet shoqërore, të cilat bëjnë që tregjet të funksionojnë ndryshe për disa fshatarë dhe ndryshe për të tjerët.
nëqoftëse nuk vihet re efektiviteti. Modeli i rritjes në maksimum të fitimit pritet të përqëndrohet vetëm mbi një aspekt të efikasitetit, që është përshtatja e prodhimit dhe shpenzimeve me çmimet e tyre relative, që është e vërtet edhe për hipotezën e fshatarit efikas, e cila pohon se fermat veprojnë më tepër mbi kufirin e mundësisë së prodhimit se sa brënda saj. Ekzistojnë disa kufizime të maksimalizimit të fitimit: - prania e rrezikut (rriskut), - prania e pasigurisë, - mardhënjet jo të barabarta të mundësive dhe detyrimeve midis familjeve, - jopërsosshmëritë e përhapura në tregjet e prodhimit, të kreditit dhe të faktorëve. Nisur nga shqyrtimi i çështjes së efektivitetit, janë evidente disa konkluzione si: - Nëqoftëse fshatarët janë efikas brënda kufizimeve të teknologjisë ekzistuese, atëherë vetëm ndryshimi rrënjësor në teknologji siguron rritjen e prodhimit në bujqësinë fshatare (mënyra e transformimit); - Nëqoftëse joefektiviteti tek fshatari rrjedhë nga papërsosshmëria e tregjeve, atëherë dhe në përhapjen e informacionit për teknologjitë e prodhimit sa më të gjërë; - Nëqoftëse supozohet se fermerët janë të ndjeshëm ndaj ndryshimeve të çmimit, atëherë manipulimet me çmimet e prodhimit dhe të faktorit ( si projekte krediti, subvencionimi të plehrave) mund të kenë të njëjtin efekt, por me kosto më të ulët; - Nëqoftëse fermerët janë teknikisht joefikas, atëherë një rrol të madh luajnë arsimimi i prodhuesve bujqësor dhe zgjatja e afatit të punës, si metoda me kosto relativisht të ulët për të përmirësuar apo siguruar rritjen e efektivitetit prodhues. Kjo në literaturë quhet edhe si " mënyra e përmirësimit "; Teoria e fshatarit që rrit në maksimum fitimin veç aspekteve ekonomike lidhet dhe me aspekte të natyrës së ideologjisë dhe politikës agrare. Ajo ka dhe një sërë kufizimesh që konsistojnë në: - Trajtimin e fshatarëve sikur asnjë prej tyre nuk jeton në varfëri ekstreme, në pabarazi, pasiguri e në privacione që karakterizojnë jetëne fshatarëve në shumicën e regjioneve të botës; - Presupozimin e një fshatarësie pa klasa ku nuk ka konflikte për zotërimin e burimeve etj; - Injorimin e ndryshimeve të mëdha sociale që shpesh janë thelbi i suksesit të bujqësisë fshatare (p.sh. rëndësia dhe rroli i një reforme toke, të kryer sa më drejt, e plotësisht në kushtet e çdo vëndi); - Neglizhimin e arsyetimeve të zakonshëm (sigurimi i ushqimit, stabiliteti i çmimeve) për ndërhyrjen e tregut, siç praktikohet në të gjitha ekonomitë e tregut të lirë industrial.
FEJTONI ULQINI NË VITET E LIDHJES SHQIPTARE TË PRIZRENIT 1878-1881 (2)
Luftë në shumë fronte kundër vendimeve të Fuqive të Mëdha Shqiptarët ishin të vendosur të kundërshtonin me çdo kusht dorëzimin e territoreve shqiptare dhe ishin të gatshëm që të njëjtat t'i mbronin edhe me armë. Ata deklaronin se do të luftonin jo vetëm kundër ushtrisë së Malit të Zi, por do të qëllonin edhe kundër forcave turke, po qe se ato do të tentonin t'ia dorëzonin tokat shqiptare.
Mr. Riza Rexha Kriza Lindore e viteve 1875-1878, nga një çështje politike, siç ishte për popujt e tjerë, për popullin shqiptar u kthye në një pyetje të madhe - për jetë a vdekje dhe kësaj pyetjeje populli shqiptar dhe figurat që qëndronin në krye të Lidhjes Shqiptare i dhanë një përgjigje të prerë: me luftë më shumë fronte e shumëformëshe, të anulohet vendimi i forumeve të Fuqive të Mëdha. Siç dihet, me Traktatin e Berlinit qe paraparë që Malit të Zi t'i jepej Tivari, Podgorica, Shpuza, Zhabjaku, Gucia, Plava dhe Rugova, ndërsa Shqipërisë iu la Ulqini, Hoti, Gruda dhe Këlmendi. Lidhja e Prizrenit nuk u pajtua me vendimet e Kongresit të Berlinit dhe aktivitetin e saj programor, përveç në fitimin e autonomisë, e drejtoi në mbrojtjen e tërësisë tokësore shqiptare. Populli shqiptar u zotua dhe u tregua se është i gatshëm për ruajtjen e tokës së vet. Zemërimi i shqiptarëve arriti pikën kulminante në momentin kur u informuan se Turqia po përgatitej t'ia lëshonte Malit të Zi tokat në veri të Shqipërisë të cilat ia kishte dhënë Kongresi i Berlinit. Fjala ishte për Plavën e Gucinë. Shqiptarët ishin të vendosur të kundërshtonin me çdo kusht dorëzimin e territoreve shqiptare dhe ishin të gatshëm që të njëjtat t'i mbronin edhe me armë. Ata deklaronin se do të luftonin jo vetëm kundër ushtrisë së Malit të Zi, por do të qëllonin edhe kundër forcave turke, po qe se ato do të tentonin t'ia dorëzonin tokat shqiptare.
... Vendimi i Fuqive të Mëdha për t'ia dhënë Malit të Zi Ulqinin (maj-korrik 1880) Gati dy vjet pas Kongresit të Berlinit, as neni 28 i Traktatit të Berlinit, i cili i jepte Malit të Zi trojet e Plavës dhe Gucisë, as Protokoli i 18 prillit 1880, i cili në vend të tyre i jepte Malit të Zi viset e Hotit dhe Grudës, nuk ishin vënë në jetë. Meqenëse as Mali i Zi nuk qe në gjendje t'i realizonte dëshirat e veta ndaj territoreve shqiptare të Plavës e Gucisë, të Hotit e Grudës, edhe pse përdori forcën e armëve, as Fuqitë e Mëdha që bënin presion tek Porta e Lartë që forcat e saj t'i ripushtonin pozicionet që ishin në duart e shqiptarëve e t'ia japin Malit të Zi, diplomacia evropiane kërkoi zgjidhje të re. Me një fjalë, mosrealizimi i dispozitave të Traktatit të Berlinit ishte një goditje e rëndë për autoritetin e Fuqive të Mëdha nënshkruese të Traktatit të Berlinit. Duke filluar prej majit të vitit 1880, bëheshin kombinime të ndryshme diplomatike lidhur me trevat e banuara me shqiptarë. Në një situatë të rëndë dhe të pazgjidhshme për arsye të moszbatimit të vendimeve të Traktatit të Berlinit nga ana e Turqisë, u vendos që të kërkohej një rrugë tjetër dhe mënyra se si të dilej nga kjo situatë e ndërlikuar. Ishte e nevojshme që të gjendeshin mjete më efikase, me të cilat Porta e Lartë do të detyrohej që të lëshonte territoret si kompensim për rajonet që nuk u lëshuan.
E VËRTETA PËR MAQEDONINË E VJETËR DHE TË RE (6)
Homeri nuk i përmendë fare maqedonët Në kohët e lashta banorët, qoftë të Emathisë, qoftë të Edonisë, rrjedhimisht të Maqedonisë, kanë komunikuar me gjuhën thrako-ilire, më vonë të përzier edhe me elemente helene. Ndërsa emërtoponimi Maqedonia ndodhet në bazë të gjuhës arbënore - shqipe, meqë populli arbnor-shqiptar, sipas dijetarëve më eminentë, ka origjinë thrako-ilire.
Prof. Dr. Fehim Reçani I mbështetur në konkluzat e historianëve dhe linguistëve të caktuar eminentë, deri këtu u munduam që të tregojmë se prej antikitetit e deri në shekullin VI p.e.s. nuk është përmendur kurrfarë krahine me emrin Maqedoni dhe bashkësie fisnore apo populli maqedon. Homeri që ka jetuar e që ka vepruar në shekullin VIII p.e.s. në Iliadhën dhe Odhisenë e vet përmendën thrakët, frygët, edonët, pajonët, pellagonët, epirotët, ilirët, dardanët, etj., por askund nuk i përmendë maqedonët. Ai nuk ka mundur të përmendë emër krahine apo populli që nuk ka ekzistuar dhe që nuk i ka njohur. Thamë se një krahinë e madhe, e shtrirë prej Epiri e deri në Troadë, në bregjet veriore dhe në ujdhesat e Detit Egje, në atë kohë i quajtur Deti Thrak, prej antikitetit e deri në shekullin VI p.e.s. është quajtur Edonia. Enklava më e njohur e saj e shtrirë rreth lumit Vardar (Aksios) deri në Detin Egje ka qenë Emathia.
Thamë po ashtu se dijetarët antikë helenë dhe vendasit tërë krahinën e Edonisë e kanë quajtur herë Emathia e herë Edonia dhe se prej shekujve VI-VII e këndej kishte filluar të quhej Maqedoni, në bazë të fjalëve Mat, Matj, nga gjuha thrako-ilire që edhe sot e kësaj dite përdoret në gjuhën arbënore ose shqipe. Treguam më lart se fjalët e vjetra e të reja Mat, Matj kanë pasur dhe kanë kuptimin "breg deti" e "kum- zalli". Emathia siç u quajt Edonia, pikërisht edhe është shtrirë, siç thamë, në brigjet e Detit Egje, mbi truallin e vërshuar nga lumejt Vardar, Struma, Mesta, etj., që kanë formuar toka kum-zalli. Fiset e Edonisë kanë qenë fise thrako - ilire pellasgjike, siç thotë Milan Budimiri, dhe natyrisht, kanë përdorur gjuhën thrako - ilire pellazgjike, d.m.th. gjuhën parahelene dhe paraindoevropiane.Territori i lashtë i Edonisë dhe i Emathisë Antike, më vonë i emërtuar Maqedoni nga Matj+Edonia. Mat nga sanskritishtja Mahat ka pasur, siç thamë, kuptimin i Math, si tek emri E+Math+ia. Po ashtu edhe Matja, ku Kj shqiptohet edhe si Q, që korespondon me emrin Ma-QEdonia, siç thotë Zh.Petkoviq. Sido që të jetë, në ato kohë të lashta banorët, qoftë të Emathisë, qoftë të Edonisë, rrjedhimisht të Maqedonisë, kanë komunikuar me gjuhën thrako-ilire, më vonë të përzier edhe me elemente helene. Ndërsa emërtoponimi Maqedonia ndodhet në bazë të gjuhës arbënore - shqipe, meqë populli arbnor shqiptar, sipas dijetarëve më eminentë, ka origjinë thrako-ilire.
e enjte, 11 dhjetor 2008 17
FJALEKRYQI
DASHI
DEMI
BINJAKËT
GAFORRJA
LUANI
VIRGJËRESHA
PESHORJA
AKREPI
SHIGJETARI
BRICJAPI
UJORI
PESHQIT DASHI - Erosi dhe qartësia intelektuale sot do të jenë në gjendje të shkëlqyer. Mendoni mirë para se të reagoni, sepse mund të bien në kurth personat e gabuar. Mundohuni të kënaqni nevojat tuaja të paktën sot.
problem në fushën profesionale nuk do t’ju lërë t’i shihni gjërat me optimizëm. Mbi të gjitha mundohuni të plotësoni nevojat tuaja, s’është e mundur t’i bëni qejfin të gjithëve.
SHIGJETARI - Qartësohuni për dëshirat dhe kërkesat tuaja dhe, brenda ditës së sotme do të shihni të realizuara shumë gjëra, madje edhe ato që s’i kishit menduar ndonjëherë.
DEMI - Nëse ditët e mëparshme për ju kanë qenë zhgënjyese, mundohuni që këto që do të vinë të jenë të mbushura me gëzim. Bëni mirë që ë bashku me partnerin tuaj të largoheni për ca kohë nga rutina e përditshme.
VIRGJËRESHA - Do t’i shmangeni një ballafaqimi direkt me të tjerët, për të shtyrë një diskutim,. nga i cili e dini mirë që do të vijnë impenjime dhe përgjegjësi. Mundohuni të ruani qetësinë e çdo gjë do të shkojë mirë.
BRICJAPI - Sot do të jetë e rëndësishme të jeni të shpejtë, por edhe të saktë dhe të kujdesshëm. Mos u nxitoni, sepse mund të rrezikoni të bëni një gabim të rëndë.
BINJAKET - Ditë e mirë në të gjitha këndvështrimet. Nëse ndiheni mirë me moralin por pa kuptuar shkakun, mos i bëni vetes shumë pyetje, të paktën këtë radhë merrini gjërat pa shumë “përse”.
PESHORJA - Yjet në shenjë do t’ju dhurojnë sot humor të mirë dhe do të arrini të kapni në ajër çdo rast të mirë që do t’ju paraqitet; në fakt sot do të jeni vërtet me fat. Bëni diçka për të ndryshuar paraqitjen tuaj.
GAFORRJA - Nëse sot keni një takim të rëndësishëm, do të bënit mirë të flisnit me një mik, mund t’ju ndihmojë t’i keni idetë më të qarta.
AKREPI - Do të keni një fillim ditë të mbarë sot, që do të shoqërohet me lajmë të këndshme gjatë gjithë ditës. Mundohuni të shfrytëzoni gjithçka që do t’ju paraqitet sot, për të mos u bërë “pishman” nesër.
LUANI - Sot do të ndiheni në formë edhe pse ndonjë
18 e enjte, 11 dhjetor 2008
UJORI - Frika juaj do të jetë e kotë dhe fryt i pasigurive tuaja të kota. Nëse ju do të përpiqeni të përballeni me të, do ta shihni që gjithçka do të zgjidhet. PESHQIT - Kjo nuk është dita e përshtatshme të tregoni anët pozitive të aftësive tuaja në punë. Ndoshta ju nuk ndiheni mirë ose një ide në të cilën besonit, u ka zhgënjyer së tepërmi.
SPORT FEDERATA E TAEKWAND0-së SË MALIT TË ZI ORGANIZOI KUPËN E MALIT TË ZI
Kadetët e "Besës" fitues të Kupës Garuesit e ekipit të "Besës" në garat për Kupën e Malit të Zi arritën të fitojnë gjithsejt 30 medalje. Prej tyre, 15 të arta, 9 të argjendta dhe 6 të bronzta. Andaj, me të drejtë mund të konstatohet se ekipi "Besa" nga Tuzi e mbylli edhe këtë vit me suksese të mëdha, duke dëshmuar se ajo po e vazhdon traditën, si njëri ndër ekipet më të suksesshme në Federatën e Taekwondo-së së Malit të Zi. Gjatë fundjavës së kaluar, Federata e Taekwondo-së së Malit të Zi organizoi në sallën sportive të SHF "Zarija Vujosheviq" në Mataguzh garat për Kupën e Malit të Zi në të gjitha kategoritë, senirorë, juniorë, kadetë dhe pionierë, me afro 100 garues. Në këto gara morën pjesë 6 ekipe- "Besa", " Ulqini", "Shqiponja", "Montenegro stars"," Viktorija", dhe "Podgorica". Ekipi "Besa" mori pjesë me 21 garues, kurse "Shqiponja" me 3 sish. Në fillim të këtyre garave fjalën përshëndetëse e tha kryetari i Federatës së Taekwondosë së Malit të Zi, Nikolla Erakoviq, i cili pjesëmarrësve të këtyre garave u dëshiroi suksese. Ndërkaq, trajneri i "Besës", Nikollë Gegaj, në fund të këtyre garave shprehi kënaqësi sidomos me prezantimin e disa garuesve në kategorinë e juniorëve që zunë vende të para edhe si seniorë. Një pjesë e madhe e garuesve të "Besës" ( kadetë dhe pionierë) kësaj here u prezantuan
"Shqiponja" fiton 3 medalje Garuesit e ekipit "Shqiponja" në garat e Kupës së Malit të Zi ia arritën të fitojnë tri medalje. Kështu, Simon Gjonaj -59 kg mori dy medalje, një të artë dhe një të argjendtë, kurse pionieri Nikë Junçaj -45 kg u shpërblye me medalje të argjendtë dhe garuesi i tretë Sandra Ivezaj -23 kg u dekorua me medalje të bronztë.
për herë të parë në gara. Sipas rregullores së taekwondo-së disa garues në këto gara morën pjesë edhe në kategori të tjera. Seniorët e "Besës", Nua Rukaj -84 kg, Vilson Lajçaj -78 kg, Gjon Gjonaj -72 kg dhe Dalibor Lekoçaj -54 kg u dekoruan me medalje të arta, ndërsa me të argjendtë u shpërblye seniori, Anton Nikprelaj -62 kg, ndërsa me medalje të bronztë u kurorëzuan këta seniorë: Ndoci Erjon -62 kg, Tomë Gjonaj -67 kg dhe Robert Junçaj -67 kg. Ndërkaq, në kategorinë e juniorëve me medalje të arta u shpërblyen Vilson Lajçaj -73 kg dhe dalibor Lekoçaj -51 kg. Medaljet e argjendta ia arritën t'i fitojnë garuesit Tomë Gjonaj -68 kg, Gjon Gjonaj 73 kg dhe Agron Gjokaj + 78 kg. Me medalje të bronztë u dekoruan Anton Nikprelaj -63 kg dhe Erjon Ndoci -63 kg. Kadetët e "Besës", Agron Gjokaj + 65 kg, Rrok Ivezaj -41 kg, Anton Dukaj -37 kg dhe Sonja Pllumaj ia dolën të fitojnë në këto gara medalje të arta, ndërsa po në të njëjtën kategori, Nikollë Gojçaj -57 kg mori medalje të argjendtë.
Pionierët e ekipit "Besa", Laura Gjokaj -33 kg, David Arapaj -31 kg, Mario Gegaj -45 kg, Mark Lulgjuraj + 50 kg dhe Diana Lekoçaj -25 kg dekorohen me medalje të arta. Medalje të argjendta morën këta pinonierë: Gjergj dhe Agron Lekoçaj, Anamaria dhe Zana Gjokaj, kurse medalje të bronztë David Lekoçaj. Kadetët e "Besës" në fund të këtyre garave u shpallën si ekipi më i mirë, duke fituar kështu edhe Kupën e Malit të Zi. Ndërkaq, është për të ardhur keq se seniorët e po këtij ekipi nuk arritën për 1 pikë që të fitojnë edhe ata Kupën. Me përfundimin e këtyre garave, njëheri për këtë vit kalendarik përfundojnë edhe të gjitha
aktivitetet sportive të Federatës së Taekwondosë së Malit të Zi. Andaj, me të drejtë mund të konstatohet se ekipi "Besa" nga Tuzi po e mbyll edhe këtë vit me suksese të mëdha, duke dëshmuar se ajo po e vazhdon traditën, si njëri ndër ekipet më të suksesshme në Federatën e Taekwondo-së së Malit të Zi.
rr.d.
TË DIELËN NË PODGORICË U MBAJT KUPA E MALIT TË ZI NË TAEKWONDO PËR PIONIERË, KADETË, JUNIORË DHE SENIORË
KT "Ulqini" ndër më të mirët Në renditjen e përgjithshme "Ulqini"-t i takoi vendi i dytë në kategorinë e kadetëve, ndërsa vendi i tretë në kategoritë e pionierëve, juniorëve dhe seniorëve. Arijeta Zatoviq u shpall kampione e dyfishtë e Malit të Zi, në kategorinë e juniorëve dhe atë të seniorëve. Klubi i Taekwondosë "Ulqini" dëshmoi edhe një herë se është njëri ndër klubet më të mirë në këtë sport në nivel vendor. Garuesit e këtij klubi fituan plot 24 medalje, prej të cilave shtatë të arta, 11 të argjendta dhe gjashtë të bronzta, në Kupën e Malit të Zi për Pionierë, Kadetë, Juniorë dhe Seniorë e cila u mbajt të dielën në Podgoricë. Përveç këtyre medaljeve, KT "Ulqini" fitoi edhe katër kupa. Në renditjen e përgjithshme "Ulqini"-t i takoi vendi i dytë në kategorinë e kadetëve, ndërsa vendi i tretë në kategoritë e pionierëve, juniorëve dhe seniorëve. Medalje të arta nga KT "Ulqini" në Kupën e Malit të Zi fituan Arijeta Zatoviq, e cila u shpall kampione e dyfishtë, në kategorinë e juniorëve dhe atë të seniorëve, pastai Allmedin Suka, Esad Kraja, Nail Karamanaga, Ardijana Karamanaga dhe Medina Kanaqi. Me nga dy medalje të argjendta u kurorëzuan Artan Zenuni dhe Leonard Dobreci, ndërsa nga një medalje të argjendtë fituan Allmedin Suka, Besnik Shata, Arben Kollari, Artan Fici, Adnan Hasa, Genc Hasa dhe Bojan Vladisavleviq. Dy medalje të bronzta për KT "Ulqini"-n i fitoi Ardijan Zenuni, ndërsa nga një Besnik Shata, Arian Muslimi, Rinor Jahja dhe Izedin Kurti.
(Kohapress)
e enjte, 11 dhjetor 2008 19
MARKETING