Koha 724

Page 1

KOHA Javore Podgoricë e enjte, 28 korrik 2016 Viti XV Numër 724 Çmimi 0,50

Nis përdorimi zyrtar i gjuhës shqipe në parlamentin e Malit të Zi ISSN 1800-5969

U mbajt manifestimi “Në fillim të verës“ 2016

Çdo kohë i ka heronjtë e vet


2

e enjte, 28 korrik 2016

Javore KOHA

Përmbajtje

Përurohet shtëpia e re për personat me nevoja të veçanta

fq 4

Javore KOHA

Miratohet raporti vjetor i punës pa praninë e kryetarit të komunës fq 5

Kërkohet ndëshkimi edhe ndaj gazetarit në Kosovë fq 6

Themelues: Kuvendi i Malit të Zi Gazetë javore për aktualitete, shkencë dhe kulturë Numri i parë doli më 21 shkurt 2002. Botues: Këshilli Kombëtar i Shqiptarëve Redaktor përgjegjës: Ali Salaj Gazeta redaktohet nga kolegjiumi: Fahrudin Gjokaj (Sistem Inxhinjer & redaktor teknik) Ismet Kallaba (aktualitete, sport), Toni Ujkaj (kulturë) Vijoleta Berishaj (sekretare teknike) Adresa: Bulevar revolucije 15, Podgoricë Telefon & fax: 020/240-659 E-mail: kohajavore@t-com.me www.kohajavore.org Dorëshkrimet dhe fotografitë nuk kthehen

Pasojat strategjike të grushtit të dështuar të shtetit në Turqi fq 8

Çamëria, harta e dhimbshme e Europës fq 12


Përmbajtje

e enjte, 28 korrik 2016

3

Javore KOHA

Pasqyrim problemesh themelore të letërsisë romantike arbëreshe fq 14

Camaj-Abazoviq: Ligje që cungojnë të drejtën në vetëqeverisje të plotë lokale fq 21

Një visar që i shtohet literaturës shqipe fq 22

Shembuj burrërie e trimërie të trieshjanëve fq 24

Projekti më madhor në territorin e Malësisë fq 29

Konkurs Dërgoni fotografitë në email: kohajavore@t-com.me


4

Ngjarje javore

e enjte, 28 korrik 2016

Javore KOHA

Kryeministri i Malit të Zi, Millo Gjukanoviq qëndroi në Rozhajë

Përurohet shtëpia e re për personat me nevoja të veçanta Kyeministri M. Gjukanoviq me disa nga bashkëpunëtorët ka zhvilluar një vizitë pune në Komunën e Rozhajës ,ku fillimisht u prit nga perfaqësuesit e qeverisë lokale të kësaj komune të cilët Kryeministrin e kanë njoftuar me të arriturat, por edhe me problemet e kësaj komune. Millo Gjukanoviq në sallen e leximit të Qendrës së Kulturës ju është përgjigjur pyetjeve të shumta të gazetarëve ,ndërkohë që në shoqërinë e kryetarit të komunës ,Z.Ejup Nurkoviq , qëndroi në lagjen Banxhovo Brdo ku së bashku kanë bërë përurimin e ndertesës së re për personat me nevoja të veçanta. Kryeministri Millo Gjukanoviq ka parë për së afërmi edhe rifillimin e punës të ish fabrikës ‘’Gornji Ibar’’,ku tash së

shpejti do të fillojë puna e një pjese të kësaj fabrike ,në të cilen do të nis prodhimi i pllakave të furnirit. Në fund të kësaj vizite të Komunës së Rozhajës, Gjukanoviq për banorët e kësaj komune ka pasur një intervistë të gjere në Radio Rozhajë. Në këtë intevistë Kryeministri foli për të arriturat dhe për ngecjet e kësaj komune që janë bërë gjatë viteve .Ky tha se ende ekziston një dallim i madh i zhvillimit ekonomik të veriut me pjesën qendrore dhe jugore të Republikës së Mali të Zi. Pastaj foli për infastrukturën rrugore. Infastrukturën shkollore ,shendetësore si dhe për zhvillimin e bujqësisë dhe blegëtorisë së kesaj ane. Gjukanoviq tha se duhet të vazhdohet që sa më shumë të

hapen vende të punës sidomos të rinisë ku për një vend të punës Qeveria do të subvencionojë me 10.000 (dhjetë mijë) euro. Ky foli edhe për bashkëpunimin e vazhdueshëm të Qeverisë me diasporën e kësaj ane , të cilët vazhdimisht kanë vullnet dhe dëshirë për të investuar në vendlindje ,por duhet t’u krijohen kushte sa më të volitshme dhe lehtësime administrative që ata sa më shumë të hapin vende të punës për banorët e kësaj ane. Gukanoviq i premtoi rinisë së Rozhajës se do të punojë me gjithë angazhimin e tij personal, që të pemirësohen kushtet e punës dhe të jetës së kësaj treve të mbetur prapa vite me radhë. H. Lajçi


Ngjarje javore

e enjte, 28 korrik 2016

5

Javore KOHA

Në seancën e dytë të rregullt të Kuvendit të Komunës së Plavës

Miratohet raporti vjetor i punës pa praninë e kryetarit të komunës Plavë - Këshilltarët e Kuvendit të Komunës së Plavës, në seancën e dytë të rregullt, të mbajtur javën e kaluar, në sallën e Qendrës për kulturë, në mënyrë konstruktive debatuan dhe diskutuan mbi një vistër temash që kanë të bëjnë me çështje, aktivitete, veprimtari dhe probleme në territorin e Komunës së Plavës, të përfshira në 20 pika të rendit të ditës. Raporti vjetor mbi punën e kryetarit të Komunës dhe organeve të administratës lokale për vitin 2015, ishte tema qendrore të cilës këshilltarët i kushtuan vëmendje të posaçme ngase mbi të u debatua me këshilltarin e kryetarit dhe sekretarët e shërbimeve relevante, e në mungesë të kryetarit të Komunës, Orhan Shahmanoviq, i cili siç u kumtua ka qenë në takim me ministrin e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, Budimir Mugosha, lidhur me marrëveshjen mbi organizimin dhe mbajtjen e manifestimit “Ditët e boronicës”. Edhe përkundër kësaj, raporti u miratua me 19 vota pro (17 të partive në pushtet - PB, PDS dhe PPS dhe dy të Frontit demokratik në opozitë) dhe 7 të përmbajtura

të këshilltarëve të PSD-së në opozitë. Raporti mbi gjendjen e rregullimit të hapësirës për vitin 2015 dhe programi njëvjetor i rregullimit të hapësirës së Komunës së Plavës për vitin 2016, u kritikua nga këshilltarët pjesëmarrës në diskutime të pozitës dhe opozitës, të cilat, megjithatë, u miratuan me 17 vota pro të këshilltarëve të partive në pushtet, kurse 7 këshilltarë të PSD-së ishin të përmbajtur. Raportin mbi punën dhe veprimtarinë financiare të SHPK-së “Veprimtaria komunale” për vitin 2015 dhe veprimtaria e punës të ndërmarrjes së përmendur për vitin 2016, këshilltarët i vlerësuan përmbajtësore dhe i miratuan njëzëri. Në seancën e dytë të rregullt këshilltarët shqyrtuan dhe miratuan njëzëri: Propozim vendimin mbi kushtet privilegjuese të pagesës së borxheve për shërbimet e kryera të personave fizikë Raportin mbi punën e Qendrës për kulturë në Plavë për vitin 2015 me raportin financiar dhe programin e punës për vitin 2016; Raportin mbi punën e shërbimit për punët kuvendore për vitin 2015; Raportin mbi punën e shërbim-

it për mbrojtje dhe shpëtim për vitin 2015, dhe Raportin mbi punën e organizatës komunale të Kryqit të kuq të Plavës për vitin 2015, si dhe u njoftuan me informatat: Mbi punën e Shtëpisë së shëndetit “Dr. Branko Zogoviq” për vitin 2015; Mbi punën e Qendrës për punë sociale për vitin 2015; Mbi punën e inspeksionit të tregut në territorin e Komunës së Plavës për vitin 2015; Mbi punën e inspektorit shëndetësoro-sanitar për vitin 2015; Mbi punën e inspeksionit bujqësor për vitin 2015; Mbi punën e inspeksionit të pyjeve për vitin 2015; Mbi punën e inspeksionit për urbanizëm për vitin 2015, dhe mbi punën e inspeksionit të ndërtimtarisë për vitin 2015. Para fillimit të punës së seancës është bërë verifikimi i mandateve të tre këshilltarëve të rinj të partisë boshnjake Xhevat Krciq, Mirza Cecunjanin dhe Nina Kolenoviq, në vend të tre këshilltarëve të kësaj partie Damir Gutiq, Shukrija Cikotiq dhe Xhevat Musiq, të cilët dhanë dorëheqje nga mandati i këshilltarit. Sh. Hasangjekaj


6

Vështrime & Opinione

e enjte, 28 korrik 2016

Javore A KOHA KOH

Turqia dhe liria e fjalës

Kërkohet ndëshkimi edhe Për Koha Javore:

Frank Shkreli Nju Jork

Autoritetet turke kanë zhvilluar edhe më parë fushata kundër gazetarëve dhe lirisë së shtypit në Turqi, por masat kundër gazetarëve dhe medias në përgjithësi, po intensifikohen dhe po ashpërsohen gjithnjë e më shumë ditët e fundit. Regjimi turk po përdor dështimin e përpjekjeve për grusht-shtetin ushtarak kohët e fundit në atë vend, si një pretekst për t’i mëshuar lirisë së medias dhe përfaqësuesve të saj, sidomos në këtë kohë krize politike dhe ushtarake për Turqinë. Sipas analistëve ndërkombëtarë, ky është një rast i përshtatshëm, for fatkeq, për presidentin Erdogan që ta pastrojë vendin nga elementë që ai i konsideron të rrezikshëm për regjimin e tij, jo vetëm në radhët e ushtrisë dhe qeverisë, por nga të gjithë sektorët e shoqërisë, përfshirë edhe median. Historikisht, në raste të tilla krizash, liria e fjalës dhe e medias është viktima e parë dhe si e tillë, i prinë humbjes së lirive të tjera dhe të drejtave të njeriut, në përgjithësi. Në lidhje me masat e fundit anti-media dhe shkeljen e lirisë së fjalës dhe të medias në Turqi, në një deklaratë të hënën që kaloi, njëri prej enteve ndërkombëtare që mbështet lirinë e medias anembanë botës, Komiteti për Mbrojtjen e Gazetarëve, u bëri thirrje autoriteteve turke që të mos përdorin dështimin e grusht-shtetit ushtarak për të spastruar gazetarët kritikë nga media e shkruar dhe nga ajo elektronike. Ndërkohë, organizata në fjalë citon burime turke se autoritetet e atij vendi kanë lëshuar flet arrestime për të pakën 42 gazetarë turq. Komiteti për Mbrojtjen e Gazetarëve u bëri thirrje

Gjatë viteve, Turqia është cilësuar nga ente të ndryshme ndërkombëtare që merren me mbrojtjen e lirisë së shtypit, si një prej vendeve kryesore në botë që njihet për abuzimin dhe shkeljen e lirisë së fjalës, si dhe për burgosjen e gazetarëve që konsiderohen si kritikë ose kundërshtarë të regjimit autoriteteve të Turqisë që të ndalojnë fushatën që kanë ndërmarrë për burgosjen e gazetarëve, vetëm e vetëm sepse ata nuk janë dakort me pikëpamjet e tyre. Por autoritetet turke nuk janë të kënaqur në përpjekjet e tyre që të kufizojnë dhe të luftojnë lirinë e shtypit vetëm mbrenda kufijve të vet. Ata dëshirojnë ta shtrijnë influencën dhe trysninë e tyre kundër lirisë së fjalës madje edhe përtej kufijve të vendit duke mos i kursyer as gazetarët e huaj, të cilët mund t’i konsiderojnë si kritikë ndaj politikave të Presidentit turk Erdogan. Një rast specifik për këtë fenomen! Zëri i Amerikës në gjuhën shqipe citon një letër të botuar nga agjencia e lajmeve Reuter, letër kjo e ambasadës turke në Prishtinë drejtuar Ministrisë së Jashtme të Kosovës, në të cilën u kërkohet autoriteteve të Kosovës që të ndëshkojnë gazetarin Berat Buzhala për shkak të disa komenteve që kishte bërë në rrjetin social Facebook, në kohën e grusht-shtetit ushtarak në Turqi. Sipas Zërit të Amerikës, në letrën që u publikua të martën nga agjencia e lajmeve Reuters, ambasada turke i shkruante Ministrisë së Jashtme të Kosovës për ta informuar se, “Pronari dhe drejtori i përgjithshëm i portalit Gazeta Express, Berat Buzhala, më 15 korrik derisa vinin lajme për përpjekjet për grusht shtet në Turqi, u ka bërë thirrje qytetarëve të Kosovës që ndodhen në Turqi, të vihen në anën e grupit që bëri përpjekje për grusht shteti”. Siç duket ky ishte një status ironik nga ana e gazetarit Buzhala, por që ka zemëruar aq shumë autoritetet turke sa që të urdhëronin ambasadën e tyre në Prishtinë

të kërkojë ndëshkimin e Z. Buzhala. Gazetari Buzhala citohet të ketë thënë se nuk është informuar nga autoritetet e Kosovës për kërkesën e ambasadës turke në Prishtinë, por shtoi se, “është e paimagjinueshme që një qeveri e huaj bën një kërkesë të tillë për shkak të disa komenteve satirike.” Gazetari Buzhala nuk është i vetmi gazetar i huaj që është bërë objekt i zemërimit të autoriteteve turke për shprehjet e tija satirike në rrjetin social Facebook. Gazeta amerikane New York Times njofton se media të huaja, përfshirë BBC-në dhe vetë gazetën New York Times -- ndër të tjera ente mediatike ndërkombëtare -- janë sulmuar dhe kritikuar gjithashtu për atë që autoritetet turke thonë se është, “mbulesë në favor të grusht-shtetit”, nga këto media ndërkombëtare. Mediat e njohura ndërkombëtare perëndimore siç janë New York Times dhe BBC, historikisht, kanë mundur t’u rezistojnë përpjekjeve dhe ndërhyrjeve si këto të autoriteteteve turke tani, por lind pyetja nëse mediat shqiptare do të mund t’u rezistojnë trysnive dhe presioneve të ndryshme në të ardhmen, nga autoritetet turke ose burime të tjera. Për më tepër, a do ta kenë mediat shqiptare dhe përfaqsuesit e tyre në raste të tilla sulmesh, mbështetjen e qeverive në Prishtinë dhe në Tiranë, duke kundërshtuar ndërhyrje të tilla flagrante në ushtrimin e lirë të gazetarisë në trojet shqiptare? Sipas medias, ende nuk është e qartë nëse qeveria e Kosovës i është përgjigjur letrës së ambasadës turke në Prishtinë. Në të vërtetë, Ministria e Punëve të Jashtme e Kosovës duhet

Pikëpamjet e shprehura në fq: OPINIONE & VËSHTRIME nuk përfaqësojnë domosdoshmërisht politikën redaksionale të „KOHA javore„


Vështrime & Opinione

e enjte, 28 korrik 2016

7

Javore KOHA

e ndaj gazetarit në Kosovë

t’i përgjigjet letrës së ambasadës turke me një notë-protestë të vetën duke e cilësuar atë si një ndërhyrje të papranueshme në punët e brendshme të Republikës së Kosovës dhe një shkelje të rëndë të lirisë së shtypit në shtetin e ri të Kosovës. Kosova e ka dëshiruar për një kohë të gjatë lirinë e shtypit, lirinë e fjalës dhe të drejtat e njeriut në përgjithsi, të drejta këto që janë shtypur dhe janë mohuar nga regjime të ndryshme terroriste sllavo-serbe. Nuk besoj se është në interesin e Kosovës dhe bile as të Shqipërisë, që për disa interesa të

përkohshme ekonomike, të zëvendsojnë diktaturat e vjetra me diktatura të reja, duke humbur liritë themelore të njeriut në këtë proces. Kërkesa e ambasadës turke për të ndëshkuar një gazetar të Kosovës për shkak të disa komenteve satirike është një precedencë e papranueshme ndërhyrjeje në punët e mbrendshme të një vendi të lirë e të pavarur siç është Kosova. Njëkohsisht, shënon një ditë të zezë edhe për lirinë e shtypit dhe të fjalës së lirë në Kosovë, kur një vend si Turqia konsideron se ka të drejtë të kërkojë

ndëshkimin e një gazetari shqiptar të Kosovës për shfaqjen e lirë të pikëpamjeve të tij, pa marrë parasysh se cili dhe kush është subjekti. Fatkeqësisht, siç u citua edhe vetë gazetari Buzhala nga agjencia Reuters, kërkesa e qeverisë turke, nepërmjet letrës së ambasadës së saj në Prishtinë drejtuar Ministrisë së Jashtme të Kosovës, “Demonstron arrogancën e qeverisë turke ndaj vendeve të vogla siç është Kosova, duke dashur që pas nënshtrimit ekonomik, t’ia nënshtrojë atë politikisht dhe juridikisht”, është shprehur gazetari Berat Buzhala.

Pikëpamjet e shprehura në fq: OPINIONE & VËSHTRIME nuk përfaqësojnë domosdoshmërisht politikën redaksionale të „KOHA javore„


8

Vështrime & Opinione

e enjte, 28 korrik 2016

Javore A KOHA KOH

Project Syndicate

Pasojat strategjik të dështuar të sh Sinan Ülgen

Përpjekja e dështuar e disa elementëve të ushtrisë së Turqisë për të përmbysur presidentin Recep Tayyip Erdoğan do të ketë pasoja të mëdha për marrëdhëniet e jashtme, si dhe për rolin e Turqisë në rajon. Marrëdhëniet e Turqisë me Shtetet e Bashkuara, në veçanti, pritet të kenë trazira të konsiderueshme. Tentativa për grusht shteti hap një fazë të re dhe aspak të lehtë në marrëdhëniet mes Turqisë dhe SHBA-së, për shkak se autoritetet turke kanë lidhur grushtin e shtetit me Fethullah Gülen, një predikues islamik me bazë pranë Filadelfias që nga viti 1999, por me një grup mbështetësish në Turqi. Gülen është akuzuar më herët për krijimin e një strukture shtetërore paralele, veçanërisht brenda policisë, drejtësisë dhe ushtrisë. Së fundmi, autoritetet e Turqisë e klasifikuan lëvizjen “Guleniste” si një organizatë terroriste – një etiketë që i jep një kuptim të ri grushtit të dështuar të shtetit. Por, pavarësisht provave në rritje në lidhje me Gülen dhe ndjekësit e tij, përshtypja në Ankara është që SHBAtë deri tani kanë refuzuar të kufizojnë aktivitetet e rrjetit të tij, të cilat përfshijnë një numër të madh shkollash dhe shumë organizata të shoqërisë

Një grusht shteti kundër një qeverie të zgjedhur zak një vërshim analizash mbi drejtimin e ardhshëm të qeverisjes demokratike. Por grushtet e dështuara të gjithashtu pasoja të gjithanshme civile. Ky rrjet i lejon lëvizjes “Guleniste” të angazhohet në grumbullim fondesh të konsiderueshme, të cilat, autoritetet turke pretendojnë se përdoren për të ushqyer operacione të liga të anëtarëve të saj në Turqi. Për rrjedhojë, vijimi i qëndrimit të Gülen në rezidencën e tij në Pensilvani është bërë jo vetëm një problem i vazhdueshëm për marrëdhënien dypalëshe, por edhe burim i rëndësishëm i antiamerikanizmit në rritje në Turqi. Grushti i dështuar i shtetit dukshëm do ta forcojë këtë tendencë. Në periudhës pas grushtit të shtetit, SHBA-ja do të vihet në presion të vazhdueshëm në lidhje me sjelljen e saj prej laissez-faire për Gülen. Pala turke sakaq ka sinjalizuar se do të fillojë procedura për kërkesë formale për ekstradimin e Gülen. Grushti i shtetit për rrjedhojë ka sjellë një nevojë të re urgjente për dy aleatët në NATO që ta zgjidhin këtë mosmarrëveshje të rëndësishme. Dështimi për të gjetur mirëkuptim në këtë situatë të acaruar mund të dobësojë perspektivën për bashkëpunim në shumë nivele. Efikasiteti i luftës së përbashkët kundër “Shtetit Islamik” (ISIS), i cili mbështetet shumë në sul-

met ajrore me origjinë nga baza “Inçirlik” në Turqinë e jugut, pa dyshim mund të vihet në rrezik. Më gjerësisht, një thyerje në këtë marrëdhënie kyçe dypalëshe mund të dobësojë kohezionin e politikës së NATO-s përballë Rusisë dhe Turqia mund të kërkojë të shkojë përtej kuadrit konfrontues të përcaktuar në samitin e fundit të Aleancës në Varshavë. Pasojat e grushtit të dështuar të shtetit ka gjithashtu gjasa të prekin marrëdhënien e Turqisë me Evropën. Në mars, Turqia dhe Bashkimi Evropian ranë dakord për një paketë ambicioze masash të dizajnuar për të ndërprerë fluksin e refugjatëve drejt Evropës. Por, ndërsa marrëveshja ka qenë një sukses i qartë, ajo mbetet politikisht e dobët. Për Turqinë, çmimi më i madh qe angazhimi i BE-së për të hequr vizat për udhëtimet e qytetarëve turq në zonën Shengen, një lëvizje që duhej të realizohej në qershor. Por në fakt liberalizimi i vizave u shty për deri në tetor, për shkak të refuzimit të Turqisë për të zbatuar disa kushte të mbetura. Në thelb të ngërçit diplomatik është kërkesa e BE-së që Turqia të amendojë ligjet e veta kundër terrorizmit në mënyrë që këto ligje të jenë në për-

Pikëpamjet e shprehura në fq: OPINIONE & VËSHTRIME nuk përfaqësojnë domosdoshmërisht politikën redaksionale të „KOHA javore„


Vështrime & Opinione

e enjte, 28 korrik 2016

ke të grushtit htetit në Turqi

konisht pasohet nga vendit pas thyerjes së ë shtetit mund të kenë

puthje me normat e Gjykatës Evropiane të të Drejtave të Njeriut. Synimi është që të kufizohet zbatimi i ligjeve antiterror vetëm në rastet e terrorizmit dhe të parandalohet përdorimi i këtyre ligjeve si mjete për të kufizuar lirinë e shprehjes. Por mjedisi postpuçit i shtetit do të reduktojë dëshirën e Turqisë për të amenduar ligjet e veta kundër terrorizmit. Për rrjedhojë, një krizë diplomatike është e mundshme këtë tetor, ku Turqia mund të pretendojë se BE-ja ka refuzuar të respektojë premtimet e veta. E gjithë paketa e refugjatëve, nën të cilën Turqia vijon të mbajë më shumë se 2.8 milionë refugjatë sirianë, mund të vihet në rrezik pas kësaj dhe dallga e azilkërkuesve mund të rikthehet. Në fund, grushti i dështuar i shtetit do të ketë pasoja për aftësinë e Turqisë për të kontribuuar për sigurinë rajonale. Ushtria e Turqisë do t’i nënshtrohet tani një procesi të dhimbshëm të spastrimit të elementëve gulenistë dhe kohezioni moral do të preket në mënyrë të pashmangshme në një kohë kur forcat e armatosura kanë rol vendimtar në përpjekjet e Turqisë për të luftuar separatistët kurdë dhe terrorizmin e ISIS-it dhe në fuqizimin e kontrollit të kufijve të Turqisë, gjë që

ka ndihmuar për të parandaluar fluksin e xhihadistëve të huaj drejt territoreve të kontrolluara nga ISIS-i në Siri. Dobësimi i besimit pas tentativës për grusht shteti do ta bëjë bashkëpunimin mes agjencive të ndryshme, pra mes ushtrisë, policisë dhe shërbimeve sekrete, veçanërisht problematike.

9

Javore KOHA

Njësoj si grushtet e shtetit të suksesshme, grushtet e dështuara mund të kenë pasoja madhore në politikën e jashtme dhe të sigurisë së një vendi. Grushti i dështuar i shtetit në Turqi sakaq ka shtuar gjasat për krijimin e problemeve të konsiderueshme mes këtij vendi dhe SHBA-së e Evropës.

Pikëpamjet e shprehura në fq: OPINIONE & VËSHTRIME nuk përfaqësojnë domosdoshmërisht politikën redaksionale të „KOHA javore„


10

e enjte, 28 korrik 2016

Javore A KOHA KOH

Politikë

Nis përdorimi zyrtar i gjuhës shqipe në Parlamentin e Malit të Zi

Avancim pas 25 v Pas kërkesave të shumta të faktorit politik shqiptar, por edhe pas sugjerimeve të faktorit ndërkombëtar, në Parlamentin e Malit të Zi nisi përdorimi i gjuhës shqipe. Deputeti i Partisë së Re Demokratike- Forca, Genci Nimanbegu në seancën e fundit parlamentare foli në gjuhën shqipe duke theksuar rëndësinë e përdorimit të lirë të gjuhës amtare. Z. Nimanbegu tha se “ky fjalim nuk bëhet për qëllime që të imponohet mendimi, por që të mundësohet realizimi i të drejtave që garantohen me rregullore dhe me kushtetutë , të drejta që garantohen me obligimet ndërkombëtare që Mali i Zi ka marrë për mbrojtjen e gjuhës shqipe”. Shqiptarët në Mal të Zi e mirëpritën përdorimin e gjuhës shqipe në Parlament, e cila me vite të tëra, sipas tyre ishte e kufizuar dhe nuk kishte ndonjë shtrirje gjithëpërfshirëse. Sekretari i KKSH, Faik Nika vuri në dukje se “kjo është një risi në Parlamentin e Zi pas përpjekjeve të gjata mbi 20 vjeçare. Më në fund garantohet dhe sigurohet një e drejtë themelore e pakicave në fushën e përdorimit të lirë të gjuhës amtare”. Edhe analistët shqiptarë e përshëndetën këtë veprim të Parlamentit të Malit të Zi, i cili 25 vjet pas pluralizmit realizon një të drejtë elementare për popujt pakicë. Analisti, Qani Osmani vlerëson se “ ky është një avancim për të drejtat e shqiptarëve pas 25 vjet të pluralizmit dhe këtë avancim shqiptarët në Mal të Zi duhet ta shfrytëzojnë dhe këtë të

Shqiptarët në Mal të Zi e mirëpritën përdorimin e gjuhës shqipe në Parlament, e cila me vite të tëra, sipas tyre ishte e kufizuar dhe nuk kishte ndonjë shtrirje gjithëpërfshirëse. Sekretari i KKSH, Faik Nika vuri në dukje se “kjo është një risi në Parlamentin e Malit të Zi pas përpjekjeve të gjata mbi 20 vjeçare. Më në fund garantohet dhe sigurohet një e drejtë themelore e pakicave në fushën e përdorimit të lirë të gjuhës amtare”

drejtë ta aplikojnë në institucionet qendrore dhe lokale”. Vendimi për përdorimin zyrtar të gjuhës shqipe në Parlament u mirëpritje edhe nga partitë e spektrit politik malazez. Ndërkohë partitë politike proserbe në Mal të Zi e kundërshtuan këtë vendim duke kërkuar që një e drejtë e tillë t’u rezervohet edhe pakicës serbe dhe malazeze në Parlamentin e Shqipërisë. Deputeti i këtij grupimi Milan Knezheviq tha se “ në Parlamentin e Shqipërisë nuk ekziston një e drejtë e tillë për de-


Politikë

e enjte, 28 korrik 2016

11

KOH Javore A KOHA

vjet pluralizëm Analistët vlerësojnë se Mali i Zi, kohëve të fundit po bën përpjekje serioze për avancimin dhe plotësimin e të drejtave të pakicave në këtë vend, posaçërisht në zyrtarizimin e gjuhës amtare. Ky angazhim është shtuar me fillimin e bisedimeve për procesin e pranimit të Malit të Zi në BE

putetët e pakicës serbe dhe malazeze që jetojnë në atë vend”. Demonstrimi i të drejtave të pakicave në Mal të Zi, siç

është përdorimi i gjuhës shqipe, bëhet për interesat e partisë në pushtet”. Qëndrimin e partive proserbe, përfaqë-

Vendimi për përdorimin zyrtar të gjuhës shqipe në Parlament u mirëprit edhe nga partitë e spektrit politik malazez. Ndërkohë partitë politike proserbe në Mal të Zi e kundërshtuan këtë vendim duke kërkuar që një e drejtë e tillë t’u rezervohet edhe pakicës serbe dhe malazeze në Parlamentin e Shqipërisë

suesi i KKSH, F. Nika e cilëson si tendencioze pasi, sipas tij, këtë të drejtë shqiptarët në Mal të Zi nuk ia mohojnë asnjë pakice në rajon. Analistët vlerësojnë se Mali i Zi, kohëve të fundit po bën përpjekje serioze për avancimin dhe plotësimin e të drejtave të pakicave në këtë vend, posaçërisht në zyrtarizimin e gjuhës amtare. Ky angazhim është shtuar me fillimin e bisedimeve për procesin e pranimit të Malit të Zi në BE. a.s.


12

Kulturë

e enjte, 28 korrik 2016

Javore A KOHA KOH

V

tr ësh

im

Çamëria, harta e dhimbshme e Eu

Problemi çam ka mbi njëqind vjet që është i pranishëm në zonën juglindore të E me probleme të tjera, herë më të vjetra e herë më të reja, që janë shfaqur e shfa të kontinentit tonë. Në pamje të parë shpesh ato duken të ndërlikuara e të pandr jidhshme, ngaqë lidhen me emancipimin e përgjithshëm të njerëzimit, i cili, ndo zhvillimi me ritëm të shpejtë, në të vërtetë qëllon të jetë më i ngadaltë sesa duke

Ismail Kadare

Njerëzit janë mësuar prej shekujsh me hartat dhe leximin e tyre, sado të larmishme të jenë ato. Harta shtetesh dhe popujsh, harta historike, klimatike, detare apo tokësore, ngulitën qysh në bankat e shkollës në kujtesën e nxënësve, me emrat dhe ngjyrat e tyre dalluese. Më pas, me shtimin e dijenive, njerëzit mësojnë se ka harta të vjetra dhe të reja, në të cilat disa nga emërtimet mungojnë ose janë zëvendësuar me të tjera. Kjo është e njohur dhe e shpjegueshme, si pasoje e zhvillimeve të historisë, kryesisht, të luftërave dhe shpërnguljeve. Kur viset e populluara zbrazen nga gjindja e vet njerëzore, letërsia dhe arti janë të fundit që i braktisin. Mund të thyhen ushtritë, të tërhiqen rojet e fisit, të heshtë diplomacia, arti nuk bindet. Ai kthehet

e rikthehet atje, të logu i vjetër. Atje ku ndodhi shkulja, këputja mizore, krimi. Atje ku të tjerët i ndal shenja e kufirit të ri, traktatet ose rendi i ri i botës. Këto radhë janë pjesë nga parathënia, shkruar për një antologji letrare-artistike për Çamërinë, përzgjedhur nga miku im i ndjerë, Ali Podrimja, më 2004. Çamëria bën pjesë në një nga hartat më të dhimbshme të Europës, atë që ka njohur shpërnguljen. Është një hartë për të cilën flitet me kujdes, për të mos nxitur acarime të reja, në këtë botë të shqetësuar. Ndërkaq, heshtjet, gjithashtu mund të acarojnë, ndoshta më keq. Kontinenti ynë europian është plot me shembuj të tillë dhimbjesh. Në antologjinë me motive letrare artistike për Çamërinë, është theksuar në mënyrë të ndjeshme se kjo përm-

bledhje nuk është as thjesht politike, as nismëtare e ndonjë fushate. Është, në radhë të parë, një libër njerëzor. Libër me vjersha, poema dhe art, shkruar nga njerëzit për njerëzit. Është një dhimbje, që nuk ikën ngaqë dikush e shpall të paligjshme. As duke bërë sikur nuk e di. E, aq më pak, kur sillesh pa nderim ndaj saj. Në rastet e shumta kur flitet për këtë dramë, është theksuar, se Çamëria nuk është kurrsesi një fantazmë që ngrihet për të errësuar marrëdhëniet e fqinjësisë midis grekëve dhe shqiptarëve. Përkundrazi, kur popujt e lehtësojnë ndërgjegjen e tyre nga peshat e vjetra, ata afrohen më fort, dhe, rrjedhimisht, duke u kuptuar më mirë, e duan edhe më shumë njëri-tjetrin. Ky libër i ri për historinë e Çamërisë është në vazhdën e një


Kulturë

e enjte, 28 korrik 2016

13

Javore KOHA

e uropës

Europës. Ai është i ngjashëm aqen në pjesë të ndryshme ryshueshme, madje të pazgonëse, jep përshtypjen e një et

tradite të tillë pozitive, larg mllefeve dhe smirave kombëtariste. Në të flitet gjerësisht për të vërtetat historike, mbështetur në dokumente të autoreve shqiptare dhe të huaj, pa paragjykimet e njohura, ato që me aq lehtësi e kthejnë çdo mirëkuptim në moskuptim dhe çdo afrim në të kundërtën e vet. Pasqyrimi gjerësisht i traditave kulturore të Çamërisë, duke nisur nga kultura urbane, nga muzika, këngët polifonike, vallet dhe veshjet e një bukurie të rrallë, është një riafirmim i thelbit pozitiv të këtij libri. Një popull që gjen kohën e nevojshme të përpunojë me kaq finesë këta tinguj e këto ngjyra të jetës, pohon një prirje humane e mirëkuptim me botën. Vëmendja ndaj teksteve të autorëve të huaj e shqiptare, që nga Maksim Arti-

oti i mesjetës së vonë, lindur në Artë, e gjer të Abedin Dino i Parisit të viteve 1930, pinjollit më të ri të dinastisë së Dinenjve, mik i Gertrude Shtejn, Tristan Cares e Pikasos, janë disa nga shembujt e një vizioni humanist e kulturor të Çamërisë, larg spekulimeve të ngushta politike të ditës. Problemi çam ka mbi njëqind vjet që është i pranishëm në zonën juglindore të Europës. Ai është i ngjashëm me probleme të tjera, herë më të vjetra e herë më të reja, që janë shfaqur e shfaqën në pjesë të ndryshme të kontinentit tonë. Në pamje të parë shpesh ato duken të ndërlikuara e të pandryshueshme, madje të pazgjidhshme, ngaqë lidhen me emancipimin e përgjithshëm të njerëzimit, i cili, ndonëse, jep përshtypjen e një zhvillimi me

ritëm të shpejtë, në të vërtetë qëllon të jetë më i ngadaltë sesa duket. Krijimi i Europës së bashkuar, në mesin e dytë të shekullit njëzetë, ka qenë një lajm i madh jo vetëm në përmasa kontinentale, por ato botërore. Bashkë me zhvillimet e reja ekonomike, politike e kulturore, ai krijoi premisat e një çlirimi të brendshëm shpirtëror, falë të cilit u ringjallën shpresa për zgjidhje të çështjeve që ngjanin më parë pa asnjë shpresë, përveç mjeteve të armëve dhe të luftës. Një vizion i ri për kufijtë dhe bashkëpunimin midis shteteve çon vetvetiu drejt mirëkuptimit të mëtejshëm midis kombeve, çka është baza që secili prej tyre të ndihet më i plotë brenda thesarit të përgjithshëm njerëzor, që popullon planetin tonë.


14

Kulturë

e enjte, 28 korrik 2016

Javore A KOHA KOH

Mbi librin “Romantizmi arbëresh” i autorit Ali Xhiku Shaban Hasangjekaj

Pasqyrim pro të letërsisë ro

Lëndën e përmbledhur dhe të përfshirë në këtë libër në të cilën analizohen e disku themelore të letërsisë e të autorëve arbëreshë, lidhur ngusht edhe me kushtet histo kur u zhvillua kjo letërsi, ndikimet e saj nga letërsia italiane, në veçanti dhe ajo eu “Në shekujt e parë të jetës së arbëreshëve në Itali, shkrimet dhe veprat letrare ishin mjaft të rralla, por ato erdhën e shpërthyen në shekullin e XIX, kur nisi të krijohet e të marrë hov letërsia e vërtetë artistike shqiptare, me veprat e De Radës, Darës, Serembes e poetëve të tjerë. Shkas për këtë shpërthim nuk ishte vetëm ai zhvillim i natyrshëm që sollën kohërat e reja, nuk qe vetëm lëvizja e Rizorxhimentos italiane. Letërsia arbëreshe ishte krijesë e një populli që kishte jetuar për aq kohë, e vazhdonte të jetonte akoma, një dramë të rëndë, ajo lindi si shprehje e vuajtjes së të qenurit “i huaj”, i diskriminimit e i dëshirës së flaktë për t’i parë një ditë të lira trojet e të parëve”, thuhet në pasthënien e librit me titull “Romantizmi arbëresh” i studiuesit, publicistit dhe shkrimtarit Ali Xhiku. Libri në fjalë, redaktor i të cilit është Petrit Ymeri, formulimi grafik Rudina Dahri, është botim i tretë në Shtëpinë botuese “Dituria” në vitin 2012. Së pari është botuar në Tiranë në vitin 1980, e dy vite më vonë (1982) është ribotuar në Shtëpinë botuese “Rilindja” në Prishtinë. Botimi i tretë është shtypur në Shtypshkronjën e Re “Mihal Duri”, Tiranë, dhe përbëhet prej 112 faqesh. Lëndën e përmbledhur dhe të përfshirë në këtë libër në të cilën analizohen e diskutohen shumë nga problemet themelore të letërsisë e të autorëve arbëreshë, lidhur ngusht edhe me kushtet historike e shoqërore të kohës kur u zhvillua kjo letërsi, ndikimet e saj nga letërsia italiane, në veçanti dhe ajo europiane në përgjithësi; gjithashtu analizohen e diskutohen vepra të caktuara, e problema-

tika të veçanta të letërsisë romantike arbëreshe, autori e ka ndarë, radhitur dhe sistemuar me përkushtim në dy kaptina: I. Epoka historike e shpalosur dhe reflektuar në katër shtjellime: 1. “Moti i madh” dhe evokimi i tij në letërsinë arbëreshe; 2. Heroi; 3. Trojet e të parëve dhe natyra e tyre, dhe 4. Një nga pemët më të bukura të romantizmit shqiptar; dhe II. Poeti dhe politika, Zef Skiroi. Në kaptinën e parë “Epoka historike”, autori Ali Xhiku shprehet: “I vështirë ka qenë fati i atyre mijëra shqiptarëve që morën udhën e mërgimit në shekullin XV. Viktima të tragjedisë të asaj kohe zulmëmadhe të detyruar nga vërshimi i hordhive otomane, që ua bënë të pamundur jetën në trojet e tyre, kapërcyen Adriatikun, për t’u vendosur nga mreti i Napolit, në viset e varfra të Italisë së Jugut. Me vete s’morën tjetër pasuri, veç gjuhës shqipe, veç këngëve e zakoneve të tyre, mbi të gjitha një dashuri të thellë për vendlindjen, që shpejt u kthye në një mall të pashuar, një mall që i mundoi tërë jetën, brez pas brezi, por edhe u dha krahë e forcë, u dha shpresë që një ditë do të shihnin Arbërinë e tyre. Shpejt pasi u vendosën në atdhe të huaj, duke ndjekur një traditë më të hershme të shkrimit të gjuhës shqipe, ata nisën të botojnë në gjuhën e tyre. Të rralla në shekujt të parë të jetesës së arbëreshëve në Itali, shkrimet dhe veprat letrare në gjuhën shqipe erdhën e shpërthyen në shekullin XIX. kur nisi të krijohet e të marrë hov letërsia e vërtetë artistike shqiptare, me veprat e Jeronim de Radës, Gavril Darës, Zef Serembes, Zef Skiroit e poetëve të tjerë. Nuk qe vetëm zhvillimi i natyrshëm që sollën kohërat e

reja, nuk qe vetëm lëvizja e Rizorxhimentos italiane, ato që u bënë shkas për atë shpërthim. Bijtë e një populli që kishte jetuar për kaq kohë, e jetonte akoma një dramë të rëndë, letërsia arbëreshe lindi si shprehje e vuajtjes së të qenurit ‘i huaj’, i dëshirës së flaktë për të parë një ditë të lira trojet e të parëve”. Autori Ali Xhiku, gjatë evokimit të rrjedhës së epokës historike të arbëreshëve, shprehet: “Krahas pjesëmarrjes së tyre në lëvizjen e Rizorxhimentos, nën ndikimin e frymës së përgjithshme të çlirimit kombëtar që ishte përhapur në Evropë, arbëreshët nisën veprimtarinë e tyre të gjerë për lirinë e Shqipërisë. Vetëdija se janë ‘të huaj tek ky dhe’, ka qenë përherë e gjallë në psikologjinë e tyre. Të nisur prej saj, ata i qëndruan me të gjitha mënyrat presionit të fuqishëm asimilues që ushtrohej mbi ta. Lëvizja kombëtare e arbëreshëve nuk lindi në një truall bosh. Shkrimi i tyre i parë në gjuhën shqipe, i njohur gjer tani, është shekulli i XVI; më pas, ata filluan të mbledhin këngët e popullit dhe të përpiqen që të shkruajnë mbi historinë e luftërave të tij, nën udhëheqjen e Gjergj Kastriotit. Poezia arbëreshe nisi që në shekullin XVIII, të ‘thyente’ tematikën e ngushtë fetare, nëpërmjet trajtimit të temës së atdheut (N. Keta). Vjershat e para, sido që në


Kulturë

e enjte, 28 korrik 2016

15

KOH Javore A KOHA

oblemesh themelore omantike arbëreshe

utohen shumë nga problemet orike e shoqërore të kohës uropiane në përgjithësi shumicën e tyre fetare, mbledhja e këngëve të popullit, hartimi i veprave me karakter gjuhësor e historik, të gjitha këto nuk mund të mos përbënin një traditë, e cila do të zhvillohej me vrull në shekullin XIX, shekulli i përhapjes së gjerë të mendimit iluminist, i revolucioneve borgjeze, i lëvizjeve kombëtare që përfshinë Evropën”. Lëvizja kombëtare e arbëreshëve të Italisë u shpreh qartë edhe në fushën e publicistikës dhe të studimeve shqiptare. Me rëndësi të madhe ishte botimi i revistës së De Radës (Fjamuri i Arbërit), dalja e të cilit nisi në vitin 1883 dhe vazhdoi deri në vitin 1887. Edhe pse me vështirësi të panumërta, Fjamuri i Arbërit përhapej në kolonitë shqiptare të vendeve të ndryshme, hynte edhe në Shqipëri. Në veprimtarinë politike e kulturore të

arbëreshëve të Italisë mund të vërehen shumë nuanca, dallime dhe ndonjëherë pikëpamje të kundërta nga njëri autor te tjetri. Por megjithatë, në prirjet e saj themelore dallohet qartë kërkesa për ndryshime, për një mënyrë të re të të ekzistuarit të atdheut të tyre. Mendimi dhe veprimtaria patriotike dhe kulturore e arbëreshëve ishte në antipod me stagnacionin e gjendjes politike të Shqipërisë, me botëkuptimin anadollak, që i qe imponuar vendit tonë prej pushtuesit dhe klasës feudale. Në rrethana të tilla, qe krejtësisht e natyrshme, që në mendimin dhe psikologjinë e arbëreshëve, ëndërrimi për një të ardhme të lirë, për atdheun e tyre të largët, pa harruar shpresën për një jetë më të mirë e për një pozitë të drejtë shoqërore në vendin ku jetonin, të zinin një vend shumë të rëndësishëm. Në shtjellimin e parë “Moti i Madh” dhe evokimi i tij në letërsinë arbëreshe, autori Ali Xhiku shprehet: “Në një pikëpamje, vepra e Jeronim de Radës, e Gavril Darës së Ri dhe Zef Skiroit, është pasqyrimi poetik i historisë tragjike të Shqipërisë, sidomos i historisë ‘Motit të Madh’, siç e quanin arbëreshët shekullin XV. Ideja e fuqishme atdhetare e asaj vepre shfaqet pikërisht në evokimin e jetës shqiptare të këtij shekulli, të luftërave famëmëdha të popullit shqiptar nën udhëheqjen e Gjergj Kastriotit në mbrojtje të lirisë së atdheut”. Në shtjellimin e dytë “Heroi”, autori thekson: “Heronjtë e poezisë arbëreshe ndryshojnë nga vepra në vepër, nga autori në autor, po sidoqoftë në një pikëpamje ata bashkohen plotësisht: në qëndrimin e parë e pa mëdyshje kundër pushtimit të Shqipërisë, në luftën e tyre për të mbrojtur lirinë e atdheut”. Shtjellimi i tretë “Trojet e të parëve dhe natyra e tyre”, shpalos një të dhënë shumë kuptimplotë që në afro 1100

vargje të poemës Milosao, rreth 200 prej tyre merren me përshkrimin e natyrës. Gavril Dara, Zef Serembe dhe Zef Skiroi, gjithashtu, në krijimet e tyre, i kushtojnë një vend shumë të gjerë natyrës. Në trajtesën e katërt dhe të fundit “Një nga pemët më të bukura të romantizmit shqiptar”, autori Ali Xhiku pohon se e tillë ka qenë për Çabejin poema Mili e Hajdhija e Zef Skiroit, e romantikut të fundit të poetëve shqiptarë të Italisë. Duket se tri karakteristikat kryesore të romanticitetit të poemës janë: Kulti i dashurisë, religjioziteti dhe prurjet folklorike në ngjizjen artistike të saj. Në kaptinën e dytë “Poeti dhe politika, Zef Skiroi”, autori Ali Xhiku reflekton: “Në historinë e romantizmit shqiptar të Rilindjes Kombëtare, Zef Skiroi ka qenë poeti që mbase më shumë se të tjerët u mor drejtpërsëdrejti me politikë, në veprimtarinë jashtëletrare e në krijimtarinë artistike. Siç ndodh shpesh në politikë, edhe qëndrimet e Skiroit janë vlerësuar ndryshe në kohë të ndryshme”. Studiuesi dhe publicisti Ali Xhiku, në librin e vet “Romantizmi arbëresh” ka përmbledhë bibliografi të gjerë dhe voluminoze të cilën e ka shfrytëzuar me dinjitet dhe përkushtim në qasjen e tij studimore, si dhe listën e 26 veprave kryesore të shkrimtarëve arbëresh, ndër të cilat: të Jeronim de Radës (17), Gavril Darës - i Riu (2), Zef Serembes (3), Zef Skiroit (2), Bernard Bilotës (1), dhe Anton Santorit (1), si dhe listën e botimeve të Shtëpisë botuese “Dituria” të 21 veprave të autorëve shqiptarë dhe të 36 veprave të letërsisë artistike të autorëve të huaj. Libri “Romantizmi arbëresh” i autorit Ali Xhiku është i përfshirë në programet e leximeve letrare, dhe si i tillë vazhdon t’u hyjë në punë nxënësve dhe mësimdhënësve në shkollat fillore dhe në ato të mesme.


16

Mozaik

e enjte, 28 korrik 2016

Javore A KOHA KOH

Të martën mbrëma në Krajë

U mbajt manifestim “Në fillim të verës

Mijëra manifestues në mbrëmjen e së martës ia mësynë Krajës. Përveç nga Kraja, të shumtë ishin manifestuesit nga Ulqini, Tivari, Shkodra, Ana e Malit, si dhe shumë qytetarë nga Kosova e trevat e tjera shqiptare që pushimet verore i kalojnë në bregdetin e Ulqinit e Tivarit etj. Pjesëmarrja e një numri të madh mërgimtarësh jo vetëm nga Kraja, por edhe nga trevat e tjera e bënë manifestimin e Krajës edhe më madhështor. Elani rinor erdhi në shprehje përmes këngës dhe valles

së bukur shqipe, si dhe vallëzimit tradicional dhe bashkëkohor, gërshetuar për mrekulli natyrshëm me bukuritë e kësaj treve. Edhe kësaj radhe sikurse vitin që shkoi manifestimi zgjati vetëm një ditë. Më parë festa e Krajës zgjaste disa ditë dhe kishte karakterin e një jave kulturore e sportive. Manifestimi u organizua në Ostros, në terrenet e jashtme sportive të Shkollës fillore “Gjergj Kastrioti Skënderbeu”.

Manifestimin e hapi dr. Ismail Doda, kryetar i Këshillit organizues të manifestimit, i cili i përshëndeti të pranishmit dhe uroi që të kalojnë një natë të hareshme në Krajë. Përshëndeti me këtë rast edhe kryetari i Shoqatës Atdhetare “Kraja” me seli në Nju Jork, z. Hamid Alaj. Programi artistik nisi me vargje poetike kushtuar Krajës dhe trojeve shqiptare, të cilat i lexoi para publikut autori i këtij artikulli, njëherit edhe autor i poezive të


Mozaik

mi s“ 2016

lexuara, për të vazhduar me dy recitime nga fitueset e Garave të recituesve të rinj për këtë vit, që i organizoi Fondacioni “Studenti”, motrat Esmerinda Lekperiqi dhe Fjorentina Lekperiqi. Programin muzikor e filloi Ansambli “Tradita” nga Ana e Malit me disa valle popullore, shoqatë kjo që tash ka bërë emër jo vetëm në trojet shqiptare, por edhe evropiane. Pasoi kënga e bukur shqipe, kënduar nga këngëtarët Fran Kodra, Nue Shytani, Gofila Paplekaj, Myzafer Koliqi, Egzona

e enjte, 28 korrik 2016

17

Javore KOHA

Edhe kësaj radhe sikurse vitin që shkoi manifestimi zgjati vetëm një ditë. Më parë festa e Krajës zgjaste disa ditë dhe kishte karakterin e një jave kulturore e sportive

Salaj, Vesel Pelinku, Blerim Marshiqi, Ismet Aloshi, Hasan Aloshi, Edmir Lika etj. Një freski të këndshme manifestimit i dha grupi humoristik “Gaz e maraz” nga Shkodra. Organizatori i gostiti manifestuesit me ushqime të bollshme tradicionale të trevës, ndërsa kënga dhe vallja vazhdoi deri në orët e vona natës. Synimi i organizatorit ka qenë që manifestimi të vazhdojë rrugëtimin e tij. Kjo edhe kësaj here u arrit për mrekulli. Ajo

që u synua, edhe kësaj here u realizua me sukses. Organizatori falënderon të gjithë ata që mundësuan dhe mbështetën edhe këtë radhë manifestimin në Krajë, të parin që organizohet në vazhdimësi në trojet shqiptare në Malin e Zi tash 24 vjet. Kujtojmë se manifestimi “Në fillim të verës – Ditët e kulturës dhe të sportit në Krajë” është themeluar nga LD në MZ në vitin 1993. Ali Gjeçbritaj


18

Intervistë

e enjte, 28 korrik 2016

Javore KOHA

Intervistë me autorin e reportazheve që bënë bujë në ish Jugosll

Çdo kohë i ka h

Koha Javore: Janë njerëz që ia japin vulën kohës dhe njerëz që kërrusën para peshës së kohës. Ndër të parët me siguri bën pjesë edhe një bashkëvuejtës yni (për nga profesionit), pena e të cilit tërë kohën u mundua të gjejë shembuj të bukur nga mjedisi ku jetonte dhe t’i paraqiste ata nëpërmes zhanrit më tërheqës, e njëkohësisht edhe më të vështirë gazetaresk – reportazhit. Kosta Çakiq: mbi dyzet vjet u nënshkrua nën shembujt e tillë në revistat dhe gazetat më të njohura të ish Jugosllavisë, që nga Pobjeda, ku ia filloi, përkrye Dellos së Lublanës e deri te Arena e Vjesniku i Zagrebit për të cilin punoi më se tridhjetë vjet.

Para pak kohe nga shtypi doli libri i pestë i tij “Heronjtë e mi” që me një reportazh e meritoi vëmendjen tonë. Duke u përgatitur për këtë bisedë fitova bindjen se ju personalisht keni qenë të destinuar ta gjeni të bukurën në shoqëri dhe të shkruani për të, për dallim nga gazetaria e sotme përplot kronikë të zezë dhe politikë edhe më të zezë. Kur vendosa ta shkruaj këtë libër, kisha për qëllim ta heq perden nga fshehtësitë e të kaluarës, pa e glorifikuar atë, por me dëshirë të tregoj se aty kishte edhe gjëra të bukura. Qasja njerëzore, humane e përshkonte shkrimin tonë. Më kujtohet sa jam munduar që mos ta ofendoj ndonjërin me shkrimet e mia. Veçanërisht kur fillova të shkrua-

ja për Vjesnikun. Më kujtohet se ndër shkrimet e mia të para për ta ishte një reportazh mbi Shqipërinë, që atëbotë ishte hermetikisht e mbyllur, dhe, kuptohet sfiduese për gazetarin. E bëra një reportazh prej “së largu”, prej Bozhajsh me theks se vetëm zogjtë mund ta kalojnë kufirin e këtij shteti dikur tejet vëllazëror. Edhe sot jam i bindur se historinë nuk mund ta ndërrojmë, por së paku mund “t’ia tregojmë gjuhën”. Koha Javore: Jeni shprehur në formën që e keni ditur më së miri – në reportazh. Sipas meje ai është e parapërcaktuar për një lloj të caktuar njerëzish – me sens gjysmë letrarë. Si zhanër ndërmjet gazetarisë dhe letërsisë ai


Intervistë

e enjte, 28 korrik 2016

19

Javore KOHA

avi, gazetarin Kosta Çakiq

heronjtë e vet është interesant për pozitivizmin e tij. Sikur nuk mund të shkruhet nëse keni në vete ngarkesë negative? Kosta Çakiq: Reportazhi duhet të therë butësisht. Nëse tema ishte gazetareske për mua nuk kishte dyshim a të shkruaj për të a jo, por unë e kisha qasjen time. Na ka ndodhur të shkojmë në terren bashkë me kolegët e reportazhet tona dallonin sikur kishim shkruar për gjëra krejtësisht të ndryshme. Askurrë nuk isha poltron i pushtetit, por, të jam i sinqertë as nuk e përqeshja atë. Tentoja të shkruaja në mënyrë sa më të ndjeshme, më të kulturuar, më edukative. Por kisha fatin edhe të takoj njerëz të mirë, prej të cilëve shumë sish ishin gjysmë-literatë. Ata më shtynin të shkruaja në atë mënyrë. Shpesh këto nuk ishin tema, që “i kërkonin nga komiteti”, por lexoheshin me ëndje. Koha Javore: Ka shumë sish, edhe ndër shkrimtarët, që, për të shkruar për gjërat e duhura, ikin në të kaluan, në legjendë dhe ndërmjet rreshtash e sulmojnë pushtetin e së tashmes. Edhe ju, më duket me atë bukurinë tuaj të shkrimit i kundërviheni strukturës së kohës që me çdo kusht dëshironte ta paraqiste botën bardhë-zi. Kosta Çakiq: Të jam i sinqertë, nganjëherë kjo është edhe në nënvetëdije. Ndoshta në mua jetonte një tjetër Kosta Çakiq, që e shikonte botën ndryshe nga reporteri, por nuk mund ta anashkaloja e të mos “kruhesha” për ndonjë temë. Por, kjo ishte shumë e rrezikshme, sepse njerëzit që i takoja dhe për të cilët shkruaja (në mbi 150 reportazhe) më pranonin me bindje se do t’ua hap zemrën dhe do t’u them gjithçka, por isha i bindur se kohës duhet lënë kohën. Në tekstet e mia më parë se filozofi do të gjeni atë humorin e Cetinës, që reagon në realitetin shoqëror, nganjëherë ndoshta edhe në mënyrë morbide, por që njëkohësisht është nxitës.

Koha Javore: Në atë kohë gazetarët nga Mali i Zi janë përcaktuar më shumë të shkruajnë për gazetat e Beogradit, sesa për të Zagrebit e të Lublanës. “Ta shpërthesh” turmën e të bëhesh korrespondent i Beogradit ishte vështirë, por të depërtosh në perëndim ( ta quaj kushtimisht ashtu Zagrebin dhe Lublanën) ku nuk kishte aq “turmë”, por që kriteret ishin më të larta, ishte gati e pamundur. Pra, në punën tuaj gazetareske kishte mjaft kualitet, nëse i referohemi faktit se ishit korrespondent i gazetave sllovene e kroate. Si e zgjodhët atë rrugë? Kosta Çakiq: E gjitha kjo është e rastësishme. Në Kongresin e Shkrimtarëve të Jugosllavisë në Titogradin e atëhershëm (më 1964) unë isha (herën e parë dhe të fundit) shef i press shërbimit. Në atë Kongres për herë të parë u shprehen nacionalizmat jugosllavë haptas në Mal të Zi. Sipas marrëveshjes paraprake në nivelin federativ, për kryetar të shkrimtarëve do të duhej zgjedhur Mesha Selimoviqi. Mirëpo, në moment u artikulua një grup shkrimtarësh beogradas, me reputacion jo të vogël letrar, por edhe nacionalist, të udhëhequr nga Borislav Mihajloviq – Mihiz, që e kundërshtuan Selimoviqin si, gjoja, shkrimtar provincialist. Natyrisht se unë e sigurova biografinë e Selimoviqit, ndërsa menaxhimi i turmës së gazetarëve pranë sportelit tim i kishte lënë përshtypje redaktorit të kulturës së Vjesnikut – Tomisllav Butorac, që më ofroi të bëhem bashkëpunëtor i tyre nga Mali i Zi, ndonëse në të njëjtën kohë e kisha fituar ofertën edhe nga Politika e Beogradit. Përndryshe, unë isha prej atyre gazetarëve që nuk shkruante me çdo kusht. Vazhdimisht isha në kërkim të temave që do të më plotësonin si gazetar. Plot tridhjetë vjet punova për ta dhe kisha kënaqësi të madhe, ndonëse fillova atëherë kur ishte më së vështiri.

Koha Javore: Do t’i kthehem një reportazhi tuaj, që për mua është tejet i rëndësishëm. Është ky reportazhi mbi Besëlidhjen e Malësisë (më 28. 06. 1970). Keni bërë një përshkrim të jashtëzakonshëm të asaj ngjarje. Është interesant se pikërisht në ditën e Besëlidhjes ndodhi një vrasje, që gazetat e Beogradit vrapuan ta karakterizojnë si shkelje e besës, prishje të marrëveshjes. Reportazhi juaj i publikuar dhjetë ditë më vonë reflekton pozitivizëm. Kosta Çakiq: Hakmarrjen e gjakut e përjetoja edhe si dramën time, dramën e kombit tim – malazias. Tentova të shkruaj për atë gjest aq human me pietetin më të lartë. Në fakt, simpatinë për malësorët e kisha fituar shumë më përpara. I njihja disa sish, e edhe ata malësorë që vërshonin Titogradin e atëhershëm “ditën e pazarit” të veshur me rroba tradicionale për mua kishin një madhështi. Unë nuk i dua njerëzit që rrezikojnë të tjerët. Vërtetë nuk jam njeri ideal, i kam edhe unë të metat e mia, por edhe më kishin edukuar, e më vonë edhe unë e edukova veten ashtu. Kolegët e Vjesnikut e dinin se unë askën nuk kërcënoj me gisht, gjithkujt i afrohem me shpirt. Reportazhin, pra, e shkrova me gjithë shpirt dhe me një ngrohësi në zemër. Edhe sot mburrem me te. Ishte e pamundur që në librin tim të fundit “Heronjtë e mi” të mos e gjente vendin e vet. Me siguri se një akt i tillë si Besëlidhja e malësorëve e meriton një reportazh më të gjatë, më të thellë, më të detajuar, por edhe kështu më bën të mburrem me te. Vet fakti se u botua fillimisht në Dello dhe se Vjesniku e mori prej tyre, madje pa dijen time, flet shumë për të. Koha Javore: Interesant, në reportazhin e botuar sllovenisht flisni për malësorët, e përdorni pikërisht këtë emërtim me të cilin sllovenët janë takuar shumë pak.


20

Intervistë

e enjte, 28 korrik 2016

Javore KOHA

Kryesia e punës, Besëlidhja e Malësisë, 28 qershor 1970, Tuz

Kosta Çakiq: Dëshira ime ishte ta imponoj një term të tillë. Gjithkush duhej të dinte atëbotë se kush janë malësorët që e bënë një gjest aq gjigant. Ata ishin bashkëkombësit e Gjergj Gjokajt. E njihja mirë Gjergjin. Ishte një njeri tejet serioz, i ëmbël, por njëkohësisht i palëkundshëm, që i duroi stoikisht shumë gjëra. E krahas kësaj ai e ruajti me xhelozi figurën e shqiptarit, ashtu siç e përjetoj unë, shqiptarit nga tregimet e mia. Isha me fat që e njihja. Koha Javore: Po tema tjera lidhur me shqiptarët? Kosta Çakiq: Po. Më kujtohet se po përgatitesha për udhëtim për Zagreb kur një mik imi më tha se e kishte një temë interesante për mua. Në Tuz, më tha, jetonte një i ri që kishte luftuar në Al Fatah (në Lëvizjen Çlirimtare Palestineze që e udhëhiqte Arafati). Tema më intrigoi dhe shkova në hotelin e Tuzit të interesohem për më shumë. Vet fakti që shkruaja për Vjesnikun e Zagrebit mi hapi dyert. Në një rrugicë të ngushtë u gjeta me të atin e tij. Djali nuk ishte i vullnetit për bisedë, ngase kishte dezer-

tua nga Al Fatahu, e kjo do të thoshte se mund të ndodhte hakmarrja. Në fund të fundit, secili njeri ka të drejtë në trimëri dhe në frikë. I shihej në sy se ishte i brumosur me idenë e çlirimit të këtij populli. Nga kjo bisedë u krijua një reportazh në disa vazhdime. O Zot, sa njerëz mu paraqiten që t’u bëhem lidhje për fëmijët e tyre, që diku nëpër botë kishin fate të ngjashme. I kujtohem me kënaqësi edhe reportazhit mbi familjen Camaj, mbi shtatë vëllezërit, që i punuan shtatë shtëpia në të njëjtën kohë. Edhe sot e kam të ruajtur atë reportazh. Koha Javore: U kujtohen fytyra tjera markante nga këto anë? Kosta Çakiq: Malësia dhe ju malësorët dhatë bij të mëdhenj. I tillë ishte edhe Ibrahim Dresheviqi. Më impononte figura e tij markante e njëkohësisht e butë, plot ngrohësi e kulturë. Isha një herë i caktuar me detyrë ta përcjell procesin gjyqësor kundër një “spiuni shqiptar nga Shqipëria” e ku Ibrahimi ishte ftuar si dëshmitar. Ibrahimit i bënin presion njerëzit e gjyqit e ndoshta edhe të

UDB-së që të “dëshmojë” për spiunazh. Pasi ky nuk pranoi të bëhet vegël e tyre edhe po ta mundonin (e nuk ishin të përjashtuara as metoda të tilla), Ibrahimi me një burrëri iu drejtua gjykatësit dhe porotës duke u thënë: “Ju lutem njerëz, ju e dini çka kam përjetuar unë (mendonte në Golli Otok) dhe nuk u mora me horrllëqe të tilla, e pasha besën nuk do të merrem as sot”. Kuptohet, këto fjalë mjaftuan që gjykatësi ta lirojë nga dëshmia e mëtutjeshme. Si gazetar u futa në grupin e porotës për të zbuluar diç më shumë për qëndrimin e tyre. “Ai është njeri i madh, që askurrë nuk do t’ia bënte të keqen kujt. Po të ishe podgoriçan i vjetër do ta njihje,” më thanë, “e kështu vetëm mund ta adhurosh prej së largu”. Zëri i tij i thellë por i ëmbël edhe sot më duket se më tingëllon. Kuptohet, për këtë gjest të tij atëbotë nuk guxova të shkruaj, se do t’i bëja dëm pikërisht atij. Njerëz të tillë si Gjergji e Ibrahimi e organizuan edhe Besëlidhjen. E për ta mund të shkruhej vetëm mirë. bisedoi: Nikollë Berishaj


Mozaik

e enjte, 28 korrik 2016

21

KOH Javore A KOHA

Ligjet për vetëqeverisje lokale çohen në gjykatën kushtetuese të Malit të Zi

Camaj-Abazoviq: Ligje që cungojnë të drejtën në vetëqeverisje të plotë lokale Ligjet për vetëqeverisje lokale të cilat Komunën e Tuzit (Malësisë) e parashikojnë komunë në kuadër të kryeqytetit janë cilësuar si ligje diskriminuese të cilat bien ndesh me Kushtetutën e Malit të Zi, kështu kanë vlerësuar deputeti i pavarur në parlamentin e Malit të Zi, Dritan Abazoviq dhe kreu i LD në MZ, dega e Malësisë Nikollë Camaj, të cilët kanë ngritur iniciativë në Gjykatën Kushtetuese të Malit të Zi në lidhje me këtë çështje. “Që nga paralajmërimi dhe aprovimi i Ligjeve me të cilat Malësisë i cungohet e drejta në vetëqeverisje të plotë lokale, kemi ngre zërin dhe ligjet në fjalë i kemi cilësuar si eksperimente diskriminuese dhe antikushtetuese. Po ashtu, kemi ngre zërin kundër tentativës për implementimin e këtyre ligjeve, pa zgjedhje të reja, por që në të dy rastet, këtu në Kuvendin e Tuzit, ishim të vetmuar, prandaj edhe paralajmëruam se do të ngrehim procedurë para Gjykatës Kushtetuese. Këtë e bëmë më 22 korrik, edhe pse e gjithë kjo mund të duket e të dalë sipas asaj “padit djalin te baba”, ne menduam se duhet provuar çdo variant që dëshmon se shqiptarët e këtushëm janë të pakënaqur me statusin e imponuar nga pushteti dhe vasalët e tyre”, u shpreh Nikollë Camaj për Koha Javore. Më tej shtoi se lojërat politike dhe eksperimentet e ndryshme parazgjedhore të pushtetit e të vasalëve të tij mund të çojnë edhe më larg nga zgjidhja e statusit. “Ne ishim dhe jemi të mendimit se vetëm suspendimi i ligjeve diskriminuese është hapi më i drejtë dhe më demokratik, në mënyrë që legjislaturës së re të Parlamentit të Malit të Zi t’i jepet mundësia që të ndreqë padre-

jtësitë ndaj Malësisë, duke i siguruar asaj administratën e plotë lokale, siç e kanë të gjitha komunat e tjera në Mal të Zi”, theksoi Camaj. Ai thotë se tentativat për arnim të ligjeve diskriminuese nuk japin shpresë se mund të sjellin deri te ndonjë zgjidhje fatlume, më shumë se ç’na sollën arnimet dhe eksperimentet e deritashme. “Ligjet në fjalë cungojnë të drejtat e banorëve të Malësisë në vetëqeverisje të plotë lokale dhe në administrim të pronave publike. Prandaj, suspendimi i këtyre ligjeve është hapi i vetëm i drejtë ndaj Malësisë si parakusht që përbërja e re e Parlamentit dhe e Qeverisë së Malit të Zi t’ia njohin Malësisë këtë të drejtë legjitime. Duhet vlerësuar se as e drejta e votës së dyfishtë nuk është në pajtim me kushtetutën, sikur as buxheti paralel me të cilin tentohet të blihet dëgjueshmëria. Se a do të kryejë punën e tij Gjykata kushtetuese konform kushtetutës mbetet të shohim, por përfaqësuesit kanë obligim të ndërmarrin të gjitha veprimet e mundëshme që të mbrojnë interesat e popullit të tyre”, përfundoi Camaj në prononcimin për

“Koha Javore”. Ndërkohë Dritan Abazoviq i kontaktuar nga Koha Javore, në prononcimin e tij u shpreh se iniciativa e dorëzuar në gjykatën Kushtetuese vjen si pasoj e asaj se Ligji mbi kryeqytetin nuk është në përputhje me Kushtetutën dhe nuk lë hapësirë për të drejta të barabarta të të gjithë qytetarëve. “Ne mendojmë se ky është edhe një manipulim i PDS-së. Prandaj, ne kërkojmë që ky ligj të tërhiqet dhe të mundësohet ligji që çdo qytetar që ka dëshirë të vendosë lidhur me çështjen e komunës ta ketë atë mundësi siç e kanë patur komunat në veri. Është e papranueshme të vazhdohet me manipulime dhe mashtrime njëzetëvjeçare, të premtohen komunat e mos të realizohen. Nëse arrihet të realizohet ky version i komunës, komunë në kuadër të kryeqytetit, atëherë qytetarët e Malësisë nuk kanë fituar asgjë përveçse edhe një mashtrim të radhës të lojërave politike të cilat nuk kanë fund”, tha Abazoviq. Ai më tej tha se beson që Gjykata Kushtetues do të marrë masa konkrete për ta shpallur këtë ligj si antikushtetues t.u. dhe ta tërheqë nga fuqia.


22

Mozaik

e enjte, 28 korrik 2016

Javore KOHA

Në Ulqin u përuruan numrat 5 dhe 6 të botimit „Thesar kombëtar i mërgatës shqiptare në Suedi“

Një visar që i shtohet literaturës shqipe Ulqin – Në Galerinë e Arteve të Qendrës së Kulturës – Ulqin, të enjten janë përuruar numrat 5 dhe 6 të botimit „Thesar kombëtar i mërgatës shqiptare në Suedi“. Përurimi është organizuar nga Shoqata e Artistëve dhe Intelektualëve „Art Club“ në bashkëpunim me Shoqatën e Shkrimtarëve dhe Artistëve Shqiptarë „Papa Klementi XI Albani“ – Suedi, e cila e boton këtë publikim. Në fjalën përshëndetëse, kryetari i SHAI „Art Club“, Ismet Kallaba, ka thënë se diaspora shqiptare ka luajtur një rol të rëndësishëm në jetën e popullit shqiptar dhe i është gjetur pranë atdheut në momentet vendimtare të historisë së tij, ndërsa kjo diasporë tani vjen në vendlindje me një mision tjetër – për të promovuar vlerat krijuese. “Të punosh dhe jetosh në mërgim është një sakrificë personale e çdo individi, ndërsa të krijosh është një mision. Prandaj edhe punën e Shoqatës ‘Papa Klementi XI Albani’ në Suedi dhe të anëtarëve të saj e çmoj si një mision në shërbim të popullit dhe kombit të vet”, është shprehur ai. Për rolin dhe veprimtarinë e Shoqatës së Shkrimtarëve dhe Artistëve Shqiptarë “Papa Klementi XI Albani” ka folur kryetari i saj, Hysen Ibrahimi. Duke u nisur nga premisa se në shkollë mëson e pastaj testohesh, ai ka thënë se mërgata shqiptare mësoi në Perëndim e tani po testohet në krijimtari. Ibrahimi ka theksuar se ata vendosën të themelonin shoqatën që ai drejton në vitin 2011 dhe rezultatet nuk po mungojnë. “Është më mirë të ndezësh një qiri sesa të mallkosh errësirën. Ne jemi duke e ndezur atë qiri me botimet tona, duke i ndriçuar të gjitha veprimtaritë tona. Kemi punuar dhe shkruar aq shumë saqë edhe kundërshtarët më të mëdhenj i kemi bindur se jemi në rrugë të mbarë”, ka thënë

ai. Nënkryetari i Shoqatës „Papa Klementi XI Albani“, Fetah Bahtiri, ka folur mbi idenë për botimin e „Thesarit kombëtar të mërgatës shqiptare në Suedi“, numrat e deritashëm dhe vlerat e tij, si dhe kontributin e donatorëve për botimin e tij. “Kur e nisëm këtë punë në vitin 2011, ne e kemi pas paraparë që t´i nxjerrim 10 numra me materiale e dokumente të ndryshme nga kjo veprimtari. Ja! E kaluam gjysmën e rrugës! Gjer më tani i kemi botuar gjashtë numra dhe, secili numër është më i pasur se tjetri, secili numër më i mirë se i mëparshmi!”, ka thënë ai, duke shtuar se “Thesarët tanë botohen duke iu falënderuar shumë sponsorëve dhe donatorëve bujarë, të cilët me shpirtbardhësinë dhe kuletat e tyre mundësojnë botimin e këtyre librave dhe veprimtarinë e suksesshme të Shoqatës”. Për numrin 5 të botimit “Thesar kombëtar i mërgatës shqiptare në Suedi” ka folur poeti dhe publicisti Ali Gjeçbritaj. Ai ka thënë se ky libër është një pasuri e madhe, një visar që i shtohet vargut të literaturës shqipe. “U shtrohet në sofrën e dijes të gjithë atyre që dëshirojnë të dinë dhe mësojnë më shumë për jetën, punën dhe veprimtarinë e mërgatës shqiptare në Suedi, të cilët me kontributin e tyre po lënë gjurmë të pashlyeshme në art, shkencë, kulturë etj.”, është shprehur Gjeçbritaj, duke e uruar Shoqatën “Papa Klementi XI Albani” dhe anëtarët e saj për punën që

bëjnë për të mbajtur gjallë fjalën, këngën dhe vallen shqipe, si dhe për të ndezur pishtarin e diturisë, gjuhës, kulturës dhe shkencës kombëtare. Dr. Nexhat Avdiu e ka vlerësuar botimin e “Thesarit” si një sukses të Shoqatës “Papa Klementi XI Albani”. Sipas tij, ky libër “është një promovues i të gjitha vlerave kombëtare e shpirtërore, dhe është një promotor i afirmimit të kësaj pasurie që ështe në interes të të gjithë shqiptarëve në mbarë botën”. Ai ka thënë se duke shfletuar numrin 6 të “Thesarit”, por edhe numrat e tjerë që janë botuar mund të thuhet me plot kuptimin e fjalës se historikisht i ka afruar shqiptarët më afër se kurrë në sferën e kulturës, artit, letërsisë, trashëgëmisë kulturore, bashkëpunimit etj. Gjatë përurimit, moderatorja Flutur Mustafa ka recituar poezinë “Amaneti i pathënë i Kosovës” të poetes Drita Nikoliqi – Binaj, fituese e Shpërblimit të Parë në Orën Letrare “Poezia artistike 2016” në Lund të Suedisë, ndërsa shkrimtari Salih Zogiani ka thënë disa anekdota për të pranishmit. Në fund të përurimit, SHAI „Art Club“ dhe Shoqata e Shkrimtarëve dhe Artistëve Shqiptarë „Papa Klementi XI Albani“ kanë ndarë mirënjohje për disa persona në shenjë vlerësimi të punës, bashkëpunimit dhe kontributit të tyre, si dhe numrat 5 dhe 6 të „Thesarit kombëtar të mërgatës shqiptare në Suedi“ për të pranishmit. (Kohapress)


Mozaik

e enjte, 28 korrik 2016

23

Javore KOHA

SHAI “Art Club” do të organizojë edicionin e 24-t të manifestimit letrar “Kalimera Poetike” nga 2-4 gusht

Të ftuar Açka, Apolloni dhe Haliloviq Shoqata e Artistëve dhe Intelektualëve “Art Club” do të organizojë më 2-4 gusht 2016 edicionin e 24-t të manifestimit tradicional “Kalimera Poetike”. Mysafirë të këtij edicioni janë shkrimtarët Flutura Açka nga Shqipëria, Ag Apolloni nga Kosova dhe Enes Haliloviq nga Novi Pazari, të cilëve do t’u kushtohen mbrëmje autoriale. Krahas mbrëmjeve autoriale me shkrimtarët e ftuar, do të hapet edhe ekspozita figurative e pik-

torit vendas Qazim Muja, duke rikthyer traditën e mëparshme të gërshetimit të fjalës së shkrimtarit me brushën e piktorit. Qëllimi kryesor i kësaj veprimtarie është të promovojë krijimtarinë më të mirë letrare shqiptare, por edhe ballkanike dhe të huaj, në mënyrë që ta bëjë atë të njohur për publikun vendas dhe turistët. “Kalimera Poetike” vlerësohet si ngjarja

më e rëndësishme në fushën e letërsisë ndër shqiptarët në Mal të Zi dhe më gjerë. Duke pasur parasysh rrugën e zhvillimit të kësaj veprimtarie ndër vite, mund të thuhet se “Kalimera Poetike” është shndërruar në orë letrare akademike të letërsisë shqipe. Gjatë ditëve të zhvillimit të saj, Ulqini shndërrohet në qendër dhe vendtakim të shkrimtarëve shqiptarë dhe atyre nga rajoni. (Kohapress)


24

Mozaik

e enjte, 28 korrik 2016

Javore A KOHA KOH

Traditë

Shembuj burrërie e tr Gjekë Gjonaj

Gil Doshi Margilaj

Nga brezi në brez është përcjellur shembulli burrëror i trimit Gil Doshit Margilaj, nga fshati Rudinë - Nikmarash, mik i ngushtë me Mahmut Pashë Bushatlinë. Ai i shoqëruar nga bashkëvendasi i tij Pjetër Vukocaci, me një guxim të madh dhe vendosmëri arrin t`ia presë litarin e vënë në fyt probatinit të tij, nga vëllezëria e Sokolajve të Mbishkodrës, të cilin Mahmut Pasha e kishte dënuar me vdekje gjoja se kishte vrarë të birin e tij. Veçmas janë inkurajuese fjalët e Gilës drejtuar vezirit të Shkodrës: “Vezir! Për malësorin e për këto male të Malësisë, nuk ekziston litari i vdekjes. Për malësorin vëllai është gjëja më ë shtrenjtë, sidomos probatini…”

Milica e Gjon Markut

Kjo malësore ( grua) e bukur, sojnike dhe trimëreshë arriti t’ia marrë gjakun burrit të vet Gjon Markut, nga fshati Bëkaj, të cilin e kishin vrarë ushtarët turq. Ajo një natë e preu pashën me brisk të cilin e kishte mëshehur në çorapë dhe u kthye shëndosh në shtëpi. Milica këtë akt moral e të ndershëm e bëri me qëllim që të mos e turpërojë burrin e vet. Dhe për t’i mbetur burrit besnik gjatë gjithë jetës ajo, edhe pse në moshë të re mbeti vejë, vendosi të mos dalë kurrë nga shtëpia ku ishte martuar.

Marash Marku Gjeloshaj

Kapedani i Trieshit Marash Marku Gjeloshaj u shqua për disa vepra të mëdha në shërbim të kombit. Po përmend vetëm një. Ngjarja ka ndodhur në urën e Zharnicës, mbi lumin Cem, jo larg Tuzit. Marashi, në momentin kur veziri i madh i Turqisë i lexonte fermanin krajl

Krahina e Trieshit është e njohur si trevë ku me shekuj është kultivuar , ku mjaft është ruajtur dhe është percjellur nga brezi në brez burrëria dhe trimëria. Shembuj të tillë ka mjaft, nga të cilët kësaj here veçojmë

Nikollës për copëtimin e trojeve shqiptare në mes të Malit të Zi dhe Turqisë, ia merr me forcë nga dora vezirt turk fermanin dhe e grisë copa - copa.

Dodë Smajli Gjeloshaj

Vepra patriotike e Dodë Smajlit Gjeloshaj nga fshati Nikmarash ka hyrë në histori jo vetëm të popullit shqiptar. Ky patriot malësor i quajtur Oso Kuka i Malësisë mëngjesin e 11 shkurt 1951 në shtëpinë e tij të lindjes pasi rrethohet nga forcat serbomalazeze dha jetën për të mos e dorëzuar mikun e tij malazez të panjour, Radomir Mirasheviq, oficer ushtarak nga Dojani, të cilit i dha besën se do ta përcjellë për në Shqipëri. Doda nuk e dorëzoi mikun e kombësisë tjetër, nuk e koriti veten, shtëpinë dhe fisin, por mbajti besën e dhënë shqiptare-vdiq ashtu siç u ka hije burrave të mëdhenj. Eshtrat e Dodës dhe Radomirit qëndruan të groposur në oborrin e shtëpisë, plotë 40 vjet. Ata u zhvendosën ne varrezat familjare, më 19 tetor 1991 në ceremoninë e zbulimit të pllakës përkujtimore, punuar nga Shoqata “ Goli Otok”, në prani të personaliteteve më të larta politke të Malit të Zi. Për këtë vepër të madhe u kënduan shumë këngë me lahutë e çifteli: “ ... Krisi pushka nëpër Triesh / Mal’i Zi e muer vesh / E muer vesh tan Mal’ i Zi / Lufton Doda me nji ushtri / Top iu baftë pushka Dodë Smajlit / Se qe burr’ i biri burrit / Asht shqiptar, shtizë flamurit..”

Lekë dhe Dodë Ivani

Për shembëlltyrën e këtyre dy vëllezërve trieshjanë kanë shkruar studius vendas e të huaj. Leka ka shpëtuar nga përndjekja turke Kërcin e Llazarit, kuças nga

Bioçi. Ky i fundit kishte gjetur strehë të sigurt në shtëpinë e Lekës, të cilin e ndiqte ushtria turke. Të pasuksesshme ishin tentimet e turqve dhe të pashës që ta bindin Lekë Ivanin që t’ia dorëzojë sulltanit mysafirin e kërkuar. I zoti i shtëpisë bashkë me të vëllanë Dodën dhe të birin arriti të largojë mikun prej shtëpije , duke e përcjellë atë shëndosh e mirë deri në shtpi të vet.

Lucë Gjon Mati e Mal Vuksani

Trimi guximtar Lucë Gjon Mati Gjonaj nga fshati Rudinë dhe Mal Vuksani Gjurashaj nga fshati Nikmarash do të përmenden gjithmonë për veprën e tyre fisnike në ruajtjen e nderit dhe traditave shekullore të Trieshit. Edhe pse në moshë të re, i pari 18 vjeç, ndërsa i dyti 20 vjeç, arritën të paguajnë Tole Smajlen Cacaj, vajzën bukuroshe të Vuksan Dedës Gjurashaj, të cilën e kishin rrëmbyer cubat e Rekës në Guci. Kësaj ngjarje tragjike, në qytetin e Pejës, e cila për pasojë pati dy të vdekur, populli i këndoi këtë këngë: T’lumit Zot i kjoshim falë/ Jetë e keqe paska ardhë/ Kjëkan çua trijeshjantë ën ballë/Burra trima dhe dajllarë /N’rrapshim t’ Pejës duen me dalë/Duen me dalë, duen me u dimnua/ Për i rrezik ç’i u ka qillua/ Prej njaj njeri të tërbua / Bajram Beka. kish qillua/ Nji çetë cuba i k’i bashkua/ Nji çetë cuba të Dukagjinit/ Me grabitë vajzën buz trimit/ Buz njaj trimit e njaj djalit/ Qillua kish Mali i Vuksanit/ Mal Vuksani ç’ki punua/ Te Lucë Gjoni kishte shkua/ M’i ka qitë e bisedua /M’ kanë marrë Lucë e m’ kanë barrua/ A don Lucë me ardhë me mua/Lucë Gjon Mati flet nji fjalë/Sa për ner e faqe t’bardhë/ Na t’dy bashkë duem me dalë/ Duem


Mozaik

e enjte, 28 korrik 2016

25

KOH Javore A KOHA

rimërie të trieshjanëve me dalë, duem mu dimnua /Tole Smajlen me pagua/ Lucë Gjon Mati shkruan nji letër / Banë përpjekjen me Bajram Bekën / Ja m‘dredhë çikën, ja m’ke çartë besën/ Mal Vuksani fjalë i paska çua/ B.B ke gabua / Se ka nodhë çika me mua/ Dhenë e zi ti ke me g’zua/ Lucë Gjon Mati e Mal Vuksani/ Po dvetë Trijeshi ka po pani/ Ka po pani, ku ini nisë me shkua ‘ N’shehër t’Pejës nji kjoftë gjukua / Tole Smajlen me pagua/ Tole Smajlja flet rrax gardhit/Jam e motra e Lucës dhe Malit / Ç‘i u shprazën pushka n’votër t’gjarmit /Plot me gjak jau mushin votrën/ Luca e Mali paguejnë motrën/ Paguejnë motrën për gjithmonë/ Se trijeshjantë s’e panë zakon / Se tirjeshjanët s’janë kënë vaditë/Për t’gjallë çikat me va grabitë/ Vranë Bajram Bekën me gjithë nip/ Njarin për barre e tjetrin për çikë/ Kjo ngjarje tregon se hakmarrja ka qenë mënyra e vetme për të mbrojtur nderin në këtë situatë të vështirë. Për këtë histori kanë shkruar edhe mediat sllave. Ndërkaq, ky variant i këngës që e tregova më lartë është kënduar me lahutë e çifteli në valet e Radio Titogradit – Emisionit në gjuhën shqipe, nga rapsodi më i njohur trieshjan Nikollë Nikprelaj, dhe rapsodë të tjerë të Malësisë në aktivitete të ndryshme.

Besnikëria e dëshmuar me vepër

Në Triesh gjetën strehim shumë luftëtarë të lirisë, shumë burra , vullnetarë e trima shqiptarë. Dyert e shtëpive trieshjane ishin të hapura ditë e natë për mikun dhe dashamirin. Në këto kulla përveç bujarisë dhe mikpritjes tradicionale shqiptare ruhej edhe urtia, burrëria dhe besnikëria, virtyte këto me të cilat janë brumosur me shekuj trieshjanët, dhe jo vetëm ata. Besnikëria që treguan trieshjanët ndaj Vuksan Gelës Ivezaj, kryekreu i Grudës , për të mos ia dorëzuar të gjallë ushtrisë turke është shembull se si duhet shpëtuar mikun në shtëpi. Vuksan Gela në kohën kur kishte ikur nga ushtria turke ishte strehuar në familjen Gjolaj në fshatin Muzheçk. Ushtria turke kërkonte nga tireshjanët që ta dorëzojnë Vuksan

Gelën të gjallë ose do ta djegin Trieshin. Por trieshjanët nuk u frikësuan para këtyre kërcënimeve turke. Ata në vend se ta dorëzojnë mikun e kërkuar nga truqit morën armët dhe luftan kundër tyre derisa nuk mbeti i gjallë asnjë ushtar turk. Thuhet se Vuksan Gela, para se të vdiste, porositi me gojë djemtë e vet duke u thënë:”Keni me më varrosun në Majë të Sukës së Grudës ku këmba e kalit të turkut nuk ka me mujtë me ma shkelun vorrin!”. “Edhe sot ky varr është aty ku porositi Vuksan Gela e për çdo vit i kujtohet emri dhe i bëhen ritet fetare”. Edhe sot përmendet shprehja e këtij trimi, i cili luftoi tërë jetën kundër turqve dhe sllavëve: “Eh, i shkreti unë, më ka lanë kama e dora se i kisha dalë në bejleg ( dyluftim) hasmit ( armikut) të Vezirit”. Thuhet po ashtu se njëri nga djemtë e Vuksanit e garanton të jatin që të rrijë pa merak se do ta kryente vetë këtë dyluftim, dhe, fitoi ndaj rivalit të Vezirit të Shkodrës. Vuksani kërkoi Dinoshën në fushë për vërri dhe Vërmoshin për Bjeshkë, Dheun e Zi si dhe Pyllin e Madh deri tek liqeni i Shkodrës!…

Dora e pajtimit

Në mentalitetin e malësorëve, pra edhe të trieshjanëve, me shekuj ka qenë i rrënjosur fenomeni i gjakmarrjes. Ky fenomen ua ka marrë ose ua ka bërë të padurueshme jetën shumë njerëzve të pafajshëm: të afërmve të një vrasësi. Trieshi, edhe në ato kohëra kur zbatohej Kanuni i Lekë Dukagjinit, ka prodhuar njerëz me zemër të madhe, të cilët e kanë shtrirë dorën e pajtimit dhe kanë falë gjakun e djalit ose gjakun e vëllait. Andaj, meritojnë të përmenden disa trieshjanë që lanë anash urrejtjen dhe përqafuan njëri-tjetrin me fjalët: “Falë të kjoftë gjaku”. Gjakun e djalit e falën Smajl Dedi Dukaj, Tomë Kolë Peri, Mal Kaculi Cacaj, Tomë Kola dhe Prenç Lukë Curanaj, nga Vishnjeva e Gucisë. Dorën e pajtimit e shtrinë edhe Gjokë Marash Smaku , të cilit ia vrasin vëllain Kolën, Dodë Lulashi Gjeloshaj, të cilit po ashtu ia vrasin vëllain, dhe Gjon Lulash Gila, i cili fali gjakun e babës. Sepse ndër malet tona thuhej: “ Me falë gjakun asht burrni”...” Burrat nuk maten me pllamë , por me zemër”. Dhe vërtetë këta burra trima zemër shkëmbi dhanë një mesazh të fuqishëm që në mes trieshjanëve të mos ketë vëllavrasje.


26

Mozaik

e enjte, 28 korrik 2016

Javore A KOHA KOH

Në Galerinë “Kulla e Balshajve” në Kalanë e Ulqinit u hap ekspozita e piktorit Rudi Goga

Piktor i stilit autentik “Me punimet e tij ka qenë gjithmonë atraktiv dhe inspirues. Vazhdimisht ka qenë inspirues ambienti dhe shtresa sociale ku jeton, por intuita dhe imagjinata e tij artistike i ka tejkaluar kufijtë lokalë dhe regjionalë. Si i tillë, Rudi Goga mbetet i veçantë me stilin e tij autentik”, ka thënë në hapje të ekspozitës dr. Nail Draga Ulqin – Në Galerinë “Kulla e Balshajve” në kompleksin e Muzeut në Kalanë e Ulqinit të hënën mbrëma u hap ekspozita e piktorit akademik vendas Rudi Goga. Në ekspozitë piktori prezantohet me 15 grafika të punuara në kohë të ndryshme. Ekspozitën e hapi ndihmësdrejtori i Qendrës së Kulturës – Ulqin, dr. Nail Draga, i cili theksoi se Rudi Goga dallohet me stilin e tij autentik dhe është piktor i veçantë jo vetëm në qytetin e Ulqinit dhe në Mal të Zi, por edhe më gjerë. “Me punimet e tij ka qenë gjithmonë

atraktiv dhe inspirues. Vazhdimisht ka qenë inspirues ambienti dhe shtresa sociale ku jeton, por intuita dhe imagjinata e tij artistike i ka tejkaluar kufijtë lokalë dhe regjionalë. Si i tillë, Rudi Goga mbetet i veçantë me stilin e tij autentik”, ka theksuar ai. Rudi Goga është njëri ndër piktorët më të dalluar shqiptarë në Mal të Zi dhe më gjerë. Ai ka lindur në Ulqin në vitin 1948. Studimet akademike i ka mbaruar në Universitetin e Prishtinës, te profesor Muslim Mulliqi, ndërsa ka specializuar në Universitetin e Diseldorfit, te profesori Joseph Beuys.

Kjo është ekspozita e tij e 62-të individuale, në vend dhe shtete të Evropës, ndërsa me punimet e tij është prezantuar edhe në disa ekspozita kolektive. Është pjesëmarrës në disa koloni artistike dhe bienale ndërkombëtare. Për punën e tij është shpërblyer me disa çmime. Ekspozita u organizua nga Qendra e Kulturës – Ulqin dhe Shoqata e Artistëve dhe Intelektualëve “Art Club”. Ajo do të qëndrojë e hapur deri më 2 gusht 2016. Me këtë ekspozitë filluan aktivitetet kulturore në kuadër të Skenës Verore i.k. “Ulqini 2016”.


Mozaik

e enjte, 28 korrik 2016

27

KOH Javore A KOHA

Shoqata e Artistëve dhe Artizanëve “Globus Art” mori pjesë në panairin e Tetovës

Promovim i rëndësishëm i krijimtarisë artizanale Shoqata e Artistëve dhe Artizanëve “Globus Art” nga Ulqini mori pjesë në panairin e shtatë me radhë në Tetovë i cili mbahet tash tre vite. Ky panair është mbajtur nga data 22 deri më 25 korrik në kuadër të verës kulturore tetovare në të cilin morën pjesë artizanë të shumtë nga treva të ndryshme shqiptare, nga i cili artizanët shqiptarë patën rastin të bëjnë një promovim të rëndësishëm të të gjithë kreativitetit të tyre artizanal. Kryetari i shoqatës “Globus Art”, Ramiz Hajdari për “Koha Javore” shprehet se

gjatë këtij panairi, vizitorët kanë treguar interesim të veçantë për punimet e tyre. “Ky panair ka qenë një promovim i rëndësishëm për të gjithë artizanët që morëm pjesë duke qenë se edhe numri i vizitorëve ishte i lartë. Paralel me këtë panair janë zhvilluar edhe koncerte gjatë tre netëve sa ka zgjatur panairi në të cilat kanë interpretuar dhe performuar artistë të njohur të skenës shqiptare si “Elita 5”, “Minatori”, Alban Skenderaj, etj”, u shpreh Hajdari. Kujtojmë se “Globus Art” do të jetë organizatore e panairit qendror dhe më

të madh të vitit- “Globus Art 2016” i cili do të mbahet nga data 3 deri më 6 gusht në shëtitoren e Plazhit të Vogël të Ulqinit ku do të marrin pjesë mbi 100 artistë dhe artizanë nga mbarë Ballkani dhe më gjerë. “Globus Art” ka organizuar brenda tre vitesh mbi 40 panaire në Rajon dhe Ballkan si dhe ka qenë bashkorganizatore e mbi 60 panaireve me karakter mbarëkombëtar dhe ndërkombëtar. Punimet e kësaj shoqate veçohen në çdo panair brenda dhe jashtë vendit. t.u.


28

Mozaik

e enjte, 28 korrik 2016

Javore KOHA

Donacioni i Kryqit të Kuq të Malit të Zi për familjet rome

Ndihmohen tridhjetë familje Tuz- Kryqi i Kuq i Malit të Zi par pak ditësh ka sjellë në zyrën e Kryqit të Kuq në Tuz një donacion asistence për familjet e komunitetit rom në këtë zonë të cilët ndodhen në gjendje të rëndë ekonomike. Sekretari i Kryqit të Kuq në Tuz Shaban Lulanaj, u shpreh për “Koha Javore” se nga ky donacion për këto familje janë siguruar 30 shtretër për tridhjetë familje, mirëpo sipas tij do do të sigurohen edhe 20 të tjerë pasi në këtë trevë jetojnë pesëdhjetë familje rome.

“Unë kam kërkuar që të sigurohen ndihma edhe për familjet e tjera të cilat nuk kanë përfituar nga ky donacion, sepse shpresoj që së shpejti do të arrijnë edhe shtretër të tjerë për ti ndihmuar këto familje që ekonomikisht janë në gjendje të rënduar. Përveç këtyre, kësaj radhe janë siguruar dhe tre karroca për të moshuar me invaliditet”, u shpreh Lulanaj. Ai shtoi se aksione për ndihma zhvillojnë përgjatë Malësisë çdo vit, duke pohuar se numri i atyre që kerkojnë ndihmë është gjithnjë në rritje.

Lulanaj shton se përveç ndihmave që u jepen personave që kanë nevojë, të paktën dy herë në vit organizojnë aksion për dhurim vullnetar të gjakut i cili u adresohet po ashtu personave që kanë nevojë. Kryqi i Kuq në Tuz është hapur në vitin 2007, kurse çdo vit në këtë zyrë kërkojnë ndihmë numër i konsiderueshëm familjesh, përkatësisht mbi 10 përqind e popullatës së përgjithshme vendase janë shfrytëzues të këtyre ndihmave ekonomike. t.u.


Mozaik

e enjte, 28 korrik 2016

29

KOH Javore A KOHA

Shoqata“RRUGA E TRIESHIT” për mbarëvajtjen e ndërtimit të aksit rrugor

Projekti më madhor në territorin e Malësisë Ndërtimi i rrugës Kilometri i shtatëFundëna- Kojë - Triesh- Koritë, është duke vazhduar sipas planit të paraparë, kështu që sa i përket kësaj faze të punës, të gjithë ata që u angazhuan në realizimin e këtij projektit mund të jenë të kënaqur. Aq më parë pasi që , ky është projekti më madhor në territorin e Malësisë. Këtë e dëshmon fakti se bashkëvendësit trieshjanë dhe dashamirët e tjerë të këtyre trevave nga Hoti, Gruda, Fundënat, Koja dhe Plave - Gucia, prej fillimit të punës e deri më sot, në Amerikë dhe në Kanada, i kanë grumbulluar afro 500 mijë dollarë amerikanë dhe 6 mijë euro, te grumbulluara nga trieshjanët në Gjermani. Kjo me të vetmin qëllim- modernizimin e këtij drejtimi rrugor aq të nevojshëm jo vetëm për banorët e këtyre fshatrave , por edhe më gjerë për banorët në trevën e Malësisë. Grumbullimi i këtyre mjeteve në një afat kaq të shkurtër është shembull unik i dashurisë për vendlindjen e vet

– Trieshin, dhe dashamirët e Trieshit, prandaj të gjithë ata që nuk u kursyen në këtë drejtim, meritojnë mirënjohje më të lartë vëllazërore. Në veçanti bashkëvendësi ynë Kolë P.Cacaj, i cili fillimisht duke përmbushur premtimin e dhënë, nënshkroi kontratën për ndërtimin e fazës së parë e cila është para përfundimit, e sipas të gjitha gjasave deri në fund të muajit gusht do të përfundohet puna edhe në fazën e dytë të paraparë deri në bjeshkën e njohur të Koritës. Në këte drejtim kontribut të rëndësishëm kanë dhënë dhe japin dy këshillat nga New York-u dhe Michigan-i. Këshilli në vendlindje, themelues i shoqatës “RRUGA E TRIESHIT”, për mbikëqyrjen e ndërtimin të kësaj rruge, në mbështetje të bashkëvendësve tonë në mërgim, është i angazhuar gjithnjë në përcjelljen e punimeve në mënyrë që ato të jenë sa më cilësore dhe të bëhen ashtu siç është paraparë me kontratat e nënshkruara. Përveç atyre

që nuk i kursyen mjetet e veta, duhet falënderuar edhe pronarët e shumtë të tokave duke filluar nga fshatrat në Fundëna, Kojë, e gjithnjë nëpër fshatrat e Trieshit deri në bjeshkën e Koritës, të cilët e ndihmuan ndërtimin e kësaj rruge duke i liruar pronat e veta pa kurrfarë kushtesh që në masën më të madhe e ka mundësuar realizimin e këtij projekti pa pengesë. Këshilli do të vazhdojë edhe në të ardhmen komunikimin me bashkëvendësit tonë kudo në botë, duke i informuar ata me rrjedhën e punimeve me shpresë se të gjithë së bashku, së shpejti, do të gëzojmë realizimin e këtij projekti me një rrugë të modernizuar, ashtu siç e dëshirojmë të gjithë. Mbetemi me shpresë se do të gjejmë mbështetje të plotë edhe në institucionet shtetërore malazeze për përfundimin e fazës tjetër të projektit, respektivisht përgatitjen për asfaltim dhe asfaltimin e saj. (kohapress)


30

Mozaik

e enjte, 28 korrik 2016

Javore KOHA

Bashkimi familjar i Gjokajve në Amerikë Dita e katër korrikut, që përkon me Pavarësinë e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, është e veçantë edhe për fisin Gjokaj me origjinë nga krahina e Trieshit të Malësisë, të cilët jetojnë në Amerikë, ngase pikërisht këtë ditë tash 24 vite radhazi organizojnë takimin tradicional me titullin simbolik, “ Bashkimi i vëllazërisë Gjokaj”, në Detroit. Edhe këtë vit ky bashkim vëllazëror i fisit Gjiokaj ishte mjaft i bukur dhe shumë domethënës. Siç na njoftoi Zef Gjokaj, mërgimtar nga fshati Zogaj i Ulqinit, në këtë manifestim interesant të vëllazërisë së tij thotë se morën pjesë jo vetëm Gjokajt që jetojnë në Detroit por

edhe nga Nju-Jorku dhe Kanadaja. Zefi thotë se ky bashkim familjar i Gjokajve të cilin e inicoi kushëriri i tyre Mark Prela ka rëndësi të madhe, pasi në këtë mënyrë larg vendlindjes në tokën e premtuar mundohemi të mbajmë gjallë lidhjet tona brenda gjakut. “Qëllimi i këtij pikniku mbi të gjitha është njohja me njëri-tjetrin dhe forcimi vëllazëror e tradicional i trashëguar nga të parët tanë. Edhe takimi i sivjetshëm si përherë filloi në mëngjes dhe zgjati deri në mbrëmje. Me këtë rast përveç se shijuam ushqime të llojllojshme në mesin e tyre edhe ato tradicionale, u shoqëruam me njëri - tjetrin, biseduam, luajtëm,

vallëzuam, kënduam e u kënaqëm të gjithë së bashku, pleq, gra e rini e grup mosha tjera, për t’i treguar rinisë sonë që ka lindur në Amerikë se prej nga janë, ku i kanë rrënjët në mënyrë që edhe ata të komunikojnë shqip si baballarët e tyre dhe të mos shkëputen së pari nga fisi e pastaj edhe nga trungu shqiptar,” pohon Zefi. Takimet e këtilla jo vetëm se forcojnë lidhjet brenda gjakut ,por nga ana tjetër ato edhe zgjojnë vetëdijen e të qenurit shqiptar, shtojnë dashurinë për gjuhën e bukur shqipe , për kulturën dhe për identitetin tonë. Gj.Gjonaj


Mozaik

e enjte, 28 korrik 2016

31

KOH Javore A KOHA

Furnizimi me ujë zonave rurale të Malësisë, kërkesë jetike për banorët

Axhoviq: Do të përmbushim nevojat e banorëve Malësi- Mungesa e ujit të pijshëm dhe furnizimi nëpër fshatra të zonave rurale të Malësisë mbetet një ndër shqetësimet kyçe për banorët e këtyre viseve sot dhe shumë vite më parë. Temperaturat e larta dhe verat e gjata dhe të nxehta që janë të pranishme tek ne dhe përgjithësisht në ballkan, e shtojnë më tepër kërkesën për furnizim me ujë nëpër fshatra ku ende nuk ekziston një ujësjellës që do zbuste hallet e banorëve të zonave rurale të Malësisë ku mungesa e ujit iu shtohet varguat të problemeve me të cilat këta banorë ballafaqohen dita ditës në jetën e tyre të përditshme. Këtë vit ndryshe nga vite të kaluara ku kërkesat e banorëve kanë rënë në vesh të shurdhët, duket se organet kompetente kanë filluar të dëgjojnë sadopak nevojat më elementare për mbijetesë të këtyre banorëve pasi siç dihet uji është jeta dhe imagjinoni si mund të ketë jetë pa ujë, pa kushtin elementar të jetesës?! Nga Komuna Urbane e Tuzit, në një prononcim për Koha Javore, kryetari

Abedin Axhoviq u shpreh se kërkesat e banorëve për furnizim me uj do të jenë në fokus të punës së kësaj komune ku sipas tij do të jepet maksimumi që çdo kërkesë e banorëve të realizohet deri në fundin e sezonit veror, përkatësisht deri në fund të temperaturave të larta. “Komuna Urbane e Tuzit këtë vit ka themeluar shtabin për furnizim me ujë të cilit i janë bashkëngjitur edhe shërbimi i zjarrëfikësve dhe këshilltari i IQ-së Vasel Sinishtaj me autobotin e tij, ku të gjithë në bashkëpunim, kemi filluar të furnizojmë zonat rurale më kritike që

kanë mungesë të theksuar të ujit të pijshëm këtë vit. Nga 120 kërkesa sa kanë arritur në adresën e administratës lokale nga mesi i qershorit deri më tani, kemi realizuar 100 kërkesa, kurse në pritje janë dhe një numër i vogël amvisërish të cilave do jua plotësojmë nevojat e tyre”, u shpreh kryetari Abedin Axhoviq. Zonat me kërkesat më larta të furnizimit me ujë në këtë sezon, sipas kryetarit Axhoviq, janë Mali i Kakarriqit në periferi të kryeqytetit, Omerbozhajt, Kësheva, Skorraqi-Hot, por kërkesa të shumta si çdo vit më parë, paraqiten edhe nëpër fshatra të tjera të BL të Trieshit, Hotit, dhe zonave të tjera rurale përgjatë Malësisë. Në Malësi vite me radhë banorët e zonave rurale vuajnë mungesën e ujit dhe që përbën problem jo të vogël për qindra amvisëri. Shpresojmë që ditët dhe muajt në vijim kjo situatë të zgjidhet dhe organet kopetente t’a kryejnë misionin e tyre në mënyrën më të mirë të mundshme për t’u ardhur në ndihmë banorëve për përmbushjen e një kushti të domosdoshëm dhe jetik për të gjithë. t.u



Turn static files into dynamic content formats.

Create a flipbook
Issuu converts static files into: digital portfolios, online yearbooks, online catalogs, digital photo albums and more. Sign up and create your flipbook.