KOHA Javore Podgoricë e enjte, 13 tetor 2016 Viti XV Numër 735 Çmimi 0,50
Konkurentë e jo kundërshtarë politikë ISSN 1800-5969
Traditë e kulturës së lashtë krajane
“Ulqini” fitoi 17 medalje
2
Përmbajtje
e enjte, 13 tetor 2016
Javore KOHA
OH ore A KJav Podgoricë e enjte, 13 tetor 2016 Viti XV
Numër 735 Çmimi 0,50
Ministri Bushati takon përfaqësuesit e partive politike shqiptare në Malin e Zi
fq 4
Konkurentë e jo kundërshtarë politikë 9 ISSN 1800-596
Traditë e kulturës së lashtë krajane
“Ulqini” fitoi 17 medalje
Javore KOHA
Përgatitjet në fazën përfundimtare fq 5
Përfaqësimi autentik, problem i përhershëm i shqiptarëve fq 8
Themelues: Kuvendi i Malit të Zi Gazetë javore për aktualitete, shkencë dhe kulturë Numri i parë doli më 21 shkurt 2002. Botues: Këshilli Kombëtar i Shqiptarëve Redaktor përgjegjës: Ali Salaj Gazeta redaktohet nga kolegjiumi: Fahrudin Gjokaj (Sistem Inxhinjer & redaktor teknik) Ismet Kallaba (aktualitete, sport), Toni Ujkaj (kulturë) Vijoleta Berishaj (sekretare teknike) Adresa: Bulevar revolucije 15, Podgoricë Telefon & fax: 020/240-659 E-mail: kohajavore@t-com.me www.kohajavore.org Dorëshkrimet dhe fotografitë nuk kthehen
Sindromi i mosunifikimit të spektrit politik shqiptar fq 10
Emër i shquar i fjalës së lirë fq 12
Përmbajtje
e enjte, 13 tetor 2016
3
Javore KOHA
Letërsia s’ ka mision të merret me ata që bëjnë histori por me njerëz që janë viktima të historisë
fq 14
Mesazhi i kardinalit të ri shqiptar dhe historianët revanshistë
fq 18
Propozimi i Kosovës për ‘Oscars’ shkon në Kairo fq 20
Rënia e madhe e numrit të nxënësve fq 24
U hap edhe një shkollë e re fq 28
Konkurs Dërgoni fotografitë në email: kohajavore@t-com.me
4
Ngjarje javore
e enjte, 13 tetor 2016
Javore KOHA
Në prag të zgjedhjeve parlamentare në Mal të Zi
Ministri Bushati takon përfaqësuesit e partive politike shqiptare në Malin e Zi Tiranë – Ministri i Punëve të Jashtme të Republikës së Shqipërisë, Ditmir Bushati, ka pritur të premten në takim përfaqësuesit e koalicioneve të partive politike shqiptare në Malin e Zi. Takimi u zhvillua në prag të zgjedhjeve parlamentare në Mal të Zi, që do të mbahen të dielën, më 16 tetor. Në deklaratën për shtyp të MPJ-së thuhet se biseda u fokusua mbi gjendjen e shqiptarëve në Malin e Zi, si dhe u shkëmbyen pikëpamje mbi avancimin e të drejtave të tyre në funksion të përmirësimit të gjithanshëm të nivelit të jetesës. Ministri Bushati vuri në dukje vëmendjen e madhe të cilën Qeveria e Shqipërisë i kushton gjendjes se shqiptarëve në Malin e Zi dhe në rajon. Ai vlerësoi popullsinë shqiptare të Malit të Zi si një urë lidhëse mes dy vendeve, duke ndikuar ndjeshëm në afrimin e dy popujve, si dhe evidentoi rolin e faktorit shqiptar në pavarësinë dhe avancimin
e Malit të Zi në proceset e integrimit euro-atlantik. Në këtë kuadër, Ministri Bushati shprehu mbështetjen për proceset integruese të Malit të Zi, çka përbën interes për avancimin e mëtejshëm të shqiptarëve të Malit të Zi, si dhe i shërben stabilitetit të rajonit. Përfaqësuesit e subjekteve politike shqiptare në Mal të Zi e njohën ministrin Bushati me disa nga sfidat me të cilat përballen, që lidhen kryesisht me të drejtat e përfaqësimit në institucionet lokale dhe qendrore, menaxhimin e burimeve sipas legjislacionit vendas, si dhe përdorimin e gjuhës dhe simboleve kombëtare. U theksua nevoja e përmirësimit të kuadrit ligjor në funksion të arritjes së standardeve evropiane dhe ndërkombëtare. Duke nënvizuar domosdoshmërinë e zgjidhjes së problematikave të ngritura, ministri Bushati i siguroi bashkëbiseduesit se Qeveria e Shqipërisë do të vijojë të ndjekë me vëmendje ecurinë
e mëtejshme të pozitës së shqiptarëve në Malin e Zi. Ministri Bushati përshëndeti angazhimin e ndërmarrë nga faktori politik shqiptar për t’u grupuar në tre koalicione zgjedhore, si dhe nxiti vijimin e bashkëpunimit mes tyre për realizimin e një platforme të përbashkët në Kuvendin e ri në funksion të mbrojtjes së interesave të të gjithë shqiptarëve në Mal të Zi. “Ne besojmë se një kohezion më i madh i faktorit politik shqiptar në Malin e Zi do të përkthehej në një përfaqësim më të madh në parlamentin e ardhshëm dhe në ndërtimin e urave më të forta e më solide të komunikimit ndërmjet Shqipërisë dhe Malit të Zi”, u shpreh ministri Bushati. Në këtë kuadër, ministri Bushati i nxit shqiptarët e Malit të Zi të shprehin vullnetin për tre koalicionet shqiptare për të siguruar një përfaqësim më të mirë. (Kohapress)
Ngjarje javore
e enjte, 13 tetor 2016
5
Javore KOHA
Zgjedhjet parlamentare në Mal të Zi
Përgatitjet në fazën përfundimtare Plavë - Fushata parazgjedhore për zgjedhjet parlamentare të Malit të Zi, të cilat do të mbahen më 16 tetor të këtij viti, në Komunën e Plavës janë në fazën përfundimtare. Komisioni komunal pesanëtarësh i zgjedhjeve, në krye me kryetarin Husnija Shaboviq, gjatë fushatës parazgjedhore i ka bërë përgatitjet e duhura për mbarëvajtjen e zgjedhjeve në fjalë të cilat janë në fazën përfundimtare. Ka vizituar me kohë të gjitha objektet në qendrat e votimeve në të cilat do të mbahen zgjedhjet si dhe ka emëruar këshillat zgjedhore pesanëtarëshe, trajnimin dhe edukimin e të cilëve e kanë bërë para pak ditësh edukatorët eminentë të dërguar në Plavë nga Komisioni Qendror Zgjedhor i Malit të Zi. Gjatë javës në të gjitha qendrat votuese do të bëhet distribuimi i regjistrave të votuesve, pajisjet (aparatet) elektronike për identifikimin e votuesve, si dhe materiali dhe inventari paraprak për zgjedhje. Votimet do të mbahen në lokalet e objekteve shkol-
lore, në ato të shtëpive të kulturës, si dhe në shtëpitë private. Zgjedhjet parlamentare në këtë Komunë do të mbahen në 22 qendra votimi: 4 në Plavë (Plava I, Plava I-A, Plava II dhe Plava II-A), si dhe në 18 vendbanime periferike: Brezojevicë, Potkrajë, Papratishte, Nokshiq, Zhanicë të Epërme, Mashnicë, Murinë, Rudo Pole, Glavicë, Prnjavor, Skiqë-Korita, Bogaiq-Malo Selo, Zavrsh-Gjuriçka Rijeka, Jasenicë-Hot, Vojno Sellë-Hakaj, Budojevicë, Meteh-Komoraçë dhe Jara-Babino Pole. Vendvotimet do të hapen në ora 7 dhe do të mbyllen në ora 20. Në komisionin komunal të zgjedhjeve për Koha Javore deklaruan se në zgjedhjet parlamentare të Malit të Zi, për 81 deputetë sa do të numërojë Parlamenti i Malit të Zi, do të garojnë 17 lista të verifikuara dhe të shpallura zgjedhore - 4 koalicione, 12 subjekte politike dhe një grup i qytetarëve, ndër të cilat janë 3 koalicione të partive nacionale shqiptare: Koalicioni “Shqiptarët të vendosur”
(Forca e Re Demokratike - Forca, Unioni Demokratik i Shqiptarëve - Alternativa Shqiptare); Koalicioni Shqiptar “Me një qëllim” (Partia Demokratike, Iniciativa Qytetare, Lidhja Demokratike në Mal të Zi, Lëvizja Qytetare “Perspektiva”) dhe Lista “Lidhja Demokratike e Shqiptarëve”. Nga kjo Komunë në këto zgjedhje të drejtë vote do të kenë 9123 qytetarë. Edhe në Komunën e Gucisë përgatitjet për zgjedhjet parlamentare dhe atë të parakohshme lokale, po ashtu janë në fazën përfundimtare. Zgjedhjet do të mbahen në 10 qendra votimi, në të cilat të drejtë vote do të kenë4526 qytetarë. Është bërë edukimi dhe trajnimi i këshillave zgjedhorë pesanëtarësh të cilët do t’i udhëheqin zgjedhjet në vendvotimet e caktuara, në të cilat, gjatë kësaj jave, do të bëhet edhe distribuomi i regjistrave të votuesve, pajisjeve elektronike për identifikimin e votuesve dhe i inventarit dhe materialit të nevojshëm për votim. Sh. Hasangjekaj
6
Vështrime & Opinione
e enjte, 13 tetor 2016
Javore A KOHA KOH
Diskursi politik
Konkurentë e jo ku Nail Draga
Në zgjedhjet e ndryshme, qofshin ato lokale apo parlamentare, na ka rastisur të degjojmë deklarata të ndryshme qoftë nga individët apo subjektet poltike, duke cilësuar pjesëmarrësit e tjerë si kundërshtarë politikë. Madje në disa zgjedhje kemi pasur akuza të ashpra duke mos zgjedhur fjalë, madje duke i cilësuar kundërshtarët politikë si armiq, duke tejkaluar komunikimin normal vetëm për përfitime politike të subjektit përkatës. Nuk ka dilemë, se veprimet e tilla janë të nxituara, duke dëshmuar diletantizëm politik që nuk nderojnë as individin apo subjektin përkatës. Vlerësimi i tillë është shprehi e individëve të cilëve iu mungon kultura gjuhësore, përvoja politike dhe njohuritë elementare për shoqërinë pluraliste. Tashmë dihet se një mentalitet i tillë është kriuar në kohën e monizmit, duke përdorur frazeologjinë se “kush nuk është me ne është kundër nesh”. Ishte kjo një frazeologji fatale, sepse pati pasoja të mëdha me eliminimin e mijëra personave në vendet e ish kampit socialist, në emër të ideologjisë së kohës së diktaturës komuniste. Edhe pse një sistem i tillë ka përfunduar nga viti 1990, mentaliteti i asaj kohe ende është i pranishëm tek individë të ndryshëm apo subjekte politike të cilët garojnë në zgjedhje. Pluralizmi-sistemi i ofertës politike Duke marrë parasysh se jetojmë në një kohë tjetër, përkatësisht në pluralizëm, mendoj se një qasje e tillë është e tejkalaur për shoqëritë demokratike. Sepse nuk është e pranueshme në pluralizëm që te kemi përçarje dhe të krijojmë armiq, sepse një koncept
Në sistemin pluralist në krahasim me atë monis zgjedhor ofrojnë edhe përfaqësimin me persona kimit me elektoratin votues për të arritur objek dividë apo subjekte politike përdoren shprehje rëse, duke i cilësuar ata me epitete të ndryshme
i tillë i përket së shkuarës. Për dallim nga monizmi, pluralizmi paraqet ofertë politike për të gjithë qytetarët, ndërsa elektorati votues është ai që vlerëson subjektet përkatëse me voten e tij. Andaj, mendoj se është e udhës që në vend të sintagmës kundërshtar politik duhet të përdoret sintagma konkurrent politik.
Një formulim i tillë është më i pranueshëm sepse konkurrenca është kategori shoqërore në çdo vepimtari e cila si bazë ka vlerën e cila çmohet nga qytetarët e mjedisit përkatës. Për të qenë më i qartë në lidhje me konceptin e konkurrencës, si shëmbull mund të marrim tregun, ku përsonat përkatës që njihen si tregtarë në treg
Pikëpamjet e shprehura në fq: OPINIONE & VËSHTRIME nuk përfaqësojnë domosdoshmërisht politikën redaksionale të „KOHA javore„
Vështrime & Opinione
e enjte, 13 tetor 2016
7
Javore KOHA
undërshtarë politikë
st në garat zgjedhore subjektet pjesëmarrëse përveç programit a të profileve të ndryshme, ndërsa kujdes i kushtojnë komuniktivat e planifikuara. Po ashtu gjatë fushatave zgjedhore nga ine apo sintagma të ndryshme ndaj subjektëve të tjera pjesëmare, duke dëshmuar qasjen diletante me fjalorin e tillë politik
ekspozojnë mallin e tyre. Dhe si element bazë i vlerësimit të mallit është cilësia e tij, që paraqet përmbajtjen ndërsa së dyti kemi komunikimin me klientin. Nëse pronari i mallit, përkatësisht tregtari përkatës ka mallin cilësor dhe vlera komunikuese që kanë të bëjnë me etikën dhe mirësjelljen, ai do të ketë sukses më të madh me klientët.
Ndërsa e kundërta ndodh kur edhe pse malli është i njëjtë por mungon niveli i komunikimit me klientin.Pra, kemi të bëjmë me kategorinë tipike të konkurencës në lidhje me ofertën e paraqitur ndaj klienteve, në një mjedis të caktuar. Zgjedhjet-gara konkurruese Dhe një konkurrencë e tillë e tregut në
analogji manifestohet edhe te subjektet politike, në garat zgjedhore lokale apo shtetërore. Këtu para se gjithash mendoj në ato subjekte politike që ofrojnë programe të realizushme e jo megalomane por edhe regjistër të personave profesionistë dhe autoritativë si përfaqësuesit e tyre, që kanë qasje parimore ndaj çështjeve preokupuese të qytetarëve të atij mjedisi. Ndërsa e kundërta ndodh me subjektet e tjera që kanë qëndrime utilitare, për përfitime të rastit të individëve apo klaneve të tyre.Të tillët mund të kenë sukses të mashtrojnë elektoratin, por patjetër do të denohen më vonë, sepse janë treguar politikë matrapazë. Në mjediset me përvojë politike dhe kulturë demokratike, konkurrenca është parimi bazë që bën diferencimin e një subjekti nga të tjerët. Sepse duke prezantuar e realizuar vlera programore me kuadro të dëshmuara subjekti përkatës fiton imazhin e seriozitetit për objektivat e planifikuara. Ndërsa ndryshe është gjendja në mjediset postmoniste në vendet e ish- kampit socialist në Evropën Juglindore, ku nuk zgjedhën mjete për të arritur qëllimin, përkatësisht marrjen e pushtetit për të qeverisur. Këtu nuk vijnë në shprehje përmbajtjet programore, por kulti i individit si dhe mjeshtria e manipulimit me elektoratin votues, përmes premtimeve të ndryshme e madje edhe deri të blerja e votës, si mallë tregu. Në këtë aspekt edhe ne shqiptarët nuk bëjmë ndonjë përjashtim, duke dëshmuar se koncepti i demokracisë pluraliste është ende i pakonsoliduar.
Pikëpamjet e shprehura në fq: OPINIONE & VËSHTRIME nuk përfaqësojnë domosdoshmërisht politikën redaksionale të „KOHA javore„
8
Javore A KOHA KOH
e enjte, 13 tetor 2016
Vështrime & Opinione
Partitë politike shqiptare dhe zgjedhjet parlamentare në Mal të Z
Përfaqësimi autentik, problem i përhershëm i shqiptarëve Qani jtën më 9 dhjetor të vitit 1990, sipas Osmani sistemit të shumicës, ku e definonte tërë territorin e Malit të Zi me 20 njësi zgjedhore, mandatet u përcaktuan në bazë të formulës ë D’ontonit. Në këto zgjedhje morën pjesë edhe Shqiptarët me subjektin e vetëm të tyre politik-LD në MZ-i edhe atë jo si subjekt i vetëm por në koalicion me partinë e boshMirëpo, sipas rregullave demokratike njakëve-SDA dhe së bashku arritën të partitë politike, brenda afateve të cak- fitojnë 11 mandate, 4 prej të cilave i tuara kohore (zakonisht katërvjeçare), takuan LD në MZ-i. Në këtë rast duhet para qytetarëve “japin llogari” për atë cekur gjithsesi se fillimisht parlamenti i se sa në të vërtetë kanë qenë në di- Malit të Zi ka pasur 125 deputetë. Në zgjedhjet e dyta të parakohshme mensionin e të përgjithshmes që me të cilat u mbajtën më 20 dhjetor të viaq elan e plasojnë në opinion. E gjithë tit 1992, sipas sistemit proporcional ku i kjo para së gjithash bëhet gjatë fushtërë territori i Malit të Zi definohet si një atës zgjedhore, si formë më masive e njësi zgjedhore, ku çdo subjekt politik debatit publik për çështjet madhore për të marrë pjesë në parlament duhej me theks të veçantë mbi pozitën dhe paraprakisht të siguronte 4% të votave statusin e popullatës shqiptare në shotë përgjithshme të elektoratit të dalë qërinë malazeze. Prandaj nuk është e në votime. Në një situatë të tillë, në rastit që zgjedhjet në vendet me traditë pozitë të pabarabartë ishin pjesëtarët demokratike, llogariten si “mekanizëm për mbrojtjen e qytetareve “nga keqpër- e popujve më të vegjël që këtu trajtodorimi i atyre që gjenden në pushtet”. hen si pakica kombëtare nga shkaku Shikuar në përgjithësi nga ky aspekt, se nuk patën elektorat të mjaftueshëm mund të themi se partitë politike shqip- për të arritur pragun e nevojshëm për tare edhe pse të vetëdijshme se ligji zg- të qenë parti parlamentare. Në këto zgjedhor që nga zgjedhjet e para plural- jedhje të parakohshme shqiptarët kësaj iste në Mal të Zi (9 dhjetor 1990) e deri radhe dolën vetëm në zgjedhje , me po më sot në praktikë ka ndryshuar disa të njëjtin subjekt politik-LD në MZ, por herë varësisht nga rrethanat shoqërore edhe pse fituan 11.508 vota(3.96%) nuk dhe interesave të pushtetit. Në rastin e arritën cenzusin prej 4% sepse iu munkonkret, në pozitë më të pavolitshme guan 115 vota dhe mbetën jashtë parkanë qenë shqiptarët, si e vetmja pop- lamentit. Për këto zgjedhje me rëndësi ullsi josllave, ku ende nuk kanë arritur është të ceket se u mbajtën një gjysmë të realizojnë në praktikë përfaqësimin viti pas formimit të Republikës të përautentik të popullatës shqiptare, sub- bashkët Jugosllave e përbërë nga Serbia jektet politike shqiptare garuan në të dhe Mali Zi. gjitha zgjedhjet si ato lokale ashtu edhe Zgjedhjet e treta parlamentare të cilat u mbajtën më 03. nëntor të vitit 1996, ato parlamentare. Zgjedhjet e para parlamentare u mba- dallonin dukshëm nga të mëparshmet nga se tani territori i Malit të Zi nuk ishte
një njësi zgjedhore, por ai ndahej në 14 njësi zgjedhore. Një veprim të tillë e bëri partia në pushtet(DPS) sepse në saje të gjendjes ekzistuese frikohej se do t’i humbte zgjedhjet, andaj ia përshtati vetes ligjin zgjedhor. Në krahasim më zgjedhjet e mëparshme, ky ligj e eliminonte sistemin proporcional, duke i eliminuar në këtë mënyrë partitë e vogla. Se ky ligj zgjedhor avanconte partinë në pushtet (DPS) dëshmon e dhëna se edhe pse fitoi 51% të numrit të përgjithshëm të votave, ajo mori 63% të mandateve në parlament(45 deputetë), duke përvetësuar 39000 vota të tjerëve. Ligji zgjedhor i vitit 1996, për shqiptarët paraqiti një risi,sepse në saje të këtij ligji zgjedhor mundësohej përfaqësimi i tyre në parlamentin malazez. Kështu nga gjithsej 14 njësi zgjedhore, për shqiptarët ishin rezervuar dy që së bashku jepnin katër deputetë. E para përfshinte territorin e komunës së Ulqinit dhe Krajën, e dyta territorin e Malësisë. Në këto dy njësi zgjedhore, partitë politike shqiptare (LDMZ, UDSH) fituan gjithsej 9138 vota duke siguruar 4 deputetë, nga dy secili subjekt politik, edhe atë LD në MZ arriti të fitojë 5289 vota, derisa UDSH-ja arriti të fitojë 3849 vota. Pas ndarjes së partisë më të madhe në pushtet (DPS) në dy pjesë, dhe ngjarjeve që u zhvilluan pas zgjedhjeve presedenciale që u mbajtën në tetor të vitit 1997, më 31 maj të vitit 1998 u mbajtën zgjedhjet e katërta parlamentare. Për dallim nga zgjedhjet e mëparshme kemi rikthim në sistemin zgjedhor proporcional, ku Mali i Zi është i ndarë në dy njësi zgjedhore, ku në njësinë e dytë zgjidhen 5 deputetë nga radhët e pakicës nacionale shqiptare sipas parismit të aksionit afirmativ. Kështu që kësaj here u gjet kompromisi që shqiptarët të votojnë
Pikëpamjet e shprehura në fq: OPINIONE & VËSHTRIME nuk përfaqësojnë domosdoshmërisht politikën redaksionale të „KOHA javore„
Vështrime & Opinione
Zi
në 59 qendravotimi ku jeton popullsia shqiptare si popullsi autoktone në pesë komuna të Malit të Zi (Ulqin, Tivar, Plavë, Podgoricë, dhe Rozhajë). Ky ligj zgjedhor sjell po ashtu edhe një risi, sepse për pjesëmarrje në parlament subjekteve politike iu zvogëlohet cenzusi nga 4% në 3% të votave të përgjithshme. Në këto zgjedhje garuan edhe partitë politike shqiptare ku arritën të fitojnë këto rezultate: LD në MZ arriti të fitojë 5425 vota (një mandat) dhe UDSH-ja 3529 (një mandat). Zgjedhjet e pesta të radhës u mbajtën me 22 prill të vitit 2001. Ajo çka është me rëndësi të ceket është edhe fakti se pas këtyre zgjedhjeve për herë të parë ndodhi që asnjë strukturë politike nuk arriti që të ketë shumicën parlamentare në parlamentin e Malit të Zi. Derisa Qeverinë e mbështeti Lidhja Liberale e Malit të Zi. Në këto zgjedhje parlamentare popullata shqiptare e përfaqësuar nga partitë politike shqiptare arritën që në Parlamentin e Malit të Zi të sigurojnë dy mandate në saje të këtyre rezultateve: LD në MZ fitoi 3570 vota (një mandat) dhe UDSH-ja e cila fitoi 4232 vota (një mandat). Pas nënshkrimit të marrëveshjes së Beogradit ku u deklarua që me moratorium në referendum qytetarët e Malit të Zi të vendosin mbi statusin juridiko-politik të Malit të Zi, Lidhja Liberale e Malit të Zi ia shkurtoi përkrahjen Qeverisë së atëhershme dhe zgjedhjet e gjashta të radhës u mbajtën më 20 tetor të vitit 2002. Ajo që është karakteristike për këto zgjedhje është se përveç stabilizimit politik, nuk ndodhi asgjë e re në përfaqësimin e pakicave nacionale, të cilët edhe kësaj radhe u përfaqësuan vetëm
nga pakica nacionale shqiptare të cilët kësaj radhe garuan me koalicione. Kështu që Koalicioni Demokratik-“Shqiptarët Bashkë” (UDSH, LDMZ, PPD), arritën të fitojnë 8498 vota dhe siguruan dy mandate në Parlamentin e Malit të Zi. Zgjedhje e para që u mbajtën pas referendumit i cili u mbajt më 21 maj të vitit 2006, me të cilin Mali i Zi e rrikthei pavarësinë shtetërore, u mbajtën në shtator të vitit 2006.Ajo që eshtë karakteristike për këto zgjedhje ka të bëjë me faktin se për herë të parë përfaqësimi i pakicave nacionale u bë në saje të shumë listave. Në përbërjen e parlamentit tani më përveç Shqiptarëve kemi edhe përfaqësues të pakicave nacionale serbe, boshnjake derisa partia që përfaqësonte pakicën nacionale kroate hyri në koalicion parazgjedhor me DPS dhe në fund i takoi një mandat në Parlamentin e Malit të Zi. Në këto zgjedhje parlamentare që ishin të shtatat me radhë garuan edhe Partitë politike shqiptare, si vijon: LD në MZ e cila arriti të fitojë 4373 vota (një mandat).UDSH-ja arriti të fitojë 3692 vota (një mandat) dhe Alternativa Shqiptare (ASH) e cila fitoi 2656 vota (një mandat). Me rëndësi është fakti se ASH arriti që të bëhet parti parlamentare. Në zgjedhjet Parlamentare të cilat ishin të tetetat me radhë, partitë politike Shqiptare të cilat garuan në këto zgjedhje arritën të fitojnë katër deputetë, duke përsëritur rezultatet e zgjedhjeve të viteve 1990 dhe 1996. Si për zgjedhjet e kaluara, edhe në këtë zgjedhje vlente ligji që në qendrat e votimit që janë me shumicë me popullsi shqiptare do të japin 5 deputetë, për të cilët do të garojnë të gjitha subjektet politike. Duke marrë parasysh përvojën e kalu-
e enjte, 13 tetor 2016
9
Javore KOHA
ar si dhe depërtimin DPS-së në trupin zgjedhor shqiptar, në një masë të konsiderueshme u bënë disa përpjekje për formimin e një koalicioni të madh të partive politike shqiptare. Por një ide e tillë e cila u mirëprit nga opinioni i gjerë shqiptar si në vende ashtu edhe në diasporë, dështoi sepse dolën në pah interesat karrieriste si dhe ambiciet e sëmura lideriste të disa liderëve partiak. Dhe mosrealizimi i një koalicioni të tillë në mes partive politike shqiptare bëri që shqiptarët të jenë të përçarë si asnjëherë më parë dhe të dalin në zgjedhjet parlamentare me pesë lista zgjedhore, nga 16 sa kishte gjithsej në nivel të Malit të Zi. Në këto zgjedhje partitë politike shqiptare arritën këto rezultate: UDSHja fitoi 4747 vota (1 deputet), FORCA 2939 vota (1 deputet), Lista Shqiptare (LDMZ-ASH) 2898 vota (1 deputet) dhe Koalicioni Shqiptar “Perspektiva” 2619 vota (1 deputet). Befasia e këtyre zgjedhjeve ishte rezultati i FORCËS pasi arriti të bëhet parti parlamentare. Pra mund të themi se shqiptarët, nga pesë deputetë, që ju mundësonte “njësia e veçantë “ zgjedhore fituan katër deputet ndërsa një e fitoj koalicioni qeveritar në krye me DPS-in. Në zgjedhjet e fundit Parlamentare të vitit 2012 partitë politike Shqiptare të asaj kohe garonin të ndara në 4 lista. Pjesëmarrëse në këto zgjedhje ishin: Aleanca Rinore e Shqiptareve, UDSH, Koalicioni shqiptar (LDMZ, PD, ASH), si dhe koalicioni Forca për Bashkim (Genci Nimanbegu, Vasel Sinishtaj, Zana Sarvan). Sa u përket votave për secilin nga këto lista situata ishte e tillë: Aleanca Rinore Shqiptare fitoi 531 vota, UDSH-ja 2848 vota, Koalicioni Shqiptar (LDMZ,PD,ASH) 3824 vota (1 deputet) dhe Forca për Bashkim 5244 vota (1 deputet).Nga këto të dhëna shihet qartë se të gjitha subjektet dhe koalicionet shqiptare asokohe fitonin 12477 vota dhe arritën të fitonin vetëm dy mandate (deputetë). Si përfundim mund të themi se pas këtyre zgjedhjeve skena politike në Mal të Zi duhet të pësojë ndryshime, e po ashtu edhe ligji zgjedhor. Shqiptarët duhet të kenë zonën e veçantë zgjedhore e cila duhet të përfshijë vendvotimet Shqiptare ku do të zgjidhen 5 deputetë, ku do të marrin pjesë në zgjedhje vetëm partitë nacionale shqiptare, sepse vetëm në këtë mënyrë do të kemi përfaqësim autentik, konform standardeve ndërkombëtare, që vlen edhe për popujt të tjerë pakicë në këtë mjedis.
Pikëpamjet e shprehura në fq: OPINIONE & VËSHTRIME nuk përfaqësojnë domosdoshmërisht politikën redaksionale të „KOHA javore„
10
Kulturë
e enjte, 13 tetor 2016
Javore A KOHA KOH
Dilemat dhe pritjet e votuesve shqiptarë
Sindromi i mosuni të spektrit politik Kristjan Gj. Dukaj
Fushata parazgjedhore tashmë është duke hyrë në fazën e saj përfundimtare e që, vetvetiu, është gjithnjë e më intensive. Subjektet pjesëmarrëse përmes listave të verifikuara zgjedhore nga Komisioni Shtetëror i Zgjedhjeve, tentojnë të përfitojnë besimin e zgjedhësve sa për të fituar ndonjë mandat më tepër. Edhe pse në këto hapësira të trazuara të rajonit, fushatat zgjedhore janë mjaft të tensionuara, me një fjalor, më së shpeshti, të palezetshëm me qëllim të diskreditimit sa më të thellë të kundërshtarëve politikë, prapëseprapë, ecuria e deritashme e fushatës zgjedhore mund të vlerësohet brenda kufijve të tolerancës, të kuptueshme si propagandë parazgjedhore. Përveç disa strukturave politike të cilat ende “veprojnë” në periudhën e viteve të nëntëdhjeta të fazës së shpërbërjes së shtetit të përbashkët jugosllav dhe aspiratave të mëdha shtetërore, por forca e politike e tyre është gjithnjë e më e padukshme. Andaj, zgjedhësit mund të mendojnë dhe të analizojnë peshën e secilës listë zgjedhore në mënyrë më të qetë. Mirëpo, ajo që është objekt i interesimit tonë në këto hapësira, pa dyshim, është pjesëmarrja e subjekteve nacionale shqiptare në zgjedhjet e 16 tetorit. Edhe pse pritjet e zgjedhësve shqiptarë ishin krejtësisht ndryshe, drejt formim-
it të një liste unike zgjedhore, kjo nuk ndodhi por ata do të jenë të detyruar, mes tjerash, të zgjedhin njërën nga tri listat zgjedhore të formuara nga nëntë
subjekte politike nacionale shqiptare. Dëshirat e shprehura, publikisht ose përmes kontakteve të drejtpërdrejta, për unifikimin e spektrit politik shqip-
Kulturë
e enjte, 13 tetor 2016
ifikimit shqiptar
tar, më së shpeshti janë pritur në “majë të thikës” nga politikëbërësit shqiptarë, si diçka që “nuk i shkon” në favor kësaj çështjeje e kështu me radhë. Edhe pse
11
KOH Javore A KOHA
Në vend të mbështetjes së dëshirave për unifikimin e spektrit politik shqiptar, iniciativat e këtilla, më së shpeshti, sulmohen nga ata që do të duhej t’i përkrahin të parët ato. Këto janë fakte nga përvoja në zgjedhjet e deritashme e të cilat është dashtë të analizohen mirë e gjerë për të mos përsëritur të njëjtat veprime ( gabime)
të gjithë ata deklarativisht janë shprehur të gatshëm për daljen e përbashkët në këto zgjedhje, prapëseprapë kjo nuk ka ndodhur. Por, nëse i referohemi rezultatit nga zgjedhjet parlamentare të vitit 2012, është e qartë se lidershipi politik shqiptar në Mal të Zi nuk dëshiron të veprojë në favor të materializimit të votës së elektoratit shqiptar në këto treva. Katër lista zgjedhore nacionale shqiptare nga zgjedhjet e vitit 2012, fituan diçka më tepër se 12 mijë vota, por ato fituan vetëm dy mandate deputeti në Parlamentin shtetëror të Malit të Zi. Ata, asnjëherë nuk i kërkuan ndjesë votuesve për derdhjen e votave si pasojë e mosveprimit të përbashkët, përmes një liste unike të subjekteve nacionale shqiptare e që kishte rezultuar, së paku, edhe më një mandat deputeti në Parlament. Kjo pastaj kishte mundësuar formimin e Klubit të deputetëve të partive nacionale shqiptare në Kuvend, e kështu me radhë. Nuk është e tepërt të rikujtojmë se në zgjedhjet e fundit parlamentare ( 2012), UDSH ka fituar 2.848 vota dhe nuk arriti të hyjë në Parlament. Pikërisht, këto fakte e dëshmojnë më së miri nevojën e daljes së përbashkët në zgjedhje pasi është e qartë sa e dëmshme është derdhja kaq e madhe e votave brenda trupit zgjedhor në vendvotimet shqiptare. Në vend të mbështetjes së dëshirave për unifikimin e spektrit politik shqiptar, iniciativat e këtilla, më së shpeshti, sulmohen nga ata që do të duhej t’i përkrahin të parët ato. Këto janë fakte nga përvoja në zgjedhjet e deritashme e të cilat është dashtë të analizohen mirë e gjerë për të mos përsëritur të njëjtat veprime ( gabime). Ata që mendojnë dhe dëshirojnë
në këtë mënyrë, i akuzojnë se gjoja nuk na qenkan në vijë të njëjtë politike, se nuk i dinë gjërat... etj. Por, koha është gjykatësi më i mirë jo vetëm për veprimet e secilit, sidomos të atyre që veprojnë në emër të votës, por edhe për shkrimet dhe reagimet e secilit që në momente të caktuara nuk pajtohet me individin, duke anashkaluar çështje me interes të përgjithshëm. Në veçanti, nga ata që, së paku , deklarativisht, mbështesin të drejtën në mendimin e lirë të shprehur publikisht. Fushatat parazgjedhore janë, vetvetiu, interesante pasi ato kanë ( duhet të kenë) një rrjedhë joshëse për zgjedhësit përmes ofertave të reja politike, me programe të hartuara në interes të zgjedhësve, me vizione të qarta për të ardhmen, e kështu me radhë. Kështu, kemi të njëjtit individë –liderë, dëgjojmë të njëjtat fjalime dhe mesazhe drejtuar zgjedhësve dhe ajo që është edhe më e theksuar, në vend të afirmimit të vetë subjekteve politike, punës së përbashkët dhe programeve zgjedhore, për shumicën e tyre në plan të parë janë emrat e liderëve politikë dhe bartësve të Listave zgjedhore si veti të njohura të liderizmit politik. Vizioni i qartë për zgjidhjen e problemeve të grumbulluara dhe përkushtimi në angazhimin maksimal për plotësimin e kërkesave dhe nevojave gjithnjë e më të mëdha të banorëve, janë ato që intrigojnë më së forti zgjedhësit e që orientojnë vullnetin e tyre për dhënien e votës. Në të kundërtën, s’do mend se pjesëmarrja e përbashkët e subjekteve nacionale shqiptare përmes një Liste zgjedhore, do e kishte lehtësuar dhe, ajo që është më e rëndësishme, e kishte rikthyer besimin e votuesve drejt programeve të tilla zgjedhore.
12
Kulturë
e enjte, 13 tetor 2016
Javore A KOHA KOH
Puna e suksesshme e publicistit Frank Shkreli
Emër i shquar i Gjekë Gjonaj
Puna e suksesshme e gazetarit, analistit dhe publicistit, të njohur shqiptaro-amerikan, Frank Shkrelit, nga fshati Amull i Komunës së Ulqinit, më ka ngjallur një respekt të jashtëzakonshëm shumë më heret se sa fillova lundrimet e mia të para në ujërat e gazetarisë. Dhe nuk më mbetet asgjë më shumë sesa fjala – Respekt! Këtë fjalë jam i bindur se e meriton nga të gjithë kolegët, nga të afërmit, nga miqtë, nga të njohurit dhe nga të panjohurit. Pa
Presidenti i Republikës së Shqipërisë Bujar Nishani e “ Kalorës i Urdhrit të Skënderbeut”, me motivacionin: shumëvjeçar si gazetar, publicist e redaktor i Seksioni ikës”, duke përhapur, mbrojtur me paanshmëri dhe la dashur t’i thurë lavderata këtij njeriu të vlerësuar të shkrimit, respektivisht të penës (lapsit) , i cili edukimin, pasioni, kohën, mundin me dekada ia kushtoi dhe po ia kushton punës profesionale në fushën e gazetarisë, e them sinqerisht se në detin e madh e të egër të konkurrencës, ka krijuar autoritetin, besueshmërinë, sigurinë dhe jetëgjatësinë e punës, duke u mbështetur e bazuar mbi të gjitha në të vërtetën, kodin e etikës dhe standardin e profe-
sionit që e ushtron me profesionalizëm më se katër dekada. Përmes zotëri Frank Shkrelit njoha: Seksionin shqip të Radios “ Zëri i Amerikës”, vlerat më të çmuara të njeriut publik, dhe atij të thjeshtë. Gjatë jetës dhe karrierës sime kam patur fatin e mirë që Frank Shkrelin ta takoj vetëm një herë dhe atë spontanisht në kremtimin e 15- vjetorit të themelimit të Fondit Humanitar” Malësia” në Nju-Jork. Edhe pse ky ishte një
Kulturë
e enjte, 13 tetor 2016
13
Javore KOHA
i fjalës së lirë
e dekoroi para pak ditësh me plot të drejtë , Frank Shkrelin me titullin : “Në vlerësim të veprimtarisë së shquar atdhetare dhe kontributit të vyer it Shqip dhe drejtues i palodhur i Divizionit Euro-Aziatik të “Zërit të Amerartësuar vlerat e parimet e shenjta të lirisë dhe demokracisë” takim vëllazëror shumë i shkurtër në prani të miqve të tij me të cilët shoqërohej atë mbrëmje më la përshtypjen e një njeriu modest, serioz, të thjeshtë, të matur, të aftë e mjaft njerëzor. Emrin e kolegut të nderuar Frank Shkrelit e kam të njohur qysh se ka qenë gazetar dhe redaktor në Zërin e Amerikës, seksioni shqip nga viti 1974 -1984. Por edhe më vonë gjatë viteve 1984- 1985 kur zotëri Shkreli, po tek kjo medie e fuqishme botërore ka
qenë shef i seksionit shqip. Me interesim e kënaqësi herë pas here, e kam ndjekur nga larg punën e tij edhe në periudhën 1985-1990, kur ka shërbyer si këshilltar i lartë programacioni për divizionin evropian të Zërit të Amerikës, pastaj nga vitet 1990-1994, kur ka qenë zëvendësdrejtor i Euroazisë në Zërin e Amerikës, për të vijuar më pas në vitet 1994 - 2003, kur ka qenë drejtor i divizionit Europian i Zërit të Amerikës. , deri në ditët e sotme , kur është ndër gazetarët më aktivë shqiptarë në shtypin e kohës. Analizat e tij lexohen dhe vlerësohen shumë nga lexuesit dhe ekspertët e çështjes kombëtare për faktin se mendoj se është një vëzhgues dhe një analist i regjur mirë dhe shumë i vëmendshëm i zhvillimeve politike dhe çështjeve shqiptare dhe ballkanike . Një arsye për lexueshmerinë e madhe të shkrimeve që Shkreli publikon mund të jetë edhe fakti se ai bazohet në informata të verifikueshme, të mbledhura nga burime të pavarura dhe të besueshme të mediave amerikane, të cilat u përmbahen standardeve më të larta të gazetarisë në botë. Gjatë kryerjes së detyrave të larta në Zërin e Amerikës, të besuara nga shteti amerikan, zotëri Shkreli u rreshtua në mesin e emrave më të shquar të fjalës së lirë dhe lirisë së shtypit nga radhët e komunitetit shqiptar në botë. Dhe jo vetëm kaq por falë veprimtarisë së tij të palodhur atdhetare për çështjen kombëtare , kontributit të tij të çmuar në fushën e të drejtave të njeriut si dhe forcimit të lidhjeve miqësore shqip-
taro –amerikane, u bë një shembull i lartë për t’u ndjekur. Zotëri Frank Shkreli , edhe pse në pension, aktualisht shërben si drejtor i Këshillit Kombëtar Shqiptaro-Amerikan, një organizatë jo-qeveritare që punon për mbrojtjen e interesave të shqiptarëve në Shtetet e Bashkuara të Amerikës si dhe për promovimin e paqes dhe zhvillimit ekonomik në trojet shqiptare në Ballkan, e vetmja organizatë shqiptare lobiste me prezencë në Uashington DC. Për këto vlera, për merita e arritje të tjera të pakontestueshme profesionale e morale, Presidenti i Republikës së Shqipërisë Bujar Nishani e dekoroi para pak ditësh me plot të drejtë , Frank Shkrelin me titullin “ Kalorës i Urdhrit të Skënderbeut”, me motivacionin: “Në vlerësim të veprimtarisë së shquar atdhetare dhe kontributit të vyer shumëvjeçar si gazetar, publicist e redaktor i Seksionit Shqip dhe drejtues i palodhur i Divizionit Euro-Aziatik të “Zërit të Amerikës”, duke përhapur, mbrojtur me paanshmëri dhe lartësuar vlerat e parimet e shenjta të lirisë dhe demokracisë”. Ky nderim i lartë nga kreu i shtetit shqiptar e nderon në radhë të parë vetë laureatin, por edhe të gjithë komunitetin të cilit ai i takon. Andaj, ne shqiptarët me të drejtë duhet të mburremi dhe të krenohemi me personalitete të këtilla, të cilët gjithë jetën e tyre punojnë në heshtje, pa bujë, me përvujtëri, duke mos pretenduar për vlerësime e shpërblime për merita të veçanta si ky.
14
Kulturë
e enjte, 13 tetor 2016
Javore A KOHA KOH
Në Podgoricë nga data 5 deri më 9 tetor u mbajt Panairi i Dytë N
Letërsia s’ ka mision të m histori por me njerëz që j
Podgoricë- Panairi i Dytë Ndërkombëtar i Librit është organizuar nga data 5 deri më 9 tetor në Podgoricë, në qendrën “Capital Pllaza” i cili ka qëndruar i hapur çdo ditë për vizitorë nga ora 10 deri në orën 20 ndërsa hyrja ka qenë falas. Në Panairin e sivjetshëm Ndërkombëtar të Librit, përveç shumë shtëpive botuese nga vendi dhe rajoni, me romanin e tij të parë “Vajzat e Mjegullës”, opinionit malazias i është prezantuar gazetari dhe publicisti i njohur nga Shqipëria, Namik Dokle. Romani në fjalë është botuar para dhjetë muajsh nga shtëpia më e madhe botuese në Shqipëri, “Toena” ndërsa është përkthyer dhe në gjuhën boshnjake ku fillimisht është prezantuar në Sarajevë e më pas në Podgoricë. Romani “Vajzat e Mjegullës” brenda kopertinave të tij pasqyron historinë e një krahine dhe të një popullate të vogël të Shqipërisë së veriut të quajtur Gora,
një krahinë kjo e përbërë nga 29 fshatra por e ndarë në tre shtete, ku 9 fshatra i takojnë pjesës territoriale të Shqipërisë, 9 Kosovës dhe 2 Maqedonisë. Romani flet se si historia e ka copëtuar Shqipërinë, pjesëzat e saj dhe vendet e tjera në Ballkan. Ky është dhe synimi primar i autorit, që të shkruajë për ata që janë viktima të historisë. “Viktima të historisë ka shumë në Ballkan dhe ndër të tjerë janë dhe Shqiptarët që jetojnë jo në një shtet por në disa shtete. Nëpërmjet këtij romani, kam dashur që të hedh idenë që njeriu që është njeri, i qëndron vështirësive qofshin ato të jetës apo politikës, të grindjeve krahinore apo grindjeve ballkanike, etj, kështu që njeriu duhet të mbetet përherë njeri. Ky është dhe mesazhi im që transmetoj tek lexuesit nëpërmjet personazheve që janë njerëz të thjeshtë, të cilët jetojnë jetën e tyre, traditat e tyre, respektojnë të mirët dhe urrejnë të keqen, përpiqen që midis
vështirësive të rrisin vetveten dhe fëmijët e tyre dhe të mbajnë qëndrimin e tyre si njeri”, u shpreh në një prononcim për Koha Javore, autori i librit Namik Dokle. Dokle më tutje vuri në dukje se përfshirja e tij disavjeçare në politikë i ka marrë shumë kohë për t’u marrë me krijimtari letrare, mirëpo ai tani i është kthyer dhe përkushtuar letërsisë. “Unë kam shkruar mbi 20 drama dhe radiodrama, pjesa më e madhe e të cilave janë luajtur në teatro të Shqipërisë e sidomos në atë të Korçës, kurse radiodramat janë transmetuar nga radio Tirana për vite me radhë. Tani kam kaluar nga drama në prozë, pasi e ndjeva se të gjithë atë material jetësor nuk mund ta zinte drama dhe duhej patjetër shtruar në një roman (prozë) më të gjatë”, sqaroi Dokle. Në pyetjen e Koha Javore se dy apo më shumë popuj dhe kultura lidhen më mirë përmes politikës apo librit (letërsisë) ai theksoi se letërsia është ambasadori më i denjë që mund të prezantojë një popull dhe kulturë. “Letërsia e mirë është gjeja më e mirë që ka njerëzimi sepse ajo qëndron larg nacionalizmave, larg urrejtjes dhe racizmit. Ajo i drejtohet shpirtit të njeriut, mirësisë, mirënjohjes e bashkëpunimit dhe krejt këto janë elementët bazë të letërsisë. Letërsia nuk ka mision të merret me ata që bëjnë histori por me ata që janë viktima të historisë”, përfundoi gazetari dhe publicisti i njohur, Namik Dokle. Ndërkaq drejtori i shtëpisë botuese Toena- Tiranë, Fatmir Toçi, i tha Kohës Javore se ndjehet i kënaqur me këtë rrugëtim të zhvilluar në Sarajevë dhe Podgoricë për të prezantuar versionin në gjuhën boshnjake të veprës së Naim Dokles, duke thënë se edhe përkundër problemeve që ka sot libri në krejt botën, ky roman, në një kohë të
Kulturë
e enjte, 13 tetor 2016
15
KOH Javore A KOHA
Ndërkombëtar i Librit
merret me ata që bëjnë janë viktima të historisë shkurtër ka njohur 3 ribotime. “Ky është një rast jo fort i zakonshëm dhe fakti që ka njohur tre ribotime, tregon për interesin që një personalitet i gazetarisë dhe i administratës shtetërore, i kthehet letërsisë me një përvojë të jashtëzakonshme jetësore, me një dhunti të rrallë të kulturës së të shkruarit dhe me një njohje të gjerë për një komunitet shumë të veçantë që ka trajtuar në libër, siç janë goranët e Gorës në Shqipëri, një komunitet që në kushte të sotme janë të ndarë në tre
shtete. Libri, përveçse flet për ngjarje konkrete të këtij populli, flet dhe për veçoritë e ndarjes, të pakicave kombëtare, ku secila pakicë është ndryshe nga tjetra”, u shpreh Fatmir Toçi, duke shtuar se romani bën thirrje për bashkëpunim midis popujve të Ballkanit, për bashkëjetesën e tyre për të evoluar. “Vajzat e Mjegullës” ka 235 faqe, i ndarë në dy pjesë, ku mes tyre përmban një ditar real të mbajtur nga një fshatar e që autori e ka reduktuar nga 500 faqe në 235, ditar që ka dokumentuar jetën
e fshatit nga viti 1949 deri në vitin 1969 i cili tregon përditshmërinë e njerëzve të thjeshtë, se si ka qenë periudha e komunizmit për njeriun e thjeshtë. Kjo është hera e parë që gazetari dhe publicisti Namik Dokle prezantohet me romanin e tij për opinionin malazias dhe atë të Sarajevës. Panairin e Dytë Ndërkombëtar të Librit e ka organizuar Ministria e Kulturës e Malit të Zi dhe kryeqyteti Podgoricë ndërsa shteti mysafir nderi këtë vit ka t. u. qenë, Bosnja dhe Hercegovina.
16
Kulturë
e enjte, 13 tetor 2016
Javore A KOHA KOH
Kënget kreshnike të krajës pjesë e 15 vëllimeve të projekit eposi i k
Traditë e kulturës së lashtë krajane Dr.Sc. Ismail Doda
HYRJE: Mjedisi karakteristik i Krajës e krijoi, e zhvilloi, e ruajti dhe e përhapi këtë epos që u krijua nga brinjët iliro-arbër-ore-shqiptare në toka të veta qysh në mesjetën e hershme, përkundër ndonjë ndryshimi që pësoi gjatë shekujve duke marrë edhe emërtime osmane, si: Mujo, Halili, Elez Ali, Osman Aga, por edhe Arnaut Osmani, etj, në thelb janë personazhe shqiptare të dashur, të ruajtur nga i tërë kombi, pa dallim feje. Ata bëjnë luftime, qoftë edhe për kulllota bagëtish, për ruajtjen e trojeve etnike, dhe mbi të gjitha dinjitet, gjithandej: deri në Kotorret e reja (Ravni Kotari), pllajë krastike në Dalmaci që kryesisht përfshijnë komunën e Zarës, të Benkovcit dhe Beogradit në Det (Biograd na moru). Atje, në luftën kundër krajlive (mbretërisë së re pushtuesve sllave) dhe me shkije – vetë sllavët pushtues. Andaj s’ka bazë teza që përsëritet nga rasti në rast se këngët tona kreshnike si krijim na qenkan ndikim i ciklit sllav, madje edhe përkthim i tij, siç pohon ndonjë studiues me mbingarkesa dhe paragjykime antishqiptare.
1.Eposi i Krajës para vitit 2012
Përkundër faktit se këngët kreshnike, deri vonë mjaft aktive, të kënduara nga
Për mbledhjen, grumbullimin e lëndës dhe përgatitjen e këtij projekti madhor merita të mëdha i takojnë bartësit Prof. Dr. Zymer Nezirit së bashku me bashkëpunëtorët që ndërkohë ishte kryeorganizatori i dy konferencave shkencore ndërkombëtare të përmendura më parë këngëtarë dhe lahutarë të njohur në Krajë, deri sot janë botuar katërmbëdhjetë: katër të kënduara nga krajanët e zbritur në Shkodër: një të mbledhur nga Donat Kurti (nga Shkodra (1909-1971), ku, nga fundi i vitit 1946 u dënua dhe bëri 17 vjet burg), më 1935 dhe tri po aty, nga Ramadan Sokoli, (14.06.192010.03.2008) dy më 1950: 1.“Ali Begu i Ri”, 2. “Vdekja e Halilit” dhe më 1964 këngët “Muji e Shkjau”, më 84 vargje të kënduar në Krajë (Arkivi i Institutit të Folkolorit Tiranë- Sokoli, f. 11), që u botua më 1983. Dhjetë i mblodhi (I.D) në Krajë. Dy prej tyre u botuan te “Këngët Kreshnike”, I, në Institutit Albanologjik të Prishtinës (= IAP), 1974: k.nr. 39 (144 vargje), 43 (301), përgatitur nga Anton Çeta: tetë te KK, III, IAP, Prishtinë 1993:k.nr.7 (184): nr.12 (71v.), nr.21 (161 v.), nr.56 (55v), përgatitur nga Anton Çeta, Fasli Syla, Myzafere Mustafa dhe Anton Berisha. Një numër të madh nga Kraja, Ana e Malit, Gruda dhe Plavë-Gucia i kemi në dorëshkrim. Në mbështetje të këtyre 14 këngëve të botuara shkruam kumtesën “Këngët kreshnike në krahinën e Krajës” që paraqitëm në Konferencën shkencore: “Eposi i Kreshnikëve: monument i trashëgimisë kulturore shqiptare“ në
Prishtinë, 28.08-30.08.2010, organizuar nga IAP, Dega e folklorit dhe Qendra e Studimeve Albanologjike (=QSA), Tiranë. Teksti i tyre është shumë më i plotë nga ai i këngëve që i mblodhëm më vonë në Krajë. Veçohen emërtime karakteristike , protagonistë dhe kostume popullore, shprehje gjuhësore, dëshmohen vlera moralizuese, etike, estetike dhe etnografike shqiptare që përputhen me traditën dhe kulturën e lashtë të kësaj popullate më të skajshme veriperëndimore shqiptare.
2.Eposi i Krajës pas vitit 2012
Mbledhjen dhe studimin e tij në këtë fazë (2012-2016) e shqyrtuam në kumtesën “Gjendja e sotme e eposit të Kreshnikëve në krahinën e Krajës”, të paraqitur në “konferencën e II shkencore ndërkombëtare në pesë vende ballkanike: Shqipëri, Kosovë, Maqedoni, Serbi, Mal të Zi” 8-9 gusht 2014, Prishtinë , organizuar nga IAP, Prishtinë dhe QSA, Tiranë. Janë pjesë e 15 vëllimeve të projektit Eposi i Kreshnikëve në 5 shtete të Ballkanit 2012-2016. Për mbledhjen, grumbullimin e lëndës dhe përgatitjen e këtij projekti madhor merita të mëdha i takojnë bartësit Prof. Dr. Zymer Nezirit së bashku me bash-
Kulturë
e enjte, 13 tetor 2016
17
Javore KOHA
kreshnikëve në 5 shtete të ballkanit, 2012- 2016
këpunëtorët që ndërkohë ishte kryeorganizatori i dy konferencave shkencore ndërkombëtare të përmendura më parë. Ndërkaq, për botimin e tre blejve më të hershëm të këngëve kreshnike, (I,II,III) merita i takon Prof. Anton Çetës me bashkëpunëtorët e tij. Në mënyrë të veçantë u kemi borxh brezave që e
kanë kultivuar, zhvilluar, kënduar dhe sjellë deri në ditët tona këtë epikë heroike legjendare. Mirëpo mbledhja e këngëve të fundit të këtij eposi dëshmon njëkohësisht shterimin e tij. Me emërtimet e 6 këngëve që i shënuam në lamtumirë e sipër (2012-2014) të këtij thesari të vlershëm të etnokulturës në Krajë lidhet me tematikën e tyre: 1.
Aga Hasan Agë Mejdanxhi, 17 vargje, 2. Imer Muji, Babë e Axh i nxjerr prej burgut, 140 vargje, 3. Gjergj Elez Alia, 142 vargje, 4. Kënga e Mujës e Halilit, 5 vargje në fillim dhe 14 rreshta tregim në vijim për të rrëfyer ngjarje deri në fund. ( vijon)
18
Kulturë
e enjte, 13 tetor 2016
Javore KOHA
Me rastin e shpalljes kardinal të Ernest Simon Trashanit
Mesazhi i kardinalit dhe historianët reva Për Koha Javore:
Frank Shkreli Nju Jork
Papa Françesku i shpalli botës emrat e kardinalëve të rinj, përfshirë priftin shqiptar, dom Ernest Simon Troshani, i cili për vite me radhë ka vuajtur dhe është torturuar nën diktaturën ateiste të komunizmit shqiptar. Viktimizimi i dom Ernestit, nën diktaturën komuniste, nisi natën e Krishtlindjes të vitit 1963, kur vetëm pse ishte prift, u arrestua dhe u burgos nga komunistët, pastaj u fut në një qeli izolimi, u torturua dhe qe dënuar me vdekje. Pas shumë vuajtjesh dhe torturash, dënimi i tij me vdekje shndërrohet në 25-vjet punë të detyrueshme në kampet komuniste, ku vazhdojnë vuajtjet dhe torturat kundër tij. Por dom Ernesti qëndroi si martir i vërtetë, duke gjetur fuqinë e qëndresës në besimin në Zotin, thuhet në një koment të Radio Vatikanit në gjuhën shqipe. Më në fund, më 5 shtator 1990 mbërrijti dita e lirisë për dom Ernestin i cili rifilloi misionin e tij meshtarak të cilin, siç ka rrëfyer ai vetë në disa raste, përfshirë deklaratat e tij për programin shqip të Radio Vatikanit, se megjithë torturat dhe vuajtjet që pësonte në burgjet e Enver Hoxhës, megjithë rrethanat çnjerzore të jetës -- si i përjashtuar nga shoqëria dhe i përndjekur nga regjimi komunist -- ai nuk e kishte ndërprerë asnjëherë misionin e tij, “por vetëm e kishte jetuar dhe përjetuar në një kontekst krejt të veçantë”, ka pohuar dom Troshani. Gjatë vizitës së tij në Shqipëri në vitin 2014, Papa Françesku dëgjoi dëshmi nga
histori të tmerrshme gjatë dekadave të krimeve komuniste ndaj klerikëve dhe të një pjese të madhe të popullësisë. Gjatë asaj vizite, udhëheqësi i Kishës Katolike pat mbetur tepër i prekur personalisht nga rrëfimet e shumë të mbijetuuarve të regjimit komunist të Enver Hoxhës, por në veçanti ai duket se qe prekur rëndë nga dëshmia e dom Ernest Troshanit i cili kaloi 28-vjet në burg dhe kampe përqendrimi. Dom Troshani, ashtu në moshë të shkuar, i vuajtur dhe i torturar, i paraqiti Papës jo vetëm vuajtjet dhe torturat që pësoi ai personalisht por i mbarë populli shqiptar. Papa Françesku, i prekur thellë në shpirt nga vuajtjet e tij, e përqafoi dom Troshanin në Katedralen e Shën Palit në Tiranë gjatë vizitës së tij në Shqipëri, më 21 shtator, 2014. E pasi dëgjoi historinë e persekutimit të tij, të Kishës Katolike dhe të mbarë popullit shqiptar, Papa Françesku u përlot para mbarë botës për vuajtjet që kishte pësuar ky popull nga regjimi komunist. Sipas Radio Vatikanit shqip, me këto emërime Papa dëshiron të vejë në dukje se Kisha Katolike është e të gjithë popujve dhe se si institucion shprehet në gjuhë dhe kultura të ndryshme të botës dhe se është Kisha ajo që përhap tek popujt dashurinë dhe mëshirën e Perëndisë për të gjithë. Në këtë frymë, veprimi i parë i dom Ernest Troshanit, pas lirimit nga kampet enveriste të punës dhe të përqendrimit në vitin 1990, ishte deklarata e tij se i kishte falur të gjithë ata që e kishin akuzuar fals si dhe personat që e kishin dënuar dhe e kishin torturuar për 28 vjet -- 18 vjet në minierat e burgut të Spaçit dhe 10-vjet duke punuar neper kanalet e ujërave të zeza. Dom Ernest Troshani, kardinali i ri shqiptar, porosinë që pat dhënë pas lirimit të tij para 26 vjetësh -- duke i falur të gjithë ata që e kishin burgosur dhe torturuar
-- e përsëriti edhe para disa ditësh me rastin e emërimit të tij si kardinal. Në një intervistë për radio Vatikanin shqip, i pyetur se cili është mesazhi i tij për popullin shqiptar në këtë rast, dom Troshani theksoi fillimisht falënderimet ndaj Papa Françeskut për emërimin e tij si kardinal, duke thënë se emërimi, “Është një nder që Papa i bën kombit shqiptar – është një nder që më bëhet mua personalisht megjithëse i padenjë, por është edhe një nder për opinionin dhe historinë e gjatë të popullit shqiptar. Ne si popull shqiptar e kemi pasur zakon besën, burrërinë dhe besnikërinë….ku mbi të gjitha pasqyrohet fjala dashuri, me dashtë njëri tjetrin si vetveten…të
Kulturë
e enjte, 13 tetor 2016
t të ri shqiptar anshistë lutemi për njëri tjetrin, të mbrojmë njëri tjetrin e të ndihmojmë njeri tjetrin”. Ndërsa pyetjes ndaj bashkëjetesës fetare midis shqiptarëve, kardinali i ri shqiptar pohoi se, “Një gjë është që ia rritë zërin popullit shqiptar, të gjithëve. Dmth toleranca, dashuria vëllazërore e fetare që nuk ka as një frymëzim tjetër veç të duam njëri tjetrin, katolikë, myslimanë e ortodoksë, një trup i vetëm të bashkuar për lumturinë e Zotit, dashurinë ndaj familjeve dhe rinisë tonë…. Dhe për të pasqyruar gjithmonë buzëqeshjen, gëzimin… pra me kenë të gjithë atdhetarë të lumtur në këtë botë. “Mësimi i Krishti” theksoi dom Troshani për radio Vatikanin, “Është që t’i doni armiqtë tuaj…falni ata që u kanë bërë keq, lutuni për ata që u kanë bërë të këqija”. Ndërsa për përfaqësuesit e ish-regjimit komunist që e konsideronin si armik dhe të cilët e torturuan për pothuaj tre dekada, kardinali i ri shqiptar ofroi si përpara gjithnjë falje për ata që shkaktuan torturat dhe vuajtjet kundër tij, duke u shprehur: “Zoti i ruajt e i bekoftë të gjithë, se ne jemi për dashni të gjithanshme në mbarë botën, kështu që të jemi të gjithë të bashkuar vetëm në dashni, paqe , vëllaznim e harmoni me lutje dhe bekim nga i Madhi Zot.” Ndërsa në mesazhin e tij drejtuar familjeve dhe rinisë shqiptare ai bëri thirrje, “Përhapni dashurinë vëllazërore” dhe uroi që “I Madhi Zot e bekoftë mbarë popullin shqiptar, në dashuri me Zotin, në harmoni, në paqe dhe lumturi me njëri tjetrin.” Krahasoni këtë reagim të një kleriku shqiptar të persekutuar nga regjimi enverist për pothuaj 30-vjetë dhe i cili jo vetëm që i ka falur satrapët komunistë për të gjitha vuajtjet dhe torturat ndaj tij, por madje tashti edhe lutet për ta. Krahasoni reagimin e kardinalit të ri me reagimet e vazhdueshme të apologjetëve
19
Javore KOHA
komunistë të djeshëm dhe të sotëm shqiptarë ndaj klerit katolik shqiptar, pothuaj të zhdukur nga regjimi i Enver Hoxhës. Reagime si ndër ato të fundit se gjoja këta nuk u gjendën bashkë me forcat “përparimtare” komuniste gjatë Luftës së dytë Botërore, ose për “bashkëpunim” me fashistët. Është interesant sulmi i fundit kundër At Gjergj Fishtës dhe klerit katolik në përgjithësi. Në sytë e këtyre, nuk mjafton zhdukja e tyre fizike, nuk mjafton fakti se shumicës së klerikëve nuk u dihet as varri, përfshirë At Gjergj Fishtën, i cili është subjekti i sulmeve të fundit. Sikur këta nuk janë dënuar mjaft! Njerëzit seriozë duhet të pyesin, mora janë këta njerëz që nuk kanë të ndalur së kritikuari klerin katolik shqiptar të eliminuar nga regjimi komunist edhe sot e kësaj dite, ndërgjegja e kombit shqiptar? A janë këta të cilët me të vërtetë flasin në emër të kombit. A janë këta me të vërtetë ata që edhe sot shkruajnë historinë dhe reflektojnë historinë e pas luftës? Vaj medet! Në vend që të kërkojnë falje – për krimet, për vuajtjet dhe torturat ndaj klerit katolik, përfshirë kardinalin e ri Ernest Troshanin – në emër të një regjimi gjakatar të cilin këta pseudo-historianë e kanë mbështetur sa ishte në fuqi dhe vazhdojnë ta përkrahin edhe sot – fatkeqësisht, në vend që të predikojnë falje e harmoni, ata vazhdojnë të përhapin një frymë revanshiste ndaj disa prej figurave më të spikatura të historisë dhe të kulturës shqiptare, përfshirë At Gjergj Fishtën. Ç’tu themi sllavëve, grekëve e turqve kur vetë shqiptarët bëjnë punën e tyre, në dëm të kombit dhe historisë shqiptare? Sfida serioze para të cilës gjendët sot kombi shqiptar është nëse shqiptarët do të vendosin të dëgjojnë porosinë dhe mesazhin e kardinalit të ri shqiptar Er-
Të djelën që kaloi, Papa Françesku njoftoi emrat e 13 kardinalëve të atij që quhet Koncistor i ri dhe emëroi 4 kardinalë të tjerë, por të cilët për arsye moshe nuk kanë të drejtë të marrin pjesë në zgjedhjen e Papës. Ndër këta është edhe kardinali ri shqiptar dom Ernest Simon Troshani nga Kryedioqeza e Shkodër-Pultit nest Troshani, për një rrugë faljeje madje edhe për armikun dhe kundërshtarin, për një rrugë mëshire, dashurie e mirëkuptimi, për një jetë të përbashkët me respekt dhe harmoni me njëri tjetrin -- apo shqiptarët do të vazhdojnë të zgjedhin rrugën e atyre që gjithnjë -- madje edhe në mbarim të çerek shekullit të 21-të -- përpiqen të përhapin frymën revanshiste të shekullit të kaluar, sidomos kundër klerit katolik, duke përplasur shqiptarin kundër shqiptarit. Kjo është rruga që këta apologjetë komunistë kanë zgjedhur, por “Udha e vetme që ka populli shqiptar është udha e dashurisë dhe vëllazërimit”, është shprehur dom Ernest Troshani. Unë besoj se e ardhmja e kombit shqiptar duhet të gjejë rrugën e mesazhit të kardinalit të ri Ernest Troshanit -- rrugën e faljes e të vëllazërimit midis shqiptarëve dhe jo rrugën e frymës revanshiste që kanë zgjedhur komunistët e rinj dhe të vjetër si dhe pseudo-historianët revanshistë. Jam i bindur gjithashtu se mbështetësit dhe apologjetët e një regjimi që ka vrarë pa dallim një pjesë të elitës së pafajshme dhe më të mirë të kombit të vet, ashtu si edhe regjimi të cilit ata i kanë shërbyer, si dhe “kontributi” i tyre që ata pretendojnë se i kanë dhënë e po i japin historisë shqiptare – më në fund do të mbarojnë, siç është shprehur dikur ish-presidenti amerikan Ronald Reagan, “në koshin e plehrave të historisë”.
20
e enjte, 13 tetor 2016
Javore KOHA
‘Home Sweet Home’ me skenar nga Zymber Kelmendi, regji nga Faton Bajraktari dhe producent Trim Musliu, po vazhdon shfaqjen në festivale të ndryshme. Këtë herë ky film do të shfaqet në Cairo International Film Critics Week (CIFCW) që do të mbahet nga 17 deri 23 nëntor në Kairo, paralelisht me festivalin e madh Cairo International Film Festival, festival ky që e mbështet javën e kritikëve të filmit. CIFCW është programi i pavarur i mbështetur nga Cairo International Film Festival dhe i organizuar nga Egyptian Film Critics Association. Qëllimi i këtij programi është të kontriboj në artin dhe shkencën në film dhe të inkurajoj debate ndërkulturore. Java e kritikëve të filmit në Kairo është konkurrencë ndërkombëtare e filmit dhe ‘Home Sweet Home’ do të konkurroj për çmimet ‘Shadi Abd El Salam’ për Regjisorin më të mirë, dhe ‘Fathy Farag’ çmimi për Kontributin më të mirë artistik.
Panoramë
Propozimi i Kosovës për ‘Oscars’ shkon në Kairo Filmi i tij “Man of Iron” fitoi çmimin “Palme d’Or”, në Festivalin e filmit, në Kanë Regjisori i famshëm i filmit dhe teatrit polak, Andrzej Wajda, ka vdekur në moshën 90-vjeçare, në mbrëmjen e së dielës, kanë raportuar mediat lokale të Polonisë. Anëtari më i njohur i “Shkollës së filmit polak” është i njohur për filmat si “Një gjeneratë”, “Kanal” dhe “Katyn”. Wajda mori çmimin “Oscar” për kontributin në kinemanë botërore, në vitin 2000. Filmi i tij “Man of Iron” fitoi çmimin “Palme d’Or”, në Festivalin e filmit, në Kanë
Vdes regjisori polak dhe fituesi i çmimit “Oscar”, Andrzej Wajda
Panoramë
Po vjen Samsung galaxy S8! Apple së fundi dëshiron që shërbimi i pagesës me anë të telefonave të mundësohet edhe tek sistemet e transportit publik. Kjo është vetëm një nga shumë shërbimet që po zhvillon Apple për pagesat. Ky shërbim aktualisht funksionon për metrotë e Nju Jorkut. Çdokush që disponon programin eTix mund të paguajë me anë të Apple Pay. Ky program mundëson skanimin e biletave dhe kalimin në metro pa qenë nevoja të blesh një biletë manuale. Megjithatë Apple raporton se është e interesuar edhe për një sistem të ngjashëm që ka lëshuar për Japoninë. Hekurudha Japoneze-lindore JR do të pranojës pagesën me Apple në fund të muajit nëpërmjet sistemit të pagesës Suica. Paisjet që mund të përdoren janë iPhone 7 ,iPhone 7 plus, gjithashtu edhe orët e zgjuara të serisë së 2-të . Personat që përdorin metrotë do t’u duhet thjesht të kalojnë telefonin sipër pajisjes dhe janë të lirë të vazhdojnë udhëtimin. .
e enjte, 13 tetor 2016
21
KOH Javore A KOHA
Me gjithë lajmet e fundit të pakëndshme që kanë ndodhur me Galaxy Note 7, mund të mendohej se kompania nuk do të nxjerr në treg një seri të re .Por mesa duket kjo gjë nuk është aspak e vërtetë. Kohët e fundit ka patur fjalë të shumta për lëshimin e Samsung Galaxy S8 në 28 Shkurt. Meqënëse gjigandi i prodhimit të telefonave të zgjuar ka lëshuar Galaxy S6 si dhe Galaxy S7 në kongresin më të madh që bëhet për telefonat botërorë MËC conference, Samsung nuk mund ta anashkalojë këtë ngjarje pa nxjerrë serinë më të fundit të Galaxy. Lajmi është bërë i ditur nga një shpërndarje në rrjetin social, Twitter nga @Ricciolo1, një informues Italian i cili ka njoftuar edhe datat e lëshimit të telefonave të tjerë the Sony Xperia X Compact, si dhe the Galaxy S7 and S7 Edge.
Pagesa me Apple Pay së shpejti mund të funksionojë në shumë sisteme transit
22
Kulturë
e enjte, 13 tetor 2016
Javore KOHA
Libra të rinj
Dy libra të shkrimtarit Hajro Ulqinaku Shkrimtari Hajro Ulqinaku ka botuar së fundmi dy libra: antologjinë “Merre hisen tënde të diellit” dhe “Ulqini magjepsës”. Në antologjinë “Merre hisen tënde të diellit” janë përfshirë poezitë dhe prozat më të bukura të botuara në faqet dhe numrat e kaluar të revistës “Dija”, e cila botohet nga Bashkimi i Krijuesve Shqiptarë në Mal të Zi. “Si mbledhësit që nxjerrin kokrrat e arta të ullinjve nga ferrat e akulli, me ditë e vite, qëmtova e vola dhe e mbusha këtë shportë me margaritarë letërsie”, shprehet në parathënie Ulqinaku, i cili ka
bërë përzgjedhjen dhe e ka përgatitur librin për botim, duke sqaruar se pjesë e antologjisë është krijimtaria letrare më e zgjedhur shqiptare, ballkanike dhe botërore. Redaktor i librit është Hajredin Kovaçi, kurse recensent Jaho Kollari. Libri “Ulqini magjepsës” është përmbledhje e recensioneve, vështrimeve, intervistave, kritikave, artikujve të autorëve të ndryshëm, të cilët kanë shkruar për veprat e shkrimtarit Hajro Ulqinaku, të cilat si subjekt kanë Ulqinin, detin dhe detarët ulqinakë, fjalorin e detarisë etj. Ato janë botuar në gazeta
e revista të ndryshme shqiptare. Redaktor i librit është shkrimtari Asllan Bisha, ndërsa recensent dr. Nail Draga. Hajro Ulqinaku është autor i shumë librave në poezi dhe prozë, ndërsa viteve të fundit ka hartuar disa antologji, kryesisht nga krijimtaria kushtuar Ulqinit, si dhe vepra publicistiko-shkencore për Ulqinin. Librat “Merre hisen tënde të diellit” dhe “Ulqini magjepsës” janë botuar nga Bashkimi i Krijuesve Shqiptarë në Mal të Zi, me mbështetjen e Fondit për Mbrojtjen dhe Realizimin e të Drejtave të Pai. k. kicave në Mal të Zi.
Fotografia e javës
e enjte, 13 tetor 2016
23
Javore KOHA
BESIM HAKRAMAJ PATERN
„Nëse një fotograf profesionist fotografon të njëjtin objekt që fotografon edhe një person i zakonshëm, ku qëndron ndryshimi„.
„Qesh pak, shiko këtu”
24
Mozaik
e enjte, 13 tetor 2016
Javore A KOHA KOH
Fillimi i vitit të ri shkollor në shkollën fillore “Xhafer Nikoçeviq” të
Rënie e madhe e numrit të nxënësve Migrimi dhe emigrimi i popullatës në shtetet e perëndimit dhe në SHBA janë duke lënë vragë të rënda në gjendjen demografike të Komunës së Gucisë të cilat po reflektohen negativisht edhe në institucionet edukativo-arsimore me numër gjithnjë më të vogël të vogëlushëve shkollarë drejt dritës dhe dijes Për fillimin e mbarë të vitit të ri shkollor 2016/2017, Shkolla fillore “Xhafer Nikoçeviq” e Gucisë, me kohë dhe në mënyrë sistematike i ka bërë të gjitha përgatitjet e duhura. Në këtë drejtim stafi punëdrejtues i shkollës konform planit dhe programit të punës mësimore edukative, objektet shkollore, dy në shkollën amë në Guci dhe katër në paralelet e ndara fizike në fshatrat periferike, higjienikisht, teknikisht, materialisht dhe kadrovikisht i ka bërë të gatshme dhe funksionale për punë. “Përndryshe, Shkolla fillore “Xhafer Nikoçeviq” e Gucisë, në të cilën mësimi zhvillohet në gjuhën malazeze dhe në atë shqipe, në kuadër të së cilës punojnë edhe katër paralele të ndara fizike katërklasëshe në fshatërat përreth: Martinaj, Vishnjevë, Krushevë dhe Vuthaj, në këtë vit shkollor janë regjistruar gjithsej 349 nxënës të sistemuar në 26 paralele mësimore, prej të cilave 130 nxënës të shpërndarë në 13 paralele mësimore mësimin e ndjekin në gjuhën shqipe, 83 sish në shtatë paralele mësimore në shkollën amë në Guci dhe 47 sish në tri paralele të ndara fizike katërklasëshe në fshatrat: Martinaj (20 nxënës), Vuthaj (14) dhe në Vishnjevë (13)”, shprehet drejtori i shkollës Sherif Feratoviq në deklaratën për Koha Javore, dhe në vazhdim shton: “Për fat të keq, prej vitit në vit, numri i nxënësve që i vijojnë mësimet në këtë shkollë është në rënie drastike, madje edhe i shprehur me numra dyshifrorë. Edhe këtë vit,
në krahasim me vitin e kaluar shkollor, dukshëm është reflektuar rënia e numrit të nxënësve dhe i paraleleve mësimore. Ky vit shkollor ka filluar me 35 nxënës dhe dy paralele më pak se në vitin e kaluar. Migrimi dhe emigrimi i popullatës në shtetet e perëndimit dhe në SHBA janë duke lënë vragë të rënda në gjendjen demografike të Komunës së Gucisë të cilat po reflektohen negativisht edhe në institucionet edukativo-arsimore me numër gjithnjë më të vogël të vogëlushëve shkollarë drejtë dritës dhe dijes. Me qëllim të fillimit me kohë dhe të mbarë të procesit edukativoarsimor, stafi punëdrejtues i shkollës në muajin korrik sipas planit të paraparë ka shpallur konkursin për vendet e lira të punës edukativo-arsimore për lëndët përkatëse, kur dhe janë pranuar mësimdhënësit konkurrues të cilët i kanë plotësuar kushtet e parapara të tij. Thekson se kuadri mësimdhënës në këtë shkollë në këtë vit shkollor mund të thuhet se është i volitshëm, rreth 95% i kualifikuar. Mungon kuadri i kualifikuar për lëndët e kulturës muzikore dhe të atit figurativ, si dhe të dy mësuesve në paralele të ndara, të cilët janë në përfundim të kryerjes së fakultetit të mësuesisë, respektivisht të edukimit”. Drejtori Feratoviq vuri në dukje se procesi mësimor në shkollën amë në Guci zhvillohet në dy godina shkollore të cilat janë të pajisura me inventar adekuat për mësim, por me një hapësirë jo të mjaftueshme sipas standar-
deve pedagogjike për mësimin normal. Këtë vit, në këtë shkollë, procesi mësimor zhvillohet në një turn (ndërrim). Për këtë drejtoria e shkollës ka aftësuar ca lokale të cilat i ka shndërruar në mësonjëtore. Rëndësi të veçantë shkolla u ka kushtuar kabineteve ekzistuese: të biologjisë, kimisë dhe fizikës, të cilat i ka përtërirë me mjete, aparate, instrumente dhe material të paraparë, ashtu që ato i kanë pajisur mjaft mirë dhe si të tilla janë funksionale për zhvillimin dhe demonstrimin e mësimit teorik në atë praktik. Edhe dy kabinetet e informatikës (për mësim në gjuhën malazeze dhe atë shqipe) janë të pajisura me kompjuterë nga 15 për secilin kabinet. Edhe pse aparatet janë të vjetra, ende janë në funksion për punë mësimore. Në vazhdim të elaborimit për aktivitetin e punës edukativo-arsimore, në fillim të këtij viti shkollor, drejtori Feratoviq tha se shkolla ka bibliotekën me rreth 14 mijë tituj në gjuhën malazeze dhe atë shqipe, si dhe me një numër të konsiderueshëm të revistave, gazetave, fletushkave pedagogjike. Ajo çdo vit përtërihet dhe pasurohet me numra të konsiderueshëm titujsh dhe botimesh të reja të cilat sigurohen nga donacionet dhe donatorët e ndryshëm të cilët japin kontributet e veta për pasurimin e fondit të saj. Ajo në masë të duhur dhe sipas planit dhe programit mësimor, shfrytëzohet nga nxënësit dhe mësimdhënësit e shkollës.
Mozaik
e enjte, 13 tetor 2016
25
KOH Javore A KOHA
ë Gucisë
Përkitazi me mënyrën dhe nivelin e furnizimit dhe pajisjes së nxënësve me tekste dhe mjete të duhura mësimore, drejtori Feratoviq thekson se të gjithë nxënësve, prindërit e të cilëve janë shfrytëzues të sigurimit material, edhe këtë vit u janë siguruar falas (gratis) tekstet dhe mjetet mësimore, në tri klasat e cilit të ultë (I,II,III). Tekstet mësimore janë të reja, kurse për klasat e tjera ato janë të vjetra, të përdorura nga nxënësit e klasës përkatëse në vitet e kaluara shkollore. Në këtë drejtim, drejtori shtoi se sikur vitin e kaluar, edhe këtë vit shkollor, Komuna e Gucisë, në krye me kryetaren Anella Çekiq, të gjithë nxënësve të paraleleve të klasës së parë ua ka siguruar falas tekstet mësimore në të dy gjuhët mësimore - malazeze
dhe shqipe. Shkolla ka autobusin e vet për transportimin e nxënësve udhëtarë, të cilin vite më parë ua ka siguruar Ministria e Arsimit të Malit të Zi, i cili bën gratis (pa pagesë) transportimin e nxënësve udhëtarë në dy relacione: Plavë-Hakaj-Vishnjevë-Krushevë-Kolinë-Guci dhe Vuthaj-Burimet e Ali Pashës-Guci, ndërsa për nxënësit udhëtarë për transport për në shkollë në relacionin Plavë-Martinaj-Dosugjë-Guci, shfrytëzojnë autobusët e ndërmarrjes për transportimin e udhëtarëve “Elan” nga Plava. Në çmimin e biletës së udhëtimit, Ministria e Arsimit të Malit të Zi, participon me 40% të mjeteve. Sidoqoftë, vitin e ri shkollor 2016-2017, Shkolla fillore “Xhafer Nikoçeviq” e Gu-
cisë, sipas drejtorit të saj, Sherif Feratoviq, 99% e ka filluar e përgatitur dhe e gatshme që procesin edukativo-arsimor ta zhvillojë sipas kurikulës së paraparë duke shpresuar dhe besuar se ajo do të kurorëzohet me rezultate të volitshme në punën e saj. Në fund theksojmë se kjo vatër edukativo- arsimore, në këtë vit shkollor, pikërisht më 25 maj të vitit 2017, do të shënojë 153 vjetorin e veprimtarisë së saj në edukimin dhe arsimimin e brezërive të shumta të vogëlushëve kreshnikë nga vendbanimet rrëzë dhe përballë bjeshkëve të larta të Alpeve Shqiptare.
Sh. Hasangjekaj
26
Mozaik
e enjte, 13 tetor 2016
Javore A KOHA KOH
Të dielën në Mal të Zi do të zhvillohen zgjedhjet parlamentare
Të drejtë vote kanë 528 817 vetë Të dielën në Mal të Zi do të zhvillohen zgjedhjet parlamentare, të dhjetat që nga zbatimi i sistemit shumëpartiak dhe zgjedhjet e katërta parlamentare pas shpalljes së pavarësisë së Malit të Zi në vitin 2006. Komisioni Shtetëror i Zgjedhjeve ka bërë të ditur se të drejtë vote kanë gjithsej 528 817 vetë. Numri më i madh i tyre janë regjistruar në vendvotimet në kryeqytetin Podgoricë, ku janë 132 692 votues, ndërsa më së paku në Komunën e Shavnikut 1747 votues.
Në komunën e Ulqinit, në regjistrin e votuesve janë 19 735 vetë, ndërsa në Komunën Urbane të Tuzit 11 365 vetë. Për 81 vende sa ka gjithsej Kuvendi i Malit të Zi, do të garojnë 17 lista zgjedhore, tri prej të cilave janë shqiptare. Koalicioni “Shqiptarët të vendosur”, i përbërë nga Forca e Re Demokratike, Unioni Demokratik i Shqiptarëve dhe Alternative Shqiptare ndodhet në fletën e votimit nën numrin 1, Koalicioni Shqiptar “Me një qëllim”, i përbërë nga Partia Demokratike, Iniciativa
Qytetare, Lidhja Demokratike në Mal të Zi dhe Lëvizja Qytetare “Perspektiva”, nën numrin 3, ndërsa Lista e Lidhjes Demokratike të Shqiptarëve nën numrin 12. Në bazë të Ligjit për zgjedhjen e këshilltarëve dhe deputetëve është përcaktuar se për fitimin e mandatit lista zgjedhore duhet të fitojë të paktën tri për qind të votave nga numri i përgjithshëm i zgjedhësve që kanë votuar, ndërsa për listat zgjedhore të pakicave i. k. pragu është 0.7 për qind.
Mozaik
e enjte, 13 tetor 2016
27
KOH Javore A KOHA
Kumtesë për opinion
Kërcënim për anëtarët e Listës #guxim Në një kumtesë për opinion koalicioni # guxim bën të ditur se “ në orët e para të mëngjesit, në Tuz, Mal të Zi, para hotelit “Iliria” aktivisti i PDS, i cili u vetëidentifikua me emrin Abedin Pepiq, kërcënoi me vdekje aktivistët e Listës #guxim, me fjalët “do t’ua u pres kokat”, e për çka të njëjtit rastin e denoncuan në polici.” Në kumtesë theksohet se “ në çka është i gatshëm ky pushtet, kur një qytetar
i Tuzit kërcënon bashkëvendësit me vdekje, vetëm për të grabitur një votë më shumë, në favor të politikës së Millo Gjukanoviqit dhe interesit të vet personal, të cilin duhet ta dëshmojë me servilizëm.” Duke shtuar se “ jemi edhe më të vendosur në qëllimet tona për të mbrojtur interesat e qytetarëve dhe të drejtën në zgjedhje të lirë.Kërcënimet e tilla dhe dhunuesit edhe në të ardhmen
do t’i konsiderojmë si të pahijshme, të papjekura dhe tentime qyqare që verbërisht t’i shërbejnë liderit të tyre “. Në fund të kumtesës të nënshkruar nga bartësi i Listës # guxim, Nikollë Camaj bëhet e ditur se “njëri nga “viktimat” e kërcënimeve, është këshilltari në Kuvendin e KU të Tuzit, Prëla Ujkaj, kurse i dyti është i biri i bartësit të Listës #guxim, Klement Camaj.”
Takimet e dymbëdhjeta të pensionistëve të Malit të Zi
Kohë më parë, në ambientin e bukur të hotelit “ Bellawye” në Ulqin u mbajtën takimet e dymbëdhjeta të pensionistëve të Malit të Zi. Sipas fjalëve të kryetarit të Shoqatës së pensionistëve të Malit të Zi në këtë manifestim janë tubuar afro 300 pjesëmarrës, të cilët ditën e dielë garuan në disa disciplina sportive- pikado, kërcim për së largu, tërheqje litari, hedhje të gurit për mbi krahë e të tjerë. “Për pensionistët të gjitha këto takime tradicionale janë një rast rasti veçantë që të shoqërohen , të miqësohen, të krijojnë njohje e miqësi
të reja, zhvillojnë frymën e sportit dhe mundësojnë të kalojnë një jetë më cilësore në të ashtuquajturën moshën e tretë”, thotë Veshoviq. Ai me këtë rast, duke vlerësuar statusin material e social të kësaj shtrese të shoqërisë , rikujtoi se pensionet në Mal të Zi janë të rregullta, se pensioni mesatar është 287 euro dhe premtoi se Shoqata e penisonistëve të Malit të Zi e cila numëron 112 mijë pensionistë do të angazhohen në përmirësimin e gjendjes aktuale materiale të të gjithë pensionistëve. Nga biseda me pensionistët e nacio-
naliteteve të ndryshme dhe të vendeve të ndryshme mësuam se ata janë adhurues dhe mbështetës të këtyre takimeve, se ato përveç karakterit garues kanë edhe komponentën tjetër, shoqërimin dhe zgjërimin e miqësisë së ndërsjelltë. Sipas tyre takimet e këtilla, përfshirë edhe ekskursionet, pikniqet e format e tjera të organizimit kolektiv, janë dëshmi e këtij orientimi. Ayre që kishin ardhur për herë të parë Ulqini do t’u mbetet në kujtim si një qytet i bukur, kurse manifestimi si një ngjarje (Gj. Gjonaj) e shënuar.
28
Mozaik
e enjte, 13 tetor 2016
Javore KOHA
Në fshatin Grahovë të Rozhajës
U hap edhe një shkollë e re Objekti shkollor u ndërtua nga mjetet e përbashkëta të qeverisjes lokale të Rozhajës dhe Agjencisë Turke për Bashkëpunim dhe Koordinim Ndërkombëtar (TIKA) Rozhajë – Në Bashkësinë Lokale të Grahovës, në periferi të qytetit të Rozhajës, në prani të shumë banorëve të kësaj ane u hap shkolla fillore pesëvjeçare në të cilën fillimisht do të vijojnë mësimin pesëmbëdhjetë nxënës. Objekti shkollor u ndërtua nga mjetet e përbashkëta të qeverisjes lokale të Rozhajës dhe Agjencisë Turke për Bashkëpunim dhe Koordinim Ndërkombëtar (TIKA). Shkollën e shpallën të hapur përfaqësuesit e Agjencisë TIKA, bashkë me të
dërguarit e Ambasadës së Turqisë, të shoqëruar nga kryetari i Komunës së Rozhajës, Ejup Nurkoviq, si dhe drejtori i Shkollës Fillore amë “Ballotiq” të fshatit Ballotiq, Rrahman Husoviq, si paralele e ndarë e kësaj shkolle. Shkolla i përmbushen të gjitha standardet bashkëkohore si një shkollë moderne me të gjitha kërkesat. Kryetari i Komunës së Rozhajës ka theksuar se investimi në edukimin dhe arsimimin e gjeneratave të reja është një ardhmëri e sigurt.
“Duke siguruar kushte adekuate për arsimim tregojmë se i respektojmë fëmijët dhe rininë tonë, e ne pastaj do të jemi të sigurt se ata dikur do të jenë në shërbim të familjes, mjedisit ku jetojnë dhe mbarë shoqërisë”, ka thënë Nurkoviq. Një falënderim të veçantë, ai i drejtoi përfaqësuesve të Agjencisë TIKA, të cilët me ndihma të çmueshme kanë ndihmuar dhe po e ndihmojnë Rozhajën në vazhdimësi. H. Lajçi
Mozaik
e enjte, 13 tetor 2016
29
KOH Javore A KOHA
Në Nënhelm ka filluar rregullimi i hapësirës për Park Nacional
Banorët të revoltuar nga punësimi i të huajve në këtë park Nënhelm- Disa dhjetëra banorë të fshatit Nënhelm dhe të fshatrave të tjerë të Malësisë janë tubuar në këtë fshat për të shprehur pakënaqësitë e tyre në lidhje me rregullimin e territorit si Park Nacional i ndërtuar nga Parqet Nacionale të Malit të Zi, investim ky i kryer nga investitorët gjermanë, me objektiv kryesor ruajtjen e një shpendi të rrallë i cili graviton pikërisht në këtë pjesë të Liqenit të Shkodrës. Banorët e kësaj zone kërkojnë që në këtë park i cili deri më tani është shtrirë një sipërfaqe prej 2500metra katrorë, të shtyhet vija kufitare e cila sipas tyre ka hyrë dhe uzurpuar disa pjesë të tokave të tyre. Ata kërkojnë që të ju kompensohen, si dhe punësimin e banorëve nga kjo zonë, të cilët siç thonë, e ruajnë më së miri këtë shpend prej shumë vitesh. Njëri ndër banorët e Nënhelmit, Marash Dedvukaj, i tha “Kohës Javore” se iniciativa e Bashkimit Evropian dhe investitorëve nga Gjermania ka të bëjë më shpëtimin e këtij zogu të rrallë në
mënyrë që ai të mos mbetet në pakicë, mirëpo sipas tij askush nga banorët nuk është njoftuar paraprakisht nga përfaqësues të Parqeve Nacionale të Malit të Zi për rregullimin e kësaj hapësire për Park Nacional. “Ne si banorë të Nënhelmit, me ndihmën edhe të banorëve nga fshatra të tjerë, dëshirojmë të jemi vendas në tokën tonë dhe të jemi mikpritës, dhe jo të huajt të na dëshirojnë mirëseardhje në vendin tone. Ne kërkojmë që të punësojmë banorët tonë dhe të fshatrave të Malësisë, pasi i kemi personat kopetentë dhe të stërvitur, për t’i çuar vizitorët deri te ky shpend që ta vizitojnë”, u shpreh Dedvukaj. Ai më tej shtoi se në rast se banorëve nuk do t’ju plotësohen kërkesat e tyre, ata do të formojnë një këshill për t’iu drejtuar më pas përfaqësuesve të Parqeve Nacionale me synim që të gjejnë kompromis që t’u kompensohen pronat që ata pohojnë se i posedojnë në regjistrin kadastral.
Ndërkaq, Maliq Çunmulaj, banor i të njëjtit fshat, në një prononcim për “Koha Javore” shpreh brengosjen e tij në lidhje me planin hapësinor të Parkut Nacional në këtë pjesë lindore të Malësisë, , duke thënë se nuk i ka kontaktuar njeri për aktivitete të ndërmarra në ngritjen e këtij parku. “Ne nuk dimë as ku do të jetë porta për të hyrë në park, nuk dimë a do të lejohet më peshkimi në këtë zonë pasi pjesa dërrmuese e banorëve e ka shfrytëzuar këtë zonë në aspektin ekonomik dhe është e papranueshme sikur për mua ashtu dhe për çdo banor, që të ketë punësime të banorëve anekënd Malit të Zi, e nga ne vendasit mos të punësohet asnjë”, theksoi Çunmulaj. Nga punimet që janë kryer deri më tani në rregullimin e kësaj hapësire, është ndërtuar në objekt (shtëpi) e vogël në ish vendin e kazermës ushtarake si dhe janë vendosur disa tabela të cilat tregojnë për Park Nacional në këtë zonë. t. u.
30
Sport
e enjte, 13 tetor 2016
Javore KOHA
Përfundoi Kampionati “Montenegro Trophy 2016” i mbajtur në Podgoricë
“Besa” 10 medalje të arta, 2 të argjendta dhe 1 të bronztë Përveç suksesit të shkëlqyer që sportistët e klubit “Besa” arritën të tregojnë në këtë kampionat, për të cilin më së miri dëshmojnë medaljet e fituara, ky klub është shpallur dhe ekipi më i mirë në konkurrencën e juniorëve dhe pionerëve,, në kategorinë e kadetëve “Besa” ka marrë vendin e tretë, kurse në plasmanin gjeneral, klubi “Besa” u shpall i dyti Podgoricë- Kampionati “Montenegro Trophy 2016” i organizuar nga klubi “Buduqnost” është zhvilluar gjatë fundjavës në qendrën sportive “Moraça”, ndërsa promotore e kampionatit ishte Federata e Taekwondos së Malit të Zi. Në këtë turnament internacional të taekwondosë morën pjesë afro 150 garues në luftëra dhe pomse nga Mali i Zi, Shqipëria, Serbia, Kroacia dhe Bosnje Hercegovina, në konkurrencën pionirë, kadetë, juniorë dhe seniorë. Në këtë trofe ka marrë pjesë dhe klubi i taekwondosë “Besa” nga Tuzi me 13 garues të cilët, që të gjithë u dekoruan me medalje, 10 të arta, 2 të argjendta dhe 1 të bronztë.
Medaljet e arta kanë arritur t’i “rrëmbejnë” sportistët: Zijedin Beqaj në kategorinë senior -68kg i cili njëkohësisht u shpall dhe seniori më i suksesshëm i trofeut, David Arapaj në kategorinë junior -73 kg; po ashtu sportisti më i suksesshëm, Benan Jusuf Gjokaj -29kg, pionieri më i suksesshëm i kampionatit, Emin Nikaj në kategorinë e kadetëve, -49kg, Muhamed Gjokaj në kategorinë junior në peshën -68kg, Axhia Ganjolla -40kg, pioner, Bllago Llukaçeviq -59, junior, Fitore Dedvukaj -25kg, pioner, Arben Muleshkoviq -27kg, pionier dhe Gjergj Lekoçaj +78kg, junior. Ndërkohë, me medalje të argjendta janë shpërblyer sportistët: Irena Ivezaj
-29kg, pionere dhe Valentin Dushaj -51kg, junior ndërsa medaljen e argjendtë e ka fituar sportisti Dardan Lulgjuraj -44kg, pionier. Përveç suksesit të shkëlqyer që sportistët e klubit “Besa” arritën të tregojnë në këtë kampionat për të cilin më së miri dëshmojnë medaljet e fituara, ky klub është shpallur dhe ekipi më i mirë në konkurrencën e juniorëve dhe pionierëve, kurse në kategorinë e kadetëve ka marrë vendin e tretë. Në të njëjtën kohë, në plasmanin gjeneral të trofeut, klubi “Besa” u shpall i dyti, kurse vendin e parë e zuri asociacioni i Vojvodinës me 50 pjesëmarrës të cilin e përbëjnë klubet më të përzgjedhura të këtij vendi. t. u.
Sport
e enjte, 13 tetor 2016
31
KOH Javore A KOHA
Në Turneun Ndërkombëtar në Taekwondo “Montenegro Trophy 2016” në Podgoricë
“Ulqini” fitoi 17 medalje KT “Ulqini” fitoi nëntë medalje të arta, katër të argjendta dhe katër të bronzta. Garuesja më e suksesshme e KT “Ulqini” në këtë garë ishte Amra Dushku, e cila u kurorëzua me tri medalje – dy medalje të arta në kategorinë e formave dhe një medalje të argjendtë në dyluftim Podgoricë - Klubi i Taekwondosë “Ulqini” ka fituar 17 medalje, prej të cilave nëntë të arta, katër të argjendta dhe katër medalje të bronzta në Turneun Ndërkombëtar “Montenegro Trophy 2016”, i cili u mbajt të shtunën në Podgoricë. Garuesja më e suksesshme e KT “Ulqini” në këtë garë ishte Amra Dushku, e cila u kurorëzua me tri medalje – dy medalje të arta në kategorinë e formave dhe një medalje të argjendtë
në dyluftim. Përpos saj, dy medalje të arta fitoi Amrudin Hoxha, ndërsa nga një medalje të artë Muhamed Ukoshata, Medina Kanaqi, Sumeja Bisha, Fiona Kraja dhe Sara Kraja. Dy medalje të argjendta, në dyluftim dhe forma, fitoi Arta Ismailaga, ndërsa një medalje të argjendtë Xheneta Kanaqi. Me medalje të bronztë u kurorëzuan Muhamed Ukoshata, Amar Bakalli,
Bledar Kasmi dhe Enes Dushku. KT “Ulqini” u paraqit me 15 garues në këtë turne dhe u udhëhoq nga trajneri Allmedin Suka, ndërsa kryetrajneri i këtij klubi, Fikret Dushku, ishte referi kryesor i turneut për kategorinë e formave. Drejtuesit e këtij klubi falënderojnë sponsorët që i mbështetën për të marrë pjesë në këtë aktivitet sportiv, si dhe prindërit e garuesve. (Kohapress)