Koha 370

Page 1

Mesazh për njohje të reja

Dhembje poetike

Një libër me vlerë

Podgoricë e enjte, 28 maj 2009 Viti VII Numër 370 Çmimi 0,50 ISSN 1800-5969

Poeti që mbrojti shqiptarët Në botim tregjuhësh i poezisë së poetit malazez Radovan Zogoviq është promovuar në BKUK. Zogoviq, thanë referuesit, ishte poeti i harruar nga ne, që u vu në anën e të shtypurve; që me poezitë e tij lau një pjesë të turpit të popullit të vet malazias.

Fotoalbum i Ulqinit 2


NGJARJET JAVORE KOSOVA PËRSHËNDET MIRATIMIN E REZOLUTËS PËR KOSOVËN NË ORGANIZATËN E KONFERENCËS ISLAMIKE

Mesazh për njohje të reja

Prishtina zyrtare përshëndet miratimin e Rezolutës për Kosovën në Organizatën e Konferencës Islamike. Miratimi i kësaj Rezolute shihet si hap përpara në fillimin e njohjeve më masive nga vendet islamike. Presidenti dhe kryeministri i Kosovës, përmes një konference të përbashkët, vlerësuan se kjo Rezolutë do të ketë efekte të shumanshme pozitive në raportet mes shtetit të Kosovës dhe vendeve të botës islame. Presidenti Fatmir Sejdiu tha se Rezoluta shpreh marrëveshjen e vendeve anëtare të Konferencës Islamike, por edhe njohje të realitetit të ri në Kosovën e pavarur. “Konsiderojmë një mbështetje për vizionin tonë politik dhe, në të njëjtën kohë, një përkrahje që ne e kuptojmë në trendin e filluar të mirë të njohjeve, që duhet t’i bëhen Republikës së Kosovës. Presim po kështu që në procesin e mëtutjeshëm të ketë njohje të tjera, duke shprehur në të njëjtën kohë gatishmërinë e institucioneve të Republikës për bashkëpunim më të drejtpërdrejtë me këto vende”, tha Sejdiu. Ndërkohë, kryeministri Hashim Thaçi tha se kjo Rezolutë është shumë e rëndësishme për Kosovën. Ai tha se miratimi me unanimitet tregon se në të ardhmen këto shtete anëtare të Konferencës Islamike do ta njohin Kosovën. “Është mesazh i qartë dhe shtytje edhe më e madhe që të gjitha këto shtete në të ardhmen e afërt të njohin Republikën e Kosovës. Rezoluta ka vlerësuar lart zhvillimet dhe progresin e madh të Kosovës pas shpalljes së pavarësisë dhe i bëhet thirrje komunitetit ndërkombëtar që të vazhdojë ta ndihmojë zhvillimin e shtetit të Kosovës”, theksoi Thaçi. Në anën tjetër, presidenti Fatmir Sejdiu ka folur edhe për mundësinë e anëtarësimit të Kosovës në Organizatën e Konferencës Islamike. Sejdiu tha se Kosova është e interesuar të jetë anëtare e të gjithë mekanizmave ndërkombëtarë, por paraprakisht ai tha se Kosovës i duhet anëtarësimi në Kombet e Bashkuara. “Kosova është e interesuar të jetë anëtare e mekanizmave ndërkombëtarë gjithmonë dhe e dyta është se në statutin apo Kushtetutën e Organizatës së Konferencës Islamike ekziston një dispozitë që anëtare të kësaj konference mund të

Themelues: Kuvendi i Republikës së Malit të Zi Gazetë javore për aktualitete, shkencë dhe kulturë Numri i parë doli më 21 shkurt 2002. Botues: SHAGBG ’’Pobjeda’’ Kryetari i Bordit të drejtorëve Radoica Luburiq Redaktor përgjegjës: Ali Salaj Gazeta redaktohet nga kolegjiumi: Fran Gjokaj, Ismet Kallaba (aktualitete, sport), Fahrudin Gjokaj (grafikë), Vijoleta Berishaj (sekretare teknike), Bisera Beqaj (marketing) Adresa: Bulevar revolucije 5 Podgoricë Telefonat: 081-247-799, 247-734 Fax: 247-674 E-mail: kohajavore@cg.yu www.kohajavore.cg.yu Dorëshkrimet dhe fotografitë nuk kthehen

2 e enjte, 28 maj 2009

jenë vetëm vendet anëtare të Organizatës së Kombeve të Bashkuara. Prandaj, për ne është me rëndësi që të gravitojmë në ecje të bashkëpunimit me të gjitha këto vende”, u shpreh Sejdiu. Nga 57 shtetet anëtare të Konferencës Islamike, 13 prej tyre e kanë njohur deri tash Kosovën e pavarur. Rezoluta e miratuar në Damask të Sirisë ngarkon Sekretarin e Përgjithshëm të kësaj organizate që në sesionin e radhës të Ministrave të Jashtëm, të raportojë mbi dinamikën e zhvillimeve në Kosovë. Pasi që teksti i rezolutës së propozuar dhe i asaj të

miratuar ishte harmonizuar me konsensus, kjo Rezolutë nuk u bën thirrje vendeve anëtare ta njohin Kosovën, siç ishte versioni i saj i parë, por, megjithatë, në të njihet përparimi në Kosovë që nga shpallja e pavarësisë.

(Europa e Lirë)


NGJARJET JAVORE VAZHDOJNË BISEDIMET PËR FORMIMIN E KLUBIT TË KRYETARI I KUVENDIT TË KOMUNËS URBANE TË TUZIT DEPUTETËVE SHQIPTARË NË KUVENDIN E MALIT TË ZI NIKOLLË CAMAJ PËRGËZON FONDIN HUMANITAR “MALËSIA” ME RASTIN E 15-VJETORIT TË TIJ

Akoma pa rezultate konkrete

Podgoricë – Deputetët shqiptarë në Kuvendin e Malit të Zi nuk kanë arritur akoma të merren vesh rreth formimit të Klubit të deputetëve shqiptarë në Kuvendin e Malit të Zi. Sipas burimeve tona edhe gjatë ditëve të fundit kanë vazhduar bisedimet për formimin e klubit të përbashkët parlamentar të deputetëve të Forcës së Re Demokratike, Listës Shqiptare dhe Koalicionit “Perspektiva”, por deri tani nuk ka pasur rezultate konkrete. Kohë më parë kryetari dhe deputeti i UDSHsë, Ferhat Dinosha, u ka bërë ftesë subjekteve të tjera politike shqiptare dhe deputetëve të tyre që të formojnë klubin e përbashkët të deputetëve në Parlamentin e Malit të Zi. Në shkresë dërguar partive dhe listave të tjera shqiptare që përfaqësohen në Parlamentin e Malit të Zi, Dinosha ka thënë se deputetët shqiptarë të partive dhe listave shqiptare “kësaj radhe duhet të formojmë patjetër grupin e vet parlamentar për shumë arsye”. Por edhe pse ka kaluar afati kur është dashur që partitë shqiptare të përfaqësuara në Parlamentin e Malit të Zi të përgjigjen në shkresën e tij, nga UDSH nuk kanë bërë të ditur nëse dikush nga partitë shqiptare i është

përgjigjur ftesës së tyre. Forca e Re Demokratike në mënyrë indirekte ka bërë të ditur se e refuzon ftesën e UDSHsë. Kjo parti ka bërë të ditur se Këshilli i saj qendror ka vendosur që të zhvillohen negoci-

ata me Listën Shqiptare dhe me Koalicionin Shqiptar, gjegjësisht me deputetët e këtyre dy listave zgjedhore, Mehmet Bardhin dhe Amir Hollajn.

(Kohapress)

Mision që nuk mund të harrohet Tuz –Kryetari i Kuvendit të Komunës Urbane numër i të rinjve tonë, do ta kishte pasur tejet të

të Tuzit dhe kryetari i degës së LD në MZ në Malësi, Nikollë Camaj, ka përgëzuar Fondin Humanitar “Malësia” me rastin e 15-vjetorit të themelimit të tij. Në letërurimin e tij, Camaj përkujton se themelimi i këtij fondacioni si edhe qëllimi i veprimit, koinçidon me angazhimet e mëdha që aso kohe bënte LD në MZ për të siguruar kuotat për studentët shqiptarë në universitetet e Shqipërisë. “Ishte kjo koha kur Kosova, falë rrethanave të njohura, nuk ishte më destinacion i preferuar për studentët tanë. Përpos vullnetit individual, ajo që jepte shpresë dhe, më në fund arriti t’i sistemojë të rinjtë tanë nëpër amfiteatrot e universtiteteve, ishin kuotat e siguruara nga Ministria e Arsimit të Shqipërisë, pra nëpërmjet angazhimit të LD, dhe gjithsesi edhe kontributi i pakursyer i vëllezërve tanë të organizuar në Fondin Humanitar “Malësia”, thuhet në letërurim. Kryetari i Kuvendit të Komunës së Tuzit thotë në letrën e tij se Fondi Humanitar “Malësia” ndihmoi prindërit të cilët me vështirësi i mbanin fëmijët e vet nëpër qendra universitare. “Kështu që me të drejtë mund të dëgjohet pohimi se, pa ndihmen e këtij Fondacioni, një

vështirë të vazhdonin shkollimin e lartë”, thuhet në letër, duke nënvizuar edhe ndihmën e dhënë nga ky fondacion për të sëmurët dhe skamnorët. “Andaj, në emër të LD, subjektit të parë politik të shqiptarëve në Mal të Zi, në emër të të gjithë atyre që gjetën shpresën dhe ndihmën te Fondi “Malësia”, dëshiroj që veprimtarët e këtij fondacioni t’i përgëzoj për këtë përvjetor jubilar dhe t’u uroj punë të mbarë edhe më tutje. Njëheri i falënderoj për gjithë kontributin e dhënë ndaj çështjes shqiptare, në përgjithësi. Një fjalë e urtë thotë “mos më jep peshk të ha sot, por më mëso të peshkoj e të kam peshk përherë”! Fondacioni “Malësia” pati këtë mision. I ndihmoi dhe i ndihmon të rinjtë tanë të mësojnë. Këtë e dëshmoi edhe prezenca e njerëzve tanë në manifestimin e rastit, të cilët kanë arritur edhe shkallë të larta shkencore, e që fillimisht, studimet e tyre i kishte stimuluar mu bursa e Fondacionit. Ato nuk mund të harrohen. Ato nuk guxojnë të heshten! Njerëzit i mbajnë mend, po vetëm Zoti dhe kombi e shpërblejnë një veprimtari të tillë”, thuhet në letërurim.

(Kohapress)

KUMTESË E FORCËS SË RE DEMOKRATIKE

Pasojat e vendimeve të gabuara kërcënojnë vendet e punës Në situatën aktuale të ekonomisë së Malit të Zi dhe posaçërisht të Ulqinit, rënia e aktiviteteve ekonomike kohët e fundit shpesh herë ndërlidhet me krizën financiare botërore. Me këtë harrohet se vendimet e aprovuara në të kaluarën kanë krijuar kushte që ekonomia e komunës dhe pikërisht shërbimet në sektorin e hotelierisë të jenë jashtë funksionit të saj themelor dhe pranë shkatërrimit total.

Situata me të cilën me vite të tëra përballen ish-punëtorët e Rivierës së Ulqinit, dhe me ata edhe të punësuarit në Hotelin e dikurshëm “Galeb”, tani gërmadhë në qendër të qytetit, është drejtpërdrejt pasojë e vendimeve të gabuara rreth privatizimit të Qeverisë së Malit të Zi dhe vendimeve të dyshimta të ekzekutivit të komunës së Ulqinit. Tani shfaqen pasojat e krijuara me mosrespektimin e Planit të privatizimit të Rivierës së Ulqinit nga ana e Qeverisë së Malit të Zi. Fillimisht “Riviera e Ulqinit” është dashur të privatizohet me anë të konkursit ndërkombëtar nga partneri strategjik dhe si një ndërmarrje. Por ky privatizim u bë nga vetë “Riviera e Ulqinit” në falimentim dhe Gjykata Ekonomike duke shitur objektet një nga një. Në rastin e Hotelit “Galeb”, ka shumë shkelje të kontratës së shitblerjes, ku ndër të tjera nuk është respektuar obligimi kryesor i blerësit që investimet në vlerë prej mbi 15 milionë euro të përfundojnë deri më 31 dhjetor 2008. Kjo shkelje e kontratës është flagrante dhe së bashku me mospërmbushjen e kontratave për investime në objektet e tjera hoteliere të privatizuara, ka shkaktuar devastimin e objekteve dhe rënie drastike të kualitetit të turizmit në Ulqin. Është i paarsyetueshëm vendimi i organeve kompetente të Komunës së Ulqinit që e lejuan shkatërrimin e hotelit më të mirë dhe më të mirëmbajtur, të rindërtuar në vitin 1982, pa krijuar kushtet në planifikimin hapësinor që të ndërtohet hoteli i ri. Shtrohen pyetjet: Kush e ka dhënë pëlqimin që të shkatërrohet hoteli i gatshëm që të presë turistë? Pse nuk ndërtohet? A ka menduar ndokush për fatin e punëtorëve të këtij hoteli dhe hoteleve dhe ndërmarrjeve të tjera të falimentuara dhe të privatizuara? Kompania “Rokshped” këto dite ka vendosur dhjetëra kioskë anembanë Komunës së Ulqinit. Në bazë të çfarë plani, çfarë vendimi apo ndoshta është borxh i Komunës për rregullimin e fasadës së godinës së Komunës, apo janë marrë mjete financiare nga kjo kompani për plane urbanistike e janë shpenzuar për rroga dhe shpenzime të tjera operative? Urojmë që punëtorët e “Galebi”-t por edhe të gjithë të tjerët të Komunës së Ulqinit nuk do ta kenë fatin si punëtorët e Kripores,

Primorjes, etj. Fati i punëtoreve të “Galebi”-t dhe të gjithë të tjerëve nga Qeveria e MZ duhet të ketë të njëjtin trajtim si fatet e punëtoreve të KAP-it. Programi social i KAP-it është në vlerë prej 41 milionë euro apo prej 16– 30 000 euro për një punëtor. Punëtorët e hotelit “Galeb” dhe të gjithë punëtorët e tjerë të mbetur pa punë në Ulqin duhet të kenë trajtim të barabartë me punëtorët e tjerë të mbetur pa punë në vendet e tjera të Malit të Zi dhe t’ iu ofrohen dëmshpërblime nga programet sociale. Ky është obligim i atyre që ushtrojnë pushtet si në nivel shtetëror ashtu edhe në nivel të Komunës. Investitori “Rokshped” duhet të dëshmojë përgjegjësi për mirëqenien e punëtorëve dhe familjeve të tyre. Kontrata e shitblerjes parashikon që pesë vjet nuk do të ketë pushime nga puna për arsye teknologjike. Duhet të mos harrojmë që Kuvendi i Ulqinit, në mandatin kur Forca kishte shumicën, i ka dhënë pëlqimin për studim lokacioni për pikën e karburantit në Katërkollë. Puntorët e Hotel “Galebit” janë jo vetëm të pakënaqur, por edhe të dëshpëruar. Nuk është e mjaftueshme vetëm të merret rroga e garantuar edhe atë për një kohë të caktuar. Ata nuk janë pensionistë, por punëtorë të kualifikuar dhe që kanë marrë pjesë aktive në ndërtimin, promovimin dhe prezantimin e të gjitha vlerave turistike të Ulqinit. Ndoshta edhe kompania “Rokshped” ka barriera, si e tërë ekonomia e Ulqinit. Nëse kjo qëndron edhe tek ata, le të deklarohen haptas dhe të tregojnë fajtorin e vërtetë. Përgjegjësinë për punëtorët e ish hotelit “Galeb” e kanë të ndarë edhe “Riviera e Ulqinit”, edhe Qeveria e Malit të Zi, edhe vetë Komuna e Ulqinit. Të gjithë ata duhet të dalin në mbrojtje të të drejtave të punëtoreve që mos të kenë fatin e punëtoreve të KAP-it, të cilëve u premtohen pagesa me dhjetëra mijëra euro, kurse punëtoreve të “Galebi”-t vetëm rruga, thuhet në kumtesën për opinion të Forcës së Re Demokratike.

(Kohapress)

e enjte, 28 maj 2009 3


OPINIONE & VËSHTRIME NXJERRJA NË ANKAND E KOMUNËS SË ULQINIT

Farsa vazhdon

Tani, siç thotë kryetari i këtij këshilli Lluka Gjonoviq, kjo është bërë çështje e nderit dhe krenarisë, e mbrojtjes dhe traditës dhe e ardhmërisë. Pikërisht kësisoji: nuk ka këtu kurrëfarë politike. Më përpara kemi të bëjmë me ndjenjat, emocionet, dashurinë. Me atë që është më e bukura te njerëzit. Këtë mund ta kuptojnë vetëm ata që e përjetojnë këtë hapësirë dhe ata të cilët në fatkeqësinë e individit shohin edhe fatkeqësinë e vet.

Mustafa Canka Pas 31 vitesh, historia në Ulqin po përsëritet, por tani si farsë. Me fuqinë e shtetit është duke vazhduar tentativa e grabitjes së ullishtave të Valdanosit nga pronarët e tyre të vërtetë. Ndonëse në këtë rast çdo gjë është e qartë si dita me diell, saqë nuk mund të jetë më e qartë, edhe pse e drejta dhe drejtësia qëndrojnë në anën e pronarëve të vërtetë, edhe pse firma e vetme që është paraqitur në tender nuk i plotëson kushtet e tij esenciale, Komisioni i tenderimit i Qeverisë malazeze megjithatë vendosi që loja me Valdanosin të Vazhdojë. Mirëpo, dita – ditës po vazhdon rezistenca ndaj padrejtësisë që po i bëhet Komunës së Ulqinit dhe kjo është ajo me të cilën nuk kishin llogaritur projektuesit e gjithë kësaj. Ata besonin se çdo gjë do të shkojë lehtë, si të ishte e lubrifikuar, se çdo gjë tashmë është përgatitur me kujdes, se miliardat e premtuara, hotelet magjepsëse dhe mijëra vende

të reja pune i kanë narkotizuar njerëzit. Kështu të paktën përpiqeshin t’i bindnin emisarët e tyre nga terreni. Ata llogarisnin: nëse kalon tenderi për Valdanosin, nëse këtë ulqinakët e kapërdijnë si një gotë ujë, nuk do të kenë problem me Plazhin e Madh, me Adën dhe Shasin. Në shikim të parë dukej se vërtetë çdo gjë shkonte sipas planit, sidomos pas heshtjes së parlamentit lokal, i cili heshtë edhe tutje. Dhe kësisoji humbet legjitimitetin, sepse nuk ushtron funksionin e vet themelor: ruajtjen e territorit të komunës. Kur ngritën krye njerëzit e organizuar në “Këshillin për kthimin e ullishtës” u bë tentativë për shpartallimin e kësaj energjie. Por kjo nuk pati sukses, pavarësisht nga të gjitha premtimet, kërcënimet, bindjet dhe marifetet e tjera, në radhën e të cilave bëjnë pjesë edhe të ashtuquajturat rentime të tokës së vet. Mesazhi ka qenë i qartë: nuk pranojmë në asnjë mënyrë dhe me kurrëfarë kushtesh. Tani, siç thotë kryetari i këtij këshilli Lluka Gjonoviq, kjo është bërë çështje e nderit dhe krenarisë, e mbrojtjes dhe traditës dhe e ardhmërisë. Pikërisht kësisoji: nuk ka këtu kurrëfarë politike. Më përpara kemi të bëjmë me ndjenjat, emocionet, dashurinë. Me atë që është më e bukura te njerëzit. Këtë mund ta kuptojnë vetëm ata që e përjetojnë këtë hapësirë dhe ata të cilët në fatkeqësinë e individit shohin edhe fatkeqësinë e vet. Dhe në vend që të tentohet që të gjendet një zgjidhje me njerëzit, përkatësisht të kthehen ullishtet, deri në rrënjën e fundit, Qeveria dhe Komisioni i saj i tenderimit, njëlloj sikurse bixhozxhiu i cili është duke humbur, në orët e hershme të mëngjezit arrit ofertën. Shtiret! Dhe, natyrisht se do të

humb. Më saktësisht, të gjithë ne jemi humbës, por në fund, çka është më e rëndësishmja ullinjtë të cilët pësuan më së shumti gjatë tërë këtyre viteve të tmerrshme, do të jenë në duar të sigurta. Në duar të atyre pronë e të cilëve janë dhe të cilëve u janë marrë në mënyrë të dhunshme dhe

mashtruese në vitin 1978. Nëse më pyetni se kur do të ndodhë kjo, nuk do të mund të përgjigjesha

saktësisht. E di vetëm se një vit, dy vite apo pesë vite janë të mëdha në jetërat tona të vogla, por e di me siguri se këta ullinjë janë të vjetër mesatarisht 800 vite, njësoj sikurse e di që ky qytet numëron 2500 vite. Pra, kjo mund të zgjasë akoma, kjo çështje mund të zvarritet, ashtu siç veprohet brutalisht brenda këtyre katër viteve të fundit, por jam i sigurt se kjo nuk mund të vazhdojë gjatë. Unë e ndiej se qyteti është bashkuar rreth kësaj çështjeje, se siç do të thonin pjesëtarët e dikurshëm të partisë, është arritur uniteti aksional,

hen për këtë rast dhe besoj se ai përfundimisht do të gjendet në rendin e ditës të parlamentit lokal dhe të atij shtetëror, kurse edhe Strazburgu bën punën e vet. Dhe ta dini mirë: derisa qoftë edhe një njeri të thotë që nuk pajtohet që pasuria e tij t’i jetë lënë tjetrit në shfrytëzim apo të jetë shitur, ajo nuk mund të jetë humbur. Gjithashtu është e qartë se njerëzit dhe historia kërkojnë përgjegjësit për këtë gjendje: dhe do t’i gjejnë. Sigurisht! Së këndejmi, një përgjegjësi e madhe bie mbi të gjithë ata të cilët në çfarëdo mënyre marrin pjesë në

organizatat joqeveritare dhe intelektualët e pavarur gjithashtu janë duke u rekrutuar në numër gjithnjë e më të madh, diplomatët e huaj po intereso-

proceset e nxjerrjes në ankand të Komunës së Ulqinit.

Pikëpamjet e shprehura në faqet opinione & vështrime nuk përfaqësojnë domosdoshmërisht politikën redaksionale të “Kohës javore”

4 e enjte, 28 maj 2009


VËSHTRIME & OPINIONE DISKURSI POLITIK

Zgjedhjet dhe deformimi i votës

Përvoja e deritashme dëshmon se në sistemet dhe shoqëritë pa traditë demokratike dhe ku është e pranishme struktura e pavolitshme sociale jo rrallë herë vota është bërë mjet i manipulimit nga subjekte të ndryshme politike të cilët nuk zgjedhin mjete për të arritur qëllimin e tyre, ku shembull tipik në këtë aspekt është Komuna e Ulqinit, dukuri kjo që është manifestuar si asnjëherë deri më tash në zgjedhjet e parakohshme parlamentare në Mal të Zi të cilat janë mbajtur më 29 mars të këtij viti.

Dr.Nail Draga Paradigma e krijuar disavjeçare se votuesit janë të paluhatshëm në mbeshtetjen konstante të subjekteve përkatëse politike, zgjedhjet e 29 marsit të këtij viti demantuan një konstatim të tillë në mënyrë bindëse, ku Komuna e Ulqinit është ekzemplar tipik i kësaj dukurie. Se elektorati shqiptar në Mal të Zi nuk mund të jetë peng i përhershëm i një apo disa subjekteve politike është normale dhe e pranueshme, por është çështje tjetër së cilës ishin shkaqet që ndikuan në përcaktimin e tyre drejt një orientimi tjetër politik. Nëse deri në vitin 2002, në skenën politike të shqiptarët në Mal të Zi ishin tre subjekte politike(LDMZ,UDSH dhe PPD) të cilat krijuan një monopol politik, nga gjendja e cila vlerësohej si e papranueshme dhe jofunksionale në raport me pushtetin vendor të Ulqinit dhe atë qendror për realizimin praktik të barazisë qytetare dhe nacionale, ishte shkas për formimin e subjekteve të reja politike (Forca, BDSH dhe ASH) që për të parën herë u paraqitën në zgjedhjet e vitit 2006. Dhe ishin pikërisht këto subjekte politike që i dhanë një impuls të ri skenës politike të shqiptarëve në Mal të Zi, duke homogjenizuar elektoratin shqiptar më tepër së më parë. Një e dhënë e tillë konstatohet lehtë nëse analizojmë numrin e votave që kanë fituar subjektet politike nacionale të shqiptarëve më parë, qoftë vetëm apo në koalicion krahasuar me zgjedhjet e fundit në marsin e këtij viti. Çështje për hulumtim të veçantë paraqesin votuesit që ne i kemi ndarë në tri kategori, sepse ata janë mbeshtetësit e subjekteve përkatëse politike, të cilët varësisht rrethanave sociale dhe shoqërore kanë evoluar nga një zgjedhje në tjetrën. Pasi nga instalimi i sistemit shumëpartiak në Mal të Zi janë bërë 19 vjet, mundësia për hulumtime të kësaj natyre është e madhe, madje nga këndveshtrime të ndryshme, ku edhe hapësira e elektoratit shqiptarë nuk është përjashtim.

1.Votuesi militant Nder votuesit më të disciplinuar në çdo subjekt politik janë militantët, të cilët dallohen nga të tjerët sepse ata vazhdimisht i kanë ndenjur besnikë subjektit të tyre politik. Ata si të tillë kanë qenë nga themelimi dhe vazhdimisht mbajnë atë qëndrim, pa marrë parasysh situatën e krijuar brenda subjektit. Madje ata nuk pranojnë deformimet brenda subjektit, atavizmin politik të liderit, apo krijimin e klaneve dhe grupeve të ndryshme të interesit, edhe pse janë në gjendje t'i hetojnë ato. Por, duke pasur koncepte idealiste shpresojnë se çdo gjë është e rastit e jo dukuri, andaj mendojnë se me kalimin e kohës do të eliminohen këto dukuri. Madje edhe kur iu largohen nga subjekti politik individë me peshë, grupe apo klane të ndryshme ata iu japin konotacione politike, duke mos qenë në gjendje që gjërat t'i paraqesin ashtu siç janë. Me një fjalë, militantët nuk mund të pranojnë realitetin sado i hidhur të jetë ai, sepse duan t'iu mbesin besnik parimeve të tyre, duke mos i'u larguar programit nismëtar të subjektit ku kanë qenë nga fillimi. Andaj edhe pse numri i tyre nuk është i lartë, madje është në rënie vazhdueshme, vota e tyre është konstante për subjektin përkatës dhe si të tillë pa marrë parasysh se si paraqiten ata meritojnë respekt të veçantë, sepse me ketë kategori votuesish nuk mund të manipulohet.

2.Votuesi urban Kjo kategori e votuesve paraqet grupim më të madh të elektoratit, sepse përveç anëtarëve të subjekteve politike bëjnë pjesë edhe simpatizantët dhe mbeshtetësit e tjerë. Ky elektorat është gjithëpërfshirës sepse aty marrin pjesë grupet e ndryshme sociale dhe shoqërore dhe si i tillë është kategoria më stabile. Madje në këtë kategori subjektet politike kanë mbeshtetjen më të gjerë që varët nga angazhimi konkret në terren përmes aktivistëve dhe infrastrukturës partiake. Por, në mjediset ku sistemi shumëpartiak nuk ka traditë pothuaj është bërë dukuri që të mos votohet për programet e subjekteve politike por votohet për individët dhe kryesisht për liderin i cili në njëfarë mënyre është bërë sinonim i subjektit përkatës. Dhe një koncept i tillë nuk ka dilemë së është dukuri e mjediseve me

demokraci të pakonsoliduar dhe e subjekteve politike të cilat nuk kanë krijuar profilin e stabilizuar të identitetit të tyre, që dëshmohet nga rezultatet e zgjedhjeve. Pikërisht një situatë e tillë shfrytëzohet nga të tjerët duke manipuluar me votuesit, duke i joshur në forma të ndryshme për të mbeshtetur një subjekt tjetër politik. Është kjo mënyra përfide e përfitimit të votuesve të rinj duke rritur numrin e votave me veprime utilitare që për momentin sjellin efektin e dëshiruar.

3.Votuesi mercenar Ndonse një dukuri e tillë nuk ka qenë e panjohur edhe më herët, në zgjedhjet e fundit është manifestuar më shumë se asnjëherë më parë. E dhëna se në politikë përdoren metoda makiaveliste kur është fjala për ruajtjen apo marrjen e pushtetit, bën që në skenë të dalë edhe një dukuri tjetër, e kjo është dukuria e votës mercenare. Në prag të fushatës parazgjedhore e sidomos kur ajo është në intensitetin e saj më të lartë, struktura të caktuara partiake, përmes individëve apo klaneve të ndryshme shfrytëzojnë situatën e pavolitshme ekonomike, statusin e dobët social të individëve apo familjeve të cilat në zgjedhjet e mëprashme ose kanë qenë neutralë si qytetarë votues apo kanë votuar një subjekt tjetër politik. Dhe pikërisht duke iu premtuar dhe joshur me benificione të ndryshme siç janë punësimi, investimet në infrastrukturën lokale e madje edhe duke blerë drejtpërdrejt votën arrijnë një numër të konsideruar të votave të cilat nuk i kishin më parë. Është çështje tjetër se sa vota e tillë ka vlerën e vet reale, dhe sa ajo mund mund të jetë e qendrueshme për më vonë. Sepse, veprimet e tilla janë utilitare dhe kanë përdorimin praktik për një mandat zgjedhor. Ndërsa çka do të bëhet me premtimet parazgjedhore dhe sa do të jetësohen ato në praktikë, meriton një analizë të veçantë. Kjo kategori e votës, përveç se demaskon subjektin politik ajo tregon në mënyrë transparente edhe karakterin e individëve të cilët votën e tyre e shesin, madje shumë lirë, sikurse të ishte mall tregu i një individi të panjohur. Një veprim i tillë nuk ka

dilemë se ka të bëjë me një kategori individësh të cilët nuk zgjedhin mjete për ta materializuar madje edhe votën si të drejtë ekskluzive personale-qytetare. Por një gjë dihet, se kjo kategori votuesish është kategoria më labile dhe janë votuesit më të pasigurtë, sepse ata votën e orientojnë nga ai që iu premton apo iu jep më shumë. Andaj, subjekti përkatës nëse kësaj radhe ka pasur sukses të manipulojë me një numër të konsideruar votuesish të tillë, nuk ka se për çka të gëzohet, sepse ashtu si i ka fituar këto vota në të njëjtën mënyrë ekziston mundësia reale që t'i humbasë në votimet vijuese. Se sa mund të jetë përqindja e votuesve të tillë në një mjedis të caktuar padyshim se duhen bërë analiza dhe hulumtime të veçanta, ndërsa rasti i Ulqinit i zgjedhjeve të marsit të këtij viti që në ketë aspekt ka të bëjë kryesisht me UDSH-në është ekzemplar tipik i kësaj kategorie, sepse një dukuri më përmasa të tilla nuk ka ndodhur në viset tjera shqiptare në Mal të Zi. Sepse nuk ka formulë praktike për të shpjeguar votat e fituara nga ky subjekt politik në Komunën e Ulqinit në përgjithësi dhe në Anë të Malit në veçanti. Nëse analizohën votat për secilin vendvotim do të shohim qartë se cili mjedis apo strukturë sociale kësaj here me apo pa vetëdije është bërë pjesë e votës mercenare, ku padyshim anamalasit janë në avantazh ndaj të tjerëve. Madje ky subjekt politik duke pasur pozitën e ekzekutivit në pushtetin vendor të Ulqinit, e ka keqpërdorur këtë përparësi me tepër se asnjë subjekt tjetër politik deri më tash për përfitime politike. Ndërsa është çështje tjetër se sa ai numër votash ka ndikuar në realizimin e objektivave të planifikuara. Por një gjë është e sigurtë se kemi të bëjmë më deformim të votës së qytetarit më shumë se asnjëherë deri më tash ne këtë mjedis.

Pikëpamjet e shprehura në faqet opinione & vështrime nuk përfaqësojnë domosdoshmërisht politikën redaksionale të “Kohës javore”

e enjte, 28 maj 2009 5


OPINIONE & VËSHTRIME NË RAJONIN E KRAJËS:

Mbiemrat familjare - llagapet (patronimet) e shqiptarëve në Krajë Patronime të tilla të cilat kërkojnë revidime, përkatësisht t e kërkojnë të kthehen në trajta re këty veç , hme hers krye tyre të ka që i shënuam ne, sigurisht që ë edhe të tjera… , që prekin thell , në identitetin e shqiptarëve. Ndaj jetë të t duhe tje çësh kjo pikërisht ndër temat më të rëndësishme ta dhe më të ngutshme që duhet zgjidhim shqiptarët atje…

Skënder R. Hoxha 1. Ora letrare dhe përshtypjet në shkollën fillore “”Gjergj Kastrioti – Skënderbeu” në Ostros të Krajës Në kuadër të jetësimit të projektit letrar “Marsh poetik nëpër Malësi”, organizuar nga Dega e Lidhjes së Shkrimtarëve të Kosovës në Pejë, para disa ditësh, saktësisht më 30 prill të këtij viti, i bëmë një vizitë pune, përkatësisht mbajtëm një orë letrare në shkollën fillore “Gjergj Kastrioti – Skënderbeu” në Ostros, qendër e Malësisë së Krajës. Përveç numrit të nxënësve që ishte relativisht i vogël, çdo gjë tjetër që pamë në këtë shkollë ishte për lakmi. Drejtori i shkollës, z. Beqir Berjasheviq, na drejtonte në mësonjëtore të pajisura mirë, në kabinete të lëndëve të ndryshme, në salla sportive të shkollës, në korridore, muret e të cilave ishin të stolisura me punime nxënësish (Gazeta të murit), vizatime etj. Ndërkaq, revista vjetore “Valët” e nxënësve të kësaj shkolle, që kishtë lëshur shtat këtu e dhjetë vjet më parë, gjithashtu ishte shembull i shkëlqyer i shkollarëve të kësaj malësie. Kryeredaktorja e revistës, profesoresha e zellshme e gjuhës dhe letërsisë shqipe në këtë shkollë, Aishe Gjeçbritaj, m’i dha të gjithë numrat e revistës “Valët”, nga numri i

vitit 1999 deri në këtë të sivjetmin – 2009. Më gëzoi pa masë me këtë dhuratë të çmuar, për çka e falënderoj edhe publikisht. Ishin këto përshtypje që na la një shkollë në thellësi të kësaj malësie, me një kolektiv të vyeshëm e të udhëhequr mirë, çka sforcon bindjen se aty ruhet dhe kultivohet fjala shqipe dhe kultura shqiptare… 2. Llagapet – mbiemrat familjarë të sllavizuar Me të arritur në Pejë, nga kurreshtja, iu bëra një shfletim bukur të kujdesshëm, duke filluar nga numri i parë e deri në këtë më të riun… Revistë e lakmueshme, me rubrika interesante e të pëlqyeshme për fëmijët dhe jo vetëm për ta. Gjatë atij shfletimi vërejta se, si të thuash, çdo rubrikë ishte e qëlluar, e realizuar mirë dhe që i shkonte përshtati natyrës së revistës. Mirëpo, po gjatë atij shfletimi, më ndodhi edhe shqetësimi… Ajo që më bëri të ndjehem keq ishin mbiemrat familjarë, apo llagapet, siç u themi ndryshe, që kishin mbetur si mbeturinë e politikës diskriminuese serbomalazeze që për qëllim kishte asimilimin e shqiptarëve duke ua ndërruar a hibridizuar mbiemrat familjarë, sidomos me anë të prapashtesave sllave. Në vijim të këtij shkrimi,

revistë, por do të japim edhe trajtat e kryehershme shqipe të tyre: - Ardoliqi ~ nga Ardi, Ardoli. (gjetëm: Ali Ardoliqi); por kemi shënuar edhe - Aruçeviqi ~ nga Aruçi, Aruçaj; - Avdiqi ~ nga Avdi, Avdiu, Avdiaj; - Bajraktareviqi ~ nga Bajraktari; - Bardiqi ~ nga Bardhi, Bardhaj; - Berjasheviqi ~ nga Berjash, Berjashi; - Biboviqi ~ nga Biba, Bibaj; - Bogdanoviq ~ nga Bogdani, Bogdanaj etj. Patronime të tilla të cilat kërkojnë revidime, përkatësisht kërkojnë të kthehen në trajtat e tyre të kryehershme, veç këtyre që i shënuam ne, sigurisht që ka edhe të tjera… , që prekin thellë në identitetin e shqiptarëve. Ndaj, pikërisht kjo çështje duhet të jetë ndër temat më të rëndësishme dhe më të ngutshme që duhet ta zgjidhim shqiptarët atje…

sipas një rendi alfabetik, po paraqesim disa mbiemra (patronime) që nxorëm nga kjo

Pikëpamjet e shprehura në faqet opinione & vështrime nuk përfaqësojnë domosdoshmërisht politikën redaksionale të “Kohës javore”

6 e enjte, 28 maj 2009


OPINIONE & VËSHTRIME DIMENSIONI POLITIK

Për të vërtetën mjafton vetëm një votë Po të kishim këtë situatë atëherë kërkush nuk do të kishte nevojë që ta zëmë në këto zgjedhje të kërkonte deputetin e Anës së Malit i cili për hesapin tonë u demonstrua në mënyrë tepër subjektive dhe me një zë memec duke mbetur në pakicë në të gjitha vendvotimet e Anës së Malit. Kjo ndodhte jo sepse kemi të bëjmë me një ide të çoroditur, por sepse ideja nuk ishte në hap me kohën.

Muhamet Nika Po provoj të tregoj atë që ndjeva gjatë dhe pas leximit të librit të Budisllav Kralit për parlamentarizmin në Mal të Zi. Duke u ndalur në autobiografitë e deputetëve tanë të legjislaturave të kaluara, ajo që më tërhoqi vëmendjen ishte biografia e njërit prej tyre, me të cilën ai kishte zgjedhur të bëhej i dalluar nga të tjerët. Pa dyshim që ai kishte përzgjedhur pjesët më të rëndësishme të jetës së tij. Biografia e shprehur në këtë mënyrë të çon mendjen që pas thyerjeve të sistemeve shoqërore strukturat e sistemit mundohen të mbijetojnë duke u riparuar me kuadro nga fidanishtet e sistemit. Finadishte të sistemit komunist në atë kohë ka qenë Lidhja Socialiste. Në historinë e organizimit politik të shqiptarëve hetojmë që Lidhja Demokratike ishte shansi i fundit i mbijetesës komuniste, kurse ngjashmëritë e kësaj faze çuditërisht mund t'i gjejmë në Lidhjen e Prizrenit pas rënies së pushtuesit turk. Po më kujtohet një shkrim intrigues në mujoren "Albanika" për Lidhjen e Prizrenit ku autori udhëheqësit e Lidhjes i përshkruan si elementë shqiptarë pro turk, i cili me këtë organizatë dëshironte që të mbante akoma në jetë sistemin alla turka të organizimit të shtetit shqiptar. Për këtë autori përmend një shkresë të një agjenti të Mbretërisë britanike në Ferizaj i cili në raportin e vet njoftonte Mbretërinë që këto (Lidhja e Prizrenit) dëshirojnë të kenë shtetin e vet me bejlerët e vet, kaditë e vet, mexhlisin e vet dhe të sundojnë sipas sheriatit e kurrgjë më tepër. Nga kjo po shihet se për kohën nuk mund të krenohemi me Lidhjen shqiptare të Prizrenit ashtu siç jemi mësuar deri më sot. Por më duket se kështu duhet të qëndrojë puna edhe me Lidhjen shqiptare të viteve 90. Zatën, partia mëmë e LD në MZ, LDK-ja nuk solli diçka të re në skenën politike të Kosovës deri me daljen në skenë të Partisë

Demokratike të z. Thaçi i cili stërnipërve të agjentit të mbretërisë së dikurshme, anglezit Hollbruk ia kujtoi se kjo parti mendon që lirinë e Kosovës duhet ta fitojë me kryengritje të armatosur dhe vërtetë kështu u bë. Pa dashur dikë ta nënvlerësojmë në kohë mendoj që prova për të dhënë lidhje të logjikshme ndërmjet dy periudhave të lidhjeve shqiptare po del se është një e përsëritur në mënyrë te vazhdueshme, pra ajo që jemi vetë. Dhe kështu pasi që kjo histori shqiptare deri në këto momente ku shqiptarët vendosën aty ku duhet në NATO, punët tona këndej kufirit po duket’ ia përngjasin forcës së gravitetit e cila mund të punojë për ose kundra nesh duke mos na lejuar për të shkuar aty ku duam, pra në hënë, kuptohet në mënyrë metaforike. Po shtojmë se për tu shkëputur nga toka sipas ligjit të gravitetit – (kupto për t'u shkëputur nga skena politike aktuale), kërkohet një përpjekje e fuqishme në mënyrë që liria jonë të zëjë vend në një dimension tërësisht të ri, por meqë kjo s'po ndodhë, do arsyetuar fenomenin mbi bazën e një diagnoze për të bërë gati recetën përkatëse. Kujtojmë që në kohën pas viteve 90, politika e komitetlinjve të vjetër na doli diçka më e fortë ose më intrigante se ajo e partisë nacionale, që mendohej se jo vetëm që do të hante bukë, por që edhe do të pinte ujë pas rënies së komunizmit në vitet 90. Dhe nëse në fillim na u duk se me krijimin e saj do t'u shkonin për kryeshnosh komitetlinjve të vjetër, sot na duket që pikërisht mu ato

kuadro komuniste kanë filluar të vihen në krye të udhëheqjes nacionale për të na shëndoshur kryet si komb nga idetë e djathta. Mbaj mend që diku në vitet 90 dështuam në përpjekjet për të prurë në krye të LD-së kuadrot e sprovuar shqiptarë që vinin nga familje të sprovuara patriotike dhe të cilët pastaj veten e gjetën në radhën e DPS-it.rasti i refuzimit të pranimit në lidhje të deputetit Luigj Shkreli flet për fenomenin-por edhe zoti Nikollë Gegaj ishte anetar i Forumit "Rinor" të LDMZ dikur dhe për pasoje duke menduar dhe imagjinuar gjimnastikën politike të këtyre kuadrove krijohet përshtypja se demokratëve të legjislaturave politike aktuale po iu japin mësim personazhet komunistë të cilët me sjelljet e veta janë të llojit që kombi ynë i pati havale edhe ne kohën e Nolit, e i cili pas restaurimit të regjimit të Zogut qe shprehur: “Ti Alim që s’di këndim je vezir për në arsim, ti Selim që je kusar, je vezir për në thesar!”Kështu sot për vete mund t'u themi përshëndetje e selam atyre që u përpoqën “ta përmutin” komunizmin ngase po na duket që lojën e fituan brenda tyre, komitetlinjtë e vjetër. Kurse për ta (demokratët) mbase dikur do të këndohet ndonjë parodi therëse: “Pak pa dekë fryma u ka dalë, kur kanë dekë e kan thanë një fjalë...” që do të thotë se paskemi le tës vdekur dhe pa faktorin ndërkombëtar del që s’jemi për këto punë. Barra ideologjike, pastaj mungesa e fantazisë dhe perceptimi tepër provincial i politikës i shtyri shpeshherë liderët e politikës të

shkojnë aq larg sa filluan t'i lypin vetes mejdan! Ata duke dëshmuar dhe mbiçmuar prejardhjen e origjinës, fshatare dhe qytetare, filluan që nganjëherë t’i nisin njëri tjetrit edhe depeshë lufte.. Ky mëkatnim ishte jashtëkohorë, sepse po bëhej në kohën kur segmentet e ndryshme te shtetit filluan ta trashnin zullumin ndaj shqiptarëve. Përmasat edhe dimensionet e urrejtjes që qitën krye në një hapësirë kaq të vogël si kjo, gjatë viteve të 90-ta të kujton Ulqinin e shekullit XIV, kur popullsia e kalasë ishte e hasmëruar me popullsinë e vendosur rreth Sahat kullës që ishte një shtresë e zanatçinjve- ndërsa hasmëria ndërmjet dy popullatave i shtynte këta të kalasë që ta gjuanin popullsinë rreth Sahat kullës madje edhe me top! Duke gjurmuar në historinë e këtij sherri, kalibri i politikanëve lokalë me sa duket për nga mendësia e vet, nuk ndryshon për kohën nga ai i mesjetës. Për një çerek shekulli energjia popullore filloi të digjej dhe u dogj e tash po shihet se shqiptarët edhe me pluralizëm filluan të bienë në gjumë pa u zgjuar mirë. Gjatë vitit '96 e më herët LD në Ulqin u nda në dy krahë, në atë fshatar dhe qytetar. Në atë kohë ndoshta me tolerancë e mirëkuptim politik është dashur që problemi të heshtej dhe të mbahej nën kontroll derisa të konsumohej. Po të kishim këtë situatë atëherë kërkush nuk do të kishte nevojë që ta zëmë në këto zgjedhje të kërkonte deputetin e Anës së Malit i cili për hesapin tonë u demonstrua në mënyrë tepër subjektive dhe me një

zë memec duke mbetur në pakicë në të gjitha vendvotimet e Anës së Malit. Kjo ndodhte jo sepse kemi të bëjmë me një ide të çoroditur, por sepse ideja nuk ishte në hap me kohën. Për të rrumbullakuar mendimet e shprehura politike e që i shkon për shtat situatës cekim se jasht vendvotimeve të Anës së Malit dhe vendvotimeve ku ka anamalas në Ulqin, ky deputet nuk u votua nga qytetarët që nuk ishin me origjinë anamalase! Vlen pët t’u përmendur që në zgjedhjet e mëparshme kur z. Sinishtaj doli vetë në zgjedhje si Alternativë jashta Anës së Malit në Komunën e Ulqinit fitoi 300 vota, supozojmë që këta tashti votuan z. Holli si deputet i Anës së Malit. Lëngata e bacilit të ndasive shqiptare bën që kandidatët anamalas të mos votohen nga trevat e tjera shqiptare si Ulqini në kuptimin e ngushtë, rrethina e tij, Plavë e Guci e kështu me radhë, çka do t'ishte një temë me interes të thuhet përse ndodhë kështu kur dihet që zgjedhësit e Anës së Malit pa hamendje votojnë kandidatët e trevave të tjera shqiptare. Do t'ishte me interes që partitë të cilat kërkojnë votat edhe në Anë të Malit nëse dëshirojnë të mos zhyten në lokalizma të vënë për bartës të listave në të ardhmen ndonjë kandidat nga kjo trevë. Por është inkurajues fakti i kandidatit anamalas për deputet, Ali Rexha, i cili jashtë trevës së vet pati rreth 400 vota. (Autori është kryetarë i Kuvendit Komunal të Ulqinit)

Pikëpamjet e shprehura në faqet opinione & vështrime nuk përfaqësojnë domosdoshmërisht politikën redaksionale të “Kohës javore”

e enjte, 28 maj 2009 7


KULTURË BOTIM

Poeti që mbrojti shqiptarët

Në botim tregjuhësh i poezisë së poetit malazez Radovan Zogoviq është promovuar të martën në BKUK. Zogoviq, thanë referuesit, ishte poeti i harruar nga ne, që u vu në anën e të shtypurve; që me poezitë e tij lau një pjesë të turpit të popullit të vet malazias.

Diana Bunjaku Dyzet vjet pas botimit te parë vjen vepra monumentale e shkrimtarit malazias Radovan Zogoviq, “Ardhësit këngët e Ali Binakut”, kësaj herë me një version më të kompletuar , në tri gjuhë : Shqip, serbisht dhe anglisht, por e pandryshuar nga përkthimi i Esad Mekulit i vitit 1968. Biblioteka Kombëtare dhe Universitare e Kosovës (BKUK), të martën promovoi librin e Zogoviqit , ku referues të fushave të ndryshme thanë se shoqëria dhe institucionet kosovare, duhet të bëj më shumë për Radovan Zogoviq , në mënyrë që t’i lajë borxhin figurës së ndritshme të poetit. Ai me pietet mbrojti çështjen shqiptare qysh në kohërat më të vështira , nëpërmjet veprës me të cilën ai u bë i njohur tek shqiptarët. Gjatë promovimit Agim Vinca, poet dhe studiues i letërsisë, tha se libri “Ardhësit - Këngët e Ali Binakut”, i shkruar në vitet 30-të të shekullit XX, erdhi si reagim poetik ndaj situatës së rëndë në të cilën gjendeshin shqiptarët në Jugosllavinë e atëhershme, që zhvillonte ndaj tyre një politikë, e cila, sipas Vincës, do

BOTIME TË REJA

të mund të karakterizohet me tri fjalë: shpronësim, shpërngulje dhe shfarosje. “I vetëdijshëm për rrethanat në të cilat krijonte, poeti provoi të fshihej pas ‘gjuhës ezopike’, por me kot. Protesta e tij ndaj regjimit shtypës ishte tejet e rreptë, kurse mallkimi që derdh në mbrojtje të heroit të tij martir, qe monumental. Sipas Agim Vincës, personazhi i Zogoviqit -

Ali Binaku, “është sivëllai i Asim Qerimit te “Poemi kosovar” i Kuletit, por shumë më lirik dhe me pak patetikë e retorik”. Poezia e këtij libri është monument poetik dhe etik e njëkohësisht, një akt i larjes së fytyrës, i një vjershëtori të madh për popullin e vet, tha në fjalën e tij ministri i Kulturës, Valton Beqiri. Sipas tij, ky libër i shkruar para Luftës së Dytë Botërore është dëshmia më e mirë për

forcën morale të shkrimtarit dhe për forcën e artit dhe fjalës së bukur. “Radovan Zogoviqi me reagimin e tij prej krijuesi, me një ndërgjegje të lartë morale dhe me një përgjegjësi supreme intelektuale, ngrihet guximshëm në mbrojtjen e shqiptarëve, të cilët ishin shpronësuar, ishin përndjekur dhe nënshtruar shfarosjes së pashembullt. Pak janë libra të tillë që gjejnë lexim në periudha të ndryshme duke dhënë dëshminë e fortë se arti e ka të garantuar jetëgjatësisë e vet vetëm atëherë kur ai mbështet në një fundament të fuqishëm moral dhe në vlerat e larta artistike”, u shpreh ministri Beqiri. Më 1968, poeti Esad Mekuli përktheu librin e Zogoviqit në gjuhën shqipe, ndërkaq ai menjëherë krijoji lexueshmëri të gjerë tek kosovarët. Këngët e Ali Binakut”, kësaj here vije në një version më të kompletuar, në tri gjuhë: shqip, malazezisht dhe anglisht, ndërkaq botohet nga shtëpia botuese “Ars Albanica”, e mbështetur nga Ministria e Kulturës dhe manifestimi letrar Kepi i Shpresës së Mirë – Fahredin Gunga, nga Mitrovica. Zogoviq vdiq në Beograd, më 1986, ndërkaq, sipas amanetit të tij, u varros në afërsi të Deçanit.

Fotoalbum i Ulqinit 2 (Gazmend Çitaku, Fotoalbum i Ulqinit 2, Asociacioni Ulqini, Ulqin, maj 2009)

Para disa ditësh doli nga shtypi libri i ri i karakterit monografik “Fotoalbum i Ulqinit 2” i autorit Gazmend Çitaku. Ky është libri i dytë i këtij lloji i botuar nga ky koleksionist i vyer dhe paraqet vazhdimësinë e albumit të parë. Derisa libri i parë kishte përmbajtje më tepër detare, vazhdimi i tij, pra pjesa e dytë, sjell dëshmi të reja nga sfera etnografike, arkitektonike si dhe dokumente të rralla që kanë të bëjnë me Ulqinin dhe ulqinakët. Libri është i ndarë në gjashtë kapituj: harta dhe gravura, vite me ujëra, etnografike, pamje të harruara, dokumente dëshmi dhe urlaub in Ulqin. Si tërësi, libri përmban 86 fotografi, harta, gravura dhe dokumente shumica e të cilave botohen për herë të parë. Libri është i shtypur në letër shumë cilësore dhe përmban një numër të konsiderueshëm të fotografive me ngjyra. Redaktor i këtij botimi është Hajro Ulqinaku, recensent kritiku i artit Mustafa Ferizi, ndërsa shtypin e ndihmoi komuna e Ulqinit përmes konkursit për bashkëfinancimin e projekteve të organizatave joqeveritare.

(Kohapress)

8 e enjte, 28 maj 2009


KULTURË ESE

Dhembje poetike Prej më se 10 vjetësh Pjetër Jaku poet, kritik letrar, botues - jeton në shtetin Miçigan. Ndonjëherë për arsye pune a malli viziton vendlindjen e tij. Nga afër a larg ai ndjek zhvillimet dhe me optimizëm ngurrues shprehet: “Sado vonë/Do të mbërrijme /Atje ku duhet të shkojmë!” (Stoicizëm cinik).

Astrit Lulushi Dëshpërimi është ndjenjë normale. Nuk ka njeri që të mos e ketë provuar. Madje shumë poetë frymëzohen prej saj. Kjo ndodh kur ata u thonë "lamtumirë" njerëzve te dashur a kur shkëputen nga një gjë e shtrenjtë, siç është Atdheu. Kjo është përshtypja që krijohet kur lexon përmbledhjen poetike të Pjetër Jakut, “Mungesë e Hirtë”, Shoqëria Botuese "Kuvendi", Lezhë 2008. Dhe “e hirta” është zbrazëtirë, hapësirë e mbyllur, muzg, perde midis dritës dhe errësirës, natës dhe agimit, ku e bardha dhe e zeza puthen pa u takuar. Kjo “e hirtë”, për Jakun, është mërgimi; fushë e ndarë në parcela me brazda të thella, nga ku mbin mendimi që prodhon poezinë. “Nëse çdo emigrant/do të shkruante dhimbjen e vet/Në botë do të kishte 2 milionë poetë!” (Nëse) Mendimi poetik i Jakut shkrihet në ndjenjë e pasohet nga 82 poezi të tjera, që të gjitha të ngjashme për nga shprehja, dhimbja, zhgënjimi e malli që ato percjellin.

“..Policët kanë tredhur ligjin/Ministrat i mbyti nata../..Eshtë çmendur deti…udhët, gurët, pemët../Artistët kanë rënë në zi!”, shkruan Jaku në “Baladë e çmendur”. Me këto vargje ai duket si i mpirë përballë korrupsionit që ka mbërthyer vendin, ku vetë “Çmenduria është në krizë!”. Poeti thërret kundër përçarrjeve e armiqësive; ”Të gjithë hiqemi atdhetarë/Kur duhet t'a duam njëri tjetrin/Secilit i hapim varr!” (Nacion). Ai hesht e pret dhe kur asgjë ndodh, ngrihet; “Çudi! Të mos jemi të zotët/Të shohim mbi kokë/Ca maniakë, demode, idiotë/Që vilëzohen në kurvëri politike!”(Revoltë). Prej më se 10 vjetësh Pjetër Jaku - poet, kritik letrar, botues - jeton në shtetin Miçigan. Ndonjëherë për arsye pune a malli viziton vendlindjen e tij. Nga afër a larg ai ndjek zhvillimet dhe me optimizëm ngurrues shprehet: “Sado vonë/Do të mbërrijme /Atje ku duhet të shkojmë!” (Stoicizëm cinik). Për ata që ende luten e shpresojnë të bëhen emigrantë, poeti ofron përvojën e tij; “Nuk ka as nuk do të ketë/Rrugë të florinjta!”, sepse janë njerëzit që bëjnë vendin, jo anasjelltas, dhe si në Lezhë e Nju Jork, rrugët janë njësoj; “Po njerëzit?! Ashtu qoftë!”(Rrugët). Një ndjenjë e pandashme pashprese, pasigurie e ankthi përshkon librin prej reth 120 faqesh, që autori e mbyll më poezinë “Konfuzion”; “E gjithë kjo vjen nuk e di nga se/A mos po zbres gjithnjë më poshtë/Se vitet nuk ndalojnë me ne,/Veçse na nisin në tjetër botë!” Shihet qartë se poeti në mërgim shkruan i frymëzuar nga një ndjenjë e thellë dëshpërimi; por a buron kjo dhimbje nga një shoqëri në krizë që pret të shërohet? “Një pasiguri e plotë/I ka mbuluar sytë e mi/Të

lodhur…”

Shihet qartë se poeti në mërgim shkruan i frymëzuar nga një ndjenjë e thellë dëshpërimi; por a buron kjo dhimbje nga një shoqëri në krizë që pret të shërohet? “Një pasiguri e plotë/I ka mbuluar sytë e mi/Të lodhur…”

ZBULIME ARKEOLOGJIKE

Një nga më të bukurat në Mesdhe Sipas ekspertëve të huaj të arkeologjisë navale, ekspedita e përbashkët shqiptaro- amerikane renditet si një prej tri ekspeditave më të rëndësishme që po zhvillohen në Mesdhe, falë teknologjisë së lartë që është duke përdorur. Ekspedita shqiptaro-amerikane zbulon në ujërat e Jonit anijen e shekullit III ose IV pas Krishtit, e ngarkuar me amfora të mëdha. Ekspedita shqiptaro-amerikane e arkeologjisë nënujore ka filluar sezonin e ri të kërkimeve në ujërat shqiptare me një tjetër zbulim të rëndësishëm. Një anije, e cila mendohet se i përket shekullit III ose IV pas Krishtit, është gjetur nga ekipi i kësaj ekspedite në ujërat e Jonit në veri të qytetit të Sarandës. Relikti arkeologjik është i ruajtur mjaft mirë dhe është i përbërë nga amfora të mëdha. Mendohet se kjo anije vinte nga Afrika Veriore. Arkeologët janë të mendimit se relikti arkeologjik ka gjasa të jetë një nga relitet e rua-

jtura më mirë, si dhe një nga më të bukurit që është gjetur ndonjëherë në ujërat e Mesdheut. Mbas gërmimeve që do të realizohen në të ardhmen, pritet që të dhënat e përftuara do të sjellin të reja sa i përket kuptimit të kontakteve që banorët e Ilirisë së Jugut kanë pasur me kulturat e Mesdheut. Ky zbulim është i shtati në listën e kërkimeve të rëndësishme të kryera nga kjo ekspeditë e përbashkët, e cila ka filluar tri vite më parë, si bashkëpunim i fondacionit amerikan "RPM Nautical Foundation" dhe Degës së Arkeologjisë Navale të Institutit të Arkeologjisë Shqiptare me bashkëdrejtor dr.Jeff Royal nga pala amerikane dhe dr. Adrian Anastasi nga pala shqiptare. Ekspedita është duke kryer matje të hollësishme në fundin e detit, duke kryer për herë të parë hartat e pasurive nënujore të deteve shqiptare, duke dhënë mundësinë e identifikimit të kësaj pasurie arkeologjike. Sipas ekspertëve të huaj të arkeologjisë navale, ekspedita e përbashkët shqiptaro- amerikane renditet si një prej tri ekspeditave më të rëndë-

sishme që po zhvillohen në Mesdhe, falë teknologjisë së lartë që është duke përdorur. Ndërkaq, për herë të parë pritet që ekspedita të bashkëpunojë edhe me arkeologë malazezë duke kryer kërkime në ujërat e Malit të Zi. Në këtë mënyrë, për të parën herë, do të nisin kërkimet në thellësitë e bregdetit iliro-dalmat.

e enjte, 28 maj 2009 9


PANORAMË KULTURORE

Penelope Cruz Penelope Cruz Sanchez e lindur në 28 prilli, 1974, që njihet si Penelope Cruz, është një ndër aktoret spanjolle më të mirënjohura në Hollivud. Ajo është vlerësuar nga kritika për filmat e realizuar si “Jamon, Jamon”, “La Nina de tus ojos”, dhe “Belle epoque”. Me një pjesëmarrje origjinale ajo ka interpretuar edhe në shumë filma amerikanë si “Blow, Vanilla Sky”, si dhe atë më të fundit të lançuar në tregun e filmit “Vicky Cristina Barcelona”. Bashkëpunimi i saj më i mirë ka qenë me regjisorin spanjoll Pedro Almodovar, në “Volver” dhe “Todo sobre mi madre”. Cruz ka marrë tre çmime Goyas, çmime europiane Awards, Palmën e Artë për aktoren më të mirë dhe një BAFTA. Vetëm para pak ditësh ajo është vlerësuar si aktorja më e mirë në rol dytësor, duke marrë Oscar për interpetimin e saj të arrirë në “Vicky Cristina Barcelona”. Penelope Cruz mbetet momentalisht aktorja e parë femër spanjolle e nominuar me Oscar që prej vitit 1961.

N’pullë postare Pullat postare me personazhet e serialit televiziv ‘The Simpsons’ u paraqitën në edicionin e kompanisë ‘Twentieth Centyry Fox’ në Los Angelos. Në paraqitjen zyrtare të pesë pullave postare me anëtarët e familjes Simpsons të enjten, mori pjesë tërë ekipi që e krijon serialin e famshëm i cili shfaqet në tërë botën. Ndërkaq 20 vjetori i emetimit të familjes Simpsons kremtohet me 14 janar 2010.

10 e enjte, 28 maj 2009


PANORAMË KULTURORE

Vesa Luma Ka pak ditë që prezenca e saj është në çdo televizion shqiptar. Këngëtarja Vesa Luma është përzgjedhur imazh i Kompanisë Digitalb, duke qenë kështu e para vajzë nga Kosova që prezanton këtë kompani. Por këngëtarja e suksesshme dhe bukuroshe sapo është kthyer nga një turne nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës mjaft e kënaqur, ku edhe ka siguruar bashkëpunime të reja në fushën e muzikës. Vesa tregon projektet e saj, largimin nga festivalet për momentin, si dhe rrëfen mjaft detaje nga jeta personale të pazbuluara kurrë më parë...

Intelektuali i paguximshëm e filmit të Spartak Pecanit, Në Prishtinë është dhënë premiera in e madh kemi parë një film ekran në a minut 89 “Sekretet”. Për nja tar për të zbuluar sekretet e shqip t ktuali intele e që ka për temë frikën e demokracisë. at kohër në ë mafis diktaturës, por edhe të përfshirë edhe elitat e intelekDosjet nuk hapen, sepse në to janë të vës. tualëve shqiptarë të Shqipërisë dhe Koso Shqipërisë kishte organet komKjo sepse i tërë sistemi diktatorial i tëse. Ndërkaq, sëmundja e petente që kryenin detyrat e tyre përka çmendinë. E një qen gjerman, dashurisë ka dërguar shumë njerëz në i vlefshëm se katër intelektusidomos në vitet e pas luftës, ishte më largoheshin nga vendi që sapo alë shqiptarë, të cilët kërkonin të kishte shembur regjimin komunist. di në Tiranë, ku i burgosur është E tërë kjo ngjarje ndodh në një çmen ë”. kracis Demo i tar një “Pish Pecanit, i cili u dha premier në Ky është me pak fjalë filmi i Spartak rën në mbrëmje, ndërkohë mërku të ina, Prisht studio kinoKosovë në dhe në Prishtinë. vë Gjako në edhe jepet të ojë që do të vazhd a; muzika: Adrian Kozm el Vangj ri; skena i: Pecan Regjia: Spartak . Fejza t Neha dhe Halili Agim Hila; producentë: tarit, Vangjel Kozma, “Lehje Filmi është i bazuar në novelën e shkrim nëpër natë”. , Enver Petrovci, Neritan Luajnë: Ndriçim Xhepa, Eftiola Laçka Liçaj, Ermala Teli.

e enjte, 28 maj 2009 11


INTEGRIME EUROPIANE EVROPA PËR TË GJITHË (VI)

Procesi i Stabilizim -Asocimit (PSA)

Procesi i Stabilizim-Asocimit (PSA) është korniza e politikave të Bashkimit Evropian për vendet e Ballkanit Perëndimor, gjatë gjithë rrugës deri në anëtarësimin e tyre të plotë. Partneriteti ndërmjet BE-së dhe Ballkanit Perëndimor është në interes të të gjithë partnerëve: paqe, stabilitet, liri, siguri, drejtësi, prosperitet, cilësi jetese për BE-në dhe për vendet e Ballkanit Perëndimor. PSA ndjek tri objektiva, respektivisht stabilizimin dhe një tranzicion të shpejtë në një ekonomi tregu, pro-

vendet e Ballkanit Perëndimor të afrohen me BE-në. Pas Qasjes Rajonale të BE-së për Ballkanin Perëndimor të vitit 1997, Komisioni Evropian në vitin 1999 përcaktoi themelet për të lëvizur drejt një vizion më ambicioz për zhvillimin e rajonit – Procesin e Stabilizim-Asociimit. Instrumentet e tij janë formuluar në Samitin e Zagrebit në nëntor të vitit 2000. Samiti i Selanikut në qershor të vitit 2003 pasuroi PSA me elemente të frymëzuar nga procesi i zgjerimit, në mënyrë që të mundë t’i përmbushë më mirë sfidat e reja. Në Agjendën e Selanikut u futën një varg instrumentesh të reja për të mbështetur procesin e reformave në vendet e

konfirmuar në Selanik në qershor të vitit 2003. Këshilli i Evropës në qershor të vitit 2005 i ka konfirmuar qartë këto zotime. Kroacia dhe ish Republika Jugosllave e Maqedonisë, të cilave u është dhënë statusi i vendeve kandidate, mbesin pjesë e PSA. Vendet e tjera të Ballkanit Perëndimor janë vende të mundshme kandidate. Në janar të vitit 2006, Komisioni Evropian miratoi një Komunikatë për “Ballkanin Perëndimor në rrugën drejt BE-së: “Konsolidimi i stabilitetit dhe rritja e prosperitetit”. Komunikata vlerëson përparimin e bërë që nga Samiti i Selanikut, si dhe përcakton masat konkrete për të përforcuar politikat evropiane dhe instrumentet e tij për Ballkanin Perëndimor. Në komunikatën e marsit 2008 mbi Ballkanin Perëndimor “Rritja e perspektivës evropiane”, Komisioni miratoi nisma të reja të forcuara për të përkrahur zhvillimin politik dhe ekonomik të Ballkanit Perëndimor, duke ndihmuar shpejtimin e progresit të tyre në rrugën drejt anëtarësimit në BE.

vendet e rajonit të Ballkanit. Bashkëpunimi Rajonal synon vendosjen e një rrjeti marrëveshjesh dy dhe shumëpalëshe ndërmjet vendeve të Ballkanit në fushën tregtare, ekonomike, ligjore, politike etj. Kjo qasje ka për qëllim krijimin dhe forcimin e lidhjeve ndërmjet vendeve ballkanike, duke sjellë frymën e bashkëpunimit dhe pajtimit, për të mënjanuar tensionet dhe nxitur zhvillimin reciprok. Përfitimet më të rëndësishme, të drejtpërdrejta nga Marrëveshja e Stabilizim-Asocimit janë në fushën e tregtisë, duke lejuar një hyrje më të lirë të prodhimeve vendase në tregun e përbashkët evropian. Nga ana tjetër, Marrëveshja e Stabilizim-Asocimit mundëson një hyrje më të lehtë të mallrave evropiane për blerësit dhe konsumatorët, përmes procedurave administrative më të shkurtra, më efikase dhe me çmime më të ulëta. Nënshkrimi i Marrëveshjes së Stabilizim-Asocimit gjithashtu krijon mundësinë e marrjes së burimeve financiare prej fondeve të ndryshme strukturore të Bashkimit Evropian, si dhe të ndihmës për ndërtimin e kapaciteteve institucionale, zhvillimin rajonal dhe pjesëmarrjen në mjaft projekte të Besë. Përgatitur për botim nga Horizonti i Ri

ÇFARË ËSHTË MARRËVESHJA E STABILIZIM-ASOCIIMIT? movimin e bashkëpunimit rajonal dhe perspektivën evropiane. Ky proces u ndihmon vendeve të rajonit që të ndërtojnë kapacitetet e tyre për t’i miratuar dhe vënë në jetë standardet evropiane, përfshirë acquis-in dhe standardet ndërkombëtare. PSA bazohet në partneritetin progresiv, në të cilin BE ofron një përzierje të koncesioneve tregtare, ndihma ekonomike dhe financiare (Programi CARDS) dhe marrëdhënie kontraktuake (Marrëveshjet për StabilizimAsociim). Secili vend ecën përpara varësisht prej përmbushjes së zotimeve nga korniza e PSA. Raportet Vjetore të Përparimit vlerësojnë se sa janë të gatshme

12 e enjte, 28 maj 2009

Ballkanit Perëndimor dhe t’i shpie ato më afër BE-së. Ndër instrumentet me ndikim më të madh, janë Partneritetet Evropiane të inspiruar nga Procesi i Anëtarësimit. Pakoja e parë e Partneriteteve Evropiane ishte aprovuar më 2004, duke identifikuar prioritetet afatshkurta dhe afatmesme, që vendet duhet t’i adresojnë. Partneriteti Evropian do t’i ndihmojë vendet e Ballkanit Perëndimor në reformat dhe përgatitjet për anëtarësim në të ardhmen. Të gjitha vendet e Ballkanit Perëndimor kanë perspektivë për anëtarësim në BE – objektiv ky i përkrahur nga Këshilli Evropian në Feira në qershor të vitit 2000, dhe i

Marrëveshja e Stabilizim-Asociimit (MSA) është një marrëveshje ligjore ndërkombëtare ndërmjet vendit nënshkrues dhe Bashkimit Evropian. Funksioni i saj është të vendosë kuadrin ligjor për bashkëpunim ndërmjet të dy palëve dhe adoptimin gradual të standardeve evropiane, të tilla si: kushtet që duhet të plotësojnë mallrat, shërbimet dhe kapitalet vendase që të mund të lëvizin lirisht në Bashkimin Evropian, apo rregullat që përcaktojnë se si duhet të zhvillohet konkurrenca në treg. Një nga karakteristikat kryesore të MSA-së është përqendrimi në krijimin dhe forcimin e parimeve demokratike dhe bashkëpunimit me

Kjo faqe botohet në kuadër të projektit «EVROPA PËR TË GJITHË» të cilin e realizon Organizata e Shoqërisë Civile «Horizonti i Ri» nga Ulqini, me mbështetjen financiare të Fondacionit INSTITUTIT PËR SHOQËRI TË HAPUR.


KULTURË VERSAJË 1919 DHE ÇMIMI QË PAGUAJMË SOT

Paqe e rrënuar I plotësuar me citime konkrete nga ditarët dhe nga letërkëmbimi i pjesëmarrësve, si dhe me fotografi të pabotuara më parë nga punimet dhe mjediset e konferencës, “Paqe e rrënuar” ndihmon për të ndryshuar mënyrën se si gjykohet për historinë e shek. XX, për ndikimin e kësaj historie në ngjarjet aktuale dhe ku duhet të shkojmë tani e tutje. Për më se gjysmë shekulli është pranuar nga shumica se hakmarrja e shfrenuar kundër Gjermanisë dhe Perandorisë Austro-

Hungareze, e cila qe guri i themelit të Traktatit të Versajës, krijoi rrethanat që shpunë pashmangshmërisht drejt Luftës II Botërore. Më

Vlerësime “Rregullimet që Konferenca e Paqes bëri pas Luftës I Botërore i kam ndeshur prapë kohët e fundit në qendër të vëmendjes, si një nga faktorët kryesorë të strukturës së botës së sotme. Ballkani, Lindja e Mesme, Iraku, Turqia dhe disa pjesë të Afrikës i kanë problemet e sotme, pjesërisht, falë këtyre bisedimeve. David Andelman risjell të gjallë gjithçka: idealet e larta, kompromiset e ulëta, personalitetet e jashtëzakonshëm që erdhën në Paris më 1919. Dhe e lidh atë valle diplomatike kohësh të largëta me problemet e sotme për të hedhur dritë mbi kohën tonë të trazuar. Një vepër tjetër e jashtëzakonshme për këtë temë me rëndësi jetike.” Ambasadori Richard Holbrooke “Konferenca e Paqes në Paris në fund të Luftës I Botërore ishte çasti i parë dhe i fundit i shpresës së kulluar për paqe në historinë e çështjeve botërore. Presidenti ynë Woodrow Wilson ishte magjistari i kësaj aspirate, ai ngjalli shpresa të mëdha te popujt kudo. David Andelman, gazetar dhe rrëfimtar klasik, na ka dhënë këtë rrëfim magjepsës shprese të asaj shprese që ra një herë e përgjithmonë në cekëtinat e naivitetit e të cinizmit pragmatik.” Leslie H. Gelb, ish-analist për gazetën New York Times dhe President Emeritus i Këshillit për Marrëdhëniet me Jashtë “Rregullimet e dështuara për paqen pas Luftës I Botërore 1914-1918 kanë qenë objekt i shumë librave të mirë. Në shumë anë, “Paqe e rrënuar” i David Andelman është më i miri syresh. Është shkruar në mënyrë të ngjeshur e bindëse. Për më tepër, shpjegon më qartë se çdo vepër tjetër se si dështimi i paqëtimit më 1919 përcaktoi historinë e mëvonshme e madje atë të ditëve tona.” Ernest R. May, profesor Charles Warren i Historisë së Amerikës, Universiteti i Harvardit “Është fuqia dhe magjia e librit të ri të David Andelman, “Paqe e rrënuar”, që na dëften, me kthjelltësinë e një reporteri të shkëlqyer dhe me dramën dhe imtësitë e shtjelluara me dorën e një romancieri të shkëlqyer, se ne ende jemi të mbërthyer në grackën e punëve të lëna lëmsh në Traktatin e Versajës. Andelman na shpie në Kore, në Vietnam, në Gjirin Persik dhe në Irak në epokën tonë të trazuar. Rrëfimi i tij është plot gjallëri nga ngjyrat, konfliktet dhe njerëzit interesantë. Nuk mund të gjenim udhërrëfyes më të mirë për këtë periudhë.” Richard Snow, kryeredaktor, American Heritage.

pak i kuptuar e më pak i pranuar është ndikimi i thellë i këtij Traktati në shumë anë të tjera të botës - ndikim që jehon e gjëmon deri në ditët tona në Lindjen e Mesme, në Lindjen e Largët, në Ballkan dhe, doemos, në Irak. Në “Paqe e

Për autorin DAVID A. ANDELMAN, kryeredaktor i Forbes.com - gazetar që ka dërguar njoftime nga më se pesëdhjetë vende të Evropës, Azisë, Afrikës dhe Lindjes së Mesme, si korrespondent në botën e jashtme për New York Times-in dhe CBS News. Ka qenë edhe korrespondent në Uashington për CNBC, kryeredaktor i Bloomberg News, dhe redaktor për biznesin në New York Daily News, dhe është anëtar i Këshillit për Marrëdhënie të Jashtme. Banon në qytetin Nju Jork, si dhe në Canadensis, Pennsylvania, me të shoqen, Pamela Title.

rrënuar”, korrespondenti veteran për botën e jashtme David A. Andelman hedh një vështrim të ri, të freskët në Traktatin e Versajës si pikë zanafille për shumë nga çështjet më të rënda ndërkombëtare të sotme. Kjo histori kuptimplote vë në dukje mësimet e fuqishme që na jep sot një periudhë gjashtëmujore e kaluar me kohë. Andelmani e përqendron vëmendjen në gabimet e shumta të kryera prej paqëtuesve, gabime që shpunë në kriza e gjakderdhje nga Algjeria në Kosovë e në luftëra nga Izraeli në Vietnam. Duke u ndalur kryesisht në vendet e vogla e në lojëtarët e vegjël të bisedimeve, ndër ta edhe në figura si Ho Chi Minh e Charles de Gaulle, të cilët më vonë do të bëheshin emra të shkruar me shkronja të mëdha, ai ndjek rrjedhojat e Konferencës së Parisit në krejt vijën e historisë së shek. XX e të fillimit të shek. XXI. Përfundimi ku arrin është i pakëndshëm: jo vetëm qëndrimi paternalist, i padije dhe egoist i Fuqive të Mëdha, që gdhendën Traktatin e Versajës, shpunë në ato pasoja katastrofike të parathëna asokohe, por politika aktuale e vendeve të zhvilluara të botës shpesh i përsërit dhe i ripohon po ato gabime. Andelman, gjithashtu, na jep një tablo të gjallë të asaj shtjelle sociale plot shkëlqim e shpesh të rrëmujshme, që shoqëronte bisedimet: Elsa Maxwell jepte pritjen e parë në sallon; djaloshi Franklin Delano Roosevelt u vinte rrotull vejushave të Parisit, duke turpëruar të shoqen Eleanor; princesha dhe zotërinj të rinj me veshje ceremoniale vallëzonin me hare nën tingujt e freskët e të vrullshëm të xhazit amerikan dhe të gjitha këto ndërkohë që kryeministrat Georges Clemenceau dhe David Lloyd George përpinin me sy harta të mëdha, duke ndarë territore dhe duke përforcuar gjendjen e vendeve të tyre si fuqi botërore kryesore në dekadat e ardhshme. I plotësuar me citime konkrete nga ditarët dhe nga

letërkëmbimi i pjesëmarrësve, si dhe me fotografi të pabotuara më parë nga punimet dhe mjediset e konferencës, “Paqe e rrënuar” ndihmon për të ndryshuar mënyrën se si gjykohet për historinë e shek. XX, për ndikimin e kësaj historie në ngjarjet aktuale dhe ku duhet të shkojmë tani e tutje.

Në “Paqe e rrënuar”, korrespondenti veteran për botën e jashtme David A. Andelman hedh një vështrim të ri, të freskët në Traktatin e Versajës si pikë zanafille për shumë nga çështjet më të rënda ndërkombëtare të sotme. Kjo histori kuptimplote vë në dukje mësimet e fuqishme që na jep sot një periudhë gjashtëmujore e kaluar me kohë.

e enjte, 28 maj 2009 13


KULTURË "HOBOKEN HOLLOw"- NJË ROAD MOVIE

Të këqinj, të ndytë dhe primitivë

Titulli: Hoboken Hollow Regjia: Glen Stephens Rolet: Dennis Hopper Michael Madsen, Mark Holton, Jason Connery, Viti i prodhimit: 2005

Xhoana M. Perkaj Hoboken Hollow është më parë road movie, plot ngjarje të tmerrshme, sesa horror. Në realitet, duhet të nisesh në rrugë që të ndodhin ngjarjet që të bëjnë hero të horrorit. Ilustrim i vërtet i asaj se çfarë mund të ju gjejë jashtë civilizimit, në rast se keni besim në njerëz të panjohur. Ferma në tokë të humbur: Hoboken quhet një luginë, diku në Perëndimin e mesëm në Amerikë, ku gjendet ferma ku ndodhin gjërat e tmerrshme. Pronarja e fermës është një plakë

Hoboken Hollow është më parë road movie, plot ngjarje të tmerrshme, sesa horror. Në realitet, duhet të nisesh në rrugë që të ndodhin ngjarjet që të bëjnë hero të horrorit. Ilustrim i vërtet i asaj se çfarë mund të ju gjejë jashtë civilizimit, në rast se keni besim në njerëz të panjohur. e cila jeton me djalin e saj pesëdhejetvjeçar të cilin vendasit e konsiderojnë të retarduar. Djali, siç pritet, është, si çdo lazdran i nënës, i majmë, me dioptri të trashë, me kapelen e vogël të gjuetarëve në kokë dhe me musteqe të vogla (sa për t'u thënë se është mashkull). Fillimi: fabula fillon në mënyrë që nuk mund të presish djallëzi: plaka nuk dëshiron që fermën e vet t'ua shesë investuesve të cilët planifikojnë që në atë tokë të realizojnë një projekt të madh industrial. Ata i ofrojnë plakës një shumë fantastike- gjashtë milionë dollarë, shumë me të cilën, mendojnë investuesit), ajo do ta siguronte ekzistencën deri

14 e enjte, 28 maj 2009

në fund të jetës. Por, ajo nuk pranon kurrësesi. Asaj i pëlqen jeta të cilën e jeton. Çfarë është jeta e saj? Ajo tërë ditën palon puzzle mbi tavolinën e kuzhinës dhe asaj nuk i nevojiten milionët e dollarëve, sepse, thotë ajo, nuk i mungon asgjë në jetë. “Ah, sa plakë modeste", mendon shikuesi. Mirëpo, investuesit e provojnë mjetin e fundit: thonë se me ata gjashtë milionë do të sigurohej ardhmëria e të birit të saj për të cilin u shprehën, si njerëz të kulturuar, se nuk është gjithë aq i mençur. Mirëpo, ajo nuk dorëzohet. Thotë se biri i saj ka gjithçka që i nevojitet në jetë, e kjo është ajo, nëna e tij. Mirëpo, ngjarjet tregojnë se i biri i hendikepuar është për t'iu dhimbësur. I hendikepuari: pasi që vendasit mendojnë se është budalla, i hendikepuari i majmë e shfrytëzon rastin të merret i papenguar me opsesionin e tij e ky është prodhimi i karremëve për peshq. Rreth këtyre karremëve sillet e tërë ngjarja e filmit. Po, për çfarë karremësh është fjala? Natyrisht se për karremët e rëndomtë nuk xhirohet filmi. Të tillë ka në çdo shitore të pajisjeve të peshkatarisë. Këta karrema janë të punuar nga mishi i njeriut. I atyre të cilët si punëtorë sezonalë arrijnë rastësisht në këtë fermë (ajo fermë që plaka nuk e shet as për gjashtë milionë). Si arrijnë pikërisht këtu, në një vend të harruar? Lehtë. Fermën e furnizon me viktima jolldashi i gbejanit, i cili, po ashtu, punon në fermë. Viktimat janë stoperat në rrugën magjistrale. Pasi që arrijnë në fermë, së pari i lidhin me zinxhirë, për t'i frikësuar të mos u shkon mendja të ikin. Pas disa ditësh, i lirojnë nga zinxhirët, por, këta, njëjtë nuk ikin. Si në romanet e Franz Kafkës, detyrohen të kryejnë punë që nuk kanë kurrfarë kuptimi. Në fermë, kinse kultivohen dhitë, por, në realitet lazdrani i majmë i nënës, prodhon karrema dhe

bën biznes me mishin e atyre të cilët kanë tentuar të ikin dhe, siç ndodhë në jetë, janë zënë. Karremi me tatuazh: Në këtë film shokant, shok kulminant është karremi në të cilin shihet tatuazhi për Xhoin. E Xhoi ishte vajza e njërit nga stoperët i cili pasi u soll në fermë, tentoi të ikte dhe u bë mish për prodhim karremash. Ku është sherifi? Sherifi ekziston, por, është e pamundur ta alarmosh, sepse duhet të ikësh pikërisht në momentin kur ai bën patrullë pranë fermës. Gjë e pamundur! Epilogu:: Dhe, ç ndodhë në fund? Ju tërë kohën mendoni se “truri” i operacionit monstruoz është femra maskuline, e shëmtuar nga vrragat e fytyrës, e cila kënaqet t'i mundojë pengjet me goditje të rrymës. Por, jo! Truri është nëna e moronit të majmë, ajo që nuk i pranon gjashtë milionë. Dhe posa keni menduar se çështja arrin deri te sherifi (Denis Weawer si sherif i përjetshëm!), por, jo,nuk ndodh kështu. Doli që askush nga ato viktimat nuk ka mundur të shpallet i zhdukur nga arsyeja e thjeshtë se nuk ka evidencë për ta sepse

kanë qenë në tranzit. Kur e shihni këtë epilog, ju mbetet të konkludoni se jeta e mban anën e atyre që janë të shëmtuar, të majmë, të padhëmbë, me mjekra të parruara, me fanella të ndyrë, me gërmonjëz ndër dhëmbë, atyre me dioptri të trashë dhe me fytyrën e budallasë. Përse duhet shikuar ky film? Për shkak se ju mundëson që, në kohën e bonizmit ku të gjithë mundohen të jenë Nëna Terezë ose Angelina Jolie, ta kthejnë edhe faqen tjetër për ta marrë edhe një flakaresh, t'i urreni të gjithë ata që janë të këqinj, të ndytë dhe primitivë. Pa ju brejtur ndërgjegja. xhoanaperkaj@ yahoo.com


KULTURË VËSHTRIM

Një libër me vlerë (Anton Gojçaj, Shija e librit, Recensione, interpretime, ese..., AIKD, Prishtinë 2009)

Në dorë kemi një libër me vlerë, me dyzet e katër vështrime, recensione, ese..., i cili lexuesit do t’i nxisë që t’i lexojnë (nëse nuk i kanë lexuar ende) veprat për të cilat bëhet fjalë në to, do t’i njohë ata me disa autorë për veprat e të cilëve ndoshta as nuk kanë dëgjuar deri tani, por që kanë vlerë të konsiderueshme, por edhe me veprat e disa krijuesve me renome nga vendi dhe bota.

Fran Camaj “Leximin shpesh e përjetoj si njëfarë, shujte shpirtërore, kurse recensionin si një dolli përshëndetëse për librin e sapodalë nga radhonjtë. Pra, nuk pretendoj të kem shkruar kritikë letrare, sepse këtu ka fare pak kritikë (nuk kritikoj shumë), por vetëm kam publikuar përshtypjet e mia personale për disa vepra që më kanë joshur për “këtë” ose “atë” arsye”shkruan krijuesi letrar nga Malësia Anton Gojçaj, në librin më të ri të tij “Shija e librit”, që në të vërtetë është një përmbledhje e recensioneve, eseve dhe vështrimeve letrare, të shkruara dhe të botuara në gazeta dhe revista të ndryshme në periudhën kohore 2001-2008, shumica në të përjavshmen “Koha javore”, në të cilën autori punoi një kohë. E fillova këtë, ta quaj, vështrim kështu për faktin se recensionet, esetë dhe vështrimet letrare, të përmbledhura në këtë libër, vërtetë se janë si një dolli përshëndetëse, por do të ishte shumë pak të thuhet vetëm kaq. Duke lexuar këto “dolli përshëndetëse” prej të parës e deri në të fundit, lexuesi e kupton fare lehtë se fjala është për një autor mjaft e ndoshta edhe tepër modest, por që e njeh shumë mirë letërsinë, qoftë atë të traditës, nga e cila sikur nuk mundet as nuk dëshiron të shkëputet plotësisht, qoftë atë të ditëve të sotme e deri teк ajo moderne, qoftë atë shqipe apo botërore, vlerat e të cilës i vëren shumë mirë, por edhe mangësitë, të cilat janë të paevitueshme për krijuesit letrarë dhe të cilat, edhe pse nuk i potencon, lë vend që të nënkuptohen. Pra, kritika letrare nuk nënkupton thjesht vetëm theksimin e mangësive, por edhe shumë më tepër vënien në pah të vlerave letrare, artistike, gjuhësore... të një vepre letrare. Dhe këtë, do të thosha, e bën me mjeshtri autori i “Shija e librit”, Anton Gojçaj. Këtë përmbledhje autori e ka ndarë në pesë pjesë: “Me zemër”, “Me shpirt”, “Me tru”, “Menuja mikste” dhe “Pesë ese”. Në secilën prej këtyre ka radhitur kritikat dhe vështrimet e veta në bazë të llojit të veprës për të cilën shkruan. Në pjesën e parë, të titulluar “Me zemër”, përfshihen trembëdhjetë vështrime të ndryshme letrare, në të cilat trajtohen vepra poetike të autorëve, disa prej të cilëve ndoshta deri tani jo edhe emra aq të njohur në rrafshin krijues gjithëshqiptar, por që premtojnë. Fjala është për poetë nga të gjitha viset shqiptare, siç janë. Gjekë Marinaj dhe Teola Shkodra nga Shqipëria; Xhevdet Bajraj, Arben Idrizi, Ndue Ukaj e Halil Matoshi nga Kosova; Nokë Sinishtaj, Nikollë Berishaj e Rrok Berishaj nga Malësia; Lumnije Hoxha e Hajrudin Kovaçi nga Ulqini dhe për dy krijues të njohur amerikanë, poezitë e të cilëve duket se e kanë joshur edhe kritikun tonë letrar Anton Gojçaj, edhe pse ai veten nuk dëshiron ta quajë kritik. Atyre që e përcjellin ndopak letërsinë botërore, menjëherë do t’u kujtohen poetët e spikatur amerikanë Charles Bukowski dhe Ezra Pound, dhe poezitë e tyre të përkthyera edhe në gjuhën shqipe. Në pjesën e dytë “Me shpirt” autori ka radhitur vështrimet, recensionet,... mbi katërmbëdhjetë vepra letrare në prozë të dhjetë krijuesve nga Ulqini (Asllan Bisha e Ibrahin Berjashi) dhe Malësia (Anton Gjuravçaj e Fran Camaj), por duke mos harruar letrarin më të njohur shqiptar, Ismail Kadarenë dhe romanin e tij “Jeta, loja dhe vdekja e Lul Mazrekut”, i cili, siç shprehet Gojçaj, vazhdon ta risemantizojë periudhën e diktaturës komuniste në Shqipëri, si një minierë të pashtershme frymëzimesh artistike e filozofike; Aurel Plasarin dhe arlekinadën e tij “Dhjetë ditë që nuk e tronditën botën”, të

cilën, shkruan Gojçaj, “Ruajtësit e vlerave konservative patriarkale dhe të etikës epike (“erzit”) e sulmuan si një libër skandal kulturor e moral në letërsinë tonë, ndërsa intelektualët dhe artistët me perceptime të reja e përshëndetën librin si një freski të mirëseardhur, që e pasuron letërsinë tonë me vlera të caktuara ideore, estetike, mbase edhe të një hierarkie të re etike ndër ne”; Kristaq F. Shabanin dhe romanin “Kryefjala e fatales”, i cili “nuk rrëfen veç për cungimin e brendshëm, individual, por edhe për cungimin e jashtëm, shoqëror”; shkrimtarët kosovarë: Rexhep M. Shalën dhe romanin e tij “Papa global Wor(l)d”, të

cilin e vlerëson si “pa asnjë dyshim, një vepër “ndryshe” në letërsinë shqipe” dhe Anton N. Berishën, për të cilin Gojçaj shkruan se “...është një shkrimtar jashtëzakonisht pjellor” dhe dy romanet e tij “Gjin Bardhela i arbëresh” dhe “Nëna e dritës”, me vlerë të padyshimtë letrare e artistike. Në këtë pjesë zë vend edhe eseja mbi romanin “Im Krebsgang” të Nobelistit gjerman Gynter Grass, përndryshe “kolos i letërsisë në kulturën bashkëkohore gjermane, i cili simbolizon një institucion të gjallë”. Nuk e kam të njohur nëse ky libër është përkthyer në gjuhën shqipe, por për autorin e përmbledhjes “Shija e librit”, edhe nëse nuk është, nuk ka paraqitur problem meqë është njohës i mirë edhe i gjuhës gjermane, në të cilën është e mundur ta ketë lexuar. Këtu autori ka radhitur edhe vështrimin e shkurtër “Një dashuri e (pa)mundur” mbi romanin “Rrëfim për plakun e mirë dhe vajzën”, të shkrimtarin italian të traditës, të përkthyer me mjeshtri nga shkrimtari shkodran Ridvan Dibra. Derisa në dy pjesët e para autori i veprës “Shija e librit” A. Gojçaj “ngritë dollinë” për të uruar “me shpirt” e “me zemër” botimin e veprave të ndryshme letrare dhe autorët e tyre, në pjesën e tretë, “Me tru”, bën një analizë më të hollësishme të gjashtë studimeve të llojllojshme letrare të autorëve shqiptarë. Atë e fillon me recensionin“Një model i ri i studimit të letërsisë shqipe”, në të cilin studimin “Retorika dhe letërsia”

të Anton Berishajt, e vlerëson si “...studimin më të thellë dhe më akribik, jo vetëm mbi veprën e Bogdanit, por edhe mbi korpusin e letërsisë sonë të vjetër”, në të cilin “Imponon disiplina metodologjike, përgatitja e lartë teorike/kritike, mprehtësia analitike, përdorimi i saktë dhe gjithmonë i argumentuar i nocioneve shkencore, gjë që në letrat tona deri sot nuk ka qenë gjithmonë.” Në recensionin “Simboli në letërsi”, Anton Gojçaj e vlerëson lart studimin e Basri Çapriqit “Simboli dhe rivalët e tij”. Çapriqi, sipas Gojçajt, ka bërë një ekzaminim të gjerë, multidisiplinar dhe shumëplanësh, të simbolit në letërsinë shqipe. Autori i recensionit, duke shkruar për studimin “Simboli dhe rivalët e tij” vë në pah se “Si çdo studiues i mirë, Çapriqi së pari përpiqet ta përdallojë dimensionin semantik të simbolit, në raport me disa nocione/figura të tjera, çfarë janë: alegoria, shenja, arketipat, miti, ikona, kodi, metafora etj”. Vazhdojnë pastaj recensionet “Një studim me vlera debatuese” mbi studimin e Ndue Ukajt “Diskursi biblik në letërsinë shqipe”, që njëherë, siç pohon Gojçaj, është libri i tij i parë, por me vlerë të pamohueshme; “Teksti mbi tekste në tekst...” , në të cilin bëhet fjalë për studimin “Kujtesa e tekstit”, të autorit Kujtim Shala, i cili bën një analizë të krijimtarisë letrare të Mitrush Kutelit; “Riaktualizime dhe rivlerësime”, që i kushtohet studimit të Alfred Çapalikut “Alfabeti i munguar”, i cili “jep një ndihmesë modeste, plot energji pozitive, diçka si një amnisti për “autorët e munguar” dhe veprat e ndaluara padrejtësisht” dhe në fund recensioni “Narratori dhe autori”, në të cilin bëhet fjalë për studimin e Nysret Krasniqit, “Rrëfimi dhe shkrimi”. Pjesën e katërt Gojçaj e ka titulluar “Menuja mikste”, mendoj për shkak se në të ka radhitur gjashtë vështrime e analiza, në të cilat bën fjalë për gjashtë krijime të llojeve të ndryshme. Punimin “Tkurrja e shqipes vazhdon” ia kushton studimit të Haxhi Shabanit “Rrezikimi i gjuhës shqipe - për dygjuhësinë te shqiptarët e Ulqinit”, studim të cilin Gojçaj e vlerëson me rëndësi multidisiplinare e që është rezultat i hulumtimeve sistematike e shumëvjeçare, që Haxhi Shabani i ka bërë gjatë përgatitjes së tezës së magjistraturës. Në vështrimin e shkurtër “Me sens dhe kompetencë” Gojçaj flet për librin “Shpalime gjeografike” të Dr. Nail Dragës, përndryshe përmbledhje e kumtesave të paraqitura më parë në tubime të ndryshme shkencore dhe të botuara në gazetat dhe revistat tona. “Këto kumtesa duhet kuptuar si përpjekje të autorit për të kontribuar në krijimin e vetëdijes për rëndësinë dhe dobitë e kulturës ekologjike për të sotmen dhe të ardhmen tonë”, shkruan Gojçaj në këtë vështrim. Pasojnë pastaj edhe katër vështrime, po ashtu të shkurtra, por me vlerë, kushtuar librave të katër autorëve shqiptarë (Dr. Nikë Ukgjini, Muhamet Nika, Sutki Mallohoxhiq dhe Don Nosh Gjolaj). Pjesën e pestë dhe të fundit, të cilën e ka titulluar “Pesë ese”, autori e ka rezervuar për pesë ese - në tri prej të cilave trajton krijimet poetike të tre poetëve shqiptarë (Basri Çapriqi, Haxhi Shabani, Dhori Qiriazi), kurse në dy të fundit flet për “Bashkëpirjen” e Platonit dhe “Pikëpamjet estetike të Shën Tomë Akuinit”. Besoj se këto janë ese të qëlluara, analitike dhe me përmbajtje, të cilat e demantojnë atë pohimin e Gojçajt nga fillimi i librit kur thotë se “... nuk pretendoj të kem shkruar kritikë letrare...”. Që të mos e përsëris konstatimin tim në fillim të këtij vështrimi, mund të themi me gojë plot se në dorë kemi një libër me vlerë, me dyzet e katër vështrime, recensione, ese..., i cili lexuesit do t’i nxisë që t’i lexojnë (nëse nuk i kanë lexuar ende) veprat për të cilat bëhet fjalë në to, do t’i njohë ata me disa autorë për veprat e të cilëve ndoshta as nuk kanë dëgjuar deri tani, por që kanë vlerë të konsiderueshme, por edhe me veprat e disa krijuesve me renome nga vendi dhe bota. Është kjo edhe një vepër e autorit tanimë të afirmuar, që deri tani ka botuar edhe pesë vepra tjera të zhanreve të ndryshme (poezi, tregime, studime, romane), që shkruan e nuk pushon, që merr pjesë rregullisht në takime letrare e shkencore, që është gjithnjë e më i pranishëm në gazetat dhe revistat e shumta në vend e jashtë...

e enjte, 28 maj 2009 15


MOZAIK DHJETË VJET TË REVISTËS “LEMBA”

Le të lundrojë gjatë Revista “Lemba” (e cila e ka marrë emrin sipas një tipi anijeje) është revista me jetëgjatësi më të madhe që botohet aktualisht ndër shqiptarët në Mal të Zi. Numri i saj i parë doli më 10 gusht 1998 dhe deri tani janë botuar gjithsej 12 numra. Përkundër vështirësive financiare dhe periudhës së vështirë, kjo revistë e cila botohet nga Shoqata e Artistëve dhe Intelektualëve “Art Club” nga Ulqini ka arritur të mbijetojë dhe të mos pësojë fatin e revistave të tjera që janë botuar në të kaluarën nën firmën e kësaj shoqate, si revista “Fati”, revista për fëmijë “Zana”, si dhe revista “Shpresa” (revistë për të përndjekurit nga Kosova e cila u botua gjatë kohës së qëndrimit të të dëbuarve nga Kosova në Mal të Zi). Vitin e kaluar kjo revistë mbushi dhjetë vjet, kurse shënimi i përvjetorit të saj dhe përurimi i numrit të 12-të u bë pak ditë më parë. Për kryetarin e SHAI “Art Club”, mr. Haxhi Shabani, “Lemba” është revistë që ka krijuar një lloj opinioni te shqiptarët në Mal të Zi.

“Atëherë kur e ideuam fillimin e botimit të revistës “Lemba”, ne menduam që kjo revistë do të bëhet tribunë e mendimit kulturor, letrar, pastaj sigurisht do të sillte emrat më të mirë që merren me fusha që shpesh herë nuk kanë atë mirëkuptimin e duhur. Mendoj që kjo revistë ka arritur në njëfarë mënyre të krijojë atë opinion, edhe kritik, në kuptimin e të krijuarit të asaj që quhet kulturë politike”, thotë ai. Kryetari i SHAI “Art Club” thotë se në të ardhmen kjo revistë do të tentojë që t’u rikthehet edhe më shumë problemeve që i kanë shqiptarët në Malin e Zi në fushën e kulturës, mediave, trashëgimisë kulturore, arsimit dhe në fusha të tjera të veprimtarive shpirtërore. Kryeredaktori i revistës “Lemba”, dr. Nail Draga, thotë se vlera e veçantë e kësaj reviste qëndron në faktin se ajo “është bërë tribunë e mendimit shkencor dhe kulturor, si dhe pjesë e zhvillimit të debatit qytetar”. Draga thotë se “Lemba” i ka mbetur besnik koceptit redaksional duke trajtuar tema komplekse nga fusha e albanologjisë, jo duke qenë revistë lokale apo regjionale, por me përmasa mbarëkombëtare. “Si e tillë kjo revistë është e mirënjohur nga

opinioni profesional, shkencor e kulturor, jo vetëm në hapësirën mbarëkombëtare por edhe më gjerë”, thotë ai. Një vlerë tjetër e kësaj reviste, sipas tij, është edhe prezantimi i vlerave multikulturore. “Në çdo numër të revistës kemi prezantuar edhe autorë të huaj, qofshin malazezë, kroatë apo të popujve të tjerë të Evropës dhe të botës duke dëshmuar në praktikë se kjo revistë është edhe urë bashkëpunimi në mes kulturave të popujve të ndryshëm”, thekson ai. Edhe studiuesi prof. Dr. Ruzhdi Ushaku dhe shkrimtari Hajro Ulqinaku shprehin vlerësime pozitive për botimin e deritashëm të revistës “Lemba”. “Me aq sa kam lexuar, unë kam fjalët më të mira dhe e përgëzoj redaksinë jo vetëm për strukturën tematike, por edhe për faktin se kjo revistë ka qenë e hapur për krijues, artistë të të gjitha kombeve dhe kombësive”, thotë prof. Ushaku. Duke u shprehur në mënyrë figurative, prof. Ushaku thotë se “Lemba” ka lundruar nëpër det shumë suksesshëm, sigurisht e ballafaquar shpesh edhe me det të mirë, por edhe me furtuna të ndryshme. “Mund të them se “Lemba” megjithë vështirësitë që ka pasur ka lënë hulli të pashlyeshme në kulturën tonë, në veçanti në kul-

turën në Mal të Zi, edhe të Ballkanit, por edhe më gjerë në përgjithësi. Dëshiroj që “Lemba” të udhëtojë, lundrojë me sukses dhe të lë gjurmë apo hulli të reja në kulturën tonë dhe jetën tonë kulturore”, shprehet ai. Edhe për shkrimtarin Hajro Ulqinaku “Lemba” nuk është një revistë për art dhe kulturë lokale, por është revistë që ka peshë mbarëkombëtare. “Me botimet e veta në “Lemba” mburren shkencëtarë, shkrimtarë gjithandej ku shkruhet shqip. I dëshiroj “Lemba”-s, “Art Club”-it që “Lemba” të rremojë gjatë, të mbërrijë lart, dhe të kthehet prapë këtu sepse “Lemba” është një revistë, është një lundër që nuk e tradhëtojnë kurrfarë valësh. I dëshiroj det të mirë “Lemba”-s”, përfundon shkrimtari Ulqinaku.

i.k. Të dhëna - Numri i parë i revistës “Lemba” doli më 10 gusht 1998 - Për dhjetë vjet janë botuar gjithsej 12 numra me 1632 faqe materialesh nga fusha të ndryshme - Gjatë dhjetë vjetëve janë prezantuar 172 autorë të ndryshëm

PROMOVIM DINJITOZ

E vërteta për qytetin e vjetër

Më datë 22 maj 2009, në Ulqin u bë promovimi i librit “Shasi i lashtë, monument i kulturës”, një libër me kumtesa të studiuesve të njohur nga arkeologjia shqiptare e ajo malazeze. Ishte ky një promovim sa i rëndësishëm aq edhe kuptimplotë për vet kohën në të cilën u publikua. Një auditor i përbërë nga intelektualë të shquar të komunitetit shqiptar, në sallën e hotelit “Mediteran” patën rastin të dëgjojnë fjalët e thëna për rëndësinë e këtij libri si një nga veprat më të mira deri më sot, që ka të bëjë me qytetin e humbur të Shasit, ku me një punë serioze përmblidhen kumtesat e studiuesve shqiptarë e malazezë. Organizimi i promovimit vërtetë ishte në nivel, me një numër të shumtë të atyre që me dekada pritën të zbardhet e vërteta për qytetin e vjetër të Shasit, të hiqen dilemat rreth vërtetësisë së lashtë të këtij qyteti. Këtu nuk bëhet fjalë tashmë për të dhënat historike, sepse ato diheshin edhe më herët, ajo për të cilën ishin kurreshtarë të pranishmit, po edhe jashtë këtij evenimenti është qasja studimore rreth përkatësisë së kishave të ndërtuara në atë lokalitet. Nga kumtesat e Sesionit shkencor, mbajtur në Ulqin, më 16-17 maj të vitit 2008, kuptohet qartë se Shasi ishte lokalitet i njohur historik dhe se kishte një kulturë relativisht të zhvlluar. Fatkeqësisht vlerësimi i trashëgimive kulturore në këtë lokalitet u është nënshtruar vlerësimeve hegjemoniste të një etnie gjë që e vështirësoi akoma më shumë punën e studiuesve shkencorë për të dhënë një vlerësim më të saktë rreth këtij problemi.Tani përmes kumtesave kuptohet qartë se Shasi paraqet një rëndësi të vecantë për shkallën e përhapjes së kulturës ilire që përkon me kulturën iliroarbërore të Komanit. Para se të kalohej në promovimin e këtij libri, ajo që bie në sy ishte struktura e pjesëmarrësve ku individë të këtij takimi me fakultete të profesioneve të ndryshme pritën me padurim të shohin librin që sapo promovohej, megjithëse mungonin persona

16 e enjte, 28 maj 2009

që jemi mësuar t’i shohim përherë kur bëhen promovime, gjë që mosprezenca e tyre demonstroi injorancën si një defekt tonin që na përcjellë në raste të tilla. Sikur e theksova më lartë ishin shumë të pranishëm, kurreshtarë për të parë e dëgjuar për herë të parë një histori të një qyteti të humbur siç ishte Shasi. Aty të pranishëm ishin edhe nga trevat tjera shqiptare, gjë që na gëzon pa masë në raste të tilla, individë të fushave të ndryshme për të dëgjuar fjalët e prof. Shaban Sinani, e të zëvendëskryetarit të Kuvendit të Shqipërisë, arkeologut, Neritan Ceka. Më ka impresionuar besimi i patundur dhe dashuria ndaj profesionit që ka profesori Shaban Sinani e arkeologu i madh shqiptar Neritan Ceka. Ky libër është i përjetuar ngase autorët kanë qenë të trevave të ndryshme, nga Mali i Zi, Shqipëria e Kosova dhe ata me idetë e tyre kanë thyer kufijtë që deri dje ishin infraktorë të monizmit, dhe pas sa vitesh arritën të hapin rrugë të reja bashkëpunimi në fushën e shkencës arkeologjike. Ishte një emocion i bukur që më në fund promovohet një libër i karaktert të tillë, një libër që i jep komunitetit të këtushëm, po edhe më gjërë, një mision që dëshmon se mund të komunikohet edhe me të tjerët pa pasur paragjykime, për të nderuar banorët e Anës së Malit. Po aq më ka impresiouar fakti që për të njohur për së afërmi dhe për të nderuar Anën e Malit e sidomos Shasin, erdhën nga kjo provincë një numër i shumtë i intelektualëve anamalas, gjë që dëshmon se me të vërtetë jemi të pavdekshëm, se aty ka një dritë përreth tij, ka veti të qendresës me bujari e shpirtmirësi. Për këtë ia vlenë të punohet... Në bazë të kësaj merret vesh se Ana e Malit

është një vend i vogël, por me zemër të madhe. Kjo tashmë mund të lexohet edhe në kumtesat e atyre që kontribuan në zbardhjen e fakteve për qytetin e lashtë të Shasit. Kjo dëshmon se arti dhe kultura nuk kanë kufij, për çka u thyen muret ndërkufitarë në mes dy shteteve. Banorët e këtyre anëve vuajtën mjaft vitet e monizmit dhe të mbylljes së kulturave, kështu që kjo hapje ndikoi në të mirë për zbulimin e të vërtetës rreth trashëgimisë kulturore të Shasit. Kjo edhe për një fakt tjetër se aty pati hulumtime të njëanshme gjë që shumëkush donte të besonte në idetë e atyre që hulumtuan, po edhe nga fakti se mungoi pala tjetër ku për shumë vite këto hulumtime mbetën jashtë vëmendjes

shqip. Me një relief të këndshëm ai sot është temë e diskutimeve në shumë takime shkencore arkeologjike për të hedhur dritë mbi lashtësinë e tij. Më pas në mungesë të autorës Monika Stafa u promovua edhe dokumentari mbi qytetin e lashtë të Shasit, e cila me shumë seriozitet dhe përpikëri (vec termave sllave) ndihmoi në përshkrimin historik të këtij lokaliteti. Në përfundim të shënimit të festës tashmë tradicionale “Pranvera në Anë të Malit” organizuar nga datat, 22-24 maj, lirisht mund të thuhet se ky manifestim ishte i suksesshëm me cka organizatorët falënderuan nga zemra të gjithë ata që kontribuan si në dhënien e ndih-

Foto Rozafa së opinionit. Na duhet të pranojmë se edhe ne vetë nuk kemi qenë të përgatitur sa duhet për të prezantuar me më kompetencë vlerat e mirëfillta kulturore, pavarësisht kujt i takojnë. Për këtë, fajtorë jemi vetë ne sepse subjektet tona politike tash e njëzet vjet mbajnë pushtetin vendor, por askush deri më sot nuk është kujtuar të japë urdhër për t’u hapur e ekspozuar reliktet e gjetura në Kishat e Shasit. Edhe pse qytet i humbur, Shasi mban emrin më të bukur të të folurit

mave ashtu edhe me pjesmarrjen masive. Po e përfundoj me një mendim timin: duke e cilësuar të suksesshëm këtë takim më vjen keq që këtu nuk pati më shumë përfaqësues të trevave të tjera shqiptare, sepse kjo është ajo që ka ndarë kulturën tonë, dhe këtu nuk kemi çka të fshehim, bashkimi ynë do t'i paraprinte bashkimit të kulturave tjera në një hapësirë më të gjërë.

Shaban Peraj


FEJTONI ULQINI NË VITET E LIDHJES SHQIPTARE TË PRIZRENIT 1878-1881 (22)

Fuqitë e Mëdha kërkojnë sërish dorëzimin e Ulqinit Ministri turk Abedin Pashë Dinoja theksonte se dorëzimi i rajonit të ri paraqiste vështirësi më të mëdha sesa dorëzimi i trevës së Tuzit, mbasi shqiptarët nuk do ta lëshonin kurrsesi qytetin e Ulqinit. Konkretisht, Abedin pashë Dinoja propozonte që Mali i Zi të kënaqej me një rregullim të ri, duke i dhënë pjesën më të madhe të territorit që parashihej në Protokollin e 18 prillit 1880 dhe një pjesë të mirë të territorit që përmbante nota e 26 qershorit 1880, por në asnjë mënyrë qytetin e Ulqinit, sepse ky banohej vetëm nga shqiptarët.

kufitare me Shqipërinë. Ai dëshironte ta dinte qëndrimin e Fuqive të Mëdha, se a do ta ndihmonin aksionin edhe me forma të tjera, sepse, po qe se jo, do të ishte një rrezikim i madh. Mali i Zi, për të treguar se përgjegjësinë e kufijve të rinj me Mal të Zi ua linte Fuqive të Mëdha, iu drejtua atyre me një notë verbale. Në notë ai theksonte se gjendja në Shqipëri është mjaft delikate. Thuhej gjithashtu se atje organizoheshin çeta shqiptarësh që dërgoheshin në Ulqin, se ishin grumbulluar rreth 2 500 veta të armatosur dhe se së shpejti do të kishte edhe 6000 vetë. Situata ishte më e rëndë se më parë. Mali i Zi kërkonte mbështetje te Fuqitë e Mëdha. Më 15 korrik 1880, Porta e Lartë i dha përgjigje notës që Fuqitë

Mr. Riza Rexha Për t’iu bashkuar flotës së bashkuar ndërkombëtare pëlqim dha edhe Rusia. Kabineti rus priste me mirësi çdo propozim që i ndihmonte Malit të Zi për të vënë nën sundim territoret e premtuara në Kongresin e Berlinit. Zoti Giers theksonte se demonstrimi i flotës mund të premtonte suksese, ndërsa në Stamboll do të shkaktonte frikë. Pëlqimin për t’iu bashkuar flotës së bashkuar ndërkombëtare e dha edhe Italia. Më 12 korrik 1880 qeveria gjermane e pranoi propozimin për dërgimin e një flote para Ulqinit, por me kusht që të bëhet një demonstrim me karakter paqësor. Këtë propozim e aprovoi edhe Franca. Ministri i Punëve të Jashtme i Malit të Zi, Stanko Radonjiq, i dërgoi një letër sekrete Durandit, të ngarkuarit me punë nga Italia në Cetinë, lidhur me pjesëmarrjen e flotës së bashkuar ndërkombëtare paralel me lëvizjen e forcave malazeze drejt Ulqinit. Sipas tij, si e tillë nuk do të ishte ndihmë e madhe, veçanërisht nëse malazezët do të detyroheshin të përdornin forcën e armëve. Ky aksion do të thoshte një sulm gjatë tërë vijës

e Mëdha ia kishin dërguar asaj më 26 qershor 1880, me të cilin e vinin në dijeni se kishin vendosur që Mali i Zi të merrte Ulqinin me rrethinat e tij në vend të Hotit dhe Grudës. Në të njëjtën kohë i sugjeronin që t’u jepte shqiptarëve të Vilajetit të

Shkodrës disa “rregullime” administrative. Në përgjigjen e vet, Abedin pashë Dinoja njoftonte se nuk kishte nevojë që Hotin dhe Grudën ta zëvendësonte me Ulqinin dhe rrethinat e tij, sepse Porta e Lartë kishte vendosur që ta zbatonte Protokollin e 18 prillit 1880 dhe ishte gati t’i ripushtonte viset rreth e rrotull Tuzit, të cilat tani ndodheshin nën kontrollin e shqiptarëve dhe t’ua dorëzonte malazezëve. Ministri turk theksonte se dorëzimi i rajonit të ri paraqiste vështirësi më të mëdha sesa dorëzimi i trevës së Tuzit, mbasi shqiptarët nuk do ta lëshonin kurrsesi qytetin e Ulqinit. Konkretisht, Abedin pashë Dinoja propozonte që Mali i Zi të kënaqej me një rregullim të ri, duke i dhënë pjesën më të madhe të territorit që parashihej në Protokollin e 18 prillit 1880 dhe një pjesë të mirë të territorit që përmbante nota e 26 qershorit 1880, por në asnjë mënyrë qytetin e Ulqinit, sepse ky banohej vetëm nga shqiptarët. Çështjen e autonomisë administrative të Vilajetit të Shkodrës, ministri Abedin Pashë Dinoja e hidhte krejtësisht poshtë. Ai shtonte se, popullsitë e Vilajetit të Shkodrës kanë qenë gjithnjë të kënaqura nga gjendja e tyre dhe kurrë nuk u ka shkuar mendja t’i kërkojnë Portës së Lartë privilegje të tjera përveç atyre që gëzojnë sot. Megjithatë, ai njoftonte se qeveria e Portës së Lartë ishte duke studiuar në bazë të dispozitave të nenit 23 të Traktatit të Berlinit një rregullore që do të zbatohej në të gjitha provincat e Turqisë Evropiane, nga e cila do të përfitonte edhe Shqipëria. Përgjigjja e Portës së Lartë nuk u mor parasysh nga Fuqitë e Mëdha. Ato e refuzuan kategorikisht propozimin, mbasi e konsideronin si një manovër të Portës së Lartë për ta zvarritur më tej çështjen e përfitimeve territoriale të Malit të Zi. Sipas tyre, ishte një propozim tepër i paqartë, i pacaktuar dhe mund të ishte bazë e përshtatshme për një këshillim të ri. Përvoja i kishte mësuar Fuqitë e Mëdha se çdo projekt i ri në këtë fazë vetëm e ndërlikonte dhe e bënte situatën edhe më serioze. Nën rrethana të këtilla, Fuqitë e Mëdha ia përsëritën Portës thirrjen që të zbatonte vendimin e 18 prillit dhe Malit të Zi t’ia lëshonte territorin e bregdetit të Ulqinit.

HISTORIA E SHQIPËRISË NË FOKUSIN E STUDIUESVE TË HUAJ (5)

Eugenio Buçioli, autor i disa albumeve për historinë

Eugenio Buçioli, i cili është dhe autori i albumit “Shqipëria fronti i harruar i luftës së madhe”, ka lidnur në Piavone Diaderso të Italisë në vitin 1930 dhe ka jetuar për një kohë të gjatë në kryeqytetin austriak, Vjenë. Buçioli është një hulumtues dhe kultivues i kërkimeve historike,

shumë i njohur jo vetëm në hapësirën e Apenineve, por edhe në Europë. Ai ka punaur për një kohë të gjatë pranë arkivave historike të Italisë, Austrisë, Hungarisë etj., ku ka mbledhur të dhëna dhe lajme mbi bashkatdhetarët e tij italianë

Dashnor Kaloçi Eugenio Buçioli, i cili është dhe autori i albumit “Shqipëria fronti i harruar i luftës së madhe”, ka lindur në Piavone Diaderso të Italisë në vitin 1930 dhe ka jetuar për një kohë të gjatë në kryeqytetin austriak, Vjenë. Buçioli është një hulumtues dhe kultivues i kërkimeve

historike, shumë i njohur jo vetëm në hapësirën e Apenineve, por dhe në Europë. Ai ka punaur për një kohë të gjatë pranë arkivave historike të Italisë, Austrisë, Holandisë etj., ku ka mbledhur të dhëna dhe lajme mbi bashkatdhetarët e tij italianë, të cilët u rekrutuan forcërisht në ushtrinë Imperiale (Perandorake) të Austro-Hungarisë, duke i përpunuar ato në një formë narrative dhe më pas i ka botuar në shtatë libra me tregime. Përveç të tjerash, studiuesi i arkivave historike, Eugenio Buçioli, ka botuar dhe albumet “Venecia në objektivat Austro-Hungareze”, “Ballë për ballë fotot italiane dhe hungareze”, “Nga Moldavia në Piave”, “Legjionet çekoslovake të luftës së madhe” etj. në parathënien e albumit, e cila është shkruar nga studiuesi i njohur i Universitetit të Venecias, Francesko Leoncini, jepet një paqyrë njohëse mbi Shqipërinë, e cila ka qenë pjesë e Luftës së Parë Botërore, në pozitën gjeostrategjike që u gjend ndërmjet Baltikut në Adriatik dhe Egje. Ndërmjet të tjerash, në atë parathënie, autori shprehet: “”Shqipëria ka qenë dhe është pjesë e Europës Qendrore e nisur nga ky fakt, punët e saj, e në veçanti ato që janë konstruktuar në këtë volum (album) më bollëk dokumentacioni fotografik, janë rishqyrtuar pikërisht nën këtë dimension të ri që bashkon Veriun e Jugun e asaj që mund të quhet Europa e tretë”.

e enjte, 28 maj 2009 17


FJALEKRYQI

DASHI

DEMI

BINJAKËT

GAFORRJA

LUANI

VIRGJËRESHA

PESHORJA

AKREPI

SHIGJETARI

BRICJAPI

UJORI

PESHQIT Dashi - Do të ngecni në disa projekte për shkak se po i neglizhoni aftësitë e juaja për të ecur përpara. Të hënën, bëni më shumë studime verbale. Të martën dhe të mërkurën, hulumto informacione që kanë të bëjnë me gjendjen tuaj shpirtërore. Demi- A do liroheni nga punët? Kjo është pyetja që do ju shtrohet gjatë gjithë kësaj jave. Të hënën do shikoni se cilat janë disa rregulla të rëndësishme për jetën, por gjatë së mërkurës do i kuptoni disa gjëra në mënyrë më të qartë. Të enjten merr sa më shumë informacione të sakta për disa gjëra që nuk i keni kuptuar. Binjakët - Nëse ndjeni se nuk po trajtoheni ashtu sikurse e meritoni, urime. Kjo nënkupton se keni bërë hapin e parë për t’i përmirësuar gjërat. Mos u shqetësoni nëse gjërat duken keq pasi ato do rregullohen më vonë – kjo është e zakonshme për shenjën tuaj. Pas së mërkurës gjërat do të shkojnë më mirë përderisa pas kësaj dite do të keni një ditë më të mirë. Për shëndetin kujdesuni më shumë gjatë se premtes, sidomos nëse keni problem me zemrën. Gaforrja - Gjatë ditë së hënë, vetëdija ju thotë se do dështoni në punë, dhe do të dëmtoheni në të ardhurat e juaja personale. Kërkoni ndonjë këshillë? Konsulta me ndonjë shok do ju tregoj më shumë për parashikimet e juaja. Nga mesi i javës do të ndjeni lodhje për shkak të punës.

18 e enjte, 28 maj 2009

Luani - Borxhet që keni do ju bëhen si një gjemb gjatë gjysmës se parë të javës, por bazohuni në thënien klasike të Shakespeare, që “as të mos merrni dhe as mos të jepni hua”. Të mërkurën, të enjten dhe të premten, mos u frikësoni për ta shfrytëzuar një mundësi për punë edhe pse do ju duket një punë e frikshme.

Shigjetari - Të hënë, do ju duket se gjithçka po shkon lehtë në punën tuaj, por të martën dhe të mërkurën do hulumtoni se gjërat nuk po ecin ashtu sikurse po dëshironi ju. Kjo edhe për shkak të humorit tuaj të keq që keni. Të enjten, do të kënaqeni pasi që do rrini jashtë një projekti të ri në punë – kështu nuk do të punoni me orar të zgjatur.

Virgjëresha - Në gjysmën e parë të javës do ta ndjeni vetën sikurse nuk keni bërë asgjë. Yjet ju sugjerojnë që ta bëni një listë të prioriteteve, dhe mandej ta shikoni atë në mënyrë që të largoheni nga punët e kota. Gjysma tjetër e javës do të jetë shumë e rëndësishme për jetën tuaj.

Bricjapi - Gjatë pjesës se parë të javës do të merreni më shumë me punë shtëpiake. Por nëse vazhdoni kështu do të mund të involvoheni në disa situata të pa-lakmueshme. Pritni deri të enjten dhe do të shikoni se si do ta rregulloni këtë gjë.

Peshorja- Po ndiheni i pushtuar nga shumë punë, andaj bëjeni një orar. Përderisa dëshironi që të jeni më të dashurit tuaj, po lejoni që ndjenjat e tuaja të jenë të tendosura. Punoni me orar të shkurtër të hënën dhe të martën kurse të mërkurën kthejuni punës dhe dashurisë me tërë vrullin që e keni. Akrepi - Do të jetë shumë e vështirë për ju që të kaloni kohë të mirë pasi që vazhdimisht po shqetësoheni për të ardhmen. Nëse nuk po kaloni mirë atëherë do të jetë vështirë edhe për njerëzit tjerë që të jenë me ju. Shfrytëzojeni tri ditët e para të javës për t’u koncentruar me tepër në jetën tuaj personale.

Ujori - Shfrytëzojeni të gjitha energjitë gjatë se hënës, veçanërisht nëse keni për të arritur ndonjë qëllim. Edhe nëse keni ndonjë mik që ju sugjeron të kujdeseni nga ajo që hani kjo nuk do të thotë se ju duhet t’i përmbaheni këshillave të tij. Peshqit - Të hënën, do keni diskutime shumë të vështira me kolegët e punës, kjo për shkak të lodhjes tuaj që keni pasur gjatë fundjavës. Gjatë ditë se marte dhe të mërkure do të kaloni kohë të mira në debatet më shokët e juaj.


SPORT NË TURNEUN III TË KARATESË “GRAND PRIX MEDITERAN” NË PODGORICË

“Ulqini”-t sërish vendi i parë në renditjen e përgjithshme

Klubi i Karatesë “Ulqini” ka zënë sërish vendin e parë në renditjen e përgjithshme në një turne prestigjoz siç është Turneu “Grand Prix Mediteran”, që u mbajt më 16 maj të këtij viti në Podgoricë duke u shpallur kështu klubi më i mirë këtij turneu. Garuesit e KK “Ulqini”-t kanë fituar gjithsej 123 medalje, prej të cilave 44 të arta, 41 të argjendta dhe 38 të bronzta. Pas “Ulqini”-t, në vendin e dytë në renditjen e përgjithshme është renditur KK “Buduqnost” nga Podgorica, kurse në vendin e tretë KK “Bar” nga Tivari. Në Turne kanë marrë pjesë gjithsej 19 klube me

mbi 450 garues, kurse “Ulqini” është përfaqësuar nga 85 garues, 18 prej të cilëve kanë debutuar në gara. Për kryetrajenerin e KK “Ulqini”, Ruzhdi Rama, dhe trajnerët Naim Duraku, Mirsad Nasradini dhe Kujtim Sukaliqi, ky sukses nuk përbën rastësi, por “është meritë e përvojës shumëvjeçare në këtë sport”, të cilën ky klub po e dëshmon në çdo garë në të cilën merr pjesë. Ata thonë se janë të vetëdijshëm “për përgjegjësinë për të edukuar e udhëhequr në rrugë të drejtë këta të rinj e të reja, të cilët me kaq vullnet ushtrojnë dhe na përfaqësojnë me dinjitet në çdo garë” ku marrin pjesë.

“Jemi krenarë për ta, sepse sukseset e tyre janë suksese të të gjithë neve, të të gjithë qytetarëve të komunës së Ulqinit. Gjithmonë kemi qenë, jemi dhe do të mbetemi ndër më të mirët dhe shpresojmë se këto rezultate të shkëlqyeshme nga vendi dhe jashtë do të dijë dikush t’i vlerësojë dhe të na ndihmojë, sepse kohëve të fundit vetë garuesit janë të detyruar të bëjnë një pjesë të pagesës për pjesëmarrje në gara, ndërsa pjesën tjetër e bën udhëheqësia e klubit nga vetëkontributi dhe nga pagesa e anëtarësisë mujore, gjë që nuk ndodh askund në botë”, thonë drejtuesit e këtij klubi dhe përsërisin thirrjen drejtuar qytetarëve dhe institucioneve

Fituesit e medaljeve Me nga tri medalje të arta u kurorëzuan Dardan Ceka, Radica Dashiq, Diamant Rexha, me nga dy medalje të arta Blerta Tahiri, Edisa Shaba, Gentiana Kuqi, Seida Suma, Antigona Rama, Diellëza Rama, Lulzim Suma, Muhamet Kraja, ndërsa nga një medalje të artë fituan Dorian Veliq, Gentian Kaleziq, Gabriella Junkoviq, Enis Rexha, Rexhep Shaba, Ibrahim Zogaj, Shpetim Gjeka, Xheneta Gjekaj, Xhemale Elezoviq, Jehona Musliq, Albion Durakoviq, Angjella Marnikoviq, Lumdita Paleviq, Granit Rexha, Dragoljub Dashiq, Fatmir Kurmemoviq, Viktor Curoviq, Liridon Elezoviq, dhe Xhenis Rexhepi. Përveç këtyre medaljeve këta garues u kurorëzuan edhe me medalje të tjera. Me nga disa medalje të tjara u shpërblyen Eliza Salihu, Mehmet Gjeka, Gabriell Bytyçi, Gent Kabashi, Rijan Tula, Arbenita Çobi, Egzon Kraja, Enis Vukoviq, Arben Elezoviq, David Simoni, Nermin Suma, Adnan Kuqi, Ensar Marshiq, Bledar Seferi, Bledar Kabashi, Ardit Boleviq, Mark Daboviq, Edon Ceka, Milena Peshiq, Katarina Marnikoviq, Andrea Llukiq, Nihada Llesheviq, Adnan Kurmemi, Enis Shaba, Jeton Luka, Nderim Cuca, Teufik Shurdha, Admir Luka, Darko Dashiq, Lavdim Tula, Pavle Pecoviq, Edin Kraja, Ardit Gjeka, Vladen Peshiq, Behlul Peroviq, Ilir Muja, Ramazan Gjekaj, Ardit Llolla, Blerim Veliq, Hantie Ibroçi, Nermin Llesheviq, Liridon Tula, Sandro Pecoviq dhe Leart Llolla.

që të kthejnë kokën kah këta të rinj të cilët duke qenë prezentues të denjë, e meritojnë përkrahjen e të gjithë neve.

(Kohapress)

KLUBI I KARATESË “CHAMPION” VAZHDON ME SUKSES PJESËMARRJEN NË GARA “Champion” mori pjesë me 21 garues të cilët fituan shtatë medalje të arta, tetë të argjendta dhe 15 medalje të bronzta. Garuesit më të dalluar në radhët e KK “Champion” në këtë garë ishin Adonis Markashi dhe Genc Murati të cilët fituan nga një medalje të artë, një të argjendtë dhe një të bronztë. Garuesit e Klubit të Karatesë “Champion” fituan gjithsej 30 medalje dhe një kupë për renditjen ndër ekipet më të mira në renditjen e përgjithshme në Turneun e karatesë “Grand Prix – Universiteti Mediteran” që u mbajt para disa ditësh në Podgoricë. “Champion” mori pjesë me 21 garues të cilët fituan shtatë medalje të arta, tetë të argjendta dhe 15 medalje të bronzta. Garuesit më të dalluar në radhët e KK “Champion” në këtë garë ishin Adonis Markashi dhe Genc Murati të cilët fituan nga një medalje të artë, një të argjendtë dhe një të bronztë. Edmond Mehmedi dhe Ardian Dasharami fituan nga një medalje të artë dhe një të argjendtë, kurse Ajla Murati një medalje të artë dhe një të bronztë. Me medalje të arta u kurorëzuan edhe Eliza Markiqi dhe Goran Kilibarda. Aksa Hajdinaga, Shaban Murati dhe Eldin Murati fituan nga një medalje të argjendtë dhe një të bronztë, Elvir Deljanin u kurorëzua me

30 medalje dhe një kupë

një medalje të argjendtë, Martina Peciq dhe Nexhad Çobiq fituan nga dy medalje të bronzta, ndërsa Almedina Rexha, Ardit Murati, Ervin Deljani, Vasilije Brajeviq dhe Sllobodan Batriqeviq u kurorëzuan me nga një medalje të bronztë. Trajnerët e KK “Champion”, Lekë Markiqi dhe Nail Kurtoviqi thonë se edhe “në këtë turne garuesit korrën sukses mjaft të mirë” dhe falënderojnë sponsorin e përgjithshëm “Banka e Parë Malazeze” për mbështetjen financiare.

(Kohapress)

e enjte, 28 maj 2009 19


MARKETING


Turn static files into dynamic content formats.

Create a flipbook
Issuu converts static files into: digital portfolios, online yearbooks, online catalogs, digital photo albums and more. Sign up and create your flipbook.