Koha 369

Page 1

Intervistë me arkeologun Gëzim Hoxha

Medalje të bronzta për Artan Zenunin dhe Arben Kollarin

Krijimtaria poetike e Zef Gjuravçaj

Podgoricë e enjte, 14 maj 2009 Viti VII Numër 369 Çmimi 0,50 ISSN 1800-5969

DUKE PRITUR VERËN

Shpresa të vogla për optimizëm

Është iluzion të mendohet për një numër më të madh të klientëve nga tregjet perëndimore. Ata do të jenë vetëm në hotelin "Otrant - Iberostar", në Plazhin e Madh (e në të cilin ulqinakët as që mund të pijnë një pije!), kurse në Adë nudistët tradicionalë. Sido që të jetë, ka fare pak arsye për optimizëm. Mirëpo, kjo krizë ndoshta do ta ndihmojë turizmin e Ulqinit, të cilët pavarësisht nga rezultatet e stinës, më në fund do t'i përcaktojnë qëllimet e synuara dhe si t'i realizojnë ato.


NGJARJET JAVORE TË PREMTEN NË TIRANË U MBAJT TAKIMI I KOMISIONIT TË PARTNERITETIT TË KARTËS SË ADRIATIKUT

Të forcohet bashkëpunimi në funksion të integrimit

Të premten në Tiranë u zhvillua Takimi i Komisionit të Partneritetit të Kartës së Adriatikut në të cilin morën pjesë ministrat e Punëve të Jashtme të Shqipërisë, Bosnjë e Hercegovinës, Maqedonisë dhe Malit të Zi, përfaqësuesit e Kroacisë, Sekretari i Shtetit për Integrimin Evropian i SHBA-ve, zvndihmësi i Sekretares së Departamentit të Shtetit Amerikan. Ata diskutuan rreth perspektivave të zhvillimeve në Ballkanin Perëndimor dhe forcimit të bashkëpunimit në funksion të integrimit të të gjithë rajonit në strukturat Euroatlantike, si dhe çështjeve të sigurisë në interes të rajonit dhe më gjerë. Në këtë takim morën pjesë për herë të parë ministrat e Punëve të Jashtme të Bosnjë e Hercegovinës dhe Malit të Zi, tashmë të përfshira në Kartën e Adriatikut (A5). Ministri shqiptar i Punëve të Jashtme, Lulëzim Basha, në cilësinë e Kryetarit të radhës së Kartës së Adriatikut, shprehu bindjen se Takimi do të sigurojë një bashkëpunim të mëtejshëm të frytshëm për të gjithë. Edhe në emër të kolegëve të tij të Kartës së Adriatikut, ministri Basha vlerësoi mbështetjen që Shtetet e Bashkuara i kanë dhënë vendeve të Ballkanit Perëndimor në rrugën e tyre të integrimit Euroatlantik. I dërguari i Sekretares së Shtetit Klinton, Zv Ndihmësi i Sekretarit të Shtetit të Shteteve të Bashkuara, Stuart Jones rikonfirmoi angazhimin e administratës amerikane në Ballkanin Perëndimor, përshëndeti Shqipërinë për kryesimin e suksesshëm të Kartës së Adriatikut, cilësoi si një arritje shumë të rëndësishme për të gjithë rajonin anëtarësimin e Shqipërisë dhe Kroacisë në NATO. Ai vlerësoi përpjekjet dhe arritjet e Maqedonisë, duke u shprehur se SHBA mirëpresin anëtarësimin e saj të shpejtë në NATO dhe inkurajoi Bosnjë e Hercegovinën dhe Malin e Zi në angazhimin e tyre në procesin e integrimit euroatlantik. Ministri i Punëve të Jashtme të Malit të Zi, Milan Roqen theksoi në fjalën e tij se Mali i Zi i kushton rëndësi të jashtëzakonshme marrëdhënieve të

Themelues: Kuvendi i Republikës së Malit të Zi Gazetë javore për aktualitete, shkencë dhe kulturë Numri i parë doli më 21 shkurt 2002. Botues: SHAGBG ’’Pobjeda’’ Kryetari i Bordit të drejtorëve Radoica Luburiq Redaktor përgjegjës: Ali Salaj Gazeta redaktohet nga kolegjiumi: Fran Gjokaj, Ismet Kallaba (aktualitete, sport), Fahrudin Gjokaj (grafikë), Vijoleta Berishaj (sekretare teknike), Bisera Beqaj (marketing) Adresa: Bulevar revolucije 5 Podgoricë Telefonat: 081-247-799, 247-734 Fax: 247-674 E-mail: kohajavore@cg.yu www.kohajavore.cg.yu Dorëshkrimet dhe fotografitë nuk kthehen

2 e enjte, 14 maj 2009

mira fqinjësore dhe bashkëpunimit të gjithanshëm rajonal. “Përfshirja aktive në punën e A-5 në të gjitha segmentet përbën për ne një mundësi të re në realizimin e këtij prioriteti kyç të politikës së jashtme. Kartën e Adriatikut e vlerësojmë si një hallkë të fuqishme në lidhjen e shteteve të rajonit të cilat kanë synime të përbashkëta evroatlantike”, ka thënë ai. Ministrat e Jashtëm të Kartës së Adriatikut A5 theksuan se mirëpresin që Kosova dhe Serbia t’i bashkohen së shpejti përpjekjeve të përbashkëta të vendeve të Kartës duke bërë kështu të mundur që perspektiva Euro-Atlantike e Ballkanit Perëndimor të jetë forca kryesore lëvizëse për stabilitet të qëndrueshëm politik, social dhe ekonomik. Gjatë punimeve të Takimit të Ministrave të Komisionit të Kartës së Adriatikut përshëndeti edhe Sekretari i Përgjithshëm i Aleancës, z. Jaap de Hoop Scheffer. Në fjalën e tij z. Scheffer vlerësoi integrimin Euro-Atlantik si të vetmen rrugë të mundshme për të ardhmen e rajonit dhe përshëndeti pjesëmarrjen e Shqipërisë dhe Kroacisë si anëtare me të drejta të plota të Aleancës në Samitin e Strasburg/Kehl, duke theksuar se kjo u

bë e mundur në sajë të një pune të gjatë dhe të madhe. Anëtarësimi i tyre në NATO, theksoi z. Scheffer, ishte njëkohësisht një sukses i madh për rajonin dhe se dyert e NATO-s mbeten të hapura. Në fund të takimit Kryeministri i Republikës së Shqipërisë, Sali Berisha, përshëndeti pjesëmarrësit, duke theksuar se kjo iniciativë e filluar në vitin 2003 tregoi të jetë shumë e suksesshme. Ai falënderoi SHBA si iniciatore e Kartës së Adriatikut për kontributin e tyre të gjithanshëm dhe i uroi rrugëtim të mbarë së bashku me vendet e tjera të Kartës, Bosnjë-Hercegovinës dhe Malit të Zi. Vendet pjesëmarrëse në Takimin e Komisionit të Partneritetit të Kartës së Adriatikut miratuan një Deklaratë të Përbashkët, me anë të së cilës njohin dhe vlerësojnë rolin e rëndësishëm që Karta e Adriatikut ka luajtur në nxitjen e bashkëpunimit rajonal, krijimin e besimit dhe lehtësimin e procesit të integrimit Euro–Atlantik të Ballkanit Perëndimor dhe angazhohen të punojnë së bashku për ta çuar këtë proces përpara.

(Kohapress)


NGJARJET JAVORE KRYETARI DHE DEPUTETI I UDSH-së, FERHAT DINOSHA, U KA BËRË FTESË DEPUTETËVE TË PARTIVE TË TJERA SHQIPTARE PËR FORMIMIN E KLUBIT TË PËRBASHKËT NË PARLAMENTIN E MALIT TË ZI

Të formojmë patjetër Klubin e deputetëve shqiptarë Podgoricë – Kryetari dhe deputeti i UDSH-së, Ferhat Dinosha, u ka bërë ftesë subjekteve të tjera politike shqiptare dhe deputetëve të tyre që të for-

mojnë klubin e përbashkët të deputetëve në Parlamentin e Malit të Zi. Në një shkresë dërguar partive dhe listave të tjera shqiptare që përfaqësohen në Parlamentin e Malit të Zi, Dinosha ka thënë se deputetët shqiptarë të partive dhe listave shqiptare “kësaj radhe duhet të formojmë patjetër grupin e vet parlamentar për shumë arsye”.

Sipas Dinoshës, klubi do të përbëhej nga katër deputetët e UDSH-së, Forcës së Re Demokratike, Listës Shqiptare dhe Koalicionit Shqiptar “Perspektiva”. Sa i përket kryetarit të Klubit, Dinosha ka thënë se ai parimisht do të duhej të ishte nga UDSH-ja, pasi që kjo parti ka fituar më tepër vota në zgjedhjet parlamentare. “Por, për hir të tejkalimit të gjendjes jo të mirë në bashkëpunimin e ndërsjellë”, kryetari i UDSH-së propozon që “kryetari i Klubit të zgjedhet sipas mekanizmit të rotacionit, që do të thotë që çdo deputet yni të gjendet edhe në krye të Klubit”. Kryetari i parë i Klubit do të ishte deputeti i UDSH-së, kurse më pas kryetarë të Klubit me mandat njëvjeçar do të ishin deputetët e subjekteve të tjera shqiptare në bazë të parimit të numrit të votave. Pas formimit të Klubit të deputetëve, sipas Dinoshës, do të emërohej sekretari i tij. Kryetari dhe deputeti i UDSH-së u ka kërkuar subjekteve të tjera shqiptare që të marrin pjesë në Parlamentin e Malit të Zi që të përgjigjen me shkrim në ofertën e tij deri më 20 maj.

OFERTA TURISTIKE E ULQINIT DHE E MALIT TË ZI PREZANTOHET NË KOSOVË DHE MAQEDONI

Ftesë për të kaluar pushimet në Ulqin dhe Mal të Zi

Një delegacion i Malit të Zi i kryesuar nga ministri i Turizmit Predrag Neneziq ka prezantuar gjatë javës së kaluar ofertën turistike të Malit të Zi në qytete të ndryshme të Kosovës dhe Maqedonisë. Në kuadër të delegacionit të Malit të Zi ka marrë pjesë edhe delegacioni i Komunës së Ulqinit, i kryesuar nga kryetari Gëzim Hajdinaga. Ata kanë marrë pjesë fillimisht në Panairin e Turizmit “Travel Fair” që u mbajt në Prishtinë. Në panair kanë marrë pjesë ministrat e Turizmit dhe kompanitë turistikë të Kosovës, Malit të Zi dhe Shqipërisë. Ministri i Turizmit i Malit të Zi, Predrag Neneziq, u ka bërë ftesë qytetarëve të Kosovës

i.k.

FORCA E RE DEMOKRATIKE PËRSHËNDET VENDIMIN PËR ULJEN E TAKSAVE LOKALE KOMUNALE NË KOMUNËN E ULQINIT

Vendimi i mëparshëm ka qenë i imponuar

Ulqin – Forca e Re Demokratike ka përshëndetur vendimin për uljen e taksave lokale komunale në komunën e Ulqinit. Në një konferencë për shtyp të organizuar të premten, kryetari i Forcës, Nazif Cungu, ka falënderuar publikisht “të gjithë ata të cilët janë angazhuar në mënyrë aktive dhe kanë ndikuar në ndryshimin e Vendimit mbi taksa lokale komunale”.

Ai ka thënë se vendimi i mëparshëm ka qenë “i imponuar nga pushteti ekzekutiv i Ulqinit në krye me kryetarin Hajdinaga dhe fatkeqësisht i miratuar nga shumica parlamentare” në Kuvendin e Komunës së Ulqinit. Cungu ka përsëritur se Forca e Re Demokratike që prej dy vitesh ka kërkuar në mënyrë të argumentuar ndryshimin e këtij vendimi. Ai ka thënë se taksat lokale në Komunën e Ulqinit, në bazë të Vendimit në fjalë kanë qenë joreale dhe tejet të larta. “Disa nga tarifat kanë qenë edhe mbi dhjetë herë më të larta në krahasim me komunat e tjera bregdetare”, ka thënë Cungu, duke nënvizuar se me vendimin e ri ato përafërsisht barazohen me komunat e tjera bregdetare në Mal të Zi. Ajo që brengos më së shumti, sipas Cungut, është fakti se pagesa e taksave dhe tatimeve është kryer në mënyrë selektive. “Pagesat bëhen në mënyrë selektive, në baza partiake dhe pa evidentimin e obliguesve tatimorë. Për të gjitha këto duhet të reagojnë organet përkatëse shtetërore”, ka thënë ai, duke përkujtuar se Institucioni Shtetëror i Revizionit ka vërejtur parregullsi në kontrollin që ka kryer në Komunën e Ulqinit. Kryetari i Forcës së Re Demokratike ka shprehur kënaqësi që kjo parti ka arritur të ndikojë në ndryshimin e Vendimit mbi taksat lokale komunale.

që edhe këtë vit t’i kalojnë pushimet në Mal të Zi. “Ju ftoj që edhe sivjet të vini në vendin tonë për pushime sikur keni bërë vite me radhë”, ka thënë ai. Oferta turistike e Ulqinit në këtë Panair është prezantuar në stendën e përbashkët të Organizatës Turistike të Malit të Zi. Në konferencën për shtyp gjatë të organizuar gjatë kohës së zhvillimit të Panairit ku kanë marrë pjesë ministri i Turizmit të Malit të Zi, Predrag Neneziq, drejtori i Organizatës Nacionale Turistike të Malit të Zi, Sasha Radoviq, kryetari i Komunës së Ulqinit, Gëzim Hajdinaga, potencoi aktivitetet dhe risitë që i presin mysafirët këtë verë, duke nënvizuar se edhe çmimet kanë pësuar rënie. Gjatë qëndrimit në Kosovë, kryetari i Komunës së Ulqinit ka zhvilluar një varg takimesh dhe ka vizituar disa komuna. Ai është takuar ndër të tjera me ministrin e Pushtetit Vendor të Kosovës, Sadri Ferati, si dhe kryetarë të disa komunave të Kosovës. Edhe gjatë vizitës në Maqedoni, kryetari i Komunës së Ulqinit ka zhvilluar disa takime dhe ka organizuar pritje koktej për punëtorët e turizmit dhe personalitete të tjera. Ai është takuar me zëvendëskryeministrin e Maqedonisë. Abdilhaqim Ademi, dhe me ministrin e Ekonomisë, Dr. Fatmir Besimi. Delegacioni nga Ulqini ka zhvilluar takime edhe në komunat e Çairit, njëra prej dhjetë komunave të Shkupat, si dhe komunat e Tetovës dhe Gostivarit ku është pritur nga krerët e këtyre komunave.

(Kohapress)

i.k.

e enjte, 14 maj 2009 3


OPINIONE & VËSHTRIME DUKE PRITUR "NA (fakën) - TO (në)"

Si i shoh unë marrëdhëniet ndërmjet Malit të Zi dhe NATO-s NATO, pa dyshim, do të thotë siguri dhe ai për ne është gjithmonë i rëndësishëm dhe do të thotë mundësi më të madhe të progresit në të gjitha sferat.

Dritan Abazoviq Rrëfimi ka filluar, vetëm se pritet epilogu i tij! Rrëfimi ka filluar në momentin kur Mali i Zi u përcaktua në mënyrë të qartë për integrime euro-atlantike dhe në këtë mënyrë i ka caktuar vetvetes objektiv që të bëhet anëtare e Aleancës së NATO-s. Mirëpo, çdo tregim ka versionet e veta të cilat, sikurse aroma e kafesë dhe alkoolit, përhapen nëpër çarshi dhe të cilat interpretohen nga ana e "analistëve të thjeshtë" të shumtë të ndodhive politike bashkëkohore në vend dhe në botë. Po për çka, në realitet, llomotitet nëpër kafene me buletine dhe gazeta para vetes? A duhet të Mali i Zi të bëhet anëtar i Aleancës? Konfuzion total: Qeveria është pro, qytetarët janë kundër, pushteti fiton shumicën absolute në zgjedhje, NATO-s i bie rejtingu sipas anketave... Një Mal i Zi tipik - vend i vogël përplot njerëz të mençur, me fjalë shumë, e me pak punë. Rezultati - as ujë as verë... Në kuadër të gjithë kësaj është intriguese se sa pak njerëz dëshirojnë që në mënyrë serioze, në një mënyrë denjësisht akademike, të absolvojnë ndonjë temë. Fuqia e argumenteve shpeshëherë zëvendësohet me qendrime shprehimisht të ngurta dhe me përralla mitologjike nga e kaluara nga të cilat, siç duket, kemi dalur vetëm deklarativisht! Po cili është thelbi i tregimit: thelbi është që të paraqiten të gjitha argumentet pro dhe kundër, me të gjitha të njihet publiku dhe në bazë të informacioneve të bollshme të vendoset nëse duhet bërë asociimi në Alenacë apo nëse me të duhet zhvilluar ndonjë formë tjetër bashkëpunimi. Ky është edhe thelbi përse unë kam vendosur të shkruaj këtë ese. Sikur tani do të hynim në detajet e njërës dhe tjetrës palë, mendoj se në vend të esesë do të mund të shkruanim libër, prandaj do të përqendrohemi vetëm në thelbin e argumentit PRO, KUNDËR dhe i PËRMBAJTUR, apo më mirë të themi NEUTRAL! Do të fillojmë nga mjedisi, pra nga argumentet kundër. Kurdo që mendoj për ndonjë argument kundër, nuk mund të mos e kujtoj një amerikan i cili gjatë një seminari për NATO-n, kur e pyetën se cila është ana negative e Paktit të NATO-s, pasi u mendua pak, u përgjegj: "Nuk mund të më bie ndërmend asgjë që është anë

negative e Aleancës". Mos ka qenë amerikani i paguar të flasë kësisoji apo me të vërtetë ka menduar thjeshtë kështu, unë nuk e di as që më intereson. Sikur të më bëhej e njëjta pyetje, unë do të përgjigjesha ndryshe: "Anët negative të Paktit të NATO-s janë dominimi dhe presioni i fuqive të mëdha ushtarake të cilave vendi ynë gjithësesi nuk u takon, shërbimi në operacionet ushtarake anembanë botës, si dhe pakt ky i krijuar për sigurimin e hyrjes së kapitalit të huaj nga vendet e pasura në të

jemi të sinqertë e të themi: ne kemi fëlliqur shumë më përpara se NATO dhe duhet të jemi të lumtur që pas marrëzive të tilla politike që i kemi bërë, përsëri na është ofruar dora dhe na është ofruar shansi që të jemi pjesë e botës bashkëkohore. Pra, vitit 1999 i paraprin vitet 1992, 1993, 1994, 1995, 1998 etj... Ne kemi të drejtë të hidhërohemi ndaj NATO-s, gjithësesi, ngase gabimet e tij kanë qenë të mëdha dhe janë paguar me jetëra të qytetarëve të pafajshëm, por duhet të hidhërohemi

edhe për shkak të hapësirës gjeografike në të cilën ndodhemi. Ne jetojmë në Ballkanin e furishëm dhe këtu të jeshë neutral do të thotë së paku të dalësh naiv. Nuk do të elaboroj më lidhur me këtë. Si argument imponohet edhe tregimi për modelet, siç janë Zvicra dhe Islanda. Për Zvicrën është e tepërt të flitet, por vetëm dua të theksoj se kjo është një vend sigurinë e të cilit e garanton as më pak e as më shumë se e gjithë bota dhe në të cilën ajo i ruan paratë, e të tillë ka sa të duash për një jetë të

gjitha vendet e tjera mesatarisht të zhvilluara dhe vendet e varfëra të cilat shfaqin dëshirë që të aderojnë në Aleancë apo që me të të kenë ndonjë lloj bashkëpunimi. Këtu shtrohet pyetja: Por, këto janë vende demokratike? Po, ato janë, mirëpo demokracia gjithashtu është parakusht që kapitali i huaj të depërtojë në ndonjë vend, sepse për të demokracia është garant se do të jetë i sigurtë dhe gjithashtu është garant se prodhuesit më të mëdhenj do të t'i realizojnë qëllimet e veta. Nuk dua të hyjë në gjerësinë e sqarimit të mëtutjeshëm, por mund të konstatoj se argumentet e sipërpërmendura mund të sqarohen më gjerësisht dhe se gjithashtu janë arsye e mjaftueshme për shqyrtim. Por, te ne rrallëherë dëgjohen argumente të tilla; te ne mjafton vetëm të thuhet viti 1999. Sipas mendimit të disave, këtu NATO e ka fëlliqur për të gjitha kohërat, të paktën sa i përket vendit tonë. Por, nuk duhet të jemi mendjeshkurtër, e para së gjithash duhet të

edhe ndaj vetvetes, sepse gabimet tona janë paguar me mijëra jetë të qytetarëve të pafajshëm. Për fat të keq, matematika këtu është tejet e thjeshtë. Do të vazhdojmë tregimin lidhur me argumentet dhe arrijnë deri te NEUTRALITETI, shpresoj deri te tregimi i sinqertë i pacifistëve malazias për të cilët mund të pohoj se në thelb, se nuk janë në një numër të madh. Unë e respektoj një qëndrim të tillë sikurse edhe çdo qëndrim tjetër natyrisht, por nuk e kam krejtësisht të qartë deri në fund. Neutraliteti nënkupton përjashtimin permanent të vendit nga të gjitha konflitet luftarake potenciale, dhe përjashtimin nga të gjitha dhe blloqet ushtarake. Sipas definicionit, por edhe në mënyrë deklarative, ky opcion është me të vërtetë më i miri dhe këtu nuk ka kurrëfarë dyshimi, por gjithëherë ekziston ajo "por"! Neutraliteti në kontekstin e vendit tonë ka një kuptim tjetër, pikësëpari për shkak të mentalitetit tonë por

qetë të zvicëranëve, të paktën derisa të ekzistojë kapitalizmi. Modeli i Islandës është krejtësisht i papërshtatshëm prë Malin e Zi, ngase ky vend, vetëm sa për informacion, i jep shuma të mëdha parashë Norvegjisë që të kontrollojë sigurinë e saj në det dhe në breg. Ne nuk i kemi këto para (ndonëse Islanda bankrotoi para pak kohe), dhe prandaj as nuk mund të flasim për këtë model. Megjithatë, për neutralitet duhet të kihet diçka e veçantë, kurse vendi ynë, tani për tani, nuk bën pjesë në këtë film. Argumentet që shkojnë në favor të asociimit janë më të shumtit. Ato nisen nga fakti se NATO nuk është vetëm Pak ushtarak, por edhe politik dhe prandaj ai do të thotë edhe forcimin e diplomacisë sonë si dhe të mundësisë të vendit tonë për një bashkëpunim më të ngushtë me vendet anëtare. NATO, pa dyshim, do të thotë siguri dhe ai për ne është gjithmonë i rëndësishëm dhe do të thotë mundësi më të madhe të pro-

gresit në të gjitha sferat. Pas anëtarësimit të Shqipërisë dhe Kroacisë në NATO, manovra e vendit tonë që të mbetet jashtë aleancës u zvogëlua deri në maksimum. Me vendin e vet në NATO, Mali i Zi do të fitonte mundësinë të cilën e ka çdo vend anëtar i Aleancës, e kjo është e drejta e vetos. Në këtë mënyrë, të paktën de jure, ai do të ishte i barabartë me supërfuqitë siç janë Franca, SHBA-ja, Gjermania... Spekulimi që vendi, pas hyrjes në NATO do të jetë në shënjestër të terroristëve është në shpërpjesëtim të drejtpërdrejtë me spekulimin se mosanëtarësimi ynë do të thotë se NATO do të na sulmojë (përsëri). Me anëtarësimin e vet vendi do të bëhej pjesë e një loje të madhe, kurse lojtarë të mëdhenj janë vetëm ata që marrin pjesë në gara të mëdha. Dhe sa për fund, të gjitha argumentet mund të merren si valide, por disa më të forta, kurse disa më të dobëta. Mendimi im subjektiv niset nga fakti se të gjitha negativitetet që natyrisht i ka NATO, mund të menjanohen vetëm brendapërbrenda tij, por kurrësesi duke ndenjur mënjanë. Nga ana tjetër, neutraliteti është i mundshëm vetëm sikur të dakordohej në shkallë rajonale i cili që tani veç është i pamundur, ngase vendet e rajonit tashmë janë bërë anëtare të Aleancës. Në të ardhmen, Malit të Zi do t'i duhej që tregimin e vet të kafenesë shumë më tepër ta shëndërrojë në debat akademik dhe atëherë zgjedhjen do ta kenë shumë më të thjeshtë. E si të vihet deri te vendimi për hyrje në anëtarësi, do të shkruajmë ndonjëherë tjetër. Dhe derisa presim NA (fakën) - TO (në)", të gjithë së bashku duhet të punojmë në drejtim që të pushojmë të jemi robër të miteve dhe të asaj që në psikologji quhet mendësi e trashëguar, por përkundrazi duhet të synojmë në çlirimin dhe në të gjitha format e lirisë. Asociacioni i parë që u bie ndërmend kur përmdnet NATO është siguria. Shpresoj se në të ardhmen siguria do të thotë diç më shumë, si, bie fjala, fjala LIRI! (Eseu i mr. Dritan Abazoviq mori çmimin e parë në konkursin që e organizuan Qendra Alfa dhe Qendra Nansen Dialog në temën "si i shoh unë marrëdhëniet ndërmjet Malit të ZI dhe NATO-s")

Pikëpamjet e shprehura në faqet opinione & vështrime nuk përfaqësojnë domosdoshmërisht politikën redaksionale të “Kohës javore”

4 e enjte, 14 maj 2009


VËSHTRIME & OPINIONE DUKE PRITUR VERËN

Shpresa të vogla për optimizëm

Vlerësimet dhe analizat nga tregjet emetuese, rezervimet e deritashme, si dhe ajo që mund ta shohë vetë, na bindin se nuk duhet të presim rezultate të mira, madje as në vlugun e stinës. Këtë luksozitet mund t'ia lejojnë vetes vetëm optimistët kujdestar nga radhët e pushtetit në të gjitha nivelet.

Mustafa Canka Siç duket, kjo stinë do të kalojë me moton "Rrëmbe atë që mundesh". Përndryshe, të tilla kanë qenë të gjitha stinët brenda 20 viteve të fundit, kështu që punëtorët e turizmit dhe qiradhënësit privatë, do ta durojnë më lehtë trajnimin e nervave. As kriza e madhe ekonomike botërore, etja jonë për fitim, për rritje ekonomike dhe punësim nuk ka mundur t'a detyrojë elitën tonë politike që të merret me turizëm si me një industri serioze. Po si ta bënin këtë, kur kanë njohuri fare modeste për këtë. Këtë kemi mundur ta dëgjojmë këto ditë edhe në një tubim prestigjioz që është mbajtur në Qytetin e Vjetër të Ulqinit, në të cilin morën pjesë zyrtarë dhe sipërmarrës gjermanë dhe organizatorë të udhëtimeve turistike. Ndoshta më pesimisti ishte konstatimi i ambasadorit të Gjermanisë në Malin e Zi, Peter Plate, i cili qëndron shpesh në Ulqin dhe e do këtë qytet, se rrugët janë akoma përplot gropa dhe se plehërat hedhen dhe grumbullohen kudo. "Në krahasim me vendet e tjera, çmimet janë

Lajmotivi për të shkruar këtë artikull është shkrimi i z.Dinosha, një javë më parë në gazetën- Koha javore, datë 7 maj 2009, me titull “Malli më i mirë se mostra”, i cili parapëlqen përcjelljen e idesë se si duhet të formohet Klubi i deputetëve në Parlamentin e Malit të Zi dhe mbi cilat baza duhet të funksionojë Këshilli Naconal i Shqiptarëve pas zgjedhjeve të 29 marsit.

Shaban Peraj Në pamje të parë duket se ideatori i një projekti të tillë shprehë dëshirë të sinqertë për të paralajmëruar politikëbërësit e tjerë shqiptarë se gjoja forca e argumentit është në anën e tij. Kjo ndodhë jo për shkaqe të argumenteve që ofron, por thjesht dhe vetëm se tani duket sheshazi se nuk i duhet më shumicës parlamentare pasi ajo mund të marrë vendime e të hartojë ligje edhe pa përfaqësuesit shqiptarë.Po të mos ishte kështu, atëherë përse ky projekt kërkohet të realizohet tani, përse nuk u kërkua zgjidhje para zgjedhjeve, përse më parë nuk ekzistoi ky vullnet, përse tani dalin ide dhe teza për krijimin e një debati përmes gazetës rreth themelimit të Klubit të deputetëve si dhe mënyrës së funksionimit të KNSH-së? Këtu duket qartë se raporti në mes politikëbërësve shqiptarë në Mal të Zi nuk mund të mbulohet më, duke u bërë të çuditshëm dhe të ndryshëm e duke u paraqitur me kahje ku në njërën anë mbizotërojnë emocionet, në anën tjetër mosbesimi i ndërsjellë. Problemet e së kaluarës janë çështje që meritojnë analiza të mëvetësishme, por që një politikan të kërkojë përmes shkrimit bashkim me politikanët tjerë të të njëjtit komb përbën një problem të madh për vetë atë dhe për komunitetin tonë në përgjithësi. Kjo është

tepër të larta në krahasim me ofertën. Plazhet janë ende të zbrazëta dhe kjo është shenjë ugurzezë. Këtë verë turizmin nuk e presin ditë me diell", kanë shkruar gazetarët gjermanë të cilët qëndruan këtu para disa kohe. Të gjithë ata që ndjekin turizmin dhe i njohin ecuritë në tregun e brendshëm, e dinë se kriza është çështje dytësore në rrethanat apo vështirësitë turistike të Ulqinit. Kjo për shkak se problemet tona kanë qenë të pranishme edhe pa recesion: çmimet e larta për një ofertë të dobët, hotelet e pameremetuara dhe mungesa gjithnjë më e theksuar e mirësjelljes. Pasi që në këtë stinë turistike shumica e klientëve do të vendosin në momentin e fundit se ku të shkojnë për pushime, është mjaft e rëndësishme lidhja e trafikut me vendet emetuese. Edhe në këtë aspekt, për dallim nga konkurrentët tanë, shanset tona janë të dobëta. Kjo vlen sidomos për Shqipërinë. Deri në fillim të stinës kryesore do të hapet superstrada Durrës - Prishtinë, nëpër të cilën kosovarët do të munden të arrijnë për jo më shumë se dy orë e gjysmë nga Deti Jon deri në Detin Adriatik. (Kjo rrugë do të ndryshojë edhe gjeostrategjinë e Ballkanit). Gjithashtu duhet ditur se qytetarët e Kosovës kanë blerë

shumë pasuri të patundshme në Shqipëri, se Durrësi çdo fundjavë është përplot kosovarë, se Shëngjini praktikisht është bërë port kosovar në Adriatik, ku të gjitha këto flasin se shumë më tepër klientë sesa vitin e kaluar nga ky treg tradicional në këtë sezon do të kalojnë pushimet verore në Shqipëri. Gjithashtu e dimë se të gjitha qytetet në veri të Nishit dhe Beogradit (për shkak të infrastruk-

turës së mirë rrugore) në aspektin e trafikut janë më afër bregdetit kroat sesa atij malazias, kështu që krahas faktorëve të tjerë nuk befasojnë rezultatet e publikuara para do kohe të një ankete sipas të cilave vetëm tre përqind të qytetarëve të Serbisë pushimet verore do t'i kalojnë në Mal të Zi!? Një numër i konsiderueshëm i klientëve do të mund të qëndronte gjatë kësaj stine në Ulqin nga Bosnja dhe Hercegovina, edhe pse këtij tregu i kushtohet fare pak kujdes. Sepse, boshnjakët janë të mërzitur me Kroacinë. Këtu siç thonë ata, ndihen në mënyrë më komode dhe të relaksuar. Është iluzion të mendohet për një numër më të madh të klientëve nga tregjet perëndimore. Ata do të jenë vetëm në hotelin "Otrant Iberostar", në Plazhin e Madh (e në të cilin ulqinakët as që mund të pijnë një pije!), kurse në Adë nudistët tradicionalë. Sido që të jetë, ka fare pak arsye për optimizëm. Mirëpo, kjo krizë ndoshta do ta ndihmojë turizmin e Ulqinit, të cilët pavarësisht nga rezultatet e stinës, më në fund do t'i përcaktojnë qëllimet e synuara dhe si t'i realizojnë ato. E për ta arritur këtë, për të mundur që të vendosin për fatin e vet, për t'u lënë diçka edhe gjeneratave të ardhshme, duhet të hapet urgjentisht debati i gjerë në parlamentin komunal lidhur me të gjithë këta tenderë të panumërt dhe të dëmshëm.

Politikë pa plan e vizion ajo që në shkrimet tona edhe më heret kemi kërkuar tolerancë, mirëkuptim, jo për interesa personale, por për atë që është në interesin e përgithshëm të komunitetit shqiptar në Mal të Zi. Megjithatë, populli e ka një thënie: “Më mirë vonë se kurrë”.Këtu çdo gjë mirë. Po sa herë deri tash është vepruar me kute të ndryshme, ma hodhe, ta hodha. Jam i pari, kam votat, kam këtë e atë...? Sa herë që hidhen ide të tilla jemi dëshmitarë se asnjëherë fjalëve të thëna nuk u është shkuar deri në fund, bile në të shumtën e rasteve idetë e hedhura janë bërë për të arsyetuar veten para opinionit, në një kohë kur në esencë është vepruar ndryshe. Kjo që kërkohet të formohet Klubi i deputetëve shqiptarë nuk është ide që do ta kundërshtonte kush, por të hidhet mendimi se kryetari i klubit duhet të jetë nga partia më e madhe shqiptare në Mal të Zi, dhe se pas zgjedhjeve të 29 marsit Këshilli Nacional i Shqiptarëve duhet të determinohet në bazë të rezultatit të zgjedhjeve të përkujton një thënie të Xhorxh Bajronit: “Njerëzit e mëdhenj janë krenarë, kurse të vegjlit janë të zbrazët”. Pra, nëse jeni të mëdhenj, atëherë sipas “fesë e kanunit” lëshoni pe për një interes më të madh, për interesin e gjithë atyre që u dhanë votat subjekteve politike shqiptare.Tashmë u muar vesh, të gjithë jemi të gëzuar për numrin e deputetëve që do të na përfaqësojnë në legjislaturën e ardhshme parlamentare, dhe kjo falë atyre që votuan subjektet politike shqiptare e kurrësesi jopolitikës së ndjekur nga ata që konkurruan për deputetë. Tani koha është që të kthehemi me këmbë në tokë për të parë se çfarë po ndodhë rreth nesh, ku jemi, kah shkojmë kështu të ndarë. Një fitore është arritur, por kjo s’lë vend për vetëkënaqësi sepse duket se jemi vonuar për të

koordinuar mendimet duke krijuar platforma për zhvillim demokratik në shumë drejtime. Megjithatë, pa i hyrë në detaje shkrimit të z. Dinosha le të merret e mirëqenë iniciativa e hedhur nga ai. Duke qenë vërtetë i pari nga prijësit e partive të tjera politike shqiptare në Mal të Zi (pavarësiht se si e ka arritur këtë) më në fund i dha vetës kurajo për të ofruar një zgjidhje që si duket nuk bëhet pa kosto nëse mendon që këtë ta zgjidhë në favor të vetin.Besoj se edhe ai vet nuk e beson këtë se mund ta arrijë por i duhet ta pranojë dhe ne po e marrim si të sinqertë. Si duket kjo gamë propozimesh i ka dalur nga dora dhe tani kërkon përkrahje nga ata që deri dje nuk ekzistonin në planet e tij. Problemi është më i thellë se formimi i Klubit

të deputetëve e i Këshillit Nacional, jo se kjo nuk ka rëndësi për të, por me këto propozime për t’i takuar çdo gjë, nuk sigurohet për shqiptarët në Mal të Zi një demokraci funksionale tash e 19 vjet, ndaj duket i vonuar. Deklaratat e mëhershme dhe ata të sodit çojnë më tepër në një politikë oportuniste e cila në këto momente nuk ka plan e vizion për pozitën e shqiptarëve në Mal të Zi, prandaj ndjek përshtatjen sipas rrethanave e situatave të krijuara pas zgjedhjeve. Në pamundësi për të arsyetuar deklaratat e mëhershme tani fillon t’i interpretojë këta të rejat duke e ditur mirë se ligjet nuk ndryshohen sa herë zhvillohen zgjedhje e ndërrohen qeveri. Për këto ligje ka votuar edhe ai vetë. Është një e vërtetë se gjendja e krijuar dihet nga të gjithë, kjo është e rrezikshme për ne, por jo e rrezikshme për të tjerët. Mjeshtrit e politikës i japin trajtë asaj me një gjuhë oratorike, duke e bërë të pranueshme për të gjitha shtresat shoqërore dhe kjo është më e mira e çdo gjëje.Secili kërkon bindje në emër të frontit të vet, megjithatë, duhet qartësuar disa qëndrime të djeshme në mënyrë që të zgjerohet interesi, të qartësohen kushtet me të cilat do të pranohej bashkëpunimi me formatin e ri të deputetëve shqiptarë në Parlamentin e Malit të Zi. Nuk duhet lejuar vetes që për interesa personale politike të shkatërrohet çdo normë dhe rregull, përkundrazi duhet kijuar një imazh sa më të mirë e të pëlqyeshëm personal e shoqëror.

Pikëpamjet e shprehura në faqet opinione & vështrime nuk përfaqësojnë domosdoshmërisht politikën redaksionale të “Kohës javore”

e enjte, 14 maj 2009 5


OPINIONE & VËSHTRIME KËNDVËSHTRIM

Ndërtimi i një shoqërie sa më të ekuilibruar

Vota e lirë dhe demokratike është më se e e domosdoshme, por megjithatë jo e mjaftueshme për të garantuar të gjitha standardet e një zhvillimi shoqëror-institucional të vërtetë ,në interes të qytetarit të lirë, të drejtave të njeriut dhe të ndërtimit të një shoqërie e të një shteti demokratik.

Muhamed Gjokaj Duke ndjekur përplasjet e fundit politike apo deklaratat publike nga më të ndryshmet, jonormale për një shoqëri e një kulturë demokratike, u shkëputa dhe fillova të mendoja për shumë gjëra, edhe pse mendime krejt të pasistemuara, por që diku rrinë të fshehta ne ata foldera të kujtesave të mia edhe në brendësinë time. Mesa duket, për t’u shkëputur nga kjo lloj politike apo më saktë nga kjo “pseudopolitikë” e ditës, fillova të lundroja përkohësisht në situata që i kam përjetuar, por gjithmonë brenda një optike realiste. Çdo situate manifeston të dy anët e saj, si aspektin pozitiv ashtu dhe atë negativ. Pra edhe pse një proces i domosdoshëm, që duhet ta nisim, do karakterizohet nga dy kahje me shenjë të kundërta,balancimin e të cilës e gërmon pabarazia e theksuar, e cila mund të provokon dëme serioze në ndërtimin e një shoqërie sa më të ekuilibruar, sa më të drejtë por të papërgatitur për sfidat që do t’i marrim. Por a mund të realizohet një gjë e tillë pa një bashkëpunim real, apo vetëm të presim ftohtë veprimet e mekanizmave institucionalë? Absolutisht jo!. Kërkohen struktura të krijuara nga bashkimi i forcave tona politike. Atëherë, pa dyshim, kjo është e domosdoshme. Por, një gjë e tillë, me sa duket, nuk është “filozofia”e politikës sonë. Në kohën kur ne kritikonim ata që na sollën në këtë situatë dhe në të njëjtën kohë, kur përballeshim me të njëjtat probleme të jetës politike: role, pushtete, zënka,shantazhe, montime, kurthe.etj. Mua më dukej se duhej ndryshuar shoqërinë. Sot kur çdo gjë na është bërë politikë, me një fjalë, është e domosdoshme të ndryshojmë vetveten. Se ç’ kuptim ka të ndryshosh shoqërinë nëse nuk ndryshon njeriun (ujkun) brenda vetes?”. Në fillim të lëvizjes (iniciativës) që kishte bazë komunën e plotë, ne mendonim se duhet ta ndryshonim komunitetin tonë, fill pa humbur kohë”... Kështu, filloi maturimi i idesë për komunë të plotë në kërkim të një “zgjidhjeje më të mirë”, por edhe hyrja ime në këtë proces. Dhe ashtu plot vullnet pëshpëritnim: “Kjo duhet të realizohet pa e humbur identitetin tonë” dhe sa ma parë. Sigurisht, s’është e domosdoshme që protagonistët të pajtohen se kisha të drejtë pse u nisëm në këtë aventurë (se më në fund pas disa dekadave është nisur). Kurse sot, për hir të asaj çfarë personifikon kjo, mund të vazhdojmë ta urrejmë njëri-tjetrin edhe për shumë kohë, por një gjë është e pashmangshme, neve duhet të kuptojmë se në fund bile do të kemi marrëdhënie të ndershme mes nesh.

Të çliruar nga fobitë e injektuara prej anash gjatë kohës kur e nisëm Iniciativën, pra sot ”s’ka më tradhëtarë as shpëtimtarë”, duket se ato pano të shpalosura nëpër sheshe kanë mbetur vetëm në afërsinë e atyre që deshën të na i shesin, por mallin e keq nuk e blen kush, e mbetën pronë e atij që e prodhon, dhe e stazhinon në magazinat që prodhojnë mjegull. Një reflektim tjetër, po i brendshëm, ishte ai i ndryshimeve thelbësore në konceptimin e hapësirës kohohore dhe strategjisë së ndjekur nga ana e protagonistëve të lëvizjes (Iniciativës) si dhe përgaditja për sfidat që do vinë. Këto ndryshime po shoqërojnë aktualisht situatën sot. Në fillim dukej si lëvizjeje karizmatike, por si zakonisht, siç edhe ndodhë, për një lëvizje ekziston rreziku i mundshëm i mbylljes në vetvete, në çështjet e brendshme, në problemet e atyre që mbajnë përgjegjësitë, të udhëheqësve të saj: janë çështjet materiale, ndryshimet e posteve, marrëdhëniet ndërpersonale. Duket se e tërë jeta po na shkon duke u përpjekur të krijojmë një bashkësi që do të jetojë për t’u kujdesur për vete. Por edhe ikja nga ky veprim është rreziku që i rri mbi krye çdo bashkësie apo komuniteti. Kjo vlen edhe për institucionet... Por, edhe për partitë tona politike, që po lodhen “duke u sjellur rrotull vetes, vetëm për

vetveten”. Nuk mungojnë as kritikat, më saktë, pseudokritikat (joserioze), në adresë të atyre që po prodhojnë këtë kaos, si gjoja të prirë për bashkëpunim, të cilët nën ombrellën e demokratizimit tentojnë të zhvillojnë kultin e individit që i ka të theksuara dimensionet liberale, e nga ana tjetër , riprodhon aspektet më të dobëta të kulturës autokrate që sot po na e shpif. Kjo i përfshin të gjithë, e jo vetëm formacionet politike që prodhojnë institucionet shtetërore që normalisht nuk duhet të jenë “unipolare” sepse në momente të caktuara, në përputhje me situata konkrete, me shkallën e emancipimit të shoqërisë dhe të opinionit publik, mund të ngarkohen edhe me detyrën e formimit të qeverisjes. Të cilat në një moment të caktuar, mund të theksojnë karakterin e tyre të natyrshëm, “njëanshmërinë” por edhe përgjegjësinë. Prandaj kujdes për ju që hyni në këto ujëra!. Me fjalë të tjera, vota e lirë dhe demokratike është më se e domosdoshme, por megjithatë jo e mjaftueshme për të garantuar tëgjitha standardet e një zhvillimi shoqëror-institucional të vërtetë, në interes të qytetarit të lirë, të drejtave të njeriut dhe të ndërtimit të një shoqërie e të një shteti demokratik. Por, kërkohen edhe ndërhyrje e përgjegjësi për rritjen e peshës dhe të pjesëmarrjes së

ndërgjegjshme qytetare. Dhe kjo nuk mund të arrihet pa u konsoliduar me një vetëqeverisje e cila do të na ruajë nga shpërbërja demografike dhe mbivotimi demokratik. Sepse demokracia zhvillon trupat por edhe antitrupat e saj, po që u deformua forma e drejt, atëherë kundër saj është shumë vështirë që një grup entuziastësh, sa do që kanë përvojë, t’ia dalin mbanë. Ndërsa një regjim totalitar është i zoti të firmosë sot dhe të realizojë çdo gjë që lëviz në hapsirën e qeverisjes së tij. Kjo ndodhë, në regjimet që janë të mbushura me kulturën e dhunës, Dhe kështu arrin në përfundimin se “është gjithashtu e vërtetë që e gjithë politika e përdor ngapak metodën e instrumentalizimit, të paktën aq sa për të mbajtur njerëzit pas vetes dhe nën kontroll. Prandaj, në një këndvështrim të ndryshëm, por dhe krejtësisht komplementar, e zgjodha formën e dialogut me juve, të nderuar lexues. Sa i thjeshtë aq dhe i thellë e filozofik, po provoj të ndajë me ju, një kontakt realisht të sofistikuar. Ky është dhe mesazhi qendror që përshkon këtë tekst nga fillimi deri në fund, mesazh për të cilin ka aq shumë nevojë ta kuptojë e mishërojë dhe aplikojë vetë politika shqiptare në të gjithë veprimtarinë e saj, sidomos këto kohët e fundit. Një zbulim brenda sjelljeve tona ditore të katandisura nën lëkurë si shprehi, kjo më bëri të shikoj me sy kritik ideologjitë dhe sistemet e vlerave tona në përgjithësi që aktualisht i aplikojmë. Ndërsa unë ndihem i dëshpëruar, se dështova në metodën që bashkon dhe triumfoi ajo që veçon, por gjatë këtij rrugtimi nëpër kujtesa të mija ku, vëndosa tërë arsenalit tim intelektual të gjallëroj iniciativ;n e nenit 102 të Ligjit për vetëqeverisje lokale, e vërej një rreze shprese brenda ankthit politik se, sot lirisht mund të them se kemi hyrë në zonë tjetër pra, është bërë një hap (lëvizje). Kjo më kujton për “Eurekën” në ç’rast shkencëtarët shumë herë kanë zbuluar një dukuri edhe pse kërkonin tjetrën, apo si do të ishte bota sot pa vullnetin e Kolombos për gjetjen e rrugës për në Indi..Por duke u bazuar nga rrethanat e mentalitetit tonë politik shpëtimi i vendljindjes nga një shperberje deri sa të fitohet komuna do të jetë një arritje më e madhe! Nga kjo që po shihet sot del se vota nuk ka monopol mbi të vertetën, si dhe mbi kursin e hartuar për vetë procesin, nga vetë fakti që sot po e mbyllim një fazë që filloi më Iniciativën Qytetare dhe kemi ardhur në një hapësirë dhe kohë që kërkojnë tjera alete politike, që detyrimisht nuk do të thotë dështim i procesit që filluam, por një situate të re. Si pretendent për të jetësuar mundësinë e kësaj dispozite ligjore, shumë herë pyes veten: e tërë kjo sa vlerë pati? Dëshiroj të përfundoj me një mesazh udhërrëfyes për politikën tonë. “Me shpresën se një ditë do të dimë të dalim nga zona e getos në hapësirën e aleancave politike”. (Autori është Përfaqësues Qytetarëve Lista për Tuz)

i

Grupit

Pikëpamjet e shprehura në faqet opinione & vështrime nuk përfaqësojnë domosdoshmërisht politikën redaksionale të “Kohës javore”

6 e enjte, 14 maj 2009


OPINIONE & VËSHTRIME QASJE

Ra ky mort e u pamë

Naser Çobaj në krejt këtë lojë e kyç edhe Palokë Camaj, doktor i të drejtës ndërkombëtare nga Malësia me banim në SHBA. Emisioni i këtyre të dyve me një kushëri të afërt të një funksionari të lartë të UDSH-së do të mbetet si një nga ndërhyrjet më të turpshme në ndonjë fushatë parazgjedhore të një grupi të interesit, por si duket me interesa të caktuara.

Nik Gjeloshaj “Ra ky mort e u pamë” titullohej një vepër e Ismail Kadaresë, e botuar në vitin e parë të çlirimit të Kosovës, i cili u promovua me rastin e Panairit të Parë të Librit në Prishtinë pas lufte. Kadare pati nderin ta hapi këtë panair. Më kujtohet se si studentë në atë kohë ishim të etur për librin shqip dhe në Panair blenim libra shqip aq sa edhe nuk kishim mundësi. Ishte një ndjenjë e veçantë. Ishim një grup i vogël nga Malësia, një pjesë e të cilëve për fat të keq nuk janë me ne, por ka edhe të tillë që janë të gjallë, por “të ndjerë”. Mirëpo kësaj radhe këtë titull do ta përdori për një temë jashtë librit, për çështje politike. Zgjedhjet kaluan dhe doli në dritë pse një pjesë e ASH –së, shkoi në një listë tjetër dhe pse ai grup nuk deshi të pranojë ndarjen e mandatit të deputetit me anëtarë të ASH-së dhe të mos ketë ndarje të ASH-së. Kjo është e qartë, ra ky mort e u pamë, se qëllimi i tyre ishte për ta shkatërruar lëvizjen politike për komunë të Malësisë, sepse asnjë argument tjetër nuk vjen në shprehje nëse pranon një marrëveshje me dikë jashtë subjektit ashtu si mund ta kesh një subjekt. Pra, Amir Hollaj është deputet dy vitet e para të cilit personalisht i uroj dhe i dëshiroj suksese dhe nëse mandati zgjat 4 vjet, dy vitet e tjera i ka Vasel Sinishtaj, megjithëse gjatë fushatës parazgjedhore manipuluan me votues duke thënë një mënyrë tjetër të ndarjes së mandatit e posaçërisht për Malësi e kam fjalën, mirëpo këtë do ta çmojnë ata që votuan. Ata biseduan aq shumë për marrëveshjen famoze e cila si duket ishte vetëm për të mashtruar votuesit. Nuk u deshtën të kalojnë shumë ditë nga zgjedhjet dhe të gjithë ta kuptojmë pse Naser Çobaj ishte aq shumë i kyçur disa muajt e fundit duke tentuar të dizajnojë skenën politike shqiptare në Mal të Zi. E vetmja arsye ishte sepse personi në fjalë është një lokalist i madh anamalas dhe ishte në gjendje të bëjë çmos që kjo trevë të ketë deputetin e vet. Kishte këtë synim dhe ishte në gjendje të shkatërrojë gjithçka para vehtes. Si synim kryesor për ta shkatëruar njëherë e mirë e kishte LD në MZ, mirëpo nuk ishte aq i vrullshëm në këtë sepse përmes kësaj kishte qëllim tjetër, ta shkatërrojë ASH-në ku për fat të keq veç i kishte gjetur njerëzit e vet në ASH për këtë dhe duke e parapërgatitur muaj të tërë përpara ndarjen e grupit të Vaselit dhe koalicion me Alencën e re që ishte e vetmja mundësi që Naser Çobaj anamalas të ushqejë lokalizmin e vetë të flaktë dhe në

tjetrën mënyrë me një grup nga ASH ta realizojë qëllimin e pushtetit për të tentuar shkatërimin e lëvizjes politike për komunë të Malësisë që ka qenë subjekti i vetëm politik që i ka marrë votat pushtetit. Këtë ia arriti dhe falë naivitetit të Vaselit që hyri në kurthin e tyre, duke bërë një marrëveshje që kinse edhe Naser Çobaj e grupi i tij shkatërrues ishte garantues. Dhe të gjithë po e shohim se Vaselin e tradhëtuan dhe nuk po e rrespektojnë marrëveshjen, mirëpo edhe kjo e ka episodin e vet, sepse nëse dikush don ta kuptojë, unë publikisht kam thënë se Amir Hollaj nuk do t’ia lëshojë vendin Vaselit edhe nëse sipas marrëveshjes i takon. Këtë e ka ditur secili që di të lexojë Ligjin për zgjedhjen e këshilltarëve dhe deputetëve i cili është shumë i qartë. Mirëpo për atë se çka i kanë bërë këta Vaselit, e Vaseli Malësisë dhe në krejt këtë si qëllim kryesor për të dobësuar ASH-në, do të merrem një herë tjetër, mirëpo edhe rolin kryesor të Smail Çunmulaj dhe disa të tjerëve

me banim në SHBA. Emisioni i këtyre të dyve me një kushëri të afërt të një funksionari të lartë të UDSHsë do të mbetet si një nga ndërhyrjet më të turpshme në ndonjë fushatë parazgjedhore të një grupi të interesit, por si duket me interesa të caktuara. Tani të gjithë po e shohim, ra ky mort e u pamë, se qëllimi i Naser Çobajt ishte që ta shkatërrojë ASH-në, së bashku me disa nga anëtarët e ASHsë dhe ta bëjë një anamalas deputet. Po Palok Camaj, ku është ai në krejt këtë lojë dhe çfarë ishte qëllimi i tij dhe ai prezantim i turpshëm? Ku janë tash dhe çka bëjnë këta persona, pse nuk po u dëgjohet zëri, apo ndoshta iu vjen edhe turp për atë që kanë bërë, por për të treguar krejt fytyrën e vet këta persona e përjashtojnë nga puna Muhamed Gjokaj, sepse gjendet përkrahasi i ASH-së dhe imi. Kjo më shumë tregon për ata vetë që një malësor me familje dhe fëmijë në zhvillim e lënë në rrugë dhe e largojnë nga vendi i punës ku fitonte

poskomuniste nuk do t’i pranojnë kurrë. Palokë Camaj ndoshta një ditë do të pendohet dhe do t’i kërkojë falje Malësisë për këtë, sepse kontribuoi që Malësia të tradhëtohet nga Naser Çobaj dhe për faktin se e motivuan dhe i dhanë kurajo së bashku me disa të tjerë nga ASH që Vasel Sinishtaj të bëjë atë çka bëri dhe në fund të tradhëtojnë jo veç Vaselin, por 1200 votues malësorë që sot janë të tradhëtuar nga Vaseli. Mirëpo unë mendoj se Vaseli veç ka mbetur viktimë e krejt kësaj loje, se u ka besuar njerëzve. Me Nikën nuk pranojë të randitet i dyti kurse me Amirin pranoi ta ndajë mandatin si i dyti dhe bëri marrëveshje për të mashtruar malësorët, marrëveshje kjo që dihej se nuk do të respektohet dhe kështu mbeti i dyti në çdo mënyrë me Amirin. Vallë, mos do të ishte më mirë sikur të kishte mbetur në ASH e të ishte i dyti, por kryelartë dhe pa gjithë këtë çfarë ka ndodhur. Jam i bindur se po, sepse në Malësi dhe për

në krejt këtë do të merrem në një shkrim në një prej numrave në vijim, sepse e vërteta duhet të dalë në dritë. Naser Çobaj në krejt këtë lojë e kyç edhe Palokë Camaj, doktor i të drejtës ndërkombëtare nga Malësia

bukën për fëmijët e vet dhe punonte me dinjitet dhe profesionalizëm për çështje kombëtare. Mirëpo, si duket, sipas tyre kjo nuk mjaftonte. Duhet të jesh i dëgjueshëm dhe të kesh mentor, mirëpo këto gjeneratat e reja

malësorët kishte qenë i pari, e pas kësaj çka ka bërë dhe që ia kanë bërë, s’është as i dyti, por për fat të keq është i fundit në Malësi. Normalisht këtu nuk mendoj si person, por Malësia si e tillë mbeti e fundit pa

deputet, që është për komunë të plotë. E di se Vaselit ia kanë luajtur lojën shumëkush, duke filluar nga këta “dashamirët” nga diaspora, të cilët e përkrahën, por edhe nga bashkëpunëtorët më të afërt që i ka pasur këtu. Prandaj e ftoj të kthehet në gjirin e vet të cilit i takon, të jetë në ASH dhe të rrimë e të bëjmë strukturë partiake si na ka hije, një nga një të afrohemi duke përzgjedhur më të mirët, dhe paraprakisht të pranojmë se të gjithë duam të pranojmë të jemi jashtë dhe t’i zgjedhim më të mirët për hir të Malësisë dhe të pushtetit lokal. Gabimet janë për njerëz, për të gjithë ne, por duhet që të jemi aq të ngritur dhe këto gabime t’i lëmë mbrapa dhe për hir të së ardhmes dhe asaj për çka jemi formuar, të rrimë dhe të bashkojmë subjektin dhe malësorët, sepse ai që pretendon të merret me politikë, duhet që aspektet personale t’i lëj anash për hir të asaj më të madhes, për hir të Malësisë, nëse për njëmend ky ka qenë qëllimi.

Pikëpamjet e shprehura në faqet opinione & vështrime nuk përfaqësojnë domosdoshmërisht politikën redaksionale të “Kohës javore”

e enjte, 14 maj 2009 7


KULTURË

INTERVISTË

Rinia viktimë, jo e kalbëzuar Qytetërimi zë fill më stërgjyshin, thotë një fjalë e urtë. Duhet të fillojë sot, që pas 100 vjetësh njerëzit të thonë; “jemi të qytetëruar”. Çdo ndryshim pa rrënjë, është i sipërfaqshëm, dhe nuk ka ndryshim më të cekët dhe as gabim më të thellë sesa kur brezi i më të rriturve vetëshpallet i pafajshëm duke ia lënë gabimet viktimës, rinisë së sotme.

INTERVISTË ME ARKEOLO-

Harta Koha javore: Z. Hoxha, sa ka bërë arkeologjia shqiptare për hulumtimin e lokaliteteve dhe për ndriçimin e të kaluarës në trevat shqiptare? G. Hoxha: Arkeologjia shqiptare ka luajtur një politikë nacionale gjatë gjithë kohës. Unë mund të them që, që në vitet ’70 ka pasur disa qindra qendra arkeologjike të identifikuara, të cilat çdo vit kanë ardhur duke u shumuar. Unë nuk mund të jap një numër të saktë të tyre sot, por mund të them që kanë ardhur gjithnjë duke u shumuar dhe harta arkeologjike e Shqipërisë sot është shumëshumë më e pasur se më përpara. Këtu e kam fjalën për evidentimin e qendrave arkeologjike. Kurse sa i përket pastaj fazës tjetër, hulumtimit të mëtejshëm shkencor dhe gërmimeve sistematike, kjo është në vartësi të mundësive financiare që ka edhe shteti, por edhe institucionet që merren me këtë fushë. Dhe kjo është gjithmonë në një numër më të pakët. Por në pesë vitet e fundit, falë bashkëpunimit me ekipet e huaja të arkeologëve, ne kemi realizuar rreth 17-18 projekte në vit. Plus kësaj, kemi pasur edhe mjaft projekte të cilat i ka realizuar Instituti i Arkeologjisë, me fonde modeste, por ai vazhdon të financojë, vazhdon të ketë hulumtim shkencor, sigurisht në përputhje me mundësitë financiare që ekzistojnë. Koha javore: Në çfarë është e fokusuar puna apo cilat janë prioritetet e Institutit Arkeologjik

Për Kohën Javore:

Astrit Lulushi

Këto janë disa paradokse të kohës sonë; shumë personalitete të fushave të ndryshme, veçanërisht të artit, vlerësohen për talentin – zërin, mimikën, penelin a penën - dhe dekorohen. Por a nuk do të meritonin edhe një farë kritike? Sepse ata ishin pjesëtarë të vetëdijshëm të një armate propagandistësh të idealeve të diktaturës në art, letërsi, muzikë, theatër e kinematografi, ku çdo duartrokitje nga salla përfaqësonte një tru të indoktrinuar si rezultat i rolit të luajtur me mjeshtëri prej tyre në skenë. Tradita është e mirë, por jo e gjitha; kur merret e plotë, ajo prodhon viktima. Sot shumë të rritur shprehin zhgënjim kur shohin një rini që s’e kishin pritur. Ata ndoshta harrojnë se ndryshimi fillon nga vetja. Me rininë gjithmonë luhet. Ajo manipulohet e keqpërdoret lehtë dhe i beson brezit më të rritur, sepse ashtu e kanë mësuar; t'a fajësosh për këtë, eshtë njësoj si të dënosh viktimën. Faji është barrë e rëndë, por edhe më i rëndë është faji i brezave. Kur ky faj u ngarkohet të rinjve, gjunjët e tyre këputen. Ata shkurajo-

8 e enjte, 14 maj 2009

hen, ndërsa më të rriturit sikur shpërblehen për dështimet a ndihmesën e dhënë për këto dështime të suksesshme. A është faji i të rinjëve edhe kur veprojnë gabim? Përgjigja do të ishte, po, sikur ata të kishin arritur këtë moshë pa ndikimin e prindërve dhe shoqërisë, ku më të rriturit, jo medoemos më të pjekur, ushtrojnë autoritetin e tyre. Në fakt këta më të rritur janë të vetmit të interesuar për t’u çliruar nga barra e gabimeve, jo të pakta për një shoqëri relativisht e sapodalë nga diktatura. Mjegull sikur krijohet kur rinia ende e paprovuar cilësohet e paaftë, e dështuar a e kriminalizuar, edhe pse ajo ndjek shembullin e të parëve. Eshtë njësoj si të goditet pasqyra, sepse nuk na pëlqen fytyra që shohim në të. Eshtë fytyra jonë! Rinia është brezi më i pafajshëm. Por ky brez ka aleat kohën, prandaj shihet edhe si më kërcënuesi a më sfiduesi ndaj pushtetit të më të rriturve. Rinia gjithashtu është plot energji. Nëse të rriturit janë më të vërtetë të “pjekur” siç nënkupton shprehja, nuk duhet të lejojnë që kjo energji të shndërrohet në entropi, kaos, rrënim. Edhe pse më të rriturit në pushtet nuk

mendojnë të dorëhiqen thjesht për hir të rinisë, të paktën duhet ta kuptojnë se ka ardhur koha të freskojnë a rinojnë botëkuptimin e tyre duke afruar brezin e ri, në mënyrë që kur të vijë dita, vendi të lihet në duart e një rinie të shëndetshme, që këta do t'ua lënë atë pasardhësve më të shëndetshëm. Qytetërimi zë fill më stërgjyshin, thotë një fjalë e urtë. Duhet të fillojë sot, që pas 100 vjetësh njerëzit të thonë; “jemi të qytetëruar”. Çdo ndryshim pa rrënjë, është i sipërfaqshëm, dhe nuk ka ndryshim më të cekët dhe as gabim më të thellë sesa kur brezi i më të rriturve vetëshpallet i pafajshëm duke ia lënë gabimet viktimës, rinisë së sotme.

Me krijimin e kushteve më të mira që po vijnë e përmirësohen, unë mendoj se do të krijohen kushtet që të kemi një bashkëpunim në fushën e arkeologjisë ndërmjet arkeologëve shqiptarë dhe malazezë. Me sa jam në dijeni, parimisht nga të dyja palët ka pasur një gatishmëri për të bashkëpunuar dhe kjo gatishmëri më duket se sot është akoma më e madhe. Në këtë mënyrë domosdoshmërisht lind nevoja që si vende fqinje t’i harmonizojmë dhe t’i konkretizojmë këto punë. në Tiranë? G. Hoxha: Kjo ka pasur kurbën e vet të ndryshimit. Kështu gjatë periudhës së diktaturës orientimi kryesor ka qenë theksi nacional i arkeologjisë, ku qoftë prehistoria, qoftë antikiteti apo


INTERVISTË GUN GËZIM HOXHA

arkeologjike e Shqipërisë është shumë e pasur qoftë edhe mesjeta, që janë tre blloqet e mëdha të ndarjes në arkeologjinë tonë, përpiqeshin në forma nga më të ndryshmet të justifikonin atë që quhet autoktoni e banorëve në trevat shqiptare. Sigurisht kjo nuk është ndonjë mëkat, kjo është një detyrë e arkeologjisë, por theksi gjatë kohës së kaluar ka qenë shumë me ngulm dhe nganjëherë kjo ka bërë që objektiviteti apo kërkimi shkencor të mos jetë i lir-

këtë territor kolegët shqiptarë dhe kosovarë kanë punuar së bashku dhe kanë evidentuar një sasi të madhe të monumenteve arkeologjike të të gjitha periudhave historike dhe i kanë përmbledhur në këtë botim. Unë mendoj se ky është një hap i mirë, sigurisht hap i parë, i cili vlerëson potencialin

Një faktor shumë i rëndësishëm që lot tani rol në hulumtimin e perspektivës dhe hulumtimeve arkeologjike është edhe politika që luan shteti lidhur me zhvillimin e vet ekonomik. Sidomos vitet e fundit, për shembull, ka pasur një theks për të hulumtuar më shumë bregdetin shqiptar pasi që shteti po luan një politikë për të zhvilluar turizmin. Sigurisht që arkeologjia ndihmon në zhvillimin e turizmit dhe bregdeti ka pasur një prioritet të caktuar, por sigurisht nuk është harruar as territori tjetër. shëm. Kurse pas viteve ’90 nuk ekziston më ky presion dhe kërkimi shkencor ka marrë një drejtim pak a shumë tjetër – që nuk është theksi thjesht nacional, por është theksi i arritjeve në kuptimin e mirëfilltë të fjalës ashtu siç e kanë edhe bota perëndimore, arritje të cilat janë më të lirshme dhe ku mendimi shprehet më lirshëm, dhe ku jemi më afër asaj që mund të quhet objektivitet shkencor. Një faktor shumë i rëndësishëm që lot tani rol në hulumtimin e perspektivës dhe hulumtimeve arkeologjike është edhe politika që luan shteti lidhur me zhvillimin e vet ekonomik. Sidomos vitet e fundit, për shembull, ka pasur një theks për të hulumtuar më shumë bregdetin shqiptar pasi që shteti po luan një politikë për të zhvilluar turizmin. Sigurisht që arkeologjia ndihmon në zhvillimin e turizmit dhe bregdeti ka pasur një prioritet të caktuar, por sigurisht nuk është harruar as territori tjetër. Koha javore: Sa kanë bërë arkeologët nga Shqipëria apo sa i njohin ata lokalitetet arkeologjike në trevat ku jetojnë shqiptarët jashtë kufijve të Shqipërisë, si në Kosovë, Maqedoni, Mal të Zi, apo edhe në treva ku sot nuk jetojnë shqiptarët, por ku më parë kanë jetuar ilirët? G. Hoxha: Edhe kjo ka të bëjë me situatën e zhvillimeve politike. Në vitet ’70 –’80 ka pasur një tendencë për të bashkëpunuar me institucionet e Kosovës. Marrëdhëniet kanë qenë në nivel universitetesh, konkretisht Universiteti i Tiranës me Universitetin e Prishtinës, ku mjaft lektorë të Universitetit të Tiranës, të historisë, gjuhësisë, por edhe të arkeologjisë, kanë shkuar në Prishtinë dhe kanë dhënë leksione. Ky nivel bashkëpunimi në pragun e viteve ’80 arriti edhe në një bashkëpunim në një gërmim arkeologjik në tumat e Llashticës, ku kolegët shqiptarë filluan gërmimet, por me ngjarjet që u zhvilluan pastaj në vitet ’80 në Kosovë këto u ndërprenë. Pas luftës që u bë në Kosovë në vitin 1999, dy akademitë e shkencave, ajo e Shqipërisë dhe ajo e Kosovës, bënë një marrëveshje dhe ka pasur një projekt mjaft interesant në mes të Institutit të Arkeologjisë, Muzeut Historik në Prishtinë, Institutit Arkeologjik të Kosovës dhe mjaft enteve të tjera të monumenteve që janë në Kosovë, një projekt shumë interesant për hartën arkeologjike të Kosovës, i cili është konkretizuar edhe me botimin e një libri që tanimë ka dalë nga shtypi dhe quhet Harta Arkeologjike e Kosovës, pjesa e parë, i cili përfshin mbi 500 e sa qendra të evidentuara arkeologjike në territorin perëndimor të Kosovës, ku përfshihen komunat Istog, Pejë, Gjakovë, Rahovec, Suha Rekë dhe Prizren. Në

arkeologjik të këtij territori dhe e valorizon atë dhe jep mundësi për të bërë hapa të mëtejshëm në drejtim të kërkimit sistematik shkencor që janë gërmimet arkeologjike dhe botimet arkeologjike. Koha javore: Më parë theksuat se keni bashkëpunim të mirë me arkeologë të disa vendeve. Pse nuk ekziston ky bashkëpunim edhe me arkeologët e rajonit. Konkretisht më intereson, cili është bashkëpunimi ndërmjet arkeologëve shqiptarë dhe atyre malazezë? Apo më mirë, pse nuk ekziston një bashkëpunim i tillë? G. Hoxha: Me sa jam unë në dijeni, ka pasur përpjekje të vazhdueshme për të vendosur marrëdhënie në nivele të ndryshme me Malin e Zi, në mënyrë të veçantë marrëdhënie kulturore. Dhe unë mund të them që ka pasur edhe kontakte në rrafshin kulturor, në rrafshin e zhvillimit të turizmit, etj., por për arkeologjinë nuk ka pasur projekte të përbashkëta ose bashkëpunime konkrete. Ndonëse besoj që, në parim, asnjëra palë nuk ka qenë kundër. Por me sa duket, sipas arsyetimit tim, për arsye edhe të ndryshimeve politike dhe të sistemeve që ndodhen, besoj që faktori financiar është domethënës. Me krijimin e kushteve më të mira sapo vijnë e përmirësohen, unë mendoj se do të krijohen kushtet që të kemi një bashkëpunim. Por me sa jam në dijeni, parimisht nga të dyja palët ka pasur një gatishmëri për të bashkëpunuar dhe kjo gatishmëri më duket se sot është akoma më e madhe pasi janë krijuar edhe mundësi që edhe Mali i Zi, me vetë gërmimet dhe hulumtimet që po bën në territorin e vet është shumë më aktiv, por edhe Shqipëria nga ana tjetër, tani është akoma më aktive në hulumtimet e veta. Në këtë mënyrë lind nevoja domosdoshmërisht si vende fqinje që ne t’i harmonizojmë dhe t’i konkretizojmë këto punë. Në ditët e fundit që unë kam ardhur për vizitë në Mal të Zi, kam pasur kontakte me kolegë në Podgoricë, Ulqin, Tivar, dhe nga këto kontakte unë kam gjetur një gatishmëri të kënaqshme për të bashkëpunuar në nivele të ndryshme të shkëmbimit të literaturës, studentëve, dhe për

të ndërtuar forma bashkëpunimi. Kjo është e lehtë për t’u thënë, por për t’u realizuar nuk është fare e lehtë, pasi gjithmonë faktori financiar mbetet vendimtar. Por sidoqoftë sot më shumë se kurrë ekziston një vullnet i mirë për të bashkëpunuar dhe për të realizuar ndoshta hapat e parë, një shkëmbim me vizita të ndërsjella të qendrave arkeologjike që me sa di unë janë bërë edhe nga kolegët shqiptarë në Malin e Zi, por siç dëgjova, edhe nga kolegët malazezë në Shqipëri. Ky është një hap i parë. Hapi i dytë është shkëmbimi i literaturës arkeologjike të Shqipërisë dhe të Malit të Zi, dhe sigurisht një hap i tretë, që unë e shoh krejt të realizueshëm, është shkëmbimi i studentëve. Ne jemi të gatshëm të pranojmë disa studentë nga Mali i Zi që të marrin pjesë në disa gërmime tona, qoftë që bën Instituti i Arkeologjisë apo në bashkëpunimet që ne kemi me ekipet e huaja, në mënyrë që njohja të thellohet akoma më tej dhe kjo të jetë si një hap i mëtejshëm për të krijuar edhe bashkëpunime dypalëshe në monumente, qoftë të këtushme, qoftë edhe në territorin shqiptar.

shekujt IV-VII e.s.. Kjo është periudhë kur në pikëpamje të administrimit politik ka qenë e formuar provinca e Prevalitanës, në kohën e perandorit Dioklecian, e cila merr fund me ardhjen e sllavëve në Ballkan në fund të shekullit VI dhe fillimin e shekullit VII. Meqenëse unë njoh pothuajse në mënyrë të plotë territorin e kësaj province në pjesën shqiptare, është e nevojshme që ta njoh edhe pjesën e territorit të Malit të Zi, sepse kjo provincë shtrihet deri në Gjirin e Kotorrit. Kështu që nga Instituti ynë Arkeologjik m’u krijua mundësia për ta bërë këtë udhëtim dhe unë kam dëshirë, sigurisht edhe nevojë, që për ta njohur më mirë arkeologjinë e kësaj province të njoh edhe monumentet e hulumtuara në Malin e Zi. Një pjesë të tyre unë i kam lexuar në literaturën arkeologjike, por kur ato i sheh me sy sigurisht që krijon një bindje më të plotë, mund të kesh një ide më të plotë dhe mund të bësh një vlerësim më të mirë për të arritur rezultate shkencore më të thelluara.

Bisedoi: I. Kallaba

Koha javore: Cili është qëllimi i vizitës Tuaj në Mal të Zi? G. Hoxha: Si arkeolog i antikitetit të vonë kam shumë vite që kam punuar në Shqipërinë e veriut. Antikiteti i vonë është periudha që kap

Pas viteve ’90 nuk ekziston më presioni i shtetit dhe kërkimi shkencor ka marrë një drejtim pak a shumë tjetër – që nuk është theksi thjesht nacional, por është theksi i arritjeve në kuptimin e mirëfilltë të fjalës ashtu siç e kanë edhe bota perëndimore, arritje të cilat janë më të lirshme dhe ku mendimi shprehet më lirshëm, dhe ku jemi më afër asaj që mund të quhet objektivitet shkencor.

e enjte, 14 maj 2009 9


PANORAMË KULTURORE

Adelina , një personazh intereJo vetëm një këngëtare e suksesshme dhe e zgjuar. Këto sant, por edhe një femër seksi, e bukur të përshkruhet një janë disa nga fjalët me të cilat mund a të tjerët i vlerësojnë femër si Adelina Ismajli. Por, ndërs e saj, ajo shprehet se këto cilësi si ndihmesë në profesionin Në një intervistë të bukuria dhe mençuria janë mallkim. shqiptare është shprediva are, kosov ë revist një në dhënë bukur, as të mençur, hur: "Nuk më pëlqen të quaj veten të a ka edhe shumë mëdh të se sukse me femër një sepse vetes luksin që të lejoj ia nuk që është mira e armiq. Më di të jem armik i unë Edhe uar. frikës u duke humb kohë kanë bërë keq më që ata vetë ar mësu kanë tmerrshëm, ma jam miku më i mirë pa asnjë shkak. Por, mund të them se pa interesa negative". për ata që dua dhe më përjetojnë mik het për armiqtë dhe Nuk është hera e parë që Adelina shpre fjalët e saj, që është dëmet që i kanë bërë dhe duket që nga ithatë, me forcën e zhgënjyer nga shumë njerëz. Megj çdo sulmi karshi saj. karakterit të saj ka ditur t'i bëjë ballë

Linda rrëmben trofeun e "Top Fest 6" ferë ekzaltuese, një Një spektakël madhështor, një atmos tare ka kurorëzuar shqip rne mode ës muzik e festë e vërtetë Linda, me këngën edicionin e gjashtë të "Top Fest". it të parë, ndërsa "Ëndërroj", ka rrëmbyer trofeun e çmim çmimet përkatëse. 16 artistë të tjerë janë vlerësuar për disajavore të prezanNata finale ka përmbyllur maratonën në "Top Channel". timit dhe transmetimit të këngëve nga mbarë trevat Dyqind e gjashtëdhjetë e nëntë artistë e sivjetshëm të festishqiptare konkurruan në edicionin shqiptare. Pas një valit të vetëm të muzikës moderne finale. Këngëtarë përzgjedhjeje, 63 artistë shkuan në natën "Top Fest" për protë rinj, grupe të reja që kanë zgjedhur tashmë të njohur nga movimin e tyre, por edhe këngëtarë Gjoni, Jehona Sopi, Ingrid a, Hoxh Eliza Gili, si u, publik llu etj., janë ngjitur në Kthje Xuxi, a, Mam Big i, Istref Nora Për herë të parë ky performanca elektrizuese në skenë. ontë për aktivitete pazak të skenë një hur zgjed ka spektakël të tilla.

10 e enjte, 14 maj 2009


PANORAMË KULTURORE

Fustanet Në të përditshmen tuaj, zgjidhni fustan e të thjeshta. Mjafton një model që ju tregon elegante por pa ekzagjerime, siç është ky fustan lejla. Jaka e thjeshtë ju lejon që ta vishn i me xhaketë apo pallto pa dhënë idenë e një pamjeje të tepruar. Ndërsa për një mbrëmje të veçantë, atelie Mineka propozon këto modele. Mater iali i kadifenjtë është shumë i përdorur këtë sezon. I punuar me gurë Swarovski ai kthehet në një kombinim perfekt për një mbrëmje të veçantë. E rëndësishme është që të mos e teproni. Nëse dizenjo e fustanit është e ngarkuar, aksesorët ruajini më mirë për një herë tjetër.

Cahterine Zeta Jones si Kleopatra?! për një film epik, një projekt i Në Hollywood po bëhen përgatitjet në dollarë. Filmi do të jetë një milio 30 plot ojë kusht të do cili i madh, atrës dhe Mark Antonit. Kleop midis risë dashu së isë histor i rikthim bërë oferata aktores së është i atrës Kleop e rolin r luajtu të Flitet se për e të dashurit të saj, Hugh rolin në dhe s Johen Zeta rine njohur Cathe on te fakti se ky do të jetë i pari Jackman. E reja në këtë projekt qëndr ëm. Filmi do të jetë në drejfamsh të çiftit e inë mjuzikëll mbi histor r me Catherine Zeta Johnes punua ka cili i , bergh timin e Steven Soder besuar një aktoreje të është i filmi se ojmë në filmin "Traffic". Mend të ishte një aktore dinte se oi vërtet ago" talentuar, e cila në filmin "Chic na bën të mendojmë se edhe në dhe këngëtare shumë e zonja. Kjo a më mirë. filmin Kleopatra do të paraqitet akom

e enjte, 14 maj 2009 11


KULTURË MBI KRIJIMTARINË POETIKE TË ZEF GJURAVÇAJ-t

Fjala në njeri e gdhendur

Zef Gjuravçaj është poet i vendlindjes. Ai është i magjepsur nga historia, tradita dhe vlerat morale të fisit e popullit të vet. Andej vjen ngjyrimi i theksuar patetik që karakterizon për shembull vjershën “Shtegu i malit”, sipas së cilës titullohet edhe libri, por edhe vjershat “Malësores”, “Besa”, “Një ditë pas jetës”… Retorika glorifikuese duhet kuptuar në kontekstin e mendësisë epike që funksionoi edhe si formulë mbijetese në epoka të stuhishme, me shumë sfida e sakrifica, te banorët e Alpeve shqiptare.

Anton Gojçaj 1. Poemat për fëmijë Ndër shqiptarët e Malit të Zi numri i autorëve që shkruajnë për fëmijë është i vogël, ndërsa në Malësi numërohen në gishta. Njëri prej tyre është Zef Gjuravçaj. “Mëngjeset e qeshura” është një vëllim modest që përbëhet nga gjashtë poema për fëmijë. Ato i cilëson gjuha e qartë, figuracioni i thjeshtë dhe i afërt për fëmijë, një muzikalitet i lehtë dhe kryesisht i natyrshëm, përshkrimet idilike… Gjuravçaj është ndër ata krijues të cilët e njohin dhe e çmojnë kureshtjen e fëmijëve, prandaj edhe e ngacmojnë atë. Vargjet e tij përcjellin mësime e porosi edukative të dashurisë për vendlindjen, pyjet, detin dhe natyrën në përgjithësi, lavdërojnë punën (mësimin) dhe shoqërinë (miqësinë), bashkëjetesën... Me përjashtim të poemës së parë që është e shkruar në katër strofa tetëvargëshe dhe poemës së fundit “Bisedë telefonike”, poemat e tjera janë të shkruara në strofa katërshe dhe janë të gjitha të rimuara. Kjo i bën ato më të kollajta për t’i lexuar nxënësit. Një shembull tipik ku poezia merr edhe funksion didaktik (duke kultivuar edhe sensin për ekologjinë) e gjejmë te poema “Pikniku”:

shpalos çarjen e madhe që kishte filluar të gëlltiste jetën në vendlindjen e poetit, Malësi, si pasojë e mërgimit…. Unë, i gjori, kam ndodhur fatzi, Si t’ia bëj hallit or’ baba?Unë shumë pak kam fituar para. Nëse për mua keni shumë mall M’i dërgo dy mijë dollarë – Sa të vij për t’u parë! Natyrisht se me poemat e veta Gjuravçaj nuk ia doli që ta (para)ndalojë dukurinë e ikjes së bashkëvendasve në mërgim, (për çka edhe lexuesit e vegjël të poemave të tij, në trevat malore, janë çdo ditë e më pak në numër), megjithatë vetë fakti se ai me shembullin e vet personal, jo vetëm me mënyrën e të shkruarit të fjalës së bukur e të lashtë shqipe, por edhe me vazhdimësinë e të jetuarit midis shkëmbinjve të Triepshit, porsi kapiten i betuar në anije prej guri, pa dashur me këtë të kritikojë ata që zgjodhën ndryshe, dëshmon për artin e vet dhe filozofinë e tij jetësore.

Poema tjetër me titullin “Luleborat e truallit tim” është një tregim në vargje, në të cilin përmes fatit të një çuni i cili nga një bari i vogël (të cilit i humbin delet), bëhet mësues që lufton analfabetizmin, arsyetohet (për qëllime edukative) domosdoshmëria e ndërrimit të botëkuptimeve njerëzore nëpër kohë. Zef Gjuravçaj edhe në vargjet kushtuar lexuesve të vegjël përmend dukurinë e kurbetit. Kështu, në “Bisedë telefonike” përmes dialogut, që po të mos ishte satirik do të kishte edhe vlera të konsiderueshme humoristike,

12 e enjte, 14 maj 2009

2. Poezitë për të rritur

sofër pragjeve të kohës furka e boshti tjerrin kujtimet në timen shtëpi Ti malësore pa bëza e fërfëllimë kalove fërfëllazat e stinëve në skamje stoicizmin e dinjitetin nuk i thyen dot vuajtjet në kalim prore furkën e pate pasdarket në dritë të bishtukut ndeje nënë malësore hartove një histori madhështore (Një ditë pas jetës)

tuar në kontekstin e mendësisë epike që funksionoi edhe si formulë mbijetese në epoka të stuhishme, me shumë sfida e sakrifica, te banorët e Alpeve shqiptare. Mirëpo, kjo dashuri e madhe deri në obsesion, me peshën e vet, nganjëherë e rëndon dhe e pengon poetin të ngjitet në majat e larta të artit universal.

Nga drunjtë e pyllit kemi shumë dobi, e pastrojnë ajrin na sjellin shumë mirësi… Verës na bëjnë hije ndërtojmë orendi, ruajnë tokën nga vërshimet dimri kur bën kërdi.

Andej vjen ngjyrimi i fuqishëm patetik që karakterizon për shembull vjershën “Shtegu i malit”, sipas së cilës titullohet edhe libri, por edhe vjershat “Malësores”, “Besa”, “Një ditë pas jetës”… Retorika glorifikuese duhet kup-

në ty askush nuk shprehu dyshimin në besnikërinë që pate me kanun të vjetër shtrove bukë e kripë në

Gjuravçaj është poet i vendlindjes. Ai është i magjepsur nga historia, tradita dhe vlerat morale të fisit e popullit të vet.

Zef Gjuravçaj u lind në Triepsh të Malësisë, në vitin 1953. Shkollën fillore e ka ndjekur në vendlindje, kurse Normalen në Shkup, ku i vijoi edhe studimet për histori dhe gjeografi. Ka qenë redaktor i shtojcës në gjuhën shqipe në gazetën “Tribina” dhe redaktor në TV-në e Malit të Zi. Aktualisht është drejtor i SHF Gjergj Kastrioti - Skënderbeu në Triepsh. Deri tash ka botuar dy libra: “Mëngjeset e qeshura” - poema për fëmijë, Podgoricë (Titograd) 1990, dhe “Shtegu i malit” - poezi për të rritur, Tetovë 1994.

Nga pozicioni i dëshmitarit të ngjarjeve që zhvillohen në kohë, folësi lirik përmes diskursit pëshkrues e raportues, por me figuracion të latuar me kujdes dhe gjithmonë në përshtatje me kontekstin, përcjell imazhe që në vete fshehin porosi të caktuara, të cilat në shikim të parë mund të duken paksa “të ngurta”, por në fakt përbrenda ruajnë frymën e një rekuiemi me frymë epike për një jetë në tharje e sipër. Një vajtim pa lot, pa zë… Thënë ndryshe, poezia e Zef Gjuravçajt nuk është gjithaq dinamike, buçitëse dhe farfuritëse, por është refleksive, me shprehje të pjekura dhe mendime të matura mirë e mire, me nëntekst të thellë që grish në meditim. Pranë mullirit lisi i gjinisë Hedh drithin në kosh Dhe shkëput gurin e varrit Tash mbi moknën e mullirit Era shkund gjethet Shan zotin pa ujë

(Mulliri)

Poezitë e këtij tipi, megjithëse të shkurtra, miniaturale, që nënkuptojnë më shumë sesa që deklarojnë, pra, në një mënyrë lexuesit i lënë hapësirë që të gërmojë më shumë në to dhe ta plotësojë me eksperiencën, me idetë dhe shqetësimet e tyre. Poezitë e tilla janë më të realizuarat në këtë vëllim dhe në to shpesh gjen mikrostruktura të bukura stilistike, që flasin për një kulturë estetike të formuar të autorit: “Jehonën e dogjën të rrahurat e këpucëve” (Disa vjet më vonë), “Katër stinët e vitit / frymën ndaluan për ne“ (Midis qiellit e tokës), „në gjinjtë e vashave / pëllumbat freskohen“ (Kohë mikluese), „Ti malësore uji i syrit tim“ (Malësores) et.etj. Vëllimi me poezi për të rriturit, “Shtegu i malit”, është i ndërtuar në shtatë cikle dhe është si një arkë prej guri, jo në kuptimin e një sarkofagu që bart një kufomë në amshim, por si një arkë që ruan farën e një dashurie të pastër e të dinjitetshme për natyrën dhe për njerëzit e trevës së vet e më gjerë.


KULTURË NGA NOTESI

Diktatura dhe mësuesja ime Në fillim të erës së demokracisë (1992) edhe pse e brishtë, Qeveria e Shqipërisë pat rastin të marrë veten në dorë, të lirohet nga zymtësia e së kaluarës dhe t’u kërkojë falje familjeve, që kishin pësuar nga terrori komunist, t’u kthejë besimin shqiptarëve, se ajo që i bashkon dhe i bën më të fortë mbetet vëllaznia, e ardhmja.

Me rastin e 60-vjetorit të NATO-s përcolla dokumentarin italian ku jepeshin dhe sekuenca nga udhëtimi ynë prej Shpalljes së Pavarësisë në Vlorë (1912) e deri në përfundim të Luftës së Dytë Botërore. Por nuk mund të harrohet morbiditeti i shtetit të ri komunist shqiptar. Rreshtimi i tetëmbëdhjetë parlamentarëve para tytave ishte ngjarje pikëlluese, e paharrueshme. Kishin qëndruar krenarë para tytave pse ndryshe e shikonin Shqipërinë, më Zonjë, siç do të thoshte poeti dhe miku im i ndjerë, Azem Shkreli apo siç thoshin rilindasit: për një

është kur të vret i yti, i gjakut tënd. Fatëkeqësisht, martirë të fundit kurrë nuk patëm. Më 10 gusht 1988 u var në Kukës poeti Havzi Nela, ndërsa shtetet rreth nesh, që pritnin momentin të na fshinin nga harta, trokitnin para portave të Evropës me racizëm të theksuar. Të dëgjojmë se ç’thotë Dobrica Qosiq. “Kjo shtresë sociale, politike, morale dhe barbare e Ballkanit, bëhet aleat i Amerikës dhe BE-së në luftë kundër popullit më demokratik, më të civilizuar dhe më të arsimuar të Ballkanit – popullit serb”. Mirëpo, kjo çmen-

Shqipëri Europiane me ligje e qëndrim dinjitoz. Kohëve të fundit lexova ca libra, që për autorë kanë Uran Butken, Sadik Bejkon, Petrit Palushin. Aty përballesh me të vërtetën për atë që kishte ndodhur dhe deri ku kishte shkuar krimi, i cili ishte dhe vepër e atyre që na luftonin me shekuj. Nuk mund të pranoja se shteti, i cili ishte ngritur mbi trupa e varreza tona ishte pa fije dinjiteti, qëllonte të pushkatonte dhe krijues të fjalës së bukur. Vrasja e poetit do thotë se ke vrarë shpirtin e fjalën e një populli. Kujtoj shpesh Genc Lekën dhe Vilson Blomshin, të cilët teksa kishin filluar lojën me fjalë u ndëshkuan nga gjaku i vet. Kjo ishte më e rëndë se kur të vrasin të huajt. E, të vrarët nga fqinjtë janë të panumërt. Por e dhembshme

duri serbe nuk është e sotme, të vjen keq se në çfarë gjendje është… Shpërlarja e ndërgjegjes te ne nuk ndodhi as e pamë veten para pasqyres së arsyer. Me ikjen e diktatorit, gjurmëve të tij pakkush besonte se Ramiz Alija do ecte. Si duket i mungoi kurajoja qytetare t’i lë shënden të zezës që na trupëronte. Në vitin e ´70-të të shek. XX na kishte tubuar në Tiranë një përvjetor i Naim Frashërit. Ishte hera e parë që e shihja Shqipërinë. Nga librat e mi kisha marrë vetëm një ekzemplar të “Torzos”. Pas dy ditësh takoj princin e fjalës shqipe Lasgush Poradecin. Qëndronte në mes të Nonda Bulkës dhe Skënder Luarasit. Nuk di as vetë si shikimin kisha ngulur te poeti i Nositit, kishte të veshura dy parë pantollona të lidhura fort me një rrip gati të grisur. Përmes

Për Kohën Javore:

Ali Podrimja

Nuk dihej se kush e kishte lansuar sloganin: Proletarë të të gjithë botës na falni… Sipas të gjitha gjasave, nëntoka ruse ishte përplot me të pakënaqur, të cilët kishin përjetuar gulagun, internimet, burgjet dhe gjërat më të poshtra. Ishin vënë në lëvizje. Intelektualë e disidentë vepronin dhe botimet e tyre të shumta i shpërndanin shpesh dhe falas. Kryesore te lexuesi të arrijë e vërteta se çfarë shteti kishin. Kisha pasur rastin të shfletoj edhe ndonjë libër në Hauptbahnhof-at e Gjermanisë. E si depërtonin nëpër Evropë një zot e di. Nga tekstet që hasje lexoje pendesën e tyre se çfarë u kishte shkaktuar hegjemonia ruse si dhe logjika e diktaturës komuniste. Pëshpëritej në metropole se intelektualë e disidentë sa vinin e shtoheshin. Protestat e tyre dhe deklarimet nëpër sheshe e tubime kishin dorë në derdhjen e mëvonshme të Bashkimit Sovjetik. Sindromi rus kishte prekur popuj dhe i kishte bërë të “dëgjueshëm”, të vegjëlit i kishtë shndërruar në shtete kukëlla tek i bindin se do e mundin dollarin dhe do të dominojë ideja: një shtet, një gazetë dhe një radio. Në mënyrë më të çuditshme kishin dorë në asimilimin e të vegjëlve; do jemi vëllezër dhe në krim. Popujt kishin zënë të vetëdijësohen, ndryshe filluan ta shikonin rendin e ri botëror, perandoria e errësimit të trurit sapo humbaste në horizontin e përgjakur. Por terrori ishte më i rëndë në shtete të vogla, ku mungonte arsyeja, njerëzorja, mu për atë dhe më së shumti e paguan. Konkretisht ndodhte që dhe për një varg a inskenim teksti në teatër terri ta kapërbin autorin. Në fillim të erës së demokracisë (1992) edhe pse e brishtë, Qeveria e Shqipërisë pat rastin të marrë veten në dorë, të lirohet nga zymtësia e së kaluarës dhe t’u kërkojë falje familjeve, që kishin pësuar nga terrori komunist, t’u kthejë besimin shqiptarëve, se ajo që i bashkon dhe i bën më të fortë mbetet vëllaznia, e ardhmja. Vendi çfarë është yni rrëshqiste kah fundi; se krimi, internimet, e varrezat e kaltëra duhet harruar. Mu për këtë dënimi i krimit do qetësonte gjakra dhe do kthente paqen shpirtërore, besimin në të ardhmen dhe mes shqiptarëve.

pamjes së tij peshoja dhe shtetin. Mes dy shtatorëve, Leninit dhe Stalinit kisha pështyer. Nga atëherë shenjat e para ishin shfaqur në kujtesë të një poezie - “Rrënimi i përmendores së turpit”. Nga xhepi kisha nxjerrë librin dhe ia kisha dhuruar Lasgushit. Do shihem nesër, kishte shtuar Ai. Ashtu kishte ndodhur dhe pyetja e tij e parë ishte: Si e ke shkruar poezinë “Macja e zezë”? Edhe unë kam dëshiruar ta kem një macje të zezë, por ia e paske Ti. Në një Panair të Librit për këtë më kishte folur edhe vajza e tij, Maria. Miku im akademik Ali Aliu, në gaz kishte shtuar: Aliun shpesh macjet e zeza nuk e lënë të qetë. Kishim qeshur të tretë. Në udhëtimin tim të parë në Shqipëri kisha vendosur të takoj mësuesen time, e cila ma kishte mësuar shkrim-leximin, por ditët iknin dhe unë nuk mund ia gjeja shtëpinë. Kisha pyetur ca të Lidhjes së Shkrimtarëve të Shqipërisë, por u mungonte kuraja, nuk bëzënin. Rastësisht, një mbrëmje u gjeta përballë mësueses. Djaloshi që më kishte shpier të apartamenti i saj, u nda vrap nga ne. Shihesha me ikonën time pas pesëmbëdhjetë vjetësh, quhej Emine Gjakova. M’i kishte pëshpëritur germat aty rrazë Çabratit që e tallja mikun tim, Xhevahir Spahiun, se është më i lartë se Tomorri. U ktheva dikur vonë në hotelin “Dajti”, duke u përbiruar mes hijeve. Në holin e hotelit bridhte i shqetësuar, Kryetari i Lidhjes së Shkrimtarëve Z. Dhimitër Shuteriqi. Nga pyetjet që m’i bëri e kuptoja se vështirë ishte të jesh qytetar i lirë në Shqipëri në kohë të diktaturës. Ndjeja dhembje për shqetësimin e tij. Kryesore, mësuesen e kisha parë dhe kisha njohur ca shkrimtarë, që më buzëqeshin tani në bibliotekën time. Në Tiranë duhet të qëndroja dhe një jave, por kisha vendosur të kthehem në Ulpianë. Ndodhka pra të braktisësh dhe vendin që shpesh e shihja në ëndërr. Njëra prej arsyeve ishte mësuesja, ndërsa tjetra: një Karaxhoz, i cili sillej si nuk i ka hije. Pas sa vitësh në gazetat “Panorama” dhe “55” lexova se me çfarë ishte marrë. E turpshme. E kisha parë pastaj në Kështjellë të Atlantikut, ku debatohej për fatin e Dardanisë. Kishte komunikuar me Perëndimin përmes gishtërinjve. Ndërsa sapo ishte kthyer, iu kishte drejtuar polemit: vendin nuk bën ta lëshojmë. Dy javë pas kur bombat e NATO-s e derdhën Ulpianën time, largohesha për në Këln dhe dëgjoja Zotërinë tek akuzonte: ata që nuk e braktisin atë copë tokë, janë lojalë të Kasapit të Shumadisë. Kjo ishte çmenduri e një Karaxhozi ta shihte Dardaninë një varrezë masive. Në Qafë të Hotit prof. Fehmi Aganin, Zonjën e tij dhe mua na kishte qitur një makinë e Universitetit të Tiranës. Kisha besim se Shqipëria do lirohet nga tërmetet e diktaturës dhe do ketë më pak kampe e burgje. Parandjeja atë që mbështetnin rilindasit se: “Dielli ynë lind në Perëndim”. Ajo dritë si duket u shfaq më 4 mars 2009 kur Shqipëria u lirua nga hijet e së kaluarës dhe kërcnimet tinzare të pansllavizmit. NATO-ja kishte shkelur në dherat Shqiptare. Me këtë besoj se do pushojnë dhe grindjet rreth çeshtjes së identitetit.

e enjte, 14 maj 2009 13


HISTORI SHQIPTARËT DHE SHQIPËRIA (3)

Xhelozia për liri dhe pavarësi

Shkroi Niko Niniç Përktheu Nikollë Berishaj (ribotim nga “Edinost”) Trieste1910 Komisijska zaloga J. Gorenec v Trstu Shtypshkronja “EDINOST”

Parathënie Kryengritja më e re e shqiptarëve më çoi që t’i shkruaj për “Edinost” disa kujtime të mia nga mbresat e udhëtimit tim nëpër Liqenin e Shkodrës. Pasi që këto kujtime janë pëlqyer në përgjithësi, vendosa që ta bëj ribotimin. Nëse lexuesit e pranojnë mirë këtë broshurë, do t’i botoj edhe kujtimet e tjera të mia vijuese nga Ballkani. Autori Hyra në një kafene. Posa u ula, pranë meje erdhi pronari, ma dha dhe ma ndezi duhanin e mbështjellë. Këtu pashë, se në këtë kafe, në vend të shkrepëseve kishin prush të thëngjillit në enën për hi. Ndërsa thithja duhanin, që ma kishte dhënë pronari, erdhi shërbëtori dhe më pyeti se çka dëshiroja. Porosita një kafe. Në një tryezë ishin disa gazeta. Të gjitha gazeta turke. Shqiptarët ende nuk kanë farë gazete të madhe. (Ta them këtu shkarazi, se gjuha shqipe aspak nuk i përngjan asnjë gjuhe tjetër në Evropë, ndërsa prejardhja e tyre e saktë ende nuk dihet, por me siguri arnautët janë pasardhës të ilirëve të vjetër). Madje edhe gazetat mujore dhe javore mund t’i numërojmë në gishtat e një dore, e prej tyre asnjëra nuk mund të mbahet vazhdimisht. E si të mbahet? Në Shqipëri gati që nuk ka shkolla, e ndër ato që janë, më shumë janë italiane se shqipe. Në lidhje me këtë i kam pas mbledhur disa të dhëna, që fatkeqësisht më kanë humbur. Mirëpo, nëse më kujtohet mirë, deri më sot në Shkodër nuk ekziston asnjë shkollë publike popullore në gjuhën shqipe si gjuhë e mësimit. Pra, mund ta paramendojmë se në ç’nivel kulturor gjendet popullsia vendore, e posaçërisht nëpër malet e pakapërcyeshme të Shqipërisë. Ka pasur ndër shqiptarë, e ka edhe sot atdhetarë, që deshën ta ngritin kombin e vet nga gjendja e barbarizmit, në të cilën gjendet ende. Mirëpo, këta kanë pasur dhe kanë ende punë tejet të rëndë. Para së gjithash është këtu feja që i ndan shqiptarët në tri pjesë: Në muhamedanë, katolikë dhe ortodoksë. Shumica e shqiptarëve sipas emrit e pranojnë veten për muhamedanë, e në

14 e enjte, 14 maj 2009

të vërtetë kujdesen aq për mësimet e Muhamedit sa u vlen. Një pjesë e madhe janë katolikë, e një pjesë më e vogël ortodoksë. Edhe këta e mbajnë veten për të krishterë më shumë për sy e faqe, ndërsa në brendësinë e tyre janë ende ata barbarë, siç ishin para dy mijë vjetësh. Sidoqoftë, përkatësia e tri feve është pengesë për zhvillimin kulturor të kombit. Para së gjithash, shqiptarët deri më tani kanë shkruar me tre alfabete: me atë latin, grek dhe arab (turk). Para pak kohësh e kanë mbajtur kongresin e shqiptarëve në Shkup, në të cilin kanë vendosur, që shqiptarët në të ardhmen ta përdorin alfabetin latin, por me siguri do të kalojë edhe mjaft kohë, para se të realizohet ky vendim. Se zhvillimin kulturor të shqiptarëve e ka penguar mjaft regjimi absolutist nën Abdyl Hamidin dhe paraardhësit e tij, është e vetëkuptueshme. Por, as turqit e rinj nuk shikojnë me simpati tentativat kulturore shqiptare, që janë identike me tentativa nacionale, pasi që e dinë mirë se shqiptarët janë separatistë, që –pavarësisht nga feja – më parë sot se nesër do të shkëputeshin plotësisht nga Stambolli. Për këtë arsye, ka ardhur përsëri deri te konflikti ndërmjet turqve të rinj dhe inteligjencisë shqiptare. Në njërën anë tendenca për centralizim të pushtetit, e në anën tjetër kërkesa për autonomi, që do të sillte definitivisht deri te pavarësimi i plotë. Janë këto dy parime, që absolutisht nuk mund të bashkohen. E pasi që ballkanasit, e në veçanti shqiptarët nuk janë miq të parlamentarizmit, ka ardhur deri te kryengritja vitin e kaluar, e që është përsëritur sivjet edhe më fuqishëm. Shqipëria Veriore deri në betejën në Fushë të Kosovës (1389) ishte krahinë serbe, ndërsa Shqipëria e Jugut përafërsisht 100 vjet ishte nën pushtetin e Bullgarisë. Pas betejës në Fushën e Kosovës, shqiptarët për një kohë të gjatë iu kundërshtuan pushtimit turk. Në veçanti këtu njihet trimi kombëtar shqiptar Skënderbeu, që i mundi turqit vazhdimisht dhe i cili sundoi si princ i pavarur shqiptar. Më vonë, vetëm pas luftërave të shumta turqit patën sukses ta nënshtrojnë vendin. Por, as atëherë sundimi turk nuk u zgjerua jashtë mureve të qyteteve dhe kështu mbeti deri më sot. Kurdo që deshi pushteti turk të fusë farë risie, që do t’i përkujtonte arnautët se janë të nënshtruar sulltanit, ata çdo herë u ngritën dhe kryengritja çdo herë përfundoi me verifikimin e të drejtave të tyre të para. Ndër këto të drejta primare bën pjesë, para së gjithash, edhe ajo që arnautët edhe sot janë të liruar nga shërbimi ushtarak dhe nga të gjitha tatimet. Në territorin e disa fiseve arnaute nuk guxon të shkelë zyrtari turk. Këto fise nuk njohim mbi vete asnjë sundues. Mund të thuhet, se çdo fis krijon një republikë në vete. Çdo fis e udhëheq

bajraktari i zgjedhur në mënyrë të lirë, që komandon në rast të luftës. Përpos tij, aty është edhe bulukbashi, që komunikon me valiun dhe luan rolin e gjykatësit. Nuk njohin tjera ligje përpos atyre , që i trashëgojnë brez pas brezi. Ngatërresat zakonisht i zgjidh gjakmarrja, e cila, deri më tani, nuk ka mundur të shlyhet as te arnautët katolikë. Nëse është vrarë dikush, të gjithë të afërmit e të vrarit janë të obliguar të hakmerren mbi vrasësin (dorasin), apo mbi të afërmit e tij. Kur të kryhet hakmarrja, obligimi kalon mbi anën tjetër që të hakmerret. Kështu përsëritet gjakmarrja prej brezit në brez dhe shpesh sjell deri te zhdukja e familjeve të tëra. Në përgjithësi, në Shqipëri vetëm një numër i vogël njerëzish vdes me vdekje natyrore. Shumica bien fli e gjakmarrjes. Pikërisht gjakmarrja vërteton se popullsia në Shqipëri është ende në barbarizëm të plotë; e vetmja gjurmë e kulturës, që mund ta gjejmë ndër shqiptarët janë – pushkët moderne. Përndryshe, kultura moderne ka kaluar pranë arnautëve pa lënë asnjë gjurmë. Për këtë ata duhet falënderuar, natyrisht, në rend të parë shpirtit të tyre luftarak dhe dashurisë së pathyeshme për lirinë. Në atë dashuri të vet, ata e kanë shikuar, dhe ende e shikojnë, çdo të huaj që paraqitet në malet e tyre si armik të përbetuar të lirisë dhe pavarësisë së tyre. Lidhur me këtë do të mund ta këndonin këngën e vet inxhinierët francezë, të cilët vitin e kaluar bënë matjet për hekurudhën danubaine-adriatike. Kjo hekurudhë është dashtë të kalojë përkrye Shqipërisë, por shqiptarët e kundërshtuan me vendosmëri. Për këtë arsye inxhinierëve u desh të kthehen mbrapa pesë herë, ngase i përzunë arnautët. Mirëpo, nëse dikush do ta merrte si argument këtë e të thotë se arnautët janë në përgjithësi njerëz të këqij, nuk do të kishte të drejtë. Kush guxon t’ua marrë për të keq, nëse ata me më të madhën xhelozi e ruajnë atë lirinë dhe pavarësinë e vet? Në malet e veta ata e ndjejnë veten plotësisht të lumtur. Për këtë lumturi, atyre nuk u nevojitet as shkolla, as rrugët, as hekurudha! Çka u duhet kultura, çka përparimi?! Prej kulturës moderne ata e kanë pranuar vetëm pushkën-repertire; e kanë pranuar, ngase u nevojitet; të mirat e tjera kulturore të Evropës nuk u nevojiten, nuk i kërkojnë ato, dhe as që i duan. Është ky komb i shëndoshë dhe i fuqishëm, që nuk ëndërron për përfitimet moderne, që kanë gjithmonë si pasojë zbutjen fizike dhe natyrore. Është ky komb autokton, që nuk ëndërron për farë qëllimesh të paqarta dhe të mjegullta; që nuk ëndërron për ideale të parealizueshme; por që dëshiron ta ruajë atë lirinë e vet të shenjtë, të cilën e trashëguan nga baballarët e vet; që dëshiron ta ruajë të drejtën për vetëvendosje për çështjet e veta; që nuk do t’i lejojë të huajt të merren me çështje të tyre. Si argument për forcën dhe ndershmërinë e tyre natyrore është mikpritja tejet e zhvilluar e arnautëve, që e përmendëm më sipër. Përndryshe, mikpritja është karakteristikë e të gjitha kombeve që gjenden në stadiumin e parë të zhvillimit të vet. Mirëpo, vështirë do te gjenim komb, tek i cili mikpritja është e zhvilluar në atë masë si te arnautët. Posa ta kalosh pragun e shtëpisë së arnautit, je bërë miku i tij, dhe ai nuk do të lejojë të të ndodhë as e keqja më e vogël. Do të përcjell aq larg, deri sa të çojë në vend plotësisht të sigurt. Kjo mikpritje nuk ka të bëjë vetëm me të huajt; ka të bëjë edhe me njerëzit, me të cilët jetojnë në raport të gjakmarrjes. Posa të hyjë në shtëpi, qoftë edhe armiku më i madh, ai nuk është më armik, por mik, të cilit i ofrohen të gjitha të mirat, që i parasheh ligji i mikpritjes, i pashkruar, por i trashëguar nga brezi pas brezi. Këta njerëz tani u ngritën kundër Turqisë. Pse? Shkaqet janë të njëjta siç ishin për të gjitha kryengritjet në Shqipëri. Turqit e rinj filluan ta kërkojnë haraçin edhe nga arnautët, dëshirojnë që pushteti i tyre të përhapet deri në kasollen e fundit të shtetit turk, jo vetëm në fjalë, por edhe në realitet. Dhe si gjithmonë, edhe kësaj herë arnautët thanë: jo! dhe zunë pritat. Cili do të jetë rezultati? Ushtria turke nuk do të ketë punë të lehtë. Këto ditë telegrafi lajmëroi se kryengritësit i kanë 300.000 burra të armatosur mirë. Ky numër me siguri është i tepruar. Por, se arnautët janë në gjendje t’i fusin në arenë të luftës 100.000 veta, kjo është e sigurt. Arnautët janë shenjëtarë të jashtëzakonshëm, e njohin çdo skaj, çdo vrimë të vendit të vet. Kundër 100.000 kryengritësish Turqisë do t’i duhet t’i sjellë së paku 200.000 burra të armatës, nëse do të ketë ndopak sukses. Mirëpo, për sundimin e plotë të Shqipërisë do t’i duheshin shumë më shumë. A do të mund t’i durojë Turqia të gjitha shpenzimet materiale, që lidhen me këtë? Për këtë arsye, kryengritja, sigurisht, do të përfundojë ashtu siç përfunduan të gjitha deri më tani: gjithçka do të mbetet me të vjetrën. E nëse turqit duan me çdo kusht ta nënshtrojnë plotësisht vendin, kjo do të ketë pasoja fatale për zhvillimin e çështjeve në Ballkan.


MOZAIK DITA E EVROPËS U SHËNUA EDHE NË ULQIN

Performancë me simbole evropiane

Ulqin – Organizata e Shoqërisë Civile “Horizonti i Ri “ shënoi të shtunën me një performancë para Bibliotekës së Qytetit në Ulqin 9 Majin - Ditën e Evropës. Shënimi u bë në kuadër të projektit “Evropa për të gjithë”, të cilin e mbështet Instituti për Shoqëri të Hapur - Përfaqësia në Mal të Zi. Ky aktivitet shënoi përfundimin e programit edukativ mbi integrimet evropiane, dedikuar maturantëve të Ulqinit i cili zgjati dy muaj. Në performancë morën pjesë qytetarë të shumtë, përfaqësues të institucioneve publike, partive politike, administratës vendore, shoqërisë civile, etj. Pjesëmarrësve iu nda publikimi me titull “Evropa për të gjithë” si dhe materiale të tjera promovuese të përgatitura nga “Horizonti i Ri”. Të pranishmëve iu drejtuan koordinatori i Organizatës “Horizonti të Ri”, Nazif Veliqi dhe Dritan Abazoviqi, të cilët theksuan se kjo është hera e parë që Dita e Evropës shënohet në Ulqin. Ata shprehën besimin se shënimi i kësaj dite do të bëhet tradicional në të ardhmen. Në njoftimin për media të Organizatës “Horizonti i Ri” thuhet se projekti “Evropa për të gjithë” zhvillohet për herë të parë në

Ulqin. “Komuniteti lokal pa dyshim ka dhënë një dimension të ri nga aspekti i integrimeve evropiane. Njëkohësisht, edhe të rinjtë që treguan interesim serioz për këtë temë, më lehtë dhe më sigurt do të mund të kontribuojnë në të gjithë procesin nëpër të cilin do të kalojë shoqëria jonë”, thuhet në njoftim.

i.k.

U. S. EMBASSY PODGORICA

U. S. EMBASSY PODGORICA

R E C E PTI O N I ST BASIC FUNCTION OF THE POSITION Serves as Receptionist and Interim Roving Secretary, who provides receptionist duties and backup support for different sections. Responsible for receiving and screening all visitors and verifying appointments with appropriate Mission staff. Receives and screens telephone calls and forwards to appropriate staff. Serves as petty cash sub-cashier. The incumbent is also responsible for internal mail distribution. This will include collection, sorting, and distribution of inter-office mail three times each workday. Provides back up for Travel Assistant and post’s main Timekeeper.

PURCHASING AGENT BASIC FUNCTION OF THE POSITION Serves as Purchasing Agent responsible for all procurement in support of the US Mission in Montenegro. Reviews all procurement requests and determines best procurement tool for fulfilling requests, both locally and off-shore. Secures competitive quotes to purchase items, seeking the best possible terms and conditions for the U.S. Government. Reviews and analyses bids and quotations and recommends the best qualified vendor to the Management Officer, considering offered prices and vendor capabilities, reputation and past performance. Makes credit card purchases and makes sure that all necessary paperwork and tracking are in place.

Announces an open position for

Announces an open position for

QUALIFICATIONS REQUIRED Education: Completion of secondary school is required. Prior Work Experience: Two years of progressively responsible secretarial or other appropriate clerical experience is required. Language proficiency: Level IV (fluent) English and Montenegrin, both oral and written language skills are required. Skills and abilities: Must be tactful with good communication and interpersonal skills. Must possess good computer skills.

QUALIFICATIONS REQUIRED Education: University degree is required. Prior Work Experience: Three years of experience in procurement is required. Language proficiency: Level IV (fluent) English and Montenegrin language is required. Skills and abilities: Must have valid driver’s license cat B. Knowledge: Must be able to use computers and standard software programs. Must be familiar with internet search tools and on-line purchase practices. CLOSING DATE FOR THIS POSITION: MAY 26, 2009. POTENTIAL CANDIDATES ARE INVITED TO SUBMIT APPLICATION: Via e-mail: podgoricajobs@state.gov Via fax: +385-1-661-2371; Via mail: American Embassy Zagreb Human Resources Office – Job Application (Purchasing Agent) T. Jefferson 2, 10010 Zagreb, Croatia

CLOSING DATE FOR THIS POSITION: MAY 26, 2009. POTENTIAL CANDIDATES ARE INVITED TO SUBMIT APPLICATION: Via e-mail: podgoricajobs@state.gov Via fax: +385-1-661-2371; Via mail: American Embassy Zagreb Human Resources Office – Job Application (Purchasing Agent) T. Jefferson 2, 10010 Zagreb, Croatia

More information on this Vacancy Announcement can be found on the following web site http://podgorica.usembassy.gov

More information on this Vacancy Announcement can be found on the following web site http://podgorica.usembassy.gov An Equal Opportunity Employer The US Mission in Montenegro provides equal opportunity and fair and equitable treatment in employment to all people without regard to race, color, religion, sex, national origin, age, disability, political affiliation, marital status, or sexual orientation.

An Equal Opportunity Employer The US Mission in Montenegro provides equal opportunity and fair and equitable treatment in employment to all people without regard to race, color, religion, sex, national origin, age, disability, political affiliation, marital status, or sexual orientation.

PËRKUJT IM Me 9 Maj u mbushën 35 vjet që kur tragjikisht humbi jetën , bashkëshorti dhe babai ynë i dashur

DUL (SELIM) ZENELI (1932- 1974) Kujtimi për Ty do të jetë i përhershëm në zemrat dhe mendjet tona. E përkujtojnë: Bashkëshortja Aishja me djemtë: Aliu, Haxhiu, Xheladini, Sadiku dhe Hajredini me familjet e tyre.

e enjte, 14 maj 2009 15


MOZAIK BOTIME TË REJA

“Shasi i lashtë, monument i kulturës” (“Shasi i lashtë, monument i kulturës”, Ora, Tiranë 2009)

Kumtesat trajtojnë në mënyrë kronologjike dhe multidisiplinare Shasin, që nga periudha e lindjes së tij e deri në ditët e sotme. Në libër thuhet se aktet e këtij Sesioni thyen konceptet e deritashme për historinë e kulturës urbane të Shasit dhe se burimet historike flasin për një hershmëri të pakontestueshme të këtij qyteti që arrin gjer në prehistori. Këto ditë doli nga shtypi libri “Shasi i lashtë, monument i kulturës”. Libri është përmbledhje e kumtesave të mbajtura në Sesionin shkencor me të njëjtin emër i cili u organizua nga Shoqata “Ora” më 16-17 maj 2008 në Ulqin. Në libër përfshihen kumtesat e 13 studiuesve nga Mali i Zi, Shqipëria dhe Kosova që morën pjesë në Sesion. Kumtesat trajtojnë në mënyrë kronologjike dhe multidisiplinare Shasin, që nga periudha e lindjes së tij e deri në ditët e sotme. Në libër thuhet se aktet e këtij Sesioni thyen konceptet e deritashme për historinë e kulturës urbane të Shasit dhe se burimet historike flasin për një hershmëri të pakontestueshme të këtij

BOTIME TË REJA

Vështrime letrare

(Anton Gojçaj, “Shija e librit” (Recensione, studime, ese) e botoi AIKD, Prishtinë 2009, faqe, 241.) Poeti, prozatori dhe studiuesi i letërsisë, Anton Gojçaj (Podgoricë, 1966) deri tash ka botuar librat: “Poezi” (2001), “Qengj i harruar natën në mal” (tregime, 2003), librat e studimeve letrare: “Tema e

Libri më i ri i këtij autori është vëllimi me recensione, studime dhe ese me titull “Shija e librit”, i cili është i organizuar në njësitë, sipas gjinive të letërsisë, të cilave iu dedikohen shkrimet a vështrimet për librat: Me zemër, Me shpirt, Me tru, Menuja mikste, Pesë ese. Shkrimet, përkatësisht esetë, e përfshira në këtë vëllim janë botuar në faqet e gazetave e revistave të ndryshme shqipe në Kosovë, Shqipëri, Mal të Zi, në periudhën kohore 2001-2008. heroit nacional në letërsi” (2004), “Fakticiteti në letërsi, Proza letrare e Anton Harapit” (2007), dhe romanin “Passio” (2004). Libri më i ri i këtij autori është vëllimi me recensione, studime dhe ese me titull “Shija e librit”, i cili është i organizuar në njësitë, sipas gjinive të letërsisë, të cilave iu dedikohen shkrimet a vështrimet për librat: Me zemër, Me shpirt, Me tru, Menuja mikste, Pesë ese. Shkrimet, përkatësisht esetë e përfshira në këtë vëllim janë botuar në faqet e gazetave e revistave të ndryshme shqipe në Kosovë, Shqipëri, Mal të Zi, në periudhën kohore 2001-2008. “E quajta “Shija e librit” sepse leximin shpesh e përjetoj si njëfarë ‘shujte shpirtërore’, kurse recensionin si një dolli përshëndetëse për librin e sapodalë nga radhonjtë. Pra, nuk pretendoj të kem shkruar kritikë letrare, sepse këtu ka fare pak kritikë (unë nuk kritikoj shumë, por vetëm kam publikuar përshtypjet e mia personale për disa vepra që më kanë joshur për ‘këtë’ apo ‘atë’ arsye. Mendoj se debatimi për veprat letrare dhe artistike në përgjithësi ato nuk i dëmton, por i aktualizon”, thotë autori në parafjalën e këtij libri.

r. s.

16 e enjte, 14 maj 2009

qyteti që arrin gjer në prehistori. “Gjetjet arkeologjike provojnë se qyteti i Shasit, i konsideruar si qytet i panjohur deri në shekullin e 8-të, në të vërtetë prek krishtërimin e hershëm dhe periudhën ilire. Iliriciteti i kësaj kulture dëshmohet veçmas nga njëjtësia tipologjike e objekteve të kulturës arkeologjike të Shasit me kulturën iliro-arbërore të Komanit. Ky fakt merr një rëndësi të posaçme jo vetëm për Shasin, por edhe për shkallën e përhapjes së kulturës ilire në fillimet e epokës së re”, thuhet ndër të tjera në Përfundimet e Sesionit shkencor. Ky është libri i parë që botohet nga Shoqata “Ora”, e cila ka në plan që të në ardhmen librin në fjalë ta botojë edhe në gjuhën malazeze dhe angleze. Botimi i librit është mundësuar nga Komuna e Ulqinit në kuadër të konkursit për organizatat joqeveritare dhe është shtypur në shtypshkronjën “Toena” në Tiranë.

(Kohapress)


FEJTONI ULQINI NË VITET E LIDHJES SHQIPTARE TË PRIZRENIT 1878-1881 (21)

Fushata diplomatike

Në lajmet që vinin nga Shkodra thuhej se populli i Shkodrës brohoriste që shqiptarët duhet t’i marrin përsëri të gjitha territoret që i kishte marrë Mali i Zi. Banorët e Ulqinit thoshin gjithashtu se me kurrfarë kushti nuk do të rrinin nën Malin e Zi. Dega e Shkodrës përdorte parullën ushtarake: “Të veprojmë së bashku, të lidhemi së bashku, të vdesim së bashku”.

Mr. Riza Rexha Edhe konsulli britanik, Grin, në dhjetëditëshin e parë të muajit korrik filloi aksionin e vet ndaj udhëheqësve të Lidhjes Shqiptare për Shkodër. Qëllimi i tij ishte t’i thyente dy krerët – Hodo pashë Sokolin dhe Prekë Bibë Dodën. Grini i njoftoi të dy se Londra po ndërmjetësonte te Fuqitë e Mëdha që Sanxhaku i Shkodrës të ndahej në dy sanxhaqe të cilët do të kishin nga disa priviliegje autonomiste. Njëri sanxhak do të përfshinte viset malore katolike dhe në krye të tij do të caktohej Prekë Bibë Doda, ndërsa sanxhaku i dytë do të përfshinte viset fushore myslimane në krye me Hodo pashë Sokolin. Për realizimin e këtij projekti, Grini vinte dy kushte: 1. Që shqiptarët të mos kundërshtonin dorëzimin e Ulqinit, dhe 2. Propozimi për caktimin e kryetarëve të dy sanxhaqeve të dilte nga vetë shqiptarët. Mirëpo, edhe kjo përpjekje nuk dha rezultat. Shqiptarët ishin pushtuar nga një entuziazëm i madh patriotik lidhur me mbrojtjen e rajoneve që Fuqitë e Mëdha ia kishin premtuar Malit të Zi. Të gjithë kapidanët dhe patriotët e lundrave shqiptare, të cilët jetonin dhe kishin si burim jetese vetëm detin dhe që në det kishin interesat jetike, duke ndjekur gjurmët e të gjithë bashkatdhetarëve të tjerë të malësive dhe thirrjen e Komitetit të Lidhjes, i braktisën punët e tyre dhe anijet e tyre duke i tërhequr në tokë e shpesh edhe ata që i kishin marrë me qira dhe që ishin plot mallra, i rrokën armët dhe vrapuan për t’u rreshtuar

nën flamurin e ngritur nga Lidhja Shqiptare për të mbrojtur tokën e tyre. Në mes të vullnetarëve shqiptarë qarkullonin parulla prej gojës në gojë: “Më mirë të vdesim, sesa t’i lëshojmë Malit të Zi qoftë edhe një pëllëmbë tokë”. Njoftohej se shqiptarët ishin të furnizuar si me të holla, ashtu edhe me gjërat më të nevojshme për ushqim. Theksohej se numri i shqiptarëve të vendosur në mes të Ulqinit, malit Mozhurr dhe viseve rreth e rrotull gjatë ditëve të fundit ishte shtuar. Në lajmet që vinin nga Shkodra thuhej se populli i Shkodrës brohoriste që shqiptarët duhet t’i marrin përsëri të gjitha territoret që i kishte marrë Mali i Zi. Banorët e Ulqinit thoshin gjithashtu se me kurrfarë kushti nuk do të rrinin nën Malin e Zi. Dega e Shkodrës përdorte parullën ushtarake: “Të veprojmë së bashku, të lidhemi së bashku, të vdesim së bashku”. Lidhur me realizimin e vendimit që Malit të Zi t’i jepet Ulqini zhvillohej një manovër e pandërprerë diplomatike. Ishte çështja se si të detyrohej Porta e Lartë të zbatonte ose Protokollin e 18 prillit ose dorëzimin e Ulqinit me rrethina. Në këtë fushë diplomatike Britania e Madhe ndërhynte pranë

kabineteve të Fuqive të Mëdha që të organizonin flotën e përbashkët që do të demonstronte para Ulqinit. Qeveria britanike kujtonte se një demonstratë detare në ujërat e Ulqinit do t’i shërbente për t’i bindur turqit që të mos mendonin se Evropa nuk do të ndërhynte në çështjen e Ulqinit. Princi gjerman Hohenlohe thoshte se Porta e Lartë, pas skadimit të afatit trijavor, po qe se nuk e zbaton vendimin e caktuar, do të duhej të bashkohej me Fuqitë e Mëdha për ta ndihmuar Malin e Zi për të vënë në zotërim territorin e Ulqinit. Mirëpo, ajo rezervohej gjithnjë kur shtrohej çështja e pjesëmarrjes aktive në demonstrimin eventual të flotës ndërkombëtare për t’i ndihmuar aksionit të Malit të Zi. Kjo çështje qe shtyrë për një kohë. Thuhej se, edhe po qe se do të vendosej për një demonstrim kolektiv detar, do të duhej të përjashtohej krejtësisht zbarkimi në tokë, lundrimi i vaporëve në Bunë ose në liqenin e Shkodrës. Për numrin e anijeve, që do të ofronte çdo shtet veç e veç për flotën e bashkuar, do të vendosej më vonë. Gjithashtu kërkohej që secila nga Fuqitë e Mëdha të hiqte dorë që në start nga qëllimet në dobi të tyre.

HISTORIA E SHQIPËRISË NË FOKUSIN E STUDIUESVE TË HUAJ (4)

Vlerësimet e studiuesve dhe politikanëve të huaj për albumin Në atë kapitull jepen dhe vlerësimet e shumë politikanëve të huaj, të cilët janë pasqyruar në botime të ndryshme, si ai në “Les peuples libres” (lossana prill 1918), ku thuhet: “Duket se një fakt të jetë i fituar sot në histori dhe kjo është se kombi shqiptar është zgjuar dhe duhet të dijë me çmimin e sakrificave më të mëdha të rimarrë vendin, për të cilin ka një të drejtë të pakontestueshme mes popujve të gadishullit Ballkanik”.

Dashnor Kaloçi Në kapitullin e katërt të albumit pasqyrohet Shqipëria e periudhës 1913-1918, e okupuar nga fuqitë e huaja dhe referencat janë marrë nga libri “Historia e administratës austrohungareze në Shqipëri (1916-1918)”, i

autorit gjerman, Helmut Shvanke. Midis të tjerash, në atë kapitull autori shprehet: “E bërë e pavarur një vit përpara shpërthimit të luftës së madhe, Shqipëria u kthye për të qenë gjatë konfliktit, ashtu siç kishte qenë në shekuj, e okupuar në dy të tretat prej austro-hungarezëve dhe në pjesën tjetër prej italianëve e francezëve”. Po ashtu, në atë kapitull jepen dhe vlerësimet e shumë politikanëve të huaj, të cilët janë pasqyruar në botime të ndryshme, si ai në “Les peuples libres” (lossana prill 1918), ku thuhet: “Duket se një fakt të jetë i fituar sot në histori dhe kjo është se kombi shqiptar është zgjuar dhe duhet të dijë me çmimin e sakrificave më të mëdha të rimarrë vendin, për të cilin ka një të drejtë të pakontestueshme mes popujve të gadishullit Ballkanik”. Në pjesën e gjashtë, që është dhe kapitulli i fundit, jepen dëshmi të ushtarëve triestinë nga fronti serbo-shqiptar (si territor), duke i pasqyruar ato me faksimile autentike nga letra dhe kartolina të dërguara prej tyre familjeve. Përveç materialit të pasur burimor historik, i cili është marrë nga arkivat më të pasura europiane, ajo që e bënë më inteesant këtë album, janë fotografitë e shumta të botuara, të cilat janë një dëshmi e gjallë e historisë së popullit shqiptar që flasin më shumë se çdo gjë.

e enjte, 14 maj 2009 17


FJALEKRYQI

DASHI

DEMI

BINJAKËT

GAFORRJA

LUANI

VIRGJËRESHA

PESHORJA

AKREPI

SHIGJETARI

BRICJAPI

UJORI

PESHQIT DASHI-Keni nje engjull qe ju ruan ne krahe kete jave . Kjo mund te jete dikush qe flet cdo here mire per ju ose person I cili do te ju njoftoje me dike tjeter I cili do te mund te ju ndihmoje . Ndegjoni intuiten tuaj dhe verjani veshin enderrave tuaja. Cfare do qe te beni ne jeten tuaj publike do te kete efekt pozitiv. DEMI - Ana e juaj artistike dhe kreative tani po vie ne pah dhe ju sjell ide te shkelqyera per pune . Ju jeni duke e zbukuruar perditshmerine e shume njerezve perreth jush. Ju keni nje intuite te forte per njerezit, per desajn dhe ritem. BINJAKËT - Ç’fare thuani dhe mendoni ka nje domethe nie te madhe pe r rrethin tuaj jashte shte pise . Ndoshta keni ide te pazakonshme qe mund ti shokojne disa njere z, mire po ju nuk brengoseni. Edhe poqe se te tjere nuk dakordohen, ju nuk jeni ne disponim te heshtni. Kjo e shte nje jave e shke lqyer pe r nje udhe tim pak sa me te gjate. GAFORRE-Zemra juaj dhe truri jane duke u brengosur vetem per nje gje dhe ate per dicka qe ka te beje me edukimin, shkollimin tuaj, gjyqesine , udhe timin, ose per cfardo qe ju besoni se eshte e “drejte ” per ju." Lereni qe punet vete te qarkullojjne . Ne nderkohe , dita e juaj ne pune po permiresohet dhe ju dita dites po beheni person me I organizuar keshtu qe tani mund te beni shume per nje kohe me te shkurter. Ndoshta do te ju dhurojne ndonje dhurate te vogel. LUANI - Jeni duke kerkuar me teper shtypje dhe dinamike ne maredhenien tuaj me partnerin, si para ose me teper sensualitet.

18 e enjte, 14 maj 2009

Jeni te interesuar ne nje aritje unike te vecante , ne me nyre qe secili te jete I lire te beje cfardo qe ka de shire vet dhe ne te njejten kohe te jeni se bashku. Faktore me te rendesishem per ju jane : mendimi dhe ndarja e ideve.

kompjutoreve. Gjuha e fjaloreve te specializuar do te jete fokusimi juaj per kete jave . Te favorizuara gjithashtu jane edhe jeta sociale dhe ajo romantike.

VIRGJËRESHA - Udheheqe si I juaj, Merkuri, eshte duke shkelur ne shtepine tuaj te 7, shtepi kjo e “tjereve” deri me daten 3 Mars. Ndryshimet e personave qe I keni te rendesishem ne jete do te kene shume ndikim ne ju dhe ne reagimet e juaja. Ne periudhen vijuese, shumica e aktiviteteve tuaja do te kene te bejne me aferat e shokeve, shoqeve ose te dashures/it tuaj.

BRICJAPI - Jeni duke shkelur drejt nje niveli te ri te jetes, nivel ne te cilin shume here do te ndjeheni dhe cdo gje do te ju duket e cuditshme. eshte mire t’a perdorni mencurine tuaj dhe te ndjeni kete periudhe me 6 shqisat qe I posedoni. Kjo do te jete si nje hyrje ne nje keshtjelle te rrezikshme. Aty do te kete edhe perbindesha te cilet do te duhet ti largoni, mirepo do te kete edhe shpetimtare te cilet do te ju ndihmojne gjate rruges suaj.

PESHORJA- Kete jave do te keni permiresime ne lemine e dashurise dhe ne pergjithesi kreativitetit tuaj. Ju do te kenaqeni ne dezejnet, ngjyrat, dhe ritmin. Miqte tuaj se shpejti do tu ofrojne kurajo dhe aktivitete ne te cilat do te kenaqeni. Gjate fundit te javes do te keni nje eksperience te quditshme me femije ose me te dashuren/in.

UJORI - Kjo eshte nje jave e mire per te udhetuar, e posacerisht nese shkoni dikund ku ka edhe uje . Jeta shoqerore dhe romansa do te jene te pranishme me nje mase te madhe. Ju keni ardhur me nje faze ku duhet ta ndryshoni karieren ose punen tuaj. Juve ju nevojitet dicka e fresket qe te ju mbaje te fokusuar.

AKREPI-Kjo eshte nje periudhe shume e mire qe ti sqaroni mire punet me partnerin ose me femijet. Keni opcione te definuara, mirepo ju gjithashtu jeni duke hulumtuar per kompromise dhe solucione ku ju do te dilni fitues . Udhetimi dhe/ose mesimi do te jene te pranishme kete jave . Mendja juaj eshte e shpejte dhe e kthjellet.

PESHQIT - Merkuri eshte duke udhetuar shpejte ne shenjen tuaj mes 16 shkurtit e deri me 3 Mars. Gjate kesaj periudhe do te keni permiresime ne komunikim dhe ne udhetime te shkurtera qofshin ato me pune ose personale. Truri do te ju punoje shpejte ndersa sjelljen do ta keni pak sa me agresive. Jeni te zhytur ne idea edhe perderisa ecni duhet ti shkruani per te mos I haruar.

SHIGJETARI -Udhetimi dhe komunikimi figurojne forte kete jave . Ndoshta do te jeni te pranishem ne aktivitete te lidhura me tehnike , sic eshte per shembull mesimi I menaxhmentit,


SPORT TË SHTUNËN NË ULQIN U MBAJT KAMPIONATI I MALIT TË ZI NË JU JITSU

“Albulena” me dhjetë kampionë

garuesit e tij kanë dëshmuar përgatitje të mirë në kampionatin e sivjetshëm. “Sivjet kemi arritur rezultate më të mira se vitin e kaluar, kur kemi pasur gjashtë kampionë të Malit të Zi”, thotë ai. Trajneri i Klubit të Ju Jitsu-së “Albulena” bën të ditur se seminari veror si dhe përgatitjet e Përfaqësueses së Malit të Zi për Kampionatin Ballkanik në Ju Jitsu i cili do të mbahet në Greqi do të zhvillohen në Ulqin.

Kampionë të Malit të Zi u shpallën Esat Nimanbegu, Katarina Kujunxhiq, Lindita Hoxhiq, Sretena Gjuriq, Azra Lihari, Aldina Kaleziq, Nikolla Hot, Xheneta Vuçiq, Besnik Adoviq, dhe kampion i dyfishtë në kategorinë e kadetëve dhe juniorëve, Nikolla Prodanoviq. Në organizim të Federatës së Ju Jitsu-së së Malit të Zi dhe Klubit të Ju Jitsu-së “Albulena”, të shtunën në Ulqin u mbajt Kampionati i Malit të Zi në Ju Jitsu për të gjitha grupmoshat. Në Kampionat morën pjesë rreth 300 garues nga 13 klube: “Kipa”, “AS”, “Olimpico”, “Ipon”, “Mladost” dhe “Duklja” nga Podgorica, “Ipon” nga Mojkovaci, “Budva”, “Mornar”-i nga Tivari, “Vukovi” nga Plevla, “Soko” dhe “Spartak” nga Kotorri, si dhe “Albulena” nga Ulqini.

i.k.

KICK BOX

Dervishi dhe Kollari, kampionë të Malit të Zi Kik boksierët e Klubit “Albulena” kanë arritur rezultate të lakmueshme kohës së fundit. Në Kampionatin e Malit të Zi të mbajtur para do kohe në Nikshiq, kik boksierët e këtij klubi, Emir Dervishi dhe Almir Kollari u shpallën kampionë të Malit të Zi. Dervishi u shpall kampion i Malit të Zi në disiplinën full contact, ndërsa Kollari në disiplinën low kick. Kik boksieri Emir Dervishi ka arritur një sukses tjetër në turneun “Nata e kampionëve” që u mbajt gjatë muajit prill në restorantin “Primavera” në Ulqin. Ai fitoi vendin e parë duke mundur madje përfaqësuesin e Malit të Zi në disiplinën e tij. Kik boksieri tjetër Liridon Sinani mori vendin e dytë në disiplinën e tij në të njëjtin turne. Katër kik boksierë të Klubit “Albulena”-s do të marrin pjesë në Kampionatin e Hapur të Malit të Zi i cili do të mbahet më 17 maj në Podgoricë.

KARATE

Dy medalje të arta për Adoviqin Në renditjen e përgjithshme, vendin e parë e zuri “Soko” nga Kotorri, vendin e dytë “Budva”, vendin e tretë “Ipon” nga Podgorica, kurse “Albulena” u rendit në vendin e katërt. Garuesit e Klubit të Ju Jitsu-së “Albulena” fituan dhjetë medalje të arta. Kështu kampionë të Malit të Zi u shpallën Esat Nimanbegu, Katarina Kujunxhiq, Lindita Hoxhiq, Sretena Gjuriq, Azra Lihari, Aldina Kaleziq, Nikolla Hot, Xheneta Vuçiq, Besnik Adoviq, dhe kampion i dyfishtë, në kategorinë e kadetëve dhe juniorëve, Nikolla Prodanoviq. Trajneri i këtij klubi, Agron Ujkashi, thotë se

Garuesi i Klubit të Karatesë “Albulena”, Besnik Adoviq, ka arritur dy suksese të njëpasnjëshme në dy turne ndërkombëtare. Si pjesëtar i ekipit të Përfaqësueses së Malit të Zi, ai u shpall kampion në Turneun “Brezi i artë i Çaçakut” që u mbajt pak kohë më parë, duke fituar në finale ndaj ekipit të Përfaqësueses së Greqisë. Ndërkaq në Turneun “Ilixha Open 2009” në Sarajevë, Adoviq fitoi po ashtu medalje të artë. Edhe garuesja e këtij klubi, Xheneta Vuçiq, u kurorëzua gjithashtu me medalje të artë në këtë turne.

KLUBI I TAEKWONDO-së “ULQINI” MORI PJESË NË TURNEUN NDËRKOMBËTAR “OLYMPIC OPEN SARAJEVO”

Medalje të bronzta për Artan Zenunin dhe Arben Kollarin

Turneu ndërkombëtar “Olympic Open Sarajevo” ishte i një niveli tepër të lartë dhe konkurrenca ishte tejet e fortë. Në të morën pjesë mbi 600 garues të 70 klubeve nga 17 vende të ndryshme, në mesin e të cilëve edhe nga Irani, Turqia, Egjipti, Spanja, Kroacia, etj. që njihen si vende në të cilat është i zhvilluar sporti olimpik i taekwondosë.

Garuesit e Klubit të Taekwondo-së “Ulqini”, Artan Zenuni dhe Arben Kollari fituan medalje të bronzta në Turneun ndërkombëtar “Olympic Open Sarajevo” që u mbajt të shtunën dhe të dielën në Sarajevë. Për të arritur deri te medalja ata fituan nga dy lufta, ndërsa humbën luftën e tretë. Zenuni humbi nga përfaqësuesi Iranian, ndërsa Kollari nga ai turk. Dy garuesit e tjerë të KT “Ulqini” që morën pjesë në këtë turne, Arjeta Zatoviq dhe Besnik Shata, nuk arritën kësaj radhe të kurorëzohen me medalje. Ata fituan nga një luftë, por humbën në luftën e dytë. Turneu ndërkombëtar “Olympic Open Sarajevo” ishte i një niveli tepër të lartë dhe

konkurrenca ishte tejet e fortë. Në të morën pjesë mbi 600 garues të 70 klubeve nga 17 vende të ndryshme, në mesin e të cilëve edhe nga Irani, Turqia, Egjipti, Spanja, Kroacia, etj. që njihen si vende në të cilat është i zhvilluar sporti olimpik i taekwondosë. Kryetrajneri i KT “Ulqini”, Fikret Dushku, shprehet i kënaqur me rezultatin e arritur duke e cilësuar atë si sukses të garuesve të tij. “Për këtë turne të këtij niveli kemi bërë përgatitje maksimale. Qëllimi ynë ishte që të fitojmë përvojë më të madhe sportive. Jemi të kënaqur me rezultatet e arritura si dhe me paraqitjen dhe talentin e garuesve tanë”, thotë ai. Dushku shpreson se në të ardhmen do të vazhdojnë të arrijnë rezultate edhe më të mira. Ai falënderon garuesit e këtij klubi dhe sponsorët për kontributin e dhënë. Pjesëmarrja në Turneun “Olympic Open Sarajevo” përbën prezantimin e katërt të garuesve të KT “Ulqini” në turne ndërkombëtare të nivelit të lartë evropian.

(Kohapress)

e enjte, 14 maj 2009 19


MARKETING


Turn static files into dynamic content formats.

Create a flipbook
Issuu converts static files into: digital portfolios, online yearbooks, online catalogs, digital photo albums and more. Sign up and create your flipbook.