Koha 362

Page 1

BE-ja të mos shtyjë anëtarësimin e vendeve të Ballkanit

Intervistë me Maksut Haxhibrahimin

“Ulqini” fiton “Trofeun e Podgoricës”

Podgoricë e enjte, 19 mars 2009 Viti VII Numër 362 Çmimi 0,50 ISSN 1800-5969

ZGJEDHJET PARLAMENTARE NË MAL TË ZI

Pse dështoi koalicioni i partive politike shqiptare


NGJARJET JAVORE OLLI REHN

BE-ja të mos shtyjë anëtarësimin e vendeve të Ballkanit

Shefi i Bashkimit Europian për çështjet e zgjerimit, Olli Rehn, tha se BE-ja nuk duhet t’i shtyjë planet për anëtarësimin e vendeve të Ballkanit, duke i quajtur pranimet e mundëshme të këtyre vendeve një shtyllë stabiliteti. Duke reaguar ndaj shqetësimeve të Gjermanisë, zoti Rehn tha dje se Bashkimi Europian nuk mund ta ndërpresë punën e paçmueshme për qen-

Themelues: Kuvendi i Republikës së Malit të Zi Gazetë javore për aktualitete, shkencë dhe kulturë Numri i parë doli më 21 shkurt 2002. Botues: SHAGBG ’’Pobjeda’’ Kryetari i Bordit të drejtorëve Radoica Luburiq Redaktor përgjegjës: Ali Salaj Gazeta redaktohet nga kolegjiumi: Fran Gjokaj, Ismet Kallaba (aktualitete, sport), Rrok Dushaj (mozaik, bota), Fahrudin Gjokaj (grafikë), Vijoleta Berishaj (sekretare teknike), Bisera Beqaj (marketing) Adresa: Bulevar revolucije 5 Podgoricë Telefonat: 081-247-799, 247-734 Fax: 247-674 E-mail: kohajavore@cg.yu www.kohajavore.cg.yu Dorëshkrimet dhe fotografitë nuk kthehen

2 e enjte, 19 mars 2009

drueshmëri dhe përparim. Ai tha se perpektiva europiane është faktor që nxit reformat në Ballkan. Zoti Rehn tha gjithashtu se kriza ekonomike e Europës dhe përpjekjet për të miratuar një kushtetutë të re të BE-së nuk duhet të largojë vemendjen nga përpjekjet e zgjerimit. Ai tha se Bashkimi Europian është në gjendje të zgjidhë

disa gjëra njëkohësisht. Bashkimi Kristian-Demokrat, partia konservatore e kancelares gjermane Angela Merkel, tha të hënën se BE-ja duhet të konsolidojë institucionet dhe politikat e saj para se të pranojë anëtarë të rinj.


NGJARJET JAVORE SOT NË GJYKATËN E LARTË NE BIJELLO POLE

Fillon gjykimi ndaj tetë të pandehurve për krime lufte

Vrasja e refugjatëve në Husaj më 18 prill të vitit 1999 dhe vrasjet e tjera të refugjatëve kosovarë në Malësinë e Rozhajës gjatë muajve mars-qershor të po atij viti sollën bilancin tragjik prej 21 personave të vrarë, në mesin e të cilëve fëmijë, plaka, pleq e të rinj. Drejtësia malazeze tetë vjet pas këtij krimi makabër ka shprehur gatishmëri për ndriçimin e këtij krimi. Akuza ndaj tetë të dyshuarve dhe paraburgosja e tyre kanë ngjallur shpresa tek të afërmit e të dëmtuarve kosovarë se shteti i Malit të Zi është i gatshëm për të zbardhur këtë krim. Po ashtu nga avokatët Velia Muriq dhe Zenel Mekaj kuptojmë së nga Kosova në Gjykatën e Lartë të Bijello Poles do të marrin pjesë afro 30 dëshmitarë dhe familjarë të të dëmtuarve. Ky proces gjyqësor fillon sot dhe kohëzgjatja e tij është e paparashikueshme, pasiqë disa nga të akuzuarit ende ndodhen në liri. Vrasjet serike grupore dhe individuale të refugjatëve kosovarë para dhjetë viteve sot po shqyrtohen në Gjykatën e Lartë në Bijello Pole. Nga tetë të akuzuarit, në gjykatë do të

paraqiten shtatë prej tyre, pasiqë i akuzuari kryesor, ish-komandanti i korpusit të parë të Podgoricës Predrag Pavle Strugar vazhdon të mos u dorëzohet organeve të drejtësisë edhe përkundër pohimeve të avokatit Velia Muriq se i kërkuari vazhdon të strehohet në Serbi. Ndërkaq para kësaj gjykate dhe trupit gjykues që përbëhet nga kryegjyqtari Drago Konotar e ndihmësi i tij Arif Adroviq si dhe tre porotnikë, do të paraqiten të pandehurit Momçillo Bajraktaroviq (54), Petar Llabudoviq (49), Aco Knezheviq ( 43), Petar Llabudoviq ( 49), Branisllav Randiq ( 42), Boro Novakoviq ( 31), Miro Bojeviq (42) e Radomir Gjurashkoviq (45). Aktakuza i ngakon për pjesëmarrje në vrasjen e 21 civilëve shqiptarë nga Kosova në periudhën kohore mars-qershor të vitit 1999, krime këto të kryera në territorin e komunës së Rozhajës. Avokati nga Rozhaja, Velia Muriq të hënën në adresë të kryeministrit malazias z. Millo Gjukanoviq ka dërguar nismën për arritjen e paqësimit gjyqësor për kompensim material të krimit të luftës për 21 familje të dëmtuara. Konkretisht këtë nismë ky avokat e ka dërguar edhe ne Ministrinë e Drejtësisë, në Gjykatën e Lartë, në Prokurorin e shtetit si dhe në Gjykaten Themelore në Podgoricë. Nga burime të sigurta kuptuam se ky dokument u është nisur edhe ambasadave me renome të akredituara në Podgoricë, si ambasadorit amerikan Roderik Moor dhe ambasadorit të Shqipërisë z. Tonin Beci.

Përfaqësuesi i familjeve të dëmtuara avokati Muriq mendon që paqësimi gjyqësor për të cilin ka paraqitur iniciativën, është forma më afirmative e përfundimit të kontesteve gjyqësore dhe ka theksuar: "Dhembja të cilën e vuajnë familjet për shkak të krimeve të përjetuara, me asgjë nuk mund të fshihet, e madje as me vendim gjyqësor. Megjithatë, me paqësim gjyqësor, Mali i Zi do të radhitej në radhën e shteteve demokratike të cilat janë të vendosura që në mënyrë objektive të ballafaqohen me të kaluarën, do të tregonte qëndrim të kuptueshëm ndaj kërkesave të arsyeshme të familjeve të dëmtuara, do të jepte shembull të veçantë në rajon dhe do të dëshmonte gatish-

mërinë konkrete drejt afrimit të popujve të cilët historikisht dhe pashmangshmërisht janë të orientuar drejt njëri tjetrit në këto hapësira" - ka thënë Muriq. Ai ka shtuar se me marrëveshjen për paqësim gjyqësor në masë më të madhe do të arrihet efekti human, kurse Mali i Zi do të radhitej ne radhën e shteteve në të cilat të drejtat njerëzore dhe qytetare të përcaktuara me ligj të të realizohen në nivelin e standardeve më të larta të rregulluara me dokumentet ndërkombëtare nënshkrues i të cilave është Mali i Zi.

Ali Daci

NJË DELEGACION I SHOQATËS PËR KTHIMIN E PËR SHKAK TË KANDIDIMIT NË LISTËN E KOALICIONIT SHQIPPRONAVE NË VALDANOS U TAKUA ME TAR “PERSPEKTIVA” NËNKRYETARIN E QEVERISË SË MALIT TË ZI, VUJICA LLAZOVIQ

Të gjendet gjuha e përbashkët në interes të dyanshëm Me iniciativë të kryetarit të Komunës së Ulqinit, Gëzim Hajdinaga, të martën në Podgoricë u organizua një takim i delegacionit të Shoqatës për Kthimin e Pronave në Valdanos me nënkryetarin e Qeverisë për çështje ekonomike, Vujica Llazoviq. Në njoftimin për media të kabinetit të kryetarit të Komunës së Ulqinit thuhet se në përbërje të delegacionit ishin Batko Gjakonoviq, kryetar i Shoqatës për Kthimin e Pronave në Valdanos dhe anëtarët e kësaj shoqate Avdo Gorana, Xhemal Haxhibeti dhe dr. Maksud Haxhibrahimi. Anëtarët e delegacionit dhanë sugjerime lidhur me studimin e lokacionit të Valdanosit të punuar nga Qeveria duke nënvizuar rëndësinë që duhet kushtuar trungjeve të ullinjve dhe mosdëmtimit të tyre. Edhe një herë u përsërit qëndrimi për vazhdimin e aktiviteteve që kanë për qëllim kthimin e ullishtës së Valdanosit ish pronarëve.

Delegacioni nga Ulqini u shpreh i gatshëm që të marrë në shqyrtim draftin e kontratës të punuar nga Qeveria për shfrytëzimin e ullishtës së Valdanosit dhe i njëjti të nënshkruhet. Nënkryetari i Qeverisë Llazoviq përshëndeti takimin dhe u shpreh i gatshëm edhe për takime të tjera. Ai paralajmëroi se në gjysmën e muajit të ardhshëm do të jetë në krye të një delegacioni qeveritar ku së bashku me ministrin Llukshiq dhe Simoviq do të qëndrojnë në Ulqin dhe me palët e interesuara do të trajtojnë çështjen e Valdanosit me qëllim të gjetjes së gjuhës së përbashkët që do të ishte në interes të dyanshëm.

(Kohapress)

Sinishtaj dhe Çunmulaj përjashtohen nga Alternativa Shqiptare

Podgoricë – Deputeti i Alternativës Shqiptare Vasel Sinishtaj dhe pesë kolegë të tij nga kryesia e ASH-së nuk janë më anëtarë të kësaj partie. “Grupit të pakënaqur të ish anëtarëve të kryesisë së ASH-së të cilët pa vendimin e partisë kanë kandiduar në listën e grupit të qytetarëve “Perspektiva”, në bazë të statutit të ASH-së u pushon anëtarësia në parti”, kanë njoftuar nga ASH. Me statutin e ASH-së parashikohet pushimi i anëtarësisë në parti nëse ndonjë anëtar i saj kandidohet në listat zgjedhore pa vendimin e partisë. “Me këtë normë statutare Smail Çunmulajt, Vasel Sinishtajt, Lindon Gjelajt, Rexhep Çunmulajt, Rexhep Gjokoviqit dhe Mark Gegajt u pushon anëtarësia në parti pa ndonjë vendim të veçantë”, thuhet në deklaratën për shtyp. Në deklaratë thuhet se Nikollë Gegaj, me rastin e themelimit të partisë, ka deklaruar se është përcaktuar që të mos angazhohet partiakisht dhe se do të mbesë vetëm simpatizues i partisë, gjë që është konstatuar edhe përmes procesverbalit dhe për të nuk vlen vendimi në fjalë. Në njoftim thuhet se ASH-së, gjegjësisht kryetarit të saj, i mbetet që sa më pare të thërrasë Kuvendin e jashtëzakonshëm dhe të kompletojë organet e partisë.

(Kohapress)

Edhe Hollaj përjashtohet nga PPD-ja Ulqin – Bartësit të Listës për deputetë të Koalicionit Shqiptar “Perspektiva”, Amir Hollaj, i është ndërprerë mandati në Këshillin Drejtues të PPD-së dhe anëtarësia në këtë parti, thuhet në njoftimin për media të Këshillit Drejtues të PPD-së. Vendimi është marrë në mbledhjen e Këshillit Drejtues të PPD-së të mbajtur të mërkurën, më 11 mars 2009. Sipas Këshillit drejtues të PPD-së, ky vendim është në përputhje me nenin 11 të Statutit të kësaj partie i cili thekson se anëtarët e saj nuk mund të jenë anëtarë të partive të tjera apo t’u takojnë grupimeve të tjera politike. “I lartpërmenduri një kohë të gjatë nuk i respekton e as nuk u përmbahet vendimeve të Këshillit drejtues, nuk i jep planet e punës e sidomos nuk ka propozuar planin e shpenzimeve financiare apo planin financiar si obligim ligjor. Gjithashtu ai ka marrë pjesë aktive dhe ka udhëhequr aktivitete të fushatës zgjedhore të një grupi qytetarësh të quajtur Lista Shqiptare – Perspektiva. Z. Hollaj nuk ka pasur as përkrahjen e as autorizimin e PPD-së për të ndërmarrë këto veprime. Sidoqoftë, kjo listë është publikuar dhe z. Hollaj është bartës i saj. Me këto aktivitete i është bërë dëm i madh partisë dhe në veçanti është penguar puna në organizimin e përgatitjeve të materialit parazgjedhor”, thuhet në njoftimin për media. Këshilli drejtues i PPD-së ka autorizuar nënkryetarin e PPD-së, Safet Taipi, që të përfaqësojë këtë parti deri në kongresin zgjedhor të saj.

e enjte, 19 mars 2009 3


OPINIONE & VËSHTRIME DY DEKADA TË POLITIKËS SË DËSHTUAR!

Pse dështoi koalicioni?

Mbas dy muaj tentativash për të bashkuar subjektet politike të cilët janë opozitë e pushtetit aktual, erdhi edhe dita e fundit për dorëzimin e listave zgjedhore. Kjo ditë e mbushur me tensione dhe me shpresë se arsyeja do të mbizotërojë egon, u mbyll me dështimin e saj të plotë. Për një moment e ndjeva veten si studenti i papërgaditur që del nga provimi, dhe vetë fakti se akti u krye, është një lehtësim mental, duke mos menduar në rezultat. Por rëndësia e kësaj dite, ma kujtoj një konkludim të profesor Esat Stavilecit ku për ne thotë se kemi “një komunitet shqiptar në Mal të Zi, kombëtarisht të paemancipuar”, dhe menjëherë si kundërpërgjigje më kujtohet kalimthi arsimtari im i gjeografisë Idriz Kallaba, në shkollën fillore që na mësonte për shtetin amë Shqipërinë me aq dashuri dhe optimizëm, na thoshte se Shqipëria do të zhvillohet me hapa të shpejtë dhe të sigurt, e do të bëhet si Zvicra. Thash me vete një realitet antagonist!

Naser Çobaj - Nju Jork Kohët kaluan, dhe dëshira e pastër e edukatorit tim që ka mbjellë atdhedashuri, nuk u realizua. Zhvillimet politike në Shqipëri

nxorën në dritë mentalitetin dhe paaftësinë tonë për të udhëhequr vetveten përmes një sistemi shoqëror demokratik. Kjo pasojë, në mënyrë të natyrshme u reflektua dhe ndikoi në zhvillimet dhe pjekurinë politike të shqiptarëve jashtë kufijve të shtetit amë, duke mos llogaritur suksesin e Kosovës, i cili ështe prodhim i gjeopolitikës amerikane. Pra si rezultat i mungesës së një platforme të qartë kombëtare për të jetësuar konceptin e nenit 8 të Kushtetutës, shqiptarët u lanë në mëshirën e vetëvetes si një trup pa kokë. Kjo situatë më së shumti i goditi shqiptarët e Malit të Zi, të cilët u bënë viktimë e projekteve institucionale të grabitjeve të pasurive natyrore, të shkatërrimeve ekonomike përmes falimetimeve të dhunshme të ndërmarrjeve rentabile, dhe mospunësimin e kuadrove shqiptare në organet dhe ndërmarrjet shtetërore në bazë të përbërjes proporcionale të popullësisë. E tërë kjo ndodh në dy dekadat e fundit, kur Mali i Zi është shtet demokratik, reklamon kushtetuta dhe ligje bashkëkohore, por pa implementimin e tyre, dhe ajo që i zbardh faqen para ndërkombëtarëve është fakti se shqiptarët kanë përfaqësuesit e vet politikë. Kështu para dy dekadave fillon saga e shqiptarëve në Mal të Zi, me kuadro pa përvojë politiko-administrative, por me një patriotizëm të shëndoshë, i cili shumë shpejt kthehet në paranojë, ku menjëherë fillojnë likuidimet politike dhe mosbesimi te bashkëpuntorët, që rezulton në krijimin e individit si mit i simbolit të shpëtimtarit të kombit. Pastaj vijnë takimet me grupin e Lordit Karrington, ku shihet se nuk ka definim të kërkesave, pastaj tryezat e rrumbullakta me pushtetin, të ndërmjetësuara nga organizata PER – nën drejtimin e Alan Kasof, ku përsëri shqiptarët nuk kanë kërke-

sa për zgjidhjen e statusit të tyre, por ata tretën si të hutuar pas kërkesave materiale për një maternitet, një fakultet, apo çeljen e një pike kufitare, duke harruar kolonizimin, privatizimin, punësimin, emigrimin, programet shkollore në shkolla fillore dhe ato të mesme, pra duke harruar se hapi i parë është ai i definimit të një statusi i cili do të përkufizonte metodën e ruajtjes së pasurisë dhe shfrytëzimin e saj, ruajtjen nga asimilimi dhe emigrimi, ruajtjen nga ndryshimi i demografisë dhe ruajtjen e kulturës dhe gjuhës në trevat tona autoktone. Kështu kaloi koha dhe erdhi afati i zgjedhjeve parlamentare, i cili subjektet tona i gjeti të çorientuara. Njëri deputet kishte uzurpuar për 10 javë "Kohën Javore" me artikujt e tij, ku veten e paraqet si krijuesi i gjithësisë së shqiptarëve në Mal të Zi. Kryetari i Kuvendit të Ulqinit i referohet në çdo shkrim apo bisedë, Librit të Shenjtë, që tregon shkallën e frikës dhe shpresës që me këto citime do të jetë i kursyer nga “gjynahet”, sidomos të dy viteve të fundit, në jetën e amshuar, dhe së fundi deputeti i Lidhjes Demokratike i cili në formën despotiane, i thotë kërkesës së Degës së Anës së Malit, “Edhe njëkëtë herë, unë i pari!”, edhe pse të gjithë grupimet nga kjo krahinë thanë haptazi se nuk do të prodhojmë kandidat tjetër, por do të përkrahim një kandidat të pranueshëm për Anë të Malit, si atë të Mehmet Taficës, Saubih Mehmetit apo Kadri Sinanit. Ndërsa në Malësi, edhe pas premtimeve nga ASH se do të bëhet përcaktimi i kandidatit në mënyrë demokratike, vjen deri te zbulimi i teorive të reja matematikore, por që në zhargonin e teorive politike, nuk është absurditet që pesha e numrit 6 të jetë më e rëndë se definimi sasior i numrit 7. Për këtë konkludim politik, që bie ndesh me normat

demokratike, por që arsyetohet me procedurën e montuar ligjore, shpresojmë që një ditë zoti Camaj, si ushtrues detyre i Kryetarit të ASH-së do të na japë shpjegime publike. Po ashtu për interes të opinionit publik duhet të analizohet edhe tentimi i ASH-së që të lidhin koalicion me subjektet shqiptare, pa përcaktuar kandidatin, e që i ngjanë tregtisë me “macë në thes”, ku propozimi ishte jashtë balanceve të realitetit politik, duke i ruajtur kryevendin një force të konsumuar, kurse vendin e dytë ASH-së, që në shikim të parë është një propozim i drejtë, se respekton “moshën”, konfesionin dhe përfaqësimin rajonal, por jo realitetin politik. Pse u ngut zoti Camaj me propozimin e tij në mbledhjen e Ulqinit? Spekulimet mund të jenë të shumta, por faktet qëndrojnë se një propozim i tillë ishte jashtë realitetit në terren. Për ne, dhe për shumicën pjesëmarrëse në mbledhje, nuk kishte mundësi të injorohet, organizimi, aftësia profesionale dhe energjia e Forcës së Re Demokratike, që i takonte të udhëhiqte listën pa kompromis, kurse vendi idytë i takonte Malësisë, ndërsa vendi i tretë i takonte kandidatit nga Ana e Malit, i cili duhet të kishte përkrahjen e Degës së LD për Anë të Malit, PPD-së, BDSH-së dhe intelektualëve të pavarur. Ky opcion ishte i vetmi i pranueshëm për shumicën, që siguronte 3 mandate të sigurta, dhe njëkohësisht do të ishte një konsolidim, që do të çelte rrugën për shkrirjen në një subjekt politik gjatë dy viteve të ardhshme, dhe përgatitjeve për zgjedhjet e ardhshme lokale. Por e gjithë kjo dështoi, ndoshta pse zoti Bardhi ishte irituar nga diaspora, që shumë herë na bënte apel që ta lëmë rehat, e të merremi me mbledhjen e ndihmave human-

itare, deri sa ai të zgjedh çështjen shqiptare, se është një projekt madhor, ku edhe këtë radhë duhet ndihma e tij, se pa angazhimin e tij, si dikur në vitet 90-ta kur ishte në ballë të të gjitha fronteve, kryetar partie, kryetar komune dhe deputet, e për atë se nuk kishte mundësi të ishte edhe zëvëndësministër në arsim dhe Ministër për Pakica, ato dy poste i dogji, e vazhdoi të akuzojë të gjithë që nuk u pajtuan me të, e edhe disa nga ne në diasporë si puntorë të UDB-së. Kurse tani neve si Anamalas na quan “të pangritur”, apo në tubimet publike thotë se më kanë tradhëtuar Anamalësit, kurse diaspora punon në projektet e organeve sekrete për të më eliminuar. Ndoshta zoti Bardhi ne e kemi tradhëtuar aspiratën tuaj për sundim, por kurrë idealet tuaja për ruajtjen e identitetit tonë etnik, dhe unë jam i sigurt që edhe ju pajtoheni me mua, por egoja dhe dëshira për titull të perjetshëm ju kanë verbuar për një moment. Dhe, edhe kësaj here jeni duke vazhduar me avazin e vjetër, ku më së miri e shpjegon profesor Stavileci, i cili thotë: “Në fjalët dhe fjalitë tona ende ka shumë porosi folklorike.” Unë e vlerësoj aftësinë tuaj sofiste, “që e bardha është e zezë, dhe e zeza e bardhë”, por kam një shpresë të vogël, që intelektualët tonë të druajtur, do të dalin e të bisedojnë me popullin, që është i pastër por i manipuluar me patriotizëm romantik, dhe i kushtëzuar për një vend pune, një thes mielli, apo një premtim që i jep shpresë. (Autori është nënkryetar i Lëvizjes "Atdheu na Bashkon")

Pikëpamjet e shprehura në faqet opinione & vështrime nuk përfaqësojnë domosdoshmërisht politikën redaksionale të “Kohës javore”

4 e enjte, 19 mars 2009


VËSHTRIME & OPINIONE ZGJEDHJET E PARAKOHSHME PARLAMENTARE NË MAL TË ZI

Modelet e ligjit zgjedhor dhe shqiptarët Nail Draga Siç është i njoftuar opinioni i gjerë nga zgjedhjet e para pluraliste në Mal të Zi(9 dhjetor 1990) e deri më tash, në praktikë janë zbatuar tre modele zgjedhore. Pasi infrastruktura e tillë zgjedhore ka ndryshuar vazhdimisht, del qartë se pushteti ia ka përshtatur vetes në varshmëri të rrethanave aktuale shoqërore. Edhe pse për mjediset multinacionale sikurse është Mali i Zi ekzistojnë modele të gatshme të njohura si “standarde evropiane”, këtu ende vazhdohet me të vjetrën, sepse kështu i konvenon pushtetit, edhe pse strukturat qeveritare deklarohen verbalisht se do të zbatojnë në praktikë standardet e shoqërive demokratike evropiane. Në rastin konkret, në pozitë më të pavolitshme janë shqiptarët si e vetmja popullsi josllave, të cilët ende nuk e kanë realizuar në praktikë përfaqësimin autentik të popujve pakicë apo të pakicave kombëtare. Tre modelet zgjedhore

Nga zgjedhjet e para pluraliste(9 dhjetor 1990) e deri më tash në Mal të Zi kanë ekzistuar tre modele zgjedhore nga del se në ketë mjedis nuk ka infrastrukturë stabile zgjedhore e cila është miratuar në parlament sipas interesave të pushtetit, ku pjesëtarët e popujve pakicë vazhdimisht kanë qenë në pozitë të pabarabartë e kjo ka të bëjë sidomos me shqiptarët si e vetmja popullsi josllave në ketë mjedis, sepse ende nuk është realizuar në praktikë përfaqësimi autentik i popujve pakicë apo i pakicave kombëtare.

secili subjekt politik. Nëse shikohet nga aspekti partiak e sidomos ai kombëtar, ky ligj zgjedhor ishte i përshtatshëm për shqiptarët, sepse iu garantonte përfaqësimin e tyre ne parlament edhe pse kishte mangësitë e veta sa i përket përfaqësimit territorial të vendbanimeve dhe viseve shqiptare në Mal të Zi. Nuk ka dilemë se një veprim i tillë ishte bërë nga partia në pushtet për të fituar pikë politike, sidomos te faktori ndërkombëtar, por nëse anali-

4% në 3% të votave të përgjithshme. Një veprim i tillë iu mundësoi subjekteve të vogla politike që të jenë pjesëmarrëse në parlamentin republikan. Dhe nga ky vit e më pas shqiptarët për deputetët e tyre që do t’i përfaqësojnë në parlamentin republikan votojnë në 59 qendra votimi, ku përveç subjekteve nacionale shqiptare marrin pjesë edhe subjektet e tjera në skenën politike të Malit të Zi. Përjashtim bën këtu e dhëna në lidhje me numrin e deputetëve, që ka ndryshuar në saje të disponimit të shumicës parlamentare. Kështu në vitin 1998 vendvotimet shqiptare jepnin 4 deputetë, në vitin 2001, 5 deputetë, në zgjedhjet e parakohshme të vitit 2002 u vendos të jenë 4, e në ato të 2006, 5 deputet, sa do të jenë edhe në zgjedhjet e 29 marsit të këti viti.

Modeli i parë(1990,1992) tërë territorin e Republikës së Malit të Zi e definonte si një njësi zgjedhore, me sistemin zgjedhor proporcional, ku çdo subjekt politik për të marrë pjesë ne parlament duhej të siguronte 4% të votave të përgjithshme të elektoratit i cili ka dalur në votime. Në një situatë të tillë në pozitë më të pabarabartë ishin pjesëtarët e popujve më të vegjël që këtu trajtohen si pakica kombëtare, sepse nuk kanë elektorat të mjaftueshëm votues për të arritur pragun e nevojshëm për të qenë parti parlamentare. Ne këto zgjedhje(1990) morën pjesë edhe shqiptarët me subjektin e tyre politikLDMZ por jo si subjekt i vetëm por në koalicion me partinë e boshnjakëve-SDA dhe së bashku fituan 11 deputetë, 4 nga të cilët ishin shqiptarë. Ndërsa në zgjedhjet e parakohshme te vitit 1992, shqiptarët dolën vetëm në zgjedhje me po të njëjtin subjekt politik ku edhe pse fituan 11.508 vota(3.96%) nuk arritën cenzusin e 4%-shit, sepse iu munguan 115 vota dhe mbetën jashtë parlamentit. Modeli i dytë(1996), dallohej nga i mëparshmi, sepse tash territori I Malit të Zi nuk ishte një njësi zgjedhore, por ai ndahej në 14 njësi zgjedhore. Një veprim të tillë e bëri partia në pushtet(DPS) sepse në saje të gjendjes ekzistuese frikohej se do t’i humbte zgjedhjet, andaj ia përshtati vetes Ligjin e zgjedhjeve. Në krahasim me dy zgjedhjet e mëparshme, ky ligj eliminonte sistemin proporcional, duke eliminuar në ketë mënyrë partitë e vogla dhe duke Rasti i moshartimit të Ligjit zgjedhor për këshilltarë dhe deputetë është pamundësuar praninë e tyre në parlamentin repubdëshmi e mjaftueshme për mostrajtimin serioz të çështjes së barazisë likan. nacionale dhe qytetare të pjesëtarëve të popujve pakicë në Mal të Zi. Edhe pse Një konstatim të tillë e dëshmojnë të dhënat në lidhje me këtë çështje nuk mund të amnistohet mospuna e përfaqësuesve numerike të votave që kanë të bëjnë me dy subjektë opozitës në grupin punues parlamentar për legjislacionin zgjedhor, nuk ka tet politike, PSD dhe PRS. Kështu edhe pse PSD kishte fituar gjithsej 16608 vota apo 5,7% të votave dilemë së përgjegjësia kryesore bie mbi pozitën. Andaj në zgjedhjet e të përgjithshme dhe PRS 12963 vota apo 4,4%, ata parakohshme parlamentare do të votohet sipas ligjit ekzistues, i cili cenon të mbetën jashtë parlamentit në saje të këtij ligji zgjed- drejtat e qytetarëve të cilët iu përkasin popujve pakicë në veçanti kur ka të hor. Se ky ligj zgjedhor avanconte partinë në pushtet bëjë me përfaqësimin autentik të tyre, ndërsa favorizon shumicën arla(DPS) dëshmon e dhëna ku edhe pse fitoi 51% të mentare aktuale. numrit të përgjithshëm të votave ajo mori 63% të mandateve në parlament (45 deputetë), duke përvetësuar zohet nga aspekti qytetar, ky model i ligjit zgjedhor ishte i 39000 vota të të tjerëve. papërshtashëm, sepse elimononte jo vetëm subjektet e vogla politike por edhe ato që kishin një elektorat të konsideruar. Shqiptarët me dy njësi zgjedhore Modeli i tretë (1998) i Ligjit të zgjedhjeve ka të bëjë me zgjedLigji zgjedhor i zgjedhjeve të vitit 1996, për shqiptarët paraqiti hjet e 31 majit të këtij viti, ku kemi rikthim në modelin e një risi, sepse në saje të këtij ligji zgjedhor iu mundësohej për- mëparshëm (1990), kur përsëri territori i Malit të Zi është një faqësimi i tyre në parlamentin republikan. Kështu, nga gjithsej njësi zgjedhore. Ndërsa për popullatën shqiptare kësaj here u 14 njësi zgjedhore, për shqiptarët ishin rezervuar dy njësi gjet kompromisi që shqiptarët të votojnë në 59 qendra votimi ku zgjedhore qe së bashku jepnin katër deputetë. E para përfshinte jeton popullsia shqiptare si popullsi autoktone në pesë komuna territorin e Komunës së Ulqinit dhe Krajën deri në Ftjan, dhe e në Mal të Zi (Ulqin, Tivar, Podgoricë, Plavë dhe Rozhajë). Edhe dyta territorin e Malësisë (pa Kojën). Në këto dy njësi zgjed- pse me ligj nuk është e definuar si njësi e veçantë zgjedhore, hore, subjektët politike shqiptare (LDMZ, UDSH) fituan gjith- pothuaj nga të gjithë nënkuptohet si e tillë. sej 9138 vota( apo 3%) duke siguruar katër deputetë, nga dy Ky ligj zgjedhor po ashtu sjell edhe një risi, sepse për pjesëmarrje në parlament subjekteve politike iu zvogëlohet cenzusi nga

Mungon përfaqësimi autentik Me vullnetin politik të shumicës parlamentare u vendos që më 29 mars 2009 të mbahen zgjedhjet e parakohshme parlamentare. Por, duke marrë parasysh faktin së nuk është bërë harmanozimi i legjislacionit zgjedhor që është obligim kushtetues, në këtë aspekt më të pabarabartë janë pjesëtarët e pakicave nacionale apo të popujve pakicë në Mal të Zi. Edhe pse një veprim i tillë ka qenë obligues, ndërsa afati i miratimit të tij ka skaduar me 21 prill të vitit 2008, dëshmon qartë joseriozitetin profesional dhe papërgjegjësinë e pushtetit aktual. Rasti i moshartimit të Ligjit zgjedhor për këshilltarë dhe deputetë është dëshmi e mjaftueshme për mostrajtimin serioz të çështjes së barazisë nacionale dhe qytetare të pjesëtarëve të popujve pakicë në Mal të Zi. Edhe pse në lidhje me këtë çështje nuk mund të amnistohet mospuna e përfaqësuesve të opozitës në grupin punues parlamentar për legjislacionin zgjedhor, nuk ka dilemë së përgjegjësia kryesore bie mbi pozitën. Andaj në zgjedhjet e parakohshme parlamentare do të votohet sipas ligjit ekzistues, i cili cenon të drejtat e qytetarëve të cilët iu përkasin popujve pakicë në veçanti kur ka të bëjë me përfaqësimin autentik të tyre, ndërsa favorizon shumicën arlamentare aktuale.

Pikëpamjet e shprehura në faqet opinione & vështrime nuk përfaqësojnë domosdoshmërisht politikën redaksionale të “Kohës javore”

e enjte, 19 mars 2009 5


OPINIONE & VËSHTRIME TËHUAJSIMI I SHQIPTARËVE NGA POLITIKA

“ Ikje nga gënjeshtra”

Ky titull më ka mbetur në kujtesë nga një shkrim i z. Astrit Lulushi i cili argumenton që edhe Platoni në librin e tij “Për shtetin utopik” ngul këmbë që të paktën brezi i parë i shtetasve duhet të mësojë që njeriu lindi i dobët, por ishte nëna natyrë ajo që e mëkëmbi duke e bërë të fortë. Kështu, pra njeriu duhet të ishte mirënjohës për atë që ia bëri natyra – zotat. Nga ana tjetër gënjeshtra duhej të ishte e vërtetë e përhershme në mënyrë që gjeneratat që vijnë të besonin në të në mënyrë të padiskutueshme, dhe të mos u shkonte ndër mend jo që ta kritikonin të kaluarën e tyre, zotat e tyre, por as mos të dyshonin në të.

Muhamet Nika Historinë e rregullimit shoqëror shqiptar e kemi të ngulitur si kujtesë kolektive përmes mësimeve të Partisë së Punës ku na duhej të besonim në këngën “Kur lindi partia, lindi drita jonë”. Mirëpo kjo vazhdon, thot eseisti Lulushi, pra gënjeshtra e nevojshme sfidohet nga e vërteta e nevojshme. Të heshtësh është mençuri, por në këso rastesh pa marrë parasysh të drejtën “Po të jesh në kurthe, e pat puna mbaroi, debakli është afër, por shpresoj se fjala e urtë që thotë se më mirë e njeh budallai shtëpinë e vet, se i mençuri shtëpinë e huaj, mund të ketë në fund të mirën e përgjithshme e që është rezultat i arsyes”. Kështu shprehej njëri nga themeluesit e Lidhjes Demokratike në Mal të Zi në një letër dërguar anëtarëve të kryesisë së LD – së duke u ankuar për mënyrën se si funksiononte në një kohë njëra nga ndërmarrjet publike të pushtetit vendor në Ulqin. E morëm këtë shembull për të dëshmuar se edhe brenda Lidhjes për kohën në fjalë gjatë vitit ’98 pati zëra që mendonin ndryshe, që u shkëputën nga “gënjeshtra e nevojshme” kur u ballafaquan me të “vërtetën e nevojshme”. Si duket, eksperienca “aha” ekziston në ndërgjegjen e çdonjërit kush do qoftë ai. Ajo është një vetëdije e brendshme, e thellë e së drejtës dhe të së gabuarës. Ajo lind si dëshirë për të korrigjuar dorëshkrimin e gabuar të shkruar mbi bazën e perceptimeve të gabuara. Viti ’98 shënon mendimin e ri i cili u parapri nga njerëzit e thjeshtë, e që pamë në shkrimin e mësipërm “në muzgun e një nate politike”, ku u cek se disa “anamalas”, “kontrabandistë kufiri”, “policë në pension” dhe “intelektualë të hutuar” u kyçën në politikën e DPS – së në Anë të Malit pasi hetuan që në atë kohë ky opsion ishte më i avancuar se organizimi tjetër. Në këtë kohë duke hetuar edhe shumë rrokopujë të tjera kam ofruar dorëheqje të parevokueshme ngase nuk kam dashur që të jem pjesëmarrës i këtyre nënkëmbëzave. Me këtë në atë kohë nuk kam pasur mendim se dikush mund t’ia kërcasë vetes, por kam menduar se nuk duhet të biem në pozitat e romakëve të vjetër të cilët edhe pse e dinin që gruaja e Cezarit ishte lavire, nuk guxonin ta thonin. Sot për sot qëndrimi përbuzës e mospërfillës ndaj transparencës krijon përshtypjen që dalëngadalë po biem në nivelin e romakëve të vjetër. Po si kanë qenë pikëpamjet e disave, personaliteteve të larta të Lidhjes në atë kohë shkëpus mendimin e sekretarit të LD – së z. Nikollë Camaj i cili për gazetën “Kronika” të Ulqinit

shprehej kështu: “Fakti se nga partia vazhdimisht ikin individët apo grupet të cilët ishin aktivë edhe në kohët më të vështira dhe largohen në kohën kur nuk ka farë rreziku të jesh pjesëtar i një organizimi të këtillë, dëshmon se diçka nuk është në rregull as brenda subjektit, pra dëshmon se është dashur që të kërkohen edhe mangësitë subjektive, e jo veç ato objektive, siç jemi mësuar “Tjetër, vazhdon Camaj, e vërteta është se kandidatura ime u paraqit, madje edhe pa pëlqimin e z. Bardhi. Deri në momentin e fundit para zgjedhjeve ka tentuar të më bind që të heq dorë nga kandidatura, madje edhe duke më premtuar çdo pozitë tjetër, përpos të kryetarit dhe të deputetit, pasi që këto duket janë të rezervuara për z. Bardhi. Së paku edhe këtë herë. Dhe nuk do të kishte gjë të keqe nëse kjo do të premtonte një të ardhme më të mirë të partisë, por nga e kaluara nuk mund të nxjerrim kësi përfundimi. I vetmi kusht që e kisha pranuar për t’u tërhequr ka qenë, dhe këtë ia kam shprehur z. Bardhi gjatë drekës, që kryetari i partisë, kryetari i Këshillit Ekzekutiv dhe deputeti të jenë tre persona, e jo një dhe unë nuk do të pretendoj të jem asnjëri nga ata. Këso propozimesh ka pasur edhe prej disa dashamirëve të tjerë të tij dhe të Lidhjes.” Kujtojmë që pas këtij kuvendi largohet edhe z. Doda, kryetar aktual i Bashkimit Demokratik të Shqiptarëve, i cili po duket se me lokalizmin e tij po vazhdon të kundërmojë erë të pakënaqshme edhe pas 10 viteve në vitin 2009 me aleancat e tija të vjetra e të reja. Them lirisht se nuk ka veprim më jorentabël sesa shpifja e cila bëhet për të nënçmuar të tjerët e për të përfituar vetë apo grupi i vet. Këtë po e them për të përgënjeshtruar disa akuza që vijnë në adresë të veprimeve të tre këshilltarëve të PPD – së po edhe timen personale të drejtuara në këtë stinë të sprovës nga shqiptarizmi i z. Bardhi i cili deklaron që ne u bashkuam me partinë në pushtet duke e çuar ujin këmbë e krye në mullirin e të tjerëve. Si duket z. Bardhi harron se shqiptarët në qoftë se jo të gjithë dinë, atëherë disa të lexojnë qirilicë, dhe për ta parë se si ai e demanton veten, përmendim vlerësimin e tij dhënë gazetës “Dan” të 4 gushtit 2007 në të cilën shprehet kundër veprimit të pushtetit lokal. Në gazetën “Dan” të kësaj date kemi shkrimin me titull: “Shqiptarët nuk punojnë ashtu çka kërkojnë prej të tjerëve” dhe “Nga 24 anëtarët e këshillave drejtuese në 4 ndërmarrjet publike 23 janë shqiptarë, kurse të gjithë janë anëtarë të koalicionit “Për Ulqinin evropian”. Sipas autorit janë të lënë pas dore përfaqësuesit e popullatës ortodokse. Dhe duke përkrahur shqetësimin e gazetarit ai në këtë gazetë shkruan: “Sikur mos t’i kishim të qarta qëllimet e tyre, atëherë me siguri do të kishim mundur të themi: ‘fali o zot se s’dinë çka bëjnë’. Mirëpo ne e shohim se çfarë mendojnë dhe kjo është e

palejueshme bashkë me atë çfarë bënë në Ulqin koalicioni “Për Ulqinin evropian”. E kjo nuk është rrugë e mirë”, tërheq vërejtjen z. Bardhi. Pa komentuar arsyet përse ndodhi përjashtimi i PPD – së nga koalicioni shqiptar në Komunën e Ulqinit tërheq vërejtjen që shprehja e tij “fali o zot se s’dinë çfarë bëjnë”, që është një thënie e Krishtit para kryqëzimit nga turma, dëshmon që z. Bardhi duke i ditur qëllimet tona çon dorë nga falja kristiane dhe është i mendimit që ne duhet të kryqëzohemi. Nëse është kështu Bardhi do të duhej të ngjitej në kryq disa herë. Nëse nuk mendon se i duhet bërë hallall ato që

e shqiptarëve po vazhdon t’i përngjajë procesit të Kafkës. Kur do të mbushet kupa e krimit me gënjeshtra të nevojshme, nuk mund të vlerësohet, por në prag të Luftës së Parë Botërore, filozofi Niçe pat shkruar disa ese të cilët ushtarët e Luftës së parë i mbanin dhe i lexonin në vijat e para të frontit, ndërsa në to ai shprehej kështu: “Arratisu, o miku im, në vetminë tënde, sepse po të shoh të shpuar nga thumbat e mizave helmuese... Shumë më afër xhuxhave të poshtër rrojte, shmange hakmarrjen e tyre të padukshme. Ata për ty s’kanë tjetër, veç hakmarrje. Mos ngrit dorë mbi ta, janë të

bëri me koalicione në vitin ’96 në Ulqin me Liberalët e deri te zgjedhjet e fundit për komunës e Tuzit me parti të serbëve e të proserbëve për të vazhduar deri me moshedhjen e parafit bashkë me deputetin Sinishtaj në dokumentin e qeverisë për integrime evropiane e cila duhej të kalonte në kuvend dhe e cila i hapi rrugë njohjes së pavarësisë së Kosovës. Duket e pabesueshme por kjo është realitet. Ajo që pak më shqetëson në këtë mes ndoshta është indiferenca qytetare e cila e mbështet në heshtje deformimin. A është kjo një heshtje para stuhisë, mbetet të shihet. Arsyeja të nxitë të mendosh se tëhuajsimi i shqiptarëve nga politik a

panumërt, nuk të takon ty të katandisesh në përzënës mizash”. E kjo filozofi e adaptimit po ngjet edhe në hapësirën tonë shqiptare në Mal të Zi. Fatura e dështimit do të shihet pas zgjedhjeve të marsit. E ne duket se jemi ata që përsëritemi në mënyrë të vazhdueshme.

Sot për sot qëndrimi përbuzës e mospërfillës ndaj transparencës krijon përshtypjen që dalëngadalë po biem në nivelin e romakëve të vjetër. Po si kanë qenë pikëpamjet e disave, personaliteteve të larta të Lidhjes në atë kohë shkëpus mendimin e sekretarit të LD – së z. Nikollë Camaj i cili për gazetën “Kronika” të Ulqinit shprehej kështu: “Fakti se nga partia vazhdimisht ikin individët apo grupet të cilët ishin aktivë edhe në kohët më të vështira dhe largohen në kohën kur nuk ka farë rreziku të jesh pjesëtar i një organizimi të këtillë, dëshmon se diçka nuk është në rregull as brenda subjektit, pra dëshmon se është dashur që të kërkohen edhe mangësitë subjektive, e jo veç ato objektive, siç jemi mësuar “Tjetër, vazhdon Camaj, e vërteta është se kandidatura ime u paraqit, madje edhe pa pëlqimin e z. Bardhi. Deri në momentin e fundit para zgjedhjeve ka tentuar të më bind që të heq dorë nga kandidatura, madje edhe duke më premtuar çdo pozitë tjetër, përpos të kryetarit dhe të deputetit, pasi që këto duket janë të rezervuara për z. Bardhi. Së paku edhe këtë herë. Dhe nuk do të kishte gjë të keqe nëse kjo do të premtonte një të ardhme më të mirë të partisë, por nga e kaluara nuk mund të nxjerrim kësi përfundimi.

Pikëpamjet e shprehura në faqet opinione & vështrime nuk përfaqësojnë domosdoshmërisht politikën redaksionale të “Kohës javore”

6 e enjte, 19 mars 2009


OPINIONE & VËSHTRIME ZGJEDHJET PARLAMENTARE

Ndryshimi që po kaplon skenën politike shqiptare Në dallim prej disa politikanëve të cilët deklarojnë se kanë suksese të shumta, me keqardhje duhet të shtoj se ato nuk do të arriheshin sikur të mos ishin të parapërcaktuara me konventa të ndryshme evropiane. Unë do të përmend disa nga problemet kyçe me të cilat ne si parti do të merremi. Sa për fillim duam të informojmë publikun se për t'u kyçur në rrjedhat evropiane, qeveritë e shteteve të Ballkanit Perëndimor, e këtu hyn edhe Qeveria e Malit të Zi, marrin ndihma të konsiderueshme nga Komisioni Evropian me qëllim që shteti përkatës të ketë mjete te mjaftueshme financiare për të miratuar ligjet të cilat kërkohen dhe janë të domosdoshme të përmbushen që një shtet të bëhet pjesë e Bashkimit Evropian. N e me këmbëngulje do të kërkojmë përmbushjen e të gjitha të drejtave të garantuara që na takojnë.

Ali Rexha Në mesin e ligjeve të domosdoshme janë edhe ligjet për mbrojtjen e të drejtave të popujve pakicë, në këtë rast, të popullit shqiptar, si minoritet etnik në këto treva. Disa nga të drejtat të cilat garantohen nga Bashkimi Evropian dhe me Traktate të shumta evropiane janë - e drejta e identitetit, e drejta e përdorimit të gjuhës amtare dhe simboleve kombëtare në jetën private, publike dhe zyrtare; e drejta për zhvillimin dhe ruajtjen e kulturës dhe traditës, të drejta të veçanta në fushën e shkollimit, e drejta e pjesëmarrjes efikase në jetën shoqërore, e bashkëpunimit ndërkombëtar etj. Vetëm me jetësimin e tërësishëm të këtyre të drejtave e jo me propozimin e amendamenteve të shterpe sa për të deklaruar se diçka është punuar, edhe shqiptarët mund të pohojnë se janë qytetarë të barabartë me të tjerët.

që kjo zyrë dhe të punësuarit në të do të financoheshin nga buxheti republikan. Si një nga problemet me të cilat do të duhej të merrej kjo Qendër është edhe një çështje shumë specifike me të cilën nuk jemi marrë aq sa duhet dhe e cila meriton një angazhim të veçantë dhe profesional: pozita e fëmijeve me aftësi të kufizuara..

Në fushën e arsimit, Kushtetuta e Malit të Zi si dhe ligjet përkatëse garantojnë konditat e barabarta për edukimin dhe arsimimin e të gjithë të rinjve dhe të rejave. Është e vërtetë se shqiptarët gëzojnë edhe në praktikë këtë të drejtë, por duhet cekur që plan-programet mësimore, sidomos ai i gjuhës, historisë, arteve, kanë të bëjnë fare pak ose aspak me kulturën shqiptare.

Një nga problemet e tjera kyçe të shoqërisë sonë, me të cilin ne si Parti do të merremi me shumë seriozitet është edhe çështja e korrupsionit. Po ashtu do të merremi edhe me familjarizmin, konfliktin e interesave dhe dukuri të tjera negative të cilat kanë kapluar shoqërinë tonë dhe të cilart si të tilla kërcënojnë të drejtat dhe liritë elementare të njeriut si dhe mohojnë sundimin e ligjit dhe zvogëlojnë besimin e njerëzve në përmbushjen demokratike të pushtetit. Lufta kundër këtyre dukurive do të jetë një nga aktivitetet më të rëndësishme dhe më të domosdoshme me te cilën do të merret PPD edhe në nivelin republikan por edhe në atë lokal.

Siç është cekur edhe në platformën tonë politike, për zhvillimin e arsimit në gjuhën shqipe do të duhej të themelohej një subjekt, Qendra Rajonale për Arsimin në Gjuhën Shqipe, i cili do të hartonte një mehanizëm të veçantë që do të merrej me kontrollimin dhe hartimin e plan-programeve mësimore, përgaditjen e teksteve shkollore, administratën pedagogjike etj. Kjo Qendër do të ishte subjekt i veçantë i cili do të funskiononte në kuadër të Këshillit Nacional Shqiptar dhe selinë e vet do ta kishte në Tuz – si vendi më i përshtatshëm pos tjerash edhe për shkak të afërsisë gjeografike me kryeqendrën e Malit të Zi ku veprojnë ambasada dhe organizata të huaja të shumta. Vetëkuptohet

Shfrytëzoj rastin të kujtoj opinionin se ditëve të fundit, duke u ballafaquar me 6 kandidatët të cilët kërkojnë votën tuaj, filluam të kuptojmë se nëse duam të ndryshojmë sitautën së pari duhet të ndryshojmë VETEN. E për të ndryshuar veten në mënyrë efikase në fillim duhet të ndryshojmë pikëpamjet tona ose më saktësisht të ndryshojmë situatën faktike të cilën e kemi trashëguar nga kohërat e shkuara. Ne në PPD kemi kuptuar dhe besoj që edhe zgjedhësit dita e ditës e kanë më të qartë se skena politike duhet domosdo të ndërrohet. Këto zgjedhje do të dëshmojnë se ne si shqiptarë përfundimisht duhet të pajtohemi me realitetin e palakmueshëm dhe në mënyrë kolektive

pranojmë dobësitë tona.

t ë

Nuk dëshërojmjë të kritikojmë dobësitë e njerëzve të tjerë, e as të

zhytemi në mënyrë fajësuese dhe akuzuese por, duke qenë prore aktivë e duke parë me keqardhje dobësitë e të tjerëve, por edhe tonat, jemi të mendimit se ka ardhur momenti që duke kritikuar jo vetëm për hir të kritikës por për të dhënë opcione të cilat i përshtaten kohës, t’i cekim këto dështime të politikës nacionale e cila kushtëzohej nga faktorët e brendshëm dhe ato të jashtëm. Dështimi i parë i subjektit të parë politik shqiptar qëndron në organizimin e subjektit përmes degëve të cilat prodhuan vetëm lokalizma dhe krahinorizma e përçarje të tjera fetare. Nga këto degë politike u formuan parti politike. Dështimi i dytë: Subjekti apo subjektet shqiptare asokohe nuk patën një platformë unike, e as një strategji të qartë mbi çështjen e privatizimit. Në kohën kur po bëhej privatizimi, Komuna e Ulqinit, me pushtet shqiptar, nuk u kyç në procesin e privatizimit, duke dashur ta injorojë atë.

Mirëpo, kjo strategji u tregua e gabuar dhe e dështuar sepse privatizimi ndodhi, e falë politikës së këtillë të politikanëve të asaj kohe, të cilët sot janë bartës të listës shqiptare, Komuna e Ulqinit nga 21 komunat e Malit të Zi, është komuna e vetme e cila nuk ka hise në ndërmarrjet ish-komuniste. Ky është problem që duhet të na shqetësojë të gjithëve, e me këtë duhet të merret Parlamenti Republikan. Dështimi i tretë: Edhe pse nuk pati vendim të Kuvendit të Komunës së Ulqinit rreth çështjes së privatizimit që në atë kohë, gjatë viteve '90-ta kur ndërmarrjet shoqërore u bënë n d ë r m a r r j e ekonomike, dhe kur politika e LD vendosi ta bojkotojë, një grup afaristësh ulqinakë e thyen principin e bojkotit duke menduar se me kapitalin personal do të arrijnë të përfitojnë duke privatizuar pjesë të komplekseve turistike. Mirëpo, ndodhi që humbën “davanë” kur me persona të lidhur me qeverinë u kyçën në privatizimin e vetëm një numri të vogël të objekteve në disa zona të ngushta të qytetit. E kur dolën të mashtruar nga ky ‘bashkpunim’ filluan të flasin me gjuhën e forcës dhe patriotizmit. Dështimi i katërt është mosrespektimi i vendimeve të Kuvendit Komunal të Ulqinit të cilat ishin kundër vendimeve jolegjitime të Qeverisë së Malit të Zi mbi Të Mirat Detare. Çuditërsht, po ata të cilët sot janë më të zëshmit kundër Të Mirave Detare dhe sot gjuajnë qeverinë me gurë, ishin të parët të cilët filluan të bashkpunojnë me po këto të Mira Detare. Përvoja ime shumëvjeçare me institucione eminente ndërkombetare, dhe deri diku njohës mjaft i mirë i rrethanave shqiptaroamerikane, më nxit të besoj se koordinimi i politikës nacionale me biznesin vendas dhe kapitalin e diasporës shqiptare bashkë me kapitalin amerikan do të rezultonte në kyçjen aktive të kapitalit shqiptaro-amerikan në procesin e privatizimit. Sikur kjo të ndodhte, sot me siguri nuk do të ishim pala e

humbur. Përpos fakteve të lartpërmendura, sidomos tani para zgjedhjeve, paraqitet fenomeni i lëvizjeve, grupimeve të ndryshme të cilat me mënyrat e tejkaluara të të menduarit ngacmojnë ndjenjat kombëtare duke e shtyrë votuesin shqiptar të mbetet i mbyllur në një geto, ndonëse e dinë fare mirë se ka ardhur koha e integrimeve ku kërkohet të jemi të hapur njëkohësisht qoftë ndaj Malit të Zi, qoftë ndaj Shqipërisë, qoftë ndaj biznesit ndërkombëtar. Në këtë shekull të Internetit këto lloj pikëpamjesh tona tejet konservatore po mbjellin frikë dhe pasiguri te kapitali i huaj i cili nga sjelljet dhe veprimet tona mund të dyshojë se nuk është i mirëseardhur këtu. Ndaj, sipas mendimit tim, nuk do të vjen as deri te valorizimi i Valdanosit, e as valorizimi i Plazhit të Madh e as Adës, deri kur vet populli i Ulqinit, subjektet nacionale shqiptare, por edhe partia në pushtet të mos ta kenë të qartë se investuesit e huaj nuk mund të mashtrohen, e aq me pak të joshen në këtë kohë të krizës globale nëse nuk ndërrojmë sjelljen dhe botëkuptimet tona. Si shembull po marr Plazhin e Madh. Ne duhet ta dimë që kompleksi i Plazhit te Madh është kompleks natyror i cili na bashkon me Shqipërinë dhe duhet ta kemi të qartë se tani është momenti për projekte rajonale të cilat i përkrah edhe Banka Botërore për Zhvillim. Trojet shqiptare në Mal të Zi kanë resurse të shumta natyrore për projekte të tilla. Dhe në fund, vota Juaj e dhënë për PPD-në, Nr.11, Ali Rexha, është investim për të ardhmen dhe ndryshimin. Në dallim prej disa partive, nuk do të bëj asnjë investim afatshkurtër parazgjedhor. Elektoratit nuk do t’i jap as premtime të cilat do t’i marrë era menjëherë pas ditës së votimeve. Thjesht kërkoj nga elektorati shqiptar, nga votuesi, të më besojë në fjalën e dhënë, se me përkushtim të thellë do të ngris zërin për të përcjellur kërkesat reale dhe nevojat e shqiptarëve në Parlamentin e Malit të Zi. Vota Juaj do të më obligonte të jap maksimumin në përshpejtimin e miratimit të Ligjeve evropiane të cilat përmirësojnë pozitën e shqiptarëve, ligje këto të garantuara dhe obliguese për Qeverinë e Malit të Zi. Me votën Tuaj rreth vetes do të grumbulloj specialistë shqiptarë me përvojë ndërkombëtare mbi këtë materie. Jam i bindur se votuesi shqiptar ndjen ndryshimin që po kaplon skenën politike.

Pikëpamjet e shprehura në faqet opinione & vështrime nuk përfaqësojnë domosdoshmërisht politikën redaksionale të “Kohës javore”

e enjte, 19 mars 2009 7


BISEDË

INTERVISTË

BISEDË ME FERHAT DINOSHËN, KRYETAR DHE BARTËS I LISTËS SË UDSHsë PËR DEPUTETË NË ZGJEDHJET PARLAMENTARE TË 29 MARSIT

INTERVISTË ME MAKSUT

Luftojmë për mandatin Valdanosi, e dytë në Parlament

Koha javore: Z. Dinosha, çfarë prisni nga këto zgjedhje parlamentare? F. Dinosha: Unë pres që UDSH të dalë parti edhe më serioze në Parlamentin e Malit të Zi, do të thotë me më shumë vota. Më vjen keq që shqiptarët kanë dalë në shumë kolona, por në situatën që kemi mendoj se votuesi shqiptar do ta ketë të qartë se falë pozicionimeve të deritashme në skenën politike të Malit të Zi, UDSH mund të llogarisë me rritje të votave. Ne kemi numrin 12 i cili është dyshifror dhe e kemi zbërthyer kësisoji: numri 1 për një post në qeveri, kurse numri 2 për dy mandate në Parlament. Ne luftojmë për mandatin e dytë në Parlamentin e Malit të Zi. Koha javore: Pse duhet t’Ju votojnë shqiptarët? F. Dinosha: Ato që kanë shqiptarët sot më shumë seç kanë pasur në komunizëm i kanë falë nismave dhe projekteve të UDSH-së. Këtu duhet radhitur maternitetin e parë në Ulqin, Fakultetin e parë shqip në Podgoricë, komunën e parë urbane me rreth katër milionë euro buxhet, Ligjin e parë për simbole kombëtare, Ligjin e parë për të drejta dhe liri të pakicave, Këshillin e parë Nacional të Shqiptarëve që del nga ky ligj, Fondin e parë për Pakica, vendkalimet e reja kufitare me shtetin e amë – Republikën e Shqipërisë, dokumentin e parë në formë të Platformës për Statusin e veçantë të shqiptarëve në Mal të Zi që në vitin 2000, ndihmën e veçantë për pavarësimin e Malit të Zi; ne kemi qenë subjekti i vetëm që në mënyrë transparente i ka ftuar shqiptarët që të përkrahin pavarësinë e Malit të Zi, të bindur se pavarësia e Malit të Zi është paradhomë për pavarësinë e Kosovës. Koha na ka dhënë të drejtë meqë qeveria e shtetit të pavarur të Malit të Zi ka njohur pavarësinë e Kosovës jo shumë kohë pas shpalljes së saj. Pozicionimi i UDSH-së ka ndikuar që Mali i Zi zyrtar të ketë marrëdhënie gjithnjë e më të mira me Republikën e Shqipërisë dhe të tregojë gatishmëri për fqinjësi të mirë me Kosovën me të cilën presim që gjatë këtij viti të vendosen marrëdhënie diplomatike. Veç kësaj, nuk duhet harruar se gjatë bombardimeve të NATO-s, të provokuara nga regjimi i Sllobodan Millosheviqit, i vetmi subjekt shqiptar në Mal të Zi që ka pasur përfaqësuesin e vet në mikrofonin publik të Parlamentit të Malit të Zi ka qenë prapë UDSH. Në këtë mënyrë jemi të bindur dhe kjo na thuhet edhe në qendra të tjera shqiptare se UDSH është bërë emblemë e interesit politik e nacional të shqiptarëve në Mal të Zi dhe kontributor i pakapërcyeshëm në proceset demokratike në këtë shtet dhe në rajon. Nëse hiqen këto që u numëruan dhe nëse duam të numërojmë projektet e realizuara të subjekteve të tjera shqiptare, atëherë fitojmë rezultatin zero. Koha javore: Cila është përparësia Juaj në krahasim me bartësit e listave të tjera për deputetë që garojnë në vendvotimet në trevat ku jetojnë shqiptarët? F. Dinosha: Unë si deputet në më shumë mandate në Parlamentin e Malit të Zi ia kam dalë të vendosi bashkëpunim të mirë jo vetëm me faktorin antimillosheviqian në Mal të Zi, por edhe me faktorin ndërkombëtar, sidomos me atë ameriakan. Janë mbajtur disa tryeza të rrumbullakëta edhe gjatë kohës së Millosheviqit, edhe më pas, ku temë bosht kanë qenë shqiptarët në Ballkan dhe unë kam marrë pjesë duke pasur ftesë nga amerikanët në të gjitha këto tryeza. Në to asnjëherë nuk kanë qenë përfaqësuesit e partive të tjera shqiptare, as

8 e enjte, 19 mars 2009

shqiptarët e partisë në pushtet. Kështu që mendoj se kam krijuar logjistika për të vazhduar kontakte të mirëfillta me qendra vendimmarrëse kur është fjala për politikat rajonale dhe mendoj se kjo është një bazë e mirë për të marrë besimin e shqiptarëve për të vazhduar prezenca e përfaqësimit të tyre në të gjitha tryezat që janë me rëndësi jo vetëm për ecuritë në Mal të Zi, por edhe për ato rajonale. Veç kësaj, projektet e sipër përmendura janë fryt i

Koha javore: Z. Haxhibrahimi, lidhur me Ullishtën e Valdanosit të ekspropriuar në vitin 1978 për qëllime të ish Ushtrisë Jugosllave kemi të dhëna kontradiktore varësisht nga grupet e interesit. Nga ajo që keni hulumtuar, cila është e vërteta? M. Haxhibrahimi: Për ekspropriimin e pronës në Ullishtën e Vjetër të Ulqinit në Gjirin e Valdanosit nuk u kompensua rrënja e ullirit, por as toka e ullishtës në formë reale me të holla. Pagesa e të hollave ka qenë nën vlerën e tregut, duke ditur se nuk ka çmim që ka mundësi ta paguajë ullishtën në fjalë. Kompensimin e Ullishtës së Valdanosit e kanë bërë organet shtetërore të asaj kohe, ata që kanë bërë edhe eksproprimin e ullishtës, duke i tradhëtuar ish pronarët e Ullishtës me pretekstin se në kompleksin e Valdanosit do të ndërtohen objektet ushtarake – baza ushtarake, me interes për nevojat ushtarake dhe për mbrojtjen e atdheut. Pak më vonë u dëshmua se kjo ishte një tradhëti e planifikuar nga ana e organeve shtetërore të asaj kohe, sepse në lokalitetin e Valdanosit ishte planifikuar ndërtimi i objekteve hoteliero-turistike, gjegjësisht pushimoreve ushtarake të tipit të hapur. Për këtë arsye, duke menduar se Ullishta e Ulqinit po merret për nevoja ushtarake me qëllim të ndërtimit të bazës ushtarake, ish pronarët nuk janë ankuar për sasinë e kompensimit në të holla, sigurisht kompensim i padrejtë dhe joreal kur dihet vlera e Ullishtës në lokalitetin e Valdanosit. Koha javore: Parlamenti i Malit të Zi ka miratuar Ligjin mbi kthimin e pronave. Madje pranë komunave janë krijuar edhe komisione për kthimin e pronave. Pse nuk u kthehet atëherë prona pronarëve të Ullishtës? M. Haxhibrahimi: Baza juridike për kthimin e pronës së marrë është në përmbajtjen e neneve 3, 14, 15 dhe 17, të Ligjit mbi kthimin e të drejtave të marra pronësore, i botuar në Gayetën Zyrtare të RMZ, numër 21, më 31 mars 2004. Kështu, në nenin 3 të Ligjit mbi kthimin e të drejtave të marra pronësore shkruan në mënyrë decide për “ish pronarët që kanë të drejtë të kërkojnë kthimin në harmoni me këtë ligj në rast se të drejtat e tyre pronësore janë të marra në dobi të së mirës së përgjithshme popullore, të pronësisë shtetëtore apo pronësisë

bashkëpunimit dhe sugjerimeve që kisha rastin t’i merrja nga përfaqësuesit relevantë të politikave shqiptare dhe nga dashamirë të çmuar të bashkësisë ndërkombëtare. Më duket se jam i vetmi përfaqësues i partive shqiptare i cili mund të mbajë ligjëratë në qendrat e rëndësishme ndërkombëtare pa patur nevojë për përkthyes, gjë që më ka ndihmuar edhe në mandatet e deritashme. Nëse të gjitha këto mund të kenë pakëz konotacion subjektiv, unë dua të informoj lexuesin tuaj se Ferhat Dinosha është bartës i Medaljes së Artë të Lidhjes së Prizrenit të akorduar nga Presidenti historik Ibrahim Rugova në vitin 2003, bartës i Çmimit Vjetor “Politikani modern për integrime” nga Festivali Ndërkombëtar “Imazhi shqiptar 2006”, bartës i Çmimit të lartë “Pjetër Bogdani” nga Unioni Artusitik i Kombit shqiptar në vitin 2009, bartës i mirënjohjes së Akademisë Diplomatike Shqiptare me rastin e 55-vjetorit tim, në shkurt të këtij viti, dhe bartës i titullit “Ambasador i Paqes” nga Federata Ndërkombëtare e Paqes – Tiranë, në mars të këtij viti. Jam edhe autor i një liri publicistik me titull “Një nënë kanë edhe bletët”, i botuar nga Akademia Diplomatike Shqiptare dhe autor i një përmbledhjeje me poezi, me titull “Lama e Doklit”. Te kjo përmbledhje hetohet një poet i cili pashmangshmërisht është dashur të bëhej deputet në fazën kur qenia kombëtare ishte në rrezik.

Bisedoi: I. Kallaba

shoqërore, pa kompensim të drejtë të tregut”. Kur është fjala për sendet e patundshme, për këtë flet neni 14 dhe 15, i Ligjit të përmendur më sipër. Neni 14 i Ligjit mbi kthimin e të drejtave të marra pronësore, thotë, citoj “sendet e patundshme u khehen ish pronarëve në harmoni me këtë ligj”. Kur është fjala për ullishtë, pyje dhe tokën pyjore do të citoj nenin 15, i cili thotë: “Ullishtat e marra, pyjet dhe pronat tokësore u kthehen ish pronarëve në rast se me këtë ligj nuk është përcaktuar ndryshe”. Kur flitet për tokën ndërtimore të pandërtuar, për këtë bën fjalë neni 17 i këtij ligji. Në të në mes tjerash shkruan: “Toka ndërtimore e pandërtuar që kaloi në pronësinë shtetërore u kthehet ish pronarit në rast se me këtë ligj nuk është ndryshe e përcaktuar”. Lidhur me këtë nen (neni 17) mund të jap një koment të shkurtër. Për këto 31 vjet që Ullishtën e Ulqinit e ka pasur në pronësi ish Ushtria e Jugosllavisë, më pas ajo e SMZ-së, kurse sot Qeveria e Malit të Zi, në lokalitetin e Valdanosit janë ndërtuar disa objekte të vogla hoteliero-turistike, në afro dhjetë për qind të sipërfaqes së Ullishtës së marrë në lokalitetin e Valdanosit. Të gjitha këto objekte ndodhen pranë bregut të plazhit. Sipërfaqja më e madhe e Ullishtës së ekspropriuar ka mbetur e pashfrytëzuar dhe që prej kohës kur është marrë e deri tani, në të


INTERVISTË HAXHIBRAHIMIN, DOKTOR I SHKENCAVE GJEOGRAFIKE

një tradhëti e planifikuar nuk ka shkelur këmba e njeriut. Gjatë kësaj periudhe pothuajse shumica e ullinjve janë tharë dhe ky lokalitet është shndërruar në pyll. Prandaj, meqenëse qëllimi i ekspropriimit nuk është realizuar, janë plotësuar kushtet për deekspropriim në bazë të nenit 30, paragrafi 2, i Ligjit mbi ekspropriimin. Pra, në këtë moment kemi në disponim dy ligje, Ligjin mbi kthimin e të drejtave të marra pronësore dhe Ligjin mbi ekspropriimin. Koha javore: Qeveria e Malit të Zi ka paralajmëruar se së shpejti do të hapet tenderi për dhënien e Valdanosit, ndërkohë që kanë thënë se ish pronarët do të lejohen të punojnë Ullishtën. Si Ju duket kjo zgjidhje? Sa e drejtë dhe sa e realizueshme është kjo? M. Haxhibrahimi: Lidhur me tenderin që pritet ta shpallë Qeveria e Malit të Zi apo më saktësisht me Studimin e lokacionit të Valdanosit, më 16 janar të këtij viti, në sallën e madhe të Komunës së Ulqinit, është mbajtur shqyrtimi publik ku janë dhënë shumë vërejtje. Vërejtjet kryesore lidhur me projektin e studimit në fjalë kanë qenë këto: 1. Projekti i studimit të lokacionit të Valdanosit të tërhiqet nga procedura, të mos pranohet ky studim, derisa të përfundojë mosmarrëveshja juridiko-pronësore, pra proceset e nisura gjyqësore në gjyqet e Malit të Zi dhe Gjykatën Ndërkombëtare në Strasburg. 2. Objektet hoteliero-turistike që janë propozuar të ndërtohen në Valdanos me studimin e lokacionit të dislokohen në kodrën e Mendrës. Në këtë mënyrë do të shmanget shkatërrimi apo devastimi i Ullishtës së Vjetër të Ulqinit në Valdanos. Për opinion mbase është me rëndësi të dijë disa nga arsyetimet e përpunuesit të studimit. 1. Në faqen 35, përpunuesi ka sugjeruar: “Është e nevojshme që Ministria për zhvillimin ekonomik së bashku me komunën e Ulqinit, të rregullojnë sa më parë çështjet apo problemet me tokën e Ullishtës, që të pengohen spekullimet e panevojshme dhe shumë të shtrenjta në nivelin vendor dhe ndërkombëtar”. 2. Në fq. 37 thuhet “Sipërfaqja e Valdanosit me plazhin është renditur si përmendore natyrore sipas Vendimit të Entit Republikan për Mbrojtjen e Natyrës, nr. 30, nga viti 1968”. 3. Në fq. 73 thuhet “Në bazë të Ligjit mbi ullishtari (Fleta Zyrtare e RMZ, nr. 55, e vitit 2003), ullishta si e mirë me interes të përgjithshëm, gëzon mbrojtjen e veçantë dhe shfrytëzohet sipas kushteve që janë vendosur me këtë ligj dhe me urdhrin që është aprovuar në bazë të këtij ligji”. 4. Në fq. 75 shkruan se “Në bazë të Ligjit mbi mbrojtjen e natyrës, në zonën e gjerë të lokacionit të Valdanosit me 3 hektarë tokë, dhe Ullishta e Valdanosit, e mbrojtur nga viti 1968, si përmendore e natyrës”. 5. Në fq. 83 thuhet: “Ullishta e Valdanosit, në harmoni me Ligjin e Ullishtarisë (Fleta zyrtare e RMZ, nr. 55, viti 2003, si dhe për arsye të veçanta të vlerave ambientale, është ndarë si zonë e veçantë për shfrytëzimin e tokës”. Ky kompleks gëzon mbrojtjen në harmoni me programin e mbrojtjes së veçantë të ullirit që e sjell ministria përkatëse, me propozim të institucionit shkencor”. Duhet thënë se përpunuesi i Studimit në fjalë nuk ka marrë parasysh këto arsye: 1. Vendimin e ekspropriimit nga ana e Ministrisë së Mbrojtjes së ish Jugosllavisë, të vitit 1978, të Ullishtës së Valdanosit, që u mor nën presionin politik dhe psikologjik të regjimit komunist, i cili e mashtroi popullin, pikërisht pronarët, duke thënë se në Valdanos do të ndërtohet “Baza ushtarake”, si një formë e veçantë e presionit, që s’ka guxuar të kundërshtohet

nga ana e pronarëve. 2. “Baza ushtarake” as ka filluar të ndërtohet, që dëshmon se Ullishta e Valdanosit nuk e ka arritur qëllimin e destinimit për çka edhe është ekspropriuar. 3. Ullishta e Valdanosit nuk e arriti qëllimin e caktuar dhe për këtë arsye është obligim në bazë të Ligjit mbi ekspropriim që prona e marrë t’u kthehet pronarëve. 4. Ullishta të kthehet në bazë të Ligjit mbi ullishtari për arsye se Ullishta e Valdanosit është e mbrojtur me ligj, që do të thotë se është e nevojshme të trajtohet si tokë bujqësore, kurse Studimi i propozuar e ndërron në mënyrë kundërligjore destinimin e përcaktuar duke e shndërruar në tokë urbane ndërtimore. Me këtë studim rreth 30% e hapësirës së Valdanosit ku ndodhet Ullishta është e paraparë për ndërtimin e objekteve hoteliero-turistike. 5. Ullishta e Valdanosit t’u kthehet ish pronarëve për arsye se Kuvendi i Komunës së Ulqinit ka miratuar vendimin që prona e ekspropriuar t’u kthehet ish pronarëve. 6. Ullishta të kthehet edhe në bazë të Ligjit mbi kthimin dhe zhvlerësimin e të drejtave pronësore. 7. Të bindur se në Gjykatën Ndërkombëtare në Strasburg, pronësia e ish pronarëve të Ullishtës do të kthehet dhe do të shkaktojnë shpenzime plotësuese dhe të panevojshme. Koha javore: Në Planin Hapësinor Ullishta e Valdanosit është e ndarë në gjashtë zona. Cili është qëllimi i kësaj ndarjeje? M. Haxhibrahimi: Është e vërtetë se në Planin Hapësinor, Ullishta është e ndarë në gjashtë zona: zona A, B, C, D-D1, E dhe F (zona e Ullishtës). Më lejoni të sqaroj shkurtimisht. Zona A paraqet prapavinë e Plazhit, ku planifikohet kompleksi i objekteve turistike, me sipërfaqe prej 10.8 ha. Brenda kësaj zone përcaktohen 3 parcela urbanistike, siç janë: parcela urbanistike nr. 1, me sipërfaqe prej 30 034 m2, parcela nr. 2, me sipërfaqe prej 5 206 m2 dhe parcela nr. 3, me sipërfaqe 67 077 m2, në të cilat planifikohen të ndërtohen objekte turistike, që direkt depërtojnë me sipërfaqe të madhe në zonën e Ullishtës që e ka sipërfaqen prej 56 ha. Në këtë zonë – Zona A, ndërmjet tjerash është planifikuar edhe një rezervoar për vaditje (thuase është e nevojshme të vaditet ullishta shekullore). Në krahasim me planin e mëparshëm, kur zona A dhe zona C kanë qenë pjesë të veçanta të përfshira me këtë plan, e ashtuquajtur Zona e kuqe, tani, me Planin e ri Hapësinor, Zona A është ndarë dhe prej saj është formuar zona B dhe në mes tyre ndërhapësira, jashtë këtyre dy zonave, d.m.th. në mes zonës A dhe B, sipërfaqe me ullinj, jashtë sipërfaqes së planifikuar për ndërtim. Kjo hapësirë është brenda zonës së Ullishtës, jo e përfshirë në zonën A dhe B, duke menduar se këtë hapësirë të lirë, të jetë si zonë e rezervuar për interesa të veçanta. E njëjta gjë është edhe me zonën C, që u nda prej saj dhe u formua zona D-D1, dhe po ashtu,

zona D-D1 dhe zona E (Mendra), depërtojnë në zonën A dhe nëpër të në zonën e Ullishtës – zona F. Zona B – përfshin pjesën veriperëndimore të Ullishtës, prej restorantit e deri rrëzë Mavrijanit. Sipas Studimit të Lokacionit për Valdanos, zonat e përmendura kanë këtë sipërfaqe: Zona A – 269 000 m2, Zona B – 42 000 m2, Zona C – 30 000m2, Zona D-D1 41 000 m2, Gjithsej 383 000 m2. (Zona E – 182 ha, gjithsej 565 ha sipërfaqe). Sipas Studimit të Lokacionit për Valdanos, në fq. 40 të tij shkruan se: “Sipërfaqja e përfshirjes është 346 ha, kurse pesha apo bruto siprfaqja ndërtimore është 44 800 m2. Këto numra që paraqiten në Studimin e Lokacionit për Valdanos nuk janë identike me siprëfaqen e zonave breda lokacionit të Valdanosit, që paraqiten në këtë studim, për pjesën e qëllimit të hapësirës. Sipërfaqja e përfshirjes në Valdanos është 346 ha, kurse sipërfaja në plane hapësinore duke përfshirë zonat A, B, C, D-D1 është 383 ha, çka do të thotë se dallimi është 37 ha, pa llogaritur sipërfaqen e Zonës E, që përfshin sipërfaqen prej 182 ha, që do të thotë se ky Plan hapësinor përfshin sipërfaqen prej 565 ha, e jo siç paraqitet në Studimin e Lokacionit 346 ha, çka do të thotë se ekziston ndryshimi prej 219 ha, që nuk përfshihen në këtë lokacion, ose që nuk ndërtohet asgjë, por paraqet hapësirë të lirë, apo nuk hyn në sipërfaqen e përfshirjes së lokacionit të Valdanosit. Koha javore: A kanë bërë sa duhet pronarët e Ullishtës dhe përfaqësuesit e tyre, a i kanë shfrytëzuar të gjitha rrugët ligjore për kthimin e ullishtës? Si e shikoni Ju zgjidhjen apo rezultatin përfundimtar të çështjes së Ullishtës së Valdanosit duke pasur parasysh qoftë Studimin e Lokacionit apo edhe vendimet e tjera të Qeverisë së Malit të Zi lid-

Ne nuk mbrojmë ata 205 pronarë, as ato 20 mijë rrënjë ullinj apo një milion metra katrorë sa e ka sipërfaqen Ullishta e zaptuar nga ana e Ish Jugosllavisë, por ne mbrojmë pasurinë e Ulqinit dhe të komunës së Ulqinit. hur me Valdanosin? M. Haxhibrahimi: Këshilli për Kthimin e Pronës së Valdanosit, anëtar i të cilit jam, prej vitit 1997 ka pasur takime, bisedime lidhur me kthimin e pronës së Valdanosit. Normalisht ne i kemi bërë ankesat brenda Malit të Zi, në gjyqet e Malit të Zi, kemi pasur kontakte me Qeverinë e Malit të Zi, gjegjësisht ministrin e Bujqësisë. Por deri tani nuk ka asnjë përgjigje pozitive. Dua të rikujtoj se në vitin 1997 është marrë vendimi që Ullshta e Valdanosit të përfshihet në zonën e të Mirave Detare. Me këtë rast, kemi njoftuar qytetarët dhe opinionin, si dhe në shkurt të këtij viti kemi mbajtur një takim me qytetarë dhe pronarë në sallën e Kuvendit të Komunës së Ulqinit, ku kanë qenë të pranishëm edhe përfaqësuesit e Të Mirave Detare nga Budva të cilët e kanë parë se kanë bërë një gabim të madh dhe ai ligj është tërhequr. Prej atëherë kanë rrjedhur probleme të tjera lidhur me kthimin e Ullishtës së Valdanosit. Ju përkujtoj, bie fjala, se në vitin 2007 në kohën kur kryetar i Kuvendit të Komunës së Ulqinit ka qenë Xhaudet Cakuli, është marrë njëzëri vendimi nga ana e këshilltarëve që të kthehet Ullishta e Ulqinit. Ky vendim është shpallur në Fletën Zyrtare, por që nga ajo kohë nuk është bërë asgjë për realizimin e tij, kështu që kjo çështje deri më sot ka mbetur e hapur. Ne kemi bërë shkresa zyrtare edhe në Gjykatën Ndërkombëtare në Starsburg para pesë viteve nga ku kemi marrë përgjigje që të presim, të mbledhim ndonjë dokument që është negativ nga ana e Qeverisë së Malit të Zi duke menduar në gjyqet e Malit të Zi dhe na kanë thënë se do të vijë koha që të na thërrasin të jemi prezent në Gjykatën e Strasburgut. Deri më tani unë nuk shoh ndonjëfarë rrugëdalje të zgjidhjes së problemit në mes pronarëve të Ullishtës së Valdanosit apo në mes Valdanosit në tërësi nga ana e gjyqeve në Mal të Zi, pikërisht sektorit për zhvillim ekonomik të Malit të Zi që ende nuk e kemi ndonjë përgjigje konkrete. Në të gjitha ankesat që janë bërë, kemi marrë përgjigje negative. Çfarë na ka mbetur? Na ka mbetur edhe një gjë tjetër? Të presim momentin e thirrjes nga Gjykata Ndërkombëtare dhe të marrim pjesë aktive në mbrojtjen e pronave shumëshekullore të 205 pronarëve. Dua të them se ne nuk mbrojmë ata 205 pronarë, as ato 20 mijë rrënjë ullinj apo një milion metra katrorë sa e ka sipërfaqen Ullishta e zaptuar nga ana e ish Jugosllavisë, por ne mbrojmë pasurinë e Ulqinit dhe të Komunës së Ulqinit. Probleme të ngjashme ekzistojnë edhe në Shas me ekonominë ushtarake, por edhe në shumë treva të tjera, si në Malësi ku kemi problemin e Shipshanikut. Andaj mund të them lirisht se deri më tani nuk shoh që po merret një zgjidhje në interes të Komunës dhe të popullit apo të pronarëve.

Bisedoi: I. Kallaba

e enjte, 19 mars 2009 9


MARKETING

10 e enjte, 19 mars 2009


MARKETING

e enjte, 19 mars 2009 11


INTEGRIMET EVROPIANE EVROPA PËR TË GJITHË (II)

Si funksionon Bashkimi Evropian BE është një familje e vendeve demokratike të cilat punojnë për të krijuar një jetë më të mirë për qytetarët e saj, si dhe për të ndërtuar një botë më të mirë. Për vetëm një gjysmë shekulli, ajo ka sjellë paqe dhe prosperitet në Evropë, një monedhë të njësuar dhe një “treg të njësuar” pa kufij. Është bërë një fuqi e madhe tregtare dhe një lider botëror në fushat siç janë mbrojtja e mjedisit dhe ndihma për zhvillim. Prej 6 shteteve është rritur në 27, dhe shtete tjera kanë hyrë në radhë për t’iu bashkëngjitur. Suksesi i BE-së rrjedh prej mënyrës së jashtëzakonshme që ajo punon. Nuk është një Federatë sikurse Shtetet e Bashkuara, as thjesht një organizatë bashkëpunimi ndërmjet qeverive si OKB-ja. Në fakt është e vetmja e këtij lloj organizimi. Vendet që përbëjnë BEnë mbesin vende të pavarura e sovrane, mirëpo ato e kanë ndarë sovranitetin e tyre për të fituar fuqi dhe ndikim botëror, të cilën asnjëra nga ato nuk do ta arrinte e vetme. Në praktikë, ndarja e sovranitetit do të thotë se vendet anëtare i kanë deleguar disa nga kompetencat vendimmarrëse tek institucionet e përbashkëta që ata i kanë krijuar, kështu që vendimet për çështje specifike të interesit të përbashkët të mund të bëhen në mënyrë demokratike në nivel evropian. CILAT JANË TRI SHTYLLAT MBI TË CILAT NGRIHET BASHKIMI EVROPIAN?

Struktura e shtyllave e ka origjinën historike tek negociatat që sollën Traktatin e Mastrihtit. Synimi ishte shtimi i pushtetit të Komunitetit në fushat e politikës së jashtme, sigurisë, mbrojtjes, azilit e migrimit, bashkëpunimit penal dhe atij gjyqësor. Megjithatë, disa prej shteteve anëtare e kundërshtuan shtimin e pushtetit të Komunitetit me arsyetimin se ata ishin shumë të ndjeshëm ndaj humbjes së sovranitetit kombëtar prej përdorimit të metodës komunitare dhe se çështje të tilla do të ishte më mirë të trajtoheshin nga dhe ndërmjet qeverive, kryesisht në kuadër të Bashkëpunimit Politik Evropian. Për pasojë, këto çështje nuk u përfshinë në Komunitetet Evropiane, por u vendos të trajtoheshin jashtë tyre (konkretisht prej qeverive të shteteve anëtare në Konferencat Ndërqeveritare), në formën e dy shtyllave shtesë: Politika e Jashtme dhe e Sigurisë së Përbashkët, dhe Drejtësia dhe Punët e Brendshme. Mendimet që pasuan me Traktatin e Amsterdamit dhe Traktatin e Nicës i kanë transformuar shtyllat gjithnjë e më tepër në mbi-kombëtare. Rëndësi të veçantë në këtë drejtim ka transferimi i politikave të azilit, migrimit dhe

Bashkimi

Shtylla e dytë

Shtylla e tretë

Komunitetet Europiane

Politika e Jashtme dhe e Sigurisë së Përbashkët

Bashkëpunimi Policor dhe Gjyqësor për Çështjet Penale

Shtylla e tretë: Bashkëpunimi Policor dhe Gjyqësor për Çështjet Penale

Përgatitur për botim nga Horizonti i Ri

- Euroatomi, - Komuniteti Ekonomik Europian - Komuniteti Europian i Qymyrit

bashkëpunimit gjyqësor në çështjet civile tek Shtylla e Komuniteteve Evropiane, gjë që u mundësua nga Traktati i Amsterdamit. Si rrjedhojë, shtylla e tretë është riemërtuar Bashkëpunimi Policor dhe Gjyqësor për Çështjet Penale. Megjithatë, ende përdoret termi “Drejtësia dhe Punët e Brendshme” për t’iu referuar së bashku, shtyllës së tretë dhe fushave të transferuara. 1. Komunitetet Evropiane; Tabela e mëposhtme paraqet në detaje 2. Politika e Jashtme dhe e Sigurisë së politikat që përbëjnë secilën prej Përbashkët; shtyllave të Bashkimit Evropian. 3. Bashkëpunimi Policor dhe Gjyqësor për Çështjet Penale. Shtylla e parë: Komunitetet Evropiane

12 e enjte, 19 mars 2009

jashtme dhe të sigurisë së përbashkët. Pjesa më e madhe e vendimeve në kuadër të kësaj politike merren ende nëpërmjet bashkëpunimit të shteteve. Megjithatë, janë parashikuar një sërë instrumentesh të rinj si pozicionet e përbashkëta, masat dhe veprimet e përbashkëta, dhe vendimet kuadër.

Bashkëpunimi ndërmjet autoriteteve gjyqësore dhe policore të shteteve anëtare synon t’u ofrojë shtetasve të Bashkimit Evropian liri, siguri dhe drejtësi, duke parandaluar dhe luftuar bashkërisht krimin, racizmin dhe ksenofobinë. Bashkëpunimi gjyqësor trajton gjithashtu lehtësimin dhe përshpejtimin e bashkëpunimit në fushën e zbatimit të vendimeve penale, lehtësimin e ekstradimit ndërmjet shteteve anëtare, vendosjen e normave penale uniforme në luftën kundër krimit të organizuar, terShtylla e dytë: Politika e Jashtme dhe e rorizmit dhe trafikut të drogës. Sigurisë së Përbashkët Ashtu si dhe në rastin e Politikës së Jashtme dhe Sigurisë së Përbashkët, Para hyrjes në fuqi të Traktatit të Bashkëpunimi Policor dhe Gjyqësor për Bashkimit Evropian, bashkëpunimi Çështjet Penale zhvillohet jashtë kuadrit vendimmarrës të Komunitetit Evropian. Megjithatë, institucioni deri tani më i rëndësishëm mbi-kombëtar (thënë ndryshe komunitar), Komisioni Evropian, mund të paraqesë propozime p.sh. në formë programi edhe për çështje Europian të tilla që dalin jashtë fuqisë vendimmarrëse të Komunitetit.

Shtylla e parë

Bashkimi Evropian është i organizuar në mënyrë shumë komplekse kështu që mund të konceptohet dhe kuptohet me më shumë vështirësi sesa organizimi dhe funksionimi i shteteve kombëtare. Sqarimi më i mire i kompleksitetit të BEsë është përdorimi i skemës së tri shtyllave:

Kjo nuk është thjesht një skemë analitike, pra e shpikur prej një vëzhguesi për të lehtësuar procesin e vëzhgimit dhe studimit, por ekziston zyrtarisht në realitetin konkret të organizimit dhe funksionimit të Bashkimit Evropian.

Me themelimin e Bashkimit Evropian, Komuniteti Ekonomik Evropian u emërtua Komuniteti Evropian. Ky ndryshim synonte të shprehte kalimin prej një komuniteti me karakter tërësisht ekonomik drejt një bashkimi politik. Përfshirja e të tre komuniteteve në një shtyllë të vetme, megjithatë, nuk do të thotë se ato janë të unifikuara. Shtylla e parë përfaqëson të drejtën komunitare në formën e saj më të lartë. Brenda kuadrit të Komunitetit Evropian institucionet komunitare (si p.sh. Komisioni dhe Parlamenti Evropian) mund të hartojnë normat komunitare në fushat përkatëse të veprimtarisë së tyre, të cilat zbatohen direkt mbi shtetet anëtare dhe gëzojnë superioritet ndaj së drejtës së brendshme të shteteve. Vend mjaft të rëndësishëm në Komunitetin Evropian zë tregu unik me katër liritë themelore të tij – liria e lëvizjes së personave, mallrave, shërbimeve dhe kapitalit – si dhe rregullat për konkurrencën.

Shtylla e parë përbëhet nga tre Komunitete Evropiane: (a) Komuniteti Evropian; (b) Komuniteti Evropian i Qymyrit dhe Çelikut; (c) Euroatomi.

politik ndërmjet shteteve rregullohej nga marrëveshjet e vitit 1970 “Mbi Bashkëpunimin Politik Evropian” dhe nga Akti Unik Evropian. Këto marrëveshje parashikonin konsultime të rregullta ndërmjet ministrave të jashtëm të shteteve anëtare dhe kontakte të vazhdueshme ndërmjet departamenteve qeveritare. Megjithatë, të gjitha vendimet merreshin me unanimitet. Për sa u përket çështjeve të sigurisë, bashkëpunimi kufizohej vetëm në aspektet politike dhe financiare. Por krizat ndërkombëtare të viteve ’90 (Lufta e Gjirit Persik dhe Lufta në ish- Jugosllavi) demonstruan se këto instrumente të politikës së jashtme nuk ishin në gjendje t’i siguronin Bashkimit Evropian ndikimin e duhur në arenën ndërkombëtare. Me Traktatin e Bashkimit Evropian, kryetarët e shteteve dhe qeverive ranë dakord të zhvillonin një politikë të

Kjo faqe botohet në kuadër të projektit «EVROPA PËR TË GJITHË» të cilin e realizon Organizata e Shoqërisë Civile «Horizonti i Ri» nga Ulqini, me mbështetjen financiare të Fondacionit INSTITUTIT PËR SHOQËRI TË HAPUR.


KULTURË ARSIM

Metodologjitë bashkëkohore të mësimdhënies Në një zhvillim të vrullshëm në të cilin gjendemi tani edhe mësimdhënia ka ndryshuar shumë.Tani shkolla është ngritur në një institucion të organizuar dhe i shërben shoqërisë si për të tashmen ashtu edhe për të ardhmën. Ajo sot krijon gjenerata që mund të kërkojnë vetë informacionin, t'i zhgjedhin vetë problemet, ndërsa mësuesi ka për detyrë të ndihmoj të tjerët të mësojnë dhe të sillen në një mënyrë të re dhe më ndryshe sesa më parë.

Arlinda Sukaliqi Mësuesi është prind, menaxher është shok, tajner i ekipit ,ku në këtë rast ekipi jane nxënësit. Para disa viteve më parë mund të themi se nuk kanë pasur ndonjë përgaditje të madhe arsimore, ndërsa sot në shumë vende europiane por edhe tek ne ka filluar i ashtuquajturi universitarizimi i përgaditjeve të mësueseve, ku mësuesit përgaditen në nivel te lartë.Mirëpo marrja e një diplome universare kurr nuk mund të garantojë se një mësues mund të jetë i suksesshem dhe i aftë. Duhet shumë punë për të ardhur deri tek rezultatet dhe deri tek suksesi në radhë të parë duke poseduar shprehi, aftësi dhe vlera të veçanta. Mësuesi duhet të ndjekë zhvillimin e jetës dhe duhet te dijë se si nxënë fëmijët dhe si e krijojnë mjedisin që e lehtëson të nxënit. Sjellja e mësuesit ndikon në shëndetin mendor të fëmijës por edhe në rezulltatet e tyre në të nxënë. Përvoja është një parakusht i domosdoshëm për të qënë i suksesshëm në çdo lloj pune. Po kështu edhe një mësues që ka pervojë është më i suksesshëm. Pëvoja pasurohet më shumë, sa më shumë rritën vitet e punës. Një mësues që ka për shembull dhjetë vjet përvoj padyshim i paraqet dhe i bën më të kuptushme çështjet mësimore. Të folurit e tyre po ashtu është më i qartë, më i pranushëm për nxënësit. Jo shumë mësues mund të jenë në gjendje të komuniko-

jnë më nxënësit pa bërë gabime të cilat ndonjëherë janë të pashmangshme. Në mësimdhënien bashkëkohore edhe struktura e orës mësimore ka ndryshuar. Tani s'ka më hyrje, zhvillim dhe përfundim, por krijohet kjo strukturë e orës ose këto faza 1. EVOKIMI, që do të thotë diskutimi para përmbajtjes ku ju bëhën pytje nxënësëve si për shembull CILA ËSHTË TEMA (DALLOJE ATË), C'FARË DIMË RRETH SAJ etj. 2. REALIZIMI I KUPTIMIT, ku zhvillohet nga vetë nxënësit ku kërkon infomacionin e duhur duke përdorur metoda të ndryshme për të realizuar sa më mirë atë kuptim. 3.REFLEKTIMI, ndryshe mund ta quajm si një diskutim për temën e zhvilluar dhe drejtohemi me pytje ÇFARË MËSUAT PSE MENDONI KËSHTU. Në këtë fazë mund të zgjerojmë sa më shumë pyetje që në njëfare mënyre ky përfundim i orës të duket si një përforcim nga i cili do të kuptojnë sa kanë kuptuar temën e re. Një thënie e vjetër e Xhudit Renit thotë se nxënësit kanë nevojë t'i tregojnë njëri tjetrit dhe gjithë botës atë që ata dinë me qëllim që të gjejmë se çfarë dinë. Nga kjo kuptojmë se ato duhet vetë të interpretojnë mësimet, sepse vetëm në atë mënyrë ata do të dinë të interpretojnë botën ashtu siç e shikojnë dhe ashtu siç dëshirojnë dhe e ndiejn atë. Duhet theksuar se në këto faza të orës, pra të mësimdhënies secila prej tyre ka qëllime të caktuara p.sh në evokim mund të kryhen veprimtari të ndryshme njohëse. Së pari nxënësi përfshihet aktivisht në kujtimin ose rikujtimin e atyre që di rreth një teme. Një qëllim tjetër i evokimit është që të aktivizojë nxënësin dhe kështu ai bëhët më i përgjegjshëm dhe më i ndërgjegjshëm për të menduar, dhe kështu ai aftësohet për të lidhur informacionin e ri me atë që dihet. Po ashtu në këtë fazë nxënësit interesohen më shumë për shqyrtimin e temës dhe kjo ka rëndësi të madhe sepse interesi në mësim është thelbsor për një mësim të mirë. Më lartë theksuam se faza e realizimit të kuptimit është fazë në të cilën lexuesi vjen në kontakt me informacionin, apo idetë e reja. Ky kontakt mund të arrihet duke parë një film, duke bërë një

eksperiment. Ndikimi i mësuesit në këtë fazë është i pakët. Gjatë kësaj faze duhet t'i japim kohë për reflektim dhe duhet të diskutojmë për përvojen e tyre të të nxënit. Por qëllimi thelbësor i kësaj faze është të mbaj nxënësit të përfshirë dhe të ruajë interesimin. Faza e reflektimit është faza ku pyesim se çfarë është bërë gjatë leximit dhe diskutojmë shkurtimisht me nxënësit duke dëgjuar stuhitë e ideve të nxënësve dhe verzionet e tyre si individuale ashtu edhe në grupe. Kësaj faze të orës nuk i kushtohet dhe aq rëndësi dhe vëmendje e ndonjëherë edhe harrohet fare, mirëpo ky është një ndër gabimet më të mëdha sepse është shumë e rëndësishme, ngase aty përforcohet të nxënit e ri. Pikërish në këtë fazë nxënësit marrin njohuri të reja dhe këtu pritet që nxënësi të shprehë me fjalë të veta informacionin që ndesh. Qëllimi tjetër është sepse nxitet një shkëmbim i fuqishëm i ideve mes nxënësve, dhe kështu zgjerohet fjalori i shprehjes. Një mësues i suksesshëm është ai që zotron të gjitha cilësitë kyesore dhe ndihmëse të mësimdhënies. Por mësimdhënia pëfshin më shumë se njohuri për t'u përmbushur nga çdo

FËMIJËT DHE INTERNETI

Çka din ti?!

Fëmijë të tjetërsuar nga grimi, nga veshja mund të gjesh sa të duash në këto faqe interneti. Dëshira për t’u dukur, për t’u njohur, për të nxjerrë në pah fizikun si një artiste apo modele ka infektuar shumë fëmijë.

Ardita Kovaçi Një ditë i ankohen dy prind njëri – tjetrit. Njëri tha se ka ardhur kohë e keqe, fëmija i vet i kishte thënë: “ … po çka di ti !”. Prindi tjetër nuk u habit aq shumë, nga fëmia i vet ka dëgjuar fjalë të ngjashme. Ata habiten për kohën që ka ardhur dhe për dukuritë që kjo kohë i ka sjellur. Habiten si fëmijët më nuk dëgjojnë dhe sa pak ua kanë frikën. Habiten si fëmijët nuk kanë më respekt për fjalën e prindit… Megjithatë, të shohim sa fëmia ka pasur të drejtë t’i thotë prindit ashtu. Ndoshta me të vërtetë ti si prind nuk di shumë gjëra. Për shembull; a e dini se çka është messingeri? Hi 5 ? Facebook-u ? Sigurisht ka nga ata që e dinë, por ata janë në numër të vogël!

Mirë, për ata që se dinë, të fillojmë nga e para. A e dini çfarë është interneti? Është fjala magjike për të hyrë në botën e madhe të diturisë, kuriozitetit dhe marrëzisë. Interneti është fjala magjike për t’u njohur me termat e lartëshënuara. Edhepse interneti paraqet burim të njohurive të dobishme për fëmijën, ai është burim i rrezikut real. Do të mund t’a quanim një lloj dritareje për fëmijën tuaj. E kështu siç janë edhe dritaret e vendosura në shtëpi, disa më lartë e disa më poshtë, të shpresojmë të mos përdoren për dalje se atëherë dikush mund të lëndohet. Dhe kështu, për ju që s’ja keni haberin kësaj

pune të shpjegojmë një dritare nga dritaret e pafund të internetit. Mos u habisni sikur dikush të posedojë një foto tuajën sepse p.sh webfaqja - Hi 5 - për atë shërben. Me dhjetra e me qindra fotografi të shumë e shumë fëmijëve tonë gjenden aty. E ky nuk është vend i rezervuar vetëm për fëmijë, por normalisht aty regjistrohet secili njeri që do në këtë botë. E pastaj,

individ që jep mësim. Mësuesi me të vërtetë i suksesshëm e di se mund të ekzekutohen sjelljet vetiake, duke pasur synim madhor në mendje. Ky synim madhor kërkon që këto sjellje të vendosën një nga një, në mënyrë që të grumbullojnë dhe të kijojnë një efekt më të madh nga sa mund të arrihet përmes nje sjelljeje të vetme. Janë përcaktuar afërsisht 10 karakteristika që tregojnë lidhjen midis rezultateve të dëshirueshme të nxënësve, të përcaktuara përmes testeve dhe instumenteve të tjera të vlerësimit.Pesë prej tyre janë përcaktuar si kryesore, e të tjerat janë emërtuar si ndihmëse. Pesë të parat do t'i përcaktojmë si kyesore, pasi me të vertetë janë konsideruar të tilla. Pesë karakteristikat kyesore janë: QARTESIA NË MËSIMDHËNIE, LLOJLLOJSHMËRIA NË MËSIMDHENIE, ORIENTIMI NË DETYRË, PËRFSHIRJA NË PROCESIN E TË NXËNIT, SHKALLA E SUKSESIT TË NXËNËSVE. Mësuesi duhet të përballet me këto sfida që të përgadisë sa më mirë fëmijën për një jetë të suksesshme.

fotografitë shikohen , përcillen dhe përmes tyre njoftohemi deri në pafundësi. Mund të pyesim, çfarë të keqe ka këtu ? Unë e di, por gjykojeni edhe ju! Tani t’ju sqaroj një gjë tjetër. Secili njeri në këtë botë, që sheh fotografitë në këto web-faqe mund të lë komentin e vet. E s’ka gjë më të neveritshme, kur lexon komentin “you look so sexy… “ nën një foto të 14 vjeçares. (E megjithatë ky është një nga komentet më të përshtatshëm që munda të nxjerr në shkrim). Të tilla raste ka me tonelata. Fëmijë të tjetërsuar nga grimi, nga veshja mund të gjesh sa të duash në këto faqe interneti. Dëshira për t’u dukur, për t’u njohur , për të nxjerrë në pah fizikun si një artiste apo modele ka infektuar shumë fëmijë. Dëshira për të pranuar komplimente (komente) të tilla si ai më lart, është aq e madhe sa që kalon në mburrje tek ai/ajo që është komentuar më së shumti. Orë të tëra që fëmija kalon kështu, i shndërrohen në argëtim, në preokupim, në mërzi, në kënaqësi, madje edhe në varësi… Ky është realiteti! Dhe të jeni të sigurtë se shumica e fëmijëve tanë po e jetojnë. Mirëpo, gjithashtu ta dimë se ky realitet i kalon kufijtë, i kalon shtresat, kulturat dhe nuk është e lehtë të ndryshohet. Fajin e kemi lënë jetim. Do të themi se fëmija është fëmijë, prindërit nuk kanë faj se nuk dijnë, dikush do të thotë, ndoshta edhe më mirë është të mos dinë shumë. Por kur nuk dinë, mos u habit kur do të vijë dita që fëmija të të thotë: “Çka di ti?!

e enjte, 19 mars 2009 13


MOZAIK SHFAQET NË ULQIN MONODRAMA E MIRUSH KABASHIT “ZOTI IBRAHIM DHE LULET E KURANIT”

Mesazhet e moralit, mirësisë dhe ndershmërisë jetësore

Të vetmet lule në këtë pjesë janë ato që Moisiu gjen në mes të Kuranit të Zotit Ibrahim së bashku me letrën e një miku të dashur. E në një mënyrë jo të drejtpërdrejtë lë të kuptohet se lulet e vërteta të Kuranit, sipas Schmitt-it janë këshillat për të bërë një jetë të qetë dhe të ndershme. Aktori Mirush Kabashi mbrëmjen e së premtes iu prezantua publikut ulqinak, njëherazi si aktor dhe regjisor. Monodrama "Zoti Ibrahim dhe lulet e Kuranit", një dramatizim i romanit të shkurtër me të njëjtin titull të shkrimtarit francez me origjinë hebreje, Eric Emmanuel Schmitt, u shfaq në sallën e Qendrës së Kulturës në Ulqin, në organizim të Shoqatës “Ora” dhe Qendrës së Kulturës. Një skenografi gati-gati naive ishte sfondi i tregimit të historisë së Moisiut që e ndërroi emrin në Muhamet. Në njërin skaj të skenës ishte vendosur një derë, që e zhvendoste historinë në një nga rrugicat me "nam jo të mirë", "Rruga e Parajsës". Një derë bojëkafe që më shumë ngjasonte me derën e një familjeje të respektuar se sa me atë të një hyrjeje për tek familja e përbashkët e "grave me moral të shthurur". Në skajin tjetër të skenës ishte shtëpia e Moisiut/Muhamet. Kolltuk i vjetër, një abazhur relik që gati ka dalë jashtë kufijve ku ndodh aksioni i të rrëfyerit nga Kabashi dhe një bibliotekë e pikturuar në kanavacë. Të gjitha këto krijonin një gjoja atmosferë. Një element që bënte kontrast me këtë skenografi, ishte video projeksioni që me foto turistike interneti ilustronte në mënyrë të drejtpërdrejtë fjalët e Kabashit. Pamjet e lagjes franceze, dyqani i rrëmujshëm i Zotit Ibrahim, bregdeti normand dhe Turqia e sotme, ishin një album i rëndomtë kartolinash. Aktorit që ka marrë përsipër të bëjë vetë edhe regjinë, i është dashur që të luajë njëherësh disa personazhe, Moisiun/Muhamet, babain dhe nënën e tij, Zotin Ibrahim dhe ndonjë personazh episodik si për shembull Brizhid Bardo që vetëm sa kalon atypari - Kabashi në këtë moment lëkundet dhe peshon mënjëanë vithet si të ishte belkëputura Bardo. Të tjerët, ata që Schmitt-i i ka përvijuar dukshëm si karaktere, Kabashi i solli thjesht duke u imituar zërat, duke bërë herë si fëmijë thuthuq, herë si baba i pakënaqur dhe herë si një i urtë (Zoti Ibrahim) që u dashka ta zvarritë zërin dhe gjestet. Në afishen e shfaqjes është portreti i Kabashit pranë një buqete të rrallë lulesh. Ka veshur një përparëse dhe të jep përshtypjen

e një kopshtari. Por nuk është kështu. Të vetmet lule në këtë pjesë janë ato që Moisiu gjen në mes të Kuranit të Zotit Ibrahim së bashku me letrën e një miku të dashur. E në një mënyrë jo të drejtpërdrejtë lë të kuptohet se lulet e vërteta të Kuranit, sipas Schmitt-it, janë këshillat për të bërë një jetë të qetë dhe të ndershme. Eric Emmanuel Schmitt u lind më 28 mars 1960 në Sainte-Foylès-Lyon. Veprat e tij janë përkthyer në më shumë se 30 gjuhë. Fetë zënë një vend të rëndësishëm në veprën e tij "Le Cycle de l'Invisible" ku tenton të japë harmoninë e tyre me kulturat. "Milarepa" është pjesa e parë e serisë, në të cilën Schmitt-i përshkruan Budizmin tibetian. Pjesa e dytë "Monsieur Ibrahim et les fleurs du Coran" (Zoti Ibrahim dhe lulet e Kuranit) i dedikohet sektit islam sufi, por nuk lë jashtë edhe judaizmin. Vëllimi i tretë "Oscar et la dame rose" (Oskari dhe dama e kuqe) përqendrohet te krishtërimi. Tek "L'enfant de Noé" (Fëmija i Noes) ai krahason judaizmin me kristianizmin dhe ky është vëllimi që mbyll serinë.

Në vitin 2003 ky monolog përveç teatrove do të ndiqet edhe në sallat e kinemave. Regjisori francez François Dupeyron realizon filmin me të njëjtin titull "Zoti Ibrahim dhe lulet e Kuranit" në të cilin interpreton Omar Sharif, (Z. Ibrahim), Pierre Boulange (Momo) dhe Gilbert Melki (babain e Momosë). Në 2004-n ky film u vlerësua në Gjermani si filmi më i mirë. Gjithsesi është një përpjekje e mirë e Kabashit të palodhur që sjell një vepër në korrent me skenat e teatrit në Evropë. Por bie në sy se qoftë me "Apologjinë e Sokratit" qoftë me "Lulet e Kuranit", aktori mbetet te veprat me karakter predikativ, të paktën të tillë ton përçojnë në një skenë shqiptare. Zoti Ibrahim i thotë shpesh Moisiut se sekretin e lumturisë e ka në Kuranin e tij. Plaku arab e këshillon Moisiun se çdo gjë është e mundur nëse ai buzëqesh dhe i fal dashuri njerëzve. "Nëse ti jep dashuri, ti je shumë i pasur, edhe pse tjetri mund ta refuzojë atë. E kundërta ndodh nëse e mban dashurinë përbrenda, askush nuk do të marrë vesh për të", e këshillon Z. Ibrahim. Në fund të shfaqjes, aktori i mirënjohur u duartrokit ngrohtësisht nga publiku në sallë, e cila ishte e mbushur pothuajse plotësisht.

NË KUJTIM TË TREMUJORIT TË VDEKJES SË MË TË DASHURIT TONË

Nezir Milla (07.06.1946-19.12.2008) Kaluan tre muaj përballimi me një realitet të hidhur. Nuk mund të mësohemi pa Ty. Na duket se të kemi pranë. Sikur dëgjojmë zërin tënd, hapat e shpeshta shkallëve përpjet, trokitjen në derë... E ne?! vrapojmë për ta çelur. Ti buzëqesh: "Jo, kjo s'ka për të ndodhur". Neziri ynë, pusho i qetë! Jeta vazhdon me ritmin e vet. Dhashtë Zoti, dëshirat tua i bëjmë realitet. I përjetshëm kjoftë kujtimi për ty? Të kujtojnë: Bashkëshortja Nadirja, djali Bashkimi, Nipi Mehmeti, Vajzat: Lirija (familjarisht), Vjollca, Anida, vëllai Saiti, motrat: Behija e Fahrija, nipi Skenderi me familjet e tyre si dhe mbarë farefisi e miqtë.

14 e enjte, 19 mars 2009


KULTURË PËRVJETORI I SHKOLLËS FILLORE “GJERGJ KASTRIOTI SKENDERBEU”

Në Krajë u kremtua solemnisht tetëdhjetëvjetori

- Ngrohja qendrore me gaz, investim me vlerë 170.000 euro. - Biblioteka me orendi të reja në vlerën 11.000 euro - Për të parën herë në historinë e shkollës morën pjesë në solemnitet të gjithë drejtorët e saj që janë gjallë. - Krahas mësimit të rregullt aktivitet e lira zënë një vend të rëndësishm. Nxënësit, mësimdhënësit dhe tërë populli i Krajës të martën, më 10 mars kremtuan Ditën e shkollës. Me këtë rast nxënësit, anëtarë të seksioneve jashtëshkollore për moshatarët, prindërit dhe

mysafirët e shumtë shfaqën një program të pasur kulturor zbavitës, gërshetuar me këngë, valle, recitime e grimca humoristike. Edhe letrarët e rinj të shkollës në këtë ditë feste përuruan numrin njëmbdhjetë të revistës së shkollës “Valët”, ndërsa piktorët e vegjël hapën ekspozitën e arteve figurative me krijime mjaft të bukura. Ishte ky përvjetori i tetëdhjet i shkollës në Krajë, i vetmi institucion arsimor më mësim në gjuhën shqipe në Komunën e Tivarit. Nderuan me pjesëmarrjen në solemnitet përsonalitete të shquara nga Ulqini, Ana e Malit, Tivari, ndër të tjerë edhe deputeti Mehmet Bardhi, ministri Fuad Nimani, Kryetari i KNSH në Malin Zi , Tahir Tahiri, drejtorë të shkollave fillore të Ulqinit dhe Tivarit etj. Në solemnitet për rezulltatet e arritura të shkollës foli drejtori i saj Beqir Berjasheviqi i cili ndër të tjera tha : “Kjo dekadë po përmbyllet me suksese të mira. Këmi arritur të jemi shkollë model dhe e afirmuar. E gjithë kjo u arrit me angazhim maksimal.Duhet kohë që të numërohën kuadrot me përgatitje të ndryshme profesionale dhe me tituj shkencorë që kanë qenë nxënës të kësaj shkolle. Të shumtë janë ata që kanë arritur suksese në jetë dhe sot janë përsonalitete të shquara të artit, shkencës, letersisë, muzikës, sportit etj. Disa e lëshuan vendlindeën por vazhdimisht ndihmojnë së bashku me ata që vendosën të mbeten dhe t'i vihën në shërbim vendlindjes". Duhet theksuar se shkolla në Krajë është ndër të parat shkolla që ka hyrë në reformë këtu e katër vite më parë. Reforma u përqafua nga të gjithë dhe me mjaft sukses po realizohet, falë kjo edhe kushteve të mira dhe mjeteve mësimore bashkëkohore për aplikimin e reformës. Këtë vit shkollor në shkollën qendrore u vu në funksionim ngrohja qendrore me gaz, investim ky me një vlerë prej 170.000 euro. Poashtu vlen të ceket edhe mobilimi i bibliotekës së shkollës e cila u pajis me rafte med-

erne për vendosjen e librave dhe me orenditë tjera, vlera e të cilave i kalon 11.000 euro. Shkolla posedon edhe kabinetin modern të informatikës. Në fjalën e rasti të drejtorit të shkollës u dëgjua se sot shkolla posedon 35 kompjuterë të modelit më të ri. Të gjita këto, tha drejtori, po realizohen me mbeshtetjën finaciare të Ministrisë për Arsim dhe Shkencë të Malit të Zi dhe të pushtetit lokal të Tivarit. Sa i përket bashkpunimit me shkolla të tjera ai tha se: "Jemi shkollë që bashkëpunojmë, shkëmbejmë eksperiencë dhe shprehim mendime me shumë shkolla në vend, Kosovë, Shqipëri me interes të përgjithshëm për realizimin e sistemit të ri arsimor". Kujtojmë se shkolla e Krajës është binjakëzuar para tri vitesh me shkollën "Skënderbeu" të Blinishti të Pejës. Për çdo përvjetor nxënësit dhe arsimtarët e këtyre dy shkollave shkëmbejnë edhe vizita reciproke. Kësaj radhe edhe

këtë rast është fryt i punës permanente me letrarët e rinj. Në këtë përvjetor solemn, për të parën herë në historinë e shkollës në Krajë u takuan të gjithë drejtorët e saj që ende jetojnë dhe kanë drejtuar, kush më shumë e kush më pak këtë institucion edukativo-arsimor. Në shenjë kujtimi, ata me drejtorin aktual bënë edhe një foto. Janë këta Faik Avdiu, Ismail Doda, Adem Hajdari, Ramazan Markoviq, Ali Gjeçbritaj (ushtrues i detyrës), Fadil Kaciq dhe Beqir Berjasheviq, drejtor aktual. Bëri përshtypje prania në këtë përvjetor solemn e ish drejtorit të shkollës Faik Avdiu i cili në vitën 1952 vjen në Krajë mësues në këtë shkollë për t'u zgjedhur drejtor i saj një vit më vonë e që këtë detyrë e mban deri në vitin 1958, pra në një mandat të plotë. Prania e tij dhe e djertorëve të tjerë që drejtuan këtë institucion pas tij ishte një befasi e këndshme për të paranishmit që

pse kishin planifikuar të merrnin pjesë edhe në program për shkak të kushteve të rënda atmosferike (bora e madhe bllokoi rrugën në Kullë) u detyruan të kthehen pas. Të flasësh për rrjedhat e arsimit në Krajë duhet shfletuar literaturë dhe studime të ndryshme. Këta nuk mungojnë por ky shkrim nuk ka të bëjë me rrjedhat e arsimit në këtë trevë e as me një qasje shkencore e historike në këtë drejtim. Megjithatë s'do mend se këtu edhe para vitit 1929 ka patur shkollë, por sipas asaj që është zyrtarizuar si ditë e shkollës merret 29 marsi i vitit 1929, kur thuhet se për të parën herë u hap shkolla në Maxhuraj (Ostros i Madh) në shtëpinë e Smajl Bajramit e më vonë edhe në Martiq më 1935. Studjuesit gjejnë të dhëna se shkolla në Krajë ka filluar shumë më herët. Sa i përket solemnitetit të tetëdhjetëvjetorit të shkollës lirisht mund të thuhet se programi i përgatitur kulturo-zbavitës i kalon suazat e një shkolle fillore. Kjo nga vetë fakti se këngët, vallet, recitimet dhe grimcat humoristike ishin të përgatitura mirë dhe për gati dy orë sa zgjati programi zbavitës i kënaqën të pranishmit e shumtë që kishin ardhur nga të gjitha trevat për të festuar me popullin e Krajës, nxënësit, mësimdhensit e shkollës etj. Mëritë për këtë pa dyshim kanë mësimdhënësit që përgatisin këta nxënës dha krahas punës në klasë angazhohen edhe jashtë saj në organizimin e aktiviteteve jashtëshkollore. Këtu duhet vlerësuar punën që po bën Aishe Gjeçbritaj me seksionin e dramës e cila për një kohë të shkurtër vuri në skenë dy pjesë të autorëve shkodranë, vjet "Halili e Hajrija" të Kolë Jakovës e kësaj radhe dramën "Nuk vritet pranvera" të Fadil Krajës. S'duhet lënë pa përmendur se edhe seksioni letrar "Buzuku" është mjaft aktiv dhe po shënon rezultate të lakmueshme në krijimtarinë letrare. Numri 11 i revistës "Valët" që u promovua me

i njohën dhe kanë punuar me ta. Më të vjetrit evokuan kujtime nga ajo kohë, kush si kolegë pune, kush si nxënës...ndërsa të tjerët patën rastin e mirë të njihen për së afërmi me ato përsonalitete të arsimit që drejtuan me vite këtë institucion të arsimit në Krajë. Duhet theksuar në fund të këtij shkrimi se nxënësit e shkolës së Ostrosit, anëtarët e seksionit të dramës dhe ata të letrarëve të rinjë si dhe nxënësit e paraleles së ndarë në Arbnesh me rastin e festë së 7 Marsit-Ditës së mësuesit shfaqën dramë "Nuk vritet pranvera" të Fadil Krajës. Për më së një orë aktorët e rinj të seksionit të dramës me lojën e tyre në skenë i knaqën spektatorët e shumtë që kishin mbushur Shtëpinë e kulturës në Ostros. Edhe tema që trajtoi pjesa e shfaqur i shkon përshtat shkollës, mësuesit si dhe dukurive që po shfaqen në shoqëri në kohën e fundit. Po ashtu vlen të theksohet edhe pjesmarrja e grupit të valleve të shkollës që përfaqësoi shkollën e Krajës në manifestimin e organizuar nga KNSH me rastin e Ditës së Mësuesit-7 Marsit. Vallja shqipe e luajtur për mrekulli nga vallëtaret e reja të seksionit të valëve, përgatitur nga koreografi shkodran Aldo Nika ishte një befasi e këndshme dhe një përfaqësim dinjitoz i shkollë në Ostros. Shpërblimet, diplomat dhe dekoratat e ndryshme për punën e nxënsëve gjatë këtij viti në gara të ndryshme komunale rajonale etj, nga lëmitë e ndryshme si bie fjala në atletikë, art figurativ etj. i kanë stolisur lokalet e shkollës dhe kabinetet e saj. Është ky një përvjetor i suksesit të përgjithshëm të këtij institucioni të arsimit në Krajë.

Ali Gjeçbritaj

e enjte, 19 mars 2009 15


MARKETING

16 e enjte, 19 mars 2009


FEJTONI ULQINI NË VITET E LIDHJES SHQIPTARE TË PRIZRENIT 1878-1881 (14)

Konferenca e Stambollit rikonfirmon vendimin për dorëzimin e Ulqinit Më 26 qershor 1880 u mbajt Konferenca e Ambasadorëve të Fuqive të Mëdha në Stamboll. Në seancën e parë, përfundimisht u miratua vendimi, që me qëllim që të evitohej konflikti i ri, t’i dorëzohej Malit të Zi Ulqini me rrethina në vend të Hotit dhe Grudës. Edhe pse Konferenca nuk mori një vendim të prerë rreth mjeteve me të cilat do të detyrohej Perandoria Osmane që të vinte në zbatim vendimin e Fuqive të Mëdha, megjithatë, si variant, u caktua mundësia e detyrimit të Portës së Lartë me anë të demonstrimit të forcës në det, hollësitë e të cilës do të konkretizoheshin më vonë.

Mr. Riza Rexha Qeveria ruse ato ditë deklaronte se gjithmonë do të pajtohej me fuqitë e tjera kur do të ishte fjala për zgjidhjen e çështjes së kufirit të Malit të Zi me Turqinë, por se tash për tash nuk mund të deklarohej se çfarë hapash do të ndërmerrte për zgjidhjen e kësaj çështjeje. Revolta e shqiptarëve në këtë kohë kishte arritur pikën kulminante. Ata ishin përbetuar dhe unanimisht kishin vendosur që asnjë pëllëmbë

tokë të mos i lëshonin më kurrkujt. Më 25 qershor 1880, Komiteti i Shkodrës telegrafoi në Tiranë, Kavajë dhe Durrës për ta thirrur popullsinë e atjeshme që të shkonte në mbrojtje të Ulqinit. Për në Pukë, Pulaj e Postribë u nisën lajmëtarë për t’i mobilizuar vullnetarët. Në Tuz do të dërgoheshin reparte për të vënë prita. U dërguan për Ulqin rreth 70 vetë të armatosur me pushkë të sistemit Martini. Qe nisur urdhër për Dibër dhe Mat, me qëllim që këto vise të mos vonoheshin me dërgimin e ndihmave që kishin premtuar. Komiteti i thirri që për armë të përgatiteshin rreth 3000 vetë. Duke ndjekur me interesim gjendjen politike ndërkombëtare si dhe qëndrimin e fuqive të huaja ndaj çështjes shqiptare, një tregtar shkodran, me letrën në gjuhën amtare drejtuar një shoku të vet jashtë Shqipërisë e njoftonte atë me ngjarjet e Shkodrës dhe shkruante: “Prej gazetave po shohim se sulltani po i lëshon Malit të Zi Ulqinin në vend të Hotit dhe Grudës. Më 25 qershor 1880 Komisioni i Miletit (Qeveria e Tuzit), vendosi me e forcue këtë anë... Po nisim nja 400 vullnetarë shkodranë në drejtim të qytetit të Ulqinit. U lëshua kushtrimi: Kush është kenë tre në shtëpi, njëri të rrinte në Tuz, i dyti të shkont për Ulqin, e një me nejun në shtëpi”. Secili mal, përveç luftëtarëve që mbante në Tuz, duhej të dërgonte 100 vullnetarë të tjerë në Ulqin. Më 25 qershor 1880, Mali i Zi u dërgoi notë përfaqësuesve të Fuqive të Mëdha në Cetinë

me qëllim që të merreshin masa për realizimin e vendimit të miratuar lidhur me dorëzimin e Ulqinit. Në notë theksohej se, në qoftë se mënyra e realizimit do të fitonte leje nga Fuqitë e Mëdha dhe në qoftë se Porta e Lartë do t’u jepte Fuqive të Mëdha siguri se kjo çështje do të realizohej pa kurrfarë hamendjeje, nota përfundonte me deklaratën: “Meqë Porta ngurronte t’u përgjigjej përfaqësuesve të Fuqive të Mëdha, ngurrim ky në të cilin ne mund ta vërenim qëllimin e ikjes nga bisedat, ne e tërhoqëm përfaqësuesin tonë nga Stambolli. Mirëpo, pasi Porta deklaroi se ishte gati të realizonte Protokollin, ne atëherë i

thamë përfaqësuesit tonë që të priste edhe pak në Stamboll.” Afati prej tri javësh, që ia dhanë Fuqitë e Mëdha Portës për të lëshuar Hotin e Grudën ose Ulqinin, kaloi dhe Porta nuk e realizoi as njërën as tjetrën. Porta e Lartë përsëri premtoi se në vend të Hotit dhe Grudës do ta lëshonte Ulqinin, por me kusht që Fuqitë e Mëdha t’i jepnin një afat më të gjatë për realizimin e këtij vendimi. Si kusht ishte që kufiri ndërmjet Podgoricës dhe liqenit të Shkodrës të caktohej drejtpërdrejt në vend, sipas pikave të paraqitura në Traktatin e Berlinit. Fuqitë e Mëdha i dhanë një afat prej 21 ditësh.

MONARKIJA DUALISTE MBROJTËSE E IDESË PËR NJË SHQIPËRI AUTONOME

Diplomacia austro-hungareze dhe Çështja e Ballkanit

Nga letërkëmbimet e ambasadorit rus në Paris, Iswolskit, që janë të publikuara në Berlin në vitin 1926, shohim se nën çfarë presioni ka qenë diplomacia austro-hungareze me rastin e mbrojtjes së çështjes të idesë për një Shqipëria autonome, ide ët cilën e kishte proklamuar qysh nga koha e Kongresit të Berlinit.

Politika e monarkisë dualiste ndaj Ballkanit dhe veçanërisht ndaj çështjes shqiptare akoma përpara revolucionit xhonturk, shprehte dhe përputhej me planet e saj për ta mbajtrur sa më larg ndikimin rus, përkatësisht serb në Ballkanin jugor. Kjo politikë u shpreh edhe në luftën doganore në mes të Serbisë dhe Austro-Hungarisë më 1906, e cila tregoi forcimin e rretheve nacionalsite antisllave. Me mbështetjen e

Franc Ferdinandit, trashëgimtarit të fronit të Austro-Hungarisë, në skenën politike dolën në fund të vitit 1906 dy personalitete: Aehranthali, i cili zuri drejtimin e Balplacit, dhe Konrad von Hetcendorf që u bë shef i shtatmadhorisë. Shefi i shtatmadhorisë së ushtrisë austro-hungareze, gjenerali Konrad fon Hëcendorf, thoshte: "Rreziku që t'i shihte duke u rritur Serbinë dhe Malin e Zi në një entitet shtetëror, i cili po ashtu duke pasur dalje në Adriatik monarkisë Austro-Hungareze do t'ia bllokonte rrugën drejt Lindjes, do ta rrezikonte ekzistencën e saj nëpërmes aspiratave të njohura serbomëdha dhe gjithmonë ajo të përbënte një aleat për kundërshtarët e saj, më tej protektoratin mbi katolikët shqiptarë, për të cilin kishte punuar gjatë dhe në fund shpresa për të gjetur te Shqipëria një aleate të ardhshme, e detyroi Austro-Hungarinë që të angazhohet për krijimin e shtetit të pavarur shqiptar". Në fund të janarit 1908, Aehrenthali shpalli kërkesën e Austrisë për të zgjatur vijën hekurudhore nga Uvaci deri në Mitrovicë. Ky hap i Vjenës në kabinetet e Fuqive të Mëdha u prit me dyshime, veçanërisht kjo u shpërfaq në shtpyin francez, anglez, italian dhe rus, të clilët planin e hekurudhës së Sanxhakut të Aehreenthalit e cilësuan si plan ekspansionist. Veçanërisht, marrëdhëniet austrohungareze-ruse i acaronte në radhë të parë çështja e hekurudhës së Sanxhakut, kundër së cilës Rusia ngriti menjëherë projektin e hekurudhës danubiane deri në Adriatik. Qëllimi i këtij projekti ishte: të hedhë në erë linjën hekurudhore të planifkuar nga AustroHungaria, respektivisht të bie mes përmes linjës Uvac-Selanik. Kjo para së gjithash, duhet të siguronte linjën e dëshiruar të Serbisë për Adriatik dhe ta bënte të pavarur nga varësia e deriatëhershme.

e enjte, 19 mars 2009 17


FJALEKRYQI

DASHI

DEMI

BINJAKËT

GAFORRJA

LUANI

VIRGJËRESHA

PESHORJA

AKREPI

SHIGJETARI

BRICJAPI

UJORI

PESHQIT DASHI - Keni nje engjull qe ju ruan ne krahe kete jave . Kjo mund te jete dikush qe flet cdo here mire per ju ose person I cili do te ju njoftoje me dike tjeter I cili do te mund te ju ndihmoje . Ndegjoni intuiten tuaj dhe verjani veshin enderrave tuaja. Cfare do qe te beni ne jeten tuaj publike do te kete efekt pozitiv. DEMI - Ana e juaj artistike dhe kreative tani po vie ne pah dhe ju sjell ide te shkelqyera per pune . Ju jeni duke e zbukuruar perditshmerine e shume njerezve perreth jush. Ju keni nje intuite te forte per njerezit, per desajn dhe ritem. BINJAKET - C’fare thuani dhe mendoni ka nje domethe nie te madhe pe r rrethin tuaj jashte shte pise . Ndoshta keni ide te pazakonshme qe mund ti shokojne disa njere z, mire po ju nuk brengoseni. Edhe poqe se te tjere nuk dakordohen, ju nuk jeni ne disponim te heshtni. Kjo e shte nje jave e shke lqyer pe r nje udhe tim pak sa me te gjate. GAFORRE - Zemra juaj dhe truri jane duke u brengosur vetem per nje gje dhe ate per dicka qe ka te beje me edukimin, shkollimin tuaj, gjyqesine , udhe timin, ose per cfardo qe ju besoni se eshte e “drejte ” per ju." Lereni qe punet vete te qarkullojjne . Ne nderkohe , dita e juaj ne pune po permiresohet dhe ju dita dites po beheni person me I organizuar keshtu qe tani mund te beni shume per nje kohe me te shkurter. Ndoshta do te ju dhurojne ndonje dhurate te vogel. LUANI - Jeni duke kerkuar me teper shtypje dhe dinamike ne maredhenien tuaj me partnerin, si para ose me teper sensualitet. Jeni te intere-

18 e enjte, 19 mars 2009

suar ne nje aritje unike te vecante , ne me nyre qe secili te jete I lire te beje cfardo qe ka de shire vet dhe ne te njejten kohe te jeni se bashku. Faktore me te rendesishem per ju jane : mendimi dhe ndarja e ideve. VIRGJERESHA - Udheheqe si I juaj, Merkuri, eshte duke shkelur ne shtepine tuaj te 7, shtepi kjo e “tjereve” deri me daten 3 Mars. Ndryshimet e personave qe I keni te rendesishem ne jete do te kene shume ndikim ne ju dhe ne reagimet e juaja. Ne periudhen vijuese, shumica e aktiviteteve tuaja do te kene te bejne me aferat e shokeve, shoqeve ose te dashures/it tuaj. PESHORJA - Kete jave do te keni permiresime ne lemine e dashurise dhe ne pergjithesi kreativitetit tuaj. Ju do te kenaqeni ne dezejnet, ngjyrat, dhe ritmin. Miqte tuaj se shpejti do tu ofrojne kurajo dhe aktivitete ne te cilat do te kenaqeni. Gjate fundit te javes do te keni nje eksperience te quditshme me femije ose me te dashuren/in. AKREPI - Kjo eshte nje periudhe shume e mire qe ti sqaroni mire punet me partnerin ose me femijet. Keni opcione te definuara, mirepo ju gjithashtu jeni duke hulumtuar per kompromise dhe solucione ku ju do te dilni fitues . Udhetimi dhe/ose mesimi do te jene te pranishme kete jave . Mendja juaj eshte e shpejte dhe e kthjellet. SHIGJETARI - Udhetimi dhe komunikimi figurojne forte kete jave . Ndoshta do te jeni te pranishem ne aktivitete te lidhura me tehnike , sic eshte per shembull mesimi I menaxhmentit, kompjutoreve. Gjuha e

fjaloreve te specializuar do te jete fokusimi juaj per kete jave . Te favorizuara gjithashtu jane edhe jeta sociale dhe ajo romantike. BRICJAPI - Jeni duke shkelur drejt nje niveli te ri te jetes, nivel ne te cilin shume here do te ndjeheni dhe cdo gje do te ju duket e cuditshme. eshte mire t’a perdorni mencurine tuaj dhe te ndjeni kete periudhe me 6 shqisat qe I posedoni. Kjo do te jete si nje hyrje ne nje keshtjelle te rrezikshme. Aty do te kete edhe perbindesha te cilet do te duhet ti largoni, mirepo do te kete edhe shpetimtare te cilet do te ju ndihmojne gjate rruges suaj. UJORI - Kjo eshte nje jave e mire per te udhetuar, e posacerisht nese shkoni dikund ku ka edhe uje . Jeta shoqerore dhe romansa do te jene te pranishme me nje mase te madhe. Ju keni ardhur me nje faze ku duhet ta ndryshoni karieren ose punen tuaj. Juve ju nevojitet dicka e fresket qe te ju mbaje te fokusuar. PESHQIT - Merkuri eshte duke udhetuar shpejte ne shenjen tuaj mes 16 shkurtit e deri me 3 Mars. Gjate kesaj periudhe do te keni permiresime ne komunikim dhe ne udhetime te shkurtera qofshin ato me pune ose personale. Truri do te ju punoje shpejte ndersa sjelljen do ta keni pak sa me agresive. Jeni te zhytur ne idea edhe perderisa ecni duhet ti shkruani per te mos I haruar.


SPORT EKIPI I KK “ULQINI” U SHPALL NËNKAMPION NË KAMPIONATIN E MALIT TË ZI PËR SENIORË, NDËRSA NË TURNEUN “TROFEU I PODGORICËS” U SHPALL KLUBI MË I MIRË

“Ulqini” fiton “Trofeun e Podgoricës”

Klubi i Karatesë “Ulqini” mori pjesë fundjavën e kaluar në dy gara - në Kampionatin e Malit të Zi për seniorë, i organizuar nga Federata e Karatesë së Malit të Zi dhe në Turneun “Trofeu i Podgoricës”, i organizuar nga KK “Buduqnost” nga Podgorica. Në Kampionatin e Malit të Zi për seniorë ekipi i KK “Ulqini” në luftëra u shpall nënkampion i Malit të Zi pas ekipit të KK “Buduqnost” të Podgoricës. Ekipi ishte i përbërë nga garuesit Blerim Sukaliq, Kreshnik Tahiri, Petar Maroviq, Liridon Elezi, Viktor Curoviq dhe Dardan Ceka. “Kjo është edhe një arritje e shkëlqyeshme e

klubit tonë, sepse nuk është lehtë të jesh në mesin e më të mirëve në konkurrencën e seniorëve. Do të vazhdojmë të punojmë me këtë ekip, që edhe në të ardhmen të marrim pjesë me sukses edhe në gara të tjera për seniorë”, shprehen të kënaqur trajnerët e klubit Naim Duraku, Kujtim Sukaliqi, Mirsad Nasradini dhe kryetrajneri Ruzhdi Rama. Në turneun “Trofeu i Podgoricës”, KK “Ulqini” arriti të renditet në vendin e parë në renditjen e përgjithshme dhe kështu fitoi “Trofeun e Podgoricës”. Në këtë turne garuesit e KK “Ulqini” fituan plot 112 medalje: 37 medalje të arta, 34 të argjendta dhe 41 të

bronzta në disiplinat individuale dhe ato ekipore. “Ky ishte një sukses i pritur për ne si në çdo garë tjetër deri tash. Ishte ky edhe një prezentim i denjë i qytetit tonë, emrin e të cilit e mbajmë plot 24 vite, si në Kampionatin e Malit të Zi për seniorë, ku ishim i vetmi klub nga Ulqini, ashtu edhe në “Trofeun e Podgoricës”, ku u shpallëm klubi më i mirë i turneut dhe fituam trofeun”, thonë trajnerët e KK “Ulqini”. KK “Ulqini” në këtë turne mori pjesë me 73 garues, prej fatosave deri te juniorët, të cilët morën pjesë në disiplinat ekipore dhe individuale, duke përfshirë këtu 11 ekipe. Pesë prej tyre zunë vendin e parë, katër vendin e dytë dhe dy vendin e tretë, ndërsa vetëm një ekip nuk arriti të shpërblehet me medalje. Nga KK “Ulqini” në këtë turne me medalje të arta u shpërblyen shumë garues, si në disiplinat individuale, po ashtu edhe në ato ekipore. Me tri medalje të arta u kurorëzua Antigona Rama, e cila ishte garuesja më e mirë në këtë turne, me nga dy medalje të arta u kurorëzuan Jehona Musliq, Seida Suma, Gentiana Kuqi, Viktor Curoviq, Liridon Elezi dhe Dardan Ceka, ndërsa nga një medalje të artë fituan Xhemale Elezi, Xhenis Rexhepi, Blerta Tahiri, Ronald Jacoviq, Petar Barlloviq, Rexhep

Në Kampionatin e Malit të Zi për seniorë ekipi i KK “Ulqini” në luftëra u shpall nënkampion i Malit të Zi pas ekipit të KK “Buduqnost” të Podgoricës. Ekipi ishte i përbërë nga garuesit Blerim Sukaliq, Kreshnik Tahiri, Petar Maroviq, Liridon Elezi, Viktor Curoviq dhe Dardan Ceka. Shaba, Albion Duraku, Lumdita Paleviq, Angjella Marnikoviq, Branko Gjakonoviq, Jovan Gjakonoviq, Radica Dashiq, Ramazan Gjeka, Nermin Suma, Bledar Seferi, Katarina Marnikoviq, Lulzim Suma, Muhamet Kraja, Gentian Kaleziq, Arbenita Çobi, Diamant Rexha dhe Petar Maroviq. Përveç këtyre medaljeve, garuesit e përmendur u kurorëzuan edhe me medalje të tjera. Me nga disa medalje të tjera u shpërblyen garuesit Edisa Shaba, Diellëza Rama, Aleksandar Jevriq, Ensar Marshiq, Gabriell Bytyçi, Adnan Kuqi, David Simoni, Enis Rexha, Blendar Kabashi, Gabriella Junkoviq, Dorian Veliq, Ardit Boleviq, Mark Daboviq, Ibrahim Zogaj, Edon Ceka, Shpëtim Gjeka, Xheneta Gjekoviq, Izabela Ivanoviq, Andrea Llukiq, Enis Shaba, Jeton Luka, Nderim Cuca, Admir Luka, Darko Dashiq, Adnan Kurmemi, Ardit Gjeka, Pavle Pecoviq, Edin Kraja, Ilir Muja, Edmond Aliq, Liridon Tula, Dragoljub Dashiq, Arlind Nikoviq, Granit Rexha dhe Sandro Pecoviq. Trajnerët e KK “Ulqini” falënderojnë burektoren “Pelivan”, picerinë “Korona”, prindërit e garuesve, si dhe kryesinë e këtij klubi për ndihmën e dhënë për pjesëmarrje në këto gara.

(Kohapress)

GARUESIT E KLUBIT TË KARATESË “CHAMPION” MORËN PJESË GJATË FUNDJAVËS NË TURNEUN “TROFEU I PODGORICËS”

“Champion” përsëri në radhën e më të mirëve

Në turneun “Trofeu i Podgoricës” që u mbajt të dielën në Podgoricë, Klubi i Karatesë “Champion” mori pjesë me 25 garues të cilët fituan dhjetë medalje të arta, tri medalje të argjendta, 25 medalje të bronzta dhe një kupë për vendin e tretë në renditjen e përgjithshme. Sipas drejtuesve të KK “Champion”, shumica e garuesve të këtij klubi që morën pjesë në këtë turne ishin fillestarë duke qenë se turneu nuk ishte i një niveli të lartë. “Edhe pse Klubi ynë nuk u përfaqësua i kompletuar si herët e tjera, rezultatet ishin mjaft të mira. Fillestarët, që janë të një moshe mjaft të re, treguan sigurinë dhe aftësitë e tyre dhe me këto rezultate ruajtën në mënyrë dinjitoze titullin e KK “Champion”, ndër klubet më të suksesshëm”, thuhet në njoftimin për media të KK “Champion”. Me dy medalje të arta u kurorëzua Adonis Markashi, Ardit Murati fitoi një medalje të artë, një të argjendtë dhe një të bronztë, Shaban Murati një medalje të artë dhe dy të bronzta, Admir Sella një medalje të artë dhe një të bronztë, Elvir Deljanin një të artë dhe një të bronztë, Ervin Deljanin një të artë, Ermir Kurtoviq një të artë, Eliza Markiq një medalje të artë, Milica Bundallo një medalje të artë, Ivana Rangjelloviq një të argjendtë dhe një të bronztë, Lejla Sulejmani një të argjendtë, Gent Jakupi tri medalje të bronzta,

Ardian Dasharami dy të bronzta, Elvir Lika dy medalje të bronzta, Goran Kilibarda dy të bronzta. Me nga një medalje të bronztë u kurorëzuan Ardian Ismailaga, Almedina

Rexha, Alen Beqiroviq, Elvis Lika, Edina Çaushi, Vokri Behareviq, Edin Veisilloviq, Ermin Coroviq, Damir Veisilloviq dhe Nexhad Çobiq.

Trajnerët e KK “Champion” Lek Markiqi dhe Nail Kurtoviqi falënderojnë për mbështetjen financiare Ndërmarrjen “Butrint”, Agjencionin ”Rexha Company”, prindërit e nxënësve dhe sponsorin e përgjithshëm ”Prva Banka CG”. KK “Champion” i fton sportdashësit që të marrin pjesë në Kampionatin e kualifikimit shtetëror për regjionin jugor, i cili do të mbahet më 28 mars 2009. Kampionati organizohet nga Federata e Karatesë së Malit të Zi, ndërsa organizator teknik është KK “Champion”. (Kohapress)

e enjte, 19 mars 2009 19


MARKETING


Turn static files into dynamic content formats.

Create a flipbook
Issuu converts static files into: digital portfolios, online yearbooks, online catalogs, digital photo albums and more. Sign up and create your flipbook.