Koha 751

Page 1

KOHA Javore Podgoricë e enjte, 9 shkurt 2017 Viti XVl Numër 751 Çmimi 0,50

Emërimet politike në

sistemin

arsimor ISSN 1800-5696

Thyerja e heshtjes së zgjatur mbi përdhunimin gjenocidal në Kosovë

Krijuesi i madh i letërsisë shqipe


PËRMBAJTJE

10

16

Një manual mbi demokracinë dhe pluralizmin politik në Mal të Zi 14

Politikë e mbështetur nga dy partitë kryesore

“NATA NË SION” SI E JONA!...

Kur vallëzojmë me këngët e shundit

18

KOHA Javore Themelues: Kuvendi i Malit të Zi Gazetë javore për aktualitete, shkencë dhe kulturë, Numri i parë doli më 21 shkurt 2002. Botues: Këshilli

Kombëtar i Shqiptarëve Redaktor Përgjegjës: Ali Salaj Gazeta redaktohet nga kolegjiumi:

Fahrudin Gjokaj (Redaktor Teknik & Sistem Inxhinjer) Ismet Kallaba (aktualitete, sport), Toni Ujkaj (kulturë) Vijoleta Berishaj (sekretare teknike) Adresa: Bulevar revolucije 15, Podgoricë Telefon & fax: 020/240-659 E-mail: kohajavore@t-com.me, www.kohajavore.org

2

Javore KOHA

E ENJTE, 9 SHKURT 2017


PËRMBAJTJE

20

Sopranoja Ermonela Jaho shkëlqen në Australi 22

Ikona e letërsisë shqiptare

Infrastruktura si faktor i zhvillimit në zonën kufitare Mali i Zi-Shqipëri 30

Figurë poliedrike e poetit dhe 24 veprimtarit besnik të popullit KOHA Javore e A avorH KJO

KOHA Javore KOHA Javore

Podgoricë e enjte, 22 dhjetor 2016 Viti XV Numër 745 Çmimi 0,50

Podgoricë e enjte, 8 dhjetor 2016 Viti XV Numër 743 Çmimi 0,50

Podgoricë e enjte, 15 dhjetor 2016 Viti XV Numër 744 Çmimi 0,50

1 NSSI

6965-008

ëve ulqinaka re mungu ë e dëshir nhjëet trit-o Teaje Në udhëkryq

Shkodra, qyteti më joshës për krajanët krajanët joshës për qyteti më Shkodra,

sistemin

arsimor

ISSN 1800-5696

ma uk Qençe n 6965-0081 NSSI

Thyerja e heshtjes së zgjatur mbi përdhunimin gjenocidal në Kosovë

Krijuesi i madh i letërsisë shqipe

Kosovë gjenocidal në mbi përdhunimin htjes së zgjatur Thyerja e hes-

shqipe letërsisë i madh i Krijuesi

avoreHA arsimor KJO sistemin politike në A re avo H Emërimet KJO Podgoricë e enjte,

8 dhjetor 2016

Viti XV Numër

Lufta e Ftohtë duhet shmangur

vitit 2016

Kadare meriton Nobelin!

ARKIVI: www.kohajavore.org

politike në ISSN 1800-5696

1 NSSI

6965-008

ISSN 1800-5696

mjerimit Komedia e

Në udhëkryq

ISSN 1800-5696

ISSN 1800-5696

Komedia e mjerimit

1001 HALL EVE

politike

Shqiptarët në Mal të Zi gjatë

nuk jetohet ma Emërimet

SHQIPTAR ËT E

Çmimi 0,50

Podgoricë e enjte, 9 shkurt 2017 Viti XVl Numër 751 Çmimi 0,50

SHQIPTARËT E 1001 HALLEVE

e luftës viktimat që nderoi Manifestim

2016 Viti XV Numër 746

Pa ndonjë KOHA Javore N DRYS H IM zitiv poAPATIA

Teatri - një dëshirë e munguar e ulqinakëve Qençe

Manifestim që nderoi viktimat e luftës

Podgoricë e enjte, 29 dhjetor

Qëndrimi anticivilizues i një politikani

Qëndresa dhe flijimi për flamurin tonë kombëtar

743 Çmimi 0,50

Podgoricë e enjte,

15 dhjetor 2016

Viti XV Numër

744 Çmimi 0,50

E ENJTE, 9 SHKURT 2017

Javore KOHA

3


NGJARJE JAVORE

Ambasadori i Malit të Zi në Prishtinë, Ferhat Dinosha, u takua me ministrin e Ministrisë për Forcën e Sigurisë së Kosovës, Haki Demolli

Anëtarësimi i Malit të Zi në NATO, sukses i rajonit në përgjithësi Prishtinë - Ministri i Ministrisë për Forcën e Sigurisë së Kosovës, Haki Demolli, priti në takim gjatë javës së kaluar ambasadorin e Malit të Zi në Republikën e Kosovës, Ferhat Dinosha. Në deklaratën për shtyp të MFSK-së thuhet se ministri Demolli e njoftoi ambasadorin Dinosha me misionin, detyrat dhe aktivitetet e Ministrisë dhe të Forcës së Sigurisë së Kosovës (FSK), për zhvillimet në Ministrinë që drejton dhe FSK, si dhe për bashkëpunimin e suksesshëm ndërkombëtar të MFSK-së dhe FSKsë me partnerët strategjikë në rajon dhe më gjerë.

4

Javore KOHA

E ENJTE, 9 SHKURT 2017

Demolli u shpreh se marrëdhëniet e mira fqinjësore ndërmjet Kosovës dhe Malit të Zi, përkatësisht Ministrisë për FSK-në dhe Ministrisë së Mbrojtjes së Malit të Zi duhet të vazhdojnë të kultivohen edhe më tutje, si marrëdhënie ndërmjet dy shteteve dhe institucioneve që aspirojnë integrimin në Bashkimin Evropian dhe anëtarësimin në NATO. Ai foli edhe lidhur me procesin e transformimit të FSK-së në Forca të Armatosura, për synimet e Kosovës për anëtarësim në NATO, Bashkim Evropian, si dhe në iniciativat rajonale, evropiane dhe globale.

Duke ditur që Mali i Zi është pothuajse një hap përpara, ministri i FSK-së anëtarësimin e pritur të Malit të Zi në NATO e cilësoi si një sukses edhe të rajonit në përgjithësi. Nga ana e tij, ambasadori i Malit të Zi në Kosovë, Ferhat Dinosha, shprehu përkrahjen e parezervë për Kosovën në rrugën e saj evropiane, si dhe u shpreh se marrëdhëniet e mira në mes të Malit të Zi dhe Kosovës do të vazhdojnë edhe në të ardhmen, duke qenë se paqja dhe prosperiteti i shtetit të Kosovës është edhe në interes të rajonit në përgjithësi. (Kohapress)


NGJARJE JAVORE

Kombet e Bashkuara publikojnë të dhënat për numrin e banorëve që e kanë braktisur vendin e tyre

Të dhëna shqetësuese për shqiptarët Sipas të dhënave të Kombeve të Bashkuara për vitin 2015, Shqipëria radhitet e dyta pas Bosnjës e Hercegovinës për numrin e banorëve që e kanë braktisur vendin e tyre dhe janë përcaktuar të jetojnë në një vend tjetër. Pas tyre radhiten Maqedonia, Portugalia, Mali i Zi dhe Moldavia. Sipas të dhënave nga viti 2015, nga këto vende ka imigruar gati një e pesta e banorëve të lindur në to. Numri më i madh i banorëve është larguar nga Bosnja e Hercegovina, rreth 1,6 milion sish, të lindur në këtë vend dhe tani jetojnë në vende të tjera, që i bie 43.3 për qind, ose 4.5 për qind më shumë nga vendi që e ndjek në këtë

listë, Shqipëria, me 38.8 për qind. Të dhënat i referohen vendit të lindjes së të larguarve. Sipas kësaj liste, nga Maqedonia dhe Mali i Zi janë larguar 24.8 për qind, përkatësisht 22.1 për qind e banorëve të lindur në to. Nga Kroacia një e pesta e banorëve të lindur aty kanë shkuar për të jetuar në ndonjë vend tjetër, përkatësisht 20.4 për qind, ndërsa nga Serbia 10.9 për qind e banorëve, që përbën përqindjen më të ulët në rajon. Të dhënat i referohen vendit të lindjes dhe jo shtetësisë ose përkatësisë etnike. Numri më i madh i banorëve të Bos-

njës e Hercegovinës janë shpërngulur në Kroaci, më së shumti banorë të Serbisë janë vendosur në Austri, kurse më së shumti malazezë në Serbi. Pavarësisht se në këtë listë nuk ka të dhëna për Kosovën, nëse kemi parasysh faktin se shqiptarët përpos Shqipërisë jetojnë edhe në vende të tjera të rajonit që prijnë në këtë listë dhe se trevat ku jetojnë shqiptarët kanë përjetuar shkallën më të lartë të migrimit, atëherë mund të supozohet se sa i përket shqiptarëve përqindja e emigrimit të tyre në një vend tjetër është më e madhe nga të gjithë popujt tjerë të Ballkanit. (Kohapress)

E ENJTE, 9 SHKURT 2017

Javore KOHA

5


VËSHTRIM & OPINION

Thyerja e heshtjes përdhunimin gjen

Qysh në vitin 2003, femrat e mbijetuara kanë dhënë dëshmitë M

Shirley Cloyes DioGuardi Në punën e bërë me mjeshtri, Gratë në Holokaust (Women in the Holocaust), Dalia Ofer dhe Leonore J. Weitzman shprehin bindjen e tyre se kemi arritur te një “shpjegim më kompleks dhe më komplet” për jetën e hebrenjve përpara dhe gjatë Holokaustit “duke sjellë së bashku përvojat veçanërisht për gratë dhe të dhëna relevante për të gjithë hebrenjtë e mbijetuar.” Si pasojë, ato kanë vendosur që të jenë zëri i grave të mbijetuara si një pikë esenciale e fillimit të analizës së tyre mbi shfarosjen e hebrenjve të Evropës nga nazistët në Luftën e Dytë Botërore. E njëjta gjë duhet thënë lidhur me okupimin serb që ka zgjatur një dekadë, e që kulmoi në vitet 1998-1999 me luftë në Kosovë. Nuk është kushtuar vëmendja e mjaftueshme dimensioneve specifike-gjinore të luftës gjenocidale të Serbisë kundër shumicës shqiptare të Kosovës. Për këtë arsye, njohja dhe shërimi i grave të mbijetuara të Kosovës është jo i plotë, së bashku me integrimin e zërave të grave në narracionet mbi luftën dhe në procesin e paqes pas-konfliktit. Ky kapitull shkrinë mësimin tradicional me historinë gojore, duke përfshirë dëshmitë personale të grave të mbijetuara të luftës së Kosovës dhe për-

6

Javore KOHA

E ENJTE, 9 SHKURT 2017

vojat dhe analizat e tri femrave kosovare me arsim të lartë, profesioniste të moshave të ndryshme, Nora Ahmetaj, Linda Gusia, dhe Hana Marku— të gjitha të përkushtuara për një “përshkrim më kompleks dhe më të plotë” të roleve të grave përpara, gjatë dhe pas luftës dhe kërkimit të një të ardhme më të barabartë dhe më të qëndrueshme. Duke përdorë kornizën teorike të vendosur nga Ofer dhe Weitzman të bërë në studimin e tyre mbi gratë në Holokaust, unë kam eksploruar jetët e grave shqiptare kosovare përpara, gjatë dhe pas luftës dhe kam analizuar mënyrën se si përvojat dhe dijenia shoqërore dhe politike e tyre ka qenë

e formësuar nga përpjekjet serbe për të dëbuar ose shfarosur shqiptarët. Aplikimi i kësaj kornize zbulon se si format e viktimizimit gjatë gjenocidit shpeshherë janë specifike-gjinore dhe se, në rastin e luftës në Kosovë, përdhunimi ishte përdorur si një instrument i gjenocidit. Deri vonë, ishte fshehur realiteti i përdhunimit në masë gjatë luftës gjenocidale të Serbisë, dhe si rezultat nuk ka qenë i integruar në narracionin kolektiv mbi luftën dhe rrënjët e tij në racizmin kundër shqiptarëve. Duke i ekzaminuar veçanërisht përvojat e grave kosovare, arrijmë deri te një kuptim më i nuancuar të asaj se çka i ka ndodhur popullatës shqip-

Pikëpamjet e shprehura në fq: OPINIONE & VËSHTRIME nuk përfaqësojnë domosdoshmërisht politikën redaksionale të „KOHA javore„


VËSHTRIM & OPINION

s së zgjatur mbi nocidal në Kosovë

Misionit të KB në Kosovë (UNMIK), por asnjë hetim nuk ka filluar

tare shumicë në Kosovë gjatë okupimit të Serbisë dhe gjatë luftës. Përpos kësaj, vijmë deri te kuptimi se si seksizmi mbizotërues në shoqëritë serbe dhe shqiptare ka çuar deri te krijimi i një politike serbe të përdhunimit gjatë luftës dhe pas luftës, gratë të cilat kanë mbijetuar përdhunimin, janë nënçmuar dhe injoruar nga shumica e meshkujve shqiptarë të zhytur në traditën patriarkale.

Rruga deri te lufta

Në vitin 1981, studentët shqiptarë, meshkujt dhe femrat, kanë dalë në rrugë duke kërkuar për Kosovën statusin e Republikës, që në atë kohë ishte një Krahinë Autonome brenda

tetë njësive juridikisht të barabarta të Jugosllavisë. Policia serbe ka pranuar se ka vrarë së paku 300 studentë dhe arrestuar me mijëra, disa prej të cilëve janë burgosur gjatë një dekade. Prej vitit 1981 e tutje, pandërprerë ka vazhduar një shkatërrim sistematik i autonomisë së Kosovës. Deri në fund të vitit 1987, më shumë se 600,000 shqiptarë kosovarë, rreth një e treta e popullatës, ka qenë e arrestuar nga policia serbe dhe ka kaluar nëpër sistemin “ligjor”. Në vitin 1989, shqiptarët kosovarë të të gjitha moshave përsëri kanë zhvilluar demonstrata masive, këtë herë duke e kundërshtuar përgatitjen e diktatorit Sllobodan Milosheviq

Pikëpamjet e shprehura në fq: OPINIONE & VËSHTRIME nuk përfaqësojnë domosdoshmërisht politikën redaksionale të „KOHA javore„

për të pushtuar Kosovën, gjë që ka ndodhur më 29 mars të atij viti. Në verë të vitit 1990, forcat serbe kanë shpërbërë Kuvendin e Kosovës të zgjedhur në mënyrë të ligjshme, e kanë ndryshuar Kushtetutën duke e revokuar autonominë e Kosovës, larguan nga puna të gjithë mjekët dhe infermierët shqiptarë nga vendet e tyre të punës, larguan nga puna qindra mijëra shqiptarë të profesioneve tjera dhe të sektorit publik, i mbyllën të gjitha shkollat shqipe, e morën radio dhe TV stacionet, ndaluan përdorimin e flamurit shqiptar, dhe e zëvendësuan gjuhën shqipe me atë serbe. Arrestimet arbitrare dhe brutaliteti i policisë u bënë rutinë, dhe 350,000 shqiptarë kosovarë, të zhytur në varfëri dhe të rrezikuar, kanë ikur nga shteti. Prej 26 deri më 30 shtator 1991, udhëheqësit e Kosovës në mërgim kanë mbajtur një referendum, në të cilin kosovarët kanë ushtruar të drejtën e tyre për vetë-vendosje dhe me shumicë dërmuese kanë votuar për pavarësim nga Serbia. Atëherë, shpërbërja e ish Jugosllavisë ka qenë gati tërësisht në rrugë e sipër, me popullatën e Sllovenisë, Kroacisë, dhe të Bosnjës e Hercegovinës, ku të gjithë kanë deklaruar pavarësimin e tyre nga Republika Federative Socialiste e Jugosllavisë. Millosheviqi filloi luftërat në Kroaci dhe Bosnje e Hercegovinë, duke vrarë më tepër se 200,000 myslimanë të Bosnjës dhe duke zhvendosur katër milionë meshkuj, gra dhe fëmijë para se të intervenonin Shtetet e Bashkuara dhe Bashkimi Evropian. (vazhdon) E ENJTE, 9 SHKURT 2017

Javore KOHA

7


VËSHTRIM & OPINION

DUKURI

Emërimet pol në sistemin a Emërimet e drejtuesve politikë në fushën e arsimit në Mal të Zi kanë sjellë disa janë bërë emërime pa kriter dhe pa profile të larta intelektuale e kulturore profesionistë diskriminohen gjatë konkurseve Gjekë Gjonaj

Ndikimi i politikës në emërimin dhe shkarkimin e drejtorëve të shkollave në Mal të Zi, përfshirë këtu edhe shkollat me mësim në gjuhën shqipe, është shumë i madh. Politizimi në shkolla, ( lexo në të gjithë sistemin arsimor parauniversitar dhe universitar) respektivisht ndikimi i partive politike në emërimin e këshillave drejtuese dhe drejtorëve është përhapur në tërë Malin e Zi. Në krye të të gjitha institucioneve shkollore ndodhen drejtorë politikë, sikur në sistemin komunist. Pra, libreza partiake është vendimtare, më e fortë se ligji. Ndaj këtij parimi të emërimit të drejtorëve të shkollave dhe këshillave drejtuese nuk është imun asnjë parti politike. Të gjitha subjektet politike, me gjithë fuqinë e tyre vendimmarrëse që posedojnë, drejtpërdrejt janë të përziera në

8

emërimin e drejtorëve të shkollave. Në këtë garë natyrshëm dominon partia në pushtet dhe aleatët e saj. Vendosja e personave partiakë në krye të institucioneve shkollore publike , në mesin e të cilëve kemi edhe drejtorë arsimi apo drejtues shkollash të “përjetshëm”, shërben si joshje apo shpërblim nga partia për anëtarët apo votuesit e saj. Drejtorët politikë janë emërime të ministrit të Arsimit. Është e kuptueshme se ata në të shumtën e rasteve janë drejtorë partizanë dhe kujdesi i tyre është i dominuar kryesisht nga interesi politik i ministrit përkatës. Emërimet e drejtuesve politikë në fushën e arsimit në Mal të Zi kanë sjellë disa fenomene negative. Së pari shpesh janë bërë emërime pa kriter dhe pa profile të larta intelektuale e kulturore apo rezultate

Të gjitha subjektet politike, me gjithë fuqinë e tyre vendimmarrëse që posedojnë, drejtpërdrejt janë të përziera në emërimin e drejtorëve të shkollave. Në këtë garë natyrshëm dominon partia në pushtet dhe aleatët e saj

Javore KOHA

E ENJTE, 9 SHKURT 2017

të punës. Kandidatët profesionistë diskriminohen gjatë konkurseve. Pa vënë në dyshim referencat e këtyre drejtorëve partiakë, politika ekzistuese ndikon negativisht në ngritjen e transparencës së procesit të vendimmarrjes në shkolla, cilësinë e mësimit dhe selektimin e kuadrove. Veç kësaj hapë një hapësirë të madhe për pasigurinë eventuale juridike të kandidatit, mundësinë e politizimit dhe anshmërinë në procesin e zgjedhjes së drejtorit. Kjo plagë dëmprurëse e politizimit të emërimeve në fushën e arsimit kërkon korrigjim urgjent me një amendament të Ligjit për Arsim, në mënyrë që t’u jepet mundësia që në këto pozita të emërohen njerëz profesionistë dhe jo politikë. Mendoj se emërimet në këtë fushë duhet të jenë të studiuara. Të sprovuara. Të maten me disa standarde konkrete që nga niveli i diplomës, vjetërsia në punë, eksperiencat në punë, shkrimet, punimet, referencat apo botimet me karakter pedagogjik apo shkencor etj. Nuk mjafton vetëm libreza partiake dhe statusi i të qenurit me fakultet apo master pasi kjo është bërë si një

Pikëpamjet e shprehura në fq: OPINIONE & VËSHTRIME nuk përfaqësojnë domosdoshmërisht politikën redaksionale të „KOHA javore„


VËSHTRIM & OPINION

litike arsimor fenomene negative. Së pari shpesh apo rezultate të punës. Kandidatët

kartë identiteti falso, që viteve të fundit kushdo e merr, e pak kush e arsyeton. Drejtuesit në fushën e arsimit do të duhej të jenë mjeshtër, jo vetëm në punën mësimore dhe edukative, por edhe në metodën e komunikimit me mësuesit dhe aq më tepër me nxënësit. Vërtetë në Mal të Zi nuk kemi shkollë të veçantë për përgatitjen e drejtuesve, por kemi mësimdhënës të aftë, të ndershëm, të përkushtu-

Kjo plagë dëmprurëse e politizimit të emërimeve në fushën e arsimit kërkon korrigjim urgjent me një amendament të Ligjit për Arsim, në mënyrë që t’u jepet mundësia që në këto pozita të emërohen njerëz profesionistë dhe jo politikë

ar dhe punëtorë, që qëndrojnë larg politikës dhe e njohin artin e drejtimit. Le t’i afrojmë ata, t’i vlerëso-

Pikëpamjet e shprehura në fq: OPINIONE & VËSHTRIME nuk përfaqësojnë domosdoshmërisht politikën redaksionale të „KOHA javore„

jmë dhe do të shohim si mund të ndryshojë shkolla dhe sistemi arsimor në të ardhmen.

E ENJTE, 9 SHKURT 2017

Javore KOHA

9


VËSHTRIM & OPINION

POLITIKA E JASHTME AMERIKANE DHE SHQIPTARËT

Politikë e mbështetur n

Zgjedhjet e fundit për president në Shtetet e Bashkuara shkaktuan debate të ashpra jo vetëm midis kan por edhe në radhët e mbështetësve të tyre – debate që shpesh ishin dhe vazhdojnë të jenë përçarëse

Frank Shkreli Nju Jork Pjesë e këtij debati, ishte një konferencë dyditëshe që u mbajt muajin e kaluar në Institutin e Shteteve të Bashkuara për Paqe në Uashington, tubim ky që kaloi gati pa bujë dhe pothuaj me aspak mbulim nga media, por ishte një takim i rëndësishëm dhe domethënës për politikën e jashtme të Shteteve të Bashkuara, në të kaluarën por edhe për angazhimin e administratës së re në punët botërore dhe për rolin që Uashingtoni duhet të luaj në këtë fushë. Ishte kjo një konferencë ku morën pjesë, Këshilltarja për Sigurinë Kombëtare e ish-Presidentit Obama, Susan Rice dhe Këshilltari i ri i Sigurisë Kombëtare në administratën e Presidentit Trump, ish-gjenerali Michael Flynn. Në konferencë ishin gjithashtu të pranishëm edhe ish-Sekretari Amerikan i Shtetit John Kerry, Senatori republikan, Lindsey Graham dhe qindra ish-zyrtarë të lartë dhe zyrtarë të administratës së re, diplomatë dhe ekspertë të pavarur të çështjeve ndërkombëtare të cilët përfaqësonin pikëpamje të ndryshme mbi zhvillimin e marrëdhënieve të Amerikës dhe mbi rolin e saj në botën e jashtme. Ndryshe nga debatet mbi zhvillimet e politikave të brendshëm, shpesh të acaruara politike dhe ekonomike, midis Shtëpisë së Bardhë dhe udhëheqësve të Partisë Demokrate, ky takim ku u diskutua pothuaj ekskluzivisht politika e jashtme e Shteteve të Bashkuara -- sipas Institutit për Paqe i cili sponsorizoi takimin -- ishte një tubim që vërtetoi se

10

Javore KOHA

E ENJTE, 9 SHKURT 2017

me anë të dialogut të mirëfilltë dhe ndërtues, mund të përcaktohen bazat e një politike të jashtme efektive, që mund të mbështetet nga dy partitë kryesore amerikane – një politikë që në të vërtetë është jetike për sigurinë kombëtare të Shteteve të Bashkuara. Në një njoftim mbi zhvillimet e konferencës dyditore thuhet se pjesëmarrsit në atë tubim, arritën përgjithësisht në marrëveshje mbi perimetrat e sfidave të sigurisë dhe të politikës së jashtme, me të cilat përballen sot Shtetet e Bashkuara. Për një menaxhim më efektiv të këtyre sfidave, pjesëmarrësit në konferencë u dakorduan se roli udhëheqës i Shteteve të Bashkuara është i pazëvendësueshëm dhe se si i tillë ka nevojë për aleatë, anembanë botës. Këshilltari për Sigurinë Kombëtare i Presidentit Trump, ish-gjenerali Michael Flynn, u tha të pranishmëve se administrata e re amerikane beson se Shtetet e Bashkuara, “duhet të marrin përsipër një rol më të madh -pa marrë parsysh nëse kjo na pëlqen ose jo – pasi bota e kërkon një gjë të tillë. Ai shtoi duke thënë se administrata e re do të “Rishqyrtojë të gjitha marrëdhëniet e Shteteve të Bashkuara me vendet anë e mbanë botës.” Në debatet e tyre, përfaqësuesit demokratë dhe republikanë ishin i të njëjtit mendim se më së pari Shtetet e Bashkuara duhet të forcojnë bazën e brendshme nga e cila varet roli i jashtëm i këtij vendi, e që sipas ish-këshilltarit të Sigurisë Kombëtare Stephen Hadley, që ka shërbyer në administratën e ish-Presidentit George W Bush, “kërkon forcimin e ekonomisë së vendit, një politikë më bashkëpunuese midis palëve dhe një ushtri më të fortë.” Ish-Sekretarja Amerikane e Shtetit, Madeleine Albright, e cila ka shërbyer në administratën e ish-Presidentit Bill Clinton, si edhe pjesëmarrës të tjerë civilë dhe ushtarakë, nënvijuan se Amerika në rolin e saj botëror ka

nevojë gjithashtu edhe për përdorimin e mjeteve të forta të diplomacisë, të zhvillimit dhe të pajtimit ndërkombëtar. Pjesëmarrësit në atë konferencë u pajtuan se Amerikës i duhet një përgjigje e mbështetur nga dy partitë kryesore të këtij vendi ndaj sulmeve që po kërcënojnë rregullat dhe rendin e tanishëm ndërkombëtar. Udhëheqësit e të dy partive politike amerikane në atë tubim, shprehën gjithashtu edhe shqetësimin e tyre në lidhje me agresionin e Rusisë në Ukrainë, mbi manovrimet ushtarake në rritje nga ana e Kinës si edhe ndaj dobësimit të kohezionit në radhët e vendeve të Bashkimit Evropian, duke i cilësuar këto dukuri si shenjë e dobësimit të rendit ndërkombëtar, një sistem ky që pak a shumë, ka ruajtur paqen botërore gjatë 70-viteve të fundit. Natyrisht se në një debat të tillë mbi rolin e Shteteve të Bashkuara në botë, ku morën pjesë ish-udhëheqës dhe zyrtarë të lartë me qëndrime të ndryshme, nga administratat demokrate dhe republikane, nuk do të ketë gjithmonë një harmoni të plotë të pikëpamjeve. Por të gjithë pjesëmarrësit --pa marrë parasysh pikëpamjet e tyre politike dhe partiake – treguan ashtu siç është

Pikëpamjet e shprehura në fq: OPINIONE & VËSHTRIME nuk përfaqësojnë domosdoshmërisht politikën redaksionale të „KOHA javore„


VËSHTRIM & OPINION

nga dy partitë kryesore

ndidatëve të dy partive kryesore të këtij vendi, republikanit Donald Trump dhe demokrates Hillary Clinton, e -- mbi politikat e brendshme dhe të jashtme që duhet të ndjekin Shtetet e Bashkuara

shpesh traditë në Amerikë, një angazhim që në fillim të administratës së re të punojnë drejt një politike të përbashkët mbi rolin e Shteteve të Bashkuara në botë -- gjithmonë në interesin kombëtar të këtij vendi -- duke treguar se megjithë ndasitë dhe përçarjet politike të brendshme shpesh të ashpra – politika e jashtme e këtij vendi dhe roli që duhet të luajnë Shtetet e Bashkuara në botë, gëzojnë gjithnjë mbështetjen e ekspertëve dhe zyrtarëve të lartë të dy partive kryesore të Amerikës, por edhe diplomatëve dhe ekspertëve të pavarur të çështjeve ndërkombëtare. Krahaso këtë mbështetje të politikës së jashtme amerikane dhe rolin e Shteteve të Bashkuara në botë nga dy partitë kryesore dhe nga ekspertë e diplomatë të ndryshëm amerikanë, me politikën e jashtme të Shqipërisë ndaj Shteteve të Bashkuara, sidomos kohët e fundit. Duke u mbështetur në disa burime të medias shqiptare, kjo politikë po zhvillohet në dy platforma të ndryshme të ndjekura nga dy partitë kryesore, nga ajo Socialiste dhe ajo Demokrate. Dy kampe pra të ndara në politikën e tyre ndaj shtetit strategjik numër një për kombin shqiptar, njëra pro “sorosiane” e tjera pro “Trump”.

Edhe në qoftë se në thelb kjo politikë e Tiranës ndaj Shteteve të Bashkuara nuk është e vërtetë, kam drojë se nga të përfolurat deri tani mbi këtë çështje dhe nga debatet e analistëve kryesisht të njëanshëm në televizionet shqiptare, dëmi është bërë tanimë. Shtetet e Bashkuara, me vendimin e tyre, kurrë nuk do të jenë armike të Shqipërisë dhe të shqiptarëve, siç është provuar historikisht, vetëm shqiptarët mund të bëjnë një gjë të tillë, ashtu siç bëri dikur Enver Hoxha. Prandaj, qëndrimet e fundit të politikës dhe disa mediave shqiptare ndaj Amerikës dhe zhvillimeve në këtë vend, duket se kanë krijuar një atmosferë jo të këndshme në marrëdhëniet midis dy vendeve, që përndryshe deri më sot janë përshkruar si të shkëlqyeshme midis Uashingtonit dhe Tiranës. Prandaj, lindë pyetja kush është motori që inkurajon një pasiguri të tillë në zhvillimin e këtyre marrëdhënieve dhe pse? Nuk kini nevojë të përlaheni e të përçaheni për marrëdhëniet shqiptaro-amerikane se kini mjaftë fushë të tjera ku mund ta bëni këtë. Në qoftë se dikush dëshiron, që në vend të miqësisë midis dy vendeve, falë politikës shqiptare ndaj Shteteve të Bashkuara, Uashingtoni të detyrohet të marrë qëndrim indiferent politik dhe diplomatik ndaj Shqipërisë dhe shqiptarëve, politika e tanishme ose më mirë të themi heshtja zyrtare ndaj dukurive të tilla, do të shkaktonte dëme të mëdha në interesat kombëtare të shqiptareve në Ballkanin Perëndimor, duke kënaqur kështu jo vetëm armiqtë e marrëdhënieve shqiptaro-amerikane, por edhe armiqtë e interesave kombëtare të shqiptarëve. Marrëdhëniet e Shqipërisë me Shtetet e Bashkuara janë tepër të rëndësishme që të bëhen objekt mosmarrëveshjesh, ndaj nuk guxohet të luhet me to ose të manipulohen në këtë mënyrë, qoftë nga individë ose parti politike për qëllime të ngushta, personale ose poli-

Pikëpamjet e shprehura në fq: OPINIONE & VËSHTRIME nuk përfaqësojnë domosdoshmërisht politikën redaksionale të „KOHA javore„

tike. Pretendimet tuaja, të nderuar politikanë, se mund të keni mbështetjen e njërit ose tjetrit udhëheqës ose parti politike e zyrtarë amerikanë janë fals dhe mos gënjeni votuesit shqiptarë. Politika zyrtare amerikane nuk ka përkrahur kurrë ekskluzivisht ndonjë politikan ose parti politike të vetme shqiptare. Uashingtoni zyrtar nuk do të bëjë një gjë të tillë as tani, kështu që “sorosianë” dhe “trumpist” shqiptarë dhe mbështetësit tuaj, më mirë kujdesuni bashkë pa dallim partie, për interesat afatgjata politike, ekonomike dhe të sigurisë të shqiptarëve që mund të vinë nga marrëdhëniet e ngushta dhe miqësore shqiptaro-amerikane. Shtetet e Bashkuara janë mirënjohëse ndaj ndjenjave historikisht, pro-amerikane të kombit shqiptar. Shqipëria, nga ana e saj, ka përkrahur pa mëdyshje politikën amerikane në luftën kundër terrorizmit dhe merr pjesë në operacione ushtarake në kuadër të NATO-s. Mos e prishni pra këtë miqësi historike. Siç thashë më lartë, mjafton një qëndrim indiferent i Uashingtonit ndaj Shqipërisë për të dëmtuar këtë miqësi dhe njëkohsisht për të kënaqur dhe për të inkurajuar armiqtë. Jo vetëm Uashingtoni zyrtar por edhe Kombi shqiptar pret prej jush – si politikanë individë dhe si parti -- që para Shteteve të Bashkuara dhe zyrtarëve të saj të flisni me një zë dhe të paraqiteni të bashkuar në mbrojtje të interesave kombëtare të shqiptarëve, përfshirë zhvillimin dhe mbarëvajtjen e marrëdhënieve të ngushta dhe miqësore që ekzistojnë tani midis Shteteve të Bashkuara dhe kombit shqiptar. Prandaj, ashtu siç është mbështetëse dhe bipartizane politika amerikane, pa dallime politike, ndaj Shqipërisë dhe Shqiptarëve, e tillë duhet të jetë edhe politika e Shqipërisë dhe e klasës politike të saj ndaj Shteteve të Bashkuara dhe marrëdhënieve zyrtare midis dy vendeve. E ENJTE, 9 SHKURT 2017

Javore KOHA

11


KULTURË

Duke e çmuar aq lart krijimtarinë letrare dhe publicistike të Dritëro Agollit, studiuesit e letërsisë në të vërtetë çmojnë lart njëkohësisht dhuntinë aq të gjithanshme krijuese të popullit shqiptar; dhe duke e lexuar aq shumë e duke e dashur aq shumë krijimtarinë e gjithanshme letrare e publicistike të Dritëro Agollit lexuesit shqiptarë njëkohësisht e duan krijimtarinë e popullit të vet IN MEMORIAM: Dritëro Agolli

Krijuesi i madh i letë Rexhep Qosja

Me pikëllim të madh e mësova lajmin për ndarjen nga jeta të krijuesit të madh të letërsisë shqipe, Dritëro Agolli. U nda nga jeta sot për të mbetur përgjithmonë krijues i madh në jetën shpirtërore historike të kombit të vet. Dritëro Agolli tashmë është klasik i letërsisë shqipe. Vendi i tij në këtë letërsi është i përcaktuar dhe i qëndruar përgjithmonë.

12

Javore KOHA

E ENJTE, 9 SHKURT 2017

Dritëro Agolli është shumë i çmuar prej historianëve të letërsisë dhe, njëkohësisht, shumë i lexuar dhe shumë i dashur prej lexuesve. Fat të këtillë nuk kanë shumë shkrimtarë. Një numër i shkrimtarëve janë shumë të çmuar prej studiuesve të letërsisë, por nuk janë shumë të lexuar e të dashur prej lexuesve. Të këtillë janë shkrimtarët e mëdhenj botërorë Marsel Prusti, Xhems Xhojsi, Virxhinia Ulfi, Uiliem Fokneri. E të tjerë. Një numër i shkrimtarëve janë shumë të lexuar e të dashur prej lexuesve, por nuk janë aq të çmuar prej studiuesve të letërsisë. Të këtillë janë shkrimtarët e letërsisë zbavitëse, të letërsisë kriminalistike, të letërsisë politike, të bestselerëve të ndryshëm, ndër të cilët hyjnë Agata Kristi, Zhorxh Simenoni, Den Brauni i famshëm. E të tjerë. Pse është Dritëro Agolli kështu

i çmuar prej studiuesve të letërsisë shqipe dhe kështu i lexuar e i dashur prej lexuesve shqiptarë? Janë më shumë arsye për këtë. E para, Dritëro Agolli është shkrimtar aq i çmuar prej studiuesve të letërsisë dhe aq shumë i lexuar e i dashur prej lexuesve sepse është shkrimtar me dhunti të gjithanshme. Ai është poet, tregimtar, romancier, dramaturg, skenarist, publicist, eseist dhe gojëtar i dalluar. E dyta, Dritëro Agolli është shkrimtar aq i çmuar prej studiuesve të letërsisë dhe aq shumë i lexuar e i dashur prej lexuesve sepse ai është shkrimtar që në veprat e tij ka paraqitur anë të ndryshme të jetës shqiptare, që ka kënduar e trajtuar gëzimet dhe vuajtjet, të mirat dhe të këqijat, fitoret dhe disfatat, lirinë dhe dhunën në jetën kombëtare. Krijimtaria e tij letrare është një si jetëshkrim shpirtëror i


KULTURË

ërsisë shqipe popullit shqiptar. E treta, Dritëro Agolli është shkrimtar që në të zakonshmen jetësore e sheh dhe e trajton të pazakonshmen, që në të përditshmen e sheh dhe e trajton edhe të përhershmen, që në të voglën e sheh dhe e trajton edhe të madhen, që në të mirën e sheh dhe e trajton edhe të keqen. Jo shumë shkrimtarë e kanë një dhunti të këtillë. E katërta, Dritëro Agolli është shkrimtar shumë i çmuar prej studiuesve të letërsisë dhe shumë i lexuar e i dashur prej lexuesve edhe për arsye se me krijimtarinë e tij ka çuar, ka përhapur shumë gëzim në popull me humorin e tij. Humori është një kategori shumë e rëndësishme estetike, të cilën krijuesit me dhunti të veçantë e bëjnë shumë ndikuese, shumë të kuptimshme dhe shumë të dëshirueshme. Nuk kanë shkruar për të rastësisht gjenitë e mendimit

filozofik dhe estetik sikundër janë Aristoteli, Tomas Hobsi dhe Imanuel Kanti. Ai, humori, është mjeti që njerëzve u bën të mundshme të notojnë më lehtë nëpër detin e shqetësuar të jetës. Por ai, humori, mund të ketë rol edhe më të madh në krijimtarinë letrare, ashtu siç e ka edhe në krijimtarinë e Dritëro Agollit.Ai mund të jetë një si ilaç për frikën e natyrshme që njeriut ia shkakton vdekja, për vuajtjet që njeriut mund t’ia shkaktojë pleqëria, për shqetësimet që njeriut i shkaktojnë të papriturat në jetë. E pesta, Dritëro Agolli është shkrimtar shumë i çmuar prej studiuesve të letërsisë dhe shumë i lexuar e i dashur prej lexuesve edhe si një gojëtar i madh në jetën letrare, kulturore, politike, në përgjithësi shoqërore. Ai edhe në gojëtari, si edhe në krijimtarinë letrare artistike, është mjeshtër i vërtetë, është

artist i vërtetë. Të gjithë ata që kanë pasur rastin të jenë dëshmitarë të shpërthimeve të gojëtarisë së tij, siç kam pasur unë, dy tri herë, kanë mundur të binden se me ç’mjeshtëri sipërore artistike merendohen e bukura dhe e urta në atë gojëtari. E gjashta, Dritëro Agolli është shkrimtar shumë i çmuar prej studiuesve të letërsisë shqipe dhe shumë i lexuar e shumë i dashur prej lexuesve shqiptarë edhe pse është i vendosur si asnjë krijues tjetër, pse është i vendosur shumë natyrshëm dhe shumë krijueshëm, në traditën letrare dhe, në përgjithësi, kulturore shqiptare. Në krijimtarinë e tij letrare e publicistike jetojnë të shprehura artistikisht ndjeshmëria dhe mençuria popullore. Në krijimtarinë e tij letrare, në poezi e në prozë, ne lexuesit e veprave të tij, gjithashtu, dëgjojmë zërin e Naim Frashërit, të Andon Zako Çajupit, të Ndre Mjedjes, të Fan Nolit, të Migjenit, të Lasgush Poradecit. Ai është kështu vazhdues, gjallërues, pasurues i gjuhës së fshehur, plot mençuri e plot bukuri, të popullit dhe të krijuesve më përfaqësues të tij. Duke e çmuar aq lart krijimtarinë letrare dhe publicistike të Dritëro Agollit, studiuesit e letërsisë në të vërtetë çmojnë lart njëkohësisht dhuntinë aq të gjithanshme krijuese të popullit shqiptar; dhe duke e lexuar aq shumë e duke e dashur aq shumë krijimtarinë e gjithanshme letrare e publicistike të Dritëro Agollit lexuesit shqiptarë njëkohësisht e duan krijimtarinë e popullit të vet. Për jetëshkruesit e tij Dritëro Agolli do të mbetet i çmuar, shumë i çmuar edhe për një arsye: do të mbetet i çmuar përgjithmonë për qëndrimin e tij vertikal, të dinjitetshëm pas rënies së komunizmit. Ai nuk do të provojë asnjëherë, me asnjë fjalë të arsyetohet për farë veprimesh a për farë shkrimesh që në kohën e shkuar mund të ketë bërë, siç ju ka ndodhur, më në fund, të bëjnë jo pak të tjerëve. Pusho i qetë në shtëpinë e amshimit Dritëro i dashur, sepse do jesh pamatshëm i çmuar e pamatshëm i dashur prej lexuesve që e duan fjalën e bukur e fjalën e mençur siç është fjala jote. E ENJTE, 9 SHKURT 2017

Javore KOHA

13


KULTURË

U përurua libri i Qani Osmanit “Demokracia dhe partitë politike shqiptare në Mal të Zi”

Një manual mbi d pluralizmin politik

“Në mënyrë të veçantë, ai merret me analizën e veprimit politik të partive politike shqiptare, duke argu drueshme. Autori me të drejtë pohon se partitë politike shqiptare në Mal të Zi nuk kanë arritur të krijojn tij politike”, ka thënë recensenti i librit, Ali Salaj.

Ulqin – Në Galerinë e Qendrës së Kulturës në Ulqin, para një numri të konsiderueshëm të adhuruesve të librit, miqve dhe kolegëve të autorit, njerëzve të kulturës, politikanëve etj., të shtunën mbrëma është bërë përurimi i librit “Demokracia dhe partitë politike shqiptare në Mal të Zi” të autorit Qani Osmani. Vlerësime për librin kanë dhënë redaktori dr. Nail Draga, recensenti Ali Salaj dhe moderatori Gazmend Çitaku. Studiuesi Nail Draga ka thënë se autori ka arritur të zbërthejë në mënyrë shkencore dukurinë e partive politike që nga paraqitja dhe zhvillimi i tyre deri tek klasifikimi, struktura organizative, llojet dhe funksionimi i brendshëm i tyre. Sipas tij, çështje të veçantë të trajtimit në këtë studim autori i ka kushtuar demokracisë brendapartiake, duke

14

e analizuar atë te subjektet politike shqiptare në Mal të Zi. “Në mënyrë të veçantë trajtohen partitë politike shqiptare në Mal të Zi, nga paraqitja e tyre në skenën politike dhe pjesëmarrja në zgjedhjet lokale e parlamentare, nga viti 1990 deri në vitin 2012”, ka thënë Draga. Ai ka theksuar se “duke qenë botimi i parë në gjuhën shqipe me një tematikë të tillë tek ne, ky studim përveç sociologëve dhe politikologëve, do të jetë i mirëseardhur edhe për të gjithë ata të cilëve u interesojnë proceset shoqërore të qeverisjeve në shtetet moniste, por edhe në ato të demokracive parlamentare”. Draga ka thënë se libri është i mirëseardhur edhe për partitë politike “sepse ofron të dhëna që janë të nevojshme për subjektet e tilla për të sfiduar fushatat, zgjedhjet, por edhe

“Duke qenë botimi i parë në gjuhën shqipe me një tematikë të tillë tek ne, ky studim përveç sociologëve dhe politikologëve, do të jetë i mirëseardhur edhe për të gjithë ata të cilëve u interesojnë proceset shoqërore të qeverisjeve në shtetet moniste, por edhe në ato të demokracive parlamentare”, ka thënë dr. Nail Draga

Javore KOHA

E ENJTE, 9 SHKURT 2017

ekzistencën e tyre, qoftë si opozitë apo pozitë në pushtet”. Publicisti Ali Salaj ka thënë se autori ka bërë përpjekje që t’i identifikojë problemet e pluralizmit politik në shtetin e Malit të Zi dhe të nxjerrë konstatime të qëndrueshme për problemet e realizimit të shumëpartizmit në këtë vend. “Në mënyrë të veçantë ai merret me analizën e veprimit politik të partive politike shqiptare, duke argumentuar konstatimin se zhvillimi i tyre ende gjendet në fazën embrionale dhe nuk ka një ecuri të qëndrueshme. Autori me të drejtë pohon se partitë politike shqiptare në Mal të Zi nuk kanë


KULTURË

demokracinë dhe k në Mal të Zi

umentuar konstatimin se zhvillimi i tyre ende gjendet në fazën embrionale dhe nuk ka një ecuri të qënnë një demokraci të brendshme, por më tepër bazohen në personalitetin e liderit të partisë dhe egon e

arritur të krijojnë një demokraci të brendshme, por më tepër bazohen në personalitetin e liderit të partisë dhe egon e tij politike”, është shprehur ai. Salaj ka thënë se, marrë në përgjithësi, libri “Demokracia dhe partitë politike shqiptare në Mal të Zi” paraqet një kontribut të dalluar të autorit në studimin e fenomenologjisë së partive politike dhe rolet e tyre në demokraci. “Ndonëse ky libër është i pari i kësaj natyre për autorin, ai ka arritur të dëshmohet si një studiues i zellshëm, me një aftësi burimore të qasjes, me një metodologji tipike shkencore, gjuhë të pastër dhe të kuptueshme. Andaj ky libër është i mirëseardhur si

për opinionin e gjerë, ashtu edhe për strukturat politiko-partiake shqiptare në Mal të Zi e më gjerë”, ka theksuar recensenti i librit. Autori Qani Osmani ka treguar arsyet që e kanë shtyrë për të shkruar librin. “Arsyet kanë qenë të shumta që më kanë ngacmuar dhe më kanë bërë që të merrem me këtë problematikë. Por unë sonte do të veçoja atë që është më kryesore dhe ajo ka të bëjë me mungesën e studimeve në literaturën socio-politike në gjuhën shqipe, sa i përket demokracisë dhe veprimit të partive politike në përgjithësi e veçmas ato shqiptare në Mal të Zi”, ka thënë ai. Osmani ka thënë se demokracia përfaqësuese është pothuajse e pamundur pa partitë politike dhe zgjedhjet e lira, dhe se në këtë drejtim krijohet përshtypja se partitë politike dhe demokracia zhvillohen bashkërisht dhe se e ndihmojnë njëra-tjetrën, gjë që në parim është më se e vërtetë. Megjithatë, sipas tij, “praktika e zhvillimit të shteteve partiake dëshmon se në raste të veçanta partitë politike mund të bëhen edhe pengesë serioze për zhvillimin e demokracisë dhe të shoqërisë përkatëse”. Osmani ka pohuar se shpreson që libri i tij të jetë një kontribut modest në zhvillimin e mendimit teorik dhe shkencor sa i përket partive politike dhe demokracisë, duke mos preten-

duar se në këtë punim i ka rrumbullakësuar të gjitha dilemat dhe aspektet që kanë të bëjnë me demokracinë dhe partitë politike në Mal të Zi. Në paraqitjen e librit, moderatori i përurimit, Gazmend Çitaku, ka thënë se “Demokracia dhe partitë politike shqiptare në Mal të Zi” është një manual për ata që dëshirojnë të merren me politikë dhe se me botimin e këtij libri thyhet heshtja 27-vjeçare e pluralizmit. Ai ka lexuar disa pjesë të zgjedhura nga libri, si dhe ka cituar thënie të politikanëve të njohur botërorë apo personaliteteve të shquara botërore dhe shqiptare. Qani Osmani ka lindur në Gostivar në vitin 1960. Shkollimin fillor dhe të mesëm i ka kryer në vendlindje, kurse në Universitetin e Prishtinës ka mbaruar studimet në degën Filozofi - Sociologji, si një ndër studentët më të dalluar të gjeneratës, në vitin 1983. Një kohë të shkurtër punoi si mësimdhënës në gjimnaz në vendlindje, ndërsa për shkaqe objektive në vitin 1986 u zhvendos në Ulqin. “Demokracia dhe partitë politike shqiptare në Mal të Zi” është libri i tij i parë. Përurimi i librit është organizuar nga Qendra e Kulturës – Ulqin, kurse botimin e tij e ka mbështetur Fondi për Mbrojtjen dhe Realizimin e të Drejtave të Pakicave. i. k E ENJTE, 9 SHKURT 2017

Javore KOHA

15


KULTURË

Qasje

“NATA NË SION

Skicë për një studim më të gjerë pë

“Nata në Sion” si e JONA, është një rikonstruksion artistik tjetër ky i realiteteve historike të fokusuara e humbjen e identitetit apo në turqizim

Kujtim Dashi

Për autorin, ANTON GJURAVÇAJ me profilin dhe integritetin letraro-artistik origjinal krijues të dallueshëm tashmë s’ka nevojë fort “të trokasësh” shumë në “dyert e botës” (të romanistikës sonë, kryesisht) apo gjetkë për t’ia gjetur sivëllanë e tij. Ai, tashmë është vetvetja dhe, siç thamë, ka profilin e qartë krijues të tij. Lexuesi i vëmendshëm është i njohur me librin e tij poetik “BALADË VERTIKALE” (1994) si dhe librin me tregime “MEMENTO” (1995). Mbi të gjitha, pajtohem me mendimin e studiuesve e të kritikës letrare të kohëpaskohshme, që përveç vëmendjes së veçantë që i ka kushtuar këtij autori interesant, e ka çmuar gjithashtu dhe për tiparet thelbësore karakteristike të prozës së tij moderne: metaforizimin, ironinë e sarkazmën tragjike; praninë e fuqishme të alegorisë, informacionin e bollshëm e të gjithanshëm si dhe gjurmët e relacioneve intertekstuale të ndryshme, me ngjallje asociacionesh, me një galeri të pasur e individualizim perfekt e dallues të personazheve e të situatave romanore, saqë mjaft syresh të mbeten në mendje për një kohë të gjatë; me gjykime e qëndrime të shumta dhe të thella apo dhe si ndërthurje mjeshtërore disazhanrore, me cilësitë e romanit modern psikologjik dhe eseistik bashkëkohor brenda tij, që duke e trajtuar të kalu-

16

Javore KOHA

E ENJTE, 9 SHKURT 2017

arën, reflekton, do të thosha, alarmueshëm apo u bie kambanave mbi të sotmen në ciklin e vet ripërsëritës me petka të reja të “Natës në Sion” si e jona…, të shprehura veçanërisht në romanin pararendës në të gjithë pikëpamjet si i tillë që cekëm deri më tani, me titull “VDEKJA E VALËVE” (Botim i “Toenës”, Tiranë, 2008) dhe, gjithashtu, në romanin e ri “NATA NË SION”. Romani më i ri, që tashmë është në duart e lexuesit, të cilin e kam cilësuar “Nata në Sion” si e JONA, është një rikonstruksion artistik tjetër ky i realiteteve historike të fokusuara përgjatë natës së gjatë aziatike mbi kombin tonë dhe pasojat fatale të saj si tjetërsimi deri në bjerrjen e humbjen e identitetit apo në turqizim, që kushtëzohet nga pushtimi i gjatë vrastar, represiv e rrënues në çdo pikëpamje, - këto tipare, si fryma stilore përveçësuese, teknikat e shkrimit të përdorura jo vetëm janë konsoliduara si të tilla, porse janë me theks realiste dhe surrealiste; gërshetim i tyre, pasurohet edhe me elemente të botës së përrallës, të legjendave, gojëdhënave, aq sa të krijohet përshtypja e padyshimtë që themelet e kësaj vepre i kanë sa në njohjen e thellë që ka autori për temën, në fantazinë e talentin e tij prej shkrimtari dhe se duket ashiqari se ai ka studiuar e përvetësuar, mbase deri në kufijtë e shterimit, gjithçka ka mundur të kërkojë e të gjejë, nga literatura historike, kulturore e artistike të periudhës së gjatë, tonën apo dhe të huajën a letërsinë gojore e të traditave shqiptare, po dhe ato turke për të njohur deri në detaje psikologjinë dhe metodat bizantiniste të pushti-

mit e të nënshtrimit të popullit tonë në dinamikën e dinakërinë e tyre, që sulmonin valë pas vale atdheun me synime të qarta për të lëshuar rrënjë të pashqitme më në këto vise, drejt sofistikimit në Natën e gjatë aziatike, të cilët siç dihet erdhën nga humbëtirat e largëta me një “shkop në dorë” dhe nënshtruan popullin tonë, ndër më të vjetrit në Europë.” Romani përveçse një sukses i ri i autoritGJURAVÇAJ, do ta quaja edhe si një libër referencial e mjaft aktual, si një çelës për të kuptuar se ç’ka ndodhur e ç’po ngjet ende në arealin fanatik shqiptar edhe pas 550 vjetësh. Nganjëherë romani në shumëplanshmërinë e tij mund të konsiderohet edhe si skenar-kod syçeltësie, qëndrueshmërie e rezistence të çdo shqiptari, të asaj që po ndodh djallëzisht, për fat të keq, aktualisht në arealin shqiptar, ku Nata vazhdon të rivije a të rikthehet si e tillë e të shtrijë pushtetin e saj, nën perçe të tjera iluzive bamirësie e “dashurie vëllazërore” (??!), siç shprehet shkrimtari ynë i madh, I.Kadare, në novelën e tij “Sjellësi i fatkeqësisë”. Si në veprat e mëparshme, por në “Nata në Sion” autori sërish si të thuash luan mjeshtërisht me brumin që i ka dhënë historia, të cilin dëshmon se e njeh dhe e ka studiuar shumë mirë, duke e vënë atë në funksion të realizimit artistik, të kompozimit të një strukture romanore solide e mjaft komplekse zhanrore, stilore dhe narrative. Në këtë hulli duhet vlerësuar edhe praninë e fuqishme të alegorisë në roman. Një shembull model i rrëfimit alegorik të Gjuravçajt është ky: mbi luftën e dritës me terrin, mbi qëndresën përballë dhunës dhe


KULTURË

N” SI E JONA!...

ër romanin e ri të Anton Gjuravaçajt

përgjatë natës së gjatë aziatike mbi kombin tonë dhe pasojat fatale të saj si tjetërsimi deri në bjerrjen

strategjive dinake për transformimin e identitetit me objektiva afatgjate (një personazh në roman, Osman Pasha, thotë se “më vështirë është që dikujt t’ia ndryshosh shpirtin sesa t’ia marrësh” sepse ai “në vend që të të luftojë ty ai e lufton vetveten”). Nëse do të vinim më në spikamë një veçori tjetër dalluese të këtij romani, ajo do të ishte gjuha sentencioze e metaforike “Ky vend i shenjave”, siç e quante Naimi në shkrimin e tij, një personazh i romanit, ushtarak turk edhe si njëfarë kronikani i kasabasë që krijojnë cangaca turqit, duke gllabëruar trevat tona,-, “mund të mposhtej vetëm nëse fillohej me goditjen në themelet e tij, e themelet e tij ishin shenjat.” Kufijtë midis ëndrrës dhe realitetit, historisë dhe fiksionit, nganjëherë me shekuj të ndara mes tyre, shkrihen, gjithnjë duke ruajtur bindshmërinë e novitetin e rrëfimit nga kapitulli në kapitull, për të mos përsëritur veten, dinamikën narrative e duke mbajtur të ndezur kureshtjen e lexuesit brenda logjikës e rrjedhave të ngjarjes, që shpeshherë atij i mpaket fryma dhe i duken të pabesueshme ato për të cilat shkruan autori, si në legjenda. Shtrirja e gjerë midis periudhave të ndryshme kohore, kalimet nga një realitet apo gjendje individuale të personazheve protagoniste apo jo në episode a ngjarje të caktuara a në rrjedhën e rrëfimit, që herë-herë është enkas i zvarritshim si një akrep gjigand (në kampin turk) e herë-herë dinamike e gjallë, jetësore e me dritë shprese ndër shqiptarët, apo kalimet nga njëri kontinent te tjetri, duke pasur herë si ëndërr e herë si realitet a zhvillim ngjarjesh Europën si një

margaritar që shëndrit në këtë Natë të gjatë i japin romanit një përmasë të pazakontë metaforike në llojin e vet. Nuk e di nëse do të pranohet në këtë sens dhe a do të jem i saktë por romanin në fjalë do ta quaja si më tipikun e asaj që mund ta emërtojmë përndryshe edhe si LETËRSI ARTISTIKE GOJËDHANORE, term që s’e kemi ndeshur gjetkë dhe s’kam parasysh ndonjë ekuivalentim të tij, kur evokojmë bie fjala romanistikën e Ismail Kadaresë me këtë temë apo të ndonjë autori tjetër në zë, çka i ka bërë këtij romani që t’i sigurojë jetëgjatësinë e një vepre klasike e autentike në llojin e vet. Sërish edhe në NATË ndesh në atë mungesë të qëllimtë limitesh a

saktësie kohore dhe vendore si te “VDEKJA E VALËVE”, ose ashtu siç ndodh shpesh ndër gojëdhëna që na kanë mbërritur deri në ditët tona a në letërsinë moderne bashkëkohore. Në Natën si e JONA, natyrshëm, kjo merr përmasa më të mëdha errësirante e të gjëmës kombëtare, duke shfrytëzuar nga ana tjetër, çdo rast për ta hequr a çjerrë duvakërisht tylin e errët të Natës dhe për t’i dhënë lexuesit copa e fragmente drite, qëndrese, shprese, ndeshjeje e rezistence pamposhtmërie, malli, nostalgjie e çastekthjellimi për të shkuarën e pakthyeshme më si të tillë, kundër synimeve diabolike e të kamufluara të aradheve të pushtuesve turq, të vjetër e të rinj, nën petka të reja. E ENJTE, 9 SHKURT 2017

Javore KOHA

17


MOZAIK

Subkultura

Kur vallëzojmë këngët e shund Për shumë vite disa nga këngëtarët që kanë bërë emra, edhe ata gjatë këtyre viteve nga presioni i ka pushtuar kjo dukuri duke rënë viktimë e kësaj subkulture, dhe ndoshta pa dëshirën e tyre u janë bashkëngjitur të ashtuquajturve “këngëtarë të tallavave”. Ndoshta e gjithë kjo nga frika se do të kenë humbje në të ardhurat ekonomike, që ka qenë i vetmi burim i tyre. Dhe kështu që këta të gjithë së bashku i “kontribuonin” artit tonë kombëtar, me këto këngë

Haxhi Zeneli

Janë mbushur shumë vite që këngët dhe vallet e shundit kanë pushtuar dasmat dhe ekranet tona, megjithëse nganjëherë na kthehet shpresa kohëve të fundit kurë shohim një dritë të zbehtë në fund të tunelit, por ende ka mjaft punë për të bërë, kur është fjala tek arti i këngës së mirëfilltë shqiptare. Për shumë vite disa nga këngëtarët që kanë bërë emra, edhe ata gjatë këtyre viteve nga presioni i ka pushtuar kjo dukuri, duke rënë viktimë e kësaj subkulture, dhe ndoshta pa dëshirën e tyre u janë bashkëngjitur të ashtuquajturve “këngëtarë të tallavave”. Ndoshta e gjithë kjo nga frika se do të kenë humbje në të ardhurat ekonomike, që ka qenë i vetmi burim i tyre. Dhe kështu që këta të gjithë së bashku i “kontribuonin” artit tonë kombëtar, me këto këngë. Por në të vërtetë kontributi i tyre ishte vetëm në njollosjen dhe ngecjen e artit tonë, që këta pseudo-këngëtarë i kanë uzurpuar skenat me dekada, dhe për “fat” disa nga mediat televizive i kanë

18

Javore KOHA

E ENJTE, 9 SHKURT 2017

ndihmuar duke llogaritur një fitim në një shikueshmëri më të gjerë. Tashti kemi rënë në hall, sepse shkurt, nuk dimë se ku ta vendosim këtë lloj muzike, që na është imponuar prej kohësh, ku për fat të keq i kanë çakorduar veshin dëgjuesit, ku do e kemi vështirë të akordohemi përsëri aty ku duhet, sepse nuk dimë më të dallojmë, se çfarë është muzikë shqipe, të gjitha po na tingëllojnë njëjtë, si me ritëm ashtu edhe me melodi. Pra ku mbeti kënga tradicionale e mirëfilltë?, e cila nganjëherë sa fillon e merr frymë, diçka del dhe e ndalon përsëri, dhe shpeshherë mbulohet nën petkun e shundit. Tashti me ndihmën e internetit, që na mundëson t’i ndjekim këto koncerte muzikore kudo në botë, ku edhe këtë vit të ri, ndoqëm shumicën e tyre me një kuriozitet, për të parë se çfarë po ndodhë me artin tonë muzikor?, vërejtëm që kësajradhe disa nga mediat televizive janë munduar të bëjnë diçka më ndryshe. Ato kishin vënë në

skenë të ashtuquajturat “programe të drejt-përdrejta -live”,ku nuk na u desh të shpenzojmë shumë kohë për këto emisione, sepse shumica ishin të ngjashëm si nga koncepti, skenografia por dhe nga të njëjtat fytyra që dominojnë për shumë vite. Pra më shumë i ngjante një gare, se cili këngëtarë do u shfaqte më së shumti nëpër ekrane televizive, pra ishin të njëjtat grupacione këngëtarësh që lëviznin derë më derë tek shumica e këtyre mediave televizive vite me radhë, duke na sjellur me dekada të njëjtën gjë. Në një nga emisionet e një televizioni mediatik të njohur në Kosovë, vërejtëm se producentët ishin munduar të realizonin diçka më ndryshe, ndoshta edhe ia kishin arritur një qëllimi! Por cilit qëllim?,-Qëllimit që të ekspozonin aftësitë e shumicës së atyre këngëtarëve që kishin bërë emra duke kënduar me dekada të ashtuquajtur “Play Back”,pra këtu në këtë emision kënduan”live”,ku vërejtëm se ishin të paktë ata këngëtarë


MOZAIK

ë me dit

dhe këngëtare që ju punonte zëri si duhet pa stonuar, pra ishte e pabesueshme!. Për disa nga këngëtarët, për ta mbajtur vetën në trend, nga mosdija e tyre arrijnë deri aty sa të krijojnë edhe banalitet, të cilët merren me trajtimin e disa temave më intime familjare, për shembull siç janë: zënkat e vjehrrave dhe të nuseve, duke i thurur ata në këngët e të ashtuquajtura”tallava”. Për shembull, ja se çfarë thot një tekst i kësaj kënge: Çohet reja natje ,veç tuj këndue, Që kjo vjehrra mas me mujt o me e idhnu. Fillon vjehrra nusen me e kshillu, Duhet nusja natje thotë me më shiqu, Miremengjes moj nanë o duhet mem thanë mu. E masandej vjehrra fillon mu ankue! Pse djali hala nuse nuk asht çu,te mjeku mu për mem çu. Nusja i pergjigjet o asht lodhë tuj punu,

Tanë natën ne kamë o veç ka qëndru. Atëherë vjehrra nis robin e huj me poshtrue, Nuk e dini ju,sa jam unë gazepue. Kurkush nuk m’kqyr krejt m’keni harrue. S’mundet kjo nusja oh me t’ndihmu, po ta thërras qikën te mjeku me t’çu, Se djali ka me punue,e smunet me t’shiqu,...etj. Është për t’u habitur kur shohim se në këtë nivel muzike kanë rënë viktimë edhe disa këngëtare të mirënjohura, të cilat kanë filluar me na lodhë me këto këngë bajate, duke përshkruar jetën private të tyre në këto lloj këngësh, se sa të mira ju kanë dalë nuset e djemve që i kanë martuar, dhe sa mirë po e çojnë me to!, ose të kundërtën, dhe të gjithë këto ngjarje të këtyre tallavave po i përcjellin pas edhe disa kamera televizive të disa mediave të njohura në Kosovë. Nëse e marrim nga një këndvështrim tjetër, vërejmë edhe një fenomen

tjetër këtu. Kur është fjala te vallëzimi i këtyre këngëve, që shumica kur vallëzojnë, as që i kushtojnë kujdes për ta dëgjuar apo analizuar tekstin e këngës, se cilat fjalë po na shoqërojnë gjatë vallëzimit!. Për të marr një opinion edhe nga ekspertët e kësaj lëmie, këto tema i kemi diskutuar edhe me kompozitorë të njohur të artit tonë, se si e shohin ata sjelljen tonë me këto këngë?, se a ekziston një hipokrizi në festat tona? ,ku nën tingujt dhe tekstet e këtyre këngëve ,hidhemi dhe përdridhemi pa kufi, bile pa keqardhje nëse kënga ka përmbajtjeje të dhimbshme, që tregon ndonjë ngjarje historike me rëndësi. Ja vetëm një shembull për këtë ku kënga thotë:”Trupi në Janinë,koka në Stamboll”,që tregon masakrën e turqve ndaj Ali Pashë Tepelenës,kurse njerëzit as që i vënë veshin tekstit, por mjafton që ritmi i melodive t’u përshtatet në valle dhe ata vazhdojnë duke bërë qejfin e tyre. E ENJTE, 9 SHKURT 2017

Javore KOHA

19


KULTURË

Shuarja fizike e Ramiz Kelmendit

Ikona e letërs

Ne shqiptarët kemi humbur një njeri me shpirt të madh, një personalitet shumëdimensional të shqiptarisë Kelmendi u lind e u rrit në shekullin kur populli ynë bëri përpjekje të pandërprera për të fituar dinjitet kulturore, arsimore e kombëtare të popullit tonë

Haxhi Lajçi

Në acarin e muajit janar, të gjithë ne shqiptarët kemi humbur një njeri me shpirt të madh, një personalitet shumëdimensional të shqiptarisë, një intelektual që me përkushtimin e tij jetësor dha shumë për vendin dhe për popullin shqiptar. Ramiz Kelmendi u lind e u rrit në shekullin kur populli ynë bëri përpjekje të pandërprera për të fituar dinjitetin, të drejtat legjitime dhe lirinë kombëtare. Ramiz Kelmendi në vazhdimësi kërkoi e punoi për ngritje kulturore, arsimore e kombëtare të popullit tonë. Në kohët e zymta të regjimit jugosllav, kur mohohej çdo gjë shqiptare, Ramizi studentëve me pasionin e shkrimtarit ju kishte ngulitur dashurinë për Shqipërinë. Pata fatin, njëkohësisht jam krenar, që edhe unë në vitet e 80-ta e kisha profesor në Shkollën e Lartë Pedagogjike. Aty dhe atëherë e njoha Ramizin si ligjërues e mësimdhënës brilant i pashoq, profesor i letërsisë shqipe, shkrimtar, publicist, përkthyes i veprave monumentale të letërsisë botërore. Ramizi, profesori ynë, na la shenjat e tij në rrugën e nisur një shekull më parë nga rilindasit, na mësoi rrugën e ngritjes kulturore dhe arsimore të kombit tonë të përvuajtur me shekuj për lirinë kombëtare. Ai donte që rrahja e zemrës së studentëve të ishte njëkohësisht edhe rrahje zemre për Shqipërinë dhe për shqiptarët. Profesori ynë na

20

Javore KOHA

E ENJTE, 9 SHKURT 2017

thoshte: “Atdheu është gjuha vetë. Mendoni, veproni dhe shkruani shqip”. Ai tek ne studentët gjithmonë mbeti optimist dhe idealist i pathyeshëm, përçmonte pesimizmin por edhe kritikonte me të drejtë realitetin tonë. Ramizi ishte pjesëtar i shquar i krejt një brezi intelektualësh që mbrojten identitetin shqiptar dhe ndryshuan imazhin dhe perceptimin për shqiptarët e Kosovës. Ai do të mbetet një nga emrat më të shquar të kulturës dhe publicistikës shqiptare. Ramiz Kelmendit brezave që vijnë ua la 37 botime. Kështu pra, ai u shua vetëm fizikisht. Herën e fundit ishte pjesëmarrës në tubimin tradicional “Ora e Maleve” në Rozhajë, më 24 prill 2012, si pjesëmarrës aktiv, ku edhe u shpërblye me mirënjohje. Para shumë pjesëmarrësve lexoi edhe këtë shkresë të përgatitur prej dy faqeve, me titull “Çka nuk ta fal shqiptari!” ( shkrimin që ma dhuroi profesori im të nënshkruar, për respektin ndaj meje si kushërinj të një gjaku dhe ish student). Shqiptari, përkrah gjithë asaj morie pa fund virtytesh e cenesh, bese e trimërie, vetëlavdi e rrahagjoksi, ka edhe ndonjë të “metëz” a “plagëz”, që as i bën nder dhe as nuk mund të krenohet me të. Në mos e pastë, madje-madje, edhe për turp edhe për marre. E kam fjalën, shkurt, për Smirën tonë ndjellakeqe e ndjellazezë. Me shkronjë të madhe! Për këtë jo aq dukuri a fenomen, sa-lumoskendoinaçe plagën tonë nga më të mëdhatë: Zilinë ndaj njëri –tjetrit. Thuaj urrejtjen, deri në armiqësi, përplot përçmim e poshtërim, përplot sharje e fyerje. Një sëmundje e jona kjo, një patologji mbarëkombëtare. Siç e shpjegon edhe Fjalori ynë: një ndjenjë e lakmisë dhe e keqdashjes, që

na ngjallet kur shohim dikë më mirë se veten. E ne, siç, me gjasë, amanet na e ka lënë i pari, pothuajse kurrë s’e duam tjetrin sa veten. Pothuajse gjithmonë e përdhosim çdokë që na del – mbi veten. Edhe në qoftë shqiptar. Edhe n’e paçim vëlla t’bab’s e t’nan’s! E kam fjalën, pra, për shqiptarin smirëkeq, për shqiptarin smirëzi, për shqiptarin resëtar dhe resëmadh, që s’i ka smirë - as ia bën ngat! – “shkjaut” (të Fishtës), “junanit” a “taljanit”, sa vëllait të gjakut e të fisit. Pikërisht para ndonjë jave u mbushën 20 vjet nga ajo Lëvizja e Madhe Gjithëpopullore e Madhore e Pajtimit të Gjaqeve, prirë nga Anton Çetta e Mark Krasniqi, Azem Shkreli e Bajram Kelmendi me shokë, po sidomos me të rinj dhe të reja, kur shqiptari i fali shqiptarit mbi një mijë gjaqe. Burrërisht. Shqiptarisht. Me lot në sy. Jam dëshmitar, ende i gjallë nga ata pak, kur nëna


KULTURË

sisë shqiptare

ë, një intelektual që me përkushtimin e tij jetësor dha shumë për vendin dhe për popullin shqiptar. Ramiz tin, të drejtat legjitime dhe lirinë kombëtare. Ramiz Kelmendi në vazhdimësi kërkoi e punoi për ngritje

shqiptare fali – në emer të rinisë, në emër të lirisë, në emer të Kosovës! deri katër gjaqe. Katër djem. Përkrah Besës, Burrërisë e Trimërisë, shqiptari, po, edhe fal! Të fal, po, edhe kur ia mbyt babën e djalin. Edhe kur ia vret vëllain a dajën. Edhe kur ia shkel fëmijën. Të fal shqiptari, sepse faljen, animë të gjaqeve, e ka për nder. E konsideron më shumë se akt burrërie, një akt trimërie. Se jo më kot e ka fjalën e vet të urtë: Veç trimi – fal.Falja fryn njeriun, nakari fryn mërinë. Gjithçka, po, fal shqiptari. Gjithçka, po, po. Ja që, ka Një, ka një diçka që nuk ta falë – assesi! Shqiptari, shkurt fjala, nuk ta fal - suksesin. Edhe po të pati vëlla. Se më, qoftë larg(!), po e pati koleg mjeku-mjekun, aktori-aktorin, shkrimtari-shkrimtarin, historiani-historianin, kritiku-kritikun, artisti-artistin, politikani-politikanin,

ministri-ministrin etj., etj. plas – plasja! Një zonjë tiranase me emrin Ana Kodima futi gishtin në këtë plagë, që e quajti “Smira sociale” (e unë do i shtoja edhe – kombëtare!), tek e tha se në çdo sektor të jetës sonë luftohet egërsisht dhe me ngulm – i suksesshmi, i guximshmi, ambiciozi. Vetëm e vetëm pse bie ndesh me mentalitetin barazitar–ist. Po u dallove nga të tjerët, po u bëre i shquar, i njohur dhe i dashur publikisht, vaj halli! Se na shquan edhe tjetër “tipar” ne shqiptarëve: me qiri e me pishë ta kërkosh, pa le a e gjen një shqiptar ta lëvdojë një shqiptar të aftë dhe publik! Siç nuk e gjen asnjë t’i bjerë në qafë dembelit a parazitit. S’do mend, mbase edhe mund të kuptohet, në qoftë se nuk arsyetohen, të dështuarit a të dëshpëruarit, të pakënaqurit e të pazotët, hileqarët e ziliqarët. Mirëpo, si shpjegohet dhe arsyetohet egoja patologjike, vetëlavdërimi i skajmë dhe ulja, nënçmimi e përçmimi i tjetrit, kolegut, deri edhe me broçkulla, tek i prinë, e pushton dhe mbizotëron zilia, smira, inati “pse ai ka përparuar më shumë se unë?! Pse ç’është ai? Mos është më i zoti se unë?!” Flitet ndër shqiptarë një si anekdotë, kur dy vëllezër shpetuan të birin e princit nga vdekja. Për t’i shpërblyer, e pyeti princi të parin ç’dëshiron. Disa dele, u gjegj ai, t’i kullos e t’i shtoj. Saora princi ia plotësoi dëshirën. Po ti tjetri, ç’dëshirë ke të ta plotësoj menjëherë?! Pa u hamendur hazërxhevap, vëllai i dytë i tha: “Dua t’ia marrësh vëllait delet që ia fale, që të mos ketë ç’të kullotë!” Anekdota anekdotë, e kurdisur a e kotë, mbetet se mbetet anekdotë. Por kur unë ”i prek me dorë” dhe bëj be

në Kuran e në Bibël, sepse i njoh me farë e me fis, me emër e me mbiemër, jo një po plot shtatë palë, shtatë çifta vëllezër të një babe e të një nëne, që jo vetëm që nuk flasin kurrë njëri me tjetrin me vite, po nuk gjen “turk as shkja” t’i përgojojë e t‘i shajë më keq e më zi se ata njëri-tjetrin. Përkrah amanetit dhe dëshirës së fundit të një fshatari tonë plak para vdekjes: që t’i cofë lopa e vetme – fqinjit të vet më të parë! Kam mbi 20 vjet që botova librin “Fytyra dhe turinj” me mbi 370 faqe . Në që se ka 7 vëllezërit prishtinas dhe i “kuptojmë”dosido, si do “kuptuar” zilinë, zënkat, grindjet, rragatat, sharjet e fyerjet e kokave më të shenjta, më të merituara dhe më të njohura të kombit tonë ndër vite? A mjafton të zë në gojë edhe vetëm “majat”: Fan Nolin me Faik Konicën dje! Ismail Kadarenë e Rexhep Qosjen sot? Se më: Fishtën (“Gabove, Hil!”) kundër Hil Mosit, Nikollë Ivanaj kundër Faikut e Fishtës, Konicën kundër Naimit dhe një vargu “xuxubocërish dhe doçëru”, Hasan Prishtinën kundër Ismail Qemalit, Faikun kundër Asdrenit, Gramenon kundër Faikut, Luigj Gurakuqin kunder oponentëve, Çajupin kundër Dr. Adhamidhit, Branko Merxhanin kundër Lasgush Poradecit etj., etj., deri te Vehap Shita kundër Hasan Kaleshit (“Medica, cura te ipsum”). Enish, siç e kishte zakon të thoshte babai i Lëvizjes së Pajtimit të Gjaqeve Anton Çetta, pa mëtuar të moralizoj, do mësuar të çmojmë, të nderojmë dhe të krenohemi me njerëzit e zot, me ata që janë më të mëdhenj dhe më të afirmuar se ne. Pa Smirë! Pa zili! Pa inat! E ENJTE, 9 SHKURT 2017

Javore KOHA

21


PANORAMË

Sopranoja Ermonela Jaho shkëlqen në Australi

t Sopranoja shqiptare me famë botërore, Ermonela Jaho, ka kaluar me sukses provën gjenerale në Traviatën që pritet të jetë suksesi i radhës në Operan e Sydneyt. Televizioni australian “7 news” , në një lajm dedikuar sopranes shqiptare raporton se Ermonela Jaho përfundoi me sukses provën gjenerale për debutimin e saj në Australi me operën Traviata me Sidney Opera House, transmeton KP. Premiera e kësaj operë në Australi do të jetë të premten në mbrëmje, sipas kohës lokale. Faqja zyrtare e Shtëpisë së Operës në Sydney të Australisë ka njoftuar se sezoni i vitit 2017 do të nisë me artisten e madhe shqiptare Ermonela Jaho, e cila në shfaqjen operistike “La Traviata” do të paraqitet në rolin e Violetës.

Vdiq John Wetton, muzikant i rockut maksimalist

t Basisti, vokalisti dhe tekstshkruesi John Wetton, i cili adaptoi rockun progresiv dhe performoi me bendet si “King Crimson” deri tek hitet me supergrupin “Asia” në fillimin e viteve ’80, vdiq në shtëpinë e tij në Bournemouth të Anglisë. Ai ishte 67-vjeçar. Menaxheri i tij, Martin Darvill, ka thënë se shkaku i vdekjes së tij ka qenë kanceri në zorrë. Basist, i aftë teknikisht me një zë të butë tenori, Wetton doli në skenën muzikore të Londrës në fund të viteve ’60 dhe në fillim të viteve ’70. Ai ishte pjesë e gupeve të muzikantëve në bendet si “Pink Floyd” dhe “Yes”. Njihej për një lloj të rockut të zbukuruar dhe maksimalist. “King Crimson”, i themeluar në vitin 1968, ishte një tjetër bend i tillë dhe Wetton iu bashkua në vitin 1972, teksa luajti me kitaristin e bendit Robert Fripp e bateristin Bill Bruford. Ai ishte pjesë e albumeve të bendit si “Larks’ Tongues in Aspic” (1973), “Starless and Bible Black” (1974) dhe “Red” (1974). Fripp e braktisi bendin në mesin e viteve ’70, në kohën kur ishin në prag të suksesit. “Asokohe nuk i kuptoja arsyet e Robertit”, kishte thënë Wetton në vitin 1999. “Dhe ende nuk i kuptoj”.

22

Javore KOHA

E ENJTE, 9 SHKURT 2017


MOZAIK

Kërkimet për naftë dhe gaz në bregdetin e Ulqinit

Ambientalistët shprehin shqetësimet

Kërkimet e paralajmëruara për naftë dhe gaz në bregdetin e Ulqinit kanë shkaktuar reagime të ndryshme në opinion. Derisa ambientalistët dhe sektori joqeveritar shprehin shqetësimin se një veprimtari e tillë në bregdetin më të bukur të Malit të Zi, rrezikon qytetarët, resurset natyrore dhe zhvillimin e turizmit, zyrtarët vendorë dhe ata qendrorë theksojnë se në hulumtimin dhe eksploatimin e hidrokarbureve do të implementohen standardet më të larta në aspektin e mbrojtjes së njerëzve dhe ambientit Kërkimet e paralajmëruara për naftë në bregdetin e Ulqinit kanë shkaktuar shqetësime tek ambientalistët në Mal të Zi, posaçërisht në Ulqin. Ambientalistët dhe sektori joqeveritar e kanë kritikuar nënshkrimin e marrëveshjes së Qeverisë së Malit të Zi për kërkimet e naftës dhe gazit, sepse sipas tyre është në dëm të interesave të qytetarëve dhe të zhvillimit të turizmit. Ky projekt, theksojnë ata, është shumë i rrezikshëm dhe paraqet kërcënim ndaj resurseve të Ulqinit dhe tërë bregdetit të tij. “Kjo është shumë e rrezikshme dhe kundër strategjive që janë bërë për zhvillimin e turizmit elitar dhe për zhvillimin e këtij qyteti në përgjithësi. Ul-

qinit nuk i nevojitet nafta, por Ulqinit i nevojitet një strategji e qëndrueshme zhvillimore, çka do të thotë se Ulqinit i nevojiten hotelet dhe çdo gjë tjetër që ka të bëjë me turizmin dhe jo platformat e naftës”, thotë Zenepe Lika, ish-nënkryetare e Komunës së Ulqinit dhe kryetare e Shoqatës “Dr. Martin Shnajder - Jakobi”. Ndërkaq, zyrtarët vendorë besojnë se kërkimet e parashikuara që do të bëhen në detin e Ulqinit nuk paraqesin ndonjë rrezik për ndotjen e ambientit. Ata janë optimistë edhe nga fakti se në procedurën tenderike fituan kompanitë më të njohura në fushën e kërkimeve nënujore. “Nuk janë koncesionet e para që

bëhen në Detin Adriatik dhe në Mesdhe, dhe duke ditur kushtet në të cilat ata punojnë, nuk presim ndonjë problem në këto momente. Ata e kanë një koeficient të lartë të sigurisë për sa i përket hulumtimit dhe punës së tyre sepse sikur të ishte ashtu, atëherë nuk do të ishte bregdeti gjerman i mbuluar me platforma të këtilla”, thotë Fuad Haxhibeti, drejtor i Organizatës Turistike të Ulqinit. Drejtoria e Hidrokarbureve në Podgoricë ka bërë të ditur se gjatë hulumtimit dhe eksploatimit të naftës dhe gazit shteti ka paraparë edhe zbatimin e standardeve më të larta nga aspekti i mbrojtjes së njerëzve a. s. dhe të mjedisit. E ENJTE, 9 SHKURT 2017

Javore KOHA

23


KULTURË

Me rastin e jubileut-100 vjetorit të lindjes së poetit Esad Mekuli (l)

Figurë poliedrik veprimtarit bes

Në fundvitin e kaluar, pikërisht më 17 dhjetor, u bënë plot 100 vjet prej kur në Plavën piktoreske, mu në bre u lind shkrimtari, poeti, përkthyesi dhe shkencëtari i famshëm dhe i mirënjohur shqiptar Esad Mekuli (Sat N

Shaban Hasngjekaj Publicisti dhe shkrimtari kosovar prof. dr. Isak Shema, në vështrimin me titull “Kosova në poezinë e Esad Mekulit”, të botuar në librin e tij “Identitete letrare” shprehet: “Esad Mekuli është shkrimtar i shquar i letërsisë bashkëkohore shqiptare. Ai dha kontribut të madh për zhvillimin dhe afirmimin e letërsisë dhe të kulturës sonë shqiptare. Në të gjitha format e krijimtarisë, u angazhua me tërë qenien e vet për emancipimin e gjithanshëm shoqëror, kulturor dhe shkencor. Mekuli, deri në fund të jetës, më 6 gusht 1993, për një kohë shumë të gjatë, është marrë jo vetëm me krijimtarinë poetike, por edhe me veprimtari shumë të gjerë kulturore“. Ai, në vazhdim te vështrimit shton: “Jeta dhe krijimtaria letrare e Esad Mekulit (1916-1993), që nga koha kur ai ishte nxënës i gjimnazit të Pejës dhe deri në fund të jetës, lidhet me Kosovën. Si personalitet i shquar i letrave shqipe, i jetës kulturore, arsimore dhe shkencore, si poet shqiptar i viteve tridhjetë, si hartues i shumë shkrimeve publicistike dhe enciklopedike, si autor i disa veprave të botuara që nga gjysma e dytë e shekullit XX, në të gjitha peri-

24

Javore KOHA

E ENJTE, 9 SHKURT 2017

udhat historike nëpër të cilat kaloi vendi, dha kontribut të çmuar dhe të jashtëzakonshëm për zhvillimin e gjithmbarshëm të atdheut. Ai jetoi, krijoi dhe i dha kuptimin e dëshiruar jetës”. Jetëshkrimi i poetit Esad Mekuli është interesant, jo vetëm për të kuptuar rrugën jetësore që ka kaluar me dinjitet njerëzor por edhe për të mësuar diç më tepër për kushtet sociale, ekonomike, politike e shoqërore. Shtigjet jetësore krijuese të poetit janë shumë karakteristike. Ai i përket një gjenerate që në fëmijëri përjetoi Luftën e parë botërore. Qysh në fëmijëri, ai përjetoi me forcë emocionale në mënyrë të vet, jetën që rridhte aso kohe, e që linte vragë të pashlyeshme. Në kujtimet e poetit me modesti dhe sinqeritet shpalosen mbresat dhe përjetimet, gjurmët e jetës, të cilat do të fiksoheshin shtigje jete e krijimtarie poetike. Jeta dhe edukata familjare, atmosfera e përgjithshme shoqërore, arti popullor i traditës që kultivohej prore dhe veçanërisht dituria e fituar nga babi dhe mësuesi i parë, ndikuan në formimin e përgjithshëm të Esadit dhe zgjuan tek ai interesim

të posaçëm ndaj artit. Më vonë, në fazat vijuese të shkollimit, në gjimnazin e Pejës, duke lexuar autorë të njohur dhe duke u thelluar me tej në botën e librit, zgjeroi horizontin e njohurive lidhur me artin-letërsinë, dhe kështu nxitet të shkruajë edhe vetë. Fillimet letrare tregojnë qartë, se kemi të bëjmë me një krijues të rrallë të letërsisë sonë. Studimet universale i ka vazhduar në Beograd, dhe atje ka kontaktuar edhe krijues të tjerë të afirmuar dhe me interesim të madh ka vazhduar të lexojë beletristikë, por edhe vepra të


KULTURË

ke e poetit dhe snik të popullit

egun e Liqenit të bukur me te njëjtin emër, rrëzë Alpeve shqiptare e përballë bjeshkës së Visitorrit kreshnik, Nokshiqi, Sat Hoxha), laureati, pishtari dhe figura poliedrike e njeriut dhe e krijuesit besnik të popullit

tjera të letërsisë marksiste. Gjatë viteve tridhjetë, kryesisht poetit i imponohet problematika sociale dhe atmosfera që dominonte atëherë. Ai ishte i preokupuar me probleme te mëdha të kohës, për këtë arsye verbi poetik është ai që mundëson mendimin dhe rrëfimin lirik si formë të shfaqjes së botës subjektive. Transponimi artistik i realitetit objektiv bëhet kështu si domosdoshmëri, ndërsa poezia sociale si fakt historik i një kohe dhe i një populli. Me të drejtë është thënë shumë

herë se emri i Esad Mekulit, gjegjësisht roli i veprës së tij në vlerat shpirtërore dhe përgjithësisht në kulturën shqiptare, është i dorës së parë. Duke themeluar dhe duke udhëhequr revistën e parë letrare shqiptare në ish Jugosllavi, ai në fakt nxiti, kultivoi dhe orientoi me decenie zhvillimin tonë letrar. Esad Mekuli duke luajtur rolin e pionierit në këtë fushë, përkrahu që në embrion gjenerata të tjera krijuesish letrarë. Ai me kureshtjen dhe dashurinë e një pedagogu të përkushtuar të letërsisë, e ndiqte rritën e çdo krijuesi, prandaj

me plot të drejtë mund të thuhet se janë tepër të rralla rastet, që një krijues me aq përkushtim, të vihet në shërbim të zhvillimit letrar e kulturor kombëtar. Përmes lirikës letrare të Esad Mekulit, në letërsinë tonë, hyri një frymë që do të ushtrojë ndikim të dukshëm gjatë decenieve të para të pasçlirimit. Esad Mekuli është profil i atillë i krijuesit në rrjedhat e letërsisë sonë, veprat poetike të cilit përbëjnë një hallkë që është karakteristikë e theksuar për një periudhë të zhvillimit tonë letrar. Përveç krijimtarisë poetike, Esad Mekuli procesin e zhvillimit historik të kulturës shqiptare në ish Jugosllavi, e obligon edhe me forca të tjera të aktivitetit të vet, që për një kohë dhe për ca kushte të caktuara të zhvillimit tonë kulturor, arsimor dhe kombëtar, kanë karakter dhe rëndësi vitale. Esad Mekuli është njëri ndër profilet e rralla të kulturës sonë kombëtare, por edhe në përgjithësi pa marrë parasysh se në çfarë rrethanash dhe situatash u gjend, përherë u qëndroi besnik parimeve dhe idealeve të veta, atyre idealeve për të cilat u përcaktua që në ditët e rinisë së hershme, gjegjësisht që në bankat e gjimnazit. (vazhdon)

E ENJTE, 9 SHKURT 2017

Javore KOHA

25


KULTURË

Vështrim rreth librit të mr. Ali Bardhi “Varrezat në Anë të Malit – Ulqin” (2)

Myslimanët i kanë nga pikëpamja e be Mr. Behlul Kanaqi (vijon nga numri i kaluar) Shënimi i emrit të të vdekurit e ka rëndësinë e vet edhe nga aspekti fetar. Megjithëse ka pasur debate mes dijetarëve të shkencave islame nëse duhet të ketë epitaf në gurrvarre apo jo, praktika e myslimanëve që në kohët e hershme si dhe mendimi i dijetarëve të shkollës juridike hanefite (pra, medhhebi/shkolla juridike që ndjekin myslimanët e Ballkanit, Turqisë, Pakistanit, ish-republikave turke si dhe një pjesë e myslimanëve të vendeve arabe) tregojnë se në gurvarre mund të jepet, bile duhet të jepet identiteti i të vdekurit. Kështu në kulturën islame epigrafi më i vjetër daton në vitin e 5-të të hixhretit ose 626 sipas Isasë a.s., kur në një shkëmb afër Medinës gjatë luftës së uhudit janë gdhendur rreth 20 emra, prej të cilëve emrat e Ali ibn Ebi Talibit, Ebu Bekrit dhe Omerit janë të lexueshme. Këta janë shkruar në formën “unë jam...” Një epigraf/epitaf tjetër shumë i rëndësishëm është edhe ai i një gurvarri të Abdurrahman b. Halid el-Hixhri me vitin 31 hixhri (652 miladi) të gdhendur në të, i zbuluar në Asvan (qytet në Egjipt)

“ 26

Praktika e myslimanëve që në kohët e hershme si dhe mendimi i di jepet, bile duhet të jepet identiteti i të vdekurit dhe që ruhet në muzeun Arab të Kajros. Pas kësaj periudhe, sidomos në kohën e Emevive, vërehet shtim i epigrafeve/ epitafeve. Rëndësinë e epigrafit/epitafit, pra gdhendjes së emrave në gurvarre, e shohim dhe ne sot. Po të mos ishin këto emra të identifikimit në varre, sot ky punim kaq i rëndësishëm ndoshta nuk do të realizohej. Po ashtu nuk do ta dinim se kush fle në varre dhe nuk do të mundnim të realizojmë praktikën e Profetit Muhammed s.a.s. të të vizituarit e varreve dhe këndimit të ndonjë lutjeje për të vdekurin pasi që Muhammedi s.a.s. i ka vizituar varret e të njohurve të tij dhe i ka këshilluar shokët e tij t’i vizitojnë varret në mënyrë që të përkujtojnë botën tjetër dhe të luten për ta. Pas emrit vjen kërkesa për lutje. Pra, lutja apo duaja përbën esencën e jetës shpirtërore të besimtarit. Pikërisht për këtë është shumë e natyrshme që në gurvarre të hasim në lutje/dua. Mund të thotë dikush se çfarë duhen lutjet kur njeriu ka vdekur dhe e ka kryer detyrën e vet në këtë botë? Nga disa transmetime të dijetarëve që

Për sa i përket datave, studimi i autorit na thotë se në përgjithësi është përdorur kalendari hënor - Hixhri, pa përjashtuar edhe përdorimin e kalendarit Rumi (Julian). Kjo ka rëndësi të veçantë për sa i përket orientimit kohor

Javore KOHA

E ENJTE, 9 SHKURT 2017

bëjnë nga Muhammedi s.a.s. kuptojmë se njeriu edhe pas vdekjes mund të ketë dobi nga punët e mira, mirësitë e të cilave vazhdojnë edhe pas jetës së tij në këtë botë. Kështu njeriu i cili ka bërë një të mirë publike, dobitë e së cilës vazhdojnë edhe pas vdekjes së tij, ose i cili ka lënë dije nga e cila kanë dobi njerëzit si dhe njeriu i cili ka lënë fëmijë të cilët luten për prindin e vet, ka dobi edhe pas vdekjes. Prandaj duaja luan një rol të rëndësishëm në jetën e besimtarit duke ia ushqyer shpirtin atij që lutet si dhe duke shpresuar se do t’i ndihmojë edhe atij për të cilin njerëzit luten. Për sa i përket datave, studimi i autorit na thotë se në përgjithësi është përdorur kalendari hënor - Hixhri, pa përjashtuar edhe përdorimin e kalendarit Rumi (Julian). Kjo ka rëndësi të veçantë për sa i përket orientimit kohor. Përveç epitafeve/epigrafeve, në punimin e Aliut zënë vend edhe simbolet që janë të gdhendura në gurvarre, siç janë: gjysmëhëna, ylli gjashtëcepash apo myhyri Sylejman, svastika, lulja e jetës, selvia dhe dekorime të tjera. Është e vërtetë se këto shenja e simbole i hasim që në lashtësi dhe kjo do të thotë se janë përdorur edhe nga qytetërime dhe popuj të tjerë. Siç shihet nga punimi, edhe myslimanët i kanë përdorur këto simbole nga pikëpamja e besimit të vet. Kështu, për shembull, sot gjysmëhëna përdoret si simbol i shumë vendeve e institucioneve myslimane. Për shembull, Organizata humanitare “Gjysmëhëna e Kuqe” e tjerë. Përdorimi i gjysmëhënës si simbol nga


KULTURË

përdorur simbolet esimit të vet

ijetarëve të shkollës juridike hanefite tregojnë se në gurvarre mund të

si ylli gjashtëcepash. Sipas transmetimeve, ky myhyr është përdorur nga Profeti Sylejman, për të cilin flet edhe Profeti Muhammed s.a.s. Meqenëse ky myhyr gjatë historisë është treguar si simbol shumë i rëndësishëm dhe se kuptimit që mund të mbajë në vete i janë bërë qasje nga më të ndryshmet, mund të thuhet se ky simbol është njëfarë ideografi që mund të ketë simbolizuar emrin e Zotit. Meqenëse sipas mësimeve të Islamit profeti Sylejman ishte mysliman, sikurse të gjithë profetët e tjerë, myhyrin e tij myslimanët e kanë parë si diçka të veten. Këtë punim dua ta përfundoj me një paragraf nga punimi i Aliut: “Simbolet dhe motivet e përdorura në varret myslimane me mbishkrime arabe-osmane në Anë të Malit - Ulqin, të cilët ndeshen një përdorim të gjerë në traditën dhe artin e myslimanëve të hapësirës së Perandorisë Osmane, u përdorën me botëkuptimin që u dhanë myslimanët këtyre simboleve.” (Fund)

myslimanët me siguri është ndikuar nga Kur’ani, ku hëna përmendet në kontekste të ndryshme. Po ashtu edhe nga përdorimi i hënës si orientim për kohën,

sidomos për përcaktimin e kohës së disa lutjeve/ibadeteve. Prej simboleve tjerë të përdorur kemi edhe myhyrin Sylejman, që njihet edhe

Literatura e konsultuar: Kur’ani a.m. Bibla – Besëlidhja e vjetër (Zanafilla 35) Buhariu, Sahih Muslim, Sahih Ibn Maxheh, Sunen Tirmidhiu, Sunen Suat Yılıdırım, Pejgamberimiz’in Kur’an Tefsiri Diyanet İslam Ansiklopedisi (artikujt: Kabir, Mezarlık, Kitabe) (Vështrimi është lexuar në përurimin e librit të Ali Bardhit “Varrezat në Anë të Malit – Ulqin”, më 4 nëntor 2016). E ENJTE, 9 SHKURT 2017

Javore KOHA

27


MOZAIK

Shkolla fillore katërvjeçare në Këshevë ndodhet në gjendje të mjeruar

Të ndërmerren ha plotësimin e kush

Shkolla fillore katërvjeçare në fshatin Këshevë e cila është paralele e shpërndarë e SHF “29 Nëntori” në Dinoshë, ndodhet sot e disa vjet më parë në gjendje të mjerueshme. Kjo shkollë për fat të keq nuk i plotëson as përafërsisht standardet që duhet të ketë një institucion nga ku shpërndahet edukatë dhe dituri. Se në ç’gjendje ndodhet kjo shkollë, më së miri e dëshmon imazhi i saj i jashtëm, ku syri menjëherë vëren një godinë të vjetër e të ndërtuar qe gjysmëshekulli më parë, një godinë e cila mund të rrezikojë dhe shembjen e saj për shkak të infrastrukturës së pavolitshme në të cilën ndodhet. Për përmirësimin e kushteve në këtë shkollë banorët e fshatit herë pas

28

Javore KOHA

E ENJTE, 9 SHKURT 2017

here kanë ngritur zërin në adresat relevante si në KU të Tuzit, në Ministrinë te Arsimit dhe ish- kryeministrit Millo Gjukanoviq, por deri më tani, nuk është ndërmarrë asnjë hap serioz për t’u mundësuar fëmijëve që të ndjekin mësimin në kushte të volitshme ashtu sikurse e meritojnë dhe siç duhet të ketë një institucion i kësaj natyre. Ndërkaq, e kontaktuar nga “Koha Javore”, drejtoresha e shkollës Aisha Gjokaj tha se shkak për mospërmirësimin e kushteve në këtë shkollë është rruga e paasfaltuar që çon nga fshati në këtë shkollë, duke thënë se askush nuk dakordohet të çojë materiale ndërtimi në këtë shkollë përmes kësaj rruge të vështirë. “Ne si shkollë kemi kryer disa ndë-

rhyrje si në përmirësimin e tualetit, kemi meremetuar një pjesë të murit nga ku ka depërtuar lagështira si dhe kemi vendosur disa tjegulla në çati, mirëpo ende nuk janë përfunduar punimet për shkak të mungesës së rrugës. Askush nuk pranon të dërgojë material nëpër këtë rrugë. Pra arsyeja kryesore që shkolla vijon të mbetet në këtë gjendje, është rruga tejet e vështirë”, u shpreh drejtoresha Aisha Gjokaj. Ajo më tej theksoi se nga kërkesa drejtuar Ministrisë se Arsimit, kanë arritur t’i sigurojnë të hollat për të blerë materialet e nevojshme për punët që do të pasojnë në këtë objekt, mirëpo sipas saj rruga mbetet pengesë kryesore për realizimin e


MOZAIK

apa konkretë për hteve adekuate

këtij misioni. “Planifikojmë të ndërtojmë një tualet brenda, të sjellim dhe ujin brenda si dhe të meremetohet ambienti i klasës, të izolohet për të mos depërtuar uji nga jashtë. Presim dhe shpresojmë që më në fund të ndërtohet rruga që është primare që këtë shkollë ta rikthejmë në normalitet”, përfundoi Gjokaj. Ndërkaq, një banor i fshatit i cili në emër të banorëve e ka iniciuar disa herë problemin e kësaj shkolle, studenti Anton Nikaj, i tha “Kohës Javore” se kushtet në të cilat fëmijët ndjekin procesin mësimor, janë tejet skandaloze dhe kërkohet ndërhyrje e menjëhershme që në këtë objekt të plotësohen nevojat që kanë nxënësit

gjatë mësimit duke shprehur shqetësimin e tij që kërkesat e tyre bien ne vesh të shurdhët. “Para më shumë se një viti kemi ngritur iniciativë për të njoftuar organet kompetente me gjendjen e kësaj shkolle duke kërkuar që kushtet e saj të permirësohën dhe gjendja aktuale e saj të mos bëhet shkak i braktisjes së këtij fshatit kaq të afërm me qytetin. Edhe pse perfaqësuesit tonë në Ministrinë e Arsimit janë të njoftuar me situatën, problemi ende nuk është zgjidhur. Kjo shkollë ndodhet në kushtet të nivelit më të ulët në rruzullin tokësor, pa rrugë të asfaltuar, pa banjo, pa ujë, pa çati të sigurtë si dhe me plot mangësi të tjera të cilat pothuajse pamundësojnë realizimin me

sukses të plan-programit shkollor. Nikaj tha se sikur qeveria të ndërmerrte hapa konkretë në rikonstruksionin e kësaj shkolle, shpresat për të mos e braktisur këtë fshat, do të shtoheshin. “Aktualisht mësimin e ndjekin katër nxënës, por ky fshat ka mbi pesëmbëdhjetë djem të rinj të pamartuar. Sikur të përmirësoheshin kushtet do të shtohej dhe vullneti që banorët të vazhdojnë të jetojnë këtu. Nëse nuk do të marrim një përgjigje pozitive nga ministri i sapozgjedhur i arsimit Damir Shehoviq, do të njoftojmë dhe OJQ-të si dhe problemin tonë do ta adresojmë edhe në institucione të Bashkimit Evropian”, përfundoi Nikaj. t.u. E ENJTE, 9 SHKURT 2017

Javore KOHA

29


FEJTON

Studim (l)

Infrastruktura si f në zonën kufitare

Trajtimi i çështjeve që kanë të bëjë me zonën kufitare për ne shqiptarët ka dimension të veçantë. E dh specifike e cila është e banuar me popullsi shqiptare, përgjatë kufirit ndërshtetëror ne mes dy vende infrastrukturës përkatëse, me plot sfida për të jetuar. Në saje te të dhënave për këtë zonë del se periudha kohore më e komplikuar ishte ajo pas Luf Shqipërisë(1948-1990) ishin armiqësore nga qasja ideologjike, ku pasojat për popullsinë shqiptare ish Ishte kjo koha ku zona kufitare ishte e rrezikshme dhe e papërspektivë për popullatën vendore, pa mu do të ofrohen të dhëna me interes për këtë hapësirë nga shekulli i kaluar e deri në ditët tona

Dr. Nail Draga

Zona kufitare nuk është nocion i panjohur, por përdorim praktik në mes Malit të Zi dhe Shqipërisë ka filluar pas vitit 1878 kur Mali i Zi fitoi pavarësinë nga Perandoria Osmane, e sidomos pas vitit 1913 kur u njoh ndërkombëtarisht shteti i Shqipërisë. Në aspektin gjeografik kjo është zonë me gjatësi sa është vija kufitare ne mes dy vendeve në gjatësi prej 172km. në të dy anët e kufirit. Ndërsa distanca nga vija kufitare është përcaktuar me marrëveshje nga shtetët përkatëse e cila ka qenë kryesisht nga 10-15km. Kështu zona kufitare e Malit të Zi deri në vitin 1990 ka pasur distancën 10km, nga del se në kuadër të Malit të Zi kjo zonë e kishte sipërfaqen 1720km2, e po aq ka qenë edhe në Shqipëri. Pra kemi

30

Javore KOHA

E ENJTE, 9 SHKURT 2017

të bëjmë me një territor me një sipërfaqe të konsiderueshme në total prej 3440km2. Nëse e trajtojmë këtë zonë në retrospektivë, varësisht prej rrethanave shoqërore, popullsia vendore nuk e ka pasur të lehtë të jetojë sepse ishte zonë e rrezikut të vazhdueshëm, qe varej nga marrëdhëniet në mes dy vendeve. Hapja e vendkalimeve kufitare ka mundësuar qarkullimin e njerëzëve dhe mallrave nga njëra anë në tjetrën, por varësisht prej marrëdhënieve ndërshtetërore ata edhe janë mbyllur duke mbetur në kujtesën e popullatës përkatëse. Por, me dështimin e sistemit monist në Europën Juglindore, edhe në këtë zonë filloi qarkullimi i qytetarëve, fillimisht me viza e më pas pa to, përkatësisht komunikimi i ndërprerë dhunshëm ndërmjet shqiptarëve nga të dyja anët e kufirit nga viti i 1948.

1.Zona kufitare deri ne Luftën e Dytë Botërore

Në saje të vendimeve të Kongresit të Berlinit(1878) një numër i konsiderueshëm i viseve shqiptare iu dhuru-

an Malit të Zi, dhe nga ajo kohë filloi ndarja artificiale e kombit shqiptar nga hapësira etnogjeografike shqiptare. Pikërisht nga kjo kohë filloi përdorimi i një emërtimi të ri me emrin zonë kufitare i cili deri atëherë ishte i panjohur, që përfaqësonte hapësirën territoriale përgjatë vijës kufitare në atë kohë Malit të Zi dhe Perandorisë Osmane, përkatësisht Shqipërisë. Por, ngjarjet e mëvonshme me rastin e luftërave ballkanike dhe Pavarësisë së Shqipërisë(1912) ndodhi dekompozimi i dytë territorial, ku hapësira etnogjeografike shqiptare u përgjysmua, e po ashtu mbeti jashtë


FEJTON

faktor i zhvillimit e Mali i Zi-Shqipëri

hëna se Shteti shqiptar – Shqipëria kufizohet me popullin e vet, del qartë se kemi të bëjmë me një zonë eve. Pra kemi të bëjmë me një mjedis gjeografik. të veçantë si për nga numri i popullsisë por edhe i

ftës së Dytë Botërore(LDB), pra gjatë sistemit monist kur marrëdhëniet në mes ish-Jugosllavisë e hin evidente e në mënyrë të veçantë për ata në zonën kufitare. undësi komunikimi dhe qarkullimi të njerëzve dhe mallrave. Pikërisht në lidhje me këtë çështje në studim

shtetit amë gjysma e popullsisë shqiptare. Edhe në pjesën perëndimore të hapësirës etnogjeografike shqiptare, përkatësisht në kufi me Malin e Zi, ndodhën ndryshime territoriale në dëm të shqiptarëve, sepse Mali i Zi u zgjerua territorialisht gjithnjë në anën lindore. Në saje të rrethanave të reja në regjion, zona kufitare deri në Luftën e Dytë Botërore kishte pothuaj një status të veçantë, sidomos ka të bëjë me kohën e Mbretërisë Shqiptare dhe asaj Jugosllave. Pikërisht në këtë kohë në lidhje me këtë çështje deri në Luftën e

Dytë Botërore në mes Mbretërisë Jugosllave dhe asaj të Shqipërisë janë nënshkruar marrëveshje(1925, 1929), duke përcaktuar vendkalimet kufitare(VKK) si dhe është bërë pajisja e qytetarëve me KARTËN E KUFINIT për qarkullimin e tyre dhe të mallrave. Ne ketë kohë zona në fjalë kishte distancën 15km. dhe veçohej me një qarkullim intensiv sikurse zonat analoge ne Europën Perëndimore. Me anë të lejes së kufirit qytetarët e kësaj zone kanë shkuar në treg për të tregtuar, kryesisht në Shkodër, pastaj kanë kullotur bagëtitë apo

kanë punuar tokën në anën tjetër të kufirit ndërsa në mbrëmje janë kthyer në vendbanimet e shtëpiat e tyre. Se kjo zonë kishte një qarkullim intensiv nga të dy anët e kufirit, dëshmon e dhëna se nga liqeni i Shkodrës e deri në grykëderdhje të lumit Buna kanë ekzistuar 8 vendkalime kufitare: Skje-Zogaj, Kravar-Shtuf, Sukubinë-Muriqan, Sukubinë-Goricë, ndërsa në lumin Bunë ishin: Fraskanjel-Belaj, Shëngjergj-Prekalë, Reç-Luarzë dhe Shënkollë-Pulaj. Nëse këtyre vendkalimeve ua shtojmë edhe lundrimin e lirë nëpër liqenin e Shkodrës(Shkodër, Shirokë, Zogaj, Skje, Pllavnicë) dëshmon se regjioni në trekendshin Ulqin-Shkodër-Pllavnicë ishte ndër regjionet më frekuentuese në zonën kufitare në mes Malit të Zi(Jugosllavisë) dhe Shqipërisë. Po ashtu ishin në funksion edhe vendkalimet në Hani i Hotit-Bozhaj, Grabom-Cemi i Trieshit, Vërmosh -Guci etj., duke dëshmuar një zonë me mundësi të mëdha qarkullimi në të dy anët e kufirit. (vazhdon) E ENJTE, 9 SHKURT 2017

Javore KOHA

31


MOZAIK

Filluan punimet në aksin rrugor, Dinoshë-Pikalë-Triesh

Projekt që vite me radhë zvarritet Vlen të theksohet se të paktën nga viti 2008 e këndej, mjetet financiare për aksin rrugor në fjalë si dhe për disa projekte të tjera kapitale kanë qenë të renditura në buxhetin e planit financiar të KU të Tuzit për t’u realizuar, mirëpo asnjë nga ato nuk është realizuar me përjashtim të punimeve që kanë filluar para disa muajsh në aksin rrugor, Dinoshë – Pikal-Triesh. Sesa do të finalizohet dhe jetësohet ky projekt, mbetet për t’u parë, meqenëse shuma financiare e siguruar deri më tani, sigurisht që nuk mjafton as përafërsisht që kjo rrugë të ndërtohet sipas standardeve bashkëkohore

Punimet në aksin rrugor Dinoshë-Pikalë-Triesh për të cilin vite me radhë sigurohen mjetet financiare nëpër plane financiare të KU të Tuzit, kanë filluar duke hapur deri më tani mbi një kilometër e gjysmë te terrenit ku është planifikuar të kalojë rruga. Punimet në këtë aks po kryhen nga ndërmarrja “Am Sistem” në koordinim me Ndërmarrjen Publike “Putevi”. Për fillimin e punës në terren janë siguruar 70 mijë euro nga plani financiar i KU të Tuzit për vitin e kaluar, kurse 100 mijë euro në planin financiar për vitin 2017, kështu konfirmoi për “Koha Javore” kryetari i Komisionit për Ndërtimin e Rrugës, Nikollë Gegaj, duke thënë se punimet nuk do të ndalojnë. “Me shumën e siguruar prej 70 mijë eurosh, kontraktori i punimeve ka

32

Javore KOHA

E ENJTE, 9 SHKURT 2017

qenë i obliguar të hapë 1.400 metra rrugë ndërsa punimet do të vazhdojnë tutje. Punimet në fjalë kanë startuar në muajin gusht të vitit të kaluar kurse deri më tani janë hapur 1.275 metra. Vlera e punimeve të realizuara kap shumën e afro 49mijë eurosh. Punët më intensive do të vijojnë në sezonin e pranverës, në periudhën kur kushtet klimaterike do të favorizojnë më shumë punimet në terren”, u shpreh Gegaj. Ai ka theksuar se ndërtimi i këtij aksi rrugor do të sillte dobi për të gjithë banorët e atyre fshatrave të cilët gravitojnë përgjatë kësaj rruge duke thënë se kalimi nëpër këtë rrugë, do të reduktojë udhëtimin për 10 kilometra nga rruga ekzistuese. “Sa i takon rrugës së fshatit Pikalë, jo

vetëm që është rrugë e ngushtë dhe gjarpërore, por ajo është gjithashtu një rrugë e vjetër dhe e amortizuar dhe si e tillë është e pasigurt dhe e rrezikshme, madje në të kaluarën në këtë rrugë ka pasur dhe tragjedi automobilistike. Ndërtimi i kësaj rruge ka qenë shumë herë i radhitur nëpër plane financiare të KU të Tuzit dhe tani ka qenë koha të fillohet me realizimin e planit”, tha Gegaj. Ai shtoi se familja Gjonlekaj me origjinë nga Trieshi e cila tashmë 50 vjet jeton në SHBA, para disa vjetësh ka dhuruar 10 mijë dollarë amerikanë për dokumentin projektues duke thënë se planifikimet e kahmotshme, përfundimisht po kthehen në vepër, punime të cilat sipas tij, janë mirëpritur nga të t.u. gjithë.


MOZAIK

Në Tuz u shënua Dita Ndërkombëtare e Luftës kundër Kancerit

Kujdesuni sa më shumë për shëndetin tuaj Tuz- Organizata Joqeveritare “Qendra Internacionale Shkencore”- Tuz ka shënuar 4 shkurtin- Ditën Ndërkombëtare të Luftës kundër Kancerit me një ligjëratë të mbajtur në QKI “Malësia”, të titulluar, “Stilet e shëndetshme të Jetës” gjatë së cilës në prani të një numri të madh pjesëmarrësish, kanë ligjëruar primarius. Dr Nada Sariq- Cicmil dhe Mr. Hafiz Sulejman Bugari. Në këtë takim i cili ishte konceptuar si formë bashkëbisedimi (komunikim i hapur ndërpersonal), është folur për sëmundjen e kancerit e cila sipas tyre çdo vit e më shumë po shkakton qindra dhe mijëra humbje të jetëve në popullatën globale anekënd botës. Dr. Nada Sariq Cicmil ka njoftuar të pranishmit me përhapjen e kësaj sëmundje në rrafshin global e po ashtu edhe me gjendjen në Mal të Zi duke shprehur brengosje që numri i të prekurve sa vjen e shtohet çdo vit.

“Në vitin 2012 sipas të dhënave të Rjetit Global për Statistika të Tumoreve Vdekjeprurëse të cilat në ditën e sotme janë me qindra lloje, në Botë mbi 14 milionë njerëz në vit, vuajnë nga kjo sëmundje nga të cilët, mbi tetë milionë vdesin gjatë të njëjtit vit. Presupozohet se në dekadën pasuese ky numër do të rritet në 22milionë, parashikime këto që deri më tani për fat të keq janë bërë realitet. Në Mal të Zi situata është e ngjashme. Gjatë një viti, mbi 2mijë persona, meshkuj dhe femra preken nga fomra të ndryshme të tomoreve, ndërsa kur është në pyetje statistika e mortaliteteve, ajo ende nuk është e definuar që t’u jap të dhëna të sakta, u shpreh mes tjerash dr. Nada SariqCicmil. Në të njëjtën kohë mr. Hafiz Sulejman Bugari duke folur mbi sëmundjen në fjalë, ai kë bërë thirrje që çdo individ të mos dorëzohet përpara asnjë sëmundjeje duke luftuar fuqishëm, në

radhë të parë duke udhëhequr një stil të shëndetshëm të jetës e duke ditur të dalin nga çdo situatë e vështirë me të cilën mund të përballen. Ligjëruesit kanë vënë në dukje se një jetë e shëndetshme kërkon një peripeci dhe preokupim të jashtëzakonshëm gjatë gjithë jetës. Sipas tyre shëndeti është diçka që krijohet, që mirëmbahet, që ruhet dhe avancohet e në të cilën më së tepërmi veprohet gjithë jetës. Ndërkaq, ata kanë apeluar te të gjithë që të kujdesen maksimalisht për shëndetin e tyre, të kryejnë kontrolle të rregullta me metoda të avancuara që mjekësia bashkëkohore i ka krijuar si dhe të tregohet vëmendje më e madhe ndaj të të ushqyerit të shëndetshëm, duke thënë që nëpërmjet konsumit të ushqimit, do të varet dhe shëndeti i secilit individ, duke mos anashkaluar që të praktikohen lëvizjet në natyrë dhe sportet e ndryshme. t.u. E ENJTE, 9 SHKURT 2017

Javore KOHA

33


IN MEMORIAM

In memoriam: Fuad Mavriqi (1957-2017)

Arkitekti që kontribuoi në rindërtimin dhe zhvillimin e Ulqinit

Më 30 janar, në orët e pasditës, papritur ndërroi jetë arkitekti i njohur ulqinak Fuad Sylço Mavriqi. Ai u lind në vitin 1957 në Sarajevë, ku përfundoi studimet në Fakultetin për Arkitekturë dhe Urbanizëm në vitin 1979. Pas tërmetit të vitit 1979 deri në fund të vitit 1984 punoi në Organizatën për Rindërtimin e Ulqinit. Prej vitit 1984 deri në fillim të vitit 1991 punoi në Entin për Shkencë dhe Kulturë, ku mori pjesë në revitalizimin e Kalasë si dhe të gjithë monumenteve kulturore-historike në

34

Javore KOHA

E ENJTE, 9 SHKURT 2017

Ulqin. Më pas punën e vazhdon në Fondin për Kulturë në Komunën e Ulqinit. Në vitin 2002 hapi studion e tij private të projektimit Archi Studio. Arkitekti Fuad Mavriqi i ka bërë falas shumë punë për shëndetësinë e Ulqinit, siç janë për shembull projektimi i parkingut të Maternitetit dhe rregullimi i katit të parë të stacionit shëndetësor në Katërkollë. Gjithashtu jam në dijeni se i ka bërë falas edhe disa projekte për Bashkësinë Islame. Fuad Mavriqi i takon familjes së

vjetër ulqinake e cila ka dhënë disa intelektualë të njohur: hafiz Hasan Mavriqi, Dr. Minir Mavriqi, Prim. Dr. Suad Mavriqi, si edhe babai i tij Sylçi. Me punën e tij 30 vjeçare zë vendin e krijuesve të dalluar në rindërtimin dhe zhvillimin e Ulqinit, por edhe të Tivarit. Largimi i tij nga jeta është humbje e pazëvendësueshme jo vetëm për familjen e tij të nderuar, por edhe për të gjithë vendin tonë. Prim. Dr. Gani Karamanaga


SPORT

Trajneri i Kombëtares shqiptare, Gianni De Biasi, i pakënaqur me formën e lojtarëve

Shqetësim për ndeshjen e marsit

“Kemi të njëjtin problem. Kohët e fundit lojtarët tanë nuk po luajnë shumë. Situatë që nuk na ndihmon për të pasur një gjendje të mirë të ekipit për ndeshjen e marsit”, ka thënë De Biasi, trajner i kombëtares së Shqipërisë Pas një turneu vizitash nëpër Itali, Gjermani dhe Zvicër, për të ndjekur lojtarët e kombëtares shqiptare, trajneri i Shqipërisë Gianni De Biasi nuk është shumë i kënaqur nga ajo çfarë ka vënë re. “I takova disa lojtarë. I fundit ishte Sadiku, që e pashë në ndeshjen e fundit, e që për fat të keq u mund 4-0. Ai vetë ishte mirë, megjithatë kemi të njëjtin problem. Kohët e fundit lojtarët tanë nuk po luajnë shumë. I referohem këtu Ajetit, i cili dje luajti 90 minuta, apo Veselit që nuk u aktivizua. Situatë që nuk na ndihmon për të pasur një gjendje të mirë të ekipit për ndeshjen e marsit”, tha De Biasi, trajner i kombëtares së Shqipërisë. Mes takimeve, ai me më shumë jehonë ka qenë vizita në Hamburg, te Mavraj. Mbrojtësi kuqezi, prej kohësh ka shfaqur një hatërmbetje për çështjen e shiritit të kapitenit, por sipas De Biasit, kurrsesi nuk ka ndonjë vendim për mosgrumbullim apo largim.

“Është një budallallëk që ka dalë nga mediet. Mavraj është i përfshirë në programin tonë të kombëtares. Ai na vlerëson shumë, i pëlqen gjithashtu që të jetë kapiteni, por për hierarki moshe dhe numër ndeshjesh, Agolli ka më shumë eksperiencë. Kur Agolli ta lërë futbollin dhe nëse Mavraj do të sillet mirë, do të jetë kapiten”, tha ai. Vizita e radhës e trajnerit ka të bëjë me një ftesë të Ambasadës së Italisë, e cila do t’i dorëzojë De Biasit një nga titujt e nderit më të rëndësishëm të Republikës së Italisë. “Është një titull nderi që e marr si italian që punoj jashtë vendit. Më vjen shumë mirë, sepse nuk është një titull nderi çfarëdo. Bëhet fjalë për titullin e ‘Kavalierit’ të Republikës së Italisë. Më vjen shumë mirë që, edhe pse jetoj jashtë vendit tim për arsye të profesionit, puna e bërë këtu më ka dhënë vlerësimin e duhur, jo vetëm mua, por të gjithë Shqipërisë”, ka thënë në fund De Biasi.

Shiriti i kapitenit

Duke folur për çështjen e shiritit të kapitenit, i cili ka ngjallur debate në media pas largimit të kapitenit Lorik Cana, De Biasi ka thënë se Mërgim Mavrajt i pëlqen që të jetë kapiteni, por për hierarki moshe dhe numër ndeshjesh, Agolli ka më shumë eksperiencë. “Kur Agolli ta lërë futbollin dhe nëse Mavraj do të sillet mirë, do të jetë kapiten”, ka thënë ai. E ENJTE, 9 SHKURT 2017

Javore KOHA

35


KOHA Javore avoreHA KJO

KOHA Javore KOHA Javore

Podgoricë e enjte, 22 dhjetor 2016 Viti XV Numër 745 Çmimi 0,50

Podgoricë e enjte, 15 dhjetor 2016 Viti XV Numër 744 Çmimi 0,50

Podgoricë e enjte, 22 dhjetor 2016 Viti XV Numër 745 Çmimi 0,50

Podgoricë e enjte, 29 dhjetor

2016 Viti XV Numër 746 Çmimi

0,50

Pa ndonjë

KOHA Javore N D RYS H IM zitiv poAPATIA Podgoricë e enjte, 9 shkurt 2017 Viti XVl Numër 751 Çmimi 0,50

SHQIPTARËT E 1001 HALLEVE

Qençe nuk jetohet ma

ISSN 1800-5696

a m t e h o t e j uk n e ç n e Q 10 01 HA LL EVE

6965-0081 NSSI

e A avorH KJO Podg oricë e enjte

, 15 dhjet or 2016

Viti XV Numë r

744 Çmim i 0,50

Lufta e Ftohtë duhet shmangur

Kadare meriton Nobelin!

politike në

sistemin

arsimor

Thyerja e heshtjes së zgjatur mbi përdhunimin gjenocidal në Kosovë

Krijuesi i madh i letërsisë shqipe

Kosovë gjenocidal në mbi përdhunimin htjes së zgjatur Thyerja e hes-

shqipe letërsisë i madh i Krijuesi

6965-0081 NSSI

Në udhëkryq

Kadare meriton Nobelin!

Emërimet ISSN 1800-5696

ISSN 1800-5696

1 NSSI

6965-008

Lufta e Ftohtë duhet shmangur

Shkodra, qyteti më joshës për krajanët krajanët joshës për qy teti më Shkodra,

2016

politike

ISSN 1800-5696

ISSN 1800-5696

APATIA politike

Në udhëkryq

SHQIP TARË T E

Shqiptarët në Mal të Zi gjatë vitit

arsimor sistemin politike në

Në udhëkryq Qëndrimi anticivilizues i një politikani

jetohet ma Qençe nuk

SHQIPTARËT E 1001 HAL

LEVE

KJO avorH e A Podgoric ë e enjte, 15 dhjetor

Emërimet Shikoni arkivin e revistës në portalin www.kohajavore.org

E-mail: kohajavore@t-com.me

Javore KOHA www.kohajavore.org

www.facebook.com/kohajavore Podgoricë e enjte, 9 shkurt 2017 Viti XVl Numër 751 Çmimi 0,50

Qëndresa krajanët dhe flijimi për joshës për flamurin qyteti më tonë kombëtarShkodra,

2016 Viti XV Numër 744

Çmimi 0,50


Turn static files into dynamic content formats.

Create a flipbook
Issuu converts static files into: digital portfolios, online yearbooks, online catalogs, digital photo albums and more. Sign up and create your flipbook.