Koha 365

Page 1

Intervistë me H. Cakuli

Kejsi Tola

Ura e Klleznës, monument i pambrojtur

Podgoricë e enjte, 9 prill 2009 Viti VII Numër 365 Çmimi 0,50 ISSN 1800-5969

SHQIPËRIA DHE KROACIA BËHEN ANËTARE TË NATO-s

Shqiptarët, pjesë e familjes së madhe të sigurisë Kjo ngjarje është vlerësuar si një moment historik për Shqipërinë, por edhe për të gjithë shqiptarët në rajon dhe më gjerë duke qenë se shqiptarët bëhen pjesë të kësaj familjeje të madhe të sigurisë dhe paqes.


NGJARJET JAVORE SHQIPËRIA DHE MALI I ZI MERREN VESH PËR RREGULLIMIN DHE MIRËMBAJTJEN E PIRAMIDAVE DHE SHENJAVE TË TJERA KUFITARE PËRGJATË KUFIRIT MALAZEZO-SHQIPTAR

Së shpejti nënshkrimi i Marrëveshjes

Podgoricë – Marrëveshja ndërmjet Qeverisë së Malit të Zi dhe Këshillit të Ministrave të Republikës së Shqipërisë mbi ripërtëritjen, rregullimin dhe mirëmbajtjen e piramidave dhe shenjave të tjera kufitare përgjatë kufirit malazezoshqiptar do të nënshkruhet së shpejti. Kështu është rënë dakort në rrethin e parë të bisedimeve të zhvilluara të premten në Podgoricë ndërmjet delegacioneve të Malit të Zi dhe Republikës së Shqipërisë me qëllim të hartimit dhe përfundimit të këtij dokumenti. Delegacioni i Malit të Zi në këtë takim është

Themelues: Kuvendi i Republikës së Malit të Zi Gazetë javore për aktualitete, shkencë dhe kulturë Numri i parë doli më 21 shkurt 2002. Botues: SHAGBG ’’Pobjeda’’ Kryetari i Bordit të drejtorëve Radoica Luburiq Redaktor përgjegjës: Ali Salaj Gazeta redaktohet nga kolegjiumi: Fran Gjokaj, Ismet Kallaba (aktualitete, sport), Rrok Dushaj (mozaik, bota), Fahrudin Gjokaj (grafikë), Vijoleta Berishaj (sekretare teknike), Bisera Beqaj (marketing) Adresa: Bulevar revolucije 5 Podgoricë Telefonat: 081-247-799, 247-734 Fax: 247-674 E-mail: kohajavore@cg.yu www.kohajavore.cg.yu Dorëshkrimet dhe fotografitë nuk kthehen

2 e enjte, 9 prill 2009

udhëhequr nga Dragan Gjuroviq, kryetar i Komisionit për kryerjen e punëve të përvijimit dhe të caktimit dhe të kufirit shtetëror, si dhe përgatitjes për nënshkrim të marrëveshjeve ndërkombëtare mbi kufirin shtetëror, kurse ai shqiptar nga Sami Shiba, drejtor i Drejtorisë për Malin e Zi, Kosovën dhe Maqedoninë në Ministrinë e Punëve të Jashtme të Republikës së Shqipërisë. Nga Ministria e Punëve të Jashtme të Malit të Zi kanë njoftuar se në takim është harmonizuar teksti i marrëveshjes, nënshkrimi i së cilës do të bëhet “sa më parë në Tiranë”.

“Me nënshkrimin e Marrëveshjes do të konfirmohet shkalla e lartë e bashkëpunimit të mirë fqinjësor dhe miqësor dhe do të avancohen edhe më tej marrëdhëniet ndërmjet dy vendeve”, kanë deklaruar nga Ministria e Punëve të Jashtme të Malit të Zi. Në bisedime ka marrë pjesë edhe ambasadori i Republikës së Shqipërisë në Mal të Zi, Tonin Beci.

(Kohapress)


NGJARJET JAVORE REAGIM I KNSHMZ MBI MUNDËSINË E REDUKTIMIT TË GAZETËS NË GJUHËN SHQIPE “ KOHA JAVORE”

Diskriminim i të drejtave të shqiptarëve në Mal të Zi Këshilli Nacional i Shqiptarëve në Mal të Zi e vlerëson të papranueshëm propozimin e Qeverisë së Malit të Zi, përkatësisht të Ministrisë së Financave, që në kuader të reduktimit të botimeve të shtojcave dhe revistave,SHAGBG Pobjeda, të përfshij edhe gazetën e vetme në gjuhën shqipe “Koha javore”. Këshilli Nacional i Shqiptarëve në Mal të Zi , me qëllim të informimit të lirë, objektiv dhe profesional në gjuhën shqipe si gjuhë specifike e cila dallohet plotsisht nga gjuhët tjera që flitën në Malin e Zi, e konsideron të arsyeshëm,madje edhe të domosdoshëm që, gazeta “Koha javore” të shndërrohet në gazetë te përditshme, e jo më që ajo të reduktohet. E themi këtë duke u mbështetur në faktin se kontributi i shqiptarëve për ndërtimin e shoqërise multietnike, multigjuhësore dhe multikonfesionale në Mal të Zi, është i njohur jo vetëm për Malin e Zi por edhe për Bashkësine Ndërkombëtare. Shqiptarët në Mal të Zi janë deklaruar të gatshëm që të ecin drejt integrimeve evropiane dhe evroatlantike. Masat paralajmëruese bazuar në njoftimin e KNSH nga ana e redaktorit përgjegjës të gazetës ”Koha Javore”, z.Ali Salaj, për reduktimin e gazetës së vetme në gjuhën amtare të shqiptarëve, “Koha javore”, duke e vendosur si shtojcë, katërfaqesh në të përditshmen “Pobjeda”, nuk është praktike, as demokratike,sigurisht as funksionale dhe çka është më keq shkon në dëm të avancimit të të drejtave të popullit shqiptarë ne Malin e Zi dhe cungimit të mëtejmë të të drejtave të arritura të shqiptarëve në këtë shtet. Për Këshillin Nacional të shqiptarëve ky propozim është diskriminim dhe mohim i të drejtave të shqiptarëve për t u informuar në gjuhën e vet amtare, ashtu sic parashihet me Kushtetutë, me Ligjin për mbrojtjën e të drejtave dhe lirive të njeriut dhe të pakicave, me standardet ndërkombëtare të shoqerive multietnike etj. etj. dhe, jemi të bindur se kjo nuk shkon në favor të asaj që i thonë plotësim i standardeve për tu integruar në Bashkësinë e Shteteve Europiane. Ky është rasti i dytë në SHAGBG Pobjeda që ndodh në 30 vitet e fundit me publikimet në gjuhën shqipe. Po për shkak të “mungesës së mjeteve financiare”, siç thonin atëherë autoritetet e PobjedësVeprimtaria Botuese, revista “KOHA” /1978- 1988/, u mbyll, duke shuar kështu institucionin e vetëm të nivelit republikan në gjuhën shqipe në Mal të Zi , një redaksi që shënoi hapat e para të letërsisë, të shkencës,të kulturës shpirtërore të shqiptarëve në Mal të Zi.Kjo redaksi botoi veprat e para të autorëve shqiptarë , por edhe të autorëve të përkthyer malazias. Dalja në skenën informatave e të përjavshmes në gjuhën shqipe, “Koha javore”, ishte një ngjarje e madhe , një ogur i mirë për rehabilitim shpirtëror, se nëpërmjet kësaj javoreje , shqiptarët në Mal të Zi përsëri do të mund të informohen në gjuhën e tyre amtare. Këshilli Nacional i Shqiptarëve në Mal të Zi vlerëson se Qeveria, përkatësisht Ministria e Financave do ta tërheqë propozimin që ka të bëjë me “Kohën javore” dhe të përkrahë kërkesën e intelektualëve ,subjekteve kulturore e politike shqiptare si dhe të Këshillit Nacional të Shqiptarëve që “Koha Javore” të shndërrohet në gazetë ditore.

Kryetari, Tahir Tahiri

REAGIM: KOHA JAVORE PËR SHQIPTARËT ËSHTË SHUMË MË TEPËR SE POBJEDA PËR MALAZEZËT!

Kohën Javore s’guxon askush ta shuajë!

Kur këto ditë, pikërisht më 4 prill 2009, e gjithë bota shqiptare po feston anëtarësimin e Shqipërisë në Aleancën e Veri-Atlantikut, nga redaksia e të vetmës gazetë në gjuhën shqipe në MZ, KOHA JAVORE, nga redaktori i saj përgjegjës z. Ali Salaj, morëm lajmin se qeverisja malazeze (për të satën herë me radhë në kësi rastesh) po na përgatitë përsëri një befasi “të këndshme”, shuarjen e të vetmës gazetë në gjuhën shqipe KOHËS JAVORE!? “Si pasojë e dështimit të tenderit për privatizim të SHAGBG “Pobjeda” dhe për shkak të krizës financiare me të cilën po ballafaqohet kjo kompani, në bazë të propozimeve të dala nga Qeveria e Malit të Zi (Ministria për Financa) mbi masat e kursimit dhe racionalizimit, ndërpriten ose reduktohen botimet suplemente (disa shtojca dhe revista “Porodiçni magazin”). Ky reduktim e përfshiu edhe gazetën e vetme në gjuhën shqipe “Koha javore”, e cila në të ardhmën do të botohet një herë në javë në formë shtojce prej 4 faqesh në të përditshmën “Pobjeda”...”, thuhet në shkresë. Lajmi është i qartë Qeveria – Ministria e Finansave “kursimin e racionalizimin” në këtë krizë finaciare (vallë mos vetëm finasiare!?) planifikon ta fillojë e

ta bëjë me shqiptarët, me të vetmën javore në gjuhën shqipe!? Ky është vendimi i atyre që sa herë që e do puna për interesa e poena politikë, para faktorit ndërkombëtar përsërisin përmendësh “ se Mali i Zi është shembull i harmonisë multietnike...”. Vallë kështu na qenka “harmonia multietnike...” duke planifikuar reduktimin e privimin e të drejtës themelore - të drejtën e informimit në gjuhën amtare shqipe, po çka që ky veprim do të jetë në kundërshtim edhe me dispozitat e ligjin për të drejtat dhe liritë e pakicave po edhe me Kushtetutën e Malit të Zi, madje ashtu të cunguara e diskriminuese, kur është fjala të te drejtat e pakicave!? Lidhja Demokratike dhe unë si kryetar e deputet i saj dhe deputet i ardhshëm i LISTËS SHQIPTARE, kundërshtojmë me forcë këtë planifikim ugurzi të mbylljes së gojës së të vetmës gazetë në gjuhën shqipe. Vallë, athua gjithmonë ne shqiptarët duhet të jemi fajtorë e humbësit kujdestarë kur është fjala ”për të mirën e përgjithshme të Malit të Zi!?” Jo, zonja e zotërinj pushtetarë. Kjo kësaj radhe nuk guxon të ndodhë. KOHA JAVORE nuk guxon të shuhet as të reduktohet e të bëhet nënfletë e POBJEDËS. Dalja e saj në dritë me vendim të Kuvendit të MZ, me pjesëmarrje e me një pajtim të plotë të pozitës dhe opozitës parlamentare, pas kërkesës këmbëngulëse të LD-së e timin si deputet, ndihmësekretarit për Informata të MZ-së, z. Nikollë Camaj, e pëlqimit, pjesëmarrjes dhe përkrahjes së plotë të sekretarit për Informata D. Jarediq e kryetarit të parlamentit S. Maroviq, më 20 qershor 1999, është një e drejtë e arritur, që pushteti në emër të asnjë shkaku as arsyeje nuk mund ta vëjë në pikëpyetje jetën e saj. Prandaj Lidhja Demokratike në Mal të Zi dhe unë si deputet do të vemë në dispozicion gjithë qenien e dijen tonë, ashtu siç e vumë për ta formuar, tash mos ta lejojmë që ta shuajnë. Ftoj opinionin demokratik e përparimtar, subjektet politike e të tjerë organizma që kultivojnë demokracinë që ta ngrisin zërin kundër këtij plani asimilues.

Mehmet Bardhi

DITA E ULQINIT U SHËNUA ME AKTIVITETE TË SHUMTA

Mbështetje për tejkalimin e krizës globale

Ulqin – Dita e Ulqinit, e shtuna e parë e muajit prill, u kremtua me aktivitete të shumta të cilat zgjatën nga e enjtja deri të dielën. Në këtë kuadër, kryetari i Komunës së Ulqinit,

Gëzim Hajdinaga, priti të enjten udhëheqësit fetarë, kurse në orët e mbrëmjes u bë përurimi i përfundimit të punimeve të fazës së tretë të elektrifikimit të rrugës në aksin Ulqin – Tivar, nga kthesa e rrugës që të çon për Valdanos deri te Krytha e Ulqinit. Të premten u mbajt Turneu Ndërkombëtar në futboll si dhe u hap ekspozita e fotografive kushtuar ish kryetarëve të Komunës së Ulqinit. Në ekspozitë prezantohen 26 kryetarë të Komunës së Ulqinit që nga viti 1907 e deri në ditët e sotme. Në kuvendin dhe akademinë solemne që u mbajt të shtunën në Qendrën e Kulturës morën pjesë ndër të tjerë Presidenti i Malit të Zi, Filip Vujanoviq, nënkryetari i Qeverisë së Malit të Zi, Vujica

Llazoviq, disa ambasadorë të akredituar në Mal të Zi, ministra të Qeverisë së Malit të Zi, kryetarë të disa komunave në Mal të Zi, prefekti i Shkodrës dhe kryetari i Bashkisë së Shkodrës, si dhe shumë personalitete të jetës politike, kulturore, arsimore, etj. nga Mali i Zi, Shqipëria, Kosova dhe vende të tjera. Telegrame urimi me rastin e Ditës së Ulqinit në adresën e kryetarit të Komunës së Ulqinit, Gëzim Hajdinaga, dhe kryetarit të Kuvendit të Komunës së Ulqinit, Muhamet Nika, kanë dërguar kryeministri i Malit të Zi, Millo Gjukanoviq, kryeministri i Republikës së Shqipërisë, Sali Berisha, dhe shumë të tjerë. Në fjalën përshëndetëse, kryetari i Komunës së Ulqinit, Gëzim Hajdinaga, tha se edhe përkundër krizës ekonomike që ka kapluar botën, Komuna e Ulqinit i ka kushtuar vëmendje të veçantë planifikimit të buxhetit. Ai tha se buxheti i planifikuar për vitin 2009 është gjashtë herë më i madh sesa ai i vitit 2006 kur në pushtet ka ardhur Koalicioni „Për Ulqinin Evropian“. Kryetari i Komunës së Ulqinit kërkoj mbështetje nga të gjithë në mënyrë që buxheti i Komunës së Ulqinit të realizohet në masën e planifikuar. „Kërkoj mbështetje nga të gjithë në mënyrë që efektet negative të krizës globale të jenë sa më

të vogla sepse vlerësoj se vlerat dhe interesat që na bashkojnë janë shumë më të mëdha sesa ato që na ndajnë“, tha ai. Hajdinaga foli për një sërë projektetsh që janë realizuar gjatë vitit të kaluar dhe për projektet e ardhshme që pritet të realizohen në Ulqin. Në vazhdim të aktiviteteve, të shtunën në mbrëmje në sallën e Qendrës së Kulturës u mbajt koncerti artistik ku morën pjesë tenori Ramë Lahaj na Prishtina, sopranot Jadranka Jovanoviq nga Beogradi dhe Marina Cuca nga Podgorica, si dhe një grup muzikor nga Vjena. Aktivitetet kushtuar Ditës së Ulqinit përfunduan të dielën me Turneun X Ndërkombëtar në Karate „Ulqini Open 2009“ i cili u mbajt në palestrën sportive të Shkollës Fillore „Mareshali Tito“, kurse në mbrëmje në galerinë e Qendrës së Kulturës u hap ekspozita e piktorit Mehmet Aloja. Disa aktivitete të parashikuara në programin për kremtimin e Ditës së Ulqinit, siç është Panairi i prodhimeve bujqësore, Inaugurimi i Qendrës ditore për fëmijë të hendikepuar dhe përurimi i fazës së parë të përfundimit të punimeve të kalldrëmimit të rrugës së Çarshisë së Qytetit të Ulqinit, nuk u realizuan.

i.k.

e enjte, 9 prill 2009 3


OPINIONE & VËSHTRIME DY DATA TË KOINCIDUARA HISTORIKE

Pranvera - stinë e shqiptarëve Pranimi i Shqipërisë në NATO do të duhej të ishte fillimi i kthimit në qytetërimin europian, kthim në derën e cila në fillim është dukur e ngushtë, aq e ngushtë saqë mezi është parë drita në tunelin e errët. Sot, 100 vjet pas ngritjes së parë të flamurit në Deçiq, pritet që edhe nga një shtet tjetër shqiptar, Kosova, që në të ardhmen të bëhet anëtar i Aleancës. Inkurajuese tingëllojnë fjalët e kryeministrit të Kroacisë, Sanader, i cili me rastin e pranimit të këtij shteti bashkë me Shqipërinë në NATO deklaroi, duke folur për gjasat e BeH dhe Kosovës, për anëtarësim se Kroacia e mbështet plotësisht ardhmërinë atlantike të BeH dhe Kosovës. Xhoana M. Perkaj Kur u çuan në kryengritje, në pranverë të vitit 1911, shqiptarët e Malësisë së Madhe dhe të Dukagjinit dhe kur arritën që në malin Deçiq, mbi qytezën e Tuzit, ta ngrisin flamurin e Kombit, për të parën herë pas robërisë 500vjeçare, athua kanë mundur të paramendojnë se, as 100 vjet të plota më vonë, shqiptarët do të nisen në rrugë të gjatë drejt kthimit për në Europë. Sepse, më 6 prill 1911, pas gjysmë

A ka mundur të ëndërrojë që nga një qenie e poshtëruar, pa të drejtën e jetës dinjitoze, nën pushtete dhe okupacione monstruoze, do të vie dita kur punët do të ndryshojnë dhe kur shqiptari për të parën herë, që nga periudha romake do të gjendet në shoqërinë e të mëdhenjve të kësaj bote.

mileniumi, Europa ka qenë për shqiptarët vetëm kujtesë e mjegullt. Në një prapambeturi të tmerrshme, ku nga 100 njerëz, 90 kanë qenë analfabetë (madje, mendoj se edhe kjo përqindje zyrtare është e tepruar sepse, realisht ishim 100% analfabetë), shpresat që do të mund të kthehemi akurrë në civilizimin europian, pothuaj se nuk kanë ekzistuar. Mirëpo, edhe epokat e zeza marrin fund. Ky është ligji i thjeshtë se si funksionojnë gjërat në natyrë, në kozmos. Disi në të njëjtën kohë pranverore, në fillim të prillit, 2009, shteti amë i shqiptarëve u bë anë-

tar i aleancës më të fortë ushtarake dhe politike në historinë e botës. Javën që shkoi, Shqipëria hyri në NATO dhe flamuri i kombit shqiptar u valavit para Shtabit të NATO-s në Bruksel bashkë me flamujt e 26 shteteve anëtare. Kryeministri i Shqipërisë, Berisha, me egzaltim të arsyeshëm e përshkroi ceremonialin e ngritjes së flamurit shqiptar si dita më e madhe që nga shpallja e Pavarësisë. Vërtet, a ka mundur shqiptari i cili nën okupacionin osman (dhe okupacione të tjera) luftonte të mbijetonte si qenje biologjike, të ëndërrojë se dikur do të vie koha kur ai do të jetë zot në shtëpinë e vet. Edhe jo vetëm kaq.

Pranimi i Shqipërisë në NATO do të duhej të ishte fillimi i kthimit në qytetërimin europian, kthim në derën e cila në fillim është dukur e ngushtë, aq e ngushtë saqë mezi është parë drita në tunelin e errët. Sot, 100 vjet pas ngritjes së parë të flamurit në Deçiq, pritet që edhe nga një shtet tjetër shqiptar, Kosova, që në të ardhmen të bëhet anëtar i Aleancës. Inkurajuese tingëllojnë fjalët e kryeministrit të Kroacisë, Sanader, i cili me rastin e pranimit të këtij shteti bashkë me Shqipërinë në NATO deklaroi, duke folur për gjasat e BeH dhe Kosovës, për anëtarësim se Kroacia e mbështet plotësisht ardhmërinë atlantike të BeH dhe Kosovës. Sekretari i përgjithshëm i NATO - s, me rastin e pranimit të Shqipërisë dhe Kroacisë deklaroi se “zgjerimi i NATO-s drejt Ballkanit është fundamental dhe shumë me rëndësi për stabilitetin e rajonit”. Kjo po përputhet me atë që e tha M. Albright para disa vitesh në tiranë se SHBA i konsiderojnë shqiptarët si partnerë strategjikë në rajon. Ka pasur të drejtë Oswald Spengler kur ka konkluduar se çdo gjë në histori e ka kuptimin e vet të fundit.

QASJE

Patriotë me dozë Dëmtimi i palës tjetër nuk atrsyeton fitimin e betejës. Ne sot nuk kemi subjekt politik nacional. Nëse dikush legjitimohet me arsyetime se unë jam më i vjetri, më i riu, më i pasuri, më malësori, më anamalësi, thjesht nuk është bindës.

Robert Camaj Njeriu ka tendencë të manipulojë. Kur ka zbuluar zjarrin, ka filluar të manipulojë me nxehtësinë, kur ka

zbuluar kristalin, ka filluar të manipulojë me dritën, dhe kështu me çdo gjë që ka ardhur deri te ne, ne kemi pasur tendencë ta shfrytëzojmë për nevojat tona. Pothuaj se çdo gjë sot ekzistuese është edhe manipuluese, njeriu manipulon edhe me arritjet shkencoe, artistike, religjionin, vetëdijen nacionale etj. Kur jemi te vetëdija nacionale, ai është terreni më i favorshëm i cili nuk lejon kurrë që të mbetemi të humbur. Me vetëdije nacionale zakonisht manipulohet përmes votës.

Tani ne manipulojmë dhe themi se copëzimi i subjektit tancional qenka një e arritur, duke qenë se së bashku kurrë nuk do kishim patur mundësi të marrim mandate shqiptare sa kemi marrë. Ky është një manipulim sepse mandatet e marra janë rastësi e jo plan, jo strategji dhe jo urtësi e jona. Si mund të jemi të gëzuar me rezultate të arritura, apo na gëzon fakti që një palë i ka shkaktuar më shumë dëm palës tjetër, pavaërsisht se beteja është fituar. Dëmtimi i palës tjetër nuk atrsyeton fitimin e betejës. Ne sot nuk kemi

subjekt politik nacional. Nëse dikush legjitimohet me arsyetime se unë jam më i vjetri, më i riu, më i pasuri, më malësori, më anamalësi, thjesht nuk është bindës. Copëzimi i subjektit nacional pavarësisht se a është i përfaqësuar apo jo ai në Kuvendin e Malit të Zi nuk bartë me vete përfaqësimin autentik tonin. Përfaqësimi autentik legjitimizohet tek burimi, dhe burimi është ai që na tregon se a është uji i kthjellët apo jo, dhe kush e ka turbulluar atë gjatë rrugë. I legjitimuar do ishte ky copëzim vetëm atëherë ku uji do dilte i turbullt nga vetë burimi. Nuk është përfaqësues dinjitoz ai që ruan aq truall sa i duhet për shtrirjen e tij dhe liderit të tij. Nuk është subjekt nacional ai që ka vende veç për liderin e tij dhe njeriun shumë afër atij lideri. Ne manipulojmë me votuesit, manipulojmë me inteligjencën e tyre. Tërë këta patriotë sa janë, e katër në parlament, po se po janë, na qenkan lodhur aq shumë në fushatën parazgjedhore sa që nuk kanë mundur të organizojnë një festim me rastin e futjes së Shqipërisë në NATO me të drejta të plota. Për evenimentin më të rëndësishëm

të historisë më të re të Shqipërisë, tokës që e thirrim nënë, nuk është gjetur edh pak energji shtesë që të festojmë bashkë me të. E për hipokrizi, manipulim, e paftyrësi dimë të kërkojmë buste të Skenderbeut nëpër sheshet tona. Skenderbeu u quajt mbrojtës i Perëndimit, NATO është themeluar për të mbrojtur Perëndimin, kurse manipuluesit nuk ja fillojnë nga ajo që të festojmë arritjet e ideve skenderbegiane. Tek ne je patriot me dozë, dhe po dheshte të na mbashë në statusin patriot, duhet të mos na e heqësh kurrë infuzionin. Dhe s’mund të presësh më shumë. Kështu na ka dashur dikush të jemi të shumtë në numër e të vegjël në ndikim, e të gjithë gjoja përfaqësues legjitimë të popullit, kurse asnjëri nuk i njeh legjitimetitin tjetrit. Ne sido që do të përfaqësohemi do jemi të përfaqësuar keq, pavarësisht nga vullneti i mirë i secilit nga ata veçë e vetë. Nuk ka mundësi që këto elemente të jenë funksionale pa një formulë funksionale, e formula është strategjia e bashkëpunimit.

Pikëpamjet e shprehura në faqet opinione & vështrime nuk përfaqësojnë domosdoshmërisht politikën redaksionale të “Kohës javore”

4 e enjte, 9 prill 2009


VËSHTRIME & OPINIONE HALLET E DITËVE TONA

Ulqini në tender!

Ajo që ndoshta është më e keqja, në qoftë se një gjë e tillë vërtetë realizohet, është që Ulqinakët dhe klientët e tyre praktikisht nuk do të kenë ku të lahen!? Sepse, nga 100 mijë turistë të cilët pushojnë këtu gjatë stinës, gjysma e tyre qëndrojnë në Plazhin e Madh. A na duhet neve gjithë kjo, a do të ndryshojë struktura etnike e qytetit, sa do të vlejë atëherë shtëpia në Shtoj, a do të flejnë në to vetëm mijëra punëtorë që do të punojnë në të ashtuquajturin “Dubai europian”, kujt do t’ia rentojnë dhomat e veta qiradhënësit privatë, kush do ta ndërtojë infrastrukturën e re në këtë komunë, këto janë vetëm disa nga pyetjet që parashtrohen aktualisht. Dhe të cilat mbesin pa përgjigje.

Mustafa Canka Pas shpalljes së tenderit për valorizimin e Valdanosit, i cili dështoi, e pastaj u vazhdua së pari më 6 prill e pastaj edhe më 15 prill, Qeveria malazeze, një ditë para zgjedhjeve, vendosi që në tender të nxirren edhe Plazhi i Madh dhe Ada. Praktikisht, i

tërë Ulqini. Në Qeveri tashmë kanë llogaritur çdo gjë: vetëm brenda tri viteve të para pas lidhjes së kontratës së qiradhënies, investitorit do t’i duhet që në Plazhin e Madh të realizojë programin e investimeve prej të paktën një miliard euro. “Investimet e mëvonshme duhet të kapin shumën prej të paktën tre miliardë euro”, pohon ministri për Zhvillim Ekonomik Branimir Gvozdenoviq. Por, edhe ai pranon që nga qiradhënia vjetore prej më se 17 milionë metra katrorë në Plazhin e Madh dhe në Adë priten mezi dy milionë euro!? Kur dihet se për qiradhënien vjetore të Valdanosit dhe Mendrës duhet të veçohen një gjysmë milioni euro, atëherë mund të vihet lehtë në përfundim se qiradhënia e njëzet kilometrave të bregdetit të Ulqinit për një vit do të kapë shumën vetëm 2.5 milionë euro!? Kjo sepse, çmimi i qiradhënies së një metri katror është vetëm 15 centë!? Duhet të theksoj se qiramarrësi i tri hoteleve në Sv. Stefan dhe në Milloçer, kompania “Aman rizorts” e Singaporit paguan dy milionë e njëqindmijë euro në vit. Data e shpalljes së tenderit dëshmon se edhe në këtë rast ishte fjala për “biberon” paraelektoral, por edhe për skenarin me pasoja të paparashikueshme për Komunën e Ulqinit. Mbase, Qeveria vlerësoi në mënyrë të drejtë që qytetarëve të Malit të Zi, në kohën kur kriza ekonomike dhe financiare gërryen themelet e Malit të Zi, gjëja më e rëndësishme është t’u ofrosh shifra dhe projekte të mëdha, që do të sigurojnë rritjen

ekonomike dhe zhvillimin e “mrekullisë ekonomike malazeze” të gjunjëzuar. Dhe pati sukses, sepse në Plazhin e Madh, siç njoftuan krerët tanë, do të investohen “edhe deri 15 miliardë euro”. Më mirë s’ka ku shkon, neve vetëm për një vit na mungon një miliardë. Tentuan që edhe ulqinakëve t’ua “shesin“ përrallën se qyteti i tyre do të bëhet Dubai, Rimini, Nica, Kana, Monako, Monte

saj, Komuna do të ketë fare pak levërdi. Një konkluzion i tillë imponohet vetëvetiu, kur dihet se investuesi nuk është i detyruar të paguajë tagrat derisa të zgjasë periudha e investimit. Siç mundohen të na bindin, i tërë projekti i ndërtimit të të paktën 25 mijë shtretërve në Plazhin e Madh do të realizohet brenda 20 viteve. Ajo që ndoshta është më e keqja, në qoftë se një gjë e tillë

Karlo. Gjithçka tjetër vetëm jo Ulqin. Siç po shihet, me fare pak sukses. Faktin që në Qeveri kanë nxituar mjaft që të gjejnë të ashtuquajturin partner strategjik e dëshmon e dhëna që me tender është parashikuar që Plazhi i Madh dhe Ada të rentohen me qiradhënie me afat prej 90 vitesh, që është afat maksimal i parashikuar me Ligjin mbi koncesionet. Ky akt juridik gjithashtu parashikon që për koncesionin deri në 30 vite, vendimin e merr Qeveria, kurse mbi këtë afat - Kuvendi i Malit të Zi. Por, Kuvendin e Malit të Zi, por as Kuvendin e Komunës së Ulqinit, askush nuk i ka pyetur për asgjë dhe as që ka marrë çfarëdo vendimi në lidhje me këtë. Por, do të duhej që: menaxhimi i ambientit hapësinor të ishte në kompetencën e parlamentit lokal. Në qoftë se këto lokalitete nuk do të ndodheshin nën ingerencën e tij, do të bëhej e pakuptimtë çfarëdo politike dhe mundësia e zhvillimit të qëndrueshëm të kësaj komune. Përndryshe, nga të gjithë këta tenderë të shumtë në territorin e

vërtetë realizohet, është që Ulqinakët dhe klientët e tyre praktikisht nuk do të kenë ku të lahen!? Sepse, nga 100 mijë turistë të cilët pushojnë këtu gjatë stinës, gjysma e tyre qëndrojnë në Plazhin e Madh. A na duhet neve gjithë kjo, a do të ndryshojë struktura etnike e qytetit, sa do të vlejë atëherë shtëpia në Shtoj, a do të flejnë në to vetëm mijëra punëtorë që do të punojnë në të ashtuquajturin “Dubai europian”, kujt do t’ia rentojnë dhomat e veta qiradhënësit privatë, kush do ta ndërtojë infrastrukturën e re në këtë komunë, këto janë vetëm disa nga pyetjet që parashtrohen aktualisht. Dhe të cilat mbesin pa përgjigje. Sido që të jetë, radhën e ka Kuvendi i Komunës së Ulqinit. Ai nuk ka të drejtë shfajësimi! Nga veprimi apo mosveprimi i tij do të varet ardhmëria dhe qëndrueshmëria e këtyre qytetarëve dhe e këtij populli në këtë vend, që për ne është më i bukuri në botë.

Sido që të jetë, radhën e ka Kuvendi i Komunës së Ulqinit. Ai nuk ka të drejtë shfajësimi! Nga veprimi apo mosveprimi i tij do të varet ardhmëria dhe qëndrueshmëria e këtyre qytetarëve dhe e këtij populli në këtë vend, që për ne është më i bukuri në botë.

Pikëpamjet e shprehura në faqet opinione & vështrime nuk përfaqësojnë domosdoshmërisht politikën redaksionale të “Kohës javore”

e enjte, 9 prill 2009 5


OPINIONE & VËSHTRIME DIELLI NUK MUND TË ZIHET ME SHOSHË

Dielli nuk mund të zihet me shoshë Disa nga përfaqësuesit e Shoqatës “Atdheu na bashkon” shkuan aq larg saqë, përmes një (e)misioni të veçantë propagandistik (edhe dy tekste autoriale në numrin e kaluar të “Kohës javore”, që po i anashkalojmë kësaj radhe), publikisht u prononcuan kundër Listës Shqiptare dhe LD-së, duke i fyer ata me fjalë tejet të rënda (“i turpërohem Listës Shqiptare”, thotë njëri nga personazhet e këtij pamfleti politikelektronik) edhe pse, si Shoqatë, LAB-i ishte krijuar dhe zotuar për të ruajtur neutralitetin ndaj subjekteve politike shqiptare, të cilën në themelim fuqishëm e kishte përkrahur edhe Lidhja Demokratike dhe udhëheqësia e saj. Emisioni u prodhua në “Albanian culture TV” në New York dhe u riemetua disa herë nga televizionet lokale në Ulqin e Tuz në termine të paguar(?). Nuk mbahet mend që dikush, madje as nga rivalët e drejtpërdrejtë të fushatës, të ketë shprehur më shumë shpifje, akuza e përbuzje ndaj një liste shqiptare në tërësi, ndërkohë që asnjë fjalë nuk u tha për partinë në pushtet, për kolonat asimiliuese me flamujtë malazezë e boshnjakë, e tjera e tjera. Pak si e çuditshme, por kjo na përkujton vitin 1990, kur në adresë të LD-së, hipotekat dhe akuzat vinin nga drejtime të shumta e që kundërshtonin subjektivizimin politik të shqiptarëve në Mal të Zi. Edhe atëherë pati shqiptarë të cilët ftuan që të mos votohet Lidhja Demokratike.

riemetua disa herë nga televizionet lokale në Ulqin e Tuz në termine të paguar(?). Nuk mbahet mend që dikush, madje as nga rivalët e drejtpërdrejtë të fushatës, të ketë shprehur më shumë shpifje, akuza e përbuzje ndaj një liste

Sidoqoftë, më mbetet për të shpjeguar se deklarata dhënë TOP TV Channel, nuk ishte diçka e re për njerëzit e LD-së. Por, në rastin konkret nuk bëhej fjalë për shpalosjen e programit të LD-së, por fjala ishte për një përgjig-

Në vigjilje të këtyre zgjedhjeve ndodhi një gjë e paparë deri më sot, qoftë në Shqipëri, Kosovë, Mal të Zi apo gjetiu ku jetojnë shqiptarët. Në fushatë, në mënyrë të drejtpërdrejtë dhe të njëanshme, nga diaspora u kyç dikush që pretendoi të flasë në emër të saj, me qëllim të eliminimit të një subjekti politik shqiptar, tashmë të dëshmuar, Lidhjes Demokratike në Mal të Zi. Në këtë drejtim, disa nga përfaqësuesit e Shoqatës “Atdheu na bashkon” shkuan aq larg saqë, përmes një (e)misioni të veçantë propagandistik (edhe dy tekste autoriale në numrin e kaluar të “Kohës javore”, që po i anashkalojmë kësaj radhe), publikisht u prononcuan kundër Listës Shqiptare dhe LD-së, duke i fyer ata me fjalë tejet të rënda (“i turpërohem Listës Shqiptare”, thotë njëri nga personazhet e këtij pamfleti politik-elektronik) edhe pse, si Shoqatë, LAB-i ishte krijuar dhe zotuar për të ruajtur neutralitetin ndaj subjekteve politike shqiptare, të cilën në themelim fuqishëm e kishte përkrahur edhe Lidhja Demokratike dhe udhëheqësia e saj. Emisioni u prodhua në “Albanian culture TV” në New York dhe u

Jemi krenarë edhe për faktin se nga aktivistët e LD-së, kësaj radhe nuk pati asnjë fjalë fyese ndaj kurrkujt, madje as si kundërpërgjigje ndaj atyre që na fyen. Shpresoj se kjo do t’u lehtësojë punën atyre që në të ardhmen do të punojnë në integrimin e subjektit politik shqiptar. Sidomos do të ndihmojë edhe fakti se LD nuk mban mëri ndaj askujt. LD ka kapacitet që edhe atyre që na kanë fyer, shantazhuar e tentuar të na diskreditojnë t’u shtrijë dorën e bashkëpunimit. Ne, fjalët që nganjëherë i kalojnë kufijtë e mirësjelljes, gjatë fushatave, po mundohemi t’i kuptojmë vetëm si synim për të shtuar votat dhe, nëse nuk ka qëllime të tjera, ato do të tejkalohen. Besoj se në ditët që vijnë, gatishmëria që është shprehur nga të zgjedhurit e popullit për të bashkëvepruar, do të japë rezultate, pavarësisht rreshtimeve të këtilla para zgjedhjeve. Në fund të këtij teksti më duhet të theksoj edhe sa vijon. Nikollë Camaj, midis Vasel Sinshtaj e kandidatëve të tjerë, në vitin 2006 ka zgjedhur Vasel Sinishtaj, me çka e ka dëshmuar edhe qendrimin e vet ndaj Malësisë dhe ndaj Vaselit. Por, midis Vasel Sinishtaj dhe Lidhjes Demokratike, natyrisht se zgjidhja ime mbetet LD-së. Do të ishte e pamoralshme, po të ishte ndryshe! Pse dikush ka arsye që këtë ta marrë për të keq?! E pse do të duhej të ishte ndryshe, kur fare mirë dihet se LD, kryetari i saj dhe deputeti z. Bardhi dhe ne, udhëheqësit e tjerë të LD nuk e mbrojtëm më shumë, Ulqinin, Anën e Malit, Krajën e Plavë-Gucinë sesa Malësinë. Në shumë raste, madje, angazhimi ynë për Malësinë ishte më i theksuar, por edhe më i nevojshëm, konkretisht në lidhje me kërkesën programore për komunë të plotë të Malësisë.

Nikollë Camaj Zgjedhjet e marsit 2009 përfunduan. Lista Shqiptare doli me një deputet. Ndonëse ishim në pritje të rezultatit më të mirë, shantazhet që iu bën kësaj liste, e në veçanti Lidhjes Demokratike e liderit të saj, duke filluar nga partitë simotra e deri tek disa veprimtarë nga diaspora jonë, na bëjnë të kënaqemi edhe me kaq.

Po i pengon madje çdo gjest i mirë i LD-së! Pse vallë!?

shqiptare në tërësi, ndërkohë që asnjë fjalë nuk u tha për partinë në pushtet, për kolonat asimiliuese me flamujtë malazezë e boshnjakë, e tjera e tjera. Pak si e çuditshme, por kjo na përkujton vitin 1990, kur në adresë të LD-së, hipotekat dhe akuzat vinin nga drejtime të shumta e që kundërshtonin subjektivizimin politik të shqiptarëve në Mal të Zi. Edhe atëherë pati shqiptarë të cilët ftuan që të mos votohet Lidhja Demokratike. Pra, orvatjet për ta dëmtuar LD-në nuk janë të reja. Ne ato po i përjetojmë tash 19 vite dhe siç shihet, i kapërcyem edhe këtë herë, edhe pse sulmet dhe goditjet ishin tejet të ulëta dhe nga adresa që nuk priteshin. Diaspora jonë ishte çdo herë në përkrahje të qenies shqiptare dhe të subjektit politik shqiptar, andaj çudit një qëndrim i këtillë i individëve. Përpos të tjerash, zotërinjtë me tituj shkencorë e me përvojë të gjatë në drejtësi shprehin pakënaqësinë e vet edhe lidhur me deklaratën time mbi autonominë territoriale, dhënë Televizionit shqiptar “TOP Channel”, duke e marrë për mëkat të madh kohën e publikimit të saj; një muaj para zgjedhjeve. Por, montimi i improvizuar televiziv, i tyre, vetëm një ditë para zgjedhjeve, qenka me kohë?!

je në pytjen e drejtpërdrejtë të gazetarit se çka do të ishte më së miri për shqiptarët në Mal të Zi, për sa i përket statusit. Përgjigjja ime e plotë ishte se, pos asaj që është aspiratë jona e që do të arrihet në Evropën e bashkuar, pra që të jetojmë në një shtet, për shqiptarët e këtushëm “zgjidhja më e mirë do të ishte autonomia territoriale”, zgjidhje kjo që e praktikon edhe Evropa. Nga një ekspert i së drejtës ndërkombëtare, pritej përkrahje, e jo e kundërta. Për aq më pak priteshin fyerjet. Megjithatë, Lista Shqiptare qëndroi dhe veproi e qetë dhe pozitive në fushatën që lamë pas. Madje edhe i ftuam votuesit që, nëse për ndonjë arsye nuk duan ta votojnë Listën Shqiptare, le të votojnë listat e tjera shqiptare. Ishim në pritje që, të paktën, kjo të jetë e pranuar, nëse jo nga rivalët tonë këtu, së paku nga diaspora. Atë gjë e bëri edhe z. Lekë Lulgjuraj, (por jo vetëm ai), i cili edhe pse themelues i LD-së, fton që në radhë të parë të votohen partitë shqiptare. Nga kjo, Lista Shqiptare përpos fitores faktike, del edhe fituese morale, sepse, falë angazhimit të saj, e jo të qëndrimeve që shpalosi emisioni në fjalë, apo të rivalëve tanë këtu, PDS mbeti vetëm me një mandat. Pra, sikur PDS të kishte vetëm disa dhjetëra vota më shumë, “Perspektiva” do të mbetej jashtë. Ne jemi krenarë edhe për këtë. Por kjo dikujt po i pengon.

Po e përfundoj këtë tekst autorial me një thënie timen nga promovimi i fundit i Listës Shqiptare: “Ata janë vëllezërit tanë, bijtë tanë, familjarët tanë dhe ne, të bindur se sa t’i shohin rezultatet e zgjedhjeve do të pendohen, ua falim, me shpresë se këso përzierjesh nuk do të ketë më”. Urimi që me rastin e fitores i erdhi z. Bardhi, nga e njëjta adresë, dëshmon se kisha të drejtë! Kurse këtë autorial e bëra i nxitur nga urtia malësore e cila thotë se dielli nuk mund zihet me shoshë!

Nikollë Camaj, midis Vasel Sinshtaj e kandidatëve të tjerë, në vitin 2006 ka zgjedhur Vasel Sinishtaj, me çka e ka dëshmuar edhe qendrimin e vet ndaj Malësisë dhe ndaj Vaselit. Por, midis Vasel Sinishtaj dhe Lidhjes Demokratike, natyrisht se zgjidhja ime mbetet LD-së. Do të ishte e pamoralshme, po të ishte ndryshe! Pse dikush ka arsye që këtë ta marrë për të keq?! E pse do të duhej të ishte ndryshe, kur fare mirë dihet se LD, kryetari i saj dhe deputeti z. Bardhi dhe ne, udhëheqësit e tjerë të LD nuk e mbrojtëm më shumë, Ulqinin, Anën e Malit, Krajën e Plavë-Gucinë sesa Malësinë. Në shumë raste, madje, angazhimi ynë për Malësinë ishte më i theksuar, por edhe më i nevojshëm, konkretisht në lidhje me kërkesën programore për komunë të plotë të Malësisë.

Pikëpamjet e shprehura në faqet opinione & vështrime nuk përfaqësojnë domosdoshmërisht politikën redaksionale të “Kohës javore”

6 e enjte, 9 prill 2009


OPINIONE & VËSHTRIME KOALICONI SHQIPTAR “PERSPEKTIVA”

Vota e pastër dhe e ndërgjegjshme Për fat të keq, një pjesë e elektoratit ende nuk e ka të qartë se ato investime momentale dhe provizore që bëhen sa për sy e faqe,bëhen mu me djersën dhe mundin e tyre. Kështu ndodh që votuesi me djersën e vet shet të drejtën e votës së lirë. Mendoj se është një papërgjegjësi e madhe e atij që i prin kësaj loje me elektorat dhe vullnetin e lirë të votës. Prandaj disa prej “fituesve” në këto votime të mos e ngrenë kokën lart sepse fitorja e tyre është fitore e kanalizuar, e kushtëzuar dhe kurrsesi fitore e votës dhe vullnetit të lirë të votuesit.

Fehim Avdiu Duke u nisur na fakti se në trevat shqiptare në Mal të Zi vepron një numër i madh i partive politike shqiptare në krahasim me trupin zgjedhor, grupi i intelektualëve bashkë me qytetarët e tjerë,përfaqësuesit e BDSH dhe PPD vendosën të organizohen në një formacion të ri “ALEANCA E RE”.Kjo skemë e përçarë ishte më së shumti e theksuar në trevën e Anës së Malit-Komuna e Ulqinit.Me një trup zgjedhor mbi 5000 votues të cilët me vite të tëra votuan vetëm shqip, kjo trevë që moti është lënë disi e papërfaqësuar në mënyrë meritore.Kjo ndodhi për shkak të copëtimit të vazhdueshëm të trupit zgjedhor për të vetmin qëllim që individë të caktuar apo grupime të vogla t'i realizojnë qëllimet e veta karieriste. Kjo nuk do koment sepse dëshmitarë është vetë populli. Zhgënjimi i votuesve arriti deri në atë shkallë sa që humbi arsyen dhe motivin për të dalur në zgjedhje. Mbeti vetëm një pjesë e vogël e zgjedhësve që po manipulohen ditaditës përmes premtimeve boshe nga disa persona që të vetmen ide kanë

arritjen e qëllimeve të veta, ruajtjen e pozitës dhe realizimin e të mirave materiale.Për fat të keq po këto persona po përkrahen materialisht nga instancat e ndryshme të pushtetit. Për të ndalur këtë dukuri sa të keqe aq edhe të dëmshme për këtë trevë, “Aleanca e Re” ofroi një realitet të ri-grumbullimin e votave rreth një kandidati të ri për deputet, i cili në mënyrë dinjitoze do të angazhohet për interesat e përgjithshme dhe afatgjatë të kësaj treve edhe më gjerë. Parrulla “Të gjithë sëbashku për deputetin e Anës së Malit” nuk ishte rastësi por nevojë e realitetit politik dhe vullnetit të popullit.Duke u nisur nga ky parametër, jemi të bindur se jemi në rrugë të drejtë, në rrugën e interesit të përgjithshëm të shqipëtarëve, pa interesa personale dhe si shembull i mirë për një bashkim edhe më të gjërë me epiqendër interesin e përgjithshëm të shqipëtarëve në Mal të Zi. Pas zhurmave të mëdha dhe mundësive për koalicione të ndryshme,që me vite të tëra imponohen nga të njëjtit persona,ndodhi ajo që duhej të ndodhte edhe më parë-

përfaqësimi i shqiptarëve me 4 deputetë në parlamentin republikan. Për të arritur deputetin e 4-të kontribut të madh dha Koalicioni Shqiptar “PERSPEKTIVA”. Kështu dy iniciativa qytetarësh “Aleanca e Re” në trevën e Anës së Malit dhe Ulqinit dhe Iniciativa Qytetare "nga Malësia brenda një kohe shumë të shkurtër arritën të organizohen", të bëjnë koalicionin dhe të korrin fitore në zgjedhjet e 29 Marsit. Suksesi i këtij kalicioni tregon se elektorati është lodhur me repriza dhe retorika të njëjta, me premtime dhe deklarata të thata, me karieristë të pangopshëm. Deputeti i Koalicionit shqiptar “PERSPEKTIVA” është rezultat i votës së pastër dhe qytetarit të ndershëm. Preukopim kryesor për partitë e tjera shqiptare ishte sulmi i përqendruar ndaj Koalicionit Shqiptar “Perspektiva”.Siç duket, ky koalicion ua prishi rehatinë disa të ashtuquajturve liderë, sepse të mësuar me vite të tëra në kolltuqe të nxehta panë rrezikun e vet.Prandaj filluan lojën me koalicionin e madh shqiptar për të krijuar huti në elektorat,ndërsa qëllimi final i tyre ishte

ruajtja e pozitave të veta. Pasi kjo lojë patriotike e tyre përfundoi pa sukses (gjë që pritej edhe më parë), atëherë kaluan në metodën tjetër po aq të rrezikshme, sulmin dhe bllokimin e mundshëm të forcave të reja politike. Daljen në skenën politike të “Aleancës së Re” forcat e amortizuara politike në këto treva e pritën me një pezëm të madh. Ato shkuan aq larg saqë na quajtën getoistë, lokalistë e çkamos. Sigurisht se ata e dinin fort mirë se ne nuk ishim si ata që me vite të tëra sjellin vërdallë fatin e popullit, por shfrytëzuan rastin që mundësisht sadopak të pastrohen nga ato epitete në të cilat janë zhytyr me vite e decenie të tëra. Për këtë qëllim shrytëzuan tërë arsenalin e fjalorit të tyre demagogjik si dhe mjete të mëdha materiale. Me keqardhje duhet përmendur se mu në Anë të Malit përdorën mjetet dhe mundësitë më të ulta për ta gjunjëzuar votuesin. Një pjesë e votave të kësaj treve me të vërtetë u dhunua. Kjo dukuri fillon me punësimin e kushtëzuar, me mashtrimin e studentëve, me kompenzim të votave me drita, asfalt, çimento, zall etj. Kjo

Daljen në skenën politike të “Aleancës së Re” forcat e amortizuara politike në këto treva e pritën me një pezëm të madh. Ato shkuan aq larg saqë na quajtën getoistë, lokalistë e çkamos. Sigurisht se ata e dinin fort mirë se ne nuk ishim si ata që me vite të tëra sjellin vërdallë fatin e popullit, por shfrytëzuan rastin që mundësisht sadopak të pastrohen nga ato epitete në të cilat janë zhytyr me vite e decenie të tëra. dukuri ka ndodhur edhe në zgjedhjet e tjera por në këto votime ka marrë përmasa shqetësuese. Shtrohet pyetja se kur do të ndalet kjo dukuri sa e pandershme aq dhe komprometuese për ata që me çdo kusht duan të arrijnë te votat. Për fat të keq, një pjesë e elektoratit ende nuk e ka të qartë se ato investime momentale dhe provizore që bëhen sa për sy e faqe, bëhen mu me djersën dhe mundin e tyre. Kështu ndodh që votuesi me djersën e vet shet të drejtën e votës së lirë. Mendoj se është një papërgjegjësi e madhe e atij që i prin kësaj loje me elektorat dhe vullnetin e lirë të votës. Prandaj disa prej “fituesve” në këto votime të mos e ngrenë kokën lartë sepse fitorja e tyre është fitore e kanalizuar, e kushtëzuar dhe kurrsesi fitore e votës dhe vullnetit të lirë të votuesit. Përkundër kësaj vota e “Aleancës së Re”, gjegjësisht Koalicionit Shqipëtar “Perspektiva” është votë e pastër dhe e ndërgjegjëshme e elektoratit tonë.Ne gjatë fushatës votuesve u ofruam qëllimin e mirë, përgjegjësinë e fjalës së dhënë, ndershmëri dhe dinjitet. Ne arritëm që elektoratit t'ia ruajmë dhe kthejmë dinjitetin që vota e tijë të jetë e lirë dhe të vendosë me mendjen dhe zemrën e tij të pastër.Vota e dhënë Koalicionit Shqipëtar “PERSPEKTIVA” është vota e interesit të përgjithshëm,vota e së ardhmes.

Pikëpamjet e shprehura në faqet opinione & vështrime nuk përfaqësojnë domosdoshmërisht politikën redaksionale të “Kohës javore”

e enjte, 9 prill 2009 7


SPECIALE

8 e enjte, 9 prill 2009


INTERVISTË INTERVISTË ME KËNGËTAREN HANA CAKULI

E madhe në një vend të vogël Nga ky vend i vogël siç është Ulqini talentët e artit dhe të kulturës nuk mund të presin që dicka të jetë e përkrahur, e përfaqësuar në nivele më të larta dhe si mundësi për të ecur përpara pavarësisht sa i kanë dhënë qytetit të tyre si ambasadorë të vërtetë, por pasioni i tyre bën që ata të jenë në skenë, të kenë përkrahësit e tyre dhe ata ua dinë emrat meqë kanë një axhendë shumë të ngarkuar. Si emër i njohur për artdashësit e muzikës në të gjitha trojet shqiptare është edhe Hana Cakuli. Një vajzë e lindur në qytetin e lashtë të Ulqinit edhe pse në moshë të re ( 20 vjet ), krahas mësimit dhe studimeve zgjodhi muzikën nga ku dëgjohet me ëndje prej fansave të saj. E re, por tashmë e njohur në muzikë ajo i ka hedhur hapat e saj në hapësirën gjithëshqiptare, duke shënuar kështu 7 vjet të punës e të aktivitetit muzikor. Që nga paraqitja e parë e saj, kjo ulqinake e re shpejt u bë e njohur me shpirtin e saj të butë e talent, duke mos u ndalur në rrugën e nisur, në udhën e bukur të këngës. Kështu paraqitja e saj në skenën e muzikës si një artiste e vërtetë bëri që edhe qyteti i Ulqinit të prezantohet kudo në trojet shqiptare, me çka dëshmoi se edhe këtu ka talentë të mirëfilltë për shumë fusha të jetës. Kjo është ajo që e bën të njohur Hanën, por edhe Ulqinin, me çka këngët e saja mbeten përherë të paharruara dhe vazhdojnë të dëgjohen duartrokitjet frenetike të spektatorëve që e shoqërojnë kudo atë. Me një fëmijëri krejt ndryshe nga të tjerët falë kushteve dhe përkrahjes që i japin prindërit, Hana diti të mirëkuptojnë artdashësit kur me këngët e saja e zërin melodik arriti të përvehtësojë shumë adhurues kudo që është paraqitur. Duket se gjithë punën e saj në muzikë e ka marrë përsipër për ta bërë vetë edhe pse ka një numër përkrahësish që e mbështesin në këtë rrugë. Gjithë sharmin e vet Hana vazhdon ta ndjekë edhe në realizimin e këngëve të saja, vazhdon të jetë e pranishme kudo në trojet shqiptare për të dhënë ate që fansat e saj e kërkojnë, thjeshtësinë, melodinë, shpirtin e saj të ëmbël e zërin e saj melodik. BiografiaHana u lind më 26 maj 1989, në Ulqin, Kreu Shkollën Fillore “Marshal Tito” në Ulqin, shkollën e mesme për tre vite në Gjimnazin “Vëllazërin-Bashkim” në Ulqin, për të vijuar vitin e fundit të shkollës së mesme “Sami Frashëri” në Prishtinë, Tani është studente në Universitetin Amerikan të Kosovës.(AUK). Koha Javore: Kur ka filluar Hana të merret me muzikë? H. Cakuli: Të merrem me muzikë kam filluar në moshën 13-vjeçare. Se kam prirje për muzikë këtë ma kanë hetuar së pari profesorët e muzikës në shkollë ku zhvilloheshin gara të këndimit në klasë. Kurse, momenti kur unë u

zbulova realisht ishte një garë në një emision në Radio Elita ku kënga ime u shpall fituese dhe këtu fillova karrierën time. Koha Javore: Kush Ju ndihmon për pjesëmarrje në koncerte, nga i merr tekstet, me cilin kompozitor bashëpunon?

H. Cakuli: Deri tani kam punuar me kompozitorët Armend Rexhepagiq, Florian Mumajesi, Genti Lako; me producentët Ilir Osmani dhe Florent Boshnjaku. Tekstet në të shumtën e rasteve m’i kanë shkruar Aida Baraku, Kastro Zizo, Ardit Roshi etj. Ata që më kanë ndihmuar më së shumti për pjesëmarrje në koncerte kanë qenë dhe janë familja ime, si moralisht ashtu edhe për paraqitjen time. Koha Javore: Po profesionalisht, kur është paraqitur Hana për herë të parë në skenën e muzikës. Cilin lloj të muzikës e preferon? H. Cakuli: Nëse flasim profesionalisht dhe me një pjekuri të zërit, paraqitja ime e parë ishte në Top Fest 3, ku jam paraqitur me këngën time “Natën kaloje me ne”. Llojet e muzikës që më pëlqejnë janë: Pop, Rock, Alternative, Soul, Jazz, Blues ... Koha Javore: Ku jeni paraqitur deri më tani? H. Cakuli: Deri më tani jam paraqitur në Festivalet: Top Fest 3, 4 dhe 5, Kënga magjike 2007 dhe 2008, Video Fest 2008, si dhe në garat republikane të solo këndimit në Mal të Zi, 2006. Koha Javore: Cili është suksesi i juaj më i madh? H. Cakuli: Ajo që më kënaqë dhe më bën të lumtur në këto momente është arritja deri tek emocionet e publikut nga të cilët kam marrë komplimente dhe më thonë se u pëlqejnë këngët, zëri, tekstet dhe gjërat e tjera në përbërjen time si këngëtare. Koha Javore: A i ka hedhur në treg këngët e saja Hana? H. Cakuli: Këngët e mia janë hedhur në treg në kompilacionet e Festivaleve Top Fest dhe Kënga magjike. Krahas kësaj kam punuar edhe një CD me këngë popullore të orkestruar në zhanrin jazz , një lancim ky i Koha TV të Kosovës me rastin e Vitit të Ri 2008, ku isha pjesë e një kuarteti, bashkë me Flaka Krelanin, Yllka Kuqin e Fitore Gjonbalën. Koha Javore: Cila është kënga që i ka dhënë emër Hanës dhe çka paraqet ajo për të?

H. Cakuli: Kënga e cila më ka ndihmuar të njihem më shumë, dhe mund të them se i ka dhënë vulë emrit tim, është “ U shërova”. Kjo këngë për mua paraqet një kënaqësi dhe sukses të veçantë për faktin se të njëjtën e shijoj edhe sot e kësaj dite. Koha Javore: Do të kishit dëshirë të organizonit ndonjë spektakël dhe ku? H. Cakuli: Pse jo. Do ta bëja kudo, vetëm të ishte një spektakël serioz, me ide të bukura dhe ekip profesional. Koha Javore: Sa jeni e kënaqur me publikun? H. Cakuli: Jam jashtëzakonisht e kënaqur. Për këto tre vite sa jam në skenën e estradës shqiptare më pëlqen reaksioni i tyre. Shpresoj të vazhdojmë kështu. Koha Javore: Si e ndjeni veten në mesin e këngëtarëve të tjerë të muzikës shqiptare dhe kë do të veçonit? H. Cakuli: Ndihem në mesin tim. Më pëlqen të bisedoj me ta për të shkëmbyer mendime së bashku, sepse janë ata që më kuptojnë më së miri në të shprehurit tim artistik, meqë edhe ata kalojnë nëpër të njëjtat rrugë e sakrifica. Nuk di kë të vecoj më parë. Ka shumë ... Koha Javore: Jeni gjithmonë në formë për t’ju admiruar. Sa kohë të kushton kjo? H. Cakuli: Sigurisht se kërkon kohë. Për këtë duhet rregull. Duhet kujdesur për vetën, për përshtatjen e veshjes me këngën e cila gjithashtu kërkon kohë për t’u paraqitur në mënyrën më të mirë para publikut. Koha Javore: Jeni tri motra, gjithmonë të veshura bukur. A konsultoheni me njëratjetrën? H. Cakuli: Faleminderit. Po konsultohemi patjetër. Motrat dhe nëna janë ato me të cilat këshillohem për veshjet e mia në skenë, por edhe për veshjen tonë në përgjithësi. Koha Javore: Planet tuaja për të ardhmen? H. Cakuli: Dëshiroj që me punë konstante të vazhdoj të prodhoj këngë sa më cilësore për të lënë diçka të bukur në muzikën tonë. Quajeni si të doni, por Hana Cakuli me elegancën, me këngët e veta ka pushtuar thuajse të gjitha ekranet televizive, duke sfiduar të gjithë, e sidomos ata që nuk kanë besuar në talentin e saj, një vajzë imcake që një ditë do të bëhet edhe më e famshme. Ajo premton shumë.

Intervistoi Shaban Peraj

e enjte, 9 prill 2009 9


PANORAMË KULTURORE 22Ajo quhet Rezeta Veliu, një modele disa vite vjeçare e lindur në Prishtinë, por që vend. jeton në SHBA. Si modele nuk i zë vendi Kong e sa Sa është në Tokio, sa është në Hong është një në Meksikë apo në Miami. Rezeta r tashmë. fillua ka cilës së e a ëndrr le, mode s filloi Ndërsa inkuadrimi i saj në botën e modë it në një në vitin 2004. Në këtë vit ajo u paraq talente në audicion të madh për modele dhe vendin për Houston të SHBA-ve.“Unë e fitova e nga garat. Isha në mesin e 30 kandidatev Isha tepër Houstoni. Përfaqësoja Texasin. xherja ime krenare me veten time sepse mena Edhe në të ishte përkrahësja ime më e madhe. ë shpërvërtetë tregova suksese dhe mora shum n ofertat blime”, tregon ajo. Nga kjo kohë fillua a, Italia, e agjencive të modelimit nga Spanj të shoh Japonia. “Dëshira ime ishte që së pari thyerja e Japoninë, saktësisht Tokion. Kjo ishte a. akullit në profesionin tim”, rrëfen Rezet pastaj i Në Tokio ajo qëndroi për dy vite dhe të udhëtuar erdhi oferta nga “Stars Models” për një here në edhe er rikthy u duke , Kong Hong në City. co Mexi në pastaj më dhe Tokio i “Front Tani ka marrë ofertën në Florida, Miam a, por Management”. “Kam bërë shumë reklam për kompër mua më të suksesshme janë ato aninë e paninë e automobilave Honda, për komp parfumi telefonave celularë Verizon, NEXTEL, te, fushata i meshkujve KING, Comercial Gillet Blanca e Amway Krema, Katalogu Casa on TV Canada, Catalouge Sears, kam bërë Fashi të para të për Mexico dhe shumë portada (faqe “D’amour” magazinave). Kam bërë catwalk për në Miami”. sionin dhe Rezeta thotë se e do shumë profe saj, nuk ka nëse e do atë shumë, atëherë, sipas

Rezeta Veliu

Kejsi Tola në Athinë për mësime baleti Gjermani “Carry me in Pasi ka publikuar klipin e realizuar në për një javë drejt nisur është Tola Kejsi s”, to your dream ive nga koreintens rë mëny në titet përga të Athinës, ku do et skenike, lëvizj ar sionu perfek të për , Bulku ografi i saj Julian Rusi. në t izioni Eurov e alin Festiv në që do të performojë i ka zbuluar të gjitha Ndërkohë kostumografja Anila Zajm dhe lëvizjeve që do të detajet e veshjes, fabulës skenike shqiptare në muajin maj, shohim gjatë prezantimit të këngës në Eurovizion. rojnë në skenë dy djem Ajo ka treguar se Kejsin do ta shoqë dance, dhe një balerin që 14-vjeçarë, që do të kërcejnë break t, që si të thuash simboligjatë gjithë kohës do të jetë pas Kejsi ëndërron. zon. Princin e Kaltër për të cilin ajo për dallim prej herëve të Kostumografja Zajmi ka shpjeguar se Eurovision ishin të veshunë tare shqip et ësues përfaq kur tjera lizojnë ngjyrat tona komra në përgjithësi me veshje që simbo ë. ndodh të do nuk kjo radhe kësaj bëtare, a, thjesht dhe elegante, “Kejsi do të jetë e veshur me të bardh afshi të shtrenjtë. Një një kostum i qepur me material mënd së një zemre, që do të likës simbo dhënë kam i të vend të veçan kënga i kushtohet pasi mit, kostu e ën” rmanc gjendet në “perfo zemrës do të gjendet dhe ndjenjës, dashurisë. I njëjti simbol i së skenografisë zhvilnë skenografi, sepse çdo lëvizje e idesë tarëve dhe balerinëve”, lohet paralelisht me kostumet e këngë ka sqaruar ajo.

10 e enjte, 9 prill 2009

lodhje. një pushi“Ka ditë që lodhem shumë. Por, pas ri jam e përsë , orësh tetë mirë të t gjumi të mi n kur kam lodhje j harro e dhe punoj të me gatsh sukses”, thotë ajo.


PANORAMË KULTURORE

Veshjet bazë Pranverë – verë garderoba e re duhet të Me ardhjen e ditëve të bukura edhe shumëllojshme dhe modelet jetë e pasur me ngjyra të ngrohta, të ncat e reja dhe të ndiqen duke duhen freskuar; të përqafohen tende taten ato me karakterin dhe përsh sa se ysh paras onë gjithm patur ose që nuk i kushtohet dore, pas lihet që gjë një Por tuaj. fizikun të cilat janë të pranishme ato it, sezon të bazë et veshj janë vëmendje kombinime të reja. në lukun tuaj dhe ju ndihmojnë të bëni bazë, të cilat duhen të jenë e veshj tri en andoh rekom Për këtë sezon ditët e pranverës: për tuaj robën garde në ht domosdoshmëris -xhinse të gjera dhe me ngjyrë të çelët, -tee-shirt të bardhë, e gjurit. -fund bezhë me gjatësi deri tek vija pjesë gjithmonë në garderobën Si në dimër dhe në verë, xhinsi bën ai shkon me të gjitha modtonë. Duke qenë praktik dhe i rehatshëm, e. elimet dhe u përshtatet të gjitha rastev dhe zëvendësohen me të gjërat Këtë sezon hiqen xhinset e ngushta Xhinsi në ngjyrë të hapur, së për të ndjekur tendencën e momentit… dhe, së dyti, përkundër ideve të pari, është ultra tendencë këtë sezon të shkuar në zyrë ose deritanishme ai është shumë shik për je. mbrëm në dhe dhe i thjeshtë, sepse kjo ju Tee-shirt i bardhë. I gjithi i bardhë… se çfarë ju duhet për një oni mend që Ju zues. surpri jeni lejon të shkuar në zyrë ose për t‘u të për te perfek a veshj është kjo fundjavë, raftin tuaj të veshjeve, që në ëm sdosh domo i ial mater dëfryer. Një veshur në funksion të të aq po dhe çlirët të i ju lejon të duken roni… shoqë ta do cilët aksesorëve me të t. Eshtë bukur të tregoni përsëri Në ditët e ngrohta mbahen dhe funde os me gjatësinë e fundeve sidom t, dimri të siluetën tuaj pas ditëve shoqërohen me gabardiato hë periud këtë deri tek vija e gjurit. Për shoqëruar me një model të mirë na të lehta klasike ose tendencë… të gjithë situatave… këpucësh të sezonit për t‘ju përshtatur

Man in Black 3 Kompania “Sony” është duke planifikuar realizimin e filmit të tretë “Man 2011. in Black”, që pritet të lançohet në vitin Tommy Ende nuk dihet nëse Will Smith dhe agjenLee Jones do të jenë në rolet e tyre të do tëve J dhe K, ose nëse Barry Sonnenfeld të rikthehet në stolin e regjisorit. ua Filmi i pare “Man in Black”, që u publik mesin e në vitin 1997, e ngriti Will Smith në fisë. yjeve më të famshëm të kinematogra ffice Filmi pati një sukses të madh në box-o ë. duke grumbulluar 589 milionë dollar që të Filmi i dytë u lëshua në vitin 2002 dhe e tyre. dy, Smith dhe Jones, përsëritën rolet shfaqjet Filmi fitoi 441 milionë dollarë nga në kinematë botërore.

e enjte, 9 prill 2009 11


KULTURË DISKURSI KUSTUROR

Ura e Klleznës, monument i pambrojtur

Në çdo mjedis të qytetëruar, një monument kulture, siç është Ura e Klleznës, jo vetëm se do të mbrohej me ligj, por vazhdimisht do të kishte mbikqyrje nga ekspertët përkatës për ta mirëmbajtur duke mos lejuar që të humbuin vlerat arkitektonike dhe artistike, sepse monumentet janë historia e një mjedisi

Nail Draga Nga kohërat më të hershme e deri në ditët tona në mjedise të caktura, në sajë të pengesave të rrjedhave ujore për qarkullim dhe komunikim janë ndërtuar ura të ndryshme, të cilat me kalimin e kohës me të drejtë janë quajtur vepra të artit.Në këtë aspekt në të kaluarën edhe në Anë të Malit janë ndërtuar një numër i konsiderueshëm urash të cilat kanë mundësuar qarkullimin pa pengesa të udhëtarëve. Ne këtë aspekt ura më e njohur në këtë mjedis është ura e ndërtuar në fshatin Kllezën, që më të drejtë mund ta quajmë monumentin më impozant të kësaj natyre jo vetëm në këtë mjedis por edhe më gjërë. Urë mesjetare me vlera arkitektonike Ura e Klleznës është urë guri mbi përroin e Megjyreçit, e ndërtuar ne vitin 1696, në Klleznën e Naltë(komuna e Ulqinit).Ajo ka këto dimensione:gjatësi 12m, gjerësi 3,60m, lartësia nga fundi i përroit 9,26m, trashësia e gurëve te çëlësi 0,80m.Në lidhje me ndërtimin e kësaj ure ekziston një rrëfim interesant që është përcjellur nga njëri brez në tjetrin deri në ditët tona. Thuhet se mjeshtri i cili e ka ndërtu-

12 e enjte, 9 prill 2009

ar këtë urë ka qenë dibran.Atij i është ofruar një punë e tillë nga banorët e këtij fshati më parë, por pasi ai ka ardhur dhe ka parë vendin, ka thënë se gëlqerja e cila do të përdoret për ndërtim duhet të qëndrojë në gropë 15 vjet.Ai ka dhënë premtimin se pas 15 vitëve do tëparaqitet përsëri dhe do ta ndërtojë këtë objekt. Dhe pikërisht pas 15 vjetëve ka ardhur mjeshtri dibrani së bashku me një punëtor tjetër dhe e kanë ndërtuar këtë urë. Me të ndërtuar urën mjeshtri është vrarë dhe është varrosur në afërsi të xhamisë, ku edhe sot ekziston varri.Thuhet se atë e ka vrarë për motive të dobëta ish punëtori i tij. Kjo urë edhe pse është monument kulture unik jo vetëm në Anë të Malit por edhe për tërë Komunën e Ulqinit, nuk e ka trajtimin e monumentit me mbrojtje ligjore. Monument pa mbrojtje ligjore Nepër këtë urë që nga ndërtimi i saj kanë qarkulluar banorët e Klleznës, por edhe të tjerë të cilët kanë udhëtuar nga kjo anë për në Ulqin e gjetiu. Ndërsa me rastin e ndërtimit të rrugës Ulqin-Krythë në vitin 1954, pranë kësaj ure është ndërtuar ura e re për qarkullim të mjeteve të komunikacionit, dhe nga ajo kohë ura e vjetër humbi vlerat e mëparshme duke u bërë dytësore. Në atë gjendje që ishte nga koha e ndërtimit nuk është bërë ndonjë intervenim apo restaurim i saj, ndërsa në vitin 1982 ajo pësoi goditje sepse mbi të u vendosën gypat e ujësjellësit të Millës. Ata janë vendosur pasi janë hequr gurët duke krijuar kanalin përkatës. Ndodhi mrekullia sepse ura nuk pësoi dëme të konsiderueshme, edhe pse një gjë e tillë ka mundur të ndodhë në çdo moment. Po të kishte pasur trajtimin e monumentit të

kulturës, kuptohet të mbrojtur më ligj, një gjë e tillë nuk do të kishte ndodhur. Por, as tash nuk është vonë të ndreqet një gabim i tillë, i bërë dekada më parë. Sepse, nëse diçka të tillë e ka lejuar një pushtet vendor në një kohë e sistem ideologjik tjetër, tash ekzistojnë të gjitha gjasat qe ai dështim i bërë dekada më parë ndaj një monumenti të kulturës përfundimisht të përmirësohet. Monument unik jo vetëm për Anën e Malit Duke marrë shembuj nga mjedise dhe popuj të ndryshëm që në këtë aspekt kanë përvojë të madhe sepse i vlerësojnë monumentet kulturore, është e udhës që edhe pushteti vendor i Ulqinit të marrë iniciativë që Ura e Klleznës si monument kulture të evidencohet në regjistrin e monumenteve të kulturës dhe si e tillë te këtë mbrojtje ligjore. Vetëm në këtë mënyrë do të dëshmonim në praktikë se dëshirojmë të ruajmë dhe të përkujdesimi edhe për këto pak monumente të cilat ekzistojnë në mjedisin tonë. Jo vetëm kaq, por për monumente të tilla duhet të ndahen mjete materiale në mënyrë që restaurimi dhe mirëmbajtja e tyre të mos paraqesë pengesë parësore.Me një fjalë, është koha e fundit që pushteti vendor i Ulqinit të tregojë interesimin e duhur për një objekt të tillë ashtu siç veprohet kudo në botën e qytetëruar. Monumentet janë historia jonë Përfundimisht ka ardhur koha që më në fund duhet të mësojmë nga të tjerët, sepse derisa ata nga hiç gjë krijojnë monumente ne veprojmë në të kundërtën. Atë që mundemi ta bëjmë ne nuk duhet pritur, sepse punët tona nuk do të na i bëjnë të tjerët, andaj duhet vepruar sa më

parë, për ta mos lënë një objekt të tillë në mëshirën e kohës, sepse është papërgjegjësi apsolute për kohën tonë dhe brezat e ardhshëm. Një veprim i tillë antikulturor është edhe antiqytetërues dhe me pasoja për të gjithë ne, sepse monumentet janë historia jonë.

Duke marrë shembuj nga mjedise dhe popuj të ndryshëm që në këtë aspekt kanë përvojë të madhe sepse i vlerësojnë monumentet kulturore, është e udhës që edhe pushteti vendor i Ulqinit të marrë iniciativë që Ura e Klleznës si monument kulture të evidencohet në regjistrin e monumenteve të kulturës dhe si e tillë te këtë mbrojtje ligjore. Vetëm në këtë mënyrë do të dëshmonim në praktikë se dëshirojmë të ruajmë dhe të përkujdesimi edhe për këto pak monumente të cilat ekzistojnë në mjedisin tonë. Jo vetëm kaq, por për monumente të tilla duhet të ndahen mjete materiale në mënyrë që restaurimi dhe mirëmbajtja e tyre të mos paraqesë pengesë parësore.Me një fjalë, është koha e fundit që pushteti vendor i Ulqinit të tregojë interesimin e duhur për një objekt të tillë ashtu siç veprohet kudo në botën e qytetëruar.


KULTURË VËSHTRIM

Jepini Podrimjes Odisenë e poetikës së vet (Pas eksplorimit të vëllimit poetik të Ali Podrimjes “Libri mbi të qenit”) Miranda Haxhia Nga më vjen tronditja e rrallë Ka shumë kohë që nuk më tronditin më librat e rinj, poezitë e reja. Duhet shumë mund që një libër të më magjepsë. Dhe unë të hutohem para asaj që është shkruar brenda tij. Nëse ka njeriu një detyrë, nëse ndjen një qëllim të lartë, të kapërcejë përmes figurës, përmes harkut të vargjeve dhe thikë-presave poetike që vijnë si ushtri gjeneralësh në letërsinë shqipe, Ali Podrimja e ka kryer tashmë. Duke ballafaquar identitetin e dy kohërave, të dy ngjarjeve, të dy personazheve, të dy pamjeve të një populli, atij të vuajtur dhe atij të cilit i rrezëllit drita e lirisë dhe e paqes, autori kalon përmes këtyre gjendjeve si një lumë i ftohtë, cinik, therës, lumë gjithë dredha e me shpejtësi marramendëse. Dhe ia ka dalë. Delta e krijimtarisë së tij është e plotfuqishme, është e thellë, është e mbartur me shumë mesazhe, me dhembje, me gëzim dhe me fill të hollë drite që duket edhe më e bardhë, sa më e madhe është errësira. Një libër është më shumë se një libër Derisa më mbërriti në dorë “Libri mbi të qenit” i Ali Podrimjes, u desh një aventurë e mbushur me gabime vendndodhjeje, orari dhe pikash takimi. Dukej si një shenjë jashtëtokësore e cila do sillte një rrëmujë metaforash, aliteracionesh, shkëputjesh pothuaj stelare në botëkuptimin për librin, në reflekset e shfaqura në poezi dhe qëndrimin tim të skajshëm ku do përzija patjetër indiferencën dhe shpërfilljen. Libri është i kryer, misioni i tij përcillet fjalë më fjalë, filozofi më filozofi dhe derisa gjen grykat ku kërkon derdhjen e tij pothuaj të dukshme në mendimet, në gjykimet, në gjithë dhomëzat e subkoshiencës sonë, aty ku fshehim si thesarët, gjërat e rralla. Të gjithë kemi një pikë kur mendojmë mbi identitetin e identitetit tonë. Atë që e duam vetëm për vete, por që e kemi krijuar mbi rrënjë të forta të ngulura në të shkuarën, në të sotmen dhe që e duam fort të ardhmen pas këtij shërbimi kulturor. Eksplorimi i pozicioneve të kultivuesve të letërsisë midis tensioneve konservatore dhe novatore, midis humbjes dhe tregut në brendësi të situatave, të ndarjes dhe të grupimeve të lidhura në botën e shtypit është tani një detyrë, më shumë se aventura e leximit të një vëllimi poetik. Është domosdoshmëri e cila sjell jo vetëm debat, por edhe përvojë, sepse e tillë është mënyra si t’u largohesh dhe, njëkohësisht, si të sillesh në grupimin e madh të atyre që bëjnë letërsi. Letërsi përmes letërsisë Njëlloj me ndjesinë sikur të isha një udhëtare që kur zbres me miqtë e mi nga anija në bregun gjithë kripë të detit, e tërheq bashkë me ta, këtë lloj anije poetike drejt shijes sime sublime, ulem poshtë pemës, në degët e së cilës vendos velën e anijes së zezë dhe hesht gjatë, shumë gjatë, derisa kërkoj të kuptoj fillimin. Kur ishte? Deri ku do shkojë? Është filli i vet ekzistencës sonë. E kam tërhequr librin - anije nga bregu i kripur ku qëndroi dhe filloj të qëmtoj fletë më fletë, duke parë konfrontin e autorit me vdekjen, varësinë e tij të domosdoshme prej rrënjëve të atdheut, gjithë refleksionet mbi antropologjinë e mitit, në thellësinë e poezisë klasike dhe përballjen e saj me letërsinë e perëndimit, duke provokuar një grumbull të filologjisë dhe autobiografisë simbolike që e bën poetin kaq tërheqës për mua.

Që e bën kaq të parëndësishme Europën përballë syve të poezisë në një pellg të madh dashurie ballkanike. Diku - diku ndihet hija e kësaj muraneje, poshtë së cilës vriten historitë e Kosovës, poshtë së cilës digjen varret e shqiptarëve. Aty është e gjithë simbolika e filozofisë madhore të këtij libri- shikojeni këtë bark, është i trupit tënd, figura hipokrite, Europë! Këtë kuptoj nga leximi i këtij libri. Dhe jo vetëm kaq. A duhet që librin tia lëmë vetëm profesoratit? Shpeshherë për studiuesit poezia e Podrimjes është një lloj rrobe akademike. Edhe nëse është ky lloj verifikimi, atëherë a duhet t’ua lëmë librin në dorë vetëm profesorëve? E keqja është se profesorëve të nominuar me tituj nuk iu bëhet fort vonë për poezinë shqipe, kanë harruar pothuaj ta rishikojnë hera herës dhe të guxojnë të mendojnë se është një kthim Odieseje i ndonjërit prej tyre, në këtë rast, i Ali Podrimjes, i cili ndoshta do të jetë popullor, por shënon gjithmonë një botë simbolesh të brendshme. Por jo të gjitha janë thënë për poezinë. Ndërsa ajo vazhdon dhe shprehet. Podrimja në botimet e tjera ka dhënë shenja të një poezie jo shumë diellore, apo me shumë dritë, kurse këtë herë megjithëse ka shumë errësi brenda librit, ai është një vëllim “notturno”, një vëllim që e njeh mirë obligimin politik dhe pak poetë janë si Podrimja që interpretojnë ndërgjegjen civile në Kosovë, gjatë gjithë tragjedisë së këtij vendi. Ali Podrimja është një personalitet letrar Por është edhe një personalitet letrar i përqendruar në depresion, dhe i tërhequr në një mulli të plotë energjish psikike, të dhunshme, të errëta, të hidhura, ai ka bërë rrugë të vështirë si gjeografikisht me poezinë e tij, edhe estetikisht. Duhet të duash të fortën e humbur, të kërkosh magjinë e shpërfillur, duhet të ndjesh në shtresat e sheshuara nga gjykimi i vendit që rrezikon të humbë, i kombit që rrezikojnë ta zhdukin përballë syve. Doni të kuptoni Podrimjen, mos iu ndani poezisë që i shëtit personazhet mbi Drin, e fut në guaskë lashtësie, e mbart në anije ne bardhë si një pikë nate e ngre si shtizë ilire ndonjëherë. Autori vuan refleksin e mitit, të sjelljes primitive, të arkaizmit dhe traditës fshatare të mendimit në vendin e vet. Është një shenjë e padukshme kjo që i ka siguruar autorit lexuesin e shekullit që do të vijë. Një emërtim i denjë si klasik modern, bën shpejt të mendosh se poezia e tij është një kodër me diell që pret të ikë errësira. Është klasik modern sepse është dëshmitar i dramës së kohës së tij, ka mësuar të flasë edhe kategorive universale, njeriut, natyrës, vdekjes. Dikur mortja i harroi zonjë/ se koha u shndërrua në gur/ të më harronte dhe mua.../ /...Në sy të shruar ia pashë lotin /Në pasqyrë kur pa gjarprin e viteve si/ i lëvizte fytyrës/Fyellin ma kish rrëmbyer vala e Drinit. Poeti ka dy pista për të cilat vet ai shkruan në tentativën për të bashkuar realitetin e rrudhur, realizmi, mënyra direkt e thënies është si rrjedhojë e lodhjes së brendshme të realitetit të simboleve. Dhe pika e gjakut vizaton diellin/ katrori magjik / fatal është/ po qe se bie brenda tij/ Kosova në cilën anë do të zgjohet. Tentativa e matur e tij është ajo e realizimit të atyre sintezave që i quaj realiteti simbolik. Nga

realja ai kërkon të arrijë në një realitet simbolik. Për të realizuar këtë ai ka eksperiencën e madhe reale dhe thellësinë e sensit të simbolizmit. Hera herës të krijohet përshtypja se është një autor antirealist, i dashuruar pas evokacionit dhe simbolizmit. Një gjykim i kufizuar? Urime te shumta për librin dhe poezinë e mëparshme poeti i ka të shënuara në faqen e fundit. Nuk i lexova. I kalova me shikim pingul. Nuk ngushtoj gjykimin tim dhe përsiatjet e mia me mendimet e të tjerëve. Duhet edhe pak kohë. Kur t’i rikthehem një ditë librit, do peshoj ku është refleksi i fjalës së poetit përballë nesh, lexuesve. Mendimi i parë ishte tronditës. Aty, në vëllimin poetik ishte një anatomi e atdheut, një biografi e dashurisë dhe e asaj marrëdhënie të ngushtë që ka njeriu me vendin e tij, një marrëdhënie që fillon si metafizikë dhe përcillet si një forcë e madhe ekzistenciale duke krijuar një kronologji filozofish dhe një pikë-prerje konvencionesh që duket sikur përplasen me njëra tjetrën, por secila i rrëshqet të mëparshmes duke e pritur më pas në një pozicion tjetër lloj, sërish e gatshme për një marrëdhënie të re figurash. Ajo që deri tani nuk është vënë re, bashkimi mes realizmit dhe simbolizmit është dominuese në librin mbi të qenit. Pas këtij lokalizmi është kërkimi drejt shpirti popullor krijues, tentativa për të bërë një letërsi të gjallë. Ky kërkim i ftohtë në origjinal të krijimit të poetit ka një substancë kulturale shumë të fortë. Nga një anë është miti, klasikja, hidhësira, origjina nga vijmë dhe kontakti biografik me botën që kemi ndërtuar vet, nga ana tjetër është pikëmbështetja e një kulture të fortë. Podrimja i pabotuar deri në fund Janë shumë vepra të Homerit të pabotuara akoma te ne. Nuk është ndonjë gjë e madhe, por është motivuar nga studimet klasike dhe etnologjike. Është kërkimi popullor i autencitetit por nën një pikëvështrim kulture enorme që akoma sot nuk jemi në gjendje ta stabilizojmë në nivelin e saj. Të pabotuarat do tregojnë më shumë. Por është një tjetër pikë kërkimi. Kërkimi stilistik i autorit ka një tension të fortë moral dhe i parë në kohët që nxitojnë sot, kjo prezanton një motiv shumë tërhe-

qës. Emblema e globalizimit dhe kompleksit postmodern, fton të braktisen “fortesat” e së kaluarës, por në të shumtën e herës propozon në vend të tyre një thithje të sfungjerit të kaotizmit të lëndës gjuhësore postmoderne, habitat i çastit për elitën e intelektualëve, duke pranuar vendin që ajo zë në letërsi , në merkaton e fituar perandorake. Kësaj autori i kalon anash, i pavëmendshëm. Por nuk është indiferent. Ndonjëherë duke lexuar poezinë e Podrimjes krijohet mendimi se autori ka ndjesinë e fajit që nuk ishte në vijën e parë, nuk qe pjesë e forcës direkt që luftoi për lirin ë Kosovës, duket sikur përcillet në revoltë e mbushur me ndjesi të thellë faji. Por është mendimi se deri ku vlen dhe sa bëhet libri motiv për të ndryshuar? Ky është thelbi i gjithë qenies së autorit në këtë libër. Është e vështirë, por ia vlen ta lexosh “Librin mbi të qenit” Është e vështirë, por ia vlen, duke evituar gropat psikike, të ringjitesh nga thellësitë e injorancës, snobizmit e përçmimit, në sipërfaqet objektive të gjërave dhe të mendosh për efektet negative e pozitive të prodhuara nga shoqëria. Shkrimtari do të jetë në krah apo vetëm brenda lëvizjes së punës intelektuale i ndjeshëm, pasiv dhe do të gjendet shpesh i rrezikuar apo i përjashtuar. Kjo formë e përkohshme e krijimtarisë së shumicës duket se i ngjan asaj të samizdat-it. Jemi në një vend të rrëmujshëm dhe të zhurmshëm që në fund të llogarive prodhon një qetësi të zhurmshme. Por brenda këtij konfuzioni është kaq e pamundur të rigjesh lidhje të qarta, fjalë të qarta, pamje të qarta dhe të tentosh si në bashkëpunimin me të tjerë si të kthesh e të gërmosh në vetminë me krijimtarinë, për të prodhuar në atë vet një individualitet. Që të mos vdesë lexuesi, sipas Podrimjes I kthehem atij përfytyrimi të parë, kur në krye të këtyre shënimeve kuptoja se duke kaluar këtë libër ishte si të zbrisja me një anije në bregun gjithë kripë. Tani jam gati të ngjesh fytyrën në tokë, në hije të malit, të dëgjoj zërat paganë të të parëve, kur lodhen syshkruari mbi lëkurë druri. Do rri kështu me ngujuar që të mos vijnë ujqërit dhe minjtë të pushtojnë fletët dhe letrat ku shkruajnë poetët. Ata të vërtetët.

e enjte, 9 prill 2009 13


MOZAIK PIKTORI MEHMET ALOJA HAPI EKSPOZITËN INDIVIDUALE NË GALERINË E QENDRËS SË KULTURËS NË ULQIN

Piktor origjinal dhe paqësor

“Te Mehmet Aloja shoh një piktor shumë origjinal, një piktor shumë paqësor. Pikturat e tij kanë një ritëm dhe kolorit të ndjeshëm, plot lagështi siç është edhe vetë peizazhi i Ulqinit dhe rrethinat e tij”, theksoi piktori shkodran Agim Kadillari.

Evropës”, tha ai. Autori i ekspozitës, piktori Mehmet Aloja tha se arti pamor do angazhim të madh dhe mjete të konsiderueshme materiale, si dhe që të organizosh një ekspozitë kërkon mjaft punë. Ai theksoi se “atë çfarë sheh, ai edhe e paraqet në punimet e tij”. Ekspozitën e hapi kryetari i Komunës së

Ulqinit, Gëzim Hajdinaga. Piktori Mehmet Aloja u lind më 1943 në Ulqin. Shkollën Normale dhe Akademinë pedagogjike – dega e pikturës, e ka mbaruar në Nikshiq, në vitin 1969, kurse Fakultetin Juridik e kreu në Prishtinë në vitin 1984. Punon si mësimdhënës në Shkollën e Mesme në Ulqin. Aloja është anëtar i Shoqatës Mbarëshqiptare të

Artistëve Figurativë me seli në Tiranë që nga viti 1992 dhe është kryetar i Shoqatës së Artistëve Figurativë të Ulqinit. Deri tani ka organizuar ekspozita individuale në Teatrin Krahinor të Prishtinës dhe Bibliotekën e Qytetit në Ulqin, si dhe ka ekspozuar në shumë ekspozita kolektive.

i.k.

Në kuadër të aktiviteteve të organizuara për nder të Ditës së Ulqinit, të dielën në galerinë e Qendrës së Kulturës u hap ekspozita e piktorit Mehmet Aloja. Për veprat e ekspozuara në këtë ekspozitë dhe krijimtarinë e piktorit Mehmet Aloja foli piktori shkodran Agim Kadillari. Ai tha se Aloja është një piktor këmbëngulës dhe me një vullnet të jashtëzakonshëm. “Tek Aloja shoh një piktor shumë origjinal, një piktor shumë paqësor. Pikturat e tij kanë një ritëm dhe kolorit të ndjeshëm, plot lagështi siç është edhe vetë peizazhi i Ulqinit dhe rrethinat e tij”, theksoi Kadillari. Më tej Kadillari tha se në mesin e veprave të ekspozuara ka peizazhe të atilla që janë të kalibrit europian. “Një pjesë e tyre mund të zëjë vend në çdo galeri të

“HORIZONTI I RI” ORGANIZOI FUSHATË EDUKATIVE ME RASTIN E 7 PRILLIT – DITËS NDËRKOMBËTARE TË SHËNDETIT

Jeto shëndetshëm – Jeto pa drogë Qëllimi kryesor i këtij aktiviteti ishte rritja e informimit të të rinjve në qytetin e Ulqinit për vlerësimin e drejtë të përdorimit të substancave psikoaktive, për ndryshimin e veseve të këqija në jetën e tyre, zvogëlimin e numrit të të rinjve që konsumojnë alkool dhe cigare apo përdorin drogë. Organizata e shoqërisë civile “Horizonti i Ri” të martën më 7 prill, me rastin e Ditës Ndërkombëtare të Shëndetit, realizoi fushatën edukative me slloganin “Jeto shëndetshëm – Jeto pa drogë”. Qëllimi kryesor i këtij aktiviteti ishte rritja e informimit të të rinjve në qytetin e Ulqinit për vlerësimin e drejtë të përdorimit të substancave psikoaktive, për ndryshimin e veseve të këqija në jetën e tyre, zvogëlimin e numrit të të rinjve që konsumojnë alkool dhe cigare apo përdorin drogë. Pjesëmarrësit kryesorë të projektit ishin nxënësit e shkollave të mesme të Ulqinit, prindërit e tyre, mësimdhënësit, kalimtarët e rastit, etj. Në deklaratën për shtyp të Shoqatës “Horizonti i Ri” thuhet se partneritet të rëndësishëm në këtë aktivitet ofroi Shtëpia e Shëndetit në Ulqin e cila përmes mjekëve të pranishëm në aksion iu ofroi nxënësve informacione dhe këshilla me vlerë për ruajtjen e shëndetit dhe efektet e dëmshme të narkotikëve, policia e Ulqinit e cila me ekipin e vet të profesionistëve në mënyrë kreative dhe praktike iu prezantoi nxënësve

14 e enjte, 9 prill 2009

eksponatet e drogave duke dhënë udhëzime, informacione dhe këshilla për luftimin dhe parandalimin e tyre si dhe Sekretariati për veprimtari shoqërore i Komunës së Ulqinit.

Sipas organizatorit, përveç subjekteve të lartpërmendura, kontribut të rëndësishëm në realizimin e këtij aktiviteti dhanë edhe punëtorë të tjerë shëndetësorë të qytetit si dhe një numër i konsiderueshëm i organizatave të shoqërisë civile. “Atraksion të veçantë në këtë performans pati edhe inkuadrimi i laboratorit biokimik ABA-Medica duke ofruar falas mundësinë e testimit të nxënësve për praninë e drogave në organizëm. Këtë shërbim e shfrytëzuan disa të rinj, duke i dhënë aksionit një dimension të ri dhe duke i kompletuar kështu format e edukimit dhe parandalimit të narkomanisë në Komunën e Ulqinit”, thuhet në deklaratën për shtyp. Ky aktivitet është pjesë e një projekti të gjerë të cilin “Horizonti i Ri” e realizon me mbështetjen e Ministrisë për Kulturë, Sport dhe Media.

(Kohapress)


AGROKULTURË BUJQËSI

Ndikimi i përshtatjes strukturore mbi bujqësinë

Përshtatja strukturore si politikë ekonomike e FMN (Fondit Monetar Ndërkombëtar) prek gjithë ekonominë kombëtare, por mënyra dhe intensiteti i ndikimit janë të ndryshme për degë të ndryshme.

Mr Enis Gjokaj Stabilizimi ekonomik dhe bujqësia Objektiv i këtij paragrafi është studimi i ndikimit të përshtatjes strukturore mbi bujqësinë. Momenti i parë i përshtatjes strukturore është stabilizimi ekonomik dhe prek anën makroekonomike kryesisht nëpërmjet administrimit të kërkesës. Sipas trajtimit kejnesian del se rezultati në bilancin e pagesave përcaktohet drejtpërdrejt nga kërkesa e brendshme. Në qoftë se kërkesa e brendshme është më e madhe se të ardhurat kombëtare globale (AKG), atëherë bilanci i pagesave rezulton me saldo negative (duhet blerë jashtë) dhe anasjelltas, balancimi i bilancit të pagesave është rezultat i drejtpërdrejt i ngrirjes së kërkesës së brendshme. Me fjalë të tjera, qeverive që pranojnë programet e përshtatjes strukturore u kërkohet zvogëlimi enorm i kërkesës së brendshme. Kur flitet për zvogëlimin enorm të kërkesës së brendshme, kemi parasysh zvogëlimin e konsumit dhe investimeve publike. Ky operacion prek më shumë bujqësinë për faktin se mbështetja buxhetore për bujqësinë, për vetë veçoritë e bujqësisë, është nga më voluminozet. Është kjo arsyeja që zvogëlimi proporcional i konsumeve për të gjitha degët ndjehet më shumë në bujqësi. Kështu, pakësimi i ndjeshëm i shpenzimeve publike të tipit “konsum përfundimtar” do të ndjehet në funksionimin e institucioneve të kërkimeve shkencore e në bujqësi, në vulgarizimin bujqësore etj; pakësimi i shpënzimeve publike të tipit “investime” do të krijojë problem në degën e bujqësisë për faktin se pesha e investimeve në këtë degë është shumë e lartë (3050%). Kur studiohet impakti i “ngrirjes” së kërkesës për bujqësinë, do të ishte mirë të merrej në konsideratë edhe fenomeni i transferimit ndërdikasterial të vlerave (kryesisht bujqësi-industri). Ky transferim mund të jetë buxhetor ose nëpërmjet mekanizimit të çmimit. Transferimi bëhet nga industria në bujqësi kur çmimet bujqësore rriten më shpejt se ato industriale (rrallëherë!) dhe anasjelltas (zakonisht), transferimi bëhet nga bujqësia në industri, ku ndodh inflacion në kushtet e çmimeve bujqësore konstante etj. Përshtatja struturore dhe bujqësia Momenti i dytë i programit të përshtatjes strukturore është shpresa për normalizimin e strukturës prodhuese nëpërmjet vendosjes së një sistemi të mirëfilltë çmimesh, në kontekstin e një hapjeje maksimale. Përshtatja strukturore dhe çmimet Vendosja e një sistemi të mirëfilltë të çmimeve do të çojë në: - Rritjen e çmimit të parasë (normës së interesit) Ky fenomen, i shoqëruar edhe me pakësimin e shpenzimeve buxhetore për bujqësinë, krijon shumë probleme në financimin e aktivitetit prodhues të bujqësisë. Në këto kushte rekomandohet, si e keqe më e vogël, dendësimi i rrjetit të institucioneve të kreditimi pët ta bërë atë më në dispozicion dhe për të kompensuar kështu shkurtimin në shpenzimet buxhetore. Ndërkaq, është në pikëpyetje se a korrespondon kjo me politikën e “ngrirjes” së kërkesës së brendshme të FMN-së? - Ndryshimin e çmimeve të produkteve bujqësore Për produktet ushqimore, liberalizimi i çmimeve do të çojë në rritjen e tyre, në qoftë se nga ana e shtetit është përdorur një politikë ushqimore për favorizimin e konsumatorit. Kjo rritje çmimi do të shoqërohet me lehtësim të buxhetit, në qoftë se mbajtja e çmimit në një nivel më të ulët se çmimi i tregut është realizuar nëpërmjet subvencionimit, dhe me ngritjen e çmimit në nivelin e prodhimit, në qoftë se çmimi i ulët në nivelin e konsumatorit është realizuar nëpërmjet mbajtjes së një niveli të ulët çmimi të prodhuesit. Për produktet e rentës, liberalizimi i çmimit do të bëjë që ai të barazohet me çmimin botëror. Në këtë mënyrë, pariteti i çmimit të eksportit do të rritet, nëqoftë se çmimi i administruar ka qënë më i ulët se çmimi real dhe do të ulet në rastin e kundërt. Efektet në buxhet do të jenë negative në rastin e parë dhe pozitive në të dytin. - Ndryshimin e kursit të këmbimit me efektet që e shoqërojnë Zhvlerësimi i monedhës si instrument i politikës ekonomike ka si efekt ngritjen e çmimeve të produkteve të eksportuara e të

importuara, shprehur në monedhën e vendit. Në qoftë se bujqësia është e pajisur me një aktivitet bujqësor të konsiderueshëm, të orientuar drejt eksportit, atëherë zhvlerësimi i monedhës do të shoqërohet me një ngritje të konsiderueshme të çmimeve të produkteve bujqësore, me ngritjen e paritetit të çmimit të eksportit. Efektet e ndryshimit të çmimeve Çmimet e produkteve bujqësore dhe oferta bujqësore Në literaturën agro-ekonomike flitet për njëfarë jo-elasticiteti relativ të ofertës bujqësore ndaj çmimeve të prodhimeve bujqësorë. Si arsye për këtë mungesë elasticiteti konsiderohet: prania e faktorëve kufizues, ndikimi i riskut dhe pasigurisë, njëfarë fiksiteti relativ i disa sistemeve të prodhimit, marrja e masave të pjesshme të politikës ekonomike, mungesa e koordinimit të faktorëve të çmimit dhe jo-çmimit, etj. Sipas një shkolle strukturaliste, të konkretizuar në një politikë strukturaliste, nxitja nëpërmjet çmimit nuk jep rezultatet e pritura në kushtet e mungesës së strukturave prodhuese e infrastrukturave. Sipas saj, ngritja e strukturave të infrastrukturave prodhuese fizike e institucionale duhet t'i paraprijë politikës së çmimeve. Çmimet e produkteve bujqësore dhe bilanci i pagesave Ngritja e çmimeve të produkteve bujqësore si rezultat i operacioneve të përshtatjes strukturore, në radhë të parë si rezultat i zhvlerësimit të monedhës, normalisht duhet të shoqërohet me rritjen e eksportit dhe paksimin e importit të produkteve bujqësore që të dy faktorët që pasqyrohen në balancimin e bilancit të pagesave. Të dhënat e një periudhe shumëvjeçare provojnë se eksportet bujqësore janë rritur me ritme më të shpejta se eksportet totale; importet bujqësore janë ngadalësuar.

Çmimet e produkteve bujqësore dhe të ardhurat bujqësore Ngritja e çmimeve në nivelin e konsumatorit apo të eksportit nuk do të thotë automatikisht ngritje çmimesh në nivelin e prodhuesit. Kur studiojmë çmimin në nivelin e prodhuesit nga çmimi me pakicë duhet të zbresim taksat e ndryshme, marzhet tregtare si dhe pjesën e çmimit që “gëlltitet” nga inflacioni. Në qoftë se pranohet hipoteza e rritjes së çmimit në nivelin e prodhimit si dhe rritja e ofertës bujqësore të nxitur nga çmimi (megjithëse oferta bujqësore është relativisht joelastike ndaj çmimit ajo reagon pothuaj gjithnjë ndaj tij), përshtatja strukturore duhet të shoqërohet me ngritjen e të ardhurave bujqësore. Çmimet e produkteve bujqësore dhe shpërndarja e burimeve prodhuese në bujqësi Zhvlerësimi i monedhës së vëndit ka për qellim të impulsojë një rishpërndarje të burimeve prodhuese në bujqësi, nëpërmjet modifikimit të çmimeve relative të produkteve bujqësore të ekspozuara e të paekspozuara ndaj konkurrencës ndërkombëtare. Kjo do të thotë (në një fermë që prodhon për treg) se burimet prodhuese do të kenë tendencën të rrëshqasin nga aktivitetevet e prodhimit të produkteve të eksportit të prodhimit të produkteve të zëvëndësimit të importit. Kjo shpërndarje nuk është produkt i një ligji por një shtrembërim i ri, i quajtur “korrigjim i shtrembërimit negativ”. Justifikimi i një operacioni të tillë është se një rishpërndarje fillestare e mbivlere është e domosdoshme për të hapur ekonominë. Përshtatja strukturore dhe financat publike Ndikimi i përshtatjes strukturore në financat publike matet: së pari, duke krahasuar shpenzimet buxhetore për subvencionimin e çmimeve të caktuara bujqësore në një nivel më të ulët se çmimet reale, së dyti, duke krahasuar të ardhurat doganore nga eksportet (ulje) dhe importet (rritje) duke patur parasysh mundësinë e rritjes së fluksit të eksporteve dhe rënies së importeve.

e enjte, 9 prill 2009 15


MOZAIK KRITIKË LETRARE

Romani - sagë, apo cikli i fateve njerëzore (Ibrahim Kadriu, Në Vajhall 1-2, roman, “Rozafa”, Prishtinë, 2008)

Në Vajhall, dykuptimësia e një nocioni: njëri që shënjon toponimi, tjetri një gjendje emocionale, të bashkëdyzuara dhe të shkrira në një. Në Vajhall është titulli i romanit më të ri të shkrimtarit Ibrahim Kadriu, që përbëhet nga dy pjesë, apo nga dy libra. I përkushtuar në shkrimin e romaneve me prosede realist e dokumentar, Ibrahim Kadriu kësaj here e shkruan romanin në formë të sagës familjare, që ngërthen në vete një kohë rrëfimtare mbi gjysmë shekulli. Mirëpo kjo sagë familjare është e ndërtuar pashmangshmërisht në parimin e ngjarjeve-thyerjeve historike, pra të relacioneve të jashtme, për dallim nga sagat familjare klasike, ku kalimi i brezave nga njëri në tjetrin dalin si qëllim në vete, si diç që është e brendshme, pa u parë shumë ana e jashtme e asaj që quhet histori, ose ngjarje historike. Për Kohën Javore:

Ardian Haxhaj

Romani Në Vajhall nisë me rrëfimin në vetën e parë, ku narratori identifikohet me autorin, duke treguar njëherit edhe për qëllimin e shkrimit të librit. Kjo nisje e romanit më shumë duket si një persiatje eseistike në raport me qëllimin e autorit për të shkruar për një të kaluar, që për autorin paraqet “efekt shfryrës”. Kjo ftesë e autorit-narrator në raport me lexuesit natyrisht se pretendon të shenjojë dokumentaritet. Mandej po në këtë hyrje flitet edhe për ndërgjegjen dhe domosdonë e krijuesit për të “formuar ambiente” në veprat e tyre letrare. Një paralajmërim i tillë sikur e përafron lexuesin dhe e bënë me dije se në këtë roman realja, e vërteta është qëllim në vete, por pa e abstrahuar fiction-in. Kapitujt tjerë herë janë të shkruar në vetën e parë e herë narratori i gjithëdijshëm rrëfen për të gjithë, duke përfshirë këtu edhe rrëfimin për protagonistin kryesor, Balo Barkun. Një strukturim i këtillë të krijon përshtypjen se romani Në Vajhall është shkruar brenda një periudhe të gjatë kohore. Protagonistët e tjerë si Ballori, Aca, Stana, tezja Zylë, Astriti etj., e përplotësojnë ornamentin e ambientit të Vajhallit me të gjitha ngjyrat, duke e shtuar kompleksitetin e strukturës së romanit dhe linjat e rrëfimit. Në romanin Në Vajhall përcillët jeta dhe bëmat e shumë protagonistëve deri në fund. Kjo u mundëson lexuesve të gjejnë një galëri të madhe të fateve njerëzore, sekuencat jetësore të të cilëve nuk janë të çastit, por të një gjysmë shekulli. Portretizimi i personazheve që e flasin gjuhën e imperatorisë së dikurshme, serbëve, në romanin Në Vajhall është jashtëzakonisht funksional, ku pikërisht në këtë oazë shumica e shkrimtarëve tanë çalojnë në portretimin letrar të tyre. Në Vajhall është syri i një protagonisti prej të cilit vrojtohet aktiviteti dhe jeta e një rrethi familjar, e pushtetit, e politikës dhe e gjithë kjo duke filluar të vështrohet nga syri dhe mendja fëmijërore. Me një emërtim personifikues, Balo Barku, endet rrugëve të Vajhallit njëherë si fëmijë, duke e parë lakuriqësinë e një regjimi ashtu siç mund të vërejë syri i fëmijës pa dhënë

komente logjike. Që nga mbamendja e parë, Balo Barkut i bëjnë përshtypje dy kampe, të parët; varfanjakët dhe të strukurit, në përbërje të të cilit ishte edhe vetë dhe, kampi tjetër, që sundonin arbitrarisht mbi të parët e të cilët zakonisht flasin në gjuhën tjetër, në gjuhën e imperatorisë. Më vonë Balo Barku sikur bëhet pjesë aktive e mbamendjes së çfarë bëhej përreth tij, familjes, katundit dhe më gjerë. Risitë që ndodhin në jetën e Balo Barkut dhe familjes së tij çdoherë kanë të bëjnë me ato rrethana të jashtme, që quhen rrethana historike dhe politike. Dhe këtë nuk e fsheh aspak narratori. Prandaj edhe kapitujt janë të ndërtuar dhe të emërtuar mbi këto relacione kohore. Kështu kapitulli i dytë titullohet “Me vitet e fillimit të pesëdhjetave”, mandej kapitulli i nëntë “Me vitet e fundit të pesëdhjetave dhe të fillimit të gjashtëdhjetave”. Ndërkaq dekadat tjera që secila veç e veç shenjon një kapitull të veçantë për jetën e Vajhallit, emërtohen jo me emërtime të dekadave, por me emërtime të ngjarjeve, që jepen figurativisht. Për shembull “Stafeta”, “Që i kushtohet kolonëve”, “Re të zeza mbi katund”, “Erë shkrumbi” etj. Ambienti nëpër të cilin defilojnë protagonistët e romanit Në Vajhall duket si një oazë tepër e ngushtë nëpër të cilën lëvizin të njëjtit njerëz, me të njëjtat dëshira, gjykime, dashuri, urrrejtje, bindje e energji. Megjithëse në dukje kjo oazë shenjon një ambient rural, intensiteti i ngjarjeve dhe permasat e saj identifikohen me një hapësirë më të gjerë, sa toponimi Vajhall mund të identifikohet edhe me emërtimin e tërë vendit tonë. Në letërsinë tonë janë të rralla romanet që e mbërthejnë një gamë të tërë të motiveve e sidomos të ngjarjeve të njëpasnjëshme, siç ndodhë në romanin Në Vajhall. Nganjëherë krijohet bindja se autori është i interesuar të fokusohet vetëm në portretizimin e disa fateve njerëzore në kohë të ndryshme. Kjo përshfaqet sidomos kur në qendër të vëmendjes është përjetimi i brendshëm dhe gjykimi i protagonistëve. Nganjëherë tjetër duket sikur kjo formë e sagës romanore pretendon të dëshmojë dhe të dokumentojë pikat nevralgjike të historisë së etnikumit tonë. Megjithatë, në tërësi romani Në Vajhall lexohet si gërshëtim i përcjelljes së fatit të njerëzve, rrita e të cilëve është e pamundshme pa u ballafaquar në çdo hap me atë që quhet

Redaksia e gazetës “Koha Javore” ua uron të gjithë besimtarëve katolikë

Festën e Pashkëve

16 e enjte, 9 prill 2009

dhunë shtetërore, e cila vendoste për fatin e njerëzve. Linjat e shumta narrative e kanë koherencën e tyre, edhe në ato raste kur në skenë hyjnë vonë personazhe të reja. Ky linearitet i ngjarjeve në formë të kronikës nuk ka për qëllim vetëm letrarizimin e një pjese të historisë, por ka për qëllim letrarizimin e një përvoje jetësore që ka qenë e lidhur pashmangshmërisht me sekuencat historike. Dhe e gjithë kjo natyrisht se është realizuar me performanca artistike.


FEJTONI ULQINI NË VITET E LIDHJES SHQIPTARE TË PRIZRENIT 1878-1881 (17)

Fuqitë e Mëdha kërcënojnë me demonstrim force Më 30 qershor 1880, në një fshat të vogël jo larg Gjakovës, në Rekoc, Këshilli Qendror i Lidhjes Shqiptare mbajti një mbledhje me rëndësi në të cilën u analizua edhe çështja e Ulqinit. Nga Dega e Lidhjes së Ulqinit merrte pjesë Mehmet Beci, i cili i kishte informuar hollësisht pjesëmarrësit e mbledhjes për rrezikun që i ishte kanosur Ulqinit. Në mbledhje qe marrë vendim që Ulqinit të mbrohej dhe për realizimin e këtij vendimi duhej të merreshin masa konkrete, të bëhej mobilizimi dhe dërgimi i vullnetarëve.

Mr. Riza Rexha Pas një lufte të gjatë diplomatike, kabineti britanik u propozoi kabineteve të tjera të demonstronin kolektivisht forcën detare si presion mbi qeverinë turke që ta realizonte vendimin për dorëzimin e Ulqinit. Parashihej që në këtë demonstrim të marrin pjesë të gjitha Fuqitë e Mëdha, sepse po qe se njëra nuk do të merrte pjesë, Turqia do të mendonte se ato janë të përçarë dhe nuk do ta merrte seriozisht këtë vendim. Edhe ministri i Punëve të Jashtme i AustroHungarisë, Hajmerle, i ishte hidhëruar Portës. Ai me një ton të lartë e kishte lajmëruar ambasadorin turk në Vjenë, Ekrem pashën, se qëndrimi i Portës do ta detyronte që ta humbte durimin dhe se Porta do të gjendej para rrezikut. Baroni Hajmerle i çoi instruksione grofit Karoli në Stamboll, që ta bindte Portën të realizonte projektin e 12 prillit ose atë të 12 qershorit të vitit 1880, duke i dhënë një afat prej tri javësh. Përndryshe, kabineti i Vjenës do ta miratonte propozimin e grofit Granvil për të demonstruar kolektivisht forcën detare si kanosje për dorëzimin e Ulqinit. Kabineti francez u deklarua se, po qe se nuk do të zbatoheshin vendimet e Fuqive të Mëdha, do të duhet të ndërmerrej një aksion i përbashkët, në të cilin do të duhej të merrnin pjesë të gjitha Fuqitë e Mëdha, sepse mungesa e një flamuri të një shteti do të ndikonte negativisht dhe do të fitohej bindja se në mes tyre ka përçarje. Kabineti gjerman dha pëlqim për të marrë pjesë në këtë demonstrim detar të forcës. Më në fund, më 30 qershor 1880, Porta e Lartë u përcaktua për alternativën e 12 qershorit 1880, që të lëshohet Ulqini me rrethina. Vendimi për të lëshuar Ulqinin me rrethina u dha frymëzim të ri zemërimi masave popullore shqiptare. Situata ndërlikohej gjithnjë e më tepër. Porta e Lartë, edhe pse kishte vendosur ta lëshonte Ulqinin me rrethina, deklaronte zyrtarisht se lëshimi i trojeve shqiptare nuk varej prej saj, ngaqë këto troje i mbronin forcat

shqiptare. Ministri i Punëve të Jashtme i Turqisë të deklaroi se do t’i tërhiqte të gjithë funksionarët qeveritarë nga Ulqini, por nuk garantonte për rezultatet e marrjes së Ulqinit nga Mali i Zi, sepse atë e mbajnë shqiptarët me armë në dorë. Në lajmin e 30 qershorit 1880 Komiteti i Lidhjes në Shkodër njoftonte se ishte i vendosur për ta kundërshtuar dorëzimin e Ulqinit. Më 30 qershor 1880, në një fshat të vogël jo larg Gjakovës, në Rekoc, Këshilli Qendror i Lidhjes Shqiptare mbajti një mbledhje me rëndësi në të cilën u analizua edhe çështja e Ulqinit. Nga Dega e Lidhjes së Ulqinit merrte pjesë Mehmet Beci, i cili i kishte informuar hollësisht pjesëmarrësit e mbledhjes për rrezikun që i ishte kanosur Ulqinit. Në mbledhje qe marrë vendim që Ulqinit të mbrohej dhe për realizimin e këtij vendimi duhej të merreshin masa konkrete, të bëhej mobilizimi dhe dërgimi i vullnetarëve. Reparti i gardës së Degës së Lidhjes së Shkodrës, që udhëhiqej nga Isuf Sokoli, ishte bërthamë e trupës vullnetare për mbrojtjen e Ulqinit. Kjo gardë dhe Isuf Sokoli, që gëzonin besim, simpati dhe autoritet të madh në popull, ndikuan që rreth tyre të mblidheshin mjaft vullnetarë. U dha kushtrimi për t’u grumbulluar vullnetarë e për të shkuar në frontin e ri të Ulqinit. Ra urdhri që 800 shqiptarë të thirreshin në pazarin e Shkodrës për të marrë armët dhe për t’u nisur për në Ulqin. Pasi u tubuan, ata kapën armët, u vendosën në lundra dhe nëpër liqenin e Shkodrës e Bunës u drejtuan për në Ulqin. Edhe ditët e tjera regjistroheshin vullnetarë që shkonin për në Ulqin. Sipas njoftimeve që kishte marrë Ministria e Punëve të Jashtme e Malit të Zi, në fund të qershorit 1880 llogaritej se forcat mbrojtëse të Ulqinit arrinin në 56000, që më vonë të shtoheshin në 8000, me tendencë të rritjes deri në 9000 veta.

MONARKIA DUALISTE MBROJTËSE E IDESË PËR NJË SHOQËRI AUTONOME (6)

Rezultatet e Kongresit të favorshme për Turqinë Forma dhe përmbajtja e konkluzioneve bazohen shumë në memorandumin, të cilin Xhonturqit ua kishin dorëzuar konsullatave në Manastir, gjë që dëshmon se Turqve të Rinj u hskoi përdore t'i tërhiqnin në anënb e tyre prijësit shqiptarë të Kuvendit të Ferizajit.

Sylë Ukshini Sidoqoftë, Kuvendi i Ferizajit, megjithëse ishte një ngjarje me karkter të kufizuar kombëtar, pasi, isç thuhet edhe në nenin 7 të Rregullores për Alenacë (Itifakname), i vetmi qëllim i kësaj alenace i paraqitur kështu ishte vendosja e kushtetutës dhe zbatimi i saj i lirë. Për më tepër, shikuar me kujdes të 8 nenet e Dokumentit të Kuvendit të Ferizajit, i quajtur Itifakname që u miratua më 20 korrik 1908 dhe u dërgua telegrafikisht në Stamboll, nuk përmbajnë kërkesa të definuara qartë kombëtare. Sidoqoftë, ky dokument ndikoi në rivendosjen e Kushtetutës të

vitit 1876 dhe u bë bazë e të gjitha vendimeve të Qeverisë së Përkohshme Turke. Po kështu, forma dhe përmbajtja e konkluzioneve bazohen shumë në memorandumin, të cilin Xhonturqit ua kishin dorëzuar konsullatave në Manastir, gjë që dëshmon se Turqve të Rinj u hskoi përdore t'i tërhiqnin në anënb e tyre prijësit shqiptarë të Kuvendit të Ferizajit. Në anën tgjetër, Kuvendi i Ferizajit anashkaloi ngjarjet e mars-korrikut 1908, kur në prizren kishte shpërthyer një konflikt në mes të komunitetit katolikë dhe atij mysliman. Ishte angazhimi i konsullatës austro-hungareze në Prizren, e cila edhe ashtu kishte të drejtën e mbrojtjes t ëtë drejtave të komunitetit fetar katolik, që kontribuoi në tejkalimin e kësaj situata konfliktuoze.

e enjte, 9 prill 2009 17


FJALEKRYQI

DASHI

DEMI

BINJAKËT

GAFORRJA

LUANI

VIRGJËRESHA

PESHORJA

AKREPI

SHIGJETARI

BRICJAPI

UJORI

PESHQIT DASHI - Keni nje engjull qe ju ruan ne krahe kete jave . Kjo mund te jete dikush qe flet cdo here mire per ju ose person I cili do te ju njoftoje me dike tjeter I cili do te mund te ju ndihmoje . Ndegjoni intuiten tuaj dhe verjani veshin enderrave tuaja. Cfare do qe te beni ne jeten tuaj publike do te kete efekt pozitiv. DEMI -Ana e juaj artistike dhe kreative tani po vie ne pah dhe ju sjell ide te shkelqyera per pune . Ju jeni duke e zbukuruar perditshmerine e shume njerezve perreth jush. Ju keni nje intuite te forte per njerezit, per desajn dhe ritem. BINJAKËT - C’fare thuani dhe mendoni ka nje domethe nie te madhe pe r rrethin tuaj jashte shte pise . Ndoshta keni ide te pazakonshme qe mund ti shokojne disa njere z, mire po ju nuk brengoseni. Edhe poqe se te tjere nuk dakordohen, ju nuk jeni ne disponim te heshtni. Kjo e shte nje jave e shke lqyer pe r nje udhe tim pak sa me te gjate. GAFORRE - Zemra juaj dhe truri jane duke u brengosur vetem per nje gje dhe ate per dicka qe ka te beje me edukimin, shkollimin tuaj, gjyqesine , udhe timin, ose per cfardo qe ju besoni se eshte e “drejte ” per ju." Lereni qe punet vete te qarkullojjne . Ne nderkohe , dita e juaj ne pune po permiresohet dhe ju dita dites po beheni person me I organizuar keshtu qe tani mund te beni shume per nje kohe me te shkurter. Ndoshta do te ju dhurojne ndonje dhurate te vogel.

18 e enjte, 9 prill 2009

LUANI -Jeni duke kerkuar me teper shtypje dhe dinamike ne maredhenien tuaj me partnerin, si para ose me teper sensualitet. Jeni te interesuar ne nje aritje unike te vecante , ne me nyre qe secili te jete I lire te beje cfardo qe ka de shire vet dhe ne te njejten kohe te jeni se bashku. Faktore me te rendesishem per ju jane : mendimi dhe ndarja e ideve.

SHIGJETARI - Udhetimi dhe komunikimi figurojne forte kete jave . Ndoshta do te jeni te pranishem ne aktivitete te lidhura me tehnike , sic eshte per shembull mesimi I menaxhmentit, kompjutoreve. Gjuha e fjaloreve te specializuar do te jete fokusimi juaj per kete jave . Te favorizuara gjithashtu jane edhe jeta sociale dhe ajo romantike.

VIRGJËRESHA-Udheheqe si I juaj, Merkuri, eshte duke shkelur ne shtepine tuaj te 7, shtepi kjo e “tjereve” deri me daten 3 Mars. Ndryshimet e personave qe I keni te rendesishem ne jete do te kene shume ndikim ne ju dhe ne reagimet e juaja. Ne periudhen vijuese, shumica e aktiviteteve tuaja do te kene te bejne me aferat e shokeve, shoqeve ose te dashures/it tuaj.

BRICJAPI - Jeni duke shkelur drejt nje niveli te ri te jetes, nivel ne te cilin shume here do te ndjeheni dhe cdo gje do te ju duket e cuditshme. eshte mire t’a perdorni mencurine tuaj dhe te ndjeni kete periudhe me 6 shqisat qe I posedoni. Kjo do te jete si nje hyrje ne nje keshtjelle te rrezikshme. Aty do te kete edhe perbindesha te cilet do te duhet ti largoni, mirepo do te kete edhe shpetimtare te cilet do te ju ndihmojne gjate rruges suaj.

PESHORJA - Kete jave do te keni permiresime ne lemine e dashurise dhe ne pergjithesi kreativitetit tuaj. Ju do te kenaqeni ne dezejnet, ngjyrat, dhe ritmin. Miqte tuaj se shpejti do tu ofrojne kurajo dhe aktivitete ne te cilat do te kenaqeni. Gjate fundit te javes do te keni nje eksperience te quditshme me femije ose me te dashuren/in.

UJORI - Kjo eshte nje jave e mire per te udhetuar, e posacerisht nese shkoni dikund ku ka edhe uje . Jeta shoqerore dhe romansa do te jene te pranishme me nje mase te madhe. Ju keni ardhur me nje faze ku duhet ta ndryshoni karieren ose punen tuaj. Juve ju nevojitet dicka e fresket qe te ju mbaje te fokusuar.

AKREPI - Kjo eshte nje periudhe shume e mire qe ti sqaroni mire punet me partnerin ose me femijet. Keni opcione te definuara, mirepo ju gjithashtu jeni duke hulumtuar per kompromise dhe solucione ku ju do te dilni fitues . Udhetimi dhe/ose mesimi do te jene te pranishme kete jave . Mendja juaj eshte e shpejte dhe e kthjellet.

PESHQIT - Merkuri eshte duke udhetuar shpejte ne shenjen tuaj mes 16 shkurtit e deri me 3 Mars. Gjate kesaj periudhe do te keni permiresime ne komunikim dhe ne udhetime te shkurtera qofshin ato me pune ose personale. Truri do te ju punoje shpejte ndersa sjelljen do ta keni pak sa me agresive. Jeni te zhytur ne idea edhe perderisa ecni duhet ti shkruani per te mos I haruar.


SPORT TË DIELËN U MBAJT TURNEU X INTERNACIONAL I KARATESË “ULQINI OPEN”

15 medalje për garuesit e “Champion” Për trajnerët e KK “Champion” fitimi i 15 medaljeve në këtë turne vlerësohet sukses. “Edhe pse morëm pjesë vetëm me 16 garues, artitëm sukses mjaft të mirë”, thonë trajnerët Lekë Markiqi dhe Nail Kurtoviqi. Klubi i Karatesë “Champion” mori pjesë të dielën në Turneun X Internacional të Karatesë “Ulqini Open 2009”. “Champion” u përfaqësua nga 16 garues dhe arriti të fitojë 15 medalje, ndër të cilat tetë të arta, tri të argjendta dhe katër të bronzta. Garuesi i KK “Champion”, Genc Murati, fitoi dy medalje të arta dhe një medalje të bronztë, kurse Ervin Deljanin një medalje të artë dhe një të argjendtë. Medalje të arta fituan edhe Eliza Markiq, Milica Bundallo, Goran Kilibarda, Ardit Murati dhe Rizo Resyloviq, medalje të argjendtë Jeta Dervishi dhe Admir Sella, kurse medalje të bronzta Martina Peciq, Adonis Markashi dhe Edmond Mehmedi. Për trajnerët e KK “Champion” fitimi i 15 medaljeve në këtë turne vlerësohet sukses. “Edhe pse morëm pjesë vetëm me 16 garues, artitëm sukses mjaft të mirë”, thonë trajnerët Lekë Markiqi dhe Nail Kurtoviqi. Turneu u organizua në kuadër të aktiviteteve kushtuar Ditës së Ulqinit.

(Kohapress)

e enjte, 9 prill 2009 19


MARKETING


Turn static files into dynamic content formats.

Create a flipbook
Issuu converts static files into: digital portfolios, online yearbooks, online catalogs, digital photo albums and more. Sign up and create your flipbook.