Koha 366

Page 1

Lirije Milla Kodra

Blerim Destani

Shkrimtar i fatit njerëzor universal

Podgoricë e enjte, 23 prill 2009 Viti VII Numër 366 Çmimi 0,50 ISSN 1800-5969

RENTIMI I VALDANOSIT

Bukuria pa hesap

Plate premton ndihmë për futjen e monumenteve kulturore në UNESCO


NGJARJET JAVORE PRESIDENTI AMERIKAN BARAK OBAMA

Shtohen përpjekjet për paqe në Lindjen e Mesme

Themelues: Kuvendi i Republikës së Malit të Zi Gazetë javore për aktualitete, shkencë dhe kulturë Numri i parë doli më 21 shkurt 2002. Botues: SHAGBG ’’Pobjeda’’ Kryetari i Bordit të drejtorëve Radoica Luburiq Redaktor përgjegjës: Ali Salaj Gazeta redaktohet nga kolegjiumi: Fran Gjokaj, Ismet Kallaba (aktualitete, sport), Rrok Dushaj (mozaik, bota), Fahrudin Gjokaj (grafikë), Vijoleta Berishaj (sekretare teknike), Bisera Beqaj (marketing) Adresa: Bulevar revolucije 5 Podgoricë Telefonat: 081-247-799, 247-734 Fax: 247-674 E-mail: kohajavore@cg.yu www.kohajavore.cg.yu Dorëshkrimet dhe fotografitë nuk kthehen

2 e enjte, 23 prill 2009

Presidenti Barak Obama po shton angazhimin e tij personal në procesin e paqes në Lindjen e Mesme. Ai ka ftuar udhëheqës rajonalë në Shtëpinë e Bardhë për bisedime të veçanta. Ftesat i janë dërguar udhëheqësve të Izraelit, Egjiptit dhe Autoriteteve Palestineze. Detajet po vazhdojnë të përpunohen, por administrata amerikane thotë se Presidenti Obama shpreson të ketë takime të veçanta me Benjamin Netanjahun, Hosni Mubarakun dhe Mahmud Abasin, brenda gjashtë javëve të ardhshme. Zoti Obama paraqiti planet për këtë raund të ri përpjekjesh personale diplomatike dje, gjatë një takimi në Shtëpinë e Bardhë me Mbretin

që sado që e vështirë të jetë, perspektiva për paqe ekziston akoma”. Presidenti u përpoq të ishte edhe optimist, edhe realist ndërsa iu përgjigjej pyetjeve të gazetarëve në fund të takimit me monarkun jordanez. Ai foli për rrugën e vështirë përpara, por la të kuptohet se pret disa shenja pozitive në të ardhmen e afërt. "Unë shpresoj që gjatë muajve të ardhshëm të shohim shenja të vullnetit të mirë nga të dyja palët”. Zoti Obama nuk dha hollësi por ai tha se palët e dinë se çfarë masash besimi mund të ndihmojnë. Presidenti theksoi se Shtetet e Bashkuara do të bëjnë të pamundurën për t’i inkurajuar këto masa,

Abdullah. Ai tha se disa njerëz janë skeptikë për procesin e paqes, si në rajonin e Lindjes së Mesme, ashtu edhe në pjesë të tjera të botës. Por ai tha se ende ka mundësi për përparim. “Ne duhet të largohemi nga gremina dhe të themi

duke vënë në dukje se i dërguari i tij i posaçëm Xhorxh Miçëll do t’i vazhdojë diskutimet në rajon. Zoti Obama gjithsesi tërhoqi vëmendjen se me një qeveri të re në Izrael, përparimi nuk do të arrihet menjëherë.

“Mendoj se është shumë e rëndësishme të mos harrojmë që qeveria e re izraelite mori detyrën vetëm disa javë më parë. Ishte një proces i ndërlikuar, ai i krijimit të koalicionit. Kështuqë mendoj se duhet të dëgjojmë më shumë”. Presidenti tha se me gjithë ndryshimet politike që po ndodhin në rajon, të dyja palët do të kenë nevojë për kohë shtes për të formuluar dhe konsoliduar qëndrimet e tyre. Por ai tha se do të vijë një moment kur duhet të mbarojë koha e fjalëve dhe të fillojnë veprimet konkrete. Zoti Obama tha përsëri se ai mbështet zgjidhjen me dy shtete, pavarësisht nga hezitimi i qeverisë së re izraelite për të mbështetur krijimin e një shteti palestinez. Ai tha se të dyja palët përballen me vendime të vështira dhe u zotua se Shtetet e Bashkuara do të bëjnë të pamundurën për të krijuar kushtet për ta bërë përparimin të mundshëm. Mbreti i Jordanisë tha se shpreson që të gjitha palët e përfshira në procesin e paqes të përfitojnë nga mundësia që iu ofrohet. “Mendoj se po përpiqemi të shohim aspektet pozitive, jo ato negative për përpjkjet që duhet të bëjmë në muajt e ardhshëm në mënyrë që t’u krijohet mundësia izraelitëve dhe palestinezëve, izraelitëve dhe arabëve që të ulen së bashku në tryezë dhe ta çojnë këtë proces përpara”. Gjatë takimit me gazetarët, Presidenti Obama u pyet gjithashtu për deklaratat anti-izraelite që bëri Presidenti iranian Mahmud Ahmadinexhad në Konferencën për Racizmin në Gjenevë. Zoti Obama tha se komente të tilla e dëmtojnë pozicionin e Iranit në botë. Por ai la të kuptohej se nuk ishte i befasuar nga fjalimi i udhëheqësit iranian, duke thënë se kjo retorikë nuk ishte ndonjë gjë e re.

(VOA)


NGJARJET JAVORE KRYETARI I KOMUNËS SË ULQINIT, GZIM HAJDINAGA, U TAKUA ME AMBASADORIN GJERMAN PETER PLATE

Plate premton ndihmë për futjen e monumenteve kulturore në UNESCO Ulqin – Kryetari i Komunës së Ulqinit, Gzim Hajdinaga, priti të enjten ambasadorin gjerman në Podgoricë, Peter Plate. Kryetari i Komunës së Ulqinit ka shprehur kënaqësi për bashkëpunimin e mirë dhe cilësor që ekziston ndërmjet komunës së Ulqinit dhe Gjermanisë. Duke i përkujtuar ambasadorit gjerman të kaluarën kur shumica e turistëve të huaj në Ulqin ishin pikërisht nga Gjermania, Hajdinaga ka shprehur kënaqësi që edhe sot vazhdon tradita e mësimit të gjuhës gjermane nga të rinjtë e Ulqinit. Ai ka kërkuar nga ambasadori Plate që të ndihmojë për futjen e Kalasë së Ulqinit nën mbrojtjen e UNESCO-s. Nga ana e tij, ambasadori gjerman Peter Plate ka premtuar se do të ndihmojë për futjen e Kalasë së Ulqinit nën mbrojtjen e UNESCO-s, por ka vënë në dukje se kjo është një punë e vështirë e cila nuk varet vetëm nga marrëdhëniet e mira reciproke. “Nuk do të jetë lehtë sepse kjo është një punë që kërkon pjesëmarrjen e Komunës dhe qeverisë duke iu ngarkuar atyre obligime të mëdha. Duhet të punojmë të gjithë së bashku që Kalaja e Ulqinit t’i plotësojë këto kushte të vështira të UNESCO-s”, ka thënë ai. Ambasadori gjerman ka theksuar se gjatë shëtitjes në Kala ka vërejtur shumë gjëra që nuk i shkojnë përshtat atij ambienti dhe që pengojnë synimet për futjen e Kalasë së Ulqinit në UNESCO.

(Kohapress)

FORCA E RE DEMOKRATIKE E CILËSON SULM NDAJ INFORMIMIT SHQIP PARALAJMËRIMIN PËR REDUKTIMIN E GAZETËS “KOHA JAVORE”

Vendim kundër barazisë nacionale në sferën informative Ulqin – Forca e Re Demokratike e ka cilësuar si sulm ndaj informimit në gjuhën shqipe paralajmërimin për redukimin e gazetës “Koha javore”. “Propozimi i Qeverisë së Malit të Zi, përkatësisht i Ministrisë së Financave, më 4 prill të këtij viti, që në kuadër të reduktimeve të botimeve për shkak të krizës financiare me të cilën po ballafaqohet Ndërmarrja “Pobjeda” të përfshijë edhe të vetmen gazetë në gjuhën shqipe “Koha Javore” dhe ajo të botohet në të ardhmen si shtojcë e të përditshmes “Pobjeda”, paraqet atak në informimin shqip që është në kundërshtim me standardet demokratike ndërkombëtare kur është fjala për popujt pakicë”, thuhet në kumtesën për opinion të kësaj partie. Për Forcën akti i tillë i Ministrisë së Financave është i nxituar dhe me pasoja të mëdha për shqiptarët. “Kur me të drejtë kemi pritur që e vetmja gazetë në gjuhën shqipe të rrisë tirazhin dhe

numrin e botimeve, një vendim i tillë është kundër barazisë informative dhe nacionale të shqiptarëve në Mal të Zi”, thuhet në kumtesë. Forca e Re Demokratike ka kërkuar që “Koha javore” të mos dalë si shtojcë e “Pobjedës” derisa të mos përcaktohet statusi i saj definitiv nga themeluesi, Kuvendi i Malit të Zi, por të vazhdojë të botohet si botim i veçantë. Në kumtesën për opinion thuhet se Forca do të njoftojë opinionin e gjerë në vend dhe në botën e jashtme lidhur me situatën e krijuar më të vetmen medie të shkruar në gjuhën shqipe në Mal të Zi, duke apeluar që kriza ekonomike nuk duhet të manifestohet fillimisht te mediat e pakicave. “Një veprim i tillë na përkujton të kaluarën kur gjoja në emër të mungesës së mjeteve financiare u mbyll revista “KOHA”(19781989), e cila ka qenë e vetmja revistë shkencore, letrare dhe kulturore në gjuhën shqipe në nivel të Malit të Zi”, thuhet në kumtesën për opinion. Forca e Re Demokratike i ka ftuar të gjitha subjektet politike nacionale shqiptare, intelektualët, shoqërinë civile, por edhe të gjithë të tjerët “që të ngrisin zërin kundër këtij akti diskriminues ndaj informimit në gjuhën shqipe që është kundër barazisë nacionale të shqiptarëve në këtë mjedis”, duke qenë se, siç thuhet në kumtesë, “gazeta “Koha Javore”, nga dalja e numrit të saj të parë në shkurt të vitit 2002, ka luajtur një rol të veçantë në fushën e informimit te shqiptarët në Mal të Zi”.

(Kohapress)

e enjte, 23 prill 2009 3


OPINIONE & VËSHTRIME DITA KUR KOHA JAVORE NUK DOLI NË SHITJE

Një ëndërr e keqe

“Mos u mërzit që këtë javë s’ke përgatit artikull”, më tha një mik të enjten e kaluar, me ironinë e tij karakteristike, “se Koha Javore s’ka dalur fare”. “Si?!” thashë unë. Mendova se bën shaka. Por, vërtet, të enjten që shkoi, KJ nuk ishte në kiosqet e Tuzit dhe Ulqinit.

Xhoana M. Perkaj Koha Javore si suvenir Ndodhi një gjë pa precedencë. Për të parën herë për shtatë vjet, më 16 prill 2009, Koha Javore nuk doli nga shtypi. Dy ditë më vonë, të shtunën, pasi që e shikova edicionin e emisionit të TV MZ në gjuhën shqipe “Mozaiku” dhe intervistën dramatike të gazetarit me kryeredaktorin e KJ, Salaj, isha e gatshme që kopertinën e numrin e fundit të kësaj gazete ta vë në kornizë, dhe ta vari

në mur, si suvenir. Kriza dhe Koha Javore si nënfletë Ku ishte fjala? Ishte planifikuar që tash e tutje KJ të shndërrohet në shtojcë javore të gazetës së përditshme në gjuhën malazeze “Pobjeda”. Edhe disa botime të tjera të ndërmarrjes “Pobjeda” janë reduktuar ose pezulluar përkohësisht. U tha se arsyeja qëndron në nevojën e kursimit në rrethanat e krizës ekonomike e cila e ka përfshirë botën. Në këtë situatë, kryeredaktori i KJ vendosi që botimi i gazetës të pezullohet përkohësisht. Unë nuk do të flas për krizën, për këtë duhet të flasin ekonomistët. Por, kur është fjala për KJ është dashur të kihen parasysh, së paku, dy rrethana. E para është se kjo gazetë nuk mund të krahasohet me asnjë botim tjetër të kësaj ndërmarrjeje, sepse është e vetmja gazetë në gjuhën shqipe në Mal të Zi. Pikërisht për këtë shkak, edhe në kushtet e krizës duhet të jetë e protektuar. Rrethana tjetër ka të bëjë me çështjen se sa mund të kursehet te KJ e cila, sipas fjalëve të kryeredaktorit dhënë emisionit “Mozaiku”, ka shpenzime vjetore rreth 40.000 euro dhe një redaksi të vogël nga pesë anëtarë. Kush e njeh sadopak procesin e përgatitjes së një gazete e din se është fizikisht e pamundur të arrihet që një gazetë të përgatitet me një staf kaq të vogël. Andaj, redaksia e KJ e arrin atë që duket e pamundur, ta nxjerrë një

gazetë solide e cila jo vetëm që është bazë informative në gjuhën shqipe në Mal të Zi, por, ka arritur të krijojë emër në hapësirën më të gjërë albanofone. Të mos flasim për shumën simbolike të shpenzimeve. Por, megjithatë, KJ po mbijeton gjithë këto vjet. Nuk dua të flas për faktin se bashkëpunëtorët e kësaj gazete nuk marrin honorare dhe as që i përmendim fare në komunikim me kryeredaktorin, me vite të tëra. KJ si gazetë kult Tashmë mund të thuhet se kjo gazetë është bërë kult. E ardhmja do të tregojë se KJ ka luajtur rol vendimtar në ruajtjen e identitetit kulturor të shqiptarëve në Mal të Zi. Nuk i harroj kurrë javët e para të daljes nga shtypi të numrave të parë të KJ në shkurt 2002. Deri atherë, me përjashtimin e revistës për shkencë dhe kulturë “Koha” e cila botohej në periudhën 1979-1990, nuk kishte gazetë në gjuhën shqipe në MZ. Andaj, edhe lajmi për shndërrimin e saj në shtojcë javore të “Pobjedës” është përjetuar si grusht emocional dhe kulturor. A mund të paramendohet jeta pa KJ? Kjo gazetë ka bërë që ne, si autorë që i takojmë një pakice kombëtare të mbetemi në rrjedhat e kulturës mbarëkombëtare. KJ ka qenë shans që të opinionet tona në fushën e politikës, kulturës, rrjedhave shoqërore, të afirmohen në nivel mbarëkombëtar. Nga KJ artikujt tanë janë ribotu-

ar në Kosovë, Shqipëri, Maqedoni, Çamëri, Diasporë. Askush nga ne nuk e ka shtruar kurrë çështjen e të drejtave autoriale. Më me rëndësi ka qenë që fjala jonë të afirmohet edhe jashtë kornizave të ngushta të Tuzit dhe Ulqinit, gjegjësisht të Malit të Zi. Përmes KJ e kemi ndie veten se gjendemi në kontakt informativ dhe kulturor me bashkëkombasit tanë nga mbarë bota. Poashtu, nuk kisha pasur gjë kundër sikur të kishte ndodhur që ndonjë artikull imi të ishte përkthyer dhe botuar këtu ku jetoj, në ndonjë gazetë në gjuhën malazeze! Arkivimi i mentalitetit lokalist Në anën tjetër, KJ, gradualisht, ka bërë një kthesë në mentalitetin tonë lokal, Personalitet nga fushat e ndryshme të jetës publike, kryesisht në fushën politike, nga ata lokalë e më tutje, është dashur t’i përshtaten botës bashkëkohore ku çdokush që e kryen një punë me peshë publike nuk mund të kursehet nga mendimi i lirë i opinionit publik. Paprekshmëria lokaliste, bajraktariste, fisnore, partiake, lidhjet klanore etj., karakteristikë për mjedise të vogla dhe të mbyllura, është në rrugë për t’u arkivuar në të kaluarën historike, përveç tjerash, edhe me meritën e KJ.

dhe parim i Bashkimit Europian. Kjo filozofi e sociodiversitetit, ose, si e kemi zakon të themi, e multikulturalizmit, është parim i mbijetesës edhe për Malin e Zi si shtet multinacional dhe multireligjioz. Për shqiptarët në Mal të Zi ky është i vetmi shtet, shtet tjetër nuk kemi. Për Malin e Zi është afirmativ fakti që në kuadrin e kufijve të tij shtetrorë, ekzistojnë aq shumë kombe dhe religjione, me aq shumë diversitete etnografike, folklorike, zakonore. Ruajtja e këtyre diversiteteve është premisë për afirmimin e Malit të Zi si shtet, nesër, në kuadrin e familjes së madhe, në Bashkësinë Europiane. Kontributi i shqiptarëve si pakicë nacionale mund të jetë tejet afirmativ për Malin e Zi. Mirëpo, për mbijetesën e identitetit kulturor të një pakicë, në fillim të mileniumit të tretë, parakusht i domosdoshëm është informimi adekuat në gjuhën amtare. xhoanaperkaj@yahoo.com

Uniteti në diversitet “Uniteti në diversitet” është moto

Pikëpamjet e shprehura në faqet opinione & vështrime nuk përfaqësojnë domosdoshmërisht politikën redaksionale të “Kohës javore”

4 e enjte, 23 prill 2009


VËSHTRIME & OPINIONE ÇËSHTJA E KOHËS JAVORE DHE

E drejta jonë në informim

Koha ishte muri mbi të cilin lamë gjurmë, muri i vetëdijes sonë, muri ku qanim hallet publikisht, forumi ku u bashkuam, ku u njoftuam, ku nganjëherë edhe u penduam që shkruam për shkak të konseguencave që patëm.

Robert Camaj Shkrirja e “Kohës Javore” e paralajmëruar, e ishalla shkon ne veshë të shurdhër, shuan një zë apo të vetmin zë të shkruar të shqiplexuesve në vendin e “shqiponjave të praruara”. Ata që janë mësuar me këtë të përjavshme, do ndihen të hendikepuar, sepse na ka shërbyer si grumbulluese e kujtesës sonë kolektive që nuk lejon të harrohet. Është folur, e nuk kujtohet më, është parë por kemi parë të tjera gjëra prandaj edhe i kemi fshirë nga memoria por “Koha Javore” ka bashkuar dhe arhivuar të thënat e të bëmat në formën e cila nuk lejon të vetëmohohesh apo edhe të autodemantohesh. Ne që ruajm me fanatizëm të gjithë numrat e saj dimë dhe vlerësojmë rëndësinë që pati kjo revistë për gjithë atë periudhë sa ishte dhe vazhdon të jetë në mesin tonë. Përsëri ne, por tash jo më si lexues por si pjesë e saj në një formë apo në një tjetër, lajmi për shuarje na ka frikësuar meqenëse “Koha Javore” që na trimësojë të shkruajmë dhe

mendimet tona t’i themi haptas po humbet. Koha ishte muri mbi të cilin lamë gjurmë, muri i vetëdijes sonë, muri ku qanim hallet publikisht, forumi ku u bashkuam, ku u njoftuam, ku nganjëherë edhe u penduam që shkruam për shkak të konseguencave që patëm. Pambarimisht me Kohën edhe u ndiem më të sigurt, dhe për shtrirjen që pati shërben edhe si licenca e shumë mendimeve tona që i hedhëm të parët e më vonë u huazuan nga tjerët. Koha shumëkë e ka mësuar, e ka pasuruar, e ka demaskuar, përmes saj kemi shprehur vetëdijen tonë qytetare dhe kemi reaguar kur kemi menduar se jemi cenuar. Ky mur mbi të cilin shkruam, rrezikon të shembet dhe atë që ajo krijoi, pra opinionistët e saj u kanoset që të heshtin së bashku me Kohën. Shpresoj se ajo mendjekeqe e cila për një çast qe hutuar e nuk diti çfarë lajmi të lig po xierr nga goja, do reflektoje dhe do ndalet e të shohë dëmin të cilin do e shkaktonte sikur do të rrënonte këtë ledh në informinim shqip, në formën e saj të shkruar. Sido që të jetë, “Koha Javore” duhet të vazhdojë, e drejta jonë në informim duhet të xirret edhe nga fakti se kemi nevojë që edhe të krijojmë mendimin e qartë dhe analitik për udhën në të cilën shkon dhe duhet shkuar shoqëria jonë shqiptare në Mal të Zi. Nëse “Koha Javore” nuk arsyeton veten financiarisht apo nëse nuk ka leverdi finansuesi për të, ai duhet të gjejë menyra të tjera për vetëqëndreshmërinë e saj e assesi të propozojë amputimin e saj si revistë. Nëse vlen mendimi i një individi, për mua shuarja e “Kohës Javore” është e barabartë me shuarjen e të drejtës time që të kam një mjet informimi në formën e shkruar në gjuhën time. Nëse kjo e drejtë kushtetuese për të drejtat e mia kolektive dhe individuale nuk respektohet atëherë unë qenkam jetim në tokën e shqiponjave të praruara, dhe dikush më indikon se vendi im

është në tokën e shqiponjave të zeza. Unë isha duke pjekur mendimin në koken time se në Mal të Zi janë formuar kushte për themelimin e revistave të specializuara nga lëmitë e ndryshme në gjuhën shqipe, kur nga qendra vjen lajmi se ekziston mundësia të shuhet edhe kjo e vetmja e cila ka karakter të gjithanshëm. Gjithsesi unë e marr si një provokim, organet e ndryshme shtetërore ngandonjëherë bëjnë edhe atë punë, pra provokojnë dhe kjo është legjitime, dhe nuk besoj se nga ky zë do dalë gjë. “Koha Javore” ka ndezur pishtarin e cila është kod i nderit në trevat tona, dhe si i tillë do mbrohet me tërë forcën intelektuale që kemi. Sikur të ndodhë e kundërta, me “Kohën” shuhet edhe fjala më e fortë, ajo që i pengon çdokujt që është mik i harresës, ithtarët e shuarjes se saj janë trashëgimtarët e drejtpërdrejtë të kohërave të errëta nga e cila nuk ndahen dot. “Koha Javore” duhet të jetë projekti mbi të cilin duhet punuar të gjithë ne shqiptarët në Mal të Zi apo edhe ne që kemi një interes të veçantë që ajo të mbijetojë, dhe i ftoj të gjithë ata që kanë shkruar dhe vazhdojnë ta bëjnë këtë përmes “Kohës Javore” që të bëhet një takim ku do shqyrtohen mundësit se si ajo të ketë një grup informal në krah të sajë.

SHKELJA E TË DREJTËS NË INFORMIM

Rrezikon ruajtjen e identitetit

Në kohën kur Mali i Zi duhet të ngritë kapacitetet e veta juridike mbi respektimin e të drejtave të pakicave, në kuadër të së cilës është edhe e drajta për informim në gjuhën e pakicave, merret një vendim i cili bie në kundërshtim më parimet e Këshillit të Europës dhe me parimet e rekomanduara nga Bashkimi Europian si kusht apo standard që duhet përmbushur një shoqëri që pretendon të integrohet në këtë familje të shteteve të zhvilluara. Pikërisht në këtë kohë Qeveria e Malit të Zi (Ministria e Financave) në kuadër të redukimit dhe racionalizimit të shpenzimeve kërkon që e vetmja gazetë në gjuhën shqipe në Mal të Zi “Koha Javore”, të redukohet në 4 faqe dhe të shpërndahet në kuader të gazetës “Pobjeda”.

Muhamed Gjokaj Pavarësisht nga kriza me përmasa botërore dhe ndikimet që kjo krizë globale ka në situatën e përgjithshme financiare,parimi i Devolucionit duhet të respektohet, ashtu që pakicave e drejta e arritur nuk duhet në asnjë mënyrë t’u cungohet dhe t’u privohet.sepse kjo do të rrezikojë identitetin e pakicës autoktone shqiptare në Mal të Zi. Po ndodhi kjo, atëherë ky gjest do të jetë në kundërshtim me shumë dokumente ndërkombëtare që Mali i Zi i ka ratifikuar apo është i detyruar t’i ratifikojë. Ky propozim për racionalizim i cili është propozuar nga

Ministria e Finacave të Qeverisë së Malit të Zi është në kundërshtim me rrugën drejt integrimeve europiane dhe normave që Mali i Zi duhet t’i zbatojë që kanë të bëjnë me ruajtjen e identitetit dhe kulturës së pakicave dhe minoriteteve e që në kuadër të tyre është edhe informimi në gjuhën e pakicave. Shkalla e respektimit të të drejtave të njeriut me një theks të veçantë në të drejtat e pakicave është parametër më i mirë i pjekurisë kolektive dhe pasqyrë të cilën një shoqëri e arrin në drejtim të demokratizimit të shoqërisë në tërësi. Prandaj dua t’i veçoj disa pika që dokumentet ndërkombëtare u referohen shteteve të pavarura për ruajtjen e identitetit dhe kulturës së pakicave. Konventa Ndërkombëtare për të Drejtat Civile dhe Politike (1966, Neni 27) Në ato shtete ku ekzistojnë minoritete etnike, fetare ose gjuhësore, personave që u takojnë këtyre minoriteteve nuk do t’u mohohet e drejta, në bashkësi me anëtarët e tjerë të grupit të tyre, të gëzojnë kulturën e tyre, të predikojnë dhe praktikojnë fenë e tyre, ose të përdorin gjuhën e tyre. Deklarata për të drejtat e personave që u përkasin minoriteteve kombëtare ose etnike, fetare dhe gjuhësore (e miratuar nga Asambleja e Përgjithshme e KB-ve; Rezoluta 47/135 e datës 18 dhjetor 1992) Neni 1 1. Shtetet do të mbrojnë ekzistencën e identitetit nacional ose etnik, kulturor, fetar dhe gjuhësor të minoriteteve brenda territoreve të tyre respektive dhe do të inkurajojnë kushte për promovim të atij identiteti. 2. Shtetet do të miratojnë legjislacion të përshtatshëm dhe mjete të tjera për të arritur këto përfundime. Dokumenti i takimit të Kopenhagës të Konferencës për Dimensionet Njerëzore të KSBE-së, Kopenhagë, 29 qershor 1990 Neni 35 Shtetet participuese do të respektojnë të drejtën e personave që u takojnë minoriteteve nacionale për participim efektiv në punët publike, përfshirë participimin në punët lidhur me mbrojtjen dhe promovimin e identitetit të këtyrë minoriteteve. Shtetet participuese i dallojnë përpjekjet e ndërmarra për mbro-

jtjen dhe krijimin e kushteve për promovimin e identitetit etnik, kulturor, gjuhësor dhe fetar të minoriteteve të caktuara kombëtare Organizata Ndërkombëtare e Punës, Konventa lidhur me popujt vendas dhe fisnor në shtete të pavarura, Nr. 169(1989) Neni 4 1.Masa speciale do të miratohen si të përshtatshme për mbrojtjen e personave, institucioneve, pasurisë, punës, kulturës dhe mjedisit të popujve në fjalë. Në kuadër të kësaj dua të theksoj edhe dispozitat kushtetuese që Mali i Zi i ka cekur në kushtetutë, në çrast trajtohen të drejtat e posaçme të pakicave në kapitullin 5, ku ceket Mbrojtja e identitetit, Neni 79, pika e 11, thotë: Pjesëtarëve të popujve pakicë dhe të bashkësive të tjera minoritare u garantohet: e drejta e informimit në gjuhën e vet. Pasi që fjala e lirë u garantohet, kjo do të thotë edhe obligim i shtetit që këtë ta ngitë në një standard që do t’i përmbushë një minimum të kërkesave të pakicave për të patur një gazetë në gjuhën e vet, e jo të shkelen të gjitha parimet e lartpërmendura, duke shkelur kështu edhe të drejtat e pakicës shqiptare dhe të drejtën e saj të garantuar për informim në gjuhën e vet. Prandaj duke u bazuar në të gjitha këto argumente dhe në të drejtën për të patur informim në gjuhën tonë amëtare, kundërshoj këtë masë të propozuar nga ana e Ministrisë së Financavë dhe mbështes fuqimisht të drejtën për të patur një gazetë në gjuhën shqipe, me shpresë se Qeveria e Malit të Zi do të marrë masa të nevojshme që kjo gazetë të bëhet ditore e jo të botohet vetem një herë në javë.

Pikëpamjet e shprehura në faqet opinione & vështrime nuk përfaqësojnë domosdoshmërisht politikën redaksionale të “Kohës javore”

e enjte, 23 prill 2009 5


OPINIONE & VËSHTRIME DISKURSI POLITIK

Zgjedhjet parlamentare në Mal të Zi dhe shqiptarët Në zgjedhjet e 29 marsit të këtij viti, subjektet politike shqiptare fituan katër deputetë, duke përsëritur vitin 1990 dhe t 1996, por me të drejtë bëhe i pyetja sa do të jetë koordinimi tyre në favor të senzibilizimit të në lidhje me opinionit avancimin e pozitës dhe statusit të shqiptarëve në Mal të Zi, duke marrë parasysh se kemi të bëjmë me një strukturë të pushtetit që ndaj çështjes së r pakicave vazhdimisht ka pasu qasje utilitare, duke hezituar për të respektuar normat ligjore vendore dhe aktet nderkom bëtare që janë obligative për çdo shoqëri demokratike

Dr. Nail Draga Si në zgjedhjet e kaluara ashtu edhe ne këto zgjedhje në Kuvendin e Malit të Zi u vendos që vendvotimet në të cilat shqiptarët përbëjnë shumicën e popullatës do të japin 5 deputetë, ku do të garojnë të gjitha subjektet politike. Pikërisht duke marrë parasysh përvojën e kaluar si dhe depërtimin e DPS-it në elektoratin shqiptar, në një masë të konsiderueshme u bënë ca tentativa për formimin e një koalicioni të madh të subjekteve politike shqiptare. Por, një ide e tillë e cila u mirëprit nga opinioni i gjerë në vend dhe në diasporë, dështoi sepse dolën në pah interesat karrieriste si dhe ambiciet e sëmura lideriste të disa liderëve politikë. Dhe nga mosrealizimi i një koalicioni të tillë ne mes të subjekteve nacionale shqiptare bëri që shqiptarët të jenë të përçarë si asnjëher deri më tash dhe të dalin në zgjedhje me pesë lista zgjedhore, nga 16 sa kishte gjithsej në nivel të Malit të Zi. Në këtë aspekt çështje për hulumtim paraqet subjekti politik i Malësisë-Alternativa Shqiptare(ASH) sepse mu atëherë kur duhej më së shumti uniteti mu në prag të zgjedhjeve u bë përçarja duke rrezikuar përfaqësimin në parlament. Nuk ka dilemë së një veprim i tillë aspak parimor mu në prag të zgjedhjeve, është dëshmi e mjaftueshme për të kuptuar se në mozaikun politik të shqiptarëve kemi konfuzion dhe atavizëm politik që është në dëmin tonë të përgjithshëm dhe të Malësisë në veçanti.

Shtetëror të Zgjedhjeve del se në zgjedhjet parlamentare në 1157 vendovtime me gjithsej 498.305 votues kanë votuar gjithsej 324.850 apo 65.2% e elektoratit, ku Koalicioni qeveritar “Për Malin e Zi Evropian” ka fituar 168.290 vota (48 deputetë), SNP 54.545 vota (16 deputetë), Nova Srpska Demokratija 29.885 vota(8 deputetë), PZP 19.546 vota(5 deputetë) dhe subjektet politike shqiptare UDSH 4747 vota( 1 deputet, FORCA 2939 vota(1 deputet), Lista Shqiptare (LDMZ-ASH)2898 vota (1 deputet) dhe Koalicioni Shqiptar“Perspektiva” 2619 vota(1 deputet). Ndërsa për të parën herë nga viti 1990 kur u mbajtën zgjedhjet e para pluraliste nuk do të jenë të pranishëm në parlament liberalët dhe popullorët të cilët kësaj radhe edhe pse ishin në koalicion me subjekte të tjera nuk ia arritën qëllimit, sepse ishin nën pragun e 3%. Dhe ajo që u parashikua nga analistët e ndryshëm ndodhi në realitet, sepse koalicioni i pozitës fitoi bindshëm me 51.8% duke mos pasur nevojë për subjekte të tjera për formimin e qeverisë. Ndërsa duke i falenderuar formulës së Dontonit, që është pjesë e sistemit zgjedhor, Koalicioni i pozitës “Për Malin e Zi Evropian” në parlament do të ketë gjithsej 48 deputetë, apo 59.2% të përbërjes së re parlamentare, prej 81 deputeteve sa ka gjithsej parlamenti. 2.Shqiptarët përsëri me katër deputetë Befasia e këtyre zgjedhjeve padyshim janë shqiptarët, të cilët edhe pse të pakonsoliduar dhe pa harmonizim qëndrimesh për ndonjë koalicion të gjerë nga njësia e “veçantë” zgjedhore që jep pesë deputetë subjektet nacionale shqiptare fituan katër deputetë, ndërsa një e fitoi koalicioni qeveritar më në krye DPS-in. Për shqiptarët është hera e tretë që në parlamentin republikan të jenë të pranishëm me katër deputetë duke përsëritur vitin 1990 dhe 1996. Përveç subjekteve politike shqiptare që fituan nga një deputet në garë ishte edhe një subjekt tjetër-PPD e cila fitoi 805 vota, që nuk mjaftuan për një deputet. Nëse i bëhët një analizë zgjedhjeve parlamentare në vendvotimet shqiptare nga viti 2002,2006 dhe këto të fundit del se kemi të bëjmë me një homogjenizim të elektoratit

shqiptar që të përkujton vitin 1990 dhe 1992, duke dalur ne një përqindje relativisht të lartë në votime që ka reflektuar edhe në rritjen e numrit të deputeteve. Derisa në vitin 2002 me emërtimin KD ”Shqiptarët bashkë” (UDSH dhe LDMZ-PPD) u fituan dy deputetë (apo 8498 vota), në vitin 2006 u fituan tre deputetë (12.919 vota) dhe tash në vitin 2009 katër deputetë (14.008 vota). Një situatë e tillë nuk ka dilemë së është si rezultat i paraqitjes në skenën politike të dy subjekteve të reja politike - Forcës dhe të Alternativës Shqiptare në vitin 2006. Ishte ky një pasurim i skenës politike të shqiptarët në Mal të Zi, duke i mundësuar elektoratit shqiptarë të votojë për të parën herë edhe alternativat tjera (Forcën dhe ASH-në), sepse ishte ngopur me monopolin e subjekteve politike ekzistuese. Nëse iu bëhet një analizë sado sipërfaqësore këtyre zgjedhjeve në vendvotimet shqiptare që kanë dhënë pesë deputetë rezultatet e zgjedhjeve dëshmojnë se si subjekte të veçanta vetëm UDSH dhe FORCA kanë fituar nga një deputet, ndërsa dy subjektet e tjera një rezultat të tillë e kanë arritur në saje të koalicioneve. Numri i votave të fituara dëshmon se po të kishte dalur vetëm në zgjedhje Lista shqiptare”LDMZ-ASH” nuk kishte arritur numrin e mjaftueshëm të votave për një deputet, ku i njëjti konstatim vlen edhe për Koalicionin shqiptar ”Perspektiva”. Madje nga këto koalicione të krijuara ndonëse u realizuan pothuaj në momentin e fundit, rezultati i arritur ka bërë që DPS-i të fitojë vetëm një deputet në vendvotimet shqiptare, që është hera e parë pas 11 viteve. 3.Të themelohet klubi i subjekteve shqiptare Nëse në zgjedhjet e kaluara (shtator 2006), ku me nga një deputet në Parlamentin e Malit të Zi, ishin të pranishme tri subjekte politike nacionale shqiptare (UDSH, LDMZ, ASH) nuk u arrit të formohet klubi i deputetëve, sepse ka ekzistuar një animozitet në mes individëve në rastin konkret të deputetëve, kësaj radhe duhet të gjendet një kompromis i cili duhet të jetë në favor të tejkalimit të situatës së krijuar. Pasi si kusht për themelimin e klubit të deputeteve rregullorja parasheh që së paku të jenë tre

deputetë, kësaj here janë katër deputetë nga subjektet nacionale shqiptare, pra një mundësi optimale për konstituimin e një organi të tillë parlamentar. Mendoj se formimi i klubit të deputetëve me tre apo katër deputetë, përveç se paraqet seriozitet të subjekteve politike po ashtu mundëson edhe koordinimin e veprimeve të deputetëve sidomos në kolegiumin e parlamentit. Nga ana tjetër, klubi i deputetëve po ashtu mundëson angazhimin e një sekretari dhe këshilltari profesional ashtu siç e kanë të gjitha klubet e tjera. Me një fjalë, do të kishim një qasje më cilësore për çështjet të cilat janë preokupuese për popullsinë shqiptare në ketë mjedis. 4. Do të ndryshojë ligji zgjedhor Sipas informacioneve që kanë në dispozicion ekzistojnë të gjitha gjasat që në Mal të Zi, këto kanë qenë zgjedhjet e fundit me këtë ligj zgjedhor. Madje, një ligj i tillë është dashur të ndryshojë para se të mbahen këto zgjedhje të cilat në këtë aspekt janë kritikuar nga opozita, sepse ligji i ri zgjedhor është obligim kushtetues. Por, në ligjin e ri zgjedhor nuk ka dilemë se me mjaft interes do të jetë formula e përfaqësimit të popujve pakicë. Në rastin konkret çështja ka të bëjë me përfaqësimin e shqiptarëve, të cilët deri më tash të vetmit kanë pasur një “zonë të veçantë”, e përbërë nga 59 vendvotime ku shqiptarët janë popullsi shumicë dhe ka dhënë pesë deputetë. Çështja se a do të marrin pjesë ne zgjedhje vetëm partitë nacionale shqiptare, në mënyrë qe të kemi përfaqësim autentik, konformë standardëve ndërkombëtare, mbetet çështje e hapur deri me miratimin e ligjit të ri zgjedhor. Po ashtu kjo çështje do të jetë e ndijeshme sidomos kur do të trajtohen edhe specifikat për pakicat tjera në ketë ligj zgjedho. Fjalën e kemi për boshnjakët/muslimanët dhe kroatët, ndërsa serbët janë në lajthitje në këtë aspekt sepse disa subjekte politike serbe nuk e pranojnë statusin e pakicës, por atë të popullit konstitutiv. Nuk ka dilemë se në lidhje mbi ketë çështje në të ardhmen fjalën përfundimtare do ta japin ekspertet dhe subjektet politike, përkatësisht deputetet të cilët do të vendosin për modelin e ri të sistemit zgjedhor.

1.Rezultate të pritura Si asnjëherë deri më tash nuk ka pasur dilemë së kush do të jetë fitues i këtyre zgjedhjeve, por pyetje ka qenë se sa do të jetë diferenca në mes koalicionit qeveritar(DPS-SDP-BS-HGI) dhe opozitës. Një bindje e tillë në opinion është krijuar nga situata e krijuar, në saje të përçarjes së opozitës e cila nuk arriti konsensuesin për të dalë me një listë të vetme zgjedhore. Në saje të raportit përfundimtar të Komisionit

Pikëpamjet e shprehura në faqet opinione & vështrime nuk përfaqësojnë domosdoshmërisht politikën redaksionale të “Kohës javore”

6 e enjte, 23 prill 2009


SPECIALE RENTIMI I VALDANOSIT

Bukuria pa hesap Të gjithë ata të cilët kanë ndërmend ta rentojnë Valdanosin, gjirin më të bukur të Mesdheut, duhet ta dinë se një pjesë e kësaj pasurie është në kontest, thotë kryetari i Kuvendit të Shoqatës së Ullishtarëve të Ulqinit Basri Dervishi.

Mustafa Canka Në Mal të Zi dihet fare pak për dy firmat të cilat, pas dy zgjatjeve të afatit, kanë dërguar ofertat për qiramarrjen 30-vjeçare të Valdanosit afër Ulqinit. Kompania ruse Mos city group, e cila ka themeluar firmën e vet në Mal të Zi MCG Montenegro, është një firmë e madhe ndërtimore e cila që nga viti 2000 është e fokusuar në ndërtimin e patundshmërive. Roli i saj është sidomos i rëndësishëm në ndërtimin e Moskva city, për të cilin ka mbështetjen e plotë të prefektit të kryeqendrës ruse Jurij Llushkov. Në fillim të marsit u publikua se kjo

kompani bleu për 60 milionë dollarë pakon shumicë të aksioneve për dy hotele në Moskë. Pronari i MCG Pavel Fuks vizitoi para do kohe Valdanosin. Të mërkurën që shkoi rusët kërkuan zgjatjen e afatit për dërgimin e dokumenteve, sepse nuk i përmbushnin të gjitha kërkesat e tenderit. Kjo, në radhë të parë, ka të bëjë me qëndrimin që “ofertuesi duhet të ketë të paktën pesë vite përvojë pune të pandërprerë në planifikimin, zhvillimin dhe menaxhimin e hoteleve të kategorisë së lartë”. Kompania britanike Cubus Lux kryesisht është e përqendruar në investime në Kroacinë fqinje. Ajo drejton dy kazino në pushimore turistike në Pula dhe në Selc dhe të ashtuquajturën Marinë të ishujve të ullinjve (Olive Island Marina), me më se 200 vendankorime afër Zarës. Kryetari i Drejtorisë së Cubus Lux, sipërmarrësi austriak Gerhard Huber, deklaroi para do kohe se “është në përfundim e sipër mbyllja e konstruksionit financiar për ndërtimin e qendrës së parë të integruar të pushimit në bregdetin adriatik, me një vlerë të përgjithshme prej 120 milionë euro, që do të ndodhet në Uglan”.

PASURIA KONTESTUESE: Kundër projekteve të tilla megalomane, sidomos kundër ndërtimit të hotelit në fushën e futbollit, kundërshtojnë vendasit e qendrës së banuar Sutomishiqi. Ata në janar të këtij viti nënshkruan peticionin në të cilin theksohet se “nga raporti i fundit financiar i revizionuar shihet qartë se Cubus Lux ka një linkuiditet të ulët, që do të thotë se mezi është i aftë që 49 % të detyrimeve të afatshkurtra t’i mbulojë nga pasuria e afatshkurtër. Dekani i Fakultetit për Zhvillimin e Menaxhmentit Hotelier dhe Turistik Rade Ratkoviq, thotë për Monitor se për një lokalitet kaq atraktiv siç është Valdanosi duhet përdorur ndonjë model tjetër. “Unë jam i bindur se më së miri është të bëhet modeli i partneritetit publiko-privat, të themelohet firma, të përkufizohet koncepti i zhvillimit dhe valorizimit të këtij rajoni, e pastaj të kërkohet partneri nga menaxhmenti hotelier”, konsideron Ratkoviq, duke theksuar se projektet e tilla i mbështet edhe Agjencia Europiane për Rikonstruksion. Ratkoviq thekson se është një gjë mjaft e keqe kur sipërfaqet e tilla u cedohen firmave ndërtimore të cilat nuk zhvillojnë turizmin, por u japin përparësi patundshmërive.

Të gjithë ata që kanë ndërmend ta rentojnë Valdanosin, gjirin më të bukur të Mesdheut, duhet ta dinë se një pjesë e kësaj pasurie është në kontest, thotë për Monitor kryetari i Kuvendit të Shoqatës së Ullishtarëve të Ulqinit Basri Dervishi. Ai thekson se mbi njëzet ish-pronarë të ullishtave të këtij gjiri, i cili në vitin 1978 u konfiskua nga Sekretariati i atëhershëm Federativ i Mbrojtjes Popullore, kanë paraqitur aktpadi para Gjykatës Europiane për të Drejtat e Njeriut në Strazburg. Dervishi shton se Shoqata për Kthimin e Ullishtës në Valdanos brenda dhjetë ditëve do të marrë qendrim lidhur me tenderin. “Ne gjithashtu presim që, siç jemi marrë vesh më përpara, që për çdo gjë të na informojnë nënkryetarët e Qeverisë Igor Lukshiq dhe Vujica Llazoviq, ashtu sikurse që edhe ne do t’i njoftojmë lidhur me çdo gjë diplomatët e huaj dhe mediat në Malin e Zi”, përfundon Dervishi. Ish pronarët e ullishtës në Valdanos, pasi që me vendimin e krerëve të vetëqeverisjes lokale është suprimuar Komisioni për kthimin dhe dëmshpërblimin e tokës së konfiskuar në Komunën e Ulqinit, praktikisht janë vënë para aktit të kryer. Siç thonë ata, ose do të jenë kop-

shtarë në tokë të huaj ose nuk do t’u lejohet as të shkelin mbi pasurinë e vet të marrë me dhunë. Nuk kemi të drejtë të gabojmë: për Ulqinakët Valdanosi nuk është vetëm çështje e rikthimit të të drejtave mbi pasurinë e sekuestuar. Ai gjithashtu është çështje e traditës, e raportit ndaj natyrës dhe e konceptimit të së ardhmes. Pasi që këtu ulliri përjetohet si bimë e shenjtë, atyre posaçërisht ju dhemb që 18 mijë rrënjë ulliri tragjikisht janë lënë pas dore tashmë 30 vite të plota. Së këndejmi ata shpresojnë se e tërë puna rreth rentimit të Valdanosit do të jetë e pasuksesshme. “Besoj se kjo do të përfundojë njësoj sikurse me arabët”, thotë Jusuf Karamanaga. Ai shton se askush në këtë qytet nuk është kundër investimeve dhe zhvillimit, por, para se të ndodhë kjo, duhet të dihet se çka fitojnë Ulqini dhe Mali i Zi. “Neve na duhet një zhvillim i qendrueshëm dhe duhet t’u lëmë diçka edhe brezave të ardhshëm. Ne nuk kemi të drejtë të gabojmë”, thotë Karamanaga. Qeveria e vendit që është skajshmërisht e varur nga investimet dhe paratë e huaja, është në një nxitim të madh. Për këtë arsye është zgjatur dy herë afati për tender. As parlamenti lokal nuk prononcohet, ndonëse i tërë Ulqini është në tender. Gjendjen e palakmueshme në opinionin publik e dëshmon fakti se më shumë flitet nëse Severina Vuçkoviq do të këndojë në ceremoninë e cila brenda dhjetë ditëve do të organizohet me rastin e rregullimit të çarshisë sesa për Valdanosin, Plazhin e Madh dhe Adën.

Vazhdon në faqen tjetër

e enjte, 23 prill 2009 7


SPECIALE

As një milion euro në vit Komisioni i tenderimit i Qeverisë së Malit të Zi të cilin e kryeson Vujica Llazoviq, tani do të ketë detyrë të rëndë. Konzorciumi rusomalazias Mos city group Montenegro ofroi 15 cent për një metër katror dhe investime në shumën 644 milionë euro, kurse kompania britanike Cubus Lux rentën prej 18 cent për metër katror dhe investimin në shumën prej 223 milionë euro. Kjo do të thotë se renta vjetore për këtë sipërfaqe unike prej 346 hektarësh do të jetë 650 mijë euro! Nëse kësaj i shtohet edhe pjesa variabile e çmimit të rentës prej pesë përqind nga qarkullimi i pëgjithshëm vjetor të cilën e ofru-

an nga Cubus Lux renta e tërësishme as për dhjetë vite nuk do t’i tejkalojë as një milion euro. Vërtetë një shumë tepër e vogël për margaritarin e Mesdheut! Me siguri se më shumë do të mund të fitohej vetëm nga arkëtimi i fletëhyrjeve për ata të cilët dëshirojnë të lahen gjatë verës në Valdanos.

Monitor

KONFERENCË PËR MEDIA ME RASTIN E MBYLLJES SË TENDERIT PËR VALDANOS

Forca u bën thirrje investuesve që të njihen me problematikën e pronësisë në Valdanos

Nënkryetari i Forcës, Xhaudet Cakuli konferencën me gazetarë ja filloi me citimin e deklaratës së grofit Jakob Rotshilld i cili edhe gjatë vitit 2006 ka qenë i interesuar të marrë pjesë në tenderin për Valdanos dhe me këtë rast ka deklaruar:"Javën e kaluar, duke shikuar Valdanosin, instinkti trhoshte se këtu ka shumë pyetje që duhet të zgjidhen, në mesin e të cilave edhe pronësia e tokave por edhe faktin se në këto troje shumë familje me gjenerata kultivojnë e ullinjët, e ne nuk do të dëshironim që ta ndërpresim këtë. Z. Cakuli tha: “Kjo deklaratë duhet ti nxis investitorët të cilët i kanë dorëzuar ofertat e veta për marrjen me qira të gjirit të Valldanosit me ullishtë dhe rreth 2,5 milion m2 të malit të afërt Mendra, duhet ta kenë të qartë faktin se lidhur me pronësinë e gjirit të Valdanosit akoma po zhvillohen procese gjyqësore në Mal të Zi dhe se shumë prej këtyre lëndëve kanë mbërritur edhe në Gjykatën Ndërkombëtare për mbrojtjen e të drejtave të njeriut në Strazburg, dhe se ata do të hasin në pëngesa të mëdha gjatë realizimit të investimeve të parapara, kështu që, edhe njëherë duhet të mendojnë mirë për rezultatin përfundimtar të investimeve të mëdha të kapitalit të tyre”. Z. Cakuli tha: “Jemi munduar që t’ju tërheqim vëmëndjen politikanëve vendas për rregullimin e kthimit të pronësisë së Valdanosit, dhe në këtë mënyrë do ti mundësonte gjyqit që në mënyrë të pavarur të kryej punën e vet dhe kështu të ndërpesë marëdhënjet diskriminuese ndaj pronarëve legjitim. Prodeset gjyqësore në lidhje me kthimin e pronave, të cilat akoma nuk kanë përfunduar, janë më shumë çështje politike se sa juridike, sepse ligjet e Malit të Zi janë padyshim në anën e ish pronarëve. Mirëpo përfaqësuesit politik në nivel komunal dhe republikan përmes Valdanosit deri më tani, me premtimet se do të kthejnë ullishtën e Valdanosit, kanë fituar benefite politike, gjegjësisht blerje të votave në shumë zgjedhje lokale dhe republikane. Kjo blerje e votave me premtime iu ka mundësuar që, ndërmjet tjerave, tërë Valdanosin dhe Mendren ta përfshijnë në të Mirat Detare dhe kështu të veprojnë në kundërshtim me principet e proklamuara për decentralizim”. Me Vendimin e Kuvendit komunal për kthimin gjegjësisht deekspropiimin e vitit 2007(Fl. zyrtare e MZ, dispozitat komunale nr.18 e datës 18.05.2007) dhe me protesta masive, investitorëve potencial ju kemi treguar dhe ju tregojmë faktin se gjiri i Valdanosit duhet t’iu kthehet pronarëve të mëparshëm. Marrëveshje

8 e enjte, 23 prill 2009

eventuale dhe kontrata për investime në Valdanos mund të pasojnë vetëm pas kthimit të ullishtave pronarëve të atjeshëm. Në fund z. Cakuli i bëri thirrje përfaqësuesve të Cubus Lux-it dhe MCG-Mos City Group dhe të gjithë investuesve të interesuar që të vizitojnë web faqen www.valdanos-ul.com dhe më afërsisht të njoftohen me problematikën e pronësisë në Valdanos. “Si duket tani është në rend realizimi i disa interesave të tjera të këtyre strukturave politike dhe kështu duan ta japin me qira pronat e huaja për një vlerë minore prej 15 cent për m2.-përsëris 15 cent për m2. Që të paguhet përmes rentës së ofruar, çmimi minimal i tregut prej 150,00 EUR për m2, duhet të kalojë rafsh 1000 vjetë, gjegjësisht që këtë ta inkasojnë 40 gjeneratat e ardhshme, kurse në fakultet ekonomik na kanë mësuar se

vlera e tokës përcaktohet me vlerën e rentës së paguar në kohëzgjatjen e një gjenerate, e kjo është 25 vjet. Ullinjtë nuk janë llogaritur. Përfaqësuesit e strukturave qeverisëse në Ulqin, konkretisht UDSH, PDS, duhet që ish pronarëve dhe të gjithë qytetarëve pa hamendje tu tregojnë se a janë për zbatimin e ligjit dhe për kthimin e tokës së marrur me dhunë ish pronarëve, dhe si pushtet ekzekutiv të zbatojnë Vendimin e vitit 2007, dhe jo që me pjesëmarrje në komisione bëjnë kumari në shitjen e pronave të huaja, ashtu siç bënë kryebashkiaku, z. Hajdinaga. Është i njohur fakti juridik se të drejtat e pronësisë kurr nuk vjetrohen, prandaj është më mirë që ne vetë sa më parë të bëjmë kthinmin, sepse pasi që këtë ta gjykojë Gjykata e Strazburgut, do t’na kushtojë shumë shtrejtë’’ tha z. Cakuli.


PORTRETE LIRIJE MILLA KORDA

Piktorja që bën gjëra të vogla me dashuri të madhe Me shprehjen e saj spontane, të qartë, të fortë dhe krejt analitike duket interesi i kësaj artiste dhe gruaje me shumë profesione, plot me kulturë, por në të njëjtën kohë e drejtpërdrejtë, e sinqertë, pa hipokrizi intelektualizmi, por që paraqitet si vëzhguese e qartë e një bote me ndjenja spirituale.

Gjekë Gjonaj Përkthyese në institucionet zviceriane në gjermanisht, italisht, shqip e sllavisht, mediatore në konfliktet në mes të mërgimtarëve shqiptarë dhe të huaj, ligjëruese në Shoqatën “ Nora” në Zvicër, e cila merret me integrimin e grave mbarëshqiptare, piktore – këto janë vetëm disa nga detyrat që kryen ulqinakja,Lirije Milla Korda në Zvicër. Ajo me diplomën e Shkollës së Lartë të Turizmit largohet nga vendlindja e saj Ulqini në vitin 1982 dhe mbërrin në Zvicër me plot energji, kulturë dhe ëndrra, duke mos e braktisur në asnjë moment dëshirën dhe pasionin e saj për pikturën. Gjatë gjithë këtyre viteve në Zvicër ajo u dallua për aftësinë organizative, disiplinën, shpirtin kërkues ndaj vetvetes, përgatitjen e lartë, korrektësinë dhe seriozitetin në komunikim dhe mësimdhënie. Për të ka shumë pak kohë të lirë. Madje as të shtunave e të dielave, kur të tjerët pushojnë. Kontakti me kulturat e ndryshme perëndimore, njohja e artit modern të piktorëve më të njohur evropianë ndikuan në formimin e saj kulturor e artistik. Me shprehjen e saj spontane, të qartë, të fortë dhe krejt analitik duket interesi i kësaj artiste dhe gruaje me shumë profesione, plot me kulturë, por në të njëjtën kohë e drejtpërdrejtë, e sinqertë, pa hipokrizi intelektualizmi, por që paraqitet si vëzhguese e qartë e një bote me ndjenja spirituale. Pasioni për artin-pikturën Arti është një prirje që vjen prej lindjes, është prirje që lind bashkë me njeriun. Një dëshirë, një sens që aktivizohet, e njeriu fillon ta krijojë që atëherë kur fillon të shkruanë germën e parë të alfabetit, thjesht një shtyrje instiktive të cilën në vete e shtjellon me punën e tij. Lirije Milla Korda ka filluar të pikturojë qysh në bankat e shkollës fillore. Ajo thotë se dallohej për stilin ndryshe të së pikturuarit, pa u ndikuar nga mësuesit apo pik-

torë-idhuj.Por këtë sens të veçantë artisti që është edhe privilegj, siç thotë ajo, ia zbuloi profesori i saj, piktori akademik nga Ulqini,Gjergj Ndoc Martini. Lirija pohon se nuk ka bërë shkollë të lartë pikture, por ka kryer shkollën private për art në Bern te profesori Jyrgen Noak.Në udhëtimet e deritashme të artit- pikturës Lirija ka nxjerrë ëndrrat si artiste në një horizont apo natyrë reale që na rrethon.Pikturimi për të është një udhëtim me anije në ëndrrat e blerta në të cilat përmes ngjyrave vizëlluese shpreh vizionet dhe ndjenjat e saj. Frymëzimi E frymëzon shumëçka. Punon paradite e pas dite, edhe në darkë. Kur ka frymëzim nuk di të dalë nga atelieu i saj me nga 10-12 orë. Pikturon tema abstarkte me lloj-lloj motivesh. Në pikturat e saj dominon deti, dielli, zalli, horizonti, Kalaja e Ulqinit… Ndër ciklet veçon : “Sub Rosum”, “Mein Weg”, “As në qiell as në tokë”,“Mërgimi”, “Horizontet”, “Vendlindja”, “ Ilirët”, “ Liria” , “ Kongresi i Parë Mbarëshqiptar-Prizren 2001” etj.

Teknika Si çdo artist që ka një ide edhe ajo kërkon mënyrën më të lehtë për ta shprehur atë. I përdor të gjitha ato teknikat të cilat ia merr mendja që një ide mund ta realizojë më mirë. Më së shumti i përshtatet teknika e përzier me ngjyra akril dhe vaj në telajo. Përdor zallin (rërën) e Ulqinit, guacat, letër të mëndafshtë, kristale, pluhur dhe letra ari, pastaj bizhuteri, vathë, ornamente të ndryshme orientale të gdhendura prej druri, metal, antikitete e tjërë. Por Lirija nuk e sheh artin vetëm si një mënyrë për të shprehur veten, për ta zbrazur atë nga emocionet e shumta qëi ndien shpirtërsiht ,por edhe për të kënaqur e lumturuar të tjerët. Ekspozita Ka marrë pjesë në disa ekspozita individuale dhe kolektive. Ka ekspozuar në Kantonin e Bernit, kantonin e Cyrihut dhe në Kantonin

Arau, ku ka fituar kritika pozitive për punën e saj. Herën e fundit ka ekspozuar në Qendrën e takimit të migrantëve shqiptarë dhe të huaj në Bern, në ekspozitën me titull “ Mein Weg” (Rruga ime). Ndërkaq vitin e kaluar ka marrë pjesë në ekspozitën e kolonisë së piktorëve “ Ulqini 2008”, në të cilën morën pjesë artisë të vendeve të ndryshme të Mediteranit, ndër të tjerë edhe piktorë shqiptarë nga Ulqini, Kosova dhe Shqipëria, organizuar nga kryetarja e organizatës joqeveritare “Art Dulcinium”, piktorja Vahide Hasanaga Nimanbegu. Lirija shprehet e kënaqur nga pritja e ngrohtë dhe kushtet në të cilat u zhvillua ky aktivitet i nivelit ndërkombëtar dhe falënderon organizatoren për ftesën. “Në këtë vend pitoresk dhe shumë tërheqës siç është Ulqini frymëzimet lindin vetëvetiu dhe nuk është e vështirë që ato frymëzime t’i hedhësh në vepër. Ky eveniment ka vlera të veçanta jo vetëm për pikturat e realizuara por edhe për gërshetimin e kulturave të vendeve që i përfaqësojnë piktorët pjesëmarrës në këtë koloni”, shprehet Lirija. Ajo në aspektin profesional ndihet relativisht e realizuar dhe pse njeriu nuk mund të kënaqet me veten. Familja Lirija jeton me bashkëshortin e saj, Silver Korda, mediator ballkanik, ligjerues i Kanunit të Lekë Dukagjinit në Zvicër dhe autor i disa librave me bejte të Ulqinit, djalin Adnanin, ekonomist i diplomuar, që punon dhe ndjek specializimin si dhe me vajzën Editën, studente e pedagogjisë dhe udhëheqëse e grupit muzikor “ Senseless”. Dhe sot ajo ndihet e lumtur! Për familjen dhe për pikturat e saj që tashmë mes kornizash të gdhendura bukur hijeshojnë ambientet e shumë adhuruesve të saj privat jo vetëm në Zvicër e Mal të Zi, por edhe në Gjermani, Itali, Angli , Amerikë, Kanada, Australi e vende të tjera.

e enjte, 23 prill 2009 9


PANORAMË KULTURORE

i p o S a n o h Je Jehona Sopi, (28 vjeç) është një ës ndër këngëtaret e spikatura të muzik saj, moderne shqiptare. Dy albumet e dhe “Jam ajo që jam” (2003) r “Emocion”(2006), e kanë pozicionua të përkrah këngëtarëve të talentuar dhe një pëlqyer nga publiku. Ndërkohë që pjesë e mirë e këngëve të saj, janë editue, ar “single”, nëpër kolazhe veror e kolazhe festive, etj. e fundit këngë të Jehona Sopit është ajo me titull “A do plakemi bashkë?”, me tekst të Aida nd Barakut dhe muzikë të Arme Rexhepagiq.

Blerim

Destan

njohur për Aktori shqiptar, Blerim Destani, i ka arritur që publikun në filmin “Koha e Kometës”, e. Bëhet fjalë të marrë një rol në skenën hollivudian tashmë është në pikërisht për filmin “Get Low”, i cili ni do të luajë xhirim e sipër. Në këtë film, Desta Spacek, Bill përkrah aktorëve me famë si, Sissy ll dhe do të jetë Murray, Lucas Black dhe Robert Duva siç është regjisori nën drejtimin e një emri të njohur, të luajë personAaron Schneideer. Aktori shqiptar do or. Filmi është i dytës rol një është që t, Garye azhin Breazeale, i cili në bazuar në historinë e vërtetë të Felix ndërsa ende nuk tij, e alin funer ikoi planif 1936 vitin r. vdeku kishte

10 e enjte, 23 prill 2009

i


PANORAMË KULTURORE

a n i r a Su

i g r Gio

ka tërhequr italiane të MTV-së Giorgia Surina. Çifti jetë dashurisë së tij me prezantuesen se është dashuruar me një ar pranu ka Kadiu Balerini shqiptar Kledi Kadiu i ka dhënë tinin. Valen Shën publikuar foto, ndërsa festonin vëmendjen e revistave në Itali, që kanë ndur emrin. krenar, por asnjëherë nuk ia kishte përme vajzë të njohur, për të cilën tha se ishte

ILIR I R I Q SHA Fillimisht ylli ishte ai: Ilir Shaqiri, balerini shqiptar, i njohur në Itali në sajë të zotësisë dhe elegancës, duke u bërë një nga balerinët më të dashur të Amici-t (ka marrë pjesë që në edicionin e parë të vitit 2001, që atëherë kur programi titullo hej Saranno famosi, deri në vitin 2005, sikurse në të njëjtën periudhë ka kapërcyer për programin C’e posta h per te). Në krah të tij pas pak kohës arriti gruaja e jetës, aktorja Emanuela vMorini, ish protagoniste tek teleno të ela Vivere dhe Un posto al sole, me cilën u martua në vitin 2002. dhe kështu yjet u bënë dy. Por prej ca muajsh, në shtëpinë Shaqiri ka lindur e edhe ylli i tretë: vajza e tyre Emily, cila megjithëse vetëm katër vjeç ka nisur karrierën si artiste. Kjo sepse një ditë të bukur, përpara se të shkojë në si kopsht, ka bërë debutimin e parë aktore në një fotoromancë, përkrah nënës së vet, Emanuela. Dhe baba Iliri, ka ndjekur provat nga afër, krenar, si asnjëherë tjetër.

e enjte, 23 prill 2009 11


INTEGRIMET EVROPIANE EVROPA PËR TË GJITHË (IV)

Traktatet e Bashkimit Evropian dhe e drejta komunitare

Bashkimi europian është një sistem juridik origjinal i cili mbështetet në traktate të ratifikuara nga vendet anëtare. Këto traktate përbëjnë themelin e së drejtës komunitare dhe qëndrojnë mbi legjislacionet kombëtare. Të gjitha dispozitat ligjore që miratohen nga institucionet komunitare, duhet të jenë në përputhje me këto traktate të cilët përshkohen nga disa parime themelore (si, liria, demokracia, respektimi i të drejtave të njeriut dhe i lirive themelore si dhe shteti i së drejtës) dhe përcaktojnë kompetencat që vendet anëtare i delegojnë Bashkimit Europian. Traktati i Parisit Gjashtë shtete evropiane – Gjermania Perëndimore, Franca, Italia, Belgjika, Holanda dhe Luksemburgu nënshkruan më 18 prill 1951 Traktatin e Parisit me të cilin është themeluar Bashkësia Evropiane e Qymyrit dhe Çelikut (ECSC). Pra, ministri francez i Punëve të Jashtme, Robert Shuman dhe ekonomisti i njohur francez Zhan Mone, që në vitin 1950 sjellin të ashtuquajturin Planin e Shumanit për themelimin e ECSC-së, gjegjësisht të vendosjes së tërë prodhimtarisë të qymyrit dhe çelikut të Francës dhe Gjermanisë nën udhëheqjen e përbashkët, kurse organizata ka qenë e hapur edhe për shtetet e tjera evropiane. Motivi për këtë bashkëpunim francezo-gjerman nuk ishte vetëm ekonomik, por edhe politik. Qymyri dhe çeliku kanë qenë degët vendimtare të industrisë së luftës, kështu që një organizatë e tillë në mënyrë efikase ka mundur t'i parandalojë konfliktet e ardhshme.

tuquajturin Traktati i Romës për formimin e Bashkësisë Ekonomike Evropiane (BEE). Në të njëjtën kohë është përfunduar kontrata për themelimin e Bashkësisë për Energjinë Bërthamore-EUROATOM. Me këtë Kontratë shtetet anëtare kanë filluar t'i zhdukin barrierat dhe të formojnë të ashtuquajturin treg të përbashkët.

Traktati i Mastrihtit Me Traktatin e Mastrihtit (nënshkruar në vitin 1992 dhe ratifikuar në vitin 1993) është bërë revidimi më radikal deri atëherë i BEE–së. Me këtë traktat janë vendosur qëllimet ekonomike dhe monetare të bashkësisë, valuta e përbashkët, politika e përbashkët e jashtme dhe e sigurisë, politika e përbashkët e mbrojtjes, futja e nënshtetësisë së Bashkësisë, bashkëpunimi i ngushtë në sferën e Gjyqësisë dhe Punëve të Brendshme. Traktati i Amsterdamit Traktatin e Amsterdamit e kanë nënshkruar ministrat e punëve të jashtme të shteteve anëtare në tetor të vitit 1997, kurse ka hyrë në fuqi në vitin 1999. Juridikisht, Traktati i Amsterdamit përmban disa shtojca në Kontratën mbi Bashkimin Evropian dhe si e tillë nuk zëvendëson traktatet e tjera, por në mënyrë të barabartë hyn në aktet juridike të Bashkësisë. Kjo është e fundit në radhën e traktateve mbi Bashkimin Evropian.

Belgjika, Franca, Luksemburgu dhe Holanda janë marrë vesh për heqjen graduale të pikave të brendshme, të përbashkëta të kontrollit kufitar dhe futjen e lirisë së lëvizjes për të gjithë personat fizikë – shtetasit e shteteve nënshkruese të Traktatit, shteteve të tjera anëtare të BE-së ose të shteteve të tjera. Traktati i Shengenit dhe konventa, së bashku me deklaratën dhe vendimet e marrura nga ana e

Këshillit ekzekutiv të Shengenit, e përbëjnë të ashtuquajturin " acquis " të Shengenit i cili ka hyrë në tekstin e Traktatit (1997), meqenëse ka të bëjë me një pjesë të tregut të brendshëm – qarkullimin e lirë të njerëzve.

Traktati i Lisbonës (Traktati reformist) Traktati i Lisbonës është nënshkruar më 13 dhjetor 2007, në bazë të marrëveshjes mbi traktatin reformist të BE-së. Me qëllim që të hyjë në fuqi deri në zgjedhjet për Parlamentin Evropian, gjegjësisht deri në qershor të vitit 2009, është e nevojshme që ta ratifikojnë të gjitha shtetet. Përgatitur për botim nga Horizonti i Ri

Traktati i Nicës Ky traktat është harmonizuar në fund të vitit 2000 dhe me të janë paraparë reforma të rëndësishme institucionale të BE-së, para së gjithash mekanizmat që do të mundësojnë zgjerimin, rindarjen e votave në Këshillin Evropian, heqjen e të drejtës së vetos lidhur me disa çështje (politika e imigrimit nga viti 2004, fondet strukturale nga viti 2007) dhe mekanizmi i bashkëpunimit të sforcuar.

Kushtetuta e Evropës Kushtetuta e Bashkimit Evropian është një kontratë e re evropiane, të cilën Këshilli Evropian e ka miratuar në Bruksel më 17-18 qershor 2004. Kushtetuta paraqet hapin përfundimtar në procesin e gjatë të integrimeve. Kushtetuta për Evropë Traktati i Romës Traktati i Shengenit paraqet një tekst të veçantë, i cili Hapi tjetër drejt formimit të BE-së është bërë më 25 mars 1957. Gjashtë Me Traktatin e nënshkruar në qer- përmban katër tërësi: shtete në Romë nënshkruajnë të ash- shor të vitit 1985 në Shengen • Normat themelore me të cilat defi(Schengen), RF e Gjermanisë, nohet Bashkësia, qëllimet e saj, kom-

12 e enjte, 23 prill 2009

petencat, procedurat me rastin e marrjes së vëndimeve dhe institucionet e Bashkimit Evropian; • Karta për të drejtat themelore të cilën Këshilli Evropian e ka miratuar në Nicë; • Politika dhe aktivitetet e Bashkësisë, si dhe normat e marrura nga traktati, të cilat janë ende në fuqi • Normat përfundimtare dhe procedurat e parapara për miratim dhe revidim të Kushtetutës. Kushtetuta e Evropës është refuzuar në referendumet në Francë dhe në Holandë, në vitin 2005, për çka është nënshkruar Marrëveshja e Lisbonës, e cila në masën më të madhe paraqet versionin ''e spastruar'' të Kushtetutës së BE-së.

Kjo faqe botohet në kuadër të projektit «EVROPA PËR TË GJITHË» të cilin e realizon Organizata e Shoqërisë Civile «Horizonti i Ri» nga Ulqini, me mbështetjen financiare të Fondacionit INSTITUTIT PËR SHOQËRI TË HAPUR.


KULTURË LEKSIKOGRAFI

Fjalor me vlera të veçanta (Nikollë Berishaj, Fjalor sllovenisht-shqip, shqip-sllovenisht (Botimet Toena, Tiranë, 2002, 484 f.)) Ky glosar është i pari në llojin e vet, i botuar në Shqipëri dhe është fryt i një pune të kujdesshme mbledhëse, përzgjedhëse e sistematizuese të autorit. Ai përmban 25000 fjalë për secilën gjuhë. Në brendësi të tij gjejmë shpjegime të shkurtra si për sllovenishten ashtu edhe për shqipen, të shoqëruara këto edhe me tabela gramatikore, si dhe një fjalorth bisedor me shprehje të përditshme.

Dr. Mimoza Priku Prof. as. dr. Tefë Topalli Në historinë e gjuhësisë shqiptare leksikografia është një nga fushat e para të lëvruara. Kjo traditë e ka hapur siparin në shek. XVII me fjalorin latinisht-shqip (Dictionarium latino-epiroticum), me afro 2500 fjalë shqipe dhe rreth 5000 latine. Nga shekulli në shekull kjo fushë ka ardhur duke u lëvruar më shumë, e rrjedhimisht edhe fjalorët e hartuar u rritën në numër. Një zhvillim të madh leksikografia shqiptare pati sidomos në shekullin XX dhe “më shumë gjysma e dytë e tij, dhe veçanërisht vitet ’90 të atij shekulli e këta pak vjet të filimit të shekullit XXI, shquhen për një prurje të madhe e të larmishme fjalorësh prej leksikografësh më të përgatitur, si edhe për një ngritje të dukshme të nivelit shkencor” (J. Thomaj, “Leksikografia shqipe-trashëgimi dhe perspektivë”, në Leksikografia shqipe-trashëgimi dhe perspektivë, Tiranë, 2005, f. 12). Kjo lëmi është zhvilluar jo vetëm brenda territorit shtetëror shqiptar, por edhe në vende të tjera, kryesisht aty ku jetojnë shqiptarë; ky fakt ka sjellë edhe më shumë interesin për hartimin e fjalorëvë dygjuhësh. Janë hartuar fjalorë jo vetëm nga filologë shqiptarë, por edhe albanologë të huaj. Këta fjalorë kanë sjellë që shqipja të përballet me shumë gjuhë i.e dhe jo i.e. SI rrjedhojë, “shqipja është vënë në krah të të gjitha gjuhëve të Ballkanit, në kushtet e bashkësisë së territorit, të nevojave të komunikimit ndërgjuhësor e të shkëmbimeve ndërkulturore” (J. Thomaj, “Leksikografia shqipe-trashëgimi dhe perspektivë”, në Leksikografia shqipe-trashëgimi dhe perspektivë, Tiranë, 2005, f. 16). Pjesë e kësaj pasurie është padyshim edhe Fjalor sllovenisht-shqip, shqip-sllovenisht i autorit Nikollë Berishaj, që po paraqesim këtu sot. Ky glosar është i pari në llojin e vet, i botuar në Shqipëri dhe është fryt i një pune të kujdesshme mbledhëse, përzgjedhëse e sistematizuese të autorit. Ai përmban 25000 fjalë për secilën gjuhë. Në brendësi të tij gjejmë shpjegime të shkurtra si për sllovenishten ashtu edhe për shqipen, të shoqëruara këto edhe me tabela gramatikore, si dhe një fjalorth bisedor me shprehje të përditshme. Le ta shohim atë më me hollësi. Fjalori hapet me “Vërejtje hyrëse” (5-15) për gjuhën sllovene, në të cilën autori paraqet fillimisht arealin se ku flitet sot kjo gjuhë, për të vazhduar me disa tipare kryesisht fonetike dhe morfologjike. Rrafshi fonetik përmbledh shkurtimisht disa karakteristika fonetike e fonologjike të gjuhës sllovene, shpesh duke i përqasur ato me shqipen. Një syth më vete e përbëjnë dallimet specifike në sistemin tingullor mes të dy gjuhëve. Autori është treguar i kujdesshmëm duke përfshirë edhe rrafshe të tjera, e duke na dhënë edhe disa tipare morfologjike, siç është

gjinia dhe dallimi i tri gjinive tek emrat në këtë gjuhë, rasa si tipar morfologjik, shoqëruar edhe me lakime konkrete emrash, si dhe disa përjashtime. Autori nuk lë pa përmendur edhe pjesë të tjera të ligjëratës, si: mbiemri, përemri, numërori dhe folja. Në fund përshkruhet një dukuri morfologjike e cila nuk është në natyrën e shqipes, supini. Pjesa e brendshme e fjalorit hapet me fjalësin sllovenisht-shqip (f. 17-207). Edhe në këtë rast të bie në sy fakti se autori e vë atë në shërbim të gjuhës shqipe, duke na dhënë për një fjalë të gjuhës sllovene sa më shumë ekuivalente të shqipes. Kështu, një lemë e kësaj gjuhe shpesh përballet me disa fjalë sinonimike në përgjegjësen shqipe, si sllov. bàrje- shq. ujnajë, kënetë; sllov. fizično- shq. trupërisht, fizikisht; apo edhe me vargje sinonimike, si sllov. cúrek-rka- shq. curril, rrëkajë, shkulm, fiskajë; sllov. glédati-dam- shq. këqyr, shikoj, vërej, vështroj; sllov. góvor-a- shq. fjalim, bisedë, ligjërim, ligjëri; sllov. jávno- shq. çeltas, publikisht, sheshazi, ballafaqe, legalisht,etj. Edhe në hartimin e pjesës së dytë të këtij fjalori autori ka ndjekur po ato kritere, duke filluar me pjesën hyrëse, në të cilën, përgjatë 44 faqeve përshkruhen tiparet e përgjithshme të shqipes (211-255). Përshkrimi nis me shtrirjen e shqipes sot, duke vazhduar me një histori të shkurtër të shkrimit të saj dhe të ngjarjeve kryesore (Kongresi i Manastirit 1908, ai i njësimit të saj 1972). Pasi prezanton tingujfonemat e shqipes autori identifikon veçmas ato tinguj-fonema të cilat nuk gjenden në sistemin tingullor të sllovenishtes, duke i ilustruar ato me shembuj. Pjesën dërrmuese e përbëjnë veçoritë morfologjike duke u ndalur në secilën pjesë ligjërate. Tek emri, përveç tipareve, si gjinia, numri autori ndalet më në hollësi duke na dhënë një listë të prarapashtesave që formojnë numrin shumës, si dhe disa ndërrime tingujsh që ndodhin gjatë këtij procesi për të vazhduar me rasën dhe disa lakime emrash. Autori ndalet edhe tek klasa e mbiemrave, përemrave, duke pasqyruar me shembuj lakimin e tyre. Një ndarje më vete përbën lakimi i përemrave pronorë, njëherë në bashkëvajtje me emrin, por edhe si të emërzuar. Së fundi, janë trajtuar disa kategori gramatikore morfologjike të foljeve në gjuhën shqipe, siç është mënyra, zgjedhimi, por pa lënë mënjanë dhe format e pashtjelluara. Fjalësi shqip-sllovenisht karakterizohet nga leksema shqipe, të cilat shpesh formojnë edhe familje fjalësh, si shq. ajrim-sllov. prezračevanje, shq. ajroj- sllov. prezračiti, shq. ajror – sllov. zračni, Meritë e shënueshme e këtij fjalori është padyshim lënda gjuhësore e perfshirë në të. Sferat kryesore të tij lidhen me emrat e sendeve, emërtimet gjeografike, emrat e orendive, veglat e punës, si dhe fusha të tjera të karakterit praktik. Le të shohim disa prej tyre. Nga termat gjuhësorë veçojmë: shq. alfabetsllov. alfabet, abecada; shq. gjuhësi- sllov. jezikoslovje; shq. drejtshkrim- sllov.pravopis; shq. aorist- sllov. aorist, pretekličas. Nga fusha e gjeografisë përmendim: shq.

gadishull- sllov. polotok; shq. glob- sllov. globus; shq. jugor- sllov. južni; shq. oqean-

sllov. ocean. Emërtimet e lidhjeve farefinore përbëjnë një pjesë interesante të fjalësit të këtij fjajori: shq. babë- sllov. oče, ata; shq. dajë- sllov. stric; shq. bacë- sllov. brta, stric; shq. gjysh- sllov. ded, stari oče; shq. gjyshe- sllov. babica, stara mati; shq. nënë- sllov. mati, shq. nip- sllov. vnuk, nečak; shq.nipe- sllov. vnukinjà. Lemat e pjesës së parë hartuesi i këtij fjalori, Nikollë Berishaj ka ditur t’i shfrytëzojë për të na dhënë mjaft emërtime, të cilat paraqesin shumë vlerë në fushë të etnografisë së të folurit, mes të të cilave mund të veçojmë p.sh. sllov. bábica- shq. gjyshe, loke, mami; sllov. brátstvo -shq. vëllazëri, vëllazërim, vllazni; sllov. dédek-dka- shq. tatëmadh, gjysh; sllov. têta- shq. teto, teze, xhaxheshë, hallë; sllov. ród- shq. origjinë, gjini, zanafillë, brezni. Fusha të tjera nga është vjelë fjalësi i këtij fjalori, janë ajo e veshmbathjes, si: shq. kapelë- sllov. klobuk, shq. kësulë- sllov. kapa, shq. opingë- sllov. opanek, shq. shall- sllov. šal, shq. këpucë- sllov. čevelj disa orendi, si: shq. kanavetë- sllov. škatla, shq. kandil – sllov. oljenka, shq. karrige- sllov. stol, shq. sahansllov. skleda. Pjesë e këtij fjalësi janë edhe emërtimet e ushqimeve kryesore, si: shq. bukë- sllov. kruh, shq. misër- sllov. koruza, shq. tambël- sllov. mleko apo ato të veglave të punës: shq. daltësllov. dleto; shq. farkë- sllov. kov, si dhe të sferës fetare p.sh.: shq. lutje- sllov. prošnja, molitev; shq. mëkat- sllov. greh; shq. shërbesë-

sllov. strežba. Përvec atyre që thamë më lart, për t’u shënuar është fakti se në këtë fjalor gjejmë mjaft fjalë të shqipëruara, të cilat shqipja e sotme i ka braktisur, si sllov. farmacija- shq. farmaci, barnatore, sllov. lekárnar- shq. barnator, farmacist; gjelltore për restorant etj. Por nga ana tjetër një kujdes më i madh duhej treguar ndaj disa fjalëve të huaj që ndihen si të tepërta, si abnormal, abslovent. Pjesa e fundit e këtij fjalori mban titullin “Biseda të përditshme” ku përfshihen njohuri të përgjithshme të cilat janë të domosdoshme në komunikimin e përditshëm, si numërorët themelorë: sllov. dva- shq. dy, sllov. tri- shq. tre/tri; numërorët rreshtorë: sllov. petishq.i pesti; ditët e javës: shq.torek- shq. e martë, sllov. sredashq. e mërkurë; muajt e vitit: sllov. aprilshq. prill, sllov.- shq. maj. Mes të tjerash janë regjistruar stinët e vitit, ngjyrat kryesore etj. Vlerë specifike i jep këtij fjalori edhe regjistrimi i disa shprehjeve, si: sllov. Dovolite mi, da se predstavim- shq Më lejoni t’u prezantohem; sllov. A li govorite albansko?- shq. A flitni shqip?; sllov. Pozdravolejni!- shq. tungjateta; sllov. Hvala!shq. Faleminderit! etj. Mes të tjerash rreshtohen gjithashtu edhe emrat e disa shteteve kryesore, situata të ndryshme udhëtimesh, si udhëtime me tren, makinë etj., nga të cilat veçojmë: sllov. Kje so “informacije”?- shq. Ku janë informacionet?, sllov. Kje je avtobusna postaja?- shq. Ku është stacioni i autobusit?. Të dhëna të rëndësishme përbëjnë edhe komunikimi në hotel apo vizita në qendrat kryesore të qyteti, shërbimet në postë e bankë, prandaj autori ka dhënë disa nga fjalët e shprehjet më të domosdoshme për këto situata, si sllov. recepcija- shq. recepsioni; sllov. grad- shq. kështjella etj. Ky fjalor ka vlera të veçanta, pasi fjalësi i tij paraqet interes për dialektologjinë, etnolonguistikën, folklorin e fusha të tjera. Si përfundim, mund të themi se Fjalori sllovenisht-shqip, shqip-sllovenisht i përkthyesit të njohur Nikollë Berishaj përbën një pasuri të vyer në lëmë të leksikografisë shqipe, është dëshmi e një tradite e cila, mendojmë, se do të ketë një vazhdimësi, sidomos për gjuhët në kontakt. Hartuesit të tij i urojmë suksese dhe shprehim bindjen se ky fjalor do të jetë një ndihmë e çmuar për përdoruesit e dy gjuhëve.

e enjte, 23 prill 2009 13


KULTURË MBI POEZINË E RROK BERISHAJ-t

Plot nënkuptime e thellësi mendimi Do ta gjejmë shpirtin e Rrok Berishajt së bashku me mesazhin e tij për jetën “në mes të ditës”, në mes të vargjeve të thjeshta plot nënkuptime e me thellësi mendimi. Njeriu pa e kuptuar përjeton ngjarje, situata e gjendje që kanë lidhje me veten e shoqërinë, të para këto në kohë e hapësirë. Poezitë kanë lidhje kuptimore e emocionale me njëra-tjetrën dhe ndjekin rrjedhën e mendimit.Nga ana e ndërtimit vargjet janë të mbushura me simbole, metafora, alegori, anafora, shkallëzime e shprehje frazeologjike.

ardhmen e rrënjosur në të kaluarën e të sotmen në “gërsheto ëndrrën, gërsheto”.

Fatmire Lekiqi Sapo e hap librin “Në mes të ditës” do të përballesh me “fjalën”, e cila në vetvete përmban gjithçka që lidhet me jetën e njeriut në përgjithësi e të atij vetë në veçanti, e që e ndihmon atë të shprehet, të çlirohet, të komunikojë, të ndriçohet në kohë, si dhe “të mos vdesë”. Do ta gjejmë shpirtin e Rrok Berishajt së bashku me mesazhin e tij për jetën “Në mes të ditës”, në mes të vargjeve të thjeshta plot nënkuptime e me thellësi mendimi. Njeriu pa e kuptuar përjeton ngjarje, situata e gjendje që kanë lidhje me veten e shoqërinë, të para këto në kohë e hapësirë. Poezitë kanë lidhje kuptimore e emocionale me njëra-tjetrën dhe ndjekin rrjedhën e mendimit. Një shprehje popullore thotë “Njeriu jeton brenda ditës një jetë, e gjatë jetës qindra jetë” e këtë e shohim të treguar me mjeshtri artistike në vargje të thjeshta që transmetojnë problemet e komplikuara me të cilat përballemi çdo ditë. Nga ana e ndërtimit vargjet janë të mbushura me simbole, metafora, alegori, anafora, shkallëzime e shprehje frazeologjike. Vargjet janë të lira, të thyera e të bardha. Mesazhi do të jepet nëpërmes 4 çështjeve, të trajtuara mes poezive; së pari atë e mundojnë të pajetuarat që ikin duke bartur me vete pasiguri, por njëkohësisht optimizëm për të ardhmen në: “më iku një fjalë”, e ndjekur nga problematika e trazimeve ditore, kur i hedh në letër, “kur shkruan” e ankthi i të gjallëruarit në “jeta pa ty” si dhe besimi plot shpresë për të

Këtë gjë e nxjerrin në pah dhe fjalët e marra nga vargje të ndryshme që shoqërojnë përsiatjet e mendimet sipas meje. Periudha e krijimit të vargjeve është ajo e shndërrimeve të mëdha në botë e në vaçanti në Evropën që “po mjekohet” , ku bën pjesë Ballkani “i vonuar “ me shtetet e veta, ndër to edhe Shqipëria tashmë e hapur dhe Mali i Zi. Ja në një kohë të tillë ai: “s’do ta ndërrojë lëkurën”, por “akoma rrëshqitas pret” që “të vdekurit të mos vdesin” e ardhmja europiane e jona të vijë nga rrënjët tona. Shkodrën e tranzicionit ai e sheh “të vuajë me dhimbje” ndërrimin e sistemit “deri kur?” , ndërkohë që “po kalon pranvera” dhe “e gozhduara ëndërr po ngjallet” në Tiranë dhe e pranishme është ora qiellore që largon ”dhimbje në gjuhën e historisë”. Do ta shohim në përsiatjet e tij të gjallojë e emocionohet gjatë ditës, kur shkruan për nipin, lypsin, dhimbjen, bjeshkët, lotin, shpirtin, natën kur “vdekjes i thotë s’vdes tek ti”, zogjtë që e pyesin “barkë e vogël kush të la…”, mallet “lëkurë zhveshur në shekull të veshur” e si do të lodrojë në vargje. E ai vazhdon të jetë “më i butë se uji” e “sa mendime po palos” “nëpër horizonte djersa e vetmisë” se “ndarje zemrash janë peshë e rëndë”, sidomos kur në Kosovë “këpucët lehin ëndrrave n’ rrugë”… e “çojmë veten kahdo e kudo “derisa zur vendin e peshkatarit”. Në “gërshetimet e ëndrrës” për të ardhmen “deri kur mbajnë zitë vdekurit për të gjallët e kësaj jete” e “të lëshojë shtat gur i mallkuar”?!..., por ja “në rrethin e agimit gëzuar emrin liri” duke “gjuajtur shekullin”, ndërsa ëndrra zgjuar ”kërkon t’i dime porositë e bjeshkëve” në këtë ditë “do shkruar emrin e vet në tokën e etur e… vështirë do nxjerrë këtë emër nga toka”, se jeta ik në “lotë të derdhur në tokën e zezë nga shekujt n’rrugë duke qarë”. Dhe zgjohet “nga ëndrra poezi fillon” pasi e gjuajtën në ëndërr e në mes të ditës ulet dhimbja e krahët bjeshkëve rrëshqasin rrëshqasin në det të mbajtura në besë dëshmitar i fjalës e kohës në qëndrim ndaj gërsheton ëndrrat derisa rrin në sofrën e zbrazët dhe del nga ëndrra beslidhjen feston, ndërsa bota luan me shpirtra në qytezën ilire. Ky ishte përfytyrimi i tij për jetën në të gjitha aspektet e saj.

Vonesa të justifikuara Padrejtësi do të thotë mungesë drejtësie ndaj një njeriu, grupi ose mbarë shoqërisë. Padrejtësia ndodh edhe atëherë kur njerëzit janë të pavetëdijshëm. Kur e pyetën “Çfarë është drejtësia?”, Platoni iu përgjigj; “Nuk e di, por e di mirë se çfarë nuk është”. Për Kohën Javore:

Astrit Lulushi

Psikologjikisht, padrejtësia nuk është tragjedi, sepse i ndryshëm është reagimi ndaj secilës, megjithëse të dyja sjellin fatkeqësi. Padrejtësia ngjall zemërim e revoltë; tragjedia lë pas zi e heshtje për një fare kohe, pastaj vjen shpërthimi. Viti 1944, për shumë shqiptarë, filloi me plot padrejtësi; gjyqe, burgime, vrasje, sekuestrime, bastisje, plaçkitje, xhveshje nga çdo pronësi. Dhe këto padrejtësi ngjallen protesta, revolta, kryengritje nga individë, grupe e deri segmente të shoqërisë. Shtypja mizorisht e tyre dhe precedenca që u krijua e shndërroi Shqipërinë një salle teatri, me aktorë e spektatorë të një shfaqeje të gjatë, me dyer të mbyllura; disa luanin e të tjerë shikonin, duke lëshuar herëherë klithma ankthi, si në tragjedi. Nuk ka njeri që të mos e urrejë padrejtesinë; në vitin 1990, protestat e studentëve për kushte më të mira në konvikte,ishte një reagim ndaj

14 e enjte, 23 prill 2009

padrejtësive të përditëshme. Por Shqipëria ishte plot me njërëz që e kishin provuar padrejtësinë në kushte e rrethana të tjera të ndryshme. Kështu protestat studentore u përhapën duke përfshirë mbarë shoqërinë, pa dallim shtresash a klasash. Sipari i skenës ku ishte luajtur tragjedia u ul; heshtja ra, me aktorë gjysmë të përkulur përpara spektatorëve që qëndronin si të ngrirë e të mpirë nga ajo që kishin përjetuar. Dhe qëndruan kështu për shumë kohë a vite. Ndërsa vala e përmbysjes se regjimeve komuniste kishte përfshire Evropën Lindore, Samuel Huntington (1927 – 2009), ne librin e tij The Third Wave, 1991, ofronte idenë se çfarë qëndrimi do të mbanin vendet ish-komuniste ndaj së kaluarës dhe si do t’a trajtonin atë. Duke u bazuar në statistika që vinin nga këto vende, Huntington kishte vënë re se në politikën e tyre regjimet komuniste kishin kryer një ndryshim të paimagjinueshëm; ato kishin bërë “pazarllëk me elitën” për t’a përdorur si rrugëdalje nëse humbnin pushtetin. Sipas Huntingtonit, nëse udhëheqësit e fundit të një regjimi jodemokratik do të përmbyseshin me dhunë nga pushteti, kjo do të sillte lindjen e ndjenjës për hakmarrje. Por nëse udhëheqësit komunistë hiqnin dore nga pushteti në mënyrë paqësore si pasojë e revoltave ose si pasojë e reformave që vetë kishin ndërmarrë, atëherë hakmarrja ndaj mizorive të së kaluarës do të shmangej. Duke parë se si regjimet komuniste kishin filluar të rrëzoheshin, Huntingtoni parashikoi se mes shteteve të Evropës lindore, vetëm Rumania

dhe Gjermania lindore do të kërkonin hapjen e dosjeve, pastërtinë e figurave, “lustracionin” ose te ashtuquajturën “drejtësi kalimtare”, ndërsa vendet e tjera do t’i falnin e harronin ato që kishin ndodhur. Por me kalimin e viteve parashikimi i Huntingtonit doli vetëm pjesërisht i saktë, sepse shumë vende të tjera ish komuniste ndoqën shembullin e Gjermanisë lindore e Rumanisë. Ndoshta Huntingtoni, nuk morri parasysh “faktorin tragjedi”; sa më e rëndë diktatura, aq më shumë kohë duhet për t’u

shkëputur prej saj fizikisht, shpirtërisht e mendërisht dhe se një ditë sa do e largët, me kthimin në realitet do të kërkohet edhe gjykimi i të kaluarës. Po ashtu, Huntingtoni ndoshta nuk mori parasysh as “faktorin e sotëm politik”, se e kaluara mund të shfrytëzohet nga disa politikanë për të minuar kundërshtarët, veçanërisht ish-komunistët, të dalë pas monizmit me një imazh të ri, sic ndodhi në shumë prej vendeve të Evropës lindore.


EKOLOGJI NGA DATA 14-17 PRILL NË ULQIN U MBAJT KONFERENCA NDËRKOMBËTARE MBI RUAJTJEN E LLOJEVE TË ZOGJVE SHTEGTARË

Takimi më i rëndësishëm rajonal

Në Konferencë morën pjesë rreth 120 përfaqësues nga 16 vende, në mesin e të cilëve dhe nga organizatat dhe institucionet më të rëndësishme ndërkombëtare, siç janë BirdLife International, Wetland International, WWF – Fondi Botëror për Ruajtjen e Egërsirave, si dhe përfaqësuesit e sekretariateve të konventave ndërkombëtare – Konventës së Bonit mbi ruajtjen e llojeve të zogjve shtegtarë dhe kafshëve të egra dhe Konventës së Ramsarit mbi ruajtjen e ligatinave. Asociacioni gjerman “Euronatur” në bashkëpunim me

Komunën e Ulqinit, Fondacionin MAVA nga Zvicra, Hotelin “Mediteran” Agjencinë “Black Mountain” nga Herceg Novi dhe Qendrën për Mbrojtjen dhe Hulumtimin e Zogjve nga Podgorica organizuan nga data 14-17 prill në Ulqin Konferencën ndërkombëtare mbi ruajtjen e llojeve të zogjve shtegtarë. Qëllimi i Konferencës ishte promovimi i bregdetit lindor të Adriatikut si vend me rëndësi të jashtëzakonshme për qëndrimin dhe pushimin e zogjve, si dhe promovimi i kësaj pjese për qëllime turistike, gjegjësisht destinacion për pushim, sidomos në periudhën jashtësezonale. Konferenca kishte për qëllim që të vë në dukje edhe domosdoshmërinë e mbrojtjes së kësaj rruge shtegtare si dhe vetë zogjve sepse bëhet fjalë për një fenomen

natyror të jashtëzakonshëm dhe unik në Evropë. Në Konferencë morën pjesë një numër i rëndësishëm i shkencëtarëve dhe ekspertëve të cilët transmetuan njohuritë dhe përvojat e tyre në krijimin e qasjes inovative për mbrojtjen dhe ruajtjen e vlerave natyrore, sidomos të llojeve të rrezikuara të zogjve dhe vendqëndrimeve të tyre. Konferencën e hapi ministri i Turizmit dhe Mbrojtjes së Mjedisit Jetësor, Predrag Neneziq i cili tha se “mbrojtja e llojeve të zogjve shtegtarë, rrugëve të tyre migruese dhe arealeve të përkohshme të zogjve është obligim i Malit të Zi dhe kontribut i përpjekjeve të subjekteve të tjera ndërkombëtare dhe sektorit civil në këtë fushë”. Përveç ministrit Neneziq, në ceremoninë e hapjes folën edhe ambasadori gjerman në Malin e Zi, Peter Plate, ndihmësministri i Mjedisit, Pyjeve dhe Administrimit të Ujërave i Republikës së Shqipërisë, Taulant Bino, shefi i Zyrës për Zhvillim të Qëndrueshëm i Malit të Zi, Lubisha Peroviq, si dhe kryetari i Komunës së Ulqinit, Gëzim Hajdinaga. Konferenca përbën takimin më të rëndësishëm rajonal të ekspertëve nga kjo fushë në Evropën Juglindore meqë në të morën pjesë rreth 120 përfaqësues nga 16 vende, në mesin e të cilëve dhe nga organizatat dhe institucionet më të rëndësishme ndërkombëtare, siç janë BirdLife International, Wetland International, WWF – Fondi Botëror për Ruajtjen e Egërsirave, si dhe përfaqësuesit e sekretariateve të konventave ndërkombëtare – Konventës së Bonit mbi ruajtjen e llojeve të zogjve shtegtarë dhe kafshëve të egra dhe Konventës së Ramsarit mbi ruajtjen e ligatinave. Në konferencë u diskutua mbi tema të tilla si mbrojtja e rrugëve dhe korridoreve shtegtare të rëndësishme globale dhe llojeve të rrezikuara të zogjve, menaxhimi dhe monitorimi i llojeve të ndryshme të zonave të ndjeshme ekologjike siç janë ligatinat, basenet lumore dhe zonat bregujore. Në konferencë u fol edhe mbi shfrytëzimin e qëndrueshëm të resurseve natyrore dhe zhvillimin e rrjetit të zonave të mbrojtura me rëndësi evropiane, siç janë sistemi Emerald dhe sistemi i arealeve jashtëzakonisht të rëndësishme të zogjve. Pjesëmarrësit e Konferencës vizituan edhe Liqenin e Shkodrës ku u njohën me vlerat natyrore të këtij ekosistemi ndërkufitar.

(Kohapress)

EKOLOGJI

Deklarata e Ulqinit mbi zogjtë shtegtarë Konferenca për mbrojtjen dhe valorizimin turistik të rrugës shtegtare të Adriatikut, nëpër të cilën zogjtë shtegtarë mbifluturojnë në rrugën e vet nga veriu i Evropës drejt Afrikës u mbyll në Ulqin. Në Konferencë morën pjesë mbi 120 delegatë nga 16 vende të Europës dhe Afrikës, kurse pas përfundimit të saj u nxorrën konkluzionet dhe u miratua “Deklarata e Ulqinit” (“The Ulcinj Declaration”), e cila do t’iu përcillet institucioneve kompetente të OKB-së dhe të Bashkimit Europian, respektivisht të Këshillit të Europës. Në Konferencë morën pjesë përfaqësuesit e organizatave ndërkombëtare, të OKB-së dhe BE-së: Konventa - Ramsar, Konventa - CMS për llojet e zogjve shtegtarë, Konventa – AEWA për llojet afro-aziatike të zogjve shtegtarë, Konventa e Bernit, Konventa e Bonit, Berdlife International, Këshilli i Europës, OJQ-të ndërkombëtare dhe vendore. Organizator i Konferencës “The Adriatic Flyway Conference” është EURONATUR nga Gjermania, Komuna e Ulqinit, Black Mountain nga Herceg-Novi, MAVA nga Zvicra dhe CZP nga Podgorica. Në Deklaratë ndër të tjera theksohet se është fjala për fenomenin unik me rëndësi ndërkombëtare që duhet të mbrohet medoemos (mbrojtja e zogjëve dhe pellgjeve dhe zonave

moçalore, eliminimi i gjuetisë ilegale...) përmes legjislativave përkatëse të qeverive nacionale të bregut lindor të Adriatikut, por edhe të shteteve të tjera të BE-së, dhe përmes bashkëpunimit tejkufitar, nëpërmjet mbrojtjes së zogjve të rrallë dhe llojeve të tjera të zogjve, të valorizohen në aspektin turistik. Konferenca i përmbushi dëshirat e të gjithë pjesëmarrësve të cilët përpos pjesës punuese nëpër sesione patën edhe vizitën e rajonit të Ulqinit: të Kripores, Adës, Plazhit të Madh, si dhe vizitën Shkodrës dhe Velipojës në Shqipëri.

V. Radoviq

e enjte, 23 prill 2009 15


MOZAIK U PROMOVUA LIBRI “ZVIJEZDE PADAJU” (YJET BIENË) I AKADEMIKUT SRETEN ASANOVIQ

Shkrimtar i fatit njerëzor universal

Shkrimtari Jovan Nikolaidis tha se Asanoviqi është fenomen unik i kulturës malazeze dhe se ka futur disa norma estetike në letërsinë dhe kulturën malazeze.

Të premten më 10 prill, në Bibliotekën e Qytetit në Ulqin u promovua libri “Zvijezde padaju” (Yjet bienë) i akademikut Sreten Asanoviq. Libri është botuar nga Asociacioni “Plima” nga Ulqini si pjesë e kolanës së këtij autori. Shkrimtari Jovan Nikolaidis tha se Asanoviqi është fenomen unik i kulturës malazeze dhe se ka futur disa norma estetike në letërsinë dhe kulturën malazeze. “Ai është shkrimtar i fatit njerëzor universal. Tek ai maturia është obligim. Krijimtaria e tij do t’i mbijetojë kohës”, tha Nikolaidis duke përkujtuar se Asanoviq njihet si babai i tregimit të shkurtër malazez. Edhe shkrimtari Hajro Ulqinaku vlerësoi lart krijimtarinë e Asanoviqit, duke thënë se përmes Asociacionit “Plima”, ai nuk është më vetëm shkrimtar malazez, por edhe ulqinak. “Sreten Asanoviq është një kronist i shkëlqyeshëm. Ai është transmetues poetik dhr i ndjeshëm i jetës së këtyre trevave që nga fillimi i krijimtarisë së tij. Në veprat e tij ai sjell gjithmonë diçka të re në qasje, përmbajtje, etj. Novelat e tij janë rrëfime psikologjike të brendshme”, tha ai. Vetë shkrimtari Asanoviq në fjalën e tij u ndal më tepër në lidhjet e malezezëve dhe shqiptarëve, si dhe lidhjen e tij me

Ulqinin. “Vëllazëria e malazezëve dhe shqiptarëve nuk buron qysh dje, por që moti. Ne as që jemi të vetëdijshëm se sa jemi të lidhur. Duke qenë se “Plima” më ka botuar disa libra më parë si dhe këtë libër të fundit, unë e ndiej veten pjesë të Ulqinit”, theksoi ai. Në takim u paralajmërua se libri “Zvijezde padaju” deri në fund të këtij vit do të botohet

edhe në gjuhën shqipe në bashkëpunim të Asociacioneve “Plima” dhe “Ulqini”. Sreten Asanoviq u lind në vitin 1931. Ai është tregimtar, romancier, etj. Tregimin e parë e ka botuar në vitin 1953. Asanoviq konsiderohet themelues i zhanrit të tregimit të shkurtër malazez. Tregimet e tij janë përkthyer në rreth njëzet gjuhë botërore. Për krijimtarinë e tij është shpërblyer me çmime të ndryshme ven-

dore dhe ndërkombëtare. Është anëtar i Akademisë së Shkencave dhe Arteve të Duklës. Mbrëmja promovuese u organizua nga Asociacioni “Plima” në bashkëpunim me Bibliotekën e Qytetit në Ulqin.

U MBAJT EDICIONI I PESTË I FESTIVALIT MBARËKOMBËTAR “MARATONA RINORE DURRËS 2009”

Gresa Katana fitoi vendin e parë me “Baladën çame”

E veshur me rroba karakteristike të viseve të Çamërisë, Gresa solli në skenën e teatrit “Aleksandër Mojsiu” një pjesë të ekzodit çam dhe plagën e tyre të rëndë gjë që u vlerësua lart nga juria profesionale e udhëhequr nga artistja e merituar Aishe Stari. Të rinj nga treva të ndryshme shqiptare u mblodhën për të pestin vit me radhë në qytetin bregdetar të Durrësit për të konkurruar artistikisht mes tyre. Festivali Mbarëkombëtar i njohur si Maratona Rinore u zhvillua në Teatrin “Aleksandër Mojsiu”. Trupa rinore të ardhura pothuajse nga gjithë Shqipëria dhe Rajoni nisën garën e tyre për 4 net rresht në këngë, valle popullore, poezi, kërcim modern, aerobi, pantomimë dhe gjini të tjera. Në këtë eveniment të rëndësishëm kulturor, gjimnazin e Ulqinit për të dytin vit me radhë në recitim e prezantoi Gresa Katana, nxënëse e vitit të katërt. Ajo u paraqit me “Baladën Çame“ të autorit Bilal Xhaferri. Përjetimi i thellë i poezisë nga ana e saj, muzika e përzgjedhur, koreografia nga ana e trupës së baletit të Grupit “Blu Epidamnus“ dhe skenografia e qëlluar, i dhanë jetë vargjeve të autorit. E veshur me rroba karakteristike të viseve të Çamërisë, Gresa solli në skenën e teatrit “Aleksandër Mojsiu” një pjesë të ekzodit çam dhe plagën e tyre të rendë gjë që u vlerësua lart nga juria profesionale e udhëhequr nga artistja e merituar Aishe Stari. Kjo nuk është hera e parë që Gresa konkurron në Maratonën Rinore. Ajo edhe vitin e kaluar është shpërblyer me çmim, ndërkohë që në garat që zhvillon në Ulqin “Fondacioni

16 e enjte, 23 prill 2009

Studenti”, për dy vite me radhë ajo është shpallur recituesja më e mirë. Përdnryshe në Maratonën Rinore të këtij viti në Durrës morën pjesë rreth 400 pjesëmarrës dhe u shfaqën 60 pjesë te ndryshme artistike te cilat u duartrokitën nga publiku.

(Kohapress)

i.k.


FEJTONI ULQINI NË VITET E LIDHJES SHQIPTARE TË PRIZRENIT 1878-1881 (18)

Mbrojtja e Ulqinit, luftë për të gjithë popullin shqiptar Përgatitjet për mbrojtjen e Ulqinit shkaktuan shqetësim në Cetinë. Ministri i Punëve të Jashtme i Malit të Zi, Stanko Radonjiqi, i shkruante konsullit francez, Sent Kantenit, më 4 korrik 1880, se kishte frikë që me Ulqinin mos po përsëritej “skandali i Plavës dhe i Tuzit”.

Mr. Riza Rexha Në kohën e ngjarjeve rreth Ulqinit, Komiteti i Lidhjes së Shkodrës ishte mjaft i organizuar dhe i fortë. Ai e mori drejtpërdrejt në dorë mbrojtjen e qytetit dhe rrethinave të tij. Ai e kishte në duar fuqinë e pushtetit, sepse Porta duhej të konsultohej me të për dorëzimin e Ulqinit. Duhet theksuar mendimin e diplomatëve të huaj të cilët theksonin se për fuqinë e Lidhjes duhej pasur kujdes njësoj si për fuqinë e Turqisë. Mbrojtja e Ulqinit vlerësohej si luftë për të gjithë popullin shqiptar. Këtë detyrë e vlerësuar, si obligim kombëtar, mbrojtjen e qytetit me rrethina e mori në dorë Komiteti i Shkodrës. Krahas gatishmërisë për qëndresë të armatosur, u hartua edhe plani i përqëndrimit të forcave të armatosura. Ushtria vullnetare mbrojtëse e Ulqinit ishte e organizuar në tre korpuse: 1. në Mozhur qëndronin forcat vullnetare ulqinake dhe të rrethinës së ngushtë nën komandën e Mehmet Becit; 2. në Goranë qëndronin forcat vullnetare shkodrane dhe anamalase nën komandën e Isuf agës dhe Haxhi Muftarit (Isuf Sokolit); 3. në Kaliman qëndronin forcat vullnetare të krahinave të tjera, komandanti i të cilave ende nuk ishte caktuar. Pas të gjitha ballafaqimeve diplomatike, çështja e Ulqinit filloi të hynte në binarë edhe më të komplikuar. Gjatë muajit korrik problemi zhvillohej në disa fronte. Për forcimin e frontit të mbrojtjes së Ulqinit bëhej një mobilizim i ri. Çdo familje duhej të dërgonte një mashkull vullnetar. Dërgimi i ushqimeve në front qe organizuar si përmes rrugës ujore ashtu edhe përmes asaj tokësore. Sipas të dhënave të zëvendëskonsullit austro-hungarez në Tivar, del se në Ulqin me rrethina ishin përqëndruar forca të konsiderueshme vullnetarësh të armatosur. Kjo masë njerëzish, e vendosur nëpër kampe, shtrihej nga Ulqini deri te shpatet e malit

Mozhurr. Lajmet e mëvonshme vënë në dukje se priteshin përforcime me forca të tjera prej 6 mijë shqiptarësh vullnetarë, ndërsa në disa lajme të tjera thuhet se nga Kavaja, Elbasani, Durrësi dhe Vlora kanë premtuar se, sipas nevojës, do të dërgoheshin edhe 12 mijë vetë të tjerë. Këto forca të armatosura të Lidhjes Shqiptare, duke filluar nga Ulqini, të shpërndara në njësi të vogla deri në rrëzë të malit Mozhurr, përparonin gjithnjë e më tepër dhe arritën gati deri në Kunje. Shqiptarët nuk hasnin në rezistencën e forcave malazeze, sepse, siç bëhet me dije, ato bënin një mbrojtje thjesht pasive. Kjo ishte një taktikë e tyre sipas së cilës do të lejohej që shqiptarët të përparonin qoftë edhe deri në Dobrovodë, afër Tivarit, që aty pastaj t’i rrethonin dhe shpartallonin. Mirëpo, nga ana tjetër, askush nuk ishte i bindur se shqiptarët janë aq naivë që të lejonin të kapeshin e të mposhteshin në befasi. Duke përcjellur lëvizjet e kryera nga Lëvizja Shqiptare, forcat malazeze të stacionuara në Urë të Mërkotit u tërhoqën nga kjo pikë dhe u stacionuan në Kunje. Përgatitjet për mbrojtjen e Ulqinit shkaktuan shqetësim në Cetinë. Ministri i Punëve të Jashtme i Malit të Zi, Stanko Radonjiqi, i shkruante konsullit francez, Sent Kantenit, më 4 korrik 1880 se kishte frikë që me Ulqinin mos po përsëritej “skandali i Plavës dhe i Tuzit”. Vjena u pajtua me pikëpamjen e Londrës se Ulqini nuk do të dorëzohej lehtë në qoftë se nuk do të përdorej forca kundër Portës së Lartë. Edhe konsulli italian, Zerbo, u deklarua se projekti i lëshimit të territoreve shqiptare është shumë i vështirë dhe mund të ketë të njëjtin përfundim si projektet e tjera të mëparshme.

HISTORIA E SHQIPËRISË NË FOKUSIN E STUDIUESVE TË HUAJ (1)

Shqipëria, fronti i harruar Një nga botimet e fundit të studiuesve të huaj për Shqipërinë është dhe albumi i ilustruar, i cili titullohet “Albania fronte dimenticato grande guerra”, (Shqipëria fronti i harruar i Luftës së Madhe)

Dashnor Kaloçi Pjesën më të madhe të albumit e zënë fotot që publikohen për herë të parë, të cilat janë marrë nga arkivat e Vjenës, Pragës, Universitetit të Kembrixhit, si dhe nga shumë arkiva private të autorëve të njohur. Kapitullin e parë të albumit, autori Buçioli e ka filluar me një thënie të shkrimtarit të njohur, Ismail Kadare, e cila është marrë nga libri i tij “Daullet e Shiut” ku thuhet: “Mendoj që Allahu duhet të ketë qenë shumë i zemëruar kur krijoi atë vend”. Historia e popullit shqiptar, e fokusuar që nga kohët më të lashta e deri në ditët e sotme, vazhdimisht ka ngjallur dhe vazhdon të ngjallë ende interesin e shumë albanologëve, studiuesve, historianëve

dhe publicistëve të huaj, të cilët herë pas here kanë botuar libra voluminoze me studime dhe me mjaft vlera, duke pasqyruar me vërtetësi të kaluarën e kombit shqiptar dhe rolin që ai ka luajtur në zhvillimet ballkanike e europiane, si në planin politik ashtu edhe atë historik. Një nga botimet e fundit të studiuesve të huaj për Shqipërinë është dhe albumi i ilustruar, i cili titullohet “Albania fronte dimenticato grande guerra”, (Shqipëria fronti i harruar i Luftës së Madhe) i autorit italian Eugenio Buçioli, i cili ka pak kohë që ka parë dritën e botimit. Ky album është një botim luksoz i edicionit “Historia në dimensionin e ri” dhe përbëhet nga gjashtë kapituj (bashkë me fotot e ndryshme, që zënë pjesën kryesore të albumit, arrijnë në 153 faqe), për të cilat është përdorur një bibliografi e gjerë, si në materialin e shkruar ashtu dhe atë fotografik. Për mbledhjen e fotove të albumit janë shfrytëzuar arkivat e Vjenës, (dr. Wladimir Aichelburg) të Pragës, (ing. Ladislav Hofbauer) të Universitetit të Gazetarisë të Kembrixhit (Storiadel mondo moderno. Vol. XII), si dhe disa arkiva private, si ai i dr. Maurizio Lucheschi, Luigi Princivalli, Domenico Serafin etj. Parathënien e këtij albumi e ka shkruar studiuesi i njohur, Francesko Leoncini, që aktualisht është pedagog në Universitetin e Venecias.

e enjte, 23 prill 2009 17


FJALEKRYQI

DASHI

DEMI

BINJAKËT

GAFORRJA

LUANI

VIRGJËRESHA

PESHORJA

AKREPI

SHIGJETARI

BRICJAPI

UJORI

PESHQIT DASHI - Keni nje engjull qe ju ruan ne krahe kete jave . Kjo mund te jete dikush qe flet cdo here mire per ju ose person I cili do te ju njoftoje me dike tjeter I cili do te mund te ju ndihmoje . Ndegjoni intuiten tuaj dhe verjani veshin enderrave tuaja. Cfare do qe te beni ne jeten tuaj publike do te kete efekt pozitiv. DEMI - Ana e juaj artistike dhe kreative tani po vie ne pah dhe ju sjell ide te shkelqyera per pune . Ju jeni duke e zbukuruar perditshmerine e shume njerezve perreth jush. Ju keni nje intuite te forte per njerezit, per desajn dhe ritem. BINJAKET - C’fare thuani dhe mendoni ka nje domethe nie te madhe pe r rrethin tuaj jashte shte pise . Ndoshta keni ide te pazakonshme qe mund ti shokojne disa njere z, mire po ju nuk brengoseni. Edhe poqe se te tjere nuk dakordohen, ju nuk jeni ne disponim te heshtni. Kjo e shte nje jave e shke lqyer pe r nje udhe tim pak sa me te gjate. GAFORRE - Zemra juaj dhe truri jane duke u brengosur vetem per nje gje dhe ate per dicka qe ka te beje me edukimin, shkollimin tuaj, gjyqesine , udhe timin, ose per cfardo qe ju besoni se eshte e “drejte ” per ju." Lereni qe punet vete te qarkullojjne . Ne nderkohe , dita e juaj ne pune po permiresohet dhe ju dita dites po beheni person me I organizuar keshtu qe tani mund te beni shume per nje kohe me te shkurter. Ndoshta do te ju dhurojne ndonje dhurate te vogel.

18 e enjte, 23 prill 2009

LUANI - Jeni duke kerkuar me teper shtypje dhe dinamike ne maredhenien tuaj me partnerin, si para ose me teper sensualitet. Jeni te interesuar ne nje aritje unike te vecante , ne me nyre qe secili te jete I lire te beje cfardo qe ka de shire vet dhe ne te njejten kohe te jeni se bashku. Faktore me te rendesishem per ju jane : mendimi dhe ndarja e ideve. VIRGJERESHA - Udheheqe si I juaj, Merkuri, eshte duke shkelur ne shtepine tuaj te 7, shtepi kjo e “tjereve” deri me daten 3 Mars. Ndryshimet e personave qe I keni te rendesishem ne jete do te kene shume ndikim ne ju dhe ne reagimet e juaja. Ne periudhen vijuese, shumica e aktiviteteve tuaja do te kene te bejne me aferat e shokeve, shoqeve ose te dashures/it tuaj. PESHORJA - Kete jave do te keni permiresime ne lemine e dashurise dhe ne pergjithesi kreativitetit tuaj. Ju do te kenaqeni ne dezejnet, ngjyrat, dhe ritmin. Miqte tuaj se shpejti do tu ofrojne kurajo dhe aktivitete ne te cilat do te kenaqeni. Gjate fundit te javes do te keni nje eksperience te quditshme me femije ose me te dashuren/in. AKREPI - Kjo eshte nje periudhe shume e mire qe ti sqaroni mire punet me partnerin ose me femijet. Keni opcione te definuara, mirepo ju gjithashtu jeni duke hulumtuar per kompromise dhe solucione ku ju do te dilni fitues . Udhetimi dhe/ose mesimi do te jene te pranishme kete jave . Mendja juaj eshte e shpejte dhe e kthjellet.

SHIGJETARI - Udhetimi dhe komunikimi figurojne forte kete jave . Ndoshta do te jeni te pranishem ne aktivitete te lidhura me tehnike, sic eshte per shembull mesimi I menaxhmentit, kompjutoreve. Gjuha e fjaloreve te specializuar do te jete fokusimi juaj per kete jave . Te favorizuara gjithashtu jane edhe jeta sociale dhe ajo romantike. BRICJAPI - Jeni duke shkelur drejt nje niveli te ri te jetes, nivel ne te cilin shume here do te ndjeheni dhe cdo gje do te ju duket e cuditshme. eshte mire t’a perdorni mencurine tuaj dhe te ndjeni kete periudhe me 6 shqisat qe I posedoni. Kjo do te jete si nje hyrje ne nje keshtjelle te rrezikshme. Aty do te kete edhe perbindesha te cilet do te duhet ti largoni, mirepo do te kete edhe shpetimtare te cilet do te ju ndihmojne gjate rruges suaj. UJORI -Kjo eshte nje jave e mire per te udhetuar, e posacerisht nese shkoni dikund ku ka edhe uje . Jeta shoqerore dhe romansa do te jene te pranishme me nje mase te madhe. Ju keni ardhur me nje faze ku duhet ta ndryshoni karieren ose punen tuaj. Juve ju nevojitet dicka e fresket qe te ju mbaje te fokusuar. PESHQIT - Merkuri eshte duke udhetuar shpejte ne shenjen tuaj mes 16 shkurtit e deri me 3 Mars. Gjate kesaj periudhe do te keni permiresime ne komunikim dhe ne udhetime te shkurtera qofshin ato me pune ose personale. Truri do te ju punoje shpejte ndersa sjelljen do ta keni pak sa me agresive. Jeni te zhytur ne idea edhe perderisa ecni duhet ti shkruani per te mos I haruar.


SPORT MË 11 PRILL NË PODGORICË U MBAJT KAMPIONATI I MALIT TË ZI NË TAEKWONDO PËR PIONIERË DHE JUNIORË

“Besa”, nëntë kampionë të Malit të Zi Rezultatin më të mirë e arritën taekwondistët e Klubit “Besa” që fituan nëntë medalje të arta. KT “Viktorija” arriti të fitojë gjashtë medalje të arta, KT “Ulqini” katër, “Montenegrostars” dy dhe KT “Podgorica” një medalje të artë. Podgoricë – Më 11 prill në Podgoricë u mbajt Kampionati i Malit të Zi për pionierë dhe juniorë. Në të morën pjesë 93 garues nga gjashtë klube: “Montenegrostars”, “Besa”, “Ulqini”, “Shqiponja”, “Podgorica” dhe “Viktorija”. Rezultatin më të mirë e arritën taekwondistët e Klubit “Besa” që fituan nëntë medalje të arta. KT “Viktorija” arriti të fitojë gjashtë medalje të arta, KT “Ulqini” katër, “Montenegrostars” dy

dhe KT “Podgorica” një medalje të artë. Sipas kategorive kampionë të Malit të Zi u shpallën: në kategorinë e pionierëve - Kristijan Gjokaj, David Lekoçaj dhe Niki Junçaj nga KT “Besa”, Millosh Jankoviq, Mirsad Gjokiq, Anid Pepiq dhe Sinisha Raiçeviq nga KT “Viktorija”, si dhe Rinor Jahja dhe Adnan Hoxha nga KT “Ulqini”. Në kategorinë e pioniereve, kampione të Malit të Zi u shpallën Varvara Grbavçeviq dhe Ana Raiçeviq nga KT “Viktorija”, dhe Dijana Lekoçaj, Nora Gegaj dhe Laura Gjokaj nga KT “Besa”. Ndërkaq, në kategorinë e juniorëve kampionë të Malit të Zi u shpallën Dalibor Lekoçaj, Anton Nikprelaj dhe Vilson Lajçaj nga KT “Besa”, Savo Jankoviq dhe Millo Jankoviq nga KT “Montenegro Stars”, si dhe Adnan Hasa

NË ULQIN U THEMELUA KLUBI I TENISIT “BELLEVUE”

Qëllimi, zhvillimi dhe përparimi i tenisit Me qëllim të nxitjes, masovizimit, zhvillimit dhe përparimit të tenisit dhe sportit në përgjithësi në Komunën e Ulqinit, të shtunën u themelua Klubi i Tenisit „Bellevue“ Kuvendi themelues zgjodhi kryetar të Klubit Nazif Cungun, nënkryetar Momir – Momo Zecin, ndërsa drejtor Senad Tafën. Në njoftimin për media të lëshuar nga ky klub thuhet se krijimi i tij do të ndikojë në marrëdheniet ndërkomunale dhe ndërkombëtare në fushën e tenisit dhe afirmimin e Ulqinit si destinacion turistik të cilin klubet e rajoni do ta njohin si destinacion me kushte optimale për zhvillimin e stërvitjeve. Klubi i Tenisit „Bellevue“ dhe NHT „Riviera e Ulqinit“ planifikojnë që të rregullojnë dhe rikonstruktojnë terrenet e tenisit që funksionojnë në kuadër të kompleksit sportiv të NHT „Riviera e Ulqinit“ për ç'gjë pritet të investohen mbi 20 mijë euro. Pas kësaj, në fund të muajit maj, në kuadër të Klubit parashikohet të ngritet dhe të funksionojë shkolla e tenisit për fëmijë dhe të rinj. Në NHT „Riviera e Ulqinit“ dhe Klubin e Tenisit „Bellevue“ vlerësojnë se rregullimi i terreneve sportive dhe themelimi dhe funksionimi i klubit të tenisit do të begatojnë ofertën turistike të këtij sezoni turistik.

nga KT “Ulqini”, kurse kampione në kategorinë e junioreve u shpallën Arjeta Zati nga KT “Ulqini” dhe Milica Petranoviq nga KT “Podgorica”. Sipas sekretarit të Federatës së Taekwondosë së Malit të Zi, Nikollë Gegaj, ky kampionat shërbeu si provë për zgjedhjen e garuesve që do të përfaqësojnë Malin e Zi në Kampionatin Evropian për juniorë në Treleborg të Suedisë.

i.k.

KT “ULQINI” FITOI KATËR MEDALJE TË ARTA NË KAMPIONATIN E MALIT TË ZI PËR PIONIERË DHE JUNIORË

Arjeta Zati mbron titullin kampion

Arjeta Zati mbrojti titullin kampion në kategorinë e junioreve duke u shpallur për të tretin vit radhazi kampione e Malit të Zi në peshën e saj. Kampionë të Malit të Zi nga radha e KT “Ulqini” u shpallën edhe Adnan Hasa në kategorinë e juniorëve, kurse në kategorinë e pionierëve kampionë u shpallën Adnan Hoxha dhe Rinor Jahja. Klubi i Taekwondo-së “Ulqini” fitoi katër medalje të arta në Kampionatin e Malit të Zi për pionierë dhe juniorë i cili u mbajt më 11 prill në Podgoricë. Arjeta Zati mbrojti titullin kampion në kategorinë e junioreve duke u shpallur për të tretin vit radhazi kampione e Malit të Zi në peshën e saj. Kampionë të Malit të Zi nga radha e KT “Ulqini” u shpallën edhe Adnan Hasa në kategorinë e juniorëve, kurse në kategorinë e pionierëve kampionë u shpallën Adnan Hoxha dhe Rinor Jahja.

Sulejman Murati. Për shkaqe financiare KT “Ulqini” mori pjesë vetëm me 18 garues në këtë kampionat. “Për shkaqe financiare nuk arritëm të marrim pjesë me një numër më të madh garuesish, kështu që u detyruam që të marrim pjesë me garuesit më me perspektivë. Shpresojmë se në të ardhmen do të gjejmë mirëkuptim te donatorët tanë”, thotë kryetrajneri i këtij klubi, Fikret Dushku. Katër garues të KT “Ulqini” janë anëtarë të Përfaqësueses së Malit të Zi në taekwondo dhe e përfaqësuan atë dhe qytetin e Ulqinit në Kampionatin Evropian të Rajonit Jugor, Kampionatin Ballkanik dhe disa gara të tjera. Sipas kryetrajnerit të KT “Ulqini”, ata arritën suksese dhe nuk zhgënjyen në këto gara. “Edhe këtë vit do të mundohemi të marrim pjesë në kampionatet ndërkombëtare”, thotë Dushku. Pjesëmarrjen e garuesve të KT “Ulqini” në

(Kohapress)

Përveç medaljeve të arta, KT “Ulqini” fitoi edhe nëntë medalje të argjendta dhe katër medalje të bronzta. Nënkampionë të Malit të Zi u shpallën Esad Kraja, Edina Kraja, Emina Kanaqi, Izedin Kurti, Mersodin Kurti dhe Nail Karamanaga në kategorinë e pionierëve, dhe Allmedin Suka, Adrijan Zenuni dhe Besnik Shata në kategorinë e juniorëve. Me medalje të bronzta në këtë kampionat u kurorëzuan Ali Hasa, Nuri Kanaqi, Bojan Vladisavljeviq dhe

Kampionatin në Podgoricë e mundësuan sponsori i përgjithshëm i këtij klubi, Tapacir “Kurti”, ndërmarrjet “Kallaba Company” dhe servisi “Millenium”, si dhe prindërit e vetë garuesve. Garuesit e KT “Ulqini” po përgatiten të marrin pjesë në Kampionatin e Malit të Zi për kadetë dhe seniorë që do të mbahet së shpejti.

(Kohapress)

e enjte, 23 prill 2009 19


MARKETING


Turn static files into dynamic content formats.

Create a flipbook
Issuu converts static files into: digital portfolios, online yearbooks, online catalogs, digital photo albums and more. Sign up and create your flipbook.