Përsiatje për motivin e luftës
Bora Kokëdhima
Arijeta Zati kampione e dyfishtë
Podgoricë e enjte, 7 maj 2009 Viti VII Numër 368 Çmimi 0,50 ISSN 1800-5969
gJurMEt E së kaLuarEs së LasHtë
Varrezat “latine” në Bishevë afër Rozhajës Ekspozita “BEsa: kodi i NdErit” Në strasBurg
Shqiptarët që shpëtuan hebrenj
NGJARJET JAVORE LiNdJa E MEsME
SHBA i kërkon Izraelit të mbështesë zgjidhjen me dy shtete
Themelues: Kuvendi i Republikës së Malit të Zi Gazetë javore për aktualitete, shkencë dhe kulturë Numri i parë doli më 21 shkurt 2002. Botues: SHAGBG ’’Pobjeda’’ Kryetari i Bordit të drejtorëve Radoica Luburiq Redaktor përgjegjës: Ali Salaj Gazeta redaktohet nga kolegjiumi: Fran Gjokaj, Ismet Kallaba (aktualitete, sport), Fahrudin Gjokaj (grafikë), Vijoleta Berishaj (sekretare teknike), Bisera Beqaj (marketing) Adresa: Bulevar revolucije 5 Podgoricë Telefonat: 081-247-799, 247-734 Fax: 247-674 E-mail: kohajavore@cg.yu www.kohajavore.cg.yu Dorëshkrimet dhe fotografitë nuk kthehen
2 e enjte, 7 maj 2009
Presidenti amerikan Barak Obama u takua dje me presidentin izraelit Shimon Peres, ndërsa nënpresidenti amerikan Xho Bajden i kërkoi Izraelit që të mbështesë një zgjidhje me dy shtete për konfliktin izraelito-palestinez.
palestinez krah për krah. “Zoti Netanjahu tha se do t’i respektojë angazhimet e qeverisë së mëparshme. Qeveria e mëparshme e kishte pranuar planin e paqes”. Zoti Netanjahu nuk e ka mbështetur zyrtarisht
Pasi u takua me Presidentin Obama në Shtëpinë e Bardhë, zoti Peres tha se qeveria e kryeministrit izraelit Benjamin Netanjahu do të respektojë planin e paqes për Lindjen e Mesme. Ky plan parashikon dy shtete, atë izraelit dhe atë
propozimin për të krijuar një shtet palestinez. Zgjidhja me dy shtete ka qenë në qendër të përpjekjeve amerikane për të ndërmjetësuar paqen mes Izraelit dhe palestinezëve për afro një dekadë. Po dje, nënpresidenti amerikan Xho Bajden foli
në konferencën e përvitshme të Komitetit Amerikano-Izraelit për Çështje Publike, AIPAC. Ai tha se një zgjidhje me dy shtete do të ishte një pjesë e nevojshme e çdo paqeje të negociuar në rajon. “Presidenti është i angazhuar fuqimisht dhe personalisht për të realizuar atë që të gjithë mendojnë se është e nevojshme: Një zgjidhje me dy shtete, me një Izrael të sigurt që të jetojë në paqe dhe siguri me një shtet palestinez të pavarur dhe funksional”. Zoti Bajden tha se zgjidhja me dy shtete është gjithashtu e nevojshme për të garantuar mbijetesën e Izraelit si një shtet hebraik demokratik. “Kjo është zgjidhja për të cilën Izraelin dhe palestinezët u angazhuan mbi planin e paqes dhe e rikonfirmuan në Anapolis. Kjo është e realizueshme”. Zoti Bajden i kërkoi Izraelit që t’u lejojë palestinezëve lirinë e lëvizjes dhe të ndalojnë ndërtimin e vendbanimeve të reja hebraike. Ai tha se siguria e Izraelit nuk është e negociueshme dhe u bëri thirrje shteteve arabe që të ndërmarrin hapa të dukshëm drejt Izraelit.
(VOA)
NGJARJET JAVORE prEsidENti i MaLit të zi, FiLip VuJaNoViQ zHViLLoi të MartëN koNsuLtiME ME partitë dHE Listat sHQiptarE Që përFaQësoHEN Në parLaMENtiN E MaLit të zi rrEtH MaNdatorit të QEVErisë së rE
Shqiptarët të interesuar për të marrë pjesë në Qeveri vetëdijshme se do të ishte e mirë prania më e madhe e shqiptarëve në të dhe që, ndoshta, t’iu takonte njëri prej posteve të nënkryetarit”, ka thënë kryetari i UDSH-së, Ferhat Dinosha. Ai ka theksuar se Mali i Zi ndodhet në procesin e integrimeve evropiane dhe evroatlantike dhe se “një shqiptar pragmatik, që i njeh këto rrjedha, do të ishte me dobi të madhe”. Sipas tij, UDSH pret që edhe në Qeverinë e re t’i takojë posti i ministrit për Mbrojtjen e
Podgoricë – Partitë dhe listat shqiptare që përfaqësohen në Parlamentin e Malit të Zi, me përjashtim të Listës Shqiptare, kanë treguar gatishmëri për të qenë pjesë e Qeverisë së re të Malit të Zi, në konsultimet që kanë zhvilluar të martën me Presidentin e Malit të Zi, Filip Vujanoviq, rreth mandatorit të Qeverisë së re të Malit të Zi. Kryetari i UDSH-së, Ferhat Dinosha, ka thënë se kjo parti pret përfaqësim më të madh në pushtetin ekzekutiv dhe ka vlerësuar se do të ishte një arritje demokratike që njëri prej posteve të nënkryetarit të Qeverisë t’i takonte kësaj partie. Forca e Re Demokratike, sipas kryetarit të saj, Nazif Cungu, është e gatshme të marrë pjesë në pushtetin ekzekutiv nëse programi i saj përputhet me parimet programore të kësaj partie. As Koalicioni Shqiptar “Perspektiva” nuk e përjashton mundësinë e pjesëmarrjes në Qeverinë e re nëse koalicioni qeverisës iu ofron këtë, ka thënë përfaqësuesi i këtij koalicioni Vasel Sinishtaj. Lista Shqiptare, e përbërë nga LD në MZ dhe Alternativa Shqiptare, nuk pret që të marrë pjesë në pushtet, por do të ketë disa kërkesa ndaj Qeverisë së re, kanë bërë të ditur kryetari i LD në MZ, Mehmet Bardhi, dhe ai i ASH-së, Gjergj Camaj. UDSH pret që të jetë përsëri e përfaqësuar në Qeveri. “Qeveria e re duhet të jetë e
bëhet zyrtar emri i mandatorit të ri. “Ne kemi programin dhe parimet tona dhe, nëse ato do të jenë në pajtim me programin e mandatorit të ardhshëm, do të jemi të gatshëm të marrim pjesë në Qeverinë e re”, ka thënë ai. Cungu ka përsëritur se Forca do të jetë në Parlament “një zë i ri jo vetëm për shqiptarët, por edhe për afaristët dhe tërë Malin e Zi”. Kryetari i LD në MZ dhe deputeti i Listës Shqiptare, Mehmet Bardhi, ka thënë se takimin me Presidentin Vujanoviq e ka shfrytëzuar për inicimin e disa çështjeve që kanë të bëjnë me interesat e shqiptarëve. “Qeverisë së re do t’i dërgojmë kërkesën për decentralizimin e pushtetit, që nënkupton formimin e komunës së plotë të Tuzit, kërkesat që kanë të bëjnë me statusin dhe të drejtat e shqiptarëve, ndërsa njëra prej këtyre kërkesave do të jetë edhe mënjanimi i kishës në majë të Rumisë”, ka thënë Bardhi. Përfaqësuesi i Koalicionit Shqiptar “Perspektiva”, Vasel Sinishtaj, i cili ka marrë pjesë në takimin konsultativ me Presidentin Vujanoviq së bashku me deputetin e këtij koalicioni, Amir Hollaj, ka sqaruar se ky koalicion është i gatshëm të marrë pjesë në pushtetin ekzekutiv nëse te partitë qeverisëse ekziston gatishmëria për partneritet me të.
të Drejtave të Njeriut dhe Pakicave. Kryetari i Forcës së Re Demokratike, Nazif Cungu, ka thënë se qëndrimi i Forcës rreth pjesëmarrjes eventuale në Qeveri do të jetë më i qartë pasi të
Sinishtaj ka thënë se ky koalicion do të angazhohet për arritjen e standardeve evropiane kur bëhet fjalë për të drejtat e pakicave.
(Kohapress)
aMBasadori i rEpuBLikës FEdEraLE të gJErMaNisë, pEtEr pLattE, u takua ME krYEtariNi E koMuNës së uLQiNit, gziM HaJdiNaga dHE drEJtorët E disa sHkoLLaVE të uLQiNit
Kërkesë për prani më të madhe të gjuhës gjermane në shkolla
Ulqin – Ambasadori i Republikës Federale të Gjermanisë në Podgoricë, Peter Platte, kërkoi në takimin që zhvilloi të hënën
me kryetarin e komunës së Ulqinit, Gzim Hajdinaga, dhe drejtorët e disa shkollave të Ulqinit që gjuha gjermane të jetë më e pranishme në këto shkolla. Në njoftimin për media të zyrës së kryetarit të Komunës së Ulqinit, thuhet se ambasadori Platte “insistoi që gjuha gjermane t’u ofrohet nxënësve si gjuhë e huaj që nga klasa e tretë e shkollës fillore, duke veçuar përparësitë që do të kishin ata, mundësinë e sigurimit të bursave dhe vazhdimin e studimeve në universitetet e Gjermanisë”. Kryetari i Komunës së Ulqinit
përshëndeti nismën e ambasadorit gjerman, por theksoi që kjo duhet të harmonizohet me ligjin. Bashkëbiseduesit në takim me z. Platte theksuan se zgjedhja e gjuhës së huaj është e lirë dhe se përvoja e deritanishme dëshmon që përparësi ka gjuha angleze. Ata kanë rënë dakord që në një të ardhme të afërt të organizohet edhe një takim tjetër ku do të jetë i ftuar të marrë pjesë edhe ministri i Arsimit dhe Shkencës i Malit të Zi. Në takim me ambasadorin gjerman Peter Platte morën pjesë drejtorët dhe mësimdhënësit e gjuhës gjermane të shkollave fillore “Mareshali Tito” dhe “Boshko Strugar”, si dhe Shkollës së Mesme “Vëllazërim Bashkim”.
(Kohapress)
e enjte, 7 maj 2009 3
OPINIONE & VËSHTRIME VaLdaNosi
Ulqini si Las Vegasi!?
Aleks de Tokvill para 170 vitesh, në librin e vet monumental “Mbi demokracinë në Amerikë” shkroi se në komunë mbështetet fuqia e popujve të lirë. Institucionet e komunës janë për lirinë ajo që janë shkollat fillore për shkencën, ato lirinë ia bëjnë të arritshme popullit. Pa institucione komunale, tha Tokvill, një komb, mund t’i krijojë vetvetes pushtet të lirë, por nuk mund të ketë shpirt liridashës.
Mustafa Canka Duket se në Ulqin dalëngadalë po arrihet konsensusi: duhet të anulohet tenderi për Valdanosin. Sepse, firma britanike “Cubus Lux”, e cila është ftuar në negociata për rentimin 30vjeçar të këtij gjiri të papërsëritshëm është një kompani e vogël dhe nuk mund t’i plotësojë kushtet që ka cekur në ofertë. “Mos lejoni që Ulqinit të bëhet Las Vegas!”, i tha nënshkruesit të këtyre rreshtave një tetëdhjetë vjeçar nga Kotorri. E ky zotëri, që ka lundruar anekënd botës, e di fare mirë se kompania “Cubus Lux” menaxhon tre kazino në bregun adriatik: “Las Vegas Casino” në hotelin “Histria” në Pula dhe kazinotë në hotelet “Belvedere” dhe “Narcis” në Rabac. Vitin e kaluar, pasuria e kësaj kompanie e cila kryesisht ushtron veprimtarinë në Kroaci, çmohet në 45 milionë euro. Në vitin 2002 ajo në Pula është regjistruar si “Ndërmarrje për organizimin e lojrave të fatit, bixhozit dhe bastit”. Përfaqësuesit e “Mogul-it”, (grupi Monitoring i Ulqinit) konsiderojnë se “Cubus Lux” nuk i plotëson kushtet e tenderit. “Kjo kompani nuk është operater ndërkombëtar i hoteleve dhe brend që është i shquar
dhe i njohur ndërkombëtarisht dhe nuk ka përvojë të mjaftueshme në planifikimin, zhvillimin dhe menaxhimin e hoteleve të cilët sipas standardit ndërkombëtar janë të nivelit katër plus yje e më shumë, pohon bashkërenduesi i këtij grupi të organizatave joqeveritare të Ulqinit Xhemal Peroviq. Ai thotë se në shembullin e Valdanosit, si dhe në një sërë rastesh në procesin e privatizimit në Komunën e Ulqinit, në realitet kemi të bëjmë me uzurpimin e lokalitetit me qëllim të stërshitjes eventuale. Dhe vërtetë: përpos përsëritjes së dokrrave mbi investimet e mëdha dhe zhvillimin, askush nga zyrtarët malazezë dhe lokalë ende nuk e ka thënë qartë se çfarë dobie do të realizojë qytetarët e Ulqinit dhe Komuna e tyre në rast se Valdanosi, Plazhi i Madh dhe Ada, respektivisht 80% e plazheve të tyre të jenë nën
kontrollin prej disa dekadash të rentuesve. Tubimi i paradokohshëm në organizimin e Këshillit për Rikthimin e Ullishtave në Valdanos tregoi se në Ulqin është krijuar masa kritike e energjisë dhe se çdokush duhet ta kryejë pjesën e vet të punës në mënyrë që të paktën ky lokalitet të ruhet si pasuri publike dhe private. Një përgjegjësi e madhe në radhë të parë bie mbi anëtarët e Këshillit: ata kurrësesi nuk guxojnë të heqin dorë nga asnjë kërkesë që kanë paraqitur ata vetë. E kjo do të thotë: toka e shpronësuar në Valdanos duhet t’u kthehet ish-pronarëve. Deri në ullirin e fundit! Ai që do të tentojë të bëjë pazarllëk me këtë parim, do të njolloset nga njerëzit dhe nga historia. Sytë e publikut janë drejtuar edhe nga prefekti, i cili njëherazi është edhe anëtar i Komisionit të ten-
derimit, por edhe nga Parlamenti komunal ku do të duhej të hapej debati i gjerë lidhur me këta tender. Është thjesht e pakuptueshme që kjo nuk është bërë ende! Nëse dihet historiku i qytetit, atëherë mund të nxirret konkluzion se ai ka përjetuar prosperitet vetëm atëherë kur ka gëzuar vetëqeverisjen lokale. Në këtë çështje kyçe, kur vendoset për hapësirën, ajo fitohet ose humbet! Aleks de Tokvill para 170 vitesh, në librin e vet monumental “Mbi demokracinë në Amerikë” shkroi se në komunë mbështetet fuqia e popujve të lirë. Institucionet e komunës janë për lirinë ajo që janë shkollat fillore për shkencën, ato lirinë ia bëjnë të arritshme popullit. Pa institucione komunale, tha Tokvill, një komb, mund t’i krijojë vetvetes pushtet të lirë, por nuk mund të ketë shpirt liridashës. Pra, qyteti është vend i rehatshëm i
jetesës vetëm nëse zhvillon frymën liridashëse dhe përkujdesjen për njerëzit. Kurse ulliri, kjo pemë e bekuar e mrrekullueshme, është gjithashtu pjesë e jona. Së këndejmi, pjesën e vet të punës duhet ta kryejnë edhe organizatat ekologjike. Ato tani duhet ta dëshmojnë domethënien e ekzistimit të vet. Krahas kësaj, ato duhet të sugjerojnë edhe për rëndësinë e zhvillimit të qëndrueshëm në Plazhin e Madh dhe në Adë. Në këtë aspekt ato do të kenë mbështetjen e organizatave ndërkombëtare, e të mos flasim për kushtetutën dhe ligjet e këtij vendi. Përndryshe, që të gjitha këto janë shënuar në mënyrë të mrrekullueshme dhe të hollësishme edhe në projektin e Bankës Botërore mbi domosdoshmërinë e zhvillimit të turizmit të qendrueshëm në Plazhin e Madh.
Pikëpamjet e shprehura në faqet opinione & vështrime nuk përfaqësojnë domosdoshmërisht politikën redaksionale të “Kohës javore”
4 e enjte, 7 maj 2009
VËSHTRIME & OPINIONE zgJEdHJEt parLaMENtarE dHE sHQiptarët
Malli më i mirë se mostra
Koha është për sjellje korrekte politike të subjekteve shqiptare, që do të respektonte vullnetin e shqiptarëve të shprehur në zgjedhjet e fundit parlamentare. Korrektësia ndaj këtij vullneti do të definonte qartë rolin dhe vendin e secilit nga subjektet që ka marrë pjesë në zgjedhje, gjë që do të çelte rrugë për një bashkëpunim të mirëfilltë të subjekteve nacionale shqiptare, në të mirë të interesit shqiptar, në Mal të Zi e më gjerë.
Ferhat Dinosha Rezultati i zgjedhjeve të 29 marsit të këtij viti, shikuar nga këndvështrimi i interesit politik të shqiptarëve, ka qenë më i mirë se ç’është pritur. Ky vlerësim qëndron simodoms kur dihet se shqiptarët në këto zgjedhje kishin dalur të copëzuar në pesë lista zgjedhore, duke u shtuar këtyre edhe listën e partisë në pushtet, e cila ende merr numër të konsiderushëm të votave shqiptare. Por vota e shqiptarëve bëri që subjektet nacionale shqiptare të marrin katër mandate në Parlementin e Malit të Zi, kurse partia në pushtet vetëm një, nga 5 mandatet që sigurojnë vendvotimet e veçanta në trevat shqiptare, zgjidhje kjo që është bërë pjesë e Ligjit zgjedhor që në vitin 1998. Pra, jo e rendomtë, por malli del më i mirë se mostra dhe bën që rezultati i zgjedhjeve të këtij viti t’u shëmbëllejë atij të fillimit të pluralizmit. Ky rezultat , natyrisht, sjell përgjegjësi të reja për partitë dhe koalicionet shqiptare të cilat, për një apo arsye tjetër, tash një kohë të gjatë nuk kanë bashkëpunim të mirë. Ai që do të respektojë votën e shqiptarëve duhet t’i ketë të qarta disa fakte dhe situata që prodhon kjo votë dhe të sillet në pajtim me to. Së pari, është e qartë se, falë votës së 29 marsit, Unioni Demokratik i Shqiptarëve vazhdon të jetë partia më e fortë shqiptare në Mal të Zi, kësaj here edhe më bindshëm se deri më tash. Këtë fakt duhet ta kuptojnë dhe ta pranojnë partitë dhe koalicionet e tjera shqiptare, nëse duan bashkëpunim të ndërsjellë më të mirë dhe nëse për bashkëpunim më të mirë do të ishte i gatshëm edhe Unioni Demokratik i Shqiptarëve. Duke qenë në krye të tij, ky autor është i sigurt se UDSH është i gatshëm për bashkëpunim më të mirë e më të frytshëm ndërmjet partive shqiptare, madje është i gatshëm t’i prijë dhe ta formësojë e t’i japë trajtë këtij bashkëpunim, në pajtim me rolin prijës që del nga votat e shqiptarëve. UDSH dhe kryetari i tij kishin qenë apsolutisht të gatshëm për të njëjtin bashkëpunim edhe po të kishte ndodhur që vota shqiptare të vendoste në pozicionin prijës ndonjë subjekt tjetër shqiptar. Ne kemi qenë për bashkëpunim edhe kur nuk kemi qenë më të fortit edhe kur ka patur më pak parti shqiptare. Andaj presim që kështu të sillen edhe subjektet e tjera shqiptare, sidomos tash kur është e qartë se UDSH ka pothuaj dyfish më tepër vota se ato veç e veç. Le të kuptohet kjo si apel i përsëritur i UDSH-së karshi subjekteve të tjera shqiptare për bashkëpunim të cilin e pret çdo dashamirë i shqiptarëve, qoftë i brendshëm qoftë i jashtëm. Bashkëpunimi politik ndërmejt nesh mund të përfshijë shumë segmente, hap pas hapi e jo përnjëherë, në pajtim me kërkesat e kohës. Tash, ky bashkëpunim do të ishte i domosdoshëm në dy segmente – në formimin e Klubit të deputetëve të partive shqiptare dhe në rishqyrtimin e përbërjes së Këshillit Nacional të Shqiptarëve. Tashmë është bërë konstituimi i legjislaturën së re të Parlamentit të Malit të Zi. Të gjitha subjektet parlamentare do të formojnë grupet e veta parlamentare, përkatësisht klubet e deputetëve. Këtë të drejtë e kanë natyrisht, edhe shqiptarët meqë Rregullorja e Punës së Parlamentit thotë se Klubi mund të formohet edhe me 3 deputetë. Kjo zgjidhje është bërë duke patur parasysh numrin e deputetëve të partive shqiptare në përbërjen e shkuar të Palrmentit. Por, në legjislaturën e shkuar, për shkaqe të njohura e jofatlume, klubi nuk u pat formuar. Do të ishte e pafalshme që kjo të ndodhte edhe tash ose të formohej diçka që do të bastardhonte votën e shqiptarëve. Pra, do të duhej që katër deputetët e partive shqiptare të forhomin klub të përbashkët, në krye të të cilit do të ishte përfaqësuesi i partisë më të fortë shqiptare. UDSH është i gatshëm për të formuar Klubin e deputetëve të partive shqiptare, i vetëdijshëm se, në fazën e tashme të proceseve demokratike në Mal të Zi dhe me përvojën e krijuar në to, do të nevojitej zëri i përbashkët i deputetëve shqiptarë, së paku për çështjet kyçe që kanë të bëjnë me mbrojtjen dhe përparimin e identitetit tonë kombëtar. Do të ishim, kështu, me seriozë edhe karshi faktorit vendimmarrës malazez edhe karshi atij ndërkombëtar, gjë që do të reflektohej në përmirësimin e pozitës së shqiptarëve dhe në faktorizimin e tyre të mëtejmë në skenën partiake e shoqërore të Malit të Zi. Klubi do të prodhonte edhe një vend pune të ri, meqë do të kihej e drejta e
angazhimit të sekretarit të klubit. Ekspertët e të drejtave të pakicave nacionale në demokracitë evropiane i kanë quajtur këshillat nacionale të pakicave edhe “qeveri të pakicave”. Meqë këto janë formuar edhe në Mal të Zi, del se psh. Këshilli Nacional i Shqiptarëve është qeveri e
cilin z. Bardhi kishte mbetur jashtë parlamentit. Në atë rast, pra, paraqitet subjekt i ri nga më shumë përbërës, që mund të shfrytëzojë të drejtat vetëm si një subjekt. Por, ta zëmë, sikur Nika të mos e shpëtonte Mehmetin, lista e tyre nuk do të mund të kishte hise në Këshillin Nacional të Shqiptarëve. Nga ana tjetër, tash
shqiptarëve. Natyrisht se kjo qeveri duhet të ketë fatin e qeverisë së shumicës. Pas çdo zgjedhjeve parlamentare formohet qeveria e re, në bazë të rezultateve të zgjedhjeve. Qeverinë e formon, vetëm ose me të tjerët, subjekti, pra partia që ka marrë më së shumti vota. Pra, edhe në krye të “qeverisë së pakicës”, ta zemë, në krye të Këshillit Nacional të Shqiptarëve, duhet të jetë përfaqësuesi i partisë e cila ka marrë më së shumti vota në zgjedhjet paraprake parlamentare. Përbërja e Këshillit Nacional të Shqiptarëve, me fjalë të tjera, determinohet nga zgjedhjet paraprake parlamentare. Kjo duhet të kihet parasysh edhe pas votave të 29 marsit të këtij viti, edhe pse ligji nuk e ka qartësuar sa duhet këtë element, sikundër as rolin, hapësirën dhe përbërjen e Kuvendit të Elektorëve, në të cilin mund të votohen vetëm përfaqësuesit e sektori civil, e jo si na ka ndodhur ne para konstituimit të Këshillit Nacional të Shqiptarëve që përfaqësuesit politikë të ngulfasin edhe Kuvendin e Elektorëve, duke mënjanuar përfaqësuesit e shoqërive civile, të cilët janë të domosdoshëm në përbërjen e një këshilli nacional. Pra, Këshilli Nacional i Shqiptarëve, si trup përfaqësues politik i shqiptarëve legjitimohet në bazë të zgjedhjeve në të cilat marrin pjesë subjektet politike të tyre. Ai mund të jetë legjitim vetëm nëse reflekton rezultatin e zgjedhjeve. Meqë. KNSH është formuar para zgjedhjeve të 29 marsit të këtij viti, pas tyre ai duhet të ketë përbërje të re, në pajtim me rezuultatin e zgjedhjeve dhe me subjektet që kanë marrë pjesë në to, sepse në zgjedhje gjithmonë mund të paraqiten lista të reja, siç ka ndodhur edhe me shqiptarët në zgjedhjet e lartpërmendura. Ta zëmë, listës shqiptare i ka prirë përfaqësusi i Lidhjes Demokratike në Mal të Zi, z. Mehmet Bardhi, por i dyti ka qenë përfaqësuesi i njërës pjesë të Alternativës Shqiptare, z. Nikë Gjeloshaj, pa të
kur kjo listë ka marrë një mandat (në tehun e censit), ajo mund të ketë hise edhe në Këshill, pra, ashtu sikurse në Parlament, me një përfaqësues. Sidoqoftë, koha është për sjellje korrekte politike të subjekteve shqiptare, që do të respektonte vullnetin e shqiptarëve të shprehur në zgjedhjet e fundit parlamentare. Korrektësia ndaj këtij vullneti do të definonte qartë rolin dhe vendin e secilit nga subjektet që ka marrë pjesë në zgjedhje, gjë që do të çelte rrugë për një bashkëpunim të mirëfilltë të subjekteve nacionale shqiptare, në të mirë të interesit shqiptar, në Mal të Zi e më gjerë. UDSH është i gatshëm t’u prijë, në këtë rrugë, subjekteve të tjera shqiptare të cilat duhet tua kthejnë shpinën smirave të deritashme të tyre.
Përbërja e Këshillit Nacional të Shqiptarëve, me fjalë të tjera, determinohet nga zgjedhjet paraprake parlamentare. Kjo duhet të kihet parasysh edhe pas votave të 29 marsit të këtij viti, edhe pse ligji nuk e ka qartësuar sa duhet këtë element, sikundër as rolin, hapësirën dhe përbërjen e Kuvendit të Elektorëve, në të cilin mund të votohen vetëm përfaqësuesit e sektori civil, e jo si na ka ndodhur ne para konstituimit të Këshillit Nacional të Shqiptarëve që përfaqësuesit politikë të ngulfasin edhe Kuvendin e Elektorëve, duke mënjanuar përfaqësuesit e shoqërive civile, të cilët janë të domosdoshëm në përbërjen e një këshilli nacional.
Pikëpamjet e shprehura në faqet opinione & vështrime nuk përfaqësojnë domosdoshmërisht politikën redaksionale të “Kohës javore”
e enjte, 7 maj 2009 5
OPINIONE & VËSHTRIME gazEtaria
Tregu ynë sidomos për ne shqiptarët në Mal të Zi asnjëherë nuk ka qenë me boltë lëk, bile edhe për një gazetë a vetme shqipe siç është- Koh i javore nuk ka ekzistuar vullneti të gaze t bëhe të ajo që mirë ditore.Për këtë të shpresojmë. Po deri kur? Ajo për të cilën disa h herë kemi shkruar prej vites ” dora nga doli na nuk sa “gati për t’u gjetur në prag të falimentimit.
Shaban Peraj Mendja është interpreti i ndjenjave të popullit, udhërrëfyesi i shtresave të shoqërisë dhe shpërndarësi i ideve. Po si mund të bëhet kjo nëse jo përmes mjeteve të informimit, qofshin ato të shkruara apo elektronike? Në qeverisjet e dhunshme e despotike, gazetarët kanë mbetur gjithmonë ose robër ose servilë. Njerëzit e penës të cilët nuk shkruajnë dot siç duan mbi ndjenjat dhe mendimet e mbarë shoqërisë i përngjajnë më shumë robërisë. Ndaj ata duhet të jenë të edukuar në fjalët dhe sjelljet, të pastër në gjuhën dhe penën, ndryshe do të bëhen shkak për dëme.Si gazetat ashtu edhe televizinonet duhet të ruhen nga shërbimi për të plotësuar pasionet e personave, ata duhet të kenë pikësynim orientimin e shoqërisë, të vërtetën dhe realitetin e zhvillimeve të një shoqërie. Për të gjitha këto gazetari është i ballafaquar me probleme të ndryshme, që për fatin
Liria e shtypit tonë të keq kontrollohet nga politika. Duke qenë kështu, sot është shumë e vështirë të ushtrosh këtë profesion në mënyrë të pavarur, të paanshme e profesionale, për t’i shërbyer shoqërisë e për të zhvilluar akoma më shumë shkallën e demokracisë, sidomos në vendet siç jemi ne, ku liria e fjalës të ketë peshën e vet, pa pasur kërcënime fizike me të cilat ballafaqohen gazetarët e sotëm. Në Ditën Botërore të Lirisë së Shtypit bëhen bilance të trishta kur jepen raporte për gazetarët viktima, për numrin e atyre që u kërcënuan, u arrestuan e u sulmuan. Dikush për këtë duhet të mbajë përgjegjësi duke e ditur se nuk respektohen të drejtat e gazetarëve që vihen në mbrojtje të ligjit, shoqërisë, në mbrojtje të vlerave të njeriut, ndaj edhe jetojnë në rrezik. Është mirë që bëhen publike shkeljet e lirisë së shtypit në mënyrë që ta kuptojnë politikanët, biznesmenët, se liria e gazetarëve është shumë e shtrenjtë, se ajo çon peshë në një shoqëri demokratike. Megjithatë, në hapësirat tona gazetarët e kanë të vështirë të hapin tema të fushave të ndryshme pa u etiketuar e pa marrë akuza të ndryshme, pikërisht nga ata që do të duhej të mbronin gazetarët dhe gazetat. Shprehja e mendimit të lirë e mbështetur mbi arsyet dhe normat etike paraqet hap të demokracisë, dhe kjo nuk lë mundësi për presione ndaj mediave e gazetarëve, sidomos në gjuhën shqipe. Gazetaria është profesion me parime profesionale dhe si e tillë duhet të kuptohet nga ata që ushtrojnë presion mbi gazetarët. Dita e Lirisë së Shtypit është zëdhënëse e opinionit që ka të bëjë me shkeljet e lirisë së shprehjes gjë që duke iu referuar raportit shihet qartë pozita në të cilën ndodhën gazetarët, sakrifikicat që bëjnë ata për t’i ofruar lexuesit e shikusit të rejat që ndodhin brënda ditës. Duke
iu referuar kësaj mund të shikohet se cili nga vendet e botës respekton lirinë e fjalës për të pasqyruar shkallën e demokracisë. Në këtë sens edhe Mali i Zi nuk mund të lavdërohet shumë meqë organizatat ndërkombëtare e radhisin në vendin e 78-të, si vend ku pjsërisht zbatohet liria e shtypit. Gazetari po nënçmohet seriozisht, po shkatërrohet ky profesion falë atyre që kanë monopolet dhe ndikimet politike duke e bërë atë si një zanat fare të pasigurt. Dihet tashmë se veprimtaria e gazetarit nuk mund të krahasohet me atë të zyrtarëve dhe politikanëve, megjithatë puna dhe veprimtaria e tyre mbetet e kontrolluar nga monopolet e tyre. Publiku e lexuesit janë ata që na mbajnë gjallë, ai duhet të edukohet për të qenë afër mediave, . Tregu ynë sidomos për ne shqiptarët në Mal të Zi asnjëherë nuk ka qenë me bollëk, bile edhe për një gazetë të vetme shqipe siç është- Koha
javore nuk ka ekzistuar vullneti i mirë që ajo të bëhet gazetë ditore.Për këtë të shpresojmë. Po deri kur? Ajo për të cilën disa herë kemi shkruar prej vitesh “gati sa nuk na doli nga dora” për t’u gjetur në prag të falimentimit. Mungesa e një gazete të tillë në tregun shqipfolës konfirmon krizën dhe mungesën e vullnetit të mirë të atyre që do të duhej të ishin pishtarë të fjalës së lirë. Të gjeshë shkaqet e përfshirjes në krizë për një gazetë të vetme në gjuhën shqipe në Mal të Zi është shumë e lehtë. Këto shkaqe mund të jenë politike, ekonomike e deri te shitja e saj nën kosto. Po të ishte vullneti i mirë nga ata që japin mjetet materiale e duke e ditur se nuk mungojnë gazetarë, na mbetet të sforcohemi për të bërë gazetë të një cilësie të lartë për afirmimin e çështjes shqiptare në Mal të Zi, identiteti i të cilëve ndryshon nga të tjerët si nga gjuha ashtu edhe nga kultura e tradita.
sHQiptarët dHE kuFiJtë
Nevoja e shembjes së mureve
Kanë kaluar mjaft vite nga koha e kufirit të pakapërcyeshëm midis shtetit tonë amë dhe vendit ku jetojmë. Sot, edhe pse relativisht i hapur për qarkullim, vazhdon të mos shfrytëzohet sa duhet për bashkëpunim.
Robert Camaj Dikur hermetizimi i tij ka shërbyer si pretekst i mirë që shqiptarët autoktonë të mos kenë mundësi të takohen me shtetasit e vendit amë autentik. Ato male dhe bjeshkë që dikur i shikonim me nostalgji në horizont dhe ishin të paarritshme, sot janë po aq të lakmueshme për t’u arritur. Prej asaj kohe pothuaj është bërë shumë pak. Është koha e mjaftueshme që pas vetes të kemi të realizuara me dhjetra projekte të përbashkëta dhe shkëmbime përvojash në të gjithë lëmenjtë si në kulturë, arsimim, ekonomi, art etj. Ai kufi i cili ishte dikur është edhe sot. Mali i Zi dhe Shqipëria kanë aplikuar që të jenë anëtare të organizimit i cili kufijtë i njeh veç në hartë, flasim me të madhe për integrime në Europë e me fqinjët hezitojmë të afrohemi. Ne bëjmë sikur nuk e kuptojmë se dera e integrimeve e ka çelësin te ne dhe vullneti ynë për arritjen e një bashkëpunimi esencial mes vendeve kandidate. Jetojmë në kohë të vështirë dhe konfuze. Shqipëria gjeografikisht ështe afër, por nëse afërsia matet në bazë të lehtësisë së komu-
nikimit atëherë ajo është përsëri larg. Popullistë lokale këndej dhe andej kufirit, kanë problemet e veta të cilat janë të ngjashme, dhe shpeshherë të gërshetuara dhe identike me tonat, sikur vetë Zoti na ka determinuar në bashkëpunim dhe zgjidhjen e tyre përmes bashkëpunimit. Lumi Cem, Buna apo Gërçar, as nuk mund të studiohen as të investohet e që studimi e investimi të jenë të plotë dhe të suksesshëm pa bashkëpunim me palën shqiptare. Pala malësore dhe ajo malazeze as që nuk mund ta vëjnë Liqenin e Shkodrës në funksion të mirëfilltë pa bashkëpunim të ngushtë me Shqipërinë. Gjithashtu Alpet shqiptare, apo bjeshka e Koritës dhe shumë mikrolokalitete të tjera të cilat janë lenë pas dore mu për faktin se problemi i parë nuk mund të zgjidhet në mënyrë të njëanshme. Kufijtë e vendosur në hartë, e që kanë lënë shenjë në realitetin tonë edhe pse realisht duhet të jenë drejt zbehjes faktike si domosdoshmëri e cila vjen si rezultat i integrimeve, vazhdojnë të qëndrojnë të ngulitur në kokën tonë. Dhe kufijtë në kokë hiqen më vështirë sesa në terren. Edhe pas tërë kësaj kohe nuk e kemi kuptuar dhe vazhdojmë të mos e kuptojmë se kufijtë ndajnë popujt, por jo edhe gjuhën e tyre, trashëgiminë kulturore, organizimin e tyre familjar, fisnor dhe vendor. Kufijtë shtetërorë në Ballkan kanë qenë dhe mbeten problem jo thjesht për diskutabilitetin e
të drejtës dhe drejtësisë së vizatimit të tyre dhe për faktin se janë të ngulitur aty ku janë por thjesht sepse ne jemi çdoherë në mbrojtje të tyre. Duke mos qenë të sigurt se e kemi me faqe të bardhë dhe me nder atë që kemi iu frikohemi çdoherë situatave të reja. Po të mos ishte kështu, do të ishte dashur të ishim çliruar tani më nga frika se dikush don t’i rrezikojë ata. Vazhdojmë të frikësohemi edhe pse Europa na fton që të fitojmë siguri në vetvete, të çlirohemi nga tmerri i shkaktuar nga fobitë tona dhe të fil-
lojmë punën ashtu siç e don fusha e madhe dhe e begtashme e kontinentit tonë. Unë nuk besoj se shqiptarët në Mal të Zi kanë ndonjë qëllim tjetër përveç atyre praktike dhe jetësore, për arritjen e një bashkëpunimi normal me njerëzit e zonave përtej kufirit me të cilat kemi të njëjtin kod gjenetik. Askush më shumë se ne nuk e ka ndier këtë nevojë të bashkëpunimit, askush më shumë se ne nuk ka qenë i ndjeshëm për nevojën e shembjes së mureve.
Pikëpamjet e shprehura në faqet opinione & vështrime nuk përfaqësojnë domosdoshmërisht politikën redaksionale të “Kohës javore”
6 e enjte, 7 maj 2009
SPECIALE MJEkësi
Gripi meksikan - gripi i derrave H1N1 Gripi meksikan, influenza e derrave ose "gripi i derrave" është sëmundje shumë infektive e organeve të frymëmarrjes sëmundje ngjitëse e shkaktuar nga virusët e grupit "A". Përqindja e sëmunshmërisë është e madhe, kurse vdekshmëria 1-4 %/.
Prim.Dr Gani Karamanaga Karakteristikat: Virusi përhapet te derrat përmes aerosolit-linia ajrore si edhe përmes kontakteve direkte ose indirekte. Ka edhe derra të cilët janë pa simptome të cilët mund të transmetojnë sëmundjen. Epidemitë ndër derra shfaqen gjatë tërë vitit kalendar, por me incidencën më të madhe gjatë muajve të vjeshtës dhe dimrit, më së shumti në zonat bregdetare. Disa qeveri e bëjnë vaksinimin e der-
rave kundër gripit. Virusi: i takon nëngrupit H1H2,kurse nëntipet e tjerë gjenden në afërsi të kafshëve-derraveH1H2, H3N1, H3N2. Derrat mund të infektohen edhe me virusin e shpesëve si edhe të njeirut. Viruset e derrave edhe pse janë specifikë për këto kafshë shtëpiake, mund ta kalojnë kufirin dhe të infektojnë edhe njerëzit. Cilat janë implikimet për shëndetin e njeriu: Kohë pas kohe regjistrohen epidemitë ose rastet sporadike të gripit të derrave edhe te njerëzit. Përgjithësisht, simptomet janë të ngjashme me ato te gripi sezonal: me temperatura të larta, infektimi i rrugëve respiratore, si edhe mundësia e komplikimeve me inflamacion të mushkërive si edhe raste të rralla me vdekje. Epidemia është gjendja kur një sëmundje infektive përhapet nga një burim në një lokalitet të caktuar psh. në një qytet ose shtet. Endemia: Sëmundja infektive në mënyrë sporadike shfaqet tërë vitin në një lokalitet të caktuar. Pandemia: Është përhapja e
sëmundjes në të gjithë botën. Mundësitë e pandemisë: Për arsye se shumica e popullatës nuk ka kontakte me derra dhe për këte arsye nuk mund të kenë imunitetin për virusin e gripit meksikanë, mundësia e përhapjesë në këtë mënyrë ekziston. Virusi H1N1 me anë të mutacioneve mund të trasformohet dhe të jetë i rrezikshëm edhe për njeriun. Atëherë sëmundja përcillet nga njeriu deri te njeriu-infeksioni human. A është i sigurtë përdorimi i mishit të derri? Po. Nuk është vërtetetua se gripi i derrave mund të përhapet te njerzit me përdorimin e ushqimit i cili është i përgatitur në mënyrë higjieniko-termike. Virusi H1N1 asgjësohet në mënyrë termike në temperaturën prej 70 C. Vaksina kundër gripit të derrave nuk egziston për arsye së ky është tip i virusit i panjohur deri tani. Vaksina e cila përdoret te derri nuk mund të jetë e vlefshme për përdorim te njeriu. Momentalisht, sipas rekomandimeve të cilat vijnë nga Agjencia për Medikamente e Malit të Zi tërhiqet nga përdorimi edhe vaksina seria 62R e cila është përdorur deri tani për
gripin human - te njeriu. Mënyra e infektimit te njeriut: Virusi H1N1 përcillet deri te njeriu nga derrat e infektuar përmes ajrit aersolit, me kontaktet direkte, si edhe përmes duarëvet dhe materijaleve të kontaminuara nga i sëmuri, çka do të thotë se ështe i mundshëm edhe infektimi përmes organeve digjestive-të tretjes. Shpeshherë, në pyetjet
të cilat u drejtohen të sëmurëve, rezulton se këta nuk kan pasur kontakte me derra. Në disa raste infeksioni përcillet edhe prej njeriut deri te njeriu. Informatat të cilat vijnë nga Meksiko ku edhe ka filluar kjo sëmundje infektive, tregojnë që virusi H1N1 ka pësuar edhe ndryshime dhe për këtë arsye është e mundshme edhe përcjellja prej njeri-
Virusi H1N1 përcillet deri te njeriu nga derrat e infektuar përmes ajrit -aersolit, me kontaktet direkte, si edhe përmes duarëvet dhe materijaleve të kontaminuara nga i sëmuri, çka do të thotë se ështe i mundshëm edhe infektimi përmes organeve digjestive-të tretjes. Shpeshherë, në pyetjet të cilat u drejtohen të sëmurëve, rezulton se këta nuk kan pasur kontakte me derra. Në disa raste infeksioni përcillet edhe prej njeriut deri te njeriu. Informatat të cilat vijnë nga Meksiko ku edhe ka filluar kjo sëmundje infektive, tregojnë që virusi H1N1 ka pësuar edhe ndryshime dhe për këtë arsye është e mundshme edhe përcjellja prej njeriut deri te njeriu. Ekipet e mjekëve të Organizatës Botërore të Shëndetësisë si edhe ato prej Meksikos dhe SHBA-së punojnë në vërtetimin e këtyre inforamata si edhe përcaktimin dhe veprimin për aktivitete lidhur me gripin e lartëpërmenduar. ut deri te njeriu. Ekipet e mjekëve të Organizatës Botërore të Shëndetësisë si edhe ato prej Meksikos dhe SHBA-së punojnë në vërtetimin e këtyre inforamata si edhe përcaktimin dhe veprimin për aktivitete lidhur me gripin e lartëpërmenduar. Sipas rekomandimeve të Mistrisë së Shëndetësisë së Malit të Zi të gjiha pikat kufitare janë të pajisura me materiale të nevojshme për kontaktet e mundshme me ata udhtarë të cilët vijnë nga shtetet ku është regjistruar gripi H1N1 gripi meksikanë. Gjthashtu propozohet që, pa nevojë të veçantë të mos udhëtohet në këto vende. Të gjitha organazatat shëndetësore publike, të cilës i takon edhe Shtëpia e Shëndetit e Ulqinit, janë në vazhdimësi në kontakte me Ministrinë e Shëndetësisë si edhe me Insititutin për mbrojtjen e Shëndetit Publike të Malit të Zi. Deri tani, situata në Mal të Zi si edhe në shtetet përreth është e sigurt, nuk ka raste të kësaj sëmundjeje ngjitëse. Nuk ka vend për shqetësime, situata në tërë shtetin tonë është e sigurtë. Dhe në fund, simptomet e këtij gripi nuk janë shumë të rëndë, janë të ngjashme me ato te gripit sezonalhuman dhe mjekimi është i mundshëm me medikamentet e familje Ostalmavir. Në barnatoret të "Montefarmit" ekziston medikamenti i qujtar Tamiflu i cili mund të përderohet vetëm sipas rekomandimive të mjekut dhe atëherë kur sëmundja është indikuar te njeriu.
e enjte, 7 maj 2009 7
BISEDË iNtErVistë ME këNgëtariN VaLdEt Luka
Kur këndoj “live”, e ndiej këngën
Koha javore: Ju bëni pjesë tek ata këngëtarë që kanë filluar të luajnë me instrument për të kaluar më pas te kënga. Pse e keni lënë fizarmonikën, apo më saktë e keni në plan të dytë, për t’u marrë me këngën? Si ndodhi kjo? V. Luka: Ndodhi krejt papritmas dhe as që më shkonte ndërmend se karrierën time do ta vazhdoja si këngëtar sepse isha i dashuruar pas fizarmonikës, por ja që ndodhi. Unë e shpjegoj këtë si një dukuri të pashmangshme që mund t’i ndodhë çdo njeriu që merret me muzikë sepse kënga të intrigon dhe çdokush ka dëshirë që ta provojë zërin si dhe mundësitë e veta në këtë pikëpamje. Pra, kënga të bën për vete dhe nëse në fillim pritesh mirë nga publiku, atëherë keni një arsye madhore që të vazhdoni këtë rrugë. Unë nuk e kam lënë fizarmonikën, por për momentin jam më i njohur si këngëtar duke ndarë kështu fatin e shumicës
E ndiej veten mirë kur këndoj. Po aq mirë dhe bukur ndjehem si instrumentist, por kur këndoj dhe luaj njëkohësisht në fizarmonikë, atëherë ndjehem më së miri dhe jam më i lumtur. që merren me muzikë. Këngëtarët janë në fokus të mediave dhe publikut, rrjedhimisht edhe më të njohur, kurse instrumentistët kanë po ashtu merita të mëdha në muzikë, por ata qëndrojnë në prapaskenë. Vetë natyra e këtij profesioni është e tillë. Koha javore: Ku ndjeheni më mirë, si këngëtar apo instrumentist? V. Luka: E ndiej veten mirë kur këndoj. Po aq mirë dhe bukur ndjehem si instrumentist, por kur këndoj dhe luaj njëkohësisht në fizarmonikë, atëherë ndjehem më së miri dhe jam më i lumtur. Koha javore: Pse jeni përcaktuar për muzikë popullore? V. Luka: Për muzikën popullore jam përcaktuar sepse ajo më pëlqen më së shumti. E kam më afër sepse jam rritur me këngët popullore. Koha javore: Keni menduar ndonjëherë të këndoni në ndonjë rrymë tjetër muzikore? V. Luka: Nuk kam menduar asnjëherë të këndoj në ndonjë rrymë tjetër muzikore sepse nuk e gjej veten aty dhe nuk më shkon për dore asnjë rrymë tjetër që nuk është afër muzikës popullore. Koha javore: Cili është frymëzimi Juaj në muzikë? Keni një
Unë nuk e kam lënë fizarmonikën, por për momentin jam më i njohur si këngëtar duke ndarë kështu fatin e shumicës që merren me muzikë. Këngëtarët janë në fokus të mediave dhe publikut, rrjedhimisht edhe më të njohur, kurse instrumentistët kanë po ashtu merita të mëdha në muzikë, por ata qëndrojnë në prapaskenë. Vetë natyra e këtij profesioni është e tillë.
8 e enjte, 7 maj 2009
idhull që dëshironi ta ndiqni? V. Luka: Në muzikë njeriu lehtë e gjen inspirimin nëse ke interesim dhe talent. Mund të fillosh të merresh me muzikë, por nuk mund të vazhdosh nëse nuk ke inspirim dhe vullnet, dëshirë dhe kënaqësi. Sepse të mban gjallë ëndrra që një ditë do të këndosh si Dani apo Meda, Sinani, Bujari apo dikush tjetër, që është më i pëlqyer nga publiku vite me radhë në skenën muzikore shqiptare. Ata janë idhujt e gjeneratës sime dhe mjedisit ku jetoj, çka medoemos është reflektuar edhe tek unë. Koha javore: Preferoni të këndoni live apo play back? V. Luka: Të këndosh “live” është më bukur. Atëherë e ndiej këngën dhe e interpretoj si rezultat i gjendjes sime shpirtërore të momentit kur jam më afër publikut. Besoj se asnjë këngëtar nuk preferon të këndojë "play back", por ja që kjo gjë është e domosdoshme në raste të ndryshme, kur kërkon momenti apo arsyeja objektive, si në rastin e lodhjes fizike të këngëtarit. Sepse nuk duhet harruar fakti që edhe ne jemi njerëz e jo vegla muzikore. Unë preferoj të këndoj “live”, ndërsa “play back” këndoj vetëm kur bëj regjistrimin e spoteve, pasi që një gjë të tillë e kërkojnë organizatori i programit apo producentët e shtëpive muzikore.
Besoj se asnjë këngëtar nuk preferon të këndojë "play back", por ja që kjo gjë është e domosdoshme në raste të ndryshme, kur kërkon momenti apo arsyeja objektive, si në rastin e lodhjes fizike të këngëtarit. Sepse nuk duhet harruar fakti që edhe ne jemi njerëz e jo vegla muzikore. Koha javore: Deri tani, me sa di, nuk keni dalë me ndonjë album të vetin? Po merreni me përgatitjen e ndonjë albumi? V. Luka: Tani jam duke përgatitur albumin tim të parë. Shpresoj se në të ardhmen do t’i përkushtohem më shumë përgatitjeve të CD-ve dhe video-klipeve se deri tani. Kuptohet që kjo gjë do punë dhe përkushtim, por çdo gjë arrihet vetëm me punë dhe dashuri për këngën, muzikën dhe dëgjuesit.
Bisedoi: I. Kallaba
KULTURË gJurMët E së kaLuarEs së LasHtë
Varrezat “latine” në Bishevë afër Rozhajës Xhoana M. Perkaj
Gurët mbivarrorë në Varrezat e braktisura “latine” në fshatin Bishevë afër Rozhajës janë horizontalë, masivë, dhe në formë të parregullt, të gjatë deri në 1.80m, pa mbishkrime dhe shenjë që do të mund të dallohej qartë. Si pasojë e kohës, buzët e mbivarrorëve më të vjetër kanë hyrë nën sipërfaqen e dheut.
Treva e të ashtq. Rrypit kulturor dinarik e cila e përfshin Dalmacinë, Hercegovinën, Malin e Zi dhe Shqipërinë e sotme, është jashtëzakonisht e pasur me gjurmët e kulturës materiale që nga periudhat antike dhe mesjetare. Në Mal të Zi nuk ka, pothuaj, asnjë vendbanim, të madh ose të vogël, ku nuk ka gjurmë të trashëgimisë së lashtë. Në popull, këto, zakonisht, quhen p.sh. varreza greke, varreza latine, murishte latine (ose greke), kisha latine (greke), tuma (malazisht: gomilla), ubla, qytetza (gradina) etj. Gurët mbivarrorë në Varrezat e braktisura “latine” në fshatin Bishevë afër Rozhajës janë horizontalë, masivë, dhe në formë të parregullt, të gjatë deri në 1.80m, pa mbishkrime dhe shenjë që do të mund të dallohej qartë. Si pasojë e kohës, buzët e mbivarrorëve më të vjetër kanë hyrë nën sipërfaqen e dheut. Disa nga këto janë
lëvizur nga vendi, sepse, zakonisht, për lokalitete të tilla lidhen përrallat mbi pasurinë e madhe që fshehet nën to.
Ekspozita “BEsa: kodi i NdErit” Në strasBurg
Shqiptarët që shpëtuan hebrenj
Këshilli i Evropës me seli në Strasburg e shënoi këtë vit Ditën e Holokaustit me hapjen e një ekspozite të re të titulluar “Besa: Kodi i Nderit” në nderim të shqiptarëve që ndihmuan hebrenj gjatë Luftës së Dytë Botërore. Organizatorët e ekspozitës theksojnë se individët që nderohen në këtë veprimtari janë shembull i triumfit të shpirtit njerëzor dhe tregojnë se edhe në periudhat më të errëta ka individë që udhëhiqen nga parimet më të larta të njerëzimit.
Ardita Simiçia Fotografi i njohur izraelit Norman Gershman prej pesë vjetësh është angazhuar në një projekt me titull: “Myslimanët që shpëtuan hebrenj gjatë luftës.” Me këtë projekt në mendje ai vizitoi edhe Shqipërinë dhe Kosovën, të cilat i përfshiu në një libër të veçantë me titull “Besa: Kodi i Nderit; Shqiptarët që shpëtuan hebrenj gjatë luftës së dytë botërore”. Disa nga veprat e përfshira në këtë libër janë zgjedhur për një ekspozitë tematike në selinë e Këshillit të Evropës në Strasburg, që u hap me rastin e ditës së Holokaustit. Shumë nga individët e nderuar në librin e fotografit Gershman dhe në ekspozitë nuk jetojnë më, por historitë e tyre mbeten të pavdek-
shme. 17 familjet e zgjedhura për këtë ekspozitë janë një shembull i vogël i kontributit të madh që dhanë shqiptarët gjatë Luftës së Dytë Botërore. Ata kujtohen në këtë aktivitet për guximin dhe vetëmohimin e tyre, por mbi të gjitha për humanizmin që treguan ndaj një personi tjetër në nevojë. Është një zgjedhje e përshtatshme, thekson Sekretari i Përgjithshëm i Këshillit të Evropës Terry Davis, që tregon se mirësia e njeriut triumfon edhe në kohërat më të errëta: “Në mes të tmerreve dhe akteve çnjerëzore të Luftës së Dytë Botërore kishte akte të guximit dhe mirësisë njerëzore, shembuj të faktit që thellë brenda vetes njeriu lind i mirë. Sot jemi mbledhur për të nderuar disa nga këta individë, shqiptarë të cilët, pavarësisht nga rreziku që u kanosej, ndihmuan hebrenj duke i shpëtuar nga nazistët.” Ekspozita ‘Besa: Kodi i Nderit” u organizua me ndihmën e Qeverisë shqiptare, Komisionit Izraelit në Kujtim të Holokaustit, Yad Vashem, dhe Këshillit të Evropës. Ekspozita u hap për të përkuar edhe me 60-vjetorin e Këshillit të Evropës. Siç pohojnë edhe vizitorët, nuk ka mënyrë më domethënëse për të nderuar rolin e kësaj organizate të dedikuar për të bërë realitet parimet demokratike dhe respektimin e të drejtave të njeriut. Këta individë treguan se humanizmi nuk njeh dal-
lime etnike fetare, apo gjuhësore. Shqipëria ishte një vend ku gjatë Luftës së Dytë Botërore asnjë hebre nuk iu dorëzua nazistëve dhe numri i hebrenjve madje u shtua, falë mikpritjes dhe humanizmit që treguan shqiptarët.
e enjte, 7 maj 2009 9
PANORAMË KULTURORE
Bora Kokëdhima n se impenAjo është vetëm 21 vjeçe. Nuk e moho set e të atit e jimet e përditshme në një nga bizne formën më të detyrojnë që të vishet gjithmonë në erë për të mirë. E pranon se nuk kursehet asnjëh re, produktet shpenzuar për shëndetin, linjat trupo rës, notit, kozmetike, seancat e gjata të palest me instrukmasazhit, madje edhe boksit; të gjitha të djegësh tor personal. “Nuk mjafton asnjëherë . Unë shpenkalori dhe të mos kujdesesh për veten shkoj për të zoj shumë për imazhin tim. Zakonisht o dhe zgjedh bërë “shopping” në Vjenë ose Milan jo që unë t’u ato veshje që më përshtaten mua dhe fia ime e të përshtatem atyre. Kjo është filozo e preferuar ndjerit mirë me veten”. Marka e saj eve është fustan e uar prefer e linja lli”, “Cava është ve shpenzon “Dolce & Gabana”, për linjat sporti “Versace”, më shumë për markat “Armani” dhe Cavalli”. Në ndërsa aksesorët i blen tek “Just një pellush gardërobën e saj mund të gjesh edhe të mos folur “Versace” që kushton 1500 euro, për 200 deri në për çantat dhe xhinset, që variojnë nga e, por men400 euro. “Markat janë të rëndësishm inimi i tyre, doj se gjetja më e mirë është komb i përkasin”, përpos secilit sezoni apo marke ato . Nuk harron rrëfen pinjolla e familjes Kokëdhima uara janë të kujtojë që të brendshmet e prefer etike variojnë “Victoria’s Secret”. Produktet kozm Gaultier” apo nga parfumet e “Dior”, “Jean Paul “Versus” apo “Gucci”, deri tek setet e kremërave “Shiseido”.
Rrezarta Shkurta dëgjuar dhe shumë të pëlqyer Tashmë është kthyer në një emër të sukseseve të saj të njëpasdhe punës falë Kjo tare. shqip s të skenë arrin të surprizojë gjithta Shkur rta Rreza ëtarja njëshme. Këng im i saj është një zgjedpublik Çdo e. publik saj e monë me daljet një vajzë shumë ambiËshtë . detaje në deri gjatë hje e menduar ive për të arritur intens punë në kthen e cilën cioze, ambicie të këngën “Në parapër fjalë bën t fundi i saj i kti vetëm suksese. Proje kompozitorin Genti Llako. jsën time”, një bashkëpunim ky me vëmendje jashtëzakonisht të Kësaj kënge, Rezi i ka kushtuar një në bashkëpunim me profemadhe, duke realizuar edhe videoklip, këtë klip, ajo vjen ndryshe për sionistët më të mirë të momentit. Në sportive se kurrë”. Por, vetëm fansat e saj, siç pohon edhe vetë “më ntin kur klipi të jetë gati për kaq mund të zbulojmë deri në mome publikun.
10 e enjte, 7 maj 2009
PANORAMË KULTURORE
MAKE – UP me qepalla lulesh Njësoj si natyra, edhe tualeti ynë ka nevojë për një rizgjim të ngjyrave. Pranvera është stina më e përshtatshme për ta bërë këtë. Nga tonet e ftohta të dimrit, tek nuancat e çelura, buzë natyrale, sy që shkëlqejnë dhe një make –up i denjë për një pamje “ujë dhe sapun”. Ky është fjalëkalimi i bukurisë për sezonin pranverë-verë 2009! Nëse e zbatoni edhe ju, do të dilni e fituar, pa dyshim! Fytyrë “ujë dhe sapun”! Gjatë këtij sezoni pranveror, bëni mirë të përqafoni një make up disi “të cunguar” në ngjyr a. Por duke mos i humbur shkëlqimin fytyrës suaj, përdorni një krem fondëtintë që i jep lëkurës një nuanc ë të qelibartë, gati – gati natyrale. Sy shkëlqyes Toni i syve për femra duhet të shërb ejë edhe si një prelud për çdo stinë të vitit. Ngjyrat e ndezu ra janë gjetja më e duhur e artistëve të make-up-it sidom os gjatë pranverës. Nuancat e lejlasë, bojëqiellit, grisë së çelur dhe rozës, janë të duhurat për t’i dhënë efektin e shndritshëm syve tuaj.
Beyonce merr kreun e boxoffice e top-listës së filmave Beyonce Knowles ka marrë kreun pasi ikë, Amer në ar më të shiku tarja ka debutuar në trileri i ri “Obsessed”, ku luan këngë të fituar. ë dollar në milio 28.5 me vendin e parë dollarë për t’u realFilmi i cili kushtoi rreth 20 milionë or krahas Idris Elba, izuar, e sheh Beyoncen në rolin kryes goditet pasi një person si një çift, martesa ideale e të cilëve ta kërcënojë burpsikotik, (i luajtur nga Ali Larter), fillon rin. i Channing Tatum, Filmi i Zac Efron, “17 Again”, dhe filmi të mes tyre, me të “Fighting”, kanë një diferencë të ngush milionë, dhe tjetrin që parin që mban vendin e dytë me 11.7 në dollarë të fituar debuton në pozitën e tretë me 11.4 milio gjatë fundjavës.
e enjte, 7 maj 2009 11
INTEGRIME EUROPIANE
Procesi i anëtarësimit dhe i zgjerimit të BE-së Këshillit, i cili më pastaj i kërkon date në përgatitjet e tyre. “Raporti i Komisionit që të vlerësojë aftësinë e Gjithanshëm Monitorues” shërben si vendit konkurrues për t’i përmbushur bazë për Komisionin që të vendosë për kushtet e anëtarësimit. Nëse ndonjë masë të mundshme mbrojtëse. Komisioni jep mendim pozitiv dhe Këshilli pajtohet njëzëri, atëherë çelen Procesi i ratifikimit dhe anëtarësim zyrtarisht bisedimet për anëtarësim Pasi që të përmbyllen negociatat,
Zgjerimi është njëri nga instrumentet më të fuqishëm të politikave të Bashkimit Evropian. Përkrahja e BE-së u ka ndihmuar vendeve të Evropës Qendrore dhe Lindore të transformohen në demokraci moderne e funksionale. Së voni ajo ka frymëzuar reformat me ndikim të gjerë në vendet kandidate dhe vendet e mundshme kandidate. Të gjithë qytetarët Evropianë kanë dobi nga fqinjësia me demokraci të qëndrueshme dhe ekonomi të përparuar tregu. Zgjerimi është një proces i menaxhuar me kujdes, i cili ndihmon transformimin e vendeve të përfshira, duke zgjeruar kështu paqen, stabilitetin, prosperitetin, demokracinë, të drejtat e njeriut dhe sundimin e ligjit në gjithë Evropën. Procesi i hyrjes në BE dhe Kriteret
Anëtarësim megjithatë mund të pasojë vetëm nëse secili vend evropian përmbushë të gjitha kriteret për anëtarësim, të njohura edhe si Kriteret e Kopenhagës. Këto Kritere janë vënë nga Këshilli Evropian në Kopenhagë më 1993: • Kriteret politike: institucione të qëndrueshme që garantojnë demokraci, sundim të ligjit, të drejtat e njeriut si dhe respektim të pakicave dhe mbrojtjen e tyre. • Kriteret ekonomike: një ekonomi funksionale tregu, si dhe aftësia për t’u përballur me konkurrencën dhe fuqinë e tregut në BE; • Kapaciteti për t’i marrë përsipër obligimet e anëtarësimit, përfshirë këtu edhe ndjekjen e objektivave për një union politik, ekonomik dhe monetar. Kritereve të Kopenhagës i është shtuar edhe një kriter nga Këshilli Evropian në Madrid, më 1995: • Miratimi i Acquis Communautaire (i tërë legjislacionit Evropian) dhe vënia efikase e tij në jetë përmes strukturave adekuate administrative dhe juridike. Veç kësaj, Bashkimi Evropian duhet të jetë në gjendje që të pranojë anëtarë të rinj, kështu që ai rezervon të drejtën që të vendosë kur është i gatshëm t’i pranojë ata.
Sipas Marrëveshjes për Bashkimin Si një vend mund të Evropian, secili vend i Evropës mund anëtarësohet në BE? të aplikojë për anëtarësim, nëse respekton parimet e lirisë, demokracisë, të drejtat e njeriut e liritë theme- Secili vend që dëshiron të hyjë në BE i lore, si dhe sundimin e ligjit. dërgon aplikacionin për anëtarësim
12 e enjte, 7 maj 2009
ndërmjet vendit kandidat vendeve anëtare të BE-së.
dhe
Strategjia e para-anëtarësimit Strategjia e para-anëtarësimit është e menduar që t’i përgatisë vendet kandidate për anëtarësim. Kjo mbulon këto korniza dhe instrumente: • Marrëveshjet e Evropës / Marrëveshjet e Stabilizim-Asociimit • Partneritetet për Anëtarësim / Partneritetet Evropiane • Ndihma e para-anëtarësimit •Bashkëfinancimi nga Institucionet Financiare Ndërkombëtare • Pjesëmarrja në Programet e BE-së, Agjencitë dhe Komisionet • Programi Kombëtar për miratimin e Acquis-it • Progresraporte të rregullta • Dialogu Politik dhe Ekonomik Negociatat Hapi i parë në negociata është e ashtuquajtura “shoshitje”. Kjo është një kontrollim analitik i Acquis-it për t’ua shpjeguar atë vendeve kandidate dhe për t’i identifikuar fushat ku mund të ketë probleme, në mënyrë që ato të adresohen. Monitorimi Komisioni e mban Këshillin dhe Parlamentin të informuar për përgatitjet e vendit kandidat për anëtarësim me anë të “Raporteve Monitoruese”. Këto raporte shërbejnë edhe për t’i udhëzuar vendet kandi-
rezultatet futen në Projekt-marrëveshjen për anëtarësim, për të cilën merren vesh Këshilli dhe vendi kandidat. Ajo më pas i dërgohet Komisionit dhe Parlamentit Evropian. Secili vend anëtar dhe vendi që hyn në BE duhet ta ratifikojnë atë, konform procedurave kushtetuese në vendet e tyre. Kur procesi i ratifikimit të përmbyllet dhe Marrëveshja të hyjë në fuqi, atëherë vendi kandidat bëhet vend anëtar. Përgatitur për botim nga Horizonti i Ri
KULTURË HEroi dHE Historia
Aleksandri, frymëzues i historianëve Historianët sot besojnë se rreth Aleksandrit u shkrua shumë, megjithëse pak shkrime kanë arritur deri në ditët tona. Por edhe ato që kanë mbetur nuk kanë shumë vlera. Që në shek. e I-rë të erës sonë, gjeografi i antikitetit, Strabo i kritikonte historianët që shoqëruan Aleksandrin gjatë fushatës në Lindje, duke thënë së ata parapëlqyen shkëlqimin në vend të së vërtetës. Shkrimeve të tyre, thoshte ai, u mungon gjallëria, largpamësia dhe thellësia e mendimit. Dhe ky ishte shpërblimi që Aleksandri merrte për kujdesin që kishte treguar për historianët, disa prej të cilëve vetë i kishte inkurajuar që t’i shkonin pas në luftë.
Astrit Lulushi Që një ngjarje të hyjë në histori, nuk mjafton që ajo të ndodhë. Nuk vlejnë as gjurmët që lë, megjithëse ato janë shenja të ndikimeve. Ndonjëherë edhe heronjtë duken të zbehtë, qesharakë, qëllimet e tyre ndryshojnë, dhe çdo gjë mbetet e hapur për interpretim nën dritën e një kohë tjetër. Që një ngjarje të hyjë në histori, ajo ka nevojë për historianë të cilët sado të paanshëm, krahas të vërtetës, instinktivisht i shërbejnë edhe politikës, kulturës, kombit, vendit të tyre. Thuhet se kur i riu 20 vjecar, Aleksandri i madh vendosi të marshonte drejt Lindjes për t’i dhënë fund me fitore konfliktit të gjatë greko-persian, ai frymëzoi shumë grekë, hodhi themele qytetesh, shkeli territore të panjohura e u hapi rrugën arritjeve guximshme, por pa harruar padrejtësitë ndaj shokëve të ngushtë. Në vështrim të parë, duket e pazakontë që mes atyre që shkruajtën rreth jetës së Aleksandrit, nuk doli asnjë Homer, Herodot a Tukidid, për të regjistruar arritjet e tij. Historianët sot besojnë se rreth Aleksandrit u shkrua shumë, megjithëse pak shkrime kanë arritur deri në ditët tona. Por edhe ato që kanë mbetur nuk kanë shumë vlera. Që në shek. e I-rë të erës sonë, gjeografi i antikitetit, Strabo i kritikonte historianët që shoqëruan Aleksandrin gjatë fushatës në Lindje, duke thënë së ata parapëlqyen shkëlqimin në vend të së vërtetës. Shkrimeve të tyre, thoshte ai, u mungon gjallëria, largpamësia dhe thellësia e mendimit. Dhe ky ishte shpërblimi që Aleksandri merrte për kujdesin që kishte treguar për historianët, disa prej të cilëve vetë i kishte inkurajuar që t’i shkonin pas në luftë. Por jo i gjithë faji bie mbi historianët. Thuhet se Aleksandrit i pëlqenin shumë epikat e Homerit. Një kopje e tyre, ishte përgatitur për të nga vetë Aristoteli, nipi i të cilit, Kallistheni ishte nje nga historianët që shoqëruan Aleksandrin gjatë luftrave të tij. Historianët nuk dijnë shumë rreth atyre që shkroi Kallistheni, por në ato pak citimeve që kanë mbetur, nipi i Aristotelit nuk kursehej në lëvdata duke e lidhur prejardhjen e Aleksandrit me Akilin. Disa të tjerë e lidhnin prejardhjen e tij me Priamin e Trojës, ndërsa kishte nga ata që nuk i njihnin lidhje të tilla, por e shihnin fushatën e Aleksandrit ndaj persëve të ngjashme me atë të akeajsve kundër trojanëve. Përsa i përket Kallisthenit, ai nuk pati mundësi t’a përfundte historinë e Aleksandrit, pasi vdiq nën tortura i akuzuar për komplot. Thuhet se shkak u bënë disa faqe dorëshkrimesh ku
Aleksandri kritikohej për shumë gabime e sjellje të shthurrura. Një grup tjetër historianësh u përqendruan në thash-e-theme e ankedoda, ndodhi të bujëshme ku Aleksandri përshkruhej si hamës, pijanec në dreka e darka pafund. Por me kalimin e viteve, historitë rreth Aleksandrit u përmirësuan. Një nga historianët që shoqëroi Aleksandrin ishte Aristobulus, i cili filloi t’a shkruante historinë e tij, pas shume dekadash, kur ishte 80 vjec. Ai u bë i pari që e përshkroi Aleksandrin si një figurë dinjitoze. Aristobulus, gjithashtu ishtë i pari historian që përshkroi ngjarjen mbi Nyjen Gordiane, apo tregimin mbi shpërblimin dhe dënimin e detarit që gjeti kurorën e Mbretit apo historinë e trajtimit me respekt të priftit babilonas që parashikoi vdekjen e Aleksandrit. Por Aristobulus gjithashtu e kritikon Aleksandrin për etjen e tij për pushtime. Megjithëse Historia e Aristobulus nuk u përfill nga kolegë bashkëkohës, thuhet se ajo nuk mbeti pa u kopjuar prej tyre dhe historianët pasardhës. Edhe historia e shkruar nga Ptolemeu, një nga gjeneralët më të afërt të Aleksandrit, nuk pati shumë sukses. Këtë histori Ptolemeu e shkroi kur ishte faraon i Egjiptit, zotërim që mori pas vdekjes së Aleksandrit. Ai shkroi kryesisht rreth betejave, pa u kujdesur për t’i zbukuruar ato, pasi qëllimi nuk ishte për të tërhequr lexuesin, por për të lënë pas dëshmi e të vërteta, sic citohet ai. Historianët sot shpesh pyesin; përse ky dallim
kaq i madh midis arritjeve gjeniale të Aleksandrit dhe cilësisë së dobët të historive rreth tij? Sipas tyre, historianët e lashtësisë e kishin të vështirë të interpretonin hapur a më dëshirë jetën e Aleksandrit. Ata gjithashtu e kishin të vështirë të pajtoheshin me faktin se Aleksandri nuk ishte grek. Nga njëra anë, sipermarrja e tij mund të shihej si përpjekje për të shkatërruar perandorinë persiane, dhe e interpretuar në këtë drejtim, përbënte frymez-
zgjaste ky sukses aq më gjatë shtetet greke do të vazhdonin të ishin nën varësinë e tij. Dhe grekë të tjerë filluan të ndjeheshin më pak krenarë kur ekspedita e Aleksandrit u kthye në mision qytetërimi që synonte një perandori-një kulturë. Por vdekja e papritur e Aleksandrit i dha fund kësaj ideje e cila, si vepër e papërfunduar, mbeti jo bindëse dhe njëkohësisht nxitëse për imagjinatën. Kështu, duke përdorur forma për-
me kalimin e viteve, historitë rreth Aleksandrit u përmirësuan. Një nga historianët që shoqëroi Aleksandrin ishte Aristobulus, i cili filloi t’a shkruante historinë e tij, pas shume dekadash, kur ishte 80 vjec. Ai u bë i pari që e përshkroi Aleksandrin si një figurë dinjitoze. Aristobulus, gjithashtu ishtë i pari historian që përshkroi ngjarjen mbi Nyjen Gordiane, apo tregimin mbi shpërblimin dhe dënimin e detarit që gjeti kurorën e Mbretit apo historinë e trajtimit me respekt të priftit babilonas që parashikoi vdekjen e Aleksandrit. Por Aristobulus gjithashtu e kritikon Aleksandrin për etjen e tij për pushtime. Megjithëse Historia e Aristobulus nuk u përfill nga kolegë bashkëkohës, thuhet se ajo nuk mbeti pa u kopjuar prej tyre dhe historianët pasardhës. im per grekët, që ishin në luftë të vazhdueshme me persët. Nga ana tjetër, Aleksandri ishte “barbar” maqedonas-ilir, shtypës i rebelimit të Tebës; ngjarje që kishte ftohur entusiazmin e grekëve për të. Kjo ndoshta ishtë edhe asryeja, përse disa historianë shkruanin keq kur e paraqisnin atë si të dehur a të shthurrur. Disa madje shprehnin pakënaqësi kur Aleksandri korrte fitore ndaj persëve, sepse sa më shumë
shkrimesh të përcipta, historitanët bashkëkohës të Aleksandrit, duket se sillnin tregime për të shuar kurreshtjen rreth popujve larg e afër, sic kishte bërë para tyre Herodoti me historitë e tij të përziera me gojëdhëna, thënie e përralla.
e enjte, 7 maj 2009 13
HISTORI sHQiptarët dHE sHQipëria (2)
Nën kulmin e njerëzve të mirë
Shkroi Niko Niniç Përktheu Nikollë Berishaj (ribotim nga “Edinost”) Trieste1910 Komisijska zaloga J. Gorenec v Trstu Shtypshkronja “EDINOST”
Parathënie Kryengritja më e re e shqiptarëve më çoi që t’i shkruaj për “Edinost” disa kujtime të mia nga mbresat e udhëtimit tim nëpër Liqenin e Shkodrës. Pasi që këto kujtime janë pëlqyer në përgjithësi, vendosa, që ta bëj ribotimin. Nëse lexuesit e pranojnë mirë këtë broshurë, do t’i botoj edhe kujtimet tjera të mia vijuese nga Ballkani. Autori Kështu, atëbotë, fatmirësisht u çlirova nga policia arnauteturke. Pasi në Shkodër nuk më njihte kush, e pranë anijeve me avull nuk prisnin omnibusët, u gëzova, natyrisht, kur më ftuan malazezët që i njoftova në hotelin e tyre. Më nuk më kujtohet saktësisht, si quhej ai hotel, por më duket se e kishte emrin “Hotel Osmanie”, apo disi ngjashëm. Është shprehi në Ballkan, që çdo stallë të emërtohet “Grand Hotel”. Sipas koncepteve tona, ai “Hotel Osmanie” do të ishte farë mejhane e thjeshtë pak më e mirë. E shikuar sipas kushteve në Ballkan, e në veçanti në Shqipëri, duhet pranuar se ky lokal e meritonte emrin e hotelit. Pronar ishte një arnaut muhamedan. Posa erdhëm në lokal (ishim pesë nesh: tre malazias, një tregtar muhamedan nga Podgorica dhe unë) dhe u ulëm pranë tryezës, mejhanexhiu së pari na u përkul dhe ia ndezi secilit nesh cigaren e mbështjellë të duhanit. Ushqimi ishte i përgatitur sipas dispozitave të Kuranit dhe, pranoj, më pëlqeu. Verë mejhanexhiu nuk kishte, ngase profeti Muhamed ua ka ndaluar besimtarëve pirjen e verës. (Në përgjithësi më duket, se, si edhe për shumë shprehi të tjera, edhe për ndalimin e pirjes së verës, fajtor është komentimi shpirtngushtë i Kuranit. Muhamedi nuk ua ndaloi në mënyrë kategorike, që ta pinë verën . Ai thotë: Vera ka cilësi të mira dhe të këqija, por të këqijat mbizotërojnë mbi të mirat; për këtë, besimtarë: Mos e pini verën!” Është kjo pra, më shumë në formë të këshillit sesa të urdhrit kategorik. Kuptohet, unë e kam vetëm përkthimin serb të Kuranit; është e mundshme që edhe përkthimi të jetë i pasaktë.) Pasi që malaziasit dhe unë deshëm të pimë verë, mejhanexhiu
14 e enjte, 7 maj 2009
menjëherë çoi te tjetri për një okë (një litër e një të katërt) verë, e më vonë edhe për një. Mejhanexhiu dhe shërbëtori i tij flisnin goxha mirë serbisht. (Në përgjithësi në tërë Ballkanin, në veri të Stambollit, më e përhapura është njohja e gjuhës serbe; gati më shumë se e gjuhës turke). Në tryezat fqinje ishin ulur disa zyrtarë turq dhe disa vendorë, arnautë muhamedanë. Shokët e mi malazias, që e njihnin ndjeshmërinë muhamedane, e pyetën mejhanexhiun, se a janë të prekur zotërinjtë që po pimë verë në tryezën tonë, gjë që mejhanexhiu e mohoi me vendosmëri. Njëri nga shoqëria jonë kishte disa punë te konsulli malazias. Posa u ngrit dhe deshi të largohet, mejhanexhiu e pyeti menjëherë se kah po shkon. Kur e dëgjoi përgjigjen, tha: Është terr jashtë dhe unë nuk të lejoj të shkosh vetëm natën. Dhe e përcolli. Kur u larguan, njëri nga dy malazezët që mbeten më tha: A e sheh se në çfarë shteti jemi këtu! Posa kemi ardhur nën kulmin e tij, jemi miqtë e pronarit; e mikpritja në këtë vend është e shenjtë. Më parë do të pranonte të vdiste vetë pronari, sesa të na mungojë neve një qime floku nga koka. Dhe pasi që ka frikë se mund t’i ndodhë gjë e keqe shokut tonë e përcjell atë, që ta ruaj për çdo rast. E fituam dhomën e liruar. Në dhomë ku fjeta unë, ishin edhe dy shtretër: dhoma ishte e rregulluar në mënyrë gjysmë orientale, gjysmë evropiane. Gjithsesi mbizotëronte shija orientale. E pranoj botërisht, se isha i çuditur, ngase diç të ngjashme nuk e kisha përjetuar jo vetëm në Ballkan, por as tjetërkund. Shtretërit ishin si për të martuarit rishtazi; nuk kishte këtu asi lloj shablloni hotelerie a i mejhaneve! E gjitha kjo më la një përshtypje, sikur të kisha ardhur, jo në farë hoteli diku në një
Është shprehi në Ballkan, që çdo stallë të emërtohet “Grand Hotel”. Sipas koncepteve tona, ai “Hotel Osmanie” do të ishte farë mejhane e thjeshtë pak më e mirë. E shikuar sipas kushteve në Ballkan, e në veçanti në Shqipëri, duhet pranuar se ky lokal e meritonte emrin e hotelit. Pronar ishte një arnaut muhamedan. Posa erdhëm në lokal (ishim pesë nesh: tre malazias, një tregtar muhamedan nga Podgorica dhe unë) dhe u ulëm pranë tryezës, mejhanexhiu së pari na u përkul dhe ia ndezi secilit nesh cigaren e mbështjellë të duhanit. Ushqimi ishte i përgatitur sipas dispozitave të Kuranit dhe, pranoj, më pëlqeu. Verë mejhanexhiu nuk kishte, ngase profeti Muhamed ua ka ndaluar besimtarëve pirjen e verës.
shtet të huaj, por më dukej sikur të kisha ardhur tek ndonjë mik i dashur, që me mikpritje ma kishte hapur derën e shtëpisë së vet. Dhe brenda, në shtetin e egër arnaut bëra një gjumë të qetë dhe të ëmbël, që mund të ma jepte vetëm vetëdija se isha nën kulmin e njerëzve të mirë. E këta njerëz të mirë ishin pjesëtarët e fisit të egër arnaut. Të nesërmen e vizitova qytetin. Shkodra, kryeqyteti i Shqipërisë së Veriut numëron afro 40.000 banorë dhe – për kushtet turke- është qytet mjaft i bukur. Këtu është selia e valiut (zëvendësit të sulltanit), dhe autoriteteve të tjera turke, e konsujve të shteteve të huaja etj. Shkodra është, gjithashtu, qendër e lëvizjes kombëtare shqiptare. Françeskanët dhe meshtarët tjerë katolikë i kanë këtu shkollat e veta, që i mbështet Austria. Gjithashtu, edhe Italia i mban këtu shkollat e veta. Për këtë arsye, edhe italishtja është mjaft e përhapur në Shkodër, si edhe në qytetet e tjera shqiptare bregdetare të Adriatikut në përgjithësi. Gjuha mbizotëruese është shqipja. Turqishten nuk e di askush përpos zyrtarëve dhe oficerëve. Përkundër kësaj, njohja e gjuhës serbe (siç e ceka edhe më sipër) është e përhapur edhe ndër shqiptarët. Në fshatra në rrethinën e Shkodrës jetojnë shumë serbë, por edhe kontaktet e shpeshta me Malin e Zi fqinj e përshpejton përhapjen e gjuhës serbe. Përndryshe, në çdo hap mund të shihet konkurrenca ndërmjet ndikimit austriak dhe italian. Austria është mbrojtësja e propagandës katolike në Shqipëri, të cilën e mbështet moralisht dhe materialisht. Mirëpo, se Austria nuk e bën këtë nga vullneti i flaktë fetar, por për shkaqe politike – kjo është krejtësisht e qartë, siç është e qartë se shkollat italiane në Shqipëri kanë qëllim politik. Përndryshe, Shkodra nuk ka gjë të veçantë. Në ndërtesat publike dhe në ndërtesat e tjera, por edhe në veshje mund të dallohet ndikimi evropian-perëndimor, e qyteti, përndryshe duket si një fshat i madh. Ndërtesat zyrtare turke kanë në vete të gjitha shenjat e shkatërrimit. Policia p.sh gjendet në një ndërtesë, që i përngjan shumë magazinës së ndonjë fshatari të pakujdesshëm tek ne. Në çarshi (në pjesën tregtare të qytetit), përndryshe ndihet një jetë e gjallë dhe zhurmë, mirëpo, pasi që ndërtesat në pjesën më të madhe janë nga druri, banorët duhet ta lusin me përvujtëri Zotin dhe Shenjtin Florian që t’i ruajë nga zjarri! Sikur të shpërthente zjarri do të mbetnin vetëm muret! Si në tërë Ballkanin, edhe në Shkodër ka mjaft lypës. Lypësit i takojmë në çdo të dytin hap; e lypësit janë të gjithfarshëm: të rinj dhe të vjetër! Karakteristik për lypje dhe për gjendjen që mbizotëron atje, është rasti që vijon: i takova në rrugë dy djelmosha, prej të cilëve njëri filloi të më flasë në italishte, se ky tjetri martohet dhe për këtë arsye edhe lyp, dhe më tha që t’i fal diçka. Ia dhashë djaloshit për martesë pak para, për ç’gjë ky më falënderoi mjaft i lumtur!
KULTURË këNdVësHtriM LEtrar
Përsiatje për motivin e luftës kundër harresës dhe zvetënimit (Ragip Sylaj, Hija e shtëpisë, tregime, “Rozafa”, Prishtinë, 2008)
“Hija e shtëpisë”, libri më i ri i tregimtarit Ragip Sylaj, në esencë i ngërthen dy kryemotive (edhe pse libri nuk është i ndarë në cikle) që shquhen edhe për nga nivelet dhe teknikat e rrëfimit. Në njërin rast përshfaqen përsiatjet e narratorit ndaj të afërmve të tij, të cilat janë rekuiem për vetveten-subjektin, për gjakun e tij-familjen dhe për vdekjen-harresën. Dhe në rastin tjetër përshfaqet obsesioni surrealist ndaj ndijimeve psikike. Për Kohën Javore:
Ardian Haxhaj
1. Rekuiem për të vdekshmit Në librat e mëparshëm të Sylajt kanë ngre krye gjithmonë temat obsesive psikologjike, në të cilat ka defiluar vetëm një hero. Në librin me tregime “Hija e shtëpisë” përsiatet edhe për motivin e vdekjes, motivin e pikëllimit, dhe së fundi motivin e luftës kundër harresës dhe zvetënimit. Dihet mirëfilli se motivi i luftës kundër harresës pas vdekjes është trajtuar në letërsi që nga “Epi i Gilgameshit”, por jo çdoherë është mbërritur spontaniteti i një përjetimi krejtësisht njerëzor. Ragip Sylaj në librin e fundit ka arritur ta përshfaqë dimensionin substancial të dashurisë vëllazërore-prindërore dhe pikëllimit ndaj vdekjes në një ambient krejtësisht shqiptar. Në këtë rast
Në tregimin antologjik “Rekuiem për plakun e verbër” përshtresohen disa nivele narrative. Duke i ngjarë tregimit fantastik, narratori takohet dhe bisedon me të vdekurin, me gjyshin e tij, që kthehet në odë plot katër vjet pas vdekjes. Melankolia në këtë rast nuk del e sipërfaqshme, por ajo duket se thërret, duket se gullmon. Përmallimi nuk përshfaqet në atë që narratori e sheh babagjyshin e tij pas vdekjes, por ky përmallim përshfaqet në mesazhet e plakut që flet për një përvojë njerëzore. Këto mesazhe sikur e ngushëllojnë narratorin për luftimin e vdekjes. Përderisa Gilgameshi nuk gjen ngushëllim për pavdekësinë e trupit, në shumë tregime të “Hijes së shtëpisë” luftohet për mosharresën pas vdekjes. Prandaj frika nga harresa dhe lufta kundër saj është motivi që shquhet në shumë tregime të librit “Hija e shtëpisë”. tregimet për babagjyshin, gjegjësisht për kujtimet e tij pas vdekjes, janë aq mbresëlënëse. Kjo nuk do të thotë se përsiatjet e narratorit kanë për qëllim të mbërrijnë efekte elegjiake. Sensi i masës, ndërfutjet e monologëve dhe dialogëve, zhvendosjet kohore dhe hapësinore në strukturën e tregimit, të kujtojnë ndërtimin asociativ të strukturës së përrallave. Kujtimi për të afërmit e lë narratorin nën hijen e shtëpisë dhe kjo i jep mundësi të dialogojë dhe të monologojë me tre breza; me baballarët, me bashkëkohanikët dhe me fëmijët. Çuditërisht vdekja është prezente në këta tre breza, të cilët narratori mundohet t’i përjetësojë në kujtime, por jo vetëm kaq. Janë të rralla veprat letrare në letërsinë tonë, në këtë rast tregimet, që përsiatin për jetën pas vdekjes, gjegjësisht për luftën kundër harresës. Kjo vërehet në shumë tregime të “Hijes së shtëpisë”, prandaj edhe titujt e këtyre tregimeve e përfshaqin këtë dimension motivor, si: “Rekuiem për plakun e verbër”, “S’kam kohë të jetoj me vdekjen”, “Dehja nga trishtimi i pavdekshmërisë”, “Hija e shtëpisë”, “Përhitja e vetmisë” etj. Narratori në tregimet e librave të mëparshëm të tregimtarit Sylaj deri më tani sikur i ka trajtuar të gjitha preokupimet e qenies, ndërkaq në librin e fundit ne e shohim këtë narrator duke krijuar relacione jashtasubjektive me të tjerët, por që reflekton drejtpërsëdrejti në ndërdijen e narratorit. Në tregimin antologjik “Rekuiem për plakun e verbër” përshtresohen disa nivele narrative. Duke i ngjarë tregimit fan-
tastik, narratori takohet dhe bisedon me të vdekurin, me gjyshin e tij, që kthehet në odë plot katër vjet pas vdekjes. Melankolia në këtë rast nuk del e sipërfaqshme, por ajo duket se thërret, duket se gullmon. Përmallimi nuk përshfaqet në atë që narratori e sheh babagjyshin e tij pas vdekjes, por ky përmallim përshfaqet në mesazhet e plakut që flet për një përvojë njerëzore. Këto mesazhe sikur e ngushëllojnë narratorin për luftimin e vdekjes. Përderisa Gilgameshi nuk gjen ngushëllim për pavdekësinë e trupit, në shumë tregime të “Hijes së shtëpisë” luftohet për mosharresën pas vdekjes. Prandaj frika nga harresa dhe lufta kundër saj është motivi që shquhet në shumë tregime të librit “Hija e shtëpisë”. 2. Surrealja - ëndërrimet e zhgjëndërrta Ndërkaq tregimet e tjera të “Hijes së shtëpisë” e mbyllin qarkun e jashtësisë, duke u preokupuar me obsesionet psikike të narratorit, duke u munduar ta shënjojë çdo aspekt që e pjellë mendja e njeriut. Në këto tregime obsesionesh narratori flet me Engjëllin Mbrojtës, ku niveli i ligjërimit është krejtësisht poetik e shpesh deklamativ. Prozat, “Bregu i ëndrrës”, “Autopsia e hijes”, “Përndritje”, “Dielli i pikëllimit”, “Mali i brengave”, “Prekja e dritës së hyjit” etj., janë tregime ekskluzive surrealiste. Narratori në këto tregime duket sikur flet në ëndrrën e zhgjëndërrtë dhe në zhgjëndrrën e ëndërrt. Këto përsiatje janë një shfrim imagjinativ që t’i kujtojnë tregimet e Borhesit, ku narratorin e gjen puna herë në tokë e herë në qiell, herë në luftë me djajtë, herë në lutje me engjëjt, herë në mallkim me dhembjen e herë në dashuri me të. Këtë e përforcon edhe fakti se në këto tregime duket qartazi spontaniteti ndjenjor, një atribut ky që i përket surrealizmit. Tregimtari Sylaj është shumë i shkathët në shkrimin e tregimit poetik. Gjuha poetike e tregimeve të tij njëkohësisht është tepër elokuente dhe e ekonomizuar, sa nganjëherë duket se pëlcet nga ndrydhja e mesazheve dhe nënkuptimeve. Tregimtari Ragip Sylaj është një nder të rrallët shkrimtar që gdhendjen e gjuhës e ka obsesion, po aq sa zbërthimin e psikikës njerëzore. Madje Sylaj nganjëherë sikur e ka për qëllim të hartojë edhe trajtesë psiko-terapeutike në formën e tregimit, që shquhet në këtë dimension si pararendës i shkrimit të këtij lloj tregimi në letërsinë tonë. Nuk është e tepërt të potencohet se tashmë librat tregimtar të Ragip Sylajt e kanë vulën e vet të dallueshmërisë, veçantisë dhe elanit prozaik.
Tregimtari Sylaj është shumë i shkathët në shkrimin e tregimit poetik. Gjuha poetike e tregimeve të tij njëkohësisht është tepër elokuente dhe e ekonomizuar, sa nganjëherë duket se pëlcet nga ndrydhja e mesazheve dhe nënkuptimeve. Tregimtari Ragip Sylaj është një nder të rrallët shkrimtar që gdhendjen e gjuhës e ka obsesion, po aq sa zbërthimin e psikikës njerëzore.
e enjte, 7 maj 2009 15
MOZAIK të sHtuNëN Në uLQiN u proMoVua LiBri “FJaLori ENCikLopEdik i gruas sHQiptarE” i autorEs zENEpE diBra Nga sHkodra
Libër pionier i llojit të veçantë Autorja Zenepe Dibra tregoi se në “Fjalorin enciklopedik të gruas shqiptare” nuk janë përfshirë vetëm gra të njohura, por edhe gra të thjeshta. Megjithatë, ajo tha se nuk pretendon që në Fjalor të jenë përfshirë të gjitha femrat dhe kontributet, sidomos të femrave shqiptare jashtë kufijve shtetërorë të Shqipërisë. Për të një vlerë të rëndësishme përbën përfshirja në Fjalor e kontributit të femrave të huaja. Pas promovimit të librit “Fjalori enciklopedik i gruas shqiptare” në Shkodër dhe Tiranë, Ulqini ka qenë qyteti tjetër ku u promovua ky libër i autores shkodrane Zenepe Dibra, i cilësuar si libër i veçantë duke qenë se është libri i parë i këtij lloji në gjuhën shqipe. Të gjithë folësit gjatë promovimit theksuan punën serioze dhe me mjaft vlerë të autores së librit. Ardita Rama, drejtuese e Bibliotekës së Ulqinit, tha se “Fjalori enciklopedik i gruas shqiptare” është një pasqyrë informative e rrugës historike dhe e aktualitetit të botës femrore shqiptare. “Si vepër e posaçme enciklopedike pasqyron arritjet e gruas shqiptare nëpër shekuj. Ky fjalor enciklopedik, i pari i këtij lloji, është i mbushur plot me histori të intelektualeve, mësueseve, artisteve, luftëtareve, aktivisteve, politikaneve e sportisteve shqiptare dhe meriton të ketë një vend të posaçëm në leksikografinë shqiptare”, tha ajo. Sipas saj, autorja këtë fjalor enciklopedik nuk e ka konceptuar vetëm si vepër enciklopedike të mbyllur në kufijtë shtetërorë të Shqipërisë. “Në të hasim edhe zëra nga Kosova dhe Maqedonia e mbarë diaspora shqiptare. Besoj
se në botimin e dytë do të radhisë edhe zëra të femrave shqiptare nga territori i Malit të Zi që kanë dhënë kontributin e tyre në shumë fusha të jetës”, theksoi Rama. Mësimdhënësja e historisë, Fatbardha Katana, tha se botimin e kësaj vepre e përjeton jo si një vepër që shton numrin e punimeve, por si një vepër shumë të madhe dhe të rrallë në llojin e vet. “Ju treguat se gruaja ka forcë të madhe realizuese. Femrat autore shqiptare janë të mëdha në çdo fushë, që nga arti e deri te humania”, theksoi ajo. Gjatë mbrëmjes u lexua edhe recensioni i prof. Ass. Dr. Tefë Topallit mbi këtë libër. Për drejtorin e Qendrës së Kulturës, Shaban Gjeka, dhe kryetarin e Bashkimit të Krijuesve Shqiptarë në Mal të Zi, dr. Gani Karamanaga, të cilët përshëndetën në emër të organizatorëve, mbrëma përbën një vazhdimësi të bashkëpunimit kulturor ndërmjet Ulqinit dhe Shkodrës. Megjithatë, sipas tyre, ky
bashkëpunim duhet të jetë në nivel më të lartë. Vetë autorja e librit, Zenepe Dibra, duke iu drejtuar publikut rrëfeu rrugën e lindjes së këtij libri. Ajo tregoi se në vitin 2004 ka botuar librin “Bijat e Rozafës” kushtuar grave të shquara shkodrane. Pikërisht ky libër dhe një botim tjetër enciklopedik mbi femrat në gjuhën angleze ku ajo ka qenë bashkautore, i shërbeu si nxitje për të nisur punën në hartimin e “Fjalorit enciklopedik të gruas shqiptare”. “Botimi i këtij libri më ka kushtuar shumë energji sepse nuk duhet të kesh vetëm vullnet dhe pasion”, tha ajo. Dibra tregoi se në këtë fjalor nuk janë përfshirë vetëm gra të njohura, por edhe gra të thjeshta. “Një gjë shumë e rëndësishme është edhe kontributi i femrave të huaja”, tha ajo. Autorja tha se nuk pretendon që në Fjalor të jenë përfshirë të gjitha femrat dhe kontributet, sidomos të femrave shqiptare jashtë kufijve shtetërorë të Shqipërisë. “Unë kam kërkuar falje sepse nuk janë përf-
shirë të gjitha femrat dhe të gjitha kontributet. Gjithmonë do t’u jem borxh grave që janë jashtë Shqipërisë”, tha ajo. Dibra pranoi se “ka akoma gjëra të pazbuluara që ne nuk i dimë” dhe se përveç daljes në dritë të librit, satisfaksion për të përbën edhe fakti se “duke punuar për librin, ka mësuar dhe është kulturuar edhe vetë sepse shumë gjëra nuk i ka ditur”. Në mbrëmjen promovuese morën pjesë shumë personalitete të kulturës nga Ulqini dhe Shkodra. Të pranishëm ishin edhe një grup i shkrimtarëve nga Kosova. Mbrëmja promovuese u organizua nga Qendra e Kulturës Ulqin, Bashkimi i Krijuesve Shqiptarë në Mal të Zi dhe OJQ “Harmonia”, ndërsa u drejtua nga shkrimtari dhe publicisti Ibrahim Berjashi.
i.k.
Nga data 26-28 priLL Në kotorr u MBaJt FEstiVaLi i 36-të Muzikor i MaLit të zi për të riNJ Lira e Artë e fituar nga Gjylije Pelinku ka qenë e vetmja që kanë fituar nxënësit e Shkollës së Ulët e Muzikës nga Ulqini në Festivalin e 36-të Muzikor të Malit të Zi për të Rinj. Për drejtorin e Shkollës së Ulët të Muzikës në Ulqin, prof. Jusuf Lika, Gjylija është “një talente që premton”. Ai thotë se e gëzon fakti që Lirën e Artë e kanë fituar në një seksion të ri që e kanë hapur pranë Shkollës së Muzikës. Sopranoja e re nga Ulqini, Gjylije Pelinku, ka rrëmbyer Lirën e Artë në Festivalin e 36-të Muzikor të Malit të Zi për të Rinj i cili u mbajt nga data 26-28 prill në Kotorr. Pelinku e cila është nxënëse e Shkollës së Ulët të Muzikës në Ulqin, ku përgatitet nga prof. Mimoza Rakaj, ka qenë më e mira në mesin e nëntë konkurrenteve nga shkollat e ndryshme muzikore të Malit të Zi. Ajo është prezantuar në këtë festival me dy pjesë: “Amarilli” në gjuhën italiane nga G. Caccini, dhe “Dhuratë zemre” në gjuhën shqipe nga Prenkë Jakova. Kjo është hera e dytë që Gjylija merr pjesë në këtë festival, ku para dy vitesh fitoi Lirën e bronztë. Ajo e vlerëson çmimin e fituar dhe thotë se ai ka një domethënie të madhe për të. “Kjo më jep shpresë që të vazhdoj shkollimin e mëtejshëm në këtë degë”, thotë Pelinku, e cila ka tri vjet që merret me kanto, ndërkohë që është nxënëse e vitit të tretë në Shkollën e Mesme “Vëllazërim Bashkim” në Ulqin. Për drejtorin e Shkollës së Ulët të Muzikës në Ulqin, prof. Jusuf Lika, Gjylija është “një tal-
16 e enjte, 7 maj 2009
Gjylije Pelinku “rrëmben” Lirën e Artë në kanto
ente që premton”. Lira e Artë e fituar nga Gjylije Pelinku ka qenë e vetmja që kanë fituar nxënësit e Shkollës së Ulët e Muzikës nga Ulqini në këtë festival. Sopranoja tjetër nga Shkolla e Ulët e Muzikës në Ulqin, Hristina Dragoviq, e cila po ashtu është përgatitur nga prof. Mimoza Rakaj, ka
fituar Lirën e Argjendtë. Lira të Argjendta kanë fituar edhe nxënëset e kësaj shkolle, Isidora Gjakonoviq dhe Renata Rudoviq, në disiplinën e pianos, të cilat janë përgatitur nga prof. Ilija Millosheviq. Kuinteti i kitarave, i përgatitur nga prof. Ares Fani, është kurorëzuar me Lirën e Bronztë,
ndërsa trioja e përbërë nga dy violina dhe një kitarë, e përgatitur nga prof. Anton Kaftalli, është shpërblyer me mirënjohje. Për drejtorin e Shkollës së Ulët të Muzikës në Ulqin, prof. Jusuf Lika, rezultatet e arritura në këtë festival përbëjnë vazhdim të traditës së fitimit të çmimeve në festivale. “Më gëzon fakti që Lirën e Artë e kemi fituar në një seksion të ri që e kemi hapur pranë Shkollës së Muzikës”, thotë ai. Festivali i 36-të Muzikor i Malit të Zi për të Rinj është organizuar nga Bashkësia e Shkollave Muzikore të Malit të Zi dhe Shkolla për Arsimim Muzikor Fillor dhe të Mesëm “Vida Matjan” në Kotorr. Pjesëmarrësit kanë konkurruar në gjithsej dhjetë disiplina: piano, flautë, saksofon, klarinet, trubë, korno, trombon, kanto, muzikë dhome dhe orkestër. Shkolla e Ulët e Muzikës në Ulqin, e cila sot numëron rreth 180 nxënës, është hapur fillimisht si paralele e Shkollës së Muzikës nga Tivari, kurse që prej vitit 2001 vepron si shkollë e pavarur.
i.k.
FEJTONI uLQiNi Në VitEt E LidHJEs sHQiptarE të prizrENit 1878-1881 (20)
Shqiptarët refuzojnë kërkesën për dorëzimin e Ulqinit Porta e Lartë dhe Vjena bënin përpjekje për të mbjellë përçarje në Shkodër dhe për këtë qëllim përdornin të gjitha mjetet e mundshme, korrupsionin, paratë, medaljet, premtimin, etj. Stambolli dërgoi në Shkodër një grup personash që duhej të ushtronin influencën e tyre që vullnetarët të hiqnin dorë nga rezistenca.
Mr. Riza Rexha Porta e Lartë kishte planifikuar edhe një formë tjetër të zgjidhjes së çështjes aktuale. Këtë e publikoi Abedin pashë Dinoja, ministër i Punëve të Jashtme i Perandorisë Osmane, i cili i ishte lutur të ngarkuarit me punë të Malit të Zi në Stamboll që të vënte në dijeni krajl Nikollën se Porta e Lartë do të ishte e gatshme ta shpërblente lëshimin tokësor me anën e pagimit të një shume të baravlefshme të caktuar nga vetë krajl. Diplomacia evropiane mundohej të gjente zgjidhje për zbatimin e vendimit të miratuar nga Fuqitë e Mëdha lidhur me çështjen e Ulqinit. Gosheni, ambasador anglez në Stamboll, preferonte që autoriteteve turke, në qoftë se do të refuzonin ta zbatonin shkëputjen e Ulqinit me rrethina, do të duhej t’u dorëzohej një ultimatum me përmbajtje, që në rast se Turqia nuk do ta zbatonte brenda tri javësh shkëputjen e territorit të caktuar me Protokollin e 18 prillit, Ulqini do t’i dorëzohej me forcë Malit të Zi. “Në momentin kur dihet se s’ka mbetur tjetër rrugëdalje, theksonte Gosheni, edhe okupimi i Ulqinit duhet të bëhet me forcë dhe për këtë duhet të paralajmërohet Porta e Lartë”. Në telegramin e baron Hajmerles dërguar kontit Karoli të datës 7 korrik 1880 thuhet: “Ne pajtohemi se Porta duhet të ftohet përsëri për ta zgjidhur çështjen dhe se, nëse ajo insiston në Protokollin e 18 prillit 1880, demonstrimi i forcës detare duhet të vonohet. Por Portës i është thënë se nëse nuk e zbaton Protokollin brenda tri javëve nga dita e komunikatës së përbashkët nga ana e ambasadorëve, do të pritet krajl saj që ajo të bashkohet me Fuqitë e Mëdha për ta ndihmuar princ Nikollën që me forcën e armëve të vendoset në pronat e kazasë së Ulqinit”. I dërguari turk, Halil Beu, e njoftoi krajl Nikollën më 7 korrik 1880,
se Porta e Lartë, për shkak të notës së fundit të ambasadorëve në Stamboll, ishte gati ta plotësonte Protokollin e 18 prillit 1880. Më 9 korrik 1880, Abedin pashë Dinoja, tentonte t’i bindte ambasadorët e Austro-Hungarisë dhe Britanisë së Madhe se Turqia ishte duke marrë hapa seriozë për zbatimin e Protokollit të 18 prillit 1880. Për realizimin e këtij qëllimi, Porta e Lartë ishte gati të paguante të holla dhe të dërgonte 6000 ushtarë. Ambasadori Goshen i tha Abedin pashës se, duke pasur parasysh premtimet e deritashme, deklaratën e tashme e pranonte me rezervë. Mirëpo pasi premton se mundet, i pati thënë ai Abedin pashës, Portës do t’i lihet përsëri një afat prej tri javësh që ta dorëzojë Hotin dhe Grudën. Abedin pasha u dërgoi edhe shqiptarëve një qarkore me anë të së cilës i ftonte shqiptarët që ta dorëzonin Ulqinin. Kjo qarkore nuk u përfill nga shqiptarët. Në këto rrethana Porta e Lartë dhe Vjena bënin përpjekje për të mbjellë përçarje në Shkodër dhe për këtë qëllim përdornin të gjitha mjetet e mundshme, korrupsionin, paratë, medaljet, premtimin, etj. Stambolli dërgoi në Shkodër një grup personash që duhej të ushtronin influencën e tyre që vullnetarët të hiqnin dorë nga rezistenca. Këshilli i Ministrave e kishte parë të arsyeshme që të tërhiqte e të joshte njerëz me qëllim që të përfitonte nga shërbimi dhe ndërmjetësimi i tyre, të lëshonte dhjetë fermane (dekrete) mbretërore duke lënë vendin e emrit bosh, me anë të të cilave të jepen dhjetë grada të larta, nga të cilat tri të klasit të dytë, tri të klasit të tretë, e katër të kapuçibashit si dhe dhjetë copë berate për dhënien e dekoratës mexhidie të klasit IV dhe V. Tentonin të tërhiqnin rreth vetes disa nga figurat që qëndronin në krye të rezistencës kundër dorëzimit të tokave shqiptare. U bënë tentime të thyhej edhe Isuf Sokoli, duke i ofruar poste e dekorata. Përgjigjja e tij ishte se luftonte për vatan dhe do të luftonte deri sa të kishte frymë. Misioni turk dështoi.
Historia E sHQipërisë Në FokusiN E studiuEsVE të HuaJ (3)
Tragjedia e serbëve në Shqipëri Në kujtimet e tij për shqiptarët, mes të tjerash Prohaska shprehet: “Ata ishin të pajisur me një instinkt të paepur për lirinë, por të privuar nga sensi i disiplinës, në rebelime të përgjakshme e të vazhdueshme me autoritetet e veta, të papërgatitura për çdo shkëndijë pranimi të shtetit dhe të ndarë në klane (fise) përjetësisht rivalizuese”.
Dashnor Kaloçi Në kapitullin e tretë të albumit, autori i ka kushtuar një vend kryersor, atë çka iu ndodhi serbëve, kur ata u mundën nga austriakët dhe në tentativë për t’u shpëtuar atyre, kaluan nëpër malet shqitpare (Alpet e Veriut) për të dalë në bregdetin Adriatik. Lidhur me luftën austriakëve me serbët, në mes të tjerash autori Buçioli shprehet: “Tërheqja e serbëve nëpër Shqipëri konsiderohet si një nga ngjarjet më tragjike të luftës së madhe. Të sulmuar në fillimin e tetorit të vitit 1915, në Veri nga austrogjermanët dhe në Lindje nga bullgarët, që donin të pengonin bashkimin me frankoanglezët, të dislokuar në luginën e Vardarit, serbët qenë të shtrënguar të sprapseshin drejt Perëndimit, të mbështetur nga malazezët. Para serbëve marshonin austro-hungarezët e zënë rob në fazën e parë të luftës, ku, sipas burimeve italiane, ishin rreth 70 mijë veta, të cilët të ekspozuar ndaj ashpërsive të stinës së ftohtë, të paushqyer dhe të goditur nga sëmundja e tifos, gjatë rrugës së tërheqjes ata ranë në prehrin e vdekjes dhe vetëm 27 mijë e përfunduan
kalvarin tepër të mundimshëm të tyre në territorin e Shqipërisë. Bashkë me ata ishte dhe oficeri çek, Rudolf Prohaska, i cili në kujtimet e tij të botuara në vitin 1928 në Pragë, në mes të tjerash ka shkruar: “Gjatë atij udhëtimi rraskapitës nga akulli, ngrica dhe uria, ne marshonim të lodhur nëpërmjet të papriturave të pyjeve. Për të mposhtur urinë, ne detyroheshim të shkëmbenim rrobat e trupit dhe batanijet që kishim me vete, me ushqimin që merrnim në fshatrat shqiptare, si mish qengji apo patate”. Në kujtimet e tij për shqiptarët, mes të tjerash Prohaska shprehet: “Ata ishin të pajisur me një instinkt të paepur për lirinë, por të privuar nga sensi i disiplinës, në rebelime të përgjakshme e të vazhdueshme me autoritetet e veta, të papërgatitura për çdo shkëndijë pranimi të shtetit dhe të ndarë në klane (fise) përjetësisht rivalizuese”. Ata preferonin të merreshin vesh me robërit hungarezë, më tepër se me serbët, që i shihnin në mënyrë armiqësore. Jo të gjithë i rezistonin mundimeve mbi shtigjet me dëborë të Malësisë. Kush binte i rraskapitur vdiste pa asnjë mundësi ndihme. Më në fund serbët hodhën në lumin Drin gjithë atë çka i pengonte për ecjen: Kamionë, topa, deri dhe automobilin e Mbretit Pjetër”.
e enjte, 7 maj 2009 17
FJALEKRYQI
DASHI
DEMI
BINJAKËT
GAFORRJA
LUANI
VIRGJËRESHA
PESHORJA
AKREPI
SHIGJETARI
BRICJAPI
UJORI
PESHQIT DASHI - Keni nje engjull qe ju ruan ne krahe kete jave . Kjo mund te jete dikush qe flet cdo here mire per ju ose person I cili do te ju njoftoje me dike tjeter I cili do te mund te ju ndihmoje . Ndegjoni intuiten tuaj dhe verjani veshin enderrave tuaja. Cfare do qe te beni ne jeten tuaj publike do te kete efekt pozitiv.
henien tuaj me partnerin, si para ose me teper sensualitet. Jeni te interesuar ne nje aritje unike te vecante , ne me nyre qe secili te jete I lire te beje cfardo qe ka de shire vet dhe ne te njejten kohe te jeni se bashku. Faktore me te rendesishem per ju jane : mendimi dhe ndarja e ideve.
DEMI - Ana e juaj artistike dhe kreative tani po vie ne pah dhe ju sjell ide te shkelqyera per pune . Ju jeni duke e zbukuruar perditshmerine e shume njerezve perreth jush. Ju keni nje intuite te forte per njerezit, per desajn dhe ritem.
VIRGJËRESHA - Udheheqe si I juaj, Merkuri, eshte duke shkelur ne shtepine tuaj te 7, shtepi kjo e “tjereve” deri me daten 3 Mars. Ndryshimet e personave qe I keni te rendesishem ne jete do te kene shume ndikim ne ju dhe ne reagimet e juaja. Ne periudhen vijuese, shumica e aktiviteteve tuaja do te kene te bejne me aferat e shokeve, shoqeve ose te dashures/it tuaj.
BINJAKËT - Ç’fare thuani dhe mendoni ka nje domethe nie te madhe pe r rrethin tuaj jashte shte pise . Ndoshta keni ide te pazakonshme qe mund ti shokojne disa njere z, mire po ju nuk brengoseni. Edhe poqe se te tjere nuk dakordohen, ju nuk jeni ne disponim te heshtni. Kjo e shte nje jave e shke lqyer pe r nje udhe tim pak sa me te gjate. GAFORRE - Zemra juaj dhe truri jane duke u brengosur vetem per nje gje dhe ate per dicka qe ka te beje me edukimin, shkollimin tuaj, gjyqesine , udhe timin, ose per cfardo qe ju besoni se eshte e “drejte ” per ju." Lereni qe punet vete te qarkullojjne . Ne nderkohe , dita e juaj ne pune po permiresohet dhe ju dita dites po beheni person me I organizuar keshtu qe tani mund te beni shume per nje kohe me te shkurter. Ndoshta do te ju dhurojne ndonje dhurate te vogel. LUANI - Jeni duke kerkuar me teper shtypje dhe dinamike ne mared-
18 e enjte, 7 maj 2009
PESHORJA - Kete jave do te keni permiresime ne lemine e dashurise dhe ne pergjithesi kreativitetit tuaj. Ju do te kenaqeni ne dezejnet, ngjyrat, dhe ritmin. Miqte tuaj se shpejti do tu ofrojne kurajo dhe aktivitete ne te cilat do te kenaqeni. Gjate fundit te javes do te keni nje eksperience te quditshme me femije ose me te dashuren/in. AKREPI - Kjo eshte nje periudhe shume e mire qe ti sqaroni mire punet me partnerin ose me femijet. Keni opcione te definuara, mirepo ju gjithashtu jeni duke hulumtuar per kompromise dhe solucione ku ju do te dilni fitues . Udhetimi dhe/ose mesimi do te jene te pranishme kete jave . Mendja juaj eshte e shpejte dhe e kthjellet. SHIGJETARI - Udhetimi dhe komunikimi figurojne forte kete jave . Ndoshta do te jeni te pranishem ne aktivitete te lidhura me tehnike
, sic eshte per shembull mesimi I menaxhmentit, kompjutoreve. Gjuha e fjaloreve te specializuar do te jete fokusimi juaj per kete jave . Te favorizuara gjithashtu jane edhe jeta sociale dhe ajo romantike. BRICJAPI - Jeni duke shkelur drejt nje niveli te ri te jetes, nivel ne te cilin shume here do te ndjeheni dhe cdo gje do te ju duket e cuditshme. eshte mire t’a perdorni mencurine tuaj dhe te ndjeni kete periudhe me 6 shqisat qe I posedoni. Kjo do te jete si nje hyrje ne nje keshtjelle te rrezikshme. Aty do te kete edhe perbindesha te cilet do te duhet ti largoni, mirepo do te kete edhe shpetimtare te cilet do te ju ndihmojne gjate rruges suaj. UJORI - Kjo eshte nje jave e mire per te udhetuar, e posacerisht nese shkoni dikund ku ka edhe uje . Jeta shoqerore dhe romansa do te jene te pranishme me nje mase te madhe. Ju keni ardhur me nje faze ku duhet ta ndryshoni karieren ose punen tuaj. Juve ju nevojitet dicka e fresket qe te ju mbaje te fokusuar. PESHQIT - Merkuri eshte duke udhetuar shpejte ne shenjen tuaj mes 16 shkurtit e deri me 3 Mars. Gjate kesaj periudhe do te keni permiresime ne komunikim dhe ne udhetime te shkurtera qofshin ato me pune ose personale. Truri do te ju punoje shpejte ndersa sjelljen do ta keni pak sa me agresive. Jeni te zhytur ne idea edhe perderisa ecni duhet ti shkruani per te mos I haruar.
SPORT u MBaJt kaMpioNati i MaLit të zi Në taEkWoNdo për kadEtë dHE sENiorë
Arijeta Zati kampione e dyfishtë Kampionë të Malit të Zi u shpallën edhe Adnan Hoxha, Rinor Jahja, Ardijana Karamanaga, Adelisa Muslijeviq dhe Adnan Hasa, i cili fitoi dy medalje të arta dhe një të bronztë.
ta, Besnik Shata një medalje të argjendtë dhe një të bronztë, si dhe Artan Fici dhe Medina Kanaqi nga një medalje të argjendtë. Me medalje të bronzta u kurorëzuan Ali Hasa (fitoi dy medalje të bronzta), Arben Kollari, Artan Zenuni, Leonard Dobreci, Shukri Bakalli, Nuri Kanaqi, Bojan Vladisavleviq dhe
tij si suksesin e radhës. Por pëveç vështirësive financiare, sipas Dushkut, garuesit e KT “Ulqini” janë përballur në këtë kampionat edhe me njëanshmëri sa i përket referimit në dëm të tyre. “Për të dytin vit me radhë gjyqtarët na shkaktuan disa humbje në dëm të garuesve tanë dhe
Kampionati Ballkanik. Në këto gara ata arritën të fitojnë dy medalje të argjendta dhe një medalje të bronztë duke mbrojtur me dinjitet ngjyrat e Përfaqësueses së Malit të Zi. Kryetrajneri i KT “Ulqini” thotë se edhe këtë vit do të përpiqen të marrin pjesë në kampionate me karakter ndërkombëtar.
Klubi i Takewondo-së “Ulqini” fitoi 32 medalje në Kampionatin e Malit të Zi për kadetë dhe seniorë që u mbajt më 26 prill. “Ulqini” fitoi shtatë medalje të arta, 12 medalje të argjendta dhe 13 medalje të bronzta. Rezultatin më të mirë e arriti Arijeta Zati, e cila arriti të shpallej kampione e Malit të Zi edhe për seniore, duke qenë kështu kampione e dyfishtë e vendit, në dy kategori - për juniore dhe seniore. Vetëm pak kohë më parë ajo është shpallur kampione e Malit të Zi edhe në kategorinë e junioreve. Kampionë të Malit të Zi u shpallën edhe Adnan Hoxha, Rinor Jahja, Ardijana Karamanaga, Adelisa Muslijeviq dhe Adnan Hasa, i cili fitoi dy medalje të arta dhe një të bronztë. Nënkampionë të Malit të Zi në kategorinë e kadetëve u shpallën Mersodin Kurti, i cili fitoi dy medalje të argjendta dhe një medalje të bronztë, Esad Kraja, Edina Kraja, Emina Kanaqi, Izedin Kurti dhe Nail Karamanaga, kurse në kategorinë e seniorëve Adrijan Zenuni i cili fitoi dy medalje të argjendta dhe një të bronztë, Allmedin Suka dy medalje të argjend-
Sulejman Murati. Kryetrajneri i KT “Ulqini”, Fikret Dushku, shpjegon se për shkaqe financiare kanë qenë të detyruar të marrin pjesë në Kampionat me 25 garuesit më me perspektivë të këtij klubi. Ai e vlerëson rezultatin e arritur nga garuesit e
klubin tonë”, thotë ai. Në kuadër të KT “Ulqini” stërvisin katër garues të cilët që katër vjet mbrojnë ngjyrat e Përfaqësueses së Malit të Zi në gara të ndryshme me karakter ndërkombëtar, siç është Kampionati Evropian i Regjionit Jugor dhe
Ai njofton se në fundjavë garuesit e këtij klubi do të marrin pjesë në Sarajevë, në Turneun Ndërkombëtar “Olympic Open”, një turne i nivelit evropian, ku marrin pjesë garues nga të paktën 25-30 vende.
Rezultatin më të mirë e arriti Arijeta Zati, e cila arriti të shpallej kampione e Malit të Zi edhe për seniore, duke qenë kështu kampione e dyfishtë e vendit, në dy kategori - për juniore dhe seniore. Vetëm pak kohë më parë ajo është shpallur kampione e Malit të Zi edhe në kategorinë e junioreve. Kampionë të Malit të Zi u shpallën edhe Adnan Hoxha, Rinor Jahja, Ardijana Karamanaga, Adelisa Muslijeviq dhe Adnan Hasa, i cili fitoi dy medalje të arta dhe një të bronztë. Nënkampionë të Malit të Zi në kategorinë e kadetëve u shpallën Mersodin Kurti, i cili fitoi dy medalje të argjendta dhe një medalje të bronztë, Esad Kraja, Edina Kraja, Emina Kanaqi, Izedin Kurti dhe Nail Karamanaga, kurse në kategorinë e seniorëve Adrijan Zenuni i cili fitoi dy medalje të argjendta dhe një të bronztë, Allmedin Suka dy medalje të argjendta, Besnik Shata një medalje të argjendtë dhe një të bronztë, si dhe Artan Fici dhe Medina Kanaqi nga një medalje të argjendtë.
(Kohapress)
e enjte, 7 maj 2009 19
MARKETING