Koha 356

Page 1

Një delegacion nga Mali i Zi vizitoi Kosovën

Intervistë me aktorin Mirush Kabashi

Projektet e reja filmike të B. Destanit

Podgoricë e enjte, 5 shkurt 2009 Viti VII Numër 356 Çmimi 0,50 ISSN 1800-5969

NË SHPALIM TË LIBRIT Kur filluan sipërmarrjen e tyre, Rilindasit shqiptarë (shek. 19) kishin një qëllim krejt ndryshe nga ai i Platonit dhe programi i tyre ishte më pak ambicioz sesa ai i Rilindjes evropiane. Objektivi i atdhetarëve ishte i thjeshtë rizgjimi i vetëdijes kombëtare e përfundimisht krijimi i një shteti shqiptar. Ata jo se nuk ëndërronin një shtet të përsosur, pasi njëri prej tyre, Sami Frashëri, shkroi "Shqipëria ç'ka qenë.", por realiteti i kohës si një e "vërtetë e nevojeshme" i bëri ata të pajtoheshin me krijimin e një shteti të çfarëdoshëm.

Ndarje nga gënjeshtra


NGJARJET JAVORE NJË DELEGACION NGA MALI I ZI VIZITOI TË MËRKURËN E KALUAR KOSOVËN

Vlerësohen marrëdhëniet e mira dhe gatishmëria për thellimin e bashkëpunimit Një delegacion nga Mali i Zi i kryesuar nga nënkryetari i Parlamantit të Malit të Zi, Rifat Rastoder, vizituan të mërkurën e kaluar Kosovën ku u pritën nga Presidenti i Republikës së Kosovës, Fatmir Sejdiu, kryetari i Parlamentit Jakup Krasniqi, zëvendëskryeministri Ramë Manaj, si dhe ministri për komunitete dhe kthim Sasha Rashiq. Nënkryetari i Parlamentit të Malit të Zi, Rifat Rastoder, ka thënë se Mali i Zi është i gatshëm të bisedojë mbi dyshtetësinë me të gjitha shtetet e ish Jugosllavisë. "Kemi informacion të mjaftueshëm se vijmë në shtëpinë e miqve, në shtëpinë me dyer të hapura për zgjidhjen e të gjitha çështjeve me interes të përbashkët. Njëra nga këto çështje është gjithsesi pozita e bashkësisë malazeze, si dhe e të gjitha komuniteteve të tjera pakicë në Kosovë", ka thënë Rastoder. Në takim me delegacionin nga Mali i Zi, Presidenti i Republikës së Kosovës, Fatmir Sejdiu, ka thënë se "Republika e Kosovës është e përkushtuar në udhën e saj drejt integrimit në Bashkimin Evropian dhe në NATO". "Progresi që ka arritur Mali i Zi në përmbushjen e standardeve për integrimet euroatlantike do të shërbejë si një përvojë e mirë për Kosovën", ka thënë Presidenti Sejdiu, i cili, me këtë rast, ritheksoi falënderimin e institucioneve dhe të popullit të Republikës së Kosovës për njohjen e pavarësisë së saj nga Mali i Zi. Kryeparlamentari i Republikës së Kosovës, Jakup Krasniqi, ka shprehur gatishmërinë e Kuvendit të Kosovës dhe të institucioneve të tjera për të ndërtuar marrëdhënie të reja, gjithsesi edhe më të drejtpërdrejta me Malin e Zi. Ai shprehu mirënjohje për njohjen e

Themelues: Kuvendi i Republikës së Malit të Zi Gazetë javore për aktualitete, shkencë dhe kulturë Numri i parë doli më 21 shkurt 2002. Botues: SHAGBG ’’Pobjeda’’ Kryetari i Bordit të drejtorëve Radoica Luburiq Redaktor përgjegjës: Ali Salaj Gazeta redaktohet nga kolegjiumi: Fran Gjokaj, Ismet Kallaba (aktualitete, sport), Rrok Dushaj (mozaik, bota), Fahrudin Gjokaj (grafikë), Vijoleta Berishaj (sekretare teknike), Bisera Beqaj (marketing) Adresa: Bulevar revolucije 5 Podgoricë Telefonat: 081-247-799, 247-734 Fax: 247-674 E-mail: kohajavore@cg.yu www.kohajavore.cg.yu Dorëshkrimet dhe fotografitë nuk kthehen

2 e enjte, 5 shkurt 2009

Kosovës nga ana e Malit të Zi, njohje që, sipas tij, erdhi në një moment tejet të rëndësishëm. Krasniqi shfaqi shpresën se pas zgjedhjeve në Mal të Zi do të thellohet edhe më tej bashkëpunimi ndërparlamentar e ndërshtetëror ndërmjet Malit të Zi dhe Kosovës. Zëvendëskryeministri i Republikës së Kosovës, Ramë Manaj, në emër të Qeverisë së Republikës së Kosovës ka falënderuar institucionet dhe popullin e Malit të Zi për strehimin e refugjatëve kosovarë gjatë luftës si dhe njohjen e Kosovës së pavarur. Ai i ka vlerësuar të shkëlqyera marrëdhëniet e

Kosovës dhe Malit të Zi duke thënë se këto marrëdhënie do të ngritën së shpejti në nivel të ambasadave. "Jemi në fqinjësi të drejtpërdrejtë. Gjithmonë kemi pasur dhe do të kemi marrëdhënie të mira, për t'u shndërruar të gjithë së bashku, në këtë pjesë të Ballkanit, në faktor të stabilitetit, progresit dhe integrimeve", ka thënë zëvendëskryeministri Manaj. Nënkryetari i Parlamentit të Malit të Zi, Rifat Rastoder, është shprehur i kënaqur me takimet që delegacioni nga Mali i Zi kishte me përfaqësuesit e institucioneve të Republikës së Kosovës. Ai me këtë rast ka çmuar lart gatishmërinë e liderëve politikë kosovarë për avancimin e pozitës së pakicës malazeze në Kosovë. Rastoder është shprehur po ashtu i kënaqur edhe me gatishmërinë e palës kosovare për kthimin e refugjatëve kosovarë që ende ndodhen në Mal të Zi. Kjo ishte vizita e parë e një delegacioni nga Mali i Zi që kur Podgorica njohu pavarësinë e Kosovës në tetor të vitit të kaluar, dhe u realizua me ftesë të Shoqatës së Malazezëve të Kosovës. Përveç nënkryetarit të Parlamentit të Malit të Zi, Rifat Rastoder, në përbërje të delegacionit nga Mali i Zi ishin edhe ministri për Mbrojtjen e të Drejtave të Njeriut dhe Pakicave, Fuad Nimani, ndihmësministri i Punëve të Jashtme për Punë Konsullore dhe Diasporë, Dragan Gjuroviq, ndihmësministri i Punëve të Brendshme, Osman Subashiq, dhe këshilltarja e Presidentit të Malit të Zi, Sonja Tomoviq.

(Kohapress)


NGJARJET JAVORE KRYETARËT E LD NË MZ, FORCËS SË RE DEMOKRATIKE KRYETARI I KOMUNËS SË ULQINIT, GËZIM HAJDINAGA, DHE ALTERNATIVËS SHQIPTARE BISEDOJNË RRETH PRITI TË HËNËN PUNONJËSIT TURISTIKË TË ULQINIT PJESËMARRJES SË PËRBASHKËT NË ZGJEDHJET E ARDHSHME PARLAMENTARE

Gatishmëri për koalicion?!

Tuz - Kryetari i LD në MZ, Mehmet Bardhi, Forcës së Re Demokratike, Nazif Cungu, dhe

shqiptare në Mal të Zi që "nisur nga interesat e përgjithshme kombëtare të shqiptarëve, që

Alternativës Shqiptare, Gjergj Camaj, janë takuar javës së kaluar në Tuz për të diskutuar rreth mundësisë së pjesëmarrjes së përbashkët të këtyre partive në zgjedhjet e ardhshme parlamentare. Takimi është zhvilluar me ftesën e kryetarit të Alternativës Shqiptare, Gjergj Camaj. Pjesëmarrësit kanë shprehur gatishmëri për pjesëmarrje të përbashkët në këto zgjedhje. Ndonëse nuk është arritur ndonjë marrëveshje paraprake, liderët e këtyre tri partive politike kanë shprehur gatishmëri për të vazhduar bisedimet gjatë ditëve të ardhshme. Sipas tyre, pas përcaktimit të principeve politike, do t'u bëhet ftesë edhe partive të tjera shqiptare për të marrë pjesë së bashku në zgjedhje. Shumë parti politike shqiptare kanë bërë ftesë ditëve të fundit, përmes deklaratave zyrtare apo publike, për pjesëmarrje të përbashkët të faktorit politik shqiptar në zgjedhjet e ardhshme parlamentare. LD në MZ përmes një kumtesë për opinion u ka bërë ftesë të gjitha partive politike

jetojnë në trojet e veta shekullore, sot në Malin e Zi, të bisedojmë dhe mundësisht të bëjmë marrëveshje dhe të dalim në zgjedhjet e shpallura parlamentare me një listë të përbashkët, për të arritur maksimumin e mundshëm në këto rrethana shoqërore e ligjore në përfaqësimin e denjë e të plotë në Parlamentin e Malit të Zi".

Prezantim i përbashkët i ofertës turistike

Ulqin - Prezantimi i përbashkët i ofertës turistike të Ulqinit, hartimi i materialeve të reja turistike propagandistike dhe pjesëmarrja në panairet e ardhshme turistike brenda dhe jashtë

Kryetari i Komunës së Ulqinit theksoi që edhe këtë vit institucioni që ai drejton do të angazhohet maksimalisht për pjesëmarrjen në Panairin e Prishtinës, Shkupit, dhe në disa qendra të

vendit ishin në fokus të takimit të kryetarit të Komunës së Ulqinit Gëzim Hajdinaga dhe punonjësve turistikë në Ulqin, që u mbajt të hënën. Sipas deklaratës për shtyp të Zyrës së kryetarit të Komunës së Ulqinit, pjesëmarrësit u morën vesh që oferta turistike e Ulqinit të prezantohet në një stendë të veçantë në Panairin e Budvës, ku shpenzimet e pjesëmarrjes do t'i mbulojë Komuna e Ulqinit, ndërkohë që e njëjta gjë pritet të realizohet edhe në bursat e tjera të turizmit, si në Çeki, Hungari, Poloni, Rumani, etj.

tjera rajonale, ku vlen të veçohet ai i Sarajevës. Ai ka paralajmëruar se Komuna e Ulqinit pritet të binjakëzohet në të ardhmen me Qytetin e Vjetër të Sarajevës dhe se po punohet në realizimin e materialeve të reja turistike propagandistike. Pjesëmarrësit janë pajtuar se takimet e këtij lloji duhet të jenë më të shpeshta dhe të merren masa adekuate me qëllim që pasojat e krizës ekonomike të jenë sa më të vogla.

(Kohapress)

1000 nënshkrime për verifikimin e listës zgjedhore shqiptare

Komisioni Shtetëror i Zgjedhjeve ka bërë të ditur se për verifikimin e listës për zgjedhjen e deputetëve që i dorëzojnë partitë politike apo grupet e qytetarëve që përfaqësojnë shqiptarët në Mal të Zi nevojiten më së paku një mijë nënshkrime të votuesve. Afati për dorëzimin e listave zgjedhore për deputetë fillon më 16 shkurt, ndërsa përfundon më 4 mars.

(Kohapress)

PËRFAQËSUESIT E ZYRËS SË KOMISIONIT PËR TË DREJTAT E NJERIUT DHE MBROJTJEN E PAKICAVE KOMBËTARE NË TUZ TË LËVIZJES "ATDHEU NA BASHKON" VIZITUAN TË PREMTEN TË BURGOSURIT E AKSIONIT POLICOR "FLUTURIMI I SHQIPONJËS"

Të burgosurit, habi për mosreagimin e politikanëve dhe komunitetit shqiptar

Podgoricë - Përfaqësuesit e Zyrës së Komisionit për të Drejtat e Njeriut dhe Mbrojtjen e Pakicave Kombëtare ne Tuz, të Lëvizjes "Atdheu na Bashkon", vizituan të premten të burgosurit gjatë aksionit policor "Fluturimi i shqiponjës" që ndodhen në burgun e Spuzhës. Pas takimit me drejtorin e burgut, përfaqësuesit e Zyrës së Komisionit u takuan me të burgosurit shqiptarë. Në deklaratën për shtyp të Lëvizjes "Atdheu na Bashkon" thuhet se përfaqësuesit e Zyrës kanë marrë informacione kontradiktore nga drejtuesit e burgut dhe të burgosurit rreth trajtimit të tyre në këtë institucion. Derisa drejtuesit e burgut kanë thënë se të burgosurit shqiptarë gjatë aksionit policor "Fluturimi i shqiponjës" po trajtohen mirë dhe

se ndaj tyre "ekziston një qasje plot dashuri, bile edhe një trajtim i veçantë në krahasim me të burgosurit e tjerë", nga vetë të burgosurit kanë mësuar se ata ballafaqohen me probleme të tilla si mungesa e ujit të pijshëm, mungesa e ujit të nxehtë për pastrim, provokime në baza nacionale nga të burgosurit e tjerë, mungesa e literaturës në gjuhën shqipe në bibliotekën e burgut, moslejimi i shtypit të shkruar në gjuhën shqipe, pritja e tepërt e vizitës mjekësore. Një numër i të burgosurve, sipas deklaratës për shtyp, "nuk janë të kënaqur me mbrojtjen e tyre, gjegjësisht me disa avokatë të cilët nuk i kanë takuar edhe me nga katër muaj". Me përjashtim të një të burgosuri, të tjerët, nuk e kanë fituar fare vendimin me shkrim të aktgjykimit as në gjuhën malazeze. Megjithatë, ata kanë pranuar se kohës së fundit

janë bërë disa ndryshime pozitive drejt përmirësimit të kushteve të burgut dhe trajtimit të tyre. Përfaqësuesit e Zyrës vlerësojnë se "gjendja fizike e sidomos psiqike e të burgosurve është shumë e keqe". "Një numër i madh i të burgosurve janë shumë të lodhur dhe e konsiderojnë te çuditshëm mosreagimin e komunitetit shqiptar në nivel të duhur për të kërkuar drejtësi për torturat dhe padrejtësitë që i kanë përjetuar dhe akoma i përjetojnë. Vlerësimet e njëjta i kishin edhe për përfaqësuesit politikë shqiptarë, të cilët, fillimisht bënë disa reagime, por kohës së fundit nuk dëgjohen se janë gjallë për këtë çështje", thuhet në deklaratën për shtyp. Pas dëgjimit të ankesave të të burgosurve, përfaqësuesit e Zyrës dhe drejtuesit e burgut kanë

rënë dakort që të lejohet shtypi shqip, që biblioteka e burgut të pasurohet me libra shqip për të gjithë të burgosurit shqiptarë, të sigurohet uji i pijshëm dhe i nxehtë, si dhe që mjekët të ndihmojnë të burgosurit dhe të jenë më transparentë. Vizita e përfaqësuesve të Zyrës së Komisionit për të Drejtat e Njeriut dhe Mbrojtjen e Pakicave Kombëtare ne Tuz, të Lëvizjes "Atdheu na Bashkon", u realizua me qëllim të vëzhgimit dhe monitorimit të të drejtave të njeriut të shqiptarëve në Mal të Zi.

(Kohapress)

e enjte, 5 shkurt 2009 3


OPINIONE & V¸SHTRIME DUKURI

Si shëmtohet imazhi i një qyteti Ndonjëherë mendoj se është gabim që faqet më të rëndësishme të një gazete ose reviste janë të rezervuara për politikë. Ndonjëherë ndodhë që gjërat e rëndësishme ndodhin jashtë politikës dhe, ato janë gjëra që vendosin për ardhmërinë dhe fatin tonë më shumë se politika.

Xhoana M. Perkaj Disa muaj më heret, isha duke biseduar me një mik timin rreth muzikës sonë burimore. Ai, përndryshe, i doktoruar në fushën e muzikës, më tha, me dëshprim në zë, se është dëm i madh që askush nga shqiptarët nuk u kushton kujdes dhe nuk i shënon tiparet e muzikës burimore shqipe në mjedise lokale, veçanërisht ato në Malësi. Më tha me hidhërim, se ato tipare, së shpejti do të zhduken dhe nuk do të ketë më kurrfarë gjurme për atë se çka ishte trashëgimia burimore muzikore e kësaj treve. U befasova për një dëshprim të këtillë të sinqertë profesionist, sepse miku im është malazias. Sepse, mendojmë se brengosja për diçka që është shqiptare i takon vetëm shqiptarit. Më duhet të bëhem ironike dhe të

E vërtetë është se njerëzit kudo në botë kanë liri të lëvizin kah të duan. Kjo vlen edhe për organizatorët e këtij pseudo-evenimenti. Por, është diçka në kulturë që quhet imazh dhe brend. P.sh. deri tani, brendi i Ulqinit në kulturë ishin Skena verore, Panairi i librit, Kalaja e cila duket sikur kështjellat që i paramendonim si fëmijë duke i dëgjuar dhe lexuar përrallat. Këto ishin sinonime të Ulqinit. Kështu krijohet brendi në kulturë i një qyteti, krahine, ose, edhe shteti. konstatoj se disa prej nesh më mirë kishin bërë sikur të mos ishin "brengosur" fare për fatin e popullit të vet. Kjo bisedë mu kujtua, sepse, disa ditë më heret, me vrer të madh i ndiqja lajmet mbi një manifestim të turbo folk muzikës që mbahej në Ulqin. Pjesëmarrësit ishin nga Serbia, Mali i Zi dhe BeH. Zhvillohej tri ditë dhe ishte ndjekur me publicitet të madh në media të rajonit. Çka më pengoi këtu. Nuk isha e sigurt se si do të duhej të definohej kjo ndjenjë. E dija vetëm se Ulqini, edhe pse ky ishte një organizator privat, nuk do të duhej të kishte asgjë të përbashkët me turbo muzikën nga ish-Jugosllavia. Dhe jo vetëm nga ish-Jugosllavia. Pse nuk e gjetën ndonjë vend tjetër, po pikërisht Ulqinin, mendoja. Ishte kjo një ndjenjë e natyrshme që ekziston te

secili njeri, që plehu të hiqet nga shtëpia dhe nëse nuk ka ku të hidhet, të lihet te dera e fqiut. E vërtetë është se njerëzit kudo në botë kanë liri të lëvizin kah të duan. Kjo vlen edhe për organizatorët e këtij pseudo-evenimenti. Por, është diçka në kulturë që quhet imazh dhe brend. P.sh. deri tani, brendi i Ulqinit në kulturë ishin Skena verore, Panairi i librit, Kalaja e cila duket sikur kështjellat që i paramendonim si fëmijë duke i dëgjuar dhe lexuar përrallat. Këto ishin sinonime të Ulqinit. Kështu krijohet brendi në kulturë i një qyteti, krahine, ose, edhe shteti. Rasti i "turbo-Ulqinit" ishte vetëm shkas që të konstatoj me dëshprim të madh se shqiptarët në Mal të Zi gjenden në procesin e akulturimit dhe, kjo

bëhet, në pjesë të madhe, me fajin e vet shqiptarëve. Sepse, plehu kulturor shkon atje ku gjen interes financiar. Kështu ka ndodhur edhe me këtë "manifestim". Por, kjo ishte vetëm një pikë më tepër që ta mbushë kupën. Nëse e hapim cilindo sajt botëror që ka të bëjë me kulturën shqiptare, veçanërisht muzikën, do të hasim në gjëra që mua më duken të tmerrshme. Nuk dua të besoj se kemi rënë aq poshtë. Këto ditë, në një sajt (a ishte Wikipedia, nuk jam e sigurt, sepse, kur pashë se çfarë shkruante aty, thashë me vete, o Zot, nuk dua të dijë se kjo është e vërtetë), lidhur me folk muzikën shqiptare, hasa në një konstatim të ftohtë dhe real se muzika e sotme shqiptare është me ndikime të forta të

muzikës jevge. Nuk është ky kurrfarë racizmi, është vetëm konstatim se kemi humbur udhën e identitetit dhe jemi duke "ecur llugave", siç thonë në Kosovë. Kur të hyjmë një ditë në Bashkimin Europian, me çfarë identiteti do të hyjmë. Në Kontratën mbi BE, paragrafi 4 i preambulës, shkruan se nevoja e vendeve të Europës për ekzistimin e Bashkimit Europian gjendet në dëshirën e tyre "që të thel-

lohet solidariteti i popujve që e përbëjnë, krahas respektimit të historisë, kulturës dhe traditave të tyre". Çka do të mbetet nga historia, kultura dhe tradita jonë deri atëherë? xhoanaperkaj@hotmail.com

Rasti i "turbo-Ulqinit" ishte vetëm shkas që të konstatoj me dëshprim të madh se shqiptarët në Mal të Zi gjenden në procesin e akulturimit dhe, kjo bëhet, në pjesë të madhe, me fajin e vet shqiptarëve. Sepse, plehu kulturor shkon atje ku gjen interes financiar. Kështu ka ndodhur edhe me këtë "manifestim".

Pikºpamjet e shprehura nº faqet opinione & vºshtrime nuk pºrfaqºsojnº domosdoshmºrisht politikºn redaksionale tº

4 e enjte, 5 shkurt 2009

Kohºs j


V¸SHTRIME & OPINIONE TJETRAZI

A duhet të shndërrohet VETËVENDOSJE! në parti politike?

Paralajmërimi për shndërrim të Vetëvendosje!-s nga lëvizje në parti politike do të ishte mirë të bëhej para mbajtjes së zgjedhjeve lokale, të cilat supozohet të organizohen në fund të këtij viti, përkatësisht në fillim të vitit të ardhshëm. Këtë paralajmërim do të ishte mirë që VETËVENDOSJE! ta bënte së bashku me njoftimin se nuk do të hyjë në zgjedhjet lokale dhe se gjatë fushatës elektorale do t'i bindë edhe më fort qytetarët e Kosovës se gara mes "partive politike" ekzistuese s'është veçse një garë ndërmjet strukturave konkurruese kriminale. Për Kohën Javore

Shkëlzen Gashi Të shumta kanë qenë arsyet pse në qershor të vitit 2005 Lëvizja VETËVENDOSJE! u themelua jo si parti politike, por si lëvizje politike. Por, ndër kryesoret ishte fakti se Kosova qeveriset në bazë të Rezolutës 1244 të KS të OKB-së, e cila e garanton sovranitetin dhe integritetin territorial të Jugosllavisë (tash Sërbisë) mbi Kosovën. Nuk duam të regjistrohemi si parti politike sepse atëherë a priori e pranojmë Rezolutën 1244, domethënë se e njohim formalisht sovranitetin dhe integritetin territorial të Jugosllavisë/Sërbisë mbi Kosovën. Një tjetër arsye e fortë ka qenë fakti se Kosova nuk udhëhiqet nga Institucionet e Përkohshme për Vetëqeverisje (IPVQ). Sovranitetin formal mbi Kosovën e ka Jugosllavia/Serbia, kurse sovranitetin faktik e ka Administrata e Përkohshme e Kombeve të Bashkuara (UNMIK). UNMIK-u, në njërën anë, është administratë antidemokratike, kurse, në anën tjetër, administratë kolonialiste. Lufta për pushtetin e IPVQ-ve është luftë për pushtet fiktiv. Kosova në këtë gjendje nuk ka nevojë për parti politike, e aq më pak për parti politike që pranojnë negociata me Sërbinë për statusin politik të Kosovës. Kosova ka nevojë për një lëvizje dekolonizuese, që e realizon vetëvendosjen e brendshme dhe të jashtme për Kosovën përmes referendumit gjithëpopullor. Pas gati tre vjetësh të negociatave me Sërbinë nga ana e Institucioneve të Përkohshme për Vetëqeverisje (IPVQ) dhe kundërshtimeve të këtyre negociatave nga ana e Lëvizjes VËTËVENDOSJE!, më 17 shkurt 2008, Kuvendi i Kosovës e shpalli Deklaratën e 'Pavarësisë', duke e marrë për bazë Propozimin Gjithëpërfshirës për Statusin e Ardhshëm të Kosovës dhe Rezolutën 1244 të KS të OKB-së. Edhe përkundër kësaj shpalljeje, UNMIK-u vazhdon të mbetet në Kosovë edhe pse me mandat të rikonfiguruar, kurse institucionet e Kosovës vazhdojnë të jenë të kontrolluara nga mekanizmat ndërkombëtarë (tash EULEX dhe ICO), të cilët kanë pushtet ekzekutiv mbi to. Po ashtu, pothuajse 1/3 e territorit të Kosovës është sërish e kontrolluar nga strukturat paralele të Beogradit, të cilat tani janë edhe më të organizuara. Me pak fjalë, Kosova pas 17 shkurtit 2008 ka ndryshuar simbolikisht, por duket se me të edhe Lëvizja VETËVENDOSJE! ka ndryshuar vetëm simbolikisht. Kjo për arsyen se po i mënjanuam dy demonstratat kundër gjashtë pikave të Sektretarit të Përgjithshëm të OKB-së, Ban Ki Moon, kundërshtimet e kësaj lëvizjeje mbeten të vagëta dhe thuaja pa ndonjë efekt të ndjeshëm. Për mendimin tim, do të ishte e udhës që VETËVENDOSJE! të ndryshonte radikalisht; kjo jo vetëm pse ndryshimi simbolik që Kosova ka bërë më 17 shkurt 2008 është përjetuar si ndryshim radikal, por edhe për arsyen se kundërshtimi në mënyrë jashtinstitucionale i proceseve negative për Kosovën nuk po rezulton i suksesshëm. Prandaj, kjo lëvizje - gjithnjë sipas mendimit tim - do të përfitonte sikur të shndërrohej në parti politike. VETËVENDOSJE! është shpresa më e mirë për qytetarët e Kosovës. Aktivistët e VETËVENDOSJE!-s kanë dëshmuar se refuzojnë kategorikisht të korruptohen dhe të jenë servilë që ekzekutojnë ç'u diktojnë të tjerët. Paralajmërimi për shndërrim të Vetëvendosje!-s nga lëvizje në parti politike do të ishte mirë të bëhej para mbajtjes së zgjedhjeve lokale, të cilat supozohet të organizohen në fund të këtij viti, përkatësisht në fillim të vitit të ardhshëm. Këtë paralajmërim do të ishte mirë që VETËVENDOSJE! ta bënte së bashku me njoftimin se nuk do të hyjë në zgjedhjet lokale dhe se gjatë fushatës elektorale do t'i bindë edhe më fort qytetarët e Kosovës se gara mes "partive politike" ekzistuese s'është veçse një garë ndërmjet strukturave konkurruese kriminale. VETËVENDOSJE! do të duhej me guxim t'i demaskonte hajnitë e pozitës në krye me Hashim Thaçin, por edhe të fashitsë çdo iluzion te qytetarët e Kosovës se opozita në krye me Ramush Haradinajn përbën ndonjë shpresë së të ardhmes, kur dihet mirëfilli se ajo është po aq e korruptuar sa edhe pozita. Do të ishte e udhës, po ashtu, që të vihet në pah pasuria e këtyre

javore

VETËVENDOSJE! do të bënte mirë sikur t'i niste përgatitjet, të mblidhte rreth vetes edhe shumë njerëz që aktualisht nuk janë në radhët e saj, për t'u transformuar kësisoj në parti politike - parti që angazhohet për barazi sociale - e të marrë pjesë në zgjedhjet e ardhshme parlamentare, të cilat, sipas të gjitha gjasave, do të mbahen në vitin 2011. Qoftë e ditur se VETËVENDOSJE! do ta ketë shumë të vështirë garën në këtë skenë politike, sepse për konkurrentë do të ketë struktura kriminale që zotërojnë fonde të bollshme parash, të vjedhura prej taksapaguesve kosovarë. Mirëpo, këtë unë e shoh si alternativën e vetme që VETËVENDOSJE! të arrijë t'i jetësojë idetë e saj politike dhe t'i pengojë kriminelët e veshur me petkun e politikanit që Kosovën ta shndërrojnë në një vend qind për qind mafioz.

'politikanëve' para se të futeshin në politikë dhe pasuria që kanë tani, por edhe dëmi që këta politikanë i kanë bërë Kosovës meqë kanë qenë dhe janë të korruptuar e për rrjedhojë të shantazhueshëm dhe të shantazhuar. VETËVENDOSJE! do të bënte mirë sikur t'i niste përgatitjet, të mblidhte rreth vetes edhe shumë njerëz që aktualisht nuk janë në radhët e saj, për t'u transformuar kësisoj në parti politike - parti që angazhohet për barazi sociale - e të marrë pjesë në zgjedhjet e ardhshme parlamentare, të cilat, sipas të gjitha gjasave, do të mbahen në vitin 2011. Qoftë e ditur se VETËVENDOSJE! do ta ketë shumë të vështirë garën në këtë skenë politike, sepse për konkurrentë do të ketë struktura kriminale që zotërojnë fonde të bollshme parash, të vjedhura prej taksapaguesve kosovarë. Mirëpo, këtë unë e shoh si alternativën e vetme që VETËVENDOSJE! të arrijë t'i jetësojë idetë e saj politike dhe t'i pengojë kriminelët e veshur me petkun e politikanit që Kosovën ta shndërrojnë në një vend qind për qind mafioz.

Pikºpamjet e shprehura nº faqet opinione & vºshtrime nuk pºrfaqºsojnº domosdoshmºrisht politikºn redaksionale tº

Kohºs javore

e enjte, 5 shkurt 2009 5


OPINIONE & V¸SHTRIME REAGIM

Pse hapja e dosjeve, zotëri Dinosha? (Reagim ndaj tekstit të Ferhat Dinoshës, me titull "Të hapen dosjet", të botuar në numrin 354 të gazetës "Koha Javore")

Me vëmendje lexova tekstin tuaj në "Kohën Javore". Propozimi juaj për hapjen e dosjeve, nuk më duket i arsyeshëm. Thoni se këto dosje do të hapen në Shqipëri dhe Kosovë, dhe se duhet të hapen edhe në Mal të Zi. Këtu përmendet koha e komunizmit, veprimi i personave të asaj kohe. Një ndër ata që vepruan në atë kohë ishte edhe

deputeti babai ynë Rrok Pjetri Gojçaj. Veprimtaria e tij dihet mirë se gjithmonë punoi për të mirë të Malësisë në shumë lëmi të jetës, dhe për përmirësimin e kushteve jetësore, gjithmon ka punua për të mirën e popullit ishte gjithmon i gatshëm t'i ndihmojë Malësorit dhe Malësisë. Me ardhjen e pluralizmit e lutën që të jet bartës

i listave të jetë përfaqësues i Partis Shqiptare. Rroku e donte demokracinë, por e çmonte punën e tj në atë kohë, dhe thoshte që të rinjtë të punojnë për të mirë të kësaj treve. Vepra dhe kontributi i Rrokut mbetet kujtim Malësorëve kurse objektet e infrastrukturës janë të përjetshme në Malësi. Besoj se reagimi im është më vend për hir të së

vërtetës, i nderuari zotëri Dinosha.

Nua Rroku Gojçaj

Pikºpamjet e shprehura nº faqet opinione & vºshtrime nuk pºrfaqºsojnº domosdoshmºrisht politikºn redaksionale tº

6 e enjte, 5 shkurt 2009

Kohºs j


KULTUR¸ PËRVJETOR

"Albania" e Faik Konicës në një bibliografi historike Me këtë botim në 111 vjetorin e revistës" Albania"studiuesi i spikatur i shkencës albanologjike, Willy Kamsi, u dhuroi lexuesve shqiptarë një bibliografi historike me vlera të jashtëzakonshme në fushën e studimeve albanologjike të kulturës dhe traditës sonë kombëtare. Qëllimi i autorit është të nxjerrë në pah gjithë atë pasuri të pallogaritshme dhe të panjohur shkrimesh, studimesh e materialesh që gjetën vend në faqet e kësaj reviste.

Gjekë Gjonaj Ëndrra e kahmotshme e studiuesit dhe publicistit të spikatur të shkencës shqiptare, Willy Kamsit, që të rivlerësohet dhe të rikthehet në vendin që i takon ajo krijimtari e françeskanëve e lënë në harresë me vetëdije nga diktatura komuniste në shtetin amë u bë realitet. Zoti Kamsi, ish ambasadori i parë i jashtëzakonshëm e fuqiplotë i Shqipërisë pranë Selisë së Shenjtë nën firmën e Shtëpisë Botuesve të Françeskanëve në bashkëpunim me Bibliotekën Françeskane " At Gjergj Fishta" në Shkodër në fund të vitit 2008 nxori në dritë, pas botimit të bibliografisë " Hylli i dritës", një tjetër përmbledhje bibliografike të plotë , këtë herë të revistës "Albania", të themeluar nga mendimtari Faik Konica ( 1876-1942). Me këtë botim në 111 vjetorin e revistës" Albania" autori u dhuroi lexuesve shqiptarë një bibliografi historike me vlera të jashtëzakonshme historike në fushën e studimeve albanologjike të kulturës dhe traditës sonë kombëtare. Qëllimi i autorit është të nxjerrë në pah gjithë atë pasuri të pallogaritshme dhe të panjohur shkrimesh, studimesh e materialesh që gjetën vend në faqet e kësaj reviste. "Bibliografia që po paraqesim nuk duhet menduar vetëm si element informues, por kryesisht, sipas shestimit tonë, përmban një kontribut për me njoftu traditën në fushën e studimeve albanologjike e të kulturës në përgjithësi", thotë Kamsi. Me këtë punë tentohet të vihet deri diku në vend dëmi i madh që ka bërë diktatura komuniste, duke shkatërruar arkiva të tëra, apo duke u vënë vulën "të ndaluara". Në këtë bibliografi ofrohet pasqyra e plotë e gjithë veprimtarisë së revistës

"Albania" me gjithë artikujt dhe autorët që shkruan në të. "Albania" është revista e parë, që pa dritën e botimit jashtë Shqipërisë. Ajo nisi botimin në nëntor të vitit 1896, për të dalë disa muaj më vonë në vitin 1897. Botimi i saj vijoi deri në vitin 1902, kohë kur Konica u vendos në Londër. Botimi vijoi edhe atje, deri në vitin 1907. Pushoi një vit, për t'u kthyer sërish, por me vetëm një numër. Edhe pse një histori me luhatje, hapjembylljesh, kjo revistë, arriti të bëhet një faktor i rëndësishëm në kohën e vet dhe mblodhi rreth saj pena si Luigj Gurakuqi ( u vra nga njerëzit e dërguar nga Ahmet Zogu, At Shtjefën K Gjeçovi, (u vra nga serbët) , At Pashko Bardhi, At Karl Prenushi, Dom Ndoc Nikaj, Dom Mark Shllaku, të burgosur nga komunistët, At Gjergj Fishta e Dom Ndre Mjeda të cilëve komunistët u tretën eshtrat mbasi i nxorën prej varrit. Në faqet e revistës " Albania" me të cilën Faik Konica synoi bashkimin e shqiptarëve, zuri vend më së shumti çështja e gjuhës shqipe, duke u kthyer në një referendum mbi formimin e një gjuhe të njësuar letrare. U botuan studime për alfabetin, morfologjinë, terminologjinë. Një vend të rëndësishëm zuri historia, ku synohej nxjerrja në dritë e burimeve të reja historike, dokumenteve që botoheshin për herë të parë. Iu la vend folklorit, por edhe poetëve të Rilindjes, që shërbenin për të frymëzuar çështjen kombëtare, madje u përkthyen në gjuhë të huaja edhe vepra të këtyre të fundit. Për një kohë të shkurtër revista u botua dhe në gjuhën frënge e turke, duke u bërë një pikë kontakti mes Shqipërisë dhe botës. Sipas mendimit të autorit të kësaj bibliografie " puna e nisun me revistën " Albania" , e cila krejt mirë mund të numrohet si revistë e Shkodrës, ka me vijue me bibliografitë e disa revistave të tjera, tituj të

"Albania" është revista e parë, që pa dritën e botimit jashtë Shqipërisë. Ajo nisi botimin në nëntor të vitit 1896, për të dalë disa muaj më vonë në vitin 1897. Botimi i saj vijoi deri në vitin 1902, kohë kur Konica u vendos në Londër. Botimi vijoi edhe atje, deri në vitin 1907. Pushoi një vit, për t'u kthyer sërish, por me vetëm një numër. Edhe pse një histori me luhatje, hapjembylljesh, kjo revistë, arriti të bëhet një faktor i rëndësishëm në kohën e vet dhe mblodhi rreth saj pena si Luigj Gurakuqi ( u vra nga njerëzit e dërguar nga Ahmet Zogu, At Shtjefën K Gjeçovi, (u vra nga serbët) , At Pashko Bardhi, At Karl Prenushi, Dom Ndoc Nikaj, Dom Mark Shllaku, të burgosur nga komunistët, At Gjergj Fishta e Dom Ndre Mjeda të cilëve komunistët u tretën eshtrat mbasi i nxorën prej varrit.

rëndësishëm, me shpresë se kanë me u pritë mirë e kanë me shërbye punën e studjuesve, tue lypë ndjesë në qoftë se, mabs nji shqyrtimi të imtë, na ka rrëshqitë ndonji gabim". Kamsi transkriptimin e titujve e ka bërë duke ruajtur shkrimin origjinal të revistës, Ai për çdo pseudonim, anagram dhe nistoret, kur ka qenë e mundur, ka dhënë shpjegim, duke vendosur përbri emrin e autorit, pastaj ka përfshirë të gjitha shënimet e botuesit, ka vendosur në kllapa katrore të gjithë nëntitujt që ka secili shkrim. Veç kësaj autori për t'i dalluar më mirë vjershat atyre u ka paraprirë me një hyllëz (*),

kurse te këngët popullore, përveç hyllëzit ka dhënë vargun e parë në kursiv ( ose quajt ndryshe, me italik ) dhe ka përdorur disa shenja konvencionale etj. Studiuesi Kamsi jeton në Shkodër. Është përkushtuar mbas botimit të disa veprave të randësishme siç është treguesi i plotë i revistave "Hylli i Dritës", "Leka", "Albania" e Konicës, "Shêjzat" si edhe i disa materialeve me raëdësi historike siç janë "Ditari" historik i Shuk Gurakuqit, "Kujtimet" e Gjon Kamsit, një përmledhje të studimeve të veta me karakter historic, pastaj përkthimit të veprës së Jak Marlekajt, profesor për shumë dekada në Universitetin e Barit, "Pjetër Bogdani dhe Shqipnia e kohës së tij" të pajisur me treguesin e plotë të emrave. Ky intelektual, i cili jetoi gjithë jetën pa kompromise dhe pa vepruar kundër zërit të ndërgjegjes, duke dëshmuuar kështu se edhe gjatë komunizmit ishte e mundur të jetosh pa u përlyer, merret edhe me histori, monumente e arkeologji, me gjuhë shqipe, sidomos me etimologji të toponomastikës historike e fusha të tjera shkencore. Willy Kamsi si i tillë me vlera njerëzore dhe shkencore ka mbetur i dashur, i respektuar, i vlerësuar jo vetëm nga intelektualët shqiptarë, por edhe të huaj.

W. Kamsi

javore

e enjte, 5 shkurt 2009 7


AGROKULTUR¸ INTERVISTË ME AKTORIN MIRUSH KABASHI

Monodramat, sfida shumë të Koha javore: Z. Kabashi, pak kohë më parë Ju keni vënë në skenë pjesën teatrale "Zoti Ibrahim dhe lulet e Kuranit" të shkrimtarit francez Erik Emanuel Shmit. Çfarë Ju ka shtyrë për ta përzgjedhur dhe sjellë në shqip pikërisht këtë pjesë? M. Kabashi: Përgjigjja e drejtpërdrejtë do të ishte: mesazhet e veprës, të cilat tashmë nuk janë të panjohura për botën perëndimore dhe lindore, por që për Shqipërinë nuk janë të njohura. Odiseja e njohjes nga ana ime e veprës letrare dhe pastaj, e transplantimit të saj në një rrëfenjë letrare, në një monodramë skenike, ka filluar pesë vjet më parë kur një miku im i cili banon dhe punon në Bullgari e kishte parë tashmë të interpretuar këtë pjesë nga një aktor i madh bullgar. Ai më thonte që gjatë gjithë kohës që interpretonte kolegu bullgar, iu përjetoja Ju, sepse më dukej që ishte goxha e përshtatshme për ju. Por përkthimi i tij nga bullgarishtja linte për të dëshiruar. Atëherë unë ia dërgova materialin një koleges sime në Paris e cila punon mbi 15 vjet po në gjininë e artit skenik, dhe ajo bëri tashmë përkthimin e veprës nga origjinali, pra nga frëngjishtja. Atëherë e kupto-

va se ishte me të vërtetë një vepër që e meritonte, mbi bazën e mesazheve, që t'i përkushtohesha. Dhe pesë vjet rresht unë kam punuar me të. Së pari, që nga një rrëfenjë të ndërtoj një monodramë sepse edhe ajo i ka ligjësitë e veta, dhe së dyti, pastaj, për ta përvetësuar që ta interpretoja në skenë. Cilat janë mesazhet që më kanë shtyrë? Mesazhet e moralit, njerëzillëkut, dinjitetit njerëzor, sakrificës, por mbi të gjitha të dashurisë dhe mirësisë njerëzore. Sepse kam përshtypjen që në shoqëritë tona, të paktën të vendit tim, një nga problematikat kryesore është që po tentohet shumë për t'u pasuruar ose për të përfituar materialisht duke cenuar edhe moralin, karakterin dhe dinjitetin jo rrallë herë. Dhe kjo gjë krijon plasaritje shumë të madhe në shoqëritë të cilat aderojnë për të ndërtuar një demokraci. Dhe demokraci për mua do të thotë, në radhë të parë, kulturë, dinjitet, moral. Dhe morali është shumë më fundamental sesa që janë edhe ligjet. Dhe një shoqëri me moral nuk ka nevojë as për ligje sepse gjithçka do të funksiononte mbi bazën e një rregullsie. Mirëpo kështu duke u cenuar morali, atëherë fillojnë

Sokrati nuk ka asgjë të përbashkët me Ibrahimin, pavarësisht se mesazhet e tyre përkojnë shumë. Por, në qoftë se Sokrati stigmatizon, denoncon, çjerr maskën e demagogjisë së klasave që janë në fuqi për të nxjerrë të vërtetat të cilat lidhen me korrupsionin, paaftësinë dhe keqësinë, si të thuash, të këtyre klasave, Zoti Ibrahim është një natyrë krejt tjetër. Ai nëpërmjet mirësisë së tij, taktit, psikologjisë, sakrificës, dashurisë në radhë të parë që e ka për njerëzit, fillon dhe aprovon ato gjëra që nganjëherë mungojnë dhe i bën si të qëna për të thënë që shiko se është e domosdoshme që disa cilësi fundamentale të moralit njerëzor nuk duhet kurrë të preken, por duhet të ruhen të shenjta.

8 e enjte, 5 shkurt 2009

dhe tronditen edhe ligjësitë, e vërteta, familja, njeriu, dhe për pasojë gjithë shoqëria. Dhe në këtë pikëpamje gjykoj që ka një vakuum dhe ka nevojë që arti të marrë përgjegjësi dhe t'i sygjerojë shoqërisë ato problematika si dhe zgjidhjen e tyre. Dhe mua më duket se në këtë pikëpamje kjo është arsyeja që shumë vende të botës e kanë tonizuar apo si të them e kanë amplifikuar "Zotin Ibrahim dhe lulet e Kuranit". Mjafton të përmend faktin që në Francë është vënë në skenë nga njëzet teatro, në Gjermani po përsëri nga njëzet teatro të ndryshëm, në teatro nga Amerika deri në Rusi, Japoni, ndërsa në Izrael ajo luhet një natë nga një trupë palestineze, kurse një natë nga një trupë çifute. Në Turqi ndoshta ka qenë e vënë për herë të parë në skenë nga Teatri Kombëtar Turk. Prandaj gjykoja që edhe shoqërisë shqiptare i duheshin mesazhet e "Zotit Ibrahim dhe lulet e Kuranit". Dhe premiera e dhënë në qytetin e Durrrësit, ku e kam dhënë mbi bazën e mbështetjes së Bashkisë së qytetit të Durrësit, të atij qyteti ku unë vetë jam formuar edhe si qytetar, familjar,

por edhe si aktor dhe artist, së bashku me një mbështetje kryesisht të karakterit moral edhe nga Ambasada Franceze meqenëse autori është një nga emrat më të mëdhenj të letërsisë franceze, më dhanë të drejtën që të them se kam bërë një zgjedhje jo të gabuar, por kam bërë një zgjedhje në drejtimin e duhur sepse spekatori e ka përpi këtë si shfaqje dhe i ka mirëkuptuar, për të mos thënë që i ka absorbuar shumë mesazhet e tij dhe i ka parë që janë shumë të domosdoshme.

Koha javore: Sa vështirë është që përmes teatrit të jepen mesazhet që autori ka dashur t'i përçojë tek opinioni përmes veprës së tij? M. Kabashi: Nuk është e lehtë. Më besoni, monodramat janë sfida shumë të mëdha dhe unike në jetën artistike të çdo artisti, që ai i bën një herë në jetë. Ndërsa mua më qëllonte që këtë ta bëja për të dytën herë pas "Apologjisë së vërtetë të Sokratit". Dhe aq më tepër pasi që më pëlqente kjo gjë pasi që ishte një sfidë që të paktën do të më detyronte mua të ndryshoja tërësisht stilin e interpretimit dhe konceptin e interpretimit në aspektin e karakterit të personazheve, jo në pikëpamjen e botëkuptimit të interpretimit. Sepse Sokrati nuk ka asgjë të përbashkët me Ibrahimin e as Ibrahimi nuk ka asgjë të përbashkët me Sokratin, pavarësisht se mesazhet e tyre përkojnë shumë. Por, në qoftë se Sokrati stigmatizon, denoncon, çjerr maskën e demagogjisë së klasave që janë në fuqi për të nxjerrë të vërtetat të cilat lidhen me korrupsionin, paaftësinë dhe keqësinë, si të thuash, të këtyre klasave, Zoti Ibrahim është një natyrë krejt tjetër. Ai nëpërmjet mirësisë së tij, taktit, psikologjisë, sakrificës, dashurisë në radhë të parë që e ka për njerëzit, fillon dhe aprovon ato gjëra që nganjëherë mungojnë dhe i bën si të qëna për të thënë që shiko se është e domosdoshme që disa cilësi fundamentale të moralit njerëzor nuk duhet kurrë të preken, por duhet të ruhen të shenjta, sepse vetëm mbi bazën e tyre njeriu ndërton dinjitetin e tij dhe vetëm mbi bazën e tyre njeriu mund të arrijë të komportohet me të tjerët dhe t'u krijojë të gjithë të tjerëve respekt dhe të krijojë një lidhje reciproke mbi bazën edhe të interesave personale që mund të ketë dhe atëherë është në drejtimin e duhur. Dhe nuk ka qenë e lehtë më besoni për të gjetur ato mjete, bile për të gjetur të thjeshtën, të natyrshmen, komunikuesen me spekatorin. Koha javore: Pavarësisht mesazheve të përgjithshme, a ka ekzistuar te Ju frika se mbase mund të keqinterpretoheni nga ndonjë pjesë e shoqërisë shqiptare? M. Kabashi: Deri diku. Keqkuptimi, keqinterpretimi apo keqdashja më mirë, mund të ekzistonte nga titulli i veprës "Zoti Ibrahim dhe lulet e Kuranit". Dhe e vërtetë është se ka pasur zëra të cilët janë përpjekur ta identifikojnë këtë si një vepër fetare, si një vepër e cila ka karakter islamik. Ndërsa mua më duket se është një spekulim vërtet shumë i madh. Është e vërtetë që autori ka simpati edhe për kulturën islamike dhe përpiqet që në këtë pikëpamje edhe të sfidojë, por të sfidojë të gjitha ato mendje të mbrapshta të cilat kërkojnë krejtësisht në mënyrë të padrejtë të identifikojnë këtë fe kaq të bukur, kaq humane dhe kaq njerëzore, kaq të moralshme, me veprimtarinë e një grushti ekstremistësh apo terroristësh dhe të thotë që në të gjithë botën kjo fe frymëzon miliona njerëz dhe i frymëzon drejt njerëzillëkut, drejta harmonisë, dashurisë, sakrificës. Por ama, nuk është ky qëllimi kryesor. Ai vetëm sa e vendos Zotin Ibrahim në sfondin e fesë islame, por autori nuk ka absolutisht asnjë tendencë të bëjë sfida karshi kulturave të tjera fetare. Përkundrazi, ai i çmon edhe kulturat e tjera monoteiste dhe thotë se këto kultura bashkëjetojnë dhe ku ai sheh vetëm respektin ndaj tyre. Ato vetëm sa e tonizojnë ose e forcojnë njëra tjetrën, por në bazë të mesazheve të Eric Emanuel Shmitit është njeriu, formimi njerëzor, karakteri njerëzor, mirësia njerëzore. Nuk është feja baza, sfondi është fetar. Kështu që edhe pse ai merr një djalë të një familjeje çifute i cili për arsye krejtësisht personale të asaj familjeje, madje disa edhe për arsye objektive, ajo familje është e shthurur dhe djali ka marrë rrugë të keqe dhe është takimi fatlum me një dyqanxhi,


INTERVIST¸

mëdha dhe unike në jetën artistike Eric Emanuel Shmit vetëm sa e vendos Zotin Ibrahim në sfondin e fesë islame, por autori nuk ka absolutisht asnjë tendencë të bëjë sfida karshi kulturave të tjera fetare. Përkundrazi, ai i çmon edhe kulturat e tjera monoteiste dhe thotë se këto kultura bashkëjetojnë dhe ku ai sheh vetëm respektin kundër tyre. Ato vetëm sa e tonizojnë ose e forcojnë njëra tjetrën, por në bazë të mesazheve të Eric Emanuel Shmitit është njeriu, formimi njerëzor, karakteri njerëzor, mirësia njerëzore. Nuk është feja baza, sfondi është fetar. tim. Unë e kam parë filmin me gjithë familjarët e mi dhe mendoj se edhe pse jam vetë brenda, kam mjaft forca sa ta shkëpus subjektivizmin tim dhe filmi të më pëlqejë. Më duket i ngrohtë, i këndshëm, edhe me humor, por jo rrallë herë edhe me goxha sentiment për ato personazhe. Ama në fund fare të filmit, del goxha i ngopur edhe në pikëpamjen emotive, por jo pak edhe në pikëpamjen e problemetikave që filmi shtron dhe që janë jo të lehta, që jo rrallë herë edhe të trondisin.

që i thotë "arab", por që është mysliman, në një prej rrugicave periferike të Parisit. Nën kujdesin dhe psikologjinë tashmë të këtij dyqanxhiu, ky djalë kthehet në rrugë të mbarë dhe bile konvertohet nga çifut në islam. Nuk është se janë motivet fetare që e detyrojnë Moisiun të kthehet në Muhamed. Jo! Është mirësia njerëzore. Është fakti që këta dy njerëz takojnë krejt rastësisht njëri tjetrin dhe i japin motiv, i japin kuptim jetës së tyre. Dhe që të dy gjejnë rrugën e drejtë: Zoti Ibrahim gjen motivin për të jetuar dhe për të punuar duke patur një qenie, një djalë tashmë që edhe pse nuk e ka të gjakut të tij, bile edhe pse nuk e ka të kulturës së tij fetare, po ama ai gjen një person për t'i shërbyer asaj shoqërie, ndërsa Moisiu gjen një prind të vërtetë që s'e gjeti te prindi i tij biologjik. Atë formim të një prindi të vërtetë, e gjeti te Muhamedi. Pra, gjithë mesazhet dhe i gjithë bashkëpunimi është krejtësisht i një karakteri njerëzor, është si një

Dallimi ndërmjet teatrit dhe filmit është paksa prozaik në gjykimin tim, në kuptimin që teatri artistëve apo aktorëve ua mëson profesionin, është shkolla e vërtetë e mësimit të profesionit, ndërsa filmi i jep popullaritetin. Me ç'kam kam vënë re, kjo ligjësi është kudo, në tërë botën. Bile edhe aktorët më të mëdhenj të filmave holivudianë, edhe ata, që të gjithë, kam vënë re që në jetëshkrimet e tyre e kanë vlerësuar faktin që kanë luajtur shumë intensivisht në teatër dhe i kanë kaluar në karrierën e tyre artistike edhe veprat më të mëdha teatrore, duke filluar nga ato të Shekspirit, Gogolit, Goldonit, Molierit dhe shumë autorëve të tjerë që janë më bashkëkohorë.

mozaik ku nëpërmjet disa thënieve që formojnë eksperiencën fundamentale të vetë Ibrahimit në këtë punë të zakonshme, formojnë një bazë shumë të madhe filozofike të cilën duhet ta respektojë njeriu në jetë. Ato duket sikur janë shumë të thjeshta, por shumë prej thënieve të Zotit Ibrahim nga eksperienca e tij janë thënie lapidare që njeriu duhet t'i ketë si parime kryesore në veprimtarinë e tij njerëzore pavarësisht nga vendi i punës. Koha javore: A keni pasur frikë për vënien e kësaj monodrame në skenë pas suksesit Tuaj me "Apologjinë e vërtetë të Sokratit" apo duke ditur se ajo është vënë në skenë nga emrat më të njohur të botës së aktrimit? M. Kabashi: Jo. Sepse, më besoni, tashmë që unë jam 60 vjeç dhe kam afërsisht rreth 40 vjet karrierë artistike, në veprimtarinë time aktoreske nuk janë udhëheqëse ambiciet artistike sesa janë ato qytetare. Dhe në këtë pikëpamje unë mendoj shumë më përpara nëse duhet ta marr një vepër dhe kriteret e asaj që mua më bëjnë që të mendohem shumë apo, të them "kam frikë", janë nëse me të vërtetë do të them diçka të vlefshme, të domosdoshme për shoqërinë, mesazhe të cilat do t'i vlenin asaj, do të korrigjonin diçka, do të bënin që të mbetej në mendje. A është kjo pjesë në drejtimin e duhur, a është e vlefshme, pastaj dhe e bukur?! Por në momentin që unë motivohem dhe gjej argumente që, po me këtë vepër unë jap një vepër apo jap mesazhe të vlefshme dhe njëkohësisht edhe emocionet flasin apo vlerat estetike artistike të bukura, atëherë nuk më vjen keq edhe po të dështoj. Unë nuk dua të bëj sfida që unë e luajta më mirë se ky apo ky e luajti më mirë. Kjo nuk më shqetëson shumë. Unë përpiqem të bëj maksimumin që atë bukuri, ato gjëra, ato mesazhe të vlefshme që unë i zbuloj veprës, që mua më pëlqejnë, bëj ç'është e mundur që të gjej mënyrën për t'ia përcjellur spekatorit. Dhe kur them që u bëra një transmetues vërtet i mirë dhe këto cilësi kaluan te spekatori, atëherë

ndjej që kam bërë një punë vërtet shumë të mirë. Po të mos arrij do të them që nuk arrita dot. Por ama nuk u nisa kot, nuk bëra një gjë të kotë. Jam i motivuar që po të duhet, duhet bërë kjo gjë. Kështu që nuk më shqetësojnë si të thuash sfidat artistike. Koha javore: Vetëm disa ditë më parë është shfaqur premiera e filmit "Ne dhe Lenini" të regjisorit Saimir Kumbaro ku edhe Ju keni marrë pjesë. Cila është e veçanta e këtij filmi apo edhe e rolit me të cilin Ju prezantoheni në të? M. Kabashi: Skenarin për herë të parë mua ma ka dhënë Saimir Kumbaro, regjisor i filmit, por që është edhe bashkëskenarist, mbi bazën e një pjese dramaturgjike që e kishte vënë në skenë Teatri Kombëtar dhe që është shkruar nga Ruzhdi Pulaha, një dramaturg jashtëzakonisht i vlefshëm i teatrit shqiptar. Dhe çuditërisht e kam lexuar në Las Vegas, ku kisha shkuar për 28 Nëntor i ftuar nga komuniteti shqiptar për të recituar poezi. Dhe qysh se e lexova skenarin, më bëri një përshtypje shumë të mirë. Arsyeja ishte fakti se ngjarja ishte shumë e thjeshtë. E gjithë ngjarja e filmit zhvillohet në një azil pleqsh, në një qytet provincial, ku nëpërmjet karaktereve dhe historive që ka secili, nëpërmjet dramave apo historive njerëzore të këtyre nejrëzve, autori me shumë finesë, elegancë, shpalosë edhe problemet shoqërore që ka shoqëria aktuale. Dhe në këtë pikëpamje më duket se ia kanë qëlluar të dy në pikëpamjen e skenarit, si Saimiri ashtu edhe Ruzhdiu si bashkëskenaristë. Por Saimiri duke qenë një regjisor impulsiv, intuitiv, një djalë që tashmë mbi bazën e bagazhit e të disa filmave (unë kam pasur fatin që të jem në pesë filma me të. Bashkëpunimin për herë të parë me të e kemi nisur në filmin "Koncert në fund të vitit 1936", për të vazhduar me "Baken" apo edhe me shumë filma të tjerë), diti që të përzgjedhi një kastë aktorësh që t'i përshtaten roleve të shkruara në skenar dhe të krijojë një ekip kompakt për mendimin

Koha javore: Keni luajtur shumë role në film, por teatrit duket se i jeni përkushtuar më shumë. Cili është në fakt, sipas Jush, dallimi ndërmjet filmit dhe teatrit dhe kë ndjeni më tepër? M. Kabashi: Dallimi është paksa prozaik në gjykimin tim, në kuptimin që teatri artistëve apo aktorëve ua mëson profesionin, është shkolla e vërtetë e mësimit të profesionit, ndërsa filmi i jep popullaritetin. Me ç'kam kam vënë re, kjo ligjësi është kudo, në tërë botën. Bile edhe aktorët më të mëdhenj të filmave holivudianë, edhe ata, që të gjithë, kam vënë re që në jetëshkrimet e tyre e kanë vlerësuar faktin që kanë luajtur shumë intensivisht në teatër dhe i kanë kaluar në karrierën e tyre artistike edhe veprat më të mëdha teatrore, duke filluar nga ato të Shekspirit, Gogolit, Goldonit, Molierit dhe shumë autorëve të tjerë që janë më bashkëkohorë. Ndërsa filmi të jep mundësinë që përmes ekranit dhe televizionit të marrësh popullaritetin. Por unë kam idenë që nuk mundet dot një autor të kalojë nga një personazh në një personazh tjetër duke ruajtur cilësitë edhe të transformimit, edhe cilësitë profesionale të aktrimit, po të mos ketë këtë shkollë teatrore. Po kanë specifika pastaj pak të veçanta sepse në qoftë se në film merr popullaritetin, nuk e merr atë të veçantën që të falë teatri e që është kontakti i drejtpërdrejtë me spekatorin. Në teatër aktori e ndjen spekatorin, gjë që nuk të ndodh në film sepse ndodhesh gjithmonë përballë ftohësisë, si të thuash, të një kamere. Ndërsa teatri ka vazhdimësi. Spekatori nuk është vetëm një konsumues, është një personazh real në sallë. Dhe ti e ndjen ngrohtësinë e tij siç e ndjen ndonjëherë edhe stepjen dhe atëherë përpiqesh diçka të korrigjosh. Por pastaj nga teatri e merr atë pasuri të cilën nuk ta fal kush në botë e që janë duatrokitjet, atëheherë kur ke bërë një gjë të mirë, merr përgëzimet, merr ovacionet, merr edhe buqetat me lule, elemente të cilat vërtet ne do të themi se jemi të privilegjuar që kemi fatin t'i provojmë jo rrallë herë kur bëjmë punë serioze, punë të mirë dhe punë të vlefshme.

Bisedoi: I. Kallaba

e enjte, 5 shkurt 2009 9


PANORAM

¸ KULTURORE

Diellza Kolgeci, me një libër autobiografik Një nga vajzat më të bukura të Kosovës, e njohur për hirin dhe për elegancën e saj, mendon se në një të ardhme të afërt do të vijë me një libër autobiografik. Për këtë projekt Diellza është shprehur: "Ka qenë një dëshirë e hershme, si për të kthyer një tjetër faqe në historinë e jetës sime. Ky libër do të përmbajë historitë e shkëputura nga jeta ime, si në aspektin artistik, por edhe atë profesional e privat. Mendoj se është një nismë e veçantë, ka plot gjëra të bukura dhe të hidhura prej të cilave çdokush do të mund të mësonte edhe për jetën e vet", ka thënë Kolgeci. Nuk na mbetet asgjë, veçse të presim me shumë kuriozitet elementet autobiografike që Diellza do të hedhë në libër.

Zana Krasniqi pozon me Ryan Loche

Ryan Loche është një ndër sportistët më të preferuar në Amerikë, jo vetëm ngase është fitues olimpik dhe thyes i disa rekordeve botërore në not, por dhe sepse ka një pamje tërheqëse dhe flitet se shumë shpejt do të jetë imazhi i ri i Calvin Klein. E ndërsa ky lajm është përhapur në mediat amerikane, një prej fotografive që shoqëron lajmin tregon sportistin duke pozuar me modelen shqiptare Zana Krasniqi.

10 e enjte, 5 shkurt 2009


PANORAM

¸ KULTURORE

Karakteri i individit sipas ngjyrës së syve Prej kohësh thuhet se sytë janë pasqyrë e shpirtit dhe se aftësia personale e njohjes së një personi mund të përkufizohet mjaft lehtë, vetëm duke parë ngjyrën e syve. SYTË E ZINJ: Ngjyra e syve tuaj, ju bën që të jeni gjithnjë njerëz seriozë dhe që gjërat t'i bëni me pjekuri. Gjithnjë përtej shikimit të personave që kanë sy të zinj fshihet një mister i trashëguar. SYTË KAFE: Sytë kafe janë mjaft ekspresivë dhe dëshmojnë për aftësi mbi mesataren dhe janë mjaft të talentuar. Zakonisht ata janë njerëz këmbëngulës dhe kërkues ndaj vartësve, kjo për shkak të hijes së rëndë. SYTË DYNGJYRËSH: Janë sytë më tërheqës dhe bindës, në raste të veçantë zotërojnë pushtetin e hipnotizimit të personave të tjerë. Konsiderohen shumë tërheqës, janë mjaft ekzotikë. Shprehin vetëbesim dhe dëshmojnë krenari. SYTË GËSHTENJË: Dëshmojnë se individi është zot i fjalës dhe se meriton t'i zihet besë. Sa më e mbyllur të jetë ngjyra, aq më shumë ato rrezatojnë sensualitet. E meta kryesore është se flasin shumë për vetveten. SYTË E KALTËR: Shprehin kthjelltësinë e cila nënkupton romantizmin dhe feminilitetin tuaj. Ndoshta nuk duhet të imagjinojnë princin e ardhshëm, por duhet të lëvizin nga vendi dhe të jenë në kërkim të tij. SYTË E GJELBËR: Shumica e njerëzve me sy të gjelbër, konsiderohen mjaft të urtë dhe të bindur. Këta njerëz dinë të sillen dhe respektojnë të tjerët, por në raste të veçanta kur u shkelet në kallo nuk ngurrojnë të bëhen mjaft aggressivë.

Projektet e reja filmike të B. Destanit

filmin "Koha e Blerim Destani, aktori kryesor në dy projekte filmike kometës", është angazhuar edhe në i angazhuar në realjoshqiptare. Destani aktualisht është xhirimet e të cilit izimin e filmit "Seperation City", Gjermani, ndërsa zhvillohen në Zelandën e Re dhe në vitit të ardhshëm. do të dalë nëpër kinema në fund të et e "Seperation Ndërkaq, kur të përfundojnë xhirim me produksion City", Destani do të shfaqet në filmin 's End". gjerman, danez dhe australian, "At Word

e enjte, 5 shkurt 2009 11


KULTUR¸ NË SHPALIM TË LIBRIT

Ndarje nga gënjeshtra

Kur filluan sipërmarrjen e tyre, Rilindasit shqiptarë (shek. 19) kishin një qëllim krejt ndryshe nga ai i Platonit dhe programi i tyre ishte me pak ambicioz sesa ai i Rilindjes evropiane. Objektivi i atdhetarëve ishte i thjeshtë; rizgjim i vetëdijes kombëtare e përfundimisht krijimi i një shteti shqiptar. Ata jo se nuk ëndërronin një shtet të përsosur, pasi njëri prej tyre, Sami Frashëri, shkroi "Shqipëria ç'ka qenë.", por realiteti i kohës si një e "vërtetë e nevojeshme" i bëri ata të pajtoheshin me krijimin e një shteti të çfarëdoshëm.

Astrit Lulushi "Çdo e keqe e ka një të mirë". Kjo shprehje ngushëlluese, fjalë e urtë, duket se vjen nga kohët më të lashta, ndoshta kur njerëzve u lindi ideja për një organizim të përsosur. Në Republikën e tij, shkruante Platoni (428 - 327 p.e.s.), brezi i parë, fëmijët e të rinjtë, do të arsimoheshin për të mësuar që të besonin se në të kaluarën kishin qenë krijesa të dobëta, të pavetëdijshme, por natyra i mori në mbrojtje e u kujdes duke u dhëne formën fizike e intelektin. Kështu ata do të mbeteshin gjithmonë mirënjohës ndaj të kaluarës. Të edukuar me konceptin e kësaj "gënjeshtre të nevojshme" banorëve të Republikës së përsosur as që do t'u shkonte ndër mend të dyshonin e jo më të rebeloheshin ndaj të kaluarës, apo të kërkonin rishikimin e saj; historia e kaluar bëhej e

12 e enjte, 5 shkurt 2009

padiskutueshme ashtu siç ishin të pandryshueshme ligjet e natyrës, e të shenjta ato të perëndive. Pasi të krijohej një shoqëri e tillë, Platoni thoshte se që Republika të bëhej e suksesshme, duhej që besimi i krijuar nga "gënjeshtra e nevojshme" të ishte dhe i përherëshëm. "Kush lind filozof, në trupin e tij ka ar", argumentone ai. "Kush lind mbikqyrës, kujdestar a roje ka vetëm argjend dhe kush lind punëtor, ka vetëm bronx e hekur". Këto metale bëjnë pjesë në një grup, por janë të ndara, ashtu siç duhet të jenë edhe kastat e një shoqërie. Në këtë mënyrë Platoni mendonte të krijonte besimin në të "vërtetën e përjetshme" - "aeterna veritas", e cila duhej të bëhej themeli i edukimit të brezit të parë të shtetit të ri të përsosur. Por shumë studiues thonë se Republika utopike e Platonit, edhe po të ishte bërë realitet, do të kishte dështuar kur "gënjeshtra e nevojshme" të sfidohej nga "e vërteta e nevojshme". Sipas tyre, njerëzit që besojnë në "të vërtetën e përjetshme" kanë mite por jo histori. Ata u ngjanë atyre që mendojnë se jeta është vetëm e lumtur; pa vuajtje a dhembje. Por të duash lulet e të përçmosh dheun a plehun ndotës që ushqejnë ato, apo të mbash trëndafilat e të mohosh gjembat, do të thotë t'i shmangesh "të vërtetës së nevojshme, apo t'i ngjash atij që lutet; "Zot më shpëto nga vetja ime!" Periudha e rilindjes evropiane (shek. 14 - 17) krijoi kushte për "të vërtetën e nevojshme". Koperniku, Bruno, Galileu e shumë të tjerë pranuan të vuanin a flijoheshin, për të mbrojtur idetë e tyre, të cilat do të trondisnin me themel një sistem mendimi e besimi me rrënjë të thella në "gënjeshtrën e nevojshme".

Kur filluan sipërmarrjen e tyre, Rilindasit shqiptarë (shek. 19) kishin një qëllim krejt ndryshe nga ai i Platonit dhe programi i tyre ishte me pak ambicioz sesa ai i Rilindjes evropiane. Objektivi i atdhetarëve ishte i thjeshtë; rizgjim i vetëdijes kombëtare e përfundimisht krijimi i një shteti shqiptar. Ata jo se nuk ëndërronin një shtet të përsosur, pasi njëri prej tyre, Sami Frashëri, shkroi "Shqipëria ç'ka qenë.", por realiteti i kohës si një e "vërtetë e nevojeshme" i bëri ata të pajtoheshin me krijimin e një shteti të çfarëdoshëm. Mitizimin apo "gënjeshtrën e nevojshme" rilindasit e përdorën ashtu si mjeku kloroformin, vetëm për të sjellë në vehte pacientin. Por kur shteti shqiptar u krijua më 1912, hija e miteve mbeti, ashu si sot parrullat euforike të së kaluarës shihen të zbehta e vende-vende nëpër mure a faqe mali. Këto mbetje të "gënjeshtrës së nevojëshme" nga periudha e Rilindjes, u gjallëruan e u përshtatën shpejt nga ideologët e komunizmit më 1944, kur lavdia personale dhe pushteti me çdo kusht, u bënë qellimi i tyre. Dhe ashtu siç këshillonte Platoni, puna filloi me edukimin e brezit të ri duke iu thënë se "kur lindi partia, lindi drita jonë". Gjithashtu, historia dhe historiografia shqiptare, e shkruar gjatë viteve të diktaturës, ra pre e "gënjeshtrës së nevojshe". Si pasojë, shumë shtrembërime fituan statusin e mitit e paprekshmërisë dhe ende vazhdojnë të bëhen burim grindjesh e përçarjesh sa herë që përballen me "të vërtetën e nevojshme" Niçe (1844 - 1900) thoshte se ndjenjat me të cilat njeriu lind i garantojnë atij se ështe qenie që mendon, por jo që jeton. Për të jetuar ai duhet të lihet i lirë. Por edhe njerëzit e lirë kanë probleme; parimisht ata vuajnë nga e keqja historike apo kujtesa se dikur kanë qënë në pranga. Duket se fshirjen e kësaj kujtese e merr përsipër "gënjeshtra e nevojshe" Plutarku (46 p.e.s. - 120 e.r.) sikur e kuptoi

fuqinë e ideve dhe të keqen që vjen nga shpërdorimi i tyre Nisur nga kjo, ai filloi të shkruajë "Jetë paralele", gjithsej 19, për t'i zhveshur figurat e antikitetit nga çdo mit apo teprim. Ndoshta falë përshkrimeve të tij biografike, emrat e shumë personaliteve, përfshi Aleksandrin e madh dhe Pirron e Epirit, sot shihen si figura historike, ndërsa periudha që Plutarku trajtoi në shkrimet e tij, mendohet të jetë ndër më të dokumentuarat e antikitetit. Plutarku thoshte se miti e bën historinë të duket si sipërfaqja e turbullt ku njeriu e sheh veten të shpërfytyruar, ndërsa e zhveshur nga mitet, historia bëhet pasqyrë e qartë ku duke u parë, njeriu mund të përmirësojë jetën dhe karakterin e vet. Thuhet se Plutarku ishte një nga kujdestarët a priftërinjtë e fundit të Orakullit të Delfit dhe si i tillë, dëshmitar i përditshëm i shprehjes "Njih veten - Shmang ekstremet", një këshillë e gdhendur në hyrje të tempullit, por e vështirë për t'u ndjekur, sepse Orakulli nuk tregonte, Ai vetëm linte të kuptohej.


KULTUR¸ PROTESTAT KOSOVARE TË VITIT 1968. (1)

Demonstrata e shqiptarëve (1968) në prizmin e të drejtës njerëzore dhe Hyjnore! Në anën tjetër, duke copëtuar tërësinë territoriale të Shqipërisë mesjetare, vendimet e Kongresit të Berlinit cenuan rëndë interesat e popullit shqiptar. Ashtu si Traktati i Shën Stefanit, edhe ai i Berlinit nuk e pa Shqipërinë si një njësi politike dhe etnike të veçantë, por e trajtoi si një plaçkë tregu të destinuar për të përmbushur synimet e Fuqive të Mëdha dhe për të kënaqur lakmitë e shteteve të krishtera ballkanike. Në këtë qëndrim pati ndikim edhe vetë fakti që shqiptarët, të ndarë në tri besime (edhe pse i bashkonte një ndërgjegje e vetme kombëtare), me një shumicë zotëruese myslimane, shiheshin nga Evropa e krishterë si një popull i huaj me ta dhe më i afërt me turqit myslimanë.

Dr. dom Nikë Ukgjini Njeriu i sotëm, edhe pse jeton në kohën e një jete të avancuar, ende jeton me një jetë me konflikte të shumëfishta dhe shkatërrime. Në media dhe në diskutimet publike, shumë herë është folur dhe flitet për të drejtat e njeriut. Përpjekjet për t'i siguruar ato në kohën e fundit sikur kanë një avancim. Po të njëjtën kohë, pothuajse në çdo rast, dëgjohet për shkeljen drastike të të drejtave të njeriut në shumë vende të botës. Kur flasim për të drejtat e njeriut në shikim të parë, sikur e ndjejmë se për çfarë bëhet fjalë! Por, kur hyjmë më thellë në brendsinë e saj, shohim se është vështirë t'i jepet një kuptim qoftë edhe i përafërt kësaj fjale, çfarë ajo është në të vërtetë, në kuptimin e plotë të fjalës! Çfarë është në realitet kjo fjalë dhe çfarë nënkupton etj.. Janë të shumtë ata të cilët thirren në kodin e moralit dhe në parimin e respektimit të dinjitetit njerëzor! Janë shumë të tillë që dëshmojnë se çdo njeri ka të drejtat e veta, ka dinjitetit e vet, si individ dhe si komb. Por, janë dhe shumë të tillë si, grupime të ndryshme shoqërore apo shtete-të cilët tani ashtu si edhe në të kaluarën historike, i kanë shtjelluar dhe zbatuar këto të drejta sipas interesave të tyre për kohën konkrete. E drejta Hyjnore dhe njerëzore, E drejta-ius,, drejtësia- iustum. Të drejtat e njeriut janë të lidhura ngusht me dinjitetin njerëzor. Shprehja "Të drejtat e njeriut" si dhe "Dinjiteti njerëzor", të cilat i gjejmë në Deklaratën e të Drejtave të Njeriut të Kombeve të Bashkuara dt. 10 dhjetor 1948, si tekst bazë për të gjitha kohërat, i takojnë traditës hebreike dhe të krishterë. Të dyja sinonimet e kanë zanafillën në tekstet biblike, të Besëlidhjes së Vjetër, si shkrimet më të vjetra të botës, dhe të Besëlidhjes së Re. Kështu shohim se si e koncepton dinjitetin njerëzor dhe të drejtën e tij libri mbi zanafillën e krijimit: "Hyji e krijoj njeriun në përngjasimin e vet, e krijoi në përngjasimin e Hyjit, i krijoi mashkull e femër" (Zan. 1, 27). Nga kjo përmbajtje duket qartë se, secili njeri, si qenie hyjnore, ka dinjitetin e vet, pasi Zoti flet me të, sepse është i krijuar sipas modelit të Tij dhe tek Ai do të kthehet. Kjo shprehje e Zotit ndaj njeriut sikur tregon një barazi të plotë ndërmjet njerëzve dhe zhduk ndarjet nacionale, racore, krahinore, klasore etj. Kurse në Besëlidhjen e Re, shohim se koncepti për dinjitetin njerëzor shprehet edhe më shumë, kur Jezusi flet për Hyjin si Ati i të gjithëve, i cili nuk bën dallime tek asnjë njeri, por që kushtëzon: "Duaje Zotin, Hyjin tënd, me gjithë zemrën tënde, me gjithë shpirtin tënd dhe me gjithë mendjen tënde,... dhe duaje të afërmin (çdo njeri) tënd porsi vetveten!"(B.R, Mt. 22, 37- 38). Kjo do të thotë se nderimi ndaj Hyjit është i njëjtë me nderimin ndaj njeriut. Edhe Shën Pali në letrën e tij drejtuar Galatasve na mëson se mes njerëzve nuk duhet bërë asnjë dallim: "Nuk ka më hebre-grek! Nuk ka më skllav- i lirë!...." (Gal. 3,28) etj.. Nga koncepti biblik i ofruar më lart, konstatohet se nga ligji Hyjnor (lex divina) rrjedh ligji natyral (lex natyralis) dhe ligji njerëzor (lex humana) e Zoti është sovran i një bashkësie që quhet Univers. Ky strukturim ligjor spikat edhe në librin e shenjtë të Kur'anit. Ndaj, duke qenë se të drejtat dhe dinjiteti njerëzor dalin si një domosdoshmëri nga ekzistenca e vetë Zotit, këto të drejta nuk guxon t'i mohojë askush, qoftë edhe shteti.

Të drejtat e njeriut dhe e drejta ndërkombëtare Duke u mbështetur në ligjet e kohës së lashtë, mendimtarët e shumtë, edhe gjatë mesjetës kanë vazhduar të potencojnë ekzistimin e të drejtës natyrore dhe ligjit. Sipas tyre ligjet njerëzore duhet të jenë në përputhje me këto ligje natyrore, përndryshe nuk do jenë më ligje. Gjatë kohës së pushtetit absolut në Evropën e shek XVII edhe filozofët, juristët dhe publicistët nxirrnin në pah idenë e të drejtës natyrore. Veçojmë këtu mendimin e juristit të njohur holandez, Hugo Grotius, i cili, ndër të tjera, thoshte se njerëzit lindin me të drejtat e veçanta natyrore dhe shoqëria apo shteti, duhet t'i respektojë këto të drejta. Madje ideja e Hugos kishte hyrë në ligjet angleze në formën e dokumentit të shkruar që në vitin 1689, me titull (Bill of Rights-Karta e të drejtave). Si akt politik dhe juridik, kjo ide përmendet me rastin e deklaratës së pavarësisë të Shteteve të Bashkuara të Amerikës më 4 qershor 1776, ku ndër të tjera thuhej: "Të gjithë njerëzit e krijuar janë të barabartë mes tyre dhe sipas së drejtës së lindur kanë të drejtën në jetë, të drejtën në liri dhe të drejtën për të arritur begatinë e vet". Në Evropë deklarata e parë e kësaj natyre, në trajtën e ligjit, ka qenë ajo e Revolucionit Francez, aprovuar në Paris, më 26 gusht 1789. Më pas ka qenë bërë pjesë e kushtetutës franceze në vitin 1791. Se sa domethënëse ka qenë kjo shprehje, e tregon edhe fakti se për të drejtat natyrore flitej në kushtetutën franceze të vitit 1946 dhe 1958 dhe në disa kushtetuta të tjera të shteteve evropiane. Shqiptarët dhe e drejta e tyre sipas Traktatit të Berlinit 1878 Çështja e të drejtave kolektive dhe nacionale për herë të parë ishte biseduar drejtpërsëdrejti në Kongresin e Vjenës në vitin 1815, duke arritur në përfundime se të drejtat e pakicave apo nacionaliteteve duhet të mbrohen me ligje ndërkombëtare. Nocioni pakicë përfshinte edhe shqiptarët, të cilët Porta e Lartë, duke i diskriminuar, nuk i njihte si komb më vete dhe tri besimet e tyre si elementë të së njëjtës etni. Nën ndikimin e Portës së Lartë, kjo ide u zyrtarizua edhe në Kongresin ndërkombëtar të Berlinit, më 13 korrik 1878, ku gjashtë Fuqitë e Mëdha (Gjermania, Anglia, Franca, Rusia, Austro-Hungaria dhe Italia) nënshkruan mes tyre traktatin për krijimin e shteteve te reja ballkanike. Në këtë Traktat, u sollën nene edhe për mbrojtjen e të drejtave të këtyre pakicave kombëtare, mes të cilëve ishin edhe shqiptarët. Ndaj, pranimi i shteteve te reja si: Serbia, Bulgaria, Rumania, Mali i Zi, kushtëzohej me respektimin e këtyre të drejtave. Për sa u përket të drejtave të pakicave, paragrafi 35 i kësaj marrëveshje iu dedikua Serbisë, ai 27 Malit të Zi, ndërsa paragrafi 62, Turqisë evropiane dhe Turqisë aziatike. Pranimit të shtetit të

Serbisë si i pavarur iu dedikua paragrafi 34 dhe Malit të Zi paragrafi 26. Duke qenë se shqiptarët ishin të pushtuar nga Perandoria osmane, u përfaqësuan në këtë Kongres pa të drejtë vote, nga delegacioni, Aleksandër Kara Theodhor Pasha, Mehmet Ali Pasha dhe Ambasadori osman në Berlin, Sodoullah Beu. Si rezultat i këtij përfaqësimi u vendos që shqiptarët do mbeteshin edhe më tej pakicë apo grupim fisesh përbrenda Perandorisë Osmane evropiane. Në anën tjetër, duke copëtuar tërësinë territoriale të Shqipërisë mesjetare, vendimet e Kongresit të Berlinit cenuan rëndë interesat e popullit shqiptar. Ashtu si Traktati i Shën Stefanit, edhe ai i Berlinit nuk e pa Shqipërinë si një njësi politike dhe etnike të veçantë, por e trajtoi si një plaçkë tregu të destinuar për të përmbushur synimet e Fuqive të Mëdha dhe për të kënaqur lakmitë e shteteve të krishtera ballkanike. Në këtë qëndrim pati ndikim edhe vetë fakti që shqiptarët, të ndarë në tri besime (edhe pse i bashkonte një ndërgjegje e vetme kombëtare), me një shumicë zotëruese myslimane, shiheshin nga Evropa e krishterë si një popull i huaj me ta dhe më i afërt me turqit myslimanë. Vendimet negative të Kongresit ndaj Shqiptarëve sollën si rezultat kryengritjet e mëdha të viteve 1878 -1912, të cilat përbënin një faqe të re të Lëvizjes Kombëtare Shqiptare për të drejtat e tyre legjitime. Duke u mbështetur në parimet e Traktatit të Berlinit, një komb një shtet, e cila u respektua për kombet e tjera, por jo për shqiptarët, kryengritësit kishin si objektiv kryesor plotësimin e programit kombëtar të lëvizjes shqiptare të përcaktuar qysh në kohën e Lidhjes Shqiptare të Prizrenit, krijimin e shtetit autonom e pastaj të pavarur, siç edhe ndodhi me shpalljen e Pavarësisë së Shqipërisë në Vlorë më 28 nëntor 1912. Gjatë Luftërave Ballkanike (1912-1913) lëvizjet shqiptare të viteve 1910-1912 për të drejtat njerëzore dhe nacionale luajtën një rol të rëndësishëm në zhvillimin e ngjarjeve politike në Turqinë Evropiane. Por, në vend që t'i mbështetnin, Aleatët ballkanikë nxituan të përfitonin nga këto luftëra që të zgjeronin kufijtë e tyre në dëm të shqiptarëve. Shpallja e pavarësisë së Shqipërisë, edhe pse e njohur nga Konferenca e Paqes e Ambasadorëve të Londrës, mbajtur më 17-30, maj 1913, nuk arriti t'i bashkonte në një shtet të vetëm të gjitha territoret e popullit shqiptar. Krijimi pas pesë shekujsh robërie i Shtetit të Pavarur Shqiptar, përbën ngjarjen më madhe në historinë e kombit tonë gjatë shek. XX. Krijimi i këtij shteti të ri objektivisht, krijoi premisat dhe bazën shtetërore e politike, për ta mbajtur të gjallë çështjen e çlirimit e të bashkimit të të gjitha trevave shqiptare në Ballkan.

e enjte, 5 shkurt 2009 13


BISED¸ BISEDË ME RAMË SINANAJ, KËSHILLTAR I UNIONIT DEMOKRATIT TË SHQIPTAREVE NË KOMUNËN E PLAVËS

Te drejtat e pakicës duhet të jenë të garantuara me ligj Koha javore : Zoti Sinanaj, çfarë është pozita e shqiptareve sot në Mal të Zi, si jetojnë sot ata dhe ku janë në aspektin social dhe sa është zbatuar ligji për kthimin e pronave në komunën e Plavës dhe a po e gëzojnë qytetaret këtë të drejtë? Ramë Sinanaj: Unë personalisht mendoj se ka shumë gjëra për të thënë se si jetojnë sot shqiptarët në Mal të Zi. Unë nuk shoh anë pozitive. Por gjithnjë shoh se në trevat joshqiptare janë bërë investime shumë të mëdha dhe përmenden miliona të shumtë në investime në infrastrukturë, në ndërtimin e objekteve prodhuese, kurse në vendbanimet shqiptare nuk ka investime, edhe nëse janë, janë të pakta dhe me mundime të mëdha. Duhet thëne se ne vendbanimet ku jetojnë shqiptaret të mirat materiale dhe pronësore janë vërtetë të cunguara. Duke filluar nga Komuna e Ulqinit, ku i janë marrë të mirat detare dhe i janë kaluar Budvës, e kur dihet se 63 përqind të bregdetit të shfrytëzuar në Mal të Zi i takojnë Ulqinit, pastaj fushat e Tuzit, përmes Agrokombinatit 13 Korriku, fushat e Malësisë po uzurpohen,ashiqare po merren pronat e shqiptarëve. Tash u ka ngelur edhe Plava. Komunë kjo ku jetojnë 25 përqind e popullatës me përkatësi nacionale shqiptare, e që në vitin 1949 ishim mbi 60 përqind shqiptarë. Resurset natyrore që i ka Plava, janë malet dhe kullotat tona. Pyjet priten pamëshirshëm dhe pronat tona po shkretohen. Ndaj shqiptarëve bëhen të padrejta te shumta. Elementi kryesor i se drejtës së njeriut është prona,kurse tek ne prona është marrë nga shteti. Ligji mbi restituimin, tash katër- pesë vite është i vdekur dhe nuk zbatohet fare. Tjetër element që është shumë kyç për të jetuar këtu është punësimi. Në strukturat komunale janë shumë pak shqiptarë të punësuar. Në fakt kemi vetëm pesë shqiptarë me marrëdhënie pune në strukturat e shtetit. Ndërsa në kuadër të qeverisjes lokale kemi një avancim më të gjallë, janë diku 10 përqind shqiptarë të punësuar në komunë. Ky punësim nuk është në bazë të përpjesëtimit të popullsisë shqiptare që graviton në këtë komunë. Unë gjithmonë e kam theksuar se pa kuadro nuk ka kërkesa për të drejtat e një komuniteti. Sipas meje në Komunën e Plavës, neve si shqiptarë na takon t'i kemi të punësuar rreth 230 persona. Nëse i marrim të punësuarit në arsimin fillor dhe të mesëm, gjithsejt janë të punësuar vetëm 52 veta, që do të thotë vetëm një e pesta e asaj që na takon është në marrëdhënie pune. Shumë intelektualë shqiptarë, kuadro të diplomuar as që paraqiten në entin për punësim. Paraqitjen e vlerësojnë si të kotë dhe si të pashpresë. Ne si parti politike kemi menduar që të bëjmë ndonjë kontratë me partinë në pushtet që të kërkojmë ndonjë vend pun si kusht për koalicionin e qeverisjes lokale. Me një fjalë, nuk përfaqësohemi në organet e shtetit e sidomos në policinë kufitare, në policinë lokale, në gjyqësi etj. Ne kemi pasur një konkurs për gjyqtar dhe kemi kërkuar që një shqiptare që i plotësonte të gjitha kushtet e që ishte superiore mbi të gjithë konkurrentët ajo nuk pranua për befasinë tonë. Dhe unë pyes veten se çka duhet të bëjmë ne që t'i përmbushim kushtet që të na pranojnë organet e qeverisë aktuale. Këto vetëm janë një shembull konkret qe dëshmon se Qeveria e Malit të Zi nuk është e interesuar që të zgjidhur së paku çështjen sociale të shqiptarëve dhe çështjet e tjera në shumë segmente të jetës së tyre. Koha javore : Në kuadrin e bashkëqeverisjes sa keni arritur t'i përmbushni kërkesat e elektoratit dhe si qëndron çështja e përdorimit të gjuhës dhe simboleve kombëtare? Ramë Sinanaj: Një komunitet për të realizuar të drejtat e veta në një shtet ku është pakicë, së parit duhet të rregullohet legjislativi. Ta marrim shembull Kosovën. Deshe apo s'deshe duhet pakica serbe t'i ketë 20 deputetë serbë në parlament. Tek ne ende nuk ka arritur një gjë e tillë, andaj kushtëzohen njerëzit, kushtëzohet edhe deputeti. Unë mendoj që pakica duhet të jetë gjithmonë e kyçur në pushtet, brenda në qeveri sepse si pakicë nuk guxojmë të jemi në opozitë, sepse ne nuk jemi të interesuar ta marrim pushtetin në Mal të Zi,por në qeveri të luftojmë dhe të kërkojmë të drejtat tona. Pra, ne duhet të jemi ashtu si janë shqiptarët në Maqedoni, ashtu siç janë shqiptarët në Luginën e Preshevës dhe përfundimisht ashtu siç ju kanë dhënë të drejta pakicës serbe në Kosovë. Pra të drejtat e pakicës duhet të jenë të garantuara me ligj e jo të janë të luhatshme. Ne na ka ndodhur që për festën e flamurit , 28 Nëntorit, të hiqet flamuri shqiptar dhe ndaj personit që ka vendosur flamurin në

14 e enjte, 5 shkurt 2009

Qendrën e Kulturës të ngritet aktpadia. Pra kjo është mungesë e legjislativit. Ne jemi themelues të shtetit të pavarur të Malit të Zi, andaj si të tillë duhet t'i gëzojmë të drejtat tona. Koha javore: Sa po zbatohet ligji i restituimit dhe sa jeni të kënaqur me aplikimin e tij në komunën ku ju qeverisni? Ramë Sinanaj: Duhet ditur se shteti nga viti 1955 -61 me anë të një akti ligjor të cilin e ka miratuar qeveria e atëhershme mbi nacionalizimin e pronave , maleve dhe kullotave më së shumti janë prekur pronat e shqiptareve. Mbi 70 përqind e pronave të uzurpuara nga shteti u takojnë shqiptarëve. Nga këto uzurpime shumica e njerëzve kanë ikur dhe braktisur vendin. Shumica e tyre kanë i ikur përtej oqeanit në SHBA. Unë besoj se nga Plava dhe Gucia rreth 15 mijë shqiptarë jetojnë në SHBA dhe kryesisht janë të koncentruar në Nju Jork. Është edhe një e padrejtë tjetër në Komunën e Plavës që aplikohet ndaj shqiptareve e kjo është dygjuhësia. Nuk respektohen të drejtat elementare të shqiptareve siç është bie fjala përdorimi i gjuhës amtare në të gjitha nivelet e organeve brenda komunës. Diçka është bërë në sferën e legjislativit. Në Statutin e komunës është aprovuar dygjuhësia , por ekzekutivi është shumë i ngadalshëm dhe dygjuhësia thuajse fare nuk përdoret. Element tjetër me rëndësi që duhet ta kenë shqiptarët në Malin e Zi është ndjenja ndaj tij si shtet te vetin për të cilin kanë votuar. Në Mal të Zi shqiptarët duhet të bashkohen përmes parive politike legale dhe ta hartojnë një program të përbashkët se si të sillen ndaj shtetit në atë mënyrë që ky shtet të na i njohë ato veçori të posaçme ku jemi si popull më shumicë. Për votimin e Statutit të komunës kemi marr pjesë dy partitë shqiptare që participojmë në Kuvendin e Plavës, duke menduar se janë përmbushur disa kërkesa tona që dygjuhësia të futet në Statutin e komunës. Legjislativi këtë çështje e ka rregulluar, por ekzekutivi ende nuk ka dëshirë që të zbatoj këtë normë. Koha Javore: A e keni ngritur zërin si këshilltar i subjektit politik shqiptar që Ligji për përdorimin e dygjuhësisë të mos mbetet vetëm në letër? Toponimet e vendbanimeve shqiptare rezultojnë të jenë shkruar në gjuhën zyrtare, si e komentoni këtë? Ramë Sinanaj: Shumë herë në kuvendet e mbajtura komunale personalisht kam ngritur zërin dhe kam kërkuar që të formohen kushtet për zbatimin e Statutit. Në kuadrin e komunës mbishkrimet brenda godinës së komunës, mbishkrimet e zyrave, emblemat e punëtoreve janë në dygjuhësi, çka do të thotë se jashtë dyerve të komunës nuk përdoret dygjuhësia. Jo vetëm toponimet, por asgjë tjetër nuk shkon jashtë ndërtesës së komunës. Andaj ketu kemi një lëvizje vetem brenda gëzhojës, apo më mirë të themi kemi ngelur aty ku ishim. Koha javore :Një ndër pikat e ndjeshme është edhe projekti famoz për shpalljen e parkut Nacional në territorin e Plavës e

Gucisë. A mund të na thoni se si është qëndrimi i juaj lidhur më zbatimin e këtij akti ligjor. Si mendoni ju? Ramë Sinanaj: Është shumë interesant se si është sjellë puna e këtij projekti. Projekti për shpalljen e parkut Nacional ka qenë i fshehtë, për të askush nuk ka ditur, as qeverisja lokale as partitë politike as opinioni i gjerë, nuk ka ditur për këtë projekt e as që është diskutuar me publikun. Ne kemi dëgjuar nga qarqet jozyrtare për iniciativën e këtij projekti. Kemi reaguar ne mënyrë shumë të ashpër në një debat rreth Parkut Nacional. Ne kemi marrë pjesë pa dëshirën e organizatorëve të atij debati. Projekti për shpalljen e Alpeve Shqiptare si Park Nacional në mënyrë se si është paraqitur dhe në nxjerrjen e projektligjit për parqe nacionale na çon të mendojmë se ka konotacion tjetër e jo atë të zhvillimit. Me ketë ligj çdo gjë ndalohet dhe sanksionohet, asgjë nuk është e dobishme për popullatën që është pronare e sipërfaqes tokësore të paraparë për shpallje si Park Nacional. Është shumë interesant se ky park i prekë 90 përqind pronat e shqiptareve. Ai shtrihet nga lumi Gërnçar, hyn mbi fshatrat shqiptare siç janë Doli, Vuthajt, Krusheva, Hakajt, Hoti e Jesenica deri te trekëndëshi Mali i Zi - Kosovë - Shqipëri, ndërsa pronat malazeze janë jashtë këtij projekti si Visitori, Morina etj. Ky "park" është i ndarë në tri pjesë. Në pjesën e parë thuhet se nuk mund të bëhet asgjë pa lejen e posaçme, pjesa e dytë përfshin lejimin e punës se kufizuar dhe pjesa e tretë quhet " zona e kontaktit" e cila i ka parametrat e zonës së dytë ku çdo gjë ndalohet dhe çdo gjë kontrollohet. Ne e kemi ngritur zërin si këshilltarë dhe si qytetarë e si përfaqësues partiak në disa seanca të kuvendit komunal, me ç'rast e kemi njoftuar opinionin me qëndrimet tona. Kemi thënë se ky projekt ka erë të një kolonizimi të tretë, pra i ngjashëm me ato të viteve 1933, të viteve 1955-61 kur është kryer nacionalizimi i pronave shqiptare dhe tani është futja nën kontroll e pronave dhe pronarëve shqiptar. Unë personalisht e njoh Zllatko Buliqin. Shpeshherë kemi pas ekspedita bjeshkatare se bashku. Kurrë nuk kam menduar se ai mund të hartojë një projekt të këtillë. Ne e kemi shprehur përmes komunikatës dhe mendimi ynë ka qenë se vetë projekti dhe mënyra e hartimit të tij nuk tregon parametrat e zhvillimit ekonomik të vendit por vetëm na çon deri tek ajo që të mendojmë se ky projekt ka konotacione politik, me tendencë të spastrimit etnik.

Intervistoi : Ali Daci


MOZAIK IN MEMORIAM

QENDRA NANSEN DIALOG ORGANIZOI SEMINAR PËR PËRFAQËSUESIT E SUBJEKTEVE POLITIKE TË KOMUNËS URBANE TË TUZIT

Vdekja e parakohshme Shkëmbim argumentesh e Agim Devës është dhe jo ofendime humbje e madhe për letërsinë shqiptare Agim Deva iu përkushtua letërsisë për fëmijë. Hartoi me dashuri dhe arriti sukses. Hartoi 60 tekste letrare, por edhe shumë studime lidhur me letërsinë për fëmijë. Ishte edhe profesor i letërsisë. Ligjëroi me dashuri i përkushtuar ndaj letërsisë. Dhe vargjet e Agim Devës u bënë të dashur për fëmijë. I përvetësonin lehtë, sepse Agim Deva ishte shkrimtar dhe poet i fëmijëve. Agim Deva ishte organizator i pashoq. Pas luftës udhëhoqi Karvanin e shkrimtarëve. Dhe pushtoi hapësirat mbarëkombëtare edhe më gjerë. Erdhi edhe te ne i ftuar nga Art Klubi, Qendra e Kulturës etj. Së bashku vizituam shkollat fillore. Ishte kënaqësi dhe privilegj edhe imja të jem me Devën, me të cilin kisha kontakte unë dhe shumë të tjerë nga kjo anë. Vdekja e parakohshme e Agim Devës është humbje e madhe për letërsinë shqiptare, e cila me kohë po pakohet, sepse fëmijët shqiptarë humben edhe një shkrimtar të madh për fëmijë Qamil Batallin. Agim Deva mbetet i paharrueshëm, sepse la veprat, të cilat janë me tem-

atikë të ndryshme nga jeta shqiptare, kryesisht kosovare e të gjitha fazave. Me mirënjohje të thellë po përkujtojmë poetin dhe shkrimtarin, Agim Devën dhe fjalët mungojnë. Ngushëllim është vepra e tij që na la, e cila është e pavdekshme.

Tuz- Qendra Nansen Dialog (NDC), organizoi në fundjavën e kaluar në lokalet e KU të Tuzit seminarin për përfaqësuesit e partive politike parlamentare të kësaj komune urbane me temëKomunikimi, konfliktet dhe shkathtësitë e negocimit. Organizimi i këtij seminari pati si synim njohjen e pjesëmarrëseve me format e komunikimt të padhunshëm, metodat për zgjidhjen paqësore të konflikteve etj. "Qëllimi i këtij seminari ishte që përfaqësuesit e subjekteve politike që gravitojnë në KU të Tuzit të njihen në mënyrë të hollësishme me format e shumta të komunikimit, por edhe të fitojnë njohuri lidhur me shkathtësitë e negocimit", u shpreh Leon Gjokaj, koordinator i QND. Sipas tij, qëllim tjetër kryesor i këtij seminari ishte që pjesëmarrësit të motivohën në punën e vet, të integrojnë dhe implementojnë vlerat e dialogut, respektimin e divergjencave dhe komu-

Asllan Bisha

U. S. EMBASSY PODGORICA Announces an open position for

GUARD

BASIC FUNCTION OF THE POSITION Performs guard service to safeguard American Embassy property and personnel. Recognizes emergencies, unusual incidents, and developing problems. Checks ID cards, screens visitors and vehicles, and controls parking around Embassy building. Maintains log books and security equipment at various posts. May be required to work at other locations. QUALIFICATIONS REQUIRED Education: Completion of High School required. Prior Work Experience: Must have one year of experience in a security related field. Language proficiency: English language ability - Level II (limited knowledge) required. Fluency Level IV in language of Montenegro is required. Skills and abilities: Possession of a valid driver's license (category B) required. Other: Completed compulsory military service (applies to Ordinarily Resident citizens only). Must be able to work 12-hour day or night shifts, weekends and holidays. Must pass security background check. CLOSING DATE FOR THIS POSITION: FEBRUARY 10, 2009. POTENTIAL CANDIDATES ARE INVITED TO SUBMIT APPLICATION: Via e-mail: podgoricajobs@state.gov Via fax: +385-1-661-2371; Via mail: American Embassy Zagreb Human Resources Office - Job Application (Guard) T. Jefferson 2, 10010 Zagreb, Croatia More information on this Vacancy Announcement can be found on the following web site http://podgorica.usembassy.gov An Equal Opportunity Employer The US Mission in Montenegro provides equal opportunity and fair and equitable treatment in employment to all people without regard to race, color, religion, sex, national origin, age, disability, political affiliation, marital status, or sexual orientation.

nikimit të padhunshëm. Koordinatori i QND Gjokaj shpreson se organizimi i këtij seminari para zgjedhjeve të parakohëshme parlamentare në Mal të Zi do të japë kontribut në drejtim të arritjes së objektivit që fushata parazgjedhore të jetë më korrekte, pra që subjektet politike të shkëmbejnë argumente, dhe jo ofendime. Pjesëmarrësit e këtij seminari, Naser Krkanoviq (PDS), Gjergj Camaj (ASH) dhe Agron Berishaj (LD në MZ) e vlerësojnë lartë organizimin e këtij seminari duke thënë se seminaret e ngjajshme vetëm mund t'i bashkojnë njerëzi, pa marrë parasysh bindjet e tyre politike. Ata gjithashtu shprehën dëshirë që seminare të këtilla të ketë edhe më shpesh. Në këtë seminar ishin ftuar përfaqësesit e të gjitha partive parlamentare në KU të Tuzit, ndërsa ligjerues ishte mr. Bego Begu.

rr.d.

FORCA RINORE HAPI KONKURSIN TRADICIONAL TË FOTOGRAFISË

Në fokusin e të rinjve 4 Ulqin - Për të katërtin vit me radhë Forca Rinore do të organizojë konkursin e fotografisë të dedikuar për të rinjtë e apasionuar pas fotografisë. Tema e konkursit të sivjetshëm është "Në fokusin e të rinjve 4". Kjo ngjarje tradicionale kulturore viteve të kaluara ka zgjuar interesimin e të rinjve jo vetëm nga Ulqini, por edhe nga qytetet e tjera të Malit të Zi. Për dallim prej dy viteve të para kur të drejtë pjesëmarrjeje kishin vetëm të rinjtë nga Ulqini, ashtu si dhe vitin e kaluar të drejtë konkurrimi sivjet kanë të rinjtë nga të gjitha trevat në Mal të Zi. Pjesëmarrësit kanë të drejtë konkurrimi në kategorinë e fotografisë dixhitale, fotomontazhit

dhe fotografisë MMS. Fotografitë do të vlerësohen nga juria profesionale. Fotografia më e mirë në kategorinë dixhitale do të shpërblehet me 300 euro, vendi i dytë me 200 euro, kurse vendi i tretë 100 euro. Me nga njëqind euro do të shpërblehen edhe fotografitë më të mira në kategoritë fotomontazh dhe MMS. Fotografitë më të mira të përzgjedhura nga juria do të ekspozohen në disa galeri në Mal të Zi. Konkursi do të qëndrojë i hapur deri më 20 shkurt 2009.

(Kohapress)

e enjte, 5 shkurt 2009 15


RAJONI & BOTA AMBASADORI UIDHËRS PËR BASHKËPUNIMIN AMERIKË-SHQIPËRI

Pavarësia e Kosovës, ngjarje historike Në Shqipëri, ambasadori i Shteteve të Bashkuara Xhon Uidhers, thotë se shpreson që qeveria t'i hedhë një vështrim të ri ligjit për pastërtinë e figurave i cili sipas tij ka probleme në kushtetutshmërinë e tij. Në një bisedë me Zërin e Amerikës, ambasadori Uidhërs flet edhe për raportet mes qeverisë dhe drejtësisë, rëndësinë që kanë zgjedhjet e ardhëshme që vendi të hedhë pas të kaluarën si dhe mbi çështjen e Gazetës Tema. Sipas ambasadorit Uidhers, rezultati i zgjedhjeve në Amerikë vetëm do të çojë përpara marrëdhëniet shumë pozitive mes Shqipërisë dhe Shteteve të Bashkuara. Zëri i Amerikës: Z. Ambasador, të hedhim një vështrim mbi vitin 2008 – një vit i vrullshëm në Shqipëri dhe jashtë saj. Me pak fjalë, cili do të ishte vlerësimi juaj për vitin e kaluar? Ambasadori Uidhers: Ka disa gjëra të mrekulllueshme që ndodhën në vitin 2008: fryma, gëzimi dhe festimi kur Kosova u bë e pavarur më pak se një vit më parë. Ishte vërtet një hap përtej një ndarjeje historike. Do të thoja se për këtë rajon, si dhe për botën, ishte një arritje me përmasa historike për njerëz që kishin luftuar për aq shumë kohë për të qenë të lirë dhe të pavarur që arritën këtë synim të mrekullueshëm. Pastaj, sigurisht, në prill, ishte samiti i NATOs që ftoi Shqipërinë dhe Kroacinë për anëtarësim të plotë, gjë që shpresojmë, do të arrihet në samitin e ardhshëm pas afro dy muajsh. Edhe kjo ishte një arritje historike dhe njihte vendosmërinë dhe bashkimin e popullit shqiptar në synimin për të arritur diçka me përmasa të mëdha. Ngjarja e tretë që mendoj pati rëndësi të madhe historike dhe që do të ketë një ndikim shumë pozitiv mbi Shqipërinë ishin zgjedhjet amerikane. Ishte kënaqësi për mua që udhëtoja anembanë Shqipërisë dhe të shihja se sa nga afër shqiptarët e ndiqnin fushatën. Pati një pritje mrekullisht të ngrohtë të zgjedhjes së Presidentit Obama. Ishte një përvojë shumë pozitive për mua të shihja sa të interesuar për fushatën, sa të interesuar në blloqet që ndërtojnë demokracinë, ishin të gjithë shqiptarët kudo. Ishin të interesuar në kandidaturën historike të Znj. Klinton, të Znj. Palin, përkrah të Z. MekKein dhe Z. Obama. Ishin të interesuar në natyrën pjesëmarrëse të procesit. Ishin të interesuar në mënyrën se si bëhej zgjedhja e kandidatit dhe pastaj edhe në konkurimin mes kandidatëve. Mendoj që rezultati i zgjedhjeve ishte i tillë që marrëdhënia shumë pozitive mes Amerikës dhe Shqipërisë vetëm do të rritet dhe çohet më tej nga zgjedhja e Presidentit Obama. Duhet të them edhe që Shqipëria vuajti një tragjedi, atë që ndodhi në Gërdec në të cilën aq shumë njerëz, njerëz të pafajshëm, humbën jetën dhe aq shumë njerëz të pafajshëm u plagosën dhe jeta e të cilëve ndryshoi, ka mundësi, përgjithmonë. Ishte një tragjedi njerëzore që na preku të gjithëve. Unë shkova, vizitova dhe bisedova me njerëzit në Gërdec. Është shumë e rëndësishme që të jepet ndihmë për jetët e atyre njerëzve në përpjekje për ta kthyer sa më shumë që të jetë e mundur pranë normales. Zëri i Amerikës: Pak ditë më parë, duke folur mbi pritshmëritë e Sh.B.A. ndaj Shqipërisë, ju përmendët: respektin për kushtetutën, përpjekjet për të luftuar korrupsionin, si dhe një përkushtim ndaj parimeve e veprimeve

16 e enjte, 5 shkurt 2009

demokratike që të jenë përtej çdo dyshimi. Janë këto një referim i përgjithshëm, një citim i pritshmërive që Presidenti Obama ka ndaj vetes, apo janë edhe një referim konkret ndaj zhvillimeve të brendshme në Shqipëri? Ambasadori Uidhers: Mendoj se e diçka e rëndësishme që duhet mbajtur në mend lidhur me zgjedhjen e një presidenti amerikan është që përzgjedhja e tij, zgjedhja e tij, bën dy gjëra; funksionon në të paktën dy nivele në arenën e jashtme. Këto parime kanë vlerë jo vetëm për vendet e mëdha me të cilat Sh.B.A. ka lidhje shumë të ngushta, por edhe me vendet më të vogla. Niveli i parë është marrëdhënia specifike që Presidenti përcakton dhe që u kërkon të gjithëve në qeverinë amerikane, dhe përmes tyre përfaqësuesve të tij kryesorë në vendet e huaja, që të punojnë për ta vënë në zbatim. Në lidhje me Shqipërinë, lajmet do të jenë mjaft të mira. Kemi një bazë të fortë historike mbi të cilën të ndërtojmë. Amerikanët dhe shqiptarët kanë pasur një lidhje të veçantë që shtrihet në disa dhjetëvjeçarë dhe që mbijetoi edhe përpjekjen e regjimit komunist për ta thyer atë. Kemi arritjen e rëndësishme në rajon që përmenda – pavarësia e Kosovës, si dhe NATO. Një prej përfitimeve të mëdha të samitit të NATOs në prill është që do t'i japë mundësi Presidentit të fokusohet në mënyrë specifike tek vendet e reja kandidate, Kroacia dhe Shqipëria; do t'u japë udhëheqësve mundësinë për t'u takuar, për të diskutuar mbi çështjet që kanë në plan; dhe kjo është një mundësi e jashtëzakonshme. Vjen në një kohë shumë të mirë për ne amerikanët dhe për ju shqiptarët sepse në ato takime, ne mund të fokusohemi tek çështjet specifike. Niveli tjetër që është pak më i vështirë për t'u përkufizuar, por në shumë mënyra edhe më i rëndësishëm, është që një administratë e re amerikane sjell me vete energji të re, një paketë të freskët idesh, si dhe një ton të ri. Personalisht mendoj që nuk ka rëndësi nëse kjo administratë është republikane apo demokrate; ndërkohë që zhvillohen rrethanat anembanë botës, kjo administratë formëson tonin e veprimet e veta dhe përqendron energjinë e vet mbi këto rrethana. Në rastin e Presidentit Obama, fokusi i tij shumë qartësisht do të jetë mbi marrëdhëniet e rigjallëruara dhe të internsifikuara kudo në botë. Kjo nuk është diçka që përqendrohet specifikisht mbi Shqipërinë, apo mbi Kinën, apo mbi Afrikën e Jugut. Por, ton ii ri jep një themel, jep një ndjenjë të një qëllimi dhe drejtimi të ri që do të na lejojë ne që merremi specifikisht me Shqipërinë të sjellim një axhendë të re, një seri të re idesh që mund t'ia paraqesim administratës për shqyrtim dh endërveprim. Kjo pastaj na lejon të hedhim një shikim të ri mbi mënyrën se si funksionojnë gjërat. Mund të flasim pak më shumë më vonë, por koj është një kohë e mirë për këtë qëllim sepse Amerika sapo kreu zgjedhjet e veta vjet dhe Shqipëria do të ketë zgjedhjet e veta këtë vit. Zëri i Amerikës: Një prej çështjeve më të debatuara kohët e fundit është Ligji i Lustracionit. Ky ligj është kritikuar nga Sh.B.A., por edhe nga OSBE, Këshilli i Europës, dhe së fundi edhe nga BE. Sh.B.A. kanë thënë që ligji ngre shqetësime serioze ligjore dhe kushtetuese. Cilat janë këto shqetësime dhe cilat do ishin pasojat e këtij ligji? Ambasadori Uidhers: Pozicioni i qeverisë së Sh.B.A. është shumë i njohur. Pozicioni është

paraqitur edhe këtu edhe në Uashington. Kemi ngritur problem në kushtetueshmërinë e ligjit si dhe mbi zbatimin e mundshëm të ligjit. Këto janë çështje që janë ngritur edhe nga një numër institucionesh dhe organesh anembanë Europës dhe mendoj që të gjithë ne shpresojmë që qeveria e Shqipërisë do qaset ndaj këtij ligji, do bëjë një qasje të re ndaj këtij ligji, dhe do të shfrytëzojë mundësinë e ndihmës që të gjithë ne, që jemi miq të Shqipërisë, kemi ofruar. Zëri i Amerikës: Megjithëkëtë, zoti Ambasador eshte vene re nje kembengulje e shumices dhe e qeverise per te mos ndryshuar qendrim..... Ambasadori Uidhers: Edhe një herë, si miq të Shqipërisë, gjithçka mund të bëjmë është të bëjmë rekomandimet tona dhe të japim këshillat tona më të mira. Shpresojmë që do të merren parasysh. Të gjithë kemi objektivin përfundimtar të përpjekjes për ta bërë situatën lidhur me këtë ligj sa më të mirë që mund të bëhet dhe shpresoj që pozicioni ynë është i qartë dhe që merret si një rekomandim konstruktiv. Zëri i Amerikës: Shumë vëzhgues e shohin

situatën me shqetësim dhe janë të mendimit që proceset integruese të Shqipërisë mund të vihen në pikëpyetje, sidomos afrimi me BE, sepse çështja e NATOs duket se është një fakt i kryer. Cili është vlerësimi juaj? Ambasadori Uidhers: Nuk mund të flasim në emër të BE. Është një pyetje që u duhet bërë atyre. Mendoj që dinamika e vërtetë këtu ka nevojë të jetë e tillë që drejtimi të jetë përpara. Shqipëria ka bërë një rrugë të gjatë përparimi nga viti 1991, kur vuante nën një regjim shtypjeje dhe tiranie thuajse të pabesueshme. Mendoj që të gjithë miqtë e Shqipërisë, mes të cilëve shpresoj që Sh.B.A. të konsiderohet një prej kryesorëve, po përpiqen t'i japin ritëm këtij përparimi dhe, në këtë mënyrë, shpresojmë që të mund të ofrojmë mbështetje dhe ndihmë të madhe për synimet që kanë shprehur qeveria dhe populli shqiptar – dhe kjo është integrimi në bashkësinë euro-atlantike dhe në bashkësinë e demokracive. Zëri i Amerikës: Z. Ambasador, gjatë vitit të kaluar, në lidhje me disa zhvillime të brendshme, kryesisht lidhur me sistemin e drejtësisë – kujtoj këtu ligjin për prokurorinë, dekretet e presidentit për anëtarët e Gjykatës së Lartë, çështja Fazllic – ju dhe faktorë të tjerë ndërkombëtarë ishit në oponencë të qartë me qeverinë. A mendoni se kanë qenë raste të izoluara apo një tendencë për të ushtruar ndonjë lloj presioni mbi sistemin e drejtësisë? Ambasadori Uidhers: Do shprehesha kështu: ka shumë vende në botë që, si pjesë e baticës së historisë, kanë qenë në gjendje të dalin nga diktaturat komuniste dhe lloje të tjera totalitarizmi. Sigurisht, ne amerikanët kemi qenë

gjithmonë absolutisht në krye të luftës kundër diktaturës komuniste dhe mendoj që askush nuk mund të thotë të kundërtën. Por me të gjitha këto demokraci që linden, procesi i arritjes, sigurimit të synimeve kombëtare shprehur nga popujt e tyre nuk është një mbërritje. Nuk është se mbërrin në një destinacion. Gjëja e madhe e demokracive është që janë gjithmonë duke korrigjuar veten dhe duke përmirësuar veten. Kjo është e vërtetë për demokracitë më të vjetra të konsoliduara si në Europë dhe Sh.B.A., por edhe për demokracitë e reja. Synimi ynë në vërtet çdo gjë që qeveria dhe ambasada jonë bën është të nxjerrim mësime nga përvoja jonë, si në vendin tonë ashtu edhe në ndërveprimet tona me demokracitë e reja, për t'i ndihmuar demokracitë e reja të shmangin shumë prej gabimeve apo shtigjeve të gabuara që kanë ndjekur vende të tjera. Në lidhje me situatën që kemi parë këtu si dhe në vende të tjera, ajo që duhet mbajtur mend është që parimi themelor i cilësdo demokraci, dhe këtu mund të përdor Sh.B.A. si një shembull parësor, është parimi i një qeverie të kufizuar. Qeverisë i jepet pushteti të bëjë gjëra të caktuara dhe i duhet dhënë fleksibiliteti dhe autoriteti të mbrojë vendin dhe të promovojë

mirëqenien e përgjithshme të shtetasve të saj. Por ka edhe sfera, brenda cilësdo demokraci, në të cilat pushteti i qeverisë nuk duhet të ndërhyjë. Këtë debat e zhvillojmë gjithë kohën në Sh.B.A. Institucioni kyç për të përcaktuar se deri ku duhet të arrijë autoriteti i qeverisë, fleksibiliteti i qeverisë, veprimet e qeverisë dhe ku jo, është sistemi gjyqësor i vendit. Prandaj, është me rëndësi jetësore që ky gjyqësor të ruajë pavarësinë e tij në mënyrë që të mund ta ruajë këtë drejtpeshim midis sferave të veprimit të qeverisë dhe të drejtave të qytetarit për liritë individuale, në atë nivel ku duhet të jetë. Në lidhje me interesin për zhvillimet e ndryshme këtu, kjo është vërtet sfera mbi të cilën funksionojmë. Nuk ka asnjë interes të Sh.B.A. në personalitetet e veçanta që funksionojnë në këtë vend. Nuk ka kurrfarë interesi të Sh.B.A. tek partitë. Nuk ka asnjë interes në llojet e ndryshme të konkurimit politik që zhvillohet. Ajo në të cilën populli amerikan dhe qeveria amerikane përqendrohen këtu dhe kudo tjetër janë institucionet. Ato janë themelet; ato janë mekanizmat që jetojnë gjatë. Së dyti, ne shohim proceset dhe procedurat. Edhe një herë, sepse këto janë mjetet nëpërmjet të cilave mund të përforcohet liria e shprehjes, zgjedhjet e lira e të ndershme. Prandaj, mendoj që kemi një mesazh shumë pozitiv dhe shpresoj një mesazh konstruktiv dhe ndihmues.


FEJTONI ULQINI NË VITET E LIDHJES SHQIPTARE TË PRIZRENIT 1878-1881 (8)

Pika kulminante e manovrave diplomatike Ekzistonte bindja se "prania e luftanijeve austro-hungareze dhe angleze në ujërat shqiptare gjatë periudhës së dorëzimit të Ulqinit do të kishte një efekt më të mirë". Përfaqësuesi britanik propozonte që dorëzimi i tokave në perëndim të liqenit të Shkodrës të shoqërohej me një demonstrim të forcës në det, që popullsisë së Shkodrës t'i imponohej zgjidhja e propozuar. Përfaqësuesi i Austro-Hungarisë në Cetinë, Temeli, theksonte se kryqëzimi i anijeve austro-hungareze dhe angleze duhej të shrihej nga Ulqini në Durrës.

Mr. Riza Rexha

Në telegramin që Ministria e Punëve të Jashtme e Francës ia dërgoi Sen Kantenit, i ngarkuar me punë i Francës në Cetinë, theksohej: Fuqitë e Mëdha, në kërkim të një mjeti për t'i dhënë fund konfliktit midis Malit të Zi dhe popullit shqiptar, janë marrë vesh midis tyre për të rekomanduar një kombinim sipas të cilit Malit të Zi, në vend të rretheve të dhëna nga Memorandumi i Stambollit (18 prill 1880), t'i jepet një shtrirje tokësore midis liqenit të Shkodrës dhe detit Adriatik, deri në grykën e Bunës. Më 13 qershor 1880, Qeveria e Malit të Zi mori një notë nga përfaqësuesi britanik në Cetinë, në të cilën ishin caktuar afërsisht kufijt e rinj ndërmjet Malit të Zi dhe Turqisë, në vend të atyre të 12 prillit të vitit 1880. Në notë thuhej se paragrafët e nenit 29 të Traktatit të Berlinit, që kishin të bënin me Tivarin dhe rrethinat e tij, do të zbatoheshin gjithashtu edhe në Ulqin me rrethina. Më 14 qershor 1880, nga Ministria e Punëve të Jashtme e Malit të Zi u bë me dije se Krajl Nikolla e pranonte kompensimin e ri - Ulqinin me rrethina. Krajl Nikolla kishte edhe disa vërejtje: së pari, vërejtja qëndronte lidhur me liqenin e Shasit, i cili, sipas projektit të ri, mbetej në anën e Shqipërisë. Sipas tij, kufiri duhej të kalonte përmes liqenit të Shasit. Krajl Nikolla kërkoi nga Britania e Madhe garanci për dhënien e Ulqinit sepse, sipas tij, do të dilnin telashe, meqë Ulqini ishte qytet thellësisht shqiptar.

Krajl Nikolla i vuri Britanisë së Madhe dy kushte: që fortifikatat ushtarake turke, që ndodheshin në kufi, të rrënoheshin dhe që ajo të zotohej se dorëzimi i territorit të ri do të kryhej në mënyrë të rregullt dhe paqësore për të shmangur, siç theksonte ministri i Punëve të Jashtme i Malit të Zi, Stanko Radonjiqi, "atë që Principata të mos bëhej për të tretën herë viktimë e shkeljes së zotimeve nga ana e Portës së Lartë". Çështja e "kompensimit të Ulqinit" arriti pikën më kulminante në manovrat diplomatike. Vjena dhe Londra, si iniciatore, kishin paraparë edhe masat për ta dorëzuar. Përfaqësuesi i Britanisë së Madhe në Shkodër, Grini, në një telegram që mbante datën 15 qershor 1880, shtronte nevojën e pushtimit të pikave të nevojshme gjatë Bunës si dhe kontrollimin e liqenit me anije, sepse kështu, sipas tij, mund të parandalohej çdo ndërhyrje e shqiptarëve. Me këtë propozim qe pajtuar edhe përfaqësuesi austro-hungarez. Ekzistonte bindja se "prania e luftanijeve austro-hungareze dhe angleze në ujërat shqiptare gjatë periudhës së dorëzimit të Ulqinit do të kishte një efekt më të mirë". Përfaqësuesi britanik propozonte që dorëzimi i tokave në perëndim të liqenit të Shkodrës të shoqërohej me një demonstrim të forcës në det, që popullsisë së Shkodrës t'i imponohej zgjidhja e propozuar. Përfaqësuesi i Austro-Hungarisë në Cetinë, Temeli, theksonte se kryqëzimi i anijeve austro-hungareze dhe angleze duhej të shrihej nga Ulqini deri në Durrës.

E VËRTETA PËR MAQEDONINË E VJETËR DHE TË RE (12)

Tendenca pansllaviste hegjemoniste dhe ekspansioniste Duke ndjekur tendencën pansllaviste, gjithnjë hegjemoniste dhe ekspansioniste ndaj popujve të tjerë fqinj historikisht të njohur, sipas udhëzimeve të nacionalizmit serb, Partia Komuniste e Jugosllavisë që në formimin e vet iu vërsul, politikisht e ideologjikisht, më parë Shqipërisë e, nëpërmjet sllavëve të Republikës Socialiste të Maqedonisë, edhe Greqisë.

Prof. Dr. Fehim Reçani Bullgarisë dhe Serbisë nuk u kanë interesuar sllavët e jugut si të tillë, por u ka interesuar territori në të cilin jetonin ata dhe jetojnë gjithnjë, që nëpërmjet këtyre sllavëve të veçuar e të emërtuar "maqedonë", të shtrinin sundimin e vet në të gjithë territorin e ish - Maqedonisë Antike dhe të dilnin në Detin Egje. "Bullgarisë i duhet Deti i Bardhë (Egje) meqë Deti i Zi është liqen sepse kombet që nuk kanë det janë të dënuar për asgjësim natyror", thotë dijetari bullgar Çomakov. Kurse J. Niderle në librin e vet "Makedonskijat vepros", thotë se meqë Austria qëndron si digë në Perëndim e Bullgaria në Lindje, qeveria serbe është drejtuar në drejtim të Maqedonisë me synim për të dalë në det të hapur nëpërmjet Selanikut". "Serbia nuk mund të ekzistojë pa det, duke e drejtuar politikën serbe drejt Maqedonisë me qëllim që nëpërmjet saj të depërtonte në Selanik e në Detin Egje", shprehet I. Pavlloviq. Edhe ministri i atëhershëm serb, Millovanoviq, është shprehur prerazi: "Po nuk doli Serbia në Detin Egje, ajo do të detyrohet t'i dorëzohet dinastisë austriake".

Ato kanë qenë përpjekje të dendura e të nxehta, edhe të Bullgarisë, edhe të Serbisë, që nëpërmjet sllavëve të emërtuar në mënyrë false "maqedonë", të dilnin në Detin Egje që, në të vërtetë, për hesap të Greqisë, kanë qenë plane ekspansioniste. Por, as Bullgaria, as Serbia, nuk mundën ta realizonin një plan të tillë. Në Luftën e Dytë Botërore, fashizmi u bë rast i volitshëm që Jugosllavia e ashtuquajtur socialiste bëri që të dilnin në dritë popuj të tjerë që më përpara nuk kishin ekzistuar, sidomos populli "maqedon". Edhe Jugosllavia socialiste vazhdoi traditën hegjemoniste të Jugosllavisë monarkike. Ajo e ndau territorin e vet në gjashtë republika federale administrative, jo në bazë të lumenjve kryesorë si për ish banovinat, por në bazë të kombit që jetonte në ato republika. Për pesë republikat e tjera kishte nacion historikisht të njohur edhe më përpara, kurse për ish banovinën e Vardarit nuk kishte nacion dhe për të formuan edhe pjesën jugore të Jugosllavisë socialiste si republikë. Mbi këtë bazë, asaj iu desh që më përpara të formonte një nacion, kurse mandej, në bazë të këtij nacioni, republikën federale të quajtur Republika Socialiste e Maqedonisë dhe nga sllavët e kësaj republike kombin maqedon. Duke ndjekur tendencën pansllaviste, gjithnjë hegjemoniste dhe ekspansioniste ndaj popujve të tjerë fqinj historikisht të njohur, sipas udhëzimeve të nacionalizmit serb, Partia Komuniste e Jugosllavisë që në formimin e vet iu vërsul, politikisht e ideologjikisht, më parë Shqipërisë e, nëpërmjet sllavëve të Republikës Socialiste të Maqedonisë edhe Greqisë. Shqipëria e hëngri, por megjithatë nuk u bë pjesë e Jugosllavisë, kurse Greqia nuk e hëngri këtë "dardhë sllave" që në zanafillin e formimit të të ashtuquajturës Parti Komuniste çlirimtare.

e enjte, 5 shkurt 2009 17


FJALEKRYQI

DASHI

DEMI

BINJAKËT

GAFORRJA

LUANI

VIRGJËRESHA

PESHORJA

AKREPI

SHIGJETARI

BRICJAPI

UJORI

PESHQIT DASHI - Keni një engjull që ju ruan në krahë këtë javë . Kjo mund të jetë dikush që flet cdo herë mirë për ju ose person I cili do të ju njoftojë me dikë tjetër I cili do të mund të ju ndihmojë . Ndëgjoni intuitën tuaj dhe vërjani veshin ëndërrave tuaja. Cfarë do që të bëni në jetën tuaj publike do të ketë efekt pozitiv.

LUANI - Jeni duke kërkuar më tepër shtypje dhe dinamikë në marëdhënien tuaj me partnerin, si para ose më tepër sensualitet. Jeni të interesuar në një aritje unike të vecantë , në më nyrë që secili të jetë I lirë të bëjë cfardo që ka dë shirë vet dhe në të njejtën kohë të jeni së bashku. Faktorë më të rëndësishëm për ju janë : mendimi dhe ndarja e ideve.

DEMI - Ana e juaj artistike dhe kreative tani po vie në pah dhe ju sjell ide të shkëlqyera për punë . Ju jeni duke e zbukuruar përditshmërinë e shumë njerëzve përreth jush. Ju keni një intuitë të fortë për njerëzit, për desajn dhe ritëm.

VIRGJËRESHA - Udhëheqë si I juaj, Merkuri, është duke shkelur në shtëpinë tuaj të 7, shtëpi kjo e “tjerëve” deri më datën 3 Mars. Ndryshimet e personave që I keni të rëndësishëm në jetë do të kenë shumë ndikim në ju dhe në reagimet e juaja. Në periudhën vijuese, shumica e aktiviteteve tuaja do të kenë të bëjnë me aferat e shokëve, shoqeve ose të dashurës/it tuaj.

BRICJAPI - Jeni duke shkelur drejt një niveli të ri të jetës, nivel në të cilin shumë herë do të ndjeheni dhe cdo gjë do të ju duket e cuditshme. Është mirë t’a përdorni mencurinë tuaj dhe të ndjeni këtë periudhë me 6 shqisat që I posedoni. Kjo do të jetë si një hyrje në një kështjellë të rrezikshme. Aty do të ketë edhe përbindësha të cilët do të duhet ti largoni, mirëpo do të ketë edhe shpëtimtarë të cilët do të ju ndihmojnë gjatë rrugës suaj.

PESHORJA- Këtë javë do të keni përmirësime në lëminë e dashurisë dhe në përgjithësi kreativitetit tuaj. Ju do të kënaqeni në dezejnet, ngjyrat, dhe ritmin. Miqtë tuaj së shpejti do tu ofrojnë kurajo dhe aktivitete në të cilat do të kënaqeni. Gjatë fundit të javës do të keni një eksperiencë të quditshme me fëmijë ose me të dashurën/in.

UJORI - Kjo është një javë e mirë për të udhëtuar, e posacërisht nëse shkoni dikund ku ka edhe ujë . Jeta shoqërore dhe romansa do të jenë të pranishme me një masë të madhe. Ju keni ardhur me një fazë ku duhet ta ndryshoni karieren ose punën tuaj. Juve ju nevojitet dicka e freskët që të ju mbajë të fokusuar.

AKREPI - Kjo është një periudhë shumë e mirë që ti sqaroni mirë punët me partnerin ose me fëmijët. Keni opcione të definuara, mirëpo ju gjithashtu jeni duke hulumtuar për kompromise dhe solucione ku ju do të dilni fitues . Udhëtimi dhe/ose mësimi do të jenë të pranishme këtë javë. Mendja juaj është e shpejtë dhe e kthjellët.

PESHQIT - Merkuri është duke udhëtuar shpejtë në shenjën tuaj mes 16 shkurtit e deri më 3 Mars. Gjatë kësaj periudhe do të keni përmirësime në komunikim dhe në udhëtime të shkurtëra qofshin ato me punë ose personale. Truri do të ju punojë shpejtë ndërsa sjelljen do ta keni pak sa më agresive. Jeni të zhytur në idea edhe përderisa ecni duhet ti shkruani për të mos I haruar.

BINJAKËT - C’farë thuani dhe mendoni ka një domethë nie të madhe pë r rrethin tuaj jashtë shtë pisë . Ndoshta keni ide të pazakonshme që mund ti shokojnë disa njerë z, mirë po ju nuk brengoseni. Edhe poqë se të tjerë nuk dakordohen, ju nuk jeni në disponim të heshtni. Kjo ë shtë një javë e shkë lqyer pë r një udhë tim pak sa më të gjatë. GAFORRE - Zemra juaj dhe truri janë duke u brengosur vetëm për një gjë dhe atë për dicka që ka të bëjë me edukimin, shkollimin tuaj, gjyqësinë , udhë timin, ose për cfardo që ju besoni se është e “drejtë ” për ju." Lëreni që punët vetë të qarkullojjnë . Në ndërkohë , dita e juaj në punë po përmirësohet dhe ju dita ditës po bëheni person më I organizuar kështu që tani mund të bëni shumë për një kohë më të shkurtër. Ndoshta do të ju dhurojnë ndonjë dhuratë të vogël.

18 e enjte, 5 shkurt 2009

SHIGJETARI - Udhëtimi dhe komunikimi figurojnë fortë këtë javë . Ndoshta

do të jeni të pranishëm në aktivitete të lidhura me tehnikë , sic është për shembull mësimi I menaxhmentit, kompjutorëve. Gjuha e fjalorëve të specializuar do të jetë fokusimi juaj për këtë javë . Të favorizuara gjithashtu janë edhe jeta sociale dhe ajo romantike.


SPORT KOMBËTARJA KUQ E ZI E FUTBOLLIT PO PËRGATITET PËR SFIDËN E ARDHSHME ME MALTËN

Hani i shqetë suar, në kërkim të zëvendësuesve

Tashmë dihet që shanset e riaftësimit të kapitenit Altin Lala dhe Lorik Cana janë thuajse minimale. Trajneri Han është i ndërgjegjshëm për këtë dhe mësohet se ka kontaktuar me të dy lojtarët. Këta të fundit nuk duan kurrësesi ta pranojnë që do të mungojnë, por deri më 11 shkurt do të ishte një mrekulli sikur të ishin të gatshëm. Përveç tyre, një tjetër problem për trajnerin kuqezi është edhe gjendja e portierit Arjan Beqaj, i cili ka që prej muajit nëntor që nuk aktivizohet me "Anorthosis"-in.

Ndeshja eliminatore me Maltën duket se ka nisur për stafin teknik të kombëtares. Problemet me dëmtimet e dy titullarëve, Altin Lala dhe Lorik Cana, jo vetëm e kanë shqetësuar trajnerin Ari Han, por tani ka ardhur momenti që ky i fundit, bashkë me ndihmësin e tij, Vim Surbier, të bëjë zgjidhjen përfundimtare për ata që do të grumbullojë në ndeshjen e 11 shkurtit. Ashtu siç ishte planifikuar më parë, dyshja Han-Surbier do të vëzhgojë tri ndeshje të kampionatit shqiptar. Synimi është i qartë: duhen gjetur lojtarë për të zëvendësuar mungesat e mundshme. Kandidatët: Objektivi i Hanit është të thërrasë një mbrojtës të ri për anti-Maltën dhe gjithash-

tu të shikojë gjendjen e atyre lojtarëve që janë pjesë e kombëtares. Reparti i prapavijës me shumë mundësi do të ketë ndryshime, pasi me boshllëkun që do të krijohet në mesfushë, nga mungesa e Canës dhe Lalës, pritet që një vend aty t'i rezervohet Currit, i cili me kombëtaren ka luajtur më shumë në qendër të mbrojtjes. Dhe jo më kot zëvendëstrajneri Surbier do të shkojë për të ndjekur ndeshjen e Elbasanit. Përveç vëzhgimit të formës së mbrojtësit Endri Vrapi, mësohet se te verdheblutë holandezi do të ndjekë lojën e Nevil Dedes. Ish-qendërmbrojtësi kuqezi është një nga emrat më të përfolur për të qenë pjesë e lojtarëve që do të jenë të gatshëm për ndeshjen me Maltën. Madje, burime pranë FSHF-së pohojnë se "veterani" Dede është lajmëruar për të qenë gati, teksa i është marrë edhe pasaporta, siç ndodh në këto raste. Nga ana tjetër, te Vllaznia njëshi i pankinës, Ari Han, do të shikojë mbrojtësin Elvin Beqiri dhe sulmuesin Xhevahir Sukaj. I pari është pjesë e padiskutueshme e kombëtares, ndërsa Sukaj debutoi në miqësoren me Azerbajxhanin. Ndërkohë, misioni i trajnerëve kuqezinj nuk përfundon me këto dy ndeshje. Sot, Han dhe Surbier do të jenë në stadiumin kombëtar "Qemal Stafa", për të ndjekur përballjen Tirana-Shkumbini, e shtyrë nga sektori i garave në FSHF, posaçërisht për ta. Te bardheblutë kanë se çfarë të shikojnë, pasi përveç futbollistëve pjesë e kombëtares, Andi Lila dhe Ansi Agolli, pritet të ndiqet me interes edhe forma e sulmuesit Migen Memelli, që aktual-

isht është golashënuesi më i mirë i kampionatit. Dyshja e bankinës do të qëndrojë në kryeqytetin shqiptar deri të shtunën, dita kur dhe do të bëhet nisja direkt për në La Valeta, bashkë me një pjesë të lojtarëve të thirrur nga klubet shqiptare dhe delegacionin që do të shoqërojë kombëtaren. Pikëpyetjet: Tashmë dihet që shanset e riaftësimit të kapitenit Altin Lala dhe Lorik Cana janë thuajse minimale. Trajneri Han është i ndërgjegjshëm për këtë dhe mësohet se ka kontaktuar me të dy lojtarët. Këta të fundit nuk duan kurrësesi ta pranojnë që do të mungojnë, por deri më 11 shkurt do të ishte një mrekulli sikur të ishin të gatshëm. Përveç tyre, një tjetër problem për trajnerin kuqezi është edhe gjendja e portierit Arjan Beqaj, i cili ka që prej muajit nëntor që nuk aktivizohet me "Anorthosis"-in. Lajmet e fundit që vijnë për titullarin e portës së kombëtares shqiptare janë të mira. Kështu, sipas mediave qipriote, ditëve të fundit Beqaj ka kryer stërvitje normalisht, por ende nuk mund të flitet për aktivizimin e tij. Pritet e shtuna për të verifikuar gjendjen e tij, kur "Anorthosis" luan për kampionat me "Enosis". Ndërkohë, për sa i përket listës së lojtarëve që do të grumbullohen për eliminatoren me Maltën, trajneri Han pritet të ftojë jo më shumë se 20 kuqezinj. Burime pranë tij bëjnë të ditur se enigmë për të, përveç gjetjes së një mbrojtësi, është edhe sulmi. Në këtë të fundit, deri më tani një ftesë nuk i ka shkuar

Ilion Lika i pafat, dëmtohet në stërvitje Portieri Ilion Lika, që aktivizohet te Tereku i Groznit në kampionatin rus, është dëmtuar në tendinë gjatë një seance stërvitore me ekipin e tij. 28-vjeçari ka qenë pjesë e kombëtares dhe mjaft i rëndësishëm.

e enjte, 5 shkurt 2009 19


MARKETING


Turn static files into dynamic content formats.

Create a flipbook
Issuu converts static files into: digital portfolios, online yearbooks, online catalogs, digital photo albums and more. Sign up and create your flipbook.