KOHA Javore Podgoricë e enjte, 12 janar 2017 Viti XV Numër 747 Çmimi 0,50
Letërsia shqipe është letërsi e fuqishme
ISSN 1800-5696
Të ndërmerren masa urgjente për mbrojtjen e Kripores së Ulqinit
Mosbesimi ndaj pakicave
PËRMBAJTJE
6
14
Kriminelët duhet të kërkohen në Serbi !
Problemi i Europës nuk është populizmi
Dijetar i shquar në kërkime folklorike
Misionari i madh i arsimit shqip
8
16
KOHA Javore Themelues: Kuvendi i Malit të Zi Gazetë javore për aktualitete, shkencë dhe kulturë, Numri i parë doli më 21 shkurt 2002. Botues: Këshilli
Kombëtar i Shqiptarëve Redaktor Përgjegjës: Ali Salaj Gazeta redaktohet nga kolegjiumi:
Fahrudin Gjokaj (Redaktor Teknik & Sistem Inxhinjer) Ismet Kallaba (aktualitete, sport), Toni Ujkaj (kulturë) Vijoleta Berishaj (sekretare teknike) Adresa: Bulevar revolucije 15, Podgoricë Telefon & fax: 020/240-659 E-mail: kohajavore@t-com.me, www.kohajavore.org
2
Javore KOHA
E ENJTE, 12 JANAR 2017
PËRMBAJTJE
18
Prurje dokumentare me vlerë unikale për Kojën
Sekularizmi, themel i fortë për 24 të ardhmen e fëmijëve
Viti i suksesshëm i Elina Dunit
22
“Ceremoniali i dasmës në Hot”- Apologji dasmës malësore 26
ARKIVI: www.kohajavore.org
E ENJTE, 12 JANAR 2017
Javore KOHA
3
NGJARJE JAVORE
Bashkimi Evropian kërkon sërish nga Mali i Zi
Të ndërmerren masa urgjente për mbrojtjen e Kripores së Ulqinit Podgoricë – Bashkimi Evropian kërkon që Mali i Zi të marrë masa urgjente për mbrojtjen e lokalitetit të Kripores së Ulqinit. Shefi i Delegacionit të BE-së në Podgoricë, Aivo Orav, ka vlerësuar se hapja e kapitullit të 27-të në kuadër të negociatave për anëtarësim, që ka të bëjë me mjedisin jetësor, do të varet nga gatishmëria e Malit të Zi dhe e BE-së. Ai nuk ka mundur të saktësojë se kur do të ndodhë kjo, sepse varet nga të dyja palët. Sipas tij, në marrjen e masave mbrojtëse për Kriporen e Ulqinit, e cila është lokalitet potencial i Natura 2000, ekziston një vonesë e konsiderueshme.
4
Javore KOHA
E ENJTE, 12 JANAR 2017
“Mali i Zi duhet të bëjë përpjekje vendimtare dhe të zbatojë veprime urgjente për mbrojtjen e këtij lokaliteti. Është e domosdoshme zgjidhja afatgjate për menaxhimin e këtij lokaliteti”, ka theksuar Orav. Ai ka thënë se mjedisi jetësor është njëra ndër fushat më të shtrenjta dhe më sfiduese, dhe se politikanët nuk e kanë gjithmonë me interes që të merren me këtë çështje. “Mendoj se është shumë mirë që BE insiston në çështjen e mjedisit jetësor sepse këto nuk janë rrugë apo hekurudha, ose diçka që mund të shihet apo preket nga çdo qytetar, por në të njëjtën kohë, mjedisi jetësor është diçka që na intereson të gjithë neve”,
ka vlerësuar Orav, duke shtuar se kjo nuk i intereson vetëm Malit të Zi, por të gjithëve sepse ndotja e ajrit dhe e ujit nuk njeh kufij. Orav konsideron se është e rëndësishme që të hapet kapitulli 27, duke porositur se duhet të punohet edhe para hapjes së tij. “Çdo qytetar i Malit të Zi do të ketë dobi nëse e din që ajri është i pastër, që uji është i pastër dhe kjo ndikon në cilësinë e jetës. Kjo mbase është diçka që njerëzit nuk e kuptojnë menjëherë, por nëse jetoni në kushtet ku keni ajër dhe ujë të pastër, menaxhim të mirë të inerteve, ekziston dobia afatgjate për të gjithë”, ka thënë ai. (MINA/Kohapress)
NGJARJE JAVORE
Në seancën e fundit të Kuvendit të Komunës së Ulqinit
U miratua Plani Hapësinor Urbanistik Ulqin - Kuvendi i Komunës së Ulqinit miratoi në seancën e fundit të vitit të kaluar me shumicë votash Planin Hapësinor Urbanistik të kësaj komune, të përgatitur nga Qendra për Arkitekturë dhe Urbanizëm në Podgoricë. Miratimi i këtij plani krijon kushtet për hartimin dhe miratimin e planeve detale urbanistike për territorin e Komunës së Ulqinit. Ndonëse hartimi i PHU-së është kompetencë e qeverisjes vendore, me një vendim të vitit 2009 Komuna e Ulqinit ia delegoi këtë kompetencë Qeverisë së Malit të Zi, gjegjësisht Ministrisë për Zhvillim të Qëndrueshëm dhe Turizmit. Nga Komuna e Ulqinit kanë vlerësuar se miratimi i këtij plani është me
interes të shumëfishtë për zhvillimin e ardhshëm të kësaj komune dhe shërben për mbrojtjen e territoreve të veçanta të saj. Sipas saj, PHU-ja parasheh mbrojtje të veçantë të Ullishtës në Valdanos, ku në tërësi ndalohet çdo lloj ndërtimi, revitalizimi dhe valorizimi i këtij lokaliteti për aktivitete sportive dhe rekreacion, me ç’gjë është bërë një hap para në procesin e kthimit të Ullishtës në Valdanos. Po ashtu trajtim i veçantë është planifikuar për Kriporen, në të cilën po ashtu ndalohet ndërtimi i objekteve turistike dhe apartamenteve, si dhe krijohen kushtet për revitalizimin, prodhimin e kripës dhe valorizimin e këtij territori si zonë rekreative për këmbësorë dhe zhvillimin e turizmit
ornitologjik. Përvec kësaj, PHU parasheh mbrojtjen e Kripores si park dhe përmendore natyrore, si dhe renditjen e saj në zonat e mbrojtura RAMSAR, me ç’gjë janë arritur qëllimet e përbashkëta të Komunës së Ulqinit, të bashkësisë ndërkombëtare dhe sektorit joqeveritar për mbrojtjen e Kripores. Me PHU-në është planifikuar ndërtimi i rrugës me katër korsi në Shtoj dhe ura mbi lumin Buna, e cila që do të lidhë Malin e Zi me Republikën e Shqipërisë dhe do të mundësojë valorizimin e Ulqinit si destinacion i turizmit elitar duke pasur parasysh që në Plazhin e Madh parashihet ndërtimi i komplekseve turistike të kategorive të larta. (Kohapress)
E ENJTE, 12 JANAR 2017
Javore KOHA
5
VËSHTRIM & OPINION
Rasti Haradinaj
Kriminelët duh kërkohen në S Me 4 Janar të këtij viti , në aeroportin e Bazelit ,nga autoritetet franceze u ndalua dhe u paraburgos ish kryeministri i Kosovës z. Ramush Haradinaj, në bazë të një urdhër-arresti të lëshuar nga autoritetet e Serbisë, që daton nga viti 2004. Ky akt i njëanshëm i autoriteteve francese nxiti ,me të drejtë reagime dhe protesta të fuqishme të shqiptarëve në disa pjesë të botës
Xheladin Zeneli Nju Jork Duhet potencuar fakti ( për të cilin jam plot i bindur se është në dijeni edhe qeveria franceze) se Gjykata Ndërkombëtare e Krimeve të Luftës për ish- Jugosllavinë̈,(ICTY) e shpallën të pafajshëm z. Haradinaj dy herë me radhë( në vitin 2008 dhe 2012) për të gjtiha akuzat e ngritura ndaj tij. Kjo është hera e dytë që Serbia mundohet që përmes të ashtuquajtura urdhër-arreste të saj të komprometojë, diskreditojë figurën e ish komandantit të UÇK-së sepse duke diskredituar z. Haradinaj, Serbia mundohet që njehërit të diskreditojë, mohoje dhe ç ‘vlerësojë luftën e drejtë për liri të UÇK-së. Andaj, akuzat ndaj Ramush Haradinajt janë njëkohësisht edhe akuza ndaj UÇKsë dhe tendencë e fyerjes së vlerave çlirimtare të popullit shqiptar të Kosovës, ku bijtë e dhe bijat e saj më të mirë u rreshtuan në rradhët e
6
Javore KOHA
E ENJTE, 12 JANAR 2017
Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës për të mbrojtur nderin, dinjitetin, dhe pragun e shtëpisë së vet nga terrori serbo-sllav i viteve “90-ta të shekullit të kaluar. Pra, ishte Serbia ajo e cila bëri vrasje, dëbime, masakra, dhunime e gjenocid ndaj popullit shqiptar ,kurse UÇK bëri luftë rezistuese dhe vetëmbrojtëse. S’ka aspak dyshim se Serbia me gjestin e vet dinak gjithnjë vazhdon të tentojë të bindë Europën se gjatë luftës në Kosovë ( 1998/99) Serbia ishte “viktimë “ dhe jo agresor e vrasës në Kosovë. Nuk duhet t’i habitemi sjelljes së tillë të Serbisë, por duhet të habitemi faktit se si është e mundur që një pjesë e Europës, në këtë rast Franca, bien në kurthin e qëllimeve perfide dhe tepër tendencioze të Beogradit duke ndaluar dhe paraburgosur z. Ramush Haradinaj i cili gëzon respekt e admirim të veçantë dhe konsiderohet sot si hero i gjallë nga shumica e popullit shqiptar !?. Njëkohësisht, rasti Haradinaj është shembull tipik se si Serbia mundohet të zhvendosë apo largojë vëmendjen nga kriminelët e vërtetë që sillen të lirë në Serbi duke ngrehë aktakuza për luftëtarët e lirisë në Kosovë! Nuk e di nëse Franca është e vetëdishme për faktin se
asnjë gjeneral i ushtrisë apo i policisë së Serbisë ,deri më sot, nuk janë akuzuar apo gjykuar për krime lufte në ish-Jugosllavi! Sipas Drejtësisë Tranzicionale në Ballkan ( një projekt i financuar nga Komisioni Europian dhe i cili , në mes tjerash monitoron, raporton dhe informon lidhur me proceset e gjykatave kombëtare dhe lokale lidhur me krimet e luftës në ish-Jugosllavi), në një nga raportet e saj, flet në mënyrë të detajuar dhe me fakte për një krim konkret, atë të bartjes së trupave të vdekur nga Kosova në Serbi me rastin e tërheqjes së forcave serbe në vitin 1999. Raporti konstaton se “zyrtarët e Beogradit dhe policët që zhvendosën me qindra trupa shqiptarësh të vrarë nga Kosova në Serbi dhe i fshehën ata në varre masive, nuk janë ndjekur kurrë penalisht në vendin e tyre. Gjyqet e Gjykatës së Hagës ndihmuan në zbulimin e metodave brutale të përdorura nga regjimi i Millosheviq-it për të fshehur mizoritë e forcave të tij gjatë luftës në Kosovë. Por shumë prej atyre që u identifikuan gjithashtu nga Gjykata Ndërkombëtare e Hagës, si pjesë e sipërmarrjes së përbashkët kriminale me Millosheviqin nuk janë ndjekur penalisht dhe jetojnë të lirë në
Pikëpamjet e shprehura në fq: OPINIONE & VËSHTRIME nuk përfaqësojnë domosdoshmërisht politikën redaksionale të „KOHA javore„
VËSHTRIM & OPINION
het të Serbi ! Serbi. Asnjë nga ata të përfshirë në mënyrë të drejtpërdrejtë në zhvendosjen dhe rivarrimin e trupave nuk është ndjekur kurrë penalisht për këtë gjë”. Lista e atyre që iu shmangen ligjit dhe drejtësisë është shumë e gjatë , por po numërojmë vetëm disa posaçërisht ata të cilët ishin në hierarkinë më të lartë politike të Serbisë, si p.sh. ish ndihmësministri i brendshëm i Serbisë , Obrad Stevanoviq për të cilin Gjykata e Hagës tha se ai ishte pjesë e një sipërmarrjeje të përbashkët kriminale përgjegjëse për shkeljen masive të të drejtave të njeriut në Kosovë. Në ditarin e tij kur u planifikua operacioni fshehjes së trupave, ai shkroi: “ Pa trupa, s’ka krim” ! (Çdo koment është i tepërt lidhur me fajësinë e tij ).Sidoqoftë, ai tani është profesor në akademinë e policisë së Serbisë. Një zyrtar tjetër me emrin Dragan Ilić i cili gjatë luftës në Kosovë kryesonte njësinë hetimore kriminale të Serbisë .Gjykata e Hagës ka prova se ai personalisht i ka kërkuar të holla ( para) nga ministri i brendshëm për shpenzimet lidhur me operacionin e transportimit të trupave. Iliq sot gjinden në pension. Petar Zekoviq, ish asistent i ministrit të brendshëm, sipas Gjykatës Ndërkombëtare të
Krimeve të Luftës, ishte njëri prej organizatorëve kryesorë të operacionit të transportimit të trupave nga Kosova në Serbi. Edhe ky, aktualisht gëzon pensionin nga qeveria e tij. Rasti i zyrtarit tjetër dëshmon se përgjegjësit për krimet në Kosovë jo vetëm që sillen të lirë në rrugët e Beogradit, por ata njëherit edhe shpërblehen me funksione të reja në qeverinë e tanishme të Serbisë. Slobodan Borisavleviq, ish shefi i stafit të Departamentit të Sigurisë Publike, konfirmoi në një deklaratë të dhënë policisë se ai “pagoi njerëzit që ishin të përfshirë në operacionin e fshehjes së trupave” ( !?) . Ai sot është zyrtar i lartë në Ministria e Brendshme të Serbisë. Kjo është vetëm një pasqyrë e shkurtë e krimeve makabre që janë bërë në Kosovë, nga kriminelët e Serbisë. Atëherë, ku janë urdhërarrestet e Serbisë për Iliq-at, Zekoviq-at, Stevanoviq-at, etj. pra, për kriminelët e tyre të vërtetë të cilët jo vetëm që lëvizin të lirë në rrugët e Serbisë por ata mbrohen nga vetë qeveria apo udhëheqja e tyre politike ! Është hipokrizi e paparë ndonjëherë dhe absurditet i paprecedent që
Pikëpamjet e shprehura në fq: OPINIONE & VËSHTRIME nuk përfaqësojnë domosdoshmërisht politikën redaksionale të „KOHA javore„
një shtet ku qeveria, ushtria e policia e së cilës ushtruan gjenocid ndaj një populli tjetër, në këtë rast ndaj shqiptarëve, që pas luftës të shpallin të ashtuquajtura fletarreste ndaj atyre të cilët morën pushkën për t’u mbrojtur ( pra, ndaj z. Haradinaj) , nga të njëjtit kriminelë që sot lëvizin të lirë dhe mbrohen nga vetë shteti i tyre !?. Brukseli, Haga dhe posaçërisht Parisi, duhet t’a dijë se derisa Serbia nuk ballafaqohet me realitetitin e vet të hidhur dhe nuk e pranon e gjykon të kaluarën e saj të dhunshme dhe kriminale, nuk ka kurrfarë të drejte që të drejtojë gishtin gjetiu. Gjithashtu, Europa dhe strukturat e saja organizatave, gjyqësore dhe të drejtësisë, duhet t’ia bëjë të qartë Serbisë një herë e përgjithmonë që në vend që të këqyrë për të gjetur kriminelët në radhën e viktimave, përkundrazi duhet që në rend të parë të përqendrohet dhe të angazhohet seriozisht në “pastrimin e oborrit të vet “ duke i sjellur para drejtësisë ( gjyqësisë) të gjithë ata që kanë qenë të përfshirë apo që janë përgjegjës për krimet e luftës në Kosovë por edhe në pjesët e tjera të vendeve të ishJugosllavisë !. Këtu, Serbia ka shumë punë për të bërë. E ENJTE, 12 JANAR 2017
Javore KOHA
7
VËSHTRIM & OPINION
Problemi i Eu nuk është pop Alberto Mingardi
Kur flasim për politikë, është gjithmonë tunduese që të përdorësh një “mega-tendencë” për të shpjeguar gjendjen e botës. Sot, më në modë është “ngjitja e populizmave”. Fatkeqësisht, ky është një term, sa i rrëshqitshëm, aq edhe popullor. Eshtë përdorur për mbështetësit e Brexit të arsimuar në Oxford, si Boris Johnson dhe Michael Gove, por edhe për komedianin italian Beppe Grillo, për neomarksistin spanjoll, Pablo Iglesias, e deri për udhëheqësen e ekstremit të djathtë në Francë, Marine Le Pen. E vetmja gjë që ky “asortiment” laralara ka të përbashkët, është se establishmenti politik në vendet e tyre, mosbesues ndaj mesazhit të tyre politik, ka vendosur t’i etiketojë si “populistë”. Nuk është e vështirë ta kuptosh arsyen. Për establishmentet politike, “ngjitja e populizmit” ofron një rrëfim disi rehatues. Ajo sugjeron se në lëvizje mund të jenë vënë forca të fuqishme historike – forca ndaj të cilave politikanët në pushtet janë të shurdhër, e
8
Javore KOHA
E ENJTE, 12 JANAR 2017
Nuk përbën lajm fakti që rritja e ulët ekonomike ështn një ndihm ka nevojë për një bashkëbisedim më produktiv, për arsyet përse jetë krejt e palidhur, me faktin që, kurrë më parë në histori, qev
në të njëjtën kohë të pafuqishëm për t’u rezistuar. Një numër i madh intelektualësh, duke përfshirë ekonomistin francz, Thomas Piketty, thonë se për rritjen e populizmave, mund të fajësohet zgjerimi i hendekut në shpërndarjen e pasurisë. Komentatorë dhe vëzhgues që përpiqen t’u japin një kuptim sukseseve elektorale të udhëheqësve politië “mjeranë”, diagnostikojnë rrëmujat e tyre politike, si prova të luftës së klasave. Duke vepruar kështu, ata e shndërrojnë krizën e legjitimitetit të establishmenteve politike, në një argument për të bërë më shumë nga ajo që dinë të bëjnë më mirë: rishpërndarjen e parave. Në këtë kuadër, rritja e populizmave është shndërruar në një sinjal, se shteti nuk po rishpërndan sa duhet. *** Shembulli më i mirë – dhe më i fundit – është referendumi kushtetues në Itali, në 4 dhjetor, i cili solli një humbje të rëndë për kryeministrin, Matteo Renzi. Nëse Renzi – kohët e fundit
edhe ai vetë një “kryengritës” – nuk mund t’i ndalte populistët, ata janë vërtetë lëvizje, të cilave u ka ardhur koha. Po a ishte vërtetë rritja e populizmit, që i shkaktoi humbjen Renzit? Lëvizja populiste 5 Yjet ka vite që ka fituar terren, duke arritur 30 përqind të votave në sondazhe dhe duke fituar zgjedhje lokale, duke përfshirë edhe bashkinë e Romës. Pavarësisht se është një lëvizje e majtë, partia ka qenë në gjendje të tërheqë vota edhe djathtas. Dhe ashtu si Podemos në Spanjë, ajo e ka shtuar ritmin, teksa establishmenti politik perceptohet gjithnjë e më shumë si i korruptuar dhe parazit. Në betejën e tij për të fituar referendumin, Referendumi huazoi disa prej shprehjeve kyçe të tyre dhe u përpoq të shpallë, se edhe ai po luftonte establishmentin dhe rreptësinë fiskale – por më kot. Renzi e dinte që votuesit nuk do të ngazëlleheshin prej hollësive teknike të kushtetutës, dhe kështu ai e përshkroi votimin si një lloj zgjedhjeje të përgjithshme: Votoni Po nëse doni që
Pikëpamjet e shprehura në fq: OPINIONE & VËSHTRIME nuk përfaqësojnë domosdoshmërisht politikën redaksionale të „KOHA javore„
VËSHTRIM & OPINION
uropës pulizmi
më për forcat opozitare në politikë. Në vend që të flasë për rritjen e pandalshme të populizmit, Europa e normat e rritjes ekonomike kanë vazhduar të bien në shmë vende perëndimore. Kjo mund të mos veritë nuk kanë qenë kaq dorëlëshuara dhe taksat kaq të larta
qeveria ime të vazhdojë. Nuk është habi që shumica e italianëve u përgjigjën negativisht; që nga viti 1996, italianët kanë votuar kundër politikanëve në pushtet, sa herë që kanë mundur. Italianët kanë kërkuar një udhëheqës reformist prej 20 vitesh – dhe janë zhgënjyer rregullisht. Këtu, Renzi nuk bën përjashtim. Aritmetika elektorale luajti një rol në humbjen e referendumit nga Renzi (ai garoi i vetëm kundër të gjitha partive të tjera), por problemi i madh që ai ndeshi, ishte se nismat e tij politike, duke përfshirë shpenzimet e paketa publike, nuk kishin mjaftuar për të nxitur rritjen ekonomike. Me marrjen e detyrës në vitin 2014, Renzi premtoi reforma të fuqishme, por shumë shpejt kuptoi se ato do i jepnin rezultatet shumë vonë, për të qenë të dobishme elektoralisht. Kështu që, ai provoi strategjinë e vjetër të ndërtimit të konsensusit përmes shpenzimeve. Ai filloi me një bonus mujor takse prej 80 Euro për ata që fitonin më pak se 26 mijë Euro
në vit, shtoi vende të reja për mësues në shkolla publike, dhe u dha bonuse speciale pensionistëve si dhe një “kupon kulture” prej 500 Eurosh, italianëve që mbushnin 18 vjeç. Vetëm dy ditë para referendumit, ai premtoi të rrisë pagat e nëpunësve të qeverisë, pas një ngrirjeje prej shtatë vitesh. Në total, Renzi mund të ketë rritur shpenzimet publike me afro 1% të GDP-së. Italia ka patur rritje ekonomike negative që nga viti 2007 dhe ka vendnumëruar ekonomikisht, që nga vitet ’90. Politikat e Renzit nuk mjaftonin për ta vënë ekonominë sërish në lëvije. Ajo që ndodhi në Itali nuk është një rrëfim për pashmangshmërinë historike të populizmit. Ajo as nuk ilustron nevojën për të ndjekur politika më të guximshme rishpërndarjeje. Eshtë thjesht historia e dështimit të një udhëheqësi politik, i cili u përpoq të sigurojë konsensus popullor përmes një serie masash të vogla, dhe me kalimin e kohës i pati kundër votuesit, për shkak se nuk ofroi një vizion për
Pikëpamjet e shprehura në fq: OPINIONE & VËSHTRIME nuk përfaqësojnë domosdoshmërisht politikën redaksionale të „KOHA javore„
ringjalljen e rritjes ekonomike. Harrojeni për një moment joshjen e tendencave politike si “rritja e populizmave”, dhe do ju shfaqet një panoramë më komplekse. Nuk përbën lajm fakti që rritja e ulët ekonomike përbën një ndihmë për forcat opozitare në politikë. Në vend që të flasë për rritjen e pandalshme të populizmit, Europa ka nevojë për një bashkëbisedim më produktiv, për arsyet përse normat e rritjes ekonomike kanë vazhduar të bien në shumë vende perëndimore. Kjo mund të mos jetë krejt e palidhur, me faktin që, kurrë më parë në histori, qeveritë nuk kanë qenë kaq dorëlëshuara dhe taksat kaq të larta. Ka vetëm një problem me këtë lloj bashkëbisedimi: ai do të privonte shumëkënd në Kontinent, nga një rrëfim i dobishëm i asaj që ka shkuar keq nën drejtimin e tyre, si dhe nga një justifikim për rritjen e intervencionizmit, që ata mbrojnë. (Autori është Drejtor i Përgjithshëm i Institutit “Bruno Leoni” dhe akademik në Institutin Cato në Uashington) E ENJTE, 12 JANAR 2017
Javore KOHA
9
VËSHTRIM & OPINION
Reflekse
Mosbesimi n
Derisa të mos zgjidhet dikush nga pakicat në vendet udhëheqëse, si President, kryeministër ose kryeta Deri atëherë Mali i Zi, i cili për nga përbërja e popullsisë është vërtet shtet shumëetnik dhe multifetar,
Ismet Kallaba
Shteti i Malit të Zi ka treguar edhe një herë në praktikë se nuk iu beson pakicave dhe përfaqësuesve të tyre ndonëse e proklamon me të madhe veten si shtet demokratik dhe shembull i harmonisë ndëretnike
“ 10
dhe ndërfetare në rajon, ku respektohen të drejtat e pakicave, grupeve fetare etj. Dëshmia më e mirë është formimi i koalicionit të ri qeverisës, ku pakicat ndonëse ishin vendimtare për formimin e shumicës, nuk morën
Nëse i referohemi këtyre 27 viteve të shumëpartiakësisë në Mal të Zi do të vërejmë se pjesëtarët e pakicave, por sidomos shqiptarët, vazhdojnë të jenë qytetarë të rendit të dytë. Kjo tregon për mosbesimin e pushtetit ndaj pakicave, posaçërisht ndaj shqiptarëve. Dhe kjo nuk vlen vetëm për partitë politike shqiptare, por mosbesimi ekziston edhe ndaj shqiptarëve që janë në partitë malazeze
Javore KOHA
E ENJTE, 12 JANAR 2017
”
ndonjë pozitë kyçe në qeverinë e re e as në pushtetin legjislativ, edhe pse si sasi mund të kenë marrë edhe më tepër sesa iu takon në bazë të numrit të deputetëve. Derisa herën e kaluar, me rastin e formimit të qeverisë së mëparshme, me qëllim që kërkesat të jenë sa më minimale u kërkua që partitë e pakicave të bashkohen së bashku për të paraqitur më pas kërkesat, kësaj radhe u veprua ndryshe, duke kërkuar që secila parti e pakicave t’i paraqesë kërkesat veç e veç. Ndonëse kjo u komentua se u bë për shkak se partitë e pakicave nuk kishin rënë dakort me njëra-tjetrën, për shkak të kërkesave të ndryshme, e vërteta duket se është krejt ndryshe. Në këtë mënyrë u dobësua fuqia negociuese e partive të pakicave dhe megjithëse tri
Pikëpamjet e shprehura në fq: OPINIONE & VËSHTRIME nuk përfaqësojnë domosdoshmërisht politikën redaksionale të „KOHA javore„
VËSHTRIM & OPINION
ndaj pakicave
ar i Kuvendit, kjo tregon se këto vende kyçe janë të rezervuara vetëm për pjesëtarët e popullit shumicë. nuk mund të lavdërohet me shkallën e demokracisë së arritur
partitë e pakicave së bashku, me katër deputetë, përbëjnë forcën e dytë në koalicionin qeverisës, ata nuk morën ndonjë pozitë kyçe. A nuk do të duhej që kësaj radhe të paktën kryetari i Kuvendit të Malit të Zi të vinte nga radhët e pakicave? Kjo jo vetëm për faktin se oferta e opozitës, pavarësisht faktit se sa e sinqertë ishte, iu garantonte një gjë të tillë. Cili është dallimi ndërmjet Socialdemokratëve të Malit të Zi dhe Partisë Boshnjake kur të dyja kishin numër të njëjtë të deputetëve? Nëse i referohemi këtyre 27 viteve të shumëpartiakësisë në Mal të Zi do të vërejmë se pjesëtarët e pakicave, por sidomos shqiptarët, vazhdojnë të jenë qytetarë të rendit të dytë. Kjo tregon për mosbesimin e pushtetit ndaj pakicave, posaçërisht
ndaj shqiptarëve. Dhe kjo nuk vlen vetëm për partitë politike shqiptare, por mosbesimi ekziston edhe ndaj shqiptarëve që janë në partitë malazeze. Kështu për shembull, me sa di, Partia Demokratike e Socialistëve e as ndonjë parti tjetër e ashtuquajtur qytetare, nuk ka pasur asnjë ministër shqiptar në periudhën e shumëpartiakësisë në Mal të Zi! Shqiptarët nuk mund të drejtojnë asnjë ministri tjetër, por ashtu si në të kaluarën, edhe në përbërjen e qeverisë së re, për ta është e rezervuar Ministria për të Drejtat e Njeriut dhe Pakicave, pa çka se me vetëm një deputet të fituar, dikush mund ta vlerësojë edhe këtë si sukses. Por edhe kjo ministri nuk e ka më rolin që ka pasur për shqiptarët, të cilët ka kohë që nuk janë në fokusin
Pikëpamjet e shprehura në fq: OPINIONE & VËSHTRIME nuk përfaqësojnë domosdoshmërisht politikën redaksionale të „KOHA javore„
e punës së saj. Në kohën kur Mali i Zi ndodhet në periudhën e plotësimit të kushteve për anëtarësim në Bashkimin Evropian, puna kryesore e kësaj ministrie është hartimi i raporteve të ndryshme mbi zbatimin e të drejtave të njeriut, ku prioritet përbëjnë çështja e popullatës RAE, të drejtat e grupit LGBT etj. Për fund duhet thënë se derisa të mos zgjidhet dikush nga pakicat në vendet udhëheqëse, si President, kryeministër ose kryetar i Kuvendit, kjo tregon se këto vende kyçe janë të rezervuara vetëm për pjesëtarët e popullit shumicë. Deri atëherë Mali i Zi, i cili për nga përbërja e popullsisë është vërtet shtet shumëetnik dhe multifetar, nuk mund të lavdërohet me shkallën e demokracisë së arritur. E ENJTE, 12 JANAR 2017
Javore KOHA
11
VËSHTRIM & OPINION
Nëse politikanët e sotëm të Kosovës mendojnë se të parët kanë filluar të ëndrrojnë dhe të jetojnë shtetin e lirë të Kosovës, gabohen shumë. Lajmëtarët e parë të Kosovës së emancipuar ishin poetët shqiptarë të Kosovës, në veçanti në mënyrë nostalgjike dhe me zemër vëllami im Ali Podrimja
Letërsia letërsi e
Jevrem Brkoviq
E njoh mirë poezinë shqipe të të dy shteteve. Ngaherë jam takuar me poezinë e Migjenit dhe të Vëllezërve Frashëri. Isha i befasuar me origjinalitetin dhe perfeksionizmin. Më duhet të them se me vite, apo më mirë të them me dekada, që kur ka ekzistuar Jugosllavia, jam miqësuar me poetët kosovarë – Ali Podrimjen, Azem Shkrelin, Enver Gjerqekun, Din Mehmetin, Ibrahim Kadriun, Ramiz Kelmendin, Beqir Musliun, Ismet Markoviqin, Qerim Ujkanin, Rugovën, Rexhep Qosjen... Në rininë e hershme jam njohur me Esad Mekulin, klasikun e letërsisë shqipe në Kosovë. Shpejt u bëmë miq, dhe jo vetëm sa për sy e faqe, por miqësi e ngushtë, ashtu siç malazezët e shqiptarët dinë të miqësohen. Ishte kjo kohë e takimeve të poetëve, festivaleve e simpoziumeve, ku shkoja me kënaqësi nëse në listën e të ftuarve shihja emrat e poetëve të mi të dashur nga të gjitha viset e Jugosllavisë së atëhershme.
12
Javore KOHA
E ENJTE, 12 JANAR 2017
Nuk mund të mos e përmend me këtë rast poeten më të talentuar malazezo-kosovare Darinka Jevriq. Kjo poete vërtetë e talentuar nuk mundi t’ i rezistojë sulmeve të nacionalizmit serbomadh të Millosheviqit. Sot varri i saj gjendet diku në periferi të varrezave të Beogradit dhe askush, nuk e përmend. E madhe ishte ajo vëllazëri poetike e Jugosllavisë së dikurshme. Nëse politikanët e sotëm të Kosovës mendojnë se të parët kanë filluar të ëndrrojnë dhe të jetojnë shtetin e lirë të Kosovës, gabohen shumë. Lajmëtarët e parë të Kosovës së emancipuar ishin
poetët shqiptarë të Kosovës, në veçanti në mënyrë nostalgjike dhe me zemër vëllami im Ali Podrimja. A nuk i vuajti miku im Adem Demaçi, Mandela i Kosovës, tridhjetë vjet errësirë për shtetin e Kosovës. Edhe poetët e rinj, edhe ata të moshës së mesme i kanë kënduar e transmetuar ëndrrat e tyre për Kosovën. Isha ndër të rrallët që i kuptoja ato ëndërra. Dhe isha krah tyre.
Pse sot është veçanërisht e rëndësishme poezia e Lulzim Tafës? Lulzim Tafa në përvojën poetike të
Pikëpamjet e shprehura në fq: OPINIONE & VËSHTRIME nuk përfaqësojnë domosdoshmërisht politikën redaksionale të „KOHA javore„
VËSHTRIM & OPINION
shqipe është fuqishme
Kosovës dhe letërsinë bashkëkohore shqipe sjell një frymë dalluese, të veçantë, postmoderne – që nga tonet parodike deri në dridhjen e tradicionales që është e rëndësishme për të gjitha letërsitë që kanë arritur pjekurinë. Lulzim Tafa është rapsod bashkëkohor, ndonjëherë cinik, ndonjëherë “shkatërrues”, por gjithmonë pafundësisht i dhënë pas poezisë dhe gjuhës. Janë shumë të vështira traditat tona, këtu, në Ballkan. Tradita aq të fuqishme që lehtësisht e zotërojnë bashkëkohoren. Prandaj, poetët që nuk frikësohen ta lëkundin dhe ta hedhin edhe traditën më të rëndë-
sishme, janë shumë të çmuar në të gjitha letërsitë kombëtare, pra edhe në letërsinë bashkëkohore shqipe... Lulzim Tafa është poet që nuk i frikësohet asgjëje, “fushëbeteja” e tij është gjuha, e aty, siç e dimë poetët nuk arrin t’ i mundë askush... Duke njohur poezinë bashkëkohore të shqiptarëve të Kosovës mund të them se ata janë poetë të guximshëm, të gatshëm t’ i kundërvihen çdo detyrimi dhe force që kërcënon ata dhe poezinë e tyre. Poeti Lulzim Tafa është vërtetë poet i guximshëm, i talentuar, ngurrues ndaj mitomanisë folklor-
Pikëpamjet e shprehura në fq: OPINIONE & VËSHTRIME nuk përfaqësojnë domosdoshmërisht politikën redaksionale të „KOHA javore„
ike e cila gjithmonë sulmon poezitë e disa popujve ballkanik. Për Tafën, si për të gjithë poetët e mëdhenj, poezia është “mrekullia e botës dhe fuqia e zotërave” para së cilës gjithçka bie në harresë. Lulzim Tafa në librin “Punë dreqi”, në poezinë “Poetët”, thotë: Kur zemërohen Zotërat Lindin poetët. Në shenjat e para të jetës I kundërvihen Zotit të vet! Poezitë i ka përkthyer me shumë sukses Ismet Markoviq, ashtu siç poeti dhe përkthyesi i mirë përkthen poetin e mirë. E ENJTE, 12 JANAR 2017
Javore KOHA
13
KULTURË
Përkujtim Profesor Mr. Ahmet Kelmendit (1)
Misionari i madh Për Koha Javore:
Dr. Hysni Hoxha Prishtinë Pas vdekjes së shokëve, miqve: Abdullah Konushevci, Qerim Ujkani, mbeta edhe pa mikun tim të ngushtë, Prof. Mr. Ahmet Kelmendin,gjuhëtarin dhe atdhetarin tonë. Profesor Mehmet Gjevori, gjuhëtari ynë i shquar në veprën e tij: “Prof Mr. Ahmet Kelmendi (Prishtinë 2005)” e nis në këtë mënyrë: “Pas mbarimit të kursit pedagogjik, në Prizren në vitin 1946, Ahmet Kelmendi kërkoi vullnetarisht të emërohet mësues në Drenicë”. Kjo kërkesë e një djaloshi 16-17 vjeçar sipas profesor Mehemet Gjevorit ishte shumë e veçantë, sepse Drenica ende “digjej flakë”...”rrjedhte gjak” nga Lufta Çlirimtare e Drenicës në krye me Shaban Polluzhën dhe Mehmet Gradicën kundër forcave agresive jugosllave. Si i tillë Ahmet Kalmendi me ndjenjën e zjarrtë rinore të misionarit të arsimit shqip, doli para fëmijve të Drenicës, para prindërve të tyre afro 100% analfabetë, të prapambetur, të varfër nga pushteti diskriminues jugosllav. Nxënësit dhe prindërit e pritën mësuesin e ri pejan me ngazëllim të madh. Në fillim të detyrës, në fshatin Klinë e Epërme, më tregonte prof Ahmeti, me ndihmën e fshatarëve adaptuan si mësojtore, si shkollë një ndërtesë të vjetër, e cila nuk kishte as derë. Këtij djaloshi me dashuri të flakët kombëtare herë-herë në mënyrë të ndërdijshme, i kujtohej shkolla e mëparshme në gjuhën serbe e regjimit pushtues sllav. I kujtohej po ashtu një ngjarje tronditëse që kishte përjetuar në shkollë që në klasën e parë në gjuhën serbe: Ni-
14
Javore KOHA
E ENJTE, 12 JANAR 2017
kolla Haxhiq, një mësues kriminel e kishte torturuar fizikisht në mënyrë barbare kur e ka parë duke e lexuar revistën e ilustruar për fëmijë (serbisht), “Robin Hud”, i cili ka qenë një trim luftëtar kryengritës anglosakson. Duke e parë Ahmet Kelmendin që lexonte këtë revistë, mësuesi barbar serb e ka përfyturuar si luftëtar i ardhshëm kundër regjimit pushtues ku ai ishte mësues. Në Klinën e Epërme zhvilloi krijimtarinë në dy fusha të arsimit: mësim me nxënësit e klasës së parë dhe të dytë, duke i përfshirë të gjithë fëmijët e pesë fshatrave. Aktiviteti i tij i dytë vetmohues u shfaq nëpërmjet kurseve kundër analfabetizmit, duke mbajtur mësim në këto fshatra. Në këtë fshat në detyrën e tij ka përjetuar presion shpirtëror të jashtëzakonshëm, po ashtu edhe tortura mizore fizike me mjete dhe mënyra të ndryshme çnjerëzore. Ka qenë i kërcënuar se do të vritet, se do të jetë i ndjekur gjatë gjithë jetës. Ky presion dhe kjo torturë barbare është bërë nga UDB-a (sigurimi shtetëror) me qëllim që Ahmeti të organizonte vrasjen e Halit Sinanit, i cili ka qenë njëri nga bashkëpunëtorët më të ngushtë dhe më të dalluar të Shaban Polluzhës dhe Mehmet Gradicës. Përkundër këtyre presioneve dhe torturave mizore, Ahmet Kelmendi i qëndroi besnik luftës së Drenicës. Në vendin e dytë të shërbimit, në fshatin Turiçevc, pas rindërtimit dhe meremetimin të shkollës së shkatërruar nga Lufta e Drenicës, filloi veprimtarinë e palodhshme, që përfshiu të gjithë fëmijët e moshës
shkollore. Si në Klinën e Epërme, po ashtu edhe në Turiçevc, luftoi me vendosmëri kundër padijes, kundër prapambeturisë që e lanë trashëgim pushtuesit e trevave tona. Me kurset kundër analfabetizmit u dallua jo vetëm në Drenicë, por edhe më gjerë. Si misionar i arsimit shqip, i diturisë dhe kulturës kombëtare, me dëshirë dhe vullnet të madh në Turiçevc ka hapur kursin e kulturës së përgjithshme duke përfshirë të rinjtë me shkollë fillore dhe ata me dy - tri klasë të mbaruara. Në një kurs të tillë i vetmi në gjithë Kosovën, ka ligjëruar të gjitha lëndët. Në bazë të kësaj veprimtarie që Ahmet Kelmendi e konsideronte të shenjtë, organet kompetente e shpërblyen si mësuesin më të mirë të Kosovës. Sipas studimeve te Fazli Kajtazit dhe Dr.Mehmet Rukiqit për përhapjen e arsimit dhe diturisë në Drenicë, prej pesë mësuesve të shpallur doajenë, Ahmet Kelmendi ka qenë i pari. Pas veprimtarisë së suksesshme në Drenicë, i kërcënuar dhe i ndjekur, ai duke pritur disa muaj pa punë, i diplomuar në Katedrën e Albanologjisë në Beograd, pranohet në Gjimnazin e Pejës. Edhe në këtë institucion të vendlindjes (1954 - 1959) vazhdoi veprimtarinë me përkushtim të jashtëzakonshëm, si misionar i arsimit dhe i edukimit të brezit të ri në frymën e kulturës kombëtare shqiptare. Kjo veprimtari e këtij arsimdashësit dhe aktivitetet me Grupin Letrar “Çajupi” të cilin e formoi, e kanë shqetësuar drejtorin e Gjimnazit, Firga Jovoviq, cili në
KULTURË
h i arsimit shqip
zyrën e tij e ka urdhëruar profesorin Ahmet Kelmendi të mos i pranojë në provimin pranues në klasën e parë fëmijët: Enver dhe Mediha Hadri, Skënder Ukella dhe Ahmet Geca, prindërit e të cilëve janë vrarë në Burgun e Pejës më 1949, si armiq të përbetuar të Jugosllavisë Socialiste. Përkundër urdhrit të drejtorit shovinist Jovoviq, Ahmet Kelmendi fëmijët e përmendur i pranoi si nxënës të rregullt. I gëzuar dhe krenar për qëndrimin e guximshëm të Ahmet Kelmendit, Mehmet Gjevori shkruan:” Ja ky është rezultat i mosdëgjimit dhe i moszbatimit të urdhrit
të UBD-së. Ky është ai fryt, si në shumë raste të tjera, i protagonistit tim të veçantë Ahmet Kelmendit, he i lumtë!.” Profesor Ahmet Gashi, themelues i Shkencës së Gjeografisë Shqiptare në Shqipëri, i ikur që moti në Shqipëri nga Kosova, nxënësve të Ahmet Kelmendit, po ashtu të larguar nga Kosova në Shqipëri, u ka thënë: “Po ai Ahmet Kelmendi me punën e tij prej pedagogu e paska bërë Gjimnazin e Pejës Normale të Elbasanit”
I guximshëm dhe ithtar i flakët në mbrojtje të origjinës tonë ilire dhe të gjuhës së njësuar
Para nxënësve, studentëve, intelektualeve të profileve të ndryshme, qytetarëve si dhe në tubime shkencore - në trojet tona dhe jashtë tyre - Ahmet Kelmendi e ka theksuar dhe e ka mbrojtur me argumente shkencore origjinën tonë nga ilirët dhe gjuhën shqipe nga ilirishtja. Të përmendim në këtë rast, se ai ka qenë delegat në Kongresin e Drejtshkrimit të gjuhës shqipe në Tiranë në vitin 1972. (vazhdon) E ENJTE, 12 JANAR 2017
Javore KOHA
15
KULTURË
Portret: Prof. Dr. Zymer U. Neziri (1)
Dijetar i shqua kërkime folklo
Prof. Dr. Zymer Ujkan Neziri është një folklorist shumë i përkushtuar në eksplorime shkencore terreni në fushën e etnokulturës, kryesisht në epikën legjendare, po dhe në tema të tjera të traditës së trashëgimisë, në artin popullor gojor. Është kërkues i pakrahasueshëm në arkiva ku ruhen pasuri folklorike, veçanërisht nga epika legjendare
Për Koha Javore:
Prof. Dr. Mark Tirta Tiranë Ky studiues i trashëgimisë kulturore shqiptare ka lindur më 6.11.1946 në Siparant (Zahaq) të Pejës në një familje të nderuar, të ardhur në këto troje nga Shtupeqi i krahinës së Rugovës. Zymer U. Neziri shkollën fillore e bëri në vendlindje (1960); gjimnazin e kreu në Pejë (1964); shkollën normale e kreu në Prishtinë (1966); bëri shkollën e lartë pedagogjike në Prizren; studimet e larta i bëri në Universitetin e Prishtinës, në Fakultetin Filozofik, Dega e Gjuhës dhe e Letërsisë, mbaruar më 1971. Pas mbarimit të studimeve të larta, më 1971, u pranua punonjës shkencor (asistent) në IAP, në Degën e Folklorit e të Etnologjisë. Krahas ekspeditave në kërkim shkencor e studimeve në Universitetin e Prishtinës, në Fakultetin e Filozofik, mbrojti magjistraturën me temën “Figura e krahasimit në këngët tona lirike të dashurisë” ku pati udhëheqës shkencor (mentor) akademikun e shquar prof. dr. Rexhep Qosja (1979). Po me të njëjtin udhëheqës shkencor (men-
16
Javore KOHA
E ENJTE, 12 JANAR 2017
tor) mbrojti disertacionin për “Doktor i Shkencave” me temën “Poezia legjendare e Rugovës” (1995). Në ecjen e këtij dijetari në ngritje në kërkimet shkencore në terren dhe të bërët e disertacioneve, po dhe të librave të tjerë shkencorë, është dashur mençuri, përgatitje në teoritë e studimit të etnokulturës, metodë në kërkime e shkrime, punë me shumë përkushtim, veti që Zymer U. Neziri i ka pasur në një shkallë shumë të lartë. Po dhe mentori, në rastin e përmendur, akademiku i shquar Rexhep Qosja ka qenë një shtyrës shumë i fuqishëm për të ecur përpara në studimet shkencore, në botime. Në këtë vështrim ka qenë me shumë fat. Mençuria popullore thekson: “Më thuaj me kë rri e të të them kush je”. Në botën e qytetëruar, kur bëjnë biografinë e gjerë, bashkë me veprimtarinë shkencore të dijetarëve të mëdhenj, shënojnë dhe emrin e atij që i ka udhëhequr si mentor për t’u formuar si dijetar. Kur bëjnë biografinë e antropologut e etnologut me famë botërore në shkencë, Klod Levi Stros, përmendin dijetarin Marsel Moss si mentor të tij. Për dijetarin me famë po në të njëjtën fushë, Branisllav Malinovski, theksojnë se e ka përgatitur në studimet shkencore në Angli njeriu i shquar në të njëjtën fushë: Xhejms Frejzer. Një rrugë e tillë në dije shkencore duhet theksuar dhe për folkloristin e shquar shqiptar:
Zymer U. Neziri. Pra, të tërë këto shtysa në dituri, në vepra, kanë qenë të pranishme në punën me përkushtim të këtij studiuesi, me shumë peshë, dhe udhëheqësi i tij shkencor (mentori), i Madhi Akademik Rexhep Qosja. Në moshën e re e më shpërthyese të tij, krahas studimeve me shumë përkushtim, u përfshi dhe në lëvizjen atdhetare për të drejtat që u nëpërkëmbeshin nga regjimi egërsirë serb. Mori pjesë në lëvizjen atdhetare të studentëve të vitit 1968 në Kosovë. Në veprimtari të kësaj natyre u përfshi dhe në vitet e mëvonshme. Nga këto veprime atdhetare, kasta politike e arrestoi tri herë (1967, 1968, 1981). E përjashtuan nga puna, me dorë të egër, disa herë (1968, 1969, 1970, 1973, 1990). Ia ndaluan pasaportën për udhëtime jashtë shtetit për shumë vite (19681978, 1981-1999). I hequr me vendime politike nga Instituti Albanologjik i Prishtinës, më 1973, është detyruar të qëndrojë pa punë, pak kohë punoi si mësues, e shumë kohë si përkthyes e si lektor në Bankën e Kosovës (1977-1990). Por, nga ana tjetër, me shpenzimet e veta, asnjë¬herë nuk u nda nga kërkimet shkencore në terren, nga shkrimet shken¬core, nga bërja e librave në fushë të specialitetit të tij, si folklorist, si epikolog. Shumë herë shkrimet e tij në revistat shkencore janë censuruar, janë hequr nga bo¬ti¬mi. Në këto revista e man-
KULTURË
ar në orike uale shkencore, më së tepërmi ato në Institutin Alba-no¬logjik të Prishtinës, janë botuar pa ndërprerje vetëm nga fundi i viteve ‘80 e në vazhdim. Në vitin 1992, pas shpërbërjes së Federatës Jugosllave, organet përkatëse të Institutit Albanologjik e lejuan të kthehet serish (qershor 1992) e të punojë në Degën e Folklorit si punonjës shkencor në fushën e tij të kërkimeve shkencore. Për shumë vite ka qenë udhëheqës i Degës së Folklorit dhe anëtar i Këshillit Drej-t¬u¬es të IAPit. Ka qenë dhe anëtar i redaksisë në revistën “Gjurmime albanologjike. Folklor dhe etnologji” për disa vite. Ka qenë dhe sekretar shkencor i kësaj reviste në vitet e para të daljes së saj në dritë së pari (1972-1973). Ka dhënë mësim si profesor i jashtëm në vite të ndryshme në Universitetin e Prishtinës, në Universitetin e Tetovës, në Universitetin e Prizrenit, në Universitetin e Shkupit e në institucione të tjera të larta, si specialist i një shkalle të lartë në dijet shkencore në folklor. Duke qenë një specialist i mirënjohur, me dije tepër të thella në folklor e veça¬në-risht në epikën legjendare shqiptare e ballkanike, është ftuar si profesor mysafir në tri universitete të Polonisë: Varshavë, Torunj, Poznanj, më 2004, ku ka mbajtur ligjërata për epikën legjendare. Po kështu, për ligjërata të tilla është ftuar në
Uni¬ver¬sitetin e Kozencës në Itali. Më 2005 ka mbajtur një ligjërate në Paris, në Qendrën Saint Denis; më 2008 ka mbajtur ligjërata në Vjenë, në Qendrën Lalish, po dhe në Universitetin e Vjenës. Më 2011 ka qenë përsëri në Universitetin e Turunjit në Poloni; më 2007 ka ligjëruar në Universitetin e Durrësit, më 2012 në Universitetin “Vitrina” Tiranë, më 2013 në Universitetin e Tiranës e më 2014 në Universitetin e Shkodrës “Luigj Gurakuqi”; më 2015 ka ligjëruar në Universitetin e Gjirokastrës “Eqrem Çabej”. Pra, nga dijet e tij të thella në folklor, në epikën legjendare është bërë shumë i njohur e thirret për t’ia dhënë ato dhe brezit të ri, po dhe profesorëve që merren me kërkime shkencore në këtë fushë kaq interesante, siç është epika legjendare shqiptare e me krahasime me ato të popujve të tjerë të Europës. Ekspeditat në kërkime shkencore të Zymer U. Nezirit, në male, në kodra, në ultësira, ku akoma mbijetonin këngët legjendare e baladat, janë të shumta e të pak¬ra¬hasueshme. Me bllok shënimesh e me aparat inçizimi në dorë udhëtoi kahmos, në kërkime të kësaj trashëgimie etnokulturore që u ruajt deri tash vonë në gojën e pleqve, në lahutarët këngëtarë virtuozë, të shkrirë me heronjtë e Eposit të Kre¬sh¬nikëve, me baladat me rrënjë nga kohë mesjetare e paramesjetare. Doemos, si fillim, kërkimet shken-
core folklorike e etnologjike, ndër to, si më kryesori Eposi i Kre¬shnikëve, i ka zhvilluar në Rugovë, në vendin prej nga ka prejardhjen e prindërve të tij, pra duke e menduar këtë krahinë si të vetën. Kështu e ka përjetuar me ndjenja lumturuese e kjo ka qenë një shtysë e fuqishme, që i ka dhënë energji e përkushtim për t’u marrë shumë me këto eksplorime në terren, me studimin e kësaj pasurie etnokulturore kombëtare, me ditë e me natë, në kohë pune e në kohë pushimi. Prej këtej ka bërë në vazhdim kërkime shkencore gjithkah ku mbijetonte akoma kjo pasuri kulturore e trashëguar nga stërgjyshërit tanë, si shprehje e identitetit të kombësisë përkatëse e që erdhi deri në jetën e kombit në Kohë të Re. Ky studiues i përkushtuar, me bllok shënimesh e me aparat inçizimi në dorë i ka shëtitur tërë vendet ku jetojnë Shqiptarët në trojet e tyre etnike e ku ky Epos le-gje¬ndar ishte akoma i gjallë, ku jetonin akoma pasuritë folklorike e që na vijnë nga kohë të hershme. Në kërkim të kësaj pasurie ka udhëtuar në pesë shtete të Ballkanit, ku jetojnë Shqiptarët në trojet e tyre: në Kosovë, në Mal të Zi, në Serbi, në Maqedoni, në Shqipëri. Ka gjurmuar gjithkah për të nxjerrë në dritë, për ta shpëtuar nga vdekja këtë homeristikë të kulturës kombëtare shqiptare. (vazhdon) E ENJTE, 12 JANAR 2017
Javore KOHA
17
KULTURË
Prurje dokum vlerë unikale
Fran Gjeloshaj nuk është i panjohur për lexuesin jo vetëm në Malësi librin e tij të pare”Koja ndër shekuj”.Tash me riplotësimin dhe rifreskim e kojasve që solli në veprën “Koja në rrjedhë të kohëve”, do të mbete Gjekë Gjonaj
Libri më i ri i Fran Gjeloshajt “ Koja në rrjedhë të kohëve” më erdhi dhuratë nga utori në prag të festave të fundvitit. Përgëzimi më i bukur që mund të më bënte miku im nga Nju-Jorku për Krishtlindjet e për Vitin e Ri. Ky libër pasi e lexova nuk më gëzoi vetëm mua, por do t’i gëzojë të gjithë libërdashësit pasi ta kenë lexuar atë. E them këtë me bindje të plotë, sepse bëhet fjalë për një studim serioz, të thelluar, që flet për një pjesë të arealit tonë kombëtar, për malin apo fisin e Kojës, që gjatë rrjedhave të historisë i ka dhënë shumë Malësisë në veçanti dhe kombit tonë në përg-
“ 18
jithësi. Ky është një libër me vlerë. Një monografi e plotë. Një vepër e çmuar për brezat e tashëm e të ardhshëm. Për lexuesin në përgjithësi i cili ka apo do të ketë interesim për të kaluarën e lavdishme dhe heroike të Kojës. Autori na sjellë shumë histori, fakte, dokumente, toponimi, topografi,trashëgimi kulturore,demografi, gjeneologji, literaturë nga autorë të ndryshëm vendas e të huaj, të dhëna në dorëshkrim (regjistrat e pagëzimeve dhe të kurorëzimeve) gojëdhëna popullore, ngjarje të rëndësishme, figura të njohura ko-
Autori e ka ndjerë një obligim moral që vendlindjes së tij Kojës t’i lë një vepër të këtillë dokumentare,ndonëse e dinte më mirë se çdokush tjetër se këtë e meritojnë jo vetëm bashkëvendasit e tij, por e meriton edhe ky vendbanim që ka një lashtësi dhe një histori të bujshme, sa të dhimbshme, por aq edhe krenare. Me një fjalë, u mundua dhe ia doli të lë gjurmë të kësaj treve e cila, si shumë krahina tjera shqiptare, ka shumë fusha të pa studiuara
Javore KOHA
E ENJTE, 12 JANAR 2017
”
jase , dëshmi njerëzish të moshuar dhe kujtime të veta për vendlindjen e tij, të cilat veprës ia rrisin vlerën në përgjithësi. Pra, autori na ka sjellë shumë shënime për kohën e kaluar të popullatës së kësaj krahinë të vogël për nga gjeografia, por famëmadhe për nga historia. Fran Gjeloshaj gjithë këtë mund e këtë sakriificë për vendlindjen e tij të dashur e ka bërë me përkushtim të veçantë, me vullnet të çeliktë dhe me dashuri të madhe. Është një shembull i rrallë i krijuesve tanë. Sepse, të paktë janë ata që bëjnë të tilla vepra si autori. Ky libër është një gur themeltar që flet për të gjitha “sendet” e një lokaliteti, siç është Koja, vendlindja e autorit. Nuk është patriotizëm vetëm të jeshë në vijën e frontit të luftës, por patriotizëm është edhe kur njeriu ia lë një dokumentar vendlindjes apo dikujt tjetër. Kjo vepër mbetet një vlerë e rëndësishme që do të trashëgohet dhe do të vlerësohet nga të gjithë. Prandaj, jeta pa sakrifica të tilla, nuk ia vlen. Ia vlen angazhimi me prurje të tilla dokumentare. Fran Gjeloshaj nuk është i panjohur për lexuesin jo vetëm në Malësi por edhe më gjerë. Ai bëri emër me librin
KULTURË
mentare me e për Kojën
por edhe më gjerë. Ai bëri emër me min me fakte e risi të tjera nga jeta et emër i përjetshëm, i pavdekshëm
e tij të pare ”Koja ndër shekuj”.Tash me riplotësimin dhe rifreskimin me fakte e risi të tjera nga jeta e kojasve që solli në veprën “Koja në rrjedhë të kohëve”, do të mbetet emër i përjetshëm, i pavdekshëm. Autori e ka ndjerë një obligim moral që vendlindjes së tij Kojës t’i lë një vepër të këtillë dokumentare, ndonëse e dinte më mirë se çdokush tjetër se këtë e meritojnë jo vetëm bashkëvendasit e tij, por e meriton edhe ky vendbanim që ka një lashtësi dhe një histori të bujshme, sa të dhimbshme, por aq edhe krenare. Me një fjalë, u mundua dhe ia doli të lë gjurmë të kësaj treve e cila, si shumë krahina të tjera shqiptare, ka shumë fusha të pastudiuara. Mund të pohojmë se ky libër do t’u shërbejë gjeneratave të ardhshme dhe se autori ka bërë vetëm një hap për studiuesit e ardhshëm. Autori ka hedhur themelet, duke ua bërë me dije lexuesve të kaluarën e të parëve të tyre, me qëllim që te lexuesi të ngjallë dashurinë ndaj atdheut e vendlindjes. Ai tregoi se nuk ka më bukur dhe më ndershëm se sa t’ia lësh një dokumkentar fshatit të lindjes.
E ENJTE, 12 JANAR 2017
Javore KOHA
19
KULTURË
Poezi Ali Gjeçbritaj
Brezi im Liria kërkon njerëz të lirë Kërkon njerëz bujarë me zemër të madhe Sot ku t’i gjejmë këto qenie zemërbardhë A janë gjëkundi? Mos vallë kanë frikë nga hija e vet e fjalët s’u dalin nga zgavra e mykur e fytit. Demokracia kërkon kulla pa kufij Godina me mure guri që s’tunden nga tërmetet Shtëpi me oxhak në kulme që nxjerin tym zjarri ngrohtësie Ku shkëndijat e shpresës prore ngadhnjejnë e falin dritë e madhështi. Ne kemi lindur në kohë jonormale, por kemi jetuar normal Nuk kemi patur pelena e pampersa nuk kemi urinuar në shtrat Na kanë mësuar ku e ka vendin shurra Nuk kemi përmjerrë truallin e të parëve as vend e pa vend. Brezi im është rritur me cicërimën e këngëve të zogjve me ninulla na kanë vënë në gjumë në djep druri Trupin na kanë mbështjellë me pëlhurë të bardhë bërë në tezjehë Na kanë shtrënguar me ndrija E mbi kokë ka qëndruar gjysmërrethi – harku i ylberit na i ka hapur sytë për të parë botën. Brezi im në sofër i ka mbledhur dromcat Bukën e kemi puthur tri herë dhe e kemi vënë në ballë - na ka mbajtë shpirtin Drithi i arave tona na mbajti gjallë dhe na ka burrëruar. Brezi im e ka grahë biçikletën pa helmetë në kokë - pa pedalime me çizme me pulla. Në dimër xhepat i kemi mbushur me fiq të thatë - gështenja të pjekura në prush. Ujin e kemi pirë me kovë e nga zorrët që ujitnim kopshtet asnjëherë s’na kapi zverdhimi, as shkuarje stomaku.
20
Javore KOHA
E ENJTE, 12 JANAR 2017
Cigaren e kemi thithë me radhë - tymin në hapësirë e kemi lëshuar në rrathë. Kur doli në shitje coca-cola - shishen e kemi ndarë me shokë. Brezin tim s’e ka helmuar ideologjia Brezit tim nuk i është shitur drogë para shkollës Brezit tim asnjëherë nuk i është thënë hajdut Brezi im nuk ka mbathur këpucë me lustër Brezi im ka mbushur çantat me fletore - fletoret i ka mbushur me shkrime e shënime Brezi im ka shkruar me lapsa plumbi Brezi im nuk ka patur lap-top Brezi im kompjuterin e ka pasë në kokë. Brezi im zemrën e ka mbushur me bujari Brezi im e mban hapur guacën në kraharorin e tij. Brezi im në Rumi ka dalë me gurë në krah Me këngë maje krahu në ditën e bjeshkës Gjithmonë e kemi bërë festën. Brezi im gjithmonë stoik në rrugëtimet e jetës. Kush nuk i njeh shtigjet Doemos do bie një ditë në rrjetë marimangash. Krajë, 19.11. 2016
Pendët e pëllumbit Një degë ulliri m’u var në qafë Një pendë pëllumbi vura në kapele Bjeshka u përkul e livadhi u qëndis me ngjyra Vera u ngarkua me drithëra Hijet u bëjnë freski zanave në mrize Qetësi gjithandej paqë e liri Sot lotoj për degët e thyera E pendlat e pëllumbit krahëbardhë që ranë për dhé.
KULTURË
Gjurmë Barra e rëndë e largimit, jashtë flakë e tym të kaluarën sfiduam me bardhësinë e shpirtit. Arritëm ta ruajmë në njomësinë e reshjeve të bukurën. Në gjoks tek zemra hajmalitë e vjetra thurur me grashatarë kanë ruajtur gjithmonë mirësinë. Shamia e bardhë mbështjell edhe sot flokët e saj. Pjesën e botës mbërthen me mirësi Janë gjurmët që s’i fshijnë dot as shirat e dendur të vjeshtës.
Plisi im Malet i kemi kufij me plisa tё bardhё Rumia me fesin bilur pёrshëndet Cukalin me kёsulё Pelerina e zezё s’ka vend nё majё tё bjeshkёs Me bardhёsi atje lart shqiponjat kanё çerdhet Plisi i bardhё nё Rumi kurrё s’do bёhet i zi Korabi me barinj kapuçbardhё Luboteni, Sharri, Dajti, Tomorri... Gjer nё Palёbardh, Luginё, Tivar, Çamёri Reflektojnё bardhёsi. Plisi i bardhё mendёsi e odave tona Fjalёrrёnjё nё trojet e pajtimit Bardhёsi nё çdo zemёr trimi Plisi i bardhё ndёr mote shtroi sofёr Me bukё kripё e zemёr bujare Ngrohtёsi dhuroi nё votёr Kristal si bora nё bjeshkё Nё rrugёtim shtroi mirёsi, urtёsi e bujari Burrёri nё logje, urtёsi nё kuvende Kullat me gurё s’u shembёn kurrё Emblemё e pёrjetshme gjithandej mbete Nё vargonin e pakёputur tё jetёs.
E ENJTE, 12 JANAR 2017
Javore KOHA
21
PANORAMË
Aktorët e Shqipërisë dhe Kosovës për ‘Skandërbeg’ t Skandërbeg, sipas kompanisë së distribucionit Mercury Films e cila ka marrë përsipër dhe distribucionin
ndërkombëtar, është një prej serialeve më serioze dhe unike të prodhuar ndonjëherë në Ballkan. Kjo është një risi jo vetëm për tregun ballkanik, por dhe atë ndërkombëtar, pasi pothuajse nuk ekziston asnjë serial TV që të trajtojë këtë periudhë të Mesjetës. Mbi 30 aktorë, mbi 400 figurantë, me dhjetëra kostume e objekte të epokës. Për herë të parë ndërtohet një skenografi/butafori interier dhe eksterier i këtyre përmasave për një produkt televiziv shqiptar, pas viteve 90. Për herë të parë në një skenë, Ermal Mamaqi, Vedat Bajrami dhe Salsano Rrapi, ndër aktorët komikë më të dashur të Kosovës e Shqipërisë. Ekipi realizues është një staf profesionist ndërkombëtar, me regjisor: Adam Pray (USA), drejtorë fotografie: Andy Rydzeëski (USA) dhe Johann Schmejkal (GER) Gaffer: Jean-Marc Schablin (GER), mjeshtër Audio: Justin Walls (USA) dhe Darko Spasovski (Maqedoni) Muzika është realizuar nga një muzikant me famë botërore, një prej ish-anëtarëve të grupit me famë ndërkombëtare Beirut, Jeremy Barnes.
Viti i suksesshëm i Elina Dunit
t
Këngëtarja shqiptare, Elina Duni, ka përmbyllur një vit të suksesshëm me koncerte anembanë botës, raporton albinfo.ch. Ajo përmes një videoje të publikuar në llogarinë në “Facebook” ka zbuluar se ndër momentet më të mira të vitit 2016 ishte “Turi në Japoni”. Madje, ajo ka publikuar një film të shkurtër prej prapaskenave të aventurës japoneze të saj. “Një nga momentet më të mira të 2016 ishte turneu ynë në Japoni. Këtu keni një film të shkurtët të qëndrimit tonë në më pak se 48 orë në Tokio. Faleminderit Kohei Yamaguchi dhe Ayumi-Frei Kagitani”, ka shkruar këngëtarja shqiptare Elina Duni. Në vitin 2016 e përditshmja zvicerane “AZ” e ka radhitur këngëtaren shqiptare në krye të listës, që përmban 10 këngëtarët më të mirë të muzikës xhaz sipas kësaj medieje. Duni gjatë vitit 2015 ka promovuar me një turne ballkanik në Shqipëri, Kosovë, Maqedoni e Serbi albumin e saj të titulluar “Dallëndyshe”, i cili u cilësua nga gazeta britanike “The Telegraph” si një ndër albumet më të mira të muzikës xhaz dhe përmban 12 këngë. “Këngëtarja zvicerano-shqiptare kullon një ndjeshmëri të mrekullueshme në mënyrën se si këndon (jo në anglisht) në “Dallëndyshe””, është përshkrimi që i ka bërë e përditshmja angleze Dunit.
22
Javore KOHA
E ENJTE, 12 JANAR 2017
FOTOGRAFIA E JAVËS
BESIM HAKRAMAJ
„Qesh pak, shiko këtu”
„Nëse një fotograf profesionist fotografon të njëjtin objekt që fotografon edhe një person i zakonshëm, ku qëndron ndryshimi„.
E ENJTE, 12 JANAR 2017
Javore KOHA
23
MOZAIK
Familja dhe feja
Sekularizmi, th për të ardhme
Haxhi Zeneli
Ata janë pasardhësit e një populli të zgjeruar sekular që përfshin një kategori relativisht të re të ashtuquajtur me nofkën “nones”,(asnjanës), për shkak se ata identifikohen me faktin se besimi i tyre nuk ishte i veçantë, thuhet në një studim të vitit 2012 nga “Pew Research Center”. Numri i fëmijëve amerikanë që janë të rritur pa besime fetare, është rritur ndjeshëm që nga viti 1950, kur më pak se 4% të amerikanëve ishin shprehur se rriteshin në familje ku nuk praktikohet feja. Sipas disa studimeve të fundit, ky numër është dyfishuar, kur një studim i vitit 2012 tregoi se 11% e njerëzve të lindur pas vitit 1970, theksuan se ishin rritur në familjet laike. Kjo mund të ndihmojë të shpjegohet pse 23% e të rriturve në SH.B.A. pohojnë se nuk i përkasin asnjë besimi fetar, dhe më shumë se 30%
24
Javore KOHA
E ENJTE, 12 JANAR 2017
Përse vlerat e familjeve sekulare janë në rritje, thuhet në një artikull t man,ku shpjegohet se “Sot më shumë se asnjë kohë më parë në histor e amerikanëve mes moshës prej 18 dhe 29 e thonë të njëjtën gjë, pra shkruhet në këtë artikull të”Los Angeles Times”,nga Phil Zuckerman. Sipas raporteve të shumta, hulumtimi ka treguar se edukimi laik mund të jenë më i shëndetshëm për fëmijët. Sipas një studimi të “Duke Universitetit” të vitit 2010, fëmijët e rritur në këtë mënyrë shfaqin më pak sensibilitet ndaj racizmit dhe presionit në shoqëri, dhe janë më pak hakmarrës, nacionalistë, militantistë, autoritativë, dhe më tolerantë sesa fëmijët e rritur në mjedis fetar”. Por Lista e nuk ndalet këtu!. Duke cituar “Pew Research”, i Timesit nga Phil Zuckerman,i cili vë në dukje se kohëve të fundit kanë arritur një kulm familjet amerikane që e kategorizojnë veten si “nones” (asnjanes)” - “.Përkatësia e tyre fetare duket sipas Zuckerman, se të
rriturit jofetarë përbëjnë 23% të amerikanëve .Që në fillim të viteve ‘50, kjo shifër ishte vetëm 4%.,një rritje e pabesueshme, shkencëtarët kanë filluar të analizojnë se çfarë ardhmërie kanë këta fëmijë dhe çfarë premtojnë ata që po rritën në këtë frymë. Është konstatuar se këta fëmijë “janë shumë larg nga të qenurit jofunksionalë, nihilistë dhe pa një drejtim të sigurtë në jetë, sesa ata që rriten nën drejtimin e fesë,” shkruan Zuckerman.” Në familjet laike studimi tregon se ata sigurojnë një zë dhe themel të fortë për fëmijët e tyre. Pra ky studim është bërë sipas Vern Bengston, profesor USC i gjerondologjisë dhe sociologjisë. Bengston është studius dhe mbikëqyrës i lartë, për një kohe të gjatë i studimit të brezave të familjeve dhe lidhjet e tyre fetare
MOZAIK
hemel i fortë en e fëmijëve
të botuar kohë më parë në gazetën prestogjioze:”Los Angeles Times”,shkruar nga gazetari Phill Zacherrinë e SH.B.A-ve, janë duke u rritur familje pa besime fetare në Amerikë. Pasi që ai ka vërejtur një ngritje të shpejtë në familjet që s’e praktikojnë fenë (jofetare), Bengston ka shtuar si lëndë studimi sekularizmin në vitin 2013, në universitet ku ai punon. “Shumë prindër jofetarë ishin më “koherent” (logjikisht të hapur dhe të kuptueshëm) dhe të pasionuar për parimet e tyre etike, se disa nga prindërit ‘fetare’ në studimin tonë, “ka thënë Bengston në një intervistë me Zuckerman. “Pjesa më e madhe e tyre nuk u shprehën në favor të jetës qëllim-mbushur, e cila karakterizohet nga drejtimi moral dhe në kuptimin e jetës që ka një qëllim. Kurse “për njerëzit laike Morali është vijë e një parimi të thjeshtë: Reciprocitetit i empatisë, që njihet gjerësisht si “Rregulla e Artë”. Trajtimi i njerëzve të tjerë ashtu si do të dëshironi që të tjerët t’u trajtojnë
juve. Kjo është rregull universale që vjen nga lashtësia, e cila nuk kërkon besimet mbinatyrore..” për ta implimentuar. Çka është më interesante, se në një studim tjetër sipas analizave: Se Ateistët “ishin pothuajse në mungesë si popullatë në burgje që nga fundi i viteve 1990,” duke zënë më pak se 0.5% të të burgosurve, sipas raporteve nga Byroja Federale e Burgjeve. “Kjo i bën jehonë asaj, që fusha e kriminologjisë ka dokumentuar për më shumë se një shekull,” shkruan Zuckerman. Përveç kësaj, një raport shqetësues nga BBC, vitin e kaluar zbuloi se fëmijët fetarë kishin më pak gjasa sesa kolegët e tyre jofetarë për të dalluar fantazinë nga realiteti, i bazuar në një studim të kryer nga Universiteti i Bostonit. Duke ju paraqitur atyre një histori reale, fetare dhe
fantastike, sipas kësaj fëmijët janë pyetur nëse mendojnë se historia ishte e vërtetë apo e imagjinuar?. Hulumtuesit zbuluan se “fëmijët e rritur me një edukim fetar, i kanë parë protagonistët në tregime fetare si të vërtetë, ndërsa fëmijët nga familjet jo-fetare i kanë parë ato si të imagjinuar.” Andaj pse është e gjithë kjo problematike? Për shkak se feja i turbullon ujërat e diferencimit të fëmijës, mes realitetit dhe fiksionit, bile edhe ato shpirtërore nga fantastiket. Andaj pas gjithë kësaj që bota po hulumton, shtrohet pyetja se ku qëndrojmë ne shqiptarët si popull? Me siguri as që merret dikush nga ne me këtë hulumtim, por mbase siç duket e kemi lënë fatin e fëmijëve tanë në duar të atyre që ende na frikësojnë dhe na i errësojnë mendjet tona. E ENJTE, 12 JANAR 2017
Javore KOHA
25
KULTURË
Botime
“Ceremoniali i da Hot”- Apologji da
Vlera e një libri matet edhe me atë se sa autori arrin të na befasojë me gjëra të njohura, e këtë dukuri tarëve na ka lënë pa i shënuar ato, dhe duke ia lënë në besë “kujtesës”, e cila shpesh na tradhton, gjër
Nikollë Camaj
“Ceremoniali i dasmës në Hot” i autorit Luigj Dedvukaj, është një studim specifik dhe serioz, bile ndoshta edhe më serioz se ç’mund të pritet nga një temë masteri. Seriozitetin, natyrisht ia shton qasja e mirëfilltë e një studiuesi, i cili i vë vetes detyrë të grumbullojë elemente të ceremonialit të dasmës tradicionale, dhe jo vetëm të saj, në Hot, dhe jo vetëm në Hot, elemente këto të cilat në masë të madhe janë larguar nga praktika martesore, kurse përmes këtij botimi autori i përjetëson ato, së paku në sirtarët e vitrinave tona. Është pra edhe specifik, sepse përqendrohet në një element të folklorikës sonë, element që më parë ishte trajtuar vetëm në kuadër të studimeve, apo botimeve përmbledhëse folklorike, por jo si studim në vete, si dasmë, e lërë më dasmë në një krahinë të vetme. Që në fillim dua të vlerësoj lartë punën e autorit, të bërë në terren, pa të cilën as që do të mund të bëhej fjalë për seriozitetin për të cilin posa fola. Autori, duke dëgjuar nga burime të sigurta, njerëz të moshave e gjinive të ndryshme, akterë të ngjarjeve që lidhen me “adetet” tona në dasma, dhe
26
Javore KOHA
E ENJTE, 12 JANAR 2017
njohës i së të përditshmes malësore, në të kaluarën, e duke i futur ato në libër, ka grumbulluar një material tejet interesant për studiuesit e ardhshëm të kësaj lëmie, çka besoj se është meritë kryesore e botimit. Mbledhjen e materialit mund ta prezantoj edhe si dëshmitar okular, pasi që në shumë raste isha prezent gjatë intervistave që bënte autori, dhe dua të them se më ka impresionuar me pyetësorin e pergaditur dhe durimin që kishte për të dëgjuar rrëfimet deri në detaje, e pastaj edhe për t’i shkruar e transmetuar ato në mënyrë besnike, duke ruajtur madje edhe elementet gjuhësore, të cilat studimit i japin koloritin e nevojshëm lokal, tejet të rëndësishëm për këtë lloj punimi, por edhe për pasurimin e letërsisë popullore në përgjithësi. Edhe pse cerememoiali i dasmës në Hot nuk dallon pothuaj fare nga dasma në viset e tjera në Malësi, është me interes të lokalizohet deri në këtë masë, edhe për arsyen se bashkëbiseduesit, respektivisht bartësit, janë nga një trevë specifike, nga ky bajrak-Hoti, dhe kjo u jep hapësirë studiuesve të tjerë, apo edhe vet Luigjit, që t’u qasen edhe lokaliteteve të tjera, apo bajraqeve të tjera, për të grumbulluar sa më tepër material nga dora e parë, e pastaj të ngjashmet mund të shkrihen, kurse të spikasin vetëm dallimet, në mënyrë që të pasurohet materia që ruan këtë pjesë të trashëgimisë sonë kulturore. Përndryshe, libri ka mbi 400 faqe tekst dhe ilustrime të ndryshme, dokumen-
ta, fotografi e diagrame, me një literaturë dhe bibliografi të pasur, si edhe indeksin e emrave. Përpos materialit lidhur me dasmën, në punim hasim edhe një mori këngësh popullore-folklorike të kësaj krahine, të cilat kanë një vlerë të posaçme, jo vetëm si pjesë e pandashme e një dasme, por edhe si një pasuri shpirtërore popullore, pasi që ato këngë janë kënduar edhe ndejave pasdarke, apo në logje e takime të tjera festive, e jo vetëm në dasma. Në një pjesë të këngëve që i takojmë në këtë studim dominon tematika e dasmës, rreth pergatitjes së nuses, dasmorëve apo dhëndërrit, si “Na ka dal nusja daji”, “Sa e bukur na ka dal nusja”, ”Ju dasmor o hani e pini “, “Putiro, putiro” etj., por ka edhe asosh që janë thjeshtë me motiv dashurie dhe si të tilla këndohen edhe në dasma, “Mori e mira në shami të verdhë”, “Suljeman moj Suljeman” e ndonjë tjetër . Po ashtu pjesë të punimit i kushtohen instrumenteve që përdoren në dasëm, veshës së nuses, por edhe veshës-paisjes së dasmorëve, si edhe mjeteve të udhëtimit. Vlen të veçohet fakti se punimi ka një vlerë të veçantë për muzeologjinë tonë, pasi që ai pothuaj çdo detaj të veshjes së nuses e emëron me emrin që kishte, që është tejet me rëndësi, pasi që eksponatet që i kemi edhe në muzemume shpesh mbeten pa emërtime të sakta, për faktin se mbledhësit e eksponateve mund të mos kishin kontaktuar edhe bartësit adekuatë. Përpos martesës në punim trajtohen
KULTURË
asmës në asmës malësore
e kemi tejet prezente në librin e Luigj Dedvukaj. Shpeshherë fakti se “gjërat janë të njohura”, ne shqiprat kanë rrëshqitur, jo vetëm nga kujtesa jonë personale, por edhe nga kujtesa kolektive e popullit edhe veprime të tjera që lidhen me familjen, respektivisht me ritin familjar të martesës, duke prekur edhe ritin e lindjes, sepse me martesën lidhen edhe kumaritë, lindja e fëmijve, pra famujve, prerja e flokëve dhe “adete” të tjera që e përcjellin një familje të re. Përndryshe libri ka 6 kaptina, të ndara në kapituj dhe në nënkapituj. Në kreun e parë flitet për Hotin, me vështrime të përgjithshme gjeografike, historike, sociologjike, psikologjike dhe etnokulturore, ku autori jep një pasqyrë besnike të kësaj krahine. Në kreun e dytë bëhet fjalë për veprimet paramartesore, filluar nga shkuesia, emërimi dhe fejesa. Aty përshkruhen edhe obligimet, detyrimet, shpenzimet, dhuratat, “të falat”, paja e nuses, pritja dhe përcjellja që u bëhet shkuesve, pësorëve dhe dasmorëve. Martesës, pergatitjes për martesë dhe vetë ceremonialit të martesës i kushtohen kapitujt në vazhdim, ku në detaje përshkruhen veprimet që nga veshja e nuses, e deri te sjellja e saj rreth zajrrit e djali i prëhnit, duke përshkruar “të mekurit” e saj, këngët, të qiturit me armë zjarri, e deri te takëmi i nuses dhe “të falat” për njerëzit e shtëpisë, gjithnjë duke na sjellur dëshmi të shumta gojore, nga bartës të moshuar, akterë të shumë dasmave. Këtu shpjegon edhe sofrën deri në detaje, mezet, ushqimet, pijet etj., si të dasmës në përcjellje të bijës, si të dasmës te shtëpia e djalit. Pastaj veçon edhe kurorëzimin në kishë, apo në xhami. Natyrisht, këtu takojmë edhe shkuarjen e nuses në gjini; në tri javë,
në pesë javë, në lodhnim etj. Në kreun e fundit flet për elementet bashkëkohore në dasmat hotiane, duke konstatuar, thua me keqardhe, që shumë elemente të traditës janë përjashtuar pa nevojë. Në këtë mënyrë autori me sukses gërsheton folkloristikën me sociologjinë e famljes, gjë që e përshkon pothuaj krejt studimin. Sa i përket gjuhës, duhet thënë se punimi është finalizuar me ndërhyrjet gjuhësore të specialistëve dhe besoj se aty ska vend për vërejtje, sidomos kur është në pyetje drejtshkrimi. Ka mundësi të jetë përvjedhë ndonjë gabim teknik, por gjuha e përdorur respekton normat gjuhësore, si në fushën e morfologjisë, ashtu edhe në atë të sintaksës. Natyrisht se duhet veçuar, si vlerë të posaçme, përdorimin e saktë të gjuhës lokale, përmes transmetimit besnik të rrëfimeve, me gjuhë tipike lokale, pa ndërhyrje, çka ndoshta për dikë e vështirëson leximin, por qëndrimi pranë shprehjes burimore, origjinale, duhet të jetë objektiv i çdo studimi të kësaj fushe. Madje edhe në veprat më të njohura letrare, kur flasin personazhet, flasin me të folmen e tyre, sepse është e pakuptimtë që një bartësi 80 vjeçar, malësor, t’ia imponosh gjuhën letrare. Vlera e një libri matet edhe me atë se sa autori arrin të na befasojë me gjëra të njohura, e këtë dukuri e kemi tejet prezent në librin e Luigj Dedvukaj. Shpeshherë fakti se “gjërat janë të njohura”, ne shqiptarëve na ka lënë pa i shënuar ato, dhe duke ia lënë në besë “kujtesës”, e cila shpesh na
tradhëton, gjërat kanë rrëshqitur, jo vetëm nga kujtesa jonë personale, por edhe nga kujtesa kolektive e popullit, gjë që nuk është aspak e mirë, e që, ne shqiptarëve, do të thoja në mënyrë të veçantë, ne malësorëve, pikërisht na ka ndodhur, dhe na ka kushtuar shumë. Prandaj këtë studim e kuptoj edhe si një shpallje lufte këtij besimi ndaj kujtesës, luftë praktikës, respektivisht përtacisë sonë, që të mos i shënojmë gjërat që i kemi akoma të mundshme, derisa nuk ka shkuar në amëshim edhe gjenerata e fundit e kallzimtarëve. Në këtë drejtim ky punim paraqet kontribut të pamohueshëm ruejtjes së trashëgimis sonë. “E ruajturas mbetet, e fjalët i merre era” janë fjalët e një sentence latine, të cilën sikur na e përkujton Luigj Dedvukaj me punimin e vet. E ENJTE, 12 JANAR 2017
Javore KOHA
27
KULTURË
Libra të rinj
Kontribut për ndriçimin e të kaluarës së Malësisë (Pjetër N. Ivezaj, Pak histori nga kohët e zjarrta, Art Club, Ulqin, 2016)
Në ditët e fundit të vitit 2016, në kuadër të edicionit botues të Shoqatës së Artistëve dhe Intelektualëve “Art Club” doli libri “Pak histori nga kohët e zjarrta” i autorit Pjetër N. Ivezaj. Libri është në vazhdën e studimeve kushtuar Malësisë dhe përbën një kontribut për ndriçimin e së kaluarës së kësaj treve. Në parathënien e librit, autori tregon se si nxitje për shkrimin e këtij libri i ka shërbyer fakti se historia jonë vazhdon të jetë e karakterit folkloristik, e mbështetur më tepër në gojëdhëna dhe legjenda. Libri trajton një periudhë pothuajse
28
Javore KOHA
E ENJTE, 12 JANAR 2017
njëqind vjeçare, e cila mund të ndahet në tri etapa: deri në vitin 1900, prej vitit 1900 deri në vitin 1916, dhe prej vitit 1916 deri në vitin 1943. Pra, është periudha që i paraprinë Kryengritjes së Malësisë, gjatë dhe pas kësaj kryengritjeje, të cilën vetë malësorët e kanë quajtur kohë e luftërave dhe kohë e zjarrtë, nga e ka marrë titullin edhe libri. Në libër janë përmbledhur, në rend të parë, memorandume, protesta, kërkesa, thirrjet e malësorëve drejtuar Fuqive të Mëdha, institucioneve ndërkombëtare, përfaqësive diplomatike në Shkodër, Cetinë e gjetiu të një periudhe tejet të vështirë për
shqiptarët, me pak komente dhe më tepër sqarime dhe shpjegime. Autori po ashtu ka shënuar disa ngjarje me rëndësi. Libri ofron të dhëna të ndryshme, duke u mbështetur në një literaturë të bollshme dhe burime dokumentare. Ai shquhet për një gjuhë të drejtpërdrejtë dhe të qartë. Redaktorë të librit janë Leon Gjokaj dhe Anton Lulgjuraj, kurse redaktor teknik dhe artistik Qazim Muja. Libri është shtypur në shtypshkronjën “Spectar Group” në Podgoricë. Ky është libri i parë i autorit Pjetër Ivezaj. i. k.
MOZAIK
Në zonën e Rozhajë
Dimër dhe temperatura ekstremisht të ulëta Në Rozhajë sikur edhe në pjesët e tjera të Malit të Zi dhe në mbarë rajonin , këtyre ditëve po mban mot i ftohtë, ku në këtë qytet trashësia e borës ka arritur 42 cm, ndërsa në lartësitë më të mëdha mbidetare prej 80 cm deri 1 metër . Bora që po bie pandërprerë dhe e shoqëruar vazhdimisht me ulje të temperaturave ekstremisht të ulëta deri në -25 grad celsius, ka vështirësuar punën e ndërmarrjes së pastrimit të borës në drejtimet e ndryshme nëpër rrugët e fshatrave përreth komunës së Rozhajës ekipet e së cilës gjenden në terren dhe po punojnë pandërprerë gjatë 24 orëve. Duhet theksuar se për shkak të rënies së pandërprerë të dëborës dhe erës së fortë veriore, rruga rajonale Rozhajë –Kullë- ditën e premte dhe të shtunë ishte e mbyllur për të gjitha katego-
ritë e automjeteve. Ekipet speciale të pastrimit të borës gjenden në terren dhe pritet që sa më shpejt të lëshohet në qarkullim edhe kjo rrugë mjaft me rëndësi për banorët e Rozhajës dhe për të gjithë ata që shfrytëzojnë këtë rrugë mjaft me rëndësi edhe për Kosovarët ,të cilët e shfrytëzojnë këtë rrugë për t’u kthyer nëpër vende të ndryshme të Europës , prej nga kishin ardhur për pushimet e Vitit të Ri . Vazhdimisht gjatë stinës së dimrit këto temperatura ekstremisht të ulëta dhe bora që po bie pandërprerë nuk janë diçka e jashtëzakonshme, si këtu në Rozhajë ashtu edhe në veri përgjithësisht, sepse tashmë të gjitha shkollat gjenden në pushimet dimërore dhe se nxënësit mezi kanë pritur rënien e borës për të shijuar sportet dimërore, sidomos skijimin.
Menaxhmenti i qendrës së skijimit ‘’Hajla’’për adhuruesit e sporteve dimërore dhe turistët së shpejti do të përgatisë shtegun e skijimit ‘’Turjak 2’’dhe do të fillojë punën. Kështu që edhe një lajm mjaft i gëzueshëm vjen këtyre ditëve për fëmijët si dhe të rriturit ,nga mosha 5 deri në 17 vjeç . Klubi i skijimit ‘’Turjak ‘’do të organizojë shkollë tradicionale të skijimit. Shkolla e skijimit do të fillojë të dielën më 08.01.2017 dhe do të vazhdojë me punë deri me 20.01.2017 .Për stëritjen e të interesuarve do të udhëheqin instruktorët e licencuar të mirënjohur : Dr.Beqir Shabotiq, Illda Shabotiq dhe Denis Shabotiq. Gjatë gjithë kohës së stërvitjes së skijimit janë siguruar mjetet e skijimit ,transporti dhe ushqimi për të gjithë pjesëmarrësit. H. Lajçi E ENJTE, 12 JANAR 2017
Javore KOHA
29
PORTRET
Portret: Kabil Mehmeti
Një virtuoz i pazëvendësueshëm i folklorit tonë Folklorit dhe artit i ka dhënë shumë duke ia kushtuar tërë jetën e vet, por thotë se edhe ka qenë kënaqësi të marrë pjesë në shumë qytete dhe shtete të ish Jugosllavisë, në Shqipëri, Kosovë, Itali etj. Pavarësisht nga mosha, ende sot është i pazëvendësueshëm
Ismet Karamanaga Si të fillosh të flasësh e më vonë edhe të shkruash mendimet dhe të përshkruash një pjesë të jetës së Kabil Mehmetit, këtij virtuozi të vallëzimit?! Është vështirë pasi që Kabili flet shumë pak, është një njeri i jashtëzakonshëm, modest dhe i “butë”, siç thotë populli ynë. Një figurë markante, i cili edhe sot në moshën 78-vjeçare tregon gjallëri dhe fuqi shpirtërore dhe fizike. Më
“
30
duket se Kabili edhe në të ecurinë e tij karakteristik, vallëzon! Vdekja e Rexhep Agës – Abazit ka lënë një zbrazëti të madhe në jetën folkloristike të Ulqinit. Rexhep Aga ka mbetur figurë emblematike duke lënë gjurmë të pashlyera në folklorin tonë. Ende edhe sot „Dasma ulqinake“ me folklorin popullor ulqinak luhet në tërë skenat anembanë tokave shqiptare. Merita kryesore pa dyshim i takon kësaj figure
Ky doajen i folklorit tonë ka filluar në ansamblin “Boshko Strugar” në Ulqin, në vitin 1962. Pastaj, mbi 15 vite, duke filluar në vitet ‘80 të shekullit të kaluar, për çdo vit nga një muaj ka ndjekur shkollën e vallëzimit në Zagreb të Kroacisë. Këtu ka ndjekur shkollën e vallëzimit dhe të koreografisë artistike. Prandaj Kabili ishte dhe është një amator i folklorit, por një amator i arsimuar në këtë fushë
Javore KOHA
E ENJTE, 12 JANAR 2017
”
të kulturës sonë. Prandaj, edhe ka qenë vështirë të zëvendësohet Rexhepi. Mirëpo, përpjekjet për ta zëvendësuar këtë person kanë vazhduar dhe më në fund i vetmi i cili ka mundur t’i afrohet ishte dhe vazhdon të jetë edhe sot zotëri Kabil Mehmeti. Ai është bërë tashmë një virtuoz i folklorit tonë. Në veçanti “Vallja e peshkatarëve” nuk mund të paramendohet pa figurën e këtij virtuozi të folklorit tonë. Kam pasur nder të marr pjesë në një prezantim të folklorit dhe turizmit tonë në vitin 2006, në Sarajevë, me grupin SHKA “Zana” në krye me Munib Abazin. Kabili në veçanti, por edhe të gjithë anëtarët e këtij grupi kanë lënë gjurmë dhe emocione të mëdha te popullata vendase, por sidomos tek ata me origjinë nga këto treva. Sallat e mbushura plot me adhurues të muzikës dhe folklorit tonë ishin dëshmia më e mirë. Jemi ndarë me mbresa të paharruara. Ky doajen i folklorit tonë ka filluar
PORTRET
në ansamblin “Boshko Strugar” në Ulqin, në vitin 1962. Pastaj, mbi 15 vite, duke filluar në vitet ‘80 të shekullit të kaluar, për çdo vit nga një muaj, ka ndjekur shkollën e vallëzimit në Zagreb të Kroacisë. Këtu ka mësuar shkollën e vallëzimit dhe të koreografisë artistike. Prandaj Kabili ishte dhe është një amator i folklorit, por një amator i arsimuar në këtë fushë. Kështu që përveç talentit, Kabil Mehmeti folklorit dhe vallëzimit i ka dhënë një pjesë të madhe të jetës së tij. Kabili ka pasur shumë suksese në prezantimin e folklorit tonë çdokund ku ka marrë pjesë me SHKA
“Zana”, sidomos në prezantimin e ofertës turistike të Ulqinit. Në vitin 2013, ai fitoi Licencën nga Shoqata Folkloristike e Ansambleve Popullore nga Mali i Zi, për kontributin e dhënë në kultivimin e folklorit tonë popullor. Në vitin 2015, në Tiranë, në Festivalin Mbarëkombëtar, ku kanë marrë pjesë 50 ansamble folkloristike, me “Vallen e peshkatarëve” Kabili me SHKA “Zana” mori vendin e parë. Në mënyrë modeste thotë se është i kënaqur me jetën e tij. Folklorit dhe artit i ka dhënë shumë duke ia kushtuar tërë jetën e vet, por thotë
se edhe ka qenë kënaqësi të marrë pjesë në shumë qytete dhe shtete të ish Jugosllavisë, në Shqipëri, Kosovë, Maqedoni, Itali. Kabil Mehmeti, pavarësisht nga mosha, ende edhe sot është i pazëvendësueshëm. Mendoj se është mirë që personazhet e artit dhe kulturës sonë, siç është Kabil Mehmeti t’i kujtojmë dhe të mos i harrojmë. Është mirë që edhe gjeneratat e sotme të njihen me këta njerëz të cilët kanë lënë gjurmë në qytetin tonë në shekullin e kaluar, por të cilët ende edhe sot janë aktivë, siç është Kabil Mehmeti. E ENJTE, 12 JANAR 2017
Javore KOHA
31
MOZAIK
Serbi: trolle të qeverisë në betejën e internetit Partia në pushtet në Serbi zotëron një ushtri të vogël, që lufton për të në internet. Me të krijohet një realitet paralel, në të cilin në Serbi të gjitha gjërat ecin si duhet dhe ku kritikët janë vetëm armiq të shtetit. Kështjella, kështu e quan Marija “punëdhënësin” e saj të mëparshëm. Ajo qe angazhuar nga Partia serbe Progresiste, e cila nën kryeministrin Aleksandar Vuçiq e drejton vendin gjithnjë e më shumë në të gjitha fushat në mënyrë autokratike. Prej kohësh ka pasur fjalë për një të ashtuquajtur ushtri “trollesh”, personash që nxjerrin në internet në vazhdimësi komente false, të angazhuar në betejën e internetit. Në forume, në komente dhe në rrjete sociale ata dalin të maskuar si “qytetarë normalë”, të cilët brohorasin për qeverinë dhe shajnë kritikët. “Për mua qe e vështirë që ta bëja këtë, të fabrikoja afera të ndryshme, megjithëse e dija se bëhej fjalë për gënjeshtra”, i tregoi Maria, e cila në të vërtetë quhet ndryshe, botimit serbisht të revistës Newsweek. Ajo është një ndër të paktat që ka folur për punën e saj si troll, edhe nëse e bëri këtë në mënyrë anonime. Ndoshta sepse Maria jeton sot jashtë vendit, e paarritshme edhe për krahun e gjatë të pushtetmbajtësve serbë. Ajo që të frikëson në historinë e saj është para së gjithash niveli i organizimit - kontigjente trollesh ka në shumë qytete, zyra të fshehura, punë me turne dhe kapo, që vëzhgojnë gjithçka. Dhe ka para. “Të gjithë ne figuronim të punësuar si nëpunës civilë diku në administratën publike”, pohon ajo. Paga: duke nisur nga 370 euro e lart, që i përgjigjet pagës mesatare në këtë vend të varfër ballkanik. “Puna si
32
Javore KOHA
E ENJTE, 12 JANAR 2017
troll ishte për mua mbijetesa. Një punë për të qenë nuk gjeja dot, ky ishte burimi im i vetëm i të ardhurave.”
Televizioni vjen i pari
Kryeministri popullor Vuçiq dhe partia e tij Progresiste, erdhi pesë vjet më parë në pushtet dhe ka shënuar që atëherë vetëm fitore dërrmuese ndaj kundërshtarëve. Kjo në një kohë kur dora e fortë e Beogradit mblodhi në vitet nëntëdhjetë përvojë të mjaftueshme me propagandë dhe censurë. Në vitet e fundit të regjimit të Milosheviqit, kur pati shpërthyer lufta e Kosovës, nacionalisti luftarak Vuçiq ishte edhe ministër i Informacionit, një emërtim shumë thjeshtëzues. Sepse ajo që bënte ai ishin para së gjithash propaganda dhe censura. Por rikthimin në politikë me partinë e tij të re ai e festoi si politikan proevropian, i cili gjoja ka ndryshuar dhe që është i gatshëm të punojë ditë dhe natë për të mirën e popullit të tij. I parë me sytë e Brukselit, ai është një prototip i princit ballkanik, i cili para së gjithash bën një gjë - arrin rezultate. Çelësi për popullaritetin e tij të pandërprerë janë stacionet televizive, që shihen në të gjithë vendin, thotë Mihailo Tesiq. Eksperti i marketingut në Beograd kujton faktin që serbët vazhdojnë të rrinë mesatarisht pesë orë në ditë para televizorit dhe në sondazhe të ndryshme janë bërë disa herë kampionë bote. Nga ana tjetër, gjysma e popullatës e përdor internetin rregullisht, vetëm një e katërta informohet vetëm online, siç nxori në pah një studim i qendrës kërkimore “Mendimi i ri politik i Serbisë”. “Interneti si kanal komunikimi është për qeverinë aq i rëndësishëm, sa e
madhe është ushtria e saj e internetit”, thotë Tesiq në bisedë me DW. Nga kundërshtarët politikë dhe ata që mendojnë ndryshe kjo ushtri është zbuluar prej kohësh dhe ata tallen me të. Ajo i shërben në radhë të parë komentimit të teksteve në disa portale që ndiqen shumë. “Atje trollet duan të krijojnë përshtypjen se qytetarët e mbështesin pa rezerva politikën e qeverisë. Të tjerëve u mbetet vetëm të dorëzohen të demoralizuar”, thotë Tesiq.
Si lojë
Brendapërbrenda, trupat e trollit i organizojnë aktivitetet e tyre si lojë, kjo dihet nga ata pak vetë që tregojnë. Ka disa platforma, ku drejtuesit e turnit ndajnë urdhëratë dhe ku trollerat mund të shënojnë sa komente, pëlqime dhe tweet-e kanë postuar në to. Ato klasifikohen në bazë të sistemit të pikëve, prej të cilit varet vendi i tyre në hierarki si dhe paga. Megjithatë, komentet e trollerëve mbeten shumicën e herëve pa fantazi. Veçanërisht i preferuar dhe i përdorshëm kudo është “Urime, Vuciq”. Punët e thjeshta e të fëlliqura teorikisht mund t’i kryejnë edhe botës, pra programe që hiqen sikur janë njerëz në internet. Por ato janë ende thjesht shumë budallaqe, për të shkruar si duhet në serbisht. Fondacioni i Beogradit, Share, i cili studion mediat e reja thotë se në fillim “ne kujtuam se mediat sociale mund të jenë një themel i demokracisë, se e çlirojnë opinionin nga monopoli i informimit”. Gjorgje Krivokapiq, drejtor i programit të fondacionit i thotë më tej DW: “Por kur nuk kemi liri në hapësirën reale, nuk mund të kemi as në atë digjitale.”
MOZAIK
Në seancën e katërt të rregullt të Kuvendit të Komunës së Plavës
U miratua Llogaria përfundimtare e buxhetit për vitin 2015 Plavë - Këshilltarët e Kuvendit të Komunës së Plavës, në seancën e katërt të rregullt, të mbajtur më 29 dhjetor në sallën e Qendrës për Kulturë, miratuan vendimin mbi llogarinë përfundimtare të buxhetit të kësaj komune për vitin 2015. Për këtë vendim votuan 16 këshilltarë të Partisë Socialdemokrate, Partisë Boshnjake dhe Partisë Popullore të Socialistëve, të përmbajtur ishin dy këshilltarë të Frontit Demokratik, kurse kundër ishte këshilltari i Iniciativës Qytetare të Plavës, Ibër Hoti, i cili kishte vërejtje për mënyrën e realizimit të buxhetit. Menjëherë pas aprovimit të rendit të ditës dhe pas konsultimit në klubin e vet, seancën e lëshuan 11 këshilltarët e Partisë Demokratike të Socialistëve, që janë në opozitë. Në punën e mëtejme të seancës, këshilltarët e pranishëm të pozitës dhe opozitës me 18 vota pro (PSD, PB, PPS, FD) dhe një kundër të IQ “Ibër Hoti” miratuan propozimin mbi ndryshimet dhe plotësimet e vendimit mbi buxhetin e Komunës së Plavës
për vitin 2016, të cilin në mënyrë koncize me fjalë dhe shifra e argumentoi sekretarja për Ekonomi, Zhvillim dhe Financa, Meliha Feratoviq. Ajo theksoi se me vendimin për buxhetin e Komunës së Plavës për vitin 2016 konfirmohen të ardhurat dhe shpenzimet në shumë prej 3.336.800 eurosh, prej të cilës në buxhetin operativ 2.544.300 euro, në atë kapital 722.500 euro, në rezervën e përhershme të buxhetit 50.000 euro dhe në atë rrjedhëse 20.000 euro. Me vota unanime, 19 këshilltarët miratuan edhe Propozimin e vendimit mbi financimin e përkohshëm të Komunës së Plavës për periudhën janar-mars 2017. Në vazhdim të seancës, këshilltarët njëzëri apo me shumicë votash miratuan edhe pikat e tjera të rendit të ditës: Programin e punës së Kuvendit të Komunës për vitin 2017, Raportin mbi realizimin e planit financiar të SHPK-së “Veprimtaritë Komunale” në Plavë për periudhën janar-shtator 2016, Raportin mbi punën e Qendrës Ditore “Lipa” për periud-
hën 1 korrik 2015 – 25 janar 2016 dhe realizimin e planit të punës të IP Qendra Ditore “Lipa” për vitin 2016, Raportin mbi punën e Organizatës Turistike për vitin 2015 dhe realizimin e planit të punës së saj për vitin 2016 dhe Informatën mbi aktivitetet dhe financimin e shoqërive sportive në trevën e Komunës së Plavës për vitin 2016. Ndërkaq Raporti mbi realizimin e planit të mbjelljeve pranverore për vitin 2016 u tërhoq nga rendi i ditës. Këshilltari i Iniciativës Qytetare të Plavës, Ibër Hoti, e përkujtoi kryetarin e Kuvendit të Komunës, Izet Haxhimushoviq, se ka pasur për detyrë të punësojë në shërbimin e Kuvendit një shqiptar nga treva e kësaj komune si përkthyes për gjuhën shqipe, çështje të cilën kryetari i Kuvendit e pranoi si lëshim dhe premtoi se do ta realizojë. Në fund të seancës, këshilltari i Frontit Demokratik, Millun Zogoviq, dha dorëheqje nga funksioni i këshilltarit, siç tha ai, për shkak të obligimeve profesionale në nivel shtetëror.
Sh. Hasangjekaj
E ENJTE, 12 JANAR 2017
Javore KOHA
33
MOZAIK
Në Komunën e Gucisë
U bë konstituimi i pushtetit lokal
Guci - Ajo që nuk u arrit që më se dy muaj në përpjekjet dhe bisedimet për lidhjen e koalicioneve paszgjedhore për konstituimin e pushtetit lokal në Komunën e Gucisë, u arrit në dy ditët e fundit të vitit të kaluar. Në vazhdim të seancës konstituive të Kuvendit të Komunës së Gucisë, të filluar më 14 nëntor të vitit të kaluar, në të cilën është bërë verifikimi i mandateve të këshilltarëve, të premten në mbrëmje, më 30 dhjetor, është bërë verifikimi i mandateve të këshilltarëve të rinj në vend të atyre që dhanë dorëheqje. Këshilltarin e Partisë Boshnjake e zëvendësoi Ruzhdia Radonçiq, këshilltaren e PDS-së e zëvendësoi këshilltarja e re Anella Lluceviq, dhe këshilltarin e Lidhjes Demokratike të Shqiptarëve, Bujar Hasangjekaj, e zëvendësoi këshilltari i ri Lirim Goçaj. Sipas rendit të ditës, i cili u miratua njëzëri, këshilltarët me deklarim të hapur zgjodhën këshillin prej 7 anëtarësh për zgjedhje dhe emërime, në krye me Demir Bajroviq (PDS). Për kryetar të Kuvendit të Komunës së Gucisë, si kandidat i vetëm për këtë funksion, i propozuar nga 14 këshilltarët e subjekteve politike Partia Demokratike e Socialistëve, Socialdemokratët e Malit të Zi dhe UDSH u zgjodh Xhenadin Xheko Radonçiq nga Socialdemokratët e Gucisë, për të cilin prej 27 këshilltarëve të pranishëm kanë votuar 23 këshilltarë të shumicës në pushtet, duke përfshirë këtu edhe dy këshilltarët e PSD-së, tani parti opozitare. Kundër kanë qenë katër këshilltarët e Lidhjes Demokratike të Shqiptarëve. Këshilltari i Lidhjes Demokratike të Shqiptarëve, Asdren Çelaj, ka theksuar që sjellja e këtillë i ngjan më shumë ndonjë situate të jashtëzakonshme sesa punës së rregullt dhe valide të Kuvendit të Komunës. “Bëj çudi pse janë mbajtur zgjedhjet
34
Javore KOHA
E ENJTE, 12 JANAR 2017
e jashtëzakonshme lokale nëse ky koalicion është i këtillë, pse në përgjithësi i kemi zhgënjyer qytetarët e Komunës së Gucisë?! Ne si klub kurrë nuk do ta mbështesim këtë koalicion sepse nuk shpreh vullnetin e zgjedhësve tanë. Nuk kemi kurrgjë kundër kandidatit të propozuar për kryetar të KK-së, Xhenadin Radonçiq, vetëm ne nuk mund të mbështesim një koalicion në të cilin shqiptarët janë të përfaqësuar vetëm 13 për qind”, ka theksuar këshilltari Çelaj. Kryetari i posazgjedhur Radonçiq, pas dhënies së deklaratës solemne dhe marrjes së udhëheqjes së seancës, ka theksuar që shpreson se kuvendi do të ketë opozitë konstruktive dhe kritikun e mirë të pushtetit, kurse pushteti do të marrë vendime që do të jenë në dobi të Gucisë dhe qytetarëve të saj. Të shtunën, më 31 dhjetor, është mbajtur seanca e dytë e rregullt në të cilën është miratuar njëzëri propozimi i vendimit mbi financimin e përkohshëm të Komunës së Gucisë për periudhën prej 1 janarit deri më 31 mars 2017. Në pikën e dytë të rendit të ditës, shumica e re e përbërë nga 23 këshilltarë (9 të PDS-së, 6 të Partisë për Gucinë, 4 të Socialdemokratëve, 3 të koalicionit UDSH-Aleanca Shqiptare dhe një i Partisë Boshnjake), të mbështetur nga dy këshilltarët e PSD-së, me 25 vota “pro”,
për kryetar të Komunës së Gucisë sërish kanë zgjedhur kryetaren e deritashme, Anella Çekiq, e cila më parë ka dhënë dorëheqje. Ajo ka qenë kandidatja e vetme, e propozuar nga 14 këshilltarët e tri partive në pushtet (PDS, SD dhe UDSH). I përmbajtur ka qenë këshilltari i Partisë Popullore të Socialistëve, ndërsa kundër katër këshilltarët e Lidhjes Demokratike të Shqiptarëve. Kryetarja e Komunës së Gucisë, Anella Çekiq, pas dhënies së betimit solemn, falënderoi këshilltarët për besimin e dhënë në udhëheqjen e komunës në mandatin e ri katërvjeçar, duke theksuar se do të jetë kryetare e të gjithë qytetarëve të Komunës së Gucisë, pa marrë parasysh përkatësinë nacionale, fetare dhe politike, duke u zotuar se aftësitë e veta do t’i vëjë në veprim për të mirën, avancimin dhe prosperitetin e komunës më të re në Mal të Zi. Koalicioni i ri qeverisës në Komunën e Gucisë përbëhet nga 23 këshilltarë prej gjithsej 30 sa numëron Kuvendi i Komunës. Prej tyre 9 këshilltarë të PDS-së, 6 të Partisë për Gucinë, 4 të Socialdemokratëve, 3 të Koalicionit UDSH-Aleanca Shqiptare dhe një i Partisë Boshnjake. Ndërkaq në opozitë janë katër këshilltarët e Lidhjes Demokratike të Shqiptarëve, dy këshilltarët të PSD-së dhe një këshilltar i PPS-së. Sh. Hasangjekaj
SPORT
Majlinda Kelmendi
Krenaria e sportit shqiptar Xhudistja pejane në vitin që iku, ka arritur majat e botës, duke fituar medaljen e artë në Olimpiadën e “Rio 2016” dhe duke triumfuar në shumë turne të mëdha ndërkombëtare. Majlinda është sportistja e parë që i sjell medalje të artë Kosovës, në pjesëmarrjen e parë në një Olimpiadë, sukses ky që shumë shtete të tjera e ëndërrojnë me dekada Viti 2016 do të mbahet gjatë në mendjen e krenarisë së sportit të Kosovës, Majlinda Kelmendit. Xhudistja pejane në vitin që iku, ka arritur majat e botës, duke fituar medaljen e artë në Olimpiadën e “Rio 2016” dhe duke triumfuar në shumë turne të mëdha ndërkombëtare. Majlinda është sportistja e parë që i sjell medalje të artë Kosovës, në pjesëmarrjen e parë në një Olimpiadë, sukses ky që shumë shtete të tjera e ëndërrojnë me dekada. Majlinda në një intervistë për Kosova Press është shprehur tejet e lumtur me sukseset e arritura në vitin 2016, sidomos këto suksese vijnë pas lëndimeve që kishte xhudistja në vitin 2015. Ajo thotë se viti 2016 është viti më i mirë në jetën e saj. “Viti 2016 ka qenë viti më i mirë në jetën time dhe viti më i suksesshëm dhe më i miri duke e marrë parasysh se vitin 2015 kam qenë e lënduar dhe ka qenë shumë vështirë të kthehem në formën në të cilën kam qenë. Ka pasur shumë batica dhe zbatica, por shyqyr prej Zotit jam kthyer në formën më të mirë se që e kam pritur. Pavarësisht asaj që kam qenë e lënduar, kam dalë të bëhem Kampione e Evropës, Kampione Olimpike. Viti 2016 në gjithë jetën time ka qenë si viti më i mirë pavarësisht asaj çfarë mund të ndodhë në vitin 2017”, ka thënë Kelmendi. Ajo e pranon se nuk ka qenë lehtë që nga lëndimet që kishte vuajtur në vitin 2015, të arrihet deri tek majat e botës. Majlinda thotë se në “Rio 2016” kishte shkuar më qëllimin për ta fituar medaljen e artë. Ajo ndihet tejet e lumtur që i gjithë mundi dhe puna që ka bërë nuk i ka shkuar huq. “Gjatë vitit 2015 kam pas problem me vetëbesimin duke marrë parasysh
se nuk kam mundur të ushtroj shumë, mirëpo, një ditë ndodh mrekullia dhe thjesht jam zgjuar dhe kam thënë së këto lëndime, këto dhimbje nuk kanë mundur të më ndalin dhe do ta arrijë cakun tim, synimin tim. Kështu që kam punuar shumë, ka qenë shumë vështirë duke shkuar nëpër terapi dhe realisht ka qenë shumë vështirë, por në Rio kam shkuar me synimin që të marr medaljen e artë dhe shyqyr prej Zotit ka shkuar ashtu siç e kemi planifikuar dhe nuk më ka shkuar mundi huq”, tha ajo. Ajo nuk mendon se ka ndonjë sekret të veçantë tek sukseset e saj. Majlinda thotë se gjithë këto suksese janë arritur falë punë së madhe profesionale, përkushtimit të madh për sportin e xhudos. “Nuk mendoj se ka ndonjë secret. Thjesht punoj shumë, jam shumë e përkushtuar, sporti është krejt jeta ime, nuk bëjë asgjë tjetër, punoj në mënyrë profesionale, thjesht bëjë xhudo, kështu që vij në stërvitje, pushoj, pres stërvitjen tjetër dhe mendoj se kjo është ajo. Derisa je e përkushtuar dhe ke vullnet, ke cak, ke synim, sigurisht suksesi ka më ardhur”, thekson ajo.
Xhudistja pejane ka folur edhe për vitin 2017. Majlinda premton suksese edhe në vitin që kemi hyrë. Por Kampionati Evropian dhe Botërori janë objektivat e Majlindës në vitin 2017. “Në 2017 shpresoj shumë se nuk do të kem probleme me lëndimet që i kam pasur në shpinë dhe caku kryesor do të jetë Kampionati i Evropës në muajin prill dhe Kampionati i Botës që është në Budapest në muajin gusht. Shpresoj shumë se do ta rikthej titullin e botës, të cilin nuk kam mundur ta mbrojë në vitin 2015 për shkak të lëndimit. Thjesht, pavarësisht asaj që i kam gjitha medaljet e mundshme, gjithë titujt e mundshëm, ende jam e dhënë për suksese dhe kam edhe shumë më shumë të arrijë, por kampionati i Evropës dhe Botës janë caku kryesor i imi”, tha ajo. Majlinda flet edhe për jetën e saj private. Ajo thotë se është një vajza e thjeshtë dhe se nuk ka diçka të veçantë tek ajo. Majlinda thotë se në Pejë njerëzit janë mësuar ta shohin, por ajo thekson se në qytete tjera të Kosovës është vështirë për të ecur rrugëve, sepse njerëzit e qyteteve tjera janë mësuar ta shohin vetëm në TV. E ENJTE, 12 JANAR 2017
Javore KOHA
35
KOHA Javore KOHA JavoreFesta që
KOHA Javore KOHA Javore
Podgoricë e enjte, 1 dhjetor 2016 Viti XV Numër 742 Çmimi 0,50
Podgoricë e enjte, 8 dhjetor 2016 Viti XV Numër 743 Çmimi 0,50
Podgoricë e enjte, 22 dhjetor 2016 Viti XV Numër 745 Çmimi 0,50
SHQIPTARËT i bën NJË
Podgoricë e enjte, 15 dhjetor 2016 Viti XV Numër 744 Çmimi 0,50
Teatri - një dëshirë e munguar e ulqinakëve Qençe SHQIPTARËT E 1001 HALLEVE
APATIA politike
Komedia e mjerimit
Në udhëkryq
ëve ulqinaka re mungu ë e dëshir një Teatri -
Shkodra, qyteti më joshës për krajanët
, 8 dhjet or 2016
Viti XV Numë r
veçantë rëndësie të Samit i një
Kadare meriton Nobelin!
Fragmente të rëndësishme arkeologjike të kohës romake
kohës romake arkeologjike të rëndësishme Fragmente të
i bën N J Ë S H QI P TAR ËT Festa që
e A avorH KJO Podg oricë e enjte
Samit i një rëndësie të veçantë
Lufta e Ftohtë duhet shmangur 6965-0081 NSSI
mjerimit Komedia e
ISSN 1800-5696
1 NSSI
ISSN 1800-5696
6965-008
e luftës vik timat që nderoi Manifestim
nuk jetohet ma
ISSN 1800-5696
ISSN 1800-5696
Manifestim që nderoi viktimat e luftës
KJO avorH e A
743 Çmim i 0,50
Podgoric ë e enjte, 1 dhjetor
Shikoni arkivin e revistës në portalin www.kohajavore.org
E-mail: kohajavore@t-com.me www.kohajavore.org www.facebook.com/kohajavore
2016 Viti XV Numër 742
Çmimi 0,50