Intervistë me Senad Garçeviqin
Sportiste që duhet mbështetur
Eliza Dushku
Podgoricë e enjte, 12 shkurt 2009 Viti VII Numër 357 Çmimi 0,50 ISSN 1800-5969
DIploMaCIa ShQIptaRe
Ecje me delikatesë Unë e mbaj mend shumë mirë njërin nga shumë rastet e grindjeve ndërmjet meje dhe presidentit të atëhershëm të Serbisë, Milutinoviq, kur, gjatë ditëve të fundit të negociatave në Paris, i kujtova se, ndërsa ai po bllokonte çdo progres të negociatave, qytetarë të shtetit të tij po vdisnin në Kosovë. Përgjigjja e tij cinike ishte: “Këta janë njerëzit tanë”, sikur ata ishin pronë e tij. Ai nuk kishte absolutisht asnjë shqetësim për njerëzit.
Shpallja e KoSovëS Shtet
Datë e skalitur në historinë kombëtare
Me pavarësimin e Kosovës, më 17 shkurt 2008, në botën demokratike ndodhi një rreshtim tjetër, rreshtim që ndikoi sadopak në mbarëvajtje të instituconeve të saj.
NGJARJET JAVORE paRlaMeNtI I SloveNISë
Ratifikon protokollin e anëtarësimit të Shqipërisë në NATO Parlamenti i Sllovenisë votoi në favor të ratifikimit të protokollit të anëtarësimit të Shqipërisë në Nato. Ky vendim u njoftua në Tiranë nga Ministria e Jashtme. Sllovenia bëhet kështu vendi i 21 që ratifikon këtë akt të rëndësishëm që hap dyert e anëtarësimit të Shqipërisë me të drejta të plota në Nato në takimin e nivelit të lartë të Aleancës në pranverën e këtij viti. 10 ditë më parë, si në Shqipëri ashtu dhe në Kroaci u përcoll me shqetësim shtyrja e votimit për këtë çështje, e cila u provokua për shkak të përplasjeve të brendshme politike mes pozitës dhe opozitës sllovene, por edhe disa mosmarrëveshjeve të këtij vendi me Kroacinë. Protokolli i anëtarësimit në Nato mbetet për t’u ratifikuar edhe nga 5 vende të tjera. Greqia, siç njoftoi sot në Tiranë ministrja e saj e jashtme Dora Bakojanis do ta votojë protokollin javën e ardhshme.
Themelues: Kuvendi i Republikës së Malit të Zi Gazetë javore për aktualitete, shkencë dhe kulturë Numri i parë doli më 21 shkurt 2002. Botues: SHAGBG ’’Pobjeda’’ Kryetari i Bordit të drejtorëve Radoica Luburiq Redaktor përgjegjës: Ali Salaj Gazeta redaktohet nga kolegjiumi: Fran Gjokaj, Ismet Kallaba (aktualitete, sport), Rrok Dushaj (mozaik, bota), Fahrudin Gjokaj (grafikë), Vijoleta Berishaj (sekretare teknike), Bisera Beqaj (marketing) Adresa: Bulevar revolucije 5 Podgoricë Telefonat: 081-247-799, 247-734 Fax: 247-674 E-mail: kohajavore@cg.yu www.kohajavore.cg.yu Dorëshkrimet dhe fotografitë nuk kthehen
2 e enjte, 12 shkurt 2009
NGJARJET JAVORE të hëNëN U MBajt MBleDhja e KëShIllIt DRejtUeS të paRtISë GRUpIMI "aleaNCa e Re" oRGaNIZoI të Së pRoSpeRItetIt DeMoKRatIK pReMteN taKIM Me QYtetaRët e aNëS Së MalIt
Hollaj nuk gëzon të drejtën e përfaqësimit
Kryetari i Partisë së Prosperitetit Demokratik, Amir Hollaj nuk gëzon më të drejtën e përfaqësimit të partisë, ka vendosur Këshilli Drejtues i kësaj partie. "Dy të tretat e Këshillit Drejtues vendosën të hënën në mbrëmje që mbi bazën e Statutit të PPD-së, neni 30 i
Statutit, kryetarit Hollaj t'i merret e drejta e përfaqësimit të partisë, e drejta që të zhvillojë biseda me parti të tjera shqiptare si dhe e drejta që në emër të PPD-së të bëjë lidhje koalicionesh me parti ose grupime partish", thuhet në kumtesën për opinion të nënshkruar nga nënkryetari i Këshillit Drejtues, Safet Taipi. Ky ndëshkim partiak, pohon Taipi, erdhi pas sjelljeve të njëanshme, të pavarura e të pakoordinuara me kryesinë e parties, të kryetarit Hollaj, i cili në tubimin publik të qytetarëve të organizuar në Katërkollë, më 6 shkurt, me moton "Të gjithë së bashku për deputetin e Anës së Malit" vendosi të shkohet me një lëvizje apo parti tjetër me emër "Aleanca e re", çka vetvetiu dëshmon që kryetari i parties, z. Hollaj, e lëshoi dhe braktisi postin e kryetarit për t'u bashkuar me aleanca të vjetra apo të reja. Taipi shtoi se me këtë ikje të kryetarit Hollaj njoftojmë elektoratin e partisë që kriza e dy viteve të fundit në këtë parti veç është tejkaluar ngase nuk mbahet më peng nga
kryetari i saj dhe se KD, në pajtim me Statutin e partisë, shumë shpejt do të thërrasë Kongresin e jashtëzakonshëm. "Lëshuarja në negociata të ndryshme me z. Hollaj i cili mund të përdorë vulën dhe emrin e PPD- së, pa një vendim të KD të PPD-së, ka rrezik që negociatorëve të koalicioneve t'u sjellë kokëçarje duke u kontestuar nga ana e KD për legjitimitet e duke përfunduar madje edhe në organet gjyqësore. Vendime të tilla që do të ndërmerren nga subjekte të mundshme ndaj subjektit tonë, nga subjekti ynë po të ndodhin, do të kuptohen si ndërhyrje në punët tona të brendshme duke krijuar frymë armiqësie që do të çojë në mungesë të bashkëpunimit të ndërsjellë. Dy të tretat e KD të PPD-së për qëndrimet e marra ka vendosur të njoftojë instancat përkatëse shtetërore për të ndërmarrë masat e nevojshme që nënkuptojnë bllokimin e të drejtës së kryetarit Hollaj për administrim me mjetet dhe pasurinë e partisë që deri tash gëzonte z. Hollaj", theksoi Taipi dhe shtoi se Këshilli Drejtues në të ardhmen do të vendosë për koalicione parazgjedhore për zgjedhjet parlamentare të cilat do të mbahen më 29 mars. "Mbi këto baza, ua bëjmë me dije subjekteve politike që në të ardhmen kur thirren në emër të PPD-së për koalicione të mundshme, bisedimet duhet t'i bëjnë me personat e zgjedhur nga 2/3 e Këshillit Drejtues. PPD në bazë të nenit 2, 3, 4 dhe 5 të Statutit të partisë është e gatshme dhe e hapur për bashkëpunim dhe koalicione vetëm me ato parti që u angazhuan për pavarësinë e Malit të Zi dhe të cilat njohën pavarësinë e Kosovës, ndërsa bashkëpunimet me partitë e bllokut tjetër, qofshin ato edhe parti shqiptare, nuk vijnë në konsiderim", përfundoi Taipi.
Për deputetin e Anës së Malit Katërkollë - Grupimi "Aleanca e Re" organizoi të premten në restorantin "Diamant" në Katërkollë takim me qytetarët e Anës së Malit me temën "Të gjithë së bashku për deputetin e Anës së Malit". Në kumtesën për opinion thuhet se në takim morën pjesë një numër i madh i qytetarëve. "Atmosfera e takimit qe në frymën e mirëkuptimit për nismën e mbarë të Aleancës së Re! Pjesëmarrësit e takimit unanimisht përkrahën Aleancën e Re - idenë për homogjenizimin e elektoratit rreth nje riformatimi të ri në këtë trevë dhe më gjerë, me qëllim që skena politike shqiptare në Mal të Zi të mos jetë e copëzuar si gjer më tani, por të shkojë drejt bashkimit të elektoratit shqiptar në faktorizimin e interesave kom-
bëtare shqiptare në Mal të Zi", thuhet në kumtesën për opinion.
(Kohapress)
Gj. Gjonaj
të MëRKURëN e KalUaR Në ShKollëN e MeSMe "25 MajI" Në tUZ U ZhvIllUa CeReMoNIa e NDaRjeS Së Mjeteve Dhe pajISjeve të GRUMBUllUaRa Gjatë aKSIoNIt "DY pëR tUZIN"
Kontribut për avancimin e marrëdhënieve Tuz - Në Shkollën e Mesme "25 Maji" në Tuz të mërkurën e kaluar u zhvillua ceremonia e ndarjes së mjeteve dhe pajisjeve të grumbulluara gjatë aksionit donator "Dy për Tuzin". Ky aksion u inicua nga Bryan Barnett, kryetar i qytetit Rochester Hills nga Miçigeni i SHBAsë, dhe bashkëshortja e tij Corrin, pas vizitës që ata realizuan në Komunën Urbane të Tuzit, me të cilën qyteti Rochesters Hills është binjakëzuar. Donacioni me vlerë prej më shumë se dhjetë mijë dollarë, i përbërë nga materiale të nevojshme për zhvillimin e procesit arsimor, iu dorëzua përfaqësuesve të shkollave të Malësisë dhe një numri nxënësish të kësaj treve, si dhe Klubit të Çiklizmit "Besa". Pjesëmarrësit e kësaj ceremonie i përshëndetën kryetari i Komunës Urbane të Tuzit, Smail Çunmulaj, përfaqësuesja e Ambasadës së
SHBA në Podgoricë, Aleksandra Bonura, dhe drejtori i Shkollës së Mesme "25 Maji" në Tuz, Mark Berishaj. Ata falënderuan popullin amerikan për donacionin e bërë dhe theksuan se ai përbën kontribut për avancimin e marrëdhënieve mes dy popujve dhe vendeve. Ata falënderuan po ashtu edhe Kishën e Shën Palit në Detroit për kontributin e dhënë në mbulimin e shpenzimeve të transportit. Ceremonia u organizua nga Komuna Urbane e Tuzit në bashkëpunim me Ambasadën e SHBA-së në Podgoricë, ndërsa në të morën pjesë drejtorët dhe nxënësit e shkollave të Malësisë.
(Kohapress)
e enjte, 12 shkurt 2009 3
OPINIONE & V¸SHTRIME Një fotoGRafI Që e BëRI eDIt DURhaM
Shqiptari si mbinjeri
Simbolika e kësaj përmendore është aq e fuqishme sa që i tejkalon të gjitha projektet e shtrenjta artistike. Njeriu i cili e ka vu veten mbi të gjitha. Njeriu si qenije dominante e Gjithësisë. Ekziston vetëm edhe një pamje e ngjashme. Te Salvador Dali ekziston një pikturë e cila e paraqet njeriun i cili depërton në zemrën e atomit. Për mua ajo është piktura më e bukur në historinë e artit. Ngjashëm me njeriun që e ka fotografuar Edit Durham. Njeriu si qenie dominante. Njeriu si qendër e Botës, e Atomit, e Gjithësisë.
Xhoana M. Perkaj Në librin "High Albania", të Edit Durham botuar në Londër me 1909, Edit Durham ekziston një fotografi e jashtëzakonshme. Kur e kam parë të parën herë nuk kam mundur të besoj se ështe reale. Fotografia është bërë në fshatin Vukël në Malësinë e Madhe dhe e paraqet një varrezë. Varreza si varrezë, çfarë mund të ketë aty? Por, kjo nuk është varrezë e rëndomtë, edhe pse busti i të ndjerit është i punuar nga materiali më modest që ekziston - druri. Çfarë përmban kjo varrezë? Pra, kështu. Te koka e varrit është vendosur kryqi (kjo nuk është poenta) Forma e kryqit është shfrytëzuar për ta paraqitur bustin e të vdekurit. Mbi konstruktin e kryqit dominon fytyra e të vdekurit me kapelë në kokë. Duart e formojnë trekëndshin bashkë me traversën horizontale. Kjo traversë është në formën e pushkës, mbi të cilën është gdhendur një kobure. Edit Durham e cila ka shënuar, me fjalë, fotografi ose vizatim, gjëra me vlerë të madhe nga kjo pjesë e Shqipërisë etnike (ishte periudha para Luftërave Ballkanike), e ka bërë këtë fotografi, me siguri, nga se edhe vetë ka qenë e habitur me pamjen e kësaj varreze. Ndjenja e parë kur shikohet kjo
fotografi, është ajo e habisë. Njeriu i cili e vën veten mbi simbolin fetar porosit se ai është më i rëndësishëm se çdo tabu. Qoftë ai edhe religjioz. Njeriu si qenije dominante, e cila nuk di për frikë, njeriu si qenije e përsosur, mbi botën. Nuk di a ka pasur kësisoj përmendoresh te popujt e tjerë. Nuk besoj. Popujt e famshëm për nga guximi dhe shpirti luftarak, siç ishin psh., keltët, kanë qenë njëkohësisht edhe të frikësuar nga zotrat e tyre dhe ritualet e druidëve, priftërinjve të tyre paganë. Ndoshta diçka e ngjashme me përmendoren e Vuklit gjendet në mitologjinë gjermanike, ku kryezoti Odin është, njëkohësisht, i vdekshëm. Ky është rasti i vetëm në mitologjitë botërore që zoti të jetë i vdekshëm. Pra, Odini i kalon të gjitha sprovat sikur edhe çdo ushtar tjetër. Sprova më e vështirë është që t'i kalojë nëntë muaj i varur në Lisin e madh Jagdrasill (Yggdrasil) që e simbolizon drurin e jetës. Duke i përballuar mundimet që i kalonte çdo ushtar i rëndomtë gjermanik, përfshirë edhe plagosjen me shtizë, Odini e fillon ta zotërojë mençurinë magjike. Simbolika e kësaj përmendore është aq e fuqishme sa që i tejkalon të gjitha projektet e shtrenjta artistike. Njeriu i cili e ka vu veten mbi të gjitha. Njeriu si qenije dominante e Gjithësisë. Ekziston vetëm edhe një pamje e ngjashme. Te Salvador Dali ekziston një pikturë e cila e paraqet njeriun i cili depërton në zemrën e atomit. Për mua ajo është piktura më e bukur në his-
Popujt e famshëm për nga guximi dhe shpirti luftarak, siç ishin psh., keltët, kanë qenë njëkohësisht edhe të frikësuar nga zotrat e tyre dhe ritualet e druidëve, priftërinjve të tyre paganë. Ndoshta diçka e ngjashme me përmendoren e Vuklit gjendet në mitologjinë gjermanike, ku kryezoti Odin është, njëkohësisht, i vdekshëm. Ky është rasti i vetëm në mitologjitë botërore që zoti të jetë i vdekshëm. Pra, Odini i kalon të gjitha sprovat sikur edhe çdo ushtar tjetër. Sprova më e vështirë është që t'i kalojë nëntë muaj i varur në Lisin e madh - Jagdrasill (Yggdrasil) që e simbolizon drurin e jetës. Duke i përballuar mundimet që i kalonte çdo ushtar i rëndomtë gjermanik, përfshirë edhe plagosjen me shtizë, Odini e fillon ta zotërojë mençurinë magjike.
torinë e artit. Ngjashëm me njeriun që e ka fotografuar Edit Durham. Njeriu si qenie dominante. Njeriu si qendër e Botës, e Atomit, e Gjithësisë. E di se nuk është trendy të kesh bindje niçeane. Është trendy të jesh bonist, edhe pse bonizmi është bërë arsye e vetvetës. Është bërë moderne që të jesh bonist. unë, përkundrazi, besoj se Niçe ka pasur
të drejtë duke folur për njeriun dominant. Për Uebermenschin. në këtë rast, ky Uebermensch e ka fytyrën e njeriut që e fotografoi Edit Durhami. xhoanaperkaj@hotmail.com
Pikºpamjet e shprehura nº faqet opinione & vºshtrime nuk pºrfaqºsojnº domosdoshmºrisht politikºn redaksionale tº
4 e enjte, 12 shkurt 2009
Kohºs j
V¸SHTRIME & OPINIONE Shpallja e KoSovëS Shtet
Datë e skalitur në historinë kombëtare
Data e 17 shkurtit është një datë historike dhe kjo duhet shënuar si një përvjetor i qëndresës dhe heroizmit të popullit të saj, si diçka që përjetohet njëherë në jetën e atyre që kontribuan, që
lindjes së shtetit më të ri në botë, ate të Kosovës martire, të njohur tashmë nga shumë vende të botës, gjë që vazhdon të njihet edhe nga atë që deri dje e shikonin këtë hap si diçka të pamundur në analet e politikës ndërkombëtare. Kjo datë i dha mëvetësinë Kosovës duke u shkëputur njëherë e përgjithmonë nga prangat shekullore serbe. Pikërsht për këtë duhet të ndihemi krenarë ndaj atyre burrave të kombit tonë që dhanë jetën për çështjen kombëtare për të bërë Kosovën shtet më vete. Gjithë këtyre ndryshimeve u parapriu para luftës, gjatë saj, po edhe pas saj vetëdija kombëtare për një veprim politik të organizuar, gjë që vullneti i popullit shqiptar të Kosovës të vie
mendimet e brezave të rinj, t'u japim atyre shansin që nesër të jenë e ardhmja e kombit tonë. Kështu është koha që t'i bëjmë tonat sekondat, minutat, ditët dhe javët, të shijojmë kënaqësinë e asaj që është arritur, pa harruar asnjëherë kontributin e atyre që derdhën gjakun për lirinë e Kosovës.Tani në përvjetorin e parë të lindjes së Kosovës shtet, me punë e përkushtim mund të lulëzojë shoqëria, pavarësisht mplakjes së atyre që ndihmuan këtë eviniment të rëndësishëm të kombit tonë dhe kjo i bën më krenare gjeneratat e reja të bindur se do të gëzojnë atçe për të cilën luftuan martirët e Kosovës. Një dritare u hap për të parë në botën e së vërtetës ngjarjet që
dhanë jetën për këtë tokë të shenjtë si e drejtë e tyre për të pasur shtetin e vet e demokratik. Sa herë vjen ky përvjetor para syve na del një përkujtim i paparë ndonjëherë, një gëzim, një lidhje datash për ata që e përjetuan drejtpërdrejt shpalljen e Pavarësisë së Kosovës shtet të lirë. Ky përvjetor duhet të hyjë në historinë e popullit shqiptar, por gjithmonë në përkujtim të bijëve e bijve më të mirë të popullit tonë të cilët me gjakun e tyre DHe duke gotitur armikun vunë themelet e lirisë dhe krijimit të Kosovës shtet, duke krijuar kështu rastin më të mirë që aspiratat e tyre të bëhen realitet Datat nuk janë data të thjeshta, ato janë shënime të përvjetorëve, të qëndresës të popullit tonë në bazë të heroizmave dhe veprimeve të pjekura politike, gjë që e bëjnë të përjetshme lavdinë tonë kombëtare. Këtë lavdi e ngritën personalitete të ndritura të kombit tonë, si Presidenti i përjetshëm Ibrahim Rugova, Fehmi Agani, ata të trimërisë dhe luftës së parreshtur deri në rënie në altarin e lirisë, Adem Jashari, Fehmi dhe Xhevë Lladrovci, Zahir Pajaziti dhe shumë e shumë të tjerë të rënë në luftë si dhe ata bashkëluftëtarë të tyre që sot janë gjallë në mesin e bashkëkombasve tonë. Për këtë të arritur të kombit tonë gjërat duhet shtruar me maturi për të zënë vendin e duhur në zemrat e popullit të Kosovës i cili ka hyrë tashmë në histori duke i shërbyer çështjes së atdheut në mënyrë dinjitoze e pa paragjykime. Kjo datë shënon datën e
në shprehje e të kuptohet drejt edhe nga faktori ndërkombëtar demokratik. Shumë breza vuajtën, dhanë jetën për lirinë e vendit në mënyrë që një ditë kjo edhe të bëhet realitet nga ku liria e plotë e shqiptarëve të Kosovës trokiti në portën e madhe të atdheut tonë. Kjo festë tani pas shpallje së Pavarësisë e në vigjilie të njëvjetorit të saj na bënë të jemi krenarë dhe për faktin se kemi shumë mall për të. Uniteti i shqiptarëve të Kosovës e arriti qëllimin e vet për të lartësuar martirët, për të lartësuar kombin, ndaj ky unitet u bë i pranueshëm edhe për shtresat shoqërore duke qenë i bindur se tani jeton me fryte të ëmbla e që janë vepra të popullit të Kosovës. Thënë me një fjalor politik kjo ka bërë që dukuritë e shfaqura brënda korpusit politik të kenë pak a shumë mirëkuptim të shfaqur brëna dy krahëve, ku në fillim ishte i dukshëm uniteti për shumë çështje, tani sikur ky raport ka filluar të lëkundet gjë që në këto momente nuk do të ishte mirë, si për politikën e shqiptarëve të Kosovës ashtu edhe për vet popullin shqiptar. Është gabim nëse presim që ngjarjet historike të përsëriten identikisht, atyre u ka ikur koha sepse nga historia merret shembull e jo mësim. Këtë ngjarje e përjetuam njëherë me kënaqësinë më të madhe nga ku ndajmë shijen dhe gëzimin me dëshirë që të përetojmë të ardhmen, të kemi perspektivë pa turbulluar
kanë ndodhur drejtpërdrejt ose me anë të një seri simbolesh sic është rasti me Kosovën. Në këtë masë është hapur një dritë, një dritë si shenjë orientuese për të treguar udhën e pakthyeshme të atyre që u flijuan në altarin e lirisë, me sakrificat e tyre bënë që shqiptarët e Kosovës të gëzojnë e të festojnë ëndrrën shekullore për të mos pranuar asnjë kusht tjetër çfarëdo veç virtytit, vlerës dhe dobisë kombëtare. Sa e sa vetë e kanë provuar ndodhjen nën prangat e armikut, tani janë kah fluturojnë në qiejtë e lirisë, të ndëgjegjeve të veta pa e ndjerë qoftë edhe për një çcast atë robëri. Shpallja e pavarësisë së Kosovës shënon një ngjarje të paharrueshme për mbarë shoqërinë shqiptare, ngjarje që sa vie e shtohet nga burimet e tija të pastërta edhe për botën demokratike. Të mundohemi që në këtë datë të shënuar historike të jemi të lidhur për t'u përulur me nderim përpara martirëve të Kosovës, të ringjallim bashkimin tonë kombëtar më se të domosdoshëm. Zoti deshi që Republika e Kosovës që nga koha e themelimit të jetë simbol i të drejtave të qytetarëve të saj dhe lirisë e besimit që shënoi një kthesë të rëndësishme për të shkaktuar ndryshime të mëdha në rang evropian dhe botëror duke përzgjehur disa emblema të veçanta që buruan nga nevoja e popullit të saj dhe shpresat e tyre për Liri e Barazi. Kjo shoqëri sot ka nevojë të ndriçohet nga dritat e mësimeve të atyre që dhanë kontributin për Kosovën shtet të lirë e demokratik. Ndaj Kosovë do të jesh e lumtur dhe e gëzuar sepse me gjithë prezencën e trysnive ndaj bijëve të tu martirë, ata asnjëherë nuk e humbën shpresën për ngadhnjim. Ditëlindja jote Kosovë është një ditë që reflekton ndër ne dashurinë për Ty, për mbarë njerëzimin, të kujtojmë Ty me dashuri dhe mundohemi të ringjallim historinë tënde në zemrat tona. Mundohemi të ringjallim në praktikë njohjen tënde nga mbarë bota demokratike, me një shoqëri të organizuar ashtu sikur të gjithë të tjerët, për t'u përulur me nderim përpara altarit të dashurisë për atdhe.
Me pavarësimin e Kosovës, më 17 shkurt 2008, në botën demokratike ndodhi një rreshtim tjetër, rreshtim që ndikoi sadopak në mbarëvajtje të instituconeve të saj.
Shaban Peraj
Uniteti i shqiptarëve të Kosovës e arriti qëllimin e vet për të lartësuar martirët, për të lartësuar kombin, ndaj ky unitet u bë i pranueshëm edhe për shtresat shoqërore duke qenë i bindur se tani jeton me fryte të ëmbla e që janë vepra të popullit të Kosovës. Thënë me një fjalor politik kjo ka bërë që dukuritë e shfaqura brënda korpusit politik të kenë pak a shumë mirëkuptim të shfaqur brëna dy krahëve, ku në fillim ishte i dukshëm uniteti për shumë çështje, tani sikur ky raport ka filluar të lëkundet gjë që në këto momente nuk do të ishte mirë, si për politikën e shqiptarëve të Kosovës ashtu edhe për vet popullin shqiptar.
javore
Pikºpamjet e shprehura nº faqet opinione & vºshtrime nuk pºrfaqºsojnº domosdoshmºrisht politikºn redaksionale tº
Kohºs javore
e enjte, 12 shkurt 2009 5
OPINIONE & V¸SHTRIME QaSje
A kemi bërë sa duhet për Dedë Gjo' Lulin ? nMbjajtja e një simpoziumi shke cor dhe rindërtimi i Kullës së Dedë i të Gjo' Lulit mendoj se, pajtohem i i gjithë, është vetëm fillim bëobligimit njerëzor, qytetar, kom tar dhe historik që kemi ndaj këtij cili prijësi legjendar të Malësisë, i për me pushkë në dorë luftoi nga mbrojtjen e trojeve shqiptare dhe ushtria turke dhe malazeze q. ngriti flamurin shqiptar në Deçi
Gjekë Gjonaj Malësia e Madhe në të gjithë kapërcejt e moteve ka lindur bij e bija të cilët e ndriçuan dhe e orientuan rrugën e kombit shqiptar, në mesin e të cilëve shndërit si meteor edhe Dedë Gjo' Luli i Hotit. Nuk besoj se do të ketë historian apo publicist shqiptar të mirëfilltë që të mos flasin apo shkruajnë me respekt për veprimtarinë patriotike dhe trimërinë e pashoqe të kësaj figure të madhe dhe shokëve të tij për mbrojtjen e tërësisë tokësore etnike shqiptare. Merita më e madhe e këtij burri kreshnik, i cili me pushkë në dorë luftoi për mbrojtjen e trojeve shqiptare nga ushtria turke dhe malazeze, pa dyshim është ngritja për të parën herë në historinë e popullit shqiptar, pas historisë së lavdishme shqiptare gjatë jetës së fatosit të madh shqiptar Gjergj Kastriotit_ Skënderbeut", e flamurit shqiptar në majë të Bratilës së Deçiqit, më 6 prill 1911. Këtë akt historik të luftëtarëve malësorë të lirisë dhe pavarësisë, me në krye Dedë Gjo' Lulin, ndër të tjerë, e ka përjetësuar në vargje edhe homeri shqiptar, simboli I nacionalizmit modern me përmasa ndërkom-
bëtare, poeti Atë Gjergj Fishta. Dedë Gjo' Luli si shumë atdhetarë të tjerë ,për fatin tonë të keq, gjatë kohës së regjimit komunist është vënë në sirtarët e pluhurosur të harresës, ose më keq të " injorimit". Dhe, jo vetëm kaq. Emri i tij në Malësi për shumë vite nuk është përmendur lirshëm dhe pa frikë nga pushteti i kaluar. Megjithatë kjo " harresë" nuk e zbehu aspak figurën e tij. Përkundrazi, ky njeri që i bëri nder kombit dhe mëmëdheut të tij mbeti i pavdekshëm në kujtesën e popullit dhe në historiografinë shqiptare. Megjithatë logjikshëm shtrohet pyetja: "A kemi bërë sa duhet për Dedë Gjo Lulin?" Vetë Jezusi ka thënë se " asnjë Profet nuk
nderohet në vendin e vet". E nuk kishte si të ndodhte ndryshe kur në vendin e " Profetit" Dedë Gjo' Luli sundonin komunistët. Por edhe ata kanë një fund. Me rastin e 90-vjetorit të vrasjes së këtij heroi këmbëtar dhe pas 16 vjetësh të ardhjes së demokracisë pluraliste në Malin e Zi Shoqata " Illyricumi" me sponsorim të Fondacionit " Dedë Gjo'Luli" nga Nju-Jorku, organizoi Konferencën shkencore përkujtimore në Tuz, më 24 shtator 2005. Një vit më vonë u botuan materialet e Konferencës shkencore përkujtimore dhe u përurua Shtëpia Muze e kësaj figure të nderuar kombëtare, e cila u ndërtua në themelet e shtëpisë së dikurshme të tij pas shtatë djegiesh në Bardhaj të Hotit, në
vendlindjen e tij, të cilën e financuan hotjanët në Amerikë. Mbjajtja e një simpoziumi shkencor dhe rindërtimi i Kullës së Dedë Gjo' Lulit mendoj se, pajtohemi të gjithë, është vetëm fillimi i obligimit njerëzor, qytetar, kombëtar dhe historik që kemi ndaj këtij prijësi legjendar të Malësisë. Për të qenë korrekt dhe i sinqert deri në fund dëshiroj të përmend dy niciativat tashmë të bëra publike në opinion në nderim të kësaj figure kombëtare dhe për popullsinë shqiptare në Malësi: ngritja në qendër të Tuzit e shtatores së Dedë Gjo Lulit dhe shkolla tetëvjeçare në Skorraq të Hotit të mbajë emrin e Dedë Gjo' Lulit. Sikur këto dy propozime të qëlluara të jetësoheshin do të dëshmonim se edhe përfundimisht duam dhe dimë të vlerësojmë personalitet tona kommbëtare e historike si gjithë bota e civilizuar. Dhe për fund m'u kujtuan fjalët e Dedës : " Kush më ndalon mue me derdhë gjakun për tokën tëme?" Po , ne kush na ndalon të bëjmë më shumë për Dedë Gjo' Lulin?. gjonaj.ul@gmail.com
Pikºpamjet e shprehura nº faqet opinione & vºshtrime nuk pºrfaqºsojnº domosdoshmºrisht politikºn redaksionale tº
6 e enjte, 12 shkurt 2009
Kohºs j
OPINIONE & V¸SHTRIME ISh të BURGoSURIt Dhe të pëRNDjeKURIt polItIKë të ShQIptaRëve Në Mal të ZI
Hapet perspektiva reale për realizimin e të drejtave të tyre
Mali i Zi nuk ka qenë në gjendje që të ndërmarrë asnjë veprim të sigurt për realizimin e të drejtave të ish-të burgosurve dhe të përndjekurve politikë sipas konventave dhe traktateve ndërkombëtare. Deri para do kohe, Shoqata e ish-të Burgosurve dhe të Përndjekurve Politikë nuk ka qenë e regjistruar në nivel të Malit të Zi dhe nuk kanë ekzistuar ligje që precizonin sigurimin e dëmshpërblimeve, sigurimin e banesave, shkollimin e fëmijëve të tyre, rihabilitimin e tyre në jetën institucionale etj.
Bahri Brisku Kjo ndodhi për të vetmen arsye se dikujt nuk i pëlqente për ta bërë regjistrimin e kësaj shoqate në nivelin shtetëror të Malit të Zi, edhe përkundër faktit që lutjet për regjistrimin e saj shoqëroheshin me të gjitha dokumentet e nevojshme për këtë veprimtari, zvarritja zgjati bukur shumë, por së fundi u bë edhe ky regjistrim, me të cilin na mundësohet që në mënyrë institucionale t'ia nisim punës për realizimin e të gjitha të drejtave të këtyre personave të shumëvuajtur, qoftë nëpër kazamatet e qelive, qoftë në situata të përndjekjes, të largimit nga puna, nga jeta normale shoqërore, duke qenë të injoruar në çdo aspekt të jetës normale. Kjo është një kategori personash të cilët në këtë rajon numërojnë mbi 100 sish, pa llogaritur ata anëtarë që kanë vuajtur në burgjet e Informbyrosë, që kanë qenë vendosur në ishullin Goli Otok, të cilët gjithashtu deri më sot nuk janë rihabilituar. Një pjesë e madhe e personave të tillë ende nuk kanë arritur që t'i kompletojnë dokumentet e duhura për vuajtjet e tyre, se kanë pas humbur besimin se do të mund të paguhen ndonjëherë vuajtjet e tyre antinjerëzore. Personat e tillë nuk e kanë shumë të vështirë që të kompletojnë dëshmitë e tilla, të cilat nëse nuk ua sigurojnë gjykatat, të cilat i kanë dënuar ish-të burgosurit shqiptarë, këta duhet t'i drejtohen Arkivit Historik në Cetinë, i cili ka në dispozicion të gjitha të dhënat e nevojshme për secilin individ, që ka qenë i burgosur. Dokumentet e tilla janë të domosdoshme për marrjen e dëmshpërblimeve që ju takojnë të gjithë të burgosurve dhe të përndjekurve politikë të shqiptarëve në Mal të Zi. Kjo shoqatë tani ka grumbulluar mjaft dokumente të anëtarëve të vet, por ka edhe anëtarë të tillë të cilët nuk kanë qenë të informuar sa duhet për këtë institucion të tyre që ekziston në Ulqin, në rrugën Ymer Prizreni nr. 20. Këtu ata mund t'i sjellin dokumentet e tilla nëse dëshirojnë që të përfshihen e kërkesave të dëmshpërblimeve, të cilat ka gjasa reale se do të realizohen, ashtu siç janë ndarë në të gjitha vendet e këtij rajoni. Vendimet duhet të jenë reale dhe të noterizuara. Kështu duhet të veprojnë edhe ish-të përndjekurit, sidomos të tillët që kanë qenë të larguar nga puna, prej të cilëve një pjesë gjenden në Katërkollë dhe në Malësi të Madhe. Një pjesë e madhe e personave të tillë kanë qenë të shtrënguar që të emigrojnë jashtë vendit. Për të tillët është më se e nevojshme që të interesohen pjesëtarët e farefisit dhe shokët e tyre, që ata të lajmërohen dhe të përgatisin dokumentet që edhe atyre t'u bëhet i mundur realizimi i të drejtave të tilla, të cilat janë të siguruara me disa konventa dhe ligje që duhet t'i miratojë secili shtet që synon të bëhet anëtar i Bashkimit Europian, e cila dëmshpërblimet e tilla dukshëm i ka precizuar jo vetëm në të drejtat e njeriut, por edhe në pjesën e standardeve të nevojshme për inkuadrim në Bashkimin Europian. Në këtë aspekt të gjitha shtetet e këtij rajoni kanë hartuar ligjet e nevojshme për dëmshpërblimit e ish-të burgo-
Ish të burgosurit jashtë Malit të Zi nga radhët e shqiptarëve, konventat i obligojnë që për realizimin e të drejtave të tyre, nevojitet që t'u drejtohen shoqatave të ish-të burgosurve të atyre vendeve ku kanë vuajtur dënimet me burg. Shoqatat e vendeve të tilla janë të obliguara me ligje që t'ju rregullojnë vërtetimet, kërkesat dhe dëshmitë e tjera për personat që me të vërtetë kanë vuajtur dënime me burg, ose kanë qenë të përndjekur nga ish - sigurimi i vendeve të tilla.
surve politikë. Një punë të tillë e ka bërë edhe Shqipëria, e cila në formë Kjo shoqatë tani ka grumbulluar mjaft dokumente të anëtarëve të vet, të çeqeve, gjegjësisht të por ka edhe anëtarë të tillë të cilët nuk kanë qenë të informuar sa letrave me vlerë i ka duhet për këtë institucion të tyre që ekziston në Ulqin, në rrugën paguar vuajtjet e personYmer Prizreni nr. 20. Këtu ata mund t'i sjellin dokumentet e tilla nëse ave të tillë, kurse në dëshirojnë që të përfshihen e kërkesave të dëmshpërblimeve, të cilat kohën aktuale për ish-të ka gjasa reale se do të realizohen, ashtu siç janë ndarë në të gjitha burgosurit ka ndarë 23 vendet e këtij rajoni. Vendimet duhet të jenë reale dhe të noterizuara. milionë euro. Atje kjo Kështu duhet të veprojnë edhe ish-të përndjekurit, sidomos të tillët kategori e personave ka gjetur përkrahjen e që kanë qenë të larguar nga puna, prej të cilëve një pjesë gjenden në madhe të deputetëve Katërkollë dhe në Malësi të Madhe. Një pjesë e madhe e personave të opozitarë, të cilët e kanë tillë kanë qenë të shtrënguar që të emigrojnë jashtë vendit. detyruar mazhorancën që sa më parë të bëjë ndarjen e mjeteve financiare për këta të përvuajtur politikë, andaj është e udhës që edhe këta katër deputetët tanë shqiptarë të kërkojnë nga Qeveria e Malit të Zi jo vetëm që të rehabilitojë këta persona por edhe të ndajë mjete të nevojshme për pagesën e dëmshpërblimit i cili është pjesë e standardeve, që duhet t'i realizojë çdo shtet që synon atë pa të cilën nuk ka mundësi të ekzistojë, që është Bashkimi Europjan. Është koha që për këtë çështje të ngrisin zërin jo vetëm deputetët tanë, por edhe Ministria e Pakicave, e cila njëkohësisht bën pjesë në Qeverinë e këtij shteti. Ka nevojë që për këtë çështje t'ju bëhet e ditur të gjithë faktorëve të këtij shtetit që të mos i mundojnë këta ish-të burgosur e ish-të përndjekur që për mosrealizimin e kësaj çështjeje nga ana e Qeverisë së malit të Zi, t'i drejtohen Gjykatës së Strazburgut, e cila nuk ka asnjë shans që të mos vendosë për këta persona pozitivisht dhe përgatitje sipër të një libri biografik të kësaj kategorie perkundër asaj qeverie që nuk i ka përfillur kërkesat legjitime të sonash. Këtu patjetër bëjnë pjesë edhe familjet dhe personat e ish të vuajturve politikë në sistemet ish-komuniste. tillë që kanë ndërruar jetë. Si dëshmi materiale, vlera dëshKëto janë pistat që këtyre personave u garantojnë dëmshpërmuese për të ndjerit duhet të merren deponimet e familjarëve të blimet e merituara dhe rihabilitimet ligjore të tyre, përkundër tyre të cilët japin dëshmi qoftë për vetveten, qoftë për nevoja të faktit që Kosova është shtet i ri, kjo e ka aprovuar ligjin e botimit të Monografisë. Për jetën e tyre, të cilët do të botohen dëmshpërblimit të të burgosurve për bindjet e tyre, kurse neve në këtë vepër autobiografike të ish të burgosurve dhe të të në këtë shtet me vështirësi të madhe na kanë bërë regjistrimin përndjekurve politikë të shqiptarëve në Mal të Zi, e cila projeke Shoqatës së të përndjekurve të tillë. Deri tani nuk jemi infortohet të botohet së shpejti. muar që Mali i Zi ka hartuar e praovuar ndonjë ligj që është i domosdoshëm jo vetëm për pagesat e dëmshpërblimeve të tilla, por edhe për plotësim të standardit që eliminon pengesën e duhur për aderim në Bashkimin Europjan. Ndërkaq, ish të burgosurit jashtë Malit të Zi nga radhët e shqiptarëve, konventat i obligojnë që për realizimin e të drejtave të tyre, nevojitet që t'u drejtohen shoqatave të ish-të burgosurve të atyre vendeve ku kanë vuajtur dënimet me burg. Shoqatat e vendeve të tilla janë të obliguara me ligje që t'ju rregullojnë vërtetimet, kërkesat dhe dëshmitë e tjera për personat që me të vërtetë kanë vuajtur dënime me burg, ose kanë qenë të përndjekur nga ish - sigurimi i vendeve të tilla. Gjithashtu i njoftojmë ish të burgosurit dhe të përndjekurit politikë në Malin e ZI, që në selinë e kësaj shoqate në Ulqin, duhet të sjellin nga dy fotografi, dokumentet e tjera eventuale si dëshmi e vuajtjeve të tyre se kjo shoqatë përveç të tjerave është në
javore Pikºpamjet e shprehura nº faqet opinione & vºshtrime nuk pºrfaqºsojnº domosdoshmºrisht politikºn redaksionale tº
Kohºs javore
e enjte, 12 shkurt 2009 7
INTERVIST¸ INteRvIStë Me SeNaD GaRÇevIQIN, DRejtoR I QeNDRëS pëR RUajtjeN Dhe ZhvIllIMIN e KUltURëS Së
Qendra do të jetë
Ideja ime është që ndryshojmë atë që ka qenë zakon deri tani kur kemi të bëjmë me prezantimin e kulturës së pakicave në Mal të Zi, e kjo është mbyllja e tyre në një rreth vicioz. Kur e them këtë mendoj se tanimë nuk është e nevojshme që të organizohet ekspozita e një piktori shqiptar nga Ulqini, ta zëmë, në Ulqin, ku ai është i njohur për mjedisin dhe mjedisi e njeh atë, por piktori i tillë me siguri që është më pak i njohur në Cetinë, Kotorr, Kollashin, Plevlë, etj. Pra, do të përpiqemi që përmes kësaj veprimtarie, që në terma të gjerë quhet kulturë, të hapim dialogun e brendshëm të mëtejshëm në Mal të Zi ndërmjet pakicave dhe dialogun kulturor ndërmjet pakicave dhe pjesëtarëve të popullit shumicë.
Koha javore: Z. Garçeviq, cili është roli dhe funksioni i Qendrës për Ruajtjen dhe Zhvillimin e Kuturës së Pakicave? S. Garçeviq: Qendra është themeluar me vendim të Qeverisë së Malit të Zi. Pra, është më se e qartë që Qeveria e ka njohur nevojën për t'i kushtuar vëmendje shtesë kulturës së pakicave apo popujve pakicë në Mal të Zi, gjë që është natyrisht për çdo lëvdatë. Qendra është themeluar edhe me idenë e respektimit të mëtejshëm të disa parimeve të përgjithshme, d.m.th. parimeve që ekzistojnë në demokracitë e zhvilluara në vendet e BEsë në të cilat të drejtat e pakicave, por edhe të drejtat kulturore të popujve pakicë, janë nën përkujtimin e posaçme të shtetit, edhe në aspektin institucional, gjë që automatikisht do të thotë edhe njëfarë mbështetjeje financiare suplementore. Qendra është ndërmarrje publike me buxhetin që e ka përcaktuar Qeveria dhe Kuvendi i Malit të Zi dhe nëse do të thoja me pak fjalë se çfarë është në të vërtetë funksioni i Qendrës, kjo është përmbajtur në vetë titullin e saj "ruajtja dhe zhvillimi i kulturës apo i kulturave të pakicave" në Mal të Zi. Ideja ime themelore sa i përket konceptit të saj është përmbajtur në programin që kam dhënë me rastin e konkurrimit në këtë post, ku kam përcaktuar disa nivele ose rrethe në të cilat do të zhvillohen aktivitetet e Qendrës. Niveli i parë në të cilin punojmë paralelisht me pajisjen teknike të ambienteve të punës dhe profilizimin kadrovik, është një lloj dialogu brenda Malit të Zi, d.m.th. pozicionimi i kulturës së pakicave në kuadër të shtetit të Malit të Zi, me idenë themelore që përmes këtyre dialogëve kulturorë të përpiqemi të fillojmë t'i tejkalojmë një varg paragjykimesh dhe tabuve që ekzistojnë, si dhe njohjen e pakët të njëri tjetrit në Mal të Zi. Edhe pse mund ta përshkruaj konkretisht se si
8 e enjte, 12 shkurt 2009
do ta bëjmë këtë, për fillim dua të them se ideja ime është që ndryshojmë atë që ka qenë zakon deri tani kur kemi të bëjmë me prezantimin e kulturës së pakicave në Mal të Zi, e kjo është që të mbyllen në një rreth vicioz. Kur e them këtë mendoj se tanimë nuk është e nevojshme që të organizohet ekspozita e një piktori shqiptar nga Ulqini, ta zëmë, në Ulqin, ku ai është i njohur për mjedisin dhe mjedisi e njeh atë, por piktori i tillë me siguri që është më pak i njohur në Cetinë, Kotorr, Kollashin, Plevlë, etj. Pra, do të përpiqemi që përmes kësaj veprimtarie, që në terma të gjerë quhet kulturë, të hapim dialogun e brendshëm të mëtejshëm në Mal të Zi ndërmjet pakicave dhe dialogun kulturor ndërmjet pakicave dhe pjesëtarëve të popullit shumicë. Natyrisht ekzistojnë edhe rrethe apo nivele të tjera të veprimtarisë, por e përsëris që këto do të jenë aktivitetet e para të Qendrës. Koha javore: Qendra është themeluar zyrtarisht para disa vitesh, por faktikisht akoma nuk është vënë në funksion. A e shikoni këtë si kohë të humbur? S. Garçeviq: Me sa di, Qendra është themeluar para tetë vitesh. Elaborati i themelimit është hartuar në vitin 2001 dhe tani mund të them se është fillimi i punës së Qendrës. Natyrisht, koha që ka kaluar dhe nuk është përdorur në mënyrë optimale, mund të konsiderohet pjesërisht kohë e humbur. Kjo është ajo që mund ta cilësojmë si anë negative të pikëpamjes, kurse ana pozitive e pikëpamjes është se ajo do të fillojë të punojë tashmë, dhe është më mirë që të fillojë tani se sa pas tri apo pesë vitesh. Kohën e kaluar nuk mund ta kthejmë, kurse kohën që e kemi përpara duhet ta shfrytëzojmë sa më mirë me qëllim që veprimtaria e Qendrës të jetë në kapacitetin e plotë dhe me cilësinë më të mirë
të mundur. Koha javore: Cilat janë kriteret për t'u punësuar në Qendër? Sa persona do të punësohen në të dhe cila do të jetë struktura e tyre? A do të jenë të përfaqësuara të gjitha pakicat? S. Garçeviq: Në pajtim me rregullat, në procedurë është hartimi i aktit të sistematizimit të vendeve të punës të cilin, sipas statutit, e propozon drejtori. Pra, me zgjedhjen e drejtorit krijohen kushtet për fillimin e punës në aktin e sistematizimit. Unë praktikisht e kam kryer hartimin e aktit dhe ai do të jetë së shpejti në duart e anëtarëve të Këshillit Drejtues të cilët do ta miratojnë atë dhe ai më pas do të shkojë në organet qeveritare. Në këtë propozim ekziston një numër i vendeve të punës që përbën, atë që e quajmë njëfarë standardi, e që ka të bëjë me punët e zakonshme administrative. Kjo është ajo pjesa e përgjithshme të cilën duhet ta kenë të gjitha institucionet. Por ekziston edhe pjesa operative-profesionale, të cilën do ta mbulojnë personat që kanë edukimin dhe përvojën për produksion, organizimin e aktiviteteve, manifestimeve kulturore, etj. Shumë shpejt do të hapet edhe konkursi për vendet e punës, kështu që pas miratimit të aktit të sistematizimit, do të shpallim konkursin për vendet e lira të punës dhe natyrisht që pas një kohe pune provuese do të marrim vendimin përfundimtar për pranimin në punë të bashkëpunëtorëve. Sa i përket strukturës nacionale, unë jam i prirur që të interpretoj në mënyrën më liberale atë që përbën të drejtat e garantuara me Kushtetutë. Në përgjithësi, në Qendër do të punojnë, shpresoj, njerëz të aftë. Kjo do të varet shumë edhe nga ajo se sa Qendra do të jetë atraktive për njerëzit e aftë që të lajmëro-
hen në konkurs dhe nëse do të kemi hapësirë të mjaftueshme për zgjedhje, do të përpiqemi t'i kënaqim disa parametra. Pra, unë do të dëshiroja që në mesin e njerëzve të aftë të cilët do të lajmërohen në konkurs të ketë përfaqësues të të gjitha pakicave dhe, në bazë të kritereve profesionale të kënaqim edhe ato kriteret e tjera. Por, le të kuptohemi, Qendra nuk ka as mundësinë kushtetuese e as atë parimore që me çdo kusht të respektojë atë që është përbërja e popullsisë në Mal të Zi. Dhe e përsëris edhe një herë, besoj, shpresoj, gatigati jam i sigurt, se në mesin e pjesëtarëve të të gjitha pakicave në Mal të Zi do të gjenden njerëz të aftë të cilët do të dëshirojnë të punojnë në Qendër dhe që përzgjedhja do të jetë e tillë që të kënaqen të gjitha kriteret; edhe kriteret e aftësisë, por edhe kriteret e tjera. Koha javore: A do të jetë Qendra organizatore e aktiviteteve dhe manifestimeve apo më tepër do të mbështesë manifestimet kulturore që organizohen nga subjektet e tjera? S. Garçeviq: Së pari, do të punojmë për kënaqjen e nevojave të të gjitha komuniteteve të pakicave në Mal të Zi me entuziazëm të njëjtë dhe me vullnet të njëjtë, duke respektuar atë që përbën vetëpërcaktimin e këtyre komuniteteve. Pra, për të gjithë ata që njihen si grupe të pakicave në Mal të Zi, Qendra do të jetë në dispozicion për iniciativa, ide, etj. për projekte të përbashkëta. Unë Qendrën e kam menduar asisoji që ajo të jetë një shtëpi e vogël prodhuese. Çfarë mendoj kur e them këtë? Mendoj se Qendra, gjë që e kam potencuar edhe në programin që kam paraqitur kur kam kandiduar, do të jetë edhe iniciator, edhe partner. Pra, do të jetë partner në të gjithë atë që veç ekziston, në manifestime dhe në pjesën tjetër që ka të bëjë me kulturën e pakicave. Aty ku Qendra e
INTERVIST¸ paKICave
iniciatore dhe partnere
vlerëson se bëhet fjalë për një kualitet të mirë apo për një kualitet potencialisht të mirë, ajo do të jetë partner me ftesën e atyre që organizojnë tashmë manifestime të zhvilluara apo veprimtari të tjera të lidhura me kulturën. Dhe le të kthehem në atë që përbën pjesën e parë dhe kryesoren apo ideologjinë e punës së Qendrës, e kjo ka të bëjë me inicimin e nismave në nivele të ndryshme, që nga kultura tradicionale apo shënimet e kulturës tradicionale të popujve pakicë, ku futet folklori, zakonet, përmes objekteve të paluajtshme, që kanë shenjën e kulturave të veçanta, deri tek ajo që përbën krijimtarinë bashkëkohore, që është produksioni aktual dhe profesional i artistëve pjesëtarë të pakicave nacionale, shoqërive kulturore që merren me ruajtjen e kulturave të pakicave, përmes të gjitha iniciativave të tjera drejt institucioneve shtetërore të kulturës, siç është Ministria e Kulturës, teatrot, galeritë në Mal të Zi, etj. Nivelin e dytë e përbën hapja rajonale ndaj shteteve amë. Pra, kemi të bëjmë me një komunikim që përmes kulturës më së lehti dhe më së miri realizohet, e ky është dialogu jo vetëm me shtetet amë të popujve pakicë, por edhe me shtetet e tjera rajonale me Malin e Zi. Unë e di se atje ku gjërat funksionojnë mirë në kuptimin e respektimit të të drejtave të pakicave, kultura është lidhja më e mirë dhe ura më e mirë me shtetin amë, më së shpeshti shtetin fqinj. Çfarë mendoj kur e them këtë? Nëse ne i pozicionojmë në mënyrë optimale, maksimale, të drejtat, ta zëmë, të popullit shqiptar dhe të drejtat kulturore të popullit shqiptar, ky do të jetë rekomandimi më i mirë i shtetit të Malit të Zi për komunikim me Shqipërinë. Kjo do të thotë që edhe pakica
malazeze në Shqipëri do të gëzojë trajtim më të mirë. Pra, kjo korrektësi fqinjësore më së miri vendoset, këtë e di më së miri duke qëndruar në vendet e Evropës Perëndimore, pikërisht përmes trajtimit të mirë të popujve pakicë dhe natyrisht, pjesë e të drejtave të përgjithshme janë edhe të drejtat kulturore, nevojat kulturore, etj. me çfarë Qendra do të merret me shumë kujdes, në pajtim me, para së gjithash, mundësitë financiare, por edhe mundësitë e tjera. Koha javore: Cili është fondi me të cilin disponon Qendra? A ka ndarë Qeveria para të mjaftueshme për funksionimin e saj, domethënë për ruajtjen dhe zhvillimin e kulturës së pakicave? S. Garçeviq: Buxheti është hartuar para zgjedhjes sime në këtë post dhe ai është në shumën 400 mijë euro për këtë vit. Paratë nuk janë kurrë të mjaftueshme, sidomos kur bëhet fjalë për kulturë ku mund të gjendet hapësirë për t'i shpenzuar gjithmonë paratë. Më duhet të saktësoj që kemi të bëjmë me një fond bruto, ku përfshihen edhe pagat. Nga ky aspekt do të mund të thuhej se buxheti nuk është aq i madh. Por, nga ana tjetër, duke parë vitet e mëparshme kur buxheti ka qenë zero apo thjesht kur Qendra nuk ka funksionuar, megjithatë kemi të bëjmë me një shumë të konsiderueshme për këtë vit. Unë mendoj se edhe me shumën e parave ndaj të cilave sillemi si zot të vërtetë shtëpie, mund të bëhet diçka. Ruajtja dhe zhvillimi i kulturës nuk është çështje që fillohet dhe mund të mbarohet. Kjo është një punë që zhvillohet në mënyrë permanente. Ajo nuk ka fund dhe unë llogaris që në bazë të aktiviteteve që do të kemi dhe në
bazë të pozicionimit të mirë të Qendrës në mjedisin social, nuk është kontestuese që vitet e ardhshme do të meritojmë edhe kujdes më të madh dhe status më të mirë kur bëhet fjalë për statusin e buxhetit të Qendrës. Pra, shuma e parave që kemi në dispozicion nuk është një shumë që mund t'i kënaqë të gjitha nevojat, por gjithsesi është një shumë me të cilën mund të fillojmë të punojmë. Në fund të këtij viti do të kemi një përvojë, përvojën e parë të funksionimit të kësaj qendre, dhe do të shohim nëse kemi ambicie, vullnet, mundësi, që t'i shfrytëzojmë në mënyrën e duhur këto para dhe nëse e meritojmë që të kërkojmë më tepër. Unë shpresoj që kjo do të ndodhë dhe jam krejtësisht i sigurt se me punën e mirë të Qendrës nuk do të ketë problem që viteve të ardhshme një shumë më e madhe e parave të dedikohet për Qendrën për Ruajtjen dhe Zhvillimin e Kulturës së Pakicave. Koha javore: Cili është plani dhe çfarë do të punojë Qendra konkretisht gjatë këtij viti? S. Garçeviq: Aktivitetet fillestare janë në rrjedhë. Unë do të takohem me përfaqësuesit, me kryetarët e këshillave nacionale të pakicave, nga të cilët do të përpiqem të dëgjoj se cilat janë strategjitë, idetë e këshillave të popujve pakicë lidhur me çështjet e kulturës. Paralelisht me këtë jam duke zhvilluar bisedime me kryetarët e komunave dhe njerëzit që merren me kulturë në qytetet ku jetojnë në një masë të konsiderueshme apo dërrmuese popullsia pakicë. Ne do të mundohemi që përmes këtyre komunikimeve të realizojmë pjesëmarrjen e programit të Qendrës me pjesëmarrjen e artistëve, grupeve artistike të popujve pakicë në manifestimet që veç ekzistojnë. Njëra prej ideve është që gjatë kësaj vere,
duke qenë se tani është faza përgatitore, të mundohemi që në bazë të parimeve të vullnetit të mirë dhe cilësisë, në të gjitha aktitivitetet në Mal të Zi, Qendra të marrë pjesë me ndonjë program. Më tej, do të skanojmë manifestimet kulturore në Mal të Zi që janë të rëndësishme dhe që merren me kulturën e pakicave, në mënyrë që të vendoset dialogu dhe të shihet se në cilat veprimtari, në çfarë mase dhe në çfarë mënyre do të marrim pjesë. Po ashtu mendojmë të themelojmë diçka që nuk ekziston për momentin. E kam fjalën për një festival që do të merrej me "Sevdah"-un, pra muzikën popullore të myslimanëve dhe boshnjakëve kryesisht në Mal të Zi. Megjithatë, sa i përket programit, gjërat do të jenë më të qarta në fund të këtij muaji kur unë do të kem edhe bashkëpunëtorët dhe kur unë t'i kryej bisedimet të cilat i kam planifikuar, krahas komunikimeve që veç i kam përgatitur dhe që do t'i kryej në ditët e ardhshme, e këto janë kontaktet me përfaqësuesit e shteteve amë të popujve pakicë me qëllim të hapjes së komunikimeve me institucionet e tyre kulturore. Pra, kemi të bëjmë me një front aktivitetesh të cilat i fillojmë së pari dhe që nuk kanë një histori të mëparshme. Unë besoj se në fund të muajit, pas përfundimit të të gjitha këtyre kontakteve që i kam përmendur, do ta kem edhe skemën programore shumë më të qartë seç e kam tani.
Bisedoi: I. Kallaba
Ruajtja dhe zhvillimi i kulturës nuk është çështje që fillohet dhe mund të mbarohet. Kjo është një punë që zhvillohet në mënyrë permanente. Ajo nuk ka fund dhe unë llogaris që në bazë të aktiviteteve që do të kemi dhe në bazë të pozicionimit të mirë të Qendrës në mjedisin social, nuk është kontestuese që vitet e ardhshme do të meritojmë edhe kujdes më të madh dhe status më të mirë kur bëhet fjalë për statusin e buxhetit të Qendrës. Pra, shuma e parave që kemi në dispozicion nuk është një shumë që mund t'i kënaqë të gjitha nevojat, por gjithsesi është një shumë me të cilën mund të fillojmë të punojmë.
e enjte, 12 shkurt 2009 9
PANORAM
¸ KULTURORE
Eliza Dushku Eliza Dushku, aktorja amerikane me origjinë shqiptare ka zënë përsëri faqet e para të gazetave të ndryshme. Një shkrim i publikuar dje në mbrëmje në sajtin online të së përditshmes angleze "The Sun", fliste rreth bukuroshes shqiptaro-amerikane dhe serialit më të ri televiziv amerikan, ku aktorja ka një rol kryesor. Eliza Dushku duket shumë mirë në fotografitë promocionale për serialin e ri televiziv amerikan "Dollhouse". 28 vjeçarja është ekspozuar gjithandej pothuajse zhveshur në fotot e bëra pasoçërisht për serialin, ku ajo do të luajë rolin e një gruaje të re të quajtur Eko. Personazhi i saj, pra ajo në këtë film është pjesëtare e një grupi njerëzish të njohur si "Aktivistët" apo "Kukullat", të cilëve u është pastruar personaliteti aq shumë sa mund t'u mësohen aftësi të ndryshme për të përmbushur detyra dhe për të jetuar në ambiente të vogla të quajtura "Shtëpia e Kukullave". Historia vazhdon me Ekon, e cila fillon, në gjendjen e një mendje të pastruar, të bëhet e vetëdijshme. Seriali është krijuar nga Xhosh Uedon, me të cilin Eliza ka luajtur dhe më parë në serialin Bafi dhe Ëngjëlli (Buffy and Angel). Premiera e serialit do të shfaqet në Shtetet e Bashkuara më 13 shkurt.
Ingrid Gjoni
Nuk është e qëllimshme, por këngëtarja Gjoni mëndon se në bazë të mundësive që ka duhet të nxjerrë një herë në gjashtë muaj një video, që të jetë më afër publikut dhe në kontakt me to. Për videoklipin më të ri Gjoni thotë: këtë radhë kisha një staf shumë të madh si pjesë e stafit, një rol të madh kishin edhe figurantët. Prezenca e katër balerinave të mira më dha spunto të kërceja. Tanimë është rritur edhe mbesa brenda familjes, e cila më bëri koreografinë. Prania e katër violinisteve ishte një gjetje tjetër. Mendoj se në një klip gjetja e figurantëve është pjesa më e vështirë në organizim. Të vështirë do të cilësoja momentin te banaku. Kisha veshur një palë këpucë me taka shumë të larta; mezi po rrija dhe prisja me padurim mbarimin e asaj pjese. Ndërsa qejfi që kemi bërë gjatë xhirimit është momenti me balerinat. Ishim në një garazh shumë të thellë dhe nuk dëgjonim asgjë, edhe pse regjisori ishte me altroparlant. Ai thoshte "Filloni!", ne rrinim dhe vetëm qeshnim. Ndërsa kur mbaruam xhirimet, duartrokitëm aq shumë, pasi u çliruam.
10 e enjte, 12 shkurt 2009
PANORAM
¸ KULTURORE
Ralph Lauren
in e artit Ralph chitz), i njohur me emr Ralph Lauren (Ralph Lifs tetor të vitit 1939. 14 më kut, Yor New të Lauren, u lind në Bronx r në Amerikë nga ilje hebrenjsh të emigrua Familja e tij ishte një fam h ishte i tërheRalp s, encë lesh ado ë të gjith Lufta e Parë Botërore. Gja m te veshja. Atij vetë tij e en shij tuar e drej qur pas të bukurës, por pa të falnin frymëzim a planet dhe hapësirat që i pëlqente arti në të gjith ave simetrike dhe form pas r equ ishte i tërh për imagjinatë. Ralph u bënë format e imi stud kt arsye, obje ngjyrave serioze; për këtë që vinin nga anet fust mos ave dhe sido . I prirë në këpucëve, detajet e çant ceze fran at firm për e preferenca njojë pa Europa, nga ku mbizotëront dize të n fillo rent mtari, Ralph Lau i duksektorët ku kërkohej kriji mode. Talenti i tij ishte llë shko një ndo në ime me marrë kurrë mës , ai filloi të bashkëpunojë para e elet mod n anto shëm dhe, pasi prez . jesh vesh ne disa firma amerika 7, Ralph merr are, saktësisht në vitin 196 h Në moshën njëzetetetë-vjeç pesëdhjetë mijë dollarës prej etar mon ital kap iniciativën dhe me një . rent Lau h Ralp krijon markën e tij Polo
MEGAN FOX - LARA KROFT E RE?
Aktorja që fitoi famë botërore fillimisht me rolin në filmin "Transformers" e pastaj edhe me zgjedhjet për gruan më të bukur në botë, në të cilat gjithëherë në vendin e parë u gjend Megan Fox, gjoja do ta zëvendësojë "mamanë" hollivudiane Angelina Xholi në vazhdimin e filmit "Lara Kroft". Burime të afërta me studion "Paramaunt" deklaruan për "Daily mail" se vazhdimi i ri i trillerit "Tomb Rider" që duhet të fillojë të xhirohet së shpejti, do të ketë edhe "Laurën e re", 22-vjeçaren Megan. "Megan është ajo që i duhet filmit. Ajo është një seksi heroinë atraktive siç ka qenë edhe Angelina Xholi", tha burimi anonim, por i cili edhe shtoi se "asgjë nuk është nënshkruar". Me Lara Kroft ose pa të, fillimi i xhirimit të ri të "Transformers" në të cilin do të interpretojë njërin nga rolet kryesore, është caktuar për vitin 2010.
e enjte, 12 shkurt 2009 11
KULTUR¸ DIploMaCIa ShQIptaRe
Ecje me delikatesë Unë e mbaj mend shumë mirë njërin nga shumë rastet e grindjeve ndërmjet meje dhe presidentit të atëhershëm të Serbisë, Milutinoviq, kur, gjatë ditëve të fundit të negociatave në Paris, i kujtova se, ndërsa ai po bllokonte çdo progres të negociatave, qytetarë të shtetit të tij po vdisnin në Kosovë. Përgjigjja e tij cinike ishte: “Këta janë njerëzit tanë” sikur ata ishin pronë e tij. Ai nuk kishte absolutisht asnjë shqetësim për njerëzit.
Wolfgang Petritsch Para dhjetë vjetësh kriza e Kosovës kishte arritur një pikë kthese dramatike, kur Komuniteti Ndërkombëtar vendosi t”i detyrojë të dy palët që të uleshin në tavolinën e bisedimeve. Brenda disa javëve, nga masakra e Reçakut, në mes të janarit të vitit 1999, ku u vranë me gjakftohtësi nga forcat e sigurimit serb më shumë se dyzet civilë shqiptarë nga Kosova, Grupi ndërkombëtar i Kontaktit për Ballkanin mblodhi Konferencën e Rambujesë. Në një përpjekje të fundit, të dy shtetet mikpritëse, Franca dhe Britania e Madhe, thirrën përfaqësuesit e Republikës së atëhershme Federale të Jugosllavisë dhe udhëheqjen shqiptare të Kosovës, për të rënë dakord për një marrëveshje, e cila do ta kishte lënë Kosovën brenda Jugosllavisë, por do të kishte rivendosur një autonomi të gjerë dhe të vërtetë për provincën e mëparshme. Ministrat e Jashtëm të Grupit të Kontaktit: Franca, Gjermania, Italia, Rusia, Britania e Madhe, SHBA-ja caktuan Trojkën, e cila përbëhej nga Kris Hill nga SHBA-ja, Boris Majorski nga Rusia dhe unë, si përfaqësues i BE-së, për të udhëhequr përpjekjet për ndërmjetësim. Konferenca u hap zyrtarisht nga presidenti francez Shirak, në 6 shkurt 1999, dhe qëllimi i saj ishte të mbaronte brenda një jave. Në fakt, ajo zgjati gjithsej thuajse dyzet ditë, të cilat ishin përpjekje torturuese nga ana e ndërmjetësve të Grupit të Kontaktit. Megjithëse pati një ndërprerje prej tri javësh, e cila u dha një mundësi Beogradit dhe Prishtinës për të punuar nga brenda për formulën e propozuar të kompromisit, Millosheviqi dhe negociatorët e tij u tërhoqën. Kështu që nisja e bisedimeve në fillim të marsit, në Paris, ishte që në fillim e destinuar të dështonte. Në fund të saj, Beogradi refuzoi të merrte në konsideratë edhe aspektet civile të Marrëveshjeve, për të cilat ishte rënë dakord që më parë. Ndërsa udhëheqja kosovare vendosi firmën në Marrëveshjet e Rambujesë, burri i fortë i Serbisë, Millosheviqi, refuzoi të pranonte një forcë ndërkombëtare zbatuese të udhëhequr nga NATO-ja dhe denoncoi në mënyrë agresive bisedimet e paqes si një diktat nga Perëndimi. Si rrjedhojë e kundërshtimit të fortë të Millosheviqit për çfarëdolloj zgjidhjeje paqësore, NATO-ja u detyrua të zbatojë “Urdhrin e Aktivizimit”, i cili ishte gati që në tetor të vitit 1998. Ndërhyrja ushtarake kundër Jugosllavisë
12 e enjte, 12 shkurt 2009
zgjati 74 ditë dhe ishte e para jashtë zonës së operimit të Aleancës Perëndimore. Kjo luftë, e fundit në territorin e ishJugosllavisë, gjithashtu shënon një rast të veçantë në historinë e marrëdhënieve ndërkombëtare, sepse ajo u zhvillua pa miratimin e Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara; Rusia kishte kundërshtuar çdo mandat të Kombeve të Bashkuara për imponimin ndërkombëtar të paqes në këtë pjesë të Ballkanit. Si rrjedhojë, ajo hapi një diskutim të gjerë për përgjegjësinë e shteteve sovrane për t”i mbrojtur qytetarët e vet nga e keqja. Në fakt, këtu Millosheviqi i Serbisë kishte dështuar tmerrësisht në Kosovë. Jugosllavët me etni shqiptare nuk konsideroheshin si qytetarë me të njëjta të drejta dhe përgjegjësi nga serbët. Jam i bindur se ky është thelbi i konfliktit historik të Kosovës. Përgjatë historisë së tri Jugosllavive, me përjashtim të periudhës së shkurtër ndërmjet 1974, kur Kosovës iu dha autonomia, dhe heqjes së saj nën regjimin e Millosheviqit në fundin e 1980-s, shqiptarët e ndien se ishin qytetarë të klasit të dytë në Serbi. Në fillim me anë të mjeteve paqësore dhe pastaj, kur koncepti i Rugovës për rezistencë civile paqësore dështoi, me anë të rezistencës ushtarake, të mishëruar nga UÇK-ja shqiptarët etnikë të Kosovës që përbëjnë 90% të popullsisë donin ta merrnin fatin në duart e tyre. Lidershipi nacionalist në Beograd nuk i kuptoi asnjëherë shkaqet thelbësore të konfliktit shqiptaro-serb. Unë e mbaj mend shumë mirë njërin nga shumë rastet e grindjeve ndërmjet meje dhe presidentit të atëhershëm të Serbisë, Milutinoviq, kur, gjatë ditëve të fundit të negociatave në Paris, i kujtova se, ndërsa ai po bllokonte çdo progres të negociatave, qytetarë të shtetit të tij po vdisnin në Kosovë. Përgjigjja e tij cinike ishte: “Këta janë njerëzit tanë?”
sikur ata ishin pronë e tij. Ai nuk kishte absolutisht asnjë shqetësim për njerëzit. Kjo sjellje e papërgjegjshme është në kontrast të plotë me përqasjen profesionale të mbajtur nga qeveria shqiptare, e veçanërisht nga ministri i saj i Jashtëm, Paskal Milo. Qeveria shqiptare dhe ministri i saj i Jashtëm vepruan me shumë përgjegjësi dhe profesionalizëm. Tirana kishte adaptuar një politikë shumë të përgjegjshme në mbështetje të strategjisë së Perëndimit për paqen përmes negociatave. Në këtë mënyrë ata i bënë një shërbim të madh Komunitetit Ndërkombëtar, i cili donte ta zgjidhte konfliktin sipas çështjeve të rëna dakord më parë në Grupin e Kontaktit. Megjithatë, duhet thënë se mbështetja që Shqipëria dha për zgjidhjen paqësore dhe demokratike të konfliktit, nuk është reflektuar aq sa ajo e meriton në opinionin e gjerë publik. Përgjatë muajve dramatikë të 1998-1999-s, kur po shpalosej drama kosovare, përpjekjet e ministrit të Jashtëm Milo, qartësisht synonin për të kontribuar për një marrëveshje politike në Kosovë. Një marrëveshje që u shpall në minutat e fundit nga negociatorët e Grupit të Kontaktit: Kris Hill dhe unë. Në periudhën më vendimtare në Rambuje, kur duhej të merreshin vendime të forta,mbështetja e Paskal Milos ishte e një rëndësie thelbësore. Duhet të them se më bëri shumë përshtypje mënyra se si ministri i Jashtëm i Shqipërisë arriti të ecte me delikatesë ndërmjet mosprovokimit të tepërt të Beogradit (i cili po priste vetëm një shkak për t’i lënë negociatat në shenjë proteste) dhe mbështetjes së fraksionit të moderuar brenda ekipit të shqiptarëve të Kosovës. Në librin tim “Rruga e gjatë e Kosovës drejt luftës”, unë kam thënë se ekipi negociues kosovar gëzonte mbështetjen thelbësore të qeverisë shqiptare në Tiranë për të pranuar Marrëveshjet e Rambujesë. Në situatën më të vështirë, ministri i Jashtëm Paskal Milo kishte
Qeveria shqiptare dhe ministri i saj i Jashtëm vepruan me shumë përgjegjësi dhe profesionalizëm. Tirana kishte adaptuar një politikë shumë të përgjegjshme në mbështetje të strategjisë së Perëndimit për paqen përmes negociatave. Në këtë mënyrë ata i bënë një shërbim të madh Komunitetit Ndërkombëtar, i cili donte ta zgjidhte konfliktin sipas çështjeve të rëna dakord më parë në Grupin e Kontaktit.
rënë dakord që të vinte në Paris për të mbështetur pozicionin e Komunitetit Ndërkombëtar në përpjekjet për paqe ndërkombëtare, kam shkruar unë në librin tim. U provua shpejt se ky akt kurajoz i Paskal Milos ishte vendimtar për ta bërë delegacionin shqiptar të Kosovës të pranonte traktatin e paqes. Ne sot e dimë që me ndihmën e Paskal Milos, u vendosën në Paris themelet e pavarësisë së Kosovës. Sot, thuajse dhjetë vjet pas dramës së Kosovës, njeriu mund të thotë qartë se ishin pak politikanë që kishin kaq shumë influencë në një vendim të përmasave historike, si kishte Paskal Milo në ato ditë fatale të pranverës së 1999-s. Konflikti i Kosovës, i cili nuk është zgjidhur akoma tërësisht, është një shembull parësor që tregon se sa e rëndësishme mund të jetë një politikë e përgjegjshme. Si austriak që jam, unë e di se për çfarë po flas, meqenëse Austria ka qenë e përfshirë në çështjet e Ballkanit për më shumë se dy shekuj. Sot, në fillim të shekullit XXI, shtete si Shqipëria dhe Austria kanë një detyrë shumë specifike: të promovojnë paqen dhe demokracinë me fqinjët, në mënyrë që të ndihmojnë për të përmbushur një ëndërr të përbashkët: bashkimin e Evropës. Paskal Milo, një patriot i madh shqiptar dhe një evropian i vërtetë, ka dhënë një kontribut me përmasa historike.
KULTUR¸ pRoteStat KoSovaRe te vItIt 1968 (2)
Mungesë e të Drejtave të Pakicave Dr. dom Nikë Ukgjini Të Drejtat Etnike të Shqiptarëve Ngjarjet e ndodhura në mbarimin e shek. XX, kur Fuqitë e Mëdha mbështetën copëtimin e trojeve shqiptare nga ana e serbëve, malazezëve dhe grekëve, lanë një problem jetësor për shqiptarët e mbetur jashtë kufijve etnikë. Çështja e krijimit të Shtetit brenda kufijve etnikë nuk ishte vetëm çështje e drejtpeshimit politik, por edhe një çështje morale e juridike, historike e jetike për një popull. Shtrohet pyetja: A kishin të drejtë shqiptarët që ta parashtronin kërkesën për pavarësi etnike? Duke u mbështetur në studimet historike e juridike, si dhe në konceptin e filozofisë klasike, komb-Shtet, pa mëdyshje themi se kërkesat ishin më se të arsyeshme, legjitime dhe në përputhje të plotë të Konventave ndërkombëtare. Në lidhje me konceptin filozofik të shtetit, njohësit e mirë të së Drejtës ndërkombëtare, sociologu frëng, Yves de la Briere, në librin Etudes, (1933), filozofi frëng, Jacques Maritain, (1882-1973), në librin Njeriu dhe Shteti, (Chicago 1951), etj. duke u mbështetur në mësimet e shën Tomë Akuinit, (shek XIII), "Shteti përbëhet nga një komb i vetëm... dhe Shtetet që përbëhen nga shumë kombe të ndryshme do të shkatërrohen..., do të shpreheshin se, Kombi, (nasci latinisht, nocion i lindjes), është një shoqëri natyrore që ka të përbashkët nga zanafilla, gjuhën, kulturën, qytetërimin, doket, zakonet, historinë dhe shpeshherë edhe vendbanimin e besimin e përbashkët. Sipas argumenteve të parashtruara më lart, shohim se shqiptarët ishin në të drejtën e tyre. Por, të udhëhequr nga interesat e tyre vetjake, në kundërshtim me ligjet e cituara më lart, Fuqitë e Mëdha së bashku më Perandorinë Turke shpërndanë tërësinë e tokave shqiptare duke ua dhuruar ato shteteve fqinje. Si rezultat i mospërfilljes së ligjeve Hyjnore (lex Divinis), ligjeve natyrore (lex natyralis) dhe të drejtave ndërkombëtare nga ana e tyre, rrodhën ngjarjet kriminale të shteteve fqinje ndaj shqiptarëve në përgjithësi e sidomos ndaj atyre që kishin mbetur nën thundrën e tyre. Vetëm gjatë Luftës Ballkanike (1912-1914) dhe Luftës së Parë Botërore (1914-1918) populli shqiptar i Kosovës kishte humbur 12. 371 luftëtarë, mbi 22.100 njerëz të zhdukur dhe rreth 16.000 shtëpi të djegura e të plaçkitura etj. Demonstratat e vitit 1968 në Kosovë mungesë e të Drejtave të Pakicave Pak shtete evropiane janë përballur me vështirësi aq të ngatërruara, sa Mbretëria e Serbëve, Kroatëve e Sllovenëve krijuar në vitin 1918, e cila lindi nga hiri i perandorive Austro-Hungareze e Osmane. Kushtetuta e saj u shpall më 28 qershor 1921, datë që ua ngrohte zemrat serbëve, pasi u përkujtonte kohën e mbretit Dushan, shek. XIV, apo vrasjen e arqidukës Franz Ferdinand më 1914. Mirëpo kjo datë nuk u bënte përshtypje kroatëve,
sllovenëve, myslimanëve të Bonjës e shqiptarëve. Konfliktet e ashpra për çështjen e Kushtetutës së Vidovdanit shtynë drejtpërsëdrejti në kasaphanë, duke sjellë prishjen e Jugosllavisë së parë më 1941 dhe për herë të dytë më 1991. Me organizimin e ri të qeverisë Mbretërore SKS (1918), pozitë të posaçme kishin fituar edhe dy njësi territoriale, Kosova dhe Vojvodina, edhe pse ishin pjesë përbërëse e Serbisë. Mbretëria Jugosllave nxori në vitin 1929 Ligjin për Rajonin Autonom të Kosovës dhe Metohisë dhe Ligjin për themelimin e Provincës Autonome të Vojvodinës. Me AVNOJ në nëntor të vitit 1942, organizimin e ri të pushtetit e karakterizoi federalizmi i vendit në bazë të principit të etnisë (federalizmi etnik) prej gjashtë republikave sovrane (Serbia, Kroacia, Sllovenia, Bosnja dhe Hercegovina, Mali i Zi dhe Maqedonia). Ndërsa në mbarim të luftës nacional-çlirimtare më 1945, dy njësi territoriale fituan autonominë brenda Serbisë. Në vendimet për ndërtimin e Jugosllavisë mbi principin federativ, në pikën 4 thuhet se pjesëtarët e kombeve të tjerë të cilët jetojnë në Jugosllavi, (kombet jo sllave) do të kenë pozitë të pakicave kombëtare, dhe atyre do t'u sigurohen të gjitha të drejtat kombëtare me përjashtim të së drejtës për vetëvendosje. Ndërsa republikat jugosllave e gëzonin këtë të drejtë pa ndonjë pengesë. Më vonë, Kushtetuta e RFPJ-së (1946) dhe Kushtetuta e RP të Serbisë (1947), aprovuan me ligj konstituimin e njësive autonome të Kosovës dhe Vojvodinës, të cilat kishin qëndruar si pjesë e pandarë e Serbisë deri në shkatërrimin e Jugosllavisë federale. Periudha në të cilën Kosova pati favoret e veta ishte ajo e viteve 1963-1989. Në mbledhjen e Brioneve më 1966 dhe në Kushtetutën e vitit 1974 ajo fitoi dhe gëzoi cilësinë e elementit konstitutiv deri më 1990, kur federata jugosllave u shkatërrua. Duke konsideruar atë që u paraqit më lart, vërehet se Jugosllavia e vjetër dhe e re i ka pasur ligjet mbi pakicat në përputhje me
Konventat ndërkombëtare, duke filluar që nga Kongresi i Berlinit (1878, paragrafët 27 dhe 35) ajo e OKB-së të dt. 10 dhjetor 1948, Deklarata e Përgjithshme e të drejtave të njeriut, neni 1, citoj. "Të gjithë njerëzit e lindur janë të lirë dhe të barabartë në dinjitet dhe në drejtësi". Neni 2. "Çdo njeri ka të drejtë, ne të drejtën e vet dhe lirinë të cilat i paraqet kjo proklamatë pa pasur asnjë dallim sa i përket, racës, ngjyrës, gjinisë, gjuhës, besimit , bindjes politike, apo bindjeve të tjera nacionale apo jetës sociale, sipas pasurisë, sipas lindjes apo sipas rrethanave të tjera jetësore" e deri tek Konferenca Evropiane për Sigurim dhe Bashkëpunim mbajtur më 1 gusht 1975 në Helsing të Norvegjisë etj. Edhe pse Jugosllavia ishte anëtare e OKB-së dhe e KESB-së, në jetën praktike i ka zbatuar vetëm pjesërisht ose aspak ligjet në lidhje me shqiptarët si pakicë. Sipas analistëve të kohës, anashkalimi i zbatimit të ligjeve ndërkombëtare ishte një praktikë e ndjekur tek shtetet e bllokut socialist të cilët kishin konceptin marksist - leninist. Nga dokumentet e asaj periudhe mësojmë se edhe në kohën e paqes gjendja e shqiptarëve irredentë (popull i pushtuar që kërkonte shkëputje) vazhdonte të ishte jo më pak e vajtueshme, për shkak të moszbatimit të ligjit të të drejtave si pakicë. Vrasjet, grabitjet, përdhunimet, burgosjet, shpërnguljet, mohimi i të drejtës për t'u shkolluar në gjuhën amtare, mohimi i fjalës së lirë etj., herë më pak e herë më shumë, kanë qenë pjesë shoqëruese e shqiptarëve gjatë tërë kohës nën administrimin Jugosllav. Do të doja të veçoja disa nga dëshmitë e asaj kohe: "Memoria" të Dom Gjon Bisakut, Dom Shtjefën Kurtit e Dom Liugj Gashit, dërguar në gjuhën frënge Lidhjes së Kombeve në Gjenevë më 5 maj të vitit 1930, rreth situatës së shqiptarëve në Jugosllavi, në të cilën jepen fakte konkrete mbi dhunën e ushtruar nga ana e autoriteteve Serbe mbi shqiptarët në Kosovë pa dallim feje, katolike apo myslimane; Plani i kolonizimit të Kosovës sipas reformës Agrare, hartuar në Sarajevë më 1928; Konventa
Jugosllavo -Turke e 11 korrikut të vitit 1938, për shpërnguljen e shqiptarëve në Turqi, ku parashihej të shpërnguleshin deri në vitin 1944 rreth 255.878 shqiptarë (disa autorë sjellin shifrën deri 400.0000) dhe në vende të tyre vendoseshin serbët e malazezët etj.. Nga dhunimet fizike, veçoj tortura e ushtruara mbi shqiptarët me rastin e kërkimeve të armëve gjatë viteve 19561957, ku nga torturat vdiqën mbi 100 shqiptarë, ndërsa rreth 30.000. të tjerë iu nënshtruan dhunës fizike; proceset e mëvonshme politike në vitet 1958, 1964, ku u burgosën dhe u dënuan me burgim deri në 15 vjet me qindra shqiptarë etj.. Vitet gjashtëdhjetë qenë vite të qeta në Evropë. Kishte lëvizje të patheksuara, por qëllimi i tyre nuk ishte përmbysja e regjimit. Vëzhguesit politikë shënonin se kishte përputhje të mendimit politik si të majtë ashtu edhe të djathtë. Studentët ishin apolitikë në një qetësi gati të dyshimtë. Por papritur, për habinë e të gjithëve, mendimi se idetë politike kishin shteruar, u sfidua nga një valë revoltash të studentëve që preku krejt Evropën në vitet 1967-68. Konfrontimi i studentëve në nëntor të vitit 1967 e në shkurt të vitit 1968 në Paris, e më pas edhe në shtetet e tjera të Evropës, reflektoi edhe në Jugosllavi ku demonstratat u shfaqën në Slloveni, Kroaci, Serbi etj.. Kërkesat e lëvizjes studentore në njësitë federale, kishin përmbajtje tjetër në krahasim me kërkesat e demonstruesve në Kosovë. Përveç problemeve sociale, ajo përballej edhe me mungesën e lirisë njerëzore e kombëtare, të cilat ishin akumuluar për shumë vite. Këtë e dëshmojnë parullat e demonstruesve, në të cilat shkruhej: "Duam vetëvendosje", "Duam Republikë Kosovare", Duam arsim kombëtar dhe punë", "Duan të drejtat e premtuara gjatë luftës", "Poshtë politika e kolonializmit të Kosovës", "Duam universitet Kombëtar" etj.. Edhe pse shqiptarët morën përgjigje ndëshkuese dhune nga serbët, kërkesat e parashtruara nga ana e tyre ishin në përputhje të plotë me Konventën e OKB (20 maj 1963), ku potencohej çështja e arritjes së pavarësisë së popujve kolonialë si dhe me Rezolutën e Kuvendit të Këshillit të OKB të dt 16 dhjetor 1966, fuqizuar më 23 mars 1976, në të cilën favorizohej çështja e të drejtave civile dhe politike. Këto Konventa, edhe pse sollën tension të madh tek blloku lindor dhe shtetet e painkuadruara, kishin edhe nënshkrimin e Jugosllavisë socialiste. Gjithçka që ka ndodhur në këtë kohë e kishte një arsye: kur një shtet bëhet me të drejtën e forcës dhe jo me forcën e së drejtës. Jugosllavia ndoqi një linjë të tillë. Me sa duket ajo vepronte sipas thënies së Ezopit: më të fortit kurrë nuk i mungojnë arsyet. "Në të vërtetë, ligji natyror nuk mund të shkulet nga zemra e njerëzve, por thjesht mund të errësohet për momentin e zbatimit" (Guido Fassó). Kjo shprehje zë vend në historinë e popullit shqiptar të Kosovës që nga koha e copëtimit të trojeve deri në ditët tona.
e enjte, 12 shkurt 2009 13
REAGIM ReaGIM
Secili të mbajë përgjegjësinë e vet (Reagim ndaj bisedës me Ramë Sinanaj, këshilltar i UDSH-së në Komunën e Plavës të botuar në Kohën Javore me titullin "Të drejtat e pakicës duhet të jenë të garantuara me ligj) Pasi që lexova intervistën e z.Ramë Sinanaj, nuk mund të ndalem pa reaguar, për temat që z.Sinanaj flet herë me keqardhje e herë me mburrje për Shqiptarët që jetojnë në Malin e Zi e herë për Mal të Zi . Sikur kjo intervistë do të ipej për lexuesit jashtë Malit të Zi ndoshta do të kalonte pa u vërejtur. Për njerëzit që e jetojnë këtë realitet është vështirë që të heshtet. E ndiej për obligim si qytetar i këtyre trevave që tekstit në fjalë t'i bëj një analizë dhe t'i japë përgjigje: 1. Në hyrje të bisedës z.Sinanaj, ju flisni:" Unë nuk shoh anë pozitive. Por gjithnjë shoh se në trevat joshqiptare janë bërë investime shumë të mëdha dhe përmenden miliona të shumtë në investimin e infrastrukturës, në ndërtimin e objekteve prodhuese, kurse ne vendbanimet shqiptare nuk ka investime, edhe nëse janë, pak janë dhe me mundime të mëdha " Plotësishtë pajtohem me ju dhe në mënyrë bindëse, dhe në mënyrë të argumentuar konstatoj se në vendbanimet shqiptare nuk është investuar asgjë dhe prandaj kontributi juaj është: se ju keni ruajtur buxhetin e komunës për investime në vendbanimet joshqiptare, me qenë se po bëhen tri vite që me ndihmen tuaj u instalua kjo qeverisje totalitare në ekzekutivin dhe legjislativin e Komunës së Plavës ku pjesë e këtij ekzekutivi je edhe ti vetë si subjekt politik. Ju atëherë vetvetiu u shtrohet pyetja: sa përqind e buxhetit komunal është shpenzuar gjatë këtyre tri viteve nëpër vendbanimet shqiptare në komunën tonë. Sa i përket të njëjtës përgjigje që ju i jepni Kohës Javore për problemet e punësimit dhe të pronave nuk e kam të qartë se kujt po i ankoheni sepse nëse po citoni qeverisjen qëndrore dhe lokale atëherë ju vetë duhet t'i zgjidhni këto probleme sepse vetë jeni përbërës të këtyre qeverive, dmth vetë jeni fajtorë atëherë pse merrni pjesë aty, për kë punoni ju si subjekt politik. Pse s'i zgjidhni problemet e atyre që ju kanë votuar dhe me votat e tyre i keni instalua këto qeverisje. Vallë çfarë duhet të kuptojë lexuesi kur thoni: "Ne si parti politike kemi menduar që të bëjmë ndonjë kontratë me partinë në pushtet që të kërkojmë ndonjë vend punë si kusht për koalicionin e qeverisjes lokale. Me një fjalë, nuk përfaqësohemi në organet e shtetit e sidomos në policinë kufitare, në policinë lokale, në gjyqësi etj". Kur u dashka të nënshkruhet kontrata, apo një herë të instalohen këto qeverisje dhe kontrata te nënshkruhet mbasi tu skadojn mandatet kater ose pesë vjeçare!!!!???? apo ndoshta edhe atëherë vazhdoni të mendoni deri atëherë kur këtu s'do të ketë më shqiptarë. Më poshtë po ashtu thoni "Ne kemi pasur një konkurs për gjyqtar dhe kemi kërkuar që një shqiptare që i plotësonte të gjitha kushtet e që ishte superiore mbi gjithë konkurrentet ajo nuk u pranua për befasinë tonë."Pse s'e zgjodhët zotëri për gjyqtarë mbasi ishte superiore kur dihet se ju participoni në këto qeveri, kujt i ankoheni? Pse nuk e njoftoni dhe nuk e informoni popullin se s'mundeni të bëni asgjë më shumë ky popull u nevojitet vetëm atëherë kur ju keni nevojë me ardh në pushtet dhe po ashtu ju kësaj qeverie dhe këtyre kuvendeve u nevojiteni vetëm për t'ju dhënë forcë dhe pushtet për t'i shkelur të drejtat e këtij populli të shumëvuajtur. Sepse realisht ishte dashtë që ju ta zgjedhni këtë gjyqtar apo ndoshta paraprakisht e keni konstatusr se do të jetë e padëgjueshme. Poashtu është shumë i vërtetë konstatimi juaj
14 e enjte, 12 shkurt 2009
kur thoni : " Këto vetëm janë një shembull konkret qe dëshmon se Qeveria e Malit të Zi nuk është e interesuar që të zgjedh së paku çështjen sociale të shqiptarëve dhe çështjet tjera në shumë segmente të jetës së tyre."sepse Shqiptarët nuk duhet të jen më këtu. 2. Ndërsa në përgjigjen e pyetjes së dytë kur thoni: "Ta marrim shembull Kosovën. Deshe apo s'deshe duhet pakica serbe t'i ketë 20 deputetë serbë në parlament.....Pra, ne duhet të jemi ashtu si janë shqiptarët në Maqedoni, ashtu siç janë shqiptarët ne Luginën e Preshevës dhe përfundimisht ashtu siç ju kanë dhënë të drejta pakicës serbe në Kosovë. Pra të drejtat e pakicës duhet të jenë të garantuar me ligj e jo të janë të luhatshme.." Me çfarë të drejte na krahasoni neve si popull autokton të pushtuar, po në trvat e veta etnike-shekullore me serbët në Kosovë të cilët atje u instaluan me dhunë si pushtues dhe kolonizator përmes reformave të ndryshme agrare. Është më se e vërtetë se shqiptarët në Mal të Zi kanë të përbashkët me shqiptarët ne Luginën e Preshevës burgosjet, arrestimet, dënimet dhe maltretimet, merre me mend z,Sinanaj që me datën 09 shtator 2006 me brutalitetin mesjetar, policia e Malit të Zi dhunshm hyn në Malësi dhe arreston vëllezërit tan. E kur? Gjatë heshtjes parazgjedhore, sepse më 10 shtator ishin zgjedhjet e përgjithshme dhe ato lokale. Me datën kur për herë te parë shqiptarët në Malin e Zi u organizuan politikisht -publikisht (edhe pse ju nuk ishit prezent) më 09 shtator 1990, mu aty në Malësi me qendër në Tuz. Aty ku shqiptarët ishin bashkë në listën zgjedhore Alternativa dhe LD në MZ vallë rastësisht ndodhi kjo. Dhe ju më pastaj hyni në Qeveri me të njëjtin ekzekutiv dhe kjo rastësi ishte apo... Dhe ta dini se ne si shqiptarë autoktonë s'i kemi të drejtat as pesë përqind sa i kanë kolonizatorët Serbë në Kosovë. Meqenëse ju participoni në ekzekutivin lokal dhe qendror dhe lejoni të kushtëzohet deputeti dhe njerëzit pse atëherë nuk i braktisni këto institucione të cilat punojnë kundër interesit tonë nacional dhe njëkohësisht i shkelin të drejtat tona individuale dhe kolektive. Ndërsa kur konstatoni: "Unë mendoj që pakica duhet të jetë gjithmonë e kyçur në pushtet, brenda në qeveri sepse si pakicë nuk guxojmë të jemi në opozitë, sepse ne nuk jemi të interesuar ta marrim pushtetin në Mal të Zi,por në qeveri të luftojmë dhe të kërkojmë të drejtat tona" pse si braktisni ose pse s'i rrëzoni këto qeverisje qoftë qendrore apo lokale që me ndihmen tuaj bëjnë qeverisjen, dhe i shkelni të drejtat tona individuale dhe kolektive me te dy këmbët? Poashtu kur tregoni: "Ne na ka ndodhur që për festën e flamurit, 28 Nëntorit, të hiqet flamuri shqiptar dhe ndaj personit që ka vendosur flamurin në Qendrën e Kulturës të ngritet aktpadia. Pra kjo është mungesë e legjislativit. Ne jemi themelues të shtetit të pavarur të Malit të Zi, andaj si të tillë duhet t'i gëzojmë të drejtat tona" Kush e propozoi në vitin 2000 Ligjin mbi përdorimin e simboleve kombëtare? Shumë mirë më kujtohet se subjekti juaj politik UDSH tërë kohën u mburr me këtë ligj të propozuar dhe miratuar në legjislativin tuaj edhe përkundër faktit se pjesa dërrmuese e popullit shqiptar ishte kundër ketij ligji, sepse atëherë dihej se me të po ndalohet përdorimi i simboleve kombëtare. Vallë edhe me këtë tani përsëri doni të manipuloni me popullin i cili aso kohe u thoshte: "Mos e miratoni Ligjin, por populli ka në përdorim një fjalë të urtë: 'Marrja rrin,e i
zoti s'e lën!" Para zgjedhjeve dhe para referendumit të 2006, Ministria e Pakicave që ju e udhëhiqni e propozoj një projektligj mbi të drejtat e pakicave dhe parlamenti e votoi, kurse ju me këto të drejta te miratuara e bëtë fushatën elektorale dhe përsëri hytë në qeveri, e çka duhet atëherë të miratohet tjetër ?. Pse rrini në atë qeveri e cila menjëherë pas zgjedhjeve, Gjykata Kushtetuese e po kësaj qeverie ua rrëzoi disa nga nenet kryesore të po ketij ligji. 3. Në përgjigjen tuaj të pyetjes së tret konstatoni :" Është edhe një e padrejtë tjetër në Komunën e Plavës që aplikohet ndaj shqiptareve, e kjo është dygjuhësia. Nuk respektohen të drejtat elementare të shqiptareve siç është bie fjala përdorimi i gjuhës amtare në të gjitha nivelet e organeve brenda komunës. Diçka është bërë në sferën e legjislativit.Në Statutin e komunës është aprovuar dygjuhësia, por ekzekutivi është shumë i ngadalshëm dhe dygjuhësia thuajse fare nuk përdoret." Jo vetem kaq z.Sinanaj. Po vallë edhe për përdorimin e dygjuhësisë në Kuvendin dhe ekzekutivin e Plavës fajësoni përsëri dikë tjetër. Jo i nderuar, këto s'mund t'i ha më ky popull, edhe pse ju përsëri mendoni se mund t'i shitni gogla për rrush, sepse ju vetë jeni në kuvendin ku bashkë me ty personalisht dhe si parti e bëni shumicën, dhe po ashtu në ekzekutiv participoni si parti politike, atëherë pse s'e realizuat dygjuhësinë. Pse zotri në vitin 2008 kur në të gjitha vendbanimet u vendosen shenjat e komunikacionit me emërtimet e tyre vetëm në gjuhën Serbe pse ne komunë nuk formuat institucionin e dygjuhsisë ose pse nëse nuk u digjoi ekzekutivi, nuk e prishet, mbasi e keni mundësinë, apo ndoshta me çdo kusht doni ta ruani këtë qeverisje lokale, kur dihet se pa dy këshilltarë të UDSH-së nuk do të mund të ekzistonte ky ekzekutiv. Ndërsa te konstatimi juaj në të njëjten përgjigje: "Element tjetër me rëndësi që duhet ta kenë shqiptarët në Malin e Zi është ndjenja ndaj tij si shtet te vetin për të cilin kanë votuar. Në Mal të Zi shqiptarët duhet të bashkohen përmes parive politike legale dhe ta hartojnë një program të përbashkët se si të sillen ndaj shtetit në atë mënyrë që ky shtet të na i njohë ato veçori të posaçme ku jemi si popull më shumicë." Këtu duhet t'ju them se ky shtet të cilin shqiptarët e votuan menjëherë na e vërtetoi se është i yni dhe na e shpërblej me 09 shtator 2006 për bukuri dhe me kamatë në Malësi edhe bile me shqiponjë me aksionin "Fluturimi i shiponjes", shpërblim se jo mahi. Po ashtu është e vërtetë se shqiptarët duhet të bashkohën mirëpo duhet ta dini se ishin bashkë dhe ju i ndatë, dhe sa herë tentojnë të bashkohën marrin shpërblimin e merituar, e sa për çudi dhe apsurditet, ju si subjekt politik po bashkoheni, por jo me shqiptarë. 4. Te përgjigja e pyetjes së katërt thoni: "Shumë herë në kuvendet e mbajtura komunale personalisht kam ngritur zërin dhe kam kërkuar që të formohen kushte për zbatimin e Statutit. Në kuadrin e komunës mbishkrimet brenda godinës së komunës, mbishkrimet e zyrave, emblemat e punëtoreve janë në dygjuhësi, çka do të thotë se jashtë dyerve të komunës nuk përdoret dygjuhësia. Jo vetëm toponimet por asgjë tjetër nuk shkon jashtë ndërtesës së komunës. Andaj ketu kemi një lëvizje vetem brenda gëzhojës ,apo më mirë të themi kemi ngelur aty ku ishim." Është e vërtetë se kemi ngelur aty ku ishim sepse nuk mjafton që në pozicionin siç e keni ju vetëm të ngritet zëri, por aty ku jeni të vendosni ose mos të ekzistojë më ky ekzekutiv të cilin ju e keni
instaluar. Më duhet ta ceki se në komunë asgjë s'është bërë për dygjuhësinë, se emblemat e punëtorëve dhe emërtimi i zyrave nuk janë asgjë sepse në baz të Statusit të miratuar shqiptarët duhet të shërbehen në gjuhën shqipe njëjt si ata që shërbehen në gjuhën serbe. 5. Te përgjigja e pyetjes pestë thoni:" Është shumë interesant se si është sjellë puna e këtij projekti. Projekti për shpalljen e Parkut Nacional ka qenë i fshehtë, për të askush nuk ka ditur, as qeverisja lokale as partitë politike as opinioni i gjerë, nuk ka ditur për këtë projekt e as që është diskutuar me publikun. Ne kemi dëgjuar nga qarqet jo zyrtare për iniciativën e këtij projekti." Nuk është interesant as e rastit z.Sinanaj, sepse një ndër pikat më kryesore dhe kulminate në fushatën elektorale të vitit 2006 e kandidatit të atëhershëm për kryetar komune dhe tani kryetar, ishte edhe shpallja e Parkut Nacional dhe ju e mbështetët këtë kandidat dhe ju e instaluat këtë qeveri ose këtë ekzekutiv, ndërsa kur thoni se "Unë personalisht e njoh Zllatko Buliqin. Shpeshherë kemi pas ekspedita bjeshkatare se bashku. Kurrë nuk kam menduar se ai mund të hartoj një projekt të këtillë".Mos harroni se po i njëjti ky person është mik personal edhe i Kryetarit të Komunës dhe po ashtu po ky njeri qe betuar më parë që do të shpallte këtë park nacional dhe po ky njeri është pasardhës i të njëjtit popull që ka realizuar dy reforma agrare në tokat shqiptare, dhe ekspeditat i ka berë për t'i njohur sa më mirë kufijtë e Alpeve Shqiptare. Dhe une personalisht nuk e kam të qartë se si e krijuat atë besim aq të madh ndaj këtij armiku. Po ashtu është e vërtetë se ju jeni kundër këtij projekti, mirëpo e vërteta tjetër më e madhe është se deputeti dhe kryetari i partisë suaj e votoi Planin hapësiror të Malit të Zi deri në vitin 2020 ku në të cilin plan është planifikuar edhe shpallja e këtij parku nacional, dmth ju vetë e shpallët atëherë!? Z.Sinanaj këtë reagim e bëj për hir të sqarimit të drejtë të opnionit publikë sepse kaluan 18 vite pluralizëm politik këtu në Mal të Zi dhe duhet që secili nga ne të mbajë përgjegjësinë e vetë reale sepse populli ende nuk është duke e ditur të vërtetën se kush ku është dhe kush çka po bën, janë ngopur me fjal boshe sepse i madhi popull ka thanë: "Fjalët e tepërta janë fukarallëk"
Sadri Balidemaj
MOZAIK ShoQata e KRIjUeSve "aRt ClUB" MBajtI KUveNDIN e pUNëS
Kontribut i çmuar në afirmimin e kulturës shqiptare
"Kultura e shqiptarëve në Malin e Zi, "Kalimera poetike 2009", paraqitja në Panairin e Librit në Ulqin dhe Tiranë, paraqitja në Shkodër, Tiranë, Prishtinë, shoqëruar edhe me ekspozitën e artit figurativ të Qazim Mujës, përurimi i librave të Haxhi Shabanit, Gjekë Gjonajt, një veprimtari kushtuar akademik Idriz Ajetit për të folmet e Krajës, botimi i veprave të tre anëtarëve të Shoqatës, janë aktivitetet kryesore të "Art Club"it për vitin 2009", theksoi kryetari i "Art Club", mr. Haxhi Shabani. Shoqata e Krijuesve "Art Klub" të mërkurën e kaluar mbajti në sallën e Bibliotekës së Ulqinit Kuvendin vjetor. Në të u analizua puna njëvjeçare gjatë vitit 2008 dhe u miratua programi i punës për vitin 2009. Kryetari i Shoqatës mr. Haxhi Shabani ndër veprimtaritë themelore të vitit që shkoi veçoi pjesëmarrjen në Panairin e Librit në Ulqin dhe në Tiranë, manifestimin letrar "Kalimera poetike" ku morën pjesë poeti Xhuzepe Skiro di Maxho, shkrimtari Ridvan Dibra, mbërmjen kushtuar njëqindvjetorit të Kongresit të Manastirit dhe lindjes së Eqrem Çabejt. Kjo shoqatë, këtë vit, vazhdoi Shabani, ka planifikuar disa veprimtari tradicionale, projekte, përurime librash dhe botime. "Kultura e shqiptarëve në Malin e Zi, "Kalimera poetike 2009", paraqitja e "Art Club"-it në Panairin e Librit në Ulqin dhe Tiranë, paraqitja e Shoqatës në Shkodër, Tiranë, Prishtinë, shoqëruar edhe me ekspozitën e artit figurativ të Qazim Mujës,
përurimi i librave të Haxhi Shabanit, Gjekë Gjonajt, një veprimtari kushtuar akademik Idriz Ajetit për të folmet e Krajës, botimi i veprave të tre anëtarëve të Shoqatës, janë aktivitet kryesore të "Art Club"-it për vitin 2009", theksoi Shabani. Kuvendi i "Art Club"-it miratoi këto përfundime: të krijohen seksionet e gjuhës shqipe, seksioni i letërsisë, seksioni shkencor, seksioni i botimeve, seksioni i artit figurativ, seksioni i mediave, të krijohet Këshilli Drejtues i Shoqatës, të bëhet konstatimi i anëtarësisë së Shoqatës dhe pranimi i anëtarëve të rinj, të krijohen katër modele të anëtarësisë në shoqatë, të themelohet manifestimi tradicional "Kultura shiptare në Malin e Zi", të plotësohet redaksia dhe pasurohet koncepti i revistës "Lemba", etj. Me këtë rast u lexua edhe një telegram ngushëllimi me rastin e vdekjes së parakohshme të shkrimtarit dhe poetit për fëmijë, Agim Deva.
Gj. Gjonaj
MateRNItetI I UlQINIt Në DItëlINDjeN e tIj të KatëRt
Rritja e lindjeve dëshmon rritjen e besimit "Vetë fakti se numri i lindjeve rritet nga viti në vit, më lejon të konstatoj se besueshmëria e popullatës së Ulqinit, posaçërisht asaj femrore të aftë për lindje, është çdo ditë e më e madhe", thotë drejtori i Shtëpisë së Shëndetit në Ulqin, prim. dr. Gani Karamanaga. Nëse para fillimit të punës së maternitetit në Ulqin kanë ekzistuar hije dyshimi rreth sigurisë së lindjes në këtë institucion dhe përgatitjen e stafit të tij mjekësor, katër vjet pune të tij e kanë dëshmuar rëndësinë dhe domosdoshmërinë e këtij institucioni dhe kanë shuar pothuajse fare frikën e lindjes në këtë maternitet, për shkak të mungesës së sallës kirurgjikale. Për katër vjet në këtë maternitet (më 5 shkurt u bënë katër vjet të fillimit të punës) kanë lindur gjithsej 614 fëmijë dhe numri i lindjeve ka ardhur duke u rritur nga viti në vit. "Në vitin 2005, vitin e parë të hapjes së maternitetit, në të kanë lindur gjithsej 125 fëmijë, në vitin 2006 - 149 fëmijë, në vitin 2007 - 153 fëmijë, kurse në vitin e kaluar ky numër ka arritur në 178 lindje", thotë drejtori i Shtëpisë së Shëndetit në Ulqin, prim. dr. Gani Karamanaga. Sipas tij, rritja e numrit të lindjeve nga viti në vit tregon rritjen e besimit të qytetarëve në këtë institucion. "Vetë fakti se numri i lindjeve rritet nga viti në vit, më lejon të konstatoj se besueshmëria e popullatës së Ulqinit, posaçërisht asaj femrore të aftë për lindje, është çdo ditë e më e madhe", thotë ai.
Gjatë punës katërvjeçare, në këtë maternitet, fatmirësisht, nuk ka pasur asnjë vdekje të fëmijëve apo nënave. Drejtori Karamanaga ia atribuon këtë, para së gjithash, "kujdesit dhe punës së mirë të mjekëve". "Punën për këto katër vjet e ka karakterizuar një entuziazëm i madh dhe punë profesionale e stafit mjekësor të gjinekologëve, pediatrëve, mamive dhe motrave pediatrike", thotë ai. Materniteti i Ulqinit është i pajisur mirë me aparatura bashkëkohore mjekësore dhe u ofron kushte shumë të mira nënave shtatëzëna, para dhe pas lindjes. "Ndihmë për sigurimin e këtyre pajisjeve përveç Qeverisë së Malit të Zi na kanë dhënë edhe bashkatdhetarët tanë nga SHBA, Zvicra dhe Gjermania, si dhe një numër i afaristëve nga Ulqini dhe disa banka që veprojnë në këtë qytet", thotë dr. Gani Karamanaga. Të lindurit në këtë maternitet nuk janë vetëm nga qyteti i Ulqinit, por edhe nga qytetet e tjera të Malit të Zi, e po ashtu edhe disa vende fqinje, si Shqipëria dhe Kosova. Po ashtu edhe kombësia e të lindurve është tejet heterogjene. Drejtori i Shtëpisë së Shëndetit në Ulqin tregon se ka pasur raste kur lindjet janë kryer edhe falas kur kanë qenë në pyetje nëna me gjendje të vështirë ekonomike. Problem megjithatë mbetet mungesa e sallës kirurgjikale dhe stacionit të transfuzionit që kushtëzon lindjet që kanë nevojë për ndërhyrje kirurgjikale. Përqindja e këtyre lindjeve sillet rreth 15-25 për qind dhe ato janë të detyruara të kryhen në maternitete të tjera, kryesisht në Tivar, Podgoricë, etj. "Në të ardhmen duhet të luftojmë që materniteti të ketë atributin e maternitetit spitalor", thotë drejtori Karamanaga. Reforma e sistemit shëndetësor që parashikon reduktimin e numrit të punonjësve shpresohet të mos e prekë maternitetin e Ulqinit. "Reforma në sistemin shëndetësor primar e pranon maternitetin e Ulqinit si pjesë të Shtëpisë së Shëndetit dhe shpresojmë se do të arrijmë marrëveshje me rezultat të mirë në favor të punonjësve të punësuar në maternitet", përfundon drejtori Gani Karamanaga.
i.k.
e enjte, 12 shkurt 2009 15
MOZAIK ORGANIZATA JOQEVERITARE "ALPET SHQIPTARE" NË PLAVË
Pararojë e kulturës shqiptare Sektori joqeveritar përkrahet nga organizatat ndërkombëtare simotra, por jo edhe nga ato vendore. Edhe përkundër angazhimeve maksimale që bën kjo organizatë jofitimprurëse për ngjalljen e jetës kulturore dhe ruajtjen e trashëgimisë shekullore të shqiptarëve në Komunën Plavë Guci, tradita, kultura dhe arkitektura autoktone çdo ditë e më shumë po shkatërrohen në territorin ku shtrihen shqiptarët. Ministria për Mbrojtjen e Njeriut dhe Pakicave duhet t'i përkrahë organizatat e tilla me projekte të qarta dhe të nevojshme për kulturën dhe çështjen shqiptare.
Ali Daci Organizata Joqeveritare "Alpet Shqiptare" në Plavë aktivitetin e vet e ka filluar në vitin 1996, pikërisht atëherë kur për herë të parë në mënyrë të shkëlqyer ka organizuar manifestimin kulturor shumë domethënës "Mirë se vini në Alpet Shqiptare" në Vuthaj. Pas gjashtë vjet pune dhe angazhimi maksimal kjo shoqatë arriti që edhe zyrtarisht të regjistrohet në Ministrinë e Drejtësisë së Malit të Zi. Një kontribut të pazëvendësueshëm e ka dhëne në ngritjen e infrastrukturës në Bashkësinë Lokale në Vuthaj, ku për mrekulli janë ndërtuar terrenet sportive, si fusha e futbollit të vogël, ajo e basketbollit dhe tribunat për shikuesit, ndërsa objekt me peshë të veçantë për kulturën në këtë anë paraqet skena e koncerteve verore e cila është ndërtuar në formën e një teatri të hapur, që ka ndihmuar shumë në realizimin e pikave muzikore për shumë shoqëri kulturore të cilat kanë shfaqur programet e veta në tubimin tashmë tradicional "Alpet shqiptare" tash e 12 vjet më parë. Kjo skenë verore u përdor edhe për tribunë, ku politikanët shqiptarë vendorë, por edhe nga trojet e tjera shqiptare,
si Agim Çeku, kryeministër i Kosovës, zëvendësministri i Turizmit, Kulturës, Rinisë dhe Sporteve i Republikës së Shqipërisë, Ekrem Spahia, etj. Infrastruktura u ndërtua në bashkëpunim me CHF të cilin e ka financuar USAID-i amerikan. Ndërtimi i dy urave mbi lumin Vruja dhe lumin Gërla, rruga lokale, shtegu për vrapimin tradicional të kuajve, rregullimi i kanaleve të ujit rreth fushave sportive janë ngritur nën menaxhimin e kësaj organizate joqeveritare. Shuma e investuar kap shifrën mbi 500 mijë euro. Për mirëvajtjen e punës, përgatitjen dhe prezantimin e projekteve të kësaj shoqate meritore, u kujdesën liderët shqiptarë, Mehmet Bardhi dhe Vasel Sinishtaj. Ata i ndihmuan "Alpet Shqiptare" me një videoprojektor dhe një kompjuter Lap - Top. "Alpet Shqiptare" janë në përgatitje e sipër të një projekti ideor për realizimin e "Qendrës artizanale", në kompleksin e së cilës do të zinte vendin e vet edhe qendra eko-turistike me seli në Vuthaj. Është për të ardhur keq pasi që këtë projekt e pati miratuar USAID amerikan nëpërmjet CHF-së, mirëpo organet komunale nuk e lejuan shfrytëzimin e truallit për ndërtim të objektit shumë të nevojshëm dhe atraktiv për
Vuthajt dhe Gucinë në përgjithësi. Bëhet fjalë për një projekt shumëdimensional, ku në kompleksin e paraparë do të këtë objekte të infrastrukturës së zejtarisë, ato të artizanatit vendas e lokal të hotelierisë alpine dhe banimit, projekt ky që po hartohet nga arkitekti rozhajas Selman Muriq dhe studioja e tij e projektimit. Zëdhënësi i OJQ "Alpet Shqiptare", Gani Kukaj, ka falënderuar donatorët dhe ka bërë të ditur se kjo organizatë në asnjë mënyrë nuk ka hequr dorë nga projekti në fjalë dhe se në bashkëpunim me organizatat ndërkombëtare do ta ndërtojë qytezën artizanale në Vuthaj, duke mos harruar që t'i ftojë qytetarët dhe qeverisjen lokale në bashkëpunim dhe bashkëndërtim. Anëtarët e vyeshëm të kësaj organizate janë shumë krenarë për punën e tyre dhe festën tradicionale tanimë mbarëkombëtare, festën e 1 gushtit, festën e bashkimit të familjarëve, mërgimtarëve dhe shqiptarëve nga të gjitha trojet shqiptare, festën e Alpeve Shqiptare, festë kjo e cila në mënyrë të organizuar ka angazhuar shumë shoqëri kulturore - artistike nga gjitha trojet shqiptare. Kjo organizatë me këmbëngulje ka luftuar kundër projektit famëkeq për shpalljen e Parkut Nacional në territorin e Plavës dhe Gucisë, si dhe është përkrahëse e Parkut të
eDhe Një vleRëSIM pëR GjIMNaZIN pRIvat "DRIta"
Paqes në Ballkan që përfshin trekëndshin kufitar Mal i Zi - Shqipëri - Kosovë. "Alpet Shqiptare" në projektet e veta parasheh organizimin e shtegtimit të bjeshkatarëve në viset e bukura malore të kësaj zone. Kjo organizatë është e hapur dhe prijëse në turizmin alpin dhe bashkëpunëtore e bjeshkatarëve, alpinistëve, speologëve, botanistëve e dashamirësve të natyrës. Megjithë vështirësitë dhe mungesën e theksuar të mjeteve financiare, "Alpet Shqiptare" po ia dalin që me vetëkontribut t'i realizojnë pjesën dërmuese të projekteve.
Punë në pajtim me standardet arsimore ndërkombëtare
"Rezultatet tregojnë se në këtë shkollë procesi edukativ është duke u zhvilluar sipas standardeve bashkëkohore edhe pse kemi pengesa sa i përket aspektit financiar për t'u përmbajtur këtyre standardeve", thotë drejtori i Gjimnazit Privat "Drita", Bilal Alaj. Ulqin - Gjimnazi Privat "Drita" ka marrë edhe një vlerësim pozitiv për punën e tij arsimore - edukative. Sektori për vlerësimin e cilësisë pranë Entit për Shkolla e ka vlerësuar lart punën arsimore-edukative në këtë institucion. Në raportin e hartuar pas inspektimit të punës, inspektorët e Sektorit për Vlerësimin e Cilësisë kanë vlerësuar pozitivisht mbi 97 për qind të punës në këtë gjimnaz. "Puna e mësimdhënësve është vlerësuar me nota shumë të suksesshme dhe të suksesshme, me përjashtim të disa rasteve për shkak të mungesës së mjeteve të duhura mësimore të cilat janë duke u siguruar në vazhdimësi", thotë drejtori i Gjimnazit "Drita", Bilal Alaj.
16 e enjte, 12 shkurt 2009
Sipas tij, këto vlerësime tregojnë se procesi arsimor në këtë shkollë zhvillohet në pajtim me standardet ndërkombëtare në fushën e arsimit. "Këto rezultate tregojnë se në këtë shkollë procesi edukativ është duke u zhvilluar sipas standardeve bashkëkohore edhe pse kemi pengesa sa i përket aspektit financiar për t'u përmbajtur këtyre standardeve", thotë ai. Gjimnazi "Drita" është hapur në shtator të vitit 2006 dhe është gjimnazi i parë privat në gjuhën shqipe në Mal të Zi dhe i dyti në Mal të Zi. Vitin e parë shkollor në këtë institucion shkollor janë regjistruar 20 nxënës, kurse aktualisht në të tre vitet mësojnë 83 nxënës, të ndarë në pesë paralele.
i.k.
FEJTONI UlQINI Në vItet e lIDhjeS ShQIptaRe të pRIZReNIt 1878-1881 (9)
Shqiptarët kundërshtojnë me armë vendimin e Fuqive të Mëdha Zemërimi i thellë që shkaktoi lajmi i shkëputjes së krahinës së Ulqinit, "një territor thellësisht shqiptar", siç e cilësoi ato ditë konsulli frëng në Cetinë, Sen Kanten, u pasua nga mbledhja e ngutshme e Komitetit Ndërkrahinor në Shkodër, i cili vendosi që të luftonte me armë deri në fund për ta penguar Perandorinë Osmane që ta zbatonte vendimin e Fuqive të Mëdha.
Mr. Riza Rexha Më 16 qershor 1880, sipas një lajmi të oficerit të rojës ushtarake malazeze tek Ura e Mërkotit, thuhet se Porta e Lartë e priti me zemërim vendimin e Fuqive të Mëdha për lëshimin e Ulqinit me rrethinat. Ajo qe bindur se vendimi i Fuqive të Mëdha duhej të vihej patjetër në jetë, por ajo, megjithatë, detyrohej nga ato që të përdorte me çdo kusht dhunën kundër shqiptarëve. Porta e analizoi çështjen dhe erdhi në përfundim se për të do të ishte më mirë që të përdorte dhunën kundër shqiptarëve katolikë të Hotit dhe Grudës, sesa kundër banorëve të
rrethit të Ulqinit, shumica e të cilëve ishin myslimanë, prandaj edhe ajo u mundua mjaft që ta pengonte propozimin e dhënë. Mirëpo, tanimë ishte bërë vonë, sepse Fuqitë e Mëdha nuk kishin rrugëdalje më të përshtatshme sesa që ta shkëputnin Ulqinin me rrethinat dhe t'ia bashkëngjitnin Malit të Zi. Fuqitë e Mëdha vendosën që propozimin për shkëputjen e Ulqinit me rrethinat t'ia paraqitnin për shqyrtim Konferencës së Ambasadorëve të Fuqive të Mëdha në Stamboll, të cilës i takonte e drejta që ta zëvendësonte Protokollin e 18 prillit 1880 me një vendim të ri. Lidhur me këtë, gazeta e Beogradit "Istok",
botoi lajmin se ky propozim i zemëroi shumë shqiptarët që ishin të gatshëm për qëndresë të vendosur. Pas këtij lajmi, Lidhja Shqiptare e informoi korrespondentin e "Standardit" në Shkodër se nuk do t'ua lëshonte Ulqinin malazezëve dhe se do t'i bënte çdo rezistencë të mundshme zbatimit të këtij projekti të Fuqive të Mëdha. Lidhja Shqiptare deklaroi njëkohësisht se do ta sulmonte me 20 000 djem Tivarin, posa malazezët të provonin që ta pushtonin Ulqinin. Zemërimi i thellë që shkaktoi lajmi i shkëputjes së krahinës së Ulqinit, "një territor thellësisht shqiptar", siç e cilësoi ato ditë konsulli
frëng në Cetinë, Sen Kanten, u pasua nga mbledhja e ngutshme e Komitetit Ndërkrahinor në Shkodër, i cili vendosi që të luftonte me armë deri në fund për ta penguar Perandorinë Osmane që ta zbatonte vendimin e Fuqive të Mëdha. Komiteti Ndërkrahinor i Shkodrës dërgoi me të shpejtë në Ulqin si hap të parë rreth 1 000 ushtarë për ta mbrojtur. Por, përpara se të arrinte kjo ndihmë, Lidhja Shqiptare dërgoi në Katërkollë një numër anëtarësh të Lidhjes me qëllim që të pengonin zhvillimin e ndonjë ngjarjeje të papritur.
e vëRteta pëR MaQeDoNINë e vjetëR Dhe të Re (13)
Edukimi me histori false Sllavët e IRJ të Maqedonisë sipas porosive të nacionalizmit serb, ushqenin e rritnin një ideologji e një botëkuptim ekspansionist duke i edukuar edhe gjeneratat e reja nëpër shkollat e republikës me histori jashtëzakonisht të falsifikuar e të vjedhur se, gjoja, qenkan pasardhës të drejtpërdrejtë të maqedonëve antikë dhe se, herëdo-kur, duhej të çlironin pjesët e tjera që, gjoja, ua paska rrëmbyer Greqia.
Prof. Dr. Fehim Reçani Prej një grushti sllavësh të jugut, pra, për të parën herë u formua një shtet si pjesë e Maqedonisë Antike në mënyrë që, mandej, në moment të volitshëm, shteti i formuar maqedon të kërkonte bashkimin edhe të pjesëve të tjera të Maqedonisë Antike, gjoja të okupuar prej Greqisë. Andaj, sllavët e IRJ të Maqedonisë sipas porosive të nacionalizmit serb, ushqenin e rritnin një ideologji e një botëkuptim ekspansionist duke i edukuar edhe gjeneratat e reja nëpër shkollat e republikës me histori jashtëzakonisht të falsifikuar e të vjedhur se, gjoja, qenkan pasardhës të drejtpërdrejtë të maqedonëve antikë dhe se, herëdokur, duhej të çlironin pjesët e tjera që, gjoja, ua
paska rrëmbyer Greqia. Prandaj nëpër librat shkollore plasonin hartën e Maqedonisë së "vet" antike, këndonin këngë të tilla si "Od Tetova do Solluna" ("Nga Tetova deri në Selanik"), etj. Disa herë kemi theksuar se Maqedonia antike dhe maqedonët antikë nuk kanë qenë as helenë e aq më pak sllavë, por thrako-ilirë - pellazgë, më vonë, shumë më vonë të helenizuar, ashtu siç është i argumentuar shkencërisht kombi shqiptar, si pasardhës po i thrako-ilirëve pellazgjikë dhe nëse duhet dikush të rrahë gjoks për çështjen e Maqedonisë e të maqedonëve antikë dhe lidhjeve të një kombi të mëvonshëm me këta maqedonë antikë, atëherë, pa dyshim, janë vetë shqiptarët e jo as grekët e as sllavët. A ka turp e thjeshtësi më të madhe që sllavët e kësaj republike t'i edukojnë gjeneratat e veta të reja se, gjoja, nëna sllave paska lindur Filipin II, Aleksandrin e Madh, e sa e sa çmenduri të tjera?! Është interesant e shumë sinjifikativ dialogu gjatë bisedimeve ndërmjet ministres së Punëve të Jashme të Greqisë, znj. Bakojanis, dhe ministrit të Punëve të Jashtme të IRJ të Maqedonisë, z. Milloshovski, i zhvilluar në Nju Jork më 18 nëntor të vitit të kaluar. Bakojanis: "Ju sllavët, keni ardhur këndej në shek. VII p.e.s. dhe nuk mund të keni lidhje me popullin antik maqedon e me Maqedoninë Antike, të cilët kanë ekzistuar gjatë kushedi sa shekujve p.e.s."
Milloshovski: "... dhe një gjë tjetër po ju them, zonjë: më mirë është që të merremi vesh shpejt e shpejt, sepse ju e dini fort mirë dhe ne e dimë fort mirë se cilit komb i përket emri Maqedoni. Prandaj është më mirë ta mbyllim këtë punë: ju mbajeni atë pjesë që keni,kurse ne ta mbajmë pjesën tjetër të Maqedonisë." Bakojanis: "Për cilin komb e ke fjalën, për shqiptarët? Për ata mos u mërzit fare. Ata janë në gjumë e nuk dinë se kur do të zgjohen, se po u zgjuan ata, na mori dreqi edhe ne, edhe ju! ...
prandaj duhet të merremi vesh sa më shpejt...." (Balkanweb 19 shtator 2008). Përveç autorëve të shumtë të vjetër, përgjithësisht sllavë, konfirmimi i këtyre dy funksionarëve të lartë të Greqisë e të IRJ të Maqedonisë më kanë bërë shërbim shumë të madh në përpunimin e diskursit tim rreth përdorimit dhe falsifikimit të emrave të lashtë të Maqedonisë Antike dhe të popullit të saj antik.
e enjte, 12 shkurt 2009 17
FJALEKRYQI
DASHI
DEMI
BINJAKËT
GAFORRJA
LUANI
VIRGJËRESHA
PESHORJA
AKREPI
SHIGJETARI
BRICJAPI
UJORI
PESHQIT DASHI - Edhe pse gjithçka duket e lehtë, sot do të ndiheni jo të qetë, me një hije të pesimizmit që ju trazon humorin. Nëse një punë nuk realizohet, merreni me më seriozitet mundësinë për ta riprovuar.
LUANI - Ata që do të jenë larg shtëpisë për arsye pune, mund të mbështeten tek ata persona që do të kenë afër në mënyrë që orët të kalojnë shpejt. Në fund të ditës do të ndjeheni mirë.
DEMI - Do të tentoni të bëni më shumë se sa ju është kërkuar dhe kjo nuk do t’ju bëjë të shkëlqeni. Sot nuk do të përfundoni asgjë, mbase sepse nuk ndjeheni në formë të shkëlqyer.
VIRGJËRESHA Edhe pse momentet që po jetoni do të jenë të këndshme, trishtimi do ju qëndrojë mbi kokë. Do të kërkoni të krijoni një atmosferë intriguese, por partneri juaj nuk do të jetë i gatshëm.
BINJAKET - Yjet sot ju dhurojnë kreativitet e dinamizëm,pretendoni të zgjidhni shkëlqyeshëm problemet e tua dhe të të tjerëve. Zemra udhëtonë sot drejtë vendimeve.
PESHORJA - Mundohuni të zgjeroni xhiron e raporteve tuaja të miqësisë Përdorni fantazinë për të krijuar situata favorizuese për aktivitetin tuaj.
GAFORRJA - Çiftet aventuriere mund të shfrytëzojnë sot momente magjike,sepse dinë të ndalojnë lojën në momentin e duhur. Vetëkontrolli mund tju bëjë të dukeni të ftohtë dhe të veçuar.
18 e enjte, 12 shkurt 2009
AKREPI - Mësoni të jetoni, e të lejoni të jetojnë. Do të arrini ti thoni një personi të rëndësishëm gjithçka çka mendoni për të. Kërkoni më shumë stabilitet e mos u lëkundni mes gjërave. SHIGJETARI - Do ta keni të lehtë të ndërhyni së bashku
me bashkëpunëtorët tuaj e të kuptoni menjëherë se cilat janë pikat e përbashkëta që keni për të punuar së bashku. BRICJAPI - Do të dini të rregulloni sa më mirë raportet me kolegët fale sigurisë dhe vendosmërisë që ju karakterizon. Jeta në çift do të jetë në qendër të vëmendjes, plot ndjenjë pavarësisht ulje-ngritjeve që do ju shoqërojnë. UJORI - Disa mosmarrëveshje me miqtë tuaj mund të bëjnë që të ndryshoni programet tuaja. Në lidhjen tuaj afektive, mos e lini mënjanë partnerin, por bëjeni pjesë të projekteve tuaja. PESHQIT - Yjet ju këshillojnë ta merrni ju iniciativën të parët, sidomos nëse jeni në fazat e para të dashurisë. Bëni një përshtypje sa me pozitive duke marrë në dorë situatën pa pritur ndonjë eveniment.
SPORT Në paRIS U MBajt KaMpIoNatI I 36-të evRopIaN I KaRateSë pëR jUNIoRë Dhe KaDetë
Vendi i tetë për Dardan Cekën dhe Besnik Adoviqin "Unë jam shumë i kënaqur me dy garuesit tanë, të cilët treguan përgatitje mjaft të mirë. Por fati dhe mungesa e përvojës në gara të këtilla bënë të veten dhe ata nuk arritën të shpërblehen me medalje. Jam i sigurt që në të ardhmen do të kemi edhe më tepër sukses, sepse hapat e parë gjithmonë janë më të vështirë", thotë kryetrajneri i KK "Ulqini", Ruzhdi Rama i cili i shoqëroi dy garuesit në Kampionat. Garuesi i Klubit të Karatesë "Ulqini", Dardan Ceka, dhe ai i Klubit të Karatesë "Albulena", Besnik Adoviq, zunë vendin e tetë në Kampionatin e 36-të Evropian të Karatesë për Juniorë dhe Kadetë i cili u zhvillua në Paris më 30 janar deri më 1 shkurt. Të dy karateistët përfaqësuan Malin e Zi në këtë kampionat, i pari në kategorinë -61kg, kurse i dyti në kategorinë +70kg. Ndonëse nuk arritën të kurorëzohen me medalje, Ceka dhe Adoviq ishin të shkëlqyer në paraqitjen e tyre dhe treguan që janë në një nivel me kundërshtarët e tyre nga mbarë Evropa. "Ne duhet të jemi të kënaqur me rezultatin e arritur nga garuesit tanë, sepse ky kampionat ishte shumë i veçantë, si nga ana e përgatitjes së garuesve pjesëmarrës, ashtu edhe nga ana organizative e Kampionatit, pasi që në këtë kampionat filluan të zbatohen disa rregulla e reja në karate, të vendosura nga Federata Botërore të Karatesë", thotë kryetrajneri i KK "Ulqini", Ruzhdi Rama, i cili i shoqëroi dy
garuesit së bashku me udhëheqësit e Përfaqësueses së Karatesë së Malit të Zi. "Unë jam shumë i kënaqur me dy garuesit tanë, të cilët treguan përgatitje mjaft të mirë. Por fati dhe mungesa e përvojës në gara të këtilla bënë të veten dhe ata nuk arritën të shpërblehen me medalje. Jam i sigurt që në të ardhmen do të kemi edhe më tepër sukses, sepse hapat e parë gjithmonë janë më të vështirë", vazhdon Rama. Por ai e cilëson si sukses të mirë rezultatin e arritur duke pasur parasysh që Ceka dhe Adoviq janë përballur me përfaqësuesit e shteteve më të fuqishëm në këtë sport. "Vetë pjesëmarrja jonë në këtë kampionat përbën sukses në vete, sepse edhe unë si trajner i karatesë me përvojë 18-vjeçare kam pasur ç'të shoh atje dhe këtë përvojë do t'ua përcjell të rinjve tanë, për të ecur në një hap me karateistët evropianë e botërorë. Shpresoj që edhe në Kampionatin Botëror të Karatesë, i cili do të mbahet në Maroko, do të kemi garues nga radhët e klubeve tona", thotë ai, dhe falënderon Loro Nrekiqin, kryetar i KK "Ulqini" dhe Lidhjen Demokratike në Mal të Zi, të cilët mundësuan pjesëmarrjen e tyre në Kampionat. Në Kampionatin Evropian për Kadetë dhe Juniorë kanë marrë pjesë përfaqësueset e 44 shteteve nga mbarë Evropa me nga një garues në çdo kategori. Përpos Cekës dhe Adoviqit, në këtë kampionat ka marrë pjesë edhe një garues tjetër me prejardhje nga Ulqini, Ismail Burri, i cili mbron ngjyrat e Përfaqësueses së Karatesë së Gjermanisë.
(Kohapress)
poRtRet I SpoRtISteS- SoNja pllUMaj
Sportiste që duhet mbështetur Sonja Pllumaj, gjatë pesë viteve, sa është aktive në Klubin "Besa", ka arritur të shënojë rezultate të shkëlqyera, duke u kurorëzuar kështu me12 medalje të arta dhe dy të argjendta. Ajo po ashtu është fituese edhe e shumë diplomave dhe mirënjohjeve të tjera që i ka marrë nga "Besa ", por edhe nga Federata e Taekwondo-së së Malit të Zi. Disa herë ajo ka qenë e shapllur edhe si sportistja më e mirë e vitit. Viti 2008 për të ishte viti më i suksesshëm. Sonja Pllumaj, taekwondiste e ekipit të "Besës" nga Tuzi, filloi të merret me këtë sport që në moshën 6 vjeçare. Që në fillim u dallua për talentin që kishte ndaj këtij lloj sporti. Pllumaj është edhe nxënëse e SHF "Mahmut Lekiq" në Tuz. "Qysh kur isha e vogël prindërit më kanë mbështetur shumë për t'u marë me sport dhe mendoj se në një farë mënyre këtë edhe e kam arsyetuar", thotë ajo, duke treguar se në vitin 2004 kur ishte vetëm 6 vjeç mori pjesë në garat republikane dhe u shpërblye me medalje të artë. Po në të njëjtin vit në Kampionatin e Malit të Zi për pionierë dhe juniorë merr
medalje po të artë. Një vit më pas Pllumaj po si pioniere në garat shtetërore në kategorinë - 25 kg përsëri rrëmben medaljen e artë. Në të njëjtin vit në garat shtetërore - SerbiMali i Zi, të cilat u organizuan në Beograd, Sonja merr medalje të artë. Në vitin 2006 në garat shtetërore që mbahen në Ulqin, pionerja Pllumaj shpërblehet përsëri me medalje të artë, kurse një vit më vonë, në garat në poomse-forma të organizuara në Podgoricë si kadete ajo përsëri fiton medaljen e artë. Në vitin 2007 në "Trofeun e Beogradit" garuesja e "Besës" Pllumaj merr medaljen e argjendtë, ndërsa në të njëjtin vit në Podgoricë fiton medalje të artë. Ndërkaq, në vitin 2008 në garat e zhvilluara në Podgoricë, ajo arrin të kurorëzohet me medalje të artë. Edhe këtë vit po në kryeqytetin e Malit të Zi, në garat republikane shpërblehet me medalje të artë. Sportistja Sonja Pllumaj në vitin 2008 në kategorinë e vet shpallet sportistja më e mirë e vitit. Po në vitin 2008 në garat republikane të Malit të Zi, tani si kadete në kategorinë -41 kg përsëri është fituese e medaljes së artë, kurse në garat "Trofeu i Beogradit" po si kadete ajo merr medalje të argjendtë. Në
Kampionatin e Malit të Zi që u organizua në muajin dhjetor të vitit të kaluar në Podgoricë, Pllumaj në kategorinë e kadetëve është fituese e medaljes së artë.
Sonja përveç se është fituese e shumë medaljeve të arta, ajo gjithashtu është fituese edhe e shumë shpërblimeve dhe mirënjohjeve të tjera. "Federata e Taekwondo-së së Malit të Zi në vitin 2007 më ka shpallur pioneren më të suksesshme të vitit. Të njëjtin vit ekipi im "Besa" më shpalli kadeten më të mirë të vitit, kurse në vitin 2008 Federata e Taekwondo-së së Malit të Zi më shpalli kadeten më të mirë të këtij viti", tregon Pllumaj. Në vitin 2008 ajo përsëri shpallet pionierja dhe kadetja më e mirë e vitit dhe në fund në garat e zhvilluara në Maqedoni përsëri arrin të fitojë medalje të artë. I gjithë ky sukses i arritur brenda kësaj periudhe kohore të bën të kuptosh se kemi të bëjmë me një sportiste të talentuar që meriton përkrahje të madhe, jo vetëm nga prindërit, por edhe nga mbarë shoqëria jonë, sepse ta përkrahësh dhe ta stimulosh një sportist, një nxënës, apo një student të dalluar i ndihmon edhe vetes, por edhe mbarë vendit ku jeton. Andaj, neve nuk na mbetet gjë tjetër, veç se Sonjës t'i urojmë edhe suksese të tjera, duke shpresuar se ajo një ditë do të marrë pjesë edhe në gara ndërkombëtare.
rr.d.
e enjte, 12 shkurt 2009 19
MARKETING