Koha 743

Page 1

KOHA Javore Podgoricë e enjte, 8 dhjetor 2016 Viti XV Numër 743 Çmimi 0,50

Teatri - një dëshirë e munguar e ulqinakëve ISSN 1800-5696

Manifestim që nderoi viktimat e luftës

Komedia e mjerimit


PËRMBAJTJE

6

10

Absurditeti i deklaratave dhe kompleksi i inferioritetit 8

Dita e Flamurit dhe paradokset e Krajës

Asnjë hap për realizimin e tyre

Historian i së vërtetës

16

KOHA Javore Themelues: Kuvendi i Malit të Zi Gazetë javore për aktualitete, shkencë dhe kulturë, Numri i parë doli më 21 shkurt 2002. Botues: Këshilli

Kombëtar i Shqiptarëve Redaktor Përgjegjës: Ali Salaj Gazeta redaktohet nga kolegjiumi:

Fahrudin Gjokaj (Redaktor Teknik & Sistem Inxhinjer) Ismet Kallaba (aktualitete, sport), Toni Ujkaj (kulturë) Vijoleta Berishaj (sekretare teknike) Adresa: Bulevar revolucije 15, Podgoricë Telefon & fax: 020/240-659 E-mail: kohajavore@t-com.me, www.kohajavore.org

2

Javore KOHA

E ENJTE, 8 DHJETOR 2016


PËRMBAJTJE

18

24

Astrit Alihajdaraj në serialin gjerman “Soko Munchen” 22

Shpërnguljet në Zarë dhe Turqi

Në sqetullën e maleve të Rugovës 28

Përdorimi i fjalëve të pakuptimta

KOHA Javore Podgoricë e enjte, 8 dhjetor 2016 Viti XV Numër 743 Çmimi 0,50

ARKIVI: www.kohajavore.org Teatri - një dëshirë e munguar e ulqinakëve ISSN 1800-5696 6965-0081 NSSI

Manifestim që nderoi viktimat e luftës

Komedia e mjerimit

e luftës viktimat që nderoi Manifestim

mjerimit Komedia e

ulqinakëve munguar e dëshirë e Teatri - një

E ENJTE, 8 DHJETOR 2016

Javore KOHA

3


NGJARJE JAVORE

NË PREZANTIMIN E OFERTËS TURISTIKE DIMËRORE TË MALIT TË ZI NË TIRANË DHE SHKODËR

Kërkohet rivendosja e linjave detare Tiranë – Në kuadër të fushatës rajonale “Mali i Zi: diell, borë dhe det”, Organizata Turistike Nacionale e Malit të Zi ka prezantuar në tregun e Shqipërisë ofertën për festat e fundvitit dhe sezonin dimëror. Promovimi është organizuar në bashkëpunim me Ambasadën e Malit të Zi në Shqipëri, organizatat turistike lokale dhe ekonominë turistike, të enjten në Tiranë dhe të premten në Shkodër. Ambasadori i Malit të Zi në Tiranë, Dushan Mrdoviq, ka thënë gjatë promovimit në Tiranë se dy vendet që prej disa vjetësh kanë marrëdhënie të mira dypalëshe dhe se

4

Javore KOHA

E ENJTE, 8 DHJETOR 2016

pret që bashkëpunimi në fushën e turizmit në periudhën e ardhshme të jetë në nivel më të lartë. Ai ka vlerësuar se lidhjet infrastrukturore janë shumë të rëndësishme, për çfarë pritet të rivendosen linjat detare ndërmjet Tivarit dhe Shkodrës, Ulqinit dhe Durrësit, si dhe Budvës dhe Sarandës, prej të cilave do të kenë dobi të dy vendet. Disa prej këtyre linjave kanë funksionuar në të kaluarën, por kanë qenë jetëshkurtra, qoftë për shkaqe ekonomike apo për shkaqe të tjera që nuk janë bërë të njohura. Gjatë prezantimit, përfaqësuesit e organizatave turistike lokale të Ul-

qinit, Tivarit, Budvës, Podgoricës dhe Zhablakut si dhe afaristët kanë folur për ofertën dhe aranzhmanet për festat e fundvitit duke i ftuar mysafirët nga Shqipëria që Vitin e Ri ta presin me këngë dhe muzikë të këngëtarëve dhe grupeve më të njohura të rajonit, në sheshet, hotelet dhe diskotekat në qytetet bregdetare dhe veriore të Malit të Zi. Viteve të fundit, turistët nga Shqipëria përbëjnë pjesën kryesore të klientëve në qendrat e skijimit dhe hotelet gjatë sezonit turistik dimëror në Mal të Zi. (Kohapress)


NGJARJE JAVORE

U MBAJT MBLEDHJA E SHTATË E TRUPIT KËSHILLUES TË KRIPORES SË ULQINIT

Në mungesë të Pejoviqit, shumë çështje mbetën pa u diskutuar Ulqin - Në mbledhjen e shtatë të Trupit Këshillues të Kripores së Ulqinit, e cila u mbajt javën e kaluar në Ulqin, u prezentuan aktivitetet dhe Programi i punës për periudhën gusht 2015-gusht 2016 të Ndërmarrjes Publike “Parqet Ncionale”, e cila menaxhon me këtë zonë që nga viti i kaluar dhe do të menaxhojë edhe vitin e ardhshëm. Drejtoresha e NP ”Parqet Nacionale“, Azra Vukoviq, pas mbledhjes së Trupit Këshillues të Kripores së Ulqinit u tha gazetarëve se në periudhën e kaluar njëvjeçare është punuar mjaft në ruajtjen fizike të Kripores dhe në mbrojtjen e biodiversitetit të saj. “Gjatë këtij viti, me vendim të qeverisë janë siguruar 70 mijë euro për mirëmbajtjen e kësaj hapësire dhe 200 mijë

euro për sigurimin e dy pompave të ujit”, theksoi Vukoviq. Sipas fjalëve të saj, edhe në vitin e ardhshëm do të angazhohen që të gjithë lokalitetin e Kripores ta mbrojnë dhe ta ruajnë sa më mirë, sikurse edhe do të intensifikojnë aktivitetet me Organizatën Turistike lokale në mënyrë që Kriporen ta vizitojnë edhe turistët. Në pyetjen e gazetarit se kur mund të pritet riprodhimi i kripës në Kriporen e Ulqinit, Vukoviq nuk u përgjigj saktë, por shtoi se ky proces është i mundur vetëm nëse për këtë qëllim sigurohen 1.3 milion euro. Në mungesë të sekretares shtetërore të Ministrisë për Zhvillimin e Qëndrueshëm dhe Turizmit, Daliborka Pejoviq, mbetën pa u diskutuar shumë

çështje të rëndësishme që kanë të bëjnë me ruajtjen dhe mbrojtjen e biodiversitetit të Kripores së Ulqinit. Nënkryetarja e Komunës së Ulqinit, Hadixha Gjoni, u shpreh optimiste se kërkesat e komunës dhe premtimet me rastin e nënshkruimit të marrëveshjes së koalicionit dhe formimit të Qeverisë do të jetësohen në Planin Hapësinor Urbanistik, i cili siç theksoi ajo, pritet shumë shpejt të miratohet. Ajo pohoi se pushteti vendor së shpejti do të insistojë që nëpërmjet miratimit të PHU-së, Kriporja të shpallet zonë e mbrojtur si dhe të rifillojë procesi i prodhimit të kripës. Sipas saj, është e papranueshme që në Kripore të ndërtohen objekte për akomodim. Gj. Gj.

E ENJTE, 8 DHJETOR 2016

Javore KOHA

5


VËSHTRIM & OPINION

Dr.sci. Ismail Doda

QASJE

Dita e Flamuri paradokset e Në vazhdën e traditës edhe sivjet në Krajë u organizua Festimi i 28 Nëntorit- Ditës së Flamurit dhe të shtetit shqiptar. Me këtë rast u tha se këto ngjarje dhe data janë të lidhura ndërmjet si mishi me ashtin, si gishti me thua. Sepse kombi, shteti dhe flamuri janë të pandarë. Në altarin e krijimit të shtetit shqiptar (1912-1913) ranë shumë luftëtarë krajanë. Madje erdhën edhe nga Stambolla , duke lënë atje pasuri dhe

“ 6

shtëpi ndërsa shpirtin në Tarabosh në Shkodërlacën e shtrejtë dhe të dashur. Përkundër luftërave dhe sukeseseve në fushëbeteja, diplomacia dhelpërore e disa shteteve bëri që gjysma e kombit dhe shumica nga këto troje ngelën jashtë shtetit amë, i cili do të kufizohet me ish- trojet e veta, pra me vetveten. I gëzohemi Kosovës që falë luftërave të njëpasnjëshme, ku u përjetësua komandanti legjendar Adem Jashari, u bë i pavarur dhe në shkurt të vitit 2008 u shpall shtet.

Duke mos i mohuar arritjet për disa kohë pas Luftës së dytë Botërore me ngadhënjimin e demokracisë (1990) prisnim më tepër. Por as ne si politikë e politikanë nuk bëmë as nuk po bëjmë atë që na takon. Përplasjet na i rrënojnë themelet

Javore KOHA

E ENJTE, 8 DHJETOR 2016

Po ne shqiptarët jashtë dhe përreth dy shteteve shqiptare çka bëjmë? A thua është mjaft dëshira për të arritur Bashkimin Kombëtar? Së paku në Bashkimin Evropian, që tani në rrafshin diplomatik përmendet në formë refreni. Jemi ngopur me mendime dhe premtime të tilla! Jo. Nuk ta kthen kush borxhin pa ia gjetur anën! Po në Krajë dhe në trevat e tjera shqiptare në Malin e Zi? Duke mos i mohuar arritjet për disa kohë pas Luftës së dytë Botërore me ngadhënjimin e demokracisë (1990) prisnin më tepër. Por as ne si politikë e politikanë nuk bëmë as nuk po bëjmë atë që na takon. Përplasjet na i rrënojnë themelet. Po viti 2016? Mos u përsërit? Mali i Zi me shumë probleme. Ndarja nacionale ndërmjet serbëve dhe

Pikëpamjet e shprehura në fq: OPINIONE & VËSHTRIME nuk përfaqësojnë domosdoshmërisht politikën redaksionale të „KOHA javore„


VËSHTRIM & OPINION

it dhe Krajës malazezëve. Probleme rajonale: verijug. Pa zhvillim ekonomik, infrastrukturë, xhade dhe ujë. Në këto rrethana zbrazet popullata. Në fjalimin që mbajti më 24 nëntor 2016 në ditën e Komunës së Tivarit, kryetari i saj dr. Zoran Srzentiq nuk e përmendi fare zhvillimin ekonomik të Krajës për vitin që pason, thuajse s’ jemi pjesë përbërëse e komunës ku ai sundon. Perspektiva pa asnjë të mirë, pa zhvillim dhe pa vizion, bëri që të zbrazen trojet tona. Vetëm gjatë muajit nëntor që shkoi 4- 5 familje krajane u shpërngulën në SHBA. Me viza turistike dhe të dalë ku të dalë, edhe pse presidenti i sapozgjedhur dihet se çka ka thënë?! Ndasitë e mëdha politike në Mali e Zi dhe paperspektivat ndikuan që në kuvendin Republikan, nga 81 deputetë, 42 i takojnë pozitës me gjithë disa

Të bashkohemi për t’i analizuar problemet nga këndi i vet dhe për të vendosur që t’i zgjidhim bashkë për të arritur më tepër sukses. Mos të ndodhë më që 70 % e votave shqiptare, në radhë të parë krajane, të derdhen te partitë joshqiptare, siç ndodhi në zgjedhjet parlamentare më 16 tetor 2016, ku nga partitë shqiptare u fitua vetëm një deputet.

deputetëve të pakicave nacionale, ku bënë pjesë dhe një nga partitë shqiptare. Opozita ka 39 deputetë. Ashtu është gjendja edhe në Komunën e Tivarit: nga 37 këshilltarë: 19 i ka pozita, 18 opozita. Si i vetmi këshilltar nga koalicioni shqiptar jam në opozitë pasi nuk na i kanë pranuar asnjë kërkesë që kemi shkruar dhe kërkuar si kusht për të shkuar në pozitë dhe nënshkruar koalicionin. Ky s ‘ është pushtet i qëndrueshëm as në Tivar, as në nivelin Republikan. Deri kur ne si shqiptarë t’i përkrahim me vota dhe mandate? E ata? Ofrojnë premtime të kota që kur nuk i realizojnë. Siç thotë populli: “ Fjalët e mira e gurët në strajcë”. Ndërsa në Ditën e Komunës, në mbledhjen solemne s’ u këndua asnjë këngë shqipe, për ironi, pesë ditë më parë

Pikëpamjet e shprehura në fq: OPINIONE & VËSHTRIME nuk përfaqësojnë domosdoshmërisht politikën redaksionale të „KOHA javore„

(19.XI.2016) në manifestimin “ Dita e Gështënjës“ që u organizua në Krajë, melosi shqiptar ra nën hijen e atij sllav. Prandaj, o udhëheqës shqiptarë, kur kemi të bëjmë me kërkesa madhore të çështjes nacionale, t’i lëmë anash interesat personale, ndasitë partiake dhe hujet si ves që të gjithëve na dëmtojnë. Të bashkohemi për t’i analizuar problemet nga këndi i vet dhe për të vendosur që t’i zgjidhim bashkë dhe për të arritur më tepër sukses. Mos të ndodhë më që 70 % e votave shqiptare, në radhë të parë krajane të derdhen tek partitë joshqiptare, siç ndodhi në zgjedhjet parlamentare më 16 tetor 2016, ku nga partitë shqiptare u fitua vetëm një deputet. (Autori është këshilltar në Komunën e Tivarit)

E ENJTE, 8 DHJETOR 2016

Javore KOHA

7


VËSHTRIM & OPINION

JEHONA E FORMIMIT TË UNIONIT TË BASHKIVE DHE KOMUNAVE SHQIPTARE NË RAJON

Absurditeti i de dhe kompleksi

Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, “u kujdes” që më herët të theksojë se ky nuk është një pro të udhëheqësve politikë shqiptarë. Të mësuar me kompleksin e inferioritetit, ku për çdo gjë pyeten para

Ismet Kallaba

Në prag të Festës së 28 Nëntorit, me nismën e kryetarit të Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, në kryeqytetin e Shqipërisë u mbajt Konferenca e parë e Unionit të Bashkive dhe Komunave Shqiptare në Rajon. Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, dhe kryetarët e komunave të Prishtinës, Tetovës, Preshevës dhe Ulqinit - Shpend Ahmeti, Teuta Arifi, Shqi-

8

prim Arifi dhe Nazif Cungu zyrtarizuan formimin e këtij projekti mes bashkive shqiptare të rajonit që, siç u tha, synon të rrisë bashkëpunimin mes shqiptarëve. Pas Samitit të Diasporës, i cili tuboi shqiptarët nga të gjitha vendet e botës ku ata jetojnë sot, ky ishte një tjetër takim ku krerët e kryeqyteteve shqiptare në pesë shtete të rajonit ku jetojnë shqiptarët, nëse mund ta quajmë kështu, tubohen për të diskutuar mbi problemet e përbashkëta dhe shkëmbyer ide. Qoftë edhe vetëm simbolikisht, kjo është një nismë që duhet vlerësu-

Absurditetin më të madh e përbën deklarata e Veliajt se “fati i Shqipërisë është se rrethohet nga shqiptarë të tjerë”. Qoftë edhe e shkëputur nga konteksti, një fjali e tillë lë shteg për interpretime të ndryshme. Prandaj, nuk e di se për çfarë “fati” flet Veliaj?! Ndërkohë që është fakt se shqiptarët që kanë jetuar jashtë kufijve të Shqipërisë, duke u përballur të parët me sulmet, represionin dhe masat e ndryshme asimiluese të shteteve fqinje të Shqipërisë, kanë qenë kurban dhe mburojë e shtetit amë dhe e shqiptarëve që jetojnë në Shqipëri

Javore KOHA

E ENJTE, 8 DHJETOR 2016

ar, për më tepër duke pasur parasysh nivelin e ulët të bashkëpunimit ndërmjet shqiptarëve në rajon. Është paradoksale që qytetet shqiptare bashkëpunojnë me qytete të tjera, në vende të ndryshme të Evropës dhe botës, me të cilat janë të binjakëzuara apo jo, ndërkohë që mungon bashkëpunimi ndërmjet tyre apo ai nuk është në nivelin që duhet të jetë. Tashmë janë të njohura modelet e bashkëpunimit të qyteteve të rajoneve dhe shteteve të ndryshme. Prandaj edhe Unioni duhet parë si një projekt i sinergjisë së faktorit shqiptar në rajon, i cili do t’i kontribuojë vetë zhvillimit të tyre dhe mirëqenies së qytetarëve të tyre. Por ajo çfarë më ka bërë përshtypje është deklarata e kryetarit të Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, i cili “u kujdes” që më herët të theksojë se ky nuk është një projekt nacionalist. Përkundrazi, unë them se ky duhet të jetë një projekt nacionalist, i cili nuk dëmton askënd, por i kontribuon zhvillimit dhe forcimit të shqiptarëve në rajon. Kjo deklaratë nuk përbën ndonjë përjashtim, por është në vazhdën e ligjërimit politik të udhëheqësve politikë shqiptarë. Të mësuar me kompleksin e inferioritetit, ku për çdo gjë pyeten paraprakisht të huajt, pushtetarët

Pikëpamjet e shprehura në fq: OPINIONE & VËSHTRIME nuk përfaqësojnë domosdoshmërisht politikën redaksionale të „KOHA javore„


VËSHTRIM & OPINION

eklaratave i i inferioritetit

ojekt nacionalist. Kjo deklaratë nuk përbën ndonjë përjashtim, por është në vazhdën e ligjërimit politik aprakisht të huajt, pushtetarët shqiptarë për çdo veprim të tyre kanë frikë se si do të reagojnë të tjerët

shqiptarë për çdo veprim të tyre kanë frikë se si do të reagojnë të tjerët. Nga ana tjetër, nuk më çudit aspak reagimi i kryeministrit të Serbisë, Aleksandar Vuçiq, i cili formimin e Unionit të Bashkive dhe Komunave Shqiptare në Rajon e cilësoi si “lojë për fëmijë të vegjël dhe përrallë joserioze” ngaqë jemi mësuar që çdo nismë të shqiptarëve, krerët politikë serbë ta konsiderojnë të rrezikshme për rajonin dhe stabilitetin e tij.

Por absurditetin më të madh e përbën deklarata e Veliajt në fjalimin e tij se “fati i Shqipërisë është se rrethohet nga shqiptarë të tjerë”. Qoftë edhe e shkëputur nga konteksti, një fjali e tillë është shumë e mjegullt dhe lë shteg për interpretime të ndryshme. Për shqiptarët është fatkeqësia më e madhe copëtimi i tyre në shtete të ndryshme të Ballkanit, të cilët historikisht kanë treguar armiqësi ndaj tyre duke përdorur metoda

Pikëpamjet e shprehura në fq: OPINIONE & VËSHTRIME nuk përfaqësojnë domosdoshmërisht politikën redaksionale të „KOHA javore„

të ndryshme për pushtimin e tokave shqiptare dhe asimilimin e popullsisë shqiptare. Prandaj, nuk e di se për çfarë “fati” flet Veliaj?! Ndërkohë që është fakt se shqiptarët që kanë jetuar jashtë kufijve të Shqipërisë, duke u përballur të parët me sulmet, represionin dhe masat e ndryshme asimiluese të shteteve fqinje të Shqipërisë, kanë qenë kurban dhe mburojë e shtetit amë dhe e shqiptarëve që jetojnë në Shqipëri.

E ENJTE, 8 DHJETOR 2016

Javore KOHA

9


VËSHTRIM & OPINION

PROJEKTET KAPITALE, NEVOJË JETIKE PËR ZHVILLIMIN EKONOMIK TË VENDIT

Asnjë hap për realizimin e tyre Toni Ujkaj

“ 10

Ndër projektet që vite me radhë janë evidentuar nga kryetarët e kësaj komune sipas tyre për t’u realizuar, janë ndërtimi i tregut të gjelbër të Tuz i cili vazhdon të mbetet në kushte të mjerueshme dhe tregtia ende zhvillohet në mes të rrugës, ndërtimi i kopshtit për fëmijë, salla sportive për të rinj, varrezat e qytetit, rruga Dinoshë-Pikalë-Triesh dhe një pjesë e pastrimit të lumit Urrela

Javore KOHA

E ENJTE, 8 DHJETOR 2016

Një sërë projektesh kapitale që do të ishin të një rëndësie jetike për t’u realizuar, kanë qenë sot e disa vjet më parë të radhitura në listën e prioriteteve të Komunës Urbane të Tuzit, por për fat të keq asnjë nga këto projekte, jo vetëm që nuk janë realizuar por as që ka filluar qoftë dhe një hap të ndërmerret në jetësimin e tyre. Ndër projektet që vite me radhë janë evidentuar nga kryetarët e kësaj komune, sipas tyre për t’u realizuar, janë ndërtimi i tregut të gjelbër të Tuz i cili

Pikëpamjet e shprehura në fq: OPINIONE & VËSHTRIME nuk përfaqësojnë domosdoshmërisht politikën redaksionale të „KOHA javore„


VËSHTRIM & OPINION

Shuma e të hollave të siguruara nëpër planet financiare të kësaj komune nuk është e ulët, por ato kapin shifra të konsiderueshme parash nga të cilat që gati dhjetë vite, nuk duket asnjë gur i hedhur për themele të objekteve të “parashikuara”

vazhdon të mbetet në kushte të mjerueshme dhe tregëtia ende zhvillohet në mes të rrugës, ndërtimi i kopshtit për fëmijë, salla sportive për të rinj, varrezat e qytetit, rruga Dinoshë-Pikalë-Triesh dhe një pjesë e pastrimit të lumit Urrela. Këto projekte kapitale të cilat i mungojnë trevës së Malësisë dekada me radhë, ende nuk po gjejnë momentin e duhur për t’u jetësuar. Madje ato, të paktën nga viti 2008 e këndej, kanë qenë të renditura në buxhetin e planit

financiar të kësaj komune për t’u realizuar, mirëpo as sot që jemi pothuajse në fund të vitit 2016 ende nuk janë realizuar dhe kush e di se kur kanë ndërmend të kryhen. Shuma e të hollave të siguruara nëpër planet financiare të kësaj komune nuk është e ulët, por ato kapin shifra të konsiderueshme parash nga të cilat tashmë gati dhjetë vite, nuk duket asnjë gur i hedhur për themele të objekteve të “parashikuara”. Duke ditur nevojën që ka kjo trevë për t’u zhvilluar ekonomikisht, e që projektet në fjalë do t’i paraprinin këtij zhvillimi, në fokusin tim si gazetar edhe në kohën kur punoja në televizion, përveç shumë çështjeve me rëndësi, ka qenë edhe zhvillimi ekonomik i kësaj zone. Nga çdo kontakt imi i vazhdueshëm që kam pasur me kryetarë të kësaj komune, përherë prioritet në mesin e pyetjeve të shumta ka zënë pyetja se çfarë po ngjan me këto projekte, pse kanë ngecur ato dhe kur kanë ndërmend të realizohen?! Ndërkaq është “interesant” fakti se çdo herë kur ua kam drejtuar këto pyetje krerëve të kësaj komune duke nisur nga ish- kryetarët Nikollë Gegaj, Fran Lulgjuraj dhe deri te kryetarit aktual Abedin Axhoviq, kam marrë të njëjtat përgjigje:, “Do të realizohen së shpejti” ose “Ky vit është i papërshtatshëm për investime kapitale”. Për fatin tonë të keq, asnjë nga këto projekte të cilat do të përmirësonin sadopak situatën e përgjithshme ekonomike dhe do të zbusnin në njëfarë mase problemet dhe nevojat e banorëve të kësaj treve, nuk janë të dukshme, ato figurojnë në plane financiare gjoja për t’u realizuar, mirëpo deri më tani, mbeten premtime dhe asgjë më tepër.

Pikëpamjet e shprehura në fq: OPINIONE & VËSHTRIME nuk përfaqësojnë domosdoshmërisht politikën redaksionale të „KOHA javore„

Në lidhje me këtë çështje, kryetari i komunës Abedin Axhoviq në një intervistë dhënë “Kohës Javore” në vitin 2015, në mesin e disa pyetjeve të mia ku ishte edhe pyetje për projektet e sipërpërmendura, i njëjti ndër të tjera kishte thënë: “Gjatë 2015-tës nuk kanë ekzistuar kushtet dhe s’ka qenë koha e përshtatshme për investime pasi siç e dini, jo vetëm këtu por kudo nëpër Europë dhe botë ka pasur kriza duke mos na tejkaluar as ne. Por besoj se gjatë 2016-tës do të realizohet diçka nga ato plan-projekte. Tani për tani nuk ka realizime në këtë drejtim por shpresojmë se në të ardhmen do të ketë”, kishte thënë Axhoviq, por siç duket nga realiteti ekzistues, edhe 2016-ta po kalon në këtë aspekt njëjtë sikurse vitet e kaluara. Ndërkaq, rikujtojmë se para tetë muajsh këshilltari i Iniciativës Qytetare në kuvendin e Komunës Urbane të Tuzit, Vasel Sinishtaj, i kishte dërguar shkresë prokurorit special Millivoje Katniqit në të cilën kishte inicuar çështjen e hetimit se ku janë shpenzuar shumat e mjeteve financiare prej 2mln e 330 mijë eurosh që me vite janë parashikuar me buxhetin e KU të Tuzit për gjashtë projekte të cilat janë planifikuar të realizohen nga viti 2008 deri në vitin 2015. Ai në këtë shkresë kishte potencuar se pa pasur qëllim që dikë paraprakisht të akuzojë për veprim joligjor ose për pastrim eventual të shumave të madha parash, dyshon që dikush e ka keqpërdorur pozitën zyrtare për shkak se mjetet financiare të planifikuara dhe të siguruara, janë shfrytëzuar për qëllime jo të destinuara, me ç’ rast sipas tij, qytetarëve të Malësisë u është shkaktuar dëm kolosal”, kishte theksuar Sinishtaj në shkresën drejtuar prokurorit special. E ENJTE, 8 DHJETOR 2016

Javore KOHA

11


VËSHTRIM & OPINION

FOKUS

Teatri - një d munguar e

Këtë nevojë shpirtërore , aq të domosdoshme për periudhën që po kalojmë më së miri e kanë kuptuar n Teuta” me qëllim të ringjalljes së jetës teatrale dhe kulturore në Ulqin. Ky teatër ( e theksoj shqiptar ndërgjegjes kolektive, në funksion të realizimit të aspiratave të përgjithshme kombëtare. Kjo pashman

Gjekë Gjonaj

Zhvillimin e kulturës në Ulqin gjatë shekujve e kanë përcjellë vështirësi të shumta dhe ajo deri më tash ka mbetur në margjina, sa i përket interesimit të institucioneve në nivel qendror e vendor. Mungesa e një strategjie për kulturën ka bërë që zhvillimin e saj ta përcjellin defekte të ndryshme,

12

Javore KOHA

E ENJTE, 8 DHJETOR 2016

të cilat kanë reflektuar ngecje të këtij zhvillimi. Investimet në të gjitha fushat e artit në këtë qytet të lashtë bregdetar të trashëgimisë jo vetëm muzeale të mbijetesës historike, por edhe të trashëgimisë kulturore, të cilat i ruan me fanatizëm , kanë qenë të pakta. Konsideroj se nëse është diçka e anashkaluar këtu, ai është teatri, i cili është plotësisht i margjinalizuar , ndër vite të tëra dhe tash. Përderisa teatri si institucion kulturor në të gjitha qytetet e mëdha shqiptare ka një histori të hershme dhe shumë shkolla të atjeshme janë shndërruar në “ teatër”, ku fëmijët përmes lojës interpretojnë shumëçka nga jeta, në

Ulqin është e kundërta. Në këtë qytet për fat të keq as që ka lindur ndonjëherë teatri. Fakt i pabesueshëm për kohën e sotme të cilën e ka pushtuar teknologjia më moderne që ka ekzistuar ndonjëherë. Por, realiteti është i hidhur për qytetarët e tij. Ky qytet mbart vlera të trashëgimisë muzeale, por jo edhe ato teatrale. Kjo s’do të thotë se kultura e artit nuk qëndron thellë në shpirtin e këtij populli. Për njohës të fushës së tetarit arsyet e një mosinteresimi të institucioneve shtetërore për zhvillimin e skenës teatrore për fëmijë dhe të rritur janë pikërisht institucionet. Gjithësesi Ulqinit i duhet teatri . Qytet-

Pikëpamjet e shprehura në fq: OPINIONE & VËSHTRIME nuk përfaqësojnë domosdoshmërisht politikën redaksionale të „KOHA javore„


VËSHTRIM & OPINION

Mungesa e një strategjie për kulturën ka bërë që zhvillimin e saj ta përcjellin defekte të ndryshme, të cilat kanë reflektuar ngecje të këtij zhvillimi. Investimet në të gjitha fushat e artit në këtë qytet të lashtë bregdetar të trashëgimisë jo vetëm muzeale të mbijetesës historike, por edhe të trashëgimisë kulturore, të cilat i ruan me fanatizëm , kanë qenë të pakta

dëshirë e ulqinakëve

një grup artdashësish nga ky qytet të cilët para pak ditësh themeluan Organizatën Joqeveritare “ Teatri r) pritet që , krahas shprehjes artistike, të artikulojë mesazhe, që referencë do të kenë zgjimin e ngshëm ndërlidhet me thënien e Volterit se “vetëm në teatër mund të mblidhet kombi” arët e tij shpresojnë dhe ëndërrojnë realizimin e kësaj dëshire të munguar ndër shekuj. Sepse një popull mund të jetojë edhe pa Ministri Kulture, siç jeton populli amerikan, apo siç jeton populli austriak pa Ministri Marine, por jo pa teatër. Në të gjithë botën e qytetëruar teatri përbën krenarinë estetike dhe arkitektonike të qendrës urbane dhe është ndoshta guri më i çmuar në gjerdanin e qafës së qytetit. Ky institucion mbi të gjitha është pjesë e krenarisë kulturore dhe qytetëruese. Këtë nevojë shpirtërore , aq të domosdoshme për periudhën që po kalojmë më së miri e kanë kuptuar

një grup artdashësish nga ky qytet të cilët para pak ditësh themeluan Organizatën Joqeveritare “ Teatri Teuta” me qëllim të ringjalljes së jetës teatrale dhe kulturore në Ulqin. Ky teatër ( e theksoj shqiptar) pritet që , krahas shprehjes artistike, të artikulojë mesazhe, që referencë do të kenë zgjimin e ndërgjegjes kolektive, në funksion të realizimit të aspiratave të përgjithshme kombëtare. Kjo pashmangshëm ndërlidhet me thënien e Volterit se “vetëm në teatër mund të mblidhet kombi”. Për mua si njeri i kulturës dhe si adhurues i artit në përgjithësi dhe i teatrit në veçanti ky është një lajm i

Pikëpamjet e shprehura në fq: OPINIONE & VËSHTRIME nuk përfaqësojnë domosdoshmërisht politikën redaksionale të „KOHA javore„

gëzuar për Ulqinin, një surprizë, një fitore e madhe për të gjithë. Andaj të gjitha strukturat e shoqërisë duhet ta përkrahin dhe ta ndihmojnë këtë nismë të këtyre artdashësve entuziastë. Sepse në asnjë vend ku nuk ka teatër, muze , jetë kulturore e sociale, nuk ka qytetërim . E çdo qytetërim ka nevojë për vlera shpirtërore e kulturore. Ashtu si edhe njeriu që nuk mund të jetojë vetëm për të përmbushur nevojat e tij fizike , ashtu edhe çdo qytetërim nuk mund të ekzistojë pa i pasur këto vlera . Në këtë kontekst citojmë Frederiko Lorkan, i cili thotë : “ Një popull pa teatër ka vdekur, ose do të vdesë”. E ENJTE, 8 DHJETOR 2016

Javore KOHA

13


KULTURË

NË ROZHAJË U MBAJT MANIFESTIMI TRADICIONAL ‘’ORA E MALEVE’’

Manifestim që nderoi viktimat e luftës Në Qendrën për Kulturë të qytetit të Rozhajës u mbajt Manifestimi Tradiconal Letrar ‘’Ora e maleve ‘’ . Ky manifestim bashkon shqiptarët e të gjitha trojeve me qëllim që të sjellin punimet letrare të shumë krijuesve pranë qytetarëve nga Rozhaja . Në kuadër të këtij manifestimi letrar u organizua hapja e ekspozitës së grafistes së njohur Dafina Maxharaj me titull ’’Ekzistencë brenda kornizës’’. Për veprat e artit të grafistes, në gjuhën malazeze, foli piktori i njohur nga Rozhaja Z. Alldemar Ibrahimoviq ,i cili çmoi lartë punën e kësaj artiste të njohur. Fjalën e hapjes në gjuhën shqipe e lexoi moderatorja Arbnore Abazi. Pjesa e dytë pastaj vazhdoi në sallën e Qendrës për Kulturë, ku pas ekzekutimit të Hymnit kombëtar, fjalën e mori kryetari I komunës së Rozhajës

14

Javore KOHA

E ENJTE, 8 DHJETOR 2016

Z. Ejup Nurkoviq, i cili mysafirëve nga Shqipëria, Kosova ,Lugina e Preshevës, Tetova, Novi Pazari , nga Tuzi Nikollë Camaj me bashkëpunëtorë dhe mysafirë të tjerë të shumtë nga qytetet e tjera të Malit të Zi si dhe pjesëmarrës të Komunës së Rozhajës , dashamirë të fjalës së shkruar. Pastaj fjalën e mori Z. Safet Kurtagiq , drejtor i Fondit për mbrojtjen dhe realizimin e të drejtave të pakicave ,i cili edhe financoi projektin ‘’Ora e Maleve’’. Ky foli për përkrahjen që bën Qeveria e Malit të Zi projekteve të shumta kulturore gjithandej neper vendet ku jetojnë dhe veprojnë shqiptarët, si dhe në fund të fjalës ju uroi shqiptarëve kudo janë Ditën e Flamurit. Pasi ky Manifestim mbahet në nderim të viktimave të vrarë në Rozhajë nga dora e Ushtrisë Serbo-Malazeze

dhe forcave paramilitare në pranverë të vitit 1999 , u ftua i plagosuri i asaj kohe nga Kosova, Z.Haxhi Ahmetaj , të marrë mirënjohjen e’’ Orës së Maleve’’ nga Safet Kurtagiq. Manifestimin pastaj e përshëndeti edhe këshilltari i presidentit të Shqipërisë Bujar Nishanit , Flamur Gashi , i cili uroi për punën e palodhur të organizatorit të këtij manifestimi Ali Dacit dhe bashkëpunëtorëve të tij vite me radhë si dhe të gjithë shqiptarëve ua uroi Festën e Flamurit. Kryetari i ‘’Shoqatës Atdhetare Dukagjini ‘’ Z. Ndue Sanaj, foli për punën e palodhur të organizatorit dhe se për të vlerësuar punën erdhën për të marrë pjesë me shumë burra nga Dukagjini për t’u takuar me të gjithë shqiptarë kahdo që veprojnë në shërbim të kombit në fund u ndau mirënjohje shumë veprimtarëve nga Rozhaja, duke veçuar


KULTURË

mirënjohjen për veprimtarin e kohës nga Rozhaja , Adem Nail Kurtaga(pas vdekjes)me titullin ‘’Medaloni Mehmet Shpendi’’, ne detyrën e komandantit të forcave vullnetare për mbrojtjen e trojeve shqiptare….. .Pas tij foli edhe kryetari I shoqatës ‘’Kosova për Sanxhakun ‘’ Ismet Azizi, Rexhep Abazi përfaqësues nga Kosova Lindore, me bashkëpunëtorë . Në këtë manifestim mori pjesë edhe regjisori i njohur nga Kosova me renome ndërkombëtare , Isa Qosja, i cili kishte sjellë disa filma në Rozhajë për mysafirët (‘’Retrospektivë’’). Pastaj si zakonisht në manifestime filloi Ora letrare e ‘’Orës së Maleve’’, me përurimin e veprave të shkrimtares së shquar nga Tirana , Majlinda Nana Rama . Për veprat e shkrimtares foli studiuesi Prof.Dr.Nasho Jorgaqi , si dhe vet autorja. Ndërsa

për autorin e njëqind (100) titujve , Nasho Jorgaqi foli Megi Daci, studente në Tiranë. Në vazhdim Ali Daci kishte ftuar për të lexuar punimet e veta poetët, shkrimtarët dhe aktorët: Lazer Stani, Xhemil Lato, Mimoza Rexhvelaj, Bilal Maliqi, Nuhi Vinca, Haxhi Shabani, Lulash Palushi, Çun Lajçi, Nexhat Halimi, Manjola Brahaj, Avni Rudaku, Lulash Brigja, Luljeta Leshanaku, Naim Kelmendi, Lirie Asllani, Braho Adroviq, Aldona Gjidija, Lazer Kodra, Sadije Aliti, Rrahman Hyseni, Ristina Haliti, Shefka Begoviq, Muratoviq, Valbona Hykaj, Enver Muratoviq dhe Nimon Muçaj. Në manifestimin letrar ‘’Ora e Maleve ‘’poezitë e veta i lexuan autorët : Mimoza Rexhvelaj ,poezinë ‘’Me thuaj ‘’,Bilal Maliqi ‘’Pritja nuk njeh moshë’’,Nuhi Vinca ‘’Vargu im ‘’, Lulash Palushi në vend të poezisë që

kishte ardhur për të lexuar foli për hartën e Shqipërisë natyrale , bukën vëllazërore të truallit shqiptarë , duke aluduar në bukën që banorët e Rozhajës ua dhanë të përndjekurve gjatë luftës së vitit 1999 , të dëbuar me dhunë nga forcat serbo-malazeze. Pastaj vazhduan edhe këta krijues: Lulash Brigja me poezinë e fuqishme ‘’Unë jam Dukagjinas, Shefka Begoviq Muratviq poezi në gjuhen boshnjake si dhe e fundit Luljeta Pashallari me poezinë ’’ E dua Vargun’’. Të gjithë krijuesit janë shpërblyer me mirënjohje të ‘’Orës së Maleve’’ për punën dhe veprimtarinë e vet nga organizatori. Po ashtu për bibliotekën e shkollës shqipe ‘’Dacaj’’, krijuesit dhuruan libra të konsiderueshëm.

H. Lajçi

E ENJTE, 8 DHJETOR 2016

Javore KOHA

15


KULTURË

ME RASTIN E VDEKJES SË PROFESOR RIZA REXHA

Historian i së vërtetës Krijimtaria e tij është për të gjitha brezat. Për të gjitha kohërat. Dy veprat e tij “Ulqini në vitet e Lidhjes Shqiptare të Prizrenit 1878-1881” dhe “Ulqini dhe politika e Malit të Zi 1881-1912“ janë studime me vlerë kapitale. Kontributi i profesor Rexhës në histori dhe në kulturën shqiptare është i madh. Studiuesit e konsiderojnë si një nga përfaqësuesit e dalluar të historiografisë shqiptare. Mr. Riza Rexha që nga 12 nëntori i këtij viti nuk jeton më. Ai u shua në shtrat si një dritë qiriri që shndriti deri në momentet e fundit të jetës. Por drita e tij do të ndriçojë në veprën që la pas dhe do të jetojë i gjallë në kujtesën e brezave. E kam njohur nga afër. E kisha shok të mirë. Ishim miq të kahershëm e ti sinqertë

16

me Bacën Riza, siç e quanin me pietet në Ulqin. Takoheshim shpesh. Bisedonim për shumëçka. Më së shumti për të kaluarën e vështirë të popullatës shqiptare në përgjithësi. Për vuajtjet dhe vështirësitë e kësaj popullate nëpër shekuj për të mbetur gjallë e me nder në trojet e tyre etnike. Për shkollimin e mundimshëm

Profesori ynë i njohur shquhej për korrektësi e siguri në paraqitjen e fakteve historike. Ishte vërtetë njeri i përkushtuar ndaj studimeve të vërtetave dhe ngjarjeve historike të trevës ku lindi dhe jetoi – Ulqinit. Ai me dashuri, përkushtim dhe atdhedashuri e ka trajtuar historinë e popullit të shqiptar, jo duke e zmadhuar atë në mënyrë artificiale, por duke e shkruar dhe interpretuar me realizëm. Ka ditur të punojnë duke qenë sistematik gjatë gjithë jetës, duke mbledhur e klasifikuar materiale historike, duke vlerësuar çdo të dhënë, fakt e dokument

Javore KOHA

E ENJTE, 8 DHJETOR 2016

plot sakrificë të gjeneratës së parë të shqiptarëve në Mal të Zi, në Kosovë. Për kontributin e madh të mësuesve shqiptarë në zhdukjen e analfabetizmit. Për dashurinë që duhet të kemi ndaj kombit. Ndaj gjuhës. Ndaj traditës e zakoneve tona. Për migrimin e emigrimin. Për asimilimin e heshtur. Për papunësinë e rinisë sonë të shkolluar. Për shumë ngjarje historike e personalitete të shquara të lëna në harresë pa meritë. Për vlerat e sotme të munguara të shoqërisë sonë. Për shqetësimet, brengat e hallet e jetës sonë të përditshme. Për frymëzimin e krijuesit. Për detyrimin që kanë intelektualët, mbi të gjithë, për kombin, për atdheun. Ndaj e quaj për detyrë e nderim ta kujtoj e ta vlerësoj atë si njeri, si edukator, si mësimdhënës e si punëtor shkencor. Ishte i urtë. I ditur. Mendimtar. I thjeshtë në komunikim. I afërt. I dashur. Gazmor. I kishin hije llafet e përzgjedhura e me shije. Serioz në punë. I matur në gjykime. Gjithmonë shfaqej pedant. Në shtëpi. Në rrugë. Në punë. Kudo e kurdo. Një punon-


KULTURË

jës model i arsimit. Një edukator shembull për t’u ndjekur. Një punëtor i zellshëm. Studiues i palodhur. Martir i punës. Një historian i së vërtetës. Ai me shembullin e vet më futi në shpirt punën. Më bëri të jem më hulumtues, më gjurmues, më punëtor. Tek profesor Riza Rexha asnjëherë nuk ndieja lodhje. As ngushëllime. Madje as në të ashtuquajturën “ moshën e tretë”, kur dëshirat dalëngadalë pakësohen dhe shkojnë drejt shterimit. Nusja nusëron vetëm njëherë – më thoshte. Mundohej të mos i kujtojë kujtimet e këqija. U shmangej gjërave të hidhura. Kapej pas të mirave dhe të ëmblave edhe atëherë kur sfidonte kohën dhe hallet e shëndetit të rënduar Rreza-

tonte vlerat dhe virtytet më të larta njerëzore e kombëtare: burrërinë, guximin, besnikërinë, mençurinë, intelektin dhe përkushtimin. Si studiues në fushën e historisë la gjurmë të pashlyeshme. Krijimtaria e tij është për të gjitha brezat. Për të gjitha kohërat. Dy veprat e tij “Ulqini në vitet e Lidhjes Shqiptare të Prizrenit 1878-1881” dhe “Ulqini dhe politika e Malit të Zi 1881-1912“ janë studime me vlerë kapitale. Kontributi i profesor Rexhës në histori dhe në kulturën shqiptare është i madh. Studiuesit e konsiderojnë si një nga përfaqësuesit e dalluar të historiografisë shqiptare. Profesori ynë i njohur shquhej për korrektësi e siguri në paraqitjen e

fakteve historike. Ishte vërtetë njeri i përkushtuar ndaj studimeve të vërteta dhe ngjarjeve historike të trevës ku lindi dhe jetoi – Ulqinit. Ai me dashuri, përkushtim dhe atdhedashuri e ka trajtuar historinë e popullit shqiptar, jo duke e zmadhuar atë në mënyrë artificiale, por duke e shkruar dhe interpretuar me realizëm. Ka ditur të punojnë duke qenë sistematik gjatë gjithë jetës, duke mbledhur e klasifikuar materiale historike, duke vlerësuar çdo të dhënë, fakt e dokument. Profesor Rexha do të mbetet në mendjen e shqiptarëve si intelektual i angazhuar, me ndërgjegje të lartë kombëtare e shoqërore. Gj.Gjonaj

E ENJTE, 8 DHJETOR 2016

Javore KOHA

17


SOCIALE

BOSHATISJA E KRAJËS (3)

Shpërnguljet në Për Koha Javore:

Hajrudin S. Muja

(vijon nga numri i kaluar) Në arkivat turke, si në arkivin e kryeministrisë së Stambollit [Basvekalet arsivi BV. A] dhe në arkivin e Drejtorisë së Përgjithshme të Tapive dhe të Kadastrës në Ankara [Tapu ve kadastra umum mudurlugunun arsivi] ruhet një pasuri e madhe burimesh në lidhje me Shqipërinë Veriore, nga fundi i shekullit XV dhe gjatë shekullit XVI. Në vitin 1485 Kraja ishte një fshat më vete që kishte 142 familje. Këtu është veçuar fshati Skje (Shkllav) me 17 familje, fshati Gjon Braka me 43 familje, fshati Sëvaça (Selcë) me 29 familje dhe Shëmri Magdalen (?!) me 8 familje [Pulaha:1974]. Në vitin 1585, tashmë Kraja përmbante fshatrat Skjae, Zaganj, Ivrashe, Gjonçaj, Arbnesh, Nadvilë, Bodgozhdan, Runj, Kshtenjë, Bobosht, dhe fshati i pabanuar Gradoman, ku nga 467 familje, 47 ishin islamizuar. Bashkë me fshatrat e Shestanit, Kraja numëronte 18 fshatra me 623 familje. Të njëjtin vit 92 familje kaluan në Islam (14.8% e popullsisë) [Muja:2009]. Marino Bolica (1614) nga Ura e Shkodrës [Ura e Bunës], nëpër breg të liqenit (Kraja) deri në Carnicë, njëzet e dy fshatra, të gjithë të ritit romak (?!). Megjithë pakuptueshmëritë e disa fshatrave, ai shënon 1.734 familje (ose banorë): Krrica (Crigni) 70, Selca (Seoza) 80, Shestani (Sextan) 260, Muriqi (Morich) 50, Pinçi (Pinculi) 45, Ljarja (Limane) 50, Brisku (Brizol) 40, Ftjani (Stelichi) 47, Kështenja (Castagna) 70, Boboshti (Bobovista) 80, Runji (Ruchi) 57, Martiqi (Martechi) 100, Ostrosi (Osterossi) 70, Gjyrnikaj (Gian

18

Javore KOHA

E ENJTE, 8 DHJETOR 2016

Arsyet e ikjes së krajanëve në Zarë jepen në mënyra të ndryshme. Pa dyshim, ajo më e përsëritshmja është se ikën ”nga dhuna turke” (çfarë e paraqet edhe Josip Rela në dramën “Nita”), për të ruajtur fenë katolike. Konstatimi bëhet i dyshimtë kur dihet se familjet tjera që u shpëngulën në rrethinat e Tivarit e Ulqinit, edhe pse nën osmanët, qëndruan në fenë e tyre Vuchi) 90, Arbneshi (Arbanassi) 90, Skjeja (Schanv) 45, Zogajt (Zogagni) 10, Vallasi (Velliart) 70, Mesilji (Mesigli) 90, Shiroka (Sirochi) 110, Çezaj (Cesagni) 50 dhe Kazena (Casina) 60 [Zamputi:1963]. Dymbëdhjetë vjetë para se të merrte detyrën e Arqipeshkvit të Tivarit, Marko Gjorgo shkruante: “(Kraja) dikur ka qenë fron i Jovan Vlladimirit, e tash është katund në të cilin jetojnë 1.200 banorë, vetëm serbë të shërbimit e të ritit grek (kupto orodoksë). Me to janë përzier edhe disa muhamedanë, kurse katolikë nuk ka asnjë (?!)... Klerikët e Kishës së Krajës, u lejojnë klerikëve katolikë që të thonë meshë në këtë kishë” [Ferlati, Illyricum Sacrum, Tom. VII]. Duke cituar Gjorgon, Ippeni pastaj shkruan: “Sipas këtyre të dhënave, Krajën historike unë nuk do ta kisha kërkuar në Ostrosh, përtej kufirit të sotëm fetar e gjuhësor, por diku rreth Kërnicës pranë Virpazarit. Në Ostrosh të gjithë flasin shqip dhe janë të fesë Muhamedane. Të krishterët ortodoksë që flasin gjuhen serbe fillojnë vetëm prej fshatit Shestan, i cili shtrihet në Veri” [Ippen:2002]. Nga ana perëndimore e Krajës, ndërmjet viteve 1726 dhe 1733, nën mbikëqyrjen e Arqipeshkvit Zmajeviq, u shpërngulën rreth 450 banorë në Zarë (Zadër) ku krijuan Arbanasin.

Vikari i Arqipeshkvisë së Tivarit Marko Deluchi thotë se ata ishin kryesisht nga Brisku, Ljarja dhe Muriqi, ky i fundit një vendbanim që pushoi së ekzistuari pasi ato pak familje që nuk u shpërngulën, u vendosën në Vërri – fshat që e mori emrin e ‘fshatit të vdekur’ “Muriqi Posht”. Gjurmët e këtij fshati të vdekur duken edhe sot mbi “Urën e Muriqit”. Disa familje të tjera u vendosën edhe në rrethinat e Tivarit e të Ulqinit. Në shpërnguljet e para të 1726-tës, arritën në Zarë 19 familje me 147 frymë. Në vitin pasues edhe 7 familje të tjera me 71 frymë. Deri në vitin


SOCIALE

ë Zarë dhe Turqi 1733 pati edhe shpërngulje të tjera, disa prej të cilave, në bazë të emërtimeve fisnore, rezulton se ishin edhe familje nga Shkodra, Shiroka, Pinçi e Shestani. Zorzi Grimani, përmes të cilit bëhet shpërngulja e dytë e krajanëve, përmend 3.000 krajanë, duke e numëruar si: “një të mirë në favor të shtetit, shtim popullsie”. Sidoqoftë, në regjistrimet e para të vitit 1853 gjejmë vetëm 900 banorë, kurse në regjistrimet e vitit 1910 kishte 384 shtëpi me 3.087 banorë. [Koha Javore, 17.5.2012]. Ata u treguan atje shumë të zotë në vreshtat e tyre, ruajtën gjuhën dhe traditat, por bartën me vete dhe pavdekësuan edhe toponimet e vendeve që kishin lënë: Vani i Bodranit, Shkambat, Vidhat, Fusha e Vorreve, Fusha e Arbneshit, etj. [Illyria, 15-18.03.2002] Arsyet e ikjes së këtyre krajanëve në Zarë jepen në mënyra të ndryshme. Pa dyshim, ajo më e përsëritshmja është se ikën ”nga dhuna turke” (çfarë e paraqet edhe Josip Rela në dramën “Nita”), për të ruajtur fenë katolike. Konstatimi bëhet i dyshimtë kur dihet se familjet e tjera që u shpëngulën në

rrethinat e Tivarit e Ulqinit, edhe pse nën osmanët, qëndruan në fenë e tyre. Disa të tjerë e hedhin “fajin” mbi hapësirën e papërshtatshme të terrenit malor, me tokë të kufizuar pune. Dr. Krstić thotë se i druheshin një mobilizimi osman për konfliktin me Persinë (1722-1736) [Krstić:1995], por kjo gjendje zotëronte në të gjitha pjesët e tjera të Ballkanit. Dihet se ishte një “ikje e planifikuar dhe e përkrahur”, siç thuhet në letrën e Jerolim Buqës, më 30 maj 1725. Kështu shkruante edhe prifti arbanas Stjepan Buzoliq, më 1866 [Karuc:1985]. Kjo bëhet më e besueshme, kur edhe para shpërnguljes së parë (1726), krajanët shërbenin në Zarë si ushtarë apo oficerë, por edhe lidhjet e tregtarëve shqiptarë ndërmjet Zarës dhe rrethinave të Shkodrës përmes Adriatikut, Bunës e Liqenit të Shkodrës. Thënë shkurt, krajanët duhej të njiheshin mirë me Zarën, prandaj kishte mundësi ta kishin vënë në shënjestër qysh më parë për të realizuar shpënguljen kolektive atje [Krstić:1995]. Disa studiues mendojnë se për këtë kishte një marrëveshje sekrete ndërmjet Zmajeviqit, përfaqësuesve sllavë dhe Venedikut në vitin 1713, ku tokat e të shpërngulurve krajanë do t’u ndaheshin sllavëve, ndërsa shqiptarët do të vendoseshin në Zarë. Vikari kanonik i Tivarit Ante Beçiq, në një bisedë që pati në Herceg Novi më 13 tetor 1733, i tha proveditorit të jashtëzakonshëm Dopit, se: “i kanë besdisur edhe malazezët”. Edhe pse ky shkak nuk është thënë shumë nga studiuesit, rastet e tilla në Krajë nuk janë të panjohura nga historiografia. Emigrimi i krajanëve në Turqi, sigurisht ishte i hershëm, por ne mund ta dëshmojmë vetëm nga fillimshekulli XIX, kur kjo u bë një dukuri e zakonshme nga të gjitha fshatrat dhe nga të dy konfesionet. Sa për ilustrim, thuhet se nga fshati i Ftjanit, emigrimet për Turqi mund t’i

dëshmojmë para vitit 1810 e deri në vitin 1912. Një dëshmi e dëgjuar thotë se i pari që emigroi (1810) ishte Selman Musa - Mustafaj nga vëllazëria e Hoxhajve. Dëshmi të tjera flasin për emigrime edhe më të hershme. Ajo që vlen të theksohet është se në konfliktin e Taraboshit, në krye me Mulla Lanin, erdhën vulletarët krajanë për të luftuar kundër malazezëve: “Me njëzet burra krajanë, Me njëzet trima shkodranë, Prej Stambollit kanë ardh kamë...” [“Kraja”, #1/1997/64] Ndër këta burra të Krajës ishin: Mulla Idriz Hardolli, Imer Rexha (Ostros i Vogël), Sulejman Ademi i vëllazërisë Rexhaj (Gjyrnikaj - Arbnesh), Myrta Huti (Skje), Myrto Ftjani (Muja), Salih Ftjani (Bogdani), Mustafë Bogdani (Ftjan), Halil Abdullah Boci (Priftaj - Arbnesh), Osman Selim Vukgjeçaj (Gjençiq - Arbnesh) etj. [“Kraja”, #1/1997/47]. Mustafa Bogdani u plagos në kokë dhe nuk u kthye më në Stamboll, ndërsa Myrtja dhe Salihu u kthyen në Stamboll për të mos e parë edhe një herë vendlindjen. Vendosja e tyre ishte kryesisht në kryeqytetin e Perandorisë Osmane, në Stamboll, por edhe në qytete të tjera si Bursa, Izmiri etj. Në këto qytete, krajanët punonin kryesisht si baçevanë (kopshtarë), por kishte edhe personalitete që arritën deri në administratën perandorake dhe në pallatin e sulltanit, siç ishin: Tahir Pashë Krajani, Brahim Pashë Sjerçi, Hoxhë Cura, Alo Selim Runji, Tahir Pashë Qyrjani, Isuf Hardolli, Halil Beg Shahini, Osman Pashë Doda etj. Duke pasur një jetë më komode, shumica e të mërguarve krajanë në Turqi e në vise tjera të Perandorisë, nuk u kthyen më kurrë, ndërsa pasardhësit e tyre u fshinë përgjithmonë nga lista e banorëve të Krajës, përveç ndonjë përralle që na paraqitet për prejardhjen krajane të presidentit aktual turk?! (vazhdon) E ENJTE, 8 DHJETOR 2016

Javore KOHA

19


KULTURË

POEZI

Komedia e

Anton Gjuravçaj

Varianti i parë Goja u qet flakë që gënjeshtra të djeg vetëm dhimbja renditë hijet prej njerëzve me tatuazh të mbudhen në pëllëmbë dehen me lëngun e kulluar të gënjeshtrës /sa më i vjetër aq më i mirë/ kujt i bien në mend për etje kur prej eshtrave ndërtojnë instrumente për gjumë

20

Javore KOHA

E ENJTE, 8 DHJETOR 2016

Varianti i dytë Në gërmadhat e rrugëve lypësit barkplot i mbrapsin lypësit bark zbrazët të parët edhe mjerimin e lanë për vete deri në dhimbje pa i zënë gjaku të dytët nga turpi me kohë ikën... vetëm mos t’u marrin mëndët

karamelet që ndanë të parët u lanë gjithçka...edhe emrin po ta pranonin mbajtën vetëm shpirtin në terrin e ditës në plagët e saj pa gjurmë nuk u zvarritën si zog pa krahë nëpër godina e lëndina ku në litar varën ëndrrat si kurth për Zotin


KULTURË

e mjerimit

Varianti i tret Nëse gënjeshtra hy në gjak si gjarpër në strofull dimri harresa do të pulsojë si e çmendur kush do të iki me vdekje mbi qafë kur për çfarëdo pune lypset shpirti Varianti i katërt Engjëj letrash njëqind herë veshën e zhveshën fytyra të ndryshme

sy të ndryshëm zëra të ndryshëm zemra të ndryshme të kujt e keni tani gjakun kur helmi mori flakë e nëmët nuk e shuajnë Varianti i pestë vetëm sa pinë kupën sa shpalosën flatrat në marrëzinë e tyre pasi prangat e marres i zhveshën lakuriq

të mos njohin veten e shkëputur fjalët dhe historitë ua lanë korbave për një metelik Varianti i gjashtë Ëndrra e gomarit për tu bërë kalë përfundon gjithmonë me kalëqyqe

E ENJTE, 8 DHJETOR 2016

Javore KOHA

21


PANORAMË t

Astrit Alihajdaraj në serialin gjerman “Soko Munchen” “Soko Munchen”, është seriali me traditë afro 40 vjeçare me regji të Christoph Dammast, ku do të sjellë në ekranet e ZDF edhe aktorin kosovar Astrit Alihajdaraj. “Do kem rolin e një shqiptari i cili është shitës i makinave por akuzohet për disa pazare të tjera, ku siç dihet tashmë që akuzohen shumë herë shqiptarët”, tha Astrit Alihajdaraj. Përveç kësaj, më herët në rrjetet sociale aktori Alihajdaraj, ka postuar një status që ka të bëjë me zgjedhjet e djeshme presidenciale në Austri. Në rolet kryesore të serialit “Soko Munchen”, luajnë: Gerd Silberbauer, Christofer v. Beau etj. Ky serial është prodhim i kompanisë UFA Fiction për televizionin gjerman ZDF

t

Ramë Lahaj në mot debuton në Izrael me rolin e Faustit Tenori shqiptar Ramë Lahaj ka paralajmëruar për paraqitjet e tij brenda vitit 2017, në skena të mëdha të shtëpive operistike nëpër shtete të ndryshme, ku e para për vitin 2017 është ajo e shfaqjes operistike “Faust”, ku Lahaj do të paraqitet pikërisht me rolin e Faustit, që do të prezantohet në Shtëpinë Operistike të Tel Avivit në Izrael. Sipas faqes zyrtare të Shtëpisë Operistike në Tel Aviv, mësohet se kjo shfaqje do të paraqitet për tri mbrëmje përgjatë muajit mars, ku shfaqja e parë do të prezantohet më 6 për të vazhduar më pas më 7 dhe 9 mars. Po ashtu kjo faqe zyrtare ka potencuar suksesin e Ramës në skena të mëdha evropiane dhe më gjerë duke i përmendur edhe rolet e tij të shumta, kurse paraqitjen e tij në Tel Aviv e kanë specifikuar si paraqitje debutuese të Lahjat në Izrael.

22

Javore KOHA

E ENJTE, 8 DHJETOR 2016


FOTOGRAFIA E JAVËS

MIRSAD BEQIRAJ KROJET E ALI PASHËS

„Qesh pak, shiko këtu”

„Nëse një fotograf profesionist fotografon të njëjtin objekt që fotografon edhe një person i zakonshëm, ku qëndron ndryshimi„.

E ENJTE, 8 DHJETOR 2016

Javore KOHA

23


KULTURË

PËRÇUDNIMI I GJUHËS SHQIPE

Përdorimi i të pakuptim

Fjala ”MERKABA”(Merhaba), me sa kam dëgjuar, kjo fjalë ende ka një vend në fjalorin tonë si fjalë përsh e shërbyer me ndonjë cigare duhani e ka uruar edhe me këtë shprehje: “Merhaba”, që në të vërtetë shkr raste të papërshtatshme, sepse nuk ua dimë domethënien

Haxhi Zeneli

Një nga këto fjalë që përdorën nga populli ynë , dhe po ti pyesësh nuk ua din kuptimin, por që ka zënë një vend në fjalorin e popullit, duke mos e kuptuar nga shumica jonë domethënien e kësaj fjale.

24

Javore KOHA

E ENJTE, 8 DHJETOR 2016

-Fjala ”MERKABA”(Merhaba), me sa kam dëgjuar, kjo fjalë ende ka një vend në fjalorin tonë si fjalë përshëndetëse, si për shembull: kur të ka ardhur ndonjë mik në shtëpi, posa është

ulur, i zoti i shtëpisë duke e shërbyer me ndonjë cigare duhani e ka uruar edhe me këtë shprehje: “Merhaba”, që në të vërtetë shkruhet “Merkaba”. Tek ne shqiptarët ka rastisë që shpe-

Dhe shpjegimi i këtyre tri fjalëve ka një kuptim krejtësisht tjetër nga ajo se si ne e kemi perceptuar, se me përdorimin e kësaj fjale ne do t’i uronim një mirëseardhje mikut në shtëpinë tonë, por sipas disa të dhënave kjo fjalë ka domethënie krejtësisht tjetër


KULTURË

fjalëve mta

hëndetëse, si për shembull: kur të ka ardhur ndonjë mik në shtëpi, posa është ulur, i zoti i shtëpisë duke ruhet “Merkaba”. Tek ne shqiptarët ka rastisë që shpeshherë i përdorim disa nga këto fjalët në kohë dhe

shherë i përdorim disa nga këto fjalët në kohë dhe raste të papërshtatshme, sepse nuk ua dimë domethënien, të cilat kanë ardhur ndoshta tek ne nga gjuhet e huaja së bashku me okupuesit e vendeve tona, dhe kanë zënë vend tek ne, duke i adaptuar dhe përdorur shpesh në jetën e përditshme, edhe pse shumica nga ne ende nuk ua ‘kemi mësuar domethënien e tyre. Fjala “Merhaba”, nuk kemi të dhëna se kush e ka sjellë tek ne dhe nga ka ardhur. Por në të vërtetë kjo fjalë i ka rrënjët shumë më të thella se feja. Mer-Ka-Ba,ku në fakt nuk është vetëm një fjalë por janë tri fjalë.

Dhe shpjegimi i këtyre tri fjalëve ka një kuptim krejtësisht tjetër nga ajo se si ne e kemi perceptuar, se me përdorimin e kësaj fjale ne do t’i uronim një mirëseardhje mikut në shtëpinë tonë, por sipas disa të dhënave kjo fjalë ka domethënie krejtësisht tjetër. Pra duke u nisur nga fjala: ” Mer”, nënkupton një lloje drite që rrotullohet brenda vetes. Kurse “Ka”- fryma që i referohet shpirtit të njeriut. Ndërsa ”Ba”, trupi i njeriut. Kjo fjalë përdorej në tërë botën nga egjiptasit e lashtë, që i referohej një drite rrotulluese, që do të bartë shpirtin dhe trupin, nga një botë në tjetrën.

Si ka arritur kjo fjalë, e shpjegon edhe një udhëheqës shpirtëror i një fisi Zulu të Afrikës. Ai e shpjegon se ”Merkaba” është fjalë e Zulus, që nënkupton: gjithësi/kohë/mjet dimensioni (anije fluturuese). Ai shpjegon se sipas një legjende Zulu: se i gjithë fisi i tij ka ardhur nga një dimension tjetër këtu në tokë, duke përdorur ”MERKABA”, (merhaba). Andaj sipas të gjitha gjasave kjo mund të ishte një emër i ndonjë koncepti fluturimi të një gjithësie tjetër nga një bote tjetër më inteligjente, që shtoi dhe filloi njerëzimin këtu në tokë. E ENJTE, 8 DHJETOR 2016

Javore KOHA

25


KULTURË

NË ULQIN U THEMELUA TEATRI “TEUTA”

Ringjallje e jetës teatrore dhe kulturore Sipas drejtorit të Teatrit “Teuta”, Munib Abazoviq, ky teatër është themeluar më tepër për brezat e rinj, për ata që duhet të rriten në frymën artistike. Në kuadër të Teatrit do të punojë staf profesionist, i përbërë nga regjisorë, skenografë dhe kostumografë, si dhe aktorë të diplomuar, të cilët për publikun vendas dhe të huaj do të sjellin shfaqje kombëtare dhe ndërkombëtare të gjinive të ndryshme Ulqin – Një grup i adhuruesve të skenës teatrore, nëpërmjet një konference për shtyp të mbajtur të enjten në Galerinë e Arteve të Qendrës së Kulturës në Ulqin ka bërë të ditur se kanë themeluar Teatrin “Teuta”. Sipas tyre, qëllimi parësor është ringjallja e jetës teatrore dhe kulturore të këtij qyteti. Drejtori i Teatrit “Teuta”, Munib Abazoviq, ka thënë se ky teatër është themeluar më tepër për brezat e rinj, për ata që duhet të rriten në frymën artistike. Ai ka theksuar se në kuadër të Teatrit do të punojë staf profesionist, i përbërë nga regjisorë, skenografë dhe kostumografë, si dhe aktorë të diplomuar, të cilët për publikun vendas dhe të huaj do të sjellin shfaqje kombëtare dhe ndërkombëtare të gjinive të ndryshme. Kryesia e Teatrit “Teuta” përbëhet nga Muho Uruçi, Edina Mustafiq, Jetmira Hoxha, Bashkim Alaj, Albana Kurti Zeçeviq, Suad Bejta dhe Eliana Peku, të cilët janë shprehur të lumtur që realizuan ëndrrën e tyre të fëmijërisë, që më në fund edhe Ulqi-

26

Javore KOHA

E ENJTE, 8 DHJETOR 2016

ni dhe ulqinakët të kenë mundësi të njihen më nga afër me bukurinë dhe mrekullinë që sjell skena. Drejtuesit e Teatrit “Teuta” kanë zhvilluar takime me kreun e Komunës së Ulqinit dhe drejtorin e Qendrës për Kulturë – Ulqin, nga të cilët kanë marrë përkrahje për mbështetje institucionale dhe financiare. Me këto dy institucione, Teatri “Teuta” ka nënshkruar marrëveshje bashkëpunimi. Ata e kanë njoftuar kryetarin e Komunës së Ulqinit, Nazif Cungu, dhe drejtorin e Qendrës së Kulturës, Astrit Salaj, për synimet dhe aktivitetet

që planifikon të zhvillojë në të ardhmen Teatri “Teuta”. Nga ana tjetër, kryetari Cungu i ka përgëzuar anëtarët e Teatrit “Teuta” për nismën dhe ka premtuar përkrahjen e përhershme të Komunës së Ulqinit. Anëtarët e Teatrit “Teuta” janë takuar edhe me drejtues të Televizionit “Teuta”, nga të cilët kanë marrë premtime për mbështetje në rrugën e zhvillimit të tyre. Kryesia e Teatrit “Teuta” ka njoftuar se shumë shpejt do të sjellë në skenë shfaqjen e parë, dramën “Nana”. i.k.


KULTURË

MBI LIBRIN INTELEKTUALI DHE PARAGJYKIMET TË DR. NAIL DRAGA

Qasje të avancuara intelektuale Libri “Intelektuali dhe paragjykimet”, vjen pas një pune disavjeçare, në të cilën autori me dinjitet dhe përpikëri ka përmbledhë artikuj, kumtesa dhe recensione. Në saje të lëndës së parashtruar, në libër ka trajtuar një gamë të gjerë çështjesh të cilat janë preokupuese për të, nga dimensioni shoqëror, politik dhe kulturor Trajtimi i çështjeve që kanë të bëjnë me rolin e intelektualit në mjedisin përkatës, nuk është temë e re e as e panjohur, por diskursi i tillë është varur vazhdimisht prej rrethanave shoqërore të vendeve gjegjëse. Në këtë aspekt, të gjithë jemi dëshmitarë se vetëm në periudhën e post monizmit, u krijuan mundësi që edhe intelektualët të paraqesin pikëpamjet e tyre pa pasur pasoja në lidhje me dukuritë e ndryshme shoqërore. Andaj, qasja e tillë sjell vlera jo vetëm konceptuale por edhe praktike, duke avancuar mendimin intelektual dhe duke nxitur ndryshimet shoqërore në mjedisin përkatës, - janë këto fjalë në fillimin e parathënies së librit me titull “Intelektuali dhe paragjykimet” (artikuj, kumtesa, recensione) të studiuesit, publicistit, shkrimtarit dhe veprimtarit për çështje shoqërore, politike dhe kulturore, Dr. Nail Draga. Libri “Intelektuali dhe paragjykimet”, vjen pas një pune disavjeçare, në të cilën autori me dinjitet dhe përpikëri ka përmbledhë artikuj, kumtesa dhe recensione. Në saje të lëndës së parashtruar, autori në libër ka trajtuar një gamë të gjerë çështjesh të cilat janë preokupuese për të, nga dimensioni shoqëror, politik dhe kulturor. Një numër i dukshëm i tyre janë prezantuar në takime të ndryshme të nivelit kombëtar dhe ndërkombëtar në formë kumtesash,

fjalimesh e ligjëratash, të cilat janë botuar dhe publikuar në mediat e shkruara në hapësirën shqiptare dhe më gjerë gjatë periudhës së viteve 2004 – 2012. Edhe në librin “Intelektuali dhe paragjykimet”, autori është përpjekur për qasje profesionale, analitike dhe kritike ndaj çështjeve që janë preokupuese për shqiptarët në këtë mjedis. Çështjet e tilla nuk janë vetëm të dimensionit lokal por edhe të atij rajonal. Në varësi prej çështjeve të trajtuara, materiali i lëndës së prezantuar në libër është ndarë në tri pjesë: 1. Diskursi socio-politik, 2. Diskursi kulturor dhe 3. Recensione. Pjesën e parë - Diskursi socio-politik, autori e ka ndarë dhe sistemuar në 22 trajtesa me shtjellime të ndryshme tematike : Intelektuali dhe shoqëria, trajtesë kjo e konkretizuar me nëntë shtjellime, Etika, retorika dhe politika (shtatë shtjellime), Kultura shqiptare dhe pluralizmi kulturor në Mal të Zi (pesë shtjellime e deri tek Memorandumi dokument për barazi qytetare dhe nacionale. Në pjesën e dytë – Diskursi kulturor, autori ka përfshirë trajtesa, të cilat po ashtu i ka konkretizuar, demonstruar dhe prezantuar përmes shtjellimeve të sakta dhe interesante. Në pjesën e tretë dhe të fundit – Recensione, autori ka prezantuar recensionet që ua ka kushtuar ve-

prave të katër autorëve shqiptarë: librit të Fahri Buçincës me titull “Cafo Beg Ulqini – jeta dhe veprimtaria politike”, Dëshmi e gjenocidit ndaj shqiptarëve, recension kushtuar librit të Uran Butskës “Masakra e Tivarit dhe përgjegjësia e shtetit shqiptar” Monografi me pasion për vendlindjen, recension dedikuar librit të Shaqir Ismailit “Bojku në Anë të Malit dhe Enciklopedia e Shestanit, recension kushtuar librit të Gjokë Dabaj “Shestani” – studim filozofik gjithëpërfshirës I-II. Shaban Hasangjekaj

E ENJTE, 8 DHJETOR 2016

Javore KOHA

27


MOZAIK

REPORTAZH

Në sqetullën e m

Për të gjithë adhuruesit e klimës malore dhe vendeve turistike, midis të cilave, Gryka e Rugovës është n jo vetëm piktorët do ta kishin zili. Aty shpalosen përherë pamje befasuese dhe magjepsëse, pyje në një

Për Koha Javore:

Pëllumb Gorica

- Kush ka ardhur këtu është mrekulluar me bukurinë e saj, qetësinë, panoramat mahnitëse e mbizotëruese - thotë Aliu, udhëheqësi i udhëtimit tonë. Patjetër unë dhe miqtë e mi nuk mund të humbnim këtë ftesë bujare, ndaj edhe pse të lodhur nga rruga e gjatë ne ndoqëm këshillën e tij. Tekefundit i shijon edhe më bukur pamjet, që të çlodhin sytë dhe të mbushin mushkëritë me ajër të pastër, por edhe provon një ndjenjë paqe e harmonie. Fytyra e panoramave të saj, e shpërndarë në një hapësirë të gjerë dhe rrjedha e lumit që e ndan atë, të tërheqin vëmendjen. Ajo të ofron bukuritë e saj plot e përplot me drita të qashtra dhe të lëbyrta të kësaj dite vjeshte. I ngjitemi rrugës, që sa vinte bëhej edhe më e përpjetë nëpër lakadredhje të shumta. Edhe pse makina ecën me shpejtësi, vagëllimthi pamjet në largësi përvijohen nga trajtat e maleve. Fati i historisë e ndau padrejtësisht këtë mrekulli shqiptare. Po përsëri një territor i saj po u dhurohet malazezëve. Serbët dhe malazezët asnjëherë s’ i kanë pyetur shqiptarët, dhe e kanë vendosur kufirin atje ku kanë

28

Javore KOHA

E ENJTE, 8 DHJETOR 2016

dashur. Ndaj, ka bërë të shpërthejnë protesta ngulmuese nga opozita në Kosovë, që të mos lejojnë, t’u dhurohen territoret pushtueseve historikë të kombit tonë. Historia shqiptare është e mbushur me shembuj të shitjeve të territoreve tona nga këta soj politikanësh e ekspertësh, që ndërmarrin shndërrimin e territoreve tona një shteti tjetër. Mjaft na kanë gllabëruar, për t’iu dhuruar përsëri. Panorama që mund të shihej, duke

ecur nëpër të, të tërhiqte më shumë me lumin që gurgullon, i kristaltë e me shkumësi të rrëmbyeshme nëpër gurë e brigje, si vet emri që mban, Lumbardha, i cili i jep Grykës së Rugovës një bukuri të veçantë. Ta ka ënda të rrish ca çaste aty, ku në të dyja anët e saj ngrihen shpate të lartë e të rrëpirë, veshur me drurë. Më mbresëlënëse janë tunelet, shkëmbinjtë me ato zgavra të errëta, ku diku nën to gurgullojnë ujëvarat,


MOZAIK

maleve të Rugovës

një perlë e rrallë, ndër më të bukurat e Ballkanit. Një bukuri, që nuk ka njeri të përshkruaj me fjalë, dhe tersi natyrore shumëngjyrëshe, dhe pranë tyre shkëmbinj gëlqerorë si një pikturë gjigande

kataraktet e pastra si loti, por edhe kanioni i vogël, i cili thellohet para syve tanë në një hon disa qindra metra. Është një bukuri magjike, që të dhuron kënaqësi si shprehje e natyrës mbresëlënëse, prandaj nuk i shmangim dot emocionet në këto peizazhe, që edhe pse i kemi shkelur e shijuar edhe herë të tjera, na ngjallin për t’i vështruar më shumë. Tek tuk vëren vendbanime të rralla, stane grumbuj-grumbuj nëpër pyje,

që të tërheqin vëmendjen. Heshtjen e thyejnë blegërimat e bagëtive, të përhapura nëpër livadhet dhe këmborat, që përziheshin me zërat e tjerë të natyrës. Nga malet përkundruall ca re bardhoshe kalojnë lehtë edhe mbi kokat tona. Pllanga dëbore si çarçafë shfaqen aty këtu në majat e tyre. Disku i diellit që shkëlqen, shpërndan një dritë të artë me tufa rrezesh të purpurta. Ndërsa pyllin e dendur nga drurët e lartë të pishave,

lisave, bredhave e ahu, një erë herë i mblidhte tufë e herë i ndante në ca copëza të çrregullta gjeometrike. Gjethet të prekura nga një zverdhje e ndritëshme bien si pa ndjerë. Ne e shijojmë ardhjen dhe gjithkush nuk do të ndihej kaq i mirëpritur. Një grup vizitorësh të ardhur shoqërisht me prirjen për çlodhje në natyrën e Rugovës, zbaviteshin në mes të pyllit. Heshtja e pyllit grisej nga copëzat e bisedave të tyre, që jehojnë thellë. E ENJTE, 8 DHJETOR 2016

Javore KOHA

29


HISTORI

ROLI I AUSTRO-HUNGARISË NË SHKOLLIMIN SHQIP NË MAL TË ZI (1916-1918) (II)

Angazhimi i mësue arbëresh të Zarës (Me rastin e 100-vjetorit të hapjes së shkPollave në gjuhën shqipe)

Në janar të vitit 1916 Austro-Hungaria e okupon Malin e Zi. Pas vendosjes së pushtetit të tyre administrativ, shqiptarët njohën disa liri qe i kishin të mohura nga ana e Malit të Zi si: përdorim e flamurit kombëtar, pjesëmarrjen në administratën civile lokale, arsimimin në gjuhën shqipe etj

Dr. Nail Draga

3.Hapja e shkollave në gjuhën shqipe(1916-1918)

Me kërkesat e popullatës shqiptare dhe me interesimin e komandave ushtarake austro-hungareze, filluan të hapen shkollat në gjuhën shqipe në viset shqiptare në Mal të Zi, nga Ulqini në jug e deri në Plavë në veri(Ulqin, Salç, Ljare,Tuz, Dinoshë, Priftën, Triesh, Arzë, Plavë, Vuthaj, Martinaj dhe Rozhajë ).Deri në fund të qershorit të vitit 1917, funksionuan 23 shkolla në gjuhën shqipe.(Posta e Shqypnies, nr.67, 28.7.1917, f.4). Komanda austro-hungareze urdhëron që të mësohet gjuha shqipe në të gjitha ato vende ku gjenden shqiptarë, në mënyrë, siç shkruante shtypi, “qi shqyptarët të mbesin shqyptarë e kurgja tjetër”(Posta e Shqypnies, nr.57, 23.6.1917 f.4) Nuk ka dilemë së për të hapur shkolla në gjuhën shqipe, përveç lokaleve, mjeteve shkollore e teksteve mësimore, mungonin edhe mësuesit.

30

Javore KOHA

E ENJTE, 8 DHJETOR 2016

Këtu duhet shtuar edhe problemet ekonomike, por ishte dëshira për të sfiduar rrethanat e kohës, ku shkolla shqipe bëri hapat e parë. Në këto rrethana për të siguruar mësues komanda austro-hungareze mobilizoi arbneshet e Zarës, të cilët i vuri para alternativës:”O ushtar në front, o mësues në shkollat shqipe në Mal të Zi”. Shumë prej tyre pranuan detyrën e mësuesit ku punuan me shumë pasion, duke lënë emër të mirë në kujtesën e nxënësve dhe të prindërve si: Kristo Peroviqi(që njëherit kryente detyrën e inspektorit në shkollat shqipe), Josip Rela, Zef Duka, Nikollë Peroviqi, Stjepan Moroviqi, Mirash Kërstiqi, Vladimir Kërstiqi, motër Eleonora Moroviqi. Në disa shkolla ka pasur edhe mësues vendi sikurse ishin Gjon Gjekë Lucaj dhe Kolë Prelokë Gegaj nga Trieshi, të cilët kanë qenë të angazhuar në Malësi. Po ashtu duhet cekur edhe angazhimin e priftërve në procesin mësimor sikurse ishin patër Jak Salçi në Ulqin e Salç, famullitari Pjetër Angelio Gaudio në Ljare i lindur në Itali, por e fliste mirë gjuhën shqipe, si dhe Luigj Bushati nga Shkodra i cili ishte meshtari i kishës së Traboinit në Malësi të

Madhe. Ndërsa në Rozhajë mësimin e ka zhvilluar një shqiptar që ishte në shërbimin ushtarak austriak i lindur në Drenicë. Në këtë kohë transferimi i mësuesve prej një shkolle në tjetrën ka qenë dukuri e zakonshme. Për shembull Josip V. Rela ka punuar në Arzë, Guci dhe në shkolla të tjera. Dukuri e ngjashme ka qenë edhe me mësuesit e tjerë. Përmbajtja e mësimit ka qenë: leximi, shkrimi, gramatika(prej klasës së dytë), aritmetika, historia, dituri natyre, gjeografia, vizatimi, punëdore, kënga dhe besimi. Nxënësit nuk kishin abetare, fletore, lapsa, libra të tjerë për kryerjen e detyrave shkollore dhe shtëpiake. Pajisja me mjete mësimore ka qenë punë e vështirë. Për furnizimin e shkollave dhe të nxënësve me mjete mësimore meritë të madhe kanë pasur mësuesit e tyre, por u kanë dhënë ndihmë të madhe edhe Luigj Gurakuqi, Ndre Mjeda, Shtjefën Gjeçovi e të tjerë. Nxënësit ndiqnin rregullisht shkollën, dhe e kishin të siguruar një shujtë në ditë. Ndërsa, nxënësit e varfër kishin të siguruar falas fletoret dhe lapsat. Mësuesit e këtyre shkollave me an-


HISTORI

esve

gazhimin në procesin mësimor si dhe me sjellje ndaj nxënësve e prindërve të tyre gëzonin autoritet të madh. Është me rëndësi të ceket me ketë rast kontributi i një mësuesi vendas, i cili i përkiste periudhës së Rilindjes Kombëtare Shqiptare. Fjala është për mësuesin e nderuar Gjon Gjekë Lucaj, i cili ka mbetur ekzemplar i përkushtimit arsimor dhe kombëtar në Malësi dhe më gjerë. Bëhet fjalë pikërisht për vitin shkollor 1917/18 që është vit historik për banorët e Malësisë, përkatësisht të fshatit Dinoshë (Grudë), sepse atë vit Gjon Lucaj për herë të parë çelë shkollën shqipe në Dinoshë dhe zhvilloi mësimin një vit shkollor. Mësimin e zhvillonte në godinë private, në kushte tejet të vështira. Godina nuk kishte kushte elementare higjienike e pedagogjike për zhvillimin e mësimit. Por, me iniciativën e mësuesit të shkathtë dhe të popullit të etshëm për shkollë, kushtet përmirësohen sadopak dhe mësimi zhvillohej rregullisht. Mësuesi i zellshëm u mësonte nxënësve këto lëndë: gjuhë amtare, histori, gjeografi, aritmetikë, muzikë etj. Meritë e posaçme e Gjonit është se pasuroi përmbajtjen e mësimit të gjuhës amtare, të historisë, të gjeografisë, muzikës me frymën patriotike në procesin mësimor dhe aktivitetet jashtëshkollore në periudhën 1916-1918. Duhet të theksohet se Gjoni çmonte të gjitha lëndët mësi-

more, por më përparësi ishin ato të cilat ofronin më shumë përmbajtje për rritjen e patriotizmit.

4.Gazeta ”Posta e Shqypnies” për shkollën shqipe

Të dhëna në lidhje me procesin arsimor në gjuhën shqipe në viset shqiptare në Mal të Zi, siç kemi cekur më lart na ofron gazeta ”Posta e Shqypnies”(1916-1918), e cila ka dalë në Shkodër nën drejtimin e kryeredaktorit P. Gjergj Fishtës. Ne me këtë rast po paraqesim fragmente të cilat janë me interes për të kuptuar rrethanat e kohës kur kanë vepruar këto shkolla në viset shqiptare. Me mjaft interes është shkrimi me titull “Shkolla shqype n’ Ulqin” ku në mes të tjerash shkruhet: “ Nji mik i joni na shkruen prej Ulqinit: Me 17 t’ Frorit mrrina ktu n’ Ulqin, ku, por sa dola prej karrocet, m’ rrethuen nji tubë djelmni bashkatdhetarë, prej t’ cillve u ndië brohoria: rrnoftë Austro-Hungaria! rrnoftë Shqypnia! njaq qi mue m’u lkund zemra prejë gzimit, kahë shifshe gazmendin e tyne për lirin e dashtnin per atdhe. N’e nesret dola nëper gjytet, gjithkund m’ra me vuu n’oroë nji entuzjazm t’ vërtetë për jetë t’ ree qi kaa zanë fill për kët popull, i cili mjeroj për 40 vjet n’ robni të Malit zi. Por gzimi i em maa i madhi kje m’ atëherë, kur fati i bardhë m’qiti me u ndeshë m’ Drejtorin e shkollës s’ gjytetit, Z.Kristo Peroviq, qi asht nji Shqyptaar prej Boro Erizzo nget Zadret. Mas dishirit t’ em, z.Drejtori

me nji herë m’ prini e m’ çoj me paa shkollen, e u gzova në shpiirt, tujë u vertetue me syy t’ mii se msimi epej krejt n’ gjuhë shkype. Kush e kishte mendue para ksajë vjete, se n’ Ulqin mund do t’ vehej kurr gjuha shqype per gjuhë msimi nder shkolla t’ Ulqinit! Nuk ka dilemë se ky ishte një moment emocional, duke marrë parasysh se shkolla shqipe në Ulqin filloi punën me 1 shtator 1916. Ndërsa më pas shkruan se “ punë qi m’ raa me paa e ndië n’ at shkollë, ndieva edhe kto vjerrsha prejë nji vajzet gjashtë vjeç, e qujtun emnit Mahmude: Zot i dashtun, qi per fmië, Kee dishmue gjithmonë dashtnië Epna die e mend të holla Qi t’ jetojëm si na mson shkolla. Dhe në fund shkruhet se:Tujë ndië kta vjerrsha, thashë me vedi: masi ky fmië lutka Perendiën, qi me i dhanë die e mend per me jetue si mson shkolla, paa dyshim se, tujë këë qi n’ Ulqin shkolla bahet shqyp, edhe ajo do t’ dalë shqyptare; pse n’ shkollë trajtohet karakteri i nierit. Per ket arrsy, prap po tham se Shqyptarët e vertetë do t’ ja u dijnë per nderë ket perparim t’ shkollës të Ulqinit z.Majorit Kroboth e z. Dr. Kristo Pero, t’ cilit aq mirë i kan kuptue nevojët e vendit, edhe po dijnë me i vue si e lypë arsyja. ”(Posta e Shqypnies”, nr.27, 10.3.1917) E ENJTE, 8 DHJETOR 2016

Javore KOHA

31


KULTURË

NË SHKOLLËN FILLORE “BOSHKO STRUGAR” NË ULQIN

U përurua libri “Žena pomorca” i shkrimtarit Asllan Bisha Vetë shkrimtari ka zgjedhur për të bërë përurimin e librit në shkollën ku ka punuar si mësimdhënës i gjuhës shqipe dhe letërsisë pjesën më të madhe të jetës së tij. Përurimi është konceptuar si një takim i shkrimtarit me nxënësit, të cilët kanë shfaqur interesim për krijimtarinë e tij Ulqin - Në Shkollën fillore “Boshko Strugar” të mërkurën e kaluar u përurua libri “Žena pomorca“ (Nusja e detarit) i shkrimtarit Asllan Bisha, i botuar nga Shoqata e Artistëve dhe Intelektualëve „Art Club“. Vetë shkrimtari ka zgjedhur për të bërë përurimin e këtij libri në shkollën ku ka punuar si mësimdhënës i gjuhës shqipe dhe letërsisë pjesën më të madhe të jetës së tij. Përurimi është konceptuar si një takim i shkrimtarit me nxënësit. Një paraqitje të shkurtër mbi veprimtarinë e Bishës e ka bërë mësimdhënësja e gjuhës malazeze, Lisenka Marseniq, ndërsa më pas nxënëset Tea Paviqeviq dhe Lisa Nimanbegu kanë lexuar në gjuhën shqipe dhe gjuhën malazeze fragmente nga libri „Nusja e detarit“ („Žena pomorca“). Në vazhdim autori Asllan Bisha është përgjigjur në pyetjet e shumta të nxënësve, të cilët kanë shfaqur interesim për krijimtarinë e tij. Në emër të Shoqatës së Artistëve

32

Javore KOHA

E ENJTE, 8 DHJETOR 2016

dhe Intelektualëve “Art Club”, nxënësit dhe mësimdhënësit e pranishëm i ka përshëndetur kryetari i saj, Ismet Kallaba. Me këtë rast, “Art Club”-i i dhuroi një kontigjent të librave nga koleksioni i botimeve të tij Shkollës fillore “Boshko Strugar” në Ulqin, si pjesë e aksionit për pasurimin e fondit libror të bibliotekave të shkollave në gjuhën shqipe në Mal të Zi. Përurimi i librit u organizua nga SHAI “Art Club”, në bashkëpunim me Shkollën fillore “Boshko Strugar”, gjegjësisht seksionet letrare të kësaj shkolle, të udhëhequra nga mësimdhënëset Aishe Resulbegu dhe Lisenka Marseniq. Përmbledhja me tregime “Žena pomorca“, që si temë kanë detin, Kalanë e Ulqinit etj., është botuar në muajin qershor. Libri është përkthyer në gjuhën malazeze dhe përgatitur nga gazetarja Suzana Mujiq. Për dallim nga botimi „Nusja e detarit“, i cili është botuar në vitin 1994 e më pas

ribotuar në vitin 2000 nga Shtëpia Botuese „Toena“ në Tiranë, për të cilin autori ka fituar Çmimin e „Art Club“-it, në botimin në gjuhën malazeze janë botuar tri tregime të reja. Shkrimtari Asllan Bisha shkruan kryesisht prozë për fëmijë dhe të rritur. Ka qenë korrespondent i gazetës “Rilindja” dhe i RTV të Kosovës, bashkëpunëtor i Radio Titogradit dhe i revistës “Koha”, ndërsa tani bashkëpunon me gazetën “Koha javore”. Po ashtu ka qenë kryeredaktor i revistës për fëmijë “Zana”. Ai është mbledhës folklori, autor punimesh nga ihtologjia dhe i teksteve të këngëve për fëmijë dhe të rritur. Është njëri ndër përpiluesit e antologjisë “Dritaren lëre hapur”, si dhe është përfshirë në antologjinë “Putnici na putu” dhe përmbledhjen “Pet Albanskih književnika u Crnoj Gori“. Disa nga krijimet e tij letrare janë përfshirë edhe në tekstet shkollore për shkollat në gjuhën shqipe në Mal i.k. të Zi.


KULTURË

SHOQATA E ARTISTËVE DHE ARTIZANËVE “GLOBUS ART” MORI PJESË NË PANAIRIN E SARAJEVËS, PRISHTINËS DHE TETOVËS

Pjesëmarrës i mbi 30 panaireve të artizanatit gjatë 2016-tës Shoqata e Artistëve dhe Artizanëve “Globus Art” gjatë muajit nëntor ka qenë organizatore kryesore e panairit të tetë me radhë të mbajtur në Tetovë të Maqedonisë në ambientet e jashtme të Pallatit të Kulturës në të cilin kanë marrë pjesë 35 artizanë nga rajoni. Kryetari i kësaj shoqate Ramiz Hajdari tha se panairi i Tetovës ka shfaqur interesim dhe vëmendje tek vizitorët, duke qenë se, sipas tij, në këtë qytet mungojnë produkte artizanale. Pas panairit të mbajtur në Maqedoni (Tetovë), “Globus Art” ka vazhduar në Sarajevë në panairin e artizanatit dhe agro-biznesit mes 27 artizanëve

të tjerë nga Mali i Zi, Shqipëria, Serbia dhe Maqedonia, me produkte të veçanta dhe karakteristike siç janë ato nga druri, bakri, lëkura, veshjet tradicionale, etj. Ndërkaq, më 27 deri më 29 nëntor “Globus Art” ka qenë bashkorganizator i Panairit të përvitshëm të Prishtinës me moton “Blej Shqip” i cili organizohet me rastin e pavarësisë së Shqipërisë. Në këtë panair të mbajtur në sheshin “Zahir Pajaziti” e të vizituar nga një numër i madh qytetarësh, Globus Art ka marrë pjesë me 45 artizanë nga shumë qytete të trevave shqiptare. Gjatë këtij panairi janë prezantuar prodhime nga më të ndryshmet

duke dominuar ato që përmbanin motive kombëtare të punuara nga materiale të ndryshme. Shoqata e Artistëve dhe Artizanëve “Globus Art”vetëm gjatë vitit 2016 ka qenë organizatore/bashkorganizatore e mbi tridhjetë panaireve në nivelin mbarëkombëtar dhe ndërkombëtar në vende të ndryshme të Ballkanit. Panairet e radhës të “Globus Art” do të pasojnë sërish në Sarajevë nga data 7 deri më 10 dhjetor në Tiranë nga data 16- 19 dhjetor dhe në Shkup ku do të jetë dhe panairi i fundit për këtë vit më 22 deri më 30 dhjetor. t.u. E ENJTE, 8 DHJETOR 2016

Javore KOHA

33


MOZAIK

Esad Mekuli nderohet me medalje në 100 vjetorin e lindjes Akademia e Shkencave dhe Arteve e Kosovës e ka organizuar një tryezë shkencore për nder të 100 vjetorit të lindjes së shkrimtarit dhe kryetarit të parë të Akademisë, Esad Mekuli. Me këtë rast, kryetari i Akademisë, Hivzi Islami, i ka dhënë edhe medaljen e ndarë nga presidenti i Kosovës Hashim Thaçi, vajzës së të ndjerit, Drita Mekuli.

34

Javore KOHA

E ENJTE, 8 DHJETOR 2016

Kryetari i Akademisë Islami në emër të Akademisë e ka falënderuar presidentin Thaçi për vendimin për ta ndarë këtë medalje për shkrimtarin Mekuli. “Në emër të Akademisë së Shkencave dhe Arteve të Kosovës e falënderoj presidentin e Republikës për kujdesin dhe respektin që tregoi me këtë rast duke e dekoruar kryetarin e parë të Akademisë së

Shkencave dhe Arteve të Kosovës post mortum, Esad Mekuli, njeriun që ishte në ballë të kulturës shqiptare në Kosovë për mbase 40 vjet”, tha Islami. Kurse, vajza e Esad Mekulit, Drita Mekuli, tha se kjo medalje është e rëndësisë së veçantë pasi që është e para që ndahet nga shteti i Kosovës, për të cilin siç u shpreh ajo, babai i saj punoi shumë.


SPORT

KLUBI “BESA” SHËNOI 28 NËNTORIN- DITËN E FLAMURIT DHE TË PAVARËSISË SË SHQIPËRISË

Demonstroi mbi 20 pika nga të gjitha disiplinat Klubi i Taekwondos “Besa” 28 nëntorin- Ditën e flamurit dhe të Pavarësisë së Shqipërisë e ka shënuar në mënyrë të veçantë, duke organizuar një aktivitet prej një ore ku mbi 40 sportistë të Besës demonstruan pika të ndryshme nga të gjitha disiplinat e këtij lloj sporti. Ky aktivitet i konceptuar në formë demonstrimi në luftëra, vetëmbrojtje, thyerje të dërrasave dhe meditim, është zhvilluar në sallën e të rinjve të shtëpisë së Kulturës në Sukruq. Hapjen e këtij aktiviteti e ka përshëndetur kryetari i klubit “Besa”, Luigj Gojçaj, i cili iu rikujtoi të gjithë pjesëmarrësve se klubi në fjalë, qe

15 vjet, në vazhdimësi e ka shënuar datën e 28 nëntorit, këtë datë historike për mbarë shqiptarët. Ndërkohë, pas intonimit të himnit të flamurit kombëtar, programi i demonstrimit ka filluar nga më të vegjlit duke vijuar më pas nga anëtarët më të vjetër dhe mjeshtër të taekwondos nën udhëheqjen e mjeshtërit të 3 DAN Vilson Lajçaj i cili dhe e koordinoi gjithë aktivitetin e planifikuar. “Më duhet të them se gjatë këtij aktiviteti, demonstruam pika shumë atraktive dhe akrobatike të cilat u mirëpritën nga publikua teksa i shikonte. Gjatë programit siç e shikuat, demonstruam plot 20 pika të

ndryshme siç është thyerja e dërrasës në lartësi mbi 3 metra nga mjeshëri Zinedin Beqaj, pastaj David Arapaj i cili theu katër dërrasa në ajër pa rënie në tokë dhe një pikë tepër atraktive ishte ajo e udhëheqësit të grupit Vilson Lajçaj i cili me majë të shpatës e hoqi mollën me sy mbyllur duke u rrotulluar për 360 shkallë”, theksoi drejtuesi i klubit “Besa”, Nikollë Gegaj. Në fund të këtij programi mjaft interesant dhe i mirëpritur nga pjesëmarrës të shumtë, Gegaj ka ftuar të gjithë që t’i bashkëngjiten një kokteji modest i cili u mundësua nga disa drejtues të t. u. sipërmarrjeve private në Tuz.

E ENJTE, 8 DHJETOR 2016

Javore KOHA

35


KOHA Javore Podgoricë e enjte, 8 dhjetor 2016 Viti XV Numër 743 Çmimi 0,50

Teatri - një dëshirë e munguar e ulqinakëve ISSN 1800-5696 6965-0081 NSSI

Manifestim që nderoi viktimat e luftës

Komedia e mjerimit

e luftës viktimat që nderoi Manifestim

mjerimit Komedia e

ulqinakëve munguar e dëshirë e Teatri - një

Javore KOHA Podgoricë e enjte, 8 dhjetor 2016 Viti XV Numër 743 Çmimi 0,50


Turn static files into dynamic content formats.

Create a flipbook
Issuu converts static files into: digital portfolios, online yearbooks, online catalogs, digital photo albums and more. Sign up and create your flipbook.