KOHA Javore Podgoricë e enjte, 27 tetor 2016 Viti XV Numër 737 Çmimi 0,50
Koha për reflektim Zgjedhjet në Mal të Zi
ISSN 1800-5969
Suzanna Shkreli në zgjedhjet për Kongresin Amerikan
Kryedioqeza e Tivarit dhe Manastiri i Shën Gjon Vlladimirit në Krajë
2
e enjte, 27 tetor 2016
Javore KOHA
Përmbajtje
Ministri thotë se ka qenë gabim teknikoadministrativ fq 5
Javore KOHA
Elektorati peng i politikanëve të shpenzuar fq 6
Gjurmime ritesh, që flasin ilirisht fq 14
Themelues: Kuvendi i Malit të Zi Gazetë javore për aktualitete, shkencë dhe kulturë Numri i parë doli më 21 shkurt 2002. Botues: Këshilli Kombëtar i Shqiptarëve Redaktor përgjegjës: Ali Salaj Gazeta redaktohet nga kolegjiumi: Fahrudin Gjokaj (Sistem Inxhinjer & redaktor teknik) Ismet Kallaba (aktualitete, sport), Toni Ujkaj (kulturë) Vijoleta Berishaj (sekretare teknike) Adresa: Bulevar revolucije 15, Podgoricë Telefon & fax: 020/240-659 E-mail: kohajavore@t-com.me www.kohajavore.org Dorëshkrimet dhe fotografitë nuk kthehen
Dypersonaliteti dhe paradigmat e kundërshtisë fq 16
Pierre Menard-i i dytë, autori i Kishotit fq 18
Përmbajtje
e enjte, 27 tetor 2016
3
Javore KOHA
Vepër me vlerë historike dhe artistike fq 22
Krijues i identitetit letrar të Ulqinit fq 23
I angazhuar për organizimin e aksioneve që ndihmojnë njerëzit në forma të ndryshme fq 24
Studim i veçantë dhe gjithëpërfshirës për Ulqinin fq 26
“Ulqini” fitoi 31 medalje fq 30
Konkurs Dërgoni fotografitë në email: kohajavore@t-com.me
4
Ngjarje javore
e enjte, 27 tetor 2016
Javore KOHA
Presidenti i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi, pranoi kredencialet e ambasadorit të ri të Malit të Zi në Kosovë, Ferhat Dinosha
Ngritje e përfaqësimit në nivel ambasadori Prishtinë – Ambasadori i ri i Malit të Zi në Kosovë, Ferhat Dinosha, i ka dorëzuar të hënën kredencialet Presidentit të Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi. Thaçi ka shprehur kënaqësinë që Mali i Zi e ka ngritur përfaqësimin në nivel ambasadori në Kosovë. “Marrëdhëniet me Malin e Zi janë marrëdhënie të shkëlqyera fqinjësore. Mali i Zi ka marrë vendimin më të drejtë kur ka njohur Kosovën, përkundër pre-
sioneve që kishte, si dhe vazhdon të përkrahë Kosovën në të gjitha organizatat dhe forumet ndërkombëtare dhe për këtë jemi mirënjohës”, ka thënë ai. Në anën tjetër, ambasadori i Malit të Zi, Ferhat Dinosha, u shpreh se do të “punojmë që të thellojmë bashkëpunimin në mes dy vendeve” dhe të promovojmë “paqen, stabilitetin, bashkëpunimin, fqinjësinë e mirë dhe integrimin në NATO e BE për tërë rajonin”.
Presidenti Thaçi i ka shprehur përkrahjen e tij ambasadorit Dinosha për thellimin e bashkëpunimit në mes dy vendeve në të gjithë sektorët. Ferhat Dinosha është ambasadori i parë i Malit të Zi në Kosovë pasi që më parë niveli i përfaqësimit diplomatik të Malit të Zi në Kosovë ishte në rangun e të ngarkuarit me punë. Para marrjes së detyrës së re, Dinosha ka shërbyer si ambasador në Shqipëri. (Kohapress)
Ngjarje javore
e enjte, 27 tetor 2016
5
Javore KOHA
Pas reagimit të opinionit lidhur me Maternitetin në Ulqin, tërhiqet Ministria e Shëndetësisë
Ministri thotë se ka qenë gabim teknikoadministrativ Ulqin – Ministri i Shëndetësisë prof. dr. Budimir Shegrt ka thënë se lajmi për mbylljen e Maternitetit në Ulqin dhe shndërrimin e tij në qendër stacionare nuk është i vërtetë dhe se ka rrjedhur si rezultat i një gabimi tekniko-administrativ në një dokument të kësaj ministrie. Ai e ka pohuar këtë gjatë takimit të zhvilluar të martën në zyrën e kryetarit të Komunës së Ulqinit, Nazif Cungu, ku temë kryesore ka qenë lajmi i transmetuar në media për mbylljen e Maternitetit në Ulqin. Në deklaratën për shtyp të zyrës së kryetarit të Komunës së Ulqinit, thuhet se Shegrt ka sqaruar se nuk do
të ndodhë kurrfarë ndryshimi dhe se Materniteti në Ulqin do të vazhdojë të punojë me kapacitet të plotë, si deri tani. Ai madje ka thënë se po punohet për gjetjen e investitorit për sigurimin e mjeteve financiare për përmirësimin dhe modernizimin e shërbimit shëndetësor, dhe në këtë kuadër do të shikohet mundësia që materniteti në Ulqin të ketë sallën e operacionit dhe repartin e transfuzionit të gjakut. Kryetari i Komunës së Ulqinit, Nazif Cungu, e ka falënderuar ministrin Shegrt për sqarimin dhe reagimin e shpejtë, duke shtuar se institucioni që ai drejton do të jetë partner i Ministrisë së Shën-
detësisë në çdo projekt që ka për qëllim avancimin e gjendjes së mbrojtjes shëndetësore në Ulqin. Në takim kanë marrë pjesë edhe deputeti Genci Nimanbegu, nënkryetarët e Komunës së Ulqinit Hadixha Gjoni, Vaso Radoviq dhe Arian Murati, drejtori i Spitalit të Tivarit dr. Dragan Tomanoviq, drejtori i Shtëpisë së Shëndetit në Ulqin dr. Pavle Marnikoviq, kryeshefja e maternitetit të Ulqinit dr. Zylfija Duraku dhe ish drejtori i Shtëpisë së Shëndetit në Ulqin, prim. Dr. Gani Karamanaga. Lajmi për mbylljen e Maternitetit në Ulqin, i cili është hapur më 5 shkurt 2005, ka ngjallur reagime të shumta në Ulqin. (Kohapress)
6
e enjte, 27 tetor 2016
Javore A KOHA KOH
Vështrime & Opinione
Zgjedhjet parlamentare 2016 dhe partitë nacionale shqiptare
Elektorati peng i politikanëve të shpenzuar Xhoana M. Perkaj
Sikur e ashtuquajtura “elitë” (sa komi interesim të sinqertë për të mirën e ele pushtet, partitë shqiptare kanë mundu
Elektorati shqiptar është bërë peng i politikanëve të shpenzuar, të cilët nuk posedojnë kompetenca të duhura analitike dhe kapacitete të komunikimit për ta udhëhequr një elektorat në shek. XXI. Është fare lehtë që me fjalor flakërues të manipulohet me një pjesë të madhe të elektoratit gjysmë të arsimuar ose, për më tepër, gjysmë analfabet. Politikanët të cilët në fushatën parazgjedhore e kanë shpenzuar energjinë në nxitjen e urrejtjes mes vet shqiptarëve (pavarësisht a ishte fjala për relacionet me partitë qytetare, ose relacionet me partitë/koalicionet e tjera nacionale shqiptare) duhet të tërhiqen nga skena politike
Në zgjedhjet e rregullta parlamentare në Mal të Zi, më 16 Tetor 2016, morën pjesë partitë nacionale shqiptare (Lidhja Demokratike në Mal të Zi, Unioni Demokratik i Shqiptarëve, Lëvizja Qytetare Perspektiva, Alternativa Shqiptare, Partia Demokratike, Iniciativa Qytetare, Forca e Re Demokratike (Forca), Partia Qendrore Shqiptare për Integrime), të radhitura në tri lista zgjedhore, nga 17, sa ishin gjithsej. Përpjesëtimi i listave shqiptare në numrin e përgjithshëm të listave në këto zgjedhje ishte 17, 65%. Për absurditetin e tri listave, flet edhe fakti se një pakicë tjetër, e cila për nga numri është shumë më e fortë, ajo boshnjake/myslimane e cila sipas regjistrimit 2011 numëron 8,65% (të deklaruar si boshnjakë) dhe
Pikëpamjet e shprehura në fq: OPINIONE & VËSHTRIME nuk përfaqësojnë domosdoshmërisht politikën redaksionale të „KOHA javore„
Vështrime & Opinione
e enjte, 27 tetor 2016
7
Javore KOHA
ike kjo fjalë) politike shqiptare, të kishte manifestuar më tepër ektoratit të vet, e më pak interes për të grabitur një grimë ur të kenë, së paku, edhe një vend deputeti në Kuvend
3,31% (të deklaruar si myslimanë), është përfaqësuar në këto zgjedhje me dy lista nacionale. Kjo solli deri te një fiasko totale e listave shqiptare të cilat fituan vetëm një deputet në Kuvendin e Malit të Zi (Koalicioni “Shqiptarët të Vendosur” (ForcaUDSH-ASH), me 4.839 vota ose 1,27%). Votat që u takuan dy listave të tjera shqiptare (Koalicioni shqiptar “Me një qellim” PD-IQ-LDMZ-Perspektiva - 3.388 vota ose 0,89 % dhe Lista e Lidhjes Demokratike të Shqiptarëve - 1.542 vota ose 0,40%) u derdhen kot, pasi që, asnjëra prej tyre nuk e kaloi cenzusin. Sikur e ashtuquajtura “elitë” (sa komike kjo fjalë) politike shqiptare, të kishte manifestuar më tepër interesim të sinqertë për të mirën e elektoratit të vet, e
më pak interes për të grabitur një grimë pushtet, partitë shqiptare kanë mundur të kenë, së paku, edhe një vend deputeti në Kuvend. Sa është folur në fushatën parazgjedhore për “faktorizimin” (a ekziston kjo në terminologjinë politike, ose është “zbulim” lokal terminologjik?) e partive shqiptare, pastaj, mundësinë e tre mandateve në Parlament dhe përfaqësimin “autentik” të Shqiptarëve në Parlament! Retorikë e zbrazët! Elektorati shqiptar është bërë peng i politikanëve të shpenzuar, të cilët nuk posedojnë kompetenca të duhura analitike dhe kapacitete të komunikimit për ta udhëhequr një elektorat në shek. XXI. Është fare lehtë që me fjalor flakërues të manipulohet me një pjesë të madhe të elektoratit gjysmë
të arsimuar ose, për më tepër, gjysmë analfabet. Politikanët të cilët në fushatën parazgjedhore e kanë shpenzuar energjinë në nxitjen e urrejtjes mes vetë shqiptarëve (pavarësisht a ishte fjala për relacionet me partitë qytetare, ose relacionet me partitë/koalicionet e tjera nacionale shqiptare) duhet të tërhiqen nga skena politike. Sipas regjistrimit të fundit të popullsisë (2011), Mali i Zi ka 620.029 banorë, prej të cilëve 30.43 (4,91%) janë Shqiptarë. Krahasuar me regjistrimin e vitit 1991, 40.415 (6,57%), numri i shqiptarëve ka rënë për dhjetë mijë, ose për 1/4-tën. A janë duke bërë shaka politikanët nga partitë nacionale shqiptare, që me epshin e tyre për pushtet, bëhen varrmihës të popullit të cilit i takojnë.
Pikëpamjet e shprehura në fq: OPINIONE & VËSHTRIME nuk përfaqësojnë domosdoshmërisht politikën redaksionale të „KOHA javore„
8
Vështrime & Opinione
e enjte, 27 tetor 2016
Javore A KOHA KOH
Zgjedhjet në Mal të Zi
Koha për reflektim partive politike shq Nga politikanët shqiptarë kërkohet në rend të parë përgjegjësia e tyre politike dhe të mos jenë pengesë e pajtimit dhe progresit. Dorëheqja e liderëve të partive politike që humbën zgjedhjet do të ishte sinjal i vetëdijesimit të klasës politike shqiptare në Mal të Zi . Me këtë veprim apo akt do të instalohej një standard i ri në moralin politik të shqiptarëve Gjekë Gjonaj
Shqiptarët në Malin e Zi patën rastin dhe mundësinë që në zgjedhjet parlamentare të 16 tetorit të arrijnë sukses pozitiv. Kjo, për fatin tonë të keq nuk ndodhi. Nga mos bashkimi i subjekteve nacionale politike shqiptare, shqiptarët pësuan humbje të thellë, si asnjëherë më parë në epokën e pluralizmit politik. Shqiptarët në Kuvendin e ardhshëm të Malit të Zi, siç dihet tashmë , do të kenë vetëm një përfaqësues autentik , në vend të tre sa mund të kishin sikur të dilnin me një listë të përbashkët. Kjo është një humbje serioze. Një simptomë që kërkon menjëherë kurim. Është një element shumë serioz për të gjithë
aktorët politikë shqiptarë që morën pjesë në këto zgjedhje. Pavarësisht nga faktorët justifikues dhe shfajësues gjendja në tërësi është shumë shqetësuese dhe këtu vihen re ekuilibra politikë të deformuar. Analiza e këtyre zgjedhjeve duhet të nisë menjëherë, ndërsa në analiza duhet të jemi realistë në mënyrë që të nxjerrim përfundime të qarta. Ka ardhur koha për reflektime dhe vendime të partive politike shqiptare, përkatësisht strukturave të tyre. Liderët politikë shqiptarë do të duhej të lexojnë qartë mesazhin e sovranit në këto zgjedhje. Ata mund të nxjerrin mësime nga kjo humbje e votëbesimit të
zgjedhësve të tyre dhe të dalin më të fortë në zgjedhjet e radhës vetëm nëse e kanë të qartë në mendjet e tyre që për të arritur këtu duhet të jenë të bashkuar. Nga politikanët shqiptarë kërkohet në rend të parë përgjegjësia e tyre politike dhe të mos jenë pengesë e pajtimit dhe progresit. Dorëheqja e liderëve të partive politike që humbën zgjedhjet do të ishte sinjal i vetëdijesimit të klasës politike shqiptare në Mal të Zi . Me këtë veprim apo akt do të instalohej një standard i ri në moralin politik të shqiptarëve. Standardi nuk është veprim i një akti, por proces i vetëdijesimit për përg-
Pikëpamjet e shprehura në fq: OPINIONE & VËSHTRIME nuk përfaqësojnë domosdoshmërisht politikën redaksionale të „KOHA javore„
Vështrime & Opinione
e enjte, 27 tetor 2016
të qiptare
Mirëpo është vështirë e besueshme, që ndonjëri nga drejtuesit e subjekteve politike, të lëshojë karrigen e kryetarit. Janë një grup vendesh të caktuara, që nëse liderët humbasin zgjedhjet thonë “ goodbye”, ka shumë vende të tjera të cilat thonë “ përpara me mua”. E, ne shqiptarët bëjmë pjesë në këto të fundit jegjësinë që ka lideri, ngase askush nuk shkon pas humbësit dhe atij që praktikisht sillet në kundërshtim me deklaratat publike. Mirëpo është vështirë e besueshme, që ndonjëri nga drejtuesit e subjekteve politike,
të lëshojë karrigen e kryetarit. Janë një grup vendesh të caktuara, që nëse liderët humbasin zgjedhjet thonë “ goodbye”, ka shumë vende të tjera të cilat thonë “ përpara me mua”. E, ne shqiptarët bëjmë pjesë në këto të fun-
9
Javore KOHA
dit. Sot për shqiptarët në Malin e Zi nuk është koha të krijojmë dhimbje për të tashmen, por të punojmë për të ardhmen me ide të reja e vizion të qartësuar. Mendjet dhe kapiçot egoiste, individuale apo edhe grupore e partiake kur udhëheqin me fatet tona nuk do të na lënë të qetë veç intervaleve të shkurtra kohore nga përvetësimet dhe sukseset afatshkurtra. Shqiptarët në këtë shtet multinacional e multietnik nuk duhet të humbasin të tashmen e krijuar pasi humbja e të sotmes të kthen gjithnjë në të djeshmen. Ka ardhur koha për të punuar për të nesërmen, nëse nuk jemi vonuar
Pikëpamjet e shprehura në fq: OPINIONE & VËSHTRIME nuk përfaqësojnë domosdoshmërisht politikën redaksionale të „KOHA javore„
10
e enjte, 27 tetor 2016
Javore A KOHA KOH
Vështrime & Opinione
Suzanna Shkreli në zgjedhjet për Kongresin Amerikan
Fushatë e fortë
Në qoftë se ndodhë një gjë e tillë, Suzanna Shkreli, jo vetëm që do të ishte e p do të ishte edhe femra në moshën më të re në historinë e Amerikës që ka shë Për Koha Javore:
Frank Shkreli Nju Jork
Po ngushtohet hendeku në fushatën për Kongres në zonen elektorale numër 8 të shtetit Miçigan ku po bën garë shqiptaro-amerikania, Suzanna Shkreli. Kështu shkruan Gazeta Detroit News e cila thekson se Kongresisti i mandatit të parë nga zona elektorale e shtetit Michigan, Mike Bishop i Partisë Republikane -- i cili konsiderohej se kësaj radhe do të fitonte lehtë mandatin e dytë për në Kongresin e Shteteve të Bashkuara – tashti dy javë para zgjedhjeve të 8 nëntorit, përballet me një sfidë agresive nga një politikane e re në fushatën për në Kongresin Amerikan, kandidatja e Partisë Demokrate, 29-vjeçarja Suzanna Shkreli, prokurore në lagjen Macomb. Gazeta thotë se ajo ka mbledhur më shumë fonde dhe është duke shpenzuar më shumë në krahasim me kundërshtarin e saj, ç ‘prej kohës që njoftoi kandidaturën e saj në korrik. Por kongresisti republikan Bishop, shton gazeta e Detroitit, konsiderohet ende në avantazh me një sasi më të madhe fondesh, në përgjithësi. Në një takim javën që kaloi në New York, Suzanna Shkreli tha se kishte filluar transmetimin e reklamave politike në televizion, ndërsa gazeta Detroit News njoftoi të premten se kandidatja demokrate po transmeton një seri reklamash politike duke e lidhur kundërshtarin e saj Mike Bishop me kontribute nga korporata të ndryshme si dhe me komentet e vitit 2005 jo të hijshme për femrat, të kandidatit republikan
për president, Donald Trump. Sipas analistëve ka mundësi që problemet me të cilat përballet fushata e Trump-it për president të ndikojnë negativisht anembanë vendit, jo vetëm në fushatën presidenciale, por edhe në fushatën e kandidatëve republikanë për Senatin dhe Dhomën e Përfaqësuesve, duke shkaktuar humbjen e tyre ditën e zgjedhjeve në një numër më të madh seç pritej, duke humbur kështu shumicën që tani gëzojnë republikanët në të dy dhomat e Kongresit. Gazeta shkruan se megjithëse kandidati republikan Bishop në një përpjekje për tu distancuar nga Trump, u ka thënë votuesve se, “është i zhgënjyer nga komentet agresive seksuale” që Trump-i ka bërë rreth femrave në vitin 2005, po ai, shton gazeta, nuk e ka tërhequr
mbështetjen e tij ndaj kandidatit republikan për president, duke thënë se ai dëshiron të përqendrohet në çështjet ekonomike. Ndërsa kandidatja e Partisë Demokrate, Shkreli është shprehur, sipas gazetës, se kritikat ndaj mbështetjes së kundërshtarit të saj për Donald Trump për president janë me vend. “Votuesit duan të dinë”, ka thënë Shkreli, “nëse kundërshtari i saj do të vazhdojë të mbështesë kandidatin republikan për president i cili ka denigruar një hero të luftës, i cili është tallur me një gazetar me aftësi të kufizuara, a do të vazhdojë të përkrahë ai njeriun i cili ka fyer familjen e një ushtari të rënë në luftë dhe i cili tani tallet me sulme seksuale sikur nuk janë asgjë.” Megjithëse shqiptaro-amerikania Suzanna Shkreli merr pjesë për herë të
Pikëpamjet e shprehura në fq: OPINIONE & VËSHTRIME nuk përfaqësojnë domosdoshmërisht politikën redaksionale të „KOHA javore„
Vështrime & Opinione
e enjte, 27 tetor 2016
11
KOH Javore A KOHA
ë dhe dinjitoze
para femër shqiptaro-amerikane e zgjedhur në Kongresin amerikan, por ërbyer ndonjëherë në Dhomën e Përfaqësuesve të Shteteve të Bashkuara
parë në një fushatë politike dhe megjithëse ajo ka filluar vonë fushatën, pas tërheqjes për arsye shëndetësore të kandidates së parë të nominuar nga Partia Demokrate,“Cook Political Report” një organizatë e pa-anshme e cila analizon fushatat dhe zgjedhjet anembanë Amerikës, njoftoi se demokratët po tregojnë një entuziazëm të papritur dhe të dukshëm ndaj kandidaturës së Suzanna Shkrelit për të përfaqësuar zonën elektorale numër 8 të shtetit Miçigan, në Kongresin Amerikan. “Cook Political Report” cilëson se hendeku i përkrahjes për të dy kandidatët po ngushtohet në këtë zonë elektorale që përfshin zonën demokrate Lansing, por përfshin gjithashtu edhe shumë republikanë të edukuar të cilët mund të jenë të zhgënjyer për faktin se kundërshtari
republikan i Suzana Shkrelit përbën një pengesë për kandidatin republikan Mike Bishop, i cili vazhdon të mbështesë Donald Trumpin për president dhe si rrjedhim, thuhet se kjo mund të shkojë në favor të kandidates demokrate Suzana Shkreli. Redaktori dhe botuesi i Rothenberg&Gonzales Political Report, Nathan Gonzales citohet të ketë thënë se, “Në përgjithësi, demokratët besojnë se kësaj radhe do ta mundin republikanin Bishop”, dhe se deklaratat e Donald Trumpit mund të ndihmojnë për ta mundur Mike Bishop. Suzana Shkreli shkruan në faqen e saj facebook se komentet e fundit të Doland Trump janë më tepër se ofenduese dhe se kongresisti Bishop duhet t’i denoncojë ato menjëherë dhe të tërheqë mbështetjen e tij për kandidatin republikan për president. Ndërsa zyrtarët e fushatës së kongresistit Bishop thonë se janë të sigurt se kandidati i tyre do të fitojë përsëri në zonën elektorale ku ai fitoi me mbi 12 për qind të votave ndaj kundërshtarit të tij demokrat në vitin 2014. E vërteta është se sipas disa shenjave, fushata në këtë zonë elektorale për në Kongresin amerikan po zhvillohet në një mënyrë që ka tërhequr vëmendjen e udhëheqësve më të lartë të dy partive kryesore, Partisë Demokrate dhe Partisë Republikane. Pak kohë më parë në atë zonë ishte ftuar të bënte fushatë në mbështetje të kongresistit republikan Bishop, Kryetari i Dhomës së Përfaqësuesve në Kongres, Paul Ryan. Ndërsa ditët e fundit, duke parë ngushtimin e hendekut të mbështetjes për Suzana Shkrelin, në zonën elektorale numër 8 të Kongresit, në Miçigan kishin vajtur për të bërë fushatë me Suzana Shkrelin, tre senatorë demokratë të njohur të Shteteve të Bashkuara, Senatori Gary Peters, Senatoria Debbie Stabe-
now, të dy këta nga shteti i Miçiganit dhe Senatori Cory Booker i shtetit Nju Xhersi, gjatë një mitingu elektoral në Univerisitetin e shtetit Miçigan, javën që kaloi. Në një nga komentet në facebook të kandidates demokrate, një komentues shkruan se Suzanna Shkreli më në fund e detyroi kongresistin Bishop që të mësojë se si të shqiptojë mbiemrin Shkreli, duke sugjeruar se edhe kandidati republikan po e merr tepër seriozisht kandidaturën e shqiptaro-amerikanes për në Kongres. Sidoqoftë, Suzanna Shkreli është duke zhvilluar një fushatë të fortë dhe dinjitoze, pa fyerje dhe inate, por duke u përqendruar në zgjidhjen e problemeve dhe të sfidave me të cilat përballen qytetarët amerikanë të zonës 8 elektorale të Kongresit. Gjatë një takimi me të javën që kaloi në New York, Suzanna Shkreli u zotua se nuk do të pushojë së bëri fushatë deri në momentin e fundit të kësaj gare me qëllim që gjatë dy javëve të fundit të kësaj fushate, të informojë bashkëqytetarët e saj mbi planet dhe programet që ajo ka në plan të sjellë në Uashington, plane dhe programe për përmirësimin e jetës së tyre të përditshme, në përgjithësi. Tani është në dorë të votuesve të kësaj zone elektorale që të vendosin më 8 nëntor, nëse do të dërgojnë një fytyrë të re në Kongresin e Shteteve të Bashkuara në personin e shqiptaro-amerikanes Suzanna Shkreli duke bërë kështu dy herë histori. Në qoftë se ndodhë një gjë e tillë, Suzanna Shkreli, jo vetëm që do të ishte e para femër shqiptaro-amerikane e zgjedhur në Kongresin amerikan, por do të ishte edhe femra në moshën më të re në historinë e Amerikës që ka shërbyer ndonjëherë në Dhomën e Përfaqësuesve të Shteteve të Bashkuara.
Pikëpamjet e shprehura në fq: OPINIONE & VËSHTRIME nuk përfaqësojnë domosdoshmërisht politikën redaksionale të „KOHA javore„
12
Kulturë
e enjte, 27 tetor 2016
Javore A KOHA KOH
St
m udi
(I)
Kryedioqeza e Tiv i Shën Gjon Vllad
Populli shqiptar, si pasardhës të Ilirëve, djepin e vet e kishin në qyteti i Krujës, gjë që dëshmon vetë Ptolomeu i cili shqiptarët që Dr. Nikë Ukgjini
Provinca Iliro-Romake e Prevalitanës,(Praevalis) trashëgimtare e shteti të Arianinitëve, e cila shtrihej nga Lumi Mat (Mathis). deri në qytetin e Risono (Risan), me kryeqendër Shkodrën, në gjirin e vet përfshinte qytetet e njohura: Kotorrin, Budvën, Tivarin, Medun, Ulqinin, Lezhën etj.. Kjo provincë e cila si e tillë mbijetoi për dhjetë shekuj, si qendër më të rëndësishme tregtare e politike të saj kishte qytetin e Dioklës (afër Podgoricës se sotme) i themeluar nga mbreti romak Dioklecian (284-305), në shek. e III të epokës së Krishtit.
Pranimi i Krishterimit
Për t’i kuptuar më mirë rrjedhat e ngjarjeve mbi temën në fjalë, duhet shtjelluar si pikënisjen e krishterimit në trevat iliro – shqiptare, ku krishterimi është mbjellë, nga vetë goja e apostujve, për të marrë kështu shqiptarët një drejtimi kah një botë më e qytetëruar perëndimore. Populli shqiptar, si pasardhës të Ilirëve, djepin e vet e kishin në qytetin Albanopolis i cili gjendej në mes Durrësit dhe Krujës apo është vetë qyteti i Krujës, gjë që dëshmon vetë Ptolomeu i cili shqiptaret që në shek.. e II të epokës së Krishtit, i ka cilësuar me emrin Albanon. Për prejardhjen e shqiptareve nga një popull antik argumentohet nga Polibie, Straboni, Plinie, dhe në kohen më të re nga studiuesit, Šufflay, Stadtmyller
etj.. Gjithashtu është vërtetuar se djepi i shqiptareve e ka prejardhjen e vet etnike nga popullata e provincave Ilire: Praevalitana, Dardania, Epiri i Vjetër dhe ai i Ri. Iliro-shqiptaret të cilët kanë ushtruar besimin në hyjni dhe hyjnesha, si të tillë krishterimin e kanë pranuar që nga koha apostolike, nga Shën Pali dhe nxënësi i tij, Titi. Dëshmi dhe provë për këtë ngjarje kemi tekstet të Besëlidhjes së Re, tek libri Romakëve,”(Rom 15, 19, kah viti 66), ku Shën Pali shprehet se: “Kështu predikova që nga Jerusalemi dhe përreth deri në Ilirik duke kryer detyrën e shpalljes së Lajmit të Gëzuar mbi Krishtin, pastaj kemi librin e Titit (krh. Tit. 3, 12), dhe Timoteut, krh. 2 Tim 4, 10). Për krishterimin në trevat Iliro-shqiptare, flasin një numër i madh i shkrimtarëve kishtarë: Shën Gregori i Nishit (nga Naissusi, 334-379). Shën Jeronimi (347-420) nga Stridoni e shumë të tjerë. Në bazë të dokumenteve të shkruara, mbi zhvillimet e krishterimit në Ilirik janë marrë sistematikisht historianët e njohur si: D. Farlati dhe J. Coleti në veprën “Illyrici Sacri”, vëllimet I-VIII. Në vëllimin e VII, botimi i vitit 1817, gjejmë të shënuar emrin e ipeshkvit të parë të Durrësit,
Shën Ceasarit, në vitin 58. Pastaj kah viti 100 gjejmë emrin e ipeshkvit të dytë të Durrësit, Shën Astit martir. Dioklea, duke u bërë qytet i rëndësishëm, qe ftuar për të marrë pjesë me ipeshkvijtë e vet në koncilin e Kalcedonit të vitit 451, me ipeshkvin Evandrin (Evandrus) në vitin 450. Studiuesit, D. Farlati dhe J. Coleti, në veprën “Illyric Sacri”, vëllimi VII, shqiptojnë edhe emrat e ipeshkvijve, Paulus në vitin 590 dhe të Nemezion në vitin 602. Po kështu përmenden edhe emrat e Metropolisë së Shkodrës, ipeshkvi Bassus në vitin 387 etj. Mirëpo historiografia kishtare për shkak të pushtimeve sllave, nuk i ka ruajtur emrat e ipeshkvijve të tjerë të kësaj dioqeze të cilët veprimtarinë e tyre e kanë ushtruar deri në shekullin IX. Studiuesi Pavle Mioviq, duke u mbështetur në gjurmime arkeologjike, konstaton se Ulqini ishte si dioqezë që në kohën e Justinianit më shek.. e VI.. Po kështu edhe Tivari figuron si dioqezë që në shek.. VI. Në valën e krijimit të dioqezave të reja, mund të jenë themeluar edhe Shasi, Budva, Kotorri dhe Risani si kryeqendër e mbretëreshës Teutë. Kurse, Drishti (Drivasto), në bazë të dokumenteve del si dioqezë në vitit 458. dhe Lezha (Lis-
Kulturë
e enjte, 27 tetor 2016
13
Javore KOHA
varit dhe Manastiri dimirit në Krajë
qytetin Albanopolis i cili gjendej në mes Durrësit dhe Krujës apo është vet ë në shek.. e II të epokës së Krishtit, i ka cilësuar me emrin Albanon sus-Alessio) në vitin 592. Për shkak të pushtimit të barbarëve, avarëve dhe sllavëve në shek. VII, të Gadishullit të Ballkanit, ku Praevalitana në vitin 614, ishte shkatërruar, nuk dimë asgjë për fatin e mëtejshëm të dioqezave në trevat Iliro-shqiptare deri në Koncilin kishtar të mbajtur në kohën e papa Gjonit VIII (872-882) në Delmitanum (Duvno) në vitin 877, kur Dioklea figuron si kryedioqezë metropolitane duke pasur nën juridiksionin e vet dioqezat: Kotorri, Budva, Tivari, Ulqini, Shasi, Shkodra, Drishti, Pulti, pastaj Serbia, Bosna, Travunia dhe Zahumle.
Organizimi i Arqidioqezës së Tivarit (Antibarensis)
Pavarësia e Dioklës ne shek. XI-XII, ku mendohet së zgjati për 140 vjet. në aspektin kishtar, donte të thoshte, themelim i mitropolisë së veçantë të Dioklesë. Me ardhjen në fronin mbretëror të Dioklesë, mbretit Konstantin Bodinit (10811101), iu drejtua papës së paligjshëm, Klementit III (1080-1100), për riorganizimin e jetës kishtare në Prevalitanë. Papa Klementi III, më 8 janar të vitit 1089, nxori në Romë bullën “Quia divina
pietas” (për shkak të dhembshurisë Hyjnor), drejtuar ipeshkvit të Tivarit, Pjetrit, “Petro Diocliensis sedis Archiepiscopo”, (Arqipeshkëvit Pjetrit të Selisë së Dioklesë), me të cilën themeloi provincën e veçantë kishtare për Dioklenë, respektivisht gjallon metropolinë e dikurshme të Dioklesë, duke i dhënë një formë të re, mitropolia Diokleato-Tivarase dhe duke i vënë nën nen juridiksion kryesisht dioqezat qe i kishte marrë në Koncilin e Delmitanus viti 877, me këtë rast duke i shtuar, kishat me gjithçka që u takonte dhe kuvendet, si të dalmatëve, ashtu edhe të grekëve dhe sllavëve. Me këtë rast papati e theksoi dhe dhënien e titullit “Primat i Serbisë”. “Më ketë rast filloi një fazë e re e historisë se Kishës në Shqipëri”, do shprehej njohësi më i mirë i çështjeve shqiptare, Milan Shufllaj. Duke u mbështetur në të kaluarën e Dioklesë, del qartë roli që kishte arqipeshkvia e Tivarit, kur në vitin 1248, papa Inocenti IV, emëron dominikanin e njohur Gjon Plani Karpini, arqipeshkëv të Tivarit. Karpini, i paraprin një sistemi të ri të Selisë Shenjte, sipas të cilit Shqipëria behët baza e operacioneve kundër Ortodoksisë në Ballkan. Dhe Tivari shtabi kryesor kundër depërtimit të kishës ort-
odokse në bregdet. Mbretëria Serbe edhe pse në vitin 1219, e kishte krijuar Kishën Serbe autoqefale, mbretërit serbë, edhe përkundrejt këtij veprimi, për ta fituar kurorën mbretërore nga Selia e Shenjte, gjithmonë janë thirrur në titullin e Dioklesë se Vjetër, duke përfshirë edhe Stefan Vlladisllavin (1231-1243). Këtu ndërpritet tradita e mbretërisë së Dokleate dhe fillon një kohë e trazimeve, madje dhe armiqësive në mes mbretërisë serbe dhe Selisë Shenjtë. Kjo gjë u vërejt më se tepërmi gjatë sundimit të Stefan Dushanit pushtues, (1331-1355), mbreti i serbëve dhe i vetëshpallur, mbret i Rumelisë, Shqipërisë dhe Greqisë, i cili haptazi kërkonte konvertimin e katolikëve në ortodoksë. Serbët në kohën e Dushanit, por dhe më parë, për të përhapur sa më tepër besimin ortodoks të nacionalitetit të tyre, ndërtonin kisha dhe manastire serbe, në themelet e kishave dhe manastireve katolike në Malin e Zi të sotëm, Shqipëri, Dardani (Kosovë) e më gjerë, çfarë hasi në kundërshtim të madh të arqipeshkvit të Tivarit, dominikanit francez, Guiellmo Andre (1324-1341) i cili në shkrimet e tij, “Directorium ad passaium faciendum „ të vitit 1332, fton fuqitë evropiane që ushtarakisht të kundërshtojnë Stefan Dushanin. Kjo armiqësi zgjati deri me ardhjen ne pushtet te princërve të Ballshajve ( 1360-1421) me qendër në Shkodër, të cilët e rikthejnë besimin katolik si besim zyrtar në gjithë mbretërinë e Dioklesës. (vazhdon) (vazhdon) (Studim i paraqitur në Konferencën Shkencore, 1000 vjetori i Shën Gjon Vlladimirit, Podgoricë, 21 tetor 2016)
14
Kulturë
e enjte, 27 tetor 2016
Javore A KOHA KOH
Ulqini, një histori e vjetër Ilire (II)
Gjurmime ritesh,
Veprimtaritë e trashëgimisë kulturore janë si shtylla ku mbështeten vlerat. L këta, kjo edhe për vetë faktin e politikës, ku dhe pamjet e kriminalitetit ma turën janë të tkurrura nga që menaxhimi i tyre le për të dëshiruar. Por në në Mal të Zi, të Krajës e Shestanit, gjithmonë kanë intensifikuar misionet e t fundit po larmojnë në formë, dhe në trajta idesh, të spikatura në organizim Për Koha Javore:
Pëllumb Gorica
Kultura, asnjëherë nuk shuan etjen me promovime vlerash, mbasi në kohën e sotme ndodh që vlerat sulmohen nga antivlerat. Ndaj veprimtaritë e trashëgimisë kulturore janë si shtylla ku mbështeten vlerat. Larmia e pasqyrimit të tyre në sfonde mediatike janë të rralla dhe të cekëta, kjo edhe për vetë faktin e politikës, ku dhe pamjet e kriminalitetit marrin vendet në faqet e para. Në këtë këndvështrim, edhe fondet për kulturën janë të tkurrura nga që menaxhimi i tyre lë për të dëshiruar. Por në Ulqin studiues, historianë, arkeologë të Ulqinit dhe krahinave shqiptare në Mal të Zi, të Krajës e Shestanit, gjithmonë kanë intensifikuar misionet e tyre hulumtuese, duke tejkaluar vështirësitë. Në këtë kontekst, kohët e fundit po larmojnë në formë, dhe në trajta idesh, të spikatura në organizim veprimtarish studimore iliroshqiptare. Përveç ruajtjes së trashëgimisë kulturore- historike, pasqyrimi dhe afirmimi risjell filozofinë e e tyre, si pjesë e ndërtimit të identitetit tonë. Trevat shqiptare të Malit të Zi, Kraja dhe Shestani njihen nga të gjithë për traditat e palëkundura kombëtare. Trashëgimia e kulturës pagane e tyre deri më tani ka mbetur larg syrit të studiueseve dhe turistëve
të huaj. Ashtu siç mendon studiuesi i ri ulqinak, Arben Berjashi “Për të njohur dëshmitë arkeologjike, etnografike, etnologjike etj, duhet ende shumë punë për të krijuar parakushtet e një pike të vizituar gjithnjë në rritje të trashëgimisë sonë”. Si bletët, studiues dhe njohës të trashëgimisë kulturore pagane nga treva të ndryshme shqiptare, së toku me këtë frymëmarrje, u mblodhën në zgjojen e fjalëve në Ulqin, të ftuar në veprimtarinë e trashëgimisë kulturore të Krajës. Pavarsisht skajeve gjeografike, ku gjenden ata në Tiranë, Elbasan, Kukës, Shkodër, Malësi e Madhe, Krajë, Ulqin, apo edhe në Kosovë, u gëzohen këtyre takimeve domethënëse. Ndonëse diçka e thjeshtë në dukje, dhe gjithë kuptim në thelbin e saj, njihen dhe shkëmbejnë mendime, ndaj janë ngjarje të rëndësishme e sinqerisht përjetohen këndshëm nga ata. Nuk është e lehtë për të dhënë të plotë thelbin e veprimtarisë hulumtuese – shkencore, dhe promovuese të trashëgimisë së kulturës pagane të Krajës, për të cilin desha të shtoj dhe të përforcoj interesimin nga jo pak ulqinakë dhe krajanë. Mendimi se duke ju larguar formave të vjetra
të trashëguara nga koha e sesioneve shkencore stereotipe, kur analizohej një studim pompoz nga individë të graduar shkencor, ky promovim i shërbeu gjithë organizimit dhe studiueseve, si një konvergim protagonist të kreaturës së tyre me përbashkësi vlerash qëmtuese. Ka jo pak studiues të secilës moshë, pozitë shoqërore apo formimi kulturor, dhe me angazhime të shumta frytdhënëse, që po konturojnë prezencën e tyre shkencore. Studimet dhe argumentet e tyre janë depërtuese, të thella e të qarta. Dhe çka është më e rëndësishmja zhbirimet e tyre po u përmbahen rrënjëve të thella të tabanit kombëtar, ku gjurmimi synon për të zbuluar të veçantat. Natyrisht kishte evidentim me përgjegjshmëri, dhe aftësi njohëse-trajtuese e profesionale ndërmjet ekspozimeve fotografike, të cilat tërhoqën vëmendjen për thesaret e epokës pagane si pjesë civilizimi ilir në trevën e Krajës dhe më tej. Është
Kulturë
e enjte, 27 tetor 2016
15
KOH Javore A KOHA
që flasin ilirisht
Larmia e pasqyrimit të tyre në sfonde mediatike janë të rralla dhe të cearrin vendet në faqet e para. Në këtë këndvështrim, edhe fondet për kulUlqin studiues, historianë, arkeologë të Ulqinit, dhe krahinave shqiptare tyre hulumtuese, duke tejkaluar vështirësitë. Në këtë kontekst, kohët e m veprimtarish studimore iliroshqiptare
fakt që të gjitha studimet korrespondonin mes veti rreth riteve pagane, dhe kulteve zanafillore të pashkëputur nga ilirët, arbërit deri tek shqiptarët e sotëm, për figurën e Gjarprit, “Diellit, “Hënën e Re”,”Banerin” “Buzmin, “Ditën e Verës”, “Ditën e Shëngjergjit”, “Ditën e qethjes së deleve”etj. Ato përbënin edhe trungun e veprimtarisë së këtyre kulteve të kulturës pagane. Në qasjet e thella shkencore, u theksua motivi sublim për të çmuar traditat pagane, dhe thesaret e trashëgimisë kulturore të kësaj treve, e të tjerave treva shqiptare si pjesë e ndërtimit të identitetit tonë kombëtar. Brenda veprimtarisë u ngrit edhe një problem, që sot shqetëson kulturën tonë, tradita tona, të cilat po rrezikohen deri në zhbërje. -Në trevat shqiptare të Krajës dhe Shestanit e përtej-, do të theksonte në paraqitjen e tij, studiuesi nga Ulqini, Mr. Arben Berjashi - janë ruajtur e kul-
tivuar rite të shumta pagane, si pjesë e identitet iliro-shqiptar. Ata kishin shumë perëndi, me atribute vendesh, objektesh e fenomenesh të natyrës, disa të përbashkët e disa të veçantë. Në Krajë shquhet “Baneri”, që është një dru i gjatë, që vishet me gjethe të njoma dhe lule të bukura. Ai praktikohet edhe sot e kësaj dite. Interesant është Riti i bartjes se gurit sa më të madh në majën e malit të Rumisë, por edhe “Dita e Rrëshajave”. Një rishfaqje vlerash të lashta me vëzhgime antropologjike do të sillte këtu edhe kumtesa e antropologes nga Tirana, Luljeta Dano. Intepretim i argumentuar me një lexim fotografik, të përqendruar rreth veshjeve të lashta, e sidomos të xhubletës, e figurave si ajo e gjarprit. Duke nxjerrë në pah këto vlera, që zgjuan një interesim nga mediat për temën e trajtuar, ajo meritoi edhe përgëzime të veçanta nga të gjithë. Edhe autori i këtyre radhëve në studi-
min e tij parashtroi ritet pagane të “Ditës së Verës” dedikuar kësaj feste, që praktikohet edhe në ditët e sotme. Ndaj dhe festa e “Ditës së Verës” ka lidhje historike dhe kulturore me Ulqinin dhe trevat e tjera shqiptare në Mal të Zi, të lidhura me Tempullin e Dianës në Dioklea. Ndërsa studiuesja Vera Istrefaj nga Kuksi, prezantoi vlerat më të bukura të trashëgimisë së lashtë kulturore që ka treva e Kukësit, kaq e pasur dhe e veçantë. Kurse drejtuesi i kalasë së Ulqinit, Gazmend Kovaçi në një ligjërate interesante, si njohës i mirë i aseteve të trashëgimisë së Ulqinit, përshfaqi mendime për të ndërtuar edhe një strategji unike të turizmit të qëndrueshëm në këtë trevë, e më gjerë. “Buzmi” dhe “Hëna e Re” ishin referimet e tjera përmbyllëse të kësaj veprimtarie të Mimoza Rexhvelaj dhe Arlinda Sukaliqi nga Malësia e Madhe dhe Ulqini. Natyrisht kjo veprimtari pati vlerat e saj, të pallogaritshme dhe anën shpirtërore aspak të shtrirë nën trysninë e triumfalizmit. I ndjeje emocionet, dhe nuk mund të mos rrish pa shprehur përshtypjet, që rrallë mund të përsëriten. Ishte një ditë që foli më shumë se çdo fjalë në një mjedis të bibliotekës publike të këtij qyteti, ku doli në pah, jo vetëm promovimi i gjurmimeve të trashëgimisë ilire në trevat shqiptare, por edhe organizimi i përsosur i drejtueses së bibliotekës, Ardita Ramaj. Një vlerë e shtuar, që dhuroi emocione ishte bashkëbisedimi me poetin Ibrahim Berjashi, dhe kranjotët Irfan Domnori, Suada Milla, Miliha Gjecbritaj, që performuan veshjet popullore të krahinës së tyre.
16
Kulturë
e enjte, 27 tetor 2016
Javore A KOHA KOH
Ese në vend të një përshëndetje për romanin “Passio” të Anton Goj
Dypersonaliteti dhe par Romanin “Passio” Anton Gojçaj e solli në panteonin e letrave shqipe në një kohë eminente, kur trupi njerëzor i kombit po sikteriset anë e kënd botës, kur më shumë se kurrë nevojitet ndalesa e kësaj hemorragjie shoqërore, jo vetëm tek shqiptarët e Malit të Zi, por edhe në tokën amë. Romani vjen si një domosdoshmëri e një zgjimi të vetëdijes kombëtare dhe i një zgjimi të nacionalizmit shoqëror. Dy apoteoza që e kanë mbajtur gjallë ndërgjegjen shqiptare ndër shekuj Për Koha Javore:
Vladimir Muça/ Durrës
Romani “Passio” vjen si një paradigmë kundërshtie i dukjeve politike të sotme dhe i zhvillimeve social – demografike, nëpërmjet përjetimeve të thella shpirtërore si dhe i njohjeve të realiteteve në dualitetin absurd të një kohe, e cila çdo ditë e më shumë agravon fatin e individit e të shoqërisë. Arti prozatorik migjenian, veshur me inovacione të reja moderne, përçues të një substance kohore, vjen në formatin e romanit si një domosdoshmëri e printimit kohor, duke gjetur vetveten njerëzore, që nga fëmijëria e tretur nëpër botë, nëpër relievin shpirtëror të hartave. I cytur nga represioni i egër i ”drazho mihajlloviqëve” në vitet 45-46, Zefi i vogël 15 vjeçar len shtëpinë, atë bujtinë njëdhomëshe në Arzë të Malësisë së Madhe emigron, e birësohet në Itali, duke lënë motrën e vogël dhe nënën vejushë. Odiseja e emigrimit vazhdoi me Jozef Montanaron (Zefi) në Amerikë. Me zellin e këmbënguljen e tij arrin të natyralizohet si shtetas amerikan dhe te bëhet një piktor i përmasave botërore, i lakmuar nga shumë dashamirës të artit. Por me gjithë realizimin e këtyre ëndërrave dhe dëshirave në botën e artit, ndjenja e amësisë për vendlindjen krijon një brazdë të thellë dypersonaliteti ,e cila e mbyll Jozefin në vetveten e tij në një botë në
botë të askundit. Ëndrrat për vendlindjen, motrën, nënën, qengjin, bëhen makthet e jetës së tij. Gjithnjë e më shumë ata marrin format e kundërshtisë së jetës në botën e “lirë” si superior të një jete të lënë dikur në harresë. Antoni, si kundërshti e kësaj hemorragjie, shprishjeje shoqërore, na ka sjellë një produkt romanesk krejt të ri, me inovacione stilistike dhe estetike moderne, ku sharmin thelbësor artistik e përbëjnë metaforizimi e simbolizmi polivalent, fryma e pathosi poetik, ekstrakti i përzgjedhur popullor dhe të vërtetat ambikuide, në të cilën përjeton sot bota shqiptare! Autori ynë i nderuar dhe i thjeshtë, si të vërtetat e këtij romani, në këtë rrëfimtari shpërfill kodet letrare, nuk i qëndron besnik fabulës narrative, por vjen me një arkitekturë të re letrare, një prozadorizëm mozaik, duke e çliruar romanin nga lineariteti tregimtar, duke përdorur me sukses introduktet revokuese, monologun, dialogun kursimtar, psiko-analitikën e personazheve, parabolat dhe paralelizmat figurative aq shumë të pëlqyera dhe në botime të tjera. Duke analizuar egon e personazhit ( por edhe të vetes) me një psiko-terapeutikë, Antoni sulmon superegon, e cila me anë të superheroit, kërkon të vendosë rregulla. Këtë, autori e realizon bukur duke e deheroizuar rrëfimtarinë, duke na dhënë jo superheroin, por njeriun e vërtetë jetësor e human (motra dhe nëna). Në kontekst, subjekti dhe mesazhet që përcjell romani, më shumë se në çdo substancë kohore, të përjetuar nga breza emigrantësh, janë më shumë se kurrë të ndjeshme sot, kur nga tranzicioni absurd, shoqëria e sotme shqiptare po përjeton një hemoragji të tejskajshme shoqërore,
në përmasa biblike nga goliati emigracion. Duke bërë psiko-analizën e kësaj plage shoqërore që s’iu nda popullit tonë në shekuj, autori njëkohësisht, me anë të ambiguitetit analitik të një dypersonaliteti, letrarizon idetë frojdiste nën frymën Lakant, duke na dhënë anamnezën dhe psiko- terapeutikën e ngjarjeve dhe fenomeneve. Boshti i sensibilitetit në roman antraktsohet tek dramaciteti shoqëror, me një monolog, sa të personazhit autor (Antonit) aq dhe të Jozef Montanaros, duke e mbushur me një narracion biblik me parabola e metafora funksionale, në kontaktet e një proze poetike, me copra mozaike tregimtare, dukuri kjo e romanit postmodern. Sentencat e shumta, si dhe ekstraktet popullore të futura me finesë artistike, ushqejnë ndjellësinë tek lexuesi për një lexim fikshën, duke u futur e dalë nga humbellat e një jete, herë i robëtuar e herë me forcën e mbijetesës. Rrëfimtaria lundron në ujrat e një romani sa ekzistencialist në dukuritë moderne të stilit dhe estetikës, aq dhe realist, mbushamendës në subjektivitetin narativ. Nën frymën e letrarizimit të filozofisë psiko- terapeutike frojdiane, prokurori Jozef dhe i pandehuri Zef, na japin protonizmin e të kundërtave në konceptin dialektik të ligjeve të mohimit, ku mohimi i mohimit gjithnjë sjell një risi jo vetëm materiale, sikundër fara mohon bimën, ( biri familjen) por dhe një risi shpirtërore në kontakte të reja të “substancës” shpirtërore. Nëpërmjet këtij dyluftimi, autori shtron para lexuesit një nga dukuritë thelbësore të zhvillimit shoqëror: kush nuk lufton me
Kulturë
e enjte, 27 tetor 2016
17
Javore KOHA
çajt , botim i Entit të Teksteve dhe Mjeteve Mësimore Podgoricë, 2015
radigmat e kundërshtisë
vetveten nuk ka perspektiva zhvillimore në aspektet ekzistenciale të jetësimit njerëzor. Padyshim që ky është një mesazh fondamental, i cili vjen si paradigmë gjatë gjithë kapitujve të romanit. Lufta me vetveten ose siç thuhet në gjuhën e politikës ”katarsis” është thagma thelbësore e zhvillimit njerëzor. Sigurisht, këtu kanë kontributin e vet dhe mesazhet didaktike në marëdhëniet familjare, të cilat vinë si një apotheozë, si një domosdoshmëri, për një shoqëri njerëzore të shëndoshë. Pyetjet e Nikollë Markut janë përçuesit e kësaj thagme. Ata marrin rolin e një tyrjele e cila zhbiron jo vetëm mendjen, por edhe shpirtin e Jozefëve anë e kand, në diasporën shqiptare. Ndonëse bashkëkombësit tanë i ndajnë mijra kilometra nga njeri tjetri, ata i përbashkon një ndjenjësi, një forcë mbijetese: nacionalizma shoqërore, e cila gjithëkënd e kthen në origjinë, jo si djali plangprishës, i cili mbytet në unin
e vet trandeshent ( kapitujt e parë ), por në të kundërtën e Kafkës ku personazhi mbyllet në botën e tij të brendshme, në një dypersonalitet digresiv në romanin “Kështjella”. Jozef Montanaro dhe ( Gjon Zefi) vinë më shoqërorë, më atraktivë në substancat kohore që përjetojnë. Ligji i kompensimit vjen si paradigmë e një jete, në një jetë tjetër, si rregullatore jo vetëm ndjenjësore, por edhe shoqërore. -Haka shkon tek i zoti- siç thotë me plot të drejtë në parathënie Dimitrov Popoviq: “ ngadhnjim biologjik”, si një çlirim shoqëror, protonizëm social i qëndrestarisë së kombit shqiptar. Gjithçka në nën shtresa mendimore, vjen dhe si një proklamatë jo vetëm për trojet e tkurrura shqiptare në Mal të Zi, por edhe si një thirrmë për t’i dhënë jetë këtij “ngadhnjimi biologjik” anë e kand diasporës shqiptare, ku gjaku i shprishur të përftojë aftësitë rijetësore jo vetëm të individit Jozef, duke mbjellë në dheun amë bistakun e ri të rigjallërimit breznor (lindja e djalit), por për të gjithë bashkëkombasit e migruar, për më shumë përkushtim ndaj dheut mëmë. Autori, duke na dhënë karakteret e Jozefit (Zefit), motrës dhe nënës, duke zgjedhur faktet dhe ndodhitë jetësore, në triorin e tij mendimor, me korrektësi artistike, ka përgjithësuar e interpretuar materialin jetësor që fluron nëpër diasporë, në përputhje me botëkuptimin e tij ideal, duke evidentuar dukuritë më të rëndësishme të jetës njerëzore. Pikërisht këtu qëndron dhe personaliteti, veçoria narrative e Anton Gojçajt se: ai ka ruajtur me fanatizëm realizmin duke i dhënë më shumë natyralizëm dhe ekzistencializëm veprës “Passio”, në ato valenca të pranueshme nga botëkuptimi e përvojat e veta letrare e botërore. Ai në këto koncepte është i bindur në atë çfarë definon prof. dr. Alfred Uçi se”... letërsia në çdo formë të saj është një përvetësim shpirtëror i botës siç është përvetësim shpirtëror dhe akti më i thjeshtë i përshkrimit të fakteve” ( Alfred Uçi- Labirinthet e modernizmit, f.312) Në këtë frymë, Gojçaj me romanin “Passio” realizon përputhjen e idesë, men-
dimit, me veprimin; duke i vendosur në funksion të plotë subkoshiencën e njeriut me sjelljet njerëzore. Ky është dhe ashti kryesor në filozofinë prozadorike të modernitetit romanesk, jo vetëm në shekullin e kaluar por edhe në shekullin e njëzet e një. Autori depërton mjeshtrisht, thellë dukurive dhe ngjarjeve të revokuara në fshatin malor Arzë nëpërmjet introdukteve tregimtare, por dhe ngjarjeve e fenomeneve në substancë të re kohore. Me alkiminë e fjalëve dhe të përvojave jetësore, ai zbulon të vërtetat, duke u futur në thelbin e sendeve e fenomeneve. Përmes detajeve natyraliste si rrugët për në fshat, ateleja, shtëpia, shpella e mbuluar nga ferrat, rrasa shkëmbore, ekzistencializmi i nënës burrneshë, autori ka arritur të na japë të tërën, duke arritur të pasqyrojë dukuri dhe rrethana tipike shqiptare në një pozicion paksa ambiguid ndaj këtij realiteti. Me këtë mozaik rrëfimtar ai nuk ka mbetur si shumë të tjerë një rrëfimtar i thjeshtë, i rëndomtë i një kronike, por vjen si një krijues i një amalgame të një jete të tërë pesëdhjetë e pesë vjeçare emigracioni, me antraksionin e egër shpërfytërues në subkoshiencën e njeriut. Në këtë roman, shkrimtarët, studjuesit, sociologët, lexuesit, jo vetëm në Malin e Zi, por në dheun amë dhe në të gjithë diasporën, do të gjejnë në çdo kapitull një kalorës templar në kërkim të një iracionaleje të dëshirueshme, e cila shtegton nga një kohë e tashme, në një kohë të kaluar, duke na sjellë impresionet shoqërore si gjurmëtare të së tashmes, e një të ardhmeje , trashëgimtare të gjenezës të një shoqërie njerzore e cila e gjen jetësimin në këtë vazhdimësi të cirkuitës shoqërore, në ato shtjella që stisin vorbullat në tërësinë e jetës. Në memorizimin e romanit “Passio “ në letërsinë bashkëkohore, siç duket, Anton Gojçaj e ka marrë frymëzimin e nismën letrare nga sentenca e perandorit filozof, Mark Aurel, i cili proklamonte pa mëdyshje se: “ Të gjithë ne jemi krijuar për të bashkëjetuar mes njerëzve tanë, të cilëve u detyrohemi që t’ i ndihmojmë ...dhe t’i pranojmë ashtu siç janë.”
18
Kulturë
e enjte, 27 tetor 2016
Javore KOHA
Në 400-vjetorin e vdekjes së shkrimtarit të njohur spanjoll Miguel de Cervantes (I)
Pierre Menard-i i dytë, autori i Kishotit Për Koha Javore:
Mira Meksi
“... Për fat të keq, vetëm një Pierre Menard i dytë, duke e kthyer së prapthi punën e paraardhësit, do të mund t’i zhvarroste dhe t’i ringjallte këto Troja...” Borges – Pierre Menard-i autori i Kishotit (Ficciones) Vepra e dukshme e Pierre Menardit të dytë, ishte ca më lehtësisht e numërtueshme se ajo e romancierit paraardhës, Pierre Menard-it. Ajo që ishte kritikuar më shumë tribunave te forumeve online ishte ajo që edhe i stigmatizonte ato, titullohej: Terrorizmi i rrjeteve sociale dhe “maskat” e internetit. Porse më e bujshmja mes tyre, ishte një sprovë apo një traktat, a një sprovë-traktat me titullin më të gjatë që bota kish njohur për një vepër të kësillojtë: Dashuria është një përbindësh që duhet ushqyer përditë me mish të gjallë dhe me gjak zemre. Ishte një vepër që analizonte psikologjikisht dhe sociologjikisht dashurinë dhe që, për nga mënyra e trajtimit, shkërbente pak a shumë një vepër të shkruar 180 vjet më parë, esenë e titulluar De l’amour të Stendalit, botuar më 1822. Por, ndërsa bota mbarë e dinte se, nën mbulesën e analizave mbi dashurinë, Stendali fshihte pasionin e tij fatkeq për Mathilda Viscontini-n, askush nuk arriti dot të pikaste emrin e pasionit të fshehtë dashuror në veprën e Pierre Menard-it të dytë. Dyshimet ishin të mëdha. Të mos harrojmë se koha kur u botua ve-
pra e tij, viti 2002, ishte koha e zbulimit me rrënjë e degë të gjërave të pathëna, e historive të mbuluara, e zhbirimit të jetës njerëzore që kur ndodhet në bark të nënës, e mungesës së intimitetit dhe ca më keq, e valëvitjes së tij si flamur i kohëve moderne, e nxjerrjes së të fshehtave edhe nga varri në kuptimin literal të fjalës; ishte, në fund të fundit, epoka e gjurmimit të aluzioneve djallëzore të shkrimtarëve. Pierre Menard-i i dytë ishte, më së pari, një lexues i devotshëm i veprës së Servantesit Don Kishoti i Mançës. Më tej ishte, jo vetëm një lexues i devotshëm i aventurave të Hidalgo-s(1) së Mançës, por edhe një lexues i vëmendshëm dhe shumë i thellë. Si i tillë, nëpërmjet leximit, ai krijoi një autor të ri të veprës në fjalë, aventura letrare e të cilit do të mbetet analeve të historisë së letërsisë. Pierre Menard-i i dytë kishte hyrë në labirintin e veprës së spanjollit ku shtigjet e bigëzuara herë e nxirrnin në rrugën e madhe dhe herë e sillnin sërish në pikën nga ku qe nisur; ku koha qerthullore e shpinte lehtësisht pas në të shkuar, e hidhte mëpastaj përtej në të ardhme duke e mbajtur njëkohshëm të mbërthyer në të tashme. Kur, në një pikë të rrugëtimit të tij, u gjend në një udhë pa udhë, në një si shteg të mbyllur, të fshirë, një shëmbëlltyrë shtegu, të cilin duhet ta hapte vetë për të bërë përpara. Duhet të çante shtegun e tij në xhunglën e shkrimësisë së Don Kishotit të Mançës. Ndodhi, kur në arkivat mesjetare të Nimës në Francë, qyteti i tij i lindjes, Pierre Menard-i i dytë, gjeti një të dhënë në një dokument historik që dëshmonte se Miguel de Servantes-i kish njohur një robëri të parë, një paraardhëse jo më pak të rëndësishme të robërisë së famshme të mëpastajme të Algjerit, e njohur nga e tërë bota, dhe e përjetësuar në të pavdekshmin roman
Don Kishoti i Mançës. Dokumenti ishte i vjetëruar mjaft, zverdhja dhe brejtja e kohës i kishin rrënuar dhe fshirë përgjysmë datat; herë hamendësohej viti 1571 dhe herë viti 1573. Herë dilte koha e pasbetejës së Lepantos, dhe herë pasekspedita ushtarake në Tuniz dhe Goleta. Sidoqoftë, kjo shenjë e historisë, kjo e dhënë apo fakt, çuditshëm nuk kishte gjurmë të dukshme në romanin e Kishotit, porse një gjurmë të tërthortë madhore sipas Pierre Menard-it të dytë, një përndritje të saj, pas së cilës ai u kap fort, - ishte mjeti për të çarë shtegun e tij në xhunglën e romanit të spanjollit. E ndihu t’ia dilte mbanë aventurës së tij letrare. Si fillim, ai i vuri vetes qëllim të mprihte intuitën për të zbuluar anën e fshehtë të rrëfimit të Servantesit. Nëpërmjet kësaj intuite Pierre Menard-i i dytë ngulmonte të dëshifronte aluzionet, tërthoret, kuptimet e mbuluara, mospërmendjet me kast të ngjarjeve prej autorit, të cilat veç e denonconin mungesën e tyre në rrëfim, errëtimin e disa të vërtetave që i kishin shkaktuar dhembje të madhe shpirti, apo dorëzimin ndaj një force që e kish detyruar t’i errëtonte ato të vërteta. Ishte i bindur për çka më sipër jo vetëm prej faktit se, si te të gjithë shkrimtarët, shkrimi i Servantesit e kishte domosdo një anë të fshehtë, por edhe i siguruar pothuaj prej zbulimit të shenjës historike. Historia. Në romanin e tij, Servantesi i thur lavde Historisë: ...la verdad, cuya madre es la historia, émula del tiempo, depósito de las acciones, testigo de lo pasado, ejemplo y aviso de lo presente, advertencia de lo por venir.(2) Historia, sipas tij është nëna e së vërtetës. Pierre Menard-i i dytë u edukua dhe u frymëzua nga historianët dhe filozofët e historisë që u shfaqën në kohët pasmoderne, nga fenomenologët, nga Ricœur-i dhe
Kulturë
Rochlitz-i, nga dekonstruksionalistët, White-i, Jenkins-i, Musnlow dhe u bë dishepulli i Le Goff- it, kur lexoi veprën e tij Histoire et mémoire.(3) Për Pierre Menard-in e dytë Kujtesa, si shqisa e shpirtit, është mëma e së vërtetës. * Sidoqoftë, Pierre Menard-i i dytë ishte i mendimit se Biblioteka e Botës mend po derdhej nga librat që i shtoheshin përditë e përçast nga shkrimaniakët, nga pasvdekja pjellore e shkrimtarëve të mirë dhe, sidomos, e atyre mediokër, nga soji i ri i politikanëve-grafomanë, apo i moderatorëve televizivë që kishin meritën e shpikjes së librit-televizion...
e enjte, 27 tetor 2016
19
Javore KOHA
Pierre Menard-i i dytë nuk donte t’i shtonte një libër të ri të kotë Bibliotekës së Botës, jo, ai donte të shkruante brenda një libri që tanimë ekzistonte; dëshëronte që, si një arkeolog, të zhvarroste të vërtetën që kish pikasur si lexues thellë nëpër shtresat e shkrimësisë së spanjollit, dhe ta shkruante atë si autor; dëshëronte të plotësonte të vërtetën e Servantesit te Don Kishoti i Mançës. Ambicja e admirueshme e Pierre Menard-it të dytë ndryshonte nga ajo e paraardhësit të tij, Pierre Menard-it. Ky i fundit dëshironte të shkruante disa faqe të Don Kishotit që të përkonin pikë për
pikë, pa i kopjuar mekanikisht, me ato që kish shkruar Servantesi; dëshironte të ishte Servantesi, duke qenë Pierre Menard-i. Pierre Menard-i i dytë kërkonte të ishte ana e fshehtë, ana e pandriçuar e Servantesit. Pierre Menard-i i dytë mëtonte të shkruante atë që nuk ekzistonte, tekstin e munguar të Servantesit te Don Kishoti i Mançës. Ai mëtonte të shkruante disa faqe të cilat, duke plotësuar të vërtetën, të mund të ndërkalleshin natyrshëm dhe në vend të vet në mes shumëfaqeve të romanit, faqe që nuk do të ishin të pavdekshme si romani i spanjollit, por të pakoha. (Vazhdon)
20
e enjte, 27 tetor 2016
Javore KOHA
Panoramë
Alban Ukaj me “The Master and Margarita”, ngjitet në Teatrin e Sarajevës Në Sarajeve do të prezantohet premiera e shfaqjes “The Master and Margarita”, të autorit rus Bulgakov, shfaqje kjo që do të shpaloset edhe nëpërmjet lojës së aktorit kosovar Alban Ukaj.. Kjo shfaqje me regji të Ales Kurt, njëherit edhe do të nisë sezonin vjeshtor të “Sarajvski Ratni Teatar”, e cila do të jepet më pas reprizë edhe për tre mbrëmje me radhë. Pos Alban Ukaj, në këtë shfaqje me rolet e tyre luajnë edhe aktorët: Selma Alispahiq, Snezana Bogiceviq, Sead Pandur, Jasenko Pashiq, Mirela Lambiq, Maja Salkiq, Ana-Mia Miliq, Adnan Kreso dhe Mirsad Tuka, ku ky i fundit në këtë shfaqje është mysafir.
Festival i filmit të ri gjerman në Tetovë Gjashtë filma me përkthim në gjuhën shqipe dhe maqedonase, prej sot deri të premten do të shfaqen në Tetovë, në kuadër të Festivalit të 12-të të filmit të ri gjerman. Qytetarët e Tetovës, në Qendrën e kulturës “Ilo Anteski-Smok” do të kenë mundësi ta shikojnë tragjikomedinë “Mjalti në kokë” nga dhe me Till Shvajger. Ditet e ardhshme projeksionet e filmave do të jenë në Qendrën për bashkëpunim ballkanik “Loja”, ku do të shfaqen dy filma “Për një vajzë” dhe filmi historik “Shteti kundër Fric Bauer”.
Fotografia e Javës
e enjte, 27 tetor 2016
21
KOH Javore A KOHA
VINKO PRENKOÇAJ
„Nëse një fotograf profesionist fotografon të njëjtin objekt që fotografon edhe një person i zakonshëm, ku qëndron ndryshimi„.
„Qesh pak, shiko këtu”
22
Kulturë
e enjte, 27 tetor 2016
Javore KOHA
“Rrënjët” të dr.Gani Karamanagës
Vepër me vlerë historike dhe artistike Historia, deti, ullishtat, kalaja, limani, religjioni që i përket, rrethanat historike që u ngritën si dallgë të pamëshirshme mbi jetën e ulqinakëve në 2-3 shekujt e fundit e ku familja Karamanaga ka hisen e saj, konvergojnë, të nxitin kureshtjen për të lexuar faqe pas faqeje mbijetesën e këtij fisi e të kësaj familjeje, që ka përse të krenohet, qoftë edhe për një fakt të vetëm që quhet Karamanaga Skender Temali
Teksa po lexoja pjesë nga libri rrënjët i Dr.Gani Karamanagës, se si m’u kujtua një fragment nga romani “Fejesa n’djep a se Ulqini i marrun” i Dom Ndoc Nikajt ku, pos tjerash, përshkruhet qëndresa ulqinake, por dhe migrimi i tyre drejt Shkodrës e ku shumë prej këtyre familjeve zunë rrënjë në qytetin tonë e jo vetëm për t’i shpëtuar vdekjes së sigurt nga malazezët që e morën Ulqinin e troje të tjera shqiptare sipas vendimeve monstruoze të Kongresit të Berlinit të vitit 1878. Këtë hamendësim e gjejmë edhe tek libri i Karamanagës, gjithnjë
Vëllimi i Dr.Gani Karamanaga, edhe pse ka për subjekt fisin e familjen e tij e ku siç edhe theksohet subjektivizmi mund të jetë i pranishëm, sikur na e sjell Ulqinin në shuplakë të dorës, me virtytet më të mira të shqiptarëve dhe mendoj se këtu qëndron dhe një nga vlerat jo vetëm historike, por edhe ideoartistike të tij në kërkim të rrënjëve të fisit të tij, pasi këtu u mirëpritën me qindra familje ulqinake që u integruan në jetën e kulturën e Shkodrës.
Historia, deti, ullishtat, kalaja, limani, religjioni që i përket, rrethanat historike që u ngritën si dallgë të pamëshirshme mbi jetën e ulqinakëve në 2-3 shekujt e fundit e ku familja Karamanaga ka hisen e saj, konvergojnë, të nxitin kureshtjen për të lexuar faqe pas faqeje mbijetesën e këtij fisi e të kësaj familjeje, që ka përse të krenohet, qoftë edhe për një fakt të vetëm që quhet Karamanaga. Me ç’kam lexuar, vëllimi i Dr.Gani Karamanaga, edhe pse ka për subjekt fisin e familjen e tij e ku siç edhe theksohet subjektivizmi mund të jetë i pranishëm, sikur na e sjell Ulqinin në shuplakë të dorës, me virtytet më të mira të shqiptarëve dhe mendoj se këtu qëndron dhe një nga vlerat jo vetëm historike, por edhe ideoartistike të tij. (Autori është kryetar i Shoqatës së Shkrimtarëve të Shkodrës)
Kulturë
e enjte, 27 tetor 2016
23
Javore KOHA
U përuruan librat e Hajro Ulqinakut “Merre hisen tënde të diellit” dhe “Ulqini magjepsës”
Krijues i identitetit letrar të Ulqinit Ulqin – Në Bibliotekën e Qytetit në Ulqin, të premten mbrëma është bërë përurimi i dy librave të rinj të shkrimtarit Hajro Ulqinaku, “Ulqini magjepsës” dhe antologjisë “Merre hisen tënde të diellit”, të botuar nga Bashkimi i Krijuesve Shqiptarë në Mal të Zi. “Ulqini magjepsës” është përmbledhje e recensioneve, vështrimeve, intervistave, kritikave, artikujve të autorëve të ndryshëm, të botuar në gazeta e revista të ndryshme shqiptare, të cilët kanë shkruar për veprat e Ulqinakut. Për këtë libër kanë folur redaktori Asllan Bisha dhe recensenti i librit dr. Nail Draga Bisha ka thënë se Ulqinaku e don shumë vendlindjen dhe kjo vërehet në veprat e tij, të cilat janë të lidhura me detin. Ai ka theksuar se shkrimtari Ulqinaku ka energji dhe duhet përkrahur për krijimtarinë e tij dhe për kontributin e tij. “Ky kolos i letrave shqipe, shkrimtar i padiskutueshëm për fëmijë, nuk është vetëm krijues i vendlindjes, por është krijues mbarëkombëtar”, është shprehur ndër të tjera Bisha. Në antologjinë “Merre hisen tënde të diellit” janë përfshirë poezitë dhe prozat më të bukura të botuara në numrat e kaluar të revistës “Dija”. Redaktori i librit, poeti Hajredin Kovaçi, ka vlerësuar punën e Ulqinakut në përgatitjen e kësaj antologjie. “Përveç librave autorialë, ai po bën një
punë të mirë në përzgjedhjen e punimeve letrare për Ulqinin që e do shumë dhe jo vetëm, nga autorë të njohur shqiptarë, malazezë, të Ballkanit e të botës”, ka thënë ai. E veçanta e këtij libri, sipas tij, qëndron në faktin se “për herë të parë në Malin e Zi, botohet një antologji e këtij lloji në gjuhën shqipe”. Studiuesi i letërsisë, mr. Haxhi Shabani, ka folur për kontributet e shumanshme të shkrimtarit Hajro Ulqinaku, duke theksuar se është e vështirë të skicosh një portret të tij. Ai ka thënë se identitetin shpirtëror letrar, në të gjitha diskurset gjuhësore dhe letrare, ka arritur ta bëjë Hajro Ulqinaku në letërsinë shqiptare që është krijuar në Kosovë, duke e çuar Ulqinin në një komunikim gjuhësor dhe letrar, në piedestalet e veta. Sipas tij, Ulqinaku bën pjesë ndër tre emrat më të shquar të letërsisë shqipe për fëmijë, krahas shkrimtarëve Rifat Kukaj dhe Bedri Dedja. Shabani ka vlerësuar punën e Ulqinakut në vjeljen e trashëgimisë detare dhe folkloristike të Ulqinit. “Ulqinaku e ka rikthyer detin, detarinë, kapidanët, ka rikthyer folklorin, një traditë të jashtëzakonshme sepse ne realisht e kemi humbur këtë traditë. Dhe në qoftë se nuk ishte shënuar në kohën e duhur dhe nga një njeri me njohje të shu-
manshme në këto fusha, mendoj që kjo pasuri ose kishte qenë gjysmë e humbur, ose kishte qenë krejtësisht e humbur”, është shprehur ai. Ndërsa vetë autori Hajro Ulqinaku ka treguar arsyet e botimit të dy librave. Ai ka thënë se gjithmonë ka mbledhur poezi, prozë, që i ka konsideruar se janë margaritarë, të cilat i ka botuar në dhjetë numra të revistës “Dija”, të përgatitura nga ai, për t’i përmbledhur në antologjinë “Merre hisen tënde të diellit”, ndërsa libri “Ulqini magjepsës” është një lloj falënderimi për autorët e teksteve të cilët kanë shkruar për librat e tij. Me këtë rast, dr. Nail Draga i ka dorëzuar shkrimtarit Hajro Ulqinaku titullin “Mirënjohja e Ulqinit”, të ndarë nga Kuvendi i Komunës së Ulqinit me motivacionin “shkrimtar i dalluar në letërsinë shqipe për fëmijë në nivelin mbarëkombëtar”. Gjatë përurimit, kanë recituar poezi nga antologjia “Merre hisen tënde të diellit” aktori Shefqet Luca dhe udhëheqësja e përurimit Eljana Peku, ndërsa i kanë përshëndetur të pranishmit drejtori i Fondit për Mbrojtjen dhe Realizimin e të Drejtave të Pakicave, Safet Kurtagiq, në emër të donatorit, dhe dr. Nail Draga, ndihmësdrejtor i Qendrës së Kulturës – Ulqin. Përurimi u organizua nga Bashkimi i Krijuesve Shqiptarë në Mal të Zi dhe Qendra e Kulturës – Ulqin. i.k.
24
Mozaik
e enjte, 27 tetor 2016
Javore A KOHA KOH
Klubi i vullnetarëve të Gjimnazit “25 Maji’ në Tuz
I angazhuar për organ ndihmojnë njerëzit në Tuz- Klubi i vullnetarëve të Gjimnazit “25 Maji” në Tuz është themeluar prej disa vitesh në këtë institucion, mirëpo deri në fund të vitit 2015 nuk ka qenë dhe aq aktiv. Nga fundi i këtij viti dhe nga fillimi i vitit 2016, ky grup vullnetarësh është riaktivizuar duke qenë mjaft i angazhuar në organizimin e aksioneve të ndryshme të destinuara kryesisht për bamirësi dhe mirëqenie sociale, duke startuar fillimisht me aksionin “Dhuro Gëzim” të cilin ky klub e bashkorganizoi me OJQ “Banka e Ushqimit” dhe Gjimnazin “Sllobodan Shkeroviq” nga Podgorica, aksion ky dedikuar fëmijëve me pengesa në zhvillim nga zonat e Veriut të Malit të Zi. Ky klub i cili pas riaktivizimit të tij është mjaft aktiv në çështje të ndryshme shoqërore, përbëhet nga afro 100 nxënës nga paralelet me mësim në gjuhën shqipe dhe nga nxënës të klasave në gjuhën malazeze. Koordinatorja e grupit prof. Katrinë Berishaj për “Koha Javore” vë në dukje objektivat e formimit të këtij klubi dhe misionin permanent që ka në kuadër të këtij institucioni edukativo-arsimor. “Klubi i vullnetarëve ka për qëllim të afrojë nxënësit që të zhvillojnë më shumë komunikim ndërpersonal dhe të harrojnë dallimet të cilat do të mund të bëheshin shkaktare e ndonjë barriere eventuale gjatë bashkëpunimit. Unë i mësoj se është shumë me rëndësi të ndihmohen njerëzit të cilët kanë nevojë për mbështetje, të tregojnë humanizëm në veprimtarinë e tyre dhe t’i harrojnë dallimet e kombësisë, religjionit dhe të ngjyrës së lëkurës, të cilat jo rallëherë sot në botë, por edhe tek ne, për fat të keq bëhen shkaktare të konflikteve të shumta”, shprehet Berishaj. Aktivitetet dhe projektet e këtij klubi të cilat i ka organizuar apo bashkorganizuar deri më sot janë të shumta,
ndër të cilat veçohen aksionet: “Të gjithë në kopësht” në bashkëpunim me Qendrën Pedagogjike të Malit të Zi kushtuar rëndësisë së regjistrimit të fëmijëve në parashkollore, “Udhëtim paqeje”, organizuar nga parlamenti i nxënësve i cili simbolikisht pasqyroi qëndrimin e nxënësve se të gjithë janë njëlloj dhe që ndarjet duhet çrrënjosur, pastaj kocerti humanitar “Të gjithë se bashku” bashkorganizuar nga QKI “Malësia” dedikuar fëmijëve nga familje të nivelit të ulët ekonomik në Malësi si dhe shumë aksione të tjera
të rëndësishme të cilat ky klub i ka organizuar ose që u është bashkëngjitur herë pas here. “Përveç një morie aktivitetesh, vullnetarët tonë së bashku me mua si koordinatore, marrin pjesë në shumë aktivitete të tjera të cilat kanë për qëllim përmirësimin e marrëdhënieve në shkollë dhe komunitet, duke u kyçur në aktivitete të ndryshme të komunitetit. Dhe për realizimin e gjithë kësaj veprimtarie, fillimisht kemi gjetur mbështetje tek administrata e gjimnazit, prindërit dhe nga kolegët
Mozaik
e enjte, 27 tetor 2016
25
KOH Javore A KOHA
nizimin e aksioneve që forma të ndryshme
me të cilët bashkëpunojmë. Po ashtu kemi bashkëpunim të shkëlqyer me OJQ “Fëmijët e Malit të Zi“, “Kryqin e Kuq” të Malit të Zi, SHF “Mahmut Lekiq”, QKI “Malësia”, me gjimnazin e Podgoricës dhe me shumë organizata dhe institucione të tjera”, sqaron koordinatorja, Katrinë Berishaj. Ndërkaq, nga fillimi i këtij viti shkollor, ky klub i vullnetarëve ka zhvilluar një aksion të quajtur “Dhurojmë së bashku”, duke siguruar kështu një numër të konsiderueshëm të lodrave të ndryshme për fëmijë të cilat më pas
i kanë adresuar në Qendrën për Punë me Fëmijët me Aftësi të Kufizuara, ndërsa nga ky klub bëjnë të ditur se edhe në vijim do të jenë të kyçur, aktiv dhe të destinuar për të realizuar projekte të ndryshme që janë produktive për shkollën dhe rrethin shoqëror. “Sa u takon planeve për të ardhmen, do të vazhdoj që së bashku me nxënës të organizojmë sa më shumë aksione bamirësie. Ne po ashtu kemi në plan zhvillimin e një paneli diskutimi në temën “Dhuna ndërmjet bashkëmoshatarëve dhe parandalimi i gjuhës
së urrejtjes në internet dhe jashtë tij”. Të gjitha aksionet që kemi zhvilluar si dhe ato që i kemi në plan t’i realizojmë, kanë ndikim të madh tek fëmijët, duke qenë se pjesëmarrja në të tilla aksione, ka kontribuar në afrimitetin e tyre për bashkëpunim më të frytshëm dhe për komunikim më të mirë ndërpersonal duke shpresuar që në këtë frymë do të vazhdojmë dhe në të ardhmën”, u shpreh profesoresha e gjuhës italiane në këtë shkollë dhe njëherësh koordinatore aktuale e grupit, Katrinë Berishaj. t. u.
26
Mozaik
e enjte, 27 tetor 2016
Javore A KOHA KOH
Libra të rinj
Studim i veçantë dhe gjithëpërfshirës për Ulqinin (Riza Rexha, Ulcinj za vrijeme Albanske prizrenske Lige, Art Club, Ulqin, 2016)
Shoqata e Artistëve dhe Intelektualëve “Art Club” ka botuar këto ditë në gjuhën malazeze librin e mr. Riza Rexha “Ulqini në vitet e Lidhjes Shqiptare të Prizrenit 1878-1881” (Ulcinj za vrijeme Albanske prizrenske Lige 18781881). Libri flet për një nga periudhat më të rëndësishme të historisë së këtij qyteti dhe më të trazuara të historisë sonë kombëtare, duke e trajtuar në mënyrë të thelluar dhe rrënjësore çështjen e rënies së Ulqinit, në kontekstin e rrethanave gjeopolitike të kohës. Ai pasqyron ngjarjet historike duke filluar nga janari i vitit 1878, kur Ulqini bie nën sundimin e Malit të Zi, qëndrimin e diplomacisë së Fuqive të Mëdha evropiane ndaj çështjes së Ulqinit në Paqen e Shën Stefanit, në Kongresin e Berlinit, rezistencën e popullit shqip-
tar ndaj synimeve të qeverive ballkanike, vendimeve të qeverive evropiane, të Portës së Lartë dhe vendosmërinë e popullit shqiptar për ruajtjen e identitetit kombëtar dhe tërësisë tokësore. Rexha është njëri ndër historianët që është marrë më tepër me çështjen e Ulqinit në periudhën e Rilindjes Kombëtare Shqiptare. Ajo çfarë e shquan atë është objektiviteti shkencor dhe mbështetja në burime dokumentare, veçori të një studiuesi serioz. Libri është një punim i veçantë dhe deri më sot më gjithëpërfshirës në literaturën historike mbi këtë temë për këtë periudhë, nga studiues shqiptarë ose të huaj. Libri është përkthyer në gjuhën malazeze nga Nikollë Berishaj, redaktor i librit është prof. dr. Kristaq Prifti, recensent Prof. dr. Gazmend Shpuza,
redaktor gjuhësor akademiku Zuvdija Hoxhiq dhe redaktor teknik Qazim Muja. Përkthimi dhe botimi i librit është mbështetur nga Fondi për Mbrojtjen dhe Realizimin e të Drejtave të Pakicave, ndërsa është shtypur në shtypshkronjën “Merkator” - Bijello Pole. Libri “Ulqini në vitet e Lidhjes Shqiptare të Prizrenit 1878-1881” është botuar në gjuhën shqipe në vitin 1998. “Art Club” planifikon që në të ardhmen të përkthejë dhe të botojë në gjuhën malazeze edhe librin tjetër të mr. Riza Rexhës “Ulqini dhe politika e Malit të Zi 1881-1912”. Në kuadër të veprimtarisë së tij botuese “Art Club”, botuesi më i madh ndër shqiptarët në Malin e Zi, ka botuar deri tani mbi 110 libra, kryesisht të autorëve shqiptarë në Malin e Zi. i. k.
Mozaik
e enjte, 27 tetor 2016
27
KOH Javore A KOHA
Shtëpia e bjeshkatarëve në Ishtedim, më e madhja në Mal të Zi
Zhvillimi i turizmit dimëror dhe veror Pozita gjeografike e Ishtedimit dhe Hajlës janë resurse të mëdha turistike, ku vetë bjeshka e Ishtedimit është një potencial i zhvillimit të shumë degëve turistike siç janë : alpinizmi, sporti dimëror si dhe turizmi shëndetësor. Në një ndër bjeshkët më të bukua të veriut të Mali të Zi ,po ndërtohet shtëpia e bjeshkatarëve me të gjitha kapacitetet që kërkojnë normat moderne të zhvillimit të turizmit dimëror dhe atij veror. Pozita gjeografike e Ishtedimit dhe Hajlës janë resurse të mëdha turistike, ku vet bjeshka e Ishtedimit është një potencial i zhvillimit të shumë degëve turistike siç janë : alpinizmi, sporti dimëror si dhe tur-
izmi shëndetësor. Sipas kryetarit të Klubit të Bjeshkatarëve ‘’Ahmica’’ z .Ervin Kallaç , mësojmë se kjo ndërtesë do të ketë tri kate me sipërfaqe prej 550 metra katrorë, punimet e të cilës pritet së kryhen vitin e ardhshëm. Duhet theksuar se kjo bjeshkë me një territor shumë të gjerë është e rrethuar me malet Rusulinë, Zhlepin, Amnicën, Hajlën dhe me Bjeshkët e Nemuna të Kosovës. Në kohët jo fort të largëta kjo bjeshkë ishte vend i mbajtjes dhe mbarështimit të shumë bagëtive, të cilat kullota i shfrytëzonin pjesa e banorëve të disa fshatrave nga Kosova , kryesisht nga Rrafshi i Dukagjinit.
Ata pas përfundimit të luftës së fundit në Kosovë përsëri po tentojnë të dalin për t’i shfrytëzuar këto kullota me bagëtitë e veta ,por jo me kapacitet që kishte dikur, sepse kanë probleme të theksuara. Ata lejohen që t’i shfrytëzojnë kullotat me bagëtitë e tyre, por nuk lejohen që të ndërtojnë ‘’Tëbanët ‘’për banim . Barinjtë dhe të tjerët të cilët me shekuj kanë shfrytëzuar këto bukuri natyrore po dënohen me gjobë nga ana e rojës së pyjeve , se gjoja po uzurpojnë tokën pa leje paraprake për shfrytëzim, edhe pse paraprakisht marrin leje nga Ministritë përkatëse të dy shteteve si nga Kosova H. Lajçi po ashtu edhe nga Mali i ZI.
28
Mozaik
e enjte, 27 tetor 2016
Javore KOHA
Depot e mbeturinave në shumë vende përgjatë Malësisë, problem shqetësues
Dedvukaj: Të dënohen me të holla të gjithë personat e papërgjegjshëm Ngritja e nivelit të vetëdijesimit tek popullata në Malësi për hedhjen e mbeturinave në vendet e duhura dhe të caktuara, duket se është një “formulë” ende e pazbuluar ose kërkon akoma më shumë kohë që ata ta kuptojnë dëmin që ato mund të shkaktojnë dhe imazhin e shëmtuar që i japin vendit. Hedhja dhe grumbullimi i sasive të mëdha të mbeturinave nëpër shumë fshatra të Malësisë mbetet një ndër shqetësimet serioze që ka kjo trevë sot e disa vit më parë. Për fat të keq, po të përshkosh çdo fshat, nuk mund të mos bie në sy të paktën një depo me mbeturina, e në disa fshatra dhe më shumë të tilla, të cilat janë hedhur dhe grumbulluar pikërisht në vende të gabuara dhe jo në vende të caktuara për to, siç janë kazanët e plehrave të cilët duhet të shfrytëzohen për mbeturinat. Edhe pse herë pas here ndërmarrja që është përgjegjëse për eliminimin e këtyre mbeturinave i ka pastruar ato në lokacione ku ka pasur më tepër nevojë për ndërhyrje, pa kaluar një kohë e gjatë, ato ende vazhdojnë të grumbullohen në të njëjtat lokacione, duke u bërë jo vetëm imazh i shëmtuar për vet fshatin, por dhe nuk përjashtohet
mundësia e infeksioneve eventuale të cilat ato mund të bartin me vete, duke zënë vend aty për një kohë të gjatë. Një fshat i cili prej disa vitesh përballet me këtë fenomen negativ, është dhe Bashkësia Lokale e Sukruqit së bashku dhe me fshatin e Kodër Budanit në të cilët para pak ditësh janë kryer dhe pastrimet e duhura për eliminimin e mbeturinave në disa lokacione për të cilat Bashkësia Lokale e Sukruqit ka iniciuar kërkesë për pastrimin e tyre që para një viti, këtë e pohon kryetari i BL të Sukruqit, Zef Dedvukaj. “Me ndërhyrjen e sipërmarrjes “Çistoqa”, më në fund po i eliminojmë të gjitha mbeturinat në krejt lokacionet e fshatit Sukruq dhe Kodër Budan të cilat prej shumë kohësh paraqesin problem serioz për banorët. Të paktën që dhjetë herë me radhë i kemi pastruar këto depo, mirëpo për fat të keq popullata ende nuk është vetëdijesuar dhe edukuar për të hedhur mbeturinat në vendet e parashikuara. Apeloj për të disatën herë tek të gjithë që të mos e ndotin vendin pasi këtu kemi dhe ujësjellësin dhe kështu mund të kemi ne ose pasardhësit tonë pasoja nga këto mbeturina të hedhura vend e pavend”,
u shpreh kryetari i BL të Sukruqit, Zef Dedvukaj. Ai më tej shtoi se mënyra e vetme dhe ndoshta më adekuate për edukimin e banorëve në këtë drejtim, është dënimi i tyre me të holla, një ose disa herë derisa të krijojnë një kulturë urbane mbi këtë fenomen të dëmshëm. “Fajin për këtë gjendje e ka dhe KU e Tuzit e cila nuk ndërmerr masa më konkrete për të zhdukur njëherë e mirë këtë lloj fenomeni negativ. Dhe do të duhet qe të praktikohen dënimet për të gjithë ata persona të papërgjegjshëm që mbeturinat i hedhin në vende të gabuara. Po s’ ju digje xhepin, përsëri do të vazhdojnë me të njëjtin avaz”, përfundoi Dedvukaj. Ndërkaq, apelojmë te të gjithë qytetarët, administrata lokale, organizatat joqeveritare dhe te të gjithë ata që jetojnë dhe veprojnë në këtë vend, që të vetëdijesohen më shume dhe t’i kushtojnë më tepër kujdes mbrojtjes së mjedisit jetësor, sepse vetëm me përkushtime të tilla do të ruajmë shëndetin tonë në radhë të parë, dhe natyrën në përgjithësi, për të mirën tonë dhe të gjeneratave pasardhëse. t. u.
Mozaik
e enjte, 27 tetor 2016
29
KOH Javore A KOHA
Ndërtimi i Ujësjellësit në Bashkësinë Lokale të Hotit
Investim i nevojshëm me vlerë afro 300 mijë euro Hot- Drejtoria e Punëve Publike ka firmosur kontratë me firmën “Erlang” nga Podgorica për ndërtimin e ujësjellësit në Bashkësinë Lokale të Hotit, përkatësisht për tre fshatrat: Spi, Skorraq dhe Drume të Epërme të cilat janë në administrimin e KU të Tuzit. Ideja për jetësimin e këtij projekti ka ekzistuar që para 15 vitesh në këtë BL, këtë për “Koha Javore” e bëri të ditur ish-kryetari i BL të Hotit Vasel Dushaj, i cili e konsideroi këtë projekt si prioritet i cili në kontinuitet është potencuar si problem kyç për zhvillimin e infrastrukturës së rrjetit të ujësjellësit nga BL e Hotit, duke qenë se kjo pjesë malore, sipas tij, ka vuajtur me dekada mung-
esën e ujit i cili është kusht elementar për ekzistencë. “Këtë projekt e kemi ndarë në tre faza ku në fazën e parë do të shfrytëzohet kapaciteti i Kronit të Traboinit nga ku me ndërtimin e dy baseneve në këtë lokalitet, do të furnizohen dy fshatra. Kanë përfunduar punimet në rrjet dhe në vijim do të lëshohet në funksion. Faza e dytë do të përfshijë furnizimin me ujë të fshatrave Spi, Skorraq dhe Drume e Poshtme ku burimi i ujit do të shfrytëzohet nga baseni që është ndërtuar mbi fshatin Vuksanlekaj, duke u lidhur me basenin e Spisë dhe me atë që do të ndërtohet në Drume dhe më pas do të shpërndahet në krejt rrjetin
përçues. Faza e tretë dhe e fundit ka të bëjë me vijimin e punimeve të cilat do të lidhin të gjitha fshatrat e kësaj BL dhe kështu do të arrijmë të kompletojmë krejt BL të Hotit me rrjetin e ujësjellësit”, u shpreh Dushaj. Dushaj shtoi se për të filluar punimet në ndërtimin e ujësjellësit herë pas here kanë hasur në probleme me pronarët e pronave nëpër të cilat kalon rrjeti i ujësjellësit, mirëpo sipas tij është zgjidhur çështja juridike e pronave dhe punimet do të vijojnë sipas planit të parashikuar. Afati për përfundimin e punëve është 75 ditë. Në BL të Hotit gravitojnë 7 fshat. u. tra me afro 260 familje.
30
Sport
e enjte, 27 tetor 2016
Javore KOHA
Në Turneun ndërkombëtar të taekwondosë “Tirana Trophy 2016”
“Ulqini” fitoi 31 medalje Në turne morën pjesë 500 garues nga disa shtete të rajonit. KT “Ulqini” u përfaqësua nga 20 garues të kategorive të ndryshme, në të dy disiplinat. Garuesja më e suksesshme nga ky klub ishte Amra Dushku, e cila fitoi tri medalje të arta dhe një medalje të bronztë Klubi i Taekwondo-së “Ulqini fitoi 31 medalje, prej të cilave 16 medalje të arta, gjashtë medalje të argjendta dhe nëntë medalje të bronzta, në Turneun Ndërkombëtar “Tirana Trophy 2016”, i cili u mbajt të shtunën dhe të dielën në Tiranë. Sipas njoftimit për media të KT “Ulqini”, në turne morën pjesë 500 garues në të gjitha kategoritë nga disa shtete të rajonit, si: Shqipëria, Kosova, Maqedonia, Mali i Zi, Greqia, Italia, Serbia etj.
KT “Ulqini” u përfaqësua në turne nga 20 garues të kategorive të ndryshme, në të dy disiplinat, dhe me dy gjyqtarë. Garuesja më e suksesshme nga ky klub në turneun “Tirana Trophy 2016” ishte Amra Dushku, e cila fitoi tri medalje të arta dhe një medalje të bronztë. Nga dy medalje të arta fituan Florian Efendija dhe Dion Mustafa, ndërsa nga një medalje të artë Medina Kanaqi, Muhamed Ukoshata, Sara Kraja, Arta Ismailaga, Amrudin Hoxha, Xheneta
Kanaqi, Fiona Kraja dhe Sumeja Bisha. Me medalje të argjendta u kurorëzuan Florian Efendija, Sara Kraja, Fiona Kraja, Sumeja Bisha, Edina Kraja dhe Enes Dushku, ndërsa me medalje të bronztë, përpos Amra Dushkut, edhe Sara Kraja, Arta Ismailaga, Amrudin Hoxha, Fiona Kraja, Sumeja Bisha, Bledar Kasmi, Besart Kuqi dhe Amar Bakalli. Nga KT “Ulqini” falënderojnë sponsorët dhe prindërit e garuesve për kontributin e dhënë për pjesëmarrjen në këtë aktivitet sportiv. (Kohapress)
Sport
e enjte, 27 tetor 2016
31
KOH Javore A KOHA
Klubi i Karatesë “Ulqini” pjesëmarrës në katër turne ndërkombëtare
Vazhdojnë sukseset edhe në sezonin e dytë të garave Në katër gara ku morën pjesë gjatë muajit tetor, garuesit e KK “Ulqini” kanë arritur të kurorëzohen me 55 medalje: 15 të arta, 17 të argjendta, 23 të bronzta dhe katër kupa Sezoni i dytë i garave filloi me plot suksese për Klubin e Karatesë “Ulqini” pasi që në katër turne ndërkombëtarë ku morën pjesë, kanë arritur të kurorëzohen me 55 medalje: 15 të arta, 17 të argjendta, 23 të bronzta dhe katër kupa. Në turneun “Fituesi i Kollashinit 2016”, i cili u mbajt të dielën në Kollashin, KK “Ulqini” zuri vendin e tretë në renditjen e përgjithshme në mesin e 19 klubeve pjesëmarrëse, me mbi 320 garues. Në vend të parë u rendit KK “Bar” nga Tivari,
kurse në vendin e dytë u rendit KK “Omladinac” nga Podgorica. Për drejtuesit e KK “Ulqini”, ky është një sukses i shkëlqyer për këtë klub dhe qytetin të cilin e përfaqësojnë, sepse lanë pas 16 klube të tjerë të fuqishëm, duke fituar kupën e vendit të tretë të “Fituesit të Kollashinit”. KK “Ulqini” në këtë turne mori pjesë me 16 garues, kryesisht të gjeneratave të reja, të cilët arritën të kurorëzohen me 24 medalje: 9 të arta, 6 të argjendta, 9 të bronzta dhe një kupë. Gjatë këtij muaji, garuesit e KK “Ulqini” kanë marrë pjesë edhe në tre turne të tjerë ndërkombëtarë. Më 2 tetor, KK “Ulqini” mori pjesë në dy turne – “Kupa e Nikshiqit” në Nikshiq dhe “Katana Open 2016” në Gjilan, ndërsa më 15 tetor në Tetovë është mbajtur turneu “Tetova Open 2016”. Në Nikshiq garuesit e këtij klubi arritën të kurorëzohen me 18 medalje: 4 të arta, 8 të argjendta
dhe 6 të bronzta. Në Gjilan garuesit e “Ulqinit” arritën të kurorëzohen me 11 medalje: 2 të arta, 2 të argjendta, 7 të bronzta dhe tri kupa, kurse në Tetovë u kurorëzuan me dy medalje: një të argjendtë dhe një të bronztë. Në këto katër gara, “Ulqini” ka marrë pjesë me ekipe të ndryshme, ndërsa fitues të medaljeve ishin garuesit: Seida Suma, Antigona Rama, Dardan Ceka, Marko Daboviq, Adnan Kuqi, Mensur Ceka, Elvir Islami, Diellëza Rama, Albert Rudoviq, Vesko Ojdaniq, Aldin Buliq, Aleks Simonoviq, Yllëza Rama, Vuk Ojdaniq, Simon Simonoviq, Riad Tafiq, Adis Demiri, Arian Bejta, Resul Ceka, Agron Lulgjuraj dhe Andrej Ojdaniq. “Këto rezultate ishin të pritura nga garuesit tanë, të cilët përsëri dëshmuan që janë shumë mirë të përgatitur. Jemi të sigurt që këto rezultate do t’i përsërisim edhe në të ardhmen”, shprehen të kënaqur udhëheqësit e këtij klubi. Nga KK “Ulqini” kanë njoftuar se deri në fund të vitit i presin edhe disa turne të tjerë ndërkombëtarë, Kampionati Mbarëkombëtar, si dhe Kampionati i Malit të Zi për kadetë, juniorë dhe grupmoshën deri 21 vjeç, i cili është njëkohësisht edhe kampionat kualifikues për Kampionatin Ballkanik. Ata shprehen të sigurt se edhe në këto gara “do të ngadhnjejnë si gjithmonë”. (Kohapress)