Koha 370 shtojcë

Page 1

Praktika Pedagogjike

Prindi dhe shkolla

Shkolla është faktori, i cili merr parasysh çdo këshillë dhe sugjerim të prindit lidhur me natyrën e fëmijës së vet, sepse prindi është njohësi më i mirë i natyrës dhe kërkesave të fëmijës së vet. Po ashtu prindi duhet të insistojë në ruajtjen e personalitetit të fëmijës me të gjitha tiparet të cilat prindi ia tregon personelit, i cili merret me pranimin, gjegjësisht regjistrimin e nxënësve fillestarë në shkollë. Shkolla po ashtu duhet të sigurojë të gjitha kushtet në nivel optimal për të gjithë nxënësit e kyçur në procesin mësimor-duke përfshirë edhe nxënësit me nevoja të veçanta, gjegjësisht sigurimin e kushteve për mësim inkluziv.

plava/ crvena/ ‘uta/ crna /

plava/ crvena/ ‘uta/ crna /

www.kohajavore.cg.yu

shtojcë


shtojca Praktika Pedagogjike Shkolla është faktori, i cili merr parasysh çdo këshillë dhe sugjerim të prindit lidhur me natyrën e fëmijës së vet, sepse prindi është njohësi më i mirë i natyrës dhe kërkesave të fëmijës së vet. Po ashtu prindi duhet të insistojë në ruajtjen e personalitetit të fëmijës me të gjitha tiparet të cilat prindi ia tregon personelit, i cili merret me pranimin, gjegjësisht regjistrimin e nxënësve fillestarë në shkollë. Shkolla po ashtu duhet të sigurojë të gjitha kushtet në nivel optimal për të gjithë nxënësit e kyçur në procesin mësimor, duke përfshirë edhe nxënësit me nevoja të veçanta, gjegjësisht sigurimin e kushteve për mësim inkluziv.

Prindi dhe shkolla cesin e inkuadrimit të nxënësit në procesin edukativo-arsimor. Shkolla gjatë pranimit të fëmijës në shkollë duhet të ketë parasysh disa karakteristika që janë qenësore për fëmijën si: familja nga e cila vjen, duke nënkuptuar strukturën e saj, niveli arsimor i prindërve të nxënësit, rethi social i

të paraqitjes së edukimit jo të mirëfilltë,të cilin edukimi dhe trendet bashkëkohore të tij dëshirojnë ta zvogëlojnë dhe të ndryshojnë në parim gjendjen në aspektin pozitiv. Mësuesi pasi të ketë një raport konstruktiv me prindin, orienton punën në drejtimin e eliminimit të sjelljeve jo të mira tek nxënësi, duke punuar që ato sjell-

nxënësit të ardhshëm, statusi ekonomik i familjes nga e cila vjen nxënësi etj. Pasi nxënësi të jetë pranuar në shkollë, komunikimi dhe bashkëpunimi midis prindit dhe shkollës, gjegjësisht mësues-it/es, në favor të nxënësit, për të cilin edhe realizohet ky komunikim, duhet të jetë në nivel të lartë. Pas marrjes së informacioneve nga prindi lidhur me nxënësin bëhet analiza e mirëfilltë e tyre duke avancuar kështu përdorimin e metodave dhe mjeteve më adekuate për punë të mirëfilltë edukativo-arsimore me nxënësin. Kështu çdo dukuri devijuese e cila mund të paraqitet me kalimin e kohës të nxënësi, evitohet dhe mënjanohet me një kooperim dhe bashkëpunim në mes prindit dhe mësues-it/es.

je të zëvendsohen me sjellje të mira, të cilat me kalimin e kohës kalojnë në parime dhe virtyte të larta njerëzore. Aktiviteti i përbashkët midis prindit dhe shkollës gjithnjë çon drejt avancimit dhe progresit në arsimim e që është pjesa më

e ndjeshme për përparim në nivel kombëtar në përgjithësi, si dhe në nivel lokal në veçanti. Me një fjalë, binomi prind-shkollë është bazament i padiskutueshëm për arritje të suksesit në procesin edukativo-arsimor, andaj një bashkëpunim të tillë vazhdimisht duhet përsosur sepse është në të mirën e përbashkët.

Flamur Anamali Në kohën kur flasim për edukim të mirëfilltë të brezave të rinj, gjithësesi mendojmë në rolin e pazëvendësueshëm të faktorit prind. Dihet mirëfilli që prindi është bartësi i edukimit brenda familjes-shkollës amnore. Me faktin e prurjes së fëmijës në shkollë, prindi me këtë veprim dëshiron të edukojë në mënyrë cilësore fëmijën e vet, brenda institucionit. Nga institucioni prindi në këtë rast duhet t’i ofrohen disa të dhëna lidhur me shkollën, në të cilën fëmiu i tij do të vijojë edukimin dhe arsimimin, e po ashtu të dhënat mbi mësuesen/in, i cili do t’ia mësojë fëmjën, gjegjësisht nxënës i të cilit do të bëhet. Në të dhënat për shkollën bëjnë pjesë: kuadri profesional, i cili vepron në shkollë, përgatitja profesionale e mësimdhënësve, historiku i shkollës, arritjet e shkollës në gara të ndryshme, njohja me objektin e shkollës, duke nënkuptuar edhe kushtet, në të cilat nxënësi i ardhshëm do të vijojë mësimin. Nga ana tjetër, prindi i ofron të dhëna shkollës lidhur me sjelljet dhe njohurit, të cilat fëmiu i posedon në momentin kur ka ndryshuar ambient, pra në fillim të socializmit të tij brenda institucionit. Këtu gjithashtu merren parasysh të dhënat për gjendjen shëndetsore të fëmijës gjatë kohës së kaluar në familje. Është e nevojshme që prindi të tregojë gjendjen emocionale të fëmijës së vet, pra gatishmërinë e fëmijës për të ndryshuar ambientin social. Ndërsa kur flasim për njohjen e gatishmërisë së nxënësit, flasim për bazamentin e mësuesit rreth përdorimit të metodave dhe mjeteve edukative adekuate për nxënësin, që tek ai të zgjohet interesimi i mjaftueshëm për marrje apo fitim të njohurive të reja, të cilat janë pjesë përbërëse e procesit edukativo-arsimor. Shkolla duhet të sigurojë kushte optimale Në anën tjetër, shkolla është faktori, i cili merr parasysh çdo këshillë dhe sugjerim të prindit lidhur me natyrën e fëmijës së vet, sepse prindi është njohësi më i mirë i natyrës dhe kërkesave të fëmijës së vet. Po ashtu prindi duhet të insistojë në ruajtjen e personalitetit të fëmijës me të gjitha tiparet të cilat prindi ia tregon personelit, i cili merret me pranimin, gjegjësisht regjistrimin e nxënësve fillestarë në shkollë. Shkolla po ashtu duhet të sigurojë të gjitha kushtet në nivel optimal për të gjithë nxënësit e kyçur në procesin mësimor, duke përfshirë edhe nxënësit me nevoja të veçanta, gjegjësisht sigurimin e kushteve për mësim inkluziv. Shkolla po ashtu duhet të konsultojë prindin lidhur me mësues-in/en që do ta mësoj fëmijën e tij duke ruajtur në vazhdimësi gjendjen reale kadrovike brenda shkollës, pra duke ruajtur objektivitetin e çështjes, duke nënkuptuar eliminimin e subjektivitetit nga të dy anët në pro-

2 e enjte, 28 maj 2009

Bashkëpunimi eliminon devijimet Nga ajo që u tha më lartë del se bashkëpunimi i nivelit të lartë në mes prindit dhe mësuesit/es, nuk lë vend për spontanizëm dhe stihi ku veprimet devijuese përbëjnë esencën e fillimit

Shkolla gjatë pranimit të fëmijës në shkollë duhet të ketë parasysh disa karakteristika që janë qenësore për fëmijën si: familja nga e cila vjen duke nënkuptuar strukturen e saj, niveli arsimor i prindërve të nxënësit, rethi social i nxënësit të ardhshëm, statusi ekonomik i familjes nga e cila vjen nxënësi etj. Pasi nxënësi është pranuar në shkollë niveli i lartë i komunikimit dhe bashkëpunimit në mes të prindit dhe shkollës gjegjësisht mësuese-it, në favor të nxënësit, për të cilin edhe realizohet ky komunikim duhet të jetë në nivel të lartë. Me marrjen e informatave nga prindi lidhur me nxënësin dhe analizen e mirëfilltë të tyre duke avancuar kështu përdorimin e metodave dhe mjeteve më adekuate për punë të mirëfilltë edukativo-arsimore me nxënësin. Kështu çdo dukuri devijuese e cila mund të paraqitet gjatë kohës të nxënësi, evitohet dhe mënjanohet me një kooperim dhe bashkëpunim në mes prindit dhe mësueses-it.


shtojca FËMija dHe eMoCioNet Një filozof i vjetër grek ka cekur: MA JEPNI MUA FËMIJËN TUAJ NË PESË VITET E PARË TË JETËS SË TIJ E MË VONË BËNI ÇFARË TË DONI ME TË. Nga kjo fjali kuptojmë se edukimi i fëmijës nuk fillon kur ai fillon të flas dhe të emroj sendet rreth tij por shumë më heret se kjo. Marëdhëniet me njerëzit dhe mjedisin ku jeton fillojnë të krijohen që kur fëmija vetëvetiu qëndron në kembë dhe vështron çdo gjë rreth tij. Ai si një thithëse elektronike thith çdo gjë që observon, duke imituar sjelljet e njerzëve që ka afër.

Rregullat e edukimit të

arta të fëmijës

Arlinda Sukaliqi Gjithmonë lind pyetja si ta edukojmë fëmijën që ai të jetë i kulturuar, i disiplinuar,i vyeshem dhe çka është më e rëndësishmja si të bëhët njeri i mirë dhe zemergjerë.E dimë që fëmijët principet themelore të jetës i krijon në familje dhe prindërit kanë rolin kryesor dhe për krijimin e përsonalitetit të tyre. Mirëpo si të gjejmë ate që e quajm MESI I ARTË në edukim, si të jemi as tepër të ashpër me fëmijët e as tepër të butë. Qeë të jemi drejtë duhet të ndjekim disa regulla, padyshim secili prind do të ketë shabllonin e edukimit të fëmijes duke u nisur nga karakteri dhe temperamenti qe ka secili fëmijë. Nëse këto regulla i marrim si një ligj për ne ekziston mundësia që ky proces të na jap rezulltate të kënaqshme. Një filozof i vjetër grek ka cekur: MA JEPNI MUA FËMIJËN TUAJ NË PESË VITET E PARË TË JETËS SË TIJ E MË VONË BËNI ÇFARË TË DONI ME TE. Nga kjo fjali kuptojmë se edukimi i fëmijës nuk nis kur ai fillon të flasë dhe të emërtojë sendet rreth tij por shumë më heret se kjo. Marëdhëniet me njerëzit dhe mjedisin ku jeton fillojnë të krijohen që kur femia vetëvetiu qëndron në kembë dhe vështron çdo gjë përreth tij. Ai si një thithëse elektronike thith çdo gjë që opservon, duke imituar sjelljet e njerzëve që ka afër. Pasi janë prindrit ata që kujdesën për fëmijët që nga lindja e tyre e natyrshmne është që fëmija të marrë çdo sjellje të tyre si një kopje komplete, prandaj kini kujdes prindër të dashur! Mos harroni se ju jeni i vetmi udhërrefyes i fëmijës suaj në këtë botë sepse edhe pse fëmija juaj ka ardhur në këtë botë me predispozicione të caktuara gjentike gjërat kryesore në jetë do t’i mësojë nga ju. Fëmijët e vegjël nuk mund të kontrollojnë emocionet dhe dëshirat e tyre prandaj ndihmojini ata që t’i shprehin në mënyrë sa më të natyrshme pa ushtruar dhunë mbi ta. Së shpejti keni për t’i parë të metat dhe të mirat e tyre, dhe do të mundeni që me kohe t’i kultivoni dhe më tutje të mirat e tyre dhe të eleminoni më shpejtësi veset e këqija. Shumë prindër gabojnë kur i trajtojnë fëmijët si një objekt i thjeshtë ose si një lodër. Edhe pse foshnja në fillim të jetës së saj njëmend që duket si një kukull e rritur por kurrë mos harroni se ajo kukulla e bukur është thjesht njeri me ndjenja. Ashtu si ju do ta mësoni si të rritet ashtu do te jetë dhe përsonaliteti i tij ose i asaj, prandaj detyra juaj është të ndiqni gjithçka që ndodh rreth saj dhe më mençuri të reagoni në kohë. Duhet ta keni parsysh se një femijë nuk mund të mendoj si një i rritur dhe nevojat e tij t’i vër gjithmonë në vend të parë, ata nuk e dinë nëse jeni të lodhur ose të pagjumë dhe shpeshherë ai kerkon qe ju të luani me ta edhe në mesnatë ose thjesht do të hedh lodrën nga tavolina vetëm për të tërhequr vëmendjen tuaj. E pikërisht në ato momente kur ju jeni aq shumë nervozë, duhet ta përm-

bani vetveten, sepse kjo është një këshillë e mirë për ju besoni…Emocionet që ju keni ne momente të caktuara duhet të dalin natyrshëm nga ana juaj, prandaj ndjenjat tuaja duhet të jenë sa më të sinqerta, për shembull kur jeni e hidheruar shpreheni atë me një shprehje serioze të fytyrës dhe me zë, e kur të jeni e gëzuar shpreheni atë me mimikën e fetyrës , më buzë qeshje , më këngë. Kështu fëmija do të kuptojë më mirë emocionet dhe do t’i mësojë ato në mënyrë të drejtë. Edhe deri sa jeni duke kryer punët e shtëpisë ose ndonjë gjë tjetër kurrë mos e largoni fëmijën nga ju. Në fillim do t’ju duket si një pengesë, por së shpjeti keni për të parë se ai do të jetë asistenti juaj më i mirë që keni patur ndonjëherë, sepse në vende që ai të rrijë ulur gjithë kohën para televizorit duke ju qëndruar pranë, ai do ta ndiej veten si te vyeshëm , do të argëtohet. Fëmija kurrë nuk duhet të lihet menjanë dhe të ndihet si i përjashtuar nga çdo gjë, sepse fëmijët janë kurreshtarë të dinë çdo gjë dhe u interson secili detaj dhe vazhdimisht bëjnë pyetje. Bota për ta është e panjohur dhe duan çdo gjë të prekin me dorë dhe ta ndjejnë e këtë mund ta arrijnë vetëm me ndihmën tuaj, të dashur prindër. Gjithmonë kur t’u jepet mundësia flisni me fëmijën tuaj për çdo gjë që e rrethon atë, në fillim do t’i përshkruani gjësendet e shtëpisë suaj e me vonë kur të dilni në shetitje lëreni të shoqërohet me fëmijë të tjerë etj. Lozni më fëmijën tuaj, vizatoni, ngjyrosni, lexojuni gjëra të bukura , i këndoni atij, ledhatojeni,flisni më te çdo gjë që u bie ndërmend dhe bëni që çdo moment që fëmija kalon me ju ta kujtojë si një kujtim të bukur.

Duhet ta keni parsysh se një femijë nuk mund të mendoj si një i rritur dhe nevojat e tij t’i vër gjithmonë në vend të parë, ata nuk e dinë nëse jeni të lodhur ose të pagjumë dhe shpeshherë ai kerkon qe ju të luani me ta edhe në mesnatë ose thjesht do të hedh lodrën nga tavolina vetëm për të tërhequr vëmendjen tuaj. E pikërisht në ato momente kur ju jeni aq shumë nervozë, duhet ta përmbani vetveten, sepse kjo është një këshillë e mirë për ju besoni…Emocionet që ju keni ne momente të caktuara duhet të dalin natyrshëm nga ana juaj, prandaj ndjenjat tuaja duhet të jenë sa më të sinqerta, për shembull kur jeni e hidheruar shpreheni atë me një shprehje serioze të fytyrës dhe me zë, e kur të jeni e gëzuar shpreheni atë me mimikën e fetyrës , më buzë qeshje , më këngë. Kështu fëmija do të kuptojë më mirë emocionet dhe do t’i mësojë ato në mënyrë të drejtë. Besimi është shtylla e çdo mardhënieije që ka prindi më fëmijën, prandaj nese kemi besim tek fëmija juaj se ai do të bëhët njeri i mirë dhe nëse ne ndjekim këto rregulla të lart përmendura, do të dalim fatlumë si prindër.

e enjte, 28 maj 2009 3


shtojca BiNjakËZiMi QË reFLektoN

Shkëmbim përvoje dhe aktivitete të ngjeshura shkollore Opinioni i gjerë e në veçanti ai shqiptar në Mal të Zi është i njoftuar tashmë përmes shkrimeve të shumta në revista të ndryshme që dalin në gjuhën shqipe si dhe përmes mjeteve tjera të informimit publik për binjakëzimin e dy shkollave me të njejtin emër “Skenderbeu”, njëra në Krajë, e të tjetra në Blinishtë (Treboviq) të Pejës. Me fjalë tjera dy shkolla binjake në dy shtete të reja, Mali i Zi dhe Kosova. Ky binjakëzim u realizua këtu e katër vite më parë me nismën e pedagogut të njohur Demë Mulliqi i cili gjatë lufës në Kosovë, më 1998 dhe 1999 u përkujdes për shkollimin e fëmijëve të ikur nga Kosova në Mal të Zi.

Ali Gjeçbritaj “Gjatë këtyre viteve të binjakëzimit bashkëpunimi, shkëmbimi i përvojave si dhe vizitat reciproke u bënë rutinë në mes të këtyre dy kalektivave të vyeshëm të arsimit fillor. Në të gjitha manifestimet me rastin e ditës së shkollës kolektivët e dy shkollave binjake si dhe nxënësit e tyre vizitojnë njëra tjetrën. Zatën edhe në përvjetorë mysafirët janë gjithmonë më të dashur dhe më të mirëseardhur. Me rastin e tetëdhjetëvjetorit të shkollës në Krajë, që u kremtua më 10 mars të këtij viti, një autobus mbushur me nxënës dhe arsimtarë të shkollës nga Blinishta (Treboviqi), u nis nga Peja për të marrë pjesë në këtë manifestim solemn të arsimit në Krajë. Por kushtet atmosferike diktuan që mysafirët e nderuar nga Kosova të kthehen prapa nga Kulla për shkak të borës që e kishte bllokuar aksin rrugor PejëRozhajë atë ditë, kështu që nxënësit tanë, mësimdhënësit, prindërit e të tjrët mbetën pa e shijuar kënaqësinë e miqve nga Peja”, thotë dretori i shkollës z. Beqir Berjashi. Ai shton se “gjatë gjithë vizitave me rastin e përvejtorëve të këtyre dy institucioneve arsimore nxënësit e të dy shkollave shfaqin programe të përbashkëta, kështu që ne kësaj radhe u privuam nga kjo kënaqësi që gjithmonë vëllezërit dhe motrat tona dhe moshatarët e nxënësve tanë na dhurojnë për çdo vit”. Më 19 maj shkolla në Blinishtë kremtoi dyzetë e gjashtë vjetorin e themelimit të saj. Siç u tha edhe më lartë e që tashmë është bërë traditë kolektivi i Shkollës Fillore të Ostrosit mori pjesë në këtë solemnitet. Edhe pse rruga është e gjatë dhe e mundimshme, nuk ndiem aspak lodhje, shprrhet mësimdhënësi Mujo Koliqi dhe shton: “Kam kënaqësi të madhe kur shkoj në Kosovë. Kjo edhe nga vetë fakti se Kosova na ka zgjatur dorën atëherë kur kemi patur më së shumti nevojë. Atje të gjithë jemi shkolluar dhe na ka bërë mësues, arsimtarë, profesorë, ekonomistë, juristë, mjekë, inxhenjerë ...” Fjalët e mësuesit Mujë janë më se të verteta, pehojnë edhe arsimatrët të tjerë që morën pjesë në këtë solemnitet. Bile ata shtojnë se nga shkolla jonë, ish nxënës të saj sot janë përsonalitete të larta të arsimit dhe shkencës në Kosovë. Përmendim me këtë rast prof. dr. Hajrullah Koliqi, akademik Mehmet Kraja, prof. dr. Tahir Arbneshi e shumë të tjerë Pas një udhëtimi gjashtë orësh arritëm në Pejë. Në hyrje të qytetit të bukur rrëzë bjeshkës, te Rrethi ka dalur përpara drejtori i shkollës së Blinishtit z. Hasan Çetaj. Nderimi ndaj kolegëve s’do mend se është i madh, kjo e dëshmon edhe dalja e drejtorit përpara edhe pse ne e dinim se ku duhej të shkohej. Surprizë e këndëshme e radhës për ne është hoteli ku atë natë duhej të vendoseshim. Në hyrje të tij na pret ai që u bë shkaktari kryesor për binjakëzim, profesori Demë Mulliqi, aktualisht zyrtar i lartë i arsimit në rajonin e Pejës. Na uron

mirëseardhje dha na thotë se ju na sollët edhe freskinë natyrore, sepse para një ore pas një dite me vapë, gati për një orë ra edhe shi. Kështu shprehet ai dhe shton se sonte kemi dy freski njëra jeni Ju që na erdhët me këmbë të mbarë dhe e dyta shiu që na sollët. Fjalët më të bukura dhe më mirëseardhëse s’ke ku ti gjeshë. Natën e kaluam në hotel. Në fillim shëtitëm pak nëpër qytet më mikëpritësit kosovarë, shkëmbyem mendime të ndryshme rreth situatës aktuale, por më së shumti biseduam rreth organizimit të procesit mësimor në shkolla. Interesoheshim dhe pyetnim për shokët e shkollës dhe të studimeve e kështu me radhe. Më pyet Dema për Mehemt Bardhin, për piktorin Qazim Muja dhe thotë fjalët më të mira për ta. Pa dyshim se unë ndjej kënaqësi. Kjo s’do koment. Të nesërmën erdhën në mëngjes, jo vetëm nga shkolla e Blinishtit por edhe nga seksoni rajonal i arsimit dhe na shoqëruan pothuaj tërë ditën kolegët tanë së bashku me zyrtarë të seksonit rajonal. Në orën dhjetë nxënsit e shkollës për prindër, për moshatarët e tyre, për të ftuarit e tjerë shfaqën një program të begatë kulturo-zbavitës. Me këtë rast përshendetën të pranishmit drejtori i shkollës nikoqire z. Hasan Çetaj si dhe drejtori i shkollës së Krajës z. Beqir Berjashi

i cili uroi nxënësit dhe mësimëdhenësit e kësaj shkolle dhe siç u shpreh ai “Miqësia dhe bashkëpunimi i ndërsjellë në mes dy shkollave të binjakëzuara do të thellohet edhe më shumë. Këtë e dëshmon pa dyshim mikpritja dhe zemra e juaj e madhe, tha ai. Pothuaj më shumë se gjysma e programit të shfaqur iu kushtua binjakëzimit të këtyre dy shkollave. U recituan poezi për këtë, u kënduan këngë për binjakëzimin, bile Ali M. Lajçi, një poet nga Peja kishte botuar një poezi të mrekullueshme lidhur më binjakëzimin e këtyre dy institucioneve të arsimit. Ja si shprehet poeti pejan në poezinë VIZITË: VIZITË

(gëzim për ditën e ardhur, që të binjakëzohen shkollat, njëra në kosovë, tjetra në Mal të Zi)

dy shkolla shqipe e bënë binjakëzimin kosova sa afër me Shkodrën dhe Ulqinin!... Sa afër paska qenë Vranina, kulla e osos Mali i rumisë, kraja kjo shkollë n’ostros. Por ishte ajo kohë që perëndoi tashmë Vraninën s’e donte, as oso kukën me zë. tash dy shkolla shqipe tok bëjnë kremtim Mbajnë të njëjtin emër t’Skënderbeut trim. këmbehën vizita, buzë liqenit ndër pllaja Në Blinishtë të Pejës t’presim osman kraja!...

timin e dyzetë e pestë të shkollës në Blinishtë ishte mysafir edhe Osman Kraja, ish rektor i Universitetit të Tiranës dhe ambasador i Shqipërisë për shumë vite në Poloni. Pas shfaqjes së programit shkuam në Prekaz për të vizituar kompleksin memorial të Jasharajve, ku për së afërmi pamë dhe u njoftuam për masakrën që është bërë ndaj familjes Jashari nga soldateska serbe. Mikpritësit në mbrëmje organizuan një mbrëmje argëtuese ku krahas zbavitjes siç bëhet zakonisht në kësi përvjetorësh u shkëmbyen mendime dhe përvoja rreth procesit mësimor, reformës në arsim e kështu me radhë. Nga ana tjetër u këmbyen edhe ndonjë dhuratë kryesisht libra shkollorë, revista shkollore si dhe tekste të tjera e doracakë. Nxënësit e shkollës së Krajës bibliotekës së shkollës binjake i dhuruan disa numra të revistës së tyre shkollore “Valët” etj. Nuk mund të lë pa shënuar, se kohë më parë kolektivi i shkollës së Ostrosit realizoi një vizitë-ekskursion njëditor në Shqipëri ku vizitoi Tiranën, Muzeun-hisorik Kombëtar, Vaun e Dejës dhe Shkodrën, ndërsa këtyre ditëve gjenarata e fundit e nxënësëve të mësimit tradicional, klasa e tetë vizituan Plavë-Gucinë dhe Alpet shqiptare. Përndryshe me përfundimin e këtij viti shkollor që është në prag Shkolla Fillore “Gj. K. – Skënderbeu” në Ostros i lë lamtumirën mësimit tradicional. Kjo nga vetë faktin se ky institucion, i vetmi ku mësimi zhvillohet në gjuhen shqipe në komunën e Tivarit ndër të parat shkolla shqipe në Mal të Zi ka hyrë në reformë. Përndryshe, siç është tashmë e ditur, nxënësit e kësaj shkolle po arrijnë rezultate të shkelqyeshme jo vetëm në mësimin e rregullt por ata po dallohen edhe në aktivitetet jashtëshkollore-aktivitetet e lira. Kështu në fillim të prillit në Festivalin e parë komunal “Teatri në shkolla” në Tivar, grupi i dramës me pjesën “Nuk vritet Pranvera” të Fadil Krajës u shpërblye me vendin e parë për Kultivimin e kulturës kombëtare nga juria e Festivalit. Ky seksion me rastin e Shtatë Marsit-Ditës së Mësuesit shfaqi këtë dramë në Shtëpinë e kulturës në Ostros dhe i befasoi për të mirë publikun që e kishte mbushur sallën atë ditë feste të shkollës shqipe dhe të mësuesit. Nga ana tjetër edhe grupi letrar dhe recitator “Buzuku” që funksionon në shkollë tash më se tridhjetë vjet në fund të prillit ishte mikëpritës i poetëve nga Lidhja e Shkrimtarëve të Kosovës – Degës në Pëjë. Në orën letrare që u organizua me këtë rast, krahas krijuesve të rinj të seksionit letrar “Buzuku”, punimet e veta para dashamirësëve të fjalës së shkruar i lexuan poetët nga Peja Skënder Hoxha, Hasan Gjonbalaj, Sefedin Përgjegjaj dhe Agim Desku. Në këtë manifetim të fjalës së bukur poetike vargjet e veta i lexuan edhe Ali Daci nga Rozhaja dhe poeti anamalas Hajredin Kovaçi. Në vazhdën e aktiviteteve të veta ky grup në garat komunale të recituesëve në Tivar të cilat u mbajtëm më 15 maj në Pallatin e mbretit Nikollë recitueset Jasminë Gjençiqi dhe Teutë Gjeçbritaj u shpërblyen me lëvdatë speciale për interpretimin e mrekullueshëm të poezisë BUZËQESHJE MBI BOTË të Ismail Kadaresë. Përndryshe në këtë manifestim denjësisht e përfaqësuan shkollën e Krajës pesë recitues të të dy niveleve, në ciklin e ulët dhe të lartë. S’do mend se krahas nxënësëve, anëtarë të këtyre dy seksioneve meritë të padiskutueshme ka edhe profesoresha e letersisë dhe gjuhës shqipe Aishe Gjeçbritaj e cila në dhjetëvjeçarin e fundit të veprimtarisë të seksioneve: letrare, recituesve dhe atij të dramës ka lënë gjurmë të pashlyeshme në organizimin e jetës kulturore jo vetëm në shkollë por edhe jashtë saj. Lidhur më këtë, meritë pa dyshim ka edhe autori i këtij shkrimi i cili është edhe ideator i shumë veprimtarive kulturore në shkollë dhe jashtë saj.

Poeti Ali M. Lajçi siç duket është frymëzua vitin e kaluar kur në fes-

Botimin e kësaj shtojce e mundësoi Ministria e Kulturës Sportit dhe Medias

4 e enjte, 28 maj 2009


Turn static files into dynamic content formats.

Create a flipbook
Issuu converts static files into: digital portfolios, online yearbooks, online catalogs, digital photo albums and more. Sign up and create your flipbook.