Koha 359

Page 1

Sejdiut Çmimi “Lider i shquar botëror”

Intervistë me Zenel Mekaj

A. Lulushi: Kultura e tretë

Podgoricë e enjte, 26 shkurt 2009 Viti VII Numër 359 Çmimi 0,50 ISSN 1800-5969

Lëvizja “atdheu na Bashkon”, në nju jork, e organizoi festimin e njëvjetorit të Pavarësisë së kosovës

Mirënjohje vjetore - për Universitetin e Prishtinës për kontribut në ruajtjen e identitetit të shqiptarëve në Mal të Zi


NGJARJET JAVORE universiteti shtetëror i arizonës ka nderuar të martën me Çmim Presidentin e rePuBLikës së kosovës, fatmir sejdiu

Sejdiut Çmimi “Lider i shquar botëror”

Presidenti i Kosovës, Fatmir Sejdiu, është nderuar gjatë vizitës së tij në Shtetet e Bashkuara me çmimin “Lider i shquar botëror”. Çmimi është ofruar për herë të parë nga Universiteti Shtetëror i Arizonës. “Distinguished Global Leadership” iu dorëzua Presidentit Sejdiu në Feniks, Arizona, në një ambient solemn me udhëheqës të universitetit, profesorë, studentë si dhe shqiptarë që jetojnë dhe punojnë në këtë vend. Në emër të universitetit çmimin e dorëzoi Anthony “Bud” Rock,

Themelues: Kuvendi i Republikës së Malit të Zi Gazetë javore për aktualitete, shkencë dhe kulturë Numri i parë doli më 21 shkurt 2002. Botues: SHAGBG ’’Pobjeda’’ Kryetari i Bordit të drejtorëve Radoica Luburiq Redaktor përgjegjës: Ali Salaj Gazeta redaktohet nga kolegjiumi: Fran Gjokaj, Ismet Kallaba (aktualitete, sport), Rrok Dushaj (mozaik, bota), Fahrudin Gjokaj (grafikë), Vijoleta Berishaj (sekretare teknike), Bisera Beqaj (marketing) Adresa: Bulevar revolucije 5 Podgoricë Telefonat: 081-247-799, 247-734 Fax: 247-674 E-mail: kohajavore@cg.yu www.kohajavore.cg.yu Dorëshkrimet dhe fotografitë nuk kthehen

2 e enjte, 26 shkurt 2009

zëvendës/presidenti i Universitetit Shtetëror të Arizonës. Ai theksoi se ndarja e këtij çmimi vlerëson punën e shquar të Presidentit Sejdiu si lider që ka ndihmuar në mirëkuptimin ndërkombëtar dhe ndërkulturor, nëpërmjet kontributeve të tij profesionale dhe që ka demonstruar lidership dhe të arritura të mëdha në nivel kombëtar e ndërkombëtar. Ndërsa gjatë fjalimit të tij të falënderimit, Presidenti Sejdiu theksoi se Kosova do t’ia dijë

gjithmonë për nder Shteteve të Bashkuara për ndihmën që kanë dhënë për çlirimin e Kosovës dhe për ndërtimin, zhvillimin dhe përkrahjen e vazhdueshme. Sejdiu zhvilloi një takim të veçantë me udhëheqësit e këtij institucioni, me të cilët bisedoi për vazhdimësinë dhe zgjerimin e bashkëpunimit me Universitetin e Prishtinës dhe institucionet kosovare. Sejdiu u njoftua se në ASU, përpos të tjerash, ka filluar së realizuari edhe programi për studimet e gjuhës shqipe. Ndërsa gjatë vizitës në “College of Liberal Arts and Sciences”, Presidenti Sejdiu mbajti një takim me profesorë të këtij fakulteti, ku krahas trajtimit të kontributit të ASU për edukimin në Kosovë dhe perspektivës së zgjerimit të bashkëpunimit, foli edhe lidhur me zhvillimet politike, ekonomike e sociale në Kosovë, duke iu përgjigjur kështu interesimit të stafit akademik të këtij universiteti. Sejdiu u takua edhe me një grup studentësh kosovarë, që aktualisht janë duke ndjekur programin e studimeve master në ASU. Gjatë qëndrimit në Arizona, Presidenti Sejdiu u nderua edhe me mirënjohje nga organizata “Shqipja e Arizonës” për kontributin e dhënë në zgjidhjen e çështjes së Kosovës, si dhe mbështetjen e vazhdueshme për komunitetin shqiptaroamerikan. Në takimin me shqiptarët në Arizona, Presidenti Sejdiu shkëmbeu mendime lidhur me punën dhe qëndrimin e tyre në këtë vend. Pas kësaj vizite Presidenti Sejdiu ka udhëtuar për në Uashington DC, ku gjatë javës do të ketë një varg takimesh me zyrtarë të lartë të shtetit, si Sekretaren e Shtetit, Hilari Klinton. Për në Uashington kanë udhëtuar edhe Kryeministri Hashim Thaçi dhe ministri i Jashtëm i Kosovës, Skënder Hyseni, të cilët do të jenë pjesë e takimit me zonjën Klinton. Më pas, Sejdiu do të qëndrojë edhe në Nju Jork, ku do të ketë takime me përfaqësues të vendeve të ndryshme në OKB.


NGJARJET JAVORE ministri fuad nimani dhe ndihmësministrja e forCa e re demokratike kritikon vendimin Për shëndetësisë, Punës dhe Përkujdesjes soCiaLe, komPensimin e rreguLLimit të tokës ndërtimore snezhana mijushkoviQ, vizituan dje nikshiQin të miratuar nga kuvendi i komunës së uLQinit

Diskutohet për Vendimi hap mundësi për bashkëpunimin keqpërdorim dhe korrupsion institucional në fushën e mbrojtjes sociale

Podgoricë – Ministri për Mbrojtjen e të Drejtave të Njeriut dhe Pakicave, Fuad Nimani, dhe ndihmësministrja e Shëndetësisë, Punës dhe Përkujdesjes Sociale, Snezhana Mijushkoviq, qëndruan dje në vizitë pune në komunën e Nikshiqit. Përfaqësuesit e Qeverisë u takuan me kryetarin e Komunës së Nikshiqit, Nebojsha Radojiçiq, me të cilin diskutuan mbi bashkëpunimin e institucioneve komunale dhe shtetërore në fushën e mbrojtjes sociale. Në këtë kuadër, vëmendje e veçantë iu kushtua bashkëpunimit në projektet që kanë të bëjnë me mbrojtjen e fëmijëve që kanë pengesa në zhvillim, që nënkupton edhe ndërtimin e një qendre ditore për vendosjen dhe trajtimin e tyre.

Në takim është diskutuar edhe për realizimin e Strategjisë për zgjidhjen e përhershme të pozitës së popullsisë RAE në Mal të Zi në periudhën 2008-2012.

(Kohapress)

Ulqin – Forca e Re Demokratike ka kritikuar Vendimin për kompensimin e rregullimit të tokës ndërtimore duke pretenduar se miratimi i tij është bërë në mënyrë të jashtëligjshme dhe se ai hap mundësi për keqërdorim dhe korrupsion. Forca ka renditur një sërë shkeljesh që janë bërë me rastin e miratimit të tij nga shumica qeverisëse në Kuvendin e Komunës së Ulqinit më 13 shkurt të këtij viti dhe vlerëson se ai përbën barrierë për zhvillim. “Vendimi nuk ka për qëllim rregullimin komunal, por vendosjen e vështirësive shtesë për qytetarët dhe ekonominë, me qëllim të shtimit të mjeteve buxhetore të cilat me siguri do të shpenzohen atje ku nuk janë paraparë, gjegjësisht për qëllime operative”, thuhet në deklaratën për shtyp të nënshkruar nga kryetari i Klubit të Këshilltarëve të Forcës në Kuvendin e Komunës së Ulqinit, Genci Nimanbegu. Në deklaratë thuhet se “duke qenë se për këtë procedurë, rreth kompensimit të mjeteve të investuara, parashikohet të vendosin nëpunësit dhe kryetari i Komunës, kjo hap mundësi të reja për keqpërdorim dhe korrupsion ndaj qytetarëve”. Forca vlerëson se Vendimi në fjalë, i miratuar nga Kuvendi i Komunës së Ulqinit, është në kundërshtim me Ligjin. “Ligji i ri parasheh shumë lehtësime, posaçër-

isht kur është fjala për pagesat e kompensimeve. Po ashtu, për marrjen e lejes së ndërtimit, më nuk është kusht parapagesa e komunaljeve, kurse me Vendimin e Komunës së Ulqinit parashihet edhe avans i kompensimit, madje edhe për disa vendbanime për të cilat akoma nuk është miratuar Programi i rregullimit, gjë e cila është krejtësisht në kundërshtim me ligjin”, thuhet në deklaratë. Sipas Forcës, “rritja e kompensimeve për pajisje komunale, në vend që të inkurajojë zhvillimin e biznesit të mesëm dhe të madh, me këtë vendim do të ndikojë në thellimin e trendit të recesionit i cili edhe kështu veç është prezent, si dhe në stagnimin dhe rënien e aktiviteteve ekonomike në territorin e Komunës së Ulqinit”. Forca e Re Demokratike ka paralajmëruar se do të inicojë kushtetutshmërinë dhe ligjshmërinë e këtij vendimi dhe njëkohësisht do të kërkojë nga Ministria për Zhvillim Ekonomik dhe Ministria e Turizmit dhe Mbrojtjes së Mjedisit Jetësor që të kyçen në këtë çështje, të ndihmojnë dhe të ndalojnë realizimin e këtij Vendimi i cili, sipas saj, do të shkatërrojë dhe do të ndalojë investuesit që eventualisht në të ardhmen të orientohen për të investuar në Ulqin.

(Kohapress)

krYetari i komunës së uLQinit, gëzim hajdinaga, u takua me PërfaQësuesit e Biznesit Që veProjnë në zonën e të mirave detare

Gatishmëri për bashkëpunim korrekt Ulqin - Kryetari i Komunës së Ulqinit, Gëzim Hajdinaga, priti të hënën përfaqësuesit e biznesit të cilët veprojnë në zonën e administruar nga Ndërmarrja Publike “Të Mirat Detare” dhe qiramarrësit e plazheve. Në deklaratën për shtyp të Zyrës së Kryetarit të Komunës së Ulqinit thuhet se edhe ky takim ishte në vazhdën e takimeve të zhvilluara më parë me qëllim të koordinimit të aktiviteteve për përgatitjen e sezonit të ardhshëm turistik. Përfaqësuesit e Ulqin Biznes Asociacionit e njoftuan kryetarin e Komunës së Ulqinit për inicimin e një takimi me përfaqësuesit e NP “Të Mirat Detare”, organeve komunale, elektrodistribucionit dhe Ndërmarrjes Komunale Publike, ku u shqyrtuan çështje të rëndësishme që i përkasin biznesit dhe qiramarrësve të plazheve. Në deklaratë theksohet se “kryetari Hajdinaga edhe këtë herë u shpreh i gatshëm për bashkëpunim korrekt dhe theksoi se personalisht do të angazhohet për këtë dhe takime të tjera me Ndërmarrjen për të mirat

detare”. “Mirëpo, ai nënvizoi se në momentin kur të gjithë jemi të përqendruar për t’u ballafaquar me krizën globale dhe po marrim një sërë

aktivitetesh, është e papranueshme që persona dhe qarqet e caktuara përpiqen që takimeve të këtij lloji t’u mveshin ngjyrime politike, për ç’gjë ne si struktura udhëheqëse nuk do të paj-

tohemi”, thuhet në deklaratën për shtyp. Kryetari i Komunës së Ulqinit u tha përfaqësuesve të biznesit të pranishëm në takim se ka autorizuar shërbimet përkatëse të komunës që të përgatisin materialet e duhura për kuvend dhe të shohin mundësinë e uljes së taksave për biznesin. Hajdinaga i njoftoi të pranishmit që në bursën turistike në Budapest dhe Beograd, oferta turistike e Ulqinit do të jetë e prezantuar denjësisht dhe se ai me kënaqësi e ka pranuar ftesën e bërë nga përfaqësuesit e agjencive turistike dhe hotelierëve që të jetë në krye të delegacionit. “Komuna edhe në këto dy aktivitete do të mbulojë pjesën më të madhe të shpenzimeve, ndërkohë që Hajdinaga dhe përfaqësuesit turistikë nga Ulqini do të kenë takime të shumta për ç’gjë është angazhuar edhe Ambasada e Malit të Zi në Budapest”, përfundon deklarata për shtyp.

(Kohapress)

e enjte, 26 shkurt 2009 3


OPINIONE & V¸SHTRIME Një fotoGRafI Që e BëRI eDIt DURhaM

Shqiptari si mbinjeri

Simbolika e kësaj përmendore është aq e fuqishme sa që i tejkalon të gjitha projektet e shtrenjta artistike. Njeriu i cili e ka vu veten mbi të gjitha. Njeriu si qenije dominante e Gjithësisë. Ekziston vetëm edhe një pamje e ngjashme. Te Salvador Dali ekziston një pikturë e cila e paraqet njeriun i cili depërton në zemrën e atomit. Për mua ajo është piktura më e bukur në historinë e artit. Ngjashëm me njeriun që e ka fotografuar Edit Durham. Njeriu si qenie dominante. Njeriu si qendër e Botës, e Atomit, e Gjithësisë.

Xhoana M. Perkaj Në librin "High Albania", të Edit Durham botuar në Londër me 1909, Edit Durham ekziston një fotografi e jashtëzakonshme. Kur e kam parë të parën herë nuk kam mundur të besoj se ështe reale. Fotografia është bërë në fshatin Vukël në Malësinë e Madhe dhe e paraqet një varrezë. Varreza si varrezë, çfarë mund të ketë aty? Por, kjo nuk është varrezë e rëndomtë, edhe pse busti i të ndjerit është i punuar nga materiali më modest që ekziston - druri. Çfarë përmban kjo varrezë? Pra, kështu. Te koka e varrit është vendosur kryqi (kjo nuk është poenta) Forma e kryqit është shfrytëzuar për ta paraqitur bustin e të vdekurit. Mbi konstruktin e kryqit dominon fytyra e të vdekurit me kapelë në kokë. Duart e formojnë trekëndshin bashkë me traversën horizontale. Kjo traversë është në formën e pushkës, mbi të cilën është gdhendur një kobure. Edit Durham e cila ka shënuar, me fjalë, fotografi ose vizatim, gjëra me vlerë të madhe nga kjo pjesë e Shqipërisë etnike (ishte periudha para Luftërave Ballkanike), e ka bërë këtë fotografi, me siguri, nga se edhe vetë ka qenë e habitur me pamjen e kësaj varreze. Ndjenja e parë kur shikohet kjo

fotografi, është ajo e habisë. Njeriu i cili e vën veten mbi simbolin fetar porosit se ai është më i rëndësishëm se çdo tabu. Qoftë ai edhe religjioz. Njeriu si qenije dominante, e cila nuk di për frikë, njeriu si qenije e përsosur, mbi botën. Nuk di a ka pasur kësisoj përmendoresh te popujt e tjerë. Nuk besoj. Popujt e famshëm për nga guximi dhe shpirti luftarak, siç ishin psh., keltët, kanë qenë njëkohësisht edhe të frikësuar nga zotrat e tyre dhe ritualet e druidëve, priftërinjve të tyre paganë. Ndoshta diçka e ngjashme me përmendoren e Vuklit gjendet në mitologjinë gjermanike, ku kryezoti Odin është, njëkohësisht, i vdekshëm. Ky është rasti i vetëm në mitologjitë botërore që zoti të jetë i vdekshëm. Pra, Odini i kalon të gjitha sprovat sikur edhe çdo ushtar tjetër. Sprova më e vështirë është që t'i kalojë nëntë muaj i varur në Lisin e madh Jagdrasill (Yggdrasil) që e simbolizon drurin e jetës. Duke i përballuar mundimet që i kalonte çdo ushtar i rëndomtë gjermanik, përfshirë edhe plagosjen me shtizë, Odini e fillon ta zotërojë mençurinë magjike. Simbolika e kësaj përmendore është aq e fuqishme sa që i tejkalon të gjitha projektet e shtrenjta artistike. Njeriu i cili e ka vu veten mbi të gjitha. Njeriu si qenije dominante e Gjithësisë. Ekziston vetëm edhe një pamje e ngjashme. Te Salvador Dali ekziston një pikturë e cila e paraqet njeriun i cili depërton në zemrën e atomit. Për mua ajo është piktura më e bukur në his-

Popujt e famshëm për nga guximi dhe shpirti luftarak, siç ishin psh., keltët, kanë qenë njëkohësisht edhe të frikësuar nga zotrat e tyre dhe ritualet e druidëve, priftërinjve të tyre paganë. Ndoshta diçka e ngjashme me përmendoren e Vuklit gjendet në mitologjinë gjermanike, ku kryezoti Odin është, njëkohësisht, i vdekshëm. Ky është rasti i vetëm në mitologjitë botërore që zoti të jetë i vdekshëm. Pra, Odini i kalon të gjitha sprovat sikur edhe çdo ushtar tjetër. Sprova më e vështirë është që t'i kalojë nëntë muaj i varur në Lisin e madh - Jagdrasill (Yggdrasil) që e simbolizon drurin e jetës. Duke i përballuar mundimet që i kalonte çdo ushtar i rëndomtë gjermanik, përfshirë edhe plagosjen me shtizë, Odini e fillon ta zotërojë mençurinë magjike.

torinë e artit. Ngjashëm me njeriun që e ka fotografuar Edit Durham. Njeriu si qenie dominante. Njeriu si qendër e Botës, e Atomit, e Gjithësisë. E di se nuk është trendy të kesh bindje niçeane. Është trendy të jesh bonist, edhe pse bonizmi është bërë arsye e vetvetës. Është bërë moderne që të jesh bonist. unë, përkundrazi, besoj se Niçe ka pasur

të drejtë duke folur për njeriun dominant. Për Uebermenschin. në këtë rast, ky Uebermensch e ka fytyrën e njeriut që e fotografoi Edit Durhami. xhoanaperkaj@hotmail.com

Pikºpamjet e shprehura nº faqet opinione & vºshtrime nuk pºrfaqºsojnº domosdoshmºrisht politikºn redaksionale tº

4 e enjte, 12 shkurt 2009

Kohºs j


V¸SHTRIME & OPINIONE Shpallja e KoSovëS Shtet

Datë e skalitur në historinë kombëtare

Data e 17 shkurtit është një datë historike dhe kjo duhet shënuar si një përvjetor i qëndresës dhe heroizmit të popullit të saj, si diçka që përjetohet njëherë në jetën e atyre që kontribuan, që

lindjes së shtetit më të ri në botë, ate të Kosovës martire, të njohur tashmë nga shumë vende të botës, gjë që vazhdon të njihet edhe nga atë që deri dje e shikonin këtë hap si diçka të pamundur në analet e politikës ndërkombëtare. Kjo datë i dha mëvetësinë Kosovës duke u shkëputur njëherë e përgjithmonë nga prangat shekullore serbe. Pikërsht për këtë duhet të ndihemi krenarë ndaj atyre burrave të kombit tonë që dhanë jetën për çështjen kombëtare për të bërë Kosovën shtet më vete. Gjithë këtyre ndryshimeve u parapriu para luftës, gjatë saj, po edhe pas saj vetëdija kombëtare për një veprim politik të organizuar, gjë që vullneti i popullit shqiptar të Kosovës të vie

mendimet e brezave të rinj, t'u japim atyre shansin që nesër të jenë e ardhmja e kombit tonë. Kështu është koha që t'i bëjmë tonat sekondat, minutat, ditët dhe javët, të shijojmë kënaqësinë e asaj që është arritur, pa harruar asnjëherë kontributin e atyre që derdhën gjakun për lirinë e Kosovës.Tani në përvjetorin e parë të lindjes së Kosovës shtet, me punë e përkushtim mund të lulëzojë shoqëria, pavarësisht mplakjes së atyre që ndihmuan këtë eviniment të rëndësishëm të kombit tonë dhe kjo i bën më krenare gjeneratat e reja të bindur se do të gëzojnë atçe për të cilën luftuan martirët e Kosovës. Një dritare u hap për të parë në botën e së vërtetës ngjarjet që

dhanë jetën për këtë tokë të shenjtë si e drejtë e tyre për të pasur shtetin e vet e demokratik. Sa herë vjen ky përvjetor para syve na del një përkujtim i paparë ndonjëherë, një gëzim, një lidhje datash për ata që e përjetuan drejtpërdrejt shpalljen e Pavarësisë së Kosovës shtet të lirë. Ky përvjetor duhet të hyjë në historinë e popullit shqiptar, por gjithmonë në përkujtim të bijëve e bijve më të mirë të popullit tonë të cilët me gjakun e tyre DHe duke gotitur armikun vunë themelet e lirisë dhe krijimit të Kosovës shtet, duke krijuar kështu rastin më të mirë që aspiratat e tyre të bëhen realitet Datat nuk janë data të thjeshta, ato janë shënime të përvjetorëve, të qëndresës të popullit tonë në bazë të heroizmave dhe veprimeve të pjekura politike, gjë që e bëjnë të përjetshme lavdinë tonë kombëtare. Këtë lavdi e ngritën personalitete të ndritura të kombit tonë, si Presidenti i përjetshëm Ibrahim Rugova, Fehmi Agani, ata të trimërisë dhe luftës së parreshtur deri në rënie në altarin e lirisë, Adem Jashari, Fehmi dhe Xhevë Lladrovci, Zahir Pajaziti dhe shumë e shumë të tjerë të rënë në luftë si dhe ata bashkëluftëtarë të tyre që sot janë gjallë në mesin e bashkëkombasve tonë. Për këtë të arritur të kombit tonë gjërat duhet shtruar me maturi për të zënë vendin e duhur në zemrat e popullit të Kosovës i cili ka hyrë tashmë në histori duke i shërbyer çështjes së atdheut në mënyrë dinjitoze e pa paragjykime. Kjo datë shënon datën e

në shprehje e të kuptohet drejt edhe nga faktori ndërkombëtar demokratik. Shumë breza vuajtën, dhanë jetën për lirinë e vendit në mënyrë që një ditë kjo edhe të bëhet realitet nga ku liria e plotë e shqiptarëve të Kosovës trokiti në portën e madhe të atdheut tonë. Kjo festë tani pas shpallje së Pavarësisë e në vigjilie të njëvjetorit të saj na bënë të jemi krenarë dhe për faktin se kemi shumë mall për të. Uniteti i shqiptarëve të Kosovës e arriti qëllimin e vet për të lartësuar martirët, për të lartësuar kombin, ndaj ky unitet u bë i pranueshëm edhe për shtresat shoqërore duke qenë i bindur se tani jeton me fryte të ëmbla e që janë vepra të popullit të Kosovës. Thënë me një fjalor politik kjo ka bërë që dukuritë e shfaqura brënda korpusit politik të kenë pak a shumë mirëkuptim të shfaqur brëna dy krahëve, ku në fillim ishte i dukshëm uniteti për shumë çështje, tani sikur ky raport ka filluar të lëkundet gjë që në këto momente nuk do të ishte mirë, si për politikën e shqiptarëve të Kosovës ashtu edhe për vet popullin shqiptar. Është gabim nëse presim që ngjarjet historike të përsëriten identikisht, atyre u ka ikur koha sepse nga historia merret shembull e jo mësim. Këtë ngjarje e përjetuam njëherë me kënaqësinë më të madhe nga ku ndajmë shijen dhe gëzimin me dëshirë që të përetojmë të ardhmen, të kemi perspektivë pa turbulluar

kanë ndodhur drejtpërdrejt ose me anë të një seri simbolesh sic është rasti me Kosovën. Në këtë masë është hapur një dritë, një dritë si shenjë orientuese për të treguar udhën e pakthyeshme të atyre që u flijuan në altarin e lirisë, me sakrificat e tyre bënë që shqiptarët e Kosovës të gëzojnë e të festojnë ëndrrën shekullore për të mos pranuar asnjë kusht tjetër çfarëdo veç virtytit, vlerës dhe dobisë kombëtare. Sa e sa vetë e kanë provuar ndodhjen nën prangat e armikut, tani janë kah fluturojnë në qiejtë e lirisë, të ndëgjegjeve të veta pa e ndjerë qoftë edhe për një çcast atë robëri. Shpallja e pavarësisë së Kosovës shënon një ngjarje të paharrueshme për mbarë shoqërinë shqiptare, ngjarje që sa vie e shtohet nga burimet e tija të pastërta edhe për botën demokratike. Të mundohemi që në këtë datë të shënuar historike të jemi të lidhur për t'u përulur me nderim përpara martirëve të Kosovës, të ringjallim bashkimin tonë kombëtar më se të domosdoshëm. Zoti deshi që Republika e Kosovës që nga koha e themelimit të jetë simbol i të drejtave të qytetarëve të saj dhe lirisë e besimit që shënoi një kthesë të rëndësishme për të shkaktuar ndryshime të mëdha në rang evropian dhe botëror duke përzgjehur disa emblema të veçanta që buruan nga nevoja e popullit të saj dhe shpresat e tyre për Liri e Barazi. Kjo shoqëri sot ka nevojë të ndriçohet nga dritat e mësimeve të atyre që dhanë kontributin për Kosovën shtet të lirë e demokratik. Ndaj Kosovë do të jesh e lumtur dhe e gëzuar sepse me gjithë prezencën e trysnive ndaj bijëve të tu martirë, ata asnjëherë nuk e humbën shpresën për ngadhnjim. Ditëlindja jote Kosovë është një ditë që reflekton ndër ne dashurinë për Ty, për mbarë njerëzimin, të kujtojmë Ty me dashuri dhe mundohemi të ringjallim historinë tënde në zemrat tona. Mundohemi të ringjallim në praktikë njohjen tënde nga mbarë bota demokratike, me një shoqëri të organizuar ashtu sikur të gjithë të tjerët, për t'u përulur me nderim përpara altarit të dashurisë për atdhe.

Me pavarësimin e Kosovës, më 17 shkurt 2008, në botën demokratike ndodhi një rreshtim tjetër, rreshtim që ndikoi sadopak në mbarëvajtje të instituconeve të saj.

Shaban Peraj

Uniteti i shqiptarëve të Kosovës e arriti qëllimin e vet për të lartësuar martirët, për të lartësuar kombin, ndaj ky unitet u bë i pranueshëm edhe për shtresat shoqërore duke qenë i bindur se tani jeton me fryte të ëmbla e që janë vepra të popullit të Kosovës. Thënë me një fjalor politik kjo ka bërë që dukuritë e shfaqura brënda korpusit politik të kenë pak a shumë mirëkuptim të shfaqur brëna dy krahëve, ku në fillim ishte i dukshëm uniteti për shumë çështje, tani sikur ky raport ka filluar të lëkundet gjë që në këto momente nuk do të ishte mirë, si për politikën e shqiptarëve të Kosovës ashtu edhe për vet popullin shqiptar.

javore

Pikºpamjet e shprehura nº faqet opinione & vºshtrime nuk pºrfaqºsojnº domosdoshmºrisht politikºn redaksionale tº

Kohºs javore

e enjte, 12 shkurt 2009 5


OPINIONE & V¸SHTRIME QaSje

A kemi bërë sa duhet për Dedë Gjo' Lulin ? nMbjajtja e një simpoziumi shke cor dhe rindërtimi i Kullës së Dedë i të Gjo' Lulit mendoj se, pajtohem i i gjithë, është vetëm fillim bëobligimit njerëzor, qytetar, kom tar dhe historik që kemi ndaj këtij cili prijësi legjendar të Malësisë, i për me pushkë në dorë luftoi nga mbrojtjen e trojeve shqiptare dhe ushtria turke dhe malazeze q. ngriti flamurin shqiptar në Deçi

Gjekë Gjonaj Malësia e Madhe në të gjithë kapërcejt e moteve ka lindur bij e bija të cilët e ndriçuan dhe e orientuan rrugën e kombit shqiptar, në mesin e të cilëve shndërit si meteor edhe Dedë Gjo' Luli i Hotit. Nuk besoj se do të ketë historian apo publicist shqiptar të mirëfilltë që të mos flasin apo shkruajnë me respekt për veprimtarinë patriotike dhe trimërinë e pashoqe të kësaj figure të madhe dhe shokëve të tij për mbrojtjen e tërësisë tokësore etnike shqiptare. Merita më e madhe e këtij burri kreshnik, i cili me pushkë në dorë luftoi për mbrojtjen e trojeve shqiptare nga ushtria turke dhe malazeze, pa dyshim është ngritja për të parën herë në historinë e popullit shqiptar, pas historisë së lavdishme shqiptare gjatë jetës së fatosit të madh shqiptar Gjergj Kastriotit_ Skënderbeut", e flamurit shqiptar në majë të Bratilës së Deçiqit, më 6 prill 1911. Këtë akt historik të luftëtarëve malësorë të lirisë dhe pavarësisë, me në krye Dedë Gjo' Lulin, ndër të tjerë, e ka përjetësuar në vargje edhe homeri shqiptar, simboli I nacionalizmit modern me përmasa ndërkom-

bëtare, poeti Atë Gjergj Fishta. Dedë Gjo' Luli si shumë atdhetarë të tjerë ,për fatin tonë të keq, gjatë kohës së regjimit komunist është vënë në sirtarët e pluhurosur të harresës, ose më keq të " injorimit". Dhe, jo vetëm kaq. Emri i tij në Malësi për shumë vite nuk është përmendur lirshëm dhe pa frikë nga pushteti i kaluar. Megjithatë kjo " harresë" nuk e zbehu aspak figurën e tij. Përkundrazi, ky njeri që i bëri nder kombit dhe mëmëdheut të tij mbeti i pavdekshëm në kujtesën e popullit dhe në historiografinë shqiptare. Megjithatë logjikshëm shtrohet pyetja: "A kemi bërë sa duhet për Dedë Gjo Lulin?" Vetë Jezusi ka thënë se " asnjë Profet nuk

nderohet në vendin e vet". E nuk kishte si të ndodhte ndryshe kur në vendin e " Profetit" Dedë Gjo' Luli sundonin komunistët. Por edhe ata kanë një fund. Me rastin e 90-vjetorit të vrasjes së këtij heroi këmbëtar dhe pas 16 vjetësh të ardhjes së demokracisë pluraliste në Malin e Zi Shoqata " Illyricumi" me sponsorim të Fondacionit " Dedë Gjo'Luli" nga Nju-Jorku, organizoi Konferencën shkencore përkujtimore në Tuz, më 24 shtator 2005. Një vit më vonë u botuan materialet e Konferencës shkencore përkujtimore dhe u përurua Shtëpia Muze e kësaj figure të nderuar kombëtare, e cila u ndërtua në themelet e shtëpisë së dikurshme të tij pas shtatë djegiesh në Bardhaj të Hotit, në

vendlindjen e tij, të cilën e financuan hotjanët në Amerikë. Mbjajtja e një simpoziumi shkencor dhe rindërtimi i Kullës së Dedë Gjo' Lulit mendoj se, pajtohemi të gjithë, është vetëm fillimi i obligimit njerëzor, qytetar, kombëtar dhe historik që kemi ndaj këtij prijësi legjendar të Malësisë. Për të qenë korrekt dhe i sinqert deri në fund dëshiroj të përmend dy niciativat tashmë të bëra publike në opinion në nderim të kësaj figure kombëtare dhe për popullsinë shqiptare në Malësi: ngritja në qendër të Tuzit e shtatores së Dedë Gjo Lulit dhe shkolla tetëvjeçare në Skorraq të Hotit të mbajë emrin e Dedë Gjo' Lulit. Sikur këto dy propozime të qëlluara të jetësoheshin do të dëshmonim se edhe përfundimisht duam dhe dimë të vlerësojmë personalitet tona kommbëtare e historike si gjithë bota e civilizuar. Dhe për fund m'u kujtuan fjalët e Dedës : " Kush më ndalon mue me derdhë gjakun për tokën tëme?" Po , ne kush na ndalon të bëjmë më shumë për Dedë Gjo' Lulin?. gjonaj.ul@gmail.com

Pikºpamjet e shprehura nº faqet opinione & vºshtrime nuk pºrfaqºsojnº domosdoshmºrisht politikºn redaksionale tº

6 e enjte, 12 shkurt 2009

Kohºs j


OPINIONE & V¸SHTRIME ISh të BURGoSURIt Dhe të pëRNDjeKURIt polItIKë të ShQIptaRëve Në Mal të ZI

Hapet perspektiva reale për realizimin e të drejtave të tyre

Mali i Zi nuk ka qenë në gjendje që të ndërmarrë asnjë veprim të sigurt për realizimin e të drejtave të ish-të burgosurve dhe të përndjekurve politikë sipas konventave dhe traktateve ndërkombëtare. Deri para do kohe, Shoqata e ish-të Burgosurve dhe të Përndjekurve Politikë nuk ka qenë e regjistruar në nivel të Malit të Zi dhe nuk kanë ekzistuar ligje që precizonin sigurimin e dëmshpërblimeve, sigurimin e banesave, shkollimin e fëmijëve të tyre, rihabilitimin e tyre në jetën institucionale etj.

Bahri Brisku Kjo ndodhi për të vetmen arsye se dikujt nuk i pëlqente për ta bërë regjistrimin e kësaj shoqate në nivelin shtetëror të Malit të Zi, edhe përkundër faktit që lutjet për regjistrimin e saj shoqëroheshin me të gjitha dokumentet e nevojshme për këtë veprimtari, zvarritja zgjati bukur shumë, por së fundi u bë edhe ky regjistrim, me të cilin na mundësohet që në mënyrë institucionale t'ia nisim punës për realizimin e të gjitha të drejtave të këtyre personave të shumëvuajtur, qoftë nëpër kazamatet e qelive, qoftë në situata të përndjekjes, të largimit nga puna, nga jeta normale shoqërore, duke qenë të injoruar në çdo aspekt të jetës normale. Kjo është një kategori personash të cilët në këtë rajon numërojnë mbi 100 sish, pa llogaritur ata anëtarë që kanë vuajtur në burgjet e Informbyrosë, që kanë qenë vendosur në ishullin Goli Otok, të cilët gjithashtu deri më sot nuk janë rihabilituar. Një pjesë e madhe e personave të tillë ende nuk kanë arritur që t'i kompletojnë dokumentet e duhura për vuajtjet e tyre, se kanë pas humbur besimin se do të mund të paguhen ndonjëherë vuajtjet e tyre antinjerëzore. Personat e tillë nuk e kanë shumë të vështirë që të kompletojnë dëshmitë e tilla, të cilat nëse nuk ua sigurojnë gjykatat, të cilat i kanë dënuar ish-të burgosurit shqiptarë, këta duhet t'i drejtohen Arkivit Historik në Cetinë, i cili ka në dispozicion të gjitha të dhënat e nevojshme për secilin individ, që ka qenë i burgosur. Dokumentet e tilla janë të domosdoshme për marrjen e dëmshpërblimeve që ju takojnë të gjithë të burgosurve dhe të përndjekurve politikë të shqiptarëve në Mal të Zi. Kjo shoqatë tani ka grumbulluar mjaft dokumente të anëtarëve të vet, por ka edhe anëtarë të tillë të cilët nuk kanë qenë të informuar sa duhet për këtë institucion të tyre që ekziston në Ulqin, në rrugën Ymer Prizreni nr. 20. Këtu ata mund t'i sjellin dokumentet e tilla nëse dëshirojnë që të përfshihen e kërkesave të dëmshpërblimeve, të cilat ka gjasa reale se do të realizohen, ashtu siç janë ndarë në të gjitha vendet e këtij rajoni. Vendimet duhet të jenë reale dhe të noterizuara. Kështu duhet të veprojnë edhe ish-të përndjekurit, sidomos të tillët që kanë qenë të larguar nga puna, prej të cilëve një pjesë gjenden në Katërkollë dhe në Malësi të Madhe. Një pjesë e madhe e personave të tillë kanë qenë të shtrënguar që të emigrojnë jashtë vendit. Për të tillët është më se e nevojshme që të interesohen pjesëtarët e farefisit dhe shokët e tyre, që ata të lajmërohen dhe të përgatisin dokumentet që edhe atyre t'u bëhet i mundur realizimi i të drejtave të tilla, të cilat janë të siguruara me disa konventa dhe ligje që duhet t'i miratojë secili shtet që synon të bëhet anëtar i Bashkimit Europian, e cila dëmshpërblimet e tilla dukshëm i ka precizuar jo vetëm në të drejtat e njeriut, por edhe në pjesën e standardeve të nevojshme për inkuadrim në Bashkimin Europian. Në këtë aspekt të gjitha shtetet e këtij rajoni kanë hartuar ligjet e nevojshme për dëmshpërblimit e ish-të burgo-

Ish të burgosurit jashtë Malit të Zi nga radhët e shqiptarëve, konventat i obligojnë që për realizimin e të drejtave të tyre, nevojitet që t'u drejtohen shoqatave të ish-të burgosurve të atyre vendeve ku kanë vuajtur dënimet me burg. Shoqatat e vendeve të tilla janë të obliguara me ligje që t'ju rregullojnë vërtetimet, kërkesat dhe dëshmitë e tjera për personat që me të vërtetë kanë vuajtur dënime me burg, ose kanë qenë të përndjekur nga ish - sigurimi i vendeve të tilla.

surve politikë. Një punë të tillë e ka bërë edhe Shqipëria, e cila në formë Kjo shoqatë tani ka grumbulluar mjaft dokumente të anëtarëve të vet, të çeqeve, gjegjësisht të por ka edhe anëtarë të tillë të cilët nuk kanë qenë të informuar sa letrave me vlerë i ka duhet për këtë institucion të tyre që ekziston në Ulqin, në rrugën paguar vuajtjet e personYmer Prizreni nr. 20. Këtu ata mund t'i sjellin dokumentet e tilla nëse ave të tillë, kurse në dëshirojnë që të përfshihen e kërkesave të dëmshpërblimeve, të cilat kohën aktuale për ish-të ka gjasa reale se do të realizohen, ashtu siç janë ndarë në të gjitha burgosurit ka ndarë 23 vendet e këtij rajoni. Vendimet duhet të jenë reale dhe të noterizuara. milionë euro. Atje kjo Kështu duhet të veprojnë edhe ish-të përndjekurit, sidomos të tillët kategori e personave ka gjetur përkrahjen e që kanë qenë të larguar nga puna, prej të cilëve një pjesë gjenden në madhe të deputetëve Katërkollë dhe në Malësi të Madhe. Një pjesë e madhe e personave të opozitarë, të cilët e kanë tillë kanë qenë të shtrënguar që të emigrojnë jashtë vendit. detyruar mazhorancën që sa më parë të bëjë ndarjen e mjeteve financiare për këta të përvuajtur politikë, andaj është e udhës që edhe këta katër deputetët tanë shqiptarë të kërkojnë nga Qeveria e Malit të Zi jo vetëm që të rehabilitojë këta persona por edhe të ndajë mjete të nevojshme për pagesën e dëmshpërblimit i cili është pjesë e standardeve, që duhet t'i realizojë çdo shtet që synon atë pa të cilën nuk ka mundësi të ekzistojë, që është Bashkimi Europjan. Është koha që për këtë çështje të ngrisin zërin jo vetëm deputetët tanë, por edhe Ministria e Pakicave, e cila njëkohësisht bën pjesë në Qeverinë e këtij shteti. Ka nevojë që për këtë çështje t'ju bëhet e ditur të gjithë faktorëve të këtij shtetit që të mos i mundojnë këta ish-të burgosur e ish-të përndjekur që për mosrealizimin e kësaj çështjeje nga ana e Qeverisë së malit të Zi, t'i drejtohen Gjykatës së Strazburgut, e cila nuk ka asnjë shans që të mos vendosë për këta persona pozitivisht dhe përgatitje sipër të një libri biografik të kësaj kategorie perkundër asaj qeverie që nuk i ka përfillur kërkesat legjitime të sonash. Këtu patjetër bëjnë pjesë edhe familjet dhe personat e ish të vuajturve politikë në sistemet ish-komuniste. tillë që kanë ndërruar jetë. Si dëshmi materiale, vlera dëshKëto janë pistat që këtyre personave u garantojnë dëmshpërmuese për të ndjerit duhet të merren deponimet e familjarëve të blimet e merituara dhe rihabilitimet ligjore të tyre, përkundër tyre të cilët japin dëshmi qoftë për vetveten, qoftë për nevoja të faktit që Kosova është shtet i ri, kjo e ka aprovuar ligjin e botimit të Monografisë. Për jetën e tyre, të cilët do të botohen dëmshpërblimit të të burgosurve për bindjet e tyre, kurse neve në këtë vepër autobiografike të ish të burgosurve dhe të të në këtë shtet me vështirësi të madhe na kanë bërë regjistrimin përndjekurve politikë të shqiptarëve në Mal të Zi, e cila projeke Shoqatës së të përndjekurve të tillë. Deri tani nuk jemi infortohet të botohet së shpejti. muar që Mali i Zi ka hartuar e praovuar ndonjë ligj që është i domosdoshëm jo vetëm për pagesat e dëmshpërblimeve të tilla, por edhe për plotësim të standardit që eliminon pengesën e duhur për aderim në Bashkimin Europjan. Ndërkaq, ish të burgosurit jashtë Malit të Zi nga radhët e shqiptarëve, konventat i obligojnë që për realizimin e të drejtave të tyre, nevojitet që t'u drejtohen shoqatave të ish-të burgosurve të atyre vendeve ku kanë vuajtur dënimet me burg. Shoqatat e vendeve të tilla janë të obliguara me ligje që t'ju rregullojnë vërtetimet, kërkesat dhe dëshmitë e tjera për personat që me të vërtetë kanë vuajtur dënime me burg, ose kanë qenë të përndjekur nga ish - sigurimi i vendeve të tilla. Gjithashtu i njoftojmë ish të burgosurit dhe të përndjekurit politikë në Malin e ZI, që në selinë e kësaj shoqate në Ulqin, duhet të sjellin nga dy fotografi, dokumentet e tjera eventuale si dëshmi e vuajtjeve të tyre se kjo shoqatë përveç të tjerave është në

javore Pikºpamjet e shprehura nº faqet opinione & vºshtrime nuk pºrfaqºsojnº domosdoshmºrisht politikºn redaksionale tº

Kohºs javore

e enjte, 12 shkurt 2009 7


INTERVIST¸ INteRvIStë Me SeNaD GaRÇevIQIN, DRejtoR I QeNDRëS pëR RUajtjeN Dhe ZhvIllIMIN e KUltURëS Së

Qendra do të jetë

Ideja ime është që ndryshojmë atë që ka qenë zakon deri tani kur kemi të bëjmë me prezantimin e kulturës së pakicave në Mal të Zi, e kjo është mbyllja e tyre në një rreth vicioz. Kur e them këtë mendoj se tanimë nuk është e nevojshme që të organizohet ekspozita e një piktori shqiptar nga Ulqini, ta zëmë, në Ulqin, ku ai është i njohur për mjedisin dhe mjedisi e njeh atë, por piktori i tillë me siguri që është më pak i njohur në Cetinë, Kotorr, Kollashin, Plevlë, etj. Pra, do të përpiqemi që përmes kësaj veprimtarie, që në terma të gjerë quhet kulturë, të hapim dialogun e brendshëm të mëtejshëm në Mal të Zi ndërmjet pakicave dhe dialogun kulturor ndërmjet pakicave dhe pjesëtarëve të popullit shumicë.

Koha javore: Z. Garçeviq, cili është roli dhe funksioni i Qendrës për Ruajtjen dhe Zhvillimin e Kuturës së Pakicave? S. Garçeviq: Qendra është themeluar me vendim të Qeverisë së Malit të Zi. Pra, është më se e qartë që Qeveria e ka njohur nevojën për t'i kushtuar vëmendje shtesë kulturës së pakicave apo popujve pakicë në Mal të Zi, gjë që është natyrisht për çdo lëvdatë. Qendra është themeluar edhe me idenë e respektimit të mëtejshëm të disa parimeve të përgjithshme, d.m.th. parimeve që ekzistojnë në demokracitë e zhvilluara në vendet e BEsë në të cilat të drejtat e pakicave, por edhe të drejtat kulturore të popujve pakicë, janë nën përkujtimin e posaçme të shtetit, edhe në aspektin institucional, gjë që automatikisht do të thotë edhe njëfarë mbështetjeje financiare suplementore. Qendra është ndërmarrje publike me buxhetin që e ka përcaktuar Qeveria dhe Kuvendi i Malit të Zi dhe nëse do të thoja me pak fjalë se çfarë është në të vërtetë funksioni i Qendrës, kjo është përmbajtur në vetë titullin e saj "ruajtja dhe zhvillimi i kulturës apo i kulturave të pakicave" në Mal të Zi. Ideja ime themelore sa i përket konceptit të saj është përmbajtur në programin që kam dhënë me rastin e konkurrimit në këtë post, ku kam përcaktuar disa nivele ose rrethe në të cilat do të zhvillohen aktivitetet e Qendrës. Niveli i parë në të cilin punojmë paralelisht me pajisjen teknike të ambienteve të punës dhe profilizimin kadrovik, është një lloj dialogu brenda Malit të Zi, d.m.th. pozicionimi i kulturës së pakicave në kuadër të shtetit të Malit të Zi, me idenë themelore që përmes këtyre dialogëve kulturorë të përpiqemi të fillojmë t'i tejkalojmë një varg paragjykimesh dhe tabuve që ekzistojnë, si dhe njohjen e pakët të njëri tjetrit në Mal të Zi. Edhe pse mund ta përshkruaj konkretisht se si

8 e enjte, 12 shkurt 2009

do ta bëjmë këtë, për fillim dua të them se ideja ime është që ndryshojmë atë që ka qenë zakon deri tani kur kemi të bëjmë me prezantimin e kulturës së pakicave në Mal të Zi, e kjo është që të mbyllen në një rreth vicioz. Kur e them këtë mendoj se tanimë nuk është e nevojshme që të organizohet ekspozita e një piktori shqiptar nga Ulqini, ta zëmë, në Ulqin, ku ai është i njohur për mjedisin dhe mjedisi e njeh atë, por piktori i tillë me siguri që është më pak i njohur në Cetinë, Kotorr, Kollashin, Plevlë, etj. Pra, do të përpiqemi që përmes kësaj veprimtarie, që në terma të gjerë quhet kulturë, të hapim dialogun e brendshëm të mëtejshëm në Mal të Zi ndërmjet pakicave dhe dialogun kulturor ndërmjet pakicave dhe pjesëtarëve të popullit shumicë. Natyrisht ekzistojnë edhe rrethe apo nivele të tjera të veprimtarisë, por e përsëris që këto do të jenë aktivitetet e para të Qendrës. Koha javore: Qendra është themeluar zyrtarisht para disa vitesh, por faktikisht akoma nuk është vënë në funksion. A e shikoni këtë si kohë të humbur? S. Garçeviq: Me sa di, Qendra është themeluar para tetë vitesh. Elaborati i themelimit është hartuar në vitin 2001 dhe tani mund të them se është fillimi i punës së Qendrës. Natyrisht, koha që ka kaluar dhe nuk është përdorur në mënyrë optimale, mund të konsiderohet pjesërisht kohë e humbur. Kjo është ajo që mund ta cilësojmë si anë negative të pikëpamjes, kurse ana pozitive e pikëpamjes është se ajo do të fillojë të punojë tashmë, dhe është më mirë që të fillojë tani se sa pas tri apo pesë vitesh. Kohën e kaluar nuk mund ta kthejmë, kurse kohën që e kemi përpara duhet ta shfrytëzojmë sa më mirë me qëllim që veprimtaria e Qendrës të jetë në kapacitetin e plotë dhe me cilësinë më të mirë

të mundur. Koha javore: Cilat janë kriteret për t'u punësuar në Qendër? Sa persona do të punësohen në të dhe cila do të jetë struktura e tyre? A do të jenë të përfaqësuara të gjitha pakicat? S. Garçeviq: Në pajtim me rregullat, në procedurë është hartimi i aktit të sistematizimit të vendeve të punës të cilin, sipas statutit, e propozon drejtori. Pra, me zgjedhjen e drejtorit krijohen kushtet për fillimin e punës në aktin e sistematizimit. Unë praktikisht e kam kryer hartimin e aktit dhe ai do të jetë së shpejti në duart e anëtarëve të Këshillit Drejtues të cilët do ta miratojnë atë dhe ai më pas do të shkojë në organet qeveritare. Në këtë propozim ekziston një numër i vendeve të punës që përbën, atë që e quajmë njëfarë standardi, e që ka të bëjë me punët e zakonshme administrative. Kjo është ajo pjesa e përgjithshme të cilën duhet ta kenë të gjitha institucionet. Por ekziston edhe pjesa operative-profesionale, të cilën do ta mbulojnë personat që kanë edukimin dhe përvojën për produksion, organizimin e aktiviteteve, manifestimeve kulturore, etj. Shumë shpejt do të hapet edhe konkursi për vendet e punës, kështu që pas miratimit të aktit të sistematizimit, do të shpallim konkursin për vendet e lira të punës dhe natyrisht që pas një kohe pune provuese do të marrim vendimin përfundimtar për pranimin në punë të bashkëpunëtorëve. Sa i përket strukturës nacionale, unë jam i prirur që të interpretoj në mënyrën më liberale atë që përbën të drejtat e garantuara me Kushtetutë. Në përgjithësi, në Qendër do të punojnë, shpresoj, njerëz të aftë. Kjo do të varet shumë edhe nga ajo se sa Qendra do të jetë atraktive për njerëzit e aftë që të lajmëro-

hen në konkurs dhe nëse do të kemi hapësirë të mjaftueshme për zgjedhje, do të përpiqemi t'i kënaqim disa parametra. Pra, unë do të dëshiroja që në mesin e njerëzve të aftë të cilët do të lajmërohen në konkurs të ketë përfaqësues të të gjitha pakicave dhe, në bazë të kritereve profesionale të kënaqim edhe ato kriteret e tjera. Por, le të kuptohemi, Qendra nuk ka as mundësinë kushtetuese e as atë parimore që me çdo kusht të respektojë atë që është përbërja e popullsisë në Mal të Zi. Dhe e përsëris edhe një herë, besoj, shpresoj, gatigati jam i sigurt, se në mesin e pjesëtarëve të të gjitha pakicave në Mal të Zi do të gjenden njerëz të aftë të cilët do të dëshirojnë të punojnë në Qendër dhe që përzgjedhja do të jetë e tillë që të kënaqen të gjitha kriteret; edhe kriteret e aftësisë, por edhe kriteret e tjera. Koha javore: A do të jetë Qendra organizatore e aktiviteteve dhe manifestimeve apo më tepër do të mbështesë manifestimet kulturore që organizohen nga subjektet e tjera? S. Garçeviq: Së pari, do të punojmë për kënaqjen e nevojave të të gjitha komuniteteve të pakicave në Mal të Zi me entuziazëm të njëjtë dhe me vullnet të njëjtë, duke respektuar atë që përbën vetëpërcaktimin e këtyre komuniteteve. Pra, për të gjithë ata që njihen si grupe të pakicave në Mal të Zi, Qendra do të jetë në dispozicion për iniciativa, ide, etj. për projekte të përbashkëta. Unë Qendrën e kam menduar asisoji që ajo të jetë një shtëpi e vogël prodhuese. Çfarë mendoj kur e them këtë? Mendoj se Qendra, gjë që e kam potencuar edhe në programin që kam paraqitur kur kam kandiduar, do të jetë edhe iniciator, edhe partner. Pra, do të jetë partner në të gjithë atë që veç ekziston, në manifestime dhe në pjesën tjetër që ka të bëjë me kulturën e pakicave. Aty ku Qendra e


INTERVIST¸ paKICave

iniciatore dhe partnere

vlerëson se bëhet fjalë për një kualitet të mirë apo për një kualitet potencialisht të mirë, ajo do të jetë partner me ftesën e atyre që organizojnë tashmë manifestime të zhvilluara apo veprimtari të tjera të lidhura me kulturën. Dhe le të kthehem në atë që përbën pjesën e parë dhe kryesoren apo ideologjinë e punës së Qendrës, e kjo ka të bëjë me inicimin e nismave në nivele të ndryshme, që nga kultura tradicionale apo shënimet e kulturës tradicionale të popujve pakicë, ku futet folklori, zakonet, përmes objekteve të paluajtshme, që kanë shenjën e kulturave të veçanta, deri tek ajo që përbën krijimtarinë bashkëkohore, që është produksioni aktual dhe profesional i artistëve pjesëtarë të pakicave nacionale, shoqërive kulturore që merren me ruajtjen e kulturave të pakicave, përmes të gjitha iniciativave të tjera drejt institucioneve shtetërore të kulturës, siç është Ministria e Kulturës, teatrot, galeritë në Mal të Zi, etj. Nivelin e dytë e përbën hapja rajonale ndaj shteteve amë. Pra, kemi të bëjmë me një komunikim që përmes kulturës më së lehti dhe më së miri realizohet, e ky është dialogu jo vetëm me shtetet amë të popujve pakicë, por edhe me shtetet e tjera rajonale me Malin e Zi. Unë e di se atje ku gjërat funksionojnë mirë në kuptimin e respektimit të të drejtave të pakicave, kultura është lidhja më e mirë dhe ura më e mirë me shtetin amë, më së shpeshti shtetin fqinj. Çfarë mendoj kur e them këtë? Nëse ne i pozicionojmë në mënyrë optimale, maksimale, të drejtat, ta zëmë, të popullit shqiptar dhe të drejtat kulturore të popullit shqiptar, ky do të jetë rekomandimi më i mirë i shtetit të Malit të Zi për komunikim me Shqipërinë. Kjo do të thotë që edhe pakica

malazeze në Shqipëri do të gëzojë trajtim më të mirë. Pra, kjo korrektësi fqinjësore më së miri vendoset, këtë e di më së miri duke qëndruar në vendet e Evropës Perëndimore, pikërisht përmes trajtimit të mirë të popujve pakicë dhe natyrisht, pjesë e të drejtave të përgjithshme janë edhe të drejtat kulturore, nevojat kulturore, etj. me çfarë Qendra do të merret me shumë kujdes, në pajtim me, para së gjithash, mundësitë financiare, por edhe mundësitë e tjera. Koha javore: Cili është fondi me të cilin disponon Qendra? A ka ndarë Qeveria para të mjaftueshme për funksionimin e saj, domethënë për ruajtjen dhe zhvillimin e kulturës së pakicave? S. Garçeviq: Buxheti është hartuar para zgjedhjes sime në këtë post dhe ai është në shumën 400 mijë euro për këtë vit. Paratë nuk janë kurrë të mjaftueshme, sidomos kur bëhet fjalë për kulturë ku mund të gjendet hapësirë për t'i shpenzuar gjithmonë paratë. Më duhet të saktësoj që kemi të bëjmë me një fond bruto, ku përfshihen edhe pagat. Nga ky aspekt do të mund të thuhej se buxheti nuk është aq i madh. Por, nga ana tjetër, duke parë vitet e mëparshme kur buxheti ka qenë zero apo thjesht kur Qendra nuk ka funksionuar, megjithatë kemi të bëjmë me një shumë të konsiderueshme për këtë vit. Unë mendoj se edhe me shumën e parave ndaj të cilave sillemi si zot të vërtetë shtëpie, mund të bëhet diçka. Ruajtja dhe zhvillimi i kulturës nuk është çështje që fillohet dhe mund të mbarohet. Kjo është një punë që zhvillohet në mënyrë permanente. Ajo nuk ka fund dhe unë llogaris që në bazë të aktiviteteve që do të kemi dhe në

bazë të pozicionimit të mirë të Qendrës në mjedisin social, nuk është kontestuese që vitet e ardhshme do të meritojmë edhe kujdes më të madh dhe status më të mirë kur bëhet fjalë për statusin e buxhetit të Qendrës. Pra, shuma e parave që kemi në dispozicion nuk është një shumë që mund t'i kënaqë të gjitha nevojat, por gjithsesi është një shumë me të cilën mund të fillojmë të punojmë. Në fund të këtij viti do të kemi një përvojë, përvojën e parë të funksionimit të kësaj qendre, dhe do të shohim nëse kemi ambicie, vullnet, mundësi, që t'i shfrytëzojmë në mënyrën e duhur këto para dhe nëse e meritojmë që të kërkojmë më tepër. Unë shpresoj që kjo do të ndodhë dhe jam krejtësisht i sigurt se me punën e mirë të Qendrës nuk do të ketë problem që viteve të ardhshme një shumë më e madhe e parave të dedikohet për Qendrën për Ruajtjen dhe Zhvillimin e Kulturës së Pakicave. Koha javore: Cili është plani dhe çfarë do të punojë Qendra konkretisht gjatë këtij viti? S. Garçeviq: Aktivitetet fillestare janë në rrjedhë. Unë do të takohem me përfaqësuesit, me kryetarët e këshillave nacionale të pakicave, nga të cilët do të përpiqem të dëgjoj se cilat janë strategjitë, idetë e këshillave të popujve pakicë lidhur me çështjet e kulturës. Paralelisht me këtë jam duke zhvilluar bisedime me kryetarët e komunave dhe njerëzit që merren me kulturë në qytetet ku jetojnë në një masë të konsiderueshme apo dërrmuese popullsia pakicë. Ne do të mundohemi që përmes këtyre komunikimeve të realizojmë pjesëmarrjen e programit të Qendrës me pjesëmarrjen e artistëve, grupeve artistike të popujve pakicë në manifestimet që veç ekzistojnë. Njëra prej ideve është që gjatë kësaj vere,

duke qenë se tani është faza përgatitore, të mundohemi që në bazë të parimeve të vullnetit të mirë dhe cilësisë, në të gjitha aktitivitetet në Mal të Zi, Qendra të marrë pjesë me ndonjë program. Më tej, do të skanojmë manifestimet kulturore në Mal të Zi që janë të rëndësishme dhe që merren me kulturën e pakicave, në mënyrë që të vendoset dialogu dhe të shihet se në cilat veprimtari, në çfarë mase dhe në çfarë mënyre do të marrim pjesë. Po ashtu mendojmë të themelojmë diçka që nuk ekziston për momentin. E kam fjalën për një festival që do të merrej me "Sevdah"-un, pra muzikën popullore të myslimanëve dhe boshnjakëve kryesisht në Mal të Zi. Megjithatë, sa i përket programit, gjërat do të jenë më të qarta në fund të këtij muaji kur unë do të kem edhe bashkëpunëtorët dhe kur unë t'i kryej bisedimet të cilat i kam planifikuar, krahas komunikimeve që veç i kam përgatitur dhe që do t'i kryej në ditët e ardhshme, e këto janë kontaktet me përfaqësuesit e shteteve amë të popujve pakicë me qëllim të hapjes së komunikimeve me institucionet e tyre kulturore. Pra, kemi të bëjmë me një front aktivitetesh të cilat i fillojmë së pari dhe që nuk kanë një histori të mëparshme. Unë besoj se në fund të muajit, pas përfundimit të të gjitha këtyre kontakteve që i kam përmendur, do ta kem edhe skemën programore shumë më të qartë seç e kam tani.

Bisedoi: I. Kallaba

Ruajtja dhe zhvillimi i kulturës nuk është çështje që fillohet dhe mund të mbarohet. Kjo është një punë që zhvillohet në mënyrë permanente. Ajo nuk ka fund dhe unë llogaris që në bazë të aktiviteteve që do të kemi dhe në bazë të pozicionimit të mirë të Qendrës në mjedisin social, nuk është kontestuese që vitet e ardhshme do të meritojmë edhe kujdes më të madh dhe status më të mirë kur bëhet fjalë për statusin e buxhetit të Qendrës. Pra, shuma e parave që kemi në dispozicion nuk është një shumë që mund t'i kënaqë të gjitha nevojat, por gjithsesi është një shumë me të cilën mund të fillojmë të punojmë.

e enjte, 12 shkurt 2009 9


PANORAM

¸ KULTURORE

Eliza Dushku Eliza Dushku, aktorja amerikane me origjinë shqiptare ka zënë përsëri faqet e para të gazetave të ndryshme. Një shkrim i publikuar dje në mbrëmje në sajtin online të së përditshmes angleze "The Sun", fliste rreth bukuroshes shqiptaro-amerikane dhe serialit më të ri televiziv amerikan, ku aktorja ka një rol kryesor. Eliza Dushku duket shumë mirë në fotografitë promocionale për serialin e ri televiziv amerikan "Dollhouse". 28 vjeçarja është ekspozuar gjithandej pothuajse zhveshur në fotot e bëra pasoçërisht për serialin, ku ajo do të luajë rolin e një gruaje të re të quajtur Eko. Personazhi i saj, pra ajo në këtë film është pjesëtare e një grupi njerëzish të njohur si "Aktivistët" apo "Kukullat", të cilëve u është pastruar personaliteti aq shumë sa mund t'u mësohen aftësi të ndryshme për të përmbushur detyra dhe për të jetuar në ambiente të vogla të quajtura "Shtëpia e Kukullave". Historia vazhdon me Ekon, e cila fillon, në gjendjen e një mendje të pastruar, të bëhet e vetëdijshme. Seriali është krijuar nga Xhosh Uedon, me të cilin Eliza ka luajtur dhe më parë në serialin Bafi dhe Ëngjëlli (Buffy and Angel). Premiera e serialit do të shfaqet në Shtetet e Bashkuara më 13 shkurt.

Ingrid Gjoni

Nuk është e qëllimshme, por këngëtarja Gjoni mëndon se në bazë të mundësive që ka duhet të nxjerrë një herë në gjashtë muaj një video, që të jetë më afër publikut dhe në kontakt me to. Për videoklipin më të ri Gjoni thotë: këtë radhë kisha një staf shumë të madh si pjesë e stafit, një rol të madh kishin edhe figurantët. Prezenca e katër balerinave të mira më dha spunto të kërceja. Tanimë është rritur edhe mbesa brenda familjes, e cila më bëri koreografinë. Prania e katër violinisteve ishte një gjetje tjetër. Mendoj se në një klip gjetja e figurantëve është pjesa më e vështirë në organizim. Të vështirë do të cilësoja momentin te banaku. Kisha veshur një palë këpucë me taka shumë të larta; mezi po rrija dhe prisja me padurim mbarimin e asaj pjese. Ndërsa qejfi që kemi bërë gjatë xhirimit është momenti me balerinat. Ishim në një garazh shumë të thellë dhe nuk dëgjonim asgjë, edhe pse regjisori ishte me altroparlant. Ai thoshte "Filloni!", ne rrinim dhe vetëm qeshnim. Ndërsa kur mbaruam xhirimet, duartrokitëm aq shumë, pasi u çliruam.

10 e enjte, 12 shkurt 2009


PANORAM

¸ KULTURORE

Ralph Lauren

in e artit Ralph chitz), i njohur me emr Ralph Lauren (Ralph Lifs tetor të vitit 1939. 14 më kut, Yor New të Lauren, u lind në Bronx r në Amerikë nga ilje hebrenjsh të emigrua Familja e tij ishte një fam h ishte i tërheRalp s, encë lesh ado ë të gjith Lufta e Parë Botërore. Gja m te veshja. Atij vetë tij e en shij tuar e drej qur pas të bukurës, por pa të falnin frymëzim a planet dhe hapësirat që i pëlqente arti në të gjith ave simetrike dhe form pas r equ ishte i tërh për imagjinatë. Ralph u bënë format e imi stud kt arsye, obje ngjyrave serioze; për këtë që vinin nga anet fust mos ave dhe sido . I prirë në këpucëve, detajet e çant ceze fran at firm për e preferenca njojë pa Europa, nga ku mbizotëront dize të n fillo rent mtari, Ralph Lau i duksektorët ku kërkohej kriji mode. Talenti i tij ishte llë shko një ndo në ime me marrë kurrë mës , ai filloi të bashkëpunojë para e elet mod n anto shëm dhe, pasi prez . jesh vesh ne disa firma amerika 7, Ralph merr are, saktësisht në vitin 196 h Në moshën njëzetetetë-vjeç pesëdhjetë mijë dollarës prej etar mon ital kap iniciativën dhe me një . rent Lau h Ralp krijon markën e tij Polo

MEGAN FOX - LARA KROFT E RE?

Aktorja që fitoi famë botërore fillimisht me rolin në filmin "Transformers" e pastaj edhe me zgjedhjet për gruan më të bukur në botë, në të cilat gjithëherë në vendin e parë u gjend Megan Fox, gjoja do ta zëvendësojë "mamanë" hollivudiane Angelina Xholi në vazhdimin e filmit "Lara Kroft". Burime të afërta me studion "Paramaunt" deklaruan për "Daily mail" se vazhdimi i ri i trillerit "Tomb Rider" që duhet të fillojë të xhirohet së shpejti, do të ketë edhe "Laurën e re", 22-vjeçaren Megan. "Megan është ajo që i duhet filmit. Ajo është një seksi heroinë atraktive siç ka qenë edhe Angelina Xholi", tha burimi anonim, por i cili edhe shtoi se "asgjë nuk është nënshkruar". Me Lara Kroft ose pa të, fillimi i xhirimit të ri të "Transformers" në të cilin do të interpretojë njërin nga rolet kryesore, është caktuar për vitin 2010.

e enjte, 12 shkurt 2009 11


KULTUR¸ DIploMaCIa ShQIptaRe

Ecje me delikatesë Unë e mbaj mend shumë mirë njërin nga shumë rastet e grindjeve ndërmjet meje dhe presidentit të atëhershëm të Serbisë, Milutinoviq, kur, gjatë ditëve të fundit të negociatave në Paris, i kujtova se, ndërsa ai po bllokonte çdo progres të negociatave, qytetarë të shtetit të tij po vdisnin në Kosovë. Përgjigjja e tij cinike ishte: “Këta janë njerëzit tanë” sikur ata ishin pronë e tij. Ai nuk kishte absolutisht asnjë shqetësim për njerëzit.

Wolfgang Petritsch Para dhjetë vjetësh kriza e Kosovës kishte arritur një pikë kthese dramatike, kur Komuniteti Ndërkombëtar vendosi t”i detyrojë të dy palët që të uleshin në tavolinën e bisedimeve. Brenda disa javëve, nga masakra e Reçakut, në mes të janarit të vitit 1999, ku u vranë me gjakftohtësi nga forcat e sigurimit serb më shumë se dyzet civilë shqiptarë nga Kosova, Grupi ndërkombëtar i Kontaktit për Ballkanin mblodhi Konferencën e Rambujesë. Në një përpjekje të fundit, të dy shtetet mikpritëse, Franca dhe Britania e Madhe, thirrën përfaqësuesit e Republikës së atëhershme Federale të Jugosllavisë dhe udhëheqjen shqiptare të Kosovës, për të rënë dakord për një marrëveshje, e cila do ta kishte lënë Kosovën brenda Jugosllavisë, por do të kishte rivendosur një autonomi të gjerë dhe të vërtetë për provincën e mëparshme. Ministrat e Jashtëm të Grupit të Kontaktit: Franca, Gjermania, Italia, Rusia, Britania e Madhe, SHBA-ja caktuan Trojkën, e cila përbëhej nga Kris Hill nga SHBA-ja, Boris Majorski nga Rusia dhe unë, si përfaqësues i BE-së, për të udhëhequr përpjekjet për ndërmjetësim. Konferenca u hap zyrtarisht nga presidenti francez Shirak, në 6 shkurt 1999, dhe qëllimi i saj ishte të mbaronte brenda një jave. Në fakt, ajo zgjati gjithsej thuajse dyzet ditë, të cilat ishin përpjekje torturuese nga ana e ndërmjetësve të Grupit të Kontaktit. Megjithëse pati një ndërprerje prej tri javësh, e cila u dha një mundësi Beogradit dhe Prishtinës për të punuar nga brenda për formulën e propozuar të kompromisit, Millosheviqi dhe negociatorët e tij u tërhoqën. Kështu që nisja e bisedimeve në fillim të marsit, në Paris, ishte që në fillim e destinuar të dështonte. Në fund të saj, Beogradi refuzoi të merrte në konsideratë edhe aspektet civile të Marrëveshjeve, për të cilat ishte rënë dakord që më parë. Ndërsa udhëheqja kosovare vendosi firmën në Marrëveshjet e Rambujesë, burri i fortë i Serbisë, Millosheviqi, refuzoi të pranonte një forcë ndërkombëtare zbatuese të udhëhequr nga NATO-ja dhe denoncoi në mënyrë agresive bisedimet e paqes si një diktat nga Perëndimi. Si rrjedhojë e kundërshtimit të fortë të Millosheviqit për çfarëdolloj zgjidhjeje paqësore, NATO-ja u detyrua të zbatojë “Urdhrin e Aktivizimit”, i cili ishte gati që në tetor të vitit 1998. Ndërhyrja ushtarake kundër Jugosllavisë

12 e enjte, 12 shkurt 2009

zgjati 74 ditë dhe ishte e para jashtë zonës së operimit të Aleancës Perëndimore. Kjo luftë, e fundit në territorin e ishJugosllavisë, gjithashtu shënon një rast të veçantë në historinë e marrëdhënieve ndërkombëtare, sepse ajo u zhvillua pa miratimin e Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara; Rusia kishte kundërshtuar çdo mandat të Kombeve të Bashkuara për imponimin ndërkombëtar të paqes në këtë pjesë të Ballkanit. Si rrjedhojë, ajo hapi një diskutim të gjerë për përgjegjësinë e shteteve sovrane për t”i mbrojtur qytetarët e vet nga e keqja. Në fakt, këtu Millosheviqi i Serbisë kishte dështuar tmerrësisht në Kosovë. Jugosllavët me etni shqiptare nuk konsideroheshin si qytetarë me të njëjta të drejta dhe përgjegjësi nga serbët. Jam i bindur se ky është thelbi i konfliktit historik të Kosovës. Përgjatë historisë së tri Jugosllavive, me përjashtim të periudhës së shkurtër ndërmjet 1974, kur Kosovës iu dha autonomia, dhe heqjes së saj nën regjimin e Millosheviqit në fundin e 1980-s, shqiptarët e ndien se ishin qytetarë të klasit të dytë në Serbi. Në fillim me anë të mjeteve paqësore dhe pastaj, kur koncepti i Rugovës për rezistencë civile paqësore dështoi, me anë të rezistencës ushtarake, të mishëruar nga UÇK-ja shqiptarët etnikë të Kosovës që përbëjnë 90% të popullsisë donin ta merrnin fatin në duart e tyre. Lidershipi nacionalist në Beograd nuk i kuptoi asnjëherë shkaqet thelbësore të konfliktit shqiptaro-serb. Unë e mbaj mend shumë mirë njërin nga shumë rastet e grindjeve ndërmjet meje dhe presidentit të atëhershëm të Serbisë, Milutinoviq, kur, gjatë ditëve të fundit të negociatave në Paris, i kujtova se, ndërsa ai po bllokonte çdo progres të negociatave, qytetarë të shtetit të tij po vdisnin në Kosovë. Përgjigjja e tij cinike ishte: “Këta janë njerëzit tanë?”

sikur ata ishin pronë e tij. Ai nuk kishte absolutisht asnjë shqetësim për njerëzit. Kjo sjellje e papërgjegjshme është në kontrast të plotë me përqasjen profesionale të mbajtur nga qeveria shqiptare, e veçanërisht nga ministri i saj i Jashtëm, Paskal Milo. Qeveria shqiptare dhe ministri i saj i Jashtëm vepruan me shumë përgjegjësi dhe profesionalizëm. Tirana kishte adaptuar një politikë shumë të përgjegjshme në mbështetje të strategjisë së Perëndimit për paqen përmes negociatave. Në këtë mënyrë ata i bënë një shërbim të madh Komunitetit Ndërkombëtar, i cili donte ta zgjidhte konfliktin sipas çështjeve të rëna dakord më parë në Grupin e Kontaktit. Megjithatë, duhet thënë se mbështetja që Shqipëria dha për zgjidhjen paqësore dhe demokratike të konfliktit, nuk është reflektuar aq sa ajo e meriton në opinionin e gjerë publik. Përgjatë muajve dramatikë të 1998-1999-s, kur po shpalosej drama kosovare, përpjekjet e ministrit të Jashtëm Milo, qartësisht synonin për të kontribuar për një marrëveshje politike në Kosovë. Një marrëveshje që u shpall në minutat e fundit nga negociatorët e Grupit të Kontaktit: Kris Hill dhe unë. Në periudhën më vendimtare në Rambuje, kur duhej të merreshin vendime të forta,mbështetja e Paskal Milos ishte e një rëndësie thelbësore. Duhet të them se më bëri shumë përshtypje mënyra se si ministri i Jashtëm i Shqipërisë arriti të ecte me delikatesë ndërmjet mosprovokimit të tepërt të Beogradit (i cili po priste vetëm një shkak për t’i lënë negociatat në shenjë proteste) dhe mbështetjes së fraksionit të moderuar brenda ekipit të shqiptarëve të Kosovës. Në librin tim “Rruga e gjatë e Kosovës drejt luftës”, unë kam thënë se ekipi negociues kosovar gëzonte mbështetjen thelbësore të qeverisë shqiptare në Tiranë për të pranuar Marrëveshjet e Rambujesë. Në situatën më të vështirë, ministri i Jashtëm Paskal Milo kishte

Qeveria shqiptare dhe ministri i saj i Jashtëm vepruan me shumë përgjegjësi dhe profesionalizëm. Tirana kishte adaptuar një politikë shumë të përgjegjshme në mbështetje të strategjisë së Perëndimit për paqen përmes negociatave. Në këtë mënyrë ata i bënë një shërbim të madh Komunitetit Ndërkombëtar, i cili donte ta zgjidhte konfliktin sipas çështjeve të rëna dakord më parë në Grupin e Kontaktit.

rënë dakord që të vinte në Paris për të mbështetur pozicionin e Komunitetit Ndërkombëtar në përpjekjet për paqe ndërkombëtare, kam shkruar unë në librin tim. U provua shpejt se ky akt kurajoz i Paskal Milos ishte vendimtar për ta bërë delegacionin shqiptar të Kosovës të pranonte traktatin e paqes. Ne sot e dimë që me ndihmën e Paskal Milos, u vendosën në Paris themelet e pavarësisë së Kosovës. Sot, thuajse dhjetë vjet pas dramës së Kosovës, njeriu mund të thotë qartë se ishin pak politikanë që kishin kaq shumë influencë në një vendim të përmasave historike, si kishte Paskal Milo në ato ditë fatale të pranverës së 1999-s. Konflikti i Kosovës, i cili nuk është zgjidhur akoma tërësisht, është një shembull parësor që tregon se sa e rëndësishme mund të jetë një politikë e përgjegjshme. Si austriak që jam, unë e di se për çfarë po flas, meqenëse Austria ka qenë e përfshirë në çështjet e Ballkanit për më shumë se dy shekuj. Sot, në fillim të shekullit XXI, shtete si Shqipëria dhe Austria kanë një detyrë shumë specifike: të promovojnë paqen dhe demokracinë me fqinjët, në mënyrë që të ndihmojnë për të përmbushur një ëndërr të përbashkët: bashkimin e Evropës. Paskal Milo, një patriot i madh shqiptar dhe një evropian i vërtetë, ka dhënë një kontribut me përmasa historike.


KULTUR¸ pRoteStat KoSovaRe te vItIt 1968 (2)

Mungesë e të Drejtave të Pakicave Dr. dom Nikë Ukgjini Të Drejtat Etnike të Shqiptarëve Ngjarjet e ndodhura në mbarimin e shek. XX, kur Fuqitë e Mëdha mbështetën copëtimin e trojeve shqiptare nga ana e serbëve, malazezëve dhe grekëve, lanë një problem jetësor për shqiptarët e mbetur jashtë kufijve etnikë. Çështja e krijimit të Shtetit brenda kufijve etnikë nuk ishte vetëm çështje e drejtpeshimit politik, por edhe një çështje morale e juridike, historike e jetike për një popull. Shtrohet pyetja: A kishin të drejtë shqiptarët që ta parashtronin kërkesën për pavarësi etnike? Duke u mbështetur në studimet historike e juridike, si dhe në konceptin e filozofisë klasike, komb-Shtet, pa mëdyshje themi se kërkesat ishin më se të arsyeshme, legjitime dhe në përputhje të plotë të Konventave ndërkombëtare. Në lidhje me konceptin filozofik të shtetit, njohësit e mirë të së Drejtës ndërkombëtare, sociologu frëng, Yves de la Briere, në librin Etudes, (1933), filozofi frëng, Jacques Maritain, (1882-1973), në librin Njeriu dhe Shteti, (Chicago 1951), etj. duke u mbështetur në mësimet e shën Tomë Akuinit, (shek XIII), "Shteti përbëhet nga një komb i vetëm... dhe Shtetet që përbëhen nga shumë kombe të ndryshme do të shkatërrohen..., do të shpreheshin se, Kombi, (nasci latinisht, nocion i lindjes), është një shoqëri natyrore që ka të përbashkët nga zanafilla, gjuhën, kulturën, qytetërimin, doket, zakonet, historinë dhe shpeshherë edhe vendbanimin e besimin e përbashkët. Sipas argumenteve të parashtruara më lart, shohim se shqiptarët ishin në të drejtën e tyre. Por, të udhëhequr nga interesat e tyre vetjake, në kundërshtim me ligjet e cituara më lart, Fuqitë e Mëdha së bashku më Perandorinë Turke shpërndanë tërësinë e tokave shqiptare duke ua dhuruar ato shteteve fqinje. Si rezultat i mospërfilljes së ligjeve Hyjnore (lex Divinis), ligjeve natyrore (lex natyralis) dhe të drejtave ndërkombëtare nga ana e tyre, rrodhën ngjarjet kriminale të shteteve fqinje ndaj shqiptarëve në përgjithësi e sidomos ndaj atyre që kishin mbetur nën thundrën e tyre. Vetëm gjatë Luftës Ballkanike (1912-1914) dhe Luftës së Parë Botërore (1914-1918) populli shqiptar i Kosovës kishte humbur 12. 371 luftëtarë, mbi 22.100 njerëz të zhdukur dhe rreth 16.000 shtëpi të djegura e të plaçkitura etj. Demonstratat e vitit 1968 në Kosovë mungesë e të Drejtave të Pakicave Pak shtete evropiane janë përballur me vështirësi aq të ngatërruara, sa Mbretëria e Serbëve, Kroatëve e Sllovenëve krijuar në vitin 1918, e cila lindi nga hiri i perandorive Austro-Hungareze e Osmane. Kushtetuta e saj u shpall më 28 qershor 1921, datë që ua ngrohte zemrat serbëve, pasi u përkujtonte kohën e mbretit Dushan, shek. XIV, apo vrasjen e arqidukës Franz Ferdinand më 1914. Mirëpo kjo datë nuk u bënte përshtypje kroatëve,

sllovenëve, myslimanëve të Bonjës e shqiptarëve. Konfliktet e ashpra për çështjen e Kushtetutës së Vidovdanit shtynë drejtpërsëdrejti në kasaphanë, duke sjellë prishjen e Jugosllavisë së parë më 1941 dhe për herë të dytë më 1991. Me organizimin e ri të qeverisë Mbretërore SKS (1918), pozitë të posaçme kishin fituar edhe dy njësi territoriale, Kosova dhe Vojvodina, edhe pse ishin pjesë përbërëse e Serbisë. Mbretëria Jugosllave nxori në vitin 1929 Ligjin për Rajonin Autonom të Kosovës dhe Metohisë dhe Ligjin për themelimin e Provincës Autonome të Vojvodinës. Me AVNOJ në nëntor të vitit 1942, organizimin e ri të pushtetit e karakterizoi federalizmi i vendit në bazë të principit të etnisë (federalizmi etnik) prej gjashtë republikave sovrane (Serbia, Kroacia, Sllovenia, Bosnja dhe Hercegovina, Mali i Zi dhe Maqedonia). Ndërsa në mbarim të luftës nacional-çlirimtare më 1945, dy njësi territoriale fituan autonominë brenda Serbisë. Në vendimet për ndërtimin e Jugosllavisë mbi principin federativ, në pikën 4 thuhet se pjesëtarët e kombeve të tjerë të cilët jetojnë në Jugosllavi, (kombet jo sllave) do të kenë pozitë të pakicave kombëtare, dhe atyre do t'u sigurohen të gjitha të drejtat kombëtare me përjashtim të së drejtës për vetëvendosje. Ndërsa republikat jugosllave e gëzonin këtë të drejtë pa ndonjë pengesë. Më vonë, Kushtetuta e RFPJ-së (1946) dhe Kushtetuta e RP të Serbisë (1947), aprovuan me ligj konstituimin e njësive autonome të Kosovës dhe Vojvodinës, të cilat kishin qëndruar si pjesë e pandarë e Serbisë deri në shkatërrimin e Jugosllavisë federale. Periudha në të cilën Kosova pati favoret e veta ishte ajo e viteve 1963-1989. Në mbledhjen e Brioneve më 1966 dhe në Kushtetutën e vitit 1974 ajo fitoi dhe gëzoi cilësinë e elementit konstitutiv deri më 1990, kur federata jugosllave u shkatërrua. Duke konsideruar atë që u paraqit më lart, vërehet se Jugosllavia e vjetër dhe e re i ka pasur ligjet mbi pakicat në përputhje me

Konventat ndërkombëtare, duke filluar që nga Kongresi i Berlinit (1878, paragrafët 27 dhe 35) ajo e OKB-së të dt. 10 dhjetor 1948, Deklarata e Përgjithshme e të drejtave të njeriut, neni 1, citoj. "Të gjithë njerëzit e lindur janë të lirë dhe të barabartë në dinjitet dhe në drejtësi". Neni 2. "Çdo njeri ka të drejtë, ne të drejtën e vet dhe lirinë të cilat i paraqet kjo proklamatë pa pasur asnjë dallim sa i përket, racës, ngjyrës, gjinisë, gjuhës, besimit , bindjes politike, apo bindjeve të tjera nacionale apo jetës sociale, sipas pasurisë, sipas lindjes apo sipas rrethanave të tjera jetësore" e deri tek Konferenca Evropiane për Sigurim dhe Bashkëpunim mbajtur më 1 gusht 1975 në Helsing të Norvegjisë etj. Edhe pse Jugosllavia ishte anëtare e OKB-së dhe e KESB-së, në jetën praktike i ka zbatuar vetëm pjesërisht ose aspak ligjet në lidhje me shqiptarët si pakicë. Sipas analistëve të kohës, anashkalimi i zbatimit të ligjeve ndërkombëtare ishte një praktikë e ndjekur tek shtetet e bllokut socialist të cilët kishin konceptin marksist - leninist. Nga dokumentet e asaj periudhe mësojmë se edhe në kohën e paqes gjendja e shqiptarëve irredentë (popull i pushtuar që kërkonte shkëputje) vazhdonte të ishte jo më pak e vajtueshme, për shkak të moszbatimit të ligjit të të drejtave si pakicë. Vrasjet, grabitjet, përdhunimet, burgosjet, shpërnguljet, mohimi i të drejtës për t'u shkolluar në gjuhën amtare, mohimi i fjalës së lirë etj., herë më pak e herë më shumë, kanë qenë pjesë shoqëruese e shqiptarëve gjatë tërë kohës nën administrimin Jugosllav. Do të doja të veçoja disa nga dëshmitë e asaj kohe: "Memoria" të Dom Gjon Bisakut, Dom Shtjefën Kurtit e Dom Liugj Gashit, dërguar në gjuhën frënge Lidhjes së Kombeve në Gjenevë më 5 maj të vitit 1930, rreth situatës së shqiptarëve në Jugosllavi, në të cilën jepen fakte konkrete mbi dhunën e ushtruar nga ana e autoriteteve Serbe mbi shqiptarët në Kosovë pa dallim feje, katolike apo myslimane; Plani i kolonizimit të Kosovës sipas reformës Agrare, hartuar në Sarajevë më 1928; Konventa

Jugosllavo -Turke e 11 korrikut të vitit 1938, për shpërnguljen e shqiptarëve në Turqi, ku parashihej të shpërnguleshin deri në vitin 1944 rreth 255.878 shqiptarë (disa autorë sjellin shifrën deri 400.0000) dhe në vende të tyre vendoseshin serbët e malazezët etj.. Nga dhunimet fizike, veçoj tortura e ushtruara mbi shqiptarët me rastin e kërkimeve të armëve gjatë viteve 19561957, ku nga torturat vdiqën mbi 100 shqiptarë, ndërsa rreth 30.000. të tjerë iu nënshtruan dhunës fizike; proceset e mëvonshme politike në vitet 1958, 1964, ku u burgosën dhe u dënuan me burgim deri në 15 vjet me qindra shqiptarë etj.. Vitet gjashtëdhjetë qenë vite të qeta në Evropë. Kishte lëvizje të patheksuara, por qëllimi i tyre nuk ishte përmbysja e regjimit. Vëzhguesit politikë shënonin se kishte përputhje të mendimit politik si të majtë ashtu edhe të djathtë. Studentët ishin apolitikë në një qetësi gati të dyshimtë. Por papritur, për habinë e të gjithëve, mendimi se idetë politike kishin shteruar, u sfidua nga një valë revoltash të studentëve që preku krejt Evropën në vitet 1967-68. Konfrontimi i studentëve në nëntor të vitit 1967 e në shkurt të vitit 1968 në Paris, e më pas edhe në shtetet e tjera të Evropës, reflektoi edhe në Jugosllavi ku demonstratat u shfaqën në Slloveni, Kroaci, Serbi etj.. Kërkesat e lëvizjes studentore në njësitë federale, kishin përmbajtje tjetër në krahasim me kërkesat e demonstruesve në Kosovë. Përveç problemeve sociale, ajo përballej edhe me mungesën e lirisë njerëzore e kombëtare, të cilat ishin akumuluar për shumë vite. Këtë e dëshmojnë parullat e demonstruesve, në të cilat shkruhej: "Duam vetëvendosje", "Duam Republikë Kosovare", Duam arsim kombëtar dhe punë", "Duan të drejtat e premtuara gjatë luftës", "Poshtë politika e kolonializmit të Kosovës", "Duam universitet Kombëtar" etj.. Edhe pse shqiptarët morën përgjigje ndëshkuese dhune nga serbët, kërkesat e parashtruara nga ana e tyre ishin në përputhje të plotë me Konventën e OKB (20 maj 1963), ku potencohej çështja e arritjes së pavarësisë së popujve kolonialë si dhe me Rezolutën e Kuvendit të Këshillit të OKB të dt 16 dhjetor 1966, fuqizuar më 23 mars 1976, në të cilën favorizohej çështja e të drejtave civile dhe politike. Këto Konventa, edhe pse sollën tension të madh tek blloku lindor dhe shtetet e painkuadruara, kishin edhe nënshkrimin e Jugosllavisë socialiste. Gjithçka që ka ndodhur në këtë kohë e kishte një arsye: kur një shtet bëhet me të drejtën e forcës dhe jo me forcën e së drejtës. Jugosllavia ndoqi një linjë të tillë. Me sa duket ajo vepronte sipas thënies së Ezopit: më të fortit kurrë nuk i mungojnë arsyet. "Në të vërtetë, ligji natyror nuk mund të shkulet nga zemra e njerëzve, por thjesht mund të errësohet për momentin e zbatimit" (Guido Fassó). Kjo shprehje zë vend në historinë e popullit shqiptar të Kosovës që nga koha e copëtimit të trojeve deri në ditët tona.

e enjte, 12 shkurt 2009 13


MOZAIK edhe një doktor i shkenCave mjekësore nga vuthajt

Dr. Vera Kukaj vazhdon rrugën e paraardhësve

Dr. Vera Kukaj punon në Klinikën e neurologjisë në Prishtinë, ndërsa është edhe asistente nga lënda e neuropsikiatrisë në Fakultetin e Mjekësisë pranë Universitetit të Kosovës. Suksesi i saj është vërtet për çdo lëvdatë dhe urim. Por në këtu rrugë ajo nuk është e vetme sepse nga vendlindja e saj, fshati Vuthaj, janë të paktën 17 mjekë, gjashtë prej të cilëve femra, ndërsa tre mbajnë titullin doktor i shkencave mjekësore. Më 29 dhjetor të vitit të kaluar, në Fakultetin e Mjekësisë në Prishtinë, para Komisionit të përbërë nga Dr. Skender Boshnjaku, Dr. Afrim Blyta, Dr. Cen Bytyçi, si dhe në prani të kolegëve, studentëve, farefisit, Vera Kukaj, asistente, specialiste e neuropsikiatrisë mbrojti punimin e doktoratës me titull “Incidenca e rasteve me sindrome të tunelit karpal”, me ç’rast mori titullin doktor i shkencave mjekësore. Dr .Vera Ahmetaj – Kukaj u lind në Vuthaj të Plavës më 1960. Katër klasë të shkollës fillore i kreu në vendlindjen e saj Vuthaj. Pastaj vazhdoi në Istog - Kosovë, ku kreu shkollën fillore dhe të mesmen. Fakultetin e Mjekësisë e kreu në Universitetin e Prishtinës. Si mjeke filloi të punojë në Klinikën e neuropsikiatrisë në Prishtinë. Studimet pasuniversitare i vazhdoi në Fakultetin e Mjekësisë në Prishtinë - dega e mjekësisë urgjente, ku dhe magjistroi me

temën “Tumoret intrakraniale si faktor etiologjik të sëmundjeve cerebroniale”. Specializimin nga neuropsikiatria e kreu në Klinikën Universitare të Beogradit, ndërsa aftësimin profesional nga lëmi i neurofiziologjisë në Qendrën Universitare të Lubjanës. Aktivitetin e saj e vazhdoi me pjesëmarrjen në konferenca të ndryshme, qoftë vendore apo ndërkombëtare, si ajo e mbajtur në mars të vitit 2000 në Gjenevë të Zvicrës, më 2001 në Lubjanë, më 2003 në Tetovë, kurse në vitin 2004 mori pjesë në Konferencën vjetore të Asociacionit Amerikan për sëmundjet neuromuskulare të mjekësisë në elektrodiagnostikë, në Sazannah të Xhorxhias (SHBA). Dr. Vera Kukaj jeton në Prishtinë së bashku me bashkëshortin dhe dy fëmijët e saj, ku edhe punon në Klinikën e neurologjisë, ndërsa është edhe asistente nga lënda e neuropsikiatrisë në Fakultetin e Mjekësisë pranë Universitetit të Kosovës. Përveç gjuhës shqipe dhe gjuhëve sllave, ajo njeh dhe flet gjuhën angleze. Suksesi i dr. Vera Kukajt është vërtet për çdo lëvdatë dhe urim. Por në këtë rrugë ajo nuk është e vetme sepse nga vendlindja e saj, fshati Vuthaj, janë të paktën 17 mjekë, gjashtë prej të cilëve

femra, ndërsa tre mbajnë titullin doktor i shkencave mjekësore. Prandaj mund të thuhet se dr. Vera Kukaj po vazhdon rrugën e paraardhësve të saj.

Havaja Prelvukaj

fondaCioni “studenti” organizoi të Premten në katërkoLLë mBrëmje studentore

Studentët dhe nxënësit shpalosën vlerat e tyre krijuese Sipas kryetares së Fondacionit “Studenti” Syme Kokaj ky aktivitet tradicional ka për qëllim të inkurajojë nxënësit dhe studentët në veprimtarinë e tyre krijuese. Fondacioni “Studenti” organizoi të premten në restorantin “Diamant” në Katërkollë mbrëmje studentore. Në programin e përbërë nga recitime, këngë, muzikë, etj. morën pjesë studentë

të dalluar nga Ulqini dhe Shqipëria, nxënës të shkollës së mesme dhe të shkollave fillore të Ulqinit, të cilët shpalosën vlerat dhe afinitetet e tyre në fusha të ndryshme të krijimtarisë. Sipas kryetares së Fondacionit “Studenti” Syme Kokaj ky aktivitet tradicional ka për qëllim të inkurajojë nxënësit dhe studentët në veprimtarinë e tyre krijuese.

Foto: Prostudio

Me këtë rast Fondacioni “Studenti” ndau ndihma financiare për katër studentë me gjendje të vështirë ekonomike dhe studentë të dalluar. Po ashtu me Çmim u shpërblye edhe vendi i parë në konkursin letrar me temë “Arritjet e mia rrisin kombin që i takoj”. Mbrëmja u realizua në kuadër të projektit të mbështetur nga Fondi për Pakica, ndërsa organizimi i saj u ndihmua edhe nga Ndërmarrja Komunale Publike Ulqini, Këshilli Nacional i Shqiptarëve në Malin e Zi, LD në MZ, Kallaba Company, Primus Electronics, Llolla Company, Ardi Comerce, restoranti “Diamant” dhe minimarketi “Hollaj”.

(Kohapress)

14 e enjte, 26 shkurt 2009


MOZAIK në maLësi Përfunduan karnavaLet-koret 2009

“Adami dhe Eva”- fitues të Karnavaleve

“T’i ruajmë të mirat detare” fitues i Karnavaleve të fëmijëve Nga data 20 deri 24 shkurt në Tuz u organiuan Karnavalet-Koret 2009, manifestim që kishte tubuar qindra njerëz pothuaj nga çdo cep i Malësisë. Juria fitues të Karnavaleve-Koret 2009 shpalli ekipin nga Nënhelmi me temën “Adami dhe Eva”, çmimi i dytë i takoi grupit nga Tuzi me temën “Dragoi kinez”, kurse vendin e tretë e mori ekipi nga Sukruqi me temën “Arena e Gladiatorëve”. Në fund të Karnavaleve, sipas traditës ekipi fitues i vitit të kaluar-Koja bëri edhe djegien e shtrigës, asaj që me vete i mori të gjitha të këqijat e vitit. Si zakonisht, në fund pasoi edhe një spektakël i madh fishekzjarresh. Të martën në Tuz para një numri të madh shikuesish që kishin ardhur pothuaj nga të gjitha trevat e Malësisë përfundoi manifestimi kulturor, tashmë madhështor që po organizohet në Malësi, Karnavalet- Koret 2009, me një defile të grupeve pjesëmarrëse nga treva e KU të Tuzit (Koja, Tuzi, Vuksanlekajt, Sukruqi, Nënhelmi, Gruda dhe Dushiqi). Në këtë

Në kuadër të Karnavaleve-Koret 2009 u organizua edhe Karnavali për fëmijë që u mbajt po në qendrën e qytezës së Tuzit. Në këtë manifestim morën pjesë 9 ekipe fëmijësh. Nëpër qendrën e Tuzit si zakonisht ekipet pjesëmarrëse të maskuara në mënyra të ndryshme parakaluan para një numri të madh shikuesish. Vendi i parë sivjet u takoi vogëlushëve nga Tuzi me temën “T’i ruajmë të mirat detare”, të dytin e mori grupi po nga Tuzi, Ministrantët me temën “No smocing” dhe vendin e tretë e fitoi ekipi nga Koja me temën “Perspektiva”. Maska më e bukur individuale iu nda ekipit nga Tuzi, kurse për maskën më të bukur kolektive u shpall ekipi nga Dushiqi. Për pjesëmarrësit kënduan Monika Gjonaj dhe Maria Stanaj. spektakël, përveç ekipeve nga Malësia mori pjesë edhe grupi “Feshtagjuni” nga qyteti bregdetar, Budva. Ekipet pjesëmarrëse si zakonisht për shikuesit kishin përgatitur një program me tema shumë interesante. Marshruta e sivjetme e grupeve pjesëmarrëse të Karnavaleve u nis nga oborri i KU të Tuzit, duke u paraprirë si zakonisht “mazhoretat”, vajzat e zgjedhura nga kjo trevë. Derisa shikuesit po prisnin shpalljen e fituesve të KarnavaleveKoret 2009 publikun e argëtuan edhe këngëtarët nga Malësia, Violeta Lulgjuraj dhe Jasmin Nikaj etj. Sipas vlerësimit të jurisë maska më e bukur individuale e këtyre Karnavaleve u shpall “Dragoi kinez” nga ekipi i Tuzit, kurse shpërblimi për maskën më të bukur kolektive i takoi

ekipit nga Nënhelmi me temën “Adami dhe Eva”. Juria e përbërë nga një përfaqësues i çdo grupi pjesëmarrës fitues të Karnavaleve-Koret 2009 shpalli ekipin nga Nënhelmi me temën “Adami dhe Eva”, çmimi i dytë i takoi grupit nga Tuzi me temën “Dragoi kinez”, kurse vendin e tretë e mori ekipi nga Sukruqi me temën “Arena e Gladiatorëve”. Fitues të maskës speciale juria shpalli ekipin “Feshtagjuni” nga Budva me temën “ llogaritni në ne”. Si zakonisht në fund fituesve të Karnavaleve iu ndanë edhe shpërblime. Në fund të Karnavaleve, sipas traditës, ekipi fitues i vitit të kaluar-Koja bëri edhe djegien e shtrigës, asaj që me vete i mori të gjitha të këqijat e vitit. Sikurse viteve të mëparshme, në fund të këtij manifestimi pasoi edhe një spektakël i madh fishekzjarresh. Të përkujtojmë se nata e parë e Karnavaleve u mbajt të premten më 20 shkurt që ishte rezervuar për “Mbrëmjen e humorit”, të nesërmen më 21 shkurt u organizua nata “Ballo nën maska” të dielën më 22 shkurt u mbajtën Karanavalet për fëmijë.

Rr.Dushaj

Të gjitha grupet ishin të mira Henri Wander Kron, kryetar i Federatës së Qyteteve Europiane të Karnavaleve ishte i pranishëm në manifestimin e së martës në Tuz, Karnavalet- Koret 2009 dhe para publikut të shumtë shprehi kënaqësi të veçantë që iu dha rasti që edhe në Tuz të vijë për të shikuar Karnavalet dhe i falënderoi të gjitha grupet për pjesëmarrje. “Të gjitha grupet ishin të mira”, u shpreh Kron duke paralajmëruar se në fund të muajit maj të këtij viti, po në Tuz do të vijnë mbi 50 grupe karnavalesh nga shumë shtete të ndryshme të Europës. Me këtë rast, Kron për ekipet pjesëmarrëse të KarnavaleveKoret 2009 ndau edhe dhurata. Me dhurata u shpërblyen grupi nga Trieshi, Vuksanlekajt dhe ekipi i Grudës. Një dhuratë të posaçme kryetari i Federatës së Qyteteve Europiane të Karnavaleve z. Kron i ndau edhe Këshillit të Karnavaleve nga Tuzi.

e enjte, 26 shkurt 2009 15


MOZAIK ORGANIZATA JOQEVERITARE "ALPET SHQIPTARE" NË PLAVË

Pararojë e kulturës shqiptare Sektori joqeveritar përkrahet nga organizatat ndërkombëtare simotra, por jo edhe nga ato vendore. Edhe përkundër angazhimeve maksimale që bën kjo organizatë jofitimprurëse për ngjalljen e jetës kulturore dhe ruajtjen e trashëgimisë shekullore të shqiptarëve në Komunën Plavë Guci, tradita, kultura dhe arkitektura autoktone çdo ditë e më shumë po shkatërrohen në territorin ku shtrihen shqiptarët. Ministria për Mbrojtjen e Njeriut dhe Pakicave duhet t'i përkrahë organizatat e tilla me projekte të qarta dhe të nevojshme për kulturën dhe çështjen shqiptare.

Ali Daci Organizata Joqeveritare "Alpet Shqiptare" në Plavë aktivitetin e vet e ka filluar në vitin 1996, pikërisht atëherë kur për herë të parë në mënyrë të shkëlqyer ka organizuar manifestimin kulturor shumë domethënës "Mirë se vini në Alpet Shqiptare" në Vuthaj. Pas gjashtë vjet pune dhe angazhimi maksimal kjo shoqatë arriti që edhe zyrtarisht të regjistrohet në Ministrinë e Drejtësisë së Malit të Zi. Një kontribut të pazëvendësueshëm e ka dhëne në ngritjen e infrastrukturës në Bashkësinë Lokale në Vuthaj, ku për mrekulli janë ndërtuar terrenet sportive, si fusha e futbollit të vogël, ajo e basketbollit dhe tribunat për shikuesit, ndërsa objekt me peshë të veçantë për kulturën në këtë anë paraqet skena e koncerteve verore e cila është ndërtuar në formën e një teatri të hapur, që ka ndihmuar shumë në realizimin e pikave muzikore për shumë shoqëri kulturore të cilat kanë shfaqur programet e veta në tubimin tashmë tradicional "Alpet shqiptare" tash e 12 vjet më parë. Kjo skenë verore u përdor edhe për tribunë, ku politikanët shqiptarë vendorë, por edhe nga trojet e tjera shqiptare,

si Agim Çeku, kryeministër i Kosovës, zëvendësministri i Turizmit, Kulturës, Rinisë dhe Sporteve i Republikës së Shqipërisë, Ekrem Spahia, etj. Infrastruktura u ndërtua në bashkëpunim me CHF të cilin e ka financuar USAID-i amerikan. Ndërtimi i dy urave mbi lumin Vruja dhe lumin Gërla, rruga lokale, shtegu për vrapimin tradicional të kuajve, rregullimi i kanaleve të ujit rreth fushave sportive janë ngritur nën menaxhimin e kësaj organizate joqeveritare. Shuma e investuar kap shifrën mbi 500 mijë euro. Për mirëvajtjen e punës, përgatitjen dhe prezantimin e projekteve të kësaj shoqate meritore, u kujdesën liderët shqiptarë, Mehmet Bardhi dhe Vasel Sinishtaj. Ata i ndihmuan "Alpet Shqiptare" me një videoprojektor dhe një kompjuter Lap - Top. "Alpet Shqiptare" janë në përgatitje e sipër të një projekti ideor për realizimin e "Qendrës artizanale", në kompleksin e së cilës do të zinte vendin e vet edhe qendra eko-turistike me seli në Vuthaj. Është për të ardhur keq pasi që këtë projekt e pati miratuar USAID amerikan nëpërmjet CHF-së, mirëpo organet komunale nuk e lejuan shfrytëzimin e truallit për ndërtim të objektit shumë të nevojshëm dhe atraktiv për

Vuthajt dhe Gucinë në përgjithësi. Bëhet fjalë për një projekt shumëdimensional, ku në kompleksin e paraparë do të këtë objekte të infrastrukturës së zejtarisë, ato të artizanatit vendas e lokal të hotelierisë alpine dhe banimit, projekt ky që po hartohet nga arkitekti rozhajas Selman Muriq dhe studioja e tij e projektimit. Zëdhënësi i OJQ "Alpet Shqiptare", Gani Kukaj, ka falënderuar donatorët dhe ka bërë të ditur se kjo organizatë në asnjë mënyrë nuk ka hequr dorë nga projekti në fjalë dhe se në bashkëpunim me organizatat ndërkombëtare do ta ndërtojë qytezën artizanale në Vuthaj, duke mos harruar që t'i ftojë qytetarët dhe qeverisjen lokale në bashkëpunim dhe bashkëndërtim. Anëtarët e vyeshëm të kësaj organizate janë shumë krenarë për punën e tyre dhe festën tradicionale tanimë mbarëkombëtare, festën e 1 gushtit, festën e bashkimit të familjarëve, mërgimtarëve dhe shqiptarëve nga të gjitha trojet shqiptare, festën e Alpeve Shqiptare, festë kjo e cila në mënyrë të organizuar ka angazhuar shumë shoqëri kulturore - artistike nga gjitha trojet shqiptare. Kjo organizatë me këmbëngulje ka luftuar kundër projektit famëkeq për shpalljen e Parkut Nacional në territorin e Plavës dhe Gucisë, si dhe është përkrahëse e Parkut të

eDhe Një vleRëSIM pëR GjIMNaZIN pRIvat "DRIta"

Paqes në Ballkan që përfshin trekëndshin kufitar Mal i Zi - Shqipëri - Kosovë. "Alpet Shqiptare" në projektet e veta parasheh organizimin e shtegtimit të bjeshkatarëve në viset e bukura malore të kësaj zone. Kjo organizatë është e hapur dhe prijëse në turizmin alpin dhe bashkëpunëtore e bjeshkatarëve, alpinistëve, speologëve, botanistëve e dashamirësve të natyrës. Megjithë vështirësitë dhe mungesën e theksuar të mjeteve financiare, "Alpet Shqiptare" po ia dalin që me vetëkontribut t'i realizojnë pjesën dërmuese të projekteve.

Punë në pajtim me standardet arsimore ndërkombëtare

"Rezultatet tregojnë se në këtë shkollë procesi edukativ është duke u zhvilluar sipas standardeve bashkëkohore edhe pse kemi pengesa sa i përket aspektit financiar për t'u përmbajtur këtyre standardeve", thotë drejtori i Gjimnazit Privat "Drita", Bilal Alaj. Ulqin - Gjimnazi Privat "Drita" ka marrë edhe një vlerësim pozitiv për punën e tij arsimore - edukative. Sektori për vlerësimin e cilësisë pranë Entit për Shkolla e ka vlerësuar lart punën arsimore-edukative në këtë institucion. Në raportin e hartuar pas inspektimit të punës, inspektorët e Sektorit për Vlerësimin e Cilësisë kanë vlerësuar pozitivisht mbi 97 për qind të punës në këtë gjimnaz. "Puna e mësimdhënësve është vlerësuar me nota shumë të suksesshme dhe të suksesshme, me përjashtim të disa rasteve për shkak të mungesës së mjeteve të duhura mësimore të cilat janë duke u siguruar në vazhdimësi", thotë drejtori i Gjimnazit "Drita", Bilal Alaj.

16 e enjte, 12 shkurt 2009

Sipas tij, këto vlerësime tregojnë se procesi arsimor në këtë shkollë zhvillohet në pajtim me standardet ndërkombëtare në fushën e arsimit. "Këto rezultate tregojnë se në këtë shkollë procesi edukativ është duke u zhvilluar sipas standardeve bashkëkohore edhe pse kemi pengesa sa i përket aspektit financiar për t'u përmbajtur këtyre standardeve", thotë ai. Gjimnazi "Drita" është hapur në shtator të vitit 2006 dhe është gjimnazi i parë privat në gjuhën shqipe në Mal të Zi dhe i dyti në Mal të Zi. Vitin e parë shkollor në këtë institucion shkollor janë regjistruar 20 nxënës, kurse aktualisht në të tre vitet mësojnë 83 nxënës, të ndarë në pesë paralele.

i.k.


FEJTONI UlQINI Në vItet e lIDhjeS ShQIptaRe të pRIZReNIt 1878-1881 (9)

Shqiptarët kundërshtojnë me armë vendimin e Fuqive të Mëdha Zemërimi i thellë që shkaktoi lajmi i shkëputjes së krahinës së Ulqinit, "një territor thellësisht shqiptar", siç e cilësoi ato ditë konsulli frëng në Cetinë, Sen Kanten, u pasua nga mbledhja e ngutshme e Komitetit Ndërkrahinor në Shkodër, i cili vendosi që të luftonte me armë deri në fund për ta penguar Perandorinë Osmane që ta zbatonte vendimin e Fuqive të Mëdha.

Mr. Riza Rexha Më 16 qershor 1880, sipas një lajmi të oficerit të rojës ushtarake malazeze tek Ura e Mërkotit, thuhet se Porta e Lartë e priti me zemërim vendimin e Fuqive të Mëdha për lëshimin e Ulqinit me rrethinat. Ajo qe bindur se vendimi i Fuqive të Mëdha duhej të vihej patjetër në jetë, por ajo, megjithatë, detyrohej nga ato që të përdorte me çdo kusht dhunën kundër shqiptarëve. Porta e analizoi çështjen dhe erdhi në përfundim se për të do të ishte më mirë që të përdorte dhunën kundër shqiptarëve katolikë të Hotit dhe Grudës, sesa kundër banorëve të

rrethit të Ulqinit, shumica e të cilëve ishin myslimanë, prandaj edhe ajo u mundua mjaft që ta pengonte propozimin e dhënë. Mirëpo, tanimë ishte bërë vonë, sepse Fuqitë e Mëdha nuk kishin rrugëdalje më të përshtatshme sesa që ta shkëputnin Ulqinin me rrethinat dhe t'ia bashkëngjitnin Malit të Zi. Fuqitë e Mëdha vendosën që propozimin për shkëputjen e Ulqinit me rrethinat t'ia paraqitnin për shqyrtim Konferencës së Ambasadorëve të Fuqive të Mëdha në Stamboll, të cilës i takonte e drejta që ta zëvendësonte Protokollin e 18 prillit 1880 me një vendim të ri. Lidhur me këtë, gazeta e Beogradit "Istok",

botoi lajmin se ky propozim i zemëroi shumë shqiptarët që ishin të gatshëm për qëndresë të vendosur. Pas këtij lajmi, Lidhja Shqiptare e informoi korrespondentin e "Standardit" në Shkodër se nuk do t'ua lëshonte Ulqinin malazezëve dhe se do t'i bënte çdo rezistencë të mundshme zbatimit të këtij projekti të Fuqive të Mëdha. Lidhja Shqiptare deklaroi njëkohësisht se do ta sulmonte me 20 000 djem Tivarin, posa malazezët të provonin që ta pushtonin Ulqinin. Zemërimi i thellë që shkaktoi lajmi i shkëputjes së krahinës së Ulqinit, "një territor thellësisht shqiptar", siç e cilësoi ato ditë konsulli

frëng në Cetinë, Sen Kanten, u pasua nga mbledhja e ngutshme e Komitetit Ndërkrahinor në Shkodër, i cili vendosi që të luftonte me armë deri në fund për ta penguar Perandorinë Osmane që ta zbatonte vendimin e Fuqive të Mëdha. Komiteti Ndërkrahinor i Shkodrës dërgoi me të shpejtë në Ulqin si hap të parë rreth 1 000 ushtarë për ta mbrojtur. Por, përpara se të arrinte kjo ndihmë, Lidhja Shqiptare dërgoi në Katërkollë një numër anëtarësh të Lidhjes me qëllim që të pengonin zhvillimin e ndonjë ngjarjeje të papritur.

e vëRteta pëR MaQeDoNINë e vjetëR Dhe të Re (13)

Edukimi me histori false Sllavët e IRJ të Maqedonisë sipas porosive të nacionalizmit serb, ushqenin e rritnin një ideologji e një botëkuptim ekspansionist duke i edukuar edhe gjeneratat e reja nëpër shkollat e republikës me histori jashtëzakonisht të falsifikuar e të vjedhur se, gjoja, qenkan pasardhës të drejtpërdrejtë të maqedonëve antikë dhe se, herëdo-kur, duhej të çlironin pjesët e tjera që, gjoja, ua paska rrëmbyer Greqia.

Prof. Dr. Fehim Reçani Prej një grushti sllavësh të jugut, pra, për të parën herë u formua një shtet si pjesë e Maqedonisë Antike në mënyrë që, mandej, në moment të volitshëm, shteti i formuar maqedon të kërkonte bashkimin edhe të pjesëve të tjera të Maqedonisë Antike, gjoja të okupuar prej Greqisë. Andaj, sllavët e IRJ të Maqedonisë sipas porosive të nacionalizmit serb, ushqenin e rritnin një ideologji e një botëkuptim ekspansionist duke i edukuar edhe gjeneratat e reja nëpër shkollat e republikës me histori jashtëzakonisht të falsifikuar e të vjedhur se, gjoja, qenkan pasardhës të drejtpërdrejtë të maqedonëve antikë dhe se, herëdokur, duhej të çlironin pjesët e tjera që, gjoja, ua

paska rrëmbyer Greqia. Prandaj nëpër librat shkollore plasonin hartën e Maqedonisë së "vet" antike, këndonin këngë të tilla si "Od Tetova do Solluna" ("Nga Tetova deri në Selanik"), etj. Disa herë kemi theksuar se Maqedonia antike dhe maqedonët antikë nuk kanë qenë as helenë e aq më pak sllavë, por thrako-ilirë - pellazgë, më vonë, shumë më vonë të helenizuar, ashtu siç është i argumentuar shkencërisht kombi shqiptar, si pasardhës po i thrako-ilirëve pellazgjikë dhe nëse duhet dikush të rrahë gjoks për çështjen e Maqedonisë e të maqedonëve antikë dhe lidhjeve të një kombi të mëvonshëm me këta maqedonë antikë, atëherë, pa dyshim, janë vetë shqiptarët e jo as grekët e as sllavët. A ka turp e thjeshtësi më të madhe që sllavët e kësaj republike t'i edukojnë gjeneratat e veta të reja se, gjoja, nëna sllave paska lindur Filipin II, Aleksandrin e Madh, e sa e sa çmenduri të tjera?! Është interesant e shumë sinjifikativ dialogu gjatë bisedimeve ndërmjet ministres së Punëve të Jashme të Greqisë, znj. Bakojanis, dhe ministrit të Punëve të Jashtme të IRJ të Maqedonisë, z. Milloshovski, i zhvilluar në Nju Jork më 18 nëntor të vitit të kaluar. Bakojanis: "Ju sllavët, keni ardhur këndej në shek. VII p.e.s. dhe nuk mund të keni lidhje me popullin antik maqedon e me Maqedoninë Antike, të cilët kanë ekzistuar gjatë kushedi sa shekujve p.e.s."

Milloshovski: "... dhe një gjë tjetër po ju them, zonjë: më mirë është që të merremi vesh shpejt e shpejt, sepse ju e dini fort mirë dhe ne e dimë fort mirë se cilit komb i përket emri Maqedoni. Prandaj është më mirë ta mbyllim këtë punë: ju mbajeni atë pjesë që keni,kurse ne ta mbajmë pjesën tjetër të Maqedonisë." Bakojanis: "Për cilin komb e ke fjalën, për shqiptarët? Për ata mos u mërzit fare. Ata janë në gjumë e nuk dinë se kur do të zgjohen, se po u zgjuan ata, na mori dreqi edhe ne, edhe ju! ...

prandaj duhet të merremi vesh sa më shpejt...." (Balkanweb 19 shtator 2008). Përveç autorëve të shumtë të vjetër, përgjithësisht sllavë, konfirmimi i këtyre dy funksionarëve të lartë të Greqisë e të IRJ të Maqedonisë më kanë bërë shërbim shumë të madh në përpunimin e diskursit tim rreth përdorimit dhe falsifikimit të emrave të lashtë të Maqedonisë Antike dhe të popullit të saj antik.

e enjte, 12 shkurt 2009 17


FJALEKRYQI

DASHI

DEMI

BINJAKËT

GAFORRJA

LUANI

VIRGJËRESHA

PESHORJA

AKREPI

SHIGJETARI

BRICJAPI

UJORI

PESHQIT DASHI - Keni nje engjull qe ju ruan ne krahe kete jave . Kjo mund te jete dikush qe flet cdo here mire per ju ose person I cili do te ju njoftoje me dike tjeter I cili do te mund te ju ndihmoje . Ndegjoni intuiten tuaj dhe verjani veshin enderrave tuaja. Cfare do qe te beni ne jeten tuaj publike do te kete efekt pozitiv. DEMI - Ana e juaj artistike dhe kreative tani po vie ne pah dhe ju sjell ide te shkelqyera per pune . Ju jeni duke e zbukuruar perditshmerine e shume njerezve perreth jush. Ju keni nje intuite te forte per njerezit, per desajn dhe ritem. BINJAKET - C’fare thuani dhe mendoni ka nje domethe nie te madhe pe r rrethin tuaj jashte shte pise . Ndoshta keni ide te pazakonshme qe mund ti shokojne disa njere z, mire po ju nuk brengoseni. Edhe poqe se te tjere nuk dakordohen, ju nuk jeni ne disponim te heshtni. Kjo e shte nje jave e shke lqyer pe r nje udhe tim pak sa me te gjate. GAFORRE - Zemra juaj dhe truri jane duke u brengosur vetem per nje gje dhe ate per dicka qe ka te beje me edukimin, shkollimin tuaj, gjyqesine , udhe timin, ose per cfardo qe ju besoni se eshte e “drejte ” per ju." Lereni qe punet vete te qarkullojjne . Ne nderkohe , dita e juaj ne pune po permiresohet dhe ju dita dites po beheni person me I organizuar keshtu qe tani mund te beni shume per nje kohe me te shkurter. Ndoshta do te ju dhurojne ndonje dhurate te vogel.

18 e enjte, 26 shkurt 2009

LUANI - Jeni duke kerkuar me teper shtypje dhe dinamike ne maredhenien tuaj me partnerin, si para ose me teper sensualitet. Jeni te interesuar ne nje aritje unike te vecante , ne me nyre qe secili te jete I lire te beje cfardo qe ka de shire vet dhe ne te njejten kohe te jeni se bashku. Faktore me te rendesishem per ju jane : mendimi dhe ndarja e ideve. VIRGJERESHA - Udheheqe si I juaj, Merkuri, eshte duke shkelur ne shtepine tuaj te 7, shtepi kjo e “tjereve” deri me daten 3 Mars. Ndryshimet e personave qe I keni te rendesishem ne jete do te kene shume ndikim ne ju dhe ne reagimet e juaja. Ne periudhen vijuese, shumica e aktiviteteve tuaja do te kene te bejne me aferat e shokeve, shoqeve ose te dashures/it tuaj. PESHORJA - Kete jave do te keni permiresime ne lemine e dashurise dhe ne pergjithesi kreativitetit tuaj. Ju do te kenaqeni ne dezejnet, ngjyrat, dhe ritmin. Miqte tuaj se shpejti do tu ofrojne kurajo dhe aktivitete ne te cilat do te kenaqeni. Gjate fundit te javes do te keni nje eksperience te quditshme me femije ose me te dashuren/in. AKREPI - Kjo eshte nje periudhe shume e mire qe ti sqaroni mire punet me partnerin ose me femijet. Keni opcione te definuara, mirepo ju gjithashtu jeni duke hulumtuar per kompromise dhe solucione ku ju do te dilni fitues . Udhetimi dhe/ose mesimi do te jene te pranishme kete jave . Mendja juaj eshte e shpejte dhe e kthjellet.

SHIGJETARI - Udhetimi dhe komunikimi figurojne forte kete jave . Ndoshta do te jeni te pranishem ne aktivitete te lidhura me tehnike , sic eshte per shembull mesimi I menaxhmentit, kompjutoreve. Gjuha e fjaloreve te specializuar do te jete fokusimi juaj per kete jave . Te favorizuara gjithashtu jane edhe jeta sociale dhe ajo romantike. BRICJAPI - Jeni duke shkelur drejt nje niveli te ri te jetes, nivel ne te cilin shume here do te ndjeheni dhe cdo gje do te ju duket e cuditshme. eshte mire t’a perdorni mencurine tuaj dhe te ndjeni kete periudhe me 6 shqisat qe I posedoni. Kjo do te jete si nje hyrje ne nje keshtjelle te rrezikshme. Aty do te kete edhe perbindesha te cilet do te duhet ti largoni, mirepo do te kete edhe shpetimtare te cilet do te ju ndihmojne gjate rruges suaj. UJORI - Kjo eshte nje jave e mire per te udhetuar, e posacerisht nese shkoni dikund ku ka edhe uje . Jeta shoqerore dhe romansa do te jene te pranishme me nje mase te madhe. Ju keni ardhur me nje faze ku duhet ta ndryshoni karieren ose punen tuaj. Juve ju nevojitet dicka e fresket qe te ju mbaje te fokusuar. PESHQIT - Merkuri eshte duke udhetuar shpejte ne shenjen tuaj mes 16 shkurtit e deri me 3 Mars. Gjate kesaj periudhe do te keni permiresime ne komunikim dhe ne udhetime te shkurtera qofshin ato me pune ose personale. Truri do te ju punoje shpejte ndersa sjelljen do ta keni pak sa me agresive. Jeni te zhytur ne idea edhe perderisa ecni duhet ti shkruani per te mos I haruar.


SPORT garuesit e kk “aLBuLena” treguan Përgatitje të mirë në kuPën “BamBi 2009” në PodgoriCë

Vendi i pestë në renditjen e përgjithshme

Katër mjeshtra të rinj të karatesë Për brezin e zi në provim morën pjesë shtatë anëtarë, katër prej të cilëve, Adonis Markashi, Genc Murati, Edmond Mehmedi dhe Nexhat Çobiq, e kaluan me sukses provimin duke u bërë mjeshtra të rinj të karatesë. Të katër ata janë të dalluar jo vetëm brenda klubit, por edhe nëpër gara shtetërore dhe ndërkombëtare, ku shpesh herë janë shpallur garuesit më të suksesshëm të turneve.

Garuesit më të suksesshëm në këtë garë nga radhët e KK “Albulena” ishin Lindita Hoxhiq dhe Besnik Adoviq të cilët fituan nga dy medalje të arta.

Podgoricë – Një kupë për vendin e pestë në renditjen e përgjithshme dhe 27 medalje, prej të cilave dymbëdhjetë të arta, nëntë të argjendta dhe gjashtë të bronzta është bilanci i Klubit të Karatesë “Albulena” në kupën “Bambi 2009” të mbajtur më 15 shkurt në Podgoricë. “Albulena” u përfaqësua në këtë garë me 23 garues të cilët treguan përgatitje shumë të mirë. Garuesit më të suksesshëm në këtë garë nga radhët e KK “Albulena” ishin Lindita Hoxhiq dhe Besnik Adoviq të cilët fituan nga dy medalje të arta. Me medalje të arta u kurorëzuan edhe Rrezart Cungu, Xhivat Hoxha, Sretena Gjuriq, Ardit Astafa, Emir Mustafiq, Leila Lihari, Xheneta Vuçiq, Mentor Lika. Medalje të argjendta fituan Rrezart Cungu, Xhemal Fici, Venesa Nuhi, Albulena Ujkashi, Ardit Astafa, Azra Lihari,

kLuBi i karatesë “ChamPion” organizoi të shtunën Provimin Për fitimin e Brezave

Arta Lazoriq, Aldina Kaleziq, Hakile Resulbegoviq, ndërsa medalje të bronzta Driton Bajramoviq, Katarina Kujunxhiq, Hana Subrahimoviq, Esat Nimanbegoviq, Lindon Peroviq, Ceno Hoxhiq.

(Kohapress)

federata e taekWondo-së së maLit të zi organizoi në PodgoriCë seminarin ndërkomBëtar Për dhënien e LiCenCave ndërkomBëtare

Ulqin – Klubi i Karatesë “Champion” organizoi të shtunën provimin për fitimin e brezave, nga i verdhi deri tek i ziu, ku morën pjesë 54 anëtarë të këtij klubi. Nga këta 24 kaluan me sukses provimin për brezin e verdhë, katër prej të cilëve, Aksa Hajdinaga, Ajla Murati, Ermir Kurtoviq dhe Milica Bundallo iu ndanë lëvdata si më të dalluarit. Për brezin e kuq në provim morën pjesë 16 nxënës të cilët e kaluan provimin me sukses, ku Ena Kovaçeviq, Eliza Markiq dhe Elvir Deljanin u shpërblyen me lëvdata. Për brezin e gjelbërt në provim morën pjesë pesë nxënës ndër të cilët Ivana Rangjelloviq dhe Ardian Dasharami u shpërblyen po ashtu me lëvdata. Për brezin bojë kafe provimin e kaluan me sukses Admir Sella dhe Goran Kilibarda, duke u shpërblyer të dy me lëvdata. Për brezin e zi në provim morën pjesë shtatë anëtarë, katër prej të cilëve, Adonis Markashi, Genc Murati, Edmond Mehmedi dhe Nexhat Çobiq, e kaluan me sukses provimin duke u bërë mjeshtra të rinj të karatesë. Të katër nxënësit janë të dalluar jo vetëm brenda klubit, por edhe nëpër gara shtetërore dhe ndërkombëtare, ku shpesh herë janë shpallur garuesit më të suksesshëm të turneve.

Shtatë mjeshtra nga KT “Ulqini” Trajenri i KT “Ulqini” Fikret Dushku thotë se kjo është hera e parë që në Ulqin arrijnë të dalin shtatë mjeshtra me licencë ndërkombëtare. “Për klubin tonë, kjo ka një rëndësi të madhe, e po ashtu edhe për qytetin. Së shpejti mendojmë që këtë sport ta zgjerojmë edhe në vendet e tjera të qytetin tonë”, thotë ai. Podgoricë – Federata e Taekwondo-së së Malit të Zi organizoi gjatë fundjavës në Podgoricë seminarin treditor për dhënien e licencave ndërkombëtare. Seminarin e udhëhoqën dy mjeshtrat koreano-jugorë, Kim Jong Ki dhe Semi Li, të autorizuar për dhënien e kësaj licence e cila shërben për të pasur të drejtën e pjesëmarrjes në kampionatet botërore dhe lojrat olimpike. Në mesin e pjesëmarrësve të këtij seminari ishin edhe shtatë anëtarë të Klubit të Taekwondo-së “Ulqini”, Artan Zenuni, Arijeta Zati, Besnik Shata, Arben Kollari, Leonard Dobreci, Adnan Hasa dhe Allmedin Suka, si dhe trajneri i këtij klubi Fikret Dushku. Të gjithë ata e kaluan me sukses provimin. Trajneri i KT “Ulqini” Fikret Dushku sqaron se seminare të këtij lloji organizohen një herë në dy apo tri vjet me kërkesë të federatës së vendit përkatës dhe se qëllimi i tij është pajisja me licencë ndërkombëtare të personave që e kalojnë me sukses provimin. Ai thotë se se ata që e kalojnë me sukses provimin bëhen mjeshtra të shkallës së parë, siç njihet me emrinDan. Sa i përket pjesëmarrësve nga KT “Ulqini”, Dushku thotë se kjo është hera e parë që në Ulqin arrijnë të dalin shtatë mjeshtra me licencë ndërkombëtare. “Për klubin tonë, kjo ka një rëndësi të madhe, e po ashtu edhe për qytetin. Së shpejti mendojmë që këtë sport ta zgjerojmë edhe në ambiente të tjera të qytetit tonë”, thotë ai.

(Kohapress)

Në provim ishin të pranishëm kryetari i Komisionit Agron Ujkashi, pastaj Anel Beganoviq, kryetari i KK “Champion” Hysni Begu, si dhe anëtarët e tjerë të kryesisë së këtij klubi, Hajdar Murati dhe Xhavit Markashi. Në kumtesën për opinion të KK “Champion” thuhet se organizimin e bëri më madhështor edhe prania e prindërve dhe të afërmve të nxënësve të cilët me duartrokitjet e tyre mbështetën karateistët në këtë aktivitet të rëndësishëm për ta. Në mesin e të pranishmëve ishte edhe kryetari i Komunës së Ulqinit Gëzim Hajdinaga. KK “Champion” numëron gjithsej 80 anëtarë, 23 prej të cilëve janë vajza të cilat me mjaft sukses e përfaqësojnë këtë klub. Trajnerët e KK “Champion”, Lekë Markiqi dhe Nail Kurtoviqi thonë se këtë klub e presin në vazhdim të sezonit gara të rëndësishme në nivel shtetëror dhe ndërkombëtar. “Champion si gjithmonë do të përfaqësojë me dinjitet qytetin e Ulqinit”, thonë ata dhe falënderojnë të gjithë sponsorët që i mbështetën që nga fillimi i formimit të këtij klubi, në veçanti Komunën e Ulqinit dhe sponsorin e përgjithshëm ‘Prva Banka CG’.

(Kohapress)

e enjte, 26 shkurt 2009 19


MARKETING


Turn static files into dynamic content formats.

Create a flipbook
Issuu converts static files into: digital portfolios, online yearbooks, online catalogs, digital photo albums and more. Sign up and create your flipbook.