KOHA Javore Podgoricë e enjte, 2 mars 2017 Viti XVl Numër 754 Çmimi 0,50
Mësuesit e harruar
ISSN 1800-5696
Kaosi urbanistik, apo dalldia e ndërtimeve pa leje
“Moonlight” triumfon në Oscars
PËRMBAJTJE
5
12
Paralajmërime për investime
Populizmi përballë medias
Në kërkim të ëndrrave
Purgator
8
18
KOHA Javore Themelues: Kuvendi i Malit të Zi Gazetë javore për aktualitete, shkencë dhe kulturë, Numri i parë doli më 21 shkurt 2002. Botues: Këshilli
Kombëtar i Shqiptarëve Redaktor Përgjegjës: Ali Salaj Gazeta redaktohet nga kolegjiumi:
Fahrudin Gjokaj (Redaktor Teknik & Sistem Inxhinjer) Ismet Kallaba (aktualitete, sport), Toni Ujkaj (kulturë) Vijoleta Berishaj (sekretare teknike) Adresa: Bulevar revolucije 15, Podgoricë Telefon & fax: 020/240-659 E-mail: kohajavore@t-com.me, www.kohajavore.org
2
Javore KOHA
E ENJTE, 2 MARS 2017
PËRMBAJTJE
19
29
Katniq: Moska tentoi të shkaktojë gjakderdhje
Një histori e panjohur
Çdo dozë e dhuruar, shpëton jetë njerëzish
Rozhaja, kryeqendër e këngës për fëmijë 33
24
KOHA Javore KOHA Javore
KOHA Javore KOHA Javore
Podgoricë e enjte, 22 dhjetor 2016 Viti XV Numër 745 Çmimi 0,50
Podgoricë e enjte, 8 dhjetor 2016 Viti XV Numër 743 Çmimi 0,50
Podgoricë e enjte, 29 dhjetor 2016 Viti XV Numër 746 Çmimi 0,50
Podgoricë e enjte, 15 dhjetor 2016 Viti XV Numër 744 Çmimi 0,50
Pa ndonjë
KOHA Javore NDRYSHIM
Teatri - një dëshirë e munguar e ulqinakëve Qençe
Podgoricë e enjte, 2 mars 2017 Viti XVl Numër 754 Çmimi 0,50
APATIA politike nuk Mësuesit Shqiptarët në Mal të Zi gjatë vitit 2016
SHQIPTARËT E 1001 HALLEVE
Komedia e mjerimit
mjerimit Komedia e
Në udhëkryq
1 NSSI
6965-008
ëve ulqinaka re mungu ë e dëshir nhjëet trit-o Teaje Në udhëkryq
Shkodra, qyteti më joshës për krajanët krajanët joshës për qyteti më Shkodra,
ISSN 1800-5696
ma uk Qençe n 1001 HALL EVE
ndërtimeve pa leje apo dalldia e Kaosi urbanistik,
6965-0081 NSSI
SHQIPTAR ËT E
Kaosi urbanistik, apo dalldia e ndërtimeve pa leje
ISSN 1800-5696
ISSN 1800-5696
1 NSSI
6965-008
e luftës viktimat që nderoi Manifestim
jetohet ma e harruar ISSN 1800-5696
ISSN 1800-5696
Manifestim që nderoi viktimat e luftës
pozitiv
Qëndrimi anticivilizues i një politikani
8 dhjetor 2016
Viti XV Numër
Kadare meriton Nobelin!
ARKIVI: www.kohajavore.org
Qëndresa dhe flijimi për flamurin tonë kombëtar
“Moonlight” triumfon në Oscars
Oscars triumfon në “Moonlight”
avoreHA KJO avoreHAe harruar KJO Podgoricë e enjte,
Lufta e Ftohtë duhet shmangur
743 Çmimi 0,50
Podgoricë e enjte,
15 dhjetor 2016
Viti XV Numër
744 Çmimi 0,50
Mësuesit
E ENJTE, 2 MARS 2017
Javore KOHA
3
NGJARJE JAVORE
Ambasadori i Republikës së Turqisë, Serhat Galip, dhe koordinatori i Agjencisë TIKA, Ahmet Altun, vizituan Ulqinin
Paralajmërime për investime Ulqin – Ambasadori i Republikës së Turqisë në Mal të Zi, Serhat Galip, këshilltarja për ekonomi pranë kësaj ambasade, Fatma Derja Koç, dhe koordinatori i Agjencisë Turke për Bashkëpunim Ndërkombëtar dhe Zhvillim (TIKA), Ahmet Altun, kanë vizituar të premten komunën e Ulqinit. Ata janë pritur nga kryetari i Komunës së Ulqinit, Nazif Cungu, kryetari i Kuvendit të Komunës Loro Nrekiqi dhe nënkryetarja e Komunës, Hadixha Gjoni. Në deklaratën për shtyp të zyrës së kryetarit të Komunës së Ulqinit thuhet se kryetari Cungu në fillim
4
Javore KOHA
E ENJTE, 2 MARS 2017
të takimit bëri një përmbledhje të aktiviteteve të bashkëpunimit të suksesshëm të Komunës së Ulqinit me Ambasadën Turke dhe TIKA-n, duke shprehur bindjen se ajo do të vazhdojë edhe në të ardhmen. Ambasadori i Turqisë, Serhat Galip, i njoftoi të pranishmit për investitorët të cilët i janë drejtuar kësaj ambasade duke kërkuar asistencë për zgjerimin e bizneseve të tyre edhe në Mal të Zi. “Kemi të interesuar për ndërtimin e fabrikës për përpunimin e frutave dhe perimeve, si dhe për ndërtimin e aeroportit dhe marinës“, ka thënë ai. Koordinatori i TIKA-s Ahmet Altun ka
thënë se kjo agjenci do të investojë rreth dy milionë euro në restaurimin e Hamamit të Pashës dhe Xhamisë së Mezgjahut, dhe më pas do të fillojë rinovimi i ndërtesës së ish-komunës - Beledijes. Kryetari Cungu konfirmoi gatishmërinë e Komunës së Ulqinit për të reaguar shpejt në përgjigje të kërkesave të investitorëve. Me përfaqësuesit e TIKA-s është rënë dakord që të financohet blerja e pompës centrifugale për ujësjellës me vlerë 20 mijë euro, si dhe që të sanohet pullazi i ndërtësës së Komunës me vlerë rreth 40 mijë euro. (Kohapress)
NGJARJE JAVORE
Përfaqësues të Komitetit të Ekspertëve të Pavarur për Gjuhë Rajonale dhe të Pakicave pranë KE-së, zhvilluan takim me përfaqësues të institucioneve të shumta
U diskutua për nivelin e përdorimit të gjuhës shqipe nëpër institucione Tuz- Përfaqësues të Komitetit të Ekspertëve të Pavarur për Gjuhët Rajonale dhe të Pakicave i Këshillit të Evropës kanë zhvilluar një takim në Tuz me përfaqësues të pushtetit vendor, përfaqësues të organizatave joqeveritare, me përfaqësues të institucioneve edukativo-arsimore dhe me përfaqësues të mediave shqipe në Mal të Zi, të shkruara dhe audio-vizuale. Sipas përfaqësuesit të Malit të Zi pranë Komitetit të Ekspertëve të për Gjuhët Rajonale dhe të Pakicave Igor Llakiq, synimi kryesor i zhvillimit të këtyre takimeve konsiston në atë se në ç nivel ndodhet përdorimi i gjuhës shqipe në këtë vend, nëpër institucione, si gjuhë e pakicave në Mal të Zi, në sistemin arsimor, media,
në administratën lokale, etj. Në takimin që ekspertët në fjalë zhvilluan me përfaqësues të medias, konkretisht të Kohës Javore, Redaksisë në Gjuhën Shqipe të Radio Televizionit të Malit të Zi dhe të TV Boin, u diskutua për misionin e këtyre mediave, përmbajtjet programore që emitojnë, problemet e ndryshme që kanë hasur ndër vite për realizimin e misionit të tyre si dhe për pozitën e tyre aktuale dhe rolin që ato luajnë në ruajtjen e gjuhës, kulturës dhe në tërësi të identitetit kombëtar të shqiptarëve në Mal të Zi. Përfaqësuesit e mediave të lartpërmendura gjatë këtij takimi që zgjati rreth një orë, kanë shpalosur një historik të shkurtër të themelimit të këtyre mediave, sfidat dhe prob-
lematikat e natyrave të ndryshme me të cilat janë ballafaquar ndër vite si dhe për shumë çështje të tjera me rëndësi të cilat kanë të bëjnë me informimin në gjuhën shqipe në Mal të Zi. Televizionin e Malit të Zi, redaksinë në gjuhën shqipe e ka përfaqësuar Musa Gjoka, gazetën Koha Javore e përfaqësoi Toni Ujkaj dhe TV Boin Sandra Bojaj të cilët në fokus të takimit me zyrtarët e lartë kanë pasur avancimin e mediave në gjuhën shqipe në Mal të Zi, zgjerimin e hapësirës informative, financimin e tyre të qëndrueshëm dhe përmirësimin e pozitës së tyre si kusht që gjuha shqipe të mos rrezikohet dhe shqiptarët të mos shkojnë drejt asimilimit. T.Ujkaj
E ENJTE, 2 MARS 2017
Javore KOHA
5
VËSHTRIM & OPINION
Lufta: Realiteti i përdhunimit
Keqardhja për shtyrjen e diskutimit mbi dhunën në familje dhe për të një dimensioni të ri për të cilin gratë kosovare, të reja dhe të v
Shirley Cloyes DioGuardi
(Vazhdon nga numri i kaluar) Në ekzaminimi e historisë së gjenocidit, Roger W. Smith, vëren se “gjenocidi gati gjithmonë përfshin përdhunimin si një mënyrë e viktimizimit;” se viktimizimi në gjenocid është specifikë gjinore; dhe se kuptimi i jonë i përdhunimit si një politikë “e zgjedhur me qëllim [në nivelet më të larta] për të poshtëruar, frikësuar, dhe demoralizuar një grup viktimë, duke e bërë më të vështirë rezistencën ndaj gjenocidit” është bërë vetëm shumë më vonë.[xxvi] Në eksplorimin e përdhunimit si një instrument të gjenocidit, Smith përqendrohet në luftën e Bosnjës në fillim të viteve 1990-ta për të demonstruar se incidentet e përsëritura të përdhunimit në masë kanë qenë pjesë e një politike zyrtare të udhëheqjes serbe. Politika serbe ka qenë e dizajnuar që të terrorizojë myslimanët e Bosnjës që të ikin nga Bosnja dhe Hercegovina për të minuar aftësinë e popullatës për rezistencë, dhe të thyejë lidhjen biologjike duke vrarë meshkujt
6
Javore KOHA
E ENJTE, 2 MARS 2017
dhe duke e detyruar shtatzëninë te gratë—të gjithat në shërbim të një kërkese që ishte shtyrje racore për Serbinë më të madhe. Smith gjithashtu ka theksuar se një synim i rëndësishëm i përdhunimit gjenocidal është shkaktimi i dhimbjes së vazhdueshme, poshtërimit dhe turpërimit të vajzave dhe grave. Politika serbe e përdhunimit gjenocidal në Bosnje ka pasur synimin që të shkaktojë pasojat afatgjata në formë të shkatërrimit të perspektivës për gratë e reja për martesë dhe sigurimi për refuzimin e vajzave dhe grave të përdhunuara nga familjet e tyre në një shoqëri ku përdhunimi është turpi kulturor. Kështu, edhe përdhunimi në masë i grave kosovare nga paramilitarët serbë dhe forcat ushtarake serbe ka qenë një instrument i gjenocidit. Përdhunimi ka qenë një instrument primar i përpjekjeve serbe për të shkatërruar familjen shqiptare përmes dhunës kundër grave dhe për të dëbuar tërë popullatën e kosovarëve jashtë nga vend-
lindja e tyre. Siç ka raportuar Human Rights Watch në vitin 2000, “përdhunimet dhe sulmet seksuale kanë shërbyer si një armë në fushatën sistematike të ‘pastrimit etnik’ në Kosovë.” Gati të gjitha sulmet seksuale të dokumentuara nga Human Rights Watch në kampet e refugjatëve në Shqipëri dhe Bosnje kanë qenë përdhunimet grupore, shpeshherë përpara të afërmve dhe fqinjëve, dhe më vonë kjo organizatë do t’i bëjë thirrje Tribunalit Penal Ndërkombëtar për Ish Jugosllavi që të paditë kryerësit e përdhunimit dhe oficerët e tyre komandues. Procesi gjenocidal në Kosovë ka qenë i bazuar në gjini, duke përfshirë ndarjen e burrave dhe djemve nga gratë dhe vajzat. Meshkujt janë vrarë dhe femrat janë përdhunuar dhe janë dëbuar nga toka e tyre. Ky proces ka filluar gjatë ofensivës serbe verore në vitin 1998, një vit përpara se lufta e Kosovës të deklarohej zyrtarisht nga komuniteti ndërkombëtar. Zonat rurale janë qëlluar më rëndë,
Pikëpamjet e shprehura në fq: OPINIONE & VËSHTRIME nuk përfaqësojnë domosdoshmërisht politikën redaksionale të „KOHA javore„
VËSHTRIM & OPINION
i i paparaparë në masë
rkrahjen e të drejtave të barabarta për gra do të forcohej gjatë luftës nga shkaku i paraqitjes vjetra, rurale dhe urbane, nuk ishin të përgatitura: për përdhunim gjenocidal
dhe gratë, të cilat kanë pasur më tepër liri të lëvizjes gjatë okupimit sesa meshkujt sepse këta të fundit më shpesh janë marrë nga policia (e vërtetë gjithashtu në qytete), por të cilat nuk kanë pasur informacionet adekuate lidhur me shpalosjen e ngjarjeve, kanë menduar se vetëm meshkujt janë në rrezik të vërtetë. Gratë kosovare nuk kanë paraparë një kasaphane serbe që do t’i përdhunojë ato, të vrasë 3,000 shqiptarë, të dëbojë 400,000 prej shtëpive të tyre, të djegë fermat e tyre dhe të shkatërrojë bagëtinë e tyre në një periudhë prej tre muajve. Në vitin 2014, Amra Zejneli ka intervistuar një grua prej luginës së Drenicës rurale, e cila si shumë të tjera, ka besuar se ushtarët serbë “nuk do të lëndojnë gratë dhe fëmijët e pambrojtur” dhe ku tradita patriarkale ka përbuzur viktimat e përdhunimit në vend se përdhunuesin. Në shtator të vitit 1998, burri i saj dhe djali më i madh u larguan me të gjithë meshkujt e fshatit për t’ u fshehur nga trupat serbe që
po afroheshin, të cilët kanë qenë duke luftuar kundër ushtarëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës në atë zonë gjatë tetë muajve. Shumë nëna dhe fëmijët e tyre kanë ikur gjithashtu. Por Jeta (nuk është emri i saj i vërtetë) dhe të tjerat kanë vendosur të mbesin. Ajo i tha Zejnelit: ‘Ata [ushtarët serbë] kërcyen nga tanku në oborrin tonë. Aty ishin pesë meshkuj të armatosur. Ata hynë në shtëpi njëri pas tjetrit. Dhe më kujtohet se menjëherë i kanë kthyer maskat mbi fytyrat e tyre. Unë iu thashë vajzave të mia të vijnë të qëndrojnë afër meje. U mblodhëm së bashku, dhe ata na urdhëruan që të shkojmë në bodrumin e shtëpisë. Dhe aty ka ndodhur tragjedia. Më e vogla ka pasur trembëdhjetë vjet.’ Jeta dhe tri vajza të saja janë rrahur dhe përdhunuar brutalisht me orë të tëra. Kur ushtarët u larguan në muzg, një kushëri u kthye në shtëpi. Kur kuptoi se çka ka ndodhur, ai “iu urdhëroi që të ‘varrosin’ përvojën, duke thënë se përdhunimet janë ‘një tragjedi më e madhe sesa
Pikëpamjet e shprehura në fq: OPINIONE & VËSHTRIME nuk përfaqësojnë domosdoshmërisht politikën redaksionale të „KOHA javore„
të jenë vrarë.’” Jeta, për të cilën Zejneli tha se ka qenë “prej asaj kohe psikologjikisht e traumatizuar,” ka mbetur e heshtur për pesëmbëdhjetë vjet. Ajo kurrë nuk i tha për këtë burrit të vet. Ai në të vërtetë i tha se “përdhunimi do të çnderojë familjen dhe se ai do të lë atë nëse ndonjëherë ka qenë e ‘prekur’ nga një Serb.” Tri prej vajzave të saj kanë lëshuar Kosovën. Njëra është martuar, por pastaj është refuzuar nga burri i saj kur ai mori vesh mbi përdhunimin. Jeta është njëra prej një grupi shumë të vogël të grave që ka folur për shtyp lidhur me përdhunimet e tyre gjatë luftës. Ajo madje nuk ka kërkuar ndihmë nga Qendra për Rehabilitimin e të Mbijetuarve të Torturës në Prishtinë deri në vitin 2013. Shumica e viktimave të përdhunimit nuk e kanë bërë këtë. Qendra i tha Zejenlit se vetëm 100 viktima të përdhunimit kanë kërkuar ndihmë nga Qendra, dhe se prej tyre, 80 për qind kurrë nuk do t’iu tregojnë burrave të tyre nga frika e braktisjes ose abuzimi. (vazhdon) E ENJTE, 2 MARS 2017
Javore KOHA
7
VËSHTRIM & OPINION
Project Syndicate
Populizmi për Chris Patten
Kam jetuar aq gjatë sa për të mbajtur mend gjënë më të mirë të populizmit: mungesën e popullaritetit të tij. Politikat nacionaliste, në çdolloj forme, nuk joshnin shumë politikanë. Proteksionistët ekonomikë nuk fitonin zgjedhjet. Votuesit, qoftë edhe ata të shqetësuar rreth imigracionit, i bazonin zgjedhjet e tyre në çështjet ekonomike dhe ato të mirëqenies, të cilat media i raportonte me saktësi relative. Sot, megjithatë, duket se po kalojmë në një lloj politike të ndryshme. Shembujt më të cituar janë votimi i Mbretërisë së Bashkuar për të dalë nga Bashkimi Europian dhe fitorja presidenciale e Donald Trump në Shtetet e Bashkuara. Si Polonia ashtu dhe Hungaria gjithashtu ofrojnë shembuj shqetësues të politikanëve që përdorin retorika nacionaliste dhe populiste për të çuar përpara synimet që kundërmojnë fillesat e autoritarizmit. Sigurisht, ka një ndryshim mes përdorimit të nacionalizmit bruto brenda regjimeve autoritare aktuale dhe brenda demokracive. Presidenti kinez Xi Jinping dhe presidenti rus Vladimir Putin e përdorin nacionalizmin për të konsoliduar mbështetjen, ashtu sikurse politikanët perëndimorë, por atyre u mungojnë kufizimet demokratike dhe mund të injorojnë sundimin e ligjit. Xi i burgos kritikët e tij. Kritikët e Putin shpesh vriten, megjithëse nëse i besoni Trump, shërbimet ruse të sigurisë nuk kanë lidhje me këtë. Dhe, edhe nëse kanë, argumentoi Trump në një
8
Javore KOHA
E ENJTE, 2 MARS 2017
Përballë akuzave të ‘lajmit të rremë’ dhe mediave që po i shërbejnë pushtetit autoritar kudo në botë, gazetarët janë ngarkuar me detyrën e rëndë të raportimit të paanshëm dhe të patrembur të ngjarjeve intervistë të fundit, nuk ka asgjë për të dënuar. “Ka shumë vrasës,” deklaroi Trump. “Mendoni se [SHBA-ja është] aq e pafajshme?” Nëse SHBA-ja mund të quhet ose jo “e pafajshme”, nuk mund të mohohet se presidenti amerikan, ndryshe nga homologët e tij rusë dhe kinezë, duhet të veprojnë brenda një grupi rregullash kushtetuese dhe një sistemi të caktuar vlerash. Ai nuk mund ta marrë me mend, jo më të organizojë, vrasje të kritikëve. Trump mund ta përbuzë
sistemin, por ai nuk mund t’i shpëtojë atij. Sigurisht, kjo nuk nënkupton se Trump nuk do të përpiqet. Kur është e mundur, Trump ka pushuar nga puna ata që nuk binin dakord me të. Përndryshe, ai përpiqet të diskreditojë ose pengojë kundërshtarët përmes sulmeve të pamëshirshme. Për shembull, ai lançoi një fushatë kritikash kundër gjykatësve dhe gjykatave që vendosën kundër urdhrit ekzekutiv që ndaloi hyrjen në SHBA të shtetasve
Pikëpamjet e shprehura në fq: OPINIONE & VËSHTRIME nuk përfaqësojnë domosdoshmërisht politikën redaksionale të „KOHA javore„
VËSHTRIM & OPINION
rballë medias nga shtatë vende me shumicë myslimane. Trump ka lançuar një luftë mbi median, të cilën kryestrategu i tij, Steve Bannon, e ka etiketuar si “palë opozitare”. Trump quan çdo raportim jolavdërues apo kritik të administratës apo politikave të tij – qoftë edhe publikimin e një rezultati negativ të sondazhit – ‘lajm të rremë’. Mbështetësit në tubimet e Trump kanë veshur bluza me fjalët “Litar. Pemë. Gazetar.” Kjo qasje nuk është vetëm e Trump. Qeveria polake dhe hungareze kanë penguar lirinë e medias, duke kufizuar aksesin e medias te zyrtarët. Në sistemet autoritare dhe pothuajse-autoritare, media është parë gjithnjë si kërcënim, jo si shënjestër ndaj represionit. Por media amerikane nuk është përkulur ndaj Trump. Në fakt, shumë publikime – me përjashtim të zëdhënësit
zyrtar, që është në thelb ç’ka është bërë Fox News i Rupert Murdoch – janë bërë rojtarë të institucioneve dhe vlerave thelbësore të lirisë. Ata po i qëndrojnë besimit se në zemër të një demokracie të shëndetshme dhe funksionale duhet të jetë një bisedim publik që respekton dijen, të vërtetën, mosmarrëveshjen dhe nuancat. Kjo nuk nënkupton që gazetarët duhet të justifikojnë përshkrimin e Bannon për ta si palë opozitare. Nënkupton që ata duhet të vazhdojnë të bëjnë punën e tyre, duke refuzuar “faktet alternative” dhe të kërkojnë të vërtetën. Ashtu sikurse shkrimtari italian Primo Levi që zbuloi se eksperienca dhe dijet e tij shkencore e ndihmuan atë të përballojë jetën nën sundimin e Musolinit dhe Aushvicin, gazetarët duhet të përballen me politikanët mashtrues duke u zotuar, edhe më fuqishëm se kurrë, në punën e tyre. Në këtë aspekt, gazetarët britanikë
Pikëpamjet e shprehura në fq: OPINIONE & VËSHTRIME nuk përfaqësojnë domosdoshmërisht politikën redaksionale të „KOHA javore„
kanë shumë për të mësuar nga kolegët e tyre amerikanë. Që nga votimi Brexit, shtypi britanik (në përgjithësi) nuk është ngritur për të shpëtuar demokracinë tonë nga mbytja prej ndjenjave të shumicës. Përkundrazi, shumica e shtypit tonë të shkruar dhe madje një nga gazetat tona më tradicionale – që e konsideron veten një gazetë prestigjioze – ka forcuar paragjykimet populiste, pak a shumë siç ka bërë Fox News në SHBA. Për këtë grup gazetash – qarkullimi i përbashkët i të cilave, megjithëse në rënie të vazhdueshme, ende e tejkalon katër milionë – “vullneti i popullit” është i përkufizuar ngushtësisht brenda shumicës së vogël të votuesve që mbështetën largimin nga BE-ja. Duke harruar se çfarë deshën të thoshin ata me votën e tyre. Duke harruar se 48% të tjerë, votuan për të qëndruar. Duke ndëshkuar këdo që ngre pyetje se si duhet mbajtur ky proces shkatërrimtar. Ndërsa mediat populiste në Britani u përqendruan te kthimi i sovranitetit parlamentar në Britani (sikur ky të ishte marrë prej tij), ato denoncuan çdo anëtar të parlamentit që ngriti pyetje rreth rrugës që vendi ka marrë tashmë. Ato madje vunë në pikëpyetje sundimin e ligjit, që u jep atyre lirinë me të cilën shpesh abuzojnë. Kur një nga gjykatat më të lartë të Britanisë këmbënguli se qeveria duhet ta ndjekë Brexit në një mënyrë të ligjshme, gjykatësit u denoncuan si “armiq të popullit”. Trump vetë së fundmi postoi të njëjtin koment rreth medias amerikane. Gazetarët duhet të mbajnë një medalje nderi – si vlerësim për punën e tyre të rëndë në mbrojtje të shoqërisë civile nga shkeljet më të këqija të populizmit. Përkundrazi, në Britani, ku mediat e rëndësishme po anashkalojnë disa prej vlerave thelbësore të demokracisë sonë të shëndetshme dhe të gjallë, pak gjë na ndan neve nga një e ardhme jo e begatë dhe e errët. E ENJTE, 2 MARS 2017
Javore KOHA
9
VËSHTRIM & OPINION
100- VJETORI I LINDJES SË PRESIDENTIT XHON F. KENEDI
Trashëgimia e frymëzuesit të madh
“Mos pyet se çka mund të bëjë vendi yt për ty, por pyet se çfarë mund të bësh ti për vendin tënd”
Frank Shkreli
Ky vit shënon 100-vjetorin e lindjes të Presidentit të 35-të të Shteteve të Bashkuara, Xhon F. Kenedi (Maj 29, 1917 – Nëntor 22, 1963). Ky përvjetor po shënohet me aktivitete të shumta gjatë gjithë këtij viti, të cilat kanë filluar tanimë anembanë Shteteve të Bashkuara, përfshirë shtetin Massaçusets prej ku rrjedh familja Kenedi, e deri tek nivelet e institucioneve të qeverisë federale, me qëllim për të kujtuar jetën dhe veprimtarinë e presidentit më të ri që është zgjedhur ndonjëherë në Shtëpinë e Bardhë. Aktivitetet mbarëkombëtare synojnë kujtimin e jetës dhe të trashëgimisë që ka lënë pas Presidenti Kenedi, si një rast edhe për të frymëzuar brezat e rinj, ashtu që ata të zbulojnë rëndësinë dhe të frymëzohen nga trashëgimia dhe nga vlerat politike dhe morale, gjithnjë bashkëkohorë të mandatit të shkurtër të presidencës së tij. Ndër aktivitetet e para në kujtim të këtij përvjetori, Posta Amerikane lëshoi në qarkullim një pullë postare
10
Javore KOHA
E ENJTE, 2 MARS 2017
të përhershme me fotografinë e Presidentit Kenedi gjatë një ceremonie në “Librarinë dhe Muzeun Xhon F. Kenedi”, në qytetin Boston. Me këtë rast, në emër të familjes, foli njëri prej nipave të presidentit Kenendi, Xhek Shlosberg, i cili shprehu falënderimet e familjes duke thënë se, “Shpresojmë që kjo pullë postare të jetë një simbol i përhershëm i thirrjes së Presidentit Kenedi, “Për shërbim, inovacion dhe gjithëpërfshirës, por edhe si një simbol i besimit të tij të palëkundshëm se si individë, secili prej nesh ka aftësi dhe mundësi për ta bërë këtë botë më të mirë për të gjithë ne.” Presidenti Kenedi, i admiruar gjithnjë edhe sot, jo vetëm nga amerikanët por edhe nga popujt anembanë botës, e që është inauguruar President i Shteteve të Bashkuara më 20 Janar, 1961 -- konsiderohet si një udhëheqës i dalluar i cili punoi në mbështetje të idealeve më të larta të këtij kombi duke frymëzuar rininë amerikane që të angazhohej në jetën politike, duke marrë pjesë në shërbime të ndryshme publike. Në fjalimin e tij me rastin e inaugurimit për president, Xhon F. Kenedi u ka bërë thirrje amerikanëve, e sidomos të rinjve dhe rejave, që shërbimin publik të mos e shikojnë si një përfitim personal, duke përdorur frazën tanimë të famshme anembanë botës, “Mos pyet se çka mund të bëjë vendi yt për ty, por pyet se çfarë mund të bësh ti për vendin tënd”. Megjithëse mandati i tij u shkurtua nga plumbi i një vrasësi me 22 nëntor, 1963, administrata e tij, brenda një kohe të shkurtër shënoi arritje të dukshme për periudhën që ishte në pushtet. Presidenti Kenedi themeloi “Korpusin e
Paqës”, një ent ky që edhe sot vazhdon misionin e tij duke ndihmuar njerëzit në nevojë, në shumë vende të botës së tretë. Ai gjithashtu u angazhua në vitin 1961 se Amerika do të zbriste në Hënë para mbarimit të asaj dekade, gjë që u realizua, duke hapur kështu rrugën e sukseseve të mëdha të programit amerikan në hapësirë, përfshirë edhe uljen historike të astronautëve amerikanë në Hënë, në vitin 1969. Si president i Shteteve të Bashkuara në kulmin e luftës së ftohët, në arenën ndërkombëtare, Presidenti Xhon Kenedi u përball me një numër konfliktesh me ish-Bashkimin Sovjetik, konflikte këto të cilat, sipas historianëve mund të kishin përfunduar në një luftë botërore. Por falë diplomacisë dhe gjakftohtësisë së Presidentit Kenedi, lufta u mënjanua, megjithëse ai nuk hoqi dorë nga parimet e tija, përfshirë mbrojtjen e statusit të Berlinit Perëndimor, një oazë lirie kjo në ish-Gjermaninë Lindore komuniste që kërcënohej vazhdimisht nga ish-udhëheqësi komunist sovjetik, Nikita Krushçov. Përsëri në vjeshtën e vitit 1962, Presidenti Kenedi kundërshtoi vendosmërisht vendosjen e raketave bërthamore sovjetike në Kubë. Por me gjakftohtësinë e tij që e dallonte në momente krizash – madje edhe kundër këshillave të bashkëpunëtorëve të tij të ngushtë për të bombarduar bazën e raketave në Kubë – në vend të kësaj, ai vendosi të impononte një bllokim të armatimeve të mëtejshme sovjetike në Kubë. Pas disa ditëve ballafaqimesh tepër të rrezikshme, kur dukej se bota ishte në prag të një lufte shkatërruese bërthamore – anijet sovjetike që ishin nisur për në Kubë u kthyen mbrapa dhe
Pikëpamjet e shprehura në fq: OPINIONE & VËSHTRIME nuk përfaqësojnë domosdoshmërisht politikën redaksionale të „KOHA javore„
VËSHTRIM & OPINION Krushçovi më në fund ra dakord që të tërhiqte raketat bërthamore nga territori i Kubës komuniste. Ndërsa në fushën e politikës së brendshme, Xhon Kenedi mbahet mend, ndër të tjera, për fjalimin e flakët të 11 qershorit të viti 1963 mbi të drejtat civile, fjalim i cili karakterizoi trajtimin jo të barabartë të afrikano-amerikanëve në Shtetet e Bashkuara, si një krizë morale të këtij vendi. Ai pastaj paraqiti një projektligj për t’u dhënë fund ndasive raciale, projektligj ky i cili u miratuar përfundimisht nga Kongresi amerikan pas vdekjes së tij, i njohur si “Akti i të Drejtave Civile i vitit 1964”. Presidenti Kenedi është vrarë më 22 nëntor, 1963 në Dallas të shtetit Texas, në moshën e re 46-vjeçare, një vrasje kjo që ndërpreu realizimin e potencialeve të mundshme të një mandati të plotë presidencial. Por njëkohësisht ai ka lënë pas – megjithë kohën tepër të shkurtë në krye të Shtëpisë së Bardhë -- një trashëgimi të pasur politike dhe morale, jo vetëm për Shtetet e Bashkuara të Amerikës por edhe për mbarë botën vullnet mirë. Me qëllim për të bashkërenduar aktivitetet mbarë kombëtare në kujtim të 100-vjetorit ë lindjes së presidentit Xhon F. Kenedi gjatë viti 2017, Kongresi Amerikan ka vendosur të formojë “Komisionin për 100-vjetorin e lindjes së Xhon F Kenedi”, një nismë kjo e mbështetur nga Partia Demokrate dhe nga Partia Republikane. Senator demokrat i shtetit Massaçustes dhe anëtar i këtij Komisioni, Ed Marki, u shpreh me këtë rast se, “Presidenti Kenedi gjithmonë do të përfaqësojë një vizion të guximshëm për të ardhmen e vendit tonë, një idealizëm pa iluzione, një angazhim të vendosur për shërbim publik, si dhe një energji të pashtershme dhe të pafrenueshme, që i tregojnë botës se Amerikanët besojnë gjithnjë se ditët më të mira për vendin tonë janë gjithmonë në të ardhmen.” Ndërsa, Senatori republikan i shtetit Utah, Orrin Hatç, theksoi se ky komision, që është i ngjashëm me komisionin e krijuar me rastin e 100-vjetorit të presidentit Ronald Reagan më 2009, është i rëndësishëm sepse, “Të gjithë Amerikanët, pa marrë parasysh bindjet e tyre politike, e kujtojnë Presidentin Kenedi si një udhëheqës frymëzues dhe si një ikonë e shekullit të 20-të. 100-vjetori i lindjes së tij, na ofron një rast të mirë për të frymëzuar një brez të ri amerikanësh, që të gjithë së bashku, të riangazhohemi përsëri për t’i shër-
byer kombit tonë.” Ndërkohë, Senatori veteran i republikanëve, Xhon Mëkejn u shpreh se kujtimi i 100-vjetorit të lindjes së Presidentit Kenedi, “Do të sigurojë që trashëgimia e tij të jetojë për të gjithë brezat e ardhshëm.” Më në fund, Kongresisti i shtetit Masaçusets, Xho Kenedi i III, dhe nip i Presidentit Kenedi ka thënë me rastin e fillimit të aktiviteteve të këtij 100-vjetori se, “Presidenti Kenedi besonte me pasion se kapacitet e përbashkëta të popullit Amerikan nuk kishin kufij. Se në qoftë se jemi të bashkuar për një kauzë të përbashkët, ai ishte i vetëdijshëm se zbritja në Hënë ishte e afërt, se barazia midis njerëzve ishte e mundshme dhe se paqja do mbizotëronte në botë. Në këtë 100-vjetor të lindjes, ne nuk kujtojmë vetëm babanë, vëllain dhe presidentin tonë, por kujtojmë edhe idealet dhe vlerat që ai la pas për kombin e vet”, është shprehur kongresisti Xho Kenedi. Megjithëse kanë kaluar më shumë se 60 vjet nga vdekja e Presidentit Xhon Kenedi, ai gjithnjë mbahet mend në radhët e shumë Amerikanëve por edhe më gjerë si një udhëheqës gjakftohtë i cili, gjatë luftës së ftohtë, mënjanoi një luftë të mundshme botërore bërthamore, si një personalitet polBOXitik i shquar kombëtar dhe ndërkombëtar, me shumë arritje. Ai kujtohet edhe për aftësinë e tij të njohur për të frymëzuar njerëzit me fjalimet e tija elokuente. Shumë historianë janë të mendimit se po të kishte jetuar Presidenti Kenedi dhe po të kishte patur mundësi të zbatonte idetë dhe pro-
Pikëpamjet e shprehura në fq: OPINIONE & VËSHTRIME nuk përfaqësojnë domosdoshmërisht politikën redaksionale të „KOHA javore„
Presidenti Xhon Kenedi kishte lidhje të ngushta edhe me komunitetin shqiptaro-amerikan të Bostonit dhe më gjërë. Në këtë foto ai është me të ndjerin Anthony Athanas, patriotin e shquar dhe njërin prej bashkpuntorëve më të ngushtë të Fan Nolit, ish-biznismenin e njohur shqiptaro-amerikan dhe aktivistin e dalluar të organizatës pan-shqiptare Vatra dhe të çështjes shqiptare në përgjithësi prej shumë dekadash, në Shtetet e Bashkuara të Amerikës gramet e tija -- jo vetëm Amerika -- por edhe bota mund të ishin ndryshe, nga ç ‘janë sot. Natyrisht se Presidenti Kenedi, si çdo udhëheqës tjetër amerikan ose botëror, i kishte edhe ai të metat e veta si njeri dhe si udhëheqës politik, por ndryshe nga shumë të tjerë, ai dallohej për optimizmin e tij të pashtershëm për të ardhmen, për një të ardhme më të mirë, jo vetëm për Shtetet e Bashkuara por edhe për botën. Presidenti Kenedi besonte se njerëzit mund të zgjidhin vetë problemet e tyre të përbashkëta, në qoftë se mbi interesat personale e partiake, vendosin -- interesat e vendit të vet dhe në qoftë se punojnë së bashku për zgjidhjen e tyre. Në qoftë se për asgjë tjetër, atëherë le të kujtojmë në këtë 100-vjetor, trashëgiminë e frymëzimit të këtij burri të madh, se me vullnet të mirë dhe me bashkëpunim me njëri tjetrin, çdo problem mund të zgjidhet dhe çdo gjë është e mundur. E ENJTE, 2 MARS 2017
Javore KOHA
11
VËSHTRIM & OPINION
Historikisht, qenia njerëzore në vazhdimësi ka qenë dhe është në kërkim për një jetë më të mirë. Gjendja psikike e krijuar te ky popull, ka influencuar që edhe ata të cilët kanë një privilegj ekonomik më shumë se disa të tjerë, por kjo s’i ndalon që edhe ata ti bashkohen turmës dhe të gjithë së bashku ja mësyjnë atyre vendeve ku mendohet se do t’i përmbushin ëndrrat e tyre
Haxhi Zeneli Vendbanimet e shqiptarëve në Malin e Zi, gjithmonë kanë qenë në syrin lakmues të armiqve. Është vështirë të gjejmë ndonjë periudhe kohore që mund të themi se, armiqtë ziliqarë i kanë lënë të qeta këto vende. Pra ky ishte fati i vendeve tona, gjegjësisht Ulqinit me rrethe, edhe shumë viseve të tjera, të cilat ishin krejtësisht toka iliro /shqiptare. Fiset Labeate që ishin përzgjedhës të mirë të vendeve të bukura, ata u vendosën pran liqeneve, lumenjve dhe detërave, që ishin faktorët kryesor për një jetë normale. Ata këto të mira më vonë na trashëguan pasardhësve të tyre shqiptarë. Shqiptarët vite me radhë tashti po i braktisin këto vende. Ulqini është njohur shumë më herët si një qendër i cili lidhte Shqipërinë e Veriut me vendet e Europës. Ky qytet kishte shumë anije që vinin dhe shkonin duke bërë një tregti mjaft voluminoze për kohën. Edhe sot e kësaj dite popullata e këtij qyteti jeton me një krenari dhe nostalgji të së kaluarës. Po t’i krahasojmë disa veçori specifike
12
Javore KOHA
E ENJTE, 2 MARS 2017
Në kërkim që e përbëjnë këtë qytet piktoresk, me një histori interesante, me klimë të përshtatshme, me plazhet që kanë një rërë specifike për kurimin e sëmundjeve reumatike, si edhe shumë gjërave të tjera që e bëjnë atraktiv këtë qytet. Atëherë shtrohet pyetja: përse një vend kaq të bukur, shqiptarët dita, ditës po e braktisin!? -Përgjigja na kthehet! - Ska punë!. Si do që të jetë problemi, por e vërteta është e hidhur, sepse braktisja e këtyre vendeve, ka qenë dhe ende është një problem serioz i kësaj komune, ku për fat të keq askush nuk po merret seriozisht me këtë problem. Historikisht qenia njerëzore në vazhdimësi ka qenë dhe është në kërkim për një jetë më të mirë. Gjendja psikike e krijuar te ky popull, ka influencuar që edhe ata të cilët kanë një privilegje ekonomik më shumë se disa të tjerë, por kjo si ndalon që edhe ata ti bashkohen turmës dhe të gjithë së bashku ja mësyjnë atyre vendeve ku mendohet se do ti përmbushin ëndrrat e
tyre. Kjo është një ëndërr që ndoshta për shumicën e tyre që kanë braktisur më herët vendin po i surprizon me vështirësitë drejtë përpushjes së ëndrrave të tyre, dhe si pasojë e kësaj njeriu mbetët peng deri në vdekjen e ti. Andaj e gjithë jeta kalon në pritjen e përmbushjeve ndaj të pa arritshmes, dhe në fund shpërbehesh kombëtarisht. Ku qëndron baza e gjithë kësaj braktisje?!.Mendoj se kurioziteti dhe zilia për të panjohurën, e bëjnë njeriun edhe të shkojë drejt një fundosjeje! Por te disa të tjerë, ndoshta e gjithë kjo ka edhe një bazë tjetër!. Për të shpjeguar se ndoshta baza e një zilie mund të lindë diku tjetër, po ndërlidhëm me një rast, që përjetova unë në vendlindje, para një viti, ku më zgjon kureshtjen të mendoja pak më thellë. Rastësisht një natë vere të vitit të kaluar, e kisha vështirë të injoroja atë bisedë, nga zëri i lartë i një gruaje e cila po fliste me shokët e saj, deri sa po lëshonte restorantin, duke ju drejtuar shokëve të saj, sikur të ishte e mllefosur, që
Pikëpamjet e shprehura në fq: OPINIONE & VËSHTRIME nuk përfaqësojnë domosdoshmërisht politikën redaksionale të „KOHA javore„
VËSHTRIM & OPINION
m të ëndrrave thoshte:”heeeu bre!se çka po hjekim prej tyre! “amerikanëve”-s’po na lajnë rahat-çka po na bëjnë, na i tërbunë fëmitë dhe gjinden, s’po mundemi me marrë frymë prej tyre!”. Nga ajo që dëgjova, kuptova se ku e kishte fjalën! Por për ta vërtetuar më mirë, pyeta një shukun tim që jeton aty, se çfarë mendon për këtë bisedë?, dhe ai pa menduar shumë, mu përgjigj-:”se po vinë këta “amerikanët”, ku fëmit e tyre po harxhojnë para këtu sa nuk ta merr mendja, dhe familjet tonë i përcjellin këto akte, duke menduar se në Amerikë ka para sa të duash,etj,etj,,rrëfente shoku im. Për ta shpjeguar se përse këta fëmijët e këtyre “kapitalistëve” shpenzojnë shumë, është krejtësisht një temë e veçantë që duhet trajtuar më gjatë, mbase ndoshta një herë tjetër. Por nuk do të thotë se çfarë të shohësh me sy, janë të vërteta. Një proverbë popullore thotë se:” kur shikon barin në arën e komshiut, të duket më i gjelbërit se i yti”, sepse ti nuk e sheh nga afër. Te kuptojmë mirë e
drejtë pa humbur kohë, se kur të ja sjellësh shpinën vendit tënd, s’ka më kthim prapa, së paku ata që jetojnë në Sh.B.A .Andaj para se ta braktisim vendlindjen, sinqerisht ta pyesni veten mirë ,përse doni të braktisni?-,dhe mendoni se ai ka ikur nga vendi i tij, jeton një jetë më të lumtur! Këtë ju nuk mund ta dini, dhe ndoshta s’keni për ta ditur asnjëherë, pa e provuar,se sa i lumtur është komshiu apo vëllau i juaj në Amerikë apo qoftë edhe ndonjë vend tjetër, sepse lumturia nuk matët me para. Paraja është një pjesë shumë e vogël që krijon lumturinë tuaj. Lumturia është një nocion kompleks dhe shumë i gjerë. Njeriu duhet më së pari të ndërlidhet me brendësinë e qenies së tij, se realisht çfarë atij i mungon. Mos ta vlerësojmë dikën sipas një vizite që ai ia bën një herë në vit vendlindjes së tij. Sot bota po ndryshon. Vendet që dikur ishin vendet premtuese, ato kanë filluar të humbin fuqinë e tyre. Gjeostrategjitë ekonomike botërore kanë marrë drejtime të tjera, nuk qëndrojnë tek të
Pikëpamjet e shprehura në fq: OPINIONE & VËSHTRIME nuk përfaqësojnë domosdoshmërisht politikën redaksionale të „KOHA javore„
njëjtat vende si në shekullin e kaluar, Siç thotë analisti amerikan, George Friedmen, në librin e tij,”The Next 100 Years”,”se: “ditët e mira të Amerikës i kemi lënë pas”. Këtë po e vërejmë edhe ne që sot jetojmë në “tokën e premtuar”. Kemi harruar që superfuqitë ngritën dhe bien, ekonomia ndryshon, ata kanë ndryshuar edhe më parë, duke filluar nga: Greket, Rromaket, Egjyptasit, Osmanët, etj, që ishin perandori shumë të fuqishme me shekuj, por në fund humbën. Andaj fjala e popullit e thënë më një urtësi shumë të madhe është krijuar nga këto rrethana, se: “Guri i rëndë peshon në vend të vet”, një thënie brilante e sprovuar nga paraardhësit tanë. Andaj ti je gur në vendin tënd, kurse unë s’jam as guralec në vend të huaj, tashti zgjidhë e merr!. Është më se e vërtetë që fëmijët tanë, ndoshta edhe duhet të lëvizin nga vendi i tyre i lindjes! Po ku të shkojnë ? Në Kinë?!,apo në ndonjë vend tjetër të premtuar-po ndoshta edhe atje duhet të shkojmë!. E ENJTE, 2 MARS 2017
Javore KOHA
13
VËSHTRIM & OPINION
Plani hapësinor i Ulqinit
Kaosi urbanis dalldia e ndërt
Në çdo bisedë apo diskutim për zhvillimin e këtij qyteti, pothuaj është e pashmangshme shprehja “ kaos të merremi vetëm me definimin e shkaktarëve dhe fajtorëve, pasi të gjithë e kemi hisen e përgjegjësi
Gjekë Gjonaj
Çdo qytetar i Ulqinit, njëlloj si çdo qytetar i botës, dëshiron të ketë një mjedis të pastër. Hapësira të gjelbëruara. Të planifikuara. Parqe të bukura. Infrastrukturë adekuate. Të nevojshme. Funksionale. Plane të aprovuara urbane. Lagje më urbane. Ndërtime me infrastrukturë përkatëse. Thënë shkurt një mjedis të mbrojtur dhe të menaxhuar me më shumë kujdes. E me përgjegjësi më të lartë qytetare. Praktika e deritashme e zhvillimit stihik të qytetit të Ulqinit, në mungesë të Planit Hapësinor Urbanistik, ka krijuar një kaos urbanistik. Një situatë krejtësisht konfuze ose e parregullt, urbane. Për pasojë të kësaj mungese totale e organizimit urban në Ulqin kemi telashe e halle të mëdha të zhvillimit urban dhe ndërtimit. Në çdo bisedë apo diskutim për
“
14
Javore KOHA
zhvillimin e këtij qyteti, pothuaj është e pashmangshme shprehja “ kaos urban” dhe përpjekja për
të gjetur fajtorët. Në një situatë të këtillë nuk mendoj se është e rëndësishme të merremi vetëm me
“Qytetarët të cilët kanë ndërtuar për nevoja ekzistenciale dhe ata të cilët në mënyrë brutale kanë shkelur ligjin duke ndërtuar objekte për përfitime materiale nuk do të kenë të njëjtin trajtim gjatë procesit të legalizimit”, është shprehur Cungu E ENJTE, 2 MARS 2017
”
Pikëpamjet e shprehura në fq: OPINIONE & VËSHTRIME nuk përfaqësojnë domosdoshmërisht politikën redaksionale të „KOHA javore„
VËSHTRIM & OPINION
stik, apo timeve pa leje
s urban” dhe përpjekja për të gjetur fajtorët. Në një situatë të këtillë nuk mendoj se është e rëndësishme isë. Kush më pak e kush më shumë
definimin e shkaktarëve dhe fajtorëve, pasi të gjithë e kemi hisen e përgjegjësisë. Kush më pak e kush më shumë. Më të rëndësishme e vlerësoj vullnetin dhe përpjekjet e fundit të pushtetarëve vendorë dhe qendrorë për të ndryshuar sjelljen ndaj këtij problemi ( lexo ndërtimi pa leje) , me ndikim të madh në jetën dhe cilësinë e jetës së qytetarëve të këtushëm në përgjithësi. Në këtë kontekst e lexoj vizitën e fun-
dit që i bënë Ulqinit delegacioni qeveritar prej katër ministrash, ministri i Drejtësisë dhe nënkryetari i Qeverisë Zoran Pazhin, ministri i Turizmit dhe Zhvillimit të Qëndrueshëm Pavle Radulloviq, ministri i Punëve të Brendshme Mevludin Nuhoxhiq, ministri për të Drejtat e Njeriut dhe Pakicave, Mehmet Zenka. Bashkë me ta edhe sekretarja e Ministrisë së Drejtësisë Nada Stanishiq, drejtoresha e Drejtorisë për Planifikim të Hapësirës Dragana Çeniq, drejtori i Drejtorisë për Ndërtimtari Danilo Gvozdenoviq dhe shefi i Kabinetit të ministrit të turizmit Mileva Lukiq. Kjo, nëse nuk jam gabuar, është hera e parë në periudhën e pluralizmit politik që brenda një dite të kenë vizituar Ulqinin kaq funksionarë të lartë të shtetit. Dhe është mirë që kanë ardhur. Le të vijnë përsëri, në të mirën e qytetarëve të këtij qyteti. Pa një partneritet, bashkëpunim dhe koordinim të përgjegjshëm, serioz të veprimeve të përbashkëta të zyrtarëve komunalë dhe atyre qendrorë nuk mund të ndalohet me sukses kjo dalldi e ndërtimeve pa leje në këtë qytet. Pa këtë bashkëpunim të fortë të vetëqeverisjes vendore me atë qendrore nuk është
Pikëpamjet e shprehura në fq: OPINIONE & VËSHTRIME nuk përfaqësojnë domosdoshmërisht politikën redaksionale të „KOHA javore„
i mundur as zhvillimi ekonomik as valorizimi i potencialeve të Ulqinit. Ministri i Drejtësisë dhe nënkryetari i Qeverisë Pazhin theksoi vendosmërinë e qeverisë se do të ndërmarrë të gjitha masat e duhura për ndalimin e ndërtimeve pa leje sepse kjo dukuri, siç tha, në mënyrë të drejtpërdrejtë kërcënon interesin publik dhe sfidon rendin juridik të shtetit. Edhe kryetari i Komunës së Ulqinit Nazif Cungu paralajmëroi procesin e legalizimit të ndërtimeve informale. “Qytetarët të cilët kanë ndërtuar për nevoja ekzistenciale dhe ata të cilët në mënyrë brutale kanë shkelur ligjin duke ndërtuar objekte për përfitime materiale nuk do të kenë të njëjtin trajtim gjatë procesit të legalizimit”, është shprehur Cungu. Tani qytetarët e Ulqinit presin rezultate konkrete, të menjëhershme, efikase nga institucionet lokale, qendrore dhe nga gjykatat. Mosveprimi i tyre i shpejt dhe i duhur në pajtim me ligjin dhe anashkalimi i rregullave në rrethanat tona do të kenë ndikim serioz në vazhdimin e një kaosi të krijuar të situatave urbane, me pasoja shumë më të mëdha. E ENJTE, 2 MARS 2017
Javore KOHA
15
VËSHTRIM & OPINION
Qani Osmani
Për ne shqiptarët, një ndër datat me rëndësi kombëtare është 7 Marsi-Dita e Mësuesit, e cila shënohet si një ngjarje me shumë rendësi kulturore dhe kombëtare në të gjitha trojet e banuara me shqiptarë. Kjo datë ka zanafillën e hershme, që të kujton themelet e para të shkollës shqipe, në fakt ka filluar të kujtohet, që nga viti 1960të, ku shteti Shqiptar vendosi që kjo ditë të jetë festë në shenjë përkujtimi të themelimit të të parës Mësonjëtore shqipe të Korçës e cila u themelua më 7 mars të vitit 1887. Festa e mësuesit në rrafshin kombëtar shërben për t’i vlerësuar traditat më të mira të shkollës shqipe, pa dyshim edhe figurën e nderuar të mësuesit, por edhe gjithë punonjëseve të arsimit si edukatorë të brezit të ri dhe si kontribuues aktivë të zhvillimit dhe përparimit të shoqërisë shqiptare. Për të arritur deri tek ditët e sotme, pra të 7 marsi, apo ndonjë ditë tjetër, që kujton shkollën tonë shqipe, zanafillën dhe lindjen e saj, është dashur shumë kohë, kohë lufte e përpjekje të pa- ndërprerë nëpër shekuj, për të mbijetuar gjuha jonë, kultura, historia të zënit e shkrimit dhe këndimit shqip, mbijetesën tonë kombëtare etj. Jo pak herë gjatë historisë armiqtë e ndryshëm kundërshtuan dhe luftuan deri në vdekje me qëllim që ta zhduknin ar-
16
Javore KOHA
E ENJTE, 2 MARS 2017
dhmërinë tonë. Armiqtë tanë gjatë historisë na e mohuan gjuhën, shkrimin, kulturën, historinë, etnogjenezën, folklorin, toponimet, pagëzimet...duke na i zhdukur e duke i përvetësuar ato për veten e tyre! Shumë nga manastiret dhe objektet e tjera të kultit shqiptar, sot janë të zhdukura, ose të përvetësuara nga pushtuesit tanë turq, serbë, malazias, grekë, bullgarë etj. Gëzon fakti që populli shqiptar gjatë historisë ka qenë i lidhur me gjuhën, historinë dhe tokat e veta me rrënjë, po sikur lisi shekullor, kështu që rrugën e zhvillimit, përparimit dhe shkollimit, së bashku me ndjenjën e atdhedashurisë në gji e ka ruajtur e kultivuar me ngulm e fanatizëm për të arritur deri te ditët e sotme. Ata që sot janë më të moshuar i mbajnë mend ato kohëra kur mësuesit gëzonin “autoritet”, ishin njerëz që kishin respekt në shoqërinë shqiptare. Ishin kohëra kur populli ia hiqte kapelën mësuesit. Ngado që të sillej mësuesi kishte vendin e nderit, kishte status. Ishte zotëri mësuesi dhe zonja mësuesja ata që qëndronin në ballë të betejës për mbrojtjen e identitetit kombëtar. Tash është ndryshe, krejtësisht ndryshe. Respekti u takon, jo mësuesve, por politikanëve të cilët kanë arritur te kolltuku, e si kanë arritur e dimë të gjithë, por se themi dot
nga kjo ose ajo arsye. Atëherë populli shqiptar nuk kishte kalkulime sepse Poreznikun, Çinovnikun, Udbashin, s’e donte kush. Për çdo hall i drejtoheshin mësuesit, kurse mësuesi gjithmonë e shfrytëzonte çdo rast ta madhërojë të vërtetën, arsimin dhe dashurinë për popullin. Me mësuesin populli e ndante të mirën e të keqen. Edhe sot i kujtojmë me respektin më të thellë të gjithë ata që u dogjën për t’i shndritur rrugët e gjuhës sonë të ëmbël, rrugët e shkronjave tona të bukura, rrugët e përparimit dhe edukimit të popullit tonë, ato figura-ikona të gjuhës shqipe. Kush nga më të moshuarit mund t’i harrojë mësuesit e ardhur në këto troje nga normalet e Shqipërisë? Të gjitha ato zonja e ata zotërinj, që përveç shkronjave shqipe e sillnin edhe frymën e lirisë dhe të krenarisë të cilat pushteti i Kralevinës serbo-kroato-sllovene i kishte shkelur me çizme dhe pa mëshirë. Këta heronj e iluministë shkuan duke i lënë gjurmët e tyre të cilat kërkojnë nga ne të jemi bashkë rreth gjuhës shqipe dhe indit kombëtar, si garanci për të ardhmen e gjeneratave te reja, për të ardhmen e fëmijëve tonë. Të gjithë këta emra-përmendore i kemi, kurse ne u gëzohemi si fëmijë ndërrimit të emrave të disa rrugëve. Ku
Pikëpamjet e shprehura në fq: OPINIONE & VËSHTRIME nuk përfaqësojnë domosdoshmërisht politikën redaksionale të „KOHA javore„
VËSHTRIM & OPINION
Mësuesit e harruar -Atyre, dhe vetëm atyre, që po mbajnë lart etikën dhe emrin e mësuesit !
janë emrat e veteranëve të tjerë? Çdo shkollë ku shumicën e bëjnë nxënësit shqiptarë, çdo rrugë ku jetojnë shqiptarët duhet të ketë emra të figurave të mëdha të së kaluarës sonë. Emrin e shkollës mund t’ia vësh shqip kudo-në Amerikë, në Zvicër, në Norvegji, në Kanada, në Australi nëse nxënësit i ke shqiptarë. Prandaj është koha e fundit që prindërit e nxënësve shqiptarë të marrin guximin dhe iniciativën me kërkesa për nderimin e emrave të shkollave që nuk kanë të bëjnë me historinë dhe indin tonë kombëtar, në kuadër të institucioneve shkollore dhe Ministrisë së Arsimit. Por edhe me kërkesë që Këshilli Kombëtar i Shqiptarëve në Mal të Zi, që ti shfrytëzojë të gjitha mekanizmat demokratike dhe ligjore për realizimin e këtyre kërkesave.
Mësuesi i sotëm ?
Mësuesi i ditëve të sotme është i thyer, i nëpërkëmbur, i nënshtruar, i harruar nga politika, nga pushteti. Ai ditën e kalon duke u djersitur në mesin e nxënësve të cilët nuk mësojnë sepse e dinë se në fund të vitit do të shpërblehen me sukses të shkëlqyeshëm nga dora e padukshme. Aty, te notat e te suksesi, mësuesi i ditëve tona nuk ka pushtet. Mësuesit të sotëm i mbetet vetëm mundi i derdhur.
Mësuesi i sotëm, i gjori pasdite është i detyruar të shkojë në shkollë pasi që është anëtar i ndonjë nëndege për ndonjë çështje që lidhet me nevojat e shkollës, dhe që është kërkesë e vasalëve të tij, kurse natën e kalon para kompjuterit duke i drejtuar brirët e dashit në programet absurde të ditarëve elektronikë dhe të të shkruarit e të ashtuquajturave Konspekte. Po leximi?....Leximi për mësuesin e sotëm është luks, sepse nuk ka kohë. Në pastë pak kohë, ai duhet të gjejë një punë plotësuese. I duhet kjo punë të fitojë diçka për t’i mbuluar shpenzimet elementare që i duhen një familjeje të mbijetojë. E gjithë kjo nëpërkëmbje dhe hallakamë e ka rrënuar mësuesin e sotëm. Ai është vazhdimisht në zgrip të depresionit, me maninë e ndjekjes nga fantazmat që s’e lënë të qetë. Mësuesin e sotëm shpeshherë e sheh në ambulancë për shkak të nervave të shkatërruara, ndonjëherë duke i shkuar rreth e përqark tregut për të gjetur perime më të lira për dy pare. Mësuesi i sotëm e pret stinën e verës të pushojë pak nga kontrollorët e ndryshëm të arsimit, ta heqë barrën e rëndë të burokracisë nga shpina, të pushojë nga nxënësit e painteresuar për mësim, nga indiferenca e tyre e patolerueshme, mirëpo shumëherë ndodhë
Pikëpamjet e shprehura në fq: OPINIONE & VËSHTRIME nuk përfaqësojnë domosdoshmërisht politikën redaksionale të „KOHA javore„
që urdhri nga Ministria e Arsimit është që mësuesi të shkojë në shkollë, edhe pse janë pushimet verore. Mësuesi i sotëm në mos pastë punë, pushtetarëve dhe burokracisë i mjafton t’i dëgjojë zërat e hapave të mësuesit në korridor ose ta shohë nënshkrimin e tij. I duhen burokracisë hapat e mësuesit të munduar për shkaqe mazohiste, i duhet ky nënshkrim që të ketë mbulesë kur ta dënojnë mësuesin pse është vonuar në zbrazëtinë shurdhuese të shkollës që ka rënë në thellësinë e heshtjes verore. Tregimi për veprimtarët shqiptarë të dikurshëm në këto troje është i dhembshëm. Arsyeja qëndron në faktin se vetë i kemi hedhur në greminat e harresës. Më i dhembshëm është tregimi për mësuesin e sotëm. Ata pushteti i ka lënë të luftojnë për kafshatën e bukës dhe të sillen vërdallë në labirintin e eksperimenteve absurde që bëhen me arsimin. Dhe ua ka marrë statusin që e meritojnë. Shikuar historikisht, mësuesit shqiptarë janë ata që në kohërat më të vështira për kombin tonë, na mësuan ndër shekuj qëllimin e rrugëve tona të ndritura, ata janë faqja më e ndritur e historisë...Atyre, dhe vetëm atyre, që po mbajnë larts dhe të pacenuar etikën dhe emrin e mësuesit!..... GËZUAR 7 MARSIN. E ENJTE, 2 MARS 2017
Javore KOHA
17
MOZAIK
Jeta dhe fati
Purgator Mes kësaj fryme, çdo kritikë merret si sfidë dhe mbytet. Por nuk ka punë të rëndë . Mbi punën njeriu është me i rëndësishëm. Nëse puna duket e rëndë, me siguri je duke bërë edhe punën e dikujt tjetër. Gjithashtu as i pasur nuk mund të bëhësh nëse nuk vjedh vlerat e dikujt tjetër
Astrit Lulushi
Imagjino botën si një makineri të madhe, pa pjesë ndërrimi rezervë, dhe veten si pjesë të saj. Kjo ide ishte popullore shekuj më parë kur bota shpjegohej si një orë që lëvizte pa ndihmën e orëbërësit, nga lindi ideja e materializmit, fatit dhe njeriut (pa Zot).
“ 18
Javore KOHA
Në këto rrethana, nëse do të mësosh se kush sundon thjesht, gjë se cilin nuk lejohesh të kritikosh. Mes kësaj fryme, çdo kritike merret si sfidë dhe mbytet. Por nuk ka punë të rendë. Mbi punën njeriu është më i rëndësishëm. Nëse puna duket e rëndë, me siguri je duke bërë edhe punën
e dikujt tjetër. Gjithashtu as i pasur nuk mund te behësh nese nuk vjedh vlerat e dikujt tjetër. E ardhmja udhëhiqet nga fati, që është binjak, i mirë dhe i keq. Kjo e bën udhën e jetës zik-zake dhe njeriu që provon çdo gjë, vetëm sa del nga Purgatori, fundi i kësaj jete.
Imagjino botën si një makineri të madhe, pa pjesë ndërrimi rezervë, dhe veten si pjesë të saj. Kjo ide ishte popullore shekuj më parë kur bota shpjegohej si një orë që lëvizte pa ndihmën e orëbërësit, nga lindi ideja e materializmit, fatit dhe njeriut (pa Zot)
E ENJTE, 2 MARS 2017
”
MOZAIK
Prokurori special i Malit të Zi paraqiti prova të reja mbi përfshirjen e Rusisë në ngjarjet e 16 tetorit të vitit të kaluar
Katniq: Moska tentoi të shkaktojë gjakderdhje Qeveria e Malit të Zi akuzoi të enjten Moskën zyrtare se “në prag të zgjedhjeve parlamentare u përpoq që të shkaktojë gjendje kaotike me qëllim të nxitjes së paqëndrueshmërisë në rajon” Prokurori special i Malit të Zi, Milivoje Katniq, akuzoi Moskën se “në ditën e zgjedhjeve parlamentare në Mal të Zi tentoi të shkaktojë gjakderdhje me qëllim që të realizojë ndikim të shtuar në Ballkan”. Në një intervistë për mjetet malazeze të informimit Katniq paraqiti prova të reja lidhur me identitetin e vërtetë të organizatorit kryesor rus, i cili sipas prokurorit, punonte për Agjencinë ruse të Sigurimit. “Eduard Shirokov në të vërtetë është Eduard Shishmakov, i cili në vitin 2014 ishte zëvëndësatashe i Rusisisë në Poloni, por për shkak të aktiviteteve spiunazhi atje, u dëbua nga Polonia si person i padëshiruar”, tha Katniq. Ai vuri në dukje se pasaporta e tij me emër të rrejshëm ishte e lëshuar nga institucionet përkatëse ruse, gjë e cila siç u shpreh ai, “tregon se disa struktura shtetërore të Moskës kanë qenë të implikuara drejtpërdrejt në ngjarjet e Malit të Zi”.
Prokurori special tha se “deri më 15 prill do të ngriten aktakuzat për terrorizëm ndaj 23 personave nga Serbia dhe Rusia, si dhe ndaj dy përfaqësuesve të opozitës në Mal të Zi”. Qeveria e Malit të Zi, ndërkaq, akuzoi të enjten Moskën zyrtare se “në prag të zgjedhjeve parlamentare u përpoq që të shkaktojë gjendje kaotike me qëllim të nxitjes së paqëndrueshmërisë në rajon”. Qeveria malazeze po ashtu reagoi ndaj deklaratës së zëdhënëses së Punëve të Jashtme të Rusisë, Marija Zaharova, e cila ditë më parë mohoi çdo ndërhyrje të Rusisë në ngjarjet e 16 tetorit në Mal të Zi. Ndërkohë, Serbia bëri të ditur të enjten se nuk do t’i ekstradojë dy shtetasit serbë, Nemanja Ristiq dhe Predrag Bogiçeviq, të cilët akuzohen se kanë qenë të përfshirë në përgatitjen e sulmit terrorist. Gjykata e Apelit në Beograd e ka hedhur poshtë kërkesën e Minis-
trisë së Drejtësisë të Malit të Zi për ekstradim, duke theksuar se “mungojnë të dhënat për një veprim të tillë”. Mali i Zi ka qenë i përfshirë në ngjarjet konspirative në ditën e zgjedhjeve parlamentare të 16 tetorit të vitit të kaluar, ku autoritetet policore arrestuan 20 shtetas serbë, të akuzuar për përgatitje të sulmeve të armatosura ndaj institucioneve shtetërore dhe ish-kryeministrit Millo Gjukanoviq. Ndërkaq, partitë opozitare kanë theksuar se grushtshteti i dyshuar është fabrikuar dhe kanë akuzuar kryeministrin në largim, Millo Gjukanoviq, se po shfrytëzon shërbimet e sigurimit për ta ruajtur dominimin e tij mbi Malin e Zi. Në këtë kuadër, analistët vlerësojnë se Moska po e sheh veten të rrethuar nga një NATO që po zgjerohet, si dhe kishte shpresuar se do ta siguronte për vete qasjen në portin e njohur të Adriatikut, në Tivar të Malit të Zi. (VOA) A.Salaj E ENJTE, 2 MARS 2017
Javore KOHA
19
MOZAIK
U shfaq premiera e filmit të shkurtër “Innocent souls”
Një sprovë e guximshme Filmi trajton problemin e trafikimit të femrave, një ndër dukuritë më shqetësuese të shoqërisë së sotme në rrafshin global. Ndonëse ky problem nuk përbën fenomen për Ulqinin, ideatorja e filmit Mersida Xhurreta ka thënë se kanë pasur për qëllim “të sensibilizojmë opinionin mbi këtë dukuri dhe nevojën e masave adekuate”
Ulqin – Premiera e filmit të shkurtër “Innocent souls” (Shpirtrat e pafajshëm) të Gëzim Mavriqit, i realizuar sipas idesë së nxënëses së Gjimnazit Privat “Drita”, Mersida Xhurreta, është shfaqur të dielën mbrëma në sallën e Qendrës së Kulturës në Ulqin. Filmi trajton problemin e trafikimit të femrave, një ndër dukuritë më shqetësuese të shoqërisë së sotme në rrafshin global. Ndonëse ky problem nuk përbën fenomen për Ulqinin, ideatorja e filmit Mersida Xhurreta ka thënë se kanë pasur për qëllim “të sensibilizojmë opinionin mbi këtë dukuri dhe nevojën e masave adekuate”. Rolet kryesore në film i luajnë nxënësit
20
Javore KOHA
E ENJTE, 2 MARS 2017
e Gjimnazit “Drita”, komunikimi zhvillohet në gjuhën angleze dhe skenat luhen në mjedise të ndryshme të Ulqinit. Regjisori Gëzim Mavriqi i ka lavdëruar aktorët e rinj, për të cillët ka thënë se janë të talentuar dhe se i kanë ardhur si dhuratë nga Zoti për të realizuar filmin. Ai është shprehur se edhe në të ardhmen do të vazhdojë bashkëpunimin me Gjimnazin “Drita”. Ndërkaq, mr. Haxhi Shabani, mësimdhënës i gjuhës shqipe dhe letërsisë në Gjimnazin Privat “Drita”, ka thënë se filmi “është një sprovë e guximshme, që të trajtohet edhe kjo temë dhe të realizohet nga të rinj e të
reja që kanë talent, që kanë dije, kanë natyrshmëri, dhe siç do ta shihni, janë edhe të bukur për t’i parë”. Ai ka kërkuar që filmi të mirëkuptohet pasi që trajton një temë që “neve na duket pak e largët, por është një temë që në qoftë se nuk na ka prekur drejtpërdrejt, mund të na prekë në të ardhmen”. Shabani ka thënë se që nga themelimi i Gjimnazit Privat “Drita”, nxënësit që e kanë ndjekur këtë shkollë kanë dëshmuar një gjë shumë të rëndësishme – “në qoftë se ju jepet shansi, ata bëhen dikushi në jetë. Dhe ne kemi shembuj të tillë pikërisht në botën e artit dhe në fusha të tjera”. i. k.
MOZAIK
OJQ “Djeca Crne Gore” (Fëmijët e Malit të Zi) organizuan Festivalin e Diversitetit
Aktivizimi i të rinjve për të kontribuar në komunitet
Tuz- Organizata Joqeveritare “Djeca Crne Gore” (Fëmijët e Malit të Zi) ka organizuar për dy ditë rresht, festivalin e diversitetit, si pjesë e projektit “Klubi i Vullnetarëve të gjimnazit 25 Maji- Ji aktiv/e” i cili mbështetet nga Fondi për Qytetari Vepruese. Në ditën e parë të kësaj veprimtarie është organizuar turneu garues në futboll në sallën e Gjimnazit “25 Maji” në Tuz ku kanë marrë pjesë pjesëtarë të klubit të vullnetarëve të kësaj shkolle dhe të tjerë, kurse një ditë më vonë është shfaqur një film në QKI “Malësia” kushtuar të rinjve. Sipas Drejtoreshës së kësaj OJQje, Sabra Deceviq, qëllimi kryesor i projektit është fuqizimi i mbështetjes për të rinj në trevën e Tuzit nëpërmjet fuqizimit të klubit të vullnetarëve dhe
krijimit të partneritetit me administratën lokale. “Qëllimet specifike të këtij projekti konsistojnë në ndërtimin e kapacitetit të klubit të vullnetarëve të gjimnazit, fuqizimin e të rinjve në këtë klub nëpërmjet organizimit të trajnimeve, forcimin e kapacitetit të shkollës që t’u përgjigjet kërkesave të nxënësve, krijimin e bashkëpunimit dhe lidhshmërinë e institucioneve publike me administratën lokale, fuqizimin e të rinjve që të veprojnë në komunitet dhe ndërtimin e besueshmërisë dhe partneritetit me sektorin e biznesit”, sqaroi Deceviq. Organizatorët e këtij projekti si dhe të rinjtë e kyçur në të, kanë bërë apel për mbështetje nga të gjitha strukturat si OJQ-të, institucionet shtetërore dhe
individët në mënyrë që të promovohet dhe avancohet kultura e të rinjve në këtë mjedis si dhe zhvillimi dhe kyçja e të rinjve në sfera të ndryshme në këtë mjedis për t’i kontribuar komunitetit në mënyrën më të mirë. BOX- Qëllimet specifike të këtij projekti konsistojnë në ndërtimin e kapacitetit të klubit të vullnetarëve të gjimnazit, fuqizimi i të rinjve në këtë klub nëpërmjet organizimit të trajnimeve, forcimin e kapacitetit të shkollës që t’u përgjigjet kërkesave të nxënësve, krijimin e bashkëpunimit dhe lidhshmërinë e institucioneve publike me administratën lokale, fuqizimin e të rinjve që të veprojnë në komunitet dhe ndërtimin e besueshmërisë dhe partneritetit me T.Ujkaj sektorin e biznesit. E ENJTE, 2 MARS 2017
Javore KOHA
21
PANORAMË
Ndarja e çmimeve për kinematografi
“Moonlight” triu Filmi “Moonlight” i regjisorit Barry Jenksin ka triumfuar në ceremoninë e ndarjes së çmimeve më prestigjioze të kinematografisë, Oscars, duke marrë çmimin “Filmi më i mirë”
22
Javore KOHA
E ENJTE, 2 MARS 2017
PANORAMË
umfon në Oscars Si pasojë e ndërrimit të zarfeve gabimisht u lexua emri i filmit “La La Land” si fitues, por e gjithë kjo ishte një ngatërresë e madhe, sepse fituesi i vërtetë ishte “Moonlight”. “Moonlight” tregon historinë prekëse të një djali të ri që ka vështirësi në gjetjen e vetëvetes. E treguar në tre kapituj, historia tregon jetën e djalit ndërsa ai provon ekstazinë, dhimbjen dhe bukurinë e të rënit në dashuri, ndërkohë që përballet me seksualitetin e tij. “Moonlight” mori edhe Oscarin për skenarin më të mirë të përshtatur. Rreth vetes mblodhi disa shpërblime edhe filmi “La La Land”, që kishte plot 14 nominime, e arriti të fitoi 6 sosh. “La La Land” mori Oscarin për dizajn produksionin më të mirë, atë për kinematografinë, për kolonën zanore e për këngën origjinale.
Damien Chazelle, regjisori i “La La Land”, u shpall regjisori më i mirë, kurse në kategorinë e saj, si aktorja më e mirë, triumfoi edhe protagonistja e këtij filmi, Emma Stone. Në anën tjetër ,aktori më i mirë në rol kryesor u shpall Casey Affleck nga “Manchester by the Sea”, filmi i cili mori edhe Oscarin për skenarin më të mirë origjinal. Për kostumografinë më të mirë u shpërblye filmi “Fantastic Beasts and Where to Find Them” kurse për makijazhin më të mirë “Suicide Squad”. Në anën tjetër, për editim u veçua “Hacksaw Ridge” ndërsa për editimin e zërit u shpërblye “Arrival”. Si filmi me miksimin e zërit më të mirë u cilësua “Hacksaw Ridge”, kurse për efektet vizuale “The Jungle Book”. Në kategorinë e filmave të animuar triumfoi “Zootopia”, kurse mes filmave të shkurtër të
animuar u veçua “Piper”. Në kategorinë e dokumentarëve Oscar mori “O.J.: Made in America” kurse filmi më i mirë i shkurtër u shpall “Sing”. Në garën e filmave në gjuhë të huaj u shpërblye filmi “The Salesman”. Por regjisori Asghar Farhadi nuk ishte i pranishëm. Ai bojkotoi ceremoninë Oscars si revoltë ndaj politikave të Trump ndaj refugjatëve. Në emër të tij u lexua një fjalim i shkurtë që ndër të tjera thoshte: “Më vjen keq që nuk jam me ju sonte. Mungesa ime është nga respekti për njerëzit e vendit tim dhe ata të gjashtë vendeve të tjera, që janë përçmuar me ligjin çnjerëzor, i cili u ndalon migrantëve hyrjen në SHBA”. E gjithë ceremonia në Dolby Theatre, përjashtuar disa gafe, rrodhi normalisht dhe nuk munguan surprizat dhe thumbimet politike.
E ENJTE, 2 MARS 2017
Javore KOHA
23
MOZAIK
Komuniteti boshnjak në Shqipëri (1)
Një histori e pa
Dr. Nexhat Avdiu Boshnjakët në Shqipëri me prejardhje nga pjesa e Hercegovinës, për një
“ 24
pjesë të mirë të opinionit të gjerë janë shumë pak të njohur. Që në fillim të ardhjes, boshnjakët e kanë lidhur ngusht jetën e tyre me tokën shqiptare. Që ditët e para, ata ndërtuan me vendasit marrëdhënie shumë dashamirëse. Për
Ruajtja e identitetit kulturor ishte prioritet për popullsinë e ardhur. Kjo vërehet edhe nga ruajtja e gjuhës, e mbiemrave dhe nga martesat, ku ato zhvilloheshin vetëm midis boshnjakëve. Pra, nuk preferohej që të martoheshin me vajza ose djem shqiptarë. Kjo dukuri do të prishej gjatë regjimit komunist, pas vitit 1948, kur fillojnë martesat e përziera
Javore KOHA
E ENJTE, 2 MARS 2017
”
afër 50 vite të izolimit të Shqipërisë, këtij komuniteti i ishte ndërprerë komunikimi me familjarët dhe të afërmit e tyre nga Hercegovina. Regjimi i vizave, i cili u vendos pas vitit 1948 midis Shqipërisë dhe Jugosllavisë, e vështirësoi edhe më tepër gjendjen e komunitetit boshnjak. Vendosja e sistemit pluralist, si për çdo shtetas shiptar edhe për këtë komunitet hapi një shpresë të re.
Vendosja e boshnjakëve në Shqipëri
Që nga koha kur Perandoria Osmane po përjetonte një zhvillim, tregtia dhe rrugët tregtare morën një ekspansion të madh. Një pjesë e rrugëve tregtare kalonin edhe në territorin e Ballkanit
MOZAIK
anjohur dhe kishin drejtime të ndryshme, si lindje-perëndim dhe perëndim-lindje. Përveç tregtisë, karvanet tregtare transmetonin dhe përcillnin edhe informacione të ndryshme. Dobësimi i Perandorisë Osmane, i cili u pasua nga “Kriza Lindore” e viteve 18751878, mes tjerash u shoqërua me krizën e shumë familjeve të pasura tregtare në Bosnje dhe Hercegovinë. Duke qenë tregtarë të njohur, boshnjakët e përjetuan shumë rëndë krizën dhe rënien e Perandorisë Osmane në të cilën kishin krijuar një lidhje shpirtërore, tregtare dhe ku disa prej tyre kishin gëzuar poste të larta.
Cilat ishin shkaqet e largimit të popullsisë?
Studimet e ndryshme tregojnë se shkaqet kryesore të këtij eksodi të madh lidhen me faktorë të ndryshëm si: “Kriza Lindore”, frika nga pushtimi dhe aneksimi Austro-Hungarez i Bosnjes, mospajtimi me gjendjen e re politike, pasiguria në vend, frika nga humbja e pasurisë etj. Këto bënë që një pjesë e banorëve të zonës së Hercegovinës, kryesisht nga zona e Çaplinës, Mostarit, Poçitelit, Stolacit etj. t’i lëshojnë shtëpitë e tyre dhe të emigrojnë për në Turqi me qëllim të një jete më të sigurt. Emigrimet e para të boshnjakëve filluan nga viti 1875. Është pikërisht ky vit (1875), i cili korrespondon me vendosjen për herë të parë të popullsisë boshnjake në Shqipëri, pikërisht në zonën e Durrësit. Për historinë, numrin dhe datën e saktë të vendosjes së tyre në Shqipëri nuk ka ndonjë dokument të shkruar. Sipas mendimeve dhe bashkëbisedimeve me banorët e këtij komuniteti rezulton se gjatë rrugës detare për në Turqi, anija me emigrantë boshnjakë, kryesisht nga zona shkëmbore e Hercegovinës, pëson avari afër brigjeve të Durrësit. Një version tjetër mbi vendosjen në Shqipëri është se anija e tyre u përf-
Emigrimet e para të boshnjakëve filluan nga viti 1875. Është pikërisht ky vit (1875), i cili korrespondon me vendosjen për herë të parë të popullsisë boshnjake në Shqipëri, pikërisht në zonën e Durrësit. Për historinë, numrin dhe datën e saktë të vendosjes së tyre në Shqipëri nuk ka ndonjë dokument të shkruar
shi nga një stuhi e fortë e cila i nxori në brigjet detare të Shqipërisë. Në pritje të rregullimit të anijes, emigrantët zbarkuan dhe u vendosën në zonën e Shijakut, ku fillojnë të përshtaten me ambientin i cili pak a shumë ngjasonte me vendilindjen e tyre. Sipas bisedës me një oficer turk, gjatë vendosjes së muhaxhirëve në Durrës, në mes tjerash veçohet t’u ketë thënë se “Turqinë mund ta gjeni edhe këtu, prandaj nuk është e nevojshme të shkoni atje”. Ndër familjet e para që erdhën ishin familjet e Sabliqëve, Guzinëve, Kadragiqëve, Kllariqëve, Tabakoviqëve, Tikvinëve, Zuriqëve etj. Vala e emigrantëve boshnjakë nga Hercegovina për në Shqipëri ka vazhduar nga viti 1875 deri në vitin 1911 dhe është realizuar në tri faza. Faza e parë 1875-1883, faza e dytë 1883-1890 dhe faza e tretë 1891-1911. Gjate këtyre viteve emigrimi përfshinte grupe të vogla të cilët tërhiqeshin kryesisht nga të afërmit e tyre që më herët ishin vendosur në Shqipëri.
Integrimi me popullsinë vendase dhe periudha e monizmit
Boshnjakët e vendosur në zonën e Shijakut, afër brigjeve të lumit Erzen, i cili ngjasonte me “Neretvën”, filluan të ndërtonin shtëpitë e tyre që kryesisht ishin prej dërrasave të lyera me baltë dheu. Shumë shpejt popullsia e ardhur, që vendasit i quajtën “muhaxhirë”, nisën të bashkëpunojnë me vendasit, të mësojnë gjuhën shqipe, të mësojnë zakonet dhe të integrohen në kulturat e njëri-tjetrit etj. Muhaxhirët nga Bosnja kishin përvojë në pemtari dhe në blegtori, të cilën e transmetuan tek banorët vendas. Megjithatë, territori në të cilin u vendosën, kryesisht pjesët fushore, herë pas here përfshiheshin nga përm-
bytjet duke shfaqur edhe problem shëndetësor, ku sëmundja e malaries ishte e pranishme. Nga kjo sëmundje humbën jetën mjaft banorë. Kjo situatë ndikoi që muhaxhirët nga Bosnja të vendosen në zonat kodrinore, si në Koxhasë, Borakë etj., ku formuan edhe vendbanimet e reja me të njëjtin emër. Prania e lumit Erzen ishte një përparësi e madhe për këta banorë. Gjatë regjimit monist u ndërtua edhe ujësjellësi, i cili lehtësoi problemet e ujit. Megjithatë fshatrat në zonat kodrinore, si Boraka, Koxhasi ujësjellësin do ta fitonin shumë më vonë. Duke u pajtuar me fatin e tyre, boshnjakët e vendosur në këto zona filluan të integrohen me popullsinë vendase. Muhaxhirët u shquan si njerëz trima dhe nuk janë të pakëta rastet e kontributit të tyre në luftë kundër armiqve. Boshnjakët morën pjesë në luftën e Shkodrës dhe të Vlorës, si dhe në Luftën e Dytë Botërore. Ruajtja e identitetit kulturor ishte një prioritet për popullsinë e ardhur. Kjo vërehet edhe nga ruajtja e gjuhës, e mbiemrave dhe nga martesat, ku ato zhvilloheshin vetëm midis boshnjakëve. Pra, nuk preferohej që të martoheshin me vajza ose djem shqiptarë. Kjo dukuri do të prishej gjatë regjimit komunist, pas vitit 1948, kur fillojnë martesat e përziera. Femrat shqiptare që martoheshin me boshnjakë duhet të mësonin gjuhën boshnjake pasi në familje flitej vetëm kjo gjuhë. Një fenomen tepër interesant te popullsia boshnjake është edhe kulti i punës, të cilin ia transmetuan popullsisë vendase. Boshnjakët janë njerëz të thjeshtë, shumë mikpritës dhe humanë. (vazhdon) E ENJTE, 2 MARS 2017
Javore KOHA
25
KULTURË
72 vjet nga vrasja e patriotit Mulla Jakup Kardoviq (2)
Anatemimi gjatë kohës së komun Vrasja e Mulla Jakup Efendi Kardoviqit në vitin 1945 ishte vendimtar për të gjithë hoxhallarët e trevës së Rozhajës, ishte një sinjal për t’u tërhequr vërejtjen dhe se duhet të merren vetëm me punën e tyre
Haxhi Lajçi
Lufta e Dytë Botërore e gjeti Mulla Jakup Kombin në Tutin, ku ai shërbeu si kryetar Komune në dy mandate duke krijuar një miqësi të madhe në zonën trekufitare të rajonit të Sanxhakut. Kur Pazari i Ri dhe Sjenica ishin të kërcënuar me shfarosje nga çetnikët serbë, Mulla Jakup Efendiu organizoi menjëherë rozhajasit dhe banorët e Bishevës, gjithashtu i informoi miqtë e tij në Kosovë, Shaban Polluzhën dhe Mulla Zekë Bërdynën
“ 26
(me shumë pjesëtarë nga rrethi i Pejës dhe Podgurit), duke kërkuar nga ata që menjëherë t’i vijnë në ndihmë Pazarit sepse ishte i rrezikuar nga çetnikët. Këta njerëz, si edhe ata të Aqif Blytës, Xhemail Koniçanit, vëllezërve Dresheviq (Dreshaj) luajtën rol kyç në mbrojtjen e Pazarit të Ri nga çetnikët serbë. Në Pazarin e Ri arritën 3 200 shqiptarë të armatosur nga e gjithë Kosova dhe rreth 2 000 sanxhaklinj të armatosur nga Bisheva dhe Peshteri, nga fshatrat e djegura të rrethit të Dezhevës dhe të Pazarit. Pas sulmit të parë të çetnikëve ndaj Pazarit të Ri (4 nëntor 1941), thirrjes së Aqif Efendiut i ishin përgjigjur Shaban Polluzha me 3 200 vetë dhe Mulla Jakup Kombi me rreth 2 600 luftëtarë, në kuadër të të cilëve ishte edhe Mulla Zekë Bërdyna, të cilët
Në rrugën nga shtëpia e tij drejt ndërtesës së qeverisë së re, në udhëkryq të urës kryesore të Ibrit, në bregun e majtë të lumit Ibër, njëri nga partizanët shtiu brutalisht nga pushka automatike pas shpine dhe e vrau. Partizanët e akuzuan për ngjarjen e ndodhur në mesin e vitit 1944, kur vëllezërit Dreshaj në Tutin kishin ekzekutuar vëllezërit Hamzagaj, të cilët ishin në radhët e komunistëve
Javore KOHA
E ENJTE, 2 MARS 2017
”
kryen një kundërofensivë në qytetin e Rashkës. Forcat e bashkuara shqiptare nga Kosova dhe forcat e Sanxhakut ishin në hyrje të qytetit të Rashkës. Megjithatë, rënia e qytetit u parandalua nga gjermanët pasi që ishin paralajmëruar se nuk duhet të hyjnë në qytet. Më vonë, çetnikët të cilët përjetuan humbjen më të madhe në Pazar kanë deklaruar: „Ne patëm me përfunduar me pazarlitë sikur të mos arrinte një hoxhë duke thirrur ezanin, në kalë të bardhë, me njërën nofull në tokë e tjetrën në qiell”. Mulla Jakup Efendiu si një hero ka qenë njeriu më besnik i Aqif Blytës. Gjatë sulmit çetnik në Novi Pazar, Aqif Blyta ia ka besuar 420 serbët lokalë (të moshuar, gra dhe fëmijë), të cilët i ka strehuar në lokalet e Gjykatës së Qarkut dhe në burgun në Novi Pazar, nga hakmarrja që mund të ndodhte ndaj tyre për krime të kryera nga ana e çetnikëve në këtë periudhë. Përveçse u dallua në mbrojtjen e Pazarit, Mulla Jakup Efendiu, kur qe e nevojshme, nxitoi për t‘i ndihmuar edhe Sjenicës. Ishte 12 dhjetori 1941 kur partizanët kishin shkelur një marrëveshje me udhëheqësit e Sjenicës, duke u përpjekur për të marrë me mashtrim këtë qytet! Pastaj Hasan Zvizdiq, president i Këshillit të Mbrojtjes, u bëri thirrje për ndihmë tre liderëve të Sanxhakut - Sulejman Hoxhë Paçarizit, Xhemail Koniçanit dhe Mulla Jakup Kombit (Kardoviq).
KULTURË
ë nizmit Ata pastaj i rrethuan me ushtarët e tyre dhe partizanëve u shkaktuan humbje të rëndë. Rreth Rozhajës, pas përfundimit të luftës kishte disa grupe të shqiptarëve që ishin fshehur në malet Hajlë, Kullë, Buxhov e gjetkë. Për Mulla Jakup Efendiun kishte informacione se ishte fshehur në shtëpinë e tij në Rozhajë. Është interesant të theksohet se sipas komunistëve, ai përshkruhej kështu: “Qëllimi ishte të kapet i gjallë dhe të dorëzohet tek autoritetet përkatëse për gjykim. Për shkak se ishte natë e errët dhe ai nuk ishte i lidhur, në një moment provon të ikë. Luftëtarët reaguan shpejt dhe e vranë”. Megjithatë, qytetarët e vjetër dhe familjarët tregojnë krejtësisht të kundërtën. Ata pohojnë se në fillim të vitit 1945, një grup i partizanëve, në mesin e të cilëve ishin disa komunistë të Rozhajës, shkuan në drejtim të shtëpisë së Mulla Jakupit në mënyrë që ta arrestonin. Banorët e Rozhajës, para se të vinin komunistët, e kishin lutur që të largohet nga Rozhaja sepse do ta vrasin komunistët. Megjithatë, ai nuk e bëri dhe mbeti i fshehur, siç thuhej, në shtëpinë e tij(?!). Kur e nxorën nga shtëpia, pranë tij ishin gruaja dhe dy vajzat e tij. Partizanët i kishin thënë se janë të detyruar ta burgosin dhe se duhet të gjykohet për shkak se gjoja ishte përgjegjës për vrasjen e vëllezërve
Hamzagaj në Tutin, por ai e kishte të qartë se çfarë po ndodhte. Mulla Jakup Efendiu e hoqi nga xhepi orën e tij prej ari, ia dha gruas dhe u hallastis me familjen e tij. Partizanët ishin të habitur nga paraqitja e tij. Njëri prej tyre komentoi: “A është e mundur që ky njeri i vjetër bëri çudira të tilla?!” Në rrugën nga shtëpia e tij drejt ndërtesës së qeverisë së re, në udhëkryq të urës kryesore të Ibrit, në bregun e majtë të lumit Ibër, njëri nga partizanët shtiu brutalisht nga pushka automatike pas shpine dhe e vrau. Partizanët e akuzuan për ngjarjen e ndodhur në mesin e vitit 1944, kur vëllezërit Dreshaj në Tutin kishin ekzekutuar vëllezërit Hamzagaj, të cilët ishin në radhët e komunistëve. Ai ishte kryetar i Komunës dhe thuhet se ka miratuar likuidimin e tyre.
Vrasja e Mulla Jakup Efendi Kardoviqit në vitin 1945 ishte vendimtar për të gjithë hoxhallarët e trevës së Rozhajës, ishte një sinjal për t’u tërhequr vërejtjen dhe se duhet të merren vetëm me punën e tyre. Pastaj vjen periudha kur shumica e Kardoviqëve u shpërngulën në Tutin, Novi Pazar, Shkup dhe Turqi. Varrimi i rahmetli Mulla Jakup Efendisë u krye nga një numër i konsiderueshëm i xhematit duke ia falë xhenazën pranë Xhamisë së Kuqëve, ku kishin marrë pjesë vetëm disa njerëz nga Rozhaja me rrethinë, Bihori, Tutini dhe Peja. Varri i Mulla Jakup Kombit ndodhet në varrezat e Kuqëve në Rozhajë. Për një kohë të gjatë të komunizmit nuk është guxuar të përmendet emri i tij si dhe i shumë bashkëpunëtorëve të tij të kohës. (Fund) E ENJTE, 2 MARS 2017
Javore KOHA
27
MARKETING
Mali i Zi Fondi për mbrotjen dhe realizimin e të drejtave të pakicave Nr: 210/17 Podgoricë, 22.02.2017
LAJMËRIM Në përputhje me dispozitat e nenit 18. të Statutit të Fondit dhe nenit 6 paragrafi 1 pika 3 e Vendimit për themelimin e Fondit për Mbrojtjen dhe Realizimin e të Drejtave të Pakicave ( Gazeta zyrtare e Malit të Zi nr. 13/08 dhe 64/11), Këshilli drejtues shpall:
Konkursin
për ndarjen e I (parë) të mjeteve financiare të Fondit për mbrojtjen dhe realizimin e të drejtave të pakicave për financimin dhe bashkëfinancimin e projekteve për vitin 2017 1.
Teksti i plotë i Konkursit gjendet në web faqen e Fondit : www.fzm.me.
2. Fletëparaqitja për Konkurs dorëzohet në formular të duhur, që gjendet në web faqen www.fzm.me. 3. Konkursi për dorëzimin e fletëparaqitjeve është i hapur prej 23.02.2017, duke përmbyllur mës 20.03.2017.
28
Kryetari i Këshillit drejtues Ivan Dragiçeviq Javore KOHA
E ENJTE, 2 MARS 2017
MOZAIK
Aksion i Dhurimit vullnetar të gjakut
Çdo dozë e dhuruar, shpëton jetë njerëzish Tuz- Enti për Transfuzionin e Gjakut i Malit të Zi ka organizuar aksion tradicional vjetor të Dhurimit vullnetar të gjakut në Gjimnazin “25 Maji” në Tuz. Në këtë aksion humanitar kanë marrë pjesë numër i madh nxënësish nga kjo shkollë, përkatësisht ata të cilët plotësojnë kriteret për të dhuruar gjak, të cilët kanë treguar humanizmin dhe sensibilitetin me personat që kanë nevojë për gjak, duke i ndihmuar ata në mënyrën më të çmuar të mundshme. Doktoreshë Rajmonda Tuna, duke qenë bashkorganizatore e këtij ak-
sioni, e vlerësoi lart atë duke thënë se çdo doze gjaku e dhuruar nga këta të rinj, shpëton tre jetë njerëzish. “Aksioni i dhurimit vullnetar të gjakut organizohet çdo vit me maturantët e gjimnazit “ 25 Maji” në të cilin marrin pjesë të gjithë nxënësit e shkollës që kanë mbushur 18 vjeç. Ajo çfarë më gëzon më shumë është fakti se çdo vit, numri i nxënësve që dhurojnë gjak është në rritje. Edhe aksionit të sotëm i janë bashkëngjitur një numër relativisht i madh i nxënësve që kanë dhuruar gjak pasi rinia e Malësisë di të çmojë vullnetarizmin. Ata me
dozat e tyre të dhuruara të gjakut, kanë shpëtuar tre jetë. Ne duhet t’i përgëzojmë këta të rinj dhe të krenohemi me ta duke qenë se ky është humanizmi më i mirë që ata mund të bëjnë për njerëzit që kanë më së shumti nevojë për ndihmë”, u shpreh Tuna për Koha Javore. Ajo më tej sqaroi se veç atyre të cilët kanë dhuruar gjak në këtë aksion, pa pasur dhe një numër të madh të interesuarish për të dhënë gjak, mirëpo sipas saj, ata nuk i plotësonin kushtet. T.Ujkaj E ENJTE, 2 MARS 2017
Javore KOHA
29
FEJTON
Studim (IlI)
Zona kufitare pa
Rënia e Murit të Berlinit në nëntor të vitit 1989, paralajmëroj rënien më pas të këtij sistemi edhe ne v ditur se aty ishte i instaluar sistemi i diktaturës që ishte ideologjik e në kundërshtim me interesat e pop përmasa tjera nga viti 1991 e më pas
Dr. Nail Draga
3.3. Vendkalime në perspektivë
1.Hutaj(Skje)-Zogaj, ndodhet në breg të liqenit të Shkodrës, përkatësisht afër Shirokës, me 1.200m distancë nga vendkalimi në Hutaj(Skje) në krahinën e Krajës në Mal të Zi. Viteve të fundit është diskutuar shumë ne lidhje me hapjen e këtij vendkalimi sepse ka rëndësi të veçantë për popullsinë e Krajës, sepse përmes këtij kalimi Shkodra është larg 12km.Do të ishte kjo lidhja unazore e liqenit të Shkodrës nga ana juglindore e tij. 2. Shtoj-Velipojë, ndodhet në pjesën e poshtme të lumit Buna, përkatësisht në drejtimin Shënkollë-Pulaj. Ka kohë qe diskutohet për një projekt të tillë, sidomos nga Qeveria e Shqipërisë, sepse do të ishte kjo një vazhdimësi e bregdetit të Ulqinit, përkatësisht Plazhit të Madh të Ulqinit me ate të Velipojës, që përbëjnë një kompleks unik natyror jo vetëm për Adriatikun por edhe më gjerë. Ky projekt do të kishte vazhdimin në drejtim të Shëngjinit duke vazhduar më pas për Lezhë. Një VKK i tillë kërkon investime kapitale nga fakti se duhet të ndërtohet ura mbi Bunë. Një VKK i tillë përveç se do të kishte qarkullim dominues gjatë sezon-
30
Javore KOHA
E ENJTE, 2 MARS 2017
it turistike, po ashtu do të ishte në funksion gjatë tërë vitit, sepse do të zvogëlonte dukshëm ngarkesën e VKK Sukubinë-Muriqan sepse nga drejtimi Tivar-Ulqin do të shkohej në drejtim të Shtojit për të vazhduar tutje në Shqipëri. Nuk ka dilemë se ndërtimi i këtij VKK do të ishte një kapitull i ri në ofertën turistike dhe qarkullimit të qytetarëve të këti regjioni si dhe bashkëpunimit ndërshtetëror në mes Malit të Zi dhe Shqipërisë, në mënyrë identike si në vendet e Europës Perëndimore.
3.4. Mungon linja ujore
Pasi deri me tash ekzistojnë vetëm VKK tokësore duhet punuar në hapjen e atyre ujore, neper liqenin e Shkodrës dhe lumin Buna. Edhe pse është bërë përpjekja e parë në verë të vitit 2006 me hapjen e linjës liqenore Shkodër(Ura e Bunës)-Virpazar, çdo gjë mbeti vetëm me rastin e inaugurimit të kësaj linje në ceremoninë zyrtare, sepse pas ca muajve, flamujt e vendosur në vendin përkatës u tërhoqën. Edhe pse më pas disa herë është potencuar për vendosjen e kësaj linje në funksion gjatë sezonit të verës, deri më tash nuk është marrë ndonjë veprim konkret, nga asnjëra palë. Do theksuar me ketë rast, se linja e tillë liqenore ka ekzistuar në mes dy luftërave botërore. Kësaj linje duhet shtuar edhe mundësinë e lundrimit përgjatë lumit Buna, sepse është i lundrueshëm gjatë tërë vijës ujore, duke shkuar në drejtim të Ulqinit apo Velipojës e Shëngjinit. Linjat ujore ne këtë mjedis varësisht prej kushteve do të kishin rëndësi të veçantë për zhvillimin e turizmit
Rruga Deçan-Plavë(35km) bën lidhjen natyrore të hapësirës shqiptare
dhe valorizimit të monumenteve kulturore-historike në këtë regjion, sidomos gjatë stinës së verës.
3.5. Rruga Deçan-Plavë në favor të integrimit regjional
FEJTON
as vitit 1991
vendet e tjera të kampit socialist. Në ketë permbysje Shqipëria nuk kishte si të ishte përjashtim duke pullit shqiptar. Ndonëse me vonesë edhe në Shqipëri nga viti 1990 gjendja filloi të ndryshoi duke marrë
është vetëm nga ana e Rozhajës në drejtim të Pejës apo të Mitrovicës. Por, pas çlirimit të Kosovës(1999), është prezantuar ideja e ndërtimit të rrugës në drejtimin Deçan-Plavë. Përfundimisht kjo rrugë me gjatësi 35km ka filluar së ndërtuari me 25 shtator 2014. Në kuadër të komunës së Deçanit nga kjo gjatësi rrugore janë 20 km ndërsa pjesa tjetër prej 15 km është në kuadër të komunës së Plavës. Behët me dije se ndërtimi do të zhvillohet në tri faza dhe përfundimi parashihet të behët në afatin prej tre vjetësh, pra të përfundoje në vitin 2017. Kjo rrugë bën bashkimin natyror të viseve shqiptare si asnjëherë më parë, duke qenë një arterie me vlera shumëdimensionale, e sidomos për krahinën e Plavës dhe Gucisë.
3.6. Vendkalimi kufitar i parë i përbashkët në Ballkan
Si vazhdimësi logjike e rrugës Shkodër-Plavë, apo Podgoricë-Plavë, është rruga në drejtim të Kosovës. Nëse nga Plava në drejtim të Kosovës ekziston rruga tradicionale ajo përmes Çakorrit, ajo ka pasur tret-
man të kufizuar gjashtëmujor, sepse qarkullimi ishte i mundur vetëm gjatë verës, sepse dimrit kjo rrugë ishte e bllokuar. Andaj e vetmja linjë rrugore për Kosovë nga krahina e Plavë-Gucisë,
Nga tre VKK ekzistuese në mes Malit të Zi dhe Shqipërisë, nuk ka dilemë se vend të veçantë zënë ai në Muriqan-Sukubinë, i cili u rihap në vitin 2002. Por, duke marrë parasysh bashkëpunimin ne mes dy vendeve lindi iniciativa që ky VKK të avancohet me një status të veçantë, me funksion të përbashkët për të dyja palët. Në sajë të marrëveshjeve të arritura në mes Malit të Zi dhe Shqipërisë, punimet për ndërtimin e objektit të doganës së përbashkët filluan më 21.4.2008 ndërsa inaugurimi solemn është bërë me 18.6.2009, duke u bërë i vetmi i tillë në Europën Juglindore, me mbështetje financiare në vlerë 1.3mil. euro nga Bashkimi Europian. (vazhdon) E ENJTE, 2 MARS 2017
Javore KOHA
31
KULTURË
Me rastin e 7 Marsit – Ditës së Mësuesit, të hënën në Krajë
Do të shfaqet drama “Stina e lumturisë” Drama me autore Esmerinda Lekperiqin, nxënëse e klasës së nëntë, është përgatitur nga Seksioni i dramës i Shkollës Fillore “Gjergj Kastrioti – Skënderbeu”, nën drejtimin e profesoreshës së gjuhës shqipe dhe letërsisë Aishe Gjeçbritaj
Ostros - Me rastin e 7 Marsit - Ditës së Mësuesit, seksioni i dramës i Shkollës Fillore “Gjergj Kastrioti – Skënderbeu” Ostros do të shfaqë dramën “Stina e lumturisë” të autores Esmerinda Lekperiqi, nxënëse e klasës së nëntë. Shfaqja jepet në Shtëpinë e Kulturës në Ostros të hënën, më 6 mars 2017, në orën 19:00. Kjo është shfaqja e gjashtëmbëdhjetë me radhë që jep grupi simpatik i aktorëve të vegjël të seksionit të dramës, i cili me sukses po vepron në vazhdimësi pranë këtij institucioni arsimor, i vetmi në gjuhën
32
Javore KOHA
E ENJTE, 2 MARS 2017
shqipe në Komunën e Tivarit, nën drejtimin e profesoreshës së gjuhës shqipe dhe letërsisë, znj. Aishe Gjeçbritaj. Është bërë tashti traditë që aktorët e shkollës për nder të 7 Marsit, për çdo vit shfaqin nga një pjesë teatrale për moshatarët e tyre, prindërit, mësuesit dhe për publikun e gjerë. Duhet veçuar me këtë rast se drama në fjalë është shkruar nga një nxënëse e shkollës. Kujtojmë se si sot 130 vite më parë, në qytetin e Korçës u hap Mësonjëtorja e Parë Shqipe, një ngjarje me rëndë-
si madhore në përpjekjet e popullit shqiptar për të krijuar shkollën e vet kombëtare. Hapja e shkollës së parë shqipe, më 7 Mars 1887 në Korçë, kurorëzoi me sukses një nga detyrat kryesore të lëvizjes sonë kombëtare, atë të përhapjes së arsimit në gjuhën amtare, për të cilën dhanë kontributin e tyre rilindasit tanë. Çdo vit 7 Marsi festohet në Krajë. Në fillim të pluralizmit këtë festë e organizoi LD në MZ me aktivitete të shumta në shenjë falënderimi për mësuesit, për punën që kryejnë në edukimin e brezit të ri. Ali Gjeçbritaj
KULTURË
U mbajt edicioni i 24-t i Festivalit “Zlatna pahulja”
Rozhaja, kryeqendër e këngës për fëmijë
Rozhajë - Për të njëzet e katërtën herë me radhë, Rozhaja ishte vendi i bashkimit të një numri të madh fëmijësh, si nga Mali i Zi ashtu edhe disa vende të Evropës. Manifestimin “Fjolla e Artë” (“Zlatna pahulja”) e ka shpallur të hapur kantautori i njohur Al Dino. Ai ishte anëtar i jurisë profesionale së bashku me Dragan Dautovskin, multiinstrumentalist i njohur në botë, Tode Nikoletiqin, shkrimtar për fëmijë, aktor dhe skenarist, si dhe mr. Amar Jazhiqin. Në këtë manifestim me karakter ndërkombëtar, pjesëmarrësit ishin të ndarë në dy grupe. Në natën e parë, të premten mbrëma, morën pjesë 17 interpretues nga Mali i Zi, ndërsa të shtunën, në natën e dytë me karakter ndërkombëtar, kanë marrë pjesë garues nga disa vende të Evropës: Bullgaria, Franca, Kroacia, Kosova, Lituania, Rumania, Maqedonia, Shqipëria dhe Sllovenia. Në natën e parë të manifestimit “Fjolla e Artë”, ku morën pjesë vetëm interpretues nga Mali i Zi, fitues dolën: Për tekstin dhe aranzhmanin më të mirë - Nikolla Radunoviq me këngën “Zauvijek dijete”. Çmimi i parë për interpretuesin më të mirë iu nda Danillo Radunoviqit me këngën “Zauvijek dijete”, Çmimi i dytë Gjorgje Aleksiqit për këngën “Svoj çovjek biqu”, ndërsa çmimi i tretë i takoi këngëtares Angjella Peroviq për këngën “Crnoo-
ka lepotice”. Për komponimin më të mirë, Çmimin e parë e fitoi Nikolla Radunoviq për këngën “Zauvjek dijete”, Çmimin e dytë Boro Majdanac për këngën “Igrale se zeke” dhe Çmimin e tretë Llado Llesh për këngën “Crrnooka pahula”. Në natën e dytë të këtij manifestimi u ndanë çmimet për pjesëmarrësit nga disa vende të Evropës, të cilët sipas jurisë profesionale interpretuan në përgjithësi këngë të mira. Çmimin “Fjolla e Artë” këtë vit e fitoi këngëtarja Irina Arsenijeviq nga Serbia, me këngën e saj “Çarobna noq”, me tekst dhe muzikë të Sonja Shkoriqit dhe me aranzhman të Ognjen Cvekiqit. Vendi i dytë i takoi këngëtares nga Rumania, Balaj Lulia Ariana, e cila interpretoi këngën “Ëndrrat e mia”, autore e së cilës është Gabriella Garuce. Çmimi i tretë i ka takuar këngëtares nga Shqipëria, Elif Tusha, me këngën e saj “Ëndrra me muzikë”. Çmimi i jurisë për fëmijë u ka takuar Lupçe Karakutovskit dhe Tiana Kocevaa nga Maqedonia, të cilët kanë interpretuar këngën ”Zhelbite nashi”, sipas tekstit dhe muzikës të Zorana Stanoeva dhe Pepia Angelova. Francezja Blandine Rishar ka interpretuar këngën “Je te retrouvereai”, për të cilën ka fituar Çmimin special
nga juria. Organizatori i manifestimit u ka ndarë mirënjohje miqve të Festivalit, Drita Rudit dhe Minja Subotas. Të gjithë interpretuesit e festivalit, me sukses dhe profesionalizëm të lartë, i ka përcjellur kori i grupit të vallëzuesve të “Pahule “dhe “Belisima”, me koreografi të Aida Omeroviqit dhe Verica Urosheviqit. Programin e kanë udhëhequr Minja Subota dhe artistët e Teatrit Popullor Malazez. Skenën e kanë përgatitur Stanislav Nikçeviq dhe Alldemar Ibrahimoviq, ndërsa dizajnin grafik e ka punuar Damir Skarep. Festivali për Fëmijë “Zlatna pahulja” është organizuar nga Qendra për Kulturë, derisa 60 000 euro ka siguruar Ministria për Kulturë dhe Komuna e Rozhajës. Njëri ndër anëtarët e jurisë profesionale ishte jashtëzakonisht i kënaqur me organizimin e këtij festivali. Ai në mes tjerash ka thënë se ”në organizimet e ardhme të këtilla, interpretuesit duhet t’i kthehen etnomuzikës sepse në atë mënyrë të profilizimit muzikor do t’u ikin elementeve negative, të cilat fatkeqësisht janë duke dominuar nëpër skenat muzikore gjithandej në vendet tona. Sepse vetëm duke ruajtur etno-kulturën tonë ruajmë vetveten dhe kulturën tonë të veçantë në këtë pjesë të Ballkanit”. Haxhi Lajçi E ENJTE, 2 MARS 2017
Javore KOHA
33
SPORT
Basketbollistët e Ulqinit
Një fitore dhe një humbje
Ulqinakët në cilësinë e vendasit shënuan fitoren e radhës në Ersteligën malazeze ndaj skuadrës së Studentski Centar nga Podgorica me rezultat (92:83) në ndeshjen e javës së nëntëmbëdhjetë. Në pjesën e parë të ballafaqimit ekipet ishin të barabarta. Të dy skuadrat e mbyllën këtë pjesë të lojës me rezultat baras 43: 43. Në vazhdim basketbollistët e Ulqinit arritën të gjejnë forcë dhe çerekun e tretë e mbyllën me gjashtë pika më shumë se kundërshtari (68:62). Në minutat vijues të ndeshjes ekipi vendas luajti më mirë se skuadra kundër-
34
Javore KOHA
E ENJTE, 2 MARS 2017
shtare. Falë kësaj loje ulqinakët në gjysmën e çerekut të fundit të ndeshjes shtuan diferencën në dhjetë kosha ( 75:65) . Që atëherë tifozët e Ulqinit e kishin të qartë se kush do të jetë fitues. Dhe përfundimisht ndeshja përfundoi me 9 pikë diferencë për skuadrën e Ulqinit. Te Ulqini më së shumti pikë shënuan Latkoviq 24, Jekniq 23 dhe Shokoviq 15 kosha. Tek skuadra e Studentski Centar u shquan Koleviq me 32, Bogojeviq me 17 dhe Vukoviq me 10 kosha. Ulqinakët në ndeshjen e javës së njëzet u mposhtën në Bjello Pole
nga ekipi i Jedinstvos me rezultat 77:74. Gjatë gjithë ndeshjes të dy skuadrat treguan lojë të barabartë. Çereku i fundit ishte vendimtar dhe bardhë e blutë nuk arritën koncetrimin e duhur dhe u kthyen në Ulqin pa fitore. Lojtari më efikas nga skuadra fituese ishte Lekoviq me 21 kosh, ndërsa nga ekipi i Ulqinit u shqua Gjokoviq me 21 kosh. Ekipi i basketbollistëve të Ulqinit aktualisht ndodhet në vendin e pestë të tabelës së klasifikimit me 26 kosha, tri pikë më pak se kryesuesit e tabelës, Teodo, Ibri , gj.gj Sutjeska e Llovqeni.
SPORT
Fillim i mbarë i sezonit të sivjetshëm të garave për Klubin e Karatesë “Ulqini”
I pari në “Kupën e Mimozës” Garuesit e KK “Ulqini” u kurorëzuan me 32 medalje: 13 të arta, 12 të argjendta, 7 të bronzta dhe me një kupë për vendin e parë në renditjen e përgjithshme. Me paraqitjen e tyre të shkëlqyeshme në këtë turne u veçua sidomos ekipi i të rinjve i gjeneratës 2007, në përbërje Riad Tafa, Simon Simonoviq dhe Adis Demiri Klubi i Karatesë “Ulqini” e ka filluar në mënyrën më të mirë sezonin e parë të garave për këtë vit. Ai zuri vendin e parë në renditjen e përgjithshme në Turneun e 20-të tradicional të karatesë “Kupa e Mimozës”, i cili u mbajt të shtunën në Herceg Novi. Në këtë turne morën pjesë mbi 430 garues të 29 klubeve nga katër shtete: Bosnja e Hercegovina, Kroacia, Serbia dhe Mali i Zi. Në deklaratën për shtyp të KK “Ulqini” thuhet se garuesit e këtij klubi u kurorëzuan me 32 medalje: 13 të
arta, 12 të argjendta, 7 të bronzta dhe me një kupë për vendin e parë në renditjen e përgjithshme. “Klubi ynë në këtë garë mori pjesë me 24 garues dhe përsëri vërtetuam që edhe këtë vit mundemi të rrimë krah për krah me më të mirët”, shprehet i kënaqur për rezultatet e arritura të garuesve të vet kryetrajneri Kujtim Sukaliqi. Me paraqitjen e tyre të shkëlqyeshme në këtë turne nga radhët e KK “Ulqini” u veçua sidomos ekipi i të rinjve i gjeneratës 2007, në përbërje Riad Tafa, Simon Simonoviq dhe Adis
Demiri, të cilët ishin dukshëm më të mirë se kundërshtarët e vet, duke konfirmuar edhe një herë që meritojnë të quhen ekipi i artë. Me nga disa medalje në disiplinat individuale dhe ekipore u kurorëzuan: Aleks Simonoviq, Yllëza Rama,Vuk Ojdaniq, Agron Lulgjuraj, Andrej Ojdaniq, Simon Simonoviq, Adis Demiri, Riad Tafa, Aldin Buliq, Vesko Ojdaniq, Hantije Ibroçi, Elvir Islami, Albert Rudoviq, Marko Daboviq, Allmir Hajdari, Adnan Kuqi dhe Ridvan Xhurreta. (Kohapress)
E ENJTE, 2 MARS 2017
Javore KOHA
35
KOHA Javore KOHA Javore
KOHA Javore e A KJO avorH
Podgoricë e enjte, 15 dhjetor 2016 Viti XV Numër 744 Çmimi 0,50
Podgoricë e enjte, 22 dhjetor 2016 Viti XV Numër 745 Çmimi 0,50
Podgoricë e enjte, 22 dhjetor 2016 Viti XV Numër 745 Çmimi 0,50
Podgoricë e enjte, 29 dhjetor 2016 Viti
XV Numër 746 Çmimi 0,50
Pa ndonjë
N D RYS H IM
pozitiv
SHQIPTARËT E 1001 HALLEVE
Qençe nuk jetohet ma
10 01 HA LL EVE
6965-0081 NSSI
a m t e h o t je k u n e ç n Qe
Kadare meriton Nobelin!
ISSN 1800-5696
ISSN 1800-5696
1 NSSI
6965-008
Lufta e Ftohtë duhet shmangur
Në udhëkryq
Shkodra, qyteti më joshës për krajanët krajanët joshës për qy teti më Shkodra,
ISSN 1800-5696
ISSN 1800-5696
APATIA politike
Në udhëkryq
SHQIP TARË T E
APATIA politike
Shqiptarët në Mal të Zi gjatë vitit 2016
Lufta e Ftohtë duhet shmangur
QëndrimiNë udhëkryq anticivilizues i një politikani
Podg oricë e enjte
, 15 dhjet or 2016
Viti XV Numë r
Qëndresa kraj dhe flijimi për joshanët ës për flamurin qyteti tonë kombëtar Shkodramë ,
jetohet ma Qençe nuk
SHQIPTARËT E 1001 HAL
e A avorH KJO
Kadare meriton Nobelin!
LEVE
KJO avorH e A
744 Çmim i 0,50
Podgoric ë e enjte, 15 dhjetor
Shikoni arkivin e revistës në portalin www.kohajavore.org
E-mail: kohajavore@t-com.me www.kohajavore.org www.facebook.com/kohajavore
2016 Viti XV Numër 744
Çmimi 0,50