KOHA Javore Podgoricë e enjte, 24 nëntor 2016 Viti XV Numër 741 Çmimi 0,50
DUKURI
shqetësuese për krajanët ISSN 1800-5696
Koha Javore me pamje më joshëse
Takimi i papritur
PËRMBAJTJE
4
14
Të pandarë për Shqipërinë
Alarm për të vepruar
12
Filmi “Babai”, në garën kryesore në Nuovo Cinema Europa Festival 23
Përkthimi nga / në gjuhët e “vogla”
KOHA Javore Themelues: Kuvendi i Malit të Zi Gazetë javore për aktualitete, shkencë dhe kulturë, Numri i parë doli më 21 shkurt 2002. Botues: Këshilli
Kombëtar i shqiptarëve Redaktor Përgjegjës: Ali Salaj Gazeta redaktohet nga kolegjiumi:
Fahrudin Gjokaj (Redaktor Teknik & Sistem Inxhinjer) Ismet Kallaba (aktualitete, sport), Toni Ujkaj (kulturë) Vijoleta Berishaj (sekretare teknike) Adresa: Bulevar revolucije 15, Podgoricë Telefon & fax: 020/240-659 E-mail: kohajavore@t-com.me, www.kohajavore.org
2
Javore KOHA
E ENJTE, 24 NËNTOR 2016
PËRMBAJTJE
24
32
Çmim për lojën popullore
Vlerë e trashëgimisë etnokulture botërore
Studente që po korrë suksese në prozë, poezi dhe teatër 30
Otrant Olimpiku në krye të tabelës me meritë 35
E ENJTE, 24 NËNTOR 2016
Javore KOHA
3
NGJARJE JAVORE
Në Tiranë u mbajt Samiti i parë i Diasporës Shqiptare
Të pandarë për Shqipërinë Gjatë tri ditëve janë zhvilluar panele diskutimi, ku është biseduar për tema të ndryshme si zhvillimi ekonomik në Atdhe, turizmi shqiptar, realiteti dhe perspektiva, ndërtimi i rrjetit ndërshqiptar të aftësive, sipërmarrjet e të rinjve, kultura start up etj
Tiranë – Për të parën herë në Tiranë, nga data 18-20 nëntor është mbajtur Samiti i Diasporës Shqiptare, me moton “Të pandarë për Shqipërinë”. Samiti është organizuar nën patronatin e kryeministrit të Republikës së Shqipërisë, Edi Rama, dhe në të kanë marrë pjesë mbi 1000 përfaqësues të diasporës shqiptare nga 40 vende të botës, që përfaqësojnë rreth 300 shoqata. Samiti është konceptuar si platformë bashkëbisedimi midis shqiptarëve për të rimëkëmbur dhe për t’i strukturuar më mirë marrëdhëniet midis komunitetit të shqiptarëve me banim jashtë atdheut dhe vendit të tyre amë. Gjatë tri ditëve janë zhvilluar panele diskutimi, ku është biseduar për tema të ndryshme si zhvillimi ekonomik në
4
Javore KOHA
E ENJTE, 24 NËNTOR 2016
Atdhe, turizmi shqiptar, realiteti dhe perspektiva, ndërtimi i rrjetit ndërshqiptar të aftësive, sipërmarrjet e të rinjve, kultura start up etj. Të ftuarit gjithashtu kanë pasur mundësi që të bëjnë vizita në qytete të ndryshme, si në Durrës, Krujë, Berat, Shkodër etj. Në Samitin e parë të Diasporës Shqiptare morën pjesë edhe përfaqësues të shqiptarëve në Mal të Zi, si dhe shqiptarë nga trevat shqiptare në Mal të Zi që jetojnë në vende të ndryshme. Samiti u përmbyll të dielën mbrëma me ndarjen e Çmimeve “Shqiponja e Artë”, si vlerësim për kontributin e diasporës. Gjatë kësaj mbrëmje janë ndarë 15 çmime për personalitete, organizata dhe iniciativa të
ndryshme, të cilat kanë për qëllim rritjen e imazhit të shqiptarëve nëpër botë. Në mesin e laureatëve ishin edhe asambleisti i shtetit të Nju Jorkut, me origjinë nga Ulqini, Mark Gjonaj, të cilit iu nda Çmimi “Diaspora dhe roli i saj në jetën politike”, si dhe aktivisti nga Plava i cili jeton në Nju Jork, Bruno Selimaj, pronar i njohur restorantesh, të cilit iu nda Çmimi “Kontributi për pavarësimin e Kosovës”. Ndarja e çmimeve është bërë nga përfaqësues të qeverisë së Shqipërisë, Kosovës etj., ndërsa nderin për t’i ndarë ato e kanë pasur edhe kryetari i Kuvendit të Komunës së Ulqinit, Loro Nrekiq, dhe nënkryetarja e Komunës së Ulqinit, Hatixha Gjoni. (Kohapress)
NGJARJE JAVORE
Kryenegociatori i Malit të Zi, Aleksandar Pejoviq, u takua në Tiranë me ministren e Integrimit Evropian të Shqipërisë, Klajda Gjosha
Gatishmëri për ndarjen e përvojave Tiranë – Sekretari i shtetit për integrime evropiane dhe kryenegociatori i Malit të Zi, ambasadori Aleksandar Pejoviq, ka zhvilluar të dielën dhe të hënën një vizitë në Tiranë, ku është takuar me ministren e Integrimit Evropian të Republikës së Shqipërisë, Klajda Gjosha, dhe kryetaren e Komisionit Parlamentar të Integrimit të Shqipërisë, Majlinda Bregu. Në njoftimin për media të Ministrisë së Punëve të Jashtme dhe Integrimeve Evropiane të Malit të Zi thuhet se gjatë këtyre takimeve është biseduar mbi rezultatet e deritashme në proceset e integrimeve evropiane, vlerësimet nga raportet e Komisionit Evropian që i kanë marrë të dy shtetet, bashkëpunimin ndërkufitar,
si dhe planet dhe obligimet e mëtejshme në procesin e anëtarësimit në Bashkimin Evropian. Ministrja Gjosha është shprehur se Shqipëria shpreson të hapë sa më shpejt negociatat me BE-në, duke e cilësuar si fazën më të rëndësishme të procesit të integrimit të vendit. “Ne jemi të vetëdijshëm që është një fazë që para së gjithash kërkon ngritjen e kapaciteteve, përgatitjen e gjithë shoqërisë shqiptare, ndaj çdo asistencë dhe mbështetje nga vendet të cilat kanë kaluar përpara nesh këtë proces ka shumë vlerë”, ka thënë ajo. Sipas njoftimit për shtyp të Ministrisë së Integrimit Evropian të Shqipërisë, Gjosha u shpreh se kjo ministri
është në proces të finalizimit të Dokumentit për hapjen e negociatave, një dokument ky thelbësor, i cili do të mundësojë krijimin e të gjitha strukturave negociuese. Ajo ka kërkuar ndihmë nga Pejoviq për të ndarë modelet më të mira që Mali i Zi ka përdorur. Kryenegociatori i Malit të Zi ka shprehur gatishmëri për të mbështetur Shqipërinë në nivel teknik, si dhe duke ndarë përvojën e tyre në procesin e negociatave. Gjatë vizitës së tij në Tiranë, ambasadori Aleksandar Pejoviq ka marrë pjesë edhe në dy tryeza të rrumbullakëta kushtuar bisedimeve për anëtarësim në BE. i.k.
E ENJTE, 24 NËNTOR 2016
Javore KOHA
5
KOHA JAVORE me pamje më joshëse për lexuesin e vet Me nismën e Këshillit Programor të gazetës “Koha Javore” dhe me mbështetjen e Këshillit Kombëtar të Shqiptarëve, kjo gazetë fal dizajnit të ri, redaktimit teknik dhe larushisë tematike merr një pamje më bashkëkohore dhe më joshëse si për lexuesin tradicional ashtu edhe për lexuesin e ri Në prag të jubileut të rëndësishëm, 15 vjetorit të gazetës “Koha Javore”, kjo medie e shkruar po shënon misionin e vet informativ jo vetëm brenda komunitetit shqiptar në Mal të Zi, por edhe më gjerë. Pas publikimit në internet, faqja e së cilës po ndiqet nga lexues të shumtë nëpër botë, ky numër i “Kohës Javore” shfaqet sot para lexuesit me një cilësi dhe sasi më të plotësuar, duke e renditur këtë gazetë ndër mediat më serioze në hapësirën mbarëshqiptare. Me nismën e Këshillit Programor
“
6
të gazetës “Koha Javore” dhe me mbështetjen e Këshillit Kombëtar të Shqiptarëve, kjo gazetë falë dizajnit të ri, redaktimit teknik dhe larushisë tematike merr një pamje më bashkëkohore dhe më joshëse si për lexuesin tradicional ashtu edhe për lexuesin e ri. Të ekspozuar përballë mediave sociale dhe lajmeve senzacionale dhe të gjendur karshi komercializimit të skajshëm të mediave për ta rritur domosdoshmërish audiencën, mediat serioze, posaçërisht mediat e shkruara ku bën pjesë edhe “Koha
Kjo gazetë pati probleme të theksuara për shkak të mosfinancimit dhe mosmbështetjes nga institucionet përkatëse të Malit të Zi. Pas ndërhyrjes dhe trysnive të faktorit ndërkombëtar u formua Grupi punues i Parlamentit , i cili gjeti një zgjidhje të qëndrueshme në financimin e gazetës së vetme në gjuhën shqipe “Koha Javore” me menaxhimin e Këshillit Kombëtar të Shqiptarëve.
Javore KOHA
E ENJTE, 24 NËNTOR 2016
”
javore”, duhet të mbesin frymëzuese në rolin e vet edukativ në raport me shoqërinë e sotme. Koha Javore u themelua nga Parlamenti i Malit të Zi në dhjetor të vitit 1999 dhe i njëjti emëroi Këshillin Programor, kurse botimi i saj nisi në shkurt të vitit 2002. Në veprimtarinë e saj 14 vjeçare “Koha Javore” ka luajtur një rol të rëndësishëm për lexuesin shqiptar. Gjatë këtyre viteve janë botuar 741 numra të gazetës, që paraqet një pasuri të madhe arkivore për jetën dhe veprimtarinë e shqiptarëve në Mal të Zi. Kjo gazetë pati probleme të theksuara për shkak të mos financimit dhe mos mbështetjes nga institucionet përkatëse të Malit të Zi. Pas ndërhyrjes dhe trysnive të faktorit ndërkombëtar u formua Grupi punues i Parlamentit , i cili gjeti një zgjidhje të qëndrueshme në financimin e gazetës së vetme në gjuhën shqipe “Koha Javore” me menaxhimin e Këshillit Kombëtar të Shqiptarëve. Ky vendim i dha një frymim të ri “Kohës Javore” duke mbetur një zë i rëndësishëm mediatik dhe një burim informimi të lirë për shqiptarët në Mal të Zi.
Pikëpamjet e shprehura në fq: OPINIONE & VËSHTRIME nuk përfaqësojnë domosdoshmërisht politikën redaksionale të „KOHA javore„
KOHA Javore KOHA Javore
KOHA Javore
Podgoricë e enjte, 6 tetor 2016 Viti XV Numër 734 Çmimi 0,50
Podgoricë e enjte, 13 tetor 2016 Viti XV Numër 735 Çmimi 0,50
KOHA
Me rëndësi Javore mbrojtja dhe konservimi i qëndrueshëm
KOHA Javore
Podgoricë e enjte, 17 nëntor 2016 Viti XV Numër 740 Çmimi 0,50
KOHA Javore Podgoricë e enjte, 24 nëntor 2016 Viti XV Numër 741 Çmimi 0,50
Koha për reflektim dhe veprim politik Ruajtje dhe kultivim i trashëgimisë kulturore të eposit ndër shqiptarët
Konkurentë e jo kundërshtarë politikë
DUKURI
Digjen shqiptarët Traditë e kulturës së lashtë krajane
ISSN 1800-5969
ISSN 1800-5969
Forma e fisnikëruar e shprehjes artistike
Podgoricë e enjte, 20 tetor 2016 Viti XV Numër 736 Çmimi 0,50
Në zgjedhjet parlamentare në Mal të Zi
Profesori model dhe studiuesi serioz
ISSN 1800-5969
ISSN 1800-5969
shqetësuese për krajanët
Përkthimi nga / në gjuhët e “vogla”
“Ulqini” fitoi 17 medalje
Qëndrimet tekanjoze të Mehmet Bardhit shkaktojnë humbjen e deputetit shqiptar
Të prekësh Ulqinin
EDITORIAL I REDAKSISË
KOHA Javore KOHA Javore
KOHA Javore
Podgoricë e enjte, 6 tetor 2016 Viti XV Numër 734 Çmimi 0,50
KOHA Javore
Koha për reflektim dhe veprim politik
Digjen shqiptarët
Podgoricë e enjte, 17 nëntor 2016 Viti XV Numër 740 Çmimi 0,50
Podgoricë e enjte, 20 tetor 2016 Viti XV Numër 736 Çmimi 0,50
Konkurentë e jo kundërshtarë politikë
Ruajtje dhe kultivim i trashëgimisë kulturore të eposit ndër shqiptarët
Profesori model dhe studiuesi serioz
“Ulqini” fitoi 17 medalje
Në zgjedhjet parlamentare në Mal të Zi ISSN 1800-5969
ISSN 1800-5969
Përkthimi nga / në gjuhët e “vogla”
Traditë e kulturës së lashtë krajane
ISSN 1800-5969
Forma e fisnikëruar e shprehjes artistike
Takimi i papritur
Podgoricë e enjte, 13 tetor 2016 Viti XV Numër 735 Çmimi 0,50
KOHA
Me rëndësi Javore mbrojtja dhe konservimi i qëndrueshëm
ISSN 1800-5969
ISSN 1800-5696
Koha Javore me pamje më joshëse
Qëndrimet tekanjoze të Mehmet Bardhit shkaktojnë humbjen e deputetit shqiptar
Të prekësh Ulqinin
Arkivi i revistës në portalin
www.kohajavore.org
E-mail: kohajavore@t-com.me www.kohajavore.org www.facebook.com/kohajavore
Pikëpamjet e shprehura në fq: OPINIONE & VËSHTRIME nuk përfaqësojnë domosdoshmërisht politikën redaksionale të „KOHA javore„
E ENJTE, 24 NËNTOR 2016
Javore KOHA
7
PAMJE MË JOSHËSE PËR LEXUESIN E VET
www.kohajavore.org
E-mail: kohajavore@t-com.me www.kohajavore.org www.facebook.com/kohajavore
Pikëpamjet e shprehura në fq: OPINIONE & VËSHTRIME nuk përfaqësojnë domosdoshmërisht politikën redaksionale të „KOHA javore„
E ENJTE, 24 NËNTOR 2016
Javore KOHA
7
VËSHTRIM & OPINION
Në pritje të Festivalit Mbarëkombëtar të Këngës për Fëmijë
PASURI
ARTISTIKE
me vlera të padiskutueshme Ishte nisma e kompozitorit të ndjerë ulqinak Fiqri Hasanagës , i cili u kujdes deri në “ hollësitë” e përgatitjes së tij dhe festivaleve të tjera., që më vonë u shndërruan në festivale ndërkombëtare. Gjatë kësaj periudhe kohore në skenën e Qendrës Kulturore të Ulqinit u ngjitën qindra fëmijë nga trevat shqiptare në Mal të Zi, nga Shqipëria, Kosova dhe hapësira mbarëshqiptare. Këto festivale për fëmijë krijuan në vite një pasuri artistike me vlera të padiskutueshme në qytetin e Ulqinit, sepse u rrit jo vetëm numri i interpretuesve të vegjël, por edhe interesimi, respektivisht prania e kompozitorëve të njohur nga qytete të tjera shqiptare
8
Javore KOHA
E ENJTE, 24 NËNTOR 2016
Pikëpamjet e shprehura në fq: OPINIONE & VËSHTRIME nuk përfaqësojnë domosdoshmërisht politikën redaksionale të „KOHA javore„
Gjekë Gjonaj
Para dhjetë vitesh lindi Festivali Mbarëkombëtar i Këngës për Fëmijë në Ulqin, i cili në vazhdimësi organizohet me mbështetjen dhe nën patronatin e Komunës së Ulqinit. Ishte nisma e kompozitorit të ndjerë ulqinak Fiqri Hasanagës , i cili u kujdes deri në “ hollësitë” e përgatitjes së tij dhe festivaleve të tjera., që më vonë u shndërruan në festivale ndërkombëtare. Gjatë kësaj periudhe kohore në skenën e Qendrës Kulturore të Ulqinit u ngjitën qindra fëmijë nga trevat shqiptare në Mal të Zi, nga Shqipëria, Kosova dhe hapësira mbarëshqiptare. Këto festivale për fëmijë krijuan në vite një pasuri artistike me vlera të padiskutueshme në qytetin e Ulqinit, sepse u rritë jo vetëm numri i interpretuesve të vegjël, por edhe interesimi, respektivisht prania e kompozitorëve të njohur nga qytete të tjera shqiptare. Që nga koha kur u ideua krijimi i Festivalit Ndërkombëtar të Këngës për Fëmijë, ky event organizohet çdo vit në qytetin e Ulqinit, duke e kthyer këtë aktivitet në një traditë në qytetin
“
VËSHTRIM & OPINION
Duke i shikuar festivalet nga lartësia e 10-të viteve dhe me objektivitetin që vetë koha të lejon, duhet pohuar se këto veprimtari ishin të dashura për publikun. Meloditë e këngëve, interpretimin e mrekullueshëm të fëmijëve, spektatori i ndjente me shpirt dhe i ndiqte me kënaqësi e pasion të posaçëm. Fëmijët , pra, me këngët ( interpretimet) e tyre e bënë publikun të harrojë , të paktën kohën e vështirë ku jetojmë
jugor. Duke i shikuar festivalet nga lartësia e 10-të viteve dhe me objektivitetin që vetë koha të lejon, duhet pohuar se këto veprimtari ishin të dashura për publikun. Meloditë e këngëve, interpretimin e mrekullueshëm të fëmijëve, spektatori i ndjente me shpirt dhe i ndiqte me kënaqësi e pasion të posaçëm. Fëmijët , pra, me këngët ( interpretimet) e tyre e bënë publikun të harrojë , të paktën kohën e vështirë ku jetojmë. Festivali sot ka fituar edhe ngjyra të reja në shprehjen artistike muzikore. Ai konsiderohet si festë e vërtetë i cili Ulqinin e shndërron në qendër të madhe kulturore ndërkombëtare. Stafi i tij së bashku me emra të njohur të këngës shqiptare të t gjitha trevave po punon për ta sjellë çdo
Pikëpamjet e shprehura në fq: OPINIONE & VËSHTRIME nuk përfaqësojnë domosdoshmërisht politikën redaksionale të „KOHA javore„
”
herë të freskët e me cilësi këngën bashkëkohore për fëmije në këtë qytet të traditës dhe kulturës. Është një nga festivalet që po trason traditën e këngëve për fëmijë, përkundër vështirësive financiare. Edicioni i njëmbëdhjetë i festivalit të sivjetshëm ndërkombëtar i këngës për fëmijë, do të mbahet kah fundi i dhjetorit të këtij viti. Pritet që festivali të sjellë një repertor të mirë, jo vetëm në numër këngësh për fëmijë , por edhe në cilësi. Kandidatët e vegjël të interesuar mund të konkurrojnë në konkursin e shpallur, i cili do të qëndrojë i hapur deri në fund të këtij muaji. Karakteristikë është këtë herë motivimi i talenteve të rinj nga mbarë hapësirat shqiptare e më gjerë, dhe kjo dukuri është dëshmuar edhe në edicionet e mëparshme.
E ENJTE, 24 NËNTOR 2016
Javore KOHA
9
VËSHTRIM & OPINION
Kuvendi i Republikës së Shqipërisë miraton komisionin për hapjen e dosjeve
Hap i vonuar por i mirëpritur Për Koha Javore:
Frank Shkreli Nju Jork
Parlamenti shqiptar votoi Autoritetin për informim me dosjet e ish Sigurimit të Shtetit. Sipas burimeve nga Tirana, ky Autoritet përbëhet nga 5 persona të caktuar sipas ligjit: një e ka propozuar Shoqata e ish të përndjekurve politikë, një nga Shoqëria civile e të drejtave të njeriut, një i propozuar nga qeveria dhe dy janë emëruar nga parlamenti. Komisionit të ligjeve iu paraqitën 11 kandidatura për konsiderim, disa prej te cilëve u skualifikuan nga komisioni. Shoqëria civile e të drejtave të nje-
10
Javore KOHA
E ENJTE, 24 NËNTOR 2016
riut propozoi ish të përndjekurin, Z. Simon Mirakaj dhe drejtoreshën ekzekutive zj. Ballauri dhe Drejtorin Ekzekutiv të qendrës se rehabilitimit për shkak të torturës dhe z.Adrian Kati, ndërsa Daut Gumeni, ish i burgosuri intelektual u propozua nga ish të përndjekurit politikë. Kryetare e Komisionit është caktuar Gentiana Sula, e propozuar nga qeveria. Katër anëtarët e tjerë janë Altin Hoxha, Mariglen Kasmi, Daut Gumeni dhe Simon Mirakaj. Shqyrtimi i kandidaturave për këtë komision ishte në rendin e parë të ditës të punimeve të parlamentit, ndërkohë që u njoftua se partitë politike parlamentare kishin dhënë mbështetjen e tyre për kandidaturat e paraqitura për anëtarë të Autoritetit për Informimin me dokumentet e ish-Sigurimit të Shtetit. Relatorja e Kuvendit, znj. Vasilika Hysi njoftoi se tre partitë kryesore politike, konkretisht Grupi parlamentar i Partisë
Socialiste, i Partisë Demokratike dhe i Lëvizjes Socialiste për Integrim kanë mbështetur me 28 deputetë, kandidaturat dhe i kanë propozuar Kuvendit të Shqipërisë emrat e kandidatëve për këtë komision. Ajo bëri të ditur se në bazë të nenit 8, kandidaturat që propozohen janë: dy kandidatura nga Kuvendi i Shqipërisë, një përfaqësues propozohet nga shoqata e të përndjekurve politikë dhe mbështetet nga jo më pak se 28 deputetë, ndërsa një përfaqësues propozohet nga shoqatat për mbrojtjen e të drejtave të njeriut, ndërkohë që kandidatura duhet të mbështetet nga jo më pak se 28 deputetë dhe një anëtar propozohet nga Këshilli i Ministrave, informoi znj. Hysi. Ajo informoi deputetët se kandidaturat që u propozuan nga Shoqata e të Përndjekurve dhe nga Shoqata e të Drejtave të Njeriut dhe që u mbështetën nga 28 deputetë janë:
Pikëpamjet e shprehura në fq: OPINIONE & VËSHTRIME nuk përfaqësojnë domosdoshmërisht politikën redaksionale të „KOHA javore„
VËSHTRIM & OPINION
Miratohen anëtarët e Autoritetit për hapjen e dosjeve të ish-Sigurimit të Shtetit shqiptar. Në portalin e Kuvendit të Republikës së Shqipërisë njoftohet se, Komisioni për Çështjet Ligjore, Administratën Publike dhe të Drejtat e Njeriut, shqyrtoi dhe miratoi kandidaturat e propozuara nga deputetët dhe shoqëria civile, anëtarët e Autoritetit për Informimin me dokumentet e ish-Sigurimit të Shtetit kandidatura e z. Daut Gumeni, kandidatura e vetme e propozuar nga shoqatat e të përndjekurve politikë dhe që është mbështetur nga 28 deputetë të Grupit parlamentar të PS. Kandidatura e dytë është ajo e Z. Simon Mirakës, që është kandidatura e vetme e propozuar nga Shoqata për Mbrojtjen e të Drejtave të Njeriut që njëherazi është mbështetur nga 28 deputetë të grupit parlamentar të PD. Z. Simon Mirakaj rrjedh nga njëra prej familjeve më të përndjekura anti-komuniste, jo vetëm në veriun e Shqipërisë, por në mbarë vendin. Pra, këta individë kandiduan dhe u mbështetën për pozicione që konkretisht i kanë të përcaktuara në ligj, shtoi relatorja e Kuvendit shqiptar. Kandidaturat që propozohen dhe zgjidhen nga Kuvendi janë tre. I pari është z. Altin Hoxha, që është kandidaturë e propozuar nga Grupi parlamentar i LSI dhe ka marrë mbështetjen nga 28 deputetë, thuhet në
njoftimin e Kuvendit të Shqipërisë. Z. Maringlen Kasmi, është kandidatura e propozuar nga grupi parlamentar i Partisë Socialiste, kandidaturë e cila propozohet dhe zgjidhet nga Kuvendi dhe është mbështetur nga 28 deputetë. Kandidatura e tretë ishte ajo e z. Selami Zalli, kandidaturë e propozuar nga Grupi parlamentar i PD-së, ndërkohë që edhe kjo kandidaturë votohet nga Kuvendi, e mbështetur nga 28 deputetë”,shpjegoi znj. Vasilika Hysi. Është ky një hap i vonuar nga Kuvendi i Shqipërisë por i mirëpritur. Por, siç thonë, më mirë vonë se kurrë. Uroj që anëtarët e ri ta marrin punën me seriozitetin më të madh dhe t’u rezistojnë presioneve të ndryshme. Hapja e dosjeve të Sigurimit të Shtetit shqiptar është kërkuar vazhdimisht gjatë 25-viteve post-komunizëm, jo vetëm nga ishtë përndjekurit politikë të cilët e kanë pësuar keq me familje dhe farefis
Pikëpamjet e shprehura në fq: OPINIONE & VËSHTRIME nuk përfaqësojnë domosdoshmërisht politikën redaksionale të „KOHA javore„
nga Sigurimi i Shtetit të regjimit të Enver Hoxhës, por edhe Bashkimi Europian dhe Këshilli i Europës i kanë bërë presion Tiranës zyrtare për hapjen e dosjeve të Sigurimit të Shtetit, ashtu siç kanë bërë shumica e vendeve ish-komuniste në Europë. Besueshmëria ndaj punës së Komisionit dhe pavarësia e tij nga influencat politike janë jetike për suksesin e punës së Autoritetit për hapjen e Dosjeve të ish-Sugurimit të Shtetit të regjimit komunist shqiptar. Mbetet për t’u parë nëse Kuvendi i Shqipërisë e mbështetë Komisionin me financimin e nevojshëm dhe me fuqinë e ligjit të Kuvendit për Autoritetin e ri për hapjen e Dosjeve të Sigurimit, a po do të jetë edhe ky një angazhim me fjalë boshe për qëllime propagandistike të radhës, si deri tani: një ushtrim sa për sy e faqe, i pa kurrfarë vlere, duke u hedhur pluhur syve ish të përndjekurve të shkretë, të gjallë e të vdekur. E ENJTE, 24 NËNTOR 2016
Javore KOHA
11
VËSHTRIM & OPINION
Ismet Kallaba
Si shqiptarë dhe si shoqëri jemi mësuar të veprojmë nën inercinë e kohës. Në këtë kontekst duhet shikuar edhe çështjen e Maternitetit të Ulqinit. Ai mund të jetë shpëtuar për momentin nga mbyllja, por rreziku nuk ka kaluar. E në fakt, kambana e alarmit ka rënë më herët. Qysh prej hapjes, për gati dymbëdhjetë vjet, nuk e di të jetë bërë ndonjë hap tjetër për avancimin e shërbimit në këtë maternitet
Në prag të zgjedhjeve parlamentare, opinioni publik në Ulqin u trondit nga lajmi për mbylljen e maternitetit të këtij qyteti, pas vetëm 11 vjetësh punë, dhe shndërrimit të tij
“
12
Edhe një herë për Maternitetin e Ulqinit
Alarm pë
në shërbim stacionar, ku mund të kryhen vetëm kontrolle mjekësore, por jo edhe lindje si deri më tani. Pas reagimit të opinionit publik, ministri i Shëndetësisë prof. dr.
Ashtu si çdo e keqe që ka një të mirë, edhe lajmi për mbylljen e maternitetit apo shndërrimit të tij në shërbim stacionar është një nxitje dhe alarm për të gjithë aktorët se nuk duhet fjetur gjumë, por duhet vepruar më tej në përmirësimin e punës së tij, duke e shndërruar në maternitet spitalor sipas standardeve bashkëkohore të shëndetësisë
Javore KOHA
E ENJTE, 24 NËNTOR 2016
”
Budimir Shegrt ka thënë se lajmi për mbylljen e maternitetit në Ulqin dhe shndërrimit të tij në qendër stacionare nuk është i vërtetë dhe se ka rrjedhur si rezultat i një gabimi teknik-administrativ në një dokument të kësaj ministrie. Faji iu la mediave që e kishin transmetuar lajmin nga një dokument, që më pas doli se ishte gabim. Por, sa i vërtetë dhe i besueshëm është ky version? Unë nuk e njoh personalisht ministrin Shegrt. Ai mund të jetë njeri shumë i mirë, por unë nuk i besoj. Ndërsa ata politikanë që janë mësuar të gënjejnë vetë, nuk e kanë problem të besojnë gënjeshtrat e të tjerëve, edhe në qoftë se janë të
Pikëpamjet e shprehura në fq: OPINIONE & VËSHTRIME nuk përfaqësojnë domosdoshmërisht politikën redaksionale të „KOHA javore„
VËSHTRIM & OPINION
ër të vepruar bindur se nuk është e vërtetë. I gjori ministër, kishte bërë gabim në kohën jo të duhur. A mendoni se ministri do të kishte ardhur menjëherë në Ulqin për këtë çështje sikur të mos kishte qëlluar në këtë kohë vendimtare për pushtetin dhe formimin e qeverisë së re? Prandaj edhe takimi i mbajtur në Komunën e Ulqinit duhet shikuar më tepër sa për të qetësuar opinionin për momentin sesa për të zgjidhur problemin. Si shqiptarë dhe si shoqëri jemi mësuar të veprojmë nën inercinë e kohës. Në këtë kontekst duhet shikuar edhe çështjen e Maternitetit të Ulqinit. Ai mund të jetë shpëtuar për momentin nga mbyllja, por rreziku
nuk ka kaluar. E në fakt, kambana e alarmit ka rënë më herët. Qysh prej hapjes, për gati dymbëdhjetë vjet, nuk e di të jetë bërë ndonjë hap tjetër për avancimin e shërbimit në këtë maternitet. Kam qenë vetë i pranishëm në përurimin e librit “Materniteti në Ulqin” të prim. dr. Gani Karamanagës, drejtor i Shtëpisë së Shëndetit në Ulqin në kohën kur është hapur materniteti, kur ai ka kritikuar udhëheqjen e tanishme të këtij institucioni për mosndërmarrjen e hapave të tjerë për zgjerimin dhe avancimin e punës së Maternitetit të Ulqinit. Nuk duhet harruar se Materniteti i Ulqinit nuk është çështje që i takon
Pikëpamjet e shprehura në fq: OPINIONE & VËSHTRIME nuk përfaqësojnë domosdoshmërisht politikën redaksionale të „KOHA javore„
vetëm shëndetësisë, por një prej të drejtave të shqiptarëve në Mal të Zi. Ai është hapur si plotësim i kërkesave politike të shqiptarëve dhe përbën një prej të drejtave të tyre të arritura. Prandaj ashtu si çdo e keqe që ka një të mirë, edhe lajmi për mbylljen e maternitetit apo shndërrimit të tij në shërbim stacionar është një nxitje dhe alarm për të gjithë aktorët se nuk duhet fjetur gjumë, por duhet vepruar më tej në përmirësimin e punës së tij, duke e shndërruar në maternitet spitalor sipas standardeve bashkëkohore të shëndetësisë, të pajisur me sallën e transfuzionit dhe sallën kirurgjikale. E ENJTE, 24 NËNTOR 2016
Javore KOHA
13
KULTURË
Përkthimi nga / në gjuhët e “vogla”
Përkujdesje pë e vlerave artis
Se sa e rëndësishme është njohja e kulturës sociale të njërit prej kombeve në përkthim, ndoshta do ta lexuesi slloven do ta shtrembëronte fuqinë e mesazhit të origjinalit në shqip. Sllovenët misrin kryesisht malësori i Migjenit, i cili për hir të disa kokrrave të misrit i duron të gjitha ato nënçmime. Zgjedhja ime që
Nikollë Berishaj
Përkthimi shqip i romanit të njohur të nobelistit kroato-serb, Ivo Andriqit, Na Drini Ćuprija me vetë titullin e versionit shqip Ura mbi Drin na sjell material për diskutim. Në fakt, origjinali bën fjalë për lumin Drina në Bosnje, ndërsa versioni shqip menjëherë na përkujton lumin Drin në Shqipëri. Lexuesit shqiptar përkthimi i titullit i sjell huti, ndonëse bëhet fjalë vetëm për një Ë në fund të fjalës (gjegjësisht për lumin Drina e jo Drini). Vetëm disa krahasime të këtyre dy lumenjve na japin shumë dallime, dhe përkthimi i tillë veprën e bën paksa të pakuptueshme. Drini i takon pellgut të Adriatikut, ndërsa Drina atij të Detit të Zi. Por kjo edhe nuk do të ishte aq problematike për letrarësinë e veprës, sikur lexuesi ta gjente jo Vishegradin e Drinës së Andriqit, por një qytet tjetër që do të ishte aq “otoman” në rrjedhën e Drinit, ku rreshtohen vendbanime e fortifikata që kanë qenë gjatë tërë sundimit otoman qendra kryengritëse. Një rast të ngjashëm e kemi edhe me përkthimin e kryeveprës tjetër të letërsisë së sllavëve të jugut Kurorës së
14
Javore KOHA
E ENJTE, 24 NËNTOR 2016
Maleve të Petar Petroviq Njegoshit. Ndonëse përkthimin e parë, vërtetë në gegënishte (me qëllim po e përdor gegënishte e jo gegërishte!) e ka bërë njohësi i mirë i të dy gjuhëve dhe përkthyesi i madh Esad Mekuli, versioni i ri i bëhet nga një përkthyes, niveli i njohjes së gjuhës së origjinalit tek i cili është mjaft i dyshimtë. Pikërisht për Kurorën e Maleve është përpiluar fjalor i posaçëm për ta kuptuar siç duhet filozofinë e shprehur në të edhe vetë malaziasit. Edhe një problem e shoh te përkthyesit shqiptarë. Liria e tepërt e përkthyesit. Në fakt, gjithmonë debatohet rreth asaj se deri ku mund të shkojë përkthyesi në lirinë e vet në “shqipërimin” e veprës letrare. Pajtohem me qëndrimet e Tupjes në librin e përmendur se nuk përkthehet fjala as gjuha, por përkthehet kuptimi, mirëpo mënyra si e prezanton ai çështjen sot keqpërdoret nga “përkthyesit” . Ai këshill, sipas meje, mund t’i jepet një përkthyesi që nuk është më i ri. I takoj atij grupi të përkthyesve që mundohet t’i qëndrojë sa më besnik veprës, pra autorit – gjuhës dhe stilit të tij, i vetëdijshëm se duhet të bëhet një kompromis i besnikërisë ndaj tekstit dhe lirisë së përkthyesit. Se si teprohet në lirinë e përkthyesit po e jap një rast nga një recension që e bëra lidhur me përkthimin e një romani nga serbishtja në shqip. Në origjinal autori kishte përdorur 71 fusnotë, ndërsa në përkthimin shqip ishin bërë plot 115. Dhe, në përgjithësi, çka quan dikush
liri të përkthyesit? A ndoshta faktin se nga mosnjohja e gjuhës dhe kulturës shpirtërore të origjinalit përkthyesi mund të kapërcejë fjali e pasuse të tëra, apo t’i përkthejë ato sipas hamendjes. Përkthyesi duhet të jetë lexuesi më i përpiktë. Shpesh detajet e përshkrimit janë ato që e karakterizojnë akëcilën vepër letrare, janë stili i saj, andaj përkthimi shkel e shko, duke i anashkaluar detajet, e mbyt stilin e autorit. Nga po i njëjti recension ta shkëpus edhe një dështim përkthimi. Mosnjohja e fjalës greke ktitor, pra edhe nga origjinalit – në serbisht fjalë e huaj, të cilën e përdor autori me qëllim, e çon përkthyesin, ndoshta për shkak të ngjashmërisë, ta përdor në shqip fjalën klitor! Por në rastin tjetër, duke dashtë t’i mbetet besnik deri në skajshmëri origjinalit, përkthyesi i veprës Vdekja më vjen prej syve të tillë të Rexhep Qosjes në sllovenisht e bën veprën vështirë të lexueshme.
KULTURË
ër “eksportin” stike
sqarojë më së miri rasti i përkthimit (tim) të “Legjendës së misrit”. Vetë titulli, i lehtë për përkthim, te e kanë përdorur për të ushqyer kafshët, andaj, paramendoni se si do t`i dukej lexuesit të sotëm slloven ë, në ripërkthim në shqip do të ishte Legjenda e drithit, bëri që sllovenët Legjendën ta pranojnë si të vetën
Përzgjedhja e romanit për përkthim, si problem i radhës, zakonisht bëhet nga vetë përkthyesi dhe aty e kemi edhe rezultatin më të mirë, ngase në vetë përzgjedhjen është e mishëruar një “dashuri”, siç shprehet Tupja, por kriteri i përkthimit, veçanërisht te letërsitë e vogla, shpesh është jashtëletrar. Raste të tilla kemi mjaftë gjatë ekzistimit të ish Jugosllavisë, kur si autorë reprezentativë na “dilnin” politikanë dhe vepra me vlera të dyshimta letrare: Sinan Hasani, Fadil Hoxha e të tjerë. Sot kemi një situatë tjetër, botuesit shpesh për ta siguruar aspektin komercial të librit të përkthyer vrapojnë pas “veprave” që kanë fituar çmime evropiane, që duhet ta pranojmë se shpesh kanë të bëjnë më shumë me “tolerancën” ndërmjet kombeve ballkanike (që jo shumë më herët ishin në konflikt luftarak), me tolerancën në përgjithësi, që nga ajo gjinore, deri te toleranca ndaj grupeve të orientimit seksual “ndryshe”etj., por
edhe me multikulturalizmin e shprehur në vepër, e jo me artin e saj. Shembulli i rrjetit letrar “Traduki”, por jo vetëm, është për t’u vlerësuar lart. Ata e kanë si parim që përkthimi të botohet vetëm pas një recensioni pozitiv të dhënë nga një ekspert i tretë i fushës së përkthimit, e që, për hir të paanshmërisë, ai nuk e ka të njohur as emrin e përkthyesit, e as shtëpinë botuese. Mirëpo, edhe këtu ka lëshime. Për përkthimet, p.sh. nga sllovenishtja, është vështirë ta gjesh një njohës të mirë të dy gjuhëve dhe realiteteve, ngase për fat të keq, po e theksoj për fat të keq, jam ndër përkthyesit e vetëm nga dhe në këtë gjuhë. Ndihmë gjatë vlerësimit të përkthimit në këtë rast mund të jetë ekzistimi i përkthimit në një gjuhë të tretë. Kështu, gjatë përkthimit të Prillit të thyer në sllovenisht (botuar më 2006), redaktori kishte si mundësi krahasimi vetëm versionin anglez, ku përkthyesi të gjitha shprehjet e organizimit fisnor të Rrafshit (term i Kadaresë!) i kishte unifikuar me një Clan, ndërsa unë, i vetëdijshëm se, ndonëse Sllovenia nuk kishte askurrë organizim fisnor, por që nga jeta e përbashkët gati njëshekullore me një pjesë të kombit shqiptar si dhe atij malazias, e njihte organizimin e tillë, unë i përdora edhe familjen, edhe vëllazërinë, edhe fisin si terme të posaçme, që ishin pranuar edhe në gjuhën sllovene. Se sa e rëndësishme është njohja e kulturës sociale të njërit prej kombeve
në përkthim, ndoshta do ta sqarojë më së miri rasti i përkthimit (tim) të “Legjendës së misrit”. Vetë titulli, i lehtë për përkthim, te lexuesi slloven do ta shtrembëronte fuqinë e mesazhit të origjinalit në shqip. Sllovenët misrin kryesisht e kanë përdorur për të ushqyer kafshët, andaj, paramendoni se si do t`i dukej lexuesit të sotëm slloven malësori i Migjenit, i cili për hir të disa kokrrave të misrit i duron të gjitha ato nënçmime. Zgjedhja ime që, në ripërkthim në shqip do të ishte Legjenda e drithit, bëri që sllovenët Legjendën ta pranojnë si të vetën. Sidoqoftë, diçka është bërë dhe dita ditës po bëhet në drejtim të përmirësimit të kualitetit të përkthimeve brenda letërsive “të vogla”, por ende gjithçka është në nivelin individual. Treshit aktual autor – përkthyes - botues kohëve të fundit po u vinë në ndihmë fondacione të ndryshme evropiane. Çështja e plasmanit të vlerës, ndoshta më të mirë nacionale shqiptare – letërsisë në “tregun” evropian e botëror – pra edhe në gjuhë tjera të vogla, ende nuk ka marrë efekt institucional. Konkursi i vjetëm i Ministrisë së Kulturës së Shqipërisë për përkthimin e veprave letrare është vetëm hap i parë i vogël, por i rëndësishëm në drejtim të duhur. Shembujt kanë ku të merren! Rasti i Sllovenisë di të jetë mësim i bukur se si duhet të kujdesemi për “eksportin” e vlerave tona artistike. E ENJTE, 24 NËNTOR 2016
Javore KOHA
15
KULTURË
Vështrim
Atdheu midis pasionit dhe më (Romani “ Passio” i shkrimtarit Anton Gojçaj)
Për Koha Javore:
Fatmir Minguli
Shqiponja nuk e harron folenë e saj Nga fjalimi i Papa Françeskut në Tiranë Kur lexoja me qetësi dhe kureshtje romanin “Passio” të shkrimtarit shqiptar nga Mali i Zi, Anton Gojçaj, një mik po më thonte se ky roman po krahasohet nga kritika se dikush e bën të ngjashëm me “Zorbën “e Kazanzaqit, dikush me stilin e Koehlos, dikush me atë të Buzzatit e krahasimet shkojnë deri tek figura dhe bëmat e Josefitn të Biblës. Unë e dëgjoja dhe nuk e kundërshtova por me mendjen time thoja se unë nuk do kërkoja as një nga këto krahasime, unë do kërkoja Anton Gojçajn, dhe kur e mbarova së lexuari romanin, ashtu ndodhi vërtetë. Aty gjeta personalisht shkrimtarin nga Mali i Zi me emrin Anton Gojçaj. Drama e romanit është më e thjeshtë se sa mund të mendojë dikush. Një roman i vogël në numrin e faqeve por një vepër madhore me idetë e shumëfishta që ngre. Një roman që sjell në lexuesin shqiptar dhe të huaj protagonistin piktorin me famë botërore Jozef Montanaro i mërguar në Amerikë në adoleshencë dhe qe kthehet në fshatin e lindjes, në Arëz,
16
Javore KOHA
E ENJTE, 24 NËNTOR 2016
zona e Tuzit në Mal të Zi. Kthehet në moshën shtatëdhjetë vjeçare... Libri hapet me uverturën e kapitullit të parë, një uverturë që e përgatit lexuesin të mësojë indirekt mëkatet apo mungesat e jetës së piktorit, një takim me dy fëmijë, një takim i papritur me ish të dashurën, një bisedë tronditëse me priftin në një kishë ku nuk kishte shkuar kurrë dhe një ëndërr gati e frikshme por dhe e fuqishme. Për gjithçka u bë shkak ëndrra dhe nënkuptimi i një mëkati apo shumë mëkatesh...Bileta e prerë për udhëtimin me avion e çoi deri në Paris, pastaj në Beograd e pastaj në Podgoricë. Ngadalë ngadalë mbërrin në shtëpinë ku kishte lindur e ku aty pranë ishte varri i të atit, vrarë nga një ushtri e komunistëve, kur ai ishte veç pesëmbëdhjetë vjeç, atëherë kur ai i tmerruar u arratis... A është një udhëtim i Odisesë? Një udhëtim në qendër të tokës? As njëra nga këto! Është udhëtimi kthyes i një emigranti shqiptar si mijëra e mijëra të tillë që shekuj me radhë ikin e ikin e kthehen apo nuk kthehen. Uvertura e romanit të befason me intonacionet emocionale ku autori shpërthen fuqishëm sepse çdo i ikur nga toka amë e sheh gjithmonë ëndrrën që hyu i dërgon: “ Porosia e ëndrrës i kujtohej tash e parë. Kështu pra, shkojnë punët në këtë botë: je i fortë, i fshehtë dhe me dinjitet si oqeani, papritur vjen një zë, një thirrje e vetme, gjithçka ndryshon. Asgjë në jetë nuk është e sigurte.” Shkrimtari e gjeti shtegun për të derdhur gjithçka kishte në shpirtin e
tij, ashtu thjeshtë, njerëzisht dhe me stil origjinal. Sentenca madhore që Anton Gojçaj jep në këtë roman “ Sendin e humbur duhet ta kërkosh duke filluar nga vendi ku e ke vërejtur se ke humbur”, është lajtmotivi më i rëndësishëm i romanit. Është dhe fillimi i romanit dhe njëkohësisht zgjidhja e dramës dhe fillimi i aventurës në kërkim të “riparimit” të mëkatit. Protagonisti Jozef Montanaro, me emrin e vërtetë Zef Gjoni, jeton midis mëkatit dhe pasionit për pikturën duke sakrifikuar ashtu pavetëdijshëm një mundësi krijimi familjeje, duke mbetur i panjohur në dhe të huaj në identitetin e tij të origjinës, duke mbajtur mbi shpirt ngarkesën e një mëkati që nuk ishte mëkat. Jeta e tij qëndronte mbështetur mbi një vegim ndonëse pikturat e tij ishin thellësisht tokësore. “Në Amerikë nuk e dinin se ishte shqiptar”- kështu shkruan Anton Gojçaj nga fillimet e romanit. Në Atdheun e tij ai ishte harruar. Por ai ekzistonte... Autori Anton Gojçaj nëpërmjet narracionit tejet të thjeshtë na zbulon një temë ku përshkrimet janë njëkohësisht edhe dialogje, edhe monologje e kështu thjeshtësia narrative merr ngjyrat e një vepre origjinale e të vështirë për t’u shkruar nga kushdo. Romani është i ndërtuar mbi bazën e strukturave shumë- shtresore siç e thekson me të drejtë dr. Anton Berishaj në recensionin e tij. Janë këto nënshtresime por dhe shumë shtresime që të ftojnë të bësh
KULTURË
ëkatit krahasime me njerëz realë që lexuesi njeh, apo me heronj të tjerë realë apo jo realë. Mua tek lexoja për Josefin më paraqitej përpara syve Ibrahim Kodra, jeta e tij e vetmuar dhe varri i tij në fshatin Likmetaj të Durrësit, banesa e fundit pasi kishte banuar një jetë të tërë në Milano. Kjo është dhe magjia e veprës së Anton Gojçaj. Pa dyshim që romani është ekzistencializëm i plotë ku absurdi mund konkreten dhe pak herë realja bëhet mbizotëruese. Dilema ekzistenciale midis pasionit për pikturën dhe mosdëshirës që të bëjë fëmijë nuk është snobizëm por bërthama e një intelekti dhe një mendimi themelor e sublim. Në mes është mëkati, ideja se ka bërë mëkat që iku ashtu nga atdheu, mëkat që përforcohet tek ai kurnuk tenton të kthehet atje ku ishin një nënë, një motër dhe një varr. Mëkati shumë shtresor, absurd dhe real, mëkat që ekziston me dashje dhe pa dashje. Plagë e migracionit. Të lash mëkatin do të thotë të kërkosh botën e humbur, shpejt apo vonë. Josefi zgjodhi rrugën e vonët por jo i vetëm. Ai personifikon shumë shqiptarë që jetojnë jashtë tokës amë. Ky personifikim e bën romanin kaq të dashur dhe tërheqës. Më duhet të citoj pikërisht ato fragmente që më bëjnë ta quaj romanin”Passio” librin e dilemës së mëkatit: “Krahasimi i mëkatit të ikjes, kur i pushkatuan babanë, me injorimin e vetëdijshëm që u bëri dy krijesave të brishta, nënës dhe motrës, për më se gjysmë shekulli, nuk ishte aspak i lehtë. Mëkati i dytë , nga këndvështrimi
i tanishëm i dukej se ishte më i rëndë se i pari. Përderisa në rastin e parë gjerat lëvizën shpejt dhe ky ende nuk ishte krejtësisht i “ pjekur” , periudha kohore kur deshi ta shlyente identitetin e bashkëlindur ishte shumë e gjatë dhe ai i pati të gjitha mundësitë të vepronte. Në vend të shikonte si ta përmirësonte gabimin, të paktën në formën e pendimit të sinqertë, ai erdhi duke u tëhuajëzuar gjithnjë e më tepër. I kishte ngrirë ndjenjat. Ishte shndërruar në vegël të urrejtjes. Kritiku i ri i arteve pamore, kap duke analizuar artin e tij, pa e pasur të qartë as ai vetë, kishte diagnostikuar saktësisht edhe filozofinë jetësore të Montanaros. Për të kërkuar falje tani ishte vonë.” Për të ardhur në këtë konkluzion autori Anton Gojçaj ka përdorur mekanizmat artistikë të krahasimeve parabolike siç është krahasimi i mëkatit të artistit emigrant me vrasjen masive të kosovarëve në Tivar në një ditë të vetme, një krim real i komunistëve. E mëkati i Zef Gjonit ishte se realizoi piktura të jashtëzakonshme që frymëzuan mijëra e mijëra shpirtra njerëzish në mbarë botën. A nuk ishin pikturat e tij fëmijë të tij, pjellë e pasionit? Emetimet emocionale, kaq të shumta në romanin “Passio”, shkaktojnë efekte me energji pozitive kur mendon se tani je bashkudhëtar me romanin.
Je nën pushtetin e tij sugjestionues e nuk je as në skenat e “Pasionet e Krishtit” të Mel Gibsonit dhe as nën tisin e pasionit të Zhyljen Sorelit në romanin “E kuqja dhe e zeza” të Stendalit. Prandaj e fillova kët shkrim me një lloj mospranimi për snobizmin e disa kritikëve që e krahasojnë romanin “Passio” në stilin e tij si të disa autorëve të huaj. Anton Gojçaj është shqiptar dhe ka sjellë në botën e letrave një personazh shqiptar që me të mira e me të këqija kthehet në folenë e të parëve. Mbrapa la një botë ku bëri jehonë dhe mbeti ekzistencial. Është e natyrshme se përfundimet e ngjarjeve në roman jepen me një lloj zbehje të intonacioneve emocionale, një ftohje në përshkrimet e jetës së re të piktorit në atdhe” . Por nuk është për mëkat të autorit. Kështu të vërtit jeta edhe kur i ke kaluar të shtatëdhjetë vjetët. Por e lind djalin, e farën e ruan... Vdekja ndoshta e nxituar e piktorit të madh sjell veç respekt, të cilin një monografi e shkruar nga një publicist nga Tirana e ngrenë përpjetë. Veç se aty nuk përmendet vepra e fundit e Zef Gjonit, lindja e djalit, dhe ashtu ai e kompletoi plejadën e vet artistike duke u rikthyer tërësisht në botën e të parëve, në folenë e dashur të malësisë së tij. E ENJTE, 24 NËNTOR 2016
Javore KOHA
17
SOCIALE
Boshatisja e Krajës (1)
Dukuri shqetësue Krajën dhe krajan Për Koha Javore:
Hajrudin S. Muja
Ka thënë urtësia popullore se kur fajëson dikë me gishtin tregues, tre gishtat e tjerë i drejtohen vetes. Thënë ndryshe “një faj ti, e tre unë”. Por akuza ndaj tjetrit, disi ‘të qetëson’ më tepër, sepse të lë mundësinë e stagnimit aty ku ishe, pa pranuar “të luash gurin nga vendi”. E njëjta gjë po ndodh edhe me boshatisjen e Krajës, me akuzues e me të akuzuar. Ata që janë brenda ua drejtojnë gishtin atyre që janë ‘jashtë’ se: “shkelën vendin e të parëve”, ndërkohë që të jashtmit ua drejtojnë gishtin të brendshmëve: “për devijime politike”, se edhe ata do të iknin: “po të kishin ku të shkonin”. Në këtë mënyrë u krijuan ndasitë në “ne” dhe “ju”, që shpeshherë marrin drejtim të gabuar dhe nuk e shërojnë plagën e krijuar. Megjithatë, çështja nuk është aq e thjeshtë, sepse boshatisja e Krajës ka një histori të vjetër, madje të vjetër sa
“ 18
Çështja nuk është aq e thjeshtë, sepse boshatisja e Krajës ka një histori të vjetër, madje të vjetër sa edhe vetë Kraja! Në këtë kontekst, situata nuk mund të shpjegohet me “një të rënë lapsi” dhe arsyet nuk mund të pikatën njëjtë, për të gjitha periudhat e për të gjithë njerëzit edhe vetë Kraja! Në këtë kontekst, situata nuk mund të shpjegohet me “një të rënë lapsi” dhe arsyet nuk mund të pikatën njëjtë, për të gjitha periudhat e për të gjithë njerëzit. Nëse vetë emërtimi “Kraja” përmendet në analet e priftit të Duklës, qysh në vitin 1149, madje edhe si qendër argjipeshkvnore, atëherë s’do mend se përmban një histori të gjatë plot pikëpyetje e pikëçuditëse për ne. Por dihet se, duke qenë një vend i përballur me kushte të vështira, për shkaqe të sigurisë, pasurisë apo lehtësisë, popullata e Krajës mbeti përherë në lëvizje. Një numër i vogël i tyre u kthyen sërish në Krajë,
Në mesin e shumë emërtimeve të panjohuara për ne sot, ka vendbanime që sot njihen me një emërtim tjetër, por ka edhe prej atyre që sot, jo vetëm që nuk ekzistojnë më, por nuk u duken as gjurmët më të vogla të një vendbanimi të dikurshëm! Shumë prej këtyre fshatrave u shpopulluan si rezultat i sëmundjeve shfarosëse. Në raste të tilla, fshati u ripopullua më pas nga banorët e fshatrave të tjera, nga miqtë e të afërmit ose nga bijat që kishin lindur në atë fshat
Javore KOHA
E ENJTE, 24 NËNTOR 2016
”
por shumica qënduan në ato vende ku u shpërngulën dhe me kalimin e kohës, varësisht në vendet se ku u vendosën, u asimiluan dhe u humbën “pa shenjë e pa nishan”. Disa shkrime të zbehura apo disa vargje rapsodike, na shpien te dëshmitë e mjegulluara, nga të cilat nuk mund të themi shumë. Në mungesë provash, detyrohemi të marrim ndonjë variant këngësh e legjendash, por as këto nuk na mjaftojnë, nëse nuk përdorim edhe logjikën, që në të shumtën e rasteve i thonë “marrje me mend”, e shpeshherë nuk na shpien askund, në mos në drejtim të gabuar! Dhe prandaj mund t’i japim historisë versionin që duam dhe t’i arsyetojmë gjërat “me gjuhën e arsyes”. Shënimet statistikore që ne njohim deri tani, janë shumë të vonshme, e shpesh edhe gjysmake, ndërkohë që situatën na e vështirësojnë edhe më tepër sëmundjet e kohëpaskohëshme shfarosëse, por edhe fatkeqësitë e tjera natyrore. Historia nuk ka lënë në heshtje tërmetet e fuqishme që kanë ndodhur në Shkodër me rrethinat e saj, të cilat ngandonjëherë kanë qenë të mëdha dhe kanë ndikuar në shpopullimin e vendit. Ne, në mungesë të dhënash dokumentare, nuk mund të themi
SOCIALE
shumë për fatkeqësitë e tilla natyrore në periudhën e hershme në Shkodër. Rastin më të hershëm na sjellin tregimet bizantine, ku flitet për tërmetin e vitit 1273, që e përmbysi Durrësin në themel. Shtëpitë dhe ndërtesat rrëzoheshin duke i zënë brenda njerëzit, mbasi askush nuk kishte mundësi të ikte. Të paktët që shpëtuan menduan se ky ishte “fundi i botës”. Nuk mbeti asgjë në këmbë. Të mbijetuarit ikën, qyteti mbeti i shkretë [Liço:1975/198]. Në bregdetin e Malit të Zi (të sotëm) me epiqendër në Kotorr, por që u ndje fuqishëm edhe në Tivar e Ulqin, u regjistrua më 13 qershor 1563 dhe 25 korrik 1608. Në periudhën shkurttetor 1855, dymbëdhjetë tërmete me epiqendër afër Shkodrës u ndjenë edhe në Delvinë dhe në Bari të Italisë. Lëkundja e radhës ishte më 1 qershor 1905, kur tërmeti prej 9 ballësh shkatërroi 1500 shtëpi, mbyti 200 banorë dhe plagosi 500 të tjerë. Edhe një tërmet tjetër me pasoja u regjistrua më 1943, prej 8 ballësh. Më i fundit ishte tërmeti i 1979-ës, me fuqi 7 ballë, i shoqëruar me 90 të tjerë nën 4 ballë, mbi 100 nën 3.5 ballë dhe me më shumë se 10.000 të tjerë më të vegjël. Me këtë rast, disa shtete perëndimore i hapën dyert për njerëzit e goditur nga kjo fatkeqësi. Disa krajanë e shfrytëzuan këtë rast dhe u shpërngulën në Australi. E pak më vonë edhe në Amerikë, kur filloi “e keqja e madhe”. Përveç kësaj, Kraja përjetoi edhe epideminë e ashtuquajtur “vdekja e zezë” [Black death]. Historia shënon epidemi shfarosëse që nga viti 146 deri në vitin 180 të erës së re, që përfshiu edhe Romën. Ajo që plasi në vitin 545 në Stamboll, u përhap në të gjithë Evropën duke përfshirë edhe Shqipërinë. Marin Barleti, tek “Rrethimi i Shko-
Foto: KOHA
ese për nët
drës”, na flet për shpërnguljet e popullatës së Shkodrës me rrethina, në vitin 1479, në Venedik: “që t’i shpëtonin epidemisë së kolerës” [Barleti:2007]. Pastaj Shkodra u mbush me malësorë – thotë Barleti. Sëmundja e murtajës shënohet e pranishme në vitin 1692, kur Sulejman Pashë Bushatliu “në luftë kundër malazezëve, kishte me vete edhe luftëtarë nga Kraja – vendi i murtajës”[Bushati:1999]. Dr. Kërrçiku numëron 12 periudha epidemie në Shkodër, që nga viti 1761- 1821 [Kërrçiku:1962]. Disa udhëtarë të huaj, me funksione diplomatike në Shqipërinë Veriore, përshkruajnë përhapjen e Kolerës në Shkodër me rrethe në shekullin XIX. Ata e përshkruajnë kolerën e vitit 1831, gjatë rrethimit të Mustafa Pashës në Kala. J. Spencer më 1853 jep të dhëna mbi epidemitë e murtajës e të Kolerës që u përhap në vitet 1845-1850 [Shkodra ndër shekuj, II:1999]. Austriaku Fosell vë në dukje “kolerën e katundit Shirokë të Krajës” dhe shton se kjo epidemi kishte ardhur prej Malit të Zi e përmes Krajës, më 1868 kaloi edhe në Shkodër, duke shkaktuar shumë vdekje [Bushati:1999]. Kujtimin e këtyre sëmundjeve e vërtetojnë sot varrezat e shumta nëpër oborre shtëpish, në kopshtije, buzë rruge, në ara, në pyje e gjetkë, pasi viktimat e këtyre sëmundjeve varroseshin sa më parë, duke u shtyrë me hunj në gropë, mu aty ku vdisnin. Legjendat flasin për
“macën e zezë”, së cilës mund t’i fshihej pas bishtit të shatit, e ajo s’të shihte, por viktima e saj duhej të varrosej pikërisht në vendin e vdekjes. Nëse i vështrojmë të dhënat e Bicit (1610), Bolicës (1614), Budit (1621) e Bardhit (1639), Gjorgës etj. për Krajën, vështirë mund të definohen fshatrat, si bie fjala: Mesigli, Vallasi [Zamputi:1963], Karaci [Zamputi:1989], Brugari [Nika:2001], Gradoman, Bardhoj, Pod, Bacina etj. Sigurisht, në mesin e shumë emërtimeve të këtilla të panjohuara për ne sot, ka vendbanime që sot njihen me një emërtim tjetër, por ka edhe prej atyre që sot, jo vetëm që nuk ekzistojnë më, por nuk u duken as gjurmët më të vogla të një vendbanimi të dikurshëm! Shumë prej këtyre fshatrave u shpopulluan si rezultat i sëmundjeve shfarosëse. Në raste të tilla, fshati u ripopullua më pas nga banorët e fshatrave të tjera, nga miqtë e të afërmit ose nga bijat që kishin lindur në atë fshat. I tillë ishte fshati Shirokë, ku “Murtaja” nuk kishte kursyer asnjë të vetëm. Joviçeviqi kishte gjetur aty fiset e ardhura më pas, me mbiemrin Ftjani, Ljarja, Shestani, Aruçajt, Muriqi, Kraja dhe Kalicajt [Jovičević:1922]. Për fshatin Pod thuhet gjithashtu se i shfarosi një sëmundje dhe pastaj bijat e tyre të martuara në Ljare, u bënë trashëgimtare të tokave të tyre. Mbase kjo është arsyeja që Mark Jorga e quan “Ljarja Poshtë”?!. (vijon) E ENJTE, 24 NËNTOR 2016
Javore KOHA
19
MOZAIK
Në Tiranë u mbajt Samiti mbarëkombëtar i studentëve
Studentët shqiptarë nga Mali i Zi përballen me probleme të ndryshme
Tiranë- Në Tiranë gjatë javës së kaluar është mbajtur Samiti Mbarkombëtar i studentëve në të cilin kanë marrë pjesë kryeministri i Shqipërisë Edi Rama, ministra, deputetë, personalitete të fushave të ndryshme si dhe studentë të shumtë nga universitetet publike dhe private në vend. Në këtë samit është folur edhe për studentët e trevave shqiptare në Mal të Zi. Mbi këtë çështje ka folur Anton Lulgjuraj, lektor pranë Universitetit Evropian të Tiranës i cili përpara të pranishmëve ka vënë në dukje situatën e shqiptarëve në Mal të Zi duke u fokusuar tek studentët, për problemet që ata kanë për të ndjekur studimet brenda vendit apo edhe nëpër universitetet shqiptare në rajon, duke dhënë mendimet dhe sugjerimet drejt përmirësimit të situatës së tyre. Në një prononcim për “Koha Javore”, Lulgjuraj vë në pah një sërë problematikash me të cilat përballen nxënësit dhe studentët shqiptarë në Mal të Zi. “Edhe pse si popull autokton, në trojet tona, studentët shqiptarë në Mal të Zi ende në shkollat e tyre nuk mësojnë nga libra në gjuhën shqipe në tërësinë e lëndëve të tyre. Këtu
20
Javore KOHA
E ENJTE, 24 NËNTOR 2016
dua të veçoj kryesisht shkollat e mesme, ku nuk lejohet përdorimi i teksteve mësimore nga Shqipëria, me arsyetimin se nuk përputhen me plan-programet mësimore në Mal të Zi, gjoja sikur fizika, biologjia, kimia, matematika, në këto dy shtete janë të ndryshme, edhe pse në të gjithë botën tjetër janë të njëjtë. Pastaj, abetarja e unifikuar nuk është futur ende në shkolla. Ajo është sjellë si një tekst i rekomanduar, por kjo nuk është në përputhje me parimin kombëtar që shqiptarët duhet të mësojnë nga libra të përbashkët. Studentët shqiptarë në Mal të Zi nuk kanë Universitet në gjuhën shqipe. Edhe për vetë faktin se kushtet dhe rrethanat janë të plotësuara dhe të mjaftueshme”, u shpreh Lulgjuraj. Ai tha se “Samiti i Studentëve“ është një mundësi që për herë të parë të krijojmë një rrjet mbarëkombëtar studentor, që të mos mendojë secili vetëm për veten e vet, por të gjithë bashkë për njëri – tjetrin. “Këto janë disa rekomandime që Lulgjuraj i renditi në këtë samit duke theksuar se ardhmëria e kombit tonë nuk mund të ndërtohet pa një strategji të veprimit të përbashkët.
“Studentët shqiptarë nga Mali i Zi të lirohen nga regjimi i kuotave në universitetet shqiptare. Pra, të ketë vende të pakufizuara. Kërkoj që Tirana zyrtare, në zbatim të politikës së fqinjësisë së mirë dhe në pajtim me të gjitha konventat ndërkombëtare, por edhe si detyrim kushtetues të saj, të hartojë së bashku me homologët e tyre malazeze një projekt që librat për shkollën e mesme nga Tirana të përdoren edhe në Mal të Zi në shkollat shqipe; Kërkoj që Qeveria e Shqipërisë të kërkojë dhe të insistojë në hapjen e Universitetit shqiptar në Mal të Zi; Kërkoj që studentët shqiptarë nga Mali i Zi që vijnë për të studiuar në Shqipëri, e të cilëve u kërkohet regjimi i lejes së qëndrimit, të lirohen nga ky detyrim. Sipas gjykimit tim “leja e qëndrimit” është standard i dyfishtë për studentët shqiptarë nga Mali i Zi, sepse unë nuk pranoj që brenda Shqipërisë, pa fyer askë, të barazohem me një shtetas të ndonjë shteti nga një kontinent jashtë Evropës, sepse së paku ne me ju kemi të përbashkët kombësinë, gjuhën, kulturën, traditën, kurse me një që vjen nga një kontinent tjetër nuk kemi të përbashkët asgjë, përveç se jetojmë në të njëjtin planet. Rekomandoj, që në kuadrin e këtij takimi, të krijohet Këshilli Mbarëkombëtar Shqiptar i Studentëve, me përfaqësues nga të gjitha trojet shqiptare, për të adresuar në mënyrë zyrtare pranë qeverisë së Shqipërisë të gjitha problemet e studentëve shqiptarë në Shqipëri, Kosovë, Maqedoni, Mal të Zi, Serbi dhe Greqi. Ky Këshill të jetë i përhershëm dhe të funksionojë mbi bazën e një statuti”, përfundoi Lulgjuraj. t. u.
Foto: KOHA
MOZAIK
Kuvendi i KU të Tuzit zhvilloi seancën e XIV të rregullt
Miratohen propozimet mbi emërimet e komisionit për ndarje të bursave dhe të çmimit vjetor të KU Tuz- Kuvendi i Komunës Urbane të Tuzit ka zhvilluar seancën e katërmbëdhjetë të rregullt në të cilën është mirtuar propozimi i vendimit mbi emërimin e komisionit për ndarjen e bursave për vitin akademik/shkollor 2016/17 dhe propozimi i vendimit mbi emërimin e jurisë për ndarje të çmimit të Komunës Urbane të Tuzit për vitin 2017, pika këto të cilat janë miratuar, me vota të shumicës. Në fillim të seancës, në emër të Komisionit për Zgjedhje dhe Emërime, ka folur këshilltari i PDS-së, Halil Dukoviq i cili propozoi që edhe këtë vit të emërohet i njëjti komision i përbërë nga kryetari dhe anëtarët e vitit të kaluar, propozim i cili në fund edhe u miratua me përjashtim të anëtares Teuta Gilaj të cilën e ka zëvendësuar Amir Lulanaj. Ndërkohë, Nikollë Camaj, këshilltari i
LD-së ka thënë se komisioni i mëparshëm nuk ka qenë ai i duhuri duke bërë thirrje që ai të ndryshohet me qëllim që bursat “të ndahen në bazë të kritereve akademike dhe jo të kritereve të tjera siç ky komision ka vepruar deri më tani”, tha Camaj. Ai më tej shtoi se mënyra se si ky kuvend i zgjedh këto komisione, bie ndesh me rregulloren e punës së këtij parlamenti. Këshilltarë të opozitës (partive shqiptare) gjatë kësaj seance kanë shprehur pakënaqësitë e tyre në lidhje me ndarjen e çmimit vjetor të KU të Tuzit, duke bërë thirrje që ky çmim t’i jepet vetëm një personi dhe jo dy personave siç ka ndodhur deri më tani, dhe ai person të jetë nga Malësia dhe jo i huaj. Ata njëzëri u shprehën se banorët e Malësisë kanë njerëz me potencial të
mjaftueshëm që të jenë fitues të këtij çmimi, pa pasur nevojë, sipas tyre, t’i jepet një të huaji nga Podgorica. Komisioni për ndarje të bursave për studentë dhe nxënës për vitin akademik/shkollor 2016/2017 do të ketë këtë përbërje: Vasel Sinishtaj, kryetar, Fadil Kajoshaj dhe Elisa Rexhematoviq, anëtare kurse komisionin për ndarje të çmimit vjetor të KU të Tuzit do ta përbëjnë: Medaça Muminoviq, Vitore Lulgjuraj, Mark Camaj, Idriz Gjokaj dhe Amir Lulanaj. Në këtë seancë po ashtu është prezantuar një informatë nga ana e kryetarit të komunës, Abedin Axhoviq për punën e shtabit për furnizimin me ujë të zonave malore të Malësisë i cili tha se nga 503 kërkesa që sipas tij kanë arritur nga qytetarët në adresën e komunës urbane, janë realizuar 473 t. u. të tilla. E ENJTE, 24 NËNTOR 2016
Javore KOHA
21
PANORAMË
Vdes këngëtarja e njohur Sharon Jones Sharon Jones, këngëtarja e njohur e cila ka kontribuar në grupin e saj të njohur “Dap-Kings” ka vdekur javën e kaluar. Sharon Jones ka vdekur në moshën 60 vjeçare. Vdekjen e saj e ka konfirmuar përfaqësuesi i saj i bendit, shkruan BBC,. Ajo tash e sa vite është diagnostifikuar me kancer në pankreas. Grupi i saj ishte i nominuar për çmimin “Grammy”.
Vizatimi për Tintinin thyen rekordin e shitjes
Një strip komik i djaloshit të famshëm Tintin është shitur në një ankand në Paris për një shifër rekord. BBC raporton se vizatimi origjinal me ngjyrë kineze i bërë nga artisti Georges Remi, i njohur si Herge, është shitur për 1,55 milion euro. Vizatimi i marrë nga tregimi “Eksploruesit në Hënë” tregon Tintinin, qenin e tij Snowy, si dhe kapitenin Haddok në veshje të astronautëve duke ecur në Hënë dhe duke shikuar Tokën.
22
Javore KOHA
E ENJTE, 24 NËNTOR 2016
PANORAMË
Filmi “Babai”, në garën kryesore në Nuovo Cinema Europa Festival
Filmi “Babai”, me regji të Visar Morinës, është një nga katër filmat që këtë vit konkurron për Çmimin e Jurisë dhe atë të publikut në Nuovo Cinema Europa Festival. Edicioni i shtatë i festivalit nisi me 21 nëntor në Genoa të Italisë, ndërsa ndahet në gjithsej dy kategori dhe tetë filma. Filmi “Babai” bën fjalë për personazhin Nori (Val Maloku) i cili shet cigare në rrugë bashkë me të atin Gëzimin (Astrit Kabashi) në Kosovën e viteve të nëntëdhjeta. Babai dëshiron të gjejë një mënyrë për të emigruar në Gjermani e i biri bën çdo gjë për të mos u ndarë nga ai. Të zënë në mes të dëshirës për të qenë së bashku dhe nevojës për t’u ballafaquar me realitetin e vështirë, marrëdhënia babë-bir zhvillohet deri në pikën ku asgjë mes tyre nuk është më ashtu si ka qenë. Krahas filmit “Babai”, në garë për çmim janë edhe filmat “Brooklyn” nga Pascal Tessaud, “Murderous Tales” nga Jan Bubenicek dhe “One of us” nga Stephan Richter.
Nicole Kidman: Pas dhunës në Kosovë, vendosa të ndihmoj Aktorja e njohur amerikane, Nicole Kidman, thotë se pasi i ka parë femrat dhe fëmijët, që ishin viktima të luftës në Kosovë, ajo ka vendosur që njëra nga gjërat më të rëndësishme në jetën e saj ishte për t’i ndihmuar ato viktima. Kjo aktore e filmit, fituese e shumë çmimeve prestigjioze, tha në New York, gjatë ceremonisë së shënimit të 20 vjetorit të Fondit të Kombeve të Bashkuara për ndaljen e dhunës kundër grave, se prej para 10 vitesh ka filluar të angazhohet dhe do të “jetë zë për femrat që nuk kanë zë”, raporton AP. Kidman, që është ambasadore e vullnetit të mirë për Gratë e Kombeve të Bashkuara, ka kërkuar nga mysafirët në këtë ceremoni që të ndihmojnë materialisht, pasi femrat dhe vajzat “kanë nevojë për ne, që kemi mundësi dhe që kemi para” t’i ndihmojmë ato. Organizata Gratë e Kombeve të Bashkuara tha se në këtë darkë janë tubuar më se 105 mijë dollarë, përfshirë donacionin prej 50 mijë dollarëve nga aktorja, Nicole Kidman. Kjo e fundit kishte vizituar Kosovën në vitin 2006, ku ishte takuar me disa gratë kosovare dhe personalitete të ndryshme. E ENJTE, 24 NËNTOR 2016
Javore KOHA
23
MOZAIK
Ansambli “Tradita” nga Ana e Malit mori pjesë në Festivalin “Oda Dibrane”
Çmim për lojën popullore Sipas drejtuesve të këtij ansambli, programi me të cilin u prezantua “Tradita” u konceptua në nivel të lartë, duke arritur që të plotësonte kriteret e Festivalit dhe të mirëpritej nga publiku Ansambli “Tradita” nga Ana e Malit mori pjesë në edicionin e 22-të të Festivalit “Oda Dibrane”, i cili u mbajt në Peshkopi nga data 1719 nëntor, ku prezantohen vlerat e trashëgimisë kulturore mbarëshqiptare të këngëve e valleve humoristike, lojërave popullore, riteve dhe alegorisë. Për tri ditë me radhë, me programet e tyre të traditës nga vendet prej nga ata vijnë, në Festivalin mbarëkombëtar “Oda Dibrane 2016 ”u prezantuan 18 grupe dhe ansamble nga të gjitha trevat shqiptare. Ansambli “Tradita” shfaqi programin e tij në natën e tretë të këtij festivali, të përbërë nga pjesë folklorike, kënga rituale të bletës, kënga e kënduar në za, vallja e kënduar në
24
Javore KOHA
E ENJTE, 24 NËNTOR 2016
rreth, e mirënjohura Vallja Labeate, ritet e dasmës anamalase, vallja e burrave me lodër e trevës së Ulqinit dhe loja popullore e kitrrës. Sipas drejtuesve të këtij ansambli, programi me të cilin u prezantua “Tradita” u konceptua në një nivel të lartë, duke arritur që të plotësonte kriteret e Festivalit dhe të mirëpritej nga publiku. Juria profesionale e përbërë nga njohësit e fushës, Edmond Zhulali, kryetar jurie, Ermir Dizdari dhe Haki Fazliu anëtarë, vlerësuan Ansamblin “Tradita” me Çmimin e “Odës Dibrane” për lojën popullore të kitrrës, që është ndër lojërat më të njohura të trevës së Anës së Malit. Ky çmim tregon për vlerën e lartë të folklorit në trevën e Anës së Malit
dhe Ulqinit, duke ditur që në Festivalin “Oda Dibrane” morën pjesë ansamble dhe shoqëri kulturore nga Gjirokastra, Tirana, Gostivari, Tetova, Obiliqi, Drenasi, Prizreni, Kishnica, Kumanova, Berati, Bulqiza, Mati, Peshkopia dhe Vlora. Përndryshe Çmimin e Parë të Festivalit Mbarëkombëtar “Oda Dibrane 2016” e fitoi Ansambli “Lidhja e Prizrenit” nga Prizreni. Ky festival organizohet nga Shoqata Kulturore Artistike “Oda Dibrane”. E veçanta e tij është sepse ai zhvillohet në Dibër të Madhe dhe Peshkopi, dhe pavarësisht nga kufiri, të dy Dibrat vazhdojnë të mendojnë, të jetojnë dhe të gëzojnë së bashku. (Kohapress)
MARKETING
E ENJTE, 24 NËNTOR 2016
Javore KOHA
25
KULTURË
Tregim
Takimi i papritur Asllan Bisha
Atë pasdite , po ishte e premte remtë, Sylë Maniu s’u ndal në shtëpi.,, Po shkoj të luaj pak shah,. Koha e drekës ka kaluar ashtu ashtu do të ha drekë dhe darkë. I bëj bashkë. Dhe makina e tij mbërriti tek udhëkryqi në Rrazikaqe. Në kafe ,,Rumija,,.Do të gjej dikë, do të kaloj pak kohë. Kjo javë ishte pa trazira .Tani jam në kondicion të duhur. Nuk ka burrë të më mund. Jam psiqikisht dhe fizikisht i përgatitur. Ashtu hyri në kafe, e cila i ngjante më shumë një klubi shahistësh sesa kafene fshati. Pronari me urtësi kishte gjetur mënyrën për të aktivizuar veprimtarinë e shahut. Sa shkeli në pragun e ,,Rumisë,, Sylë Manin e njihnin të gjithë si njeri i dijes, por edhe shahist të mirë. -Hajde profesor. –u dëgjua zëri i Agronit që krenohej e lavdërohej.’-Ndoshta ti më ngacmon, më ngrit adrenalinën, të gjithë i munda. Tani je ti, në radhë. -Më vjen keq që do ta prish disponimin të të gjitha fitoret, jam në formë,-fliste Sylë Mani që s’ arriti as t’u japë dorën shahistëve. Dhe karrigen e zuri profesori që vendoste ngadalë figurat e shahut, ndërsa
26
Javore KOHA
E ENJTE, 24 NËNTOR 2016
Agroni me krenari sikur thoshte se edhe ti profesor do ta pësosh shpejt. Shikuesit ishin stepur, një meç të tillë s’e kishin parë .Ai ngjallte kureshtje. Loja e parë mbaroi shpejt. Fitoi Sylë Mani, Mani. Ndërsa edhe partia e dytë u mund nga profesori. Agroni kërkoi edhe një shanse. Loja filloi dhe në kafe hyri Hetuesi. i cili ishte dashamirës i shahur. Ai me siguri nuk do të shkelte në ,,Rumi,, sikur ta kishte hetuar më parë Sylë Manin. Tani që ishte në pension hetuesi sikur ndjenja e shikimit i ishte dobësuar, jo nga mosha, sepse ishte pensionist i ri, por nga vetë detyra që nuk e detyronte të jetë shumë i kujdesshëm si dikur. Kjo gjë e bënte të lumtur. Shkeli në kafe. I përshëndeti të gjithë. Sylë Mani nuk foli dhe bëhej sikur Hetuesi nuk ishte i pranishëm. Fytyra iu skuq. Ishte zënë pisk. Bënte përpjekjet më të mëdha për ta fituar meçin, por Agroni hetoi ngurrimin e tij. Dhe e humbi lojën. Mjaft. -Unë paguaj pije. -Urdhëroni! Ti se meriton pijen time .Unë s’ kritem. S’ të flas, por unë e ruaj burrërinë. Ju punoni kundra popullit tonë, jeni armiq, shiteni me pak para. Unë jam i madh për ty,-fliste me unin e tij Sylë Mani, pedagogu i shkollës. Dhe mendja si kishte shkuar kurrë se do të gjendej në një tavolinë afër me Hetuesin i cili kishte ardhur me kryeshefin e tij i kishte bastisur shtëpinë, kishte rropullisur e shkapetur kanapetë. Kërkonin librat armiqsore, për të cilat ishte akuzuar. Posaçërisht
kryeshefi ishte i zemëruar, sepse libra të tilla të Enver Hoxhës nuk gjetën. Ato skena sikur po i merrnin frymën. Dhe dikur iu kujtua çasti kur Kryeshefi shtriu dorën për ta goditur, ndërsa Hetuesi që ishte para tij e ndali goditjen. Sylë Mani se kishte marrë vesh kurrë se mos ishte kjo një skenar policor, apo një efekt i Kryeshefit që plani për ta dënuar profesorin po dështonte, ngase nuk kishte fakte. Sylë mani nuk dinte se kush e kishte akuzuar, cili ishte ai njeri që e kishte paditur në polici, Tri ditë pas festës së 29 Nëntorit-Ditës së Republikës, por ishte akuzuar për konjakun që kishte pirë ditën e 28 Nëntorit- Ditën e Flamurit. Dhe thënia e tij se konjak ,,Skënderbe,, kemi pirë edhe ditëve të tjera .Kjo se arsyetonte Sylë Manin, sepse ditëve të tjera mund të pihej edhe ndonjë gotë raki qoftë edhe,, Skenderbe,, por Dita e flamurit e 28 Nëntorit të Shqipërisë në zyrën e tij ishte akuzë e rëndë. Kush ishte ai që më denoncoi ose e trilloi këtë padi, kishte thënë disa herë Sylë Mani. Dhe tash ky tinëzar edhe pse është në pension s’ më le të qetë,-bluante në kokën e tij me flokë të bardhë pedagogu. Si dreqin qëllova në të. Ai që nuk shkon në shtëpi dhe lyp sherr jam unë,-bluante ai. Dhe mezi cakërroi gotën me hetuesin, i cili e vështronte në sy. ,,Sa i paturpshëm është? Ky gjithmonë është i rrezikshëm. Atëherë më liruan ngase nuk kishin fakte, por tani çfarë do ky njeri. Ndoshta edhe subjekti ku jam unë i
KULTURË
pengon. Padisni përsëri, -mendonte Sylë mani gju më gju me ish hetuesin. Ai ishte fare i qetë. -Urdhëroni! Çfarë pini?- i luti të gjithë.-Kam një rast të veçantë .Dola në pension,-foli i qetë. Mos më refuzoni pijen. Dhe kamerieri shkruante porosinë Sylë Mani skuqej si gaforre deti dhe ishte krekosur si gjel.,, Më zure ngusht, por s ‘koritem, Dhe tha një konjak ,,Skenderbe,,Të munda o qen dhe e vështroi në sy hetuesin. Ai skuqej, fytyra ishte bërë gjak. Mezi përmbahej. Kur cakërruan gotat Sylë mani sikur uli qerpikët sikur u pendua ngase nuk iu duk vetja burrë. -Të bisedojmë të sqarojmë diçka unë e ti zoti profesor ,foli qetë ish Hetuesi. Kjo ishte rastësi, për t’u sqaruar. Sikur donte t’i thoshte ; unë nuk jam fajtor profesor isha në punë, bëja punën time. Ishe i paditur nga shokët tuaj. Ata që tani bërtasin me të madhe se janë trima.... - Si të them tha me ton pak të lartë e zemërim Sylë Mani. Ndoshta më mirë mos t’i rikujtojmë , u ndal ,- ishte e kaluar. -Unë mund të flas, por në katër sy. Të ngritemi. Dalim në tavolinë tjetër. -Po,-foli qetë Sylë Mani. I priu Hetuesit. U gjenden në kënd të kafesë,,
Rumia,,. -Edhe një ,,Skenderbe,,zoti profesor,,-tha Hetuesi. Profesori i zënë ngusht, foli: -Po,-dhe skuqej. Dhe të dy cakërruan gotat. Unë do të them të vërtetën, por me një kusht. Ajo duhet të mbesë tek ti. Në asnjë mënyrë të grindej me personin që të ka paditur. Mos harro se unë nuk dua ti shtijë njerëzit në grindje. Jam në pension. Kam pasur punë të rëndë. Kam punuar me nder, kam fëmijë. Dhe ca gjëra është mirë të mbesin sekret. Më pak grindje e pasoja. Sa mirë që u shlirova nga ajo punë. Tani jam i qetë, ndërgjegjen e kam të pastër. Ti më urreje. Ke gabuar zoti profesor. Ata të përditshmit që të janë afruar kanë njoftuar Kryeshefin. Mjafton, u zgjata shumë. Sylë Mani ishte zënë ngusht. Kurrë s’e kishte menduar se është aq naiv edhe pse kishte kryer normalen e fakultetin dhe shumë seminare. Kurrë s’ kishte ndodhur në jetën e tij të jetë aq i pafuqishëm. Dëgjonte dhe s’u besonte veshëve. Ishte skuqur. Dridhej i fëmijë para të vërtetës lakuriqe. ,,Nuk është e mundur se më paditi, thoshte emra, kujtonte shokët që kishte pirë me rastin e festës së 28 Nëntorit. Hetuesi
ishte i qetë. Dikur tha ; -Fol ,Sylë Mani. Unë të kam faj. U ndal mezi fliste hetuesi dhe dikur me zë të marrë shpërtheu. Më vështirë e kisha unë atë buzëmbrëmje në Katërkollë kur erdhëm e të bastisëm shtëpinë. Të kam adhuruar dhe nderuar se njeri të madh. Unë nuk të shpëtova,.Edhe mua nuk më besonin si ty. Dola në pension. Fle qetë, askujt si bëra keq. I urrej të gjithë ata që bëjnë keq. Unë s’ punova në shoqatë humanitare, zoti Profesor. Sylë Mani ishte zënë ngusht. Dridhej si fëmijë. -Më fal, jo mos më thuaj asgjë. E di kush më denoncoi, ai mësuesi veteran, ai që bëhej mik imi i madh dhe patriot. -Jo, unë se di , s’ të thashë asgjë. Është koha t’i falim gabimet njëri tjerit, por mos të harrojmë e keqja është e keqe dje dhe sot. Në ndarje Sylë Mani dhe Hetuesi i shtrëngonin dorën njëri -tjetrit. .. I veti mishin ta han, por eshtrat, jo,,- i sillej ndërmend fjala e urtë popullore,,. Të dy ishin të lumtur. Takimi i papritur në kafe ,, Rumia,, e trondiste thellë pedagogun dhe akuzonte vetën për sinqeritet .Dhe thoshte; “Besnik banu, por besë mos nxen”. E ENJTE, 24 NËNTOR 2016
Javore KOHA
27
MOZAIK
Lanush Nuzi Peraj ( 1878-1964)
Fjala e tij gur i ma drejtësisë së kuve
Ndër ata burra e pleqnar anamalas që flisnin me mend e me rend, në pajtim me thënien urtake :“ Fjala legjendar, me origjinë nga fisi Nikaj e Mertur të rrethit të Tropojës. Fjala e këtij pleqnari popullo goja. Ajo nuk flitej pa u menduar mbase kishte peshë të madhe
Prej vitesh, qëkur kam filluar interesimet e mia të para për Anën e Malit-Ulqin, më kishin lënë përshtypje të pashlyeshme rrëfimet e anamalasve për disa burra të shquar popullorë të kësaj trevë shqiptare, që i dinin mirë rregullat dhe normat kanunore. Një mrekulli e vërtetë. Njerëz që, ndonëse pa shkollë e , të shumtën e herës, pa zbritur ndonjëherë në qytete e pa parë ndonjë qendër të madhe arsimore e kulturore, dinin ta tëhollojnë bisedën aq bukur sa të duket se ishin me shkollë të lartë gojtarie, që sot mund t’ua kenë lakmi shumë intelektualë, e të kuvednojnë për pajtim, për probleme shoqërore
“
28
për të përballuar rreziqe të ndryshme në mjedise të përshtatshme, në një dhomë, siç ka qenë tradicionalisht “ oda e burrave” apo “ oda e miqve” , një shesh apo log të përshtatshëm. Ndër ata burra e pleqnar anamalas që flisnin me mend e me rend, në pajtim me thënien urtake :“ Fjala pa rend, puna pa mend, si gjumi pa jorgan” ishte edhe Lanush Nuzi Peraj ( 1878-1964) , nga Shasi legjendar, me origjinë nga fisi Nikaj e Mertur të rrethit të Tropojës. Fjala e këtij pleqnari popullor me qeleshe (plis) të bardhë, ashtu siç e kërkonte mençuria popullore, „ bluhej“ para se nxirrej nga goja. Ajo nuk flitej pa
Emri dhe figura e Lanush Perajt në kujtesën e popullit të Anës së Malit me rrethinë ruhen të freskëta edhe sot. Anamalasit mburren me mendjeprehtësinë e tij, me gatishmnërinë që në çdo moment të jepte përgjgjen më adekuate edhe në situata, për të tjerët, pa shtegdalje. Kur përmendet emri i Lanushit, kudo në Anë të Malit, dhe në fshatra përreth, menjëherë përkujtohet plaku i urtë dhe i mençur, i cili ka ditë, siç thuhet në këtë krahinë, me pre
Javore KOHA
E ENJTE, 24 NËNTOR 2016
”
u menduar mbase kishte peshë të madhe. Ky burrë i mençur me forcën e fjalës së tij kishte për detyrë të gjykonte ngatërresa e grindje te ndryshme sipas Kanunit apo ligjeve kanunore tradicionale. Parimi kryesor i çdo pleqnari të ndërgjegjshëm, pra edhe i Lanushit, ishte ta zgjidhë çështjen drejt, pa anësime, pa u ndikuar nga asnjë trysni dhe të mëtojë që nga gjykimi të mos dëmtohet asnjëra palë pa të drejtë, sikurse edhe t’i zbusë konfliktet kur ishte e mundshme. Shprehje tipike e ketij synimi të mbarë është thenia: “Jo me i lanë armiq, por me i lanë vllazën“. Emri dhe figura e Lanush Perajt në kujtesën e popullit të Anës së Malit me rrethinë ruhen të freskëta edhe sot. Anamalasit mburren me mendjeprehtësinë e tij, me gatishmnërinë që në çdo moment të jepte përgjgjen më adekuate edhe në situata, për të tjerët, pa shtegdalje. Kur përmendet emri i Lanushit, kudo në Anë të Malit, dhe në fshatra përreth, menjëherë përkujtohet plaku i urtë dhe i mençur, i cili ka ditë, siç thuhet në këtë krahinë, me pre. Përherë gjakftohtë, i matur, i drejtë, i sinqertë, i përmbajtur në fjalë, i panxituar në shpërthimin e ndjenjave, qofshin të gëzimit apo edhe të hidhërimit. Nuk
MOZAIK
adh në kalanë e endeve të burrave
a pa rend, puna pa mend, si gjumi pa jorgan” ishte edhe Lanush Nuzi Peraj ( 1878-1964) , nga Shasi or me qeleshe (plis) të bardhë, ashtu siç e kërkonte mençuria popullore, „ bluhej“ para se nxirrej nga
Lanush Nuzi - Peraj
lejoi kurrë që fjala e tij „të vrasë shtrembër“, sepse ishte i vetëdijshëm se fjala tek shqiptarët konsiderohet si plumbi, me anën e së cilës mund të fitosh, po edhe mund të humbasësh kokën. Lanush Peraj me urtinë dhe
mençurinë e tij la gjurmë të pashlyeshme në odat e burrave dhe në kuvende shqiptare, atëherë kur kullat ( shtëpitë) tona ishin shkolla, fushëbeteja, ku matej burrëria e mençuria popullore, e që ishin gjykatore dhe drejtësia e tyre ishte
më e fuqishme se ligjet e pushteteve antipopullore në këto treva. Fjala e tij ishte gur i madh në kalanë e drejtësisë së kuvendeve shqiptare të gjysmës së parë të shekullit njëzet. Gj. Gjonaj
E ENJTE, 24 NËNTOR 2016
Javore KOHA
29
PORTRET
Portret i talentes së re nga Ulqini Flutura Mustafa
Studente që po në prozë, poezi
Flutur Mustafa është një e re (studente) nga Ulqini e cila që nga mosha e fëmijërisë së hershme ka qenë e prirë të jetë kreative. Ajo ka treguar aftësi dhe talent në fushën e letërsisë duke thurur vargje kryesisht në poezi por dhe në prozë. Mustafa ka qenë shumë e pasionuar pas leximit por edhe e ka admiruar tej mase kreativitetin letrar duke qenë shumë produktive në thurje të vargjeve të shumta të cilat janë vlerësuar shumë nga mësimdhënësit dhe bashkëmoshatarët e saj, rrugëtim të cilin nuk e ndërpreu asnjëherë. Para lexuesit shqiptar ajo doli me vëllimin e parë poetik “Përtej lajthitjes” në vitin 2014, ndërsa me bashkë autorësi “Servantes dhe Dul-
30
Javore KOHA
E ENJTE, 24 NËNTOR 2016
cinea”-tekst dramatik po në këtë vit. Emri i saj sot, edhe pse e re, është i njohur në skenën letrare shqiptare, ku herë pas here boton në shtypin letrar brenda dhe jashtë Malit të Zi, sidomos në gazetën “Nacional” të Tiranës e në portalet e ndryshme kulturore e letrare. Poezia e Mustafës trajton çdo gjë që lidhet me jetën e njeriut, çdo plotësim dhe boshllëk shpirtëror ndërsa për talentin e saj shumëdimesional dhe kreativitet në letërsi është shpërblyer disa herë me çmime të rëndësishme. Ajo është dalluar në shumë veprimtari kulturore në Ulqin dhe jashtë tij. Ka dalë fituese e dyfishtë e garës së recituesve në Ulqin, organizuar nga fondacioni “Studenti”. Në prill 2014
shpallet eseistja më e mirë në temën e projektit “E sotmja bisedon me të nesërmen”. Ka në dorëshkrim një përmbledhje me poezi e krijime në prozë, ndërsa po punon për romanin e saj të parë.Vëllimi i saj “Përtej lajthitjes” u promovua edhe në Shkodër nga Biblioteka “Marin Barleti” dhe Shoqata e Shkrimtarëve të Shkodrës, në shkurt 2015. Flutur Mustafa përveçse në letërisi, ajo ka pasion të veçantë dhe vallëzimin latin, e cila ka mbi dy vite që është aktive tek shkolla e vallëzimit “Love&Dance Prishtina” në Prishtinë si dhe është shumë aktive në sektorin civil. Ajo ishte njëra ndër themelueset e shoqatës iAct- “Unë Veproj”.
PORTRET
korrë suksese dhe teatër
Së fundmi, Qendra për Ruajtjen dhe Zhvillimin e Kulturës së Pakicave (CEKUM) ka publikuar vështrimin e poetëve të rinj nga Mali i Zi të titulluar “Tu sam“, (“Këtu jam“) në mesin e të cilëve është rënditur dhe studentja Flutur Mustafa e cila ndjehet e vlerësuar dhe njëherësh dhe shumë krenare. “Ndjehem e llastuar por dhe krenare që isha pjesë e një formati të tillë. Mendoj se do të duheshin më shumë projekte të tilla për angazhimin e të rinjve e mbi të gjitha për rininë shqiptare e cila për fat të keq çdo ditë e më shumë e ka kthyer shikimin kah bota perëndimore për ta braktisur këtë vend”, tha Mustafa. Mustafa jep mesazh për të rinj që ata
të bëhen një elitë intelektuale e mirë përgatitur dhe lidership në shumë fusha, në mënyrë që të plotësohet ky boshllëk që sipas saj aktualisht ju mungon shqiptarëve në Mal të Zi. “Të rinjtë shqiptarë në Mal të Zi kanë rënë në gjumë, të paktën 80 për qind e tyre. Ka shumë të rinj të talentuar që njoh në shumë fusha, por ka diçka që i ndalon që atë talent ta shprehin dhe kjo është frika nga paragjykimet. Ju drejtohem me këto fjalë pasi dhe unë isha në një periudhë ku druhesha të shfaqja atë që jam. Ju kisha thënë, shmangni paragjykimet dhe lundroni drejt synimeve tuaja”, porositi ajo. Mustafa vë në dukje dhe planet e saj në vijim e cila duket se do të jetë
mjaft e impenjuar sikurse në letërsi ashtu dhe në teatër. “Në vitin 2017 pritet vëllimi i dytë me poezi nga një shtëpi botuese prestigjioze në Prishtinë më pas do të punoj në rol episodik në serialin 192, roli im në filmin me metrazh të shkurtër “Fundi” me regji nga Besian Çakolli – Fakulteti i arteve në Prishtinë”, theksoi Mustafa Flutur Mustafa aktualisht po ndjek studimet në Fakultetin Juridik në Prishtinë në vitin e fundit. Ajo për “Koha Javore” bën të ditur se pas mbarimit të studimeve aspiron për një karrierë në diplomaci, ku marrëdhëniet ndërkombëtare do të jenë temë e masterit në të ardhmen. T. Ujkaj E ENJTE, 24 NËNTOR 2016
Javore KOHA
31
KULTURË
Epika popullore shqiptare avansohet në vlera ndërkombëtare të UNESKO-s ( I )
Vlerë e trashëgi etnokulture bot
Me krijimin e 15 blejve të epikës popullore shqiptare nga prof. dr. Zymber Ujkan Neziri, plotësohen të gjitha kërkesat ndërkombëtare që kjo epikë të pranohet në radhët e vlerave artistike botërore. Kjo bamuri është një sukses gjenial i krijimeve të vlerave artistike shqiptare
Dr. Bahri Brisku
Veprimtaria e përkushtuar me vite e këtij autori, po kurorëzohet ndërkombëtarisht me majat e artit botëror. Ky studiues i përkryer i Institutit Albanologjik të Prishtinës, përveç përgatitjes së 15 blejve të epikës popullore, deri tani ka krijuar një mori veprash me peshë të madhërishme shkencore. Zymber Neziri, si bartës i këtij dhe shumë projekteve nga fusha e albanistikës radhitet ndër hulumtuesit më të spikatur të shqiptarëve. Zymberi, përveç sukseseve kolosale që ka aritur në botimin e ve-
“
32
prave madhështore, është edhe person i dalluar organizativ në fushën e promovimeve të veprave. Përgatitja e pesëmbëdhjetë blejve të epikës popullore shqiptare nga ana e prof. Dr. Zymber Nezirit, paraqet plotësimin e të gjitha kushteve që epika e jonë popullore të pranohet në piedestalin më të lartë të vlerave artistike botërore të UNESKO-s. Tani kjo epikë shqiptare konsiderohet për vlerë të trashëgimisë etnokulture botërore. Duke u nisur nga fakti që mbledhja dhe studimi i folklorit shqiptar ka rëndësi të madhe se janë duke ardhur gjenerata të reja, të cilat tani jetojnë në kushte të tjera të zhvillimit që fare pak kontribuojnë në afirmimin e vlerave artistike popullore, unë pas tri vite punë, mblodha dhe botova krijimet folklorike të shqiptarëve në Mal të Zi. Në veprën – Këngë popullore të
Përgatitja e pesëmbëdhjetë blejve të epikës popullore shqiptare nga ana e prof. Dr. Zymber Nezirit, paraqet plotësimin e të gjitha kushteve që epika e jonë popullore të pranohet në piedestalin më të lartë të vlerave artistike botërore të UNESKO-s. Tani kjo epikë shqiptare konsiderohet vlerë e trashëgimisë etnokulturore botërore
Javore KOHA
E ENJTE, 24 NËNTOR 2016
”
Shqiptarëve në Mal të Zi, kam përfshirë të gjitha gjinitë e krijimeve popullore në vargje duke i sistematizuar në XIV pjesë. Me këtë veprimtari arrita që të plotësoj një zbrazëtirë krijuese të krijimeve artistike popullore në përgjithësi si edhe të shqiptarëve që jetojnë në Mal të Zi. Këtu është folur gjerësisht në 153 faqe. Tani edhe Zymber Neziri ka përgatitur në dorëshkrim një ble të këtyre vlerave të kësaj hapësire me të cilat denjësisht do të plotësohet botimi i kësaj lëmie të folklorit të shqiptarëve në këtë rajon. Vepra që botova numëron me 643 faqe. Deri tani është vepra më voluminoze e këtij lloji. Ky ble si i tillë do të shërbejë si vepër plotësuese për praninë e tyre në vlerat artistike popullore në Organizatën Botërore të UNESKO-s, kurse për 15 blejt e Epikës të cilat i ka përgatitur për shtyp prof. Dr. Zymer Neziri, nevojitet që sa më parë të lajmërohen donatorët që të mundësojnë botimin e këtyre vlerave kombëtare. Pa botimin e tyre, nuk është e mundur që të merren hapa të tjerë për krijimin e kushteve që këto vlera të rëndësishme kombëtare të pranohen në UNESKO si vlera artistike botërore. Veprimtaria e studiuesit Zymber Ujkan Nezirit lidhur me përpilimin e këtyre 15 blejve të epikës tonë, është veprim madhor që meriton kujdesin e të gjithë faktorëve financiare që të dalin sa më parë në dritë ashtu siç
KULTURË
imisë tërore
doli vepra e ”Këngëve popullore të shqiptarëve në Mal të Zi” nga autori i këtij teksti. Studimi i krijimeve popullore shqiptare është punë e mundimshme dhe serioze për trashëgiminë tonë kulturore. Ndaj, ju tërhiqet vëmendja biznesmenëve dhe pushtetarëve që
financiarisht ta ndihmojnë botimin e këtyre veprave. Bashkëngjitja e këtyre veprave kombëtare si vlera mbarëkombëtare dhe botërore, është një rast që ngrit imazhin tonë kombëtar në arenën e piedestalit botëror që do të thotë shumë për kombin tonë. Veprat që
pranohen në UNESKO, janë krijime kulmore botërore, andaj pushtetarët tanë si të Kosovës ashtu edhe të Shqipërisë e kanë obligim moral e kombëtar që të ndihmojnë financiarisht studiuesit në publikimin e veprave të tyre. ( vazhdon) E ENJTE, 24 NËNTOR 2016
Javore KOHA
33
SPORT
Në turneun ndërkombëtar të karatesë “Budva Open 2016”
Tetë medalje të arta për “Albulenën”
Në këtë garë “Albulena” fitoi 15 medalje. Më së shumti u dalluan disa garues të këtij klubi, të cilët fituan nga dy medalje të arta Klubi i Karatesë “Albulena” fitoi 15 medalje, prej të cilave tetë medalje të arta, dy medalje të argjendta dhe pesë medalje të bronzta në Turneun ndërkombëtar “Budva Open 2016”, i cili u mbajt të shtunën në Budvë. Në këtë garë u dalluan më së shumti disa garues të këtij klubi, të cilët fituan nga dy medalje të arta. Kështu, Art Ujkashi, në kategorinë -40 kg në lufta individuale dhe ekipore arriti të fitojë katër meçe në mënyrë spektakolare.
34
Javore KOHA
E ENJTE, 24 NËNTOR 2016
Ardian Gorana gjithashtu me dy medalje të arta konfirmoi se është një garues me perspektivë të madhe, ashtu si dhe Darko Glenxha. Me një medalje të artë në lufta, në kategorinë e rëndë, dhe një medalje të bronztë në kata, Faruk Hasanaga dëshmoi se është një garues i suksesshëm dhe i kompletuar në të dy disiplinat e karatese. Me një medalje të artë në lufta ekipore është stolisur edhe Sergej Karagjinoviq, i cili fitoi edhe një medalje të
argjendtë në lufta individuale, në kategorinë -35 kg. Në të njëjtën ditë, në Budvë u mbajt edhe Kampionati i Malit të Zi për kadetë, juniorë dhe seniorë të rinj. Nga kadetët e Albulenës më i suksesshëm doli Kadro Mollabeqiri, i cili u shpall nënkampion i Malit të Zi. Millosh Dragojeviq fitoi medalje të bronztë, ndërsa në lufta ekipore Basro Sadiku,Millosh Dragojeviq dhe Kadro Mollabeqiri zunë vendin e tretë. i.k.
SPORT
Otrant Olimpiku në krye të tabelës me meritë Drejtuesit e Otrantit shprehen se janë shumë të kënaqur me paraqitjen e shkëlqyeshme të skuadrës së tyre në Rozhajë, e cila do t’i motivojë që në fund të këtij stinori të shpallen kampion Otrant Olimpiku nga Ulqini shënoi të dielën një fitore të rëndësishme ndaj skuadrës së Ibrit në Rozhajë me rezultat minimal 1:0 , e cila ndodhej në krye të Ligës së Dytë Futbollistike të Malit të Zi . Golin e vetëm vëndimtar në këtë ndeshje për skuadrën e Otrantit e shënoi Benjanin Rexhoviq i cili i mundësoi skuadrës tri pikë. Futbollistët e Ulqinit me këtë fitore sërish u rikthyen në krye të tabelës së klasifikimit me 33 pikë, sa ka edhe skuadra e Ibrit dhe
e Komit. Ata me këtë lojë cilësore dëshmuan se dy humbjet e fundit ishin të rastit dhe se në momentin e duhur u rikthyen në formën e tyre më të mirë. Drejtuesit e Otrantit shprehen se janë shumë të kënaqur me paraqitjen e shkëlqyeshme të skuadrës së tyre në Rozhajë, e cila do t’i motivojë që në fund të këtij stinori të shpallen
kampion. Ata kanë besim të plotë te ekipi i tyre dhe shprehen optimist se djemtë e Otrantit pa asnjë dyshim do të qëndrojnë në krye të tabelës me meritë. Për këtë futbollistëve të Ulqinit u duhet të shënojnë fitore në ndeshjen e radhës javën e ardhshme në shtëpi të vetë ndaj skuadrës së Bratsvos. Kjo ndeshje pritet me mjaft interesim nga tifozët ulqinakë, të cilët pritet se do të vijnë në stadium në numër të madh për të mbështetur ekipin e tyre dhe në fund të këtij ballafaqimi sportiv të festojnë së bashku titullin kampion në stinorin e vjeshtës . (Gj.Gjonaj)
E ENJTE, 24 NËNTOR 2016
Javore KOHA
35