Koha 363

Page 1

Afirmimi i çështjes kombëtare për pavarësi

“Dielli” ishte vepër idealistësh

Gjithnjë larg dorës së nxënëxit

Podgoricë e enjte, 26 mars 2009 Viti VII Numër 363 Çmimi 0,50 ISSN 1800-5969

MË 19 MARS NË GJYKATËN E LARTË NË BIJELLO POLE ËSHTË BËRË DËGJIMI KRYESOR KUNDËR TETË TË AKUZUARVE, ISH-PJESËTARËVE TË KORPUSIT TË PODGORICËS PËR KRIME LUFTE

Dëshmitarët priten me ofendime

Masa e tubuar para hyrjes në gjykatë nuk ka hezituar që pa ndërprerje të hedhë fjalë ofenduese, poshtëruese e kërcënuese ndaj kolonës së shqiptarëve e cila ishte drejtuar drejt Gjykatës së Lartë për të kërkuar zbardhjen e rastit dhe dëgjimin e të akuzuarve. Në sallën e gjykatës nuk i priti qetësia e zakonshme e gjyqit, por familjarët e të akuzuarve, të cilët edhe aty shfrytëzuan rastin që t'i ofendojë dhe kërcënojnë pjesëtarët e familjeve të dëmtuara.

“CUNGU”, FITUES I ÇMIMIT “MALI I ARTË”

Dëshmi e suksesit dhe inkurajim për të rinjtë


MARKETING

Themelues: Kuvendi i Republikës së Malit të Zi Gazetë javore për aktualitete, shkencë dhe kulturë Numri i parë doli më 21 shkurt 2002. Botues: SHAGBG ’’Pobjeda’’ Kryetari i Bordit të drejtorëve Radoica Luburiq Redaktor përgjegjës: Ali Salaj Gazeta redaktohet nga kolegjiumi: Fran Gjokaj, Ismet Kallaba (aktualitete, sport), Rrok Dushaj (mozaik, bota), Fahrudin Gjokaj (grafikë), Vijoleta Berishaj (sekretare teknike), Bisera Beqaj (marketing) Adresa: Bulevar revolucije 5 Podgoricë Telefonat: 081-247-799, 247-734 Fax: 247-674 E-mail: kohajavore@cg.yu www.kohajavore.cg.yu Dorëshkrimet dhe fotografitë nuk kthehen

2 e enjte, 26 mars 2009


NGJARJET JAVORE NJË DELEGACION I FORCËS SË RE DEMOKRATIKE ZHVILLOI NJË SËRË TAKIMESH ME PËRFAQËSUES TË INSTITUCIONEVE DHE PARTIVE POLITIKE TË KOSOVËS

Gatishmëri për të punuar me institucionet dhe partitë politike të Kosovës

Kryetari i Forcës së Re Demokratike, Nazif Cungu, i shoqëruar nga nënkryetari Genci Nimanbegu dhe anëtari i Këshillit Qendror, Mentor Llunji, vizituan të premten Kosovën ku zhvilluan një sërë takimesh me përfaqësues të

institucioneve dhe partive politike në Kosovë. Përfaqësuesit e Forcës janë takuar me Presidentin e Republikës së Kosovës, Fatmir Sejdiu. Presidenti Sejdiu ka thënë se “Kosova ka

përmbyllur vitin e parë të pavarësisë, që ka qenë vit i mbarë i dëshmimit si shtet sovran, demokratik dhe funksional për të gjithë qytetarët e saj”. Presidenti Sejdiu tha se institucionet e Kosovës do të kujdesen në mënyrë të veçantë për respektimin e të drejtave dhe lirive të pakicave kombëtare, duke përfshirë edhe pakicën malazeze. “Por, ne besojmë se edhe shteti ynë fqinj, Republika e Malit të Zi, do të ketë po të njëjtën qasje pozitive për shqiptarët që jetojnë në këtë vend, me qëllim që pakicat kombëtare të shërbejnë si urë e lidhjes dhe e bashkëpunimit më të thellë në mes dy shteteve tona”, ka thënë Sejdiu. Nga ana tjetër, kryetari i Forcës së Re Demokratike, Nazif Cungu, shprehu gatishëmrinë e partisë së tij për të punuar me institucionet dhe me subjektet politike të Republikës së Kosovës në të gjitha fushat. Ai pohoi se prioritet i Partisë Forca e Re Demokratike është zhvillimi ekonomik i komunës së Ulqinit.

AMBASADORJA E UKRAINËS NË PODGORICË, OKSANA SLJUSARENKO, QËNDROI TË MËRKURËN E KALUAR NË VIZITË PUNE NË ULQIN

Fusha të shumta për bashkëpunim

Gjithashtu Cungu theksoi se partia e tij i pret me optimizëm zgjedhjet e ardhshme, të cilat, siç tha ai, do ta konfirmojnë këtë parti si subjektin më të fuqishëm politik të shqiptarëve në Mal të Zi. Gjatë vizitës në Kosovë, delegacioni i Forcës së Re Demokratike ka zhvilluar ndër të tjera takime edhe me përfaqësues të Qeverisë së Republikës së Kosovës, kryetarin e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, kryetarin e Lidhjes Demokratike të Dardanisë, Nexhat Daci, kryetarin e Partisë Socialdemokrate të Kosovës, Agim Çeku si dhe kryetarin e Partisë Liberal, Gjergj Deda.

(Kohapress)

MINISTRI I ARSIMIT DHE SHKENCËS, PROF. DR. SRETEN SHKULETIQ, VIZITOI DJE ULQININ

Takim me kryetarin e Komunës dhe drejtorët e shkollave

Ulqin – Ambasadorja e Ukrainës në Podgoricë, Oksana Sljusarenko, qëndroi të mërkurën e kaluar në vizitë pune në Ulqin. Në takimin që ajo zhvilloi me kryetarin e Komunës së Ulqinit, Gëzim Hajdinaga, ambasadorja e Ukrainës bëri një prezantim të shkurtër të këtij vendi duke u ndalur në aktivitetetet e larmishme që ka zhvilluar ambasada gjatë kësaj kohe, veçmas ato që kanë për qëllim bashkëpunimin e ndërsjellë ndërmjet dy vendeve. Sipas saj, edhe me Ulqinin ka fusha të shumta ku mund të jetësohet bashkëpunimi. Nga ana tjetër, kryetari i Komunës së Ulqinit, duke i dëshiruar mirëseardhje në Ulqin ambasadores ukrainase, foli për resurset e këtij qyteti dhe mundësitë e zhvillimit të tij. Në deklaratën për media të zyrës së kryetarit të Komunës së Ulqinit, thuhet se Hajdinaga u pajtua me Ambasadoren Sljusarenko se ekzistojnë fusha të shumta të bashkëpunimit dhe u shpreh i gatshëm që të punohet në këtë drejtim. Ai insistoi në kontakte ndërmjet afaristëve dhe firmave të specializuara, vizitë panaireve dhe aktiviteteve kulturore të të dy vendeve. Në deklaratë thuhet se u ra dakort që takimet të vazhdojnë dhe palët të kenë qasje më për së afërmi për atë që ndodh në të dy vendet e që janë me interes të ndërsjellë.

Ulqin – Ministri i Arsimit dhe Shkencës, prof. dr. Sreten Shkuletiq, qëndroi dje në vizitë pune në Ulqin. Me këtë rast ai u takua me kryetarin e Komunës së Ulqinit, Gëzim Hajdinaga dhe bashkëpunëtorët e tij, si dhe me drejtorët e institucioneve edukativo-arsimore në Ulqin. Ministri Shkuletiq vizitoi po ashtu Shkollën fillore “Boshko Strugar”, kurse në fund të vizitës u mbajt një konferencë për shtyp.

(Kohapress)

(Kohapress)

e enjte, 26 mars 2009 3


OPINIONE & VËSHTRIME DHJETË VJET NGA FILLIMI I LUFTËS SË ALEANCËS PERËNDIMORE KUNDËR REGJIMIT TË MILLOSHEVIQIT

Borxhi i përjetshëm ndaj Perëndimit

Të martën që shkoi, më 22 mars, janë bërë dhjetë vjet nga fillimi i fushatës ushtarake të Perëndimit kundër Beogradit dhe regjimit të Millosheviqit. Ajo që deri atëherë është dukur e pamundur, atë ditë, më 22 mars 1999, është bërë realitet.

Xhoana M. Perkaj Pse është dukur e pamundur? Për të gjithë ata të cilët e kanë “shijuar” regjimin gjakësor të apartheidit ndaj shqiptarëve që e ka ushtruar ky regjim për dhjetë vjet pa ndërprerje (1989 – 1999), vuajtja individuale dhe kolektive e shqiptarëve të Kosovës është bërë fatum për të cilin kemi menduar se nuk mund ta ndryshojë askush dhe asgjë. Thjesht, mendonim se kështu paska qenë e shkruar dhe çdo rezistencë kundër aparatit ushtarak të fuqisë më të madhe në Ballkan, çfarë ishte atëherë Serbia, është e kotë. Jeta e njeriut ka qenë aq e pavlefshme saqë edhe vdekja ka qenë më e mirë se një gjendje e tillë ku shqiptari ka

qenë i poshtëruar në çdo rrafsh dhe në çdo hap. Regjimi i aparteidit i ushtruar në Kosovë, ka qenë i vetmi regjim racist në Europë i ushtruar ndaj një populli të vjetër dhe europian, i pashënuar brenda një periudhe shumë të gjatë, ndoshta edhe me shekuj të tërë. Flas për Europën dhe e marr Europën si parametër, sepse, Europa është ajo me të cilën duhet të matemi. Nga një Jugosllavi e cila ishte burgu i shumë popujve, veçanërisht të shqiptarëve, filluan të shkëputen popujt dhe të formojnë shtetet e pavarura, kuptohet në luftëra të përgjakshme sepse, të kesh punë me Millosheviqin dhe aparatin e tij ushtarak, do të thotë që lufta është e paevitueshme. Çdo e drejtë, qoftë ajo edhe e drejta natyrore dhe historike e secilit komb që ta ketë shtetin e vet, nuk ka mundur të realizohet pa gjakderdhje. Shqiptarët mbeten të robëruar brenda kafazit nga i cili dukej se nuk kishte rrugëdalje. Dita, ora dhe momenti i mbrëmjes së

enuese”. Sot, dhjetë vjet pas fillimit të Luftës, e kemi të qartë se kombi ynë ka një borxh të përjetshëm ndaj Perëndimit. Në rend të parë ndaj SHBA–ve të cilët janë miku i paluhatshëm i shqiptarëve që nga viti 1919, kur Presidenti Wilson e përkrahu Shqipërinë e pavarur. Kombi ynë ka borxh ndaj Britanisë së Madhe, kryeministri i së cilës Tony Blair ishte mbështetësi kryesor i Presidentit Clinton në nisjen e kësaj fushate.

24 marsit 1999, kur Havier Solana, i cili ishte në atë kohë sekretar i përgjithshëm i NATO-s, e shpalli fillimin e fushatës së armatosur kundër regjimit të Millosheviqit, ishte moment gëzimi dhe shprese se, më në fund, do t'i vijë fundi gjakësorit ballkanik dhe aparatit të tij. Fushata ka ka zgjatur 78 ditë. Lufta e NATO-s kundër Serbisë ka shënuar precedencë në historinë e luftërave botërore. Për të parën herë

një palë e tretë (NATO), ka ndërhyrë në formë të armatosur në konflikt mes dy palëve: aparatit shtetëror të Serbisë në një anë dhe guerilëve të UÇK-së në anën tjetër, të cilët e mbronin popullatën shqiptare nga invazioni i ushtrisë dhe policisë serbe. Kjo ndërhyrje e ka futur në terminologjinë e së Drejtës Ndërkombëtare Humanitare nocionin e “palës së tretë interv-

Sot, dhjetë vjetë më vonë, Kosova është shtet i pavarur dhe tani çdo gjë është në duart e shqiptarëve. Rruga e kthimit në civilizim është e gjatë dhe e mundimshme sepse, për një kohë të shkurtër nuk mund të kompensohet ajo që dikush tjetër e ka shkatërruar me shekuj dhe ku Millosheviqi ka qenë vetëm kulminacioni i trajtimit poshtërues të shqiptarëve. Shpresat janë të mëdha, sepse, tani çdo gjë varet nga ne. xhoanaperkaj@yahoo.com

MË 29 MARS

Kush (nuk) do të festojë?

Kështu gruaja në këtë fushatë parazgjedhore, mund të ketë një vend në fotografi! Edhe mund të vë dorën në zjarr, që veç hatri i “lookut”, përveç ndonjërës, ka pasë mundësi t’i ndëgjohet zëri për ndonjë minutë të shpejtuar.

Ardita Kovaçi Po afrohet edhe një ditë feste. Dikush do të festojë dhe si gjithmonë ka nga ata të cilëve nuk ju përket kjo festë. Megjithatë, ne, shqiptarët, ka mundësi që të tregojmë shpirtin fisnik dhe t’ju urojmë festën atyre që festojnë, por ka mundësi t'ju dërgojmë edhe ndonjë të sharë apo mallkim… Do të jetë ditë pushimi. E kam parasysh, shumica e “burrave” do të dalin në çarshi dhe do të bisedojnë për 5 palë qejfe. Qoftë edhe të padisponuar ata do të festojnë, do të pijnë kafe, do të çojnë ndonjë gotë, do të japin 1 milion propozime dhe po aq zgjidhje se si do të duhej të kishin shkuar punët. Po tani, kur mendoj më mirë, e di se kohët e fundit ky ka qenë edhe angazhimi kryesor i burrave! Bile, nga pamja e njëjtë që servohej çdo ditë të javës në kafenetë e qytetit, mendoja mos kam - déjà vu - … Nejse, ata që patjetër nuk do të festojnë, do të jenë gratë, dhe jo vetëm ato shqiptare, përveç ndonjërës që feston hatri i burrit, ose që burri i kërkon të festojë me të ( me ndonjë përjashtim ). Bile mund të mendoj se mu ato do të jenë edhe të trishtuara, sepse kjo ditë feste do të thotë edhe 4 (apo disa) vite bashkëjetesë me … Mirëpo tani, dua të gjej ditët kur gruaja feston . Të marrim festat si Bajrami, Krishtlindjet, Viti i Ri? Joo, në atë kohë është puna më e

madhe,ato janë ditë të ngjeshura me pastrim, larje, fshirje, rregullim, gatim dhe shërbim! Ndonjë festë tjetër që ndryshon gjendjen s’më bjen ndër mend, përveç njërës, 8 Marsit! Ata që e shndërruan këtë datë në ditë feste qofshin të lavdëruar! Fatmirësisht, 8 marsi që kaloi i ra të jetë ditë pushimi dhe kështu shumë gra patën rast të festojnë. Do të duhet të kalojë edhe 1 vit deri sa t’i shohim gratë që të shkëlqejnë si atë ditë. Megjithatë, zëri i tyre nuk ndihet askund. Ata me qetësinë, durimin dhe dashurinë përpijnë ditët që shpesh nuk kanë shije. Ky angazhim i burrave për të ndryshuar realitetin tonë, për të sjellë ditë më të mira për fëmijët tanë , më duket se synon – për të sjellë ditë më të mira fëmijëve tanë meshkuj!- … sepse realiteti i tillë është, çdo frymë të re që një grua mund të sjellë , është e padëshirueshme sepse nuk përputhet në mentalitetin mashkullor që mbizotëron vendin. Kështu që, gruaja në këtë fushatë parazgjedhore, mund të ketë një vend në fotografi! Edhe mund të vë dorën në zjarr, që veç hatri i “look-ut”, përveç ndonjërës, ka pasë mundësi t’i ndëgjohet zëri për ndonjë minutë të shpejtuar. Sikur të zgjedhurit tanë të kishin menduar më mirë, ndoshta ishin vetëdijësuar se sa kuptim ka prania e gruasbashkëshorte në paraqitjet e tyre, por kjo është çështje tjetër … Studimet kanë treguar që femrat dhe meshkujt nuk dallojnë në inteligjencë apo aftësi.Mirëpo, që femrat janë edhe më inteligjente, vlen për femrat tona, të cilat me zgjuarsi, duke u bazuar në atë shprehjen popullore “ burri është burrë “ (apo ishte ndryshe kjo thënie?!), me mirësjellje dhe edukatë po ua lëshojnë udhën, terenin, burrave të merren me këto punë kaq impenjuese për të ardhmen tonë të ndritur.

Duke e ditur se shumë burra në këtë kohë marrin urime për të ngadhënjyer në garë, unë shfrytëzoj rastin të uroj gratë (minimalisht ) që t’ju falë Zoti durimin, dashurinë, të përkujdesen për familjen dhe fëmijtë, t’ju falë Zoti

fuqinë për të arritur qëllimet që i kanë si dhe të presin shumë e shumë 8 marse dhe në një numër më të madh, ishalla, të kenë rastin të paktën një herë në vit të festojnë.

Pikëpamjet e shprehura në faqet opinione & vështrime nuk përfaqësojnë domosdoshmërisht politikën redaksionale të “Kohës javore”

4 e enjte, 26 mars 2009


VËSHTRIME & OPINIONE QASJE

Definicioni i absurditetit, “ vepro njësoj por kërko rezultate te ndryshme”

Është shqetësuese, por jo e papritur, që në këtë kohë parazgjedhore faqet elektronike te forumeve mbushen me zhurmë plote akuza, kundër-akuza, fyerje dhe kërcënime nga individët qe gjejnë strehim dhe kamuflazh nën pseudonime të ndryshme . Një numër i tyre përdorin këto forume për të larë hesape personale të cilat në shumë raste përfundojnë edhe ne sharje dhe kërcënime. Por nuk mungojnë as postime plot gënjeshtra me qëllim për të krijuar kaos dhe për të keqësuar akoma më shumë gjendjen e popullit shqiptar në Mal të Zi. Ne shënjestër te kësaj loje, ne veçanti, është vendosur Malesia. Qëndrojmë te bindur që në mes të këtyre personave anonimë, ekzistojnë protagonistë që punojnë nën direktivat e atyre që ju intereson asimilimi i Malësisë dhe i popullit shqiptar në Mal të Zi. Për Kohën Javore:

Gjon Lulgjuraj / Floridë Kohët e fundit në shënjestër të këtyre sulmeve është vendosur edhe Lëvizja “Atdheu na Bashkon”, ndaj se cilës janë postuar dezinformacione dhe gënjeshtra të kulluara duke fajësuar Lëvizjen për kaosin që është krijuar, duke bërë edhe kërcënime ndaj personaliteteve të Lëvizjes. Këta “intelektualë” që postojnë këso lloj kërcënimesh duhet ta kuptojnë se në bazë të ligjeve ata mund te zbulohen. Por fatmirësisht, deri tani nuk kemi pasur nevojë të marrim ndonjë hap legal, sepse e kemi të qartë se kush janë këta zotërinj që po lozin këtë loje te ndyrë, që përmes sulmeve ndaj Lëvizjes të fshehin realitetin e dështimit total të veprimtarisë se tyre për popullin tonë. Sulmet ndaj Lëvizjes, nga disa qarqe te caktuara, nuk është një fenomen i ri, këto kanë filluar mbi një vit më parë. Po ta bëjmë një analizë të zgjeruar pse Lëvizja “Atdheu na Bashkon” sulmohet, anëtarët e së cilës nuk kanë asnjë përfitim personal por përkundrazi, me Lëvizjen shpërndajnë djersën e tyre, nuk është vështirë të arrihet ne një konkluzion logjik dhe faktual pse dikujt i pengon prezenca e LAB-it. Aktivitetet e Lëvizjes përmes zyrës ne Tuz janë të orientuara në monitorimin dhe mbrojtjen e të Drejtave të njeriut dhe pakicave kombëtare. Kjo zyrë respektohet dhe përkrahet nga Shtetet e Bashkuara. Zyra është e autorizuar nga shteti i Malit të Zi. Si shembull, gjate 60 ditëve të fundit, kjo zyrë ka arritur të ndihmojë lirimin nga burgu të dy shqiptarëve nga Shqipëria, ka intervenuar me sukses në incidentin e Hanit të Hotit ku autoritetet në doganë konfiskuan aparaturën e gazetarëve të Top Channel-it. Janë bërë vizita te të burgosurit dhe me këmbëngulje është insistuar në përmirësimin e disa kushteve për mirëqenien e tyre, etj. Ndërsa aktivitetet tona në SH.B.A. vazhdojnë me konsolidimin e Diasporës. Si shembull ishte përkujtimi i Përvjetorit të Parë të Pavarësisë se Kosovës dhe mirënjohja Universitetit të Prishtinës për kontributin e dhënë popullit shqiptar në Mal të Zi. Por nuk mungojnë as komunikimet e vazhdueshme me faktorin ndërkombëtar. Këto janë vetëm disa nga aktivitetet gjatë 60 ditëve të fundit. Por, po të bëjmë një vëzhgim mbrapa, angazhimi i Lëvizjes nuk ka munguar në tentimin e bashkimit të forcave politike shqiptare, duke filluar nga viti 2006, ku u arrit një koalicion në Ulqin mes katër partive politike shqiptare. Për korrektësi duhet përmendur që UDSH-ja refuzoi të marrë pjesë në këtë takim të organizuar nga Lëvizja. Ky koalicion fitoi mazhorancën në Ulqin, formoi një qeverisje të mirëfilltë lokale e cila filloi të funksionojë në nivel profesionist, duke kërkuar të drejtat legjitime të banorëve të kësaj komune. Por fatkeqësisht, nga interesat personale të disa individëve dhe nga disa fërkime ndërpartiake, opozita arriti të ndalojë hovin e asaj pune të mirëfilltë që kishte filluar. Vallë, mos këto janë arsye që të sulmohet Lëvizja? Logjika dhe ndërgjegjja njerëzore thotë jo! Pra, për ç’far arsyeje mund të fajësohet Lëvizja? Mos është faji i Lëvizjes “Atdheu na Bashkon” që nga një parti politike shqiptare që në një kohë fitonte mbi 12,000 vota, sot elektorati shqiptar është i shpërndarë në 9 parti politike, gjashtë prej tyre shqiptare? Mos është faji i Lëvizjes qe mbi 40% të popullatës shqiptare

votojnë për partitë malazeze? Mos është faji i Lëvizjes që po uzurpohen tokat shqiptare në bregdetin e Ulqinit, Valdanosi, Ada, Kriporja, pyjet e Plavës dhe Gucisë, fushat pjellore te Malësisë, qe tani shfrytëzohen dhe nga këto profite asnjë qindarkë nuk shkon ne interesin e qytetarëve? Mos është faji i Lëvizjes që papunësia te shqiptarët është shumë më e lartë në krahasim me popujt e tjerë, që punësimi proporcional në sektorin qeveritar është nën 1%, që shkollimi në gjuhën shqipe po degradohet dita-ditës, që në tërë Malin e Zi nuk ekziston asnjë gjykatës dhe asnjë prokuror shqiptar? Mos është faji i Lëvizjes që Malësia sot është nën lëmoshën e Mugoshës, ku asnjë kalem nuk mund të blihet pa aprovimin e tij. Mos është faji i Lëvizjes që edhe fshatrat puro shqiptare, që kanë ekzistuar me shekuj, tani po bëhen tregti për ndryshimin demografik, pra asimilimin e shqiptarëve? Mos është Lëvizja për t’u fajësuar që gjendja e popullit shqiptar në Mal të Zi po keqësohet dita-ditës? Që shqiptarët janë më keq sot se kanë qënë gjatë 15 viteve të fundit? Me këto pyetje mund të vazhdojmë aq sa të mbushen disa faqe! Jo, Lëvizja nuk mund të marrë asnjë përgjegjësi, por përgjegjësia e plotë e këtij kaosi ngelet plotësisht në supet e liderëve dhe partive politike të cilat, ose nuk janë interesuar ose nuk posedojnë kompetenca për të vepruar në interes të popullit tonë. Pse, gjatë vitit të fundit, në veçanti në këto momente parazgjedhore, sulmohet Lëvizja nga disa qarqe të caktuara në Mal të Zi, por edhe nga disa apostuj të tyre në ShBA? Jam i bindur që zanafilla e kësaj përgjigje qëndron në faktet se Lëvizja ka refuzuar të përkrahë ndonjë parti politike mbi baza “historike” ose në bazë të personaliteteve të këtyre partive që, për çudi, kanë arritur në konkluzion se pozitat e tyre duhet të jenë të përjetshme. Duke e parë se bashkimi i spektrit politik shqiptar në Mal të Zi, nën lidershipin e tanishëm, është i parealizueshëm, Lëvizja do të përkrahë vetëm e vetëm sukseset e arritura për të përmirësuar gjendjen e popullit tonë, qoftë nga individët qoftë edhe nga partitë politike. Disa zotërinjve dhe partive politike ky vendim nuk ju pëlqen sepse po të bëhet një analizë e thjeshtë, të themi gjatë tri viteve të fundit, ne nuk gjejmë asnjë sukses të përfaqësuesve tanë politikë në Parlamentin e Malit të Zi, me përjashtim të deputetit Vasel Sinishtaj i cili arriti të realizojë disa kërkesa dhe amendamente me një angazhim energjik në Komisionin e Venecisë. Zoti Sinishtaj arriti të realizojë edhe një marrëveshje politike që

do të sillte referendumin për Komunën e Malësisë, por fatkeqësisht edhe ky angazhim u sabotua. Personalisht jam shume i impresionuar edhe me nivelin dhe kuadrot organizative dhe funksionale te Forcës se Re Demokratike. Sulmet e drejtuara ndaj Lëvizjes kanë për qëllim izolimin e saj që të mos kyçemi në këto diskutime, sepse paraqitja e realitetit në shesh mund të lëkund disa karrige goxha të majme që i siguron qeveria. Lidershipi dhe nacionalizmi i vërtetë bazohet në disa parime qe renditja e tyre, në bazë të prioriteteve, nuk ngatërrohet. Këto parime renditën si vijon: 1. Kombi. 2. Populli (elektorati) 3. Vizioni i qartë që përputhet plotësisht me aspiratat e popullit. 4. Pasioni dhe përkushtimi për sukses. 5. Partia politike 6. Dhe ne fund mund të jetë ndonjë karrige (pozitë) Fatkeqësisht, tek shumë liderë, por këtu duhet fajësuar edhe elektoratin, evidentohen parimet e ngatërruara dhe renditen si vijon: 1. 2. 3. 4. 5. 6.

Karriga (pozita) Karriga (pozita, e vendosur dy herë me qëllim) Kompleksi fisnor dhe krahinor. Kompleksi princor (unë dhe asnjë tjetër) Partia politike Dhe ndonjë karrige për ndonjë mik.

Më 4 nëntor, 2008, populli amerikan zgjodhi presidentin e ri. Nëse administrata e presidentit Obama nuk arrin të përmirësojë situatën brenda katër vitesh, populli amerikan do të zgjedhë një administratë të re, deri në atë kohë kur të gjendet një Ronald Reagan, John F. Kennedy ose një Roosavelt i ri. Ky është një proces që ka funksionuar dhe akoma funksionon në tërë botën demokratike. Fatkeqësisht, tek shqiptarët në Mal të Zi ndoll e kundërta. Premtimet bëhen por nuk mbahen, derisa gjendja keqësohet dita-dites! Konsekuenca është rizgjedhja e personave të njëjtë, dhe pikërisht këtu është edhe zanafilla e sulmeve ndaj Lëvizjes, sepse ne qëndrojmë me bindje, e cila përkrahet edhe nga logjika, që nëse nuk ndryshon veprimi, por edhe individët që veprojnë, pasojat do të jenë të njëjta, që çojnë drejt asimilimit eminent të popullit tonë. Autori është kryetar i Lëvizjes “Atdheu na Bashkon”

Pikëpamjet e shprehura në faqet opinione & vështrime nuk përfaqësojnë domosdoshmërisht politikën redaksionale të “Kohës javore”

e enjte, 26 mars 2009 5


OPINIONE & VËSHTRIME MJAFT ME FRAGMENTARIZIME DHE MJAFT ME PARTI POLITIKE

Lista për Tuzin Ne do të përkrahim ato subjekte politike dhe ata liderë të politikë që tregojnë gatishmëri tona esat kërk sin shte mbë i na por edhe ata të cilët shfaqin vullnet për bashkëpunim drejt realizimi të agjendës sonë..

Muhamed Gjokaj Të bazuar në të perditshmen e shoqërisë sonë dhe duke marrë parasyshsituatës në të cilën gjendet ajo, neve si një grup aktivistësh të angazhuar për të drejtat e njeriut dhe për cështjen e Komunës së Tuzit, të shoqëruar nga shumë përkrahës me të cilët ndajmë të njëjtën brengë dhe bindje, Të motivuar së pari nga qëllimet e shëndoshta për vendin dhe shoqërinë në të cilën jetojmë, kemi vendosur që të bashkohemi dhe të organizohemi si një grup joformal i qytetarëve i cili do të identifikohet si Lista për Tuzin. Përveç motivit kryesor, fitimi i statusit të Komunës së Tuzit, ne si grup kemi prioritet tona dhe ato janë interesat e banorëve lokal të Komunës së Tuzit me tërë territor të Malësisë dhe ajo do të jetë agjenda e veprimtarise sonë në të ardhmen. Jemi të vetëdijshëm për realitetin e brisht që mbizotëron sot në mesin e shoqërisë sonë dhe për shumë probleme me të cilat ballafaqohemi

si shoqëri dhe si pakicë kombëtare në Mal të Zi. Rreziqet që na kanosen nga asimilimi, ndryshimi i strukturës demografike papunësia dhe shpërngulja e banorëve lokal etj, Te vetëdijshëm se dalja me një grup të tillë në këtë situatë dhe moment mjaft të vështirë për popullatën shqiptare në Mal të Zi, do të zgjojmë si interesim ashtu edhe kritikë, të arsyeshme. Se mjaft me fragmentarizim dhe mjaft me parti politike. Pikërisht ne do t'i shmangemi këtij fenomeni dhe do të funksionojmë si grup qytetarësh me karakter joformal, i cili do të merret me animimin e çështje së Komunës së Tuzit dhe me kërkesat e banorëve lokalë, duke kërkuar vota dhe përkrahje për opcionet dhe subjektet politike me të cilat neve do të bashkëpunojmë. Me pas votat do t'i orientojmë tek subjekti apo koalicionet me të cilët do gjejmë mirëkuptim për idetë dhe kërkesat tona. Kjo mënyrë e veprimit politik është një risi në skenen politike në Mal të Zi me një qasje krejtësisht të re të perceptimit të politikës që ka bazën në vullnetin për përmirësimin e pozitës se shoqërisë dhe të banorëve lokalë dhe në artikulimin më të qartë të interesave për të cilat ky grup do të angazhohet. Ne do të përkrahim ato subjekte politike dhe ata liderë politikë që tregojnë gatishmëri të na i mbështesin kërkesat tona por edhe ata të cilët shfaqin vullnet për bashkëpunim drejt realizimi të agjendës sonë.. Po ashtu përkrahja jonë do të zgjerohet edhe në

realizimin e këtyre objektivave, duke përfshirë këtu, këshillat juridike, strategjitë e veprimit në praktikë e deri tek projektet konkrete dhe realizimin e tyre. Ne kemi lidhur marrëveshje parazgjedhore me njërin nga subjeketin e Listës Shqiptare, Alternativën Shqiptare dhe synojme te fitojmë deputetin, i cili do të na prezantojë kërkesat tona në Parlamentin e Malit të Zi.

Më pas do të fillojmë përgatitjet për nivel lokal që është edhe pikësynimi ynë dhe motivi kryesor i themelimit të kësaj Liste. Përfaqësuesi i Listës për Tuzin.

Dhe njeriu u gënjye

Po qe se unë do të shkruaja një skenar, fjalët e para të tij do të ishin: “Dhe njeriu u gënjye!”

Shaban Peraj Më datë 22.03.2009, më cingëron telefoni nga një bashkëfshatar i imi, me që isha në Kosovë, dhe më informon për të rejat në Ulqin tani në prag të zgjedhjeve të parakohshme parlamentare në Mal të Zi. Në mes të tjerave më informon se në një “medie prestigjioze” paskën qenë të pranishëm kandidatët për deputetë nga kjo komunë, ku gjithnjë sipas tij gjithcka është debatuar, por jo ajo për çka kanë kandiduar këta, pra nuk pati këtu shpalosje të programeve, pati vetëm fyerje, sharje për njëri-tjetrin, po edhe “vetëkënaqësi” për të treguar se kush me kë bashkëpunon, sipas asaj që më tregon telefonuesi. Ajo që më bëri përshtypje më së shumti ishte një thënie e z. Bardhi, gjoja se “anamalasit me punë të përkohshme në botën e jashtme janë “fishfiriqë” në politikë dhe kjo nëse është thënë ashtu më ka befasuar e fyer rëndë! Ky prezentim i tij më rrënqethi aq shumë edhe pse kohët e fundit rrënqethjet më kanë zënë vend në jetën time. Çdo njeri që punon edhe gabon, por thënia e z. Bardhi për anamalasit është diçka tepër banale dhe e pamenduar. Thashë me vete, asgjë e re për këtë situatë parazgjedhore, këta janë njerëzit tanë të profesionalizuar në bërjen e punëve bizare e tejet të ulta. Me joseriozitet e filloi punën z. Bardhi, por jo vetëm ky, dhe me të njëjtën metodë si duket do ta përfundojnë. Nga e gjithë kjo nuk mbetet më t’i besohet as vetes se lëre më mikut apo komshiut. Për të

mos hyrë në analizën e thënies së z. Bardhi, së paku i njëjti si person publik e me karrierë të gjatë në politikë do duhej të kishte konsideratë për njeriun dhe vlerat e tij që të mos lejojë veten të përdhosin të tjerët, dhe kë, ata që mbajtën gjallë subjektin e tij politik dhe vet atë, ndaj me gjuajtje nuk është dashur të lëndojë shumë persona. Kungulli askujt nuk i shkon mbi ujë gjithmonë, ndërsa në katrahurën e paraqitjes televizive më duket se z. Bardhi ka humbur durimin, shpresën, por sido që të jetë mundësitë i ka pasur të mos i lëndojë miqtë dhe kolegët e vet. Shqiptarët në Mal të Zi nuk kanë qenë kurrë më të përçarë e më të shkapërderdhur nëpër parti politike, ndaj jemi bërë pikë e pesë pikërisht me politikën e tyre dështuese, dhe kjo pa zgjedhur mjete ka për të na kushtuar shtrenjtë. Kjo si duket i ka trimëruar ata e i ka bërë të fortë për të sharë e nënçmuar të tjerët e që kur i analizon mirë punët e tyre të kujtojnë thënien: “Besnik bëhu e besë mos u zë”, sepse këtë thënie është dashur ta shtijmë në përdorim kaherë, por prapë nuk është vonë. Fjalët e thëna nga z. Bardhi do të mbesin gjatë në kujtesën e anamalasve në Amerikë, po edhe të këtyre që jetojnë këtu, sepse këto fjalë vlejnë edhe për ta pasi ata të atjeshmit këtu kanë baballarët, vëllezërit, motrat e të afërmit e kjo është një fyerje për ta, pavarëssht se në ç’kuptim është thënë. Secili prej anamalasve në këto rrethana do të jetë kundër vetës sepse tani e ka të qartë se e ka humbur kohën kot për këto vite. Aty nuk është thënë asgjë që nuk është menduar, krejt ajo thënie e z. Bardhi është një thënie akulturimi në rast se mund ta quajmë politikan të mirëfilltë. Kjo deklaratë e pamatur dhe e pagjykuar mirë është e dëmshme për vet kuptimin e e fjalës “fishfiriqa”, dhe gjithnjë

sipas mendimit tim duket se z. Bardhi ka qenë i zënë ngushtë duke mos pasur guximin të ballafaqohet me të vërtetën nga ku kjo patate e nxehtë do t’i djegë duart. Populli shqiptar në Mal të Zi nuk do të pranojë kompromise të politikanëve të cilët në propagandën e tyre elektorale përdorin falë përbuzjeje e nënçmimi me çka koha do të tregojnë anën tjetër të medaljes. Me plot arsye mund të pohoj se deklaratat e tilla kanë shkaktur shqetësim dhe indinjatë të thellë te anamalasit për çka z. Bardhi do t'i kërkoja që tu kërkonte falje publike atyre, nëse jo për dicka tjetër atëherë për hirë të qetësisë, mirëkupimit e tolerancës, që t’u flitet atyre për dështimet dhe keqësimet e raporteve për cka edhe ai vetë përsonalisht i ka kontribuar. Kjo është e drejta e tij morale se si dhe me cilin do të bisedojë për “mendimin e dhënë për anamalasit” gjë që nuk ka qenë e

menduar mirë, për të shpërlarë trurin e atyre që janë dëshmuar për mikpritje, besë e burrëri, gjë që në këtë situatë është e dënueshme dhe e dëmshme për vetë ata. Ky fjalor i z. Bardhi nuk është i rastësishëm ndaj është i çuditshëm fakti se me anamalasit komunikohet vetëm nëpërmjet mediave, nuk e sheh të arsyeshme që këtë ta bëjë drejtpërdrejt ai vetë, apo përmes përfaqësuesve të tij, ndaj do t’i propozoja që të gjejë kurajo dhe të ballafaqohet me ta, me të vërtetën, me kërkesat e tyre. Të ketë guximin të shikojë nga lartë në poshtë atë popull të pastër si loti, të pafajshëm në tokën e vet i cili vazhdon të vuajë të zitë e ullirit pikërisht me fajin e tij e të tjerëve. Kështu siç veproi ai nuk bëhet marketing politik, bile jo tani kur ata i trajton si qytetarë lokalë duke futur “në xhepa frytin e tyre për ta ndarë pastaj atë me ...

Pikëpamjet e shprehura në faqet opinione & vështrime nuk përfaqësojnë domosdoshmërisht politikën redaksionale të “Kohës javore”

6 e enjte, 26 mars 2009


OPINIONE & VËSHTRIME KUR PATRIOTIZMI KAMUFLON SADIZËM

Jezusi: Margaritarët nuk u jepen thive

Gjuha metaforike e politikanit dhe liderit nganjëherë tregojnë botën shpirtërore të tyre në raport me zgjedhësit. Ndërsa koncepti politikan dhe lider është një dallim tepër i madh, sepse politikani mendon se si të fitojë zgjedhjet, ndërsa lideri se si të fitojnë gjeneratat. Kështu që "lideri" kur dështon me ata që duhet të lerë pas, nuk mund t'i fajsojë të tjerët për dështimin e gjeneratave të reja. Lideri i cili thotë që gjeneratat e reja janë të paarsimuar dhe të papërvojë, kur vetë ka marrë përgjegjësinë e liderizmit të tyre nuuk mund të shfajësohet. Treguesi më i mirë, si shenjë, që tregon se politikani nuk mund të ngritet në nivelin e liderit është momenti kur rivalët e brezit të ri i quan me emra poshtërues e fyes siç është rasti i fjalorit të përdorur nga kandidati për deputet z. Bardhi kur përfaqësuesiet e brezit të ri i quajti "fiqfiriqa".

Muhamet Nika Për ata që nuk e kanë të qartë kuptimin e fjalës fiqfiriq po themi se në fjalorin e gjuhës shqipe e gjejmë të shkruar fiq-fiq, kurse në të vërtetë fjala është për një lloj karkaleci nate, që tinëzisht futet në dhomë dhe lëshon një zë tepër bezdisës dhe madje trishtues. Fiqfiriqi është tepër i përçudshëm për ta parë, përngjet në një rinaceron të përmasave të vogla e që po se përzunë detyrimisht të bën ta lëshosh dhomën e gjumit. Për hajgare, një vendas i imi për ta ofruar fjalën fiqfiriq në mënyrë shpotitëse tha "që në Anë të Malit i themi jo fiqfiq siç e gjejmë në fjalorin e gjuhës shqipe, por fuq-fuq ose fuqfuruq. Kjo vlenë këtu për ne në Anë të Malit, kurse për ato që janë nga diaspora nuk e di se si mund të quhen, fiq-fiqa a fiqfiriqa, por për këtë sqarim më të mirë mund t'u japë z. Bardhi. Duke mos pasur për qëllim të bëjmë banalizimin e çështjes me një humor të zi, mendoj se për momentin është më mirë t'i kthehemi problemit të patriotizmit që reflekton sadizëm. Fromi cekë: njeriu e ka përdorur dhe e përdor dashurinë, detyrën, ndërgjegjën, patriotizmin si kamuflim për t'i shkatërruar të tjerët. Disa synime shkatërruese rrjedhin nga një situatë e posaçme - si reaksioni njeriut ndaj sulmeve që i drejtohen jetës dhe integritetit të tij ose reaksion ndaj ideve, me të cilat identifikohet njeriu. Kush e ka të njohur atë çfarë po ndodhë në akuzat e z. Hollaj, në këtë fushatë, ish-kryetarit të PPD-së ndaj kolegëve të vet të Partisë pasi që

ai u identifikua me idenë për deputetin e Anës së Malit, mund ta keni më të qartë konstatimin e tij si një reaksion kur thotë: tre këshilltarët e PPD-së në Kuvendin e Komunës së Ulqinit nuk kanë qëllime të mira kombëtare... nuk e kam parë asnjëherë të nevojshme të reagoj sepse e kam kuptuar që e kanë të nevojshme të jenë në medie të shkruara malazeze dhe në asnjë moment nuk e kam kuptuar që i drejtohen elektoratit shqiptar apo edhe më qartë votuesve të PPD-së, pasi gjuha amtare e tyre është gjuha shqipe... vetëm thirrja e ndërgjegjes që të mos nënçmojnë dhe të manipulojnë me votues është në vijën e partisë? Në këtë situatë z. Hollaj gabon 2 herë. Herën e parë gabon kur këshilltarët i akuzon për çështjen e mospërdorimit të gjuhës shqipe, ngase të paktën atij nuk i takon ta bëjë, sepse me përdorimin e saj në jetën e përditshme në familje si gjuhë amtare është në deficit në krahasim me tre këshilltarët. Kurse gabimi i dytë është koncepti i vijës së partisë. Të cilën vijë me siguri sipas edukatës familjare dhe mjediset e kupton në konceptin bolshevik, ku partia organizohej vetëm në vijën vertikale, kurse koncepti modern i partive është që të gjithë janë të barabartë në vijën horizontale, kurse kryetari vet ecë në vijën vertikale brenda katrortit partiak, duke i përngjarë më tepër rolit të një koordinatori. Për të hyrë përsëri në temë themi që sipas Frojdit një lloj qëndrimit sadist është dëshira për të vendosur një pushtet absolut dhe të pakufizuar. Nëse u kthehemi degenerimeve sadiste të së shkuarës së organizimit tonë politik shqiptar në Mal të Zi, përmendim që elemente sadiste vijnë në shprehje më qart në relacionet e dikurshme të konfliktit UDSH-LD në fazën më të hershme të sherrit partiak. Për të kuptuar se asgjë as sot nuk ndryshoi në akuzat e fushatave të këtyre dy partive, LD-UDSH dikur Dega e Ulqinit e LD-së, po përmendim konfliktin sadist që edhe sot reflekton. Sipas pikëpamjes Frojdiane për problemin atë do ta kishim arsyetuar kështu: Sadizmi është dëshira për t'i shkaktuar vuajtje tjetrit apo për të vështruar se si vuan. Qëndrimi sadist është që të tjerët të lëndohen në mënyrë aktive, të përulen dhe të turbullohen apo të nënshtrohen përmes situatave të cilat i turbullojnë apo poshtërojnë (shih gjuhën e fushatës)! Nga idetë e hedhura për problemin e sadizmit veçojmë atë të Hopsit, kur supozoi se ekzistenca e dëshirës së përhershme dhe të paqetë për pushtet sa më e madhe është dëshira e flakët e cila fiket vetëm me vdekje dhe paraqet një prirje të përgjithshme të njerëzimit. Për këtë problem ndoshta më që qarti flet kumtesa e ish Degës së LD në MZ (UDSH) të përmendur dhe e cila ishte si një kundërpërgjigje e ulqinakëve me numër 146/93 të datës 21.05.1993, ku thuhet: "...parashikimi i çështjes së depoli-

tizimit (pushtet-parti) u bë shkak dhe mollë sherri për krijimin e marrëdhënieve të pavolitshme në mes të kryetarit të LD në MZ dhe anëtarëve të një pjesë të saj me kryesinë e Degës së Ulqinit. Me të njëjtit manipulohet gjithnjë duke përçarë anëtarët në mënyrë perfide, për të mbrojtur dy postet e veta, duke zbatuar në praktikë thënien e Bankos", "...Partia mund të bëhet kos, e unë do të vij si kryetar i Komunës së Ulqinit...". Ky konflikt në atë kohë plasi ndërmjet kryetarit aktual të LDsë Mehmet Bardhi dhe Shaban Dollaku, ish-kryetar i Këshillit ekzekutiv në Komunën e Ulqinit. kurse të tjerët u taborizuan pas këtyre dy personave, çka rezultoi më vonë me ndarje partiake brenda vetë Degës së Ulqinit. Shkencat psikoanalitike vërejnë se synimet sadiste të individit në fillim janë krejtësisht të fshehura dhe tepër të vështira për t'u hetuar. Sadisti ka nevojë për një person të cilin do ta zotërojë. Ai mund të jetë tepër i rrezikshëm për shoqërinë, kurse më agresiv është lloji i sadistit që reflekton në dy forma. Mu më kanë lënduartë tjerët dhe dëshira ime për të lënduar nuk është asgjë tjetër veçse hakmarrje. Po në këtë kumtesë të nënshkruar nga z. Fuad Nimani, kryetar i Degës së Ulqinit, dhe ministër në Qeverinë e Malit të Zi si duket për këtë problem ai në atë kohë në mënyrë të pavetëdijshme shprehet duke arsyetuar pikëpamjen Fjordiane dhe thotë: "...Këtë vendim 'të përjashtimit të Degës' e përjetojmë si një grusht të rëndë ndaj një qyteti, me tendenca hakmarrjeje

personale për ato çka z. kryetar pësoi nga partia komuniste..." Përveç se hakmarrje, sadisti di të thotë se për ty kam bërë aq shumë sa tani kam të drejtë të marrë atë që dua, "si dhe" unë të zotëroj, sepse e di çka është më mirë për ty, kurse është në interesin tënd të më ndjekësh pa kundërshtuar. Një veprim i tillë vazhdon të përsëritet si duket në formë të vazhdueshme në veprimet e disa vetave që përmendëm më lart. Duke ndjekur këtë përçarje të dikurshme brenda Lidhjes nga një kumtesë e UDSH -së e datës 9.05.1994, të numrit rendor 40/94 e cila nuk u publikua në "Zëri" për arsye që mund të merrni me mend kur i ndjeri Bajram Rexha ish kryetar i UDSH -së shprehet: "...Në intervistë dikush u përpoq të më paraqesë ndryshe, si një që dikush ka nevojë të më tërheqë për dore, si një që s'kuptoi asgjë, si një që manipulohet me mua. Ky është një zbulim epokal do thosha, mbase edhe diçka më tepër. Por edhe përkundrejt kësaj akuze, këtij mendimi koturu e pa baza, pranoj të jem i manipuluar për hir të një anonimi të LD-së, mburrja e tij e paskrupullt, kur thotë se na i paska bërë ulqinakët të mësojnë e flasin shqip..." Ai (sadisti), vazhdon Frojdi ndoshta, nuk do të bëjë asnjë hap të qartë sadist dhe instinktet e veta për t'u treguar si njeri që nuk është sadist do të arrijë t'i fshehë, megjithatë çdo analizë e kujdesshme e sjelljeve, fantazive, ëndrrave të tij, do të tregojë se impulset sadiste veprojnë në shtresat më të thella të personalitetit të tij. Fromi konkludon që sipas Hitlerit

masat dëshirojnë që më i forti të fitojë, ndërsa i dobëti të zhduket ose të dorëzohet pa kushte. Ashtu si gruaja që më me dëshirë e nënshtrohet burrit të fuqishëm sesa ta zotërojë një i dobët, ashtu edhe masat më shumë e duan sunduesin sesa lutësin e përulur ... e në shpirt janë shumë më të kënaqur me doktrinën që nuk i duron rivalet sesa medhënien e lirisë. Ata shpeshherë janë në dilemë se çfarë të bëjnë me të, bile edhe anojnë që liria e tyre të jetë e lënë pasdore.

Përveç se hakmarrje, sadisti di të thotë se për ty kam bërë aq shumë sa tani kam të drejtë të marrë atë që dua, "si dhe" unë të zotëroj, sepse e di çka është më mirë për ty, kurse është në interesin tënd të më ndjekësh pa kundërshtuar. Një veprim i tillë vazhdon të përsëritet si duket në formë të vazhdueshme në veprimet e disa vetave që përmendëm më lart. po të shikojmë në përsiatje atë çfarë dnodh në skenën e organizimit politik shqiptar, duket që si popull kemi prirje të kemi problem me tepriën e lirisë dhe të lejojmë që aksidentalisht të vijnë në krye të organizimit të politik persona të cilët as që e kanë pasur në plan të bëhen prirës të një partie.

e enjte, 26 mars 2009 7


OPINIONE & VËSHTRIME MALËSIA E DITËVE TONA

Iluzionet e megalomanisë vetëmashtruese

Robert Camaj Malësia është në rivalitet me të kluarën e vet. Ajo funksionon në megalomaninë vetëmashtruese se është qendra ku endet, rritet dhe reflektohet vetëdija kombëtare. Ndoshta vërtet kështu ishte para njëqind vitesh, më saktësisht gjatë vitit 1911, atëherë ker i gjithë kombi i kishte sytë e drejtuar nga toka e bekuar që po luftonte për Shqipërinë. Asokohe i terë kombi dhe rilindësit tonë shikonin Malësinë si shpetimtarin, si pishtarin që nuk guxon të ndalet, si një sakralitet që duhet të ruhet si kështjellë a paprekshme që nuk guxon të mposhtet. Atëbotë Malsësia ishte mitike, Malësorët ishin bërë mitikë, dhe çdokush ua vinte në dijeni rëndësinë që ata kishin. Lavdëroheshin malësorët dhe ngriheshin në piedestalet më të latra. Ata ishin “pushkë e ngreme për Shqipëri”. Por kjo zgjati deri sa Shqipëria u bë shtet, dmth deri më 1912 “sene”. Prej kësaj datë Malësia u nda pjesërisht nga toka mëmë. Pas këtij viti të lavdishëm i tërë opinioni kombëtar e ndërkombëtar nuk i kishte më sytë e drejtuar drejt Malësisë por drejt Vlorës, Korçës, Lushnjës, Shkodrës, Prishtinës, Ferizait, Tetovës e Tiranës etj. Prej asaj kohe Malësia rritej e ngrihej në kujtesën e vet, ishte bërë e madhe për kombin dhe për vetveten. Malësia çonte kohën nën memorien e rrejshme se është shpëtimtarja e kombit, ajo që i del zot interesave të tij. Në Malësinë u përbetuan por kurrë nuk ju kthyen. S’ka varrë të Malësisë që nuk e kanë sakrilezhuar përfituesit, okupuesit, politikanët e hileqarët. S’ka mbetur fjalë as besë as emër me të cilin identifikohej Malësia, me të cilët nuk u përbetuan ata. U tha sa herë se jemi të bijtë e së madhes Malësi, asaj Malësie që mbushi arkivat ushtarake të fuqive botërore, asaj Malësie të cilës ju përmend dhe shënua emri si e para dhe e vetmja.

Besuam dhe vazhduam të besojmë dhe çdokush që përmendi emrin e saj ne ia ulëm kokën, sepse ne naivët menduam se kur betohesh mbi të shenjtën duhet edhe të besosh. Malësia u çkombëtarizua, ajo sot nuk flet shqip, ajo është e harruara e Shqipërisë dhe barrë për Kosovën, asaj të gjithë i kanë borxh, por askush nuk merr hap t’ia kthejë atë. Ajo u dogj sa herë që dikush donte ta digjte, ajo u burgos sa herë që dikush deshironte të mbushte burgjet, ajo u shfrytëzua, u masakrua, u çnderua, ajo i besoi çdokujt, bijve më të këqinj e më të mirë të saj. Ajo nuk diti të zgjedhë. Edhe pse kjo i ndodhi Malësisë ajo vazhdon të ekzistojë. Ndonëse e plagosur dhe e harruar, ajo ende mendon se është qendra e kombit. Ne edhe sot mendojmë se çdo nismë kombëtare e ka fillin në Malësi, edhe sot mendojmë se jemi ajka, se jemi të domosdoshmit, të vetmit, ata që zgjedhim, ata pa të cilët nuk kryhen punët e kombit. Sot jemi në iluzion, sot jemi të mitizuar dhe nuk mund të shkojmë përpara pa u çmitizuar njëherë e mitë, pa u zhveshur nga kjo mjegull e pa u kthjelluar. Sa u përbetuam mbi kokën e çdo organ të Dedë Gj’o Lulit, e ai vazhdon të mos ketë një bust në Malësi. Kjo flet për cinizmin tonë, për nevojën tonë që të shkëputemi nga hipokrizia dhe miti se jemi diçka që nuk jemi. Ne kemi nevojë për ndihmë. Kombet që mbahen në mite e nuk kanë tendencë t’i lokalizojnë dhe normalizojnë ato rrezikojnë të viktimizojnë edhe të ardhmen e tyre. Kemi nevojë që dikush të na e thotë e ne të bindemi me argumente se Malësia duhet të punojë për vetveten, për interesat e veta lokale, dhe se rëndësia jonë në rrafshin kombëtar është ë barabartë me çdo pëllëmbë tjetër të tokës shqiptare. Malësia nuk duhet të sillet sikur ajo mban me njërën dorë shpatën e armikut që i rri mbi kokë kombit dhe nuk duhet të luajë rolin e vigjilentit, që rri zgjuar për çështjet madhore, sepse një njeri i madh pat thënë se “kombet që flejnë vdesin”

por edhe kombet që rrinë pa gjumë gjithahtu vdesin. Malësia duhet që të dy duart e veta t’i vëjë në funksion të interesave të saj, trurin ta freskojë dhe ta perdorë për qëllime të zhvillimit të saj, dhe kështu të shpetojmë nga iluzioni se ne jemi vetëdija e kombit. Malësia nuk mban në duar fatin e askujt tjetër veçse të vetvetes, prandaj as nuk na duhen individë shpëtimtarë, as grupime shpëtimtare, as parti shpëtimtare, por njerëz që kanë lënë vepra konkrete pas vetes. Malësorët nuk guxojnë të ngarkohen me të kaluarën e tyre, as të vetëfajësohen për fatin historik të tyre. Ne nuk jemi as më të parët as më të mirët e kombit, as mos të nxitojmë që të zgjedhim më të mirin, sepse më i miri kurrë nuk të jep mundesinë ta zgjedhësh. Ai është i vetëzgjedhur. Sido që të jetë, me ne nuk ka filluar as nuk mbaron Malësia, me ne as nuk shpëton as nuk humbet ajo. Të gjithë ne që sot jetojmë në të do të bëhemi pjesë e dheut të saj, e ajo gjithnjë do të vazhdojë të ekzistojë. Kemi mbijetuar çuditërisht me mijëra vjet saqë as vetë nuk dimë ta shpjegojmë se si dhe do të vazhdojmë ta bëjmë këtë, deshi apo s’deshi dikush tjetër.

DIASPORA SHQIPTARE

Nuk ka qëllim ti dirigjojë votuesit

Duke parë disa shkrime dhe debatime të një anëtari te bordit drejtues te lëvizjes “Atdheu na Bashkon”, në faqen e internetit “malesia .org,” të këtyre ditëve dhe spekulimet qe ai bën, duke favorizur një parti politike shqiptare, gjegjësisht një listë zgjedhore shqiptare dhe duke sulmuar partitë e tjera, ne të poshtëshënuarit, për hir të së vërtetës, e pamë të arsyeshme që t’ju shpjegojmë lexuesve të nderuar të kësaj faqeje në internet si dhe mbarë opinionit të gjerë publik, se cilat ishin qëllimet e vërteta të formimit të kësaj lëvizjeje, të cilën e formuam para dy vitesh këtu në mërgim. Ne si iniciatorë themelues të saj deklarojmë sa vijon: Lëvizja “Atdheu na Bashkon”, është formuar për bashkimin dhe bashkëveprimin e shoqatave, aso-

ciacioneve, veprimtarëve dhe aktivistëve me vlera kombëtare të shqiptarëve që vinë nga Mali i Zi, që jetojnë dhe punojnë këtu në SHBA, me një qëllim të vetëm - të jemi një zë i përbashkët për hallet dhe problemet e shumta që kanë vëllezërit dhe motrat tona në vendelindje.Duke vepruar kështu, kemi menduar që sadopak do të ndikojmë që edhe partitë politike shqiptare atje, të gjejnë një gjuhë të përbashkët dhe të paktën të afrohen mes veti, që duke i harmonizuar dhe njësuar disa nga qëndrimet divergjente të tyre, të punojnë bashkërisht në zgjidhjen e probleme madhore kombëtare. Një ndër qëllimet kryesore të Lëvizjes ishte edhe ideja që Diaspora dhe partitë politike shqiptare në atdhe, të dalin së bashku me një platformë politike të përbashkët për shqiptarët në Malin e Zi (një gjë që mjerisht nuk u realizua deri sot). Ne jetojmë këtu në Amerikë dhe asnjëherë nuk e kemi pasur dhe nuk kemi për qëllim t'i dirigjojmë votuesit shqiptarë atje, se çfarë të bëjnë, e për kë të votojnë. Por, as të ndërhyjmë prej këtu me dirigjime e udhëzime në formimin e kualicioneve të ndryshme dhe t’ju

sugjerojmë apo të apelojmë të përkrahim këtë apo atë kandidat, të kësaj apo asaj partie. Për ne nga diaspora duhet të jetë primare që të apelojmë te votuesit, familjet dhe të afërmit tonë që jetojnë atje, që ata të votojnë për partitë shqiptare, dhe përfaqësuesit e tyre. Atyre dhe vetëm atyre duhet t’ju jipet vota, dhe ne duhet t’ju urojmë suksese në këto zgjedhje të 29 marsit, me dëshirë që të fitojnë sa më shumë deputetë shqiptarë nga partitë shqiptare. Ne kurrsesi nuk duhet që prej këndej - së largu të mundohemi të drejtojmë elektoratin shqiptar atje, se për kë ata të votojnë, sepse çështja e votës është një e drejtë e tyre për të vendosur për cilin kandidat apo parti, që për ta do të jenë më të mirë. Ne nga diaspora, nuk duhet të ndërhyjmë direkt në jetën dhe përzgjedhjen politike të votuesve atje, dhe tekefundit nuk kemi as të drejtë ta bejmë një gjë të tillë. Askush nuk na e ka ndaluar që edhe ne të regjistrohemi atje në një parti politike dhe të dërgojmë kandidatin tonë nga diaspora që të shkojë atje, të jetojë atje, e nëse mbledh mjaft nënshkrime të rregjistrojë një subjekt politik shqiptar, me pro-

gram të caktuar, për t’u inkuadruar dhe dhënë kontributin e vet në jetën politike të vendit, por nuk e kemi bërë një gjë të tillë. Prandaj atëherë na mbetet të heshtim dhe të pajtohemi me votën e popullit dhe t’i urojmë ata që dalin fitues. Ne kemi pasur dëshirën dhe shpresuam që partitë politike shqiptare do të dalin në këto zgjedhje të bashkuara rreth një koalicioni me një listë të përbashkët, por mjerisht kjo gjë nuk u arrit. Atëherë na mbetet që atyre t’ju urojmë suksese në këto zgjedhje parlamentare, me shpresë se do të fitojnë sa më shumë përfaqësues të popullit , dhe kështu të parapërgatiten për zgjedhjet lokale që do të kenë shumë më tepër rëndësi për shqiptarët që jetojnë në trojet e veta stërgjyshore nën Malin e Zi. Ne si themelues te Lëvizjes “Atdheu na Bashkon”, nuk kemi pasur dhe as nuk kemi për qellim të ndërhyjmë as në punët e brendshme organizative të shoqatave këtu në diasporë, e aq më pak të partive politike shqiptare në Malin e Zi dhe se çdo ndërhyrje prej këndej në këtë drejtim e shohim të panevojshme jofrytdhënëse, madje dhe joqëllimmirë.. Muharem Hardolli, Luigj Gjokaj, Riza Milla, Halil Nikaj, Muzafer Ujkashi, Muzafer Mehmeti, Adem Cukaj, Adem Sinanaj, Sale Gjenashaj dhe Ruzhdi Gjokaj.

Pikëpamjet e shprehura në faqet opinione & vështrime nuk përfaqësojnë domosdoshmërisht politikën redaksionale të “Kohës javore”

8 e enjte, 26 mars 2009


MARKETING

e enjte, 26 mars 2009 9


MARKETING

10 e enjte, 26 mars 2009


MARKETING

e enjte, 26 mars 2009 11


KULTURË DUKE SHFLETUAR GAZETËN DIELLI TË BOSTONIT, ME RASTIN E 100 VJETORIT TË BOTIMIT

Afirmimi i çështjes kombëtare për pavarësi

Për Kohën Javore:

Muhamet Mjeku Bostoni është edhe qyteti i themelimit të Kishës Autoqefale Ortodokse Shqiptare dhe i shoqërive dhe gazetave të tjera shqiptare, me fjalë të tjera, djepi i kulturës shqiptare në Amerikë. Gazeta “Dielli” pa dritën më 15 shkurt 1909. Kjo gazetë vinte pas gazetës “Kombi”, e cila ishte drejtuar nga intelektuali Sotir Peci e në të cilën kishte punuar edhe F. Noli. Gazeta “Dielli” me Nolin e Konicën për një kohë të shkurtër u afirmua në gjithë botën shqiptare ngaqë kjo merrej me tema thelbësore kombëtare. Më 1912, kur u themelua Federata “ Vatra”, “Dielli” u bë organ zyrtar i kësaj federate. Kjo gazetë filloi të depërtojë në të gjitha vendet ku ndodheshin shqiptarët në Amerikë dhe në kolonitë e tjera shqiptare në botë. “Dielli” për shkak të reputacionit që kishtepër një kohë u dërgua edhe në Shqipëri, derisa këtë e lejuan rrethanat politike, që shërbeu si një urë e fortë e lidhjeve në mes shqiptarëve të Amerikës dhe Shqipërisë. Kjo gazetë informativo-tematike, ushtroi influencë të madhe në afirmimin e çështjes kombëtare për pavarësi dhe, njëherësh, nuk la anash, nevojën e konsolidimit të një shtetit demokratik shqiptar, ku atij populli të përvuajtur do t’ i sillte lumturi. Në gazetën “Dielli” punuan personalitete të njohura të kulturës, politikës dhe diplomacisë shqiptare, si Fan Noli, Faik Konica, Qerim Panariti, Xhevat Kallajxhi, Sotir Peci, Athanas Gegaj etj. Për një shekull të ekzistimit të tij, “Dielli” kaloi nëpër shumë vështirësi materiale e probleme të tjera të llojeve të ndryshme (deri te çështjet politike). Gjatë shfletimit të disa numrave të "Diellit" më ra në sy shembulli i lartë i vëllezërve Lucë dhe Gjekë Gjonlekaj, të cilët me ndihmën që i dhanë kësaj gazete (12 mijë dollarë) më 1986 e nxorën nga kriza, që ishte buzë mbylljes. Lidhur me këtë akt shembëllues po paraqes disa fragmente nga autorë të ndryshëm të shkruar në gazetë. * * * Në një editoral të kryeredaktorit të gazetës Dielli, Xhevat Kallajxhi, lidhur me kontributin e vëllezërve Gjonlekaj, thekson për opinionin e gjerë shqiptar,se ky është edicioni i dhjetë i kësaj gazete që botohet me shpenzimet e tyre, që nga 16 janari e deri me 1 korrik të këtij viti. Ky është një akt bujar, i cili do të hyjë në analet e historisë së kësaj gazete dhe të komunitetit shqiptar në Amerikë. Shpenzimet për botimin e një numri të Diellit, siç thotë Kallajxhi, kanë qenë 950 dollarë. Me fjalë të tjera botimi i “Diellit” për gjashtë muaj, përkatësisht për 12 numra do të kushtojë 11,400 dollarë! Natyrisht se kjo mund të jetë një shumë e madhe edhe për një të pasur. Vëllezërit Gjonlekaj i kanë dër-

12 e enjte, 26 mars 2009

guar çeqet kurdoherë, disa ditë përpara se të nxirrej gazeta nga shtypshkronja, në mënyrë që "Vatra" t' i ketë paratë në dorë, apostrofohet në këtë shkrim. Më tej, Kallajxhi thekson: " Sa dimë ne, kjo është hera e parë që ndodh një gjë e tillë në historinë e "Vatrës". Nuk e kemi fjalën për shqiptarët e emigracionit të vjetër, se ata janë dalluar për bujarinë dhe sakrificat e tyre, por e kemi fjalën për pjesëtarët e emigracionit të ri, për ata që kanë filluar të vijnë në Amerikë në periudha të ndryshme pas Luftës së Dytë Botërore. Nuk ka dyshim se në radhët e shqiptarëve të emigracionit të ri, që janë anëtarë të "Vatrës", ka edhe të tjerë që kanë dhënë ndihma bujare për "Vatrën" dhe “Diellin”, dihma që arrijnë në mijëra dollarë, por ndihmat e tyre i kanë dhënë në periudha prej 15- 20 vjetësh, kurse vëllezërit Gjonlekaj po e japin kontributin e tyre në një kohë prej gjashtë muajsh". Duke vënë në dukje rëndësinë e këtij aksioni në një situatë tejet kritike për gazetën Dielli, Xhevat Kallajxhi nënvizon se ata janë të parët në këtë kohë që marrin një nismë të tillë, e cila duhet të përkrahet dhe admirohet nga të gjithë ata që e duan atdheun dhe kulturën shqiptare. "Në numrin 18 të fletores “Dielli” (16 janar 1986) lexova një shënim, në të cilin thuhej se dy vëllezërit, Gjekë dhe Lucë Gjonlekaj, kanë marrë përsipër të paguajnë shpenzimet e botimit dhe të shpërndarjes së “Dielli”-t për një periudhë gjashtë mujore", shkruante inelektuali i njohur i komunitetit shqiptaro-amerikan të New York-ut, Dr. Sami Repishti.

"Gjesti fisnik i vellezërve Gjonlekaj u kuptua mirë e shpejt nga të gjithë lexuesit e Diellit. Kjo vepër bujare më mbushi me gëzim dhe në këto ditë të vështira për shtypin shqiptar në Amerikë, e “Dielli”-n më veçantë, veprimi i dy vëllezërve merr një kuptim të dyfishtë: bujari dhe patriotizëm". Dr. Sami Repishti në artikullin e tij të botuar pas kësaj iniciative të vëllezërve Gjonlekaj bën fjalë edhe për prejardhjen, duke theksuar se ata janë nga Malësia e Madhe, nga ajo pjesë e Malësisë që gjendet në veri dhe verilindje të Shkodrës, dhe që për fatin e keq të saj, u shkëput nga Shqipëria dhe iu dha padrejtësisht Jugosllavisë, që nga viti 1912-1913. Kryetari i"Vates" Dr. Andrea Elia,në edicionin e gazetës "Dielli" të datës 16 maj 1986, në një artikull të botuar në gjuhën angleze flet me admirim për kontributin e Vëllezërve Gjonlekaj. Nga ky shkrim shkëputëm këtë fragment ": Vëllezërit Gjonlekaj e mbajten fjalën. Jemi prekur shumë për këtë kontribut që dhanë për botimin e gazetës dhe nuk mund të feshehim kënaqësinë tonë për këtë bujari kaq të madhe, e cila vjen nga bindjet e tyre atdhetare dhe zemrat bujare. Oferta e tyre nuk ka asnjë motiv tjetër veç jetëzgjatjes së gazetës sonë. Ky është një akt patriotik dhe një ndërmarrje e guximshme. Kjo vepër pasqyron më së miri natyrën e shpirtit të tryre. I falenderojmë dhe i urojmë për këtë ndërmarrje të rëndësishme shoqërore". Me kërkesën e zotit Elia, gazeta Dielli botoi letrën e vëllezërve Gjonlekaj. Ky kishte kërkuar që Vëllezërit Gjonlekaj, të japin më

Kur shqiptarët e Shqipërisë së Jugut, para një shekulli, shkelën trollin e kontinentit amerikan, u vendosën në Boston. Ky qytet i njohur për vlerat e tij historike dhe intelektuale- u dha mundësi emigrantëve shqiptarë të përparojnë ekonomikisht dhe kombëtarisht. Në përpjekjet e tyre që të mbajnë gjallë lidhjet me atdheun, ata botuan gazetën Dielli dhe, pak vjet më vonë, themeluan Federatën Pan Shqiptare " Vatra". Bostoni është qendër e dy universiteteve më të njohura botërore- Harvardi dhe Instituti i Teknologjisë. Përveç njerzëve të rëndomtë, si krah pune, këtu arritën edhe patriotë dhe intelektualë të njohur shqiptarë : Sotir Peci, Petro Nini Laurasi, Fan Noli, Faik Konica, Kost Çekrezi e të tjerë. Bostoni për shumë vjet është i njohur si "Kryeqyteti i shqiptarëve në Amerikë". Në vitin 1907 kishte 700 shqiptarë, nga 600 mijë sa kishte gjithsejt ky qytet. shumë njohuri mbi jetën dhe veprimtarinë e tyre. "Ne lindëm në Triesh që është një trevë në Malësi të Mbishkodrës afër bregut të lumit Cem-pushtuar nga jugosllavët. Në vitin 1970 emigruam në SHBA. Prej atëherë kemi qenë përkrahës të sinqertë të gazetës Dielli, për të cilën mësuam gjatë shkollimit tonë në vendlindje dhe në Kosovë. Shqiptarët etnikë janë krenarë për veprimtarinë e kësaj gazete, e cila për afro 80 vjet me radhë jetoi me të mirat dhe vështirësitë e popullit tonë të shumëvuajtur", shkruajnë vëllezërit Lucë dhe Gjekë Gjonlekaj. Në çerekun e parë të këtij shekulli “Dielli” dhe "Vatra" kontribuan në mënyrë të shkëlqyeshme për pavarësinë dhe konsolidimin e shtetit shqiptar. Megjithatë, për fatkeqësinë tonë, thonë ata, gjysma e tokave arbërore dhe e popullit shqiptar mbetën nën pushtimin jugosllavo-grek. Qëllimi më i shenjtë dhe më ideal i racës arbërore-domethënë bashkimi kombëtar- akoma nuk është realizuar. Ky është dhe do të jetë misioni kryesor i racës shqiptare", është thirrje e vëllezërve Lucë dhe Gjekë Gjonlekaj. S' ka dyshim se prej disa vjetësh “Dielli” po lëngon, kryesisht për çështje financiare. Do të ishte mëkat që pothuaj 300 mijë shqiptarë të Amerikës të lejojnë që një gazetë si kjo të mbyllej. Duhet të ndiqet shembulli i grupeve të tjera etnike, të cilat nxjerrin gazeta, pothuaj edhe të përditshme. Zotimin për ta ndihmuar “Diellin” e morën në Kuvendin e fundit të "Vatrës" që u mbajt në Boston, në shtator të vitit 1985. "Jemi shumë të lumtur që patëm mundësi ta mbajmë këtë premtim", theksohet në shkrimin e vëllezërve Gjonlekaj, të cilët i bënë thirrje komunitetit shqiptar se një gazetë, siç është "Diell", është e nevojshme për të mbajtur gjallë ndjenjën kombëtare, traditën dhe kulturën.


KULTURË SHUHET “DIELLI”, 1909 - 2009

“Dielli” ishte vepër idealistësh Mbyllja e gazetës “Dielli”, është ajo që s’duhej të kishte ndodhur – më mirë kurrë se vonë. Ndoshta thonë se punonte me humbje e falimentoi, por ky është argument materialistësh, sepse idetë nuk numërohen e as peshohen. “Dielli” ishte vepër idealistësh, që nga dita kur u krijua në shkurt 1909. Për Kohën Javore:

Astrit Lulushi

“Më mirë vonë se kurrë” – kjo shprehje të përgëzon për diçka që duhej të ishte bërë me kohë, e të ngushëllon për atë që s’duhej të kishte ndodhur. Më në fund “Vatra" ka vatrën e saj në internet - http://www.federatashqiptarevatra.com/, falë punës së degës së kësaj organizate përfaqësuar nga Merita Bajraktari McCormack në Uashington DC, qëllimi i së cilës është lehtësimi i lidhjeve mes shqiptarëve kudo që ndodhen. Kjo nismë sikur të ngrohë se “Vatra” nuk do të shuhet, sepse do të përllogaritej si mëkat kombëtar nëse qoftë edhe heshtej përpara shpërberjes së këtij institucioni - më i hershmi mbarëshqiptar në mërgim, dhe më dobiprurrësi. “Gjaku i ri” më në fund ka vendosur t’a kthejë vemendjen drejt Vatrës, për t’a mbajtur gjallë qoftë edhe virtualisht. Por mbyllja e gazetës “Dielli”, është ajo që s’duhej të kishte ndodhur – më mirë kurrë se vonë. Ndoshta thonë se punonte me humbje e falimentoi, por ky është argument materialistësh, sepse idetë nuk numërohen e as peshohen. “Dielli” ishte vepër idealistësh, që nga dita kur u krijua në shkurt 1909. Të pallogaritshme mbeten vlerat e “Diellit”.

Vitet e fundit botimi i saj erdhi duke u rralluar, si për t’i bërë vatranët të mësoheshin pak-ngapak pa të. Gazeta që i nxiti shqiptarët “jepni për nënën”, duket se harroi t’i mësonte të kujdeseshin për atë vetë. “Dielli”, pararendëse e “Vatrës” dhe zëdhënësja 97 vjecare e saj, nuk është më. Ishte kjo mbyllje e nevojshme, e mirë, e drejtë? – Nëse jo, atëherë ç’u desh euthanassia? E botuar atëhere kur shqiptarët e Amerikës përbënin bashkësinë më të varfër e më të paarsimuar të këtij kontinenti, sot “Dielli” nuk

del më, për arsye financiare, thonë, edhe pse shqiptaro-amerikanët ndjehen relativisht më të pasur e më të shkolluar, por ndoshta jo më idealistë se paraardhësit e tyre.

Të pallogaritshme mbeten vlerat e “Diellit”. Vitet e fundit botimi i saj erdhi duke u rralluar, si për t’i bërë vatranët të mësoheshin pakngapak pa të. Gazeta që i nxiti shqiptarët “jepni për nënën”, duket se harroi t’i mësonte të kujdeseshin për atë vetë. “Dielli”, pararendëse e “Vatrës” dhe zëdhënësja 97-vjeçare e saj, nuk është më. Ishte kjo mbyllje e nevojshme, e mirë, e drejtë? – Nëse jo, atëherë ç’u desh euthanassia?

LIBRI I MIRËFILLTË SHQIP

Gjithnjë larg dorës së nxënëxit

Edhe pse u bë një aksion për të pasuruar biblioteken e qytetit tonë, nxënësit përsëri kthehen nga ajo duarthatë.Kjo tregon mungesën e librit si lektyrë shkollore e të mos flasim për librat e shkrimtarëve te ndryshëm bashkëkohorë e aq më pak për titujt më të rinj. Ndoshta dikush nga ne mund të përmend "Panairin e librit" që në qytetin tonë mbahet për çdo vit,e që është rast i mirë ku vërtet lexuesit ashtu edhe nxënësit mund të furnizohen me tituj të rinj si dhe me libra të mirrëfilta,por shtrohet pyetja:a është e mundur që nxënësi të blejë librat që ai do duke u nisur nga xhepi i tij dhe i prindërve të tij?(kuptohet që jo të të gjithë).

Për të mos krijuar habi që në fillim te lexuesi, më duhet që të jap sqarim se nuk është fjala në kuptimin e gjërë të librit shqip,në rrafshin gjithëkulturor,por kam për qëllim të prek pakëz realitetin varfanjak dhe jocilësor të librit që i dedikohet nxënësve te shkollave fillore

dhe atyre të mesme. Duke e ditur se një temë e tillë është shumë e gjerë dhe mjaft komplekse për shumëkë e sidomos për ata që nuk dëshirojnë apo nuk kanë siguri në vete për ta prekur këtë dukuri,e unë mbase jam më e pazotja për të thënë diçka e të prek sadopak realitetin e librit shqip në shkollën shqipe. Mungesën e librit e kujtoj që nga bankat e shkollës fillore e sidomos kur më duhej të lexoja ndonjë lektyrë shkollore ku shpeshherë mbesja pa e lexuar librin mu për shkak se në biblioteken e shkollës mungonin librat, por edhe ato tituj të vjetër që ndodheshin ishin në një numër të kufizuar.Vitet kalojnë e në bibliotekën e shkollës gjendja vazhdon e njëjtë,titujt e vjetër flejnë të mbuluar nga pluhuri dhe vendet boshe të vitrinës ende nuk janë plotësuar me tituj dhe vëllime të reja. Edhe pse u bë një aksion për të pasuruar biblioteken e qytetit tonë, nxënësit përsëri kthehen nga ajo duarthatë.Kjo tregon mungesën e librit si lektyrë shkollore e të mos flasim për librat e shkrimtarëve te ndryshëm bashkëkohorë e aq më pak për titujt më të rinj. Ndoshta dikush nga ne mund të përmend "Panairin e librit" që në qytetin tonë mbahet për çdo vit,e që është rast i mirë ku vërtet lexuesit ashtu edhe nxënësit mund të furnizohen me tituj të rinj si dhe me libra të mirrëfilta,por

shtrohet pyetja:a është e mundur që nxënësi të blejë librat që ai do duke u nisur nga xhepi i tij dhe i prindërve të tij?(kuptohet që jo të të gjithë). Problem në vete për librin shkollor shqip mendoj se është edhe mungesa e tij në shumë lëndë mësimore e që nxënësit gjenden në një situtatë të papëlqyeshme dhe shpeshherë mësimdhënësit na drejtohen me këshillën:"SHFRYTËZONI INTERNETIN". Por a thua interneti mund të zëvendësojë librin në shumë komponenta?Natyrisht që jo!Në asnjë faqe interneti ne nuk mund të shijojmë vlerat artistike si dhe fjalët magjike nga penda e çdo krijuesi. Problem tjetër i librit shkollor mendoj se është edhe përkthimi i tyre, që për fat të keq në mjaft raste është i gabuar,i papërshtatshëm dhe jo i natyrshës.Ky lloj libri mendoj se të nxënësi nuk ofron mundësi për të shijuar vlerat e mirrëfillta të një libri dinjitoz. Për të mos u thelluar më në këtë çeshtje mjaft serioze dhe

të ndjeshme mendoj ta lë me kaq, sa për të tërhequr vëmendjen e të gjithë njerëzve të arsimit e të kulturës që të japin kontributin e tyre për zgjidhjen e kësaj problematike.

Ulkiana Tela

e enjte, 26 mars 2009 13


MOZAIK MË 19 MARS NË GJYKATËN E LARTË NË BIJELLO POLE ËSHTË BËRË DËGJIMI KRYESOR KUNDËR TETË TË AKUZUARVE, ISH-PJESËTARËVE TË KORPUSIT TË PODGORICËS PËR KRIME LUFTE

Dëshmitarët priten me ofendime

Masa e tubuar para hyrjes në gjykatë nuk ka hezituar që pa ndërprerje të hedhë fjalë ofenduese, poshtëruese e kërcënuese ndaj kolonës së shqiptarëve e cila ishte drejtuar drejt Gjykatës së Lartë për të kërkuar zbardhjen e rastit dhe dëgjimin e të akuzuarve. Në sallën e gjykatës nuk i priti qetësia e zakonshme e gjyqit, por familjarët e të akuzuarve, të cilët edhe aty shfrytëzuan rastin që t'i ofendojë dhe kërcënojnë pjesëtarët e familjeve të dëmtuar.

Ali Daci Shtatë nga të akuzuarit para trupit gjykues janë mbrojtur në heshtje edhe në sallën e gjykimit para trupit gjykues ata u pritën me brohoritje dhe duartrokitje nga të afërmit e tyre që kishin zënë vendet në sallë. Me një fjalë, të dëmtuarit e këtij procesi gjyqësor janë pritur si armiq e të akuzuarit si heronj! Avokatët Muriq dhe Mekaj, për incidentin e 19 marsit kanë konfirmuar shqetësimin e tyre dhe se për rastin do t’i njoftojnë organet relevante vendore dhe ndërkombëtare, duke shtuar se në Mal të Zi ende nuk janë krijuar kushtet për ballafaqime të tilla, për gjykime të këtij rangu andaj edhe ka vend për skepticizëm. Kushtet klimaterike kanë qenë shkak i vonesës së dëshmitarëve dhe familjareve të dëmtuar nga Kosova të cilët në Grykën e Zhlebit për një orë e gjysmë kanë qenë të ngujuar nga bora. Nen përcjelljen e policisë malazeze autobusi me kosovarë ka arritur në afërsi të gjykatës ku pritej shqyrtimi gjyqësor aq i pritur. Pesëdhjetë metra larg Gjykatës së Lartë në Bijello Pole, ka ndaluar autobusi me targat e Kosovës nga i cili kanë zbritur 25 dëshmitarë dhe anëtarë të familjeve të dëmtuara nga Kosova. Dymbëdhjetë femra dhe trembëdhjetë meshkuj. Atyre u prinin avokati Mr. Zenel Mekaj dhe koordinatorja e KMLDNJ-për rajonin e Pejës zonjusha Drita Krasniqi. Të rreshtuar për dy,në duar mbanin fotografit e më të dashurve të tyre të vrarë dhjetë vite më parë në Husaj, Bukel të Sipërm,Pas Hajle, në Fushë të Gilit,në bjeshkën e Fshatit Besnik e gjithandej kufirit me Kosovën. Ata kanë ecur nëpërmes korridorit të turmës së njerëzve dhe policisë malazeze. Masa e tubuar para hyrjes në gjykatë nuk ka hezituar që pa ndërprerje të hedhë fjalë ofenduese, poshtëruese e kërcënuese ndaj kolonës së shqiptareve e cila ishte drejtuar drejt Gjykatës së Lartë për të kërkuar zbardhjen e rastit dhe dëgjimin e të akuzuarve. Në sallën e gjykatës nuk i priti qetësia e zakonshme e gjyqit, por familjarët e të akuzuarve, edhe aty shfrytëzuan rastin që t'i ofendojë dhe kërcënojnë pjesëtarët e familjeve të dëmtuar. Pasi që kosovarët kishin zënë vend në fund të sallës së gjykimit, nga dera e hapur e gjykatës u dëgjuan sirenat e policisë të cilat u mbytën nga duartrokitjet dhe brohoritjet e masës së tubuar në shenjë përkrahjeje dhe respekti për të akuzuarit të cilët në gjykatore u sollën të prangosur. Edhe në sallën e gjykimit para trupit gjykues u pritën me brohoritje dhe duartrokitje nga të afërmit e tyre që kishin zënë vendet në sallë. Me një fjalë, të dëmtuarit e këtij procesi gjyqësor janë pritur si armiq e të akuzuarit si heronj! Me aktakuzën e Prokurorit Special të Prokurorisë Supreme Shtetërore të Malit të Zi, të datës 30 korrik 2008, janë akuzuar: Predrag Strugar,Momçillo Barjaktaroviq, Petar Labudoviq, Aco Knezheviq, Branislav Radniq, Boro Novakoviq, Mirko Bojovoq dhe Radomir Gjurashkoviq. Me pikën e parë të aktakuzës ata ngarkohen se më 18 prill 1999, gjatë kohës së konfliktit të armatosur ndërmjet Republikës Federative të Jugosllavisë dhe Koalicionit të Paktit NATO, në territorin e Komunës së Rozhajës, duke shkelur rregullat e të drejtës ndërkombëtare te përcaktuara me Konventën IV te Gjenevës për mbrojtjen e personave civile gjatë kohës se luftës, ndaj popullsisë civile e nacionalitetit shqiptar e cila nuk ka marrë pjesë drejtpërsëdrejti në armiqësi, kanë vepruar në mënyrë çnjerëzore, duke vrare gra, fëmijë dhe burra dhe duke cenuar integritetin e tyre trupor, ashtu që të pandehurit në fjalë, kane zëne pozicionet luftarak mbi dhe përreth fshatit Husaj, ku e kanë pritur kolonën e civilëve të paarmatosur shqiptare, e cila po marshonte nga Kosova drejt Malit të Zi dhe rreth orës 18,30, në afërsi të urës së lumit të Husajve, në momentin kur kolona e civilëve është ndalur të pushojë, kanë hapur breshëri zjarri në drejtim të tyre, me ç’ rast i kanë privuar

14 e enjte, 26 mars 2009

nga jeta: Milazim Pelaj, Rexhep,Sherif, Mursel, Nemka Brahimaj dhe djaloshin 12 vjeç Labinot Kastrati, kurse lëndime te renda trupore e të rrezikshme për jetën u kanë shkaktuar:Haxhi Ahmetit, Halil Brahimajt, Hatmane Bajraktarit, Shpresa Zogajt dhe Musa Lajçit.-me çka kanë kryer veprën penale, krime lufte kundër popullsisë civile nga neni 142, paragrafi i Ligjit penal të RFJ. Me pikën e 2 të aktakuzës i akuzuari Petar Strugar, ngarkohet se ka urdhëruar ushtarët e Batalionit te I-rë, identiteti i të cilëve ka mbetur i pavërtetuar, që ndaj popullsisë civile të nacionalitetit shqiptar, e cila nuk ka marrë pjesë drejtpërsëdrejti në armiqësi, të veprojnë në mënyre çnjerëzore, duke kryer vrasje mbi ta, kurse ushtaret e paidentifikuar, duke zbatuar urdhrat, në vende të ndryshme të territorit të Komunës se Rozhajës, me 18 prill dhe 12; 18; 20 dhe 21 maj 1999 i kane privuar nga jeta Sokol Lajçin (14 vjeç), Ramë Lajçin, Ramiz Brahimaj, Selim Kelmendin, Afrim Gjuraj, Afrim Hysenaj, Muhamet Blakaj, Arif Arifin dhe vëllezërit: Muhamet Rexhaj, Ajet Rexhaj dhe Hetem Rexhaj. Pra, për këto krime është akuzuar vetëm Predrag Strugar, ngase nuk është arritur të zbulohen ekzekutuesit e drejtpërdrejtë. Të dëmtuarit dhe familjet e dëmtuara në ketë proces gjyqësor i përfaqësojnë Velija Muriq, avokat nga Razhaja dhe Mr.sc. i shkencave juridike Zenel Mekaj, avokat nga Peja. Vlen të theksohet se ndjekja penale ka filluar në bazë të kallëzimit penal të cilin e kanë ushtruar Velija Muriq, avokat nga Razhaja, si kryetar i Komitetit të Juristeve të Malit të Zi për Liritë dhe te Drejtat e Njeriut dhe Mr. sc. Zenel Mekaj, avokat, si përfaqësues i KMDLNJ- Qendra Rajonale në Pejë. Vete fakti se kallëzimi penal është dorëzuar në prill të vitit 2005, kurse shqyrtimi gjyqësor është caktuar për datën 19 mars 2009, pra, pas katër vitesh, tregon se sa me vështirësi ka lëvizur çështja. Dhe sikur avokatët e lartcekur të mos e sfidonin në vazhdimësi ndërgjegjen e drejtësisë së Malit të Zi, me paraqitjet dhe shkrimet në mediat e këtushme, sigurisht se çështja nuk do të lëvizte fare. Meqë i akuzuari i parë sipas përgjegjësisë komanduese, Predrag Strugar, nuk i është përgjigjur thirrjes së gjykatës, i njëjti gjykohet në mungesë. Me të filluar shqyrtimi gjyqësor, i pari u ftua i akuzuari Mamçillo Barjaktaroviq, i cili, pasi u njoh me të drejtat e tij procedurale, u deklarua se do të mbrohet në heshtje. Pra, edhe përkundër kësaj, u pyet se a dëshiron të përgjigjet në pyetjet eventuale, e ai u përgjigj se do të përgjigjet vetëm në pyetjet e parashtruara nga mbrojtësi i tij. Menjëherë është parë se në ketë mënyrë do të veprojnë edhe të akuzuarit e tjerë dhe secili prej tyre u deklarua se do të mbrohen në heshtje dhe se do t'u përgjigjen vetëm pyetjeve të mbrojtësve të tyre. Madje, i akuzuari i fundit, i pyetur se si do të mbrohet, përgjigjet se edhe ai do te mbrohet si gjithë të akuzuarit e tjerë. Pra, i akuzuari edhe pse nuk ishte i pranishëm në sallë, ishte në dijeni të plotë se si janë mbrojtur të bashkakuzuarit e tjerë! Mbrojtja në hesht-

je e të akuzuarve dhe deklarimi paraprak i tyre se do të përgjigjen vetëm në pyetjet e mbrojtësve të tyre, flet për një orkestrim të qartë, në mënyrë që t'i pamundësohet përfaqësuesit të akuzës dhe përfaqësuesve të palës se dëmtuar,që të parashtrojnë pyetje, e në anën tjetër, t'u mundësohet mbrojtësve që përmes pyetjeve të hyjnë në procesverbal disa gjera që nuk ishin thënë në procedurën paraprake. Zenel Mekaj ndër të tjera ka shtuar së vlen të theksohet së të akuzuarit deri në ngritjen e aktakuzës kanë qenë në liri dhe kanë pasur mundësi objektive dhe kohë të mjaftueshme, që t'i sinkronizojnë deklaratat e tyre. Kjo vërehej me ngjashmërinë pothuajse të plotë të deklarimeve të mëparshme, emërtues i përbashkët i të cilave është: se kanë qenë aty për të penguar hyrjen e pjesëtarëve të UÇK-së në territorin e Malit të Zi;se derisa ishin të pozicionuar kanë dëgjuar një urdhër "stoj" por nuk e dinë se nga kush; se kolona ka hapur zjarr ndaj tyre dhe se grupi i ushtarëve të pozicionuar i është përgjigjur zjarrit me zjarr (?!!), por nuk dinë së kush prej ushtarëve të pozicionuar ka shtënë. Asnjëri nuk e ngarkon tjetrin e as që ngarkojnë komandantin e tyre Predrag Strugar. Me pak fjalë, është fare e qartë se kishin kohë dhe mundësi për t'i harmonizuar deklaratat dhe për ta sinkronizuar mbrojtjen dhe për ta orkestruar hipokrizinë e quajtur "gjykim"ka theksuar për "Kohën javore" avokati nga Peja Zenel Mekaj. Shqyrtimi vazhdoi edhe ditën e premte, me 20.03.2009, por pa të dëmtuarit, dëshmitarët dhe përfaqësuesit e tyre. Avokati Velia Muriq ka deklaruar se nuk do të paraqiten në gjykatë për shkak të vështirësive klimaterike që po mbretërojnë në veriun e vendit e që vështirësojnë udhëtimin e të dëmtuarave që do të paraqiten si dëshmitar, Shpresa Zogaj, Haxhi Ahemeti, Musa Lajçi dhe Hatmane Bajraktari që të gjithë të plagosur në kolonën e refugjatëve më 18 prill të vitit 1999 në Husaj, por dhe për shkak të rrezikimit të sigurisë se tyre fizike apo të përfaqësuesve të tyre juridik. Muriq, është shprehur në emër të palës së dëmtuar që në të ardhmen do të kërkojë që shqyrtimi i ardhshëm të mbahet në Rozhajë dhe pikërisht për shkaqe sigurie, pasi që ditën e parë pas shqyrtimit gjyqësor, para Gjykatës së Lartë në Bijello Pole një person nga masa e tubuar ka provuar që fizikisht të sulmojë Muriqin, në momentin kur ai ishte duke dhënë një deklaratë para mediave, por policia malazeze me sukses e ka zmbrapsur sulmuesin. Avokatëve Muriq dhe Mekaj, për incidentin e 19 marsit kanë konfirmuar shqetësimin e tyre dhe se për rastin do t’i njoftojnë organet relevante vendore dhe ndërkombëtare, duke shtuar se në Mal të Zi ende nuk janë krijuar kushtet për ballafaqime të tilla, për gjykime të këtij rangu andaj edhe ka vend për skepticizëm. Duhet theksuar se dëshmitarët dhe të dëmtuarit kosovarë nga gjykata e Bijelo Poles deri në kufi me Kosovën janë përcjellë nga policia malazeze që pati një sjellje mjaft korrekte.


KULTURË SHOQATA E ARTISTËVE FIGURATIVË TË MALIT TË ZI NDAU ÇMIMET VJETORE

Vahida Hasanaga-Nimanbegut Çmim për pikturë Podgoricë – Pas çmimit të fituar vitin e kaluar në Sallonin e Zemunit, piktorja ulqinake Vahida Hasanaga – Nimanbegu ka fituar edhe një çmim tjetër për pikturë. Shoqata e Artistëve Figurativë të Malit të Zi i ka ndarë asaj të martën Çmimin e parë në konkursin vjetor për pikturë të organizuar nga kjo shoqatë. Shoqata e Artistëve Figurativë të Malit të Zi ka ndarë çmime edhe për skulpturë dhe grafikë, si dhe për ekspozitën më të mirë të realizuar. Me rastin e ceremonisë së ndarjes së çmimeve është organizuar ekspozita të cilën e kanë hapur kryetari i Shoqatës së Artistëve Figurativë të Malit të Zi, Pavle Pejoviq, dhe kryetari i jurisë së konkursit së sivjetshëm, piktori Gjergj Noc Martini. Vahida Hasanaga Nimanbegu ka mbaruar studimet për art në

Beograd. Aktualisht drejton shoqatën “Art Dulcinium” e cila merret me art dhe kulturë si dhe ka organizuar një sërë kolonish artistike.

(Kohapress)

U KREMTUA 60-VJETORI I EMETIMIT TË EMISIONIT TË PARË NË GJUHËN SHQIPE NË RADIO TITOGRADIN E ATËHERSHËM

Përvjetor i rëndësishëm në jetën kulturore të shqiptarëve në Mal të Zi Si sot 60 vjet më parë, pikërisht në vitin 1949, në Radio Titogradin e atëhershëm, sot Radio e Malit të Zi për herë të parë u dëgjua në shqip: Ju flet Radio Titogradi. Ky ishte një emision i përditshëm dhe zgjaste 30 minuta. Para disa ditësh u shënua 60-vjetori i emisionit të parë në gjuhën shqipe në Radion e Malit të Zi, respektivisht në Radio Titogradin e atëhershëm. Emisioni solemn u transmetua drejtpërdrejtë nga restoranti “Troja” në Tuz, ndërkaq përveç gazetarëve të punësuar në redaksitë e RTV të Malit të Zi në gjuhën shqipe dhe në mediat e tjera në gjuhën shqipe në Mal të Zi, ishin të pranishëm edhe punëtorë dhe bashkëpunëtorë të shumtë të kësaj redaksie, pastaj përfaqësues të jetës publike, kulturore, politike e shpirtërore jo vetëm nga trevat shqiptare në Mal të Zi por edhe më gjerë. Redaksinë aktuale të këtij emisioni e përgëzuan ministri për Mbrojtjen e të Drejtave të Njeriut dhe Pakicave në Qeverinë e Malit të Zi, Fuad Nimani, pastaj ministri për Kulturë, Sport dhe Media, Branisllav Miqunoviq, kurse për rëndësinë e kësaj redaksie në zhvilimin e informimit në gjuhën shqipe dhe të vlerave multikuturore, foli drejtori i përgjithshëm i RTV të Malit të Zi, Branko Vojiçiq. Për historikun e punës 60-vjeçare, foli redaktori i kësaj redaksie Pjetër Lucaj, i cili mes tjerash theksoi: “Si sot 60 vjet më parë, pikërisht në vitin 1949, në Radio Titogradin e atëhershëm, sot Radio e Malit të Zi për herë të parë u dëgjua në shqip: Ju flet Radio Titogradi”. Ishte ky një emision i përditshëm dhe zgjaste

30 minuta. Sipas kujtimeve të redaktorit të parë, tani të ndjerit Gjergj Gegaj, ky emision kishte për qëllim informimin në gjuhën amtare për luftën që zhvillohej në atë kohë kundër stalinizmit dhe Informbyrosë, por edhe fillimin e një lufte të re për ndërtimin e vendit të sapoçliruar dhe të rrënuar deri në themele nga lufta”, veçoi Lucaj, duke përkujtuar realizuesit e parë të këtij emisioni, përveç redaktorit Gj. Gegaj, përkthyesin Marash Berishaj dhe gazetar – folës Ahmed Rexhepagiq. Ky emision funksionoi një vit, e pastaj shkrihet në “Radio Jugosllavia” dhe emetohet nga Beogradi. Pas 15 vitesh, respektivisht në vitin 1965, ky emision hapet përsëri në Radio Titogradin e atëhershëm, por kësaj here me koncepcion të ri, përmbajtje dhe njerëz të rinj. Pas këti rifillimi, redaktori i parë është, tani i ndjeri, Gjergj Gjokaj, gjithnjë deri në vitin 1979, kurse bashkëpunëtorë të tij ishin Olivera Petroviq, pastaj Pjetër Dreshaj e diçka më vonë edhe Mirash Gojçaj. Në vitet e tetëdhjeta, redaktor ishte Fran Camaj, kurse aktualisht kjo redaksi udhëhiqet nga Pjetër Lucaj dhe emeton tri tipe të emisioneve: lajmet e mëngjesit në orën 7:45, pastaj ditarin në orën 17:30 dhe emisionin informativo-muzikor “Në fund të javës”, po ashtu në orën 17:30. Kjo redaksi numëron gjashtë të punësuar dhe një punëtor të angazhuar honorar dhe tenton që duke vazhduar trashëgiminë informative të pasurojë koncepcionin e vet programor me përmbajtje të reja. Organizimi i këtij solemniteti, përveç respektit ndaj punës së bërë gjatë periudhës së kaluar 60-vjeçare, rikujtoi edhe një herë të gjithë ata që me angazhimin e tyre profesional, intelektual e shpirtëror, kontribuan në ruajtjen dhe afirmimin e vlerave kulturore e shpirtërore në të gjitha hapësirat shqiptare në Mal të Zi dhe më gjerë.

Gj.Dukaj

e enjte, 26 mars 2009 15


MOZAIK DHOMA E ZEJTARËVE-SIPËRMARRËSVE TË MALIT TË ZI NDAU ÇMIMET VJETORE

Laureatë, katër kompani nga Ulqini

Pronarit të kompanisë “Cungu&Co”, Nazif Cungu, i ka takuar çmimi “Mali i artë” për sektorin e tregtisë, ndërsa në mesin e 14 menaxherëve të shpërblyer me çmime janë pronarët e kompanive nga Ulqini “Faf&Co” - Servet Husiq, “Ardi Company” – Sabri Zejnelagiq dhe “Arena Milk” – Nizami Mavriq. Podgoricë – Pronari i kompanisë “Cungu, Nazif Cungu, u shpërblye me Çmimin “Mali i artë” (Zlatna Gora), ndërsa tre pronarë të tjerë të kompanive nga Ulqini fituan Çmimin “Menaxherë të vitit” në ceremoninë vjetore të organizuar të premten nga Dhoma e Zejtarëve-Sipërmarrësve të Malit të Zi. Përveç Cungut, Çmimi “Mali i artë” u takoi edhe pronarëve të kompanive “Kerber”, Sllavko Vujisiq, “Mesopromet” – Hilmi Franca, kompanisë “Flores” – Veselin Vuçiniq dhe “Voli Trade” – Dragan Bokan. Pronarit të kompanisë “Cungu&Co” i ka takuar çmimi për sektorin e tregtisë, ashtu si dhe pronarit të kompanisë “Voli Trade”, pronarëve të kompanive “Kerber” dhe “Mesopromet” në fushën e turizmit-hotelierisë, ndërsa pronarit të kompanisë “Flores” në fushën e bujqësisë. Në mesin e 14 menaxherëve të shpërblyer me çmime janë pronarët e kompanive nga Ulqini Faf&Co, Servet Husiq, “Ardi Company” – Sabri Zejnelagiq dhe “Arena Milk” – Nizami Mavriq. Pronarit të kompanisë Faf&Co, Servet Husiq, i është dhënë çmimi në fushën e ndërtimtarisë dhe përpunimit të drurit, për prodhimin e dyshekëve, pronarit të “Ardi Company” Sabri

BISEDË ME NAZIF CUNGUN, PRONAR I KOMPANISË “CUNGU”, FITUES I ÇMIMIT “MALI I ARTË”

Çmimi, dëshmi e suksesit dhe inkurajim për të rinjtë Koha javore: Z. Cungu, cila është vlera e Çmimit vjetor “Zlatna Gora” (“Mali i Artë) i cili iu është akorduar para pak ditësh nga Dhoma e Zejtarëve-Sipërmarrësve të Malit të Zi? N. Cungu: Ky është një vlerësim i madh që nuk më jepet vetëm mua, por edhe bashkëpunëtorëve dhe punëtorëve me të cilët kam punuar, pa të cilët ky sukses nuk do ishte i mundur. Ky çmim është një dëshmi se duke punuar pandalur në mënyrë të ndershme, pa patur lidhje politike, por me shumë energji e përpjekje, mund t’ia dalësh që të bëhesh i suksesshëm. Ky mendoj është një inkurajim në mënyrë të veçantë për të rinjtë të cilët duhet të kuptojnë që duke u shkolluar e duke punuar më këmbëngulje ndershmërisht mund të ecësh përpara drejt suksesit. Unë nuk jam i gëzuar dhe krenar vetëm për faktin që kam marrë unë çmimin e parë, mirëpo edhe për faktin që pesë ndër afaristët më të mirë të Malit të Zi janë edhe ata shqiptarë gjë që dëshmon për aftësitë e spikatura të shqiptarëve për të ecur përpara nëse iu lejohet të garojnë në kushte të barabarta. Koha javore: Sa dhe si është reflektuar kriza ekonomike dhe financiare botërore në biznesin privat, përfshirë edhe biznesin Tuaj, dhe në përgjithësi në ekonominë e Malit të Zi? N. Cungu: Kriza ekonomike në Malin e Zi vihet re në mënyrë të veçantë tek industria minerare, pasi në tregjet botërore ka rënë kërkesa për lëndë të parë gjë që ka shkaktuar ndërprerje në eksportin e aluminit. Gjithashtu ngjashëm si dhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës, edhe Mali i Zi kërcënohet nga kriza në sektorin e ndërtimit. Mali i Zi ka përjetuar viteve të fundit një fryrje të çmimeve në këtë sektor, ndërkohë që kriza botërore e ka dëmtuar ndërtimtarinë anembanë. Ndikuese për ne ka qenë veçanërisht përkeqësimi i situatës ekonomike në Rusi duke qenë se rusët kanë përbërë një pjesë të mirë të klientëve dhe investitorëve. Shqetësuese për popullin shqiptar është klima e sektorit të turizmit, i cili gjithashtu është ndër më të dëmtuarit nga kjo krizë në nivel global. Rënia botërore ekonomike ka shtyrë shumë individë nëpër botë që të kursejnë e të heqin dorë nga aktivitete jo të domosdoshme siç janë udhëtimi e pushimi dhe kjo gjë ka për të na prekur shumë ne. Edhe në biznesin tim ka për t’u ndjerë pasoja e krizës botërore, mirëpo unë bashkë me kolegët e mi e kemi ndjekur më vëmendje të madhe mënyrën se si është Unë nuk jam i gëzuar dhe zhvilluar, kemi analizuar e parashikuar si do të ndikojë në Mal krenar vetëm për faktin që të Zi dhe kemi marrë masa paraprake kam marrë unë çmimin e parë, për të minimizuar dëmin e saj. mirëpo edhe për faktin që pesë

ndër afaristët më të mirë të Malit

Koha javore: Cilat janë masat që të Zi janë edhe ata shqiptarë gjë duhet ndërmarrë me qëllim të daljes që dëshmon për aftësitë e nga kriza ekzistuese? N. Cungu: Masat që mund të merren spikatura të shqiptarëve për të janë të shumta dhe vështirë se mund ecur përpara nëse iu lejohet të garojnë në kushte të të shpjegohen e zbërthehen siç duhet barabarta. në pak rreshta. Masa të nevojshme për këtë periudhë mund të ishte ulja e taksave dhe lehtësimi sa më shumë që të jetë e mundur e barrës fiskale, e procedurave burokratike administrative për të përmirësuar klimën e biznesit. Të nevojshme janë posaçërisht përgatitjet para sezonit të turizmit, duke qenë se ky sektor do të preket nga kriza. Duhet që administrata lokale të jetë shumë më e kujdesshme për këtë sezon, mirëpo në fakt ka ndodhur e kundërta, përgatitjet e sivjetshme nuk ekzistojnë fare edhe pse periudha e turizmit po troket e bashkë me të edhe kriza botërore. Bujqësia është një fushë që ka hapësirë të madhe veprimi në këtë situatë e kërkon vëmendje të veçantë kështu që kthimi i pronave tek ish pronarët kishte për të mundësuar zhbllokimin e shumë hapësirave nga situata e tanishme duke nxitur investimet në bujqësi. Zejnelagiq për fushën e përpunimit të hekurit, elektroteknikës dhe automekanikës, ndërsa pronarit të “Arena Milk” Nizami Mavriq në fushën e sektorit të prodhimit të qumështit, tekstilit dhe lëkurës. Dhoma e Zektarëve-Sipërmarrësve ka shpërblyer me çmim edhe gazetarin Mustafa Canka, bashkëpunëtor i disa mediave vendore dhe të huaja. Dhoma e Zejtarëve-Sipërmarrësve ka ndarë çmimin e Menaxherit të vitit për 14 pronarë të ndërmarrjeve, pesë personalitete në fushën e ekonomisë dhe 12 institucione dhe individë nga Mali i Zi dhe jashtë. Ulqin Biznes Asociacioni ka organizuar të hënën një konferencë për shtyp ku janë prezantuar afaristët dhe ndërmarrjet e shpërblyera të Ulqinit që janë anëtare të këtij asociacioni.

(Kohapress)

Koha javore: Cili është vizioni Juaj për tregtinë dhe biznesin në përgjithësi dhe planet Tuaja për të ardhmen? N. Cungu: Ne kemi shumë plane, por disa prej tyre i kemi ndaluar dhe presim momentin e duhur për t’i realizuar. Pas sukseseve që kemi pasur në tregëti, ne së shpejti do të orientohemi në turizëm dhe bujqësi. Njëri ndër ato projekte është ndërtimi i një kompleksi turistik në liqenin e Shasit. Për atë zonë të mrekullueshme kemi përgatitur një projekt për një pushimore me kapacitet prej 200 shtretërish. Kompania jonë Shqetësuese për popposedon në atë zonë një sipërfaqe prej 5 hektarësh. Vetëm brenda kompleksit turisullin shqiptar është klima e tik duhet të punësohen mbi 70 punëtorë. Për realizimin e këtij projekti i kemi sigusektorit të turizmit, i cili ruar mjetet financiare nga Banka Europiane për Zhvillim dhe Rindërtim (BERZH), gjithashtu është ndër më të por tash nëntë muaj jemi duke pritur dokumentacionin urbanistik që duhet ta lejojë dëmtuarit nga kjo krizë në nivel Komuna e Ulqinit. global. Rënia botërore Realizimi i këtij projekti do të nxisë edhe investime të tjera në atë zonë, posaçarisht ekonomike ka shtyrë shumë në bujqësi dhe blegtori. Interesimi momental është kultivimi i luleve dhe prodhimi individë nëpër botë që të kurse- i farërave të ndryshme të cilat e kanë tregun në shtetet e Bashkimit Europian. jnë e të heqin dorë nga Gjithashtu do të fokusohemi edhe në gjueti, që përsëri e lidhim me zonën e Anës së Malit. Me gjueti do të nxisim vazhdimin e sezonit turistik, pra prej shtatorit e deri aktivitete jo të domosdoshme në mars. Në planin tonë afatshkurtër planifikojmë që të punësojmë mbi 150 punësiç janë udhëtimi e pushimi dhe torë të rinj.

kjo gjë ka për të na prekur shumë ne.

16 e enjte, 26 mars 2009

Bisedoi: I. Kallaba


FEJTONI ULQINI NË VITET E LIDHJES SHQIPTARE TË PRIZRENIT 1878-1881 (15)

Planet për qetësimin e Shkodrës për humbjen e Ulqinit Ministri i Punëve të Jashtme i Perandorisë Osmane i dha përgjigje Tisos se nuk besonte se Porta e Lartë do të ishte në gjendje të vendoste për ndryshimin e propozuar nga Fuqitë e Mëdha, sepse shqiptarët do të kundërshtonin dhe Porta nuk do të ishte në gjendje të përdorte dhunën kundër tyre.

Mr. Riza Rexha Në Konferencë u caktua kufiri i ri ndërmjet Malit të Zi dhe Portës së Lartë për rajonin e Ulqinit. Vija kufitare fillon nga gryka e Bunës, shkon lumit përpjetë deri te pika ku nga liqeni i Shasit del vija që derdhet në Bunë – vija e Shëngjergjit, prej aty ndjek kufirin jugperëndimor të liqenit të Shasit, kalon përmes sheut të Megjureçit, nëpër Kllezën të Naltë del në Mërkot dhe shkon deri në pikën e kufirit të caktuar nga Traktati i Berlinit, në Megjureç, e prej aty në liqenin e Shkodrës në ishullin Golica Topall. Po në atë datë, më 26 qershor 1880, përfaqësuesi i Francës në Stamboll, Tiso, në emër të ambasadorëve të Fuqive të Mëdha i dorëzoi një notë kolektive Ministrisë së Punëve të Jashtme të Perandorisë Osmane, me të cilën e kishin në dije se kishin vendosur që Malit të Zi t’i jepnin Ulqinin me rrethina deri te lumi Buna. Njëkohësisht i sugjeronin t’u jepte shqiptarëve të Vilajetit të Shkodrës disa rregullime administrative me qëllim që t’i qetësonte. Po ashtu, në fund të notës e ftonin Portën e Lartë që të merrte masa për ta realizuar vendimin e tyre, se, ndryshe, do të gjendej para obligimeve të mëparshme ndaj Fuqive të Mëdha. Lidhur me këtë notë, ministri i Punëve të Jashtme i Perandorisë Osmane i dha përgjigje Tisos se nuk besonte se Porta e Lartë do të ishte në gjendje të vendoste për ndryshimin e propozuar nga Fuqitë e Mëdha, sepse shqiptarët do të kundërshtonin dhe Porta nuk do të ishte në gjendje të përdorte dhunën kundër tyre. Konsulli austro-hungarez në Shkodër, Lippihu dhe ai i Britanisë së Madhe pranë qeverisë malazeze, Grini, u propozuan qeverive përkatëse që t’u premtonin shkodranëve autonominë

administrative të vilajetit të tyre për t’i qetësuar që ta pranonin humbjen e Ulqinit si një e keqe më e vogël ndër dy të këqijat. Në propozim thuhej se edhe për Portën e Lartë e lyp interesi që gjatë zbatimit të variantit të propozuar t’u jepeshin shqiptarëve të Vilajetit të Shkodrës disa të drejta lidhur me administrimin e tyre, me qëllim që të kënaqeshin dhe të plotësonin dëshirat e tyre, të ligjshme, por duke i lënë të paprekura lidhjet që i bashkojnë shqiptarët me Perandorinë Osmane. Qeveria austriake, dhënien e autonomisë shqiptarëve të viseve veriore nuk e shihte si masë kundër Turqisë, por ishte mënyra më e mirë që ato të ruheshin me të gjitha fuqitë. Lippihu nuk e fshehte vështirësinë që do ta kishte për t’i bindur shkodranët, sepse teksti i notës përshkohej thellësisht nga fryma antishqiptare. Çdo gjë ishte llogaritur që të vihej në shërbim të qëllimeve të Fuqive të Mëdha. Nga nota dilte qartazi qëllimi që të përçaheshin forcat kombëtare shqiptare që ishin për mbrojtjen e tërësisë tokësore, të thyhej uniteti i tyre, të futej përçarja fetare dhe rajonale. Propozimi për autonomi ishte një zgjidhje parciale dhe ai ishte i papranueshëm për interesat e popullit shqiptar, sepse me të cenohej integriteti territorial shqiptar. Ishte në plan të veçohej Vilajeti i Shkodrës, gjë që ishte në kundërshtim me programin kombëtar të Lidhjes Shqiptare të Prizrenit, e cila luftonte për një autonomi në shkallë kombëtare e jo parciale. Ky paragraf nuk ishte paraparë për të mirën e popullit shqiptar, për simpatinë që kishin Fuqitë e Mëdha për këtë popull, por ishte vënë në shër-

bim të realizimit të synimeve të tyre për të dobësuar frontin e përgjithshëm kombëtar të rezistencës. E bënin këtë vetëm sa për të shkëputur Ulqinin, e pastaj shqiptarët të jetonin nën sundimin e të huajve si përpara. Formulimi i paragrafit për të drejtat lidhur me administrimin ishte i paqartë, nuk shtronte asgjë konkrete, ishte lehtë për ta interpretuar në mënyra të ndryshme, sipas interesit të fuqive të interesuara.

MONARKIA DUALISTE MBROJTËSE E IDESË PËR NJË SHQIPËRI AUTONOME (4)

Interesat e Rusisë ndaj Ballkanit në kohën e Kuvendit të Ferizajit Rezistenca e Rusisë kundër politikës austrohungareze në Ballkan shpjegohet me orientimin e Petersburgut drejt Antantës, nga politika ekspansioniste e saj në Ballkan, e cila u forcua me marrëveshjen e Revalit midis Eduardit VII dhe Nikollës II më 9 qershor 1908, marrëveshje që Wilhelmi II e cilësoi si "grupim antigjerman si përpara luftës 7-vjeçare". Me këtë lëvizje politike iu dha fund edhe paktit të Murzstegut dhe idesë së pajtimit të interesave austro-hungareze dhe ruse në Ballkan. Gjithashtu, Italia u rreshtua në anën e Rusisë në varrosjen e paktit të Murzstegut (Programi Murzsteger 1904), për shkakun se monarkia habsburgiane e kishte përjashtuar me atë pakt dhe tani ajo tentonte të përfitonte koncesione.

Sylë Ukshini Kuvendi në Ferizaj Në konstelacion të projektit hekurudhor austrohungarez të pranverës 1908 u bënë më të zëshme dyshimet se qeveria osmane ishte e gatshme t'ia shiste tokat e nevojshme monarkisë habsburgiane. Në këtë kontekst dhe kur situata në Perandorinë Osmane po përkeqësohej, kur Lëvizja Xhonturke mori formë, 20.000 shqiptarë u mblodhën nga 5 deri më 23 korrik 1908 në Ferizaj. Kjo ngjarje e madhe politike natyrisht zgjoi interesimin e të gjitha përfaqësive konsullore në Vilajetin e Kosovës. Vjena zyrtare, përmes konsujve të saj Rapaport në Shkup, Prohaska në Prizren dhe Zambur në Mitrovicë ishte e interesuar për rritjen e

Kuvendit të Ferizajt, veçanërisht për shkak të propagandës të elementit serb dhe xhonturk, i cili bënte çdo gjë që kjo ngjarje politike të merrte karakter antiaustrohungarez. Konsulli austrohungarez në Mitrovicë, Zamburi, në telegramin dërguar Ministrisë së Jashtme në Vjenë, datë 6 korrik 1908, përhapjen e informacioneve të rreme për okupimin ushtarak të viseve shqiptare nga ana e Austro-Hungarisë, ia vishte qarqeve serbe, të cilat asokohe ishin shumë aktive në Kosovë, si përmes propagandës ashtu edhe përmes bandave kriminale, të cilat detyrë parësore ksihin dështimin e misionit austro-hungarez në Vilajetin e Kosovës. Ndërsa, gazeta autoritative e Vjenës Neue Freie Presse, e 24 Korrikut 1908, shkruante se në mesin e

shqiptarëve të rretheve Ferizaj, Gjilan, Gjakovë, Prizren dhe Prishtinë prej javësh mbretëron një shqetësim i madh i shkaktuar nga ndonjë shtet ballkanik. "Tubimi i djeshëm i arnautëve (shqiptarëve) në Ferizoviq kishte për qëllim të pengonte një ekskursion nga Shkupi të Shkollës gjermane të Selanikut. Deri më tani shqiptarët nuk janë shpërndarë plotësisht dhe duket se janë nxitur nga agjitatorët serbë, të cilët po përhapin thashetheme të marra mbi okupimin austrohungarez". Në të vërtetë, qysh më 4 korrik, disa çeta të mëdha shqiptarësh kishte filluar të tubohen pranë hekurudhës midis Stacionit të Ferizoviqit dhe Kaçanikut. Dhe, sipas raporteve të konsujve austro-hungarezë, mund të flitej për shifra prej 4.500 deri në 6.000 veta, të ardhur që nga Jeni Pazari e Shkupi. Një palë tjetër që ishte e interesuar të përdorte shqiptarët për interesat e veta dhe për t'i larguar ata nga ideja e autonomisë, ishin autoritetet osmane në Vilajetin e Kosovës, të cilat filluan të bëjnë propagandë anti-austriake, dhe aneksimin e Bosnjë Hercegovinës më 1908 nga Austro-Hungaria filuan ta paraqesin si rrezik për shqiptarët. Më 29 korrik, sipas një letre të konsullit Oskar Prohaska në Prizren, Kuvendi i Shqiptarëve të Ferizoviqit, njëri prej tubimeve më të mëdha brenda disa shekujve, mund të konsiderohet se urdhëresa për mbajtjen e kuvendit kishte ardhur prej vetë Shemsi Pashës, i cili ka marrë urdhra për këtë drejtpërsëdrejti prej pallatit mbretëror.

e enjte, 26 mars 2009 17


MOZAIK

18 e enjte, 26 mars 2009


MARKETING

e enjte, 26 mars 2009 19


MARKETING


Turn static files into dynamic content formats.

Create a flipbook
Issuu converts static files into: digital portfolios, online yearbooks, online catalogs, digital photo albums and more. Sign up and create your flipbook.