Koha 759

Page 1

KOHA Javore Podgoricë e enjte, 6 prill 2017 Viti XVl Numër 759 Çmimi 0,50

Dita e Komunës së Ulqinit u shënua me aktivitete të shumta ISSN 1800-5696

Ndryshimi i statusit të KU të Tuzit

Duke braktisur librat


PËRMBAJTJE

4

6

Zotohen për të punuar në projekte të përbashkëta

Infrastrukturë më e mirë për tërheqjen e investitorëve

Ndalet ndërhyrja e Moskës në rajonin e Ballkanit

Përralla e europianit të mirë

KOHA Javore Themelues: Kuvendi i Malit të Zi Gazetë javore për aktualitete, shkencë dhe kulturë, Numri i parë doli më 21 shkurt 2002. Botues: Këshilli

Kombëtar i Shqiptarëve Redaktor Përgjegjës: Ali Salaj Gazeta redaktohet nga kolegjiumi:

Fahrudin Gjokaj (Redaktor Teknik & Sistem Inxhinjer) Ismet Kallaba (aktualitete, sport), Toni Ujkaj (kulturë) Vijoleta Berishaj (sekretare teknike) Adresa: Bulevar revolucije 15, Podgoricë Telefon & fax: 020/240-659 E-mail: kohajavore@t-com.me, www.kohajavore.org

2

Javore KOHA

E ENJTE, 6 PRILL 2017

5

8


PËRMBAJTJE

10

24

Vrioni vazhdon të mahnisë 16

Standardet e dyfishta të gjyqësisë malazeze

Rrugës së të mbijetuarve të Masakrës së Tivarit 32

Në Ftjan gjeta mikpritjen KOHA Javore KOHA Javore

KOHA Javore KOHA Javore

Podgoricë e enjte, 22 dhjetor 2016 Viti XV Numër 745 Çmimi 0,50

Podgoricë e enjte, 8 dhjetor 2016 Viti XV Numër 743 Çmimi 0,50

Podgoricë e enjte, 29 dhjetor 2016 Viti XV Numër 746 Çmimi 0,50

Podgoricë e enjte, 15 dhjetor 2016 Viti XV Numër 744 Çmimi 0,50

Pa ndonjë

KOHA Javore NDRYSHIM

Teatri - një dëshirë e munguar e ulqinakëve Qençe

pozitiv

Podgoricë e enjte, 6 prill 2017 Viti XVl Numër 759 Çmimi 0,50

APATIA politike

Shqiptarët në Mal të Zi gjatë vitit 2016

SHQIPTARËT E 1001 HALLEVE

Komedia e mjerimit

mjerimit Komedia e

Në udhëkryq

1 NSSI

6965-008

ëve ulqinaka re mungu ë e dëshir nhjëet trit-o Teaje Në udhëkryq

Dita e Komunës së Ulqinit u shënua me aktivitete të shumta Shkodra, qyteti më joshës për krajanët krajanët joshës për qyteti më Shkodra,

ISSN 1800-5696

ma uk Qençe n 1001 HALL EVE

6965-0081 NSSI

SHQIPTAR ËT E

Qëndrimi anticivilizues i një politikani

ISSN 1800-5696

ISSN 1800-5696

1 NSSI

6965-008

e luftës viktimat që nderoi Manifestim

nuk jetohet ma

ISSN 1800-5696

ISSN 1800-5696

Manifestim që nderoi viktimat e luftës

Ndryshimi i statusit të KU të Tuzit

Duke braktisur librat

të Tuzit statusit të KU Ndryshimi i

librat braktisur Duke

u shënua me avoreHAUlqinit KJO Dita e Komunës së avoreHA KJO

Lufta e Ftohtë duhet shmangur

Kadare meriton Nobelin!

ARKIVI: www.kohajavore.org

Qëndresa dhe flijimi për flamurin tonë kombëtar

aktivitete të shumta

Podgoricë e enjte,

8 dhjetor 2016

Viti XV Numër

743 Çmimi 0,50

Podgoricë e enjte,

15 dhjetor 2016

Viti XV Numër

744 Çmimi 0,50

E ENJTE, 6 PRILL 2017

Javore KOHA

3


NGJARJE JAVORE

Kryeministri i Malit të Zi, Dushko Markoviq, priti homologun e tij të Shqipërisë, Edi Rama

Zotohen për të punuar në projekte të përbashkëta

Podgoricë/Ulqin – Mali i Zi dhe Shqipëria, dy shtete fqinje me marrëdhënie të shkëlqyera, janë plotësisht të angazhuara për të forcuar bashkëpunimin dypalësh dhe stabilitetin në rajon, kanë konkluduar kryeministrat e Malit të Zi dhe Shqipërisë, Dushko Markoviq dhe Edi Rama, gjatë takimit të zhvilluar të hënën në Podgoricë. Pas takimit të tyre kokë më kokë, ka vijuar takimi plenar mes dy delegacioneve. Kryeministri i Malit të Zi, Dushko Markoviq, ka thënë në konferencën e përbashkët për shtyp se vizita e kryemistrit Edi Rama në Mal të Zi “është edhe një konfirmim i fuqishëm i marrëdhënieve të mira të Malit të Zi dhe Shqipërisë dhe njëkohësisht nxitje që në të ardhmen të punojmë jo vetëm për ruajtjen e këtij niveli të marrëdhënieve të mira fqinjësore, por edhe në avancimin e tyre”. Ndërkaq kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ka pohuar se Mali i Zi do të bëhet anëtari i 29-të i NATO-s, duke e cilësuar këtë si një arritje për të cilën Shqipëria ka bërë gjithçka ka mundur në mbështetje të Malit të Zi. “Është një arritje historike jo vetëm për Malin e Zi, por për vetë rajonin tonë. Me futjen e Malit të Zi në NATO, e gjithë vija bregdetare e këtij krahu

4

Javore KOHA

E ENJTE, 6 PRILL 2017

të Jonit dhe Adriatikut është zonë e NATO-s”, është shprehur ai. Rama ka thënë se është “i inkurajuar për faktin se miku ynë dhe kryeministri i Malit të Zi, së bashku me forcat e tjera të këtij koalicioni qeverisës, i ka dhënë një shtytje serioze përpara marrëdhënieve me shqiptarët këtu në Malin e Zi, në drejtim të përmbushjes së të drejtave të tyre legjitime të përfaqësimit, të drejtave administrative, ekonomike, kulturore, si dhe një përfshirjeje edhe më të mirë të tyre në shoqëri”. Markoviq dhe Rama janë zotuar se do të punojnë së bashku në projekte të përbashkëta në infrastrukturë, energji, turizëm. Ata kanë paralajmëruar, me qëllim të bashkëpunimit më të mirë, takimin e Komitetit Ekonomik të Malit të Zi dhe Shqipërisë në Podgoricë, pas mbledhjes së zhvilluar në vitin 2013 në Tiranë, si dhe kandidimin e përbashkët të propozimit për zgjerimin e vendkalimit kufitar Sukubinë – Muriqan në Samitin e Ballkanit Perëndimor në Trieste. Kryeministrat u dakordësuan për të zhvilluar në tetor një takim të përbashkët të dy qeverive, në Shkodër. “Dua të nënvizoj edhe njëherë, se kemi vendosur të organizojmë mbledhjen e përbashkët të dy qeve-

rive në Shkodër në muajin tetor, si fillimin e një cikli të ri marrëdhëniesh dhe e një përpjekjeje të re për të intensifikuar marrëdhëniet, në funksion të përmirësimit të jetës ekonomike dhe sociale të qytetarëve tanë, duke shfrytëzuar potencialet e përbashkëta që janë të mëdha dhe posaçërisht, duke i dhënë gjithë kësaj hapësire ndërkufitare një vëmendje më të madhe, të përbashkët, në funksion të rritjes ekonomike dhe cilësisë së jetës shoqërore”, ka thënë Rama. Dy kryeministrat kanë paralajmëruar po ashtu hapjen në Plavë të Qendrës për bashkëpunimin policor mes dy shteteve me qëllim të luftës kundër krimit ndërkufitar dhe rritjes së nivelit të sigurisë. Në mbyllje të bisedimeve, në prani të dy kryeministrave, ministrat e punëve të jashtme Srgjan Darmanoviq dhe Ditmir Bushati nënshkruan marrëveshjen e bashkëpunimit në fushën e shëndetësisë. Gjatë vizitës së tij në Mal të Zi, kryeministri i Republikës së Shqipërisë, Edi Rama, i shoqëruar nga ministri i Punëve të Jashtme, Ditmir Bushati, deputeti Paulin Sterkaj, dhe ambasadori i Republikës së Shqipërisë në Mal të Zi, Ernal Filo, janë takuar në Ulqin me liderët politikë shqiptarë në (Kohapress) Mal të Zi.


NGJARJE JAVORE

Kryeministri i Malit të Zi, Dushko Markoviq, priti krerët e Komunës së Ulqinit

Infrastrukturë më e mirë për tërheqjen e investitorëve Podgoricë – Kryeministri i Malit të Zi, Dushko Markoviq, dhe krerët e Komunës së Ulqinit kanë vlerësuar se me qëllim të realizimit të interesave të investitorëve të huaj në Ulqin është i nevojshëm forcimi i mëtejshëm i infrastrukturës së gjithëmbarshme si dhe niveli më i lartë i efikasitetit të administratës shtetërore dhe asaj lokale. Markoviq është takuar të premten në Podgoricë me kryetarin e Komunës së Ulqinit, Nazif Cungu, dhe kryetarin e Kuvendit të Komunës së Ulqinit, Loro Nrekiqi. Në deklaratën për shtyp të zyrës së kryeministrit thuhet se Markoviq ka nënvizuar kompleksitetin e situatës ekonomike dhe nevojën e kursimit dhe shpenzimit racional, por ka theksuar se komponenti zhvillimor

nuk guxon të kërcënohet. Duke vënë në pah rëndësinë e infrastrukturës rrugore, kryeministri i Malit të Zi ka theksuar se për komunën e Ulqinit për vitin 2017 nga buxheti i shtetit janë ndarë 9.5 milionë euro, prej të cilave pjesa më e madhe për rrugën Ulqin – Krythë. Përpos infrastrukturës rrugore, Markoviq ka theksuar rëndësinë e përmirësimit të infrastrukturës komunale si dhe avancimin e efikasitetit të funksionimit në vendkalimet kufitare. Krerët e Komunës së Ulqinit kanë paralajmëruar përmirësim të infrastrukturës komunale, duke iu falënderuar edhe Qeverisë për mbështetjen financiare në këtë pjesë. Është konstatuar mbështetja në shumën prej 2.2 milionë euro

nëpërmjet programit të Drejtorisë për Punë Publike për vitin 2017 për projekte të ndryshme infrastrukturore. Bashkëbiseduesit kanë theksuar nevojën e rritjes së kapaciteteve hotelierike në Ulqin, dhe në këtë kontekst kryeministri Markoviq ka nënvizuar interesimin serioz të kompanive me renome Karizma dhe TUI, të cilat dëshirojnë të investojnë në Rivierën e Ulqinit. Kryetarët Cungu dhe Nrekiqi kanë theksuar po ashtu nevojën e zgjidhjes së problemit të ndërtimit informal në territorin e komunës së Ulqinit dhe kanë theksuar përparimet që janë bërë me miratimin e planit hapësinor, si parakusht për rregullimin e gjendjes në këtë fushë. (Kohapress)

E ENJTE, 6 PRILL 2017

Javore KOHA

5


VËSHTRIM & OPINION

SENATI AMERIKAN RATIFIKOI ANËTARËSIMIN E MALIT TË ZI NË NATO

Ndalet ndërhy në rajonin e B Për Koha Javore:

Frank Shkreli Nju Jork Me vota dërmuese, Senati i Shteteve të Bashkuara ratifikoi anëtarësimin e Malit të Zi në Aleancën e Atlantikut të Veriut, NATO. Vota 92 në favor dhe 2 kundër shikohet nga ekspertët si një shenjë e qartë e Shteteve të Bashkuara se Uashingtoni, jo vetëm që është kundër ndërhyrjeve dhe influencës së Moskës në Evropën lindore dhe Jug-lindore, por edhe se është gati të bëjë diçka në lidhje me përpjekjet e Moskës për të futur hundët në këtë pjesë të Evropës. Traktati i miratuar nga Senati do t’i dërgohet Presidentit Trump, i cili pritet që ta nënshkruajë, pasi këshilltarët e tij të ngushtë -- përfshirë Sekretarin e Departamentit të Shtetit, Rex Tillerson dhe Sekretarin amerikan të Mbrojtjes, James Mattis - kanë shprehur, kohët e fundit, mbështetjen e tyre të fortë për pranimin e Malit të Zi si anëtar të Aleancës ushtarake NATO. Disa media amerikane njoftojnë se në një letër që Z. Tillerson u ka dërguar kohët e fundit udhëheqësve të Senatit të Shteteve të Bashkuara, kryediplomati amerikan është shprehur se anëtarësimi i Malit të Zi në aleancën perëndimore ndihmon integrimin më të madh rajonal, si dhe reformat demokratike, tregtinë dhe stabilitetin në radhët e vendeve fqinje. Sekretari Tillerson, në letrën e tij dërguar udhëheqsve të Senatit ka thënë se antarësimi i Malit të Zi në aleancën Perëndimore, “Është pa asnjë dyshim

6

Javore KOHA

E ENJTE, 6 PRILL 2017

Ashtu siç është në interesin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, a e Kosovës, është edhe në interesin e dy shteteve shqiptare dhe të s në interesin e Shteteve të Bashkuara”. Ata kanë ngulë këmbë që miratimi i anëtarësimit të Malit të Zi të bëhej përpara mbledhjes së nivelit të lartë të NATO-s që do të mbahet me 25 maj në Bruksel e ku, sipas një njoftimi nga Shtëpia e Bardhë, pritet që Presidenti Trump të shprehë angazhimin e tij të fortë ndaj aleancës së NATO-s. Kjo masë pret tani mbështetjen e plotë të 28-vendeve të NATO-s dhe të parlamentit malazias. Sipas lajmeve, Spanja mbetet tani për tani, vendi i vetëm që nuk e ka aprovuar ende anëtarësimin e Malit të Zi në NATO, por që pritet të bëjë një gjë të tillë së shpejti. Në mbështetje të miratimit për të pranuar Malin e Zi në NATO folën një numër senatorësh. Senatori republikan dhe kryetari i Komisionit Senatit që merret me Forcat e Armatosura, Xhon Mëkejn, sipas Zërit të Amerikës, u tha kolegëve të tij se, ”Kemi të bëjmë me diçka më tepër se me pranimin ose jo në NATO të një vendi të vogël prej 650mijë banorësh. Kjo është një sprovë në garën në të cilën jemi angazhuar karshi Presidentit rus Vladimir Putin”, u shpreh Senatori Mëkejn. Ndërsa Senatori demokrat i shtetit Maryland, njëkohësisht edhe demokrati kryesor në Komisionin e Jashtëm të Senatit, Ben Cardin, ka thënë se, “Anëtarësimi i Malit të Zi në NATO do të rritë sigurinë tonë, do të përforcojë aleancën dhe njëkohësisht do t’i dërgojë Rusisë

një mesazh të fortë vendosmërie”, nga ana e Perëndimit. Ndërkohë që Senatori republikan i Karolinës së Jugut dhe njëri prej ekspertëve të Kongresit për politikën e jashtëme, Lindsi Graham -duke folur në favor të anëtarësimit të Podgoricës në NATO -- tha se, “Mali i Zi po përpiqet të bëjë çdo gjë që urren Putini. Aleancat e demokracive janë tmerri më i madh i tij”, u shpreh senatori republikan. Në një raport të Komisionit të Senatit mbi Punët e Jashtme, bashkëngjitur rezolutës për

Pikëpamjet e shprehura në fq: OPINIONE & VËSHTRIME nuk përfaqësojnë domosdoshmërisht politikën redaksionale të „KOHA javore„


VËSHTRIM & OPINION

yrja e Moskës Ballkanit

antarësimi në NATO i Malit të Zi, si një vend që kufizohet me Republikën e Shqipërisë dhe me Republikën shqiptarëve në përgjithsi, por njëkohsisht edhe në favor të paqës dhe sigurisë në Ballkanin Perëndimor

ratifikimin e anëtarësimit të Malit të Zi në NATO, thuhet se, “Një sulm kundër Malit të Zi, ose destabilizimi i tij si përfundim i subersioneve nga jashtë do të kërcënonte stabilitetin në Evropë dhe do të rrezikonte interesat kombëtare të Shteteve të Bashkuara.” Ndërkaq, Rusia e cila dyshohet për përpjekje të një grusht-shteti fundvitin e kaluar në Mal të Zi, vazhdon ta kundërshtojë anëtarësimin e Podgoricës në NATO, duke e quajtur atë si një “provokim”. Podgorica zyrtare ka bërë

akuzën se kishte zbuluar një komplot për ndërhyrje me dhunë në procesin elektoral të vendit, me qëllim të rrëzimit të qeverisë për ta zëvendësuar atë me një administratë besnike ndaj Moskës, madje ka lëshuar akuzën edhe për përpjekje për të vrarë kryeministrin e vendit. Mediat malazeze kanë njoftuar se komplotistët u kanë thënë hetuesve të shtetit malazez se në përpjekjet për destabilizimin politik të Malit të Zi, ata kishin ndihmën e zyrtarëve rusë. Siç dihet, Mali i Zi siguroi pavarësinë nga Serbia në vitin 2006, por në atë vend ka një komunitet të konsiderueshëm serb, i cili tradicionalisht ka qenë dhe vazhdon të jetë besnik ndaj interesave ruse në Mal të Zi dhe në rajon. Si i tillë – dhe në përputhje me politikën e Moskës – ashtu siç ishte kundër pavarësisë, nuk është për t’u çuditur se edhe tani komuniteti serb në atë vend, po kundërshton gjithashtu edhe anëtarësimin e Malit të Zi në NATO. Pa dyshim se anëtarësimi i Podgoricës në NATO do bëjë që Mali i Zi të jetë më afër me strukturat politike, të mbrojtjes, të sigurisë dhe ato ekonomike me vendet e Evropës Perëndimore, por njëkohësisht do të thellojë edhe më shumë mosbesimin rus ndaj aleancës perëndimore, zgjerimi i të cilës drejtë lindjes ka zemëruar për së tepërmi Moskën zyrtare. Ndërkohë që Senati amerikan votoi në mënyrë dërmuese në favor të antarësimit të Malit të Zi

Pikëpamjet e shprehura në fq: OPINIONE & VËSHTRIME nuk përfaqësojnë domosdoshmërisht politikën redaksionale të „KOHA javore„

në NATO, Rusia sikur donte të dërgonte mesazhin se mbetet gjithnjë e angazhuar në ushtrimin e influencës së saj politike dhe ushtarake në Ballkan, priti në fillim të javës në një vizitë zyrtare në Moskë Kryeministrin e Serbisë, Aleksandër Vuçiqin. Besoj se ashtu siç është në interesin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, anëtarësimi në NATO i Malit të Zi, si një vend që kufizohet me Republikën e Shqipërisë dhe me Republikën e Kosovës, është edhe në interesin e dy shteteve shqiptare dhe të shqiptarëve në përgjithësi, por njëkohsisht edhe në favor të paqes dhe sigurisë në Ballkanin Perëndimor. Nënkuptohet vetvetiu se në qoftë se Beogradi dhe Moska janë kundër një gjëje të tillë, atëherë s’do mend se anëtarësimi i Podgoricës në NATO është jo vetëm në interesin e vetë Malit të Zi, por edhe në interesin e përgjithshëm të paqes, pavarësisë dhe integritetit për të gjitha shtetet e rajonit dhe të mbarë Evropës. Ekspertët besojnë se një Mal i Zi i pavarur nga Serbia dhe anëtar i aleancës ushtarake të NATO-s – megjithë problemet e shumta me të cilat përballet komuniteti shqiptar atje – është gjithashtu edhe në interesin e shqiptarëve nën Malin e Zi, që Podgorica të jetë e lidhur politikisht, ushtarakisht dhe ekonomikisht, me aleancat perëndimore, euro-atlantike ushtarako-politike, e jo me Moskën dhe me Beogradin. E ENJTE, 6 PRILL 2017

Javore KOHA

7


VËSHTRIM & OPINION

Qasje

Përralla e europianit të mirë Dragoslav Dedović

“Kandidati proeuropian” ka fituar qartazi zgjedhjet në Serbi. Aleksandar Vuçiqit i jepet kështu si paradhënie dëftesa e më të mirit. Pse konsiderohet Aleksandër Vuçiq si politikan i moderuar nga shumë vëzhgues politikë përkundër tendencave autoritare të tij? Në radhë të parë fajin për këtë e ka klima politike botërore. Qëkur Londra dhe Uashingtoni i kanë kthyer kurrizin BE-së, çdo fans i BE-së me sa duket është tejet i mirëpritur, edhe kur ai vjen nga Beogradi.

8

Javore KOHA

E ENJTE, 6 PRILL 2017

Vërtet, kryeministri i deritanishëm i Serbisë, i cili u zgjodh president mund të qeverisë në pesë vitet e ardhshme pa shumë rezistencë politike. Vitin e kaluar ai siguroi një shumicë prej dy të tretave në zgjedhjet e parakohshme parlamentare. Tani si kryetar i partisë qeverisëse, Partia e Progresit, SNS dhe njëkohësisht edhe si president i vendit, tek Vuçiq dendësohet aq shumë pushtet – saqë për herë të fundit një përqendrim i tillë e kemi parë në kohën e Millosheviqit.

Kjo në një kohë kur pavarësia e institucioneve në Serbi nuk është ende realitet. Pushteti zbarkon aty ku ndodhet edhe kapedani. Presidenti Vuçiq do të instalojë një kryeministër të komandueshëm. Po qe se qeveria bën punë të mirë edhe ai do të shkëlqejë. Po qe se jo, Vuçiq do të distancohet, madje mund të kthehet në kritikun më të madh të saj. Ai nuk ka nevojë më të veprojë, ai do të lerë të tjerët të veprojnë. E në fund shërbëtorët besnikë që jetësojnë ag-

Pikëpamjet e shprehura në fq: OPINIONE & VËSHTRIME nuk përfaqësojnë domosdoshmërisht politikën redaksionale të „KOHA javore„


VËSHTRIM & OPINION

Në kryeqytetet europiane dihet preferenca e Vuçiqit për të fyer gazetarët, për të poshtëruar opozitën, e po ashtu edhe metodat e tij manipulative të sundimit. Jashtë mikrofonëve pohohet, se ky gjoja demokrat që lëvdohet aq shumë, në shtëpinë e vet tregon një fytyrë tjetër jo tamam demokratike, por me delir vetëkonfirmimi. Por për sa kohë që ai pozicionohet me tone pajtuese në çështjen e Kosovës dhe përsërit refrenin e stabilitetit, në perëndimin pragmatik do të mbahen në tone të ulta kritikat për gjendjen e mjerueshme të medias dhe të sistemit të drejtësisë

jendën e tij, ai ose do t’i lëvdojë ose do t’i ndëshkojë.

Demokrat i pastër?

Në kryeqytetet europiane dihet preferenca e Vuçiqit për të fyer gazetarët, për ta poshtëruar opozitën, po ashtu edhe metodat e tij manipulative të sundimit. Jashtë mikrofonëve pohohet, se ky gjoja demokrat që lëvdohet aq shumë, në shtëpinë e vet tregon një fytyrë tjetër jo tamam demokratike, por me delir vetëkonfirmimi. Por për sa kohë që ai pozicionohet me

tone pajtuese në çështjen e Kosovës dhe përsërit refrenin e stabilitetit, në perëndimin pragmatik do të mbahen në tone të ulta kritikat për gjendjen e mjerueshme të medias dhe të sistemit të drejtësisë. Sigurisht krahasuar me të shkuarën e përgjakshme, gjendja aktuale në Beograd mund të quhet madje idilike. Edhe po të shohësh tensionet e brendshme politike në Bosnje-Hercegovinë, Maqedoni, Kosovë, Vuçiqi na paraqitet si një zotëri i mirë, që nuk i hap shumë probleme perëndimit.

Pikëpamjet e shprehura në fq: OPINIONE & VËSHTRIME nuk përfaqësojnë domosdoshmërisht politikën redaksionale të „KOHA javore„

Në këtë kontekst ai mund të lozë në Serbi si të dojë, mund të paraqitet në të gjithë kanalet televizive gati dhjetë herë më shumë se rivalët nga opozita, mund të ushtrojë presion ndaj votuesve me vendin e punës. Shpresa e dobët është që stili qeverisës i Vuçiqit të bëhet më i moderuar gjatë negociatave me BE. Por kjo shpresë mund të dalë në fund edhe si iluzion. Në pesë vitet e ardhshme, sunduesi i vetëm legjitim me shumë gjasa do ta nxjerrë edhe më qartë fytyrën e tij të vërtetë. E ENJTE, 6 PRILL 2017

Javore KOHA

9


VËSHTRIM & OPINION

2006 karshi 2016

Standardet e dy të gjyqësisë ma

Një konkluzion i tillë do të mund të nxirrej edhe nga qëndrimi i Stankoviqit për të mos i arrestuar të pand 2006, kur, nëse ju kujtohet, ka qenë edhe gjykatës e çështjes! Ndoshta rasti i “ Fluturimit të shqiponjës rast të tillë do të ishte e udhës që t’u kërkohet ndjesë shqiptarëve dhe t’u kompensohet dëmi

Nikollë Camaj

Trillimet e armiqve, madje edhe kundrejt gatishmërisë për të paguar një çmim të lartë për to, është karakteristikë e të gjitha regjimeve, madje edhe individëve, të cilët me çdo kusht duan t’i ruajnë pozicionet e fituara. Do të thotë që kjo është karakteristikë e të gjitha regjimeve totalitare, të cilët demokracinë fiktive e përdorin vetëm për fshehjen e autokracisë së vet të padeklaruar. Mirëpo, gatishmëria për t’i shkaktuar dhembje vetvetes ose për të krijuar iluzionin e të rrezikuarit me qëllim për t’i akuzuar të tjerët, në psikanalizë ka emërtimin e vet. Kur persona me diagnozë të tillë vinë në pushtet, populli do ta ketë të vështirë që t’i heqë qafe. Mendoj se qytetarët e Malit të Zi përjetuan pikërisht një fat të tillë kur në vitin e largët 1990 vendosën për t’i mbështetur puçistët e atëhershëm, respektivisht strukturën e cila edhe sot e kësaj dite ndodhet në pushtet.

10

Javore KOHA

E ENJTE, 6 PRILL 2017

Duke mos hyrë në “ betejat e tyre të mëdha “ për të ardhur në pushtet dhe për ta ruajtur atë, dua të ju rikujtoj vetëm disa nga episodet e “ kësaj lufte “, të cilat megjithatë dallojnë në nuansa të vogla, varësisht nga fakti se kush ka qenë objektivi. Në këto episode rreshtoj vitin e largët 2006, kur në Mal të Zi u katandisën shqiptarët. Boshnjakët pësuan të parët në këtë aspekt, ngase mallkimi i PDS-së i arriti më 1993, kurse vitin e kaluar, 2016, u erdhi radha edhe serbëve. Me gjithë keqardhjen për të gjithë viktimat, është interesant fakti se të gjitha akuzat janë të ngjashme, por vuajtjet as përafërsisht jo ! Ndonëse Jurisprudenca i ka sytë e mbyllur, autoritetet gjyqësore malazeze, madje edhe policia, duket se respektojnë urdhrin e zotit : “ duaje të afërmin tënd “. Aksioni “ Fluturimi i shqiponjës “ nga viti 2006 do të mbahet mend për sjelljen brutale të policisë dhe pushtetit gjyqësor malazez ndaj shqiptarëve, dhe kjo jo vetëm ndaj të pandehurve, por edhe ndaj familjeve të tyre ( sikurse edhe aksioni “ Lim “ ndaj boshnjakëve në vitin 1993 ). Pas rrahjeve brutale dhe stërzgjatjes së procesit gjyqësor, ata u dënuan me mbi 60 vite burgim të rëndë. Në vitin 2016, krime të ngjashme iu

atribuuan serbëve, mirëpo ndaj tyre askush nuk ka ushtruar torturë ( gjë për të cilën si njeri dhe si qytetar, më erdhi mjaft mirë ), dhe as nuk u burgosen njerëz, me përjashtim të të ashtuquajturve bashkëpunëtorë dhe një shoferi. Për më tepër, puçistët e tanishëm varg e vijë u shpallën dëshmitarë – bashkëpunëtorë dhe janë në mëshirë të regjimit, e jo si ata nga vitet 1993 dhe 2006. Mirëpo, duke mos dashur të minimizoj vuajtjet e askujt, nuk mundem të mos i krahasoj këto dy raste, të cilat duket se patën vetëm një emërtues të përbashkët – konspiracionin e pushtetit për hirë të përfitimeve politike, por duket ta pranojmë se prapëseprapë janë sjellur në mënyrë më njerëzore ndaj të “ afërmve të vet “. Apo ndoshta ky atak i fundit ndaj integritetit dhe sovranitetit shtetëror nuk ishte aq serioz sa ç’e pohojnë ata, gjë të cilën edhe unë e besoj! Një konkluzion i tillë do të mund të nxirrej edhe nga qëndrimi i Stankoviqit për të mos i arrestuar të pandehurit kryesorë. Po të kishte pasur një qëndrim të paktën përafërsisht të këtillë edhe në vitin e vrazhdë 2006, kur, nëse ju kujtohet, ka qenë edhe gjykatës e çështjes! Ndoshta rasti i “ Fluturimit të shqiponjës “ i ka emancipuar autoritetet gjyqësore dhe policore malazeze, gjë të cilën

Pikëpamjet e shprehura në fq: OPINIONE & VËSHTRIME nuk përfaqësojnë domosdoshmërisht politikën redaksionale të „KOHA javore„


VËSHTRIM & OPINION

yfishta alazeze

dehurit kryesorë. Po të kishte pasur një qëndrim të paktën përafërsisht të këtillë edhe në vitin e vrazhdë s “ i ka emancipuar autoritetet gjyqësore dhe policore malazeze, gjë të cilën do ta përgëzonim, por, në do ta përgëzonim, por, në rast të tillë do të ishte e udhës që t’u kërkohet ndjesë shqiptarëve dhe t’u kompensohet dëmi. Për “ Jurisprudencën e verbër malazeze “ do të mund të diskutohej edhe kur është fjala për raportin ndaj Maroviqit dhe të birit, të cilët kanë falsifikuar dhe shtetin e kanë dëmtuar ( ose thënë me gjuhën e popullit e kanë plaçkitur, vjedhur, hajnuar ) me dhjetëra miliona euro ( ndoshta edhe qindra miliona ), por megjithatë shëtisin lirisht, tallen me autoritetet e këtushme, kënaqen në luksin e paimagjinueshëm për qytetarët e thjeshtë, ndërkohë që qytetari Gjergj Camaj ( Gjuri ), për shkak të dyshimeve apo pohimeve se nga telefoni i tij celular kinse janë dërguar mesazhe sms, i atribuohet pjesëmarrja e tij në veprimtari të palejueshme, për të cilat tashmë disa muaj dergjet në burg, pa të drejtë për t’u mbrojtur në liri. Po kështu, për standardet e dyfishta të gjyqësisë malazeze mund të dyshohet edhe në rastin e vendimit gjyqësor me të cilin prefekti i Plavës dhe bashkëpunëtorët e tij dënohen me 30 muaj burg ( 12 + 10 + 8 ), për shkak se, siç figuron në diapozitivin e aktgjykimit, e kanë dëmtuar shtetin për nja 12 mijë euro ( ndonëse në letra figurojnë vetëm 2100 euro ). Nëse

edhe këtë rast e krahasojmë me rastet e ngjashme, kur janë akuzuar prefektët e komunave të tjera, nuk do të jetë e vështirë të nxirret konkluzioni se është fjala për persekutim, që ngjason me atë nga fillimi i këtij teksti. Në fakt, me pasoja më të buta, por me të njëjtin qëllim : disiplinimin e të padëgjueshmëve, konspiracioni me qëllim të ruajtjes së pushtetit, duke neutralizuar të gjithë rivalet e mundshëm, e në të njëjtën kohë, për të përfituar simpatitë e Perëndimit! Mbase, sikur vërtet të ishte fjala për kujdesin ndaj pronës shtetërore, në rast të tillë ka qenë e domosdoshme që dikush të merret edhe me “ shitjen “ e një pjese të oborrit të godinës në pronësi të Kryeqytetit, për çka disa herë e kam ngritur zërin si këshilltar në Kuvëndin e KU të Tuzit. Pastaj, sipas citimeve të mediave, Mugosha e ka dëmtuar buxhetin e Kryeqytetit me1.500.000 euro, duke liruar kompaninë “ Çelebiq “ nga taksat komunale, në të njëjtën mënyrë sikurse Shahmanoviqi, por në një shumë pothuajse një qind herë më të madhe. E pasojat ? Mirëpo, me gjithë faktet e tjera të shumta dhe të ngjashme, na ka mbetur fare pak hapësirë për të thënë se ne shqiptarët ( me siguri edhe boshnjakët ) jemi të pakënaqur. E

Pikëpamjet e shprehura në fq: OPINIONE & VËSHTRIME nuk përfaqësojnë domosdoshmërisht politikën redaksionale të „KOHA javore„

them pak hapësirë, sepse ja që kemi nënkryetarin e Kuvendit, ministra në Qeveri, ndihmësministra, një vargan njëri pran tjetrit, drejtora të shumtë në poste të ndryshme, dhe kjo është e gjitha. Këtu përfundon e gjithë meseleja dhe gjithë ndikimi i faktorit shqiptar në Mal të Zi. Kolltukët tashmë janë ngrohur, kurse zotërinjtë tashmë kanë harruar përse janë ulur në to, kë përfaqësojnë, kush dhe përse i ka deleguar. Kjo i ngjan asaj përrallës mbi vezirin dhe elefantin : Në një qytet, një vezir në vend të kalit mbante elefantin. Elefanti shkatërroi gjithçka nëpër qytet dhe u shkaktoi dëme kolosale banorëve. Një ditë prej ditëve qytetarët u mblodhën dhe caktuan një njeri për të shkuar te veziri dhe për ta lutur që ta largojë elefantin. Dhe kështu u bë. Njeriu – përfaqësuesi i qytetarëve shkoi te veziri, ai e priti mirë, madje i përgatiti edhe dhurata, kurse në pyetjen se çka e kishte sjellë në pallatin e tij, përfaqësuesi i qytetarëve u përgjigj : “ Vezir i dashur, ta dishë se na i ke lumturuar fëmijët me këtë elefant, prandaj erdha që në emër të qytetarëve të të kërkoj, nëse ke mundësi, që ta sjellësh edhe një tjetër “ ! Dhe këtu është fundi i të gjitha përrallave ! Edhe pse shembuj të tillë ka sa të duash, por për të mençurit mjaft me kaq. E ENJTE, 6 PRILL 2017

Javore KOHA

11


VËSHTRIM & OPINION

Nga distanca e sotme kohore ky lloj vullnetarizmi i rinisë sonë jo vetëm se nuk ekziston, por madje është i pamundur. Në radhë të parë për shkak të dallimit të madh në mes të rinisë së asaj kohe dhe kësaj sot. Sot, thjesht janë në fuqi disa vlera dhe ideale të tjera. Rinia e atëhershme ka patur vizion tjetër. Motive të tjera. Sot gjithçka është ndryshe tek popullata e re. Edhe niveli i kulturës. I arsimimit. I shprehive elementare jetësore Absurdet e dashurisë për punën

Gjekë Gjonaj

Njëri nga përfaqësuesit e Komunës së Vitisë, pas përfundimit të shënimit të Ditës së Ulqinit , më tha se sot m’u rikujtua kremtimi i festave në Kosovë në periudhën e ish – Jugosllavisë. Thënia e mysafirit të nderuar nga Vitia dhe ajo ditë ( 1 prilli) , që rastësisht përkoi me ditën e aksioneve vullnetare të punës rinore në Republikën Socialiste Federtative të Jugosllavisë, më ngacmoi për t’u ulur e për të shkruar këtë shkrim , i cili synon të kujtojë kohën e vjetër ( të shkuar) komuniste të cilën rinia

12

Javore KOHA

E ENJTE, 6 PRILL 2017

Periudha e k nga prizmi i jonë e moshës 18-27 vjeç nuk e njeh fare ose ka fare pak njohuri. Të rinjtë asokohe kanë qenë të përfshirë në aksione vullnetare punuese për ndërtimin e Jugosllavisë së Titos dhe Bashkim - Vëllazërimin e popujve të saj. Në këto aksione morën pjesë dhe shumë të rinj dhe të reja shqiptare nga Kosova dhe viset e tjera shqiptare nën pushtimin e Jugosllavisë. Sipas dokumentave të kohës, aksionet vullnetare në ishJugosllavi kanë filluar në vitin 1946 dhe kanë zgjatur deri me shpërbër-

jen e kësaj krijese artificiale , në vitin 1990. Brigadat punuese të rinisë së ish-Jugosllavisë me kazma e lopata ndërtuan qindra kilometra autostrada, hekurudha, ndërmarrje të ndryshme industriale, institucione arsimore e shumë ndërtime të tjera. Shume të rinj e të reja në atë kohë mburreshin kur ktheheshin nga aksionet e Titovo Uzhicës, Mitrovicës, siç u thonin , apo të Beogradit, të Kumrovcit, të Shkupit, të Sarajevës, të Zagrebit, të Lubjanës të Nikshiqit,

Pikëpamjet e shprehura në fq: OPINIONE & VËSHTRIME nuk përfaqësojnë domosdoshmërisht politikën redaksionale të „KOHA javore„


VËSHTRIM & OPINION

kaluar socialiste kohës së sotme të Podgoricës e të tjera dhe vinin me bluza te veshura me mbishkrime, “Živelo bratsvo jedinstvo” ( Rroftë bashkim-vëllazërimi”) , “Mi smo Titovi, Tito je naš“ (Ne jemi të Titos dhe Tito eshtë i yni”, apo “ Druže Tito mi ti se kunemo da sa tvoga puta ne skrenemo” (Shoku Tito ne të betohemi, se nga rruga jote nuk do të largohemi). Këto dhe mbishkrime të tjera kanë qenë shumë të njohura dhe të preferuara në kohën e sociaizmit në të gjitha republikat dhe krahinat autonome në ish- Jugosllavi.

Të gjitha këto ishin fronte të punës së papaguar të rinisë e cila propagandohej me të madhe në shtyp, radio, si shprehje e dashurisë së saj për të qenë gjithnjë e gatshme që t’i përgjigjej thirrjes së Partisë, atdheut socialist, si nevojë për edukimin e saj me dashuri për punën. Nga distanca e sotme kohore ky lloj vullnetarizmi i rinisë sonë jo vetëm se nuk ekziston, por madje është i pamundur. Në radhë të parë për shkak të dallimit të madh në mes rinisë së asaj kohe dhe kësaj sot. Sot,

Pikëpamjet e shprehura në fq: OPINIONE & VËSHTRIME nuk përfaqësojnë domosdoshmërisht politikën redaksionale të „KOHA javore„

thjesht janë në fuqi disa vlera dhe ideale të tjera. Rinia e atëhershme ka patur vizion tjetër. Motive të tjera. Sot gjithçka është ndryshe tek popullata e re. Edhe niveli i kulturës. I arsimimit. I shprehive elementare jetësore. Edhe muzika . Edhe gjendja sociale në të cilën ndodhemi. Dhe çdo gjë tjetër. Kështu që mendoj se është shumë vështirë, pothuaj gati e pamundur, që rinia e sotme të motivohet, të mobilizohet dhe të organizohet të punojë pa pagesë në të mirën e bashkësisë të cilës i takon. E ENJTE, 6 PRILL 2017

Javore KOHA

13


MOZAIK

Ndryshimi i statusit të KU të Tuzit

Politikanët shqipta skeptikë ndaj jetë Fadil Kajoshaj

Malësi- Çështja e ndryshimit të statusit të Komunës urbane të Tuzit nga urbane në një komunë me kompetenca të plota siç janë të gjitha të tjerat në Mal të Zi, ka qenë prej më shumë se dy dekadash në qendër të diskutimeve dhe polemikave të shumta të partive politike shqiptare me synim që Malësia ta gëzojë këtë të drejtë kushtetuese. Para pak ditës Qeveria e Malit të Zi në mbledhjen e saj, ka miratuar propozimin e Ligjit për ndryshimet dhe plotësimin e Ligjit për organizimin territorial të Malit të Zi i cili parashikon që Komuna urbane e Tuzit të transformohet në komunë të plotë, një set ligjesh që së shpejti priten të hyjnë në procedurë për miratim në kuvendin e Malit të Zi, por që do të fillonin të hynin në fuqi nga 1 shtatori i 2018-tës, ashtu siç është parashikuar. Miratimi i këtyre ligjeve dhe ndryshimi i statusit të komunës, ka qenë kusht i marrëveshjes ndërmjet koalicionit të PDS-së dhe “Shqiptarët e vendosur”, marrëveshje që siç kanë deklaruar funksionarë të këtij koalicioni, është duke u zbatuar dhe është përshëndetur nga shqiptarët të cilët janë pjesë e koalicionit qeverisës. Ndërkaq, në lidhje me miratimin e këtyre ligjeve dhe se a do ta fitojë Tuzi statusin e komunës së plotë,

14

Javore KOHA

E ENJTE, 6 PRILL 2017

Shtjefën Camaj

është shfaqur skepticizëm i cili vjen nga disa përfaqësues të partive politike shqiptare që veprojnë në Malësi. Disa i quajnë këto ligje si mashtrim politik të radhës e disa të tjerë si të vonuara. “Vendimi i Qeverisë së Malit të Zi është vendim i paparë deri më sot që të nxjerrë një vendim e t’ia propozoj parlamentit dhe t’ia kushtëzojë votimin me implementim nga 1 shtatori i 2018-tës. Unë çmoj se edhe nëse kjo do të japë rezultat, kjo s’do të ndodh së shpejti por presim që komuna të realizohet deri në vitin 2022 dhe kjo është pak vonë. Ajo që është e papranueshme nga ana e qeverisë në pushtet, është fakti se ata vazhdojnë të bëjnë shantazh, kushtëzime dhe fyerje nga popullatës së Malësisë ashtu siç po ndodh dhe kësaj here. Ata të cilët po kushtëzohen ta votojnë partinë në pushtet ndërsa partitë shqiptare që vazhdojnë ta promovojnë këtë lloj projekti, faktikisht favorizojnë partinë në pushtet në zgjedhjet e ardhshme në Tuz e Podgoricë, në zgjedhjet e ardhshme presidenciale dhe në ato parlamentare”, u shpreh për “Koha Javore”, Nikollë Camaj. Ai më tutje shtoi se në këto propozim ligje nuk ndërrohet pjesa që flet për kushtet e krijimit të komunave të reja duke mbetur sipas tij ato kushte të

Nikollë Camaj

vjetra në këtë aspekt. “Kush garanton që nesër dikush nuk do të kujtohet që përmes gjykatës kushtetuese të ndikojë në vendimin e parlamentit, nëse kjo do të ndodhë. Unë kam bindjen se këto nuk janë lëshime por janë lënë me qëllim që kjo çështje të zvarritet sa më tepër që Tuzi ta fitojë komunës atëherë kur të mos administrohet më nga shqiptarët, rrezik ky që është evident dhe për mua mbetet habi promovimi me kaq zell e forcë që i bëhet këtij vendimi nga disa subjekte nacionale shqiptare”, tha Camaj. Në një prononcim për “Koha Javore”, dyshime ndaj vendimit të Qeverisë për ligjet në fjalë, kanë shprehur dhe funksionari i Iniciativës Qytetare Vasel Sinishtaj dhe ai i partisë malazeze Demokratët e Malit të Zi Shtjefën Camaj, ky i fundit e quajti këtë vendim si lojë politike e partisë në pushtet dhe një mashtrim të radhës ndaj qytetarëve të Malësisë. “Ne s’ jemi pjesë e shumicës as parlamentare as qeveritare por jemi të interesuar për komunë të plotë gjithherë. Ajo që ka mbetur dilemë është se në vitin 2018 janë zgjedhjet presidenciale dhe ato lokale për kryeqytet dhe për dy komuna në kuadër të kryeqytetit. Është një afat shumë i gjatë deri në implementimin e këtyre ligjeve pasi është


MOZAIK

arë pro dhe ësimit të komunës Vasel Sinishtaj

dashur që ky ligj të hyjë në fuqi së paku para zgjedhjeve presidenciale. Ne jemi skeptikë duke u nisur dhe nga ajo çfarë ka ndodhur me komunën e Zetës e cila ende nuk e ka fituar komunën dhe kjo është një befasi e madhe. Mund të vijë situata që dikush të ngre nismë te gjykata kushtetuese që të shpallë këtë nen të pavlefshëm dhe nisur nga ky fakt nuk jemi optimist që do ta fitojmë komunën e plotë as kësaj radhe”, sqaroi Sinishtaj. Kryetari i Këshillit të Demokratëve të Malit të Zi, Shtjefën Camaj i tha “Kohës Javore” se subjekti i tij politik është përherë pro komunës së plotë mirëpo sipas tij komuna duhet të krijohet menjëherë pa pasur nevojë të pritet 1 shtatori i 2018-tës. “Qytetarët e Malësisë e dinë fare mirë se premtimi për një komunë të plotë, zgjat aq sa dhe pushteti i Partisë Demokratike të Socialistëve. Këto premtime kanë filluar që nga viti 1997 e deri më sot. Qeveria aprovoi propozim-ligjin mbi organizimin territorial dhe në të njëjtën kohë vendos që ky ligj të zbatohet nga 1 shtatori i vitit 2018. I gjithë ky absurditet është lojë politike dhe mashtrim i radhës ndaj banorëve të Malësisë sepse partia në pushtet i shikon banorët e Malësisë veç si numra për të shpëtuar pushtetin në Podgoricë dhe asgjë

Gjergj Camaj

më tepër. Malësia po përjeton dhe një mashtrim tjetër por si duket ky do të tejkaloj të gjitha mashtrimet e deritanishme. Derisa ne të kemi në pushtet PDS-në, Malësia nuk do të ketë komunë të plotë”, theksoi Camaj. Në të njëjtën kohë ai që ka qenë i rezervuar të shpreh një qëndrim ndaj jetësimit të këtij vendimi të Qeverisë është funksionari i UDSH-së, dhe kryetari i parlamentit lokal të Tuzit, Fadil Kajoshaj i cili ka thënë se pritet për t’u parë nëse kjo do të ndodhë ose jo. “Ky vendim i Qeverisë është pritur pasi ekziston marrëveshja mes koalicionit “Shqiptarët e Vendosur” dhe PDS-së që në seancën pranverore, parlamenti i Malit të Zi duhet vendosur në lidhje me komunën e plotë të Tuzit. Se a do të jetësohet diçka e tillë në kuptimin e plotë të fjalës, mbetet për t’u parë pasi në bazë të përvojave negative të deritanishme, ekzistojnë dyshime”, theksoi Kajoshaj. Nga ana tjetër, kanë qenë funksionarët e PDS-së dhe të Alternativës Shqiptare, Nikollë Gegaj dhe Gjergj Camaj ata të cilët kanë shprehur bindje të plotë se Tuzi tashmë do ta ketë komunën e plotë dhe për këtë sipas tyre, nuk ka më asnjë dyshim. “Unë besoj plotësisht që ky miratim

Nikollë Gegaj

i ligjeve që ka qenë pjesë e marrëveshjes së koalicionit “Shqiptarët e Vendosur” me PDS-në, është çështje e kryer, pra nuk ka më asnjë dyshim”, u shpreh Gjergj Camaj për “Koha Javore”. Nikollë Gegaj vuri në dukje se ky projekt do të realizohet dhe që s’ka të bëjë me kurrfarë mashtrimi politik. “Ne sot jemi më të përgatitur për komunë sesa kemi qenë para 10 ose 15 vjetësh. Kemi një moment të volitshëm që Tuzi të bëhet komunë e plotë. Ashtu sikurse mendoj unë dhe të gjithë ne në PDS, me realizimin e këtij projekti, fuqizohet e drejta për qeverisje lokale për qytetarët e Malësisë, duke u ndërtuar një shoqëri sipas parimeve të Kartës Evropiane mbi qeverisjen lokale”, theksoi Gegaj. Rikujtojmë se kërkesa për ndryshim statusi është vënë në jetë që nga vitet e 90-ta, nga atëherë kur Tuzit i është privuar statusi i plotë që e kishte gëzuar deri në ato vite si të gjitha komunat e tjera në Mal të Zi. Nga ajo periudhë e deri më sot nuk ka pasur progres në këtë drejtim përveç premtimeve nga ana e pushtetit në prag të fushatave parazgjedhore edhe përkundër kërkesave të vazhdueshme që kanë pasur subjektet politike shqiptare t.u. në Mal të Zi. E ENJTE, 6 PRILL 2017

Javore KOHA

15


KULTURË

Fotografia si dokument

Vrioni vazhdon të mahnisë Kolë Maca

Për Koha Javore:

Astrit Lulushi

Ndonjëherë duket se çdo gjë zbehet, zhbëhet dhe duket pa vlerë, të gjitha përpjekjet duken

“ 16

Javore KOHA

Kjo është koha kur njeriu kalon nga jeta në mosjetë, dhe për të regjist e regjistruar me syrin e tij, dhe të përjetësuar. Fotoja quhet “E bija e ndodhet në prag të vdekjes si pasojë e plagëve të mara në luftën për të kota. Kjo është koha kur njeriu kalon nga jeta në mosjetë, dhe për të regjistruar këto çaste në

dy botë njëherësh, kujdeset fotografi, si në rastin e shkodranit Kolë Maca në pamjen e regjis-

Qerim Vrioni, historian i fotografisë shqiptare, na dridhëron shpesh me fakte të tilla, që i zbulon gjatë kërkimeve të tij në arkiva e dokumente; ose sepse janë këto fakte që përpiqen ta tërheqin njeriun në jetë, si në rastin e fotos E ENJTE, 6 PRILL 2017


KULTURË

E bija e Gjon Palit

truar këto çaste në dy botë njëherësh, kujdeset fotografi, si në rastin e shkodranit Kolë Maca në pamjen e Gjon Palit”, realizuar më 1913 në Shkodër; bija e veshur në të zeza qëndron mbi kryet e atit të saj që mbrojtjen e qytetit nga forcat malazeze truar me syrin e tij, dhe të përjetësuar. Fotoja quhet “E bija e Gjon Palit”, realizuar më 1913 në Shkodër; bija e veshur në të zeza qëndron mbi kryet e atit të saj që ndodhet në prag të vdekjes si pasojë e plagëve të mara në luftën për mbrojtjen e qytetit nga forcat malazeze. Qerim Vrioni, historian i fotografisë shqiptare, na drithëron shpesh me fakte të tilla, që i

zbulon gjatë kërkimeve të tij në arkiva e dokumente; ose sepse janë këto fakte që përpiqen ta tërheqin njeriun në jetë, si në rastin e fotos. Shkrimi “E bija e Gjon Palit në syrin e Kolë Macës” është vizitë në muze, Vrioni që shëtit dhe ndalet përpara fotografisë së Kolë Macës për të treguar zbulimin e tij; domethënien e vlerave që fsheh pluhuri i harresës;

sa më thellë fshihen, aq më me vlerë janë ato, sepse historia është mbledhje e hollësive që i bëjnë ngjarjet të vishen me ndjenjën njerëzore, të kthehen në jetë ose të paktën të lutemi që të mos ikin pa i përcjellë, siç tregon Maca nëpërmjet Vrionit tek “E bija e Gjon Palit”, e cila qëndron e përkulur, mbi atin e saj, si për t’i dhënë frymë ose për të marrë prej tij ato që mbetën ëndrra. E ENJTE, 6 PRILL 2017

Javore KOHA

17


KULTURË

Duke braktisur li humbasin kontak

Mund të përftosh njohuri të përafërta në kohën e lirë duke lexuar histori popullore (si Barbara Tuchman) bota e re e argëtimit pamor është duke i joshur njerëzit, që t’i largohen zakonit të leximit të librave ser James Flynn George Orwelli mendonte se një shteti manipulues do i duhej që të rishkruante historinë. Gabohej. Nëse njerëzit nuk e njohin historinë, ata janë tashmë mendjerobëruar. Kur kohët e fundit u kërkova studentëve të mi që të vlerësonin një tiran të shekullit të njëzetë, sipas zgjedhjes së tyre, 80% e tyre nuk mundeshin të pikasnin një (“Mendoj se mund të ketë qenë dikush i qua-

18

Javore KOHA

E ENJTE, 6 PRILL 2017

jtur Hitler në Rusi…”). Universitetet arsimojnë për profesione: mund të jesh i mirë në operacionet në tru, apo në dramën në spanjisht, dhe të mos jesh më i pavarur intelektualisht, sesa një skllav mesjetar. Mund të përftosh njohuri të përafërta në kohën e lirë duke lexuar histori popullore (si Barbara Tuchman) ose romane të mëdhenj që hedhin dritë mbi një periudhë të historisë (Erik Maria Remark). Megjithatë, bota e ri e argëtimit pamor është duke i joshur njerëzit, që t’i largohen za-

konit të leximit të librave seriozë. Të dhënat në Amerikë që mbulojnë periudhën nga 1984 deri në 2004 tregojnë se përqindja e 17-vjeçarëve që rrallëherë lexojnë për kënaqësi (rrallë ndonjëherë ose kurrë) u rrit nga 9 në 19; përqindja e atyre që lexonin pothuajse çdo ditë u ul nga 31 në 22. Mund të mendoni se universiteti ofron një antidot – por e vërteta është që ai rezulton të jetë kundërproduktiv. Të dhënat, po në Amerikë, tregojnë


KULTURË

ibrat, të rinjtë po ktin me historinë

n) ose romane të mëdhenj që hedhin dritë mbi një periudhë të historisë (Erik Maria Remark). Megjithatë, riozë se 49 % e nxënësve të shkollës së mesme lexonin pak (më pak se një orë në javë) ose asgjë për kënaqësi; kjo shifër për ata në universitet në vitin 2005 ishte 63%. Siç mund të pritet, aftësia e tyre për të lexuar prozë po bie. Shifra e atyre që morën një diplomë dhe që mund të lexonin me një aftësi të arsyeshme ra brenda një dekade (1992-2003) nga 40 në 31%. Këtë fenomen e kam përjetuar edhe vetë, në një rast kur vizitova librarinë në lagjen time. Një djalë i ri më

ndihmoi të gjeja një libër dhe e pyeta nëse e kish lexuar ndonjëherë autorin. Ai mu përgjigj: “Në fakt nuk kam lexuar asnjë libër që kur mbarova studimet për anglisht”. Ky nuk është as një problem i kufizuar vetëm tek arsimi. Një qeveri dhe një media e cekët e përcaktojnë botën, për njerëz që jetojnë vetëm në ombrellën e të tashmes. Ata që nuk kanë njohuri për të kaluarën mund të bëhen cinikë dhe të thonë: “Ndoshta të gjithë po gënjejnë”, por nuk mund të ngrihen në

nivelin e qytetarit ideal që t’u thotë të “ndalen”. Nuk njoh ndonjë universitet që merret me këtë problem, përveçse japin kurse të kotë të historisë së qytetërimit perëndimor për edukim të përgjithshëm. Asnjë prej tyre nuk ka kurse që u japin të rinjve mjetet për t’u bërë qenie njerëzore autonome, si dhe t’u ilustrojnë që, çdo gjë që u mësohet e arrin atë objektiv. (Autori është Profesor i Shkollave të Psikologjisë në Universitetin e Otagos, Zelandë e Re )

Këtë fenomen e kam përjetuar edhe vetë, në një rast kur vizitova librarinë në lagjen time. Një djalë i ri më ndihmoi të gjeja një libër dhe e pyeta nëse e kish lexuar ndonjëherë autorin. Ai mu përgjigj: “Në fakt nuk kam lexuar asnjë libër që kur mbarova studimet për anglisht” E ENJTE, 6 PRILL 2017

Javore KOHA

19


MOZAIK

Dita e Komunës së Ulqinit u shënua me aktivitete të shumta

Cungu: Jemi në rr të kthejmë besim Ulqin – Dita e Komunës së Ulqinit, e shtuna e parë e muajit prill, është shënuar sivjet me aktivitete të ndryshme, të cilat kanë filluar të mërkurën, më 29 mars, dhe kanë përfunduar të hënën, më 3 prill. Ndërkaq të shtunën, në sallën e Qendrës së Kulturës është mbajtur seanca solemne e Kuvendi të Komunës së Ulqinit. Në fjalën e tij, kryetari i Komunës së Ulqinit, Nazif Cungu, ka bërë një përmbledhje të arritjeve të Ulqinit gjatë një viti. Ai ka thënë se viti që po lëmë pas “ka qenë një vit i angazhimit për konsolidimin e financave, i shlyerjes së borxheve të trashëguara, reduktimit të numrit të tepërt të të punësuarve

20

Javore KOHA

E ENJTE, 6 PRILL 2017

dhe një vit i riprogramimit të huave dhe obligimeve”. Sipas Cungut, edhe pse qeverisja e re në Komunën e Ulqinit e filloi punën në kushte aspak të lakmueshme, ajo nuk ra në pesimizëm, por u ballafaqua me të gjitha sfidat, me kurajo e durim. “Sot mund të them me kënaqësi e krenari se jemi në rrugë të mbarë që t’i përballojmë vështirësitë dhe të kthejmë besimin tek qytetarët tanë”, u shpreh ai. Cungu ka renditur miratimin e Planit Hapësinor Urbanistik dhe Planit Strategjik të Komunës së Ulqinit si një arritje të pritur dhe shumë të madhe. “Me këtë zhbllokohet ngërçi i gjatë

urbanistik në komunën tonë dhe krijohen kushtet për një cikël investimesh, qofshin ato lokale apo të huaja. Me këtë plan mbrohet Ullishta e Ulqinit, Valdanosi, Kriporja, duke përmbushur, pra, kështu, një nga kërkesat më të rëndësishme të qytetarëve tanë”, ka theksuar ai. Në të njëjtën linjë me të ka folur edhe kryetari i Kuvendit të Komunës së Ulqinit, Loro Nrekiqi, sipas të cilit koalicioni qeverisës në Ulqin, që prej ardhjes në pushtet ka dëshmuar se është një shumicë konstruktive, që ka punuar dhe punon për të krijuar klimë bashkëpunimi me të gjitha forcat parlamentare. “Në këtë mënyrë kemi krijuar të gjitha mundësitë për të ecur më shpejt në


MOZAIK

rugë të mbarë që min e qytetarëve një rrugë të qëndrueshme, me të gjitha forcat, mazhorancë e opozitë, sepse objektivin e kemi të përbashkët dhe ai është zhvillimi i Ulqinit”, ka thënë ai. Duke folur për miratimin e Planit Hapësinor Urbanistik dhe punën për miratimin e planeve të tjera urbanisitike, Nrekiqi ka thënë se “miratimi i tyre do të sjellë rregull në ndërtimari, do të ndalë hovin e ndërtimeve të paligjshme, do t’u hapë rrugën investitorëve dhe do të sjellë më shumë të ardhura në buxhetin e Komunës së Ulqinit”. Në programin artistik kanë marrë pjesë kuinteti “Friends” nga Tirana, nën udhëheqjen e profesorit të violinës Ramazan Peku, sopranot

Gjylie Pelingu nga Ulqini dhe Bojana Pejanoviq nga Tivari, nën përcjelljen e pianistes Merita Subashiq – Shabanoviq, si dhe mezzo-sopranoja nga Kroacia, Diana Hilje, nën përcjelljen e pianistes Ivana Vidoviq nga Dubrovniku. Me këtë rast është shfaqur premiera e spotit “Awareness”, i punuar nga artistët e qytetit të Ulqinit në bashkëpunim me Shoqatën “Martin Schneider Jacoby”, i cili ka për qëllimin rritjen e vetëdijësimit të qytetarëve për Kriporen e Ulqinit. Telegrame urimi kryetarit të Komunës së Ulqinit dhe atij të Kuvendit të Komunës së Ulqinit i kanë dërguar kryetari i Kuvendit të Malit të Zi, Ivan Brajeviq, kryeministri Dushko Mar-

koviq, kryeministri i Shqipërisë Edi Rama etj. Në seancën solemne kanë marrë pjesë personalitete të shumta politike, shoqërore, kulturore etj., ndër të cilët Presidenti i Malit të Zi, Filip Vujanoviq, Presidenti i Republikës së Shqipërisë, Bujar Nishani, ambasadori i Republikës së Shqipërisë, Ernal Filo, ambasadori i Republikës së Kosovës, Skender Durmishi, ambasadori i Turqisë, Serhat Galip, ambasadori i Kroacisë, Veselko Grubishiq, ministri i Zhvillimit të Qëndrueshëm dhe Turizmit, Pavle Radulloviq, ministri për të Drejtat e Njeriut dhe Pakicave, Mehmet Zenka, kryetarë të partive politike dhe i. k. komunave etj. E ENJTE, 6 PRILL 2017

Javore KOHA

21


PANORAMË

t

Dua Lipa me koncert në Azerbajxhan

Këngëtarja shqiptare me famë botërore, Dua Lipa, do të mbajë koncert në kryeqytetin e Azerbajxhanit, Baku, për herë të parë, shkruan azernews. Kjo webfaqe ka shkruar tutje për Duan, duke treguar se është shqiptare dhe ka theksuar edhe sukseset e saj të deri tanishme. “New Love” e “Be the One” janë hitet e para të këngëtares, që albumin e parë do ta lansojë në qershor të këtij viti. Biletat për koncertin e Duas do të kushtojnë nga 35 deri 105 dollarë, dhe shumë shpejt do të dalin në treg.

Shuhet kantautori Françesk Radi

tKa ndërruar jetë në spitalin “Nënë Tereza” në Tiranë, kantautori shqiptar Françesk Radi. Këngëtari i mirënjohur ishte i shtruar prej një jave në reanimacionin e QSUT-së, pas një hemorragji cerebrale. Për gjendjen e tij të rëndë foli edhe bashkëshortja Tefta Radi, e cila kërkoi lutje nga të gjithë shqiptarët pasi çdo gjë që ishte në dorë të mjekëve ishte kryer. Por pavarësisht përpjekjeve ai nuk mund t’ia dilte. Françesk Radi ka kryer Liceun Artistik dhe më pas Akademinë e Arteve Tiranë. Për një periudhë të gjatë kohe ka punuar në Estradën e Shtetit me instrumentin e kitarës, por njëkohësisht dhe si kantautor. Në vitin 1992 ai ka filluar punë në Radio Tirana si solist, instrumentist, gjatë kësaj kohe ka kompozuar dhe kënduar shumë këngë në festivalet e ndryshme. Në fillimet e tij me krijimtarinë muzikore solli për publikun këngët “Adresa” dhe “Biçikleta”, dhe që nga ai moment Françesk Radi u bë një emër i vlerësuar. Ishin pikërisht këto dy këngët e tij të para të realizuara në vitet ’70, që bënë që krijimtaria e tij artistike të niste rrugëtimin drejt suksesit muzikor. Kënga “Adresa” dhe “Biçikleta” kanë qenë dhe videoklipet e para shqiptare në këngë të xhiruar në vitin 1972.

22

Javore KOHA

E ENJTE, 6 PRILL 2017


FOTOGRAFIA E JAVËS

LIRIDONA GJOKAJ

„Qesh pak, shiko këtu”

„Nëse një fotograf profesionist fotografon të njëjtin objekt që fotografon edhe një person i zakonshëm, ku qëndron ndryshimi„.

E ENJTE, 6 PRILL 2017

Javore KOHA

23


KULTURË

Në kujtim të Masakrës së Tivarit - Dëshmi e të mbijetuarit Rexhep Selmani (1)

Në Ftjan gjeta m

Fillimisht Rexhepi, i “zbritur nga qielli” në familjen e Sadik Marajt gjeti “bukë e krypë e zemër”, por anëtarë të tjerë të fisit Muja. Të ndihmuar edhe nga familja Maraj dhe familja e Rexhep Can Gjinajt, z dhe mbrojtëse prej erës e shiut, që e quanin “shpella e shkëmbit të rrënimit” Për Koha Javore: nin nën qiellin e hapur. Gjatë marshim-

it që zgjaste gjithë ditën, nuk lejoheshHajrudin in as për nevoja fiziologjike. Ata që nuk S. Muja mund të ecnin, shpalleshin “shtirës” dhe i pushkatonin. Afërsisht 700–800 të tillë u vranë, u mbytën ose vdiqën Atëherë kur po bëheshin përpjek- nga mundimet, para se të arrijnë në Tije për të realizuar planin famëkeq të var, në mëngjesin e 25 ose 27 marsit Vasa Çubrilloviqit, për eliminimin e (1 prill) 1945. shqiptarëve përmes gjyqeve ush- Fillimisht i çuan në plazhin e Tivarit tarake, kampeve të përqendrimit, dhe i mbajtën deri në orën 15 pasdite, vrasjeve e dëbimeve, me spastrime prej ku i sollën në Pristan, në Oborrin të organizuara nga fillimi i nëntorit e Monopolit të Duhanit (të cilin e rre1944, eprorëve të njësive ushtarake thon një mur bukur i lartë dhe rreth tij). iu dhanë direktiva të fshehta që gjatë Në një rrugë të gjatë gjithsej 60 m dhe marshimeve nëpër tokat shqiptare, të gjerë 67 m, sipas pohimit të vetë të vriten së paku 50 për qind e pop- Komandës jugosllave çetniko-partiullsisë shqiptare. Fillimisht shumë të zane, më 31 mars 1945, brenda disa rinj kosovarë u rekrutuan nëpër arad- minutash u vranë mbi 4 000 shqiphat partizane jugosllave, për t’i vrarë tarë, pa llogaritur këtu edhe numrin e një nga një, duke filluar nga Prizreni, shqiptarëve të vrarë në një hangar të Kukësi, Puka, Shkodra e Buena [Fja- Dubrovnikut, ku pasi u vendosën gjoja la Jonë, Dhjetor 1996, ff. 24-25]. Për për të bujtur, u mbytën me tym [BajraBrigadën X Malazeze në krye me ko- mi:1990/11]. mandantin Gasha Markoviq, kishte Pasi që u bë masakrimi i ushtarëve ardhur koha e “zbavitjeve” me krimin, shqiptarë, gjakatarët u gjetën në hall. dhe rasti që të ngopeshin me gjakun e Ku t’i fusnin kufomat e të vrarëve? Obtë rinjve shqiptarë, edhe pse realisht, orri kishte sipërfaqe të kufizuar, për t’i ishte fjala për ushtarët që ishin nisur fshehur nga opinioni - nga qytetarët për luftë “kundër pushtuesit”. e Tivarit, të cilin atëherë e përbënin Shoqëruesit serbo-malazezë, duke e kryesisht shqiptarët. Tërë pasditën konsideruar një rast të volitshëm për dhe gjatë tërë natës u munduan me të shprehur shkallën e “patriotizmit” të një “trabakulë” t’i hidhnin në hapësirën tyre, bënin gara në mes veti se kush do e Detit Adriatik, por kur zbardhi drita, t’ia kalojë tjetrit për nga egërsia dhe tivarasit u trazuan dhe e bllokuan mopashpirtësia. Përveçqë i mundonin me nopolin. Ua morën kufomat që kishin uri, duke mos u dhënë fare ushqim, mbetur dhe i varrosën në varrezat e akoma më shumë i mundonin me etje, myslimanëve të Tivarit. Aty janë varroduke i penguar që t’i afrohen ndonjë sur 483 kufoma dhe Rankoviqi vetëm burimi apo përrocke të kthjelltë, për t’u ata i konsideron se paraqesin numrin freskuar apo për të shuar etjen. e të vrarëve, por e vërtetë është se Për ata nuk kishte strehim as kur binte janë vrarë rreth 4000 ushtarë. shi, as kur bënte ftohtë. Natën e kalo- Në ndonjë shënim apo botim, men-

24

Javore KOHA

E ENJTE, 6 PRILL 2017

jëherë pas ngjarjes tragjike, për shkak të mungesës së të dhënave të sakta, natyrisht numri i viktimave del shumë më i vogël (1 700 apo 2 600) [Zëri, 6.10.1991], sa në burimet arkivore. Një numër i rekrutëve shqiptarë, në valën e masakrimit, siç ngjan gjithmonë në raste të tilla, patën mundësi të kalojnë muret dhe u shtrinë nëpër “Vollujicë” dhe “bregdet”, hasën në një grup peshkatarësh, të cilët i fshehën në kolibat e tyre dhe për disa ditë i ushqyen me bukë e me ujë. Më ka treguar kushërira Aishe (Muja) Musa – ndjesë pastë, se malaziasi Todor Petroviq, me banim në Zalef (fqinje e Aishes), i pa tre shqiptarë që i kishin shpëtuar masakrës tek po shkonin këmbadoras përroit (të Zalefit) përpjetë, buzë bahçes së tij. Porsa i pa, i ftoi në shtëpi. U dha strehim dhe i


KULTURË

mikpritjen

për shkak të rrethanave jetësore, i morën vëllezërit Ismaili (gjyshi im), Kasemi, Osmani e Saiti dhe zgjodhën për vendbanimin e tyre një vend të quajtur “Borda”, përkatësisht një shpellë mjaft të sigurt

ushqeu për tri ditë. Duke ndjerë rrezik e keqardhje për ta, pas tri ditësh, me kërkesën e shqiptarëve, i çoi atje ku ata i kërkuan. Por disa të tjerë, më thoshte Aishja, nuk e patën këtë fat, sepse të nesërmen, përveç “trimave” të brigadës X (malazeze], u organizuan të gjithë komunistët dhe SKOJ-istët, prej Ulqinit e deri në Kotorr, në aksion “për t’i zënë ata që kishin shpëtuar”. Të gjithë këta që ishin angazhuar në këtë aksion të turpshëm, kishin vetëm një urdhër: “T’i vrisni kudo që t’i gjeni”. “Trimat” komunistë, malazezë e jomalazezë, kur i zinin të arratisurit të fshehur nëpër kaçubat e bregut, i vritnin pa mëshirë. Për një “trimëri” të tillë më ka folur Ramë Mustafiqi, për plakun e katundit të Zalefit, Shaban Drlani, i cili me pushkë në krah kishte

dalë në gjueti të shqiptarëve dhe kudo që i gjente, i vriste. Në shënjestër të pushkës së tij kishte qenë edhe personazhi ynë Rexhep Selmani, të cilin e quan me llagepin “Durakoviç”. Një polic malazias, që nuk donte të vriste shqiptarët, sipas urdhërit që kishte, më thoshte sërish e ndjera Aishe, shtinte me armë në ajër. Aty rastësisht (apo i porositur) ndodh Pjetër Simë Pinçi, i cili e shtynë policin duke i thënë “pushka nuk është për ty”, ia merr pushkën nga dora dhe i vret të gjithë ata që mundi të gjejë atë ditë. Mund të jetë ndër kriminelët më të mëdhenj të masakrës, i cili pa ndonjë obligim të ngarkuar, vrau më së shumti shqiptarë, duke qenë edhe vetë i tillë. Temo Xhajeviq, dikur sekretar i komunës së Ljares, vrau 18 shqiptarë dhe mburrej për krimin. Dy individë të familjes Llavroviqi vranë 39 veta. I ndjeri Omer Sela (Muja), që i ka njohur, më thoshte se fundi i tyre ka qenë një ferr i vërtetë në tokë. Në lidhje me ta, flet vetë i mbijetuari Rexhep Selmani, të cilin kam pasur rastin ta njoh personalisht, kur vinte të bënte “vizitën e falënderimit” në Ftjan. Më kujtohen të tilla raste, kur Rexhepi rrëfente për çastet e mundimshme ndërmjet jetës dhe vdekjes. Megjithatë unë kam qenë i vogël dhe nuk i mbaj mend. Por rrëfimet e mëvonshme të Kasemit, Osmanit, Saitit e Omerit (të gjithë të ndjerë), i kam shënuar. Ata flisnin për Rexhepin nga Bllaca e Suharekës (Therandës) dhe për Avdiun, Sadikun e Ramadanin, për të cilët nuk dinin nga cili vend ishin. Fillimisht Rexhepi, i “zbritur nga qielli” në familjen e Sadik Marajt gjeti “bukë

e krypë e zemër”, por për shkak të rrethanave jetësore, i morën vëllezërit Ismaili (gjyshi im), Kasemi, Osmani e Saiti dhe anëtarë të tjerë të fisit Muja. Të ndihmuar edhe nga familja Maraj dhe familja e Rexhep Can Gjinajt, zgjodhën për vendbanimin e tyre një vend të quajtur “Borda”, përkatësisht një shpellë mjaft të sigurt dhe mbrojtëse prej erës e shiut, që e quanin “shpella e shkëmbit të rrënimit”. Secila familje u vu në radhë, që pasi të errësohej, të shkonte atje për t’u çuar ushqime dhe veshmbathje të nevojshme. Pasi qëndruan katër javë aty, nga dyshimi se mos ishin zbuluar, i transferuan në Malin e Ftjanit, në “Shpellën e Saravasë“. Në këtë vend, kujdesin për ushqimin e tyre e mori vetë familja e Mujajve. Pasi u qetësua gjendja, ata shprehën dëshirën për t’u nisur për Kosovë, që të “lindeshin” edhe një herë për familjet e tyre, që tashmë i dinin të vdekur. U siguruan një lundër, i vetmi mjet që e lidhte Krajën me botën, dhe në shkëmbim të 15 kilogramëve duhan, Ali Caf Marisenaj (nga Brisku) do t’i shpinte matanë liqenit, në zonën e Shkodrës, nën kujdesin e Taip Selës (Muja), Brahim Hysës (Cenaj) dhe Adem Beqirit (Balaj). Me vete ju dhanë ushqimin e nevojshëm, për aq ditë sa mendonin ata se do të mbërrinin në shtëpitë e tyre. Por fatin e zi e morën me vete. Me të arritur në kufirin e Kosovës, ranë në dorën e ushtrisë shqiptare, të cilët i transferuan në burgun e Shkodrës, e prej andej në Cetinë, ku i mobilizuan në Batalionin e punës për gjashtë muaj. Aty takohen përsëri me birin e Sadikut – Sylon (Maraj), i cili po kryente shërbimin ushtarak dhe i njihte këta fatzinj që në Ftjan. (vijon) E ENJTE, 6 PRILL 2017

Javore KOHA

25


KULTURË

Portret: Beqir Truma

Një feniks i r

Ai dhe një grup entuziastësh të qytetit tonë kanë dhënë një kontribut të madh për ngritjen e famës së q ish-Jugosllavisë, si pjesëmarës i folklorit dhe kulturës sonë, por edhe si sportist i dalluar. Ishin këta am zgjuan gjenet e të parëve tanë, duke e ngritur famën e folklorit tonë në majën e piramidës kombëtare s

Ismet Karamanaga Beqir - Beqo Truma është një figurë markante e qytetit tonë - Ulqinit. Ai pa dyshim meriton një vend të veçantë në librin tim më të ri, pavarësisht se një personalitet siç është Beqir Truma meriton shumë më tepër. Personalitete siç është ky njeri, modest, i qetë dhe i mirë, nuk duhet t’i lëmë pas dore dhe t’i harrojmë. Në veçanti, kur ata janë në moshën kur nuk mund më të veprojnë dhe të punojnë. Prandaj është mirë që t’i kujtojmë duke i nxjerrë nga harresa. Ndoshta dikur gjeneratat e reja do t’i shfletojnë këto shkrime dhe të njihen me të kaluarën tonë të bujshme, në veçanti të njihen me kohën e viteve të fundit të shekullit të kaluar, kur Ulqini ka pasur një emër dhe famë më të madhe se sot. Prandaj këtë ua kemi borxh këtyre personaliteteve. Ndoshta unë, me modestinë time, nuk mund ta përshkruaj fare mirë Beqon, ashtu siç e meriton ky person, siç ka qenë dhe siç është, mirëpo sadopak dëshiroj t’i evokoj kujtimet për të pasi që e njoh mirë. Për Beqon meriton të shkruhet, të ndriçohet dhe të kujtohet koha, jeta dhe vepra e tij. Jam më se i bindur se Beqoja meri-

26

Javore KOHA

E ENJTE, 6 PRILL 2017

ton edhe një Mirënjohje të posaçme nga organet kompetente të Komunës së Ulqinit. Ai dhe një grup entuziastësh të qytetit tonë kanë dhënë një kontribut të madh për ngritjen e famës së qytetit të Ulqinit në kohët e arta të turizmit në këto treva, anembanë ish-Jugosllavisë, si pjesëmarrës i folklorit dhe kulturës sonë, por edhe si sportist i dalluar. Ishin këta amatorë, të cilët me pak mjete, por me entuziazëm dhe vullnet të madh zgjuan gjenet e të parëve tanë, duke e ngritur famën e folklorit tonë në majën e piramidës kombëtare shqiptare dhe botërore. Beqir Truma me një grup të djemve dhe vajzave të qytetit të Ulqinit ka filluar të ushtrojë vallëzimin, këngët dhe vallet, në vitet ‘60 të shekullit të kaluar, ta kultivojnë, ta ruajnë dhe ta prezantojnë folklorin me ansamblin “Boshko Strugar”. Mirëpo, suksesin më të madh Beqoja e ka arritur pak më vonë, me themelimin e Shoqërisë Kulturore- Artistike “Zana”, në krye me të ndjerin Rexhep Agë Abazin, legjendën e pavdekshme të qytetit tonë të bukur. Në shumë festivale folkloristike anembanë vendit, Shqipërisë, Kosovës, Maqedonisë dhe Malit të Zi, në promovime të turizmit të qytetit tonë, ku janë promovuar vlerat dhe trashëgimia folkloristike, bukuritë natyrore dhe ato historike, këta entuziastë gjithmonë na kanë “zbardhur faqen”. Në këto prezantime, folklori ynë këtë e ka bërë me sukses të madh duke lënë gjurmë të pashlyera.

Si një ndër personalitetet kryesore të këtij ansambli, si koreograf dhe valltar, Beqir Truma është ngritur në majën e piramidës së folklorit tonë kombëtar. Si valltar, së bashku me legjendën e qytetit tonë - Rexhep Agë Abazin dhe Kabil Mehmetin, Beqir Truma ka mbetur sinonim i folklorit, kulturës dhe trashëgimisë sonë. Ai ka qenë njëri ndër themeluesit e SHKA “Zana”, udhëheqës dhe koreograf i shumë valleve, valltari kryesor dhe koreografi i “Valles së peshkatarëve”. Interpretimi i kësaj valleje nga këta valltarë, ende deri më sot ka mbetur i papërsëritshëm në folklorin tonë. Ende edhe pas një kohe të gjatë, askush tjetër nuk ka mundur ta luajë ashtu siç e ka luajtur Beqoja, dhe ende edhe sot askush nuk mund t’i afrohet kësaj shfaqjeje dhe interpretimit të kësaj koreografie. Mund të them me plot përgjegjësi dhe jam më se i bindur se ndaj mendimin e shumë qytetarëve tanë, se i ndjeri Rexhep Abazi, Kabil Menmeti dhe Beqir Truma kanë lënë gjurmë të pashlyera dhe të papërsëritshme në folklorin, kulturën dhe në trashëgiminë tonë përgjithmonë. Për këtë nuk ka dyshim. Beqoja nuk mundet pa Ranën. Në Ranë, fare pak metra larg nga Plazhi i Vogël, kanë lindur ai, vëllezërit e tij dhe të parët e tij. Shumë prej tyre ishin detarë dhe marinarë me nam. Hamdiu, Qemali dhe të tjerët ishin detarë dhe “gjemxhi”, kështu që edhe Beqoja e ka pasur dhe ende e ka de-


KULTURË

ringritur

qytetit të Ulqinit në kohët e arta të turizmit në këto treva, anembanë matorë, të cilët me pak mjete, por me entuziazëm dhe vullnet të madh shqiptare dhe botërore

tin në gjak. Pavarësisht nga mosha dhe sëmundja, të cilën tashmë e ka përballuar, shpesh ulet në Ranë, më tepër tani në pranverë, kurse verës për çdo ditë. Beqoja (Beqiri) gjithmonë ka qenë krenar për Ranën dhe ajo gjithmonë i ka munguar. Për ne nga Kalaja dhe Rana, por edhe për të gjithë të rinjtë ai ka qenë idhull, si sportist, më vonë edhe si valltar në folklorin tonë. Beqoja ka qenë gjithmonë modest, i butë, i bukur dhe i mirë, siç thotë populli ynë. Pavarësisht nga gjeni i fortë detar, ai ka zgjedhur rrugën e shkollimit dhe arsimit. Si arsimtar dhe si edukator, ka dhënë një kontribut të madh në edukimin e të rinjve brenda një periudhe të gjatë në arsim. Ka qenë edukator dhe pedagog me një autoritet të veçantë, ka pasur disiplinë në punë, por edhe ka kërkuar disiplinë nga nxënësit. “Rinia e shëndoshë është shoqëria e shëndoshë”, ka qenë motoja kryesore e këtij pishtari të arsimit tonë. Si mësimdhënës i ri ka filluar punën në edukimin e brezit të ri, i cili edhe më vonë kurrë nuk e ka harruar Beqon. Edhe sot përmendet me një respekt të madh në Shkollën Fillore “Marshall Tito”. Ish nxënësit e Beqos e kanë pasur idhull. Mirëpo, Beqoja ka qenë idhull edhe i shumë gjeneratave dhe sportistëve të qytetit tonë, pavarësisht nga konfesioni dhe nacionaliteti. Gjithmonë ka pasur autoritet të madh. Për të kanë pasur respekt edhe më të njohurit nga kjo lëmi, Labud Strugari dhe Rajko Paviqeviqi.

Beqir Truma ka qenë edhe sportist i cili ka prezantuar qytetin tonë në shumë vende të ish-Jugosllavisë. Prandaj, e them me plot përgjegjësi se Beqir Truma ka lënë gjurmë të pashlyera jo vetëm në folklor, por edhe në arsimin dhe sportin e Ulqinit. Beqoja ka pasur edhe një pasion, siç e kanë pak a shumë të gjithë ranacakët - peshkun, peshkimin, barkat dhe sanallat. Lumi Buna dhe peshkimi me rrjeta me shokët e tij, e ka tërhequr më së tepërmi. Lumi Buna, sanallat, peshku dhe peshkimi, ndoshta edhe kanë ndikuar në shëndetin e këtij sportisti të dalluar. Organizmi i tij është dashur të ballafaqohet me një sëmundje të rëndë, mirëpo një organizëm i përgatitur maksimalisht në aspektin psiko-fizik ka qenë në gjendje ta përballojë këtë sëmundje të rëndë. Kur e takoj sot në rrugë apo në Ranë, më duket si një “feniks” i cili përsëri është ngritur. Ecën ngadalë me shkop, por flet qartë dhe i kujtohet secila sekuencë e jetës së tij. Ulet në Ranë pa ndihmën e askujt. Takohet me shokët e rinisë, bisedon dhe flet qartë, dhe pas disa orësh, ngadalë përsëri shkon në rrugën e cila të çon deri te Komuna, ku e ka banesën. Nuk mund të them se vuan për Ranë, pasi që është fjalë e rëndë, por pa Ranë nuk mundet. Dhe në fund, dua të përmend edhe zonjën e tij Sadberen apo Beljen, siç e quajnë të gjithë ata që e njohin. Ajo ka qenë një ekonomiste e dalluar.

Shkollën e ka kryer në Beograd dhe deri në pension ka punuar në sektorin e kontabilitetit të NHT “Riviera e Ulqinit”. Kjo zonjë, gjithmonë e qeshur dhe me një sjellje të jashtëzakonshme, ka qenë përkrahja më e fortë e Beqir Trumës dhe pa dyshim “ilaçi” më i fuqishëm në shërimin e tij. Belja është një zonjë e rëndë, gojëmbël, ashtu siç ishte nëna e saj Laja, mbesa e hoxhë Bushatit. Belja është bijë prej familjes së njohur detare Beci nga Ulqini, por me shumë gjene të “forta” të trashëguara nga nëna e saj Laja, një zonjë “e rëndë” nga Kalaja. Më kujtohet zonja Laje, pasi që ajo ka lindur dhe është martuar prej Kalasë, dhe kjo zonjë asnjëherë nuk e ka hequr Kalanë dhe “kalalitë” prej goje. Ishte kjo një dashuri adhuruese, e rrallë, për secilin gur të Kalasë, në veçanti për shtëpinë e hoxhë Bushatit. Dhe fare në fund, Beqir Trumës i dëshiroj një jetë të gjatë dhe të mirë. Dëshiroj që për çdo ditë të ulet në Ranën tonë të bukur, ta shikojë dhe ta shijojë detin, peshkun, barkat dhe sanallat. Mos të dorëzohet kurrë. E ENJTE, 6 PRILL 2017

Javore KOHA

27


MOZAIK

In Memoriam: Diana Rexha-Ibrahimi

Kur vdekja të godet E edukuar me frymë kombëtare nga prindërit, për Dianën, martesa jashtë vendlindjes, ishte një urë lidhëse e jo pengesë për bashkimin e shqiptarëve, sepse edhe në Ulqin frymohet shqip Asnjëri nga ne nuk e ka të lehtë të përballet me vdekje të tilla, kur vdesin të rinjtë, ndaj edhe unë e kam të vështirë t’i them fjalët lamtumirëse koleges, shoqes sonë, Dianës; Do të kisha dashur që Diana të jetë ajo që do t’i thonte fjalët lamtumirëse për shumicën nga ne, por fati e deshi që kjo të mos ndodhë dhe pikërisht kjo do të shndërrohet në ditë zie-morti për Dianën në këtë pranverë. Pranverë? Çfarë pranvere? Pranverës i ka hije gazi, gëzimi e lulet. Po, ku ta marrim gazin, gëzimin e lulet në këtë ditë kobi për Ulqinin e Shkupin, ato na u ngrinë në buzë. Ulqinit me rrethinë i ka rënë hije e vdekjes nga lajmi mortor që mbuloi dhenë. Ka vdekur Diana Rexha – Ibrahimi? U shtangëm... Asnjë mendje nuk donte ta pranonte këtë lajm të hidhur... E donim Dianën të vazhdonte ende jetën, por... Diana Rexha – Ibrahimi, ishte e lindur më 1966 në Shkup, bijë e dy prindërve intelektualë, të ndjerit z. Sami Ibrahimi, profesor në Universitetin e Prishtinës, dhe znj. Lirie

28

Javore KOHA

E ENJTE, 6 PRILL 2017

Ibrahimi, profesoreshë e gjuhës dhe letërsisë në Shkup. E edukuar me frymë kombëtare nga prindërit, për Dianën, martesa jashtë vendlindjes, ishte një urë lidhëse e jo pengesë për bashkimin e shqiptarëve, sepse edhe në Ulqin frymohet shqip. Diana, jo vetëm që shquhej si nënë, bashkëshorte, por ishte edhe një intelektuale e zonja; këtë e dëshmoi me punën e saj si mësimdhënëse në gjimnazin e Ulqinit, në të cilin punoi nga viti 1988-2002, derisa sëmundja e detyroi të pensionohej para kohe/ në moshën 36-vjeçare. Diana, mbi të gjitha shquhej si njeri me vlera të larta morale e njerëzore, ndaj e kemi të vështirë të pajtohemi me vdekjen e saj. Jo, nuk mund ta besojmë që Diana ka vdekur, sepse ajo e deshi jetën, u ballafaqua me sëmundjen e saj, nuk u dorëzua, i dha vetes kurajo dhe shpresë se do t’ia dilte me sukses ta mposhtë këtë “murtajë”; nuk donte ta pranojë “dorëzimin” edhe pas pensionimit të dhunshëm. Diana, nuk deshi ta pranojë vdekjen

edhe për shkak të moshës së saj të re (50-vjeçare). Por, vdekja nuk pyet, ajo të godet, kur më së paku e pret; Pse, o vdekje, godite Dianën, kur kishe të tjerë që të pritnin duarhapur; Pse, o vdekje i shkatërrove ëndrrat e jetës Dianës; Diana, kishte ende ëndrra të parealizuara; Donte të kthehej në Ulqinin e dashur të saj që t’i kalojë ditët e pleqërisë dhe të shkëputej nga “kthetrat” e mërgimit që kurrë nuk ia deshi zemra. Pse, pse, pse? Ka shumë “pse” Diana, por kjo është jeta: “Sot je, nesër s’je”. ... E në fund! Fund i vështirë të pranohet, por të themi: “Faleminderit” për të gjitha ato çfarë ke bërë si vajzë, nënë, bashkëshorte, motër, kolege, mike për familjen dhe shoqërinë. Dianë, do mbetesh kujtim i paharruar në mendjet dhe zemrat e të gjithë atyre që patën rastin të të njohin si një grua shembull dhe e përsosur me të gjitha vlerat njerëzore. Nepe Peraj


MOZAIK

Në QKI “Malësia” u shfaq komedia “Makaronat e Shejtanit”

Të trajtojmë secilin njeri në mënyrë të barabartë Tuz- Trupa teatrore amatore e Pallatit të Kulturës nga Gjakova ka shfaqur në Qendrën Informativo-Kulturore Malësia në Tuz, komedinë “Makaronat e Shejtanit” të autorit Lazër Lumezi, me regji të Altina Kusarit, ndërsa interpretuan: Eranda Morina në rolin e Vatës, Zbulim Kameri (Gaztori), Lis Binaku (Zotëria) dhe Art Hoxha (luani). Interesimi për ta ndjekur këtë komedi nuk ka munguar. Kanë qenë pikërisht të rinj nga Malësia të cilët kanë dominuar në sallën e shfaqjes, duke qenë se ishin vet aktorët të gjithë të gjeneratës së re të cilët transmetuan çaste harmonike tek të pranishmit të cilët i duartrokitën dhe i pritën me shumë entuziazëm për më shumë se tridhjetë minuta sa ka zgjatur kjo komedi.

Komedia “Makaronat e Shejtanit” është një shfaqje e cila pasqyron pabarazinë në mes të klasave shoqërore, fenomen ky që për fat të keq është gjithnjë prezent në shoqëri, në kohën që ne jetojmë. Regjisorja e kësaj komedia, Altina Kusari i tha “Kohës Javore” se komedia “Makaronat e Shejtanit” paraqet një familje në të cilën punojnë dy shërbëtorë të cilët keqtrajtohen nga zotërija (punëdhënësi) i tyre që është shumë i pasur dhe kopërrac i cili punonte nga agimi deri në muzg e duke tentuar që këta shëbëtor t’i “shkel” dhe t’i skllavëroj. “Duke mos i trajtuar mirë punëtorët e tij, vjen një moment kur këta e tradhtojnë zotërinë, fillojnë të gatuajnë ushqim pa lejen e tij meqenëse ai ju caktonte terminët e konsumit të

ushqimit dhe pastaj vjen një i huaj në shtëpi i cili dhe i fut në telashe duke ju thënë “nëse zotëria nuk ju shikon, shikoni ju vetveten tuaj dhe ushqehuni” dhe kështu e tradhtojnë zotërinë dhe ky i fundit nga gabimi i tij, kupton se nuk është e drejtë kjo që bënë dhe në fund jua falë gabimin dhe fillon t’i trajtojë ndryshe ashtu siç e meritojnë”, theksoi regjisorja, Altina Kusari. Mesazhi kryesor që kjo komedi përcjellë, është se çdo njeri duhet trajtuar në mënyrë të barabartë pavarësisht gjendjes ekonomike, i pasur apo i varfër, duke përjashtuar dallimet. Kjo është hera e parë që kjo komedi shfaqet në Tuz, ndërsa më parë është shfaqur në Gjakovë dhe në t.u. qytete të tjera të Kosovës.

E ENJTE, 6 PRILL 2017

Javore KOHA

29


MOZAIK

Në seancën e katërt të rregullt të Kuvendit të Komunës së Gucisë

U trajtuan një mori çështjesh jetike për komunën

Guci – Propozim-vendimi për buxhetin e Komunës së Gucisë dhe plani i investimeve në komunën e saj për vitin 2017, ishin tema qendrore të rendit të ditës të seancës së katërt të rregullt të Komunës së Gucisë. Sekretari për ekonomi, zhvillim dhe financa, Rakib Radonçiq, duke elaboruar lidhur me propozimin e buxhetit të Komunës së Gucisë, theksoi se ai është hartuar në shumë prej 1.045.170 euro, mjete këto të shpërndara: në shpenzime rrjedhëse në shumën 695.970 euro, në shpenzime kapitale në shumën 322.200 euro, në rezerva të përhershme buxhetore 17.000 euro dhe në rezerva rrjedhëse në shumën 10.000 euro. Ndërkaq, drejtori për investime, Shemso Jaroviq, duke paraqitur planin e investimeve të Komunës së Gucisë për këtë vit theksoi se plani në fjalë përbëhet nga mjetet e komunës në shumën prej 275.000 eurosh dhe mjeteve të Drejtorisë së punëve publike dhe ministrive relevante në shumë prej 1.650.000 eurosh. Pas debatimeve rreth dyorëshe të këshilltarëve, kryesisht të subjekteve politike në opozitë (PSD, LD në MZ dhe PPS), buxheti i propozuar u miratua me 24 vota “pro” dhe 4 “të përmbajtur” të këshilltarëve të LD në MZ, e po ashtu edhe plani i investimeve me 26 vota “pro” dhe 4 “kundër” të LD në MZ.

30

Javore KOHA

E ENJTE, 6 PRILL 2017

Kryetarja e Komunës së Gucisë, Anella Çekiq, ka theksuar se buxheti dhe plani i investimeve janë projektet më të rëndësishme për zhvillimin e komunës, se shuma e buxhetit të konceptuar është reale dhe në pjesën më të madhe e realizueshme dhe se për të është marrë pëlqimi i Ministrisë së Financave. “Me buxhet, në njëfarë dore, orientojmë cilësinë e jetës së qytetarëve tanë dhe zhvillimin e komunës sonë. Kemi projekte të rëndësishme, në mesin e të cilave, ato të cilat do të realizohen nga buxheti ynë, kurse një pjesë nga buxheti kapital i Malit të Zi. Andaj më e rëndësishmja është ajo që buxheti të realizohet në përqindje sa më të madhe sepse nga realizimi i tij do të varen edhe investimet tona në komunë.”, ka theksuar kryetarja Çekiq. Drejtori për investime, Shemso Jaroviq, ka bërë me dije që pritjet për realizimin e investimeve deponuese janë të sigurta, që nuk ka qenë e mundur derisa ka ekzistuar kriza e pushtetit, e që për pasojë ka pasur minusin prej 926.000 eurosh. Kur është fjala mbi këtë plan të investimeve, Jaroviq ka theksuar se ai tani është mjaft i madh dhe se më nuk është fjala për shumën prej 1.975.000 eurosh, por për atë mbi 2.025.000 euro, që do të përmirësojë dukshëm ë gjendjen e përgjithshme të Komunës së Gucisë. Këshilltari i LD në MZ, Shaban Prel-

vukaj, ka shprehur shqetësimin e mospërdorimit të gjuhës shqipe në administratën lokale, duke theksuar se nga nëpunësi përgjegjës i administratës lokale nuk i është pranuar kërkesa me shkrim në gjuhën shqipe. Ai në vazhdim ka propozuar që mëditjet e këshilltarëve nga seanca e sotme tu orientohen si ndihmë humanitare dy familjeve shqiptare në gjendje skamnore (në Vuthaj e Gërnçar), për ndërtimin e shtëpive të tyre familjare Fondacioni “Plavë Guci” në Nju Jork, ka mbledhur mjete të destinuara për këtë qëllim. Propozimi është miratuar nga të gjitha klubet e këshilltarëve në parlament. Këshilltarët, në punën e sotme të seancës, njëzëri ose me shumicë votash pro, pas diskutimeve kanë miratuar edhe një vistër çështjesh të rëndësishme jetike për qytetarët e Gucisë dhe për punën e pushtetit të saj lokal. Me propozimin e kryetares së komunës, Anella Çekiq, nga rendi i propozuar i ditës janë hequr pikat 8, 15 dhe 16. Në fund theksojmë që këshilltarëve të të gjitha partive politike shqiptare në parlament dhe gazetarit korrespondent të “Koha Javore”, i tërë materiali i Kuvendit u është servuar i përkthyer në gjuhën shqipe, nga sekretari në detyrë i KK, Enver Dedushaj, pa kurrfarë kompensimi material. Sh. Hasangjekaj


MOZAIK

Presidenti i Republikës së Shqipërisë, Bujar Nishani, u takua me personalitete të shqiptarëve në Mal të Zi

Përgjegjësi për të bërë sakrifica në shërbim të çështjes kombëtare

Ulqin - Në kuadër të vizitës në Malin e Zi me rastin e Ditës së Ulqinit, Presidenti i Republikës së Shqipërisë, Bujar Nishani, së bashku me Zonjën e Parë, Odeta Nishani, mori pjesë të shtunën mbrëma në një veprimtari të zhvilluar në kompleksin “Lamiga” në Krythë të Anës së Malit, ku ishin të pranishëm personalitete të shquara të jetës politike, publike e shoqërore të shqiptarëve në Mal të Zi. Në fjalën e tij, Nishani ka thënë se vizita e tij në Ulqin “ishte një ditë për të kaluar jo vetëm momente të mrekullueshme me vëllezërit dhe motrat, me bashkëkombasit shqiptarë në Ulqin, por edhe një ditë për të reflektuar të gjithë së bashku për atë çka bota shqiptare ka kaluar gjatë këtyre viteve dhe për atë çka bota shqiptare e ka si orientim, si objektiv e si pikësynim të rrugëtimit të saj të gjatë që ka përpara”. Presidenti i Shqipërisë ka thënë se kudo ku ka shkuar, ka parë e ka gëzuar së bashku me bashkëkombasit e tij, ka parë e gëzuar mbi të gjitha atë për të cilën shqiptarët shquhen në historinë mijëravjeçare të njerëzimit: mikpritjen, besën dhe burrërinë. “Ato janë karakteristika të përbashkëta të shqiptarëve kudo ku ata ndodhen, por është edhe detyrë e gjeneratës së sotme që këtë trashëgimi të pasur e të vyer që e kemi marrë nga gjyshër e stërgjyshër, nga breza shekullorë të shqiptarëve, jo vetëm sot, ta ndiejmë si pjesë të krenarisë sonë kombëtare, si pjesë të krenarisë sonë

komunitare, si pjesë të krenarisë sonë individuale, por njëkohësisht me përgjegjësinë më të madhe, për ta promovuar, prezantuar e për më tepër për ta trashëguar te brezat që vijnë”, u shpreh ai. Pasi ka folur për sfidat e së kaluarës dhe ato aktuale, Nishani u shpreh se shqiptarët kanë përgjegjësinë për të bërë sakrifica në shërbim të çështjes kombëtare shqiptare, e cila është e pandarë nga çështjet e paqes, stabilitetit, të mirëkuptimit, bashkëjetesës, respektit të ndërsjellë dhe të ecjes përpara. “Unë besoj se sot Shqipëria e lirë, Kosova e lirë, ajo çka kanë arritur shqiptarët në Maqedoni e Mal të Zi, përpjekjet që bëjnë shqiptarët në Luginën e Preshevës, tregojnë më shumë se kurrë se sa i rëndësishëm është dimensioni i lirisë dhe se sa shumë mund të bëjmë ne kur nuk jemi të izoluar, kur jemi të lirë, kur jemi në hapësirë demokracie dhe kur kemi mundësi për të prezantuar dhe vënë në jetë kapacitetet tona individuale, mbështetur gjithmonë në parimet më të mira të identitetit kombëtar”, ka thënë ai. Ndërkaq kryetari i Komunës së Ulqinit, Nazif Cungu, ka vlerësuar vizitën e Presidentit Bujar Nishani, duke thënë se ai “është i pari president i Republikës së Shqipërisë, i cili në këtë mënyrë ka vizituar trojet shqiptare, si Preshevën, Bujanocin, Plavën e Gucinë, duke treguar kështu ndërgjegje më të lartë dhe përkujdesje më të madhe për bashkatdhetarët e tij”. i.k.

Titulli “Nderi i Kombit” për prof. dr. Simë Dobrecin dhe prof. dr. Ruzhdi Ushakun

Presidenti i Republikës së Shqipërisë, Bujar Nishani, ka dekoruar gjatë takimit në Krythë të Anës së Malit me titullin “Nderi i kombit” dy personalitete të shquara në fushën e shkencës dhe kulturës së shqiptarëve në Mal të Zi. Ai ka dekoruar me këtë rast prof. dr. Simë Dobrecin, me motivacionin: “për punën e tij të palodhur në fushën e shëndetësisë, rezultatet e larta në punën e tij shkencore, nëpërmjet botimeve dhe kumtesave të shumta me vlera të larta profesionale, si dhe për kontributin e dhënë në ruajtjen e vlerave të identitetit dhe kulturës sonë kombëtare”, dhe prof. dr. Ruzhdi Ushakun me motivacionin: “për kontributin e tij të shquar në shkencat albanologjike, si studiues i shkencave filologjike. Me punimet shkencore, botimet, kumtesat, e përkthimet nga disa gjuhë, si dhe punën e tij të palodhur pedagogjike shumëvjeçare, ka transmetuar tek brezat e rinj ruajtjen e vlerave dhe të identitetit tonë kombëtar.” Në bazë të Ligjit për dekoratat, titujt e nderit, medaljet dhe titujt vendorë të nderit në Republikën e Shqipërisë, Dekorata “Nderi i kombit” u jepet personaliteteve shqiptare që, me veprat dhe emrin e tyre, nderojnë kombin shqiptar brenda dhe jashtë vendit.

E ENJTE, 6 PRILL 2017

Javore KOHA

31


KULTURË

Shoqata e Bjeshkatarëve “Rumia” organizoi për të dytin vit rrugëtimin

Rrugës së të mbijetuarve të Masakrës së Tivarit Rreth 50 bjeshkatarë nga Ulqini, Kraja, Ana e Malit, por edhe nga Kosova dhe Shqipëria, morën pjesë në këtë aktivitet. Nga Kosova në mënyrë të organizuar kishin ardhur Shoqatat Bjeshkatare Alpiniste “Shkëmbi” dhe “Prishtina”. Sipas planit, së pari u vizitua Monopoli famkeq i duhanit në Tivar, ku mendohet se janë vrarë pjesa më e madhe e shqiptarëve nga Kosova. Rrugëtimi i bjeshkatarëve vijoi me ecjen nga Tivari i Vjetër deri në Brisk të Krajës Masakra e Tivarit është një nga plojat më të mëdha, më të përgjakshme dhe më të pabesa, realizuar ndaj shqiptarëve. Numri i të vrarëve në këtë masakër, varësisht prej burimeve, sillet nga 1700 deri 4500. Për të rikujtuar këtë datë të dhimbshme në mënyrë që të mos harrohet, Shoqata e Bjeshkatarëve “Rumia” nga Ulqini, për të dytin vit me radhë, ditën e diel, më 2 prill, që përkon me një nga ditët e tragjedisë së madhe të para 72 viteve, organizoi rrugëtimin e emërtuar “Rrugës së të mbijetuarve të Masakrës së Tivarit”. Rreth 50 bjeshkatarë nga Ulqini, Kraja, Ana e Malit, por edhe nga

32

Javore KOHA

E ENJTE, 6 PRILL 2017

Kosova dhe Shqipëria, morën pjesë në këtë aktivitet. Nga Kosova në mënyrë të organizuar kishin ardhur Shoqatat Bjeshkatare Alpiniste “Shkëmbi” dhe “Prishtina”, të cilat u nderuan me Mirënjohje nga organizatori, SHB “Rumia”, për bashkëpunimin dhe pjesëmarrjen në këtë aktivitet. Sipas planit, së pari u vizitua Monopoli famkeq i duhanit në Tivar, ku mendohet se janë vrarë pjesa më e madhe e shqiptarëve nga Kosova. Të gjithë bjeshaktarët bënë homazh dhe vendosen lule në përkujtim të viktimave të pafajshme jashtë objektit të rrethuar, në pamundësi që të hyhet brenda. Pronari i objektit,

edhe pse ishte i informuar, nuk kishte mundur të gjente kohë për ta hapur atë, qoftë edhe për disa minuta. Sido që të jetë, bjeshkatarët ishin përkujdesur që të mbillnin një rrënjë ulliri si shenjë dhe simbol i paqes, traditës dhe jetëgjatësisë. Rrugëtimi i bjeshkatarëve vijoi me ecjen nga Tivari i Vjetër deri në Brisk të Krajës. Edhe pse rruga ishte mjaft e gjatë, 14 km, ajo as që u ndie fare nga bjeshkatarët të cilët e përballuan me sukses këtë ecje. Pas mbërritjes në Brisk, bjeshkatarët u shpërndanë duke uruar që për të kujtuar këtë ngjarje, do të shihen përsëri vitin e ardhshëm. (Ulqini Online)


KULTURË

Kuvendi i Komunës së Plavës

Miratohet propozimi i buxhetit për këtë vit Plavë – Në seancën e parë të rregullt të Kuvendit të Komunës së Plavës për këtë vit, këshilltarët njëzëri miratuan propozim-vendimet për shkarkimin e nga një anëtari të deritashëm dhe emërimin e atyre të rinj në vend të tyre, në tetë këshilla të vetëqeverisjes lokale. Në vazhdën e punës së seancës, sipas rendit të aprovuar ditës, u.d. të Sekretarit për ekonomi, zhvillim dhe financa, Sulejman Deshiq, para të pranishmëve parashtroi propozim-vendimin mbi buxhetin e Komunës së Plavës për vitin 2017, të projektuar dhe konceptuar në shumën 3.253.300 euro, të sistemuar në buxhetin operativ – 2.050.300 euro, në atë kapital – 1.123.000 euro, në rezervën e përhershme – 40.000 euro dhe në atë rrjedhëse – 40.000 euro. Pas debatimit rreth dy orësh të këshilltarëve të opozitës dhe pozitës, me diskutime kahjesh e vlerësimesh kundërthënëse me dhe pa fakte e argumente, propozim-vendimi mbi buxhetin, u miratua me 19 vota “pro” të partive në pushtet (PSD, PB, PPS, e të dy këshilltarëve të FD në opozitë), 10 vota “kundër” të këshilltarëve të

PDS-së në opozitë dhe të një vote të përmbajtur të këshilltarit të Iniciativës Qytetare Ibër Hoti. Me raport të njëjtë votash, këshilltarët kanë miratuar edhe planin e investimeve të komunës për këtë vit, të mjeteve të komunës në shumën 1.105.500 euro dhe mjeteve të planifikuara nga Drejtoria e punëve publike dhe nga ministritë relevante, në shumën prej 2.955.000 eurosh. Kryetari i Komunës së Plavës, Orhan Shahmanoviq, ka theksuar se pranon çdo sugjerim për kursim, dhe ndër të tjera ka veçuar: “Kemi kthyer kreditë të cilat nuk i kemi shpenzuar. Askush nuk ka komentuar se qeveria për pasuri na i ka borxh mbi 50.000 euro dhe se kemi 850.000 euro donacione të cilat janë të sigurta dhe që shumë shpejt do të realizohen. Krijojmë zonën industriale me mundësi punësimi të të rinjve. Nga koncesionet prej pyjeve duhet të kemi jo 35.000 euro siç është thënë, por 80.000 euro siç kam marrë informatën. Ajo që duhet të apostrofojmë është që për recesionet nga minihidroelektranat, ende asnjë cent nuk kemi marrë, edhe pse një veç është në funksion. Sa u përket ju-

ristëve me provim të jurisprudencës them me përgjegjësi se nuk kemi asnjë sish, andaj detyrohemi t’i vëmë në funksion shërbimet e avokatëve. Sa i përket buxhetit të hartuar, theksoj se ai është real dhe do të bëjmë përpjekje ta realizojmë, edhe pse gjithmonë nuk është e mundur”, ka veçuar kryetari Shahmanoviq. Këshilltari i PSD-së, Enes Dreshkoviq, konsideron se propozimi i buxhetit është plotësisht real dhe i përgjigjet gjendjes faktike. Problemi më i madh është që ende nuk jemi ndarë nga Gucia. Ne e mbajmë Gucinë! Komuna e Gucisë ka buxhetin e vet, ka fondin egalizues, ka të gjitha të vetat, kurse ne e mbajmë atë dhe e financojmë komunën a saj. Pas tri vjetësh, mjerisht as komisionet nuk e kanë kryer punën e vet, ka theksuar këshilltari Dreshkoviq. Në seancë këshilltarët me shumicë votash kanë miratuar edhe: propozim-vendimin mbi pagat e të punësuarve në Komunën e Plavës, raportin mbi gjendjen e rregullimit të hapësirës për vitin 2016 dhe programin njëvjeçar të rregullimit të hapësirës për këtë vit. Sh. Hasangjekaj

E ENJTE, 6 PRILL 2017

Javore KOHA

33


MOZAIK

In memoriam: Në Rozhajë u nda nga jeta Halil Hamzë Daci

Shqiptari i fundit me shall e plis të bardhë Plisi i bardhë dhe shalli i mbështjellur rreth kokës, qafës dhe fytyrës, burrave të kësaj ane ua shtonte hijeshinë dhe gjithnjë ua ruante madhështinë, mu si bjeshkët legjendare që ia shtojnë krenarinë Shqipërisë dhe shqiptarëve

Në moshën 92-vjeçare ka ndërruar jetë Halil Hamzë Daci, shqiptari i fundit në Malësinë e Rozhajës që tërë jetën me krenari ka mbajtur në kokë plisin e bardhë dhe shallin. Halili u lind në Bukel të Epërm, pastaj migroi në Bllacaj. Jetoi gjatë dhe në kushte të vështira detyrimisht u martua dy herë. Gruaja e parë, e cila ishte boshnjake, vdiq shumë herët, la katër djem dhe katër vajza. Ai u detyrua të martohet për të dytën herë me një grua nga Koshutani i Rugovës, me të cilën pati pesë djem dhe një vajzë. Djemtë e Halilit sot kryesisht gjenden me punë në Gjermani, të cilët mburren me prindin e tyre që ishte një baba punëtor, i vyer, burrë i ndershëm të cilin e respektonin gjithandej Rugova, Peja, Rozhaja, Sanxhaku e më gjerë. Veshjet popullore janë vlerë e trashëgimisë kulturore të pakontestueshme të çdo populli. Përmes veshjes pasqyrohet edhe historia e zhvillimit kulturor të një krahine a vendi, siç është edhe Malësia e Rozhajës dhe Sanxhaku në tërësi. Veshja tradicionale te shqiptarët, veçanërisht te rugovasit, ka qenë sa e bukur aq edhe karakteristike. Kjo veshje është mbajtur deri në vitet e pesëdhjeta të shekullit të kaluar te pjesa më e madhe e burrave në Rugovë, Rozhajë, Peshter, ndërsa në Rrafshin e Dukagjinit aty-këtu shihet shumë rrallë edhe sot në ditët tona. Veshja tradicionale e rugovasve ishte veshje krenare, me rroba të bardha prej zhgunit, tirq e xhamadana të qëndisur me fije gajtani (spiku) të zi për burra dhe xhubleta për gra e vajza. Plisi i bardhë dhe shalli i mbështjellur

34

Javore KOHA

E ENJTE, 6 PRILL 2017

rreth kokës, qafës dhe fytyrës, burrave të kësaj ane ua shtonte hijeshinë dhe gjithnjë ua ruante madhështinë, mu si bjeshkët legjendare që ia shtojnë krenarinë Shqipërisë dhe shqiptarëve. Edhe ata që kanë dalë para qindra vitesh dhe ngado që kanë shkuar dhe kudo janë vendosur, këtë veshje e kanë mbajtur me krenari, pa e hequr nga trupi, as nga koka deri edhe sot, siç është rasti me Halil Hamzë Dacin në Rozhajë. Kjo ishte krenaria dhe simboli i vërtetë i një shqiptari me shall e plis të bardhë, bartur rreth kokës, në çdo kohë dhe kudo ka shkuar me këtë veshje kombëtare është dalluar se është rugovas. Këto kostume popullore tradicionale kanë vazhduar të vishen deri vonë edhe nga banorë të shumtë të kësaj ane, deri në gjysmën e parë të shekullit të kaluar. Shalli bashkë me plisin, që kryesisht e mbanin të moshuarit në kohë, kishte gjatësi prej 5-6m deri në 12 metra. Pos shallit dhe tirqeve, burrat kishin dikur edhe shumë karakteristika tjera - kutinë e duhanit, çibukun, orën e xhepit, myhyrin (unazën) e gishtit dhe mustaqet e gjata që i mbanin me kujdes të veçantë deri në fund të jetës. Shalli, kjo veshje burrash, është ruajtur gjatë shekujve edhe si shen-

jë e luftëtarëve të lirisë. Shalli rreth kokës luftëtarëve u ka shërbyer edhe si “qefin”(mbulojë). Në rast se ai ka ra dëshmor në beteja të ndryshme është mbulluar me shallin e vet. Këto anë dihet se janë vende të ftohta, ku vazhdimisht ka mbretëruar temperatura e ulët. Gjatë udhëtimeve, që detyroheshin t’i bënin në këmbë dhe me kuaj për të siguruar kafshatën e gojës, banorëve të kësaj ane shalli u ka shërbyer edhe për ta mbështjellur kokën dhe qafën për të shpëtuar nga të ftohtit dhe acari i madh që mbretëron gjatë dimrit. Pra, në Malësinë e Rozhajës, Halil Hamzë Daci ishte burri i fundit që ka mbajtur me krenari shallin dhe plisin e bardhë rreth kokës. Duhet theksuar se asnjë komb tjetër në botë nuk e mban plisin e shqiptarëve. Me nostalgji dhe me keqardhje të madhe kemi vërejtur se në të gjitha tubimet, dasmat, ahengjet, në qytet, xhami e kudo që ndodhej lehtësisht dallohej Halili, si i vetmi burrë me shall e plis të bardhë rreth kokës. Të gjithë ata që e shihnin, menjëherë e dinin përkatësinë e tij shqiptare. Fatkeqësisht, ashtu siç po zhduken veshjet tradicionale tash më shumë se një shekull, si në Rozhajë me rrethinë ashtu edhe gjithandej në Sanxhak janë asimiluar shqiptarët, duke e humbur gjuhën, kombin dhe identitetin e vet, janë shndërruar në boshnjakë dhe myslimanë. Veshjet industriale kanë çuar në zhdukjen e “dallimeve” të veshjeve të dikurshme rugovase. Sot veshmbathja është identike, sikur në mbarë Evropën e më gjerë. Veshje të lehta, kostume të gatshme, prakHaxhi Lajçi tike e sportive etj.


SPORT

U mbajt Turneu i 16-të Ndërkombëtar “Ulqini Open 2017”

Turne i fortë dhe cilësor Vendi i parë në renditjen e përgjithshme i takoi Federatës së Karatesë së Kosovës me 130 pikë, vendi i dytë KK “Bar” nga Tivari me 112 pikë, ndërsa vendi i tretë KK “Forca” nga Shkupi me 40 pikë. Garuesja më e mirë e Turneut u shpall Alma Loki nga Federata e Karatesë së Kosovës, ndërsa garuesi më i mirë Elhami Shabani, po ashtu nga Federata e Karatesë së Kosovës Ulqin – Klubi i Karatesë “Ulqini” në bashkëpunim me Komunën e Ulqinit dhe Federatën e Karatesë së Malit të Zi organizoi të dielën në sallën e Shkollës Fillore “Marshall Tito” në Ulqin Turneun XVI Ndërkombëtar të Karatesë “Ulqini Open 2017”. Në turneun e organizuar me rastin e Ditës së Ulqinit morën pjesë 52 klube me gjithsej 716 garues nga nëntë shtete: Shqipëria, Kosova, Maqedonia, SHBA, Kroacia, Bosnja e Hercegovina, Serbia, Zvicra dhe Mali i Zi. Vendi i parë në renditjen e përgjithshme i takoi Federatës së Karatesë së Kosovës me 130 pikë të fituara, vendi i dytë KK “Bar” nga Tivari me 112 pikë, vendi i tretë KK “Forca” nga Shkupi me 40 pikë, vendi i katërt KK “Budva” nga Budva me 36 pikë, ndërsa vendi i pestë KK “Rei” nga Ulqini me 32 pikë, të cilët u shpërblyen me kupa. Garuesja më e mirë e Turneut u shpall Alma Loki nga Federata e Karatesë së Kosovës, ndërsa garuesi më i mirë Elhami Shabani, po ashtu nga Federata e Karatesë së Kosovës, të cilët u shpërblyen me nga një kupë dhe me të holla. Sipas deklaratës për shtyp të KK “Ulqini”, pjesëmarrja e garuesve më të mirë nga klubet pjesëmarrëse bëri që konkurrenca të jetë shumë e madhe. Nga KK “Ulqini” kanë bërë të ditur se janë shumë të kënaqur me pjesëmarrjen e klubeve, duke bërë që ky të jetë njëri ndër turnetë më masovikë dhe më cilësorë në vend dhe rajon. Gjatë hapjes solemne të turneut, KK “Ulqini” ndau nga një mirënjohje dhe një plaketë në shenjë bashkëpunimi të suksesshëm shumëvjeçar, Federatës së Karatesë së Kosovës, të cilën e pranoi sekretari i përgjithshëm i saj Nazmi Gashi, Federatës Shqiptare të

Foto: Studio Pro

Karatesë, të cilën e pranoi kryetari i saj Petrit Baba, Federatës së Karatesë së Malit të Zi, të cilën e pranoi kryetari i saj Dragan Shakotiq, referit suprem Miodrag Radunoviq dhe ish sekretarit të përgjithshëm të Federatës së Malit të Zi, Dragan Kraçkoviq. Mirënjohje të veçanta iu ndanë edhe katër garuesve për arritjen e rezultateve kulmore në arenat botërore: Almir Cecunjaninit, Marina Rakoviqit, Herolind Nishevcit dhe Biserka Radulloviqit, si dhe tre garuesve nga Ulqini për arritjen e rezultateve të mira në arenat ndërkombëtare: Adonis Markashit nga KK “Rei”, Edin Krajës nga KK “Ulqini” dhe Faruk Hasanagës nga KK “Albulena”. Me një mirënjohje të veçantë për promovimin e sportit të karatesë dhe rezultate kulmore të arritura në arenat botërore u dekorua ish-kampioni evropian, Fehmi Mahalla, i cili nderoi me praninë e tij. Kryesia e KK “Ulqini” falënderon të gjithë sponsorët, mediat, portalet e ndryshme që përkrahën klubin gjatë sezonit 2016/17 dhe iu ndau nga një mirënjohje në shenjë bashkëpunimi. KK “Ulqini” falënderon në veçanti Federatën e Karatesë së Kosovës në krye me Ismet Krasniqin, për përkrahjen maksimale dhe për mënyrën më të mirë të mundshme të organizimit të pjesëmarrjes në turneun “Ulqini Open”.

Në turne ishin të pranishëm edhe miqtë e KK “Ulqini”, klubit bashkorganizator të turneut, Hanshi Bernard Scarda dhe sensei Safet Tahiri, të cilët janë edhe anëtarë të KK “Ulqini” dhe udhëheqës të KK “Legend Shotokan Karate” në Nju-Jork. Falënderim i veçantë i takon Komunës së Ulqinit, të cilës iu dorëzua një plaketë për përkrahje dhe bashkëpunim, të cilën e pranoi kryetari i Komunës së Ulqinit, Nazif Cungu, i cili pasi përshëndeti të gjithë pjesëmarrësit, i falënderoi për pjesëmarrjen dhe ju uroi sukses dhe qëndrim të këndshëm në Ulqin, e shpalli të hapur Turneun XVI Ndërkombëtar të Karatesë “Ulqini Open 2017”. Garuesit e KK “Ulqini”, për shkak se ishin organizatorë të turneut, nuk konkurruan për shpërblime e as për radhitje në renditjen e përgjithshme, edhe pse rezultatet e tyre ishin mjaft të mira, duke treguar edhe njëherë përgatitjen e mirë në ndeshje me garuesit më të mirë të rajonit. Udhëheqësia e KK “Ulqini” falënderon të gjithë pjesëmarrësit e këtij turneu tradicional që me praninë e tyre ia rritën madhështinë festimit të Ditës së Ulqinit, kurse pjesëmarrja masovike është dëshmi e miqësisë dhe bashkëpunimit të mirë të KK “Ulqini” me klube në vend dhe jashtë vendit. (Kohapress)

E ENJTE, 6 PRILL 2017

Javore KOHA

35


KOHA Javore Sfidat ndaj KJa O vorH e A pushtetarëve

e A KJaO vorH Krijimi i hapësirës H e rbAashkët avorpë KJO së re

Podgoricë e enjte, 19 janar 2017 Viti XVl Numër 748 Çmimi 0,50

Podgoricë e enjte, 26 janar 2017 Viti XVl Numër 749 Çmimi

Podgoricë e enjte, 23 shkurt 2017 Viti XVl Numër

0,50

amoralë

Podgoricë e enjte, 2 mars 2017

753 Çmimi 0,50

Viti XVl Numër 754 Çmimi 0,50

kulturore shqipta

KOHA Javore

KOH Javore A

KOH Javore A KOH Javore A Podgoricë e enjte, 8 dhjetor 2016 Viti XV Numër

Podgoricë e enjte, 22 dhjetor 2016 Viti XV Numër

745 Çmimi 0,50

743 Çmimi 0,50

Podgoricë e enjte, 15 dhjetor 2016 Viti XV Numër

744 Çmimi 0,50

Mësuesit e harruar

Podgoricë e enjte, 6 prill 2017 Viti XVl Numër 759 Çmimi 0,50

Teatri - një dëshirë e munguar e ulqinakëve

APATIA politike

SHQIPTARËT E 1001 HALLEVE

ISSN 1800-5696

ISSN 1800-5696

Qençe nuk jetohet ma

Manifestim që nderoi viktimat e luftës

Komedia e mjerimit

mjerimit Komedia e

ISSN 1800-5696

e luftës viktimat

Kadare meriton Nobelin!

6965-00

Shkodra, qyteti më joshës për krajanët krajanët joshës për qyteti më Shkodra,

Në udhëkryq

që nderoi Manifestim

Lufta e Ftohtë duhet shmangur

81 NSSI

ve ulqinakë ar e mungu e dëshirë het ma - një jeito Teatr nuk 81 NSSI

6965-00

Në udhëkryq

Qençe

Rëndësia e mbështetjes së nismave me ide të reja

Podgoricë e

Çmimi 0,50

enjte, 15 dhjetor

2016 Viti XV

Numër 744

Çmimi 0,50

Nato mbetet gurthemeli i mbrojtjes së vlerave perëndimore

shënuar progres Kosova ka Kaosi urbanistik, Durmishi: apo dalldia e ndërtimeve pa leje

Podgoricë

Podgoricë

e enjte, 8

dhjetor 2016

Viti XV Numër

743 Çmimi

e enjte, 15

dhjetor 2016

Viti XV Numër

744 Çmimi

0,50

rs triumfon në

0,50

“Moonlight” Qençe nu Teat jeri - nj hëet m k dështo a mun irë e SHQIPTARËT

E 1001 HALLEVE

guar e ulqina këve Në udhëkry

Manifes tim që nderoi 6965-0081 NSSI

ISSN 1800-5696

6965-0081 NSSI

q

Shkodra qyteti më, joshës për krajanët krajanët joshës për qyteti më Shkodra,

Në udhëkryq

viktimat e luftës

Komedia mjerimit e

jetohet ma Qen ulqin akëvçe nuk

e luftës viktimat që nderoi Manifestim

mjerimit Komedia e

e munguar e dëshirë e Teatri - një SHQIPTARËT E 1001 HALLEVE

6965-0081 NSSI

librat braktisur Duke

të Tuzit statusit të KU Ndryshimi i

JavoreHA KO JavoreHA KO Podgoricë e enjte, 15 dhjetor

2016 Viti XV Numër 744

6965-0081 NSSI

Duke braktisur librat

” ve perëndimore “Moonlightvlera themeli i mbrojtjes së triumfon në Oscars Nato mbetet gur-

KJO avorH e A KJO avorH e A Osca

ndërtimeve pa leje apo dalldia e Kaosi urbanistik,

ISSN 1800-5696

ISSN 1800-5696

Ndryshimi i statusit të KU të Tuzit

amoralrëëve pushtettandaj Sfida

Numër 743

6965-0081 NSSI

ve mbiemra të it sllavizim e Dukuria

6965-0081 NSSI

1 NSSI

6965-008

Halili njohur Merita n e më këngëtarë kluzive eks ë ist Interv

itinerar Treni pa

2016 Viti XV

Durmishi: Kosova ka shënuar progres

Dita e Komunës së Ulqinit u shënua me aktivitete të shumta

Intervistë ekskluzive më këngëtarën e njohur Merita Halili

ISSN 1800-5696

ISSN 1800-5696

1 NSSI

6965-008

origjinale e kulturës Fosilizimi

Treni pa itinerar

enjte, 8 dhjetor

Podgoricë e

Fosilizimi e kulturës origjinale

të reja ide nismave me së mbështetjes a e Rëndësi

T E 1001 HALLEVE

e A vorH KJaO e A vorH KJaO ISSN 1800-5696

ISSN 1800-5696

Dukuria e sllavizimit të mbiemrave

SHQIPTARË

shmangur Ftohtë duhet Lufta e

Nobelin! meriton Kadare

politike APATIA

Çmimi 0,50

e harruar së përb ashkët Mësue sit Krijim aktivitete të shumta Podgoricë e enjte, 8 dhjetor

2016 Viti XV Numër 743

JavoreHA KO

Çmimi 0,50

Podgoricë e enjte, 22 dhjetor

kulturore shqipt are 2016 Viti XV Numër 745

Çmimi 0,50

i i hapësirës A Ulqinit u shënua me e r o H v a O J K JO avoreHA Dita e Komunës sëK e A avorH KJO KJO avoreHA Podgo ricë e enjte,

19 janar 2017

Viti XVl Numër

748 Çmim i 0,50

Podgoricë e enjte, 23 shkurt

Podgo ricë e enjte,

26 janar 2017

Viti XVl Numër

749 Çmim i 0,50

Podgoricë e enjte, 2 mars

Javore KOHA Podgoricë e enjte, 6 prill 2017 Viti XVl Numër 759 Çmimi 0,50

2017 Viti XVl Numër 754

Çmimi 0,50

2017 Viti XVl Numër 753

Çmimi 0,50


Turn static files into dynamic content formats.

Create a flipbook
Issuu converts static files into: digital portfolios, online yearbooks, online catalogs, digital photo albums and more. Sign up and create your flipbook.