Koha 360, botuar më 05.03.2009

Page 1

Intervistë me Leart Kola

Eshku për jetën

Më mirë se një përrallë

Podgoricë e enjte, 5 mars 2009 Viti VII Numër 360 Çmimi 0,50 ISSN 1800-5969

rrymimet aktuale në ash dhe fati i malësisë

Refleksi i mentalitetit tonë

Ditëve të fundit është çuar shumë pluhur në opinionin shqiptar në Mal të Zi lidhur me ngjarjet e fundit në Alternativen Shqiptare, gjegjësisht lidhur me faktin se Këshilli kryesor i kësaj partie nuk ka mundur të arrijë konsensus lidhur me faktin se kush do të jetë bartësi i listës për zgjedhjet e ardhshme parlamentare. Të bëjmë rekapitulim në bazë të asaj çka ka mundur të shihet nga mediat: një rrymë e anëtarëve të Këshillit ka qenë për opcionin që bartësi i listës zgjedhore të kësaj partie të jetë deputeti i deritashëm në Parlamentin e Malit të Zi, Vasel Sinishtaj, ndërsa, rryma tjetër e ka përkrahur Nik Gjeloshajn. Sipas mediave malazeze (sic!) bartësi i listës do të jetë Gjeloshaj. Te qytetari neutral i cili, në radhë të parë, brengoset për të ardhmen e Malësisë, rrymimet në ASH lënë përshtypje të rëndë. Jo vetëm që krijojnë imazh negativ për partinë në fjalë, por, në rend të parë për Malësinë. Sepse, fitohet përshtypja se diçka nuk është në rregull me mentalitetin tonë.


NGJARJET JAVORE deleGaCiOni i ministrisë Për mBrOJtJen e të dreJtaVe të nJeriut dhe PakiCaVe mOri PJesë në mBledhJen e kOmitetit të kOmBeVe të Bashkuara Për eliminimin e diskriminimit raCial

Prezantohet Raporti mbi luftën kundër diskriminimit Delegacioni i Ministrisë për Mbrojtjen e të Drejtave të Njeriut dhe Pakicave mori pjesë të hënën dhe të martën në mbledhjen e Komitetit të Kombeve të Bashkuara për eliminimin e diskriminimit racor (CERD), ku prezantuan Raportin inicial të Malit të Zi mbi implementimin e Konventës së OKB-së mbi eliminimin e të gjitha formave të diskriminimit racor. Ministri për Mbrojtjen e të Drejtave të Njeriut dhe Pakicave, Fuad Nimani, prezentoi pjesët më të rëndësishme të Raportit dhe u përqendrua në aktivitetet që janë ndërmarrë pas dorëzimit të tij Komitetit. Shqyrtimi i Raportit, i cili zhvillohet përmes dy takimeve të hapura për opinion, ka formën e dialogut ndërmjet anëtarëve të Komitetit dhe delegacionit, qëllimi i të cilit është arritja e kuptueshmërisë më të mirë të gjendjes reale në vend, si dhe përcaktimi i përbashkët i modaliteteve për avancimin e implementimit të Konventës, thuhet në deklaratën për shtyp të Ministrisë për Mbrojtjen e të Drejtave të Njeriut dhe Pakicave. Në të theksohet se anëtarët e Komitetit kanë shprehur kënaqësi me cilësinë e saj, si dhe me faktin që Mali i Zi në afatin e përcaktuar e ka plotësuar obligimin e vet për dorëzimin e Raportit. Po ashtu, siç theksohet, Komiteti ka përshëndetur përparimin e jashtëzakonshëm të Malit të Zi në ndërtimin dhe harmonizimin e kuadrit normativ me standardet më të larta ndërkombëtare në fushën e respektimit të të drejtave të pakicave. “Janë të njohura përpjekjet e Qeverisë që përmes

Themelues: Kuvendi i Republikës së Malit të Zi Gazetë javore për aktualitete, shkencë dhe kulturë Numri i parë doli më 21 shkurt 2002. Botues: SHAGBG ’’Pobjeda’’ Kryetari i Bordit të drejtorëve Radoica Luburiq Redaktor përgjegjës: Ali Salaj Gazeta redaktohet nga kolegjiumi: Fran Gjokaj, Ismet Kallaba (aktualitete, sport), Rrok Dushaj (mozaik, bota), Fahrudin Gjokaj (grafikë), Vijoleta Berishaj (sekretare teknike), Bisera Beqaj (marketing) Adresa: Bulevar revolucije 5 Podgoricë Telefonat: 081-247-799, 247-734 Fax: 247-674 E-mail: kohajavore@cg.yu www.kohajavore.cg.yu Dorëshkrimet dhe fotografitë nuk kthehen

2 e enjte, 5 mars 2009

reformave gjithëpërfshirëse të krijojë ambientin në të cilin të gjithë qytetarët do të kenë mundësi të gëzojnë spektrin e gjerë të të drejtave dhe lirive të

prezentimin e dokumenteve strategjike për avancimin e pozitës së popullsisë RAE dhe rezultateve të arritura në implementimin e tyre.

parashikuara me Kushtetutën dhe ligjet e Malit të Zi”, thuhet në deklaratën për shtyp. Në të theksohet se anëtarët e Komitetit, në bazë të Raportit të sektorit joqeveritar, kanë kërkuar nga delegacioni informacion shtesë mbi zbatimin e aktiviteteve të planifikuara në fushën e avancimit të pozitës së popullatës RAE, si dhe të pjesëtarëve të grupeve të tjera të ndjeshme shoqërore.

Në deklaratën për shtyp thuhet se anëtarët e delegacionit të Malit të Zi kanë pasur rast që të shpjegojnë në mënyrë të detajuar disa çështje të veçanta për të cilat anëtarët e Komitetit kanë shfaqur interesim.

Ndihmësministri për Mbrojtjen e të Drejtave të Njeriut dhe Pakicave, Sabahudin Deliq, ka bërë

(Kohapress)


NGJARJET JAVORE nJë deleGaCiOn nGa ulQini mOri PJesë në Panairin e turiZmit në BudaPest

Prezantim dinjitoz Ulqin - Një delegacion nga Ulqini i kryesuar nga kryetari i Komunës, Gëzim Hajdinaga, mori pjesë në Panairin e Turizmit UTAZAZH që u organizua në Budapest. Panairi u hap më 26 shkurt dhe tuboi një numër të madh vendesh të cilat përmes organizatave të tyre turistike nacionale bënë prezantimin e ofertës turistike. Në deklaratën për shtyp të kabinetit të kryetarit të Komunës së Ulqinit thuhet se përfaqësuesit e agjencive turistike të Ulqinit dhe ata të hotelerierëve u prezantuan denjësisht në këtë aktivitet, ndërsa kryetari Hajdinaga zhvilloi takime të rëndësishme pune. Ai u takua me z. Daniel Neustadtlom, projektmenaxher i kompanisë prestigjioze hungareze “Hungest Hotel” e cila ka kapacitete hoteliere edhe në Herceg Novi. Kryetari i Komunës së Uqinit i ftoi përfaqësuesit e kompanisë në fjalë për bashkëpunim të ndërsjellë, që të vizitojnë Ulqinin dhe të shohin mundësinë e investimeve, ftesë e cila u pranua. Një takim tjetër i rëndësishëm u zhvillua me përfaqësuesit e kompanisë së njohur “Trigranit”, e cila ka shprehur interesim për të investuar në Ulqin, konkretisht në pjesën e

Plazhit të Madh. Kryetari Hajdinaga, në shoqërinë e përfaqësuesve të kësaj kompanie, ka vizituar objekte dhe komplekse që kjo kompani e njohur në Evropë në fushën e ndërtimtarisë ka kryer në Budapest. Në deklaratë thuhet se gjatë qëndrimit në Budapest u hodh ideja për vënien e kontakteve ndërmjet Ulqinit dhe Distriktit të pestë të kryeqytetit hungarez, gjegjësisht distriktit më atraktiv që përfshin pjesën qendrore të Peshtës ku janë të vendosur Parlamenti, Katedralja, Akademi e Shkencave, një numër i madh i hoteleve dhe urat më të bukura të Danubit. Në këto takime kryetari i Komunës së Ulqinit shoqërohej nga Ambasadori i Malit të Zi në Hungari, dr. Vanja Brailo. Ky i fundit, siç thuhet në deklaratë, vlerësoi lart angazhimin e delegacionit nga Ulqini dhe u shpreh i gatshëm për vënien e urave të bashkëpunimit ndërmjet Ulqinit dhe pjesëve atraktive të Budapestit. Përveç Hungarisë, delagacioni nga Ulqini vizitoi edhe bursën turistike në Beograd ku ka zhvilluar një sërë takimesh me përfaqësues të turizmit nga Serbia.

Prezantim edhe në Panairin e Bukureshtit Oferta turistike e Ulqinit do të prezantohet më l9 mars në Panairin turistik në Bukuresht. Përfaqësuesit e agjencive turistike dhe hotelierike të Ulqinit në takim me kryetarin e Komunës së Ulqinit, Gëzim Hajdinaga, kanë vlerësuar prezantimin e Ulqinit në Panairin e Budapestës si dhe kontaktet e shumta që janë zhvilluar, si dhe vlerësimi i partnerëve hungarezë. Vlerësime pozitive në këtë takim janë dhënë edhe për pjesëmarrjen në Panairin e Beogradit dhe atë të Munihut, ndërkohë që u ra dakort që në Panairin e Berlinit oferta dhe materialet propaganduese të Ulqinit të jenë të prezantuara në stendën e përbashkët të Organizatës Turistike të Malit të Zi. Përfaqësuesit turistikë të Komunës së Ulqinit kanë marrë pjesë edhe në Panairin e Turizmit në Krakovë.

ld në mZ i ndau fletëfalënderim në Prishtinë u mBaJt takimi i dytë i rrJetit të OrGaniZataVe amBasadOrit të shBa-së në POdGOriCë, shQiPtare rOderik mur Për kOntriButin e shBa-së në PaVarësinë e kOsOVës

Faleminderit Amerikë! Lidhja Demokratike në Mal të Zi i ndau Fletëfalënderim me rastin e njëvjetorit të shpalljes së Pavarësisë së Kosovës, Ambasadorit të SHBA-së në Podgoricë, Roderik Mur, për kontributin e SHBA-së në Pavarësinë e Kosovës. “Lidhja Demokratike në Mal të Zi, partia e parë politike e shqiptarëve që janë popull autokton në trojet e veta shekullore, sot në Malin e Zi (e formuar më 09. 09. 1990 në Tuz), me kënaqësi dhe respekt me anë të këtij fletëfalënderimi, në emër të shqiptarëve në MZ, ju falënderojmë Ju dhe përmes Jush Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe udhëheqësit e saj, për të gjitha që bënë për zhvillimet e

mbara, për ndihmën, përkrahjen dhe angazhimet miqësore e njerëzore, diplomatike e ushtarake, shkencorearsimore e materiale për Pavarësinë e Kosovës, për realizimin e të drejtave të shqiptarëve, për zhvillimet demokratike, për stabilitetin e paqën e vendosur. Kosova, falë ndihmës së pakursyer e të gjithanshme të SHBAve dhe aleatëve evropianë sot po gëzon lirinë dhe Pavarësinë. Faleminderit Amerikë!”, thuhet në Fletëfalënderim, të nënshkruar nga kryetari dhe deputeti i LD në MZ në Kuvendin e Malit të Zi, Mehmet Bardhi.

(Kohapress)

U diskutua për pozitën e shqiptarëve dhe projektet e përbashkëta

Rrjeti i Organizatave Shqiptare mbajti më 28 shkurt dhe 1 mars në Prishtinë takimin e dytë me moton “Jemi një”. Gjatë takimit u prezentua dhe u diskutua për gjendjen e shqiptarëve në Luginë të Preshevës, Mal të Zi, Maqedoni, Çamëri, Kosovë dhe Shqipëri. Këto prezentime dhe diskutimet kishin për qëllim të krijojnë një pasqyrë më të mirë të kushteve të shqiptarëve gjithandej dhe problemeve me të cilat ata ballafaqohen. Në takimin e dytë, RrOSh-it iu bashkangjiten edhe dy organizata të reja, Lëvizja për Komunë nga Tuzi “28 Nëntori” nga Vitia, duke e rritur në njëzet numrin e shoqatave që bëjnë pjesë në këtë rrjet. Pjesëmarrësit në takim u morën vesh që në periudhën e ardhshme gjashtëmujore të bashkorganizojnë disa

aktivitete, si prodhimi i një filmi dokumentar në të cilin do të paraqitet pozita e shqiptarëve në të gjitha trevat karshi rrjedhave politike dhe ekonomike të vendeve përkatëse, si dhe të portretizohet drejt vitaliteti i shqiptarëve, për t’i thyer kështu stereotipet të cilat janë ndërtuar dhe po ndërtohen për shqiptarët nëpër botë, vazhdimi i turneut të tubimeve me studentë, një turne futbolli për skuadrat shqiptare i cili do të mbahet në Shkup, festimi i përbashkët i 131-vjetorit të Lidhjes së Prizrenit, lobim pranë politikanëve dhe qeverive për bashkëpunim më intensiv në fushën kulturore dhe ekonomike midis vendeve ku jetojnë shqiptarët, etj. Në takim u miratua logoja e RrOSh-it dhe u ra dakort për kompletimin e faqes së internetit. Po ashtu u ra dakort që të zgjedhet zëdhënësi i këtij Rrjeti. RrOSh është rrjet i 20 organizatave të ndryshme shoqërore shqiptare nga të gjitha trevat, i themeluar në Tiranë më 28 gusht 2008. Qëllimi i këtij rrjeti është që të organizojë aktivitete të përbashkëta me karakter kombëtar si dhe të punojë drejt vetëdijësimit të shqiptarëve për pozitën e tyre politike, ekonomike e shoqërore në Ballkan.

(Kohapress)

e enjte, 5 mars 2009 3


OPINIONE & V¸SHTRIME rrymimet aktuale në ash dhe fati i malësisë

Refleksi i mentalitetit tonë

Marrja me politikë është një profesion i cili varet nga disponimi i qytetarëve. Nëse qytetarët mendojnë se subjekti politik, ose personaliteti për të cilin kanë votuar punon në favor të interesave të tyre, ata do të votojnë përsëri për të. Andaj, në politikë asgjë nuk është e përjetshme. Në Malësi nuk ekziston kjo vetdije. Për qytetarin i cili i shikon anash rrjedhat aktuale, e gjithë kjo len përshtypje të luftës së pamëshirshme për pushtet qoftë ky vetëm

vetëm që krijojnë imazh negativ për partinë në fjalë, por, në radhë të parë për Malësinë. Sepse, fitohet përshtypja se diçka nuk është në rregull me mentalitetin tonë.

pushteti brenda një partie.

të nevojiten deceniet (dhe shekujt) që të kapërcehet kjo humnerë civilizuese. Kemi menduar se me rënien e komunizmit do të ecim më shpejt drejt Europës. Mirëpo, praktika po e tregon se ky proces po përparon shumë ngadalë. Shembulli më i mirë janë ngjarjet aktuale në ASH.

Xhoana M.Perkaj Ditëve të fundit është çuar shumë pluhur në opinionin shqiptar në Mal të Zi lidhur me ngjarjet e fundit në Alternativen Shqiptare, gjegjësisht lidhur me faktin se Këshilli kryesor i kësaj partie nuk ka mundur të arrijë konsensus lidhur me faktin se kush do të jetë bartësi i listës për zgjedhjet e ardhshme parlamentare. Të bëjmë rekapitulim në bazë të asaj çka ka mundur të shihet nga mediat: një rrymë e anëtarëve të Këshillit ka qenë për opcionin që bartësi i listës zgjedhore të kësaj partie të jetë deputeti i deritashëm në Parlamentin e Malit të Zi, Vasel Sinishtaj, ndërsa, rryma tjetër e ka përkrahur Nik Gjeloshajn. Sipas mediave malazeze (sic!) bartësi i listës do të jetë Gjeloshaj. Te qytetari neutral i cili, në rend të parë, brengoset për të ardhmen e Malësisë, rrymimet në ASH lënë përshtypje të rëndë. Jo

Çfarë është mentaliteti ynë Rrymimet aktuale në ASH janë pasqyrë reale e asaj që është mentaliteti i sotëm i cili mbizotron në Malësi e që është trashëgim i kohrave të përparshme kur trevat shqiptare ishin të izoluara nga Europa e qytetëruar. Do

Niccolo Machiavelli Do t’u propozoja politikanëve tanë që ta lexojnë Machiavellin. Aty do të mund të gjenin shumë gjëra të dobishme të cilat do t’u ndihmojnë që në opinion të mos duken komikë nga fakti se janë qasur të merren me një profesion parimet e të cilit nuk i njohin. Çka është edhe më e keqja, politika është profesion i cili, nëse ushtrohet nga injorantët ka pasoja të rënda për popullin i cili i ka votuar. Andaj çka thotë Machiavelli? “Njerëzit mund të hipin në pushtet me anë të tjerëve ose si pasojë e rrethanave. Për këta është shumë vështirë ta ruajnë pozicionin e tyre. Pushteti i tyre nuk ka rrënjë të thella

dhe nuk mund t’ju rezistojë furtunave.” Kurzivin e kam bërë unë që politikanët tanë të dijnë të orientohen më mirë lidhur me atë se çfarë ka dashur të thotë Machiavelli e që mund të aplikohet në situatën aktuale në ASH. Çka paraqet në esencë profesioni i politikanit Fakt është se shqiptarët në Mal të Zi nuk kanë ide se çka paraqet në thelb marrja me profesionin e politikanit. Në shtetet e demokacisë europiane, ky profesion ushtrohet për ta përmirësuar pozitën dhe jetën e qytetarëve. Te ne, ky kuptohet si mundësi ideale që të shfrytëzohen benefitet që i sjell pushteti. Te

shqiptarët e Malit të Zi, funksioni i kryetarit partiak është i përjetshëm. Dhe jo vetëm kaq, Ky funksion nënkupton që atë person të njejtë do ta shohim në të gjitha këshillat, komisionet, tryezat e rrumbullakta, grupet e punës, etj.,etj. Vërtet, njeriut i vie që të thotë “Mjaft më!”. Më në fund qytetari i thjeshtë fillon ta ndiejë veten si peng të fytyrave për të cilat nuk ka shans që të zbresin nga funksioni i përjetshëm. Diçka si Fidel Castro! Po, si qëndron puna në rastin e ASHsë. Ky rast është specifik për shumë arsye dhe kjo që e kam thënë më lartë nuk vlenë për ASH-në. 1. ASH si subjekt autokton politik në Malësi. ASH është subjekti i parë autokton politik në trevën e Malësisë që nga koha e rënies së komunizmit. Të gjitha partitë e tjera që veprojnë në Malësi janë degë të partive politike me qendër në Ulqin. 2. Çështja e strategjisë afatgjatë. Në situatë kur fitohen zgjedhjet lokale dhe një deputet hynë në Parlament republikan si pasojë e

rrethanave të krijuara pas aksionit policor “Fluturimi i shqiponjës”, ASH vepron tërë kohën (gati tri vjet) pa strategji afatgjatë. Politika nuk mund të zhvillohet prej rastit në rast. Duhet të dihet çka është strategjia afatgjatë e një subjekti politik. Përveç kësaj, duhet bërë dallim mes politikës krijuese dhe asaj ditore. A ka pasur njerëz të tillë në Këshillin Qendrorë të ASH-së, njerëz të cilët dijnë çka ë s h t ë

sen e identitetit kombëtar, luftë e cila ka qenë aq e gjatë sa që është humbur parafytyrimi se ka njerëz të zot edhe jasht fisit tim. Për fat të keq, në Malësi, kjo psikologji nuk është tejkaluar as në kohën e sotme kur duhet shikuar një interes më të gjërë. Një mentalitet i ngjashëm klanor ekziston edhe në mjediset e tjera shqiptare në Mal të Zi të cilat nuk e kanë strukturën fisnore. Kuptohet se edhe kjo është pasojë e izolimit dhe mbylljes në v e t e sepse

strategjia e të cilët kanë qenë në pozitë të vendosin për këtë si anëtarë të Këshillit qendror? Dyshoj! Ose, edhe në rast se ka paur të tillë, kanë qenë në pakicë. 3. Lufta për pushtet. Marrja me politikë është një profesion i cili varet nga disponimi i qytetarëve. Nëse qytetarët mendojnë se subjekti politik, ose personaliteti për të cilin kanë votuar punon në favor të interesave të tyre, ata do të votojnë përsëri për të. Andaj, në politikë asgjë nuk është e përjetshme. Në Malësi nuk ekziston kjo vetdije. Për qytetarin i cili i shikon anash rrjedhat aktuale, e gjithë kjo len përshtypje të luftës së pamëshirshme për pushtet qoftë ky vetëm pushteti brenda një partie. 4. Faktori fisnor. Kur e lexon historinë e malësive shqiptare, jo vetëm të Malësisë së Madhe, e sheh qartë se të gjitha trojet e këtilla kanë ruajtur një mentalitet mikrolokal (fisnor) i cili i ka bërë shumë dëm, së pari mjedisit lokal e pastaj edhe kombit shqiptar. Kjo ka ardhur si pasojë e luftës shumëshekullore për mbijete-

rrethanat kanë qenë të tilla. 5. Uniteti i brendshëm i subjektit politik. Të kthehemi përsëri te Machiavelli. Ai thotë se për ta ruajtjur pushtetin, nuk duhet ngurruar të largohen njerëzit të cilët janë të rrezikshëm për unitetin. Ta aplikojmë këtë parim në rastin aktual të ASH-së, kjo dmth. se një subjekt politik nuk mund të funksionojë nëse nuk është unik. Nga ky shkak, në demokracinë qytetare vie deri te formimi i partive të reja politike nga fraksionet që janë krijuar brenda partive ekzistuese. Konkluza lidhur me ASH-së imponohet vetvetiu. Përfundimi Në këtë moment, përfundim nuk ka. Neve, qytetarëve të thjeshtë (por,jo edhe neutralë kur është fjala për fatin e vendlindjes sonë), na mbetet të shpresojmë se Malësia nuk do të shuhet para se t’i zgjidhin interesat e tyre fisnorë politikanët të cilët vendosin për fatin e saj. xhoanaperkaj@yahoo.com

Pikºpamjet e shprehura nº faqet opinione & vºshtrime nuk pºrfaqºsojnº domosdoshmºrisht politikºn redaksionale tº

4 e enjte, 5 mars 2009

Kohºs j


OPINIONE & V¸SHTRIME ZGJedhJet Parlamentare

Mëkatet e harruara

Duke e ditur që “diktatorët lokalë”, ashtu si diktatorët e vërtetë, dinë nganjëherë ta kapin popullin në befasi, s’është keq të tërhiqet vërejtja që sloganet e tyre nuk janë nganjëherë serioze, por me një prapavijë, ose me disa prapavijë! Kjo vlen për idenë e zgjedhjes së deputetit për Anë të Malit që mendoj se si problem do të duhej të nisej nga ndryshimi i metodave politike të ndikimit. Metoda që përdori grupi iniciues në repertorin e vet nuk ndryshoi nga ajo e politikanëve të vjetër. Pa marrë parasysh nganjëherë, dëshirën tonë që plakën ta bëjmë nuse, duke e “veshur me rroba nusërie”, ajo përsëri mbetet plakë! Sot është më se e qartë që çdo njëri “lider shqiptar” jashtë Anës së Malit që s’jeton në të di të mbështesë shkallën e suksesit të tij në murin e Anës së Malit, vetëm sa për të kënaqur nevojat e veta e më sa duket kështu do të ndodhë edhe me “lëvizje” – Aleancën e Re, për Anën e Malit.!

Muhamet Nika Një thënie profetike çifute thotë “Zot, më jep kurajën të ndryshoj gjërat që mund dhe duhet të ndryshohen, qetësinë për të pranuar gjërat që nuk mund të ndryshohen dhe mençurinë për të njohur dallimin”! Si duket prijësit e idesë duke mos qenë të mishëruar në esencën e urtësisë së shenjtë nuk patën njohuri për metodën e bashkimit të subjekteve, ata në vend të ndërvarësisë zgjodhën pavarësinë. Ndërvarësia do të thotë, kërko fillimisht të kuptosh, pastaj të kuptohesh. Të veprosh kështu për momentin do të thotë të përdorësh matematikën e përçarjes në vend të matematikës së bashkimit. Duke e ditur nga ana tjetër që dy kryetarët Hollaj e Doda nuk kanë as kredibilitetin emocional të bashkimit të Anës së Malit ngase nuk e kanë vullnetin e organeve të Partisë, kurse z. Dodës veç i është “avulluar” kahmoti anëtarësia, pohojmë që e gjithë kjo histori sëmundjeje me lokalizmin e vonuar anamalas, mund të jetë një lojë e fshehtë e kurdisur në laboratorin e treshes Doda – Hollaj - Avdiu për ta vendosur “katunarët” e kësaj ane, kuptohet për interesa të veta, në “karantinën” e Forcës si parti e qytetit, për të mos iu prishur këtyre të fundit “higjienën ulqinake”, e cila si tezë është shpikur gjat viteve 90-ta nga vetë z. Cungu. Dëshiroj të gaboj në prognozë, por ky projekt që do të testohet në këto zgjedhje do të gjej zbatim në zgjedhjet e ardhshme lokale. Shikuar nga distanca kohore e para një dekade me siguri ajo që ngjante në organizimin politik të atëhershëm ishte ndjellakeqe për shqiptarët e që po dëshmohet edhe sot në prag të zgjedhjeve parlamentare 2009. Megjithatë, mbetet të shpresojmë që njeriu si për të mirë ashtu edhe për të keq është i kufizuar në mundësinë e vet. Ajo që do duhej të na shqetësojë në këtë mes është fundi i lojës – epilogut tragjik me lokalizma e krahinorizma, ndarje fisnore që patën dhe kanë për pasojë shpërbërjen e subjektivitetit zgjedhor të shqiptarëve në Mal të Zi. Po përsëris mendimin e regjisorit Emin Halili i cili thoshte se fillimi dhe mbarimi, edhe pse nuk ia përngjasin njëri tjetrit, kanë diçka të përbashkët. Një gjë e tillë po ngjet sot. Mirëpo duke e vlerësuar si parësore, përmendim “ndjesinë” që shpeshherë mungon tek ne për të kuptuar “hartën e gabuar” që na u dha në dorë nga kushtëzimet e formuara me kohë. Thomas Kuhn duke folur për “transformimin e një paradigme”, harte që ekziston në kokën e çdonjërit, të formuar mbi bazën e perceptimeve të mëhershme, tërheq vërejtjen, se, pothuaj që çdo zbulim i madh në fushën e përpjekjes shkencore është fillimisht një shkëputje nga tradita, nga mënyrat e vjetra të mendimit nga “paradigmat e vjetra”. Një gjë e tillë vlen edhe për konceptin tradicional të qeverisjes. Mirëpo jo të gjitha “transformimet e paradigmës” janë në drejtim pozitiv me atë që i thojnë të parit të botës në një mënyrë tjetër. Duke hyrë në temë mbi hartat e gabuara për herë të parë publikoj atë që di për atë që zhvillohet sot e që rrënjët i ka në mëkatet e të kaluarës dhe sqaroj fillet e përçarjes së madhe shqiptare gjatë viteve 90-ta. Këtu për lexues dua të shqyrtoj fillimisht kumtesën e Lidhjes Demokratike të Degës së Ulqinit nr.146/93 me 21.05.1993 e cila flet për pikëpamjet e ulqinakëve në kuptimin e ngushtë të fjalës ndaj Kryetarit te Lidhjes i cili sipas tyre vendosi tu hakmerrej mbi bazën e fushatës së dikur-

javore

shme antishqiptare (1981) andaj sipas tyre edhe i ekskomunikoi. “Këtë vendim e përjetojmë si një grusht të rëndë ndaj një qyteti, me tendencë të hakmarrjes personale për ato çka z. Kryetar (Mehmet Bardhi) pësoi nga partia komuniste në kohën e monizmit. Kjo kryesi nuk mund ta pranojë një vendim kësisoji... pra, është e vetmja kryesi e një dege në suazat e LD-së e cila punon me elektoratin e vet i cili nuk është sasior, por bëhet fjalë për një dege rrënjësisht cilësore...” Ndoshta mund të ketë ekzistuar një revanshizëm i z. Bardhi në këtë kohë për të këqijat që i përjetoi ai, mirëpo për këtë nuk mund të thuhet që kemi dëshmi të shkruara, kurse ndoshta pas akuzave të tilla fshehej një lokalizëm ulqinak i sofistikuar. I pyetur rreth këtij problemi z. Bardhi, atëherë na tha që në kryesine e Degës së LD-së së Ulqinit, kishte mbetur pakicë dhe një ditë në zyrën e kryetarit të Kuvendit e kishin kërcënuar me dorëheqje nga ky post duke kushtëzuar me moton “një njeri një post”. Më herët mbi bazën e lokalizmit, krahinorizmit dhe përçarjes konfesionale që kishte përfshirë Lidhjen si parti e vetme ishte larguar edhe kryetari i Klubit të këshilltarëve z. Xhaudet Cakuli i cill si ish kryetar i Kuvendit të Ulqinit në një ballafaqim me kryetarin aktual të Kuvendit, z. M. Nika, publikisht zbuloi në TV Teutë se motivet e lëshuarjes së Lidhjes kishin qenë siç u shpreh ai, se “që në atë kohë kishte hetuar se brenda Lidhjes funksiononin tri parti, ajo e qytetarëve, katundarëve dhe e katolikëve, Ajo që reflekton edhe më tutje erë lokalizmi në atë kohë është edhe deklarata e z. Nazif Cungu në fletushkën e Unionit Demokratik si kryetar i Klubit të kësaj partie i cili në cilësinë e shefit të Klubit të Unionit Demokratik në këtë gazetë deklarohej kështu: “Një pjesë e profesorëve, për fat të keq mësimdhënësit tanë, të cilët u vunë në krye të kësaj partie zgjuan një fanatizëm kundra ulqinakëve të pjesës më të ngushtë të qytetit. Pra këta profesorë provojnë që pushtetin lokal ta udhëheqin me fanatizëm, duke krijuar mendimin se kurrrë s'do të largohen nga ky pushtet. Fituan aq zemër saqë menduan se vetëm ata do të mundë të përfaqësojnë popullin tonë pa marrë parasysh mundësitë dhe afinitetet e tyre... duke pritur që ato kuadro të afirmohen ndodhi diçka tjetër: koha kaloi dhe ata nuk mësuan shumë, por me humbjet e tyre absolute të fundit pas zgjedhjeve lokale hynë në koalicion me forcat malazeze liberale për të udhëhequr pushtetin lokal dhe që t’i plotësojnë sado pak aspiratat e tyre personale. Pra një vazhdimësi e fanatizmit kundër “ulqinakëve” dhe “anamalasve” të cilët ata i quajnë edhe tradhtarë të fshatit. Mirëpo, koha e ka një gjë të mirë i shëron të gjitha, ndërsa ne vetëm duhet të presim”. Kujtoj se, çuditërisht, me këtë gjuhë z. Cungu flet edhe pas 15 vjetëve në parlament kur, deklaron “se ne vetëm duhet të presim”. Kurse teza se dikush i ka shpallë tradhtarë njerëzit e Unionit në Anë të Malit, pa dyshim se nuk qëndron (po të ishte kështu, atëherë UDSH nuk do të arrinte kurrë që të subjektivizohej atje). Një gjë të tillë nuk ndodhë as sot me anëtarët e Forcës që janë në Anë të Malit, kur dihet që kjo parti funksionet kyçe dhe elektoratin e ka nga qyteti. Është indikativ fakti që vet Unioni me Statut të partisë deri me ardhjen në krye të Partisë të z. Dinosha nuk lejoi që brenda qytetit të Ulqinit të ekzistonin dy degë të partisë, ajo e Ulqinit dhe e Anës së Malit, kjo sepse Dega e Ulqinit ngase ishte djegur tamblit i frynte kosit. Me siguri duke pasur frikë që një ditë prej ditëve Dega e Anës se Malit e UDSH-së mund të kërcënonte Degën e Ulqinit po edhe të Malësisë në çështjet e primatit politik pasi të masivizohej. Hesapet e z. Dinosha ishin bërë gabim! Nga ana tjetër mendoj se lokalizmi anamalas dhe ai kranjan bashkëjetonin pa i shpallur luftë të hapur njëri tjetrit deri në momentin e shpërbërjes së plotë të dy degëve te Lidhjes - asaj të Krajës dhe asaj të Anës së Malit. Lokalizmi i ndërsjellë ndër-

mjetë këtyre dy degëve ishte i sofistikuar përmes letrave anonime të cilat qarkullonin dorë më dorë, nga ato “anamalas” ose “krajanë” të ciët nuk donin ta bënin “qefin qeder”. Mirëpo ato gjithsesi arrinin efekte speciale të zgjedhësit sepse natyra e tyre ngase ishte intrigante, ishte e rrufeshme dhe provokuese. Ata të cilët i shkruanin anonimet nuk dukej se ishin tepër të guximshëm, të dilnin haptas kundër LD-së siç bënin ulqinakët. Ja përmbajtjet e disa syresh. “APEL POLITIK Fronti për shpëtimin e LD në MZ i drejtohet anëtarëve dhe simpatizuesve për shpëtimin e forcës politike shqiptare – LD në MZ nga dëmtuesit e saj. Kur në Kosovë digjen e plaçkiten shtëpi e pasuri, vriten fëmijë, gra, pleq e plaka, LD në MZ po i shkelë me këmbë votat e elektoratit, vetëm e vetëm për interesa personale e lokale. Votat e fituara para afro 8 muajsh, me përpikëri dhe prej ditës së parë po i shfrytëzon vetëm Mehmet Bardhi e pas 113 ditësh po i shfrytëzon edhe Skender Hoxha. Por për vendet – funksionet e tjera që në bazë të marrëveshjes me UDSH, që janë 8 vende ende nuk po plotësohen sepse Ulqini dhe Ana e Malit

nuk ka njerëz të aftë dhe të përshtatshëm, por jemi në pritje që në ndihmë të na dalin intelektualët nga Kraja (si shpëtimtarë). Në pritje jemi ende për përcaktimin e këshilltarit të 11 të LD në MZ i cili duhet të jetë nga Kosova ose krajan e jo temaljan, sepse nuk mund të jetë i aftë dhe i përshtatshëm për admiralin. Mund të themi që kryetari është me ne, por kundra nesh. Është kryetar i LD ne MZ, deputet ne Parlamentin Republikan, kryetar i Klubit të koalicionit parlamentar, kryetar i Klubit të këshilltarëve ne Ulqin, etj. Jeta e bukur politike e materiale, por edhe sevdaja e madhe në dynja është në ballë të gjitha hatave. Etja për një jetë tepër luksoze po ia shton edhe një perde zemrës së tij, edhe një perde syve të tij e me dy veshë të shurdhër. Prandaj vështirë është të hiqet dorë sot nga kjo jetë që po çon Kryetari, për të iu drejtuar idealit kombëtar ardhmërisë. Taktizimet e tija shkojnë në favor të DPS dhe UDSH si dhe punësimit të inteligjencës krajane. Kërkojmë përkrahje në shpëtimin e LD në MZ. Leqet për Krajë, 31.12.1998. Grupi iniciues i “Frontin antilokalist”. Pati edhe letra të tjera anonime, kurse zgjidhja e solomonit brenda LD-së u bë që z. Doda si anamalas nga ajo degë që pati një votë më shumë u bë nënkryetar i Kuvendit, kurse z. Nepe Peri nga Kosova u bë këshilltare e 11. Shenja të tilla sëmundjeje hetohen edhe në lokalizmin që shpërtheu brenda dy degëve të UDSH-së në Ulqin me rastin e hartimit të listës zgjedhore për deputet 2009, e cila nuk lejoi që në koalicion të kyçej edhe Partia e Prosperitetit Demokratik që trupin zgjedhor e ka në Anë të Malit. Pra thjesht kjo fushatë në Anë të Malit karakterizohet nga dëshira për primat politik. Nga trauma e këtyre fakteve zgjedhësit duhet të kuptojnë se pas kombëtarizmës së liderëve tanë atëherë dhe sot fshiheshin thjeshtë interesat individuale. Shkrimin e përmbyll me një thënie profetike të prof. Muhamed a.s.: “Për Zotin nuk do ta shijojë xhenetin ai që futë fitne katund - qytet” ndërsa romakët e vjetër thonin: Kush nuk e mëson historinë detyrohet ta rijetojë.

Pikºpamjet e shprehura nº faqet opinione & vºshtrime nuk pºrfaqºsojnº domosdoshmºrisht politikºn redaksionale tº

Kohºs javore

e enjte, 5 mars 2009 5


OPINIONE & V¸SHTRIME QasJe

Zhgënjimi i radhës te shqiptarët në Mal të Zi ku Në një shoqëri si kjo e jona t luftës për të qenë të parët i jepe e nami i drejtësisë, shëmtitë ditës ngrihen në qiell, edukata përbuzet, pafytyrësia konsidero het e natyrshme, besnikëria ndaj në kombit dhe së kaluarës nxihet mënyrën më të ulët dhe en përkrahësit e saj pothuaj ngrih në qiell!!...

Shaban Peraj Ditë më parë prijësit e politikës shqiptare në Mal të Zi me deklaratat e tyre rreth mënyrës së daljes në zgjedhjet e parakohshme parlamentare që do të mbahen më 29 mars të këtij viti, tek popullata shqiptare e këtu shme dhanë shpresë se më në fund do të bëhet dicka e mirë, se subjektet politike shqiptare do të dalin së bashku në një koalicion për të artikuluar me një zë rreth strategjisë së përgjithshme. Tani kur ka mbetur më pak se një muaj për zgjedhje është e qartë se nga deklaratat e tyre nuk ka asgjë, sepse duket qartë se secili nga subjektet e regjistruara shqiptare do të dalë në zgjedhje vetëm, ose ndoshta me ndonjë anëtar që i ka humbur busolla dhe nuk mund të përfaqësojë parti politike cka e vështirëson edhe më shumë situatën. Derisa subjektet e opozitës malazeze kanë shpalosur projektet e tyre se kush me kë do të shkojë në zgjedhje, partitë e pozitës aktuale duken se janë në avantazh ndaj opozitës për faktin se të njëjtit më herët i kanë bërë të qarta detyrat e veta , prijësit e subjekteve politike shqiptare në rastin konkret u paraqitën me dy fytyra. çdokush që priti se do të bëhet një pajtim në mes tyre është zhgënjyer rëndë. Ka shumë pak rëndësi tani se cfarë deklaruan ata menjëherë pas shpalljes së datës së zgjed-

hjeve, rëndësi ka në këto momente mosgjetja e një gjuhe të përbashkët për të artikuluar në një front rreth fatit dhe pozitës së shqiptarëve në Mal të Zi. Tani më duket se janë qetësuar ata që në ato ditë ishin të shqetësuar për fatin e shqiptarëve të këtushëm, sidomos ata të pjesës së trupit zgjedhor. Kjo tregon edhe njëherë se ata që është dashur, po edhe që duhet të jenë të sinqertë me opinionin e këtueshëm luajtën lojën për të qenë njëshat e pazëvendësueshëm në skenën politike të shqiptarëve në Mal të Zi. Konsultat disaditëshe të mbajtura rreth një koalicioni të mundshëm shqiptar dështuan pikërisht me fajin e tyre duke dëshpruar rëndë edhe optimistët më të mëdhenj. Nëpër koluare jozyrtare politike flitet se kërkesat për të gjetur partnerë të mundshëm të koalicioneve janë bërë me “dreqin dhe të birin” vetëm për të përçarë shqiptarët sa më shumë. Kujt i shkon në favor kjo nëse jo prijësve të subjekteve politike shqiptare duke marrë vendime të dëmshme për votuesit të cilët në këto momente nuk dëshirojnë të humbasin shoqërinë me bashkëkombasit e vet? Nëse jo sot, atëherë nesër këta prijës duhet të shpjegojnë arsyet për vendime të tilla. Pra, nga vet natyra e dyfytyrësisë së shprehur, në një anë se do të dalin në një koalicion me këtë e atë, në anën tjetër shprehen haptas për një hendek të krijuar të cilit i kanë fryrë vet pa zgjedhur mjete e për të qenë mudësisht të pranishëm në parlamentin e ardhshëm malazez. Tani situata paraqitet tejet delikate, të bindur se rrugën që kanë zgjedhur nuk do ta bekojë askush dhe ajo që i pengon më tepër ata janë ambiciet për dominim në skenën politike shqiptare gjë që paraqet pengesë kyesore drejt krijimit të një mendimi dhe veprimi politik homogjen. Shihet qartë se të njëjtit i kanë dhënë vetës rolin përçarës duke tentuar në vazhdimësi që të tjerëve t’u imponojnë qëndrimet e veta duke paraqitur pengesë shtesë për krijimin e një koalicioni të mundshëm. Kjo mënyrë e veprimit krijon kushte reale që të acarohen edhe më

tepër raportet në mes tyre, duke krijuar kështu mundësi të reja edhe për raportet në mes trupit zgjedhor me konflikte të pandërprera që do të ndikojnë brënda vet shqiptarëve të këtushëm. Ajo që dihet është se edhe opinioni duhet të pajtohet me këtë dyfytyrësi të këtyre prijësve që janë dëshmuar sa herë në këto vite të demokracisë, ku çdo gjë vendoset pa i pyetur votuesit dhe pa pasur kontakte me elektoratin. E mira do të ishte sikur të njëjtit të kishin treguar kurajo për t’i shtrirë dorën njëri-tjetrit sepse kështu propaganda e bërë prej tyre tregon se jo vetëm se shpartallojnë njëri-tjetrin, por vazhdojnë të shpartallojnë edhe trupin zgjedhor. Ngado që të hedhësh sytë sheh një pisllëk moral politik që nuk ka të sosur, gjë që ka depërtuar thellë edhe në shpirtin e tyre, sheh se si rrehin gjoks e cirren sikur merakosen edhe aq shumë për fatin e shqiptarëve në Mal të Zi duke u ofruar atyre gënjeshtra nga më të ndryshmet. Kjo kokëfortësi e tyre në kierarkinë politike është shumë e çuditshme, të gjithë më parë u patën deklaruar për koalicione të mundshme, por asnjëri nuk lëshoi pe duke e bërë situatën akoma më të vështrë e duke shtuar shumë pikëpyetje mbi lojën e interesave personale, gjë që të bëjnë të mendosh se a kanë formim politik liderët tanë? Këtu tashmë është anashkaluar kodi i arsyes, të njëjtit nuk e kuptojnë atë ashtu sic e kuptonin të parët, një tërësi virtytesh, ndaj këtë dukuri hezitojnë t’ia lënë masës dhe edukatës shoqërore. Sido që të rrjedhë fushata elektorale e cila akoma nuk ka filluar të paraqitet te subjektet

politike shqiptare, komuniteti i këtushëm është aq i zgjuar sa që nuk e han më “sapunin për djathë” sepse të gjithë në këto vite të demokracisë janë ngopur me premtime. Tani

mbetet të shikohet se cilët do të jenë sloganet e tyre gjatë fushatës, deri në këto momente asgjë nuk bëhet e ditur për opinionin. Një gjë është e qartë, do t’u mungojnë orientimi në tërësi, do t’u mungojnë alternativa e vërtetë politike për të ardhmen e shqiptarëve të këtushëm. Kërkush nuk mund të besojë më në magjitë e tyre, sido që të jenë premtimet i merr era, ndaj protagonistëve të kësaj fushate do t’u dalë rezultati pas zgjedhjeve të 29 marsit.

Cfarë është dePuteti ideal?

Është kohë politike!

Ardita Kovaçi Fat në këtë fatkeqësi, është që kjo kohë virusash kalon edhe ne vazhdojmë lundrimin në detin e trazuar i cili ka dekada që nuk qetësohet dot. Në fund do të kemi edhe ndonjë detar (lexo deputet ) të zgjedhur nga ne, të na prijë dhe të na tregojë si është më mirë të veprojmë. Por, sikur të ishte kaq e thjeshtë (!), në fund të fundit, ne jemi ata të cilët më heret u infektuam, ata të cilëve virusi u hyn në nënvetëdije e pastaj i shfaqet me pavetëdije në hapat që bën. Në këtë kohë gripi, përhapet edhe një virus i ri, i cili pothuaj ka të njëjtat simptome sikur ai. Shfaqet me dhëmbje koke, marramendje , temperature e të vjella , e besa edhe me dhëmbje veshi. (Këtë të fundit e kam identifikuar tek vetja ime). Është kohë politike! Me të vërtetë që çdo ditë e më tepër shoh të infektuar nga ky virus, disa janë edhe mjaft

keq dhe prapëseprap askush nuk kërkon shërim, por thellë e më thellë i përjetojnë efektet. Isha duke menduar se çfarë mund të jetë ilaçi (?! ) , unë nuk e di , dhe besoj se nuk është krijuar ende dhe kështu i bjen që politika të jetë ndër sëmundjet e pashërueshme ?! Mos e bën Zot, të jetë e pashërueshme, e çfarë është më e keqja ajo është edhe kollaj e transmetueshme.... Medet! Jemi në hall të madh...tani mund të mendoj vetëm ndonjë mënyrë si të mbrohemi nga virusi, gjë që është mjaft e vështirë duke marrë parasysh që ai gjendet gjithkund. Gjendet në shtëpi, në punë, në kafene, në radio, në televizor, madje edhe në ëndrra ...

gjendet në vetëdijen dhe nënvetëdijen tonë. Ky përshkrim real i gjendjes, nuk është edhe aq tragjik sa që duket, sepse ndër ne, “popullsinë e pafajshme”, ka të tillë që virusin e kanë mik, e kanë shok, e kanë interes, e kanë kusht, e kanë domosdoshmëri etj, etj ... Fat në këtë fatkeqësi, është që kjo kohë virusash kalon edhe ne vazhdojmë lundrimin në detin e trazuar i cili ka dekada që nuk qetësohet dot. Në fund do të kemi edhe ndonjë detar (lexo deputet ) të zgjedhur nga ne, të na prijë dhe të na tregojë si është më mirë të veprojmë. Por, sikur të ishte kaq e thjeshtë (!), në fund të fundit, ne jemi ata të cilët më heret u infektuam, ata të cilëve virusi u hyn në nënvetëdije e pastaj i shfaqet me pavetëdije në

hapat që bën. Ne do të jemi ata të infektuar që nuk do të kuptojmë dot instruksionet e detarit tonë të zgjedhur. Ne nuk kuptojmë se kjo varet prej nesh. Nëse do të presim që filan detari të flasë keq, ai edhe sikur në dysh të çahet neve keq do të na duket, a sikur të presim që ai të flasë mire, edhe sikur gojën mos ta çelë ai do të jetë i mirë. Dmth, kjo gjë u sqarua ! Po detari, ai që supozohet e njeh detin tonë të trazuar, a na kupton dot neve ? Mendoj se na kupton por s’na merr vesh ( fore e kahershme)... mendoj se ai e sheh detin nga përspektiva e vet edhe i bjen asaj rruge që atij i duket më e mirë. Edhe sikur ai të ketë të drejtë, përsëri ajo që nuk u vendos dot është ura e komunikimit, e deri sa të jetë kështu , ne do të endemi nëpër det të trazuar edhe shumë kohë! Kështu që unë, në emër të të gjithë atyre që u ka ardhur në maje të hundës kjo punë, propozoj nje detar të tillë i cili nuk flet asnjë gjuhë që ne e marrim vesh, që i bie ,që as ai të mos ketë mundësi të na kuptojë, kështu të paktën kemi arsyetim pse nuk merremi dot vesh. Ndërsa po të kërkojmë detarin ideal nuk do ta gjejmë dot, se ai do të jetë në kërkim të popullit ideal!

Pikºpamjet e shprehura nº faqet opinione & vºshtrime nuk pºrfaqºsojnº domosdoshmºrisht politikºn redaksionale tº

6 e enjte, 5 mars 2009

Kohºs


OPINIONE & V¸SHTRIME kOsOVa (2)

Dëshmi e hapave të progresit Në vitet 1990-1999, Kosova, nën regjimin e Millosheviçit përjetoi një pleksje të thellë të krizës politike me atë ekonomike e sociale, që përfundoi me luftën e Kosovës. Lufta dhe paslufta e gjeti me një ekonomi të shkatërruar e të paralizuar plotësisht dhe me një varfëri të tejskajshme, një ekonomi drejt një krize të plotë. Kështu, në prag të ndërhyrjes së forcave të Aleancës, situata ekonomike në Kosovë paraqitej tragjike, ndërsa çlirimi e gjeti Kosovën "tokë të djegur".

Anastas Angjeli Askush nuk mund ta mohojë progresin e arritur, pavarësisht në ç‘përmasa (në një vit nuk mund të bëhet gjithçka), në të gjitha aspektet në Kosovën e pas-Pavarësisë. Një Kosovë e njohur nga 54 shtete, që po ngre dhe konsolidon institucionet demokratike të shtetit, me struktura të sigurisë e të rendit në funksionim, sipas standardeve, që po inicion një sërë nismash e reformash të zhvillimit ekonomik e të luftës kundër varfërisë dhe që po zbaton masa për integrim euroatlantik, nuk mund të mos quhet një Kosovë në progres. Për më tepër, nga pikëpamja ekonomike, financiare e sociale, dëshmi e hapave të progresit të shënuar, mund të konsiderohen:

këto objektiva); -rritja dhe zgjerimi i biznesit privat me më shumë se 15 mijë biznese të reja të hapura gjatë një viti (nga 72 mijë në fund të 2007-ës sot numërohen më shumë se 87960 biznese, prej të cilëve gati 47% janë të angazhuar në tregti; -zhvillimi i mëtejshëm gjatë këtij viti i sektorit financiar (bankar e jo bankar), duke u bazuar në sistemin bankar me dy nivele (Autoriteti Qendror Bankar i Kosovës, 8 banka të nivelit të dytë, 9 kompani sigurimesh, dy kompani të skemave të pensioneve etj); -hyrja në rrugën e procesit të privatizimit të sektorëve strategjikë (Telekomit, Aeroportit, KEK-sektorit energjetik etj); -zgjerimi dhe liberalizimi i mëtejshëm gjatë këtij viti i tregtisë (marrëdhëniet eksportimport në kuadër të CEFTA-s); -rritja e investimeve të huaja, duke kapur shifrën e më shumë se 700 milionë eurove; -fillimi i zbatimit të politikave të luftës kundër varfërisë dhe zbatimi i reformave të para sociale për rritjen e pagave dhe pensioneve; -fillimi i zbatimit të reformave në fushën e edukimit, shëndetësisë dhe sigurimit shëndetësor, e një sërë reformash të tjera. Dhe për një vit, natyrisht, nuk janë pak. Por, padyshim, rruga e nisur është e gjatë dhe e vështirë.

Prandaj ka shumë për t‘u bërë, veçanërisht... PERBALLJA ME KRIZEN GLOBALE Kriza ekonomike e financiare globale, që ka përfshirë thuajse gjithë ekonomitë më të zhvilluara të botës (recensioni i ekonomisë amerikane, asaj japoneze, rëniet, tkurrjet dhe recensioni ekonomik në vendet e BE-së etj.) nuk ka lënë pa prekur (dhe pjesa më e vështirë pritet të vijë gjatë këtij viti e që mund të zgjasë për dy-tre vjet) edhe vendet e Ballkanit, për rrjedhojë edhe ekonominë dhe jetën sociale në Kosovë. Kësisoj, në varësi të këtij ndikimi, mund të mos kemi rritjen e parashikuar ekonomike. Sektorët e ndërtimit, të tregtisë, prodhimet me lëndë të porositur, investimet e huaja, të ardhurat nga emigracioni etj., do të jenë pjesët më të ekspozuara ndaj krizës globale. Padyshim që këto mund të kenë ndikimin e tyre edhe në nivelin e jetesës së qytetarëve të Kosovës, varfërisë e papunësisë së tyre. Prandaj, edhe marrja e masave për minimizimin e kësaj krize përbën një nga sfidat kryesore, krahas atyre të zhvillimit dhe integrimit ekonomik, dinamizimit të mëtejshëm të zbatimit të reformave të tregut, zbatimit të politikave ekonomike e fiskale, efikase dhe zhvilluese, shtimin e luftës kundër korrupsionit dhe informalitetit, apo rritjen e angazhimit e përpjekjeve për zbutjen e mëtejshme të varfërisë e papunësisë, që mbeten ende sfida madhore të zhvillimit ekonomiko-social të Kosovës.

Natyrisht, kur vendet më të zhvilluara të botës po bashkëpunojnë për përballimin e krizës, aq më tepër Kosovës, një shtet i ri, me ekonomi shumë të brishtë, do t‘i nevojitet një bashkëpunim më i gjerë me ekipet ndërkombëtare të UNMIK-ut dhe EULEX-it, me donatorë të ndryshëm, veçanërisht me institucionet ekonomike e financiare ndërkombëtare dhe ato evropiane, e për me tepër, anëtarësimi në to tashmë është më i domosdoshëm se kurrë. *** Një vit pavarësi në Kosovë, një vit progres i gjithanshëm. Sfida të reja shumëdimensionale, në dobi të zhvillimit demokratik, politik, ekonomik e social të saj, janë përpara dhe duhen përballuar.

Rritja dhe zgjerimi i biznesit privat me më shumë se 15 mijë biznese të reja të hapura gjatë një viti (nga 72 mijë në fund të 2007-ës sot numërohen më shumë se 87960 biznese, prej të cilëve gati 47% janë të angazhuar në tregti.

-vazhdimi gjatë këtij viti i stabilitetit makroekonomik të Kosovës, si një garanci për zhvillim të qëndrueshëm për vitet në vazhdim. Rritja ekonomike në vitin 2008 ishte 5.2% dhe për vitin 2009 parashikohet 6.6% (pavarësisht nga baza krahasuese e kësaj rritjeje dhe kriza globale, ajo përbën një tregues pozitiv dhe premtues), dhe një rritje të GDP-së për kapital nga 1150 euro më 2007-ën, në 1616 euro për vitin 2009 etj; -zhvillimi i disa veprave të infrastrukturës gjatë vitit 2008 dhe të parashikuara në buxhetin 2009 (ndërtim rrugësh, ujësjellës etj.), që kanë ndikuar e do të ndikojnë jo vetëm në zhvillimin kaq të domosdoshëm të këtij sektori, por edhe në zbutjen e papunësisë; -miratimi dhe fillimi i zbatimit të buxhetit të shtetit të Kosovës për vitin 2009 do t‘i japë një zhvillim të mëtejshëm vendit dhe ekonomisë në shumë drejtime (shuma në rritje e buxhetit 2009, prej gati 1.5 miliardë euro, nga gati 1.09 miliardë më 2008-ën, është garanci për

javore

Pikºpamjet e shprehura nº faqet opinione & vºshtrime nuk pºrfaqºsojnº domosdoshmºrisht politikºn redaksionale tº

Kohºs javore

e enjte, 5 mars 2009 7


KULTUR¸ reCensiOn

Eshku për jetën (Kolec Traboini, Itaka Grua, poezi, OMBRA GVG, Tiranë 2008)

Poezia e Kolec Traboinit është porsi eshkë që në pikëpjekje me lexuesin ndez një zjarr të hidhur por joshës, të dhimbshëm dhe ngrohës, intensiteti dhe kohëzgjatja e të cilit varet nga substanca dhe kapaciteti marrës i këtij të fundit. Heroi lirik është në dialog të përhershëm (me lexuesin model) kurse thërrmijat autobiografike aty-këtu vijnë si tablo kujtimesh dhe janë shumë të rëndësishme për ta kuptuar emocionin themelor motivues.

Anton Gojçaj Në bazamentin e përmendores poetike që për veten dhe të tjerët ndërton Kolec Traboinit, qëndron eshku për jetën. Thellë në shpirtin e tij “të rreshkur nëpër strehëzat e botës” dhe të tunduar nga circat e kohës, ai e ruan drejtpeshimin e brendshëm dhe nuk bie në demoralizimin e deziluzionizmit. Shqisat për të regjistruar spektrin e pafund të trajtave dhe përmbajtjeve të jetës në larmitetin e saj, mendimi i mprehtë që çan si rreze hapësirat e kohës, misioni fisnik që i jep vetvetes për të dashuruar botën të tillë çfarë është, e mbi gjithçha femrën, metaforat tepër origjinale të ngjeshura me ndjenjë, të ndërtuara me invencion befasues dhe me porosi aq njerëzore, janë vetëm disa nga veçoritë e vargjeve të këtij autori. “ e pikën e fundit të lotit tënd mos harro t’ma ruash do të mbledh të gjitha lotët e grave të botës të bëj me to një varëse për diellin” (lOtët e GraVe) Libri “Itaka grua” është si një kuti pandore, nga e cila dalin të mirat dhe të këqijat e jetës, virtytet dhe veset njerëzore, jeta si kryq që duhet pranuar me dinjitet dhe njëkohësisht si dhuratë

se rrugët kanë e s’kanë kthim lamtumirë atdheu im!” ( PenGJet e mia…) Në poezinë shumë të bukur “Itaka grua” (por edhe “Çamja e bukur”) ta përkujton Lasgush Poradecin. Po ajo lehtësi magjepsëse e lojës me fjalët, me vargjet, me domethëniet e thella dhe muzikaliteti fluid… Dhe gjithsesi një erotizëm i këndshëm e lozonjar, i cili nuk kalon në ludizëm as në vulgaritet: “ të më ndjellësh – të më çmendësh të harrohem i pa mend se nuk dua tjetër itakë veçse trupin e gjirin tënd bëj sikur – pakujdesia shulin nuk ja vuri derës e me vlagë të trupit tënd t’ia shuajmë zhegun kësaj fundvere… Poezia e Kolec Traboinit është porsi eshkë që në pikëpjekje me lexuesin ndez një zjarr të hidhur por joshës, të dhembshëm dhe ngrohës, intensiteti dhe kohëzgjatja e të cilit varet nga substanca dhe kapaciteti marrës i këtij të fundit. Heroi lirik është në dialog të përhershëm (me lexuesin model) kurse thërrmijat autobiografike aty-këtu vijnë si tablo kujtimesh dhe janë shumë të rëndësishme për ta kuptuar emocionin themelor motivues. Një tablo e tillë kuptimplote, gjendet në një poezi me titullin që ta kujton një roman të Markesit: “ atbotë, në kohë të kolerës pyesnim njëri-tjetrin në mbrëmje ne shoqëria e djemëve të rrugës Badra: - Çfarë bane sot… - Bana dashni me marianën vajzën e komandantit të korpusit Bamë seks me sy u treta, u shkriva, ma piu palcën të zhveshun lakuriq e pushtova te arat e Pashës

që duhet shijuar me respekt. Timbri është konfidencial, kumtet janë të sinqerta, bindëse. Ka mësuar diçka nga Bukowski, Witmani dhe “beat”-nikët e tjerë, poeti shqiptar Kolec Traboini, apo ndoshta rrugët e jetës dhe ato të shpirtit e kanë çuar në përfundime të ngjashme me poetët amerikanë. “ a janë gjinjtë e tu diell a nuk jam unë toka që dielli yt e ngroh?! lakuriqsia jote është pushtet mbi jetën fruti duhet ngrënë, fara duhet mbjellë ndaj zhvishu mikja ime,… eja e mos u dro! (ZhVishu) Ka shumë mall, nostalgji, në secilin varg, në çdo fjalë… Mall për ditët e ikura që s’kthehen, nostalgji për vendet e dashura që u rri larg. “ju lë peng fëmijërinë e fëmijëve të mi që me vete është e pamundur ta marrin dashurinë e gruas që tashmë është kthyer në nostalgji edhe akullin edhe zjarrin…

ende në gjoks sisat ja ndjej” (seks në kOhën e kOlerës) Stili i Kolecit është i thjeshtë në shikim të parë, nuk është nga ata që zbehin dritën për të krijuar efekte enigmatike, mistike e mistifikuese, por i hapur dhe mjaft komunikativ. Mjeshtria e tij nuk është fshehja e ideve, por shpalosja e ligjërimit poetik. Ai nuk profetizon, misioni i tij është fisnikërimi dhe afirmimi i jetës. Në vargjet e tij gjen dritë, aromë, ndjenja, visore të natyrës dhe të shpirtit, vibracione erotike të gërshetuara me reflektime kombëtare, fisnore dhe familjare, gjithmonë në funksion të artit. Sado që herë-herë gati kalon në poezi narrative, gjithmonë ka nëntekst, domethënie të dytë, të tretë etj… “ kur dallga e egjeut brigjet të rrahë në mos sot, nesër, a pasnesër gjithmonë do të pres të m’ sjellësh ata gjinjë Çamërie që pikojnë si yjet e udhës së klumshtit në gjoks e në krahë do t’i marr t’u këndoj me lahutë një këngë malësie…” (GJinJë Çamërie)

(…)

Në fakt, artin ai e nxjerr nga jeta e vet. Kështu, në një vëllim tjetër poetik (“Trinia ime”, Tiranë 2006), ai në një poezi rrëfehet, duke zbuluar trininë shenjte personale:

më puth me flladin tënd mesdhetar bekomë para se të iki

“mezi belbëzoj me dialektin e vendlindjes i harruar nëpër ishuj si Odise plak

8 e enjte, 5 mars 2009

tre herë jetim u gjenda në shtegtime pa Babë, pa atdhe e … pa itakë” (trinia ime) Një trini tjetër përfshin formulën magjike të krijimtarisë së Kolec Traboinit, e cila si pasojë paraqet edhe çelësin për të depërtuar në semantikën sublime të saj: poezia, gratë dhe Itaka. “ me hire si një virgjëreshë me emër femëror – si perri poezi … me këtë kurvicë përditë bëj dashuri! “ (me nJë kurViCë BëJ dashuri) E ku është Itaka? Mos është në Shqipëri? Në Shkodër? Apo në vendlindjen e të Atit, në Traboin?! Itaka gjendet në poezi?! Gjithkund ngapak, e më së shumti atje prej nga është nisur udhëtari mendjemprehtë, Penelopa ku e prêt… Pra, Itaka është grua.

Kolec Traboini është biri i bashkëluftëtarit të Dedë Gjo Lulit, poetit Palok Traboini. 16 vjet ka punuar në redaksinë e filmit dokumentar në Kinostudion Albaniafilm. Është fitues i disa çmimeve kombëtare për filmin dokumentar. Në vitin 1991 bashkë me familjen u vendos në Athinë. Prej vitit 1995 jeton në Boston (SHBA). Në vitin 2007, Klubi i Shkrimtarëve “Drita” – Athinë i ndan çmimin “Penda e Artë – Kadmus 2007” për opusin poetik dhe eseistik. Ka botuar këta libra: Petalet e bajames së hidhur, tregime 1973 Ballada e largësive, album poetik 1995 Gjurmë në histori, letërsi dokumentare 1995 Rapsodi ushtore, ironi 1995 Katërkëndëshi i mundimeve, prozë 2000 Mos vdis dashuri, poezi 2002 Nokturn, poezi 2004 Requiem për një gjethe, poezi 2005 E vërteta përvëluese e Aristidh Kolias, ese 2005 Lufta e maleve – Palok Traboini, ese 2006 Trinia ime, poezi 2006 Koha e prostitutave, lirika & etyde 2007 Bukuri shkodrane, ese 2007 Itaka Grua, lirika 2008


INTERVIST¸ interVistë me dreJtuesin e lëViZJes “mJaft”, leart kOla

“Mjaft” e ka kthyer qytetarin në protagonist Koha javore: Z. Kola, cila është filozofia e punës së Lëvizjes “Mjaft” dhe çfarë e dallon atë nga organizatat e tjera shoqërore? L. Kola: Filozofia e “Mjaft”-it është afrimi i qytetarëve sa më shumë në vendimmarrje. Deri para se të ekzistonte “Mjaft”-i, përgjithë-

sisht organizatat joqeveritare tentonin që këtë ta bënin nëpërmjet tryezave të rrumbullakëta, takimeve, etj. të cilat ne besonim që nuk po jepnin një produktivitet sepse qytetarin nuk po e afronin dot te vendimmarrja. Kështu që tri shtyllat kryesore ku është mbështetur “Mjaft”i kanë qenë: e para, rehabilitimi i sensit të protestës në atë kohë. Ne kemi filluar të punojmë më shumë me komunitete duke qenë se protesta si institucion në Shqipëri kur lindi “Mjaft”-i imagjinohej si një dukuri e një turme të egërsuar, etj. Prandaj ne filluam të fusim sensin artistik brenda të protestuarit në mënyrë që protesta të ishte një aset ku qytetarët ta përdornin për të shprehur pozicionin e vet individual dhe politik brenda shoqërisë. Një pikë tjetër e rëndësishme ka qenë që ne donim që qytetarin ta kthenim në protagonistë duke organizuar komunitetet për nevojat personale. Pra, filozofia e “Mjaft”-it është filozofia e një lëvizjeje e cila e kthen qytetarin në protagonist kryesor më shumë sesa organizatën. Është si një magazinë ku ti merr ato mjetet e organizimit dhe pastaj arrin qëllimin tënd pikërisht duke përdorur këto mjete. Pjesë e filozofisë sonë sigurisht ka qenë edhe përmirësimi i imazhit të shqiptarëve dhe shkundja e apatisë qytetare. Ne kemi vënë re që shqiptarët deri në atë kohë e kishin shumë vështirë të organizoheshin nëse nuk kishin një parti politike apo një entitet politik i cili i nxirrte në rrugë. Ndërsa ne tentuam të fusnim këtë lloj filozofie që duhet të organizohen komunitetet për problemet e veta personale në mënyrë që më pas të përmirësohen politikat që kanë të bëjnë me këtë komunitet. Domethënë “Mjaft”-i është një grup që tenton të krijojë qytetarin politik dhe aktiv. Koha javore: Çfarë vlerësoni të arriturën më të madhe të punës së “Mjaft”-it deri tani? L. Kola: Ne kemi pasur disa aktivitete gjatë këtyre gjashtë vjetëve që ekzistojmë. Kështu,

ka pasur aktivitete të tilla si protesta kundër ministrit të Brendshëm Luan Rama, i cili kishte rrahur një gazetar. Kjo ka ndodhur në kohën kur lindi realisht “Mjaft”-i. Bashkë me komunitetin e gazetarëve dhe me qytetarë dolëm dhe protestuam derisa ministri dha

dorëheqjen që është një aspekt i punës së “Mjaft”-it. Aspekti tjetër ka qenë aksesi dhe propozimi i projektligjeve të ndryshme. Për shembull, gjatë kohës kur do të bëhej një impiant për përpunimin e plehrave pranë Tiranës, “Mjaft”-i përveç protestës përdori edhe lobingun në Parlament. Ne draftuam një projektligj i cili u fut në Parlament dhe ndaloi ndërtimin e impiantit që do të ndërtohej në Tiranë. Propozimi i një ligji antidiskriminimi për shqiptarët në Greqi ka qenë njëri prej projekteve tona. Gjatë këtyre viteve, ne besojmë që këto kanë qenë gjërat e dukshme. Por ama unë besoj se suksesi real i “Mjaft”-it ka qenë ai suksesi i padukshëm dhe jomediatik, suksesi i futjes së një fryme të protestës, kërkesës nga qytetarët për qytetarët dhe një lloj ndjenje solidariteti. Para se të ekzistonte “Mjaft”-i kishte shumë pak protesta qytetare. Tani pas pesë vitesh e shohim pak edhe si një sukses tonin faktin që grupe njerëzish, banorësh organizohen vetë dhe organizojnë protesta, lajmërojnë mediat. Domethënë kanë filluar të vetorganizohen. Dhe unë besoj që jo rasti, jo ngjarjet, pavarësisht se ne kemi prodhuar shumë ngjarje, si fjala bie ulja e çmimeve të telefonisë fikse, protesta kundër çmimeve të energjisë elektrike kur janë ngritur, kanë qenë sukseset më të mëdha të “Mjaft”-it, por besoj se suksesi më i madh ka qenë pikërisht futja e një lloj kulture proteste qytetare e cila forcon komunitetin. Dhe besoj që kjo puna e padukshme ka qenë suksesi real i Lëvizjes “Mjaft”. Koha javore: “Mjaft” është identifikuar zakonisht me drejtuesit e tij si z. Erion Veliaj të cilët tashmë janë larguar nga Lëvizja juaj dhe kanë krijuar grupin G 99. Çfarë ndikimi ka pasur largimi i tyre dhe sa e ka zbehur rolin e “Mjaft”-it? L. Kola: Sigurisht që në njëfarë mënyre lëviz-

ja e disa prej drejtuesve e ka zbehur rolin e “Mjaftit”, pavarësisht që unë mendoj se është normale që pas një periudhe të caktuar kohe njerëzit sigurisht që duhet të lëvizin për të pasur projekte të tjera, politika të tjera. Periudha që prej kohës së largimit të drejtuesve deri në që po momentin flasim, ka qenë një periudhë tranzitore e Lëvizjes në mënyrë që të ripërcaktonte edhe një herë vetveten dhe të krijonte një lloj diferencimi ndërmjet atyre që ishin persona publikë të Lëvizjes dhe ajo për çfarë Lëvizja qëndron. Megjithatë filozofia e “Mjaft”-it ka ngelur e njëjtë. Unë besoj që ajo fazë tranzitore ka kaluar. “Mjaft”-i ka tani shumë projekte të mëdha në dorë. Kemi gjyqin e Gërdecit. Pra, për herë të parë banorët organizohen duke përdorur edhe ligjet e vendit dhe arrijnë të krijojnë një shembull se si qytetarët në Shqipëri në mënyrë të organizuar arrijnë të gjejnë drejtësi pavarësisht se ajo që ka ndodhur prekë elitat më të larta. Unë besoj se edhe fakti që disa prej drejtuesve kanë krijuar njëlloj partie politike është pozitiv sepse në njëfarë mënyre futet jo vetëm në politikën organizative, por edhe në politikën parlamentare. Unë shpresoj që të futet një frymë qytetarie dhe një frymë e debatit politik. Kështu që do ta shihja si diçka pozitive dhe ju uroj suksese ish kolegëve të mi. Por sigurisht që “Mjaft”-i është si një shkollë politike e cila pasi të kryen një lloj cikli, brezat e tjerë do vijnë brenda organizatës dhe ajo çfarë duam të krijojmë është edhe një lloj kulture që kryetarët e organizatave nuk rrijnë përjetësisht në atë organizatë derisa të degradojë organizata, por organizata rifreskohet në mënyrë të vazhdueshme duke sjellë një frymë të re me vizione të reja, me bindje të reja dhe mënyra të reja të të bërit politikë në sensin organizativ dhe qytetar të fjalës. Koha javore: Sa kanë mundësi organizatat joqeveritare që të ndikojnë në devijimet apo dukuritë negative që ndodhin në jetën e përditshme? L. Kola: Ky është një diskutim dydimensional. Dimensioni i parë është që ka ardhur koha që sektori i organizatave joqeveritare në Shqipëri duhet ta përkufizojë veten në kuptimin e asaj që shum organizata, qoftë edhe fantazëm, shpesh ekzistonin, sepse ekzistonin edhe donatorët e huaj që i mbanin këto organizata. Në njëfarë mënyre edhe donacionet po ndalojnë kështu që organizatat që kanë një punë reale dhe një vlerë reale në shoqëri do arrijnë të mbiejtojnë dhe do krijohet edhe një lloj sensi i tillë. Hapësirat janë të mëdha. Me rëndësi është që sapo angazhohen këto organizata. Shoqëria civile dhe organizatat në përgjithësi duke qenë se drejtohen drejt projekteve dhe jo drejt qytetarëve, përgjithësisht kanë dështuar në misionin e tyre për të krijuar një lloj shoqërie civile. Faktin e reduktimit të dona-

cioneve të huaja, unë e shoh edhe si pozitiv sepse në njëfarë mënyre ripërcaktohet edhe një herë shoqëria civile që ka me të vërtetë lidhje me qytetarin dhe jo shoqëria civile që ka më shumë lidhje me donatorin sesa qytetarin. Më shumë shqetësohen për raportin sesa për kontributin real. Prandaj unë mendoj se shoqëria civile duhet të fillojë të jetë pak më agresive në kërkesën e vet. Sigurisht që çdo pushtet tenton të mbledhi sa më shumë pushtet rreth vetes dhe detyra e shoqërisë civile është që të krijojë pikërisht këtë lloj decentralizimi. Dhe mendoj që mundësitë janë. Më shumë ka munguar

Shoqëria civile dhe organizatat në përgjithësi duke qenë se drejtohen drejt projekteve dhe jo drejt qytetarëve, përgjithësisht kanë dështuar në misionin e tyre për të krijuar një lloj shoqërie civile. Faktin e reduktimit të donacioneve të huaja, unë e shoh edhe si pozitiv sepse në njëfarë mënyre ripërcaktohet edhe një herë shoqëria civile që ka me të vërtetë lidhje me qytetarin dhe jo shoqëria civile që ka më shumë lidhje me donatorin sesa qytetarin. vullneti nga shoqëria civile sesa që ka qenë presioni i jashtëm. Diskutimi i madh i shoqërisë civile është si ajo pema që i ka rrënjët lart. Duke qenë se janë organizata të krijuara si bazë e një ideje për projekt që merr donacionin nga jashtë, atëherë shpeshherë këto ide nuk i kanë pasur rrënjët në tokë, pra, te populli, njerëzit, nevojat, por shpeshherë e kanë modifikuar nevojën e vet në bazë të donacioneve që vinin nga jashtë. Koha javore: Cili është niveli i bashkëpunimit të organizatave shoqërore shqiptare në trevat shqiptare dhe si mund të rritet ky bashkëpunim? L. Kola: Rrjeti i Organizatave Shqiptare (RrOSh) është një prej produkteve më të mira që ka ndodhur gjatë këtyre viteve në sektorin e organizatave rinore joqeveritare shqiptare. Është një organizëm vullnetar, pra nuk është i diktuar nga jashtë, por është diçka që lindi nga nevoja e gjithësecilit për të filluar dhe për t’u organizuar bashkërisht. Kështu që unë shpresoj që kjo të vazhdojë, të fillojë dhe ta formësojë veten dhe idenë e saj. Dhe besoj se nëse kjo ide të ketë një sukses, do të jetë një shembull shumë i mirë dhe do rifillojë ta fusi edhe një herë në lojë bashkëpunimin mes organizatave i cili gjatë viteve të kaluara ndodhte në mënyrë spontane dhe të paorganizuar. Shpesh herë sektori ka pasur më shumë konflikte me njëri tjetrin sesa bashkëpunim real. Kjo edhe për faktin që ndoshta ideja dhe nevojat nuk ishin aq të mëdha sa ti të sakrifikosh diçka nga vetja për hirë të një bashkëpunimi. Para disa ditësh në Prishtinë u mbajt takimi i dytë i Rrjetit të Organizatave Shqiptare dhe fakti që kemi arritur në një takim të dytë me baza vullnetare dhe për t’u mbledhur do të thotë që ia vlen dhe ka për të pasur produktivitet. Është vendimtare që organizatat shqiptare të bashkohen dhe të kenë një zë më të fortë në politikën shqiptare sepse po i ngelet spontanitetit, po i ngelet projekteve të shkëputura dhe të veçanta, që kanë efektin e vet, por është efekt i kufizuar.

Bisedoi: I. Kallaba

e enjte, 5 mars 2009 9


PANORAM

¸ KULTURORE

Afërdita Dreshaj Duke ndjekur hapat e të dashurit, modelja e njohur shqiptare nga Mali i Zi Afërdita Dreshaj, ka vendosur të hyjë në botën e muzikës. Duket se Afërdita nuk po kënaqet me karrierën si modele dhe nuk i pëlqen më të qendrojë me orë të tëra para aparateve fotografike por kërkon më shumë nga vetja. Pa zbuluar shumë se për çfarë zhanri bëhet fjalë, Afërdita ka bërë me dije se është duke punuar një këngë, e cila pritet të shoqërohet edhe me klip e pastaj të lançohet në tregun muzikor. Por ajo kurrësesi nuk do të heqë dorë edhe nga modelimi, profesion ky që i sjell jo vetëm argëtim por edhe të ardhura të mira, duke patur parasysh faktin se ka kontrata me kompani të njohura botërore.

Ervina Kotolloshi të Të pakta janë aktoret femra është "Portokallisë", por Ervina Kotolloshi Role ndër të parat dhe ndër më të spikaturat. gabales, si ai i Ponjës, Adelës, infermieres, publiku. etj, janë të vështira të harrohen nga punë e Pas secilit prej tyre qëndron një nëse të jashtëzakonshme e aktores së re. Por nazhet gjithë qeshim dhe zbavitemi e perso në tipikë të krijuar prej saj, pak e njohim lë e shkol një është artit e la Shkol reale. jetën për vështirë, por më e vështirë është të bësh përdittë qeshur njerëzit e lodhur nga shmëria. time, Ndonjëherë kur jam vetëm me veten shkolmë vjen keq që vendosa të ndiqja një ta fillë të artit, por po të më pyesësh sikur të bëje, loje nga e para, çfarë do vendosje arti. ndoshta sërish zgjedhja ime do të ishte

10 e enjte, 5 mars 2009


PANORAM

¸ KULTURORE

Çorapet dantelle Çorapet e holla të gjata me një fashë jashtë nuk janë kthyer në modë, edhe pse nga duken) që duken (ose të paktën nuk duhet të ë", diçka janë çorape, ato kanë diçka "më shum formo"sexy". Fitojnë nga ana estetike se nuk yerje jnë, siç ndodh kur vesh geta, përth një fustan joestetike në ije, që dalin në pah nën odelet e të pambuktë pas trupit (vetëm top-m shëndet dyshuara për anoreksike nuk kanë pak një surnë zonën e ijeve). Për më tepër, janë ) kur prizë e bukur (për partnerin e kemi fjalën mund të zhvishesh. Dhe ndoshta rreziku që rimin e rrëshqasin e bën dhe më "pikant" përdo të gjitha tyre. Apo e kemi gabim? Megjithatë mirë pas duam që të qëndrojnë të ngjeshura ëve. këmb

Drita Pelingu okitjet e publikut "Zonja Rouz" del nga skena, duartr fort, ndërsa aktorja jnë ndriço t ektorë prozh ijnë, oshët e. Në duar mban përkulet me nderim para spektatorëv let në shfaqjen e pëkur a ndërs ioni, emoc lotë sy lule, në rë. Kjo ishte karrie vite 63 në bërë ka dër fundit, sikun Drita Pelingu. e madh së s aktore e ke skeni lamtumira a largohet për në Duartrokitjet nuk rreshtin, ndërsa aktorj ës Rouze" dhe dhomën e grimit, ku heq trukun e "Zonj dër ka bërë çdo mendon ca çaste para pasqyrës, sikun radhe është ndryshe. herë në fund të shfaqjeve. Por kësaj e viteve dhe roleve Pasqyra është e vërteta më e madhe kjo ishte lamtumira të saj në skenë. Është 81 vjeç dhe u ka luajtur mbi skenike e Drita Pelingut. Drita Peling se primare për të 130 role në teatër dhe kinema, ndonë e Merituar”, titullin mbetet teatri. Mban titullin “Artiste si dhe është shpallur e lartë “Mjeshtre e Madhe e Punës” influencë sipas një prej pesëqind njerëzve më me Institutit Amerikan të Biografive.

e enjte, 5 mars 2009 11


INTEGRIMET EVROPIANE

Evropa për të gjithë

Fillimi i procesit tº integrimit evropian e ka zanafillºn e vet nº 9 maj tº v Ministri i Jashtºm francez, Robert Shuman, paraqiti propozimin e tij pºr krij bashkºsie e cila do tº qºndronte mbi kombet e ndryshme, njº Evropº tº organiz domosdoshme pºr ruajtjen e marrºdhºnieve paqºsore mes shteteve anºtare tº saj Propozimi i njohur si Deklarata Shuman konsiderohet si hapi i parº drejt in evropian dhe 9 maji ºshtº deklaruar si festa e Evropºs. Pak histori … Në 9 maj të vitit 1950 lindi Evropa komunitare, pikërisht atëherë kur kërcënimi i fillimit të një lufte të re

Robert Shuman botërore kishte pushtuar mbarë Evropën. Atë ditë, në Paris, përfaqësues të shtypit ishin mbledhur në orën gjashtë të pasdites në Quai d’Orsay, selia e Ministrisë së Jashtme, për një komunikim tepër të rëndësishëm. Rreshtat e parë të deklaratës së 9 majit 1950, të përgatitur nga Robert Shuman, ministri francez i Punëve të Jashtme, në bashkëpunim me mikun dhe këshilltarin e tij Monet, të krijojnë një ide të qëllimeve ambicioze të këtij propozimi. “Paqja botërore nuk mund të ruhet pa iniciativa krijuese që qëndrojnë në nivelin e rreziqeve që na kërcënojnë”. “Duke bashkuar të tilla produkte bazë dhe duke ndërtuar një Autoritet të Lartë, vendimet e të cilit do të jenë të detyrueshme për Francën dhe Gjermaninë si dhe për vendet e tjera që do të aderojnë, do të realizohen themelet konkrete të një federate evropiane të domosdoshme për ruajtjen e paqes në kontinentin tonë”. Me këtë propozim, zë fill krijimi i një

12 e enjte, 5 mars 2009

institucioni evropian, që të qëndronte mbi shtetet, të cilit do t’i besoheshin menaxhimi i çështjeve parësore që në atë periudhë ishin në qendër të vëmendjes së çfarëdo fuqie ushtarake: qymyri dhe çeliku.

institucionesh, pasi çdo komunitet kishte 4 institucione të veçanta, katër për KEE dhe po aq për KEEA dhe KEQÇ. Nisën kështu, jo pa probleme, bisedimet për bashkimin e institucioneve të këtyre tre komuniteteve. Problemet lidheshin me

Lindja e KEQÇ Pas fjalimit të rëndësishëm të Shumanit të 9 majit 1950, brenda pak kohësh nisën punimet përgatitore për krijimin e një bashkësie mbishtetërore në fushën e qymyrit dhe të çelikut. Në këtë vazhdë, pikërisht në 18 prill të vitit 1951, në Paris u firmos Traktati i Komunitetit Evropian për Qymyrin dhe Çelikun (KEQÇ) Në këtë traktat aderuan gjashtë vende: Traktati i Romës Belgjika, Franca, Gjermania, Holanda, nevojat e ndryshme të shteteve anëtare për t’i dhënë pushtet secilit Italia dhe Luksemburgu. prej institucioneve. Në 8 prill 1965 u firmos një traktat i KEE dhe Euratom Menjëherë pas krijimit të rëndësishëm, Traktati i Brukselit, i KEQÇ procesi i integrimit cili vendosi krijimin e një Këshilli të evropian vijoi me ngritjen vetëm si dhe të një Komisioni të e institucioneve të tjera. vetëm për të tre komunitetet evropiPas përpjekjeve të pasuk- ane. sesshme për krijimin e Vitet ‘80 KEM (Komuniteti Evropian i Mbrojtjes), përpjekje këto ndoshta Vitet ’80 njihen në historinë ë tepër ambicioze – duke pasur Evropës si vite të “qeta”. parasysh periudhën historike – u ven- Greqia bëhet pjesë e Komunitetit dos që të veprohej shkallë-shkallë. Evropian në vitin 1981 dhe menMbërrijmë kështu në vitin 1955, kur jëherë nis të kërkojë financime. me Konferencën e Mesinës marrin Anglezët, nga ana e tyre, kërkojnë udhë negociatat për krijimin e dy një riekuilibrim të dhënie-marrjes në komuniteteve të reja evropiane: sistemin e kontributeve e Komuniteti Ekonomik Evropian, i financimeve evropiane (pasi Britania themeluar në 25 mars 1957 në Romë e Madhe derdhte më shumë konme traktatin e njohur si Traktati i tribute, por përfitonte shumë pak Romës dhe Komuniteti Evropian për financime). Me krijimin e Këshillit Energjinë Atomike, i njohur si Evropian në Fontenblò (Francë), në Euratom (KEEA). Shtetet që nën- vitin 1984, arrihet në zgjidhjen e shkruan këto dy traktate të reja ishin problemit britanik, duke përcaktuar të njëjtët: Belgjika, Franca, se çdo vit në bilancin komunitar, do Gjermania, Holanda, Italia dhe të ngrihej një shifër e përcaktuar në Luksemburgu. Pika më e rëndë- favor të Britanisë së Madhe. sishme e Traktatit KEE ishte krijimi Por, vitet ’80 janë dhe vite të rinisjes gradual i Tregut të Përbashkët së procesit të integrimit evropian. Në Evropian si dhe krijimi i një Politike vitin 1986 bashkohen me komunitetet Spanja dhe Portugalia, dhe Agrare të Përbashkët. menjëherë pas tyre firmosen marrëveshje të rëndësishme për realizTraktati i Brukselit Me krijimin e dy traktateve të imin e akteve komunitare. mësipërme, u vu re një “grumbull” Në vitin 1986, në Luksemburg u nën-

shkrua Akti Unik Evropian, një traktat i rëndësishëm që shënoi një hap themelor përpara në procesin e integrimit evropian e mbi të gjitha, vendosi bazat për një bashkëpunim mes vendeve anëtare në fushën e politikës së jashtme.

Kjo faqe botohet nº kuadºr tº projektit «EVROPA P¸R T¸ GJITH¸» tº cilin e realizon Organizata e Shoqºrisº Civile «Horizonti i Ri» nga Ulqini, me mbºshtetjen finan › ciare tº Fondacionit INSTITUTIT P¸R SHOQ¸RI T¸ HAPUR.


KULTUR¸ autOBiOGrafi

Më mirë se një përrallë

vitit 1950, kur jimin e njº zuar, tº j. ntegrimit

Titulli: “Meglio di una favila, La mia vita” Autori: Kledi Kadiu Shtëpia botuese: Mondadori Viti i botimit: 2009 Faqe: 232 çmimi: 17 euro në libraritë italiane ka dalë në shitje më 27 janar.

Nga anijet klandestine drejt suksesit të madh. Përralla e balerinit shqiptar më të dashur të italianëve. Kledi Kadiu, rrëfyer në një libër. E kemi parë të kërcejë në të gjitha emisionet e prezantura nga Maria De Filippi, të pozojë nudo për kalendarë prestigjiozë, të prekë skenat e Teatrove të Operës dhe Baletit në të gjithë Italinë, të debutojë në ekranin e madh me dy filma, si "Passo a due" dhe "La cura del gorilla", duke u shndërruar kështu në idhullin e italianëve. Por Kledi Kadiu duket se nuk mjafton me kaq. Fillimi i 2009-ës e gjen si shkrimtar me librin "Meglio di una favola. La mia vita", në të cilin rrëfen jetën e tij nga emigrant në personazh televiziv. Libri prej 232 faqesh, ku përçohet mesazhi për të mos i braktisur kurrë ëndrrat, sepse përrallat ndoshta ekzistojnë me të vërtetë, kushton 17 euro dhe është botuar nga një prej shtëpive më presigjioze të botimeve në Itali "Mondadori". Nuk besojmë se Kledi mendon të pushtojë edhe botën e letrave, pasi ka arritur ta bëjë të tijën atë të televizionit, por fansat e shumtë të Kledit me siguri nuk do ta humbasin historinë e balerinit të tyre të preferuar, edhe me faturën e një çmimi të kripur. …Disa ëndrra nisen prej së largu dhe, falë këmbënguljes, talentit, pasionit, mbërrijnë

ëndrre që e shtynte përpara: mes turmës së dëshpëruar që largohej prej Shqipërisë në kërkim të një fati më të mirë, në bankinën e portit duke luftuar për pak ujë për të pirë, mbyllur brenda stadiumit të Barit dhe mes fushave të fshatit ndërsa u arratisej autoriteteve që kërkonin ta riatdhesonin. Jetoi në lëkurë vështirësitë e jetës prej klandestit, mangësitë dhe shfrytëzimin, derisa në vitin 1997 fati trokiti në derën e tij me fytyrën e Maria De Filippi-t. Nga andej nis suksesi televiziv, teatral dhe kinematografik. Një narracion mbresëlënës, ku alternohen shpresa dhe zhgënjime, të shtyra në çdo paragraf nga forca e një ëndrre të madhe…

Pse vendose të shkruaje një libër? Ishte një projekt që e ndiqja prej kohësh, sepse doja të rrëfeja historinë e jetës sime, nga emigrant në personazh televiziv. Kur keni mbërritur në Itali? U nisa nga Tirana në gusht të vitit '90, pa e ditur se me çfarë po përballesha. Zbarkova në Bari dhe ndenja atje 5 ditë përpara se të më kthenin sërish në Shqipëri. Më pas? Pas një viti udhëtova sërish, i thirrur nga një kompani kërcimi në Mantova. Çfarë mendimi ke për emigracionin klandestin? E gjej veten gjithnjë tek ata klandetinë: është e vështirë të kuptosh kur vihet në lojë jeta në këto lloj situatash. Shpeshëherë udhëtimet janë të tmerrshme dhe vetëm ata që e kanë kaluar mund ta kuptojnë.

shumë më lart nga sa mund të imagjinohej. Kur u ngjit në anijen "Vlora", Kledi Kadiu kishte vetëm një palë 3pantallona, ca shapka të kon-

sumuara dhe një pasion të madh për kërcimin. Kishte edhe një ëndërr, por nuk kishte guximin as ta shpresonte. Por gjithsesi ishte forca e asaj

e enjte, 5 mars 2009 13


MOZAIK Qendra nansen dialOG OrGaniZOi në ulQin PunëtOrinë mBi inteGrimin e PakiCaVe

Qëllim, identifikimi i problemeve të pakicave Projekti ka për qëllim që të identifikojë problemet me të cilat përballen pjesëtarët e popujve pakicë në Mal të Zi, në nivelin lokal dhe kombëtar, si dhe që pjesëmarrësit t’i njohë me atë që precizojnë dhe rregullojnë dokumentet ndërkombëtare nga fusha e mbrojtjes së të drejtave të pakicave dhe legjislacioni vendor. Ulqin – Qendra Nansen Dialog organizoi të dielën në Ulqin punëtorinë me temë “Integrimi i pakicave – legjislacioni ndërkombëtar dhe vendor”. Punëtoria u organizua në kuadër të realizimit të projektit “Integrimi i pakicave në shoqërinë malazeze”, i cili mbështetet nga Fondacioni Instituti për Shoqëri të Hapur – Përfaqësia në Mal të Zi. Në të morën pjesë përfaqësues të pushtetit lokal, partive politike, sektorit civil, etj. Projekti parashikon organizimin e gjashtë punëtorive në komunat multietnike në Mal të Zi. Kështu përveç Ulqinit, punëtori të ngjashme do të zhvillohen edhe në Tivar, Bijello Pole, Tuz, Kotorr dhe Plavë, kurse seminari i fundit përmbyllës do t’u dedikohet pjesëmarrësve më aktivë të punëtorive. Projekti ka për qëllim që të identifikojë problemet me të cilat përballen pjesëtarët e popujve pakicë në Mal të Zi, në nivelin lokal dhe kombëtar, si dhe që pjesëmarrësit t’i njohë me atë që precizojnë dhe rregullojnë dokumentet ndërkombëtare nga fusha e mbrojtjes së të drejtave të pakicave dhe legjislacioni vendor, si Kushtetuta e Malit të Zi, Ligji për mbrojtjen e të drejtave të pakicave e sidomos Strategjia për integrimin e pakicave.

(Kohapress)

liGJëratë mBi diVersitetin kulturOr dhe etnik në shBa

U. S. EMBASSY PODGORICA Announces an open position for

ADMINISTRATIVE ASSISTANT

BASIC FUNCTION OF THE POSITION Coordinates and manages all administrative and logistic activity for the Bilateral Affairs Office; Translates/interprets from English into Montenegrin and Montenegrin into English; Will be cross-trained and will be called upon to assist in various other programs such as Marshall Center, PfP, IMET, FMS, and FMF. General administrative support/management; Performs overall budget management, including producing budget estimates, following the expenditures and quarterly reporting to HQ Office; Performs petty cash management and monthly reporting to US Embassy cashier; Conducts periodic inventory of all BAO equipment; Serves as Project Officer for State Partnership Program JCTP/M2M events plans, coordinates, and executes. Will be required to travel occasionally and work during weekends. QUALIFICATIONS REQUIRED Education: Must have Bachelor’s Degree in English Language or Administration and Management studies. Prior Work Experience: At least three years of general clerical, secretarial and administrative experience, and interpreting or translating experience in which English is used as one of the languages. Language proficiency: English language ability - Level IV (fluent) is required. Language of Montenegro ability - Level IV (fluent) is required. Other: Must be able to plan, appropriately manage time and successfully react to deadlines. Must have good computer skills and be familiar with MS Office software. Must have valid driver’s license.

CLOSING DATE FOR THIS POSITION: MARCH 13, 2009.

POTENTIAL CANDIDATES ARE INVITED TO SUBMIT APPLICATION: Via e-mail: podgoricajobs@state.gov Via fax: +385-1-661-2371; Via mail: American Embassy Zagreb Human Resources Office – Job Application (Administrative Assistant) T. Jefferson 2, 10010 Zagreb, Croatia

Application for Federal Employment (OF-612) and more information can be found on the following web site http://podgorica.usembassy.gov An Equal Opportunity Employer The U.S. Mission in Montenegro provides equal opportunity and fair and equitable treatment in employment to all people without regard to race, color, religion, sex, national origin, age, disability, political affiliation, marital status, or sexual orientation.

14 e enjte, 5 mars 2009

Përvoja amerikane e multikulturalizmit

Dr. Frazier nga përvoja shumëvjeçare e tij si ligjërues universitar dhe autor i disa librave në temën e multikulturalizmit, prezantoi eksperiencën amerikane lidhur me diversitetin etnik e kulturor, zhvillimin e tij historik si dhe me profilin e sotëm të shoqërisë amerikane. Ulqin - Organizata e Shoqërisë Civile ''Horizonti i Ri'' dhe Qendra për Kulturë – Biblioteka e Ulqinit, në bashkëpunim me Ambasadën e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, organizuan të shtunën prezantimin e dr. Michael Frazier me temën “Diversiteti kulturor etnik në SHBA – zgjedhja e Barak Obamës”. Dr. Frazier nga përvoja shumëvjeçare e tij si ligjërues universitar dhe autor i disa librave në temën e multikulturalizmit, prezantoi eksperiencën amerikane lidhur me diversitetin etnik e kulturor, zhvillimin e tij historik si dhe me profilin e sotëm të shoqërisë amerikane. Vëmendje e veçantë gjatë ligjërimit të tij iu kushtua zgjedhjes se Presidentit amerikan Barak Obama, duke analizuar hollësisht format, mjetet dhe instrumentet që u përdorën në fushatën zgjedhore presidenciale, përfshirjen e afro-amerikanëve në procesin zgjedhor, përfshirjen masive të të rinjve, artistëve, etj. Duke pasur parasysh që në Mal të Zi janë aktuale si proceset integruese po ashtu edhe ato zgjedhore, prezantimi i prof. Fraizer u bë edhe më interesant dhe tërheqës për publikun i cili kishte mbushur sallën e Bibliotekës së Ulqinit. Prezantimet e prof. Frazier në Mal të Zi u zhvilluan në kuadër të programit “Muaji i kulturës afro-amerikane”, mbështetur nga Ambasada e SHBA në Podgoricë.

(Kohapress)


AGROKULTUR¸ BuJQësi

Përshtatja strukturore dhe bujqësia

Në literature agro-ekonomike flitet për njëfarë inelasticiteti relative të ofertës bujqësore ndaj çmimeve bujqësorë. Si arsye për këtë mungesë elasticiteti sillen: prania e faktorëve kufizues, ndikimi i rriskut dhe pasigurisë, njëfarë fiksiteti relativ i disa

nuk do të thotë automatikisht ngritje çmimesh në nivelin e prodhuesit. Kur studiojmë çmimin në nivelin e prodhuesit nga çmimi me pakicë duhet të zbresim taksat e ndryshme, marzhet tregëtare si dhe pjesën e çmimit që “gëlltitet” nga inflacioni. Nëqoftë se pranohet hipoteza e rritjes së çmimit në nivelin e prodhimit si dhe rritja e ofertës bujqësore të nxitur nga çmimi (megjithë se oferta bujqësore është relativisht joelastike ndaj çmimit ajo reagon pothuaj gjithnjë ndaj tij), azhustimi strukturor duhet të shoqërohet me ngritjen e të ardhurave bujqësore. Çmimet bujqësore dhe shpërndarja e burimeve prodhuese në bujqësi Zhvlerësimi i monedhës së vëndit ka për qellim të impulsojë një rishpërndarje të burimeve prodhuese në bujqësi, nëpërmjet modifikimit të çmimeve relative të produkteve bujqësore të

sistemeve të prodhimit, marrja e masave të pjesshme të politikës ekonomike, mungesa e koordinimit të faktorëve çmimi dhe jo-çmim, etj. Sipas një shkolle strukturaliste, të konkretizuar në një politikë strukturaliste, nxitja nëpërmjet çmimit nuk jep rezultatet e pritura në kushtet e mungesës së strukturave prodhuese e infrastrukturave. Sipas saj ngritja e strukturave të infrastrukturave prodhuese fizike e institucionale duhet ti paraprijë politikës së çmimeve.

ekspozuar e të paekspozuar ndaj konkurrencës ndërkombëtare. Kjo d.m.th. (në një fermë që prodhon për treg) se burimet prodhuese do të kenë tendencën të rrëshqasin drejt aktiviteteve të prodhimit tëprodukteve të eksporteve të prodhimit tëprodukteve të zëvëndësimit të importit. Kjo shpërndarje nuk është produkt i një ligji por një shtrëmbërimi të ri, të quajtur “korrigjim i shtrëmbërimit negativ”. Justifikimi i një operacioni të tillë është se një rishpërndarje fillestare mbivlere është e domosdoshme për të hapur ekonominë.

Çmimet bujqësore dhe bilansi i pagesave

azhustimi strukturor dhe financat publike

Ngritja e çmimeve bujqësore si rezultat i operacioneve të azhustimit strukturor, në radhë të parë si rezultat i zhvlerësimit të monedhës, normalisht duhet të shoqërohet me rritjen e eksporteve dhe paksimin e importeve bujqësore- që të dy faktorët që pasqyrohen në në balancimin e bilansit të pagesave. Të dhënat e një serie shumëvjeçare provojnë se eksportet bujqësore janë rritur me ritme më të shpejta se eksportet total; importet bujqësore janë ngadalësuar.

Ndikimii azhustimit strukturor në financat publike matet: sëpari, duke krahasuar shpënzimet buxhetore për subvencionimin e çmimeve të caktuar bujqësore në një nivel më të ulët se çmimet reale, së dyti, duke krahasuar të ardhurat doganore nga eksportet (ulje) dhe importet (rritje) duke patur parasysh mundësinë e rritjes së fluksit të eksporteve dhe rënies së importeve.

Azhustimi strukturor si politikë ekonomike e FMN (Fondit Monetar Ndërkombëtar) prek gjitë ekonominë kombëtare por mënyra dhe intenziteti i ndikimit janë të ndryshme për degë të ndryshme.

importuara, shprehur në monedhën e vëndit. Nëqoftë se bujqësia është e pajisur me një aktivitet bujqësor tëkonsiderueshëm, të orientuar drejt eksportit, atëherë zhvlerësimi i monedhës dote shoqërohet me një ngritje të konsiderueshme të çmimeve bujqësore, me ngritjen e paritetit tëçmimit të eksportit.

Mr Enis Gjokaj

Efektet e ndryshimit të çmimeve Çmimet bujqësore dhe oferta bujqësore

Objektivi i këtij paragrafi është studimi I ndikimit të azhustimit strukturor mbi bujqësinë. Stabilizimi ekonomik dhe bujqësia Momenti i azhustimit strukturor është stabilizimi ekonomik dhe prek anën makroekonomike kryesisht nëpërmjet administrimit të kërkesës. Sipas trajtimit kejnesian (d.m.th. se rezultati në bilansin e pagesave përcaktohet direct nga kërkesa e brëndshme. Nëqoftë se kërkesa e brëndshme është më e madh se GDP, atëherë bilansi I pagesave rezulton me saldo negative (duhet blerë jashtë) dhe anasjelltas), bilancimi I bilansit të pagesës është rezultat direkt i ngrirjes së kërkesës së rëndshme , me fjalë tjera, qeverive që pranojnë programet e azhustimit strukturor u kërkohet zvoglimi brutal i kërkesës së brëndshme. Kur flitet për zvoglimin brutal të kërkesës së brëndshme, kemi parasysh zvoglimin e konsumit dhe investimeve publike. Ky operacion prek më shumë bujqësinë për faktin se mbështetja mbështetja buxhetore për bujqësinë, për vetë veçoritë e bujqësisë, është nga më voluminozet. Është kjo arsyeja që zvoglimi proporcional i konsumeve për të gjitha degët ndjehet më shumë në bujqësi. Kështu pakësimi i ndjeshëm i shpënzimeve publike të tipit “konsum përfundimtar” do të ndjehet në funksionimin e institucioneve të kërkimit shkencor bujqësor, të vulgarizimit bujqësor etj; paksimi i shpënzimeve publike të tipit “investime” do të krijojë problem në degën e bujqësisë për faktin se pesha e investimeve në këtë degë është shumë e lartë (3050%). Kur studiohet impakti i “ngrirjes” së kërkesës mbi bujqësinë, do të ishte mirë të merrej në considerate edhe fenomeni i transferimit vleror ndërdegësor (kryesisht bujqësi-industri). Ky transferim mund të jetë buxhetor ose nëpërmjet mekanizimit të çmimit. Transferimi është nga industria në bujqësi kur çmimet bujqësore rriten më shpejt se ato industrial (rrallë!) dhe anasjelltas (zakonisht), transferimi është nga bujqësia në industry, ku ndodh inflacion në kushtet e çmimeve bujqësore konstate etj. azhustimi struturor dhe bujqësia Momenti i dytë i programit të azhustimit strukturor është shpresa për normalizimin e struktures prodhuese nëpërmjet vendosjes së një sistemi të vërtetë çmimesh, në kontekstin e një hapjeje maksimale. Përshtatja strukturore dhe çmimi Vendosja e një sistemi të vërtetë çmimesh do të çojë në: - Rritjen e çmimit të parasë (normës së interesit) Ky fenomen, i shoqëruar edhe me paksimin e shpënzimeve buxhetore për bujqësinë, krijon shumë problem në financimin e aktivitetit prodhues të bujqësisë. Në këto kushte rekomandohet, si e keqe më e vogël, dëndësimi i rrjetit të institucioneve të kreditit pët ta bërë atë më në disponim e për të kompensuar kështu shkurtimin në shpënzimet buxhetore. Ndërkaq, është në pikpyetje se a pajtohet kjo me politikën e “ngrirjes” së kërkesës së brëndshme të FMN-së? - Ndryshimin e çmimeve të produkteve bujqësore Për produktet e ushqimit, liberalizimi I çmimit do të çojë në rritjen e tij, nëqoftë se nga ana e shtetit është përdorur një politikë ushqimore për favorizimin e konsumatorit. Kjo rritje çmimi do të shoqërohet me lehtësim të buxhetit, nëqoftë se mbajtja e çmimit në një nivel më të ulët se çmimi i tregut është realizuar nëpërmjet subvencionimit, dhe me ngritjen e çmimit në nivelin e prodhimit, nëqoftë se çmimi i ulët në nivelin e konsumatorit është realizuar nëpërmjet mbajtjes së një niveli të ulët çmimi të prodhuesit. Për produktet e rentës, liberalizimi i çmimit do të bëjë që ai të barazohet me çmimin botëror. Në këtë mënyrë, pariteti i çmimit të eksportit do të rritet, nëqoftë se çmimi i administruar ka qënë më i ulët se çmimi real dhe do të ulet në rastin e kundërt. Efektet në buxhet do të jenë negative në rastin e parë dhe pozitive në të dytin. - Ndryshimin e kursit të këmbimit me efektet që e shoqërojnë Zhvlerësimi i monedhës si instrument i politikës ekonomike ka si efekt ngritjen e çmimeve të produkteve të eksportuara e të

Çmimet bujqësore dhe të ardhurat bujqësore Ngritja e çmimeve në nivelin e konsumatorit apo të eksportit

e enjte, 5 mars 2009 15


RAJONI & BOTA kOsOVa inJOrOn unmik-un

S’ka bisedime me Beogradin

Qeveria e Kosovës nuk është e interesuar për ndërmjetësim të UNMIK-ut në bisedimet eventuale mes Prishtinës dhe Beogradit. Zyrtarë të lartë të ekzekutivit shprehen se për këtë çështje pranojnë si ndërmjetës vetëm SHBA-të dhe Bashkimin Evropian. Autoritetet e Prishtinës po injorojnë kërkesën e UNMIK-ut për të nisur bisedimet teknike mes Prishtinës e Beogradit. Kreu i misionit të OKB-së, Lamberto Zannier po insiston në zhvillimin e këtij takimi. Ai tashmë ka kaluar dy takime me autoritetet e Beogradit mbi zbatimin e gjashtë-pikëshit të Ban Ki Mun të miratuar në Këshillin e Sigurimit, të cilin Kosova nuk e pranon. Sipas analistëve në Kosovë, situata e krijuar cilësohet si kaotike. UNMIK-u nuk heq dorë nga përpjekjet për të bindur Prishtinën dhe Beogradin në zhvillimin e bisedimeve teknike. Zannier po kërkon me insistim që të takohet me liderët kosovarë për t’i informuar ata mbi bisedimet që ka pasur me zyrtarë të Beogradit dhe të Brukselit. “Plani i PSSP-së është që sa më shpejt që të jetë e mundur të informojë Qeverinë këtu në Kosovë me takimet e tij në Bruksel dhe Beograd”, tha zëdhënësi i UNMIK-ut, Aleksander Ivanko, i cili pranoi se të hënën ishte anuluar një takim mes Zannierit dhe zëvendëskryeministrit Hajredin Kuçi. Megjithatë, Ivanko tha se është koha që të dy

Plani gjashtë-pikësh, i hartuar nga Sekretari i Përgjithshëm i OKB-së, Ban Ki Mun, parashikon marrëveshje të reja për policinë, doganat, gjyqësinë, transportin, trashëgiminë kulturore e fetare serbe, si dhe administrimin e vijës kufitare.

16 e enjte, 5 mars 2009

kryeqytetet t’i nisin konsultimet teknike. “UNMIK-u është i gatshëm që të ndihmojë në çdo mënyrë që është e pranueshme për Prishtinën dhe Beogradin”, tha ai. Por Qeveria e Kosovës nuk është e interesuar për ndërmjetësim të UNMIK-ut në bisedimet eventuale mes Prishtinës dhe Beogradit. Zyrtarë të lartë të ekzekutivit shprehen se për këtë çështje pranojnë si ndërmjetës vetëm SHBA-të dhe Bashkimin Evropian. Duke argumentuar se qeveria nuk ka asgjë personale kundër zotit Zannier, zëvendëskryeministri i

Kosovës, Hajredin Kuçi tha: “Ne e respektojmë autoritetin e tij, e respektojmë Misionin e UNMIK-ut si të suksesshëm, që ka qenë deri më tani, por ajo që do të themi është se UNMIK-u nuk ka nevojë për një mandat të ri dhe nuk ka nevojë që të ngarkohet me aktivitetet që do t’ia zgjasnin jetën”. Plani gjashtë-pikësh, i hartuar nga Sekretari i Përgjithshëm i OKB-së, Ban Ki Mun, parashikon marrëveshje të reja për policinë, doganat, gjyqësinë, transportin, trashëgiminë kulturore e fetare serbe, si dhe administrimin e

vijës kufitare. Përfaqësuesit e institucioneve të Kosovës kanë theksuar se bisedimet nuk mund të zhvillohen mbi temat që shkelin Kushtetutën e Kosovës. Por OKB së shpejti do të nisë një seri takimesh mes UNMIK, EULEX, ICO, OSBE dhe autoriteteve të Beogradit dhe Prishtinës për të vënë në zbatim planin gjashtë-pikësh duke rrezikuar kështu të injorojë qëndrimin e Kosovës.


FEJTONI ulQini në Vitet e lidhJes shQiPtare të PriZrenit 1878-1881 (12)

Orvatjet e Perandorisë Turke për të mos zbatuar vendimet Porta pranonte që Malit të Zi, po qe se do të kërkonin Fuqitë e Mëdha, t’ia paguante shumën e tatimit, duke filluar prej prillit 1880, për territoret që qenë paraparë t’i jepeshin Malit të Zi deri në zgjidhjen përfundimtare të çështjes. Më 25 qershor 1880, njëri nga autoritetet e qeverisë osmane, Musurus pasha (ish ambasador i Perandorisë Osmane në Londër), u orvat ta bindte ambasadorin britanik, Goshën, se projekti për t’ia dhënë Malit të Zi Ulqinin me rrethina ishte më i keq se vendimi për dorëzimin e Plavës dhe Gucisë dhe më i keq se ai për Hot dhe Grudë.

Mr. Riza Rexha Ministria e Punëve të Jashtme të Malit të Zi kishte njoftime se në Ulqin ishte organizuar me të shpejtë një forcë ushtarake mbrojtëse prej 2 500 vetësh të armatosur, e përbërë nga vendas ulqinakë dhe nga vullnetarë shkodranë, ndërsa forcat që priteshin të vinin nga rrethet e tjera, mendohej se do të arrinin numrin prej rreth 6000 vetësh. Me propozimin e Fuqive të Mëdha, Mali i Zi më 22 qershor 1880 u dërgoi një notë përfaqësuesve të Fuqive të Mëdha në Cetinë, ku thuhej: “Duke pranuar me dëshirë propozimin për kufij të rinj, të cilin e paraqiti Britania e Madhe, e inicuar nga Austro-Hungaria dhe për të cilin këto dy fuqi janë angazhuar se do t’i njoftojnë edhe kabinetet e tjera, kral Nikolla nuk e fsheh shqetësimin se Porta e Lartë si herët tjera nuk do ta realizojë, siç është rasti me Plavën dhe Gucinë”. Në këtë kohë në kabinetin turk u bënë disa ndërrime. Në vend të Savas pashës erdhi Abedin pasha, ndërsa ministër i Mbrojtjes u emërua Hysen pasha. Porta e Lartë vendosi t’u tërhiqte edhe një herë vëmendjen Fuqive të Mëdha rreth gjendjes së krijuar. Më 24 qershor 1880, ministri i Punëve të Jashtme, Abedin pashë Dinoja, i dërgoi një notë ambasadorit austro-hungarez Dubskit, ku thuhej: “Jemi të bindur se Fuqitë e Mëdha e kanë gjithashtu në zemër që t’u shmangen pasojave që do të sillin përdorimin e mjeteve të dhunës kundër shqiptarëve, të cilët, duke mos ditur shtrëngesat e politikës, po përpiqen të kundërshtojnë lëshimin e trojeve të tyre. Përveç dëshirës që ka për të shmangur gjakderdhjen, Perandoria Osmane ka parasysh edhe paso-

jat që do të kishte lufta kundër këtyre turmave të armatosura. Porta e Lartë me këtë donte t’i thoshte Vjenës se përdorimi i Forcës nga ana e Stambollit do ta ndizte kryengritjen antiosmane të shqiptarëve, gjë që mund të çonte shkëputjen e Shqipërisë nga kontrolli i Perandorisë Osmane. Abedin pasha propozonte që çështja të zgjidhej me “ndihmën e kohës”, me një fjalë të mbetej në fuqi Protokolli i 18 prillit 1880, kurse Stambolli merrte përsipër që të ripushtonte viset e Hotit dhe të Grudës (të cilat qysh nga data e 22 prillit 1880 ndodheshin nën kontrollin e shqiptarëve) dhe t’ia dorëzonte Malit të Zi”. Për realizimin e këtij Protokolli, Porta e Lartë kërkonte t’i lejohej një afat më i gjatë, në mënyrë që të bëhen të gjitha përgatitjet për lëshimin e territoreve në mënyrë paqësore. Mirëpo, ripushtimi i pozitave që kishin shqiptarët, të cilat pastaj do t’i dorëzoheshin Malit të Zi, donte të thoshte luftë me shqiptarët, pasojat e së cilës do të ishin të pallogaritshme. Porta pranonte që Malit të Zi, po qe se do të kërkonin Fuqitë e Mëdha, t’ia paguante shumën e tatimit, duke filluar prej prillit 1880, për territoret që qenë paraparë t’i jepeshin Malit të Zi deri në zgjidhjen përfundimtare të çështjes. Më 25 qershor 1880, njëri nga autoritetet e qeverisë osmane, Musurus pasha (ish ambasador i Perandorisë Osmane në Londër), u orvat ta bindte ambasadorin britanik, Goshën, se projekti për t’ia dhënë Malit të Zi Ulqinin me rrethina ishte më i keq se vendimi për dorëzimin e Plavës dhe Gucisë dhe më i keq se ai për Hot dhe Grudë. E vetmja zgjidhje pa gjakderdhje, sipas tij, do të ishte t’i lëshohej një sipërfaqe toke nga ana e rajonit të Vasojeviqit, e banuar me popullsi malazeze.

nJë QasJe ndryshe, më kritike lidhur me shumë nGJarJe Që kanë të BëJnë me Periudhën e lëViZJes kOmBëtare shQiPtare në harkun kOhOr 1908 -1912 (2)

Përplasje e interesave të Austro-Hungarisë dhe Rusisë Historianët shqiptarë deri më tani kanë ofruar vetëm në pamje dhe vetëm një lloj interpretimi të Kuvendit të Ferizajit, i cili ndodhi vetëm katër vjet para shpërthimit të Luftës së Parë Botërore, që sipas disa studiuesve evropianë, ishte kapitulli i parë i kësaj lufte botërore. Dhe, nëse është kështu, atëherë duhet thënë se Ballkani dhe zhvillimet në këto hapësira, pra edhe në Vilajetin e Kosovës, ishin të ndërthura me interesat e fuqive të mëdha evropiane, Francës, Britanisë së Madhe, Gjermanisë, Rusisë, Italisë dhe Austro-Hungarisë, ose thënë ndryshe një klub shtetesh që i ngjasonte Grupit aktual të Kontaktit, ku vendin e AustroHungarisë e tashmëe ka zënë SHBA, e cila sot në Kosovë është vendosur përgjithësisht në hapësirën ku dikur ishte paraparë të vendosej misioni i oficerëve nga Austro-Hungaria (shih hartën). Të paktën dy palë atëbotë nuk e dëshironin depërtimin e Austro-Bhungarisë, ishte Perandoria Osmane, e cila shumë shpejt do të shkonte në shtratin e saj të vdekjes, dhe Serbia, shtet ky që i cytur nga Rusia synonte ta vinte nën kontroll Vilajetin e Kosovës dhe viset tjera shqitpare. Historia mund të gjykojë nëse refuzimi apo pamundësia e shqiptarëve për të qenë pjesëe aprojeksioneve ndërkombëtare ishte rrjedhim i prapam-

betjes së tyre politike, ekonomike dhe kulturore, respektivisht e mungesës së emancipimit të tyre kombëtar, si pasojë e sundimit të gjatë osman. Andaj, edhe Kuvendi i Ferizajit nuk mund të shikohet i shkëputur nga ky kuadër. Figura të njohura të lëvizjes kontrolloheshin nga qendra të ndryshme të vendosjes Lëvizja Kombëtare Shqiptare dhe veçanërisht disa figura të njohur të kësaj lëvizje kontrolloheshin nga qendra të ndryshme të vendosjes, të cilat edhe i jepnin tonin shumë ngjarjeve t ëcaktuara, në këtë rast edhe Kuvendit të Ferizajit. Në Aktet e arkivore të Arkivit të Shtetit në Vjenë, gjerësisht dhe deri në detaje pasqyrohen rrjedha e ngjarjeve gjatë dhe pas Kuvendit të Ferizajit. Këto raporte të konsujve austro-hungarezë vërtetojnë se historiografia shqiptare në vend të vështrimit objektiv, ka bërë një interpretim selektiv të këtyre dokumenteve arkivore. Natyrisht, këtu nuk duhet përjashtuar edhe perceptimet individuale, nganjëherë edhe të njëanshme apo mohuese të ndonjë konsulli austrohungarez për zhvilimet që çuan dhe cytën mbledhjen e këtij kuvendi.

e enjte, 5 mars 2009 17


FJALEKRYQI

DASHI

DEMI

BINJAKËT

GAFORRJA

LUANI

VIRGJËRESHA

PESHORJA

AKREPI

SHIGJETARI

BRICJAPI

UJORI

PESHQIT DASHI - Përfitoni nga gatishmëria e një personi i cili mund t’ju japë qetësinë që dëshironi, për të menduar për zgjidhjen e gjërave që ju shqetësojnë. Dita në përgjithësi do të jetë e qetë. DEMI - Tregohuni më të dashur me partnerin tuaj, e mos u tregoni shumë arrogantë. Pavarësisht ideve të ndryshme që mund të keni, mundohuni të gjeni zgjidhje të përbashkëta. BINJAKET - Do të jeni protagonistë absolutë në këtë ditë e askush nuk mund tua “vjedhë skenën”. Dita do të fillojë plot dinamizëm, me një seri ftesash e telefonatash stimuluese. GAFORRJA - Rrini sa më larg atyre që kanë dhuntinë t’ju irritojnë. Edhe pse gjithçka shkon mirë, sot do të ndjeheni si në ankth e me një hije pesimizmi që do jua prishë humorin.

18 e enjte, 5 mars 2009

LUANI - Hëna në një aspekt pozitiv në shenjë ju ndihmon të përfundoni javën “ me këmbën e duhur”. Mos harroni një premtim që i keni bërë një familjari. VIRGJËRESHA - Do të mundoheni të mbroni pozicionin tuaj me ata që komandojnë e do të tentojnë t’ju “shfrytëzojnë”. Do të jeni agresivë e të shpërqendruar gjatë ditës, duke pritur vetëm të sulmoni. PESHORJA - Tregohuni diplomatikë për të thyer akullin mes teje e partnerit, pastaj hapeni zemrën tuaj. Mund të merrni një kënaqësi të këndshme në fushën profesionale. AKREPI - Nëse ajo që dëshironi është një liri më e madhe veprimi, nuk do të keni vështirësi ta fitoni. Nëse keni një objektiv të përcaktuar nuk do të ndaleni deri në fund të qëllimit. SHIGJETARI - Janë yjet që do ju ndihmojnë për të “qetësuar ujërat” në raportet më burokratike. Do të gjeni

një zgjidhje të kënaqshme e do të ndjeheni më mirë se kurrë. BRICJAPI - Mos u shqetësoni për gjëra, që ndërgjegjen e keni në rregull. Për shumë nga ju ka ardhur momenti për të folur qartë në fushën sentimentale. Do të keni nevojë të dini se në çfarë pike duhet të mbështeteni tek partneri juaj. UJORI - Dikush nga ju do të zgjerojë rrethin e miqësisë me disa njohje të reja që do të ketë gjatë ditës, të tjerë do të mund të mendojnë për gjëra serioze e deçizive. PESHQIT - Nuk mund të thuhet sot për ju se do jeni të gatshëm për të treguar të vërtetën, por duhet të kuptoni se shpesh gënjeshtrat i kanë këmbët e shkurtra. Buzëqeshja do të jetë arma më e mirë.


SPORT PërfaQësuesJa e malit të Zi në taekWOndO i ZhVillOi me sukses PërGatitJet në saraJeVë

Garuesit e “Besës” dhe “Ulqinit” tregojnë nivel të lartë

Qëllimi i këtyre përgatitjeve ishte ngritja e nivelit të sportit të taekwondo-së dhe e cilësisë së sportistëve në këto tre vende, ndërsa planifikohet që përgatitjet të vazhdojnë edhe në Mal të Zi, Maqedoni, Rumani, etj. Përfaqësuesja e Malit të Zi në Taekwondo mori pjesë gjatë fundjavës në përgatitjet e përbashkëta triditore me përfaqësueset e Bosnjë e Hercegovinës dhe Maqedonisë që u zhvilluan në Sarajevë. Përgatitjet i udhëhoqi mjeshtri kroat Boris Budor, selektor i Përfaqësueses së Bosnjë e Hercegovinës, i njohur për fitimin e disa medaljeve në kampionatet europiane dhe botërore me përfaqësueset e Kroacisë dhe Bosnjë e Hercegovinës.

Qëllimi i këtyre përgatitjeve ishte ngritja e nivelit të sportit të taekwondo-së dhe e cilësisë së sportistëve në këto tre vende, ndërsa planifikohet që përgatitjet të vazhdojnë edhe në Mal të Zi, Maqedoni, Rumani, etj. Në mesin e anëtarëve të Përfaqësueses së Malit të Zi ishin edhe garuesit e KT “Besa”, Gjon Gjonaj, Robert Junçaj, Vilson Lajçaj dhe Anton Nikprelaj, ndërsa nga KT “Ulqini” Artan Zenuni, Arben Kollari, Arijeta Zati dhe Besnik Shata. Po ashtu pjesë e Përfaqësueses së Malit të Zi ishte edhe referi Fikret Dushku, përndryshe kryetrajner i KT “Ulqini”. Sipas kryetrajnerit të KK “Ulqini”, Fikret Dushku, garuesit e këtyre dy klubeve u treguan të suksesshëm. “Edhe një herë treguam se vërtet kemi potencial të nivelit europian”, thotë ai.

Sipas Dushkut, përgatitjet ishin cilësore me ç'rast u punua hollësisht në disa detaje. “Mund të them se medoemos Përfaqësuesja e Malit të Zi e posaçërisht garuesit e KT “Ulqini” dhe KT “Besa” duhet t’i përcjellin këto përgatitje të këtij niveli kualitativ”, thotë ai. Kryetrajneri i KT “Ulqini” thotë se Federata e Taekwondo-së së Malit të Zi po punon seriozisht me klubet e taekwondo-së që së bashku të rrisin sa më lart nivelin e cilësisë së

garuesve, me qëllimin përfundimtar që të fitohet medalje në garat zyrtare ballkanike, europiane, botërore dhe ato olimpike. Dushku falënderon Federatën e Taekwondo-së së Bosnjë dhe Hercegovinës e cila i mbuloi shpenzimet e qëndrimit të Përfaqësueses së Malit të Zi gjatë përgatitjeve në Sarajevë.

(Kohapress)

Në mesin e anëtarëve të Përfaqësueses së Malit të Zi ishin edhe garuesit e KT “Besa”, Gjon Gjonaj, Robert Junçaj, Vilson Lajçaj dhe Anton Nikprelaj, ndërsa nga KT “Ulqini” Artan Zenuni, Arben Kollari, Arijeta Zati dhe Besnik Shata. Po ashtu pjesë e Përfaqësueses së Malit të Zi ishte edhe referi Fikret Dushku, përndryshe kryetrajner i KT “Ulqini”.

kluBi i karatesë "ulQini" OrGaniZOi të martën PrOVimin Për fitimin e BreZaVe

74 anëtarë e kalojnë provimin me sukses Kryetrajneri i KK "Ulqini", Ruzhdi Rama dhe trajnerët Naim Duraku, Mirsad Nasradini dhe Kujtim Sukaliqi shprehin kënaqësi për suksesin e treguar nga nxënësit e tyre në provim dhe për faktin se interesimi për anëtarësim në këtë klub po rritet çdo ditë e më tepër. Ulqin - Klubi i Karatesë "Ulqini" organizoi të martën provimin për fitimin e brezave për anëtarët e vet. Para Komisionit të përbërë nga Dragan Kraçkoviq, sekretar i Federatës së Karatesë së Malit të Zi, Gjorgje Daboviq, përfaqësues i Federatës së Karatesë së Malit të Zi dhe Agron Ujkashi, trajner i KK "Albulena", provimin për breza nga i verdhi deri në atë bojë kafe, e kaluan me sukses 74 anëtarë të këtij klubi nga 83 sa iu nënshtruan atij. Në kumtesën për opinon të KK “Ulqini” thuhet se për paraqitje të mirë u shpërblyen me lëvdata Rexhep Shaba, garuesi më i mirë në provim, Mehmet Gjeka, Ardit Gjeka, Arbenita Çoboviq, Vladen Peshiq, Milena Peshiq, Enis Rexha, Nermin Suma, Gentiana Kuqi, Angjella Marnikoviq, Ronald Jacoviq, Isidora Gjakonoviq, Radica Dashiq, Edon Ceka, Jovan Gjakonoviq, Branko Gjakonoviq dhe Ilir Muja. Kryetrajneri i KK "Ulqini", Ruzhdi Rama dhe trajnerët Naim Duraku, Mirsad Nasradini dhe Kujtim Sukaliqi shprehin kënaqësi për suk-

sesin e treguar nga nxënësit e tyre në provim dhe për faktin se interesimi për anëtarësim në këtë klub po rritet çdo ditë e më tepër. Nga KK "Ulqini" njoftojnë se sipas Rregullores së Federatës së Karatesë së Malit të Zi, provimit për brezin e zi për titullin mjeshtër i karatesë 1 dan do t`i nënshtrohen 24 anëtarë të këtij klubi në seminarin e ardhshëm të karatesë, i cili do të mbahet gjatë verës. Në bazë të Rregullores së re për fitimin e brezave, të miratuar nga Federata e Karatesë së Malit të Zi në vitin 2007, provimi për breza mjeshtrorë mund të jepet vetëm në seminaret të cilat i organizon kjo Federatë me anëtarët e komisionit të caktuar nga ajo. Në mesin e anëtarëve është edhe Gjorgje Daboviqi nga Ulqini. Në të kundërtën, nëse nuk respektohet kjo rregullore brezat e zi që merren nëpër klube nuk do të pranohen, thuhet në kumtesë. Të pranishëm në provimin për marrjen e brezave ishin edhe drejtuesit e këtij klubi, kryetari Loro Ndrekiqi, drejtori i marketingut Skender Tahiri, sekretarja e Klubit Ardita Rama si dhe anëtari i kryesisë Pavle Marnikoviq. KK “Ulqini “ numëron 133 anëtarë, prej të cilëve 30 janë mjeshtra të karatesë, ndërsa 20 të tjerë presin seminarin e ardhshëm që të dalin në provim për mjeshtra.

(Kohapress)

e enjte, 5 mars 2009 19


MARKETING


Turn static files into dynamic content formats.

Create a flipbook
Issuu converts static files into: digital portfolios, online yearbooks, online catalogs, digital photo albums and more. Sign up and create your flipbook.