Internistë me analistin Xhemal Peroviq
Elvana Gjata
“Ulqini” fiton Katanën, çmimin më të lartë të Turneut
Podgoricë e enjte, 19 shkurt 2009 Viti VII Numër 358 Çmimi 0,50 ISSN 1800-5969
PËR NDER TË NJËVJETORIT TË SHPALLJES SË PAVARËSISË SË KOSOVËS
Spektakle madhështore
Të vendosen marrëdhënie diplomatike me Kosovën
NGJARJET JAVORE QEVERIA NGARKOI MPJ QË TË VENDOSË MARRËDHËNIE DIPLOMATIKE ME KOSOVËN
Të vendosen marrëdhënie diplomatike me Kosovën
Podgoricë Qeveria malazeze ngarkoi Ministrinë e Punëve të Jashtme që të vendosë marrëdhënie diplomatike me Kosovën. Kjo është publikuar në raportin vjetor mbi realizimin e Planit të prioriteteve, dokument ky që ka të bëjë me arritjet e Malit të Zi në afrimin ndaj NATO-s, të cilin e miratoi Qeveria në fillim të vitit. Në të njëjtin dokument thuhet se janë në vazhdim e sipër edhe bisedimet e përfaqësuesve të të dy shteteve rreth hapjes së drejtimit të ri rrugor dhe ndërtimit të dy pikave të përbashkëta kufitare. Rikujtohet se Qeveria Malazeze më 9 tetor të vitit të kaluar "miratoi njëzëri Vendimin mbi njohjen e Republikës së Kosovës, si shet të pavarur dhe sovran". Po ashtu shtohet se konform pikës 4 të këtij vendimi, Qeveria "ka ngarkuar MPJ që të vendosë marrëdhënie diplomatike me Kosovën". Marrëdhënie më intensive midis Podgoricës dhe Prishtinës paralajmëruan zyrtarët kosovarë qysh në fillim të dhjetorit të vitit të kaluar. Kryeministri Hashim Thaçi paralajmëroi se "brenda një të ardhmeje të afërt" do të hapet ambasada e Kosovës në Podgoricë dhe shpreson se Mali i Zi
Themelues: Kuvendi i Republikës së Malit të Zi Gazetë javore për aktualitete, shkencë dhe kulturë Numri i parë doli më 21 shkurt 2002. Botues: SHAGBG ’’Pobjeda’’ Kryetari i Bordit të drejtorëve Radoica Luburiq Redaktor përgjegjës: Ali Salaj Gazeta redaktohet nga kolegjiumi: Fran Gjokaj, Ismet Kallaba (aktualitete, sport), Rrok Dushaj (mozaik, bota), Fahrudin Gjokaj (grafikë), Vijoleta Berishaj (sekretare teknike), Bisera Beqaj (marketing) Adresa: Bulevar revolucije 5 Podgoricë Telefonat: 081-247-799, 247-734 Fax: 247-674 E-mail: kohajavore@cg.yu www.kohajavore.cg.yu Dorëshkrimet dhe fotografitë nuk kthehen
2 e enjte, 19 shkurt 2009
së shpejti do të hapë përfaqësinë diplomatike në Prishtinë. Presidenti i Kosovës Fatmir Sejdiu ishte më i qartë dhe njoftoi se Kosova në fillim të këtij viti do të hapë ambasadën në Podgoricë. Ndaj këtyre sinjaleve reagoi në fillim të janarit Presidenti i Malit të Zi Filip Vujanoviq, i cili tha se para vendosjes së marrëdhënieve diplomatike
me Prishtinën duhet të njihet pakica malazeze në Kosovë dhe të sigurohen kushtet për kthimin e popullatës joshqiptare nga Mali i Zi në këtë shtet. Ndërkaq, në dokumentin e Qeverisë nuk figurojnë kushtëzime të tilla.
NGJARJET JAVORE KËSHILLI NACIONAL I SHQIPTARËVE HAPI ZYRËN NË ULQIN
Në mbrojtje të të drejtave dhe identitetit nacional shqiptar Ulqin - Në përvjetorin e parë të shpalljes së pavarësisë së Kosovës, në Ulqin u hap zyra e Këshilllit Nacional të Shqiptarëve, veprimtaria e të cilit është mbrojtja, afirmimi dhe avancimi i të drejtave nacionale, kulturore, gjuhësore, fetare, informative, ekonomike dhe i të gjitha të drejtave të tjera të shqiptarëve në Malin e Zi. Kryetari i KNSH-së Tahir Tahiri, në fjajlën e hapjes theksoi se fillimi i punës së zyrës paraqet një hap shumë të rëndësishëm për krijimin e kushteve në mbarëvajtjen e punëve dhe aktiviteteve të cilat janë në kompetencën e këtij këshilli. "KNSH do të angazhohet për zhvillimin e bashkëpunimit brenda komunitetit nacional shqiptar, për bashkëpunimin me popujt dhe bashkësitë e tjera nacionale në Malin e Zi dhe institucionet, për bashkëpunimin dhe avancimin e marëdhënieve me shqiptarët në diasporë, me qëllim të mbrojtjes së të drejtave të tyre dhe ruajtjes së identitetit të tyre nacional, kulturor, gjuhësor dhe fetar", tha Tahiri. Ai premtoi se KNSH do të bashkëpunojë me shtetin amë Shqipërinë, shqiptarët jashtë Malit të Zi në regjion dhe diasporë. Një prej qëllimeve të rëndësishme të Këshillit, shtoi Tahiri, do të jetë marrja e masave me qëllim të ndalimit të ndryshimit të strukturës
nacionale të popullsisë në zonat ku jeton popullsia autoktone shqiptare. Tahiri u shpreh i bindur se me fillimin e punës së zyrës së Këshillit dhe me angazhimin e të gjithë anëtarëve të tij dhe anëtarëve të trupave të punës, shumë prej këtyre qëllimeve do të mund të realizohen me sukses përmes hartimit të projekteve adekuate në fusha të caktuara me interes për shqiptarët e këtushëm. KNSH është konstituuar në prill të vitit të kaluar dhe përkundër vështirësive materiale e financiare ka arritur të zgjedhë organet drejtuese, të aprovojë aktet më të rëndësishme normative, të formojë trupat dhe komisionet e nevojshme për funksionimin e tij. Kryetari i KNSH-së, Tahir Tahiri, me rastin e njëvjetorit të shpalljes së pavarësisë së Kosovës, u ka dërguar telegrame urimi Presidentit të Kosovës, Fatmir Sejdiu, Kryeministrit Hashim Thaçi, kryeparlamentarit, Jakup Krasniqi dhe kryetarit të AAK-së, Ramush Haradinaj.
“KNSH do të angazhohet për zhvillimin e bashkëpunimit brenda komunitetit nacional shqiptar, për bashkëpunim me popujt dhe bashkësitë e tjera nacionale në Malin e Zi dhe institucionet, për bashkëpunimin dhe avancimin e marrëdhënieve me shqiptarët në diasporë, me qëllim të mbrojtjes së të drejtave të tyre dhe ruajtjes së identitetit të tyre nacional, kulturor, gjuhësor dhe fetar”, tha kryetari i KNSH-së, Tahir Tahiri
Gj. Gjonaj
REAGIM:
Strategjia për pushtet do të ju çojë në fiasko politike (Reagim ndaj tekstit “Hollaj nuk gëzon të drejtën e përfaqësimit” botuar në nr. 357 të Kohës javore)
Së pari kërkoi ndjesë lexuesve që përmes këtij reagimi duhet t'ju drejtohem 2/3 të anëtarëve të Këshillit Drejtues te Partisë së Prosperitetit Demokratik, mirëpo këtë nuk e bëj për hir të tyre por për hir të së vërtetës dhe që anëtarëve dhe votuesve të PPD-së, por dhe mbarë opinionit shqipëtar t’u sqaroj dhe t'i njoftoj me të pavërtetat dhe qëndrimet qëllimkëqia të 2/3 të Këshillit drejtues të PPD-së, e qe nuk bazohen ne Statutin e PPD-se. Në tekstin e lartpermendur të nënshkruar nga nënkryetari i PPD-së z. Taipi i cili njëherit është dhe ushtrues detyre i Drejtorit (në bazë të marrveshjes së 3 këshilltareve të PPD-së dhe koalicionit “Për Ulqinin Evropian”), në ndërmarrjen për Urbanizëm, Projektim dhe Mbikqyrje “UPIN”, në lidhje me qëndrimin e 2/3 të antarëve të KD-es ku thuhet që sipas nenit 30 të statutit të partisë” Kryetarit Hollaj i merret e drejta për përfaqësim” si dhe i ndalohet që të bëj bisedime me “partitë shqiptare”, tregon qartë që gjatë përpilimit të kësaj kumtese nuk kanë patur përpara Statutin e partisë të cilës i përkasin, pasi që statuti valid i PPD-së nuk përmban nenin 30 dhe në anën tjetër në asnjë nen të Statutit nuk ekziston asnjë nen e as aline që kryetarit të një partie nacionali shqiptare siç është PPD, t'i merret e drejta të bisedojë me parti shqiptare. Qëndron fakti që 2/3 e KD-së s'kan; të drejtë të inicojnë mbledhje të KD-së apo me votat e 2/3 të marrin vendim për mbajtjen e Kongresit të partisë, por të gjitha këto nëse ma parë ia kanë ofruar Kryetarit të Partis dhe të gjithë antarëve të KDsë,dhe nëse ai nuk e pranon, çka nuk ka ndodhur, pasi që zotërinjtë të cilët deklarohen përms z.Taipi nuk e patën guximin që t'i bëjnë publike ato nënshkrime as përpara partis por as në massmedia, vë në dyshim qëndrimet për qëllimet jo të mira të
tyre. Qëndron fakti që nga momenti i zgjedhjes sime për kryetar të PPD-së në Kongresin e III-te, një pjesë mbeti e pakënaqur, edhe pse nuk kishte nevojë për një gjë të tillë, dhe pasi që 3 këshilltarët e PPD-së i bën shumicën në Kuvendin Komunal koalicionit për “Ulqinin Evropian”UDSH-PDSPSD”, me të cilin veprim bën shkeljen e Statutit të Partisë, dhe kur një pjesë e mirë e antarëve të Këshillit drejtues pa qëndrim të mirëfilltë partiak bënë ndarjen e posteve dhe foteleve per interesesa të ngushta, filluan dhe me kërcënimet me 2/3 shumicës në KD te PPD-se, e që në fakt kurrë nuk i ofruan publikisht në mbledhjet e mbajtura në Parti, çka lë dhe dyshimin që me një pjesë të nënshkrimeve manipulohet. Të thirren në tubimin e mbajtur në Katërkollë të Anës së Malit në lidhje me gjetjen e strategjisë për arritjen e deputetit të kësaj treve i cili mund të jetë vetëm një aleancë –lëvizjeje e re dhe qëllimmirë, që Kryetari i PPD-së ka lëshuar partinë, është apsurditeti më i madh, apo më mirë të themi tragjikomedia më e madhe, sepse dhe vetë njëri prej personave që kanë inicuar këtë qëndrim të 2/3 të KD, ditë më parë në mediat e shkruara Malazeze (siç duket këtë e preferojnë më së shumti kohën e fundit) e jep një propozim që bashkëpunimi në mes të PPD-së, BDSH-së si dhe degës së LD në MZ dhe intelektualëve të pavarur mund të jetë fitimprurës, ndërsa në anën tjeter të bijnë vendime jostatutare, nuk më lë të mendoj asgjë tjetër, vetëm atë që nuk janë aspak seriozë dhe lojal në fjalët dhe veprimet e tyre. Të thirren sot pas 3 viteve të Referendumit për Pavarësinë e Malit të Zi, apo në Pavarësinë e Kosovës e cila dje festoi njëvjetorin e saj, nuk është asgjë tjetër vetëm një mënyrë e dështur që të manipulohet me qytetarë. Të kemi të qart që disa individë të KD-së dhe
funksionarë të lartë në Kuvendin komunal të Ulqinit që një kohë të gjatë manipulojnë në mediat e shkruara malazez më emrin tim dhe me atë që kam “dhënë dorëheqje” e deri në atë që të më “kërcënohen” se do të më ndërrojn-shkarkojnë nga posti i Kryetarit të partisë (thua se partia është pronë private), nuk e kam parë asnjëherë të nevojshme të reagoj sepse e kam kuptuar që e kanë të nevojshme të jenë në mediat e shkruara Malazeze, dhe në asnjë moment nuk e kam kuptuar që i drejtohen elektoratit shqiptar apo dhe më qartë votuesve dhe anëtarëve të PPD-së, pasi që gjuha amtare e tyre është gjuha shqipe, por e kam kuptuar si një nevojë personale të tyre që të jenë në ato media dhe të arsytojnë lojalitetin ndaj partisë në pushtet (edhe pse nuk mendoj në asnjë moment që dikush e kërkon një gjë të tillë nga këto persona) Për fund do ju drejtohem 2/3 të anëtarëve të këshillit drejtues që të mos bëhemi persona mediatikë tragjikomik, dhe të shkojmë dhe deri atje që të kërcenojmë dhe me organet shtetërore, ndoshta këtë të drejt ua jep pozita në të cilën ndodhen, por në asnjë moment jo Statuti partiak, dhe që mos të nënvlersojnë dhe partnerët e tyre të koalicionit sepsa janë parti serioze, dhe ju lus publikisht që disa nga Ju të mos keqpërdorin postet dhe pozitat në të cilat ndodhen, kryetar apo drejtor, si dhe mjetet financiare të ndërmarrjeve për promovime personale, të cilat i ushtroni në pushtetin lokal, sepse me keqpërdorimin e këtyre pozitave do degradoni pushtetin dhe së fundi që të zgjidhni problemin dhe hutinë të cilën e keni krijuar te votuesit e PPD-së duke vepruar jashtë çdo norme etike dhe politike t'i kthehen seriozitetit dhe politikës së zyrave e jo të kafeneve dhe të gjitha ato që i kanë thënë në media, t'i shtrojmë në mënyrë serioze dhe statutare në zyrat e PPD-së dhe në
bazë të 2/3 të nënshkrimeve, por me siguri dhe të atyre jasht kësaj shumice interesi. Unë si Kryetar aktual i PPD-së dhe ju si anëtarë të KD-së, të dalur nga i njëjti Kongres –si organi më i lartë partiak, të bëjmë përpjekje që të organizojmë atë çka ju kërkoni, dhe unë delegatëve të Kongresit t'ua ofroj postin që ma kanë besuar ata dhe jo Ju zotërinj. Nëse në veprimet Tuaja keni parasysh vetëm ruajtjen e pozitave të cilat sot i keni dhe i mbuloni atëherë nuk më mbetet asgjë tjetër të ju them përveç që “Strategjia vetëm dhe vetëm që të vini apo të rrini në pushtet nuk është starategji largpamëse dhe afatgjatë, por është strategji e cila shumë shpejt do të ju çoijë në fiasko politik!!!! Vetëm dhe vetëm qëndrimet të cilat do të merren në mbledhjet legjitime të Partisë do të jenë statutare, vetëm thirrja e ndergjegjes që të mos nënçmojmë dhe manipulojmë me votues është në vijën partiake. Të gjitha veprimet e tjera të cilat po i bëni nuk do jenë asgjë tjetër vetëm veprim i juaji për të krijuar ”Parti të re”-për interesa personale, për çka unë mendoj që ka kaluar koha. Nuk ka më nevojë për përçarje të mëtutjeshme të trupit zgjedhor të shqipëtarëve në përgjithësi dhe të Anamalësve në veçanti. Koha është për bashkëpunim dhe tejkalim të inateve personale dhe ripozicionim të përbashkët të subjekteve politike shqiptare cilatdo qofshin ato, nëse qëllim i formimit –ekzistimit të tyre është ruajtjen e identitetit, inkuadrimin dhe mbrojtja e të mirave të përgjithëshme për shqiptaret. Kur të mësojmë të çmojmë vetveten-votuesit tan, atëherë do të mësojmë dhe të tjerët të na çmojnë dhe respektojnë.
Kryetari i PPD-së Amir Hollaj
e enjte, 19 shkurt 2009 3
OPINIONE & V¸SHTRIME KUSH DO TË JETË bARTËSI I LISTËS
Politika si monopol personal Xhoana Perkaj Periudha parazgjedhore ka sjellë dilemë të re për partitë shqiptare: kush do të jetë bartësi i listës. Se kjo është problem serioz dëshmon edhe fakti se nga ky shkak, siç shkruan shtypi malazez, është vënë në pyetje edhe formimi i koalicionit të gjerë të partive shqiptare. Për çka ishte fjala? Në një anë ishin partitë që e përkrahnin Genc Nimanbegun, nënkryetarin aktual të Forcës, ndërsa në anën tjetër ishte Mehmet Bardhi dhe Lidhja Demokratike në Mal të Zi. Kjo filozofi është e trashëguar nga feudalizmi osman, e pastaj, ka vazhduar me komunizmin e tipit rus. Të dyjat i takojnë diktaturës lindore që quhet despotia. Është koha t’i jepet fund komunizmit te shqiptarët. Për ne vazhdojnë tiparet negative të komunizmit. Politika kuptohet si e drejtë ekskluzive e një numri të vogël të individëve, të cilët e kanë marrë këtë të drejtë në kohën e fillimit të pluralizmit dhe më nuk i lëshojnë postet e zëna një herë. Te ne politika kuptohet si profesion me të
cilin shkohet në pension. Nëse je kryetar partie, do të mbetesh kryetar
Rrethi i vogël i politikanëve shqiptarë në Mal të Zi e ka harruar se fuqia politike (pushteti) merret nga populli dhe se, duke e ushtruar një funksion politik ata e përfaqësojnë popullin. Dhe se fare pak varet nga dëshirat e tyre për funksione. Opinioni joshqiptar në Mal të Zi e njeh një numër shumë të vogël të emrave të politikanëve shqiptarë. Ku janë të gjithë ata njerëz të cilët do të mund të na përfaqësonin.
i përjetshëm. Nëse je kryetar shteti ose kryeministër (këtu shqiptari nuk është në “rrezik” ) do të mbetesh i përjetshëm. Kështu që faktikisht ka pak ose aspak dallime mes komunizmit dhe tranzicionit. Heqja dorë nga një funksion politik dhe angazhimi në ndonjë funsion tjetër konsiderohet si mbarimi i botës. A jemi të dënuar që të na prijnë njerëzit deri sa të mos shkojnë në pension.
Në këtë mënyrë te shqiptaret në Mal të Zi krijohet një apati sepse votuesi i rëndomtë e din që përpara se nuk ndryshon asgjë. Rrethi i vogël i politikanëve shqiptarë në Mal të Zi e ka harruar se fuqia politike (pushteti) merret nga populli dhe se, duke e ushtruar një funksion politik ata e përfaqësojnë popullin. Dhe se fare pak varet nga dëshirat e tyre për
funksione. Opinioni joshqiptar në Mal të Zi e njeh një numër shumë të vogël të emrave të politikanëve shqiptarë. Ku janë të gjithë ata njerëz të cilët do të mund të na përfaqësonin. xhoanaperkaj@yahoo.com
Pikºpamjet e shprehura nº faqet opinione & vºshtrime nuk pºrfaqºsojnº domosdoshmºrisht politikºn redaksionale tº
4 e enjte, 19 shkurt 2009
Kohºs j
V¸SHTRIME & OPINIONE SITUATA PARAZGJEDHORE PARLAMENTARE NE VITIN 2009
Lokalizmat e vonuar
Imagjinoni një gotë të thyer që bie nga tavolina dhe thyhet copë-copë në dysheme. Po ta filmonim aktin e thyerjes dhe ta zhvillonim filmin mbrapsht do të shikonim copat e mbledhura përnjëherë në dysheme, që kërcenin në ajër, për të formuar një gotë të plotë mbi tavolinë. Duke e parë rastin shohim që kjo është iluzion filmik sepse proceset në natyrë nuk mund të ndodhin kështu. Kjo nuk lejohet nga ligji i dytë i termodinamikës. Ligji thotë se në sistemet e mbyllura gjërat gjithmonë kanë tendencë të shkojnë keq!. Dhe se me kalimin e kohës çrregullsia shtohet. Ky ligj rrjedh nga fakti se gjithmonë ka shumë më tepër gjendje të çrregullta sesa gjendje të rregullta. Ligjin e përmendim për të shpjeguar disa ftesa, të personave dhe liderëve politikë, për krijimin e koalicionit gjithëshqiptar, që sipas parimit «të gotës së thyer» - ligji i fizikes nuk e lejon.
Muhamet Nika
Meqë në shoqërinë shqiptare në Mal të Zi ende mungojnë opinionistët të cilët, te zgjedhesit duhet të formojnë opininet e mira apo të këqi për politikanët në mënyrë të pavarur siç ndodhë p.sh. ne Kroaci, Shqipëri ku opinionistët për mendimin e pavarur ndëshkohen, ndërkohë për opinionet e (pa)formuara konstatojmë sa vijon: Zakonet e biznesit vlejnë edhe për zakonet shoqërore – politikën, andaj për të kuptuar disa aktualitete politike do të shkëpusim një mendim të Bennisit i cili shprehet: «Menaxhim do të thotë t'i bësh gjërat saktë, lidershipi është të bësh gjërat e duhura». Menaxhimi është efikasiteti në ngjitjen e shkallës së suksesit; lidershipi përcakton nëse shkalla është mbështetur pas murit të duhur». Nga kjo mund ta rrokim shpejt se nuk ka dallime të rëndësishme ndërmjet menaxhimit dhe lidershipit politik. Gjithnjë në këtë vijë më duket se menaxherët politikë shqiptarë patën sukses që të grumbullojnë votat në partitë shqiptare, mirëpo skenës politike iu ngjitën «disa liderë» të cilët urdhëruan që shkallën ta vëjnë në murin e pasigurtë. Kjo situatë u hetua që në zgjedhjet për President të Republikës e kjo do të thotë që, sado të mëdha të jenë sukseset e menaxherit politik ashtu si në biznes ato asnjëherë nuk mund të mbulojnë humbjet e lidershipit politik i cili te ne shqiptarët në Mal të Zi mjerisht pothuajse nuk ekziston. Për kahjet e lidershipit të partive shqiptare, gjatë kësaj kohe e sidomos pas prishjes së koalicionit në Komunën e Ulqinit e duke ftuar haptas që të votohet kandidati i opozitës Medojeviq, si bumerang të këtyre veprimeve do të formohet një realitet krejt i ri te shqiptarët, në aspektin e grupimit politik. Për atë që ndodhi mund të thuhet: Nëse jemi të lirë të zgjedhim veprimet tona ne nuk jemi të lirë të zgjedhim pasojat e veprimeve. Pasojat udhëhiqen nga ligjet natyrale pra, ne zgjedhim reagimin tonë në çdo situatë, por duke vepruar kështu ne zgjedhim edhe pasojën javore shoqëruese. «Kur ngrejmë njerën anë të shkopit, njëkohësisht kemi ngritur edhe anën tjetër», Po ta incizojmë situatën përmes pikënisjeve të dhëna nga subjektet e ndryshme rezulton kështu: Pozita 1 – LD në MZ, më 29 janar 2009 «Koha Javore» shkruan: LD në MZ fton partitë politike shqiptare për bisedime lidhur me zgjedhjet e ardhshme parlamentare në Mal të Zi për të krijuar një listë të përbashkët, siç thuhet... nisur nga interesat e përgjithshme kombëtare shqiptare. Sipas saj zgjedhjet e shpallura nuk janë brenda mandatit (2010) e as brenda afatit të paralajmëruar me marrëveshjen e veçantë pozitë – PZP (nentordhjetor) 2008 të arritur para aprovimit të Kushtetutës për çgjë duheshin 2/3 e votave në Kuvend. Komenti: LD në MZ dhe mjerisht të gjithë deputetët shqiptarë të partive nacionale shqiptare në momentin e miratimit të Kushtetutës nuk ishin në sallë, e mos të harrojmë që më herët në kuadër të opozitës, kishin menduar që pozitën kushtetuese të shqiptarëve ta përmirësojnë me një kushtetutë të hartuar nga partitë opozitare serbe e proserbe që dihej se nuk do të përkrahnin proceset e demokratizimit të Malit të Zi, pasi që më parë nuk njohën pavarësinë e Malit të Zi e më pas e as të Kosovës! Pozita 2 – LD në MZ, 4 shkurt 2009 – Nikollë Camaj, gazeta «Dan» Citoj: 6 parti dhe disa OJQ deri tash përkrahin listën e përbashkët... Liderët politikë shqiptarë të shtunën që shkoi zhvilluan bisedime për listën e përbashkët në zgjedhjet e marsit. Rrethin e parë të bisedimeve e bënë Alternativa shqiptare, Lidhja Demokratike në Mal të Zi dhe Forca e Re Demokratike të enjtën fillojnë bisedimet me Partinë e Prosperitetit dhe me Partinë e Bashkimit Demokratik si dhe me grupin e Aleancës së Re. Gjithashtu thotë që partitë opozitare SNP, Nova (ish lista serbe), dhe «PZP» ende nuk kanë kontaktuar me partitë shqiptare. Një gjë të tillë po në këtë ditë e vërteton se ka ngjarë
edhe Genc Nimanbegu për gazetën "Vijesti". Po në këtë ditë njohtohemi se Amir Hollaj nga PPD kishte dërguar ftesë publike për tubim të qytetarëve në Katërkollë me moton: Të zgjedhim deputetin e Anës së Malit?! Komenti: Sa për deputetin e Anës së Malit si veteran i organizimit politik mendoj se kemi të bëjmë me një lokalizëm të vonuar i cili gjatë viteve 90 pat përfshi Degën e Lidhjes Demokratike të Ulqinit e cila pastaj u transformua në UDSH, kurse të njëjtën gjë pat bërë edhe Dega LD në MZ e Malësisë e cila vendosi të shkojë me Degën e Ulqinit të LD-së (UDSHse), por kur u «zhgënjye» në të formoi Alternativën Shqiptare.! Bisedat e politikanëve shqiptarë me ato që deklarohen si serbë, që votojnë partitë serbe e që prirës shpirtëror kanë Amfillohijen kurse dëshirojnë sSerbinë, e adhurojnë Rusinë, mund të bëhen pasi që të kenë njohur pavarësinë e Kosovës dhe kur të garantojnë që shqiptarëve do t'u zbardhë kur opozita të vijë në pushtet. Përndryshe shkuarja pas tyre sot, ia përngjet punës së asaj deles që u plagua nga ujku dhe kur u takua përsëri në rrugë
me të, harroi dhe vazhdoi t'i shkojë pas...! Thënien e Camajt e vërtetoi Bardhi, gjithashtu në «Dan» më 6 shkurt, ku siguroi që shqiptarët do të fitojnë 4 mandate dhe se do t'i përgjigjet ftesës së Miliqit... (po të ndodhte)! Pozita 3 –Amir Hollaj deklaron për «Bota Sot» më 7 shkurt 2009: Në të vërtetë në skenë ka dalë edhe një emër i ri - Aleanca e Re. Njëri prej nismëtarëve Amir Hollaj, kryetari aktual i Partisë së Prosperitetit Demokratik, e prekur tash 2 vjetë e më shumë nga fërkimet e brendshme, thotë se Aleanca e Re është një lëvizje, por ai nuk mohon se nesër mund të shndërrohet në parti politike. Bashkënismëtar i kësaj iniciative është edhe Ali Doda, kryetar i Bashkimit Demokratik të shqiptarëve i cili, siç spekullohet, «i ka ikur anëtarësia më vitale», si dhe një grup qytetarësh që kanë zgjedhur për moto: «të gjithë së bashku për deputetin e Anës së Malit»... Këtë lajm e vërteton edhe Koha Javore» e datës, 12.02.2009. Pozita 4 – Kryetari i Kuvendit të Komunës së Ulqinit Muhamet Nika për "Vijesti" të datës 10 shkurt 2009, deklaron: “Nika kërcënon me ndërrime“. Më 11 shkurt po e njëjta gazetë sjell lajmin që Këshilli Drejtues i PPD, bazuar në Statut më 2/3 ia merr të drejtën z. Hollaj të flasë në emër të Partisë të lidhë koalicione, duke u tërhequr vërejtjen negociatorëve të mundshëm për pasojat që mund të kenë nëse nuk merren parasysh vendimet e Këshillit Drejtues. Pozita 5 – Vasel Sinishtaj, deputet i Alternativës Shqiptare, për gazetën «Dan» të datës me 10 shkurt 2009, hedh tezën që shqiptarët dëshirojnë një parti, dhe se kjo do të ndodhë diku në të ardhmen, pas këtyre zgjedhjeve. Është interesant të përmendet që në një emision televiziv, më 13 shkurt në TV Tetutë, Amir Hollaj duke u përgjigjur në pyetjen e
gazetarit Berjashi se çfarë do të ndodhë me spekulimet në opinion se Amir Hollaj do të jetë kryetar i Partisë së vetme shqiptare në formim dhe se a do të kishte pranuar këtë post! Hollaj u përgjegj se nuk do ta refuzonte. Kjo është e rëndësishme ndoshta si një prapaskenë e deklaratës së z. Sinishtaj?! Pozita 6 – Gazeta «Dan» 11 shkurt 2009 shkruan: «Konfliktet deri te bartësi i listës kanë sjellë në pikëpyetje formimin e Koalicionit parazgjedhor shqiptar». Citojmë gazetën: Formimi i Koalicionit të madh shqiptar ka ardhur në pikëpyetje... në njerën anë janë partitë Ulqinake (!?), Forca e Re Demokraktike, Bashkimi Demokratik, Partia e Prosperitetit Demokratik dhe Aleanca e Re... Këta i përkrah edhe Alternativa Shqiptare që bartës të listës të jetë nënkryetari i Forcës Genc Nimanbegu i cili dëshiron ta shohë veten si bartës i listës ... kurse në anën tjetër është Lidhja Demokratike e cila dëshiron që bartës i listës të jetë Mehmet Bardhi..., mirëpo punët disi edhe brenda Lidhjes nuk janë si duhet ngase disa anëtarë të kryesisë janë që z. Genci të jetë bartës i listës, përfundon gazeta. Aspiratat e z. Hollaj për të përvetësuar të drejtën e Këshillit Drejtues që me Statut të PPD - së koalicionet në nivel Republikan lidhë vetëm Këshilli Drejtuar me sa duket i vetëdijesuan politikanët e Lidhjes që z. Hollaj ta refuzojnë në bisedimet shumpalëshe, e kjo mësohet nga disa burime të tërthorta, kurse vetë deklarimi i z. Hollaj në TV Tetute që do të përkrahë kandidatin e Degës së Anës Malit për deputet z. Fatmir Gjeka (UDSH) nëse është bartës i listës. Për këtë mund të kontaktojë si Aleancë e Re edhe me z. Dinosha, dëshmon që z. Hollaj tashmë ndihet i braktisur nga subjektet shqiptare me të cilët pat bërë negociata për të përforcuar pozitat e veta personale! Këshilli Drejtues i PPD-së ashtu siç nuk dëshiron që grupe formale dhe informale të subjekteve të tjera të përzihen në politikën e brendshme të Këshillit Drejtues nuk përkrah as përzierjet e z. Hollaj në punët e brendshme të subjekteve të tjera. Pozita 7 – Partia e Prosperitetit Demokratik në një kumtesë për opinion njofton se kjo parti mbi bazën e Programit dhe Statutit të saj është e gatshme për bisedime me partitë politike që u angazhuan për pavarësinë e Malit të Zi, dhe për njohjen e Shtetit të Kosovës. Nga kjo po duket se shqiptarët në Mal të Zi janë të ndarë në dy grupime politike. Në ato që përkrahin pozitën në pushtet e që janë UDSH dhe PPD si dhe partitë e tjera, të cilave nuk u pengon ardhja e opozitës në pushtet. Të martën, më 17 shkurt nga gazeta «Dan» mësuam se marrëveshja e shqiptarëve për një koalicion të madh duket se do të dështojë, dhe që FORCA është e gatshme të dalë vetë në zgjedhje; Për t'i kuptuar vlimet politike partiake të subjekteve shqiptare në Mal të Zi përmendim ligjet e fizikës e sidomos atë i cili thotë se energjia (partia) nuk mund të krijohet nga hiçi, e kjo vlen edhe për koalicionin. Pasi që koha sipas fizikës nuk mund të kthehet mbrapsht (shembulli i gotës sëthyer) përmendim parimin e mundësisë së ndarjes së materijes (partive) në fizikë, në çifte grimcash ku njëra prej tyre detyrimisht do të jetë grimcë, e tjetra anti grimcë. Kështu çiftet grimcë-anti grimcë ndahen pastaj sërish bashkohen duke gjetur secila partnerin e vet dhe pastaj asgjësohen përfundimisht në vrimën e zezë ku «horizonti i ngjarjeve, zihet në grackë». Ligjet e fizikës do të vlejnë edhe për koalicionin shqiptar në mënyrë ekzakte, (materie, antimaterie – parti e antiparti) Ata pasi u ndanë detyrimisht u bashkuan me partnerët e vet “gjoja për koalicion” dhe sipas ligjit të përmendur të natyrës, përfundimisht u asgjësuan. Për të mos qenë pesimist në këto zgjedhje parlamentare po e përmbylli me një parim nga libri i shenjtë – Kur'ani, të cilin e bazoj në përvojën time personale e që është: ka do gjëra që ju mendoni se janë mirë për ju e ato janë keq për ju, dhe ka do gjëra që ju mendoni se janë keq për ju e ato janë mirë për ju!
Pikºpamjet e shprehura nº faqet opinione & vºshtrime nuk pºrfaqºsojnº domosdoshmºrisht politikºn redaksionale tº
Kohºs javore
e enjte, 19 shkurt 2009 5
OPINIONE & V¸SHTRIME QASJE
Mendimi për mirë
Shaban Peraj Dukuria e mosçuarjes deri në fund e shumë proceseve politike të nisura mbarë, përveçse i kënaq interesat strategjike të armiqve tanë, ajo karakterizohet edhe me bekimin dhe përkrahjen e parezervë të elitës sonë politike. Se çfarë ishin pasojat politike në të kaluarën historike kjo tashmë dihet, ajo që nuk dihet për momentin është stopimi i kësaj mosçuarjeje deri në fund të amanetit të atyre që u flijuan për të mirën e kombit pa menduar fare për pasoja,
dhe kjo mbetet të shikohet. Dukuritë anomale në rrethin politik të shqiptarëve në Mal të Zi të bëjnë për të qeshur (kjo më tepër nga marazi) karshi çoroditjeve të paraqitura që i ka opinioni i këtushëm shqiptar gjoja se shumë kërkesa i bëjnë sipas rekomandimeve të atyre që jetojnë e veprojnë jashtë këtyre rrethanave pa u konsultuar e pa u marrë vesh brenda vetë korpusit politik për mbarëvajtje të mirëqenies qytetare. Kaq bëjnë këta, ky është kapaciteti i tyre për të tërhequr mbrapshtë politikën kombëtare, si këtu po edhe në bashkëpunim me qendrat në Tiranë e Prishtinë. Si të shpjegohen ndryshe
Nuk duhet anashkaluar edhe momentin në të cilin ndodhen shqiptarët në Mal të Zi tani në prag të zgjedhjeve të parakohshme parlamentare. Politkanët shqiptarë në Mal të Zi kanë pasur, po edhe kanë shansin e duhur të kërkojnë bashkëveprim lidhur me interesin kombëtar dhe në asnjë rast të mos veprojnë që hesapet t’i bëjnë sipas rasteve personale. Për këtë duhet pasur një konsultë më të gjërë, një bashkëpunim të mirëfilltë të atyre që merren me organizime politike në mënyrë që vet ata të jenë të bindur se shumica shqiptare në Mal të Zi është në krahun tjetër, atë të shumicës kombëtare. Nëse hartuesit e këtyre projekteve mendojnë se janë më të mirët në politikën kombëtare, atëherë të njëjtit nuk kanë për të gëzuar frytet e votuesve shqiptarë, sepse me aq përqindje sa janë shqiptaët në Mal të Zi, ata janë akoma gjallë, duke u dëshmuar para se të veprojnë liderët e këtushëm dhe këtë do ta vazhdojnë edhe për shumë kohë.
6 e enjte, 19 shkurt 2009
veprimet e liderëve të partive shqiptare në Mal të Zi rreth mosbashkimit për zgjedhje të parakohshme parlamentare që do të mbahen më 29 mars, çka me veprimet e tyre të njëkahshme pa pasur ndonjë platformë të re politike i japin të drejtë vetes secili nga këta që të vetëshpallet sikur përfaqëson shqiptarët në Mal të Zi! Ky veprim i përçarjes nuk do koment, ajo që shqetëson në këto momente është se ku mbeti strategjia kombëtare Kush është këtu kombëtar, kush i ndan shqiptarët e një trungu në grupacione të tilla, kujt i shërbejnë me veprime të tilla ndarëse karshi asaj që është e përgjithshme kur mirëfilli dihet se në këto troje shqiptare veprojnë jo më pak se gjashtë subjekte politike shqiptare?! A nuk është ky tregues se këtu dikush punon me një prapavi për të avancuar vetën dhe për të ndalur të drejtën e subjekteve të tjera politike në mënyrë që ata të shpallen jokombëtarë e jodemokratikë.A nuk u dëshmua kjo edhe me koncertin e mbajtur në Tuz, po takimi i deputetëve serbë në veriun e Mitrovicës pikërisht në ditën kur i gjithë kombi shqiptar po festonte Pavarësinë e Kosovës nuk e dëshmoi ndarjen tonë për të mos qenë të zotët që t’i japim secilit qytetarë të atjeshëm atë që i nevojitet e atë që e meriton. Kjo që disa nga liderët tanë i dhanë detyrë vetës është një poli-
Fakti që secili nga subjektet politike shqiptare në Mal të Zi i sheh udhëheqësit dhe prijësit e vet si novatorë, i jep shkak përçarjes edhe nëse ky këndvështrim është naiv.
tikë me vija të kundërta nga interesi i përgjithshëm kombëtar. Një ndarje apo dallim i tillë gjoja se në Mal të Zi ka vetëm një subjekt politik, ka vetëm një lider është më tepër mungesë e unitetit brendaetnik të shqiptarëve, gjë që në periudha të ndryshme na ka kushtuar shtrenjtë. Një formë e tillë e veprimit të atyre që bënë të realizohet ky projekt mund të shaktojë telashe në raportet ndëretnike. Nuk duhet anashkaluar edhe momentin në të cilin ndodhen shqiptarët në Mal të Zi tani në prag të zgjedhjeve të parakohshme parlamentare. Politkanët shqiptarë në Mal të Zi kanë pasur, po edhe kanë shansin e duhur të kërkojnë bashkëveprim lidhur me interesin kombëtar dhe në asnjë rast të mos veprojnë që hesapet t’i bëjnë sipas rasteve personale. Për këtë duhet pasur një konsultë më të gjërë, një bashkëpunim të mirëfilltë të atyre që merren me organizime politike në mënyrë që vet ata të jenë të bindur se shumica shqiptare në Mal të Zi është në krahun tjetër, atë të shumicës kombëtare. Nëse hartuesit e këtyre projekteve mendojnë se janë më të mirët në politikën kombëtare, atëherë të njëjtit nuk kanë për të gëzuar frytet e votuesve shqiptarë, sepse me aq përqindje sa janë shqiptaët në Mal të Zi, ata janë akoma gjallë, duke u dëshmuar para se të veprojnë liderët e këtushëm dhe këtë do ta vazhdojnë
edhe për shumë kohë. Pavarësisht se kritikohen këto veprime, vet pozita e shqiptarëve të këtushëm kërkon një ridefilim të ri politik e ideologjik të secilit prej nesh duke pasur kurajo që brenda këtij ridefilimi të jemi të përfshirë të gjithë, të mos jemi të ndarë në kampe e parti lagjesh. Meqenëse besimi dhe fjala e dhënë (Besa) janë pjesë e padiskutueshme e identitetit shqiptar, mendoj se përkrahja kaq e madhe e këtij termi, sipas një analisti, duhet të konsiderohet si element shqetësues dhe jo një shprehje e zakontë dhe e “pa gjeder”! Koha është që të flasim e të veprojmë më me përgjegjësi për fjalën e dhënë (besën) dhe të mos kemi frikë për atë që themi dhe mënyrën se si e themi për të lëvizur drejt qëllimit kombëtar. Prandaj kërkohet që baza e të komunikuarit të mos jetë dhuna, diktati e paragjykimi, por mirëkuptimi, dëshira për dialog, tolerancë maksimale e shpirtmadhësi ndaj të tjerëve, aq më shumë kur të gjithë jemi shqiptarë. Të vjen i habitshëm fakti, se në ditët e sensibilizimit të problemeve mbarëkombëtare, shqiptarëve brendapërbrenda u dëgjohet zëri, por s’u shihet kontributi, ndaj sot na nevojitet për të vepruar sepse ky është obligim i të gjithë neve. Kjo gjë merr rëndësi dhe përmasa krejt të veçanta kur është fjala për cështje delikate si këto tonat që kanë lidhje me jetën dhe të ardhmen e një kombi.
SPECIALE PLANI I PËRGJITHSHËM URbANISTIK I MIRATUAR NGA KUVENDI I KOMUNËS SË ULQINIT NGJALL DEbATE TË SHUMTA
Plan që ofron zhvillim apo pengon zhvillimin afatgjatë Pas shumë vitesh, Komuna e Ulqinit ka hartuar apo më saktë ka plotësuar dhe ndryshuar një pjesë të Planit të vet të Përgjithshëm Urbanistik. Plani i miratuar përfshin zonat Gjerana 2, Kepin e Gjeranave me Port Milenë, Fushën e Ulqinit, Kodrat, një pjesë të Zogajve dhe Pinjeshin, me një sipërfaqe prej 708 hektarë nga afro 25 mijë hektarë sa përfshin gjithsej territori i Komunës së Ulqinit. Plani është punuar nga Fakulteti i Ndërtimtarisë në Podgoricë dhe ka fituar dritën jeshile nga Kuvendi i Komunës së Ulqinit në seancën e mbajtur më 3 shkurt. Për të kanë votuar këshilltarët e shumicës në Kuvendin e Komunës së Ulqinit, ndërsa këshilltarët e Forcës së Re Demokratike (me përjashtim të një këshilltari që ka votuar kundër) kanë abstenuar, kurse ata të LD në MZ, BDSH, PPS dhe Listës Serbe nuk kanë marrë pjesë në votim. Edhe pse përpunimi i PPU ekzistuese për zonat në fjalë ka qenë më se i nevojshëm dhe të gjithë janë pajtuar për plotësimin dhe ndryshimin e tij, Plani i propozuar ka ngjallur reagime të shumta. Në ndërkohë, Parlamenti i Malit të Zi në gusht të vitit të kaluar ka miratuar Ligjin për Rregullimin Hapësinor dhe Ndërtimin e Objekteve, me të cilin parashikohet që planet e nivelit shtetëror janë të nivelit më të lartë. Në këtë mënyrë, çdo plan që aprovohet në nivele lokale, rrjedhimisht edhe në Kuvendin e Komunës së Ulqinit, përfshirë edhe Planin e Përgjithshëm Urbanistik, duhet të jetë i harmonizuar me planet e nivelit më të lartë. Kjo ka bërë që edhe miratimi i PPU-së për një pjesë të territorit të komunës së Ulqinit të cilësohet si i vonuar duke qenë se PPU me Ligjin e ri për Rregullimin Hapësinor dhe Ndërtimin e Objekteve nuk e ka më rëndësinë që ka pasur më parë. Sipas nënkryetarit të Forcës së Re Demokratike, Genci Nimanbegu, kryetar i Klubit të këshilltarëve të Forcës në Kuvendin e Komunës së Ulqinit dhe i vetmi këshilltar që ka votuar kundër PPU-së, arsyet që e kanë bërë të votojë kundër janë të shumta. “Nga më se 400 vërejtje ndaj propozimit të PPU-së, shumë pak prej tyre janë marrë parasysh dhe nuk janë informuar as këshilltarët, as opinioni se cilat janë marrë parasysh e cilat jo dhe se çfarë është bërë me to. Këshilltarët nuk kanë pasur mundësi që ta shohin dokumentin përfundimtar. Këtu mendoj në pjesën grafike”, thotë ai. Sekretari i Sekretariatit për Urbanizëm dhe
Rruga e gjatë deri te miratimi Vendimi për inicimin e ndryshimeve dhe plotësimeve të PPU për zonat në fjalë është marrë nga Kuvendi i Komunës së Ulqinit në vitin 2003. Në gusht të vitit 2005 është nënshkruar kontrata me Fakultetin e Ndërtimarisë në Podgoricë për përpunimin e Planit, ndërsa ai është miratuar nga Kuvendi i Komunës së Ulqinit në shkurt të këtij viti.
Rregullim Hapësinor, Nazif Hoxhiq, thotë se numri i vërejtjeve ndaj Propozimit të PPU-së kanë qenë rreth 220, kurse gjithsej diçka më tepër se 400. Sipas tij, pjesa më e madhe e vërejtjeve që janë konsideruar të arsyeshme nga Komisioni revidues dhe përpunuesi i PPU-së janë marrë parasysh. “Është obligim ligjor që vërejtjet të shkojnë në komisionin revidues, i cili i jep mendim dhe qëndrim përpunuesit të Planit – Fakultetit të Ndërtimtarisë në Podgoricë, dhe aty ku ka
Ligji i ri për ndërtimin Në bazë të Ligjit për Rregullimin Hapësinor dhe Ndërtimin e Objekteve, të miratuar në gusht të vitit 2008, planet e nivelit shtetëror janë të nivelit më të lartë. Në këtë mënyrë, çdo plan që aprovohet në nivele lokale, pra në Kuvendin e Komunës së Ulqinit, përfshirë edhe Planin e Përgjithshëm Urbanistik, duhet të jetë i harmonizuar me planet e nivelit më të lartë. pasur vërejtje të arsyeshme, ashtu siç i ka çmuar përpunuesi me Komisionin, më se 90 për qind janë aprovuar sepse nuk ka mundur që të aprovohen absolutisht të gjitha vërejtjet”, thotë Hoxhiq. Ai thotë se pikërisht vërejtjet dhe dëshira për të plotësuar kërkesat e qytetarëve aty ku ka pasur mundësi dhe hapësirë, ka qenë arsyeja kryesore e shtyrjes së miratimit të PPU-së. Për kryetarin e Këshillit Komunal të PDS-së në Ulqin, Luigj Shkreli, deputet në Parlamentin e Malit të Zi dhe këshilltar në Kuvendin e Komunës së Ulqinit, Plani i miratuar përbën
- Sipërfaqja e përgjithshme e territorit të komunës së Ulqinit është 25 654 ha; - Plani i Përgjithshëm Urbanistik i Komunës së Ulqinit, i cili është në fuqi, është aprovuar në vitin 1969 dhe ai përfshin një sipërfaqe prej 9 040 ha; - Revidimi i PPU është kryer në vitin 1985; - PPU i aprovuar në vitin 2009 përfshin një sipërfaqe prej 708 ha apo 2.8% të sipërfaqes së përgjithshme të territorit të Komunës së Ulqinit; një hap përpara në rregullimin e kaosit urbanistik që ekziston në komunën e Ulqinit dhe kjo ka ndikuar që të përcaktohesh pozitivisht për të. Ai pranon se Plani i miratuar ka të meta sa i përket zgjidhjeve që ofron e po ashtu edhe për shkak të vonesës në miratimin e tij gjë që ka bërë që në disa segmente bien ndoshta edhe në kundërshtim me zgjidhjet e reja ligjore që rregullojnë këtë materie. “Sidoqoftë, unë e çmoj si hap përpara në zgjidhjen e problematikës urbanistike që është evidente dhe e pranishme në komunën e Ulqinit”, thotë Shkreli. Forca e Re Demokratike e ka kritikuar PPU-në e propozuar dhe të miratuar nga Kuvendi i Komunës së Ulqinit edhe për shkak të konfliktit që ky plan ka me planet e tjera dhe konfliktet e mundshme me planet për tërë komunën. “Ky plan përfshin vetëm 2.8 për qind të territorit të Komunës së Ulqinit, kurse në të janë parashikuar që të ndërtohen bruto 1.7 milionë metra katrorë sipërfaqe ndërtimi, ndërkohë që sipas Entit për Statistika të Malit të Zi në Ulqin ka diçka më pak se një milion metra katrorë sipërfaqe të ndërtuara”, thotë Genci Nimanbegu. Sipas tij, ajo çfarë parashikon plani do të sillte një hiperndërtim dhe sigurisht që do të bëjë një lloj “budvanizimi” të kësaj zone.
Por sekretari i Sekretariatit për Urbanizëm dhe Rregullim Hapësinor, Nazif Hoxhiq, thotë se sa i përket vërejtjeve lidhur me kapacitetet e tepruara të ndërtimit, në draftin e ri të punuar pas sygjerimeve dhe qëndrimit të Komisionit revidues, janë ofruar numra të arsyeshëm dhe se versioni i fundit i propozuar dhe i aprovuar në Kuvend ka qenë i pranueshëm dhe s’ka të bëjë me atë çfarë ka qenë propozimi i parë. Një vërejtje tjetër e Forcës së Re Demokratike lidhet me rrezikun nga ndryshimi i strukturës demografike të popullsisë nëse realizohet ajo që është parashikuar në PPU. “Numri i popullsisë së mundshme nga diçka më shumë se tri mijë banorë që është tani në zonat që përfshin Plani, do të mundësohet për 25 mijë banorë të përhershëm. Nëse arrihet kjo, do të ndryshohet struktura demografike e popullsisë në komunën e Ulqinit”, thotë Genci Nimanbegu. Për kryetarin e Këshillit Komunal të PDS-së në Ulqin, Luigj Shkreli, kritikat rreth rrezikimit të strukturës demografike të popullsisë së Ulqinit janë të pabaza. “Nuk shoh elemente për një konstatim të tillë duke marrë parasysh se me plane kontrollohet ndërtimi, kurse me kaos dhe mungesën e planeve ecet në kahjen e kundërt. Nuk jam ithtar që dikush duhet të frikohet prej dikujt nëse mendon se ekzistencën e vet duhet ta lidhë së bashku me ne, por jam ithtar i tolerancës, bashkëjetesës dhe mirëkuptimit. Ithtarët më të fortë të tezës së ndryshimit të strukturës demografike, në çdo qytet të Malit të Zi zhvillojnë afarizëm, kanë troje tokësore, infrastrukturë tregtare dhe nuk e di se me çfarë të drejte dëshirojnë t’ia mohojnë dikujt këtë të drejtë në Ulqin”, thotë ai. Forca e Re Demokratike ka pasur edhe një varg vërejtjesh të tjera në PPU-në e miratuar nga Kuvendi i Komunës së Ulqinit. Parashikimi i ndërtimit të mbi 6000 shtretërve në sektorin hotelier nga hoteli “Albatros” deri te Kepi i Gjeranave, mbyllja për trafik e rrugës nga hoteli “Galeb” deri në hotelin “Albatros”, që sipas Forcës, duket ka të bëjë me përmbushjen e dëshirës së investitorëve e jo të qytetarëve të Ulqinit, pozicionimi i marinës së parashikuar që sipas Forcës përbën një dëshirë të parealizueshme, janë vetëm disa nga vërejtjet e tjera ndaj PPU-së së miratuar. “Fatkeqësisht është plan që është aprovuar në kundërshtim me interesat afatgjate të komunës sonë. Pjesa e vogël që përfshihet në të – 2.8% e territorit të Komunës, dyfishimi i sipërfaqes së parashikuar për ndërtim në këtë zonë, mbipopullimi i kësaj zone me rrezik të ndryshimit të strukturës demografike, janë elemente që këtë plan e bëjnë të papranueshëm”, thotë Genci Nimanbegu. Sekretari i Sekretariatit për Urbanizëm dhe Rregullim Hapësinor, Nazif Hoxhiq, thotë se me aprovimin e këtij plani ofrohen kushte për punimin e planeve rregulluese, siç e parashikon Ligji i ri për Rregullimin Hapësinor dhe Ndërtimin e Objekteve.
I. Kallaba
e enjte, 19 shkurt 2009 7
JUBILE PËR NDER TË NJËVJETORIT TË SHPALLJES SË PAVARËSISË SË KOSOVËS
Spektakël madhështor në Tuz Unioni Artistik i Kombit Shqiptar në bashkëpunim me Komunën Urbane të Tuzit organizuan të dielën në mbrëmje spektaklin e madh “100 vjet për një ditë” me rastin e 1-vjetorit të Pavarësisë së Kosovës. Të pranishmit të cilët kishin mbushur tej mase sallën ndoqën me radhë interpretimet e shoqërive artistike të ardhura enkas për këtë koncert, si “Dedë Gjon Luli”, grupi nga Çamëria, këngëtarët Dava Gjergji, Arif Vladi, Shaban Gjeka, Elizabeta Marku, Artan Kola, etj.
Tuz - Unioni Artistik i Kombit Shqiptar në bashkëpunim me Komunën Urbane të Tuzit organizuan të dielën në mbrëmje spektaklin e madh “100 vjet për një ditë” me rastin e 1-vjetorit të Pavarësisë së Kosovës, në sallën e koncerteve të Qendrës së Kulturës së kësaj komune. Ishin të pranishëm kryetari i Kuvendit të Komunës Urbane të Tuzit, Nikollë Camaj, ambasadori i Shqipërisë në Podgoricë, Tonin Beci, kryetari i Unionit Demokratik të Shqiptarëve në Mal të Zi, deputeti Ferhat Dinosha, Ministri për Mbrotjen e të Drejtave të Njeriut dhe Pakicave, Fuad Nimani, kryetari i Komunës së Ulqinit Gëzim Hajdinaga, si dhe të ftuarit nga Shqipëria - kryetari i Shoqatës “Kosova” Dashamir Uruçi së bashku me bashkëshorten, Esmeralda Uruçi, aktualisht nënkryetare e Këshillit Bashkiak të Shkodrës
dhe ish-ministre e Kulturës, Rinisë dhe Sporteve. Në fjalën e tij të hapjes, kryetari i UDSH-së, deputeti Ferhat Dinosha, ndërmjet të tjerash tha: “Mirëseerdhët në festën më të madhe të historisë më të re të kombit shqiptar, në ditëlindjen e parë të Kosovës shtet. Unë e kam ditur edhe në kohët më të vështira se festat tona kombëtare do t’i festojmë bashkë. Sonte na kanë mbledhur dy unione - Unioni Artistik i Kombit Shqiptar me në krye të palodhshmin Azgan Haklaj dhe Unioni Demokratik i Shqiptarëve, partia juaj e cila ju ka thënë sa herë se shqiptarin që jeton në Mal të Zi e gjen në Tiranë, në Prishtinë, në Tetovë, në Preshevë e deri në Çamëri. Sonte e kemi parë të udhës që të jemi bashkë në Tuzin e Deçiqit dhe të Dedë Gjon Lulit, dhe ta festojmë bashkë ditëlindjen e parë të
“Festa si këto nuk kanë nevojë për protokoll. Sot është një ditë e shënuar për të gjithë, festojmë atë që është festa e të gjithëve. Sot kombi shqiptar ka arritur një zgjidhje, atë që quhet jetesa fizike. Unë mendoj se kombi shqiptar, pas shumë shekujsh e arriti. Nuk ka rëndësi se në çfarë date do të anëtarësohemi në NATO, por ajo zgjidh përfundimisht luftën e shqiptarëve për mbijetesë. Me pavarësinë e Kosovës, çështja shqiptare përfundimisht është futur në zgjidhje të plotë. Unë besoj se pas zgjidhjes së mbijetesës vjen çështja e dytë; që të bindim botën dhe ata të cilët na kanë akuzuar për atë që gjoja nuk jemi të aftë të bëjmë; për ndërtimin e shtetit. Sot shqiptarët kanë nevojë t’i tregojnë botës se janë të aftë plotësisht të ndërtojnë shtetet e tyre. Edhe një herë të gjithëve gëzuar, urime dhe gëzime të tilla na mbledhshin gjithmonë.”
8 e enjte, 19 shkurt 2009
Kosovës. Besoj se do ta kalojmë mirë së bashku me artistët shqiptarë të të gjitha trevave të cilët i përshëndes dhe i falënderoj që i shoh sonte të japin këtë spektakël në Tuz, me shpresë së do t’i shohim sa më shpesh në tokat tona.” Në vijim të pranishmit të cilët kishin mbushur tej mase sallën ndoqën me radhë interpretimet e shoqërive artistike të ardhura enkas për këtë koncert, si “Dedë Gjon Luli”, grupi nga Çamëria, këngëtarët Dava Gjergji, Arif Vladi, Shaban Gjeka, Elizabeta Marku, Artan Kola, etj. Ndërsa nga ana e tij, Presidenti i Unionit Artistik të Kombit Shqiptar, Azgan Haklaj, në një nga pauzat e këtij spektakli, u shpreh: “U kemi sjellë sonte krushqit e Kosovës me lirinë nuse. Tashmë pas 100 vjetësh në mileniumin e ri festojnë ditëlindjen e parë të Pavarësisë së Kosovës. Në këtë dasëm janë bashkë binjakët e lirisë si Dedë Gjon Luli dhe Isa Boletini, është bashkë me ne sonte Adem Jashari dhe Azem Hajdari, është mendja e Ibrahim Rugovës dhe e Ferhat Dinoshës. E filluam nga Tuzi, nga Kuvendi i Deçiqit, sepse në vitin 2006, nga aktiviteti spektakolar në sheshin “Skënderbej” i titulluar “Një komb, një qëndrim” kushtuar Kosovës, ne bëmë thirrje që shqiptarët të bashkohen në Referendumin e shkëputjes së Malit të Zi nga Serbia, vetëm 3 ditë para zhvillimit të tij.Ky ishte preludi i parë i shpalljes së Pavarësisë së Kosovës. Ndërkohë, më 17 shkurt, tek Isa Boletini në Mitrovicë, tek Ali Ahmeti në Shkup. Por jemi edhe për t’u thënë vëllezërve
të Çamërisë se ëndrra e Bilal Xhaferrit do të bëhet realitet. Dhe s’ka si të ndodhë ndryshe sepse, siç thoshte një shekull më parë i madhi Hasan Prishtina, Dhe sot jemi më krenarë se kurrë sepse për 10 vjet, me ideatorin shqiptar Sali Berisha, me idetë e tij të hedhura në sheshin “Skënderbej”, ”Një komb, një qëndrim”, mundësuam që të jemi së bashku sot. Jemi krenarë se jemi në mes të flamujve të NATO-s. Ne, sakrifikues sa Krishti dhe paqësor sa Muhamedi, duhet të jemi të gjithë bashkë në një trung të vetëm për ta përmbyllur me sukses ëndrrën tonë, çështjen shqiptare.” Më pas Haklaj, në mes të duartrokitjeve dhe ovacioneve të fuqishme në sallë i dorëzoi z. Ferhat Dinosha Titullin e Nderit “Pjetër Bogdani” në emër të këtij unioni me këtë motivacion: “Për kontribut të shquar në mbrojtjen e simboleve kombëtare, kontribut të gjithësishëm për njohjen e Pavarësisë së Kosovës nga qeveria e Malit të Zi. Për një rol të spikatur në forcimin e faktorit shqiptar si dhe në mbështetjen që i ka dhënë Unionit Artistik të Kombit Shqiptar për unifikimin kulturor e shpirtëror të kombit tonë.” Ka përshëndetur të pranishmit me këtë rast edhe Ambasadori i Shqipërisë në Malin e Zi, Tonin Beci. “Festa si këto nuk kanë nevojë për protokoll. Sot është një ditë e shënuar për të gjithë, festojmë atë që është festa e të gjithëve. Sot kombi shqiptar ka arritur një zgjidhje, atë që quhet jetesa fizike. Unë mendoj se kombi shqiptar, pas shumë shekujsh e arriti. Nuk ka rëndësi se në çfarë date do të anëtarësohemi në NATO, por ajo zgjidh përfundimisht luftën e shqiptarëve për mbijetesë. Me pavarësinë e Kosovës, çështja shqiptare përfundimisht është futur në zgjidhje të plotë. Unë besoj se pas zgjidhjes së mbijetesës vjen çështja e dytë; që të bindim botën dhe ata të cilët na kanë akuzuar për atë që gjoja nuk jemi të aftë të bëjmë; për ndërtimin e shtetit. Sot shqiptarët kanë nevojë t’i tregojnë botës se janë të aftë plotësisht të ndërtojnë shtetet e tyre. Edhe një herë të gjithëve gëzuar, urime dhe gëzime të tilla na mbledhshin gjithmonë.” Në mbyllje të këtij spektakli që zgjati më se dy orë, organizatorët shtruan një drekë për nder të të ftuarve në Podgoricë. Të martën, në 1-vjetorin e shpalljes së shtetit të Kosovës, Unioni Artistik i Kombit Shqiptar ka dhënë spektaklin e dytë dhe finalizues në Mitrovicë.
Arben Lagreta
INTERVIST¸ INTERVISTË ME ANALISTIN XHEMAL PEROVIQ
Përfaqësimi i shqiptarëve në Parlament ka peshë të madhe Koha javore: Z. Peroviq, cilat janë rrethanat në të cilat po zhvillohen zgjedhjet parlamentare në Mal të Zi? Xh. Peroviq: Rrethanat e sotme janë përcaktuar, gjatë më shumë se një decenie sundimi të pushtetit i cili me trashëgimin e strukturave komuniste, monopole, kontrabandë, shpërdorim të procesit të privatizimit dhe krim të organizuar, nuk lejoi formimin e institucioneve shtetërore të pavarura, shtetit ligjor dhe pluralizmit të mirëfilltë. Mali i Zi ende nuk ka përjetuar ndërrim të pushtetit i cili do të buronte nga zgjedhjet e lira. Si rrjedhojë, sot kemi pushtetin joformal të milionerëve, pronarëve të rinj të vlerave nacionale, që kontrollojnë çdo veprimtari, prej biznesit deri te partitë politike. Shumë prej tyre (partive politike), kinse opozitare, sot janë dekor i “demokracisë” dhe shërbejnë për të kontrolluar trupin votues dhe pakënaqësinë e qytetarëve. Në shërbim të këtij pushteti sot janë gjykatat, prokuroritë, mediat... Paradokset që ndodhin nga dita në ditë, si p.sh. në komunën e Ulqinit, privatizimi i Kripores, masat e dhunshme në ndërmarrjet kryesore, instalimi i kuadrove nga Podgorica, shitja e hotelit “Galeb” për rinovim në afatin pesë vjeçar dhe pastaj leja për shembjen e tij, etj., kërkojnë paketim ligjor dhe arsyetim. Dhe paradoksi më i madh është se të gjithë i dinë këto dhe pas zgjedhjeve “të lira” pushteti del më i fortë! Ky është, pra, ambienti dhe këto janë rrethanat .
Koha javore: Tashmë është pak a shumë e qartë se pozita, gjegjësisht koalicioni aktual qeverisës do të marrë pjesë në zgjedhjet parlamentare në koalicion me disa parti të pakicave. Si e vlerësoni këtë? Xh. Peroviq: Fjala është për aleatët e vjetër. Është qesharake kur këto “parti të pakicave” paraqiten si opozitare dhe për nevojat e këtij pushteti paraqesin pozitën e pakicave si të kënaqshme. Tragjik është fakti se dikur pushteti komunist kërkonte, por vështirë gjente “poštene albance” (“shqiptarë të ndershëm”), kurse sot ky pushtet ka në shërbim parti të tëra. Koha javore: Ndërkaq opozita përkundër deklarimeve nuk ka arritur të bashkohet, me përjashtim të krijimit të disa grupimeve të vogla koalicionesh. Cilat janë, sipas Jush, arsyet e mosarritjes
Mali i Zi ende nuk ka përjetuar ndërrim të pushtetit i cili do të buronte nga zgjedhjet e lira. Si rrjedhojë, sot kemi pushtetin joformal të milionerëve, pronarëve të rinj të vlerave nacionale, që kontrollojnë çdo veprimtari, prej biznesit deri te partitë politike. Shumë prej tyre (partive politike), kinse opozitare, sot janë dekor i “demokracisë” dhe shërbejnë për të kontrolluar trupin votues dhe pakënaqësinë e qytetarëve. Në shërbim të këtij pushteti sot janë gjykatat, prokuroritë, mediat...
Koalicioni i shumicës së partive shqiptare në zgjedhjet e ardhshme parlamentare do të ishte përgjigje normale në këto rrethana. Ndoshta është momenti i fundit për artikulimin e interesave jetike dhe nevojës për vetëqeverisje në Tuz dhe Ulqin. Kolonizimi dhe etnocentrizmi i Podgoricës kërkojnë minimum uniteti në mbrojtjen e interesave jetike të shqiptarëve në Mal të Zi. së koalicionit të përbashkët opozitar? Xh. Peroviq: Duke marr pjesë në disa negociata për bashkimin e opozitës, para ose pas zgjedhjeve, mund të them vetëm se në momentin e fundit gjithmonë “aktivizohet” vetëm njëra nga partitë “opozitare” për devijim. Dhe ky veprim gjithmonë dhe lehtë justifikohet para opinionit me interesa madhore, me “parime”, me egon e liderëve, etj. Në fakt, terreni për këto situata është përgatitur me kohë. Vini re (në rastet e rralla) kur liderët e opozitës akuzojnë njëri tjetrin për bashkëpunim me pushtetin në bizneset private (rasti i fundit brenda Listës Serbe). Dhe sa shpejt ndërpriten këto polemika. Pse nuk i investigojnë këto akuza mediat e “pavarura” malazeze? Koha javore: Për një pjesë të mirë të opinionit zgjedhjet janë të kryera para mbajtjes së tyre duke qenë se fituesi, sipas tyre, dihet paraprakisht. Cili është shansi i opozitës për të fituar zgjedhjet? Xh. Peroviq: Në rrethanat e paraqitura nuk ka kurrfarë shkopi magjik për fitoren e opozitës. Por nuk jam i bindur se ky është opinioni i një pjese të mirë të qytetarëve. Kjo do të rezultonte me abstenim të dukshëm. Përkundrazi, mendoj se regjimi edhe kësaj radhe do të “tërheqë” në vendvotime rreth 75% të votuesve të “pakënaqur”.
shumëica e tyre apo disa prej tyre do të arrijnë të krijojnë koalicion? Xh. Peroviq: Koalicioni i shumicës së partive shqiptare do të ishte përgjigje normale në këto rrethana. Ndoshta është momenti i fundit për artikulimin e interesave jetike dhe nevojës për vetëqeverisje në Tuz dhe Ulqin. Kolonizimi dhe etnocentrizmi i Podgoricës kërkojnë minimum uniteti në mbrojtjen e interesave jetike të shqiptarëve në Mal të Zi. Nëse jo sot, dikur do të turpërohen ata që marrin pjesë në anën tjetër. Koha javore: Si do të duket skena politike në Mal të Zi pas 29 marsit? Cili do të jetë përfaqësimi i partive në Parlamentin e Malit të Zi? Xh. Peroviq: E pandryshuar sa i përket regjimit, forcës dhe monopoleve të tij të paprekshme. Por pres ndonjë sinjal shpresëdhënës, ndërgjegjësimin e opinionit për rrezikun nga ky pushtet i korruptuar dhe individët që kanë parasysh vetëm interesat private. Në këto rrethana shqiptarët (në opozitë) janë të pafuqishëm politikisht, por përfaqësimi dhe zëri i tyre në parlament ka peshë të madhe.
Bisedoi: I. Kallaba
Koha javore: Akoma nuk dihet se si do të marrin pjesë shqiptarët në këto zgjedhje. A mendoni se partitë shqiptare, të paktën
e enjte, 19 shkurt 2009 9
PANORAM
¸ KULTURORE
Elvana Gjata Me mijëra kopje të shitura të këngëve single e të albumit të saj të parë. Oferta pafund për koncerte ku çmimi për ta parë e dëgjuar është rritur në shifra marramendëse. Elvana Gjata është bindur se po jeton kohët e saj më të mira. Arsyet e këtij suksesi krejt të papritur i ka të qarta tashmë. Veç stilit të veçantë muzikor RnB dhe bashkëpunimit me Florin, ajo e di se ka ndikuar shumë edhe të qenit një femër provokuese…. Elvana Gjata është rritur. Ka ndryshuar shumë. Është bërë tashmë një femër e vërtetë. Madje-madje një femër fatale apo thënë në origjinal një femme fatale. Jo thjesht pse është simpatike, e ëmbël, seksi me linja që provokojnë e as pse është 22 vjeçe (pra në kulmin e moshës së saj), por edhe sepse duket se ka përdorur formulat e duhura për të ardhur në një profit të tillë: e dëshiruar.
Kur Era vjen nga jashtë Përgatitjet për konkurrimin më Festivalin e Këngës në Radiotelevizion, ndërsa çdo ditë nxitonte drejt Pallatit të Kongreseve për të qenë e pranishme në prova, duke u gjendur mes këngëtarëve që i kishte admiruar që në fëmijëri, e bënë Era Rusin të kuptonte se kësaj here ndalesa në Tiranë nuk do të ishte më një nga ato disaditorët, të mjaftueshme për t'u ngjitur në skenë festivali. Nuk i duhej as ndonjë punë e madhe bindëse, sepse ditët që kalonin ia bënin edhe më të fortë faktin se kishte që nga "Kënga magjike" që zgjohej çdo mëngjes në shtëpinë e saj, pranë prindërve. Me vështirësi ka mundur të shkëputet për pak nga provat e përditshme që zgjatin me orë të tëra për shfaqjen e të premtes në club "Cavelliero". Tek emisioni "E diela shqiptare" ndërsa këndonte këngën e saj konkurruese në "Këngë Magjike", u njoh me Altin Shehun, i cili pasi kishte dëgjuar zërin e Erës, nuk mund të mos i propozonte një bashkëpunim.
10 e enjte, 19 shkurt 2009
PANORAM
¸ KULTURORE
Zotëria e orëve Përpos detajeve të dallueshme të prodhimit, ata kanë zgjedhur të investojnë dhe në fushën e kërkimeve duke u pozicionuar kështu në pjesën e teknologjive të avancuara në fushën e prodhimit të orëve. Që në fillim, më 1846, Ulysse Nardin u identifikua në mënyrë të vazhdueshme me famën dhe besueshmërinë. Dhe jo vetëm në Zvicër, por edhe në Francë, Amerikë, Britani, Itali, Gjermani. Kompania mori çmimin e saj të parë në Londër më 1862, "The Prize Medal", për orët kronometrike të xhepit. Pas vdekjes së Ulisit, kompania kaloi në duart e djalit të tij Paul David Nardin. Vetëm 21 vjeç, ai fitoi medaljen e artë në orët e xhepit dhe kronometrat e marinës. Më 1904 ai u bë furnizuesi i rregullt i marinës ruse dhe japoneze. Në observatorin e Neuchatel, më 1950, kompania hodhi poshtë gjithë kronometrat e testuara deri në atë periudhë. Në vitin 1975 një publikim tjetër i Observatorit të Neuchatel në Zvicër, që përmblidhte periudhën 1846 deri në 1975, kompania rezultonte të kishte marrë 4324 certifikata cilësie për prodhimin e kronometrave mekanikë të marinës.
Maria Gracia Cucinotta
Filmi serial "Familja" nuk bëri bujë vetëm për shkak të bashkëpunimit shqiptaro-kosovar. As edhe sepse po realizohej tashmë një film për mafien shqiptare në bashkëpunim me atë italiane apo maqedonase. Por mbi të gjitha sepse protagonisti i këtij seriali do të ishte dhe aktorja që përthith vëmendje ngado. E sigurisht që kështu do të ndodhte edhe në ditën që ajo do të zbriste në Rinas. Për këtë çast shkruan gazetat e u fol në lajme ditë e ditë më parë. Titujt e tyre kishin një kryefjalë Maria Gracia Cucinotta në vizitën e saj të parë në Shqipëri. Ajo vetë nuk është se e shijoi shumë këtë zbritje. Jo pse nuk donte, por se nuk i lejohej. Direktivat ishin marrë qëkur ishte përtej kufijve: "Në momentin që do të dalësh dhe do të zbresësh shkallët, dije se jemi duke të xhiruar. Roli yt nis prej aty". Një nga linjat kryesore është ajo e Tonit, luajtur nga aktori Arben Derhemi, kurse Tinka Kurti është një tjetër pjesëmarrëse e palës shqiptare në rolin e vjehrrës së Tonit.
e enjte, 19 shkurt 2009 11
KULTUR¸ FRANCESCO ACONE
Italiani që në Shqipëri zbuloi fotografinë dhe gjeti dashurinë Fotografi italian duket se nuk do të lodhet asnjëherë duke fokusuar Shqipërinë përmes objektivit të tij. Prej gati dy vitesh ai jeton në vendin tonë ku ka gjetur motivet e frymëzimit për fotografitë e tij dhe njëkohësisht motivin e një dashurie të bukur ndaj një vajze shqiptare. Asgjë nuk mund ta bëjë më të bukur jetën e këtij fotografi të talentuar sesa gjurmimi përmes natyrës shqiptare dhe njerëzve të këtij vendi, ku ai përfundimisht ka zgjedhur të jetojë.
Elona Vrenezi I njohur si fotografi i imazheve origjinale dhe i një arti ku pasioni për shkrepjen e lëvizjeve të gjalla të natyrës e frymëzojnë pa masë, Francesco Acone është italiani që për më shumë se një vit e gjysmë nën objektivin e tij ka “fokusuar” Shqipërinë. “Më pëlqen natyra shqiptare” shprehet ai, shëtitjet në këtë vend kaq të bukur, sidomos të fotografoj “fshatin”, thotë Francesco me shqipen e lezetshme që ka mundur të mësojë për ditët që ka qëndruar në Shqipëri. E megjithatë përveç dashurisë për natyrën shqiptare, ekziston edhe një tjetër dashuri që e ka bërë Francesco-n të zgjedhë sërish Shqipërinë, një vajzë shqiptare. “Jam i lumtur që e dashura ime është shqiptare, vendi me natyrën e përkëdhelur, me format dhe trajtat e një perfeksioni të virgjër, vendi ku unë zgjodha të jetoj dhe të jem i lumtur për zgjedhjen time”. I rrethuar gjithmonë nga ngjyrat, pasi nëna e tij ka pikturuar që herët dhe natyrshëm e ka ushqyer që i vogël me dashurinë për artin, ai ka një tërheqje mahnitëse ndaj arteve pamore, ndonëse duket që imazhi dhe nuancat janë ajo çka ngacmon më tepër sesa vetë ngjyrat. Megjithatë kritikët e kanë vlerësuar jo vetëm për format e zgjedhura, por njëkohësisht edhe për ngjyrat që ai ka ditur të zgjedhë gjithmonë si ato të një natyre relaksuese.
cilat interpretohen pa fjalë në fakt, pasi fjalët janë të funksioneve boshe, kur kemi të bëjmë me zgjedhjen ekspresive të fotografit. Acone ka kërkuar të shprehë disa nga elementet e natyrës, megjithëse brenda misionit të tij, duket se ka rrëshqitur duke perfeksionuar kështu çdo detaj komunikues, imagjinar duke i bërë ato më reale e të përkthyeshëm. Në fotografitë e tij gjallërojnë trajtat më të papërpunuara të një natyre të virgjër, shkëlqyese e të kulluar aty ku shkel vetëm syri i tij për të rezultuar në foton më origjinale, shkëmbinj të prekur vetëm nga dallga e detit, çarje, toke përplasje dallgësh apo ragat mbi rërë duken elemente të pajeta, përfaqësuese të një boshllëku real, ndërsa Acone aty gjen shpërthimet e vërteta të një detaji bindës. Të tilla ka shumë
panoramat e një perëndimi gjatë verës. Megjithëse një marrëdhënie të veçantë frymëzimi shpirtëror ai gjen në ditët me shi dhe përballë aparatit do të zgjidhte pikat e shiut, apo trajektoret në ajër që frymojnë në foton e tij. I njëjti fenomen mund të ndodh teksa vështron foto të shumta që i bën një pikëze uji në format dhe perceptimet e saj më të paimagjinuara, të strumbulluara nga lëvizje perfekte. Uji është elementi më i domosdoshëm jetësor, pa të cilin jeta nuk do të kishte kuptim dhe kjo është ndofta arsyeja pse Acone ka ditur të zgjedhë këtë element kaq të rëndësishëm. Rrjedhja jetike e ujërave, apo vezullimi i sipërfaqes së detit do ta përcaktonin atë si fotografin që dashuron këtë element, ujin. Fotografia që
Shkrepje trajtave origjinale Peizazhi përbën gjithmonë një muzë frymëzimi për të gjithë piktorët në veçanti, por që në syrin e një fotografi ai vjen fillimisht i ballafaquar me një proces të stërhollë ndërgjegjësor. Një proces ky që zgjat shumë në vetvete, por shpërthen në kohën absolute të një sekonde, apo 2 të tillave duke prodhuar një imazh mbërthyes, emocional. Përveç kësaj ato janë imazhe të një natyre të gjallë, të qetë, magjepsëse, të
Foto e zakonshme
në fakt midis këtyre fotove, aq sa dhe mund të humbasësh në këto peizazhe mbresëlënëse që dominohen nga lëvizja energjike e një detaji që riciklohet gjithmonë në forma të ndryshme. Një natyrë që shpaloset në një formë tjetër, ashtu siç mund të na pëlqente ta shihnin në momente relaksi e qetësie, tamam ashtu vjen në foton e Francesco-s. Përsëri ndeshemi me forma të tjera të paprekura nga dora e njeriut, gjë që përbën edhe pasionin e vërtetë të tij. Uji, jo vetëm frymëzim Dielli është një dashuri e veçantë për fotografin e sidomos të shijojë pafundësisht
12 e enjte, 19 shkurt 2009
imazhit, por ridimensionimin e një zbulimi real”, shprehet ai. E ndërsa fotografon ai rigjen shumë elementë, ndjesi e mbi të gjitha bukurinë e një momenti të vetëm që e lidh atë më shumë me shkrepjen e çastit duke e forcuar me shumë raportin e tij me artin që përcjell. Megjithatë ai ripohon se në këtë raport ka një tjetër nënraport që lind vazhdueshëm. Është pikërisht ai raport i veçantë që lind mes tij dhe asaj që mbetet e panjohur për të, mistike, e fshehtë që bën të përpunohet e të shpërthejë midis të panjohurës dhe të njohurës. Në një shkrepje ai rigjen atë për të cilën ekzistenca i dukej ndoshta mëdyshje, por që në realizimin perfekt të prodhuar në çastin e vetëm një sekonde sqarohet çdo mëdyshje. Surpriza nuk rresht kurrë. Kjo është ajo që të mbërthen. Komentet e tjera do ishin të tepërta, sepse surpriza e fotografisë së Acone nuk të lë vend për shumë komente. Ajo të mbyt.
“mbytet” nga ujëra dhe pikla që turbullojnë sipërfaqe të ndryshme janë sidomos frymëzime të vazhdueshme që nuk i mungojnë ekspozitës së pafund që sjell në një shkrirje realen dhe imagjinaren. Surpriza, elementi i pashmangshëm Objektivi që lëviz dhe kërkon gjithmonë një fokus të veçantë, surprizën. Kjo mund të cilësohet edhe si një ndër veçoritë që e specifikon artistin nga shumë fotografë të tjerë, ku arti i tij flet vetëm një gjuhë, elementin e papritur. “Ajo që dëshiroj të transmetoj përmes fotografisë nuk është vetëm një dëshifrim i ngjarjes apo
Edhe pse ndjeshmëria e tij stimulohet sidomos nga peizazhe specifike të natyrës, një pjesë të rëndësishme të fotove të tij e përbëjnë njerëzit. Janë fotografi të atyre që transmetojnë ndoshta personalitete të panjohura, apo lëvizje paksa të çuditshme të këtyre njerëzve, që përbëjnë edhe një risi në artin e fotografisë. Pasarelat e modës pas të cilave një fotograf do të rendte pas. Francesco nuk i ka aspak në qendër të vëmendjes. Ai do të zgjidhte më mirë një panoramë më pak interesante, por që në vështrim e sipër do të zgjonte më shumë se interes. Të tilla janë peshkatarët duke peshkuar nën perëndimin e diellit, fytyra e lodhur e një fëmije, një grua duke bërë joga, apo një nënë duke mbajtur në krah foshnjën e saj. Janë fotografi që tregojnë në fakt momente në të cilat njeriu kërkon pakëz çlodhje, çaste të zakonshme, por që i japin jetës kuptimin e vërtetë, arti i tij vjen me fotografitë ku mesazhi është dashuria për jetën e sidomos për gjërat që ndonjëherë na duken pa interes, por që në brendinë e tyre jemi vetë ne, shpirti ynë.
EKONOMI URTËSIA AUTENTIKE EDHE NË KOHËN E RËNIES EKONOMIKE (1)
Përvoja që sfidon mençurinë në rast recesioni ekonomik Shumë menaxherë reagojnë në mënyrë instinktive gjatë rënies ekonomike duke i reduktuar dukshëm shpenzimet në një kompani. Por një reagim aq i rrëmujshëm është një gabim shumë i madh, sepse një vendim i tillë dështon në raportin midis programeve afatshkurtra operacionale dhe programeve afatgjata strategjike. Me përjashtim të rastit kur rënia ekonomike kërcënon ekzistencën e kompanisë, menaxherët duhet të fokusohen në çështje rrënjësore në gjetjen e dobësive operacionale dhe joefektshmërinë, dhe jo në modifikimin e iniciativave strategjike ose duke i sakrifikuar ato, të cilat e çelikosin kompaninë për avantazhe konkurruese aftgjata.
tivitetin. Bëni krahasimin e tri mënyrave me të cilat ju si menaxher mund t'i drejtoheni një performuesi solid, kur rënia ekonomike është shumë e rëndë për momentin në të cilin ne gjendemi: "Ciao Sara, jemi në një vit jo shumë të mirë, ku kriza është duke dominuar dhe nëse të nevojitet ndonjë bonus duhet punuar më shumë sesa më parë. ë fal, e di se është vështirë, por ky thjesht është realiteti." "Ciao Sara, e di se je në presion të madh, sikurse të gjithë ne, me të vërtetë, dhe dua që ti t'i ndreqësh të gjitha. Nëse të nevojitet ndihmë më njofto të lutem."
do të merrni më shumë nga puna - e veçanërisht gjatë kohës kur ka stres. Nëse ju e pranoni faktin që Sara është nën stres dhe ia veni në dijeni që ju mendoni për të si person në tërësi, ju me siguri do të shpërbleheni me besueshmëri dhe mbështetje të jashtëzakonshme. Natyrisht, megjithëse ju po dërgoni porosinë që i vlerësoni idetë e saj dhe jeni të gatshëm t'i provoni ato ide, ju nuk po i tregoni Sarës që ajo mund të bëjë çfarëdo që dëshiron. Eksperimentet e saja duhet të jenë të ndërtuara ashtu që të bëjnë ndryshime të mëdha, të tilla si ndryshimi i orarit të punës që ajo mund ta provojë për një muaj ose diçka e tillë, dhe ato
"Ciao Sara, e di se je në presion të madh dhe të gjithë jemi nën presion me të vërtetë, dhe unë dua që ti të kujdesesh për të gjitha gjërat që janë me rëndësi për ty - jo vetëm në punë por në të gjitha sferat e jetës tënde, në mënyrë që ti t'i kapërcesh të gjitha krizat. Cilat gjëra të vogla do të mund t'i provoni këtu që do ta lehtësoni situatën, kështu që ju të kishit energji më të madhe për performimin më të mirë të biznesit tonë? Ne presim me padurim inputet tua më të mira!" Opcioni i parë i ndihmon Sarës që të ballafaqohet me realitetin e ashpër dhe i mbyll mënyrat e motivimit të saj për të performuar mirë. Për më tepër, ju nuk jeni ballafaquar se çfarë problemi tjetër e streson Sarën ose nuk jeni eksploruar se çfarë e motivon atë. Kjo do të thotë që risku i shpërthimit është i lartë. Opcioni i dytë tregon empatinë tuaj dhe dëshirën për ta mbështetur Sarën, por është aq pasive dhe e paqartë saqë ajo madje të mos jetë e bindur që ju jeni serioz që të suportoni me të vërtetë - dhe pak të motivuar për të bërë ndodnjë ndryshim në ndërmarrjen e ndonjë aksioni. Opcioni i tretë ka shanset më të mëdha që të japë rezultate që ju dëshironi, sepse hulumtimet e mia tregojnë se sa më shumë ju interesoheni për jetën e punëtorëve jashtë punës, ju
ndryshime duhet t'i sjellin beneficione biznesit tuaj si dhe jetës së Sarës pas punës. Eksperimentet e zgjuara janë të dizajnuara atë që unë e quaj katër rrugëzgjidhje për të fituar. Këto janë të dizajnuara për t'i sjellë beneficione punës, shtëpisë, komunitetit dhe vetvetes (mendjes trupit dhe shpirtit) të gjitha së bashku. Kur njerëzit ndërmarrin eksperimente të tilla ata ndryshojnë shumë qëndrimin dhe vëmendjen që deritani e kanë alokuar në mënyrë disproporcionale në punë dhe ia dedikojnë sferave të tjera për t'u balancuar. Rezultati është mahnitës. Satisfaksioni dhe përformimi në të gjitha sferat, duke përfshirë punën, rriten.
Martin Bojaj Me qëllim për t'u ndihmuar kompanive që të ruajnë dhe të forcojnë programet e tyre strategjike, unë kam përpunuar një kategori të re të shpenzimeve, shpenzimet strategjike, për të plotësuar shpenzimet tradicionale dhe të operimeve. Unë kam ardhur në një përfundim që përderisa shpenzimet strategjike nuk veçohen nga kategoritë e tjera, menaxherët do t'i shohin me një sy të lirë këto shpenzime. Të përballur me një vështirësi ekonomike afatshkurtër, menaxherët shpesh e veçojnë një fond prej iniciativave strategjike për të arritur qëllime të atypëratyshme financiare - një shkaktar bazik që shumë kompani në këtë rajon kanë aq shumë probleme për të ruajtur performimin e strategjisë. Dy kompani me të cilat unë kam punuar në këtë rast kanë ndarë shpenzimet strategjike në mënyrë efektive. Njëra kompani krijoi një proces të veçantë për planifikimin dhe buxhetimin e iniciativave të saj strategjike. Pas takimit vjetor i cili e azhurnon strategjinë e kompanisë, agjendën e strategjisë, si dhe balancimin e sukseseve, ekipi ekzekutues i identifikon iniciativat strategjike, të duhura për të arritur qëllimet e planifikuara. Dhe më pas e caktuan një anëtar që të sponsorojë secilin projekt si dhe fondet e iniciativave. Një firmë tjetër krijoi një fond investimi strategjik për projektet të cilat nuk u përfshirnë në operimet normale dhe kapitale të buxhetit. Flake stresin Një përgjigjje automatike në kohën e rënies ekonomike është të marrësh një produktivitet më të madh nga fuqia punëtore ekzisuetese duke i motivuar ata që të punojnë më shumë. Por kjo mund të dëmtojë më shumë sesa të ndihmojë, duke i mbushur punëtorët me fyerje dhe frustrime. Ka një rrugëzgjidhje më të mençur: jini i hapur me punëtorët për problemet e biznesit me të cilat ballafaqoheni dhe ftojini ata të jenë pjesë e zgjidhjes, duke i motivuar punëtorët që të plotësojnë nevojat e tyre kritike në jetën e tyre të përditshme. Bëje këtë në mënyrë të duhur dhe do të reduktoni shumë stresin. Do të zvogëloni humbjen e kohës, do të ngritni besueshmërinë, do të ndërtoni elasticitet dhe do të përmirësoni produk-
Shfrytëzo krizën për të përmirësuar aftësitë Madje edhe në kohët më të mira të rritjes ekonomike, organizatat shpesh paguajnë shërbime të ndryshme për t'u zhvilluar profesionalisht. Punëtorët e shkëlqyeshëm që janë në vijën e parë të frontit (të tillë në bankë janë punëtorët që punojnë në sportelet) mund të marren tituj më të mirë ose të bëhen menaxherë të ndonjë projekti pa e mësuar në fakt se si të organizojnë në kohë punën e një grupi, ose duke sigu-
ruar cilësinë e duhur dhe njëkohësisht duke qendruar brenda suazave të buxhetit. Madje edhe menaxherët me përvojë pune mund të jenë të preokupuar me raporte ditore, javore, mujore ose tremujore, që ata të mos kenë rastin të mësojnë ndonjë gjë të re - ose të përjashtojnë nga truri atë që nuk është më në përdorim me kohën. Kriza prezanton kohën e përsosur për të përmirësuar aftësitë të cilat njerëzve tuaj me të vërtetë ju nevojiten me qëllim për të ecur përpara. "Mos po tallesh?", mund të pyesësh. Kur kohët janë të vështira, zhvillimi profesional është një luks. Kjo shpeshëherë është koha kur ka mjaft hapësirë për të marrë frymë pas punëve të përditshme për t'u dhënë njerëzve tuaj rastin për të përmirësuar aftësitë e tyre profesionale. Puntorët e të gjitha shtresave mund të dërgohen në trajnime për të përmirësuar kompaktësinë e ekipit, bashkëpunimin si dhe aftësitë e tjera, të cilat shpërblehen kur ekonomia kthehet në rrjedha normale. Për shembull, në përgjigjje të krizës ekonomike të vitit 2000-2002, në Shtetet e Bashkuara të Amerikës Akademia e Aleancës së Biznesit filloi të trajnonte seminare vjetore për ndërtimin e keipeve në një kompani indiane e cila merrej me software. Duke punuar me dy prej 200 ekipeve të kompanisë në vit, akademia e lartpërmendur u fokusua në trajnimin e përpjekjeve të tilla si kompletimi i detyrave të përbashkëta qartësimi i vlerave të grupit, dhe përmirësimi i procesit të punës te vetë ekipit. Që në momentin kur akademia e lartpërmendur filloi programin, ekipet e trajnuara ishin mesatarisht 50% më produktive sesa ekipet e patrajnuara, në përputhshmëri me masat e përgjithshme të cilësisë, kohës dhe kostos. Këtë vit unë kam dëgjuar që kompania e mësipërme është duke i dërguar pesë ekipe në tajnim. Akademia e lartpërmendur ka dyfishuar rezultatet e tek një kompani gjigante ajrore si dhe tek një kompani evropiane në fushë të inxhinierisë. Në një studim të 36 kompanive, duke përshirë ato të prodhimit, të shërbimeve financiare si dhe të sektorit të transportit në pesë shtete, njerëzit të cilët kanë performuar mrekullueshëm dhe të cilët kanë apsur aftësi të cekta të bashkëpunimit në ekip janë shëndërruar në njerëz të cilët kanë sjellë më shumë ndryshime pozitive brenda firmave të tyre pasi që kanë ndjekur dy cikle. Ciklet kishin të bënin me trajnime për ndërtimin e ekipeve dhe secili cikël ka zgjatur vetëm 10 ditë. Mësoi - trajnoi solopërformuesit e fuqishëm, fokusohu në tablo të madhe dhe konsideroi zbatimet organizative të punës së tyre dhe ju do të merrni një shpërblim goxha të madh. Shumë aksionarë të kompanive shqetësohen për afate të shkurtëra dhe u nevojitet të shqetësohen dhe të orientohen në kontekste afatgjata. Kjo kategori përfshin njerëzit, aftësitë e të cilëve janë përmirësuar. Ata nevojitet të kenë një horizont të gjerë të observimit dhe të shohin se si zhvillimi i tyre profesiona përputhet me objektivat e organizatës me qëllim që të jetë mjaft i motivaur që të shpërblejë investimin e bërë gjatë krizës, dhe ata duhet të jenë me plot besim se kultura e organizatës do të tolerojë gabime të ndershme gjatë progresit dhe ngritjes së tyre në detyrë.
e enjte, 19 shkurt 2009 13
MJEK¸SI
Infeksionet akute rrugëve të frymarrjes Gripi është sëmundje akute, infektive e cila përhapet së shëpejti dhe mund të shfaqet në formë epdemie - e sëmundjes në një rajon ose shtet nga një burimi i infeksionit. Kjo sëmundje mund të përhapet edhe në tërë botën dhe atëherë këjo gjë quhet pandemia. Gripi shkaktohet nga virusët: tipi A,B.C.
Prim. Dr. Gani Karamanaga Infeksionet akute të rrugëve të frymmëarrjes janë shumë të shpeshta dhe me një përqindje të madhe të shkaktuar nga viruset. Është vlerësuar se këto sëmundje akute të njeriut përbëjnë gjysmën e të gjitha paraqitjeve të infeksioneve akute. Mesatarisht, te çdo njeri në botë një herë në vit lajmërohen këto sëmundje. Rreth 80% të këtyre infeksioneve janë të shkaktuara nga virusët ku më të shpeshtit janë: Adenovirusët, Korinovirusët, Enterovirusët, virusi i Gripit, Parainfiluencës, RS-virusët, dhe Corona virusët. Shkaktarë tjerë janë ata bakteriarë: Streptokoku, Beta-Kemolitik, Streptokoku i grupit A. Si dhe tipet e tjerë më të rrallë (Pneomokoku, Hemofilus infuence, Stafilokoku). Ifeksionet mikotike (më kërpudha) janë gjithashtu ndër shkaktarët më të rrallë dhe së bashku me ato bakteriake përbëjnë 20% në epidemiologjinë e infeksioneve të rrugëve të frymmëarrjes. Faktorët paradisponues: Në shfaqjen e këtyre sëmundjeve si faktorë paradisponues numrojmë: 1. anomalitë e hundëve dhe brendësisë së gojës, 2. kushtet e dobëta higjienike jetësore, 3. ndërrimet meteorologjike, 4. faktorët klimatikë (ndotja e ajrit etj), 5. pirja aktive dhe pasive e duhanit, 6. alergjia . Në seksionin e fundit të pediatërve të Shoqatës së Mjekëve në Malin e Zi u konstatua se këto sëmundje janë në vendin e parë sa i takon lajmërimit dhe shpeshtësisë së shfaqjes te popullata fëmijërore. Sëmundjet më të shpeshta rrugëve të epërme të frymëmarrjes Riniti: Të ftohuri me sekrecion nga hundët shfaqet edhe me dhembje dhe dobësi të përgjithshme, pa temperaturë të lartë. Riniti shkaktohet nga Rinoviruset, RVS, Corona virusi. Për shfaqjen e sëmundjes me rëndësi është infeksioni, kurse temperaturat e ulta të ajrit dhe të ftohtit kanë rolin ndihmës. Gripi Është sëmundje akute, infektive e cila përhapet së shëpejti dhe mund të shfaqet në formë epdemie - e sëmundjes në një rajon ose shtet nga një burimi i infeksionit. Kjo sëmundje mund të përhapet edhe në tërë botën dhe atëherë këjo gjë quhet pandemia. Gripi shkaktohet nga virusët: tipi A,B.C. Çdo tip ka edhe nëntipet e vet të mundshëm. Pamja klinike: lodhje trupore, temperatura e lartë, kollitje. Kjo është forma respiratore, kurse mund të zhvillohet edhe gripi i
14 e enjte, 19 shkurt 2009
organeve të tretjes-forma digjestive, si edhe ajo e sistemit nervor qëndror-forma nervore. Përhapet përmes ajrit, por mund të përhapet edhe përmes organeve digjestive më së shumti prej kushteve higjijenike të dobëta. Për parandalimin e gripit jepet edhe vaksina në mënyrë të organizuar nga Insituti për mbrojtjen shëndetësore dhe shtëpitë e shëndetit. Herpangina: Karakterizohet me paraqitjen e puçrrave dhe fëshikullave në brendësinë e gojës si edhe me defekte të mukozës. Këto ndryshime gjenden edhe në tonzila (bajamet). Shkaktari është virusi nga familja Coxackie dhe më tepër shfaqet tek
fëmijët. Terapia është e përgjithshme me atë për ngritjen e imunitetit, preferohet përdorimi i glikokortikoidëve. Laringo-traheiti akut me obstruksionsindroma e krupit: Lajmërohet vetëm tek fëmijët deri në moshën 5-vjeçare. Simptomet (shenjat) janë: kollitja e thatë, marrja e zërit, Temperatura e lartë, vështirësi në frymëmarrje (stridori inspirator). Më i shpeshtë është tek gjinia mashkullore... Paraqet gjendjen akute dhe dramatike dhe kërkon intervenim dhe mjekim të shpejtë: fëmiu do të shtrohet menjëherë në spital. Terapia: përdorimi i antibiotikëve, koriksteroidëve, aerosol dhe oksigjenoterapia, humidifikimi i ajrit. Në raste të rënda kur mbyllet kalimi i gurmazit (laringut) duhet të intervenohet edhe në mënyrë kirurgjikale (trakeotomia). Sëmundjet e rrugëve të poshtme të frymëmarrjes: Gjithashtu janë shumë të shpeshta posaçërisht në moshën fëmijërore. Bronkiti akut: (Infeksioni i rrugëve më të mëdha të frymmëmarrjes) si edhe një gjendje shumë më e vështirë Bronkiolitis akuta: (infeksioni i rrugëve të vogla të frymmëmarrjes) dhe ky i fundit shfaqet më tepër te të posalindurit dhe fëmijët në moshën deri një-vjeçare. Në afërsinë e fëmiut gjithmonë gjendet burimi i infeksionit. Pamja klinike: frymëmarrja e vështirësuar (disp-
noa) deri 50-60 herë në minutë (normalja 16-20 herë/min). Vërshëllim në gjoks. Gjendja mund të vështirësohet nga minuta në minutë. Këto raste kërkojnë ndihmën e shpejtë me terapi përkatëse: antibiotikët, kortikosteroidët me doza të mëdha, oksigjenoterapia, terapia me bronkodilatatorë (hapja e brendësisë të bronkieve dhe bronkioleve). Sëmundjet akute respiratore edhe në praktikën tonë të përgjithshëme janë në vendin e parë me numrin e të sëmurëve. Zakonisht fëmijët në mënyrë ambulantore shërohen në dispanzerin për fëmijë. Pediatri është në konsultime me pulmologun aty ku bëhet dyshim për ndonjë rast më të vështirë mundet të kërkohet edhe rentgen dijagnostikifikimi. Rastet e rënda të lartpërmendura shtrohen në spital (hospitalizohen). Infeksionet akute respiratore mjekohen në repartet përkatëse të mjekësisë së përgjithshme, mjekësisë së punës (për të punësuarit) si edhe në dispanzerin për sëmundjet e mushkërive, ku i sëmuri mund të vinë direkt ose me udhëzimin e mjekut tjetër për konsultim dhe mjekim. SARS (sever acute respiratory syndrome ). Është pneunomia atipike me zhvillim të shpejtë (Pneumonia misterioze) e shkaktuar nga virusit i cili i takon grupit Corona. Ky virus i ngjan edhe virusit i cili me 1918 shkaktoi përkrahjen e gripit në tërë botën me shumë raste vdekjeje – Pandemia e gripit 1918 – “gripi spanjoll”. Sëmundja filloi në Hong-Kong dhe në Kinën jugore. Sulmon organet e frymëmarrjes dhe zhvillohet me shpejtësi në mënyrë epidemike dhe me vdekshmëri të madhe. Si duket, mbas analizave të para virulenca (mundësia për paraqitjen e sëmundjes) dhe vdekshmëria e këtij virusit zvogëlohet duke kaluar nga njeriu në njeri. Inkubacioni (koha e shfaqjes së sëmundjes pas kontaktimit me të infektuarin) është 2-7 ditë. Pamja klinike: fillon në mënyrë të shpejtë me kollitje, temperaturë të lart dhe dobësi të përgjithshme trupore. Menjëherë, në mënyrë progresive zhvillohet frymëmarrja e vështirësuar (dispnea). Në radiografinë e mushkërive evidentohen ndryshimet radiologjike: pneumonia atipica progressiva. Rrugët e përhapjes së sëmundjes janë nëpër organet e frymëmarrjes me kollitje dhe kontaktin me të sëmuarin ose në fazën e inkubacionit (para sëmundjes). Deri tani numri i të sëmurëve është afruar në 2000 me vdekëshmëri deri 15%. Terapia: deri tani nuk ka terapi efikase e cila ndikon në virusin e SARS-it. Kjo sëmundje është shpallur si karentingjinoze, dhe i sëmuri dhe ai në kontakt me të izolohen dhe u nënshtrohen masave higjieno-epidemiologjike. Në Malin e Zi nuk ka pasur deri tani raste të kësaj sëmundjeje të rëndë dhe infektive. Instituti për Mbrojtjen Shëndetësore të Malit të Zi si edhe komplet shërbimi shëndetësor është organizuar për mbrojtjen e popullatës, si edhe për evidentimin dhe mjekimin e rasteve eventuale.
KULTUR¸ U PROMOVUA LIbRI I FERHAT DINOSHËS “NJË NËNË KANË EDHE bLETËT”
Libër me frymë bashkëpunimi dhe mirëkuptimi
Të premtën në Bibliotekën e Qytetit në Ulqin u promovua libri i Ferhat Dinoshës “Një nënë kanë edhe bletët”. Ky libër publicistik i cili flet për shqiptarët dhe pluralizmin në Mal të Zi, është botuar nga Akademia Diplomatike Shqiptare. Kryetari i Akademisë Diplomatike Shqiptare, ambasadori dr. Lisen Bashkurti, tha se kjo akademi ka pasur privilegjin që të botojë në kolanën e botimeve të saj “një prej librave më unikë në letërsinë politike shqiptare të kohëve moderne”. Duke lexuar parathënien e librit, që siç tha ai, “ia ka dedikuar mikut, shokut, kolegut dhe bashkëpunëtorit tim të shquar, z. Dinosha”, Bashkurti tha se “Ferhat Dinosha është një jetë përkushtimore për lirinë, për demokracinë, për prosperitetin e shqiptarëve në Malin e Zi, për faktorizimin e tyre në integrim-
Presidenti i Akademisë Diplomatike Shqiptare, dr. Lisen Bashkurti, tha se “Ferhat Dinosha është një jetë përkushtimore për lirinë, për demokracinë, për prosperitetin e shqiptarëve në Malin e Zi, për faktorizimin e tyre në integrimin në jetën shoqërore, politike dhe institucionale të këtij vendi dhe pjesë e historisë së rëndësishme të popullit shqiptar të Malit të Zi”
in në jetën shoqërore, politike dhe institucionale të këtij vendi”. Ai tha se Ferhat Dinosha tashmë është pjesë e historisë së rëndësishme të popullit shqiptar të Malit të Zi. Bashkurti tha se Dinosha ka qenë ndër liderët e guximshëm politikë shqiptarë që ka punuar me urtësi, vullnet, por edhe këmbëngulje që qytetarët shqiptarët të Malit të Zi të lënë pas diferencimet, diskriminimet, kompleksitetet dhe të jenë pjesë e rëndësishme e historisë moderne të Republikës së Malit të Zi, “Ferhat Dinosha është njëri ndër politikanët më të mënçur shqiptarë në të gjithë hapësirën ballkanike”, tha ai. Ndërsa duke folur për librin, Bashkurti tha se çdokush do të gjejë veten në të dhe se në këtë libër ka vetëm frymë
bashkëpunimi dhe mirëkuptimi. Autori i librit, Ferhat Dinosha, kryetar i UDSH-së dhe deputet në Parlamentin e Malit të Zi, tha se libri nuk kishte qenë në duart e lexuesve po të mos kishte qenë familja e tij e dytë, Unioni Demokratik i Shqiptarëve. “Nuk do të kishte qenë ky libër po të mos kishin qenë votuesit e tij besnikë, simpatizantët e tij besnikë, anëtarët secili dhe në çdo nivel, po të mos kishin qenë udhëheqësit e UDSH-së. Unë jam shumë i vetëdijshëm dhe shumë mirënjohës për këtë dhe besoj se këtë libër të gjithë do ta përjetojnë si fryt të punës së vet për arsye se Ferhat Dinosha nuk do të mund të fuste në këto faqe atë që gjendet aty pa patur bashkëpunimin dhe ndihmën e madhe, ndihmën e pazëvendësueshme të bashkëpunëtorëve të mi, duke filluar prej kryetarit të parë të UDSH-së, të ndjerit Bajram Rexha, e deri në ditët në të cilat jemi sot”, tha Dinosha. Ai falënderoi edhe kryetarin e Akademisë Diplomatike Shqiptare, dr. Lisen Bashkurti për ndihmën e dhënë në publikimin e këtij libri. Presidenti i Akademisë Diplomatike Shqiptare, dr. Lisen Bashkurti, i ndau me këtë rast Ferhat Dinoshës Mirënjohje në emër të Akademisë Diplomatike Shqiptare, në përvjetorin e 55-të të ditëlindjes së tij. Në mbrëmjen promovuese morën pjesë shumë personalitete në mesin e të cilëve ambasadori i Republikës së Shqipërisë, Tonin Beci, kryetarët e zyrave të Akademisë Diplomatike Shqiptare për Kosovë dhe Maqedoni, etj. Mbrëmja promovuese u organizua nga Akademia Diplomatike Shqiptare në bashkëpunim me Qendrën e Kulturës në Ulqin, ndërsa u moderua nga gazetari Agron Bala.
i.k.
KRYETARI I KOMUNËS SË ULQINIT, GËZIM HAJDINAGA, PRITI PËRFAQËSUESIT E ASOCIACIONIT TË TURIZMIT “KOTAS” NGA KOSOVA
Gatishmëri e përbashkët për bashkëpunim Ulqin - Kryetari i Komunës së Ulqinit, Gëzim Hajdinaga dhe bashkëpunëtorët e tij pritën të mërkurën delegacionin e Kosovës të tubuar rreth Asociacionit të Turizmit KOTAS. Kjo është hera e parë që një delegacion i këtij lloji viziton Ulqinin. Në kumtesën për opinion të zyrës së Kryetarit të Komunës
së Ulqinit thuhet se Hajdinaga i njoftoi mysafirët me aktivitetet që po zhvillohen gjatë këtyre ditëve për prezantimin e denjë të ofertës turistike të Ulqinit në bursat turistike. Në këtë aspekt, ai veçoi Panairin e Turizmit në Budvë në të cilin dhjetë subjekte nga Ulqini u prezantuan në mënyrë të organizuar, duke shtuar se në këtë mënyrë do të vazhdohet edhe në bursat e tjera të rajonit, ndërsa vëmendje e veçantë do t’i kushtohet prezantimit në Panairin e Prishtinës. Bashkëbiseduesit i shprehën falënderime kryetarit Hajdinaga, qytetit të Ulqinit dhe Malit të Zi për njohjen e Kosovës shtet të pavaruar dhe theksuan që ka ardhur koha e bashkëpunimit të ndërsjellë ndërmjet dy
vendeve të pavarura. Në takim u tha se fushat e bashkëpunimit janë të shumta dhe për këtë ekziston gatishmëri e përbashkët. Delegacioni nga Kosova zhvilloi takime edhe me kolegët e tyre në fushën e turizmit nga Ulqini. Pritet që këtë sezon turistik përfaqësuesit e tubuar rreth Asociacionit KOTAS të angazhohen për begatimin e ofertës turistike. Palët u dakorduan që takimet e tilla të vazhdojnë edhe gjatë muajve të ardhshëm.
(Kohapress)
e enjte, 19 shkurt 2009 15
RAJONI & BOTA KOSOVA FESTON NJËVJETORIN E PAVARËSISË
Hapa të kujdesshëm, por vitalë
"Para një viti u realizua projekti më i madh që kishin synim shumë breza, një projekt që sot simbolizohet edhe me emrat e dy heronjve të mëdhenj të Kosovës, dr. Ibrahim Rugova, lider shpirtëror dhe politik i pavarësisë dhe Adem Jasharin, hero i luftës çlirimtare për liri...", tha Presidenti i Kosovës, Fatmir Sejdiu.
mëdha në vitin e parë të Kosovës së pavarur. Udhëheqësit politikë bënë thirrje për qetësi dhe pajtim. Ata i bënë thirrje edhe Beogradit që të njohë pavarësinë e Kosovës dhe që të dyja vendet të fillojnë procesin e pajtimit historik. "Nga të gjithë fqinjët tanë, vetëm Republika e Serbisë nuk e ka njohur shtetin e Kosovës dhe nuk ka denjuar të ketë marrëdhënie me të. Ne, megjithatë vazhdojmë ta mbajmë dorën e zgjatur dhe e ftojmë Republikën e Serbisë që ta njohë realitetin e ri të Kosovës së pavarur dhe
i pavarur dhe sovran, Kosova bëri hapa të kujdesshëm, por vitalë, siç thanë ata, për ngritjen e institucioneve demokratike dhe dëshmimin e plotë se ajo ndihmon fuqishëm paqen dhe qëndrueshmërinë në rajon. "Para një viti u realizua projekti më i madh që kishin synim shumë breza, një projekt që sot simbolizohet edhe me emrat e dy heronjve të mëdhenj të Kosovës, dr. Ibrahim Rugova, lider shpirtëror dhe politik i pavarësisë dhe Adem Jasharin, hero i luftës çlirimtare për liri...", tha
ajo u njoh nga SHBA dhe kjo u pasua edhe nga vendet tjera më të fuqishme perëndimore. Gjatë vitit të parë vendi u njoh nga 54 vende të botës. Shpallja e pavarësisë nxiti zemërimin e Beogradit dhe serbëve të Kosovës. Viti i parë i Kosovës së pavarur është shënuar me protesta të herëpashershme të qytetarëve serbë. Pjesëtarë të këtij komuniteti kanë protestuar edhe të martën kundër pavarësisë. Integrimi i këtij komuniteti, shihet si sfida më e madhe për institucionet vendase e ndërkom-
Në një mbledhje solemne, për nder të njëvjetorit të shpalljes së pavarësisë, deputetët e Parlamentit të Republikës së Kosovës falënderuan të gjitha vendet që e kanë ndihmuar Kosovën në vitin e parë si shtet i pavarur. Miratimi i ligjeve që dalin nga propozimi i kryenegociatorit të Kombeve të Bashkuara, Martti Ahtisaari, hyrja në fuqi e Kushtetutës, nxjerrja e simboleve shtetërore, si dhe njohjet që ka gëzuar pavarësia e Kosovës nga 54 vende të botës, cilësohen si të arriturat më të
të dy vendet të fillojnë menjëherë procesin e pajtimit historik dhe epokën e bashkëpunimit e të marrëdhënieve të mira, në dobi të të dy vendeve dhe popujve, në dobi të paqes e stabilitetit rajonal si dhe të integrimeve evropiane të Ballkanit Perëndimor", tha kryetari i Parlamentit, Jakup Krasniqi në mbledhjen solemne të Parlamentit. Duke pranuar se vendi gjatë një viti kaloi nëpër një periudhë të ndjeshme politike, udhëheqësit në Prishtinë thanë se një vit pas shpalljes shtet
Presidenti i Kosovës, Fatmir Sejdiu. "Çdo qytetar ka hise në pavarësinë e Kosovës, secili le të ndihet krenar me të arriturat e përbashkëta. Sot, festohet në çdo familje, qytet, fshat e lagje kudo dhe në diasporë....", tha kryeministri Hashim Thaci Më 17 shkurt të vitit të kaluar, pas gati 9 vitesh nën administrimin e OKB-së, Parlamenti i Republikës së Kosovës shpalli pavarësinë dhe Kosova u bë shteti më i ri në botë. Njëzet e katër orë pas shpalljes së pavarësisë
bëtare në Kosovë, sikundër edhe zhvillimi ekonomik i vendit, reformimi i sistemit gjyqësor dhe shtimi i numrit të njohjeve për pavarësinë.
SHQIPTARËT NË MAL TË ZI PËRGËZOJNË UDHËHEQËSIT E REPUbLIKËS SË KOSOVËS ME RASTIN E NJËVJETORIT TË SHPALLJES SË PAVARËSISË
Kosova do të dijë të përballet me sfidat e reja Me rastin e njëvjetorit të shpalljes së pavarësisë së Kosovës, telegrame urimi drejtuesve të saj shtetërorë si dhe udhëheqësve të partive kryesore politike u kanë dërguar përfaqësuesit politikë të shqiptarëve në Mal të Zi. Kryetari i Këshillit Nacional të Shqiptarëve në Malin e Zi, Tahir Tahiri, u ka dërguar telegram urimi Presidentit të Republikës së Kosovës, dr. Fatmir Sejdiu, kryeministrit Hashim Thaçi dhe kryetarit të Parlamentit Jakup Krasniqi. “Në këtë përvjetor të rëndësishëm për popullin e Kosovës, mbarë kombi shqiptar, por edhe ne shqiptarët në Malin e Zi, jemi të gëzuar për sukseset e shtetit të ri të Kosovës si shtet i pavarur e sovran. Krahas sukseseve, i nderuar President, janë edhe shumë sfida të tjera të mëdha për forcimin e shtetësisë dhe sovranitetit të Kosovës në funksion të përmirësimit të jetës dhe sigurisë së popullit të Kosovës, ëndërr kjo e kahmotshme e bijave e bijve më të mirë të cilët dhanë edhe jetën dhe u sakrifikuan për Kosovën siç është sot. Ne shqiptarët në Malin e Zi jemi të bindur se Kosova me Ju në krye dhe me përkrahjen e popullit të Kosovës do të dijë të përballet me të gjitha sfidat e reja bazuar edhe në rrugën e trasuar nga Presidenti Rugova”, thuhet ndër të tjera në urimin dërguar Presidentit Fatmir Sejdiu. Kryetari i LD në MZ, Mehmet Bardhi, u ka dërguar telegram urimi udhëheqësve më të lartë të Republikës së Kosovës dhe kryetarëve të partive parlamentare: Fatmir Sejdiu, Hashim Thaçi, Jakup Krasniqi, Ramush Haradinaj, Nexhat Daci dhe Behxhet Pacolli. “Shqiptarët nga këto treva dhe nga trevat e tjera..., në Kosovë, që në fillim, gjetën përkrahje jetëdhënëse. Atëherë kur regjimet e ishJugosllavive po mundoheshin të na i mbyllin të gjitha shtigjet e zhvillimit, të gjitha shtigjet e dritës, të dijes, shkollimin në gjuhën amtare shqipe, në Kosovë u shkolluan gjenerata e gjenerata dhe morëm dije në shkolla të mesme e në fakultete, ku edhe sot e kësaj dite mbet destina-
16 e enjte, 19 shkurt 2009
cioni kryesor edhe i gjeneratave të tashme. Në Kosovë morëm dijet themelore jo vetëm të mësimit të mirëfilltë, por mbi të gjitha mësimet nga atdhetaria. Me këtë rast i falënderoj të gjithë ata që na përkrahën, të gjithë ata mësues e profesorë që na dhanë mësim, që na mundësuan të shkollohemi. Po edhe të tjerët, që na strehuan në shtëpitë e nxënësve dhe të studentëve. Faleminderit nga zemra. Faleminderit Kosovë!”, thuhet ndër të tjera në telegramin e urimit të kryetarit të LD në MZ me rastin e njëvjetorit të pavarësisë së Kosovës. Kryetari i Komunës së Ulqinit, Gëzim Hajdinaga, u ka dërguar telegrame urimi me këtë rast Presidentit të Republikës së Kosovës, Fatmir Sejdiu, dhe kryeministrit Hashim Thaçi. “Në këtë ditë kremteje jemi me Ju, me popullin e Kosovës i cili edhe në ditëlindjen e parë dëshmoi dhe përforcoi besimin ndërmjet miqve se meriton për të jetuar në një shtet të lirë, demokratik e të mëvetësuar. Z. Kryeministër, duke Ju uruar edhe një herë këtë përvjetor të gëzueshëm, dëshiroj që sa më parë Mali i Zi dhe Kosova të ecin drejt të ardhmes europiane dhe euroatlantike”, thuhet në telegramin e urimit të kryetarit të Komunës së Ulqinit, Gëzim Hajdinaga, dërguar kryeministrit të Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi. Kryetari i Kuvendit të Komunës Urbane të Tuzit, Nikollë Camaj, i ka dërguar telegram urimi kryetarit të Parlamentit të Kosovës, Jakup Krasniqi, me rastin e njëvjetorit të pavarësisë së Kosovës. “Shpresoj se udhëheqësia e Kosovës, nuk do t’i harrojë kurrë sakrificat e mëdha që u bënë për këtë fitore gjithëshqiptare, për të mos u kthyer më kohët e liga. Dhashtë Zoti që Republika e Kosovës, në të ardhmen sa më të shpejtë, si vend i lirë e demokratik, të gëzojë integrimin e plotë në të gjitha rrjedhat dhe institucionet ndërkombëtare, si një ogur i mirë për çështjen shqiptare”, thuhet ndër të tjera në këtë telegram urimi.
(Kohapress)
(Marrë nga Zëri i Amerikës)
FEJTONI ULQINI NË VITET E LIDHJES SHQIPTARE TË PRIZRENIT 1878-1881 (10)
Mobilizimi i përgjithshëm i shqiptarëve Dul Mehmeti dhe udhëheqësi i çetës, Jakup Bajraktari, anamalas, u vendosën në Megjureç dhe mbanin nën kontroll vijën kufitare prej Megjureçit deri tek Ura e Mërkotit. Në Goranë gjendej ushtria vullnetare e ardhur nga Shkodra, Malësia, Puka, Mirdita, gjithsej rreth 4000 ushtarë, ndërsa për dy ditë prisnin të vinin edhe nga Dibra. Në krye të vullnetarëve në Goranë ishin Jakup aga, udhëheqës i çetës dhe shkodrani Haxhi Mustafa. Nga Ana e Malit vinin të gjithë ata që ishin të aftë për pushkë, duke filluar prej moshës 15-70 vjeçare.
Mr. Riza Rexha Në këtë kohë, në Rrezigaqe u mblodh ushtria vullnetare e Anës së Malit në krye me Dul Mehmetin nga fshati Shas. Në një lajm të dërguar nga oficeri i rojës ushtarake malazeze tek Ura e Mërkotit më 16 qershor 1880, thuhej se bylykbashi (udhëheqës i çetës këmbësore) i Anës së Malit me Dul Mehmetin dhe me kajmekanin (prefekti i rrethit të Ulqinit) Mustafa begun, do të dilnin në vijën kufitare prej Detit Adriatik e deri në Megjureç për ta siguruar kufirin. Në këtë lajm kishte reaguar roja malazeze që vepronte në këtë rajon dhe ishte shtuar me 50 ushtarë të tjerë. Kështu, me një rast, kur e kishte vërejtur dhe e kishte thirrur që të ndalej, Dul Mehmeti, kryekomandant i të gjithë anamalasve, i ishte përgjigjur: “Unë shkoj në tokën time”. Dul Mehmeti dhe udhëheqësi i çetës, Jakup Bajraktari, anamalas, u vendosën në Megjureç dhe mbanin nën kontroll vijën kufitare prej Megjureçit deri tek Ura e Mërkotit. Në Goranë gjendej ushtria vullnetare e ardhur nga Shkodra, Malësia, Puka, Mirdita, gjithsej rreth 4000 ushtarë, ndërsa për dy ditë prisnin të vinin edhe nga Dibra. Në krye të vullnetarëve në Goranë ishin Jakup aga, udhëheqës i çetës dhe shkodrani Haxhi Mustafa. Nga Ana e Malit vinin të gjithë ata që ishin të aftë për pushkë, duke filluar prej moshës 15-70 vjeçare. Në informatat që iu dhanë ministrit të Punëve të
Brendshme të Malit të Zi, Masho Vërbicës, më 16 qershor 1880, theksohej se në Mozhur kishte rreth 1500 ulqinakë në krye me Haxhi Mehmet Becin dhe Mehmet Begun, të dy nga Ulqini, dhe se në Mozhur ishin vendosur edhe malësorët që banonin në anën e djathtë të Bunës. Ndërsa në lajmin që e dha oficeri i rojës malazeze tek Ura e Mërkotit, Pero Vukoviqi, më 16 qershor 1880, theksohej se forcat mbrojtëse të vendosura në Mozhur e kishin detyruar rojën malazeze të largohej nga ky vend dhe se ajo ishte vendosur pastaj te xhamia në Kunje. Të gjithë ushtarët vullnetarë kishin obligim ta ruanin kufirin dhe të mos lejonin ta cenonte ushtria e Malit të Zi. Vullnetarët vazhdonin të vinin pandërprerë. Në një lajm tjetër theksohej se nga Tuzi kishin ardhur 1000 vetë, ndërsa nga Mati dhe Dibra do të vinin rreth 5000 të tjerë. Në një lajm të një kapidani të një anijeje tregtare, e cila nga Ulqini arriti në Tivar, thuhej se në Ulqin kishin arritur rreth 4000 malësorë të armatosur dhe disa lundra plot me municion. Flitej se gjithsej ishin tubuar rreth 8000 luftëtarë dhe se vetëm në vijën kufitare prej detit Adriatik e deri në Megjureç supozohet se kishte rreth 5000 vullnetarë.
E VËRTETA PËR MAQEDONINË E VJETËR DHE TË RE (14)
Maqedonia e Re, emri më i përshtatshëm Edhe për grekët, edhe për shqiptarët, por edhe për sllavët, mendoj se do të ishte më i përshtatshëm e më i pranueshëm që emri i IRJ të Maqedonisë të jetë “Maqedonia e Re” dhe populli i saj (maqedon) të quhet populli “Novo-maqedon”. Mendojmë se kështu ruhet edhe identiteti i sllavëve të Maqedonisë së Re.
Prof. Dr. Fehim Reçani Pra, edhe grekët, edhe sllavët e IRJ të Maqedonisë e kanë ditur dhe e dinë fare mirë se çdo gjë në lidhje me Maqedoninë Antike dhe me popullin maqedon antik u takon, pikërisht, shqiptarëve dhe se pikërisht shqiptarët duhet të rrahin gjoks e ta mbrojnë këtë çështje, sepse kanë qenë e janë vëllezër të atij populli antik maqedon dhe se në trojet e Maqedonisë Antike kanë jetuar stërgjyshët e këtyre shqiptarëve, d.m.th. thrako-ilirët-pellazgët, madje parahelenë. Shqiptarët edhe sot e kësaj dite janë vendas autoktonë në këto troje të IRJ Maqedonisë, si trashëgues tradicionalë e të dokumentuar të thrako-ilirëve-pellasgjikë antikë. Unë mendoj se edhe kombi shqiptar, edhe kombi grek, edhe opinioni botëror nuk do të kishin gjë kundër nëse ky popull i rishformuar sllav të hiqte dorë nga fantazia e sëmurë me nuanca hegjemoniste se qenka, gjoja, pasardhës direkt i maqedonëve të vjetër, antikë dhe të pajtohej se kanë përvetësuar një emër të huaj. Në të vërtetë, janë komb i ri maqedon (novo maqedon) dhe Maqedonia, Maqedoni e Re, pa lidhje me Maqedoninë Antike. IRJ e Maqedonisë, më në fund, shtrihet, siç kemi thënë, në ish territorin e Dardanisë, Pajonisë, Pellagonisë, Lynkestisë e të Penestisë iliro-thrake dhe vetëm në një pjesë fare të vogël (Maqetia) të Maqedonisë Antike. “Dardania Antike, me kryeqytet Shkupin (Scupi), kurrën e kurrës nuk është quajtur Maqedoni”...”As në kohën e Nemanjiqëve nuk përmendet kurrfarë Maqedonie, por për-
menden Pollogu, Ovçe Pole,krahina Dardane antike, etj.”, thotë M. J. Andonoviqi. Përndryshe, gati krejt Maqedonia Antike sot është Greqi veriore. Prandaj sllavët e IRJ të Maqedonisë duhet të pajtohen me një emër “Maqedonia e Re” dhe identiteti i këtij populli sllav me emrin “novo-maqedon” dhe të mos çojnë incidentalisht pluhur e le të mos krijojnë probleme. Z. Nimiç gabon shumë kur thotë: “Maqedoni Veriore ose e Epërme, sepse jo pak shtete me kësisoj apelativesh kanë kërkuar e kërkojnë që kur do të bashkohen përsëri njëra pjesë me tjetrën. Më në fund, kjo IRJ e Maqedonisë nuk është pjesë veriore e Maqedonisë Antike. Edhe Greqisë, edhe IRJ të Maqedonisë u mbeten hapur kartat e lojës hegjemoniste ekspansioniste. Ne afër një milion shqiptarët e IRJ të Maqedonisë nuk mund të pranojmë një filozofi të tillë. Shqiptarët e IRJ të Maqedonisë nuk mund të pranojnë as emrin sllavo Maqedoni, sepse kjo Maqedoni nuk është vetëm e sllavëve, por edhe e shqiptarëve dhe e popujve të tjerë. Është pra, një IRJ e Maqedonisë multinacionale dhe multietnike. IRJ e Maqedonisë nuk mund të quhet as Maqedonia e Vardarit e aq më pak Maqedonia-Shkupi, sepse lumi Vardar nuk rrjedh vetëm nëpër IRJ të Maqedonisë, por edhe nëpër Greqinë Veriore. Më tutje, nuk mund të quhet as Maqedonia-Shkupi, sepse edhe Greqia nuk quhet Greqia Athina. Edhe për grekët, edhe për shqiptarët, por edhe për sllavët, mendoj se do të ishte më i përshtatshëm e më i pranueshëm që emri i IRJ të Maqedonisë të jetë “Maqedonia e Re” dhe populli i saj (maqedon) të quhet populli “Novo-maqedon”. Mendojmë se kështu ruhet edhe identiteti i sllavëve të Maqedonisë së Re. Më në fund, edhe vetë sllavët e IRJ të Maqedonisë, që në fillim të formimit të kësaj republike kishin dhe kanë gazetën kryesore të emërtuar “Nova Makedonija”, emër të cilin ata, sigurisht, nuk e kanë vendosur rastësisht. Besoj se kanë menduar edhe atëherë se republika do të mund të quhej Maqedonia e Re.
e enjte, 19 shkurt 2009 17
FJALEKRYQI
DASHI
DEMI
BINJAKËT
GAFORRJA
LUANI
VIRGJËRESHA
PESHORJA
AKREPI
SHIGJETARI
BRICJAPI
UJORI
PESHQIT DASHI: Keni nje engjull qe ju ruan ne krahe kete jave . Kjo mund te jete dikush qe flet cdo here mire per ju ose person I cili do te ju njoftoje me dike tjeter I cili do te mund te ju ndihmoje . Ndegjoni intuiten tuaj dhe verjani veshin enderrave tuaja. Cfare do qe te beni ne jeten tuaj publike do te kete efekt pozitiv.
LUANI: Jeni duke kerkuar me teper shtypje dhe dinamike ne maredhenien tuaj me partnerin, si para ose me teper sensualitet. Jeni te interesuar ne nje aritje unike te vecante , ne me nyre qe secili te jete I lire te beje cfardo qe ka de shire vet dhe ne te njejten kohe te jeni se bashku. Faktore me te rendesishem per ju jane : mendimi dhe ndarja e ideve.
SHIGJETARI: Udhetimi dhe komunikimi figurojne forte kete jave. Ndoshta do te jeni te pranishem ne aktivitete te lidhura me tehnike , sic eshte per shembull mesimi I menaxhmentit, kompjutoreve. Gjuha e fjaloreve te specializuar do te jete fokusimi juaj per kete jave . Te favorizuara gjithashtu jane edhe jeta sociale dhe ajo romantike.
DEMI: Ana e juaj artistike dhe kreative tani po vie ne pah dhe ju sjell ide te shkelqyera per pune . Ju jeni duke e zbukuruar perditshmerine e shume njerezve perreth jush. Ju keni nje intuite te forte per njerezit, per desajn dhe ritem.
VIRGJëRESHA: Udheheqe si I juaj, Merkuri, eshte duke shkelur ne shtepine tuaj te 7, shtepi kjo e “tjereve” deri me daten 3 Mars. Ndryshimet e personave qe I keni te rendesishem ne jete do te kene shume ndikim ne ju dhe ne reagimet e juaja. Ne periudhen vijuese, shumica e aktiviteteve tuaja do te kene te bejne me aferat e shokeve, shoqeve ose te dashures/it tuaj.
BRICJAPI: Jeni duke shkelur drejt nje niveli te ri te jetes, nivel ne te cilin shume here do te ndjeheni dhe cdo gje do te ju duket e cuditshme. eshte mire t’a perdorni mencurine tuaj dhe te ndjeni kete periudhe me 6 shqisat qe I posedoni. Kjo do te jete si nje hyrje ne nje keshtjelle te rrezikshme. Aty do te kete edhe perbindesha te cilet do te duhet ti largoni, mirepo do te kete edhe shpetimtare te cilet do te ju ndihmojne gjate rruges suaj.
BINJAKëT: C’fare thuani dhe mendoni ka nje domethe nie te madhe pe r rrethin tuaj jashte shte pise . Ndoshta keni ide te pazakonshme qe mund ti shokojne disa njere z, mire po ju nuk brengoseni. Edhe poqe se te tjere nuk dakordohen, ju nuk jeni ne disponim te heshtni. Kjo e shte nje jave e shke lqyer pe r nje udhe tim pak sa me te gjate. GAFORRE: Zemra juaj dhe truri jane duke u brengosur vetem per nje gje dhe ate per dicka qe ka te beje me edukimin, shkollimin tuaj, gjyqesine , udhe timin, ose per cfardo qe ju besoni se eshte e “drejte ” per ju." Lereni qe punet vete te qarkullojjne . Ne nderkohe , dita e juaj ne pune po permiresohet dhe ju dita dites po beheni person me I organizuar keshtu qe tani mund te beni shume per nje kohe me te shkurter. Ndoshta do te ju dhurojne ndonje dhurate te vogel.
18 e enjte, 19 shkurt 2009
PESHORJA: Kete jave do te keni permiresime ne lemine e dashurise dhe ne pergjithesi kreativitetit tuaj. Ju do te kenaqeni ne dezejnet, ngjyrat, dhe ritmin. Miqte tuaj se shpejti do tu ofrojne kurajo dhe aktivitete ne te cilat do te kenaqeni. Gjate fundit te javes do te keni nje eksperience te quditshme me femije ose me te dashuren/in. AKREPI: Kjo eshte nje periudhe shume e mire qe ti sqaroni mire punet me partnerin ose me femijet. Keni opcione te definuara, mirepo ju gjithashtu jeni duke hulumtuar per kompromise dhe solucione ku ju do te dilni fitues . Udhetimi dhe/ose mesimi do te jene te pranishme kete jave . Mendja juaj eshte e shpejte dhe e kthjellet.
UJORI: Kjo eshte nje jave e mire per te udhetuar, e posacerisht nese shkoni dikund ku ka edhe uje . Jeta shoqerore dhe romansa do te jene te pranishme me nje mase te madhe. Ju keni ardhur me nje faze ku duhet ta ndryshoni karieren ose punen tuaj. Juve ju nevojitet dicka e fresket qe te ju mbaje te fokusuar. PESHQIT: Merkuri eshte duke udhetuar shpejte ne shenjen tuaj mes 16 shkurtit e deri me 3 Mars. Gjate kesaj periudhe do te keni permiresime ne komunikim dhe ne udhetime te shkurtera qofshin ato me pune ose personale. Truri do te ju punoje shpejte ndersa sjelljen do ta keni pak sa me agresive. Jeni te zhytur ne idea edhe perderisa ecni duhet ti shkruani per te mos I haruar.
SPORT KLUbI I KARATESË “ULQINI” U KURORËZUA ME 103 MEDALJE NË TURNEUN E 3-të TË KARATESË “bAMbI CUP 2009”
“Ulqini” fiton Katanën, çmimin më të lartë të Turneut Akriv KK “Ulqini” fitoi çmimin më të madh të kësaj gare - Katanën, shpatën e samurajëve, si klubi më i suksesshëm i garës. Garuesit e KK “Ulqini” arritën të fitojnë plot 103 medalje: 41 medalje të arta, 26 të argjendta, 36 të bronzta dhe dy kupa. Sipas drejtuesve të KK “Ulqini”, ky rezultat përbën një sukses të madh, pasi që në këtë garë morën pjesë mbi 20 klube të karatesë me mbi 500 garues. Të dielën, më 15 shkurt 2009, në Podgoricë u mbajt Turneu i 3-të i Karatesë “Bambi Cup 2009”, në të cilin Klubi i Karatesë “Ulqini” fitoi çmimin më të madh të kësaj gare Katanën, shpatën e samurajëve, si klubi më i
suksesshëm i garës. Sipas drejtuesve të KK “Ulqini”, ky rezultat përbën një sukses të madh, pasi që në këtë garë morën pjesë mbi 20 klube të karatesë me mbi 500 garues. Garuesit e KK “Ulqini” arritën të fitojnë plot 103 medalje: 41 medalje të arta, 26 të argjendta, 36 të bronzta dhe dy kupa. Në këtë mënyrë KK “Ulqini” filloi me sukses sezonin e parë në garat vendore, pas Kampionatit Evropian. KK “Ulqini” mori pjesë në këtë garë me 80 garues të të gjitha gjeneratave, prej fatosave deri te seniorët, të cilët morën pjesë në disiplinat ekipore dhe individuale, duke përfshirë këtu 10 ekipe, pesë prej të cilëve zunë vendin e parë, dy vendin e dytë dhe dy vendin e tretin, ndërsa vetëm një ekip nuk arriti të shpërblehet me medalje.
“Edhe këtë sezon të garave e kemi filluar me suksese të shkëlqyeshme si çdo sezon tjetër. Jemi të bindur që edhe ky vit do të jetë vit i sukseseve të arta dhe do të tentojmë që të thyejmë rekordin e vitit të kaluar, gjatë të cilit fituam 71 kupa dhe 820 medalje: 244 të arta, 275 të argjendta dhe 301 të bronzta në garat shtetërore dhe ndërkombëtare, në disiplinat ekipore dhe individuale”, shprehen kryetrajneri i KK “Ulqini”, Ruzhdi Rama, dhe trajnerët Naim Duraku, Kujtim Sukaliqi dhe Mirsad Nasradini, që falënderojnë sponsorët që mundësuan pjesëmarrjen e tyre në këtë garë: “Rexha Company”, burektoren “Pelivan”, prindërit e garuesve, si dhe kryesinë e Klubit. Medaljet Shumë garues të KK “Ulqini” u shpërblyen me medalje të arta në këtë garë. Kështu me nga tri medalje të arta u kurorëzuan Blerta Tahiri, Viktor Curoviq, Antigona Rama, me nga dy medalje të arta u kurorëzuan Jehona Musliq, Xhemale Elezi, Gentiana Kuqi, Xhenis Rexhepi, Liridon Elezi dhe Seida Suma, ndërsa nga një medalje të artë fituan Dorian Veliq, Edisa Shaba, Ronald Jacoviq, Petar Barlloviq,
Pavle Pecoviq, Bledar Kabashi, Rexhep Shaba, Tofik Shurdha, Darko Dashiq, Albion Duraku, Lumdita Paleviq, Angjella Marnikoviq, Branko Gjakonoviq, Jovan Gjakonoviq, Radisa Dashiq, Petar Maroviq, Dardan Ceka, Blerim Sukaliq, Granit Rexha dhe Ramazan Gjeka. Përveç medaljeve të arta, këta garues u kurorëzuan edhe me medalje të tjera. Me nga disa medalje të argjendta dhe të bronzta u shpërblyen: Gentian Kaleziq, Mehmet Gjeka, Diellëza Rama, Aleksandar Jevriq, Ensar Marshiq, Nermin Suma, Adnan Kuqi, Arbenita Çobi, Durim Kaleziq, Bledar Seferi, Enis Rexha, Ardit Boleviq, Mark Daboviq, Ibrahim Zogaj, Edon Ceka, Shpëtim Gjeka, Katarina Marnikoviq, Xheneta Gjekoviq, Izabela Ivanoviq, Andrea Llukiq, Enis Shaba, Jeton Luka, Nderim Cuca, Admir Luka, Ardita Gjeka, Ilirjana Paleviq, Edin Kraja, Ilir Muja, Lulzim Suma, Edmond Aliq, Liridon Tula, Dragoljub Dashiq, Ermal Musliq, Muhamet Kraja dhe Sandro Pecoviq.
(Kohapress)
KLUbI I KARATESË “CHAMPION” FITOI 59 MEDALJE NË TURNEUN “bAMbI CUP”
Vendi i katërt në renditjen e përgjithshme
Në turneun i cili u organizua nga KK “Buduqnost” morën pjesë gjithsej rreth 500 garues nga 23 klube të karatesë nga Mali i Zi, ndërsa KK “Champion” u përfaqësua me 43 garues. Në renditjen e përgjithshme, KK “Champion” zuri vendin e katërt pas KK “Buduqnost” që fitoi vendin e parë, KK “Ulqini” që u rendit në vendin e dytë dhe KK “Bar” në vendin e tretë. Klubi i Karatesë “Champion” nga Ulqini fitoi 59 medalje, prej të cilave 10 të arta, 11 të argjendta dhe 38 të bronzta në Turneun “Bambi Cup”, i cili u mbajt të dielën në Podgoricë. Në këtë turne i cili u organizua nga KK “Buduqnost” morën pjesë gjithsej rreth 500 garues nga 23 klube të karatesë nga Mali i Zi, ndërsa KK “Champion” u përfaqësua me 43 garues. Në renditjen e përgjithshme, KK “Champion” zuri vendin e katërt pas KK “Buduqnost” që fitoi vendin e parë, KK “Ulqini” që u rendit në vendin e dytë dhe KK “Bar” në vendin e tretë. Për KK “Champion” kjo nuk është hera e parë që renditet në mesin e klubeve më të mirë të garës. Në kata individuale, me medalje të artë u kurorëzuan Goran Kilibarda, Elvir Deljanin, Genc Murati dhe Nexhad Çobiq, me medalje të argjendtë Aksa Hajdinaga, e cila me pjesëmarrjen e saj të parë në gara tregoi kualitetin dhe sigurinë e saj si garuese duke hyrë në rrethin e talentevë të rinj, Admir Sella, Ardit Murati, Ivana Rangjelloviq, Ardian Dasharami dhe Ena Kovaçeviq, kurse me medalje të bronzta Milica Bundallo, Fjolla Dervishi, Eliza Markiq, Jovana Gjurishiq, Martina Peciq, Tamara Gjurishiq, Ajlla Murati, Almedina Rexha, Sanije Murati, Edina Çaushi, Jeta Dervishi, Jehona Koleni, Alen Beqiroviq, Bogdan Popoviq, Lejla Sulejmanoviq, Elvir Deljanin, Elvir Lika, Elvis Lika, Ivan Popoviq, Adonis Markashi, Shaban Murati, Eldin Murati, Gent Jakupi, Damir Veisilloviq, Ermin Çoroviq dhe Edin Veisilloviq. Me medalje të artë në kata ekipore, në kategorinë grupmosha ’99 e më të rinj, u kurorëzua ekipi i përbërë nga Admir Sella,
Goran Kilibarda dhe Elvir Deljanin, me medalje të argjendtë, grupmosha ‘94/’93, ekipi i përbërë nga Edin Veisilloviq, Gent Jakupi dhe Ermin Çoroviq, ndërsa me medalje të bronztë (grupmosha 1999 e më të rinj), ekipi i femrave i përbërë nga Aksa Hajdinaga, Ajlla Murati dhe Eliza Markiq, ekipi i meshkujve, grupmosha ‘98/97, në përbërje Adonis Markashi, Genc Murati dhe Ardian Dasharami, si dhe ekipi i përbërë nga Gjovan Shkrela, Rizo Resyloviq dhe Nexhad Çobiq. Në disiplinën e luftrave individuale, medalje të arta morën Genc Murati (98/97), Ivana Rangjelloviq (98/97) dhe Nexhad Çobiq (për juniorë), medalje të argjendta Adonis Markashi (98/97) dhe Gjovan Shkrela, kurse medalje të bronzta Eldin Murati (‘96/’95), Sllobodan Batriqeviq (94/93) dhe Rizo
Resyloviq (për juniorë). Trajnerët e KK “Champion”, Lekë Markiqi dhe Nail Kurtoviqi shprehen të kënaqur me rezultatet e arritura në këtë garë dhe falënderojnë për mbështetjen financiare Komunën e Ulqinit, agjencinë “Rexha Company”, si dhe sponsorin e përgjithshëm “Prva Banka”. KK “Champion” është ftuar të marrë pjesë në Turneun “Tatami Cup” i cili do të mbahet më 8 mars në Budapest të Hungarisë, turne në të cilin ky klub edhe vitin e kaluar përfaqësoi qytetin e Ulqinit.
(Kohapress)
e enjte, 19 shkurt 2009 19
MARKETING