Koha 749

Page 1

KOHA Javore Podgoricë e enjte, 26 janar 2017 Viti XVl Numër 749 Çmimi 0,50

Dukuria e sllavizimit të mbiemrave ISSN 1800-5696

Treni pa itinerar

Intervistë ekskluzive më këngëtarën e njohur Merita Halili


PËRMBAJTJE

5

8

Ulqini, komuna më e pazhvilluar bregdetare

Ikona e pavarësisë

Vazhdimi i rrugës së trasuar

Instikti perandorak i Rusisë

6

14

KOHA Javore Themelues: Kuvendi i Malit të Zi Gazetë javore për aktualitete, shkencë dhe kulturë, Numri i parë doli më 21 shkurt 2002. Botues: Këshilli

Kombëtar i Shqiptarëve Redaktor Përgjegjës: Ali Salaj Gazeta redaktohet nga kolegjiumi:

Fahrudin Gjokaj (Redaktor Teknik & Sistem Inxhinjer) Ismet Kallaba (aktualitete, sport), Toni Ujkaj (kulturë) Vijoleta Berishaj (sekretare teknike) Adresa: Bulevar revolucije 15, Podgoricë Telefon & fax: 020/240-659 E-mail: kohajavore@t-com.me, www.kohajavore.org

2

Javore KOHA

E ENJTE, 26 JANAR 2017


PËRMBAJTJE

16

Merreni situatën nën kontroll

Mitikja në kulturën shqiptare

18

Trashëgimtar i denjë i familjes së njohur detare 28

Rozhaja, djepi i traditës dhe 26 bujarisë shqiptare… KOHA Javore KOHA Javore

e A avorH K JO e A vorH K JaO

Podgoricë e enjte, 8 dhjetor 2016 Viti XV Numër 743 Çmimi 0,50

Podgoricë e enjte, 22 dhjetor

Podgoricë e enjte, 19 janar 2017 Viti XVl Numër 748 Çmimi 0,50

Podgoricë e enjte, 12 janar

2017 Viti XV Numër 747 Çmimi

2016 Viti XV Numër 745

Çmimi 0,50

0,50

Sfidat ndaj pushtetarëve Javore Letërsia shqipe amoralëKOHA Teatri - një

është letërsi e fuqishme ATIA

Podgoricë e enjte, 26 janar 2017 Viti XVl Numër 747 Çmimi 0,50

dëshirë e munguar e ulqinakëve

mjerimit Komedia e

Rëndësia e mbështetjes së nismave me ide të reja

origjinale e kulturës Fosilizimi

të reja ide nismave me së mbështetjes e Rëndësia

ISSN 1800-5696

Treni pa itinerar

Kadare meriton Nobelin!

Lufta e Ftohtë duhet shmangur

Dukuria e sllavizimit të mbiemrave

Fosilizimi e kulturës origjinale

6965-0081 NSSI

1 NSSI

6965-008

ëve ulqinaka re mungu ë e dëshir një Teatri -

ISSN 1800-5696

ISSN 1800-5696

1 NSSI

6965-008

e luftës viktimat që nderoi Manifestim

Komedia e mjerimit

ISSN 1800-5696

ISSN 1800-5696

Manifestim që nderoi viktimat e luftës

AP politike

Të ndërmerren masa urgjente për mbrojtjen e Kripores së Ulqinit

Mosbesimi ndaj pakicave

pores së Ulqinit mbrojtjen e Krimasa urgjente për Të ndërmerren

ndaj pakicave Mosbesimi

Intervistë ekskluzive më këngëtarën e njohur Merita Halili

njohur Merita Halili më këngëtarën e Intervistë ekskluzive

6965-0081 NSSI

fuqishme është letërsi e lë mbiemrave a r o m a Letë tërsia shqipe rëve etasllavizimit htA s u p re H j vo a a O d J n K Sfidat Dukuria e Podgoricë e enjte,

8 dhjetor 2016

Viti XV Numër

itinerar Treni pa

ARKIVI: www.kohajavore.org

743 Çmimi 0,50

avoreHA KJO Podgoricë e enjte,

19 janar 2017

Viti XVl Numër

748 Çmimi 0,50

KJO avorH e A Podgoricë e enjte, 12 janar

2017 Viti XV Numër 747

Çmimi 0,50

E ENJTE, 26 JANAR 2017

Javore KOHA

3


NGJARJE JAVORE

Kryetari i Komunës së Tivarit, dr. Zoran Srzentiq, priti kryetarin e Komunës së Ulqinit, Nazif Cungu

Vazhdim i bashkëpunimit Tivar – Kryetari i Komunës së Tivarit, dr. Zoran Srzentiq, ka pritur të hënën në një takim pune kryetarin e Komunës së Ulqinit, Nazif Cungu, si vazhdim i bashkëpunimit të filluar vitin e kaluar. Në deklaratën për shtyp të zyrës së kryetarit të Komunës së Tivarit thuhet se në takim është biseduar mbi përgatitjet për sezonin e ardhshëm turistik dhe investimet në turizëm,

4

Javore KOHA

E ENJTE, 26 JANAR 2017

problemet e furnizimit me ujë, si dhe çështjet e inerteve komunale dhe deponisë sanitare regjionale “Mozhur”. Srzentiq dhe Cungu kanë shkëmbyer informacione mbi situatën financiare dhe ekonomike në komunat që drejtojnë. Dy kryetarët kanë rënë dakort që takimi i ardhshëm të zhvillohet në Komunën e Ulqinit, më 2 shkurt, ku do të vazhdojnë bisedimet me

pjesëmarrjen edhe të udhëheqësve të sekretariateve dhe drejtorëve të ndërmarrjeve publike. Të dhënat e publikuara së fundmi nga Ministria e Ekonomisë mbi shkallën e zhvillimit të qeverisjeve vendore flasin se Tivari dhe Ulqini janë dy komunat më të pazhvilluara bregdetare në Mal të Zi, me indeks të zhvillimit 106, respektivisht 76 për qind. (Kohapress)


NGJARJE JAVORE

Të dhëna shqetësuese të Ministrisë së Ekonomisë mbi shkallën e zhvillimit të qeverisjeve vendore

Ulqini, komuna më e pazhvilluar bregdetare

Ulqin – Raporti i Ministrisë së Ekonomisë mbi shkallën e zhvillimit të qeverisjeve vendore ka treguar atë që dihej tashmë, se Ulqini bën pjesë ndër komunat pak të zhvilluara në Mal të Zi. Në raportin e publikuar së fundmi nga Ministria e Ekonomisë, Ulqini renditet në vendin e 11-të ndër 23 komuna sa ka gjithsej Mali i Zi. Në krahasim me raportin e mëparshëm, Ulqini ka zbritur një vend më poshtë pasi që e ka tejkaluar Cetina. Me indeksin e zhvillimit prej rreth 76 për qind, Ulqini përfshihet në grupin e katërt, ku bëjnë pjesë njësitë e vetëqeverisjes vendore vlera e indeksit të të cilave është 75-100 për qind të mesatares së indeksit të

zhvillimit në Mal të Zi. Në këtë grup bëjnë pjesë edhe Danillovgradi, Nikshiqi, Cetina dhe Zhablaku. Në krye të listës për nga indeksi i zhvillimit renditet Budva, me indeks 252 apo më shumë se tri herë më tepër se Ulqini, e ndjekur nga Tivati me 149, Kotorri 132, Podgorica 120, Herceg Novi 118 dhe Tivari 106. Pra, siç shihet, nga komunat bregdetare, Ulqini është renditur në vendin e fundit si komuna më e pazhvilluar bregdetare. Ajo që bie në sy po ashtu është se trevat tjera ku jetojnë shqiptarët, si Plava, Gucia dhe Rozhaja, gjenden në fund të kësaj liste, duke bërë pjesë ndër komunat më të pazhvilluara në Mal të Zi.

Indeksi i zhvillimit paraqet mesataren e treguesit të zhvillimit ekonomik, ndryshimeve strukturore dhe gjendjes demografike në nivel të një komune. Indeksi i zhvillimit llogaritet në bazë të këtyre treguesve: nivelit të papunësisë, të ardhurave për banorë, të ardhurave buxhetore të njësisë së vetëqeverisjes lokale për një banor, shkallës së rritjes së popullsisë dhe nivelit të arsimimimit të banorëve të njësisë së vetëqeverisjes lokale. Ulqini njihet si njëra prej komunave me potencialet më të mëdha zhvillimore në tërë Malin e Zi. Përkundër kësaj, shkatërrimi i ekonomisë dhe mungesa e investimeve ka bërë që të jetë njëra prej komunave më pak të zhvilluara në Mal të Zi. (Kohapress) E ENJTE, 26 JANAR 2017

Javore KOHA

5


VËSHTRIM & OPINION

11-VJET PA IBRAHIM RUGOVËN Për Koha Javore:

Frank Shkreli Nju jork

Presidentin Rugova e kisha takuar para 27 vjetësh në Washington, pikërisht në vizitën e tij të parë në kryeqytetin e Shteteve të Bashkuara, tetorin e vitit 1989. Besoj se as Dr. Rugova dhe askush tjetër nuk mund të parashikonte në atë kohë -- se kjo vizitë, e para për presidentin e ardhshëm të Kosovës në Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe në kryeqytetin e këtij vendi, në tetor të vitit 1989 -- nuk do të ishte e para, por në të vërtetë do të shënonte vetëm fillimin i një numri vizitash që ai do të bënte në kryeqytetin amerikan për vite me radhë, para dhe pas çlirimit të Kosovës. Duke shikuar tashti 27 vjet pas në historinë e marrëdhënieve të ngushta dhe miqësore midis Shteteve të Bashkuara dhe Kosovës, ajo vizitë mund të konsiderohet si fillimi i një veprimtarie diplomatike dhe politike, nga ana e Presidentit të ardhshëm të Republikës së Kosovës. Përpjekje prej më shumë se një dekade për të siguruar mbështetjen e Shteteve të Bashkuara për të drejtat e njeriut, për lirinë dhe demokracinë e shqiptarëve të Kosovës, të shumë-vuajtur dhe të abuzuar për dekada me radhë, nga regjimi diktatorial i Serbisë. Ai ishte i vetëdijshëm se Kosova dhe shqiptarët në përgjithësi, nuk kishin mik më të mirë se Shtetet e Bashkuara. Kjo bindje e tij në mbështetjen amerikane, u përforcua edhe më shumë nga kontaktet e shumta që Dr. Ibrahim Rugova pati më vonë me përfaqësues dhe zyrtarë të Washingtonit. Ishin pikërisht këto përpjekje dhe vizitat e shpeshta ecejake në Washington, gjatë të cilave, Dr. Rugova bëri shumë miq për kauzën e lirisë së shqiptarëve të Kosovës, përpjekje këto të cilat më në fund çuan në ndërhyrjen e NATO-s dhe në çlirimin e vendit nga forcat terroriste serbe, diplomaci kjo prej një personi, që me luftën e UÇK-së dhe me mbështetjen e fortë të NATO-s, eventualisht çoi në largimin e forcave serbe nga Kosova dhe në shpalljen e Republikës së Kosovës, shtet i lirë dhe i pavarur, që sot njihet nga 113 shtete të botës.

6

Javore KOHA

E ENJTE, 26 JANAR 2017

Ikona e

Po të kishte jetuar, Presidenti i parë i Republikës së Kosovës, Dr. I jetë 11 vjet më parë, me 21 Janar, 2006. Viti fatkeq kur Kosova hëheqësin e parë anti-komunist në Europën Lindore

Megjithëse me Presidentin Rugova kisha patur takime, vizita e konsultime të shumta që nga viti 1989 e deri kur ndërroi jetë Janarin e vitit 2006, vizita e tij në shtëpinë time atë tetor të vitit 1989 në afërsi të Washingtonit, do të mbetet përgjithmonë në kujtesën time dhe të familjes. Në të vërtetë, vizitat e tija, jo vetëm në Washingtonin zyrtar, por për më tepër edhe takimet dhe konsultimet e tij të shpeshta me komunitetin shqiptaro-amerikan -- sot e kësaj dite -- mbeten pjesë e pandarë e kujtimeve dhe e historisë së veprimtarisë së këtij komuniteti në mbështetje të Kosovës dhe kauzave të shenjta shqiptare, protagonisti kryesor i të cilave ishte Dr. Ibrahim Rugova. Ai

mbetet përherë mik i Shteteve të Bashkuara dhe i komunitetit shqiptaro-amerikan ku kishte shumë miq, dashamirë e bashkëpunëtore të ngushtë, për lirinë e Kosovës në veçanti dhe për çështjen kombëtare shqiptare në përgjithësi. Ish-presidenti George Bush në letrën dërguar familjes Rugova me rastin e vdekjes së tij, dhjetë vjet më parë, kishte shprehur ndjenjat e thella -- për humbjen e Dr. Ibrahim Rugovës -- jo vetëm të gjithë amerikanëve, por edhe të mbarë komunitetit shqiptaro-amerikan, duke deklaruar se, “Shtetet e Bashkuara, me vdekjen e Presidentit Rugova humbën një mik me të vërtetë të madh, i cili siguroi gjithashtu edhe respektin e të gjithë botës për qëndrimet e tija parimore kundër dhunës. Asnjë udhëheqës

Pikëpamjet e shprehura në fq: OPINIONE & VËSHTRIME nuk përfaqësojnë domosdoshmërisht politikën redaksionale të „KOHA javore„


VËSHTRIM & OPINION

pavarësisë

Ibrahim Rugova, dhjetorin që kaloi do të kishte mbushur 72-vjet (2 Dhjetor 1944). Ai ndërroi humbi Presidentin e parë, ikonën e pavarësisë, prijësin e madh të Kombit shqiptar dhe ud-

tjetër i shqiptarëve në këto 100-vitet e fundit nuk ka gëzuar një admirim dhe mbështetje, si në radhët e diplomacisë botërore, ashtu edhe mbarëpopullore të shqiptarëve të Kosovës, si Presidenti i parë i Republikës së Kosovës”. Presidenti Rugova ishte ndryshe nga politikanët e sotëm shqiptarë, jo vetëm në Kosovë, por anëembanë trojeve shqiptare, përfshirë Shqipërinë. Dhe si i tillë, në këtë përvjetor të kalimit të tij në amshim, është e pamundur të mos pyesim veten, se po të ishte sot gjallë Ibrahim Rugova a do ishin punët e shqiptarëve ndryshe nga gjendja aktuale. Unë besoj se po, ndryshe, por ndryshe, për më mirë! Sepse me sjelljet e tij të mira e njerëzore, ai siguronte dhe gëzonte respekt nga pothuaj të gjithë. Me një krenari atdhedashurie, si asnjë udhëheqës tjetër shqiptar i kohërave moderne, Presidenti Rugova me bashkëbiseduesit e tij shqiptarë ose ndërkombëtarë, ofronte gjithmonë urtësinë, miqësinë dhe qëndresën që gjatë shekujve e kanë dalluar kombin shqiptar së bashku me besën, nderin dhe burrërinë. Fatkeqësisht, Presidenti Rugova ndërroi jetë në një kohë kur Kosova dhe kombi shqiptar kishin nevojë për një hov të pashtershëm të këtyre vetive dhe ndjenjave për atdhedashuri si edhe të vlerave tradicionale kombëtare. Presidentin Rugova e njoha si njeriun i cili nuk mund të pajtohej me qëndrimet e atyre, të cilët për arsye ideologjike krejt të huaja për historinë dhe vlerat shqiptare, mohuan traditat më të shëndosha të shqiptarëve për

pothuaj një gjysmë shekulli, një sistem sllavo-aziatik i cili që për pothuaj 50vjet u përpoq, pa mëshirë, të shlyente virtytet stërgjyshore dhe madje të zhdukte edhe identitetin historik kombëtar të shqiptarëve. Presidenti Rugova besonte se bota do të ketë respekt më të madh për shqiptarët në qoftë se ata u përmbahen këtyre vlerave bazë të qenies arbënore. I frymëzuar nga këto virtyte kombëtare në rrethin e familjes së tij patriotike ai, me durim, guxim dhe besim – filloi të ri-kthejë dinjitetin kombëtar të nëpërkëmbur gjatë 50 vjetëve të fundit nga një ideologji sllavo-komuniste – dhe me një ndërgjegje të thellë kombëtare u përpoq sa ishte gjallë, të vendoste emrin e shqiptarëve aty ku gjithmonë e kanë pasë vendin -- në radhë me popujt dhe aleancat perëndimore. Fjala popullore thotë se “Burri i mirë me shokë shumë”. Presidenti Rugova nuk është më, por me jetën dhe veprimtarinë gjatë pothuaj 20-viteve të fundit të jetës së tij, ai bëri shumë miq për Kosovën dhe për kombin shqiptar. Me të gjithë, Dr. Rugova fliste pak dhe qetë, por jehona e mesazhit të tij jehon edhe sot anembanë botës. Mesazhi i tij bëri që e gjithë bota më në fund të mësonte për hallet e shqiptarëve dhe jo vetëm kaq. Me personalitetin e tij, Presidenti Rugova bëri që një pjesë e madhe e botës dhe sidomos qeveria dhe shteti amerikan, të mbështesnin shqiptarët e Kosovës në momentin historik kur kishin nevojën më urgjente dhe ndoshta më të vështirë për ta në

Pikëpamjet e shprehura në fq: OPINIONE & VËSHTRIME nuk përfaqësojnë domosdoshmërisht politikën redaksionale të „KOHA javore„

historinë e tyre. Shpresa e tij dhe lutja ishte gjithmonë Kosova e pavarur, sovrane, e lirë dhe demokratike, “Në miqësi të përhershme me Shtetet e Bashkuara të Amerikës”, pikërisht ashtu si e donte ai dhe për të cilën punoi e veproi aq shumë. Në këtë 10-vjetor të vdekjes së tij dhe duke marrë parasysh gjendjen aktuale të Kosovës dhe sfidat me të cilat përballet si përfundim i presioneve serbo-ruse, miqësia e Kosovës me Shtetet e Bashkuara – mund të konsiderohet si trashëgimia më e madhe që ka lënë pas për bashkëkombësit e vet dhe për të ardhmen e Kosovës. Në atmosferën e pështjellimeve, pasioneve të përkundërta dhe grindjeve politike të përhershme të botës së vogël shqiptare, mesazhi i Presidentit Rugova në këtë përvjetor të vdekjes drejtuar klasës së sotme politike shqiptare --jo vetëm në Kosovë por edhe në Shqipëri do të ishte: promovoni dhe punoni për bashkëpunim me njëri tjetrin dhe midis partive politike që përfaqësoni për të mirën e përbashkët, duke vënë mbi të gjitha, interesin kombëtar mbi atë partiak e personal dhe interesin publik mbi atë personal. Është ky një apel që përçon Dr. Ibrahim Rugova në këtë 11-vjetor të vdekjes, që të dëgjohet dhe të kujtohet nga të gjithë dhe përgjithmonë në këtë përvjetor të vdekjes në përkujtim të Presidentit Ibrahim Rugova. Ai asnjëherë nuk ndërpreu përpjekjet, që nëpërmjet bashkëpunimit me të gjithë – bashkëpunëtorë dhe kundërshtarë -- të lartësonte emirin e mirë të kombit shqiptar dhe të Dardanisë së tij të dashur. E ENJTE, 26 JANAR 2017

Javore KOHA

7


VËSHTRIM & OPINION

Project Syndicate

Instikti perand

Ne kemi nevojë për një Rusi të qëndrueshme, të begatë dhe paqësore. Dhe kjo mund të arrihet vet

Carl Bild

Rusia gjendet edhe një herë në qendër të debateve politike në shumë kryeqytete perëndimore. Dhe për të tretën herë rradhazi, një president i ri i SHBA-së do ta fillojë administratën e tij, me ambicjen për të përmirësuar marrëdhëniet dypalëshe. Për të kuptuar pse arritja e këtij synimi ka qenë kaq e vështirë, na ndihmon hedhja e një vështrimi pas në të shkuarën e gjatë historike të shtetit rus. Ka kaluar tanimë çerek shekulli qëkur u shpërbë Bashkimi Sovjetik; dhe 2017-ta do të shënojë 100-vjetorin e Revolucionit Rus, e cila rrëzoi perandorinë shekullore cariste që kishte kohë që po lëkundej. Sikurse ndodh, ekzistojnë ngjashmëri ndërmjet periudhave që pasuan secilën prej këtyre shpërbërjeve perandorake. Historia e Rusisë ka qenë e karakterizuar nga ekspansioni i vazhdueshëm mbi kontinentin Euroaziatik. Carët u

8

Javore KOHA

E ENJTE, 26 JANAR 2017

shtynë drejt lindjes në Siberi, duke pasqyruar shtytjen e Amerikës drejt perëndimit gjatë shekullit XIX, dhe zgjerimi i Rusisë në Azinë Qendrore përkoi me kolonizimin e Afrikës nga ana e fuqive evropiane. Por teksa Rusia Perandorake u zgjerua në drejtim të perëndimit dhe jugut, ajo gjithmonë hasi në kundërshti, dhe kësisoj duhej të përdorte forcën për të mbajtur territoret e futuara rishtazi në domenin e saj. Pas revolucionit të vitit 1917, shumë nga këto rajone – nga Tashkenti në Tbilisi, dhe Kievi në Helsinki – kërkonin pavarësi nga zgjedha moskovite. Në fillim, Vladimir Lenini u shfaq në favor të këtyre kërkesave; por shumë shpejt ai e përdori Ushtrinë e Kuqe për të imponuar pushtetin sovjetik në të gjithë ish-Perandorinë Ruse. Ajo pati sukses në Ukrainë, Kaukazin jugor dhe Azinë Qëndrore. Por dështoi në Finlandë dhe shtetet baltike, në një kohë që pësoi një humbje serioze në periferi të kryeqytetit polak Varshavës në vitin 1920. Kjo mundësoi krijimin e një vargu shtetesh të pavarura në krahun perëndimor të ish-Perandorisë Ruse. Por pastaj në pushtet erdhi Stalini. Me përdorimin e terrorit dhe industri-

alizimit të detyruar, në përpjekje për ta bërë Rusinë sërish të madhe, ai kërkoi rikthimin e kontrollit perandorak mbi territoret e saj të mëparshme. Stalini e gjeti një mundësi tek bisedimet e fshehta me Adolf Hitlerin, të cilit i kërkoi kthimin e asaj që Rusia kishte humbur pas vitit 1917, duke përfshirë edhe shtetet balltike, Finlandën, dhe pjesë të Polonisë. Ai përfundimisht i mori ato. Pasi Rajhu i Hitlerit u shemb, edhe falë sakrificave të Ushtrisë së Kuqe, Stalini pati ‘dorën e lirë’ për ta zgjeruar pushtetin sovjetik më thellë në zemër të Evropës. Vetëm Finlanda e ruajti pavarësinë e saj – mrekullisht, por edhe me forcën e armëve. Vendet baltike u rrikthyen brutalisht nën zgjedhën sovjetike, dhe Polonia dhe vendet e tjera u reduktuan në shtete satelite. Në vitin 1976, një nga këshilltarët kryesorë të Henri Kisinxherit në Departamentin Amerikan të Shtetit, argumentoi se në mënyrë konktradiktore Rusia kishte dështuar të krijonte një marrëdhënie “organike” me këto vende. Është mjaft e vërtetë, se pasi u shemb Bashkimi Sovjetik, shtetet satelitore nxituan të përshpejtojnë rënien e saj duke ripohuar sovranite-

Pikëpamjet e shprehura në fq: OPINIONE & VËSHTRIME nuk përfaqësojnë domosdoshmërisht politikën redaksionale të „KOHA javore„


VËSHTRIM & OPINION

dorak i Rusisë

tëm përmes ndihmës së vendosur për pavarësinë dhe sovranitetin e të gjithë fqinjëve të saj tin e tyre; thuajse çdo republikë joruse në ish-BRSS kërkoi dhe siguroi pavarësinë. Me Ukrainën dhe vendet e Kaukazit Jugor që rifituan shtetësinë, Rusia kontrollonte edhe më pak territore se sa pas revolucionit të vitit 1917. Vladimir Putini, ashtu si Lenini një shekull më parë, synon ta ndryshojë këtë realitet. Që prej ardhjes në pushtet, pas përpjekjeve të trazuara të Rusisë për reforma liberale e demokratike në vitet 1990, është bërë gjithnjë e më e qartë se Putini aspiron ta bëjë sërish të madhe Rusinë, si ekonomikisht edhe gjeopolitikisht. Pavarësisht disa dallimeve të dukshme ndërmjet kohës së themelimit të Bashkimit Sovjetik dhe momentit aktual, paralelja historike është shumë e qartë për t’u injoruar. Nën drejtimin e Putinit, Rusia ka pushtuar pjesë të Gjeorgjisë, aneksuar Krimenë nga Ukraina, dhe ka mbështetur ushtarakisht krijimin e dy “republikave” kukull në Ukrainën Lindore. Moska ka provuar madje – deri më tani pa sukses – të krijojë një Novorossiya përgjatë gjithë Ukrainës Jugore. Hap pas hapi, dhe sa herë që paraqiten mundësitë, Kremlini është

i gatshëm të përdorë të gjitha mjetet që ka në dispozicion, për të rifituar atë që e konsideron territor të vetin. Putini mund të mos ketë një plan të dejatuar për restaurimin perandorak, por ai padyshim ka një prirje të qëndrueshme për të bërë përparime perandorake, sa herë që rreziku është i përballueshëm, si në Gjeorgji në vitin 2008 dhe në Ukrainë në 2014-ën. Pra, çfarë mësimesh mund të nxjerrim nga e kaluara? Së pari, imperializmi rus ka lulëzuar vetëm kur Evropa dhe Perëndimi kanë qenë të ndarë. Ky qe rasti kur Hitleri dhe Stalini nënshkruan paktin e tyre të mossulmimit në vitin 1939, dhe kur Napoleoni dhe Cari Aleksandër bënë diçka të ngjashme në vitin 1807. Dhe sigurisht s’duhet të harrojmë Konferencën e Jaltës në vitin 1945. Zgjerimi i NATO-s dhe Bashkimit Evropian, duke përfshirë vendet evropiano-qëndrore dhe balltike, ka qenë thelbësor për sigurinë evropiane. Në çdo lloj skenari tjetër, ne ndoshta do të qemë mbërthyer tashmë në një luftë thellësisht të rrezikshme për pushtet, me një Rusi revanshiste që pretendon të rimarrë atë që ka humbur.

Pikëpamjet e shprehura në fq: OPINIONE & VËSHTRIME nuk përfaqësojnë domosdoshmërisht politikën redaksionale të „KOHA javore„

Shembja e Bashkimit Sovjetik në vitin 1991 dhe Revolucioni Rus i 1917-ës, riformësoi politikën rajonale dhe globale. Menjëherë pas secilës ngjarjeje, Rusia ka dëshmuar paaftësinë e saj historike për të ndërtuar marrëdhënie të harmonishme me vendet përgjatë periferisë së vet; dhe në periudhat e ndërmjetme, ajo ka vepruar në bazë të ambicjeve të saj perandorake, në kurriz të këtyre vendeve. Por Rusia do të ndryshojë qasje, vetëm nëse Perëndimi vijon të mbështesë me forcë pavarësinë e këtyre vendeve gjatë një periudhe të gjatë kohore. Përfundimisht, Rusia do të kuptojë se është në interesin e saj afatgjatë të shkëputet nga modeli i saj historik, të përqendrohet në zhvillimin e saj të brendshëm, dhe të ndërtojë marrëdhënie paqësore dhe të respektuara me fqinjët e saj. Ne sigurisht nuk jemi ende në atë pikë, por kjo nuk është një arsye për t’u dorëzuar, apo hedhur poshtë leksionet e historisë. Ne kemi nevojë për një Rusi të qëndrueshme, të begatë dhe paqësore. Dhe kjo mund të arrihet vetëm përmes ndihmës së vendosur për pavarësinë dhe sovranitetin e të gjithë fqinjëve të saj. E ENJTE, 26 JANAR 2017

Javore KOHA

9


VËSHTRIM & OPINION

Mohimi etnik dhe gjuhësor i shqipes dhe i etnosit shqiptar

Dukuria e sllavizim

Ndërrimin e mbiemrave shqiptarë në variantin malazez e gjejmë të vë për evidentimin e pasurisë së paluajtshme në bazë të të cilave populla ( Protokol Dacia) i vitit 1905 dhe më vonë në regjistrat e amzës të p Gjekë Gjonaj

Shqiptarët në Malin e Zi siç dihet janë popull autokton. Në trojet e tyre etnike. Megjithatë shumica e tyre (për fat të keq) nuk i mbajnë mbiemrat autentikë. Prej kur? Që nga fillimet e shekullit njëzet, gjatë Mbretërisë Ser-

10

be, Kroate e Sllovene, Luftës së Parë Botërore e deri në Luftën e Dytë Botërore, pothuaj të gjitha familjet shqiptare kanë qenë të detyruara nga pushteti që mbiemrave të tyre t’u shtojnë edhe mbaresën sllave „ iq“ ose „ viq“. Ky imponim i padrtejtë, i paligjshëm, në kundërshtim me të gjitha konventat ndërkombëtare për të drejtat themelore të njeriut dhe të pakicave, që iu bë shqiptarëve nga pushteti sllav ( serbo-malazias),

Shqiptarët nga Mali Zi që sot jetojnë në demokraci brenda dhe jashtë shtetit dhe ligji ua mundëson rikthimin e mbiemrave të tyre në shqip, duhet të mos kenë frikë nga askush, pra as nga shteti, e të bëjnë me vetiniciativë një gjë të tillë . Në këtë mënyrë ata në rend të parë do të respektojnë paraardhësit e tyre, që para dhunës për ndryshimin e mbiemrave janë quajtur pa prapashtesë sllave

Javore KOHA

E ENJTE, 26 JANAR 2017

kishte për qëllim asimilimin ( sllavizinin) e qytetarëve të përkatësisë shqiptare. Ky veprim ishte jo vetëm vepër e rëndë e pushtetit serbo-malazias, por ishte shkelje flagrante e të drejtave të njeriut dhe atyre nacionale. Kështu brenda natës Gjoni është bërë Gjonoviq, Gjeloshi është bërë Gjelosheviq, Gashi është bërë Gasheviq, Lekoçi është bërë Lekoçeviq, Gjoka është bërë Gjokiq, Luca është bërë Lucoviq, Luli është bërë Luliq, Kovaçi është bërë Kovaçeviq, Mehmeti është bërë Mehmedoviq, Bardhi është bërë Bardiq ose Barlloviq.Fici është bërë Ficiq, Resulbegu ësdhtë bërë Resulbegoviq, Beci është bërë Beciq, Kollari është bërë Kollareviq, Elezaga është bërë Elezagiq, Kasmi është bërë Kasmiq, Cungu është bërë Cungoviq , Bushatlia është bërë Bushatliq e Hasani është bërë Hasanoviq. Pra, identitet krejt tjetër. Ndërrimin e mbiemrave shqiptarë në variantin malazez e gjejmë të vërtetuar vetëm në Librin e regjistrimit të familjarëve dhe pronarëve për evi-

Pikëpamjet e shprehura në fq: OPINIONE & VËSHTRIME nuk përfaqësojnë domosdoshmërisht politikën redaksionale të „KOHA javore„


VËSHTRIM & OPINION

mit të mbiemrave

ërtetuar vetëm në Librin e regjistrimit të familjarëve dhe pronarëve ata i paguante shtetit tatimin shtetëror apo „ Protokolli i Dacijeve“ popullatës shqiptare dentimin e pasurisë së paluajtshme në bazë të të cilave popullata i paguante shtetit tatimin shtetëror apo „ Protokolli i Dacijeve“ ( Protokol Dacia) i vitit 1905 dhe më vonë në regjistrat e amzës të popullatës shqiptare. Vlen të përmendet se në regjistrimet e mëhershme 1878-1904 nuk ekzistonte ky element i shkombëtarizimit dhe asimilimit të shqiptarëve në Mal të Zi. Gjatë periudhës së përmendur kohore mbiemrat e familjarëve shqiptarë shënoheshin në disa forma ( mënyra) . Sipas emrit të babës. Sipas emrit të fshatit të tyre. Sipas nofkës ose llagapit. Sipas profesionit. Sipas thirrjes fetare. Sipas ndonjë grade ushtarake. Në trajtën e të folmes sllave e të tjera, por pa iu shtuar prefiksin „iq „ apo „ viq“. Pas Luftës së Dytë Botërore shqiptarëve të Malit të Zi u është lejuar t’i ndryshojnë mbiemrat e tyre, gjë që një pjesë e tyre simbolike edhe e kanë bërë. Pjesa më e madhe e familjeve të shqiptarëve në Mal të

Zi i kanë mbiemrat e sotëm që nga kjo kohë. Ndryshimi i mbiemrit është i lejuar me ligj edhe tash, por pak familje a individë e shfrytëzojnë këtë të drejtë. Çuditërisht korrigjmin e mbiemrave të shkruara me dhunë „ gabim“ në librat ( regjistrat) amëz po e bën një numër jashtëzakonisht i vogël shqiptarësh. Këtë mundësi tashmë ligjore nuk po e shfrytëzojnë as disa persona e individë që do të duhej të ishin nismëtarët e parë të largimit të prapashtesave „ viq“ e „ iq“ nga mbiemrat e shqiptarëve – intelektualët, në mesin e të cilëve edhe mësimdhënës. Ata dhe qytetarët e tjerë shqiptarë brenda dhe jashtë vendlindjes të cilët me fanatizëm , besnikëri e tolerancë sot e kësaj dite vazhdojnë të mbajnë në pronësi mbiemra të „ veshur“ me një stolisje prapashtesore duhet ta kenë të qartë se veprojnë kundër identitetit të tyre dhe në dobi të atyre sunduesve që me shekuj rrinë gati të tjetërsojnë historinë, kulturën dhe identitetin tonë .

Pikëpamjet e shprehura në fq: OPINIONE & VËSHTRIME nuk përfaqësojnë domosdoshmërisht politikën redaksionale të „KOHA javore„

Dua të them me dashamirësi se këta shqiptarë nga Mali Zi që sot jetojnë në demokraci brenda dhe jashtë shtetit dhe ligji ua mundëson rikthimin e mbiemrave të tyre në shqip, duhet të mos kenë frikë nga askush, pra as nga shteti, e të bëjnë me vetiniciativë një gjë të tillë . Në këtë mënyrë ata në rend të parë do të respektojnë paraardhësit e tyre, që para dhunës për ndryshimin e mbiemrave janë quajtur pa prapashtesë sllave. Fenomenin e sllavizimit të mbiemrave që ka ngjarë edhe te shqiptarët e Malit të Zi e kanë trajtuar në studimet e tyre gjuhësore edhe gjuhëtarët e shquar Aleksandër Xhuvani dhe Eqrem Çabeji. Sipas tyre të gjtha këto elemente e kanë pasur prapavinë e qëllimshme politike të mohimit enik dhe gjuhësor të shqipes dhe të etnosit shqiptar. Nga këta dhe shumë shembuj të tjerë shihet një “dhunim” gju¬hësor-prapashtesor mbi bazën e emrit shqip, të cilin shqiptarët duhet patjetër ta mënjanojnë. E ENJTE, 26 JANAR 2017

Javore KOHA

11


VËSHTRIM & OPINION

Udhëtimi i trenit me parullën që, në të gjitha gjuhët e përdorura është njëjtë “e bindshme”, ka treguar se politika beogradase karshi Kosovës nuk ka lëvizur prej hekurudhës qorre, në të cilën ndodhet tashmë një shekull

Miodrag Vlahoviq

Treni, të cilin autoritetet serbe e dërguan me pompozitet drejt Mitrovicës, nuk arriti në destinacionin përfundimtar. Arsyeja është e thjeshtë: ashtu nuk udhëtohet sot nga Serbia në Kosovë. Edhe nëse një mjet i tillë laraman i transportit shërben për transport njerëzish, e jo vetëm për një propagandë të kushtueshme afatshkurtër. E zbukuruar me freska nga manastiret serbe dhe mbishkrimet në shumë gjuhë se Kosova është Serbi, treni ka mbërritur deri në Rashkë dhe ka qëndruar mjaftueshëm për ta krijuar përshtypjen se drejtuesit në Beograd e kanë ditur se kjo “manovër demonstruese” do të përfundojë ashtu si përfundoi, duke u kthyer në kryeqytetin e Serbisë. Cili është rezultati, efekti, porosia? Sot është e qartë, pas të gjitha reagimeve zyrtare dhe reagimeve të tjera në Serbi, por edhe në qarqet ndërkombëtare, se dikush ka dashur, para së gjithash, ta testojë gatishmërinë e autoriteteve kosovare për t’i bërë ballë këtij provokimi. Përgjigjja është marrë. Përshtypja e cila i krijohet vëzhguesit të paanshëm, e Mali i Zi

12

Javore KOHA

E ENJTE, 26 JANAR 2017

Treni pa është në atë mes, fatmirësisht dhe me politikën e mençur që ka zhvilluar Podgorica zyrtare prej 1997-s dhe më tutje, duke u liruar nga imponimi për të pasuar eskapadat e politikës serbe karshi Kosovës dhe në rastin e Kosovës (të theksojmë: një vëzhguesi që tenton të jetë objektiv, si është, të themi, finlandezi apo norvegjezi), është se ata që e kanë ideuar një aksion të tillë, do t’i bënin shërbim më të mirë vetes dhe tjerëve po ta dërgonin një tren të zakonshëm, me njerëz të zakonshëm, prej Beogradit për në Mitrovicë. Aq më tepër po t’i ishte kujtuar dikujt mrekullisht që në itinerar të vihet stacioni përfundimtar, Prishtina – ky do të ishte lajmi i duhur për mediat botërore! Si dhe përkrahja më e mirë për serbët në veri të Kosovës. E në këtë mënyrë, Beogradi zyrtar

po vazhdon projekte të ndryshme propaganduese, me qëllime të paqarta dhe pasoja të kundërta nga ato të proklamuara. Paramendoni, për shembull, autobusët e Kosovës me fotografi të presidentit Thaçi duke lëvizur nëpër Serbi, me porosinë e shkruar në cirilik se “Kosova është e pavarur” apo “Përshëndetje të përzemërta nga Prishtina”… që të mos improvizojmë tani se sa porosi serioze dhe tallëse mund të dërgohen në atë mënyrë. Autobusët e tillë nuk do të mbërrinin larg. E arsyeja është e njëjtë si edhe në rastin e këtij “treni pa itinerar”, nëse e përdorim titullin e filmit të Velko Bulajiqit, të vitit 1959. Ata, të cilëve iu është dedikuar ky tren me pllakate – e fjala është për serbët e Kosovës – mund t’i shikojnë këto shprehje kreative nga

Pikëpamjet e shprehura në fq: OPINIONE & VËSHTRIME nuk përfaqësojnë domosdoshmërisht politikën redaksionale të „KOHA javore„


VËSHTRIM & OPINION

a itinerar largësitë beogradase dhe ta kërkojnë kuptimin më të thellë të një propagande të tillë lëvizëse të lirisë së kufizuar të lëvizjes. Çfarë shërbimi iu bëhet atyre? A mendon dikush për interesat e tyre? Kjo çështje në Kosovë është e vjetër një shekull. Jemi pajtuar paraprakisht se malazezët nuk janë këtu për të gjykuar. Por, pyetjet qëndrojnë pezull e ky tren, edhe një herë, i ktheu për në Beograd. (Ndonëse, ka pasur malazezë, të cilëve mund t’iu referohemi me këtë rast. Një herë, që tani është kohë e largët, fisniku dhe i mençuri Velko Vlahoviq, duke e analizuar gjendjen në Kosovë, në vitet gjashtëdhjetë të shekullit të kaluar, kishte thënë se atje të gjithë duhet ta mësojnë dhe ta flasin edhe gjuhën shqipe. Një bashkësi që flet dy gjuhë do të kontribuonte që njerëzit të kupto-

hen dhe të respektohen më shumë. Nuk ka segregacion, nëse e flisni gjuhën dhe respektoni zakonet dhe kulturën e fqinjit tuaj, pa marrë parasysh se kush është shumicë, e kush pakicë. Por, e dimë se vetëm disa njerëz të rrallë e kanë kuptuar dhe askush nuk e ka dëgjuar Vlahoviqin e mençur. Ka shkuar ai tren, jo vetëm në Kosovë…). Prandaj, për të gjithë njerëzit e vullnetit të mirë dhe synimeve të fisme, ky udhëtim i trenit me parullën që, në të gjitha gjuhët e përdorura është njëjtë “e bindshme”, ka treguar se politika beogradase karshi Kosovës nuk ka lëvizur prej hekurudhës qorre, në të cilën ndodhet tashmë një shekull. Treni është paralajmërim i veprimeve të tjera. Që shkaktojnë reagime. E kështu me radhë. Problemet në Ballkan janë të pranishme,

Pikëpamjet e shprehura në fq: OPINIONE & VËSHTRIME nuk përfaqësojnë domosdoshmërisht politikën redaksionale të „KOHA javore„

sërish, e bota ka telashe dhe sfida më të mëdha. Pasiguria dhe paqartësia e politikës së Evropës karshi Ballkanit ka inkurajuar të gjithë ata, të cilët largimin prej problemeve të brendshme e shohin në formë të konfrontimit dhe të thellimit të ndasive të vjetra. Nuk është vetëm Milorad Dodik ai që po kërcënon kohët e fundit, kemi bashkëmendimtarë dhe bashkëluftëtarë të tij në të gjitha vendet në Ballkan, jo vetëm në Beograd, Prishtinë e Podgoricë. As nuk guxojmë të parashikojmë rrezikun që rajoni ynë të rrëshqasë në një spirale të re të konfrontimit dhe luftës. Prandaj, na duhen më shumë se më parë krerë shtetesh dhe politikanë të vërtetë, porositë e sinqerta dhe synimet e të cilëve do t’i kuptojnë, si njerëzit brenda, ashtu edhe ata “të palës tjetër”. Na duhen, pra, trenat e vërtetë dhe udhëtarët e vërtetë”. (Autori ishte ministër i Jashtëm i Malit të Zi. Ky vështrim është botuar në gazetën malazeze, “Pobjeda”) E ENJTE, 26 JANAR 2017

Javore KOHA

13


POLITIKË

Mali i Zi dhe integrimet evro-atlantike

Vazhdimi i rrug Ali Salaj

Podgorica zyrtare beson se ky vit do të jetë në shenjë të integrimeve evro-atlantike, gjë që Malit të Zi do t’i sjellë qëndrueshmëri, zhvillim ekonomik dhe bashkëpunim rajonal. Kryeministri i Malit të Zi, Dushko Markoviq, vuri në dukje se Mali i Zi ka shënuar disa suksese të rëndë-

14

Shefi i zyrës së BE-së në Mal të Zi, Aivo Orav, duke folur për përparim që synoi destabilizimin e Malit të Zi. “Është shumë e rëndësishme që h Reagimi i tij vjen pasi që, ditë më parë, Prokuroria Shtetërore e Malit sishme dhe historike për të ardhmen e vendit. “18 shtete anëtare kanë bërë ratifikimin e kërkesës së Malit të Zi për t’u pranuar në NATO, ndërkohë në procesin e bisedimeve me BE-në janë hapur 26 kapituj që tregojnë gatishmërinë e Malit të Zi për të

Ambasadori i Hungarisë në Podgoricë, Kristijan Posha, ambasada e të cilit është zyrë koordinuese për NATO-n në Mal të Zi, vë në dukje se “Mali i Zi është ndër shtetet më të përgatitura në rajon për integrimet evro-atlantike”. Posha beson se deri në gjysmën e këtij viti Mali i Zi do të jetë anëtar i plotë i NATO-s

Javore KOHA

E ENJTE, 26 JANAR 2017

vazhduar rrugën e trasuar drejt integrimeve”, tha ai. Kryeministri Markoviq po ashtu tha se me shtetësinë e Malit të Zi nuk ka kompromis dhe kërkoi nga opozita që të kthehet në Parlament dhe të bëhet pjesë aktive e tij. Ai kritikoi qëndrimin e një pjese të opozitës kundër anëtarësimit të Malit të Zi në NATO dhe pozicionimin e tyre përkrah rusëve, duke u përfshirë edhe në ngjarjet e 16 tetorit, me ç ‘rast u arrestua grupi prej 20 personave që planifikonin sulme ndaj institucioneve të Malit të Zi, në natën e zgjedhjeve parlamentare. Edhe analistët malazezë qëndrimin e një pjese të opozitës e cilësojnë si të papranueshme dhe në favor të destabilizimit të vendit.


POLITIKË

gës së trasuar

met e Malit të Zi në procesin e integrimeve kërkoi që sa më parë të mbyllet procesi ndaj grupit terrorist hetimet të japin rezultate të qarta dhe të mënjanohen dilemat dhe paqartësitë ndaj këtij rasti”, tha Orav. t të Zi paraqiti fletarrestime ndërkombëtare për dy shtetas rusë dhe tre shtetas serbë “Është më se e qartë që kjo opozitë ka për qëllim destabilizimin e vendit dhe mundësisht ta pengojë Malin e Zi drejt porceseve evro-atlantike”, thotë analisti i njohur malazez Goran Popoviq. Megjithatë, ambasadori i Hungarisë në Podgoricë, Kristijan Posha, ambasada e të cilit është zyrë koordinuese për NATO-n në Mal të Zi, vë në dukje se “Mali i Zi është ndër shtetet më të përgatitura në rajon për integrimet evro-atlantike”. Posha beson se deri në gjysmën e këtij viti Mali i Zi do të jetë anëtar i plotë i NATO-s. Ndërkaq, shefi i zyrës së BE-së në Mal të Zi, Aivo Orav, duke folur për përparimet e Malit të Zi në procesin e integrimeve kërkoi që sa më parë të mbyllet procesi gjyqësor ndaj

grupit terrorist që synoi destabilizimin e Malit të Zi. “Është shumë e rëndësishme që hetimet të japin rezultate të qarta dhe të mënjanohen dilemat dhe paqartësitë ndaj këtij rasti”, tha Orav. Reagimi i tij vjen pasi që ditë më parë Prokuroria Shtetërore e Malit të Zi paraqiti fletarrestime ndërkombëtare për dy shtetas rusë dhe tre shtetas serbë. Prokuroria e Malit të Zi reagoi pasi Ministria e Punëve të Brendshme të Serbisë i la të lirë shtetasit e vet, ku njëri prej tyre më 13 dhjetor ishte fotografuar me ministrin e Jashtëm të Rusisë, Sergej Llavrov, gjatë vizitës së tij në Beograd, përkundër fletarrestit të paraqitur ndaj tij. Ndërsa, Senati amerikan pritet

të votojë, këto ditë, ratifikimin e kërkesës së Malit të Zi për t’u bërë anëtari i 29-të i NATO-s. Ambasadorja amerikane në Podgoricë, Margaret En Uehara, bëri të ditur se Mali i Zi ka kërkuar ndihmë juridike ndërkombëtare në rastin e “grusht shtetit”. Zonja Uehara vuri në dukje se Uashingtoni është i gatshëm të sigurojë ndihmën e kërkuar atëherë kur Prokuroria Speciale t’i ofrojë faktet e mbledhura. Dy shtetas të Rusisë dhe 18 persona të tjerë nga Serbia janë akuzuar për tentativë të terrorizmit më 16 tetor të vitit të kaluar, në ditën e zgjedhjeve parlamentare në Mal të Zi. Sipas planit parashihej veprim i dhunshëm ndaj institucioneve dhe zyrtarëve të Malit të Zi. E ENJTE, 26 JANAR 2017

Javore KOHA

15


KULTURË

Mitikja në kulturën shqiptare

Një meditim pë rrizanë të Anës dhe baladën e

Në një hartë të vitit 1590, vërejmë që Ana e Malit shquhej për rrugë të si RIZANA . Ndërsa nga e gjithë kjo si duket treva e Anës së Malit qu Muhamet Nika

Emri duhej të ketë prejardhje nga kompozita Ri(rri) + Zana-(figurë mitologjike shqiptare- bija të Zeusit dhe Afërditës , në mitologjinë greke)?!!

Tjetër, kur më ra në dorë si student i letërsisë, botimi i këngëve legjendare nga Instituti Albanologjik i Prishtinës, pashë që aty këngët e para të varianteve të mbledhura ishin ato që u mblodhën nga Shestani- nën Rumi- Tivar..?! Dhe kjo ndoshta sepse studiuesit kishin rënë dakord që këto ishin

16

Javore KOHA

E ENJTE, 26 JANAR 2017

origjinale prandaj edhe i vunë në fillim të librit . Për të ofruar çështjen e përdorimit të shqipes së shkruar si traditë në këto anë( bile edhe në kohë pa kohë..) po sjellim edhe këtë dokument, ku shihet se emrat e familjarëve dalin të jenë të shkruar me natyrë të shqipes e të padeformuar, si në dokument. Shestani - të folmen e trevës së të cilit thuhet që e fliste Buzuku, deri më 1911- 12 në dokumentet administrativo kishtare ishte njësi në vete , si Kapetania e Shestanit dhe përfshinte fshatrat :Bujgër, Nënëmal, Pecanj, Gjuraç, Maruçiq, Dedanj, Llukiq, Barllanj,Gurrzë, Muriqi Posht, Besi, Muriqi Sipërm, Rrjeps, Pinç, Babsul, Ljare, Dobrec, Brtisku.

DHE TASHTI PËR KËNGËN: KËNDON BEGA ZANA MAL PËR TË GJON PRETIKËS

Kënga nis me këto vargje lapidare: Këndon blega, zanë ne mal Mendon , se s’e nijen kush. Gjithë ushtria p’e nigon Sa mirë blega po këndon!


KULTURË

ër emrin Zanësë Malit (Shasit) Gjon Pretikës

ë karvanëve tregtare dhe kulla të fortifikuara , me të cilat bëhej edhe identifikimi i tërë trevës i njohur uhej ndryshe edhe RIZANA Kush është trim e kush është djalë Për m’e zanë blegën ne mal!,,, (Patër Zef Jankaj- këndoi :Tone Jankaj ;Ljare-Shestan, 1950) Në vargje të këngës, jo pa qëllim nënvizuam fjalët me të zeza sepsesipas neve na duket , që pikërisht janë këto vargje ato të cilat për njeriun e shekullit XX të trevës bartin në vete ngjyrim dhe ngarkesë tepër të madhe emocionale baladike. Në këto vargje - shohim se dashuria është e pamundur të kuptohet pa trimëri dhe sakrificë. E kjo ngjet sepse figura e femrës , në këtë zonë folklorike del më e fuqishme se zakonisht dhe shquhet për një forcë jashtëtokësore kozmike që ia garanton miti...?! Sepse sipas mitit të përgjithshëm të

popujve , me qenien e femrave të bukura -vdekatarë të tokës , kishin fjetur dikur në fillet e racës njerëzore vetë zotat. Kujto këtu atë rreth emrit – Zanë, së pari Hesionën mitike greke , që shqip zbërthehet në dialektin gegë = E ZANË ?! E zanë njihet edhe femra e fejuar për dikë, në kuptimin nuk është e lirë, por e marrë( e zanë) nga trimi..?!! Kjo sipas mitit ishte e bija e Laomedonit , e lidhur me zinxhir pas një shkëmbi në brigjet e Trojes , krejt e zhveshur dhe e zbukuruar me bizhuterinë e saj?! Dhe se ajo për jetën e saj i detyrohet Heraklesit që e zgjidhi nga zinxhirët . Emri i saj shpjegohet në mënyrë të përkryer në gjuhën shqipe : E ZANË – “pra e kapur..?!” Për kuriozitet domethënës të cilin e krijon fjala shqipe E ZANË, le të kujtojmë gjetjen e saj edhe në fondin leksikor të anglishtes ku amazingka kuptimin e mahnitshme , që sipas neve është një sinonim shqip i ZANËS SË MALIT si femër e zanë e mahnitëse për bukuri të rrallë?! Andaj duke iu kthyer konstatimit , ngjashëm edhe në këngën e përmendur në formë reminishence të dikurshme na kujtohet një veprim që dikush në mitin shqiptar, si te Hes-

iona,, Gjoni- ndërmerr ndaj Zanës. Veprim ky mitik të tipit të atij që e zuri dhe e lidhi Hesionën me zinxhir. Në fakt edhe në këngën e cekur të folklorit shqiptar, Zana nuk është asgjë tjetër veç se një femër e bukur dhe luftarake e të cilat po duket i urrejnë meshkujt , prandaj rrethohet me ushtri që përmendet në këngë. Po si rri puna me këto femra dhe për atë që thamë- se çfarë hynë ushtria këtu?! Këtë do ta shohim në vazhdim. Sipas mitologjisë shqiptare- besimit, në dialektin gegë e ma (mba) zanë do të thotë ” ajo që të kap dhe të ma të burgosur.. ”.Fjala ” Zanë “, rrjedh nga “zanie, zania”, d.m.th. gjurulldi ose robëri. Tjetër, këto qenie femërore, në mitologjinë greke njihen si bija të Afërditës që linden nga marrëdhëniet e saj me ZEUSIN, për të cilin do të shohim që e quajnë ZOT-OS, me prapashtesë greke..., e cila po të hiqet është e qartë se për kë bëhet fjalë.?! Historitë me këto femra mitike janë të përhapura në shumë kultura njerëzore që ruajnë këtë emër “ E ma Zanë”, duke treguar se edhe këtu kultura jonë ua huazoi këtë mit shumë të përhapur gjith andej rruzullit tokësor?! E ENJTE, 26 JANAR 2017

Javore KOHA

17


SOCIALE

Mos i toleroni sjelljet e pahijshme të fëmijës

Merreni situatë

Ekzistojnë situata të tilla, ku prindërit duhet të ndërhyjnë dhe të reagojnë për të mos u përkeqësuar gjen nuk duhet injoruar sepse fëmija juaj do t’i ndiejë më vonë pasojat, kur të rritet

Arlinda Sukaliqi

Prindërit shpesh tolerojnë ose i arsyetojnë shprehitë e këqija (të pahijshme) dhe veprimet e tilla sepse mendojnë se kjo është një fazë e cila do të kalojë. Por megjithatë ekzistojnë situata të tilla, ku prindërit duhet të ndërhyjnë dhe të reagojnë për të mos u përkeqësuar gjendja ose situata në të cilën gjendet fëmija dhe vetë prindi. Psikologët këshillojnë që problemet në sjellje nuk duhet injoruar sepse fëmija juaj do t’i ndiejë më vonë pasojat, kur të rritet. Pse nuk duhet injoruar? 1. Fëmija juaj është shumë llafazan (flet pa pushim) - Ai vazhdimisht do të thotë diçka ose do të pyes. Me këtë gjë, ai gjithmonë e pa ndalur ndërpret bisedën tuaj, kur ju flisni me një person tjetër. Psikologët sugjerojnë se është e domosdoshme që fëmijës tuaj t’i mësoni që mos t’i japë aq

“ 18

vëmendje vetvetes dhe që të jetë tolerant dhe t’u japë shanse (mundësi) të tjerëve të flasin. Ky problem duhet “shartuar” në rrënjë, thënë ndryshe shkurtuar, shfarosur që në fëmijërinë e hershme, që të mos ketë problem gjatë rritjes në vazhdim. Si të zgjidhet kjo?

Nëse fëmija nuk ju dëgjon pas disa herësh që iu jeni lutur për diçka, afrojeni afër, vendosjani duart mbi supe, thuejani emrin e tij me zë pak të lartë, përsëritjani edhe një herë atë që i thatë e që kërkuat nga ai derisa fëmija t’ju dëgjojë sepse kështu ju do t’i tregoni atij që jeni ju ai që kontrollon çdo gjë e jo ai ju

Javore KOHA

E ENJTE, 26 JANAR 2017

Nëse jeni te një shok ose keni mysafirë në shtëpi, thuejani fëmijës para vizitës që nuk duhet t’ju shqetësojë kur flisni, me përjashtim nëse vërtet është e nevojshme. Mundohuni që derisa ju flisni, fëmija të bëjë diçka zbavitëse, interesante. Domosdoshmërisht kur mbaron biseda, lejoni fëmijën tuaj t’ju pyes ose t’ju njoftojë për atë çka dashur t’ju thotë pak më parë. 2. Fëmija është agresiv gjatë lojës – Pse nuk duhet injoruar? Nëse fëmija juaj gjatë lojës me fëmijët tjerë gjithmonë shtyhet, iu merr të tjerëve lodrat, është e qartë se fëmija ka probleme me sjellje dhe me agresivitet. Nëse këtë gjë nuk e ndërprisni me kohë, derisa fëmija është i vogël, psikologët theksojnë se është shumë më


SOCIALE

ën nën kontroll

ndja ose situata në të cilën gjendet fëmija dhe vetë prindi. Psikologët këshillojnë që problemet në sjellje

e vështirë të riparohet sjellja agresive tek fëmijët mbi moshën 8 vjeç. Nëse nuk reagoni me kohë, fëmija ka gjasa të sigurta të jetë i dhunshëm dhe do ta pranojë dhunën si sjellje të pranueshme ose si mënyrë e arsyeshme të sjelljes. Si ta zgjidhim? Thueni fëmijës tuaj se në asnjëfarë mënyre nuk duhet të sillet me agresivitet, si dhe pyeteni se si do të ndihet ai nëse dikush do të sillet në të njëjtën mënyrë agresive ndaj tij. Mos lejoni ta vazhdojë lojën nëse vazhdon të sillet në atë mënyrë. Gjithsesi ndihmojeni fëmijën tuaj që të “flakë jashtë” hidhërimin dhe energjinë e tepërt nga vetvetja. P.sh. regjistrojeni në ndonjë aktivitet sportiv. 3. Bën sikur nuk dëgjon - Nëse fëmija

juaj përsërit disa herë gjestin që nuk ju dëgjon kur ju i thoni, për shembull, t’i mbledhë lodrat dhe ai nuk reagon, atëherë një problem ekziston. Mos e lejoni një gjë të tillë dhe ju vetë kryeni veprimin që kërkuat nga ai ta bëjë ose urdhrin që ju dhatë sepse kështu fëmija do “të marrë frenat” në dorë dhe do të mund t’u kontrollojë se do t’u ketë nën kontroll në çdo situatë. Nëse nuk e ndërpresin këtë sjellje, është më e sigurt se fëmija juaj do të jetë gjithmonë i padëgjueshëm dhe do ta humbisni kontrollin ndaj tij. Si ta zgjidhim këtë? Nëse fëmija nuk ju dëgjon pas disa herësh që ju jeni lutur për diçka, afrojeni afër, vendosjani duart mbi supe, thuejani emrin e tij me zë pak të lartë, përsëritjani dhe një herë atë që i thatë e që kërkuat nga ai derisa fëmija t’ju dëgjojë sepse kështu ju do t’i tregoni atij që jeni ju ai që kontrollon çdo gjë e jo ai ju. 4. Fëmija i merr gjërat pa ju pyetur - Është në rregull nëse fëmija do vete ta gostisë (qerasë) vetveten ndonjëherë me ndonjë çokollatë pa ju pyetur, ose ndonjëherë e ndërron kanalin e televizorit pa ju marrë leje ose edhe ulet para kompjuterit. Por nëse fëmija fillon shpesh t’i përsërisë këto veprime, të marrë çdo gjë që ai don duke mos i respektuar rregullat tuaja, atëherë kjo do të jetë problem kur ai të rritet. Fëmija i cili është i vetëdijshëm që mund të ketë çdo gjë që don, nuk do të njohë kufirin e asaj që nuk është e lejueshme dhe rregullat e vendosura nga ju nuk do të kenë asnjë kuptim ose rëndësi për të, sidomos kur të bëhet adoleshent. Si ta zgjidhim këtë?

Flisni me fëmijën për rregullat të cilat duhet t’i respektojë gjithmonë. Nëse p.sh. jeni marrë vesh që fëmija të mos shohë televizor derisa t’i mbarojë detyrat e shtëpisë dhe ai e ka shkelur këtë rregull, gjithsesi reagoni dhe flisni me të. Mos lejoni që rregullat tuaja “të shkelen ose thyhen” shpesh sepse kështu atij do t’i kalojë në shprehi të keqe. 5. Fëmija gënjen shpesh dhe shumë - Duhet t’i besoni shpesh fantazisë së fëmijës, por mos bini pre e tyre. Nëse fëmija gënjen për gjërat e tij elementare, atëherë është koha të reagoni. P.sh. theksojani se gënjeshtrat e tepërta tek fëmijët e vegjël mund të ndikojnë tek ata ashtu që kurrë nuk do të pranojë kush është në të vërtetë ai, por vazhdimisht do të gënjejë dhe do ta marrë këtë sjellje si diçka të pranueshme dhe të lejueshme nga të tjerët. Si ta zgjidhim? Shpjegojani fëmijës se është gjë e keqe që të gënjejë dhe se gjithmonë duhet të thotë të vërtetën edhe nëse e vërteta është diçka e keqe. Po ashtu vendoseni në dijeni se nëse gjatë gjithë kohës gënjen, askush nuk do t’i besojë dhe këtë gjë përpiquni t’ia shpjegoni me shembuj konkretë. P.sh. Nëse fëmija gënjen shpesh kur ju thotë se i ka larë dhëmbët, detyrojeni që t’i lajë edhe një herë sepse nuk i besoni në atë që thotë. Kështu ai do ta mësojë leksionin. Është e qartë që ne si prindër nuk na mbetet gjë tjetër përveçqë t’i vëmë në dijeni fëmijët tanë se çfarë kuptohet me sjellje të mirë dhe çfarë me sjellje të keqe, si dhe të sigurohemi që fëmija e kupton atë që kërkohet prej tij. E ENJTE, 26 JANAR 2017

Javore KOHA

19


INTERVISTË

Intervistë ekskluzive më këngëtarën e njohur Merita Halili

Publiku më deshti sepse asnjëherë nuk devijova nga kënga Merita Halili është një nga interpretueset më të larta në muzikën popullore të Shqipërisë së Mesme me banim në New Jersey të SHBA . E lindur në kryeqytetin e Tiranës, Merita u rrit duke kënduar këngët lirike të vendlindjes së Shqipërisë së Mesme. Debutimin e saj në mbarë vendin e filloi në 1983, në në moshë të re, kur ajo këndoi në Festivalin Kombëtar Folklorik në qytetin e Gjirokastrës. Menjëherë pas kësaj ajo filloi të këndojë për Radion dhe Televizionin Shqiptar si soliste me Ansamblin Shtetëror për Këngët dhe Vallet Popullore. Ishte një nga këngëtaret më të njohura në vend. Merita renditet ndër këngëtaret e para në Shqipëri për regjistrimet e saj të cilat ende dëgjohen me gjallëri kudo që shqiptarët jetojnë. Këngët më të njohura të saj ndër vite janë: “Doli Goca në Penxhere”, “Lule t’bukura ka Tirana”, “Ku t’ka lala moj Kumrie”, “Na leu Dielli na’t buz mali”, etj”. Merita që 21 vjet, jeton dhe vepron në Shtete të Bashkuara të Amerikës në New Jersey

Koha Javore: Merita rrugëtimi juaj drejt botës muzikore ka një traditë të gjatë dhe të hershme. A mund të na thoni në çfarë moshe debutuat në skenë, kush ju mbështeti dhe çfarë mbresash keni nga ajo kohë? M. Halili: Unë që në moshë të vogël jam aktivizuar me grupet e shkollës, pastaj kalova me grupin e Pallatit të Pionierëve ku vazhdova studimet në Liceun Artistik në Tiranë në degën e Kantos ose solo kendimit. Duke vazhduar studimet u aktivizova me grupe te ndryshme si: Ansamblit Tirana, Migjeni dhe Uzina e Traktorit. Mora pjesë për herë të parë në Festivalin e Gjirokastrës ne 1983, me këngën” Dorë për dorë” ku u vlerësova me Çmim për interpretimin më të mirë të atij viti nga Ministria e Kulturës. Mbështetjen më të mirë ma kanë dhënë prindërit e mi dhe mësuesit e asaj kohe si Naxhi Korca, në shkollën tetëvjecare, pastaj Robert Radoja, dhe mësuesja ime e kantos

20

Javore KOHA

E ENJTE, 26 JANAR 2017

Ermelinda Paparisto. Mbasi mbarova shkollen e muzikës u aktivizova dhe në Ansamblin e Këngëve dhe Valleve Popullore në Tiranë. Në moshen 16 vjeçare unë u paraqita me recitalin tim të parë pranë këtij ansambli ku u emërova si soliste. Gjatë kësaj kohe mora pjesë në shumë aktivitete Brënda dhe jashte vendit. Koha Javore: Këngët Tuaja nga fillimi deri më sot, janë dëgjuar/ shikuar gjerësisht me shumë ëndje nga një audiencë e gjerë mbarëshqiptare. A mendoni se zëri juaj brilant dhe unik ju ka bërë aq të dashur tek publiku apo ka qenë larmishmëria e tematikave të këngëve tuaja që ju kanë veçuar përherë si këngëtare e dalluar? M. Halili: Këngët që unë kam kënduar janë pothuajse të Shqipërisë së mesme dhe janë këngët e popullit, dhe janë me tematikë historike dhe lirike. Këto këngë unë i trashëgoj nga populli dhe nje pjesë e tyre jane kën-

duar nga artistet e mëdha si Fitnete Rexha dhe Hafsa Zyberi. Po ashtu janë shumë këngë të vjetra që kanë qënë në instititutin e folklorit. Duke i qëndruar shumë afër këngës dhe pa e devijuar kam qënë shumë e dashur për publikun që më ka vleresuar gjithmonë. Koha Javore: Për krijimtarinë e gjerë artistike ndër vite, jeni vlerësuar dhe nderuar me çmime të larta, ndër të cilat veçoj Çmimin “Ambasadore e Kombit”, akorduar nga ishpresidenti i Republikës Alfred Moisiu. Çfarë përbëjnë për ju këto çmime dhe a ju nxisin ato që të jeni edhe më shumë aktive dhe kreative? M. Halili: Kam marrë dhe jam vlerësuar me çmime që e vogël. Çmimet janë subjektive por dua të them se në atë kohë ai që merrte çmim ishte vërtetë çmim që e meritonte dhe për këtë unë ndjehem krenare.


INTERVISTË

Koha Javore: Ndër pjesëmarrjet tuaja të shumta nëpër festivale e koncerte, cilat do t’i kishit veçuar si evenimentet që ju kanë afirmuar si këngëtare dhe ju kanë dhënë epitetin e këngëtarës së njohur dhe shumë të dashur për publikun? M. Halili: Meqënëse unë fillova shumë e re ne skenë dhe u vleresova pastaj dhe u bëra shumë e njohur për publikun, evenimentet që do të kisha veçuar janë: Dekadat e Majit, Festivalet e këngës popullore, Incizimet në Radio dhe xhirimet në Telivizion si dhe shumë e shumë aktivitete të tjera që janë të shumta. Koha Javore: Merita, ju keni përkrah një bashkëshort i cili po ashtu merret me muzikë, madje ai është mjeshtër i madh i fizarmonikës. Sa ka ndikuar dhe ndihmuar Raif Hyseini në rrugëtimin tuaj ndër vite në

botën muzikore? M. Halili: Për mua ka qënë fat i madh të kem në krah një bashkëshort dhe një muzikant si Raifi. Me të kemi vazhduar karrierën tonë artistike si në vend dhe jashtë vendit. Në Amerikë jetojmë 21 vjet dhe kemi pasur shumë aktivitete si për komunitetin shqiptar ashtu dhe për atë Amerikan. Jemi vlerësuar me shumë çmime. Raifi ka hapur për herë të parë degën e muzikës shqiptare në shtetin e New Jerseyit në “Montclair University” ku të gjithë studentët janë Amerikanë. Kemi bërë shumë seminare duke prezantuar Muzikën shqiptare tek Amerikanët dhe kemi marrë pjesë në skenat dhe radiot më prestigjioze të Amerikës. Koha Javore: Krijimtaria juaj e gjerë dhe shumëvjeçare ka një repertor të pasur me këngë popullore nga të gjitha trevat duke dominuar këngë të Shqipërisë së Mesme të cilat dhe sot janë

hite dhe të pavdekshme. Cilat kishit veçuar si këngët tuaja më të bukura dhe më të dashura për t’i interpretuar? M. Halili: Përvec këngëve të shqipërisë së mesme unë këndoj çdo lloj kënge nga të gjitha trevat këtu do veçoja këngët “Doli Goca në Penxhere, “Lule t’bukura ka Tirana”, “Ku t’ka lala moj Kumrie”, “Na leu Dielli na’t buz mali”, etj”. Koha Javore: Cilat janë angazhimet tuaja aktuale dhe planet më të afërta? M. Halili: Unë po punoj që në një të ardhme të afërt të realizoj një Koncert Recital në Shqipëri. Koha Javore: Mesazhi juaj drejtuar lexuesve të “Koha Javore” dhe mbarë shqiptarëve? M. Halili: Ju uroj nga zemra Gezuar Vitin e Ri 2017, të jetë vit i lumtur dhe me plot begati!. Intervistoi: Toni Ujkaj

E ENJTE, 26 JANAR 2017

Javore KOHA

21


PANORAMË

Ekspozitë në Gjermani për artistin Gjelosh Gjokaj t Galerinë “Schröder” të Augsburgut është hapur ekspozita përkujtuese nga miqtë artistë të Gjelosh Gjokajt. Në Bëhet e ditur se kujtime nga jeta e Gjeloshit evokuan: Oliver Kautz, kritik i artit pamor dhe galeristi Schröder. “Veprat e ekspozuara janë kryesisht nga koleksionet tona , miq të Gjeloshit...”, ka bërë të ditur njëri nga miqtë e Gjokajt, Halil Kçiku, i cili po ashtu ka njoftuar se kjo ekspozitë do të rri e hapur deri më 13 shkurt. Kçiku njihet edhe për monografinë e shkruar për artistin Gjelosh Gjokaj “Maestro-Gjelosh Gjokaj”, libër i cili u promovua në vitin 2011.

Filmi “The Norvegian Peace Film Award” i Izer Aliut merr çmimin në TIIF 2017

t Në Tromso International Film Festival që është mbajtur nga 16 janari në Norvegji, filmi “Hunting Flies”, i Izer Aliut është shpërblyer me çmimin “The Norvegian Peace Film Award”. Në këtë festival janë ndarë shtatë çmime, ku çmimin kryesor e ka fituar Anna Rose Holmer nga SHBA për filmin “The Fits”. Filmi artistik i metrazhit të gjatë “Hunting Flies”, me regji të Izer Aliut do të prezantohet në muajin prill edhe nëpër kinematë e Norvegjisë kurse me rolet e tyre në këtë film luajnë aktorët: : Burhan Amiti, Jasin Mustafa, Besar Guta, Behar Djemali,Hadis Aliu, Suad Jakupi, Regaib Arifi.

22

Javore KOHA

E ENJTE, 26 JANAR 2017


KULTURË

Libra të rinj

Kontribut për zhvillimin e mendimit teorik dhe shoqëror mbi demokracinë dhe partitë politike (Qani Osmani, Demokracia dhe partitë politike shqiptare në Mal të Zi, Ulqin, 2016)

Ditëve të fundit ka dalë nga shtypi libri “Demokracia dhe partitë politike shqiptare në Mal të Zi” i autorit Qani Osmani. Në libër trajtohet koncepti i demokracisë në aspektin teorik, duke bërë një përqasje me funksionimin praktik të partive politike, me theks të veçantë të partive politike shqiptare në Mal të Zi. Autori trajton çështje të ndryshme që lidhen me objektin e studimit,

duke nisur nga origjina e partive politike, nocioni dhe klasifikimi i partive politike, roli shoqëror i partive politike, demokracia brendapartiake etj. Pjesën kryesore të librit e përbën studimi i partive politike shqiptare në Mal të Zi. Libri është i strukturuar në nëntë kapituj, sipas tematikës që trajton. Ai ka 255 faqe dhe është me lidhje të fortë. Autori ka përdorur një literaturë

të përzgjedhur në fushën e studimit të demokracisë dhe sistemeve politike. Redaktor i librit është dr. Nail Draga, recensent Ali Salaj, lektor Ismet Kallaba, korrektore Valdete Osmani, ndërsa redaktor teknik Gazmend Çitaku. Libri është shtypur në shtypshkronjën IVPE – Cetinë dhe është botuar me mbështetjen e Fondit për Mbrojtjen dhe Realizimin e të Drejtave të Pakicave. Në vështrimin e tij për librin, recensenti Ali Salaj thekson se “autori ka arritur të zbërthejë në mënyrë shkencore dukurinë e partive politike, që nga paraqitja dhe zhvillimi i tyre e deri te klasifikimi, struktura organizative, llojet dhe funksionimi i brendshëm i tyre. Me këtë rast autori në mënyrë shkencore vë në dukje elementet e partive bashkëkohore. Qani Osmani përdor kritere të qëndrueshme për tipizimin e partive politike, duke i klasifikuar ato sipas atributeve dalluese, orientimeve programore, metodave të veprimit politik si dhe kritereve të tjera.” Ky punim paraqet një kontribut në zhvillimin e mendimit teorik dhe shoqëror të sotëm mbi demokracinë dhe partitë politike. Vlera e tij më e madhe qëndron në faktin se mbulon zbrazëtirën e mungesës së literaturës që trajton proceset politike të shqiptarëve në Mal të Zi gjatë kohës së pluralizmit. Prandaj mund të thuhet se është studimi i parë serioz sa i përket veprimtarisë së partive politike shqiptare në Mal të Zi. “Demokracia dhe partitë politike shqiptare në Mal të Zi” është libri i i parë i Qani Osmanit. i.k. E ENJTE, 26 JANAR 2017

Javore KOHA

23


KULTURË

Qasje

Kanuni, ndë të vjetra të E Në opusin e gjerë dhe të begatë të veprave dhe dokumenteve të shkruara të trashëgimisë kulturore të historisë tonë kombëtare, vend të rëndësishëm padyshim, zë edhe vepra madhore “Kanuni i Lekë Dukagjinit” e klerikut të mirënjohur françeskan At Shtjefën Gjeçovi. Vepër kjo, me peshë dhe vlerë të madhe për shpalosjen dhe reflektimin e rrjedhave universale të identitetit tonë kombëtar

Shaban Hasangjekaj

Kleriku At Vitor Demaj, në recensionin e vet vështrues kushtuar kësaj vepre shprehet: “Kanuni është ndër ligjet më të vjetra të Evropës. Në kohët e vjetra, para strukturave shoqërore moderne, kanë ekzistuar struktura të tjera më të kahershme, ku me anë të tyre është organizuar shoqëria dhe ruajtur ekzistenca e grupeve fisnore. Strukturat, para kohës moderne, janë quajtur prej sociologëve e filozofëve, struktura tradicionale që mbaheshin në këmbë nëpërmjet lidhjeve të gjakut, fisit e miqësisë me anë të martesave. Këto struktura ligjore kishin si qëllim të garantonin jetën, të mbronin nderin, e të siguronin paqen ndërmjet pjesëtarëve të shoqërisë”. ai në vazhdim të recensionit thekson: “Ligji rrjedh prej një kontrate që njerëzit bëjnë njëri me tjetrin, duke krijuar kështu një bashkim rreth një strukture të dalë prej tyre, që u siguron jetën, pronën e nderin. Prandaj, njerëzimi

24

Javore KOHA

E ENJTE, 26 JANAR 2017

që në fillimet e ekzistencës së tij mbi tokë ka kërkuar që të bashkëjetojë me të ngjashmit e tij. Ligjet që rregullojnë marrëdhëniet e njerëzve njëri me tjetrin, janë dëshmi e gjallë se njerëzimi është i prirë për të rijetuar në shoqëri, për të ndarë bashkë me tjetrin jetën, gëzimet, vuajtjet etj. Filozofi i njohur skocez David Hume, thoshte se është një lloj simpatie si ndjenjë natyrore te të gjithë njerëzit, që i nxiti ata për t’u shoqëruar njëri me tjetrin”. Edhe përkundër peripecive të ndryshme, baticave dhe zbaticave, Kanuni mbijetoi për shekuj me radhë ndër viset shqiptare, duke u bërë gurë themeltar e mbrojtës identiteti në kohët më të vështira që kaloi Shqipëria. Perandoria osmane, vendet që i pushtonte, ua impononte ligjin e vet, por në Shqipëri nuk ndërmori veprime të tilla. Në mungesën e një shteti dhe ligji modern, Kanuni ishte i domosdoshëm për të mbrojtur jetën, nderin e pronën. Ligji kanunor që sundonte në malet e veriut të Shqipërisë, është po aq i vjetër sa vetë këto fise. Me anë të Kanunit, shqiptarët kanë organizuar jetën e tyre. Kanuni i Lekë Dukagjinit nuk ka qenë i shkruar, por është transmetuar prej

pleqve të urtë gojë më gojë. Prandaj, Kanuni i Lekë Dukagjinit ka funksionuar si strukturë e vetme në mungesë të ligjit e të një shteti modern shqiptar. Ndërkohë që në Evropë themeloheshin shtetet moderne, Shqipëria vuante pushtimin e pashembullt të Perandorisë osmane. Procesi i modernizimit të shtetit shqiptar, ishte ideali i At Gjergj Fishtës, Faik Konicës, Luigj Gurakuqit, Fan Nolit dhe i shumë atdhetarëve të tjerë, që mbeti i parealizuar. Ne tani e vuajmë mungesën e mendësisë dhe të aktualizimit të këtij ideali. Pushtuesi aziatik nuk lejoi atëherë që të themelohet shteti shqiptar, dhe as që kishin idenë dhe konceptin e një shteti modern. Qe më se e natyrshme që shqiptarët të organizoheshin rreth ligjeve autoktone të Kanunit për të ruajtur ekzistencën e tyre. Çdo gjykim negativ rreth Kanunit që dëgjojmë, vjen si pasojë e mosnjohjes së ambientit socio-kulturor, etnik e politik ku lindi e sundoi ligji i vjetër i maleve shqiptare. Kleriku i famshëm françeskan patër Gjergj Fishta, rëndësinë e kanunit e shpjegon fort bukur në parathënien magjistrale që i bëri botimit të vjetër të vitit 1933, të cilin e paraqet në shtatë trajtesa shtjelluese: 1. Randsija e Folklores komtare, 2. Randsija


KULTURË

ër ligjet më Evropës e të mledhunit të ligjevet tokësore, 3. Kanuni i Lekë Dukagjinit, 4. Kanuni i Lekë Dukagjinit në pikpame juridike, 5. Kanuni në sy të kulturës e të gjytetnis, 6. Shkallët e ndryshme të kulturës e të gjytetnis së popujvet, dhe 7. Shkalla e kulturës e popullsis nen kanu të Lekë Dukagjinit. “Sot shteti shqiptar po forcohet dita-ditës me ligjet e veta, por i duhet shumë rrugë për të bërë që të garantojë të mirën e përbashkët. Shumë ngjarje të dhimbshme që kanë ndodhur, e vazhdojnë të ndodhin, nuk janë probleme të Kanunit sikurse mendohet, ato vijnë si mangësi e zbatimit të ligjit prej korrupsionit të madh që ka mbërthyer strukturat shtetërore. Fajësohet Kanuni për të mbuluar padrejtësitë dhe mosfunksionimin e rregullt të gjykatave shqiptare. Kanuni i përket historisë dhe neve sot na duhet të kalojmë prej paragjykimeve rreth tij, te dënimi i korrupsionit nëpër strukturat shoqërore e shtetërore, si dhe në gjykata e universitete. Nëse sot funksionon pak ose aspak drejtësia, e shpeshherë ndjehemi jo të sigurt, ky është edhe faji ynë që nuk ngritemi në këmbë për të ndryshuar sisteme të kalbura e të marra peng prej grupeve të caktuara individësh që, si të mirë të përbashkët kanë vetëm interesat e tyre personale”, shprehet në fund të recensionit të vet kleriku At Vitor Demaj. Falë peshës, rëndësisë dhe vlerës universale, padyshim dhe me plot gojë mund të konstatohet që Kanuni është monument kombëtar e trashëgimi kulturore e historisë sonë,

dhe si i tillë duhet të konsiderohet edhe prej institucioneve shtetërore dhe popullit tonë. Frati dhe vizionari i mirënjohur françeskan At Shtjefën Gjeçovi, e mblodhi në terren prej gojës së popullit, dhe me sivëllanë e tij At Gjergj Fishtën, e kodifikoi dhe e botoi pjesë-pjesë në revistën “Hylli i Dritës”, që në ditët e para të themelimit të saj në vitin 1913. Sivëllezërit e tij françeskanë, ia botuan si vepër unikale në vitin 1933, katër vjet pas vrasjes së tij nga serbët. Vepër kjo e përbërë prej 12 kapitujve (librave), të ndara në 24 krerë dhe 159 nyje: 1. Kisha, 2. Familja, 3. Martesa, 4. Shpi, gja e pronë, 5. Puna, 6. Të dhanunat, 7. Fjala e gojës, 8. Ndera, 9. Damet, 10. Kanuni kundër mbrapshtivet, 11. Kanuni i pleqnisë dhe 12. Shlirime e përjashtime. Vepra “Kanuni i Lekë Dukagjinit”, e autorit At Shtjefën Gjeçovi, është botim i katërt, të cilën në vitin 2013 e botoi Edicioni i botimeve françeskane në Shkodër sipas origjinalit të vitit 1933. Është shtypur në shtypshkronjën “Shkodra” në Shodër dhe përbëhet prej 186 faqesh. Përveç përmbajtjes së tekstit unikal të kanunit, në libër janë përfshirë

edhe: shënime biografike mbi At Shtjefen Konstatin Gjeçovin, parathënie e Kanunit nga Patër Gjergj Fishta, ca kujtime mbi At Gjeçovin nga Faik Konitza, shtojca me shembuj në Kanun të Lekë Dukagjinit, diftoji analitik-alfabetik, fjalori i fjalëve dhe i frazave të rralla, kolona e shkrimtarëve françeskan, botim të tjera françeskane dhe seria bibliografike. Kanuni është përkthyer italisht nga At Pal Dodaj dhe i botuar në vitin 1941. Në vitin 1989 është botuar anglisht me parathënie të shkrimtarit dhe publicistit të mirënjohur shqiptar Martin Camaj.

E ENJTE, 26 JANAR 2017

Javore KOHA

25


KULTURË

Reportazhë (1)

Rozhaja, djepi dhe bujarisë s Majlinda Nana Rama

Nuk e njihja si vend e ia kisha dëgjuar emrin vetëm nga akademiku Dervish Rozhaja. Veprimtari, mësuesi dhe organizatori Ali Daci, do të bëhej ura lidhëse imja me këtë vend, që më pas do të kthehej në dëshirë të vazhdueshme për mua. Aliu ishte i vendosur të më çonte në Rozhajë. Fillimisht ngurrova për shkak mosnjohjeje, por kur ai së bashku me miq e kolegë të tij, erdhën e më takuan në qytetin ku unë punoj e jetoj, në Fier, nuk më kish mbetur gjë tjetër, veçse të bindesha e t’i lija të bëheshin gati për aktivitetin e paracaktuar. Aliun e kisha njohur në distancë, por e takoja për herë të parë në Fier. Ishte i qeshur, një e qeshur që vazhdimisht i nxirrte në pah ndjenjat më njerëzore që e karakterizonin. Shpejt më mbushi mendjen se kisha të bëja me një njeri të dashur e serioz në sipërmarrjet e veta por, po ashtu, të mbushur me mirësi e bujari shqiptare. Fliste qartë shqipen dhe njihte mirë historinë e Shqipërisë. Qëndruam pak minuta bashkë, por arritëm të shkëmbejmë mendime e ide për

26

Javore KOHA

E ENJTE, 26 JANAR 2017

Krijimtaria ime letrare më kish dhënë mundësi të prekja e shijoja toka marrë ftesën e radhës për prezantim të krijimtarisë sime në Rozhajë t autorë, rryma e sisteme të ndryshme që na mbanin lidhur gjithë trevat shqipfolëse. I përcolla mysafirët me dëshirën për të shkuar në Rozhajë, ku e dija se aty do më priste një mik tanimë, i mirë. Ishte fundnëntori. Përgjatë një muaji me Aliun do të mbanim kontakte të vazhdueshme, pasi ai po punonte seriozisht me pjesën promocionale të aktivitetit, por në veçanti të personit tim. Kishte ideuar posterin kryesor dhe po merrej me fletëpalosjet për krijimtarinë time letrare. E shihja që çdo ditë, ai me stafin e vet, punonin pa pushim, por nuk e dija se sa serioze ishin aktivitetet e tyre. Duke qenë vetë organizatore aktivitetesh, e dija fare mirë se çfarë do të thoshte punë, angazhim e përkushtim 24 orësh, në shërbim të vetëm një dite, asaj që, ose të nderonte me mysafirët ose mund të dështoje, qoftë edhe për një detaj… Ishte data 25 nëntor kur u nisëm nga qyteti im së bashku me profesor Nasho Jorgaqin. Ky i fundit me dëshirë kishte pranuar të ishte pjesë

e prezantimit të krijimtarisë sime. Ishte i armatosur me informacion mbi botimet e mia, pasi i kishte lexuar thuajse të gjithë librat. Sapo ia kisha thënë si ide, pa hezituar pranoi. E donte Rozhajën edhe për shkak të Dervishit. Kishte patur miqësi të hershme me të, gjë të cilën ma tregoi edhe gjatë udhëtimit tonë për në Rozhajën shqiptare. Rruga ishte e lodhshme, sidomos për profesorin. Mua, në fakt, më kish befasuar kur pranoi të vinte deri në Rozhajë. Duke patur parasysh moshën e tij, mendova se do e kursente veten nga lëvizjet e largëta. Megjithatë, rrugës, më shumë u ankova unë se isha lodhur, sesa profesori. Na kish porositur Aliu që të kalonim nga Peja dhe ashtu bëmë. Kaluam edhe Pejën dhe hymë në kufirin Kosovë – Mal i Zi. Shenja e parë jo e mirë ishte kontrolli në kufi. Nuk di nëse profesor Nashua u ngjalli dyshime për “aktivitet kriminal”, por policia në anën e Kosovës na “zbërtheu” automjetin me të cilin udhëtonim. I thashë profesorit: “Ka


KULTURË

i traditës shqiptare…

a e gjeografi, brenda e jashtëshqiptare. Sapo kisha të Malit të Zi gjasa t’u jemi dukur të dyshimtë, sidomos ti.”. Ne qeshnim për hesapin tonë, ama ata bënin punën e tyre. Unë vazhdoja batutën me profesorin: ”Më duket se do na kontrollojnë krejt çfarë kemi me vete!”. Profesori qeshte e herë pas here hidhte kokën nga makina të cilës, gati sa nuk i kishin hequr edhe dyert. Nxitova të pyes njërin: Mos ndoshta u kanë sinjalizuar se jemi kontigjent me rrezikshmëri, libra kemi me vete?! Përgjigja e tij erdhi miqësore këtë herë: Makina të tilla i konsiderojmë si mjete që duhen kontrolluar. Na vjen keq! ..Sidoqoftë, kur shpëtuam prej tyre, iu drejtova profesorit: “Së paku, vetëm makinën na kontrolluan”… Ai qeshte me çdo batutë a ngacmim timin e asnjëherë s’ma merrte për të keq. Pasi “raportuam “e dolëm të pastër nga kjo mesele e kontrolleve në kufi, u nisëm për në destinacion. S’po dinim tani, nëse Rozhaja mezi po na priste neve, apo ne mezi po prisnim të shikonim Rozhajën. Megjithatë në mbrëmje vonë, mbërritëm. Nuk dinim

ku të shkonim, por dy djem malazezë që takuam, erdhën me ne e na çuan deri te miku ynë, Aliu. M’u hapën sytë. Kisha udhëtuar anembanë Europës, por kontrolli i kufirit, këtë herë, më kish vrarë shijen. Sidoqoftë Aliu, ashtu, i dashur e mikpritës, siç është, na e hoqi krejt ngarkesën e udhëtimit. Na çoi të akomodohemi në hotel e pastaj na priti të darkonim. E dija që e kishim lodhur gjithë ditën tek na priste të mbërrinim. I kërkova të shkonte të çlodhej, por ai assesi nuk pranoi, duke na mbajtur, madje, edhe bisedën përgjatë darkës. Kisha qenë në vendet pranë, si Kosovë e Maqedoni e më kishin pritur me të gjitha nderet, por seç kishte një gjë fisnike tek Aliu. Po më dukej se kisha takuar një të afërm, familjar, që më ngjante, herë si i tillë e herë si i mbrujtur me zakone Tepelene. Më krijoi idenë e familjes, e vatrës së ngrohtë dhe kjo për mua ishte shumë më shumë sesa një aktivitet për krijimtarinë time. U ngritëm nga darka e shkuam të flemë. Me vete mora përshtypjet më të mira që më

la ky burrë shqiptar, i cili kish ditur t’i ruante çfarë kish më të shtrenjtë shqiptari, traditën dhe dashurinë e dëlirtë njerëzore. Në darkë takuam edhe Ismet Azizin, një burrë, që po ashtu, më dëshmoi elementët më të mirë të një miku që, më së pari, ruante me fanatizëm çështjen shqiptare. Kisha marrë me veten edhe djalin tim të vogël, Xhemialdon, i cili, po ashtu, u nda i impresionuar nga miqtë vendas. Të nesërmen, u zgjuam dhe shkuam të hamë mëngjesin. Aliu na priste aty. Na shoqëroi për disa minuta e na informoi se do të na dërgonte dikë në hotel të na merrte rreth orës 11.30. U ndamë. Unë shkova të bëhem gati. Në orën e caktuar, trokiti dera e dhomës sime. Dola ta hap dhe në derë shoh një ndër djemtë bukurosh të asaj zonë, me tipare tipike mesdhetare. Me sytë e qeshur që e karakterizonin, më tha: “Erdha t’ju marrë. Aliu më dërgoi”. Ishim gati. Thirrëm edhe profesor Nashon dhe u nisëm për te qendra e qytetit. (vazhdon) E ENJTE, 26 JANAR 2017

Javore KOHA

27


MOZAIK

Portret: Kapedan Maksud Tivari

Trashëgimtar familjes së n

Edhe pse në moshën 74-vjeçare, kapedan Maksud Tivari ende navigon. Nuk mundet pa barka, pa det. Mbi 5

Ismet Karamanaga

Detaria ulqinake e ka historikun e vet mjaft të pasur. Kjo mbështetet në shumë dokumente, ku bëhet fjalë lidhur me flotën tregtare e cila, gjatë shekujsh, Ulqinin e bëri nëpër shumë limane dhe dete të Adriatikut, të Jonit, të Mesdheut dhe më gjerë shumë të njohur. E vërtetë është se deri më sot u shkrua dhe u trajtua kjo specifikë dhe veçori ulqinake. Aty u pasqyrua roli dhe rëndësia e detarëve dhe e detarisë së këtij qyteti me tradita të rralla lundrimi. Kupto-

28

het, këto do të plotësonin edhe më mirë po qe se shkruhet libri monografik për familjet detare ulqinake, ku do të përfshihen ato të fundshekullit XIX dhe atij XX. Kjo do ta plotësonte një zbrazësi që është dhe shërben si imperativ i kohës që aq shpejt kalon dhe shumë gjëra të rëndësishme i qet në harresë. Pikërisht për këtë më shërben si motiv njëra ndër familjet që detin dhe lundrimin e pati profesion dhe pasion, familja Tivari nga Rana e Ulqinit. Familjarët e saj ishin banorë të Ranës sonë të bukur. Kjo familje i dha detarisë ulqinake detarë të njohur dhe sypatrembur. Më i njohuri i kësaj familjeje ishte Adem Tivari I, ndërtuesi i anijeve, më i njohuri në këto treva, i cili pas Kongresit të Berlinit, në vitin 1880, në vend se të largohet në Perandorinë Osmane, hodhi spirancën në Ulqin.

Familja Tivari i dha detarisë ulqinake detarë të njohur dhe sypatrembur. Më i njohuri i kësaj familjeje ishte Adem Tivari I, ndërtuesi i anijeve, më i njohuri në këto treva, i cili pas Kongresit të Berlinit, në vitin 1880, në vend se të largohet në Perandorinë Osmane, hodhi spirancën në Ulqin. Ky qytet pati fat pasi që Adem Tivari me mjeshtërinë e tij i dha një famë të madhe

Javore KOHA

E ENJTE, 26 JANAR 2017

Ky qytet pati fat pasi që Adem Tivari me mjeshtërinë e tij i dha një famë të madhe. Më vonë, trashëgimtarët e Ademit e vazhduan traditën dhe u bënë detarët dhe kapedanët më të njohur në Ulqin dhe më gjerë. Kam pasur nder të rri me kapedanin më të njohur të kësaj familjeje, Maksud Tivarin, i cili sapo është kthyer nga navigimi. Edhe pse në moshën 74-vjeçare, kapedan Maksud Tivari ende navigon. Nuk mundet pa barka, pa det. Mbi 53 vite është në det, në anijet oqeanike gjigante, si kapedan - “Komandant” i anijeve më të mëdha në botë. Kapedan Maksud Tivari është sot një ndër kapedanët më të njohur, më të kërkuar dhe më prestigjoz në botë. Jam më se i bindur se me kapedan Maksud Tivarin qyteti ynë duhet të krenohet. Është njeri modest, i butë, siç thotë populli ynë, dhe vështirë mund ta imagjinosh se si ai duket kur e ngritën zërin. Rrin me të rinj, këshillon dhe bisedon me zë të ulët. Lexon shumë në det. Ka një bibliotekë të pasur në anije, por edhe në shtëpi. Zotëron disa gjuhë të huaja, kurse në anije komunikon në gjuhën angleze. Më tregon se në lundrime, puna më e madhe është kur anija është në port, kurse gjatë lundrimit ka kohë të lexojë. “Në lundrimin e fundit kam qenë Komandant i anijes mbi 400 metra të gjatë”, tregon kapedan Maksud Ti-


MOZAIK

r i denjë i njohur detare

53 vite është në det, në anijet oqeanike gjigante, si kapedan - “Komandant” i anijeve më të mëdha në botë

vari. “Është përgjegjësi e madhe, por edhe nder të jesh komandant dhe kapedan në një anije të tillë. Mirëpo, sot lundrimi është më i lehtë se më parë, gjithçka është pak a shumë e automatizuar, navigimi është më i sigurt, i përcjellim lajmet nga satelitët dhe nga pajisjet tjera moderne”, përgjigjet ai në pyetjen time se sa është sot navigimi i sigurt. Ndahem nga kjo figurë markante e qytetit tonë, duke i përsëritur në vete disa fjali nga biseda jonë. Për kapedan Maksud Tivarin mund të shkruhet ndonjë roman, ku ai do

të tregonte të gjithë jetën e tij gjatë lundrimeve të shumta nëpër oqeane dhe dete të ndryshme. 53 vite në det është më se një gjysmë jete e njeriut. Është mirë të përmenden dhe të nxirren nga harresa edhe shumë kapedanë të tjerë, të cilët kanë lunduar ose ende lundrojnë në anije të ndryshme nëpër oqeane. Këta janë disa nga kapedanët të cilët e kanë shënuar mesin dhe fundin e shekullit të kaluar të detarisë së Ulqinit: Maksud Tivari, Adem Demo Tivari, Dejan Tivari, Mahmud Dudo Tivari, Shaqir Peku, Muzavid Bilali, Skender Nimanbegu, Reshit Nimanbegu,

Riza Shabani, Mensur Mavriq, Branko Hajdukoviq, Sllobo Markoviq, Batko Gjakonoviq, Zoran Martinoviq, Sllavko Knezheviq, Boro Knezheviq, Veselin- Vesko Kojiçiq, Dragan Radulloviq, Rajko Razhnatoviq, Ilija Shofranac, Vojo Dragoviq, Sveto Dragoviq, Rade Gjurashkoviq, Dragan Pajoviq... Kërkoj ndjesë nëse e kam harruar ndonjë nga ata që ishin kapedanë dhe detarë me nam. Mirëpo, jam më se i sigurt se ky numër do të rritet edhe më tepër, duke ditur se shumë të rinj studiojnë sot në Fakultetin e Detarisë në Kotorr. E ENJTE, 26 JANAR 2017

Javore KOHA

29


KULTURË

U përurua përmbledhja me poezi “Botë mashtrimi” e autorit Ali Gjeçbritaj

Meditim po nuk njeh rra

“Në poezitë e Gjeçbritajt ke trishtim, dhimbje, zemërim, britmë, thirrje, por mbjellur atë ulli, do të rritet, ai vend do të rikthehet”, tha shkrimtari Fadil K

Ulqin – Shtëpia Botuese “Diti&Oli” në bashkëpunim me Bibliotekën e Qytetit dhe Qendrën e Kulturës – Ulqin përuruan të premten mbrëma vëllimin më të ri poetik të autorit Ali Gjeçbritaj, të titulluar “Botë mashtrimi”. Për librin, në sallën e mbushur plot të Bibliotekës së Ulqinit, folën botuesi Gazmend Çitaku, studiuesi dr. Bahri Brisku, shkrimtari Fadil Kraja si dhe u lexua vështrimi i redaktorit të librit Jaho Kollari. Në fjalën e tij, shkrimtari i njohur nga Shkodra, me origjinë nga Kraja, Fadil Kraja, tha se në krijimtarinë e Gjeçbritajt vërehet një ndryshim i madh nga libri i tij i parë deri tek libri

30

Javore KOHA

E ENJTE, 26 JANAR 2017

i tij i fundit. Duke bërë një paralelizëm me një vepër të shkrimtarit dhe dramaturgut të shquar nga Arbneshi i Zarës, Josip Rela, Kraja tha se Ali Gjeçbritaj e ka mbjellur një ulli në Krajë, ku ka shkruar edhe emrin e vet. “Ai ulli po rritet, po rritet edhe emri i Ali Gjeçbritajt”, theksoi ai. Sipas Krajës, në poezitë e Gjeçbritajt “ke trishtim, dhimbje, zemërim, britmë, thirrje, por edhe një shpresë. Një shpresë se do të vijë një ditë që ai vend ku e ka mbjellur atë ulli, do të rritet, ai vend do të rikthehet”. Botuesi Gazmend Çitaku ka thënë se autori Gjeçbritaj, me vepra dhe me fjalë, e plotëson më së miri

thënien se secila fjalë që flet mësuesi duhet të jetë mësim dhe se secili hap që bën ai, duhet të jetë shembull i mirë. “Autori nuk harron t’i këndojë zbrazjes së Krajës. Gjithmonë përdor fjalët ‘bardhësi’, ‘ujë’, ‘truall’. Nuk e harron as Çamërinë, pasi që ka edhe shpirt patriotik”, është shprehur ai. Duke u bazuar në katër ciklet e poezive, në të cilat është ndarë libri, Çitaku ka thënë se autori e mbyll me optimizëm librin e tij. Studiuesi Dr. Bahri Brisku ka thënë se Gjeçbritaj “na paraqet poezi të përjetuara dhe shumë të rralla në kohën e sotme për arsye se një pjesë e poetëve që shkruajnë sot


KULTURË

oetik që afshirë

r edhe një shpresë. Një shpresë se do të vijë një ditë që ai vend ku e ka Kraja

kanë rënë në ujërat e modernizmit, mbirealizmit”. Ai ka thënë se përmbledhja “Botë mashtrimi” është një vepër e madhërishme artistike. “Vargjet e kësaj vepre janë cilësore, shpirtërore, që mbesin gjatë në shpirtin e lexuesit. Poezitë e botuara në këtë vepër artistike janë poezi të përjetuara thellë në shpirtin e lexuesit. Poeti Gjeçbritaj me një forcë të madhe poetike i mallkon vendasit që morën rrugën e zhdukjes së tyre në botën e jashtme”, është shprehur ndër të tjera Brisku. Në vështrimin e tij mbi librin, redaktori Jaho Kollari thekson se “poeti Ali Gjeçbritaj në këtë tufë poezish shkyç

një derë tjetër, derë që hap pamje, e cila synon lartësi dhe thellësi të meditimit, një meditim poetik ky që nuk njeh rrafshirë, në mos më tepër maje bjeshkësh dhe funde detesh! Në këtë rrafsh, mprehtësia e vargut zapton hapësira tjera, përmasa këto që qëndrojnë në lartësi-thellësinë e shpirtit të tij poetik.” Vetë autori Ali Gjeçbritaj, në fjalën e tij, ka falënderuar Shtëpinë Botuese “Diti&Oli” për botimin e librit, organizatorët e përurimit, folësit dhe të pranishmit. Gjatë përurimit, poezi nga libri lexuan moderatorja Ardita Rama, aktori Shefqet Luca dhe Gazmend Çitaku. Ali Gjeçbritaj nga Arbneshi i Krajës

është mësues, poet, gazetar dhe publicist. Krahas punës në arsimimin dhe edukimin e brezit të ri merret dhe me krijimtari letrare dhe publicistikë. Shkruan dhe krijon kryesisht poezi, tregime, vështrime dhe shkrime publicistike. Bashkëpunon me të gjitha mjetet e informimit publik në gjuhën shqipe në Mal të Zi. Deri tani ka botuar librat: “Motet” (përmbledhje me poezi), “Gjurmët e moteve” (publicistikë), “Informatori” (publicistikë), “Shkolla në Krajë 1929-2009” (monografi), “Nata me hënë” (poezi). Vëllimi poetik “Botë mashtrimi”, i botuar para pak kohësh nga Shtëpia Botuese “Diti&Oli”, i.k. është libri i gjashtë i tij. E ENJTE, 26 JANAR 2017

Javore KOHA

31


MOZAIK

Në shkollat fillore dhe të mesme në Mal të Zi fillori gjysmëvjetori i dytë shkollor

Daboviq: Do të respektoj Ligjin para të cilit të gjithë jemi të barabartë Tuz- Gjysmëvjetori i dytë shkollor, përkatësisht periudha e tretë kualifikuese ka filluar të hënën në të gjitha shkollat fillore dhe të mesme në Mal të Zi, ndërsa do të përfundoj më 31 mars të këtij viti, sipas kalendarit shkollor të hartuar nga Ministria e Arsimit e Malit të Zi. Procesi edukativo-arsimor ka startuar edhe në shkollat fillore në Malësi dhe në atë të mesme sipas kalendarit shkollor dhe në bazë të plan-programit mësimor. Drejtoresha e shkollës së mesme në Tuz Milijana Daboviq për “Koha Javore” theksoi se çdo gjë është e gatshme të vijojë periudha e tretë kualifikuese e vitit shkollor ku nga e hëna janë mbajtur të gjitha orët e parashikuara me plan-program mësimor si dhe me prezencë të të gjithë stafit pedagogjik. “Ne kemi filluar normalisht gjysmëvjetorin e dytë me gjithë disa mangësi të cilat ekzistojnë por megjithatë ato do t’i evitojmë duke marrë pjesë në disa projekte që i kemi në plan por më gjerësisht për projektet në fjalë do të flasim pasi ato të na pranohen.

32

Javore KOHA

E ENJTE, 26 JANAR 2017

Unë jam drejtoreshë e re e emëruar në këtë gjimnaz dhe qëllimi im është që këtë vend ta shndrisim meqenëse gjimnazi është kurora e arsimit të mesëm”, u shpreh drejtoresha Daboviq. E pyetur se cili do të jetë angazhimi i saj në përmirësimin e situatës në këtë mjedis edukativo-arsimor, e cila shpeshherë është manifestuar me problematika të natyrave të ndryshme, Daboviq tha se përpara Ligjit, të gjithë janë të barabartë andaj sipas saj do të respektohet ligji mbi të gjitha. “Tani për tani jam e kënaqur me atmosferën që mbizotëron në këtë mjedis pasi siç shikoni kemi një mjedis të qetë. Unë si drejtoreshë e re do të respektoj ligjin por ligjin janë të obliguar ta respektojnë edhe trupi arsimor si dhe nxënësit dhe në këtë mënyre duke pasur dhe një komunikim konstruktiv të ndërsjellë, atëherë rezultati do të jetë evident. Çdo gjë do të punohet në të mirë të nxënësve”, përfundoi Daboviq. Ndërkaq edhe në shkollën fillore “Mahmut Lekiq” në Tuz me të gjitha

paralelet e saj të shpërndara ka filluar normalisht procesi mësimor për periudhën e tretë kualifikuese, këtë për “Koha Javore” e kumtoi drejtori i shkollës Nikollë Dukaj. “Kemi filluar normalisht procesin mësimor edhe përkundër disa problematikave me të cilat jemi përballur si shkollë nga fillimi i janarit duke qenë se nga temperaturat e ulëta kemi pësuar dëme të konsiderueshme në ngrohjen qendrore dhe në tubacione të ujit, Megjithatë kemi arritur t’i riparojmë këto dëmtime dhe sot kemi startuar gjysmëvjetorin e dytë sipas rregullores, me prezencë të të gjithë stafit pedagogjik. Gjatë pushimit dimëror po ashtu kemi kryer pastrimin dhe dezinfektimin e ambientit shkollor në shkollën amë dhe në paralele të shpërndara në mënyrë që fëmijëve tu mundësohen kushte sa më adekuate për vijim normal të procesit mësimor”, përfundoi Dukaj. Sipas kalendarit shkollor të Ministrisë së Arsimit të Malit të Zi, pushimet verore do të fillojnë më 14 qershor, ndërsa për maturantët, ky vit shkollor do të t. u. përfundoj më 19 maj 2017.


MOZAIK

Kushtet klimaterike ndikojnë negativisht në bujqësi

Temperaturat e ulta vonojnë të mbjellat pranverore

Malësi- Temperaturat e ulëta me disa gradë nën zero dhe acari i paparë në disa dekada të fundit i cili para pak kohësh përfshiu edhe territorin tonë, kanë ndikuar negativisht në sektorin bujqësor, duke i vonuar të mbjellat pranverore të cilat rëndom në këtë periudhë do të kishin qenë të hedhura nën dhe. Ngricat ekstreme të cilat në vendin tonë kanë qenë të pazakonta prej shumë vitesh, kanë pamundësuar që fermerët të kultivojnë të mbjellat e tyre pranverore dhe në këtë mënyrë pa dyshim që edhe pasojat do të jenë evidente. I kontaktuar nga “Koha Javore”, kryetari i Shoqatës së Fermerëve të Malësisë, Smail Çunmulaj raportoi mbi gjendjen në sektorin bujqësor në trevën e Malësisë gjatë periudhës së acartë të këtij fillimviti duke thënë se periudha e

përgatitjes së të mbjellave pranverore është duke u shtyrë në të gjitha sferat si në lavërtari, pemëtari, perimtari dhe vreshtari. “Ngricat të cilat na përfshinë në fillim të këtij muaji do të japin efekte negative në prodhimtarinë bujqësore meqenëse ndodhi një acar i cili mund të them se ka dekada me radhë që në Malësi të kemi një mot me temperatura aq të ulëta të cilat sollën akullnaja të papara ndonjëherë në këtë vend e të cilat janë prezente edhe sot e kësaj dite. Fermerët e Malësisë qe në ditët e para të vitit iu përveshën punëve për të përgatitur tokën për të mbjellat pranverore mirëpo, moti i keq i ndaloi ata të vijojnë më tutje dhe kështu aktiviteti i tyre u pezullua për shkak të pranisë së akullnajave në tokë”, u shpreh Smail Çunmulaj. Ai më tej shtoi se fermerët e rinj të

trevës së Malësisë nuk kanë pasur rastin ta përjetojnë ndonjëherë këtë situatë të jashtëzakonshme meteorologjike e cila ka sjellë pasoja dhe probleme të dukshme dhe në shumë fusha jetësore. “Vala e të ftohtit do t’i vonojë të mbjellat për plasimin e tyre në treg dhe si pasojë e kësaj edhe konkurrenca do të jetë më e lartë, gjë që do të ndikojë negativisht te të gjithë prodhuesit bujqësorë të Malësisë”, përfundoi Çunmulaj. Moti i keq ka shkaktuar pasoja dhe dëme të rënda jo vetëm tek ne por dhe në Rajon dhe në disa shtete të Evropës ku pasojat më të rënda kanë qenë humbja e disa jetëve të njerëzve të cilët nuk kanë mundur t’u mbijetojnë temperaturave të ulëta, në veçanti ata të cilët kanë qenë të pastrehë dhe endacakë. t.u. E ENJTE, 26 JANAR 2017

Javore KOHA

33


MARKETING

Mali i Zi Kuvendi i Malit të Zi Këshilli për ekonomi, financa dhe buxhet Numëri: 00-63-7/17-2 Podgoricë, 20. janar 2017 Në bazë të nenit 33 të Ligjit mbi Institucionin Shtetëror për Auditim („Fletorja zyrtare e RMZ”, nr. 28/04, 27/06, 78/06 dhe „Fletorja zyrtare e MZ”, nr. 17/07, 73/10, 40/11 i 31/14), shpall TH I R J E N E H A P U R Për emërim të një anëtari të Senatit të Institucionit Shtetëror për Auditim Kushtet e përgjithëshme që duhet të përmbushë kandidati: - - - -

të jetë shtetas i Malit të Zi; të jetë me vendbanim (rezident ) në Mal të Zi; të mos jetë në procedim penal dhe të ketë zotësi të plotë për të vepruar.

Përveç kushteve të përgjithshme, kandidati për anëtar të Senatit të Institucionit Shtetërorë për Auditim duhet të përmbushë edhe këto kushte të veçanta: 1. të ketë mbaruar arsimin e lartë juridik ose të jetë ekonomist i diplomuar; 2. të ketë:

 kryer provimin gjyqësor ose provimin për auditues shtetëror dhe të ketë më së paku 10 vjet përvojë pune në atë fushë ose në ushtrimin e detyrave me përgjegjësi juridike në shërbimet shtetërore; ose  provimin për auditues shtetëror dhe të paktën 10 vjet përvojë pune në ushtrimin e detyrave me përgjegjësi në financat publike; dhe

3. të jetë shtetas i Malit të Zi.

Anëtari i Senatit nuk mund të ushtrojë këtë detyrë nëse është në konflikt të interesit sipas neneve 35 dhe 36 të Ligjit mbi Institucionin Shtetërorë për Auditim. Funksioni i anëtarit të Senatit është i përhershëm. Thirja publike do të shpallet në të përditshmet: „Pobjeda“, „Dan“ , ND „Vijesti“ , „Dnevne novine“ , ,,Koha Javore” dhe në Web faqen e Kuvendit të Malit të Zi.

Afati i dorëzimit të dokumenteve është 15 (pesëmbëdhjetë) ditë prej ditës së shpalljes së thirjes publike.

Dokumentacioni i dorëzuar pas këtij afati dhe aplikimet e mangëta, pa të gjitha dëshmitë e kërkuara, nuk do të merren në shqyrtim. Aplikimi i kandidatit duhet të ketë: emrin dhe mbiemrin, adresën, biografinë e shkurtër të kandidatit, e-mail adresën dhe kontakt telefonin. Personi i cili kandidon për anëtar të Senatit të Institucionit Shtetërorë për Auditim, aplikimin me dokumentacionin e plotë duhet ta dërgojë në adresën: Këshilli për Ekonomi, Financa dhe Buxhet i Kuvendit të Malit të Zi, Podgoricë, Bulevar svetog Petra Cetinjskog nr. 10, me shënimin: „Për Thirjen publike për emërim të një anëtari të Senatit të Institucionit Shtetërorë për Auditim“. KRYETARI I KËSHILLIT Prof. dr Vujica Lazović, s.r.

34

Javore KOHA

E ENJTE, 26 JANAR 2017


SPORT

Në Ulqin u mbajt turneu në futboll të vogël “Ulqini 2017”

Ana e Malit mbron titullin

Vendin e dytë e ka zënë ekipi “Cilling”, kurse vendin e tretë “Kastel” nga Nikshiqi. Lojtari më i mirë i turneut u shpall Igor Qetkoviq nga ekipi “Ana e Malit”, portieri më i mirë Arben Meqikukiq, po nga “Ana e Malit”, golshënuesi më i mirë Fatmir Mollabeqiri nga “Ana e Malit” dhe ekipi fair play “Kastel” nga Nikshiqi Ulqin – Për të dytin vit me radhë, ekipi “Ana e Malit” zuri vendin e parë në turneun në futboll të vogël “Ulqini 2017”, duke mbrojtur kështu titullin e fituar vitin e kaluar. Pas një loje më të mirë, “Ana e Malit” fitoi në finale të dielën mbrëma ndaj ekipit “Cilling” me rezultatin 7-3. Vendin e tretë e fitoi ekipi “Kastel” nga Nikshiqi, i cili në ndeshjen për vendin e tretë fitoi Krajën me rezultatin 6-2. Emocione të posaçme kanë dhuruar sidomos ndeshjet gjysmëfinale, ku edhe rivaliteti ka qenë më i madh. Të

dy ndeshjet e zhvilluara të shtunën mbrëma janë ndarë në barazim dhe fituesi është përcaktuar vetëm pas gjuajtjes së penalltive. Në ndeshjen e parë gjysmëfinale, “Cilling” dhe “Kastel” janë ndarë barazim me rezultatin 2-2. Me penallti, “Cilling” ka fituar me rezultatin e përgjithshëm 4-2. Edhe gjysmëfinalja e dytë “Ana e Malit” – “Kraja” është ndarë me barazim 3-3. Është dashur të gjuhen nga katër penallti për të përcaktuar fituesin, ku “Ana e Malit” ka fituar me rezultatin e përg-

jithshëm 7-6. Lojtari më i mirë i turneut u shpall Igor Qetkoviq nga ekipi “Ana e Malit”, portieri më i mirë Arben Meqikukiq, po nga “Ana e Malit”, golshënuesi më i mirë Fatmir Mollabeqiri nga “Ana e Malit”, ekipi fair play “Kastel” nga Nikshiqi dhe lojtari fair play Mirko Damjanoviq nga ekipi “Kastel”. Në turne kanë marrë pjesë 12 ekipe. Përpos turneut për kategorinë e të rriturve, u zhvillua turneu edhe për grupmoshat më të reja. (Kohapress)

E ENJTE, 26 JANAR 2017

Javore KOHA

35


KOHA Javore e A avorH KJO

KOHA Javore KOHA Javore

Podgoricë e enjte, 22 dhjetor 2016 Viti XV Numër 745 Çmimi 0,50

Podgoricë e enjte, 15 dhjetor 2016 Viti XV Numër 744 Çmimi 0,50

Podgoricë e enjte, 19 janar 2017 Viti XVl Numër 748 Çmimi 0,50

Podgoric ë e enjte, 12 janar

2017 Viti XV Numër 747 Çmimi

0,50

Sfidat ndaj pushtetarëve Javore Letërsia shqipe amoralëKOHA ie

është letërs me fuqishAPATIA

Podgoricë e enjte, 26 janar 2017 Viti XVl Numër 747 Çmimi 0,50

SHQIPTARËT E 1001 HALLEVE

Qençe nuk jetohet ma

origjinale e kulturës Fosilizimi

Treni pa itinerar

ISSN 1800-5696

SH

të reja ide nismave me së mbështetjes e ës Rënd ia

01 HA LL EVE QIP TARË T E 10

6965-0081 NSSI

1 NSSI

6965-008

a m t e h o t e j uk n e ç n e Q

Dukuria e sllavizimit të mbiemrave

Fosilizimi e kulturës origjinale

Kadare meriton Nobelin!

Të ndërmerren Në udhëkryq masa urgjente për mbrojtjen e Kripores së Ulqinit

Mosbesimikrajanët joshës për ndaj pakicave qyteti më Shkodra,

6965-0081 NSSI

Rëndësia e mbështetjes së nismave me ide të reja

ISSN 1800-5696

ISSN 1800-5696

1 NSSI

6965-008

Në udhëkryq

Lufta e Ftohtë duhet shmangur

ISSN 1800-5696

ISSN 1800-5696

Shkodra, qyteti më joshës për krajanët krajanët joshës për qy teti më Shkodra,

Në udhëkryq

politike

jetohet ma Qençe nuk

pores së Ulqinit mbrojtjen e Krimasa urgjente për Të ndërmerren

Intervistë ekskluzive më këngëtarën e njohur Merita Halili SHQIPTARËT

ndaj pakicave Mosbesimi

E 1001 HAL LEVE

njohur Merita Halili më këngëtarën e Intervistë ekskluzive

6965-0081 NSSI

fuqishme është letërsi e ë amoralrmbiemrave Letë tërsia shqipe ëve a t sllavizimit e t h s u e daAt ndDukuria aj avSorH KJpO KJO e avorH e A fi Podg oricë e enjte

, 15 dhjet or 2016

Viti XV Numë r

itinerar Treni pa

744 Çmim i 0,50

Podgoric ë e enjte, 15 dhjetor

2016 Viti XV Numër 744

e A avorH KJO KJO avorH Shikoni arkivin e revistës në portalin www.kohajavore.org e A Podg oricë e enjte

, 19 janar 2017

Viti XVl Numë r

748 Çmim i 0,50

Podgoric ë e enjte, 12 janar

E-mail: kohajavore@t-com.me

Javore KOHA www.kohajavore.org

www.facebook.com/kohajavore Podgoricë e enjte, 26 janar 2017 Viti XVl Numër 747 Çmimi 0,50

2017 Viti XV Numër 747

Çmimi 0,50

Çmimi 0,50


Turn static files into dynamic content formats.

Create a flipbook
Issuu converts static files into: digital portfolios, online yearbooks, online catalogs, digital photo albums and more. Sign up and create your flipbook.