Koha 763

Page 1

KOHA Javore Podgoricë e enjte, 4 maj 2017 Viti XVl Numër 763 Çmimi 0,50

Me arbëreshët e Zarës ISSN 1800-5696

Populizmi dhe media, një përballje që tregon shumë

Të çmendesh, se kështu jetohet


PËRMBAJTJE

4

Vendim historik

Miratohet Ligji për Komunë të Pavarur të Tuzit

Fryma antishqiptare në tempullin 10 e demokracisë në Shkup

Monologu poetik si dialog gjithëpërfshirës

5

12

KOHA Javore Themelues: Kuvendi i Malit të Zi Gazetë javore për aktualitete, shkencë dhe kulturë, Numri i parë doli më 21 shkurt 2002. Botues: Këshilli

Kombëtar i Shqiptarëve Redaktor Përgjegjës: Ali Salaj Gazeta redaktohet nga kolegjiumi:

Fahrudin Gjokaj (Redaktor Teknik & Sistem Inxhinjer) Ismet Kallaba (aktualitete, sport), Toni Ujkaj (kulturë) Vijoleta Berishaj (sekretare teknike) Adresa: Bulevar revolucije 15, Podgoricë Telefon & fax: 020/240-659 E-mail: kohajavore@t-com.me, www.kohajavore.org

2

Javore KOHA

E ENJTE, 4 MAJ 2017


PËRMBAJTJE

KATALOG I BOTIMEVE 1991-2015

ART CLUB CLUB ART

14

24

ART ART CLUB CLUB

Një thesar i çmuar i shqiptarëve në Mal të Zi 18

Botë e njeri

Aliu: Të fuqizojmë raportet drejtë rrugës Euro-Atlantike 35

Sëmundje fatale që mund të parandalohet KOHA Javore KOHA Javore

KOHA Javore KOHA Javore

Podgoricë e enjte, 22 dhjetor 2016 Viti XV Numër 745 Çmimi 0,50

Podgoricë e enjte, 8 dhjetor 2016 Viti XV Numër 743 Çmimi 0,50

Podgoricë e enjte, 29 dhjetor 2016 Viti XV Numër 746 Çmimi 0,50

Podgoricë e enjte, 15 dhjetor 2016 Viti XV Numër 744 Çmimi 0,50

Pa ndonjë

KOHA Javore NDRYSHIM

Teatri - një dëshirë e munguar e ulqinakëve Qençe

pozitiv

Podgoricë e enjte, 4 maj 2017 Viti XVl Numër 763 Çmimi 0,50

APATIA politike

Shqiptarët në Mal të Zi gjatë vitit 2016

SHQIPTARËT E 1001 HALLEVE

Komedia e mjerimit

mjerimit Komedia e

Në udhëkryq

1 NSSI

6965-008

ëve ulqinaka re mungu ë e dëshir nhjëet trit-o Teaje Në udhëkryq

Me arbëreshët e Zarës

Shkodra, qyteti më joshës për krajanët krajanët joshës për qyteti më Shkodra,

ISSN 1800-5696

ma uk Qençe n 1001 HALL EVE

6965-0081 NSSI

SHQIPTAR ËT E

Qëndrimi anticivilizues i një politikani

ISSN 1800-5696

ISSN 1800-5696

1 NSSI

6965-008

e luftës viktimat që nderoi Manifestim

nuk jetohet ma

ISSN 1800-5696

ISSN 1800-5696

Manifestim që nderoi viktimat e luftës

Populizmi dhe media, një përballje që tregon shumë

Të çmendesh, se kështu jetohet

tregon shumë një përballje që Populizmi dhe media,

kështu jetohet Të çmendesh, se

Lufta e Ftohtë duhet shmangur

Kadare meriton Nobelin!

ARKIVI: www.kohajavore.org

Qëndresa dhe flijimi për flamurin tonë kombëtar

e Zarës

avoreHA arbëreshët KJO Me A re avo H KJO Podgoricë e enjte,

8 dhjetor 2016

Viti XV Numër

743 Çmimi 0,50

Podgoricë e enjte,

15 dhjetor 2016

Viti XV Numër

744 Çmimi 0,50

E ENJTE, 4 MAJ 2017

Javore KOHA

3


NGJARJE JAVORE

Kuvendi i Malit të Zi miratoi Propozimligjin për anëtarësim në NATO

Vendim historik

Kuvendi i Malit të Zi, me 46 vota për, ka miratuar të premten në Cetinë Propozimligjin për konfirmimin e Traktatit Veriatlantik, me të cilin janë krijuar kushtet për anëtarësimin e Malit të Zi në NATO. Përpos deputetëve të shumicës parlamentare, për anëtarësimin e Malit të Zi në NATO kanë votuar edhe katër deputetët e Partisë Socialdemokrate të cilët e kanë ndërprerë bojkotin e Kuvendit pas një periudhe të gjatë. Deputetët e Frontit Demokratik dhe disa qindra përkrahës të tyre kanë protestuar para Kuvendit të Malit të Zi, kurse pjesa tjetër e opozitës së ashtuquajtur qytetare vendimin e Kuvendit për anëtarësim në NATO e ka pritur në shtëpi. Vendimi për anëtarësimin e Malit të Zi në NATO vlerësohet si historik dhe ngjarja më e rëndësishme politike pas ripërtëritjes së pavarësisë së Malit të Zi në vitin 2006. Kryetari i Kuvendit të Malit të Zi, Ivan Brajoviq, ka theksuar se ky është një

4

Javore KOHA

E ENJTE, 4 MAJ 2017

moment historik. Ai ka porositur se Mali i Zi “nuk ka nevojë për ndarje të mëtejshme, por për bashkim që përforcon shtetësinë e Malit të Zi”. Kryeministri i Malit të Zi, Dushko Markoviq, ka thënë se me anëtarësimin në NATO, Mali i Zi nuk përfiton asgjë çfarë nuk e meriton dhe nuk i takon. “Shikuar historikisht, për vendin tonë në shoqërinë e vendeve më të zhvilluara kanë meritë gjeneratat e politikanëve në dhjetë vitet e fundit, por edhe gjeneratat e të paktën dy shekujve të fundit”. Ndërkaq ish-kryeministri Millo Gjukanoviq, njëherazi lider i Partisë Demokratike të Socialistëve, ka thënë se ky është sukses i shoqërisë e jo i individëve. “Jam i bindur se ky është vendimi më i rëndësishëm që Mali i Zi merr në historinë e tij të re, jo pë shkak të përkatësisë në këtë apo atë organizatë por për shkak të asaj që përkatësia në Aleancën NATO do të thotë për

shoqërinë malazeze”, ka thënë Gjukanoviq, i cili ka marrë pjesë në seancën e Kuvendit të Malit të Zi. Vetë NATO-ja ka përshëndetur dhe shprehur kënaqësi për vendimin e Malit të Zi për t’u anëtarësuar në këtë organizatë. “Anëtarësimi i afërt i Malit të Zi në NATO do t’u dërgojë mesazhin e fuqishëm vendeve të tjera që janë të interesuar për anëtarësim në Aleancë se puna vetëmohuese, reforma, promovimi i demokracisë, lufta kundër korrupsionit, shpaguhen”, ka thënë ndihmëssekretari i përgjithshëm i NATO-s, James Appathurai. Shqipëria dhe Kosova kanë përshëndetur po ashtu vendimin e Malit të Zi për t’u anëtarësuar në NATO. Ministri i Punëve të Jashtme të Kosovës, Enver Hoxhaj, ka thënë se anëtarësimi në NATO i Malit të Zi, është një hap shumë i rëndësishëm për sigurinë dhe stabilitetin e Ballkanit. (Kohapress)


NGJARJE JAVORE

Në Parlamentin e Malit të Zi

Miratohet Ligji për Komunë të Pavarur të Tuzit Parlamenti i Malit të Zi, javën e kaluar votoi ndryshimin e Ligjit për Organizim Territorial të Malit të Zi, me të cilin Tuzi do të jetë Komunë e pavarur me të drejta të plota si të gjitha komunat e tjera në Mal të Zi. Me ndryshimet e ligjit po ashtu parashihet formimi i Këshillit organizativ, në mënyrë që komuna e re të funksionojë pa probleme. Detyrë e këtij këshilli do të jetë edhe organizimi i marrëdhënieve me komunat e tjera, kufizimi territorial dhe ndarja e pasurisë. Ligji i ri i Organizimit Territorial do të zbatohet prej 1 shta-

torit të vitit 2018. Komuna e plotë e Tuzit ishte kërkesa themelore e parashtruar nga ana e koalicionit “Shqiptarët e vendosur”, në marrëveshjen për bashkëqeverisje me Partinë Demokratike të Socialistëve të Malit të Zi, të nënshkruar në nëntor të vitit të kaluar. Komuna e pavarur e Tuzit ishte ndër kërkesat e para në fillimet e pluralizmit në Mal të Zi nga partitë politike shqiptare, të cilat vazhdimisht kanë kërkuar që rajoni i Malësisë, me shumicë shqiptare, të marrë statusin si të gjitha komunat e tjera në

Mal të Zi. Komuna e Tuzit deri më tani funksiononte si Komunë Urbane nën mbikëqyrjen dhe menaxhimin e kryeqytetit të Malit të Zi, Podgoricës. Analistët vlerësojnë se Malësia posedon kapacitete dhe resurse të mjaftueshme që të veprojë si Komunë e pavarur. Me këtë hap të decentralizimit të pushtetit të Tuzit në Malësi ata besojnë se do të funksionojë në mënyrë me efikase duke respektuar të drejtën e vetëqeverisjes për komunitetin shqiptar në Malin e Zi.

E ENJTE, 4 MAJ 2017

Javore KOHA

5


VËSHTRIM & OPINION

PROBLEMI SHQIPTAR

Kokëfortësia e k

Duket se kombi shqiptar po përshkohet sot nëpër njërën prej periudhave më të rrezikshme të historisë zgjidhur atë që të gjithë po i referohen si “ngërçi politik” midis partive të pozitës dhe opozitës dhe klas si një ”ngërç politik”, por është një krizë përmasash kombëtare, me pasoja të paparashikueshme për të mend. Duket se me kokëfortësinë e saj, klasa politike e Shqipërisë ka krijuar një situatë krize në vend,

Për Koha Javore:

Frank Shkreli

Në përpjekjet e tyre për, për pavarësi, për liri dhe demokraci, shqiptarët, gjatë historisë, janë përballur me kriza serioze për mbijetesë, u ndeshën shpesh me pengesa të forta dhe hasën në shumë prita të rrezikshme nga të huajt – në tavolinat diplomatike dhe në fronte lufte -- të vendosura nga armiqtë e tyre. Kombi shqiptar e pësoi rëndë me shpalljen e pavarësisë, ndërkohë që armiqtë e tij ia cunguan disa prej gjymtyrëve të tij jetike, duke ua dhënë fqinjëve sllavë e grekë gjysmën e trojeve shqiptare. Me humbje të mëdha njerëzore, kombi disi mbijetoi komunizmin ndërkombëtar, por as pas Luftës së Parë Botërore dhe as pas Luftës së Dytë Botërore, fatkeqësisht shqiptarët nuk mundën të hidhnin themelet e një shteti të shëndoshë, të lirë e vërtetë demokratik, bazuar në një bashkëjetesë kombëtare. Nga Lufta e Dytë Botërore, shqiptarët dolën të përçarë, të përgjakur, të ndarë dhe të robëruar nën zgjedhën e një ideologjie të huaj sllavo-aziatike, e cila për pothuaj një shekull i mohoi kombit shqiptar radhitjen e tij, krah për krah, popujve të botës perëndimore. E vërtetë se flamuri i Gjergj Kastriotit -Skënderbe, i njollosur me simbolin e komunizmit ndërkombëtar – valëviste

6

Javore KOHA

E ENJTE, 4 MAJ 2017

mbi një pjesë të trojeve shqiptare, por nuk ishte më simbol i vëllazërimit kombëtar dhe nuk përfaqësonte më krenarinë e vlerave, të trashëgimisë dhe të traditave historike të shqiptarit. Përkundrazi, u bë simbol i përçarjeve, vëllavrasjeve dhe i mohimit të vlerave, me të cilat krenohej dikur shqiptari -vlera si nderi, besa e burrëria. Po sot, ku qëndron problemi i krizës politike, për të ashtuquajturin “ngërç politik”, në Shqipëri? Për krijimin e kësaj situate nuk mund të fajësohen drejtpërdrejt ndërhyrjet nga jashtë, megjithëse të tilla ndërhyrje për të përçarë shqiptarët ka pasur dhe do të ketë gjithmonë. Problemi i sotëm politik është kryekëput një problem shqiptar, i shkaktuar nga vetë shqiptarët, ose më mirë të themi, nga vetë klasa politike. Ngërçi i tanishëm politik, në të vërtetë, shënon edhe kulmin e dështimeve të njëpasnjëshme politike të çerek shekullit të kaluar, për të çuar përpara zhvillimet dhe për të ngritur frymën e vërtetë universale demokratike në vend. Ky ngërç politik përfaqëson një dështim të zgjedhjeve të lira, të ndershme e demokratike dhe një mungesë përgjegjësie politike e morale, që udhëheqësit e zgjedhur të kësaj klase politike të japin llogari për veprimtarinë e institucioneve qeveritare dhe politike, të cilat në një demokraci të mirëfilltë, duhet t’i shërbejnë të mirës së përbashkët dhe jo interesave personale të politikanëve dhe partive politike që ata përfaqësojnë. Përveç përgjegjësisë që kanë partitë politike dhe përfaqësuesit e tyre në krijimin e krizës së tanishme politike në Shqipëri, është edhe votuesi

shqiptar ai që bartë një përgjegjësi, pasi duhet të jetë më i angazhuar në proceset demokratike, ashtu që nëpërmjet përfaqësuesve të zgjedhur me votë të lirë-- të kontrollojë fatin e vet dhe që ëndrrat t’i kthejë në realitet për realizimin e një të ardhme më të mirë për veten, për familjen dhe për të gjithë shoqërinë ku jeton. Ndonëse vëmendja sot me të drejtë i kushtohet “ngërçit politik” në Shqipëri, gjendja nuk është aspak më e mirë as në Kosovë, Maqedoni dhe në Mal të Zi – ku fatkeqësisht, përçarjet dhe grindjet vazhdojnë të mbizotërojnë politikën shqiptare gjithandej. Oligarkët, siç i kishte quajtur ish-Sekretari Amerikan i Shtetit, Xhon Kerri, kanë uzurpuar jo vetëm ekonominë, por edhe qeverinë dhe shtetin dhe i kanë zënë frymën zhvillimeve demokratike, anembanë trojeve shqiptare në Ballkanin Perëndimor, duke i dhënë një emër të keq demokracisë dhe duke hedhur dyshime qëllimkëqija, alla putin-

Pikëpamjet e shprehura në fq: OPINIONE & VËSHTRIME nuk përfaqësojnë domosdoshmërisht politikën redaksionale të „KOHA javore„


VËSHTRIM & OPINION

klasës politike

së tij. Në Tiranë zbriten zyrtarë të lartë evropianë nga Brukseli, në një përpjekje ndërmjetësimi për të sës politike shqiptare, në përgjithësi. Situata aktuale politike e krijuar në Tiranë nuk mund të quhet më ë gjithë shqiptarët në Ballkanin Perëndimor, përfshirë Kosovën, në qoftë se nuk zgjidhet shpejt dhe me , të cilën është e papërgatitur ta përballojë me mjete të rregullta dhe demokratike të lojës politike iste dhe erdoganiste, mbi përfitimet që vinë nga demokracia. Në fillim të shekullit 21, në një periudhë kur shqiptarët në përgjithësi, nuk kishin gëzuar kurrë në historinë e tyre më shumë liri, ndihej një entuziazëm si brenda ashtu edhe jashtë trojeve shqiptare, se ky do të ishte, më në fund, shekulli i shqiptarëve. Se ky do të ishte momenti historik, momenti në historinë e shqiptarëve, kur vetë shqiptarët si kurrë më parë e kanë në dorë fatin e vet. Por doli që udhëheqësit aktualë shqiptarë, në të vërtetë, janë problemi kryesor, partitë politike të të cilëve, me “komeditë e tyre politike”, pikërisht në këtë moment, po pengojnë proceset natyrore të historisë, histori e cila kishim menduar më herët -- se me ndihmën dhe mbështetjen e disa miqve -- kishte filluar që, më në fund, t’i korrigjonte gabimet dhe disfatat që ka pësuar kombi shqiptar gjatë shekujsh. Fatkeqësisht, “ngërçi i sotëm politik” tregon sikur asgjë nuk ka ndryshuar

në historinë e shqiptarëve, se në të vërtetë, partitë politike dhe politikanët shqiptarë ishin problemi më i madh dhe shkaktarët kryesorë të ngërçeve politike dhe krizave të panevojshme gjatë 100-viteve të fundit. Fan Noli në një artikull me titull: “Komedia e partive dhe rreziku që qëllon në derë të theatrës”, botuar në një numër të gazetës” Dielli” nëntorin e vitit 1924, kritikonte partitë dhe politikanët e asaj kohe në Shqipëri, për gjendjen e krijuar atje mbi 90 vjet më parë, duke thënë se, “Në qoftë se anarkia që mbretëron në Shqipëri, vazhdon edhe ca kohë, ahere optimizmi s’ka vend dhe trembëm se diç do ngjasë. Noli shprehte shpresën se, të “Vetëquajturve ‘udhëheqës’ do tu vijnë mentë dhe punët do shtrohen”. Mos o Zot që si rrjedhim i ngërçeve politike, inateve personale, bojkoteve të llojllojshme të partive politike, si dhe mungesës së demokracisë së vërtetë, korrupsionit dhe drogës që ka kapluar shoqëritë shqiptare kudo, Shqipëria dhe shqiptarët, që pas rënies së komunizmit dhe pas fitores historike të Pavarësisë së Kosovës -sipas Fan S. Nolit, mund të thuhet se, “U ngjallën nga idealistët dhe u ruajtën nga rastet”, por tashti të, “mos vriten nga politikanët.” Unë besoj se politikanët shqiptarë kudo në Ballkanin Perëndimor– të cilët megjithëse siç thoshte Noli e përdorin politikën, jo si një udhë, por si një qëllim dhe që përdorin çdo mjet, të ndershëm e të pandershëm, për t’ia arritur qëllimit – do të ndërpresin komeditë e tyre aktuale politike dhe do të mënjanojnë rrezikun, që siç shprehej Noli, të mos i vihet “kazma

Pikëpamjet e shprehura në fq: OPINIONE & VËSHTRIME nuk përfaqësojnë domosdoshmërisht politikën redaksionale të „KOHA javore„

Shqipërisë”, dhe shqiptarëve. Këtë, të nderuar politikanë, ia kini borxh të siguroni se nuk do ndodhë një gjë e tillë, jo vetëm brezit të sotëm dhe të ardhëm të shqiptarëve, por edhe brezave të mëparshëm të kombit shqiptar të cilët ëndërruan, luftuan dhe në shumë raste dhanë jetën për lirinë që gëzon sot kombi shqiptar. Mos kini frikë nga e ardhmja dhe mos u mbani peng nga e kaluara, sidomos nga e kaluara komuniste, kur është fjala për të ardhmen e shqiptarëve në çerekun e parë të shekullit 21. Për një komb, të cilit i mungon dialogu politik, por që është aq dinamik i bashkuar në liri, demokraci dhe pavarësi, një komb i cili i ka të gjitha mundësitë dhe kapacitetet për të realizuar ëndrrën e rilindësve të shekullit të kaluar të kombit shqiptar. Kjo është e mundur vetëm e vetëm kur të gjitha pjesët e trupit të kombit dhe të gjitha partitë dhe grupet pa dallim – me respekt për të drejtën e secilit për të shfaqur mendimet dhe pikëpamjet e veta në mënyrë demokratike për të ardhmen e përbashkët -- të ndërpresin monologun e tanishëm dhe të fillojnë dialogun me njëri tjetrin, si vëllai me vëlla. Ky është një problem shqiptar! Problemet e shkaktuara nga shqiptarët duhet të zgjidhen nga vetë shqiptarët -- pa ndërhyrje nga jashtë – me qëllim për ta bërë më në fund Shqipërinë. Shqipërinë e një bashkëjetese kombëtare, me të drejta dhe liri të barabarta për secilin shqiptar. Ky është momenti kur burrat e vërtetë i vinë në ndihmë Atdheut të vet. Tashti dallohen burrat e vërtetë nga burracakët! E ENJTE, 4 MAJ 2017

Javore KOHA

7


VËSHTRIM & OPINION

Chris Patten

Populizmi përballje q

Përballë akuzave të ‘lajmit të rremë’ dhe mediave që po i shërbejnë pushtetit autoritar kudo në botë, ga Kam jetuar aq gjatë sa për të mbajtur mend gjënë më të mirë të populizmit: mungesën e popullaritetit të tij. Politikat nacionaliste, në çdo lloj forme, nuk joshnin shumë politikanë. Proteksionistët ekonomikë nuk fitonin zgjedhjet. Votuesit, qoftë edhe ata të shqetësuar rreth imigracionit, i bazonin zgjedhjet e tyre në çështjet ekonomike dhe ato të mirëqenies, të cilat media i raportonte me saktësi relative. Sot, megjithatë, duket se po kalojmë në një lloj të ndryshëm politike. Shembujt më të cituar janë votimi i Mbretërisë së Bashkuar për të dalë nga Bashkimi Europian dhe fitorja presidenciale e Donald Trump në Shtetet e Bashkuara. Si Polonia ashtu dhe Hungaria gjithashtu ofrojnë shembuj shqetësues të politikanëve që përdorin retorika nacionaliste dhe populiste për të çuar përpara synimet që kundërmojnë fillesat e autoritarizmit. Sigurisht, ka një ndryshim mes përdorimit të nacionalizmit bruto brenda regjimeve autoritare aktuale dhe brenda demokracive. Presidenti kinez Xi Jinping dhe presidenti rus

8

Javore KOHA

E ENJTE, 4 MAJ 2017

Vladimir Putin e përdorin nacionalizmin për të konsoliduar mbështetjen, ashtu sikurse politikanët perëndimorë, por atyre u mungojnë kufizimet demokratike dhe mund të injorojnë sundimin e ligjit. Xi i burgos kritikët e tij. Kritikët e Putinit shpesh vriten, megjithëse nëse i besoni Trumpit, shërbimet ruse të sigurisë nuk kanë lidhje me këtë. Dhe, edhe nëse kanë, argumentoi Trump në një intervistë të fundit, nuk ka asgjë për të dënuar. “Ka shumë vrasës”, deklaroi Trump. “Mendoni se SHBAja është aq e pafajshme?”. Nëse SHBA-ja mund të quhet ose jo “e pafajshme”, nuk mund të mohohet se presidenti amerikan, ndryshe nga homologët e tij rusë dhe kinezë, duhet të veprojë brenda një grupi rregullash kushtetues dhe një sistemi të caktuar vlerash. Ai nuk mund ta çojë nëpër mend, e jo më të organizojë, vrasje të kritikëve. Trump mund ta përbuzë sistemin, por ai nuk mund t’i shpëtojë atij. Sigurisht, kjo nuk nënkupton se Trump nuk do të përpiqet. Kur është e mun-

dur, Trump ka pushuar nga puna ata që nuk binin dakord me të. Përndryshe, ai përpiqet të diskreditojë ose pengojë kundërshtarët përmes sulmeve të pamëshirshme. Për shembull, ai lançoi një fushatë kritikash kundër gjykatësve dhe gjykatave që vendosën kundër urdhrit ekzekutiv që ndaloi hyrjen në SHBA të shtetasve nga shtatë vende me shumicë myslimane. Trump ka lansuar një luftë mbi median, të cilën kryestrategu i tij Steve Bannon e ka etiketuar si “palë opozitare”. Trump quan çdo raportim jolavdërues apo kritik të administratës apo politikave të tij – qoftë edhe publikimin e një rezultati negativ të sondazhit – ‘lajm të rremë’. Ai i denoncon gazetarët si ‘formën më të ulët të ekzistencës’. Mbështetësit në tubimet e Trump kanë veshur bluza me fjalët “Litar. Pemë. Gazetar”. Kjo qasje nuk është vetëm e Trump. Qeveria polake dhe hungareze kanë penguar lirinë e medias, duke kufizuar aksesin e medias te zyrtarët. Në sistemet autoritare dhe pothuajse

Pikëpamjet e shprehura në fq: OPINIONE & VËSHTRIME nuk përfaqësojnë domosdoshmërisht politikën redaksionale të „KOHA javore„


VËSHTRIM & OPINION

dhe media, një që tregon shumë

azetarët janë ngarkuar me detyrën e rëndë të raportimit të paanshëm dhe të patrembur të ngjarjeve autoritare, media është parë gjithnjë si kërcënim, jo si shënjestër ndaj represionit. Por media amerikane nuk është përkulur ndaj Trump. Në fakt, shumë publikime – me përjashtim të zëdhënësit zyrtar, që është në thelb çka është bërë Fox News i Rupert Murdoch – janë bërë rojtarë të institucioneve dhe vlerave thelbësore të lirisë. Ata po i qëndrojnë besimit se në zemër të një demokracie të shëndetshme dhe funksionale duhet të jetë një bisedim publik që respekton dijen, të vërtetën, mosmarrëveshjen dhe nuancat. Kjo nuk nënkupton që gazetarët duhet të justifikojnë përshkrimin e Bannon për ta si palë opozitare. Nënkupton që ata duhet të vazhdojnë të bëjnë punën e tyre, duke refuzuar “faktet alternative” dhe të kërkojnë të vërtetën. Ashtu sikurse shkrimtari italian Primo Levi zbuloi se eksperienca dhe dijet e tij shkencore e ndihmuan atë të përballojë jetën nën sundimin e Musolinit dhe Aushvicin, gazetarët duhet të përballen me politikanët mashtrues duke

u zotuar, edhe më fuqishëm se kurrë, në punën e tyre. Në këtë aspekt, gazetarët britanikë kanë shumë për të mësuar nga kolegët e tyre amerikanë. Që nga votimi Brexit, shtypi britanik (në përgjithësi) nuk është ngritur për të shpëtuar demokracinë tonë nga mbytja prej ndjenjave të shumicës. Përkundrazi, shumica e shtypit tonë të shkruar dhe madje një nga gazetat tona më tradicionale – që e konsideron veten një gazetë prestigjioze – ka forcuar paragjykimet populiste, pak a shumë siç ka bërë Fox News në SHBA. Për këtë grup gazetash – qarkullimi i përbashkët i të cilëve, megjithëse në rënie të vazhdueshme, ende e tejkalon katër milionë – “vullneti i popullit” është i përkufizuar ngushtësisht brenda shumicës së vogël të votuesve që mbështetën largimin nga BE-ja. Duke harruar se çfarë deshën të thoshin ata me votën e tyre. Duke harruar se 48% të tjerë, votuan për të qëndruar. Duke ndëshkuar këdo që ngre pyetje se si duhet mbajtur ky proces shkatërrimtar.

Pikëpamjet e shprehura në fq: OPINIONE & VËSHTRIME nuk përfaqësojnë domosdoshmërisht politikën redaksionale të „KOHA javore„

Ndërsa mediat populiste në Britani u përqendruan te kthimi i sovranitetit parlamentar në Britani (sikur ky të ishte marrë prej tij), ato denoncuan çdo anëtar të parlamentit që ngriti pyetje rreth rrugës që vendi ka marrë tashmë. Ato madje vunë në pikëpyetje sundimin e ligjit, që iu jep atyre lirinë me të cilën shpesh abuzojnë. Kur një nga gjykatat më të larta të Britanisë këmbënguli se qeveria duhet ta ndjekë Brexit në një mënyrë të ligjshme, gjykatësit u denoncuan si “armiq të popullit”. Trump vetë së fundmi postoi të njëjtin koment rreth medias amerikane. Gazetarët duhet të mbajnë një medalje nderi – si vlerësim për punën e tyre të rëndë në mbrojtje të shoqërisë civile nga shkeljet më të këqija të populizmit. Përkundrazi, në Britani, ku mediat e rëndësishme po anashkalojnë disa prej vlerave thelbësore të demokracisë sonë të shëndetshme dhe të gjallë, pakgjë na ndan ne nga një e ardhme jo e begatë dhe e errët. E ENJTE, 4 MAJ 2017

Javore KOHA

9


VËSHTRIM & OPINION

Fokus

Fryma antishqiptare e demokracisë në S

Qarqet politike maqedonase nuk duan ta kuptojnë se Maqedonia nuk mund të bëhet pa shqiptarë që jeto e tensionuar politike, e cila mund të jetë shumë e rrezikshme, dhe s’mund të ekzistojë si shtet , nëse

Gjekë Gjonaj

Ajo çfarë ndodhi në Parlamentin e Maqedonisë të enjten e kaluar ishte vërtetë dramatike, shumë rrëngjethëse, frikëse, shqetësuese, e trishtë, e papranueshme dhe aspak e denjë për një demokraci parlamentare. Përshkallëzimi kulmoi me zgjedhjen për herë të parë të një shqiptari , Talat Xhaferit ( ish komandant i Ushtrisë Kombëtare), në krye të Parlamentit të Maqedonisë. Ky lajm historik për shqiptarët e Maqedonisë prodhoi dhunë brutale të paparë ndaj deputetëve e gazetarëve. Mbështetësit rrebelë të dhunshëm me fantoma në kokë të VMRO-DPMNE të Nikolla Gruevskit , siç mësohet nga mediat, kanë plagosur 102 persona, plagë të rënda i kanë shkaktuar kreut të LR - PDSH-së Ziadin Zelës dhe e kanë gjakosur edhe liderin e opozitës dhe të LSDM-së Zoran Zaevin.

10

Shqiptarët ndër shekuj i sollën vetëm famë e nder Maqedonisë, e asnjë të keqe. Të gjitha të këqiat që po i ndodhin Maqedonisë në dy dekadat e fundit vijnë nga politikanët maqedonas e jo nga shqiptarët. Prandaj kjo antishqiptari e qarqeve maqedonase dhe qasje e gabuar e faktorit sllavo-maqedonas ndaj shqiptarëve dhe çështjes shqiptare duhet të ndryshojë

Ngjarjet që u zhvilluan “ të enjten e përgjakshme “ në Kuvendin e Maqedonisë nuk i konvenojnë askujt. Sepse , ato ngjallën destabilitet në Maqedoni. Rrezikuan demokracinë e brishtë dhe thelluan krizën politike në këtë shtet multietnik, i cili assesi nuk po e merrë veten pas shpartallimit të ish- Jugosllavisë. Këto zhvillime të dhunshme, të vështira, të pakëndshme dhe të padëshirueshme atë ditë të zezë për vendin nxorën në pah edhe urrejtjen e theksuar të maqedonasve, që e mbështesin VMRO-DPMNE, ndaj shqiptarëve. Fryma antishqiptare e shprehur në tempullin e demokracisë në kryeqytetin maqedonas më duket se është e

ngjashme apo e përafërt me politikën e satanizimit të shqiptarëve dhe shtrembërimit (përvetësimit) të historisë së tyre nga ana e akademikëve maqedonas të tubuar në Akademinë e Shkencave dhe Arteve të Maqedonisë të cilët në Enciklopedinë e tyre të re jo vetëm se fyenë shqiptarët por nxitën urrrejte e ndarje mes bashkësive etnike. Kjo politikë famëkeqe e akademikëve maqedonas, siç është dëshmuar tashmë, ka lëshuar rrënjë të thella edhe tek politikanët maqedonas, të cilët nuk mund ta shohin shqiptarin në poste udhëheqesë shtetërore, duke harruar se ata janë të aftë dhe të zotët të kryejnë detyrat më të larta që u besohen.

Fryma antishqiptare e shprehur në tempullin e demokracisë në kryeqytetin maqedonas më duket se është e ngjashme apo e përafërt me politikën e sanatizimit të shqiptarëve dhe shtrembërimimit (përvetësimit) të historisë tyre nga ana e akademikëve maqedonas të tubuar në Akademinë e Shkencave dhe Arteve të Maqedonisë të cilët në Enciklopedinë e tyre të re jo vetëm se fyenë shqiptarët por nxitën urrrejte e ndarje mes bashkësive etnike

Javore KOHA

E ENJTE, 4 MAJ 2017

Pikëpamjet e shprehura në fq: OPINIONE & VËSHTRIME nuk përfaqësojnë domosdoshmërisht politikën redaksionale të „KOHA javore„


VËSHTRIM & OPINION

e në tempullin Shkup

ojnë atje. Ajo duhet ta ketë të qartë se nuk mund të tejkalojë situatën ( krizën) shqiptarëve nuk u jepet më shumë pushtet politik Maqedonasit duhet të mburren se Shkupi është vendlindja e humanistes dhe shenjtores shqiptare Anjezë Gonxhe Bojaxhiut e njohur në gjithë botën me emrin Nënë Tereza . Ata po ashtu duhet ta pranojnë me mburrje se në Manastir të Maqedonisë , në Kongresin e Alfabetit, nga data 14 -22 nëntor 1908, u soll vendimi për alfabetin e gjuhës shqipe. Domethënë shqiptarët ndër shekuj i sollën vetëm famë e nder Maqedonisë, e asnjë të keqe. Të gjitha të këqijat që po i ndodhin Maqedonisë në dy dekadat e fundit vijnë nga politikanët maqedonas e jo nga shqiptarët. Prandaj kjo antishqiptari e qarqeve maqedonase dhe qasje e gabuar e faktorit sllavo-maqedonas ndaj shqiptarëve dhe çështjes shqiptare duhet të ndryshojë. Qarqet politike maqedonase nuk duan ta kuptojnë se Maqedonia nuk mund të bëhet pa shqiptarë që jetojnë atje. Ajo duhet ta ketë të qartë se nuk mund të tejkalojë situatën ( krizën) e tensionuar politke, e cila mund të jetë shumë e rrezikshme, dhe s’mund të ekzistojë si shtet , nëse shqiptarëve nuk u jepet më shumë pushtet politik. Sa më parë ta pranojnë këtë fakt të pamohueshëm, aq më mirë do të jetë për ta dhe për popujt e tjerë konstituivë që jetojnë në këtë vend të çudirave ku ka një president pa shtet, e shtet pa institucione apo, siç shprehet populli, ku as qeni nuk di se cilin e ka pronar. Pikëpamjet e shprehura në fq: OPINIONE & VËSHTRIME nuk përfaqësojnë domosdoshmërisht politikën redaksionale të „KOHA javore„

E ENJTE, 4 MAJ 2017

Javore KOHA

11


KULTURË

Rreth vëllimit “Stinët e humbura” të poetit Pavle Goranoviq

Monologu poetik si d

Në vëllimin “Stinët e humbura” të Goranoviqit, na shfaqet poetikisht si në një palimpsest Nikshiqi, ven tallaze jete. Unë nuk kam qenë në Nikshiq, por përmes vëllimit të Goranoviqit nuk mund të them se nuk k që kanë lënë gjurmë në historinë e letërsisë malazeze

Skender Temali

Në jetën e shoqatës sonë, takimi me poetin nga Mali i Zi, Pavle Goranoviq është një ngjarje kulturore me vlerë të veçantë, për të dëshmuar se letërsia e në veçanti mbretëresha e saj, poezia, nuk njohin kufij dhe, në qofshin ato, i kalojnë me lehtësinë që i kalon edhe reja puplore në qiell. Kontaktet e mia me poezinë që lëvrohet në gjuhën malazeze i kam marrë më të plota viteve të fundit përmes botimit të antologjisë së poezisë malazeze në gjuhën shqipe nga anëtari i shoqatës sonë, Dimitrov Popoviq, si dhe përmes dy vëllimeve voluminoze: “Një libër - dy gjuhë”, pra në shqip e në gjuhën malazeze, me afro 1000 faqe, ku ndjehem i nderuar pasi aty jam përfaqësuar me dy tregime në gjuhën malazeze të përkthyer mjeshtërisht nga Pjetër Dreshaj. Siç edhe pohova më lart, njohjen time me poezinë malazeze ma plotësoi libri “Stinët e humbura”, përmes të cilit fitova një ndjeshmëri të pazakontë, pasi përkthyesi, Dimitrov Popoviq fatmirësisht është vetë poet dhe një njohës me rrënjë e themel i standarit letrar të gjuhës shqipe. Në vëllimin “Stinët e humbura” të Goranoviqit, na shfaqet poetikisht si në një palimpsest Nikshiqi, vendlindja e poetit, sigurisht i parë nga këndvështrime të ndryshme, përmes një bote shpirtërore me plot tallaze jete. Unë nuk kam qenë në Nikshiq, por përmes vëllimit të Goranoviqit

12

Javore KOHA

E ENJTE, 4 MAJ 2017

nuk mund të them se nuk kam qenë në Nikshiq, se nuk kam takuar e njohur njerëzit e shquar e të thjeshtë të tij, dhe veçmas poetët që kanë lënë gjurmë në historinë e letërsisë malazeze. Që të mos ndikohesha në gjykimin tim për vlerat, librit nuk ia lexova në fillim parathëniet, madje e nisa nga kapitulli i fundit me poezi, i titulluar “Epitafet e papërfunduara të poetëve të Nikshiqit”. E thënë shkurt e qartë, në këtë kapitull është zemra e ndjeshme e një poeti që të befason me brishtësinë e ndjenjës, me mendimin filozofik që mbështjell substancën poetike, me thjeshtësinë e vargut, me mirënjohjen e poetit për gjurmëlënësit para tij. Ja si i drejohet një mikut të tij poeti: “Ai nuk ka shkruar vargje,/Por na ka lënë një poezi të madhe, të madhe/ Dhe zemrën në vend të saj”. Goranoviq nuk e kërkon figurën, ajo i buron, i buron edhe përmes rrëfimit edhe jashtë tij. E veçanta poetike, pa artifice, i krijon plotësinë, përmes së cilës ai përcjell mesazhe që të impresionojnë, e thënë ndryshe ai është mjeshtër i komunikimit poetik. Shpesh uni i tij humbet në ndjesinë

që i përcillet lexuesit, aq sa ai e ka krahasuar me purgator dobësinë e tij për vargun që s’i venitet. Për ta bërë sa më të besueshëm këtë deduksion, po citoj disa vargje nga poezia “Venitje”: “Jam nga ata që dëshirojnë të rrinë/ Në radhët e fundit, pranë derës,/ E bëj këtë për të më vënë re më pak/ Kur do të dal jashtë./ Jam prej atyre që poezinë e flasin me zë të ulët,/ Sepse gëzohem më shumë kur të tjerët e lexojnë/ Se kur e dëgjojnë poezinë time”. E djeshmja dhe e sotmja, e pse jo edhe e nesërmja rrezatojnë nga shpirti i poetit. Qyteti dhe poeti kanë shtrat vargun, e thjeshta qytetëse merr vlera përgjithësuese, të mbështjellë me një tis filozofik meditativ, në kryqëzime rrymash letrare bashkëkohëse, ku herë hermetizmi, herë realizmi, simbolizmi apo lirizmi klasik vijnë duke e formësuar individualitetin poetik të Goranoviqit. Është ndër poetët e rrallë që kam njohur, i cili, me vargun e tij të lirë sjell kaq shumë brumë jete sa ta plotëson relievin e ndjeshmërisë. Mveshja subjektore që i bën poezive, shoqërimi i tyre me një fjalor figurativ të parënduar, na


KULTURË

dialog gjithëpërfshirës

ndlindja e poetit, sigurisht i parë nga këndvështrime të ndryshme, përmes një bote shpirtërore me plot kam qenë në Nikshiq, se nuk kam takuar e njohur njerëzit e shquar e të thjeshtë të tij, dhe veçmas poetët

bind se në rrugën e krijimit nuk kemi hasur një udhëtar poetik të zakonshëm, përkundrazi, një poet tashmë të formuar, që e dashuron dhe e skalit fjalën e përmes saj na përçon të bukurën, të cilën e kërkon, e gjen dhe i bën lapidar. Fjala në vargun e tij ka një ngarkesë emocionale të veçantë, me të në shpirt ai shtegton gjithandej, në qytete e shtete të ndryshme, duke përjetuar ndjesi që i takojmë, por që nuk i shprehim se s’dijmë t’i shprehim si ai e mbase këtu duhet kërkuar e gjetur vlera e tij e veçantë ideoartistike, risia, që në arealin e letërsisë malazeze, përkrah poetëve të tjerë më në zë, mbart thjeshtë e vetëm emrin e tij. Ka një meritë të veçantë ky vëllim: aty ke për të takuar edhe poetin që rebelon, por edhe të paqtë e mirënjohës, që dashuron të bukurën e urren të shëmtuarën, vetëm siç dinë të dashurojnë e urrejnë poetët e vërtetë. Ai me vargun e tij largon natën në jetën e njerëzimit, i ofron lexuesit mozaikun e jetës me gjithë ngjyrat e tij, duke e kthyer monologun poetik në dialog gjithëpërfshirës. Si lexova edhe poezinë e fundit të këtij vëllimi, i hodha një sy parathënieve të

Anton Gojçajt e të Mlladen Llompar. Më erdhi mirë që në shumë e shumë mendime konvergoja me ta. Një falënderim shkon edhe për përkthyesin në shqip, Dimitrov Popoviq, për kontributet e tij në afrimin e dy kulturave, asaj shqiptare dhe malazeze. Edhe në emrin tuaj i uroj Goranoviqit, që vargu i tij, e pse jo edhe proza, të

gjejnë strehë vazhdimisht në letërsinë bashkëkohëse evropiane, duke përcjellë përmes tyre vlera të pashlyera e duke lënë gjurmë me krijimtarinë e tij. (Autori është kryetar i Shoqatës së Shkrimtarëve – Shkodër. Recensioni është lexuar në takimin me poetin Pavle Goranoviq në Bibliotekën “Marin Barleti” – Shkodër.)

Takim i ngrohtë me poetin Pavle Goranoviq Më 22 prill 2017, në vigjilje të Ditës Ndërkombëtare të Librit, Shoqata e Shkrimtarëve të Shkodrës organizoi në Bibliotekën publike “Marin Barleti” takimin me shkrimtarin dhe akademikun e njohur malazez, Pavle Goranoviq. Me këtë rast u bë edhe paraqitja e vëllimit të tij poetik “Stinët e humbura”, përkthyer në gjuhën shqipe nga Dimitrov Popoviq dhe botuar nga Shtëpia Botuese “Onufri” - Tiranë. Fjalën e mirëseardhjes e mbajti kryetari i Shoqatës, shkrimtari Skender Temali, i cili bëri dhe një analizë të vëllimit të tij poetik. Më pas, shkrimtarë të pranishëm i bënë disa pyetje Goranoviqit. Takimi u shndërrua në një bashkëbisedim të ngrohtë e nga ku u hodh dritë mbi disa zhvillime bashkëkohore të letërsisë e posaçërisht të poezisë. Ai u gërshetua me interpretimet e poezive të Goranoviqit nga aktorja e Teatrit “Migjeni”, Merita Smaja, dhe nga gjimnazistja nga Ulqini, Irena Selçanin, në gjuhën malazeze dhe në gjuhën shqipe. Në emër të Shoqatës, kryetari Temali ndau një titull mirënjohjeje për poetin Goranoviq dhe përkthyesin në shqip, Dimitrov Popoviq, për kontributin e dhënë në afrimin e dy kulturave, asaj shqiptare dhe asaj malazeze. Pavle Goranoviq, në fjalën e tij, falënderoi Shoqatën e Shkrimtarëve të Shkodrës për ftesën e bërë dhe nderin që iu bë, duke shfaqur edhe disa mendime për një bashkëpunim më të frytshëm me shoqatat homologe në Mal të Zi e që do kulmojë me kontributin e tij personal për të bërë të mundur botimin e një antologjie me krijime të shkrimtarëve tanë në gjuhën malazeze. Në fund të takimit, disa nga autorët shkodranë i dhuruan Goranoviqit librat e tyre me dedikim e po ashtu edhe autori malazez ua ktheu për të gjithë vëllimin e tij poetik në gjuhën shqipe. Dialogu me shkrimtarët shkodranë, por dhe me një grup miqsh shqiptarë nga Ulqini e Tuzi, vazhdoi edhe gjatë koktejlit të shtruar me këtë rast. Të gjitha stacionet televizive të Shkodrës e Malësisë së Madhe e pasqyru(Kohapress) an takimin me kronika dhe intervista. E ENJTE, 4 MAJ 2017

Javore KOHA

13


KULTURË

Ese

Botë e njeri Për Koha Javore:

Astrit Lulushi

Bota është burg, me përjashtim se në ‘të të gjithë janë të dënuar me vdekje. Njerëzit presin në radhë, dhe në proces harrojnë se nuk janë vetëm - u duket se do të jetojnë gjithmonë; shtyhen, zihen, grinden, luftojnë njeri-tjetrin, të pushtuar nga Uni, fryhen, shtypin, pasurohen, dhe kur afrohet koha të vdesin, dridhen, përqafojnë fenë, japin dhurata, bëhen bamirës, pendohen -për të qetësuar a shpëtuar shpirtrat e tyre - megjithatë, ata shtiren.

“ 14

Defoe, nëpërmjet Kruzosë, tregon se si njeriu, në karakter, zhvillohet nga një gjendje primitive në një më të qytetëruar, duke sfiduar gjendjen natyrore. Robinson Kruzo i jetës në ishull, megjithatë, është edhe simbol i njeriut të parë, ku njerëzimi sot mund të kuptojë se si ka qenë fillimi i tyre dhe i kësaj bote

Parë nga lart Toka është një ishull në ‘oqeanin’ e qiellit, duket pikë e vogël në hapësirën pa-kufi, dhe njerëzimi, s’është gjë tjetër veçse një Robinson Kruzo. Libri me të njëjtin titull, shkruar nga Daniel Defo në vitet 1700, që shënoi fillimin e zhanrit të romanit anglisht, tregon jetën e njeriut në izolim apo në ishull. Novelisti James Joyce (1882-1942) thoshte se Kruzo simbolizon shpirtin anglo-sakson me tiparet si “kolonist, i pavarur, mizor i

pandërgjegjshëm, këmbëngulës, me inteligjencë të ngadaltë por efikase, apatik, me veprime të përllogaritura.” Defoe, nëpërmjet Kruzosë, tregon se si njeriu, në karakter, zhvillohet nga një gjendje primitive në një më të qytetëruar, duke sfiduar gjendjen natyrore. Robinson Kruzo i jetës në ishull, megjithatë, është edhe simbol i njeriut të parë, ku njerëzimi sot mund të kuptojë se si ka qenë fillimi i tyre dhe i kësaj bote.

Bota është burg, me përjashtim se në ‘të të gjithë janë të dënuar me vdekje. Njerëzit presin në radhë, dhe në proces harrojnë se nuk janë vetëm - u duket se do të jetojnë gjithmonë; shtyhen, zihen, grinden, luftojnë njeri-tjetrin, të pushtuar nga Uni, fryhen, shtypin, pasurohen, dhe kur afrohet koha të vdesin, dridhen, përqafojnë fenë, japin dhurata, bëhen bamirës, pendohen -për të qetësuar a shpëtuar shpirtrat e tyre - megjithatë, ata shtiren

Javore KOHA

E ENJTE, 4 MAJ 2017


KULTURË

Në Bibliotekën e Ulqinit

Hapet Këndi për të Rinj Javën që shkoi, në Bibliotekën e Ulqinit u bë hapja solemne e Këndit për të Rinj. Në këtë ceremoni morën pjesë të rinj nga shkollat e mesme në Ulqin, vullnetarët e projektit, përfaqësues të Ministrisë së Sportit Drejtoria për Rini, Kryetari i Komunës së Ulqinit me bashkëpunëtorët e tij, aktivistë të shoqërisë civile, përfaqësues të biznesit lokal, etj. Këndin e shpallën të hapur udhëheqësja e Bibliotekës së Qytetit znj. Ardita Rama dhe Kryetari i Komunës z. Nazif Cungu, të cilët bënë edhe prerjen simbolike të shiritit përurues. Përveç punimeve në adaptimin e hapësirave të veçanta të Bibliotekës për Këndin për të rinj. gjatë dhjetë muajve të kaluar OJQ “Horizonti i Ri” punoi në edukimin e të rinjve për promovimin e aktivizmit rinor dhe

vullnetarizmit, por edhe për nxitjen e përgjegjësisë shoqërore të biznesit lokal. Në të gjitha fazat e projektit u angazhuan kompanitë dhe ndërmarrjet lokale, duke treguar kështu një shembull të mirë të kujdesit për komunitetin dhe njëkohësisht duke ofruar një model të mirëfilltë të bashkëpunimit ndërdikasterial: shoqëri civile – sektori privat – institucionet publike. Me këtë rast, përfaqësuesve të biznesit lokal iu ndanë mirënjohje për kontributin e dhënë në krijimin e Këndit për të Rinj si dhe në promovimin e filantropisë korporative. Këndi për të Rinj në Bibliotekën e Ulqinit paraqet një strukturë funksionale dhe një shërbim të ri të këtij institucioni publik. Në hapësirat e Këndit të rinjtë shkëmbejnë njohuritë dhe përvojat e veta, zbulojnë realitete të reja dhe marrin nisma në nivel lo-

kal, por edhe propozojnë çështje të angazhimit rinor për t’u përfshirë në politikat lokale. Në një ambient të mbushur me libra dhe të pajisur me teknikën e nevojshme multimediale, të rinjtë mund të organizojnë sesione debati, seminare, shikime filmash, diskutime tematike dhe aktivitete të tjera krijuese për të përfituar përvoja dhe shkathtësi të reja. “Youth Corner” ishte nismë e një grupi të rinjsh nga Ulqini, të udhëhequr nga aktivistja rinore Arlinda Osmanoviq dhe të përkrahur nga Organizata e Shoqërisë Civile “Horizonti i Ri” dhe Biblioteka e Ulqinit. Projekti u realizua me mbështetjen e Fondit për Qytetari Vepruese (FAKT), përmes programit “De facto Aktivë”, të financuar nga Delegacioni i Bashkimit Evropian në Malin e Zi. E ENJTE, 4 MAJ 2017

Javore KOHA

15


KULTURË

Vështrim

Të çmendesh, se kështu jetohet (Refleksione mbi romanin e Stefan Çapalikut “Secili çmendet simbas mënyrës së vet”)

Për Koha Javore:

Gerta Bandilli

Duke mbetur tek përjetimet përmes besueshmërive që ai përcjell, duke iu referuar besueshmërisë të analizës së një vepre sipas R.Barthes, do të ndalesha së pari tek besueshmëria gjeografike. Ngjarja zhvillohet në Shkodër dhe rrethinat e saj dhe trajton të njëjtën ngjarje që përjetuan të gjithë shqiptarët në një periudhë aspak të duhur dhe të merituar, diktaturën e proletariatit që u zvetnoi jetën dhe i dhembi në shpirt çdo shqiptari që në idealet e veta kishte lirinë dhe progresin. Të ecësh në rreshtat e romanit është si të ecësh në rrugët e qytetit të Shkodrës, në dugajat saj, në qoshëzat ku këndoheshin jaret, në dashuritë e fshehta të Matildës, në mbrëmjet përballë televizorit, në historitë me zhurmues, por mbi të gjitha këto, ngrihet humori fin dhe sarkastik i këtij qyteti që plagët i lehtësonte përmes të qeshurit. Është mëse normale, pasi dihet që shkodranët shquhen për humorin e tyre madje edhe atëherë kur njeriu ndodhet para vështirësish apo dilemash, e si të mos mjaftonte njeriu duhej që para dilemave të mëdha historike të gjendej një popull i tërë. Tek – tuk autori gjeografikisht na çon në Tepelenë apo në Lushnjë, por vetëdija e lexuesit e kupton fare mirë që bëhet fjalë për vendet e internimeve dhe burgosjes

16

Javore KOHA

E ENJTE, 4 MAJ 2017

së shqiptarëve “të fajshëm” për intelektualitetin e tyre dhe dëshirën e lirisë ,ku i priste fati tragjik i mbijetesës. Më tej akoma shkojmë në Itali apo në Federatën fqinjë për të na treguar diversitetin e kulturave dhe përballjen e botëve , për t’i mbyllur shqiptarët në botën e vogël që vëzhgohet nga syri komunist. Historikisht (besueshmëria historike) ngjarjet në roman fillojnë diku nga vitet 1967,vit kur do të shembeshin institucionet e kultit të besimit fetar, e vazhdojnë deri në vdekjen e diktatorit, por që të gjitha këto janë konceptuar përmes syrit të një fëmije, që po rritej nën diktaturë. Qyteti i kulturës, siç do ta quante autori me një lloj ironie, tani duhet të vuante diktaturën më të egër në Evropën Lindore dhe të jesh fëmijë në këtë periudhë është shumë e vështirë, pothuaj aq e vështirë sa të jesh edhe i rritur. Shkodra ishte një vend i vogël në perandorinë komuniste me diktaturën më të madhe në Shqipëri , ku u provuan të gjitha: ideologji boshe që shiteshin si të vërteta, komplotet e miqve sipërfaqësorë që tradhtonin në emër të mbijetesës e që më vonë pesonin të njëjtin fat si shoku që kishin tradhtuar, zhbërje, larje kolektive trush, internime, tortura çnjerëzore, burgosje, pushkatime, madje edhe

vetë Zoti, si në asnjë vend tjetër në botë ,u ndalua si antikomunist, pasi u shembën tempujt e besimeve dhe kulteve. Pikërisht këtu fillon edhe pika e lidhjes së romanit, pavarësisht se ky libër na vjen si një kronikë ngjarjesh, të para me sytë e një fëmije. Ndeshim detaje të jetës së intelektualëve që u trembej diktatura si Gjon Shllaku apo të poetëve Frederik Rreshpja dhe Zef Zorba, që ndonëse jetonin pa u vënë re siç thoshte Sokrati u vunë re dhe madje iu grisën poezitë nga faqet e librave të letërsisë. Historia dhemb më shumë kur tregohet nga një fëmijë, sepse i madh dhe i vogël duhet të jetonte nën dhunën e diktaturës, nën pasigurinë e të ardhmes dhe gjithnjë me shpresën se kjo diktaturë do të mbaronte vetëm kur të vdiste diktatori ,për jetën e të cilit viheshin baste me një lloj shprese të vakët për të shpëtuar njëherë e mirë nga e keqja. Flitet në roman për mpirjen e jetës dhe shuarjen e lëvizjes së saj, njerëzit iu dorëzuan frikës dhe heshtjes me një dhimbje të madhe, të cilën e ndeshim në klerikët e përndjekur, në të shpronësuarit e varfëruar, në mësuesit që nuk mund të flisnin lirisht , në zhurmuesin që zhurmonte mbi Tarabosh, në kufomat që i shëtisnin mes përmes qytetit vetëm për të mbjellë terror. Diktatura


KULTURË

është një dramë aktet e së cilës janë të ftohta, të errëta, të dhunshme dhe pa logjikë. Ky roman jo vetëm që bën një pasqyrim të së kaluarës diktatoriale ,por është edhe një reflektim ndaj asaj që kemi jetuar dhe ndaj asaj që duhet t’u lëmë brezave si një kujtesë për të mos harruar. Duke qenë vështrimi prej fëmije një vështrim thelbësor në roman, lexuesi e ka të vështirë të dallojë se ku fillon koncepti i arsyetuar i romanit dhe se kur ky koncept është vërtet naiv . Në trajtesën psikologjike që i bëhet njeriut në roman para se të shkoj më tej them se një shkrimtar duhet ta ketë të vështirë të paraqesë realitetin, sidomos kur ndodhet midis dy kohëve siç gjendet edhe autori ,sepse për çdokënd perceptimi dhe përjetimi kanë qenë të ndryshëm. I ndodhur mes kësaj ka ngjarje që për dikë quhen fat, por ky fat për dikë tjetër mund të jetë fatalitet. Unë besoj se nga këndvështrimi i një fëmije arrihet të përcillet çdo ide e trajtuar dhe çdo mesazh në lidhje me të ardhmen. Çuditet ky fëmijë me televizorin e ardhur nga Rumania, me disidentët që rrinin në hije dhe psherëtinin për fatin tragjik të vendit të tyre, me klerikët që besimin e tyre e quanin si fëmijë dhe padyshim që do t’i dilnin për zot, me kuriozitetin për vajzën e bukur që I rrëzoi murin, me gratë që po shndërro-

heshin në forcën e burrave, me kompozitorin që ndalonte pranë dritares enigmë e që më vonë do të vriste veten, me Nikolinin që u degdis larg vetëm se rrëmbeu Matildën e bukur, me dy të rinjtë që u arratisën me not për t’i shpëtuar së keqes, me solidaritetin njerëzor të njerëzve të ndershëm, me “kafen e madhe” që ishte pronë e të rriturve e sa e sa çudi të tjera që do ta largonin nga bota e fëmijës për ta rritur më shpejt. Ky fëmijë është fëmija pa fëmijëri, është fëmija që po rritej pa besim, me frikën se përgjohej, me frikën që e drejta dhe e vërteta vrasin më shumë se gënjeshtra dhe shpifja. Në besueshmërinë dramatike vetë emri diktaturë mban brenda dramacitetin e një jete të tërë të një populli të tërë dhe për popullin shqiptar kjo dramë ende nuk ka përfunduar, pasi siç duket makthi dhe terrori që njeriu përjeton e ndjekin nga pas. Është vërtet çnjerëzore të dëgjosh histori torturash, turpërimesh, burgosjesh, vetëm e vetëm se mendimet e këtyre njerëzve kapërcenin mendjen miope të diktaturës. Në të vërtetë kleri katolik dhe në përgjithësi kultura e zonës veriperëndimore e Shqipërisë u godit fort, e kjo vetëm se kultura e tyre ishte e denjë për kulturën evropiane. Drama e nënave shqiptare që s’mund të kujdeseshin për bijtë e tyre, lotët e

baballarëve që ende nuk i dinë varret e bijve , motrat që shpresonin të gëzonin tok me vëllezërit e tyre, bijtë që ulën kokën vetëm se ishin bij intelektualësh, ja kjo është drama që përjetuan shqiptarët dhe që autori e pasqyron me aq vërtetësi në roman. Dramë në roman pëson edhe fëmija që rritet si “bir i partisë” si e ardhmja që do t’i kundërvihet jetës së ndaluar në Perëndim e më pas që do të mësohej të vetizolohej brenda lëkurës së vet. Kjo është e keqja më e madhe që iu bë këtij vendi e këtij populli e që duhet edhe shumë kohë të shkëputemi prej kësaj të shkuare. Por duke e thënë të vërtetën ashtu siç ka ndodhur, autori i bën një panoramë të plotë shoqërisë shqiptare, atyre njerëzve që jetonin pas portave dhe mureve rrethues të shtëpive të tyre, të thjeshtë në jetesën e tyre, por të ndërlikuar nga rregjimi. Them se është momenti i duhur që në letërsinë tonë të vijnë romanet e rrëfimit të cilat janë një kujtesë, kujtesa e kombit për të mos harruar të shkuarën. Në fund edhe diktatori vdes, një vdekje që tregoi gjithë histerinë e një kombi, të brujtur në diktaturë dhe pikërisht atëherë më çmueshëm se në çdo moment tjetër erdhën fjalët e gjyshes se: secili çmendet sipas mënyrës së vet. Po ne vallë a do ta kapërcejmë çmendurinë…… E ENJTE, 4 MAJ 2017

Javore KOHA

17


KULTURË

Libra të rinj: “Katalog i botimeve 1991-2015” të “Art Club”-it

Një thesar i ç shqiptarëve n

Katalogu i botimeve të “Art Club”-it ka për qëllim prezantimin e veprimtarisë botuese të kësaj shoqate është hartuar duke ndjekur parimin kronologjik të daljes së botimeve. Në të janë paraqitur në mënyrë të

Ismet Kallaba

Veprimtaria botuese është njëra ndër punët kryesore të Shoqatës së Artistëve dhe Intelektualëve “Art Club”. Ajo fillon në vitin 1991, menjëherë pas themelimit të “Art Club”-it, me botimin e librit “Ulqini në gjurmët e shekujve” të dr. Ruzhdi Ushakut, në një kohë të vështirë për librin shqip në Mal të Zi. Gjatë këtij çerek shekulli “Art Club”-i ka botuar

18

më shumë se 110 libra të fushave dhe gjinive të ndryshme, duke qenë botuesi më i madh ndër shqiptarët në Mal të Zi. Ato përbëjnë një thesar të çmuar të shqiptarëve në Mal të Zi dhe më gjerë. Përgjatë viteve ka ardhur duke u rritur edhe cilësia e botimeve, si në aspektin përmbajtësor ashtu edhe të përgatitjes teknike. Krahas vlerave estetike, vlera më e madhe e këtyre botimeve qëndron në faktin se shumica e tyre janë të autorëve shqiptarë në Malin e Zi, por me firmën e kësaj shoqate kanë botuar edhe autorë jashtë Malit të Zi, të cilët tek “Art Club”-i kanë gjetur botuesin serioz. Pjesën më të madhe të botimeve, kuptohet, e zënë

Krahas vlerave estetike, vlera më e madhe e këtyre botimeve qëndron në faktin se shumica e tyre janë të autorëve shqiptarë në Malin e Zi, por me firmën e kësaj shoqate kanë botuar edhe autorë jashtë Malit të Zi, të cilët tek “Art Club”-i kanë gjetur botuesin serioz. Pjesën më të madhe të botimeve, kuptohet, e zënë ato në gjuhën shqipe, por ka edhe botime në gjuhën malazeze apo që janë përkthyer nga gjuha shqipe në gjuhën malazeze, me qëllim që edhe opinioni joshqiptar të njihet me krijimtarinë e autorëve shqiptarë në Mal të Zi dhe botimet e tyre

Javore KOHA

E ENJTE, 4 MAJ 2017

ato në gjuhën shqipe, por ka edhe botime në gjuhën malazeze apo që janë përkthyer nga gjuha shqipe në gjuhën malazeze, me qëllim që edhe opinioni malazez (joshqiptar) të njihet me krijimtarinë e autorëve shqiptarë në Mal të Zi dhe botimet e tyre. E gjithë kjo punë nuk do të ishte e mundur pa ndihmën e donatorëve dhe vetë autorëve të librave. Katalogu i botimeve të “Art Club”-

KATALOG ART CLUB CLUB ART

1991


KULTURË

çmuar i në Mal të Zi

e gjatë periudhës 1991-2015. Në të janë përfshirë 104 botime të 43 autorëve. Katalogu ë përmbledhur të dhënat kryesore dhe një vështrim i shkurtër për secilin botim

it që po i paraqitet lexuesit ka për qëllim prezantimin e veprimtarisë botuese të kësaj shoqate gjatë periudhës 1991-2015. Në të janë përfshirë 104 botime të 43 autorëve. Autori që ka botuar më shumë libra me firmën e kësaj shoqate, plot 13, është shkrimtari Asllan Bisha. Katalogu është hartuar duke ndjekur parimin kronologjik të daljes së botimeve. Në të janë paraqitur në

mënyrë të përmbledhur të dhënat kryesore dhe një vështrim i shkurtër për secilin botim. Përpos librave, “Art Club”-i ka botuar ndër vite edhe një numër të gazetave dhe revistave (“Fati”, “Zana”, “Shpresa” janë botuar më herët, kurse “Lemba” vazhdon të botohet), katalogë për manifestime të ndryshme, siç është “Kalimera Poetike”, apo me rastin e hapjes së ek-

I BOTIMEVE

1-2015

spozitave figurative dhe fotografike, por ato nuk janë përfshirë në këtë katalog. Për mbështetjen e botimit të këtij katalogu falënderojmë Fondin për Mbrojtjen dhe Realizimin e të Drejtave të Pakicave dhe Komunën e Ulqinit. (Parathënie e “Katalog i botimeve 1991-2015”)

KATALOG I BOTIMEVE ART ART CLUB CLUB

1991-2015

E ENJTE, 4 MAJ 2017

Javore KOHA

19


MOZAIK

Muzeu etnografik i Malësisë kremtoi 15- vjetorin e themelimit

Pasuri e çmuar e autoktonisë dhe historisë së Malësisë së Madhe Lekaj- Muzeu i parë dhe i vetëm etnografik i Malësisë ka shënuar 15vjetorin e themelimit të tij ku kanë marrë pjesë personalitete të shquara të artit, shkencës, kulturës e politikës nga vendi e Shqipëria, në mesin e të cilëve edhe ambasadori i Shqipërisë në Mal të Zi, Z. Ernal Filo. Moderatori i këtij manifestimi, Ilmi Kurti, në cilësinë e kryetarit të Shoqatës Atdhetare “Malësia”, ka shprehur mirënjohje dhe falënderim për të gjithë pjesëmarrësit të cilët e vlerësuan këtë pasuri të madhe kombëtare e cila ruhet me shumë kujdes nga pronari i këtij muzeu, Z. Shtjefën Ivezaj, e që dëshmon më së miri për autoktoninë dhe kulturën antike të shqiptarëve në këto treva.. Vlerësime dhe konsiderata të larta për pronarin e muzeut dhe për kontributin e tij të çmuar ndër vite si koleksionit i palodhur i gjësendeve nga më të ndryshmet nga etnokultura jonë, kanë shprehur shumë personalitete të fushave të ndryshme të cilët kanë qenë të pranishëm në këtë përvjetor të shtëpisë- muze në Lekaj të Malësisë, si: Gjokë Luli, Sherif Gjokaj, Ndue Bacaj, Sokol Lulgjuraj, Gjon Bruçi, Ndue Sana, Sutki Ndrecaj, Pjetër Ivezaj, Jonuz Delaj dhe Pjerin Spathari, që të gjithë duke e vënë theksin kryesor për mbrojtjen e mëtejshme të kësaj shtëpie-muze me qëllim që ajo të këtë përkujdesje të

20

Javore KOHA

E ENJTE, 4 MAJ 2017

qëndrueshme institucionale e cila që 15 vite i mungon e në të cilën ruhet e gjithë pasuria shpirtërore, kulturore e etnografike e trevës së Malësisë. Folësit në këtë tubim të përvjetorit të 15-të të muzeut, iu kanë bërë thirrje të gjithë politikanëve lokalë, pushtetarëve dhe dy qeverive, asaj të Malit të Zi e sidomos qeverisë së Shqipërisë, që të ndërrmarrin hapa konkret për ta mbajtur të gjallë këtë muze i cili aktualisht nuk ndodhet në kushte të favorshme. Në të njëjtën kohë, ambasadori i Republikës së Shqipërisë në Mal të Zi, Z. Ernal Filo, e ka quajtur Z. Shtjefën Ivezaj një legjendë që me krijimtarinë e tij ka ndërtuar një institucion. “Jam i vetëdijshëm që nuk kemi bërë aq sa duhet, pavarësisht se vendi që unë përfaqësoj është dhe atdheu juaj, është munduar të japë kontribut maksimal moral. Ajo çfarë unë prisja në këtë 15-vjetor është kontributi me vepra dhe jo vetëm me fjalë të thëna për Shtjefnin dhe figurën e tij. Kjo vepër madhore është unike, pasi nuk besoj të ketë ndonjë tjetër njeri në Botë ose në trevat tona që me forcat e veta, sakrificë dhe iniciativë, të ketë krijuar diçka të tillë. Sot ka ardhur koha që të gjithë të angazhohemi, të gjithë ekspertët e fushave të ndryshme, duhet të ishin mbledhur përgjatë vitit, që sot në këtë përvjetor të vinin me një projekt konkret që dhe

Shqipërisë të cilën unë përfaqësoj, të kem çfarë t’i paraqes. Duhet bërë diçka konkrete që të paktën në përvjetorin tjetër të hartojmë një plan dhe pastaj të ju krijohet mundësia dhe ju që të kërkoni llogari ndaj personave që janë përgjegjës që këto vlera dhe këtë identitet kulturor ta çojnë sa më tej dhe ta pasqyrojnë sa më shumë”, përfundoi ambasadori, Ernal Filo. Ndërkohë, kryetari i shoqatës atdhetare “Dukagjini”, Ndue Sanaj, në emër të kësaj shoqate i ka dorëzuar pronarit të muzeut etnografik të Malësisë Z. Shtjefën Ivezaj mirënjohjen “Martin Camaj” me motivacionin: “Për kontributin e këtij burri të madh së bashku me bashkëshorten e tij Gjystën për vlerave të spikatura e të veçanta në gjurmimin dhe koleksionimin e vlerave të kulturës kombëtare popullore në fushën e etnografisë, për vetëdije, përkushtim dhe frymëzim shembullor për sot dhe brazat e ardhshëm”. Në fund, pronari i muzeut etnografik ka falënderuar të gjithë pjesëmarrësit në këtë përvjetor si dhe ka shprehur konsideratë të lartë për të gjithë personat të cilët gjatë këtyre pesëmbëdhjetë vjetëve në forma të ndryshme kanë dhënë kontribut për këtë shtëpi muze duke iu dhënë disa mirënjohje dhe shtruar një koktej modest për të gjithë. t.u.


MOZAIK

VEDAD DRESHEVIQ ULQINI

„Qesh pak, shiko këtu”

„Nëse një fotograf profesionist fotografon të njëjtin objekt që fotografon edhe një person i zakonshëm, ku qëndron ndryshimi„.

E ENJTE, 4 MAJ 2017

Javore KOHA

21


MOZAIK

Në Galerinë e Arteve të Qendrës së Kulturës u hap ekspozita me temë “Ardhmëria e detit varet nga ne”

Rritje e ndërgjegjësimit ndaj pasurisë detare “Shpresojmë që kjo ekspozitë sadopak të ndikojë në ngritjen e vetëdijes së qytetarëve dhe të na shërbejë si tregues se ky është momenti i fundit që të gjithë së bashku të mposhtim këtë dukuri të shëmtuar – peshkimin e paligjshëm”, ka thënë nënkryetari i Komunës së Ulqinit, Arian Murati Ulqin – Në kuadër të projektit “Zhvillimi i qëndrueshëm i ekosistemit detar dhe bregdetar nëpërmjet ruajtjes dhe kultivimit të faunës detare”, të shtunën mbrëma në Galerinë e Arteve të Qendrës së Kulturës është hapur ekspozita me temë “Ardhmëria e detit varet nga ne”. Në ekspozitë janë prezantuar disa dhjetëra fotografi që dëshmojnë për dukuritë negative që vërehen në detin dhe bregdetin e Ulqinit si pasojë e peshkimit të paligjshëm, hedhjes së mbeturinave etj., si dhe punimet e fëmijëve të punëtorisë artistike të udhëhequr nga piktorja Vahida Nimanbegu, ku piktorët e rinj nëpërmjet imagjinatës së tyre luftojnë dukuritë negative ekzistuese. Duke folur për projektin i cili zbatohet

22

Javore KOHA

E ENJTE, 4 MAJ 2017

që nga fillimi i janarit të vitit 2015, me mbështetjen e Qeverisë së Mbretërisë së Norvegjisë dhe bashkëfinancimin e Komunës së Ulqinit, si dhe në partneritet me të gjitha institucionet relevante, nënkryetari i kësaj komune, Arian Murati, ka thënë se “pas dy viteve, ku kemi realizuar aktivitetet dhe pas analizës së situatës në terren, vërehet rënia e aktiviteteve të paligjshme, por edhe përkundër përmirësimeve, situata nuk është aspak për t’u lavdëruar”. “Shpresojmë që kjo ekspozitë sadopak të ndikojë në ngritjen e vetëdijes së qytetarëve dhe të na shërbejë si tregues se ky është momenti i fundit që të gjithë së bashku të mposhtim këtë dukuri të shëmtuar – peshkimin e paligjshëm”, ka thënë ai.

Ndërkaq Rudolf Elezoviq nga sektori i Policisë kufitare pranë Drejtorisë së Policisë, ka thënë se është i bindur dhe se janë të vendosur që ta çojnë deri në fund realizimin e këtij projekti, duke ndaluar peshkimin me dinamit dhe mënyra të tjera ilegale. “Ne do t’i dalim ballë, të gjithë së bashku, asaj pakice që guxon të merret me vepra kriminale, me vepra të paligjshme, duke ndaluar të shkatërrojnë të mirat tona dhe duke i ndihmuar qytetarët tanë”, është shprehur ai. Ekspozita është organizuar si pjesë e aktiviteteve me qëllim të rritjes së ndërgjegjësimit të raportit të qytetarëve ndaj pasurisë detare, të cilën është theksuar se duhet ruajtur për i. k. brezat e ardhshëm.


MOZAIK

U mbajt tribuna “Beledia dhe Shtëpia e Pashës – Dikur-sot”

Apel për të lëvizur nga gjendja ekzistuese Ulqin – Qendra e Kulturës – Ulqin, Bashkësia Islame e Ulqinit dhe Bashkimi i Krijuesve Shqiptarë në Mal të Zi organizuan të premten në Galerinë e Arteve të Qendrës së Kulturës tribunën me temë “Beledia dhe Shtëpia e Pashës – Dikur-sot”. Në tribunë është theksuar rëndësia e këtyre dy monumenteve të trashëgimisë kulturore – historike të Ulqinit si dhe është bërë thirrje për ndërmarrjen e masave konkrete për restaurimin e tyre dhe vënien në funksion. Në kumtesën e tij, Mr. Ali Bardhi, kryeimam i Ulqinit, ka folur mbi dimensionin historik të kulturës islame në trevën e Ulqinit dhe ka paraqitur kronologjinë e zhvillimit të jetës social-ekonomike, politike dhe kulturore, duke u ndalur në ndërtimet e objekteve të ndryshme në periudhën osmane. Ai ka thënë se nga shek. XVII dhe fillimi i shek. XVIII, qyteti i Ulqinit fitoi një shtrirje më të gjerë të vendbanimeve, ku me theks të veçantë kemi ndërtimin e objekteve kulturore-historike, si Xhamia e Pashës me hamam dhe kronin e Pashës, Xhamia e Meterizit, Xhamia e Lamit në Mahallën e Re etj., tyrbet, teqetë, mektebet-shkollat, medresetë, krojet e deri tek objektet rezidenciale si Shtëpia e Pashës. “Duke filluar nga mesi i shekullit XVIII, qyteti-kasabaja e Ulqinit kishte arritur lulëzimin e vet si rezultat i mirëqenies social-ekonomike të krijuar në shtetin osman, duke u zgjeruar dhe forcuar mjaft, dhe për këtë lindi nevoja për ndërtimin e një administrate të re në mes të Çarshisë për t’u përgjigjur kërkesave të reja të qytetarëve të saj. Si rrjedhojë e kësaj, në mes të Çarshisë së Ulqinit filluan që të ndërtohen disa objekte e që pas një kohe u bë kompleks. Ky kompleks përmban Xhaminë e Namazgjasë, Mehqemen-Gjykatën, Sahatkullën, dyqanet e vakëfit dhe Beledien”, është shprehur ai. Dr. Nail Draga ka thënë se problemi qendror sa i përket monumenteve kulturore-historike në Komunën e Ulqinit

qëndron tek evidentimi për shkak se disa prej tyre nuk gjenden në regjistrin e monumenteve të mbrojtura. Ai vuri në dukje se institucionet përgjegjëse shtetërore nuk kanë pasur qasje parimore ndaj objekteve kulturore-historike në Komunën e Ulqinit, duke nënvizuar se dy objekte, siç janë Ura e Vjetër në Kllezën dhe Kulla e Kadraçit nuk gjenden fare në regjistrin e monumenteve kulturore-historike. Draga ka theksuar se “Beledia, Shtëpia e Pashës, Kalaja e Ulqinit dhe monumentet tjera janë historia jonë, kultura jonë, identiteti ynë” dhe se tribuna është një apel shoqëror pozitiv për pushtetin lokal dhe për të gjithë të tjerët që duan të angazhohen me qëllim të lëvizjes nga gjendja ekzistuese. Në kumtesën e saj, arkitektja Suada Ismailaga ka thënë se “për ruajtjen dhe mbrojtjen e këtyre monumenteve nuk është bëre asnjë hap me qëllim të përmirësimit të gjendjes që të ndalohet shkatërrimi ose shembja e mundshme e tyre”. Sipas saj, Beledia sot, fatkeqësisht, është krejtësisht e shkatërruar dhe çarshia e Ulqinit e ka humbur pamjen që e ka karakterizuar dhe rregullat urbanistike të asaj periudhe. “Pronarët e objekteve përreth Çarshise kanë vepruar ashtu siç kanë dashur vetë. Dyqanet ekzistuese të asaj peri-

udhe, të cilat sipas traditës kanë qenë në katin përdhesë, janë ngritur në dy ose tre kate duke mos përcjellur arkitekturën autentike dhe stilin e këtij kompleksi me pjerrtësi të çative, streha të gjera të punuara nga druri, pozitën dhe dimensionin e dritareve etj. Në këtë mënyrë është zënë pamja e objektit të Beledies dhe ka humbur bukuria e çarshisë së dikurshme me stilet e llojllojshme”, është shprehur ajo. Ismailaga ka përkrahur idenë e rindërtimit dhe revitalizimit të Shtëpisë së Pashës dhe Beledies duke respektuar kushtet e konservimit, gjë e cila do të rriste vlerat turistike nëpërmjet prezantimit të arkitekturës tradicionale osmane. Në emër të organizatorit kanë përshëndetur drejtori i Qendrës së Kulturës, Astrit Salaj, dhe kryetari i BKSHMZ-së, prim. Dr. Gani Karamanaga. Në diskutim janë kyçur edhe pjesëmarrës të tjerë në tribunë. Të gjithë folësit e kanë vënë theksin se për shkak të moskujdesit, këto dy monumente sot ndodhen në gjendje të mjerueshme si dhe kanë hedhur ide për restaurimin e tyre dhe funksionin në të ardhmen. Në tribunë morën pjesë përfaqësues të Bashkësisë Islame, arkitektë, pjesëtarë të shoqërisë civile dhe të interesuar të tjerë për trashëgiminë kulturore-historike. i.k.

E ENJTE, 4 MAJ 2017

Javore KOHA

23


MJEKËSI

Kanceri i qafës së mitrës

Sëmundje fatale që mund të parandalohet Dr. Anton Gjuravçaj

Zbulimi i prezencës së virusit të papilomës njerëzore (Papiloma virus ose HPV) gjatë shekullit të kaluar në qelizat e kancerit të qafës së mitrës nga ana e mikrobiologut gjerman Harald Cur Hauzen bëri që ky ndryshim malinjë i qelizave të këtij regjioni të lidhet me gjenezën infektive, që shkencës i dha mundësinë, për dallim nga të gjitha llojet e kancereve tjera, të formojë strategji dhe metoda efikase për parandalimin e shfaqjes së kësaj sëmundjeje. Ky zbulim i rëndësishëm profesorit Hauzen i solli në vitin 2008 Çmimin Nobel për medicinë dhe fiziologji. Nga këndvështrimi gjenetik ekzistojnë lloje të ndryshme (gjenotipe) të virusit HPV që mund të infektojnë njeriun, por nga potenciali onkogjen dallohet në radhë të parë tipi 16 i virusit të papilomës humane i cili gjendet në shumicën e rasteve në qelizat e kancerit e pas tij tipi 18 i këtij virusi. Jo të gjitha llojet e virusit HPV, që njihet edhe si infeksioni më i përhapur nëpërmjet transmetimit seksual, shkaktojnë malinjitet. Përkundrazi është mirë i njohur roli i gjenotipeve 6 dhe 11 në paraqitjen e lythave të pjesës anogjenitale. Virusi HPV lidhet, edhe pse në një përqindje shumë më të vogël, edhe me kancerin e penisit, vagjinës, anusit dhe orofaringut (te personat

24

Javore KOHA

E ENJTE, 4 MAJ 2017

që bëjnë seks oral). Për fat të mirë, edhe pse për prekjen me virus të epitelit të qafës së mitrës mjafton edhe një kontakt i vetëm seksual me personin e infektuar, për paraqitjen dhe përshkallëzimet para-kanceroze që zhvillohen në mukozë, deri te paraqitja e kancerit, nevojitet një kohë e gjatë; në shumicën e rasteve dhjetë e më shumë vite. Kjo nënkupton që infeksioni prej atij fillestar akut të kalojë në infeksion kronik që po ashtu ndodh rrallë duke ju falënderuar shërimit të infeksionit në mënyrë spontane e që lidhet në radhë të parë me sistemin imun individual. Përkundrazi, faktorët që favorizojnë shfaqjen e tumorit malinj të qafës së mitrës janë: shkaktarët e ndryshëm që e dobësojnë imunitetin, fillimi me aktivitet seksualë në moshë të re, sëmundjet e tjera të traktit gjenital, numri i madh i lindjeve, ndryshimi i shpeshtë i partnerëve seksual, seksi pa mbrojtje (mospërdorimi i prezervativëve), pirja e duhanit etj. Infektimi nga virusi HPV nuk paraqitet me simptome të veçanta ashtu si dhe ndryshimet që me kohë pasojnë në qafën e mitrës, por dhimbjet në fund të barkut gjatë dhe pas marrëdhënieve seksuale si dhe hemorragjia (gjakderdhja) vagjinale ndërmenstruale apo post meno-

pauzike kërkojnë ekzaminim urgjent medicinal. Nëse kemi parasysh të gjitha ato që u thanë dhe faktin se në shtete në zhvillim kanceri i qafës së mitrës merret si shkaktari kryesor i vdekjes së femrave nga kanceri është më se e qartë se duhet t’i kushtohet rëndësi e veçantë parandalimit të kësaj sëmundje, aq më parë kur e dimë se, për dallim prej shumë sëmundjeve të tjera, një gjë e tillë është e mundshme. Për këtë qëllim, sikurse për të gjitha sëmundjet e tjera infektive, arma më e fortë është vaksinimi si një ndër arritjet më të rëndësishme të mjekësisë. Në saje kësaj metode, mjekësia bashkëkohore ka arritur që shumë sëmundje të rënda dhe vdekjeprurëse t’i mbajë nën kontroll. Në Bashkimin Evropian janë të regjistruara tri formulime të vaksinave kundër HPV. Vaksina 2-valente (HPV gjenotipet 16 dhe 18), vaksina 4-valente (HPV gjenotipet 6,11, 16 dhe 18), si dhe vaksina 9-valente (HPV gjenotipet 6,11,16,18,31,33,45,52 dhe 58). Vaksina është treguar efikase në parandalimin e infeksioneve nga HPV të shkaktuara nga llojet e virusit që përmban vaksina. Kështu vlerësimi i zvogëlimit të riskut për zhvillimin e kancerit të qafës së mi-


MJEKËSI

trës me anë të vaksinimit në përputhshmëri me indikacionet aktualisht në fuqi në Bashkimin Evropian është 70% për formulimet 2- dhe 4-valente dhe 80-90% për vaksinën 9-valente. Vaksina 2-valente nuk paraqet mbrojtje ndaj lythave gjenitale, kurse dy formulimet e tjera të vaksinës e zvogëlojnë riskun ndaj tyre për 90%. Rekomandohet vaksinimi përpara adoleshencës (i vajzave në moshën 12 vjeçare) për shkak të faktit se përfitimi nga vaksinimi është i plotë para fillimit të marrëdhënieve seksuale. Vaksina nuk ka ndikim në rrjedhjen e infeksionit te personat e infektuar si dhe në parandalimin e gjendjeve para-kanceroze që favorizojnë shfaqjen e tumorit malinj. Kjo nuk do të thotë se nuk duhet të vaksinohen edhe grup- moshat e tjera të femrave, pasi vaksina do të shkaktojë te to mbrojtje nga infektimi me gjenotipet që i përmban e me të cilat ende nuk janë infektuar dhe se probabiliteti që femra në momentin e vaksinimit të jetë e infektuar me të dy gjenotipet (16 dhe 18) kryesorë të riskut është i vogël. As meshkujt nuk paraqesin përjashtim nga vaksinimi (transmetimi i infeksionit ,lythat gjenital, kanceri i penisit) prandaj edhe tek ata rekomandohet në moshën para adoles-

hencës. Vaksinimi bëhet me tri doza sipas skemës: 0, pas 1-2muaj dhe pas 6 muaj nga doza e parë. Në bazë të studimeve klinike të bëra deri tani niveli mbrojtës nga vaksina nuk ka treguar rënie gjatë 10 viteve. E ardhmja do të tregojë se kjo mbrojtje do të jetë për tërë jetën apo do të ketë nevojë për aplikimin e ndonjë doze shtesë. Objektivi i veprimit në këtë drejtim duhet të jetë i fokusuar edhe në regjistrimin e infeksionit me virusin HPV, përcjelljen e infeksionit dhe zbulimin e mutacionit gjenetik, që qelizat e shëndosha të epitelit i shndërron në qeliza anormale, në fazë sa më të hershme. Për të gjitha vendet që kanë bërë implementimin e vaksinimit në programet nacionale por edhe për ato që ende nuk e kanë bërë një gjë të tillë, kontrollet rutinore te femrat që janë seksualisht aktive paraqesin prioritet. Për këtë qëllim realizohen programe të ndryshme dhe punohet në ndërgjegjësimin e popullatës. Një gjë e tillë bëhet edhe më e rëndësishme kur dihet se asnjë vaksinë nuk paraqet mbrojtje të njëqind përqind-të dhe se shkaktarë të kancerit të qafës së mitrës mund të jenë edhe gjenotipet e tjera të të virusit HPV të cilat nuk janë

përfshirë në formulimet e vaksinave ekzistuese. Në anën tjetër, kontrollet me Pap testin (testi Papanikollau) dhe HPV DNA testin mundësojnë zbulimin e qelizave anormale dhe prezencën dhe tipizimin e virusit. Nëse kemi parasysh faktin se prej momentit të infeksionit akut e deri te paraqitja e ndryshimeve para-kanceroze, si atyre të shkallës së ulët CIN1(Low-grade) apo të atyre të shkallës së mesme dhe të lartë CIN2 e CIN3(High-grade), nevojitet një kohë relativisht e gjatë e cila na mundëson që me kontrolle periodike të rregullta t’i kapim këto ndryshime para se ato të përparojnë dhe të shndërrohen në kancer duke infiltruar membranën bazale të epitelit të qafës së mitrës dhe indin përreth si dhe gjëndrat limfatike dhe organet fqinje e pastaj të japin metastaza në organet e tjera. Te ndryshimet në qafën e mitrës si metodë të diagnostikimit të mëtutjeshëm përdoret kolposkopia dhe marrja e materialit për biopsi për të parë saktësisht natyrën e ndryshimit qelizor dhe shtrirjen. Në vendet e zhvilluara nënshtrimi i shpeshtë dhe i rregullt i programeve të kontrollit të kancerit si dhe vaksinimi gjithëpërfshirës kanë ulur në mënyrë të ndjeshme rastet e kancerit të qafës së mitrës. E ENJTE, 4 MAJ 2017

Javore KOHA

25


KULTURË

Reportazh: Me arbëreshët e Zarës (2)

Në Zemunik dhe Arbanas

Shënimet statistikore për numrin e përgjithshëm të shqiptarëve të shpërngulur në Qarkun e Zarës dhe vendvendosjen e tyre në Arbanas apo Zemunik shpeshherë janë kontradiktore. Megjithatë, prof. Erber arrin në përfundimin se në vitin 1726 dhe 1733 në Arbanas janë vendosur 344 shqiptarë, ndërsa në vitin 1727 në Zemunik janë vendosur 74 shqiptarë ose gjithsej 418 shqiptarë

Hajrullah Hajdari

(vijon nga numri i kaluar)

Shpërngulja e dytë

Në vitin 1727, në afërsi të Zarës u vendosën edhe shtatë familje me gjithsej 71 anëtarë. Nga dokumenti arkivor numër 7 vërtetohet se këto familje janë vendosur në Zemunik dhe iu është dhënë, në fillim nga 1 kamp tokë e pastaj nga 3 për çdo person, si dhe një terren për ndërtimin e shtëpive. Familjet e shpërngulura në Zemunik në vitin 1727 janë: 1. Giovanni di Giovo me 10 anëtarë; 2. Gieci d’Andrea me 7 anëtarë; 3. Pietro di Marco me 5 anëtarë; 4. Giovanni di

26

Vuchia me 5 anëtarë; 5. Giovanni di Nica me 17 anëtarë; 6. Giovanni Prenci me 13 anëtarë; dhe 7. Nikolo Giovi me 14 anëtarë; ose gjithsej 71 anëtarë. Siç duket, tri familjet e fundit në vitin 1735 e lëshojnë tokën e tyre në Zemunik dhe shpërngulen, por nuk ka shënime se ku janë vendosur.

Shpërngulja e tretë

Në vitin 1733, në afërsi të Zarës u vendosën edhe 28 familje të tjera me gjithsej 199 anëtarë, të cilët sigurisht sistemohen në Arbanas, në jug të kishës. Megjithatë, kjo nuk është krejtësisht e sigurt pasi edhe këtyre shqiptarëve u ndahet tokë në Zemunik. Sipas regjistrave të familjeve, në vitin 1733 në afërsi të Zarës u vendosën: 1. Kapetan Nicolo Vlagdan me 9 anëtarë; 2. Prento Stani me 6 anëtarë; 3. Prento Kneunichi me 6 anëtarë; 4. Pema Nichin; 5. Stiepo Luco me 8 anëtarë; 6. Paolo Pren-

di me 5 anëtarë; 7. Vuco Tamartinovich me 10 anëtarë; 8. Mar Muzia me 10 anëtarë; 9. Nicolo Andre me 8 anëtarë; 10. Frane Popovich me 6 anëtarë; 11. Paolo Marussich me 10 anëtarë; 12. Nicolo Paulov me 8 anëtarë; 13. Jovan Vucin me 13 anëtarë; 14. Marco Nicadobrez me 6 anëtarë; 15. Giocca Giuchin me 9 anëtarë; 16. Giocca Gionon me 6 anëtarë; 17. Marco Giocca me 4 anëtarë; 18. Lecca Marco me 8 anëtarë; 19. Gen Sperz me 3 anëtarë; 20. Rado Vuco me 5 anëtarë; 21. Prento Marcov me 6 anëtarë; 22. Andrea Toma me 5 anëtarë; 23. Crasto Covaz me 6 anëtarë; 24. Vucsa Zancovich; 25. Pietro Tioba me 7 anëtarë; 26. Stiepo Giuri me 7 anëtarë; 27. Marco Pertu me 6 anëtarë; 28. Nikola Rose (?) me 6 anëtarë. Shënimet statistikore për numrin e përgjithshëm të shqiptarëve të shpërngulur në Qarkun e Zarës dhe vendvendosjen e tyre në Arbanas

U larguam nga Zemuniku, disi të dëshpëruar për faktin se asimilimi i shqiptarëve këtu kishte arritur kulmin, qenia shqiptare ishte zbehur dhe përveç mbiemrave që të kujtonin prejardhjen shqiptare të banorëve të këtij lokaliteti, tjetër nuk kishte mbetur

Javore KOHA

E ENJTE, 4 MAJ 2017


KULTURË

apo Zemunik shpeshherë janë kontradiktore. Megjithatë, prof. Erber arrin në përfundimin se në vitin 1726 dhe 1733 në Arbanas janë vendosur 344 shqiptarë, ndërsa në vitin 1727 në Zemunik janë vendosur 74 shqiptarë ose gjithsej 418 shqiptarë.

Dita e parë e qëndrimit në Qarkun e Zarës

Pas një udhëtimi të gjatë, mbërritëm në Zemunik, fshat afro 16 km larg lagjes Arbanas në Zarë, ku kaluam një pasdite të tërë për të mbërritur në Arbanas në mbrëmje. Siç theksuam më lart, ka mendime se Zemuniku është vendbanimi i parë ku u vendosën shqiptarët e ardhur nga krahina e Krajës apo bregu i Liqenit të Shkodrës, siç theksojnë edhe sot vetë banorët në Arbanas e Zemunik. Kërkuam dhe biseduam me shumë vendas. Në pyetjen tonë se a ka në Zemunik shqiptarë, pothuajse çdonjëri nga ata përgjigjej: “Po, ka pasur dikur, tash nuk ka”, “Jo, jo, askush nuk folë arbenisht”, dhe sikur as nuk donin të bisedohet për këtë çështje. Rastësisht, në rrugë takuam një qytetar të Zemunikut, rreth 55-vjeçar, i cili kur na dëgjoi që po interesoheshim për shqiptarët në këto troje, na tha: “Po, unë jam arbanas nga familja Marushiq, por nuk flas arbënisht”. Po, a dini ndonjë fjalë arbënisht, të ka mbetur në kujtesë?, e pyetëm. “Jo, shumë pak”, u përgjigj dhe vazhdoi: “Kur kam qenë fëmijë, e mbaj mend që gjyshi dhe gjyshja në shtëpi flitnin vetëm arbënisht, por ne nuk na e mësuan. Nuk na e mësuan as nëna e as baba, të cilët po ashtu kanë folë pak arbërisht. I mbaj mend disa fjalë,

si: jam arbëresh, Zonja jonë, fea (feja), veni (vendi), dita, vera”. E pyetëm për emrin e lagjes ku ndodheshim atë moment dhe ai u përgjigj: “Kjo lagje e ka emrin Shestani”. “Shestan”, i thashë unë. “Jo, jo. Shestani”, tha ai dhe vazhdoi: “Ajo atje është shtëpia e Bobi Shestani-t, është sekretar i KF ‘Zemunik’. Më duket që është arbanas, por nuk e flet arbanashken. Këtu nuk flet arbanashke askush. Në ekipin e Zemunikut nuk ka asnjë arbanas, të gjithë janë hrvatë (kroatë)”. “Ajo lagjja tjetër janë Gjergja apo Giergi”, vazhdoi, “por nuk e di se a janë arbanas, nuk flasin arbanashke, dikur kanë folur”. Ky qytetar na tregoi se në Zemunik përveç mbiemrit Shestani, Marushiq dhe Gjergja, ka edhe mbiemra të tjerë që mund të jenë arbanas, si: Alviri, Prengja, Paleka, Peroviq. Në fund, e pyeta: “Pasi pranon që je arbanas dhe e din nga ku kanë ardhur të parët tuaj, a kishe pasur dëshirë që të vizitoni vendin e të parëve tuaj?” Përgjigjja e tij ishte: “S’ma kanë thënë asnjëherë prindërit, por kam dëgjuar se këtu kanë ardhur diku nga brigjet e Liqenit të Shkodrës, nga Shqipëria. Gjaku nuk bëhet ujë, eh... Por tash jam hrvat (kroat), s’e di ndoshta!“ U larguam nga Zemuniku, disi të dëshpëruar për faktin se asimilimi i shqiptarëve këtu kishte arritur kulmin, qenia shqiptare ishte zbehur dhe përveç mbiemrave që të kujtonin prejardhjen shqiptare të banorëve të këtij lokaliteti, tjetër nuk kishte mbetur. Mbërritëm në Arbanas, në sheshin para kishës Zonja Jona Loreta. Pasi

nuk njihnim njeri, iu drejtuam një qytetari të moshuar të cilin e pyetëm: “A ka shqiptarë këtu?” “Po”, tha, “por unë nuk jam arbanas, por shumica e popullsisë së këtushme janë arbanas, sa di unë. Këtu janë vendosur të parët para afër 300 viteve”. I treguam se për çka kishim ardhur dhe e lutëm që të na mundësojë takimin me dikë nga KF “Arbanas”. “Nuk di njeri”, na tha. Na tregoi se ku gjendej fusha sportive dhe na propozoi që të shkonim atje sepse ka mundësi që të takonim dikë nga klubi. E vërejtëm se bisedën tonë me këtë njeri, me vëmendje po e përcillte një grua vendase, e cila kur e pa dëshpërimin tonë, u afrua, shtriu dorën dhe tha: “Ja sam (unë jam) Teuta, Teuta Nikpalaj, e lindur Marushiq. Ja sam arbneshkinja (jam arbëreshe).” Dhe vazhdoi: “Fatkeqësisht, dhe më vjen shumë keq, nuk flas shqip edhe pse baba dhe nëna, e cila nuk është arbneshkinjë, flasin shqip, bile këndojnë edhe këngë arbëreshe, ndërsa familja e burrit flasin akoma shqip e djali i tyre, burri im, shumë pak. Kryesisht të rinjtë flasin shumë pak shqip “. Pasi e kuptoi pse kishim ardhur, ajo pa ngurrim thirri bashkëshortin e saj për të marrë nga ai numrin e telefonit të kryetarit të KF “Arbanasi”. Mësoi nga ai se kryetar i klubit është Edi Peroviqi, arbëresh i vërtetë. E kontaktoi me telefon, e njoftoi se nga atdheu i vërtetë i të parëve tanë kanë ardhur dy veta, të cilët dëshirojnë ta takojnë. Edi e pranoi ftesën, ndërsa ne e falënderuam Teutën për angazhimin e saj. (vijon) E ENJTE, 4 MAJ 2017

Javore KOHA

27


KULTURË

Si u zhvendos afre Shkodrës” në Rom Hakmarrja turke i bëri ata që të parashikonin jo vetëm humbjen e menjëhershme të pasurive, por edhe shtypjen, ndikimin brutal, shfarosjen e plotë të besimit dhe të qytetërimit. Duke mos parë asnjë rreze shprese nga këta njerëz, populli iu drejtua qiellit: mbushte tempujt e shenjtë, shumëfishonte lutjet publike, mbante kreshmë të rreptë dhe i lartësonte Hyjit premtime të çdo lloji, që ta ndalte fatkeqësinë e zemërimit të tij. Zhvendosja e Figurës se Zojës nga Shkodra për në afërsi të Romës, në Gjenacano në vitin 1467 Vërehej bri kalasë së qytetit të Shkodrës, mbi një kodër, një kishë e vogël ku nderohej një figurë çudibërëse e Marisë tejet të shenjtë, e pikturuar në mur, që mbante emrin Zoja e Këshillit të Mirë. Para saj ishte lutur shumë herë trimi Kastriot dhe kishte marrë atë shkëndijë trimërie dhe zjarri, falë të cilit, në mes të betejës dhe flakëve, ngjante si Hyji i luftës; dhe tani shkodranët i drejtoheshin po Asaj për t’ju lutur që të largonte fatkeqësinë e shkaktuar nga Perandoria osmane. Në afrimin e paepur të fatkeqësisë turke, shumë prej tyre nuk dinin ku tjetër të gjenin shpëtim veçse jashtë atdheut dhe të kërkonin në vende të huaja sigurinë e një jete të vështirë prej mërgimtari. Para se të merrnin rrugën e mërgimit, shkodranët shkonin të pikëlluar që t’i kërkonin ndihmë Zojës së tyre, që me keqardhje duhej ta linin vendlindjen në duart e njerëzve të egjër dhe brutalë, dhe i luteshin për të fundit herë që t’i shoqëronte me bekimin e saj në të panjohurat e mërgimit. Mes këtyre mërgimtarëve dalloheshin për mëshirën e tyre dy vëllezër katolikë, të pikëlluar thellë për fatet e ardhshme të atdheut të tyre. Njëri prej tyre ishte i familjes De Sklavis, dhe shqiptari tjetër, me mbiemër Gjergji. Nëse i referohemi aspektit teologjik, afresku i Zojës në mënyrë të mrekullueshme ishte shkëputur nga muri,

28

Javore KOHA

E ENJTE, 4 MAJ 2017

duke u paraprirë dy rojeve, Gjergjit dhe Sklavis, kishte kaluar detin e Adriatikut dhe kishte zënë vend afër Romës në Gjenacano, më 25 prill, 1467. Por, nëse i referohemi anës studimore, atëherë themi se, për shkak të shkatërrimeve turke, për ta shpëtuar këtë vepër unikale, ajo qe shkëputur nga muri i kishës dhe në mënyrë të mirëkoordinuar qe mbartur për në Gjenacano, ku shërbenin etërit eremitë agustinianë, dhe fisnikja, Petrucia, e cila kishte filluar ngritjen e një kapeleje të veçantë për figurën e Zojës. Hiret mrekullibërëse që filloi të shpërndante Virgjëresha nga shtëpia e saj e re në Gjenecano, ishin të shumta dhe kaq të jashtëzakonshme, sa që u desh të merrej Selia e Shenjtë që të shqyrtonte, të vërtetonte dhe t’i regjistronte zyrtarisht ato. Zëri i një shfaqjeje të mrekullueshme të Virgjëreshës në Gjenacano vjen deri në Romë, dhe papa Pali II, në vitin 1467, ngriti një komision, i cili në

bazë të studimeve të kryera, shprehet se, Figura e Zojës është mrekullibërëse. Këtë figurë, si të tillë, e kanë konsideruar edhe papë të tjerë në vazhdim: Siksto IV, 1475; Urbani VIII, 1630; Benedikti XIV, 1753; Pio IX, 1854; Leoni XIII 1883; Gjoni XXII 1959; e deri tek papa Gjon Pali i II, më 25 prill 1993, me rastin e ardhje së tij në Shqipëri. Papët e pranojnë se afresku i “Zojës së Këshillit të Mirë” është nga Shkodra Për lidhjet e kësaj figure me Shkodrën flet papa Benedikti XIV në bulën e tij në vitin 1753, ku ndër të tjera është shprehur, se: Figura siç thotë gojëdhëna e devotshme, me shërbesë të engjëjve, ishte bartur prej qytetit te Shkodrës e çuar në Gjenecano. Po kështu flasin shumë nga eprorët e lartë të etërve Agustinianë. Dëshmime të shqiptarëve në këtë drejtim janë të shumta nga ata të shpërngulur në Lacio, Kalabria e Pulia, si dhe dëshmitë e shkodranëve të shpërn-


KULTURË

esku “Zoja e më më 1467 gulur më vonë nga represaliet turke. Nga dëshmitë e arbëreshëve do të veçonim Dom Shtjefën Rrodotaji në vitin 1713 dhe kanonikun Baçi në vitin 1747. Ndër autoritet e larta nga Shqipëria, kemi dëshmitë që kërkoheshin nga Selia e Shenjtë: Konti Shtjefën Medini, 1742, dëshmia e fisnikut Kol Kamsit, e arqipeshkvit të Shkupit Gjon Nikollë Kazazit, të dyja në vitin 1745. Duke iu rikthyer historikut të kësaj figure, me në krye Atë Belgranos, etërit agustinianë, formuan më 8 korrik të vitit 1878, komisionin e posaçëm që do merrej me këtë punë. Në komision bënin pjesë Atë Gianpiero Da Bergamo, Don Engjëll Radoja e Don Pashko Junku. Në përfundim, ky komision, me kryeipeshkvin Karlo Poten, dhanë analizën e hollësishme për vendin e gërmadhave bri kalasë Rozafat nga ishte zhvendosur për në Gjenacano, Itali, figura e Zojës së Këshillit të Mirë, në vitin 1467. Kjo analizë përputhej me të dhënat e publikuara më

parë nga shqiptarët në mërgim dhe krerët e lartë kishtarë nga Shqipëria. Historia më e thelluar rreth Shenjtërores së Gjenacanos, figurës se mrekullueshme dhe lidhjeve të ngushta që ky afresk ka me Shkodrën dhe popullin shqiptar, është pasqyruar më se miri në librin e ipeshkvit të Sidnej, (Australi) misionarit apostolik, agustinianit Mons. Giorgio Dillon, La Virgine Madre di Buon Consiglio, Siena,1892. Përshpirtëria ndaj Zojës së Bekuar nuk ishte ndërprerë as në kohën e pushtimit osman, në kohën kur Perandoria osmane në shek. XIX, ishte në shkatërrim e sipër, por sa kishte ardhur duke u shtuar. Nisur nga ky fakt dhe të tjera fakte historike, në emër të ipeshkvijve të trevave shqiptare, kryeipeshkvi i Shkodrës, Pashko Guerrini, në vitin 1872, i ftoi besimtarët që të jepnin kontributin e tyre për ringritjen e gërmadhave ekzistuese të një Shenjtëroreje dinjitoze për popullin shqiptar.

Për t’i dhënë një hov të ri shpirtëror dhe kombëtar, ipeshkvijtë e dioqezave shqiptare në Koncilin e tretë të Arbrit në vitin 1895, kërkuan nga Selia e Shenjtë që Zoja e Këshillit të Mirë të shpallet zyrtarisht, Mbrojtësja e Popullit Shqiptar. Kjo kërkesë u pranua nga papati dhe në vitin 1896 papa Leoni XIII dha përgjigjen pozitive, duke ia mbështetur popullin shqiptar Nënës Qiellore. Ky vendim i Selisë së Shenjtë qe një nxitje e mëtejshme për grumbullimin e mjeteve financiare për ringritjen e Shenjtores së re. Por për shkak të luftrave ballkanike, themelet e saj u vendosën më 17 gusht të vitit 1917, në kohën e Austro-Hungarisë. Në shenjë përkrahjeje të Shenjtërores u themelua edhe revista, “Zoja e Shkodrës, Drita e Shqypniës”. Rrethanat politike e shoqërore ngadalësuan punimet, të cilat përfunduan me inaugurimin e bërë ditën e festës së Zojës së Këshillit të Mirë, më 26 prill të vitit 1930. Kjo shenjtërore gjigante u shkatërrua gjatë sistemit komunist me rastin e mbylljes së kishave në krejt Shqipërinë, në vitin 1967. Pas demokratizimit të vendit, në vitin 1994, rifilluan punimet në ndërtimin e kësaj Shenjtëroreje legjendare, e cila u inaugurua më 26 prill të vitit 1989. Afresku, i cili sot gjendet në Gjenacano, sipas grupit të studiuesve shqiptarë dhe italianë, i cili bëri analizat fizike bërthamore, të këtij afresku më 19-21 mars 2017, rezulton se është një imazh mural unikal dhe ka një madhësi shumë të madhe në krahasim me atë që jemi mësuar ta shohim deri tani. Kjo figurë e shekullit XIII, apo fillim shek..XIV e cila paraqet Zojën e Bekuar ulur me s fëmijën në krah, tani fiton një vlerë edhe më të madhe kombëtare, për shkak të zbulimeve më të reja, vlerës artistike dhe historikut që ka në lidhje me zhvillimin e kulturës shqiptare në mesjetë.

E ENJTE, 4 MAJ 2017

Javore KOHA

29


MOZAIK

Në QKI “Malësia” është hapur ekspozita individuale e piktorit Leo Gjokaj

Ndërthurje e arit tradicional me atë modern Tuz- Kompozitori i njohur dhe piktori akademik, Leo Gjokaj, ka hapur ekspozitën e tij individuale të cilës i janë bashkëngjitur një numër mjaft i madh i admiruesve të veprave artistike të cilat me shumë kujdes dhe mjeshtëri i kishte krijuar autori. Ekspozitën në fjalë e ka shpallur të hapur, Sead Gjokaj, drejtor i Muzeut dhe Galerisë në Podgoricë i cili këtë ekspozitë të mjeshtrit të gjithanshëm, Leo Gjokaj e ka vlerësuar lart duke e quajtur atë si artist jo të zakonshëm me vepra jo të zakonshme. “Veprimtaria e tij, zhvillohet në planin e pikturës, artit e muzikës. Talenti i shprehjes së tij artistike i shëron plagët. Gjokaj në fushën e muzikës, me përkushtim dhe talent ka krijuar emër të një kompozitori të njohur dhe me reputacion. Leo është autor dhe bashkautor i një numri të madh të ngjarjeve artistike dhe do-

30

Javore KOHA

E ENJTE, 4 MAJ 2017

kumentare për të cilat është shumë i vlerësuar. Leo ka lindur në Milesh të Malësisë, aty ku lindi dhe piktori i madh, tashmë i ndjerë, xhaxhai i tij, Gjelosh Gjokaj të cilit ia kushtoi këtë ekspozitë. Nga ekspozitat e tij, historianët dhe kritikët e artit, kanë shprehur besimin se Leo në mënyrë natyrore e ka harmonizuar artin e së kaluarës me të tashmen, tradicionalën dhe modernen dhe pikturat e tij korrespodojnë me dukuritë bashkëkohore të cilat njëkohësisht tregojnë për njohje të komponentëve të gjuhës artistike”, ka thënë Sead Gjokaj në hapje të kësaj ekspozite. Ekspozita në fjalë i është kushtuar maestros së madh të artit pamor, tashmë të ndjerit Gjelosh Gjokaj, portreti i të cilit u ndodh në mesin e pikturave të tjera që Leo Gjokaj ekspozoi. Leo Gjokaj ka lindur më 1966 në

Milesh të Malësisë, kurse Akademinë e Arteve e ka përfunduar në Cetinë, në klasën e profesorit Dragan Karaxhiq. Pikturat e Leo Gjokaj përbëhen nga teknikat klasike, vaj në pëlhurë dhe nga grafika të punuara në formë kompjuterike. Leo Gjokaj është i njohur në opinion si kompozitor i famshëm që nga vitet tetëdhjetë të shekullit të kaluar deri në ditët e sotme, ndërsa piktura është profesioni i tij i dytë, i cili me shumë sukses i krijon veprat e tij me teknikat e tij klasike të artit si dhe me anë të teknologjive bashkëkohore kompjuterike. Ai është anëtar i Shoqatës së Piktorëve Malazezë. Leo Gjokaj deri më tani ka çelur një sërë ekspozitash brenda dhe jashtë vendit, ndërsa kjo është ekspozita e tij e parë individuale e hapur në Tuz e cila do të qëndrojë e hapur deri më t.u. 4 maj 2017.


MOZAIK

Tuzi shënoi dhjetëvjetorin e binjakëzimit me qytetin e Rochester Hills-it

Aliu: Të fuqizojmë raportet drejtë rrugës Euro-Atlantike Tuz- Komuna Urbane e Tuzit me një ceremoni solemne ka kremtuar dhjetëvjetorin e binjakëzimit të qytezës së Tuzit me qytetin e Rochester Hills-it të Michiganit, në të cilën kanë marrë pjesë zv/shefi i Misionit të Ambasadës së SHBA-së në Mal të Zi, Z. B. Bix Aliu, kryetari i KU të Tuzit, Abedin Axhoviq, kryetari i kuvendit të KU të Tuzit, Fadil Kajoshaj, përfaqësues të partive politike në vend si dhe të ftuar të tjerë. Në fillim të këtij manifestimi, u tha se bashkëpunimi mes këtyre dy qyteteve i filluar nga viti 2007 ka rezultuar me vendimin mbi binjakëzimin i cili është miratuar nga Kuvendi i KU të Tuzit dhe pranuar po ashtu nga ana e qytetit Rochester Hills, moment ky që rezultoi me bashkëpunim të mirë mes dy vendeve. Ndërkohë, kryetari i KU të Tuzit, Abedin Axhoviq duke përshëndetur dhe falënderuar të pranishmit për pjesëmarrje, ka thënë se binjakëzimi mes Tuzit dhe Rochester Hills-it është rast i mirëseardhur pasi që përmes kësaj ndërlidhje, në mënyrë të ndërsjellë, mund të evidentohen nevojat që kanë këto dy qytete për të bashkëpunuar edhe në të ardhmen. “Ndjehem i privilegjuar që jam kryetar i komunës e cila është

simotër me Rochester Hills-in për arsye se SHBA-të për shumicën e qytetarëve tonë janë shtëpia e dytë. Me shënimin e dhjetëvjetorit të binjakëzimit përçojmë mesazhin se qytetarët tonë janë më të afërt me njëri-tjetrin, ky binjakëzim lidhë dhe na bashkon më shumë, kështu që diversiteti është pasuria jonë më e madhe. Dua të falëndëroj të gjithë ata që kanë kontribuar dhe mundësuar që këto dy qytete të binjakëzohen, kurse ne na mbetet që këtë miqësi ta fuqizojmë edhe në vijim. Falënderim të veçantë kam për kryebashkiakun e Rochester Hills-it, Baret Brean, i cili falë bashkëpunimit cilësor dhe të mirë që ka me diasporën tonë në SHBA, na jep motiv për të vazhduar me aktivitete konkrete”, u shpreh Axhoviq. Në të njëjtën kohë, zv/shefi i Misionit të Ambasadës së SHBA-ve në Mal të Zi, Z. B. Bix Aliu, ka përgëzuar raportet e mira mes dy qyteteve në fjalë, i cili tha se marrëdhënia dhjetëvjeçare midis Tuzit dhe Rochester Hills-it tregon raportet që tejkalojnë diplomacinë tradicionale duke përfshirë komunikimin reciprok të qytetarëve të dy vendeve. “Ne nuk kemi vetëm interesa të përbashkëta por kemi dhe vlera e histori të përbashkëta. Bashkëpunimin mid-

is dy komuniteteve tona e përforcon diaspora dhe është shumë e rëndësishme që kjo e fundit të zgjojë interesim që të investojë në vendlindje. Si shqiptaro-amerikan që jam, unë e di që diaspora shqiptare në SHBA ka interesim të madh për vendlindje, por ju duhet të kryeni detyrat shtëpiake që procedurat të lehtësohen dhe të jenë sa më transparente. Dhjetëvjeçari i fundit ka shënuar ndryshime dramatike dhe zhvillim, përfshirë dhe ftesën që Mali i Zi të bëhet anëtar i NATO-s dhe jam shumë i interesuar se çfarë do të ndodh në dekadën e ardhshme. Dëshiroj që me Tuzin t’i fuqizojmë sa më shumë raportet me synim ecjen drejt rrugës Euro-Atlantike”, përfundoi B. Bix. Aliu. Nga binjakëzimi i këtyre dy qyteteve janë realizuar disa projekte siç është ai “2 për Tuzin” dhe mbështetja me bursë të plotë për një student nga Malësia që ka vijuar studimet katërvjeçare në kolegjin e Rochester Hills-it. Në shenjë të binjakëzimit të dy qyteteve në oborrin e KU të Tuzit janë mbjellë dy ullinj dhe është vendosur një tabelë që tregon për binjakëzimin. Në fund të këtij manifestimi të pranishmit janë argëtuar me disa pikë muzikore dhe është shtruar një koktej modest. t.u. E ENJTE, 4 MAJ 2017

Javore KOHA

31


MOZAIK

Ligjëratë për mjekimin e diabetit

Dieta dhe aktivitetet fizike kanë shumë rëndësi

Shoqata e Diabetikëve „ Rrethi i Kaltër“ organizoi ditën e diel, në Shkollën e Muzikës në Ulqin, aktivitetin e radhës , me qëllim të ngritjes së vetëdijes së diabetikëve për rolin e faktorëve të rrezikut në paraqitjen e sëmundjes së diabetit dhe mënyrën se si mund të jetohet lehtësisht me këtë sëmundje. Ligjëratën me temë „ Si të jetohet me diabet“ e mbajti Dr. Valentina Kaliniq, specialiste-endokrinologe në Spitalin e Tivarit. Ajo gjatë prezantimit të saj i këshilloi të prekurit me diabet, që të kenë kujdes me ushqimet që konsumojnë dhe të zhvillojnë aktivitete të rregullta fizike. “Të gjithë personave që vuajnë nga diabeti i tipit 1 dhe 2 u ndalohet të hanë ushqime me yndyrë të lartë. I sëmuri me diabet mund të marrë çdo lloj ushqimi, por sasia do të ndryshojë në varësi të përmbajtjes së sheqernave dhe yndyrave që ato

32

Javore KOHA

E ENJTE, 4 MAJ 2017

kanë. Dieta ka shumë rëndësi në mjekimin e diabetit. Disa persona me diabet arrijnë vlera normale të sheqerit në gjak vetëm duke mbajtur dietën e rekomanduar nga mjeku endokrinolog dhe pa asnjë mjekim tjetër shoqërues. Dieta është specifike për çdo person me diabet. Ajo varet nga metabolizmi bazal, nga BMI¬ja (indeksi trupor i cili përcaktohet nga pesha dhe gjatësia e personit) dhe nga aktiviteti i tij fizik. Pra është specifike për çdo person që jeton me sëmundjen e diabetit. Më me rëndësi është mënyra e jetesës së shëndetshme, përfshirë ushqimin adekuat dhe aktivitetet fizike. Shprehitë për ushqim jo të shëndetshëm janë më të forta se kujdesi për ruajtjen e shëndetit. Problemi kryesor është që të prekurit duhet ta pranojnë se janë me diabet. Por mund të jetohet shumë mirë edhe kur je me të“, tha dr. Kaliniq.

Kryetarja e Shoqatës së Diabteikëve “ Rrethi i Kaltër” në Ulqin Veneranda Gjonaj në fjalën e saj përshëndetëse falënderoi Shoqërinë Aksionare ” Osmi red” në Podgoricë e cila dhuroi 10 aparate për matjen e nivelit të glukozës në gjak, Komunën e Ulqinit për ndihmë financiare dhe drejtorin e Shkollës së Muzikës, Cufo Likën, për lejimin e sallës. “ Synimi kryesor i Shoqatës është që përmes ligjëratave dhe seminareve profesionale për diabetin në masë të konsiderueshme të kontribuojë në ngritjen e vetëdijes te diabetikët për rëndësinë dhe rolin e profilaksisë në funksionimin normal të organizmit, të kualitetit të jetesës dhe vetë jetëgjatësisë”, theksoi Gjonaj. Në fund të kësaj ligjerate edukative Shoqata ndau falas anëtarëve të vet aparate për matjen e sheqerit në gjak, fishe dhe vitamina. (Gj. Gj.)


MOZAIK

Mali i Zi dhe Kosova nënshkruan marrëveshje për bashkëpunim kulturor

Zgjerim i bashkëpunimit të institucioneve përgjegjëse në fushën e kulturës Prishtinë – Qeveria e Malit të Zi dhe ajo e Kosovës kanë nënshkruar të premten marrëveshjen kulturore e cila i rregullon dhe e konkretizon bashkëpunim kulturor ndërmjet dy shteteve. Marrëveshja u nënshkrua nga ministrat e kulturës së dy vendeve, prof. mr. Janko Lumoviq dhe prof. dr. Kujtim Shala, në praninë e kryeministrit të Republikës së Kosovës, Isa Mustafa. Në deklaratën për shtyp të Ministrisë së Kulturës, Rinisë dhe Sporteve të Kosovës thuhet se fillimisht, kryeministri Mustafa priti në takim ministrin e Kulturës së Malit të Zi, Janko Lumoviq, ku u bisedua për bashkëpunimin e dy vendeve, me theks të posaçëm në fushën e kulturës. Kryeministri Mustafa vlerësoi raportet shumë të mira dypalëshe ndërmjet dy shteteve duke theksuar përkushtimin e Kosovës për fuqizimin e bash-

këpunimit me Malin e Zi. Pas takimit, ministri i MKRS-së së Kosovës, Kujtim Shala dhe ministri i Kulturës i Malit të Zi, Janko Lumoviq, nënshkruan Marrëveshjen për Bashkëpunim Kulturor, e cila synon të zgjerojë bashkëpunimin ndërmjet institucioneve përgjegjëse të dy shteteve në fushën e kulturës, duke mbështetur bashkëpunimin në të gjitha fushat e kulturës dhe artit, për t’i njohur dhe prezantuar publikut dhe palëve të treta, trashëgiminë kulturore dhe të arriturat bashkëkohore kulturore të të dyja vendeve. Sipas marrëveshjes, Mali i Zi dhe Kosova do të angazhohen po ashtu në promovimin e bashkëpunimit në mes të institucioneve të tyre përkatëse, të cilat janë përgjegjëse për fusha të tilla si: arkivat, bibliotekat, muzetë, letërsinë, muzikën, artet pamore dhe performuese, veprimtaritë botuese, kinematografinë dhe

mediat e tjera audiovizuale. Po ashtu, dy vendet do të nxisin bashkëpunimin e drejtpërdrejtë në fushën e muzikës dhe vallëzimit, shkëmbimit të informacionit dhe ftesave reciproke për muzikë, balet, vallëzim dhe ngjarje të tjera ndërkombëtare të mbajtura në territorin e vendeve të tyre. Në vazhdën e vizitës zyrtare në Kosovë dhe pas nënshkrimit të marrëveshjes për bashkëpunim kulturor ndërmjet Qeverisë së Malit të Zi dhe asaj të Kosovës, ministrat e kulturës së dy vendeve, Janko Lumoviq dhe Kujtim Shala, të shoqëruar edhe nga ambasadori i Malit të Zi në Kosovë, Ferhat Dinosha, vizituan Parkun Arkeologjik “Ulpiana”, të parin e këtij lloji në Kosovë, ku u njoftuan për së afërmi me gjetjet e shumta arkeologjike në këtë vend dhe me vlerat që përfaqëson ky park për trashëgiminë kulturore të Kosovës. (Kohapress)

E ENJTE, 4 MAJ 2017

Javore KOHA

33


SPORT

34

Javore KOHA

E ENJTE, 4 MAJ 2017


MOZAIK

7 vite qëkur ndërroi jetë Tomë Bojaj - Pronari i TV Boin

Dha një kontribut të çmuar në fushën e informimit shqip U bënë 7 vite qëkur Tomë Bojaj, themeluesi dhe pronari i TV Boin, nuk jeton më. Para 7 viteve ndërroi jetë ky aktivist i denjë dhe veprimtar i çeshtjes kombëtare dhe themelues i një medie të rëndësishme elektronike në gjuhën shqipe. Ishte kjo një humbje e madhe jo vetëm për familjen Bojaj dhe Televizionin Boin, por edhe për krejt Malësinë.

Toma shumë herët filloi të shqetësohej nga brenga malësore prandaj edhe provoi ta zbusë atë, së pari përmes aktiviteteve me të rinj në lëmin e sportit e pastaj edhe përmes regjistrimit të tyre përmes objektivit të kamerës. Si i pasionuar pas kamerës e me krijimin e kushteve të reja në sferën e informimit shqip, ai aplikoi dhe fitoi lejen për Televizionin e parë dhe të vetëm në gjuhën

shqipe ne Mal të Zi, TV Boin. Puna e tij e palodhshme por tejet stresuese shkaktoi edhe sëmundjen e rëndë nga e cila edhe vdiq. Televizioni Boin dhe stafi i tij pësuan një humbje të madhe me vdekjen e Tomës, mirëpo mediumi megjithatë vazhdoi jetën dhe rrugëtimin siç e kishte planifikuar ideologu i saj i ndjerë Tomë Bojaj. A. Camaj E ENJTE, 4 MAJ 2017

Javore KOHA

35


KOHA Javore Sfidat ndaj KJa O vorH e A pushtetarëve

e A KJaO vorH Krijimi i hapësirës H e rbAashkët avorpë KJO së re

Podgoricë e enjte, 19 janar 2017 Viti XVl Numër 748 Çmimi 0,50

Podgoricë e enjte, 26 janar 2017 Viti XVl Numër 749 Çmimi

Podgoricë e enjte, 23 shkurt 2017 Viti XVl Numër

0,50

amoralë

Podgoricë e enjte, 2 mars 2017

753 Çmimi 0,50

Viti XVl Numër 754 Çmimi 0,50

kulturore shqipta

KOHA Javore

KOH Javore A

KOH Javore A KOH Javore A Podgoricë e enjte, 8 dhjetor 2016 Viti XV Numër

Podgoricë e enjte, 22 dhjetor 2016 Viti XV Numër

745 Çmimi 0,50

743 Çmimi 0,50

Podgoricë e enjte, 15 dhjetor 2016 Viti XV Numër

744 Çmimi 0,50

Mësuesit e harruar

Podgoricë e enjte, 4 maj 2017 Viti XVl Numër 763 Çmimi 0,50

Teatri - një dëshirë e munguar e ulqinakëve

APATIA politike

SHQIPTARËT E 1001 HALLEVE

ISSN 1800-5696

ISSN 1800-5696

Qençe nuk jetohet ma

Manifestim që nderoi viktimat e luftës

Komedia e mjerimit

mjerimit Komedia e

ISSN 1800-5696

e luftës viktimat

Kadare meriton Nobelin!

6965-00

Shkodra, qyteti më joshës për krajanët krajanët joshës për qyteti më Shkodra,

Në udhëkryq

që nderoi Manifestim

Lufta e Ftohtë duhet shmangur

81 NSSI

ve ulqinakë ar e mungu e dëshirë het ma - një jeito Teatr nuk 81 NSSI

6965-00

Në udhëkryq

Qençe

Rëndësia e mbështetjes së nismave me ide të reja

SHQIPTARË

e A vorH KJaO e A vorH KJaO

SHQIPTARËT

e enjte, 8

dhjetor 2016

Viti XV Numër

743 Çmimi

e enjte, 15

dhjetor 2016

Në udhëkry

q

rs triumfon në

Komedia mjerimit e

jetohet ma Qen ulqin akëvçe nuk mjerimit Komedia e

SHQIPTARËT E 1001 HALLEVE

e Zarës arbëreshët Me

749 Çmim i 0,50

SOCIALE

HISTORI VËSHTIME & OPINIONE

PORTRET PANORAMË SOCIALE

KULTURË PORTRET

SOCIALE PANORAMË INTERVISTË

JavoreHA KO JavoreHA KO 2016 Viti XV Numër 744

PANORAMË INTERVISTË

TEKNOLOGJI

2016 Viti XV Numër 743

Çmimi 0,50

Podgoricë e enjte, 22 dhjetor

kulturore shqipt are

SPORT

MOZAIK

PANORAMË

Podgoricë e enjte, 23 shkurt

2017 Viti XVl Numër 754

MOZAIK

SPORT

Çmimi 0,50

ARSIM

TEKNOLOGJI VËSHTIME & OPINIONE

PANORAMË

ARSIM

TEKNOLOGJI

KULTURË

SPORT

VJET ME JU www.kohajavore.org

ARSIM

2017 Viti XVl Numër 753

Çmimi 0,50

Çmimi 0,50

KULTURË

TEKNOLOGJI

MOZAIK INTERVISTË INTERVISTË

Podgoricë e enjte, 4 maj 2017 Viti XVl Numër 763 Çmimi 0,50

2016 Viti XV Numër 745

i i hapësirës

VËSHTIME & OPINIONE

TEKNOLOGJI

JavoreHA KO

Çmimi 0,50

KULTURË SHKENCË PANORAMË

KULTURË

Nobelin! meriton Kadare

politike APATIA

e harruar së përb ashkët Mësue sit Krijim Podgoricë e enjte, 8 dhjetor

Podgoricë e enjte, 2 mars

PORTRET SOCIALE

VËSHTIME & OPINIONE

shmangur Ftohtë duhet Lufta e

KJO avoreHA KJO avoreHA ARSIM

Javore KOHA

TEKNOLOGJI

VËSHTIME & OPINIONE

0,50

Shkodra qyteti më, joshës për krajanët krajanët joshës për qyteti më Shkodra,

Në udhëkryq

viktimat e luftës

Podgoricë e enjte, 15 dhjetor

SPORT

SOCIALE

PANORAMË

744 Çmimi

e munguar e dëshirë e Teatri - një

kështu jetohet Të çmendesh, se

” ve perëndimore “Moonlightvlera themeli i mbrojtjes së triumfon në Oscars Nato mbetet gur-

6965-0081 NSSI

Viti XVl Numër

Çmimi 0,50

E 1001 HALLEVE

e luftës viktimat që nderoi Manifestim

6965-0081 NSSI

26 janar 2017

Viti XV Numër

0,50

guar e ulqina këve

Manifes tim që nderoi 6965-0081 NSSI

Podgo ricë e enjte,

Numër 744

Nato mbetet gurthemeli i mbrojtjes së vlerave perëndimore

15

Viti XVl Numër

2016 Viti XV

“Moonlight” Qençe nu Teat jeri - nj hëet m k dështo a mun irë e

ISSN 1800-5696

748 Çmim i 0,50

Podgoricë

Podgoricë

Të çmendesh, se kështu jetohet

tregon shumë një përballje që Populizmi dhe media,

6965-0081 NSSI

19 janar 2017

enjte, 15 dhjetor

KJO avorH e A KJO avorH e A Osca

ISSN 1800-5696

ISSN 1800-5696

Populizmi dhe media, një përballje që tregon shumë

e A avorH KJO e A avorH KJO ARSIM Podgo ricë e enjte,

Çmimi 0,50

6965-0081 NSSI

ve mbiemra të it sllavizim e Dukuria

amoralrëëve pushtettandaj Sfida

Numër 743

shënuar progres Kosova ka Kaosi urbanistik, Durmishi: apo dalldia e ndërtimeve pa leje

ndërtimeve pa leje apo dalldia e Kaosi urbanistik,

6965-0081 NSSI

1 NSSI

6965-008

Halili njohur Merita n e më këngëtarë kluzive Intervistë eks

itinerar Treni pa

2016 Viti XV

Durmishi: Kosova ka shënuar progres

Me arbëreshët e Zarës

Intervistë ekskluzive më këngëtarën e njohur Merita Halili

ISSN 1800-5696

ISSN 1800-5696

1 NSSI

6965-008

origjinale e kulturës Fosilizimi

Treni pa itinerar

enjte, 8 dhjetor

Podgoricë e

Fosilizimi e kulturës origjinale

të reja ide nismave me së jes tet ësh mb Rëndësia e

T E 1001 HALLEVE

Podgoricë e

ISSN 1800-5696

ISSN 1800-5696

Dukuria e sllavizimit të mbiemrave

KOHA Javore


Turn static files into dynamic content formats.

Create a flipbook
Issuu converts static files into: digital portfolios, online yearbooks, online catalogs, digital photo albums and more. Sign up and create your flipbook.