Koha 745

Page 1

KOHA Javore Podgoricë e enjte, 22 dhjetor 2016 Viti XV Numër 745 Çmimi 0,50

APATIA politike ISSN 1800-5696

Lufta e Ftohtë duhet shmangur

Kadare meriton Nobelin!


PËRMBAJTJE

Trajtohen edhe problemet e migrimit

Tigri exxonmobil dhe arusha ruse

Bëni gjëra të vogla me dashuri të madhe

Slavoj Zhizhek : Auroportret i një burri të vështirë 20

5 të shqiptarëve në Mal të Zi

12

KOHA Javore Themelues: Kuvendi i Malit të Zi Gazetë javore për aktualitete, shkencë dhe kulturë, Numri i parë doli më 21 shkurt 2002. Botues: Këshilli

Kombëtar i Shqiptarëve Redaktor Përgjegjës: Ali Salaj Gazeta redaktohet nga kolegjiumi:

Fahrudin Gjokaj (Redaktor Teknik & Sistem Inxhinjer) Ismet Kallaba (aktualitete, sport), Toni Ujkaj (kulturë) Vijoleta Berishaj (sekretare teknike) Adresa: Bulevar revolucije 15, Podgoricë Telefon & fax: 020/240-659 E-mail: kohajavore@t-com.me, www.kohajavore.org

2

Javore KOHA

E ENJTE, 22 DHJETOR 2016

6


PËRMBAJTJE

22

28

Shuhet aktori i mirënjohur shqiptar

Maria

Zuckerberg krijon “asistenten” si tek filmi “Iron Man” 24

Antologji e llojit të vet

32

ARKIVI: www.kohajavore.org

E ENJTE, 22 DHJETOR 2016

Javore KOHA

3


NGJARJE JAVORE

Ministri për të Drejtat e Njeriut dhe Pakicave, Mehmed Zenka, priti koordinatoren për politikën e integrimit të romëve të Komisionit Evropian, Marta Garcia Fidalgo

Me rëndësi përparimi i dukshëm në arsim Zenka ka konstatuar të dhënën shqetësuese se në arsimin fillor në vitin shkollor 2016/2017 janë regjistruar 1488 nxënës nga popullata rome dhe egjiptiane, kurse në shkollën e mesme ka vetëm 111 nxënës nga kjo popullatë Podgoricë – Ministri për të Drejtat e Njeriut dhe Pakicave, Mehmed Zenka, priti të hënën koordinatoren për politikën e integrimit të romëve në Drejtorinë e Përgjithshme të Komisionit Evropian për politikën fqinjësore dhe zgjerim, Marta Garcia Fidalgo. Në deklaratën për shtyp të Ministrisë për të Drejtat e Njeriut dhe Pakicave thuhet se ministri me bashkëpunëtorët e tij prezantuan rezultatet e Malit të Zi në fushën e avancimit të pozitës së romëve dhe egjiptianëve. “Aktivitetet të cilat Qeveria e Malit të Zi me partnerët relevantë i zbaton me qëllim të integrimit të plotë të kësaj kategorie vulnerabël shënojnë sukses të vazhdueshëm”, ka theksuar Zenka. Sipas tij, përkushtimin e vet ndaj integrimit të popullatës rome Qeveria

4

Javore KOHA

E ENJTE, 22 DHJETOR 2016

e Malit të Zi e ka konfirmuar përmes miratimit edhe të një dokumenti strategjik katërvjeçar nga kjo fushë, në mars të këtij viti. Në takim është konkluduar se më e rëndësishme është të arrihet përparim i dukshëm në fushën e arsimimit, sepse ekziston një hendek i madh ndërmjet numrit të nxënësve në shkollën fillore dhe në shkollën e mesme. Zenka ka konstatuar të dhënën shqetësuese se në arsimin fillor në vitin shkollor 2016/2017 janë regjistruar 1488 nxënës nga popullata rome dhe egjiptiane, kurse në shkollën e mesme ka vetëm 111 nxënës nga kjo popullatë. “Në këtë aspekt, është e domosdoshme që t’i motivojmë më mirë nxënësit nga ky komunitet që të mos e lënë arsimin dhe të vazhdojnë

shkollimin. Në këtë mënyrë sigurojmë parakushte për inkluzionin e tyre në shoqëri”, ka thënë ai. Nga ana tjetër, koordinatorja Marta Garcia Fidalgo pasi që e ka uruar ministrin Zenka për emërimin në krye të Ministrisë për të Drejtat e Njeriut dhe Pakicave, ka theksuar se çështja e integrimit të romëve, e cila trajtohet në kapitullin 23 të bisedimeve ndërmjet Malit të Zi dhe Bashkimit Evropian, është shndërruar në një ndër prioritetet kyçe në procesin e zgjerimit. Ajo ka shtuar se është e domosdoshme që pjesëtarëve të këtij komuniteti t’u mundësohet integrimi në shoqëri, gjë që do të reflektohet në cilësinë e jetës së tyre dhe do të kontribuojë në zhvillimin e përgjithshëm ekonomik të vendit. (Kohapress)


NGJARJE JAVORE

Në konferencën shkencore ndërkombëtare me temë “Migrimi dhe hapësira gjeografike: faktorë, ndërveprime, sfida” në Tiranë

Trajtohen edhe problemet e migrimit të shqiptarëve në Mal të Zi Tiranë – Departamenti i Gjeografisë pranë Fakultetit Histori – Filologji të Universitetit të Tiranës organizoi më 9 dhjetor Konferencën shkencore ndërkombëtare me temë “Migrimi dhe hapësira gjeografike: faktorë, ndërveprime, sfida”. Në këtë konferencë, të nëntën me radhë, morën pjesë me punimet e tyre rreth 70 kërkues shkencorë nga Shqipëria, Kosova dhe trevat tjera ku jetojnë shqiptarët, si dhe vendet e rajonit. Në mesin e pjesëmarrësve ishin dhe dy studiues nga Mali i Zi. Dr. Nail Draga u paraqit me temën “Emigrimi i popullsisë nga Kraja shkaqet dhe pasojat” dhe Dr. Nexhat Avdiu me temën “Aspekte të

zhvillimeve socio-demografike në zonën e Ulqinit”. Konferenca kishte për qëllim të kontribuojë në zhvillimin e mëtejshëm të debateve lidhur me migrimin si fenomen i shekullit XXI, duke sjellë studiues të fushave të ndryshme që janë të përfshirë në studimin e transformimeve të hapësirës gjeografike nën ndikimin e proceseve migratore, duke trajtuar në detaje mënyrat e ndërveprimit, sfidat dhe pasojat e mundshme. Tematika bashkëkohore e kësaj konference tërhoqi një numër të konsiderueshëm pjesëmarrësish dhe projektesh interesante nga institucione akademike dhe individë.

Në mesin e pjesëmarrësve ishin dhe dy studiues nga Mali i Zi. Dr. Nail Draga u paraqit me temën “Emigrimi i popullsisë nga Kraja - shkaqet dhe pasojat” dhe Dr. Nexhat Avdiu me temën “Aspekte të zhvillimeve socio-demografike në zonën e Ulqinit” Ajo u organizua në një kohë kur çështja e emigracionit është kthyer në një nga fenomenet sociale dhe ekonomike më të rëndësishme për botën e sotme. Migrimi ka qenë dhe mbetet prej shumë dekadash një faktor kyç ekonomik e social, që ka ridimensionuar jo vetëm jetesën e migrantëve dhe atyre që kanë mbetur pas, por edhe hapësirën gjeografike në të cilin këta njërëz veprojnë nëpërmjet fenomeneve të mbipopullimit, depopullimit, urbanizimit kaotik, ndotjes së mjedisit etj. Konferenca u karakterizua nga një dinamike dhe cilësi e lartë shkencore. (Kohapress)

E ENJTE, 22 DHJETOR 2016

Javore KOHA

5


VËSHTRIM & OPINION

Presidenti i zgjedhur amerikan, Z. Donald Trump njoftoi se, pas intervistave të disa kandidatëve, kishte vendosur që më në fund të emëronte kreun e firmës ExxonMobil, Rex Tillerson në postin e Sekretarit të Shtetit, si kryediplomati i Shteteve të Bashkuara, detyra e tretë më me rëndësi në administratën amerikane, pas Presidentit dhe Zëvendëspresidentit

Për Koha Javore:

Frank Shkreli Nju Jork Emërimi i tij erdhi krejt papritmas megjithëse ishte përgojuar për disa ditë tani, së bashku me disa personalitete të njohura të politikës amerikane, përfshirë Mit Romney-n, një kritik i fortë i Z.Trump gjatë fushatës së zgjedhjeve, njëherazi edhe ish-kandidat për president i Partisë Republikane dhe Rudy Giuliani, ish kryebashkiak i New Yorkut dhe njëri prej mbështetësve më të fortë të Z. Trump gjatë fushatës kundër kandidates demokrate Hillary Clinton. Ekspertët thonë se emërimi i Rex Tillerson në këtë detyrë është i jashtëzakonshëm për shumë arsye, si për nga natyra e punës ashtu edhe nga përvoja ose mungesa e përvojës në punët qeveritare dhe në politikën e jashtme të Z. Tillerson. Ndryshe nga të emëruarit në të kaluarën në këtë detyrë të lartë të qeverisë federale të Amerikës, Tillerson nuk ka asnjë përvojë qeveritare pasi ka punuar gjithë jetën e tij për të njëjtën firmë private, Exxon, që konsiderohet si ndër firmat më të mëdha në mos më e madhja në botë, e cila zhvillon aktivitete në më shumë se 50-shtete të botës. Rex Tillerson, pjesën më të madhe të karrierës së tij në firmën ExxonMobil e ka bërë në degën e punëve

6

Javore KOHA

E ENJTE, 22 DHJETOR 2016

Emërimet në administratën amerikane

TIGRI exxonmobil dhe arusha ruse

ndërkombëtarë të firmës, gjë që, sipas mbështetësve të tij, i ka dhënë mundësi dhe rast që të zhvillojë lidhje dhe kontakte me shumë vende anëembanë botës, përfshirë Rusinë, duke filluar me ish-udhëheqësin e atij vendi, Boris Yeltsin gjatë 1990-ave dhe më vonë me Vladimir Putin. Emërimi i tij në detyrën e kryediplomatit amerikan, habiti jo vetëm veyhguesit politikë dhe diplomatikë, por edhe vetë Z. Tillerson, i cili sipas miqve të tij si konservator i bindur që është politikisht, rrjedhimisht ai e pranoi emërimin për arsye patriotike, si një detyrim ndaj vendit. Njeriu që mban atë detyrë tani, Sekretari Amerikan i Shtetit John Kerry lëshoi një deklaratë të shkurtër me rastin e emërimit të Tillersonit si pasardhës i tij, duke thënë: “Uroj Rex Tillerson-in për emërimin e tij në detyrën e Sekrtarit Amerikan të Shtetit. Departamenti Amerikan i Shtetit do të vazhdojë të japë ndihmesën e plotë për një tranzicion të rregullt e pa telashe, ashtu që Adaministrata e ardhshme të mund të vazhdojë punën tepër të rëndësishme të zhvillimit të politikës së jashtme amerikane anëembanë botës”, përfundon Zoti Kerry mesazhin e tij të urimit. Reagimet ndaj emërimit të RexTillersonit në detyrën e Sekretarait amerikan të shtetit ishin të shumta, pro dhe kundër. U prit me mbështetje prej disave dhe me kritika nga disa të tjerë, madje edhe në radhët e vetë republikanëve në Kongresin amerikan, ku emërimi i Z. Tillerson duhet të miratohet nga Dhoma e Senatit dhe ku ai pritet të përballet me pyetje të shumta dhe kritike. Mediat amerikane njoftojnë se Donald Trump,

para se të njoftonte emërimin e Sekretarit të ri amerikan të shtetit, ai ishte konsultuar me personalitete të larta të diplomacisë dhe të politikës amerikane, të cilët sipas lajmeve i rekomanduan Z. Trump emërimin e Tillersonit për Sekretar Amerikan të Shtetit. Ndër emrat më të dalluar që promovuan emërimin e tij, spikaten ish-Sekretari Amerikan i Shtetit James Baker, ish-sekretarja amerikane e shtetit Condoleezza Rice dhe ish-Sekretari amerikan i Mbrojtjes Robert Gates, i cili ka shërbyer në administratën e ish-presidentit Bush dhe në administratën e presidentit Obama. Z. Gates tha se rekomandoi emërimin e Z. Tillerson bazuar në përvojën e tij si negociues prej dekadash me udhëheqësit e huaj. Ndërsa, kritikat e deritanishme ndaj emërimit të Rex Tillerson-it në detyrën e Sekretarit Amerikan të Shtetit kanë ardhur kryesisht nga senatorët republikanë, politika partiake e të cilëve ka qenë anti-Rusisë për dekada, por edhe nga disa demokratë, vota e të cilëve i nevojitet atij për t’u venë në krye të diplomacisë amerikane për katër vitet e ardhshme. Por ndonëse, tani për tani, asnjë prej senatorëve nuk është shpallur kundër emërimit të tij, ata kanë shprehur shqetësimet e tyre sidomos në lidhje me kontaktet që Rex Tillerson ka patur me Rusinë dhe udhëheqësin e saj Vladimir Putin gjatë 20-viteve të fundit. Senatori veteran i republikanëve dhe hero i luftës së Vietnamit, John McCain i shtetit Arizona, i cili e ka cilësuar Vladimir Putinin si, “një hajdut, gangster dhe vrasës”, tha për rrjetin televiziv CBS se lidhjet e Tillersonit me Putinin

Pikëpamjet e shprehura në fq: OPINIONE & VËSHTRIME nuk përfaqësojnë domosdoshmërisht politikën redaksionale të „KOHA javore„


VËSHTRIM & OPINION

janë një “pikë e madhe shqetësimi” për ‘të dhe se pret shpjegime nga Tillerson në lidhje me kontaktet e tija me Rusinë, për të cilat ai do të pyetet natyrisht gjatë seancave të miratimit të emërimit në Senatin amerikan. Ndërsa Senatori republikan Marco Rubio i shtetit Florida reagoi ndaj emërimit të Rex Tillerson duke u shprehur se, “Ndërkohë që Rex Tillerosn është një biznesmen i respektuar, unë kam shqetësime dhe rezerva serioze për emërimin e tij në këtë detyrë. Sekretari i ardhshëm amerikan i shtetit duhet të jetë dikush i cili e shikon botën me një qartësi morale dhe i cili nuk preket as nuk influencohet nga konfliktet e mundshme të interesit, por që ka një kuptim dhe vetëdije në mbështetje të interesave kombëtare të Amerikës dhe i cili duhet të jetë një mbështetës i vendosur i objektivave të politikës së jashtme amerikane, brenda administratës si dhe në skenën botërore”, u shpreh Senatori Marco Rubio, ish-kundërshtar i Donald Trumpit në fushatën paraprake të partisë Republikane për president. Ndërkaq, udhëheqësi i ardhshëm i pakicës demokrate në Senat, Senatori Chuck Schumer i shtetit New York u shpreh të martën se Rex Tillerson duhet të përballet me pyetje serioze në lidhje me kontaktet e tija me Rusinë, si dhe mbi kundërshtimin e tij tepër shqetësues kundër sanksioneve ekonomike ndaj armikut të këtij vendi gjatë Luftës së Ftoftë” Rusisë, tha senatori demokrat Schumer. Edhe Senatori demokrat Tom Udall i shtetit New Mexico kritikoi Z. Trump për emërimin e Rex Tillersonit, si përfaqsuesin e Shteteve të Bashkuara në skenën botërore. Ai, shtoi senatori

nga New Mexico, po propozon t’i japë një detyrë e cila është jashtëzakonisht e rëndësishme për interesat kombëtare, shefit të një firme që mbron dhe arsyeton përfitimet e mëdha prej dhjetëra miliarda dollarësh, pjesërisht të fituara nga interesat e huaja të naftës. Si anëtar i Komisionit të Senatit për punët e jashtme ai u bëri thirrje kolegëve të tij që të “mendojnë gjatë dhe seriozisht, para se të miratojnë emërimin e shefit të firmës Exxon, për të përfaqësuar interesat diplomatike të popullit amerikan.” Disa analistë kanë thënë se lidhjet e Rex Tillerson me Rusinë e Putinit ishin thjeshtë lidhje ekonomike dhe investimesh të cilat ai, si drejtor ekzekutiv i kompanisë, i mbronte ato në emër të firmës së tij dhe normal se ka mbështetur interesat e firmës ExxonMobil që ai kryeson, ndërsa si Kryediplomat i Shteteve të Bashkuara ai nuk mund të veprojë ndryshe veç të promovojë dhe të mbrojë interesat kombëtare të Shteteve të Bashkuara. Gazeta Wall Street Journal shkruan se gjatë karrierës së tij, Tillerson është treguar i matur dhe se ka lëshuar pe duke treguar fleksibilitet në pikëpamjet e tija ideologjike, në raste kur ai e ka konsideruar situatën të nevojshme për të ndryshuar qëndrim, si të rëndësishme nga pikëpamja strategjike dhe në interes të firmës ose institucionit që ka udhëhequr. Eksperti i politikës së jashtme Riçard Haas, president i Këshillit mbi Punët e Jashtme i tha Radios kombëtare amerikane se emërimi i Rex Tillersonit në detyrën e Sekretarit Amerikan të Shtetit mund të jetë i suksesshëm në qoftë se rreth tij ai zgjedh si bashkëpunëtor të ngushtë njerëz me

Pikëpamjet e shprehura në fq: OPINIONE & VËSHTRIME nuk përfaqësojnë domosdoshmërisht politikën redaksionale të „KOHA javore„

përvojë në politikën e jashtme. Ai shtoi se ekziston një ndryshim i madh midis një personi që njeh botën, dhe një personi që nuk di shumë për përpilimin dhe zhvillimin e politikës së jashtme. Është shumë vështirë të parashikohet se si do shkojnë punët në rastin e konfirmimit të Z. Tillerson në detyrën e Sekretarit Amerikan të Shtetit nga ana e Senatit amerikan përballë kritikave të deritanishme ndaj tij. Ashtu siç nuk është e qartë se si do veprojë në përgjithësi Administrata e re e Donald Trump kur të fillojë nga detyra pas 20-janarit. Ashtu siç zhvilloi si kandidat për president, një fushatë krejt ndryshe nga fushatat e mëparshme elektorale amerikane, Z. Trump ashtu pritet, për mirë ose për keq edhe të qeverisë -- ndryshe -- sidomos në qoftë se marrim parasysh personat e emëruar deri tani në detyrat kyçe të kabinetit të tij të ardhshëm, përfshirë edhe emërimin e Rex Tillerson-it për Sekretar Amerikan të Shtetit. Donald Trump ka paralajmëruar se si president ai do të jetë më pak i parashikueshëm, në krahasim me paraardhësit e tij, sidomos mbi mënyrën se si do veprojë në fushën e politikës së jashtme. A do të jetë ky një largim i dukshëm nga proceset dhe nga zhvillimi tradicional i politikës së jashtme amerikane? Masat dhe deklaratat e deritanishme të presidentit të ardhshëm Trump e bëjnë të pamundur parashikimin, por shpresojmë që të drejtat e njeriut dhe vlerat morale të Shteteve të Bashkuara të vazhdojnë të jenë si gjithnjë pjesë e pandarë e politikës së jashtme amerikane anëembanë botës edhe në të ardhmen. E ENJTE, 22 DHJETOR 2016

Javore KOHA

7


VËSHTRIM & OPINION

APATIA politike Dukuri e sistemit politik

Qani Osmani

Apatia është dukuri që ndjek sistemet politike dhe funksionimin e tyre prej fazave më të hershme e deri më sot. Vetë nocioni “apati” (indiferencë) nënkupton gjendjen psikike që e karakterizon mungesën e interesimit të njeriut ndaj rrjedhave shoqërore. Apatia politike edhe pse është e pranishme në të gjitha sistemet politike nuk do të thotë se ajo paraqitet me po të njëjtin intensitet dhe së është pasojë e ndikimit të faktorëve të njëjtë. Disa sisteme politike e stimulojnë apatinë, ndërsa të tjerët e luftojnë me qëllim të sjelljes së saj në suazat e të tolerueshmes. Shumë vështirë është të bëhet një përkufizim i saktë lidhur me atë se ç ‘është apatia politike, e aq më vështirë është të zbulohen të gjitha motivet që e stimulojnë atë. Kjo është kështu nga shkaku se apatia politike ka lidhshmëri të ngushtë me gjendjen shpirtërore të individit. Apatia politike si dukuri është e lidhur ngushtë me demokratizimin e shoqërisë dhe format dhe mënyrat e veprimit të partive politike. Fillimisht partitë politike ishin sinonim i aktiviteteve politike. Ato e kishin qëllim parësor

8

Javore KOHA

E ENJTE, 22 DHJETOR 2016

mobilizimin dhe aktivizimin e masave të gjera që të marrin pjesë në aktivitetet politike. Megjithatë me kalimin e kohës shumëçka ndryshoi. Partitë politike mund ta stimulojnë ose destimulojnë apatinë. Nga programet partiake, synimet e tyre, mjetet dhe metodat që i vënë në përdorim në garat zgjedhore në të shumtën e rasteve varet edhe interesimi i qytetarëve për ndonjë parti konkrete. Nga kjo varet se për cilën parti do të përcaktohet elektoratit në ditën e votimit, ose a do ta ndjekë dhe sa do ta përkrahë ndonjë parti politike në aktivitetin e saj. Sa u takon zgjedhjeve dhe partive politike, vlen të përmenden dy momente të cilat në mënyrë të drejtpërdrejtë ndikojnë në pasivizimin e qytetarëve për ndodhitë, proceset dhe rrjedhat politike si edhe mosinteresimin e tyre për mosshfrytëzimin e të drejtës së votës. Momenti i parë është “dëshpërimi” nga partitë politike. Kjo ndodh nga shumë shkaqe, por para së gjithash nga format e luftës së partive për të ardhur në pushtet. Shpeshherë partitë nuk e

vënë në shënjestër interesin më të gjerë shoqëror dhe pas ardhjes në pushtet nuk i qasen me një seriozitet të duhur zgjidhjes së problemeve në shoqëri, me ç ‘rast partitë nuk e luajnë rolin e artikuluesit dhe realizuesit të interesave politike të grupeve të ndryshme shoqërore. Me fjalë të tjera, partitë politike shumë premtojnë, por pak realizojnë. Politika shndërrohet në monopol të forumeve partiake, ajo shndërrohet në “poligon” të strukturave partiake dhe merr trajtën e “interesit privat të tyre”. Ata që udhëheqin me politikën, nën “vellon” e luftës për realizimin e interesave të përgjithshme e avancojnë interesin e tyre privat. Momenti i dytë është “lodhja” e elektoratit nga zgjedhjet e njëpasnjëshme. Në qoftë se zgjedhjet organizohen shpesh, ekziston mundësia që një numër relativisht i madh i qytetarëve të bëhet “apatikë”, të mos ju interesojë asgjë, madje as data e mbajtjes së zgjedhjeve e as kandidatët e mundshëm për bartës të funksioneve, e aq më pak platformat zgjedhore. Në shumë shtete të botës institucione të

Pikëpamjet e shprehura në fq: OPINIONE & VËSHTRIME nuk përfaqësojnë domosdoshmërisht politikën redaksionale të „KOHA javore„


VËSHTRIM & OPINION

Kur bëhet fjalë konkretisht për apatinë politike para së gjithash aludohet në mosinteresimin e qytetarëve ndaj rrjedhave politike dhe aktiviteteve konkrete politike siç janë: pjesëmarrja në zgjedhje, ndjekja e gjendjes politike, pjesëmarrja në mbledhjet e organizatave politike etj specializuara, por edhe vetë partitë politike bëjnë hulumtime të ndryshme për t’i zbuluar shkaqet dhe motivet që ndikojnë në krijimin e një mosinteresimit te një përqindje e qytetarëve ndaj lëvizjeve politike, e sidomos ndaj zgjedhjeve. Megjithatë, siç duket ende nuk është gjetur ndonjë “formulë efikase” që do të kishte ndihmuar që të gjithë qytetarët e një shoqërie konkrete të “aktivizohen politikisht”, së paku në qoftë se jo më shumë së paku ta shfrytëzojnë të drejtën e tyre të votës. Por, nga ana tjetër demokracia duhet të kuptohet si një dukuri komplekse. Edhe mosinteresimi për ndodhitë politike dhe mosshfrytëzimi i të drejtës së votës janë pjesë e demokracisë. Aq sa është “demokraci” dhe demokratike të votohet për një opcion, për një parti të caktuar politike ose koalicion partiak që qytetarët mendojnë se do të jenë në shërbim të interesave të tyre, po aq është demokratike në qoftë se një përqindje e qytetarëve nuk del në votim e bindur se zgjedhjet, respektivisht partitë që do të fitojnë, nuk do të ndërmarrin asgjë për përmirësimin e

statusit të tyre. Në një pjesë të vendeve në tranzicion, e sidomos në Mal të Zi që të jepen vlerësime meritore për shkaqet, arsyet dhe motivet e apatisë politike është tepër vështirë. Vështirësitë janë pasojë e ambientit të përgjithshëm pluralo-partiak të vendit. Nuk mund ta marrim të drejtën dhe të themi se qytetarët e Malit të Zi mund të mburren dhe të jenë të kënaqur me demokratizimin e partive politike. Partitë politike dhe Mali i Zi si shtet, brenda këtyre viteve të pluralizmit shumë pak kanë mbajtur llogari për ndjenjat e elektoratit dhe të drejtat dhe obligimet e tij si vlera demokratike. Shteti ka treguar dobësi të dukshme në aspektin e sigurimit të parakushteve që qytetari sipas bindjes së tij ta shprehë vullnetin politik, ndërsa nga ana tjetër, partitë politike me çdo kusht kanë tentuar ta marrin votën e qytetarëve duke përdorur edhe mjete të palejueshme, dhunë dhe falsifikime duke mos u brengosur aspak se në atë mënyrë shkelin thellë në dinjitetin e atyre në emër të të cilëve garojnë në skenën politike. Kështu në raste të

Pikëpamjet e shprehura në fq: OPINIONE & VËSHTRIME nuk përfaqësojnë domosdoshmërisht politikën redaksionale të „KOHA javore„

caktuara partive politike u ka shkuar në favor mosdalja e qytetarëve në votim, për shkak se ashtu më lehtë kanë mundur ta keqpërdorin votën e tyre. Partitë politike në Mal të Zi, në vend që ta “mësojnë trupin zgjedhor” që të dale në votim dhe ta shfrytëzoj të drejtën e votës, e kanë zgjedhur rrugën më të shkurtër dhe më të lehtë. Ato ia fusin në palcë frikën votuesit që ai seriozisht të mendojë a duhet të votojë në ditën e votimit ose jo. Si duket ndryshe e kanë kuptuar reagimin e qytetarëve me rastin e anketave të cilat gjithsesi janë të pakta dhe jo aq cilësore me ç ’rast në pyetjet e parashtruara përgjigjen shkurt në stilin “nuk i besojmë asnjë partie politike”, “të gjithë luftojnë për interes të vetin” ose “vetëm le të përfundojnë zgjedhjet pa incidente dhe pa vrasje”. Me fjalë të tjera, në këtë periudhë partitë politike në Mal të Zi, e veçmas partitë politike shqiptare fare pak kanë investuar në ngritjen e nivelit të kulturës politike të qytetarit, si investim i vetëm që jep rezultate afatgjatë dhe e lufton me sukses dukurinë e apatisë politike. E ENJTE, 22 DHJETOR 2016

Javore KOHA

9


LUFTA E duhet sh

VËSHTRIM & OPINION

Unë nuk e kam arritur moshën kur mund të them se po shoh historinë të përsëritet. Kjo madje nuk është as e saktë; gjërat gjithmonë kthehen ndryshe por janë qeniet njerëzore ato që vazhdojnë të bëjnë të njëjtat gabime

Tim Stanley

Njëri është instinkti për të ndërhyrë në Lindjen e Mesme. Një dekadë kaloi duke parë Perëndimi të mundohej të ishte me i kujdesshëm por tani kujtimet janë venitur dhe barbarizmi në Alepo po shkakton gjithnjë e më shumë, përgjigje emocionale. Videot nga spitalet e fëmijëve jetimë dhe prindërit që mbajnë zi , janë disa nga më pikëllueset që kam parë. Ne duhet të bëjmë diçka … por çfarë? Në këtë fazë një zonë ku ndalohet fluturimi mund të nënkuptohet si përpjekje për të komanduar avionët ruse dhe kjo do të pritet mirë. Nuk është e qartë se cilët nga grupet rebele duhet të mbështesin; disa prej tyre janë fanatikë, sa apo edhe më keq se Assad. Vetë Assad, nga ana tjetër, do të na luftonte edhe me

10

Javore KOHA

E ENJTE, 22 DHJETOR 2016

bombën e fundit që i ka mbetur. Logjika na bën të mendojmë se po shohim një ‘Ruanda’ të re dhe se duhet të ‘vëmë këmbët’ në terren për ta ndaluar. Por ne e dimë sesi mbaron, apo kemi harruar? Një tjetër makth nga e kaluara, e rikthyen tragjedinë siriane: Konfrontimi me Rusinë. Në shekullin e XIX ajo u quajt “Loja e Madhe”, në të XX -in Lufta e Ftohtë. Tani jemi duke thënë se Vladimir Putin po “pushton botën përmes bombave” në Aleppo dhe “vjedhjeve të emaileve” në Amerikë. Përsëri duhet të bëhet diçka. Por ka disa gjera që të gjithë duhet t’i kemi të qarta: Agresioni rus është një fakt, ndarja e Ukrainës është dëshmi për këtë. CIA duhet të ndajë dëshmitë e saj mbi ndërhyrjen në zgjed-

hjet amerikane, por, duke “supozuar” se kjo ka ndodhur, bën një gabim edhe më të madh. Aleanca e Rusisë me Asadin është hipokrite dhe joetike. Rusia shet veten si fuqia e vetme që mund të mbrojë krishterimin. Por nuk ka asgjë të krishterë në bombardimin e civilëve, apo në aleancën me shtetin teokratik të Iranit. Arsyeja e parë pse nuk dua një konfrontim gjeopolitik me Rusinë janë rreziqet e larta. Nuk është se kam frikë nga një luftë bërthamore ( me gjasa), edhe pse ne të gjithë duhet ta urrejnë ‘thjesht mendimin’ e kësaj lufte, por sepse ‘garat ushtarake’ me Rusinë kërkojnë shpenzime të mëdha parash. Ne nuk do ta luftojmë Rusinë në Estoni ose Letoni, por unë mund të imagjinoj një skenar të mundshëm:

Pikëpamjet e shprehura në fq: OPINIONE & VËSHTRIME nuk përfaqësojnë domosdoshmërisht politikën redaksionale të „KOHA javore„


FTOHTË hmangur

Ne kemi sakrifikuar popullsinë e Ukrainës apo Sirisë në emrin tonë. Unë pres që Perëndimi të jetë po aq i pamëshirshëm sa Moska. Një lajm i mirë është fakti që SHBAja ka vendosur të kufizojë shitjen e armëve në Arabinë Saudite, por jo para se pretendohej se sauditët kryen abuzime të shumta në Jemen me armët e Perëndimit. Kjo nuk është raportuar gjerësisht, ashtu sic bëhet me shkeljet e Putinit. Së dyti, konfrontimi me Rusinë është një shpërqendrim nga beteja kryesore: ajo e terrorizmin. Kërcënimi kryesor për civilët perëndimorë nuk është Vladimir Putin por terrorizmi. Ky është një problem që ne në fakt të ndajnë nga Rusia dhe do të ishim budallenj nëse nuk do të përpiqeshim

për një marrëveshje për ‘trajtimin’ e tij. Do të ishte më mirë ta integronim Rusinë në sigurinë globale sesa ta izolonim, apo jo? Por unë jam duke u treguar naiv, natyrisht. Apo ndoshta kam marrë para nga Moska? Këto janë akuzat që shoqërojnë gjithnjë këdo që flet kundër ‘rusofobisë’. Realiteti është se gjithmonë mund të kuptosh kur dikush është ‘kukulla’ e Rusisë, sepse ata reklamojnë hapur ( Russia Today ose Sputnik për shembull). Në të kundërt, Mike Flynn, i zgjedhur nga Trump si Këshilltari i Sigurisë Kombëtare, nuk është një “kukull ruse” vetëm se ka ngrënë një darkë me Putinin. Dhe Rex Tillerson, i cili do të jetë Sekretari i ardhshëm i Shtetit, nuk është “njeriu i KGB-së” vetëm se

Pikëpamjet e shprehura në fq: OPINIONE & VËSHTRIME nuk përfaqësojnë domosdoshmërisht politikën redaksionale të „KOHA javore„

VËSHTRIM & OPINION

mori një herë një medalje të miqësisë nga Putin. E njëjta medalje iu dha Rowan Williams dhe Jean Kretien. Një gjë e mirë në lidhje me fitoren e Trump është se ai duket të jetë imun ndaj presionit për të ndjekur ortodoksinë e politikës së jashtme. Nëse Hillary Clinton do të fitonte zgjedhjet presidenciale, nuk do kishte asnjë dyshim se tensionet mes Amerikës dhe Rusisë do të ishin shumë më të larta dhe të debati do të arrinte kulmim. Askush nuk mendon se Moska duhet nënvlerësuar, por as nuk duhet të thellohet edhe më tej ky konflikt ushtarak, duke pretenduar se Perëndimi kërcënohet nga “djali i keq rus” tek i cili duhet të përqendrojmë forcën tonë fizike dhe morale. E ENJTE, 22 DHJETOR 2016

Javore KOHA

11


VËSHTRIM & OPINION

Humanizmi si vlerë bashkëkohore

Bëni gjëra të me dashuri t

Qoftë edhe një përpjekje e vogël bamirësie mund të lehtësojë një shpirt të rënduar dhe të lodhur. Ajo mund të ndryshojë jetën e njerëzve. Çdonjëri nga ne e ka obligim të kontribuojë në këtë drejtim. Nuk duhet të harrojmë se një pjesë e qytetarëve ka nevojë për përkrahje dhe Huma mbështetje, jo vetëm nëpërmjet institucioneve shtetërore, por edhe donatorëve, vullnetarëve e njerëzve zemërmirë e dorëdhënë

Gjekë Gjonaj

Portalet dhe mediat lokale në Ulqin publikuan lajmin se Ardian Mavriqi, dhuroi rrogën e këshilltarit

“ 12

në Kuvendin e Komunës së Ulqinit për fëmijët e Qendrës Ditore të Fëmijëve me Aftësi të Kufizuara „

Qëllimi ynë kryesor në jetë duhet të jetë t’i ndihmojmë të tjerët. E nëse nuk mund t’i ndihmojmë të paktën mos t‘i lëndojmë. Në këtë mënyrë të tjerëve do t‘u mundësojmë një kënaqësi. Një buzëqeshje. Një lumturi. Një gëzim. Një shpresë. Një optimizëm. Një shans që të rikapin rrugën e lënë përgjysmë apo në vetëm pak kohë. Si qenie humane nuk duhet të kursejmë asgjë për të ndihmuar. Është me të vërtetë bukur të ndihmosh të tjerët dhe ia vlen t’i ndihmosh

Javore KOHA

E ENJTE, 22 DHJETOR 2016

Sirena“ dhe Punishtes Artistike për Fëmijë „Art Dulcinium“. Ky është një gjest fisnik, i një politikani të gjeneratës së re. Të mos keqkuptohemi. Qëllimi i këtij shkrimi nuk është t’i thurim lavdi autorit të këtij akti njerëzor, por që të kujtojmë shembullin e njerëzishëm të secilit prej nesh, që bën vepra të mira në shërbim të të tjerëve. Fakti që ndihmon një person në nevojë do të thotë shumë. Jo vetëm për atë që do ta di për nder, por edhe për vete. Sepse, ndihesh mirë që ke bërë një gjest humanitar. Në momentin që ndihmon dikë ai nga ana tjetër do të na gjendet pranë nëse do ndodheshim në vështirësi. Të ndihmosh njerëzit qëndron përtej të

Pikëpamjet e shprehura në fq: OPINIONE & VËSHTRIME nuk përfaqësojnë domosdoshmërisht politikën redaksionale të „KOHA javore„


VËSHTRIM & OPINION

ë vogla të madhe

anizmi si vlerë bashkëkohore

qenurit dikush. Njeriu i mirësisë , meriton respekt. Bamirësia është një vlerë dhe virtyt i shoqërisë sonë të cilën duhet ta përhapim. Sidomos sot. Kur dukshëm janë zbehur vlerat morale dhe dominojnë antivlerat. Andaj shoqëria e sotme, e rrezikuar nga kriza e humanizmit ( vlerat universale të njerëzimit) , ka nevojë për mirësi , për njerëz të vullnetit të mirë. Të jesh i mirë domethënë t’i kundërpërgjigjesh me ndjeshmëri, njerëzillëk e ngrohtësi ndaj nevojave të të tjerëve. Qoftë edhe një përpjekje e vogël bamirësie mund të lehtësojë një shpirt të rënduar dhe të lodhur. Ajo mund të ndryshojë jetën e njerëzve. Çdonjëri nga ne e ka obligim të

kontribuojë në këtë drejtim. Nuk duhet të harrojmë se një pjesë e qytetarëve ka nevojë për përkrahje dhe mbështetje, jo vetëm nëpërmjet institucioneve shtetërore, por edhe donatorëve, vullnetarëve e njerëzve zemërmirë e dorëdhënë. Të gjithë ata që sot ndihmojnë të tjerët , nesër do të ndihmojnë veten. Nëse i ndihmojmë të afërmit dhe të varfëritë, kjo edhe më shumë do të na ofrojë mes nesh, do të na shtojë dashurinë dhe respektin e ndërsjellët. Qëllimi ynë kryesor në jetë duhet të jetë t’i ndihmojmë të tjerët. E nëse nuk mund t’i ndihmojmë të paktën mos t‘i lëndojmë. Në këtë mënyrë të tjerëve do t‘u mundësojmë një kënaqësi. Një buzëqeshje. Një lum-

Pikëpamjet e shprehura në fq: OPINIONE & VËSHTRIME nuk përfaqësojnë domosdoshmërisht politikën redaksionale të „KOHA javore„

turi. Një gëzim. Një shpresë. Një optimizëm. Një shans që të rikapin rrugën e lënë përgjysmë apo në vetëm pak kohë. Si qenie humane nuk duhet të kursejmë asgjë për të ndihmuar. Është me të vërtetë bukur të ndihmosh të tjerët dhe ia vlen t’i ndihmosh. Të kujtojmë vetëm misionaren e dhembshurisë njerëzore -Nënë Terezën dhe njërën prej dhjetë shprehjeve më të bukura të saj: “Ne s’mund të bëjmë dot gjëra të mëdha, vetëm gjera të vogla me dashuri të madhe”. E kaluara jonë na bën të besojmë se me gjithë vuajtjet e dhimbjet, gjithmonë humanizmi triumfon mbi barbarinë, e mira triumfon mbi të keqen, e drejta mbi padrejtësinë. E ENJTE, 22 DHJETOR 2016

Javore KOHA

13


HISTORI

Roli i diplomacisë Austro-Hungareze në shpalljen e pavarësisë së shtetit shqiptar (2)

Ndihma e madhe diplomatike Nga këndvështrimi i dokumenteve historike dhe i arkivave vërehet qartë përpjekja dhe ndihma e madhe diplomatike e Austro-Hungarisë, veçanërisht e kontit Berchtold, në shpalljen e Pavarësise së shtetit shqiptar më 28 nëntor 1912 Dr. Nexhat Avdiu (vijon nga numri i kaluar) Nga data 5 deri 28 nëntor 1912, në afat prej tri javësh, u zhvilluan të gjitha përgatitjet teknike dhe kontaktet diplomatike për të gjetur mbështetje për Shpalljen e Pavarësisë së Shqipërisë dhe njohjen e saj. Po ashtu, po në këtë muaj, pra, në nëntor 1912, në Bukuresht Ismail Qemali dhe Luigj Gurakuqi së bashku me udhëheqësit e organizatave të mërgatës, u mblodhën të diskutojnë për rrethanat politike në

14

të cilat ndodheshin shqiptarët, më konkretisht mbajtja e një kuvendi kombëtar. Udhëtimi i Ismail Qemalit për kohën ishte mjaft delikat dhe logjistika e tij ishte plot ndërlikime të mundshme, për faktin që tani lufta ishte në kulmin e saj. Por, një favor për udhëtimin e tij ishte se Rumania nuk qe e përzier në luftën ballkanike dhe kryesisht me prirje dhe vështrim perëndimor. Thënë në përgjithësi, klima politike ishte dashamirëse për shqiptarët. Kolonia shqiptare e Bukureshtit i dha mbështetje të fuqishme Ismail Qemalit

Se si e mendonte një Shqipëri të pavarur dhe se ku do të ishte kryeqendra e saj, “Neue Freie Presse” e pasqyron kështu idenë e Ismail Qemalit, ku sipas tij: “Shqipëria e pavarur do të jetë një shtet me rreth dy milionë e gjysmë banorë... Kryeqyteti i Shqipërisë mund të ishte Elbasani, për arsye të pozitës së tij qendrore, por rol të madh mund të luante edhe Vlora”

Javore KOHA

E ENJTE, 22 DHJETOR 2016

për udhëtimin e tij dhe vizionin e shpëtimit të Shqipërisë nga shtetet ballkanike. Ata mendonin se për momentin zgjidhja mund të ishte autonomia nën sovranitetin osman dhe se pavarësia e Shqipërisë për ta ishte një ideal mjaft i largët. Austriakët që informoheshin në Bukuresht për aktivitetet e shqiptarëve dhe konkretisht të Ismail Qemalit dhe Luigj Gurakuqit, i raportonin kështu Ministrisë së Punëve të Jashtme: “Luigj Gurakuqi mund të luaj rolin e udhëheqësit të intelektualëve shqiptarë, ndërkohë që Ismail Qemali është udhëheqësi politik i tyre”. Ismail Qemali udhëtimin e tij nga Bukureshti drejt Vjenës, duhej ta niste për në Shqipëri nëpërmjet Detit Mesdhe për të arritur në Patras, Korfuz dhe Brindisi. Por, më 4 nëntor, anijet greke kishin bllokuar bregdetin shqiptar deri në Vlorë, për të mos lejuar ankorimin e luftanijeve osmane. Pra, bllokimi i Vlorës nga grekët mund t’i ndërlikonte krejt planet e Ismail Qemalit. Para kësaj, grekët kishin marrë Prevezën dhe kishin depërtuar deri në Sarandë. Siç shihet, kjo ndërhyrje e Greqisë nuk


KULTURË

i pëlqente Vjenës, prandaj edhe reagoi menjëherë Konti Berchtold. Ai më 6 nëntor i dërgoi një telegram ambasadorit të tij në Athinë, të cilin e porosiste që t’ia bënte me dije qeverisë greke pakënaqësinë e tij. Ndërsa, se si e mendonte Ismail Qemali një Shqipëri të pavarur dhe se ku do të ishte kryeqendra e saj, “Neue Freie Presse” e pasqyron kështu idenë e Ismailit, ku sipas tij: “Shqipëria e pavarur do të jetë një shtet me rreth dy milionë e gjysmë banorë... Kryeqyteti i Shqipërisë mund të ishte Elbasani, për arsye të pozitës së tij qendrore, por rol të madh mund të luante edhe Vlora”. Pra, vetëm dy ditë pas largimit nga Bukureshti, Ismail Qemali kishte nisur të fliste hapur për pavarësinë, ndryshe nga deklaratat dhe qëndrimi që mbante në Rumani. Kjo intervistë mund të konsiderohet si dokumenti i parë ku Ismail Qemali, në mënyrë të hapur dhe publike, artikulon idenë për pavarësi. Më 20 nëntor 1912, Ismail Qemali vjen në Durrës, me motivacionin për të shpallur Pavarësinë e Shqipërisë. Raportet e konsujve austro-hungarezë i kushtojnë një vëmendje të veçantë udhëtimit të tij nga Triestja për në Durrës, arritjen e tij në Durrës, pritjen që i është bërë si në aspektin popullor ashtu edhe atë zyrtar. Situata në Shqipëri, sidomos në Lushnje, Durrës e Berat ishte thuajse e pavarësisë së plotë, kështu që autonomia nuk kishte kuptim të kërkohej ashtu siç ishte vendosur në Bukuresht. Ndërkohë qytetet e Shqipërisë, duke e parë veten se po pushtoheshin nga ushtritë

serbe, si Durrësi, Elbasani, Tirana, Kavaja, Peqini, Lushnja, filluan të shpallnin njëra pas tjetrës pavarësinë kombëtare dhe të ngrinin flamurin e kuq me shkabën e zezë dykrenare, për t’u treguar ushtrive të huaja se Shqipëria i kishte shkëputur përfundimisht lidhjet më Turqinë dhe se ato po marshonin në tokën e Shqipërisë së lirë. Akti i shpalljes së Pavarësisë së Shqipërisë u realizua nga patriotët shqiptarë më 28 nëntor 1912, në Kuvendin Kombëtar të Vlorës. “Sot, Kongresi shqiptar proklamoi pavarësinë e Shqipërisë”, telegrafon po këtë ditë nga Vlora konsulli Lejhanec për Berchtoldin, duke i dhënë lajmin për shpalljen e pavarësisë. Një ditë më vonë, në një raport më të zgjeruar na jep detaje interesante për të gjithë ceremoninë se si është zhvilluar dita për aktin e pavarësisë. Lejhanec raporton se “Kuvendi Kombëtar i jashtëzakonshëm u mblodh në orën 2 pasdreke, në shtëpinë e kryetarit të bashkisë, Xhemil bej Vlorës... Kuvendi vendosi unanimisht proklamimin e Pavarësisë së të gjithë Shqipërisë dhe njoftimin pa humbur kohë të Fuqive të Mëdha dhe të shteteve ndërluftuese (ballkanike)”. Më pas, aty afër orës 4 pasdreke, te dera e shtëpisë së Xhemil bej Vlorës u ngrit flamuri kombëtar, një shkabë dykrenare e zezë brenda në fushë të kuqe. Proklamimi i Pavarësisë së Shqipërisë iu njoftua popullit që priste jashtë, i cili e priti me gëzim dhe entuziazëm. Nga ky entuziazëm që mori popullsia me aktin e pavarësisë, pastaj

një turmë njerëzish përshkoi rrugët e qytetit, duke kënduar dhe brohoritur. Në shenjë mirënjohjeje dhe falënderimi për Austro-Hungarinë, një turmë njerëzish, shkruan Lejhanec, “qëndroi përpara konsullatës tonë dhe shprehu në brohoritje të stuhishme duke thirr ‘Rroftë Shqipëria! Rroftë Austria!’” Njëkohësisht, nuk ka munguar as përshëndetja dhe falënderimi nga ana e Lejhanecit: “Falënderova nga dritarja kolonën, duke tundur kapelën dhe thirrur ‘Rroftë Shqipëria!’”. Deklarata mbi Pavarësinë e Shqipërisë u prit në Vjenë me ngrohtësinë më të madhe. Ambasadori britanik, Cartwright, kështu i përshkruan reagimet e Vjenës zyrtare dhe opinionit publik austriak: “Lajmi mbi shpalljen e pavarësisë së Shqipërisë, i përfshirë në telegramin që e pranoi Ministria e Jashtme austriake me 29 nëntor nga Ismail Qemal beu, u mirëprit me ngrohtësi në Vjenë dhe ky lajm u përshëndet nga shtypi i këtushëm me një lehtësim dhe kënaqësi evidente”. Shpallja e Pavarësisë më 28 nëntor të vitit 1912 cilësohet si ngjarja më e rëndësishme në historinë e Shqipërisë të shek. XX, kurse dita e ngritjes së flamurit kombëtar, simbolit të themelimit të shtetit shqiptar, si festa kombëtare e të gjithë shqiptarëve. Nga këndvështrimi i dokumenteve historike dhe i arkivave vërehet qartë përpjekja dhe ndihma e madhe diplomatike e Austro-Hungarisë, veçanërisht e kontit Berchtold, në shpalljen e Pavarësise së shtetit shqiptar më 28 nëntor 1912. (Fund) E ENJTE, 22 DHJETOR 2016

Javore KOHA

15


KULTURË

Kritikët botërorë në Tiranë

KADARE

meriton Nobelin!

Si dëshmi nderimi që bota akademike e kulturore – shqiptare dhe e huaj – i shpreh shkrimtarit Ismail Kadare, janë takuar në Tiranë, botues, përkthyes dhe akademikë, në konferencën e organizuar nga Universiteti i Tiranës, Departamenti i Letërsisë, në bashkëpunim me Departamentin e Gjuhës (Fakulteti i Historisë dhe i Filologjisë), në kuadër të aktiviteteve që përkojnë me 80-vjetorin e lindjes së shkrimtarit Si dëshmi nderimi që bota akademike e kulturore – shqiptare dhe e huaj – i shpreh shkrimtarit Ismail Kadare, janë takuar dje në Tiranë, botues, përkthyes dhe akademikë, në konferencën e organizuar nga Universiteti i Tiranës, Departamenti i Letërsisë, në bashkëpunim me Departamentin e Gjuhës (Fakulteti i Historisë dhe i Filologjisë), në kuadër të aktiviteteve që përkojnë me 80-vjetorin e lindjes së shkrimtarit. Seanca e parë e Konferencës që u mbajt në Tirana International u drejtua nga profesoreshë Floresha Dado, studiuesi Françesko Altimari, dhe kritiku i njohur Petër Morgan. I pari që mbajti kumtesën kushtuar këtij eventi të rëndësishëm ishte kritiku francez Eric Faye, i cili tha se Kadare me Pallatin e Ëndrrave, hedh

16

Javore KOHA

E ENJTE, 22 DHJETOR 2016

një hap më shumë dhe tejkalon Oruellin, meqë pushteti e kërkon, që brenda mureve të “Tabir Sarajit” të njohë të pandërgjegjshmen e njerëzve dhe të asgjësojë komplotet dhe prirjet e tjera të mjegullta të rebelimit. “Kadare është shkrimtar i një vendi të vogël, por është shkrimtar i madh nga një vend i vogël. Për këtë arsye të shkruarit e veprës së tij përbën një rekord shumë të madh për letërsinë. Ai ka shkruar në një nga diktaturat më të egra, ku ishte e pamundur të shkruaje dhe ai për këtë arsye ka arritur të bëjë një vepër shumë të magjishme dhe interesante. Te vepra e tij përmblidhet e gjithë historia njerëzore, jo vetëm e vendit të tij. Gjejmë tiparin universal, luftën e njeriut kundër pushtetit e me radhë. Kadare është një shkrimtar që e meriton Nobelin, dhe shkruan një gjuhë ballkanike. Do të ishte mirë që Nobeli që prej kohësh ka munguar në Ballkan të jepej për një shkrimtar ballkanas”, tha Faye. Pas tij, fjalën e ka marrë përkthyesi anglez John Hodgson, duke lexuar kumtesën me titull “Pritja e veprës së Kadaresë në Angli e Amerikë në vitet 1971-1990”. Hodgson ka treguar impaktin e parë të letërsisë së Kadaresë

në botën angleze. “Një nga veçantitë e Kadaresë është zhytja në të kaluarën për të na folur për të tashmen, ndryshe nga Oruell, i cili i referohet një fiksioni në të ardhmen për të na paralajmëruar për të tashmen. Letërsia e Kadaresë është një autopsi mbi totalitarizmin”. Kritiku nga Australia, Piter Morgan vlerësoi shkrimtarin kështu: “Kadareja është një nga shkrimtarët më të mirë të Europës dhe në botë. Letërsia shqiptare me Kadarenë është në nivele të respektueshme të letërsisë botërore. Kadarenë duhet ta shikojmë në kuadrin e letërsisë botërore dhe jo të së kaluarës. Këtu qëndron edhe thelbi për të cilin ai e meriton çmimin ‘Nobel’”. David Bellos, një tjetër përkthyes i veprës së shkrimtarit shqiptar ka folur për temën “Ismail Kadare dhe çështja e pushtetit” duke thënë se te Piramida ne shohim botën e lashtë pjesërisht përmes syve të një faraoni; te Pasardhësi ne shohim një botë moderne pjesërisht përmes syve të një “Prijësi”; dhe në shumë vende të tjera përjetojmë se si është të jesh pranë pushtetit në një pallat të ëndrrave, në administratën e një rendi qorrues,


KULTURË

apo edhe në Moskë në vitin 1960. “Kadare sigurisht që shpreh solidaritetin me viktimat e pushtetit, por ajo që më intereson mua këtu është shkalla në të cilën ai na bën të mëshirojmë a simpatizojmë njerëzit që kërkojnë dhe marrin pushtetin, po aq sa ata që jetojnë të shtypur nën të. Në universin e Ismail Kadaresë, pushteti nuk është kënaqësi. Është mallkim”, tha ndër të tjera Bellos. Për pritjen e veprës së Kadaresë për lexuesin italian, foli akademiku, dhe filologu arbëresh Matteo Mandala, duke u ndalur te romani “Kronikë në gur” theksoi ndër të tjera se “ky roman konfigurohet si një nga shtyllat e sistemit të ardhshëm narrativ kadarean, sepse përmban disa nga bërthamat kryesore të tij. Në fakt, Kronikë në gur, bashkë me Kështjellën, përfaqësojnë përgjigjen që i dha Kadare krizës së thellë që e përfshiu gjatë trevjeçarit 1965-‘67”. Përkthyesi gjerman Joachim Röhm ka folur për pasojat e përkohshme të “grindjes letrare gjermano-gjermane“ për receptimin e veprës së Ismail Kadaresë në gjuhën gjermane se si shkrimtari ishte ndër viktimat e kësaj polemike që, bashkë me disa faktorë

të tjerë, shkaktoi një ndërprerje disavjeçare të botimeve të tij në gjuhën gjermane. Konferenca ka bashkuar përfaqësues prestigjiozë të qarqeve akademike e kulturore nga mbarë bota, nga Australia, Franca, Anglia, Rusia, Gjermania, Italia, Rumania e të tjerë, por edhe studiues të dalluar nga hapësira shqiptare, Kjo Konferencë bashkoi dje në Tiranë përfaqësues prestigjiozë të qarqeve akademike e kulturore nga mbarë bota, nga Australia në Francë, nga Anglia në Rusi, nga Gjermania, Italia, Rumania etj., me studiues të gjithë hapësirës shqiptare. Morën pjesë, ndër të tjerë, akademikë, profesorë e përkthyes të huaj: Peter Morgan (Australi), John Hodgson (Angli), David Bellos (Angli), Joachim Röhm (Gjermani), Eric Faye, Jean Paul Champseix dhe Alexandre Zotos (Francë), Aleksander Rusakov (Rusi), Marius Dobrescu (Rumani); profesorët italo-arbëreshë Matteo Mandalá (Palermo) dhe Françesko Altimari (Kozencë); nga Kosova studiuesit Agim Vinca, Kujtim Shala, Bajram Kosumi etj., studiues nga Maqedonia dhe nga diaspora (SHBA),

akad. Floresha Dado, akad. Gjovalin Shkurtaj e prof. Shaban Sinani të Akademisë së Shkencave të Shqipërisë, prof. Xhevat Lloshi nga Akademia Shqiptare e Shkencave dhe e Arteve, përfaqësues të Qendrës së Studimeve Albanologjike si dhe një numër i madh profesorësh e pedagogësh të Fakultetit të Historisë e të Filologjisë të Universitetit të Tiranës. Konferenca “Studia Kadareiana, albanica et humanitatis” sipas organizatorëve synonte të sillte në hulli të reja në njohjen e deritashme shkencore të veprës së Ismail Kadaresë. Në këtë konferencë u prekën këto çështje si risitë themelore me të cilat Ismail Kadare e ka pasuruar trashëgiminë letrare universale, raportet e veprës së tij me autorë madhorë të letërsisë së përbotshme, specifikat e receptimit të saj në kultura të ndryshme varësisht prej horizonteve të dallueshme të pritjes, çështje të karakterit të përgjithshëm të unikumit kadarean, çështje të pikëprerjes së letërsisë me historinë, mitologjinë, etnografinë e antropologjinë; çështje të gjuhës, të poetikës e të ndërtekstorësisë; çështje të zhanrit, të ndërmedialitetit e të interpretimit etj. E ENJTE, 22 DHJETOR 2016

Javore KOHA

17


SOCIALE

Në shënimet e Xhevdet Pashës (1822-1895), në “Tezakir-i Xhevdet”, Nahija e Krajës numër ortodokse. Në përshkrimin e vitit 1853, Louis Hyacinthe Hecquard thotë se fshatrat e Krajë dhe gjysma katolikë. Një shkresë e 30 qershorit 1876, për Krajën shënonte 600 burra luf

Boshatisja e Krajës (5)

Të dhëna të ndrysh Për Koha Javore:

Hajrudin S. Muja (vijon nga numri i kaluar) Në shënimet e Xhevdet Pashës (1822-1895), në “Tezakir-i Xhevdet”, Nahija e Krajës shtrihej nga fshati Selcë, Kërnicë, Shestan, Muriq, Krajë, Jemenicë dhe Shirokë. Këto shtatë fshatra numëronin 1 110 familje, nga ku 700 prej tyre ishin familje myslimane, 150 katolike dhe 250 ortodokse. Të gjithë këta ishin shqiptarë dhe gjuha e komunikimit ndërmjet tyre ishte gjuha shqipe [Gjurmë Albanologjike #2/1969]. Afërsisht në këtë kohë shkruan edhe Sami Frashëri, por në një kuptim pak më gjithëpërfshirës: “Kraja… së bashku me Ulqinin e Tivarin kanë 376 kilometër katrorë, dhe 16.000 banorë, pjesa dërmuese prej të cilëve janë muslimanë”. Me të dhënat e Xhevdet Pashës përkojnë edhe të dhënat e vitit 1831. Nahija e Anës së Malit në këtë kohë kishte 600 shtëpi myslimane, 80 kato-

18

like, 20 ortodokse. Në përshkrimin e vitit 1853, Louis Hyacinthe Hecquard thotë se Kraja përmban shumë fshatra të vegjël, të vendosura në pjesën lindore të malit Tarabosh, në anë të liqenit, që shtrihet deri në kufijtë e krahinës së Tivarit. Ato kanë së bashku 430 shtëpi, banorët e të cilëve 3 000 gjithsej janë gjysma myslimanë dhe gjysma katolikë. Të vendosur mbi male të mbuluara me vreshta dhe drurë frutorë, banorët e këtyre fshatrave janë të gjithë në gjendje të mirë. Të zotë për të ngarë disa varka të vogla, të quajtura lundra, ata i përdorin ato për të bërë transportimin mbi liqen, monopolin e të cilit e kanë vetë [Hecuqard:2008]. Këto lundra i gjejmë të përshkruara më hollësisht në shënimet e Degrandit më 1901 [Degrand:1901]. Një shkresë e 30 qershorit 1876, për Krajën shënonte 600 burra lufte dhe 250 për fshatrat e Muriqit dhe Shestanit [Mile:1978]. Në një regjistrim të popullatës së krishterë të Krajës Perëndimore (përfshirë edhe Ftjanin) për vitin 1881, edhe pse jo i plotë, jep një informatë të pjesërishme, pasi siç

Në vitin 1953 ishin regjistruar gjithsej 875 familje me 4 000 anëtarë. Në regjistrimin e radhës të vitit 1961, kemi 90 familje më pak, me vetëm 36 anëtarë më pak. Pra, gjithsej 785 familje me 3 964 anëtarë

Javore KOHA

E ENJTE, 22 DHJETOR 2016

vë në dijeni regjistruesi, familjet myslimane nuk kishin pranuar të regjistroheshin. Sipas tij, në Krajë e Muriq kishte 360 familje. Veç kësaj, regjistrimi i banorëve myslimanë edhe për Pinç, Ljare, Brisk dhe Ftjan është i mangët, 64 banorë për Ljaren dhe 4 për Shestanin e Epërm. Në këtë regjistrim, Ftjani kishte të regjistruara 38 familje me 211 banorë, Ljarja 42 familje me 235 banorë katolikë dhe 9 familje me 64 banorë myslimanë. Në Pinç 18 familje me 79 banorë. Kapetania e Ljares që përfshinte fshatrat prej Ftjanit deri në Gjyraç, pa Shestanin, kishte 107 familje me 589 banorë. Nga fshati Ftjan, përfshirë edhe fshatrat e Shestanit kishte 341 familje me 1331 banorë. Nga familjet e regjistruara, kishte 10 familje myslimane me 68 banorë. Në të gjithë regjistrin kishte 1 026 katolikë, në kapetaninë e Ljares 525, në Shestanin e Poshtëm 280 dhe në Shestanin e Epërm 221 katolikë. Në Shestanin e Poshtëm, përkatësisht në fshatrat Pecaj, Bujgër dhe Uçdabaj kishte 237 ortodoksë. Pas vitit 1911, kemi të dhënat e Andrija Joviçeviqit, që i përfshinë në botimin e vitit 1922 në “Crnogorsko Primorje i Krajina”. Duke llogaritur nga “Selačke Stubice” e deri në Sjerç, në kufirin e vjetër me Malin e Zi, ai kishte gjetur 989 familje. Nga Selca deri në Kazinë kishte 1 458 familje - 322 ortodokse, 382 katolike dhe 754 myslimane. Sipas regjistrimit të popullsisë më 31


SOCIALE

ronte 1 110 familje, nga ku 700 prej tyre ishin familje myslimane, 150 katolike dhe 250 ës kanë së bashku 430 shtëpi, banorët e të cilëve 3 000 gjithsej janë gjysma myslimanë fte dhe 250 për fshatrat e Muriqit dhe Shestanit

hme mbi popullsinë shkurt 1921, rrethi i Krajës numëronte 4 253 banorë. Joviçeviqi, sipas fshatrave ka shënuar: Selca - 180 shtëpi, të gjithë ortodoksë; Kërrnica - 90 familje, të gjitha ortodokse; Shestani 182 shtëpi; Muriqi i Epërm - 14 familje të besimit islam; Muriqi i Poshtëm - 15 shtëpi; Besi - 15 shtëpi; Rjepsi - 4 shtëpi myslimane; Pinçi - 29 familje, 8 myslimane e 21 katolike; Babsuli ka 5 shtëpi të besimit islam; Ljarja (Livari) 61 familje, 10 myslimane e 51 katolike. Brisku Nalt - 34 familje të krishtera (nuk shënon familjet myslimane); Brisku Poshtë - 17 familje, 5 katolike, 12 myslimane; Ftjani (Tijana) - gjithsej 57 shtëpi, 37 myslimane, 20 katolike. Tutje të gjitha familje myslimane: Kështenja - 41 familje, Dragoviqi - 16 familje, Matgushi - 16 familje, Ramushejt - 28, Qyrjani - 31, Runji - 24, Ostrosi i Vogël - 61, Ostrosi i Madh - 113, Arbneshi - 103 familje, Blaca - 14 familje, Boboshti - 40 familje, Sjerçi - 8 familje, Skjeja - 42 familje, Zogajt pa numër familjesh dhe Shiroka - 128 familje, 104 katolike dhe 24 myslimane. Sipas tij, 218 familje krajane ose 22% e tyre janë të ardhur prej Shkrelit, 131 ose 13% prej Kelmendit, 82 familje prej Mirdite, 56 familje prej Bratonozhiqëve, 28 prej Grudës, 23 prej Kuçit, 14 prej Kastratit, 14 prej Pejës, 8 prej Tivarit [Jovičević:1922]. Në regjistrimin e vitit 1925, Kraja Lindore (pa Ftjanin) kishte 549 familje me 2 543 banorë, kurse Kraja Perëndimore

kishte 271 familje me 1 158 banorë, gjithsej 762 familje me 3 393 banorë. Sipas fshatrave ishin regjistruar: Uzhdabiqi (Shestani) kishte 13 familje me 25 anëtarë, Marstjepoviqi - 14 familje me 60 anëtarë, Draçevica - 43 familje me 158 anëtarë, Karanikiqi - 30 familje me 91 anëtarë, Gurza - 22 familje me 103 anëtarë, Gjuraçi - 22 familje me 100 anëtarë, Lukiqi - 14 familje me 64 anëtarë, Muriqi i Epërm - 20 familje me 47 anëtarë, Pinçi - 25 familje me 114 anëtarë, Ljarja - 62 familje me 301 anëtarë, Brisku Nalt - 35 familje me 162 anëtarë, Brisku Poshtë - 16 familje me 95 anëtarë, Kështenja - 43 familje me 212 anëtarë, Dragoviqi 14 familje me 112 anëtarë, Martiqi 112 familje me 492 anëtarë, Ostrosi i Vogël - 83 familje me 375 anëtarë, Ostrosi i Madh - 120 familje me 521 anëtarë dhe Arbneshi - 119 familje me 523 anëtarë. [Radusinovic:1964]. Gazeta “Bashkimi i Kombit”, më 8 prill 1944 shkruante: “Popullsija e Krajës përbahet hamendsisht prej 6-7000 frymësh, të shumtën musliman dhe nji pjesë katholike”. Ndërmjet vitit 1948 dhe 1961 ishin bërë dy regjistrime për vitin 1953 dhe 1961. Në vitin 1953 ishin regjistruar në Marstjepoviq - 14 familje me 65 anëtarë, Draçevica - 27 familje me 117 anëtarë, Karanikiqi - 23 familje me 104 anëtarë, Gurza - 16 familje me 78 anëtarë, Gjuraçi - 15 familje me 81 anëtarë, Lukiqi - 16 familje me

76 anëtarë, Muriqi i Epërm - 18 familje me 95 anëtarë, Pinçi - 31 familje me 179 anëtarë, Ljarja - 71 familje me 326 anëtarë, Brisku Nalt - 33 familje me 139 anëtarë, Brisku Poshtë - 20 familje me 116 anëtarë, Ftjani - 58 familje me 288 anëtarë, Kështenja 102 familje me 517 anëtarë, Martiqi 111 familje me 530 anëtarë, Ostrosi i Vogël - 72 shtëpi me 358 anëtarë, Ostrosi i Madh - 125 shtëpi me 575 anëtarë dhe Arbneshi - 115 familje me 556 anëtarë. Gjithsej 875 familje me 4 000 anëtarë. Në regjistrimin e radhës të vitit 1961, kemi 90 familje më pak me vetëm 36 anëtarë më pak. Marstjepoviqi kishte 13 familje me 68 anëtarë, Draçevica - 26 familje me 106 anëtarë, Karanikiqi - 20 familje me 98 anëtarë, Gurza - 17 familje me 94 anëtarë, Gjuraçi 15 familje me 74 anëtarë, Lukiqi - 15 familje me 68 anëtarë, Muriqi i Epërm - 26 familje me 138 anëtarë, Pinçi 33 familje me 183 anëtarë, Ljarja - 64 familje me 207 anëtarë, Brisku Nalt - 25 familje me 142 anëtarë, Brisku Poshtë - 20 familje me 140 anëtarë, Ftjani - 57 familje me 282 anëtarë, Kështenja - 107 familje me 551 anëtarë, Martiqi - 113 familje me 565 anëtarë, Ostrosi i Vogël - 78 shtëpi me 334 anëtarë, Ostrosi i Madh - 129 shtëpi me 612 anëtarë dhe Arbneshi - 117 familje me 502 anëtarë. Gjithsej 785 familje me 3 964 anëtarë [Radusinovic:1964]. (vazhdon) E ENJTE, 22 DHJETOR 2016

Javore KOHA

19


KULTURË

Slavoj Zhizhek : Auroportret i një burri të vështirë Në thelb, të gjithë jemi të këqinj, egoistë e të pështirë. Merre torturën si shembull. Po bëhem realist. Nëse do të kisha një vajzë dhe ajo do të kidnapohej – dhe po qe se do të hasja në një shok të kidnapuesit – nuk mund të them se nuk do ta torturoja atë person. Jam bërë më agresiv me kalimin e kohës. Disa thonë se jam më i djathtë, që është absolutisht e pavërtetë. Rreth krizës së refugjatëve, duhet të heqim dorë nga patronizimet si “ata janë njerëz të dashur.” Jo. Ka vrasës mes tyre sikurse ka mes nesh. E majta liberale të ndalon së shkruari çdo gjë të keqe për refugjatët, që rezulton me monopolin e së djathtës në qëndrimin anti-emigrant. Nuk jam baba i mirë. Ka diçka qesharake në të mbrojturit e dinjitetin tim, të cilës gjë i rezistoj menjëherë. I biri im tinejxher identifikohet me minimin e autoritetit tim. Kur ishte 14 vjeç, isha nervozuar me të dhe pata përdorur një shprehje vulgare nga sllovenishtja: “T’ia bëftë qeni nenës.” Ai u përgjigj: “Ka ndodhur tashmë 15 vjet më parë. Kështu linda unë.” Shoku im më quan më Fidel. Jo për shkak të politikës, por për shkak se flas shumë. E pata vizituar Kubën.

20

Javore KOHA

E ENJTE, 22 DHJETOR 2016

Një herë dhe sa rrija atje në televizion shfaqet Fidel Castro duke hyrë në një takim teksa thoshte: “Kamaradë, vetëm pesë minuta t’i shqyrtojmë disa gjëra.” Rashë në gjumë, u zgjova pesë orë më vonë dhe ai fliste ende. E urrej arrogancën e korrektësisë politike. Me shokë të zinj, ndryshe nga korrektësia politike e të bardhëve, unë ndërtoj raporte të vërteta. Si? Me tregime të ndyra dhe me shaka të ndyra. Kur viziton një shtet të huaj, luan lojëra kompjuterike, flet për ushqimin që ta kënda dhe muzikën që dëgjon, por si bëheni shokë me të vërtetë? Shkëmbeni pak turpësi. E kam të pamundur të kem “onenight stands”. Në qytetin tim, në Lublanë, mund t’u tregoj me saktësi me cilat gra kam fjetur, sepse i kam martuar të gjitha. Do të ishte horrorr të thuash “E dua ISIS-in”. Por shikoni organizimin e tij me identitetin fluid postmodern. Ekziston një tendencë ‘ilegale’ emancipimi në Islam; një historian i mrekullueshëm mysliman i filozofisë kishte nxjerrë një teori, ku thoshte se akuinët e kishin keqlexuar Aristotelin nën ndikimin e poetëve islamikë si Avicena, që i hapi rrugë modernitetit,

të drejtave të homoseksualëve dhe kështu me radhë. Prindërit e mi nuk ishin strikt, patronizues po. Nuk i pëlqeja. Të dy vdiqën në spital gjatë asaj nate dhe kur kuptova përmes telefonit mëngjesin e nesërm gjendesha duke punuar para kompjuterit tim të punës. Thashë: “Çdo gjë në rregull? Ok, faleminderit,” dhe vazhdova. U ndjeva tërësisht i ftohtë – diçka nuk shkonte. Nuk po mburrem për atë punë. Hollywoodi i di të gjitha. Është i obsesionuar me distopinë, si në “Elysium” apo “The Hunger Games”. Me të vërtetë mendoj se këto janë ndër mundësitë e mëdha që do të sjell e ardhmja. Të rinjtë e ditëve të sotme duhet të përgatiten për një katastrofë të madhe, të mendojnë mirë për luftërat e përditshme lokale dhe të mos rrëshqasin në moralizime. Të shkruarit më shpëtoi jetën. Vite më parë, për shkak të disa tundimeve me dashurinë, isha në një situatë vetëvrasëse për disa javë radhazi. I thashë vetes: “Mundem ta vras veten, por më duhet ta përfundoj një tekst. Do ta përfundoj së pari, pastaj do të vetëvritem.” Më pastaj ishte edhe një tekst tjetër – and so on and so on – dhe ja ku jam, ende këtu.


KULTURË

Shoqata e Artistëve dhe Intelektualëve “Art Club” dhe Biblioteka e Qytetit – Ulqin shënuan 100-vjetorin e lindjes së shkrimtarit Esad Mekuli

Njeri nga populli dhe i popullit Ulqin – Shoqata e Artistëve dhe Intelektualëve “Art Club” në bashkëpunim me Bibliotekën e Qytetit në Ulqin shënuan të shtunën 100-vjetorin e lindjes së Esad Mekulit, njërit prej personaliteteve i cili ka lënë gjurmë të pashlyeshme në jetën letrare, kulturore, gazetareske, shkencore në Kosovë dhe në ish Jugosllavi. Mbrëmja letrare ishte konceptuar në mënyrë të tillë ku u fol për jetën dhe krijimtarinë e Mekulit, u lexuan vargje nga krijimtaria e tij poetike, si dhe poezi kushtuar poetit. Akademiku Zuvdija Hoxhiq ka folur për njohjen dhe bashkëpunimin me Mekulin, të cilin e ka pasur fqinj në Plavë. Ai ka thënë se Mekulin jo vetëm që e ka dashur, por edhe e ka pasur idhull dhe e ka vlerësuar shumë. “Esadi ka qenë modeli im edhe në jetë, edhe në letërsi. Çdo gjë që kam bërë, kam pasur para syve figurën e këtij njeriu të butë dhe të qetë, por jashtëzakonisht të fortë”, është shprehur Hoxhiq. Akademiku ka thënë se Mekuli “ka qenë mrekulli, njeri nga populli dhe njeri i popullit”. Sipas tij, Esad Mekuli nuk është i

madh sepse është i pari, por është i pari sepse është i madh. “Esad Mekuli i ka krijuar institucionet dhe ka qenë vetë institucion, ka qenë akademi”, ka thënë Hoxhiq. Ai ka evokuar kujtime nga jeta e Mekulit, duke thënë se të gjitha ato ngjarje dëshmojnë se për çfarë njeriu të madh bëhet fjalë. Për krijimtarinë letrare të Esad Mekulit ka folur studiuesi i letërsisë Mr. Haxhi Shabani. Ai ka thënë se “Esad Mekuli, me shumanshmërinë e ndihmesës së tij për themelimin e institucioneve letrare, arsimore, shkencore, botuese, duke u vënë në krye të tyre është personaliteti më i dobishëm dhe më vendimtari që Kosova arriti t’i formojë këto institucione”. Shabani ka theksuar se “ai me poezinë e tij ndonëse nuk shkroi shumë, është pionieri i letërsisë shqiptare në Kosovë, në kuptimin e mirëfilltë të fjalës”. Sipas tij, “këto ndihmesa e bëjnë Esad Mekulin një personalitet të padiskutueshëm në periudhën e pas Luftës së Dytë Botërore në Kosovë, deri në shpalljen e pavarësisë së saj”. Poeti Ibrahim Berjashi ka lexuar poezinë “Vjeshtë e trishtë” kushtuar

Esad Mekulit me rastin e 100-vjetorit të lindjes, kurse poezi nga autori recituan studentja Edina Mustafiq dhe nxënësja e shkollës së mesme Nejra Mujali. Përpos shumë dashamirëve të kulturës në Ulqin, të pranishëm në këtë mbrëmje ishin edhe ambasadori i Republikës së Shqipërisë, Ernal Filo, ambasadori i Republikës së Kosovës, Skender Durmishi, Zv. Ambasadorja e Republikës së Shqipërisë Ermira Braho, kryetari i Komunës së Ulqinit, Nazif Cungu etj. Esad Mekuli u lind më 17 dhjetor 1916 në Plavë, ndërsa vdiq në vitin 1993 në Prishtinë, ku e ka kaluar pjesën më të madhe të jetës së vet. Është laureat i shumë çmimeve, ndër të tjera i Çmimit të KAÇKJ-së (çmimi më i lartë në RSFJ). Ka qenë kryetar i Akademisë së Arteve dhe Shkencave të Kosovës, anëtar i Akademisë së Shkencave dhe Arteve të Malit të Zi dhe i shumë institucioneve prestigjioze ndërkombëtare. Ka botuar 15 përmbledhje me poezi dhe shumë artikuj shkencorë, si dhe ka përkthyer veprat e shumë autorëve të njohur jugosllavë. Mbrëmja letrare u mbajt me mbështetjen e Qendrës për Ruajtjen dhe Zhvillimin e Kulturës së Pakicave i.k. të Malit të Zi.

Institucion kulturor apo rrugë me emrin e Esad Mekulit Kryetari i SHAI “Art Club”, Ismet Kallaba, konstatoi me keqardhje se përkundër kontributit të pamohueshëm dhe shumëdimensional të Esad Mekulit, sot në Plavë, në qytetin e tij të lindjes, të cilin ai e lartësoi me punën e tij, nuk ka asgjë me emrin e tij. Prandaj me këtë rast ai bëri publik propozimin e kësaj shoqate dhe të Këshillit Kombëtar të Shqiptarëve në Malin e Zi që me emrin e Esad Mekulit të emërtohet ndonjë institucion kulturor, rrugë apo shesh në qytetin e Plavës.

Foto: S. ISMAILI

E ENJTE, 22 DHJETOR 2016

Javore KOHA

21


PANORAMË

t

Shuhet aktori i mirënjohur shqiptar Aktori i mirënjohur shqiptar Lazër Filipi u nda nga jeta në moshën 96-vjeçare. Ai ishte një prej aktorëve më të njohur të skenës dhe ekranit shqiptar. Gjithnjë aktiv deri në vitet e fundit të jetës, Lazër Filipi i takon brezit të atyre artistëve që themeluan teatrin shqiptar. Edhe pse kujtohet nga të gjithë për rolin e Leninit, kjo edhe për shkak të një ngjashmërie vizive me këtë të fundit, Lazër Filipi ka interpretuar dhjetëra role, fillimisht në teatër, në vepra kombëtare dhe kryevepra botërore e më pas në kinematografi, ku ka interpretuar karaktere, batutat e të cilëve janë bërë pjesë e së folurës së përditshme të shqiptarëve.

t

Një film për zonjën e parë Jackie Kennedy Regjisori Pablo Larrain, përdor tragjedinë për të nxjerrë në pah kompleksitetin e figurës së Jackiet. Në filmin e tij psikologjik “Jackie”, regjisori kilian Pablo Larrain pikturon një portret impresionist të zonjës së parë Jackie Kennedy në ditët e para pas vrasjes së bashkëshortit të saj John Kennedy më 22 nëntor. Filmi bazohet në gojëdhëna, në ngjarje të raportuara në gazetat e kohës, por edhe materiale arkivore. Ai përbën më shumë një përpjekje të kinematografisë për të nxjerrë në pah kompleksitetin e personalitetit të zonjës së parë, sesa të dokumentojë vrasjen e presidentit John F. Kennedy. Regjisori Pablo Larrain, përdor tragjedinë për të nxjerrë në pah kompleksitetin e figurës së Jackiet. Ai ndërton fytyrat e ndryshme të saj, atë të ikonës së modës, bashkëshortes, nënës, gruas me shijen e veçantë në dekorimin e Shtëpisë së Bardhë dhe vejushës të fshehur pas trashëgimisë së bashkëshortit të saj.

22

Javore KOHA

E ENJTE, 22 DHJETOR 2016


PANORAMË t Disa prej filmave arrijnë që të ndikojnë aq shumë në psikologjinë tuaj saqë pasi t’i shikoni do të filloni ta shihni botën nga një perspektivë tjetër dhe kurrë më nuk do të ktheheni mbrapa Dhe, pasi t’i shikoni këta filma për disa herë me radhë, ju do të keni një qasje të re mbi universin. Kjo është lista e filmave që do të ndryshojnë mënyrën tuaj të mendimit rreth botës: 1. The Theory Of Everything 2. Waking Life 3. La cité des enfants perdus (The City of Lost Children) 4. Cloud Atlas 5. I Origins 6. The Danish Girl 7. Donnio Darko 8. Dolls 9. Magnolia 10. Cube 11. Birdman 12. El laberinto del fauno 13. Twelve Monkeys 14. What Dreams May Come 15. Interstate 60

t

Filmat që ndryshojnë vizionin

“Toni Erdmann” triumfon në European Film Academy “Toni Erdmann”, një komedi gjermano-austriake, me regji të Maren Ade, ka triumfuar në European Film Academy. Përveç si filmi më i mirë, “Toni Erdmann” mori gjithashtu çmimin për regjinë më të mirë, për skenarin, si edhe aktorin dhe aktoren më të mirë në ceremoninë e ndarjes së këtyre çmimeve prestigjioze, që u mbajt në Poloni. Kjo komedi shtjellon takimin mes dy gjeneratave dhe dy karaktereve krejt të ndryshme. Marrëdhënia midis një babai që bën çdo gjë për ta larguar të bijën nga serioziteti dhe përqendrimi që ka për karrierën, duke dashur t’i tregojë asaj gjërat që vërtet mund ta bëjnë të lumtur. Aktori Pierce Brosnan mori çmimin e nderit për arritjet në kinemanë botërore, ndërsa si aktorët më të mirë u shpallën Peter Simonischek dhe Sandra Huller, pikërisht dy protagonistë të filmit “Toni Erdmann”. E ENJTE, 22 DHJETOR 2016

Javore KOHA

23


TEKNOLOGJI

t

Zuckerberg krijon “asistenten” si tek filmi “Iron Man” Mark Zuckerberg, CEO i Facebook, ka bërë të ditur se ka krijuar një Inteligjencë Artificiale të ngjashme me “Jarvis” në Iron Man. Në një postim në Facebook, Zuckerberg tha: “Qëllimi im personal për vitin 2016 ishte që të krijoja një AI të thjeshtë për të kontrolluar shtëpinë – ngjashëm si Jarvis në Iron Man”. “Deri më tani këtë vit, kam krijuar një AI të thjeshtë që mund të flasë në celularin dhe kompjuterin tim, mund të kontrollojë shtëpinë time, duke përfshirë dritat, temperaturën, pajisjet shtëpiake, muzikën dhe sigurinë, që mëson shijet e mia, që mund të mësojë fjalë dhe koncepte të reja dhe që madje mund ta argëtojë Max”, tha ai. Kjo Inteligjencë Artificiale përdorë disa teknika inteligjente, duke përfshirë përpunimin natyral të gjuhës, njohjen e fjalëve, njohjen e fytyrës dhe përforcimin e të mësuarit, të shkruar në Python, PHP dhe Objective C.

t

iPhone 8 do të jetë i lakuar në të gjitha anët Tashmë nuk është më sekret se iPhone 8 do të ketë ekran OLED. Ekrani OLED është përfolur të jetë i lakuar nga skaji në skaj, që do të thotë se sasia e bezelëve në ekran do të jetë minimale në të gjitha anët. Sipas Korea Herald, iPhone 8 do të jetë i lakuar në të gjitha anët. Raporti thotë se versioni OLED i iPhone 8 do të jetë i lakuar, pasi që Apple ka porositur tashmë ekranet OLED prej plastike nga Samsung Display. Gjithashtu, iPhone 8 thuhet se do të përdorë konceptin “ekran i plotë” në pjesën e përparme të tij, pa butonin fizik Home të pranishëm në të.

24

Javore KOHA

E ENJTE, 22 DHJETOR 2016


FOTOGRAFIA E JAVËS

FAHRUDIN GJOKAJ

„Qesh pak, shiko këtu”

„Nëse një fotograf profesionist fotografon të njëjtin objekt që fotografon edhe një person i zakonshëm, ku qëndron ndryshimi„.

E ENJTE, 22 DHJETOR 2016

Javore KOHA

25


KULTURË

Portret: Jakup Xhafa (II)

Njeri i dashur e mikpritës Me vdekjen e Jakup Xhafës në vitin 1960 u shua edhe institucioni i bajraktarit në Kravar dhe në Anë të Malit Jakup Xhafa ishte njeri i dashur dhe i sjellshëm në familje dhe shoqëri. Nuk i dhimbsej asgjë nga pasuria e tij për pjesëtarët e familjes, sepse në fund të fundit thoshte, pasuninë e kem vu me djersën e tyre, prandaj edhe duhet ta gëzojnë. Ka pasur kalin e bardhë të shalës, qe, lopë, dhi, dele etj. Të gjitha këto atij i mundësonin një jetë të mirë ekonomike. Këtë pasuri shtëpiake e ndante me shokë e miq të shumtë, të cilët ishin mysafirë të shpeshtë të Jakup Xhafës. Pra, ishte shumë bujar. Mikpritës e dorëdhënë. Sofra e tij çdo herë ishte e shtruar për miq e dashamirë ngado qofshin ata. E, nuk mund të ishte ndryshe pritja sojnike në Kullën e Gjeloshajve, ku Jakupi i mësoi vlerat më të mira e më pozitive që trashëgoi dera e tyre famëmadhe. Ai nuk kursente asgjë të vetën për t’u ndihmuar të tjerëve.

Fjala e tij ishte e fundit

Ai përveçse merrej me drejtimin dhe organizimin e jetës familjare merrej edhe me drejtimin e bajrakut, me pajtimin e gjaqeve dhe pleqësimin e konflikteve të ndryshme. Si figurë qendrore e Anës së Malit bashkëpunonte me kryepleqnarët dhe pleqnarët e Anës së Malit, Jonuz Peraj ( Shas), Kasem Isenin ( Kravar), Musa Llollën ( Rashtishë), Selim Metën ( Rashtishë), Brahim Lilën ( Kllezën), Halil Salën dhe Tahir Çapriqin ( Krythë) e të tjerë. Ai në takimet e ndryshme me burrat e urtë të kësaj krahinë , në

26

Javore KOHA

E ENJTE, 22 DHJETOR 2016

dasma, morte, fejesa, festa familjare e tubime të tjera jepte këshilla të nevojshme për të mirën e vendit të vet. Nuk kishte pleqësi në Anë të Malit pa pjesëmarrjen e tij. Fjala e tij kishte peshë të madhe dhe ishte vendimtare. Ja një rast. Një burrë anamalas të cilit bashkëbiseduesit e mi nuk ia dinë emrin e ka pasur një vajzë të vetme. Thonë se ka qenë shumë e bukur dhe shumë e kërkuar. Për të interesohej edhe Bajram Gramushi nga rrethi i Shkodrës. Ai dëshironte me e marrë këtë vajzë për grua me çdo kusht. Madje edhe babait të saj i cakton ditën se kur do të vijë ta marrë atë, qoftë edhe pa vullnetin e tij. Babai i vajzës i shqetësuar për fatin e vajzës dhe nderin e familjes i fton kryepleqnarët e Anës së Malit në krye me bajraktarin e tyre Jakup Xhafën ditën kur Bajram Gramushi kishte caktuar ditën e ardhjes për të marrë bijën e tij. Pleqnarët mbërritën të parët. Pas tyre edhe Bajram Gramushi. Bisedën e fillon kush tjetër veç bajraktari Jakup Xhafa. Ai e pyeti të zotin e shtëpisë: Kush ashtë ky mik i panjohur dhe për çka ka ardhë sot këtu? - Asht “mik” i pathirrun. Ka ardhë me na e marrë vajzën pa qefin tonë”, përgjigjet kryefamiljari. A doni me ia dhanë vajzën këtij burri”? - i pyeti prindërit e saj Jakupi. Ndërsa vajzës i thotë: “ A ia ke dhanë fjalën kujt ?

- Jo! - përgjigjen ata. Pas këtyre fjalëve Jakupi i drejtohet “mysafirit” me zë të lartë e hidhërues:” - Atëherë , çka don ti sot nga kjo familje? Prej tash e mbrapa këtë vajzë kërkoje te unë. Sa ma parë ktheju prej nga ke ardhë! Bajram Gramushi e kuptoi siç thotë populli sa ashtë sahati. Ai kthehet i nervozuar e i turpëruar në shtëpi, pa patur guxim të interesohet më për këtë vajzë. Shembuj të tjerë nga pleqësitë e shumta të Jakup Xhafës ka shumë. Sikurse edhe jo pak ngjarje që lidhen drejtpërdrejt me jetën e tij. Edhe fjalë të urta nga ai. Edhe këshilla të tij që janë aktuale edhe në ditët e sotme.

Pararojë në mbrojtjen e popullatës vendase

Jakup Xhafa bashkëpunonte me kryepleqënarët dhe pleqnarët e Anës së Malit: Jonuz Perajn ( Shas), Kasem Isenin ( Kravar), Musa Llollën ( Rashtishë), Selim Metën ( Rashtishë), Brahim Lilën ( Kllezën), Halil Salën dhe Tahir Çapriqin ( Krythë) e të tjerë. E donin dhe e respektonin shumë bashkëkohësit e tij deri në atë masë sa që kurrë nuk e thërrisnin në emër por me epitetin “Bajraktar”. Nuk ka qenë njeri hakmarrës. Megjithatë për çështje nderi, prestigji etj. nuk falte njeri. Ishte i rreptë. Trim si zana. Për trimërinë e tij flitej përtej Anës së Malit. Ia kishin frikën edhe ata që në popull njiheshin si vrasës


KULTURË

të disafishtë. Edhe eprorët e ushtrive të kohës, të cilët disa herë tentuan pa ndonjë sukses të madh të plaçkitin familjet anamalase, e ti nënshtronin ato. Gjithmonë me vullnetarët e tij qëndroi pararojë në mbrojtjen e fshatarëve dhe fshatrave të Anës së Malit.

Dekoratë nderimi

Për ta përfituar për vete këtë figurë popullore e shoqërore të kohës në të cilën jetoi mbreti Aleksadnri i Parë në Beograd , më 25 nëntor të vitit 1925 e dekoron atë me Dekoratën e argjendtë. Veç kësaj ushtria e Mbretërisë Jugosllave i jep Jakup Xhafës mëhyrin ( vulën) , një revole të markës “ Lagant “ dhe dy truproje të tij: Kasem Isa Lleshin dhe Hys

Tahir Bishën ,të cilët i kanë shërbyer atij prej vitit 1925 deri në vitin 1938. Ai kishte edhe përkthyesin, Osman Cucën nga Sukubina. Me gjithë tentativave të Mbretërisë Serbe-Kroate-Sllovene që ta “ thyejnë” Jakup Xhafën, ky simbol i qëndresës, burrërisë dhe urtisë nuk ra pre e qëllimeve mbretërore. Nuk u mposht. As nuk u gjunjëzua. Mbeti i pathyeshëm. Besnik ndaj popullit të vet derisa është mbajtur në këmbë dhe kishte frymë.

Përfundim

Jakup Xhafa bëri emër. La emër. Mbeti emër i mirë . I paharruar. I respektuar. Zë i madh për vepra fisnike në të mirë të popullatës së Anës së Malit. Si i tillë do të mbetet ku-

jtimi më bukur i një njeriu të nderuar në Anë të Malit në brezat që do të vijnë. Ai do të rrezatojë gjithmonë tek brezat fisnikëri, paqe, respekt e dashuri njerëzore. Ai do të mbetet gjithmonë mishërim e vlerave më të larta njerëzore midis fiseve të Anës së Malit. Aq e respektonin figurën e tij saqë kravarasit deri vonë ndërsa uronin nënën për lindjen e djalit i thsonin: „ U bëftë si bajraktari Jakup Xhafa!“ Me vdekjen e tij në vitin 1960 u shua edhe institucioni i bajraktarit në Kravar dhe në Anë të Malit. Njerëz të këtillë në këtë krahinë nuk ka shumë. Ata janë të rrallë. Për këtë arsye anamalasit edhe sot mburren dhe ruajnë kujtime të mira për prijësin – flamurtarin e tyre të dikurshëm. Gj. Gjonaj E ENJTE, 22 DHJETOR 2016

Javore KOHA

27


KULTURË

Tregim

Maria Asllan Bisha

Maria ishte mesa e Tonin Skutarit . Gjyshi I saj argjendar thonë se kishte lënë me lot në sy vendlindjen e dashur Shkodrën. Erdhi me anije në Bokën e Kotorrit në pranverë kur kishin hapur petalet kameliet e Bokës. Atë ditë me shirok. Bashi i anijes u kastua memzi në mole të Kotorrit. Lundrimi nga vendlindja filloi mbarë nëpër Bunë qetë, por kur kaluan Tivarin, u çua deti, gufoi vala dhe u rrit , posaçërisht para Grykës se Bokës së Kotorrit . Dallgët u bënë mal. Kapidanit ulqinak i qeshi fytyra kur anija shkel i në Veriga Brenda gjirit nga dukej Perasti i bardhë, Risani dhe valët u zbutën, para Kotorri bukurosh i lidhur fort me mal me kështjellën, nën mal të Llovqenit Bashi preku molin, ndërsa pasagjerët ishin të lumtur që po shkelnin kalldrëmin . Edhe Toni 25 vjeçar me të shoqen Marie me një arkë druri lara-lara dolën në mole të Kotorrit . Aty afër gjetën hotelin ,,Mimoza,, Ishin të lumtur që vështronin detin një pëllëmbë afër nga ballkoni. Qyteti ishte I rrethuar me male I strukur buzë detit. Larg kishte mbetur vendlindja. Ajo i trazonte shumë saqë gjumi mezi hyri në dhomën e tyre edhe pse ishin të lodhur nga lundrimi. Mëngjesi gdhiu I gjeti në shtrat. Binte një shi I butë pranveror. Toni Ishte i mërrolur, gati nuk qante , një mall i marrë iu shfaq papritur dhe seç ju kujtua kënga ,,Kush i pari bani more djalë gyrbetin,...E lë

28

Javore KOHA

E ENJTE, 22 DHJETOR 2016

Shkodrën Tonin?-qortoi vetëveten, por s’ ka kthim mbrapa . ,,Do të blesh shtëpi, por s’ do të gjesh shtëpi si do ti edhe pse qyteti qenka i bukur. Shtëpi dhe dyqan. Je zanatli je i fliste Tonini vehtes së tij . I priu të shoqes dhe kërkonin mikun e tyre shkodran qe banonte diku afër brenda rrugëve zig-zage të qytetit Ai u gëzua si fëmijë kur e gjeti . U takua me të. Iu duk se po shihte e gjithë Shkodrën sikur se kishte vizituar shumë vite më pare. U përqafuan. Dhe pasi u ndanë nga përqafimi të dy ishin të përlotur, njëri derdhte lotë gëzimi qe po takonte bashkëqytetarin e dikurshëm kurse Toni ishte I hutuar në qytetin e panjohur të Kotorrit. Dhe së bashku kërkonin shtëpi për të blerë. Këqyrën mbarë Kotorrin brenda. Dhe dolën jashtë qytetit, lanë kapinë. Toninit i ra në sy lumi Shurda dhe shtëpitë buzë Shkurdës - Këtu më pëlqen, - tha gëzueshëm. I dukej vetja e tij sikur të ishte në breg të Bunës. I pëlqeu se lumi i cili lidhej me ura. -Kalon lumi shtratin?-, pyeti Toni. -Jo, është lumë i shkurtë, vetëm 2oom,-sqaronte shkodrani, i cili gëzohej pa masë , në qytetin e Kotorit do të ketë një njeri të vetin. Sa herë që do ta rëndojë e marrë malli për vendlindje , për të folur shqip kishte njeriun e tij. Dhe ashtu me në shpresë vazhduan të këqyrnin me vëmendje. shtëpi në shitje. Pas nja 70 metrash dukej tabela ; ,,Shitet shtëpia,,. - Sa mire e dallove,-tha ai. U gëzua shumë ngase hetoi se bashkëqytetari po përcaktohej se ku

do të jetonte në Kotorr. Shkodranët shkelnin për të parën here në oborrin e një shtëpie tipike qytetare, me oborr të vogël, por me lule të ndryshme. U përshëndetën. U ulën. E zonja e shtëpisë solli rakinë dhe limonadën. Dhe biseda nisi pasi të tre burrat cakrruan gotat pa përkthim, ngase pronari kishte pasur kontakte me shqiptarë dhe e dinte shqipen. -Unë e shes shtëpinë, dua të shkoj në Raguzë,-fliste pronari edhe pse më dhimbset shtëpi , ku kalova fëmijërinë, rininë e hyra në pleqëri këtu pranë Shkurdës .Në qendër jam , lumi afër e deti afër. Dhe pas një ore te dy palët arritën marrëveshje sepse donte ta shiste sa më parë, kurse shkodrani ta kishte shtëpinë e tij, kulmin. Nënshkruan marrëveshjen. Toni dha paratë, ndërsa Shime ia shiti shtëpinë shkodranit, të cilën e liroi pas tri ditësh. Maria atë javë pati shumë punë për të rregulluar shtëpinë në stilin e saj shkodran. Toni u end dhe kërkoi për të blerë dyqan. Brenda në qytet. ,,Dyqani është më i rëndësishëm se shtëpia “, thoshte shkodrani. Pas pesë javësh Tonin Skutari bleu dhe regjistroi dyqanin. Nisi punën, punoi ditë e natë, u bë argjendari më i mire i Kotorrit. Duart e djalit bënë unazat më të mira dhe emri i tij u bë i njohur. Ai bëri edhe figura e stoli për kishat e qytetit. Derdhi talentin edhe në argjend saqë kishte porosi shumë nga Raguza, por edhe Venediku. Porositë erdhën edhe nga Vatikani. Dhe pastaj Tonin Skutari u emërua fisnik. Vajza e tij Maria sapo kishte mbushur 18 vite. U bë një gosti e


KULTURË

madhe. Tonini thirri edhe të afërmit e tij nga Shkodra. Kishte mysafirë nga të gjitha anët, fisnikët e Kotorrit, të Raguzës, përfaqësuesit e kishës , por edhe nga Vatikani, sepse Tonin Skutari kishte dhënë një të tretën e pasurisë për kishë. Në ballo erdhën mysafirët e dalluar, por edhe përfaqësuesit nga Viena. Ata kishin filluar ndërtimin, rindërtimin e rrugës për ta lidhur dhe zgjeruar rrugën për Tivat dhe lidhur me Cetinën dhe dinastinë e Petroviqëve. Dhe në ballo ishte inxhinieri Alberti nga Tirolli. Dhe vendi nderit i firmës austrohungareze dhe inxhinierit sikur i ranë në sy Marisë. Ajo sapo kishte mbaruar liceun e femrave dhe ishte dalluar për sukses të shkëlqyeshëm dhe sjellje shembullore. Ajo s’ kishte pasur as ndonjë dashuriçkë . Ishte e virgjër në trup dhe shpirt. Kishte tiparet e mamasë dhe një edukate me të veçantë : .,,jemi ardhacakë .. e kishte porositur e ëma. Duhet të jemi më të mire se vendasit. Tani je bijë fisniku. S’ guxon ta turpërosh, ta rrënosh, ta përdhosesh titullin që fitoi babai. Ti do të fejohesh me parinë e Kotorrit, të Raguzës, të Romës. Marisë të parën herë në jetën e saj i rrahu zemra. Inxhinieri austriak, vallëzoi me një shoqe të saj. E vështroi me xhelozi gjatë vallëzimit. Ajo do të ishte e lumtur sikur ta përzgjidhte inxhinier Alberti. Dhe pas një ore sytë e saj vështronin austriakun elegant.Ai sikur e hetoi bukuroshen Skutari. Dhe sapo filloi muzika, Princi i ëndërruar u përul para Marie Skutarit, fisnikes së re. Fytyra iu skuq si gaforre, ndërsa këmbët

po i dridheshin. Ai e afroi me dorë. Ajo iu afrua. Nuk mundi ta largojë valltarin e pashëm. Zemrat u rrahën, por vajza e Tonin Skutarit dridhej nga lumturia. Mezi ishte prezantuar, nga turpi ,dhe ishte skuqur bërë gacë. Atëherë kur muzika u ndërpre Maria e ndjeu se kishte përjetuar ëndërr, ëndrrën e parë të dashurisë. Do të kishte dashur që muzika të vazhdonte. Kur u ul një ndjenjë lumturie e kishte kapluar. Inxhinieri, valltari i kishte pëlqyer shumë saqë i mori zemrën, por edhe gjumin. Atë natë gjumi iku nga qerpikët e saj. Vonë dhe shumë vonë gjumi e futi në vellon Marien pëllumbeshë. Dhe mëngjesi i të nesërmes ishte ditë pranverore. Sapo çeli sytë Alberti i doli përpara. Po e ftonte në shëtitje. Ajo përpiqej ta refuzojë, mirëpo ishte një jo e zbehtë e Marisë. Nuk gjente force të largohej prej tij. Dhe posa hëngri mëngjes doli nga shtëpia. E ëma si zakonisht e porositi të mos vonohej për t’ia dërguar drekën të shoqit, i cili kishte punë në dyqan. Maria shëtiste me shoqen e saj, këmbët pa dashje e çonin nga ndërmarrja austriake. Zëri i makinave ushtëtinte. Ajo përgjonte Alberitin . Ai s ‘ dukej askund as në qendrën ndërtimore. ,,Ku është ky njeri?-pyeste Maria e dashuruar dhe e hutuar pas inxhinierit, i cili ia kishte marrë zemrën shpejt saqë nisi ta kërkojë. Dhe habitej me vetën e saj vendimet e zjarrta. Ajo nisi ta akuzojë veten. Duke kërkuar Albertin . Ai kishte hyrë në dhe… Mos o Zot ka ikur nga Kotorri pa m’ua lajmëruar ,-mërmëriste , - fliste Marija me qenien e saj të

ngatërruar. Dhe kthehej në shtëpi buzë Shkurdës me shpresë se do ta takonte të nesërmen, Posai u afrua shtëpisë vështroi në molo një anije të madhe , e cila lidhej për kalu. Buria buçiste, ndërsa njerëzit u tubuan në rive dikush priste dike ose kishte edhe kureshtarë siç ishte Maria. Ajo u dridh fare kur në mesin e pasagjerëve pa Albertin, Desh të rrinte anash, por ai ia behu para saj pa pritur e menduar. E hetoi sa shkeli në tokë. iu afrua dhe buzëqeshi, i shtrëngoi dorën. -Si je ?-pyeti ai me zë të butë, por i habitur.-Pret dikë?-tha,-ai. -Jo, dola të shëtis. Pashë anijen që po i afrohej molos. - Isha me punë në Spalato. S’ do të shkoj askund , s’ largohem nga Kotorri .Kemi punë këtu do të ndërtojmë rrugën e re. Do të ngjitemi malit për të lidhur qytetin më shkurt me Tivatin dhe Budvën. Maria shikonte dhe i e kishte të vështirë të kuptonte fjalët e inxhinierit se në atë terren aq të vështirë do të ndërtoheshin rrugë. “Nuk është aq terren i vështirë,- në Austri ka rrugë shumë më të vështira që Alpe i ka ndërtuar ndërmarrja jonë. Austria është vend malor,-sqaronte inxhinieri me dashuri dhe mall për vendlindjen e largët. Dhe ishte i lumtur që në jug të Adriatkut kishte takuar një bukuroshe dallëndyshe deti. Të dy bisedonin ëmbël e qetë, Ecnin pa vështruar e këqyrë ,e vërejtur kalimtarët as majtas as djathtas. Derisa arritëm tek hyrja e ndërmarrjes së Albertit. Lanë takim. Maria ishte e lumtur dhe u kthye prapa, nxitoi fluturimthi si thellënxë e malit. E ENJTE, 22 DHJETOR 2016

Javore KOHA

29


MOZAIK

Dy shkolla të Komunës së Istogut dhe libraria “Meshari” ndihmojnë shkollën shqipe në Dacaj të Rozhajës

Ndihma si mburojë kundër asimilimit

Shkollën fillore nëntëvjeçare “ DACAJ” në Dacaj të Rozhajës e vizituan drejtori i ShF “ Hysni Zajmi” Sadik Bicaj nga Vrella e Istogut, përfaqësuesi i SHF “ Ndre Mjeda” nga Rakoshi i Istogut Nuradin Imeraj dhe Zeqir Mehmetaj, drejtor i Radio Fontanës dhe pronari i librarisë “Meshari” ne Istog. Vizita e tyre ishte sa humane aq edhe vëllazërore, ata secili veç e veç të vetmes shkollë në gjuhën shqipe në komunën e Rozhajës i dhuruan një numër të madh lektyrash shkollore që nga klasa e parë deri në kasën e IX, lektyrë kjo shumë e nevojshme për nxënësit e kësaj shkolle. Mysafiret u priten ngrohtësisht nga nxënësit dhe mësimdhënësit e kësaj shkolle. Z. Sadik Bicaj shkrimtar dhe

30

Javore KOHA

E ENJTE, 22 DHJETOR 2016

drejtor i SHF”Hysni Zajmi” duke dhuruar lektyrën shkollore nxënësve të kësaj shkolle ndër të tjera tha se kjo është vetëm një ndihmë simbolike që shkolla jonë u dedikon nxënësve të kësaj ane. Kjo është vetëm nisma jonë në mbështetjen institucionale të Kosovës ndaj arsimit shqip këtu në trojet etnike shqiptare në Mal të Zi. Duke shprehur kënaqësinë e tij që kjo nuk është hera e parë që viziton këtë shkollë, Nuradin Imeraj, përfaqësues i shkollës fillore “Ndre Mjeda “ nga Rakoshi i Istogut, shtoi se këtë lidhje nderevëllazërore e pse jo edhe institucionale arsimore e mundësuan si gjithmonë mësimdhënësit në këtë shkollë, ai përcolli përshëndetjet e kolegëve dhe nxënësve të vatrës së

vet arsimore në çastin e dhurimit të literaturës shkollore. Imeraj tha se kjo është vetëm një hise jona e dritës dhuruar me kënaqësi kësaj shkëndije të arsimit shqip këtu. Drejtori i Radio Fontanës , Zeqir Muzlijaj dhe pronar i Librarisë “Buzuku” në Istog theksoi rëndësinë e shkollës shqipe këtu si të vetmen mburojë kundër asimilimit dhe të vetmes roje të kultit të shenjtë të gjuhës meriton edhe më shumë. Ai nga libraria e tij dhuroi një vistër lektyrash nga klasa e parë deri në klasën e IX. Fjalë falënderuese për këtë përkrahje shprehën drejtoria e shkollës, mësimdhënësit dhe nxënësit e kësaj vatre edukativo- arsimore. A. Daci


MARKETING

ALTERNATIVA SHQIPTARE

Gëzuar

Krishtlindjen

Gëzuar

Krishtlindjen

MINISTRIA PËR MBROJTJEN E TË DREJTAVE TË NJERIUT DHE PAKICAVE E ENJTE, 22 DHJETOR 2016

Javore KOHA

31


KULTURË

Vështrim mbi librin “Ndriçime hulumtimesh dhe kontribute për çështjen shqiptare” të dr. Bahri Briskut

Antologji e llojit të vet Ali Gjeçbritaj

Kur e mora në dorë librin “Ndriçime hulumtimesh dhe kontribute për çështjen shqiptare” të autorit dr. Bahri Brisku e konsiderova vlerësim dhe respekt, pse jo dhe privilegj e nderim nga autori që më besoi që të bëj këtë vështrim. Ky libër është antologji e llojit të vet, jo vetëm ky por edhe libra të tjerë si ky të këtij autori. Me vëmendje e kam lexuar librin dhe kam ardhur në përfundim se ky libër është një pasuri e madhe, një margaritar që i shtohet vargut të literaturës shqiptare, u shtrohet në sofrën e dijes të gjithë atyre që dëshirojnë të dinë dhe të mësojnë më shumë për jetën, punën dhe veprimtarinë e autorit, veprimtaritë e patriotit të pashoq të këtyre trojeve, i cili me kontributin e tij ka lënë gjurmë të pashlyeshme në arsim, art, shkencë, kulturë, politikë e kështu me radhë. Dëshmi për këtë pa dyshim është edhe libri “Ndriçime hulumtimesh dhe kontribute për çështjen shqiptare” dhe jo vetëm. Vetë titulli i librit flet shumë. Unë do them shumë pak, ndërsa në brendi të librit lexuesi do të gjejë shumë. Ky libër është vetë autori dr. Bahri Brisku, jeta e tij, veprimtaria e tij gjithëpërfshirëse e shkruar nga personalitete të ndritura të kombit, personalitete të arsimit, artit, shkencës, letërsisë etj. dhe nga vetë autori dr. Bahri Brisku. Libri është ndarë në shtatë kapituj, ku

32

Javore KOHA

E ENJTE, 22 DHJETOR 2016

Ky libër është vetë autori dr. Bahri Brisku, jeta e tij, veprimtaria e tij gjithëpërfshirëse e shkruar nga personalitete të ndritura të kombit, personalitete të arsimit, artit, shkencës, letërsisë etj. dhe nga vetë autori dr. Bahri Brisku secili përmban në vete vlera të mëdha letrare, shkencore, publicistike etj. Kapitulli i parë nis me një shkrim të Shemsi Mehmetit nga Prishtina, të titulluar “Ulqinaku njomi shqipen”. Lexuesi do të bindet këtu me të vërtetë se nuk e la të thahej gjuha jonë në këto anë. Për të folur për secilin shkrim të këtij kapitulli duhet shumë kohë, por lexuesi kur ta ketë librin në dorë do të lexojë shkrimet e Dajlan Shapllos “Shpirti i një populli dhe puna e tij pranë tallazeve të detit”, Hajrullah Koliqit “Kalorësi i atdhedashurisë”, Gjekë Gjonajt “Personalitet i nderuar i kulturës shqiptare”, Hulusi Hakos “Shpirti shqiptar i Ulqinit”, pastaj shkrime të Adem Zejnullahut, Olimbi Velajt, Hajro Ulqinakut, Gjokë Dabajt, Ismet Kallabës. Gjithë këta që përmenda e të tjerë si këta kanë botuar në revista shkencore e periodike, si në “Kombi”, “Gjurmime shqiptare”, “Epoka e re”, “Koha javore”, “Kronika” etj. Në kapitullin e dytë të librit janë pasqyruar në një vend recensione, vështrime, kronologji etj., që dr. Bahri Brisku ka shkruar. Ky kapitull nis me “Më tepër se kronikë familjare (Familja Muharremi –Dollaku)”. Kjo vepër i dedikohet familjes Muharremi-Dollaku.Vazhdon me recensione të përmbledhjes me poezi “Nata me hënë” të Ali Gjeçbritajt, “Gjurmë të kohës” të Gjekë Gjonajt, “Filozofia politike e

çështjes kombëtare” të Hulusi Hakos, “Ritet pagane, dëshmi e etnogjenezës”, “Poetika popullore në rajonin Ulqin, Krajë, Katërkollë dhe Shtoj”, studime këto me shumë vlerë. Nga faqja 73 deri në faqen 78 zë vend studimi “Dëshmi e identitetit shqiptar në këngët epike popullore”. “Historia e letërsisë shqipe fillon me vlerat lidhur me detari e kusari”, “Kontributi i kusarëve për mbrojtjen e terësisë territoriale”, “Mbishkrimi JOHANI-BOLANI i Kalasë së Ulqinit s’është patronim venedikas, por shqiptar”, “Epi i Gilgameshit”, “Gjendja e vështirë e letërsisë shqipe në Mal të Zi” janë studime dhe artikuj me shumë interes për lexuesin Në kapitullin në vijim (IV), autori kryesisht shkruan për tema të natyrës politike dhe shoqërore. “Shqiptarët kërkojnë të drejtat e tyre legjitime” është një kronikë e aktivitetit diplomatik të kryetarit të Partisë së Unitetit Kombëtar Shqiptar, z. Idajet Beqiri, dhe zëvendëskryetarit të parë të kësaj partie, dr. Bahri Brisku, në Parlamentin e Austrisë, Bundestagun Gjerman dhe në Parlamentin Evropian. I gjithë ky kapitull trajton tema të natyrës politike, intervista etj. Jeta dhe vepra e profesor Anton Çettës zë një vend të posaçem në këtë liber dhe atë në ballinën e kapitullit të pestë. Në këtë pjesë të librit


KULTURË

janë edhe pesë shkrime tjera mjaft interesante për piratët, bukuroshen e detit, bindjet mbi gjarpërin, për Haxhi Ali Ulqinakun, “Legjenda mbi thesarin e fshehur”, “Lashtësia shekullore e kranjanëve”, “Zanafilla e emërtimit të katundit Brisk” si dhe shumë artikuj me mjaft interes për lexuesin. “Kultet e mitologjsë ilire në detarinë shqiptare”, “Gjurmët e besimit pagan”, “Zanafilla në antikën ilire” e artikuj të ngjashëm, lexuesi do të mësojë

nga ky libër. Prof. dr. Adem Zejnullahu shkruan “Vepër me vlera shumëdimensionale të trashëgimisë sonë kulturore” për librin “Deti dhe detarët në letërsinë popullore shqiptare“. Në kapitullin e fundit, autori ka radhitur 14 artikuj. Artikulli i fundit i librit “Ulqini i 1000 anijeve” përmbyll këtë vepër antologji të dr. Bahri Briskut. Në libër janë gjithsej 14 autorë që me shkrimet e tyre janë përfaqësuar këtu e që kanë shkruar për veprat e Bahri Briskut. Materiale tjera, që nuk janë të pakët, janë shkrime, studime, analiza dhe artikuj tjerë publicistikë të autorit. Dua që në fund të vështrimit të citoj prof. Dr. Hajrullah Koliqin, i cili shkru-

an: “Bahri Brisku nuk e pati asnjëherë shqetësimin e dallëndyshes, sepse ishte dhe qëndroi gjithnjë i bardhë. Ky intelektual me vështrim shqiponje, i qëndrueshëm si druri i ullirit i përballoi me dinjitet të gjitha stuhitë dhe krajatet e kohëve të liga. Qëndroi dinjitoz dhe nuk u struk. Në personalitetin e tij shkrihen natyrshëm dega e ullirit të paqes dhe deti i dallgëve”. Uroj që autori të ketë jetë të gjatë sa Rumia, të gëzojë shëndet të plotë dhe të na dhurojë edhe shumë vepra të tjera. (Fjala e mbajtur me rastin e përurimit të librit në Ulqin, më 25 nëntor 2016)

Iniciativa qytetare

Gëzuar

Krishtlindjen

E ENJTE, 22 DHJETOR 2016

Javore KOHA

33


IN MEMORIAM

U bënë dyzet ditë pa motrën dhe të afërmën tonë të dashur

MARI (Toni) IVANAJ ( e lindur Gjuravçaj )

Shumë e vështirë është jeta pa ëmbëlsinë e fjalëve, pa ngrohtësinë e përqafimin, pa buzëqeshjen tënde prej engjëlli. Mungesa jote ndihet aq shumë, sepse lë aq kujtime e vepra të bukura që të bëjnë të paharruar. Ishe shembull i një malësoreje tipike me të gjitha virtytet: butësisë, fisnikërisë, urtisë e mësuese e vërtetë me këshilla për të gjithë. Shkove shumë shpejt, papritur, në heshtje dhe pa fjalë. U mungon shumë Famailjes Ivanaj ku së bashku me bashkëshortin Kolën ishit shëmbull për të mirë në Kojën e Malësisë, ku të dhanë rrespekt e mirënjohje gjatë lamtumirës së fundit e përcjelljes madhështore në banesën e përjetshme. U mungon të afërmëve tu, vëllait, motrës, kunatave,

34

Javore KOHA

E ENJTE, 22 DHJETOR 2016

nipave, mbesave ndaj të cilëve tregove aq shumë përkushtim, dashuri e kujdes gjatë tërë jetës. Zoti ta kishte falur natyrën e gëzueshme, andaj ishe gëzimi dhe harmonia në familjen e gjerë dhe si e tillë do të mbetesh në kujtesën tonë. Dhembja për Ty, e dashura jonë, është tejet e madhe, por jemi të lumtur e krenar që të patëm. Krenohemi me jetën dhe veprën tënde. Pusho në paqe e dashura jonë Mari ! E përkujtojnë me mall: vëllai Zefi; motra Katrina; kunatat: Pashka, Agëja, Pashka, Marija dhe Lilana; nipat: Gjoka, Aleksandri, Antoni, Simoni, Vasi, Shtjefni, Roberti, Igori, Leoni dhe Ivani; mbesat: Margita, Violeta, Emanuella, Zhaklina dhe Olivera si dhe mbarë farefisi Gjuravçaj


SPORT

Klubi i Karatesë “Ulqini” e përfundoi me sukses sezonin e garave për vitin 2016

Fitues i 248 medaljeve Gjatë këtij viti, garuesit e këtij klubi kanë marrë pjesë në 20 gara, si në arenat vendore, kombëtare dhe ndërkombëtare, në të cilat arritën të kurorëzohen me 248 medalje, në disiplinat individuale dhe ekipore, në kata dhe luftë: 68 të arta, 73 të argjendta, 107 të bronzta dhe 19 kupa Klubi i Karatesë “Ulqini” ka përfunduar me sukses edhe një sezon garues duke dëshmuar cilësinë e punës profesionale dhe traditës 41-vjeçare. Ky klub, i pari në Komunën e Ulqinit në sportin e karatesë, i themeluar në vitin 1975, nëpërmjet një deklarate për shtyp ka njoftuar se gjatë këtij viti ka marrë pjesë në njëzet gara duke fituar plot 248 medalje. “Garuesit e këtij klubi morën pjesë në 20 gara, si në arenat vendore, kombëtare dhe në ato ndërkombëtare, në të cilat arritën të kurorëzohen me 248 medalje, në disiplinat individuale dhe ekipore në kata dhe luftë: 68 të arta, 73 të argjendta, 107 të bronzta dhe 19 kupa. Çdo medalje është numëruar sipas rregullave olimpike: çdo disiplinë ka një medalje, si dhe çdo ekip fitues numëron vetëm një medalje”, thuhet në deklaratë. Ndër sukseset gjatë këtij viti, KK “Ulqini” numëron edhe organizimin e edicionit të 15-të të Turneut Ndërkombëtar të Karatesë “Ulqini Open 2016”, në bashkëpunim me Komunën e Ulqinit dhe Federatën e Karatesë së Malit të Zi, për nder të Ditës së Ulqinit, në të cilin morën pjesë 650 garues të 49 klubeve nga nëntë shtete pjesëmarrëse.

Sipas drejtuesve të këtij klubi, të gjitha sukseset janë të rëndësishme, por ata veçojnë Turneun e 21-të Ndërkombëtar të Karatesë “Annual Hiraldo’s Kai Shobukan” në Nju Jork, ku ky klub mori pjesë për të parën herë, falë mbështetjes së bashkëvendasve tanë që jetojnë dhe veprojnë në SHBA. Në këtë turne, “Ulqini” mori pjesë me nëntë garues të gjeneratave: kadetë, juniorë dhe seniorë, të cilët arritën një sukses të shkëlqyeshëm duke fituar 13 medalje: tre vende të para, dy vende të dyta, tetë vende të treta në disiplinat kata dhe luftë individuale. Në Kampionatin Ballkanik, kampionatet e Malit të Zi dhe Kampionatin Mbarëkombëtar garuesit e KK “Ulqini” kanë arritur të kurorëzohen me 26 medalje: 5 të arta, 10 të argjendta dhe 11 të bronzta. Në Kampionatin Ballkanik të Karatesë për Kadetë, Juniorë dhe Seniorë të Rinj U21, të mbajtur në Sarajevë, dy garues të këtij klubi, përfaqësues të Malit të Zi, fituan medalje. Edin Kraja u shpall kampion në luftë ekipore për seniorë të rinj U21, kurse Adnan Kuqi u kurorëzua me

medalje të bronztë në luftëra ekipore për juniorë. Ndërkaq, në kampionatet e Malit të Zi nga ky klub u shpallën tre kampionë, pesë nënkampionë, dhe shtatë garues u kurorëzuan me medalje të bronzta. Kurse në Kampionatin Mbarëkombëtar u shpall një kampion, pesë nënkampionë dhe tre u kurorëzuan me medalje të bronzta. “Fuqia e një klubi vlerësohet dhe bazohet në rezultatet e arritura gjatë tërë vitit me të gjitha gjeneratat”, shprehen udhëheqësit e klubit. Udhëheqësia e KK “Ulqini” përbëhet nga kryetari Gjorgje Daboviq, drejtori i marketingut Skender Tahiri, sekretarja Ardita Rama, dhe trajnerët Kujtim Sukaliqi (kryetrajner), Ruzhdi Rama, Naim Duraku dhe Blerim Sukaliqi. Sipas tyre, sukseset e garuesve të këtij klubi “janë gjithmonë për çdo lëvdatë dhe të gjitha këto rezultate nuk janë nga një, dy apo tre garues, por janë rezultate të të gjitha gjeneratave, rezultate të një fuqie garuese, që arrihen gjatë tërë vitit, duke filluar nga ajo e më të rinjve e deri te seniorët”. Ata me këtë rast në veçanti falënderojnë sponsorët që u gjetën tërë vitin pranë tyre duke ndihmuar dhe lehtësuar pjesëmarrjen në gara, mediat për pasqyrimin e garave dhe prindërit e garuesve për mbështetjen dhe bashkëpunimin e sinqertë. (Kohapress) E ENJTE, 22 DHJETOR 2016

Javore KOHA

35



Turn static files into dynamic content formats.

Create a flipbook
Issuu converts static files into: digital portfolios, online yearbooks, online catalogs, digital photo albums and more. Sign up and create your flipbook.