Koha 739

Page 1

KOHA Javore Podgoricë e enjte, 10 nëntor 2016 Viti XV Numër 739 Çmimi 0,50

Moment historik për Kishën Katolike dhe Kombin Shqiptar ISSN 1800-5969

Bob Dilan dhe era e idiotit letrar

Hapja e negociatave për Shqipërinë, ditë historike


2

e enjte, 10 nëntor 2016

Javore KOHA

Përmbajtje

Opozita bojkoton Kuvendin fq 4

Javore KOHA

800 libra dhuratë për Bibliotekën e Ulqinit fq 5

Shembull i përhapjes së diturisë fq 6

Themelues: Kuvendi i Malit të Zi Gazetë javore për aktualitete, shkencë dhe kulturë Numri i parë doli më 21 shkurt 2002. Botues: Këshilli Kombëtar i Shqiptarëve Redaktor përgjegjës: Ali Salaj Gazeta redaktohet nga kolegjiumi: Fahrudin Gjokaj (Sistem Inxhinjer & redaktor teknik) Ismet Kallaba (aktualitete, sport), Toni Ujkaj (kulturë) Vijoleta Berishaj (sekretare teknike) Adresa: Bulevar revolucije 15, Podgoricë Telefon & fax: 020/240-659 E-mail: kohajavore@t-com.me www.kohajavore.org Dorëshkrimet dhe fotografitë nuk kthehen

Identiteti përmes mbishkrimeve fq 10

Arti është pjesë e pandarë e jetës time fq 18


Përmbajtje

e enjte, 10 nëntor 2016

3

Javore KOHA

Filmi ‘Qiej të trazuar’ nis xhirimet fq 20

Historia e një familjeje të ngujuar për gjakmarrje fq 24

Shkakton dëme të mëdha materiale fq 25

Njohje me vlerat e identitetit kombëtar fq 26

Art i veçantë dhe mjeshtëror i krijuesit Dragan Markoviq fq 27

Konkurs Dërgoni fotografitë në email: kohajavore@t-com.me


4

Ngjarje javore

e enjte, 10 nëntor 2016

Javore KOHA

Të hënën u mbajt seanca konstitutive e Kuvendit të Malit të Zi

Opozita bojkoton Kuvendin Cetinë – Kuvendi i Malit të Zi ka mbajtur të hënën në Cetinë mbledhjen konstitutive të legjislaturës së re, të dalë nga zgjedhjet parlamentare të mbajtura më 16 tetor, por nuk janë zgjedhur kryetari dhe nënkryetarët e Kuvendit siç ishte njoftuar më herët. Kryetari i Komisionit Shtetëror të Zgjedhjeve, Budimir Sharanoviq, ka bërë të njohur Raportin mbi rezultatet përfundimtare të zgjedhjeve, duke shprehur kënaqësi për vlerësimet pozitive të Misionit vëzhgues të ODIHR-it dhe asambleve parlamentare të OSBE-së dhe Këshillit të Evropës.

Në mbledhjen konstitutive të Kuvendit kanë marrë pjesë deputetët e Partisë Demokratike të Socialistëve, Socialdemokratëve të Malit të Zi, Partisë Boshnjake, Koalicionit “Shqiptarët të vendosur” dhe Iniciativës Qytetare Kroate, ndërsa deputetët e Frontit Demokratik, Koalicionit të Madh “Çelësi”, Demokratëve të Malit të Zi dhe Partisë Socialdemokrate e kanë bojkotuar seancën me arsyetimin se zgjedhjet nuk kanë qenë të ndershme dhe demokratike. Ndonëse ishte paralajmëruar, në mbledhjen konstitutive nuk janë zgjed-

hur kryetari dhe nënkryetarët e Kuvendit të Malit të Zi. Në bazë të rezultateve përfundimtare të Komisionit Shtetëror të Zgjedhjeve, në përbërjen e re të Kuvendit të Malit të Zi, nga 81 deputetë sa ka gjithsej, PDS do të ketë 36 deputetë, Fronti Demokratik 18, Koalicioni i madh “Çelësi” 9, Demokratët e Malit të Zi 8, PSD 4, Socialdemokratët e Malit të Zi 2, Partia Boshnjake 2, Koalicioni “Shqiptarët të vendosur” (Forca e Re Demokratike, UDSH dhe Alternativa Shqiptare) 1 dhe Iniciativa Qytetare Kroate 1. (Kohapress)


Ngjarje javore

e enjte, 10 nëntor 2016

5

Javore KOHA

Ministri i Kulturës, Rinisë dhe Sportit i Republikës së Kosovës, Kujtim Shala, vizitoi të premten Ulqinin

800 libra dhuratë për Bibliotekën e Ulqinit Ulqin - Ministri i Kulturës, Rinisë dhe Sportit i Republikës së Kosovës, Kujtim Shala, ka vizituar të premten Komunën e Ulqinit, ku është takuar me kryetarin e kësaj komune, Nazif Cungun dhe bashkëpunëtorët e tij. Në njoftimin për media të MKRS-së thuhet se ndërmjet ministrit Shala dhe kryetarit Cungu u bisedua për bashkëpunimin në mes të institucioneve të kulturës së Kosovës dhe atyre të shqiptarëve në Mal të Zi, me theks të veçantë në Ulqin. Në këtë takim, ministri Shala dhe kryetari Cungu u shprehën se intensifikimi i këtij bashkëpunimi është në dobi të kulturës shqiptare dhe veçmas në funksion të ndihmës për shqiptarët në këtë vend.

Ministri Shala drejtuesve të Komunës së Ulqinit iu premtoi përkrahje konkrete në fushën e kulturës, duke u shprehur se komunikimi kulturor është tejet i rëndësishëm për shqiptarët e Malit të Zi. Më tej, ministri Shala u shpreh se MKRSja pritet së shpejti të nënshkruajë një marrëveshje kulturore me Malin e Zi, që është një akt i rëndësishëm politik, i cili i rregullon marrëdhëniet kulturore mes këtyre dy shteteve, dhe njëkohësisht hap rrugë për bashkëpunim konkret ndërmjet dy vendeve, dhe po ashtu ndihmon për bashkëpunim kulturor ndërmjet institucioneve të kulturës së Kosovës dhe atyre të shqiptarëve të Malit të Zi. Po ashtu, ministri Shala dhe kryetari

Cungu biseduan për idenë e organizimit të Javës së Kulturës së Kosovës në Ulqin, gjatë sezonit turistik. Në kuadër të kësaj vizite, ministri Shala dhe drejtori i Bibliotekës Kombëtare të Kosovës “Pjetër Bogdani”, Fazli Gajraku, i dhuruan Bibliotekës së Ulqinit afër 800 libra, të cilat kapin një vlerë prej rreth 6 mijë eurosh. Kryetari i Komunës së Ulqinit dhe drejtuesja e Bibliotekës së Ulqinit, Ardita Rama, e falënderuan ministrin Shala dhe drejtorin Gajraku për këtë akt dhe u shprehën se kjo ndihmë konkrete është në dobi të shqiptarëve të Ulqinit dhe njëkohësisht dëshmi e vullnetit të mirë të institucioneve të kulturës së Kosovës për të ndihmuar shqiptarët në (Kohapress) Malin e Zi.


6

e enjte, 10 nëntor 2016

Javore A KOHA KOH

Vështrime & Opinione

Harmonia fetare në Shkollën Jezuite, “Atë Pjetër Meshkalla” në Sh

Shembull i përhapj Për Koha Javore:

Frank Shkreli/ Nju Jork

Korrespondentja e gazetës La Stampa, Kristina Uguccioni njofton nga Shkodra lexuesit e vet se ndër 38-martirët e regjimit komunist të Enver Hoxhës që do të lumturohen janë edhe tre jezuitë, Atë Gjon Fausti, Atë Daniel Dajani dhe vëlla Gjon Pantalia. Mbrëmjen e datës 31 dhjetor, 1945, Atë Gjon Fausti (zëvendës provincial) dhe Atë Daniel Dajani (Rektor i Kolegjit Saverian dhe i Seminarit) u arrestuan. Pas një procesi të rremë u pushkatuan të dy më 4 mars, 1946. Disa muaj më vonë u burgos edhe Vëlla Gjon Pantalia, përgjegjës i Shtypshkronjës “Zoja e Papërlyer”, i cili pasi u torturua mizorisht, vdiq në shtator të vitit 1947. Ndër të tjera, At Gjon Fausti njihej edhe si studiues i Islamizmit i cili i kishte kushtuar vëmendje të posaçme dhe kohë të konsiderueshme dialogut midis të krishterëve dhe myslimanëve, ndërkohë që kishte botuar edhe një numër shkrimesh në lidhje me këtë subjekt. Gazeta La Stampa shkruan se pas periudhës së zezë të regjimit komunist, shkolla e mesme u rihap nga Jezuitët në vitin 1998 dhe mori emrin, ”Pjetër Meshkalla”, që është emri i një jezuiti shkodran i cili për shkak të përballjes së tij të guximshme me regjimin komunist, u bë simbol feje, kulture dhe lirie. Shkolla e mesme “Pjetër Mëshkalla”, e cila, sipas gazetës italiane konsiderohet si një qendër e shkëlqyeshme arsimi me standarde evropiane, ka gjithsej 500 studentë të moshave 15-18 vjeçare që i përkasin fesë katolike, myslimane, evangjeliste dhe ortodokse. Ndonëse shkollë katolike, në radhët

Fjala është për ish-kolegjin saverian, sot gjimnazi pri - Shkodër. Me titullin, “Shqipëria: Si Shën Injaci bash limanët”, gazeta e njohur italiane, La Stampa e Torin jetesën paqësore midis të krishterëve dhe myslimanëv që ofron ky gjimnaz klasik që drejtohet nga jezuitët, dentëve, mbi rolin e Papa Françeskut si dhe për lumtu 38-martirëve shqiptarë

e 48 arsimtarëve të saj ka edhe të tillë që i përkasin fesë myslimane, shkruan La Stampa, si për shembull 30-vjeçarja Alda Laska e cila jep biologjinë, si edhe 28-vjeçarja Dorela Smajli e cila jep matematikën. Alda shpreh respektin e thellë që ka për jezuitët që drejtojnë shkollën, “për frymën dhe entuziazmin e tyre që është shembull... për përkushtimin e tyre ndaj përhapjes së diturisë, përfshirë njohuritë shkencore, por edhe për jetën shpirtërore të studentëve.” Ndërsa Dorela shprehet për gazetën italiane se, “Ne vlerësojmë metodat e mësimdhënies të kësaj shkolle si dhe rregullat e mira dhe disiplinën të cilat ndihmojnë në formimin e studentëve të bëhen burra dhe gra të përgjegjshme për familjen dhe shoqërinë në të cilën jetojnë...Ne vlerësojmë objektivat e etërve jezuitë në përpjekjet e tyre për të edukuar rininë tonë në kultivimin e aftësive të tyre, ashtu që ata të mund t’u shërbejnë të tjerëve dhe të ndihmojnë njëkohësisht edhe përparimin e

shoqërisë”, ka thënë mësuesja Dorela Smajli. Ndërsa Drejtori i gjimnazit, “At Pjetër Meshkalla”, 42 vjeçari At Roni Alessio tha se programi arsimor i shkollës bazohet në parimet e Shën Injacit, themeluesit të Jezuitëve, e që fokusohet në të gjitha fushat e zhvillimit personal të studentëve, për të siguruar sipas tij, që studentët të kenë një bazë të fortë dhe solide intelektuale, por që të jenë gjithashtu të balancuar nga pikëpamja emocionale dhe që të jenë të aftë të gjykojnë, të jenë të përgjegjshëm ndaj vetes dhe të tjerëve dhe që të përdorin talentet e tyre në shërbim të tjerëve, ka thënë për La Stampa drejtori i shkollës, At Roni Alessio. Ai ka theksuar gjithashtu se studentët e kësaj shkolle, çdo vit, marrin pjesë në aktivitete shoqërore për të ndihmuar më të nevojshmit e shoqërisë, përfshirë edhe pjesëmarrjen në projektin që mbështetet nga Ambasada Amerikane në Tiranë, projekt ky në të cilin marrin pjesë edhe shkol-

Pikëpamjet e shprehura në fq: OPINIONE & VËSHTRIME nuk përfaqësojnë domosdoshmërisht politikën redaksionale të „KOHA javore„


Vështrime & Opinione

e enjte, 10 nëntor 2016

7

Javore KOHA

hkodër

jes së diturisë

ivat “Atë Pjetër Meshkalla” hkon të Krishterët dhe Mysnos shkruan mbi bashkëve shqiptarë, mbi edukimin mbi entuziazmin e stuurimin, këtë fundjavë, të

lat myslimane, me qëllim identifikimi të praktikave që mund të promovohen për të ndihmuar shoqërinë shqiptare të zgjidhë problemet me të cilat ajo përballet sot. At Roni Alessio shtoi se studentët e krishterë dhe myslimanë, në gjimnazin që ai drejton, shkojnë jashtëzakonisht mirë me njëri tjetrin dhe interesohen të mësojnë për fenë dhe traditat fetare të njëri tjetrit. Ne të rriturit, tha ai, përpiqemi tu ndihmojmë atyre të kuptojnë më mirë besimet dhe fenë e të tjerëve, duke shtuar se, “Mësuesit shqyrtojnë karakteristikat themelore të secilës fe dhe gjatë këtij procesi identifikojnë elementët që mund të formojnë bazën për një dialog të frytshëm dhe pozitiv” midis tyre. Arsimtaret Alda dhe Dorela kanë thënë për gazetën La Stampa se marrëdhëniet ndërfetare në Shkodër dhe në mbarë vendin në përgjithësi janë shumë të mira dhe karakterizohen nga një frymë respekti dhe bashkëpunimi të ndërsjellë. Ne besojmë, u shprehën ato për

gazetën italiane, se gjimnazi At “Pjetër Meshkalla”, ku ato japin mësim, “Si një institucion që është, luan një rol kyç në këtë atmosferë bashkëjetese paqësore” midis shqiptarëve. Ndërsa Drejtori i shkollës jezuite në Shkodër, At Roni Alessio i dha La Stamapës vlerësimin e tij të harmonisë fetare midis shqiptarëve, duke thënë se, “Këtu në Shqipëri, atmosfera paqësore që dallon marrëdhëniet midis burrave dhe grave që i përkasin feve të ndryshme të këtij vendi, nuk janë as fals as nuk janë formalitet, por ato rrjedhin nga pranimi i diversitetit dhe ndryshimeve që ekzistojnë, ndërkohë që dallimet që ekzistojnë nuk mohohen, por njihen dhe pranohen si të tilla... Ndryshimet nuk nënkuptojnë medoemos abuzimin dhe dhunën, por janë fillimi i një realizimi të një objektivi për të gjetur rrugë të reja bashkëpunimi që garantojnë përparimin e komuniteteve të ndryshme, në një mënyrë të drejtë dhe bashkarisht duke komunikuar dhe

duke dëgjuar me respekt pikëpamjet e njëri tjetrit.” Në lidhje me vizitën e fundit të Papa Françeskut në Shqipëri shtatorin e vitit 2014, Drejtori i gjimnazit jezuit të Shkodrës, Atë Roni u shpreh për gazetën La Stampa se, “Megjithëse ishte një vizitë e shkurtër, vizita e Atit të Shënjtë tregoi kujdesin dhe interesimin e tij të madh për këtë vend. Papa Françesku po ndihmon Shqipërinë që të njohë rolin që ky vend mund të luaj jo vetëm në rajonin e Ballkanit por edhe në Evropë. Duke u gëzuar për harmoninë dhe bashkëjetesën fetare që ekziston midis feve të ndryshme dhe duke konsideruar këtë bashkëjetesë si një përfitim me shumë vlerë për vendin, Papa Françesku mbështetë fuqishëm dialogun ndërfetar dhe rrugën që ka ndërmarrë kombi shqiptar”, përfundoi komentet e tij për gazetën italiane La Stampa, At Roni Alessio. Ndërsa mësueset e gjimnazit jezuit të Shkodrës, Alda dhe Dorela e vlerësuan vizitën e fundit të Papa Françeskut në Shqipëri si një vizitë që u mirëprit nga i mbarë vendi, ndërsa u shprehën se lumturimi këtë fundjave në Shkodër i 38-martirëve të Kishës Katolike është për ‘to një burim frymëzimi, i thanë ato gazetës La Stampa. “Për faktin se ne vazhdojmë të besojmë në këtë vend dhe se njëkohësisht po përpiqemi të bëjmë më të mirën që mundemi për vendin tonë, për këtë ne i kushtojmë pjesërisht falënderimet dhe mirënjohjet tona këtyre burrave si dhe dëshmisë së tyre të sakrificës, mëshirës dhe guximit”. Kjo ndodhë vetëm në Shqipëri. Një deklaratë e tillë, nga dy protagonistet kryesore të artikullit të gazetës italiane La Stampa, Alda Laska dhe Dorela Smajli, shqiptare të fesë myslimane dhe mësuese në gjimnazin jezuit “Pjetër Meshkalla” në Shkodër, na bën krenarë dhe na frymëzon se Shqipëria dhe shqiptarët si gjithmonë gjatë historisë, do të kenë burra dhe gra si Alda dhe Dorela, se me gjithë vështirësitë e momentit, me sakrifica dhe guxim, do të vazhdojnë të punojnë për të mirën e përbashkët kombëtare, në harmoni dhe bashkëjetesë me njëri tjetrin, me gjithë dallimet fetare dhe politike që ekzistojnë. Ah, sikurse harmonia dhe bashkëjetesa fetare të transferohej edhe në fushën politike! Për kombin shqiptar nuk do të kishte dhuratë më të madhe në këtë etapë të historisë së tij!

Pikëpamjet e shprehura në fq: OPINIONE & VËSHTRIME nuk përfaqësojnë domosdoshmërisht politikën redaksionale të „KOHA javore„


8

e enjte, 10 nëntor 2016

Javore A KOHA KOH

Vështrime & Opinione

Organizimi i partive politike shqiptare

Të mbytur në demagogjinë e skajshme Kur është fjala te partitë politike shqiptare në Mal të Zi, është karakteristike dhe me rëndësi të veçantë të thuhet se edhe pas humbjes së zgjedhjeve, oligarkitë dhe liderët e këtyre partive politike asnjëherë përpara anëtarësisë së tyre, simpatizuesve dhe opinionit më të gjerë nuk dalin me qëndrime të definuara për atë që ka ndodhur dhe çdo herë për mosrealizimin e objektivave partiake dhe për humbjet nuk ndjejnë kurrfarë përgjegjësie

Qani Osmani Sa i përket demokracisë brendapartiake (interne) të partive politike shqiptare që veprojnë në skenën politike ekzistuese malazeze, siç duket ato garojnë në mes vete, se cila prej tyre do të avancojë në drejtim të shpërfilljes së gjithë asaj që i themi demokraci. Sot hulumtuesi e ka shumë më lehtë dhe më të mundshme ta hulumtojë arsenalin bërthamor të ndonjë superfuqie botërore sesa raportet e brendshme partiake të ndonjërës nga partitë politike ekzistuese shqiptare në Mal të Zi. Për atë që ndodh në parti, respektivisht për të drejtat dhe obligimet e anëtarësisë, raportet ndërmjet organeve më të ulta dhe më të larta partiake, kush

është bartës i pushtetit real në parti studiuesi mund vetëm të supozojë dhe në instancë të fundit të nxjerr përfundime në bazë të informatave mjaft të cunguara dhe të kufizuara që i japin strukturat partiake në konferencat për shtyp ose ndërmjet formave të tjera të dhënies së informatave. Megjithatë, edhe pse udhëheqjet e partive politike shqiptare në Mal të Zi, tentojnë me mjeshtri të madhe t’i fshehin raportet brendapartiake, shumë parametra që shihen nga jashtë japin argumente të mjaftueshme të konstatojmë se demokracia “nuk është banore” e partive politike shqiptare. Tendencat autokratike lidereske dhe oligarkike janë dukuri normale për partitë politike shqiptare. Kjo më së miri shihet nga disa parametra që do t’i prezantojmë në vijim. Liderët partiakë të partive politike shqiptare dhe grupi i ngushtë rreth tyre, me dekada të tëra tentojnë ta bindin me çdo kusht anëtarësinë dhe simpatizuesit e tyre të gjerë se

gjoja ata janë më të mirët dhe të “pazëvendësueshëm”, se pa praninë e tyre partia nuk ka kurrfarë perspektive. Tendendencat lidereske të partive politike shqiptare, i dëshmon edhe fakti që askush prej tyre nuk është i interesuar që nga radhët e partive të tyre të afirmojnë edhe persona të tjerë të cilët eventualisht mund të jenë konkurrentë seriozë në zgjedhjet brendapartiake. Moment i dytë shikohet në faktin se liderëve të partive politike shqiptare në Mal të Zi, në të shumtën e rasteve as pas dështimit dhe as pas humbjes së zgjedhjeve nuk ju shkon ndër mend që të ofrojnë dorëheqjen e tyre, që së paku do të kishte qenë një gjest se ata ndjejnë përgjegjësi për perspektiven e partisë dhe anëtarësisë së gjerë të cilën e kanë përfaqësuar. Dhe momenti i tretë, pothuajse është bërë dukuri e zakonshme që liderët dhe bërthamat që formohen rreth tij në partinë ekzistuese dalëngadalë t’i “eliminojnë” nga skena politike të

Pikëpamjet e shprehura në fq: OPINIONE & VËSHTRIME nuk përfaqësojnë domosdoshmërisht politikën redaksionale të „KOHA javore„


Vështrime & Opinione

gjithë ata anëtarë të partive të cilët për vetë partinë kanë patur peshë të veçantë, duke i zëvendësuar në emër të demokracisë partiake me persona pa ndonjë kapital politik për partinë në fjalë, nga shkaku se me ata shumë lehtë mund të manipulojnë liderët dhe të afërmit e tyre etj. Tendencat oligarkike dhe lidereske të partive politike shqiptare edhe pas humbjes së zgjedhjeve puna më e madhe që kanë bërë në praktikën e deritanishme të veprimit të tyre është formimi i “komisioneve” që të “analizojnë” rezultatet e dobëta gjatë zgjedhjeve. Zakonisht partitë politike shqiptare në krye të këtyre komisioneve i vendosin “mëkatarët” më të mëdhenj, dhe tërë ajo punë nuk është asgjë tjetër përveç krijim i një mjegullie, me ç’rast anëtarët e rëndomtë të partisë nuk e shohin dhe nuk e njohin njëri-tjetrin. S’ka dyshim se këto komisione qëllim të parë dhe të fundit e kanë bindjen e anëtarësisë së gjerë partiake dhe votuesve se “humbja e betejës nuk do të thotë edhe humbje e luftës”. Pra, mund të themi lirisht se liderët dhe bërthamat partiake të partive politike shqiptare, me një mjeshtri të madhe, dhe në mënyrë perfide, anëtarësisë së gjerë dhe votuesve të tyre ia imponojnë kompleksin se gjoja ata janë të vetmit dhe të pazëvendësueshëm. Për tendendencat autokratike lidereske dhe oligarkike të partive politike

shqiptare në Mal të Zi, deklarativisht mund të themi edhe pse e kanë gojën përplot të mbushur me demokraci, megjithatë hulumtimet dëshmojnë diçka krejtësisht të kundër. Partitë politike shqiptare pak a shumë nuk kultivojnë dhe respektojnë demokracinë interne, që do të thotë se tendencat autokratike lidereske dhe oligarkike nuk respektojnë vlerat dhe normat gjatë zgjedhjeve brendapartiake. Për partitë politike shqiptare dhe për rrethanat tona është shumë e dëmshme që me partitë politike të udhëheqin më gjatë se dy mandate nga katër vite po të njëjtit persona. Është me rëndësi të theksohet se brenda këtyre viteve të pluralizmit partiak ende nuk ka ndodhur që ndonjë lider ose organ i lartë i partive politike shqiptare të jap dorëheqje për shkak të mosrealizimit të pikësynimeve dhe objektivave partiake. Çdoherë për mossuksesin e strukturave oligarkike dhe lidereske të partive në fjalë fajtor është dikush tjetër jashtë “oborrit të tyre”. Nga kjo që u tha më lartë lirishtë mund të përfundojmë se “tendencat autokratike lidereske dhe oligarkike” të partive politike shqiptare në Mal të Zi, me veprimet e tyre politik kanë lënë anash dhe të pasivizuar një pjesë bukur të madhe të opinionit kreativ dhe intelektual shqiptar në Mal të Zi. Mirëpo, kjo dukuri nuk mundet të bëhet e za-

e enjte, 10 nëntor 2016

9

Javore KOHA

konshme dhe e përhershme. Tendencat lidereske dhe oligarkike të partive në fjalë duhet ta dinë se shumë shpejtë në skenën politike shqiptar do të dalin “brezat e demokracisë”, djem dhe vajza të emancipuara dhe të çliruara nga të gjitha komplekset që do t’i eliminojnë nga skena politike garniturat e vjetra, që më punën e tyre shumëvjeçare nuk kanë treguar vullnet dhe energji të mjaftueshme që çështjen shqiptare ta çojnë përpara. Është demagogji e skajshme mbetja në postet më të larta partiake në emër të “përvojës”. Përvoja në politikë nuk është diçka e rezervuar nga perëndia, atë e krijojnë praktika dhe e përditshmja politike. Nga cilado anë të analizohen gjendjet, shumë më të dobishëm për organizimin politik të ndonjë shoqërie janë personat pa ndonjë përvojë të veçantë politike se sa personat e “burokratizuar dhe të vetëdashuruar”, të cilët mendojnë se me ta ka filluar dhe me ta duhet të marrë fund politika dhe bota. Brezat e sotëm lidereskë dhe oligarkikë të partive politike shqiptare në Mal të Zi, e kanë për obligim ndaj të parëve dhe kombit që sot e prezantojnë, që pa kurrfarë xhelozie, këtyre që do ta lëvizin çështjen shqiptare, sa ma mirë t’ua përgatisin terrenin. Vetëm kështu do ta lajnë borxhin ndaj kombit dhe vetëm ashtu do ta arsyetojnë organizimin aktual politik të shqiptarëve në Mal të Zi.

Pikëpamjet e shprehura në fq: OPINIONE & VËSHTRIME nuk përfaqësojnë domosdoshmërisht politikën redaksionale të „KOHA javore„


10

Kulturë

e enjte, 10 nëntor 2016

Javore A KOHA KOH

tr ësh

im

Identiteti përme V

(Ali Bardhi, Varrezat në Anë të Malit-Ulqin, Botoi: Art Club, Ulqin 2016)

Duke analizuar këtë botim, del qartë mbijetesa dhe ruajtja e identitetit kombëtar të popullsisë shqiptare në këtë krahinë etnografike. Pikërisht duke marrë parasysh rrethanat e kohës dhe pozitën sociale të popullsisë nën sovranitetin e Osmanllinjëve, identitetin e kësaj popullsie e vlerësoj në dimensionin kombëtar sepse mbeti ashtu siç ishte shqiptare nga koha antike e deri në ditët tona, sepse konvertimi fetar nuk ndikoj në tjetërsimin kombëtar

Dr. Nail Draga Deri më tash për shqiptarët dhe viset shqiptare në Mal të Zi pas vitit 1990 janë botuar libra më vlerë nga autorë shqiptarë nga një gamë e gjerë profilesh si shkencore, letrare e publicistike duke dëshmuar qasjen profesionale të autorëve për çështjet përkatëse. Jo vetëm nga aspekti gjuhësor e kulturor por edhe kombëtar mbishkrimet e gurvarreve vazhdimisht kanë qenë çështje preokupuese për studiues profileve të ndryshme. Qoftë si mbishkrime por edhe si epitafe ata kanë tërhequr kureshtjen e opinionit nga vet fakti se ishin të një gjuhe të huaj dhe e pakuptueshme ne këto mjedise. Dhe nuk ka si të jetë ndryshe sepse kemi të bëjmë me Perandorinë Osmane, e cila ka administruar shekuj me radhë edhe hapësirën etnogjeogarfike shqiptare në Europën Juglindore.

Dhe pikërisht në lidhje me këtë çështje kohë më parë opinionit i paraqitet Ali Bardhi me botimin Varrezat në Anë të Malit-Ulqin, botuar nga Art Club-i. Nga përmbajtja e tij del qartë se kemi të bëjmë me një botim interesant që është i pari i këtij lloji tek ne, duke ofruar të dhëna faktografike për gurvarret në krahinën e Anës së Malit(Ulqin). Angazhimi i autorit ka qenë plot pasion e profesionalizëm, duke mbledhur material me vlerë, duke i vizituar ato mjedise personalisht apo i shoqëruar me persona të tjerë të cilët kanë qenë edhe informatorë të mjedisit përkatës. Të dhënat e publikuara në këtë libër përfshijnë periudhën kohore nga viti 1707 e deri në vitin 1956. Janë vizituar, fotografuar e përkthyer mbishkrimet për 600 varre, te 26 vendbanimeve kësaj krahine, duke ofruar një informa-

cion më vlerë sa kulturorë, gjuhësorë por edhe kombëtarë. Duke qenë me profesion teolog, si dhe njohës i gjuhës arabe, osmanishte dhe turqishte autori ka marrë në shqyrtim gurvarret me mbishkrime arabo-osmane, ndërsa nuk janë trajtuar ata në gjuhën sllave apo shqipe, për këtë periudhë kohore. Një veprim i tillë ishte me vend se nga periudha e Perandorisë Osmane, mbishkrimet e tilla janë dëshmi autenike e kohës së shkuar, që ka të bëjë me konvertimin e kësaj popullsie në islamizëm. Ndonëse mbishkrimi më i vjetër i gurvarrit i takon vitit 1707, e ate pikërisht në vendbanimin Shtodër, mendoj se mbetet të hulumtohet gjithnjë, sepse islamizimi i kësaj popullsie të kësaj krahine pothuaj ka qenë i përfunduar më herët pra në shek. XVII, andaj ka bazë


Kulturë

e enjte, 10 nëntor 2016

11

KOH Javore A KOHA

es mbishkrimeve

logjike qe te kemi mbishkrime të tilla edhe më herët. Një konstatim të tillë e mbeshtesim në faktin se Shkodra me rrethinë u okupua nga Perandoria Osmane, pas dorëzimit nga ana e Venedikut në vitin 1479, ku bënte pjesë edhe gjysma e Anës së Malit. Ndërsa pjesa tjetër e saj ishte nën pushtimin e Venedikut, ku veçohej qyteti mesjetar i Shasit, deri në vitin 1571 kur u pushtua nga Perandoria Osmane së bashku me Ulqinin e Tivarin. Në lidhje me këtë periudhë kohore për ca vendbanime dhe popullsinë e kësaj krahine na ofron të dhëna me interes edhe M.Bici. Duke shfletuar këtë botim i cili i ngjan një albumi të veçantë( f.44-224) del se shumë varre janë të dëmtuar dhe të thyer. Një pamje e tillë e varrezave familjare apo kolektive lë për të

dëshiruar por edhe hap dilema të mëdha. Por, nëse analizohet e kaluara historike e kësaj krahine, në dy shekujt e fundit, del qartë se ajo ishte në shënjester të formacioneve pushtuese malazeze në periudhën kohore 1877/78 dhe 1912/13. Kemi të bëjmë pikërisht me kohën e fillimit të dekompozimit të Perandorisë Osmane në Siujdhesën Ballkanike, dhe aspiratat ekspansioniste të shtetëve fqinje ndaj hapësirës etnogjeografike shqiptare. Ishte ky një veprim vandal i malazezëve ku si dëshmi na shërbëjnë varret e dëmtuara dhe të thyera, nga ana e tyre, ku autori si të tilla ka evidentuar 140 varre në tërë Anën e Malit. Duke analizuar këtë botim, del qartë mbijetësa dhe ruajtja e identitetit kombëtar të popullsisë shqiptare në këtë krahinë etnografike. Pikërisht duke marrë parasysh rrethanat e kohës dhe pozitën sociale të popullsisë nën sovranitetin e Osmanllinjëve, identitetin e kësaj popullsie e vlerësoj në dimensionin kombëtar sepse mbeti ashtu siç ishte shqiptare nga koha antike e deri në ditët tona, sepse konvertimi fetar nuk ndikoj në tjetërsimin kombëtar. Identiteti kombëtar dëshmohet përmes gjuhës përkatësisht emrave dhe mbiemrave personal apo familjarë. Kështu na ka rënë rasti të hasim emra me kuptimin shqip si Ujk, Hana, Zog etj., qe jep për të kuptuar lashtësinë e këtyre banorëve, dhe ruajtja e tyre edhe në pushtetin e ri. Por, ne këtë aspekt vlen të cekën patronimet, përkatësisht mbiemrat personal dhe familjarë që janë me vlerë të madhe për gjuhësinë shqiptare, sepse si të tillë kanë ruajtur identitetin e tyre kombëtar. Kështu p.sh. kemi patronime me bazë të toponimit si: Shasi, Kraja, Krytha, Suma, Milla, Bo-

jku etj., duke u identifikuar me vendlindjen apo krahinën e origjinës. Po ashtu kemi edhe patronime tjera si: Luka, Lika, Holli, Sala, Duraku, Tela etj., që kanë një vazhdimësi edhe në ditët tona. Pikërisht në lidhje me këtë çështje autori me të drejtë cekën se këta patronime si të tilla janë deri në vitin 1912, kur kjo krahinë ishte në kuadrin e Perandorisë Osmane. Ndërsa më vonë pas aneksimit nga Mali i Zi, pushteti dhe administrata malazeze popullatës shqiptare mbiemrave iu ka vendosur prapashtesën sllave viq, apo iq, që ishte faza e parë e asimilimit. Ishte ky një veprim perfid i pushtetit ndaj identitetit kombëtar të kësaj popullsie, të një krahine e cila ishte shqiptare tërësisht sa i përket strukturës etnike. Duke analizuar këtë botim, del qartë se autori është përpjekur që në sajë të mundësive të bëj lidhjen familjare të përsonave të varrosur. Në ketë aspekt i kanë ndihmuar disa të moshuar të cilët kanë trashëguar informata nga të parët e tyre apo të tjerë në vendbanimin përkatës. Pikërisht ne këtë aspekt del se trashëgima familjare mund të shkoj më së largu deri në pesë breza apo 150 vite. Një e dhënë e tillë dëshmon se është zbehur kujtesa familjare për trashegiminë e familjes apo të fisit, gjë qe nuk ndodh të shqiptarët në krahina të tjera etnografike, sikurse është p.sh. Malësia e Madhe ku tradita familjare është përcjellur deri ne 15 breza pa ndërprerë. Një dukuri e tillë nuk ka dilemë se meriton një qasje të veçantë për ndonjë hulumtim dhe studim tjetër enkas për ketë mjedis. Ne fund duhet përgëzuar autorin për këtë botim me vlerë i cili është i pari me tematikë të tillë, ku bësoj se do të mirëpritet nga opinioni i gjerë shkencor dhe kulturor. Uroj dhe shpresoj se një botim i tillë do të jetë nxitje edhe për studiues të tjerë, për të vazhduar hulumtimet në vise të tjera shqiptare. Nuk ka dilemë se një veprim i tillë do të jetë në favor të shkencës dhe kulturës shqiptare në përgjithësi.


12

Stu

Kulturë

e enjte, 10 nëntor 2016

Javore A KOHA KOH

dim

I ( II

)

Arqipeshkvia e krahinës së Krajës

Në fushën kishtare shqiptare, kemi në vitin 1065, në pallatin papnor të Romës, kardinalin Bonifatius Albanensis (Albanin), kur për të paren herë një funksionar i lart papnor del më mbiemrin e një nacionaliteti, me këtë rast shqiptar. Në vitin 1062, dioqeza e Arbrit (Arbanesis) në bullën e Papa Aleksandrit të II, figuron si sufragane Antibariensis. Pastaj në ceremoninë e inaugurimit te Katedrales se Kotorrit në vitin 1166, kemi pjesëmarrjen aktive të ipeshkvit të Arbërisë, episcopis Lazaro Arbanensis dhe abatit të manastirit të “ Sanctis Salvatoris Arbanesis” (Të Shelbuemit në Arbëri) Gjergjin Dr. Nikë Ukgjini

Me emrin Albanensis, shënohet dhe pjesëmarrja në Koncili të Tivarit në vitin 1199, etj.. Si shqiptare kishin gjuhën e tyre shumë aktive, është rasti kur gjuha shqipe në mënyrë të drejtpërdrejtë përmendet për të parën herë në vitin 1285, jashtë trevave shqiptare në Dubrovnik, do shprehej Šufflay . Pastaj, Shqipëria si shtrirje gjeografike, në shënimet papnore, si, “Regnum Albanie” llogaritet duke filluar nga Gjiri i Kotorrit e duke vazhduar më pas lumit Drilone (Drini i Matit) në Epirin e Ri e në vazhdim. Kurse, Arqipeshkvia e Tivarit si institucion kishtar, në relacionet e Selisë së Shenjtë, nga Marin Bici, 1610, deri tek Karlo Pooten 1867, gjithmonë është evidentuar si pjesë e trojeve të Arbërisë (Albania). Nga këto dhe shënime të tjera del së banorët e Dioklesë, në fakt ishin shqiptarë të vjetër, të cilët nën presionin e

fiseve sllave u tkurrën dhe një pjesë u asimiluan duke kaluar në nacionalitetin sllav dhe më vonë në ortodoksinë serbe. Prandaj, me të drejtë, Shufflay, do shprehej, se „Zeta (Dioklea), dhe Shqipëria Veriore, krijojnë një facies biologjik të përbashkët, të lidhur më troje e me gjakun Ilir dhe me një histori të dhimbshme“. Nisur nga këto fakte, princat e Arbrit, duke qenë se në fillim të shek., XII, ishin në pozicione favorizuese politike karshi bizantit, morën trupim e Vlladimirit që rrezikohej në krahinën e Krajës nga grabitësit, për ta sistemuar në Durrës e më pas në Elbasan. Kjo edhe për vetë faktin se shqiptarët e ndienin Vlladimirin si pjesë të pandashme të historisë së tyre i cili veproi në trevat e Dioklesë. Kisha Serbe, për ta pasur si një pikë reference për të ardhmen, në këtë kuvend instaloi një grup kallogjerësh të cilët më vonë u përhapën edhe në kishat e liqenit të Shkodrës të ndërtuara nga Ballshajt. Kurse arqipeshkvia e Tivarit u përqendrua tek besimtarët katolikë shqiptarë “që ishin një shumicë e fuqishme në krahinën e Krajës, thotë Shufflay. Kraja, në relacionet e Romës, papritmas mori nje vëmendje të posaçme, me rastin e krijimit të një Kryedioqeze të re me të njejtin emër, Arqipeshkvia e krahinës

së Krajës ( Archipiscopus Crainensis) e cila ishte jetëgjatë nga viti 1446-1480. Por, sipas gjasave, ky aksion nga papati është ndërmarrë për ta frenuar ekspansionizmin e Kishës Serbe në këtë zonë të banuar më shqiptarë. Si ipeshkëv i tretë në krye të kësaj Selie në vitin 1454-1457, ishte shqiptari, Pal Dushnani, i cili sipas Shyfflay, shquhej si person i jashtëzakonshëm. Relatori Marin Bici, me rastin vizitës se tij në vitin 1608 në trevat shqiptare të pushtuara nga Osmanet, flet për përhapjen e ortodoksisë në kryedioqezën e Tivarit e cila kryhej edhe me ndihmën e Perandorisë osmane. Po kështu flasin edhe relatorë te tjerë si : Françesko Leonadro, në vitin 1633, Gjergj Bardhi, në vitin 1637 dhe Andria Zmajeviq në vitin 1671. Relatori që jep një indikacion të shkurtër për manastirin e Vlladimirit, pas shumë vitesh, ishte ipeshkvi i Shkodrës dhe administratori i Tivarit Pjetër Bogdanit ( 1656-1677). Në kohën e tij, shihet një zbutje e situatës në mes dy kishave për shkak të përpjekjes së krijimit të një aleance të krishterë kundër Perandorisë osmane. Kjo ide reflektohet edhe te Bodgani si njeri më brilant i shqiptarëve të te gjitha kohërave. Ai në vitin 1667, tregonte një pjekuri shpirtërore me kallogjerët


Kulturë

ortodoksë, duke u kujdesuar pranë Selisë së Shenjtë, për t’u ndihmuar me orendi kishtare dhe flamuj kishtarë, manastiret tek Liqeni i Shkodrës, të Shën Nikollës në Vraninë, Lahovë dhe Krajë. Po në këtë relacion mësohet së në manastirin e Rahovës dhe Krajës, qëndronin vetëm nga një kallogjer. Relatori që jep shënime pak më të zgjeruar për manastirin e Gjon Vlladimirit është kryeipeshvi i Tivarit Marko Giorga, gjatë vizitës se bërë në këtë zonë në vitin 1697. Giorga në fillim flet për historikun e lavdishëm që ka pasur kjo kryedioqezë, kur ka lulëzuar me kisha të bollshme e të bukura dhe kishte 72 familje fisnore. Gjithashtu flet për besimtaret e kishave që tani si pasojë e konvertimeve, shumë janë zvogëluar. Në krahinën e Krajës, për të cilën jemi duke bërë fjalë, relatori përmend famullinë e Ljarës se Lartë dhe të Ulët, ku qëndronin 29 familje katolike shqiptare, 2 familje turke (shqiptarë të islamizuar) dhe 7 shtëpi serbe. Shestani cilësohej si famulli shumë e madhe dhe ishte me shtëpi dhe kisha gjysmë të rrënuara nga

e enjte, 10 nëntor 2016

13

Javore KOHA

plaçkitjet malazeze. Numri i besimtarëve ishte në 756, dhe me dy shtëpi turke dhe 6 shtëpi serbe me 40 banorë. Relatori pastaj flet për gjendjen edhe në famulli të tjera. Marko Giorga raporton për Krajën (Craina) që i takonte arqipeshkvisë së Tivarit dhe ku ekzistonte manastiri (kuvendi), kushtuar “Ngjitjes Madhështore të Zojës së Bekuar Virgjër në Qiell”, të cilën banorët e nderonin shumë në ditën e festës së saj edhe vetë shqiptaret muhamedanë. “Këtë manastir dhe Kishë ”, thotë arqipeshkvi Marko, “e mbajnë dhe në të shërbejnë kallogjerët ose monarkët serbë, pasi ketë manastir kishtar e mbanin tradicionalisht ata (kallogjerët). Giorga vazhdon se “pa marrë parasysh këtë (se këtu ishin kalogjerët) , edhe meshtarëve tanë ua lejojnë që aty të kremtojnë Meshën Shenjte, pasi edhe unë e pata rastin, që brenda saj të kremtoja si dhe me paraardhësin tim, (Andria) Zmajeviqin Meshën Shenjte”, përfundon raporti i viti 1697. Se devocioni për Gjon Vlladimirit ka ekzistuar të shqiptarët, tregon dhe fakti

kur Mons. Vincenc Zmajeviqi, në relacionin e tij të viti 1703, thekson se, në famullinë e Shasit, në fshatin Sumë ka qenë ngritur një Kishë katolike në nderim të Shën Gjon Vlladimirit. Ky relacion si dhe relacionet e tjera të mëparshme, ku pohohet së kjo zonë ka qenë vazhdimisht e populluar me shqiptarë katolikë dhe shqiptarë myslimanë, të çon tek përfundimi se manastiri i Gjon Vlladimirit ishte ndërtuar për nevoja të Kishës katolike e jo të asaj serbe apo të mbretërisë se Zetës së mëvonshme. Këtë e dëshmon dhe Theodor Ippen, duke u shprehure, se, në Ostros ka mbeturina të Kishës me përmasa mjaft të mëdha me një kambanar të mbajtur mjaft mirë dhe Kisha sipas ndërtimit është e stilit perëndimor e jo lindor. Për shkak të këtij kompleksciteti historik, Shën Gjon Vlladimir me të drejtë mbetet një shenjtor i nderuar nga tri besimet dhe disa nacionalitete ballkanike, që deshën apo nuk deshën, janë të gjykuar të jetojnë s bashku nën këtë qiell, herë pas herë të vrenjtur të Gadishullit të Ballkanit.


14

Kulturë

e enjte, 10 nëntor 2016

Javore A KOHA KOH

Martirizimi i 38 klerikëve shqiptarë

Moment historik për Katolike dhe Kombi

Të gjithë klerikët katolikë shqiptarë gjatë Ndërkohë që të gjithë klerikët katolikë shq Gjekë Gjonaj

Dy muaj pas ceremonisë së shpalljes shenjtore të nobelistes shqiptare dhe bijës së zgjedhur të Krishtit Nënë Terezës, e cila u mbajt në shtator të këtij viti në Vatikan, Ati i Shenjtë Papa Françesku i ka bërë edhe një dhuratë të veçantë kombit shqiptar, duke dekretuar 5 nëntorin 2016 si datë të lumturimit të 38 martirëve shqiptarë, dy peshkopë, priftërinj të shumtë, një seminariste e disa laikë, të cilëve regjimi i egër komunist i Shqipërisë ua mori jetën, por jo edhe dinjitetin, për fajin ( mëkatin) e vetëm se ishin priftërinj dhe besonin në fjalën e Zo-

tit. Kremtimi i lumturimit të martirëve shqiptarë u mbajt jo rastësisht në qytetin i cili më së shumti vuajti persekutimin e egër të regjimit komunist, e që i dha pjesën më të madhe të martirëve kësaj toke, në Shkodër, pikërisht aty ku më 4 nëntor 1990 u kremtua mesha e parë pas komunizmit. Mesha e shenjtë e kremtimit Liturgjik u celebrua në Katedralen e Shën Shtjefnit nga Hirësia e Tij Kardinali i Kongregatës për Çështjen e Shenjtërve Angelo Amato. Atë ditë Shkodra e kthye në epiqen-

drën e Ballkanit dhe në fokusin e syve të botës, duke nderuar 38 klerikët e shpallur të Lumë , të vdekur a të vrarë nga regjimi ateist që dominoi në vitet 1945-1974 në Shqipëri. Qëndresa e ipeshkvijve, meshtarëve dhe e laikëve të persekutuar në mënyrat më çmeritëse deri në gjymtim, me rrymë elektrike, kripë në gojë apo koka në ujë të akullt për ditë me radhë, ka qenë me të vërtetë heroike. Në këtë festë të vonuar, por kurrë të harruar , të cilën populli shqiptar e priti më se 70 vjet, morën pjesë autoritete të larta të Vatikanit, personalitete të


Kulturë

e enjte, 10 nëntor 2016

15

KOH Javore A KOHA

r Kishën in Shqiptar

ë diktaturës komuniste kanë kryer së bashku 881 vjet burg ose afro 9 shekuj. qiptarë kishin kryer së bashku 450 vjet studime në 24 universitete të Evropës

larta shtetërore, përfaqësues të komuniteteve fetare në vend dhe më se dhjetë mijë pelegrinë nga Shqipëria, Mali i Zi, Kosova, Kroacia dhe diaspora shqiptare. Ishte ky një moment historik për Kishën Katolike dhe për Kombin Shqiptar, i cili pas Skendërbeut, i fali botës një Nënë Terezë, një shenjtore dhe një figurë të njohur botërisht e cila pohoi para gjithë botës „ me gjak jam shqiptare“, e po i shtojnë aradhët e Kishës Katolike me 38 të Lumë të rinj të Kishës Katolike, prej të cilëve vjen një fakt edhe më rrënqethës se 28 nuk kanë fare varr. Këta njerëz, siç

u shpreh Kreu i Kishës katolike, Papa Françesku, pranuan torturat e vdekjen, por nga Zoti nuk hoqën dorë. „ Ata kanë preferuar të vuajnë në burg, torturat dhe në fund vdekjen, në mënyrë që të mbeten besnikë ndaj Krishtit dhe Kishës. Shembulli i tyre na ndihmon të gjejmë tek zoti forcën në kohën e fatkeqësive dhe që inspiron mirësinë, faljen dhe paqen,” ka thënë Ati i Shenjtë. Të gjithë klerikët katolikë shqiptarë gjatë diktaturës komuniste kanë kryer së bashku 881 vjet burg ose afro 9 shekuj. Ndërkohë që të gjithë klerikët

katolikë shqiptarë kishin kryer së bashku 450 vjet studime në 24 universitete të Evropës. Viti 2016 do të jetë fatbardhë për të martirizuarit shqiptarë të cilët derdhën gjakun për fenë dhe Krishtin, duke u vetëflijuar në emër të besimit të tyre. Sikur të gjithë shqiptarët ta kuptonin si martirët shqiptarë detyrën ndaj Atdheut e të jepnin gjithçka që mund të jepet për të, madje edhe gjënë më të shtrenjtë jetën, pa kërkuar kurrë për të marrë, Shqipëria e shqiptaria do të kishte një imazh tjetër në sytë e popujve të tjerë.


16

Kulturë

e enjte, 10 nëntor 2016

Javore A KOHA KOH

Bard dhe rapsod njëkohësisht. Një revolucion poetiko-muzikor në një burrë dhe një vepër. Më pëlqen të mendoj se kjo është shfaqja e forcës – kjo goditje e zgjatur e gjeniut që është përherë i ri – që komisioni i çmimeve Nobel ka njohur me zgjedhjen e tij

Bernard Henri Levy

Oh, çfarë zemërate e mykur ndaj shpalljes së Bob Dilanit fitues të Çmimit Nobel! Çfarë proteste nga akademia – jo ajo suedeze, sikurse mund ta mendonit, por nga ajo e kishës botërore të literaturologjisë. Paniku i burokracisë letrare, i kapur në kurth tek siguritë e tij dhe i rrethuar nga llogaritjet e tij meskine, në parashikimet gjysmë të pjekura, ndryshimet dinake të qëndrimeve të saj, ka qenë i dukshëm. A qe politike apo jopolitike zgjedhja e Dilanit? Pse një amerikan? Pse jo një grua? Ose një zë, çfarëdolloj zëri nga një pakicë e dukshme? Ose ky, që e ka pritur për 20 vjet? Apo ai tjetri që ka reshtur së shpresuari? E vërteta, sado e pakëndshme që mund të jetë për fanatikët, është se dhënia e çmimit Nobel në letërsi një autori që ka shkruar vetëm një libër, nuk është më e çuditshme sesa dhënia e tij për Dario Fo

apo Uinston Çërçillin. Dhe këtu është e vërteta edhe më e madhe: akordimi i këtij çmimi njërit prej poetëve tanë të fundit të njohur, i afërm i largët i Rutebëf, Vijo, dhe të gjithë fyelltarëve dhe këngëtarëve të vetmisë dhe braktisjes; shugurimi i një rapsodi, një bardi të vëllazërisë së shpirtrave të vetmuar dhe të humbur; kurorëzimi i autorit të baladave që kanë qenë, sa për të huazuar frazën e Andre Suarezit mbi Artur Rembonë “një moment në jetën” e kaq shumë njerëzve në shekullin XX dhe XXI, ka shumë më tepër kuptim se sa nxjerrja si me magji nga kapela e të errëtit Rudolf Oken Kristof apo plakut të ngratë Salli Prudom në vend të Tolstoit. Sigurisht, është e gabuar t’i u përgjigjesh në mënyrë moralizuese moralistëve. Por i ballafaquar me ata që çirren “Kjo nuk është letërsi! Thjesht nuk është”, dikush tundohet të marrë

anën e Frensis Ponzhesë që duke cituar Lutremonin, e përcaktoi poetin (ai do të thoshte “proet”) si një bard apo rapsod, që duke shprehur “zërin e gjërave”, bëhet “qytetari më i dobishëm i fisit të tij”. Dhe a bën kjo që përcaktimi të zbatohet më mirë se sa me autorin e “Majat e Lirisë” apo “Vitet e gjata të shpërdoruara”, e cila sjell në jetë dhe në muzikë atë që kritiku Greil Markus e ka quajtur “republika e padukshme” e kulturës amerikane? Dikush tjetër tundohet të rreshtohet edhe me Malarmenë, i cili na kërkoi, pak a shumë në të njëjtat terma, t’i “japim një kuptim më të pastër fjalëve të fisit”. Sërish, kush më mirë se ky artist kolazhesh, ky kameleon i citimit dhe intertekstualitetit, ky liricist lakonik, alkimist verbal që e kaloi jetën e tij duke rishpikur fjalët e të tjerëve dhe të vetat, duke zbuluar thëngjijtë e kohës nën hirin e


Kulturë

e enjte, 10 nëntor 2016

17

Javore KOHA

Project Syndicate

Bob Dilan dhe era e idiotit letrar

humbjeve të ditës, për ta shndërruar në ar, plumbin që ai dëgjoi në radio? Ose kini parasysh dallimin e njohur midis skribëve, të cilët përdorin gjuhën në mënyrë instrumentale, dhe shkrimtarëve që e tjerrin atë në mëndafsh. A nuk qe Dilani ai që aludoi mbi diçka të ngjashme, kur pas viteve të luftës për të drejtat civile, rezistencës ndaj luftës në Vietnam, si dhe mbështetjes për revolucionin feminist, titulloi një nga këngët e tij më të bukura “Unë s’jam atje”, si në “Unë s’jam më këtu, jo më shërbëtori yt, lamtumirë gjithçkaje, për sa kohë? Por pyetja e vërtetë qëndron diku tjetër. Ushtrimi më bindës do të ishte të krahasoheshin mollët me mollët dhe autorin e “Bjonde mbi Bjonde”, me ato që ishin dhe mbeten bashkëkohëset e tij kryesore. Dilan është një Keruak që mund të këndojë. Ai është një Barou që vë në muzikë paradën e

madhe të Brezit të Ritmit, me festat e tij të egra dhe drekat lakuriq. Ai është ajo që ka thënë Alen Ginsberg në përshkrimin e tronditjes së tij, kur dëgjoi herën e parë “Një shi i madh do të bjerë” në vitin 1963, një këngë në të cilën thekset dhe ritmet, me ndryshimet e menjëhershme në emfazë, lundrimi në zemër i fjalëve dhe imagjinatës, të gjitha i bënin jehonë letërsisë më të mirë të kohës – por edhe me muzikë gjithashtu! A do të vazhdojmë të mbajmë këtë qëndrim kundër Dilanit, ta ngarkojmë atë me mëkatin e shartimit të ritmeve të muzikës bluz, soul dhe kantri me ato të Biblës, Uilliam Bllejkut dhe Uollt Uitmanit? Pse duhet të varet nga trupa e Turit të Pafundëm (më shumë se dy mijë shfaqje!) dinjiteti i dhënë pa hezitim për autorin e “On the Road”? Mendoj se qe Luiz Aragon,ai që tha se përdorimi i poemës në muzikë ishte

si të kalohej nga ngjyra e zezë në atë të bardhë. Aragon, poeti i kënduar nga Leo Fere dhe të tjerët, besonte se një poemë e pakënduar ishte thuajse e vdekur. E pra, duket që Dilan ishte i vetmi i kohës së tij në gjendje të mishëronte plotësisht muzikalitetin, që është thelbësor për poezinë e madhe, zëri i dytë që përndjek çdo poet, por të cilët ai në përgjithësi ua delegoi atyre që e recitonin apo e lexonin atë, fuqia e këngës që është e vërteta e tij përfundimtare dhe e fshehtë, dhe që disa janë marrosur – fjalë për fjalë dhe tragjikisht të çmendur – në përpjekje për ta tërhequr nga kafazi në kanto. Bard dhe rapsod njëkohësisht. Një revolucion poetiko-muzikor në një burrë dhe një vepër. Më pëlqen të mendoj se kjo është shfaqja e forcës – kjo goditje e zgjatur e gjeniut që është përherë i ri – që komisioni i çmimeve Nobel ka njohur me zgjedhjen e tij.


18

Portret

e enjte, 10 nëntor 2016

Javore KOHA

Portret i piktorit profesionit nga Malësia Eduard Lleshaj

Arti është pjesë e pandarë e jetës time

Eduard Lleshaj është një piktor profesionist me origjinë nga Kosova por që nga periudha e luftës ai jeton në Mal të Zi, Malësi. Pasioni i tij për artin e bukur pamor është rrënjosur që në vitet e hershme të fëmijërisë së tij, konkretisht që nga koha kur ndiqte klasët e para të shkollës fillore, vizatimet e të cilit veçoheshin dhe vlerësoheshin nga të gjithë bashkëmoshatarët e tij të klasës. Eduardi që në këtë periudhë të jetës e donte shumë artin, ishte i përkushtuar pas artit dhe kishte shumë kurajë që

imagjinatën e tij ta evidentojë përmes vizatimeve të ndryshme. Pas përfundimit të shkollës fillore, me të regjistruar në gjimnaz, ai nga të gjitha lëndët e plan-programit mësimor e veçonte lëndën e artit figurativ në të cilën jo vetëm që kishte notë maksimale por dhe një mjeshtëri të rrallë e cila e bënte atë të veçuar nga shokët/shoqet e tjera të klasës për mënyrën se si ai bënte art. Me të përfunduar të shkollës së mesme, Eduardi përfundimisht për të njohur më mirë fushën e gjerë të

artit, për ta studiuar dhe përvetësuar atë, regjistrohet në Akademinë e Arteve në Cetinë, në degën e Grafikës, studime të cilat i përfundoi në afatin e parashikuar katërvjeçar duke u kualifikuar edhe zyrtarisht piktor profesionist. Lleshaj pas studimeve bazë, vazhdoi studimet postdiplomike duke u specializuar në Grafikë. Lleshaj për “Koha Javore” bën të ditur se rrugëtimi i tij drejt artit ka filluar që kur din diçka për jetën e tij, pra nga mosha shumë e vogël, dhe që atëherë ai nuk iu ndal asnjë çast këtij profesioni.


Portret

“Që nga fëmijëria ime e hershme kam marrë pjesë në shumë ekspozita brenda shkollës dhe nëpër gara jashtë saj nga të cilat, përherë merrja falënderime dhe mirënjohje për talentin tim që tregoja në art. Po ashtu kam qenë shumë i kyçur nëpër gara të tjera në të cilat jam veçuar dhe shpërblyer me çmime të shumta dhe të rëndësishme për mua”, u shpreh Lleshi. Inspirimin për ta ushtruar këtë profesion Eduardi e merr nga jeta e përditshme, nga çdo gjë që ka të bëjë me jetën e njeriut duke përshkuar dashurinë, vuajtjen, urrejtjen, luftërat, paqen, politikën, zhvillimin e teknologjisë informative të shek. XXI e shumë fenomene të tjera të cilat i bart me vete jeta e njeriu. Arti për këtë piktor me mjeshtëri të rrallë, zë një vend të pazëvendësueshëm në jetën e tij. “Arti është pjesë e madhe e jetës time. Jetën nuk do ta kisha parashikuar pa ekzistencën e artit. Njeriu sot siç e dimë të gjithë, rëndet pas politikës, biznesit e fushave të tjera të cilat japin përfitime, mirëpo unë kam përzgjedhur artin i cili ka vlerë dhe për mua nuk është në plan të parë vetëm përfitimi. Nuk është lehtë të merresh me këtë profesion, e aq më tepër kur je artist i lirë dhe i pavarur siç jam unë, mirëpo për mua është një ndër profesionet më të dashura dhe interesante”,

e enjte, 10 nëntor 2016

19

Javore KOHA

thekson Lleshi. Kreativitetin e tij artistik dhe shumëdimensional, Lleshi e ka shpalosur në shumë ekspozita të rëndësishme dhe me renome, si brenda ashtu edhe jashtë vendit. Ai ka organizuar disa herë ekspozita individuale por dhe ka marrë pjesë në shumë ekspozita kolektive të rangut të lartë, mes të cilave veçohet ajo e organizuar para pak vitesh në Francë, një ekspozitë kjo ndërkombëtare ku Eduardi mori pjesë me dhjetë artistë të përzgjedhur nga Mali i Zi, në mesin e tyre dhe piktori tashmë i ndjerë, Gjelosh Gjokaj. “Ekspozitat kolektive kanë qenë të shumta. Nuk mund të mbaj mend sa ka qenë numri i tyre por di që ka pasur në numër të konsiderueshëm të tyre. Por ekspozita kolektive që ta kisha veçuar, është ai në Francë e cila ka qenë një ekspozitë e grafikave të përzgjedhura nga e gjithë bota, në të cilën unë u prezantova me katër vepra artistike. Përveç kësaj, kam pasur disa herë ekspozita në Beograd, Cetinë, Podgoricë kurse në Tuz kam pasur dhe një ekspozitë individuale”, u shpreh Eduard Lleshi. Në pyetjen e “Koha Javore”, se sa është numri i veprave artistike që Lleshaj ka realizuar nga fillimi deri më sot, ai u shpreh me humor: “Po më pyesni se sa kafshatë bukë kam konsumuar gjatë

gjithë këtyre viteve. Pra, numrin e tyre nuk e kam shënuar asnjëherë por mund të ju them që është një numër relativisht i lartë. Në pyetjen se cilat janë disa nga problemet më kyçe me të cilat sot përballet një artist gjatë punës së tij, Lleshi potencoi se, “ashtu sikurse në çdo sferë tjetër të jetës, edhe artistët në vlerësimin e veprave të tyre përballen me diskriminimin mbi baza nacionale, religjioze dhe forma të tjera të cilat edhe përkundër cilësisë dhe veprave të mira, artistët mund të nëpërkëmben nga fenomene të cilat u potencuan më lart”. Lleshaj bëri të ditur se edhe në vijim do të jetë i përkushtuar maksimalisht në profesionin e tij të jetës të cilin e bën me aq shumë vullnet dhe pasion. Për planet e tij në vijim në fushën e artit, Lleshaj nuk potencoi ndonjë aktivitet që ka planifikuar në kalendarin e tij të planeve, duke thënë se planet përherë i sjell koha, mirëpo nuk përjashtoi mundësinë e një organizimi të një ekspozite në Shtete të Bashkuara të Amerikës për t’u ofruar veprat e tij artistike edhe të huajve dhe për të depërtuar dhe për t’u njohur si artist dhe t. u. ndërkombëtarisht.


20

Panoramë

e enjte, 10 nëntor 2016

Javore KOHA

Festivali Ndërkombëtar i Filmit në Tiranë u hap me filmin nga Kosova, “Home sëeet home”, të regjisorit Faton Bajraktari. Ky filmi është propozuar nga Qendra Kinematografike e Kosovës për t’u nominuar në akademinë prestigjioze “Oscars”, në kategorinë e filmave në gjuhë të huaj. Tirana Internacional Film Festival, i njohur si TIFF, po mbahet në kryeqytetin shqiptar mes datave 3-11 nëntor. Bëhet e ditur se këtë vit në kategorinë e filmave shqiptarë garojnë tridhjetë filma, njëmbëdhjetë nga Shqipëria, dhjetë nga Kosova dhe dy nga Maqedonia. Në anën tjetër, në kuadër të Festivalit do të shfaqen gjithsej 225 filma. Prej tyre, 160 do të garojnë në kategoritë “Feature Film Competition”, “Short Film Competition”, “Albanian Film Competiton”, “Student Film Competiton” dhe “Video Art”. Pjesa e mbetur e filmave do të garojnë në dy programe speciale “Fokus” që i dedikohen kineastit të njohur Abbas Kiarostami, që vdiq disa muaj më parë.

“Home sweet home” hapë Festivalin e Tiranës

Filmi ‘Qiej të trazuar’ nis xhirimet

Kanë filluar xhirimet e filmit debutant ‘Qiej të trazuar’ me skenar dhe regji nga Anton Ndreca dhe me producent Adriatik Kelmendi, i financuar nga QKK, vitin e kaluar në kategorinë e filmit të gjatë debutant. “Qiej të trazuar” është një dramë familjare dhe psikologjike që trajton një familje të klasës së lartë të arsimuar të Kosovës. Hakiu, kryepersonazhi i luajtur nga Jehon Gorani, është psikolog i shquar dhe i kamur. Për shkak të një karriere të gjatë në fushën e psikologjisë dhe përballjes së shpeshtë me dëshirën për vetëvrasje, por edhe për shkak të një historie personale në gërmime për të gjetur kuptimin e jetës, ai tash gjendet në një fazë të thellë të problemeve ekzistencialiste. Në rolet kryesore janë: Jehon Gorani, Arta Muçaj, Furtuna Aliu, Don Shala, Tristan Halilaj, Luan Kryesiu, Safete Rugova, Dibran Tahiri, May-Linda Kosumoviq, Vedat Haxhiislami, Dukagjin Podrimaj etj Xhirimet e filmit do të bëhen në Prishtinë, në periferi të Prishtinës pastaj në Bjeshkët e Nemuna dhe pritet që xhirimet të përfudojnë në fillim të verës .


Fotografia e javës

e enjte, 10 nëntor 2016

21

KOH Javore A KOHA

SAMIRA GJOKAJ SHKODRA

„Nëse një fotograf profesionist fotografon të njëjtin objekt që fotografon edhe një person i zakonshëm, ku qëndron ndryshimi„.

„Qesh pak, shiko këtu”


22

Mozaik

e enjte, 10 nëntor 2016

Javore KOHA

U përurua libri “Varrezat në Anë të Malit – Ulqin” i autorit Ali Bardhi

Kontribut në ndriçimin historisë dhe antropolo “Me këtë libër ne fitojmë njohuri të çmuara në lidhje me antroponiminë historike të shqiptarëve të kësaj treve, sidomos ajo me karakter islam. Fitojmë njohuri në lidhje me patroniminë si dhe ndërlidhjen që ka antroponimia me patroniminë në këtë zonë”, ka thënë prof. Dr. Ferit Duka Ulqin – Në sallën e mbushur përplot të hotelit “Mediteran”, të premten mbrëma u bë përurimi i librit “Varrezat në Anë të Malit – Ulqin” të autorit Ali Bardhi. Përurimi u organizua nga Shoqata e Artistëve dhe Intelektualëve “Art Club” dhe në të morën pjesë një numër i personaliteteve nga fusha të ndryshme, në mesin e të cilëve edhe Ambasadori i Republikës së Turqisë në Mal të Zi, Serhat Galip. Prof. Dr. Ferit Duka, lektor në Universitetin Europian të Tiranës, njëri ndër njohësit më të mirë të periudhës së sundimit të Perandorisë Osmane në trevat shqiptare, ka thënë se ky libër shënon një kontribut të spikatur në ndriçimin e historisë dhe të antropologjisë së njërës prej zonave më interesante të hapësirës shqiptare, sikurse është Ana e Malit. Duke folur për rëndësinë dhe dobinë e studimit “Varrezat në Anë të Malit – Ulqin”, studiuesi i njohur ka thënë se “libri në tërësinë e tij shënon një sukses të studimeve shqiptare, për të dëshmuar vazhdimësinë historike të banimit të pandërprerë prej popullsisë shqiptare që bëhet objekt shqyrtimi në këtë libër”. Ai ka theksuar se “me këtë libër ne fitojmë njohuri të çmuara në lidhje me antroponiminë historike të shqiptarëve të kësaj treve, sidomos ajo me karakter islam. Fitojmë njohuri në lidhje me patroniminë si dhe ndërlidhjen që ka antroponimia me patroniminë në këtë

zonë”. Në vështrimin e tij të titulluar “Identiteti përmes mbishkrimeve”, recensenti i librit dr. Nail Draga ka thënë se nga përmbajtja e tij del qartë se kemi të bëjmë me një botim interesant që është i pari i këtij lloji tek ne, duke ofruar të dhëna faktografike për gurvarret në krahinën e Anës së Malit (Ulqin). Ai ka theksuar se duke analizuar këtë botim del qartë mbijetësa dhe ruajtja e identitetit kombëtar të popullsisë shqiptare në këtë krahinë etnografike. “Pikërisht duke marrë parasysh rrethanat e kohës dhe pozitën sociale të popullsisë nën sovranitetin e osmanlinjve, identitetin e kësaj popullsie e vlerësoj në dimensionin kombëtar sepse mbeti ashtu siç ishte shqiptare nga koha antike e deri në ditët tona, sepse konvertimi fetar nuk ndikoi në tjetërsimin kombëtar”, është shprehur Draga. Konsulenti i librit, msc. Behlul Kanaqi, njëherazi ndihmës i Reisit të Bashkësisë Islame të Malit të Zi, ka folur mbi varrin në traditën e myslimanëve dhe shprehjet/elementet fetare në gurvarret e Anës se Malit - Ulqin. Ai ka thënë se duke iu referuar të dhënave të autorit, në Anë të Malit ka katër lloje varresh: varre me një ose dy gurvarre/nishane, varre me kornizë të shkurtër rrethuese, varre me kornizë të lartë rrethuese si dhe varre të për-

bashkëta me një kornizë të shkurtër rrethuese. Kanaqi ka theksuar se epitafet e gurvarreve në Anë të Malit përmbajnë elemente siç janë: përgjërimi, lutja, identiteti i të ndjerit/rës, kërkesa për lutje dhe data. “Gurvarret që i ka lexuar autori fillojnë me përgjërimin, duke aluduar në atë që çdo punë e myslimanit fillon me përmendjen e Zotit, me lavdërimin apo lartësimin e Tij. Në fakt, ashtu fillon edhe Kur’ani”, ka thënë ai. Udhëheqësi i Muzeut të Ulqinit, Gazmend Kovaçi, njëkohësisht konsulent i librit, ka folur mbi kronologjinë historike të varreve dhe të gjuhës së epitafeve në Anë të Malit. Ai ka thënë se libri i mr. Ali Bardhit bart në vete mesazhin e nevojës së studimeve të varrezave dhe mbishkrimeve në përgjithësi. “Duke parë tani se është vënë baza e një modeli shkencor të studimit të mbishkrimeve prej autorëve vendas, ky studim duhet të bëhet inkurajim për studiuesit dhe institucionet që të vazhdohet me këtë punë të rëndësishme të nisur”, ka pohuar Kovaçi. Autori i librit mr. Ali Bardhi ka treguar se nxitjen për studimin e varrezave në Anë të Malit e ka marrë gjatë kohës kur si student në Stamboll kthehej për pushime në vendlindje, duke u ballafaquar me


Mozaik

e enjte, 10 nëntor 2016

23

Javore KOHA

ne ogjisë

varreza e gurvarre me mbishkrime arabe-osmane që dukeshin të vetmuara e të shkreta. “Duke e parë këtë gjendje të popullit, dëshirën e madhe për të ditur më tepër rreth paraardhësve tanë, si edhe duke vërejtur se me sa dija nuk kishte ndonjë studim rreth vendvarreve dhe varrezave në trevën e Anës së Malit për asnjë periudhë historike, më lindi kureshtja të nisi një hulumtim dhe studim të tillë. Kjo më shtyri që të filloj këtë hulumtim, i cili pasqyron rrjedhën kronologjike të periudhave që janë të njohura deri më sot, duke u ndalur më hollësisht në gurvarret me mbishkrime arabe-osmane”,

ka thënë ai. Në emër të botuesit dhe organizatorit të përurimit ka përshëndetur kryetari i SHAI “Art Club”, Ismet Kallaba, ndërsa në emër të donatorit - Fondit për Mbrojtjen dhe Realizimin e të Drejtave të Pakicave, drejtori Safet Kurtagiq. Ali Bardhi ka përfunduar Medresenë “Haxhi Sheh Shamia” në Shkodër, ndërkaq në vitin 2006 u diplomua në Fakultetin e Teologjisë pranë Universitetit Marmara të Stambollit. Në vitin 2009 magjistroi pranë Institutit të Shkencave Sociale, në degën Historia islame (periudha osmane) të Universitetit të Marmarasë. Ka marrë pjesë

në shumë projekte dhe konferenca të ndryshme shkencore në fushën e teologjisë dhe historisë, brenda dhe jashtë vendit. Është autor i shumë artikujve në fushën e teologjisë, historisë dhe drejtësisë, të botuar në revista dhe gazeta të ndryshme. Aktualisht është kryeimam i Ulqinit. “Varrezat në Anë të Malit – Ulqin” është libri i tij i parë dhe është botuar në fillim të muajit të kaluar nga SHAI “Art Club”, me mbështetjen e Fondit për Mbrotjen dhe Realizimin e të Drejtave të Pakicave, Qendrës për Mirëkuptim Ndërkulturor “Horizonti” dhe Biznes Klubit Ana i. k. e Malit.


24

Mozaik

e enjte, 10 nëntor 2016

Javore A KOHA KOH

Në Teatrin Kombëtar të Mali të Zi u shfaq komedia “Allegretto Albania”

Historia e një familjeje të ngujuar për gjakmarrje Podgoricë- Në Teatrin Kombëtar të Malit të Zi është shfaqur komedia “Allegretto Albania” e autorit Stefan Çapaliku, e regjisorit Idriz Gjokaj, ndërsa ekipin autorial e përbëjnë Dragana Tripkoviq-drematurge, Balsha Poçek, asistent i dramaturgjisë, Anja Jovanoviq- video si dhe Lina Lekoviq, Ivana Murishiq dhe Vlladan Boshkoviq, bashkëpunëtorë në dizajnin e skenës. Kjo shfaqje u interpretua nga Mirko Vllahoviq (roli kryesor), Gorana Markoviq (bashkëshortja e zotit të shtëpisë), Sllavko Kalleziq e Petar Buriq, (Dy djemtë e prindërve që luajnë), Jellena Miniq ( femër në krye të një OJQ-je), Dragan Raçiq (mësuesi) dhe Misho Obradoviq në rolin e mafiozit. Komedia serioze, siç edhe konsiderohet kjo shfaqje, sjell historinë e një familjeje të ngujuar për arsye gjakmarrjeje dhe të gjitha situatat ndodhin pikërisht në kulmin e stinës koncertore “Allegretto Albania”.

Sipas regjisorit Idriz Gjokaj i prononcuar për Koha Javore, autori Stefan Çepaliku ka ardhur tek ideja për të shkruar këtë komedi, nisur nga një vajzë e cila kishte ardhur nga Italia për të luajtur Alegro (muzikë) në Shqipëri, dhe sipas tij, nga kjo ka marrë shkas autori të shkruaj pjesën. “Autori përmes kësaj shfaqjeje ka dashur të japë mesazhin që e keqja më e madhe është se pavarësisht që kjo familje mbeti e ngujuar për disa kohë, erdhi momenti që përveç ngujimit, ta braktisë edhe vendlindjen e tyre dhe të vendosen në Greqi. Kjo komedi serioze tregon gjendjen aktuale në të cilën ndodhemi ne si komb, si shoqëri, por edhe si shoqëri Ballkanase sepse pak a shumë ngjarjet në Ballkan janë të njëjta, me disa ndryshime shumë të vogla”, u shpreh regjisori Idriz Gjokaj. Kjo komedi u mirëprit jashtëzakonisht mirë nga spektatorët të cilët ishin të shumtë në auditor. Regjisori Gjokaj

përmes këtij prononcimi për “Koha Javore” i sugjeron të gjithë shqiptarët në Mal të Zi që ta ndjekin këtë shfaqje e në veçanti shqiptarët në Malësi. “Për fatin e keq, mund të numërohen në gishta shqiptarët që kanë ardhur për ta parë dhe kjo përbën një mëkat, pasi nuk kanë pasur regjisor shqiptar që ka vënë pjesë teatrale për spektatorin shqiptar këtu. Unë jam regjisori që kam hyrë në histori duke qenë regjisori i parë, pra shqiptarët do të duhej ta shikonin më shumë këtë shfaqje dhe në përgjithësi çdo shfaqje që vihet në skenë”, thekson Gjokaj. Premiera e kësaj komedia është shfaqur për herë të parë në vitin 2014 në Teatrin Kombëtar të Malit të Zi dhe që atëherë është regjistruar në kalendarin e shfaqjeve të këtij teatri e cila interpretohet çdo muaj për artdashësit nga aktorë të brendshëm. t. u.


Mozaik

e enjte, 10 nëntor 2016

25

KOH Javore A KOHA

Moti i lig në Rozhajë

Shkakton dëme të mëdha materiale Shiu i cili ra pandërprerë për 48 orë rresht ka shqetësuar banorët e qytetit të Rozhajës dhe të shumë fshatrave përreth . Shkak i i shiut të madh gati të gjithë lumenjtë kanë dalur nga shtrati i vet dhe kanë vërshuar shumë shtëpi banimi. Kryetari i komunës z. Ejup Nurkoviq ka ndalur në teren qysh në orët e herëshme të mëngjesit për të menaxhuar me situatën dhe organizuar sistemin e mbrojtjes dhe shpëtimit .Në ndihmë të banorëve kanë dalur edhe Organizata e Komunales , Ujësjellësit, zjarrfikëseve dhe disa organizata private. Nga shtrati i vet ka dalur edhe lumi Zhupanica i cila ka rrezikuar jetën e shumë banorëve gjatë rrjedhës së tij .Edhe lumi Ibar ,i cili kalon përmes qytetit, vende-vende po ashtu ka dalur nga shtrati dhe nëse vazhdojnë reshjet rrezikohet i gjithë qyteti i Rozhajës.

Edhe në Dacaj lumenjtë që rrjedhin nga Ishtedimi dhe Hajla kanë dalur nga shtrati ,kanë vërshuar oborrin e shkollës për ç’shkak i kësaj situate nuk është mbajtur mësim. Këto janë momente shumë të vështira për të gjithë qytetarët sepse shiu po vazhdon të bie pandërprerë

edhe më tutje rrezikohet jeta dhe gjendja materiale e shumë banorëve nga vërshimet. Këto vërshime, në prag të dimrit, kanë sjellë dëme të mëdha materiale duke shkatërruar shumë ura ,rrugë dhe disa shtëpi dhe objekte tjera . H. Lajçi

ANNOUNCEMENT The U.S. Government, represented by the American Embassy in Podgorica, Montenegro, will conduct a sale of surplus items by Auction on Nov 17, 2016. The surplus property to be sold includes residential and office furniture, household appliances, IT equipment, one vehicles, various office furniture and miscellaneous items. The property will be organized by lots that may be viewed at the Embassy Warehouse, located in street Vranjske njive bb (next to the PHILIPS SOTTOLACOLINA warehouse), on Wednesday, Nov 16, between 09:00 and 16:00 hours. Prospective purchasers must make their offers to purchase in public Auction on Thursday, Nov 17, at the Embassy Warehouse starting at 10:30. The winning bidders must pay for their purchase immediately upon completion of the Auction, and must remove their purchases from the warehouse immediately after paying or no later than 16:00 hours Nov 17. The following rules apply: 1. All customs duties are the responsibility of purchaser, and must be paid as assessed by the local Government. 2. All items may be inspected before bidding, but are sold “as is” with no guarantee either written or implied. 3. The US Government reserves the right to refuse any/all offers. 4. Every lot will have a minimum start price. The vehicle must meet the minimum start price to be sold.


26

Mozaik

e enjte, 10 nëntor 2016

Javore A KOHA KOH

Organizata e Shoqërisë Civile “Horizonti i Ri” filloi realizimin e projektit

Njohje me vlerat e identitetit kombëtar Projekti synon të rrisë vetëdijen e të rinjve shqiptarë nga Ulqini për vlerat e identitetit kombëtar, për nevojën e edukimit të mirëfilltë mbi veçoritë kombëtare dhe për mënyrën e transmetimit dhe prezantimit tek të tjerët të këtyre veçorive Ulqin – Organizata e Shoqërisë Civile “Horizonti i Ri” ka filluar këto ditë realizimin e projektit “Njohje me vlerat e identitetit kombëtar”, i cili synon të rrisë vetëdijen e të rinjve shqiptarë nga Ulqini për vlerat e identitetit kombëtar, për nevojën e edukimit të mirëfilltë mbi veçoritë kombëtare dhe për mënyrën e transmetimit dhe prezantimit tek të tjerët të këtyre veçorive.

Në kuadër të këtij projekti, të rinj të moshës 15-19 vjeç do të ndjekin panele të veçanta edukative. Ky program krijon mundësi të reja për informimin e të rinjve si dhe për zhvillimin e shkathtësive komunikuese të tyre. Përmes diskutimeve, sesioneve debatuese, prezantimeve etj., ata do të zhvillojnë shkathtësitë e dialogut ndërkulturor dhe prezantimit të veçorive personale

e kombëtare. Në pjesën e dytë, projekti iu ofron të rinjve shqiptarë njohje direkte me vlerat e kulturës, historisë dhe trashëgimisë sonë kombëtare. Kjo do të realizohet përmes një vizite të veçantë studimore në kryeqytetin e Shqipërisë - Tiranë. Projektin e ka mbështetur Fondi për Mbrojtjen dhe Realizimin e të Drejtave të Pakicave në Malin e Zi. (Kohapress)


Mozaik

e enjte, 10 nëntor 2016

27

KOH Javore A KOHA

Në QKI Malësia u hap ekspozita e anije të vjetra

Art i veçantë dhe mjeshtëror i krijuesit Dragan Markoviq Tuz- Ekspozita “Anija në Shishe” e autorit Dragan Markoviq nga Podgorica është hapur në Qendrën Kulturore-Informative “Malësia” në Tuz. Ekspozita në fjalë ka tërhequr vëmendjen e një numri të konsiderueshëm të pasionantëve dhe aderuesve të anijeve të vjetra të cilat me një mjeshtëri të rrallë dhe stil të veçantë, i kishte krijuar dhe ruajtuar autori. Këto anije të cilat qëndronin të mbyllura në enë xhami të formave dhe të përmasave të ndryshme, rikujtonin periudha shumë të hershme të gjurmëve të popujve dhe flotave të ndryshme kryesisht ushtarake dhe luftarake të popujve dhe përandorive. Ky hobi i cili është i vlerësuar dhe relativisht i shtrirë nëpër botë, tek ne është pothuajse i panjohur dhe pikërisht ky fakt ka shtyrë autorin që këtë zanat ta popullarizojë nëpërmjet kësaj ekspozite. Përfaqësuesja e QKI “Malësia”, Ajlla Turuskoviq gjatë shpalljes të hapur të ekspozitës, tha se detarët në këtë mënyrë kanë kaluar shumë ditë nëpër

udhëtime të gjata ku për t’i realizur ato, u është dashur durim, vizion të qartë dhe duar të qeta. Sipas autorit, mbetet mister fakti se si anijet qëndrojnë të mbyllura në shishe. Disa mendojnë se kjo është një taktikë, të tjerët se shishja është fryrë pas vendosjes së mjeteve që përbëjnë anijet, “por është realitet dhe fakt se anijet me kalimin e ditëve dhe të disa muajve, afërsisht gjashtë muajve, ato vendosen në shishe. Sesi anija do të shtrihet në shishe, varet nga madhësia, forma, gjerësia dhe gjatësia që ka vet shishja. Thuhet se ky hobi ushtrohet për të thyer monotoninë e kohës, por tek unë, ky është kthyer në një pasion jete, një zanat që e ushtroj pas orarit të punës dhe i cili më shërben si shërim për relaksim”, shprehet autori. Autori ka bërë një prezantim të çdo punimi përpara admiruesve të këtij kreativiteti, duke shpalosur në detaje historikun e çdo anije të ndërtuar me një mjeshtri të rallë. Anijet kryesisht kishin të bënin me anije

udhëtarësh dhe mallrash të ndryshme të popujve të ndryshëm të botës të cilëve u është privuar liria, anije të perandorive dhe fuqive të mëdha, duke nisur nga periudha e vitit 1480, konkretisht anija e Kristofor Kolumbos i cili e kishte përshkuar Atlantikun në kohën e zbulimit të kontinentit amerikan, si dhe shumë anije të tjera të njohura spanjolle, amerikane dhe të popujve dhe kapitenëve të njohur kryesisht të flotave luftarake të cilat u kanë shërbyer popujve në periudha të hershme. Në fund autori ka falënderuar të gjithë pjesëmarrësit për interesimin e treguar gjatë prezantimit të ekspozitës së tij duke shtruar dhe një koktej modest. Dragan Markoviq është inxhinier mekanik i diplomuar, anëtar i Shoqatës së Zejtarëve të Malit të Zi, anëtar i Shoqatës së Artistëve Pamor të Malit të Zi dhe anëtar i Shoqatës së Punëtorëve të Serbisë, kurse me modelim anijesh merret që nga viti 1990. Aktualisht punon si inxhinier në Kombinatin e Aluminit në t. u. Podgoricë.


28

Rajoni & Bota

e enjte, 10 nëntor 2016

Javore KOHA

Zgjedhjet presidenciale në SHBA

Trump fitues “Tash është koha për Amerikën që të shërojë plagët e ndarjeve. Ne duhet të bashkohemi. Për të gjithë republikanët, demokratët dhe të pavarurit gjithandej këtij kombi, unë them se është koha të qëndrojmë së bashku si një popull dhe një komb i bashkuar. I zotohem çdo qytetari në vendin tonë se do të jem president i të gjithë amerikanëve dhe kjo është shumë e rëndësishme për mua”, u shpreh Trump pas shpalljes së fitores Miliarderi republikan Donald Trump është shpallur fitues i garës presidenciale në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, duke arritur një fitore mahnitëse dhe të papritur ndaj kandidates demokrate, ish-sekretares së Shtetit, Hillary Clinton. Të gjitha agjencitë kryesore të lajmeve e deklaruan 70-vjeçarin Trump fitues të mërkurën herët në mëngjes pas konfirmimit se ai fitoi shtetin e rëndësishëm të Uiskonsënit, i cili i dha atij votat e fundit elektorale që e vunë atë me mbi 270 votat e nevojshme elektorale për të fituar Shtëpinë e Bardhë. Ai e shpalli fitoren e tij, duke bërë thirrje për bashkimin e kombit pas një fushate mjaft të ashpër. “Sapo mora një telefonatë nga sekretarja Clinton. Ajo na uroi”, tha ai. “Tash është koha për Amerikën që të shërojë plagët e ndarjeve. Ne duhet të bashkohemi. Për të gjithë republikanët, demokratët dhe të pavarurit gjithandej këtij kombi, unë them se është koha të qëndrojmë së bashku si një popull dhe një komb i bashkuar. I zotohem çdo qytetari në vendin tonë se do të jem president i të gjithë amerikanëve

dhe kjo është shumë e rëndësishme për mua”, tha mes tjerash Trump duke shpallur fitoren e tij. Ai u zotua edhe për ruajtjen e partneritetit në skenën ndërkombëtare. “Dua t’i them komunitetit botëror se ndërsa do të vëmë interesin e Amerikës në rend të parë, ne do të punojmë ndershmërisht me secilin. Të gjithë popujt dhe të gjitha kombet tjera. Ne do të kërkojmë mirëkuptimin dhe jo armiqësitë. Partneritetin dhe jo konfliktin”, tha ai. Trump hyri në ditën e zgjedhjeve me të paktën tre apo katër pikë përqindje pas zonjës Clinton në shumë sondazhe të fundit të opinionit. Por ai korri fitore mahnitëse të hershme në shtetet elektorale të pasura si Karolina e Veriut dhe Florida. Fitorja e tij ndaj zonjës Clinton është edhe më mahnitëse, duke pasur parasysh karrierën e saj të gjatë politike, duke përfshirë edhe detyrën si senatore dhe ish zonja e parë e Shteteve të Bashkuara, gjatë presidencës së bashkëshortit të saj, Bill Clinton, nga 19932001.

Hillary Clinton nuk arrin të bëhet gruaja e parë presidente e SHBA-së

Hillary Clinton ishte zgjedhja e qartë për Partinë Demokratike para se të fitonte emërimin si kandidate e saj për presidente. Ajo kishte përvojën politike tipike që historikisht ka qenë rruga për në Shtëpinë e Bardhë. Kur votuesit kishin shansin për të thënë fjalën e tyre në qendrat e votimit, Clinton humbi në përpjekjen e saj për t’u bërë presidentja e parë e zgjedhur e Shteteve të Bashkuara. Trump ka falënderuar zonjën Clinton për shërbimin e saj. Mst: Udhëheqësit e Shqipërisë dhe Kosovës urojnë Trumpin


Rajoni & Bota

Pak pas shpalljes së rezultateve, kanë filluar reagimet e para nga udhëheqësit e Shqipërisë dhe Kosovës. Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, ka uruar presidentin e zgjedhur të SHBAsë, Donald Trump. Në një njoftim të zyrës së tij, ai citohet të ketë thënë se “miqësia e përhershme ndërmjet Kosovës dhe SHBA-së është bazamenti mbi të cilin do të vazhdojë thellimi i bashkëpunimit dypalësh”. Ai i ka uruar zotit Trump mandat të suksesshëm në realizimin e përparësive të popullit amerikan. “Duke qenë i vetëdijshëm për rolin udhëheqës të Shteteve të Bashkuara të Amerikës në arenën ndërkombëtare, jam i bindur se presidenti i zgjedhur, me përgjegjësinë më të lartë do t’i adresojë sfidat e shumta në nivel global. Miqësia e përhershme ndërmjet dy vendeve

e enjte, 10 nëntor 2016

29

KOH Javore A KOHA

dhe popujve tanë është bazamenti mbi të cilin do ta vazhdojmë thellimin e bashkëpunimit dypalësh”, ka theksuar presidenti Thaçi. “Sekretares Clinton i jemi përgjithmonë mirënjohës për mbështetjen e saj të vazhdueshme për popullin dhe shtetin e Kosovës”, ka përfunduar presidenti Thaçi. Fitorja e Donald Trump-it e vë në një pozitë jo fort komode qeverinë shqiptare, për shkak të qëndrimeve publike të kryeministrit Edi Rama, edhe në mediat amerikane, kundër zgjedhjes së tij, duke e konsideruar një gjë të tillë “një kërcënim për vetë Amerikën, por edhe për marrëdhëniet shqiptaro-amerikane”. Por në një status të tij në Facebook, kryeministri Rama shkruan se “populli amerikan bëri sot zgjedhjen e tij. Një

mike e madhe e Shqipërisë, Kosovës dhe gjithë shqiptarëve, Hillary Clinton, nuk ia doli dot të bëhet Presidentja e parë grua në historine e Shteteve të Bashkuara. Kundërshtari i saj, Donald Trump, u zgjodh Presidenti i dyzetepestë i SHBA, duke e bindur Sovranin të votojë alternativën e tij, pas një debati të pazakonshëm brenda e jashtë Shteteve të Bashkuara të Amerikës”. Ndërsa duke i uruar më pas “Presidentit Trump fitoren dhe të gjithë suksesin që amerikanët dhe miqtë e partnerët e SHBA, i urojnë atij vendi të madh, kam bindjen se marrëdhënia jonë strategjike me Shtetet e Bashkuara, do të vijojë të forcohet në funksion të vlerave e të interesave të përbashketa, të cilat e bëjnë Shqipërinë nje mik e aleat të çmuar të popullit e të qeverisë amerikane”, përfundon kryeministri Rama. (VOA)


30

Rajoni

e enjte, 10 nëntor 2016

Javore KOHA

Hapja e negociatave, Gjosha: Ditë historike, përgjegjësi më e madhe për klasën politike Projekti synon të rrisë vetëdijen e të rinjve shqiptarë nga Ulqini për vlerat e identitetit kombëtar, për nevojën e edukimit të mirëfilltë mbi veçoritë kombëtare dhe për mënyrën e transmetimit dhe prezantimit tek të tjerët të këtyre veçorive Kështu deklaron Ministrja e Integrimit Klajda Gjosha menjëherë pas rekomandimit të kushtëzuar që dha KE për çeljen e negociatave për Shqipërinë. Gjosha thekson se “rekomandimi pozitiv, i dhënë sot nga Komisioni Europian, për ne do të thotë: përgjegjësi e angazhime akoma dhe më të mëdha, për të përmbushur të gjitha standardet që ne na afrojnë më shumë me Bashkimin Europian. Ky moment i ri duhet të shërbejë si

shtysa më e fortë për zbatimin e të gjitha reformave shtetndërtuese”, tha Gjosha. Edhe në një lidhje telefonike për News24 ajo theksoi se për Shqipërinë dhe shqiptarërt është një ditë e gëzuar. “Deklarata e Hahn vlerëson punën e bërë në 5 prioritetet. Për mua dhe për të gjithë klasën politike është një përgjegjësi edhe më e madhe për të vazhduar punën drejt procesit të integrimit. Nga ana tjetër duhet të jemi të vetëdijshëm se kemi

shumë punë për të bërë”, tha ajo. “Data 9 nëntor 2016, do të mbetet historike për gjithë shqiptarët, kur në një moment të vështirë për Europën, Komisioni Europian vlerëson pozitivisht progresin e bërë nga Shqipëria. Rekomandimi pozitiv, i dhënë sot nga Komisioni Europian, për ne do të thotë: përgjegjësi e angazhime akoma dhe më të mëdha, për të përmbushur të gjitha standardet që ne na afrojnë më shumë me Bashkimin Europian, tha ministrja Gjosha.


Sport

e enjte, 10 nëntor 2016

31

KOH Javore A KOHA

KT “Ulqini” mori pjesë në Turneun ndërkombëtar “Mostar Open 2016”

Fitoi katër medalje Garuesit e Klubit të Taekwondo-së “Ulqini” kanë fituar katër medalje në Turneun ndërkombëtar “Mostar Open 2016”, i cili u mbajt të shtunën në këtë qytet të Bosnjë e Herecegovinës. Në turne kanë marrë pjesë rreth 600 garues nga disa vende të rajonit, si Kroacia, Sllovenia, Mali i Zi, Serbia, Bosnja

e Hercegovina etj., ndërsa KT “Ulqini” është përfaqësuar nga katër garues dhe një refer. “Ulqini” ka fituar gjithsej katër medalje, prej të cilave një medalje të artë dhe tri medalje të argjendta. Garuesja më e suksesshme e këtij klubi në këtë garë ishte Sumeja Bisha, e cila në një konkur-

rencë të fortë arriti të fitojë medaljen e artë. Me medalje të argjendta u shpërblyen Amra Dushku, Amrudin Hoxha dhe Edina Kraja. KT “Ulqini” ka falënderuar sponsorët për mbështetjen për pjesëmarrjen në (Kohapress) këtë turne.



Turn static files into dynamic content formats.

Create a flipbook
Issuu converts static files into: digital portfolios, online yearbooks, online catalogs, digital photo albums and more. Sign up and create your flipbook.