Koha 354

Page 1

Të gjithë së bashku në zgjedhje

Intervistë me znj. Sonja Licht

Eliza Dushku më 13 shkurt në "DollHouse"

Podgoricë e enjte, 22 janar 2009 Viti VII Numër 354 Çmimi 0,50 ISSN 1800-5969

U INAUGURUA PRESIDENTI I 44-t I SHTETEVE TË BASHKUARA TË AMERIKËS, BARAK OBAMA

Zëri amerikan dhe botëror i shpresës STUDIM

Darka si reminishencë artistike


NGJARJET JAVORE ZGJEDHJET PARLAMENTARE NË MAL TË ZI

UDSH ende nuk ka vendosur se si do të dalë në zgjedhje

Podgoricë - Unioni Demokratik i Shqiptarëve (UDSH) ende nuk ka vendosur se si do të dalë në zgjedhjet e ardhshme parlamentare, por është e qartë se edhe dalja e pavarur në to do t'i mundësonte prezencën e mëtutjeshme në skenën politike, tha lideri i kësaj partie Ferhat Dinosha. Ai deklaroi për Agjencinë MINA se deri tani nuk ka marrë ofertë për koalicion me Partinë Demokratike të Socialistëve. "Deri tani nuk ka pasur sinjale dhe ne nuk do të jemi ata që do të kërkojmë diçka të tillë. Në qoftë se ndonjë partie më të fortë në skenën politike do t'i dukej se do të ishte i nevojshëm integrimi, ne do të shikonim se çfarë do të ishte oferta", theksoi Dinosha. Sipas fjalëve të tij, Këshilli Qendror i UDSH ende nuk ka marrë vendim për mënyrën e daljes në zgjedhje.

Themelues: Kuvendi i Republikës së Malit të Zi Gazetë javore për aktualitete, shkencë dhe kulturë Numri i parë doli më 21 shkurt 2002. Botues: SHAGBG ’’Pobjeda’’ Kryetari i Bordit të drejtorëve Radoica Luburiq Redaktor përgjegjës: Ali Salaj Gazeta redaktohet nga kolegjiumi: Fran Gjokaj, Ismet Kallaba (aktualitete, sport), Rrok Dushaj (mozaik, bota), Fahrudin Gjokaj (grafikë), Vijoleta Berishaj (sekretare teknike), Bisera Beqaj (marketing) Adresa: Bulevar revolucije 5 Podgoricë Telefonat: 081-247-799, 247-734 Fax: 247-674 E-mail: kohajavore@cg.yu www.kohajavore.cg.yu Dorëshkrimet dhe fotografitë nuk kthehen

2 e enjte, 22 janar 2009

"Është e qartë se Unioni nuk u frikohet zgjedhjeve dhe se edhe dalja në mënyrë të pavarur do t'u mundësonte prezencën e mëtutjeshme në skenën politike të Malit të Zi", pohon ai. Dinosha vlerësoi se forcat politike të cilat kanë qenë të afta për ta rikthyer pavarësinë e Malit të Zi do të duhej që ta çonin vendin në rrugën drejt integrimeve europiane dhe euroatlantike. "Kontributi i UDSH-së dhe pozicionimi i tij karshi projekteve kryesore do të ishin të dobishme edhe në periudhën e ardhshme për ecjen më të shpejtë të Malit të Zi drejt Europës dhe drejt NATO-s", konsideron Dinosha. Duke folur për çështjen e legjislacionit të zgjedhjeve, Dinosha tha se në qoftë se edhe te pozita dhe tek opozita do të ekzistojë vullneti për kthimin e dy neneve të kontestuara të Ligjit për të drejtat dhe liritë e pakicave, të cilët përmbajnë

mekanizmin e mandateve të garantuara, se kjo do të mund të realizohej në mbledhjen e parë të ardhshme të Kuvendit. "Duke njohur raportet midis partive parlamentare dhe tendencat politike të tyre, e di se nuk do të ketë rezultat dhe se është qartë se zgjedjet e ardhshme do të zhvillohen sipas Ligjit të vjetër për zgjedhjen e këshilltarëve dhe të deputetëve", tha Dinosha.


NGJARJET JAVORE DEPUTETI I ALTERNATIVËS SHQIPTARE, VASEL SINISH- KUMTESË PËR OPINION E FORCËS SË RE DEMOKRATIKE TAJ, PROPOZON QË PARA ZGJEDHJEVE TË LIDHUR ME ZGJEDHJET PARLAMENTARE PARAKOHSHME PARLAMENTARE NË MAL TË ZI TË UNIFIKOHET TRUNGU SHQIPTAR

Zgjedhjet në mospajtim me ligjin

Të gjithë së bashku në zgjedhje

Tuz- Sipas të gjitha gjasave, zgjedhjet e parakohshme parlamentare në Mal të Zi do të mbahen në fund të muajit mars. Deputeti i ASH në Parlamentin e Malit të Zi, Vasel Sinishtaj, ka deklaruar për "Kohën javore" se partia së cilës i takon ai, nuk është e interesuar të jetë pjesë e Qeverisë së ardhshme, por atij më tepër i intereson që të ketë sa më tepër shqiptarë të punësuar në institucionet shtetërore. Sinishtaj njofton se deri më tani ai nuk ka pasur ndonjë ofertë nga pushteti i Malit të Zi, por shprehet "Me opozitën kemi pasur kontakte jozyrtare". "Edhe me opozitën e kemi ndryshuar qëndrimin. Kemi kontakte, por qëndrimet i kemi me rezervë, sidomos ndaj atyre që nuk e njohin Kosovën si shtet", thotë deputeti Sinishtaj duke i treguar edhe arsyet. Sipas tij, opozita deri më tani nuk e ka respektuar Marrëveshjen

që ka pasur me ASH, kurse në anën tjetër ai akuzon pushtetin aktual për mosrespekimin e Kushtetutës. Vasel Sinishtaj propozon që para organizimit të zgjedhjeve të parakohshme parlamentare në Mal të Zi, për të mirën e shqiptarëve, subjektet shqiptare të dalin të bashkuar. Ai këtë e arsyeton, duke u mundësuar LD në MZ, UDSH-së, ASH dhe Forcës se Re Demokratike nga një deputet, kurse mandati i pestë kërkon t'i takojë Plavës dhe Gucisë, apo siç thotë ai "sipas rezultatit të zgjedhjeve, Anës së Malit, ose Malësisë. Gjithashtu Vaseli propozon që përfaqësuesit shqiptarë në Kuvendin e Malit të Zi, mos ta japin votën për zgjedhjet e parakohshme, derisa Kuvendi të mos miratojë vendimin paraprak, që pesë mandatet t'u takojnë subjekteve nacionale shqiptare, si njësi e posaçme zgjedhore. Po ashtu Sinishtaj propozon edhe Marrëveshjen për formimin e grupit parlamentar, i cili sipas tij do të vepronte njëzëri, kur janë në pyetje liritë dhe të drejtat e shqiptarëve në Mal të Zi. Propozimi i këtillë sipas deputetit Sinishtaj do të ishte gjëja më e mirë dhe hapi i parë drejt unifikimit të gjithë trungut shqiptar.

rr.d.

TË MARTËN JANË TAKUAR KËSHILLTARËT E KOALICIONIT QEVERISËS TË KOMUNËS URBANE TË TUZIT

Koalicioni është stabil

Tuz- Këshilltarët e koalicionit që përbëjnë shumicën në qeverisjen e KU të Tuzit (LD në MZ dhe ASH) janë takuar të martën për të diskutuar lidhur me Planin finaciar për vitin 2009. Sipas kryetarit të Kuvendit të KU të Tuzit, Nikollë Camaj, dhjetëshi i koalicionit nuk ka pasur kundërshtime lidhur me Planin Financiar, por megjithatë të dy palët kanë shprehur pakënaqësi për këtë Plan. Sido që të jetë, Plani finaciar pritet që të jetë në diskutim në seancën e ardhshme të muajit shkurt, ku kështillltarët e Kuvendit të KU të Tuzit do të kenë mundësi që për të edhe të japin mendimet dhe sugjerimet e veta. Gjatë këtyre ditëve në mediat malazeze është shkruar në forma të ndryshme rreth funksionimit të koalicionit në Tuz, gjoja se brenda koalicionit ekzistojnë mosmarrëveshje. "Ato që janë shkruar në media dhe ato që flitet se gjoja koalicioni nuk funksionon, janë vetëm floskula. Koalicioni është shumë stabil dhe nuk ka pse të shqetësohet askush", është shprehur Nikollë Camaj. Lidhur me procedurën e Planit finaciar ka

pasur pakënaqësi midis dy kryetarëve, Çumulaj dhe Camaj. "Kjo gjë në politikë është e rëndomtë dhe për këto gjëra nuk bën të shqetësohemi", deklaron Camaj. Edhe kryetari i KU të Tuzit, Smajl Çunmulaj, e vërteton se midis ti dhe kryetari të Kuvendit Camaj ka pasur mospajtime në disa sfera të veprimtarisë së KU. "Punët e komunës dhe të vetë kryetarit janë të përcaktuara me ligj dhe zbatimi i ligjshmërisë përcillet nga Kryeqyteti me një vigjilencë do të thoja shumë të madhe", shprehet Çunmulaj duke sqaruar se "z. Camaj harron nga një herë se KU e Tuzit është pjesë e Kryeqytetit dhe si e tillë nuk na lejohet të veprojmë në mënyrë autonome, sidomos kur janë në pyetje punët kruciale, sikur është fjala për hartimin e Planit financiar, etj. Ai gjithashtu bën të ditur se ai së bashku me bashkëpuntorët e tij e ka hartuar Planin financiar për vitin 2009.

rr.d.

Ulqin - Ngadalë por sigurt, shteti i Malit të Zi po përgatitet për zgjedhje të reja të cilat sipas të gjitha gjasave duhet të mbahen në pranverë të këtij viti. Derisa kalohet prej zgjedhjeve në zgjedhje, në kundërshtim dhe në mënyre paradoksale, ngadalë po kalohet nga ligji i shkruar deri te realizimi i tij praktik. Kështu edhe këto zgjedhje të paralajmëruara janë në mospajtim me Ligjin për zgjedhjet, ndërsa problemi qëndron në faktin që përsëri duan të gabojnë aty ku mund të themi që Mali i Zi është më i ndjeshëm, e ajo është çështja e pakicave kombëtare. Edhe pse me Kushtetutë është e garantuar që pesë mandate të ndahen ndërmjet partive shqiptare me qëllim që të kënaqin përfaqësimin autentik, prej të gjithë kësaj në fund nuk do të ketë asgjë. Si edhe shumë herë deri më tani, kjo gjë tregohet e komplikuar, derisa është shumë e thjeshtë. Pyetja është se a do të mbahen zgjedhjet duke respektuar Kushtetutën e shtetit ose duhet që Kushtetuta ta respektojë politikën e tashme të zgjedhjeve të shumicës në pushtet. Kushtetuta është e qartë dhe sipas saj është dashur që përshtatja të bëhet deri më 21 prill të vitit 2008, ndërsa praktika juridike tregon se nëse ligji nuk përshtatet në periudhën e parashikuar atëherë në fuqi hyn Kushtetuta si akti më i lartë ligjor. E tërë kjo është inspiruar me dëshirën që edhe një herë të mos mbahen zgjedhjet të cilat nuk do të ishin në përputhje me interesat e popujve pakicë, të cilët kanë

dhënë një kontribut të madh në ndërtimin e sistemit politik dhe juridik të shtetit të Malit të Zi dhe kanë qenë një faktor stabiliteti gjatë tërë këtyre viteve, me dëshirën më të sinqertë që kjo praktikë të vazhdohet edhe në të ardhmen. Apel të gjitha subjekteve politike që në një periudhë sa më të shkurtër ta zgjidhin këtë situatë të re, në dobi jo vetëm të pakicave kombëtare, por para së gjithash në dobi të Malit të Zi dhe sistemit të tij ligjor, i cili, nëse do të ndodhë e kundërta do të shkaktonte një goditje të dhimbshme. Nga kjo situatë është shumë i çuditshëm edhe fakti që përfaqësuesit e shqiptarëve në radhët e DPS-it nuk e përkrahin përfaqësimin autentik duke thënë se kjo do t'i bënte të pakuptimta votimet, edhe pse ata vetë kanë votuar për këtë Kushtetutë. Kjo edhe një herë vërteton që ata faktikisht u nënshtrohen interesave aktuale të DPS-it sepse nuk duan të respektojnë Kushtetutën e Malit të Zi. Shpresojmë që në të gjithë këtë çështje të ndërhyjnë edhe subjektet ndërkombëtare të cilat do të sugjerojnë dhe të bëjnë presion të duhur që zgjedhjet të mbahen në bazë të rregullave të përcaktuara me Kushtetutë, e jo në bazë të ligjit aktual. Do të na vinte keq që premtimet që i kanë bërë përfaqësuesit e pushtetit në kohën e votimit të Kushtetutës, por edhe pas shpalljes së saj, ta shkelin edhe një herë në mënyrë të paqartë, thuhet në kumtesën për opinion të Forcës së Re Demokratike - Forca.

FILLOI PUNË GJENERATA E SHTATË E SHKOLLËS SË UDHËHEQJES POLITIKE NË MAL TË ZI

Një program elitar edukativ

Të premten në Petrovac filloi punën gjenerata e shtatë e Shkollës së Udhëheqjes Politike në Mal të Zi e cila organizohet nga Qendra Nansen Dialog, në kuadër të Rrjetit të Shkollës së Studimeve Politike të Këshillit të Evropës, në bashkëpunim me Fondacionin Instituti për Shoqëri të Hapur, Institutin Demokratik Nacional (NDI), Misionin e OSBE-së në Mal të Zi, Akademinë Nansen nga Lilehameri i Norvegjisë dhe Parlamenti i Malit të Zi. Në pjesën ceremoniale të hapjes pjesëmarrësit i përshëndetën z. Haakon Blankenborg, ambasador i Mbretërisë së Norvegjisë, znj. Sanja Elezoviq, drejtoreshë e Fondit për Shoqëri të Hapur në Mal të Zi, z. Valdemar Figaj, zëvendësshef i Misionit të OSBE-së në Mal të Zi. Pjesëmarrës të këtij programi edukativ elitar janë politikanë në poste më të rëndësishëm në partitë e tyre, liderë të organizatave joqeveritare, sindikatave dhe gazetarë të rubrikave të politikës të mediave kryesore në Mal të Zi. Moduli i parë që zgjati deri të hënën iu kushtua integrimeve europiane, barazisë gjinore dhe decentralizimit. Lidhur me këto tema ligjëruan Sonja Licht, drejtoreshë e Fondit për Veçanti Politike nga Beogradi, dr. Gjorgjije Bllazhiq, profesor universiteti në Podgoricë, Novi Pazar dhe Beograd, Natasha Obradoviq, ekspert për financa - udhëheqëse e projektit për themelim-

in e Fondit revolving, Dragan Gjuriq, shef i Njësisë menaxhuese të Programit për Zhvillimin e Kapaciteteve pranë Qeverisë së Malit të Zi, Negjelko Gjuroviq, gazetar, Hana Hubackova, ambasadore e Çekisë, vend udhëheqës i BE-së, Leopold Maurer, shef i Delegacionit të Komisionit Europian në Mal të Zi, Haakon Blankenborg, ambasador i Mbretërisë së Norvegjisë, Ana Vukadinoviq, sekretare e Sekretariatit për Integrime Europiane, prof. dr. Çedomir Çupiq, profesor në Fakultetin e Shkencave Politike, dhe Nada Drobnjak, shefe e Zyrës për Barazi Gjinore pranë Qeverisë së Malit të Zi. Shkolla e Udhëheqjes Politike zhvillohet në pesë module disaditore dhe zgjat deri në muajin shtator. Moduli i dytë do të zhvillohet nga data 6-8 shkurt.

i.k.

e enjte, 22 janar 2009 3


OPINIONE & V¸SHTRIME STRATEGJIA E PARTIVE NACIONALE SHQIPTARE PËR ZGJEDHJET E ARDHSHME PARLAMENTARE

Nevoja e dialogut politik ndërshqiptar

Më 21 të këtij muaji filloi sesioni i Kuvendit të Malit të Zi. Tashmë është gjë e sigurt se zgjedhjet e jashtëzakonshme parlamentare do të shpallen në mbarim të muajit mars. Cila duhet të jetë strategjia e partive nacionale shqiptare?

Xhoana M. Perkaj Strategjia Këto ditë flitet për koalicionet e mundshme parazgjedhore në nivel të Malit të Zi. Shtrohet pyetja se çfarë duhet të kenë parasysh partitë shqiptare? Cilat janë premisat nga të cilat duhet të nisen liderët e subjekteve politike shqiptare. Çka janë premisat? Premisat janë pohimet nga të cilat nisemi për të ardhur deri te konkluza. Dy premisa themelore nga të cilat duhet të nisen liderët e partive shqiptare duhet të jenë, si vijon: A. Shqiptarët si faktor numerik. Shqiptarët paraqesin 5,3% nga popullata e përgjithshme dhe ky numër është duke u zvogëluar me një progresivitet gjeometrik, pra, me një

shpejtësi të madhe. Derisa në regjistrimin e parafundit numri ishte 7 %, brenda dhjetë vitesh është zvogëluar për dy përqind, ose, nëse e marrim në kuadrin e tërësisë së korpusit shqiptar në Mal të Zi, kjo është gati 30 % nga numri i përgjithshëm i të shqiptarëve në këtë shtet. Kjo sidomos vlen për Malësinë e Madhe ku numri i shqiptarëve etnikë tashmë është bërë simbolik. Arsyet janë të shumëfishta dhe kjo çështje është material për një analizë tjetër. B. Interesat e shqiptarëve. Kur flasim për atë se cilët janë interesat e shqiptarëve, duhet të logjikohet në dy nivele strategjike: 1. Niveli lokal. Për liderët e partive shqiptare, realizimi i interesave në nivel lokal duhet të jenë detyrë parësore. Sepse, procesi i përfaqësimit politik fillon nga niveli i parë i piramidës politike. Në nivel lokal fillohet me zgjidhjen e suksesshme ose të pasuksesshme të çështjeve dhe problemeve të mjedisit, në këtë rast të pakicës nacionale shqiptare. 2. Niveli i shtetit të Malit të Zi. Ky është niveli i dytë i piramidës së përfaqësimit dhe nuk është më pak i rëndësishëm. Depërtimi i intelektu-

alëve tanë në të gjitha institucionet e sistemit duhet të jetë orientim strategjik i politikës nacionale shqiptare në Mal të Zi. Por, kjo do të jetë e kotë nëse nuk përmbushet kushti që e parashtron premisa e parë e kësaj analize. Sepse nuk mund të ndërtohet kati i dytë i një shtëpie po që se kati i parë nuk është stabil dhe nga materiali i fortë. Partitë nacionale - opozita Interesat e shqiptarëve si pakicë, veçanërisht si pakicë e cila është në rënie numerike, nuk mund të jenë identike me interesat e opozitës, pavarësisht, se çfarë është orientimi gjeneral i asaj opozite: probeogradas, promalazez, etj. Interesat e shqiptarëve mund të përputhen aty - këtu me interesat e opozitës, por, interesat nuk janë identikë. Sepse, opozita paraqet pakicën politike, ndërsa, pakica nacionale (në këtë rast shqiptarët) është pakicë etnike. Shqiptarët si pakicë janë në rënie alarmante numerike dhe nuk mund t’i lejojnë vetës luksin të hyjnë në kombinime politike të cilat janë të dështuara që

në start. Outside Pakica shqiptare nuk guxon ta vë veten në poziten e autsajderit! Çka ësht autsajdi? Outside anglisht e shënon poziten e lojtarit në fudboll, i cili gjendet jashtë lojës. Pakica shqiptare nuk guxon të gjendet jashtë lojës sepse kjo është strategji vetvrasëse. Kjo nuk do të thotë që patjetër duhet të merret pjesë në opcionin ose koalicionin qeveritar, por, një modus duhet të gjendet që shqiptarët të mbijetojnë demografikisht dhe institucionalisht në Mal të Zi. Cili do të jetë ky modus, kjo është punë e politikanëve. Diçka e ngjashme vlen parimisht edhe për pjesëmarrjen e partive nacionale në opcionin qeveritar. Pra, as kur është ky opcion në fjalë, nuk guxojnë të harrohen interesat e shqiptarëve nga premisa e parë e kësaj analize (interesi lokal).

ka ftuar që të formohet një listë e përbashkët nacionale e shqiptarëve. Fakt është se për shqiptarët, veçanërisht për Malësinë e Madhe është me rëndësi jetike dialogu mes partive më të forta (UDSH dhe ASH), atyre të cilat, së paku, në zgjedhjet e fundit parlamentare kanë fituar numrin më të madh të votave të qytetarëve të Malësisë. Herët ose vonë, kjo do të duhet të bëhet, së paku në nivel lokal. Më mirë herët se vonë. xhoanaperkaj@yahoo.com

Dialogu si imperativ i mbijetesës Këto ditë, lideri i ASH, Vasel Sinishtaj, deklaroi se kjo parti "është e interesuar për pjesëmarrje në institucionet e sistemit". Përveç tjerash

Pikºpamjet e shprehura nº faqet opinione & vºshtrime nuk pºrfaqºsojnº domosdoshmºrisht politikºn redaksionale tº

4 e enjte, 22 janar 2009

Kohºs j


V¸SHTRIME & OPINIONE OMBUDSMANI DHE PAKICAT

Nevoja e një zëvendës Ombudsmani shqiptar në Mal të Zi

Zyra e Ombudsmanit u ka dërguar Rekomandim organeve të administratës shtetërore dhe lokale në Mal të Zi, që të ndërmarrin masa të duhura për respektimi e përfaqësimit proporcional të pakicave në pajtim me karakterin e detyrshëm të e përcaktuar me dispozitat e legjislacionit kombëtar dhe me obligimet ndërkombëtare në fushën e mbrojtjes së pakicave kombëtare dhe të drejtave të njeriut.

Nikë Gashaj Në dhjetor të vitit 2008, Zyra e Omdudsmanit të Malit të Zi, i dërgoj Rekomandimin organeve shtetërore, organeve të vetëqeverisjeve lokale dhe shërbimeve publike për zbatimin konsekuent të përfaqësimit proporcional të popujve pakicë dhe të bashkësive të tjera të pakicave nacionale pakicë në të gjitha institucionet e sistemit politiko-juridik në Mal të Zi, respektivisht të implementimit të dispozitave të të drejtave ndërkombëtare, si dhe të atyre të legjislacionit kombëtar të Malit të Zi në këtë fushë të rëndësishme të realizimit të të drejtave të njeriut. Zyra e Ombudsmanit me iniciativë vetjake ka nisur procedurën e shqyrtimit, ka bërë hulumtime empirike e teorike, juridiko-politike mbi këtë segment të rëndësishëm të sendërtimit të të drejtave të pakicave. Në punën e vet në këtë drejtim, ajo ka hasur dhe në vështirësi e në keqkuptim tek disa organe të administratës shtetërore dhe te disa organe të vetëqeverisjeve lokale. Mirëpo, Zyra e Ombudsmanit në punën e vet hulumtuese mbi strukturën nacionale të organeve shtetërore dhe të administratës lokale në shumë raste ka qenë këmbëngulëse edhe me mosmarrjen e përgjigjeve në kërkesat e para , i ka përsëritur kërkesat, respektivisht në disa raste ka dërguar urgjencë me shkrim për të fituar të dhënat e kërkuara. Kjo dëshmon se vendi ynë akoma gjendet në një fazë të tranzicionit, të reformave të përgjithshme të demokratizimit të shoqërorisë, e në veçanti të formimit të vetëdijes dhe kulturës demokratike politikojuridike, dmth. shoqëria në Mal të Zi ende është në një fazë të luftës, midis demokracisë dhe burokracisë, midis botëkuptimeve anarkike farefisnore dhe konceptit të ri të shoqërisë bashkëkohore civile, multietnike dhe multikulturale. Shoqëria në Mal të Zi ende nuk është e liruar, as nga paragjykimet dhe stereotipet nacionale, as nga dukuria dhe njëmendësia etnocentriste, çka reflektohen negativisht në ndërtimin e një shoqërie të re mbi baza të shëndosha të demokracisë moderne dhe bashkëkohore. Të dhënat e fituara statistikore nga një numër i organeve shtetërore dhe nga një numër i organeve të administratës lokale tregojnë për përfaqësimin proporcional joadekuat të pakicave etnonacionale, veçenarisht të shqiptarëve në institucionet e sistemit politik. Mu për këtë arsye, Zyra e Ombudsmanit u ka dërguar Rekomandim organeve të administratës shtetërore dhe lokale në Mal të Zi, që të ndërmarrin masa të duhura për respektimi e përfaqësimit proporcional të pakicave në pajtim me karakterin e detyrshëm të e përcaktuar me dispozitat e legjislacionit kombëtar dhe me obligimet ndërkombëtare në fushën e mbrojtjes së pakicave kombëtare dhe të drejtave të njeriut. Organet e lartpërmendura janë të detyrueshme që pas një afati

javore

prej gjashtë muajsh, që nga dita e pranimit të rekomandimit, t' ia dorëzojnë raportin Zyrës së Ombudsmanit mbi ndërmarrjen e aktiviteteve dhe masave në zbatimin e rekomandimit në fjalë. Zyra e Ombudsmanit është marrë dhe më parë me përfaqësimin proporcional të pakicave etnonacionale në sistemin politik të Malit të Zi. Ajo nëpërmjet raportit vjetor të punës në vitin 2006. dërguar Kuvendit të Malit të Zi u ka bërë një rekomandim të përgjithshëm organeve shtetërore dhe organeve të vetëqeverisjeve lokale në Mal të Zi mbi përfaqësimin proporcional të pakicave, ku ndër të tjera thuhet: "Mbrojtësi i të Drejtave dhe Lirive të Njeriut e konsideron të domosdoshme që organet shtetërore dhe organet e vetëqeverisjes lokale të krijojnë kushte, presupozime dhe mekanizma për përfaqësimin adekuat të pjesëtarëve të pakicave në institucionet e sistemit, në mënyrë që askush të mos ndjejë presion nga ai që është më i madh dhe më i fortë, por çdokush duhet ta ndjejë vetin të barabartë dhe të lirë. Sepse, siç do të thoshte Gandi: "Qytetërimi ynë do t'ë gjykohet sipas asaj se çfarë trajtimi u ofron pakicave". Më tutje, po nënvizojmë rastin e rekomandimit të Zyrës së Ombudsmanit në dhjetor të vitit 2005.dërguar Komunës së Podgoricës dhe Komunës së Ulqinit që shërbimet publike që merren me regjistrimin e emrave në librat e amzës dhe lëshojnë dokumente publike të organizohen në mënyrë më adekuate për

që në Pjojektligj për pakicat të parashikohet një zgjidhje përkatëse në lidhje me regjistrimin e emrave të pjesëtarëve të grupeve nacionale, etnike respektivisht të pakicave gjuhësore në librat e amzës dhe në dokumentet e tjera publike dhe në evidencat zyrtare në gjuhën dhe shkrimin e vet. Në periudhën e deritashme, Zyra e Ombudsmanit është marrë me ankesa të ndryshme të cilat kanë të bëjnë me cenimet e të drejtave individuale dhe kolektive të pakicave, si për shembull, arrestimi i shqiptarëve nga Malësia në aksionin e ashtuquajtur "Fluturimi i shqiponjës", ngjarjet e Bukovicës, Husajt e Rozhajes, deportimi i refugjatëve të Bosnjës nga Mali i Zi, etj. kuptohet në kuadër të autorizimeve dhe kompetencave të veta ligjore. Natyrisht se aktiviteti në lidhje me problemet e shqiptarëve pranë Zyrës së Omdudsmanit do të ishte më i madh, sikurse Zyra do të kishte ndonjë zëvendës shqiptar të Ombudsmanit, meqë Zëvendësit zgjedhen në Kuvendin e Malit të Zi , dhe autorizimet dhe kompetencat e tyre janë shumë më të mëdha sesa të këshilltarëve. Tani Ombudsmani ka dy zëvedës dhe në procedurën e Parlamentit të Malit të Zi ka hyrë edhe propozimi i kandidatit për zgjedhjen e zëvendësit të tretë të Ombudsmanit, dhe të gjithë i pëkasin shumicës etnike, çka është në disfavor të

të ndaluar regjistrimin e mëtejshëm të gabuar të emrave të pjesëtarëve të komunitetit shqiptar, si dhe qytetarëve të interesuar të nacionalitetit shqiptarë t'u mundësohet ndreqja e të dhënave jo të sakta mbi emrin personal në librat e amzë dhe në lëshimin e dokumenteve publike. Rekomandimi i është dërguar dhe Ministrisë së Punëve të Brendshme, që, në pajtim me kompetencat e veta, me ndryshimet dhe plotësimet e Fletudhzimeve për administrimin e librave të amzës dhe lëshimin e certifikatave e vërtetimeve në bazë të librave të tillë ose me akte të tjera nënligjore, të parashikojë zgjidhjet normative me të cilat qytetarëve të komunitetit shqiptar në Mal të Zi u mundësohet gëzimi i plotë dhe adekuat i së drejtës për regjistrimin e emrit personal në librat e amzës dhe për lëshimin e dokumenteve të tjera publike në gjuhën dhe shkrimin shqip në pajtim me normat ndërkombëtare. Po ashtu, Zyra e Ombudsmanit i ka dërguar rekomandim dhe Ministrisë për Mbrojtjen e të Drejtave të Njeriut dhe të Pakicave

artikulimit të interesave të shqiptarëve në Mal të Zi. Si variant tjetër, do të ishte kërkesa për formimin e Ombudsmanit të veçantë për pakicat kombëtare në Mal të Zi. Roli i Ombudsmanit të veçantë për pakica kombëtare në shtetet multietnike ka një rëndësi të madhe për realizimin konsekuent të drejtave të pakicave. Ombudsmani këtu paraqitet dhe si instrument në luftën kundër diskriminimit negativ të pakicave kombëtare. Në disa shtete multietnike janë formuar ombudsmanët e pakicave për mbrojtjen e pjesëtarëve të pakicave etnike dhe nacionale, si për, shembull, në Suedi, Finlandë, Hungari etj. (Autori është këshilltar i Ombudsmanit të Malit të Zi)

Pikºpamjet e shprehura nº faqet opinione & vºshtrime nuk pºrfaqºsojnº domosdoshmºrisht politikºn redaksionale tº

Kohºs javore

e enjte, 22 janar 2009 5


OPINIONE & V¸SHTRIME REAGIM

Gabove Dinoshë! (Reagim ndaj tekstit të F. Dinoshës, "Ju jeni ajka e Malësisë" publikuar në "Kohën Javore" të datës 15 janar 2009) Asnjëherë nuk u kam ikur polemikave në media të ndryshme, i bindur se vetëm fjala, mendimi dhe qëndrimi i shprehur publikisht mund të prodhojë ndonjë të mirë të përbashkët. Sidomos kur është fjala për veprimet publike të përfaqsuesve politikë. Kështu ka ndodhur gjithnjë edhe me ju z. Dinosha. Polemikat i kam pranuar, apo inicuar, me ëndje, duke besuar (sikur edhe ju), se kam të drejtë, por koha do ta dëshmojë këtë. Çka është më kryesore, çdo herë kam vlerësuar se polemikat duhen të jenë në nivel, sepse ato shpesh flasin më tepër për autorin sesa për palën tjetër. Këtë e prisja edhe nga Ju, zoti Dinosha. Besoj se argumentet "pro et contra" rreth komunës i kemi shterrur dhe, siç e thashë, po ia lëmë kohës të gjykojë, pran-

daj kësaj radhe nuk po mirrem me ao që i (ti) kam thënë e shkruar disa herë.

imi apo arsyeja që Nikollën Camaj ta përfolni për "mungesën e kujdesit" familjar.

Kësaj radhe shkas reagimi u bë një konstatim juaji lidhur me "kujdesin familjar" i cili, pajtohem plotësisht, duhet të jetë permanent. Por çudit fakti se si diçka e tillë mund të dilte (t'ë rrëshqitte!) nga dora dhe mendja e një prindi, një veprimtari publik, pothuajse gjithë jetën e vet, dhe më në fund nga mendja e një njeriu ndaj të cilit jeta nuk ka qenë e mëshirëshme, ngjashëm me atë ndaj familjes sime. A thua se vërtet, në mungesën e fakteve, për të më futur në valle me polemizuesit e tjerë ("dhëndurë sllavë apo bashkëpunëtorë të shërbimeve sekrete komuniste"), tentuat që me çdo kusht të bëni edhe një gërrithje në plagen familjare të dikujt. A thua se hallet familjare, të kujtdoqofshin, duhet t'i fusim në polemikat tona. A guxon kjo të ndodhë, qoftë edhe në mungesë të fakteve të tjera. Atë që Ju e shkruani, nuk do ta citoj këtu, me bindje se as Ju vetë nuk do të dëshironit ta rilexoni, por çuditem prej nga gux-

Unë, vërtet, vetëm mund të hamendësoj cakun, por, nëse e kuptova drejt, një gjë e tillë nuk pritej nga niveli juaj! Se tragjeditë e shumta, që kanë ndodhur në këto hapësira, për fat të keq, nuk i kanë kursyer as shumë familje të mëdha e të njohura, por mos u përësritshin më. Sidoqoftë, nuk ka njerëz pa halle, as familje pa probleme, por e imja, me gjithë problemet e shumta e rrufetë që i kanë rënë, në vijen e saj vertikale, çdo herë ka qenë në shërbim të këtij trualli e të njerëzve të saj, deri në sakrtificat ma të shtrenjta. Besoj se as për ju z. Dinosha, vija ima familjare, nuk është e panjohur. E unë, si biri i tyre, si vëlla dhe si prind, i kam shërbyer dhe do t'i mbetem besnik gjithë jetën, në shërbim të atyre vlerave, aq sa di e sa mundem. Unë asnjëherë nuk u mora e as që do të merrem me raportet familjare të kujtodqofshin, pikë së pari se nuk dua t'i jap vetes mundësi që të gaboj e të bie pre e dezinformatave, e pastaj, duke besuar

se me respektin ndaj familjeve të të tjerëve, i bëj nderë edhe familjes sime. Meqenëse Ju e dini, se kur të ndodhë një e keqe në familje, "dashamirë" ke sa të duash, andaj nuk Ju prisja në mesin e tyre. Kur tjetër "grep" nuk patët, për të "më fshirë me të njëjtën fshisë" me të tjerët, apo për të më mundur, paragjykimi gjithësesi ishte "grepi" më i keq, z. Dinosha! Gabove, Dinoshë!

Nikollë Camaj

REAGIM

Obsesion me personalitetin tim

(Reagim ndaj tekstit të Ferhat Dinoshës, me titull "Ju jeni ajka e Malësisë", të botuar në numrin 353 të gazetës "Koha javore") Së pari, në fillim dëshiroj të sqaroj një gjë, se kurrë nuk kisha reaguar në tekstin tuaj z. Dinosha, të më kishit përmendur me emër e mbiemër e jo në mënyrë indirekte, si ... Asgjë nuk kam bërë në mënyrë të fshehtë dhe pa bekim familjar, ashtu që ua kisha lënë juve nëse ju lejon kultura dhe edukata të merreni me këtë pjesë të jetës sime private deri aty ku është kufiri, ku vjen privatësia ime dhe dinjiteti familjar. Dua t'ju tërheq vërejtjen publikisht se e keni tepruar dhe ju do të mbani përgjegjësinë, ua them këtë publikisht. Të shkruash nëpër media për martesën time e kam çmuar si një obsesion me personalitetin tim, këtë mendoj edhe sot. Ju këtu më ofendoni dhe shpreheni se nuk kam personalitet. Se a kam a jo, le ta dëshmojë koha. Unë për gjithçka kam vepruar deri sot e kam kokën lart dhe shikoj përpara. Ju shikojeni veten në pasqyrë, çka shihni!? Unë dhe paraardhësit e mi kemi qenë ata që jemi sot dhe nuk ka arritur asnjë sundues as pushtet të na ndryshojë, e ju pyesni veten se ku keni qenë e ku jeni tash, këtë sa për personalitet. Projekti i rajonizimit nuk është i ngjashëm me atë të serbëve të Kosovës dhe as nuk ka lidhje me të. Projekti i rajonizimit është i ngjashëm me atë të rajoneve europiane, ku trevat ku jetojnë sot shqiptarët të kenë një kulm vetëqeverisjeje dhe të vendosin për ato çështje që i preokupojnë në përditshmëri, e posaçërisht ato që na dallojnë nga të tjerët. Projektin e rajonizimit nuk e kam kuptuar kurrë si projekt me të cilin dikujt i shitet patriotizëm. As atëherë as sot nuk mendova se me këtë jam duke bërë ndonjë vepër patriotike, por kam menduar se si një i ri që e sheh problemin në shoqëri ka obligim të kyçet dhe të kontribuojë në zgjidhjen e tij. Për vepra "patriotike" jeni ju i caktuar, duke u

nisur nga Fakulteti i mësuesisë, Komuna e Tuzit, koalicioni me partinë në pushtet në Ulqin, posaçërisht ku ua more pushtetin me Podgoricë partive shqiptare pas 16 vjet pluralizëm për ta shitur e shkatërruar. Këu në veprime patriotike nuk do t'ua kishte lakmi as Rrahman Morina. Për projektet e rajonizimit një herë është folur në nivel të partive nacionale dhe në qarqe intelektuale së bashku me diasporën në Uashington, pastaj pas tërheqjes së subjekteve nacionale nga kjo ide pas një afati që patët marrë (dhe nëse ju kujtohet, në takimin në State Department, ju personalisht premtuat se për tre muaj do të jetë gati platforma për statusin e shqiptarëve në Mal të Zi), unë së bashku me disa shokë promovuam këtë ide si më të mirë dhe proevropiane për ne si shqiptarë. Tentimi juaj që ta lidhni këtë me pavarësinë e Kosovës dhe serbëve atje nuk pin ujë z. Dinosha. Këtë më mirë e dini edhe ju, mirëpo si duket duke mbrojtur pozitat e veta shërbeheni edhe me atë që vetë nuk e besoni. Pra, këtu në këtë projekt s'ka pasur shitje të patriotizmit, por ka pasur më shumë shitje të brengës për vendin ku jetojmë dhe të ardhmen e tij, se në ato ditë që ishim në pushime për festat e fundvitit, partia në pushtet në Tuz paraqiti projektin e Komunës Urbane të cilin me disa shokë e në krye me të ndjerin Leon Lulgjuraj, herën e parë e minuam. Në ndërkohë menduam dhe diskutonim ide të ndryshme dhe hasëm në mirëkuptim me pronarin e TV "Boin" që të organizohet një emision për çështje të komunës, në të cilin edhe ju morët pjesë, nëse ju kujtohet!? Pas kësaj, duke parë se pushteti nuk ka ndërmend të kthehet nga Malësia dhe të realizojë dëshirën dhe nevojën e qytetarëve për komunë të plotë dhe se partitë nacionale janë duke heshtur vendosëm që si shoqëri e ngushtë të fillojmë të aktualizojmë me projekte konkrete çështjen tonë nacionale, dhe kemi bërë peticionin për t'i treguar opinionit qëndrimin dhe mendimin e Malësisë në lidhje me atë se çfarë administrate lokale dëshirojmë. Edhe atëherë edhe sot jam i bindur se ky është

projekti më i mirë dhe më pro-shqiptar dhe europian që mund të ofrohet si mes ndërmjet kërkesave për autonomi të viteve '90 dhe gjendjes aktuale sot. Prapë e drejta juaj është t'i çmoni këto me emër që ju pëlqen juve. Atë që kam ditur dhe kam pasur mundësi e kam dhënë për të faktorizuar kërkesën e qytetarëve të Malësisë për komunë të plotë e jo gjysmake, që ju e keni përkrahur dhe si kulminacion kanë qenë protestat qytetare në Malësi për komunë dhe fitorja e opcionit të cilit i kam takuar, duke ju shkaktuar humbje juve. Në projektin tuaj ne ju fituam, e di se ju ka dhembur dhe ju dhemb ende! Qeveria juaj ato ditë edhe e sulmoi Malësinë dhe rrahi pleq e fëmijë dhe burgosi qytetarë të Malësisë suaj dhe ju qëndruat ende në atë qeveri dhe e aminuat krejt këtë. Kjo do të mbetet në histori, ashtu që mos u prekni kur ju përmendet fytyra... Për këtë çështje kam pasur polemikat më të ashpra me juve, sepse në kohën kur e keni pranuar këtë zgjidhje për Malësinë, ju keni qenë edhe deputeti im sepse ju kam pasë votuar si dhe kam qenë i bindur atëherë edhe sot se kam pasur të drejtë t'ju kundërshtoj. Mirëpo, ju mirë e dini se prej ditës së 10 shtatorit 2006 kur kam qenë në subjekt tjetër dhe politikë tjetër, as që më ka shkuar ndërmend të them qoftë edhe një fjalë për veprimet tuaja politike sepse ajo nuk më ka takuar mua, por votuesve tuaj, e që kësaj radhe unë nuk kam qenë ndër ata - për fat të mirë. Tash pse jam i martuar me malazeze më sygjeroni mos të shes më patriotizëm. Këtë ua premtoj juve edhe të tjerëve se nuk do të shes; këtë s'e kam bërë kurrë, mirëpo si atëherë që nuk isha i martuar dhe isha në lidhje me këtë malazeze, si sot që jam i martuar, do të angazhohem aq sa të di dhe mundem për realizimin e të drejtave të mia nacionale e kryesisht për komunë të plotë të Tuzit, të cilën ju nuk po doni ta kemi, për interesat tuaja personale. Sa i përket titullit, këtij mendoj se ia kam qëlluar më së shumti. Është një proverbë kroate dhe e di se ju sjell ndoshta nervozizëm, mirëpo nuk kam se çka të bëj. Si duket, për të ardhur aty ku

duhet me ju duhet të përdorësh ndonjëherë edhe shprehje sllave se më kuptoni më mirë. Dëshiroj t'ju them se kam fituar shumë komplimente për titull nga më të ndryshmit, sepse duke ditur strukturën e partisë tuaj e cila është 100% njëkonfesionale, e di se ku ju dhemb. Po të ishte ndryshe, nuk e kishit lejua të ishte kështu, ndonëse titulli nuk ka pasur lidhje me këtë. Unë votat tuaja normalisht që i shoh dhe me siguri i respektoj, mirëpo ju sot jeni në opozitë, jeni në pakicë në mendim politik, nëse analizojmë 1367 votat tuaja me 2142 tonat apo të ASH-së në nivel të Malësisë janë dallim dhe tregon se kujt i beson Malësia dhe kujt ia ka dhënë krahët e kujt ia ka kthyer shpinën. Unë personalisht nuk do të kisha problem të pendohem një ditë, siç thoni për atë që kam thënë për ju. Unë të gjitha mosveprimet apo veprimet në dëm të Malësisë i kam argumentuar çdoherë, e nëse dëshmohet se kam gabuar dhe se keni patur të drejtë, ju siguroj se kam aq edukatë familjare, morale dhe personalitet që të kërkoj ndjesë! Sa i përket mallit dhe qitjes në koshe si treshe, nuk e shoh veten aty, më kapërce herën tjetër. Polemikat me argumente vetëm se mund të sillnin dobi nëse ju këtë e dëshironi për Malësinë!? Atë që ju i quani ajkë, Malësia i ka quajtur Luanë të Malësisë me votë! Por, shihemi në votime ku do të jeni kësaj here, nëse guxoni të dilni vetëm, a por si gjithmonë do t'i shkoni në përqafim sunduesit që t'ju japë lëmoshën për të mos ju fshirë populli nga harta politike apo t'ju tregojë se ku e kanë vendin nxenësit e Zhivorad Igiqit. Mirëpo, duke i ditur të gjitha, këmisha është më afër se xhaketa. Më mirë me më pak mëkate ktheju gjirit të vet dhe popullit të vet sesa të vazhdosh të bësh mëkate prapë, duke i shërbyer sunduesit.

Nikë Gjeloshaj

Pikºpamjet e shprehura nº faqet opinione & vºshtrime nuk pºrfaqºsojnº domosdoshmºrisht politikºn redaksionale tº

6 e enjte, 22 janar 2009

Kohºs j


OPINIONE & V¸SHTRIME KOMUNIZMI DHE DEMOKRACIA

Të hapen dosjet Ferhat Dinosha Një ndër obligimet e rëndësishme shoqërore të demokracive të reja është hapja e dosjeve. Demokracia pluraliste nuk mund të stabilizohet pa dënuar krimet e komunizmit, që, si sistem shoqëror ka dështuar. Meqë në demokracitë postkomuniste ka persona në funksione shoqërore, të cilët poste kanë patur edhe gjatë komunizmit dhe meqë komunizmi është dëshmuar sistem i shkeljes së të drejtave të njeriut dhe i krimeve të ndryshme, është e domosdoshme që bartësve të detyrave të ndryshme, vendimmarrëse apo ekzekutive gjatë komunizmit, t'u pamundësohet ngritja në poste në demokraci. Këtu natyrisht bëjnë pjesë edhe spiunët, goja e ligë e të cilëve ka marrë në qafë shumë njerëz të pafajshëm. Regjimet komuniste kanë qenë ku më të egra e ku më pak të egra, por kudo të ushqyera nga ndrydhja e lirive të njeriut, duke prodhuar "diktatura të proletariatit". Shumë demokraci postkomuniste kanë nxjerrë ligje për hapjen e dosjeve me emërtime të ndryshme. Para disa ditësh këtë e ka bërë shteti ynë amë, Republika e Shqipërisë, ku diktatura komuniste ka qenë shumë e egër. E tillë ishte edhe diktatura jugosllave ndaj shqiptarëve të Kosovës me një zbutje në vitet e 70-ta. Pritet që, së shpejti, Parlamenti i Kosovës të nxjerrë një rezolutë për të dënuar krimet e komunizmit. Ne këtu në Mal të Zi nuk kemi hequr nga komunizmi jugosllav aq sa kanë hequr shqip-

tarët e Kosovës as për së afërmi, por ai edhe këtu ka pasur metodat e veta perfide për të shtypur ndjenjën kombëtare, për të ngushtuar hapësirat tona jetësore, për të na asimiluar duke shtuar sufiksat sllavë në fund të mbiemrave tanë, për të na dhënë viza për gyrbet, për t'na tjetërsuar nga pjesa tjetër e trungut kombëtar, për të na e bërë të huaj flamurin kuq e zi, për t'na thënë në tekstet e përkthyera të fëmijëve tanë se të parët tanë na qenkan sllavët, andaj është koha që edhe ne, tash pas pavarësisë së Malit të Zi dhe pas pavarësisë së Kosovës, të kërkojmë hapjen e dosjeve për bëmat e komunizmit ndaj nesh. Ato që na kanë ndodhur, nuk kanë ndodhur pa ndihmën e njerëzve tanë. Kemi pasur edhe ne "përfaqësuesit e popullit", sekretarët e celulave partiake, drejtorët e shkollave, punëtorët e organeve të punëve të brendshme, bashkëpunëtorët e tyre… Dosjet hapen sepse ndodh që të njëjtit kontributor të na paraqiten shpëtimtar dhe të na zënë poste edhe në pluralizëm, në demokracinë pluraliste. Kjo nuk bëhet lehtë, sepse as shteti i Malit të Zi nuk ka ende ligj të lustracionit. Por, subjektet politike shqiptare mund të kërkojnë së bashku, që të hapen dosjet e qytetarëve shqiptarë të Malit të Zi për periudhën e komunizmit. Mendoj se kjo mund të bëhet në dy nivele. Një kërkesë për këtë do të mund të dilte nga niveli i kuvendeve komunale, ku shqiptarët janë shumicë, pra nga Kuvendi i Komunës së

Ulqinit dhe nga Kuvendi i Komunës Urbane të Tuzit. Nuk besoj se do të kishte problem me sigurimin e shumicave bindëse në parlamentet e lartpërmendura. Kërkesë e ngjashme ose identike do të duhej të paraqitej edhe në Parlamentin e Malit të Zi nga ana e deputetëve shqiptarë. Ndoshta për të prodhuar shumicën do të kishin kontribuar edhe deputetët e pozitës edhe ata të opozitës. Me kërkesën apo kërkesat do të duhej të njiheshin përfaqësuesit ndërkombëtarë të akredituar në Podgoricë. Po pati nevojë, ndihmë në këtë drejtim do të mund të siguronte edhe diplomacia e Republikës së Shqipërisë. Pastërtia e figurës është e nevojshme sidomos në prag të integrimeve europiane dhe euroatlantike që e presin Malin e Zi, por edhe rajonin. S'do ta kuptonte asnjë partner ndërkombëtar që në tavolinë bisedimesh për cilëndo çështje të

PO VIJNË ZGJEDHJET E PARAKOHSHME PARLAMENTARE

Mungesë guximi për bashkim Në këtë fillim viti me shpejtësi qarkulluan deklarata të zyrtarëve malazez se më 29 mars parashikohen të mbahen zgjedhje të parakohshme parlamentare në Mal të Zi.

Shaban Peraj Arsyet janë nga më të ndryshmet, gjë që si duket e gjeti opozitën të papërgatitur dhe kjo hetohet tashmë përmes deklaratave të tyre. Arsyeja se më parë është dashur të miratohet Ligji i ri zgjedhor në harmoni me parimet kushtetuese malazeze duket se nuk pi ujë. Shikuar realisht në këtë pikëpamje opozita ka të drejtë, por në të njëjtën kohë ajo është dashur më heret të paraqesë alternativat e veta, gjë që nuk ndodhi. Deklaratat e dhëna nga përfaqësuesit e opozitës provokojnë dyshime për të realizuar ndryshimet e nevojshme, ku të njëjtit bëhën sikur duan ndryshime, po edhe sikur janë të kënaqur me ligjin ekzistues. Në këto rrethana rëndësi ka se si do të veprojnë subjektet politike shqiptare në Mal të Zi. A janë ato të gatshme të tejkalojnë barrierat e krijuara në mes veti, apo do të dalin në zgjedhje secila më vete? Ka shumë arsye të besohet kjo e dyta, duke iu referuar klimës së tanishme politike, po edhe zgedhjeve të mëparshme. Ky paralajmërim i zgjedhjeve të parakohshme parlamentare në Mal të Zi e bën edhe më të vështirë situatën jo vetëm në mes të partive, por edhe brënda vet subjektit politik, cilido qoftë ai. Kjo edhe për faktin se disa nga këta liderë nuk hedhin pikëpamjet e veta rreth organizimit rajonal me një listë të përbashkët të kandidatëve për deputetë në trojet etnike shqiptare, gjë që

vështirë të dakordohen, po edhe nëse dakordohen kjo mund të paraqesë mollë sherri lidhur me rangimin e kandidatëve. Tani në prag të zgjedhjeve të parakohshme parlamentare do të ketë edhe të atillë që janë të gatshëm për t'u përqendruar në sllogane patriotike, ku ka shumë arsye të besohet se kjo bëhet me qëllime politike me çka kërkohet të përbuzet kundërshtari politik brënda të njëjtit komb, sic janë shqiptarët në Mal të Zi. Po t'u referohemi zgjedhjeve të mëparshme duhet besuar se disa prej tyre do të shpallen "tradhtarë të interesave kombëtare", e cila etiketë cilësohet si më efektivja për të diskredituar personalitetin e dikujt. Ky tashmë është një element i njohur për ne këtu, sidomos të atyre që kanë përcjellë rrjedhat politike në Mal të Zi. Kjo është ajo që ka shkaktuar reagime të shumta edhe te përfqësuesit e shqiptarëve që si duket vështirë të rreshtohen në një lloj aleance partish për të pasur përaqësuesin e tyre, nga se ndryshe si parti të vogla kanë pak shans të futen në Parlament nëse konkurrojnë ndaras. Sido që të jetë, drejtuesit e politikës shqiptare e kanë të qartë se janë konsumuar aq shumë sa u duhet të shpikin forma të reja e të çuditshme me elektoratin, si dhe për faktin se ky elektorat i vogël ka shumë kryetarë partish gjë që i vë votuesit në siklet se kujt duhet dhënë votën.

Liderërve të subjektve politike shqiptare u mungon kuraja të bëjnë thirrje për bashkim. Kjo nuk ndodhë vetëm këtu, pa dallim në mes njëri-tjetrit për të zgjidhur shkallë-shkallë problemet e komunitetit të këtushëm. Nëse kjo nuk ndodhë, atëherë ka shumë pak gjasa që shqiptarët në Mal të Zi të jenë të përfaqësuar me ndonjë deputet në Parlamentin malazez nga radhët e partive politike shqiptare. Drejtuesve të fushatës elektorale u mungon për momentin orientimi në tërësi, u mungojnë alternativat politike për të ardhmen e bashkëqytetarëve të tyre, u mungon programi dhe analiza e asaj që ka mbetur pa u realzuar gjatë manadatit të cilin e mbyllen me rezultate jo të mira. Ndaj shqiptarët e këtueshëm tani janë të bindur se nuk kanë pse dhe për cka të rendin pas liderëve, ata janë ngopur me premtime të cilët mbetën diku në mes të rrugës. Jemi mësuar të shkojmë për të votuar me shpresë se dicka nga premtimet e dhëna do të realzohet dhe nëse u referohemi zgjedhjeve të kaluara duhet pitur që së shpejti nëpër rrugët tona të shohim postera pranë e pranë njëritjetrit për cka derdhen bukur shumë para në një kohë kur qytetari është në hall se si do shkojnë punët me ekonomi, si do të jetë nesër gjendja sociale, cfarë sezoni turistik do të kemi, dhe kështu politika jonë joshet pas liderëve që

kishte përballë eksponentë të drejtëpërdrejtë të sistemit komunist, të cilët kanë nëpërkëmbur interesat kolektive e individuale kombëtare duke propaganduar komunizmin si vlerë internacionale dhe duke e paraqitur demokracinë kapitaliste si gogol të njerëzimit. Pastërtia e figurës na nevojitet edhe më tepër për shkak të raporteve tona të brendshme, për shkak të integrimeve brendashqiptare, të cilat do të nxjerrin në pah të merituarit për mbrojtjen e vlerave që na bëjnë komb të lashtë, por edhe ata të cilët këtyre vlerave u kanë bërë dëm. Historia duhet t'i regjistrojë të gjitha. Pjesë e saj jemi edhe ne sado që me kaçik të vogël. Tash kur historinë tonë do ta shkruajmë ne, ngjarjet dhe bartësit e tyre duhet t'i pasqyrojmë objektivisht.

kërkojnë të bëhën legjendë. Prej gjithë këtyre viteve të demokracisë kemi një politikë që ka prodhuar një sërë partish politike nga ku liderët e tyre po na shiten për pleq të urtë, dreqi e marrtë, hajde bëji dy mendje bashkë! Nga deklaratat e tyre ndeshesh në lavdërime pa masë, në njërin krah sheh vetëm suksese, në krahun tjetër akuza për mosarritje të sukseseve, ku edhe njëri edhe tjetri nuk të ofrojnë fakte bindëse e nuk të gjejnë zgjidhje se si duhet të dilet nga ky labirint në të cilin kemi hyrë. Qytetarët të kapluar me hallet e jetës së përditshme shumë gjëra nuk i vëjnë re, ata meritojnë një të ardhme më të ndritur, një të ardhme me perspektivë. Ndaj shqiptarët e këtushëm duhet të heqin njëherë e përgjithmonë mitin e krijuar "liderë" , kjo është mënyra më e mirë për ta edhe për faktin se zgjedhjet e sivjetshme nuk do të bëjnë bujë të madhe po t'i referohemi krizës ekonomike të paralajmëruar. Sido që të jetë, shqiptarët në Mal të Zi vazhdojnë të jenë optimistë për të ardhmen e tyre, pavarësisht qëndrimeve të subjekteve politike shqiptare, nga duhet pranuar se të njëjtit nuk kanë bërë edhe aq shumë për elektoratin e tyre. Si qytetar i këtij vendi do të doja të besoja sinqerisht se përtej retorikës politike, shqiptarët të lodhur tashmë nga ajo çfarë u bë e u arrit për këto vite të demokracisë do të dinë të pozicionohen për kandidatët e tyre dhe të respektojnë ata dhe institucionet e shtetit të Malit të Zi, ashtu siç kanë vepruar përherë edhe përkundër paralajmërimeve për zgjedhje të parakohshme në këtë kohë krize. Sido që të jetë, dhashtë zoti të bashkohen, por ajo që është në terren të bën të kuptosh se në mes bartësve politikë ekzistojnë mosbesime të ndërsjella cka e bënë edhe më të vështirë harmonizimin e qëndrimeve të subjekteve politike shqiptare në Mal të Zi rreth kërkesave të shumta që ka komuniteti i këtushëm. Për kë duhet votuar kësaj radhe, nëse jo për vetvetën.

javore Pikºpamjet e shprehura nº faqet opinione & vºshtrime nuk pºrfaqºsojnº domosdoshmºrisht politikºn redaksionale tº

Kohºs javore

e enjte, 22 janar 2009 7


INTERVIST¸ INTERVISTË ME ZNJ. SONJA LICHT, DREJTORESHË E FONDIT PËR VEÇANTI POLITIKE

Bashkimi Europian, projekti më Koha javore: Znj. Licht, pas viteve '90 gati të gjitha vendet europiane, përfshirë edhe ato ballkanike, janë nisur rrugës së integrimeve europiane, konkretisht kanë filluar proceset e anëtarësimit në Bashkimin Europian. Çfarë është ajo që, sipas Jush, e karakterizon këtë organizatë dhe për çfarë është ajo unike? S. Licht: Bashkimi Europian është projekti më i suksesshëm politik paqësor në historinë e deritashme njerëzore. Çfarë do të thotë kjo? Kjo do të thotë se nuk ka pasur asnjë projekt të

integrimit që ka zgjatur kaq gjatë, i cili ka përparuar kaq shumë nga ideja fillestare, dhe i cili në fakt që nga momenti kur, para së gjithash, ka prezantuar integrimin ekonomik dhe rritjen e bashkëpunimit ekonomik ndërmjet vendeve anëtare, në fakt është zgjeruar dhe rritur në një integrim që i tejkalon aspektet ekonomike dhe i cili, në fakt, tani ka domethënie të gjithanshme: bashkëpunimin ekonomik, politik, kulturor, arsimor, shkencor, ndonëse Bashkimi Europian disa çështje të caktuara, siç është bashkëpunimi në fushën e kulturës dhe arsimit, respektivisht reformën në fushën e arsimit, kulturës dhe shkencës, ua lë në dorë çdo vendi anëtar. Sot flitet për hapësirën unike europiane kulturore, shkencore, arsimore, etj. Le të marrim arsimin, për shembull. Ekzistojnë disa programe tejet të suksesshme, siç janë Erasmus, Socrates, Leonardo, programe bashkëpunimi të niveleve të ndryshme arsimore dhe e llojeve të ndryshme të institucioneve. Pra, BE është integrimi më i gjithanshëm të cilin e ka përjetuar deri sot njerëzimi. Edhe një dëshmi e faktit se sa e suksesshme është ajo është fakti se edhe pjesë të tjera të botës janë munduar dhe mundohen që në njëfarë mënyre ta marrin këtë model. Për shembull, Unioni Afrikan shumë shpesh insiston që ndërmjet vendeve afrikane do të dëshironin të kopjonin modelin e BE-së.

8 e enjte, 22 janar 2009

Qëllime të njëjta ekzistojnë edhe në Amerikën Latine, Azi, etj. Natyrisht, Evropa është kontinent specifik. Ajo është e ndarë ndërmjet shumë vendeve, me shumë interesa kombëtare, të cilat duhet të harmonizohen me shumë kujdes. Sepse për asnjë vend nuk është e thjeshtë të thotë: ja, këtë pjesë të interesit tim dhe të sovranitetit apo të mënyrës së veprimtarisë do ta delegoj tani në ndonjë trup mbinacional. Këtë edhe votuesit nuk e kuptojnë shpeshherë. Njerëzit thonë se edhe "jo"-ja e famshme ndaj Kushtetutës Europiane në Francë dhe Holandë

Koha javore: Përkundër këtyre sukseseve dhe fakteve pozitive, ekzistojnë njerëz kritikë dhe skeptikë të cilët thonë se kemi të bëjmë me një organizatë që është vështirë të mbahet dhe që ka rënë në njëfarë krize? S. Licht: Natyrisht që ekzistojnë shumë kritikë ashtu si edhe për çdo projekt tjetër politik. Dhe është shumë e sigurt se BE është shumë larg të qenit një organizatë e përkryer. E dimë se çfarë problemesh ekzistojnë me aparatin e madh burokratik, e dimë problemin që ekziston me ata përfaqësues të vendeve të mëdha që mendojnë se i kuptojnë të gjitha problemet me të cilat ballafaqohen vendet më të vogla, paraqiten si sovranë në krahasim me më të vegjlit. Sigurisht që ka shumë probleme. Megjithatë sukseset e BE-së kanë qenë dhe do të mbeten tani që më shumë se 50 vjet shumë-shumë më të mëdha sesa problemet dhe këtu është përparësia e saj. Së dyti, mendimi se BE është në krizë dhe se këtë krizë nuk mund ta tejkalojë është po aq i vjetër sa ç'është e vjetër edhe BE. Por çdo krizë deri tani BE e ka tejkaluar. Pse? Mendoj se përgjigjja është shumë e thjeshtë. Sepse popujt e anëtarësuar në BE e kuptojnë se për ta është shumë më mirë që të jenë brenda sesa jashtë. Pra, askush deri tani nuk është larguar nga BE, ndërsa të gjithë duan apo një pjesë e madhe, të cilët janë madje gjeografikisht shumë larg, dëshirojnë të bëhen pjesë e BE-së. Sigurisht që benefiti i anëtarësisë në këtë organizatë është shumë më i madh sesa ajo që u pengon. Koha javore: Çfarë ndikimi do të ketë kriza globale ekonomike për vetë BE-në dhe vendet që kanë filluar proceset e anëtarësimit në këtë organizatë? S. Licht: Unë jam shumë e bindur se edhe kjo krizë ekonomike në fakt vetëm do t'i rrisë dëshirat e vendeve që të jenë në BE sepse një spektër i gjerë i vendeve, një treg i gjerë, një kuadër i gjerë për zgjidhjen e problemeve që sjell kriza do t'i ndihmojë shumë më parë çdo vendi sesa që ato vetë të ballafaqohen me këtë krizë. Kështu ka sot shumë mendime që irlandezët nuk do të kishin votuar kurrë kundër Marrëveshjes së Lisbonës sepse të njëjtit do të jenë jashtëzakonisht të zhgënjyer nga vetë mendimi që të mbeten të vetëm me vetveten. Shikojeni Islandën, njëri ndër vendet më të pasur, dhe menjëherë e ka kuptuar se nuk mund të luftojë vetë me problemet. Njëri prej reagimeve të parë të Islandës ka qenë se ne duhet të hyjmë në BE. Neve na duhet një kuadër më i gjerë. Ata e kanë përdorur pozitën e tyre të izoluar në një moment për të qenë financiarisht tërheqës etj., por në atë moment që është shfaqur kriza menjëherë ka lindur çështja që të lidhen më ngusht dhe në këtë mënyrë të shmangin problemet.

dhe ndaj Marrëveshjes së Lisbonës në Irlandë ishte "jo" për arsye të moskuptimit të pamjaftueshëm se çfarë do të thotë Bashkimi Europian për këto vende. Para pak ditësh duke folur me ambasadorin norvegjez në Beograd, kam dëgjuar diçka që është shumë e rëndësishme. Ai thotë se edhe bashkëpunimi i vendeve nordike, i cili është shumë më i vjetër sesa Bashkimi Europian, është shumë më i suksesshëm që kur ato janë në Bashkimin Europian. Edhe më parë ka ekzistuar bashkëpunimi, por tani ka shumë më tepër konkurrencë, mbase nga frika, etj. Por tani në kuadrin e gjerë ato bashkëpunojnë shumë më tepër sesa më parë dhe tani ky bashkëpunim është bërë kaq shumë i gjithanshëm saqë Suedia Koha javore: Cila është rruga më e shkurtër e anëtarësimit dhe Norvegjia, njëra është anëtare e NATO-s kurse tjetra jo, të vendeve të Ballkanit Perëndimor në BE? njëra është anëtare e BE-së kurse tjetra jo, por mendojnë shumë seriozisht për Mendimi se BE është në krizë dhe se këtë krizë nuk mund ta tejkalojë integrimin e sistemeve të është po aq i vjetër sa ç'është e vjetër edhe BE. Por çdo krizë deri tani BE tyre të sigurisë. Ky është mendimi i tij e ka tejkaluar. Pse? Mendoj se përgjigjja është shumë e thjeshtë. Sepse ndonëse vjen nga vendi ku popujt e anëtarësuar në BE e kuptojnë se për ta është shumë më mirë që referendumi për anëtarësim të jenë brenda sesa jashtë. Pra, askush deri tani nuk është larguar nga në BE nuk ka pasur sukses BE, ndërsa të gjithë duan apo një pjesë e madhe, të cilët janë madje gjeografikisht shumë larg, dëshirojnë të bëhen pjesë e BE-së. dy herë.


INTERVIST¸

i suksesshëm politik paqësor S. Licht: Unë e them gjithmonë: nuk ka as rrugë të shkurtër, as rrugë të lehtë, dhe as që do të duhej të kishte rrugë të shkurtër dhe të lehtë. Pse? Kjo nuk do të ishte mirë për ne. Ne duhet që në masë të mjaftueshme të zhvillojmë vendet tona, sistemet tona, t'i forcojmë institucionet tona para se të bëhemi anëtarë të BE-së. Së pari, sepse kur jeni anëtar atëherë keni shumë më pak mekanizma për nxitjen e këtij forcimi. Së dyti, nëse keni institucione të dobëta atëherë jeni në rrezik që në njëfarë mënyre të shuheni fare sepse nuk mund të ballafaqoheni me sfida. Merreni rastin e Bullgarisë e cila përmendet jashtëzakonisht shumë më kohë të fundit. BE është dashur që të ruajë apo të bllokojë një pjesë të madhe të mjeteve finaciare të destinuara për Bullgarinë për arsye se ajo thjesht nuk ka arritur të forcojë në masë të mjaftueshme sistemin e saj gjyqësor dhe pjesët e tjera të sistemit të cilat mundësojnë krimin dhe korrupsionin. Natyrisht ju nuk i forconi këto institucione për BE-në, por për vete. Nëse krimi dhe korrupsioni janë më të fuqishëm sesa masa e duhur, atëherë ne e paguajmë çmimin e saj dhe jo njerëzit në Irlandë apo në Britaninë e Madhe. Pra, kjo përgatitje për anëtarësim, pa marrë parasysh që ndonjëherë shikohet si një lloj parulle, është në fakt periudha më e rëndësishme. Kur ne ndryshojmë veten, forcojmë procedurat, kulturën tonë politike, ne vetëm bëhemi të përgjegjshëm ndaj vetes tonë në këtë proces përgatitor. Dhe për këtë arsye unë them se nuk ka rrugë të shkurtër dhe të lehtë, dhe nuk mendoj se do të ishte mirë të ketë. Nga ana tjetër, nuk është mirë nëse kjo rrugë është shumë e gjatë sepse pastaj njerëzit fillojnë të humbin besimin se kjo do të ndodhë ndonjëherë. Unë nganjëherë e them për lojë se disa njerëzve këtu në Ballkan ngadalë kanë filluar integrimet europiane t'u ngjasojnë me komunizmin. Gjithmonë kemi të bëjmë me një cak të lëvizshëm, i cili gjithmonë e më shumë largohet. Për këtë arsye faj të madh kanë nganjëherë edhe politikanët tanë të cilët flasin për data joreale, por natyrisht është faji i vetë neve sepse ne jemi shumë të ngadalshëm. Sepse ne e kemi shumë vështirë të ndryshojmë, të gjithë e kemi vështirë të ndryshojmë, kurse ne e kemi mbase më të vështirë. Jemi mësuar të jetojmë me vrima në ligj, që shtetin ta kuptojmë shumë lehtë, dhe është vështirë t'i ndryshojmë këto sjellje. Nga ana tjetër, e kemi vështirë të jemi të varfër, përherë frikohemi se do ta humbim punën ekzistuese, ankohemi që kemi rrugë të këqija, shkolla të këqija, sisteme të këqija. Pra, nëse e gjithë kjo na pengon, e vetmja mënyrë që të përpiqemi ta përmirësojmë këtë është që të jemi pjesë e një integrimi më të madh. Edhe një gjë që mendoj se

do të nxisë anëtarësimin tonë më të shpejtë në BE është se unë jam e bindur se ky është përmirësimi dhe thellimi i integrimeve rajonale. Sepse për shkak të arsyeve që për ne janë të njohura, Ballkani nxit mjaft reagime negative dhe është i rrethuar me stereotipe negative. Mënyra më e lehtë që të çlirohemi nga stereotipet e tilla është që të tregojmë se dimë të bashkëpunojmë me njëri tjetrin dhe se ka kaluar koha e konflikteve. Që tani mund të jemi mjaft të pjekur që të mësojmë nga njëri tjetri, që t'i ndihmojmë njëri tjetrit dhe që ta kuptojmë njëri tjetrin si diçka pranë të cilit do të jetojmë gjithmonë. Prandaj, le ta gjejmë mënyrën se si me fqinjin e parë të jetojmë, nëse jo me dashuri, atëherë me tolerancë e cila do të jetë e përhershme. Koha javore: Sa janë reale këto integrime kur dihet se shumica e këtyre vendeve kanë qenë bashkë në ish Jugosllavi dhe janë disintegruar? S. Licht: Po, nuk është e lehtë, por sigurisht që është shumë më e lehtë që të integrohen në kuadër të një integrimi më të gjerë. Sigurisht, askush nuk e ka fjalën për rikonstruksionin e Jugosllavisë, as që mendoj se një gjë e tillë do të ishte mirë. Ky është një projekt i pamundur. Por ne të gjithë dëshirojmë të jemi pjesë e integrimeve të njëjta, d.m.th. integrimeve europiane apo Bashkimit Europian. Pra, kjo më duket paksa paradoksale. Ne nganjëherë i frikohemi

Nuk ka pasur asnjë projekt të integrimit si Bashkimi Europian që ka zgjatur kaq gjatë, i cili ka përparuar kaq shumë nga ideja fillestare, dhe i cili në fakt që nga momenti kur, para së gjithash, ka prezantuar integrimin ekonomik dhe rritjen e bashkëpunimit ekonomik ndërmjet vendeve anëtare, në fakt është zgjeruar dhe rritur në një integrim që i tejkalon aspektet ekonomike dhe i cili, në fakt, tani ka domethënie të gjithanshme: bashkëpunimin ekonomik, politik, kulturor, arsimor, shkencor. bashkëpunimit më të ngushtë ndërmjet njëri tjetrit, kurse më pas të gjithë së bashku dëshirojmë të shkojmë në integrime të njëjta. Nuk duam që t'i hapim dyert dhe dritaret në muret që ekzistojnë njëri pranë tjetrit, por të gjithë së bashku duam të jetojmë në të njëjtën shtëpi. Kjo më duket pak paradoksale. Por nuk mund të them që kjo është diçka që nuk ka filluar të ndryshojë. Them se është bërë shumë në këto dhjetë vitet e fundit, shumë më tepër sesa që mendojnë dhe shohin qytetarët. Fakti që institucione të veçanta takohen rregullisht, bile institucionet që vështirë vendosin për bashkëpunim të hapur, ministritë e punëve të brendshme, mbrojtjes, bashkëpunimi rreth kontrollit të integruar të kufijve. Ky është një problem sepse ata sipas definicionit janë dyshues dhe e shikojnë me dyshim gjithmonë njëri tjetrin. Ata e kanë kuptuar që kjo është e domosdoshme. Së fundi, merreni vetëm një fakt: të gjitha këto vende jenë në Partneritetin për Paqe. Pra, ky

është edhe një kuadër i bashkëpunimit. Nuk është me rëndësi nëse dikush dëshiron të hyjë apo jo në NATO, por është fakt se Partneriteti për Paqe është pjesë e një sistemi të mbrojtjes kolektive. Natyrisht ekzistojnë edhe shumë fusha të tjera. Vetëm shikojeni krizën e fundit të gazit. Dhe fakti që në një moment kur çështja vërtet është bërë kritike, Serbia vendosi që t'i japë nga pozita e saj kritike Bosnjës një pjesë të gazit që arriti ta marrë nga Hungaria, u ka dërguar porosinë më të madhe qytetarëve të këtij rajoni dhe bashkëpunimit të tyre në të ardhmen sesa shumë e shumë deklarata. Koha javore: Megjithatë, në anën tjetër kemi rastin e fundit ndërmjet Sllovenisë dhe Kroacisë. A mendoni se do të ketë ndikim ky rast dhe nëse po, çfarë ndikimi do të ketë në proceset e ardhshme integruese të vendeve të Ballkanit Perëndimor? S. Licht: Unë nuk mendoj se do të ketë efekt për një kohë të gjatë, por është fakt se për momentin do të ketë. Kur unë kam dëgjuar fillimisht për këtë problem, reagimi im i parë ka qenë se nuk është diçka e mirë dhe se do të rikthehen stereotipet e vjetra për ballkanasit. Dhe këto stereotipe ne duhet t'i thyejmë të gjithë së bashku. Kë e ka dëmtuar më shumë kjo? Slloveninë. Sepse ai është vendi i vetëm anëtar nga ish republikat jugosllave. Pra, BE pret nga anëtarët e vet një lloj tjetër sjelljeje. Dhe çdo herë që dikush niset në mënyrë të tillë që të vë në pikëpyetje të drejtat e dikujt tjetër, sidomos të fqinjëve të rajonit, ai duhet të jetë i vetëdijshëm që i bën vetes një shërbim shumë të keq. Pra, nuk mendoj se do të jetë një problem shumë i madh, por është e sigurt se në afat të shkurtër do të ketë ndikim.

Bisedoi: I. Kallaba

e enjte, 22 janar 2009 9


PANORAM

¸ KULTURORE

Sekretet e Diellza Kolgecit

Nuk ka ndryshuar fare nga koha kur u shpall "Miss Kosova 1996". Diellza Kolgeci vazhdon të mbetet po aq e bukur sa 13 vjet më parë, po aq e dashur për publikun, megjithëse ka ruajtur një pamje thuajse konstante. E teksa mësojmë disa të reja për të, kuptojmë se Diellza e ka problem të qenit e dobët dhe këtë vërejtje ia ka bërë gjithmonë nëna e saj. Mundohet t'i kushtojë rëndësi të madhe ushqimit. Sa për sallonet e bukurisë Diellza shprehet se shumë pak i viziton ato. Edhe pse të gjitha trajtimet i ka pa pagesë, shumë rrallë i viziton, përveç ndonjë masazhi relaksues. "E di që shumëkush frikohet nga pleqëria, por nëse je e bukur edhe rrudhat do të të pëlqejnë, sepse vijnë me kohë, por nëse do t'i përngjaj nënës sime, krejt pjesët e trupit do të më pëlqejnë", thotë ajo.

Aurela nxjerr albumin e ri

mision marrjen pjesë Tiranë nuk kishte vetëm Ardhja e saj e fundit në Magjike", dhe ai në nga "Kë s, ha të muzikë në dy Festivalet më të mëd . sh" "Bo vimi i këngës së saj RTSH. E as vetëm promo është hedhur në treg që ditë pak ka që res, gëta Por një album i tërë i kën titullohet "Mu thanë e "Supersonic". Albumi nga shtëpia diskografik këngëtares, "Hape të dit fun pjesë këngët e sytë", në të cilën bëjnë Family", por edhe e Sid imi me grupin "West veten", "Bosh", bashkëpun sytë", një këngë polië than u "M et quh që es, një këngë e fundit e Gaç t edhe me një video. fonike, e cila shoqërohe

10 e enjte, 22 janar 2009


PANORAM

¸ KULTURORE

Leona Lewis, tani një linjë parfumesh Ylli i muzikës pop, Leona Lewis, raportohet se është duke u përgatitur të lëshojë linjë të saj të parfumeve. Krijuesja e hitit "Bleeding Love", e cila së fundi nënshkroi një marrëveshje për të publikuarautobiografinë e saj, do të bashkohet me markën gjermane të produkteve të bukurisë, LR, për të lëshuar aromën që do të mbajë emrin e saj. "Leona ka pasur shumë oferta për të krijuar parfumin e saj, por ajo dëshironte të ishte e sigurt se do të punonte me një kompani etike. Ajo ka një dorë të madhe që do ta ndihmojë në krijimin e aromës dhe në dizajnin e shishes dhe tashmë ajo nuk mund të presë ta shohë atë në shitore", ka thënë një burim për "The Sun".

Eliza Dushku më 13 shkurt në "DollHouse"

Dushku do të paraqitet në Aktorja me origjinë shqiptare Eliza kan "Fox", "DollHouse". serialin e ri të kanalit të njohur ameri muajin tetor, por regjisori Seriali kishte filluar transmetimin në nte më tepër kohë gjë që i këtij telefilmi Joss Whedon, kërko të ndryshëm të serialit. uesve adhur e zitetin kurio edhe toi shkak një shqiptar tjetër do edhe që ohë ndërk or, kryes rolin Eliza luan zë të shohin Elizën kurio janë gjithë Të saj. ah përkr të paraqitet më se aktorja kujtoj ku aktore si saj të tjetër itje në këtë paraq r shumë fansa. krijua ka dhe mirë të mjaft laritet gëzon një popul

e enjte, 22 janar 2009 11


KULTUR¸ STUDIM

Darka si reminishencë artistike romanin Kadare, Shkrimtari "Darka e gabuar" e konstrukton nëpërmjet shenjave të motivuara nga një ndodhi reale, e cila zhvillohet në Gjirokastër, pikërisht në vlimet e shumta e me përplot dramaticitet përgjatë Luftës së Dytë Botërore. Në fakt, subjekti i romanit duke u zhvilluar brenda një kohe të gjatë, që nga dita kur ushtria italiane kapitulloi, për të vazhduar me periudhën e pushtimit gjerman të qytetit, pastaj "triumfin komunist", në vete pos tjerash ngërthen periudhën deri në vdekjen e Stalinit; kohë kjo kur Shqipëria ishte pre e ndryshimeve të njëpasnjëshme, e shpeshherë me përmasa groteske, të cilat sekuenca jete autori i transfiguron në art. Mirëpo, Kadare s'lejon assesi që romani të simplifikohet vetëm brenda këtij boshti narrativ. Teksti i Kadaresë, duke qenë projektim imagjinativ i një darke reale të zhvilluar në një kohë të caktuar në Gjirokastër, me personazh kryesor doktor Gurameton e madh, bëhet arenë përsiatjesh të fuqishme letrare e përtej letrare. Romani është derivim imagjinativ i enigmës së darkës në fjalë, e cila kishte tronditur qytetin, e në të cilën fusin hundët jo pak edhe shtetet me ndikim të kohës. Këtë enigmë Kadare e konstrukton me mjeshtri, ndërkaq implikimet simbolike, siç e përmendëm, i shtreson në relacion me Darkën biblike, nga e cila motivohet dhe identifikohet teksti.

Ndue Ukaj Titulli i romanit "Darka e gabuar" i shkrimtarit të përmasave planetare, Ismail Kadaresë, përveçse është esencë, paradigmë e fabulës së romanit, njashtu kuptohet si shenjë letrare, nëpërmjet së cilës Kadare ndërton simbolin letrar të romanit. Në të vërtetë, ky titull i interpretueshem në kontekstin e subjektit të romanit, por edhe të diskurseve të mëparshme letrare, për faktin se nuk ka ligjërim të virgjër (Roland Barthes) ngërthen esencialisht një semantikë ambivalente kuptimore, e cila shenjëzon një raport të ndërvarshëm mes narracionit e mundësisë së leximeve intertekstuale që ofron teksti letrar në fjalë. Në fakt, ky raport karakteristik edhe për gjithë letërsinë e Kadaresë, është në përputhshmëri të plotë me qëllimin e tekstit (Umberto Eco) dhe përpos tjerash ofron mundësi të shumta leximi e interpretimi. Subjekti i këtij teksti letrar, siç shkruhet në shënimin përcjellës, bazohet në një ngjarje të vërtetë, por Kadare tekstin e ridimensionon dhe aty lexuesi gjen sekuenca semantike, si reminishencë e diskursit mitologjik, politik, ideologjik e biblik. Këto korpuse tekstesh dhe shtresime stilistike e ideore, në zhvillimin dhe zbërthimin e fabulës, enden përgjatë gjithë romanit, me funksione të posaçme për të dinamizuar narracionin, sikurse për të për-

12 e enjte, 22 janar 2009

plotësuar synimet estetike e ideore. Romani, në planin semantik ndërtohet mbi ngjarjen që motivohet nga Darka e doktor Gurametos së madh, i cili e shtron për miqtë e studimeve, gjermanët pushtues. Nga ky akt ndodh që për dikë, ky të cilësohet si Judë i qytetit, sinonim i Judës tradhëtar biblik, ndërkaq për disa një filogjerman i dyshimit. Kësisoj kjo darkë bëhet aq enigmatike e aq domethënëse, njëkohësisht, sa që trondit gjithë qytetin, i cili sillet vërdallë kësaj ngjarjeje, ashtu siç jeta shqiptare në atë kohë ishte e dezorientuar nga ndryshimet e shpeshta ideologjike, shpeshherë me përmasa groteske. Andaj ndodh një kontrast shpërthyes mes së pritshmes, se Gjermanët do të hedhin në ajër qytetin, dhe së ndodhurës, kalimit paqësor të tyre. Ndërsa ky kontrast narrativ, në romanin "Darka e gabuar" ndërlidh kohë historike në kundërshti të ashpër, nga periudha që njihet si "Shqipëri gjermanike" në luftë me atë komuniste. Në fabulën e romanit, kalimi "miqësor" i gjermanëve nazistë në qytetin e Gjirokastrës ndërlidhet me darkën në fjalë që patën miqtë e vjetër të shkollës, ndërsa pikërisht kjo do të shndërrohet në trajtën e "gabuar", një cilësor ky që është i mbuluar nga një tis dyshimi, ngase në mënyrë fatale sinkronizon jetën e personazhit deri në epilog. Siç mund të kuptojmë, Kadare subjektin e këtij romani e nxjerr nga një kontekst real, nga një darkë reale, ndërkaq atë e zgjeron me një rrjet tekstesh e kontekstesh, duke inkuadruar në pro-

cesin e shkrimit modele të jashtme letrare, kulturore a religjioze, ato që në mendimin për letërsinë njihen si rrjet intertekstual i tekstit. Për të sforcuar diskursin fiksional dhe për t'i dhënë përmasë sa më të fuqishme estetike e polisemantike fabulës, autori zhbiron në kohë, ndaj kontekstualizon modelin e darkës biblike, si reminishencë që sforcon semantikën e tekstit dhe, kësisoj në vete krijon relacione me subjektin e romanit, Darkën e gabuar, siç e përshkruan Kadare, Darkën e doktor Gurametos së madh, të shtruar në nder të kolonelit gjerman Fritz von Schwabe, ndërsa ky i fundit rezulton më vonë të jetë i vdekur nga ai që shtron darkën. Një enigmë që ngjall makth, në epiqendër të një romani, i cili në substratin e tij shqipton ide e intenca të fuqishme ideore e estetike. Një roman i përsiatjeve të mëdha filozofike e shqiptimeve të fuqishme nacionale. Është pikërisht kjo darkë, e cila autorit i shërben si një simbolike domethënëse për të përçuar idetë letrare dhe për të zgjeruar rrjetin ligjërimor. Nëse e lexojmë tekstin e Kadaresë në planin intertekstual të shkrimit, siç e përmendëm, romani shëmbëllen në planin interletrar me Darkën e mirënjohur Biblike, respektivisht darkën e Jezu Krishtit me apostujt, nga e cila Kadare derivon kuptimet dhe statusin intencional të shkrimit, ndërfutjen e një intrige në shkrim, e cila trand njerëz të shumtë. Kadare në roman huazon nga parateksti biblik emra, ngjarjen biblike dhe diskursin, me një

derivim imagjinativ. Darka biblike mbetet akti më mistik i Biblës, prej ku zë fill ndërtimi i religjionit kristian, ndërsa në anën tjetër Darka e Gjirokastrës, është nyja ku ndërlidhet enigma e një ndodhie kurrë të qartësuar, përplasjeve mes mbretërorëve dhe komunistëve, perëndimorëve dhe lindorëve, etj. Në këtë konglomerat përsiatjesh, Kadare ridimensionon shumë përsiatje për tragjeditë që komunizmi i pat shkaktuar Shqipërisë dhe shqiptarëve. Prandaj, lidhjet interletrare janë semantike dhe estetike. Ndërsa kontekstualizimi letrar i diskursit biblik, i mundëson autorit të transmetojë mesazhe ekuivoke: njëri sforcon modelin ligjërimor biblik, si shkollë ndikuese themelore brenda literaturës shqipe, ndërsa tjetri përçon idetë e autorit për shumë dilema të mëdha shqiptare. Në roman kemi një darkë, e cila ka krijuar shumë dilema dhe mëdyshje në Gjirokastër, enigma e së cilës ka trandur me dekada qytetarët, ndërkaq kundruall saj rri Darka biblike, e cila siç del në sekuencën narrative të mëposhtme, jep indiciet e një fronti të hapur dihotomik që përfaqëson personazhi doktor Gurametoja i madh, i cili as nuk është Krisht, as Juda Iskarioti, pra tradhtari i Krishtit: "Duke zbritur thellë e më thellë në kohë, disa u kujtuan për darkën e Krishtit, siç tregohej në shkrimet e shenjta, të sigurt se atje do të gjenin, më në fund, enigmën. Ishin të gjithë në darkë: Krishti vetë, pikëllimi i tij hyjnor, apostujt, madje, dhe Juda Iskarioti. Kështu u duk se


KULTUR¸

po e gjenin të vërtetën, por shi atëherë, ajo nisi të fironte. Që s'ishte Krisht doktor Gurametoja e, aq më pak, mysafirët gjermanë, kjo dukej që larg, por edhe Judë t'i quajë, ishte e tepërt". (fq. 45). E, kush është atëherë doktor Gurametoja i madh? është pyetja e dilema sfilitëse që endet në gjithë narracionin e romanit. Duke e vënë kryepersonazhin mes identifikimit me Krishtin dhe Juden, Kadare shpërfaq në mënyrë eksplicite peshën e periudhës në fjalë dhe konsekuencat që ka bartur jeta shqiptare më vonë. Në këtë aspekt, ky roman, krijon marrëdhënie kuptimore poliletrare, ndërsa këto shtresime letrare janë të pranishme në nëntekst dhe kontekst, ndaj janë të identifikueshme e të nënkuptueshme në të gjitha planet strukturore të tekstit në fjalë. Shkrimtari Kadare, romanin "Darka e gabuar" e konstrukton, nëpërmjet shenjave të motivuara nga një ndodhi reale, e cila zhvillohet në Gjirokastër, pikërisht në vlimet e shumta e me përplot dramaticitet përgjatë Luftës së Dytë Botërore. Në fakt, subjekti i romanit duke u zhvilluar brenda një kohe të gjatë, që nga dita kur ushtria italiane kapitulloi, për të vazhduar me periudhën e pushtimit gjerman të qytetit, pastaj "triumfin komunist", në vete pos tjerash ngërthen periudhën deri në vdekjen e Stalinit; kohë kjo kur Shqipëria ishte pre e ndryshimeve të njëpasnjëshme, e shpeshherë me përmasa groteske, të cilat sekuenca jete autori i transfiguron në art. Mirëpo, Kadare s'lejon assesi që romani të simplifikohet vetëm brenda këtij boshti narrativ. Teksti i Kadaresë, duke qenë projektim imagjinativ i një darke reale të zhvil-

luar në një kohë të caktuar në Gjirokastër, me personazh kryesor doktor Gurameton e madh, bëhet arenë përsiatjesh të fuqishme letrare e përtej letrare. Romani është derivim imagjinativ i enigmës së darkës në fjalë, e cila kishte tronditur qytetin, e në të cilën fusin hundët jo pak edhe shtetet me ndikim të kohës. Këtë enigmë Kadare e konstrukton me mjeshtri, ndërkaq implikimet simbolike, siç e përmendëm, i shtreson në relacion me Darkën biblike, nga e cila motivohet dhe identifikohet teksti. Personazhi kryesor, doktor Gurameto i madh, tipologjikisht nuk përbën një karakter të fuqishëm për të tronditur qytetin. Mirëpo kjo ndodh, edhe pse për këtë, madje vetë ai ishte i pavetëdijshëm. Ai pati studiuar në Gjermani, ndërkaq shtron një darkë për oficerët gjermanë që erdhën nga Greqia për të marrë nën kontroll Shqipërinë, pas largimit të italianëve. Kjo darkë, krejt paradoksalisht shndërrohet në enigmë sfilitëse, nga e cila pësojnë jo pak njerëz. Njerëzia ngatërron tingujt e muzikës gjermane me të shtënat e mitralozëve. Po këtë ndodhi, doktor Gurametoja i madh, s'do të jetë në gjendje të sqarojë rrethanat dhe enigmën e darkës, ngase, "askush nuk mbërrinte te thelbi i saj"-shkruan autori. Ai kthehet në hero, ndërsa për disa të tjerë në armik. Ky pështjellim shkakton tendosje të mëdha, e, këto Kadare i përcjell me dramaticitet të mirëfilltë letrar, në fabulën e një romani që zhvillohet me makth e në të cilin autori ndërfut copëza jete nga të gjitha kohët shqiptare. Në esencë, shenjat letrare dhe simbolet

empirike, Në universin letrar kadarean, komponentja fiksionale dhe ajo ojnë parajanë paradigma të shkrimit artistik, të cilat si të tilla funksion i gjelelisht duke e përplotësuar njëra tjetrën. Këto elemente kreative, Në tij. e prozën në e nksional bashkëfu dhe ara mishëru të jmë kurdoherë na fut përputhshmëri me subjektin e romanit, "Darka e gabuar" Kadare empirike në një qerthull të mirënjohur misteresh, ku fiksioni e bota final shkrihen në sinkroni të plotë, për të konstruktuar kësisoj qëllimin kjo E, tër. Gjirokas qytetit e darkën për enigmës e in të tekstit, zbërthim Biblike. Darkë mund të trajtohet, duke pasur për shëmbëllim darkën në thellësi Por, Kadare nuk është një narrator i zakonshëm, ai depërton , religjion bestytni i, mitologj histori, nëpër zhbiruar duke e, të thellësiv tojnë e dhe kështu jep fizionominë e një universi narrativ, ku bashkëje tradhtia kaluara me aktualen, e bukura në kundërshti me të shëmtuarën, me bujarinë, mëkati me faljen, besa me pabesinë.

eksplicite, të cilat i artikulon Kadare në shkrim, darka e Gjirokastrës, në njërën anë dhe implikimet e Darkës biblike, si evidenca funksionale intertekstuale, në anën tjetër, shfrytëzohen mjeshtërisht, si trampolina për ta sforcuar diskursin letrar dhe për të artikuluar idetë, përsiatjet dhe mesazhet letrare, në formën e një interkomunikimi të fuqishëm e kreativ që bën teksti me modele të shumëfishta shkrimi. Teksti i Kadaresë në mënyrë eksplicite shfrytëzon modelin biblik brendapërbrenda tekstit. Duke transfiguruar një ndodhi reale, në shkrim imagjinativ, autori krijon gjithashtu një distancë mes ngjarjes dhe rrëfimit, ndërkaq fabulën e pasuron me një rrjet tekstesh të inkorporuara brenda subjektit qendror, shtresime e topose këto të cilat trupëzohen vetëm për një qëllim, për të përplotësuar fabulën e romanit. Duke u motivuar mbi një ngjarje të vërtetë, subjekti i këtij romani tejkalon përmasat e së mundshmes, reales dhe, me diskursin shumëplanësh që inkuadron në fiksion, bëhet roman i përsiatjeve të mëdha e universale, ku Kadare shqipton ide të mëdha për pushtuesit, për kulturën e pastër nacionale, për orientimet kulturore dhe civilizuese të shqiptarëve, për traditën letrare dhe universalitetin e saj, për figura të shumta të ekskomunikuara të jetës shqiptare, për çështjen e Kosovës, Çamërisë, etj. Është pikërisht kjo shkathtësi e thellësi e këtij autori, krejtësisht të veçantë e origjinal, që në një instancë tjetër, përplotëson raportin letrar në trekëndëshin e ndërliqshëm artistik: ngjarja, fiksioni dhe empiria. Në këtë korpus tekstesh dhe shtresimesh tematike, empiria si evokim i botës së madhe të librit, brendapërbrenda strukturës tekstuale të romanit, vjen si produkt i referencialitetit dhe ka destinim: narrativitetit t'i japë karakter të tejkohshëm, e mbi të gjitha universal. Në fakt, komponentja e fundit e sipërshënuar, përveç tjerash vë në spikamë zhdërvjelltësinë e Kadaresë për të ndërfutur brenda tekstit, me efekte të theksuara stilistike e semantike, pjesë të diskurseve të mëparshme (Linda Hacion) letrare e kulturore, si pjesë të empirisë e referencialitetit. Këto inkorporime janë funksionale sikundër në planin e diskursit letrar, njashtu të futjes në lojë të intertekstualitetit, si element brenda tekstit, pastaj futjes në lojë të ideve dhe filozofisë morale biblike, me konotacione të motivuara, që implikojnë Darkën e fundit të Jezu Krishtit me apostujt e tij, prej së cilës ngjarje Kadare "shfrytëzon" jo pak. Ky aspekt i ndërfutjes së intertekstit në

fiksion, shpërfaq potencën e narratorit të pasionuar (Eco), i cili di mjeshtërisht të sintetizojë brenda një shtrati narrativ, dimensionin empirik me atë fiksional, madje në harmoni me kërkesat intencionale të shkrimit imagjinativ. Në universin letrar kadarean, komponentja fiksionale dhe ajo empirike, janë paradigma të shkrimit artistik, të cilat si të tilla funksionojnë paralelisht duke e përplotësuar njëra tjetrën. Këto elemente kreative, i gjejmë kurdoherë të mishëruara dhe bashkëfunksionale në prozën e tij. Në përputhshmëri me subjektin e romanit, "Darka e gabuar" Kadare na fut në një qerthull të mirënjohur misteresh, ku fiksioni e bota empirike shkrihen në sinkroni të plotë, për të konstruktuar kësisoj qëllimin final të tekstit, zbërthimin e enigmës për darkën e qytetit Gjirokastër. E, kjo Darkë mund të trajtohet, duke pasur për shëmbëllim darkën Biblike. Por, Kadare nuk është një narrator i zakonshëm, ai depërton në thellësi të thellësive, duke zhbiruar nëpër histori, mitologji, bestytni, religjion dhe kështu jep fizionominë e një universi narrativ, ku bashkëjetojnë e kaluara me aktualen, e bukura në kundërshti me të shëmtuarën, tradhtia me bujarinë, mëkati me faljen, besa me pabesinë. Fabula e romanit e vendosur pikërisht në vlimet e mëdha ideologjike dhe luftërat që zotëronin jetën shqiptare, kalimet nga një pushtues tek një tjetër, tejkalon shumëfish diskursin themelor të romanit dhe zbret nëpër labirinte krijuese e ideologjike. Kështu proza e tij modelohet si shëmbëllim më i mirë i universales, edhe kur ajo është nacionale. Aluzionet që krijon autori me Darkën e fundit biblike dhe ndërfutjen e diskursit biblik në planin ligjërimor, stilistik dhe ideor, mbesin shenja të motivuara, të cilat realisht janë palca e romanit. Në këtë aspekt, projektimet dhe artikulimet intencionale të autorit janë në përputhshmëri semantike me reminishencën që krijon asociacioni i Darkës së fundit biblike, me sekuencat e saj, si dhe personazhet themelore, që në fund zbresin tek katharsisi letrar. Kadare fut në narracion shpirtin dhe talentin fiksional. Romani i tij është një botë e madhe e librit, ku sintetizohet e ndodhura me të mundshmen, e kaluara me të sotmen, e bukura me shëmtitë. Është, pikërisht kjo fuqia e shpirtit artistik që e bën këtë autor të përmasave universale, shkrimtar të dashur kudo ka kulturë letrare dhe dashamirë të artit të mirëfilltë.

e enjte, 22 janar 2009 13


MOZAIK NË ULQIN U MBAJT KONFERENCA E PARË SHKENCORE NDËRKOMBËTARE ME TITULL "TURIZMI NË FUNKSION TË ZHVILLIMIT EKONOMIK DHE PROCESET INTEGRUESE"

Të zhvillohet turizmi elitar dhe të ngritet bashkëpunimi me fqinjët

Në konkluzionet e konferencës, të miratuara në fund të saj, kërkohet që "turizmi të jetë në funksion të zhvillimit ekonomik dhe të proceseve integruese në kushtet e krizës ekonomike së cilës duhet t'i kundërvihemi me një strategji konzistente, si pjesë e një strategjie afatgjate të zhvillimit". Ulqin - Qendra për Hulumtime Ekonomike nga Ulqini dhe Zyra e kryetarit të Komunës së Ulqinit organizuan në fundjavë në Hotelin "Olympique" Konferencën e Parë Shkencore Ndërkombëtare, me titull "Turizmi në funksion të zhvillimit ekonomik dhe proceset integruese". Në konferencë morën pjesë ligjërues nga Mali i Zi, Shqipëria, Kosova, Maqedonia, Bosna e Hercegovina dhe Serbia, ndërsa përveç pjesëmarrësve dhe ekspertëve vendorë në të morën pjesë edhe përfaqësues të Ministrisë së Integrimeve dhe Ministrisë së Financave të Republikës së Shqipërisë, Qeverisë së Kosovës, Dhomës së Tregtisë së Shqipërisë, Kontrollit të Lartë të Shtetit dhe Autoritetit Mbikqyrës të Konkurrencës në Shqipëri, Bashkisë së Lezhës dhe Dhomës së Tregtisë së Lezhës, etj. Konferenca i zhvilloi punimet në pesë sesione dhe në të u mbajtën rreth dyzet kumtesa. Në fillim të konferencës pjesëmarrësit i përshëndetën kryetari i

Komunës së Ulqinit, Gëzim Hajdinaga, ministri për Mbrotjen e të Drejtave të Njeriut dhe Pakicave, Fuad Nimani, ndihmësministri i Turizmit dhe Mbrojtjes së Mjedisit Jetësor, Zoran Duletiq, prof. ass. dr. Armand Krasniqi, këshilltar politik i zv. Kryeministrit të Kosovës, Daniel Dobrev, drejtor i Zyrës për Tregëti pranë Ambasadës së Bullgarisë dhe Zanita Kastrati, drejtoreshë e Zyrës për Marrëdhënie me Jashtë pranë Bashkisë Shkodër. Në konkluzionet e konferencës, të miratuara në fund të saj, kërkohet që "turizmi të jetë në funksion të zhvillimit ekonomik dhe të proceseve integruese në kushtet e krizës ekonomike së cilës duhet t'i kundërvihemi me një strategji konzistente, si pjesë e një strategjie afatgjate të zhvillimit". Pjesëmarrësit e Konferencës konkluduan se "strategjia e lartpërmendur duhet të bazohet në investimet e shtetit, ndërsa të gjitha subjektet turistike duhet të angazhohen në përmirësimin e cilësisë së shërbimeve turistike dhe heterogjenitetin e tyre, kualifikimin e kuadrove, menaxherëve, ndërtimin e kapaciteteve të reja hotelierike dhe infrastrukturës përcjellëse, ngritjen e kategorisë së objekteve të vendosjes dhe ushqimit, zgjatjen e sezonit turistik si dhe shfrytëzimin e rezervave të brendshme". "Zhvillimi i turizmit elitar, anulimi i problemeve të shumta, ngritja e bashkëpunimit me fqinjët dhe caktimi i prioriteteve të investimeve", është një përfundim tjetër i Konferencës.

NË BIBLIOTEKËN UNIVERSITARE NË SHKODËR

U shënua 70-vjetori i Mentor Qukut Biblioteka Universitare në Shkodër organizoi të martën një takim kulturor për të shënuar 70-vjetorin e pedagogut dhe studiuesit prof. Mentor Quku. Me këtë rast u bë përurimi i pesë vëllimeve të botimit të Mentor Qukut kushtuar Ndre Mjedës. Para një auditori të përzgjedhur, të përbërë kryesisht prej intelektualësh, pedagogësh dhe krijuesish të profileve të ndryshme shkencore e kulturore, në lidhje me veprimtarinë krijuese të Mentor Qukut pikëpamjet e tyre i shprehën Vili Kamsi, Fadil Kraja, Jusuf Shpuza, Fatbardha Hoxha, etj. Të gjithë diskutuesit vlerësuan lart punën krijuese 30-vjeçare të Qukut i cili ia kushtuar jetës dhe veprës së Ndre Mjedës. Deri më tash janë publikuar pesë vëllime, ndërsa kolana e plotë kushtuar

14 e enjte, 22 janar 2009

Mjedës do të ketë gjithsej 10 vëllime, me rreth 5000 faqe, të cilat do të dalin nga shtypi deri në fund të këtij viti. Ishte vlerësim i përgjithshëm se atë çfarë nuk e kanë bërë institucionet shtetërore e ka realizuar me pasion, vetëmohim dhe profesionalizëm Mentor Quku, që është shembull unik në botën shkencore dhe kulturore shqiptare. Në fund M.Quku përshëndeti organizatorët dhe të gjithë pjesëmarrësit duke i falënderuar për praninë e tyre në ketë eveniment kulturor.

(Kohapress)

Referuesit u pajtuan për shfrytëzimin e përparësisve komplementare dhe atyre komparative, të cilat i ofrojnë shtetet fqinje, duke respektuar mundësitë e mëdha që mundëson turizmi për ngjalljen e zonave të lira. Konferenca u rekomandon bartësve të politikës turistike që me pjesëmarrjen e ekspertëve të njohur të formulojnë një strategji zhvillimi, duke shfrytëzuar modelet dhe shembujt botërorë. Pjesëmarrësit propozuan ndërmarrjen e investimeve cilësore në komplekse hoteliere dhe objekte të tjera turistike si dhe zvogëlimin në minimum të investimeve në pasuri të paluajtshme. Ata vlerësuan se duhet të bëhet "institucionalizimi i i veprimtarive kreative dhe balancimi i investimeve private dhe atyre publike, si dhe që interesi duhet t'i zëvendësojë improvizimet e deritashme". Konferenca konkludoi po ashtu se nevojitet të lidhet marrëveshje bashkëpunimi në mes të shteteve të rajonit në sektorin e turizmit. Organizimin e kësaj konference e mundësuan Ministria për Mbrojtjen e të Drejtave të Njeriut dhe Pakicave, Komuna e Ulqinit, Qendra për Hulumtime Ekonomike, Komuna e Tivarit, "Eurosig" nga Tirana dhe donatorë të tjerë.

(Kohapress)


KULTUR¸ NË QENDRËN KULTURORE INFORMATIVE "MALËSIA" NË TUZ U REALIZUAN TË GJITHA AKTIVITETET E PARASHIKUARA PËR VITIN 2008

Vit i suksesshëm kulturor

Stafi i QKI" Malësia" në Tuz është shprehur i kënaqur me realizimin e aktiviteteve të shumta që i ka kjo qendër në vitin që lamë pas, duke konstatuar se çdo ditë e më tepër QKI "Malësia" po e justifikon me punën dhe aktivitetet e saj. Në radhë të parë, zëdhënësi i kësaj qendre, Palokë Lucgjonaj, e falënderon kryetarin e Kryeqytetit, Miomir Mugoshën, i cli e ka ndihmuar këtë qendër kulture dhe kështu ai i ka përmirësuar dukshëm kushtet për shfaqje dhe përcjellje të aktiviteteve të tjera kulturore. "QKI "Malësia" gjatë vitit të kaluar ka realizuar një sërë aktivitetesh kulturore, të cilat janë ndjekur nga një numër i madh i shikuesve nga Malësia. Kjo dëshmon qartë se ne po punojmë në plotësimin e dëshirave të të gjithë qytetarëve të Malësisë", thotë Lucgjonaj. Ai tregon se kjo qendër ka një bashkëpunim të mirë me Sekretariatin për Kulturë dhe Sport të Kryeqytetit, me KU të Tuzit dhe me institucione të tjera kulturore brenda dhe jashtë vendit. Zëdhënësi Lucgjonaj aktivitetet e vitit 2008 i konsideron si aktivitete mjaft të rëndësishme si për kreun e QKI "Malësia", ashtu edhe për banorët e kësaj treve. Sipas tij edhe këtë vit do të punohet me një ritëm të ngjashëm me qëllim që qytetarët tanë të jenë sa më të kënaqur me aktivitete kulturore. QKI "Malësia" vitin e kaluar i ka ftuar të gjitha SHKA-të që veprojnë në Malësi për të konkurruar me projekte, por siç mësuam nga Lucgjonaj, nuk ka pasur të interesuar. "Flitet mjaft se kjo qendër kulturore nuk u ofron kushte të barabarta banorëve të Malësisë. Me plot përgjegjësi them se kjo nuk qëndron. Ne i pranojmë kritikat, sugjerimet dhe këshillat, pse jo edhe ndonjë tryezë të rrumbullakët. Ky është qëndrimi i drejtorit Axhoviq, por edhe i të gjithë neve që punojmë këtu", u shpreh mes tjerash Lucgjonaj.

rr.d.

PRONARI I FIRMËS "EURO PACT", NREKË GOJÇAJ PËRSËRI DO TË NDAJË BURSA PËR STUDENTË

Ndahen 10 bursa Pronari i Firmës "Euro pact", Nrekë Gojçaj ka vendosur që edhe këtë vit akademik të ndajë bursa për studentët më të mirë. Ndryshe, nga viti i kaluar, ai këtë vit ka shpallur dy konkurse, njërin në nivelin e Malësisë, kurse tjetrin në atë të Malit të Zi. Për të fituar bursën e Firmës "Euro pact" kusht i parë i aplikantëve është përfundimi i vitit paraprak me sukses të lartë. "Ndryshe nga viti i kaluar, këtë vit kam shpallur dy konkurse, njërin në nivelin e Malësisë dhe tjetrin në atë të Malit të Zi. Pra, gjithsejt do të ndajmë 10 bursa, 5 për studentët nga Malësia dhe 5 për ata që jetojnë jashtë saj. Edhe këtë vit kam vendosur që t'i ndihmoj studentët tanë më të mirë të vendit dhe kështu kam për qëllim që përmes kësaj burse, të them simbolike, t'i nxis të rinjtë tanë, pikërisht studentët, që të mësojnë sa më shumë dhe le të mendojnë ata, se përveç familjes së tyre, edhe ne si shoqëri përkujdesemi.

Personalisht për mua ka rëndësi që sa më shumë të shkollojmë kuadro, meqë siç dihet në Malësi mungojnë kuadrot", shprehet pronari Gojçaj. Sipas tij, në këto dy konkurse kanë aplikuar mjaft studentë. Dokumentat e aplikantëve do t'i kontrollojnë dr. Mark Camaj, dr. Sulo Axhiabllahoviq, prof.dr. David Kalaj, dr. Vlladimir Savkoviq dhe prof.dr. Veselin Vukotiq. Ndarjen e bursave Firama "Euro pact" e filloi vitin e kalaur, duke ndarë kështu 8 sosh.

rr.d.

Arkiv

e enjte, 22 janar 2009 15


RAJONI & BOTA U INAUGURUA PRESIDENTI I 44-t I SHTETEVE TË BASHKUARA TË AMERIKËS, BARAK OBAMA

Zëri amerikan dhe botëror i shpresës "Ka ardhur koha që të riafirmojmë shpirtin tonë të qëndrueshëm, të riafirmojmë madhështinë e kombit tonë, ta ribëjmë Amerikën", ka thënë presidenti i ri i 44-të i SHBAve, Barack Obama, pas dhënies së betimit. Pikërisht në orën 18:05 Barack Obama para më tepër se 2 milionë njerëzish dha betimin dhe zyrtarisht mori postin e presidentit të 44 të Shteteve të Bashkuara të Amerikës. Pak çaste më herët betimin e dha edhe nënpresidenti Joseph Biden. Më herët në ndërtesën e Capitol Hill kishin arritur presidenti i zgjedhur Barack Obama dhe presidenti George W. Bush, nënpresidenti i zgjedhur Joseph Biden, ish- presidentët Carter, Bush e Clinton dhe shumë personalitete të tjera të larta amerikane. Në fjalën e tij të rastit Barack Obama apostrofoi sfidat me të cilat aktualisht ballafaqohet Amerika. "Sot u them se sfidat me të cilat ballafaqohemi janë reale, të shumta dhe serioze. Ato nuk do të përballohen lehtë dhe as në një afat të shkurtër. Por, Amerika duhet ta dijë - ne do t'i përballojmë", tha Obama. Në këtë ditë ne jemi tubuar, sepse kemi zgjedhur shpresën në vend të frikës, unitetin në vend të konfliktit. Në këtë ditë ne u japim fund premtimeve falso dhe dogmave", tha Barack Obama. "Ka ardhur koha që të riafirmojmë shpirtin tonë të qëndrueshëm, të riafirmojmë madhështinë e kombit tonë, ta ribëjmë Amerikën", tha presidenti amerikan. Ai në vazhdim ka thënë se SHBA-ja mbetet kombi më i prosperitetshëm dhe më i fuqishëm në rruzullin tokësor. Në këtë ditë ne jemi tubuar, sepse kemi zgjedhur shpresën në vend të frikës, unitetin në vend të konfliktit. Në këtë ditë ne u japim fund premtimeve falso dhe dogmave", u shpreh Obama. Duke iu drejtuar botës së jashtme Barack Obama gjatë fjalës së tij tha:

16 e enjte, 22 janar 2009

Nënpresidenti i ri i Shteteve të Bashkuara, Joseph Biden u lind më 20 nëntor të vitit 1942 në Delaver. Ka mbaruar drejtësinë në Universitetin Archmir në Klejmont në vitin 1960. Senator është bërë në vitin 1972 kur ishte vetëm 30 vjeç. Është njëri ndër senatorët më me përvojë dhe ka qenë kryetar i Komitetit për Politikë të Jashtme. Ka përvojë të madhe në çështjet e politikës së jashtme. Ka mbështetur fuqishëm çështjen e Pavarësisë së Kosovës. Në vitin 2002 ka mbështetur rezolutën për përdorimin e forcës në Irak, por pas një kohe është bërë kundërshtar i luftës në Irak. Gjatë kohës së studimeve ishte martuar me Nil Hanter me të cilën kishte tre fëmijë - Joseph II, Robertin dhe Naomi Kristin. Në vitin 1972 në një aksident trafiku vdesin bashkëshortja dhe dy vajzat. Në martesën e dytë me Xhill Trejsi Xhekobs ka vajzën Eshli. "U drejtohem gjithë popujve dhe qeverive që sot janë duke shikuar, nga kryeqytete më të mëdha dhe deri te fshatrat e vogla ku babai im ka lindur - duhet ta dini se Amerika është mike e çdo vendi e populli, çdo burri, gruaje dhe fëmije që kërkojnë paqe dhe dinjëtet. Ne jemi të gatshëm që sërish të prijmë". Obama përmendi edhe luftrat në Irak dhe Afganistan: "Ne do të fillojmë që me përgjegjësi të largohemi nga Iraku dhe të bëjmë paqen në Afganistan". "Ne nuk do të kërkojmë ndjesë për mënyrën

tonë të jetës dhe as që do të hezitojmë në mbrojtjen e saj. Atyre që kërkojnë të avancojnë synimet e veta përmes terrorit dhe vrasjes së të pafajshmëve, ne u themi - shpirti i jonë është më i fortë dhe nuk mund të thyhet dhe ne do t'ju mposhtim", tha presidenti Obama. Duke iu drejtuar botës myslimane, presidenti i 44-të amerikan pos tjerash tha: "Botës myslimane i themi se ne kërkojmë rrugë të reja përpara, që për bazë kanë interesin dhe respektin e ndërsjellë. Atyre liderëve në globin tokësor që kërkojnë konflikte ne u

Telegram urimi

Me rastin e marrjes së detyrës së Presidentit të SHBA-ve, Barak Obamës, i kanë arritur edhe mjaft telegrame urimi nga shumë personalitete të shquara të botës. Një telegram i ngjashëm Obamës i ka arritur edhe nga Presidenti dhe Kryeministri i Malit të Zi, Vujanoviq dhe Gjukanoviq me dëshirë që marrëdhëniet miqësore midis dy shteteve të jenë edhe më të avancuara. "Interesi ynë dhe detyra jonë e përbashkët është që në frymën e miqësisë tradicionale t'i vazhdojmë dhe t’i zhvillojmë edhe më tej marrëdhëniet midis Malit të Zi dhe SHBAsë", është shprehur në telegramin e urimit Presidenti Vujanoviq. Një telegram të ngjashëm Obamës i ka dërguar edhe Kryeministri Gjukanoviq i cili ka shprehur besim se adminitrata e re amerikane nën udhëheqjen e Presidentit Obama do t'i realizojnë me suskes prioritetet e paralajmëruara në kohën e sfidave të mëdha para të cilave gjendet Ameriaka. Telegram urimi Presidentit Obama i ka dërguar edhe Presidenti i Shqipërisë, Bamir Topi i cili në mesazhin e vet është shprehur se angazhimi i SHBA-së në mbështetje të popullit shqiptar, përgjatë gjithë proceseve të brendshme demokratike-reformuese dhe sfidave atlantike-integruese, është për ne garanci inkurajuese për vazhdimësinë dhe kryerjen e suksesshme të tyre.

Presidenti Barack Obama u lind më 4 gusht të vitit 1961 në Havajë, nga babai kenias dhe nëna amerikane. Është presidenti i parë afro - amerikan dhe ndër më të rinjtë në historinë e SHBAve. Ka mbaruar Shkencat Politike në Universitetin e Kolumbias në Nju Jork dhe ka doktoruar shkencat juridike në Harvard. Karrierën e ka filluar në Çikago duke punuar në organizatat që ndihmonin popullatën e varfër zezake dhe që luftonin për të drejtat e njeriut. Nga viti 1992 dhe deri në vitin 1995 ka shërbyer si avokat dhe ka ligjëruar të drejtën kushtetuese në Universitetin e Çikagos. Anëtar i Senatit të shtetit Ilinois është bërë në vitin 1996, ndërsa në vitin 2004 është zgjedhur në Senatin e SHBA-ve. Ka qenë kundërshtar i luftës në Irak. Bashkëshortja e tij Michelle është avokate. Kanë dy vajza - Malia dhe Sasha. themi - populli i juaj do t'ju vlerësojë sipas asaj që do të ndërtoni dhe jo sipas asaj që shkatërroni", tha në fjalën e tij Presidenti i Shteteve të Bashkuara Barack Obama.


FEJTONI ULQINI NË VITET E LIDHJES SHQIPTARE TË PRIZRENIT 1878-1881 (6)

Përpjekja për përçarjen e shqiptarëve Në manovrën diplomatike Londra u mbështet më tepër në bashkëpunimin e Vjenës sesa në atë të Parisit. Ata mendonin se popullsia e këtyre rajoneve nuk do të pajtohej me humbjen e Ulqinit dhe se kjo pakënaqësi do të mund të kapërcehej në rast se do t'i jepeshin premtime për autonomi.

Mr. Riza Rexha Me këtë lojë diplomatike, qeveria britanike e Gledstonit, e cila nuk ishte aspak dakord me kërkesën e Lidhjes Shqiptare të Prizrenit për krijimin e një vilajeti të bashkuar shqiptar, duke parë se Perandoria Osmane nuk ishte në gjendje t'i kundërvihej haptas zemërimit të shqiptarëve, zgjodhi rrugën e përçarjes së shqiptarëve nëpërmjet idesë autonomiste jo për tërë trojet shqiptare, por vetëm për Vilajetin e Shkodrës. Në këtë manovër diplomatik Londra u mbështet më tepër në bashkëpunimin e Vjenës sesa në atë të Parisit. Ata mendonin se popullsia e këtyre rajoneve nuk do të pajtohej me humbjen e Ulqinit dhe se kjo pakënaqësi do të mund të kapërcehej në rast se do t'i jepeshin premtime për autonomi. Për propozimin e dhënë u deklaruan të gjitha Fuqitë e Mëdha. Rusia, si çdoherë, duke qenë mbrojtëse e përbetuar e Malit të Zi, kur mori vesh se, për shkak të rezistencës së shqiptarëve, partnerët e saj mendonin ta korrigjonin për të tretën herë vendimin e tyre për t'i dhënë Malit të Zi në vend të Hotit dhe Grudës një krahinë tjetër që mbante Perandoria Osmane, ministri i saj i Punëve të Jashtme, Girs, deklaroi më 5 qershor 1880 se ai ishte i pakënaqur për të dy projektet e Londrës - si për dhënien e Ulqinit Malit të Zi ashtu edhe për njohjen e autonomisë së Vilajetit të Shkodrës.

Megjithatë, për dhënien e Ulqinit Malit të Zi deklaroi se pajtohej në qoftë se do të pajtohej Cetina. Në fund e përkrahi këtë propozim me shpresë se aleatit të saj të vogël në Ballkan do t'i plotësoheshin kërkesat. Ajo insistonte në nevojën që Fuqitë e Mëdha të merreshin vesh për mjetet efikase që duheshin përdorur për ta detyruar Portën e Lartë që t'i plotësonte këto vendime, sepse, sipas Rusisë, posedimi i rajoneve rreth Bunës dhe Ulqini me bregdet janë më tepër se kompensim për territoret e mëparshme. Italia në fillim shprehu rezervë, sepse kishte frikë nga ndikimi austro-hungarez sipas nenit 29 të Traktatit të Berlinit, por më në fund i dha përkrahje të plotë idesë së Granvilit, duke theksuar faktin se është e nevojshme që më parë të analizohet se mos vallë Porta e Lartë kthehet në realizimin e vendimit të 12 prillit. Franca e përkrahu propozimin për t'i dhënë Malit të Zi Ulqinin me rrethina, por theksin e vuri në instrumentin diplomatik i cili duhej drejtuar Portës. Sipas Francës, ky instrument diplomatik duhej të ishte marrëveshja ndërmjet të gjitha kabineteve evropiane. Ajo dëshironte që vendimi të ishte rezultat i një qëndrimi të përbashkët dhe mund i të gjitha Fuqive të Mëdha. Gjermania dha pëlqim global për propozimin e dhënë. Ajo theksonte se kjo është një çështje urgjente që do zgjidhje, prandaj edhe angazhohej për harmonizimin e aksionit të përbashkët të Fuqive të Mëdha.

E VËRTETA PËR MAQEDONINË E VJETËR DHE TË RE (10)

"Maqedon", emërtim gjeografik e jo i popullit Dijetarët evropianë, por edhe ata rusë e serbë, kanë konfirmuar se sllavët e vendosur në tokat e Maqedonisë Antike jo rrallë herë e kanë quajtur veten sllavë Maqedonie, sipas emrit gjeografik ku kanë banuar e jo sipas ndonjë tradite shtetësie kombëtare mesjetare.

Prof. Dr. Fehim Reçani Opinionit evropian iu paraqit një pikëpyetje e madhe: kush qenkan ata sllavë në Maqedoni dhe cilës popullsi i takojnë? Dijetarët anglezë kishin konstatuar se ata sllavë që kishin zënë vend në tokën e Maqedonisë Antike e quajnë veten bërsjakë, koponovca, bandevca, vërzilevca, mërvaca, etj. Por dijetarët rusë e serbë, ata që më së shumti ua mohonin grekëve të drejtën tutoriale mbi sllavët që ishin vendosur në tokat e Maqedonisë Antike e të Thrakisë, tani vërtetonin e konfirmonin se ata sllavë nuk kanë kurrfarë lidhjeje me maqedonët antikë dhe se emri "maqedon" për ata sllavë nuk përputhet me qenien e gjenin e tyre sllav dhe ky emërtim ka të bëjë vetëm me ide gjeografike. Dijetarët evropianë, por edhe ata rusë e serbë, kanë konfirmuar se sllavët e vendosur në tokat e Maqedonisë Antike jo rrallë herë e kanë quajtur veten sllavë Maqedonie, sipas emrit gjeografik ku kanë banuar e jo sipas ndonjë tradite shtetësie kombëtare mesjetare. Dijetarët e shek. XIX kanë pohuar, me të drejtë, se emërtimi "maqedon" është emërtim gjeografik e jo emërtim i popullit, aq më pak emërtim nacioni. Pas vendosjes së sllavëve në disa enklava të Maqedonisë Antike, siç kanë qenë enklava e Strumicës, Selanikut, etj., ata nuk kanë pasur të drejtë ta quanin vetveten "maqedonë" apo "sllavë Maqedonie", as vendbanimin e vet Maqedoni.

Prandaj vendbanimin e vet, aty, e kanë quajtur Skllavini." Dijetari bullgar P. Sllavejkov, në librin e vet "Makedonskijat vëpros. Makedonija" thotë:"Maqedonët antikë kanë qenë popull tjetërfare dhe sllavët e Maqedonisë nuk kanë kurrfarë lidhjesh me ta" ... "Sllavët e Maqedonisë janë një masë amorfe, pa vetëdije përkatësie të një populli apo kombi të caktuar. Prandaj i kanë përbuzur dhe përqeshur "patriotët" sllavë, të cilët veçorinë e vet "maqedone" e kanë lidhur jo vetëm me tokën në të cilën kanë banuar, por edhe me historinë e maqedonëve antikë, ndonëse në këtë histori nuk kanë mundur të gjenin kurrfarë suaze për përmbajtjen nacionale sllave". Duke banuar në truallin në të cilin në shekujt para erës sonë kanë banuar maqedonët antikë, kur filluan të mendonin për krijimin e kombësisë së vet, turmat sllave në Maqedoni, në shek. XIX "shumë lehtë mashtruan vetveten se qenkan trashëgimtarë të popullit të lavdishëm të Filipit II e të Aleksandrit të Madh e jo as grekët, as vllehët që, gjithashtu, pretendonin se janë pasardhës të maqedonëve antikë", thotë V. Jagiqi në librin e vet "Istorija književnosti Hrvatske i srpske". "Mungesa e emrit të sigurt nacional dhe e vetëdijes nacionale", thotë D. Tashkovski në librin "Radjanje makedonske nacije", "qe shprehje e zhvillimit johistorik të sllavëve të Maqedonisë. Tradita stërgjyshore që te të gjithë popujt luan rolin vendimtar në përcaktimin e kombësisë ,për sllavët e Maqedonisë, gjithashtu, ka munguar". "Me dalldisjet romantike se na qenkan trashëgimtarë direkt të maqedonëve antikë, lidhet jo vetëm vetëdija nacionale e sllavëve të Maqedonisë, e shprehur dhe e zbukuruar me fantazi, por edhe bindja se vërtet janë ata si të lashtët", thotë Tashkovski".

e enjte, 22 janar 2009 17


SPORT KK "CHAMPION" MORI PJESË NË TURNEUN INTERNACIONAL TË KARATESË "ÇAIR OPEN 2009 - KUPA E ENVER IDRIZIT"

Fillim i mbarë i sezonit garues

KK "Champion" fitoi vendin e parë në renditjen e përgjithshme. Po ashtu garuesi i këtij klubi Adonis Markashi me tri medalje të arta të fituara u zgjodh garuesi më i mirë i Turneut. Klubi i Karatesë "Forca" nga Shkupi organizoi më 10 janar të këtij viti në Shkup Turneun e Parë Internacional të Karatesë "Çair Open 2009 - Kupa e Enver Idrizit". Në turne morën pjesë garues nga Maqedonia, Mali i Zi, Shqipëria, Kosova, Serbia dhe Bosna e Hercegovina. KK "Champion" mori pjesë në këtë turne me 11 garues dhe arriti të fitojë dhjetë kupa dhe 25

medalje, prej të cilave 13 të arta, shtatë të argjendta dhe pesë të bronzta. Ai fitoi vendin e parë në renditjen e përgjithshme. Po ashtu garuesi i këtij klubi Adonis Markashi me tri medalje të arta të fituara u zgjodh garuesi më i mirë i Turneut. Në konkurrencën e katave individuale, medalje të arta dhe kupa fituan Eliza Markiqi, Adonis Markashi, Genc Murati dhe Nexhad Çobiq, ndërsa në kata ekipore medalje të arta dhe nga një kupë fituan ekipet në përbërje: Adonis Markashi, Edmond Mehmedi dhe Genc Murati ('98/'97), dhe Rizo Resyloviq, Gjovan Shkrela dhe Nexhad Çobiq ('92/'91). Në kata individuale, me medalje të argjendta u kurorëzuan garuesit Edmond Mehmedi dhe Gent Jakupi, ndërsa me medalje të bronztë

Shaban Murati. Në konkurrencën e katave ekipore ('96/'95), me medalje të bronztë u kurorëzua ekipi i përbërë nga Ardit Murati, Eldin Murati dhe Shaban Murati. Në luftra individuale, medalje të arta dhe kupa fituan Adonis Markashi, Edmond Mehmedi dhe Gjovan Shkrela, medalje të argjendta Eliza Markiq, Ardit Murati, Nexhad Çobiq, Shaban Murati dhe Rizo Resyloviq, kurse medalje të bronztë Genc Murati.

"Suksesi i arritur në këtë turne për klubin tonë ishte fillim i mbarë i sezonit të garave për vitin 2009", thonë trajnerët e KK "Champion", Lek Markiqi, Nail Kurtoviqi dhe Gent Salaj. Për pjesëmarrjen në këtë turne ata falënderojnë Agjensionin Turistik "MCM", Restorantin "Antique", Auto Servisin "Kodra", butikun "Mondi" si dhe sponsorin e përgjithshëm "Prva Banka CG". Viti i kaluar ishte një vit mjaft i suksesshëm për garuesit e KK "Champion" ku ata në garat me karakter vendor dhe ndërkombëtar në të cilat morën pjesë fituan gjithsej 423 medalje, prej të cilave 106 të arta,130 të argjendta dhe 187 të bronzta. Krahas kësaj ky klub fitoi edhe 43 kupa. Drejtuesit e KK "Champion" premtojnë rezultate të mira edhe për sezonin e garave në vijim.

(Kohapress)

18 e enjte, 22 janar 2009


KLUBI I FUTBOLLIT "DEÇIQ" I KA FILLUAR PËRGATITJET PËR SEZONIN PRANVEROR TË KAMPIONATIT

Zyrtarisht vetëm tri përforcime të reja

Futbollistët e ekipit të "Deçiq-it" pjesën e parë të stërvitjeve për sezonin pranveror po i kryejnë në fushën e vet. Sipas burimeve të konfirmuara mirë nga kreu i këtij klubi, deri më tani tuzjanëve u janë bashkëngjitur vetëm tre lojtarë, Ramoviq nga ekipi "Jedinstvo", Rogoshiq "Kom" dhe Mihajlloviq nga një ekip i Polonisë, që dikur ka luajtur edhe për "Petrovcin". Qëllimi i tuzjanëve është që në këtë sezon të japin maksimumin për të mbetur në Ligën e Parë të Malit të Zi. Ky është synimi kryesor i tyre, pasi që ata sezonin vjeshtor e kanë përfunduar në vendin e fundit të tabelës së kualifikimit. Tuzjanët, siç është publikuar i kanë filluar

stërvitjet për sezonin e ardhshëm të Kampionatit të Malit të Zi. Siç dihet, ekipin e "Deçiq-it" në këtë sezon pranveror e pret një detyrë mjaft e vështirë, nëse ata dëshirojnë të mbesin në shoqërinë e më të mirëve. Stafi drejtues i këtij klubi ka bërë publike se qëllimi kryesor i tyre është që ata të mbesin në elitën e më të mirëve të futbollit malazias. Sezonin vjeshtor tuzjanët e kanë mbyllur jo me sukses, pasi që ata gjenden në fundin e tabelës së kualifikimit.

Zyrtarisht "Deçiq-it" i kanë ardhur në ndihmë vetëm tre futbollistë: Ramoviq nga ekipi "Jedinstvo", Rogoshiq dhe nga "Komi" Mihajlloviq nga një ekip i Polonisë. Mihajlloviq, më parë ka luajtur për ekipin e "Petrovcit". Është pëfolur mjaft se tuzjanët përgatitjet do t'i fillojnë edhe me tre futbollistë të tjerë nga Kosova, Faton Tishuka, Adis Saligi dhe Arton Bajra, por kosovarët ende nuk kanë mbërritur në Tuz. Kreu i ekipit të "Deçiqit" është optimist se do t'ia arrijë qëllimit që këtë sezon ta fillojnë edhe me disa përforcime të reja dhe kështu ata të jenë edhe më të fuqishëm për këtë kampionat. Po ashtu ata dëshirojnë që në radhët e tyre t'u kthehen edhe dy ish-futbollistët e "Deçiq-it", Minja Lumoviq dhe Albino Camaj. Stafi i këtij klubi nuk e përjashton mundësinë që për ta të luajë edhe futbollisti i "Otrant-os", Kasapi. Albino Camaj ka deklaruar për "Kohën javore" se ka qenë i ftuar nga ekipi i "Deçiq-it për t'iu bashkëngjitur stërvitjeve, por siç u shpreh ai,

ende nuk e ka vendosur një gjë të tillë. "Ekzistojnë shanset minimale që unë përsëri të kthehem për të luajtur për "Deçiq-in", thotë

Vedad Dresheviq mbetet në Deçiq Portieri i “Deçiq”-it, Vedad Dresheviq edhe më tej do të jetë portier i tuzjanëve. Këtë e ka bërë publike kreu i këtij klubi, meqë ditë më parë Dresheviq i pati tërhequr dokumentat nga "Deçiqi" për ta vazhduar karrierën e tij sportive në ndonjë ekip tjetër në Mal të Zi. Siç pati deklaruar ai për media, për të kanë qenë të interesuara ekipet "Jedistvo", "Mlladost" dhe "Zeta".

Plate: Black Cyan Magenta Yellow

Plate: Black Cyan Magenta Yellow

SPORT

Camaj. Sido që të jetë, tuzjanët në këtë sezon të ardhshëm futbollistik i pret një detyrë, sa e vështirë, aq edhe e përgjegjshme, pasi që ata nëse dëshirojnë të mbesin në Ligën e Parë të Futbollit malazez patjetër u duhet që të tregojnë edhe angazhim dhe punë më të madhe, si dhe të luftojnë që në këtë sezon sa më tepër të tregojnë lojë cilësore. Kjo është receta kryesore e tyre po deshën të mbesin aty ku edhe janë aktualisht.

rr.d.

KLUBI I TAEKWONDO-së "ULQINI" ARRITI SUKSESE TË KONSIDERUESHME GJATË VITIT 2008

Vit i rritjes së mëtejshme Gjatë vitit të kaluar ky klub fitoi në garat me karakter kombëtar gjithsej 10 kupa dhe 93 medalje, prej të cilave 25 të arta, 37 të argjendta dhe 31 të bronzta. KT "Ulqini" ka shtatë kampionë vendi në disiplinën e luftave, tre kampionë në disiplinën e formave dhe dy kampionë në disiplinën e demonstrimit.

Ulqin - Viti 2008 ishte vit i suksesshëm për Klubin e Taekwondo-së "Ulqini" pasi që nuk munguan sukseset si në arenën kombëtare, ashtu edhe në atë ndërkombëtare. Gjatë vitit të kaluar ky klub fitoi në garat me karakter kombëtar gjithsej 10 kupa dhe 93 medalje, prej të cilave 25 të arta, 37 të argjendta dhe 31 të bronzta. KT "Ulqini" ka shtatë kampionë vendi në disiplinën e luftave, tre kampionë në disiplinën e formave dhe dy kampionë në disiplinën e demonstrimit.

Ndërsa në arenën ndërkombëtare, garuesit e KT "Ulqini" arritën të fitojnë gjatë vitit të kaluar 11 medalje, ndër të cilat vlen të përmenden medalja e argjendtë dhe e bronztë të fituara në Kampionatin Ballkanik, si dhe medalja e argjendtë në Kampionatin e Europës Juglindore. Si kurorëzim i gjithë kësaj erdhi shpallja zyrtare nga Federata e Takwondo-së së Malit të Zi e tre garuesve të këtij klubi, Artan Zenuni, Arijeta Zati dhe Medina Kanaqi për sportistët më të suksesshëm në Mal të Zi në taekwondo

për vitin 2008. Trajneri i KT "Ulqini", Fikret Dushku, thotë se edhe përkundër vështirësive me të cilat është përballur ky klub gjatë vitit të kaluar, kanë arritur të gjejnë metoda të ndryshme për arritjen e suksesit. "Mund të them se jemi në një rrugë të mirë sportive dhe në hapa të disa klubeve të tjera sportive në qytetin tonë të cilët kanë pasur suksese të vazhdueshme", shprehet Dushku.

(Kohapress)

Plate: Black Cyan Magenta Yellow

Plate: Black Cyan Magenta Yellow

e enjte, 22 janar 2009 19


MARKETING


Turn static files into dynamic content formats.

Create a flipbook
Issuu converts static files into: digital portfolios, online yearbooks, online catalogs, digital photo albums and more. Sign up and create your flipbook.