Koha 367

Page 1

Shqipëria paraqiti kërkesë për anëtarësim në BE

R. Mur: Novatorizmi i gjelbër

Blerta Tahiri dhe Dardan Ceka më të mirët e Turneut

Podgoricë e enjte, 30 prill 2009 Viti VII Numër 367 Çmimi 0,50 ISSN 1800-5969

INTERVISTË ME PROF. DAG HAREIDE, DREJTOR I AKADEMISË HUMANISTIKE NANSEN NË LILLEHAMMER

Çelësi i dialogut, të kuptuarit e tjetrit E vërteta (etnike) është e mundur të ndryshohet sepse ajo është sajuar nga njerëzit dhe mund të ndryshohet nga vetë njerëzit. Nëse më pyesni si, është vështirë të përgjigjem dhe ju mbase mund të përgjigjeni më mirë se unë pasi që ju jeni nga Ballkani. Por bota njeh shumë shembuj të njerëzve që kanë luftuar dhe më pas janë pajtuar dhe kanë jetuar në paqe.


NGJARJET JAVORE KUMTESË E KRYEMINISTRIT ÇEK MIREK TOPOLANEK, VENDI I TË CILIT KRYESON BE-në

Shqipëria paraqiti kërkesë për anëtarësim në BE

Themelues: Kuvendi i Republikës së Malit të Zi Gazetë javore për aktualitete, shkencë dhe kulturë Numri i parë doli më 21 shkurt 2002. Botues: SHAGBG ’’Pobjeda’’ Kryetari i Bordit të drejtorëve Radoica Luburiq Redaktor përgjegjës: Ali Salaj Gazeta redaktohet nga kolegjiumi: Fran Gjokaj, Ismet Kallaba (aktualitete, sport), Rrok Dushaj (mozaik, bota), Fahrudin Gjokaj (grafikë), Vijoleta Berishaj (sekretare teknike), Bisera Beqaj (marketing) Adresa: Bulevar revolucije 5 Podgoricë Telefonat: 081-247-799, 247-734 Fax: 247-674 E-mail: kohajavore@cg.yu www.kohajavore.cg.yu Dorëshkrimet dhe fotografitë nuk kthehen

2 e enjte, 30 prill 2009

Pragë – Më 28 prill Shqipëria paraqiti zyrtarisht kërkesën për anëtarësim në Bashkimin Europian, njoftoi kryeministri çek Mirek Topolanek, vendi i të cilit kryeson Bashkimin Europian. Deklarata e

ftesën e Çekisë, do të paraqesë kërkesë për fitimin e statusit të kandidatit për anëtarësim në BE. Shqipëria paraqiti kërkesën për anëtarësim pas Malit të Zi, i cili e bëri këtë në dhjetor të vitit të

Topolanekut pasoi pas bisedës me kryeminsitrin e Qeverisë së Shqipërisë Sali Berisha, transmetoi Rojters. Berisha paralajmëroi se vendi i tij, me

kaluar. Sipas agjencisë britanike, Serbia do të mund ta paraqiste kërkesën deri në fund të vitit. Pritet që Shqipërisë, e cila ka 4.2 milionë banorë

dhe e cila është ndër vendet më të varfëra europiane, do t’i nevojiten disa vite për të realizuar kriteret dhe për të hyrë në BE.


NGJARJET JAVORE U MBAJT KONGRESI I KATËRT I PARTISË SË PROS- SOT PËRURIMI I PËRFUNDIMIT TË KALLDRËMIMIT TË PERITETIT DEMOKRATIK RRUGËS “HAFIZ ALI ULQINAKU”

Ali Rexha kryetar i ri Rikthehet shkëlqimi Ulqin - Të dielën në Ulqin, me dyer të mbyllura, u mbajt Kongresi i katërt i Partisë së Prosperitetit Demokratik. Kongresi për kryetar të ri të partisë zgjodhi Ali Rexhën. Kuvendi zgjodhi edhe Këshillin

Drejtues të partisë në përbërje prej 11 anëtarësh, ndërsa funksionarët e tjerë udhëheqës të partisë do të zgjedhen në mbledhjen konstituive të Këshillit Drejtues të partisë që do të mbahet së shpejti. Në njoftimin për shtyp të PPD-së thuhet se me këtë përfundoi edhe kriza dyvjeçare e PPD-së dhe fillon konsolidimi i saj në të gjitha trojet etnike shqiptare në Mal të Zi, ku si bazë do të jenë rezultatet e votave të fituara në zgjedhjet e parakohshme parlamentare të mbajtura më 29 mars. Kongresi gjithashtu miratoi programin e punës së partisë gjatë periudhës në mes dy kongreseve dhe verifikoi vendimet e marra më parë rreth veprimeve të këshilltarëve të PPD-së në pushtetin lokal të Ulqinit, duke përmendur që këshilltarët janë duke vepruar në të mirë të partisë dhe të qytetarëve të komunës së Ulqinit.

gj. gj.

„HORIZONTI I RI“ ORGANIZOI SEMINAR ME KËSHILLTARËT E KUVENDIT TË KOMUNËS SË ULQINIT

i dikurshëm

Ulqin - Sot do të bëhet përurimi i kalldrëmimit të rrugës “Hafiz Ali Ulqinaku” dhe i unazës në këtë pjesë të qytetit, ku me propozim të kryetarit të Komunës së Ulqinit Gëzim Hajdinaga është vendosur mulliri i vjetër për ullinj i cili përveç detarisë është një traditë e ulqinakëve. Më poshtë, në drejtim të Plazhit të Vogël, pas 70 vjetësh është rihapur kroni, i cili është pjesë e trashëgimisë së ulqinakëve. Rruga “Hafiz Ali Ulqinaku” tashmë ka një pamje krejtësisht të re. Trotoaret janë zgjeruar me pllaka mermeri dhe është vendosur ndriçimi i ri publik në përputhshmëri me ambientin e ri. Kryetari i Komunës së Ulqinit, Gëzim Hajdinaga, thotë se qëllimi i këtij projekti madhor për të dhe qytetarët e Ulqinit është kthimi i shkëlqimit të dikurshëm të kësaj pjese të qytetit me qëllim të ruajtjes dhe valorizimit të trashëgimisë kulturore dhe historike të këtij qyteti të lashtë. Sipas Hajdinagës, projekti në fjalë ka kushtuar rreth një milion euro. Për këtë akt solemn, i cili zyrtarizon hapjen e sezonit turistik 2009 në Ulqin, është paraparë një program i pasur kulturo-zbavitës, ku do të marrin pjesë artistë të njohur, grupe muzikore e ansamble folklorike nga Ulqini e qytete të tjera, por nuk do të mungojë as tryeza e pasur ulqinake me lloj-lloj

specialitetesh nga kuzhina e Ulqinit. Manifestimi mbyllet me pjesëmarrjen spektakolare të yllit kroat Severina Vuçkoviq në Ranë, e cila do t’i kushtojë arkës së Komunës së Ulqinit mbi 25 mijë euro.

gj. gj.

DREJTORI I QENDRËS PËR RUAJTJEN DHE ZHVILLIMIN E KULTURËS SË PAKICAVE, SENAD GAÇEVIQ, U TAKUA ME KRYETARIN E KOMUNËS URBANE TË TUZIT, SMAIL ÇUNMULAJ

Avancim i komunikimit parlamentar Së shpejti Marrëveshja

Seminari u realizua në kuadër të programit “Zhvillimi i parlamentarizmit lokal” të cilin kjo shoqatë e filloi vitin e kaluar. Organizata e Shoqërisë Civile “Horizonti i Ri” organizoi javën që kaloi në hotelin “Princess” në Tivar seminarin njëditor me këshilltarët e Kuvendit të Komunës së Ulqinit, i cili si synim

kryesor kishte rritjen e cilësisë së punës dhe efikasitetit në funksionimin e Parlamentit Lokal. Ky aktivitet u realizua në kuadër të programit “Zhvillimi i parlamentarizmit lokal” të cilin kjo shoqatë e filloi vitin e kaluar. Projekti u realizua me mjetet financiare nga Buxheti i Komunës së Ulqinit. Në punimet e seminarit morën pjesë përfaqësuesit e të gjitha klubeve parlamentare që participojnë në Kuvendin e Komunës së Ulqinit, përveç klubit të këshilltarëve të "Forcës se Re Demokratike". Në të u trajtuan tema të tilla si komunikimi, dialogu ndërpersonal, komunikimi efektiv; komunikimi i qytetarëve me pushtetin – korniza ligjore, pengesat në komunikim, argumentimi, vështrimi kritik i informatave; zhvillimi i sistemit të komunikimit efektiv me qytetarë. Trajnerë dhe moderatorë të këtij seminari ishin Ajsha Haxhibegoviq dhe Kerim Megjedoviq.

(Kohapress)

për bashkëpunim

Tuz - Drejtori i Qendrës për Ruajtjen dhe Zhvillimin e Kulturës së Pakicave, profesor Senad Gaçeviq, u takua të martën me kryetarin e Komunës Urbane të Tuzit, Smail Çunmulaj. Gaçeviq e njoftoi kryetarin Çunmulaj me veprimtarinë dhe planet e Qendrës të cilat kanë të bëjnë me kulturën dhe promovimin e saj në këtë komunë. Në njoftimin për media të Qnedrës për Ruajtjen dhe Zhvillimin e Kulturës së Pakicave thuhet se bashkëpunimi ndërmjet këtij institu-

Smail Çunmulaj, shprehu kënaqësi për hapjen e Qendrës dhe gatitshmëri për bashkëpunim. Vizita e drejtorit Gaçeviq në komunën e Tuzit është vazhdim i vizitave të komunave ku jetojnë pakicat në Mal të Zi. Nga Qendra për Ruajtjen dhe Zhvillimin e Kulturës së Pakicave kanë njoftuar se në të ardhmen drejtori Gaçeviq do të zhvillojë takime me organet kompetente nga Komuna e Tuzit, përfaqësuesit e OJQ-ve nga kjo komunë që merren me kulturë, drejtuesit e shkollave, përfaqësuesit e shoqatave kulturo-artistike dhe me personalitete që merren me ruajtjen dhe promovimin e kulturës.

(Kohapress)

cioni dhe Komunës së Tuzit do të vazhdojë në të ardhmen, ku pritet të nënshkruhet edhe marrëveshja për bashkëpunim. Nga ana tjetër, kryetari i Komunës së Tuzit,

e enjte, 30 prill 2009 3


OPINIONE & VËSHTRIME NË FOKUS

Përmes pronësisë intelektuale deri te “Novatorizmi i gjelbër” Novacionet e gjelbra janë posaçërisht të rëndësishme për Malin e Zi i cili e shpalli veten shtet ekologjik. Po qe se do të stimulohen dhe do të mbrohen idetë e tyre, sipërmarrësit në Malin e Zi dhe ata anembanë botës, mund të zhvillojnë teknologjitë e reja të bazuara në standarde ekologjike dhe zgjidhje energjetike që mund të zbatohen këtu – ku do të duhej të ishin të mirëpritura përzemërsisht, duke marrë parasysh faktin se Mali i Zi importon çdo vit rreth një të tretën e energjisë elektrike të domosdoshme – dhe anekënd botës.

Roderik V. Mur Organizata Botërore për Pronësi Intelektuale dhe Bashkësia Ndërkombëtare më 26 prill do të shënojnë për të nëntin vit me radhë Ditën Botërore të Pronësisë Intelektuale me qëllim të ngritjes së ndërgjegjes globale mbi rëndësinë e pronësisë individuale për mirëqenien e njerëzve. Tema e sivjetme “Promovimi i novatorizmave të gjelbër” thekson rëndësinë e pronësisë intelektuale për avancimin e zhvillimit të teknologjive ekologjike dhe të produkteve të bazuara në standardet ekologjike që ndihmojnë në krijimin e ambientit të shëndetshëm të jetesës dhe promovojnë zhvillimin e qëndrueshëm bujqësor dhe ekonomik. Jemi duke jetuar në kohën e shqetësimit, të intensifikuar në lidhje me ndryshimet klimatike dhe me krizën ekonomike globale. Shikuar në prizmin historik, sfidat e këtilla gjithëherë ngjallin inovatorizma si mundësi të reja të progresit të bazuara në dijen dhe pronësinë intelektuale. Duke nxitur zbatimin e rregullave ekonomike, përfshirë

mbrojtjen e pronësisë intelektuale, ato mund të ndihmojmë zhvillimin e industrisë së inovatorizmit, hapjen e vendeve të reja të punës dhe zgjidhjen e sfidave globale. Individët kreativë dhe sektorët ekonomikë vazhdojnë të gjenerojnë zgjidhje për disa nga problemet më të rënda me të cilat por përballet sot bota. Mbrojtja e pronësisë intelektuale ndihmon në intensifikimin e kushteve brenda të cilave mund të zhvillohen kreativiteti dhe novatorizmi dhe të kontribuojnë në prosperitetin ekonomik dhe në avancimin e cilësisë së jetesës në botë. Kushtet globale momentale – që karakterizojnë rënien ekonomike gjithpërfshirëse dhe ngritjen e ndërgjegjes mbi rëndësinë e problemit të ndryshimeve klimatike do të duhej të ishin nxitje për sipërmarrësit dhe novatorët. Si një nga shembujt e llojeve të ndryshimeve që janë të mundshme në sistemin e fuqishëm të mbrojtjes së pronësisë intelektuale mund të shërbejë Brazili, i cili para do kohe kaloi nëpër “revolucionin e gjelbër”, rezultat i të cilit ishte rritja e dukshme e prodhimtarisë bujqësore. Investimi në hulumtime, transferta e teknologjisë, si dhe shfrytëzimi i teknologjisë së re kanë qenë të një rëndësie thelbësore për këtë sukses. Për

Kushtet globale momentale – që karakterizojnë rënien ekonomike gjithpërfshirëse dhe ngritjen e ndërgjegjes mbi rëndësinë e problemit të ndryshimeve klimatike do të duhej të ishin nxitje për sipërmarrësit dhe novatorët. Si një nga shembujt e llojeve të ndryshimeve që janë të mundshme në sistemin e fuqishëm të mbrojtjes së pronësisë intelektuale mund të shërbejë Brazili, i cili para do kohe kaloi nëpër “revolucionin e gjelbër”, rezultat i të cilit ishte rritja e dukshme e prodhimtarisë bujqësore.

shembull, iniciativa për kultivimin e llojllojshëm të sojës, e realizuar me Kombet e Bashkuara, i ndihmoi Brazilit që të bëhet njëri ndër prodhuesit kryesorë të sojës në botë. Teknologjia e re prodhuesve bujqësorë u mundësoi që ta reduktojnë në minimum përpunimin e tokës para mbjelljes së të lashtave të reja përmes zvogëlimit të erozionit. Rol kyç për zhvillimin e këtyre teknologjive të reja ka patur mbrojtja e pronësisë intelektuale, si në Brazil ashtu edhe në Shtetet e Bashkuara. Novacionet e gjelbra janë posaçërisht të rëndësishme për Malin e Zi i cili e shpalli veten shtet ekologjik. Po qe se do të stimulohen dhe do të mbrohen idetë e tyre, sipërmarrësit në Malin e Zi dhe ata anembanë të zhvillojnë botës, mund teknologjitë e reja të bazuara në standarde ekologjike dhe zgjidhje energjetike që mund të zbatohen këtu – ku do të duhej të ishin të mirëpritura përzemërsisht, duke marrë parasysh faktin se Mali i Zi importon çdo vit rreth një të tretën e energjisë elektrike të domosdoshme – dhe anekënd botës. Fokusimi në novacionet e gjelbra do të duhej të avanconte zhvillimin ekonomik të qendrueshëm, të cilin Qeveria e Malit të Zi e ka konceptuar si prioritet nacional, dhe të ndihmojë në

sjelljen e investimeve të reja në Malin e Zi, shtetin e pasur me potencialet të energjisë regjenerative dhe me vullnet të çeliktë për të mbrojtur resurset e veta natyrore. Novacionet janë në zemër të civilizimit, synimi për dije të reja është në epiqendër të natyrës njerëzore dhe kjo është ajo që Tomas Edisonin e udhëheqi drejt zbulimit dhe zhvillimit të teknologjive të reja, siç është për shembull llamba elektrike. Sistemi amerikan i pronësisë intelektuale u bëri të mundshëm të tjerëve që të vazhdojnë të zhvillojnë hulumtime të bazuara në zbulimin e Edisonit, kështu që zbulimi i tij është patentuar, kurse ai mori mjete financiare për kontributin e rëndësishëm në zhvillimin e shoqërisë. Ne duhet të pyetemi: kush janë Tomas Edisonët sot? Ku janë ata? Dhe si sigurojmë ne që mbrojtja e pronësisë intelektuale të funksionojë me qëllim që të inkurajojë frymën e tyre të novatorizmit dhe të ndihmojë në shpërndarjen e sigurt të teknologjive tek ata të cilëve ajo u është më se e nevojshme? Presidenti amerikan Barak Obama, në fjalimin e tij inaugural, na rikujtoi se “mendjet tona nuk janë më pak inventive” dhe as “të mirat dhe shërbimet tona më pak të nevojshme seç kanë qenë javën e kaluar, muajin apo vitin e kaluar”. Gjatë punës në

përballjen me sfidat globale, siç janë kriza ekonomike ndërkombëtare aktuale, ndryshimet klimatike dhe energjia e pastër, ne duhet t’i dyfishojmë përpjekjet tona që të nxisim dhe mbrojmë të drejtat e pronësisë intelektuale dhe të krijojmë kushte të fuqishme për inovacione globale. (autori është ambasador i Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Malin e Zi)

Pikëpamjet e shprehura në faqet opinione & vështrime nuk përfaqësojnë domosdoshmërisht politikën redaksionale të “Kohës javore”

4 e enjte, 30 prill 2009


VËSHTRIME & OPINIONE QASJE

Çfarë e cënon demokracinë???

Nocioni “demokraci” rrjedh nga greqishtja Δημοκρατία; δήμος [démos], „popull“ dhe κρατία [kratía], „qeverisje“ e që në greqinë antike nënkuptonte qeverisjen direkte nga populli. Në atë kohë ajo përfaqesonte një kuptim të ngushtë të fjalës, ndërsa me kalimin e kohës ka evoluar dhe nënkupton format e ndryshme të qeverisjes, si për shembull demokracinë e drejtëpërdrejtë (plebecite) dhe demokracinë përfaqësuese. Ky term pas të cilit duket se janë të fiksuar gjithë politikanët, është pothuajse në 99% të fjalimeve prezent, madje në shumicën e rasteve „mbipërdorohet“ saqë rrezikon të përfundojë në klishe. Lind pyetja si perceptohet ky koncept, kaq ndjellës për masën e gjerë, nga politikëbërësit tanë? Çfarë forme demokracie mbizotëron në shtetin tonë? Si praktikohet ajo? Apo mos ky term “i shenjtë” përdoret thjesht si kamuflazh për të ushtruar “skllavëri moderne”? Dhe nga çfarë cënohet demokracia?

Sabina Osmanoviqi Problemi kryesor nga i cili vuan demokracia në ditët tona është pamundësia e realizimit 100% të saj de facto. Në nenin e parë të Kushtetutës malazeze, Mali i Zi përkufizohet si shtet demokratik, social dhe ekologjik. Në pamje të parë i bie të jetë shtet model. Por nëse e marrim mundimin ta analizojmë pak më nga afër, në bazë të parametrave të një shteti pretendent për t`u bërë pjesë e familjes së madhe e shumë të lakmuar europiane, mund të vërejmë disa probleme të cilat përbëjnë pengesa serioze e që njëherit janë larg imagjinatës së një shoqërie europiane. „Demokracinë malazeze“ e kërcënojnë disa rreziqe. Ndër armiqtë më të mëdhej të saj është korrupsioni. Ky fenomen fatkeqësisht është i rrënjosur thellë në strukturat politike duke e bërë gati të pamundur funksionimin normal të institucioneve shtetërore e duke çuar kështu drejt degradimit gradual e të sigurt të drejtësisë. Një tjetër pikë kërcënuese është populizmi; premtimet fallso (zakonisht gjatë fushatave elektorale) për lulëzimin ekonomik që do përjetojë vendi natyrisht pasi të kenë mbaruar zgjedhjet. Premtime këto iluzore për një të ardhme të largët, tepër joshëse e që fatkeqësisht përfundojnë të mbuluara nga bloza e harresës në sirtarët zyrtarë. Një shqetësim tjetër është transparenca e munguar në menaxhimin e tenderave, në menaxhimin e buxhetit shtetëror si dhe mungesa e theksuar e masave të kontrollit të pasurive të patundshme të funksionarëve në pushtet. A ekziston te ne një instancë shtetërore që i mbikqyr njerëzit në poste? A ekziston një instancë që ka të drejtë të kontrollojë lëvizjet dhe veprimet si të ekzekutivit bashkiak e po ashtu atij qendror? A ekziston një instancë që e kufizon shpërdorimin e asaj që quhet buxhet, e që tekefundit buron nga taksapaguesit- pra populli? Apo mos ndoshta këta qeveritarë gëzojnë të drejtën e një “diktatokracie“, ku vlen parulla “vetë vendos dhe vetë vulos”. Deri ku mund të shkojë ky vullnet i frikshëm e i paepur për pushtet dhe para? Gjithë këta politikëbërës flasin në emër të demokracisë dhe harrojnë që janë pikërisht ata që e njollosin këtë term, janë pikërisht ata cënuesit e saj të drejtëpërdrejtë. Nëse e thërrasim në kujtesë përkufizimin e lartëpërmendur të nocionit demokraci, de jure është populli ai që është në gjendje të kontrollojë dhe legjitimojë pushtetin në fuqi. Por për fat të keq te ne ndodh e kundërta. Populli gëzon statusin e “skllavit të votave”, populli është vetëm një vegël në makinerinë e pashpirtë të politikës. Masmedia - pushteti i katërt Pushteti i katërt i një shoqërie demokratike europiane është ai i masmedias. Opinioni publik është bartësi kryesor dhe instrumenti legjitim i kritikës. E drejta e medias nuk guxon në asnjë mënyrë të preket apo të influencohet nga politikanë të korruptuar e të obsesionuar pas pushetit. Por në anën tjetër, media gjithashtu bart përgjegjësi,

sepse duhet të veprojë me përgjegjësi ashtu siç është dhe e parashtruar në nenin 10 të Konventës Europiane mbi të Drejtat e Njeriut. Detyra e saj në rastin ideal do të ishte të përçojë realitetin, pa „truk“, të mos mbajë anë dhe të evitojë preferenacat partiake. Mbase kjo e fundit ngjanë me thënien e një politikani austriak, Franz Kreuzer: „Pyetja se „a bëjnë masmediat politikë?” më kujton barcoletën e vjetër hebraike: “Nga çfarë ëmbëlsohet kafeja - nga sheqeri apo përzierja?” Imazhi i njeriut demokrat europian

akoma më keq. Një shoqëri europiane nuk qëndron indiferente ndaj zhvillimeve politike që ndikojnë në cënimin e mirëqenies, drejtësisë, dinjitetit dhe vlerës së saj morale. Një shoqëri europiane nuk lejon të trashëgohet miopia politike, sidomos në radhët e të rinjve. Një „classe politique“ europiane bën kujdes me „lakimin“ e termit demokraci, sepse ajo i ngjanë lëndeve toksike, të cilat nëse konsumohen në doza të pakontrolluara mund të kenë konsekuenca fatale. E në fund mund të pyesim se çfarë guxon demokracia? Ajo guxon gjithçka dhe njëherit asgjë!

Demokracia europiane mishëron një imazh të caktuar të njeriut demokrat . Ai është imazhi i njeriut të iluminizmit, i njeriut të

pergjegjshëm, të vetëdijshëm, të mirinformuar dhe autonom. Në këtë grupim bën pjesë dhe edukimi i përshtatshëm politik. Nëse këto karakteristika antropologjike vihen në dyshim, atëherë është e vështirë të flasim për demokraci. Edhe pse forma legjitime qeverisëse në Mal të Zi është ajo e demokracisë përfaqësuese, ngjan më shumë se demokracia e ditëve tona s`është asgjë tjetër veç demokraci fiktive. Demokraci do të thotë atje ku dhe i dobëti dhe i forti kanë të njëjtat shanse. Ndërsa te ne nëse rebelohesh, nëse merr guximin të ngresh zërin ndaj problemeve të lartëpërmendura rrezikon të etiketohesh e të përbuzesh nga strukturat që e gjejnë veten të përfshirë në dukuritë e cekura më lart. E nëse hesht, rrezikon të depersonalizohesh, e mbase kjo e fundit është

Pushteti i katërt i një shoqërie demokratike europiane është ai i masmedias. Opinioni publik është bartësi kryesor dhe instrumenti legjitim i kritikës. E drejta e medias nuk guxon në asnjë mënyrë të preket apo të influencohet nga politikanë të korruptuar e të obsesionuar pas pushetit. Por në anën tjetër, media gjithashtu bart përgjegjësi, sepse duhet të veprojë me përgjegjësi ashtu siç është dhe e parashtruar në nenin 10 të Konventës Europiane mbi të Drejtat e Njeriut. Detyra e saj në rastin ideal do të ishte të përçojë realitetin, pa „truk“, të mos mbajë anë dhe të evitojë preferenacat partiake. Mbase kjo e fundit ngjanë me thënien e një politikani austriak, Franz Kreuzer: „Pyetja se „a bëjnë masmediat politikë?” më kujton barcoletën e vjetër hebraike: “Nga çfarë ëmbëlsohet kafeja - nga sheqeri apo përzierja?”

Pikëpamjet e shprehura në faqet opinione & vështrime nuk përfaqësojnë domosdoshmërisht politikën redaksionale të “Kohës javore”

e enjte, 30 prill 2009 5


OPINIONE & VËSHTRIME SHQIPËRIA NË NATO

Fillon epokë e re për shqiptarët

Hyrja e Shqipërisë në NATO m do të bëjë që shqiptarët, jo vetë rtë në Shqipëri, të ndihen të sigu e se liria e tyre do të jetë pacenueshme. Siguria e tillë, natyrisht do të jetë joshëse për kapitalin e huaj të cilin Shqipëria do e ka aq të nevojshëm dhe i cili e të ndikojë që prapambeturia të komuniste deridjeshme shëndërrohet në zhvillim të hovshëm demokratik.

mundemi t’i ndihmojmë në rrugën e integrimit euro-atlantik dhe, nga ana tjetër, duhet t’i bëjmë me dije Qeverisë së Republikës së Shqipërisë se është mirë ta ndihmojë Malin e Zi në rrugën e integrimit të lartëpërmendur, duke e përkujtuar paralelisht se kërkon standarde europiane për shqiptarët si pakicë nacionale autentike në këtë shtet. Ne duhet të jemi të vetëdijshëm se na erdhi kohë e re. Asnjë shqiptar, jashtë kufijve të Shqipërisë nuk ka mundësi t’i thotë vetes se ishte mirë nëse Shqipëria ishte keq, as Shqipëria tash nuk mund t’i thotë vetes se është mirë nëse shqiptarët jashtë saj janë keq. Por, e keqja për të gjithë shqiptarët po bëhet e kaluar tash kur jemi miq me armiqtë e komunizmit dhe tash kur rrobat e ushtarit shqiptarë qepen në Pentagon. Ne duhet të jemi të vetëdijshëm, poashtu, se kjo

për shqiptarët në proceset e deritashme demokratike në Mal të Zi, edhe pse kanë patur mundësi të ndikonin në to dhe të cilat kanë shkuar mirë edhe pa ndikimin e tyre. Kur i dëgjon ose i lexon këtu, thua se shqiparët në Mal të Zi janë para shfarosjes, ose nëse është bërë diçka atëherë kjo është meritë e tyre. Sjellja e tyre i përngjanë sjelljes së një zogu i cili edhe këngën e ka vaj dhe i cili edhe vezët i çelë në çerdhet e zogjve tjerë. S’bën të përhapim defetizma në kohën kur duhet të jemi optimistë. Dhe s’bën të mos i shohim realizimet vetëm pse janë të tjetërkujt. E në Mal të Zi ka pasur realizime, në të cilat kanë marrë pjesë edhe shqiptarët, bashkë me partinë e tyre më të fortë, që kanë qenë të dobishme edhe në proceset demokratike në rajon dhe realizimet të cilat ato kanë sjellë. Të marrim vetëm një rast. Pavarësia e Malit të Zi,

kohë e re nuk do të vinte pa sakrificën, viktimën dhe largpamësinë e bijëve më të mirë të kombit, duke filluar nga presidenti historik i Kosovës, dr. Ibrahim Rugova e deri te kryeministri aktual i Shqipërisë, dr. Sali Berisha, të cilët kanë ndikuar që ne ta ndërronim veten dhe, kështu, Zoti të ndryshojë fatin tonë. Ne sot jemi më mirë se dje dhe kësaj të mire duhet t’ia ndiejmë lezetin, sepse kështu, nesër mund të jemi edhe më mirë. I zoti i shtëpisë nuk ankon ndonjë pjatë të thyer ose harxh më tepër, nëse dasma shkon mirë. E ne, në fillim të shekullit të ri, dasmë kemi. Dasmën e shtetit të dytë, tash edhe dasmën e NATO-s. Janë të pakuptueshme andaj, murmuritjet e disa liderëve shqiptarë ose të njerëzve që tentojnë të jenë të pranishëm në publik me ndonjë shkrim, të cilët nuk shohin asgjë bardhë

për të cilën, prej partive shqiptare, është djersitur vetëm Unioni Demokratik i Shqiptarëve, ka qenë shumë e rëndësishme për pavarësinë e Kosovës, e kjo e dyta shumë e rëndësishme për anëtarësimin e Shqipërisë në NATO, të cilën aty e ka futur më së shumti pozicionimi i drejtë karshi ngjarjeve kryesore në Ballkan. Është krijuar, kështu, një rreth demokratik i

politikave pragmatike shqiptare në të cilën shqiptarët mund të ndihen më komodë se asnjëherë më parë dhe më optimistë se asnjëherë më parë. Unioni Demokratik i Shqiptarëve, pikërisht për këto arsye, frymën e optimizmit e kishte futur edhe në spotin për zgjedhjet parlamentare të 29 marsit të këtij viti: “Me Malin e Zi shtet, me Kosovën e pavarur, me Shqipërinë në NATO, e ardhmja është jona...”.

Ferhat Dinosha Edhe 4 prilli i vitit 2009 do të radhitet ndër datat historike të shqiptarëve. Atë ditë Republika e Shqipërisë është bërë anëtare me të drejta të plota e Aleancës së Atlantikut të Veriut, që është organizata më e fuqishme politiko-ushtarake e globit. Kryeministri Berisha e ka quajtur këtë ngjarjen më të rëndësishme për Shqipërinë pas shpalljes së pavarësisë në Vlorë, më 1912. Nëse dimë se më 17 shkurt 2008 Kosova ka shpallur pavarësinë që e kanë njohur demokracitë më të rëndësishme të botës, atëherë mund të thuhet se dekada e parë e këtij shekulli ka filluar mbarë për shqiptarët dhe se bashkëkohësit e këtyre ngjarjeve historike, sidomos ata që kanë ndikuar që ato të ndodhin, mund të ndihen krenarë si pjesëtarë të gjeneratës e cila po shënon fillimin e një epoke të re për shqiptarët. Hyrja e Shqipërisë në NATO do të bëjë që shqiptarët, jo vetëm në Shqipëri, të ndihen të sigurtë se liria e tyre do të jetë e pacenueshme. Siguria e tillë, natyrisht do të jetë joshëse për kapitalin e huaj të cilin Shqipëria e ka aq të nevojshëm dhe i cili do të ndikojë që prapambeturia e deridjeshme komuniste të shëndërrohet në zhvillim të hovshëm demokratik. Shqipëria në NATO sjell siguri edhe për shtetin e ri të Kosovës, i cili po përballet e do të përballet me sfidat e shtetbërjes. Shqipëria, së bashku me miqtë perëndimorë, do t’i ndihmojë Kosovës për të krijuar ambient të tillë, në të cilin çdo qytetar i saj mund të ndihet i sigurt dhe i mbrojtur, andaj edhe i gatshëm për të pranuar realitetin e ri. Ky realitet do t’u bëhet më i afërt edhe fqinjëve të Kosovës me të cilët Shqipëria e NATO-s duhet të jetë në kontakte të vazhdueshme, duke ofertuar lobingje për t’i bërë edhe ata pjesë të familjes së NATO-s. Për ne, është shumë me rëndësi lobimi dhe raporti i Shqipërisë ndaj Malit të Zi. Po ndodh që, në këtë fazë Mali i Zi të ketë më shumë nevojë për Shqipërinë, sesa anasjelltas. Në këtë situatë, roli i partive politike shqiptare, këtu në Mal të Zi, duhet të jetë shumë i rëndësishëm. Ne, nga njëra anë, duhet t’i bëjmë me dije Qeverisë së Malit të Zi se duam dhe

Në këtë situatë, roli i partive politike shqiptare, këtu në Mal të Zi, duhet të jetë shumë i rëndësishëm. Ne, nga njëra anë, duhet t’i bëjmë me dije Qeverisë së Malit të Zi se duam dhe mundemi t’i ndihmojmë në rrugën e integrimit euro-atlantik dhe, nga ana tjetër, duhet t’i bëjmë me dije Qeverisë së Republikës së Shqipërisë se është mirë ta ndihmojë Malin e Zi në rrugën e integrimit të lartëpërmendur, duke e përkujtuar paralelisht se kërkon standarde europiane për shqiptarët si pakicë nacionale autentike në këtë shtet.

Pikëpamjet e shprehura në faqet opinione & vështrime nuk përfaqësojnë domosdoshmërisht politikën redaksionale të “Kohës javore”

6 e enjte, 30 prill 2009


SPECIALE DËSHTOI TENTATIVA E SHUARJES SË “KOHËS JAVORE”

Vetëm presioni jep rezultat Atë që nuk u arrit përmes zgjedhjeve dhe tenderëve të panumërt në Ulqin, ia arriti pushteti malazias: të gjitha partitë nacionale shqiptare u bashkuan në qendrimin se duhet të ruhet e drejta e daljes së të vetmes të përjavshme në gjuhën shqipe në Malin e Zi

Mustafa Canka

Zi. Qytetarët e Ulqinit deklaruan në një anketë se ata janë më të zellshmit në pagimin e tatimit dhe se me Kushtetutë është përcaktuar detyrimi

që të financohet informimi në gjuhët e pakicave. Zyrtarët malazezë u gjetën të befasuar. “Ne nuk dimë asgjë për këtë. Do ta

Udhëheqja e Shoqërisë Aksionare Gazetare, Botuese dhe Grafike “Pobjeda” në fillim të këtij muaji vendosi që për shkak të krizës ekonomike me të cilën po përballet kjo kompani, e në bazë të propozimit të Qeverisë malazeze, respektivisht të Ministrisë së Financave mbi kurisimin dhe racionalizimin, të shuhen apo të reduktohen botimet e veçanta (disa shtojca dhe revista, “Porodiçni Magazin”). Në këtë ndërmarrje me shumicë të kapitalit shtetëror, kishin planifikuar që e përjavshmja në gjuhën shqipe “Koha Javore” në të ardhmen të dalë një herë në javë me vetëm katër faqe, si shtojcë e botimeve të përditshme të gazetës “Pobjeda”. ALARMI: Ky ishte alarm për redaktorin përgjegjës të “Kohës Javore” Ali Salaj që me këtë skenar t’i njoftojë partitë politike shqiptare, Këshillin Nacional të Shqiptarëve në Mal të Zi dhe Ministrinë për të Drejtat e Njeriut dhe të Pakicave në Qeverinë e Malit të Zi. “Ju bëj thirrje që të reagoni në përputhje me standardet ndërkombëtare dhe me parimet në mbrojtjen e së drejtës themelore të shqiptarëve në Mal të Zi, siç është e drejta e informimit në gjuhën amtare, që është garantuar me Kushtetutë dhe me Ligjin mbi të drejtat e pakicave kombëtare”, thuhet në letrën e Salajt të datës 4 prill dhe shtohet se është fjala për një “vendim të ndjeshëm i cili do të reflektohet negativisht në informimin e shqiptarëve në Mal të Zi”. Hapi i parë u ndërmor nga vetë redaksia. Anëtarët e saj refuzuan propozimin që “Koha Javore” të dalë para lexuesve më 16 prill si shtojcë e “Pobjedës”. Reaksionet e partive shqiptare nuk munguan dhe ato do të mund të përmbledheshin në dy fjali: “Mali i Zi në këtë mënyrë nuk mund të hyjë në Europë. Ky është diskriminim”. Pastaj u rikthyen kujtesat. Me të njëjtin preteks (“nuk ka para”) u shua revista “Koha”, e cila doli nga vitet 1979 deri më 1990 dhe shtojca në gjuhën shqipe në “Polis”. Faktin se ndoshta është fjala për ndonjë skenar e dëshmon edhe vendimi i paradokohshëm i Televizionit të Malit të Zi që edhe emisioni i tij i përjavshëm njëorësh “Mozaiku 60” të mos quhet më kështu. Pasi që u shkurtua për një të tretën, ju ndërrua edhe emërtimi Vendimin për themelimin e të përjavshmes “Koha Javore” e miratoi njëzëri Parlamenti i Malit të Zi nga mesi i vitit 1999. Gazeta filloi të dalë dhe quhet “Mozaik”. Reaguan edhe organizatat joqeveritare tri vite më vonë në Podgoricë. Gjatë këtyre shtatë viteve “Koha Javore” shqiptare dhe intelektualët e pavarur, edhe përkundër presioneve të ndryshme, mungesës kronike të mjeteve diaspora nga SHBA-ja, diplomatët e financiare dhe numrit të vogël të bashkëpunëtorëve ia doli ta ruajë huaj. Të gjithë ishin të befasuar me autonominë. mënyrën sipas të cilës Mali i Zi i cili, siç Ndonëse ngandonjëherë kritikohet për mungesë të teksteve kritike dhe preferojnë të deklarojnë krerët e tij, analitike, pastaj për numrin e vogël të ekzemplarëve të shitur, kjo e përështë “oazë e demokracisë multietnike javshme është bërë literaturë e pashmangshme për elitën kulturore dhe në Ballkanin Perëndimor”, tenton të politike të shqiptarëve në Malin e Zi. Ndoshta kjo pavarësi edhe u ka penreduktojë dhe të shuajë të vetmen të guar atyre të cilët marrin vendime, kështu që u kërkua rasti i përshtatshëm që gazeta të shuhej. përjavshme në gjuhën shqipe në Mal të

Ju pengon pavarësia

zgjidhim problemin”, ishte komenti i tyre i vetëm. Redaksia e “Kohës Javore” pastaj u njoftua përmes telefonit nga udhëheqja e “Pobjedës” se çdo gjë do të shkojë si përpara. “Nuk ka arsye për dramatizim”, na thonin. Epilogu i këtij episodi të trishtë tashmë është i njohur: pas dy javësh “Koha Javore” përsëri u gjend në kiosqe. Kësisoji dështoi tentativa që, nën pretekstin e dështimit të

tenderit dhe të krizës ekonomike, të shuhet e vetmja e përjavshme në gjuhën shqipe në Mal të Zi. FINANCIMI: Redaktori përgjegjës i “Koha Javore” Ali Salaj thotë për “Monitor” se për këtë rast nuk duhet fajësuar udhëheqja e “Pobjedës”. “Përgjegjësinë më të madhe e mban Parlamenti i shtetit, i cili është themelues i kësaj gazete. “Pobjeda” nuk është e detyruar që të na financojë. Këtë duhet ta bëjnë Kuvendi apo Qeveria ose, siç ndodh në Vojvodinë, Këshilli Nacional”, konsideron ai. Në këtë krahinë serbe dalin 27 gazeta në dhjetë gjuhë, kurse me ligj është parashikuar që ato nuk guxojnë të privatizohen. Salaj tha se është posaçërisht i kënaqur që rreth kësaj çështjeje shqiptarët arritën konsenzus të plotë. “Posa të konstituohet legjislatura e re e Kuvendit të Malit të Zi, do të kërkojmë që ai ta financojë gazetën, që selia e saj të transferohet në Ulqin ose në Tuz dhe të ketë xhiro-llogarinë e vet”, shtoi ai. Tahir Tahiri, kryetari i Këshillit Nacional të Shqiptarëve në Mal të Zi, deklaroi për “Monitor” se është koha që “Koha Javore” të transformohet nga gazetë e përjavshme në një gazetë të përditshme dhe të hapet edhe një kanal në televizionin shtetëror për pakicat. “Shumëkush mendon se janë problem financat dhe kaudrot. Mirëpo, ne duhet të bëjmë çdo gjë brenda mundësive tona që këto projekte të realizohen, sepse nevoja është me të vërtetë e madhe”, tha Tahiri. Sido që të jetë, e drejta e informimit në gjuhën amtare, krahas të drejtës për arsimimin, ruajtjen dhe zhvillimin e kulturës dhe të përdorimit zyrtar të gjuhës dhe shkrimit, është njëra nga të drejtat elementare të pakicave. Kjo sidomos vlen për shqiptarët ngase gjuha e tyre është e vetmja gjuhë e pakicave në Mal të Zi që ndryshon nga gjuhët e tjera.

(Monitor)

e enjte, 30 prill 2009 7


SPECIALE SHOQATA SHQIPTARO-AMERIKANE “MALËSIA E MADHE” PËR ÇËSHTJEN E KOHA JAVORE

Propozim që shpie në censurë

United States Representative United States Senator The Honorable Sander M. Levin The Honorable Carl M. Levin 1236 Longworth House Office Building 269 Russell Office Building Washington, DC 20515 U.S. Senate Washington, DC 20510-2202 Të nderuarit Levin: Si kryetar i Shoqatës “Malësia e Madhe”, një entitet jo-fitimprurës në Michigan i organizuar për të ndihmuar popullatën etnike shqiptare në Mal të Zi, unë ju shkruaj këtë letër për të shprehur kundërshtimin tim për sa i përket disa veprimeve të Qeverisë së Mal të Zi në lidhje me planet e tyre të fundit për të zvogluar ose eliminuar të vetmen revistë shqiptare të sponsorizuar nga shteti, që quhet “Koha Javore” e publikuar në Mal të Zi. Siç mund të dini, shqiptarët përbëjnë 7% të popullatës në Mal të Zi. Qeveria malazeze rishtas ka propozuar ose (1) të zvogëlojë numrin e faqeve të botimit të Kohës Javore nga 20 faqe në katër ose (2) të eliminojë tërësisht botimin e Kohës Javore. Ky propozim shpie vetëm në censurë. Sipas

8 e enjte, 30 prill 2009

mendimit tonë, ky propozim ndër të tjerat është në kundërshtim, me Kushtetutën e Malit të Zi dhe me Deklaratën Universale për të Drejtat e Njeriut. Në veçanti, ne mendojmë që ky propozim shkel Nenet 49, 78 dhe 79 të Kushtetutës së Malit të Zi. Neni 49 thotë se “e drejta për të themeluar gazeta dhe medie të tjera publike, pa miratim, …është e garantuar.” Nenet 78 dhe 79 në parim lidhen me të drejtat e minoriteteve. Shqiptarët janë të klasifikuar si minoritet në Kushtetutën e Malit të Zi. Neni 78 thotë që “çdonjëri është i obliguar të ruaj trashëgiminë natyrore dhe kulturore me interes të përgjithshëm. Shteti është mbrojtësi i trashëgimisë kombëtare dhe kulturore.” Neni 79 thot: minoritet kanë “të drejtën për të ushtruar, mbrojtur, zhvilluar dhe shprehur publikisht veçantitë kombëtare, etnike, kulturore dhe fetare; …të drejtën për informim në gjuhën e tyre.” Siç mund të merrni me mend, shqiptarët në Mal të Zi janë me të drejtë të alarmuar dhe të shqetësuar me këtë propozim i cili kufizon dhe dhunon të drejtat e shqiptarëve. Shqiptarët do të detyrohen të lexojnë gazeta të shkurara në gjuhën malazeze, një gjuhë që ata nuk e kuptojnë mirë. Ne besojmë se Qeveria malazeze po përdor këtë propozim si një mjet për të asimiluar shqiptarët dhe për t’i konvertuar në “malazez”, që është në kundërshtim direkt me nenet e lartpërmendura të Kushtetutës. Siç dihet, shqiptarët i besojnë Kohës Javore për lajmet objektive, opinionet dhe botimet periodike që ndikojnë në jetën e përditshme të qytetarëve shqiptarë në Mal të Zi. Prandaj, mungesa e një gazete shqiptare do të jetë vepër censure të drejt përdrejt ndaj shqiptarve në të “drejën për t’u informuar në gjuhën e tyre.” Sikurse e dini mirë, Shqipëria dhe shqiptarët janë mbështetësit më të patundur dhe më të fortë të Amerikës në botë për shkak, në mes tjerash, të përkushtimit të SHBA-së për demokraci, parimin ligjor dhe mbështetjen e të drejtave të minoriteteve. Në fund, ne përzemërsisht kërkojmë që ju të hulumtoni dhe shtyni Malin e Zi të anulojë këto propozime dhe të sigurojë që shqiptarët në Mal të Zi ti kenë të garantuara të drejtat themelore, përfshirë të “drejtën për infomim në gjuhën e tyre.” shqiptaro-amerikanët e Michigan-it, si gjithmonë, çmojnë mbështetjen tuaj të pathy-

ershme për këto çështje. Faleminderit për vëmendjen tuaj. Me respekt, Gjergj Ivezaj CC: Council of Europe Amnesty International USA International Helsinki Federation for Human Rights (IHF) U.S. Department of State Ministry for Human and Minority Rights Protection, Montenegro

Council of Europe 55, avenue Kléber F - 75784 Paris Cedex 16 Paris, France Amnesty International USA 5 Penn Plaza, New York, NY 10001 International Helsinki Federation for Human Rights (IHF) Wickenburggasse 14/7 1080 Vienna Austria

Senator Levin 269 Russell Office Building U.S. Senate Washington, DC 20510-2202

U.S. Department of State Montenegro Desk 2201 C Street NW Washington, D.C. 20520

Congressman Levin 1236 Longworth House Office Building Washington, DC 20515

Ministry for Human and Minority Rights Protection min.manj@cg.yu


INTERVISTË INTERVISTË ME PROF. DAG HAREIDE, DREJTOR I AKADEMISË HUMANISTIKE NANSEN NË LILLEHAMMER

Çelësi i dialogut, të kuptuarit e tjetrit

E vërteta (etnike) është e mundur të ndryshohet sepse ajo është sajuar nga njerëzit dhe mund të ndryshohet nga vetë njerëzit. Nëse më pyesni si, është vështirë të përgjigjem dhe ju mbase mund të përgjigjeni më mirë se unë pasi që ju jeni nga Ballkani. Por bota njeh shumë shembuj të njerëzve që kanë luftuar dhe më pas janë pajtuar dhe kanë jetuar në paqë. Koha javore: Z. Hareide, kur është themeluar Akademia Humanistike Nansen dhe cili ka qenë qëllimi i themelimit të saj? D. Hareide: Akademia Nansen është themeluar në vitin 1938 nga dy persona të cilët kanë qenë të shqetësuar për shkak të rritjes së ideologjive totalitariste, diktatoriale dhe pasojave të luftës. Ata kanë dashur të ndërtojnë një shkollë të bazuar në parimet e dinjitetit njerëzor dhe humanizmit. Prandaj ata krijuan Akademinë Nansen dhe i kanë ftuar të rinjtë që t’i trajnojnë për demokraci dhe paqe.

jen e natyrës. Koha javore: Sa keni qenë të suksesshëm në promovimin e dialogut si mënyrë e zgjidhjes së konfliktit? D. Hareide: Dialogu është diçka që ne e përdorim çdo ditë në punën tonë edukative. Por ne e përdorim atë në mënyra specifike në Norvegji dhe në vendet e tjera. Unë do të jap dy shembuj. I pari ka të bëjë me dialogun mbi

për të kuptuar tjetrin si tërësi. Prandaj, kur i mësojmë studentët këtu, ata duhet të mësojnë të diskutojnë, të jenë të aftë të identifikojnë çështjen apo problemin, të mësojnë të negociojnë, të jenë të aftë të pajtohen me njerëzit e tjerë. Por ata nuk duhet të harrojnë të dialogojnë gjë që është përpjekje për të kuptuar tjetrin si qenie njerëzore në tërësi.

kemi asnjë luftë ndërmjet vendeve nordike. Edhe ne kemi pasur shumë arsye për luftë, për shembull kur Norvegjia është pavarësuar nga Suedia, por ne kemi mësuar të jetojmë në paqe. Dhe kjo nuk është për shkak se ne jemi qenie më të mira njerëzore, por për shkak se ne kemi zhvilluar shumë sisteme ndërmjet popujve dhe brenda popullit, kështu që mund t’i zgjidhim konfliktet në mënyrë paqësore.

Koha javore: Pse Akademia mban emrin e Fridtjof Nansenit? D. Hareide: Nanseni ka vdekur më 1930. Djali dhe familja e tij kanë dashur që kjo shkollë të mbajë emrin e tij si kujtim i punës së tij për paqe dhe i punës me refugjatë. Ai ka qenë norvegjezi më i njohur në atë kohë dhe është nderë për këtë shkollë të mbajë emrin e tij. Koha javore: Cilat janë vlerat mbi të cilat bazohet puna e tij që dëshiron t’i promovojë Akademia Nansen? D. Hareide: Duaje fqinjin tënd, respektoje dinjitetin e qenieve njerëzore, përkushtoju ndaj kërkimit të së vërtetës, lirisë me përgjegjësisë, mbroje demokracinë. Këto janë vlerat që janë formuluar në vitin 1948 pasi që shkolla ka rifilluar punën. Nëse do të shtoja edhe një vlerë, atëherë kjo do të ishte - respektoje jetën e të gjithëve dhe kujdesu për mbrojt-

Në Akademinë Nansen ne i mësojmë studentët të mësojnë të diskutojnë, të jenë të aftë të identifikojnë çështjen apo problemin, të mësojnë të negociojnë, të jenë të aftë të pajtohen me njerëzit e tjerë. Por ata nuk duhet të harrojnë të dialogojnë gjë që është përpjekje për të kuptuar tjetrin si qenie njerëzore në tërësi.

religjionin në Norvegji i cili ka filluar që prej 25 vjetësh në Akademinë tonë, me ç’rast ne i kemi sjellë njerëzit e të gjitha religjioneve dhe ateistët për të dialoguar. Kjo ka qenë një punë pioniere në Norvegji. Shembulli i dytë është Nansen Dialogu, i cili ka dhjetë qendra në Ballkanin Perëndimor me rreth 60 të punësuar, që punojnë në disa rajone ku janë zhvilluar luftrat më brutale. Ne shohim se është e mundur që armiqtë të flasin bashkë. Ju nuk mund ta arrini paqen pa diskutuar me armiqtë tuaj, siç ka thënë Mandela. Prandaj, ne vërejmë se janë arritur disa rezultate, por kjo është një rrugë tejet e gjatë. Koha javore: Cila është filozofia apo koncepti Juaj i promovimit të dialogut? D. Hareide: Çelësi i dialogut është përpjekja

Koha javore: A ka mundësi të ndryshohet “e vërteta etnike” në Ballkan që shpesh shërben si bazë për krijimin e së vërtetës individuale? Cilat janë rezultatet e Nansenit në këtë drejtim? D. Hareide: Po, është e mundur të ndryshohet e vërteta sepse ajo është sajuar nga njerëzit dhe mund të ndryshohet nga vetë njerëzit. Nëse më pyesni si, është vështirë të përgjigjem dhe ju mbase mund të përgjigjeni më mirë se unë pasi që ju jeni nga Ballkani. Por bota njeh shumë shembuj të njerëzve që kanë luftuar dhe më pas janë pajtuar dhe jetuar në paqe. Një shemubull të tillë përbëjnë vendet nordike. Para vitit 1815 ne kemi filluar një luftë të re për çdo dhjetë vjet. Kështu për rreth 500 vjet, ne kemi pasur 60 lufta. Por në dyqind vitet e fundit ne nuk

Koha javore: Në çfarë aspekti është e fokusuar puna Juaj aktualisht dhe cilat janë planet për të ardhmen? D. Hareide: Ne jemi të përkushtuar të punojmë me miqtë dhe kolegët tanë në Ballkanin Perëndimor. Ne po ashtu kemi disa projekte të vogla në Afrikë dhe në Lindjen e Mesme. Ne po ashtu jemi të përfshirë në zgjidhjen e konflikteve në vend, në Norvegji, dhe natyrisht, ne do të vazhdojmë të punojmë me punën tonë edukative e cila përbën punën tonë kryesore.

Bisedoi: I. Kallaba

e enjte, 30 prill 2009 9


PANORAMË KULTURORE

Terapia e quajtur Ami shkruar biografinë e famës së saj, Nuk ka shumë vite mbi supe për të familje e të rrisësh fëmijët, sepse ka as receta të detajuara se si të ruash një re, l Mamaqin. Në llogarinë e saj banka vetëm një vit që bashkëjeton me Erma en para për t’u investuar në biznesin më shumë sesa derdhen, këto kohë tërhiq ’s Event”. Por është në rrugë të mbarë e sapokrijuar që mban emrin e saj “Ami është rritur përpara syve tanë nga një Toska da Amar r, kujtua pa e ur paprit dhe s, në një grua të hishme, plot klas Nako Albi së trupës e hme kënds e balerinë Por më shumë se kaq: Njerëzit e saj. e rën karrie dhe jetën për qarta dhe ide të është e dyta ndër prezantueset që Ami llarit, Selim na Valbo pas hta duan. Ndos nga publiku. ka një admirim të pakontestueshëm , asnjëherë gabimet që bënte në skenë Ashtu si Valbonës nuk ia llogarisnin ë shpejt i pranuan edhe shum e parë të shikim me ruan dashu ashtu edhe Amin e fjalët (shumë larg mënyrës se si flisnin timbrin, edhe mënyrën si i shqiptonte e televizive). ntues preza në ra ish-radio folëset të kthye in , asaj vajzës së bukur që ke në pallat “Ami ka imazhin ‘the girl next door’ esh”. buzëq të e s ëngje mirëm thotë tënd dhe që gjithmonë të

Eliza Dushku

e saj Eliza Dushku e ka rekrutuar vëllanë pe, në për të luajtur rolin e Robert Mapplethor është vetë një film të ri producente e të cilit shumë me aktorja, për faktin e saj ngjan prejardhje me ja Aktor ë. ndjer e rafin fotog që të jetë shqiptare ka fituar të drejtën lethorpe, i bashkëproducente e filmit për Mapp r kontrocili gjatë karrierës shpesh kishte krijua -erotik. Për versitet për shkak të artit të tij homo nuk është rolin e karakterit kryesor, Dushku saj i madh, dashur të kërkojë larg, pasi vëllai i fizikNate, është njeriu i duhur për rolin. “Nate me Robert. isht ka një ngjashmëri të çuditshme veshjen për Këtë javë e kemi përfunduar marrë rpe, ndërsa të filluar xhirimet për Mappeletho filmit”, ka shumë shpejt do të nisim realizimin e thënë Dushku.

10 e enjte, 30 prill 2009


PANORAMË KULTURORE

Bela Shehu Stil vajzëror i ndërthurur me atë gotik dhe gjithmonë i shoqëruar me një bizhu të dizenjuar nga vetë ajo. Ky është stili me të cilin Bela Shehu ka fituar zemrën e femrave moderne në Filadelfia. Disa miq i sugjeruan të merrte leksione për “fashion desing” dhe ajo fillon të frekuentojë “Moore College of Arts”. “Që në semestrin e parë, dizenjova një koleksion të vogël dhe mësueset e mia mbeten të impre sionuara. Një miku im, që zotëronte një butik, e bleu të gjithë koleksionin. Një fillim i mbarë për dikë që nuk i kishte akoma gjërat e qarta se çfarë donte të bënte në jetë”. Dy vjet më vonë, koleksionet e Belës gjendeshin në rreth 20 dyqane në Amerikë. Dhe për ta finalizaur të ardhmen e saj në vitin 2004, kur ajo ishte vetëm 25 vjeçe, hap butikun e saj të quajtu r “bSHEHU” në një nga rrugët kryesore të Filadelfias. Koleksionet e para, të cilat ajo i ka quajtur “Agoni”, për dy vjet rresht fituan “Best of Philly” (një konkurs që bën revist a “Philadelphia” çdo vit).

Albania Fashion Week

Dhoma Kombëtare e Modës prezanton nia edicionin e katër të eventit “Alba si Fashion Week”, i cilësuar tashmë ngjarja më e madhe e modës shqiptare, ky sezon vjen me surpriza interesante. Çarls Svinholm (Charles Svingholm) rikthehet përsëri për të prezantuar ët ekskluzivisht koleksionin e tij. Stilist më të talentaur në Shqipëri e kanë nkthyer në një traditë tashmë preza në timin e koleksioneve të tyre “Albania Fashion Week” duke u bërë r. pjesë e një konkurrence të pastë në Edicioni i mëparshëm, i zhvilluar 15 nëntor, bëri të mundur ardhjen e stilistëve ndërkombëtarë, si: Agata a, Ruiz de la Prada, Bellissima, Andri për Menakon e shumë të tjerë, që sollën rpublikun një larmi stilesh dhe perfo mancash duke prezantuar një spektakël të vërtetë pesëditor veshjesh.

e enjte, 30 prill 2009 11


KULTURË KISHA DHE SHTËPIA E NDRE MJEDËS

Të shpallen monumente kulture Terezës, të cilët u morën me mirëmbajtjen e shtëpisë, duke bërë ca riparime. Fatkeqësisht këto ndërtersa, ku ruhet një pjesë jete e një prej poetëve tanë më të mirë, ku ruhen dsëhmi të figurës së tij të gjithansh,e, nuk ka asnjë lloj statuti, që të mund të përfitoj mbrojtjen e shtetit. Nuk është monument kulture dhe nëse jeton deri sot, vetëm falë dashamirësisë së komunitetit katolik”, thotë Ukgjini. Sipas tij do të ishte më se e nevojshme dhe e meritueshme që kisha dhe banesa e Ndre Mjedës të shpallen sa më parë monument kulture dhe të rikthehet shtëpia muze, në mënyrë që ky

ndalet në aspekte të veçanta të jetës së Mjedës, si: mbrojtja në Hamburg e çështjes së gjuhës shqipe, zgjedhja deputet në vitet 1920-1924, arrestimi nga ana e Zogut, përkushtimi si famullitar, por edhe jeta e poetit, i cili i ka lënë letërsisë shqipe vepra të rëndësishme, krahas “Andrrës së jetës” edhe vepra të fuqishme, si poema “Lirija”, “I tretuni”, elegjia “Vaji i bylbylit”, etj. Xhirimet për “ Ëndrrën e jetës” lidhen kryesisht me Shkodrën , vendlindjen dhe vendin ku Ndre Mjeda është rritur, me Mjedën apo fshatrat rreth Vaut të Dejës. Në famullimnë e

vend të bëhet qendër e një pelegrinazhi mbarkombëtar.

Kuklit, ku Mjeda kaloi pjesën më të madhe të jetës së tij, mendohet të bëhen xhirimet më interesante dhe kulminante. Këtu qëndron gjithë “trashëgimia” materiale që Mjeda la. Por xhirimet e dokumentarit janë duke u bërë edhe jashtë vendit, ku Mjeda ka kryer studimet filozofike dhe teologjike si në Chatenau des Alleux, pranë Lavalit në Francë, ku ka studiuar për një kohë të shkurtër, për të vijuar në Kraljevicë të Dalmacisë, ku ka përfunduar studimet filozofike,(1887-1877), në Krakova të Polonisë, ku kreu studimet teologjike

Gjekë Gjonaj Në fshatin malor Kukël, fusha e Zadrimës, që administrohet nga Komuna e Bushatit, ndodhet kasha , ku gjatë viteve 1906-1930 ka shërbyer si famullitar, Ndre Mjeda poet, përkthyes, poliglot, atdhetar, njeri me virtyte dhe karakteristika shqiptare, por mbi të gjitha meshtar i vyer, teolog i spikatur dhe bari i përshpirtshëm si dhe mjeshtër i madh i vjershës dhe poemës. Përveç shtëpisë së Zotit (kishës) këtu ndohet edhe qela dhe shtëpia e ndërtuar nga Mjeda. Shtëpia e Mjedës është një ndërtesë dykatëshe, me dy palë shkallë të cilat qarkohen bukur deri në portën e katit të dytë, me gdhendje plot finesë e një këmbanë të vogël. Në ballinën e shtëpisë është koka e kurorëzuar e Baçhus-it (Bahti), martirit sirian të shekullit IV, kurse në të majtë është Labeatia, (basoreliev) i emblemës së një prej fiseve ilirie). Mësohet se këto skulptura Mjeda i ka gdhendur në allçi e pastaj i ka derdhur në çimento. Këto dy skulptura të Mjedës janë ruajtur mjaft mirë sot e kësaj diteë, të vendsoura në fasadën ballore të ndërtesës në hyrje të katit të dytë. Vetëm skulptura e Baçhis_it është dëmtuar pak gjatë ndërrimit të çatisë. Kisha, që është e stilit romano-gotik, u ndërtua në vitin 1913, kushtuar Shën Shtjefnit, martirit të parë. Ndërkaq banesa e vjetër ( qela) që është e stilit austro-hungarez u ndërtua në vitin 1909. Ndërtimi i këtyre dy objekteve u financua asokohe nga qeveria austro-hungareze. Projektet e kishës dhe qelës u ideuan nga vetë Mjeda, kurse muret janë zbukuruar me figura që i ka gdhendur në allçi. Ato janë figura të mitologjisë ilire kishtare, të cilat Mjeda i njihte mirë si poet që ishte. Në këtë kishë që nga viti 2005 shërben Dom Nikë Ukgjini. Ai na thotë se kisha ku ka shërbyer Mjeda 24 vjet , prej vitit 1967, kur u mbyllën të gjitha objektet fetare, deri në vitin 1990, ka shërbyer si depo armësh, ndërsa banesa e tij për një kohë si shkollë, pastaj si shtëpi banimi për familjarët. Kati i dytë i banesës, më 25 nëntor 1982 u kthye në shtëpi muze kushtuar Ndre Mjedës. Në të kanë qenë të sitemuara botimet e Mjedës, objekte të ndryshme nga koha e tij, si shtrati, skrivania e relike të tjera pastaj disa nga veglat e punës për përpunimin e tokës etj. Ky muze në vitin 1991 u mbyll dhe ninventari u transferua në muzeun historik në Shkodër. Shtëpia u la në mëshirën e fatit të kohës, deri me ardhjen e Urdhërit të vëllezërve të Nënë

12 e enjte, 30 prill 2009

Ekranizohet jeta e Mjedës Për të nderuar dhe evidentuar veprimtarinë e Mjedës një grup studiuesish nnga Shkodra me në krye me producentin dom Nikë Ukgjini, autor i pesë filmave dokumentar, kanë vendosur ta ekranizojnë jetën e kësaj figure të madhe të kulturës shqiptare. Nga Ukgjini mësojmë se është duke u punuar intensivisht në realizim e filmit dokumentar me titullin e kryeveprës së tij, “Andrra e Jetës”, me skenar të studiuesit të njohur të Mjedës, Mentor Qukut, regji të Gjovalin Gjonit dhe producent Dom Nikë Ukgjini. Filmi gjatë 30 minutash nuk do të përcjellë thjeshtë frymën dhe fakte si një dokumentar, por do të përvijojë tiparet e një filmi të vërtetë në lojën e aktorëve. Ndre Mjeda do të vijë i gjallë nën intepretimin e e aktorit Tonin Gega, por nuk do të mungojnë as figurantët tjerë, që do të vijnë në rolin e të Gjergj Fishtës, Mit’hat Frashërit, etj., duke sjellë në eklran edhe ngjarjet e mëdha të kohës së vendit. Filmi do të

Kisha, që është e stilit romano-gotik, u ndërtua në vitin 1913, kushtuar Shën Shtjefnit, martirit të parë. Ndërkaq banesa e vjetër (qela) që është e stilit austrohungarez u ndërtua në vitin 1909. Ndërtimi i këtyre dy objekteve u financua asokohe nga qeveria austro-hungareze. Projektet e kishës dhe qelës u ideuan nga vetë Ndre Mjeda, kurse muret janë zbukuruar me figura që i ka gdhendur në allçi. Ato janë figura të mitologjisë ilire kishtare, të cilat Mjeda i njihte mirë si poet që ishte. (1887-1895) etj. Në këtë film, përveç përkushtimit të Mjedës si poet dhe njeri i kishës, ai na shpaloset edhe si arkitekt. Përveç Kishës dhe Qelës së famullisë të ndërtuar nga vet ai, dorën e Mjedës mbajnë edhe disa shtëpi të tjera të fshatit Kukël. Sipas producentit të këtij dokumentari, z. Ukgjini, edhe pse Mjeda, është një nga figurat më të rëndësishme të letërsisë shqipe, ka qenë e vështirë të sigurohen fonde për realizimin e tij. Megjithatë, përfundimi i këtij dokumentari është planifikuar deri në fund të muajit të ardhshëm.


KULTURË CIVILIZIMI DHE LITERATURA

Libri është i shenjtë Shoqëritë demokratike, të emancipuara, civilizuese dhe përparimtare i kushtojnë vëmendje të posaçme çështjes së librit, fjalës së shkruar dhe fjalës publike. Për këto fusha bëhen analiza të thuktë. Më këto segmente merren institute të tëra. Sepse nga këtu fusha fillojnë të ndërtohen konturat e mirëfillta të shoqërisë stabile...

Ndue Ukaj Së këndejmi, për ne shtrohet çështja: si është gjendja e këtyre fushave në kontekstin tonë kombëtar, në kohën kur sfidat e konsolidimit janë të mëdha, në kohën kur ndjehet ankthshëm një krizë morale dhe krizë intelektuale? Shkrimtari i madh Hose Luis Borhes në eseun Lumturia e librit, flet për rëndësinë dhe përgjegjësinë që ka libri për njerëzimin në gjitha nivelet. Andaj për të sforcuar diskursin për temën në fjalë, për peshën dhe njëherit përgjegjësinë e madhe të librit, ky shkrimtar brilant i referohet një mendimi të rëndësishëm të Shën Anselmit: "Të vësh një libër në duart e një injoranti, është po aq e rrezikshme sa të vësh një shpatë në duart e një fëmije. Ja pra se çfarë mendohej atëherë për librin"- thotë Borhesi. Në këtë mendim përmblidhet esencialiteti i botëkuptimeve Borehesiane. Për autorin e përmendur, libri është i shenjtë, është kult para secilit njeriu, sikurse para një objekti kulti, ulet dhe merr modelin për ta bërë pjesë funksionale të botëkuptimit, ngase libri ka fuqinë e shpirtit, funksionon nga shpirti. Andaj, ata që shkruajnë libra kanë përgjegjësi të mëdha, ngase prekin ndjenjat dhe shpirtin e njeriut dhe njerëzimit. Aty ku funksionon shpirti, ka delikatësi. Në gjendjen e tonë kombëtare, kur çdo ditë, shohim degradime morale dhe sistem vlerash të përçudnuara, për këto fusha nuk ekziston përgjegjësia e duhur. Madje, as debati. Në mënyrë që shumë procese kombëtare ta marrin fizionominë e duhur, duhet të hapet një debat i domosdoshëm në kulturën e shkrimit shqip, për fushat e lartëshkruara dhe influencën që kanë këto në segmentet tjera, që nga politika, ekonomia, arti, religjioni etj. Libri, fjala publikë ka influencë predominante në çdo shoqëri. Andaj t'i lejohet çdo kujt të merret më këtë fushë, është aq e rrezikshme, sa të lihet shpata në duar të fëmijët. Pesha e librit dhe e fjalës publike në formësimin e një shoqërie është e një rëndësie të posaçme, Sui Generis. Sidomos kur shoqëria është në ndërtim e sipër, në konsolidim e sipër, siç ngjet me kombin tonë. Në kaosin dhe mjerimin që na ka mbërthyer (a nuk mjafton fakti se shqiptarët gjenden në listën e fundit në te sondazhi perëndimor në europë), përgjegjësia e intelektualeve është e zbehtë, në mos s'ekziston fare. Në Kosovë, intelektualët janë shtresa më e nëpërkëmbur. Andaj edhe përgjegjësia e tyre karshi zhvillimeve i ngjason zërit të cjerrur që bërtet në shkretinë. Jo se kemi intelektual oportunist, por kemi liri të kufizuar; kemi abuzime me media dhe libra, me fjalën e thënë dhe fjalën e shkruar: në Kosovë shkruan çdo kush, ndërsa më së paku mund të dëgjohen zëra intelektualësh nëpër media. Ndërsa në Shqipëri, gjendja paraqitet diç më mirë. Falë edhe disa mediave që kanë arritur një stad të mirë të emancipimit dhe kultivimit të debatit intelektual. Ne mungese te ketij debati, kemi nje vetëkënaqësinë që ka mbërthyer, si qeverisjen e Tiranës, ashtu edhe të Prishtinës. Shoqëria shqiptare e gjendur në tranzicion të

gjithanshëm, para këtyre përgjegjësive ndihet disi e përjashtuar. Intelektualët e mirëfilltë ndjehen të harruar, të vetmuar, të pa përfillur. Andaj qendrat kulturore, politike të shqiptarëve janë bërë arena, ku vërshojnë me dhjetëra fjalëshkrues, që shfrejnë pa mëshirshëm emocionet, paragjykimet, idetë indoktrinuese, dhe çkado tjetër - çdo kush, dhe, atë për çdo gjë. Nga ky fakt, brenda jetës politike, kulturore si të Tiranës ashtu edhe të Prishtinës, gjithnjë e më shumë po defilojnë matrapazë, diletantë dhe kamuflues. Mbesin, çuditërisht, gjithmonë jashtë këtij "sistemi" njerëzit që ndjekin parimet e shkruara, qëndrimet e thëna; shkurt, ata që i qëndrojnë besnik një ideali dhe përcaktimi intelektual. Dhe nga kjo rrëmujë arrijnë të "përfitojnë" gjithherë ata që kanë sensin të mashtrojnë, shkatërrojnë dimensionet e shëndosha dhe parimet intelektuale. Një mendësi kjo që po degjeneron kombin. Gjithë ky mjerim që na ka kapluar, të cilin nuk kemi guxim ta themi, ka pikënisjen nga libri dhe nga fjala e shkruar, ose, e thënë publike: shumë intelektual të quajtur, kudo hapësirave shqiptare, përpos ca librave të ideologjisë së kaluar tragjike, s'lexojnë tjetër. Ato i mbajnë model, nga to frymëzohen. Madje shumë sosh (më shumë në Kosovë), si këpurdha pas shiu dalin dhe quhen intelektual, prijës. Marrin pozicionin e orakujve. Këta të mjerë ndërtohen mbi thashetheme politikë, kulturë odash e rajonesh. Nëpër çajtore të shumta të çarshive dhe odave të tymosura, dhe jo bibliotekave. Ndërkohë që bota përparimtare, në të cilën synojmë të integrohemi merret me galaksitë dhe harton projekte tridhjetëvjeçare për qytetarët e saj. Një fjalë latine thotë: "A verbis, ad verbera" - "Nga fjalët, tek kamxhiku". Ndryshe, nga fjalët dhe librat deri te dhuna. Ky mendim më së miri definon problematikën në fjalë. Nëse për çdo gabim kombëtar ka mundësi përmirësimi, për këso veprimtarish, pasojat gjithherë janë të mëdha, dhe si të këtilla afatgjate. Madje vështirë të riparueshme. Andaj kjo veprimtari assesi nuk guxon të abuzohet, sepse është pikënisja prej ku fillon formësimi i njeriut, i gjitha kategorive: nga këtu fillon formësimi i prijëseve politikë, ekonomik, ushtarak, kulturor, etj. Nëse do kemi libra të mbështetura në parimet e dijës universale, fjalë të shkruar dhe fjalë publike të shëndoshë, tolerante, të bazuar në sistem vlerash intelektuale, do të kemi edhe qeverisje të përgjegjshme, ekonomi të qëndrueshme, mirëqeni të përgjithshme. Andaj librat dhe fjala publike, siç sugjeron Borhesi, duhet të jenë në frymën e shenjtë, një simbolikë kuptimplote. Librat duhet të kenë frymën e tolerancës, mirëkuptimit dhe përparimit; assesi të indoktrinimit, kamuflimit të së vërtetesës, paragjykimit, improvizimeve. Vetëm atëherë kur të vetëdijesohemi për këto fusha, do të kemi predispozitat e një kombi të shëndoshë, të emancipuar për të kundruar të tashmen dhe të ardhmen në relacione të qarta dhe reale, pa abuzime dhe kamuflime. Libri prodhon opinione. Libri bëhet udhërrëfyes për shoqëri, kombe, civilizime dhe botën në përgjithësi. Çdo popull përfaqësohet përmes librit (librave). Të nisemi nga një fakt i njohur dhe i pranuar si i këtillë: çdo popull përfaqësohet nëpërmjet intelektualëve, vlerësohet për aq sa ka bërë veprimtari intelektuale, pranohet për aq sa i ka dhënë njerëzimit figura të mëdha, të cilat sublimojnë në shkallë universale dëshirat e njeriut për përparim, për fisnikërim. Është kjo dëshirë e kahershme, e cila nuk fashitet në asnjë kohë dhe nga asnjë popull. Është kjo dëshira dhe sakrifica që ka prototipin te

Promotheun antik, kjo figurë mitologjike greke, që për të mirën e njerëzimit sakrifikon vetën. Është kjo dëshira për përparim dhe për vlera sublime, që është kalitur me mijëra shekuj në skuta të errëta të shpirtit t njeriut dhe çdo herë qon kokën në kërkim të sublimes. E gjithë bota jonë kulturore dhe civilizuese është produkt i librave të mëdhenj, që kanë në esencë një shpirt fisnik, një shpirt hyjnor. Nuk do të mund të paramendohej civilizimi ynë, pa literaturën e madhe antike, pa përkthimet e Biblës, që i dhanë një shtytje marramendëse kulturës dhe artit perëndimor. Janë grekët ata që përfaqësohen përmes Platoni, Aristoteli, Homeri, Sofokliu, Eskili, Euripidit, e shumë të tjerë. Më tej, janë italianët ata që janë ngritur në piedestalin e popujve të çmuar përmes Virgjilit, Dantes, Petrarkës, etj. Janë Gjermanet ata që krenohen me të madhin Gëte, Spanjollët me Servantesin, Anglezet me Shekspirin, Rusët me Dostojevskin, Francezët me Hygon, Balzakun. Ka në këtë aks një regjistër emrash që i dhanë përmbajtje botës sonë. Pra, janë këto personazhe historike dhe aktuale, që ende jetojnë me shpirtin e gjallë, sepse idetë dhe shpirti i tyre synonin përparimin. Gjithnjë përmes ideve fisnike dhe vlerave sublime. Ndërsa ne shqiptarët, ende luhatemi në tehun e thepisur të dilemave absurde, të vlerësimit të heronjve: ne dimë të shpikim heronj të gjitha kategorive, të krijojmë mite të rrejshme, por shumë pak heronj të shkrimit, pra intelektual. Prandaj, sot çuditërisht kemi ndërtuar sa e sa heronj të fushave tjera, që për vlerat perëndimore, pa përçmim, përfaqësojnë minimumin e mundshëm, me të cilët ata vetëm tallen. Kultura shpirtërore shqiptare, sidomos ajo intelektuale po cungohet nga disa intelektualeca, që për motive të ulëta kanë ndërmarrë një fushatë kundër Gjergj Kastriotit, kundrejt formulës së parë të shkruar shqipe, kundrejt autorit të parë dhe librit ë parë shqipe, Mesharit të Buzukut, kundër të madhit Pjetër Bogdanit, kundrejt Gjergj Fishtës, kundrejt Faik Konicës Ernest Koliqit, Ismail Kadaresë, Martin Camajt dhe Anton Pashkut. Dhe ku shkon më tragjikja, kundër Nënës më të madhe

të dymijë viteve të civilizimit tonë: Nënës Terezë. Në këtë amulli që e përshkon gjendjen tonë nacionale, duhet të diskutojmë për rolin e intelektualit në shoqëri, me bindjen se pa këtë rol mjerimi vetëm do të thellohet. Ndërsa këtij kaosi vështirë do t'i gjendet fundi. Funksioni i intelektualit brenda një shoqërie, kombi apo shteti është fundamental, është shpirti që i jep gjallëri dhe dinamik çdo qelize shoqëror dhe konstrukton fizionominë reale të saj. Janë pikërisht intelektualët e mëdhenj që i japin vulën zhvillimeve shoqërore, emancipimit dhe ngritjes së mendjes për të kundruar të ardhmen në mënyrë më të mirë. Janë shtresat intelektuale ato që i japin konturat e shëndoshë të një shoqërie. Njëherit orientojnë popullin drejtë vlerave përparimtare. Mbase, mund të themi pa hamendje, janë intelektualët e shumtë perëndimor, që kanë përparuar demokracitë perëndimore në stadin e shkëlqyeshëm në të cilin gjendet sot perëndimi. Intelektualët e përgjigjeshim, në këtë tranzicion kur po ribëhen shumë gjëra që në të kaluarën janë bërë mbrapsht duhet të japin përgjigje për shumë aspekte: të definohet qartë roli dhe përgjegjësia intelektuale karshi të sotshmes, të analizohet cila është përgjegjësia e intelektualeve për të analizuar të djeshmen e kombit, pa emocione, ngarkesa dhe euforizma, cila është përgjegjësia për të ardhmen e kombit, dhe më tutje, cila është përgjegjësia për këtë mjerim që na mbizotëron si një përbindësh, cila është përgjegjësia e intelektualeve për të përmirësuar gabime që kemi trashëguar? Janë këto pyetje që kërkojnë përgjigje, përmes një debati të shtruar drejtë. Nga respektimi i sotmes, varet e ardhmja. Ndaj elitat e mirëfillta intelektuale duhet të ngritën në nivel të përgjegjësive që kanë: jo vetëm për të demaskuar segmentet e këqija, por për të ofruar rrugët dhe modelet e kundërta. Përndryshe edhe shumë kohë do të vajtojmë mjerimin tonë dhe të shtrojmë pyetjet-dilemat: cili është atdhe ynë, ai që e jetojmë çdo ditë në kaos, apo ai që na proklamohet në formë të një parajse, nga retorika demagogjike politik?

e enjte, 30 prill 2009 13


KULTURË SHQIPTARËT DHE SHQIPËRIA (1)

Nga kujtimet e mia ballkanike

Niko Niniç Përktheu Nikollë Berishaj (ribotim nga “Edinost”) Trieste1910 Komisijska zaloga J. Gorenec v Trstu Shtypshkronja “EDINOST”

Parathënie Kryengritja më e re e shqiptarëve më çoi që t’i shkruaj për “Edinost” disa kujtime të mia nga mbresat e udhëtimit tim nëpër Liqenin e Shkodrës. Pasi që këto kujtime janë pëlqyer në përgjithësi, vendosa që ta bëj ribotimin. Nëse lexuesit e pranojnë mirë këtë broshurë, do t’i botoj edhe kujtimet tjera të mia vijuese nga Ballkani. Autori Ishte pikërisht në kohën e krizës së aneksimit. Më sollën nga Podgorica me omnibus deri në Pllavnicë, në portin kryesor malazias në brigjet e Liqenit të Shkodrës. Isha duke shkuar në Shkodër, në qytetin kryesor të Shqipërisë së Veriut. Qarkullimin nëpër Liqenin e Shkodrës e mbikëqyrë një kompani lundruese italiane, e si kujdeset për të do të shohim shumë shpejt. Për farë portesh, në konceptin tonë, me mole, në të cilat vjen anija me avull, siç jemi mësuar ne, në Liqenin e Shkodrës, natyrisht se nuk mund të flasim. Veçanërisht në anën malaziase. Për shkak të cektësisë së liqenit, që shtrihet në disa mile nga bregu, punimi i portit modern me mole, në të cilin do të mund të lidheshin edhe anijet e mëdha me avull, me shpenzime aq të mëdha, nuk do të mund t’i përballonte Mali i Zi i varfër. Për këtë arsye duhet të bëhet ajo që mund të bëhet. Anijet e avullit ndalojnë disa mile nga bregu, në liqenin e hapur, e deri atje duhet lundruar me barka. Anija e avullit, me të cilën do të të udhëtoja unë, do të duhej të kishte arritur në Pllavnicë në orën 1 pas mesdite. Zyrtarët e shoqërisë së lundrimit, të gjithë peshkatarë arnautë, na ngarkuan në barka të gjithë neve që pritnim anijen e avullit, menjëherë pas orës 12 dhe lundruan me ne në liqenin e hapur. Barka me të cilën shoqëria italiane transportonte udhëtarët prej bregut deri tek anija e avullit, ishte e tipit më të thjeshtë; do të thosha nga ato që kishte mbetur nga koha paraapokaliptike. Më vjen keq që nuk mund ta përshkruaj në mënyrë të saktë atë barkë, pasi që për përshkrime të tilla nuk ndihem aspak i aftë. Lexuesi le ta parafytyrojë një lug të gdhendur vrazhdë, që mund ta hasim nëpër kullotat malore dhe në bjeshkë. Barka ishte e gdhendur ashtu siç gdhenden lugjet nëpër kullotat tona malore, por me një dallim, se në të dy skajet ishte e mprehtë. Me barkat tona mund të jetë vetëm në farefisni të largët. Liqeni i Shkodrës këtu duket krejtësisht si bërrakat tona në rrethinë të Gradezhit, vetëm flora në baltën e Shkodrës është krejtësisht e ndryshme për shkak të kushteve të ndryshme klimatike. Ishte fundi i muajit nëntor; përndryshe, këtu është nënqielli i butë, por prapëseprapë atë ditë frynte një erë e ftohtë e pakëndshme nga bjeshkët e Malit të Zi. Kjo vozitje zgjati më se një gjysmë ore. Pastaj ndaluam dhe pritëm të vijë anije e avullit. Ndërsa shikoja ambientin dhe krenohesha me barkën e punuar “artistikisht”, që i shërben shoqërisë italiane për transportin e udhëtarëve, as nuk e hetova, se kjo mbetje e respektueshme nga koha e Noetit, nuk kishte pranë skajeve të veta as banka të thjeshta. Pra, njeriu as që mund të ulet; këtu duhet të

14 e enjte, 30 prill 2009

rrij i gjunjëzuar në anije. Për turqit kjo është e lehtë. Ata i shtrijnë këmbët nën atë pjesën e trupit, në të cilën ne jemi mësuar të ulemi, dhe çështja rregullohet. Por, si t’ia bëj unë i gjori? Kur isha ndër turq, tentova në të gjitha mënyrat e mundshme, që të ulesha këmbë – turqisht. Por, edhe sikur vet Muhamedi të më premtonte se fill do të më merrte në nëntë qiejt e vet, këtë mjeshtri nuk

kundërshtova me argumente të tilla, sa që doli krejtësisht nga takti. Në veçanti u nevrikos, kur e pyeta, se si mund ta arsyetojë faktin se Italia po hapë në Shqipëri shkolla italiane për fëmijët shqiptarë?! Natyrisht se ai e arsyetonte këtë me misionin kulturor, që duhet ta kryejë Italia në Shqipëri. Në pyetjen time, se a do ta kryente Italia më mirë këtë mision kulturor, sikur për fëmijët shqiptarë të hapte shkolla shqipe, ndër-

përgjigj burri. U pa se nuk gënjeu. Dhe, kush e di, ndoshta vetë burri e kishte porositur të mbante atë rrjetë aq të hollë, që të mund të krenohej: Ja, ndonëse jam plak i thinjur, bashkëshorten e kam të re! Lëkurën në fytyrë e kishte të pastër, të lëmuar dhe të tejdukshme sikur alabastri, mirëpo vijat e fytyrës i kishte jo të rregullta: edhe përkundër rinisë së vet, dukej disi e lodhur dhe e mërzitur.

do ta përballoja. Por, mendova, le të jetë si të dojë, do të duroj këto disa minuta deri sa të vijë anija me avull. Pra, prita qetë, durueshëm, dhe me shpresë në vullnetin e zotit. Por, kur kaloi gjysmë-ora e parë, e anija me avull nuk erdhi, fillova ta humbas qetësinë; kur kaloi ora e parë e humba edhe durimin, e pasi që anija me avull nuk dukej se nuk dukej, e humba edhe shpresën në vullnetin e zotit. Ishte goxha ftohtë; era frynte, liqeni ishte jo i qetë, aq sa e përkundte barkën andej e këndej; e aq më keq, njeriu s’kishte ku të ulej. Në pozitë dhe kushte të tilla të presësh dy orë jashtë në liqenin e hapur! Kuptohet se fillova të hidhërohem dhe ta shprehi pakënaqësinë time. Bashkudhëtarët e mi filluan të qeshnin, gjoja: ne jemi mësuar me këtë! Më thanë se gjërat e tilla janë krejtësisht të zakonshme. Në fund anija me avull erdhi, por në vend se të vinte në orën një erdhi në tre e gjysmë! Kapitenit, që, kuptohet, ishte italian iu kundërshtova, duke e pyetur pse e ka itinerarin e vozitjes, nëse nuk i përmbahet! Ai më argumentonte se koha e ligë ishte fajtore për vonesën, e në fakt faji ishte aty se kishte qëndruar plot dy orë më gjatë në Vir, ku ishte argëtuar me një kapiten të një anijeje tjetër me avull të të njëjtës shoqëri! E në ndërkohë udhëtarëve iu desh të mërdhinin në liqenin e hapur! Siç shihet, kushtet janë tejet idilike atje në Liqenin e Shkodrës. Në anije udhëtonte një italian, që kishte dyqanin në Shkodër. Pasi që atëbotë ishin ngritur tensionet për shkak të aneksimit të Bosnjës dhe Hercegovinës, vet vetin kuptohet se filloi biseda për politikën. Burri pohonte se italianëve në Austri u bëhen të padrejta të mëdha. Unë i kundërshtova burrit, madje i

sa shkollat italiane t’i mbante në vend të vet, në Itali: burri, natyrisht se nuk diti t’më përgjigjej. Filloi t’i bjerë tryezës. E unë, përkundër shprehisë sime (në fakt nervozohem shumë shpejt), mbeta plotësisht i qetë dhe iu qesha italianit. Malaziasit që ishin prezentë, e që shumica e kuptonin italishten, qeshnin bashkë me mua dhe më jepnin kurajo, gjoja ata do të më ndihmojnë, sikur të vinte deri te ngatërresa! Përfundimisht, italiani iku nga salloni i klasës së II. Ndër udhëtarët ishte edhe një arnaut muhamedan nga Shkodra: me vete e kishte bashkëshorten posa të martuar, me prejardhje nga Podgorica. Mësova se kjo ishte gruaja e dytë. Me gruan e parë nuk kishte pasur fëmijë dhe për këtë arsye e kishte martuar të dytën, me shpresë se me të do të ketë fat më të mirë. Në përgjithësi, ndër muhamedanët e Ballkanit, ndonëse Kurani e lejon poligaminë, kjo është dukuri tejet e rrallë. Më së shpeshti muhamedani e merr gruan e dytë, nëse e para nuk lind, siç ishte rasti me shkodranin e përmendur. Ky burrë ishte në njëfarë shëtitjeje martesore. Ishte më se 50 vjeçar, kishte goxha qime të thinjura. Gruaja, natyrisht, ishte krejtësisht e mbuluar. Zakonisht muhamedanet janë të mbuluara ashtu që i kanë vetëm sytë e lirë, e krejt pjesa tjetër është e mbështjellë, që duket sikur në karnavalet e të lidhurave. Gruaja e cekur e kishte të mbuluar fytyrën me një rrjetë të tejdukshme, siç i bartin zonjat tek ne, nëpër të cilën mund të shiheshin mirë vijat e fytyrës. Njëri nga bashkudhëtarët – malazias – i lejoi vetes ta pyesë arnautin: A i ka kjo grua më shumë se dyzet vjet? Pasha Zotin, nuk i ka as tetëmbëdhjetë, u

Zakonisht kjo është paraqitje që shihet tek muhamedanet. Dhe është krejtësisht e natyrshme. Pasi që fytyrën kurrë nuk e prekin rrezet e diellit, lëkura mbetet plotësisht e lëmuar. Qëndrimi pas dritareve me rrjeta të dendura të haremit ndikon tejet papëlqyeshëm në shëndetin e grave, që janë të dënuara të jetojnë në ato burgje. Për këtë arsye, gratë turkesha zakonisht e kanë lëkurën e fytyrës të lëmuar si kadifeja, por përndryshe duken të lodhura, të mërzitura dhe të munduara. Për këtë arsye, atë bukurinë e thurur në këngë të bukurosheve të haremit duhet kaluar në mbretërinë e përrallave: së paku sa i përket Ballkanit dhe nocioneve, që i kemi ne në përgjithësi për bukurinë e femrave. Ishte natë e errët kur mbërrimë në Shkodër. As këtu nuk mund të flasim për ndonjë mol. Anija me avull ndaloi disa qindra metra larg bregut. Sërish na u desh të kalojmë në barka parahistorike, me të cilat na sollën deri tek vendi, ku filloi një rrëmujë e vërtetë. Ishte natë e ftohtë. Në njërën anë zyrtarët financiarë donin ta kontrollonin bagazhin, në anën tjetër policët bërtisnin për “pashusa” : mirëpo, malaziasit kanë këtu privilegj të posaçëm. Nuk u duhet tjetër, vetëm ta kenë kapelën malaziase në kokë dhe të lëvizin lirshëm nëpër tërë Shqipërinë, pa “pashus”. Mua më morën si “shvabë” armiqësor. Me financën e kreva shpejt. Më vështirë kaloi me policinë. Në terr dhe ngricë nuk munda ta gjeja menjëherë “teshkeren” (pasaportën turke), që e kisha; për këtë ua tregova pasaportën austriake. E këtë policët arnautë e njihnin si lepuri tupanin. Ma morën pasaportën dhe më thanë të vi të nesërmen për të në polici.


KULTURË LIDHJA E SHKRIMTAREVE TË KOSOVËS,DEGA NË PEJË MBAJTI NJË ORË LETRARE NË SHKOLLËN FILLORE “DACAJ”

Sofra e përbashkët poetike

Shkolla e vogël shqipe ne Dacaj të Rozhajës më zëmergjerësi ka pritur poetët nga Kosova. Për herë të parë në historinë e shkollës fillore “Dacaj” në Dacaj nxënësit u takuan me krijuesit e fjalës artistike. Për herë të para ata patën rastin që të dëgjojnë fjalën poetike nga autori . Për herë të parë pas dyzet viteve të veprimtarisë edukativo – arsimore në gjuhën shqipe u organizua një orë letrare më poetë shqiptarë. Kjo meritë i takon LSHK-Dega në Pejë,pra shkrimtarëve dhe poetëve nga Peja. Sofra e përbashkët poetike u përcoll me emocione nga të dyja palët dhe duartrokitje frenetike nga dashamirësit e fjalës së shkruar artistike e që ishin nxënësit dhe mësimdhënësit e kësaj shkolle. Ajo ishte më shumë së një takim letrar.Ishte një takim kulturor e vëllazëror.

Ali Daci Në kuadër të bashkëpunimit midis shkollës shqipe të Dacajve të Rozhajës dhe Degës së Lidhjes se Shkrimtareve të Kosovës me seli në Pejë, të merkurtën e kaluar u organizua një orë e përbashkët letrare. Skënder R. Hoxha i kryetar i degës së Lidhjes së Shkrimtarëve, të Kosovës duke përshëndetur nxënësit dhe mësimdhënësit e kësaj shkolle, tha se poezia nuk njeh kufij dhe se ora letrare do të kapërcejë ylberin e poezisë dhe ka shtuar se kjo orë letrare është përkrahur edhe nga kryetari i Komunës së Pejës, dr.Ali Berisha , dhe nga drejtori i arsimit dhe i kulturës, dr.Ilir Këlmendi, me ç’ rast përcolli edhe përshëndetjet e këtyre zyrtarëve. Në vazhdim Hoxha ka theksuar se në Dacaj kemi ardhur që të themi para nxënësve dhe mësimdhënësve fjalët tona poetike që burojnë nga zemra. Mysafirët e nderuar u priten përzemërsisht nga udhëheqja dhe mësimdhënësit e nxënësit e kësaj shkolle të vogël shqipe që ndodhet ne zemër të Malësisë së Rozhajës, e që është e vetmja në gjuhën shqipe në Komunën e Rozhajës. Fillimisht nxënësit e kësaj shkolle Ardian Daci dhe Emrah Lajçi para poeteve pejanë lexuan krijimet e veta poetike dhe me pastaj fjalët artistike i lexuan anëtaret e LSHK-së - Dega në Pejë Skënder R. Hoxha, Sali

Beqiraj, Sefedin Përgjegjaj, Hasan Gjonbalaj, Besianë Gashi, Agim Desku , Artë Vokshi e Besim Përjuci. Kësaj sofre poetike që në radhë të parë pati karakter letrar dhe artistik por edhe vëllazëror iu bashkëngjit edhe shkrimtari dhe publicisti i mirënjohur nga Malësia, Mr. Anton Gojçaj si dhe shkrimtari i njohur boshnjak Safet Adroviq - Verbiçki nga Rozhaja e Muratka Nurkoviq mësimdhënëse pranë kësaj shkolle. Duke shpreh fjalë miradije për mikpritjen vëllazërore poeti e publicisti i njohur

Sali Beqiraj në fjalën e vet tha se sot ndodhem në vendin tim të lirisë, vend ky që para dhjetë viteve përjetova lirinë të cilën ma kishte grabitur pushtuesi. Të gjithë krijuesit nga Kosova dhe Malësia e Rozhajës bibliotekës së kësaj shkolle i dhuruan nga disa ekzemplarë të veprave me krijime të tyre artistike, duke shtuar titujt e veprave shqipe në bibliotekën e varfër të kësaj

Fjalët artistike i lexuan anëtaret e LSHK-së - Dega në Pejë Skënder R. Hoxha, Sali Beqiraj, Sefedin Përgjegjaj, Hasan Gjonbalaj, Besianë Gashi, Agim Desku , Artë Vokshi e Besim Përjuci. Kësaj sofre poetike që në radhë të parë pati karakter letrar dhe artistik por edhe vëllazëror iu bashkëngjit edhe shkrimtari dhe publicisti i mirënjohur nga Malësia, Mr. Anton Gojçaj si dhe shkrimtari i njohur boshnjak Safet Adroviq - Verbiçki nga Rozhaja e Muratka Nurkoviq mësimdhënëse pranë kësaj shkolle.

shkolle. Po ashtu nga Malësia publicisti Fran Camaj kësaj shkolle i kishte dhuruar disa tituj të krijimtarisë së vet letrare. Nga ky takim letrar e vëllazëror doli propozimi i cili edhe u miratua nga të pranishmit së në të ardhmen, pra për çdo vit këto takime letrare të mbahen me 18 prill, datë kjo që shënon vrasjen e 21 refugjateve kosovarë në Husaj, në mesin e të cilëve

fatin tragjik e pësuan edhe dy nxënës të shkollës fillore Labinot Kastrati e Sokol Lajçi. Pra takimi letrar merr karakter tradicional. Të gjitha punimet dhe pjesët foljore të këtij takimi letrar u përcollën nga RTMZ –Redaksia në gjuhën shqipe.

e enjte, 30 prill 2009 15


KULTURË NË ULQIN PËRUROHEN

“Kujtimet” e ish-presidentit Alfred Moisiut Toçi, me korrektësi na rrëfen ngjarje dhe fakte të rëndëshme që nuk janë përmendur e nuk janë njohur kurrë në historinë e Shqipërisë, që kanë të bëjnë me jetën politke, kulturore dhe ushtarake në kohën e regjimit të mbretit Zog, me periudhën e zaptimit të Shqipërisë nga ana e italianëve dhe gjermanëvë, me LNÇ në Shqipëri dhe ngjarje të mëtejshme deri në kohën sa z. Moisiu ishte president i Shqipërisë. Sipas Toçit vëllimi i dytë i “ Kujtimeve” të z. Moisiu pritet të dalë në fund të majit ose në fillim të prillit, kurse në qershor parashihet të botohet vëllimi i tretë i këtij libri. Me shumë vëmendje e interesim të madh nga të pranishmit u përcoll edhe vetë autori ilibrit , Alfred Moisiu, i cili për të pranishmit gati një orë shkëputi pjesë interesante nga libri i tij dhe iu përgjigj pyetjeve të të interesuarve.

“Autori në këtë libër ka trajtuar gjenezën, prejardhjen, jetën dhe të fshehtat e një prej familjeve më të njohura shqiptare, asaj të Moisive, të rrëfyera nga një prej pinjollëve më të njohur të saj, ka treguar marrëdhëniet e tij me të atin, Spiro Moisiun, majorin e Ahmet Zogut dhe komandatin e parë të Ushtrisë Nacionalçlirimtare, kujtimet e tij fëmijërore për marrëdhëniet e të atit me Enver Hoxhën, Mehmet Shehun dhe drejtuesit e tjerë komunistë, si dhe ka rrëfyer me korrektësi dhe mbi bazën e dokumentave ngjarje dhe fakte të rëndësishme që nuk janë përmendur e nuk janë njohur kurrë në historinë e Shqipërisë, tha drejtori i SHB “ Toena”, Fatmir Toçi.

Gjekë Gjonaj Në organizim të Komunës së Ulqinit dhe Institutit të librit dhe promocionit “Toena” nga Tirana, të dielën në Galerinë e Arteve në Pallatin e Kulturës në Ulqin u promovua vëllimi i parë i librit “ Në gjurmë të kujtimeve, 1929-1958 “ i Alfred Moisiut, ish-president i Republikës së Shqipërisë. Në prani të një numri të konsiderueshëm të adhuruesve të fjalës së shkruar fillimisht foli kryetari i Komunës së Ulqnit, z. Gëzim Hajdinaga, pastaj drejtori i Institutit të librit dhe i Shtëpisë Botuese Toena, z. Fatmi Toçi, dhe së fundmi protaqonisti i kësaj mbrëmjeje. Z. Moisiu. Numri një i Ulqinit, z. Hajdinaga, në fjalën e tij të rastit u shpreh se Ulqini nuk është zgjedhur rastësisht për këtë prezantim dhe shtoi se presidenti Mosiu në këtë qytet ka patur takime të rëndësishme me kreun shtetëtor të Malit të Zi, ku bashkërisht jemi angazhuar në përmirësimin e marrëdhënieve në mes të Malit të Zi dhe Shqipërisë, të cilat aktualisht janë shembull në këtë pjesë të Ballkanit. Hajdinaga vlerësoi se botimi i këtij libri është një kontribut me vlerë i një patrioti, intelektuali, burri të shquar , ish-presidentit zotëri, Alfreed Mosisiu. Drejtori i Institutit të librit dhe i Shtëpisë Botuese “ Toena” , z. Fatmir Toçi, në rolin e botuesit theksoi se ky libër është një korpus kujtimesh në tre vëllime të shtrira në tre epoka të ndryshme, si dhe gjatë luftës së Dytë Botërore. “ Autori në vëllimin e parë, që përfshin periudhën 1929-1958, për herë të parë ka trajtuar gjenezën, prejardhjen, jetën dhe të fshehtat e një prej familjeve më të njohura shqiptare, asaj të Moisive, të rrëfyera nga një prej pinjollëve më të njohur të saj, ka treguar marrëdhëniet e tij me të atin, Spiro Moisiun, majorin e Ahmet Zogut dhe komandatin e parë të Ushtrisë Nacionalçlirimtare, si dhe kujtimet e tij fëmijënore për marrëdhëniet e të atit me Enver Hoxhën, Mehmet Shehun dhe drejtuesit e tjerë komunistë”, tha Toçi, duke shtuar se të gjitha këto shkrime e kujtime janë trajtuar mbi bazën e dokumentave . Z. Moisiu në këtë libër, shtoi

16 e enjte, 30 prill 2009

“Nisur nga koha që kam përjetuar, nga mosha që kam, më ka takuar jo vetëm të jetoj por edhe të mbaj mend disa periudha shumë intersante të Shqipërisë, kohën e mbretit Zog, kohën e pushtimit fashist, kohën e luftrave Nacionalçlirimtare, kohën e mbasçlirimit dhe kohën kur unë kam qenë në krye të shtetit shqiptar, e cila ka qenë një periudhë shumë intensive, jo vetëm sa i përket volumit të punës por edhe sa i përket evenimenteve të rëndësishme që ka kaluar jo vetëm Shqipëria , por kombi shqiptar në përgjithësi. Dhe mund të them se shekulli XXI mund të quhet pa frikë shekuli i shqiptarëve, pasi ata identifikohen si një komb jo thjesht që ka një emër, një gjuhë dhe një histori por për rëndësisnë e tyre që kanë si faktor shumë i rëndësishëm në jetën dhe sigurinë e paqes në rajonin e Ballkanit”, tha Moisiu. Ai nënvizoi se të gjitha ngjarjet në “ Kujtimet” e tij i ka përshkruar ashtu siç kanë qenë, si i ka njohur, siç i ka dëgjuar, siç i ka parë dhe u ka thënë historianëve të Shqipërisë se e kanë të vështirë ta shkruajnë historinë e Shqipërisë, sepse vërtet janë të politizuar në kuptimin e keq të fjalës. “ Secili nga historianët shqiptarë aktualisht përfaqësojnë një forcë politike dhe përpiqet që ta shkruajë historinë sipas interesave të forcës politke që ata përfaqësojnë.Por ata që të vijnë pas këtyre historianëve do të jenë në gjendje që vërtetë ta shkruajnë historinë e Shqipërisë”, vlerësoi Moisiu.

“Nisur nga koha që kam përjetuar, nga mosha që kam, më ka takuar jo vetëm të jetoj por edhe të mbaj mend disa periudha shumë intersante të Shqipërisë, kohën e mbretit Zog, kohën e pushtimit fashist, kohën e luftrave Nacionalçlirimtare, kohën e mbasçlirimit dhe kohën kur unë kam qenë në krye të shtetit shqiptar, e cila ka qenë një periudhë shumë intensive, jo vetëm sa i përket volumit të punës por edhe sa i përket evenimenteve të rëndësishme që ka kaluar jo vetëm Shqipëria , por kombi shqiptar në përgjithësi. Dhe mund të them se shekulli XXI mund të quhet pa frikë shekuli i shqiptarëve, pasi ata identifikohen si një komb jo thjesht që ka një emër, një gjuhë dhe një histori por për rëndësisnë e tyre që kanë si faktor shumë i rëndësishëm në jetën dhe sigurinë e paqes në rajonin e Ballkanit”, tha Moisiu.


FEJTONI ULQINI NË VITET E LIDHJES SHQIPTARE TË PRIZRENIT 1878-1881 (19)

Mali i Zi refuzon propozimin alternativ të Portës së Lartë Kur situata bëhej më e komplikuar, i ngarkuari me punë nga Mali i Zi në Stamboll telegrafon se Porta e Lartë e kishte refuzuar propozimin alternativ për dorëzimin e Ulqinit dhe propozonte që Mali i Zi duhej të merrej vesh drejtpërdrejt me Portën. Porta e Lartë orvatej ta bindte Malin e Zi që ta pranonte Protokollin e 18 prillit 1880, sepse për të ishte më lehtë ta përdorte dhunën kundër shqiptarëve të Hotit dhe Grudës sesa të Ulqinit me rrethinat e tij.

Mr. Riza Rexha Autoritetet malazeze ishin të preokupuara dhe të frikësuara edhe për situatën e dy fshatrave, të Mërkotit dhe Mikuliqit. Banorët e këtyre dy fshatrave, theksonte konsulli Depollo, për nga origjina, besimi, gjuha dhe zakonet mund të bashkohen me Shqipërinë fqinje dhe nuk kanë asgjë të përbashkët me popullsinë sllave fqinje. Simpatia e madhe e tyre drejtohet nga Lidhja Shqiptare, drejt së cilës janë drejtuar mendjet e tyre dhe shikimi i tyre që nga çasti i parë i lëvizjes së tashme; për qeverinë malazeze që sundon mbi ta, ata ushqejnë një urrejtje të madhe. Ata mund të jepnin një kontigjent prej afro 1 400 luftëtarësh që do t’i bashkoheshin Lidhjes Shqiptare. Duke marrë parasysh të gjitha rrethanat, kishte arsye të bazuara për t’ua pasur frikën banorëve të këtyre dy fshatrave me rastin e ndonjë rreziku, sepse ato mund të bashkoheshin me grupet e armatosura të Lidhjes Shqiptare. Vojvoda Zh. Petroviqi, duke dashur t’i bënte për veti, i ftoi në një darkë krerët e këtyre fshatrave dhe disa nga njerëzit më me influencë të myslimanëve të Tivarit dhe me fjalë të zgjedhura tentonte t’i afronte. Megjithatë, edhe pas bisedës që u zhvillua me këtë rast, punët përsëri nuk u zhvilluan në favor të Malit të Zi. Gjithë popullsia e këtyre fshatrave ëndërronte

për çastin e volitshëm që të çlirohej nga sundimi i tanishëm dhe të ndante fatin me Shqipërinë fqinje. Lordi Granvil njoftonte se kishte marrë vesh se Porta po i tërhiqte forcat e rregullta nga krahina e Ulqinit dhe në vend të tyre po mblidhte vullnetarë shqiptarë. Sipas tij, princi i Malit të Zi do të kishte qenë në gjendje ta merrte krahinën e Ulqinit, por këtë akt ai do ta kryente më me sukses me ndihmën detare të AustroHungarisë dhe Anglisë dhe eventualisht edhe të ndonjë fuqie tjetër. Paramendohej që një veprimtari e tillë nuk do të paraqiste rrezik për Stambollin; përkundrazi Porta do të shihte që kjo çështje po zgjidhej. Mendohej se me shqiptarët do të bëhej ndonjë tratativë. Lordi Granvil mendonte se edhe paraqitja e disa barkave luftarake me marinarë në Bunë ose edhe në liqenin e Shkodrës do të ishte një hap i dobishëm si kundër Lidhjes Shqiptare, ashtu edhe kundër rezistencës turke. Me këtë propozim u pajtua edhe përfaqësuesi austrohungarez, konti Karoli. Lidhja Shqiptare e përcillte situatën dhe nuk lejonte kurrfarë ndërhyrje të forcave malazeze dhe në vend të garnizonit turk, që qe larguar nga Ulqini dhe kishte shkuar në Shkodër, dërgoi një aradhë të armatosur vullnetarësh prej 600 vetësh. Gjithashtu, lajmet e datës 5 korrik 1880 njoftonin se përpjekjeve të Malit të Zi për

ta marrë Ulqinin Lidhja Shqiptare do t’i përgjigjej me 20 000 ushtarë të armatosur nga Shqipëria e Mesme. Ministria e Punëve të Jashtme e Anglisë ishte e bindur se udhëheqësit shqiptarë nuk do të ndërmerrnin asnjë aksion të shpejtuar kundër Malit të Zi, në qoftë se malazezët nuk do t’i sulmonin territoret shqiptare. Ndërkohë, kur situata bëhej më e komplikuar, i ngarkuari me punë nga Mali i Zi në Stamboll telegrafon se Porta e Lartë e kishte refuzuar propozimin alternativ për dorëzimin e Ulqinit dhe propozonte që Mali i Zi duhej të merrej vesh drejtpërdrejt me Portën. Porta e Lartë orvatej ta bindte Malin e Zi që ta pranonte

Protokollin e 18 prillit 1880, sepse për të ishte më lehtë ta përdorte dhunën kundër shqiptarëve të Hotit dhe Grudës sesa të Ulqinit me rrethinat e tij. Këtij propozimi princ Nikolla iu përgjigj se nuk mund të hynte në tratativë me Portën, sepse dyshonte se mos ishte edhe kjo një lojë e Stambollit për të fituar në kohë. Prastaj, princ Nikolla mendonte se kjo çështje është në dorën e Fuqive të Mëdha, vendimeve të të cilave Mali i Zi do t’u nënshtrohej krejtësisht. Mirëpo, sipas konsullit Sen Kanten, Porta këtë radhë me të vërtetë synonte ta zgjidhte problemin e kufirit turko-malazez, sepse donte t’i përqendronte forcat e saj në kufirin turko-grek.

HISTORIA E SHQIPËRISË NË FOKUSIN E STUDIUESVE TË HUAJ (2)

Shqipëria në Luftën e Parë Botërore Dashnor Kaloçi Në gjashtë kapitujt që përbëjnë këtë album të ilustruar, të cilat janë përgatitur nën kujdesin e Mariano Rosit, kryesisht jepet një pasqyrë e ngjarjeve ku u ndodh Shqipëria në Luftën e Parë Botërore dhe rolin që ajo luajti, duke qenë si pjesë përbërëse e skakierës ku u zhvillua ajo luftë. Kapitullin e parë të albumit, autori Buçiolli e ka filluar me një thënie të shkrimtarit të njohur Ismail Kadare, e cila është marrë nga libri i tij “Daullet e Shiut”, ku thuhet “Mendoj që Allahu duhet të ketë qenë shumë i zemëruar kur krijoi atë vend”. Më pas, në atë kapitull në mes të tjerash jepen disa të dhëna mbi origjinën e shqiptarëve. Lidhur me këtë, në mes tjerash, autori Buçioli ka shkruar: “Shqiptarët quhen me këtë emër në shtëpinë e tyre” dhe më pas ai i bën një jehonë luftërave të Heroit Kombëtar, Gjergj Kastrioti Skënderbeu, duke thënë se ai luftoi për 24 vjet në krye të shqiptarëve, kundër 200 mijë trupave turke të të njëjtit sulltan. Në kapitullin e dytë të albumit, autori ndalet gjerësisht duke dhënë informacione të bollshme mbi Kongresin e Berlinit dhe luftërat ballkanike e marrëveshjet që u bënë në atë kohë në mes Rusisë, Turqisë, Austrisë dhe shteteve të tjera europiane. Duke paraqitur rrjedhojat që erdhën pas Kongresit të Berlinit, autori shprehet se Shqipëria mbeti një provincë turke, jo pa e vuajtur copëtimin e saj territorial në Favor të Serbisë, Malit të Zi dhe Greqisë, e cila mori apo aneksoi një pjesë të Epirit, që ishte territor autokton shqiptar. Po aty, autori ndalet në Lidhjen e Prizrenit, e cila u mbajt në vitin 1878, duke thënë: “Aty u vendos për të mbrojtur me armë interitetin

tokësor të dhunuar në Berlin dhe pas këtij vendimi, kryengritësit shqiptarë zëvendësuan forcat otomane, që u tërhoqën nga territoret e nënshtruara. Kundër vullnetarëve shqiptarë të Veriut, Turqia dërgoi 30 mijë trupa që të thyenin Lidhjen e Prizrenit dhe pas kësaj ekspedite, krerët e Lidhjes u vranë apo u internuan dhe princi më me peshë e ndikim të madh te shqiptarët Preng Bibë Doda, u morr peng”. Pas kësaj analize, autori i bën një pasqyrim ngjarjeve të mëvonshme, duke u shprehur: “Pas pesë vjetësh nga Lidhja Shqiptare e Prizrenit, fiset e Hotit, Kastratit e Shkrelit, u mblodhën në një Lidhje të re, me qëllim për të rivendikuar territoret shqiptare që iu dorëzuan Malit të Zi. Manifestimet nacionaliste shqiptare u zhvilluan edhe në sfondin e luftës ruso-turke të vitit 1897 dhe të revolucionit të xhonturqve të 1908-ës. Për fat të mirë të shqiptarëve, pjesëtimi apo copëtimi i territoreve të tyre binte ndesh me interesat e Austro-Hungarisë, që të dyja të vendosura për zgjidhjen e pavarësisë së Shqipërisë, kundër planeve aneksioniste të vendeve fqinje, të cilat për një kohë të gjatë kishin ushtruar ndikimin e tyre në këtë vend. Italia, nëpërmjet shkëmbimeve tregtare dhe Austro-Hungaria, duke mbështetur me financime të mëdha praninë e kishës katolike, veçanarisht në provincat e Veriut të Shqipërisë”. Më pas, në atë kapitull flitet për fillimin e luftërave ballkanike dhe synimet e fqinjëve si Greqi, Mal i Zi, Serbi e Bullgari, si dhe qëndrimet që mbajnë asokohe shtetet e ndryshme të Ballkanit. Po ashtu, aty jepet një pasqyrë e ngjarjeve, në të cilat u ndodh Shqipëria pas shpalljes së pavarësisë dhe ardhjes së Princ Vidit, si dhe zhvillimet politike që ndodhën gjatë asaj kohe.

e enjte, 30 prill 2009 17


FJALEKRYQI

DASHI

DEMI

BINJAKËT

GAFORRJA

LUANI

VIRGJËRESHA

PESHORJA

AKREPI

SHIGJETARI

BRICJAPI

UJORI

PESHQIT DASHI - Keni nje engjull qe ju ruan ne krahe kete jave . Kjo mund te jete dikush qe flet cdo here mire per ju ose person I cili do te ju njoftoje me dike tjeter I cili do te mund te ju ndihmoje . Ndegjoni intuiten tuaj dhe verjani veshin enderrave tuaja. Cfare do qe te beni ne jeten tuaj publike do te kete efekt pozitiv. DEMI - Ana e juaj artistike dhe kreative tani po vie ne pah dhe ju sjell ide te shkelqyera per pune . Ju jeni duke e zbukuruar perditshmerine e shume njerezve perreth jush. Ju keni nje intuite te forte per njerezit, per desajn dhe ritem. BINJAKËT - Ç’fare thuani dhe mendoni ka nje domethe nie te madhe pe r rrethin tuaj jashte shte pise . Ndoshta keni ide te pazakonshme qe mund ti shokojne disa njere z, mire po ju nuk brengoseni. Edhe poqe se te tjere nuk dakordohen, ju nuk jeni ne disponim te heshtni. Kjo e shte nje jave e shke lqyer pe r nje udhe tim pak sa me te gjate.

maredhenien tuaj me partnerin, si para ose me teper sensualitet. Jeni te interesuar ne nje aritje unike te vecante , ne me nyre qe secili te jete I lire te beje cfardo qe ka de shire vet dhe ne te njejten kohe te jeni se bashku. Faktore me te rendesishem per ju jane : mendimi dhe ndarja e ideve.

jave . Ndoshta do te jeni te pranishem ne aktivitete te lidhura me tehnike , sic eshte per shembull mesimi I menaxhmentit, kompjutoreve. Gjuha e fjaloreve te specializuar do te jete fokusimi juaj per kete jave . Te favorizuara gjithashtu jane edhe jeta sociale dhe ajo romantike.

VIRGJËRESHA - Udheheqe si I juaj, Merkuri, eshte duke shkelur ne shtepine tuaj te 7, shtepi kjo e “tjereve” deri me daten 3 Mars. Ndryshimet e personave qe I keni te rendesishem ne jete do te kene shume ndikim ne ju dhe ne reagimet e juaja. Ne periudhen vijuese, shumica e aktiviteteve tuaja do te kene te bejne me aferat e shokeve, shoqeve ose te dashures/it tuaj.

BRICJAPI - Jeni duke shkelur drejt nje niveli te ri te jetes, nivel ne te cilin shume here do te ndjeheni dhe cdo gje do te ju duket e cuditshme. eshte mire t’a perdorni mencurine tuaj dhe te ndjeni kete periudhe me 6 shqisat qe I posedoni. Kjo do te jete si nje hyrje ne nje keshtjelle te rrezikshme. Aty do te kete edhe perbindesha te cilet do te duhet ti largoni, mirepo do te kete edhe shpetimtare te cilet do te ju ndihmojne gjate rruges suaj.

PESHORJA - Kete jave do te keni permiresime ne lemine e dashurise dhe ne pergjithesi kreativitetit tuaj. Ju do te kenaqeni ne dezejnet, ngjyrat, dhe ritmin. Miqte tuaj se shpejti do tu ofrojne kurajo dhe aktivitete ne te cilat do te kenaqeni. Gjate fundit te javes do te keni nje eksperience te quditshme me femije ose me te dashuren/in.

GAFORRE - Zemra juaj dhe truri jane duke u brengosur vetem per nje gje dhe ate per dicka qe ka te beje me edukimin, shkollimin tuaj, gjyqesine , udhe timin, ose per cfardo qe ju besoni se eshte e “drejte ” per ju." Lereni qe punet vete te qarkullojjne . Ne nderkohe , dita e juaj ne pune po permiresohet dhe ju dita dites po beheni person me I organizuar keshtu qe tani mund te beni shume per nje kohe me te shkurter. Ndoshta do te ju dhurojne ndonje dhurate te vogel.

AKREPI - Kjo eshte nje periudhe shume e mire qe ti sqaroni mire punet me partnerin ose me femijet. Keni opcione te definuara, mirepo ju gjithashtu jeni duke hulumtuar per kompromise dhe solucione ku ju do te dilni fitues . Udhetimi dhe/ose mesimi do te jene te pranishme kete jave . Mendja juaj eshte e shpejte dhe e kthjellet.

LUANI - Jeni duke kerkuar me teper shtypje dhe dinamike ne

SHIGJETARI - Udhetimi dhe komunikimi figurojne forte kete

18 e enjte, 30 prill 2009

UJORI-Kjo eshte nje jave e mire per te udhetuar, e posacerisht nese shkoni dikund ku ka edhe uje . Jeta shoqerore dhe romansa do te jene te pranishme me nje mase te madhe. Ju keni ardhur me nje faze ku duhet ta ndryshoni karieren ose punen tuaj. Juve ju nevojitet dicka e fresket qe te ju mbaje te fokusuar. PESHQIT - Merkuri eshte duke udhetuar shpejte ne shenjen tuaj mes 16 shkurtit e deri me 3 Mars. Gjate kesaj periudhe do te keni permiresime ne komunikim dhe ne udhetime te shkurtera qofshin ato me pune ose personale. Truri do te ju punoje shpejte ndersa sjelljen do ta keni pak sa me agresive. Jeni te zhytur ne idea edhe perderisa ecni duhet ti shkruani per te mos i haruar.


SPORT KLUBI I KARATESË “ULQINI” ZURI VENDIN E PARË NË RENDITJEN E PËRGJITHSHME NË TURNEUN INTERNACIONAL TË KARATESË “SEIKEN 2009”

Blerta Tahiri dhe Dardan Ceka më të mirët e Turneut

Klubi i Karatesë “Ulqini” arriti sukses të shkëlqyeshëm, duke marrë të tre titujt më të lartë të garës.

lartë të garës. “Ulqini” zuri vendin e parë në renditjen e përgjithshme duke u shpallur klubi më i mirë i turneut, ndërsa dy garuesit e këtij

renditjen e përgjithshme. Vendi i dytë i takoi KK “Ris” nga Plevla, i cili fitoi 154 pikë, ndërsa në vendin e tretë u rendit KK “Onogosht” i

medaljeve, këta garues u kurorëzuan edhe me medalje të tjera. Me nga disa medalje të argjendta dhe të bronz-

“Ulqini” zuri vendin e parë në renditjen e përgjithshme duke u shpallur klubi më i mirë i turneut, ndërsa dy garuesit e këtij klubi, Blerta Tahiri dhe Dardan Ceka, u shpallën garuesit më të mirë të turneut. Blerta Tahiri u kurorëzua me tri medalje të arta dhe dy të argjendta, kurse Dardan Ceka u kurorëzua me pesë medalje të arta.

klubi Blerta Tahiri dhe Dardan Ceka, u shpallën garuesit më të mirë të Turneut. Blerta Tahiri u kurorëzua me tri medalje të arta dhe dy të argjendta, kurse Dardan Ceka u kurorëzua me pesë medalje të arta. Garuesit e KK “Ulqini” arritën të fitojnë plot 114 medalje: 43 medalje të arta, 37 të argjendta, 34 të bronzta dhe 3 kupa - për vendin e parë në renditjen e përgjithshme dhe për garuesin dhe garuesen më të mirë. Në këtë turne, në të cilin morën pjesë 22 klube me mbi 500 garues, KK “Ulqini” u paraqit me 65 garues duke i përfshirë të gjitha gjeneratat. KK “Ulqini” ishte dukshëm më i suksesshëm se klubet e tjera pjesëmarrëse. Ai arriti të fitojë 266 pikë dhe me këtë i takoi vendi i parë në

Nikshiqit, i cili grumbulloi 138 pikë. Nga KK “Ulqini” me medalje të arta u shpërblyen këta garues: Dardan Ceka – pesë medalje të arta, Viktor Curoviq - katër medalje të arta. Me nga tri medalje të arta u kurorëzuan Blerta Tahiri, Seida Suma dhe Radica Dashiq, me nga dy medalje të arta Dorian Veliq, Mehmet Gjeka, Liridon Elezi dhe Lumdita Paleviq, ndërsa nga një medalje të artë fituan Petar Barlloviq, Ronald Jacoviq, Gabriel Bytyçi, Diellëza Rama, Jehona Musliq, Albion Duraku, Gentian Kaleziq, Ensar Marshiq, Katarina Marnikoviq, Xheneta Gjeka, Jeton Luka, Lulzim Suma, Angjella Marnikoviq, Ramazan Gjeka, Gentiana Kuqi, Petar Maroviq dhe Blerim Sukaliq. Përveç këtyre

ta u kurorëzuan Aleksandar Jevriq, Adnan Kuqi, David Simoni, Bledar Seferi, Enis Rexha, Blendar Kabashi, Ardit Boleviq, Mark Daboviq, Ibrahim Zogaj, Shpëtim Gjeka, Izabela Ivanoviq, Andrea Llukiq, Nderim Cuca, Admir Luka, Edmond Aliq, Granit Rexha, Diamant Rexha, Gabriella Junkoviq, Arbenita Çobi, Nermin Suma, Enis Shaba, Teufik Shurdha, Darko Dashiq, Adnan Kurmemi, Ardit Gjeka, Pavle Pecoviq, Xhemale Elezi, Antigona Rama, Ilir Muja, Liridon Tula, Dragolub Dashiq, Sandro Pecoviq dhe Blerim Veliq.

Të dielën në Podgoricë u mbajt Turneu i 2-të Internacional i Karatesë “Seiken 2009”, në të cilin Klubi i Karatesë “Ulqini” arriti sukses të shkëlqyeshëm, duke marrë të tre titujt më të

(Kohapress)

KK “CHAMPION” FITOI 36 MEDALJE NË TURNEUN INTERNACIONAL TË KARATESË “SEIKEN 2009”

Sukses i grupmoshave të reja

Edhe pse KK “Champion” mori pjesë në këtë garë vetëm me garues të grupmoshave të reja, ai arriti të renditet në vendin e pestë në renditjen e përgjithshme. Trajnerët e KK “Champion”, Lekë Markiqi dhe Nail Kurtoviqi thonë se pjesëmarrja në këtë garë me grupmoshat e reja ishte një tjetër sukses për ta.

Në Turneun Internacional "Seiken Cup" që u mbajt të dielën në Podgoricë, Klubi i Karatesë “Champion” mori pjesë me 28 garues të cilët fituan 36 medalje, prej të cilave gjashtë të arta, 11 të argjendta dhe 19 të bronzta. Në turne morën pjesë rreth 500 garues nga 30 klube. Edhe pse KK “Champion” mori pjesë në këtë garë vetëm me garues të grupmoshave të reja, ai arriti të renditet në vendin e pestë në renditjen e përgjithshme. Medaljet për KK “Champion” i fituan: Eliza

Markiq – një medalje të artë dhe një të argjendtë, Martina Peciq një medalje të artë dhe një të bronztë, Aksa Hajdinaga, Milica Bundallo, Fjolla Dervishi dhe Ajla Murati nga një medalje të artë. Adonis Markashi u kurorëzua me tri medalje të argjendta dhe një të bronztë, Admir Sella, Ivana Rangjelloviq, Eldin Murati dhe Shaban Murati nga një medalje të argjendtë dhe një të bronztë, kurse Almedina Rexha një medalje të argjendtë. Nga dy medalje të bronzta fituan Goran Kilibarda, Lejla Sulejmani dhe Jehona Koleni, kurse nga një medalje të bronztë Ermir Kurtoviq, Ardit Murati, Elvir Lika, Elvis Lika, Admir Koleni dhe Elvir Deljanin. Garuesi i KK “Champion”, Nexhad Çobiq fitoi dy medalje të argjendta dhe një medalje të bronztë. Në luftra ekipore ai mori pjesë me ekipin e Shqipërisë ku u kurorëzua me medalje të argjendtë. Trajnerët e KK “Champion”, Lekë Markiqi

dhe Nail Kurtoviqi thonë se pjesëmarrja në këtë garë me grupmoshat e reja ishte një tjetër sukses për ta. Ata falënderojnë restorantin "Antique", ndërmarrjen “Butrint" si dhe sponsorin e

përgjithshëm "Banka e Parë e Malit të Zi” për ndihmën e dhënë për të marrë pjesë në këtë garë.

(Kohapress)

e enjte, 30 prill 2009 19


MARKETING


Turn static files into dynamic content formats.

Create a flipbook
Issuu converts static files into: digital portfolios, online yearbooks, online catalogs, digital photo albums and more. Sign up and create your flipbook.