Koha 760

Page 1

KOHA Javore Podgoricë e enjte, 13 prill 2017 Viti XVl Numër 760 Çmimi 0,50

Malësia përkujtoi 106 vjetorin e Kryengritjes së Malësisë

ISSN 1800-5696

MINISTRIA PËR MBROJTJEN E TË DREJTAVE TË NJERIUT DHE PAKICAVE TË GJITHË BESIMTARËVE TË FESË KATOLIKE JU URON FESTËN E PASHKËVE


PËRMBAJTJE

6

14

Gjuha shqipe, (jo) zyrtare në Mal të Zi

Humbet imazhi i vendit

Të rrallë janë ata që kapërcejnë përmasat e atdheut

Çështje emri

10

16

KOHA Javore Themelues: Kuvendi i Malit të Zi Gazetë javore për aktualitete, shkencë dhe kulturë, Numri i parë doli më 21 shkurt 2002. Botues: Këshilli

Kombëtar i Shqiptarëve Redaktor Përgjegjës: Ali Salaj Gazeta redaktohet nga kolegjiumi:

Fahrudin Gjokaj (Redaktor Teknik & Sistem Inxhinjer) Ismet Kallaba (aktualitete, sport), Toni Ujkaj (kulturë) Vijoleta Berishaj (sekretare teknike) Adresa: Bulevar revolucije 15, Podgoricë Telefon & fax: 020/240-659 E-mail: kohajavore@t-com.me, www.kohajavore.org

2

Javore KOHA

E ENJTE, 13 PRILL 2017


PËRMBAJTJE

18

28

Tribunë e mendimit të lirë

Në fshehtësinë e së bukurës

Motivim për mësimdhënës dhe nxënësit në klasë

Feja dhe ndikimi i saj

26

32

KOHA Javore KOHA Javore

KOHA Javore KOHA Javore

Podgoricë e enjte, 22 dhjetor 2016 Viti XV Numër 745 Çmimi 0,50

Podgoricë e enjte, 8 dhjetor 2016 Viti XV Numër 743 Çmimi 0,50

Podgoricë e enjte, 29 dhjetor 2016 Viti XV Numër 746 Çmimi 0,50

Podgoricë e enjte, 15 dhjetor 2016 Viti XV Numër 744 Çmimi 0,50

Pa ndonjë NDRYSHIM

pozitiv

Teatri - një dëshirë e munguar e ulqinakëve Qençe

APATIA politike

Shqiptarët në Mal të Zi gjatë vitit 2016

SHQIPTARËT E 1001 HALLEVE

Komedia e mjerimit

mjerimit Komedia e

Në udhëkryq

1 NSSI

6965-008

ëve ulqinaka re mungu ë e dëshir nhjëet trit-o Teaje Në udhëkryq

Shkodra, qyteti më joshës për krajanët krajanët joshës për qyteti më Shkodra,

ISSN 1800-5696

ISSN 1800-5696

1 NSSI

6965-008

e luftës viktimat që nderoi Manifestim

nuk jetohet ma

ISSN 1800-5696

ISSN 1800-5696

Manifestim që nderoi viktimat e luftës

Qëndrimi anticivilizues i një politikani

Lufta e Ftohtë duhet shmangur

Kadare meriton Nobelin!

ARKIVI: www.kohajavore.org

Qëndresa dhe flijimi për flamurin tonë kombëtar

ma uk Qençe n SHQIPTAR ËT E

1001 HALL EVE

avoreHA KJO avoreHA KJO Podgoricë e enjte,

8 dhjetor 2016

Viti XV Numër

743 Çmimi 0,50

Podgoricë e enjte,

15 dhjetor 2016

Viti XV Numër

744 Çmimi 0,50

E ENJTE, 13 PRILL 2017

Javore KOHA

3


NGJARJE JAVORE

Ambasadori i Malit të Zi në Kosovë, Ferhat Dinosha, u prit nga kryetari i Kuvendit, Kadri Veseli

Vendimet e fundit, arritje të mëdha për shqiptarët në Mal të Zi Prishtinë - Kryetari i Kuvendit të Republikës së Kosovës, Kadri Veseli, ka pritur në takim javën e kaluar ambasadorin e Malit të Zi në Kosovë, Ferhat Dinosha, me të cilin ka diskutuar për raportet midis dy vendeve, me theks të veçantë për avancimin e të drejtave të shqiptarëve në Mal të Zi, si dhe të komunitetit malazez në Kosovë, në anën tjetër. Në deklaratën për shtyp të zyrës së kryetarit të Kuvendit të Kosovës thuhet se kryeparlamentari Veseli i ka cilësuar arritje të mëdha për shqiptarët në Mal të Zi dy vendimet e fundit të shtetit malazez, atë për themelimin e Komunës me shumicë

4

Javore KOHA

E ENJTE, 13 PRILL 2017

shqiptare të Tuzit, si dhe miratimin e vendimit i cili parasheh zyrtarizmin e gjuhës shqipe në komunat në të cilat shqiptarët përbëjnë mbi pesë për qind të popullsisë. Po ashtu, kreu i Kuvendit të Kosovës e vlerësoi të një rëndësie të veçantë ratifikimin nga ana e Senatit amerikan të traktatit për anëtarësimin e Malit të Zi në NATO, duke e konsideruar këtë vendim një hap të rëndësishëm për stabilitetin dhe paqen në Ballkan. Veseli bëri të ditur se Kosova do ta fusë me rishikim të buxhetit asfaltimin e rrugës Deçan - Plavë, ndërsa kërkoi që Mali i Zi ta përfundojë pjesën e vet të kësaj rruge.

Kreu i legjislativit të Kosovës kërkoi po ashtu, heqjen e tarifës së sigurimit të automjeteve prej 15 eurosh për qytetarët e Kosovës që udhëtojnë drejt Malit të Zi. Ambasadori Ferhat Dinosha, nga ana e tij, theksoi përkushtimin e shtetit malazez për thellimin e bashkëpunimit midis dy vendeve, në frymën e bashkëpunimit e të miqësisë. Ai tha se krijimi i Komunës së Tuzit dhe zgjerimi i përdorimit të gjuhës shqipe edhe në komuna të tjera, shtojnë peshën e shqiptarëve në Mal të Zi dhe avancojnë statusin e tyre në këtë shtet. (Kohapress)


NGJARJE JAVORE

Partia Demokratike mbajti Kuvendin e Dytë Zgjedhor

Foto: Rozafa

Fatmir Gjeka rizgjidhet kryetar Ulqin – Kryetari i deritashëm i Partisë Demokratike, Fatmir Gjeka, është rizgjedhur kryetar i kësaj force politike në Kuvendin e Dytë Zgjedhor, të mbajtur të shtunën në Qendrën e Kulturës në Ulqin. Delegatët e Kuvendit kanë miratuar ndryshimet dhe plotësimet e Statutit. Kuvendi ka zgjedhur po ashtu zëvendëskryetar Gzim Hajdinagën, ish-ministër për të Drejtat e Njeriut dhe Pakicave dhe ish-kryetar i Komunës së Ulqinit, si dhe Këshillin Qendror të përbërë nga 57 anëtarë. Në fjalën përshëndetëse, kryetari Gjeka ka thënë se këto pesë vite të veprimtarisë politike të PD-së nuk kanë qenë të lehta, por të mbushura

me plot sfida. “Por falë dijes, përvojës dhe pjekurisë sonë politike kemi arritur që t’i përballojmë me sukses. Ne kemi dëshmuar se dimë të udhëheqim dhe të menaxhojmë, por po ashtu kemi treguar se dimë të jemi edhe opozitë konstruktive”, është shprehur ai. Ndërsa duke folur për të ardhmen, Gjeka ka thënë se PD-ja ka krijuar tashmë profilin e saj, “si parti konstruktive dhe institucionaliste, e udhëhequr nga parimi i transparencës në punën e saj”. “Ajo hyn në një fazë të re të zhvillimit të saj, e gatshme për t’u ballafaquar me sfidat e reja dhe nevojat e kohës”, ka thënë kryetari i PD-së.

Në Kuvend kanë marrë pjesë si mysafirë kryetari i Frymës së Re Demokratike, Bamir Topi, ish-President i Republikës së Shqipërisë, nënkryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lutfi Haziri, nënkryetarja e Listës së Barabartë (LIBRA) dhe deputetja në Kuvendin e Republikës së Shqipërisë, Mimoza Hafizi, anëtarët e kryesisë së Lëvizjes “Vetëvendosje!” – Boiken Abazi, Xhelal Sveçla dhe Nora Fetoshi, përfaqësuesi i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Sutki Hulaj, përfaqësues të forcave politike shqiptare në Mal të Zi dhe të disa partive politike të tjera. Partia Demokratike është themeluar i. k. më 24 dhjetor 2011.

Në Konventën e Dytë të Lëvizjes Qytetare URA

Dritan Abazoviq në krye Podgoricë – Deputeti Dritan Abazoviq është zgjedhur kryetar i ri i Lëvizjes Qytetare URA (Aksioni i Bashkuar për Reformim) në Konventën e Dytë të kësaj partie, të mbajtur të dielën në Podgoricë. Ai ka qenë kandidati i vetëm për kryetar dhe është zgjedhur njëzëri, duke zëvendësuar kryetarin e deritashëm Zharko Rakçeviq. Në fjalën përshëndetëse pas zgjedhjes së tij kryetar, Abazoviq ka falënderuar përkrahësit e kësaj force politike, që sip-

as tij, kanë zgjedhur rrugën më të vështirë, por të drejtë. “Të gjithë kemi mundur të ecim rrugës më të lehtë, ta kemi më mirë, por kemi zgjedhur rrugën më të vështirë, por rrugën e vetme të drejtë. Shteti duhet të jetë i përjetshëm, kurse pushteti duhet të ndërrohet sa më parë”, ka deklaruar ai. Abazoviq është shprehur i bindur se ndryshimet në Mal të Zi janë shumë afër dhe se ato do të ndodhin me siguri vitin e ardhshëm.

“Ne jemi të gatshëm për këtë”, ka thënë ai. Dritan Abazoviq nga Ulqini është pjesëtari i parë i një pakice që zgjidhet në krye të një partie qytetare në Mal të Zi. Konventa e Dytë e Lëvizjes Qytetare URA është zhvilluar me sloganin “Ndryshime. (Kohapress) Liri. Zhvillim”. E ENJTE, 13 PRILL 2017

Javore KOHA

5


VËSHTRIM & OPINION

Fokus

Gjuha shqipe, (jo) z Qani Osmani

Gjuha është pasuria më e madhe e një populli. Në rastin e shqiptarëve ajo është dëshmi e fortë e autoktonisë së tyre. Fakti se gjuha shqipe flitet dhe shkruhet vetëm nga shqiptarët dhe fakti se ajo është krejt e veçantë dhe nuk ngjan aspak me asnjë gjuhë tjetër në botë, është dëshmia më e mirë se shqiptarët kanë qenë gjithmonë të pranishëm në këto troje, janë autoktonë dhe nuk janë popull endacak që kanë gravituar nga ndonjë vend tjetër siç është rasti me shumë popuj të tjerë të Ballkanit. Mësojmë këto ditë nga disa autoritete politike shqiptar si përfaqësues autentikë dhe legjitimë të popullatës shqiptare në Mal të Zi, por, edhe nga disa medie vendore dhe më gjerë si në Shqipëri, Kosovë, Maqedoni ,Luginë të Preshevës etj, se ndryshimi i Ligjit mbi të drejtat dhe liritë e pakicave në Mal të Zi, parashikon zyrtarizmin e gjuhës shqipe në të gjitha komunat ku ato përbëjnë 5% të popullsisë. Pra, sipas këtyre autoriteteve politikë shqiptarë, gjuha shqipe përveç në Ulqin, Tuz dhe Plavë, me ligjin e ri zyrtarizohet tash edhe në Rozhajë, Podgoricë dhe Tivar. S’ka dyshim se ky ligj për opinionin e gjerë shqiptar përbën një hap të madh në drejtim të avancimit të drejtave të shqiptarëve në Mal të Zi. Megjithatë, në qoftë se e marrim për bazë praktikën e deritanishme faktet flasin vetë dhe tregojnë se gjuha shqipe në Mal të Zi është më shumë një gjuhë e folur mes komunitetit shqiptar, sesa realisht një gjuhë e zyrtarizuar në institucione shtetërore dhe lokale. Në Mal të Zi, shtet ky që konsiderohet mjaft demokratik për shqiptarët në disa vende të banuara me shqiptarë, nuk ka as shkolla fillore ku mësimi mbahet në

6

Javore KOHA

E ENJTE, 13 PRILL 2017

Letërnjoftimi material dhe shpirtëror i një kombi është gjuha, të cilën a nëpër beteja dhe luftëra gjatë gjithë historisë së ekzistencës së vet! D dhe është kultivuar shpirti i kombit, i artikuluar me anë të gjuhës si pe gjuhën shqipe. Në ato vende ku shqiptarët kanë mundësi shkollimi në gjuhën amtare në arsimin fillor dhe të mesëm, mësojnë me tekste shkollore diskriminuese. Për tekstet shkollore aktuale lirisht mund të themi se janë thjesht përkthime tendencioze, ofenduese dhe diskriminuese për shqiptarët. Fakti, se aktet juridike kushtetuese dhe ligjore në fuqi në Mal të Zi, nuk e zyrtarizojnë gjuhën shqipe dhe shkrimin e saj në nivel shtetëror, të paktën jo ashtu siç u zyrtarizua gjuha serbe në Kosovë, ku në “kushtetutën e saj ka një dispozitë ku thuhet se në Kosovë gjuhë zyrtare janë gjuha shqipe dhe gjuha serbe,” megjithëse serbët përfaqësojnë vetëm 5% të popullsisë së Republikës së Kosovës. “Për më tepër e degradojnë dhe e segmentojnë atë në drejtim të margjinalizimit të saj me qëllim të zhdukjes së tipareve dhe gjurmëve multinacionale të realitetit shoqëror dhe etnik në Mal të Zi, sepse gjuha shqipe dhe shkrimi i saj në Mal të Zi nuk trajtohet si gjuhë zyrtare dhe si një e drejtë kolektive, por si një e drejtë individuale, si gjuhë e palës, si gjuhë e individit, si një gjuhë e qasjes, e jo si gjuhë e shtetit, përkatësisht si gjuhë e organit shtetëror apo e personit zyrtar në ushtrimin e veprimeve dhe procedurave të ndryshme zyrtare shtetërore dhe lokale” Për ata që fatkeqësisht nuk kanë njohuri, tani statusi kushtetues dhe ligjor i gjuhës shqipe në Mal të Zi veçohet, edhe pse shqiptarët ne këto troje janë popull autokton dhe se pikërisht gjuha është ajo që i veçon nga popuj te tjerë që e përbëjnë shtetin malazez. “Gjuha shqipe nuk parashihet fare në Presidencën e Malit të Zi, ministrat shqiptarë nuk mund as ta shkruajnë e

as ta flasin gjuhën shqipe në Qeveri, seancat plenare të Parlamentit nuk mund të udhëhiqen në gjuhën shqipe, komandat, qoftë ushtarake, qoftë policore, nuk mund të jepen edhe në gjuhën shqipe, procedurat gjyqësore penale, civile dhe të kundërvajtësve nuk mund të udhëhiqen (të zhvilohen) edhe në gjuhën shqipe (madje as edhe në gjykatat e themeluara në njësitë e vetadministrimit lokal ku gjuha shqipe gjoja do të jetë gjuhë zyrtare në nivel lokal, si: qyteti i Ulqinit, Tuzit, Plavës, Rozhajës, Podgoricës dhe Tivarit”. Në Mal të Zi, procedurat administrative nuk mund të udhëhiqen edhe në gjuhën shqipe. Prandaj duhet theksuar se gjuha shqipe dhe shkrimi i saj në të gjitha degët e pushtetit shtetëror në Mal të Zi trajtohet si gjuhë e shtetasve të huaj, ose si gjuhë e minoriteteve. Në ish- Jugosllavinë komuniste, udhëheqja e procedurës gjyqësore edhe në

Pikëpamjet e shprehura në fq: OPINIONE & VËSHTRIME nuk përfaqësojnë domosdoshmërisht politikën redaksionale të „KOHA javore„


VËSHTRIM & OPINION

zyrtare në Mal të Zi

ai e flet në jetën e përditshme, ndërsa letërnjoftim formal dhe fizik i tij është flamuri që ai e ka valëvitur Doket, zakonet dhe tradita e kultivimit të kulturës kombëtare janë djepi ku është rritur dhe zhvilluar trupi ersonifikues i tij

gjuhën shqipe ka qenë e përcaktuar me ligj si një e drejtë kolektive e shqiptarëve. “ Nga ana tjetër, sot në praktikë shpesh ndodhin situata tragjiko-komike, sikurse në një proces gjyqësor ku edhe pse të gjithë pjesëmarrësit janë shqiptarë, si: gjyqtari, avokati, prokurori publik, eksperti mjeko-ligjor, i akuzuari, procesmbajtësi, dëshmitarët, etj,, megjithatë të gjithë ata komunikojnë në gjuhën malazeze (sllave) dhe me shkrimin e saj?”. Nga sa u tha më lartë mund të vihet në përfundim se kjo ka të bëjë me faktin se shqiptarët në Mal të Zi nuk i gëzojnë madje as të drejtat në bazë të statusit të minoritetit, si për shembull, Konventa evropiane mbi gjuhët rajonale dhe minoritare e cila i obligon vendet anëtare të KE-së (ku bën pjesë edhe Mali i Zi) të sigurojnë që gjykatat në procedurat penale, civile dhe administrative, me kërkesë të njërës palë, të

realizojnë procedurat edhe në gjuhën rajonale ose minoritare. Pra, shihet qartë se Ligji kushtetues i shtetit të Malit të Zi, përcakton nocionin e një gjuhe zyrtare si gjuhë e shtetit dhe organeve të saj. Prandaj, shtrohet pyetja: a është gjuha shqipe gjuhë zyrtare në këtë shtet, kur ajo nuk mund të flitet ose të shkruhet në kryerjen e punëve dhe procedurave zyrtare nga zyrtarët e shtetit që do t’i përkasin 5% -shit. Gjuha shqipe e përdorur në Mal të Zi është në një situatë të mjeruar, ashtu siç janë edhe vetë shqiptarët. Në këtë drejtim kjo që cekëm më lartë ka të bëjë me mospërdorimin e gjuhës shqipe në shumë institucione të shtetit si dhe për degradimin e saj nga shumë institucione të tjera zyrtare. Pa ulur rëndësinë e këtyre aspekteve që kanë të bëjnë më gjuhën tonë amtare, shqetësim serioz përbën degjenerimi dhe sllavizimi i shqipes nga vetë shqiptarët, nga disa medie dhe institucione ku përdorimi i saj i drejtë nuk ka asnjë pengesë ligjore dhe ku kjo është plotësisht në dorën e vetë shqiptarëve. Problemi nuk është vetëm te fjalët e përdorura. E keqja është se disi pa u vërejtur shumë edhe fjalitë tek ne po ndërtohen vazhdimisht sipas rregullave të gjuhës malazeze apo serbe. Përvoja e deritanishme dëshmon se disa përfaqësues të partive politike shqiptare por edhe politikanë shqiptarë në partitë qytetare gjuhën shqipe e përdorin dhe e bëjnë zyrtare vetëm gjatë fushatave parazgjedhore dhe jo në institucione shtetërore dhe lokale. Të shumta janë rastet ku zyrtarë shqiptarë shtetërorë por edhe lokalë (siç është rasti në komunën e Ulqinit) si ato të ekzekutivit ashtu edhe për-

Pikëpamjet e shprehura në fq: OPINIONE & VËSHTRIME nuk përfaqësojnë domosdoshmërisht politikën redaksionale të „KOHA javore„

faqësuesit e trupit zgjedhor shqiptar(këshilltarët) bastardojnë gjuhën shqipe me arsyetimin e palogjikshëm se më lehtë e kanë të shprehen në gjuhën sllave. Këta lloj politikanësh shqiptarë që injorojnë gjuhën shqipe janë mëkatarë!... Thuhet se gjuha është pasuri, dhe sa më shumë gjuhë flet njeriu aq më i pasur është. Kjo është e vërtetë, siç është e vërtetë se për ta mësuar dhe njohur një gjuhë të huaj është parakusht që të dish ta flasësh dhe ta shkruash gjuhën amtare. Prandaj këtij lloji të politikanëve shqiptarë askush nuk ua mohon të drejtën e tyre që të manipulojnë me elektoratin shqiptar gjatë fushatave zgjedhore, por askush nuk ju lejon që të shfrytëzojnë pozitat e tyre politike për të shpërbërë gjuhën shqipe si gjuhë amtare. Partitë politike shqiptare si përfaqësues autentikë dhe legjitimë të popullatës shqiptare në Mal të Zi, duhet ta kenë të qartë se veprimet e këtilla të mospërdorimit të gjuhës shqipe nga përfaqësuesit e tyre partiakë është manipulim jokorrekt ndaj votuesve shqiptarë të tyre. Për ato përfaqësues dhe politikanë që bastardojnë gjuhën shqipe dëshiroj t’ju them se të “kesh programin partiak tënd, të ndryshosh nga të tjerët, është sa logjike aq edhe e drejtë dhe demokratike. Të mos pajtohesh me programet e të tjerëve është po aq e logjikshme, po aq e drejtë dhe dyfish më demokratike. Por, të mos pajtohesh me programin tënd partiak, me politikat e tua, të shkelësh parimet e tua është dyfytyrësi. E keqja edhe më e madhe bëhet kur dyfytyrësinë tënde tenton t’ua shesësh të tjerëve, kur popullit që përfaqëson tenton t’ua nënçmosh inteligjencën”. E ENJTE, 13 PRILL 2017

Javore KOHA

7


VËSHTRIM & OPINION

Me rastin e 15 vjetorit të Kohës javore

Sofër e shtrua së lirë të shqip Koha Javore gjatë gjithë këtyre pesëmbëdhjetë viteve ka qenë, dhe në mandatin tonë do të jetë, e depolitizuar dhe një tribunë e hapur për të gjithë shkrimtarët, pavarësisht bindjeve politike, në kushtet e demokracisë dhe pluralizmit

Gjekë Gjonaj Me emërimin e Këshillit Programor të Kohës Javore, nga Këshilli Kombëtar i Shqiptarëve para një viti, gjendja në gazetën “ Koha Javore” ndryshoi për mirë. Ajo tashmë, siç jeni në dijeni, është shndërruar në një revistë moderne, e cila për nga cilësia është konkuruese e denjë e revistave me emër të mirë jo vetëm në Mal të Zi , por edhe në rajon dhe në hapësirën mbarëshqiptare. Përveç botimit të saj me format të ri, me mbështetjen e Këshillit Kombëtar të Shqiptarëve,

8

arritëm të shtojmë edhe katër faqe më shumë seç kishte më parë dhe të mundësojmë daljen e saj edhe në versionin elektronik. Revista u freskua dhe u pasurua edhe me shkrime të reja, në tri zhanre: zhanrin informativ, zhanrin analitik dhe zhanrin publicistik (letrar). Këshilli Programor dhe redaktori përgjegjës i Kohës javore u kanë dhënë mundësinë e shprehjes së lirë, pa censurë, të gjithëve, gazetarëve, shkrimtarëve, poetëve, profesorëve, studentëve e të tjerëve, me dëshirën që ata pa asnjë frikë të shprehin kreativitetin e tyre nëpërmjet trajtimit të temave kulturore, arsimore, artistike, politike, shoqërore, ekonomike e tjerë. Koha Javore ka qenë dhe do të jetë e hapur për të gjithë njerëzit e lapsit . Ajo mirëpret dhe publikon artikuj të

Është nevojë e kohës që Koha Javore mos të mbetet e përjavshme, por të gjithë së bashku, përfshirë këtu edhe klasën politike shqiptare, të veprojmë guximshëm dhe me këmbëngulje ndaj pushtetit malazez që ajo në një ditë jo të largët të dalë tri herë në javë me po atë numër të faqeve që ka sot. Të shtohet numri i punëtorëve e gazetarëve, dhe më pas, edhe të shndërrohet në gazetë ditore

Javore KOHA

E ENJTE, 13 PRILL 2017

ndryshëm informues, kritik, frymëzues, udhërrëfyes, poetik, artistik, kulturor, shkencor, atdhetar e sportiv. Si e tillë është bërë sofër e shtruar e shprehjes së lirë të shqiptarëve të gjitha profileve që duan të thonë e të bëjnë publike mendimin e tyre për problemet dhe të arriturat e shqiptarëve në Mal të Zi dhe në të gjitha trojet e tjera ku jetojnë ata. Prandaj, ju inkurajojmë të gjithëve dhe keni përkrahjen tonë morale që me po të njëjtin përkushtim të vazhdoni të ushtroni i këtë profesion të shenjtë të informimit qytetar, gjithnjë duke pasur përcaktim në radhë të parë qëndrim human ndaj çdo situate dhe dëshirën e përbashkët për ngadhënjim të vlerave shoqërore. Koha Javore gjatë gjithë këtyre pesëmbëdhjetë viteve ka qenë, dhe në mandatin tonë do të jetë, e depolitizuar dhe një tribunë e hapur për të gjithë shkrimtarët, pavarësisht bindjeve politike, në kushtet e demokracisë dhe pluralizmit. Kjo qasje dhe arritje modeste ndjeshëm ka shtuar numrin e lexuesve, që është parametri kryesor i suksesit të secilës medie, por jo aq sa do të dëshironim. Andaj ju lus që ta blejmë më shumë se deri më tani Kohën Javore, pavarësisht se ajo është e përjavshme dhe ndoshta nuk i përmbushë shijet e të gjithëve, sepse është e jona, dhe s’kemi

Pikëpamjet e shprehura në fq: OPINIONE & VËSHTRIME nuk përfaqësojnë domosdoshmërisht politikën redaksionale të „KOHA javore„


VËSHTRIM & OPINION

ar e shprehjes ptarëve KOHA Javore

15 ARSIM

SOCIALE

HISTORI

SPORT

VËSHTIME & OPINIONE

SOCIALE

PANORAMË

PORTRET PANORAMË SOCIALE

KULTURË PORTRET

SOCIALE PANORAMË INTERVISTË TEKNOLOGJI

VËSHTIME & OPINIONE

SPORT

MOZAIK

medie tjetër të printuar në gjuhën shqipe. Nëse veprojmë në këtë mënyrë do të arrijmë tri gjëra, për mua të rëndësishme. E para, do të shmangim një traditë jo të mirë që më shumë jemi të prirur të lexojmë shtypin e huaj se atë shqiptar, për fat të keq. E dyta, do të krijojmë një kulturë të re të leximit shqip. E treta, do të përmbushim një detyrim kombëtar, i cili na nderon të gjithëve.

ARSIM

PORTRET SOCIALE

PANORAMË INTERVISTË

TEKNOLOGJI

MOZAIK

KULTURË SHKENCË PANORAMË VËSHTIME & OPINIONE

PANORAMË

ARSIM

KULTURË

VËSHTIME & OPINIONE

TEKNOLOGJI

KULTURË TEKNOLOGJI

VËSHTIME & OPINIONE

PANORAMË

ARSIM TEKNOLOGJI

MOZAIK INTERVISTË INTERVISTË SPORT

TEKNOLOGJI

VJET ME JU

SPORT

ARSIM

KULTURË

Jemi të mendimit se është nevojë e kohës që Koha Javore të mos mbetet e përjavshme, por të gjithë së bashku, përfshirë këtu edhe klasën politike shqiptare, të veprojmë guximshëm dhe me këmbëngulje ndaj pushtetit malazez që ajo në një ditë jo të largët të dalë tri herë në javë me po atë numër të faqeve që ka sot. Të shtohet numri i punëtorëve e gazetarëve, dhe më pas, edhe të shndërrohet në gazetë ditore. Kjo, e them me bindje, është edhe

Pikëpamjet e shprehura në fq: OPINIONE & VËSHTRIME nuk përfaqësojnë domosdoshmërisht politikën redaksionale të „KOHA javore„

dëshirë e shqiptarëve në Malin e Zi. Jetësimi i këtij synimi të lartë patjetër do t’i gëzojë të gjithë shqiptarët. Uroj që Koha Javore në rrugëtimin e saj të vazhdojë të përsoset dhe të kryejë siç duhet misionin e saj informativ, në mënyrë profesionale , në pajtim me standardet e gazetarisë, duke u bazuar gjithnjë në të vërtetat që i duhen opinionit publik. (Autori është kryetar i Këshillit Programor të Kohës Javore)

E ENJTE, 13 PRILL 2017

Javore KOHA

9


VËSHTRIM & OPINION

Ngërçi politik në Shqipëri

Humbet ima Për Koha Javore:

Frank Shkreli Nju Jork

Nga ngërçi aktual politik në Shqipëri dhe nga polemika e intolerancës, arritjet e shqiptarëve këtë çerek shekulli, janë në rrezik të pësojnë goditje të rënda, të cilat kollaj mund të kthejnë mbrapa sukseset e deritanishme historike të kombit shqiptar, të arritura me gjak e sakrifica të mëdha gjatë gjithë historisë. Fatkeqësisht, si përfundim i ngërçit politik midis pozitës dhe opozitës dhe luftës me fjalë që po zhvillohet midis palëve, sidomos në Tiranë, nuk kemi të bëjmë më me imazhin e vendit, se imazhin e ka marrë dreqi, por kemi të bëjmë me lirinë dhe demokracinë e vendit, për të mos thënë me vetë mbarëvajtjen e institucioneve të qeverisë dhe të shtetit, por edhe me marrëdhëniet e vendit me botën. Kryetari i Kuvendit të Shqipërisë, Z. Ilir Meta, deklaroi në fund të javës që kaloi se, “Shqipëria nuk mund të bëhet turpi i Evropës” nga gjendja e krijuar, por kam drojë se është tepër vonë për këtë. Dihet tashti se çka mendon Evropa për Shqipërinë dhe për klasën politike që e ka udhëhequr këto 25 vitet e fundit. Perëndimorët, me të gjithë të metat e tyre gjatë viteve, në marrëdhëniet e tyre me Shqipërinë në periudha shumë kritike janë përpjekur, me shumë pak sukses, të ndihmojnë vendin dhe klasën politike të arrijnë në një konsensus të përbashkët për të çuar Shqipërinë përpara në rrugën e lirisë dhe të demokracisë, të zgjedhjeve të lira dhe të drejtësisë. Duket se perëndimorët, në rastin e krizës aktuale të thellë politike, kësaj radhe po rrinë larg ndërhyrjeve dhe ndërmjetësimeve midis palëve kundërshtare të politikës shqiptare. Edhe

10

Javore KOHA

E ENJTE, 13 PRILL 2017

A është kjo periudhë e historisë shqiptare, koha e errësirës së madh është kjo një prej periudhave fatkeqe të historisë së shqiptarëve e c ardhmërisë dhe interesave afatshkurtra dhe afatgjata të kombit?! mirë bëjnë! Këto nuk janë si çështje ndërkombëtare që në rast konfliktesh, kërkojnë domosdoshmërisht ndërhyrjen e një pale të tretë ose të një organizate të paanshme ndërkombëtare siç janë Kombet e Bashkuara, Bashkimi Evropian ose diçka e tillë, por janë probleme krejtësisht të panevojshme të krijuara prej klasës politike të vendit, për interesa personale e partiake dhe si të tilla, konfliktet midis tyre duhet të zgjidhen nga palët vendase. Ky konflikt duhet të zgjidhet nga vetë shqiptarët! Përveç problemeve të shkaktuara nga vetë klasa politike shqiptare në Shqipëri, në Kosovë dhe anembanë trojeve shqiptare të cilat kane rrezikuar seriozisht, sidomos gjendjen e brendshme, por në disa raste, përfshirë marrëdhëniet e Shqipërisë dhe të Kosovës me vendet aleate të Përendimit -- janë edhe influencat dhe provokimet nga jashtë, sidomos provokimet nga fqinjët dhe sponsorizuesit e tyre putinistë dhe erdoganistë – që presin gjithmonë të peshkojnë në ujëra të turbullta -- e të cilët historikisht, kurrë nuk ia kanë dashur të mirën kombit shqiptar, as nuk ja duan tani. Të huajte, fqinjët dhe padronët e tyre, nuk i kanë dashur kurrë të bashkuar shqiptarët -- por kështu të ndarë e të përçarë politikisht siç janë sot -- në gjendje kaotike – me qëllim për të justifikuar pretendimet e tyre historike se shqiptarët nuk kanë ndërgjegjen dhe as interesat e përbashkëta për të formuar shtet të tyre. Lista e provokimeve dhe e përpjekjeve për të nxirë imazhin e shqiptarëve është e gjatë dhe e gjithanshme dhe siç duket e koordinuar

mirë nga qarqe të mirënjohura antishqiptare. Qëllimi i të gjitha këtyre masave e akuzave armiqësore antishqiptare ka qenë dhe është që u shkaktohet dëmi maksimal interesave të brendshme dhe të jashtme të shqiptarëve, por edhe emrit të mirë dhe prestigjit që sado pak gëzon sot kombi shqiptar në Shtetet e Bashkuara dhe në Evropë. Fatkeqësisht, duket se ata po ia arrin qëllimit. Pa marrë parasysh se sa serioze mund të jenë ndërhyrjet dhe provokimet e jashtme, besoj se është në dorë të shqiptarëve që shekulli XXI të jetë shekulli i kombit shqiptare, ashtu siç mendohej dhe siç pritej. Shqiptarët sot janë më të lirë se kurrë për të vendosur dhe për të marrë në dorë vetë fatin e tyre – në qoftë se kanë kurajo politike dhe morale. Breza të mëparshëm të shqiptarëve mbijetu-

Pikëpamjet e shprehura në fq: OPINIONE & VËSHTRIME nuk përfaqësojnë domosdoshmërisht politikën redaksionale të „KOHA javore„


VËSHTRIM & OPINION

azhi i vendit

he politike dhe morale? Kur dihet rruga që duhet ndjekur për të mirën e përbashkët, por nuk ndiqet. A cila po shfaqet si njëra prej më të shëmtuarave të mos besnikërisë së madhe ndaj njëri tjetrit dhe ndaj

an një prej regjimeve komuniste më të egra të botës, si edhe u shpëtuan shtypjeve, terrorizmit e gjenocidit të Serbisë kundër shqiptarëve në Kosovë -- me ndihmën e aleatëve perëndimorë -- luftuan dhe më në fund fituan kundër një prej regjimeve më raciste dhe terroriste të Evropës dhe botës. Historia e kombit shqiptar është një testament guximi. Ky guxim historik duhet të shëndërrohet sot në një mirëbesim dhe mirëkuptim e respekt të përbashkët, në radhë të parë, midis kësaj klase politike konfliktuale, në të gjitha trojet shqiptare, e sidomos të klasës politike në shtetin amë. Në këtë moment të konflikteve dhe ngërçit politik në lidhje me zgjedhësve e ardhshme në Shqipëri, është detyrë e përgjegjësi politike dhe morale, por mbi të gjitha përgjegjësi at-

dhetare -- e këtij brezi politikanësh shqiptarë që të kenë parasysh ndjenjat e popullit dhe që në të njëjtën kohë, të pasqyrojnë dëshirën dhe vullnetin e zgjedhësve, në vendimet politike të qeverisë e të shtetit për të mirën e përbashkët, afatshkurtër dhe afat-gjatë të kombit shqiptar. Paraardhësit dhe rilindësit e kombit, të cilët shkrinë jetën për të vënë në dritë bujarinë e kombit shqiptar, sidomos karshi njëri tjetrit, por edhe para botës, nuk presin as më pak e as më shumë, që politikanët e sotëm të pozitës dhe të opozitës, të tregojnë atdhedashurinë e tyre me sjellje të mira e vetëdije të thellë të detyrave dhe përgjegjësive shoqërore e kombëtare. Nuk ka alternativë tjetër për zgjidhjen e ngërçit politik, përveç shkuarjes përpara duke ecur së bashku në

Pikëpamjet e shprehura në fq: OPINIONE & VËSHTRIME nuk përfaqësojnë domosdoshmërisht politikën redaksionale të „KOHA javore„

udhën e mundimshme të këtyre kohërave të fundit që vetë ju me sjelljet tuaja kini krijuar. Nuk ka as shpëtim tjetër për ju as për Shqipërinë dhe as për kombin shqiptar, veçse bashkëpunimi me njëri tjetrin, si individë, si parti politike dhe si shqiptarë. Bashkimi i politikës është masa më e fuqishme për të siguruar bashkimin dhe shpëtimin e shqiptarëve. Pozita dhe opozita, në një shtet demokratik, kanë nevojë për njëra tjetrën. Nuk ka as parti socialiste as parti demokratike pa Shqipëri. Kujdes, se po humbisni Shqipërinë dhe gjithë arritjet e deritanishme të saj. Ka ardhur koha për një kthesë historike në mendime dhe në sjellje ashtu që më në fund, kjo klasë politike të përqendrohet jo në konflikte, intolerancë, mosmarrëveshje, mburrje e pontifikime midis tyre për interesa thjesht personale e partiake. Shihet rezultati i konflikteve politike të këtyre 25-viteve të fundit. Nevojitet një besëlidhje e re ndaj interesave madhore të kombit shqiptar, për të çuar përpara idenë e pajtimit të pikëpamjeve të ndryshme dhe bashkëjetesës politike në interes të kombit. Këtë ia keni borxh historisë, fëmijëve tuaj, nipave e mbesave si edhe brezave të ardhshëm të kombit shqiptar, që ai të jetojë në paqë me vetveten dhe me të tjerët. Përgjegjësia morale, politike dhe atdhetare është krejtësisht e juaja! Koha për të vepruar është tani, përndryshe në mungesë të një zgjidhjeje, historia do ta konsiderojë këtë periudhë të shqiptarëve, jo vetëm si koha e errësirës së madhe politike por edhe si periudha e mosbesnikërisë së madhe ndaj atdheut dhe historisë së kombit shqiptar. E ENJTE, 13 PRILL 2017

Javore KOHA

11


KULTURË

“Merita e kësaj lavdie i takon heroit tonë kombëtar Dedë Gjon Lulit, flamurtarit të njohur Nikë Gjelosh Lulit dhe martirëve të tjerë të cilët me gjakun e tyre shkruan këtë histori me të cilën ne sot krenohemi. Por, njëkohësisht kemi dhe obligim që këto troje të mos i braktisim nëse duam t’i falënderojmë për heroizmin e tyre. Më bukur sesa në vendlindje, nuk mund të jetohet askund. Ngjarja e 6 prillit është një datë e cila në zemrat e malësorëve duhet të jetë e pranishme çdo ditë, pasi ky ishte amaneti i të parëve të cilët dhanë jetën që ky vend të mos ketë tjetër Zot përveç shqiptarit”, theksuan nga shoqata Dedë Gjon Luli

Bratilë- Kryengritja e Malësisë e vitit 1911, është përkujtuar edhe këtë vit në Malësi me një aktivitet kulturor-zbavitës i organizuar nga shoqata kulturore-artistike “Dedë Gjon Luli” i cili është zhvilluar në malin e Bratilës, pikërisht aty ku 106 vjetë më parë u ngrit flamuri kombëtar shqiptar nga prijësi, heroi kombëtar Dedë Gjo Luli, një ngjarje historike e cila i dha fund pushtimit otoman në këto treva dhe i parapriu shpalljes së pavarësisë së Shqipërisë në Vlorë. Në këtë aktivitet kanë marrë pjesë një numër i konsiderueshëm atdhedashësish të cilët që të gjithë mbanin në duar flamurin Kuq e Zi. Filli-

12

Javore KOHA

E ENJTE, 13 PRILL 2017

Malësia përkujtoi 106 vjetorin e Kryengritjes së Malësisë

Ngjarja më m e Malësisë s

misht është intonuar himni kombëtar ndërsa më pas është shpalosur një historik i shkurtër për kryengritjen e Malësisë. Nga shoqata kulturore-artistike “Dedë Gjon Luli” u tha se 6 prilli i vitit 1911 për malësorët e kësaj treve por dhe më gjerë, konsiderohet si ngjarja më madhore historike e Malësisë së Madhe. “Merita e kësaj lavdie i takon heroit tonë kombëtar Dedë Gjon Lulit, flamurtarit të njohur Nikë Gjelosh Lulit dhe martirëve të tjerë të cilët me gjakun e tyre shkruan këtë histori me të cilën ne sot krenohemi. Por, njëkohësisht kemi dhe obligim që këto

troje të mos i braktisim nëse duam t’i falënderojmë për heroizmin e tyre. Më bukur sesa në vendlindje, nuk mund të jetohet askund. Ngjarja e 6 prillit është një datë e cila në zemrat e malësorëve duhet të jetë e pranishme çdo ditë, pasi ky ishte amaneti i të parëve të cilët dhanë jetën që ky vend të mos ketë tjetër Zot përveç shqiptarit”, theksuan nga shoqata Dedë Gjon Luli. Ndërkaq, të pranishmit në këtë tubim i ka përshëndetur lideri i LD në MZ, dega e Malësisë, Nikollë Camaj i cili së bashku me simpatizantët partiakë edhe këtë vit sikurse tash 27 vjetë me radhë, shënoi 6 prillin e vitit 1911


KULTURË

madhore historike së Madhe i cili këtë shtegëtim të përvitshëm në Malin e Bratilës e quajti vend pelegrinazhi për malësorët. “Ne si subjekt politik që 27 vjet dalim këtu duke e mbajtur amanetin e të parëve të cilët derdhën gjakun e tyre në këtë vend të shenjtë. Bratila paraqet vlerën kulmore por nuk është vendi i vetëm ku malësorët derdhën gjak për liri, pavarësi e të ardhme të brezave pasardhës. Aty qëndrojnë Grabomi, Lemaja, Greça e shumë vende të tjera, por Bratila na bashkon në kontinuitet pasi në këtë vend, për herë të parë u ngrit flamuri kombëtar, 500 vjet i robëruar që nga vdekja e Skënderbeut. Ju ftoj që çdo

vit t’i bashkëngjiteni shënimit të kësaj date pasi të parët na lanë amanet që nuk duhet vetëm të flasim e frymojmë shqip por edhe të veprojmë shqip”, u shpreh Camaj. Në vijim të pranishmit i kanë argëtuar me disa këngë dhe valle folklorike popullore Shoqata Kulturore-Artistike “Dedë Gjon Luli”, ndërsa më pas poezi nga At Gjergj Fishta kushtuar kësaj date, kanë interpretuar anëtarët e shoqatës Kulturore-Artistike “Rapsha” dhe këngëtari Arben Delaj me disa këngë live. Aktiviteti me rastin e 6 Prillit është përmbyllur me një darke të begatshme të cilën e ka shtruar lideri i

LD në MZ, dega e Malësisë, Nikollë Camaj për një numër relativisht të madh të simpatizantëve të kësaj partie, por jo vetëm. Në të njëjtën kohë nga kjo sofër, Nikollë Camaj, në mes të tjerash, ka bërë thirrje sidomos brezit të ri, që të vazhdojë ta mbrojë idealin e të parëve, me ndjenjën e atdhedashurisë për të ruajtur gjuhën, flamurin, zakonet e në tërësi identitetin kombëtar shqiptar. Kësaj darke i janë bashkëngjitur edhe disa anëtarë të Tifozëve Kuq e Zi të Malësisë të cilët që të gjithë së bashku kanë kaluar disa orë të këndshme t.u. në shoqëri të muzikës. E ENJTE, 13 PRILL 2017

Javore KOHA

13


KULTURË

Të rrallë janë ata përmasat e atdh

Kadare jo vetëm që bëri shumë në afirmimin e letërsisë sonë, por ai nëpërmjet librave të tij njëkoh pakkush ka ditur dhe për të cilin ende nuk dihet mjaft, sepse ende nuk jemi të pranishëm nëpër ng

Bardh Frangu

Nuk ka dyshim se shkrimtari ynë më i madh, Ismail Kadare, bën pjesë në ata pak emra, të cilët mund të numërohen me gishtërinjtë e një dore, që kanë kapërcyer përmasat e atdheut. Njerëzit në botë mund të mos dinë për vendin e shqipeve, përkatësisht për Shqipërinë, atdheun e shkrimtarit, por ama dinë për shkrimtarin Ismail Kadare. Këtë dimension të kapërcimit të përmasave të atdheut i pari e arriti Gjergj Kastrioti Skënderbeu, i cili me të bëmat e tij u bë banor i respektueshëm i shumë vendeve të Evropës. Sigurisht që pas tij vjen Shën Tereza, no-

14

Javore KOHA

E ENJTE, 13 PRILL 2017

belistja e parë në historinë e shqiptarëve, e cila në fakt me të bëmat e veta u bë nënë e gjithë botës. Pas saj erdhi dr. Ibrahim Rugova, i cili, i vënë në ballë të një lëvizjeje gjithë-popullore për çlirim nëpërmjet formave paqësore, u bë i njohur jo vetëm përtej kufijve të atdheut, por edhe përtej kufijve të Evropës. I vogël ishte numri i njerëzve që dinin për atdheun e Shën Terezës dhe për të Ibrahim Rugovën, por për personalitetet e tyri ishte numër i madh i tyre që dinin shumëçka për ta dhe për aktivitetin e tyre. Pas këtyre tre emrave të mëdhenj

sigurisht që vjen shkrimtari ynë, Ismail Kadare, i cili me veprën e vet u bë emri aktualisht më i njohur në botë. Në fakt këta katër personalitete të mëdha të kombit jo vetëm që kapërcyen përmasat e atdheut, por kapërcyen edhe përmasat e vetë kontinentit të quajtur Evropë, pjesë e natyrshme e të cilit është edhe vendi ynë. Ismail Kadare, të enjten e 6 prillit do të zbres në Kosovës, në kryeqendrën e saj, në sheshin e së cilës ka kohë që qëndrojnë në shtatore, si dëshmi e pakontestueshme e vlerave tona më të mëdha, tre emrat e parë që i përmendëm më sipër.


KULTURË

a që kapërcejnë heut

hësisht afirmoi historinë dhe kulturën tonë, në fakt e bëri të njohur vendin e shqiponjave për të cilin gjarje të mëdha kulturore dhe sportive, ku në emër të kombit valon flamuri

Ai në Bibliotekën Kombëtare do të marrë çmimin “Letërsia Shqipe”, të cilin për herë të parë e ka themeluar Ministria për Kulturë, Rini dhe Sport e Republikës së Kosovës. Në arsyetimin e saj kjo Ministri ka theksuar se ky çmim i veçantë jepet për personalitete, të cilat me veprën e tyre, kanë ushtruar një ndikim esencial në emancipimin e shoqërisë, në ngritjen dhe vetëdijesimin e përgjithshëm për vlerat emancipuese, me theks të veçantë përmes fushës së letërsisë, duke ndikuar kështu në njohjen e saj në përmasa ndërkombëtare. Dhe sigurisht që askush më

shumë se shkrimtari Ismail Kadare nuk ka ndikuar në afirmimin e letërsisë sonë, që po të kundrohet nga ky rrafsh vërtet del të jetë e varfër shumë. Ismail Kadare është i vetmi përfaqësues yni që disa herë është nominuar për çmimin “Nobel”. Po Kadare jo vetëm që bëri shumë në afirmimin e letërsisë sonë, por ai nëpërmjet librave të tij njëkohësisht afirmoi historinë dhe kulturën tonë, në fakt e bëri të njohur vendin e shqiponjave për të cilin pak kush ka ditur dhe për të cilin ende nuk dihet mjaft, sepse ende nuk jemi të pranishëm nëpër ngjarje të

mëdha kulturore dhe sportive, ku në emër të kombit valon flamuri. Si të tillë zvarritemi me kompleksin e inferioritetit dhe nga ky kompleks nuk mund të çlirohemi lehtë dhe t’i gëzohemi vlerave që na përfaqësojnë në botë. Në këtë kontekst duhet kundruar edhe kontestimin jo të vogël që u bëhet këtyre katër personaliteteve më të mëdha, ndërsa gjendemi në një proces të kërkimit të identitetit dhe dinjitetit tonë. Po sigurisht që kontestimet janë ato që i bëjnë të qëndrueshme personalitetet e mëdha, përkatësisht i kalisin ato. E ENJTE, 13 PRILL 2017

Javore KOHA

15


KULTURË

Çështje emri Faik Konica ka qenë një prej kundërshtarëve, e ndoshta i vetmi mes patriotëve të shkolluar, të shpalljes së pavarësisë së Shqipërisë më 1912. Ai këmbëngulte se fillimisht duheshin bërë përpjekje, nëpërmjet arsimimit në shqip, për zgjimin e dëshirës masive për pavarësi, pastaj për shpalljen e saj. Por kjo nuk ndodhi, parti a udhëheqje elitare erdhën e u vunë një pas një në krye, ndërsa zhvillimet e sotme mund të jenë edhe pasoja të këtij fillimi të gabuar

Për Koha Javore:

Astrit Lulushi Uashington

Fise të lashtë që banonin dikur në trojet e shqiptarëve, as nuk e dinin se kishin një identitet të përbashkët, “Ilir”, sepse veten e quanin me emra të ndryshëm. Parë anasjelltas, shumë mes shqiptarëve mbajnë sot emrin “Ilir”, por a janë vërtet të tillë? Ky emër hyri në qarkullim rreth viteve 1950, kur djali i diktatorit Hoxha u quajt Ilir. Prej asaj kohe, emri u ven-

16

Javore KOHA

E ENJTE, 13 PRILL 2017

dos në listën e Zyrës së Gjendjes Civile, nga ku prindërit duhej të përzgjidhnin për fëmijët e tyre; kështu emri “Ilir” ose “Iliriana” filloi të popullarizohej, një zgjim i vonë masiv me dhunë për identitetin e lashtë Ilir. Faik Konica ka qenë një prej kundërshtarëve, e ndoshta i vetmi mes patriotëve të shkolluar, të shpalljes së pavarësisë së Shqipërisë më 1912.

Ai këmbëngulte se fillimisht duheshin bërë përpjekje, nëpërmjet arsimimit në shqip, për zgjimin e dëshirës masive për pavarësi, pastaj për shpalljen e saj. Por kjo nuk ndodhi, parti a udhëheqje elitare erdhën a u vunë një pas një në krye, ndërsa zhvillimet e sotme mund të jenë edhe pasoja të këtij fillimi të gabuar. Del se Konica kishte të drejtë.


KULTURË

Ky emër hyri në qarkullim rreth viteve 1950, kur djali i diktatorit Hoxha u quajt Ilir. Prej asaj kohe, emri u vendos në listën e Zyrës së Gjendjes Civile, nga ku prindërit duhej të përzgjidhnin për fëmijët e tyre; kështu emri “Ilir” ose “Iliriana” filloi të popullarizohej, një zgjim i vonë masiv me dhunë për identitetin e lashtë Ilir

E ENJTE, 13 PRILL 2017

” Javore KOHA

17


MOZAIK

“Koha javore” shënoi 15-vjetorin e saj

Tribunë e me

“Tani, pa ndikim të politikës dhe nga politikanët, përgjegjësia për ‘Kohën javore’ është mbi të gjithë ne. Ulqin – Me një ceremoni ku morën pjesë gazetarë dhe bashkëpunëtorë, anëtarë të Këshillit Kombëtar të Shqiptarëve në Mal të Zi etj., të shtunën mbrëma në hotelin “Mediteran” në Ulqin u shënua 15-vjetori i daljes së gazetës “Koha javore”. Në emër të botuesit, kryetari i KKSHsë, Genci Nimanbegu ka thënë se shënimi i këtij përvjetori është rasti që të diskutohet për rolin e kësaj gazete javore në këto 15 vite, por edhe të reflektohet për të ardhmen. Sipas tij, dalja e gazetës “Koha javore” është prodhim i demokratizimit dhe proceseve politike të kohës. Nimanbegu ka thënë se kjo gazetë ka kaluar nëpër dy periudha: nga viti 2002-2015, kur ishte në përbërje të SHAGB “Pobjeda” dhe nga viti 2015, prej kur botohet në kuadër të KKSH-së. Duke folur për problemet e lindura pas falimentimit të “Pobjedës”, kryetari i KKSH-së ka përkujtuar se në kolegjiumin e Kuvendit të Malit të Zi është themeluar Grupi i punës, i përbërë nga ai në cilësinë e kryetarit të Grupit dhe deputetët Predrag Sekuliq dhe Dritan Abazoviq, të cilët gjatë vjeshtës së vitit 2014 kanë punuar për zgjidhjen e problemeve të gazetës “Koha javore” dhe sigurimin e ekzistencës së saj. “Janë bërë një sërë takimesh dhe propozimi i është dorëzuar Kuvendit, duke përcjellur përvojën e financimit të shtypit të popujve pakicë në rajonin

“ 18

tonë”, ka thënë ai, duke vlerësuar se “arritja më e rëndësishme është stabilizimi pas shumë vitesh i gjendjes dhe statusit të kësaj gazete”. Nimanbegu ka theksuar se tani “Koha javore” menaxhohet nga vetë shqiptarët. “Tani, pa ndikim të politikës dhe nga politikanët, përgjegjësia për ‘Kohën javore’ është mbi të gjithë ne”, ka pohuar ai. Redaktori përgjegjës i gazetës “Koha javore”, Ali Salaj, ka përkujtuar fillimin e kësaj gazete duke thënë se “si çdo fillim, edhe ai i gazetës ‘Koha javore’ ishte më tepër se sfidues për shkak të mungesës së një tradite të mirëfilltë në gazetarinë e shkruar, por edhe nga synimi që të krijohet një gazetë me for-

mat dhe dizajn për t’i dhënë shpirt dhe frymë kombëtare, fjalës së lirë”. Ai ka thënë se misioni i parë i kësaj gazete ishte angazhimi në mbrojtjen e sistemit të vlerave, “një mision që nisi me një staf të pakontaminuar nga politika dhe të paprekur nga klanet e interesit”. “Kjo frymë u krijua dhe u ruajt me përkushtim nga të gjithë ata që morën pjesë në thurjen e saj, posaçërisht nga bashkëpunëtorët e çmuar që i dhanë dhe vazhdojnë t’i japin një frymë të veçantë kësaj gazete”, u shpreh Salaj. Redaktori përgjegjës ka thënë se “Koha javore” shërbeu në komunikimin e përgjegjshëm, larg sensacioneve dhe thashethemeve, duke e ruajtur etikën dhe lirinë e shprehjes.

“Misioni i parë i kësaj gazete ishte angazhimi në mbrojtjen e sistemit të vlerave, një mision që nisi me një staf të pakontaminuar nga politika dhe të paprekur nga klanet e interesit. Kjo frymë u krijua dhe u ruajt me përkushtim nga të gjithë ata që morën pjesë në thurjen e saj, posaçërisht nga bashkëpunëtorët e çmuar që i dhanë dhe vazhdojnë t’i japin një frymë të veçantë kësaj gazete”, ka thënë redaktori përgjegjës, Ali Salaj

Javore KOHA

E ENJTE, 13 PRILL 2017


MOZAIK

endimit të lirë

. Ajo menaxhohet nga vetë shqiptarët!”, ka thënë kryetari i KKSH-së, Genci Nimanbegu

“Në çdo mënyrë u përpoq të mos kishte ngjyrime politike apo të vihet nën ndikimin e politikës së ditës. Përkundrazi, ajo ishte e balancuar dhe e hapur për çdo pikëpamje që paraqet interes publik”, ka deklaruar ai. Salaj ka thënë se mbrojtja dhe zhvillimi i mediave në gjuhën shqipe duhet të mbetet detyrim dhe objektiv i shqiptarëve në Mal të Zi sepse reduktimi dhe shuarja e tyre do të rrezikonte qenien kombëtare. Ndërkaq, kryetari i Këshillit Programor të gazetës “Koha javore”, gazetari Gjekë Gjonaj, ka nënvizuar rolin e këtij këshilli në ndryshimet pozitive që janë bërë kohës së fundit në gazetë. “Ajo tashmë, siç jeni në dijeni, është shndërruar në një revistë moderne, e

cila për nga cilësia është konkurruese e denjë e revistave me emër të mirë jo vetëm në Mal të Zi, por edhe në rajon dhe në hapësirën mbarëshqiptare. Përveç botimit të saj me format të ri, me mbështetjen e KKSH-së arritëm të shtojmë edhe katër faqe më shumë seç kishte më parë dhe të mundësojmë daljen e saj edhe në versionin elektronik”, ka pohuar ai. Gjonaj ka thënë se “Koha javore” iu ka dhënë mundësinë e shprehjes së mendimit të lirë të gjithëve dhe se ka qenë dhe do të jetë e hapur për të gjithë njerëzit e penës. “Si e tillë është bërë sofër e shtruar e shprehjes së lirë të shqiptarëve të të gjitha profileve, që duan të thonë e të bëjnë publike mendimin e tyre për problemet dhe të arriturat e shqiptarëve në Mal të Zi dhe në të gjitha trojet tjera ku jetojnë ata”, është shprehur ai. Gjonaj ka bërë thirrje që të blihet më shumë “Koha javore” sepse është gazeta jonë dhe s’kemi medie tjetër të shtypur në gjuhë shqipe, pavarësisht faktit se ajo është e përjavshme dhe ndoshta nuk i përmbush shijet e të gjithëve. Ai ka thënë se nëse veprojmë në këtë mënyrë, do të arrijmë tri gjëra të rëndësishme. “E para, do të shmangim një traditë jo të mirë që më shumë jemi të prirur të lexojmë shtypin e huaj se atë shqiptar, për fat të keq. E dyta, do të krijojmë një

kulturë të re të leximit shqip. E treta, do të përmbushim një detyrim kombëtar, i cili na nderon të gjithëve”, ka theksuar kryetari i Këshillit Programor. Në ceremoninë e shënimit të 15-vjetorit të gazetës “Koha javore” morën pjesë ndër të tjerë edhe ambasadori i Republikës së Shqipërisë, Ernal Filo, ambasadori i Republikës së Kosovës, Skender Durmishi, ministri për të Drejtat e Njeriut dhe Pakicave, Mehmet Zenka, përfaqësuesit e Lëvizjes “Vetëvendosje” – Boiken Abazi, Xhelal Sveçla dhe Nora Fetoshi, si dhe shumë personalitete të tjera nga jeta shoqërore dhe kulturore. Gazeta “Koha javore” është themeluar me vendim të Kuvendit të Malit të Zi në dhjetor të vitit 1999. Numri i parë doli më 21 shkurt 2002. Nga fillimi deri në vitin 2014 është botuar në kuadër të SHAGBG “Pobjeda”. Pas falimentimit të “Pobjedës”, me vendim të Kuvendit të Malit Zi, të datës 27 dhjetor 2014, “Koha javore” botohet në kuadër të Këshillit Kombëtar të Shqiptarëve në Malin e Zi. Deri tani janë botuar 759 numra dhe si e tillë “Koha javore” është media e shkruar më jetëgjatë në historinë e shtypit shqiptar në Mal të Zi. Për këto 15 vite “Koha javore” ka luajtur rol të rëndësishëm për informimin e shqiptarëve në Mal të Zi, në veçanti për ruajtjen dhe zhvillimin e identitetit të tyre i. k. kombëtar.

“’Koha javore’ iu ka dhënë mundësinë e shprehjes së mendimit të lirë të gjithëve dhe ka qenë dhe do të jetë e hapur për të gjithë njerëzit e penës. Si e tillë është bërë sofër e shtruar e shprehjes së lirë të shqiptarëve të të gjitha profileve, që duan të thonë e të bëjnë publike mendimin e tyre për problemet dhe të arriturat e shqiptarëve në Mal të Zi dhe në të gjitha trojet tjera ku jetojnë ata”, është shprehur kryetari i Këshillit Programor, Gjekë Gjona E ENJTE, 13 PRILL 2017

Javore KOHA

19


MOZAIK

Në Plevlë u hap ekspozita individuale e piktores Vahida Hasanaga – Nimanbegu

Artiste që pikturon botën e saj të Mediteranit

“Ajo është piktore e cila nuk ka rënë nën ndikimin e mediave të reja, të cilat janë dhënë pas eksperimentit, por i ka mbetur besnike qasjes klasike të pikturimit duke përdorur teknikën e akrilit dhe vajit në pëlhurë”, ka thënë drejtori i Galerisë Artistike “Vitomir Srblanoviq”, Belis Pojatiq Në hollin kryesor të Qendrës Sportive “Ada” në Plevlë, në organizim të Galerisë Artistike “Vitomir Srblanoviq”, të mërkurën e kaluar është hapur ekspozita figurative e piktores nga Ulqini, Vahida Hasanaga – Nimanbegu. Ekspozitën e ka hapur Belis Pojatiq, drejtor i Galerisë Artistike “Vitomir Srblanoviq”. Ai ka thënë se piktorja Vahida Hasanaga Nimanbegu është pjesëtare e gjeneratës së re të artistëve nga Mali i Zi, e cila ekspozon në mënyrë aktive në vend dhe jashtë, si dhe përcjell trendet në artin bashkëkohor. “Ajo është piktore e cila nuk ka rënë nën ndikimin e mediave të reja, të cilat

20

Javore KOHA

E ENJTE, 13 PRILL 2017

janë dhënë pas eksperimentit, por i ka mbetur besnike qasjes klasike të pikturimit duke përdorur teknikën e akrilit dhe vajit në pëlhurë”, është shprehur ai. Pojatiq ka theksuar se Nimanbegu pikturon botën e saj, të argjendtë-kaltër dhe të artë-kuqe të Mediteranit. “Abstraksioni është zona e interesimit të saj, në të cilin shpesh mbart elemente të dorëshkrimit tipik femëror”, ka thënë drejtori i Galerisë Artistike. Në ekspozitë janë paraqitur 19 vepra, të punuara në teknikën akril dhe vaj në pëlhurë. Vahida Hasanaga – Nimanbegu ka mbaruar Fakultetin e Arteve Figurative dhe të Aplikuara në Beograd.

Është mësimdhënëse e artit figurativ në Shkollën Fillore “Boshko Strugar” në Ulqin. Është anëtare e Shoqatës së Artistëve Figurativë të Malit të Zi që nga viti 2009 dhe fituese e disa çmimeve. Është laureate e Çmimit Vjetor “Llubarda, Millunoviq, Stijoviq” të Shoqatës së Artistëve Figurativë të Malit të Zi, Çmimit të Sallonit të Zemunit etj. Ka hapur ekspozita individuale në shumë vende si dhe ka marrë pjesë në dhjetëra ekspozita kolektive. Me Shoqatën “Art Dulcinium”, të cilën e drejton, ka organizuar disa koloni artistike. Ajo po ashtu udhëheq punishten artistike për fëmijë. Ekspozita do të jetë e hapur deri më (Kohapress) 15 prill.


MOZAIK

OJQ “Fëmijët e Malit të Zi” organizoi konferencën dyditore “Vullnetarizmi dhe të rinjtë”

Shkëmbim i përvojave dhe shembuj të praktikave të mira të vullnetarizmit Tuz- Organizata Joqeveritare “Fëmijët e Malit të Zi“, organizoi me 06 prill konferencën “Vullnetarizmi dhe të rinjtë” në kuadër të projektit “Bëhu aktiv”, mbështetur nga Fondi për qytetari vepruese FAKT ndërsa partnerët në projekt ishin Komuna urbane e Tuzit, QKI “Malësia” dhe Gjimnazi “25 maji” (klubi i vullnetarëve të Gjimnazit). Konferenca kishte për qëllim prezantimin dhe shkëmbimin e eksperiencave dhe mënyrën e organizimit të vullnetarizmit në Mal të Zi si dhe shembuj të praktikës së mirë në fushën e vullnetarizmit. Konferenca mblodhi përfaqësues të ndryshëm të institucioneve, sektorit joqeveritar, pjesëmarrës të projektit, partnerë, dhe të tjerë të interesuar që të zhvillojnë dhe promovojnë vullnetarizmin në Mal të Zi. Kryetarja e OJQ “Fëmijët e Malit të Zi”, Sabra Deceviq pasi ka përshëndetur dhe falënderuar të pranishmit në konferencë, ka ftuar kryetarin e komunës së Tuzit Z. Abedin Axhoviq i cili e hapi këtë konferencë duke thënë se organizime të tilla favorizojnë të rinjtë dhe janë konstruktive. Në emër të OJQ “Fëmijët e Malit të Zi”, Katrinë Berishaj paraqiti projektin dhe aktivitetet e shumta të këtij projekti (ekspozita “Tuzi përshtatur të rinjve”, seminari për vullnetarët, Festivali i Diversitetit dhe në fund Konferenca “Vullnetarizmi dhe të rinjtë”).

Në kuadër të projektit u realizua edhe një hulumtim i cili kishte për qëllim që të hulumtojë se cilat janë nevojat dhe sfidat me të cilat ballafaqohen të rinjtë. Në konferencë kanë ligjëruar Krsto Vukadinoviq, përfaqësues i Drejtorisë për të rinj i cili foli mbi planet e ardhshme të kësaj drejtorie dhe mundësitë për organizatat qeveritare dhe të rinjtë në të ardhmen për sa i përket problematikës dhe çështjes së të rinjve. Përfaqësuesja e Asociacionit për Prosperitet Demokratik, Mirela Kallamperoviq vuri në dukje se si organizohet vullnetarizmi në Mal të Zi sa i përket kësaj organizate si dhe aksionet dhe veprimet e ndryshme që realizojnë duke grumbulluar një numër të madh vullnetarësh. Konferenca kishte në fokus vullnetarizmin, mënyrën e organizimit dhe motivimin që e shtyn dikë të bëhet vullnetar si dhe përfitimet që sjell vullnetarizmi. Por ajo që la më tepër përshtypje ishte atmosfera e këndshme dhe rinore, joformale gjatë kësaj konference. Shumë prej atyre që folën gjatë kësaj konference e nisën prezantimin me përvojën e vet, se si ata nisën rrugëtimin e tyre të vullnetarizmit dhe përvojat e tyre humane. Përveç mundësisë për vullnetarizëm në Mal të Zi, u prezantuan edhe mundësitë e kalimit përtej kufijve dhe ushtrimi i vullnetarizmit në vende të

huaja për një periudhë kohore prej 3 muaj deri në 1 vit, dhe mundësia e pjesëmarrjes në trajnime dhe seminare të ndryshme përmes Erasmus + programit. Përvojat e veta të organizimit të vullnetarizmit i paraqitën gjithashtu edhe Jelena Dubak, sekretare e përgjithshme e Kryqit të Kuq, Ksenija Vukmiroviq nga Këndi Amerikan (American Corner), Tamara Çirgiq nga organizata Forum MNE, Ivana Smoloviq nga SOS telefon për gra dhe fëmijët viktima të dhunësPodgoricë, Vanja Rakoçeviq nga Klubi i Vullnetarëve të Gjimnazit “Slobodan Shkeroviq” si dhe vullentarët Sofija Deda dhe Miranda Shaboviq nga Klubi i vullnetarëve të Gjimnazit “25 maji”. Ndërkaq në fund të konferencës, vullnetarëve të Gjimnazit “25 maji” të cilët ishin pjesëmarrës të trajnimit/ seminarit dyditor për rritjen e kapaciteteve dhe fuqizimin e vullnetarëve në klubin e vullnetarëve, iu ndanë certifikata për pjesëmarrje. Drejtoresha e OJQ-së, “Fëmijët e Malit të Zi”, Sabra Deceviq theksoi se aktivitete dhe projekte të tilla shpreson se do të realizohen edhe në të ardhmen në mënyrë që këto aktivitete të suksesshme të bëhen pjesë e kulturës së këtij vendi dhe kështu të rritet aktivimi dhe pjesëmarrja e të rinjve në veprimtari të ndryshme shoqërore. t.u. E ENJTE, 13 PRILL 2017

Javore KOHA

21


PANORAMË

Një aktor shqiptar pjesë e filmit ‘fast and furious 8’ t shqiptar është pjesë e kastit të aktorëve të ‘Fast & Furious 8’, ku premiera e evropiane e filmit ka qenë në Një Berlin. Bëhet fjalë për aktorin Erand Hoxha, të cilit regjisori i ka besuar rolin e një pjesëmarrësi në garat e shpejtësisë, KultPlus.com Ndërkaq aktorët e famshëm të Hollivudit, Vin Diesel, Charlize Theron dhe F. Gary Gray u pritën nga qindra adhurues entuziastë, shkruan gazeta shqiptare. Makinat që fluturojnë në rrugë, ndjekjet e vështira dhe shpërthimet, edhe këtë herë vijnë me shumicë, por në filmin më të fundit të sagës shfaqen edhe një sferë e madhe metalike, një tank dhe një nëndetëse.

Elina Duni prezanton pjesë nga projekti i ri t

Xhazkëngëtarja e mirënjohur shqiptare, Elina Duni, ka publikuar një pjesë nga projekti i saj i fundit, i titulluar “Partir”. Në kanalin e saj zyrtar në “Youtube” ajo ka shpërndarë një video 13-minutëshe, që përfshin disa këngë në disa gjuhë. Këngëtarja nuk ka bërë të ditur se kur do të publikohet i plotë ky projekt. Albumi i fundit që Duni ka prezantuar për adhuruesit e saj titullohet “Dallëndyshe”. Ajo dhe kuarteti i saj interpretojnë shumë shpesh në qytetet më të mëdha të Ballkanit dhe Evropës. Muzika e Elina Dunit është pothuajse gjithmonë një gërshetim mes xhazit dhe folklorit popullor shqiptar. Ajo përpunon me shumë delikatesë shumë këngë të vjetra shqipe dhe i qaset në mënyrë të veçantë poezisë e melosit shqiptar. Gazeta britanike “The Telegraph” e ka cilësuar albumin e saj të fundit, “Dallëndyshen”, si njërin ndër albumet më të mira të muzikës xhaz.

22

Javore KOHA

E ENJTE, 13 PRILL 2017


MOZAIK

Kryetari i komunës së Pejës, Gazmend Muhaxheri, vizitoi komunën e Rozhajës

Bisedohet për projekte të përbashkëta Rozhajë - Kryetari i komunës së Pejës, Gazmend Muhaxheri, me bashkëpunëtorët e tij ka vizituar javën e kaluar komunën e Rozhajës, ku është takuar me kryetarin e kësaj komune, Ejup Nurkoviq. Në mbledhjen e përbashkët është folur në mes tjerash për projektet e përbashkëta në fushën e turizmit dhe mbrojtjes së mjedisit jetësor, në kudër të Programit të bashkëpunimit ndërkufitar të Bashkimit Evropian. Meqë Rozhaja dhe Peja janë komuna që kufizohen me njëra-tjetrën, mundësia e bashkëpunimit është më e madhe, gjë që mundëson kushte të volitshme për të aplikuar në fondet e BE-së. Në takim është biseduar edhe për marrëdhëniet e mira tradicionale të Pejës dhe Rozhajës, përkatësisht Malit të Zi dhe Kosovës, dhe se këto marrëdhënie janë përmirësuar në të mirë të dy palëve. Kryetari i komunës së Rozhajës, Ejup

Nurkoviq, ka falënderuar homologun e tij të Pejës për vizitën dhe njëkohësisht ka theksuar se këto takime janë të mirëpritura kur bëhet fjalë për bashkëpunimin ndërkufitar në mes të dy komunave në fushat e ekonomisë dhe ndërmarrjeve prodhuese, ndërlidhur me tregtinë e prodhimeve të dyanshme. Nga ana tjetër, kryetari i komunës së Pejës, Gazmend Muhaxheri, ka falënderuar për mikpritjen e përzemërt që i është bërë dhe ka propozuar që Peja dhe Rozhaja në një të ardhme të afërt të nënshkruajnë marrëveshjen e binjakëzimit në mes dy komunave, që do të ishte konfirmim i marrëdhënieve të mira historikisht, propozim me të cilin është pajtuar kryetari i komunës së Rozhajës. Ndërkaq kryetari i Bashkësisë Lokale Dacaj, Hysen Daci, ka shprehur keqardhje të madhe për shkak se kryetari i komunës së Pejës, çuditër-

isht, kësaj radhe nuk e ka parë të arsyeshme të takohet me shqiptarët e kësaj komune, të cilët jetojnë në gjashtë fshatrat e kësaj Bashkësie lokale. Rruga për në qytetin e Rozhajës kalon mu nëpërmes këtyre fshtrave, të cilët në kohët e vështira ishin vatër e pranimit të shumë të dëbuarve me dhunë nga forcat ushtarake e paraushtarake serbo-malazeze gjatë luftës së Kosovës në vitin 1999, sidomos të banorëve të Pejës. Daci nuk është kundër bashkëpunimit dhe binjakëzimit të këtyre dy komunave, por mendon se ka qenë e udhës që kryetari i komunës së Pejës të takohet edhe me shqiptarët e kësaj treve dhe të njoftohet me hallet dhe problemet e shumta, si dhe mundësinë e ndihmës së këtyre banorëve, një numër i madh i të cilëve periodikisht jeton në shumë fshatra të rrethit të Pejës. Haxhi Lajçi E ENJTE, 13 PRILL 2017

Javore KOHA

23


HISTORI

Në kujtim të Masakrës së Tivarit - Dëshmi e të mbijetuarit Rexhep Selmani (2)

Dhashtë Zoti të mos Përse të mos ia vëmë vetes borxh që, së paku, për secilin përvjetor, të nxjerrim nga një rrëfim të pabotuar, në mënyrë që t’ua lëmë brezave të ardhshëm një njohuri se si duket kur njeriu për njeriun bëhet ujk, sepse rrota e historisë sillet, për ta përsëritur vetveten Për Koha Javore: njëri prej tyre vrapoi në shtëpi, mori

pushkën, shtiu në ne, dhe kur ishte Hajrudin duke pirë ujë, goditi për vdekje MusS. Muja liun. Unë arrita të strehohem, mbulova me një peshqir fytyrën e Musliut, dhe pikërisht aty vendosa një gur, e ai gur Rrëfimin e vetë Rexhepit e kam gje- ka një histori të gjatë. Për një çast, tur më të detajuar në dy burime. Në thotë Rexhepi, u ndala pakëz dhe burimin e dytë [A. Dërguti dhe R.Sha- mora frymë thellë, ndeza një cigare hu, në: “Bllaca – Monografi”, Prizren dhe mora rrugën më tej. 2001], duket se ka qenë i shtyrë në Pakëz përtej “Kronit të Bushtrës” tamoshë, ose autori pa dashur ka bërë kova një udhëtar shqiptar [Riza Smajl lëshime, por gjithsesi me emra e Braca, H.M]. I thashë: “Më shpëto he vende të përziera. Burimi i parë [Azem burrë se aty te kroni ma vranë nipin, e Hajdini – Xani: “Masakra e Tivarit”, Pr- do të më vrasin edhe mua, më ndihishtinë 1998, f. 363-366) duket më i mo!” saktë dhe më i detajuar. Meqë mendoj Pasi më dëgjoi dhe më pa të larë në se është interesant për lexuesin, unë gjak, u kthye dhe më mori, e së bashpo i bëj një përzgjedhje rrëfimit që ka ku shkuam deri në “Maje të Shkallës shënuar Hajdini, nga vetë rrëfimet e së Bardhë”. Aty më tha: “Rexhep, të Rexhepit – ndjesë pastë, për ata që kisha marrë në shtëpi, por nuk kam ku nuk kanë pasur kohë e rast për ta lex- të çoj”. uar. Më tha: ”Dëgjo mirë, ec e ec rrugës Flet Rexhepi: [Në Ullishtë] takova nip- në të djathtë, do të biesh në një fshat in tim Musli Adem Iballin nga Bllaca, (breg të malit). Aty mos u ndal. Do të që i kishte shpëtuar masakrës. Meqë hasësh në një lis [Lisi i Sesputit, H.M] gjithnjë ishim nën rrebeshin e armëve, në hyrje të katundit. Në mes të fshatit morëm rrugën nga Mali i Rumisë, ndodhet xhamia. Në atë katund trokit përmbi Tivar dhe arritëm në mëhallën te kush të duash, janë krenarë, japin Marrziq, te “Kroni i Bushtrës”. Aty në bukë dhe do të strehojnë”. lëmë, para shtëpisë së Sylë Lavriqit, Kemi zbritur në fshatin Ftjan. Hyra në po rrinin disa burra. Posa na diktuan, xhami. Një grua që nxitonte t’u bash-

24

Që të jemi më të sigurt, Kasëmi me të birin Halilin (Muja), që ende nuk i kishte kaluar 18 pranvera, të gjithëve na strehuan në një shpellë në “Shkëmbinjtë e rrënimit”, ku qëndruam mbase një muaj. Për këtë mësoi tërë fshati. Për çdo ditë na sillnin ushqim e veshmbathje të nevojshme

Javore KOHA

E ENJTE, 13 PRILL 2017

kohej bashkëfshatarëve të tjerë, që shkonin për të bluar drithë në ndonjë mulli, më kishte hetuar në derë të xhamisë. I thashë: “Motër, mos u frikëso, unë jam kosovar që shpëtova nga Masakra e Tivarit”. Ishte Sherifja [Hatixhja H.M], gruaja e Sadik Omer – Marës. Ashtu të dërmuar, të zbathur, me këmbë të lënduar, që ma kishin prerë gurët, më kanë marrë dhe më kanë çuar në shtëpi. Më kanë dhënë ushqim e veshmbathje, ma lidhën edhe plagën në këmbë. Ndërkohë, nga Mali i Rumisë kanë mbërritur edhe tre kosovarë që i kishin shpëtuar Masakrës së Tivarit: Sadik Haziri nga Gjinofci, Avdo Ferizi nga Kllodernica dhe Ramadan Samadrazha. Që të jemi më të sigurt, Kasëmi me të birin Halilin (Muja), që ende nuk i kishte kaluar 18 pranvera, të gjithëve na strehuan në një shpellë në “Shkëmbinjtë e rrënimit”, ku qëndruam mbase një muaj. Për këtë mësoi tërë fshati. Për çdo ditë na sillnin ushqim e veshmbathje të nevojshme. Mua më sillnin edhe yndyrëra të bëra prej bimëve të ndryshme, për shërimin e plagës që kisha në këmbë. Nga frika se do të hetohemi nga organet e pushtetit, na kanë marrë në bjeshkë, në stane. Djali i Kasëmit, Halili, na furnizonte me perime, patate, groshë, domate, yndyrëra dhe me gjëra të tjera, ndërsa gjellët i përgatitnim vetë. Çdo të dytën ditë, Halili apo nëna e tij (Sebija), na sillnin bukë dhe gjëra tjera. Mendjen e kishim të ktheheshim në Kosovën tonë. Një ditë ju drejtuam të zotit të shtëpisë, Kasëmit: “Ju rritë nera juve, mbarë familjes suaj dhe fshatit. Dëshirojmë të dalim në Malësi dhe të shkojmë për Kosovë. Kërkojmë nga ju që të na ndihmoni të kalojmë Liqenin


HISTORI

përsëritet kurrë më

e Shkodrës”. Kasëmi me Adem Beqirin (Balaj) mblodhën ndihma nga xhemati në xhami dhe na i dhanë për rrugë 45 napolona. Na përcollen te miku i tyre Sahit Heta në katundin Kabash (?!), ku kaluam Liqenin me barkë dhe dolëm në Malësi (Shqipëri). Tri ditë pasi u larguam nga Ftjani, u bë shtetrrethim, u kontrollua i gjithë fshati shtëpi për shtëpi, në mos është strehuar ndonjë shqiptar, që i kishte shpëtuar Masakrës së Tivarit. Pastaj kaluam në Hot, Grudë dhe Has të Thatë, në vendin e quajtur “Kodra e Shëngjergjit” ramë në duar të ushtarëve shqiptarë. Posa na zunë, na futën në një dhomë ku rrinin ata. Ndërkohë, posa u habitën, Sadik Gjinovci rrëmben një pushkë dhe tenton të ikën. Ushtarët shqiptarë shtinë në të dhe e plagosën, të cilin prapë e sollën në dhomën ku qëndronim ne. Pasi ndodhi incidenti, ne na lidhën dorë për dorë, me motivacionin se edhe ne jemi të njëjtë me atë “kokëderr” që tenton të ikë. Menjëherë na dërguan në Shkodër në burgun e Qytetit, ku na pritën shumë keq. Pas disa ditësh, përkundër vull-

netit tonë na kthyen në Tivar. Atje na futën në burg, në një bodrum me ujë deri në bel, ku qëndruam plot tri ditë. Nga atje, na dërguan në Cetinë, ku gjyqi ushtarak na dënoi me tre muaj punë të detyrueshme. Thamë se ai gur ka një histori. Derisa isha i fortë – thotë Kasëmi – shkoja këmbë në Tivar te Kroni i Bushtrës. Ai gur ku kishte rënë Musliu, nga duart e mizorëve, qëndronte herë i ngritur e herë i rrëzuar, për nja tridhjetë vjetë. Tash – thotë Kasëmi – s’e di ç’është bërë me të. Mbetet edhe shumë punë për t’u zbuluar numri i saktë i viktimave të kësaj kasaphaneje të madhe. Sekreti ndoshta ekziston nëpër arkiva, ditare, kujtime e shënime të pabotuara të dëshmitarëve të ngjarjes. Ekziston edhe në mendjet e shumë krajanëve, prindërit e të cilëve kanë vepruar njëjtë me fatzezët e “varrit të Tivarit”, por që për shkak të rrethanave të ndryshme i ka zënë “pluhuri i harresës”. Ahmet Smajli (Bolaj) më tregon për jetëgjatin Ali Imer Alia nga Bllaca e Prizrenit, që gjeti strehim në familjen e Ismail Beqirit (Bolaj). Në fshatin

Rashtishë (Ana e Malit), afër “Rrasës së kuqe”, ekziston një shpellë që vendasit e njohin me emrin “Shpella e kosovarit”. Quhet kështu sepse njëfarë Nuh Kraja kishte strehuar një kosovar që i kishte shpëtuar Masakrës së Tivarit [Lemba, #1/1999, f.114]. Gjokë Dabaj përmend: Kolë Gjura, i zbritur në Tivar prej Dedajve të Shestanit, ka fshehur në ahurin e tij së paku 18 kosovarë, pa e dijtë fare familja e tij. Sait Braca nga Pinçi dhe Ramo Gjokaj nga Rjepsi, kanë gjetë dy kosovarë në “Krue të Shkallës” dhe i kanë fshehur në shtëpitë e veta, për më shumë se një muaj. Po kështu edhe Kola i Macit t’Gjurs dhe Gjoka i Macit nga Përçobajt e Shestanit, kanë strehuar dhe kanë ushqyer disa kosovarë [Dabaj: 2004, II, f. 592]. Përse të mos ia vëmë vetes borxh, që së paku, për secilin përvjetor, të nxjerrim nga një rrëfim të pabotuar, në mënyrë që t’ua lëmë brezave të ardhshëm një njohuri se si duket kur njeriu për njeriun bëhet ujk, sepse rrota e historisë sillet, për ta përsëritur vetveten. Dhashtë Zoti të mos përsëritet kurrë më. (Fund) E ENJTE, 13 PRILL 2017

Javore KOHA

25


REPORTAZH

NË KORAB, NË KRESHTËN QË PUTHET ME QIELLIN! (I)

Në fshehtësinë

Pëllumb Gorica

Lumturinë e vlerëson kur përballesh me udhëtime. Jean Sasson Ka rrugë të cilat nuk maten me kilometra e orë udhëtimi, por me mori impresionesh dhe emocionesh që të falin ato. Ndaj, kur rrugëton, ashtu si uji që rrjedh e gurgullon në shtratin e vet duke lënë pas rrugë të shkelura në kërkim të atyre të reja, te Natyra çdoherë gjejmë qetësi e kënaqësi. Ajo të fton mes bukurive magjike dhe me të vërtetë të bën ndjesor, por edhe miqësohesh shpirtërisht me të. Përmes saj ndjekim dëshirat që të çojnë drejt realizimit të qëllimit për të dashuruar më tepër çdo copëz të së tërës. Por, sa herë nisemi në rrugë të largëta me padurimin për të arritur sa më parë, nuk e di si të shprehim emocionet frymëzuese për ta bërë atë pjesë në krijimtari, biseda miqsh e të njohur. Panoramat zëvendësonin njëra tjetrën, ndërsa makina jonë mori drejtimin e një rruge të përbaltur,

26

Javore KOHA

E ENJTE, 13 PRILL 2017

Kryeneç ndaj djallëzive të kohërave, Korabi që ngrihet m ato befasitë e këndshme, të bën të ndjehesh i ekzaltuar s

që në çdo metër e troshiste atë, në lartësinë e kapërcimit të 1500 m mbi nivelin e detit. Me vështrimin e puthur pas malit Korab, që së largu ai na shfaqet me shpatet dhe majat e tij të zbardhura nga bora për të na dhënë mirëseardhje, mbërrijmë paksa të lodhur nga rruga prej disa orësh nëpër luginat e thella, pranë thepisjeve të ashpra shkëmbore, përrenjve e vendbanimeve. Kryeneç ndaj djallëzive të kohërave, Korabi që ngrihet madhështor drejt qiellit, një Parajsë Shqiptare dhe një nga ato befasitë e këndshme, të bën të ndjehesh i ekzaltuar së paku kur kundron pikturën madhështore të tij. Radomira, e shtrirë dhe e shpërndarë këmbëve të malit, magjepsëse dhe gjithë ngjyra në të katër stinët; aty ku egërsia e Natyrës, ajri i pastër, ujërat e kristaltë, kullotat, bagëtitë, gurë e drurë, të krijojnë në shpirt të tjera emocione. Kjo, e rrokshmja e terrenit të ashpër të Radomirës, ndërthuret me përzemërsinë e banorëve të saj, të

përcjellë aq bukur edhe në këngën perlë ”Cuca e Radomorës”. Ata janë të shpenguar e miqësorë, për më tepër fisnikë, të sinqertë e të respektueshëm. Në bisedat e tyre ndjehet shqetësimi që hasin në jetën e përditshme, si ajo e zakonshmja, kur ne shqiptarët, duke mos treguar vëmendjen e duhur, jemi të shkujdesur; ndoshta pak të skajshëm që t’i shpërfillim vlerat me këndvështrime realiste, mbi të gjitha për mundësitë që të afron jeta këtu, por edhe problematikat. Së pari, që të lulëzojë Turizmi kërkohet më shumë vëmendje dhe investime nga shteti. Kryesorja rruga e fshatit le për të dëshiruar. Dhe që për ironi nuk është më shumë se 5 km. Ndaj, duhet rregulluar ajo, me vizon në shpalosje, që kësisoj të tërheqë më shumë vizitorë. Le të jenë këto rreshta një apel për qeveritarët, se bukuritë natyrore nuk lypin vota elektorale, por përkujdesje për këta njerëz, për jetesën e tyre, për vështirësitë e kushtet që përjetojnë.


REPORTAZH

ë e së bukurës

madhështor drejt qiellit, një Parajsë Shqiptare dhe një nga së paku kur kundron pikturën madhështore të tij

Sapo mbërritëm ne, Haxhi Hima, me dashamirësinë e mirësjelljes na fton në bujtinë, ku kushtet dhe veçantia e saj ndërthuren me përkujdesjen e vet për të pushuar nga lodhja e rrugës së gjatë. Aty, zjarri i një sobe që bubullonte e përshkëndriste, të jepte ngrohtësinë e duhur. Por më shumë se çlodhëse janë bisedat e çiltra, (si të njiheshim prej kohësh), përpara përkëdheljes së gotave të rakisë së kumbullës. Ato të ngërthyera nëpër tema, të cilat rrotullohen rreth kulisave të Politikës, zemërgjersisë së traditës, krenarisë së sportit, më pas rrjedhin interesante për malin, ngjitjet, alpinistët të cilët janë preferuesit e tij. - Nuk e kanë të gjithë privilegjin thotë Haxhiu -, neve që banojmë në Radomirë, në këtë bukuri, të cilin na e ka falë Natyra jemi krenarë. Mali është i ashpër, që ashtu siç ka bukurinë e tij ka shkaktuar edhe fatkeqësi. Fjalët e tij të shtien në mendime të thella, jo rrallë në keqardhje për fatkeqësitë e ndodhura, gjë që i topiti

të gjithë. Pas gjithë këtyre mendimeve që na goditën në kokë si çekan, e nesërmja na priste në rrugëtimin tonë drejt majës së Korabit e cila përbën arsyen e ardhjes këtu.

Njeriu i maleve

Miqtë e mi alpinistë, me forcën shpirtërore që i tërheq gjithmonë drejt majave, e shkelin prej vitesh këtë mal, duke e shndërruar në diçka joshëse dhe magjike. E, natyrisht, me faktin që pasionet e njerëzve janë të ndryshme edhe prej mjedisit ku jetojnë, ka ndikim: i nxisin më shumë hovet e shpirtit. Rrugëtimet e tyre këtu, por edhe nëpër lartësi të tjera shqiptare, janë sfida të guximshme për të matur forcat në një sport ekstrem siç është Alpinizmi. Nuk janë pak që u ngjiten lartësive të Korabit, ashtu siç mund të pohosh se nuk janë shumë: jo vetëm nga Shqipëria, Kosova, Maqedonia, Mali i Zi, por edhe nga Polonia, Gjermania, Italia, Spanja, Franca, Anglia, Amerika, etj. Por, sa herë që

vijnë aq më shumë u shtohet oreksi dhe dëshira, që i bën të fluturojnë në krahët e kënaqësisë. - Ajo që të pëlqen, - të thotë Lavdie Sulo një alpiniste të cilën e njoha këtu - kthehet në pasion, mjafton të kesh kohë e dëshirë të zjarrtë. Prej vitesh e kam pasion të rrugëtoj edhe nëpër male e të ushtroj Alpinizmin. Është kjo dëshirë dhe pasion që i thith ëmbëlsisht e që i bën të lehta vështirësitë. Që herët kam pasur dëshirë të ngjitem në malin e Korabit; për më tepër se dëshirë për të eksploruar shpalosjen e panoramave të tij. Ndaj, kur kjo dëshirë për shijimin e lartësive të ngacmon bukurisht, mezi e pret udhëtimin dhe distancat të bëhen të afërta. E pata fatin e mire që bashkë me grupin e alpinistëve të ngjitem edhe unë. Ftesës dashamirëse të mikut tim Fation Plaku, një ndër alpinistët më të njohur shqiptarë iu përgjigja me kënaqësi. - Mirë! Bukur! … Më pëlqen dhe mezi pres të shkojmë atje. E ENJTE, 13 PRILL 2017

Javore KOHA

27


ARSIM

Rëndësia e përgatitjes me shkrim të njësisë mësimore

Motivim për m dhe nxënësit

Organizimi i orëve model dhe ligjëratave ka rëndësi të dyfishtë ngase i motivon mësimdhënësit dhe mësu

Ali Gjeçbritaj

Në plan-programin e Këshillit të arsimtarëve, Aktiveve profesionale, Këshillave të klasëve etj. të shkollave fillore është e nevojshme, për të mos thënë se është edhe e domosdoshme, të parashikohet përgatitja dhe mbajtja e orëve model dhe e ligjëratave gjatë vitit shkallor. E gjithë kjo në funksion të ngritjes profesionale brenda shkollës, ku mësuesit - mësimdhënësit punojnë dhe veprojnë. Orët model dhe ligjërata të tilla duhet të kenë përmbajtje të thukët për mbarëvajtjen e procesit mësimor për vitin shkollor në vijim, pse jo edhe për atë që pason. Meqë tradicionalisht Aktivet profesionale, Këshillat e klasëve, Këshilli i arsimtarëve etj. për vitin shkollor në vazhdim mbahen në javën e fundit të gushtit, të shfrytëzohet për një ligjëratë të tillë. Ligjërata që do të përgatitet, siç e theksuam më lart, duhet të trajtojë ndonjë temë të rëndësishme për mbarëvajtjen e procesit mësimor, e vlefshme për të gjitha lëndët. Është e udhës që, në mbledhjen e fundit të Këshillit të arsimtarëve, Këshillit të klasës dhe të Aktivit

28

Javore KOHA

E ENJTE, 13 PRILL 2017

profesional për vitin paraprak mësimor, të caktohen mësimdhënës, në mënyrë vullnetare, që do të përgatitnin orë model (deri vonë këto orë quheshin orë praktike) dhe ligjërata lidhur me risitë në procesin arsimor. Do të ishte e udhës që në secilën periudhë klasifikimi (brenda saj) të organizohet nga një orë model dhe nga një ligjëratë. Kujtojmë se viti shkollor ka gjithsej katër periudha klasifikimi. Kjo ka rëndësi të dyfishtë ngase i motivon mësimdhënësit dhe mësuesit të shkëmbejnë përvojën e tyre duke ndihmuar kështu njëri-tjetrin në avancimin e të arriturave profesionale. E njëjta vlen, pa dyshim, edhe për ligjëratat e mbajtura, ku bashkëbisedimi ndihmon në ngritjen profesionale në vazhdimësi të arsimtarit. Nëse gjërat që kemi mësuar gjatë studimeve nuk i përkujtojmë dhe të arriturat shkencore nuk i përcjellin në vazhdimësi, mësuesit do të mbesin prapa në çdo aspekt të punës së tyre në shkollën bashkëkohore të reformuar. Rëndësia e përgatitjes me shkrim të njësisë mësimore nga mësimdhënësi për orën bashkëkohore është motivim për mësimdhënës dhe nxënësit në klasë. Përgatitja me shkrim e njësisë mësimore për secilën lëndë veç e veç dhe, për të gjitha lëndët marrë së bashku, është më se e domosdoshme. Shkolla jonë e reformuar

kërkon një qasje më të përparuar nga të gjitha anët. Brenda kësaj kornize përfshihet edhe përgatitja me shkrim e njësisë mësimore, e çfarëdo tipi qoftë ajo për secilën lëndë. Një përgatitje e mirë dhe me përkushtim, do të mundësojë suksesin e dëshirueshëm. Po ashtu një përgatitje e mirë shton interesimin e nxënësve për mësim dhe nxënie. Mësimdhënia dhe mësimnxënia janë reciprokisht të ndërlidhura me njëra-tjetrën, ashtu siç është mësimdhënësi me nxënësin në klasë. Duke u nisur nga përvoja e gjertanishme, sa herë që mësimdhënësi shkon i përgatitur mirë për orë të mësimit, edhe interesimi i nxënësve për mësim do të jetë mjaft i motivuar. Këtë e ka përjetuar nga përvoja e vet secili mësimdhënës, edhe unë në përvojën time dyzet e një vjeçare. Nga përvoja ime si dhe e shumë mësimdhënësve të tjerë që kam pasur rast të bashkëpunoj gjatë viteve, përgatitja me shkrim e njësisë, për cilëndo orë mësimore qoftë ajo, duhet të shfrytëzohet me përkushtim nga mësimdhënësi i lëndës. Për arsye se ka raste kur mësimdhënësi për një shkak a për një tjetër, duke u “turpëruar” që ta konsultojë përgatitjen e vet për orë të mësimit, e mban atë fshehur qoftë në çantë, qoftë në sirtar të tavolinës. Përgatitja e tillë, gjatë rrjedhës së orës mësimore, konsideroj se është e këshillueshme të qëndrojë e hapur


ARSIM

mësimdhënës në klasë

uesit të shkëmbejnë përvojën e tyre duke ndihmuar njëri-tjetrin në avancimin e të arriturave profesionale

mbi tavolinë për ndonjë konsultim të rastit. Sepse për atë edhe është bërë - përgatitur. Është shumë gabim nëse përgatitjen e bëjmë dhe gjatë orës nuk e konsultojmë. Përgatitja nuk është sa për sy e faqe ose sa për t’ia treguar këshilltarit mbikëqyrësit të arsimit apo pedagogut të shkollës, apo drejtorit kur vijnë në hospitim në orë të mësimit apo për kontroll. Përkundrazi, atë duhet ta kemi gjithmonë pranë vetes dhe gjithmonë të konsultohemi me të, siç

thashë edhe më lart, edhe gjatë orës mësimore. Në vijim po japim rrjedhën e përgatitjes me shkrim të njësisë mësimore, e cila, them, do të gjejë përdorim për secilën lëndë mësimore. Ja si do të ishte e udhës të ishte struktura e orës mësimore. Pjesa teorike për të gjitha tipat e orëve: 1. Lënda mësimore: cilado qoftë ajo. 2. Klasa: I, II, III, IV... 3. Njësia mësimore: e çfarëdo tipi

qoftë ajo. 4. Tipi i orës mësimore: zhvillim, përsëritje a ushtrim. 5. Format e punës: frontale, në grupe të vogla dhe në grupe kolektive. 6. Metodat mësimore: metodat bashkëkohore sipas natyrës së lëndës mësimore. 7. Mjetet mësimore: të përgatiten ato mjete, që i përshtaten lëndës dhe njësisë mësimore. 8. Kriteret: janë të barabarta me objektivat a qëllimet. E ENJTE, 13 PRILL 2017

Javore KOHA

29


MOZAIK

Përkujtim i demonstratave të vitit 1981 në Kosovë

Haxhi Lajçi

Rezistenca gj platformës “K

Marsi dhe prilli i vitit 1981 shënojnë njërën ndër ngjarjet më të rëndësishme të historisë sonë. Po të shqiptarët sot do të jetonin ashtu sikurse jetojnë hungarezët në Vojvodinë, myslimanët në Sanxhak apo vl Kërkesat sociale që u manifestuan në mbrëmjen e 11 marsit 1981, në “Mensën e studentëve” në Prishtinë, për kushte më të mira jete, nuk ishin spontane, por kulmim i natyrshëm i një zemërimi, i cili nuk mund të përmbahej më tej. Sa herë vjen 11 marsi, na kthen në kujtesë atë të kaluar jo të largët dhe përgjithësisht i kujtojmë zhvillimet sociale e politike, që u manifestuan në mars, prill, maj të vitit 1981. I përkujtojmë të rënët, vizitojmë familjarët e tyre, shihemi me ndonjë bashkëvuajtës burgu, evokojmë ndonjë kujtim. Dhe kështu, nga viti në vit, edhe pas 36 viteve, në disa segmente ende vendnumërojmë, mjaftohemi me botimin e shkrimeve, vështrimeve, komenteve dhe ndonjë studimi që megjithatë është ende larg nga studimi i mirëfilltë shkencor. Pikërisht për këtë shpërthim, më 2 prill të vitit 1981, në orët e mbrëmjes, kreu shtetëror e politik i Jugosllavisë shpalli shtetrrethimin në Kosovë, me shumë kufizime të lëvizjes së qytetarëve, ndalim rigoroz të qarkullimit të çdo personi gjatë natës, ndalim të grumbullimit të më shumë se tre personave, ndërprerje të mësimit në të gjitha nivelet në tërë territorin e Krahinës së Kosovës, ndjekjen, arrestimin dhe nxjerrjen para gjykatave të të gjithë organizatorëve apo atyre të cilët dyshoheshin se ishin të tillë, bastisjet e çdo shtëpie të dyshuar, hapjen e rreth 400 000 dosjeve, sa i dispononte regjimi dhe një mori masash represive, ekstreme, të cilat po i realizonte Ushtria dhe Milicia federale, e përbërë nga pjesëtarë të të gjitha republikave të Ju-

30

Javore KOHA

E ENJTE, 13 PRILL 2017

gosllavisë. Për shkak të përmasës që regjimi i kishte dhënë revoltës shqiptare, pse jo Kryengritjes shqiptare të marsit e prillit të vitit 1981, ato zhvillime historike, nga kreu i shtetit dhe nga vasalët shqipfolës të RSFJ-së, u kualifikuan si kundër-revolucion, kualifikim zyrtar ky që pasoi me një represion të përgjithshëm mbi të gjithë liridashësit shqiptarë, kudo, jo vetëm në Kosovë por edhe në trojet e tjera shqiptare nën robërinë jugosllave. Një pjesë e madhe e rinisë që pati fatin t’ju iki kapjes nga ana e milicisë, disa prej tyre mbeten përgjithmonë pa vazhduar studimet, disa shkuan në Amerikën e largët dhe një pjesë e madhe e tyre nëpër shtetet e ndryshme të Evropës dhe nuk u kthyen deri në çlirimin përfundimtar të Kosovës. Të burgosurit politikë të vitit 1981 dhe ata të mëhershmit përbënin avangardën e Lëvizjes së Rezistencës aktive, sepse opsioni i tyre kishte qenë dhe kishte mbetur kryengritja e armatosur, meqë shqiptarëve, të cilët për nga numri ishin popullata e tretë në RSFJ, Kushtetuta e atij shteti federal nuk iu njihte të drejtën për vetëvendosje dhe barazi me kombet e tjera, madje as me ata popuj numerikisht më të vegjël, sikur ishin sllavo-bullgarët e Maqedonisë, malazezët, sllovenët. 11 marsi i vitit 1981 ishte shkëndija që paralajmëronte fillimin e zbrazjes së zemërimit popullor kundër padrejtësive, kundër shtypjes e shfrytëzimit nga Serbia e përgjithësisht nga RSFJ kundër idesë së përshtatjes, kundër pretendimeve për krijimin e një kombi hibrid

kosovar, kundër jugosllavizimit të qetë dhe për bashkësinë me popujt sllavë. Alarmi i fillimit të manifestimit të zemërimit popullor kundër pabarazisë dhe padrejtësive tashmë ishte dhënë. Lëvizja e fshehtë e Rezistencës, e njohur në kuptimin përgjithësues si Lëvizje ilegale, kishte filluar të mobilizonte radhët dhe të artikulonte përveç kërkesave sociale edhe kërkesa politike, meqë me të drejtë konstatohej se barazia e plotë e shqiptarëve në Kosovë e më gjerë nën okupimin jugosllav do të arrihej me krijimin e një Republike të barabartë me republikat e tjera të Federatës Jugosllave. Në zhvillimet që pasuan më 26 mars të po atij viti, në kohën kur nëpër qendër të Prishtinës po defilonte Stafeta e Titos (një manifestim i kultit politik gjithë-jugosllav), Njësitë speciale të Jugosllavisë, me lejen dhe aprovimin e më besnikëve të regjimit të Beogradit si: Azem Vllasi, Xhavit Nimani, Mahmut Bakalli, Ali Shukriu, Fadil Hoxha, Mehmet Cikuli - Maliqi e të tjerë, sulmuan brutalisht demonstruesit, duke përgjakur qindra prej tyre. Ndërhyrja brutale, më 1, 2 dhe 3 prill 1981, nxori në sipërfaqe fytyrën e vërtetë të fashizmit jugosllav dhe të bashkëpunëtorëve, të cilët i shërbenin asaj politike shoviniste antishqiptare. Revolta gjithëpopullore që pasoi më 2 dhe 3 prill, ia çjerri përfundimisht maskën politikës së ”përbashkësisë e barazisë së kombeve dhe kombësive të Jugosllavisë”. Shtypi perëndimor dhe ai i Tiranës zyrtare konstatonin se në Kosovë kishte ndodhur njëra ndër gjakderdhjet më të pashembullta në Evropë, pas


MOZAIK

jithëpopullore rreth Kosova Republikë”

mos ndodhte ajo që ndodhi asokohe, llehët në krahinën e Timokut në Serbi Luftës së Dytë Botërore. Kryengritja shqiptare kundër robërisë e vitit 1981, pas sulmit gjakatar që mori në fillim nga Ushtria dhe Milicia Jugosllave, së shpejti filloi të konsolidohet duke iu përshtatur rrethanave të reja të veprimit. Dhuna, brutaliteti i forcave policore, arrestimet, vrasjet, plagosjet zgjeruan edhe më shumë frontin e rezistencës. UDB-ja në bashkëpunim me kolaboracionistët, policët, inspektorët e UDB-së, prokurorët, gjyqtarët, nxori para gjyqeve qindra grupe nxënësish, studentësh, punëtorësh dhe intelektualësh, ndërkohë që në platformën e kërkesës “Kosova Republikë” angazhoheshin shumë grupe të tjera, krejtësisht të pavarura nga njëra-tjetra, por me synime dhe qëllime të njëjta. Ideatorët dhe përkrahësit e lëvizjes për çlirim dhe bashkim kombëtar, veprimtarinë e tyre atdhetare nuk e pushuan as nëpër burgje. Dhe sapo liroheshin nga burgjet, sërish riorganizoheshin dhe vazhdonin veprimtarinë atdhetare, duke kërkuar barazi dhe liri. Në vitet ’80, sipas informatave që sjell shtypi i huaj, por edhe ai jugosllav, për vepra të cilësuara si antijugosllave janë dënuar prej dy muaj deri në 20 vjet burg rreth 12 000 shqiptarë të moshave të ndryshme, por mesatarja e moshës së tyre ishte prej 20 deri në 30 vjet. UDBja kishte hapur rreth 400 000 dosje për shumicën dërmuese të intelektualëve shqiptarë, kryesisht të familjeve që ishin shquar për rezistencë kundër forcave okupatore serbe qysh prej vitit 1912. Vetëm në Ushtrinë Jugosllave qenë dënuar 1 200 shqiptarë, në mesin e tyre

edhe ndonjë epror. Shtypi i kohës nuk i ka shënuar këto të dhëna, meqë nuk lejonte censura e kohës së totalitarizmit jugosllav. Më vonë, në intervale të ndryshme kohore nga dora mizore e UDB-së, janë martirizuar: Jusuf Gërvalla, Kadri Zeka, Bardhosh Gërvalla, Rexhep Malaj, Nuhi Berisha, Bajram Bahtiri, Afrim Zhitia e Fahri Fazliu, Bedri Sokoli, Ismet Krasniqi, Xhemail Berisha etj. Në të gjitha arrestimet e qindra grupeve të rezistencës në Kosovë gjatë viteve ‘80, në krye të aksioneve, fatkeqësisht, kanë qenë SUP-ovcat shqipfolës dhe pjesëtarë të policisë vendore. I tillë ishte rezultati i politikës shumëvjeçare të bashkim-vëllazërimit. Dhe sa më shumë që këta lakej të jugosllavizmit tregoheshin besnikë, aq më shumë kërkohej nga ata zbatimi sa më i thellë i një politike të tillë, të egër, antikombëtare. Në kohën e krijimit të strukturave të para organizative të UÇK-së brenda në Kosovë dhe në mërgatë, në të gjitha nivelet komanduese ishin përfshirë ish të përndjekurit dhe të dënuarit e vitit 1981 e më vonë. Ata tashmë drejtonin Shtabin e Përgjithshëm, shumicën e zonave operative, sigurimin sekret, institucionet e para informative të UÇK-së. Përderisa shumica e të burgosurve të vitit 1981 qenë hedhur në ballin e luftës për liri, pati edhe disa oportunistë që i

mbetën besnikë Lëvizjes pacifiste, duke mos i besuar forcës kombëtare e cila po e zhvillonte rezistencën e armatosur. Në këtë aspekt, marsi dhe prilli i vitit 1981 shënojnë njërën ndër ngjarjet më të rëndësishme të historisë sonë. Po të mos ndodhte ajo që ndodhi asokohe, shqiptarët sot do të jetonin ashtu sikurse jetojnë hungarezët në Vojvodinë, myslimanët në Sanxhak apo vllehët në krahinën e Timokut në Serbi. Mirëpo, në kushte dhe rrethana të caktuara, lëvizja e rezistencës shqiptare, e përkrahur fuqimisht edhe nga Tirana zyrtare, arriti të konsolidojë idealin e lirisë, arriti ta mbajë gjallë atë dhe në rrugën e gjatë e të mundimshme të historisë, arriti të realizojë me sukses tri luftëra çlirimtare, të cilat u përkrahën nga mbarë shqiptarët atdhedashës dhe nga forcat përparimtare botërore. Kërkesat e vazhdueshme për çlirimin e vendit dhe krijimin e Republikës së Kosovës u kurorëzuan më 17 shkurt të vitit 2008. (Në vitin 1981 isha edhe unë pjesëmarrës i kërkesave për kushte më të mira studentore. Prandaj e pashë të arsyeshme t’i përkujtoj ato ditë të vështira të mbarë studentëve kahdo që vinin, duke veçuar ne studentëve shqiptarë nga Mali i Zi, që kuptuam kërkesat dhe iu bashkuam kësaj lëvizjeje të madhe të të gjithë rinisë.) E ENJTE, 13 PRILL 2017

Javore KOHA

31


KULTURË

DUKURI

Feja dhe nd

Njeriu sa do që të jetojë në këtë planet, do të ketë të panjohura ndaj asaj që e rrethon, dhe gjithmonë ndaj të panjohurës krijohen mite. Dhe si rezultat i të panjohurës, u shfaq edhe feja, pra besimi në diçka

Haxhi Zeneli Nju Jork Çfarë është feja, dhe nga vjen ajo!?. Thuhet Se feja rrjedh nga dy fjalë latine “re” dhe “ligare” që do të thotë “për të rilidhur”. Po ti pyetesh disa njerëz fetarë, ata thonë se feja është e vjetër bile sa vetë njerëzimi. Por në fakt a është kjo e vërtetë?, kur dihet se feja është një koncept shumë i ri, në krahasim me njerëzimin. Çka do të thotë se Hinduizmi si besim është i vjetër vetëm 6000 vjet. Andaj mund të themi se 95% e historisë së njerëzimit nuk janë ushqyer me besimet fetare për një kohë shumë të gjatë. Feja e keqpërdorur dhe e shfrytëzuar, mund të jetë mjeti më i rrezikshëm dhe forca më bindëse në Tokë. Por në anën tjetër, në kuptimin pozitiv, feja mund të jetë rruga që rilidhë një person me të vërtetën më të lartë shpirtërore. Andaj feja gjithnjë vazhdon të ndikojë tek njerëzit si një forcë pozitive por edhe negative. Megjithëse feja mëson cilësitë më të larta të dashurisë, mëshirës, mirësisë, tolerancës dhe lidhjen me hyjninë, feja përsëri në anën tjetër të medaljes, ka shkaktuar edhe probleme të tjera në kundërshtim me të gjitha ato që përmendëm më lart, dhe ka bërë një ndarje mjaft serioze të njerëzimit në mbarë botën, ku ende edhe sot këto po vazhdojnë,

32

Javore KOHA

E ENJTE, 13 PRILL 2017

pra e gjithë kjo bëhet nga keqpërdoruesit e fesë së organizuar. Kurë flasim për rolet pozitive të fesë, për shembull, njerëzit e dedikuar janë më optimistë në rastet e sëmundjeve të ndryshme, ata kanë një shans më inkurajues në shërimin e tyre nga sëmundjet e mëdha, dhe janë më pak të shqetësuar nga simtomet e sëmundjes, sepse feja për ta është një burim i shpresës dhe optimizmit, ku shërben si ushqim i shpirtit që shëron individin. Por kur flasim për anët negative të fesë, ajo tek disa të tjerë krijon edhe ankthin, ku është një gjendje e krijuar në sistemin nervor me anë të pikëpamjeve tona shkencore por edhe fetare. Stresi i cili krijohet nga ankthi dhe vazhdon për një kohë të gjatë, mund të ndikojë negativisht në përkeqësimin e gjendjes fizike dhe shpirtërore të individit, çka do të thotë se sipas kësaj, fenë nuk e perceptojnë të gjithë njëjtë. Ja një shembull: nëse ne besojmë shumë, se njeriu është krijesë e Zotit, kurse në anën tjetër jemi përballur me disa lloje studimesh, se ne kemi arritur deri këtu si një shkak i evolucionit dhe na duket më e saktë kjo teori, kjo mund të na shkaktojë gjendje të vështirë psikologjike, e cila vjen në kontradiktë njëra me tjetrën, dhe e gjithë kjo luftë bëhet përbrenda trurit tonë, duke krijuar stres, duke debatuar me vetën se cila është më bindëse. Idetë fetare, të cilat ndikojnë në unitetin dhe avancimin kulturor-shkencor të një populli, mund edhe të jenë kontradiktore te një kulturë e një populli

tjetër, për shkak se ajo fe e krijuar nuk u përgjigjet traditave të atij populli, që i është imponuar, ku kjo mund të ndikojë negativisht tek ai mjedis shoqëror i atij populli apo kombi, që mund ta ndryshojë apo asimilojë atë. Kemi edhe raste që feja është bërë si pretekst për të luftuar!. Feja që nga formimi, te disa është përdorur si mjet për urrejtje dhe përçarje, por edhe si shkaktar i luftërave më të mëdha, për të shfrytëzuar resurset dhe pasurit e të tjerëve. Dhe si shfrytëzues më të mëdhenj kanë qenë jo-besimtaret ,duke manipuluar me fenë. Kjo po ndodh edhe sot, por shumica nuk e shohin, dhe e marrin si një luftë fetare kundër njëri tjetrit. *** Ne po e infektojmë rininë, duke ua mbjellur diçka që mosha e tyre nuk ka aftësi ta perceptojë apo filtrojë me një logjikë të shëndoshë, sepse kjo po bëhet atje ku nuk është kontrolli institucional. A mos do ishte e udhës ndoshta që feja të futet në shkolla si lëndë mësimore?, ku aty mund të ishte edhe kontrolli më i lehtësuar nga institucionet e arsimit, se çfarë ju mësohet të miturve, ku kjo mënyrë do të kishte ngritur edukimin tonë më lart, e jo të mbesim ende viktima të së kaluarës. Atëherë njerëzimi nëse vazhdon kështu, nuk ka se si të presim ndryshime të gjendjes që kemi tani, sepse ndasitë fetare dhe luftërat do të vazhdojnë. Për të përmirësuar gjendjen, duhet ndryshuar konceptin e tyre, që besimet fetare duhet trajtohen si një entitet.


KULTURË

dikimi i saj

Andaj duhet kuptuar qartë se: besimi më i madh, është besimi në vetveten tuaj, sepse ti je zoti i vetvetes. Ti je ai që komandon dhe që ke timonin e jetës tënde dhe askush tjetër. Dhe ata të cilët ju shpjegojnë diçka tjetër, nuk janë asgjë tjetër përveç mashtrues dhe manipulues të gjendjes tuaj, për të ju shndërruar në skllevër, që ju të bëheni ndjekës i ideve të tyre, që ata të jenë gjithmonë në kontrollin tuaj, apo të bëhen telekomanda e juaj, dhe nëse ata kanë kontrollin tuaj, pikërisht këtu ka filluar sëmundja e juaj. Ja se si e shpjegon këtë gjendje Dr.Marlene Winelle, e cila i trajton këto sëmundje, thotë se: “Këta njerëz nuk e shohin jetën si të tjerët, ata kanë një botë të ngushtuar, dhe po të dalin nga kjo botë, ata në mendjet e tyre janë të rrezikuar, apo të dënuar, dhe me njerëzit që duan të dalin nga këto sëmundje ju duhet një trajtim i gjatë”. Dr.Winelle shpjegon edhe për ngjarjet që tregojnë këta pacientë, që janë diçka frikësuese, se çfarë ju është

thëne atyre prej nga fëmijëria, “dukë menduar se prindja duhet t’i frikësojnë fëmijët, ku shumica jonë besojmë në këtë doktrinë: t’i frikësojmë ata për t’i larguar nga keqbërja, por në të vërtetë ne krijojmë fobi dhe ankth te këta fëmijë kur rritën, të cilët kanë pësuar sëmundje të ndryshme dhe depresione, dhe e gjithë kjo bëhet, duke imagjinuar Zotin si një figurë të tmerrshme dhe dënuese në jetën e tyre, nëse ata bëjnë gabime. Ka edhe nga ata që braktisin një religjion dhe shkojnë në prehrin e religjionit tjetër, duke menduar se atje do të gjejnë shpëtimin, pra duke u konvertuar në një besim tjetër. Kjo është e njëjtë sikur të dalin nga një burg dhe të shkojnë në një tjetër, sepse këto persona kanë trauma nga sindromi religjioz (RTS, religjion, trauma, sindrome)të cilët duhet ti nënshtrohen trajtimit serioz për t’u shëruar”, thotë Dr.Malene Winell. Besimi i një individi është koncept individual, pra më së pari besimi në

vetën tuaj, që të mos lëndoni askënd në emër të besimit tuaj, sepse ai është vetëm i juaji, i shpirtit tuaj, i ndërgjegjes tuaj. Njerëzimit i është thënë: “së pa fe bota do ishte në kaos, krimi do të rritej, njerëzit do bënin gjëra të pa hijshme” etj, ku në të vërtetë nuk kemi asnjë fakt për këtë, sepse po t’i shikojmë burgjet, janë të mbushur me fetarë, bile atje edhe konvertohen, nga një fe në tjetrën sipas dokumentarëve të filmuar. Besimi pa ndërgjegjen është sëmundje e pakontrolluar, e cila shkatërron individin. Andaj një shoqëri apo një komb i cili do të edukojë vetën që të mos infektojë popullin e tij nga këto sëmundjeje, ai popull do të gjejë shpëtimin e tij shpirtëror, dhe do të jetë një popull i lumtur, i cili ka krijuar ndërgjegjen e shëndoshtë. Kjo është baza e një shoqërie të shëndetshme, andaj intuita dhe ndërgjegjja e pastër, është besimi më i lartë i qenies njerëzore: pa ndërgjegje s’ka besim. E ENJTE, 13 PRILL 2017

Javore KOHA

33


MARKETING

INICIATIVA QYTETARE - TUZ

GËZUAR PASHKËT ALTERNATIVA SHQIPTARE

ME FAT FESTËN E PASHKËVE 34

Javore KOHA

E ENJTE, 13 PRILL 2017


MARKETING

KOMUNA URBANE E TUZIT

TË GJITHË BESIMTARËVE TË FESË KATOLIKE JU URON FESTËN E PASHKËVE E ENJTE, 13 PRILL 2017

Javore KOHA

35


KOHA Javore Sfidat ndaj KJa O vorH e A pushtetarëve

e A KJaO vorH Krijimi i hapësirës H e rbAashkët avorpë KJO së re

Podgoricë e enjte, 19 janar 2017 Viti XVl Numër 748 Çmimi 0,50

Podgoricë e enjte, 26 janar 2017 Viti XVl Numër 749 Çmimi

Podgoricë e enjte, 23 shkurt 2017 Viti XVl Numër

0,50

Podgoricë e enjte, 2 mars 2017

753 Çmimi 0,50

Viti XVl Numër 754 Çmimi 0,50

kulturore shqipta

amoralë

KOH Javore A

KOH Javore A KOH Javore A Podgoricë e enjte, 8 dhjetor 2016 Viti XV Numër

Podgoricë e enjte, 22 dhjetor 2016 Viti XV Numër

745 Çmimi 0,50

743 Çmimi 0,50

Podgoricë e enjte, 15 dhjetor 2016 Viti XV Numër

744 Çmimi 0,50

Mësuesit e harruar Teatri - një dëshirë e munguar e ulqinakëve

APATIA politike

SHQIPTARËT E 1001 HALLEVE

ISSN 1800-5696

ISSN 1800-5696

Qençe nuk jetohet ma

Manifestim që nderoi viktimat e luftës

Komedia e mjerimit

mjerimit Komedia e

ISSN 1800-5696

e luftës viktimat

Kadare meriton Nobelin!

6965-00

Shkodra, qyteti më joshës për krajanët krajanët joshës për qyteti më Shkodra,

Në udhëkryq

që nderoi Manifestim

Lufta e Ftohtë duhet shmangur

81 NSSI

ve ulqinakë ar e mungu e dëshirë het ma - një jeito Teatr nuk 81 NSSI

6965-00

Në udhëkryq

Qençe

Rëndësia e mbështetjes së nismave me ide të reja

SHQIPTARË

e A vorH KJaO e A vorH KJaO

Podgoricë

SHQIPTARËT

e enjte, 8

dhjetor 2016

Viti XV Numër

743 Çmimi

e enjte, 15

dhjetor 2016

rs triumfon në

Në udhëkry

6965-0081 NSSI

Manifes tim që nderoi

q

Shkodra qyteti më, joshës për krajanët krajanët joshës për qyteti më Shkodra,

Në udhëkryq

viktimat e luftës

Komedia mjerimit e

jetohet ma Qen ulqin akëvçe nuk

6965-0081 NSSI

e luftës viktimat që nderoi Manifestim

mjerimit Komedia e

JavoreHA KO JavoreHA KO 2016 Viti XV Numër 744

6965-0081 NSSI

SHQIPTARËT E 1001 HALLEVE

shmangur Ftohtë duhet Lufta e

Nobelin! meriton Kadare

politike APATIA

Çmimi 0,50

e harruar së përb ashkët Mësue sit Krijim 2016 Viti XV Numër 743

JavoreHA KO

Çmimi 0,50

KULTURË PORTRET

SOCIALE PANORAMË INTERVISTË TEKNOLOGJI

VËSHTIME & OPINIONE

SPORT

MOZAIK

2016 Viti XV Numër 745

Çmimi 0,50

i i hapësirës

KJO avoreHA KJO avoreHA ARSIM Podgoricë e enjte, 23 shkurt

749 Çmim i 0,50

VËSHTIME & OPINIONE

SOCIALE

0,50

Podgoricë e enjte, 22 dhjetor

HISTORI

PANORAMË

744 Çmimi

kulturore shqipt are

SOCIALE

PORTRET

” ve perëndimore “Moonlightvlera themeli i mbrojtjes së triumfon në Oscars Nato mbetet gur-

E 1001 HALLEVE

Podgoricë e enjte, 15 dhjetor

SPORT

SOCIALE

PANORAMË

Viti XV Numër

0,50

guar e ulqina këve

ISSN 1800-5696

Viti XVl Numër

Çmimi 0,50

Nato mbetet gurthemeli i mbrojtjes së vlerave perëndimore

15 26 janar 2017

Numër 744

e munguar e dëshirë e Teatri - një

748 Çmim i 0,50

Podgo ricë e enjte,

2016 Viti XV

“Moonlight” Qençe nu Teat jeri - nj hëet m k dështo a mun irë e

Podgoricë e enjte, 8 dhjetor

e A avorH KJO e A avorH KJO ARSIM Viti XVl Numër

enjte, 15 dhjetor

KJO avorH e A KJO avorH e A Osca Podgoricë

amoralrëëve pushtettandaj Sfida 19 janar 2017

Çmimi 0,50

shënuar progres Kosova ka Kaosi urbanistik, Durmishi: apo dalldia e ndërtimeve pa leje

ISSN 1800-5696

ve mbiemra të it sllavizim e Dukuria

Podgo ricë e enjte,

Numër 743

Durmishi: Kosova ka shënuar progres

ndërtimeve pa leje apo dalldia e Kaosi urbanistik,

6965-0081 NSSI

1 NSSI

6965-008

Halili njohur Merita n e më këngëtarë kluzive Intervistë eks

itinerar Treni pa

2016 Viti XV

6965-0081 NSSI

Intervistë ekskluzive më këngëtarën e njohur Merita Halili

ISSN 1800-5696

ISSN 1800-5696

1 NSSI

6965-008

origjinale e kulturës Fosilizimi

Treni pa itinerar

enjte, 8 dhjetor

Podgoricë e

Fosilizimi e kulturës origjinale

të reja ide nismave me së jes tet ësh mb Rëndësia e

T E 1001 HALLEVE

Podgoricë e

ISSN 1800-5696

ISSN 1800-5696

Dukuria e sllavizimit të mbiemrave

Podgoricë e enjte, 2 mars

PORTRET SOCIALE

PANORAMË INTERVISTË

TEKNOLOGJI

2017 Viti XVl Numër 754

PANORAMË

MOZAIK

ARSIM

KULTURË

VËSHTIME & OPINIONE

TEKNOLOGJI

KULTURË TEKNOLOGJI

VËSHTIME & OPINIONE

ARSIM

TEKNOLOGJI

TEKNOLOGJI

KULTURË

MOZAIK INTERVISTË INTERVISTË SPORT

PANORAMË

SPORT

VJET ME JU www.kohajavore.org

ARSIM

Çmimi 0,50

Çmimi 0,50

KULTURË SHKENCË PANORAMË VËSHTIME & OPINIONE

2017 Viti XVl Numër 753

KOHA Javore


Turn static files into dynamic content formats.

Create a flipbook
Issuu converts static files into: digital portfolios, online yearbooks, online catalogs, digital photo albums and more. Sign up and create your flipbook.