KOHA Javore Podgoricë e enjte, 9 mars 2017 Viti XVl Numër 755 Çmimi 0,50
Manifestimi më i dashur dhe më madhështor kulturor ISSN 1800-5696
Bashkimi Europian nuk është i plotë pa Ballkanin Perëndimor
Harmonia midis boshnjakëve dhe shqiptarëve
PËRMBAJTJE
6
12
Pika kthesë në Krushë të Vogël
Fushatë për mbrojtjen e gazetarëve
10
Vepër e një rëndësie të veçantë historike 16
Promovim i vlerave unike të Ulqinit
KOHA Javore Themelues: Kuvendi i Malit të Zi Gazetë javore për aktualitete, shkencë dhe kulturë, Numri i parë doli më 21 shkurt 2002. Botues: Këshilli
Kombëtar i Shqiptarëve Redaktor Përgjegjës: Ali Salaj Gazeta redaktohet nga kolegjiumi:
Fahrudin Gjokaj (Redaktor Teknik & Sistem Inxhinjer) Ismet Kallaba (aktualitete, sport), Toni Ujkaj (kulturë) Vijoleta Berishaj (sekretare teknike) Adresa: Bulevar revolucije 15, Podgoricë Telefon & fax: 020/240-659 E-mail: kohajavore@t-com.me, www.kohajavore.org
2
Javore KOHA
E ENJTE, 9 MARS 2017
PËRMBAJTJE
20
28
Film në Londër dedikuar sopranos Ermonela Jaho
Malli për Ulqinin
Shpalosja e bukurive të trashëgimisë kulturore
U shfaq drama “Stina e lumturisë” 32
26
KOHA Javore KOHA Javore
KOHA Javore KOHA Javore
Podgoricë e enjte, 22 dhjetor 2016 Viti XV Numër 745 Çmimi 0,50
Podgoricë e enjte, 8 dhjetor 2016 Viti XV Numër 743 Çmimi 0,50
Podgoricë e enjte, 29 dhjetor 2016 Viti XV Numër 746 Çmimi 0,50
Podgoricë e enjte, 15 dhjetor 2016 Viti XV Numër 744 Çmimi 0,50
Pa ndonjë
KOHA Javore NDRYSHIM
Teatri - një dëshirë e munguar e ulqinakëve Qençe
Podgoricë e enjte, 9 mars 2017 Viti XVl Numër 755 Çmimi 0,50
pozitiv
APATIA politike
Shqiptarët në Mal të Zi gjatë vitit 2016
SHQIPTARËT E 1001 HALLEVE
Komedia e mjerimit
mjerimit Komedia e
Shkodra, qyteti më joshës për krajanët krajanët joshës për qyteti më Shkodra,
Në udhëkryq
ISSN 1800-5696
ISSN 1800-5696
1 NSSI
6965-008
e luftës viktimat që nderoi Manifestim
nuk jetohet ma
ISSN 1800-5696
ISSN 1800-5696
Manifestim që nderoi viktimat e luftës
Qëndrimi anticivilizues i një politikani
Në udhëkryq
Kadare meriton Nobelin!
ARKIVI: www.kohajavore.org
Qëndresa dhe flijimi për flamurin tonë kombëtar
1 NSSI
6965-008
ëve Manifestimi më ulqinaka r e i dashur dhe më mungu ë e madhështor kulturor dëshir nhjëet ma trit-o Teaje
Lufta e Ftohtë duhet shmangur
ISSN 1800-5696
uk Qençe n 1001 HALL EVE
6965-0081 NSSI
SHQIPTAR ËT E
Bashkimi Europian nuk është i plotë pa Ballkanin Perëndimor
Harmonia midis boshnjakëve dhe shqiptarëve
Perëndimor plotë pa Ballkanin pian nuk është i Bashkimi Euro-
shqiptarëve boshnjakëve dhe Harmonia midis
madhështor kulturor i dashur dhe më Manifestimi më
avoreHA KJO avoreHA KJO Podgoricë e enjte,
8 dhjetor 2016
Viti XV Numër
743 Çmimi 0,50
Podgoricë e enjte,
15 dhjetor 2016
Viti XV Numër
744 Çmimi 0,50
E ENJTE, 9 MARS 2017
Javore KOHA
3
NGJARJE JAVORE
Në kuadër të Programit të Bashkëpunimit Ndërkufitar Mali i Zi – Kosovë 2014-2020
Mbahet Forumi për vendosjen e partneritetit dhe trajnimi treditor
Rozhajë – Ministria për Çështje Evropiane e Malit të Zi, Ministria e Administrimit të Pushtetit Lokal e Kosovës dhe Sekretariati teknik i përbashkët organizuan në Rozhajë ditën informuese – Forumin për vendosjen e partneritetit përmes projekteve. Takimi është zhvilluar në kuadër të përgatitjeve për shpalljen e thirrjes së parë për dorëzimin e propozim projekteve në kuadër të Programit të Bashkëpunimit Ndërkombëtar Mali i Zi – Kosovës 2014-2020. Në deklaratën për shtyp të Ministrisë për Çështje Evropiane thuhet se në forum janë prezantuar qëllimet e Programit ndërkufitar Mali i Zi – Kosovë, parimet e partneritetit, përmbajtja e Udhëzimeve për dorëzuesit e propozim projekteve dhe Paketa e aplikimit, si dhe aktivi-
4
Javore KOHA
E ENJTE, 9 MARS 2017
tetet që do të organizohen në periudhën e ardhshme. Pjesë kryesore e Forumit kanë qenë tri punëtori tematike, të organizuara në përputhje me prioritetet tematike specifike të programit, të cilat përfshijnë: Nxitjen e punësimit, mobilizimin e fuqisë punëtore dhe inkluzionin social dhe kulturor në të dy anët e kufirit; Mbrojtjen e mjedisit jetësor, nxitjen e përshtatjes ndaj ndryshimeve klimatike dhe zvogëlimit të tyre; Promovimin e turizmit dhe trashëgimisë kulturore dhe natyrore. Në Forum kanë marrë pjesë më shumë se 70 aplikues potencialë nga Mali i Zi dhe Kosova, të cilët i kanë fituar të gjitha informacionet e nevojshme për mundësitë që ofrohen në kuadër të këtij programi. Sipas organizatorëve, Forumi përbën një mundësi të mirë që përfaqë-
suesit e komunave, organizatave joqeveritare, institucioneve arsimore dhe organizatave të tjera të shkëmbejnë idetë e tyre për projektet dhe kontaktet, me qëllim të vendosjes së partneritetit para shpalljes së Thirrjes së parë për dorëzimin e propozim projekteve. Në këtë kuadër, më 28 shkurt deri më 2 mars në Rozhajë është organizuar trajnimi treditor me temë “Menaxhimi i ciklit të projekteve”. Gjatë muajit shkurt, Mali i Zi dhe Kosova kanë nënshkruar Marrëveshjen për bashkëpunim ndërkufitar mes dy shteteve në kuadër të Programit të Bashkëpunimit Ndërkufitar “IPA II 2014-2020”, në bazë të të cilit komunave që ndodhen në zonën kufitare do t’u ndahen mjete në vlerë prej 8.4 milionë euro. (Kohapress)
NGJARJE JAVORE
Ministri i Shëndetësisë dr. Kenan Hrapoviq vizitoi Komunën e Ulqinit
Trajtohen çështje aktuale në shëndetësi Ulqin – Ministri i Shëndetësisë dr. Kenan Hrapoviq ka vizituar të premten Komunën e Ulqinit, ku është pritur nga kryetari i saj, Nazif Cungu, si dhe ka vizituar Shtëpinë e Shëndetit në Ulqin. Kryetari i Komunës së Ulqinit ka theksuar bashkëpumin e shkëlqyeshëm me Shtëpinë e Shëndetit dhe Shërbimin e Urgjencës në Ulqin. Në deklaratën për shtyp të zyrës së kryetarit Cungu thuhet se ndër problemet kryesore në sektorin e shëndëtësisë, ai ka përmendur mungesën e sallës për operacion dhe transfuzion të gjakut në Maternitetin e Ulqinit, problemin e mungesës së mjekëve që flasin gjuhën shqipe në Spitalin e Përgjithshëm të Tivarit,
problemin e mushkonjave, si dhe ndotjen e kanalit të Port Milenës. Nga ana tjetër, ministri Hrapoviq ka thënë se në të ardhmen për punësimet në Shtëpinë e Shëndetit në Ulqin dhe Spitalin e Tivarit, përparësi do të kenë mjekët nga këto dy qytete, ndërkaq për sa i përket problemit të rritjes së cilësisë së shërbimeve, zgjidhje duhet kërkuar në partneritetin publiko-privat. Ai ka thënë se Ministria e Shëndetësisë do të urdhërojë Institutin për Shëndetin Publik që të monitorojë cilësinë e ujit në Port Milenë dhe të reagojë nëse paraqitet nevoja. Hrapoviq ka thënë se llogarit në përkrahjen e Komunës së Ulqinit për hapjen e ambulancave turistike
gjatë sezonit turistik në zonat më të frekuentuara të qytetit. Në takim kanë marrë pjesë ndër të tjerë edhe kryetari i Kuvendit të Komunës së Ulqinit, Loro Nrekiq, si dhe drejtori i Fondit për Sigurimin Shëndetësor, Sead Çigiq. Gjatë vizitës së tij në Ulqin, ministri Hrapoviq është takuar edhe me drejtuesit e Shtëpisë së Shëndetit, ku është biseduar për çështjet aktuale në fushën e shëndetësisë, cilësinë e mbrojtjes shëndetësore në përputhje me nevojat e banorëve të kësaj komune. Të premten, ministri Hrapoviq ka qëndruar për vizitë pune edhe në Komunën e Tivarit. (Kohapress)
E ENJTE, 9 MARS 2017
Javore KOHA
5
VËSHTRIM & OPINION
Thyerja e heshtjes së zgjatur mbi përdhunimin gjenocidal në Kosovë
Pika kthesë në Krushë të Vogël Raportet lidhur me përdhunimin në Kosovë dhe turpi kulturor i lidhur me te ka filluar të rrjedhë jashtë në vitin 1999. Carol Williams nga Los Angeles Times ka qenë në gjendje që të kapë pasojat e përdhunimit te vajzat kosovare në dy muaj të luftës (që zyrtarisht u deklarua pasi që NATO ka gjuajtur bombat mbi Serbinë më 24 mars 1999), kur ajo ka intervistuar prindërit e vajzës trembëdhjetë vjeçare Pranvera Lokaj
Shirley Cloyes DioGuardi (Vazhdon nga numri i kaluar) Prindërit e Pranverës i kanë shpjeguar Williamsit se në prill të vitit 1999, derisa meshkujt e fshatit Bileg kanë qenë në kodra me luftëtarët e UÇK, policia serbe dhe paramilitarët kanë hyrë në qytezë dhe kanë detyruar Pranverën dhe së paku njëzet vajza të tjera të hyjnë në qilar të një shtëpie të zbrazët dhe kanë bërë përdhunime grupore gjatë katër netëve. Nënat e tyre dhe vëllezërit, të cilët janë mbajtur në shënjestër në katin nën to, kanë mundur të dëgjojnë britmat e tyre. Pas katër ditëve, vajzat e mbuluara me gjak u janë dorëzuar nënave të tyre të tmerruara. Të gjitha ato janë futur në karrocat e vozitura me traktor që do t’i dërgonin në mërgim. Në kohën kur Williams ka intervistuar Haxhi Lokajn, ai dhe bashkëshortja e tij kanë qenë në një kamp të refugjatëve në Shqipëri. Haxhiu i tha Williamsit se e ka dërguar Pranverën në male që të luftojë me Ushtrinë Çlirimtare të Kosovës. “”E kam dhënë atë në UÇK, kështu që ajo mund të
6
Javore KOHA
E ENJTE, 9 MARS 2017
bëj serbëve atë që ata na kanë bërë neve. … ‘Ndoshta ajo do të vritet por kjo do të jetë për të mirë,” ‘Ajo gjithqysh nuk do të kishte të ardhme pas asaj që i kanë bërë.’” Derisa Haxhi Lokaj përfaqëson vështrimin dominues patriarkal të kosovarëve ruralë të cilët e perceptojnë përdhunimin si një sulm ndaj tërë familjes së viktimës, Williams ka intervistuar gratë urbane më të sofistikuara të cilat kanë pranuar se ato “më parë kishin vdekur sesa të mbajnë etiketën poshtëruese të një viktime të përdhunimit—një vështrim që ka kombinuar efikasitetin e krimeve të luftës të forcave serbe duke i shtyrë të mbijetuarat që të bëjnë vetëvrasje dhe të zvogëlohet popullata etnike shqiptare e grave e moshës për të lindur fëmijë.” Pasi që më tepër se 1 milion kosovarë u larguan përtej kufirit në pranverë të vitit 1999, ata sollën me vete tregimet mbi masakra, tortura, dhe përdhunime. Nga Dominique Serrano Fitamant, një psikologe franceze e specializuar në dhunën seksuale dhe këshillë për traumë, Fondi për Popullsi i Kombeve të Bashkuara (UNFPA) Zyra në Gjenevë kishte kërkuar që të ndërmerr një vlerësim të dhunës seksuale në Kosovë duke zhvilluar intervista me gratë në kampe të refugjatëve në Shqipëri dhe Maqedoni. Në raportin e saj të majit të
vitit 1999 për UNFPA, Fitamant ka shënuar se përshkrimet alarmante të dhunës seksuale dhe të rrëmbimit kanë qenë duke qarkulluar që nga prilli, por komuniteti ndërkombëtar nuk i është përgjigjur këtyre sepse ka qenë i përqendruar në arritjen e një marrëveshjeje në mes të Beogradit dhe Prishtinës në bisedat për paqe në Rambouillet, Francë. Pasi që Sllobodan Millosheviqi refuzoi që të nënshkruajë një marrëveshje dhe vazhdoi të grumbullojë trupat e veta dhe tanket në kufi të Kosovës, negociatat u ndërprenë. Kur pasoi bombardimi i NATO-s i Serbisë në mars, Fitamant ka deklaruar se ka ekzistuar një “rritje dukshëm e shpejtë ” e përdhunimit dhe formave të tjera të torturimit dhe të dëbimit të dhunshëm të familjeve nga shtëpitë e tyre në momentin e njoftimit përpara se ato të digjen deri në themel. Raporti i saj ka përfaqësuar tentimin e parë të një organizate të KB që të vërtetojë dëshmitë dhe natyrën e dhunës seksuale në mesin e grave refugjate kosovare dhe dëbimin në masë. Lidhur me gratë dhe vajzat, Fitamant ka shkruar se përdhunimi ka qenë “akti primar i tabusë i përdorur nga ushtria dhe paramilitarët serbë. “Kryesisht janë gratë e reja të cilat janë rrethuar në fshatra dhe qytetet e vogla,” tha ajo. “Ushtarët i çojnë me kamionë grupet prej 5 deri 30 grave te ven-
Pikëpamjet e shprehura në fq: OPINIONE & VËSHTRIME nuk përfaqësojnë domosdoshmërisht politikën redaksionale të „KOHA javore„
VËSHTRIM & OPINION
det e panjohura, ose ato mbyllen në shtëpitë ku jetojnë ushtarët. Çfarëdo rezistencë përgjigjet me kërcënime se do të digjen të gjalla.” Fitamant ka dhënë një raport të ri, të ndjeshëm, dhe të nuancuar lidhur me dhunën seksuale kundër grave kosovare, sepse ajo ka folur në emër të të mbijetuarave të përdhunimit gjatë kohës së luftës, të cilave ajo tha se duhet t’u ofrohet ndihmë e menjëhershme dhe duhet të mbrohet dinjiteti i tyre. Ajo ka specifikuar nevojën për një qasje të koordinuar si përgjigje për gratë kosovare—të përkushtuar veçanërisht ndaj grave të cilat kanë qenë të përdhunuara dhe tani janë shtatzëna, me fëmijë të lindur nga përdhunimi, dhe për re-integrimin e viktimave në familjet dhe komunitetet e tyre. Pika kthesë në Krushë të Vogël Një pikë kthese kur komuniteti ndërkombëtar ka kuptuar për dhunën gjenocidale serbe ndaj meshkujve dhe grave shqiptare të Kosovës në një prej masakrave më të tmerrshme ndaj shqiptarëve gjatë luftës në Kosovë që ka ndodhur në fshatin Krushë e Vogël më 26 mars 1999. (Kjo ka ndodhur vetëm dy ditë pasi që NATO ka filluar bombardimin e Serbisë, Krusha e Vogël ka qenë pjesë e “rritjes së shpejtë të dukshme” të torturës, përdhunimit, dhe dëbimit masiv të cilat Dominique Serrano Fit-
amanti ka dokumentuar për UNFPA.) Shtatëdhjetë për qind të meshkujve janë ndarë nga familjet e tyre dhe masakruar nga fqinjët e tyre serbë. Përdhunimi dhe torturimi i grave dhe vajzave ka ndodhur përpara se fqinjët serbë dhe trupat paramilitare serbe i venë zjarrin këtij fshati bujqësor prej 800 njerëzve dhe i përzënë gratë në këmbë, duke iu thënë se ky ishte shansi i tyre i fundit që t’i shikojnë djemtë dhe burrat e tyre dhe iu urdhëruan që ta kalojnë lumin Drin, ose “të mbyten në te ose të ecin për Shqipëri.” Burrat dhe djemtë trembëdhjetë vjeç e më të vjetër i kanë tubuar në një hambar dhe i vranë me armë automatike përpara se objektit t’i futej zjarri dhe pastaj të hidhej në ajër. Atë ditë 113 burra dhe djem janë vrarë (vetëm gjashtë kanë mbijetuar), dhe 86 prej trupave ende nuk janë gjetur. Në bazë të provave të forta nga ekipi mjeko-ligjor i ICTY, supozohet se shumë prej tyre janë djegur përtej njohjes ose janë gjuajtur në lumin Drin nga forcat e qeverisë në tentim që të fshehin vrasjet. Sot, Krusha e Vogël është një fshat pa meshkuj, me 82 të veja dhe 150 jetimë. Tregimi i tyre pas luftës e ngjyros një portret të zakonshëm të jetëve të grave rurale. Organizatat ndërkombëtare kanë ndihmuar në rindërtimin e shtëpive, një qendre të kujdesit ditor,
Pikëpamjet e shprehura në fq: OPINIONE & VËSHTRIME nuk përfaqësojnë domosdoshmërisht politikën redaksionale të „KOHA javore„
një dhome për mbledhjen e grave, një shkolle fillore, dhe një fabrike të vogël e cila prodhon pluhur specash të rritura në vend. Por gratë janë lënë që të përballen me pikëllimin e tyre, të marrin role të reja sikur që janë, të mësojnë të vozisin dhe të mbjellin të lashtat, dhe të punojnë fortë në rindërtimin e jetëve të tyre dhe të fëmijëve të tyre pa kurrfarë mbështetje të qeverisë. Qysh në vitin 2003, femrat e mbijetuara kanë dhënë dëshmitë Misionit të KB në Kosovë (UNMIK), por asnjë hetim nuk ka filluar. Do të nevojiten edhe trembëdhjetë vjet përpara se Misioni i Bashkimit Evropian për Sundimin e Ligjit në Kosovë (EULEX) të fillojë një hetim zyrtar lidhur me masakrën në Krushën e Vogël. Në qershor të vitit 2012, EULEX-i ka njoftuar se, “Deri tani, prokuroria ka identifikuar 56 të pandehur potencialë të cilët do të përballen me akuza të krimeve të luftës kundër popullatës civile—përfshirë vrasjen e 113 fshatarëve, dëbimin e të gjitha grave dhe tërë popullatës së të miturve nga fshati dhe plaçkitjen dhe shkatërrimin e pronës.” Më 3 mars 2014, trupat e njëzet e shtatë viktimave të masakrës u janë dorëzuar familjeve në një ceremoni në Prishtinë dhe pastaj janë rivarrosur në Krushën e Vogël më 26 mars, në përvjetorin e pesëmbëdhjetë të masakrës. E ENJTE, 9 MARS 2017
Javore KOHA
7
VËSHTRIM & OPINION
Bashkimi Eur plotë pa Ballk Federica Mogherini
Ta udhëheqim Ballkanin Perëndimor drejt hyrjes në Bashkimin Evropian: kjo është detyrë e brezit tonë politik, jo e atij që do të vijë. Ballkani është pjesë e Evropës dhe gjithnjë ka qenë: asnjë kufi politik nuk mund ta ndryshojë këtë realitet gjeografik, historik dhe kulturor. Popujt e Ballkanit janë evropianë: ata meritojnë të njëjtat mundësi, të njëjtën mbrojtje dhe të drejta si gjithë qytetarët e këtij kontinenti. Bashkimi Evropian nuk do të jetë i plotë për sa kohë që ky rajon në zemër të Evropës nuk është i bashkuar, si pjesë e komunitetit tonë. Gjatë vitit të kaluar, gjashtë vendet e Ballkanit Perëndimor dhe Bashkimi Evropian janë afruar edhe më shumë me njëri-tjetrin. Shumë nga sukseset tona të përbashkëta ishin të paimag-
8
Javore KOHA
E ENJTE, 9 MARS 2017
Të gjithë jemi të interesuar ta bëjmë paqen në Ballkanin Perëndimor të anëtarësisë në Bashkimin Evropian do të jetë gjithashtu i pakthyeshëm. K jinueshme vetëm pak vite më parë. Reforma e drejtësisë në Shqipëri, që kaloi pas muajsh pune të përbashkët, hapi një fazë krejt të re në udhën e vendit drejt Bashkimit Evropian dhe unë pres me padurim të shoh zbatimin e saj të menjëhershëm. Dy dekada pas luftërave të fundit, rajoni është më i qëndrueshëm dhe më demokratik se kurrë më parë. Megjithatë, stabiliteti dhe zhvillimi rajonal janë ende arritje të brishta. Debatet politike shpesh kanë zënë vendin e ndjekjes së interesave të qytetarëve. Premtimi për kushte më të mira jetese nuk është ndjekur gjithnjë me progres të vërtetë dhe të dukshëm. Një mjedis ndërkombëtar kompleks – me krijimin e sfidave të reja, rimëkëmbjen e ngadaltë ekono-
mike dhe zhvendosjen e balancës globale të pushtetit – e ka rritur edhe më shumë trysninë mbi një rajon të brishtë. Ndonjëherë, kemi pasur përshtypjen se vetë paqja nuk mund të merrej si e mirëqenë. Të gjithë jemi të interesuar ta bëjmë paqen në Ballkanin Perëndimor të pakthyeshme, ashtu si dhe progresin social, ekonomik dhe demokratik. Nëse kjo ndodh, progresi drejt anëtarësisë në Bashkimin Evropian do të jetë gjithashtu i pakthyeshëm. Kjo është thelbësore për Bashkimin Evropian, po aq sa dhe për qytetarët dhe liderët e Ballkanit Perëndimor. Për të kontribuar për këto synime, BE-ja dhe shtetet anëtare duhet të angazhohen vazhdimisht me të gjitha kryeqytetet e rajonit. Për këtë arsye,
Pikëpamjet e shprehura në fq: OPINIONE & VËSHTRIME nuk përfaqësojnë domosdoshmërisht politikën redaksionale të „KOHA javore„
VËSHTRIM & OPINION
ropian nuk është i kanin Perëndimor
ë pakthyeshme, ashtu si dhe progresin social, ekonomik dhe demokratik. Nëse kjo ndodh, progresi drejt Kjo është thelbësore për Bashkimin Evropian, po aq sa dhe për qytetarët dhe liderët e Ballkanit Perëndimor këtë javë do të vizitoj gjithë Ballkanin Perëndimor, duke u takuar me liderë dhe qytetarë në Podgoricë, Sarajevë, Shkup, Beograd, Tiranë dhe Prishtinë. Desha që gjatë këtij udhëtimi të ndaloja në të gjashtë qytetet dhe që ai të ishte vërtet “rajonal.” Secili prej gjashtë vendeve të Ballkanit Perëndimor ka identitetin, sfidat dhe aspiratat e veta. Por është po ashtu e qartë se bashkëpunimi, dialogu dhe pajtimi kanë një ndikim të mundshëm si mbi jetët e përditshme të qytetarëve, ashtu dhe në udhën drejt anëtarësisë në Bashkimin Evropian në mbarë rajonin. Dhe Shqipëria ka luajtur një rol shumë pozitiv në dinamikat rajonale gjatë viteve të fundit.
Ditët e ardhshme do të vizitoj universitete dhe do të dëgjoj frustrimet dhe shpresat e të rinjve të Ballkanit: vizioni i tyre është thelbësor për t’i dhënë formë të tashmes dhe të ardhmes së vendit, të lirë nga paragjykimet dhe armiqësitë e së shkuarës. Do të takohem me të gjitha qeveritë dhe do të flas në parlamentet kombëtare, aty ku ende nuk kam pasur rastin ta bëj: ajo është qendra e çdo demokracie, ku politikëbërësit duhet të tregojnë përgjegjësi dhe të përmbushin nevojat e qytetarëve të tyre. Sepse kjo është puna jonë e përbashkët. Reformat në secilin vend kanë rëndësi jo sepse qeveritë apo Bashkimi Evropian i duan ato, por sepse ato mund të bëjnë një ndryshim të vërtetë për shumë njerëz në
Pikëpamjet e shprehura në fq: OPINIONE & VËSHTRIME nuk përfaqësojnë domosdoshmërisht politikën redaksionale të „KOHA javore„
këtë rajon. Zbatimi jo vetëm i reformës në drejtësi, por edhe i reformës zgjedhore në Shqipëri është vendimtar që vendi të ecë përpara në udhën e tij të integrimit në BE, por edhe për të garantuar zgjedhje të besueshme dhe demokratike. Nxitja e këtyre reformave është detyrë e brezit tonë. Nëse duam të japim rezultate të dukshme dhe të prekshme për qytetarët tanë dhe të përmirësojmë jetët e njerëzve, duhet ta forcojmë bashkëpunimin tonë sot, jo nesër. Dhe kjo është përgjegjësia jonë në mbarë Evropën, si në Bashkimin Evropian ashtu dhe në Ballkanin Perëndimor.
E ENJTE, 9 MARS 2017
Javore KOHA
9
VËSHTRIM & OPINION
Agjenda e OKB-së
Fushatë për mbrojtjen e gazetarëve
Përfaqësuesit më të lartë të dy organizatave më të njohura botërore për mbrojtjen e të drejtave dhe të punës së gazetarëve, Drejtori i Përgjithshëm Ekzekutiv i Organizatës “Korrespondentët pa Kufij”, Christophe Deloire dhe Drejtori Ekzekutiv i “Komitetit për Mbrojtjen e Gazetarëve”, Joel Simon janë takuar me Sekretarin e Përgjithshëm të Kombeve të Bashkuara, Antonio Guterres për të biseduar mbi sigurinë e gazetarëve anembanë botës. Gjatë takimit, dy organizatat për mbrojtjen e gazetarëve i bënë gjithashtu thirrje shefit të OKB-ës që të emërojë një Përfaqësues të Posaçëm të organizatës botërore për t’u marrë ekskluzivisht me sigurinë e gazetarëve, anembanë botës
Për Koha Javore:
Frank Shkreli Nju Jork Sipas një njoftimi të Komitetit për Mbrojtjen e Gazetarëve, përfaqësuesit e lartë të dy organizatave për mbrojtjen e gazetarëve, siguruan angazhimin dhe mbështetjen e Sekretarit të Përgjithshëm për kauzën e sigurisë së gazetarëve. Drejtori i Përgjithshëm i organizatës “Korrespondentët pa Kufij”, me qëndër në Paris, Christophe Deloire u shpreh në emër të organizatës së tij se, “Mirëpret angazhimin e fuqishëm personal të Sekretarit të Përgjithshëm ndaj sigurisë së gazetarëve.” Christophe Deloire shtoi se shefi i OKB-ës beson se liria e shtypit dhe kauza e sigurisë së gazetarëve, “janë themelore për funksionimin e demokracisë dhe për
10
Javore KOHA
E ENJTE, 9 MARS 2017
zbatimin e të drejtave të njeriut”, duke shtuar se si përfundim i takimit me ’të, ai është zotuar se do të ndërmarrë masat e nevojshme në këtë drejtim. Deloire u citua, në njoftimin mbi takimin e tyre me Antonio Guterres, të ketë thënë se u larguan nga takimi me udhëheqsin botëror, të bindur për mbështetjen e tij dhe se llogarisin që ai të bëjë veprimtarinë OKB-së më efikase, ashtu që gazetarët të jenë më të mbrojtur në punën e tyre të përditshme, në mbarë botën. Ndërkaq, Drejtori i Komitetit për Mbrojtjen e Gazetarëve, me qëndër në New York, Joel Simon, komentoi takimin me Sekretarin e Përgjithshëm të OKB-ës duke thënë se, “Ndërsa gazetarët po sulmohen fizikisht dhe verbalisht anembanë botës, është inkurajues fakti që të kemi mbështetjen e Sekretarit të Përgjishëm të Kombeve të Bashkuara”, në lidhje me këtë çështje. Fushata për mbrojtjen e gazetarëve, që ishte subjekt i takimit me Shefin e OKB-së, ka për qëllim përcaktimin e
një mekanizmi që mundëson zbatimin e ligjit ndërkombëtar me shpresën për të pakësuar më në fund numrin e gazetarëve që vriten çdo vit në kryerjen e punës së tyre. Statistikat e bazuara në hulumtimet e Komitetit për Mbrojtjen e Gazetarëve në lidhje me sigurinë e gazetarëve, tregojnë se megjithë rezolutat e ndryshme të OKB-së për mbrojtjen e gazetarëve, në realitet ka patur shumë pak rezultate konkrete, ndërkohë që kanë mbetur të vrarë me qindra gazetarë dhe shumë të tjerë janë sulmuar, thjesht për kryerjen e detyrës së tyre, si gazetarë. Ndërkohë që Organizata Korrespondentët pa Kufij njoftoi se vetëm gjatë vitit 2016 janë vrarë 78 gazetarë dhe se mosndëshkueshmëria për këto akte kriminale për vrasësit e tyre, mbetet një problem i madh për vendet ku ndodhin këto vrasje. Në njoftimin mbi takimin në fjalë, thuhet se “Vrasja e gazetarëve është forma përfundimtare e cenzurës dhe se kur vritet një gazetar, rrezikohet njëkohësisht edhe e drejta e publikut të gjerë
Pikëpamjet e shprehura në fq: OPINIONE & VËSHTRIME nuk përfaqësojnë domosdoshmërisht politikën redaksionale të „KOHA javore„
VËSHTRIM & OPINION
për t’u informuar. Problemet e mëdha të botës, nga çështjet e mjedisit e deri tek dhuna ekstreme, nuk mund të zgjidhen pa punën e gazetarëve”, thuhet në njoftimin e përbashkët të dy organizatave mbështetëse të lirisë së medias dhe të sigurisë së gazetarëve. Ata thonë gjithashtu se përveç mbështetjes së Shefit të OKB-së ndaj fushatës së tyre për krijimin e postit të Përfaqsuesit të Posaçëm të organizatës botërore, për t’u marrë ekskluzivisht me sigurinë e gazetarëve anembanë botës -- për këtë nismë të re, ata kanë siguruar edhe përkrahjen e një koalicioni të madh organizatash joqeveritare, entesh të medias, gazetarë dhe figura të njohura publike botërore – gjithsejt mbi 120 ente dhe organizata që i janë bashkuar kësaj fushate deri më sot, sipas tyre. Në një raport të lëshuar të martën që kaloi, Komiteti për Mbrojtjen e Gazetarëve paralajmëron se mbetet shumë për t’u bërë që gazetarët të jenë të sigurt e të mbrojtur në kryerjen e detyrës së tyre të përditshme, për të informuar publikun. Raporti nënvijon se gazetarët, përveç kërcënimeve nga autoritete të ndryshme shtetërore, gjenden përballë kërcënimesh të tjera të mëdha, përfshirë edhe aktorë të dhunshëm që detyrimisht nuk sponsorizohen nga ndonjë shtet, si edhe nga rritja e autoritarizmit në botë. Komiteti për Mbrojtjen e Gazetarëve thotë se 6 vjetët e fundit, kanë qenë veçanërisht të përgjakshme dhe ndër më të rrezikshmet ç’prej kohës që ky ent ka filluar të mbledh të dhënat mbi kërcënimet dhe rreziqet me të
cilat përballen gazetarët – sidomos kërcënimet e reja nga grupe të dhunshme politike dhe fetare, si dhe nga krimi i organizuar. Komiteti për Mbrojtjen e Gazetarëve u ofron gazetarëve dhe industrisë së medias në përgjithësi që të ndjekin disa rekomandime të tija, të botuara në raport, për t’u përballur me këto rreziqe në punën e përditshme dhe u bën thirrje veçanërisht qeverive që çajnë sado pak kokën për sigurinë e gazetarëve dhe të cilat janë të interesuara, sidomos në lirinë e shtypit, që ndër të tjera të dënojnë publikisht sulmet kundër gazetarëve menjëherë pasi të kenë ndodhur ato dhe të ndiqen penalisht ata që vrasin, sulmojnë ose kërcënojnë gazetarët. Një vlerësim tjetër me statistika nga raporti i organizatës së të drejtave të njeriut, Freedom House, rithekson mungesën e lirisë së shtypit si dhe shqetësimet e paralajmëruara nga dy entet e mësipërme që merren me mbrojtjen e gazetarëve dhe të lirisë së shtypit. Në raportin e fundit të saj mbi lirinë e medias në botë, Freedom House pohon se liria e shtypit në botë gjatë vitit 2015 ka rënë në nivelin e saj më të ultë në 12 vite, ndërkohë që forcat politike, terroriste dhe kriminale janë përpjekur të shuajnë zërin e medias, në përpjekjet e tyre ose për të ruajtur pushtetin ose për të marrë në dorë pushtetin. Më tej thotë Freedom House, vetëm 12 për qind e popullatës botërore gëzon lirinë e shytpit, dmth, ku mbulimi i lajmeve politike është i gjithanshëm, ku garantohet siguria e gazetarëve, ku ndërhyrjet e shtetit në
Pikëpamjet e shprehura në fq: OPINIONE & VËSHTRIME nuk përfaqësojnë domosdoshmërisht politikën redaksionale të „KOHA javore„
punët e medias janë minimale dhe ku shtypi nuk është subjekt i presioneve tatimore, ligjore dhe ekonomike. Në raportin e Freedom House thuhet gjithashtu se 41 për qind e popullsisë botërore ka një shtyp pjesërisht të lirë ndërsa 46 për qind e popullsisë së botës jeton në një mjedis ku liria e shtypit nuk është e lirë. Shqipëria dhe Kosova bëjnë pjesë ndër vendet me një media pjesërisht të lirë. Mbrojtja e lirisë së shtypit nuk del kurrë nga moda, pasi vazhdimisht sulmohet nga qarqe të ndryshme, shtetërore e qeveritare, por edhe grupe të tjera joqeveritare, përfshirë grupet mafioze, kriminale dhe terroriste anembanë botës. Por liria e shtypit gjithmonë ka edhe mbrojtësit e saj. Në një inteevistë sot me gazetën amerikane USA Today, ish-presdienti i Shteteve të Bashkuara Xhorxh W Bush, ndonëse nuk kritikoi drejt përsëdrejti Presidentin Trump për disa komente të tija në lidhje me median, ish Presidenti Bush tha se roli i medias është kritik për të mbajtur përgjegjës “personat që abuzojnë me pushtetin.” Ai u prononcua për gazetën amerikane USA Today se ai e “Konsideron median si të pazëvendësueshme për demokracinë. Ne na nevojitet media për të mbajtur njerëz si unë përgjegjës dhe që të na detyrojë të japim llogari për punën që bëjmë ose nuk bëjmë. Pushteti mund të jetë shumë joshës dhe është tepër e rëndësishme që media t’u kërkojë llogari qeveritarëve që abuzojnë me pushtetin”, u shpreh ish-Presidenti Xhorxh W. Bush, për gazetën USA Today. E ENJTE, 9 MARS 2017
Javore KOHA
11
VËSHTRIM & OPINION
Premiera e filmit “ Perla e Bunës”
Promovim unike të U
Xhirimet interesante, ku spikaten në mënyrën më të bukur të mundshme bukuritë e paprekura natyror parë vërehen në peizazhet e Adës në Bunë, Plazhit të Madh, Liqenit të Shkodrës dhe Kalasë së Ulqint. mozaik të destinacioneve më atraktive të Malit të Zi, të cilat gjithsesi do t’ia ngrisin imazhin shtetit të turistik në rajon dhe në Evropë
Gjekë Gjonaj
Dashamirët e kinematografisë të Ulqinit javën që lamë pas mbushën përplot sallën e Qendrës Kulturore të këtij qyteti për të parë premierën e filmit për qytetin e tyre. Vlerat historike, turistike dhe trashëgimia kulturore e zonës së Ulqinit u prezantuan nëpërmjet shfaqjes filmike “Perla e Bunës”, me autorë vëllezërit
“ 12
Millan dhe Millutin Karaxhiq. Kjo komedi romantike bashkëkohore si synim parësor kishte pikërisht promovimin dhe publikimin e vlerave të përmendura që mbart Ulqini, në shërbim të njohjes dhe të informimit të mijëra shikuesve që do ta ndjekin këtë film në Mal të Zi, në shtetet e rajonit dhe më gjerë. Që në minutat e parë fitoi simpatinë e atyre që e panë. Filmi disa herë gjatë shfaqjes u shoqërua me ovacione e duartrokitje të të gjithë njerëzve që ishin ngritur në këmbë në këtë mbrëmje të mrekullueshme, një gjë që ndodhë rrallë në evente të kësaj natyre në Ulqin. Çdo pjesë e filmit shkëlqeu. Muzika e përzgjedhur me sens. Kuadrot
Kjo melodramë është një reklamë e shkëlqyer për Ulqinin, e cila përmes atmosferës, fotografisë , muzikës dhe aktrimit ringjallën frymën e jetës në këtë pjesë të Mesdheut Jugor
Javore KOHA
E ENJTE, 9 MARS 2017
”
atraktive. Xhirimet interesante, ku spikaten në mënyrën më të bukur të mundshme bukuritë e paprekura natyrore të Malit të Zi, të cilat në radhë të parë vërehen në peizazhet e Adës në Bunë, Plazhit të Madh, Liqenit të Shkodrës dhe Kalasë së Ulqint. I gjithë ky konglomerat përbën një mozaik të destinacioneve më atraktive të Malit të Zi, të cilat gjithsesi do t’ia ngrisin imazhin shtetit të parë ekologjik si destinacion i bukur turistik në rajon dhe në Evropë. Veçmas duhet veçuar kuadrot atraktive dhe interpretimet brilante të aktorëve të mirënjohur Minja Karaxhiq, Andrija Millosheviq, Mlladen Neleviq, Sllaven Doshllo, Vanja Nenadiq, Hristina Popoviq, Mira Banjac, Dubravka Rashkiq... Në mesin e tyre edhe sprovat e arritura të tre aktorëve të rinj nga Ulqini dhe i gjithë stafi tjetër. Ata me humorin e tyre entuziazmuan dhe kënaqën të gjithë publikun, si askush tjetër para tyre deri në ditët e sotme në Ulqin. Përmes pamjeve vizive mahnitëse publiku i pranishëm gjatë dy orëve
Pikëpamjet e shprehura në fq: OPINIONE & VËSHTRIME nuk përfaqësojnë domosdoshmërisht politikën redaksionale të „KOHA javore„
VËSHTRIM & OPINION
i vlerave Ulqinit
re të Malit të Zi, të cilat në radhë të I gjithë ky konglomerat përbën një ë parë ekologjik si destinacion i bukur
mori si të thuash një terapi shpirtërore, e cila i “qetësoi” nga brengat dhe problemet e ditës. I mbushi me gaz. Me gëzim. Me hare. Me ngacmim. Me energji pozitive. Me ndjenja për ta shijuar atë mrekulli që e ka krijuar natyra në bregdetin e Ulqinit. Kam përshtypjen e plotë se kjo komedi romantike, respektivisht kjo melodramë është një reklamë e shkëlqyer për Ulqinin, e cila përmes atmosferës, fotografisë , muzikës dhe aktrimit ringjallën frymën e jetës në këtë pjesë të Mesdheut Jugor. Autorët e këtij filmi, vëllezërit Minja dhe Millan Kraxhiq, krijuan një mundësi të madhe për të treguar se sa e bukur dhe unike është bukuria natyrore e Ulqinit dhe trashëgimia e tij kulturore. Ulqinakët, këtyre artistëve, tashmë adhurues të Ulqinit dhe miq të denjë e të dëshmuar të këtij qyteti, duhet t’u jenë mirënjohës. Mbase askush deri në ditët tona nuk mendoj se ka bërë diçka të ngjashme e me kaq vlerë sesa ata për këtë qytet të lashtë shqiptar. Edhe unë dua t’i falënderoj. Faleminderit shumë!
Pikëpamjet e shprehura në fq: OPINIONE & VËSHTRIME nuk përfaqësojnë domosdoshmërisht politikën redaksionale të „KOHA javore„
E ENJTE, 9 MARS 2017
Javore KOHA
13
KULTURË
Në Ulqin u përurua libri “Kisha Katolike në trevat shqiptare” i autorit dr. Dom Nikë Ukgjini
Botim me vlerë sh
Autori ka treguar se ka punuar një kohë të gjatë për përgatitjen e librit, i cili sipas tij përbën një histori
Ulqin – Në sallën e Kuvendit të Komunës së Ulqinit, të shtunën mbrëma u përurua libri “Kisha Katolike në trevat shqiptare” i klerikut dhe studiuesit dr. Dom Nikë Ukgjini. Në librin e tij autori trajton çështje të ndryshme që lidhen me veprimtarinë e Kishës Katolike në hapësirat shqiptare në Ballkan përgjatë dhjetë shekujve, duke filluar nga shekulli XI deri në ditët e sotme. Prof. Dr. Edmond Malaj nga Qendra e Studimeve Albanologjike – Tiranë ka thënë se dr. Dom Nikë Ukgjini me këtë libër i ka dhënë lexuesit shqiptar një vepër shumë të kërkuar në lidhje me historinë e pahulumtuar përfundimisht të Kishës Katolike në trevat
14
Javore KOHA
E ENJTE, 9 MARS 2017
shqiptare. “Autori ka sjellë për lexuesit dhe studiuesit shqiptarë një punim të munguar tashmë të historisë së Kishës Katolike në trojet shqiptare”, është shprehur ai. Prof. Ass. Dr. Nertila Ljarja, pedagoge në Universitetin e Shkodrës “Luigj Gurakuqi”, ka thënë se libri është një studim historik të institucionit të Kishës Katolike në trevat shqiptare “që vë theksin në atë që kleri katolik shqiptar gjatë gjthë ekzistencës së tij ka luftuar në mbrojtje të të drejtave natyrore dhe historike të kombit shqiptar”. Në fjalën e saj, ajo u përqendrua në kapitullin e katërt të këtij libri, në
fokus të të cilit janë trajtimi i historisë dhe sfidat e Kishës Katolike ndër shqiptarë gjatë shekullit XX. “Kjo pjesë përbën pjesën kryesore të studimit, ndoshta edhe për arsye se problematikat që pati ky shekull në historinë e Kishës Katolike janë shumë të veçanta”, ka theksuar ajo. Dr. Nail Draga ka thënë se autori çështjen e Kishës Katolike e trajton në hapësirën etnogjeografike shqiptare, nëpërmjet paraqitjes kronologjike të krishtërimit gjatë shekujve, duke dëshmuar praninë e saj dhe sfidat gjatë shekujve. “Në përgatitjen e këtij botimi autori ka konsultuar një literaturë profesionale dhe burime të ndryshme
KULTURË
humëdimensionale
i ku është bërë përpjekje që të jetë sa më reale duke thënë të vërtetën e argumentuar
historike duke i ofruar opinionit një botim më vlerë shumëdimensionale. Autori ka parashtruar fakte dhe analiza historike të ngjarjeve, ku Kisha Katolike ka sfiduar rrethanat shoqërore të kohës, duke luajtur rolin e saj në historinë e shqiptarëve”, ka thënë ai. Autori i librit dr. Dom Nikë Ukgjini ka treguar se ka punuar një kohë të gjatë për përgatitjen e këtij libri. Ai ka thënë se libri është një histori, ku është bërë përpjekje që të jetë sa më reale duke thënë të vërtetën e argumentuar. “E dimë se me anën e këtij libri dhe me anë të librave historikë askush nuk dëshiron ta kthejë historinë mbrapa, askush nuk don t’u rikthehet
çështjeve problematike që kanë qëndruar ose kanë ndodhur në Ballkan në shekullin XIX apo më vonë, por kjo na shërben që të nxjerrim mësime nga historia mesjetare, por edhe nga ajo e kohës antike”, ka thënë ndër të tjera ai. Për autorin dhe librin e tij kanë folur edhe dr. Bahri Brisku dhe Kristina Pepgjonaj, e cila e moderoi mbrëmjen. Dr. Dom Nikë Ukgjini është famullitar në Kishën e Kuklit – Bushat, ku ka ngritur Qendrën Muzeore “Ndre Mjeda”. Është docent i lëndës së historisë pranë Institutit Filozofik dhe Teologjik në Shkodër dhe kryeredaktor i revistës “Kumbona e së Dielës”
Ai është autor i librave “Shkreli”, “Shqiptarët katolikë në Shqipërinë e Veriut dhe në Malin e Zi të sotëm gjatë pushtimit osman shek. XV-XIX” dhe “Ndre Mjeda, Qendra Muzeore”, si dhe i shumë artikujve studimorë. Është producent i dhjetë filmave dokumentarë-artistikë kushtuar figurave të shquara të letërsisë shqiptare. Libri “Kisha Katolike në trevat shqiptare” është botuar nga Qendra Botuese Shoqata e Jezuitëve në Tiranë në vitin 2016, ndërsa përurimi i tij në Ulqin u organizua nga Shoqata “Don Gjon Buzuku”. I pranishëm në përurim ishte edhe kryeipeshkvi i Tivarit, imzot Rrok Gjonlleshaj. i. k. E ENJTE, 9 MARS 2017
Javore KOHA
15
KULTURË
Vështrim
Vepër e një rëndë të veçantë histori (Hajrullah Hajdari, Shqiptarët në Mal të Zi nga Kongresi i Berlinit deri më 1941, Art Club,Ulqin 2016)
Dr. Nail Draga
Trajtimi i temave që kanë të bëjn ne lidhje me pozitën dhe statusin e shqiptarëve në Mal të Zi, vazhdimisht ka qenë intriguese për hulumtues të fushave të ndryshme shkencore. Gamës së studimeve të tilla të publikuara viteve të fundit i shtohet edhe libri Shqiptarët në Mal të Zi nga Kongresi i Berlinit deri më 1941, nga autori H.Hajdari, botuar nga Art Club në Ulqin. Botimi në fjalë trajton pozitën kushtetuese-juridike me një vështrim retrospektiv, duke prezantuar çështjet përkatëse në mënyrë analitike dhe me një qasje profesionale, që paraqet botimin e parë në shqip në këtë aspekt tek ne në kohën e pluralizmit. Pas pasthënies në hyrje autori trajton aspektin gjeografik, historik dhe popullsinë e vendbanimeve shqiptare sipas shpërndarjes territoriale të viseve shqiptare në Mal të Zi, nga Ulqin në jug e deri në Rozhajë në veri. Ndërsa në pjesën e parë bëhet fjalë për rrethanat politike në Ballkan para Kongresit të Berlinit e pas tij, protestat e shqiptarëve kundër copëtimit të trojeve të tyre, organizimi i mbrojtjes dhe kryengritjeve të ndryshme për mbrojtjen e tërësisë tokësore shqiptare, që kulmon me formimin e Lidhjes Shqiptare të Prizrenit. Më pas bëhet fjalë për luftërat ballkanike, Luftën e Parë Botërore, shpërnguljet dhe emigrimin e shqiptarëve si dhe kolonizimin e viseve shqiptare me popullsi sllave sikurse ishte rasti i qytetit të Ulqinit etj. Ndërsa në pjesën
16
Javore KOHA
E ENJTE, 9 MARS 2017
e dytë bëhet fjalë për rregullimin shtetëror të Malit të Zi si dhe pozitën juridiko-kushtetuese të shqiptarëve në Mal të Zi. Në përgjithësi autori trajton organizimin e pushtetit qendror dhe atij lokal me theks të veçantë në territoret e aneksuara, ku bënin pjesë viset shqiptare, pastaj çështjet nga fusha e arsimit, liritë fetare, përfaqësimi i shqiptarëve, partitë politike të kohës dhe zgjedhjet lokale e parlamentare, padrejtësitë ndaj shqiptarëve, dëbimi dhe shpërngulja e tyre e çështje të tjera që ishin në favor të politikës së pushtetit, përkatësisht në funksion të shkombëtarizimit dhe asimilimit kombëtar të shqiptarëve në Mal të Zi. Autori këtë studim e trajton në aspektin shumëdimensional, duke ofruar të dhëna historike, gjeografike, gjeopolitike, ekonomike ,juridike, arsimore, kulturore etj. Një punë e tillë nuk ka qenë aspak e lehtë, sepse i është dashur të konsultojë një literaturë profesionale nga autorë të ndryshëm, e sidomos dokumente arkivore, disa nga të cilat publikohen për herë të parë. Objekt i këtij studimi është qëndresa e shqiptarëve në Mal të Zi, përkundër diskriminimit të pushteteve të kohës , si djegia e shtëpive dhe fshatrave të tëra, plaçkitjet, vrasjet, dënimet, konvertimi me dhunë nga feja islame në atë ortodokse (“pravosllave”), deri te mohimi i të drejtave civile e politike, siç ishte mohimi i arsimit në gjuhën shqipe, mospunësimi në administratën publike, mospërfaqësimi në organet ligjvënëse, ekzekutive e gjyqësore dhe zhvillim i joadekuat i viseve shqiptare, veprime këto që si pasojë patën tentativat e politikave shtetërore për shkombëtarizimin dhe asimilimin e shqiptarëve në Mal të Zi. Periudha kohore e trajtuar në këtë bot-
im është e një rëndësie të veçantë historike për kombin shqiptar në përgjithësi, e në veçanti për shqiptarët në Mal të Zi. Në këtë periudhë kohore , prej gjashtë dekadave, populli shqiptar përjetoi shumë ngjarje të hidhura që nga okupimi e aneksimi, që si pasojë patën copëtimin e trojeve shqiptare e deri te pavarësia e Shqipërisë më 1912, që për këtë periudhë paraqet aktin më të ndritshëm të historisë sonë kombëtare. Krahas veprimeve perfide të pushtetit të kohës ndaj shqiptarëve përmes formave ligjore, autori trajton edhe format joligjore të cilat ishin në favor të politikës asimiluese dhe humbjes së identitetit kombëtar të shqiptarëve në Mal të Zi. Natyrisht këto veprime joligjore të pushtetit malazez kanë ndikuar drejtpërdrejt në nivelin e të drejtave dhe lirive qytetare e më ketë edhe në pozitën kushtetuese juridike e politike të shqiptarëve në këtë mjedis. Një ndër format direkte asimiluese ishte veprimi i pushtetit në deformimin e mbiemrave të shqiptarëve, duke iu vendosur prapashtesën sllave viq dhe iq. Ishte ky një veprim joligjor i imponuar pa vullnetin e popullsisë shqiptare, që nuk kishte asnjë bazë juridike, pra nuk kishte as ligj apo urdhëresë të qeverisë. Megjithatë, kjo ndodhte në çdo evidentim zyrtar administrativ apo gjyqësor, të regjistrave të ndryshëm ku shqiptarët evidentoheshin me prefiksin sllav, nga del se sipas të gjitha gjasave kemi pasur të bëjmë me direktiva sekrete të pushtetit. Kështu duke filluar nga viti 1899, e sidomos nga viti 1904, një veprim i tillë asimilues ishte direktivë e pushtetit, nga del se shqiptarët prezantoheshin me identitetin e patronimit të sllavizuar. Në lidhje me këtë dukuri asimiluese autori na ofron të dhëna për popullsinë shqiptare në vendbanimet e krahinës
KULTURË
ësie ike së Krajës dhe të viseve të tjera shqiptare që ka të bëjë me vitet 1904 dhe 1905.Ndërsa një dukuri e tillë e pushtetit nuk ishte aktive në qytetin e Ulqinit, sepse pushteti si duket ne ketë mjedis ishte më i kujdesshëm, por pas Luftës së Parë Botërore në rrethana të reja politike e shoqërore edhe këtu kjo formë e asimilimit mori përmasa shqetësuese. Në të njëjtën formë u veprua edhe me emërtimet e vendbanimeve shqiptare, duke i deformuar, përkthyer apo krijuar dubleta të panevojshme, me të vetmin qëllim për të ndryshuar identitetin e tyre në viset shqiptare. Për këtë periudhë kohore të cilën e trajton autori, për ne shqiptarët përjashtim bën koha e Austro Hungarisë (1916 -1918) gjatë Luftës së Parë Botërore, ku shqiptarët realizuan të drejtat të cilat i kishin të mohuara nga pushteti i Malit të Zi. Në këtë kohë pushteti austro-hungarez shqiptarëve iu siguroi të drejtat nacionale, duke iu hapur shkollat me mësim në gjuhën shqipe, vendosjen e gjuhës shqipe në administratë, përdorimin e flamurit kombëtar, punësimin e shqiptarëve në sektorin shtetëror etj. Por, për fat të keq, kjo kohë ishte e shkurtër dhe zgjati vetëm tre vite, sepse më pas ndaj shqiptarëve pushteti i kohës Mbretëria SKS veproi me të njëjtat metoda, duke i trajtuar shqiptarët si qytetarë të rendit të dytë, duke legalizuar diskriminimin e përgjithshëm qe vazhdoi deri në vitin 1941, kur filloi Lufta e Dytë Botërore. Duke lexuar këtë libër del qartë angazhimi dhe puna serioze e autorit duke ofruar të dhëna shumëplanëshe, në sajë
të shfrytëzimit të literaturës së publikuar, por edhe të dokumenteve arkivore. Madje, një numër i tillë i dokumenteve publikohen për herë të parë, që ia rrisin vlerën këtij studimi. Çështjet e trajtuara në këtë botim, autori i trajton në kontekstin e kohës, duke demaskuar politikën diskriminuese të pushteteve përkatëse, duke ofruar të dhëna të cilat dëshmojnë strategjinë e pushtetit ndaj shqiptarëve në përgjithësi. Andaj, është konstatim i pakontestueshëm se shqiptarët pas shkëputjes nga shteti amë përjetuan tragjedi të mëdha, nga ushtria serbo-malazeze, sepse përjetuan masakra e krime të rënda ndaj popullsisë civile shqiptare, ndaj individëve dhe ndaj grupeve të tëra, me elemente të gjenocidit, që dëshmohet gjatë Luftërave Ballkanike 1912-13 dhe gjatë e pas Luftës së Parë Botërore. Një veprim i tillë gjenocidal prezantohet me dokumente përkatëse nga autori ne saje të hulumtimit të fondit në “Komisionin hetues” që ka të bëjë në veçanti me popullsinë shqiptare në krahinën e Plavës e Gucisë. Nga këto dokumente konstatohen shumë keqpërdorime e krime të kryera nga zyrtarët e lartë të gjendjes civile, të ushtrisë, policisë, xhandarmërisë dhe gjykatës ushtarake të Malit të Zi, që pasqyrojnë në detaje veprimet antinjerëzore të pushtuesve të rinj dhe vuajtjet e popullit shqiptarë të krahinës së Plavës e të Gucisë. Autori me të drejtë konstaton se këto veprime kanë një emërtim e ai është gjenocid, sepse nuk mund të quhen me emërtim tjetër konvertimi me dhunë nga feja islame në atë ortodokse “pravosllave”, ndryshimi i emrave te personave, pushkatimet me gjyq e pa gjyq vetëm se ishin shqiptarë e çështje të tjera diskriminuese me urrejtje patologjike kundër shqiptarëve të kësaj krahine. Nga vështrimi retrospektiv i lirive dhe të drejtave të shqiptarëve në Mal të Zi në kuadër të legjislacionit pozitiv shtetëror të kohës, autori me të drejtë konsta-
ton se pozita kushtetuese juridike e shqiptarëve ka qenë neglizhuese, e pabarabartë dhe diskriminuese kundrejt shtetasve të tjerë në Mal të Zi. Por, edhe përkundër vështirësive dhe padrejtësive të cekura, populli shqiptarë në Mal të Zi mbijetoi dhe sfidoi rrethanat e kohës, edhe pse të zvogëluar numerikisht në viset e tyre autoktone. Urojmë dhe shpresojmë që autori të vazhdoj e këtë studim edhe për vitet në vazhdim nga koha e Luftës së Dytë Botërore e më pas, deri më rënien e sistemit monist, sepse në këtë periudhë kohore kanë ndodhur ngjarje dhe ndryshime të mëdha shoqërore ku shqiptarët i kanë përjetuar drejtpërdrejt si qytetarë të këtij shteti por të një etnie tjetër. Satisfakcioni i vetëm për autorin dhe për të gjithë ne shqiptarët është se në rrethana të reja në pluralizëm, kemi të vetmen mundësi të hulumtojmë dhe të shkruajmë për çështjet përkatëse ashtu si kanë ndodhur dhe pasojat e tyre, ku ne shqiptarët i vuajmë në përmasa të ndryshme edhe në ditët tona. Pra tani, çështjet trajtohen me qasje shkencore e jo ideologjike, si ne kohën e monizmit, ku janë paraqitur deformime dhe pasaktësi, duke eliminuar realitetin, sepse nuk ishte në favor të pushtetit të kohës. Autori, bën një paraqitje dhe analizë me kompetencë profesionale çështjeve të trajtuara, pa paragjykime apo lajthitje shkencore duke iu mbetur besnik argumenteve të kohës për çështjet e luftërave të zhvilluara, okupimit dhe aneksimit të viseve shqiptare në kontekstin e rrethanave të kohës. Andaj, këtë botim e vlerësoj një përpjekje profesionale dhe kombëtare të autorit për të dëshmuar të kaluarën tonë, sakrificën dhe mbijetesën shqiptare në këtë periudhë kohore ku janë zhvilluar ngjarje të mëdha dhe dekompozime territoriale në kuadër të gjeopolitikës së kohës. Ishin pikërisht Fuqitë e Mëdha të kohës ku si parim nuk kishin aspektin etnik, përkatësisht parimin e drejtësisë por interesat e tyre, që ishin në dëm të popujve të vegjël ku shqiptarët janë rasti tipik i këtyre veprimeve të padrejta, ku pasojat e tilla janë edhe në ditët tona. Nga ajo që u tha më lartë nuk ka dilemë se ky botim do të jetë referencë e domosdoshme për të gjithë ata të cilët do të trajtojnë në të ardhmen pozitën dhe statusin e shqiptarëve në Mal të Zi për këtë periudhë kohore, dhe si i tillë do të mirëpritet nga opinioni i gjerë shkencor dhe kulturor. E ENJTE, 9 MARS 2017
Javore KOHA
17
MOZAIK
Në kuadër të sezonit koncertor “Vivo”
U mbajt koncerti i tretë
Dyshja Jelena Knezheviq në piano dhe Sllagjana Bozhoviq në flaut luajtën pjesë nga kompozitorë të njohur botërorë, si Donizetti, Roussel, Saint-Saëns, Piazzolla, Grgin dhe Saparov, duke kënaqur publikun e pranishëm Ulqin – Në sallën e koncerteve të Shkollës së Muzikës në Ulqin, të enjten mbrëma u mbajt koncerti i tretë në kuadër të sezonit koncertor “Vivo”, ku interpretuan dyshja Jelena Knezheviq në piano dhe Sllagjana Bozhoviq në flaut. Ato luajtën pjesë nga kompozitorë të njohur botërorë, si Donizetti, Roussel, Saint-Saëns, Piazzolla, Grgin dhe Saparov, duke kënaqur publikun e pranishëm. Jelena Knezheviq nga Ulqini është pedagoge e pianos dhe shoqëruese
18
Javore KOHA
E ENJTE, 9 MARS 2017
në Shkollën e Ulët të Muzikës në Ulqin. Ajo ka diplomuar në Akademinë e Muzikës në Cetinë, në klasën e prof. Aleksandar Serdar, ndërsa ka specializuar si shoqëruese në klasën e prof. Oleksiy Molchanov. Ndërkaq Sllagjana Bozhoviq nga Tivari punon si pedagoge e flautit dhe e muzikës së dhomës. Ajo ka kryer studimet në Akademinë e Muzikës në Cetinë, në degën e flautit, në klasën e prof. Lubisha Jovanoviq, ndërsa ka specializuar për muzikë dhome në klasën e prof. Zhana Marinkoviq.
Sezoni koncertor “Vivo” është nismë e një grupi joformal të qytetareve, me qëllim për të kontribuar në avancimin dhe përmirësimin e jetës kulturore në qytetin e Ulqinit si dhe që artistëve nga ky qytet t’u mundësohet që talentin e tyre ta prezantojnë para publikut dhe t’i motivojnë në rrugën e zgjedhur. Në kuadër të tij janë planifikuar që të mbahen gjashtë koncerte, nga një në fund të çdo muaji. Koncerti i katërt me radhë do të mbai.k. het në fund të këtij muaji.
MOZAIK
Prapaskenat e një filmi të nxënësve të gjimanzit “Drita” nga Ulqini
Gjetëm vetveten brenda roleve të personazheve Një ditë kur po bisedonim me profesoreshën tonë të muzikës Gjylije Pelingun për aktrim dhe për filma, u ngritem dhe provuam të aktronim me shokë e shoqe. Ajo pa te ne një lloj talenti dhe propozoi për të bërë një film me metrazh të shkurtër. Unë posa shkova në shtëpi, menjëherë e gjeta se çfarë teme do të trajtonim. Fjala është për temën e trafikimit të femrave. Për një ditë e shkrova skenarin dhe ia paraqita asaj. Ajo e pëlqeu shumë, ashtu sikurse edhe shokët dhe shoqet e mia. Filluam të bënim prova dhe së bashku zgjodhëm ata që do të interpretojnë në film. I bëmë të gjitha përgatitjet dhe gjëja përfundimtare që na kishte mbetur ishte të gjenim kameramanin. Neve menjëherë na shkoi ndërmend të bashkëpunojmë me Gëzim Mavriqin, por nuk e pritëm që me të mund të kuptoheshim aq mirë dhe aq shpejt. Gjetëm me të një gjuhë të
përbashkët, që është gjuha e talentit dhe e krijimtarisë. Kemi xhiruar pothuajse për 4 muaj të tërë. Kemi harxhuar shumë energji dhe shumë kohë. Por të gjithë ne punuam me shumë seriozitet. Dhe erdhi dita kur i kishim përfunduar të gjitha përgatitjet për shfaqjen e filmit. Premiera e filmit ishte shumë, shumë e suksesshme. Nuk e prisja që e gjithë salla do të mbushej. Isha duke qëndruar prapa skenës, meqë isha prezentuesja e programit. Edhe një herë zgjata kokën që të shikoj sallën e cila jo vetëm që ishte mbushur, por njerëzit madje po qëndronin edhe në këmbë. Nuk mund ta shpjegoj çfarë lumturie po ndjenja në ato momente. Të gjithë e shikuan filmin me shumë vëmendje. Pas përfundimit të filmit morëm shumë duartrokitje, komente pozitive dhe lëvdata. Madje kishte edhe njerëz që më pyetnin nëse do realizonim pjesën e dytë të këtij filmi.
Ishte një udhëtim i gjatë dhe interesant për ne. Ne së bashku mësuam shumë gjëra të reja dhe gjetëm vetveten brenda roleve tona. Unë kuptova se regjia më pëlqente shumë dhe se do të doja të studioja pikërisht atë. Disa nga pjesëmarrësit e filmit ishin shumë të talentuar në aktrim dhe shpresoj që talenti i tyre të mos shkojë dëm në të ardhmen. Së bashku jemi munduar të thejmë akullin në këtë fushë në mjedisin tonë. Deri më tash asnjë grup i të rinjëve nuk ka pasur guximin të bëjë atë që ne e kemi bërë. Shpresoj që kjo gjë t’i ndihmojë edhe të rinjtë e tjerë të zhvillojnë veprimtari të tilla në të ardhmen. E kështu Ulqinin do ta bëjmë një vend më të zhvilluar dhe të përparuar. Në disa intervista na pyetën nëse do vazhdojmë më tej me projekte të këtilla. Unë mund të them vetëm katër fjalë: ky është vetëm filMersida Xhurreta limi. E ENJTE, 9 MARS 2017
Javore KOHA
19
MOZAIK
Në Malësi u mbajt Java e Karnavaleve, “Karnavalet- Koret 2017”
Manifestimi m më madhështo
Tuz- Manifestimi kulturor e zbavitës “Karnavalet Koret-2017” është organizuar edhe këtë vit në Malësi, një traditë kjo e cila në kontinuitet prej më shumë se dy dekadash, vazhdon të mbahet gjallë në këtë trevë, duke ruajtur e kultivuar traditat e zakonet e të parëve e duke i transmetuar ato tek brezat e rinj.
Nata e Humorit dhe Satirës
Manifestimi i sivjetshëm ka filluar si rëndom me vallëzimin e kapos dhe mazhoretkave me natën e humorit dhe të satirës e cila është mbajtur në QKI “Malësia” në të cilën kanë marrë pjesë një numër i madh i publikut në sallë meqenëse është dhe nata më e admirueshme nga të gjithë e cila sjellë humor, gaz e hare. Në fillim, të pranishmit i ka përshëndetur kryetari i shoqatës së karnavaleve Nrekë Camaj, i cili foli mbi organizimin e këtij manifestimi ndër vite, gatishmërinë e treguar të të rinjve për ta vazhduar këtë traditë dhe
20
Javore KOHA
E ENJTE, 9 MARS 2017
për vështirësitë financiare me të cilat janë ballafaquar në organizimin e tij ndër vite, e njëkohësisht e shpalli të hapur manifestimin e sivjetshëm. “Jemi të vetëdijshëm që manifestime të këtilla kërkojnë angazhim nga të gjithë pjesëmarrësit, anëtarët dhe udhëheqësit e grupeve, gjë që pa angazhimin dhe sakrificën e tyre, nuk do të ishte i mundur organizimi dhe realizimi i këtij evenimenti kulturor i cili gjatë 22 viteve të kaluara e ka pasuruar dukshëm jetën kulturore në trevën e Malësisë. Shpresoj se edhe në të ardhmen ky manifestim do të mbështetet nga dashamirësit e shumtë, qofshin ata nga vendi apo diaspora, për të ruajtur vazhdimësinë e tij. Besojë se brezat e rinj do ta vazhdojnë dhe pasurojnë këtë manifestim me përmbajtje të reja gjatë viteve pasuese”, theksoi mes tjerash kryetari i Shoqatës së Karnavaleve, Nrek Camaj. Ajo çfarë ishte evidente në këtë mbrëmje, krahasuar me vitet e kalu-
ara, është se mbrëmja e humorit dhe satirës nuk kishte asnjë pikë që të ishte kreativitet i grupeve apo individëve vendas, ndërsa mysafirët pjesëmarrës i argëtuan për disa minuta grupi humoristik nga Shkodra “Gaz dhe Maraz”, Gac Kodrina dhe Qazim Çela të cilët për këtë mbrëmje u prezantuan me disa pika humoristike dhe argëtuese nga repertori i tyre.
Vallëzimi nën Maska
Në këtë natë kanë qenë shumë të rinj dhe të reja të cilët kanë prezantuar maskën e tyre individuale dhe kolektive përmes të cilave kanë pasqyruar tematika nga më të ndryshme të fushave jetësore që i kishin krijuar enkas për këtë natë të vallëzimit nën maska. Numër i madh pjesëmarrësish kanë vallëzuar për disa orë nën tingujt e muzikës përpara jurisë e cila në fund bëri dhe përzgjedhjen e maskës më të mirë individuale dhe kolektive e cila përveç vendeve të para, të dyta dhe
MOZAIK
më i dashur dhe or kulturor
të treta, i ka shpërblyer ata dhe me një shumë simbolike parash. Vendi i parë i takoi maskës, “Eliza në botën e çudirave”- 150 euro, vendi i dytë, maska “Rrushi”-100 euro dhe vendi i tretë “SpongeBob&Patrick”-50 euro. Ndërkaq, vizatimi më i bukur është shpërblyer ai i “Jocker” dhe maska më e mirë kolektive u vlerësua “Ushtarët e Çliruar” ndërsa çifti më simpatik u përzgjodh ai me nofkën “Smile”. Kjo natë e veçantë për gjeneratat e reja ka zgjatur deri në orët e vona të mbrëmjes ku nuk ka munguar atmosfera festive e karakterizuar me vallëzime dhe performanca të ndryshme.
Karnavali i Fëmijëve
Ditën e tretë të karnavaleve, kanë qenë më të vegjlit ata të cilët i kanë shtuar madhështinë dhe bukurinë këtij evenimenti kulturor në Malësi. Grupe të ndryshme fëmijësh nga shkollat fillore dhe kopshtet në Malësi, të udhëhequr nga koordinatorë
dhe edukatorë të tyre e të mbështetur fuqishëm nga prindërit, kanë prezantuar kreativitetin e tyre artistik dhe botën imagjinare përmes tematikave nga më të ndryshmet të cilat sollën mesazhe të shumta sensibilizuese nëpërmjet sloganeve që mbanin në duar e të cilët u ndoqën me shumë vëmendje dhe ëndje nga të gjithë pjesëmarrësit e shumtë. Ata përmes tematikave që transmetonin, kërkonin më tepër të drejta dhe prosperitet në çdo sferë të jetës. Në karnavalin e sivjetshëm të fëmijëve i cili nuk kishte karakter garues morën pjesë tetë grupe. Kopshti “Nëna Terezë”- Sukruq me temën “Fruta dhe Perime”, Shkolla “Vëllazërim-Bashkimi”-Hot me temën “Unë jam e para”. Me temën “Tropiku” u prezantua ekipi i Tuzit, ndërsa me temën “Ekspozita e Qirinjve” u paraqitën ministrantat nga Sukruqi. Me temën “Rrushi” u paraqitën fëmijët e Kishës së “Shën Françeskut”-Sukruq. Temën “Tullumbacet” e pasqyruan fëmijët nga
Lekajt. Ekipi i parafundit ka qenë ai i Vuksanlekajve “Maca ime” kurse ekipi i fundit që ka defiluar përpara një numri të madh pjesëmarrësish ka qenë ekipi nga Koja me temën “Ora me Zanë“.
Nata finale- Defileu kryesor nëpër qendër të qytezës së Tuzit
Nata finale e karnavaleve ka tubuar numër të madh të publikut të cilët kanë qenë të pozicionuar në të dyja anët e rrugës për t’i ndjekur me vëmendje të gjitha grupet që parakaluan këtë natë nëpër shesh. Karnavalet e sivjetme ashtu sikurse dhe vitin e kaluar nuk panë pasur karakter garues, kështu që të gjitha grupet pjesëmarrëse janë mirëpritur dhe kanë gëzuar duartrokitje të shumta gjatë gjithë kohës. Në karnavalet e sivjetme kanë marrë pjesë pesë ekipe, katër nga vendi dhe një mysafire nga Budva. Karnavalet e sivjetme u përmbyllën si zakonisht me t.u. ndezjen e “shtrigës”.
E ENJTE, 9 MARS 2017
Javore KOHA
21
PANORAMË
Film në Londër dedikuar sopranos Ermonela Jaho t Opera Mbretërore e Londrës do të nisë xhirimet për një film dokumentar për sopranon shqiptare me famë Botërore Ermonela Jaho. Lajmi është bërë publik në faqen zyrtare të operas (Royal Opera House). “Në qoftë se opera është e re për ju, ose thjesht keni kureshtje, sopranoja Ermonela Jaho do të bëjë më të mirën e saj për t’ju përgjigjur. Ne do të përzgjedhim disa këngë dhe do t’i përdorim për të krijuar një film që do të xhirohet javën tjetër”, shkruhet në faqen zyrtare. Në faqen zyrtare të Operës Mbretërore të Londrës janë dhënë disa detaje nga skenari i filmit, ku do të jetë së pari intervista sesi Ermonela Jaho u bë këngëtare e operës. Më tej, do të tregohet për sfidat e saj në skenat botërore dhe sukseset e mëdha në operën londineze. Ermonela Jaho është e vlerësuar me shumë çmime prestigjioze, ndërsa një vit më parë ajo u vlerësua me çmimin më të lartë, që konsiderohet si Oscari i Operës: me çmimin e publikut Internacional Opera Awards
Vdes në moshën 36-vjeçare aktori i “Games of Thrones” t i dramës televizive “Games of Thrones” dhe njeriu më i gjatë në Britani të Madhe, Neil Fingleton, ka vdekur sot Ylli në moshën 36-vjeçare. Raportohet se ai ka vdekur nga një sulm në zemër. Fingleton, 2 metra e 31 centimetra i gjatë, ishte shpallur si njeriu më i gjatë në Britani të Madhe dhe Bashkimin Evropian në vitin 2007, si dhe ishte njëri ndër 25 personat më të gjatë në botë. Ai, po ashtu ka qenë basketbollist i suksesshëm, pasi ka zhvilluar një karrierë në Amerikë, Spanjë, Kinë, Itali, Greqi dhe Angli. Pasi që iu ishte kthyer aktrimit, Fingleton, i cili u rrit në County Durham, ka luajtur në filmat si “Dr Who”, “Ex-men”, “Frist Class”, “Avengers”, “Age of Ultron” dhe “Game of Thrones”.
22
Javore KOHA
E ENJTE, 9 MARS 2017
FOTOGRAFIA E JAVËS
CENO PALEVIQ
„Qesh pak, shiko këtu”
„Nëse një fotograf profesionist fotografon të njëjtin objekt që fotografon edhe një person i zakonshëm, ku qëndron ndryshimi„.
E ENJTE, 9 MARS 2017
Javore KOHA
23
KULTURË
Komuniteti boshnjak në Shqipëri (2)
Harmonia midis bo dhe shqiptarëve, tr shpirtit dhe i kultur
Dr. Nexhat Avdiu (vijon nga numri i kaluar) Si një popullsi e civilizuar dhe e emancipuar, regjimi monist i Enver Hoxhës nuk i anashkaloi. Si popullsi ambicioze, ata treguan interes për t’u shkolluar dhe arsimuar. Nga radhët e popullsisë boshnjake veçohen intelektualë dhe sportistë të shquar që bënë emër edhe gjatë regjimit monist. I tillë ishte Sulejman Golloviq nga radhët e kësaj popullsie, i njohur ndryshe si “babai i bujqësisë shqiptare”. Qazim Fetiq ushtronte detyrën e drejtorit të koopera-
“ 24
Javore KOHA
tivës bujqësore në Shijak, Adem Sabliq kampion në atletikë e shumë intelektualë të tjerë që me mund dhe përpjekje të madhe arritën të ruajnë identitetin e tyre në regjimin e egër të Hoxhës. Si rezultat i marrëdhënieve të mira midis Jugosllavisë dhe Shqipërisë (Titos dhe Hoxhës) deri në vitin 1948, boshnjakët në Shqipëri gëzuan disa privilegje, kishin mundësi të komunikonin në gjuhën e tyre (gjuhën boshnjake), t’i vizitonin të afërmit në Bosnje, të lidhnin martesa me vajza nga Bosnja, të përcillnin programet televizive nga Jugosllavia, të përcillnin sportin e skuadrave jugosllave etj. Pas
vitit 1948 gjendja ndryshoi dhe komuniteti boshnjak i humbi privilegjet që i kishte, ku u ndalua të flitej në gjuhën amtare, pra në gjuhën boshnjake, u ndalua besimi fetar, u ndalua leximi i literaturës së huaj etj. Dëshmitë e ndryshme tregojnë se për të shkuar në ndonjë fshat tjetër është dashur të nxirrej leje. Kjo ndikoi që në disa zona të Shqipërisë ky komunitet të asimilohet. Tashmë boshnjakët u braktisën nga Bosnja e Hercegovina dhe u futën në një fazë të re të historisë së tyre. Edhe pse ishin një komunitet i ardhur ose siç njiheshin me epitetin “muhaxhirë”, regjimi i Hoxhës iu mundësoi
Si rezultat i marrëdhënieve të mira midis Jugosllavisë dhe Shqipërisë (Titos dhe Hoxhës) deri në vitin 1948, boshnjakët në Shqipëri gëzuan disa privilegje, kishin mundësi të komunikonin në gjuhën e tyre (gjuhën boshnjake), t’i vizitonin të afërmit në Bosnje, të lidhnin martesa me vajza nga Bosnja, të përcillnin programet televizive nga Jugosllavia, të përcillnin sportin e skuadrave jugosllave etj. Pas vitit 1948 gjendja ndryshoi dhe komuniteti boshnjak i humbi privilegjet që i kishte E ENJTE, 9 MARS 2017
”
KULTURË
oshnjakëve regues i rës së tyre shkollimin në gjuhën shqipe dhe të punësohen dhe të zënë funksione të larta shtetërore. Boshnjakët në Shqipëri çdoherë kanë shprehur dëshirë për të hartuar një histori të identitetit të tyre. Kjo iniciativë u inicua nga intelektuali i shquar Sulejman Golloviq, i cili gëzonte respekt të madh tek Enver Hoxha. Gjatë vitit 1972, kur Sulejman Golloviq drejtonte fermën bujqësore të Sukthit, i propozoi Komitetit Qendror të Partisë së Punës hartimin e historisë së komunitetit boshnjak në Shqipëri. Ky ishte një hap i guximshëm i intelektualit Golloviq, propozim i cili u përkrah nga Komiteti i Partisë në Durrës. Pas formimit të grupit të punës, filloi grumbullimi i materialeve të bazuara në gojëdhënat e të moshuarve, të cilët kishin përjetuar ngjarje të ndryshme. Përveç tyre u mblodhën edhe materiale statistikore nga Kooperativa e Shijakut dhe nga sektori i statistikave në Durrës. Libri “Historia e boshnjakëve në Shqipëri” u sistemua në një periudhë të shkurtër, me një volum prej 30 fletësh, dhe iu dërgua Komitetit të Partisë në Durrës për ta vlerësuar. Libri u vlerësua pozitivisht. Megjithatë nga libri i historisë së parë të boshnjakëve nuk është ruajtur asnjë kopje. Kjo është një humbje e madhe pasi libri trajton problemet e këtij komuniteti në vitet 18751972 dhe do të shërbente si burim për studimet e mëtejshme. Pas përmbysjes së regjimit monist, komuniteti boshnjak u ballafaqua me probleme të ndryshme. Dëshira për vendlindjen ishte çdoherë pjesë e pandarë e këtij komuniteti, që vetëm pas rënies së sistemit munden ta realizojnë. Për t’i bërë më të njohura problemet e tyre, komuniteti boshnjak në vitin
Edhe pse gjatë regjimit monist boshnjakët e Shqipërisë përjetuan humbje të madhe, prapëseprapë ata e ruajtën identitetin e vet etno-kulturor. Ky identitet vërehet në gjuhën e folur (boshnjake), në mbiemrat e ruajtur nga të parët e tyre, ku ndeshen mbiemra si: Kllariq, Guzina, Jamakoviq, Kapitanoviq, Sabliq, Sinjariq etj., në këngët e vjetra, në gatime ku veçohet byreku me saç (kaki) etj.
1995 formoi shoqatën me emrin “Zambak”, me qendër në Shijak. Kjo shoqatë grumbulloi rreth vetes qytetarë të thjeshtë dhe intelektualë të shquar, të cilët vendosen kontakte me boshnjakët e tjerë që jetojnë në Fier, Kavajë, në jug të Shqipërisë, si dhe me vendlindjen - Bosnjën dhe Hercegovinën. Shoqata në fillim bëri një plan për t’i rikthyer muhaxhirët në vendlindjen e të parëve të tyre, por plani dështoi. Rikthimi ishte i pamundur pasi në vendin e tyre ata nuk kishin më asgjë. Kjo shoqatë përmes emisioneve dhe dokumentarëve televizivë arriti t’i paraqesë opinionit të gjerë vlerat historike dhe kulturore që ka ky komunitet, të cilat janë ruajtur edhe gjatë regjimit monist. Në mes tjerash, kjo shoqatë arriti të regjistrojë në shkolla disa nxënës të komunitetit boshnjak në Mostar dhe Zagreb. Interesi për ta njohur më shumë këtë komunitet filloi të shfaqej edhe tek gazetarët e Bosnjës, sidomos ata të Sarajevës, që në vitin 2008 filluan të shkruajnë dhe të realizojnë emisione televizive. Për historinë e boshnjakëve të Shqipërisë gjejmë artikuj të ndryshëm në gazetat “Dani”, “Saff” etj. Vendosja e marrëdhënieve diplomatike midis Shqipërisë dhe Bosnje e Hercegovinës ndikoi që ky komunitet të afirmohet edhe më tej, ku çdoherë që ndonjë funksionar i lartë politik i Bosnjës viziton Shqipërinë, pa dyshim që do të vizitojë edhe këtë komunitet, ku trajtohen problemet me të cilat ballafaqohen. Edhe pse gjatë regjimit monist boshnjakët e Shqipërisë përjetuan humbje të madhe, prapëseprapë ata e ruajtën identitetin e vet etno-kulturor. Ky iden-
titet vërehet në gjuhën e folur (boshnjake), në mbiemrat e ruajtur nga të parët e tyre, ku ndeshen mbiemra si: Kllariq, Guzina, Jamakoviq, Kapitanoviq, Sabliq, Sinjariq etj., në këngët e vjetra, në gatime ku veçohet byreku me saç (kaki) etj. Sot numri i boshnjakëve në Shqipëri llogaritet rreth 1000 banorë, të cilët janë kryesisht të përqendruar në Qarkun e Durrësit, në Fier etj. Ndryshimet demokratike sollën ndryshime të mëdha dhe sot një numër i madh i këtij komuniteti jeton në emigracion, kryesisht në Itali, Greqi, Gjermani, Francë, Angli etj. Ruajtja e gjuhës është një karakteristikë e këtij komuniteti. Gjuha boshnjake sot flitet në çdo familje dhe cilësohet si gjuhë amtare, ndërsa Ministria e Arsimit dhe Sportit e Shqipërisë ka lejuar që nxënësit e këtij komuniteti të kenë mundësinë ta mësojnë këtë gjuhë edhe në shkollën nëntëvjeçare në fshatin Borakë të Shijakut, ku për rritjen e nivelit të kësaj gjuhe herë pas here sillen edhe mësues nga Bosnja dhe Hercegovina. Integrimi i plotë i boshnjakëve në Shqipëri vërehet edhe nga aktivitetet e shumta ekonomike dhe biznese, ku një numër i madh i tyre mbajnë edhe emra të tillë si Sarajeva, Bosnja etj., që dëshmojnë për traditën e gjatë të këtij komuniteti në Shqipëri dhe për nostalgjinë për vendlindjen e të parëve të tyre. Mirëkuptimi dhe harmonia midis boshnjakëve dhe shqiptarëve tregon shpirtin e pastër, por mbi të gjitha tregon për kulturën që i karakterizon njerëzit. (Fund) E ENJTE, 9 MARS 2017
Javore KOHA
25
KULTURË
Portret mërgimtari: Ismet Mollabeqiri
Malli për Ulqi Ismet Karamanaga
Vështirë të shkruash për mërgimtarët, për njerëzit tanë të cilët tash një kohë të gjatë, posaçërisht nga mesi i shekullit të kaluar, me shumicë filluan ta lëshojnë vendlindjen. Vështirë, pasi që shumë mërgimtarë u integruan në shtetet ku shkuan për punë, ku edhe gjetën punë dhe kushte më të mira të jetesës. Para disa vitesh filluan të vinin në vendlindje në Ulqin, për të kaluar një pjesë të pushimeve të tyre. Mirëpo, çka është më tragjike, shumë nga fëmijët e tyre, të cilët rriten dhe shkollohen atje, posaçërisht ata nga Australia dhe Amerika, në vendlindje të prindërve të tyre vijnë rrallë ose asnjëherë. Natyrisht, mjedisi, kushtet ekonomike, i kanë larguar edhe më shumë nga vendlindja e prindërve të tyre. Kohën e fundit përsëri ekziston një “trend“, ku shumë të rinj për shkak të kushteve ekonomike po largohen nga qyteti ynë, çka duhet të na brengosë. Prandaj, është vështirë të shkruash për mërgimtarë. Mirëpo, unë dëshiroj të shkruaj për ata të cilët kanë pasur mall të madh për vendlindjen. Ky është njëri nga
“ 26
Javore KOHA
faktet, i cili më së tepërmi ka ndikuar që disa nga ata t’i kthehen vendlindjes. Kjo duhet përshëndetur. Edhe më parë, në librin tim “Kalaja, legjendë dhe art” kam shkruar për familjen Ishmaku nga Rana, mërgimtarë nga Australia e largët, të cilët tashmë kanë ndërtuar shtëpitë në pronën e tyre në Ranën tonë të bukur, çka është një shenjë pozitive. Pa dyshim, edhe fëmijët e tyre më së pakti në pushime, do të vinin në Ulqin. Në fokusin e këtij shkrimi është një mërgimtar i cili gjithashtu vjen nga Australia e largët dhe tash një kohë është kthyer në vendlindje. Fjala është për Ismet Mollabeqirin, njërin prej fisit të madh të njohur Mollabeqiri nga Ulqini. Ismeti është një njeri i thjeshtë, i butë, modest, i pashëm dhe gjithmonë i veshur elegant. Pavarësisht se tashmë është në moshën 75-vjeçare, ende është vital dhe pa dyshim një figurë markante e qytetit të Ulqinit. Shpesh takohet me Shefko Ishmakun, shokun tim të fëmijërisë dhe dhe rinisë, i cili
gjithashtu është mërgimtar nga Australia e largët. Ky fakt edhe më ka shtyrë që të bisedoj pak edhe me të, pavarësisht se unë Ismetin e kam njohur edhe më parë. Për çdo ditë, në orët e mëngjesit, Ismeti del në Ranë, takohet me shokët e tij të rinisë dhe pastaj në kafenenë “Timoni” pin kafen e parë të mëngjesit. Kthimi nga mërgimi dhe malli i madh për vendlindjen, në veçanti për Ranën, për pamjen në det dhe në Kala, si dhe për shokët e tij të cilët ende jetojnë, e shtyn që për çdo ditë, sa çel sytë, menjëherë të ulet në Ranë. Ismeti ka një biografi interesante. Më tregon se si ka vendosur të largohet nga vendlindja, për të kërkuar punë dhe kushte për një jetesë më të mirë, për vete dhe për familjen e tij. Ai është larguar nga vendlindja në vitet ‘70 të shekullit të kaluar. Vështirë ta paramendosh se një njeri nga këto treva të shkojë deri në Zelandën e Re, me dy fëmijë të vegjël. Vështirë ta imagjinosh edhe sot, e jo më në ato kohë të viteve ‘70 të shekullit të kaluar. Më tregon për kohën e kaluar në
Ismeti ka pasur dy hobi - peshkimin dhe gjuetinë. “Kur kam pasur kohë të lirë, gjatë fundjavës, shpesh kam shkuar në peshkim apo në gjueti, varet nga stina e vitit. Në Australi duhet t’i respektoni ligjet që sundojnë në peshkim apo në gjueti. Këtë e bëj edhe këtu në Ulqin”, shprehet ai E ENJTE, 9 MARS 2017
”
KULTURË
inin Vështirë ta paramendosh që një njeri nga këto treva të shkojë deri në Zelandën e Re, me dy fëmijë të vegjël. Vështirë ta imagjinosh edhe sot, e jo më në ato kohë të viteve ‘70 të shekullit të kaluar Zelandën e Re, në qytetin Ocland, ku ka punuar dhe qëndruar afër tre vite. Pas tre viteve vendosi të kalojë në Australi, në qytetin Melbourne, ku ka qëndruar 37 vite. Ismeti është bojaxhi me profesion, zanat që e ka mësuar në Sarajevë. Pas kthimit nga Sarajeva në Ulqin, filloi të punojë si bojaxhi së bashku me të ndjerin Bahri Resulbegun, Fejzi Ismailagën dhe të tjerët, në një ndërmarjeje të Ulqinit. Bahriu ka ndërruar jetë, kurse Fejzi Ismailaga gjithashtu është mërgimtar në SHBA të Amerikës dhe ende edhe sot jeton atje. Edhe mua më kujtohet shefi i tyre, i ndjeri Luka Prodanoviq, një mjeshtër me nam i asaj kohe nga Ulqini, i cili ka qenë udhëheqës i kësaj ndërmarrjeje. Më ka mbetur në kujtesë kjo kohë (vitet ‘60 të shekullit të kaluar), pasi që shpesh herë si fëmijë kam shkuar t’ia çoj “bukën” (drekën) Fejziut, kur këta mjeshtra kanë rinovuar hotelin “Jadran” për të pritur mysafirët e parë. Ishte kjo koha e fillimeve të turizmit tonë. Fejziun e kam pasur djalë halle dhe mua dhe motrës sime Hyrijes, gjithmonë na ka takuar të dëgjojmë hallën (Hajlije Ismailaga) për t’ia “çu” drekën (“bukën”) Fejziut në hotelin “Jadran” pasi që kemi qenë më të vegjëlit në familjen tonë. Pas kalimit nga Zelanda e Re në Australi, Ismet Mollabeqiri takohet këtu me kushëririn tim të ndjerë Ibrahim Karamanaga, i cili i ka ndihmuar shumë për qëndrimin e tij
në Australinë e largët. Edhe Ibrahimi ka qenë bojaxhi me profesion. Së bashku me të ndjerin Niko Çilingiri, po ashtu nga Kalaja, janë larguar shumë më parë nga vendlindja për të kërkuar punë. Kanë mbërritur deri në Australi, ku edhe kanë gjetur kushte për punë dhe për jetesë më të mirë sesa këtu. Nuk kam dijeni se a ka qenë i ndjeri Niko ndonjëherë në Ulqin, mirëpo Ibrahimi ka qenë disa herë, ku edhe ka kaluar pushimet në Kala dhe në Ulqin. Pas ndërrimit jetë, trashëgimtarët nga ana e bashkëshortes së tij Terezës, ia kanë plotësuar dëshirën e tij dhe e kanë sjellë të ndjerin Ibrahim Karamanaga në Ulqin, ku edhe është varrosur, në varrezat e Karamanagëve në Meteriz. Ka pasur mall të madh për vendlindjen dhe në varrin e tij është mbishkrimi, dëshira e tij e lënë me gojë dhe me shkrim, që tregon qartë se çka është migrimi: “I dashuri atdhe. Tash kthehem në pushimin e përgjithmonshëm”. Ismeti ka pasur përkrahje dhe ndihmesë të madhe nga Ibrahimi. Kur flet për të, flet me një nostalgji, pietet dhe respekt të madh, të veçantë. Edhe kur ka ndërruar jetë Ibrahimi, Ismet Mollabeqiri ka qenë pranë tij. “Këshillat, ndihmën dhe fjalët e tij nuk i harroj kurrë”, tregon ky njeri, i cili është mirënjohës për secilën fjalë, ndihmë dhe këshillë të cilën e ka pasur nga Ibrahim Karamanaga. Ismeti është një njeri i kënaqur në
përgjithësi me punën dhe me jetën e tij. “E kam kryer misionin tim si njeri, por edhe si prind me sukses”, shprehet ai. Natyrisht, gjithmonë vlerëson rolin e madh dhe përkrahjen e bashkëshortes së tij Hyrijes, e cila ka qenë shtylla kryesore në jetën e familjes së tij. Pas kthimit nga Australia jeton në shtepinë e tij në rrugën 7, e cila gjendet pas shkollës “Boshko Strugar”, përtej bedeneve të Kalasë. Së bashku me bashëshorten e tij, një zonjë nga familja Sula, jeton në një harmoni të jashtëzakonshme. Edhe diçka nga jeta e tij. Ismeti ka lindur pranë detit, dhe detin, barkat dhe sanallat gjithmonë i ka pasur dhe ende i ka në gjak. Prandaj, edhe ka pasur dy hobi, thotë Ismeti, - peshkimin dhe gjuetinë. “Kur kam pasur kohë të lirë, gjatë fundjavës, shpesh kam shkuar në peshkim apo në gjueti, varet nga stina e vitit. Në Australi duhet t’i respektoni ligjet që sundojnë në peshkim apo në gjueti. Këtë e bëj edhe këtu në Ulqin”, shprehet ai. I biri Armendi dhe e bija Gjyli kanë lindur në Ulqin. Edhe ata dhe fëmijët e tyre jetojnë dhe punojnë në Melbourne të Australisë. Mirëpo, fakti se edhe ata i kanë bashkëshortët të lindur në Ulqin tregon qartë se një ditë edhe ata do të kthehen në vendlindjen e tyre, në Ulqin. Ismeti dhe zonja Hyrije nuk e humbin shpresën kurrë. E ENJTE, 9 MARS 2017
Javore KOHA
27
MOZAIK
Monografia“Thesare të rëndësishme kulturore të Gucisë”, të autorit Halil R. Markishiq
Shpalosja e bukuriv trashëgimisë kultur Shaban Hasangjekaj “Kur ballafaqoheni me lëndë aq të pasur çfarë është ajo e prezantuar në monografinë e autorit mr. Halil Markishiq dhe kur pranë saj keni edhe detyrim të shkruani diçka mbi të, atëherë ndaleni duke mbetur pa fjalë. Ndjehemi të pafuqishëm dhe thoni: po këtu e tëra është thënë. Dhe vërtet ashtu është. Libri me titull ‘Thesare të rëndësishme kulturore të Gucisë’ (Kulturne znamenitosti Gusinja) përfshin të gjitha faktet relevante, është i pasur me të dhëna të domosdoshme, tërësisht përpunon temën e dhënë dhe nuk lë shumë hapësirë për ndonjë plotësim ose korrigjim”, shprehet recensenti dr. Fatih Haxhiq në fillim të recensionit të tij. “Ato që kolegu bashkëvendës i autorit, shkrimtari dhe piktori akademik Ibrahim - Ibro Rekoviq është përpjekur t’i përjetësojë me fotografi, vizatime e grafika, pra të ruajë peizazhet në zhdukje, kopshtet, oborret, sokaqet, kullat dhe vlerat e tjera të Plavës dhe Gucisë, që Zuvdija Hoxhiq, Husein Bashiq dhe Bajram Rexhepagiq janë përpjekur që me romane dhe me krijime në prozë, të gjitha ato autori Halil Markishiq është përpjekur dhe ia ka dalë me koloritin - fotografinë e llojit të vet, faktografitë, faktet e dëshmitë historike dhe fjalën e shkruar. Duke vërejtur që të ashtuquajturat trendët të reja, sistemet e reja vlerësuese pa mëshirë shkatërrohen, e gjithë ajo që është e vjetër, që i përket
28
Javore KOHA
E ENJTE, 9 MARS 2017
trashëgimisë së paraardhësve tanë, autori Markishiq me këtë monografi, të gjitha ato vlera ka arritur t’i përjetësojë dhe t’i shkëputë nga harresa. Kështu është krijuar kjo vepër monografike e cila është shprehje dokumentuese e llojit të vet, të realitetit të dikurshëm, vepër e cila lexuesit të sotëm të zakonshëm i jep përjetim të veçantë pamor, kurse studiuesit i shërben si burim i çmuar i të dhënave të rëndësishme, si lexim i pazëvendësueshëm i vlerave burimore etnologjike, kulturologjike, arkitektonike dhe shpirtërore të një nënqielli, në të cilin ca gjenerata të kaluara dhe ca të sotme kanë gjetur hapësirën e vet jetësore dhe nëpër shumë shekuj rrojnë ne njëri tjetrin, edhe pse kanë qenë dhe janë të bindjeve, botëkuptimeve dhe këndvështrimeve të ndryshme nacionale dhe konfesionale ndaj botës, po që jeta i ka mësuar që me korrektësi të kuptojnë misionin e njeriut si qenie e arsyeshme në tokë”, shton ai në vazhdim. Studiuesi, publicisti, kronisti dhe pedagogu tani në pension mr. Halil R. Markishiq nga Vojno Sello e Komunës së Plavës, i cili jeton, vepron dhe krijon në Rozhajë, gjatë veprimtarisë së bujshme studiuese e hulumtuese shumëvjeçare ka mbledhur lëndën e rëndësishme mbi trashëgiminë natyrore dhe kulturore të trevës së Plavë-Gucisë. Vetëm një pjesë të lëndës mbi trashëgiminë kulturore e ka publikuar në monografinë me titull “Trashëgimia kulturore-historike e trevës së Plavë-Gucisë” (2012). Lëndën që ka të bëjë me Gucinë dhe rrethinën e saj, e cila në pjesën më të madhe nuk është përfshirë në monografinë e sipërpërmendur, e ka futur dhe unifikuar në librin monografik me titull “Thesare
të rëndësishme kulturore të Gucisë” (Kulturne znamenitosti Gusinja). Në të gjenden tekstet kryesisht të karakterit shkencor - publicistik dhe fotografi origjinale në kolor, gati të të gjitha objekteve të arkitekturës popullore dhe të gjësendeve të trashëgimisë kulturore të materialit të tundshëm të cilat janë krijuar në trevën e Gucisë. Monografinë në fjalë, redaktor i së cilës është Hairis Lluboder, redaktor teknik mr. sci. dr. Saimir Markishiq, recensent prof. dr. sci. Rexhep Shkrijel dhe dr. sci. Fatih Haxhiq, lektor prof. Edin Kallaç, korrektore prof. Lleilla Orçusha, radhitës kompjuterik Enes Haxhiq, dizajner i kopertinave piktori akademik Ismet Çekiq, e ka botuar Shtëpia Botuese “Priroda i baština“ në vitin 2015. Është shtypur në shtypshkronjën IVPE në Cetinë dhe përbëhet prej 304 faqesh. Botimin e saj e ka bashkëfinancuar Ministria e Kulturës e Malit të Zi. Materialin e mbledhur autori me përpikëri e ka sistemuar, ndarë dhe radhitur në 15 kapituj, të cilët përbëhen nga ca trajtesa shtjelluese: 1. Arti parahistorik, 2. Shtëpitë tradicionale gucjane, 3. Ndërtesat banesore e mbrojtëse - Kullat, 4. Trashëgimia kulturore-historike islame, 5. Trashëgimia kulturore-historike ortodokse, 6. Trashëgimia kulturore-historike katolike, 7. Mullinjtë, 8. Përmendoret dhe shenjat përkujtuese, 9. Shtrojcat prej leshit, 10. Qëndismat, 11. Veshja popullore, 12. Lojërat popullore (Vallëzimet), 13. Këngët popullore lirike, 14. Ca doke e zakone popullore, dhe 15. Shtojca “Gucia dikur dhe sot”. Në faqet e para të monografisë gjendet parathënia e autorit, kurse në faqet e fundit recensioni i dr. sci. Fatih Haxhiq, literatura e shfrytëzuar dhe
MOZAIK
ve të rore shënimi mbi autorin. Në brumin e lëndës së përfshirë në monografinë e autorit Markishiq gërshetohen dhe pikturohen fakte historike, emra të njerëzve, shekuj dhe vite të vjetërsisë, situata historike dhe shoqërore, fotografi melankolike si momente shekullore të jetesës, këngë të kohërave të tejshkuara, të cilat së bashku dhe në mënyrë të vet kallëzojnë tregimin mbi ndonjë kohë të kaluar, u përcjellin porosinë gjeneratave të ardhshme që të ruajnë dhe frymëzohen me vlerat e trashëgimisë së paraardhësve të vet, në mënyrë që me hapa të sigurt të ecin drejt një ardhmërie të lumtur. Në thelbin e lëndës së monografisë tërheqin vëmendjen, sidomos: peizazhet, panoramat, sokaqet, oborret, gurrat, kullat, xhamitë, kishat, epigrafika nga nishanet, tarinët nga xhamitë dhe objektet e tjera sakrale dhe profane ngase rrallë ndonjë qytet në hapësirat tona mund të lavdërohet me aq përmendore të vlershme monumentale të kulturës, siç atë mund ta bëjë Plava dhe Gucia. Fakti i cili në këto kohëra të bujshme që bile së paku jep pak shpresë, është ai që kohë më parë Gucia është ndarë nga Komuna e Plavës, duke kthyer statusin e vet të komunës pas më se 60 vjetësh, andaj është për të pritur dhe shpresuar që njerëzit e saj më eminentë t’i kushtojnë më shumë kujdes ruajtjes dhe restaurimit të përmendoreve të kulturës, të braktisura dhe nga dhëmbi i kohës të korozuara të kësaj qendre dikur të rëndësishme tregtare. Posaçërisht është me rëndësi të theksohet që vlera themelore e kësaj monografie qëndron në masën e të dhënave historiografike dhe faktografike të cilat autori i ka dhënë
te çdo fotografi dhe te çdo thesar, ashtu që pos vlerës pamore informative të vetë fotografisë, çdo ndarje dhe segment i librit, ka vlerë të paçmuar dokumentare. Për këtë me siguri të plotë mund të konkludohet se kemi të bëjmë me vepër deri më tani me veprën më gjithpërfshirëse të zhanrit të ngjashëm, të vlerës kapitale për studim të mëtejmë të kulturës, traditës, arkitekturës, ndjenjës shpirtërore dhe realitetit të përgjithshëm kulturologjik të qytetit të Gucisë dhe banorëve të saj. Duhet vënë në dukje faktin që tërheq vëmendjen numri i madh i fotografive, të cilat në vendet përkatëse me objektivin e fotokamerës i ka bërë vetë autori, që potencon vlerë të posaçme, origjinalitet dhe autenticitet të vetë librit, e njëkohësisht na dëshmon që vetë autori ka bërë përpjekje dhe mund të hartojë e përpilojë një vepër të këtillë, ashtu që e gjithë kjo autorin Markishiq e rendit në radhën e studiuesve serioz dhe mbledhësve të vlerave etnologjike, historike dhe kulturologjiko-civilizuese të vendlindjes së vet, e me këtë i jep edhe shumë më gjerë kompetenca dhe kuptime universale. Në fund, pa ngurrim dhe me bindje të plotë pason përfundimi se autori
i monografisë, mr. Halil Markishiq, gjithsesi ka pasur parasysh tërë kompleksitetin dhe peshën e detyrës të cilën vetes ia ka parashtruar të shkruajë monografinë mbi Gucinë, ngase qyteti me trashëgimi aq të pasur është nxitje e madhe, por edhe borxh ndaj tij, është përgjegjësi e madhe, për çka është më se e sigurt që deri më tani askush nuk ka marrë guximin të kacafytet dhe përballet me prezantimin e elementeve më qenësore të trashëgimisë së tij kulturore. Prandaj, autori meriton të gjitha lëvdatat dhe mirënjohjet për guximin dhe shkathtësinë që të shkruaj dhe ta përfundojë një vepër të tillë. Ai me këtë rast është shërbyer me fotografi autentike si dokumente duke ditur se atë që nuk mund ta bërë fjala, mundet fotografia e cila ndihmon, që duke folur në përgjithësi pa thënie eventuale verbale dhe përshkruese, çfarë në këtë monografi vërtet nuk ka, të cilat në atë mënyrë mënjanohen, kurse lënda në mënyrë më plastike dhe bindëse i parashtrohet, i paraqitet, i prezantohet dhe i servohet lexuesit. ‘Thesare të rëndësishme kulturore të Gucisë’ është libri i dytë i autorit Halil Markishiq, i cili më parë ka botuar monografinë kushtuar Plavës dhe Gucisë. E ENJTE, 9 MARS 2017
Javore KOHA
29
FEJTON
Studim (lV)
Zona kufitare i rihapur pas 54 v Dr. Nail Draga
3.6. Vendkalimi kufitar i parë i përbashkët në Ballkan
Nga tre VKK ekzistuese në mes Malit të Zi dhe Shqipërisë, nuk ka dilemë se vend të veçantë zënë ai në Muriqan-Sukubinë, i cili u rihap në vitin 2002. Por, duke marrë parasysh bashkëpunimin ne mes dy vendeve lindi iniciativa që ky VKK të avancohet me një status të veçantë, me funksion të përbashkët për të dyja palët. Në sajë të marrëveshjeve të arritura në mes Malit të Zi dhe Shqipërisë, punimet për ndërtimin e objektit të doganës së përbashkët filluan më 21.4.2008 ndërsa inaugurimi solemn është bërë me 18.6.2009, duke u bërë i vetmi i tillë në Europën Juglindore, me mbështetje financiare në vlerë 1.3mil. euro nga Bashkimi Europian. Në bazë të të dhënave që disponojmë del se qarkullimi i personave dhe i veturave ka tejkaluar parashikimet për pesë herë(2015), çka dëshmon se është bërë VKK më i rëndësishëm ne mes dy vendeve. Pasi deri me tash në këtë VKK, qarkullojnë udhëtarët dhe makinat e tyre, mungon qarkullimi tregtar i tonazheve të mëdha, duhet cekur se është duke u punuar për kalimin e mallrave tregtare, andaj
30
Javore KOHA
E ENJTE, 9 MARS 2017
është i nevojshëm zgjerimi i infrastrukturës ekzistuese për kapacitete të tilla. Ndërsa viteve të fundit, është kërkesë e qytetarëve nga të dy anët, si nga komuna e Ulqinit dhe Tivarit por edhe Shkodrës në anën tjetër, për të mundësuar qarkullimin e veçantë pa pritje të gjata, në këtë VKK, nga fakti se janë në kuadër të zonës kufitare. Një veprim i tillë do të legjitimonte banorët e kësaj zone, pra me një përparësi sepse ekziston qarkullim intensiv i përditshëm në relacionin Shkodër-Ulqin që dëshmohet edhe nga linjat e rregullta ditore në mes këtyre qyteteve. Duke marrë parasysh rrethanat shoqërore dhe marrëdhëniet në mes dy vendeve në këtë aspekt duhet punuar edhe në të ardhmen për të siguruar fonde të veçanta si nga BE e sidomos nga IPA projektet, qe kanë të bëjnë enkas për zonat kufitare. Vetëm kjo formë e financimit si në Shqipëri e Mal të Zi do të jetë impuls për investime në infrastrukturë në zonën kufitare në mes dy vendeve edhe në të ardhmen. Jo vetëm ne ketë aspekt, por edhe në forma të tjera të veprimit strukturat qeveritare duhet të angazhohen, për
zbatimin praktik të modeleve të vendeve europiane për zonat kufitare. Vetëm ne këtë formë të veprimit zonat kufitare do të bëheshin zona me perspektivë, me kushte optimale për popullsinë vendore, duke krijuar parakushte për të ndalur emigrimin në mjedise të tjera në vendet e tyre apo në botën e jashtme. Andaj është e udhës që në rrethana dhe raporte të reja ndërshtetërore në mes Malit të Zi dhe Shqipërisë, duhet të ndryshojë qasja ndaj zonës kufitare dhe të nënshkruhet marrëveshje bashkëpunimi, në favor të avancimit të kësaj çështje e cila është jetike për popullsinë vendore. Një veprim i tillë do të legjitimonte zonën kufitare, me një status të veçantë që do të ishte impuls për zhvillimin e përgjithshëm. Duke marrë parasysh se në këtë zonë dominon në mënyrë absolute popullsia shqiptare, çdo iniciativë në këtë drejtim duhet të inicohet fillimisht nga Qeveria e Shqipërisë, qoftë për VKK të reja apo investime në infrastrukturë, sepse është obligim kombëtar dhe kushtetues për t’u interesuar për bashkëkombësit e vet kudo që ata janë, e në rastin konkret në mënyrë të veçantë për ata në zonën kufitare.
FEJTON
vitësh Foto. Nr.2. VKK Sukubinë-Muriqan i rihapur pas 54 vitësh me 28 maj 2002
4. Përfundim
Nga ajo që u trajtua më lartë, del se kemi të bëjmë me një zonë të veçantë gjeografike e cila meriton një qasje profesionale nga strukturat qeveritare. Duke eliminuar paragjykimet nga koha e kaluar moniste, këto zona kanë mundësi të mëdha praktike zhvillimore dhe integruese për popullsinë përkatëse. Investimet në infrastrukturë duhet të jenë parësore dhe parakusht për sigurimin e kushteve optimale për popullsinë vendore. Vetëm me realizimin e programeve të ndryshme ekonomike do të krijohen parakushte për të ndalur migrimin e popullsisë nga këto hapësira në vend apo në botën e jashtme, dukuri kjo e cila është e pranishme në këto dekadat e fundit nga të dy anët e kufirit. Andaj duhet bërë përpjekje qe kjo zonë të jetë analoge si ato në Europën Perëndimore, e në mënyrë të veçantë për të shfrytëzuar financimet ndërkombëtare përmes IPA-programeve të zonave kufitare për valorizimin e resurseve natyrore dhe ato turistike në favor të popullatës vendore. (Konferenca shkencore ndërkom-
bëtare “Infrastruktura si faktor integrimi dhe zhvillimi territorial”, Tiranë) INFRASTRUKTURA SI FAKTOR I ZHVILLIMIT NE ZONEN KUFITARE MALI I ZI-SHQIPERI
Summary
Zona kufitare në mes Malit të Zi dhe Shqipërisë daton nga shek.XIX dhe nga ajo kohë dhe deri në ditët tona e kemi trajtuar në tre faza.Faza e parë përfshin përiudhën deri në Luftën e Dytë Botërore, e dyta nga Lufta e Dytë Botërore deri në vitin 1990 dhe treta nga viti 1991 e deri më tash. Secila fazë paraqet temë të veçantë në lidhje mbi infrastrukturën e realizuar në vitët përkatëse. Për nga aspekti territorial zona kufitare paraqet hapësirën gjatë vijës kufitare me distancë prej 10km. Kështu zona kufitare Mali i Zi-Shqipëri është me sipërfaqe 1720km2, po aq duhet shtuar edhe në territorin e Shqipërisë. Në mes dy luftërave botërore në këtë zonë kanë ekzistuar një numër i konsideruar vendkalimesh kufitare. Popullsia është pajisur me kartën e kufirit, ku ka ekzistuar qarkullimi i lirë i qytetarëve dhe mallrave.Ishte kjo koha e artë e zonës kufitare, qe si e tillë ka mbetur në kujtesën e banorëve të
kësaj hapësire. Se zona kufitare varëj prej marrëdhënieve ndërshtetërore, dëshmon koha pas Luftës së Dytë Botërore, ku prishja e marrëdhënieve ne mes Jugosllavisë dhe Shqipërisë ndikoi qe zona kufitare të humbi funksionin e vet. Politika izoluese e Shqipërisë kufizoj vendlakimet kufitare ku nga viti 1948-2002, në funksion ka qenë vetëm një vendkalim kufitar në Hani i Hotit-Bozhaj. Ishte kjo koha e pasigurisë qytetare për të jetuar në këtë mjedis si dhe me investime minimale në infrastrukturë. Ndërsa pas vitit 1991, me ndryshimin e raportëve shoqërore dhe marrëdhënieve ndërshtetërore u hapën edhe dy vendkalime të reja e 2002 e 2003 në Muriqan-Sukubinë e Vermosh-Guci, ndërsa në procedurë janë edhe disa të tjera. Janë bërë investime ne infrastrukturë, qe paraqet një rilindje për ketë zonë, me qarkullim të lirë të qyetarëve dhe mallarve. Cekim me këtë rast se dogana Muriqan-Sukubinë nga viti 2009, është ndërtuar si objekt i përbashkët për të dy vendet me mbeshtetje financiare nga BE, qe është e vetmja e këtij lloji në Europën Juglindore. E ENJTE, 9 MARS 2017
Javore KOHA
31
KULTURË
Në Ostros me rastin e 7 Marsit – Ditës së Mësuesit
U shfaq drama “Stina e lumturisë”
E veçanta e shfaqjes kësaj radhe ishte se dramën e shkroi një nxënëse, që ndoshta është hera e parë që ajo dhe moshatarët e saj të interpretojnë pjesën e shoqes së klasës së tyre. Kjo pa dyshim është një arritje edhe më e madhe e grupit simpatik të Seksionit të dramës së Shkollës Fillore “Gjergj Kastrioti Skënderbeu” Ostros - Seksioni i dramës i Shkollës Fillore “Gjergj Kastrioti Skënderbeu” Ostros, të hënën në mbrëmje, me rastin e 7 Marsit - Ditës së Mësuesit shfaqi dramën “Stina e lumturisë” të autores Esmerinda Lekperiqi, nxënëse e klasës së nëntë e kësaj shkolle. Salla e Shtëpisë së Kulturës në Ostros, ku u dha shfaqja, ishte e mbushur përplot me dashamirë të artit skenik. Aktorët e rinj, për një orë e gjysmë sa zgjati shfaqja, e kënaqën me interpretimin e tyre publikun artëdashës, prindër, mësim-
32
Javore KOHA
E ENJTE, 9 MARS 2017
dhënës, nxënës të shkollës etj. Nderuan me pjesëmarrjën e tyre edhe shumë dashamirë të artit skenik nga Ulqini, Ana e Malit etj. Mësimdhënësja e gjuhës shqipe dhe letërsisë, Aishe Gjeçbritaj, e cila e ka përgatitur dramën, tregon se kjo është shfaqja e gjashtëmbëdhjetë me radhë që jep ky grup, kryesisht me rastin e Ditës së Mësuesit. “Krahas punës sime me nxënës duhet vlerësuar vullnetin e pashoq të anëtarëve të seksionit, të cilët për çdo vit shprehin dëshirën që gjatë vitit shkollor të përgatisin nga
një shfaqje. Kjo më jep edhe mua vullnet që të punoj krahas punës së rregullt edhe në Seksionin e dramës dhe seksione të tjera që i kemi në shkollë, që janë pjesë e punës në aktivitete të lira jashtëshkollore”, shprehet ajo. E veçanta e shfaqjes kësaj radhe ishte se dramën e shkroi një nxënëse, që ndoshta është hera e parë që ajo dhe moshatarët e saj të interpretojnë pjesën e shoqes së klasës së tyre. Kjo pa dyshim është një arritje edhe më e madhe e këtij grupi Ali Gjeçbritaj simpatik.
KULTURË
Në SHF “Mahmut Lekiq” startoi kuizi shkollor
Testim i njohurive dhe ndryshim i metodave të mësimdhënies Tuz- “Dituria është fuqi“, titullohet projekti i ri i SHF “Mahmut Lekiq”, me të cilin ka startuar kuizi i nxënësve në të cilin janë kyçur fëmijët nga klasa e gjashtë deri në klasën e nëntë, ku çdo klasë ka përfaqësuesin e vet. “Ky kuiz i organizon nxënësit që në një mënyrë ndryshe të vijnë te dituria. Është një projekt që në mes nxënësve sjell miqësi të reja, bashkëpunim të ri, kreativitet të nxënësve, aftësi të reja dhe mbi të gjitha sjell arritje të një diturie e cila shkon në favor të nxënësve për të përforcuar më shumë njohuritë e tyre. Ky kuiz vërtetë është konstruktiv për nxënësit duke qenë se asnjë pyetje që u shtrohet, nuk është jashtë procesit mësimor. Pra është një testim i njohurive të arritura në njësitë mësimore që i kanë
mësuar nga 1 shtatori, përkatësisht nga fillimi i gjysmëvjetorit të parë, deri në fund të gjysmëvjetorit të parë”, u shpreh për “Koha Javore”, drejtori i shkollës, Nikollë Dukaj. Ai sqaron se synimi i aplikimit të këtij projekti, ka qenë ndryshimi i metodave të mësimdhënies duke u praktikuar si një aktivitet jashtë mësimor i nxënësve që rezulton me përvetësimin e njohurive në lëndët e plan-programit mësimor. “Projekti do të zgjasë dy muaj dhe në fund të kuizit do të zgjedhet dhe shpallet nxënësi më i mirë, përkatësisht fituesi i këtij projekti, ndërsa të tjerët do të pajisen me fletë-falënderime dhe çmime simbolike. Kemi menduar që në natën finale të shpërndajmë dhuratat simbolike të cilat do t’i
sigurojmë nga donatorët tonë. Paralelisht më këtë projekt, po punojmë dhe në botimin e numrit të pestë të gazetës së shkollës, kurse pak kohë më parë kemi organizuar dhe maskenballin e fëmijëve në të cilin morën pjesë me qindra nxënës”, përfundoi Dukaj. Kuizi në fjalë zhvillohet një herë në javë. Ai organizohet në gjuhën shqipe dhe malazeze. Kuizi udhëhiqet nga arsimtarja dhe kryetarja e parlamentit të nxënësve, ndërsa klasa zgjedh nxënësit më të mirë ose ata të cilët tregojnë epërsi në njohuri dhe shkathtësi nga lëndët nga të cilat u shtrohen pyetjet. Në këtë kuiz janë të kyçur njëzet paralele të cilat monitorohen përgjatë gjithë kohës nga komit.u. sioni përkatës. E ENJTE, 9 MARS 2017
Javore KOHA
33
MOZAIK
Dita e mësuesit dhe e shkollës kombëtare
Në Malësi kjo datë, lihet në harresë
Tuz- 7 marsi- Dita e mësuesit dhe e shkollës së parë kombëtare shqipe, është njëra ndër datat më të rëndësishme kur është fjala për arsimimin, kulturën, shkencën dhe në tërësi ruajtjen e identitetit kombëtar. Kjo datë përkujton 7 marsin e vitit 1887, kur në Korçë u hap mësonjëtorja e parë ose shkolla e parë kombëtare shqiptare në të cilën mësues i parë dhe drejtor i saj ishte figura e njohur e Rilindjes Kombëtare, Pandeli Sotiri. Hapja e kësaj mësonjëtore, u konsiderua si një ngjarje me rëndësi madhore kombëtare për edukimin e brezave, pasi siç dihet, deri më atëherë, si pasojë e pushtetit otoman, mësimi zhvillohej nëpër objekte private dhe fshehurazi. Dita e mësuesit e cila i kushtohet
34
Javore KOHA
E ENJTE, 9 MARS 2017
personelit edukativ të shkollave dhe universiteteve, shënohet në mënyra të ndryshme në shumë treva shqiptare, duke qenë se kësaj date i kushtohet vëmendje e veçantë si nga trupi edukativo-arsimor ashtu edhe nga Ministria e Arsimit dhe institucione të tjera. Kjo datë e shënuar ka luajtur rol të pazëvendësueshëm në zhvillimin e arsimit, kulturës, shkencës, artit dhe në përgjithësi në ruajtjen e identitetit kombëtar dhe për t’a bërë të tillë, sakrifikuan dhe u flijuan shumë veprimtarë ndër vite. Në këtë kontekst, ata do të duheshin përkujtuar dhe vlerësuar për mundin dhe punën e tyre të paçmuar në rrafshin gjithëkombëtar për zhvillimin e arsimimit dhe për transmetimin e di-
turisë dhe kulturës tek brezat e rinj. Në Malësi, ashtu sikurse vitin që lamë pas, në përkujtim të kësaj data të rëndësishme kulturore-historike kombëtare, nuk u ndërmor asnjë aktivitet publik që së paku në mënyrë simbolike të përkujtohet kjo ditë. Askush nga administrata lokale dhe as nga organizatat joqeveritare në vend, nuk mori iniciativë për ta festuar këtë ditë kombëtare, madje as nga personeli edukativo-arsimor. Urojmë dhe shpresojmë që në vitet në vijim, kjo datë me rëndësi kaq jetike për zhvillimin dhe emancipimin e një kombi, do të shënohet dhe përkujtohet në mënyrë të denjë ashtu siç e meriton të trajtohet, në mesin e datave të tjera të rëndësishme për komt.u. bin tonë.
SPORT
Klubi i Karatesë “Ulqini” mori pjesë fundjavën e kaluar në dy turne ndërkombëtarë
Fitoi gjashtë medalje Në turneun “Ilixha Open 2017”, garuesit e KK “Ulqini” fituan një medalje të artë, dy medalje të argjendta dhe një medalje të bronztë, kurse në turneun “Fushë Kosova Open 2017” dy senioret e këtij klubi u shpallën kampione në kategoritë e tyre Klubi i Karatesë “Ulqini” mori pjesë të shtunën dhe të dielën në dy gara ndërkombëtare: në turneun “Ilixha Open 2017” në Sarajevë dhe në turneun “Fushë Kosova Open 2017” në Fushë Kosovë Në deklaratën për shtyp thuhet se në të dy turnetë, garuesit e këtij klubi treguan paraqitje të mirë, duke fituar gjashtë medalje: tri medalje të arta, dy medalje të argjendta dhe një medalje të bronztë. Në turneun “Ilixha Open 2017”, KK “Ulqini” u paraqit me pesë garues, të cilët arritën të fitojnë katër medalje: një medalje të artë, dy medalje të argjendta dhe një medalje të bronztë. Në disiplinat individuale, me medal-
je të artë u kurorëzua Dardan Ceka, kurse me të argjendtë u kurorëzua Marko Daboviq. Ekipi i katave i kadetëve/juniorëve, në përbërje Albert Rudoviq, Elvir Islami dhe Marko Daboviq u kurorëzua me medaljen e argjendtë, kurse ekipi i juniorëve në luftëra pati një paraqitje të mirë, ku në një konkurrencë mjaft të fortë arriti të kurorëzohet me medaljen e bronztë. Ky ekip ishte i përbërë nga Adnan Kuqi, Marko Daboviq, Albert Rudoviq dhe Elvir Islami. Në këtë turne morën pjesë 91 klube me 1026 garues nga gjashtë shtete. Ndërkaq, në turneun “Fushë Kosova Open 2017” morën pjesë dy senio-
re të KK “Ulqini”, të cilat arritën të kurorëzohen me medalje, duke mbrojtur ngjyrat e klubit të tyre dhe duke përfaqësuar denjësisht qytetin e tyre. Të dy garueset, Antigona Rama dhe Seida Suma, u shpallën kampione në kategoritë e tyre. Seida Suma u shpall kampione e turneut në luftëra individuale, në kategorinë -68kg, kurse Antigona Rama, pas një lëndimi që pati kohë më parë, iu kthye arenës luftarake duke u shpallur kampione e turneut në luftëra individuale, në kategorinë +68kg. Në këtë turne morën pjesë mbi 300 garues nga Shqipëria, Maqedonia, (Kohapress) Kosova dhe Ulqini.
E ENJTE, 9 MARS 2017
Javore KOHA
35
KOHA Javore KOHA Javore
KOHA Javore KOHA Javore
Podgoricë e enjte, 22 dhjetor 2016 Viti XV Numër 745 Çmimi 0,50
Podgoricë e enjte, 15 dhjetor 2016 Viti XV Numër 744 Çmimi 0,50
Podgoricë e enjte, 29 dhjetor 2016 Viti XV Numër 746 Çmimi 0,50
Podgoricë e enjte, 22 dhjetor 2016 Viti XV Numër 745 Çmimi 0,50
Pa ndonjë
KOHA Javore NDRYSHIM pozitiv
Podgoricë e enjte, 9 mars 2017 Viti XVl Numër 755 Çmimi 0,50
SHQIPTARËT E 1001 HALLEVE
Qençe nuk jetohet ma
APATIA politike
Shqiptarët në Mal të Zi gjatë vitit 2016
Lufta e Ftohtë duhet shmangur
Kadare meriton Nobelin!
Qëndrimi anticivilizues i një politikani 6965-0081 NSSI
Në udhëkryq
ISSN 1800-5696
ISSN 1800-5696
1 NSSI
6965-008
Lufta e Ftohtë duhet shmangur
Shkodra, qyteti më joshës për krajanët krajanët joshës për qy teti më Shkodra,
ISSN 1800-5696
ISSN 1800-5696
APATIA politike
Në udhëkryq
Në udhëkryq
Kadare meriton Nobelin!
Qëndresa dhe flijimi për flamurin tonë kombëtar
krajanët joshës për qyteti më Shkodra,
SH
ISSN 1800-5696
Manifestimi më a m t e h i dashur dhe më jetohet ma jeto k madhështor kulturor u Qençe nuk Qençe n 01 HA LL EVE QIP TARË T E 10
6965-0081 NSSI
Bashkimi Europian nuk është i plotë pa Ballkanin Perëndimor
Harmonia midis boshnjakëve dhe shqiptarëve SHQIPTARËT E 1001
Perëndimor plotë pa Ballkanin pian nuk është i Bashkimi Euro-
shqiptarëve boshnjakëve dhe Harmonia midis
madhështor kulturor i dashur dhe më Manifestimi më
e A avorH KJO Podg oricë e enjte
, 15 dhjet or 2016
Viti XV Numë r
744 Çmim i 0,50
HAL LEVE
KJO avorH e A Podgoric ë e enjte, 15 dhjetor
Shikoni arkivin e revistës në portalin www.kohajavore.org
E-mail: kohajavore@t-com.me
Javore KOHA www.kohajavore.org
www.facebook.com/kohajavore Podgoricë e enjte, 9 mars 2017 Viti XVl Numër 755 Çmimi 0,50
2016 Viti XV Numër 744
Çmimi 0,50