Koha 364

Page 1

Intervistë me Vahida Hasanaga Nimanbegu

Nxitje për një bashkëpunim edhe më të mirë

„Ulqini“ më i miri në Kampionatin rajonal jugor

Podgoricë e enjte, 2 prill 2009 Viti VII Numër 364 Çmimi 0,50 ISSN 1800-5969

PËRKUNDËR PËRÇARJES DHE NUMRIT TË MADH TË LISTAVE ZGJEDHORE TË PARTIVE DHE KOALICIONEVE SHQIPTARE NË ZGJEDHJET PARLAMENTARE TË 29 MARSIT

Shqiptarët fitojnë katër deputetë


NGJARJET JAVORE Presidenti Barak OBama

Në Londër për takimin e 20-shes Presidenti Barak Obama arriti në Londër për samitin global mbi krizën ekonomike botërore. Kjo është ndalesa e parë e Presidentit Obama në një turne 8 ditëshe që do të përfshijë tre takime të nivelit të lartë, takime të shumta kokë më kokë me udhëheqës botërorë si dhe vizitën e parë për zotin Obama në një vend kryesisht mysliman që nga ardhja në Shtëpinë e Bardhë. Pas shumë javësh fokusimi tek ekonomia amerikane, Presidenti Obama del në skenën botërore me vizitën e tij në Londër. Së bashku me udhëheqës të tjerë botërorë, ai do të marrë pjesë në takimin e nivelit të lartë të G20-ës në një ndërtesë konferencash jo shumë larg qendrës financiare të kryeqytetit britanik. Synimi: të mos lejohet që kriza e tanishme ekonomike të përsëritet. Ekzistojnë mendime të ndryshme se cili është ilaçi më i mirë për shërimin e ekonomisë së sëmurë botërore, megjithëse ka një konsensus se diçka duhet bërë. Presidenti Obama është në favor të shpenzimeve të mëdha qeveritare për të nxitur rritjen ekonomike, por shumë udhëheqës evropianë duan më tepër reforma në fushën e rregullave të sistemit financiar. Zyrtarët e Shtëpisë së Bardhë kanë lënë të kuptohet se synimi i tyre do të jetë zhvillimi i një takimi për shkëmbimin e mendimeve. Ata kanë theksuar gjithashtu se rëndësia e samitit është jashtëzakonisht e madhe. Analistë si Reginald Dale i Qendrës për Studime Strategjike dhe Ndërkombëtare në Uashington thonë se ky është një rast që presidenti i ri amerikan të tregojë se ai është në gjendje të bëhet një udhëheqës botëror në fushën ekonomike. "Në të gjithë botën, njerëzit vuajnë nga kriza ekonomike. Prandaj, takimi i G-20-ës, ku marrin pjesë udhëheqës që përfaqësojnë 80 përqind të ekonomisë botërore, është një rast i jashtëzakonshëm që Presidenti Obama të demonstrojë rolin udhëheqës amerikan për të cilin ai flet vazhdimisht." Para hapjes së takimit të nivelit të lartë, zoti Obama do të ketë një sërë takimesh dypalëshe në Londër. Ai do ta fillojë ditën e sotme me një mëngjes pune me kryeministrin britanik Gordon Brown. Para se të ulet për drekë me pjesmarrës të tjerë të takimit të nivelit të lartë, ai do të ketë një

Themelues: Kuvendi i Republikës së Malit të Zi Gazetë javore për aktualitete, shkencë dhe kulturë Numri i parë doli më 21 shkurt 2002. Botues: SHAGBG ’’Pobjeda’’ Kryetari i Bordit të drejtorëve Radoica Luburiq Redaktor përgjegjës: Ali Salaj Gazeta redaktohet nga kolegjiumi: Fran Gjokaj, Ismet Kallaba (aktualitete, sport), Rrok Dushaj (mozaik, bota), Fahrudin Gjokaj (grafikë), Vijoleta Berishaj (sekretare teknike), Bisera Beqaj (marketing) Adresa: Bulevar revolucije 5 Podgoricë Telefonat: 081-247-799, 247-734 Fax: 247-674 E-mail: kohajavore@cg.yu www.kohajavore.cg.yu Dorëshkrimet dhe fotografitë nuk kthehen

2 e enjte, 2 prill 2009

takim me Presidentin rus, Dmitri Medvedev dhe me Presidentin kinez, Hu Jintao. Të enjten, krahas samitit, Presidenti do të ketë takime të tjera dypalëshe me udhëheqësit e

bërë thirrje për më tepër mbështetje nga aleatët. Por në Europë ekzistojnë ndjenja të forta kundër dërgimit të trupave të tjera luftarake.

Koresë së Jugut, Indisë dhe Arabisë Saudite. Pastaj, zoti Obama drejtohet për në kufirin frankogjerman për ceremonitë me rastin e 60-vjetorit të NATO-s. Gjendja në Afganistan me siguri do të mbizotërojë takimin e nivelit të lartë të NATO-s, në kushtet kur anëtarët e Aleancës përballen me kërkesat në rritje të sigurisë në shekullin e XXI. Presidenti Obama ka premtuar dërgimin e më shumë trupave amerikane në Afganistan dhe ka

Sally McNamara e cila analizon çështjet europiane në Fondacionin Heritage të Uashingtonit, thotë se zoti Obama mund të shfrytëzojë popullaritetin e tij personal mes europianëve për t’i bindur udhëheqësit e tyre të mbështesin luftën në Afganistan me mënyra të tjera.


NGJARJET JAVORE QeVeria e maLit tË Zi HaPi tË sHtUnËn tenderËt PËr PLaZHin e madH dHe adËn

Priten investitorë të fuqishëm Podgoricë – Qeveria e Malit të Zi ka hapur të shtunën tenderët për dhënien me qira shumëvjeçare të Plazhit të Madh dhe Adës. Qeveria i ka ftuar investitorët ndërkombëtarë me aftësi financiare dhe përvojë në projektim, ndërtim, menaxhim dhe marketingun e komplekseve turistike ekskluzive që të dorëzojnë ofertat për zhvillimin e këtyre komplekseve dhe marrjen me qira afatgjate të Plazhit të Madh. Në bazë të kushteve të tenderëve, të drejtë pjesëmarrjeje në të kanë të gjitha firmat apo konzorciumet që e blejnë dokumentacionin e tenderit i cili kushton 50 mijë euro dhe nënshkruajnë deklaratën e besueshmërisë. Një ndër kushtet e tenderit është që ofertuesi të paktën tri prej tetë viteve të fundit të ketë menaxhuar objektet hotelierike, turistike,

sOt nË ULQin

Arkiv

rekreative, kulturore, arsimore dhe afariste me sipërfaqe prej 200 mijë metrash katrorë dhe me një vlerë prej të paktën 300 milionë euro. “Pjesëmarrësi në tender apo udhëheqësi i konzorciumit duhet të ketë xhiro vjetore prej të paktën 400 milionë euro gjatë tri viteve të fundit”, thuhet në kushtet e tenderit. Të interesuarit duhet ta dorëzojnë dokumentacionin deri më 28 maj, kurse ofertat përfundimtare deri më 1 shtator. “Krahas ofertës, ofertuesi duhet të dorëzojë edhe garancionin bankar për të në shumë prej një milion euro, kurse për Adën prej 500 mijë euro”, kanë saktësuar nga Qeveria. Në thirrjen publike thuhet se qëllimi i tenderit është zhvillimi i Plazhit të Madh dhe i Adës si komplekse eksluzive ku përfshihen objekte hotelierike, objekte për pushim dhe sport, vila

dhe apartamente për banim, si dhe objekte të tjera në harmoni me mjedisin natyror të paprekur. Plazhi i Madh ndodhet në skajin më jugor të Malit të Zi ndërmjet Ulqinit dhe rezervatit natyror Ada. Në kuadër të Plazhit të Madh është plazhi ranor i gjatë 13 kilometra, me gjerësi 60-100 metra, gjë që ofron rast unik për ndërtimin e kompleksit turistik të përmasave të mëdha. Sipërfaqja e përgjithshme për zhvillim është 1.35 mijë hektarë, kurse Qeveria ofron me qira 903 hektarë në pronësi shtetërore për një periudhë prej 90 vjetësh. Ujdhesa Ada gjendet në grykën e lumit Buna, posedon plazhin e gjatë 2.7 kilometra dhe të gjerë 30 metra. Në kuadër të këtij kompleksi është parashikuar

ndërtimi i 2 500 shtretërve, si dhe të paktën një hoteli i cili do të funksionojë sipas standardeve ndërkombëtare me katër apo pesë yje, kurse me të do të menaxhojë një operator i njohur turistik. Interesim për të investuar e më pas menaxhuar me komplekset turistike Plazhi i Madh dhe Ada kanë shfaqur shumë kompani të njohura ndërkombëtare në thirrjen publike të bërë vitin e kaluar nga Qeveria e Malit të Zi.

(Kohapress)

Fillojnë aktivitetet për kremtimin e Ditës së Ulqinit Ulqin – Dita e Ulqinit, e shtuna e parë e muajit prill, do të kremtohet edhe sivjet me një sërë aktivitetesh që fillojnë sot dhe do të zgjasin deri të dielën. Në këtë kuadër, kryetari i Komunës së Ulqinit, Gëzim Hajdinaga, do të presë sot udhëheqësit fetarë, kurse në orët e mbrëmjes do të bëhet përurimi i përfundimit të punimeve të fazës së tretë të elektrifikimit të rrugës në aksin Ulqin – Tivar, nga kthesa e rrugës që të çon për Valdanos deri te Krytha e Ulqinit. Në programin e ditës së nesërme janë parashikuar mbajtja e Turneut

Ndërkombëtar në futboll, përurimi i Qendrës Ditore për fëmijët e handikapuar dhe ekspozita e fotografive kushtuar ish kryetarëve të Komunës së Ulqinit. Të shtunën në Qendrën e Kulturës do të mbahet kuvendi dhe akademia solemne, si dhe koncerti artistik ku do të marrin pjesë tenori Ramë Lahaj na Prishtina, sopranot Jadranka Jovanoviq nga Beogradi dhe Marina Cuca nga Podgorica, si dhe një grup muzikor nga Vjena. Aktivitetet kushtuar Ditës së Ulqinit do të përfundojnë të dielën me Turneun Ndërkombëtar në Karate i cili do të mbahet në palestrën sportive të Shkollës Fillore „Mareshali Tito“, kurse në mbrëmje në Qendrën e Kulturës do të hapet ekspozita e piktorit Mehmet Aloja.

(Kohapress)

e enjte, 2 prill 2009 3


OPINIONE & VËSHTRIME ZgjedHjet e ParakOHsHme ParLamentare nË maL tË Zi

Katër mandate për partitë shqiptare

Mbetet shpresa se partitë shqiptare në Parlamentin e Malit të Zi më në fund do ta formojnë Klubin e tyre, gjë që nuk ishte rasti në mandatin e deritashëm si dhe të kenë një konsensus, së paku, rreth çështjeve kyçe, që, poashtu, mungonte deri tani.

Xhoana M.Perkaj Të dielën që shkoi u mbajtën zgjedhjet e parakohshme parlamentare në Mal të Zi. Koalicioni në pushtet mori 48 vende në Parlament. Partitë e opozitës që i takojnë krahut serb

në Mal të Zi, morën gjithsej 28 mandate. Mandatet e tjera (4) u takuan subjekteve nacionale shqiptare Shikuar në tërësi, për ne këto zgjedhje mund të thuhet se paraqesin një kthesë sa i përket faktit se, madje, gjashtë parti dhe koalicione politike në njësinë e madhe zgjedhore, nuk kanë mundur ta arrijnë censusin t’i sigurojnë mandatet, kështu që mund të thuhet se tashmë ekziston një pasqyrë e vendeve në Parlament nga e cila janë zhdukur subjektet e vogla politike. Pasqyra duket kështu: I - Koalicioni për Malin e Zi Europian, II - Krahu i partive të mëdha opozitare të provenjencës serbe (Partia Socialiste Popullore, Demokracia e Re Serbe dhe Lëvizja

për Ndryshime) III - Partitë shqiptare. Në të ardhmen kur të bëhet analiza e asaj se si kanë kaluar partitë dhe koalicionet shqiptare në këto zgjedhje, do të duhej të konstatohej ajo që është kryesorja, fakti se për të parën herë katër subjekte nacionale shqiptare kanë hyrë në Parlamentin e Malit të Zi. Shikuar në tërësi, ky është një rezultat i mrekullueshëm. Veçanërisht kur merret në konsiderim shembja e Alternativës Shqiptare pak para shpalljes së zgjedhjeve dhe dezorientimi i mundshëm i votuesve shqiptarë në Malësi. Mirëpo, elektorati shqiptar ka treguar se është më koshient dhe largpamës se çfarë mendohet dhe populli është ai i cili

do të na shpie në Europë. Për një pasqyrë më të qartë duhet të disponohet me më tepër të dhëna sipas rajoneve, veçanërisht kur është fjala për koalicionet. Për këtë nevojitet një analizë më e hollësishme. Mirëpo, qysh tani, mund të vërehen dy karakteristika të zgjedhjeve në tërësi: 1) Dështimi i partive dhe koalicioneve të vogla që i takojnë njësisë së madhe zgjedhore. 2) Për të parën herë në Parlamentin e Malit të Zi do të jenë katër mandate që vijnë nga partitë (ose koalicionet) politike shqiptare: UDSH – 4800

vota, Forca e Re Demokratike – 3100 vota, Lista Shqiptare – 2900 vota dhe Koalicioni Shqiptar “Perspektiva” – 2600 vota. Nga partitë shqiptare në Parlament nuk ka hyrë PPD e cila ka marrë 800 vota. Mbetet shpresa se partitë shqiptare në Parlamentin e Malit të Zi më në fund do ta formojnë Klubin e tyre, gjë që nuk ishte rasti në mandatin e deritashëm si dhe të kenë një konsensus, së paku, rreth çështjeve kyçe, që, poashtu, mungonte deri tani. xhoanaperkaj@yahoo.com

Populli sfidon liderët

Zgjedhjet e 29 marsit për shqiptarët në Mal të Zi ishin nje sfidë tjetër, një sfidë ndaj të gjithë atyre që mendonin se votat e shqiptarëve do të shpërndahen duke rrezikuar mandatet e përfaqësuesve shqiptarë në Parlamentin e Malit të Zi. Ndodhi ajo që as optimistët më të mëdhenj nuk e prisnin - fituan katër nga pesë vendet e mundshme në parlament. Votuesit shqiptarë votuan me një vetëdije të lartë kombëtare, duke dëshmuar se shqiptarët janë politikisht të pjekur dhe se ata dinë të marrin vendime të rëndësishme politike.

Shefika Gjoni Atë që liderët tanë politikë nuk arritën dot ta bëjnë - koalicionin gjithshqiptar, e kurorëzoi në mënyrën më të mirë të mundshme për momentin, populli ynë. Ai veproi me mençuri, duke vlerësuar atë që ishte për t’u vlerësuar dhe duke ndëshkuar atë që ishte për t’u ndëshkuar tek liderët politikë dhe partitë politike. Kësaj rradhe nuk votuan me eufori, të udhëhequr nga premtimet parazgjedhore apo mashtrimet e “dhuratave të Babadimrit”. E kuptuan se vota e tyre kushton më shumë se kaq, se është në pyetje përfaqësimi i denjë si dhe jeta e tyre dhe e fëmijëve të tyre. Ajo që reflektoi dhe rezultoi me sukses, ishte konkurrenca brendapartiake, ndërpartiake si dhe ajo rajonale. U dëshmua se, jo vetëm në ekonomi por edhe në politikë, konkurrenca është ajo që i shtyn të gjithë pjesëmarrësit të angazhohen maksimalisht për fitore. Në një garë atletike, pjesëmarrësit do të vrapojnë më shpejt, sa më shpejt që vrapon i pari. Kësaj rradhe kishim një fushatë më tolerante dhe më korrekte. Kësaj fryme i kontribuan më të rinjtë. Lë për të dëshiruar përpilimi i listave, ku kriter kryesor është ai - “qytetar”, “katundar”, “mysliman”, “katolik” etj., duke lënë anash atë që është më me rëndësi - aftësitë , autoritetin e atributet e tjera të kandidatëve, pra CV-të e tyre. Ende është më me rëndësi prej nga je sesa kush je. Kjo është e keqja e të gjitha të këqijave sepse subjektet politike duhet të jenë pionierë të ndryshimeve pozitive, e jo promotorë të ndasive, duke hapur

edhe më thellë hendekun ekzistues. Me siguri me kalimin e kohës gjeneratat e reja do t’i tejkalojnë këto, duke favorizuar mbi të gjitha aftësitë e kandidatëve, e jo përkatësinë e tyre, çfarëdo qofshin ato. Ky fenomen duhet të na brengosë të gjithëve, duke na obliguar për një angazhim më të madh në eliminimin e kësaj dukurie negative që për fat të keq vjen duke u thelluar. Subjektet politike dhe liderët e tyre kanë për detyrë të angazhohen në eliminimin e saj, e jo ta ushqejnë e ta kultivojnë atë, duke ndërtuar mbi të karrierën e tyre politike. Pra, kjo nuk don vetëm kohë, por edhe vullnet të mirë të të gjithëve, e sidomos të liderëve politikë. Populli këtë e di mirë, por ata të udhëhequr nga karrierizmi nuk zgjedhin metoda për realizimin e qëllimeve egoiste sipas parollës “qëllimi arsyeton mjetin”. Një dukuri tjetër negative që është prezente te subjektet tona politike është mosrespektimi, gjegjësisht injorimi i grave dhe vajzave, sado të afta të jenë ato. Edhe pse ato përbëjnë mbi 50% të votuesve, janë të shkolluara e të ngritura, duke treguar gjatë tërë shkollimit dhe punës aftësi që shpeshherë i tejkalojnë ato të meshkujve, numri dhe rangimi i tyre është vetëm formal. Është për të ardhur keq për mentalitetin e të gjithë atyre akterëve që pajtohen me këtë gjendje në subjektin e tyre politik, por edhe për ato femra qe pajtohen me një rangim të tillë. Kjo vazhdon ta përcjellë femrën që nga fillet e pluralizmit si një hije e zezë që nuk po i shkëputet dot, edhe pse shumë prej tyre japin kontributin e vet që nga fillimi i proceseve demokratike, atëherë kur shumë meshkuj nuk e kishin atë guxim. Në subjektet politike shqiptare asnjë femër nuk është në vendet udhëheqëse e vendimmarrëse. Megjithatë e dimë mirë se kemi femra të shkolluara, të afta e të ngritura, femra që e meritojnë një vend të tillë dhe me të cilat duhet të krenohemi. Si duket, femrat janë zezaket e viteve ‘60 të Amerikës, se sot e dimë ku kanë arritur ata. Për çdo ndryshim së pari dhe më së vështiri është të ndryshosh veten. Ne këtë e arritëm, por kemi edhe

shumë punë për të bërë, pra të ndryshojmë 50 %-shin tjetër, mentalitetin e meshkujve. Femrat vazhdojnë të punojnë por gjithnjë prapa skene, duke përkrahur të tjerët dhe duke ushtruar misionin më të shenjtë rritjen dhe edukimin e fëmijëve, shkollimin e frymëzimin e tyre për të ecur me hapa sa më të mëdhenj drejt diturisë, duke i vetëdijësuar se vetëm të ditur e të mençur mund t’i kontribojmë vendit dhe kombit tonë të shtrenjtë. Megjithë të metat e shumta, të cilat shpresojmë që do të korrigjohen në zgjedhjet e ardhshme, është për t’u admiruar vullneti politik i popullit shqiptar, i cili, megjithëse i shprehur si shumë e opcioneve të ndara – tregon unitet dhe premton një të ardhme më të mirë për të gjithë ne. (Autore e projektit të Revistës së parë për femra në gjuhën shqipe)

Pikëpamjet e shprehura në faqet opinione & vështrime nuk përfaqësojnë domosdoshmërisht politikën redaksionale të “Kohës javore”

4 e enjte, 2 prill 2009


VËSHTRIME & OPINIONE Qasje

“Sizifizmi” i ditëve tona

Ne u japim votën tonë, ata e kthejnë atë në vila trekatëshe, udhëtime të shternjta, makina luksoze dhe në fund të fundit i bie që të kenë punuar „për të mirën“ e popullit. Askush nuk parashtron problemin e privatizimit masiv? Çfarë të mire mund të sjell ky privatizim i shfreunar? Tokat tona vazhdojnë të shiten, e bashkë me to dhe liria jonë. Infrastruktura dhe ekologjia po vazhdojnë të pësojnë dëmtime të parikuperueshme. Industritë (e pakëta) po vazhdojnë të shuhen. Turizmi – shpresa jonë e fundit, po humbet shkëlqimin e vet. Dhe më e keqja „truri“i këtij vendi vazhdon fatkeqësisht të largohet. Shteti jemi ne dhe ne duhet të rebelohemi kundër fenomeneve të këtilla, sepse pushteti do vazhdojë të shfrytëzohet për qëllime vetjake dhe ne do vazhdojmë të ëndërrojmë për “Ulqinin- Dubain europian”

Mr. Sabina Osmanoviqi “Pushteti është nje opium” Në mitologjinë greke Sisifos është një hero i cili pasi e kishte tradhëtuar Zeusin, ky i fundit vendos ta ndeshkojë, duke e detyruar atë të ngrejë një gurë të rënde tatëpjetë një mali shkëmbor. Sa herë që Sizifos i afrohej majës, guri i tij rrokullisej në humnerë dhe ai ishte i detyruar t`a fillojë sërish nga fillimi, e të vazhdojë kështu deri në pafund. Kjo sagë mitoligjike më korrenspondon në njefarë mënyrë me situatën politike të viteve të fundit në Mal të Zi. Mania e krijimit të partive Në një vënd ku shqipëtarët perbëjnë rreth 7% të popullsisë, ata

përfaqësohen nga 6 parti politike. Me një përllogaritje të thjeshtë matematikore, i bie që çdo partie ti takojë 0,42% të votave. Një cirk i paparë!!! Mania e krijimt të partive të reja në vetvete është qesharake, servile dhe tregon një papjekuri politike. Ku qëndron sensi i pluralizmit partiak? „Aty ku ka jetë, aty ka dhe dëshirë; jo dëshirë për jetën, por -dëshirë për pushtet!”, është pohimi dionez i Niçes. Nocionet demokraci, liri, drejtësi, dinjitet si duket janë fjalë të keqinterpretuara dhe të keqpërdorura nga ne. Lind pyetja se si mund te pajtohet një popull me fenomene të këtilla? Çfarë e nënshtron këtë popull? Përse mbështet ky popull të këtilla çmeduri? Jetojmë në kohën e teknologjisë së avancuar dhe konflikteve të brendshme të pazgjidhura që reflektojnë dukshëm në skenën tonë politike. Në këtë kohë, ne duhet të përballemi me struktura politike që po tallen me sistemin e vlerave shoqërore, që manipulojnë në mënyrë të papreçendentë me qytetarët për të

arritur tek pushteti. Nuk është aspak e vështirë të arrish në këtë konkluzion, mjafton të dëgjosh përseritjet e vazhdueshme në fjalimet e tyre të cilët janë gati pa bazament të qëndrueshëm, fyerje të ndërsjellta që shkojnë gati gati në banalitet dhe mungesë të thekësuar retorike. Fusha brutale politike, që po „uzorpon“ në mënyrë të padrejtë të përditshmen tonë, duke injoruar problemet dhe nevojat e mbijetesës së shoqërisë, është një problem që dita ditës po bëhet gjithnjë e me i padurueshëm. Dhe çfarë ndodhë në fazën e “pas euforisë” elektorale? Si përfundim kemi katër deputetë që do përfaqësojnë „denjësisht“ shqipëtarët në kuvendin e Malit te Zi; si fillim do grinden se kush do të këtë vëndin me pamje më të mirë në parlamet, pastaj do vazhdojnë të grinden në mes veti, të mburren duke nxjerrë në shesh të „palarat“ e njëri-tjetrit dhe populli do presë para ekranit të televizorit, do qeshë dhe do presë ‚përjetësisht’ se kur do vijnë në rend te ditës hallet e tyre. Ne u japim votën tonë, ata e kthejnë atë në vila trekatëshe, udhëtime të shtrenjta, makina luksoze dhe në fund të fundit i bie që të kenë punuar „për të mirën“ e popullit. Askush nuk parashtron problemin e privatizimit masiv? Çfarë të mire mund të sjell ky privatizim i shfreunar? Tokat tona vazhdojnë të shiten, e bashkë me to dhe liria jonë. Infrastruktura dhe ekologjia po vazhdojnë të pësojnë dëmtime të parikuperueshme. Industrite (e pakëta) po vazhdojnë të shuhen. Turizmi – shpresa jonë e fundit, po humbet shkëlqimin e vet. Dhe më e keqja „truri“i këtij vëndi vazhdon fatkeqësisht të largohet. Shteti jemi ne dhe ne duhet të rebelohemi kundrejt fenomeneve të këtilla, sepse pushteti do vazhdojë të shfrytëzohet për qëllime vetjake dhe ne do vazhdojmë të ëndërrojmë për “UlqininDubain europian” Në një moment ku kriza financiare globale është bërë gati të trokas në „derën“ tonë të „brishëruar“, nuk ishte nevoja për „turma’ partiake dhe zgjedhje të parakoheshme të cilat do zbraznin dhe qindarkën e fundit të buxhetit shtetëror. Ndërsa jeta jonë nuk mjafton, jeta jonë është shumë e shkurtër për të përjetuar mrekullitë e „forcave- listave- koaliconeve“ për prosperitet, alternativa dhe europianizim. Kurse„toleranca“ është po ashtu një tjetër term që ne e kemi keqkuptuar. „Të qënurit tolerant është një proces i vazhdueshëm gati gati dhe i dhembshëm“, dhe ne nuk e konceptojmë dot. Sipas Makiavelit, “të qeverisësh do thotë të bësh të besojnë”- dhe ne duhet të besojmë në vetvete e jo të zvarritemi nga „pushtet-shfrytësuesit“, përdryshe do përfundojmë si ‚ushtarët e Kadaresë“: nga zgjedhjet vijmë, drejt zgjedhjeve shkojmë dhe fat tjetër ne nuk kërkojmë. (Autorja eshte doktorante në Universitetin Karl-Francens Grac, të Austrisë)

Pikëpamjet e shprehura në faqet opinione & vështrime nuk përfaqësojnë domosdoshmërisht politikën redaksionale të “Kohës javore”

e enjte, 2 prill 2009 5


OPINIONE & VËSHTRIME ZgjedHjet 2009

Rrofshin deputetët tonë

më Premtimet e dhëna prej tyre ëshë n në vend mirë të jepen njëherë e të çohe e të mos sesa të premtohen njëmijë herë ë asgj t bëhe

Shaban Peraj Unë në të gjitha shkrimet e mia para zgjedhjeve të parakohshme parlamentare në Mal të Zi jam përpjekur dhe kam bërë apel për bashkim të subjekteve politike shqiptare. Këtë e kam bërë dje, do ta bëjë sot e më shumë kam për ta bërë nesër e pasnesër për ata që duan të kuptojnë situatën e krijuar. Dukurinë e pranishme, që “shihet nga aeroplani” kanë për ta lufuar të gjithë ata pjesëtarë të shqiparëve në Mal të Zi që e pranojnë shtrirjen e duarve si diçka burrërore, pa dorëza, si diçka që në këto momente është më e nevojshme se kurrë. Këtë e kërkoj prej meje, çka nuk u kam kërkuar dhe nuk kam për t’u kërkuar falje atyre që janë bërë protagonistë të përçarjeve e që u munduan të shfrytëzojnë standardin e ulët të votuesve duke i kënaqur ata për momentin, qoftë me një mëditje, qoftë me cimento apo me një metër asfalt. Natyrisht se politikëbërësit shqiptarë nuk kanë për tu ngopur kurrë me veprimet e veta antiqytetare, anticivilizuese, ndaj nuk e kuptoj përse përzihen me punët e tyre të ndyta ndaj atyre që ishin në siklet për të vepruar me kokën e tyre sic i ka hije cdo qytetari. Çdo veprim politik është e drejtë e secilit dhe kjo i takon intimes njerëzore, ndaj është mëkat që kujtdoqoftë t’ia cenosh të drejtën për bindjet që ka e do të ketë. Nuk kanë pse të bëhen kujdestarë të ditës politikanët tanë, secili nga votuesit ka zgjedhur më të besueshmit, ata që u pëlqejnë më shumë. Këtu kemi të bëjmë me çështje ndjenjash personale ku bindjet tuaja nuk mund t’i përcaktojnë bindjet e mia, prandaj jam i bindur se cdokush do ta dijë se cili është roli i tyre politik e intelektual. Ju lumtë atyre që e kuptuan po edhe e shijuan votën e popullit, atyre pjesëtarëve dhe misionarëve të politikës mjerane, ju lumtë këtyre burrave që kanë marrë si mision përçarjen, shkapërderdhjen e trungut votues, edhe pse secili prej tyre u deklarua për bashkim pa dhënë formulën se si do të dukej ajo. Megjithatë, një gjë është e sigurtë, njerëzit thonë: ”shyqyr që ra

kjo dekë e u pamë”, pra shyqyr që e pamë se çka duan politikanët tanë. Ne si duket këtë nuk deshëm ta kuptojmë, apo nuk ditëm ta vlerësojmë se çfarë po na ndodhë dhe këtë le të mos e kuptojmë kurrë, por një gjë e di se populli ka filluar të ndërgjegjësohet pavarësisht premtimeve të dhëna e ndihmave materiale. Kjo nesër do të japë rezultatet e veta pozitive, ndryshe është më mirë të mos jemi gjallë fare. Pavarësisht atyre që vepruan pas shpinde e për të djegur disa vota, veprime këto makabre, njerëzit do të përballojnë situatat e rënda të bindur se janë përkushtuar në punën e tyre për të dënuar “heroizmat” e atyre që nuk patën kurajo e mendje të shëndoshë për të kuptuar rrethanat e reja të krijuara pas gjithë “respektit” që u bëri masa. Për këta politikanë inatçinj nuk ka rregulla, nuk ka parime, ndaj skenat e tilla në të ardhmën nuk duam t’i shikojmë, e ulin dhe e poshtërojnë figurën e deputetit, cilido qoftë ai. Nuk dua të hyj në kurthin e argumentit nëse është plotësuar Parlamenti i Malit të Zi me katër deputetë shqiptarë, problemi që trishton është se sa kohë do të zgjasë ferri shqiptar, deri kur duhet pritur një ndërhyrje kirurgjike për të dëshmuar se cfarë mund të ndërtojmë e jo të vazhdojmë prishjen. Thonë se “s’ bëhet bukuri me zor” por as deputet nuk mund të bëhesh me zor, që te dyja këto ndërgjegja e përgjithshme i emëron. Këto qëndrime nuk mund të mos tërheqin vëmendjen e opinionit shqiptar këtu në Mal të Zi mbi gjendjen e mjeruar politike në përgjithësi, për çka vakumi i krijuar vite me radhë sipas gjithë treguesve nuk është ajo që pretendon formacioni politik, por është krejtësisht tjetërfare, gjë që deri tani janë mbajtur me ide shterpe. Ky qëndrim i pafalshëm i tyre shpjegon nga njëra anë karakterin amoral dhe qëndrimet e tyre pseudointelektuale e në anën tjetër një

mungesë serioze të vizioneve të qarta politike. Atyre nuk u pëlqen të maten me mendimin e pavarur, nuk u pëlqejnë njerëzit që i rrethojnë, ndaj përhapja e ideve përçarëse paraqet pasiguri për të ardhmën e tyre politike. Prirja për t’u bërë deputet është një shfaqje mjegullimi, por shenjë e njeriut normal kurrsesi nuk mund të jetë! Disa nga këta bëjnë zhurmë kur ndodhen para ngjarjeve të pazakonta, megjithatë pajtohen shpejt me gjendjen kur shohin se murit me kokë nuk mund t’i bihet. Ai që ka mend në kokë, ai që do të jetë veprimtar i ndryshimeve do të çmohet nga të tjerët dhe do të ketë përkrahjen e masës.Cdo mundësi për të bërë diçka ndryshe ekziston dhe nuk ka gjë më të mirë se të prehësh në krahët e inercisë së vetëdijshme. Rrofshin deputetët tonë, më mirë se kaq nuk ka ku shkon më!

nË VigjiLje tË PËrkUjtimit tË 6 PriLLit, ditËs sË LaVdisHme PËr maLËsinË dHe mBarË kOmBin

Malësorët spartanë të nderohen

Më 6 prill të vitit 1911 Ded Gjo’Luli me do burra të tjerë ngriti flamurin kombëtar në Bratilë të Traboinit të Hotit. Flamurin nuk e ngriti veç për Traboin, Hot e Malësi por për krejt Shqipërin.

Robert Camaj Flamurin që ngriti ky vigan i kombit e përvetësoi si të vetin Shqipëria, dhe sot e asaj dite e ka si simbol të vetin i tërë kombi shqiptar. Atë flamur nuk e ka shpikur Deda as malësorët, por ia kanë dhanë do të tjerë, që kanë qenë të “kalemit” e që në kronologjinë tonë quhen rilindasit kombëtarë. Këto gjëra nuk do të ishte nevoja t’i përsërisim, do ishte dashur të ishin basolvuar, shkruar, botuar dhe materializuar që moti. Me siguri e thenë në formë ironike, kjo nuk ka ndodhur sepse është penguar nga malet e larta të lindjes apo dallgët e furishme të detit nga perëndimi. Në këto male me kreshta dhe në këtë fushë misiri po përkujtojmë me krenari edhe një 6 prill në kujtesë të vitit të madh për Malësinë e kombin atë të 1911-ës. Vit ky që shënohet me krenari në historinë tonë kombëtare, me shkronja të praruara.

Ende tek ne shënohet me folklor, me këngë e valle, por jo edhe me përurimin e një pllake përkujtimore, sot pas 98 vitesh nga ajo ngjarje. Kurse të kërkosh një shtatore të spartanëve malësorë do thotë dikush se po ëndërroj të paimagjinueshëm. Kush na pengon që mbi një pllakë guri, se gurë e shkëmbinj kemi sa të duash, të gdhendim thjesht një rresht me një datë. Pas kësaj kush të dëshirojë e të ketë mundësi le të ngrejë një tempull në Bratilë i cili do të shihet edhe nga Roma. Nuk dëshiroj të ofendoj askënd as të minimizoj angazhimin e askujt për sa i përket aktiviteteve që janë zhvilluar në përkujtim të kësaj datë, por mendoj se e kaluara jonë nevojitet që të materializohet me vlera kulturore dhe historike. Në vend që t’u biem daulleve u kemi rënë pipizaneve, dhe askush nuk na ka dëgjuar, dhe nuk mund të gjejmë rehati, po nuk patëm të materializuar të kaluarën tonë. Intelektualët që do duhej të inkurajojnë, heshtin ose kacafyten mes veti, sepse në Malësi nuk ka vend për të gjithë, ka vend veç për një dhe për ata që janë të gatshëm të ndjekin njëshin. Sepse sikur intelektualët të kishin instrument që të përdorin inteligjencën pa helmatim, ne sot do kishim brumin e mjaftuashëm për të bërë petullat. Por jo, heroikisht insistojmë dhe dëshirojmë të vrapojmë, vetëm duke mbajtur stafetën tërë

kohën dhe kur ajo na digjet në dorë, nuk kërkojmë ndihmë, sepse xhelozia jonë atë nuk na e lëjon. Ne sikur insistojmë dhe dëshirojmë që pasardhësit tonë të jenë me origjinë shqiptare e jo shqiptarë, na pëlqen të asimilohemi, e pra e kaluara ka dëshmuar se udha më e lehtë për asimilim është përçarja dhe moskoordinimi i punëve në radhët e një komunitetit. Unë nuk dua të hapë frontë as nuk kërkoj të krijoj front me askëndë, as nuk dua të shpenzoj kohë që të ndryshoj diçka që veç është pjekur te ne, prandaj është e kotë t’i vë në lëvizje idetë që do të duhej t’i kishim tejkaluar në fillim të shekullit XX. As nuk dua të çirrem as të tregoj se jam duke vuajtur pa masë, por thjesht të rikujtoj herë pas here për nevojën e bashkëpunimit midis atyre që mendojnë se ia duan të mirën këtij populli. Uroj 6 Prillin, sido që ta festojmë!

Pikëpamjet e shprehura në faqet opinione & vështrime nuk përfaqësojnë domosdoshmërisht politikën redaksionale të “Kohës javore”

6 e enjte, 2 prill 2009


OPINIONE & VËSHTRIME reZULtati i ZgjedHjeVe 2009

Gjuha e matematikës

Zërat që mund të dëgjohen nga radhët e Aleancës së Re se edhe kjo punë do të harrohet, do të ftohen deri në zgjedhjet e ardhshme nga populli mendoj se nuk pi ujë. Anamalasit me siguri që do ta pyesin z. Hollaj se ku është deputeti i Anës së Malit, z. Gjekaj, ku është deputeti apo ministri i Anës së Malit, e kështu me radhë. Gjërat po t’i lësh të ftohen siç mendojnë disa nuk mund të ndodhin, sepse po t’i lejosh që gjërat të ftohen ato mërdhasin fare. Ligji i dytë i termodinamikës thotë: me kalimin e kohës, tendenca për t’u shtuar parregullsia e proceseve është e paevitueshme.

Muhamet Nika Çdo e keqe po del se e paska një të mirë dhe si kundërshtim i kësaj është se e mira e kësaj të keqe që ka të bëjë me mandatet që fituan shqiptarët në zgjedhjet parlamentare 2009 është që ato megjithatë, jashtë çdo parashikimi, arritën të fitojnë 4 mandate nga 5 të mundshmet. Pa dyshim që fati ose më qartë dija dhe vullneti i Zotit nxori një matematikë politike për t’u kënaqur të gjithë pjesëmarrësit në zgjedhje. Ajo që do të kënaq; Partinë e Prosperitetit Demokratik është fakti që në nivelin lokal nuk shënoi humbje më shumë se 30 % në krahasim me shumicën e partive të tjera që participojnë në Kuvendin e Komunës së Ulqinit dhe që shumica parlamentare aktuale në Komunën e Ulqinit pa këshilltarët e PPD – së nuk mund të arrijë të fitojë zgjedhjet e ardhshme lokale, kurse çdo kombinim tjetër i partive shqiptare që qëndrojnë në opozitë nuk mund të marrin poste në

parlament pa çelësin e PPD – së. Por a do të jenë në gjendje partitë shqiptare të opozitës ta përpijnë pështymën e gjuajtur mbi këshilltarët e PPD – së për të fituar pushtetin e ri mbetet të shihet. Një gjë dihet: kush ia bën gropën tjetrit bie vetë brenda. Si duket, detektori për tradhëti kombëtare që bënë tre këshilltarët e PPD – së sipas akuzave të partive shqiptare, ish kryetarit të PPD – së z. Hollaj nuk funksionoi. Për të mos u mbetur borxh lexuesve shtojmë se ishte pikërisht z. Hollaj bashkë me përfaqësuesit e tjerë të Lëvizjes Alternativa e Perspektiva ai i cili duke mos e njohur sistemin zgjedhor do të bie brenda në gropë, ose do të koritet duke e shkelur Besën shqiptare me z. Sinishtaj. Por, për cilin veprim do të përcaktohet z. Hollaj mbetet të shihet. Kemi thënë më herët se diktatorët dhe diktaturat dinë ngandonjëherë ta kapin popullin në befasi dhe kjo ngjau me zgjedhësit e Anës së Malit të cilët u homogjenizuan rreth idesë fisnike “Për deputetin e Anës së Malit” dhe

tërë natën festuan në Katërkollë për fitoren e deputetit Hollaj, kurse z. Hollaj me Sinishtajn kishte nënshkruar një marrëveshje publike ku thuhej që nëse z. Sinishtaj jashtë degës së Ulqinit fiton edhe një votë më shumë atëherë deputet do të shkojë z. Sinishtaj dhe kështu ngjau. Mirëpo, për ta mbajtur besën, z. Hollaj duhet të japë dorëheqje në komisionin zgjedhor, për t’ia lëshuar dy vitet e para z. Sinishtaj, por kjo nënkupton që z. Hollaj nuk mund të bëhet më deputet nga lista e tij. Këtë të drejtë e humbet me dhënien e dorëheqjes, pra digjet, kurse kandidat për deputet mund të vijë një tjetër nga Ana e Malit, por kurrsesi z. Hollaj. Nga ana tjetër, ka mundësi që tre deputetët të bëjnë klubin e përbashkët në mënyrë që z. Hollaj të bëhet ministër, mirëpo duke pasur parasysh karizmat dhe sujetat partiake është e vështirë të besosh që mund të ngjajë një veprim i tillë, aq më tepër kur dihet që partner i DPS – së deri në këtë moment ka qenë

UDSH. Më duket se z. Hollaj duhet t’ia mësojmë atë vjershën e vitit të parë e cila është: Për një D që ti s’e vë/Fjala derë bëhet erë/Dhe shtëpia mbet pa derë/Për një M që ti s’e vë/fjala mik bëhet ik/Ç’bëre kështu more besnik/Po a i thuhet mikut ik. Po të kishte dashur kryetari i partisë z. Hollaj, të kishte pasur edhe frytet e 800 votave të PPD – së pa dyshim që nuk do të kishte qenë i shqetësuar për karrigën e deputetit sepse do të kishte pasur vota më shumë se Sinishtaj. Nga ana tjetër, duke pasur parasysh që me këto zgjedhje z. Gjukanoviq mendon që me 2/3 e parlamentit të nxjerrë vendim për anëtarësim në NATO me siguri brenda 2 viteve kjo nënkupton që opozita përsëri pas këtij vendimi ka për të kërkuar zgjedhje të parakohshme dhe nuk do të arrijë që dyvjetorin e dytë të mandatit ta fitojë përsëri anamalasi. Gjithashtu humbës pa PPD – në është edhe lista shqiptare, për në faktin se z. Bardhi në dy mandate arriti të fitojë në parlament duke falënderuar përkrahjen në dy zgjedhjet e fundit të PPD – së. Është interesant që z. Bardhi gjatë dy mandateve të fundit asnjëherë nuk e pranoi se bartën me vete edhe votat e PPD – së dhe të paktën t’i përmendej emri i koalicionit LD – PPD. Me siguri që këtë filozofi të politikës së tij do ta përdorë edhe me partnerët e koalicionit. Duhet thënë që z. Bardhi në komunën e Tuzit dhe Podgoricës fitoi 700 vota, kurse PPD ka fituar 800 vota. Kjo do të thotë që Bardhi do të bëhej përsëri deputet po të kishte pasur me vete PPD – në, në fakt Nikën e parë e jo Nikën e dytë, mirëpo kjo mbetet çështje e tij. Edhe pse në politikë kurrë nuk bënë të thuash jo, futja e Bardhit në një kolonë me partitë shqiptare në Kuvendin e Komunës së Ulqinit bashkë me PPD – në thuajse është fare e pamundur. Rezultatet e zgjedhjeve treguan se PPD nuk e mbivlerësoji, por as nuk e nënvlerësoji pozitën e vet dhe të këshilltarëve të kësaj partie. Anëtarët e kësaj partie me krenari mund të dëshmojnë që vetëm me frymën e tolerancës, mirëkuptimit dhe harmonisë kanë mundur të bëjnë një fushatë moderne dhe të mundësojnë që ky subjekt të subjektivizohej dhe të mbesë faktor kyç në skenën politike të Ulqinit. Mendoj që PPD ka rastin të mos mbesë si parti e pathënë me atë që pati ambicie të dallohej e që ishte lufta e hapur ndaj korrupsionit dhe lufta ndaj përfaqësimit direkt të qytetarëve. PPD deri më sot është duke bërë kontrata me popull duke shërbyer si katalizator i zbërthimit të skenës politike deri në fund. Gjithashtu duhet vlerësuar se përveç subjekteve të lartpërmendura PPD ndihet shumë e ofenduar nga shumi-

ca parlamentare në Komunën e Ulqinit e sidomos nga degët e Unionit Demokratik të Shqiptarëve të cilat veprojnë në Komunën e Ulqinit. Njëri nga ligjshmëritë e njerëzve të suksesshëm, liderëve, është ligji i të qenit aktiv dhe i mendimit të asaj që i thonë fitore për fitore në bashkëjetesën e shumicës DPS – UDSH – PPD. Me sa duket, një pjesë e UDSH – së në këtë shumicë nuk e kuptoi rolin se janë të ndërvarur e jo të pavarur. Kjo do të thotë se në këtë shumicë nuk u veprua sipas asaj që - fitoj unë dhe fitojnë të gjithë të tjerët, por u mendua: fitoj unë e të tjerët humbasin. E ajo që duhej të humbiste na qenkësh PPD. Mendojmë që UDSH vërtetë arriti të shënojë një fitore në krahasim me partitë e tjera, por kjo fitore është boshe, sepse nuk u bë e mundur që të fitohej edhe deputeti i dytë që do të fitohej po të respektohej vendimi i PPD – së për koalicion parazgjedhor me UDSH – në. Oferta e PPD – së kishte në vete një politikë me matematikë e cila i ofronte UDSH – së koalicion parazgjedhor dhe nëse fitohej deputeti i dytë atëherë mandati të ndahej përgjysmë me PPD – në. Nëse kemi parasysh situatën që UDSH – së i munguan shumë pak vota për mandatin e dytë dhe që PPD fitoi vetë 800 vota, rezulton që humbës në këtë drejtim vërtetë është UDSH. Pra kjo parti dogji mbi 2.500 vota. Vazhduar me gjuhën e kësaj matematike, në politikë del që deputeti i dytë anamalas mund të prodhohej vetëm me këtë koalicion ose me një koalicion të PPD – së dhe të Lëvizjes Alternativa – Perspektiva. Zërat që mund të dëgjohen nga radhët e Aleancës së Re se edhe kjo punë do të harrohet, do të ftohen deri në zgjedhjet e ardhshme nga populli mendoj se nuk pi ujë. Anamalasit me siguri që do ta pyesin z. Hollaj se ku është deputeti i Anës së Malit, z. Gjekaj, ku është deputeti apo ministri i Anës së Malit, e kështu me radhë. Gjërat po t’i lësh të ftohen siç mendojnë disa nuk mund të ndodhin, sepse po t’i lejosh që gjërat të ftohen ato mërdhasin fare. Ligji i dytë i termodinamikës thotë: me kalimin e kohës, tendenca për t’u shtuar parregullsia e proceseve është e paevitueshme. PPD mendon që problemet që nuk mund të kontrollohen, detyrimisht përfshijnë edhe marrjen e përgjegjësisë. Ne në këtë mënyrë nuk i fuqizojmë problemet në mënyrë qe ata të na kontrollojnë. Ne i bashkohemi shpirtit te mëshiruar në lutjen hebraike “ Zot, më jep kurajën të ndryshoj gjërat që mund dhe duhet të ndryshohen, qetësinë për të pranuar gjërat që nuk mund të ndryshohen dhe mençurinë për të njohur dallimin”.

Pikëpamjet e shprehura në faqet opinione & vështrime nuk përfaqësojnë domosdoshmërisht politikën redaksionale të “Kohës javore”

e enjte, 2 prill 2009 7


SPECIALE PËrkUndËr PËrÇarjes dHe nUmrit tË madH tË ListaVe ZgjedHOre tË PartiVe dHe kOaLiCiOneVe sHQiPtare nË ZgjedHjet ParLamentare tË 29 marsit

Partitë shqiptare fitojnë katër deputetë

Pas përçarjes së disa partive shqiptare dhe numrit të madh të listave zgjedhore shqiptare për zgjedhjet parlamentare të 29 marsit (nga 16 lista, pesë ishin shqiptare), edhe optimistët më të mëdhenj nuk kishin besuar se shqiptarët do të arrinin të fitonin katër deputetë nga pesë sa zgjedhen nga vendvotimet ku jetojnë shqiptarët. Prandaj, rezultatet e zgjedhjeve parlamentare të 29 marsit mund të duken befasuese dhe me fat për shqiptarët dhe partitë e tyre nacionale. Në krahasim me zgjedhjet e kaluara parlamentare dhe përbërjen e mëparshme të Parlamentit, partitë nacionale shqiptare do të kenë katër deputetë, domethënë një deputet më shumë, ndërsa Koalicioni “Mali i Zi Europian” ka humbur një deputet që del nga zona me vendvotime shqiptare dhe në përbërjen e ardhshme të Parlamentit të Malit të Zi do të përfaqësohet me një deputet nga kjo zonë. Përveç UDSH-së dhe LD në MZ, gjegjësisht Listës Shqiptare, në Parlamentin e Malit të Zi do të kenë deputetin e e vet për herë të parë Forca e Re Demokratike dhe Koalicioni Shqiptar “Perspektiva”. Në këtë mënyrë, partitë shqiptare pas shumë vitesh arrijnë që sërish të jenë të përfaqësuar me katër deputetë në Parlamentin e Malit të Zi. Fitore bindëse e Koalicionit “Mali i Zi Europian” Ashtu siç pritej, Koalicioni “Mali i Zi Europian” – Millo Gjukanoviq, i përbërë nga Partia Demokratike Socialiste, Partia Socialdemokrate, Partia Boshnjake dhe Iniciativa Qytetare Kroate ka fituar 168 290 vota duke siguruar 48 deputetë në Parlamentin e Malit të Zi. Në vendin e dytë, në bazë të numrit të votave është renditur Partia Popullore Socialiste e Malit të Zi me 54 545 vota dhe 16 deputetë, Demokracia e Re Serbe – Andrija Mandiq 29 885 vota, me tetë deputetë dhe Lëvizja për Ndryshime – Mundemi – Nebojsha Medojeviq 19,546 vota dhe pesë deputetë. Komisioni Zgjedhjeve Shtetëror ka njoftuar se sipas rezultateve paraprake nga 498.305 votues të regjistruar kanë votuar gjithsej 329.818 votues. UDSH – partia më e fortë shqiptare në Mal të Zi Rezultatet e zgjedhjeve kanë treguar se Unioni Demokratik i Shqiptarëve është partia më e fortë shqiptare në Mal të Zi. Kjo parti ka fituar 4 747 vota. Në vend të dytë për nga numri i votave është renditur Forca e Re Demokratike me 2 939 vota, Lista Shqiptare e përbërë nga LD në MZ dhe Alternativa Shqiptare me 2 898 vota dhe Koalicioni Shqiptar “Perspektiva” me 2 619 vota. Megjithatë PDS ka arritur të marrë sërish më tepër vota në vendvotimet ku gravitojnë shqiptarët në Mal të Zi. Në Parlament pritet që shqiptarët t’i përfaqësojnë sërish deputetët Mehmet Bardhi, kryetar i LD në MZ, Ferhat Dinosha nga UDSH, Vasel Sinishtaj nga Koalicioni Shqiptar “Perspektiva”, i cili më parë ka përfaqësuar Alternativën Shqiptare (në bazë të marrëveshjes politike parashikohet që dy vitet e para deputet i këtij koalicioni do të jetë Vasel

8 e enjte, 2 prill 2009

Sinishtaj, kurse dy vitet e tjera Amir Hollaj) dhe Luigj Shkrela nga PDS. Deputeti i vetëm i ri shqiptar në Parlamentin e Malit të Zi për momentin do të jetë Genci Nimanbegu nga Forca e Re Demokratike. Fati u buzëqesh shqiptarëve Rezultati i përgjithshëm i arritur nga partitë dhe listat shqiptare është cilësuar si sukses, por nga vetë përfaqësuesit kjo është cilësuar më tepër fat e tyre duke qenë se katër nga pesë listat garuese kanë arritur të hyjnë në Parlamentin e Malit të Zi, ndërsa vetëm Partia e Prosperitetit Demokratik ka mbetur jashtë Parlamentit. Nënkryetari i UDSH-së, Met Zenka, ka thënë se rezultatet dhe katër mandatet e fituara nga partitë shqiptare nuk kanë qenë të pritura. “Me paraqitjen e numrit të madh të partive shqiptare, është pritur humbja dhe shkapërderdhja e votave. Për fat të mirë, mandatet u ndanë me shumicë ndër subjektet shqiptare”, ka thënë ai. Edhe për deputetin e Koalicionit Shqiptar “Perspektiva”, Vasel Sinishtaj, shqiptarët duhet të jenë të kënaqur me mandatet e fituara të deputetëve. “Në përgjithësi shqiptarët duhet të jenë të kënaqur me rezultatin e zgjedhjeve, por jo edhe me numrin e listave zgjedhore shqiptare”, ka thënë ai. Deputeti i PDS-së, Luigj Shkrela, e çmon si afirmativ faktin që partitë shqiptare kanë fituar katër deputetë. „E çmoj si afirmativ faktin që partitë nacionale shqiptare participojnë me katër mandate në Parlamentin e Malit të Zi që është e para herë që prej kur është përfshirë në sistemin zgjedhor i ashtuaquajturi diskriminim pozitiv apo aksion afirmativ“, thotë ai. Edhe Ali Rexha, bartës i listës për deputetë të Partisë së Prosperitetit Demokratik, e vetmja parti shqiptare që nuk ka arritur të fitojë deputetin, ka shprehur kënaqësi që subjektet shqiptare kanë arritur të sigurojnë katër deputetë në Parlamentin e Malit të Zi. “Urojmë qe me dijnitet dhe sukses të përfaqësojnë interesat e të gjithë shqiptarëve në Mal të Zi”, ka thënë ai. Të gjitha partitë dhe subjektet shqiptare që kanë arritur të sigurojnë deputetin kanë shprehur kënaqësi për rezultatin e arritur. “Rezultatet e këtyre zgjedhjeve kanë treguar se optimizmi i UDSH-së ka qenë me arsye të plotë. UDSH ka treguar dhe dëshmuar se jemi partia më e fortë shqiptare në Mal të Zi. Po ashtu sukses të madh ka arritur në Komunën e Ulqinit, ku jemi subjekti më i fortë politik. E gjithë kjo është paralajmëruar edhe në fushatën tonë parazgjedhore, sepse gjithë fushatën kemi deklaruar dhe e kemi përqendruar në fitimin e deputetit të dytë. Mirëpo për shkak të disa rrethanave objektive dhe subjektive, për një numër shumë të vogël votash, rreth 200 sosh, nuk arritëm që të marrim deputetin e dytë”, thotë Met Zenka, nënkryetar i UDSH-së. Ai ka shprehur dyshime për rezultatin e disa subjekteve të tjera shqiptare, pa përcaktuar se për kë e ka fjalën. “UDSH shpreh disa dyshime të cilat me arritjen e rezultateve përfundimtare do të deklaro-

hen sepse janë të dyshimta një numër votash që vijnë nga disa treva ku nuk gravitojnë shqiptarët”, thotë nënkryetari i UDSH-së. Deputeti i Forcës së Re Demokratike, Genci Nimanbegu, ka vlerësuar poyitivisht rezultatin e arritur nga kjo parti. “Angazhimi i të gjithëve ka ndikuar që rezultati ynë të jetë mbi 40 për qind më i mirë se në vitin 2006. Ky rezultat na inkurajon edhe më tepër për shkak të faktit se gjithë kohën vepruam si opozitë”, ka thënë ai. Nimanbegu e ka cilësuar këtë rezultat si fitore të kësaj partie politike. “Kjo fitore ka vlerë shumë të madhe sepse Forca është prezente në të gjitha trevat shqiptare, si në Ulqin, Anë të Malit, Krajë, Malësi, Plavë e Guci dhe në Rozhajë. Sa i përket skenës politike shqiptare në Mal të Zi, ajo ndryshoi vetëm me Forcën”, ka thënë ai. Deputeti i Koalicionit Shqiptar “Perspektiva”, Vasel Sinishtaj, e ka vlerësuar mjaft të suksesshëm rezultatin e arritur nga kjo listë. “Ne jemi të kënaqur pasi që kemi siguruar mandatin e një deputeti”, ka thënë ai. Deputeti i PDS-së, Luigj Shkrela, ka shprehur kënaqësi për rezultatin e arritur në nivel vendor nga Koalicioni “Mali i Zi Europian”, por jo edhe në zonën e veçantë ku votojnë shqiptarët. Megjithatë, sipas tij, PDS ka arritur të fitojë numrin më të madh të votave edhe në këtë njësi zgjedhore ku garojnë partitë shqiptare. “Sa i përket njësisë së veçantë zgjedhore ku garojnë shqiptarët, PDS ka fituar numrin më të madh të votave, por nuk ka arritur rezultatin e zgjedhjeve të tjera. Ndërsa sa i përket rezultateve të PDS-së në Ulqin çmoj numrin e votave si real duke marrë parasysh konkurrencën e shtuar dhe fushatën agresive parazgjedhore të disa subjekteve nacionale ndaj elektoratit tonë“, ka thënë ai. „Votat tona janë vota të sigurta, të pastra, të njerëzishme, të kthjellta si loti, pa lodra, pa dajre, pa ikonografi të së kaluarës, pa folklor dhe patriotizëm të dyshimtë, pa marketing të nivelit europian, pa të gjithë atë që mund të jetë diskutabil për rrjedhën apo zhvillimin e procesit parazgjedhor“, ka shtuar Shkrela. Bartësi i listës zgjedhore të PPD-së, Ali Rexha, ka thënë se pavarësisht se kjo parti nuk ka arritur të sigurojë mandatin e deputetit, ka arritur të faktorizohet si subjekt politik. “Si edhe në dy mandatet e mëparshme, ne kemi qenë të gatshëm të anashkalojmë intere-

sat tona partiake për hirë të interesave të përgjithshme shqiptare. Andaj, deri në momentin e fundit kemi qenë të hapur për bashkëpunim me subjektet shqiptare. Mirëpo, pos dështimit të bisedimeve me UDSH-në për shkaqe tanimë të njohura dhe në mungesë të interesit nga partitë apo grupimet e tjera shqiptare, në momentet e fundit u detyruam të dalim vetë në zgjedhje për të ruajtur dhe faktorizuar subjektin tonë politik, gjë që arritëm ta realizojmë edhe atë në mënyrë shumë të sofistikuar d.m.th. në ato përmasa ku nuk kemi vënë në rrezik interesat e përgjithshme shqiptare”, thotë ai. Përfaqësuesit politikë shqiptarë dhe deputetët e tyre janë shprehur të gatshëm të bashkëpunojnë me njëri tjetrin me qëllim të realizimit të kërkesave të shqiptarëve në Mal të Zi. Nënkryetari i UDSH-së, Met Zenka, thotë se kjo parti qëndron pas deklaratave të veta drejtuar subjekteve të tjera politike shqiptare duke u ofruar bashkëpunim partive të tjera shqiptare për arritjen dhe realizimin e aspiratave të shqiptarëve në Mal të Zi. “Tani me arsye presim prej subjekteve të tjera politike shqiptare që t’i bashkojmë kërkesat tona në ato sfera ku nuk kemi kundërshtime apo kemi kërkesa të njëjta. Pra, të bashkohemi rreth kërkesave thelbësore apo esenciale për shqiptarët në Mal të Zi”, thotë ai. Deputeti i Forcës së Re Demokratike, Genci Nimanbegu, shpreh gatishmëri për bashkëpunim me forcat e tjera politike dhe deputetët e tjerë shqiptarë. “Përsëri shprehim gatishmëri për bashkëpunim me të gjithë përfaqësuesit shqiptarë në Parlamentin e Malit të Zi”, ka thënë ai. „Presim që të kemi qëndrime dhe vlerësime të njëjta dhe në këtë mënyrë të arrihet marrëveshje për formimin e grupit parlamentar të partive shqiptare në Parlamentin e Malit të Zi“, ka thënë deputeti i Koalicionit Shqiptar „Perspektiva“, Vasel Sinishtaj. Edhe PPD ka shprehur gatishmëri për bashkëpunim. “Partia e Prosperitetit Demokratik ka qenë dhe do të mbetet përherë e hapur për bashkëpunim në proceset integruese që na presin”, ka thënë ai.

I. Kallaba

Rezultatet paraprake të Listave zgjedhore për deputetë që kanë marrë pjesë në zgjedhjet parlamentare më 29 mars: 1 FORCA – Nazif Cungu 2,939 2 Komunistët Malazezë 1,594 3 Partia e Pensionistëve dhe Invalidëve të Malit të Zi 7,691 4 Koalicioni Popullor – Partia Popullore dhe Partia Demokratike Serbe 9,448 5 Mali i Zi Europian – Millo Gjukanoviq 168,290 6 „Boshnjakët dhe muslimanët bashkë, Një” 3,489 7 Lëvizja për Ndryshime – Mundemi – Nebojsha Medojeviq 19,546 8 PPS – Partia Popullore Socialiste e Malit të Zi – Srgjan Miliq 54,545 9 Demokracia e Re Serbe – Andrija Mandiq 29,885 10 Koalicioni i P.L. dhe Q.D. – “Për Malin e Zi ndryshe” – Dr. Goran Batriqeviq 8,777 11 Partia e Prosperitetit Demokratik 805 12 UDSH – Ferhat Dinosha 4,747 13 Partia Atdhetare Serbe – Docent dr. Aleksandar Stamatoviq “Për serbët e vërtetë” 2,446 14 „Koalicioni Shqiptar – Perspektiva“ 2,619 15 Lista Nacionale Serbe 4,291 16 Lista Shqiptare: LD në MZ – Mehmet Bardhi & A.SH. – Gjergj Camaj 2,898


INTERVISTË interVistË me PiktOren VaHida Hasanaga – nimanBegU

Çmimet, dëshmi e krijimtarisë kualitative Shoqata e Artistëve Figurativë të Malit të Zi i ka ndarë piktores ulqinake Vahida Hasanaga - Nimanbegu javën e kaluar Çmimin e parë në konkursin vjetor për pikturë të organizuar nga kjo shoqatë. Për këtë arsye zhvilluam me të këtë intervistë. Koha javore: Znj. Nimanbegu, Shoqata e Artistëve Figurativë të Malit të Zi iu ka ndarë javën e kaluar Çmimin e parë për pikturë në konkursin vjetor të kësaj shoqate. Çfarë vlere ka ky çmim për Ju? V. Hasanaga - Nimanbegu: Çmimi i Shoqatës së Artistëve Figurativë të Malit te Zi përbën për mua një sukses të madh dhe është një çmim me rëndësi të veçantë. Në disa intervista të mëparshme kam thënë që për artistët, çmimet janë të rëndësishëm sepse jepen prej kolegëve

dhe njerëzve të cilët merren me art dhe kritikën e artit, pra prej njerëzve profesionistë. Vitin e kaluar unë kam fituar çmim në Sallonin e Zemunit, por ky çmim është për mua më i rëndësishëm. Koha javore: A e keni pritur një çmim të tillë? V. Hasanaga - Nimanbegu: Nga vetë fakti që në shkurt të këtij viti u bëra anëtare e Shoqatës së Artistëve Figurativë të Malit të Zi nuk prisja kurrfarë çmimi. Isha me të vërtetë shumë e

habitur kur më njoftuan se unë isha fituesja e Çmimit të Shoqatës për këtë vit. Koha javore: Sa ndikojnë çmimet në veprimtarinë e një artisti? V. Hasanaga - Nimanbegu: Për biografinë e një artisti lirisht mund të them që çmimet janë

Koha javore: Me çfarë punimi keni konkurruar në konkursin e Shoqatës së Artistëve Figurativë? V. Hasanaga – Nimanbegu: Punimin me të cilin kam konkurruar e kam realizuar në vitin 2007 në teknikën e vajit. Në krijimtarinë time dominojnë punimet me ngjyrë të kaltër dhe ato të terrakotës, dheut dhe gurit. Ky punim është i realizuar me ngjyra të nxehta të tokës, gurit, një oker me shumë nuanca. Në punimet e mia po ashtu është karakteristike struktura dhe ajo dominon në

Për biografinë e një artisti lirisht mund të them që çmimet janë shumë të rëndësishëm. Po ashtu mendoj se çmimet, për secilin artist, shërbejnë si stimul pozitiv për të vazhduar veprimtarinë artistike artist dhe njëkohësisht dëshmojnë dhe konfirmojnë që artisti vepron në mënyrë kualitative. pëlhurë si një materie e gjallë. Unë merrem me problematikën e strukturës, teksturës, harmonisë, ritmit, komponimit me frymëzim të ambientit ku jetoj, detit, qiellit, diellit, gurit, rërës, ambientit mediteran, etj.

Në maj planifikoj të hapi ekspozitën personale në Izrael, kurse në qershor në Shtutgart. Po ashtu shpresoj në realizimin e simpoziumit të artistëve nga Mediterani në fillim të qershorit, një projekt i rëndësishëm jo vetëm për Ulqinin, por për tërë Malin e Zi. Vitin e ardhshëm jam e ftuar që të ekspozoj në Muzeun e Arteve Moderne në Napoli të Italisë, gjë që e konsideroj një sukses të madh për mua.

shumë të rëndësishme. Po ashtu mendoj se çmimet, për secilin artist, shërbejnë si stimul pozitiv për të vazhduar veprimtarinë artistike dhe njëkohësisht dëshmojnë dhe konfirmojnë që artisti vepron në mënyrë kualitative.

Koha javore: Çfarë Ju pret apo cilat janë planet Tuaja për të ardhmen? V. Hasanaga - Nimanbegu: Në maj planifikoj të hapi ekspozitën personale në Izrael, kurse në qershor në Shtutgart. Po ashtu shpresoj në realizimin e simpoziumit të artistëve nga Mediterani në fillim të qershorit, një projekt i rëndësishëm jo vetëm për Ulqinin, por për tërë Malin e Zi. Vitin e ardhshëm jam e ftuar që të ekspozoj në Muzeun e Arteve Moderne në Napoli të Italisë, gjë që e konsideroj një sukses të madh për mua. Kam edhe plane të tjera, mirëpo duhet të punohet shumë për realizimin e tyre.

Bisedoi: I. Kallaba

e enjte, 2 prill 2009 9


PANORAMË KULTURORE

ërshtatjes bi bujqësinë

Përshtatja strukturore si politikë ekonomike e FMN (Fondit Monetar Ndërkombëtar) prek gjithë ekonominë kombëtare, por mënyra dhe intensiteti i ndikimit janë të ndryshme për degë të ndryshme.

Monica Bellucci Monica Bellucci-n. Fansat nuk janë të pakët edhe për ata që, më shumë se për Madje me siguri që do të ketë edhe nga zënë vend në kinema enkas subjektin e filmit “Shoot ‘em up”, do shfaqet në kinema për gjithë për aktoren e preferuar. Filmi do të qjes nuk do të mund t’i bësh gjysmën e dytë të muajit veror. Tërhe për një film aksion, ku gërrezistencë kur mëson se bëhet fjalë goditura dhe skenat e aksionshetohen më së miri ironia, batutat e Me siguri që ka shumë nga it, që duken si të një filmi të animuar. n që presin me padurim ta aksio ve filma e nuarit pasio të ata edhe disa detaje më shumë shohin, por që më parë duan të dinë përpara ekranit të madh të vend zënë të se para pret i që për atë kinemasë. një pasion të çuditshëm për Smith, në dukje një njeri normal, me i gjatë betejës së përgjakindur sapol të një jetën on karotat, i shpët s të mistershëm. Ky vrasë disa me ës fëmij të shme të së ëmës uara, meqenëse ashik papar të a pasoj ketë të veprim i tiji do porsalinduri, në i sht pikëri është sve vrasë i ë kundërshtari i vërtet ka një talent të Smith por al, acion intern qendër të një komploti e... armëv e n veçantë në menaxhimi filmat e aksionit mund të E çuditshme të thuhet në 2008-ën, por tyre. “Shoot ‘em up” është të çudisin ende për origjinalitetin e alina që shkakton duket si tërheqës që në sekuencën e parë; adren ë të mirë) e kthyer në film një lojë kompjuterësh (të cilësisë shum e pafund gjetjesh groteske, e, mbi të gjitha, një seri pothuajse e gjetjes së ritmit të lartë të intuita shumë e mirë mbi mënyrën një karrierë pothuajse anonaksionit. Michael Davids, regjisor me e bukur deri sa zgjat pak ime deri tani, e ka kuptuar që loja është ë tiparin më përpara se të mbyll ta që te brilan idenë pasur ka dhe dhe publikut. përfundojë idili mes protagonistëve

ara, shprehur në monedhën e vendit. Në qoftë se a është e pajisur me një aktivitet bujqësor të konhëm, të orientuar drejt eksportit, atëherë zhvlerësimi i ës do të shoqërohet me një ngritje të konsiderueshme eve të produkteve bujqësore, me ngritjen e paritetit të të eksportit.

Efektet e ndryshimit të çmimeve met e produkteve bujqësore dhe oferta bujqësore

aturën agro-ekonomike flitet për njëfarë jo-elasticiteti ë ofertës bujqësore ndaj çmimeve të prodhimeve bujqëarsye për këtë mungesë elasticiteti konsiderohet: praktorëve kufizues, ndikimi i riskut dhe pasigurisë, njësiteti relativ i disa sistemeve të prodhimit, marrja e të pjesshme të politikës ekonomike, mungesa e koortë faktorëve të çmimit dhe jo-çmimit, etj. ë shkolle strukturaliste, të konkretizuar në një politikë aliste, nxitja nëpërmjet çmimit nuk jep rezultatet e pritkushtet e mungesës së strukturave prodhuese e infraave. Sipas saj, ngritja e strukturave të infrastrukturave se fizike e institucionale duhet t'i paraprijë politikës së e.

met e produkteve bujqësore dhe bilanci i pagesave

e çmimeve të produkteve bujqësore si rezultat i operatë përshtatjes strukturore, në radhë të parë si rezultat i simit të monedhës, normalisht duhet të shoqërohet me eksportit dhe paksimin e importit të produkteve bujqëtë dy faktorët që pasqyrohen në balancimin e bilancit të e. nat e një periudhe shumëvjeçare provojnë se eksportet re janë rritur me ritme më të shpejta se eksportet totale; t bujqësore janë ngadalësuar.

Çmimet e produkteve bujqësore dhe të ardhurat bujqësore Ngritja e çmimeve në nivelin e konsumatorit apo të eksportit nuk do të thotë automatikisht ngritje çmimesh në nivelin e prodhuesit. Kur studiojmë çmimin në nivelin e prodhuesit nga çmimi me pakicë duhet të zbresim taksat e ndryshme, marzhet tregtare si dhe pjesën e çmimit që “gëlltitet” nga inflacioni. Në qoftë se pranohet hipoteza e rritjes së çmimit në nivelin e prodhimit si dhe rritja e ofertës bujqësore të nxitur nga çmimi (megjithëse oferta bujqësore është relativisht joelastike ndaj çmimit ajo reagon pothuaj gjithnjë ndaj tij), përshtatja strukturore duhet të shoqërohet me ngritjen e të ardhurave bujqësore. Çmimet e produkteve bujqësore dhe shpërndarja e burimeve prodhuese në bujqësi Zhvlerësimi i monedhës së vëndit ka për qellim të impulsojë një rishpërndarje të burimeve prodhuese në bujqësi, nëpërmjet modifikimit të çmimeve relative të produkteve bujqësore të ekspozuara e të paekspozuara ndaj konkurrencës ndërkombëtare. Kjo do të thotë (në një fermë që prodhon për treg) se burimet prodhuese do të kenë tendencën të rrëshqasin nga aktivitetevet e prodhimit të produkteve të eksportit të prodhimit të produkteve të zëvëndësimit të importit. Kjo shpërndarje nuk është produkt i një ligji por një shtrembërim i ri, i quajtur “korrigjim i shtrembërimit negativ”. Justifikimi i një operacioni të tillë është se një rishpërndarje fillestare e mbivlere është e domosdoshme për të hapur ekonominë. Përshtatja strukturore dhe financat publike Ndikimi i përshtatjes strukturore në financat publike matet: së pari, duke krahasuar shpenzimet buxhetore për subvencionimin e çmimeve të caktuara bujqësore në një nivel më të ulët se çmimet reale, së dyti, duke krahasuar të ardhurat doganore nga eksportet (ulje) dhe importet (rritje) duke patur parasysh mundësinë e rritjes së fluksit të eksporteve dhe rënies së importeve.

E di se këngët e saj nuk janë ideuar

10 e enjte, 2 prill 2009


PANORAMË KULTURORE

Rezarta Skifteri pse është "Si ka mundësi që në Shqipëri, edhe të bëhet modë e një vend me nivel të tillë ekonomik, i shkruar nga të mirë?" Ky është në fakt një koment modelet e Rezarta huajt, pasi kanë parë në internet modë, bëhet edhe Skifterit. "Po, thotë Rezarta, bëhet stiliste shqiptare modë e mirë!" Ajo është ndër të parat të ketë vëmedjen e dhe në dhjetë vite karrierë ka arritur funksionale dhe të të gjithëve që duan diçka unike, t. hësish njëko bukur mirë këtë punë, Në Shqipëri ka stilistë, ka që e bëjnë Realisht ka një të. stislis janë nuk që ë stilist ka por edhe edhe jashtë. ndodh që gjë s, modë rreth e madh të zhurmë janë tepër të ëri Shqip në modë bërit të e Vështirësitë të vështira për mëdha. Së pari sepse kushtet janë tepër nga mundësitë për realizimin e veshjeve, duke filluar që shembull, në qoftë të gjetur materialet që ti kërkon. Për mund të gjenden në se jashtë ka shumë aksesorë dhe ato të ndryshme, për mënyrë masive, ngjyra, apo forma gjithmonë duhet Shqipërinë kjo është shumë e vështirë. lloj aksesorësh. të marrësh avionin për të gjetur këto janë më të vështira Prandaj them se në Shqipëri kushtet . por në fund sesa jashtë për realizimin e një sfilate . rezultati del i njëjtë me sfilatat e huaja

Një "Barbie Shqiptare" në Las Vegas ra nga të tjerat, Kukulla "Barbie" është më e privilegjua Sivjet, 50-vjetori risë. rshmë përhe e in status fituar ka pasi ajo Amerikë, por edhe në në vetëm jo festua u ie", "Barb i vogëlushes "Qyteti i dritave", siç Europë, Azi, Afrikë, etj. Kështu, p.sh., Vegas-it, e festoi në Las i shent fluore t qyteti quhet ndryshe eçar. Qyteti i dha një 50-vj tor përvje këtë nale mënyrën e vet origji "Fashion Show" të një izuar organ duke , ngjyrë të veçantë festës Show Mall"-it, ion "Fash të r ështo madh bukur, në kompleksin tamam në zemrën e qytetit. në një shkollë artesh, që Organizatorja e "Fashion Show", ishte të krijonin veshje origjinale nxiti studentët e "Fashion Design", për kukullën dhe për modelet. , mes tyre ishte edhe stuNga rreth 150 studente që konkurruan cila rezultoi që të ishte një dentja shqiptare Ermelinda Manaj, e et e çmimeve ishin 20, por ndër fitueset e veçanta. Në fakt, fitues nalitetin e përzgjedhjes së fituesja shqiptare u vlerësua për origji saj në veshjen e modeles. të dhe tërhoqi vëmendjen Ermelinda paraqiti diçka tepër të veçan shumtë me fantazinë e saj të e arrësv pjesëm të dhe terëve e rapor e saj ishte skicuar modeli i krijuese. Prej kohësh, në mendjen sipas flamurit kuqezi. tatje përsh një ëtare, komb veshjes ajo që e motivoi që ëtare komb ja ndjen ishte se tha Ermelinda ën kuqezi, ngjyra ngjyr me j vishe të saj e lja mode kukulla dhe ëtar. komb tonë rit flamu e karakteristike që ka zgjedhur, rezultatet e Pasioni i saj për profesionin e bukur e saj në krijim, si dhe përa intuit e, studim në larta që ka arritur gjioze si Chanel, Giorgio presti t firma nga e voja e marrë si stilist suksesshme në shumë të bërë ka e etj., , Armani, Teen Vogue dhe Los Angeles. konkurrime të zhvilluara në Las Vegas

e enjte, 2 prill 2009 11


INTEGRIMET EVROPIANE eVrOPa PËr tË gjitHË (iii)

Institucionet e Bashkimit Evropian

Karakteristika, që të bie më shumë në sy në tërësinë e aktorëve të nivelit mbikombëtar dhe një dallim shumë i rëndësishëm me sistemet politike kombëtare është padyshim fakti, që vendimet merren në pjesën dërrmuese të tyre nga një organ i përbërë nga përfaqësues të qeverive të shteteve anëtare, Këshillit të Bashkimit Evropian (ose Këshillit të Ministrave). Dhe pikërisht ne të do të fillonim me të. Këshilli i Bashkimit Evropian ose Këshilli i Ministrave Këshilli i Bashkimit Evropian (ose Këshilli i Ministrave) është trupi më i rëndësishëm i BE-së, i cili merr vendimet. Anëtarët e këtij këshilli janë ministrat e shteteve anëtare të BE-së, të cilët takohen në seancat e rregullta një herë në muaj, kurse varësisht nga aktualitetet (nganjëherë të karakterit urgjent të temave të caktuara) organizohen edhe seanca të jashtëzakonshme, si dhe dy deri tri takime joformale ("Gymnich", tip i mbledhjes/takimit ku nuk nxirren akte ligjore por vendime, deklarata). Vendimet më të rëndësishme merren në takimet e Ministrave të Punëve të Jashtme (në këtë rast takimet e Këshillit të BE-së quhen takimet e GAC-së (General Affairs Council and External Relations – Këshilli për punët e përgjithshme), pastaj në mbledhjen e ministrave për ekonomi dhe çështje financiare (ECOFIN), etj Parlamenti Evropian Parlamenti Evropian, me selinë kryesore në Strazburg, është trup përfaqësues i qytetarëve të Bashkimit Evropian. Deputetët në Parlament zgjedhen me votime të drejtpërdrejta, kurse numri i deputetëve (anëtarëve) të cilët zgjedhen në vendet e veçanta anëtare është në përputhje me përqindjen e banorëve të atij vendi në numrin e përgjithshëm të banorëve të BE-së. Momentalisht, Parlamenti Evropian ka 785 deputetë (gjendja në vitin 2008), të grumbulluar në nëntë grupe parlamentare, varësisht nga afërsia pro-

12 e enjte, 2 prill 2009

gramore ose ideologjike. Kompetencat e Parlamentit Evropian janë këto: shqyrtimi i propozimeve të Komisionit të BE-së, pjesëmarrja në nxjerrjen e akteve përmes procesit të bashkëvendosjes me Këshillin e BE-së. emërimi dhe shkarkimi i anëtarëve të Komisionit të BE-së, e drejta e vëzhgimit lidhur

me punën e Komisionit dhe Këshillit të BE-së, ndarja e emërimeve/kompetencave në miratimin e buxhetit vjetor dhe mbikëqyrja e zbatimin të tij në bashkëpunim me Këshillin e BEsë.

legjislacionin në fushat e përmendura. Së treti, së lart bashku me Këshillin e Ministrave, Komisioni Evropian vendos për buxhetin e BEsë. Së katërti, Komisioni zhvillon marrëdhëniet me jashtë në formën e marrëveshjeve që negociohen me vendet e treta, lidhur me tregtinë, ndihmën dhe asocimin, duke përfaqë-

suar BE-në në këto negociata. Së fundi, Komisioni vepron si “gardian i marrëveshjeve” të arritura midis shteteve anëtare të BE-së. Ai ka të drejtën të çojë shtetet anëtare në Gjykatën Evropiane të Drejtësisë, kur ka zëra që pretendojnë për Këshilli Evropian mospërmbushje të detyrimeve që Shefat e shteteve dhe qeverive (presi- rrjedhin nga marrëveshjet. dentët dhe kryeministrat) e të gjitha Gjykata Evropiane e Drejtësisë shteteve anëtare dhe kryetari i Komisionit Evropian e përbëjnë këtë Ky institucion i përbërë nga një Këshill. Këshilli Evropian zakonisht gjykatës për çdo shtet anëtar, të cilët takohet katër herë në vit me qëllim të zgjidhen nga qeveritë kombëtare për dakordimit të politikës së një periudhë të përtëritshme 6përgjithshme të BE-së dhe të shqyr- vjeçare, ka autoritetin më të lartë timit të prosperimit. Në Bashkimin ligjor në BE. Gjykata Evropiane e Evropian, Këshilli është forum për Drejtësisë ka tri funksione kryesore. marrjen e vendimeve politike në Ajo ndihmon të sigurohet që institunivelin më të lartë dhe për këtë cionet e BE-së nuk e kapërcejnë takimet e tij shpesh quhen „samite“. autoritetin e tyre, ndihmon në zgjidhjen e mosmarrëveshjeve dhe konflikKomisioni Evropian teve midis institucioneve të BE-së Komisioni Evropian është një kom- dhe shteteve anëtare dhe, së fundi, binim i roleve administrative, ndihmon të sigurohet respektimi i ligekzekutive, legjislative dhe gjyqë- jeve të Komunitetit Evropian nga sore. Por nëse përsëri do të mundo- ana e shteteve kombëtare. Rastet e heshim ta klasifikonim këtë institu- shqyrtuara nga Gjykata Evropiane e cion sipas ndarjes klasike të Drejtësisë dhe vendimet e marra nga pushteteve të sipër përmendura, ana e saj kanë ndihmuar në vendosKomisioni Evropian është më tepër i jen e e përsisë së të drejtës komungjashëm me qeverinë. Së pari, nitare mbi atë kombëtare, kur këto të Komisioni propozon legjislacion lid- drejta janë në konflikt me njërahur me shtyllën e parë të BE-së, që tjetrën. ka të bëjë me tregun e përbashkët Forumet financiare evropian, politikat bujqësore, strukturore dhe ato të tregtisë. Së dyti, a) Banka Qendrore Evropiane – është Komisioni ekzekuton ose zbaton përgjegjëse për krijimin dhe drej-

timin e politikës ekonomike dhe monetare evropiane ; drejton politikën e kursit dhe siguron funksionimin e sistemit të pagesave. Selia e saj ndodhet në Frankfurt; b) Banka Investuese Evropiane – financon projektet e Bashkimi Evropian; c) Fondi Investues Evropian – u ofron garancinë dhe kapitalin themelues ndërmarrjeve të vogla dhe të mesme. Këshilli i Evropës Këshilli i Evropës është organizatë ndërkombëtare, e cila nxit demokracinë, respektimin e të drejtave njerëzore dhe shtetin juridik në vendet anëtare dhe ka selinë në Strazburg. Këshilli i Evropës nuk është fare institucion i Bashkimit Evropian. Fjala është për një organizatë ndërkombëtare e cila ka për qëllim të mbrojë të drejtat e njeriut, të promovojë diversitetet kulturore në Evropë dhe, mes tjerash, të luftojë kundër problemeve shoqërore, siç janë paragjykimet racore dhe jotoleranca racore. Ky këshill është themeluar në vitin 1949 dhe njëra nga arritjet e tij më të hershme është Konventa Evropiane mbi të drejtat e njeriut dhe liritë themelore. Këshilli i Evropës sot ka 47 shtete anëtare, duke përfshirë edhe 27 shtete anëtare të Bashkimit Evropian. Përgatitur për botim nga Horizonti i Ri

Kjo faqe botohet në kuadër të projektit «EVROPA PËR TË GJITHË» të cilin e realizon Organizata e Shoqërisë Civile «Horizonti i Ri» nga Ulqini, me mbështetjen financiare të Fondacionit INSTITUTIT PËR SHOQËRI TË HAPUR.


KULTURË sHQetËsim kOLektiV rretH njË FenOmeni tË LasHtË sa VetË njerËZit

Morali në panik Zhurma është imazh që krijon përshtypjen se e mira po ndodh, por edhe hataja, vetë paniku, ku arsyeja zevendësohet nga frika që pushton trurin e ushqen turmën. “Panik” = “Pan”, perëndi e lashtë greke e pyjeve dhe fushave që lëshonte zhurma misterioze, ulërima, duke shkaktuar frikë të paarsyeshme mes atyre që i dëgjonin. Për Kohën Javore:

Astrit Lulushi

Transmetimi në televizion, e më pas, botimi në shtyp, i bisedave midis një ministri dhe një vajze që “kërkonte” punë, nxitën reagime të çastit nga qeveritarë, parlamentarë, politikanë e nga publiku i gjerë. Papritur të gjithë në grup u shqetësuan në kulm rreth një fenomeni të lashtë sa vetë njerëzimi. Ky shtim i menjëherëshëm i perceptimit publik rreth kërcënimit të mundshëm ndaj vlerave shoqërore, është edhe përkufizimi i “Panikut Moral”, shprehje e krijuar nga sociologu britanik Stanley Cohen në vitet 1960 për të shpjeguar sjelljen e tifozëve (fansave) të rock-and-rollit dhe qëndrimin e publikut që i shikonte ata si

kërcënim ndaj vlerave shoqërore. Por paniku moral ka ekzistuar si fenomen shoqëror edhe përpara se Cohen t’a pagëzonte atë. Thuajse çdo stil i ri vallëzimi gjatë shekullit XX ka qënë shkak për një panik të tillë; madje fillimisht edhe valeri konsiderohej “shthurrje morale” sepse çiftet vallëzonin të përqafuar. Përderisa paniku moral ka në shënjestër një grup të caktuar njerëzish, gabimisht mund të sulmojë edhe persona qe supozohet se i përkasin atij grupi. Si fenomen shoqëror, paniku moral, jo rrallë është me pasoja tragjike. Gjatë historisë, paniku moral ka çuar në vrasje në masë të njerëzve që shikoheshin si kërcënim ndaj shoqerisë. Kryqëzatat, inkuzicioni, gjuetia e shtrigave, pogromet, holokausti, përndjekjet, burgosjet, vrasjet gjatë regjimit të fundit, atij komunist, mund të quhen bëma të turmës së pushtuar nga paniku moral;ndjenjë e krijuar, e nxitur e fryrë nga mbulimi i tepruar, i ethshëm, ngulmues, i qëllimshëm i shtypit; për shtimin e fitimeve; ose nga ana e propagandës së çdo forme, fletërrufeve, për arritjen e një objektivi. Në vitet 1860, ankthit të amerikanëve i erdhi fundi, kur parandjenja më e keqe u bë realitet; jugorët sulmuan Fort Sumpter, ngjarje që

shënoi fillimin e luftës së përgjakshme civile. Në Shtetet e Bashkuara, për 150 vjet ka qarkulluar legjenda se në orën e xhepit të Abraham Linkolnit, orëndreqësi kishte gdhëndur një mesazh mbi Luftën Civile, që në fakt as vetë presidenti nuk e dinte. Por tani historianët thonë se ngjarja është e vërtetë. Para pak ditësh, 11 mars 2009, në Muzeun e Linkolnit

në Uashington, një antikuar i kujdesshëm zbërtheu orën e ish-presidentit dhe në faqen e brendëshme të saj gjeti të gdhendura këto fjalë: “Jonathan Dillon April 13 – 1861, Fort Sumpter u sulmua nga rebelët. Falë Zotit që kemi një qeveri”. Fjalë të urta, në kohë paniku të mundshëm.

nË BiBLiOtekËn “marin BarLeti” nË sHkOdËr U PreZantUan VePrat e disa aUtOrËVe nga maLËsia

Nxitje për një bashkëpunim edhe më të mirë

Për krijimtarinë e autorëve Fran Camaj, Nikollë Berishaj, Anton Gojçaj dhe Rrok Berishaj folën Ridvan Dibra, Mimoza Priku, Erzen Sokoli, Alfred Çapaliku dhe Fatmire Lekiqi. Në lokalet e bibliotekës “Marin Barleti”, e cila ishte njëkohësisht edhe organizatore, të shtunën më 28 mars dashamirëve të letërsisë dhe kulturës në Shkodër iu prezantuan disa shkrimtarë nga Malësia (trevat shqiptare në Malin e Zi).

Për krijimtarinë letrare të autorëve malësorë folën krijues dhe pedagogë të shquar të qytetit të Shkodrës. Prof. dr. Alfred Çapaliku foli për studimin “Fakticiteti në letërsi – Proza letrare e Anton Harapit” të Anton Gojçajt, kurse për romanet e Fran Camajt shpalosi përshtypjet e veta shkrimtari i njohur i letërsisë bashkëkohore shqipe, Ridvan Dibra. Një vështrim të dr. Tefë Topallit dhe dr.

Mimoza Prikut mbi fjalorin sllovenishtshqip të Nikollë Berishajt para publikut të zgjedhur shkodran e lexoi zonja M. Priku. Një interpretim interesant mbi vëllimin poetik “Sub rosa dictum” të Nikollë Berishajt e paraqiti zonja Erzen Sokoli, kurse mbi përm-

bledhjen e poezisë “Në mes të ditës” të Rrok Berishajt referoi zonja Fatmire Lekiqi. Programin e moderoi drejtori i bibliotekës “Marin Barleti”, Gjovalin Çuni. Më pastaj shkrimtarët nga Malësia shfrytëzuan rastin të falënderojnë organizatorin për këtë aktivitet të rëndësishëm, të cilin ata e cilësuan si një nxitje për veprimtarinë e mëtejshme dhe njëkohësisht si fillimin e një bashkëpunimi edhe më të mirë në të ardhmen. Në fund tre autorët miq falënderuan edhe publikun që me pjesëmarrjen e vet i dha peshë edhe më të madhe kësaj ngjarjeje.

(Kohapress)

e enjte, 2 prill 2009 13


MOZAIK POrtret

Rrymë e letërsisë që mbetet gjithmonë aktuale

Si të fillosh të shkruash për një personalitet me të cilin shoqërohesh vite me radhë? Si ta përshkruash personalitetin e tij e të mos gabosh, të mos jesh subjektiv? Sutkiu, është një njeri i “butë” siç thotë populli ynë, një njeri i cili nuk di ta ngrisë zërin kurrë... nuk di me “virrë” apo me reagua, ashtu siç reagojmë të gjithë ne, në situata të ndryshme... Gjithmonë mllefin e ka mbajtur në vehte... Ne, shokët me të cilët Sutkiu është shoqëruar, dhe ende shoqërohet, e dimë këtë veti, sepse e njohim mirë, dhe padyshim gjihtmonë ka qenë më i “butë” se ne. Natyrisht, i ka pasur edhe ai të “vetat” dhe ende as sot pas shumë vitesh nuk ka ndryshuar asgjë. Ne disa nga shokët të cilët padyshim ende edhe sot kemi respekt të posaçëm ndaj njëri tjetrit, shpesh rrimë së bashku, përveç shokëve të cilët na kanë harruar, por atë ua lëmë atyre dhe ndërgjegjes së tyre... Ndoshta edhe jeta dhe rrethanat e ndryshme na kanë larguar...

ka pasur sekretar dhe administrator më të mirë se Sutkiun, sepse punën e sekretarit dhe administratën shkollore Sutkiu e ka bërë dhe e ka punuar deri në perfeksionizëm. Gjithmonë ka qenë pedant dhe i saktë... Edhe tash si zëvendësdrejtor në Shkollën Fillore “Boshko Strugar”... më tepër e kalon kohën në korridore, se në zyrën e tij, apo në sallën e arsimtarëve, duke ndjekur me kujdes të posaçëm procesin mësimor... I tillë është Sutkiu dhe ai nuk mund të ndërrojë. Këto veti duhen të përmenden kur flitet për të, dhe padyshim ai ka lënë gjurmë të pashlyeshme në arsimin dhe edukimin e shumë gjeneratave. Gjithashtu dëshiroj që me respekt të madh t’i shkruaj edhe disa rreshta për veprimtarinë

bejte dhe bejtexhinjë unë kam pasur edhe një tekst në “Kohën Javore”. Sot dua pak ta përmend, pasi që Sutkiut dhe Silver Kodrës ua kam kushtuar tekstin e lartpërmendur. Dua të përmend përsëri Sutkiun i cili ende vazhdon duke shënuar dhe duke shkruar bejte. Është më se e nevojshme të përmenden dy librat e tij kushtuar bejtes, si rrymë apo drejtim në letërsinë tonë. Në njërin, Sutkiu shkruan për bejtexhinjtë e famshëm të Ulqinit, kurse në librin tjetër shkruan dhe boton bejtet të cilat i ka shkruar vetë, duke u frymëzuar nga rrethi ynë, nga qyteti, pazari dhe Kalaja. “Nalt e poshtë pazarit” është reflektimi i jetës sonë me plot humor i cili për çdo ditë mund të dëgjohet tek ne. Titull i qëlluar, padyshim. Me respekt të

letrare në fusha të ndryshme, me të cilat është marrë dhe ende edhe sot merret Sutkiu. Kjo veprimtari viteve të fundit është në fokusin e interesimit tim, por edhe të publikut të gjerë dhe për të dhe për këtë arsye dëshiroj t’i kushtoj një vëmendje të posaçme. Dua t’i kthehem përsëri një rryme letrare apo një humori i cili më tepër ka qenë gojor seç është shkruar, bejtes dhe bejtexhinjve. Kjo rrymë e letërsisë ka qenë gjithmonë aktuale në Ulqin dhe në Shkodër. Për

posaçëm dëshiroj të përmend dhe t’ia rikujtoj publikut të gjerë promovimin e këtyre dy librave, plot me një humor të jashtëzakonshëm në Kalanë tonë. Në këto promovime kanë marrë pjesë si mysafirë edhe bejtexhinjtë nga Shkodra dhe Ulqini, por edhe shumë nga mjeshtër të pendës dhe të gjuhës shqipe, duke e shfaqur me pjesëmarrjen e vet respektin e merituar ndaj Sutkiut. Është më se e nevojshme këto promovime, sepse në të gjithë opinionin kanë lënë

Ismet Karamanaga Por, t’i kthehemi personazhit për të cilin dëshiroj sot t’i shkruaj disa rreshta, sepse jam i mendimit se e meriton të gjendet në plejadën e atyre të cilët kanë dhënë kontribut të madh në edukimin e shumë brezave në qytetin tonë dhe më gjerë. Si mësimdhënës i ri, Sutkiu ka filluar të punojë në gjimnazin e Ulqinit, dhe mbi 24 vite ka lënë gjurmë të pashlyera. Ka qenë “pak” i ashpër por gjithmonë i drejtë. Si mësimdhënës i gjuhës ruse, të cilën e ka studiuar në Shkup, ëshët munduar t’u ofrojë fëmijëve një gjuhë dhe një kulturë të jashtëzakonshme të një populli të madh, me një letërsi të pasur me famë botërore. Pavarësisht se gjuha ruse nuk ka qenë shumë aktuale dhe nuk ka qenë në trend në ato kohëra, Sutkiu gjithmonë është munduar të japë maksimumin e tij dhe padyshim punën e ka kryer deri në perfeksionizëm. Sot qeshim ngandonjëherë, duke i parë marrëdhëniet politikoshoqërore, duke parë se “po na vinë Rusët”, të cilët sot kanë shumë nevojë për Sutkiun, posaçërisht në përkthime apo në procese gjyqësore. Tash ne kujtohemi se si po i zëvendëson Sutkiu ato orët “deficitare” të asaj kohe. Dikur pra mungesën e orëve nga gjuha ruse, Sutkiu e ka plotësuar në bibliotekën e shkollës, apo si sekretar, mbi tre vite. Duke mos qenë jurist, unë mendoj, por jo vetëm unë, se shkolla kurrë nuk

përshtypje të paharruara. Sutkiu përveç botimeve të lartëpërmendura ka edhe shumë bejte të cilat presin të botohen, por edhe shumë nga ato që i ruan në notesin e vet dhe neve shokëve na i lexon ngandonjëherë. Ai thotë se ato kanë për ta parë dritën, ndoshta më vonë kur siç thot ai, të shkojë përgjithmonë në Pinjesh. Jam i mendimit tim modest se ato bejte, në të cilat edhe disa nga ne kemi marrë pjesë me idetë tona, duke e frymëzuar Sutkiun, se ato janë bejtet më të mira të veprimtarisë në rrymën e bejtes të Sutkiut. Ato flasin dhe prekin ngjarjet dhe personazhet bashkëkohore të qytetit tonë Ulqinit. Sutkiu mendon se ato ndoshta edhe do të kishin prekur ata të cilët aty do ta gjenin veten dhe mu për këtë arsye nuk i boton. Unë edhe ata të cilët i kanë lexuar këto bejte, nuk mendojmë ashtu. Përkundrazi, bejtja është një humor i shondoshë dhe nuk lejon të prekë askënd, sepse humori është pjesë e jetës, aq më tepër tani kur kemi nevojë më tepër për të, në këto kohëra të vështira të krizës globale, pavarësisht se bejtja e ka “thumbin” e vet. Më në fund duhet të thuhet se vetinë e këtij humori Sutkiu e ka trashëguar nga gjyshja e tij Hanko Lufja, e cila edhe pas një kohe kaq të gjatë ende edhe sot përmendet si një zonjë e cila për çdokënd “e ka pas xhevapin në xhep” dhe e cila thonë se ka qenë moderatorja e parë në qytetin tonë. Në fokusin e interesimin e Sutkiut është edhe studimi i letërsisë së famshme ruse, ku ai merret me përkthime nga gjuha ruse në atë shqipe apo malazeze. Dëshiroj t’i përmend disa përkthime dhe studime të Pushikinit, Lermontovit dhe Dostojevskit. Sutkiu ka marrë dhe ende merr pjesë në shumë seminare dhe simpoziume dhe flitet për gjuhën ruse dhe letërsinë e saj. Edhe unë kam patur rastin të marrë pjesë në një simpozium në Tiranë ku Sutkiu ka mbajtur kumtesën mbi Jeseninin dhe pështypjet e paharruara i kam botuar në një tekst në librin tim “Kalaja, legjendë dhe art”. Çka të thuash më tepër për këtë njeri, i cili mbi tri dekada mundohet të japë kontributin e vet në edukimin e të rinjëve dhe në studime të tjera të cilat me siguri do ta gjejnë vendin e merituar në historinë tonë. Pavaërsisht se jeta ka sakrifica, probleme mbijetese, probleme me “të huaj”, si do të jetë sezoni turistik në këtë vit të krizës globale. Për Sutkiun edhe aq më tepër, jo vetëm a do të ketë “të huaj”, por edhe a do të ketë kontrata dhe përkthime. Unë i dëshiroj Sutkiut të vazhdojë me veprimtarinë e tij sepse ne të gjithë kemi nevojë për fjalën e shkruar dhe populli ynë gjithmonë di dhe do ta vlerësojë punën e palodhshme të tij.

dOLi nga sHtYPi nUmri i 12-të i reVistËs “LemBa”

Revistë me përmasa mbarëkombëtare Në editorialin e këtij numri thuhet se nga numri i parë e deri më tash kjo revistë i ka mbetur besnik konceptit redaktorial duke trajtuar tema komplekse nga fusha e albanologjisë, jo duke qenë revistë lokale apo regjionale, por me përmasa mbarëkombëtare. Para pak kohësh doli nga shtypi numri i 12-të i revistës “Lemba”, revistë për shkencë, kulturë dhe art që botohet nga Shoqata e Artistëve dhe Intelektualëve “Art Club” nga Ulqini.

14 e enjte, 2 prill 2009

Edhe në këtë numër prezantohen autorë nga trevat e ndryshme shqiptare nga fusha të ndryshme të dijes dhe shkencës, ndërsa në fund të librit është dhënë bibliografia e të gjithë numrave të revistës “Lemba” të botuar deri tani. Në editorialin e këtij numri thuhet se nga numri i parë e deri më tash kjo revistë i ka mbetur besnik konceptit redaktorial duke trajtuar tema komplekse nga fusha e albanologjisë, jo duke qenë revistë lokale apo regjionale, por me përmasa mbarëkombëtare. “Si e tillë, kjo revistë është mirëpritur nga opin-

ioni profesional, shkencor dhe kulturor, jo vetëm në hapësirën mbarëkombëtare por edhe më gjerë. Artikujt, studimet, esetë dhe materialet e botuara për këto dhjetë vjet dëshmojnë në mënyrë të denjë një konstatim të tillë”, thuhet në editorial. Ky numër u botua me ndihmën e Ministrisë së Kulturës, Sportit dhe Medias të Malit të Zi. Numri i parë i revistës “Lemba” u botua në vitin 1998.

(Kohapress)


POLITIKË kUmtesË PËr OPiniOn

FORCA u bë parti parlamentare

FORCA u bë parti parlamentare dhe për këtë duam të falënderojmë anëtarët dhe simpatizantët tonë dhe Forcën rinore që janë angazhuar në komisione dhe në fushatë. I falënderoj të gjithë votuesit që na kanë besuar votën e tyre dhe që bënë të mundur që Forca e Re Demokratike, për një kohë të shkurtër, të shndërrohej nga një dëshirë e projekt fitoreje në një realitet të prekshëm. Angazhimi i të gjithëve ka ndikuar që rezultati ynë të jetë mbi 40% më i mirë se në vitin 2006. Ky rezultat na inkurajon edhe më tepër për faktin se gjithë kohën vepruam si opozitë. Kjo fitore ka vlerë shumë të madhe, sepse FORCA është prezente në të gjitha trevat shqiptare, si në Ulqin, Anë të Malit, Krajë, Malësi, Plavë e Guci dhe në Rozhajë. Sa i përket skenës politike shqiptare në Mal të Zi, ajo ndryshoi vetëm me FORCËN. Ne gjithashtu i falënderojmë edhe të gjithë votuesit që shfrytëzuan të drejtën e vetë dhe këtu posaçërisht ata që votuan partitë shqiptare. I falënderojmë edhe ata që nuk e votuan FORCËN për sjellje korrekte dhe të qytetëruar gjatë procesit të votimit. Përsëri shprehim gatishmëri për bashkëpunim me të gjithë përfaqësuesit shqiptarë në Parlamentin e Malit të Zi. Deputeti i FORCËS, Genci Nimanbegu, do të jetë në shërbim të të gjithë qytetarëve. Ju sigurojmë se FJALA E JUAJ DO TË RESPEKTOHET.

meHmet BardHi, PËrFaQËsUesi i ListËs sHQiPtare HYri nË ParLamentin e maLit tË Zi nËPËr derË tË madHe tË ndersHmËrisË, rregULLsisË , e jO tË tUrPit. Deklaratë e Mehmet Bardhit, kryetar i Lidhjes Demokratike dhe tashmë deputet i LISTËS SHQIPTARE: Lidhja Demokratike & Alternativa Shqiptare, në Kuvendin e Malit të Zi Megjithë presionet e shumta e të ndryshme kundërligjore, kundra etikës demokratike, madje në mjaft raste edhe asaj njerëzore, nga jashtë e nga brenda, parregullsive dhe veprimeve të kryera në terren, të cilat do t’i faktojmë, e me një pjesë të të cilave e njoftuam dhe Zyrën e OSBE-së në Podgoricë, në kundërshtim me ligjin, e sidomos me Ligjin për zgjedhjen e këshilltarëve dhe deputetëve, nga struktura pushtetmbajtëse, që i bënë në mënyrë kontinuitive, para e sidomos në vigjiljen e zgjedhjeve, po madje edhe në vetë ditën e mbajtjes së zgjedhjeve (nga ofertat e premtimeve të ndryshme të rrejshme e primitive e deri te kërcënimet... që do të mbesin pa vendet e punës etj, nga shpërndarja e tonelatave të çimentos e dhjetra dhjetra mikserëve me beton, vauçerëve telefonikë, kabllove, zarfëve... etj. etj.), shantazheve e shpifjeve në adresë të subjekteve tona dhe funksionarëve e individëve të subjeteve të Listës sonë, që si kundërshërbim t’ju rrembejnë e grabisin votën, LISTA SHQIPTARE: LD në MZ dhe ASH hyri në Kuvendin e Malit të Zi nëpër derë të madhe të ndershmërisë, rregullsisë, demokracisë e jo të turpit. Për këtë, në emër të LISTËS SHQIPTARE, dua nga zemra të falënderoj e të përshëndes votuesit, përkrahësit e vërtetë, të sinqertë, atdhedashës, të qëndrueshëm e demokratë që më votën e tyre të pastër e të guximshme, mundësuan praninë tonë edhe në këtë legjistlaturë në Kuvendin e Malit të Zi. Po ashtu përshëndes dhe falënderoj aktivistët e këtyre dy subjekteve politike që dhanë çdo gjë fisnike me gjithë qenien e tyre në këtë periudhë fushate. Përshëndes të gjithë diasporën e cila ishte në përkrahje të subjekteve shqiptare dhe e cila uroi e dëshiroi suksesin e të gjithë shqiptarëve, pa anshmëri dhe iu them atyre ca individëve militantë e të papërmbajtur në mllefin e armiqësinë kundër nesh, se ashtu nuk arrihet në cakun e kthijelltësisë kombëtare e as demokratike. Të nderuar qytetarë, posaçërisht ju votues të LISTËS SHQIPTARE, ju japim fjalën se në asnjë çast nuk do t’ju zhgënjejmë, ashtu si nuk ju zhgënjyem as deri tash. Do të jemi përfaqësuesit e vërtetë të interesave Tuaja, të programit tonë të qartë konsekuent kombëtar e demokratik, për integrime euroatlantike, e jo tregtarë të shpirtrave të shitur . LISTA SHQIPTARE do të jetë e hapur dhe e gatshme, si gjithëherë deri sot, për bashkëpunim të sinqertë në programin e interesave kombëtare, prosperitetit dhe integrimeve, në Parlament, jasht tij e më gjerë.

kOaLiCiOni sHQiPtar “PersPektiVa”

Hollaj dhe Sinishtaj ndajnë mandatin

Të nderuar bashkëkombas kudo që ndodheni, kam obligim por e ndiej edhe nevojë që t’ju drejtohem duke Ju falënderuar për besimin që më dhatë mua dhe shokëve të mij të cilët fillimisht, në emrin tuaj, më kishin propozuar edhe në këshill si kandidat për deputet. Gjatë fushatës parazgjedhore që për fat të mirë nuk zgjati shumë u thanë edhe fjalë të pahijshme ndaj njëri tjetrit, duke mos kursyer as familjet dhe të parët tonë. Dua të besoj se kjo ishte si pasojë dhe rrjedhim i euforisë dhe rrethanave të krijuara për shkak të zgjedhjeve, por assesi jo edhe se ashtu mendojmë për njëri tjetrin për shkak se një fjalë e vjetër malësore thotë: “Të gjithë jemi mielli i një thesi”. Kjo nuk do të thotë se të gjithë duhet të mendojmë njëjtë. Unë me këtë rast dua të njoftoj opinionin se për të gjitha akuzat e bëra nga oponentët politikë gjatë fushatës kemi vendosur që të njëjtat t’i zgjidhin organet kompetente shtetërore të cilat do të dëshmojnë se kush ka qenë hajn, kush ka gënjyer e kush ka folë të vërtetën. Besimin në Malësi s’e kisha humbur kurrë. Vlerësoja lartë moralin e Malësorëve. Jam krenar dhe shumë i lumtur, që unë, si kandidat për deputetë të Malësisë, fitova besimin dhe në Dinoshë, edhe në Vuksanlekaj, edhe në Hot edhe në Grudë, edhe në Vrane edhe në Vllanë, edhe në Triesh edhe në Kojë, në Krajë dhe në Ulqin, në Tuz edhe Anë të Malit, në Plavë, Guci dhe Rozhajë. Prandaj në Kuvend do t’i jap të drejtën vetes të flas në emër të të gjithë votuesve por edhe në emrin e atyre që nuk më dhanë besimin. Me këtë rast dua t’u drejtohem edhe Anamalasve të cilët menduan se Amiri dhe unë kemi bërë mirë që jemi bashkuar. Dua t’i siguroj se Vaseli sa të jetë deputet me të gjithë kapacitetin e tij intelektual do të angazhohet për mbrojtjen e interesave të përbashkëta dhe se ata në Vaselin duhet të shohin Amirin por edhe tek Amiri ta shohin Vaselin. Vetëm në këtë mënyrë mund të mbrohen ashtu si duhet interesat shqiptare, thuhet në mes të tjerave në kumtesën për opinion të Vasel Sinishtaj.

Koalicioni shqiptar “Perspektiva” – Aleanca e Re nga Ana e Malit dhe Iniciativa Qytetare nga Tuzi ia arritën qëllimit që në parlamentin republikan të kenë përfaqësuesin e tyre. Përkrahja të cilën e fitoi ky koalicion në trevat shqiptare në Komunën e Ulqinit, e sidomos në trevën e Anës së Malit dhe atë të Malësisë ka treguar që jemi në rrugë të drejtë, në rrugën e bashkimit të votave shqiptare. Shfrytëzoj rastin që në veçanti të falenderoj të gjithë ata votues që i dhanë besimin këtij koalicioni, por edhe ata të cilët nuk ia dhanë, por që treguan një pjekuri të madhe politike dhe votat i orientuan drejt subjekteve politike shqiptare. Iu garantoj të gjithë votuesve tanë që pas kësaj fitoreje unë Amir Hollaj por edhe z. Vasel Sinishtaj do të angazhohemi edhe më shumë që të jem zëri i juaj i mirëfilltë në Parlamentin e Malit të Zi dhe çdo veprim i yni do të jetë korrekt dhe dinjitoz dhe pa kompromis për arritjen e të drejtave të shqiptarëve në Malin e Zi të pavarur. Do të angazhohemi që të kemi një bashkëpunim me të gjithë përfaqësuesit e shqiptarëve në Parlament për arritjen e të gjitha atyre të

drejtave që duhet t’i kemi të garantuara me ligjet vendore dhe të parashikuara me ligjet ndërkombëtare. Gjithashtu ju siguroj që zëri i Anës së Malit, Malësisë, Ulqinit dhe i të gjitha trevave të tjera të banuara me shqiptarë nëpërmjet nesh do të jetë edhe më i fortë. Dhe pas 29 marsit do të mbesim korrektë – ashtu siç kemi udhëhequr fushatën dhe me të gjithë oponentët politikë pa marrë parasysh pakorrektësinë e tyre gjatë periudhës njëmujore do të jemi të gatshëm të bashkëpunojmë për një Perspektivë më të mirë të shqiptarëve. Rrugën që e kemi zgjedhur dhe votën të cilën Ju na e keni besuar, nuk do të lejojmë që të na e luhasë asnjë pakorrektësi apo shpifje e çfarëdo lloji qoftë apo nga cilido që të vijë. Ana e Malit do të ketë përfaqësuesin e vet në Parlament, por edhe Malësia do të ketë përfaqësuesin e vet. Ky është realiteti por ky është edhe qëllimi ynë. Kjo është marrëveshja e Koalicionit shqiptar “Perspektiva”. Prandaj edhe një herë Ju garantoj që vota Juaj për Koalicionin Shqiptar Perspektiva do të dëshmojë që ishte votë për një rrugë të re bashkëpunimi dhe për një Perspektivë të re të shqiptarëve në Mal të Zi. Në fund Ju falenderoj për besimin e dhënë dhe për përkrahjen e madhe të cilën e kemi pasur në radhë të parë nga rinia, por edhe nga të gjithë përkrahësit dhe bashkëpunëtorët tanë. Gjithashtu i uroj subjektet shqiptare për suksesin e arritur. Amir Hollaj

e enjte, 2 prill 2009 15


AGROKULTURË VresHtari

Nekroza e hardhisë Phomopsis viticola (Ekskorioza) Nekroza e hardhisë shkaktohet nga kërpudha Phomopsis viticola. Kjo sëmundje quhet ndryshe edhe ekskorioza dhe është prezente pothuajse në të gjitha vreshtat. Nëse paraqitet praktikisht nuk mund të zhduket, për këtë arsye është e domosdoshme mbrojtja preventive e hardhisë.

shoqëruara me nxjerrje lëngjesh. Micelia përshkon lëkurën e lastarëve kur ai zbardhet dhe në lëkurë duken njolla të imëta me ngjyrë të zezë, të cilat vërehen shumë lehtë. Njollat vërehen posaçërisht në pranverë para fillimit të vegjetacionit. Ngjyra e hirtë e lëkurës dhe njollat e zeza janë simptoma të qartë të phomopsis.

Phomopsis në gjethe

Ngjyra e bardhë e lëkurës me njolla të zeza është karakteristikë për phomposis Kërpudha është në qetësi deri para vjeshtës. Prej vjeshtës deri në pranverë, kur temperaturat janë të larta, në lëkurë rritet micelia, kurse maja e lastarit të drunjëzuar zbardhet me ç’rast paraqiten njolla të rrumbullakëta të cilat përbëjnë

masat e mbrojtjes janë: • të mos tejkalohet plehërimi, posaçërisht me azot (50kg/ha), • të zbatohet stërpikja e hershme (shkurt dhe mars) dhe sipas nevoje edhe një herë më vonë. Të përdoret stërpikja e kaltër, me fungicide në bazë të bakrit, me përqndrim tri herë më të lartë sesa në udhëzim, kjo të përsëritet pas 7 ditësh nëse është e nevojshme, • menjëherë pas krasitjes lastarët të mënjanohen nga vreshta dhe të djegen, • në fenofazën e dy gjetheve stërpikja të bëhet me preparate më të buta sikur janë mikali, eupareni, ditani, antrakoli etj. Kështu duket hardhia e shëndosh, lastarët kanë ngjyrë të kaftë, në tërësi janë të drunjëzuar dhe pa njolla të zeza. Që vreshta të jetë e shëndosh, rekomandohet: • të kryhet stërpikja dimërore para fillimit të vegjetacionit, me preparate në bazë të bakrit, • në fazën e fillimit të vegjetacionit të përdoretn preparatet e vajit,

Kërpudha dimëron në shtresën e jashtme të lëkurës dhe lastarëve, posaçërisht në ata njëvjeçarë. Nëse phomopsis viticola është prezente në vreshtë, vërehet shumë lehtë në lastarët njëvjeçarë kur ngjyra e tyre nuk është e zakonshme për varietet. Në këto raste lëkura e lastarëve ka pak a shumë ngjyrë të hirtë. Vërehet shtresa e bardhë me njolla të zeza Te trupi dhe lastarët e drunjëzuar formohen nekroza (tharje), të pjesshme ose të përgjithshme, ndërsa në ndërnyjat e poshtme të trupit shohim formimin e plasaritjeve për së gjati të

organet reproduktive të kërpudhave (piknidet). Në piknide gjenden sporet e shumta të cilat pëlcasin kur lagështia është e madhe ose gjatë reshjeve të shumta. Në këto kushte sporet dalin jashtë, përhapen me anë të shiut, dhe në këtë mënyrë sëmundja përsëritet dhe bëhet e përhershme në vreshtë. Lastarët e infektuar të krasitur në kondir dhe hark, në pranverë nuk mugullojnë, ose mugullojnë vetëm disa sytha, zakonisht ata në fund të harkut ose kondirit. Në këto raste rendimenti është më i ulët. Gjatë periudhës së vegjetacionit sëmundja vërehet në pjesët e gjelbra të lëkurës, si njolla me ngjyrë të mbyllur deri në të zezë. Duke u rritur lastari rritet edhe sipërfaqja e njollave.

Trungu i shëndoshë i hardhisë

Phomopsis në lastarin e gjelbër Gjethet e infektuara kanë zhvillim të dobët dhe janë të deformuara, me njolla të zverdhura në mes të cilave gjendet njolla e zezë. Phomopsis sulmon gërdhezën dhe kokrrat e rrushit të cilat pastaj kanë ngjyrë vjollce dhe shije jo të këndshme. Sporet mugullojnë kur temperatura arrin 1 grad C dhe lagështia relative 86 % Konsiderohet se kjo sëmundje lind për shkak të plehërimit të tepruar me azot, përdorimit të ulët të preparateve në bazë të bakrit, dhe mbrojtjes jo të rregullt. Është konstatuar se sëmundjet shfaqen më shpesh në vreshtat e plehëruara me doza të mëdha të azotit. Rekomandohet që në një hektar të hidhen 50 kg azot, duke llogaritur edhe azotin në tokë.

16 e enjte, 2 prill 2009

• në fazën e dy gjetheve të përdorën preparatet që veprojnë me anë të kontaktit, sikur janë: eupareni, ditani, antrakoli e tj. • të mos tejkalohet sasia e azotit.

Përgatiti, Ismeta Gjoka, ing.dip.agr.


FEJTONI ULQini nË Vitet e LidHjes sHQiPtare tË PriZrenit 1878-1881 (16)

Ulqini i kërkon ndihmë Shkodrës Më 28 qershor 1880, kur u vërtetua se vendimi për dorëzimin e Ulqinit ishte i saktë, Komiteti i Shkodrës dhe ai i Ulqinit morën masa për organizimin e rezistencës, e cila vlerësohej si luftë për të gjithë popullin shqiptar. Sipas lajmeve, vihej re se më 28 qershor 1880 u dërguan forca vullnetare: nga Ana e Malit nja 1500 vetë, prej malesh nja 500 malësorë, nga Ulqini me fshatrat e veta rreth 1500 vetë, ndërsa nga Shkodra shkuan rreth 400 vetë. Gjithsej bëheshin rreth 4000 vetë që shkuan në kufi.

Mr. Riza Rexha Shkodra u informua detajisht për propozimin e ndërrimit të territoreve qysh më 21 qershor 1880, meqë Komiteti i Shkodrës kishte në telegraf njeriun e tij, atdhetarin Isuf Krajën. Sapo u njoftuan për këtë vendim, ulqinakët dërguan në Shkodër Mehmet Becin dhe Mehmet Gjylin për t’i kërkuar ndihmë Degës së Shkodrës. Këta sqaruan se me okupimin e parë të Ulqinit nga Mali i Zi (1878) popullsia e Ulqinit me rrethina kishte vuajtur shumë. Me rastin e tashëm, një qëndresë e fortë për të mbrojtur qytetin dhe rrethinat do të ishte e mundur vetëm me ndihmën e mjaftueshme të shkodranëve. Ishte e nevojshme që paraprakisht të sigurohej përkrahja. Pas bisedimeve, Dega e Shkodrës u dha premtime të forta për ndihmë. Nga Dega u porositën që të ktheheshin sa më parë në qytetin e tyre për të siguruar vazhdimin e rezistencës. Për të analizuar situatën e krijuar nga vendimet e Fuqive të Mëdha, u thirr mbledhja e Këshillit të Përgjithshëm të Lidhjes Shqiptare. Konsulli Grin ishte njoftuar me punën e Këshillit dhe e njoftoi Londrën se ky Këshill do të shqyrtonte edhe masat që duhet marrë për të kundërshtuar vendimin e Konferencës së Stambollit rreth Ulqinit.

Më 26 qershor 1880, Lidhja Shqiptare dërgoi delegatë në Ulqin për të marrë opinionin e atjeshëm lidhur me dorëzimin e Ulqinit. Për shkak të tensionit tepër të lartë që ishte krijuar, udhëheqësit kryesorë të Lidhjes Shqiptare u shpërndanë në organizatat e vilajeteve të tyre. Më 28 qershor 1880, kur u vërtetua se vendimi për dorëzimin e Ulqinit ishte i saktë, Komiteti i Shkodrës dhe ai i Ulqinit morën masa për organizimin e rezistencës, e cila vlerësohej si luftë për të gjithë popullin shqiptar. Sipas lajmeve, vihej re se më 28 qershor 1880 u dërguan forca vullnetare: nga Ana e Malit nja 1500 vetë, prej malesh nja 500 malësorë, nga Ulqini me fshatrat e veta rreth 1500 vetë, ndërsa nga Shkodra shkuan rreth 400 vetë. Gjithsej bëheshin rreth 4000 vetë që shkuan në kufi. Gjithashtu qe vendosur që prej malësive, ulqinakëve, shkodranëve dhe Anës së Malit të çoheshin nja 150 vetë në Shëngjin për të ruajtur që të mos vinte farë force nga deti dhe për të penguar daljen e saj në tokë. Edhe në telegramin e dërguar nga konsulli i përgjithshëm austro-hungarez, Lippih, nga Shkodra më 29 qershor 1880, thuhej se shkodranët e armatosur ishin nisur për Ulqin. Në raportin e datës 29 qershor 1880 të për-

faqësuesit të Francës, Tiso, në Stamboll, theksohet se nga bisedat që i kishte bërë ai me Abedin pashën kishte vërtetuar parashikimet e tij lidhur me ndërrimin e territoreve. Ministri turk i kishte thënë se Porta nuk kishte mundësi që Malit të Zi t’ia dorëzonte tokat e banuara me shqiptarë, siç ishte Ulqini me rrethina. Ai deklaroi gjithashtu se Shqipëria vullnetarisht do ta paguante vlerën e tokës së vet. Më 30 qershor 1880, përfaqësuesit e Fuqive të Mëdha u mblodhën në Stamboll për ta shqyrtuar përgjigjen e Turqisë. Sipas raportit të ambasadorit francez në Londër, grofit de Montebella, kabineti i Londërs tanimë i kishte dhënë instruksione Goshenit, ambasadorit francez në Stamboll, që të refuzonte çdo kërkesë të Portës përkitazi me obligimet ndaj Malit të Zi. Gosheni ishte urdhëruar që t’i propozonte Portës ose të realizonte propozimin e grof Cortit (ambasadorit italian në Stamboll) të datës 12 prill 1880 ose të pranonte propozimin për dhënien e Ulqinit. Pas shumë manovrave diplomatike, Porta përsëri theksoi se ishte e gatshme të zbatonte paragrafët e 12 prillit 1880. Kabineti anglez nuk i besoi Abedin pashën se Porta kishte marrë një vendim të tillë, por megjithatë i la asaj edhe një afat prej tri javësh.

mOnarkia dUaListe mBrOjtËse e idesË PËr njË sHQiPËri aUtOnOme (5)

Manipulimet politike Megjithatë, nuk u plotësuan të gjitha pritjet e autoriteteve osmane që shqiptarët eventualisht të përdoreshin kundër lëvizjes Xhonturke, pasi liderët e këtij kuvendi, të influencuar sidomos nga përfaqësuesit e Shkupit, dolën gjithashtu në mbështetje të shpalljes së Kushetutës (Hyrjetit) të vitit 1876, e cila u prit me entuziazëm edhe në mesin e shqiptarëve. Në këtë mes është i diskutueshëm roli i Isa Boletinit, sidomos pas përfundimit të Kuvendit të Ferizajit, kur ai, sipas gjeneral-mareshal August Urbanski, asokohe shef i Misionit të Oficerëve austro-hungarezë në Vilajetin e Kosovës, Isa Boletini, njëri nga udhëheqësit më të fuqishëm shqiptar dhe që vazhdimisht ka marrë subvencione nga Porta e Lartë, me të drejtë frikësohet se do t'i shteren burimet nga qeveria konstitucionale. "Në ditën e shpalljes së Revolucionit ai së bashku me 2000 përkrahës të tij qëndronte në afërsi të Shkupit i gatshëm për të ndërhyrë në këto zhvillime.

Sylë Ukshini Edhe në natën e 25 orrikut, agjitatorët serbë në kampin e tij ishin shfaqur tek osmanët dhe i blenë shqiptarët: "Lëvizja e re në Turqi është blerë me para austriake: udhëheqësit e Xhonturqve janë korruptuar nga Austria për ta rrëzuar Sulltanin. Qysh tani Austro-Hungaria po armatoset për të ndërhyrë në Novi Pazar dhe brenda pak javësh austriakët do të pushtojnë territoret shqiptare, për ta shtypur lirinë e juaj me gjendje të jashtëzakonshme, ashtu siç kishin bërë para 30 vjetësh në Bosnjë. A dëshironi të mbroni të drejtat e Juaja, liritë e Juaja, atëherë: për në Shkup për të zhdukur kundërshtarin! Isa Boletini shkëmbente shtrëngim duarsh dhe puthje vëllazërore me agjitatorët serbë, dhe menjëherë u drejtua Sharrit

lakmitar të Vardarit përgjatë Shkupit." Sipas autorit të lartpërmendur, gjakderdhja midis trupave të shqiptarëve dhe oficerëve austrohungarezë në Shkup u evitua në momentet e fundit, pas intervenimit të Valiut turk në Shkup, i cili ndërhyn duke ofruar në dispozicion të organeve të reformës austro-hungareze rreth 300 oficerë, duke marrë kështu përsipër një obligim që ishte i paraparë edhe në bazë të marrëveshjes midis Perandorisë Osmane dhe Fuqive të Mëdha. Natyrisht, disponimi anti-austrohungarez i turmave shqiptare ishte i dirigjuar nga krerët kryesorë të këtij tubimi, pasi përmes tyre Perandoria Osmane dhe Serbia synonin t'i krijonin vështirësi të mëdha politikës austrohungareze dhe në këtë mënyrë të pamundësohej realizimi i projektit më strategjik për Vjenën, ndërtimi i hekurudhës së Sanxhakut (prej Jeni Pazarit deri në Selanik), pasi kjo kishte rëndësi jetike për dominim ekonomik dhe politik në Ballkan e më gjerë. Kështu, Kuvendi i Ferizajit, ku fjalën kryesore, sipas konsullit Zambur, e kishin Hoxhë Kedreb efendi i Kallkandelenit dhe Sherif efendiu i Prizrenit, si dhe liderët e Shkupit, pastaj Isa Beu i Mitrovicës, e më pak bejlerët shqiptarë nga Jeni Pazari, si dhe Hasan Hyseni i Budakovës dhe Sulejman agë Batusha i Gjakovës, si rezultat i agjitatorëve

xhonturq dhe serbë, mori karakter thjeshtë anti-austrohungarez, pasi në këtë kuvend shqiptarët nuk biseduan për asgjë tjetër, por për invazionin që i kërcënohet Arnautllukut prej 40 batalioneve austrohungareze, të cilat gjoja duhet të dërgohen me tren përmes Shkupit në Fushë Kosovë. Këtë gjë e pohon edhe studiuesja shqiptare Fatmire Musaraja, në librin e saj për Isa Boletinin, por ajo reagimin e liderëve shqiptarë kundër AustroHungareisë e cilëson me tone pozitive. "…deklarata e janarit 1908 e ministrit të Jashtëm të Austro-Hungarisë, Erenthal për ndërtimin e hekurudhës në zonën e Mitrovicës çoi në acarimin e mëtejshëm të gjendjes politike në Shqipëri. Fillimi i ndërtimit të hekurudhës në zonën e Mitrovicës, që do të lehtësonte depërtimin austriak në vilajetin e Kosovës e të Manastirit, u prit nga Isa Boletini, Bajram Curri dhe populli i Kosovës me shqetësim të madh", konstaton Musaj. Mendimin e historianit turk Kyrce und Bajur se në kuvendin e Ferizajit, Isa boletini i shtynte shqiptarët t'i shërbenin sulltanit, historianja shqiptare, Fatmira Musaraj e hedh poshtë dhe thotë se Austro-Hungaria u përpoq të drejtonte Kuvendin sipas interesave të saj dhe tentoi të shkaktonte konflikte midis shqiptarëve dhe serbëve, gjë që nuk argumentohet, pasi ishin serbët në rend të parë ata që synonin të nxitnin shqiptarët kundër hungarezëve, pasi ata prezencën e monarkisë habsburgiane e shihnin si pengesë për ekspansionin territorial në Ballkanin jugor, pra edhe në drejtim të Kosovës.

e enjte, 2 prill 2009 17


FJALEKRYQI

DASHI

DEMI

BINJAKËT

GAFORRJA

LUANI

VIRGJËRESHA

PESHORJA

AKREPI

SHIGJETARI

BRICJAPI

UJORI

PESHQIT DASHI - Keni nje engjull qe ju ruan ne krahe kete jave . Kjo mund te jete dikush qe flet cdo here mire per ju ose person I cili do te ju njoftoje me dike tjeter I cili do te mund te ju ndihmoje . Ndegjoni intuiten tuaj dhe verjani veshin enderrave tuaja. Cfare do qe te beni ne jeten tuaj publike do te kete efekt pozitiv. DEMI - Ana e juaj artistike dhe kreative tani po vie ne pah dhe ju sjell ide te shkelqyera per pune . Ju jeni duke e zbukuruar perditshmerine e shume njerezve perreth jush. Ju keni nje intuite te forte per njerezit, per desajn dhe ritem. BINJAKET - Ç’fare thuani dhe mendoni ka nje domethe nie te madhe pe r rrethin tuaj jashte shte pise . Ndoshta keni ide te pazakonshme qe mund ti shokojne disa njere z, mire po ju nuk brengoseni. Edhe poqe se te tjere nuk dakordohen, ju nuk jeni ne disponim te heshtni. Kjo e shte nje jave e shke lqyer pe r nje udhe tim pak sa me te gjate. GAFORRE - Zemra juaj dhe truri jane duke u brengosur vetem per nje gje dhe ate per dicka qe ka te beje me edukimin, shkollimin tuaj, gjyqesine , udhe timin, ose per cfardo qe ju besoni se eshte e “drejte ” per ju." Lereni qe punet vete te qarkullojjne . Ne nderkohe , dita e juaj ne pune po permiresohet dhe ju dita dites po beheni person me I organizuar keshtu qe tani mund te beni shume per nje kohe me te shkurter. Ndoshta do te ju dhurojne ndonje dhurate te vogel.

18 e enjte, 2 prill 2009

LUANI - Jeni duke kerkuar me teper shtypje dhe dinamike ne maredhenien tuaj me partnerin, si para ose me teper sensualitet. Jeni te interesuar ne nje aritje unike te vecante , ne me nyre qe secili te jete I lire te beje cfardo qe ka de shire vet dhe ne te njejten kohe te jeni se bashku. Faktore me te rendesishem per ju jane : mendimi dhe ndarja e ideve.

SHIGJETARI - Udhetimi dhe komunikimi figurojne forte kete jave . Ndoshta do te jeni te pranishem ne aktivitete te lidhura me tehnike , sic eshte per shembull mesimi I menaxhmentit, kompjutoreve. Gjuha e fjaloreve te specializuar do te jete fokusimi juaj per kete jave . Te favorizuara gjithashtu jane edhe jeta sociale dhe ajo romantike.

VIRGJERESHA - Udheheqe si I juaj, Merkuri, eshte duke shkelur ne shtepine tuaj te 7, shtepi kjo e “tjereve” deri me daten 3 Mars. Ndryshimet e personave qe I keni te rendesishem ne jete do te kene shume ndikim ne ju dhe ne reagimet e juaja. Ne periudhen vijuese, shumica e aktiviteteve tuaja do te kene te bejne me aferat e shokeve, shoqeve ose te dashures/it tuaj.

BRICJAPI - Jeni duke shkelur drejt nje niveli te ri te jetes, nivel ne te cilin shume here do te ndjeheni dhe cdo gje do te ju duket e cuditshme. eshte mire t’a perdorni mencurine tuaj dhe te ndjeni kete periudhe me 6 shqisat qe I posedoni. Kjo do te jete si nje hyrje ne nje keshtjelle te rrezikshme. Aty do te kete edhe perbindesha te cilet do te duhet ti largoni, mirepo do te kete edhe shpetimtare te cilet do te ju ndihmojne gjate rruges suaj.

PESHORJA - Kete jave do te keni permiresime ne lemine e dashurise dhe ne pergjithesi kreativitetit tuaj. Ju do te kenaqeni ne dezejnet, ngjyrat, dhe ritmin. Miqte tuaj se shpejti do tu ofrojne kurajo dhe aktivitete ne te cilat do te kenaqeni. Gjate fundit te javes do te keni nje eksperience te quditshme me femije ose me te dashuren/in. AKREPI - Kjo eshte nje periudhe shume e mire qe ti sqaroni mire punet me partnerin ose me femijet. Keni opcione te definuara, mirepo ju gjithashtu jeni duke hulumtuar per kompromise dhe solucione ku ju do te dilni fitues . Udhetimi dhe/ose mesimi do te jene te pranishme kete jave . Mendja juaj eshte e shpejte dhe e kthjellet.

UJORI - Kjo eshte nje jave e mire per te udhetuar, e posacerisht nese shkoni dikund ku ka edhe uje . Jeta shoqerore dhe romansa do te jene te pranishme me nje mase te madhe. Ju keni ardhur me nje faze ku duhet ta ndryshoni karieren ose punen tuaj. Juve ju nevojitet dicka e fresket qe te ju mbaje te fokusuar. PESHQIT - Merkuri eshte duke udhetuar shpejte ne shenjen tuaj mes 16 shkurtit e deri me 3 Mars. Gjate kesaj periudhe do te keni permiresime ne komunikim dhe ne udhetime te shkurtera qofshin ato me pune ose personale. Truri do te ju punoje shpejte ndersa sjelljen do ta keni pak sa me agresive. Jeni te zhytur ne idea edhe perderisa ecni duhet ti shkruani per te mos I haruar.


SPORT kLUBi i karatesË „ULQini“ FUndjaVËn e kaLUar mOri PjesË nË kamPiOnatin rajOnaL jUgOr dHe nË tUrneUn „iLiXHa 2009“ nË sarajeVË

„Ulqini“ më i miri në Kampionatin regjional jugor Të shtunën në Ulqin u mbajt Kampionati i Rajonit Jugor në karate, në të cilin morën pjesë dhjetë klube bregdetare me 193 karateistë. Klubi i Karatesë „Ulqini“ u kurorëzua në këtë kampionat me 59 medalje: 31 të arta, 11 të argjendta dhe 17 të bronzta. Kështu medalje të arta në kata individuale fituan Dorian Veliq, Mehmet Gjeka, Edisa Shaba, Ensar Marshiq, Gabriell Bytyçi dhe Edon Ceka, ndërsa në kata ekipore Dorian Veliq, Mehmet Gjeka, Gentian Kaleziq, Katarina Marnikoviq, Izabella Ivanoviq, Andrea Llukiq, Edon Ceka, Rexhep Shaba, Enis Shaba, Jehona Musliq, Xhemale Elezi dhe Antigona Rama. Në luftra individuale kampionë u shpallën Bledar Kabashi, Rexhep Shaba, Edon Ceka, Katarina Marnikoviq, Marko Daboviq, Shpëtim Gjeka, Izabella Ivanoviq, Andrea Llukiq, Teufik Shurdha, Jehona Musliq, Lulzim Sumoviq, Ramazan Gjekoviq dhe Antigona Rama. Ndërkaq, me medalje të argjendta dhe të bronzta u shpërblyen Doriana Taipi, Ronald Jacoviq, Nermin Suma, Gabriella Junkoviq, Diellëza Rama, Arbenita Çobi, Ilir Muja, Albion Duraku, Genta Kuqi, Pavle Pecoviq, Ibrahim Zogaj, Angjella Marnikoviq, Seida Suma dhe Jeton Luka. „Në fund të garës përsëri u pa superioriteti dhe profesionalizmi i KK “Ulqini“. Jemi shumë të kënaqur me rezultatin e arritur, sepse në këtë garë kemi fituar mbi 50% të medaljeve të arta, ndërsa përqindja tjetër i takon nëntë klubeve të tjerë së bashku“, shprehen trajnerët e KK „Ulqini“. Në Turneun Internacional të Karatesë „Ilixha 2009“, i cili u mbajt me rastin e Ditës së Sarajevës, morën pjesë mbi 800 garues nga disa shtete. KK „Ulqini“ u përfaqësua në këtë garë nga shtatë garues të grupmoshës së juniorëve dhe seniorëve, të cilët u kurorëzuan me

Të dielën Turneu X Ndërkombëtar “Ulqini Open 2009” Në kuadër të aktiviteteve kushtuar Ditës së Ulqinit, të dielën në palestrën sportive të Shkollës Fillore “Mareshali Tito” do të mbahet Turneu Ndërkombëtar në Karate “Ulqini Open 2009”. Organizatorë të këtij turneu tradicional, të dhjetit me radhë, janë klubet vendore të karatesë “Ulqini” dhe “Albulena” në bashkëpunim me Komunën e Ulqinit. Në turne pritet të marrin pjesë karateistë nga disa vende si Shqipëria, Kosova, Kroacia, Bosna dhe Hercegovina, Serbia, Maqedonia, Gjermania dhe nga Mali i Zi. Organizatorët e këtij turneu ftojnë të gjithë dashamirët e karatesë që të marrin pjesë në këtë aktivitet sportiv. gjashtë medalje: dy të argjendta dhe katër të bronzta. Ekipi i katave i KK „Ulqini“-t u rendit në vendin e tretë. Në këtë Turne me medalje të argjendta u kurorëzuan Blerim Sukaliqi dhe Petar Barlloviqi, Viktor Curoviqi u kurorëzua me dy medalje të bronzta, ndërsa Liridon Elezi dhe Dardan Ceka me nga një medalje të bronztë. „Përsëri doli në pah puna e palodhur e trajnerëve të Klubit tonë dhe talenti e disiplina e karateistëve tanë. Dita ditës po dëshmojmë moton tonë, që kemi qenë, jemi dhe do të mbetemi ndër më të mirët. Të rinjtë tanë do të vazhdojnë të jenë të rinj të artë. Përpara kemi edhe sfida më të mëdha, prej të cilave përsëri do të dalim fitues“, shprehen udhëheqësit e KK „Ulqini“. Ata falënderojnë për ndihmën e dhënë për pjesëmarrje në këto gara burektoren “Pelivan”, Gëzim Xhuherin, prindërit e garuesve, si dhe kryesinë e këtij klubi.

(Kohapress)

tË sHtUnËn nË ULQin U mBajt kamPiOnati PËr kUaLiFikimin sHtetËrOr tË rajOnit jUgOr PËr FatOsa, PiOnierË dHe sHPresa

“Champion” fitoi 36 medalje

KK “Champion” mori pjesë në këtë garë me 21 garues të cilët u kurorëzuan me 36 medalje, prej të cilave 12 të arta, tetë të argjendta dhe 16 të bronzta. Të shtunën në Ulqin u mbajt Kampionati për kualifikimin shtetëror të Rajonit Jugor për fatosa, pionierë dhe shpresa. Kampionati u organizua nga Federata e Karatesë së Malit të Zi, ndërsa organizator teknik ishte Klubi i Karatesë “Champion”. Në të morën pjesë 193 garues nga dhjetë klube nga rajoni jugor. KK “Champion” mori pjesë në këtë garë me 21 garues të cilët u kurorëzuan me 36 medalje, prej të cilave 12 të arta, tetë të argjendta dhe 16 të bronzta. Nga dy medalje të arta për KK “Champion” fituan Milica Bundalo dhe Goran Kilibarda. Genc Murati fitoi një medalje të artë, një të argjendtë dhe një të bronztë, Eliza Markiq dhe Admir Sella nga një medalje të artë dhe një të argjendtë, ndërsa Aksa Hajdinaga, Fjolla Dervishi dhe Elvir Deljanin nga një medalje të artë dhe një të bronztë. Medalje të arta fituan edhe Ivana Rangjelloviq dhe Lejla Sulejmani. Dy medalje të argjendta fitoi Ajla Murati, Edmond Mehmedi u kurorëzua me një medalje të argjendtë dhe dy të bronzta, Elvis Lika me një medalje të argjendtë dhe një të bronztë, kurse Martina Peciq me një medalje të argjendtë. Garuesi Ardit Murati fitoi tri medalje të bronzta, Elvir Lika dhe Adonis Markashi nga dy medalje të bronzta, kurse Ermir Kurtoviq dhe Ervin Deljanin fituan nga një medalje të bronztë.

Trajnerët e KK “Champion” Lekë Markiqi dhe Nail Kurtoviqi shprehen të kënaqur me suksesin e arritur në këtë garë. Ata sqarojnë se për shkak se KK “Champion” ishte organizator teknik i kampionatit në fjalë, nuk mund të merrnin pjesë në Turneun “Ilixha 2009” në Sarajevë që u mbajt po të njëjtën

ditë. Vitin e kaluar në këtë turne KK “Champion” fitoi katër medalje, një medalje të argjendtë dhe tri medalje të bronzta.

(Kohapress)

e enjte, 2 prill 2009 19


MARKETING


Turn static files into dynamic content formats.

Create a flipbook
Issuu converts static files into: digital portfolios, online yearbooks, online catalogs, digital photo albums and more. Sign up and create your flipbook.