In Memoriam: Zekeria Cana
Intervistë me Zllatko Buliq
Ceka dhe Adoviq do të përballen me më të mirët e Evropës
Podgoricë e enjte, 29 janar 2009 Viti VII Numër 355 Çmimi 0,50 ISSN 1800-5969
ZGJEDHJET PARLAMENTARE NË MAL TË DO TË MBAHEN MË 29 MARS
Pakicat, pa të drejtën e manda teve të garantuara
KRYETARJA E PARLAMENTIT TË REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË, JOZEFINA TOPALLI, VIZITOI TË MARTËN MALIN E ZI
Vizion i përbashkët për të ardhmen evropiane
NGJARJET JAVORE KRYETARJA E PARLAMENTIT TË REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË, JOZEFINA TOPALLI, VIZITOI TË MARTËN MALIN E ZI
Vizion i përbashkët për të ardhmen evropiane
Podgoricë - Kryetarja e Parlamentit të Republikës së Shqipërisë, Jozefina Topalli, vizitoi të martën Malin e Zi ku u prit nga Presidenti Filip Vujanoviq, kryetari i Parlamentit Ranko Krivokapiq dhe ministri i Punëve të Jashtme, Milan Roqen. Në takim me kryetarin e Parlamentit të Malit të Zi, dy homologët kanë vlerësuar se Mali i Zi dhe Shqipëria kanë marrëdhënie të shkëlqyera dhe se me dinamikë të përshpejtuar po ecin drejt Bashkimit Evropian dhe NATO-s. "Mali i Zi dhe Shqipëria tregojnë se si në një afat të shkurtër shumë gjëra mund të bëhen dhe që gjithmonë ekziston përmirësim në nivelin e integrimeve europiane dhe NATO-s, respektivisht Kartës së Adriatikut", ka thënë Krivokapiq, duke e falënderuar Shqipërinë për ndihmën e dhënë për anëtarësim në Kartën e Adriatikut. "Jam shumë e kënaqur për faktin që shkëmbimi ynë kohës së fundit është tetëfishuar. Por jemi pajtuar që nuk jemi të kënaqur as me këtë nivel të shkëmbimit. Mendoj se në të ardhmen ky nivel duhet të rritet akoma më shumë", ka thënë Topalli. Ajo ka njoftuar se të hënën ka filluar realizimi i projektit që ka të bëjë me lidhjen energjitike ndërmjet Elbasanit dhe Podgoricës, si dhe që së shpejti do të fillojë ndërtimi i rrugës nga Shkodra drejt kufirit me Malin e Zi. Presidenti i Malit të Zi Filip Vujanoviq ka theksuar në takimin me kryetaren e Parlamentit të Shqipërisë Jozefina Topalli se shkëmbimi i përvojave ndërmjet Malit të Zi dhe Shqipërisë mbi integrimet evropiane dhe evroatlantike të dy vendeve është një rekomandim i mirë edhe për vetë këto procese. Ai ka konstatuar se ekzistojnë marrëdhënie shumë
Themelues: Kuvendi i Republikës së Malit të Zi Gazetë javore për aktualitete, shkencë dhe kulturë Numri i parë doli më 21 shkurt 2002. Botues: SHAGBG ’’Pobjeda’’ Kryetari i Bordit të drejtorëve Radoica Luburiq Redaktor përgjegjës: Ali Salaj Gazeta redaktohet nga kolegjiumi: Fran Gjokaj, Ismet Kallaba (aktualitete, sport), Rrok Dushaj (mozaik, bota), Fahrudin Gjokaj (grafikë), Vijoleta Berishaj (sekretare teknike), Bisera Beqaj (marketing) Adresa: Bulevar revolucije 5 Podgoricë Telefonat: 081-247-799, 247-734 Fax: 247-674 E-mail: kohajavore@cg.yu www.kohajavore.cg.yu Dorëshkrimet dhe fotografitë nuk kthehen
2 e enjte, 29 janar 2009
përmbajtësore dhe intensive ndërmjet dy vendeve, si dhe që ekziston gatishmëri e dyanshme për avancimin e tyre në fushën e ekonomisë, për çfarë ekzistojnë mundësitë. Nga ana tjetër, kryeparlamentarja e Shqipërisë ka vlerësuar se Mali i Zi dhe Shqipëria mund të jenë shembull i marrëdhënieve të mira ndërfqinjësore, gjë që është e rëndësishme për bashkëpunimin dhe stabilitetin rajonal. "Qëllimet tona të përbashkëta integruese përmes bashkëpunimit të mirë mund të përshpejtohen", mendon ajo. Edhe në takim me ministrin e jashtëm të Malit të Zi, Milan Roqen, është vlerësuar se Malin e Zi dhe Shqipërinë e lidh vizioni i përbashkët i të ardhmes evropiane. Bashkëbiseduesit kanë konstatuar se intensifikimi i bashkëpunimit rajonal është me rëndësi për realizimin më të shpejtë të këtij qëllimi dhe në interesin më të mirë të të gjitha shteteve të
Ballkanit Perëndimor. Topalli e ka përgëzuar Qeverinë e Malit të Zi për rezultatet e arritura në proceset e integrimeve evropiane dhe evroatlantike, si dhe ka theksuar gatishmërinë e Shqipërisë që në këtë plan të ofrojë të gjithë ndihmën, mbështetjen dhe përvojën e vet. Ministri Roqen ka përgëzuar anëtarësimin e plotë të Shqipërisë së shpejti në NATO dhe ka falënderuar Qeverinë e saj për mbështetjen që i ofron në këtë rrugë Malit të Zi, në kuadër të Kartës së Adriatikut, si dhe përmes aranzhmaneve të tjera. Kryetarja e parlamentit shqiptar zhvilloi takime edhe me deputetët e partive nacionale shqiptare në Parlamentin e Malit të Zi Mehmet Bardhi, Ferhat Dinosha dhe Vasel Sinishtaj, si dhe me përfaqësues të Komunës Urbane të Tuzit.
(Kohapress)
NGJARJET JAVORE VASEL SINISHTAJ, KRYETAR I KOMISIONIT PËR REVIDIMIN E IMPLEMENTIMIT TË LIGJIT MBI KRYEQYTETIN KA PROPOZUAR PARA ANËTARËVE RAPORTIN E PUNËS SË KOMISIONIT
LD NË MZ FTON PARTITË POLITIKE SHQIPTARE PËR BISEDIME LIDHUR ME ZGJEDHJET E ARDHSHME PARLAMENTARE
Kuvendi ta aprovojë Raportin e punës
Në zgjedhje me listë të përbashkët
Tuz- Komisioni për revidimin e implementimit të Ligjit mbi Kryeqytetin dhe efikasitetin e tij për plotësimin e
nevojave të banorëve të KU të Tuzit ka mbajtur të hënën mbledhje në të cilën kryetari i këtij Komisioni, Vasel Sinishtaj, ka konstatuar nevojën e pushimit të normave të ligjit mbi Kryeqytetin që kanë të bëjnë me KU të Tuzit, për të krijuar mundësi juridike për themelimin e komunës së plotë dhe në drejtim të plotësimit të nevojave të qytetarëve për arritjen e të drejtave dhe lirive, por edhe për përmbushjen e obligimeve në përputhje me Kushtetutën, Ligjin mbi vetëqeverisjen lokale dhe konventat ndërkom-
bëtare të ratifikuara nga shteti i Malit të Zi. Me këtë rast ai i propozon Kuvendit të KU të Tuzit që të aprovojë raportin e punës së Komisionit për revidimin e implementimit të Ligjit mbi Kryeqytetin, pastaj të autorizohen propozuesit e mundshëm të Ligjit që të propozojnë ndryshimet në raportet midis Kryeqytetit dhe KU të Tuzit dhe atë t'ia ofrojnë në mbështetje edhe subjekteve të tjera parlamentare, për të siguruar komunë të plotë për Malësinë dhe miratimin e këtij Ligji në Parlamentin e Malit të Zi. Sinishtaj njofton se me këtë raport duhet njoftuar zyrtarët më të lartë të shtetit, si dhe ambasadorët e shteteve të huaja dhe zyrat ndërkombëtare që gjenden në Mal të Zi. Në këtë mbledhje Komisioni i lartpërmendur ka vlersëuar se Kryeqyteti me veprime dhe mosveprime, gjoja të arsyetuara juridike, injoron vullnetin e qytetarëve të Malësisë të shprehur përmes votës së lirë, duke tentuar që të krijojë disponim moskënaqësie tek qytetarët ndaj atyre që ua besuan mandatet.
Tuz - Lidhja Demokratike në Mal të Zi u ka bërë ftesë partive politike shqiptare për bisedime që në zgjedhjet e ardhshme parlamentare të merret pjesë me një listë të përbashkët. "Nisur nga interesat e përgjithshme kombëtare të shqiptarëve, që jetojnë në trojet e veta shekullore, sot në Malin e Zi, ftojmë të gjitha partitë politike shqiptare që të bisedojmë dhe mundësisht të bëjmë marrëveshje dhe të dalim në zgjedhjet e shpallura parlamentare me një listë të përbashkët, për të arritur maksimumin e mundshëm në këto rrethana shoqërore e ligjore në përfaqësimin e denjë e të plotë në Parlamentin e Malit të Zi", thuhet në kumtesën për opinion të kësaj partie, të lëshuar pas mbledhjes së Këshillit Drejtues të mbajtur të martën në Tuz. LD në MZ thotë se është e gatshme dhe do të marrë pjesë në zgjedhje, për çka do të aktivizojë gjithë potencialin e saj, megjithëse, sipas saj, zgjedhjet e shpallura nuk janë brenda mandatit (2010) e as brenda afatit të paralajmëruar me marrëveshjen e veçantë Pozitë - PzP (nëntor - dhjetor 2009), të arritur para aprovimit të Kushtetutës, për ç'gjë duheshin 2/3 e votave në Kuvend. Në mesin e përfundimeve të Këshillit Drejtues të kësaj partie është edhe formimi i ekipit për bisedime në mes partive për koalicione, formimi i Shtabit Qendror Zgjedhor dhe shtabeve zgjedhore nëpër degë, si dhe që sa më parë, brenda javës, kryesia e LD në MZ të marrë vendimet e nevojshme lidhur me këto aktivitete. LD në MZ vlerëson se vendimi i Parlamentit të Malit të Zi për shkurtimin e mandateve të deputetëve nuk kishte asnjë arsye valide, por se u bë sipas planeve të njohura dhe me ndihmën e shumicës së gishtave, me votat e pozitës DPS-SDP-DUA-HGI.
rr.d.
(Kohapress)
DREJTUESIT E ULQIN BIZNES ASOCIACIONIT U TAKUAN ME PËRFAQËSUESIT E DHOMËS SË TREGTISË DHE INDUSTRISË NË SHKODËR
Diskutohet për mundësinë e bashkëpunimit Ulqin - Drejtuesit e Ulqin Biznes Asociacionit dhe të Dhomës së Tregtisë dhe Industrisë Shkodër kanë diskutuar të enjten për mundësinë e bashkëpunimit ndërmjet këtyre dy subjekteve, organizimin e takimeve ndërmjet biznesmenëve nga Ulqini dhe Shkodra në sektorë të ndryshëm, inicativën për bashkëpunim në sferën e informimit të bizneseve, konsulencës ligjore dhe ndihmë ekspertësh, si dhe bashkëpunimin me organizata ndërkombëtare. Në takimin e organizuar në ambientet e UBA-s kanë marrë pjesë kryetari i kësaj organizate Ibrahim Milla, nënkryetari Mefit Jakupi dhe drejtori ekzekutiv Genci Nimanbegu, ndërsa delegacionin e Dhomës së Tregtisë dhe Industrisë Shkodër e ka kryesuar kryetari Anton Leka. Kryetari i UBA-s, Ibrahim Milla, dhe drejtori ekzekutiv Genci Nimanbegu u kanë prezantuar mysafirëve nga Shkodra aktivitetet e kësaj organizate dhe mënyrën e funksionimit të saj. Nga ana tjetër, kryetari i Dhomës së Tregtisë dhe Industrisë në Shkodër, Anton Leka, në prezantimin e këtij subjekti ka theksuar se ai e shtrin veprimtarinë në Qarkun e Shkodrës që ka rreth 370 mijë banorë, ndërsa ka rreth 4200 anëtarë, prej të cilëve 1000 janë persona juridikë, kurse 3200 persona fizikë.
Dy palët kanë theksuar nevojën e zhvillimit të bashkepunimit ndërkufitar në sferën e arsimit dhe punësimit. Ata kanë rënë dakort që të përsërisin iniciativën
që vendkalimi kufitar Sukubinë - Muriqan të përdoret edhe për qarkullimin e mallrave, si dhe që për hapa më konkretë me qëllim intensifikimin e bashkëpunimit të organizohen
takime të rregullta.
(Kohapress)
e enjte, 29 janar 2009 3
OPINIONE & V¸SHTRIME ÇKA NA ZBULOI NJË POLEMIKË
Shqiptari në realitetin paralel Xhoana M. Perkaj
jetën publike
Javëve të fundit opinioni malazez është skandalizuar me përmbajtjen e polemikës mes dy politikanëve shqiptarë. Kjo polermikë kishte edhe një anë pozitive sepse na e zbuloi një gjë të cilën nuk e kishim vërejtur
Vërtet, sa di opinioni i shtetit ku jetojnë 5.3 % shqiptarë për këtë pjesë të popullatës së vet? Përgjigja është fare e lehtë. Nuk di asgjë. Ose di fare pak dhe gati në tërësi përmes akterëve shqiptarë në skenën poli-
çfarë pamjeje jep për vetveten kombi i cili nuk afirmohet përmes intelektualëve, por, përmes politikanëve. Nëse ekziston ndonjë leksikon i tipit Who Is Who (Kush është kush) në versionin malazez (e di se ekziston), i cili përfshin emrat dhe biografitë e shkurtra të të gjithë atyre që janë të
sikur të mos kishte ndodhur. Për çka është fjala? Polemika u bë interesante edhe për opinionin malazez vetëm kur u kuptua edhe ana e saj bulevardeske. Ishte ky një "depërtim" i rrallë shiptar në skenën mediatike malazeze. Ajo që është shumë më me rëndësi se vet polemika, është fakti se shqiptari hyn në fokusin e opinionit publik vetëm për çështje bulevardeske.
tike. Kjo e redukton prezencën e emrave shqiptarë në katër - pesë emra të politikanëve shqiptarë. A ka shqiptarë të tjerë në jetën publike të Malit të Zi, shqiptarë të cilët i njeh opinioni i këtij vendi, përveç politikanëve? Jo! A kemi shkrimtarë, artistë, aktorë, shkencëtarë, piktorë, gazetarë, analistë, njerëz të rëndësishëm në çfarëdo lëmi qoftë? Kemi, por, nuk janë të dukshëm. Nuk janë të dukshëm sepse mund të jetohet edhe pa ta. Së paku mendojmë kështu. Këtu shtrohet pyetja se
njohur në opinionin publik të vendit, do të ishte interesante të shihet se cilët janë ata shqiptarë që i përfshin ai. Mund të vë bast se, përveç emrave të politikanëve, nuk ekzistojnë emra të tjerë të shqiptarëve. Pse? Nga shkaku i thjeshtë se këta nuk janë visible në jetën publike të këtij vendi. Por, as të komunitetit të vet, albanofon. Kjo veçanërisht vlen për trevën e Malësisë. Cilët janë njerëzit të cilët na përfaqësojnë në kontakte me elitën e huaj, në raste reprezentative, por, edhe në opinion malazez.
Përsëri politikanët ose, ata që vetëm mendojnë se janë politikanë. Kur do të vie koha që shqiptarët në sferën intelektuale të përfaqësohen nga njerëzit që mund ta prezantojnë si duhet. Çfarë mund të mendojë ndonjë i huaj kur i sheh sisa nga përfaësuesit tanë. Me siguri mendon se kur
shkojnë në favor. Nëse në disa vitet e ardhshme arrijmë ta mbrojmë vetën nga asimilimi i qetë si dhe nga murtaja e cila e ka zvogëluar përqindjen e popullatës shqiptare nga 8% (deri para 15 vitesh kishte aq shqiptarë në këtë vend; sa shpejt jemi duke kaluar në legjendë!), në 5 %, e ky është
reprezentuesit tanë janë të këtillë, çfarë duhet të jetë populli i thjeshtë!!!
procesi i mërgimit, mund të shpresojmë që në Europen e Bashkuar reprezantues tanë do të jenë ata të cilët e përfaqësojnë elitën e çdo populli - intelektualët.
Thyerja e rrethit të izoluar
Është koha që intelektualët shqiptarë të kyçen në jetën intelektuale dhe publike të vendit ku jetojmë. Shteti ynë amë është Shqipëria, por, shteti ynë ku jemi popullatë autoktone është edhe Mali i Zi. Nuk mund t'i lejojmë luks vetes të rrimë pa u Shqiptarët që na prezantojnë në kyçur në një realitet sikur nuk është fjala për fatin tonë. Është koha që Është koha që intelektualët shqiptarë të kyçen në jetën intelektuale dhe publike të vendit ku shqiptarët në këtë vend të kalojnë jetojmë. Shteti ynë amë është Shqipëria, por, shteti ynë ku jemi popullatë autoktone është nga bota paralele, e padukshme për edhe Mali i Zi. Nuk mund t'i lejojmë luks vetes të rrimë pa u kyçur në një realitet sikur nuk opinionin malazez, në botën reale. Që e vetmja ide që e ka malazezi është fjala për fatin tonë. Është koha që shqiptarët në këtë vend të kalojnë nga bota paramesatar për shqiptarin të mos jenë lele, e padukshme për opinionin malazez, në botën reale. Që e vetmja ide që e ka malazezi vetëm politikanët shqiptarë (të aftë mesatar për shqiptarin të mos jenë vetëm politikanët shqiptarë (të aftë dhe më pak të aftë, dhe më pak të aftë, intelektualë intelektualë dhe më pak intelektualë) ose punëtorët fizikë nga Shqipëria të cilët i shohim dhe më pak intelektualë) ose punëçdo ditë në Tuz duke kërkuar punë fizike. Duhet, së pari, ne vetë të bëhemi të vetdijshëm se torët fizikë nga Shqipëria të cilët i është momenti i fundit të bëjmë depërtim jashtë rrethit të izoluar komunitetit tonë etnik, shohim çdo ditë në Tuz duke duke i ruajtur njëkohësisht të gjitha veçoritë e identitetit tonë. Njëkohësisht, rrjedhat e kërkuar punë fizike. Duhet, së pari, Europës së Bashkuar na shkojnë në favor. Nëse në disa vitet e ardhshme arrijmë ta mbro- ne vetë të bëhemi të vetdijshëm se jmë vetën nga asimilimi i qetë si dhe nga murtaja e cila e ka zvogëluar përqindjen e popul- është momenti i fundit të bëjmë latës shqiptare nga 8% (deri para 15 vitesh kishte aq shqiptarë në këtë vend; sa shpejt jemi depërtim jashtë rrethit të izoluar komunitetit tonë etnik, duke i ruajduke kaluar në legjendë!), në 5 %, e ky është procesi i mërgimit, mund të shpresojmë që në tur njëkohësisht të gjitha veçoritë e Europen e Bashkuar reprezantues tanë do të jenë ata të cilët e përfaqësojnë elitën e çdo identitetit tonë. Njëkohësisht, populli - intelektualët. rrjedhat e Europës së Bashkuar na
xhoanaperkaj@yahoo.com
Pikºpamjet e shprehura nº faqet opinione & vºshtrime nuk pºrfaqºsojnº domosdoshmºrisht politikºn redaksionale tº
4 e enjte, 29 janar 2009
Kohºs j
V¸SHTRIME & OPINIONE ZGJEDHJET PARLAMENTARE
Jemi ne, jeni ju
Fillimi i kësaj jave shënoi lajmin kryesor që ka të bëjë me shpërbërjen e parlamentit të deritashëm malazez si dhe mundësinë që kryetari i shtetit, Filip Vujanoviq të caktojë datën e zgjedhjeve të parakohshme parlamentare, që pritet të jetë fundi i marsit.
Parlamenti malazez u shkurtoi mandatin deputetëve të deritanishëm duke krijuar kështu kushtet ligjore që zgjedhjet e ardhëshme të mbahen në fund të marsit. Me këtë rast duket se u shpërfillën kritikat e bëra nga opozitarët se gjoja sipas Kushtetutës malazeze para se të shpallet data e zgjedhjeve të parakohshme parlamentare është dashur të miratohet Ligji i ri i zgjedhjeve.
Shaban Peraj Me këtë u vërtetua se shumica dhe numri i votave e bënë të vetën duke mos u arritur një konsensus që së paku të diskutohet ky ligj për të pasur mbështetjen edhe nga opozita. Kështu opozita mbeti pa mbrojtje të shumicës me çka deshën apo jo duhet të pranojnë mbajtjen e zgjedhjeve në datën e caktuar, ose t'i bojkotojnë ato, çka vështirë të besohet për një hap të tillë nëse mendohet të jetë unik trungu i tyre votues. Kjo nuk mund të ndodhë edhe për faktin se opozita malazeze ka provuar disa herë t'i hakmerret pozitës aktuale me protesta nga më të ndryshmet. Opozita nuk mund të merret vetëm me fjalë e vepra që nuk i ofrojnë shoqërisë qoftë edhe një pikë shpresë, ndaj duhen alternativa për të bindur votuesit. Ajo për momentin nuk ka forcë politike për të ndalur projektet e shumicës, ndaj shumica u thotë: jemi ne për të bërë ligje e për të mbajtur përgjegjësitë, jeni ju për t'i zbatuar e respektuar ato e për t'iu bindur vendimeve të shumicës, dhe përderisa është kështu kjo shumicë do të zbatojë projektet e saj nëse fitojnë që me mandat të ri të legjitimohen për shumëçka. Rrjellimisht ka gjasa që shumica e votuesve përsëri të bëhet me të "fortin" si një shenjë për opozitën se nuk kalohet koha vetëm me kritika dhe akuza, pa paraqitur para votuesve ndonjë alternativë të re e për të kthyer situatën në favor të tyre. Po t'i referohemi asaj që ndodhi gjatë mandatit të sapombyllur mund të konkludohet se opozita nuk e ka ushtruar funksionin e vet si duhet dhe tani është koha e momenti që ajo të forcojë radhët e veta duke mos u marrë shumë me pozitën e duke bërë "luftë" të ndershme politike, me alternativa të reja të dëshmojë veten se është në shërbim të qytetarëve. Po aq edhe pozitës i mbetet të tregojë vullnet politik për
javore
të përfshirë në krahun e saj parti që shprehin dëshirën për të për votuesit, gjë që do të ulte tensionet e tanishme përmes një qenë pjesë e një koalicioni të mundshëm. konsensusi nga ku do të arrihej ajo që përfaqësojnë subjektet Tani çështja është pjesëmarrja e partive politike shqiptare në politike shqiptare. Ky konsensus normalisht se kërkon edhe këto zgjedhje. Nga liderët e tyre u dhanë disa deklarata, por ato sakrifica nga fakti se ne kemi probleme të pazgjidhura, gjë që tani për tani mbetën vetëm deklarata dhe jo ndonjë qëndrim i në këto momente duhet lënë anash. Populli e ka të qartë se kush prerë i tyre se si do të jetë nesër plani për dalje në zgjedhje, a mund t'i finalizojë kërkesat e tij dhe për këtë ai do të dijë se kujt do të bëhen bashkë apo do të dalin ndaras, gjë që nuk është duhet dhënë votën. diçka e re për opinionin e këtushëm. Një gjë duhet pasur parasysh, dalja vetmas nuk i garanton asnjërit fitore dhe për këtë duhet bërë konsultime dhe me Prishtinën e Tiranën. Nëse nga udhëheqësit e dy qendrave deri tash ka pasur vetëm premtime, tani është koha dhe momenti që ata të diskutojnë për këtë rrja e partive poliçështje me liderët e partive shqiptare në Mal të Zi për faktin se Tani çështja është pjesëma Nga liderët e zgjedhjet paraqesin element kyç për të ardhmen e shqiptarëve të tike shqiptare në këto zgjedhje. për këtushëm. Kjo i obligon liderët e partive shqiptare të ulen e të tyre u dhanë disa deklarata, por ato tani bisedojnë në mënyrë që trupi zgjedhor të pozicionohet karshi tani mbetën vetëm deklarata dhe jo ndonjë interesave të përgjithshme kombëtare. Këtë shqiptarët në Mal të qëndrim i prerë i tyre se si do të jetë nesër plani n bashkë apo Zi e dëshmuan si kërkesë në shumicën e rasteve, ndaj do të ishte për dalje në zgjedhje, a do të bëhe me rëndësi qëndrimi i dy qendrave shqiptare në mënyrë që të ë diçka e re ësht nuk që gjë as, ndar të dalin bëhen përpjekje për të bashkuar shqiptarët në një trung të vetëm do t pasur duhe gjë Një . shëm ionin e këtu me një kurs të caktuar për të ardhmen e tyre. Nëse kjo nuk për opin as nuk i garanton asnjërit vetm dalja , sysh para ndodhë atëherë akuzat e tyre ndaj njëri-tjetrit do të jenë në t bërë konsultime dhe vazhdimësi, çka bën që votuesit të humbasin besimin e fitore dhe për këtë duhe Nëse nga udhëheqësit ën. Tiran e shpresën se një ditë do të bëhet më mirë. Sidoqoftë, deputetët me Prishtinën vetëm premshqiptarë do të zgjedhen nga elektorati. Do të kenë mbështetjen e dy qendrave deri tash ka pasur enti që ata të e qytetarëve ata kandidatë që më së miri do të dinë të prezantotime, tani është koha dhe mom liderët e partive hen para elektoratit. Tani kur çdo gjë dihet, Ligji i zgjedhjeve diskutojnë për këtë çështje me n se zgjedhjet fakti dhe data e mbajtjes së zgjedhjeve, nuk ka më arsye për ankesa. për Zi të Mal shqiptare në men e shqipAjo që shqetëson për momentin është numri i tepërt i partive ardh të për paraqesin element kyç politike shqiptare në një territor të ngushtë. Për pasojë duket se liderët e e të këtushëm. Kjo i obligon tarëv përfaqësuesit e këtyre partive do të humbin shumë kohë duke u dojnë në bise të e ulen të ptare shqi partive marrë me lojëra e luftëra të fëlliqta të cilat vështirë se do mund pozicionohet mënyrë që trupi zgjedhor të të tejkalohen. Atyre kështu u konvenon, përndryshe sa u përket hme kombëtare. karshi interesave të përgjiths premtimeve të dhëna qytetarëve për një jetë më të mirë, ato e dëshmuan si Këtë shqiptarët në Mal të Zi mbesin vetëm premtime dhe asgjë më tepër. ndaj do të ishte ve, raste e icën shum në Ndoshta është herët të jepen premtime parazgjedhore e të bëhen kërkesë rave shqiptare qend dy i rimi publike platformat me të cilat mendojnë të paraqiten para zgjedme rëndësi qënd jekje për të hësve, por pritet që së paku të provohet një mundësi e bisednë mënyrë që të bëhen përp g të vetëm me imeve për mënyrën e një veprimi të përbashkët. Kjo do të ishte bashkuar shqiptarët në një trun në dobi të interesave të qytetarëve ku më shumë duhet menduar të caktuar për të ardhmen e tyre.
një kurs
Pikºpamjet e shprehura nº faqet opinione & vºshtrime nuk pºrfaqºsojnº domosdoshmºrisht politikºn redaksionale tº
Kohºs javore
e enjte, 29 janar 2009 5
OPINIONE & V¸SHTRIME KËSHILLI I RADIO TELEVIZIONIT TË ULQINIT
Zgjedhje jashtë normave ligjore
Me indinjatë refuzoj vlerësimet e kryetarit të Kuvendit të komunës së Ulqinit, i cili në gazetën "Dan" deklaroi se ne zyrtarisht të propozuarit nuk i kemi plotësuar kushtet. Sa i njeh rregullat ky zotëri është diskutabile, duke parë se si i udhëheq seancat e parlamentit. Pas aktit të emërimit sipas ligjit Parlamenti është dashur ta verifikojë aktin tonë të nënshkruar dhe vulosur nga 20 OJQ më aktive.
Ismet Karamanaga Kësaj herë nuk dua të shkruaj për kulturën as për historinë e qytetit tonë dymijë e përqindë vjeçar, por dua të shkruaj për një ngjarje bashkëkohore, e cila edhe në lashtësi do të ishte zgjedhur më mirë se tani. Fjala është për zgjedhjen e famshme të Këshillit të Radio Ulqinit, i cili kaherë ka qështë dashur të transformohet në RTV Ulqini. Por, siç shihet, po transformohet me vonesë të madhe. Për t'u berë transformimi është dashur të zgjidhet edhe Këshilli i RTV Ulqini. Por, ja se ç'farë ndodhi kur bëhet fjalë për këtë. Për këtë Këshill për të parën herë nga komuna jonë është kërkuar të propozohen edhe anëtarët nga shoqatat joqeveritare të cilat janë aktive që nga koha e pluralizmit. Shoqatat joqeveritare e kanë vlerësuar lart iniciativën e organeve kompetente të Komunës. Në bazë të kësaj iniciative OJQ janë mbledhur në shkurt të vitit 2008 në lokalet e "Horizontit të Ri", për të caktuar dy anëtarë për Këshillin drejtues të RTV Ulqinit, për vendet që i ka caktuar Komuna (për turizëm, kulturë, ekologji dhe arsim, për të drejtat e grave e fëmijëve, si dhe për të drejtat e pakicave). Në këtë mbledhje kanë marrë pjesë shoqatat më aktive që veprojnë në komunën tonë; në një atmosferë korrekte janë zgjedhur Ismet Karamanaga (për turizëm, ekologji, kulturë dhe arsim) dhe Nazif Veliqi (për të drejtat e grave dhe fëmijëve, për të drejtat e njeriut, të pakicave dhe të grupeve etnike). Pasi që procedura e transformimit të Radio Ulqinit në servis publik ka zgjatur një kohë të gjatë, kjo pikë nuk ka mundur të verifikohet
nga parlamenti lokal. Një muaj para fundit të vitit organet kompetente të Komunës së Ulqinit e kanë autorizuar Qendrën edukativo - informative në krye me Mark Junkoviqin për ta inicuar edhe një mbledhje me OJQ. Kjo qendër e organizoi mbledhjen me 17.11.2008 në sallën e vogël të Komunës së Ulqinit, ku kanë marrë pjesë 20 organizata joqeveritare aktive. Në këtë mbledhje përsëri OJQ-të caktojnë tre anëtarë: Ismet Karamanagën për kulturë, turizëm, ekologji dhe arsim; Nazif Veliqin për të drejtat e njeriut, të pakicave dhe të grupeve etnike dhe
Zylfije Durakun për të drejtat e grave dhe fëmijëve. Pas mbledhjes, sipas procedurës, të gjitha organizatat me vulën dhe nënshkrimin e tyre nënshkruajnë dhe vulosin aktin e emërimin. Ky dokument pastaj u dorëzua dhe u protokollua në Byronë qytetare me numrin 02/3723/1/08. Siç shihet, e gjithë kjo procedurë u zhvillau në përputhje me të gjitha rregullat dhe standardet që vlejnë në marrëdhëniet ndërmjet OJQ-ve dhe administratës publike. Me indinjatë refuzoj vlerësimet e kryetarit të Kuvendit të komunës së Ulqinit, i cili në gazetën "Dan" deklaroi se ne
zyrtarisht të propozuarit nuk i kemi plotësuar kushtet. Sa i njeh rregullat ky zotëri është diskutabile, duke parë se si i udhëheq seancat e parlamentit. Pas aktit të emërimit sipas ligjit Parlamenti është dashur ta verifikojë aktin tonë të nënshkruar dhe vulosur nga 20 OJQ më aktive. Për ne, si dhe për opinionin publik dhe shumicën e anëtarëve të parlamentit lokal ka qenë befasi e madhe kur është paraqitur edhe lista tjetër nga një këshilltar i pushtetit vendor me kandidatët tjerë dhe me 23 shoqata Joqeveritare. Kjo listë është përpiluar pa protokoll dhe jashtë normave ligjore, e mos të flasim për kodeksin moral. Lista zyrtare me emrat tonë dhe organizatat që e kanë përkrahur me vula dhe nënshkrime është lexuar publikisht, ndërsa kërkesën e një këshilltari që të lexohen edhe organizatat që e kanë përkrahur listën e dytë, kryetari i Kuvendit nuk e ka lejuar. Del pra qartë manipulimi i organeve kompetente të cilët për këtë Këshill kanë dashur t'i zgjedhin njerëzit që janë në OJQ, por me të cilët mund të manipulojnë, për të cilët flitet se janë njerëz të përshtatshëm. Del qartë se unë, Ismet Karamanaga, kryetar i Shoqatës "Miqtë e Kalasë" që numëron mbi 1000 anëtarë anë e mbanë botës, nuk i jam përshtatur si person me një kulturë të gjerë, poliglot i vërtetë, publicist, autor i teksteve, i pranishëm në masmedia masovike jo vetëm në Mal të Zi por edhe jashtë tij. Është e pakuptueshme se gjërat e tilla mund të ndodhin në një mjedis multietnik dhe të civilizuar siç është vendi ynë. Në këtë frymë duhet të jetë edhe Kuvendi i Komunës së Ulqinit. Si është Kuvendi, duhet ta shohin ata që marrin pjesë në të, por edhe ne të cilët ia kemi dhënë votat. Unë si kosmopolit mendoj se ky qytet multinacional është dashur që në Këshill e lartëpërmendur ta ketë edhe një anëtar nga radhat e malazezëve. Dhe në fund, kjo gjë që u bë në Kuvendin e Komunës së Ulqinit me rastin e zgjedhjes së Këshillit kërkon të gjykohet me indinjatë nga të gjithë, e sidomos nga anëtarët e shoqatave joqeveritare të vërteta. (Autori është kryetar i SHJQ "Miqtë e Kalasë")
Pikºpamjet e shprehura nº faqet opinione & vºshtrime nuk pºrfaqºsojnº domosdoshmºrisht politikºn redaksionale tº
6 e enjte, 29 janar 2009
Kohºs
SPECIALE ZGJEDHJET PARLAMENTARE NË MAL TË ZI DO TË MBAHEN MË 29 MARS
Pakicat, pa të drejtën e mandateve të garantuara Numri i madh i partive shqiptare bën që në rast të pjesëmarrjes së tyre në mënyrë të pavarur në zgjedhje të rrezikohet humbja dhe shkapërderdhja e votave të shqiptarëve. Kjo ka bërë që një pjesë e liderëve të partive nacionale shqiptare të bëjnë thirrje për pjesëmarrje të përbashkët në këto zgjedhje dhe që partitë shqiptare të dalin me një listë të përbashkët. Deri tani, të paktën publikisht, nuk ka pasur asnjë takim konkret rreth koalicioneve të partive shqiptare, por pritet që ditët e ardhshme të zhvillohen takime të tilla. Pakicat në Mal të Zi nuk do të kenë të drejtën e mandateve të garantuara në Parlamentin e Malit të Zi as në zgjedhjet e ardhshme parlamentare të cilat do të mbahen më 29 mars. Kjo për shkak se edhe zgjedhjet e ardhshme parlamentare do të mbahen sipas legjislacionit të vjetër zgjedhor. Parlamenti i Malit të Zi ka votuar të hënën për shkurtimin e mandateve të deputetëve dhe shtyrjen e kohëzgjatjes së legjislacionit zgjedhor ekzistues edhe për dy vjet. Siç dihet, në Kushtetutën e Malit të Zi parashikohet përfaqësimi autentik i pakicave. Në nenin 79, pika 9, të Kushtetutës thuhet se pakicat kanë të drejtën "e përfaqësimit autentik në Kuvendin e Malit të Zi dhe kuvendet e vetëqeverisjes lokale në të cilat përbëjnë sasi të konsiderueshme të popullsisë, në pajtim me parimin e aksionit afirmativ". Në Ligjin kushtetues, të miratuar në tetor të vitit 2007, parashikohet harmonizimi i një sërë ligjesh me Kushtetutën. Kështu, në nenin 8 të tij, parashikohet që në një afat prej tre muajsh nga hyrja në fuqi e këtij ligji duhet të harmonizohet me Kushtetutën Ligji për zgjedhjen e
këshilltarëve dhe deputetëve. Mirëpo, edhe pse ka kohë që ka kaluar ky afat, akoma nuk është bërë harmonizimi. Ky ka qenë edhe njëri prej shkaqeve që ka përmendur opozita në kundërshtim të tezës për shkurtimin e mandateve dhe shtyrjen e kohëzgjatjes së legjislacionit të vjetër zgjedhor. Dy deputetët e partive nacionale shqiptare në Parlamentin e Malit të Zi, Mehmet Bardhi nga LD në MZ dhe Vasel Sinishtaj nga Alternativa Shqiptare, të cilët kanë votuar kundër shkurtimit të mandateve të deputetëve dhe shtyrjen e kohëzgjatjes së legjislacionit zgjedhor ekzistues kanë vlerësuar se nuk ekziston asnjë arsye për shkurtimin e mandateve të Parlamentit, si dhe që zgjedhjet të mbahen në bazë të Ligjit i cili nuk u garanton pakicave të drejtat të cilat ua garanton Kushtetuta. Deputeti i Unionit Demokratik të Shqiptarëve Ferhat Dinosha, i cili ka votuar për shkurtimin e mandateve dhe shtyrjen e kohëzgjatjes së legjislacionit ekzistues zgjedhor, ka kritikuar edhe pozitën edhe opozitën për mosekzistencën e vullnetit për mandatet e garantuara për pakicat. Ai e ka arsyetuar votën pro me kërkesën e ekzistencës së zonës së veçantë zgjedhore për shqiptarët, e cila edhe pse nuk përmendet shprehimisht, si duket, do të vlejë edhe për këto zgjedhje. Një fakt tjetër me rëndësi është se zgjedhjet janë shpallur nga Presidenti i Malit të Zi të martën pa pritur vendimin e Gjykatës Kushtetuese lidhur me ankimimin e bërë për shkak të moskryerjes së obligimit ligjor të harmonizimit të Ligjit për zgjedhjen e këshilltarëve dhe deputetëve me Kushtetutën në
Kushtetuta e Malit të Zi
5. Të drejtat e posaçme të pakicave Mbrojtja e identitetit Neni 79 Pjesëtarëve të popujve pakicë dhe të bashkësive të tjera minoritare u garantohen të drejtat dhe liritë që mund t'i shfrytëzojnë individualisht apo së bashku me të tjerët: 9) e drejta e përfaqësimit autentik në Kuvendin e Malit të Zi dhe në kuvendet e njësive të vetëqeverisjes lokale, ku ata përbëjnë pjesë të rëndësishme të popullatës, në përputhje me parimin e aksionit afirmativ; Ligji kushtetues Neni 8 Në afat prej tre muajsh nga dita e hyrjes në fuqi të këtij ligji do të harmonizohet me Kushtetutë: 1) Ligji për zgjedhjen e këshilltarëve dhe deputetëve;
fuqi të Malit të Zi. Le të rikujtojmë, Gjykata Kushtetuese ka shfuqizuar dy nene të Ligjit mbi të drejtat dhe liritë e pakicave që kanë të bëjnë me përfaqësimin e pakicave në Parlamentin e Malit të Zi, konkretisht nenet 23 dhe 24 të këtij ligji. Edhe ky ligj është dashur të harmonizohet me Kushtetutën e Malit të Zi në një afat prej tre muajsh nga hyrja në fuqi e Ligjit kushtetues, që do të thotë se ky afat ka kohë që ka kaluar. Megjithëse Ministria për Mbrojtjen e të Drejtave të Njeriut dhe Pakicave dhe UDSH kanë thënë se do të bëjë çmos për rikthimin në fuqi të këtyre dy neneve, kjo deri tani nuk është bërë. Neni 23 (i shfuqizuar) i këtij ligji parashikon që në legjislacionin zgjedhor, përmes zbatimit të parimit të aksionit afirmativ, për përfaqësuesit e pakicave të sigurohet numër shtesë i mandateve të deputetëve. Në këtë nen thuhet se "pakicat të cilat në përbërjen e përgjithshme të popullsisë përbëjnë nga 1% deri 5% sipas rezultateve të fundit të regjistrimit të popullsisë, do të jenë të përfaqësuar në Parlamentin e Malit të Zi me një deputet, përmes përfaqësuesit të zgjedhur nga lista zgjedhore e pakicave". Ndërsa "pakicat të cilat në përbërjen e përgjithshme të popullsisë përbëjnë më shumë se 5 % në bazë të rezultateve të fundit të regjistrimit të popullsisë, do të kenë tre mandate deputetësh të garantuara në Parlamentin e Malit të Zi, përmes përfaqësuesve të zgjedhur nga listat zgjedhore të pakicave, me ç'rast
duhet të kihen parasysh specifikat gjuhësore dhe etnike, si dhe të drejtat zgjedhore të arritura të shqiptarëve". Shqiptarët dhe zgjedhjet Çështja kryesore në këto zgjedhje është se cila do të jetë mënyra e përfaqësimit të tyre dhe si do të dalin ata në zgjedhje. Dihet që shqiptarët votojnë për partitë e tyre nacionale, por edhe për partitë e tjera në Mal të Zi, pjesa më e madhe e të cilëve për Partinë Demokratike të Socialistëve. Në zgjedhjet e fundit parlamentare, të mbajtura në vitin 2006, nga zona me popullsi shumicë shqiptare dy deputetë i ka fituar Partia Demokratike e Socialistëve, ndërsa nga një koalicioni LD në MZ - PPD, UDSH dhe Alternativa Shqiptare. Numri i madh i partive shqiptare, gjashtë sosh, bën që në rast të pjesëmarrjes së tyre në mënyrë të pavarur në zgjedhje të rrezikohet humbja dhe shkapërderdhja e votave të shqiptarëve. Kjo ka bërë që një pjesë e liderëve të partive nacionale shqiptare të bëjnë thirrje për pjesëmarrje të përbashkët në këto zgjedhje dhe që partitë shqiptare të dalin me një listë të përbashkët. Ftesa e fundit ka ardhur nga LD në MZ e cila i ka ftuar partitë politike shqiptare për bisedime që në zgjedhjet e ardhshme parlamentare të dilet me një listë të përbashkët. "Nisur nga interesat e përgjithshme kombëtare të shqiptarëve, që jetojnë në trojet e veta shekullore, sot në Malin e Zi, ftojmë të gjitha partitë
politike shqiptare që të bisedojmë dhe mundësisht të bëjmë marrëveshje dhe të dalim në zgjedhjet e shpallura parlamentare me një listë të përbashkët, për të arritur maksimumin e mundshëm në këto rrethana shoqërore e ligjore në përfaqësimin e denjë e të plotë në Parlamentin e Malit të Zi", thuhet në deklaratën për shtyp të LD në MZ. Opinione të ngjashme kanë shprehur edhe përfaqësuesit e Alternativës Shqiptare dhe Forcës së Re Demokratike. Deputeti i Alternativës Shqiptare në Parlamentin e Malit të Zi, Vasel Sinishtaj, ka kërkuar që "për të mirën e shqiptarëve, subjektet shqiptare të dalin të bashkuar". "Lista e përbashkët nuk do të lejojë shkapërderdhjen e votave dhe do të krijojë kushtet për unifikimin e trupit nacional", ka thënë Sinishtaj. Edhe kryetari i Forcës së Re Demokratike, Nazif Cungu, ka thënë se kjo parti angazhohet për listë të përbashkët, por që në rast të kundërt do të marrë pjesë në mënyrë të pavarur në zgjedhjet parlamentare. Partia e Prosperitetit Demokratik dhe Bashkimi Demokratik Shqiptar në Malin e Zi deri tani nuk janë shprehur rreth formës së pjesëmarrjes së tyre në zgjedhjet parlamentare. Sa i përket UDSH-së, pozicionimi dhe pjesëmarrja në qeveri dhe në koalicion me PDS-së në disa qytete, si në Ulqin dhe Tuz, e bën të vështirë mundësinë e pjesëmarrjes së përbashkët me partitë e tjera shqiptare. Megjithatë edhe kryetari i UDSH-së, Ferhat Dinosha, ka bërë thirrje për mundësinë e pjesëmarrjes së përbashkët të shqiptarëve në zgjedhjet parlamentare apo më së shumti në dy blloqe. "UDSH ende nuk ka vendosur se si do të dalë në zgjedhjet e ardhshme parlamentare, por është e qartë se edhe dalja e pavarur në to do t’i mundësonte prezencën e mëtutjeshme në skenën politike. Është e qartë se Unioni nuk u frikohet zgjedhjeve dhe se edhe dalja në mënyrë të pavarur do t'i mundësonte prezencën e mëtutjeshme në skenën politike të Malit të Zi", ka thënë ai. Deri tani, të paktën publikisht, nuk ka pasur asnjë takim konkret rreth koalicioneve të partive shqiptare, por pritet që ditët e ardhshme të zhvillohen takime të tilla.
I. Kallaba
javore
e enjte, 29 janar 2009 7
BISED¸ MUZIKË
Ermelinda me albumin e parë dëshmon talentin e saj
Albumi " Bardhë e zi" që e përfunduam para pak kohe numëron tetë këngë. Ai ka një stil të perzier, si nga stili i muzikës ashtu edhe nga llojet e këngëve. Punën e albumit në përgjithësi ia kemi besuar Grupit Agi styl, Mr MP. Tekstet kryesisht i ka shkruar Arif Arifi, i cili njëherazi edhe i ka komponuar këngët në bashkpunin me Daniel Bartik. Kush është Ermelinda Lajçaj? Ermelinda Lajçaj është një femër e thjeshtë, modeste e cila mbi të gjitha e do familjen, këngën, popullin dhe vendlindjen e saj. U linda në Malësinë e Madhe ku edhe kalova një pjesë të fëmijërisë. As familja ime nuk i shpëtoi valës së mërgimit. Edhe ne sikur një pjesë e madhe e familjeve shqiptare në Malin e Zi shkuam në kurbet në Gjermani. Pra, unë si vogëlushe e përjetova në shpirtin tim këtë plagë të rëndë të familjes shqiptare dhe tani e kuptova se sa i fuqishëm është malli për vendlindje. Diçka për fillimet tuaja sa i përket fushës së këndimit ? Në Gjermani, siç thash, erdha si vogëlushe. Që atëherë tek unë filloi të zgjohet dashuria ndaj vendlindjes dhe vlerat e saj. Sepse ato në radhë të parë i njeh vetëm ai i cili e kalon një pjesë të jetës në mërgim, ku të merrë malli jo vetëm për familjarët, shokët, shoqet e fëmijërisë, të afërmit, por madje edhe për gurët e malit. Megjithjë vështirësive dhe vujtjeve mërgimtare, babai e gjente rastin dhe kohën që të na e afroj sadopak vendlindjen dhe traditën tonë. Ai këtë për mua e bënte më së miri me tingujt e bukur të çiftelisë. Kështu përmes tingujve të këtij instrumenti muzikor fillova hapat e parë të këngës dhe melosit tonë. Me tingujt e çiftelisë babai dëshronte që familjes dhe vetes t'ia largonte mërzin që ndjente për vendlindjen. Për mua kjo ishte diçka e madhe, diçka që dita ditës mu thellua në shpirtin tim dhe u bë pjesë e jetës sime. Tani jam e gëzuar dhe e lumtur që familja më plotësoi dhe mundësoi dëshirën që të merrem me muzikë. Me cilën lloj muzike e keni filluar karrierën tuaj si këngëtare? Fillimisht kam realizaur një baladë me titull " Si për herë" kushtuar mërgimit. Qëllimi i realizimit të kësaj kënge ishte që të rikujtojmë të gjithë kurbetxhinjtë shqiptarë të cilët kurrë nuk harruan vendlindjen, por gjithmonë , edhe pse larg, ishin me zemër e shpirt me bashkëfamiljarët dhe të afërmit të cilët ruajnë me besnikëri tokën dhe vatrën e të parëve tanë në trojet tona stërgjyshore. Para pak kohe keni përfunduar inçizimin e CD-së së parë me titull "Bardhë e zi " . Na
8 e enjte, 29 janar 2009
thoni diçka konkretisht për këngët e këtij albumi dhe për ekipin realizues? Albumi " Bardhë e zi" që e përfunduam para pak kohe numëron tetë këngë. Ai ka një stil të perzier, si nga stili i muzikës ashtu edhe nga llojet e këngëve. Me një fjalë kemi tentuar të ofrojmë diçka për të gjitha gjeneratat dhe rajonet. Punën e albumit në përgjithësi ia kemi besuar Grupit Agi styl, Mr MP. Tekstet kryesisht i ka shkruar Arif Arifi,i cili njëherazi edhe i ka komponuar këngët në bashkpunin me Daniel Bartik. Me këtë rast dëshiroj t'i falenderoj të gjithë ata që punuan në këtë album për një punë të bukur e profesinale që kanë bërë, për respekt dhe mirkuptim gjatë gjithë punës tonë.Poashtu falenderojmë perzemërsisht bashkëvendasin tonë të nderuar, akademik Gjelosh Gjokaj i cili enkas për këtë album ka punuar një pikturë. Sa kohë u është dashur për ta realizuar këtë album? Studioja ku kam punuar albumin ka qenë pak larg nga vendbanimi im. Prandaj më është dashurë një kohë goxha e gjatë. Sa jeni e kënqaur përgjithësisht me relaizimin e këtij albumi? Në pergjithësi jam shumë e kënaqur. Shpresoj që edhe publiku dhe adhuruesit e këngës sime
të jenë po aq të kënaqur sa edhe unë. Si ndihesh tani që ke hyrë në tregun muzikor? Sa i përket tregut muzikor si treg as që e mendoj. Për mua e rëndësishme është që të shpalos talentin, kapacitetin tim. Megjithëse kjo nuk varet vetëm prej këngëtarit apo këngëtares. Në këtë punë rol jashtëzakonisht të madh ka edhe kompozitori, respektivisht aftësia e tij për përzgjedhjen e tekstit, muzikës dhe thithjen e gjithë potencilait muzikor të këngëtarit. Unë ndihem shumë mirë sepse kam pasur fat të bashkëpunoj me një staf profesionistësh, të cilët mua më mundësoi të japë maksimumin e mundshëm. Çfarë ka ndryshuar te ju pas daljes së albumit? Dedikimi dhe puna e pandarë ndaj muzikës dhe familjes. Përveç këngës çfarë pëlqeni tjetër? Për së tepërmi më pëlqen tenisi. Me këtë sport jamë marrë që në moshën 8 vjeçare dhe kam qenë shumë e sukseshme.Në moshën 14 vjeçare kam luajt Challenger turnire. Në atë kohë u kuvalifikova për turnire profesionale në Francë. Kjo ishte një ngarkesë e madhe për prindërit. Sepse do të ishte e veshtirë të më vinin mbas, çka është e kuptushme sidomos
në vendin e huaj. Për fat të keq mu desht reketin e tenisit ta vari në gozhdën e hobit. Megjithatë kjo për mua është një eksperiencë pozitive , pasi më çeli rrugën e muzikës, të cilën e dua më shumë sesa tenisin. Veç kësaj e dua shumë natyrën, bukuritë e saj magjepse. Në veçanti e dua shumë Malësinë , sidomos liqenin e Shkodrës dhe bregdetin shqiptar. Por mbi të gjitha dua familjen time, bashkëshortin dhe djalin. Cilat janë mundësitë e afirmimit të këngëtareve shqiptare në Gjermani? Mendoj se sot është e vështirë të afirmohesh si këngtare shqiptare në nivele profesionale, sidomos në mërgim. Njerëzit që kanë mundësi financiare nuk janë aq përkrahës , sidomos ndaj talentëve të ri. Megjithatë pritet një e ardhme më mirë. A keni menduar ndoshta të promovoni albumin tuaj para publikut në Malësi ? Normalisht se njëra prej planeve të mija është edhe promovimi i albumit në vendlindjen time që e dua aq shumë . Pastaj kam ndërmend të punoj një videoklip dhe të incizoj edhe ndonjë këngë të re.
Gjekë Gjonaj
INTERVIST¸ INTERVISTË ME ZLLATKO BULIQ DREJTORIN E ENTIT REPUBLIKAN PËR MBROJTJEN E NATYRËS TË MALIT TË ZI
Natyrës t'i kushtojmë kujdes më të posaçëm Koha javore: Z. Buliq, gjendeni në postin e drejtorit të Entit për Mbrojtjen e Natyrës të Malit të Zi. Çfarë mund të na thoni për veprimtarinë e këtij Enti? Z. Buliq: Enti Republikan i Malit të Zi për Mbrojtjen e Natyrës është njëri nga institucionet më të vjetra në Mal të Zi. Ai është themeluar në vitin 1961. Nga ato vite, ai në njëfarë mënyre ka vepruar edhe si i mëvetësishëm. Kuptohet, se në atë kohë dhe më vonë Enti ka pasur edhe vështirësi. Nga ajo kohë ka dalur edhe ideja për promovimin e Malit të Zi si shtet ekologjik. Me rëndësi është të ceki se ky Ent ka qenë edhe iniciator i shpalljes së të gjitha parqeve nacionale që ekzistojnë deri më tani në Mal të Zi. Siç është e njohur, parqe nacionale jan shpallur Durmitori, Llovqeni, Biogradska Gora, Liqeni i Shkodrës. Tani në fazën përfundimtare e kemi përgatitur edhe shpalljen e parkut të pestë nacional të Malit të Zi - Bjeshkët e Nemuna. Përveç këtyre, Enti ka qenë i angazhuar edhe në realizimin e shumë projekteve, studimeve, elaborateve etj. Të gjitha këto janë hartuar sipas planit hapësinor të Malit të Zi. Enti, po ashtu ka qenë edhe organizator i shumë simpoziumeve, kongreseve shkencore, e shumë e shumë takimeve të tjera. Me rëndësi është të them se Enti për Mbrojtjen e Natyrës ka publikuar edhe revistën e tij me punime të larmishme nga fusha e shkencës së natyrës, por edhe të shkencave të tjera, me qëllim të prezantimit sa më të mirë të trashëgimisë kulturore, por edhe natyrore të kësaj hapësire. Enti, po ashtu ka pasur edhe projekte të tjera hulumtuese shkencore, por edhe makro- projekte të tjera, të cilat i ka organizuar në bashkëpunim me të gjitha strukturat shkencore brenda dhe jashtë shtetit. Dhe pas gjithë këtyre sfidave mund të them lirisht se Enti ka arritur të mbijetojë dhe shpresoj se edhe në të ardhmen së bashku edhe me disa institucione të tjera do të ketë edhe ngjarje të tjera të rëndësishme, pasi që tani e kemi të punësuar një kuadër të ri me mjaft vizione. Koha javore: Siç është e njohur, Mali i Zi e ka një natyrë mjaft të bukur dhe tërheqëse. Sa jemi të vetëdijshëm ne si qytetarë për këtë? Z.Buliq: Kjo është një pyetje jashtëzakonisht e rëndësishme për ta diskutuar. Mendoj se qytetarët e Malit të Zi ende nuk janë të vetëdijshëm se çfarë kanë. Nuk janë të vetëdijshëm për ata, se çfarë u ka dhuruar Zoti. Është dëshmuar se
infrastruktuKur i shikojmë ligjet li i Zi mund rale që i ka hartuar Ma ë hartuar në të themi se ato jan anën tjetër nivel të duhur, por në ato ligje sa se tje shtrohet pye en në toh pek zbatohen dhe res Kjo është e e. hm dits për e n jetë oj se disa rëndësishme. Mend tanë i kanë rët eta qyt shprehi që adalë po pasur dikur, dalëng jnë të vijnë fillo po dhe n uke zhd . Në këtë në gjendje normale et të treduh eti sht mënyrë edhe them këtë në gojë forcën e vet, e të disa norkuptimin e zbatimit të fjala për ësh r Ku . ore mave ligj zita dhe opo e edh ligjet ekologjike unikë. pozita duhet të jenë
Mali i Zi në këtë hapësirë të Ballkanit, por edhe në Europë, e ka një hapësirë natyrore aq të bukur, sa nuk e kanë vendet e tjera në rajon dhe më gjerë. Për të gjitha këto bukuri që i kemi sot, ne gjendemi në vendin e parë. Andaj, sigurisht se ne ndoshta i kemi humbur edhe ndjenjat ndaj këtyre vlerave dhe bukurive natyrore. Qytetarët e Malit të Zi, ndoshta në njëfarë mënyre nuk janë edhe aq adhurues të natyrës, sikur janë për shembull disa njerëz nga shtetet e tjera të rajonit. Në radhë të parë mendoj për sllovenët dhe kroatët. Bukuritë dhe natyrën e Malit të Zi ata e kanë prezantuar në mënyrë mjaft të shkëlqyer dhe kanë qenë mjaft korrektë në publicitetin e natyrës sonë. Mali i Zi çdo ditë e më tepër po bëhet një destinacion i njohur turistik. Pra, është vend me bukuri të pazbuluara. Koha ajvore: A mund të na tregoni se sa ndihmojnë qytetarët e Malit të Zi në ruajtjen e natyrës ? Z.Buliq: Mendoj se në krahasim me shtetet europiane të cilat merren me ruajtjen e natyrës, ne jemi larg asaj se çfarë duhet bërë, por normalisht se ekziston edhe një përqindje tjetër e njerëzve ( nuk mund ta them saktësisht përqindjen) të cilët jetojnë në fshat, apo qytet dhe janë të vetëdijshëm për bukuritë natyrore të Malit të Zi dhe ata kanë një kujdes të veçantë. Kuptohet, ata janë njerëz që merren me hulumtime etj, të cilët dëshirojnë që atë ambient natyror ku jetojnë dhe ku dalin për të shëtitur ta ruajnë dhe ta kenë kujdes sa më shumë. Siç dihet, Mali i Zi është destinacion shumë i rëndësishëm turistik dhe atë e vizitojnë një numër i madh i turistëve. Kemi njerëz tanë të cilët fare nuk u përmbahen rregullave natyrore dhe si rezultat i kësaj kemi edhe mjaft plehërishta, ku në parqe sot mund të vëresh plehëra në çdo hap. Këtë nuk e bëjnë vizitorët, por ne. Në këtë drejtim në kohë të fundit po ndryshojnë disa gjëra. Kjo është e rëndësishme dhe shumë e mirë për ne. Por nuk duhet të kënaqemi me kaq, sepse ende kemi çka për të punuar. Më së miri kjo mund të realizohet përmes edukimit ekologjik duke filluar nga foshnjorja, përmes shkollës fillore dhe asaj të mesme, po pse jo edhe në fakultete, por edhe në mbarë shoqërinë, me qëllim që natyra jonë të ruhet. Për këtë nuk duhet shumë filozofi. Ndaj natyrës duhet të siellemi, ashtu siç sillemi kur shkojmë diku në ndonjë shtet të Europës, apo botës dhe nga ata të mësojmë se si duhet ruajtur natyra, bjeshkët, liqenet, detet, qytetet etj. Koha javore. Sipas Jush, a i kanoset ndonjë farë rreziku natyrës sonë. Dhe nëse po, nga
kush? Z.Buliq: Po. Natyrës sonë i kanoset rreziku. Mali i Zi është një vend i vogël dhe para së gjithash kur është fjala për bregdetin malazias jemi të vetëdijshëm se ai dikur ka qenë krejtësisht ndryshe nga ai që është sot. Ka njerëz të cilëve nëse u kujtohet mund të tregojnë se kur kanë qenë të rinj si ka qenë bregdeti malazias, si kanë qenë ato plazhe. Ato plazhe sot nuk janë sikur kanë qenë dikur. Shumë prej tyre e kanë humbur statusin që të jenë objekte të mbrojtura të natyrës. Shumë nga ato edhe janë degraduar dhe rrezikuar. Për këtë duhet mësuar, sepse hapësira është resursi më i madh dhe pasuria më e madhe që mund të ketë një vend. Atë që na e ka dhuruar Zoti, duhet ditur edhe ta ruajmë. Koha javore: A ekzistojnë farë ligjesh për ruajtjen e natyrës dhe në përgjithësi të mjedisit jetësor? Z.Buliq: Po shikoni. Kur i shikojmë ligjet infrastrukturale që i ka hartuar Mali i Zi mund të themi se ato janë hartuar në nivel të duhur, por në anën tjetër shtrohet pyetje se sa ato ligje zbatohen dhe respektohen në jetën e përdi shme. Kjo është e rëndësishme. Mendoj se disa shprehi që qytetarët tanë i kanë pasur dikur, dalëngadalë po zhduken dhe po fillojnë të vijnë në gjendje normale. Në këtë mënyrë edhe shteti duhet të tregojë forcën e vet, e them këtë në kuptimin e zbatimit të disa normave ligjore. Kur është fjala për ligjet ekologjike edhe opozita dhe pozita duhet të jenë unikë. Koha javore: Si qëndron bashkëpunimi i Entit tuaj me entet e tjera në rajon ? Z.Buliq: Situatat e krijuara më parë kuptohet se kanë lënë edhe gjurmë të veta, por ne ende kemi bashkëpunim të mirë edhe me entet, por edhe me kolegët nga ish- republikat jugosllave. Pra, ne kemi pasur bashkëpunim të mirë me të gjitha entet dhe institutet të cilat merren me mbrojtjen e natyrës . Viteve të fundit gjërat po shkojnë përpara. Bashkëpunëtorët tanë janë në lidhje të shpeshta me hulumtuesit, jo vetëm nga ish-republikat jugosllave, por edhe me ata
e Malit të Zi Mendoj se qytetarët ëdijshëm se ende nuk janë të vet Nuk janë të ë. kan yre nat rë çfa se çfarë u ka vetëdijshëm për ata, hmuar se dës të Ësh dhuruar Zoti. hapësirë të Mali i Zi në këtë në Europë, e Ballkanit, por edhe yrore aq të nat rë ësi ka një hap ë vendet e kan e bukur, sa nuk gjerë. Për të tjera në rajon dhe më i kemi sot, gjitha këto bukuri që e parë. din ven në ne gjendemi
të shteteve të tjera të Europës. Koha javore: Me rastin e shpalljes së Bjeshkëve të Nemuna si Park Nacional, plavjanët dhe gucjanët e kanë kundërshtuar këtë projekt. Siç është e njohur, Ju edhe jeni udhëheqës i i këtij projekti ? Z. Buliq: Po. Unë kam qenë udhëheqës i atij projekti. Kam pasur nderë që ai projekt nga një konsolidim, i cili më tepër ka qenë hulumtues, ka kaluar në konsolidim të vërtetë të punës dhe praktikisht gjendet në fazën përfundimtare. Me rëndësi është ta them se hapësira e Bjeshkëve të Nemuna është njëra nga hapësirat më të bukura që mund t'i ketë Europa. Ajo ka një hapësirë jashtëzakonisht të ruajtur. Ideja për shpalljen e Bjeshkëve të Nemuna si Park Nacional ekziston me vite. Pastaj, lidhur me këtë më vonë ka pasur edhe tubime të tjera shkencore. Më 1985 në Plavë është organizuar një tubim i madh, ku organizatorë kemi qenë ne dhe Komuna e Plavës. Po ashtu edhe më vonë ka pasur tubime lidhur me projektin, por kemi organizuar edhe tema dhe biseda të ndryshme rreth parqeve nacionale. Në vitin 2007 gjithashtu është organizuar një tubim tjetër i ngjashëm, ku kemi pasur mbështetjen e Komunës së Plavës deri te përfundimi i këtij projekti, kurse në fund po ndodhë diçka e çuditshme. Dalin disa individë dhe krijojnë obstruksion. Mendoj se ai obstruksion ka qenë më tepër nga mosnjohja e projektit të përgjithshëm dhe duke mos ditur se çfarë mban në vete projekti në fjalë. Ndoshta njerëzit edhe janë frikësuar se me shpalljen e atij parku nacional vendasit nuk do të kenë më mundësi që të punojnë, apo të veprojnë si deri më tani. Kjo nuk qëndron. Banorët e asaj treve të gjitha aktivitetet tradicioale që i kanë organizuar deri më tani, edhe në të ardhmen mund t'i organizojnë pa kurrfarë problemi. Askush nuk është kundër asaj, që në atë hapësirë të moskullotin më bagëtitë, apo të mos organizohen aktivitete të tjera.
Bisedoi: Rr.Dushaj
e enjte, 29 janar 2009 9
PANORAM
Scarlett si Marilyn!
¸ KULTURORE
Ylli i "Vicky Christine Barcelone" Scarlett Johansson, të cilën jo rrallë e kanë krahasuar me Marilyn Monroe, ka regjistruar reklamën e saj të parë për Dolce&Gabbana duke imituar seks-bombën që vdiq tragjikisht. Kjo është fotoja e parë në të cilën Scarlett shfaqet si imazh mbrojtës i linjës kozmetike Dolce&Gabanna. Fakti që e ka përgëzuar edhe Stefano Gabbana, i cili ka shpjeguar se ajo është femër shumë e bukur dhe me plot besim në vetvete, nuk e ka qetësuar shumë aktoren atraktive. 24-vjeçarja ka zbuluar se është e vetëdijshme që fytyra e saj nuk do të duket gjithmonë e bukur dhe se nuk do të ketë pafundësisht karrierë aktrimi në Hollywood, ku ekziston imperativi i të qenit e re dhe e bukur. Për këtë arsye që tani planifikon të kalojë në ujërat e regjisë, bile derisa është akoma atraktive dhe e kërkuar. Por deri tani problemet e këtilla as që duken në horizont. Për më tepër, ka mjaft të tillë që theksojnë se me raklamën për Dolce&Gabanna e ka lënë në hije reklamën e Victoria Beckham për Emporio Armani dhe reklamën e Katie Holmes për Miu Miu.
Afërdita merr leksione nga Shpati, tenton këngëtaren Afërdita lja e njohur shqiptare nga Mali i Zi Duke ndjekur hapat e të dashurit, mode ës. muzik e botën në hyjë të sur Dreshaj, ka vendo më të qënkarrierën si modele dhe nuk i pëlqen Duket se Afërdita nuk po kënaqet me kërkon më shumë nga vetja. Kush por , rafike fotog teve apara para drojë me orë të tëra ka një karrierë i dashuri Shpat Kasapi i cili tashmë e di, mbase edhe është ndikuar nga i bëhet fjalë, Afërdita ka zhanr çfarë për se ë shum ar zbulu Pa të suksesshme në muzikë. me klip e këngë, e cila pritet të shoqërohet edhe bërë me dije se është duke punuar një or. pastaj të lançohet në tregun muzik i sjell jo edhe nga modelimi, profesion ky që Por ajo kurrësesi nuk do të heqë dorë se ka kontrata faktin ysh paras patur duke mira, të vetëm argëtim, por edhe të ardhura me kompani të njohura botërore. të shisiç ka ecur përpara me modelim pritet Se sa do të ketë sukses në muzikë, ashtu në këtë rit dashu të e ahjen përkr ketë ta do , ajo het në të ardhmen. Një gjë është e sigurt sferë.
10 e enjte, 29 janar 2009
PANORAM
¸ KULTURORE
Kimono veçani, ndërsa sot veshet vetëm në raste të Ka lindur në Kinë, ka evoluar në Japon në koleksionin e tësuar thjesh janë ional tradic g-u ta. Shtresat e lëkurës dhe stylin Kong. ri Naoko Tsuruta të prezantuar në Hong h) dhe japoneze "kiru" (të veshësh, mbas Fjala "kimono" përbëhet nga fjalët veshet (mbaqë a "diçk thënë dome fjalë për "mono" (send) dhe në përkthim fjalë rur për veshje, ndërsa më pas është përdo het)". Shprehja është përdorur në fillim kurse bull ka shërbyer "hanfu"-ja kineze, vetëm për kimonot japoneze. Si shem t. kur kryesisht fillojnë ta veshin femra është popullarizuar në shekullin e 8-të, të r brezi (obi), ndërsa mëngët bëhen më shtua është i hëm ardhs të jve sheku Gjatë nuk është akoma e martuar. Versioni femra se in kuptim ka vende disa në gjata, që raste kryesisht nga pambuku dhe veshet në veror i kimonos quhet "vukata", është le. forma ta, më pak të veçan oja e inspirimet e tyre sezonale, por kimon Shumë disenjatorë e përdorin sot për dhe qepje tradicionale (përjtë shtren të më ialet mater dore, vërtetë kërkon punë dollarë. et arrijnë edhe me dhjetëra mijëra bëhet nga 16 pjesë), për ç'gjë çmim dhe të gjitha madhësive trupit të forme çdo gati tatet përsh Kimonoja e rregullt i standarde.
Brangelina në luftë për Oscar
min bulluar filmi "The Curious of Benja nin e sivjetshëm të Oscar ka grum në garë për rolin më të mirë Më së shumti nominime për edicio është lina Ange a ndërs mirë, të më uar për aktorin Button" me Pittin, i cili është nomin për femra. edicionin e 81-të të Oscar, ndër të cilat Button" ka fituar 13 nominime për Filmi "The Curious Case of Benjamin (David Fincher), aktorin më të mirë mirë të më orin më të mirë të vitit, regjis më të rëndësishme janë ato për filmin mirë (Eric Roth). të më uar adapt e e dytë si dhe skenarin mirë dhe regjisorin më (Brad Pitt), aktorin më të mirë në rolin ime, ndër të cilat atë për filmin më të nomin 10 me naire" Millio dog . uarve Pas tij vjen filmi "Slum nomin të e mesin në et orinë e aktorëve nuk gjend "Frost/Nixon". të mirë (Danny Boyle), kurse në kateg rrojnë edhe "Milk", "The Reader" dhe konku të do mirë të më filmin për Sant (Milk), Van Gus n), Përveç këtyre dy filmave, t/Nixo (Fros rd ë më të mirë janë nominuar Ron Howa i lavdëruaq o", Torin "Gran Krahas Fincher dhe Boyle, për regjin filmi ood: ësi më i madh është cilësuar Clint Eastw Stephen Daldry (The Reader). Humb . Oscar për shme sivjet e n rrencë l ar, është injoruar tërësisht në konku way (Rachel Getting Married), Mery n më të mirë janë nominuar Anne Hatha Ashtu si në Globusin e Artë, për aktore er), Angelina Jolie për Changeling, (Read et Winsl Kate sit Globu e të dyfish ee Streep (Doubt), e favorizuara, fitues Melissa Leo (Frozen River). kurse debutuese në këtë kategori është Globusit Mickey Rourke (Wrestler), për statujën luftojnë i favorizuari pas Pitt-it s kraha , kujve mesh e orinë kateg Në ns për filmin "The Visitor". Jenki rd Richa dhe " "Milk në gay si politikan Frank Langella (Nixon), Sean Penn
e enjte, 29 janar 2009 11
KULTUR¸ ESE
Heroi dhe historianët Që një ngjarje të hyjë në histori, nuk mjafton që ajo të ndodhë. Nuk vlejnë as gjurmët që lë, megjithëse ato janë shenja të ndikimeve. Ndonjëherë edhe heronjtë duken të zbehtë, qesharakë, qëllimet e tyre ndryshojnë, dhe çdo gjë mbetet e hapur për interpretime nën dritën e një kohe tjetër.
Për Kohën Javore:
Astrit Lulushi
Që një ngjarje të hyjë në histori, ajo ka nevojë për historianë të cilët sado të paanshëm, krahas të vërtetës, instinktivisht i shërbejnë edhe politikës, kulturës, kombit, vendit të tyre. Thuhet se kur i riu 20-vjeçar, Aleksandri i madh vendosi të marshonte drejt lindjes për t'i dhënë fund me fitore konfliktit të gjatë greko-persian, ai frymëzoi shumë grekë, hodhi themele qytetesh, shkeli territore të panjohura e u hapi rrugën arritjeve të guximshme, por pa harruar padrejtësitë ndaj shokëve të ngushtë. Në vështrim të parë, duket e pazakontë që mes atyre që shkruajtën rreth jetës së Aleksandrit, nuk doli asnjë Homer, Herodot a Tukidid, për të regjistruar arritjet e tij. Historianët sot besojnë se rreth Aleksandrit u shkrua shumë, megjithëse pak shkrime kanë arritur deri në ditët tona. Por edhe ato që kanë mbetur nuk kanë shumë vlera. Që në shek. e Irë të erës sonë, gjeografi i antikitetit, Strabo i kritikonte historianët që shoqëruan Aleksandrin gjatë fushatës në lindje, duke thënë se ata parapëlqyen shkëlqimin në vend të së vërtetës. Shkrimeve të tyre, thoshte ai, u mungon gjallëria, largpamësia dhe thellëssia e mendimit. Dhe ky ishte shpërblimi që Aleksandri merrte për kujdesin që kishte treguar për historianët, disa prej të cilëve vetë i kishte inkurajuar që t'i shkonin pas në luftë. Por jo i gjithë faji bie mbi historianët. Thuhet se Aleksandrit i pëlqenin shumë epikat e Homerit. Një kopje e tyre ishte përgatitur për të nga vetë Aristoteli, nipi i të cilit, Kallistheni ishte nje nga historianët që shoqëruan Aleksandrin gjatë luftrave të tij. Historianët nuk dijnë shumë rreth atyre që shkroi Kallistheni, por në ato pak citime që kanë mbetur, nipi i Aristotelit nuk kursehej në lëvdata duke e lidhur prejardhjen e Aleksandrit me Akilin. Disa të tjerë e lidhnin prejardhjen e tij me Primamin e Trojës, ndërsa kishte nga ata që nuk i njihnin lidhje të tilla, por e shihnin fushatën e Aleksandrit ndaj persianëve të ngjashme me atë të akejasve kundër trojanëve. Përsa i përket Kallisthenit, ai nuk pati mundësi t'a përfundonte historinë e Aleksandrit, pasi
12 e enjte, 29 janar 2009
vdiq nën tortura i akuzuar për komplot. Thuhet se shkak u bënë disa faqe dorëshkrimesh ku Aleksandri kritikohej për shumë gabime e sjellje të shthurrura. Një grup tjetër historianësh u përqendruan në thash-e-theme e anekdoda, ndodhi të bujshme ku Aleksandri përshkruhej si hamës, pijanec në dreka e darka pafund. Por me kalimin e viteve, historitë rreth Aleksandrit u përmirësuan. Një nga historianët që shoqëroi Aleksandrin ishte Aristobulus, i cili filloi t'a shkruante historinë e tij, pas shume dekadash, kur ishte 80 vjeç. Ai u bë i pari që e përshkroi Aleksandrin si një figurë dinjitoze. Aristobulus, gjithashtu ishtë i pari historian që përshkroi ngjarjen mbi Nyjen Gordiane, apo tregimin mbi shpërblimin dhe dënimin e detarit që gjeti kurorën e Mbretit apo historinë e trajtimit me respekt të priftit babilonas që parashikoi vdekjen e Aleksandrit. Por Aristobulus gjithashtu e kritikon Aleksandrin për etjen e tij për pushtime. Megjithëse Historia e Aristobulus nuk u përfill nga kolegë bashkëkohës, thuhet se ajo nuk mbeti pa u kopjuar prej tyre dhe historianëve pasardhës. Edhe historia e shkruar nga Ptolemeu, një nga gjeneralët më të afërt të Aleksandrit, nuk pati shumë sukses. Këtë histori Ptolemeu e shkroi kur ishte faraon i Egjiptit, zotërim që mori pas vdekjes së Aleksandrit. Ai shkroi kryesisht rreth betejave, pa u kujdesur për t'i zbukuruar ato, pasi qëllimi nuk ishte për të tërhequr lexuesin, por për të lënë pas dëshmi e të vërteta, sic citohet ai.
Historianët sot shpesh pyesin; përse ky dallim kaq i madh midis arritjeve gjeniale të Aleksandrit dhe cilësisë së dobët të historive rreth tij? Sipas tyre, historianët e lashtësisë e kishin të vështirë të interpretonin hapur a më
Edhe historia e shkruar nga Ptolemeu, një nga gjeneralët më të afërt të Aleksandrit, nuk pati shumë sukses. Këtë histori Ptolemeu e shkroi kur ishte faraon i Egjiptit, zotërim që mori pas vdekjes së Aleksandrit. Ai shkroi kryesisht rreth betejave, pa u kujdesur për t'i zbukuruar ato, pasi qëllimi nuk ishte për të tërhequr lexuesin, por për të lënë pas dëshmi e të vërteta, siç citohet ai.
dëshirë jetën e Aleksandrit. Ata gjithashtu e kishin të vështirë të pajtoheshin me faktin se Aleksandri nuk ishte grek. Nga njëra anë, sipermarrja e tij mund të shihej si përpjekje për të shkatërruar perandorinë persiane, dhe e
interpretuar në këtë drejtim, përbënte frymëzim për grekët, që ishin në luftë të vazhdueshme me persët. Nga ana tjetër, Aleksandri ishte "barbar" maqedonas-ilir, shtypës i rebelimit të Tebës; ngjarje që kishte ftohur entusiazmin e grekëve për të. Kjo ndoshta ishtë edhe asryeja, përse disa historianë shkruanin keq kur e paraqisnin atë si të dehur a të shthurrur. Disa madje shprehnin pakënaqësi kur Aleksandri korrte fitore ndaj persëve, sepse sa më shumë zgjaste ky sukses aq më gjatë shtetet greke do të vazhdonin të ishin nën varësinë e tij. Dhe grekë të tjerë filluan të ndjeheshin më pak krenarë kur ekspedita e Aleksandrit u kthye në mision qytetërimi që synonte një perandori-një kulturë. Por vdekja e papritur e Aleksandrit i dha fund kësaj ideje e cila, si vepër e papërfunduar, mbeti jo bindëse dhe njëkohësisht nxitëse për imagjinatën. Kështu, duke përdorur forma përshkrimesh të përcipta, historitanët bashkëkohës të Aleksandrit, duket se sillnin tregime për të shuar kurreshtjen rreth popujve larg e afër, siç kishte bërë para tyre Herodoti me historitë e tij të përziera me gojëdhëna, thënie e përralla.
KULTUR¸ IN MEMORIAM: ZEKERIA CANA
Intelektual dhe veprimtar i shquar i çështjes kombëtare Prof. Cana do të kujtohet nga qytetarët e Kosovës dhe më gjerë si historian, intelektual i guximshëm dhe veprimtar i denjë i çështjes kombëtare. Nuk ka dilemë se mungesa e tij do të jetë një zbrazëti në gazetat, revistat, takimet shkencore dhe publikimet e ndryshme. Sepse ai veçohej jo vetëm si mjeshtër i penës por edhe për temat e trajtuara pa hezitim, që është cilësi vetëm e intelektualëve të lartë dhe njerëzve të guximshëm.
Nail Draga Në Konferencën shkencore e cila u organizu në Tiranë nga 27-28 nëntor 2007, me rastin e 95vjetorit të Shpalljës së Pavarësisë së Shqipërisë, në numrin e pjesëmarrësve bënte pjesë edhe dr.Zekeria Cana. Por, kësaj here dallohej dukshëm se në aspektin shëndetësor ishte dobësuar dhe nuk e kishte atë disponimin e mëparshëm. Madje nga gjendja e tillë, nuk preferoi të vinte me ne pjesëmarrësit në Vlorë, ku vizituam kompleksin memorial të varrit të Ismail Qemait dhe Muezun e Pavarësisë. Më pas me prof. Z.Canën jam takuar në Konferencën shkencore kushtuar 130-vjetorit të LSHP, që u mbajt në Prishtinë nga data 9-10 qershor të vitit të kaluar. Ai mori pjesë me kumtesë në ketë konferencë shkencore edhe pse gjendja e tij nuk kishte ndonjë përmirësim. Por ishte guximi i tij dhe pasioni qe të jetë i pranishëm qoftë edhe disa orë në një takim të tillë shkencor mabarëkombëtar. Ndërsa më pas nga informacionet që kam pasur gjendja e tij shëndetësore është dobësuar vazhdimisht, ku vdiq në Spitalin e Prishtinës më 10 janar, ndërsa u varros më 11 janar 2009 në varrezat e qytetit në Prishtinë. Prof. Dr. Zekeria Cana, njëri ndër veteranët e histriografisë shqiptare, figurë e dalluar e historisë sonë kombëtare, u lind në Gjakovë, më 15 mars 1934. Shkollën fillore, Gjimnazin e ulët dhe Normalen i kreu në vendlindje. Punoi dy vjet si arsimtar në Irzniq dhe Deçan, duke u marrë njëkohësisht me gazetari-si korrespodent i "Rilindjes" dhe "Radio Prishtinës". Më 1954 i filloi studimet (si bursist i "Rilindjes") në Universitetin e Beogradit, ku u diplomua në degën e historisë. Punoi aktivisht në organizatat studentore. Është njëri ndër themeluesit e Shoqatës "Përpjekja" të studentëve shqiptarë që studionin në Universitetin e Beogradit dhe sekretar i parë i saj, që me veprimtarinë e vet të ngjeshur la gjurmë të pashlyeshme. Më 1959 u largua nga PKJ për shkak të mospajtimit me qëndrimin-politikën jugosllave ndaj popullit shqiptar. Nga koha e diplomimit ushtroi detyrën e profesorit të historisë dhe të ekonomisë politike në shkollat e mesme të Prishtinës dhe Gjakovës. Më 1962 u pushua nga puna dhe kaloi në Arkivin Krahinor Shtetëror të Prishtinës, por e larguan edhe së andejmi dhe qëndroi një vit pa punë. Statusi i tij u rregullua pas Plenumit IV të LKJ të Brioneve (1966). Me rithemelimin e Institutit Albanologjik (1967) u pranua aty si asistent në Degën e Historisë. Më 1975 kreu studimet pasuniversitare në Beograd dhe mbrojti tezën e magjistraturës me titull: "Lëvizja Kombëtare e Shqiptarëve në Kosovë 1908-1912 dhe qëndri-
mi i Serbisë ndaj kësaj lëvizjeje", kurse më 1984 në Fakultetin Filozofik të Prishtinës mbrojti disertacionin e doktoratës: "Socialdemokracia Serbe dhe çështja shqiptare 1903-1914". Gjatë punës në Institutin Albanologjik kreu edhe detyrën e sekretarit të Bashkësisë Krahinore të Institucioneve Shkencore, të sekretarit shkencor të "Gjurmimeve albanologjike" dhe te sekretarit shkencor të Institutit. Veç kësaj u mor edhe më përkthime nga gjuha serbokroate dhe ruse, me publicistikë dhe eseistikë, etj. Krahas punës kërkimore-shkencore bëri aktivitete të ngjeshura edhe në rrafshin shoqëror, politik dhe humanitar. Është bashkautor dhe shpërndarës kryesor i Apelit të 215 intelektualëve shqiptarë, themelues i Këshillit për Mbrojtjen e të Drejtave dhe Lirive të Njeriut dhe nismëtar i Lëvizjes së Pajtimit të Gjaqeve dhe të Ngatërresave dhe krah i djathtë i Prof.Anton Çettës. Me shkrime shkencore ka filluar nga viti 1962, ku gjithsej ka botuar 14 vepra. Ndër to duhet veçuar: "Lëvizja Kombëtare Shqiptare në Kosovë 19081912"(1979), "Shpalime historike"(1983), "Dimitrije Tucoviqi-koha dhe vepra"(1983), "Social-demokracia serbe dhe çështja shqiptare 19031914"(1986), "Gjenocidi i Malit të Zi mbi popullin shqiptar 19121913"(1997), "Shpalime historike-II"(1998), "Ditari i robërisë I-II"(2000), "Apeli 215 i intelektualëve shqiptarë"(2001), "Politika e Serbisë kundrejt çështjes shqiptare 19031913"(2006) etj. Ai po ashtu ka botuar një numër të konsideruar të artikujve dhe studimeve të ndryshme shkencore në vend dhe në botën e jashtme e po ashtu ka marrë pjesë me kumtesa në sesione dhe konferenca të ndryshme shkencore . E tërë veprimtaria shkencore e prof. Canës veçohej me akribi shkencore dhe me mbeshtetje burimore arkivore e bibliografike. Ai ishte padyshim është njohësi më i mirë i marrëdhënieve serboshqiptare në fillim të shekullit XX, dhe si i tillë studimet dhe veprat e tia do të jenë referencë e domosdoshme për studiuesit e tjerë të cilët do të trajtojnë periudhën përkatëse. Nga ana tjetër edhe botimet publicistike apo të memoarëve paraqesin një dimension të veçantë të prof. Canës, sepse ai ka pasqyruar momente të veçanta nga shoqëria kosovare dhe më gjerë duke i trajtuar çështjet pa paragjykime, intriga dhe hipokrizi, por me transparencë, qasje intelektuale dhe ne frymën e shqiptarizmës. Si rrallë kush prof. Cana pothuaj ka qenë në çdo cep të hapësirës etnogjeografike shqiptare qoftë me mision hulumtues apo të pajtimtarit, dhe si i tillë kudo ka qenë i mirëpritur. Ne ketë aspekt ai vazhdimisht me admirim ka vizituar viset shqiptare në Mal të Zi, sepse
ngjarjet historike të zhvilluara në keto mjedise kanë qenë motivim i vazhdueshëm për hulumtime e studime shkencore. Prof. Cana ka qenë mysafir i shpeshtë në qytetin e Ulqinit. Por me ketë rast dua të veçoj dy takime që kanë të bëjnë kryesisht me punën e tij krijuese si historian. Duke vlerësuar në mënyrë të veçantë punën hulumtuese të prof. Canës rreth hulumtimeve në Arkivin Shtetëror të Cetinës, ku si rezultat ishte botimi i librit "Gjenocidi i Malit të Zi mbi popullin shqiptar 1912-1913"(1997) i paraqita kërkesën për tia bërë përurimin këtij libri në Ulqin në organizim të "Art Club-it". Oferta u pranua me kënaqësi dhe përurimi u mbajt në sallën e Bibliotekës së qytetit me 24.6.1997. Para një auditori të përzgjedhur opinionit për të parën herë iu ofruan dokumente të panjohura që ndriçojnë momente të veçanta në vitet përkatëse. Ky përurim ishte një vlerësim modest nga ana e jonë për punën hulumtuese të prof. Canës. Ndërsa takimi i dytë ka të bëjë me rastin e shënimit të 70-vjetorit të prof. Riza Rexhës dhe përurimit të librit të tij "Ulqini dhe politika e Malit të Zi 1881-1912"mbajtur në Ulqin me 25.12.2005. Prof. Cana ishte recenzenti i parë i këti botimi por njëherit edhe referuesi kryesor i këti promovimi. Madje duhet thënë se ishte pikërisht prof. Cana ai i cili e ka nxitur
prof. Rexhën për të shkuar dhe hulumtuar në Arkivin e Cetinës për temën përkatëse. Prof. Cana do të kujtohet nga qytetarët e Kosovës dhe më gjerë si historian, intelektual i guximshëm dhe veprimtar i denjë i çështjes kombëtare. Nuk ka dilemë se mungesa e tij do të jetë një zbrazëti në gazetat, revistat, takimet shkencore dhe publikimet e ndryshme.Sepse ai veçohej jo vetëm si mjeshtër i penës por edhe për temat e trajtuara pa hezitim, që është cilësi vetëm e intelektualëve të lartë dhe njerëzve të guximshëm. Virtytet e prof. Canës do të kujtohen dhe nderohen përherë nga qytetarët e Kosovës dhe kudo ku ka shqiptarë.
Prof. Cana ka qenë mysafir i shpeshtë në qytetin e Ulqinit. Por me ketë rast dua të veçoj dy takime që kanë të bëjnë kryesisht me punën e tij krijuese si historian. Duke vlerësuar në mënyrë të veçantë punën hulumtuese të prof. Canës rreth hulumtimeve në Arkivin Shtetëror të Cetinës, ku si rezultat ishte botimi i librit "Gjenocidi i Malit të Zi mbi popullin shqiptar 1912-1913"(1997)
e enjte, 29 janar 2009 13
KULTUR¸
Gjonlekajt për Nënë Terezen dhe misionin e saj bamirës "… secili nga ne është krijuar për të bërë vepra të mëdha"\ Nënë Tereza, nga poezia: " Dua të kthehem në Shqipëri!"
Pjetër Jaku Me Nanë Terezen, dihet se shqiptarët i afronte gjaku, ndjenja, kombi; gjithëçka shqiptare, por ndryshon puna me Gjonlekajt e Trieshit të Malësisë së Madhe. Gjonlekajt kishin një afinitet te veçantë me NënënNobel, me Nënën-Shejtneshë, me Nënën jo vetëm shqiptare! Në botën e madhe të kësaj familje, kishte dhe ka vend për kombin, për fenë dhe për njerinë, cilido qoftë ai! Të jetuarit me malet, të jepte ndjenjën e të qënit më afër Përendisë. E, kjo nuk ndodh tek të gjithë. " Lum ti që më beson,-thotë Jezusi,- dhe kur nuk më sheh!" Edukimi fetar, hapi i parë i një afiniteti specifik Dikuj do t'i duket stonacion folja " afroj" në kohën e shkuar , përdorur në fillim të këtij shkrimi, pasi afërsia me Nënë Terezen u bë pjesë e jetës dhe mendimit të tyre. Sipas bisedave me disa malësorë nga Trieshi, prej nga vijnë Gjonlekajt , në rastin konkret Luca, Gjeka dhe Toma, ata janë nga një familje me edukim fetar shumë stabil dhe solid. Ne periudhat e caktuara kohore nuk kishte natë që familja Gjonlekaj të ulej në sofër pa i thënë uratët, të cilat i printe i zoti i shtëpisë, Mark Pjetri dhe gjithë familja si në kor i përsëriste pjesët e përsëritshme, një rit ky jo vetëm për këtë familje, po për çdo familje malësore. Bashkëfshatarët e tyre kujtojnë se, kur dilnin në bjeshkë e, atje nuk kishte altar, ose vend të caktuar për të thënë meshë, celebrimi bëhëj në shtëpinë e tyre. Shtëpia e Pjetër Lukës ishte e njohur për respektimin e fesë dhe të gjitha detyrimeve që rrjedhin prej saj. Një respekt të veçantë kjo familje kishte për murgeshat, të cilat i ishin përkushtuar Zotit, për të ndihmuar njerëzit në nevojë. Mirësia e tyre reflektonte kudo. Ato vraponin nëpër spitale, tek të varfërit. Gjithandej ato të impononin respekt, ndaj që këtu fillon afrimi me Nënë Terezen. Ky detyrim hyjnor nuk mund të kalonte pa lënë gjurmë në moshën e re të Gjekës, si më i pranishmi në kontakt me personalitetet shqiptare, për të cilat krenohej në institucionin e fjalës së lirë, ku punonte. Si, kur e ku e kanë njohur Gjonlekajt Nënë Terezen? Për Nënë Terezen Gjonlkeajt, ashtu si gjithë shqiptarët, nuk kishin asnjë informacion derisa erdhën në Amerikë. Pas ardhjes në Amerikë, në fillimin e viteve 70-të, shumë vjetë para se Nënë Tereza, të merrte çmimin nobël, Gjeka e kishte "takuar" në kopertinën e njërës prej revistave më të njohura, asaj " Time", me titullin sinjifikativ "Mother Tereza living saint" (Nënë Tereza, shenjtëreshë e gjallë). Që nga ajo kohë, ai kishte shpërndarë lajmin se Nënë Tereza, njëra nga bijat më të njohura në shqiptari, ishte një nga misionaret dhe bamirëset që e njihte gjithë bota. Nga ajo kohë, jo vëtëm Gjeka, por edhe vëllezrit Luca dhe Toma do ta bënin Nënë Terezen, si një nga më të adhuruarat e shenjtërve të gjallë. Misioni dhe humanizmi i Saj i kalonte përmasat njerëzore dhe mundësitë që kishte për të ndihmuar një përson i vetëm, siç qe e madhja Nëna Terezë! " Tetori i vitit1979 do të shënojë gëzim të madh të jetës time,- kujton Gjeka". Ishte kjo kohë kur Nënë Tereza shpërblehet me çmimin " Nobël". Që këtu, familja Gjonlekaj filloi fushatën financiare për të varfërit e Indisë, të varfërit e Nënë Terezes, siç thirreshin në ato vite. Nobeli e bëri shumë të njohur shqiptaren Nënë Tereza, që bashkë me aktorin John Belushi, do të bënin që shqiptarët të identifikoheshin me një pasaportë mirësie dhe arti të një niveli ndërkombëtar. E, kjo ishte krenaria dhe mburrja e vetme e shqiptarëve të gjallë. Në vitin 1988, Gjeka duke qenë se punonte në " Zërin e Amerikës" kishte rastin , që në një konferencë për shtyp, në OKB, ta pyeste Nënë Terezen, se kur do ta vizitonte Shqipërinë dhe, Ajo i ishte përgjigjur: " Lus Zotin, që një ditë të më jepet mundësia ta vizitoj Shqipërinë. Unë jam shqiptare dhe e dua popullin shqipar"! Po atë vit,- kujton Gjeka u zhvillua një takim me shqiptarët në Kishën '" Shën Ritas", ne Bronx , ku u mblodhën edhe një shumë e konsiderushme ndihmash për të varfërit. Në atë takim merrte pjesë edhe Imzot Rrok Mirdita dhe Don Pjetër Popaj. Një lutje e plotë e Nënë Terezes në gjuhën shqipe Gjeka e ruan si një nga kujtimet e përjetëshme , jo vetëm të tijën, por dhe të brezave që do vijnë, zërin original të Shëjtëreshës Nënë Tereza, të regjistruar po atë vit, pra më 1988, në New York. Në atë inçizim është zëri original i Nënë Terezes në gjuhën shqipe, duke prirë uratën e njohur "Puna e penimit". Nga fillimi deri në fund në shqip. E kjo është data 17 qershor 1988! Nënë Tereza, 1988 Këtë pasuri që nuk mund të vlerësohet, Gjeka mendon t'ia dorëzojë një
14 e enjte, 29 janar 2009
kompozitori të njohur, për ta muzikuar. Gjonlekajt, në këtë rast, mblodhën afro 10 mijë dollarë për misionin e saj. Duke qenë në " Zërin e Amerikës", Gjeka kishte shfrytëzuar të gjitha mundësitë ta përcillte në çdo moment Nënë Terezen, me pathosin dhe ndjenjën e zjarrtë, për t'i dhënë emrit dhe veprës së Saj, madhështinë që kishte, hyjninë që kishte, dashurinë që kishte, gjithëçka të mirë që mbartëte ky mision! Më vjen keq, - thotë Gjeka, se ndoshta i kam "bezdis" drejtuesit e këtij institucioni, pasi, pothuajse e kisha kthyer " Zërin e Amerikës' në misionin e Nënë Terezes, aq kohë i jepja porosive të Saj dhe vizitës së Saj në Amerikë. Por, ndjej kënaqësi të pashprehëshme, kur shumë shqiptarë, pas hapjes së Shqipërisë dhe ardhjes së tyre në Amerikë, ma kanë thënë, se e kanë dëgjuar e përcjellur vazhdimisht " Zërin e Amerikës" dhe, sidomos vizitën e Nënë Terezes në këtë vend.
por asnjëherë shkruar. Shkrimin e parë dhe emrin e Katedraes së Prishtinës e ka dhënë gazetari dhe botuesi i njohur Gjekë Gjonlekaj, me artikujt e botuar në gazetat " Zëri" dhe " Koha ditore". Kur pyesim Gjekën për këtë ide, ai përgjigjet: " Kisha menduar disa herë që Nënë Terezes t'i jepej një mirënjohje maksimale që të jetë e mundur. Për këtë kisha biseduar disa herë me përsonalitete fetare, politike dhe kulturore te botës shqiptare. Kisha menduar, se deri atëherë ( kur të miratohej), do të beatifikohej Nënë Tereza dhe shpejtohej proçesi i Lumnimit te
Një poezi nga Nënë Tereza kushtuar familjes Gjonlekaj Është diçka e rrallë, që Nënë Tereza të frymëzohej deri në krijimtarinë e Saj më përsonale dhe më të ndjeshme, siç është poezia. Duke parë përkushtimin në fe dhe besimin tek feja tek familja Gjonlekaj si pak kush tjetër, frymëzimi i saj gjenë kohë t'u kushtohet në vargje këtyre fisnikëve , që u vunë me mish e me shpirt në përkrahje të misionit të Saj, me besimin, se çdo ndihmë shkon për Zotin dhe ai do t'i vlerësojë një ditë ndihmat e secilit. Që nga ajo kohë ( viti 1988 ) e deri sa ndrroi jetë, Gjonlekajt kanë mbajtur korrespodencë dhe miqësi të vazhdueshme me Nënë Terezen. Në mars të vitit 1997, në kohën e trazirave të mëdha shqiptare, kjo familje i ka dërguar një telegram Nënë Terezes, që të lutet për Shqipërinë, ta shpëtojë nga gremina ku ishte nisur. Turbullirat e kësaj kohe ishin shumë të mëdha dhe te frikshme, ndaj kjo familje i përjetoi thellë ato ngjarje. Po këtë vit, në qershor, Gjonlekajt takohen për më shumë se gjysëm ore me Nënë Terezen, në misionin e saj në New York, ku Ajo i kishte pritur, jo vetëm si njerëz të një gjaku, por si të afërt të gjakut, duke i dëgjuar dhe folur me ta , si nëna me bijtë, si motra me vëllezrit! Në fillim të viteve 90-të, motrat e vëllezërve Gjonlekaj do ta vizitonin Nënë Terezen, në spitalin e San Diegos, ku Nënë Tereza iu nënshtrua një operimi në zemër. Ajo vetë, përsonalisht, nuk ka mundur t'i takojë, por me porosi të Saj, mjekët që i shërbenin u kanë dhënë nga një simbol të dhuruar nga dora e Saj, që e ruajnë edhe sot. Në këtë rast, shqiptarët Bruno Selimaj dhe Dino Asanaj porositën faqen e parë të gazetës " Illyria" me një lutje për shëndetin e Nënë Terezes, të cilën Gjeka ia dërgoi në Indi. Me të marrë gazetën, Nënë Tereza. do t'i falënderonte Brunon dhe Dinon për gjestin e tyre fisnik, që mund dhe duhej bërë për çdo njeri.kjo familje, dhe sot e kesaj dite, kujdeset Pandërprerë për Misionin e Saj në New York. Takimi i fundit, për të mos u ndarë me Nënë Terezen Nga viti 1979 deri në vitin 1997 Gjonlekajt kanë pasur lidhje të vazhdueshme me Nënë Terezen, në të gjitha format dhe mundësitë. Në vitin 1997, e takojnë për herë të fundit, pa e besuar se nuk do ta shohin më fizikisht, nënën e vogël me shpirt të madh. Ajo kishte ardhur në Uashington, e ftuar për të marrë " Medaljen e lirisë", por takimin e bënë në New York. Ajo nuk do të kthehej në Indi, pa i takuar Gjonlekajt. Gjatë këtij takimi, Ajo e kishte ftuar Gjekën të shkonte në shtator në Indi, duke e porositur të përgaditej për vapën e madhe që mban atje. Nënë Tereza në Shqipëri Tre muaj më vonë, Gjeka kishte shkuar në Kalkutë për të marrë pjesë ne varrimin e Saj, dhe me këtë rast, Elez Biberaj e kishte autorizuar që të jetë korrespondenti special i "Zërit të Amerikës" për këtë ceremoni të madhe mortore në Indi. Periudhë e vështirë për Gjonlekajt Në periudhën 1988-1993, për 6 vjet, Gjonlekajt kalojnë një kohë të veshtirë në ekonominë e tyre. Biznesi i tyre kishte rënë shumë poshtë, por asnjëherë morali dhe mundësitë për të ndihmuar. Në shtëpitë e Gjonlekajve, Nënë Tereza prej vitesh ishte bërë pjesë e lutjeve. Njëra prej rruazareve të uratës, ishte lutja për Nënë Terezen. Në secilën shtëpi, portreti i Nënë Terezes ishte vënë në një pozicion të tillë, që kushdo dilte dhe hynte në shtëpi, të mos mund të dilte ose të hynte pa u përshëndetur me Të. Veç punës së tyre, përherë e më në rritje, veç përkushtimit maksimal dhe besimit të përhershëm në aftësitë dhe mundësitë e tyre, falë ndihmave që bënë, edhe atëherë kur mezi jetonin e paguanin billat, punët dhe të ardhurat e tyre ngjiteshin, sa herë dhe sa më shumë ndihmonin. Kjo është bindja e tyre e paluhatshme! Katedralja e Prishtinës me emrin e Nënë Terezes Rreth vitit 2000 është folur për ndërtimin e një Katedrale në Prishtinë,
Saj. Pra, Lumnimi do të bëhëj. Pa u bërë këto, Katedralja nuk mund të merrte emrin e saj". Parashikimet e Gjekës ishin precize, pasi në tetorin e vitit 2003 Nënë Tereza është beatifikuar. Tanimë , emri i Saj nuk mund të kundërshtohej! Pas kësaj kohe, janë bërë disa shkrime nga përsonalitete kulturore të Kosovës. Eshtë kontaktuar vazhdimisht, sidomos nga Gjeka, me të ndjerin, Imzot Mark Sopi, Ipeshkëv i Kosovës, me Don Shan Zefin, sekretar i Ipeshkvisë etj. Gjeka të flet me shumë mirënjohje dhe respekt të veçantë për shkrimtarët Ali Podrimja,Visar Zhiti dhe Qerim Ujkani, për mbështetjen që i kanë bërë kësaj ideje, e cila po realizohet, për të gjithë intelektualët e Kosovës, që e përkrahën këtë ide, pa marrë parasysh përkatësitë fetare të tyre. Katedralja dhe riatdhesimi i Nënë Terezes janë ide origjinale të Gjekë Gjonlekaj, i cili asnjehërë nuk dëshiron të flasë në veten e parë. Në të gjitha bisedat, ai thotë "Gjonlekajt", duke kujtuar të mos harrohen Luca dhe Toma, pasi njëlloj si Gjeka kanë ndihmuar edhe ata. Ndihmat e Gjonlekajve për Katedralen dhe çeshtje të tjera kombëtare e fetare Në vitin 2006, familja Gjonlekaj ( Gjeka, Luca dhe Toma ) premtuan 100 mijë dollarë për Katedralen "Nënë Tereza", në Prishtinë. Premtimi ishte që, sapo të fillojë ndërtimi (hidhen themelet) e Katedrales, të paguanin këstin e parë prej 50 mijë dollarësh dhe, më vonë, sipas fazave të ndërtimit dhe nevojave, të paguhej pjesa tjetër. Në verën e vitit 2007, Ipeshkvit të Kosovës, Imzot Dodë Gjergjit, i është bërë telegram për pagesën e parë por, me ardhjen e Tij në Amerikë, në fund të nëntorit dhe fillim të dhjetorit të vitit 2007 u realizua pagesa e parë e ndihmave të Gjekës, Lucës dhe Tomës , për të cilat kanë marrë edhe konfirmimin, se kanë mbërritur në destinacion, nëpërmjet Kishës " Zoja e Shkodrës" të New Yorkut. Nuk ma do mendja që të jetë edhe një familje tjetër në botën shqiptare, që ka kontribuar në këtë masë për Katedralën dhe çështjen shqiptare. Gjonlekajt nuk kanë ndihmuar vetëm Katedralen "Nënë Tereza" të Prishtinës, por edhe komunitete fetare të tjera në Amerikë dhe Atdhe. Nuk është aspak shumë të thuhet, se kjo familje, me ndihmat e saj, e ka kaluar shumën prej gjysëm miljoni dollarë. E, kjo nuk është pak, për një familje, që nuk është shumë e pasur! Gjeka-botues, i cili edhe këtu flet për meritën dhe përkrahjen e vëllezërve, është një temë tjetër, që duhet trajtuar veçmas!
AGROKULTUR¸ PRODHIMI BUJQËSORË
Fshatarët, tepricat dhe shteti
Në përputhje me përkufizimin për fshatarët, ata janë gjithmonë pjesë e një sistemi ekonomik më të madh, që në shkallë të ndryshme përcakton kushtet në të cilat ata mbijetojnë si prodhues bujqësorë.
Mr Enis Gjokaj Debati teorik për fshatarët lidhet me mbijetesën ose qëndresën e forcës fshatare për të prodhuar brenda mënyrës kapitaliste të prodhimit. Dy pikëpamjet e kundërta rreth këtij problemi argumentojnë sa vijon: E para - pasqyron pozicionimin klasik, se presioni që ushtrojnë marrdhëniet kapitaliste në prodhim mbi fshatarët, në mënyrë të pashmangshme duhet të çojë në shpërbërjen e tyre si një formë e veçantë e prodhimit, nëpërmjet proçesit të diferencimit social, në dy klasa shoqërore: - fermerë kapitalistë dhe - punëtorë bujqësie me mëditje. Arsyet e këtij procesi janë: 1. Institucioni i pronësisë private mbi tokën. 2. Përdorimi i diferencuar i praktikave të avancuara të kultivimit nga bujqit individualë. 3. Braktisja e detyruar e pronave nga fshatarët që nuk mund të konkurrojnë në treg me fqinjët e përparuar. 4. Bllokimi i fshatarëve që kanë borxhe nga kreditorët. 5. Rritja e pajtimit në punë të punëtorëve me mëditje nga ata fermerë që janë më të suksesshëm, etj. Ky proces konsiderohet nga shumë autorë si i shmangshëm në kapitalizëm, por edhe i nevojshëm me qëllim që sektori bujqësor të kontribuojë si duhet në rritjen ekonomike. Ai vështrohet nga një herë jo si proces objektiv që realizohet vetvetiu në kohën e caktuar, por si një nevojë strategjike që një bujqësi më efikase dhe e orientuar nga tregu të mund të furnizojë sektorin jobujqësor me produkte ushqimore të lira, me lëndë të para dhe me fuqi punëtore. E dyta - arsyeton se prodhimi bujqësor familjar ka një logjikë të brëndshme dhe krijon mundësi t’i bëjë ballë presionit të marrdhënjeve kapitaliste në prodhim dhe të riprodhojë vetëm për vehtën. Komponentet e kësaj situate janë: - Aftësia e fshatarëve për të plotësuar nevojat e tyre të riprodhimit të thjeshtë, në saje të kontrollit të tyre mbi mjetet e prodhimit, sidomos mbi tokën. - Normat shoqërore të bashkësisë fshatare, që më tepër priren drejt reciprocitetit, sesa drejt rritjes së fitimit individual. - Faktorët demografik në ciklin e jetës të familjeve fshatare nga një breg në tjetrin, i kundërvihen përqendrimit të tokës në duar të fermerëve, për shkak të ndarjes së saj midis trashëgimtarëve. - Aftësitë e fshatarëve për të kapërcyer vështirësitë e tregut, nëpërmjet intensifikimit të punës për prodhim- siç quhet ndryshe, aftësia e fshatarëve për t’u vetëshfrytëzuar. - Faktorët specifikë natyrorë ose teknikë të bujqësisë, që e bëjnë atë jotërheqëse për kapitalin, si: a) kohëzgjatja e madhe e ciklit prodhues, b) ndryshueshmëria e klimës, c) rreziku i madh i dështimit, d) vështirësitë për mbikqyrje, etj. - Avantazhet funksionale për kapitalizmin, si ushqimet e lira, rreziku i vogël, që e lënë bujqësinë në duar të fshatarëve. - Fleksibilitete të tjera që ka prodhimi fshatar në lidhje me llojet e prodhimeve, me përdorimin e punës dhe me burimet e të ardhurave nga aktivitetet bujqësore e jobujqësore. Mungesa e akumulimit në ekonomitë fshatare nuk ndodhë për shkak të kufizimeve materiale të fshatarëve, por për shkak se marrëdhëniet kapitaliste në prodhim i shtyjnë ata vazhdimisht të bëjnë vetëm riprodhim të thjeshtë. Përvetësimi i tepricave Sistemi përvetëson çdo tepricë që prodhojnë fshatarët, duke i lënë ata gjithmonë në nivelin e riprodhimit të thjeshtë. Në shkrimet mbi ekonominë fshatare hasen shumë përkufizime për tepricat, siç janë: - Teprica e shitur, si pjesë e prodhimit fizik që shitet në treg dhe që nuk ruhet për konsum shtëpiak; - Teprica financiare, si pjesë e vlerës së shitur të prodhimit fshatar e që nuk kthehet prapë tek prodhuesit me të njëjtin çmim që është marrë; - Pjesa e vlerës shoqërore, që prodhohet nga puna e fshatarit mbi nevojat e riprodhimit të thjeshtë të familjes fshatare. Kjo
është e ngjashme, por nuk duhet ngatërruar me mbivlerën e prodhuar nga puna në marrëdhëniet kapitaliste në prodhim, sepse fshatarët mbajnë për vete një pjesë të kësaj teprice dhe se nuk janë vetëm kapitalistët që marrin pjesë të kësaj teprice. Përvetësimi i tepricës konsiderohet si komponent i produktit total të punës së fshatarit që merren nga klasat ose grupet e tjera sociale të shoqërisë. Evidencohen shtatë mekanizma apo mënyra nëpërmjet të cilave grupet e tjera sociale përvetësojnë një pjesë të produktit të fshatarëve, si: 1) Renta me shërbime pune, si formë përmes të cilës për përmbushjen e nevojave të tyre fshatarët kryejnë punë të detyruar për pronarët. Kjo praktikë vazhdon në disa shoqëri latinoamerikane. 2) Renta në natyrë, lidhet në pjesën e prodhimit që fshatari rentëmarrës duhet t’i jap pronarit të tokës për përdorimin e tokës së marrë me rentë. Është tipar i rëndësishëm i prodhimit fshatar në shumë vende në zhvillim. 3) Renta në para, lidhet me shumën e parave që fshatari rentëmarrës i paguan pronarit të tokës për përdorimin e saj sipas kontratës përkatëse. Niveli i kësaj rente pasqyron dendësinë e kërkesave për tokë dhe produktivitetin e bujqësisë fshatare. 4) Përvetësimi i mbivlerës nëpërmjet pagës, lidhet me punën me mëditje që kryen fshatari për të siguruar të ardhurat jashtë fermës, e që me pagën qe merr nuk justifikon punën e kryer (merr vetëm një pjesë të saj).
fshatar për të mbijetuar. Procedurat jashtë ekonomisë fshatare lidhur me uljen e çmimeve të produkteve të prodhuara nga fshatarët, ose çojnë në uljen e të ardhurave të fshatarit ose kërkojnë më tepër punë nga fshatarët për të ruajtur të pandryshuar nivelin e të ardhurave. Të dy këta faktorë përshkruhen si "riprodhim i thjeshtë" i detyruar, që u imponohet fshatarëve nga tregu. Ata mund të kompensohen nëpërmjet këtyre rrugëve: - përshtatjes së fshatarëve ndaj kostos më të ulët dhe - aplikimit të metodave për rendimente më të larta prodhimi. Nga kjo, argumentohet se efikasiteti i fshatarëve është rezultat i këtyre presioneve të jashtme që ushtrohen mbi ta dhe jo një aftësi e trashëguar e tyre për të mbijetuar. Është argumentuar se disa aspekte të prodhimit bujqësor janë të vështira për mardhëniet kapitaliste në prodhim, çka pengon avancimin e kapitalizmit në bujqësi. Si faktor kryesor për këtë janë kohëzgjatja e ciklit të prodhimit bujqësor krahasuar me kohën kur kryhet puna, çka çon në angazhim sezonal të fuqis punës. Bazuar në arsyetimet e mësipërme për mbijetesën e prodhimit bujqësor fshatar në kushtet e kapitalizmit të zhvilluar, duhet thënë se bujqësia kapitaliste nuk është e vetmja rrugë që mund të marrë zhvillimi agrar. Një rrugë alternative është kalimi nga bujqësia familjare në fermat tregtare familjare, në kontekstin e tregjeve plotësisht të zhvilluara të faktorëve dhe të produkteve. Në praktikë, bashkëveprimi i forcave të ndryshme, të kundërta
5) Përvetësimi nëpërmjet çmimeve, lidhet me mundësinë e kufizimit të të ardhurave të fshatarit për shkak të rënies së çmimeve të shitjes së produkteve të faktorëve prodhues, ose për të dyja arsyet së bashku. 6) Përvetësimi nëpërmjet fajdesë-kamatës, lidhet me marrjen e huave nga fshatari me norma interesi që nuk pasqyrojnë normat e tregut konkurrues në ekonominë kombëtare apo ndërkombëtare. Kjo ndodh për shumë arsye, por forma më shkatërrimtare është kur fshatarët ngecin në një cikël borxhi të përhershëm ndaj një pronari, huadhënësi ose tregtari që kërkon interes aq të lartë sa që vlerëson ai se mund të japë fshatari, sepse vazhdimi i mbijetesës për fshatarin varet nga përballimi i detyrimit të pagesës ndaj kreditorit. 7) Tatimi i fshatarit, është forma me të cilën shteti merr një pjesë të prodhimit të fshatarëve. Për shkak të vështirësive administrative fshatarët rrallë tatimohen direkt mbi të ardhurat e tyre, por më tepër tatimi i tyre është indirekt nëpërmjet tatimeve mbi faktorët ose prodhimet e fermës. Në disa vende tatimet e eksportit janë një mekanizëm i rëndësishëm me anë të të cilit të ardhurat kalojnë nga fshatarët tek shteti. Pra, siç shihet, tre nga këta mekanizma veprojnë nëpërmjet qirave, tre nëpërmjet tregjeve dhe një nëpërmjet shtetit. Ulja e vlerës shoqërore të kohës së punës të fshatarit, që shpesh quhet zhvlerësim i punës së fshatarit, paraqet ndeshjen e metodave të prodhimit me kosto më të ulët me aftësinë e prodhimit
në lidhje me mbijetesën e prodhimit fshatar, përcakton dhe fatin e vetë shoqërive fshatare. Në rrethana të caktuara mbizotërojnë forcat e dezintegrimit, në të tjera rrethana ato të stabilitetit. Në shoqëritë e sotme bujqësore këto forca të kundërta ndikohen nga dy faktorë që meritojnë vëmendje. I pari, është intensiteti i presionit që ushtrohet mbi fshatarët për të prodhuar tepricat. I dyti, është roli i shtetit në qëndrueshmërinë ose paqëndrueshmërinë e prodhimit fshatar, i cili pranohet edhe nga ekonomistët e tregut të lirë. Bile atje ku zhvillimi i marrëdhënjeve kapitaliste në prodhim është i dobët dhe i pabarabartë, vetë shteti mund të mos i ketë bazat materiale për të mbijetuar po të mos tërheqë teprica të mëdha nga popullsia fshatare e tij, sidomos kur ajo është e konsiderueshme. Shteti mund të ushtrojë ndikim të madh në perspektivat afatshkurta dhe afatgjata të prodhimit fshatar. Kjo ndodh sepse shteti: - mund të lidhet më shumë me kapitalin e madh privat se sa me atë të vogël, - më direkt mund të zëvendësojë tregun duke i rregulluar çmimet dhe kanalet e marketingut të produkteve dhe të faktorëve të prodhimit bujqësor.
e enjte, 29 janar 2009 15
MOZAIK GJUHËSI
Vepër madhore e gjuhësisë shqiptare Atlasi dialektologjik i gjuhës shqipe, Tiranë-Napoli, 2007 Këto ditë, pas një periudhe të gjatë qysh kur ishte mbaruar e dorëzuar në shtyp, u botua në Napoli Atlasi dialektologjik i gjuhës shqipe (ADGJSH), vepër madhore e gjuhësisë shqiptare, emërtesë e Akademisë së Shkencave, hartuar nga një grup specialistësh të dialektologjisë, punonjës të Institutit të Gjuhësisë dhe të Letërsisë, fryt i një pune të mundimshme e shumëvjeçare, në të cilën, për herë të parë në historinë e albanologjisë, dialektet e shqipes paraqiten sipas metodës së gjeografisë gjuhësore, në dy vëllime me harta dialektologjike. Atlasi, vëllimi i parë i të cilit sapo ka dalë në qarkullim dhe së afërmi del edhe vëllimi i dytë, është realizuar nga emra të njohur të gjuhësisë shqiptare, si: prof. dr. Jorgji Gjinari (drejtues), prof. dr.Bahri Beci, prof. dr. Gjovalin Shkurtaj dhe prof. dr.Xheladin Gosturani, të cilët jo vetëm plotësuan një mangësi të dukshme të Albanologjisë sonë, por edhe e rreshtuan shqipen në radhën e atyre gjuhëve që prej kohësh kishin hartuar vepra të tilla.
Atlasi dialektologjik i gjuhës shqipe (shkurt: ADGJSH) shënon kurorëzimin e punës e të përpjekjeve shumëvjeçare në terren, për të mbledhur materialin sipas pyetësorit përkatës, dhe në zyrë e në kartotekën e dialekteve të shqipes, pastaj edhe në hartat për paraqitjen e
U. S. EMBASSY PODGORICA Announces an open position for
GUARD
BASIC FUNCTION OF THE POSITION Performs guard service to safeguard American Embassy property and personnel. Recognizes emergencies, unusual incidents, and developing problems. Checks ID cards, screens visitors and vehicles, and controls parking around Embassy building. Maintains log books and security equipment at various posts. May be required to work at other locations. QUALIFICATIONS REQUIRED Education: Completion of High School required. Prior Work Experience: Must have one year of experience in a security related field. Language proficiency: English language ability - Level II (limited knowledge) required. Fluency Level IV in language of Montenegro is required. Skills and abilities: Possession of a valid driver's license (category B) required. Other: Completed compulsory military service (applies to Ordinarily Resident citizens only). Must be able to work 12-hour day or night shifts, weekends and holidays. Must pass security background check. CLOSING DATE FOR THIS POSITION: FEBRUARY 10, 2009. POTENTIAL CANDIDATES ARE INVITED TO SUBMIT APPLICATION: Via e-mail: podgoricajobs@state.gov Via fax: +385-1-661-2371; Via mail: American Embassy Zagreb Human Resources Office - Job Application (Guard) T. Jefferson 2, 10010 Zagreb, Croatia More information on this Vacancy Announcement can be found on the following web site http://podgorica.usembassy.gov An Equal Opportunity Employer The US Mission in Montenegro provides equal opportunity and fair and equitable treatment in employment to all people without regard to race, color, religion, sex, national origin, age, disability, political affiliation, marital status, or sexual orientation.
16 e enjte, 29 janar 2009
dukurive të dielekteve të shqipes sipas metodës së gjeografisë gjuhësore ose me anën e atlasit dialektologjik. Atlasi është, pa dyshim, një nga veprat më madhore të gjuhësisë shqiptare deri më tani, që radhitet për nga rëndësia krahas "Fjalorit" dhe "Gramatikës së gjuhës së sotme shqipe". Kjo vepër është kurorëzim i zbatimit për herë të parë të gjeografisë gjuhësore në studimin e dialekteve të shqipes dhe paraqet në mënyrë të plotë e më të saktë dukuritë dialektore të gjuhës sonë me shtrirjen e tyre në krejt truallin shqiptar e në diasporën historike më të vjetër arbëreshe. Mbi këtë bazë, sigurisht, do të zgjerohen e do të thellohen më tej njohuritë për dialektet e shqipes dhe do të bëhet e mundur të nxirren përfundime më të përditësuara për gjendjen e sotme të dialekteve tona e për historinë e tyre, duke u bërë mbështetje e gjithanshme për studime më të thelluara në këtë fushë. Veprat e mëdha gjuhësore, sidomos fjalorët shpjegues, gramatikat akademike normative dhe atlaset kërkojnë punë në grup dhe kohë të gjatë realizimi. Atlasi ynë, duke qenë se kërkonte edhe shumë eksplorime në teren, që nga Vermoshi në Konispol, brenda hapësirave të Republikës, po edhe në trojet kompakte ballkanike të shqipes e në diasporat historike, ka zgjatur rreth njëzet vjet qysh nga ideimi e hartimi i parimeve teorike dhe i pyetësorëve përkatës, duke u aktivizuar në atë punë kryesisht katërshja e bashkautorëve të lartpërmendur. (Për disa anketime dhe ndonjë proces tjetër, por jo gjatë gjithë kohës, kanë bashkëpunuar edhe studiuesit prof. dr.Menella Totoni e prof. as.dr.Anastas Dodi). Vepra ka përfunduar qysh në vitin 1989, por u vonua në shtyp për arsye se botimi i saj kërkonte cilësi të lartë tipografike dhe kjo u përballua me ndihmën bujare të Universitetit Oriental të Napolit e sidomos falë kujdesit të prof. Italo Costante Fortino. Idetë dhe projektet e para për një atlas gjuhësor të shqipes Hartimi i një vepre të tillë madhore për një gjuhë, si synim, për gjuhësinë tonë, i takon kohës së para Luftës së Dytë Botërore. Për herë të parë çështjen e realizimit të një atlasi gjuhësor të shqipes e pat shtruar dijetari italian Mateo Bartoli, i cili, krahas punës së vet për "Atlasin gjuhësor italian", pati projektuar edhe hartimin e një "Atlasi gjuhësor shqiptar" për të cilin ai jepte informime edhe në "Bolletino dell' Atlante linguistico italiano", Udine, 1933. Sipas një shkrimi të Atë Benedikt Demës, kritik dhe linguist, asokohe, "Ministria e Arsimit e Italisë i dha ndihmat e para financiare Mateo Bartolit për të filluar punën për këtë Atlas" dhe ai, më 1943, hyri në lidhje me studiuesin shqiptar Eqrem Çabej, atëherë në fillimet e karrierës së tij si gjuhëtar, por me një përgatitje të mirë dhe premtuese si ish-nxënës i Paul Kreçmerit (Kretshmer), të cilin e caktoi si anketues e realizues të veprës dhe i dha këshillat e ideimin e nevojshëm si dhe mbështetjen e tij për fillimin e punëve përgati-
tore. E. Çabej punoi për një kohë të gjatë në Laboratorin e "Atlasit gjuhësor italian" duke hartuar atje pyetësorin e "Atlasit gjuhësor shqiptar" bashkë me Ugo Pelisin. Gjithashtu, për këtë vepër, Çabej u konsultua atëherë edhe me Sever Popin, dialektolog i shquar rumun, i cili shënon se "i ofroi atij përvojën e vet dhe ndikoi të fuste në pyetësor një numër pyetjesh që ekzistonin në pyetësorin e atlasit rumun", por që nuk i kishte pyetësori i ALI-së. Mjerisht, kjo nismë kaq interesante e dijetarit dhe gjuhëtarit më të madh shqiptar mbeti e parealizuar, së pari, për shkak të ndryshimeve politike në Shqipëri gjatë Luftës së Dytë Botërore e pas saj. *** Hartat e ADGJSH-së I gjithë trualli i shqipes që përfshin ADGJSHja paraqitet në harta me shkallë 1: 1.600.000. Brenda kësaj harte zënë vend arealet e vijueshme të të folmeve të Republikës së Shqipërisë dhe ato të trevave shqiptare në Republikën e Kosovës, në Mal të Zi, në Maqedoni e në Serbinë Jugore (Peshteri, Presheva) dhe të folmet e Çamërisë, në Greqi, të ndara me shenja të kufijve shtetërorë. Në skajet e hartës janë vendosur hapësirat e diasporës arbëreshe të Greqisë e të Italisë dhe të Dalmacisë, sigurisht me një shkallë tjetër, më të madhe. Në fillim, ADGJSH-ja ka disa harta jogjuhësore: harta fizike, harta administrative, harta historike, harta etnografike, harta me emrat e katundeve ose qyteteve ku janë bërë anketimet dhe rreth 700 harta gjuhësore. Hartat e Atlasit janë dy llojesh: harta sqaruese dhe harta josqaruese dmth. harta ku shënohet fjala pranë numrit të pikës së anketuar dhe harta ku nuk vihen fjalët a format, por simbole të llojeve të ndryshme. Pas hartave analitike ka edhe harta përgjithësuese. Në shumë harta leksikore dhe në disa harta morfologjike dallimet gramatikore dhe dallimet fonetike që nuk janë objekt i tyre, pasqyrohen në një tregues në shpinën e hartës paraprirëse. Në tregues, sipas një renditjeje të shkallëzuar, pasqyrohen variantet e ndryshme gramatikore, fjalëformuese e fonetike për hartën leksikore dhe variantet fonetike për hartën morfologjike. Sigurisht, këta tregues bëhen vetëm kur shihet e domosdoshme. Po kështu, kur është e nevojshme, edhe komentari jepet brenda hartës përkatëse. Atlasi dialektologjik i gjuhës shqipe është, pa dyshim, një nga veprat më madhore të gjuhësisë shqiptare, që radhitet për nga rëndësia krahas "Fjalorit" dhe "Gramatikës së gjuhës së sotme shqipe". Kjo vepër është kurorëzim i zbatimit për herë të parë të gjeografisë gjuhësore në studimin e dialekteve të shqipes dhe paraqet në mënyrë të plotë e më të saktë dukuritë dialektore të gjuhës sonë me shtrirjen e tyre në krejt truallin shqiptar e në diasporën historike më të vjetër arbëreshe. Mbi këtë bazë, sigurisht, do të zgjerohen e do të thellohen më tej njohuritë për dialektet e shqipes dhe do të bëhet e mundur të nxirren përfundime më të përditësuara për gjendjen e sotme të dialekteve tona e për historinë e tyre.Në konkursin e organizuar nga Qendra Albanologjike e vendit, Atlasi u përzgjodh ndër veprat më të mira të kohës dhe konkuroi me mjaft dinjitet shkencor, si vepër kolektive me rëndësi kombëtare.
FEJTONI ULQINI NË VITET E LIDHJES SHQIPTARE TË PRIZRENIT 1878-1881 (7)
Propozimi i ri i Fuqive të Mëdha
Më 11 qershor 1880 u pranua parimisht propozimi i ri nga të gjitha Fuqitë e Mëdha, me përjashtim të Turqisë. Po me këtë datë u bë e njohur se krajl Nikolla, në parim, e pranonte propozimin, por e lutej që të merrte njoftim me shkrim, sepse edhe ai do të vepronte po në të njëjtën mënyrë. Definitivisht, më 12 qershor 1880 të gjitha Fuqitë e Mëdha miratuan propozimin që Mali i Zi të kompensohet me toka në bregdet.
Mr. Riza Rexha Austro-Hungaria, me arritjen e marrëveshjes së Fuqive të Mëdha për çështjen e Ulqinit, del haptazi si fuqia kryesore për ta bërë realitet dorëzimin e tij. Vjena ia tërhoqi vëmendjen Malit të Zi se dispozitat e nenit 29 të Traktatit të Berlinit, të cilat kanë të bëjnë me bregdetin e Tivarit, vlenin edhe për bregdetin e Ulqinit. Hajlmere kërkonte tash që çdo gjë të definohej detajisht, me seriozitet, në mënyrë që të mos ndodhte ajo që ndodhi me Plavën dhe Gucinë, Hotin dhe Grudën. Përfaqësuesi austro-hungarez në Cetinë, Temel, me një notë e lajmëroi ministrin e Punëve të Jashtme të Malit të Zi, Stanko Radonjiqin, se qeveria austrohungareze pajtohej me propozimin e ri për kompensim territorial. Stanko Radonjiqi i ktheu përgjigje se e kishte marrë notën. Krajl Nikolla e autorizoi Stanko Radonjiqin që në emër të tij t'i shprehte falënderim qeverisë austro-hungareze e cila në këtë rast tregoi një kujdes të veçantë për Malin e Zi. Qeveria angleze u angazhua energjikisht që Porta t'i zbatonte obligimet e parapara me Traktatin e Berlinit. Duke pasur dëshirë që kjo çështje të zgjidhej sa më parë, ambasador të ri në Stamboll e caktoi politikanin dhe diplomatin e shquar, Goshenin. Më 6 qershor 1880, ambasadorët e Fuqive të Mëdha u takuan te doajeni i korit diplomatik në Stamboll, ambasadori gjerman, grofi Hacfelld dhe u pajtuan
që të përpilonin një notë që do t'i dorëzohej Portës. Redaktimi i notës iu besua ambasadorit të Francës, Tisos. Novikovi (rus) kërkonte që në notë të qëndrojë kërkesa që Porta e Lartë t'ia japë Malit të Zi territorin e caktuar në vend të Plavës dhe Gucisë, pa kurrfarë kushti. Ai theksonte se duhej të kërkohej energjikisht nga Porta që të deklarohej haptazi se çfarë masash do të ndërmerrte për lëshimin e territoreve të parapara. Në notën e fuqive evropiane të datës 9 qershor 1880 kërkohej nga Porta e Lartë që të përcaktohej për çështjen e kufijve me Malin e Zi. Ndryshe, po qe se nuk ndërmerrte masat e nevojshme, përgjegjësinë për pasojat eventuale do ta mbante ajo. Nga situata e zhvilluar, më parë duhej të kërkohej nga Porta e Lartë që të sqarohej çështja e memorandumit të prillit, e pastaj të vazhdonte aktiviteti i kompensimit me Ulqin. Më 11 qershor 1880 u pranua parimisht propozimi i ri nga të gjitha Fuqitë e Mëdha, me përjashtim të Turqisë. Po me këtë datë u bë e njohur se krajl Nikolla, në parim, e pranonte propozimin, por se lutej që të merrte njoftim me shkrim, sepse edhe ai do të vepronte po në të njëjtën mënyrë. Definitivisht, më 12 qershor 1880 të gjitha Fuqitë e Mëdha miratuan propozimin që Mali i Zi të kompensohet me toka në bregdet.
E VËRTETA PËR MAQEDONINË E VJETËR DHE TË RE (11)
Maqedonët, monedhë kusuritjeje
Sllavët e vendosur në ish territoret e Maqedonisë Antike në kohën e romantizmit të shek. XIX kanë qenë monedhë kusuritjeje dhe mollë sherri ndërmjet serbëve, bullgarëve dhe grekëve: se kush nga ata do t'i përvetësonte më parë e t'i bënte pjesë e kombit të vet bullgar ose serb, duke i emërtuar "maqedonë", ndonëse sllavët e IRJ të
Maqedonisë kanë pasur identitetin e vet, pjesërisht bullgarë, pjesërisht serbë.
Prof. Dr. Fehim Reçani Si çdo romantikë nacionale, ashtu edhe romantika e sllavëve të IRJ të Maqedonisë, pra, ka insistuar që të gjente kontinuitet e lidhshmëri me ndonjë traditë të vjetër dhe të lavdishme.
"Parafytyrimet e madhësisë së maqedonëve antikë dhe shpresa për një ardhmëri të shkëlqyer ishte fermenti i vetëdijes nacionale të sllavëve të Maqedonisë, pa marrë parasysh kontinuitetin e vërtetë ose jo ndërmjet maqedonëve antike dhe maqedonëve bashkëkohorë", thotë D. Tashkovski. "Emri i maqedonëve të lashtë, të cilin, në bazë të territorit ku kanë qenë vendosur dhe në bazë të famës së maqedonëve antikë ka qenë më i përshtatshëm, sepse ai emër ka qenë neutral, me atë nuk janë emërtuar as grekët, as bullgarët, as serbët e as arbanasët (shqiptarët), meqë këta në këtë kohë kanë pasur emrat e vet nacionalë", thotë V. Jagiq. Sido që të ketë qenë, edhe para ardhjes së sllavëve, pjesa më e madhe e Maqedonisë Antike ka mbetur e banuar prej fiseve të lashta thrako - ilire - pellazgjike të Edonisë, më vonë të Maqedonisë, të asimiluar e të transformuar në helenë dhe emri maqedon jo vetëm si ide gjeografike, por si emër i vërtetë i Maqedonisë Antike vazhdon të jetojë në gojën e banorëve të saj të transformuar edhe sot e kësaj dite në Greqinë Veriore bregdetare egjeane. Kjo pjesë e Maqedonisë Antike edhe sot e kësaj dite, pra, quhet Maqedoni dhe banorët e saj quhen me emrin krahinor - maqedonë, tani,
pas tërë kësaj kohe, natyrisht, grekë. Pra, emri Maqedoni dhe maqedonë nuk ka qenë neutral, siç thotë Jagiqi. Nëse jo nacional, ka qenë dhe është gjithnjë emër krahinor i banorëve të saj. Cituam pikërisht autorë sllavë, të cilët, siç pamë, në mënyra të ndryshme dhe pa mëdyshje, pohonin dhe vërtetonin se sllavët e IRJ të Maqedonisë nuk kanë kurrfarë lidhjesh gjenetike me maqedonët e vjetër, antikë, meqë maqedonët e vjetër kanë jetuar dhe vepruar kushedi sa shekuj p.e.r., kurse disa sllavë në disa pjesë të Maqedonisë Antike janë dyndur nga Veriu i Evropës dhe janë vendosur këtu prej shek. VII pas e.r. Kemi arsye të besojmë se sllavët, të vendosur në disa pjesë të Maqedonisë Antike, realisht, nuk kanë qenë pa identitet. Përkundrazi, siç pamë, ata u kanë takuar fiseve të veta me veçoritë e turmës sllave, në përgjithësi, prandaj sllavët e IRJ të Maqedonisë mburren që janë sllavë. "Ne s'kemi pse të turpërohemi pse jemi sllavë. Përkundrazi, ne mburremi me atë që i takojmë xhinsit sllav", thotë Petar Poposki në "Svedok - makedonska nacija". Sllavët e vendosur në ish territoret e Maqedonisë Antike në kohën e romantizmit të shek. XIX kanë qenë monedhë kusuritjeje dhe mollë sherri ndërmjet serbëve, bullgarëve dhe grekëve: se kush nga ata do t'i përvetësonte më parë e t'i bënte pjesë e kombit të vet bullgar ose serb, duke i emërtuar "maqedonë", ndonëse sllavët e IRJ të Maqedonisë kanë pasur identitetin e vet, pjesërisht bullgarë, pjesërisht serbë.
e enjte, 29 janar 2009 17
FJALEKRYQI
DASHI
DEMI
BINJAKËT
GAFORRJA
LUANI
VIRGJËRESHA
PESHORJA
AKREPI
SHIGJETARI
BRICJAPI
UJORI
PESHQIT DASHI - Hëna ju favorizon në të gjitha aktivitetet e përditshme, vecanërisht në ato në të cilat duhet të bashkpunoni me personat e tjerë. Një përqafim do të mbyllë një diskutim pa fund dhe do të ristabilizojë besimin reciprok. Nuk ka gjë më të mirë sesa dielli pas stuhisë.
LUANI - Nervozizmi është ushqyer nga fakti, që shpesh keni të bëni me persona që ju duken të paaftë, por bëni mirë të shkoni dalëngadalë me gjykimin tuaj… Hëna në opozitë nuk ju bën të dalloni që faji shpesh herë është i juaji dhe i aspekteve tuaja. Shëndeti paraqitet i mirë.
DEMI - Në këto ditë, do ju ndodhë të jeni pak tendenciozë. Harroni shpesh gjërat që thoni. Bëni mirë të mos ja hidhni fajin gjithmonë të tjerëve për atë që ndodh. Bëni mirë të merrni përsipër përgjegjësitë tuaja. Do të mjaftonte të eleminoni ndonjë cigare ditë pas dite për tu ndjerë më mirë.
VIRGJERESHA - Jeni të parët që mbroni ndershmërinë, në profesionin tuaj, si në cdo fushë tjetër të jetës. I qëndroni shumë larg gjërave të paligjshme. Aventurat sentimentale nuk mund të ushqejnë nevojën e thellë për tu plotësuar si duhet. Të duash veten do të thotë edhe të kujdesesh për sinjalet e trupit tënd.
BINJAKET - Mos mendoni vetëm për veten tuaj dhe jepni më të mirën për të tjerët, nëse doni të ndjeheni vërtetë i shpërblyer. Jeni shoqëror, dhe zbavitës. Pikë në favorin tuaj nëse kërkoni të bëni për vete një person ku do ja arrini lehtësisht.
PESHORJA - Nëse okupimi juaj aktual ju mërzit ose nuk ju kënaq mjaftueshëm, bëni mirë të filloni të kërkoni një okupim të ri. Mos kërkoni shumë nga partneri juaj, nëse vetë ju nuk jeni të gjendje të jepni më shumë. Nëse keni mundësi bëni mirë të mos dorëzoheni. Për tu qetësuar përdorni një muzikë qetësuese nën dritën e qirinjve.
UJORI - Të përqëndroheni sot do të jetë e vështirë për ju dhe kjo për shkak të Hënës me Neptunin. Do të mërziteni shpejt dhe cdo pretendim i juaji është i mirë për tu tërhequr. Jeni shumë të ndjeshëm, prandaj mos bëni asgjë të ekzagjeruar me shëndetin.
AKREPI - Në fushën profesionale do jetë një ditë pa të reja dhe aktivitete ,kjo gjë jus jell pakënaqësi .Nëse jeni vetëm rastet për të njohur njerëz të rinj nuk ju mungojnë . Por nëse jeni cift,do keni shumë grindje me partnerin tuaj . Kujdes ,duhet të menaxhoni stresin
PESHQIT - Do të jetë mirë të riktheheni të mendoni për mirëqenien tuaj fizike. Nuk jeni duke bërë atë që është më e mira juaj, prandaj është momenti të merrni një vendim të rëndësishëm.
GAFORRJA - Në punë, po jetoni disa kontraste dhe keni disa dyshime. por në sferën e ndjenjave, do të merrni vendime shumë të qarta. I njihni mirë difektet tuaja, prandaj silluni duke patur parasysh të evitoni të bëni figurë të keqe në publik. Kur jeni në shtëpi përpiquni të mbani këmbët sa më të lirshme.
18 e enjte, 29 janar 2009
tuaj. SHIGJETARI - Buzëqeshja juaj e ndricuar nga Hëna do të jetë ngjitëse dhe do të jetë një armë mbrojtjeje edhe në situatat më të vështira. Do të arrini të keni mbështetjen e të tjerëve, duke i bindur që idetë tuaja janë më të mira. Nevoja për qetësi mund të ju detyrojë të bëni zgjedhje të pakuptuara nga të tjerët. BRICJAPI - Mund të jeni më shumë impulsivë, për shkak të Mërkurit që bashkohet me Marsin. Venusi në aspekt harmonik do të bëjë që cdo gjë të jetë në favorin tuaj,. Fiziku juaj, falë Marsit është në kushte të mira. Bëni mirë të mos abuzoni shumë.
SPORT NGA DATA 30 JANAR DERI MË 1 SHKURT NË PARIS DO TË MBAHET KAMPIONATI I 36-të EVROPIAN I KARATESË PËR JUNIORË DHE KADETË
Dardan Ceka dhe Besnik Adoviq do të përballen me më të mirët e Evropës
Dardan Ceka në këtë Kampionat do të marrë pjesë në disiplinën e luftërave, në grupmoshën e juniorëve, në kategorinë -61kg, ndërsa Besnik Adoviqi po ashtu në luftëra, në grupmoshën e kadetëve, në kategorinë +70kg.
Ulqin - Dardan Ceka nga Klubi i Karatesë "Ulqini" dhe Besnik Adoviqi nga Klubi i Karatesë "Albulena" do të marrin pjesë me Përfaqësuesen e Karatesë së Malit të Zi në Kampionatin Evropian të Karatesë, i cili do të mbahet në kryeqytetin e Francës, Paris, më 30, 31 janar dhe më 01 shkurt të këtij viti. Ceka dhe Adoviqi jo vetëm që janë përfaqësues të denjë të klubeve të tyre në çdo garë, duke u renditur gjithmonë ndër garuesit më të mirë, por ata sot, falë rezultateve të shkëlqyeshme të tyre, do të marrin pjesë me Përfaqësuesen shtetërore në një prej garave më të rëndësishme të karatesë në botë, krah për krah me karateistët më të mirë evropianë. Pjesëmarrja e tyre në këtë Kampionat është edhe një dëshmi për nivelin e sportit të karatesë në klubet e Ulqinit.
Dardan Ceka në këtë Kampionat do të marrë pjesë në disiplinën e luftërave, në grupmoshën e juniorëve, në kategorinë -61kg, ndërsa Besnik Adoviqi po ashtu në luftëra, në grupmoshën e kadetëve, në kategorinë +70kg. Cekën dhe Adoviqin në Kampionatin Evropian, përveç udhëheqësve të Përfaqësueses së Malit të Zi, do t'i shoqërojë edhe kryetrajneri i KK "Ulqini" Ruzhdi Rama.
(Kohapress)
SHS "BESA" I KA FILLUAR PËRGATITJET PËR VITIN 2009
Buxheti rrezikon "Besën" të mos marrë pjesë në gara ndryshme komunale dhe republikane, do të jemi të detyruar që t'i ndërpresim të gjitha aktivitetet dhe pjesëmarrjet në garat e ndryshme. " Nëse nuk ndihmohemi pak nuk na ka mbetur gjë tjetër vetëm ta mbajmë shkollën e taekwondosë", pohon Gegaj. Ekipi "Besa" u themelua 17 vite më parë dhe gjatë gjithë këtyre viteve ajo dhe garuesit e saj janë dalluar si më të mirit e kampionateve të organizuara në Mal të Zi, por edhe jashtë tij. Federata e Taekwondo-së së Malit të Zi e ka shpallur ekipin "Besa" 4 herë kampione, çka do të thotë se kemi të bëjmë me një ekip mjaft serioz dhe të suksesshëm, andaj meriton edhe përkrahje.
"Nëse "Besa" këtë vit nuk do të ndihmohet nga strukturat e ndryshme komunale dhe republikane do të jemi të detyruar që t'i ndërpresim të gjitha aktivitetet dhe pjesëmarrjet në gara e ndryshme", njofton trajneri i SHS "Besa", Nikollë Gegaj. Klubi i Taekwondo-së " Besa" nga Tuzi që nga data 12-24 të këtij muaji për të gjitha moshat (pionerë, kadetë, juniorë dhe seniorë) i ka filluar përgatitjet bazike në Qendrën Sportive "Gjokaj", për çka trajneri i "Besës", Nikollë Gegaj e falënderon shumë mësimdhënësin e edukatës fizike, Gjokë Gjokaj. Sipas tij, seniorët e këtij ekipi, Nua Rukaj dhe Linda Dushaj vijnë në përgatitje vetëm nga rasti në rast, kurse të tjerët nuk vijnë fare. Mosardhjen e tyre ai e arsyeton me faktin se ata nuk janë të ndihmuar dhe përkrahur sa duhet nga shoqëria jonë. SHS "Besa" vitin e kaluar nuk ka pasur fare buxhet të vetin, por as këtë vit nuk shpresohet se do ta
ketë. "Me mospërkrahjen e sportistëve, natyrisht se mungojnë edhe garuesit potencialë për pjesëmarrje në garat e ndryshme", thotë trajneri Gegaj. Sipas tij, KU e Tuzit dhe Kryeqyteti ende nuk kanë paraparë ndonjë mjet finaciar për ekipin "Besa".
"Disa herë kemi konkurruar me projekte, por pa sukses", shprehet ai, duke treguar se "në nivelin shtetëror kemi fituar vetëm 1000 euro. Kjo është e gjithë ajo që kemi fituar për 17 vite veprimtari". Ai bën të ditur se nëse "Besa" këtë vit nuk do të ndihmohet financiarisht nga strukturat e
e enjte, 29 janar 2009 19
MARKETING
U l q i n : B u l e v a r d i “ G j . K . S k e n d e r b e u ” n r. 2 2 , t e l : 0 3 0 4 0 1 1 3 3 T i v a r : R r u g a “ J o v a n To m a s h e v i q ” n r . 3 3 . Te l : 0 2 0 3 0 2 9 2 4 P o d g o r i c ë : R r u g a “ I v a n a M i l l u t i n o v i q a ” n r. 1 9 . t e l : 0 2 0 2 0 2 9 0 5 B u l e v a r d i “ X h o r x h a Va s h i n g t o n a ” t e k t e m p u l l i : 0 2 0 2 2 8 1 0 5
w w w. p r i m u s - e l . c o m