KOHA Javore Podgoricë e enjte, 1 dhjetor 2016 Viti XV Numër 742 Çmimi 0,50
Festa që SHQIPTARËT i bën NJË
ISSN 1800-5696
Samit i një rëndësie të veçantë
Fragmente të rëndësishme arkeologjike të kohës romake
PËRMBAJTJE
5
14
Tuzi me një tubim madhështor festoi Kuq e Zi 12
U zgjodh qeveria e re
Filmi “Avatar” do të vazhdojë
Akademi festive për flamurin kombëtar
22
KOHA Javore Themelues: Kuvendi i Malit të Zi Gazetë javore për aktualitete, shkencë dhe kulturë, Numri i parë doli më 21 shkurt 2002. Botues: Këshilli
Kombëtar i shqiptarëve Redaktor Përgjegjës: Ali Salaj Gazeta redaktohet nga kolegjiumi:
Fahrudin Gjokaj (Redaktor Teknik & Sistem Inxhinjer) Ismet Kallaba (aktualitete, sport), Toni Ujkaj (kulturë) Vijoleta Berishaj (sekretare teknike) Adresa: Bulevar revolucije 15, Podgoricë Telefon & fax: 020/240-659 E-mail: kohajavore@t-com.me, www.kohajavore.org
2
Javore KOHA
E ENJTE, 1 DHJETOR 2016
PËRMBAJTJE
Ndërtimi i një shoqërie të shëndetshme në fokus të aktivistëve të rinj 26
Gjokë Dukaj fituesi i çmimit vjetor për 24 gazetari të Radio Televizionit të Malit te Zi
Austro-Hungaria dhe 30 autonomia kulturore kombëtare
Kukësi fitues i Kupës
KOHA Javore KOHA Javore Me rëndësi
KOHA Javore KOHA Javore
Podgoricë e enjte, 6 tetor 2016 Viti XV Numër 734 Çmimi 0,50
Podgoricë e enjte, 13 tetor 2016 Viti XV Numër 735 Çmimi 0,50
Podgoricë e enjte, 17 nëntor 2016 Viti XV Numër 740 Çmimi 0,50
mbrojtja dhe konservimi i qëndrueshëm
KOHA Javore Podgoricë e enjte, 24 nëntor 2016 Viti XV Numër 741 Çmimi 0,50
Konkurentë e jo kundërshtarë politikë
Digjen shqiptarët
Ruajtje dhe kultivim i trashëgimisë kulturore të eposit ndër shqiptarët
DUKURI
Profesori model dhe studiuesi serioz
Traditë e kulturës së lashtë krajane
“Ulqini” fitoi 17 medalje
ARKIVI: www.kohajavore.org
Në zgjedhjet parlamentare në Mal të Zi
9695-0081 NSSI
Përkthimi nga / në gjuhët e “vogla”
ISSN 1800-5969
ISSN 1800-5969
1 NSSI
9695-008
ët ndër shqiptar it epos kulturore të isë vim i trashëgim kulti Ruajtje dhe
ISSN 1800-5969
ISSN 1800-5969
artistike e shprehjes fisnikëruar Forma e
Podgoricë e enjte, 20 tetor 2016 Viti XV Numër 736 Çmimi 0,50
Koha për reflektim dhe veprim politik
Forma e fisnikëruar e shprehjes artistike
33
Qëndrimet tekanjoze të Mehmet Bardhit shkaktojnë humbjen e deputetit shqiptar
lashtë krajane kulturës së Traditë e
Të prekësh Ulqinin
medalje fitoi 17 “Ulqini”
9695-0081 NSSI
9695-008
shqetësuese kundër shtarë politikë për krajanët Konkurentë e jo k ti li o p veprim shqiptarët mtim dhe qëndruereshflëek Digjen Koi hia për servim serioz dhe studiuesi el Profesori mod
1 NSSI
“vogla” e / në gjuhët Përkthimi nga
e deputetit shqipta r shkaktojnë humbje n të Mehmet Bardhit Qëndrimet tekanjo ze
KOHA Javore
Podgoricë e enjte, 6 tetor 2016 Viti XV Numër 734 Çmimi 0,50
KOHA Javore
Podgoricë e enjte, 17 nëntor 2016 Viti XV Numër 740 Çmimi 0,50
Podgoricë e enjte, 20 tetor 2016 Viti XV Numër 736 Çmimi 0,50
Konkurentë e jo kundërshtarë politikë
Digjen shqiptarët
Koha për reflektim dhe veprim politik Ruajtje dhe kultivim i trashëgimisë kulturore të eposit ndër shqiptarët
Profesori model dhe studiuesi serioz
Traditë e kulturës së lashtë krajane
“Ulqini” fitoi 17 medalje
Në zgjedhjet parlamentare në Mal të Zi
ISSN 1800-5969
ISSN 1800-5969
Përkthimi nga / në gjuhët e “vogla”
ISSN 1800-5969
Forma e fisnikëruar e shprehjes artistike
Takimi i papritur
Podgoricë e enjte, 13 tetor 2016 Viti XV Numër 735 Çmimi 0,50
KOHA
Me rëndësi Javore mbrojtja dhe konservimi i qëndrueshëm
ISSN 1800-5969
ISSN 1800-5696
KOHA Javore
KOHA Javore
Qëndrimet tekanjoze të Mehmet Bardhit shkaktojnë humbjen e deputetit shqiptar
Ulqinin Të prekësh
Në zgjedh jet parlam entare në Mal të Zi
EDITORIAL I REDAKSISË
Koha Javore me pamje më joshëse
Të prekësh Ulqinin
Arkivi i revistës në portalin
www.kohajavore.org
E-mail: kohajavore@t-com.me www.kohajavore.org
Pikëpamjet e shprehura në fq: OPINIONE & VËSHTRIME nuk përfaqësojnë domosdoshmërisht politikën redaksionale të „KOHA javore„
E ENJTE, 24 NËNTOR 2016
Javore KOHA
7
E ENJTE, 24 NËNTOR 2016
KOHA Javore
7
www.facebook.com/kohajavore www.kohajavore.org
E-mail: kohajavore@t-com.me
www.kohajavore.org Arkivi i revistës në portalin
9695-0081 NSSI
“vogla” / në gjuhët e Përkthimi nga
serioz dhe studiuesi Profesori model
9695-0081 NSSI
veprim politik reflektim dhe Koha për ndër shqiptarët kulturore të eposit vim i trashëgimisë Ruajtje dhe kulti-
qëndrueshëm konservimi i mbrojtja dhe Javore Me rëndësi
KOHA Podgoricë e enjte, 17 nëntor 2016 Viti XV Numër 740 Çmimi 0,50
Javore KOHA Podgoricë e enjte, 6 tetor 2016 Viti XV Numër 734 Çmimi 0,50
e deputetit shqiptar shkaktojnë humbjen të Mehmet Bardhit Qëndrimet tekanjoze
Ulqinin Të prekësh
shqiptarët Digjen Në zgjedhjet parlamentare në Mal të Zi
9695-0081 NSSI
artistike e shprehjes fisnikëruar Forma e
9695-0081 NSSI
më joshëse me pamje Koha Javore
6965-0081 NSSI
kon e mbrojtja dh Me rëndësi
www.facebook.com/kohajavore
Pikëpamjet e shprehura në fq: OPINIONE & VËSHTRIME nuk përfaqësojnë domosdoshmërisht politikën redaksionale të „KOHA javore„
lashtë krajane kulturës së Traditë e
medalje fitoi 17 “Ulqini”
kundërshtarë politikë Konkurentë e jo
papritur Takimi i
Javore KOHA Podgoricë e enjte, 20 tetor 2016 Viti XV Numër 736 Çmimi 0,50
Javore KOHA Podgoricë e enjte, 13 tetor 2016 Viti XV Numër 735 Çmimi 0,50
Javore KOHA
për krajanët EDITORIAL I REDAKSISË
shqetësuese avoreHA DUKURI K JO avorH e A KJO KJO avorH avoreHA e A KJO Podgoricë
e enjte, 6 tetor
2016 Viti XV
Numër 734
Çmimi 0,50
Podgoricë e enjte,
Podgoricë
e enjte, 17
nëntor 2016
Viti XV Numër
13 tetor 2016 Viti XV
0,50 740 Çmimi
Podgoricë e enjte,
20 tetor 2016 Viti XV
Numër 736 Çmimi 0,50
Numër 735 Çmimi 0,50
E ENJTE, 1 DHJETOR 2016
Javore KOHA
3
NGJARJE JAVORE
Të hënën në Kuvendin e Malit të Zi
U zgjodh qeveria e re Podgoricë – Deputetët e Kuvendit të Malit të Zi kanë zgjedhur të hënën qeverinë e re të Malit të Zi, të 41-n me radhë, në krye të së cilës do të jetë Dushko Markoviq, nënkryetar i Partisë Demokratike të Socialistëve dhe zëvendëskryeministër në qeverinë e mëparshme. Për zgjedhjen e kabinetit të ri qeveritar kanë votuar deputetët e PDS-së, Partisë Liberale, Socialdemokratëve të Malit të Zi, Partisë Boshnjake, Koalicionit “Shqiptarët të vendosur” dhe Iniciativës Qytetare Kroate, ndërsa deputetetët e opozitës e kanë
bojkotuar mbledhjen. Në fjalën e tij, kryeministri i Malit të Zi Dushko Markoviq ka thënë se sa i përket politikës së jashtme, qeveria e re do të vazhdojë rrugën e qeverive të mëparshme, duke pasur si prioritet anëtarësimin e vendit në Bashkimin Evropian dhe NATO, do të përpiqet të përmirësojë marrëdhëniet me Rusinë dhe do të ndjekë politikën e marrëdhënieve të mira fqinjësore. Qeveria e re do të ketë 19 ministra. Partitë e koalicionit “Shqiptarët të vendosur” në përbërjen e qeverisë së re do të kenë një ministër. Kryetari
i UDSH-së, Mehmet Zenka, do të drejtojë Ministrinë për të Drejtat e Njeriut dhe Pakicave. Para zgjedhjes së qeverisë së re, forcat që përbëjnë koalicionin e ri qeverisës - PDS, Socialdemokratët e Malit të Zi, Partia Boshnjake, Koalicioni “Shqiptarët të vendosur”, Iniciativa Qytetare Kroate dhe Partia Liberale kanë firmosur marrëveshjen mbi veprimin e përbashkët politik, formimin e shumicës së re parlamentare dhe pjesëmarrjen në qeverinë e Malit të Zi për mandatin katërvjeçar. (Kohapress)
Genci Nimanbegu, nënkryetar i Kuvendit të Malit të Zi Kryetari i Socialdemokratëve të Malit të Zi, Ivan Brajoviq, është zgjedhur kryetar i ri i Kuvendit të Malit të Zi. Për zgjedhjen e tij kanë votuar 42 deputetë të koalicionit të ri qeverisës, të përbërë nga PDS, Socialdemokratët e Malit të Zi, Partia Boshnjake, Koalicioni “Shqiptarët të vendosur” dhe Iniciativa Qytetare Kroate. Nënkryetarë të Kuvendit janë zgjed-
4
Javore KOHA
E ENJTE, 1 DHJETOR 2016
hur Branimir Gvozdenoviq nga PDS dhe Genci Nimanbegu, deputet i koalicionit “Shqiptarët të vendosur”, ndërsa nuk është zgjedhur nënkryetari i tretë, i cili i takon opozitës. Në mbledhjen e Kuvendit të Malit të Zi nuk kanë marrë pjesë deputetët e opozitës - Frontit Demokratik, Demokratëve të Malit të Zi, PSDsë dhe të Koalicionit “Çelësi” (PPS, DEMOS, Lëvizja Qytetare “Ura”).
NGJARJE JAVORE
Në Tiranë u mbajt Konferenca e Unionit të Bashkive dhe Komunave Shqiptare në Rajon
Synohet rritja e bashkëpunimit mes shqiptarëve Tiranë – Bashkia e Tiranës dhe komunat e Prishtinës, Tetovës, Preshevës dhe Ulqinit kanë mbajtur gjatë fundjavës në Tiranë takimin e parë zyrtar të Unionit të Bashkive dhe Komunave Shqiptare në Rajon. Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, dhe kryetarët e komunave të Prishtinës, Tetovës, Preshevës dhe Ulqinit, Shpend Ahmeti, Teuta Arifi, Shqiprim Arifi dhe Nazif Cungu kanë biseduar mbi mundësitë e bashkëpunimit, por edhe shkëmbimit të përvojave më të mira për zhvillimin dhe mirëqenien e faktorit shqiptar në qytetet ku drejtojnë. Në fjalën e mirëseardhjes, nismëtari i themelimit të kësaj konference, kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, ka thënë se projekti i bashkëpunimit mes bashkive shqiptare të rajonit synon të rrisë bashkëpunimin mes shqiptarëve. “Është fakt dhe privilegj se të pestë së bashku i shërbejmë rreth 1/3 të
popullatës shqiptare në rajon dhe besoj se nëse ngjizim diçka të mirë sot, dhe nëse secili prej nesh bën një punë të mirë, praktikisht kemi bërë më shumë për kombin tonë sesa të gjithë referatet dhe të gjitha sloganet bashkë, kur vjen puna te shërbimi konkret për qytetarët. Jemi mbledhur këtu sot sepse besojmë se mund ta bëjmë më të mirën për komunitetet që jetojnë në pesë bashkitë tona”, ka thënë ai. Veliaj shprehu bindjen se ky organizim do t’i shërbejë në radhë të parë qytetarëve shqiptarë në të gjitha bashkitë dhe komunat shqipfolëse, pasi do të rrisë si organizimin e bashkëpunimeve konkrete mes tyre, por edhe do të shërbejë për shkëmbimin e përvojave dhe paktikave më të mira. Ndërkohë, kryetari i Komunës së Prishtinës, Shpend Ahmeti vlerësoi këtë nismë, duke theksuar se qytetet shqiptare kanë shumë nevojë për të vënë në jetë fuqinë e madhe rinore
që kanë në përbërje të tyre. “Ndoshta nuk e kemi infrastrukturën, por qytetin e kemi plot. Prishtina sot është qyteti më i ri, apo kryeqyteti më i ri në Evropë; 50 % e qytetarëve tanë janë nën 25 vjeç, 70% e prishtinasve janë nën 35 vjeç. Nuk ka qytet të tillë prej kryeqyteteve në Evropë, sikurse besoj është edhe Tiranë, që ka këtë energji të cilën duhet ta kanalizojmë, ta shfrytëzojmë dhe ta kthejmë në një mirëqënie për qytetarët tanë. Kjo është sfida jonë”, ka thënë ai. Kryetari i Komunës së Ulqinit, Nazif Cungu, ka vlerësuar punën që po bëhet në Tiranë, duke theksuar nevojën që këto eksperienca pozitive të zbatohen edhe në qytetet e tjera shqiptare. “Mua më gëzon fakti, me këto arritje që ka arritur Tirana dhe të gjitha këto projekte që Erioni na ka treguar në pika të shkurtra dhe besoj se çdo shqiptar kudo që është, do të mburret me këto arritje të cilat janë posaçërisht në Shqipëri. Mendoj se këto eksperienca që do t’i shkëmbejmë së bashku, do të na ndihmojnë edhe ne si kryetarë të komunave”, u shpreh Cungu. Këtë nismë e kanë vlerësuar si shumë pozitive edhe kryetarja e Komunës së Tetovës, Teuta Arifi, dhe kryetari i Komunës së Preshevës, Shqiprim Arifi. Gjatë qëndrimit të tyre dyditor në Tiranë, kryetarët e pesë komunave dhe bashkive të rajonit kanë vizituar disa nga kantieret kryesore të punës që janë hapur nga Bashkia e Tiranës, si ai i transformimit të sheshit “Skënderbej”, ndërtimi i stadiumit “Arena Kombëtare”, si dhe morën pjesë në ceremoninë e përkujtimit të shpalljes së Pavarësisë së Tiranës. (Kohapress) E ENJTE, 1 DHJETOR 2016
Javore KOHA
5
VËSHTRIM & OPINION
Post scriptum i “samitit” të diasporës (1)
Takim i nevojshëm
Nuk dua të komentoj mbi suksesin ose dështimin e pjesshëm ose të plotë të “samitit” që u cilësua si i p sime nga kjo anë e oqeanit, megjithëse në median shqiptare janë shfaqur vlerësime në favor dhe kundër.
Për Koha Javore:
Frank Shkreli Nju Jork
Por, pa marrë parasysh përfundimet në të cilat kanë ardhur organizuesit apo edhe kritikët mbi suksesin ose jo të “samitit” të diasporës në Tiranë, unë siç e kam theksuar edhe më herët, besoj gjithnjë se organizimi i një takimi të tillë ishte më se i nevojshëm, ndonëse i vonuar, përderisa takimi – për nga qëllimi dhe përmbajtja – do të ishte mbarë kombëtar dhe gjithëpërfshirës, pa dallime, sidomos pa dallime politike midis diasporës së vjetër dhe asaj të 25-viteve të fundit. “Samiti” i ashtuquajtur i parë, nuk është një ide e re dhe as i pari. Pa dashur të tregohem kritik ndaj këtij takimi në kryeqytetin e shqiptarëve, deshta të vë në dukje një fakt historik dhe të shënoj se “samiti” i Tiranës, në të vërtetë, nuk është takimi i parë i diasporës, ashtu siç u cilësua nga organizuesit dhe nga disa prej folësve në tubimin e Tiranës. Në një dokumentar që u shfaq në fillim të punimeve të “samitit” në Tiranë, u pohua në një referencë në kalim dhe shkurt, se “Krerët e diasporës shqiptare u takuan në audiencë solemne me Papa Palin VI, me rastin e 500-vjetorit të
6
Javore KOHA
E ENJTE, 1 DHJETOR 2016
vdekjes së Gjergj Kastriotit Skënderbeut”, prillin e vitit 1968. Por nuk u tha se kush ishin këta krerë, ose kush ishte organizatori i kësaj nisme, megjithëse dokumentarit nuk i mungonin emra të njohur dhe të panjohur, të rëndësishëm dhe jo aq të rëndësishëm të diasporës së vjetër dhe të re dhe nuk u tha se kush në fakt e organizoi atë takim të parë nga mbarë mërgata e atëhershme, përfshirë Arbëreshët e Italisë, e që u mbajt 48-vjetë më parë në kryeqytetin italian. Duket se ishte tepër e pa pranueshme që nismëtarët e “samitit” të diasporës në Tiranë të përmendnin në dokumentarin e tyre për mërgatën, emrin e Profesor Ernest Koliqit, nismëtarit dhe organizatorit të takimit të përfaqësuesve të mërgatës në Romë. Fatkeqësisht, duket gjithashtu se hendeku i thellë ideologjik është vështirë të ngushtohet, lëre më të zhduket në Shqipërinë tonë të sotme, bile edhe 70-vjet pas mbarimit të Luftës së Dytë Botërore, influencoi edhe organizimin e “samitit” të fundit në Tiranë. Sa për dijeni të lexuesit, krye-organizatori i kësaj nisme, në të vërtetë të takim-
it të parë të mërgatës”, ishte Profesor Ernest Koliqi, por të cilit nuk iu përmend emri në dokumentarin e shfaqur në “samitin e diasporës” në Tiranë, si nismëtari i takimit të parë të mërgatës shqiptare. Ernest Koliqi, ishte ai i cili me punë të rëndë dhe me mbështetjen e Vatikanit dhe të një grusht shokësh të tij të ngushtë bëri të mundur grumbullimin e parë të mërgimtarëve të atëhershëm në Romë, me rastin e 500-vjetorit të vdekjes së Gjergj Kastriotit Skënderbe. Jo vetëm që ai takim u organizua shumë mirë, por nga të gjitha vlerësimet e pjesëmarrësve, bazuar në rrethanat dhe mundësitë e kohës, mërgata e vjetër shqiptare, ndonëse “pa
Pikëpamjet e shprehura në fq: OPINIONE & VËSHTRIME nuk përfaqësojnë domosdoshmërisht politikën redaksionale të „KOHA javore„
VËSHTRIM & OPINION
m ndonëse i vonuar
pari i diasporës që u mbajt në Tiranë, pasi nuk isha i pranishëm dhe nuk dua të bëj gjykime ose vlerë. Vetë Kryeministri Rama kërkoi falje për mungesat që mund të kenë ndodhur në organizimin e samitit
plang e pa shtëpi, pa dallim partie a krahine” -- siç do t’i përshkruante Karl Gurakuqi pjesëmarrësit në atë tubim të parë të mërgatës – me atë tubim i tregoi botës me dinjitet se kush në të vërtetë ishin shqiptarët dhe kush ishte Heroi i tyre Kombëtar. Ernest Koliqi me bashkëpunëtorët e tij, organizuan takimin e parë të diasporës në Romë në prill të vitit 1968, në frymën dhe në kujtimin e të, “Gjithmonshmit të fisit tuaj, (Gjergj Kastriotit Skënderbe) i cili gjithherë, mbi çdo interes ka vënë vlerat e trashëguara të besës, të nderit e të burrnisë”, siç është shprehur në tubimin e parë të mërgimtarëve shqiptarë nga bota e lirë, Papa Pali i VI, në pritjen që u
pat bërë mërgimtarëve shqiptarë në Vatikan. Do të ishte mirë që faktet historike të mos nëpërkëmben dhe të mos injorohen, vetëm e vetëm, se disave për arsye ideologjike dhe politike nuk u pëlqejnë protagonistët e këtyre fakteve. Organizimi i takimeve si ai i “Diasporës Shqiptare” që u mbajt në Tiranë duhet të ishin larg ndikimeve dhe prapaskenave politike. Vet i ndjeri Profesor Koliqi do të thoshte në lidhje me këtë, ndoshta edhe me pak cinizëm, se gjithçka në botë lëvizë e ndryshon, veç në Shqipni mjerimi mbetet i njëjtë, madje edhe kur ai ndryshon ngjyrën. Me këtë nuk besoj se Koliqi kishte në mend mjerimin ekonomik! Nuk është për tu habitur se Shqipëria komuniste kishte refuzuar të dërgonte ndonjë përfaqësues të saj në kremtimet e 500-vjetorit të vdekjes së Fatosit të Shqiptarëve, Gjergj Kastriotit Skënderbeut në Romë, por sot 25 vjet post-komunizëm në Shqipëri nuk duhet të ketë dallime dhe paragjykime të tilla. Në të vërtetë, në mbledhjen e parë të mërgatës në vitin 1968 në Romë, takimi me Papa Palin e VI në Vati-
Pikëpamjet e shprehura në fq: OPINIONE & VËSHTRIME nuk përfaqësojnë domosdoshmërisht politikën redaksionale të „KOHA javore„
kan ishte vetëm një pjesë e ceremonive me rastin e këtij përvjetori të madh për shqiptarët dhe ishte rasti i parë që Arbëreshët e Italisë dhe pjesëtarë të mërgatës shqiptare nga e mbarë bota e lirë, kryesisht të pas Luftës së dytë Botërore -- nga Amerika e deri në Australi – ishin mbledhur në Romë për të përkujtuar heroin e madh të shqiptarëve. Takimi me Papa Palin e VI dhe fjalimi i tij drejtuar shqiptarëve me atë rast, ishin kulmi i festimeve kastriotjane prej katër ditësh të diasporës shqiptare, por nuk munguan as ceremonitë, ligjëratat akademike dhe shfaqjet kulturore që u mbajtën me këtë rast, anë e mbanë Romës. Duhet të theksohet se ndonëse edhe mërgata e asaj kohe ishte e ndarë në disa parti dhe organizata politike të ndryshme, takimi i parë i saj në Romë të Italisë, në kujtim të 500-vjetorit të Gjergj Kastriotit Skënderbe, nuk përbënte ndonjë pengesë politike që ndër pjesëmarrësit në atë takim historik të përfshiheshin përfaqësuesit më të dalluar, të djathtë e të majtë të politikës së diasporës së atëhershme shqiptare. (vazhdon) E ENJTE, 1 DHJETOR 2016
Javore KOHA
7
VËSHTRIM & OPINION
Kristjan Gj. Dukaj
Faqe e re ndaj bashkëkombësve tonë që jetojnë në mërgim
Samit i një rënd
Nismat e dëgjuara në këtë samit, me siguri se do të reflektohen në bashkëveprimin e diasporës e cila k në nivelin e duhur; të ndihmoj dhe inkurajoj formimin e shoqatave dhe asociacioneve të kulturës dhe të Samiti i Diasporës i cili u mbajt në Kryeqytetin shqiptar (18-20 Nëntor), paraqet një faqe të re të raportit të shtetit amë me bashkëkombësit e vet kudo që jetojnë në botë. Pjesëmarrja e rreth 1.000 bashkëkombësve tonë nga 40 vende të
“
8
botës e dëshmon, në radhë të parë, sa i nevojshëm ishte organizimi i një tubimi të këtillë jo vetëm për vendosjen e lidhjeve më të ngjeshura me vendin e origjinës por, njëkohësisht, edhe për ndërlidhjen mes mërgatës tonë të shpërndarë
Me një shtrirje të gjerë gjeografike në të gjitha kontinentet, diaspora shqiptare krahasuar me përqindjen e popullsisë në trojet etnike, numerikisht është ndër diasporat më të mëdha në botë . Prandaj, edhe nga ky fakt është e domosdoshme ndërlidhje më e madhe mes diasporës sonë
Javore KOHA
E ENJTE, 1 DHJETOR 2016
”
anembanë botës. Ndërkohë, edhe vetë politikë bërësit në shtetin shqiptar, më në fund, me ndërmarrjen e këtij hapi në drejtimin e duhur, shënuan një faqe të re në veprimtarinë e vet jo vetëm politike, por njerëzore e patriotike ndaj bijve të vet të cilët e ndihmuan gjithherë Atdheun andaj edhe e kanë merituar një kujdes të tillë nga elita politike shqiptare. S’do mend se rezultatet nga Samiti i Diasporës do të shihen në një perspektivë të afërt por, gjithsesi, vendosja e kontakteve në relacionin vendi amë- mërgata shqiptare do të jetë shumë më i lehtë në të ardhmen. Ajo që me siguri do të jetë, po ashtu, njëri
Pikëpamjet e shprehura në fq: OPINIONE & VËSHTRIME nuk përfaqësojnë domosdoshmërisht politikën redaksionale të „KOHA javore„
VËSHTRIM & OPINION
dësie të veçantë
ka nevojë për më shumë bashkëpunim por, në këtë drejtim, edhe veprimi i shtetit shqiptar duhet të jetë ë bizneseve në vende të ndryshme të botës ku jetojnë shqiptarët ndër frytet e këtij samiti, edhe diaspora jonë me siguri do të jetë më e strukturuar dhe më e organizuar në vendet ku jetojnë dhe veprojnë bashkëkombësit tonë. Më në fund, vlerësimi i kreut të ekzekutivit shqiptar, Edi Rama, i cili e vlerësoi parësore regjistrimin e secilit shqiptar kudo që jeton, është po aq i nevojshëm për domosdoshmërinë e përfshirjes së diasporës shqiptare në zhvillimet politiko- shoqërore në vendin e origjinës. Nismat e dëgjuara në këtë samit, me siguri se do të reflektohen në bashkëveprimin e diasporës e cila ka nevojë për më shumë bashkëpunim por, në këtë drejtim, edhe vep-
rimi i shtetit shqiptar duhet të jetë në nivelin e duhur; të ndihmoj dhe inkurajoj formimin e shoqatave dhe asociacioneve të kulturës dhe të bizneseve në vende të ndryshme të botës ku jetojnë shqiptarët. Mërgata shqiptare është unike për shumë arsye, sidomos në atdhedashurinë e dëshmuar në periudha dhe raste të veçanta, në mbështetje të lëvizjeve për të mirën e vendlindjes; në zhvillimin ekonomik dhe demokratik dhe, në veçanti, çlirimin e Kosovës dhe pavarësinë shtetërore të sajë. Me një shtrirje të gjerë gjeografike në të gjitha kontinentet, diaspora shqiptare krahasuar me përqindjen e popullsisë në trojet etnike,
Pikëpamjet e shprehura në fq: OPINIONE & VËSHTRIME nuk përfaqësojnë domosdoshmërisht politikën redaksionale të „KOHA javore„
numerikisht është ndër diasporat më të mëdha në botë . Prandaj, edhe nga ky fakt është e domosdoshme ndërlidhje më e madhe mes diasporës sonë. Me siguri se për rëndësinë e mbajtjes së këtij samiti dhe agjendën e dëshiruar për të ardhmen, mund të shkruhen rreshta dhe artikuj të tërë, por ajo që ndoshta duhet vepruar në një perspektivë të afërt, është domosdoshmëria e organizimit të tubimeve të ngjashme në nivelin vendor jo vetëm për vendosjen e lidhjeve më të ngjeshura por, në radhë të parë, në përgatitje të samitit të radhës që, në të ardhmen, duhet të jenë tradicional. E ENJTE, 1 DHJETOR 2016
Javore KOHA
9
KULTURË
Këshilli Kombëtar i Shqiptarëve në Malin e Zi shënoi në Ulqin 28 Nëntorin – Ditën e Flamurit
Festa që SHQIPTARËT i bën Një
„Si komb i lashtë dhe krenar jemi tubuar t’i kujtojmë të parët tanë që sakrifikuan gjithçka për të ruajtur gjuhën, kulturën, traditën, flamurin kuqezi, me një fjalë, sakrifikuan për të ruajtur identitetin e vet. Por, Ne, shqiptarët që jetojmë jashtë tokës amë, jemi po aq duke sakrifikuar që të ruajmë rrënjët tona“, ka thënë në fjalën përshëndetëse kryetari i KKSH-së, Genci Nimanbegu
Ulqin – Me hapjen e ekspozitës figurative dhe koncertin festiv të Orkestrës së Universitetit të Arteve – Tiranë, të titulluar “Me këngë ndër shekuj”, të mbajtur në sallën e mbushur plot të Qendrës së Kulturës në Ulqin, Këshilli Kombëtar i Shqiptarëve në Malin e Zi shënoi të hënën në Ulqin 28 Nëntorin – Ditën e Flamurit Kombëtar dhe Ditën e Pavarësisë së Shqipërisë. Manifestimi filloi me interpretimin e himnit kombëtar nga orkestra e Universitetit të Arteve – Tiranë. Në fjalën përshëndetëse, kryetari i KKSH-së, Genci Nimanbegu, ka thënë se 28 Nëntori është festa që i bashkon shqiptarët anembanë botës, festa që shqiptarët i bën një. „Andaj, jemi tubuar që në shoqërinë e njëri-tjetrit të kthejmë sytë nga e kaluara jetike, jemi mbledhur të kujtojmë kush jemi. Përfundimi është se jemi ndër popujt e rrallë, autokton, që jetojnë të grimcuar në shtete
10
Javore KOHA
E ENJTE, 1 DHJETOR 2016
rreth e qark shtetit amë, jemi popull shembull kur bëhet fjalë për tolerancën ndërfetare, jemi gegë e toskë, jemi shqiptarë që na bashkon një gjuhë, një flamur, një gjak“, ka thënë ai. Nimanbegu ka shtuar se „si komb i lashtë dhe krenar jemi tubuar t’i kujtojmë të parët tanë që sakrifikuan gjithçka për të ruajtur gjuhën, kulturën, traditën, flamurin kuqezi, me një fjalë, sakrifikuan për të ruajtur identitetin e vet. Por, Ne, shqiptarët që jetojmë jashtë tokës amë, jemi po aq duke sakrifikuar që të ruajmë rrënjët tona“. Ai ka folur po ashtu për aktivitetet e KKSH-së gjatë këtij viti dhe ka thënë se KKSH-ja do të vazhdojë të kontribuojë në ndalimin e asimilimit kombëtar, për ç’ gjë do të punohet posaçërisht në periudhën e ardhshme. Më pas, të pranishmit kanë ndjekur koncertin festiv, me repertor
të përgatitur enkas për këtë festë, me pjesë të kompozitorëve të njohur shqiptarë, si Pjetër Gaci, Limos Dizdari, Kujtim Laro, Feim Ibrahimi, Avni Mula etj., me interpretimin e sopranos Gjylie Pelingu, tenorit Dardan Pepkola dhe baritonit Soren Alla, si dhe të orkestrës së Universitetit të Arteve nga Tirana, nën dirigjimin e Fisnik Kurtit dhe Agron Kapllanit. Po ashtu, të pranishmit kanë shijuar veprat e piktorëve nga Shkodra, Malësia dhe Ulqini, në ekspozitën e hapur në Galerinë e Arteve të Qendrës së Kulturës në Ulqin. Në mesin e të pranishmëve ishin Ambasadori i Republikës së Kosovës, Skënder Durmishi, konsulli i Shqipërisë, Janko Selçaj, kryetari i Komunës dhe i Kuvendit të Komunës së Ulqinit, Nazif Cungu dhe Loro Nrekiqi, ministri për të Drejtat e Njeriut dhe Pakicave, Mehmet Zenka, kryetari i Këshillit Kombëtar të Romëve, Isen Gashi, drejtori i Fon-
Pikëpamjet e shprehura në fq: OPINIONE & VËSHTRIME nuk përfaqësojnë domosdoshmërisht politikën redaksionale të „KOHA javore„
KULTURË
U mbajt edicioni i pestë i Maratonës së Pavarësisë Triumfojnë Haris Ajdareviq dhe Teodora Simoviq nga Novi Pazari Për nder të 28 Nëntorit – Ditës së Flamurit dhe të Pavarësisë së Shqipërisë, është mbajtur edicioni i pestë i Maratonës së Pavarësisë, në relacionin Ulqin Shkodër. Rreth 80 maratonistë nga Mali i Zi, Shqipëria, Kosova, Maqedonia, Serbia, SHBA dhe Rusia, në mesin e të cilëve dhjetë femra, kanë marrë pjesë në edicionin e këtij viti. Në kategorinë e meshkujve, vendi i parë i takoi maratonistit nga Novi Pazari, Haris Ajdareviq. Në vend të dytë u rendit fituesi i edicionit të vitit të kaluar, Ilir Këllezi nga Korça, kurse në vendin e tretë Sergej Mironov nga Rusia. Ndërkaq në kategorinë e femrave, vendin e parë e fitoi maratonistja nga Novi Pazari, Teodora Simoviq. Për fituesit e çmimeve të para në të dy kategoritë janë ndarë shpërblime, ndërsa të gjithë pjesëmarrësve u janë ndarë medalje. Sipas traditës, maratona Ulqin - Shkodër është organizuar nga Këshilli Kombëtar i Shqiptarëve në Malin e Zi, Komuna e Ulqinit dhe Bashkia Shkodër.
Foto: Studio Pro
dit për Mbrojtjen dhe Realizimin e të Drejtave të Pakicave, Safet Kurtagiq, personalitete nga fusha të tjera dhe
qytetarë. Aktivitetet për shënimin e 28 Nëntorit janë mbështetur nga Fondi për
Pikëpamjet e shprehura në fq: OPINIONE & VËSHTRIME nuk përfaqësojnë domosdoshmërisht politikën redaksionale të „KOHA javore„
Mbrojtjen dhe Realizimin e të Drejtave të Pakicave. i.k. E ENJTE, 1 DHJETOR 2016
Javore KOHA
11
KULTURË
Në Malësi u shënua Dita e Flamurit dhe 104 vjetorit të Pav
Tuzi me një t madhështor festoi Kuq e
Tuz- Këshilli Kombëtar i Shqiptarëve në Mal të Zi, në bashkëpunim me të gjitha shoqatat kulturore-artistike të Malësisë kanë shënuar 573 vjetorin e ngritjes së Flamurit dhe 104 vjetorin e pavarësisë së Shqipërisë me një manifestim argëtues. Për nder të datës më historike të kombit shqiptar, në sallën e mbushur përplot të Qendrës Kulturore-Informative “Malësia” është organizuar programi festiv “Të bashkuar rreth Flamurit” ku në mes tjerësh kanë marrë pjesë përfaqësuesja e Ambasadës së Shqipërisë në Mal të Zi, Ermira Braho, përfaqësues të subjekteve politike në vend, të institucioneve fetare si dhe autoritete të fushave të ndryshme nga
12
Javore KOHA
E ENJTE, 1 DHJETOR 2016
vendi, Shqipëria dhe diaspora. Në fillim është intonuar himni i flamurit kombëtar, kurse në vijim është shpalosur një program i begatë kulturor-artistik me këngë dhe valle të trevës së Malësisë, të interpretuara dhe përformuara nga të gjitha shoqatat kulturore-artistike që veprojnë në trevën e Malësisë. Madhështinë kësaj mbrëmjeje ia kanë shtuar me një interpretim të shkëlqyer të një poezie me ndjenja të fuqishme atdhedashurie, studentët e Akademisë së Arteve në Tiranë të cilët u mirëpritën dhe duartrokitën gjatë gjithë kohës së qëndrimit të tyre në skenë. Ndërkaq, në emër të Këshillit Kombëtar të Shqiptarëve në Mal të Zi
ka folur Albert Camaj i cili ka uruar gjithë shqiptarët për festën e tyre më të madhe, duke thënë se e kaluara historike e Malësisë është e pasur me ngjarje të shumta të cilat meritojnë të kujtohen dhe të shënohen nga gjeneratat e reja, ngjarje këto sa të përgjakshme dhe të lavdishme aq dhe të shtrenjta dhe domethënëse për qenien shqiptare në këto troje. “Me këtë rast dua të veçoj Kryengritjen e Malësisë të vitit 1912, më pas 6 prillin ku për herë të parë pas vdekjes së Skendërbeut u valvit Flamuri shqiptar. Kryengritja e Malësisë e vitit 1912 nuk mbeti ngjarje lokale por pati përmasa ndërkombëtare, pasi përmes saj, bota mori
KULTURË
varësisë së Shqipërisë
tubim r e Zi
Foto: KOHA
vesh se kush janë shqiptarët dhe mu këtu iu vendos gurëthemeli kryesor Shqipërisë të cilës çatia iu vendos në Vlorën Legjendare dhe kështu malësorët u murosën në themelet e Shqipërisë për t’u lënë gjeneratave të reja krenarinë por edhe obligimin që ne t’i kujtojmë sot. Këshilli Kombëtar i Shqiptarëve bëri përpjekje maksimale për të ruajtur sa më të freskët kujtimit për trimat e vet me shpresë që në përvjetorët pasues të ketë manifestime edhe më të suksesshme në mënyrë që heronjve tonë t’u jepet vendi i merituar e që ia caktuan vetes në historisë kombëtare”, u shpreh Camaj. Ai më tutje bëri thirrje për unifikim të shqiptarëve duke shpresuar se
në 105 vjetorin e pavarësisë së Shqipërisë “populli shqiptar në Mal të Zi do të festojë më i bashkuar me synim realizimin e të drejtave të cunguara të cilat shumë prej tyre mbetën ende larg standardeve të dëshiruara”, përfundoi Camaj. Në këtë mbrëmje kulturore dhe historike ka folur dhe profesori i historisë Mark Junçaj i cili u prezantua me një punim të titulluar “28 Nëntori- Dita e pavarësisë apo e ripërtëritjes së shtetësisë”. Junçaj gjatë prezantimit të tij ka shpalosur një historik të Shqipërisë që i parapriu pavarësisë së Shqipërisë dhe njohjes së saj në arenën ndërkombëtare. Shoqatat Kulturore-Artistike “Be-
sa”-Triesh, “Koha”- Dinoshë, “Rapsha”- Hot, “Dedë Gjo Luli”- Traboin, Ansambli “Shqiponja”- Tuz dhe grupi i gjimnazit “25 Maji”- Tuz gjatë më shumë se një ore kanë dhuruar çaste të këndshme argëtimi me repertorin e tyre të begatë duke transmetuar këngë, valle e recitime të ndryshme të cilat me një entuziazëm të madh janë duartrokitur nga publiku që kishte stërmbushur sallën. Seria e aktiviteteve të organizuara nga Këshilli Kombëtar i Shqiptarëve në Mal të Zi për nder të 28 nëntorit duke filluar nga Plava, Ulqini dhe Tuzi, janë mbështetur nga Fondi për Mbrojtjen dhe Realizimin e të Drejtave të Pakicave në Mal të Zi. t. u. E ENJTE, 1 DHJETOR 2016
Javore KOHA
13
KULTURË
Në komunat Plavë dhe Guci u shënua - 28 Nëntori - Dita e Flamurit Kombëtar
Akademi festiv flamurin kombë
Dëshmi faktike e kremtes në mënyrë madhështore të Ditës së Flamurit, ishin flamujt kombëtarë shqipt shqiptare në vendbanimet e dy komunave Plavë-Guci ku ata jetojnë, simbole këto të cilat manifestimin epitetin e ngjarjes me vlerë vërtetë kombëtare Plavë - Dita e Flamurit Kombëtar Shqiptar dhe përvjetori i 104-t i Pavarësisë së Shqipërisë, edhe këtë vit është shënuar në një ambient vërtetë festiv në të gjitha vendbanimet me popullatë shqiptare të komunave Plavë dhe Guci. Këshilli Kombëtar i Shqiptarëve në Mal të Zi, në bashkëpunim me Shoqatën “Alpet Shqiptare” dhe SHKA “Maja e Karajfilit”, të premten, në sallën e madhe të godinës së Qendrës për kulturë në Plavë, e cila ishte e mbushur përplot shqiptarë të Plavës dhe Gucisë me rrethinë, por edhe të komuniteteve të tjera, mysafirë nga viset shqiptare të Malit të Zi, përfaqësuesit e Shoqatës “Çamëria” të Kosovës dhe të degëve të saj në shumë komuna të Kosovës dhe Luginës së Preshevës, anëtarët e shoqërive kulturore-artistike “Tingujt e vendlindjes” nga Stagova e Komunës së Kaçanikut dhe të trupës artistike “Zëri i rinisë” nga Komorani, drejtori i Fondit për mbrojtjen dhe realizimin e të drejtave të pakicave në Mal të Zi, Safet Kurtagiq, si dhe personalitete të tjera të shquara të jetës shoqërore, politike dhe kulturore, organizoi akademi solemne, me ç ‘rast, me respektin dhe nderimet më të larta u shënua Dita e Flamurit Kombëtar, Përvjetori i 104-t i Pavarësisë së Shqipërisë dhe ditëlindja e 61-të e Komandantit leg-
14
Javore KOHA
E ENJTE, 1 DHJETOR 2016
jendar, Adem Jashari. Para fillimit të programit manifestues, anëtarët e SHKA-ve pjesëmarrëse organizuan defile në rrugën qendrore të Plavës, prej platout të objektit të Qendrës për kulturë, deri te godina e Komunës së Plavës, të përcjellur dhe përshëndetur me ovacione dhe duartrokitje të pareshtura. Pas intonimit të himnit kombëtar shqiptar u shpalosën virtytet e historikut kombëtar shqiptar, duke përkujtuar ngritjen e parë të flamurit kombëtar para 573 vjetësh nga trimi legjendar Gjergj Kastriot - Skënderbeu, më 28 Nëntor 1443 në Krujën legjendare, në kohën kur ai organizoi dhe i priu popullit shqiptar në luftën kundër pushtuesve otoman për çlirimin e trojeve shqiptare. Për ta vazhduar pastaj me mallëngjim shpalosjen dhe reflektimin e evokimeve kushtuar 28 Nëntorit të viti 1912, kur në Vlorën heroike, plaku legjendar Ismail Qemali, i mbështetur dhe i përkrahur nga Isa Boletini, Hasan Prishtina, Luigj Gurakuqi dhe rreth 30 trima dhe patriotë të tjerë shqiptarë nga të gjitha trojet shqiptare, ngriti lartë flamurin kuq e zi me shkabën dykrenare dhe e shpalli Pavarësinë e Shqipërisë. Në akademinë solemne kanë folur dhe të pranishmit i kanë përshëndetur kryetari i Shoqërisë “Çamëria” nga Kosova, Nexhmi Muçiqi, anëtari
i kryesisë së shoqatës në fjalë, Arif Gashi dhe drejtori i Fondit për mbrojtjen dhe realizimin e të drejtave të pakicave në Mal tl Zi, Safet Kurtagiq, fond ky që materialisht ka mbështetur dhe përkrahur realizimin e shënimit të Ditës së Flamurit. Para fillimit të realizimit të programit manifestues, në shenjë të vlerësimit dhe mbështetjes së pa rezervë të punës së suksesshme të SHKA-së “Maja e Karajfilit”, drejtori i fondit në fjalë, Safet Kurtagiq, anëtarin e kësaj shoqërisë, Kreshnik Gjonbalaj, e dhuroi me një komplet rrobash kombëtare shqiptare. Dita e Flamurit Kombëtar, Përvjetori i 104-t i Pavarësisë së Shqipërisë dhe ditëlindja e Komandantit legjendar Adem Jashari, u shënua edhe me program të begatë dhe të larmishëm kulturor-artistik e muzikor me recitime, recitale, këngë dhe valle, bartëse kryesore e të cilave ishte SHKA “Maja e Karajfilit” e shoqëruar nga anëtarët e SHKA-ve mike nga Kosova: “Tingujt e Vendlindjes” nga Stagova e Komunës së Kaçanikut dhe “Zëri i Rinisë” nga Komorani. Në programin e begatë dhe të larmishëm kulturo-artistik të shfaqur nga anëtarët e SHKA “Maja e Karajfilit”, i përgatitur nga aktivistja e mirënjohur Mirjeta Gjonbalaj, me mbështetjen dhe përkrahjen e koreografeve Arbërore dhe Rilinda
KULTURË
ve për ëtar
tarë të ngritur, pothuaj në çdo shtëpi n e bënë më madhështor dhe i dhanë
Gjonbalaj, të pranishmit i kanë impresionuar me ekzekutimin e valleve: Vallja e Rugovës; Shqipet tona kurrë nuk ndahen, Vallja e Shqipeve, Vallja e të vegjëlve. Me mjaft interesim dhe duartrokitje frenetike u përcollën edhe recituesit e SHKA-së nikoqire, vogëlushja 6 vjeçare Ardena Gjonbalaj, e cila këndo këngën Jam Shqiponja, që zgjoi mallëngjim të veçantë. Po ashtu edhe anëtarja më e re e SHKA-së “Maja e Karajfilit”, Defina Novaj me interpretimin e këngës Mora fjalë u përcoll dhe u përshëndet me duartrokitje të pareshtura. Po ashtu recitali i flamurit, melodramë të cilën e luajtën Gjurgjina Shala, Valbona Qosaj, Enola Balidemaj dhe Ervin Qosaj, la përshtypje të thella ndër shikuesit e pranishëm. Edhe recitueset e shkathëta Enola Balidemaj, Rilinda Gjonbalaj dhe Dorentina Dedushaj me recitimet e veta të çiltëra dhe bombastike me zërat e tyre kumbues, pa masë impresionuan dhe mishëruan publikun. Menduh Gashi, këngëtar i mirënjohur nga Kosova, me interpretimin e këngës Fati i Shqiponjave, i përcjellur nga instrumentalistët me sharki, çifteli, def dhe violinë, ngazëlleu, kënaqi dhe impresionoi dashamirët dhe aderuesit e këngës popullore të cilët atë e ndruan me respektet më të mëdha - me ovacione dhe duartrokitje frenetike. Me rastin e Ditës së Flamurit, të
dielën mbrëma, Galaxy Club organizoi mbrëmje festive. Dëshmi faktike e kremtes në mënyrë madhështore të Ditës së Flamurit, ishin flamujt kombëtarë shqiptarë të ngritur, pothuaj, në çdo shtëpi shqiptare në vendbanimet e dy komunave Plavë-Guci ku ata jetojnë, simbole këto të cilat manifestimin e bënë më madhështor dhe i dhanë epitetin e ngjarjes me vlerë vërtetë kombëtare. Festa e Flamurit Kombëtar Shqiptar; Përvjetori i 104-t i Pavarësisë së Shqipërisë dhe ditëlindja e 61-të e
Komandantit legjendar Adem Jashari, në Komunat e Plavës dhe Gucisë u shënua në mënyrë simbolike, me respektin dhe nderimet më të mëdha kombëtare. Në fund theksojmë se në kuadër të manifestimit u shpallën të themeluara edhe dy degë të reja të Shoqatës “Çamëria” të Kosovës, në Plavë dhe Guci në krye me veprimtarin Tahir Gjonbalaj dhe për Sanxhak në krye me intelektualin Dr. Kenan Kurtagiq nga Rozhaja. (Sh. Hasangjekaj) E ENJTE, 1 DHJETOR 2016
Javore KOHA
15
KULTURË
Epika popullore shqiptare avansohet në vlera ndërkombëtare të UNESKO-s (II)
Gjeniu i masave
Eposi i kreshnikëve është një monument i thesarit të trashëgimisë kulturore shqiptare në Ballkan. Ky është pronë shpirtërore e banorëve të Shqipërisë, Kosovës, shqiptarëve të Malit të Zi, Maqedonisë, Serbisë dhe rajoneve të tjera ku jetojnë shqiptarët si në Zarë, Turqi, Greqi, Itali e gjetiu
Dr. Bahri Brisku
Në bazë të analizave shkencore është konstatuar që asnjë popull në botë nuk disponon me një thesar kaq të pasur popullor, siç disponojmë ne shqiptarët. Ndaj, nevojitet që studiuesve të tillë t’iu krijohen kushte të volitshme për mbledhjen dhe studimin e këtyre vlerave popullore. Fusha e letërsisë sonë popullore, është bazë e krijimeve gjuhësore, historike, legjendare, etnologjike dhe e fushave të tjera. Nëse kjo gjeneratë krijuesish nuk arrin që të analizojë në çdo aspekt krijimet e gjera popullore, këto vlera rrezikohen që të harrohen dhe të zhduken. Ndaj është më se e nevo-
“
16
jshme që të krijohen mjete që krijimet e tilla të botohen sa më parë. Sa më shumë blej që të botohen aq më mirë do të jetë për konservimin e tyre. Bleu i ”Këngëve popullore të Shqiptarëve në Mal të Zi” është një vepër në të cilën ka gjetur vend të mjaftueshëm edhe epika popullore e kësaj treve. Është interesant që në këtë hapësire etnike shqiptare janë dëshmuar disa karakteristika të veçanta. Kështu, cikli i Mujit dhe Halilit disponon me disa vargje interesante, të cilat nuk janë shënuar në blejtë e botuar deri tani. Këtu kemi shënuar disa variante cilësore me të cilat dëshmohen të veçantat e krijimeve të tilla. Vlera e veprës ”Këngë popullore të Shqiptarëve në Mal të Zi” qëndron edhe në faktin që në dorëshkrim tani kemi pesëmbëdhjetë blej për të cilët nuk është e sigurt që për botimin
Bleu i ”Këngëve popullore të Shqiptarëve në Mal të Zi” është një vepër në të cilën ka gjetur vend të mjaftueshëm edhe epika popullore e kësaj treve. Është interesant që në këtë hapësire etnike shqiptare janë dëshmuar disa karakteristika të veçanta. Kështu, cikli i Mujit dhe Halilit, disponon me disa vargje interesante, të cilat nuk janë shënuar në blejtë e botuar deri tani. Këtu kemi shënuar disa variante cilësore me të cilat dëshmohen të veçantat e krijimeve të tilla
Javore KOHA
E ENJTE, 1 DHJETOR 2016
”
e tyre do të sigurohet së shpejti financimi i botimit të tyre. Kjo pengesë e botimit të tyre mund të zgjasë me vite. Është mëkat që për një studim voluminozë tillë dhe për një vepër kaq të madhe për epiken ton shqiptare, ku përfshihen 15 blej me anën e të cilëve janë krijuar të gjitha kushtet që Epika jonë popullore të zë vendin e merituar në vlerat botërore të UNESKO-s, nuk ekziston gatishmëria shtetërore për ta mbështetur atë. Bartësi i këtij projekti madhor, Zymer Ujkan Neziri, ka realizuar një veprim kolosal të kulturës popullore shqiptare. Kjo është një punë e madhe krijuese të cilën nuk mund ta përfundojë kushdo. Botimi i këtyre blejve nderon jo vetëm institucionet tona kulturore, por edhe zërin kombëtar të shqiptarëve. Studiuesit tanë kur kanë dëgjuar për përgatitjen për shtyp të 15 blejve të Epikës popullore shqiptare nga studiuesi i mirëfilltë Zymer Ujkan Neziri, janë fascinuar me posedimin e kësaj energjie krijuese të tij. Janë të rrallë ata krijues që arrijnë të përgatisin një mori studimesh për botim si këto të Zymerit. Pika kulmore e kësaj veprimtarie të këtij studiuesi qëndron në konceptin e ndërgjegjes së lartë profesionale në radhitjen dhe shtrirjen e kësaj lënde masive. Vepra ”Këngë popullore të Shqiptarëve në Mal të Zi” përthekon në vete të gjitha llojet e krijimeve popullore të shqiptarëve të kësaj treve. Lirisht mund të thuhet që ky ble i krijimeve popullore të kësaj hapësirë – është
KULTURË
e popullore
një enciklopedi e vërtetë e vlerave të kësaj fushe. Në të janë përfaqësuar të gjitha llojet e krijimeve, duke filluar nga këngët popullore të ninullave dhe deri te krijimet epike të këtij zhanri. Gjeniu i masave popullore shqiptare me shekuj ka mbajtur gjallë shpirtin artistik të popullit të vet, i cili jo vetëm që me shekuj jeton nën thundrat e robërisë, pa shkollim, i varfër, i uritur, i përbuzur dhe i shtypur në çdo aspekt të jetësimit. Botimi i veprës ”Këngë popullore të Shqiptarëve në Mal të Zi” është botim i denjë që arrin t’i plotësojë vlerat artistike të epikës popullore të shqiptarëve të kësaj treve. Kjo vepër posedon prurje të reja që hapin vizione të
tharmit inspirues të gjeniut popullor që shpërthejnë ngrohtësi shpirtërore. Studiuesit e kësaj lëmie të kulturës tonë popullore, prania e Epikës tonë popullore në majat më të larta botërore i obligon që studimet dhe botimet e tyre të avancohen në një kualitet të lartë shkencor. Pas pranimit të këtyre vlerave në UNESKO, studiuesit botërorë të kësaj fushe, kanë për të qenë më të interesuar se deri tani për mbarë krijimet popullore shqiptare. Pikërisht për këtë arsye, neve na nevojitet që të përgatisim kompletet e të gjitha vlerave artistike popullore. Vetëm në këtë mënyrë iu mundësohet studiuesve të kësaj fushe të kulturës tonë popullore që të
kenë një pasqyrë të qartë mbi thesarin e krijimeve të kësaj fushe. Eposi i kreshnikëve është një monument i thesarit të trashëgimisë kulturore shqiptare në Ballkan. Ky është pronë shpirtërore e banorëve të Shqipërisë, Kosovës, shqiptarëve të Malit të Zi, Maqedonisë, Serbisë dhe rajoneve të tjera ku jetojnë shqiptarët si në Zarë, Turqi, Greqi, Itali e gjetiu. Aktualisht, me përgatitjen për botim të këtyre 15 blejve të Eposit të kreshnikëve, ne i kemi plotësuar të gjitha kërkesat shkencore që Eposi i Kreshnikëve të vendoset në gjirin e vlerave botërore (në UNESKO) që do të thotë që është vlerë artistike e cilësisë botërore. E ENJTE, 1 DHJETOR 2016
Javore KOHA
17
SOCIALE
Boshatisja e Krajës (2)
Migrimi inter-ru Për Koha Javore:
Hajrudin S. Muja
(vijon nga numri i kaluar) Ky ishte emigrimi inter-rural i krajanëve, por jo e vetmja arsye e këtij emigrimi. Këto bëheshin edhe për kushte më të mira jetësore apo për shkak të sigurisë. Në shumicën e rasteve, “bijat e vetme” të martuara në një fshat tjetër, shpërnguleshin familjarisht në pasurinë e patundshme të prindërve të saj të ndjerë. Në vend të familjeve të shuara nga sëmundjet shfarosëse u vendosën familjarë e të afërm të fshatrave tjera në tokat dhe shtëpitë e tyre. Në raste më të rralla, për shkak të ngushtësisë, një familje shpërngulej në një fshat tjetër, duke blerë gjithë pasurinë e patundshme të një familjeje tjetër, që shiste mallin e tij, duke u shpërngulur diku tjetër. E veçanta e këtyre rasteve është se familja e re që ishte shpëngulur, sipas zakonit kanunor, duhej të merrte “llagepin” (mbiemrin) e atij fisi ku ishte shpërngulur, ndryshe nuk kishte të drejtë të shfrytëzonte pasuritë e përbashkëta, si bie fjala kullosat, ublat etj. Në varësi të gojëdhënave dhe shkrimeve të vjetra dokumentare mund të konkludojmë se një numër i konsiderueshëm i banorëve të fshatrave të Krajës bënë një emigrim inter-rural, të lënë në harresë nga studiuesit gjatë periudhës së islamizimit të tyre, të cilët si pa-
“
18
Në varësi të gojëdhënave dhe shkrimeve të vjetra dokumentare mund të konkludojmë se një numër i konsiderueshëm i banorëve të fshatrave të Krajës bënë një emigrim inter-rural, të lënë në harresë nga studiuesit gjatë periudhës së islamizimit të tyre, të cilët si pakicë e urrejtur dhe e dëbuar u dyndën në fshatrat e tjera të Krajës, por edhe jashtë saj kicë e urrejtur dhe e dëbuar u dyndën në fshatrat e tjera të Krajës, por edhe jashtë saj. Shpërnguljet e këtilla më të theksuara u bënë në fshatrat e Shestanit. Pasardhësit e këtyre familjeve të dëbuara të fshatrave të Shestanit sot jetojnë në Muriq, në Tugjemil, Mërkot dhe në fshatra të tjera të Krajës, Ulqinit e Tivarit. Në situata të këtilla, një i islamizuar bëhej i padëshirueshëm, jo vetëm “rrezik për fisin” [Dabović:2006], por madje edhe për vetë familjen e ngushtë. Dëshmitë e të islamizuarve të Shestanit kanë mbetur në patronimet që njihen edhe sot. Në Lukiq (Shestan i Epërm) gjejmë toponimin “Çogu i Hasanit”, “Gropa e Hasanit”, “Kulla e Canit”, “Nën Çardak”. Në Dedaj: “Gropa e Hysenit”, “Gropa e Xhaferit”, “Lama e Hasanagës”, “Ara e Danit” etj. Në Maruçiq (Perëndim të Shestanit): “Gropat e Brahimit”. Në Gurzë, “Murva e Brahimit”, “Ubla Beqanj”, “Ubla e Brahimit”, “Mani i Brahimit”, “Te kufini”, “Shpella e Smokthit” etj [Dabaj:2004].
E veçanta e këtyre rasteve është se familja e re që ishte shpëngulur, sipas zakonit kanunor, duhej të merrte “llagepin” (mbiemrin) e atij fisi ku ishte shpërngulur, ndryshe nuk kishte të drejtë të shfrytëzonte pasuritë e përbashkëta, si bie fjala kullosat, ublat etj
Javore KOHA
E ENJTE, 1 DHJETOR 2016
”
Pastaj ‘Varri i Hasan Agës’ në Pepiq, e kështu me radhë [Erdeljanović:1997]. Në Shestan, madje, ka edhe varreza që u thonë “Varrezat e Turqve”. Andrija Jovičević përmend Martinajt dhe Vukmarkajt e Pinçit që vijnë nga Dedajt e Shestanit. Ardoliqët janë të një trungu me Adoviqët e Godenjës. Po kështu edhe Velajt e Besit me Lekoviqët e Godenjës [Jovičević:1922]. Disa familje të islamizuara shestanase u shpërngulën edhe nëpër fshatra të tjera, si në Krythë të Ulqinit, Tugjemil, Tivar etj. Për Mujiqët e Mikuliqit thuhet se janë prej atyre që janë islamizuar në Shestan, por janë detyruar të largohen nga Shestani dhe janë vendosur në Mikuliq, ndërkohë që tokat e tyre i kanë mbajtur dhe i kanë punuar deri vonë. Në fakt, të islamizuarit e Shestanit i gjejmë në dokumente të shkruara. Në tregimet për Betejën e Krricës, në mbrojtje nga malazezët, përmendet Huso Shestani [Buzuku, #3/2001]. Prej shestanasve të islamizuar ishte Mehmet Spahija – Lekiq (nga Selca), një oficer i njërit nga garnizonet e ushtrisë osmane të Podgoricës, që bënte edhe punën e përkthyesit. Kadastri i Shkodrës i vitit 1582 në Shestan regjistron shtatë familje myslimane, tri familje në Gurzë (Gurrza), dy në Dedaj (Dedaq) dhe dy të tjera në
SOCIALE
ural i banorëve Nënmal (Markoviq). Në shekullin XVIII, në kohën e shpërnguljeve në Zarë, individë të tjerë të Shestanit u shpërngulën përreth Mozhurit në Ulqinin Osman [Jovičević:1922]. Karl Poteni më 1845 përmend aty pesë familje myslimane. Curanajt që shtrihen në anën prendimore të fshatit Rashtishë, janë një vëllazëri e shkëputur nga Cukajt e Krajës. Lidhet me historinë e vjetër të tre vëllezërve Cukaj, një legjendë konfliktesh ndërmjet vëllazërive të islamizuara dhe atyre të mbetura “në fenë e të parëve”. Sipas legjendës, vëllai më i vjetër Curani u bë mysliman, por hyri në konflikt me dy vëllezërit e tij, për çka u desh ta lëshojë Krajën dhe të vendoset në Anë të Malit, prej nga e kanë prejardhjen Curanajt e fshatit Rashtishë. Më pas, dy vëllezërit e krishterë kishin shkuar në një ‘mexhlis’ që po mbahej në ‘Vanin e Fikut’, buzë Liqenit të Shkodrës. Nga bisedat e bëra aty, apo mbase me dyshime të mëparshme, vëllai tjetër mu në këtë ‘mexhlis’ u bë mysliman, por edhe viktimë e vëllait të krishterë, i cili edhe ai vetë më pas u bë mysliman [Muja:2009]. Krajanët qysh herët filluan të shpërngulen për shkaqe e arsye të ndryshme, edhe në Tivar, Ulqin e në fshtarat përreth. Shumica e atyre që u vendosën në Tivar, u sllavizuan pothuaj plotësisht. Në krijimin e mbretërisë “SKS” (1918), në Malin e Bardhë (Bjela Gora) jetonte fisi Marnikaj me të parin e tyre Mark Kolën, të ardhur nga Brisku. Në Zogaj jetonte familja Junkaj e ardhur nga Ljarja. Në Valdanos, Menër e Zogaj, vëllezëria Pepgjonaj e ardhur nga Ftjani. Të gjitha këto familje ishin shpërngulur rreth viteve 1880, me shpresë se nuk do të mbesnin nën Malin e Zi. Në veri të Nikajve të Rashtishës (Ana e Malit) është “Mahalla e Krajanëve”, banorët e të cilës u shpërngulën nga lagja Matgush e Kështenjës [Lemba, #1/1999]. Madje
edhe rruga që të shpie te kjo mahallë quhet “Rruga e Krajanëve”. “Mahalla e Krajanëve” quhet edhe fisi Halili, më i riu i fshatit Millë, i ardhur nga Kraja [Lemba, #1/1999]. Në Veri të Millës janë “Ksollat e Hardojve”, stanet e Hardojve të Krajës. Në fillim të shekullit XVI, Moreja përfshinte shumë mbretëri dhe kishte një rreth prej 700 milesh shumë të begatshme me çdo gjë [Zamputi:1979]. Pra, ishte një Amerikë e kohës së vet. Për këtë shkak, duke pasur parasysh kushtet jetësore të popullsisë së Krajës, ishte normale që të kërkonin jetë më të mirë, madje edhe në More. Në një këngë që studiuesi Ismail Doda e shënoi në Arbnesh (Krajë), kryepersonazhja që lidhet me Morenë është mërgimtarja Gjylë, që mund të ishte një pjesëtare e të mërguarve kolektiv të Krajës apo ishte e martuar atje. Aris-
tidh Kola, kur flet për emigrimet e arbërve drejt jugut në More në shekullin XIV, thotë se aty kishin gjetur arbër të tjerë të mërguar më parë, kur despoti i Mistrës – Teodori I, i biri i Joanit V Paleologut, kishte ftuar 10 mijë shqiptarë me familjet e tyre që të popullonin Morenë [Kola:2007], diku kah viti 1405. Ka madje mendime se në këtë drejtim shqiptarët e veriut kanë filluar të depërtojnë që në shekullin VIII [Zakythinos:1949]. Në studimin e hershëm të Zef Valentinit bëhet fjalë mbi patronimet që morën me vete shqiptarët e shpërngulur nga zonat e Ulqinit, Krajës e Tivarit. Valentini ka krijuar një atdhe të dytë të tyre në More dhe në jug të Greqisë së sotme, deri në Ishujt e Egjeut. Kështu ai përmend Muriq (Krajë), Merkosi (Mërkoti), Loveri (Livari - Ljare), Kruta e Krusta (Ana e Malit - Ulqin) etj. E ENJTE, 1 DHJETOR 2016
Javore KOHA
19
MOZAIK
Zbulime të reja arkeologjike në Rozhajë
Fragmente të rë arkeologjike të Haxhi Lajçi
Qyteti i Rozhajës si vendbanim në veriperëndim të Malit të Malit të Zi, shtrirë në rrjedhën e lumit Ibër, përbën
“ 20
Nisja dhe gjetja e këtyre të dhënave arkeologjike kanë një rëndësi të së këtyre zbulimeve te reja arkeologjike do të sjellin Rozhajës shum Këtu janë gjetur disa fragmente nga enët me materialin qeramikë. që të studiohet në mënyrë që të krijohet një fizionomi sa më e plot
një tërësi gjeografike mu në mes të bjeshkëve të njohura të Hajles, Alpeve shqiptare të ashtuquajtura ‘’Bjeshkët
Rozhaja ka një histori të begatshme , por ende të panjohur dhe pa hulumtime të duhura arkeologjike. Shtrirja e veçantë natyrore me pasuri të shumta të pyjeve si dhe udhëkryqi i karvanëve të dikurshme të udhëtimit nga Shkodra përmes luginës së Plavë –Gucisë, Rugovës për në Pazar të Ri, ishte një nder vendet e tregut të gjithë Ballkanit gjatë mesjetës. .Duke pasur parasysh faktet e shumta se Rozhaja si vend i vjetër , para ardhjes së Turqisë shumë pak ka të dhëna për rrjedhat historike
Javore KOHA
E ENJTE, 1 DHJETOR 2016
”
e Nemuna’’. Rozhaja ka një histori të begatshme , por ende të panjohur dhe pa hulumtime të duhura arkeologjike. Shtrirja e veçantë natyrore me pasuri të shumta të pyjeve si dhe udhëkryqi i karvanëve të dikurshme të udhëtimit nga Shkodra përmes luginës së Plavë –Gucisë, Rugovës për në Pazar të Ri, ishte një nder vendet e tregut të gjithë Ballkanit gjatë mesjetës. .Duke pasur parasysh faktet e shumta se Rozhaja si vend i vjetër , para ardhjes së Turqisë shumë pak ka të dhëna për rrjedhat historike. Ish drejtori i Institutit Publik i muzeut ‘’Kulla e Ganiqve ‘’,z.Sadik Daciq në bashkëpunim me muzeumin e Beranit , Ministrisë së kulturës ,Drejtorinë e të mirave kulturore nga Cetinja , filluan kërkimet para arkeologjike në territorin e kësaj komune qysh në vitin 2012. Me qëllim të ruajtjes së pasur-
MOZAIK
ëndësishme kohës romake
ë veçantë dhe të jashtëzakonshme për vendin. Si rezultat i punës më të mira si nga vizitoret e brendshëm ashtu edhe të jashtëm. Materiali i gjetur nga ky lokalitet gjatë këtyre gërmimeve pritet të dhe më e saktë të kohës që daton
ive të veçanta kulturore të komunës së Rozhajës , në dhjetor të vitit 2012 u mor nisma që të fillojnë gërmimet arkeologjike në vendin përmbi shkëmbin e Ganiqëve . Kjo nismë u mbështet nga Drejtoria e ruajtjes së të mirave kulturore nga Cetinja e cila pranoi nismën si kërkesë për ruajtjen e të mirave kulturore e fortifikatës ‘’Izlit’’, ku sipas nenit 19 të ligjit për ruajtjen e të mirave të patundshme kulturore u pranua projekti i quajtur ‘’Gërmime arkeologjike të fortifikatës ‘’Izlit’’, i njëjti u aprovua edhe nga Qeveria e Malit të Zi. Gërmimet arkeologjike filluan në qershor të vitit 2015, i pari i këtij lloji në historinë arkeologjike të Rozhajës. Këto gërmime kanë zgjatur disa ditë ku punuan tetë punëtorë fizik të udhëhequr me ekipin profesional të kryesuar nga arkeologu i diplomuar
Predrag Llutovac ,dhe anëtarët tjerë si : Sadik Daciq -këshilltar i muzeumit ,Llidija dhe Magdalena Radunioviq-konzevatore , Erxhan Fetahoviq –këshilltar , dokumentmbledhësSllobodan Obradoviq,si dhe Ing. I diplomuar i gjeodezisë Millosh Saviq . Ky teren mjaftë i vështirë shkëmbor është i gjatë 120 metra ,me gjerësi prej 50 metrave. Pozita e këtij lokalitetit të gërmuar përbën të mbetura të cilat ishin tërësisht të mbuluara . Në anën jugore është zbuluar mur i lashtë me gjatësi prej 3,80 metra ,nga ana veriore përfundon me shkëmb shume rrëpishëm. Në anën perëndimore është i ngritur fortifikatë e madhe me mbetje të dukshme gjatë gjithë terrenit të rrëpishëm në vazhdimësi. Sipas Sadik Daciq ,këto gërmime arkeologjike dhe të zbulimet e çmuara të mureve dhe materieve tjera lëvizëse
dominojnë nga shekulli i III (tretë)dhe IV(katërt) të kohës së Romake dhe se vërtetohet se kësi lloj fortifikatave mund të ketë edhe në lokalitete tjera të rrethinës së Rozhajës ku duhet që domosdoshmërish të vazhdohet më kërkime dhe gërmime të reja . Nisja dhe gjetja e këtyre të dhënave arkeologjike kanë një rëndësi të veçantë dhe të jashtëzakonshme për vendin. Si rezultat i punës së këtyre zbulimeve te reja arkeologjike do të sjellin Rozhajës shumë të mira si nga vizitoret e brendshëm ashtu edhe të jashtëm. Këtu janë gjetur disa fragmente nga enët me materialin qeramikë. Materiali i gjetur nga ky lokalitet gjatë këtyre gërmimeve pritet që të studiohet në mënyrë që të krijohet një fizionomi sa më e plotë dhe më e saktë të kohës që daton. E ENJTE, 1 DHJETOR 2016
Javore KOHA
21
PANORAMË
Filmi “Moana” pritet të mbledh 85 milionë dollarë Filmi vizatimor “Moana”, me zërin e Dëayne ‘The Rock’ Johnson mbi figurën e gjysmë-zotit Maui dhe këngë të t krijuara nga Lin-Manuel Miranda, i nisi me këmbë të mbarë pushimet pesë ditore të amerikanëve. 2,6 milionë dollarë janë siguruar nga biletat e shitura deri tani e në fund të ditëve festive, paratë e grumbulluara në këtë mënyrë duhet të kapin shifrën e 85 milionë dollarëve. Ai që shumë e shohin si momentin më intrigues tek historia e Moanes është zbulimi se uji në vendin ku qëndron fisi i saj nis të shterojë dhe toka, dikur pjellore, nuk prodhon më. Kjo konsiderohet si një metaforë për vetë Hollivudin që vazhdon ta kërkojë frymëzimin tek të njëjtat territore të lodhura e i rikthehet vazhdimisht tematikave të eksploruara tashmë. Rrëfenja e Moanes vjen dhe ajo në një terren mjaft familjar: përpjekje të fokusuara në një qëllim të cilat çojnë pastaj drejt zbulimit të identitetit janë linja standarde për Disney-n.
Filmi “Avatar” do të vazhdojë
t Filmi “Avatar” ka qenë me padyshim një nga sukseset më të mëdha të vitit 2009, i cili u kthye në një farë mënyre në kult. Regjisori James Cameron ka konfirmuar se do të ketë një vazhdimësi të”Avatar”. Korporata filmike Twentieth Century-Fox ka lajmëruar se më 21 dhjetor 2018 do të vij në kinema një film i Lightstorm Entertainment, studio e produksionit të Cameron, ndonëse Fox nuk ka dhënë asnjë titull. Është bërë me dije se xhirimet për filmin e ri do të kenë fillim në prill të vitit 2017. Cameron kishte bërë me dije se e ka nisur filmin “Avatar” duke dashur ta sjellë më pas në vazhdimësi, e të flitet për sagën “Avatar”.
22
Javore KOHA
E ENJTE, 1 DHJETOR 2016
PANORAMË
Filmi ‘Fantastic Beasts...’ sjell botën magjike në ekran t
Filmi “Bishat fantastike dhe ku t’i gjejmë ato” rikrijon botën magjike në ekran me të cilën u dashuruam tek Harry Potter, por pa karakterin e tij mitik Potter. Autorja e famshme e librit ka shkruar skenarin duke prezantuar shoqërinë magjike të Nju Jorkut që i ndan një oqean prej shkollës së magjistarëve në Britani. Fituesi i Oskarit Eddie Redmayne luan rolin e Newt Scamander, i cili e gjen veten në qendër të një situate kritike kur disa prej krijesave të tij arratisen. Kafshët e tij besohet se janë përgjegjëse për vdekjet dhe shkatërrimet në qytet. “Ka mënyra sesi ne lidhim librat e Harry Potter, që njerëzit mund t’i shohin si surprizuese. Po flasim për herën e parë kur një magjistar rritet dhe kërcënon rendin botëror”- thotë J.K Rowling, autore e Harry Potter.
Val Maloku, pjesë e filmit “The Zookeepers Wife”
t Val Maloku, vogëlushi 13 vjeçar i cili me këtë moshë të vogël po numëron tre role të rëndësishme, në shikim
të parë ta linte përshtypjen se nuk ishte në dijeni se çfarë po ndodhte me të, por nëse e shihje më thellë, e vëreje lumturinë e tij në sytë dhe në buzëqeshjen e tij. Sapo është lansuar traileri i filmit “The Zookeepers Wife”, me regji të Niki Caro, film i cili është bazuar në një ngjarje të vërtetë për një familje polake, të cilët i dalin në ndihmë hebrenjëve, dhe pikërisht Val Maloku ka luajtur rolin e personazhit Ryszard Zabinski, i cili tashmë është në moshën 80 vjeçe. Ai ka treguar për emocionet e këtij filmi, pa i harruar ato të filmit “Babai”, me regji të Visar Morinës, film që e bëri të famshëm. Sikurse që ka folur edhe për xhirimet e filmit të fundit në Pragë dhe për shumë emocione që i ka sjellë ky film. Ai në këtë film ka luajtur përkrah aktores së famshme Jessica Chastain. E ENJTE, 1 DHJETOR 2016
Javore KOHA
23
MARKETING
KOHA Javore KOHA Javore KOHA Javore Me rëndësi
KOHA Javore KOHA Javore
Podgoricë e enjte, 6 tetor 2016 Viti XV Numër 734 Çmimi 0,50
Podgoricë e enjte, 13 tetor 2016 Viti XV Numër 735 Çmimi 0,50
Podgoricë e enjte, 17 nëntor 2016 Viti XV Numër 740 Çmimi 0,50
mbrojtja dhe konservimi i qëndrueshëm
KOHA Javore Podgoricë e enjte, 24 nëntor 2016 Viti XV Numër 741 Çmimi 0,50
Konkurentë e jo kundërshtarë politikë
Ruajtje dhe kultivim i trashëgimisë kulturore të eposit ndër shqiptarët
Traditë e kulturës së lashtë krajane
“Ulqini” fitoi 17 medalje
Në zgjedhjet parlamentare në Mal të Zi
9695-0081 NSSI
DUKURI
Profesori model dhe studiuesi serioz
Qëndrimet tekanjoze të Mehmet Bardhit shkaktojnë humbjen e deputetit shqiptar
ISSN 1800-5969
ISSN 1800-5969
1 NSSI
9695-008
rët ndër shqipta eposit kulturore të gimisë vim i trashë kultiRuajtje dhe
Përkthimi nga / në gjuhët e “vogla”
ISSN 1800-5969
ISSN 1800-5969
Digjen shqiptarët
Koha për reflektim dhe veprim politik
Forma e fisnikëruar e shprehjes artistike
artistike e shprehjes fisnikëruar Forma e
Podgoricë e enjte, 20 tetor 2016 Viti XV Numër 736 Çmimi 0,50
lashtë krajane kulturës së Traditë e
Të prekësh Ulqinin
medalje fitoi 17 “Ulqini”
9695-0081 NSSI
1 NSSI
9695-008
shqetësuese kundërs htarë politikë për krajanët K on kurentë e jo tik veprim poli sh q ip ta rët kmtim dhe qëndruereshflëei ia për Digjen Koh onservim serioz dhe studiuesi del Profesori mo
“vogla” e / në gjuhët Përkthimi nga
e deputetit shqiptar shkaktojnë humbjen të Mehmet Bardhit Qëndrimet tekanjoze
KOHA Javore
KOHA Javore
KOHA Javore
Podgoricë e enjte, 6 tetor 2016 Viti XV Numër 734 Çmimi 0,50
KOHA Javore
Podgoricë e enjte, 17 nëntor 2016 Viti XV Numër 740 Çmimi 0,50
Podgoricë e enjte, 20 tetor 2016 Viti XV Numër 736 Çmimi 0,50
Konkurentë e jo kundërshtarë politikë
Digjen shqiptarët
Koha për reflektim dhe veprim politik Ruajtje dhe kultivim i trashëgimisë kulturore të eposit ndër shqiptarët
Profesori model dhe studiuesi serioz
Traditë e kulturës së lashtë krajane
“Ulqini” fitoi 17 medalje
Në zgjedhjet parlamentare në Mal të Zi
ISSN 1800-5969
ISSN 1800-5969
Përkthimi nga / në gjuhët e “vogla”
ISSN 1800-5969
Forma e fisnikëruar e shprehjes artistike
Takimi i papritur
Podgoricë e enjte, 13 tetor 2016 Viti XV Numër 735 Çmimi 0,50
KOHA
Me rëndësi Javore mbrojtja dhe konservimi i qëndrueshëm
ISSN 1800-5969
ISSN 1800-5696
Koha Javore me pamje më joshëse
Qëndrimet tekanjoze të Mehmet Bardhit shkaktojnë humbjen e deputetit shqiptar
Ulqinin Të prekësh
Në zgje dhje t parl ame ntar e në Mal të Zi
EDITORIAL I REDAKSISË
Të prekësh Ulqinin
Arkivi i revistës në portalin
www.kohajavore.org
E-mail: kohajavore@t-com.me www.kohajavore.org
www.facebook.com/kohajavore
Pikëpamjet e shprehura në fq: OPINIONE & VËSHTRIME nuk përfaqësojnë domosdoshmërisht politikën redaksionale të „KOHA javore„
E ENJTE, 24 NËNTOR 2016
Javore KOHA
7
Pikëpamjet e shprehura në fq: OPINIONE & VËSHTRIME nuk përfaqësojnë domosdoshmërisht politikën redaksionale të „KOHA javore„
E ENJTE, 24 NËNTOR 2016
KOHA Javore
7
www.facebook.com/kohajavore www.kohajavore.org
E-mail: kohajavore@t-com.me
www.kohajavore.org Arkivi i revistës në portalin
9695-0081 NSSI
“vogla” / në gjuhët e Përkthimi nga
serioz dhe studiuesi Profesori model
9695-0081 NSSI
veprim politik reflektim dhe Koha për ndër shqiptarët kulturore të eposit vim i trashëgimisë Ruajtje dhe kulti-
qëndrueshëm konservimi i mbrojtja dhe Javore Me rëndësi
KOHA Podgoricë e enjte, 17 nëntor 2016 Viti XV Numër 740 Çmimi 0,50
Javore KOHA Podgoricë e enjte, 6 tetor 2016 Viti XV Numër 734 Çmimi 0,50
e deputetit shqiptar shkaktojnë humbjen të Mehmet Bardhit Qëndrimet tekanjoze
Ulqinin Të prekësh
shqiptarët Digjen Në zgjedhjet parlamentare në Mal të Zi
9695-0081 NSSI
artistike e shprehjes fisnikëruar Forma e
9695-0081 NSSI
më joshëse me pamje Koha Javore
6965-0081 NSSI
k e mbrojtja dhi Me rëndës
lashtë krajane kulturës së Traditë e
medalje fitoi 17 “Ulqini”
kundërshtarë politikë Konkurentë e jo
papritur Takimi i
Javore KOHA Podgoricë e enjte, 20 tetor 2016 Viti XV Numër 736 Çmimi 0,50
Javore KOHA Podgoricë e enjte, 13 tetor 2016 Viti XV Numër 735 Çmimi 0,50
Javore KOHA
për krajanët shqetësuese EDITORIAL I REDAKSISË
e A DUKURI K avorH JO avoreHA KJO e A KJO avoreHA avorH KJO Podgoricë
e enjte, 6 tetor
2016 Viti XV
Numër 734
Çmimi 0,50
Podgoricë e enjte,
Podgoricë
e enjte, 17
nëntor 2016
13 tetor 2016 Viti XV
Numër 735 Çmimi 0,50
i 0,50
r 740 Çmim
Viti XV Numë
Podgoricë e enjte,
20 tetor 2016 Viti XV
Numër 736 Çmimi 0,50
Shikoni arkivin e revistës në internet
Javore KOHA Podgoricë e enjte, 24 nëntor 2016 Viti XV Numër 741 Çmimi 0,50
E-mail: kohajavore@t-com.me www.kohajavore.org www.facebook.com/kohajavore
24
Javore KOHA
E ENJTE, 1 DHJETOR 2016
FOTOGRAFIA E JAVËS
BESIM HAKRAMAJ KORITË 2016
„Qesh pak, shiko këtu”
„Nëse një fotograf profesionist fotografon të njëjtin objekt që fotografon edhe një person i zakonshëm, ku qëndron ndryshimi„.
E ENJTE, 1 DHJETOR 2016
Javore KOHA
25
KULTURË
OJQ “Fëmijët e Malit të Zi” shpërblyen të rinjtë për fotografi dhe punim letrar
Ndërtimi i një shoqërie të shëndetshme në fokus të aktivistëve të rinj Tuz- Organizata Joqeveritare “Fëmijët e Malit të Zi“ dhe klubi i vullnetarëve të Gjimnazit “25 Maji” në Tuz, kanë shpallur fituesit e fotografisë dhe punimit letrar më të mirë, në kuadër të projektit “Bëhu aktiv” i mbështetur nga Fondi për qytetari vepruese me temën “Tuzi përshtatur të rinjve”. Organizatorët me këtë rast kanë çelur një ekspozitë fotografish të shkrepura nga fëmijët/të rinjtë nga mosha 15 deri 22 vjeç të cilët u paraqitën në konkursin i cili qëndroi i hapur plot një muaj dhe i cili ka rezultuar me grumbullimin e një sërë fotografish nga fusha të ndryshme jetësore të cilat ishin shpalosur për një numër të konsiderueshëm pjesëmarrësish në hollin e QIK “Malësia” në Tuz. Këtë ekspozitë e ka çelur kryetari i Komunës Urbane të Tuzit Abedin Axhoviq si partner i projektit në fjalë dhe ka përgëzuar këtë projekt, duke thënë se ka një dobi të shumëfishtë për fëmijë dhe të rinj duke qenë se ata me këso lloj veprimtarish aktivizohen dhe socializohen me njëri-tjetrin si dhe mësojnë të krijojnë një shoqëri të shëndetshme larg fenomeneve negative që sot janë të shumta.
26
Javore KOHA
E ENJTE, 1 DHJETOR 2016
“Tuzi me këtë projekt aspiron që edhe në të ardhmen të prodhojë njerëz kreativë me ide dhe projekte të ndryshme. KU e Tuzit me kënaqësi pranon partneritet në projekte që kanë të bëjnë me të rinj dhe nga ne mund të presin përherë mbështetje”, u shpreh kreu i KU të Tuzit, Abedin Axhoviq. Në të njëjtën kohë, drejtoresha e OJQ “Fëmijët e Malit të Zi”, Sabra Deceviq ka thënë se objektivi i kryesor i këtij projekti është aktivizimi në masë sa më të madhe i të rinjve në këtë mjedis, duke fuqizuar fillimisht klubin e vullnetarëve të Gjimnazit “25 Maji” e më pas dhe zgjerimin e kyçjes së të rinjve në një diversitet aktivitetesh me fokus të veçantë në kontributin që ata duhet të japin për komunitetin ku jetojnë. “Në kuadër të projektit “Bëhu aktiv“ ka qenë gjithashtu përfshirja jonë në një hulumtim që realizuam në këtë komunitet në muajt maj dhe qershor me të rinj nga mosha 15 deri 26 vjeç, ku shqyrtuam disa fusha sa i takon problematikave me të cilat të rinjtë ballafaqohen në këtë mjedis si dhe evidentuam dëshirat dhe kërkesat e
tyre rinore. Si rezultat i këtij hulumtimi (anketimi) kemi arritur në konkluzione se dëshira e tyre primare është të hapet një klub rinor ose një zyrë për të bashkëvepruar në aktivitete të dobishme për ta të cilat do të organizoheshin në kontinuitet dhe me një shtrirje kohore afatgjatë”, ka thënë ndër të tjera Deceviq. Juria për fitues të këtij konkursi ka shpërblyer me çmime simbolike nxënësen Andrijana Palushaj për punimin më të mirë letrar, ndërsa nxënësja Dina Pepiq fitoi çmimin e parë për fotografi, kurse çmimin e dytë e ka fituar Gabriel Pllumaj, përmes të cilave jepnin mesazhe të qarta sensibilizimi dhe ndërveprimi mes njëri-tjetri. Organizatorët e këtij projekti si dhe të rinjtë e kyçur në të, kanë bërë apel për mbështetje nga të gjitha strukturat si OJQ-të, institucionet shtetërore dhe individët në mënyrë që të promovohet dhe avancohet kultura e të rinjve në këtë mjedis si dhe zhvillimi dhe kyçja e të rinjve në sfera të ndryshme në këtë mjedis për t’i kontribuar komunitetit në mënyrën më të mirë. t. u.
MOZAIK
Gjokë Dukaj fituesi i çmimit vjetor për gazetari të Radio Televizionit të Malit te Zi Gazetari i Radios së Malit të Zi- redaksia në gjuhën shqipe, Gjokë Dukaj është fitues i çmimit vjetor për gazetari të cilin çdo vit e ndan Radio Televizioni i Malit të Zi. Dukaj gjatë karrierës së tij të gjatë në fushën e gazetarisë ka punuar në disa televizione dhe radio si në “Tv
Teuta”, korrespodent në “Televizionin e Shqiptarëve të Amerikës”, gazetar në “Radio Mir”, korrespodent i “Radio Evropa e Lirë”, etj. Gjokë Dukaj po ashtu ka publikuar me qindra artikuj, vështrime dhe intervista nëpër gazeta dhe portale të ndryshme në Mal të Zi, Shqipëri,
Kosovë dhe Shtete të Bashkuara të Amerikës si dhe ka realizuar disa filma dokumentarë, si seriali “Dora e Pajtimit”, “Në murin e dhimbjes” dhe “Përjetësia e Besës”. Dukaj gjithashtu është dhe bashkautor i disa filmave të tjerë. (Koha Press) E ENJTE, 1 DHJETOR 2016
Javore KOHA
27
MOZAIK
Në ekspozitën “Po vijnë” të edicionit të dytë të Festivalit të Fotografisë “PIMI Photography 2016” në Viti
Jetlir Kovaçi
Fotografi i ri Jetlir Kovaçi fitoi Çmimin e Parë Kovaçi thotë se për të ishte kënaqësi dhe nder pjesëmarrja në këtë ekspozitë ku merrnin pjesë 24 fotografë nga të gjitha trevat shqiptare, por për çmimin as që kishte menduar duke pasur parasysh konkurrencën e fortë Fotografi i ri nga Ulqini, Jetlir Kovaçi, ka fituar Çmimin e Parë në ekspozitën “Po vijnë”, e cila është hapur më 22 nëntor në Galerinë e Qytetit në Viti të Kosovës. Fotografia e tij është shpallur më e mira nga juria profesionale e përbërë nga Rozafa Shpuza, Adrian Fezollari, Arton Humolli dhe Osman Demiri, duke u shpërblyer me çertifikatë dhe me 500 euro. Ekspozita është konceptuar si prezantim i 24 fotografëve shqiptarë të gjeneratës së re e cila do të duhej të bartte mbi supet e saj zhvillimin e artit fotografik në vitet që vijnë. Me këtë ekspozitë është hapur edicioni i dytë i Festivalit të Fotografisë “PIMI Photography 2016”.
28
Javore KOHA
E ENJTE, 1 DHJETOR 2016
Vetë Kovaçi thotë se për të ishte kënaqësi dhe nder pjesëmarrja në këtë ekspozitë ku merrnin pjesë 24 fotografë nga të gjitha trevat shqiptare, por për çmimin as që kishte menduar duke pasur parasysh konkurrencën e fortë. Ai thotë se lajmin ia ka kumtuar së pari fotografja Bardha Goga, njëra ndër artistët pjesëmarrës të ekspozitës. Kovaçi shprehet se meqë çmimin e ka fituar në prag të Festës së 28 Nëntorit dhe në ekspozitë kanë marrë pjesë artistë nga të gjitha trevat shqiptare, këtë çmim ia dedikon të gjithë shqiptarëve. Duke pasur parasysh titullin e ekspozitës “Po vijmë”, ai thotë se “po ta
shikojmë nga një këndvështrim tjetër mund të them se ndoshta Ne që po vijmë, përmes artit fotografik po vijmë të bashkojmë të gjithë shqiptarët. Arti nuk njeh kufij dhe përmes bukurisë që bart arrin t’i bashkojë njerëzit”. Përpos ekspozitave personale të hapura në Stamboll dhe Ulqin, Jetlir Kovaçi ka marrë pjesë edhe nëpër ekspozita të tjera, ku vlen të përmendet ekspozita “Istanbul Photo Contest”, me pjesëmarrje të fotografëve nga e gjithë bota, ekspozita “Thesaret e fshehta te Ulqinit”, e organizuar në kuadër të projektit “Marubi” etj. Kjo është hera e parë që fotografia e tij vlerësohet me çmimin e parë si fotografia më e mirë në një ekspozitë i.k. me karakter konkurrues.
MOZAIK
Në QKI Malësia u promovua libri “Malësia e Madhe ndër shekuj” i autorit Sokol Lulgjuraj dhe ekspozita e fotografisë dhe kostumeve të nusërisë të autorit Shtjefën Ivezaj
Kontribut i çmuar për Malësinë përmes letërsisë dhe etnokulturës Tuz- Në qendrën Kulturore-Informative “Malësia” është bërë përurimi i vëllimit të tretë të librit “Malësia e Madhe ndër shekuj” i autorit Sokol Lulgjuraj. Në prani të një numri të konsiderueshëm të personaliteteve nga vendi dhe Shqipëria, për librin kanë folur miq dhe bashkëpunëtorë të autorit në realizimin e librit në mesin e të cilëve kritiku letrar Kadri Ujka dhe historiani Gjokë Luli. Ndërkaq, kritiku letrar Kadri Ujkaj për “Koha Javore” duke vlerësuar punën e Ivezajt ka thënë se ai është një Gjeçov dhe një Marub shqiptar që po investon në mënyrë sistematike prirjen e vet kulturore në kushte të vështira që në një mënyrë përcell historinë tonë, mjedisin tonë, kulturën, ndjesitë tona shpirtërore, etj, kurse për librin e Lulgjruajt, Ujka tha se ai me këtë libër qoftë me dialogje, foto, referenca e hulumtime, përcjellë historinë e dhimbshme të Malësisë së Madhe. “E dhimbshme sepse me gjithë miqësinë që shqiptarët treguan dhe ndaj fqinjëve dhe pavarësisht kontributeve që kanë dhënë shqiptarët pa shkelur kurrë në tokë të huaj, ata prapëseprapë kanë qenë pre e sulmeve nga të tjerët. Problemi i shqip-
tarëve dhe i malësorëve të zonës së Malësisë mbetet ende një shqetësim. Ata kanë probleme në shumë fusha jetësore, ku për fat keq më shumë japin kontribut individët sesa institucionet si KU e Tuzit dhe dikasteret e tjera”, theksoi Ujka. Autori i librit duke përshëndetur pjesëmarrësit dhe gjithë ata që e kanë mbështetur jetësimin e veprës së tij të fundit tha se përmes kësaj vepre ai jep mesazhin e qartë se “deri kur ne shqiptarët do të kemi mosmarrëveshje, deri kur do të kemi mosdakordime dhe kur duam të fillojmë dialogjet konstruktive në të mirë të përgjithshme të vendit”. Në kuadër të kësaj veprimtarie kulturore është çelur dhe ekspozita e fotografive të autorit Shtjefën Ivezaj me rastin e 40 vjetorit të ushtrimit të profesionit të tij në fotografi dhe ajo e koleksioneve të nusërisë në këtë trevë “Paja e Nuses”, organizuar
-nga kryetari i shoqatës “Malësia”Shkodër , Ilmir Kurti. Kurti në hapje të kësaj ekspozite ka vlerësuar lart veprimtarinë dhe kontributin disavjeçar të Ivezajt në ruajtjen dhe mbajtjen gjallë të trashëgimisë kulturore dhe historike të kësaj treve me fokus të veçantë në arkivimin e afro 5 mijë fotografive që Ivezaj i disponon në muzeun e tij. “Ky burrë i ka lënë gjurmët e tij në histori, të shndritura për një gjysmë shekulli ku brezat dhe rinia shqiptare do të krenohet me këtë pasuri kombëtare që askush nuk e ka si ne. Shtjefni në kushte tejet primitive dhe të vështira, falë pasionit të tij për pasqyrimin e vërtetë të fytyrës së malësorëve arriti të ruajë një arkiv të pasur me fotografi. Apeloj tek qeveria shqiptare dhe ajo e Malit të Zi dhe tek gjithë ata që duan kombin e tyre, që ta vlerësojnë këtë pasuri”, tha t. u. ndër të tjera Kurti.
E ENJTE, 1 DHJETOR 2016
Javore KOHA
29
KULTURË
Roli i Austro-Hungarisë në shkollimin shqip në Mal të Zi (I)
Austro-Hungaria autonomia kultu (1916-1918) (I) (Me rastin e 100-vjetorit të hapjese së shkollave në gjuhën shqipe)
Dr.Nail Draga
Për opinionin e gjerë është e njohur se pas vendimeve të Kongresit të Berlinit(1878) vise dhe vendbanime shqiptare iu dhuruan Malit të Zi. Një veprim i tillë ngjau edhe pas vendimeve të Konferencës së Ambasadorëve në Londër(1912/13), sepse kufiri i Malit të Zi u zgjerua nga lindja duke aneksuar territore të reja të cilat ishin të banuara me popullsi shqiptare. Me rastin e vendosjes së administrimit të ri, pushteti malazias çështje parësore kishte ndryshimin e strukturës etnike të popullsisë, duke marrë parasysh se shqiptarët ishin homogjenë në viset e tyre autoktone. Andaj për t’ ia arritur qëllimit pushteti aktivizoi dy metoda: kolonizimin e viseve dhe vendbanimeve shqiptare si dhe asimilimin përmes arsimimit në gjuhën sllave. Të vetëdijshëm për rrethanat e krijuara shqiptarët u përpoqën të rezistojnë sa kishin mundësi, por një numër i konsideruar i tyre u shpërngulën duke u vendosur në Shqipëri, e kryesisht në Shkodër. Por, në rrethana të reja gjatë Luftës së Parë Botërore në viset shqiptare në Mal të Zi Monarkia Austro-Hungareze hapi shkollat e para në gjuhën shqipe. Ishte ky një veprim perfid i pushtetit për të fituar simpatinë e shqiptarëve, që pati jehonë pozitive në aspektin arsimor, kulturor e kom-
30
Javore KOHA
E ENJTE, 1 DHJETOR 2016
bëtar, sepse në shkollat e hapura nga Ulqini e deri në Rozhajë, tingëlloi bukur gjuha shqipe si asnjëherë më parë. Një veprim i tillë për shqiptarët
“
nuk ishte befasi duke marrë parasysh rolin vendimtar të Monarkisë Austro-Hungareze në Pavarësinë e Shqipërisë.
Në kuadrin e kësaj politike dhe këtyre synimeve, Austro-Hungaria e përqendroi vëmendjen në ndërtimin, rindërtimin mirëmbajtjen e kishave dhe përgatitjen e klerit katolik në hapjen e shkollave për shqiptarët. Deri në shpalljen e Pavarësisë, Austro-Hungaria vetëm në Vilajetin e Shkodrës subvenciononte 47 shkolla fillore nga të cilat 10 femërore
”
KULTURË
Politika arsimore austriake dhe rritja e ndikimit të saj në zhvillimet arsimore e kulturore ndër disa kombësi, është e lidhur dhe e ndihmuar edhe nga disa dispozita ligjore të Qeverisë së Vjenës. Në vitin 1848 ajo hartoi ligjin, sipas të cilit “...në shkollat fillore fëmijët duhet të mësohen në gjuhën e tyre amtare”. Një gjë e tillë u përforcua me dispozitat ligjore të vitit 1849
a dhe urore kombëtare
Përveç literaturës së konsultuar, po ashtu si burim të veçantë kemi edhe gazetën ”Posta e Shqypnies”(1916-1918) e cila dilte në Shkodër, me kryeredaktor P.Gjergj Fishtën, që ka përcjellur me kujdes ngjarjet e ndryshme e në veçanti ato arsimore gjatë kësaj kohe tek shqiptarët në Mal të Zi.
Interesimi i Austrisë për shqiptarët
Ndikimi austriak në Shqipëri ishte i lidhur edhe me të drejtën e mbrojtjes së kultit dhe të kishës së krishterë në Perandorinë Osmane, të siguruar me një sërë traktatesh ndërkombëtare.
Duke filluar nga Paqja e vitit 1615, e nënshkruar në mes Perandorit Matie e Sulltan Ahmetit II, duke vazhduar në ato të viteve 1681, 1699, 1718, 1739, 1791, mori përvijim ajo qe njihet si politika e Kultusprotektoratit. Perandoria Austro-Hungareze kishte të drejtën e kontrollit të zbatimit të këtyre trakteve dhe me 1837 Papa ia kaloi Austrisë mbrojtjen e të drejtave të katolicizmit në Shqipëri. Në kuadrin e kultusprotektratit, Vjena zhvilloi një veprimtari të gjerë kulturore-arsimore, shkencore, fetare dhe propagandistike. Politika arsimore austriake dhe rritja e ndikimit të saj në zhvillimet arsimore e kulturore ndër disa kombësi, është e lidhur dhe e ndihmuar edhe nga disa dispozita ligjore të Qeverisë së Vjenës. Në vitin 1848 ajo hartoi ligjin, sipas të cilit “...në shkollat fillore fëmijët duhet të mësohen në gjuhën e tyre amtare”. Një gjë e tillë u përforcua me dispozitat ligjore të vitit 1849. Kurse neni 17 i Ligjit shtetëror austriak i datës 21.12. 1867 për problemet e arsimit, theksonte se “çdo kombësi ka të drejtë të ruajë dhe kultivojë individualitetin e vet kombëtar dhe gjuhën e vet popullore” dhe se “ në këto vise ku disa kombësi jetojnë së bashku, shkollat duhen rregulluar në atë mënyrë që në to të kultivohet edhe gjuha e kombësisë tjetër”. Edhe pas krijimit të Perandorisë Austro-Hungareze, më 14 nëntor 1868, në disa dispozita ligjore, si ajo e vitit 1876, trajtohet çështja e arsimit dhe e të drejtave të pakicave kombëtare. Ndikimi kulturor austriak ndër shqiptarët dhe në Evropën lindore është i lidhur edhe me lëvizjen “Mbi
autonominë kulturore kombëtare”, mjaft e përhapur para Luftës së Parë Botërore. Sipas kësaj teorie, kombësitë e ndryshme në territorin e një shteti duhet të formojnë lidhjet e tyre kombëtare, të cilat duhet të përqendroheshin në çështjet kulturore dhe në zhvillimin e arsimit e të kulturës austriake, por njëheri, ka ndihmuar edhe në zhvillimet e kulturës kombëtare të kombësive të tjera. Në kuadrin e kësaj politike dhe këtyre synimeve, Austro-Hungaria e përqendroi vëmendjen në ndërtimin, rindërtimin mirëmbajtjen e kishave dhe përgatitjen e klerit katolik në hapjen e shkollave për shqiptarët. Deri në shpalljen e Pavarësisë, Austro-Hungaria vetëm në Vilajetin e Shkodrës subvenciononte 47 shkolla fillore nga të cilat 10 femërore. Por, rrethanat e zhvillimit arsimor në periudhën 1916-1918, nuk duhet të shpjegohen vetëm me shkaqe fetare e kulturore, sepse rol primar kanë pasur faktorët ekonomikë, politikë e ushtarakë. Austro-Hungaria ishte e interesuar për të siguruar rrugën detare të Adriatikut, për të hedhur një këmbë të sigurtë për zgjerimin në Ballkan e drejt Lindjes. Zhvillimet luftarake ia kërkonin që të kishte siguri e qetësi në prapavijë, dhe mundësisht, të tërhiqte shqiptarët në luftë përkrah vetes. Prandaj, zhvillimet arsimore në periudhën 1916-1918 janë nga njëra anë, shprehje e synimeve politike, ushtarake, fetare e kulturore të monarkisë Austro-Hungareze dhe, nga ana tjetër, shprehje e dëshirave dhe e kërkesave të popullit shqiptar që të shkollohet në gjuhën e vet amtare. ( Vazhdon) E ENJTE, 1 DHJETOR 2016
Javore KOHA
31
KULTURË
U përuruan tre librat e Dr. Bahri Briskut
Studiues serioz i çështjes shqiptare Në organizim të Bibliotekës dhe Qendrës Kulturore të Ulqinit, Bashkimit të Krijuesve Shqiptarë në Malin e Zi, Shoqatës së të Përndjekurve Politikë dhe Shoqatës “Buzuku”, të premten janë përuruar tri veprat e reja të dr. Bahri Briskut. Bëhet fjalë për librat “Miguel Servantes në Ballkan (të dhëna historike rreth qëndrimit të Servantesit në Ulqin)”, “Ndriçime hulumtimesh dhe kontribute për çështjen shqiptare” dhe “Ullishtaria dhe mullinjtë e ullirit në Ulqin me rrethinë”. Të pranshëm në këtë aktivitet kuklturor përveç vendasve ishin edhe mysafirë të ardhur nga qyteti i Shkodrës, muzikanti i njohur nga Shkodra Kujtim Alija, si dhe shkrimtari dhe dramaturgu i shquar Fadil Kraja. Për këta libra kanë folur Ali Gjeçbritaj, recensenti Gjekë Gjonaj dhe redaktori teknik Gazmend Çitaku. Gjeçbritaj, duke folur për librin ”Ndriçime hulumtimesh dhe kontribute për çështjen shqiptare” e ka vlerësuar atë një libër antologji të llojit të vet. Ai ka theksuar se këtë vlerësim ky libër e meriton falë punës së palodhshme vetëmohuese dhe entuziazmit të dr. Bahri Briskut. “Ky libër është një pasuri e madhe, një margaritar që i shtohen vargut
32
Javore KOHA
E ENJTE, 1 DHJETOR 2016
të literaturës shqiptare në sofrën e dijes të të gjithë atyre që dëshirojnë të dinë dhe të mësojnë më shumë për jetën, punën dhe veprimtarinë e autorit, veprimtarit e patriotit të pashoq të këtyre trojeve, i cili me kontributin e tij ka lënë gjurmë të pashlyeshme në arsim, art, shkencë, kulturë e të tjera”, është shprehur ndër të tjera Gjeçbritaj. Recensenti i librit të dr. Bahri Briskut “Miguel Servantesi në Ballkan”, Gjekë Gjonaj, ka vlerësuar punën e autorit në përgatitjen e kësaj vepre, i cili tenton të zbardhë të vërtetën për qëndrimin e Servantesit në Ulqin. “Ky libër i botuar pak ditë më parë nga Shoqata e Intelektualëve Shqiptarë në Mal të Zi për nga tema që trajton është mjaft interesant për lexuesit shqiptarë dhe jo vetëm, veçmas për ata studiues të cilët i janë qasur seriozisht zbardhjes së të vërtetës se a ka qenë apo jo Servantesi rob i detarëve shqiptarë në Kalanë e Ulqint”, ka thënë Gjonaj. Sipas tij, Dr. Bahri Brisku duke u mbështetur në të dhëna të reja historike, studime, kumtesa e ligjërata të intelektualëve të mirëfilltë shqiptarë, siç janë gjeniu i letrave shqipe Ismail Kladare, dr. Mokom Zeqo, sikurse edhe në kallëzime popullore, mite e legjenda dëshmon qartas për
qëndrimin e Servantesit në Ulqin. Moderatori i kësaj mbrëmjeje Gazmend Çitaku, duke folur për librin e tretë të dr. Bahri Briskut “Ullishtaria dhe mullinjtë e ullirit në Ulqin me rrethinë”, vlerësoi punën e autorit në ribotimin e kësaj vepre shumë të rëndësishme për ullishtarinë e Ulqinit, si njëra ndër veprimtaritë e lashta shekullore të banorëve të këtij qytetit bregdetar. Për jetën dhe veprimtarinë e dr. Bahri Briskut foli mr. Kristina Pepgjonoviq. Ndërkaq në emër të mysafirëve specialë të kësaj mbrëmjeje, fjalë miradie e respekti të madh për kontributin e spikatur në fusha të ndryshme shkencore, por edhe për çështjen kombëtare shprehu Fadil Kraja. Me këtë rast, dr. Nail Draga i ka dorëzuar dr. Bahri Briskut titullin “Mirënjohja e Ulqinit”, të ndarë nga Kuvendi i Komunës së Ulqinit, me motivacionin “për kontributin e dhënë në fushën e arsimit, publicistikës, folklorit, botimeve nga trashëgimia kulturore dhe si veprimtar i çështjes kombëtare”. Ashtu siç ndodh zakonisht në raste të këtilla, vetë autori i kësaj mbrëmjeje dr. Bahri Brisku i ka përshëndetur dhe i ka falënderuar të pranishmit për pjesëmarrje dhe për vlerësimet Gj. Gj. që i dhanë atij.
SPORT
U mbajt edicioni i tetë i “Kupës Pavarësia”
Kukësi fitues i Kupës Këtë vit Shqipëria u përfaqësua me Kukësin, Kosova me Prishtinën, Maqedonia me Shkëndijën e Tetovës dhe Mali i Zi me Otrant-Olympic-un nga Ulqini Me rastin e Ditës së Pavarësisë, Federata Shqiptare e Futbollit organizoi sivjet për të tetin vit me radhë në stadiumin “Selman Stërmasi” në Tiranë turneun “Kupa Pavarësia 2016”, ku përfaqësohen disa nga klubet më të mira të futbollit nga trojet shqiptare. Këtë vit Shqipëria u përfaqësua me Kukësin, Kosova me Prishtinën, Maqedonia me Shkëndijën e Tetovës dhe Mali i Zi me Otrant-Olympic-un nga Ulqini.
Në gjysmëfinale u takuan “Otranti” me “Prishtinën” dhe “Kukësi” me “Shkondijën”. “Otranti” humbi nga skuadra e kryeqytetit të Kosovës me rezultatin 0-1, me një gol të shënuar nga Bejgolli, ndërsa në gjysmëfinalen tjetër “Kukësi” fitoi “Shkëndijën” me rezultatin 3-1, me golat e shënuar nga Rangel, Dida dhe Grezda. Kukësi ishte superior edhe në finale ndaj Prishtinës, duke e fituar ndesh-
jen me rezultatin 2-0, falë golave të shënuar nga Moreira dhe Lushtaku. Në këtë mënyrë, “Kukësi” fitoi Kupën Pavarësia për këtë vit. Përpos fituesit të Kupës, u ndanë edhe dy çmime të tjera. Çmimi “Lojtari më i mirë i turneut” i takoi Gentrit Bejgollit të “Prishtinës”, kurse Çmimi “Skuadra Fair Play” Shkëndijës. Ekipi i “Otrant-Olympic”-ut merr pjesë rregullisht në këtë kupë. (Kohapress)
E ENJTE, 1 DHJETOR 2016
Javore KOHA
33
SPORT
Klubi i Karatesë “Albulena” nga Ulqini mori pjesë në Kampionatin XVII Mbarëkombëtar në Karate
Fitoi gjashtë medalje
Më i suksesshmi ndër garuesit e “Albulenës” në këtë kampionat ka qenë Art Ujkashi, i cili ka fituar medaljen e artë në kata individuale, në grupmoshën deri 11 vjeç, si dhe vendin e tretë në luftë individuale në kategorinë -40 kg Klubi i Karatesë “Albulena” nga Ulqini mori pjesë të dielën në Kampionatin XVII Mbarëkombëtar në karate, i cili u zhvillua në Pallatin e Sporteve “Asllan Rusi” në Tiranë. Në kampionat morën pjesë rreth 400 sportistë nga Shqipëria, Kosova, Maqedonia dhe Mali i Zi. Kampionati u zhvillua për grupmoshat nga 10 vjeç deri në senior, në dy disiplina individuale në kata (luftë e
34
Javore KOHA
E ENJTE, 1 DHJETOR 2016
imagjinuar) dhe kumite (luftë sportive). “Albulena” është përfaqësuar me nëntë garues dhe ka fituar dy medalje të arta, një medalje të argjendtë dhe tri medalje të bronzta. Më i suksesshmi ndër garuesit e këtij klubi në këtë kampionat ka qenë Art Ujkashi, i cili ka fituar medaljen e artë në kata individuale, në grupmoshën deri 11 vjeç, si dhe vendin e tretë në luftë individuale në kategorinë -40 kg.
Medalje të artë ka fituar edhe Refik Mollabeqiri, në kata individuale, për grupmoshën deri 12 vjeç. Më i suksesshmi në luftë ishte Faruk Hasanaga, i cili ka fituar medaljen e argjendtë në kategorinë e rëndë. Medalje të bronztë në kata individuale ka fituar Veton Ismailaga, si dhe Ardian Gorana në luftë, në kategorinë e rëndë, për grupmoshën deri 10 vjeç. i.k.
SPORT
Dhjetë medalje për Klubin e Karatesë „Ulqini“ në Kampionatin e Malit të Zi për Kadetë, Juniorë dhe U21 Seniorë të rinj
“Ulqini“ vazhdon të jetë në mesin e pesë klubeve më të mirë Kampione të dyfishta të Malit të Zi për seniore të reja U21 u shpallën Antigona Rama dhe Venesa Nuhi, të cilat nuk kishin konkurrencë në kategoritë e tyre individuale, si dhe atë ekipore në luftëra. Antigona Rama u shpall kampione në kategorinë +68 kg dhe në luftëra ekipore, ndërsa Venesa Nuhi u shpall kampione në kategorinë -55kg dhe në luftëra ekipore Në Podgoricë, më 13 nëntor u mbajt dita e parë në kata e Kampionatit të Malit të Zi në Karate për Kadetë, Juniorë dhe U21 Seniorë të Rinj, kurse dita e dytë në luftëra u mbajt në Budvë, më 19 nëntor, ku mori pjesë edhe Klubi i Karatesë „Ulqini“, në mesin e 21 klubeve pjesëmarrëse. Edhe në këtë kampionat, KK „Ulqini“ tregoi se vazhdon të renditet në mesin e pesë klubeve më të mirë të karatesë në Mal të Zi. Garuesit e këtij klubi u kurorëzuan me dhjetë medalje: tri medalje të arta, dy medalje të argjendta dhe pesë medalje të bronzta. Kështu, nga radhët e KK “Ulqini” u shpallën dy kampione në kategorinë individuale për seniore të reja, një ekip kampion për seniore të reja, dy nënkampionë në luftëra individuale, dy medalje të bronzta në luftëra individuale, medalje të bronzta për ekipin e kadetëve dhe juniorëve në kata, të cilët punojnë së bashku, si dhe Kampione të dyfishta të Malit të Zi për seniore të reja U21 u shpallën Antigona Rama dhe Venesa Nuhi, të cilat nuk kishin konkurrencë në kategoritë e tyre individuale, si dhe atë ekipore në luftëra. Antigona Rama u shpall kampione në kategorinë +68 kg dhe në luftëra ekipore, ndërsa Ve-
nesa Nuhi u shpall kampione në kategorinë -55kg dhe në luftëra ekipore. Nënkampion u shpall Adnan Kuqi në luftëra individuale për juniorë, në kategorinë +76kg, dhe Diellëza Rama në kategorinë +54kg për kadete, në luftëra individuale. Me medalje të bronztë në luftëra inviduale u kurorëzuan Edin Kraja -75kg, senior i ri U21, dhe Ronald Jacoviq -63kg, kadet. Ekipi i juniorëve dhe i kadetëve në luftëra ekipore u kurorëzuan me medaljen e bronztë: ekipi i juniorëve në përbërje Marko Daboviq dhe Adnan Kuqi, ndërsa ekipi i kadetëve
ishte në përbërje Mensur Ceka, Albert Rudoviq dhe Ronald Jacoviq. Ekipi i kadetëve dhe i juniorëve në kata ekipore, në përbërje Elvir Islami, Ronald Jacoviq dhe Marko Daboviq u kurorëzua me medaljen e bronztë. Gjashtë garues të KK “Ulqini” u kualifikuan për Kampionatin Ballkanik, i cili do të mbahet më 9-11 dhjetor 2016 në Sarajevë, por sipas drejtuesve të këtij klubi pjesëmarrja e tyre varet krejt nga mundësitë financiare. Ata shpresojnë se do të hasin në mirëkuptim te sponsorët që t’u mundësohet këtyre garuesve pjesëmarrja në Kampionatin Ballkanik. (Kohapress) E ENJTE, 1 DHJETOR 2016
Javore KOHA
35