Koha 746

Page 1

KOHA Javore Podgoricë e enjte, 29 dhjetor 2016 Viti XV Numër 746 Çmimi 0,50

Pa ndonjë NDRYSHIM

pozitiv Shqiptarët në Mal të Zi gjatë vitit 2016

ISSN 1800-5696

Qëndrimi anticivilizues i një politikani

Qëndresa dhe flijimi për flamurin tonë kombëtar


PËRMBAJTJE

6

14

A është lufta në kodin gjenetik të njeriut?

Kur humbet humanizmi

Qasje e re ndaj mendimit politik

Qëndresa dhe flijimi për flamurin tonë kombëtar

12

16

KOHA Javore Themelues: Kuvendi i Malit të Zi Gazetë javore për aktualitete, shkencë dhe kulturë, Numri i parë doli më 21 shkurt 2002. Botues: Këshilli

Kombëtar i Shqiptarëve Redaktor Përgjegjës: Ali Salaj Gazeta redaktohet nga kolegjiumi:

Fahrudin Gjokaj (Redaktor Teknik & Sistem Inxhinjer) Ismet Kallaba (aktualitete, sport), Toni Ujkaj (kulturë) Vijoleta Berishaj (sekretare teknike) Adresa: Bulevar revolucije 15, Podgoricë Telefon & fax: 020/240-659 E-mail: kohajavore@t-com.me, www.kohajavore.org

2

Javore KOHA

E ENJTE, 29 DHJETOR 2016


PËRMBAJTJE

20

32

Deti ishte dhe është jeta e tij

Vdes aktori Bujar Lako

Fillimi i një tradite të mirë

Visar i shpirtit njerëzor

24

33

KOHA Javore Podgoricë e enjte, 29 dhjetor 2016 Viti XV Numër 746 Çmimi 0,50

Pa ndonjë NDRYSHIM

pozitiv Shqiptarët në Mal të Zi gjatë vitit 2016

ISSN 1800-5696 6965-0081 NSSI

Qëndrimi anticivilizues i një politikani

Qëndresa dhe flijimi për flamurin tonë kombëtar

i një politikani anticivilizues Qëndrimi

tonë kombëtar flamurin dhe flijimi për Qëndresa

pozitiv Shqiptarët në Mal të Zi gjatë vitit 2016

NDRYSHIM

Pa ndonjë

Numri i ardhshëm i Kohës Javore do të dal më 12 janar

E ENJTE, 29 DHJETOR 2016

Javore KOHA

3


NGJARJE JAVORE

Demarkacioni i kufirit Mali i Zi – Kosovë

Ratifikimi në Kuvendin e Kosovës mbetet për vitin e ardhshëm Kuvendi i Republikës së Kosovës i ka përfunduar seancat plenare për këtë vit dhe ratifikimi i demarkacionit mes Kosovës dhe Malit të Zi ka mbetur për vitin tjetër. Prej 1 shtatorit, kur Qeveria e Kosovës ka kërkuar që të tërhiqej nga rendi i ditës i seancës së asaj dite, ani pse kishte marrë dritë jeshile në Kryesi të Kuvendit, deputetët nuk e kanë pasur më në dorë vendimin për kufirin Mali i Zi - Kosovë. Arsyetimi i atëhershëm i Qeverisë ishte se “nuk është kohë e përshtatshme”. Më vonë, koalicioni qeverisës do ta pranonte se nuk i ka

4

Javore KOHA

E ENJTE, 29 DHJETOR 2016

votat e mjaftueshme për ta kaluar demarkacionin. Ratifikimi i demarkacionit të Kosovës me Malin e Zi, bashkë me rezultatet konkrete në luftën kundër korrupsionit, janë dy kushtet e fundit që Bashkimi Evropian i kishte vënë Kosovës për liberalizimin e vizave. Demarkacioni ka qenë njëra ndër çështjet më të diskutuara në skenën politike në Kosovë gjatë këtij viti. Opozita dhe disa deputetë të shumicës në Kosovë janë të bindur se nga mënyra se si është vijëzuar kufiri mes Kosovës e Malit të Zi, Kosova

humb më shumë se 8 mijë hektarë tokë. Pushteti këtë e ka cilësuar si “kauzë të rrejshme të opozitës”, duke mbetur e bindur se Kosova nuk humb asnjë pëllëmbë tokë nga kjo marrëveshje. Para disa ditësh, qeveria e Kosovës ka krijuar një komision të ri për matjen e territorit, të cilin po ashtu e ka kundërshtuar opozita. Marrëveshjen e kufirit për Kosovën e kanë nënshkruar Hashim Thaçi në cilësinë e ministrit të Jashtëm dhe Skënder Hyseni si ministër i Brend(Kohapress) shëm.


NGJARJE JAVORE

Vitin e ardhshëm

Fillon konservimi i objekteve në lokalitetin e Shasit Ulqin – Kryetari i Komunës së Ulqinit, Nazif Cungu, së bashku me bashkëpunëtorët e tij ka pritur të martën në një takim pune drejtorin e Muzeut Kombëtar të Malit të Zi, Pavle Pejoviq. Siç njoftohet nga zyra e kryetarit të Komunës së Ulqinit, në fokus të këtij takimi ka qenë lokaliteti i Shasit, ku viteve të fundit janë kryer gërmime

arkeologjike. Drejtori Pejoviq ka kërkuar që komuna e Ulqinit si pronare e lokalitetit të Shasit të japë pëlqimin për marrjen e kushteve nga Drejtoria e Mbrojtjes dhe Trashëgimisë Kulturore për konservimin e objekteve në Shas. Në takim u ra dakort që të krijohet një ekip i përbashkët profesional, detyra e të cilit është hartimi i projektit të

konservimit. Konservimi i objekteve pritet të realizohet gjatë vitit të ardhshëm, ndërsa punimet do t’i kryejë Muzeu Kombëtar në Cetinë. Në këtë takim janë prekur edhe çështje të tjera me interes nga mbrojtja e pasurisë kulturore. (Kohapress)

E ENJTE, 29 DHJETOR 2016

Javore KOHA

5


VËSHTRIM & OPINION

THE CONVERSATION

A është lufta në kodin gjenetik të njeriut? Sarah Peacey

Çështja nëse lufta është koduar në gjenet tona, apo është shfaqur si pasojë e qytetërimit, ka mahnitur për një kohë të gjatë këdo që është përpjekur të kuptojë shoqërinë njerëzore. A mundet që gatishmëria për të luftuar me grupet fqinje u ka dhënë paraardhësve tanë përparësi evolucioniste? Me konfliktet që ndodhin në gjithë botën, këto pyetje ndihmojnë për të kuptuar të shkuarën tonë, e ndoshta dhe të ardhmen. Filozofët e Iluminizmit Thomas Hobbes dhe Jean-Jacques Rousseau kishin përfytyrime të ndryshme për parahistorinë. Hobbes-i i shikonte periudhat e hershme të njerëzimit të dominuara nga frika dhe lufta, kurse Rousseau-i mendonte se, pa ndihmën e qytetërimit, njerëzit do të ishin në paqe dhe harmoni me natyrën. Debati vazhdon edhe sot. Pa një makinë kohe (që na kthen në të shkuarën) studiuesit që ekzaminojnë luftën në parahistori mbështeten më së shumti te arkeologjia, primatologjia dhe antropologjia. Në fillim të këtij viti, u botuan detaje të

6

Javore KOHA

E ENJTE, 29 DHJETOR 2016

njërit prej shembujve më interesantë të dhunës mes grupeve parahistorike – 27 skelete, përfshi fëmijë, u gjetën në Naturak, afër Lake Turkana, Kenia. Gjurmët e teheve në eshtra, kafkat e thyera dhe dëmtime të tjera treguan që kjo kishte qenë një masakër. Trupat ishin lënë të pavarrosur, afër një lagune në ish-bregun perëndimor të liqenit, rreth 10 000 vjet më parë. Zbulimet e Natarukut pretendohet që janë gjurmët më të hershme të dhunës parahistorike të periudhës së gjuetisë. Një varr 12 000-14 000−vjeçar në Jebel Sahaba në Sudan mendohej më herët të ishte e para, por data e tij nuk është më e sigurt dhe ca pretendojnë se përderisa trupat ishin vendosur në varrezë ata ishin të lidhur me një vendbanim, dhe jo të periudhës së gjuetisë. Provat për luftën bëhen më të qarta në zbulimet arkeologjike pas fillimit të revolucionit agrar rreth 10 000 vjet më parë, kur njerëzimi kaloi nga gjuetia dhe mbledhja në vendbanimet agrare. Lufta mund të ketë ekzistuar para asaj kohe, por ka shumë pak

mbetje nga periudhat e para të Homo sapiens dhe shkaku i vdekjes është shumë i vështirë të kuptohet nga skeletet. Kjo do të thotë që për momentin, arkeologjia nuk është përfundimtare.

Shimpanzetë në betejë

Studimet e sjelljes së kafshëve ofrojnë një mënyrë tjetër për eksplorimin e debatit. Zbulimi i Jane Goodall që shimpanzetë bëjnë luftë tronditi botën. Një grup në Tanzani u panë të rrihnin për vdekje anëtarët e një komuniteti rival, një nga një, para se të merrnin territorin e grupit të mundur. Pavarësisht përpjekjeve për të kundërshtuar zbulimet e Goodall, sjellje të ngjashme u zbuluan më vonë dhe në grupe të tjera dhe provat për ekzistencën e luftës te një nga të afërmit tanë u bënë të pakundërshtueshme. Megjithatë, bonobot, që janë të ngjashëm me ne sa dhe shimpanzetë, janë më paqësorë, pavarësisht ca raportimeve anekdotike për agresion mes tyre. Kjo ndodh pjesërisht për shkak të dallimeve në sistemet sho-

Pikëpamjet e shprehura në fq: OPINIONE & VËSHTRIME nuk përfaqësojnë domosdoshmërisht politikën redaksionale të „KOHA javore„


VËSHTRIM & OPINION

Është e vështirë të thuhet që parahistoria nuk kishte agresion mes grupeve. Historiani ushtarak Azar Gat dhe psikologu evolucionist Stephen Pinker, mes disave, mbrojnë idenë që lufta ekzistonte para revolucionit agrar. Peacey shkruan mbi luftën si një sjellje njerëzore që ndryshon nga koha në kohë

qërore të dy specieve. Për shembull, shoqëritë e bonobove janë të dominuara nga femrat, që ndoshta mbajnë të kontrolluar agresionin mashkullor, kurse hierarkia sociale e shimpanzeve është e dominuar nga meshkujt. Si silleshin paraardhësit tanë të përbashkët? A ishin ata si shimpanzetë grindavece apo si bonobot paqësorë? Megjithëse paralelet mes të tria specieve janë interesante, përdorimi i tyre për t’i dhënë përgjigje kësaj pyetjeje është i vështirë, sepse në fund secila ndoqi rrugën e saj evolucioniste. Por shimpanzetë tregojnë që ekziston lufta pa civilizim te specie të ngjashme me ne. Jo vetëm kjo, por ngjashmëri mund të vihen re dhe mes shimpanzeve dhe luftës së periudhës së gjuetisë dhe mbledhjes. Për shembull, te të dyja speciet, pabarazia në fuqinë dhe taktikat me rrezik të padëshiruar janë shpesh karakteristika të sulmeve: një grup shimpanzesh e sulmon një rival të vetëm, dhe grupet e gjuetarëve dhe mbledhësve u shmangen betejave të hapura në favor të luftës guerile dhe pritave.

Dy fise

Antropologët, njohja e të cilëve për shoqëritë “tradicionale” mund të na japë të dhëna për mënyrën e sjelljes së paraardhësve tanë, mbajtën gjithashtu anë në debatin Hobbes-Rousseau. Kërkimet e Margaret Mead në ishullin Samoa e shtynë atë të arrinte në përfundimin që “lufta është veç shpikje”, që nuk kishte ekzistuar para qytetërimit, kurse Napoleon Chagnon raportoi se mes fisit venezuelas Janomano, lufta dhe bastisja kundër fshatrave armike ishin diçka e zakonshme. Të dy u kritikuan: Mead që kishte anashkaluar provat e dukshme të dhunës në Samoa, dhe Chagnon për përdorimin jo të përshtatshëm të një shoqërie fermerësh në shkallë të vogël si një shpjegim për gjuetarët dhe mbledhësit parahistorikë. Sigurisht, çdo shoqëri tradicionale që antropologët zgjedhin për të studiuar ka qenë e ekspozuar ndaj ndikimeve të jashtme. Dhe ato ndryshojnë shumë nga njëra-tjetra, përfshi dhe pjesëmarrjen e tyre në luftë.

Pikëpamjet e shprehura në fq: OPINIONE & VËSHTRIME nuk përfaqësojnë domosdoshmërisht politikën redaksionale të „KOHA javore„

Por studime të hershme sugjerojnë që sulmet vdekjeprurëse ekzistonin mes ca grupeve të gjuetarëve dhe mbledhësve para kontaktit të tyre me shoqëri të tjera. Waldemar Jochelson, që studioi fisin Jukaghir në Siberi në vitet 1890, i përshkroi ata sikur kishin persekutuar armiqtë e tyre si “egërsira”. Po kështu, andamanezët, në ishujt e izoluar në Gjirin e Bnegalit, kishin hasmëri të vjetra mes tyre dhe në të gdhirë kryenin bastisje në kampet armike. Është e vështirë të thuhet që parahistoria nuk kishte agresion mes grupeve. Historiani ushtarak Azar Gat dhe psikologu evolucionist Stephen Pinker, mes disave, mbrojnë idenë që lufta ekzistonte para revolucionit agrar. Pinker pretendon gjithashtu se lufta ka ardhur duke u pakësuar përgjatë shekujve. Kjo mund të duket e vështirë të besohet duke pasur parasysh lajmet e zymta të vitit 2016, por një vështrim mbi historisë me lente të tillë zmadhuese përçon shpresë për të ardhmen. E ENJTE, 29 DHJETOR 2016

Javore KOHA

7


VËSHTRIM & OPINION

Shqiptarët në Mal të Zi gjatë vitit 2016

Pa ndonjë NDRYSHIM

pozitiv Gjekë Gjonaj

Edhe tri ditë kanë mbetur deri në ndërrimin e moteve. Atmosfera e Vitit të Ri vërehet në sheshet e qyteteve, që janë zbukuruar me pemë të larta, ndriçime shumëngjyrëshe e elemente të tjera dekorative që u përshtaten festave të fundvitit. Populli shqiptar, që jeton në trojet

“ 8

Javore KOHA

e tij autoktone shekullore në Mal të Zi, si në Ulqin, Tivar, Podgoricë, Tuz (Malësi), Plavë, Guci e Rozhajë po lë pas një vit regresi. Mali i Zi vijon të mbetet një vend i pazhvilluar, me borxh të madh publik dhe me shkallë të lartë të papunësisë. Në këtë shtet, sikur edhe viteve të

mëparshme, bilanci në dhjetor është i molisur. Demoralizues. Shumë pak për të mirë ka ndryshuar, kurse shumëçka është me keq se viteve të mëparshme. Shqiptarët as këtë vit nuk arritën ndonjë sukses që meriton të shënohet e të vlerësohet, si në planin

Shqiptarët në këtë shtet kanë shumë probleme të pazgjidhura. Po përmendim decentralizimin e pushtetit në shumë fusha, veçmas në arsim, Ligjin zgjedhor me të cilin shqiptarët në zgjedhjet e sivjetme parlamentare të 16 tetorit kanë arritur të marrin vetëm një deputet, Ligjin mbi përdorimin e lirë të simboleve kombëtare, çështjen e komunës së mëvetësuar të Tuzit, kthimin e pronave shqiptare, asimilimin, shpërnguljen e shqiptarëve, punësimet proporcionale të shqiptarëve në institucionet shtetërore, shkollimin në gjuhën amtare në nivelin universitar, investimet e qëndrueshme në trevat ku jetojnë shqiptarët etj.

E ENJTE, 29 DHJETOR 2016

Pikëpamjet e shprehura në fq: OPINIONE & VËSHTRIME nuk përfaqësojnë domosdoshmërisht politikën redaksionale të „KOHA javore„


VËSHTRIM & OPINION

Shqiptarët as këtë vit nuk arritën ndonjë sukses që meriton të shënohet e të vlerësohet, si në planin ekonomik, politik, kulturor, ashtu edhe në fushën e të drejtave elementare si popull autokton, të drejta këto të parapara me Kushtetutën e Malit të Zi dhe të garantura me konventat ndërkombëtare

ekonomik, politik, kulturor, ashtu edhe në fushën e të drejtave elementare si popull autokton, të drejta këto të parapara me Kushtetutën e Malit të Zi dhe të garantura me konventat ndërkombëtare. Në këtë vit të krizës ekonomike, politike, të polarizimeve, arrestimeve për krim të organizuar, vrasjeve të klaneve të ndryshme, ndarjeve, përçarjeve të mëdha të shoqërisë, pozita e shqiptarëve në Mal të Zi si pakicë autoktone jo vetëm se nuk është e kënaqshme, por është përkeqësuar dhe për fat të keq vazhdon të jetë shqetësuese dhe e pazgjidhur. Shqiptarët në mjaft aspekte kanë mbetur të diskriminuar. Statusi i tyre politik dhe socio-ekonomik është dobësuar. Edhe politika shqiptare më shumë është marrë me vetveten sesa ka arritur të jetë e bashkuar në shumë kërkesa të shqiptarëve. Këtë

ndasi e përçarje të faktorit politik shqiptar e ka shfrytëzuar pushteti dhe opozita që të zbusin, respektivisht të mos realizojë kërkesat tona. Shqiptarët në këtë shtet kanë shumë probleme të pazgjidhura. Po përmendim decentralizimin e pushtetit në shumë fusha, veçmas në arsim, Ligjin zgjedhor me të cilin shqiptarët në zgjedhjet e sivjetme parlamentare të 16 tetorit kanë arritur të marrin vetëm një deputet, Ligjin mbi përdorimin e lirë të simboleve kombëtare, çështjen e komunës së mëvetësuar të Tuzit, kthimin e pronave shqiptare, asimilimin, shpërnguljen e shqiptarëve, punësimet proporcionale të shqiptarëve në institucionet shtetërore, shkollimin në gjuhën amtare në nivelin universitar, investimet e qëndrueshme në trevat ku jetojnë shqiptarët etj. Të gjitha këto dukuri shumë bren-

Pikëpamjet e shprehura në fq: OPINIONE & VËSHTRIME nuk përfaqësojnë domosdoshmërisht politikën redaksionale të „KOHA javore„

gosëse të shqiptarëve janë të përcaktuara me Kushtetutë dhe ligje, por mungon vullneti politik që ato të zgjidhen. Thënë shkurt, ky vit nuk solli ndryshime pozitive për shqiptarët në Mal të Zi dhe qasja e Podgoricës zyrtare karshi shqiptarëve ka mbetur e pandryshuar. Andaj viti 2017 është një mundësi e re, një shpresë e re për të bërë gjërat e duhura në drejtim të përmirësimit të jetës së shqiptarëve dhe të popujve të tjerë në këtë shtet multietnik. Është koha që pushtetarët dhe i gjithë spektri politik të jenë më të ndërgjegjshëm dhe më të përgjegjshëm ndaj qytetarëve të vet dhe të sjellin ndryshime pozitive në jetën e tyre. Urojmë që viti që vjen të shërojë disa plagë të vitit në largim dhe të sjellë më shumë të drejta, punë, siguri, gëzime dhe lumturi në familjet tona, të gjithësecilit prej nesh.

E ENJTE, 29 DHJETOR 2016

Javore KOHA

9


VËSHTRIM & OPINION

Fokus

Qëndrimi anticivilizues i një politikani Burri i botës, fishekët e parë, sapo hypi në pushtet, i shprazi kundër çdo gjëje që është shqiptare. Por, asgjë e re, sepse këso qëndrimesh Dresheviq ka treguar edhe më parë. Madje edhe lidhur me statusin e komunës. Është i njohur qëndrimi i tij dhe partisë së tij, kundër komunës së plotë

Nikollë Camaj

Si bartës i listës dhe kandidat për deputet i listës #guxim, si pjesëtar i grupit të betuar se nuk do të hesht padrejtësitë që na bëhen, dhe as anomalitë në shoqërinë tonë, reagoj në tentativën e çoroditur të një ish-shqiptari, për të ndaluar përdorimin e gjuhës shqipe në Komunën Urbane të Tuzit. Përndryshe, tentativa ogurzezë ka të bëjë me kërkesën

“ 10

drejtuar Gjykatës Kushtetuese të Mali të Zi, për të kontestuar përdorimin e gjuhës shqipe, përmes revidimit të ligjeve që rregullojnë këtë materie. Tashmë opinioni i gjerë është njoftuar me këtë iniciativë morbide të “boshnjakut”, respektivisht të shqiptarit të boshnjakizuar dr. Nexhad Dresheviq, deputetit në Parlamentin e Malit të Zi, nga radhët e Partisë boshnjake, përn-

Fjala është për iniciativë ndjellakeqe e të çoroditur e cila nuk mund të japë rezultate, pasi që ndalimin apo pengimin e përdorimit të gjuhës shqipe në Malësi e në vise të tjera në Mal të Zi, ku shqiptarët jetojnë në tokat e tyre autoktone, nuk do të mund ta realizojë kush, derisa shqiptarët të frymojmë këtu.

Javore KOHA

E ENJTE, 29 DHJETOR 2016

dryshe partnere të disa partive shqiptare. Në lajmin e publikuar, fillimisht bëra vetëm një konstatim: “nuk besoj të jetë doktori kaq budalla”, duke pritur se, sado dashakeq që është treguar ndaj çdo gjëje shqiptare, të jetë më racional, pasi që një kërkesë e tillë vërtet paraqet lajm të keq për të ardhmen e këtij vendi. Natyrisht, lajm i keq, nëse dresheviqëve u jepet hapësirë veprimi, për promovim të ideve të tilla fashisoide. Them se është lajm ogurzi, ndjellakeq, edhe trishtues, pasi që një gjë të tillë mund ta kërkojnë vetëm nacionalistët e tërbuar antishqiptarë, me çka edhe dëshmohet se rreziku më i madh për identitetit shqiptar vjen mu nga shqiptarët e boshnjakizuar. Është ky një lajm edhe gurzi, edhe për faktin se ideve të tilla fashisoide ne detyrohemi t’u përgjigjemi, e jo t’i injoro-

Pikëpamjet e shprehura në fq: OPINIONE & VËSHTRIME nuk përfaqësojnë domosdoshmërisht politikën redaksionale të „KOHA javore„


VËSHTRIM & OPINION

jmë, çka do të ishte reagim i drejtë ndaj autorit. E reagimi ynë është se nuk kanë vend në Tuz ata të cilëve u pengon gjuha shqipe. Për pasojat e një kërkese kaq radikale, Dresheviq sikur nuk ka vetëdije të plotë. Apo, ndoshta si pjesë e pushtetit të ri, shpreson e pret se për plane të tilla anticivilizuese do të ketë përkrahjen e pushtetit, pjesë e të cilit u bë, së bashku me partnerët shqiptarë. Burri i botës, fishekët e parë, sapo hypi në pushtet, i shprazi kundër çdo gjëje që është shqiptare. Por, asgjë e re, sepse këso qëndrimesh Dresheviq ka treguar edhe më parë. Madje edhe

lidhur me statusin e komunës. Është i njohur qëndrimi i tij dhe partisë së tij, kundër komunës së plotë. Dhe kjo nuk i pengon UDSH dhe ASH që të bashkëveprojnë. Këto janë edhe arsyet kryesore që ne nuk pranuam të jemi pjesë e koalicioneve që veç e kishin bërë pazarin me pushtetin dhe boshnjakët, dhe ja se çmimi tani po shihet. Kurse partnerët nga UDSH e ASH nuk po bëjnë zë. Ne, në vend të pritjes së reagimit të tyre, të vonuar, si çdo herë deri më tani, i ftojmë që të ndërpritet çdo lloj bashkëpunim me partinë boshnjake, si në nivelin shtetëror, ashtu edhe

Pikëpamjet e shprehura në fq: OPINIONE & VËSHTRIME nuk përfaqësojnë domosdoshmërisht politikën redaksionale të „KOHA javore„

në atë të Tuzit, si e vetmja përgjigje adekuate. Përndryshe rrezikojnë të jenë bashkëfajtorë. Pra, fjala është për iniciativë ndjellakeqe e të çoroditur, e cila nuk mund të japë rezultate, pasi që ndalimin apo pengimin e përdorimit të gjuhës shqipe në Malësië e në vise të tjera në Mal të Zi, ku shqiptarët jetojnë në tokat e tyre autoktone, nuk do të mund ta realizojë kush, derisa shqiptarët të frymojmë këtu. Dresheviqit i themi, nëse të pengon shqipja, Sarajeva nuk është larg, megjithëse edhe atje rrezikon që ta dëgjojë gjuhën e të parëve të vet, e cila kaq fort i pengon. E ENJTE, 29 DHJETOR 2016

Javore KOHA

11


VËSHTRIM & OPINION

EGOIZMI I TEPRUAR I NJERIUT

Kur humbet humanizmi Haxhi Zeneli

Të gjitha këto organizime të shoqërive, me kalimin e kohës nuk janë treguar të suksesshme. Por edhe pse të pasuksesshme, përsëri ato kanë vazhduar të praktikohen në mesin e shumë shoqërive të botës sot. Albert Anshtajn ka thënë: “Ne nuk mundemi t’i zgjidhim problemet duke përdorur të njëjtin lloj të metodave të menduarit që kemi përdorur kur i krijuam ato”. Nëse baza e strukturës së mendimit tonë qëndron në gjendjen e pandryshuar, ne ç’doherë fundamentalisht do të krijojmë të njëjtën botë jo- funksionale me të njëjtin djall. Me rënien e komunizmit, promovohet më shumë kapitalizmi, si një sistem ekonomikisht më i fuqishëm, ku ka bërë që disa nga ish shtetet social/ komuniste t’i marrin lakmi dhe të adoptojnë këtë sistem në “emër të demokracisë”, duke menduar se ky është shpëtimi i tyre, ku në të vërtetë kjo “demokraci” privilegjon shtresën më të pasur, kurse shtresën tjetër i bën më të varfër. Sot më tepër se gjysma e njerëzimit jeton në varfëri, dhe si produkt i kësaj janë krijuar:

12

Javore KOHA

E ENJTE, 29 DHJETOR 2016

luftëra, skamje, urrejtje nacionale, fetare e raciste etj. Andaj problemet e njerëzimit sa vinë dhe shtohen ditaditës. Mund të themi se: Neo-ekonomistet klasikë, kane përkeqësuar dhe shkatërruar jetën e njerëzimit në planetin ton. Neokolonializmi ka shtyrë shumë vende në konflikte dhe kanë krijuar vuajtje masive duke tejkaluar çdo limit. Bankat si fuqi monetare, kanë përdorur asetët e tyre për të lobuar duke krijuar ligjet për veten e tyre. Në botë është krijuar sistemi tatimor që privilegjon të pasurin dhe korporatat e mëdha dhe i varfri bëhet më i varfër i cili paguan tatime (taksa) më shumë se i pasuri. Ky sistem apo organizim shoqëror kapitalist i cili quhet “demokraci”e kanë kopjuar shumica e shteteve të botës, e sidomos ato shtete të posadalura nga zgjedha e komunizmit, ku një pjesë e madhe e njerëzve edhe sot po vuajnë për bukën e gojës. Sistemi monetar nuk ka treguar sukses. Paraja ka korruptuar njerëzimin, duke e mashtruar dhe robëruar atë

me një liri të rrejshme. Ne shtetet kapitaliste, shtresa e mesme punëtore po humbet, duke e bërë atë më të varfër. Globalizimi ka privilegjuar korporatat gjigante që tashti ata të shtrihen në çdo vend të botës, ku shumica e tyre nuk kanë konsideratë për njerëzimin dhe mjediset shoqërore me ndotjet e tyre, dhe si rezultat i kësaj po rrezikohet vetëqenia jonë, më ngrohje të ambientit, ku ata hedhin poshtë këto fakte. Historia ka treguar dhe ka evidentuar, se ndërrimi i parasë ka abuzuar të gjitha format, ku me kontrollimin e parasë “ata” kanë nën kontroll të gjithë botën. Andaj si pasojë e gjithë kësaj, i gjithë njerëzimi është i kërcënuar, kjo gjë po vërehet çdo ditë e më shumë, që krizat e ndryshme po sjellin luftëra dhe dislokime të njerëzimit me përmasa te mëdha, ku gjatë këtyre zhvendosjeve të njerëzve nëpër vende të tjera, të cilët mendojnë se ka një jetë më të mirë, do të bëhet i pamundur përballimi i këtyre flukseve, për shkak të numrit të madh të tyre, dhe aty do të fillojnë vuajtjet e mëdha të njerëzim-

Pikëpamjet e shprehura në fq: OPINIONE & VËSHTRIME nuk përfaqësojnë domosdoshmërisht politikën redaksionale të „KOHA javore„


VËSHTRIM & OPINION

Njerëzimi prej që ka ekzistuar, çdo herë ka qenë në përpjekje të gjetjes së metodave të organizimit të shoqërisë , dhe pas shpikjes së këtyre metodave është munduar që t’iu përmbahet atyre. Por me kalimin e kohës këto metoda apo rregulla organizative shoqërore kanë filluar të ndryshojnë sipas nevojës së shoqërisë, por gjithmonë kanë shërbyer në interes të një klase që ka dominuar. Mund të përmendim disa nga ato që ka njohur bota, si për shembull: Socializmi, Komunizmi, Kapitalizmi etj. it. Egoizmi dhe hipokrizia e tepruar e një pjese të shoqërisë së privilegjuar kanë harruar se janë pjesë e krijimit të këtyre krizave. Përse bëhen të gjitha këto luftëra? përse gjithë kjo urrejtje në mes njerëzve? Dihet fare mirë se ka mjaft resurse për të ushqyer të gjithë njerëzimin e këtij planeti, por për fat të keq organizimi dhe distribuimi i resurseve me qëllime të caktuara nuk menaxhohet si duhet ,në të vërtetë 1/3 e njerëzimit po lihet në skamje. Këto luftëra që krijohen për të kontrolluar resurset e njëri tjetrit , kanë shtyrë ata më të fuqishmit të cilët kanë avantazhet e armatimeve teknologjikisht më të avancuar, të shtypin ata të vegjlit. Ndërsa një pjesë tjetër nuk duan të shkojnë drejt zhvillimit, duan të mbajnë popujt në errësirë me dogmat e tyre fetare, që privilegjon vetëm sunduesin. Shtetet e fuqishme, për një kohë të gjatë po përgatisin njerëzit se si të asgjësojnë njëri tjetrin. Më mirë do ishte që këto shtete, të shpenzonin energjitë dhe të investojnë në edukimin e mbarë njerëzimit për të mirën e planetit në tërësi. Feja nuk

po funksionon, përkundrazi ajo ka arritur deri aty, sa që po përdoret si mjet manipulimi dhe përçarjeje të njerëzimit, dhe jo në shërim të shpirtit njerëzor. Nga ky egoizëm i tepruar i njeriut, frika është se ne do mbetemi në shkallën”0”,si një shkallë më një rrezikshmëri të lartë, për shkak të posedimit të shumë armatimeve nukleare, ku lehtë mundemi edhe të zhdukemi si qenie njerëzore nga egoizmi ynë. Por edhe nëse ndodh kjo! nuk do të thotë se natyra nuk vazhdon pas zhdukjes tonë, ajo përsëri do të bëjnë punën e saj, ashtu siç ka bere deri tani me miliona vite, do të vazhdojë edhe pa njerëzit. Shumica e këtyre të këqijave që ndodhin sot, janë produkt i ligjeve të korruptuara që mbrojnë korporatat dhe pushtetarët, te cilët manipulojnë me të varfrit dhe të pafuqishmit, dukë lobuar që ata të veprojnë sipas orekseve të tyre të pangupura.Këto mund të jenë edhe paralajmërimet që superfuqitë shkojnë drejtë shkatërrimit, sepse duan të arrijë të pamundurën. Shkatërrimi fillon nga brendësia, ku

Pikëpamjet e shprehura në fq: OPINIONE & VËSHTRIME nuk përfaqësojnë domosdoshmërisht politikën redaksionale të „KOHA javore„

mesatarisht zgjasin diku 10 gjenerata për tu shkatërruar, por mund të shkojë edhe më gjatë, por së fundmi shkatërrohen. Andaj për të parandaluar një gjë të tillë, mendoj se për të patur sukses, duhet që të rikonstruktohen ligjet që u japin përparësi atyre që po i keqëpërdorin.Ligjet duhet të kthehen aty, që të mbrohen të drejtat e popullit, më në fund është populli ai që duhet të vendosin për fatin e tij. Shpeshherë dëgjojmë duke thënë: “njeriu një qenie inteligjente”! Në të vërtetë sipas veprimeve tona ne kemi shumë mangësi, ne jemi ende primitiv, ne ende sundohemi nga egoja(djalli), nëse ne nuk kemi arritur të krijojmë një mjedis harmonie në mes njëri tjetrit pa dallime, atëherë s’ka se si të jen ndryshe përveç të mbetemi primitivë .Më së pari për të kuptuar diçka që na ndalon që të koegzistojmë , ne duhet të çlirohemi nga ajo. Është më se urgjente, që të kuptojmë një gjë !se qenia janë ka nevojë më shumë se asnjëherë të riparohet shpirtërisht, qe ne të jetojmë një jetë në paqe me njëri tjetërin. E ENJTE, 29 DHJETOR 2016

Javore KOHA

13


KULTURË

Flijimi më i madh për flamurin është bërë më 6 prill të vitit 1911 në Deçiq. Shtatë malësorë trima, që nuk i frikësoheshin vdekjes, u nisën drejt Bratilës në Deçiq për të hequr flamurin gjysmëhëne dhe në vend të tij të vendosnin flamurin tonë kombëtar

Për Koha Javore:

Dr. Hysni Hoxha Prishtinë

Flamuri ynë kombëtar është identiteti i historisë sonë dramatike, është simbol i aspiratave dhe idealeve në luftë të përgjakshme për çlirimin tonë kombëtar nga pushtuesit barbarë dhe simbol i bashkimit kombëtar. Ndjenja më tragjike dhe më tronditëse e imazhit të flamurit tonë të përgjakur evokohet në këngën popullore “Prej Prokupje deri në Nish”, të cilën e këndon rapsodi dhe atdhetari ynë, Dervish Shaqa: Ço’ Zeqir Bajrakun! S’mund po e luj prej gjakut... Ky është ai flamuri ynë kombëtar i shenjtëruar dhe i rënduar prej gjakut të trimave tanë, që u flijuan në mbrojtje të trevave tona etnike. Në këngët tona historike paraqiten momente, ngjarje nga rezistenca dhe lufta e atdhetarëve tanë. E tillë është kënga “Më të rrallë duke luftuar” në të cilën, tregohet zbritja e ushtrisë nga mali në Pogradec, duke luftuar. Djaloshi trim, Gani Butka bërtet: -Kam flamurin për të marrë! Nuk bëhet ashtu kjo punë, këtyre s’ua lë flamurë. Flaka e ndjenjës atdhetare në zemrën

14

Javore KOHA

E ENJTE, 29 DHJETOR 2016

Histori

QËNDRE

dhe flijimi

FLAMUR

tonë komb e guximshme e nxiti trimin, djaloshin njëzet e tre vjeçar të vërsulej për t’ua rrëmbyer tradhtarëve simbolin e shenjtë. Pas një gjendjeje të tensionuar evokohet metaforikisht aksioni i djaloshit: Nëpër mizëri u lëshua, trimi burrë si fajkua. Në konfliktin me forcat esadiste në Pogradec më 7 korrik 1914, vritet Gani Butka. Krijohet një pamje tragjike, vizuale dhe rrëqethëse: Prapsuni, o djem, mënjanë, Do ta puth Ganinë në ballë! Këto janë fjalët tronditëse të Sali Butkës, atdhetarit, burrit të gjakut të tij, i cili e solli në kalë, djaloshin trim, Ganinë e vrarë “mbuluar me plagë”, i cili u flijua për flamurin tonë kombëtar. Në këngën “jam shqiptar e nuk ul flamur” krijuesi ynë popullor është frymëzuar nga qëndresa dhe heroizmi i rrallë i Kamer Loshit nga Kosova, i cili ka qenë luftëtar i vjetër i Çetës së Azem Galicës. Kamer Loshi nuk u përkul para naçelnikut serb i cili e urdhëroi ta hiqte flamurin kuq e zi nga shtëpia ku zhvillohej ceremonia e dasmës. Vargu asociativ: “Mos ma shkil barin mbi vorre” shpreh revoltën

kundër pushtuesit. Me vlerë asociative janë edhe vargjet: Kam themelin, o tek ky gur, Jam shqiptar e nuk ul flamur! Kamer Loshi, i rrethuar në shtëpinë e tij nga ushtria e krajlit të Serbisë në fshatin Padalisht të Burimit, deri në frymën e fundi të jetës së tij luftoi heroikisht kundër armikut, që ia vuri zjarrin shtëpisë. Me shtatë plagë digjet ky trim në flakën që e mbuloi shtëpinë e tij dhe nuk lejoi të rrëmbehet flamuri kombëtar në ceremoninë e dasmës; nuk lejoi as të shkelet pragu i shtëpisë nga këmba e pushtuesve serbë. Nga pushka e Kamer trimit mbetën të vrarë dhjetëra ushtarë të Serbisë mbretërore. Heroizmi, ideali i lartë kombëtar dhe flijimi për atdhe, mbeten të pavdekshme në kujtesën e kombit tonë. Flijimi më i madh për flamurin është bërë më 6 prill të vitit 1911 në Deçiq. Shtatë malësorë trima, që nuk i frikësoheshin vdekjes, u nisën drejt Bratilës në Deçiq për të hequr flamurin gjysmëhëne dhe në vend të tij të vendosnin flamurin tonë kombëtar. Gjatë aksionit luftarak kundër tre taborëve të osmanlinjve, që rua-


KULTURË

ESA

për

RIN

bëtar nin flamurin e Perandorisë Osmane, shtatë malësorë trima të guximshëm, flijoheshin për flamurin. Flamuri nuk binte, por kalonte prej dore në dorë të trimave tanë. Pas rënies së trimit Marash Ucit, prej tyre vetëm Prelë Gjeka arriti në Bratilë, i cili hoqi flamurin e armikut dhe vendosi flamurin kuq e zi me shqiponjën dykrerëshe dhe nga plumbat e armikut u flijua për këtë simbol të shenjtëruar nga gjaku i atdhetarëve tanë. Malësorët trima u vërsulën të heqin flamurin e Perandorisë Osmane. Gjaku derdhej trimat binin, por flaka atdhetare rritej për çlirimin e atdheut. Një qëndrim i tillë u dëshmua në luftën heroike të kryengritjes së Malësisë kryesuar nga trimi i madh i Malësisë, Dedë Gjo Luli. Pas luftës së përgjakshme kundër forcave të armatosura të Perandorisë Osmane, Dedë Gjo’ Luli, me çetën e tij të Lekëve, çliroi Deçiqin, dhe në fsha-

tin Bratilë të Deçiqit, më 6 prill l911, ngriti flamurin kuq e zi. Është rast i rrallë në historinë e njerëzimit që një komandant i një ushtrie tjetër të mbrojë popullin apo shtetin kundër të cilit lufton. I tillë ka qenë Hasan Riza Pasha, komandant i ushtrisë së Perandorisë Osmane. Pas bisedës me autoritetet e Shkollës Françeskane, Hasan Riza Pasha urdhëroi që të ngrihej flamuri ynë kombëtar në Kalanë Rozafati të Shkodrës. Mirëpo ndodhi më e keqja: pas lajmit që ia dërgoi Gjergj Fishtës: “ Nesër ka m’ u ngreh flamuri i Shqypnísë”, ai atë natë, më 21 kallnor, vritet mizorisht nga kriminelët malazias, nëpërmjet tradhtarit të kombit, Esat Pasha. Me rastin i rivarrosjes së eshtrave të Hasan Riza Pashës, këtij miku të madh të shqiptarëve, këtij komandanti, demokrati, fisniku, trimi, Gjergj Fishta tha: “Hasan Riza Pasha do të kujt to het

si atdhetari më i mirë për shpëtimin tonë nga kthetrat e malazezëve dhe që u bë fli prej atyneve që nuk deshën shpëtimin e atdheut tonë, prandaj Hasan Riza Pasha meriton të kujtohet baras me heronjtë e kombit tonë”. Gjergj Fishta në kryeveprën “Lahuta e Malcís” dhe në vepra të tjera, ka qenë kundër pushtuesve të trojeve tona. Ai edhe në veprimtarinë e tij publike ka luftuar me vetëmohim për interesin kombëtar. Si hynë Fuqitë e Mëdha në Shkodër, Gjergj Fishta ngriti flamurin shqiptar mu në majë të kambanores së Kishës së Fretërve. Një akt i tillë i Fishtës ka qenë kundër ndarjes së Shkodrës nga atdheu ynë, Shqipëria. Me një akt të tillë Fishta u ka treguar Fuqive të Mëdha, po ashtu edhe fqinjëve grabitqarë se Shkodra ka qenë dhe do të mbetet qytet i Shqipërisë. Kjo ide më në fund u realizua. E ENJTE, 29 DHJETOR 2016

Javore KOHA

15


KULTURË

Vështrim

Qasje e re ndaj me (Gjon Keka, Antropologjia politike, Botart, Tiranë, 2015)

Nail Draga

Viteve të fundit nga autorë të ndryshëm shqiptarë janë botuar studime dhe botime të veçanta nga fusha të ndryshme si nga aspekti shkencor, kulturor, artistik, publicistik etj., duke pasuruar fondin e botimeve të tilla në lëmitë përkatëse. Nga kjo gamë e gjerë autorësh bën pjesë edhe Gjon Keka i cili dallohet në hapësirën etnogjeografike shqiptare, për cilësinë dhe sasinë e botimeve. Një ndër botimet e tija të fundit është edhe libri “Antropologjia politike”, botuar nga “Botart” në Tiranë në vitin 2015. Nga vetë titulli i këtij libri por edhe lënda e trajtuar del qartë se kemi të bëjmë me një përpjekje të guximshme të autorit, i cili trajton një qasje të re te mendimit politik tek ne shqiptarët. Një kostatim të tillë e themi me faktin se në këtë periudhë postmoniste e cila njihet si koha e tranzicionit, botimet e

“ 16

Autori në këtë botim më në detaje trajton frymën inspiruese të ideve dhe të teorive të politikës, formimit të shtetëve, legjislacioneve, sistemeve dhe institucioneve politike, kulturës politike, gjuhës politike etj kësaj natyre kanë qenë të pakta, nga fakti se tek ne ende është i pranishëm mentaliteti i së shkuarës totalitare, për qasjet shoqërore dhe rrjedhat bashkëkohore të shoqërisë pluraliste. Pikërisht duke marrë parasysh të kaluarën tonë në kuadër të ish kampit të vendeve socialiste, termi “antropologji politike” është një term pothuaj i panjohur. Antropologjia apo shkenca mbi njeriun përbën po ashtu edhe fushën e lidhjes se njeriut me shtetin, drejtimin e shtetit nga njeriu dhe pushtetin shtetëror, shoqërinë, shkallët e zhvillimit, kulturën etj. Ndërsa antropologjia politike e trajton njeriun si personalitet , si individ dhe si qenie kulturore, përkatësisht ka të bëjë me strukturën e sistemeve politike, proceset politike, zhvillimin e shoqërisë, institucioneve, shtetit dhe të kulturës së popujve, duke iu qasur

Duke lexuar këtë libër del qartë se shoqëritë tona në të kaluarën moniste edhe tash në pluralizëm kanë sfida të mëdha për të konsoliduar demokracinë liberale, kulturën politike, të drejtën dhe liritë qytetare dhe nacionale sipas standardeve bashkëkohore të shteteve me përvojë demokratike

Javore KOHA

E ENJTE, 29 DHJETOR 2016

në mënyrë strukturale lidhjeve formale dhe joformale të politikës, proceseve kulturore, sociale, ekonomike etj. Në kuptimin më të gjerë antropologjia politike është sinonim me politikën, ndërsa në kuptimin më të ngushtë, ka të bëjë me aftësitë politike të artit të qeverisjes, shtetit dhe politikës, të cilat mund të thuhet se janë edhe sferat mbi njohuritë politike në përgjithësi. Më një fjalë, antropologjia politike është pjesë e filozofisë politike e cila hulumton mënyrën e organizimit politik të shoqërisë në një mjedis të caktuar. Autori në këtë botim më në detaje trajton frymën inspiruese të ideve dhe të teorive të politikës, formimit të shteteve, legjislacioneve, sistemeve dhe institucioneve politike, kulturës politike, gjuhës politike etj. Pra kemi të bëjmë me një përpjekje të autorit në fushën e shkencës politike, i cili është ndër të parët që kësaj çështje i qaset në mënyrë profesionale. Pikërisht këtu qëndron edhe vlera e këtij libri, se shumë çështje të patrajtuara deri më tash nga autorë shqiptarë, me këtë libër vërehet përpjekja e parë profesionale, ne këtë drejtim. Duke lexuar këtë libër del qartë se shoqëritë tona ne të kaluarën moniste edhe tash në pluralizëm kanë sfida të mëdha për të konsoliduar demokracinë liberale, kulturën poli-


KULTURË

endimit politik

tike, të drejtën dhe liritë qytetare dhe nacionale sipas standardeve bashkëkohore të shteteve me përvojë demokratike. Ndërsa neglizhenca në ketë drejtim se ende jemi në periudhën e tranzicionit nga koha e monizmit, nuk është fakt bindës, sepse koha prej një çerek shekulli ka qenë e mjaftueshme për ndryshime cilësore dhe veprime praktike nga klasat politike të subjekteve udhëheqëse. Çdo refuzim për t’u ballafaquar me realitetin paraqet dobësi organizative, kadrovike dhe mungesë e vullnetit politik, për avancim dhe zgjidhje të çështjeve kontestuese për shoqërinë në vendin përkatës.Pikërisht në këtë aspekt shumë çështje mund të njihen me mirë nga antropologjia politike, sesa nga fushat e tjera si sociologjia apo shkencat politike. Nuk ka dilemë se për të shkruar një libër të tillë autorit i është dashur shumë punë, duke konsultuar një literaturë profesionale në gjuhë të huaja, sepse në shqip ajo pothuaj mungon tërësisht. Dhe në fund e them pa hezitim se si i tillë ky libër duhet të jetë referencë e domosdoshme për studime dhe hulumtime në fushën e sociologjisë dhe të shkencave politike, sepse paraqet studimin me të kompletuar deri më tash në gjuhën shqipe. E ENJTE, 29 DHJETOR 2016

Javore KOHA

17


SOCIALE

Nëse ky tjetërsim bëhet brenda Krajës, rreth sofrës ku bukës i thuhet bukë e ujit ujë, atëhe e tunelit”. Unë nuk dëshiroj të rrahi gjoksin e “patriotizmit” e të them atë që nuk e shoh e si “shqiptar”, jo si kam qejf, por siç janë! Boshatisja e Krajës (6)

Ankthi nga tjetërsim Për Koha Javore:

Hajrudin S. Muja (vijon nga numri i kaluar) Sipas të dhënave demografike, në vitin 1831 Nahija e Krajës kishte pasur 1 100 familje, kurse më 1921 – 4 253 banorë. 90 vjetë më vonë (1981), Bashkësia Lokale e Krajës (Ftjan – Skje) kishte 5 417, ndërsa Bashkësia Lokale e Shestanit 1 447 banorë, gjithsej 6 864 banorë. Popullata e 22 vendbanimeve të Krajës, nga Skjeja në Burgër, në periudhën 63-vjeçare kishte rënë për 63%, nga 5 018 banorë sa kishte pasur më 1948 në 1 881 banorë në vitin 2011. Akademik Idriz Ajeti, për shembull, në vitet ’60 të shekullit të kaluar, shkruante për fshatin Rjeps, që kishte 29

18

shtëpi, kurse afro tri dekada më pas, Hajrullah Koliqi shënon vetëm 5 shtepi [Koliqi:1993]. Në llogari sipas fshatrave të Bashkësisë Lokale të Ostrosit (Kraja Lindore), Skjeja kishte rënë nga 179 në 86, Arbneshi nga 535 në 33, Ostrosi i Madh nga 601 në 34, Ostrosi i Vogël nga 323 në 115, Martiqi nga 521 në 300, Kështenja nga 402 në 127, Boboshti nga 318 në 181, Ftjani nga 305 në 62. Si rezultat i kësaj, në vitin shkollor 2011/2012, në shkollen tetëvjeçare të Krajës “Gjergj Kastrioti Skënderbeu”, numri i nxënësve kishte rënë në 139 nga 645 që kishte pasur 40 vite më parë [KJ, 16.8.2012]. Rënia drastike kishte filluar pas vitit 1968 dhe më theksueshëm pas vitit 1991 [KJ, 26.7.2012], duke lënë kështu shumë vendbanime pa banorë apo me një numër simbolik banorësh [Lemba,

Është vetëdija e ulët e këtyre njerëzve të emigruar, të paedukuar ose me një edukim gjysmak, të cilët janë rritur në kushte të vështira dhe me ardhjen në një gjendje relativisht të mirë ekonomike, i janë dhënë kryekëput parasë. Të gjithë Atdhedashurinë e shfaqin në koncerte e dasma, me “këngë patriotike” ose duke akuzuar të tjerët për “devijime politike”, pa u kujdesur aq shumë për familjet e tyre, në planin afatgjatë

Javore KOHA

E ENJTE, 29 DHJETOR 2016

#3-4/2000]. Në këtë kontekst vlen të shihet edhe një herë ndryshimi i popullatës gjatë këtyre periudhave. Më 1948 Kraja numëronte 5 018 banorë, më 1953 – 5 289, më 1961 – 5635, më 1971 – 5556, më 1981 – 5 416, më 1991 – 5 434, më 2003 – 2 371 dhe më 2011 – 1 881 banorë [KJ, 26.7.2012]. Ajo që mbetet edhe më shqetësuese është tjetërsimi i kësaj popullate, se në zonat e Krajës Perëndimore në regjistrimin e 1948-ës, nga 1 834 banorë vetëm gjashtë ishin deklaruar “shqiptarë” [KJ, 2.8.2012]. Dr. Abdullah Zymberi, tek po merrej me të folmet e shqiptarëve në Mal të Zi, në Shestan kishte gjetur vetëm një të moshuar që fliste shqip e që e quante veten shqiptar [Zymberi:1996]. Tashmë, gjuha shqipe në shkollën e Shestanit “Bratstvo - Jedinstvo” mësohej si “gjuhë e huaj” për nxënësit shqiptarë të Krajës Perëndimore, të cilët vijonin mësimet në këtë shkollë! Në rastin tjetër është Ljarja, e cila më 1953 kishte më së shumti banorë 326. Pas vitit 1971 filluan zhvendosjet dhe në vitin 2008 ulet në 69 banorë, ku shumica ishin pleq e plaka. Pavarësisht përkatësisë shqiptare, në regjistrimin e vitit 2003, nga 92 banorë të këtij fshati u deklaruan “malazez” 59 (64.13%), shqiptarë 16 (17.39%), serbë 1 (1.09%) dhe nuk u përcaktuan 16 (17.39%) [Buzuku #31 /2009] Nëse ky tjetërsim bëhet brenda Krajës,


SOCIALE

erë për krajanët e Diasporës nuk mund të shihet asnjë dritë shpresëdhënëse në “fundin e nuk e ndiej. Për ta diskutuar këtë, mua më duhet t’i vështroj gjërat jo si “krajan”, por

mi i pashmangshëm rreth sofrës ku bukës i thuhet bukë e ujit ujë, atëherë për krajanët e Diasporës nuk mund të shihet asnjë dritë shpresëdhënëse në “fundin e tunelit”. Unë nuk dëshiroj të rrahi gjoksin e “patriotizmit” e të them atë që nuk e shoh e nuk e ndiej. Për ta diskutuar këtë, mua më duhet t’i vështroj gjërat jo si “krajan”, por si “shqiptar”, jo si kam qejf, por siç janë! Nëse marrim për bazë vitin 1876, kur thuhet sa ka mbërritur shqiptari i parë nga Korça në Amerikë [Demo:1960], atëherë i bie që tani të jetojë i gjashti brez. Disa nga këta pasardhës, kanë qenë të suksesshëm e madje edhe të famshëm, por të tjetërsuar. Disa të tillë, sa për “t’u mburrur” e thonë se kanë qenë shqiptarë, por jo që janë të tillë, e thonë në anglisht sepse nuk e dinë shqipen. Çfarë na bën ne të ndryshëm prej tyre, përveç kohës?! Muharrem Hardolli më thotë se krajani i parë në Amerikë ka ardhur Alush Kraja (Subrahimi) më 1920 dhe më pas vëllai i tij Musaja, i cili ka mbajtur kontakte të mundshme me familjen në Krajë deri më 1935 [Hardolli:2006]. Ku janë pasardhësit e tyre sot? Për ta përmbyllur, ka një studim Denis Nagi, në lidhje me fatin e diasporës shqiptare në Amerikë (ku gjithsesi hyjnë edhe krajanët). Studimin e ka bërë në vitin 1981, me 248 shqiptarë të Bostonit, nga ku ka nxjerrë se vetëm 16.9% e flasin gjuhën shqipe brenda familjes në shtëpi “gjysmën e kohës”,

gjë që e kanë mohuar 25.4%, ndër gjeneratat e dyta dhe 69.2% në gjeneratat e para [Ragaru/Dymi:2004]. Në fakt, ata që kanë emigruar së voni janë munduar ta ruajnë gjuhën dhe traditën e tyre me fanatizëm të madh, por të shqetësojnë të dhënat e Nagit se çfarë do të ngjajë 2-3 gjenerata më pas! Fëmijët e atyre krajanëve që kanë ardhur në vitet e 60-ta ose të 70-ta, e që kanë lindur në Amerikë, ua kanë “trashëguar” gjuhën dhe zakonet me fanatizëm. Edhe fëmijët e fëmijëve të tyre ua mësojnë shqipen, sepse i rrit gjyshi e gjyshja, por çfarë do të ngjajë edhe dy breza më tej, mbetet të shpresohet e të shihet! Por, autori i këtij shkrimi ka tre shqetësime, që mund të lexohen edhe ndërmjet rreshtave të Nagit, që nuk ngjet vetëm me krajanët, por me të gjithë shqiptarët. Së pari, është vetëdija e ulët e këtyre njerëzve të emigruar, të paedukuar ose me një edukim gjysmak, të cilët janë rritur në kushte të vështira dhe me ardhjen në një gjendje relativisht të mirë ekonomike, i janë dhënë kryekëput parasë. Të gjithë Atdhedashurinë e shfaqin në koncerte e dasma, me “këngë patriotike” ose duke akuzuar të tjerët për “devijime politike”, pa u kujdesur aq shumë për familjet e tyre, në planin afatgjatë. Në referencë të studiueve të mirëfilltë, të cilët pretendojnë se besimi (feja), si temë madhore e mendimit njerëzor, është pjesë e rua-

jtjes së identitetit, për fat të keq, ata jo vetëm që nuk kujdesen për edukimin fetar të fëmijëve, por u mungon edhe për veten e tyre. Së dyti, tanimë kanë filluar edhe lidhjet martesore të bijëve e bijave të tyre me joshqiptarë, edhe kjo një plagë mjaft e madhe që shpejton procesin e asimilimit të shumë familjeve. Së treti, është emërtimi i fëmijëve, që pa dyshim është pjesë e rëndësishme në ruajtjen e identitetit. Kjo vërehet dukshëm tek gjeneratat që kanë ardhur në rininë e hershme, apo tek ata që kanë lindur në Amerikë. Për shembull, një fëmijë krajan që pagëzohet sot me emrin Leonard (si Da Vinçi), ose një tjetër me emrin Alen (si Deloni), e ka humbur identitetin në gjeneratën e parë. Të mos merremi me emërtime të shumta të sajuara, që nuk i përkasin asnjë identiteti. Çfarë është edhe më keq, shikuar në këtë kontekst, prindi nuk është i aftë të gjykojë (ose nuk i bëhet vonë), se vetëm në dy breza, tek Leonardi të birin e Alenit, identiteti është humbur. Ajo që të brengos edhe më shumë është se kjo dukuri është bërë si “trend” dhe është gjithnjë e më shumë duke u shfaqur edhe brenda atyre pak banorëve, që kanë mbetur në Krajë ose në afërsi të Krajës! Dhe nëse vazhdon kështu, ka mundësi që të vijë një kohë kur historianët që i mbështesin studimet e veta në bazë të epitafeve, të pretendojnë një ditë se “këtu nuk kanë jetuar kurrë shqiptarë”!? (Fund) E ENJTE, 29 DHJETOR 2016

Javore KOHA

19


MOZAIK

Portret: Halit Beci

Deti ishte dhe është jeta e tij Nuk është për t’u çuditur pse Haliti ka qenë kaq detar i mirë. Shumë qytetarë tonë kanë dëgjuar dhe kanë njohuri për familjen e famshme detare Beci. Prandaj, edhe Haliti, detin, barkat dhe lundrimin e ka pasur dhe e ka në gjak nga të parët e tij si trashëgimi, pasi që “gjaku nuk është ujë” thotë populli ynë

Ismet Karamanaga

“ 20

Si ta përshkruash një njeri i cili më se 50 vjet ka lundruar me anije të ndryshme nëpër botë. Ta përshkruash një fizionomi markante, të jashtëzakonshme, gjithmonë të qeshur, të butë dhe të mirë, e të mos gabosh është vështirë! Halit Beci është i moshuar, 87 vjeç, por edhe sot, për çdo ditë, del në pazar, shkon në xhami. Rrin me shokë, shumica prej të cilëve janë më të rinj

Haliti nuk ankohet kurrë, por gjithmonë është i disponuar. Në qëndrimin e tij nuk mund të vërehen vështirësitë e jetës, brengat nga lundrimet e gjata, sepse këtë e ka kuptuar nga jeta, si fat të cilit nuk ka mundur t’i iki

Javore KOHA

E ENJTE, 29 DHJETOR 2016

se ai, pasi që ata të moshës së tij, pjesa më e madhe janë në “Meteriz” ose në “Pinjesh”. Haliti nuk ankohet kurrë, por gjithmonë është i disponuar. Në qëndrimin e tij nuk mund të vërehen vështirësitë e jetës, brengat nga lundrimet e gjata, sepse këtë e ka kuptuar nga jeta, si fat të cilit nuk ka mundur t’i iki. “Deti ishte dhe është jeta e tij”, thotë ai, dhe kurrë nuk është penduar, sepse përveç vështirësive dhe “bukës me gjak”, siç thonë detarët ulqinakë, deti e ka atë bukurinë magjike të jashtëzakonshme e cila të tërheq dhe të cilën e vërejnë vetëm ata që e njohin detin, ata që e duan detin, e respektojnë dhe shpeshherë i frikësohen fuqisë së tij. Haliti ende ecën pa shkop. Ka një të ecur karakteristik, të cilin e kanë të gjithë ata që kanë “naviguar”, të them


MOZAIK

më mirë kanë lundruar me anije. Ka filluar si i ri në “Zetska plovidba” nga Kotorri, ku edhe është takuar me babain tim Kapedan Hasan Karamanagën. Gjithmonë e ka quajtur “Daja Cani”. Flet me një respekt të madh për të. “’Daja Cani’ ka qenë detar dhe kapedan me famë, punëtor i madh dhe detar i aftë. Prej tij kam mësuar shumë. Më ka mbetur në kujtesë si njeri i cili e ka njohur detin jashtëzakonisht mirë. Prej tij kam mësuar se detin duhet ta duash, ta respektosh fuqinë e tij, sepse ndryshe nuk mund të bëhesh detar i mirë”, kujton Haliti. Në atë kohë, Hasan Karamanaga ishte kapedan i anijes “Javorak”, anijes më të bukur të kësaj ndërmarjeje. Më vonë Haliti “barkohet” në “Jugooceanija” të Kotorrit dhe shumë vite lundroi me anije oqeanike të mëdha. Shpeshherë Haliti ka qenë “Noshtromo”, i pari i ekuipazhit në shumë anije. Haliti edhe tash i moshuar ka qejf të bisedojë dhe shpeshherë i tregon ndodhitë nga deti dhe nga jeta. Në bisedë gjithmonë thekson rolin e bashkëshortes së tij Havasë, një zonje të jashtëzakonshme, të sinqertë, e cila ka qenë përkrahja e

tij, pavarësisht se Haliti një kohë të gjatë ka kaluar në lundrime. Është një bashkëbisedues i mirë, flet me zë të lehtë dhe mua më duket se kurrë nuk di ta ngrejë zërin. Nuk është për t’u çuditur pse Haliti ka qenë kaq detar i mirë. Shumë qytetarë tonë kanë dëgjuar dhe kanë njohuri për familjen e famshme detare Beci. Prandaj, edhe Haliti, detin, barkat dhe lundrimin e ka pasur dhe e ka në gjak nga të parët e tij si trashëgimi, pasi që “gjaku nuk është ujë” thotë populli ynë. Edhe unë, për lexuesit dëshiroj t’i përmendi disa detarë dhe kapedanë të njohur nga kjo familje. Familja Beci ka pasur një flotë prej disa anijesh të ndryshme, duke filluar nga ato për tregti e deri tek ato që edhe kanë shërbyer për mbrojtjen e Ulqinit. Disa nga këto anije janë fundosur, por disa anije edhe kanë shpëtuar dhe kanë vazhduar të lundrojnë në brigjet e Shqipërisë. Më e njohura ishte njëra ndër barkat më të famshme në ujërat e Mediteranit dhe Adriatikut “Urshaja e detit” nën komandën e kapedan Ismail Becit. Mirëpo, nga kjo familje gjithashtu ishin edhe Beqir Beci I dhe Sulejman

Beci, Beqir Beci II dhe Ibrahim Beci. Shumë nga këta kapedanë kanë lundruar nën flamurin e Mbretërisë Otomane. Prandaj, edhe Halit Beci, Rexhep Beci dhe disa të tjerë më vonë e vazhduan këtë traditë detare. Nuk jam në dijeni a ka sot, në këtë kohë moderne, më ndonjë nga kjo familje e vjetër detare ulqinake, i cili lundron?! Në fund, është mirë të përmenden personalitetet siç është, ndër shumë të tjerë edhe Halit Beci, një detar me nam. Është mirë që ai dhe një plejadë e madhe detarësh të dalin në shesh dhe nga harresa. Në këtë mënyrë i dalim borxhit duke përkujtuar kështu veprën dhe trashëgiminë tonë të lavdishme detare Në librin tim “Kalaja, legjendë dhe art”, por edhe më vonë në librin “Ulqini - monumente, portrete, ngjarje” si edhe në revista të ndryshme, kam shkruar për disa figura të cilat kanë lënë gjurmë në trashëgiminë tonë, në kulturën tonë dhe në jetën tonë. Mendoj se edhe Halit Beci gjendet në mesin e tyre dhe prandaj këta, pa dyshim, meritojnë të shënohen dhe mos të harrohen kurrë. Halit Becit i dëshiroj jetë të bukur, të qetë dhe të gjatë. E ENJTE, 29 DHJETOR 2016

Javore KOHA

21


PANORAMË

Bebe Rexha, mes 100 artistëve më të mirë në Amerikë t

Bebe Rexha është artistja me origjinë shqiptare që karrierën e saj po e zhvillon në SHBA por tashmë me një famë në botë, ajo i bën krenarë Shqiptarët. Tashmë edhe më shumë, pasi në listën e Billboard për 100 artistët e vitit 2016, pjesë e saj është edhe Bebe Rexha. Ylli i hitit “No Broken Hearts” nga Billboard renditet në vendin e 92-të. Kjo renditje është përcaktuar nga performanca e artistëve në top listat “Billboard Hot 100”, “Billboard 200” dhe “Social 50”. Ajo ka arritur që të korrë suksese edhe në Europë, ku ka qenë në majat e klasifikimeve muzikore.

Një baladë në Eurovizion t

22

Këngëtarja Lindita Halimi do të përfaqësojë Shqipërinë në festivalin europian të muzikës, Eurovision, pasi fitoi festivalin e fundvitit në RTSH. Me këngën me titull “Botë”, që është një baladë e njohur, ajo rrëmbeu trofeun bashkë me emocionet e fitores. Në profilin e saj në Facebook, ajo shpreh falënderimet për mbështetjen dhe shkruan, “Besoni në ëndrrat tuaja, ato duan kohë që të ndodhin, ndonjëherë dhe dekada, por ato bëhen realitet, ato vërtetë bëhen realitet… me fuqi dhe duke punuar fortë. Javore KOHA

E ENJTE, 29 DHJETOR 2016


PANORAMË

Filmi “Etjet e Kosovës” nominohet për kolonën zanore në Montreal t“Etjet e Kosovës”, filmi i parë i prodhuar me shirit filmik pas luftës së fundit në Kosovë, me regji të Sunaj Raça, është nominuar në kategorinë Best Score for a Produced Film në World Film and Music Festival, ku muzika e filmit është kompozuar nga Marian Necak. “Ky është një nga festivalet më të mëdha në botë për kolonën zanore’”, tha regjisori Raça . Filmi, vijon ai, ka qenë pjesëmarrës në shumë festivale dhe tani pas 10 vitesh, nominohet për kolonën zanore në këtë festival. Duke e konsideruar një lajm shumë të mirë për gjithë ekipin që realizoi filmin, Raça shprehet se “filmi fokusohet tek pasojat e luftës në Kosovë dhe është një film i gjallë, plot temperament që sjellë shumë emocione”. Në rolet kryesore të këtij filmi interpretojnë: Faruk Begolli ,Tinka Kurti, Rajmonda Bulku, Sheqerie Buqaj , Blerim Destani, Sunaj Raça.

Xhafa prezanton Kosovën në Bienalen e Venecias t

Sislej Xhafa tashmë nuk do të jetë “klandestin” në Venecia. Nëse në vitin 1997, i veshur si futbollist dhe me një flamur shqiptar në shpinë dhe topin e futbollit në këmbë do të krijonte “pavionin klandestin” në edicionin e 39-të të Bienales së Venecias, do të tërhiqte jo pak vëmendjen e kritikës, duke e quajtur këtë “ndërhyrje të ashpër” një gjetje artistike. Gjashtëmbëdhjetë vite më vonë Xhafa do të ishte pjesë e 13 artistëve që do të prezantonin Italinë në Bienalen e Venecias. I njohur si një artist që provokon realitetin dhe e sheh artin si një mënyrë për të reaguar shpesh e ashpër ndaj politikës, apo gjendjes kritike sociale në edicionin e 57-të të Bienales së Venecias, Xhafa më në fund do të prezantojë vendin e tij Kosovën. Ministri i Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Kujtim Shala, ka marrë një letër nga drejtori i Bordit të Bienales së Venecias, Paolo Baratta, përmes të cilës aprovohet kërkesa e ministrit që Kosova të jetë e pranishme në Edicionin e 57-të Bienales së Venecias, që do të mbahet nga muaji maj deri në nëntor të 2017-tës. Artisti i cili do të prezantojë Kosovën në Bienale, është emri i afirmuar në skenën botërore të artit, Sislej Xhafa. E ENJTE, 29 DHJETOR 2016

Javore KOHA

23


PANORAMË

George Michael kishte ndihmuar kosovarët kur kishin më së shumti nevojë Pop-këngëtari i njohur që ndërroi jetë më 25 dhjetor, George Michael, kishte dhuruar 500 mijë funte për Kosovën e pas luftës. Ai po ashtu kishte premtuar koncert për të ndihmuar të varfrit në gjithë botën. Një artikull i datës 17 shtator, 1999 i “The Guardian” ka qarkulluar në rrjetet sociale duke kujtuar ndihmën humanitare të Georget për kosovarët. Në atë kohë Michael kishte thënë se gjendja e kosovarëve ishte arsyeja kryesore që ai kishte vendosur të bënte vepra humanitare. Michael ndërroi jetë në moshën 53-vjeçare duke lënë prapa shumë vepra.

Vdes aktori Bujar Lako t

24

Është ndarë nga jeta në moshën 68-vjeçare aktori i mirënjohur i kinemasë dhe teatrit, Bujar Lako. Karrierën e filloi fill pas studimeve të larta, në vitin 1973 si aktor në Teatrin Kombëtar. Nuk kaloi shumë kohë dhe pjesëmarrja në filmat “Përballimi” dhe “Në fillim të verës” do e katapultonte në produksione më të mëdha kinemaje si “Gjeneral Gramafoni”, në rolin e Halit Beratit, “Ballë për ballë” në rolin e Mijo Bermenës, “Gurët e shtëpisë time” në rolin e Tenente Morucit dhe produksionet më të fundit ku mori pjesë ishte prodhimi i vitit 2003 “Lule të kuqe, lule të zeza “ dhe “Magic Eye”, Në teatër ka interpretuar një sërë rolesh në vepra si “Vdekja e një komisioneri”, “Ditë vere”, “Ariu”, “Monserati” etj. Titujt që mban mbi vete janë urdhëri “Naim Frashëri”, klasi i parë në vitin 1982, “Artist i merituar” në vitin 1985 dhe “Nderi i kombit”, akorduar nga Presidenti i Republikës në vitin 2013. Javore KOHA

E ENJTE, 29 DHJETOR 2016


KULTURË

Përurimi i librit “Ceremoniali i dasmës në Hot” të autorit Luigj Dedvukaj

Kontribut i çmuar në fushën e kulturës Përurimi i botimeve të reja është ngjarje e bukur, sidomos për dashamirët e fjalës së shkruar, e nëse është fjala për ndonjë punim në bazë të gjurmimeve për trashëgiminë tonë, sa të lashtë po aq edhe të pasur, atëherë përurimi i veprave të tilla është vërtet i mirëseardhur. Nëpër këto vende kanë kaluar gjurmues të fushave të ndryshme, studiues dhe udhëpërshkrues të cilët kanë shkruar dhe publikuar vepra për trashëgiminë tonë kulturore, materiale, shpirtërore dhe atë historike, duke dhënë në këtë mënyrë kontribut të çmuar jo vetëm në afirmimin por, në radhë të parë, në ruajtjen e vlerave të shumta të trashëguara nga brezi në brez. Po aq e rëndësishme është edhe puna e njerëzve tanë të cilët, falë entuziazmit të vet, ia kanë përcaktuar vetes të japin kontribut për vendin ku janë lindur e rritur, për fushat e ndryshme e në këtë rast në fushën e etnologjisë dhe folklorit tonë shqiptar. Kohë më parë, autori nga Malësia, Luigj Dedvukaj, botoi punimin “Cer-

emoniali i dasmës në Hot”, të cilin e kanë vlerësuar emra të njohur të fushave të etnologjisë dhe folklorit. Autori, fillimisht na paraqet një vështrim të detajuar gjeografik, etnokulturor, historiko-shoqëror dhe psikologjik të trevës që është përfshirë me gjurmimet e tij. Pastaj, i qaset temës në fjalë nga ideja për martesë, fejesë, përgatitja për dasmë, dasma e deri pas dasmës. Mungesa e materialeve të shkruara dhe gjurmëve arkivore e vështirëson punën kërkimore, andaj autori e vlerëson të domosdoshme që vlerat e trashëguara nga e kaluara të shënohen në këtë mënyrë, që përmes fjalës së shkruar të kultivohen në brezat e ardhshëm, si rruga më e sigurt për ruajtjen e tyre. Në përurimin e këtij libri folën Prof. Dr. Afërdita Onuzi, studiuese e etnologjisë pranë Institutit të Antropologjisë Kulturore dhe Studimit të Artit në Tiranë, pastaj Prof. As. Dr. Nebi Bardhoshi dhe Nikollë Camaj, profesor i letërsisë dhe gjuhës shqipe. Të gjithë folësit vlerësuan lart kon-

tributin e autorit Dedvukaj, përmes botimit të kësaj vepre dhe shprehën besimin se ai, edhe në të ardhmen, do të vazhdojë gjurmimet e veta në këtë dhe fushat tjera që lidhen me trashëgiminë tonë nga e kaluara. Vetë autori, në fjalën e vet foli për vështirësitë me të cilat është përballur gjatë grumbullimit të materialeve, me mungesën e përmbajtjeve arkivore nga kjo fushë. Realizimi i këtij punimi është i lidhur ngusht me profesionin e autorit i cili din ta vlerësojë më së miri përfshirjen e arteve, si atë të muzikës, tekstit të këngës, vallëzimit, por edhe atë vizual e që të gjitha së bashku i japin ceremonialit të dasmës formën më të gjerë të gërshetuar me elementet tjera etnografike dhe historike. Është mirë e po aq edhe e nevojshme të shfrytëzohen mundësitë e sotme, në radhë të parë profesionale, të përkrahura financiarisht nga institucionet përkatëse, afaristë e dashamirë të etnokulturës, për botime sa më të shumta në këtë fushë. Dijana Gj. Dukaj E ENJTE, 29 DHJETOR 2016

Javore KOHA

25


SOCIALE

Vepër madhore e trijeshjanëve në Amerikë

600 mijë dollarë për zgjerimin e rrugës së Trieshit Bashkëvendasit e mi ( afro 700 shtëpi) që jetojnë dhe veprojnë në Shtete të Bashkuara të Amerikës e duan shumë vendlindjen e tyre -Trieshin. Ata edhe pse gjatë një periudhe kohore prej gjysmë shekulli ndodhen fizikisht në këtë shtet të pasur dhe demokratik në mendje, në shpirt e në zemër e kanë vendliindjen e tyre dhe janë të lidhur ngusht me të. Janë të pandarë me njëri - tjetrin. Përherë janë një. Gjithmonë e kujtojnë vendlindjen e vet . Kurrë nuk e harrojnë atë. Jetuan me vuajtjet dhe shpresat e bashkëvendasve të vet. Edhe pse ishin larg vendlindjes ishin pjesë e qenies së saj pjesë e eëndrrave dhe shpresave të saj. Këtë e kanë dëshmuar dhe po e dëshmojnë edhe sot. Jo me fjalë, por me vepra. Që nga qëndrimi i trieshjanëve në Amerikë mbajnë lidhje të forta emocionale me krahinën ( trevën) e tyre prejardhësë të Trieshit, të cilën kolegu im i Zërit të Amerikës, Pëllumb Sulo nga Shkodra në një vizitë pune që i bëri asaj me rastin e kremtimit të 250-vjetorit të Famullisë së saj, e ka quajtur Ballkoni i Malësisë. Kontributi më i madh i trieshjanëve në Amerikë gjithsesi është ky i fundit, që ka të bëjë me zgjerimin e rrugës ekzistuese automobilistike të Trieshit deri në Koritë në gjatësi prej afro 25 kilometrash, të cilën e ka ndërtuar Shteti Jugosllav në vitin 1954, për nevojat ushtarake, res-

26

Javore KOHA

E ENJTE, 29 DHJETOR 2016

pektivisht për ruajtjen e kufirit me Shqipërinë. Vetëm për këtë qëllim trieshjanët e Amerikës të tubuar rreth Fondit të Ndihmave Humanitare “ Trieshi”, të themeluar jo më larg se para gjashtë muajsh kanë dhënë afro 600 mijë dollarë. Kjo është një kryevepër e donatorëve bujarë trieshjanë, të cilët meritojnë respekt të madh dhe mirënjohje të veçantë. Sepse kjo shifër ndihmash vullnetare e grumbulluar për një kohë rekorde është lakmuese dhe ndoshta e paarritshme deri më sot edhe për krahina shumë më të mëdha seç është Trieshi. Me këto ndihma humanitare është planifikuar shpërthimi , zgjerimi dhe shtrimi i këtij aksi rrugor për asfaltim. Rindërtimi i kësaj rrugë është projekti më i rëndësishëm në dimensionin ekonomik. Për ne, thonë trieshianët, zgjerimi i kësaj rrugë për tri metra të tjera dhe asfaltimi i saj ka një rëndësi dhe rol të veçantë, sepse përveçse do të ketë ndikim pozitiv në zhvillimin ekonomik të Trieshit, kthen shpresën për të ardhmen në këtë trevë. Me këtë vepër madhore bashkëvendësit tanë në Amerikë edhe njëherë treguan shpirtin e vet humanitar, dashurinë ndaj vendlindjes së tyre dhe baballarëve të vet. Dëshmuan përpjekjet e tyre për të përmirësuar mirëqenien ekonomike dhe për të shmangur largimin nga kjo zonë , pothuaj e harruar me vite nga institucionet

shtetërore. Atë që nuk e bëri dot shteti për Trieshin po e bëjnë trieshjanët e Amerikës. Për këtë veprimtari vullnetare në grumbullimin e mjeteve materiale nuk mund të gjenden fjalë për t’i falënderuar të gjithë ata trieshjanë patriotë që hapën kuletat për realizimin e këtij projekti madhor për Trieshin, (ndoshta më i madhi në Malësi në periudhën e tranzicionit) , si humanitar, zhvillimor e mbi të gjitha kombëtar. Kështu Fondi për Ndihma Humanitare “ Trieshi” , falë drejtuesve dhe mbështetësve të tij të shumtë ,për një kohë kaq të shkurtër u bë një vatër që ngroh secilën familje trieshjane, kudo që ndodhet. Nga Fondi i Ndihmave Humanitare „ Trieshi“ pritet që të bëjë përpjekje në kontinuitet që të përmirësojë kushtet e jetesës së bashkëfshatarëve të tyre në vendlindje, në mënyrë që të pengojë shpërnguljen, edhe të atyre pak trieshjanëve ( 46 familje me afro 220 banorë) që kanë mbetur atje. E them me bindje se trieshjanët e Amerikës me veprime të tyre konkrete asnjëherë nuk do të hezitojnë ta përkrahin pa rezervë, ta mbështesin dhe ta gjallërojnë vendlindjen e vet dhe vlerat e saj kombëtare të cilat tashmë janë të njohura dhe të pranueshme në hapësirën mbarëshqiptare. Le të shpresojmë që nesër ky fond me potencialin e tij intelektual dhe seriozitetin që posedon , përveç


SOCIALE

Kontributi më i madh i trieshianëve në Amerikë gjithësesi është ky i fundit, që ka të bëjë me zgjerimin e rrugës ekzistuese automobilistike të Trieshit deri në Koritë në gjatësi prej afro 25 kilometrash, të cilën e ka ndërtuar Shteti Jugosllav në vitin 1954, për nevojat ushtarake, respektivisht për ruajtjen e kufirit me Shqipërinë.

misionit dhe aktivitetit në fushën e humanitetit, të shndërrohet pse jo edhe në një zëdhënës të banorëve të Trieshit në qarqet e ndryshme kombëtare e ndërkombëtare. Trieshianët e Amerikës, përveç këtij kontributi vullnetar shumë të rëndësishëm i cili do të ndryshojë shumëçka në këtë trevë kufitare malore, kanë ndihmuar bashkëfshataret e tyre, në zhvillimin e vendlindjes, në shumë raste të tjera. Ndihma e tyre vullnetare me karakter humanitar gjatë tridhjetë viteve të fundit kalon shifrën mbi 2 milionë dollarë për ringjalljen e jetës në këtë trevë ilire, që ka përkund shumë njerëz të mëdhenj dhe ka dhënë shumë personalitete të shquara kombëtare në fusha të

ndryshme të jetës. Në këtë kontekst po përmendim ndërtimin e rrugës nëpër Grudë, Selisht - Qafë Nagrivë –Triesh, ndërtimin e Kishës “ Zoja Rruxare” në fshatin Stjepoh, ndërtimin e Kishës në Koritë, ndërtimin e Shtëpisë së Kulturës dhe ngritjen e Kryqit të madh në fshatin Delaj S‘duhet harruar disa donacione për SHF „ Gjergj Kastrioti-Skënderbeu“ dhe për Shoqërinë Kulturore-Artistike „ Besa“. Me kontributet e diasporës ( kolonisë) trieshjane janë ndihmuar disa familje në gjendje të rëndë sociale, janë mirëmbajtur rrugët lokale, hapësirat e varrezave, është pajisur ordinanca private e të ndjerit dr. Lukë Gjokaj, e të tjera. Po

ashtu duhet përmendur edhe investimin e madh të çiftit bashkëshortor bamirës Kolë dhe Taze Cacaj, të cilët në fshatin e tyre në Rudinë kanë ndërtuar Kishën e Shënkollit dhe shtëpinë e tyre familjare. Të gjitha këto objekte të ndërtuara me kontributin e trieshjanëve të Amerikës e hijeshojnë Trieshin. I japin atij një bukuri që nuk e kishte më parë. Dhe, trieshjanët në trojet e tyre etnike mburren për këto vepra fisnike të vëllezërve të vet në Amerikë. Shprehen me krenari se kontributi i tyre në të gjtha kohërat nuk do të harrohet. Nderim dhe respekt të gjithë trieshjanëve që kontribuan dhe do të kontribuojnë për të mirën Gj. Gjonaj e vendit të vet. E ENJTE, 29 DHJETOR 2016

Javore KOHA

27


MOZAIK

PROFESORESHA DHE SHKRIMTARJA NGA ROZHAJA MIRSADA SHABOTIQ, U KURORËZUA EDH

Poezia me mesazhin e paqes Profesoresha e gjuhës amtare dhe shkrimtarja e mirënjohur nga Rozhaja ,Z.Mirsada Shabotiq ,u lind në qytetin e bukur të Pejës, ku edhe kreu shkollën fillore,ndërsa në fakultetin Filozofik dega e Gjuhës dhe Letërsisë Jugosllave e përfundoi në Prishtinë. Si profesoreshë ka punuar në Prishtinë,Pejë dhe në Rozhajë ,ku edhe sot punon në Gjimnazin ‘’Tridhjetë Shtatori ‘’. Për kontribut të veçantë dhe punë të palodhshme në degën e arsimit është fituese e çmimit të ‘’Tridhjetë shtatorit ‘’,çmimit më të lartë për kulturë ,arsim që ndanë komuna e Rozhajës . Pastaj është fituese e ‘’Shkëndisë’’, çmim individual i filanntropisë ,të ndarë nga Fondi i aktivitetit të qytetarizmit në nivel të Malit të Zi. Ministria e Arsimit të Malit të Zi i ka dhënë titullin këshilltare e arsimit,ndërsa Këshilli i Arsimit të Përgjithshëm, titullin e trajneres së arsimit për të rritur, si dhe angazhime të tjera të shumta të vlefshme në institucionet arsimore në Mal të Zi dhe jashtë shtetit tonë . Mirsada është tesktëshkruese, skenografe dhe regjisore. Ajo ka përgatitur mbi njëzet shfaqje teatrale, ka botuar përmbledhjen e poezive e titulluar ‘’ZHAD’’ në përkthim në gjuhën shqipe ‘’Gurë i çmueshëm’,

28

Javore KOHA

E ENJTE, 29 DHJETOR 2016

përmbledhjen me tekste të ndryshme dramatike; ’’Drama’’, romanin,‘’Majko zašto?’’-‘’Nënë pse?’’ Ky roman ka dy pjesë, në pjesën e parë të romanit shkrimtarja ka treguar ngjarjet trishtuese e shumë të dhimbshme të shqiptarëve të Kosovës ,në luftën e fundit që shkaktuan ushtria dhe

forcat e errëta paramilitare serbe. Ka shkruar edhe një përmbledhje me tregime të titulluar ‘’Nemiri ‘’-(në shqip ‘’Trazirat’’).Ka qenë dhe vazhdon të jetë edhe recensentë, lektore, redaktore dhe përshkruese e shumë biografive të veprimtarëve të njohur, ka publikuar edhe shumë punime hulumtuese dhe kërkimore si në vend ashtu edhe jashtë vendit nëpër revista të ndryshme të njohura. Kjo punëtore e palodhur ,kreative,ambicioze,pedagoge,animatore, për një gjë është mjaft e veçantë, gjyshja e saj ishte shqiptare. Kjo me shumë respekt dhe krenari flet gjuhën shqipe, prandaj ka marrë pjesë në shumë takime të krijuesve letrarë si në Shqipëri, Kosovë, Maqedoni, Ulqin, Rozhajë në takimin tradicional ‘’Ora e maleve’’, ku është edhe fituese e disa mirënjojeve për punë dhe bashkëpunim me krijuesit shqiptarë kahdo që janë në trojet etnike. Mirsada Shabotiq është fituese e çmimit ‘’Oktoih’’të ndarë nga Ministria e Arsimit të Malit të Zi,është ky një çmim i vlefshëm që ju ipet për kontribut të veçantë për arsim dhe edukim personaliteteve të veçantë. Duke vazhduar të punojë pandërprerë si në vend ashtu edhe jashtë vendit,Mirsada Shabotiq këtyre


MOZAIK

HE ME NJË MIRËNJOHJE NË ITALI

ditëve mori pjesë në Itali në Konkursin ndërkombëtar të poezisë dhe vdeo- poezisë të titulluar ‘’Zëri i poetëve’’me temën –Ngrituni në këmbë ndërtues të paqës (Itali 2016).Poezia e saj ka merituar vlerësimin më të lartë të jurisë e cila ishte e përbërë prej këtyre krijuesve: Wojtek Pantkijewich, Rosa Tomasone, Stefano Murciano, Aldo Aguieri,Goffeldo Palmerini, Sllavica Pejoviq dhe Mirjana Dobrinlla. Shkrimtarja Mirsada

Shabotiq duke marrë çmimin, të cilin ia dhuroi Dr. Profesori Hafez Haidar, kandidat për çmimin Nobel të paqes nga Libani, tha këto fjalë përshëndetëse: ’’Ky takim këtu në Itali për mua ka qënë një provojë e re dhe zgjerim i njohurive të mia, kam kënaqësinë që kam plotësuar kriterijet që kishte dhënë juria duke vlerësuar mesazhet e poezisë sime, origjinalitetin, emocionet dhe metrikën. Në mes tjerash poezia ime ka dhënë mesazhin

e paqes ashtu siç e shoh unë dhe shteti im prej nga vij unë, jam e kënaqur që poezia ime e përkthyer edhe në gjuhën italiane ka sjellë sadopak mesazhin e paqes në gjithë botën për çka ka nevojë njerëzimi më së shumti’’....Kjo ka falënderuar shumë sponsorë pa të cilët nuk kishte pasur mundësi të marrë pjesë në këtë manifestim ndërkombëtarë. H. Lajçi E ENJTE, 29 DHJETOR 2016

Javore KOHA

29


MOZAIK

U përurua libri i Hajrullah Hajdarit “Shqiptarët në Mal të Zi nga Kongresi i Berlinit deri më 1941”

Studim mbi qëndrueshmërinë e popullit shqiptar në trojet e veta Ulqin – Shoqata e Artistëve dhe Intelektualëve “Art Club” në bashkëpunim me Qendrën e Kulturës Ulqin - Bibliotekën e Qytetit organizuan të hënën mbrëma përurimin e librit të Hajrullah Hajdarit “Shqiptarët në Mal të Zi nga Kongresi i Berlinit deri më 1941”. Në sallën e mbushur plot të Bibliotekës së Ulqinit, ku merrnin pjesë dashamirë të artit dhe kulturës, miq, shokë dhe familjarë të autorit, është folur për vlerat dhe rëndësinë e këtij botimi që trajton çështjen shqiptare në Mal të Zi. Redaktori i librit, dr. Nail Draga, ka thënë se duke lexuar këtë libër del qartë angazhimi dhe puna serioze e autorit duke ofruar të dhëna shumëplanëshe, në saje të shfrytëzimit të literaturës së publikuar, por edhe të dokumenteve arkivore. “Çështjet në këtë botim, autori i trajton në kontekstin e kohës, duke demaskuar politikën diskriminuese të pushteteve përkatëse, duke ofruar të dhëna të cilat dëshmojnë strategjinë e pushtetit ndaj shqiptarëve në përgjithësi”, është shprehur ai. Draga ka thënë se këtë botim e vlerëson si “një përpjekje profesionale dhe kombëtare të autorit për të dëshmuar të kaluarën tonë, sakrificën dhe mbijetesën shqiptare në këtë periudhë kohore ku janë zhvilluar ngjarje të mëdha dhe dekompozime territoriale në kuadër të gjeopolitikës së kohës”. Në vështrimin e tij, recensenti i librit, prof. As. Dr. Ilir Berhani, i cili nuk ishte i pranishëm në përurim, nënvizon se autori me punimin e vet ka sjellë edhe një tjetër libër në serinë e librave që përshkruajnë pozitën e diskriminuar të shqiptarëve në Mal të Zi. “Ky libër i jep lexuesit mundësinë të informohet dhe të kuptojë nga faktet dhe dokumentet e dëshmuara që ndaj shqiptarëve janë kryer në vijimësi padrejtësi të panumërta nga

30

Javore KOHA

E ENJTE, 29 DHJETOR 2016

shtetet fqinje të Ballkanit, sidomos nga Mali i Zi, Serbia dhe Greqia. Mendoj se punimi është i realizuar dhe i mbështetur në të dhëna të mjaftueshme për të provuar se trojet shqiptare u përfshinë padrejtësisht nga Fuqitë e Mëdha në Malin e Zi, në Serbi dhe në Greqi”, shprehet ai. Autori i librit Hajrullah Hajdari ka treguar se ngacmimin për të shkruar librin e ka pasur që në kohën e rinisë, duke u nisur nga “okupimi, aneksimi, kryqëzimi me dhunë, moslejimi i të drejtave nacionale, moslejimi i mësimit në gjuhën shqipe e shumë padrejtësi të tjera, qoftë në formë politike apo juridike” që u janë bërë shqiptarëve në Mal të Zi. Ai ka thënë se objekt i studimit të tij “është qëndrueshmëria e popullit autokton shqiptar në trojet shqiptare në Mal të Zi, që shekuj me radhë, pa marrë parasysh të gjitha ato që përjetuan, padrejtësitë që iu krijuan, mbijetuan dhe qenia shqiptare vazhdon të ekzistojë edhe sot e kësaj dite”. Hajdari ka sjellë disa raste që dëshmojnë për diskriminimin e shqiptarëve nga pushteti malazez. Në emër të botuesit, SHAI “Art Club” , të pranishmit i ka përshëndetur kryetari i saj, Ismet Kallaba. Ai ka thënë se “ky libër është reflektim i autorit mbi ngjarjet historike, është këndvështrimi i tij, është një

histori ndryshe, një histori tjetër nga ajo zyrtare që e kemi mësuar në shkollë. Ky nuk është një libër që ka rrjedhur si frymëzim momental i autorit, por është produkt i kërkimeve të tij në arkivat shtetërore të Malit të Zi dhe Shqipërisë, që kanë filluar që në vitin 2000”. Gjatë përurimit, moderatorja Ardita Rama, udhëheqëse e Bibliotekës së Ulqinit, ka lexuar një këngë nga libri, ndërsa nxënësja Arijana Kollari ka kënduar një këngë klasike. Në fund të përurimit, autori ka dhuruar libra për të gjithë pjesëmarrësit. Libri “Shqiptarët në Mal të Zi nga Kongresi i Berlinit deri më 1941” është botuar para disa ditësh nga SHAI “Art Club”, me mbështetjen e Fondit për Mbrojtjen dhe Realizimin e të Drejtave të Pakicave. Hajrullah Hajdari u lind në fshatin Bobosht të Krajës në vitin 1949, ku kreu edhe shkollën fillore. Shkollën e mesme ekonomike e kreu në Gjakovë, ndërsa shkollën e lartë administrative e pastaj fakultetin juridik në Prishtinë. Pas kthimit të tij në Ulqin në vitin 1975 është punësuar në komunën e Ulqinit, ku punoi deri në vitin 1990. Nga ky vit kreu detyrën e drejtorit në disa ndërmarrje publike. Për 20 vite rresht ishte këshilltar i LD në MZ-së në Kuvendin e Komunës së Ulqinit. Ky është libri i tij i parë. i.k.


MOZAIK

Në Bibliotekën e Qytetit në Ulqin u mbajt mbrëmja e grumbullimit të fondeve për hapjen e Këndit për të rinj

Vend që do të promovojë vullnetarizmin dhe aktivizmin rinor Qëllimi i projektit është që t’u sigurojë të rinjve në Ulqin më shumë mundësi për kalimin e dobishëm të kohës së lirë, për zhvillimin e kulturës së leximit dhe dialogut, por po ashtu njëkohësisht të promovojë kulturën në komunitetin lokal Ulqin – Në kuadër të projektit “Këndi për të rinj në Ulqin”, të premten mbrëma në Bibliotekën e Qytetit është organizuar mbrëmja e grumbullimit të fondeve për këtë qëllim. Projekti është nismë e një grupi rinor nga Ulqini, me ndihmën e Organizatës së Shoqërisë Civile “Horizonti i Ri” dhe Bibliotekës së Qytetit, me mbështetjen e Fondit për Qytetari Vepruese (FAKT). Qëllimi i projektit është që t’u sigurojë të rinjve në Ulqin më shumë mundësi për kalimin e dobishëm të kohës së lirë, për zhvillimin e kulturës së leximit dhe dialogut, por po ashtu njëkohësisht të promovojë kulturën në komunitetin lokal. Pjesëmarrësit në këtë mbrëmje kanë grumbulluar rreth 800 euro, si kusht i nevojshëm që Fondi për Qytetari Vepruese (FAKT), si donator i këtij projekti, të japë edhe 1800 euro të tjera për adaptimin e Këndit për të rinj. Udhëheqësja e Bibliotekës së Ulqinit, Ardita Rama, ka thënë në fjalën përshëndetëse se është shumë e

gëzuar që këtë fundvit po e përmbyllin me këtë iniciativë të shumëpritur, “jo vetëm nga bibliotekistët, por nga të rinjtë e qytetit tonë të cilët më në fund do të kenë një vend ku do të mund të kalojnë kohën e tyre të lirë duke u shoqëruar e organizuar aktivitete të ndryshme brenda bibliotekës: klube leximi, klube debati, projektime filmash etj.” Mbështetje nismës së grupit të të rinjve iu ka dhënë edhe kryetari i Komunës së Ulqinit, Nazif Cungu. Ai ka thënë se kjo mbrëmje me qëllim grumbullimin e donacioneve është më shumë simbolike, por shumë domethënëse. Koordinatorja e aktiviteteve për hapjen e Këndit për të rinjtë, Arlinda Osmanoviq, ka thënë se nisma e tyre jo vetëm që është e mirë, por edhe nevojë që të rinjtë vetë e kanë indentifikuar. Ajo ka thënë se hulumtimet e kryera për hartimin e Planit Lokal të Veprimit Rinor 2015-2020 “kanë treguar se të rinjve në Ulqin iu mungon një

hapësirë ku interesimet dhe idetë e tyre do të marrin jetë. Këndi për të rinj përveçqë do ta plotësojë këtë mangësi, në të njëjtën kohë do të promovojë vullnetarizmin dhe aktivizmin rinor në qytetin tonë”. Ndërsa aktivistja rinore, Kristina Junkoviq, tregoi se si e ka përjetuar ajo këtë projekt. “Mendoj se ky projekt ka nevojë për mbështetje sepse është me shumë rëndësi jo vetëm për të rinjtë, por edhe për Komunën e Ulqinit. Shpresoj sinqerisht që ky projekt do të jetësohet vërtet dhe pikë së pari do t’u pëlqejë të rinjve, por edhe qytetarëve të tjerë të Ulqinit”, është shprehur ajo. Në fund të mbrëmjes, për vijuesit e programit dymujor të veprimit rinor në komunitet, të realizuar në kuadër të projektit “Këndi për të rinj në Ulqin”, janë ndarë diploma. Këndi për të rinj në Bibliotekën e Ulqinit pritet të hapet më 23 prill të vitit të ardhshëm, në Ditën Botërore të i.k. Librit. E ENJTE, 29 DHJETOR 2016

Javore KOHA

31


KULTURË

Në Ulqin u hap sezoni koncertor “VIVO”

Fillimi i një tradite të mirë Ulqin – Sezoni koncertor 20162017, i titulluar “VIVO”, në kuadër të të cilit janë planifikuar që të mbahen gjashtë koncerte, nga një në fund të çdo muaji, ka filluar të premten mbrëma me koncertin e parë në Galerinë e Qendrës së Kulturës Ulqin. Nderin për ta hapur sezonin e koncerteve e ka pasur Shoqata Miqtë e Muzikës “Rozafa Expression” nga Shkodra, nën drejtimin e kompozitorit të njohur Zef Çoba. Para disa dhjetëra adhuruesve të muzikës, kori dhe solistët e këtij grupi kanë interpretuar këngë shqiptare nga treva të ndryshme dhe këngë klasike nga kompozitorë të njohur botërorë, duke i kënaqur të pranishmit. E ftuar e këtij grupi ka qenë sopranoja vendase, Gjylie Pelingu. Sezoni koncertor “Vivo” është një nismë e një grupi joformal të qytet-

32

Javore KOHA

E ENJTE, 29 DHJETOR 2016

arëve, me qëllim për të kontribuar në avancimin dhe përmirësimin e jetës kulturore në qytetin e Ulqinit. Njëra prej përfaqësueseve të këtij grupi, aktivistja Zenepa Lika, arkitekte me profesion, ka thënë se janë përpjekur që të sjellin në Ulqin një frymë kulturore. “Vetëm në këtë mënyrë mund të nxisim një jetë më të mirë dhe të rrisim nivelin e kulturës. Me kulturën qyteti është më mirë, ne jemi më të mirë, më të ndjeshëm, kështu që shpresoj se do ta pranoni këtë”, është shprehur ajo. Lika ka thënë se “ky është vetëm fillimi i një tradite të mirë dhe shpresojmë se një ditë do ta kemi Ulqinin aty ku e meriton, në hartat kulturore”. Ajo ka falënderuar për mbështetjen të gjithë ata subjekte apo individë që i kanë ndihmuar për organizimin e sezonit koncertor.

Sezoni koncertor “VIVO” është një nismë e një grupi joformal të qytetarëve, me qëllim për të kontribuar në avancimin dhe përmirësimin e jetës kulturore në qytetin e Ulqinit Drejtori artistik dhe dirigjenti i Shoqatës Miqtë e Muzikës “Rozafa Expression”, Zef Çoba, ka thënë se ndjehet i kënaqur për mundësinë e ofruar për shkëmbime kulturore, të cilat sipas tij shërbejnë shumë për progres dhe zhvillim, pasi që Shkodra dhe Ulqini janë kaq afër me njëri-tjetrin. “Muzika është gjuhë universale. Duke qenë gjuhë e shpirtit, duke qenë gjuhë që e fisnikëron njeriun, e lartëson si krijesë, e emancipon si njeri, dhe i sjell dije dhe kulturë, kemi gjetur shumë miq. Jam i bindur se me këtë rast do të forcojmë miqësinë tonë, por edhe marrëdhëniet kulturore-artistike që kemi”, është shprehur ndër të tjera ai. Koncerti i dytë në kuadër të sezonit koncertor “VIVO” do të mbahet në fund të muajit janar në Shkollën e i.k. Muzikës në Ulqin.


KULTURË

Poeti Ali Gjeçbritaj në këtë tufë poezish shkyç një derë tjetër, derë që hap pamje, e cila synon lartësi dhe thellësi të meditimit, një meditim poetik ky që nuk njeh rrafshirë, në mos më tepër maje bjeshkësh dhe funde detesh!

BOTIME

Visar i shpirtit njerëzor Doli nga shtypi libri më i ri me poezi me titull BOTË MASHTRIMI e autorit Ali Gjeçbritaj. Ky libër nën redaktimin e Jaho Kollarit ndahet në katër tërësi të cilat në vete përmbajnë gjithsejt 60 poezi, në kopertinë gjendet piktura e piktorit akademik nga Ulqini Bilal Nikeziqi si dhe u botua nën siglën ULQINI që e përfaqëson botuesi Gazmend Çitaku. Poeti Ali Gjeçbritaj në këtë tufë poezish shkyç një derë tjetër, derë që hap pamje, e cila synon lartësi dhe thellësi të meditimit, një medi-

tim poetik ky që nuk njeh rrafshirë, në mos më tepër maje bjeshkësh dhe funde detesh! Në këtë rrafsh, mprehtësia e vargut zapton hapësira të tjera, përmasa këto që qëndrojnë në lartësi-thellësinë e shpirtit të tij poetik.- thotë Kollari. Mësues, poet, gazetar dhe publicist, Ali Gjeçbritaj ka lindur në Arbnesh, Krajë më 1953. Krahas punës në arsimimin dhe edukimin e brezit të ri merret dhe me krijimtari letrare dhe publicistikë. Shkruan dhe krijon kryesisht poezi , tregime,

vështrime dhe shkrime publicistike. Bashkëpunon me të gjitha mjetet e informimit pubilk në gjuhën shqipe në Mal të Zi. Shkrimet e tij i hasim edhe në revista e gazeta edhe jashtë Malit të Zi. Deri tash ka botuar: “Motet”, përmbledhje me poezi: “Gjurmët e moteve” publicistikë, “Informatori”, publicistikë, “Shkolla në Krajë 1929-2009”, monografi, “Nata me hënë”, poezi. Vëllimi poetik “Botë mashtrimi” është libri i gjashtë i tij. (Kohapress) E ENJTE, 29 DHJETOR 2016

Javore KOHA

33


MARKETING

U. S. EMBASSY PODGORICA Announces an open position for

GUARD • BASIC FUNCTION OF THE POSITION Performs guard service to safeguard American Embassy property and personnel.

• QUALIFICATIONS REQUIRED 1. EDUCATION: Completion of secondary school is required. 2. EXPERIENCE: Must have at least two years of experience in security related field.

3. LANGUAGE: English language ability - Level II (limited knowledge) (will be tested), and Montenegrin language - Level IV (fluent) is required.

4. KNOWLEDGE: Must be familiar with procedures for conducting and reporting surveillance.

5. SKILLS AND ABILITIES: Possession of a valid driver’s license (category B) is required. Must have strong organizational and observation skills. CLOSING DATE FOR THIS POSITION: JANUARY 9, 2017 HOW TO APPLY: Applicants must submit the following documents to be considered: Universal Application for Employment (UAE) (Form DS-174), which is available on our website or by contacting Human Resources. Failure to do so may result in a determination that the applicant is not qualified. Via e-mail:

podgoricajobs@state.gov

Via mail: American Embassy Zagreb Human Resources Office – Job Application (Guard) T. Jefferson 2, 10010 Zagreb, Croatia Please look for more information on this Vacancy Announcement on the following web site http://podgorica.usembassy.gov An Equal Opportunity Employer EQUAL EMPLOYMENT OPPORTUNITY: The U.S. Mission provides equal opportunity and fair and equitable treatment in employment to all people without regard to race, color, religion, sex, national origin, age, disability, political affiliation, marital status, or sexual orientation. The Department of State also strives to achieve equal employment opportunity in all personnel operations through continuing diversity enhancement programs. The EEO complaint procedure is not available to individuals who believe they have been denied equal opportunity based upon marital status or political affiliation. Individuals with such complaints should avail themselves of the appropriate grievance procedures, remedies for prohibited personnel practices, and/or courts for relief.

34

Javore KOHA

E ENJTE, 29 DHJETOR 2016

GËZUAR

2 0 17 VITI

Redaksia e gazetës Koha Javore


MARKETING

Gëzuar vitin e ri

2017 INICIATIVA QYTETARE

Gëzuar vitin

ALTERNATIVA SHQIPTARE

2017 E ENJTE, 29 DHJETOR 2016

Javore KOHA

35


KOHA Javore Podgoricë e enjte, 29 dhjetor 2016 Viti XV Numër 746 Çmimi 0,50

Pa ndonjë NDRYSHIM

pozitiv Shqiptarët në Mal të Zi gjatë vitit 2016

ISSN 1800-5696 6965-0081 NSSI

Qëndrimi anticivilizues i një politikani

Qëndresa dhe flijimi për flamurin tonë kombëtar

i një politikani anticivilizues Qëndrimi

tonë kombëtar flamurin dhe flijimi për Qëndresa

pozitiv Shqiptarët në Mal të Zi gjatë vitit 2016

NDRYSHIM

Pa ndonjë

Javore KOHA Podgoricë e enjte, 29 dhjetor 2016 Viti XV Numër 746 Çmimi 0,50


Turn static files into dynamic content formats.

Create a flipbook
Issuu converts static files into: digital portfolios, online yearbooks, online catalogs, digital photo albums and more. Sign up and create your flipbook.