Koha 764

Page 1

KOHA Javore Podgoricë e enjte, 11 maj 2017 Viti XVl Numër 764 Çmimi 0,50

In memoriam: Rudi Goga

Jeta është art, arti është jetë

ISSN 1800-5696

Hapet zyrtarisht sezoni veror në Ulqin

Bashkimi Europian është perandori e domosdoshme


PËRMBAJTJE

6

12

Fytyra e re e censurës

Vdis që të të nderoj

10

Dromca që me gjithë akribinë e autorit të mbeten në fyt 16

Pjesëmarrës piktorë nga 15 vende

KOHA Javore Themelues: Kuvendi i Malit të Zi Gazetë javore për aktualitete, shkencë dhe kulturë, Numri i parë doli më 21 shkurt 2002. Botues: Këshilli

Kombëtar i Shqiptarëve Redaktor Përgjegjës: Ali Salaj Gazeta redaktohet nga kolegjiumi:

Fahrudin Gjokaj (Redaktor Teknik & Sistem Inxhinjer) Ismet Kallaba (aktualitete, sport), Toni Ujkaj (kulturë) Vijoleta Berishaj (sekretare teknike) Adresa: Bulevar revolucije 15, Podgoricë Telefon & fax: 020/240-659 E-mail: kohajavore@t-com.me, www.kohajavore.org

2

Javore KOHA

E ENJTE, 11 MAJ 2017


PËRMBAJTJE

20

30

Bisedë me këngëtarin Shkumbin Ismaili

Të hapet Muzeu i Detarisë

22

U miratuan ndryshimet e vendimit mbi të ardhurat e funksionarëve lokalë 35

Ta duam librin, udhërrëfyesin më të mirë KOHA Javore KOHA Javore

KOHA Javore KOHA Javore

Podgoricë e enjte, 22 dhjetor 2016 Viti XV Numër 745 Çmimi 0,50

Podgoricë e enjte, 8 dhjetor 2016 Viti XV Numër 743 Çmimi 0,50

Podgoricë e enjte, 29 dhjetor 2016 Viti XV Numër 746 Çmimi 0,50

Podgoricë e enjte, 15 dhjetor 2016 Viti XV Numër 744 Çmimi 0,50

Pa ndonjë

KOHA Javore NDRYSHIM

Teatri - një dëshirë e munguar e ulqinakëve Qençe

Podgoricë e enjte, 11 maj 2017 Viti XVl Numër 764 Çmimi 0,50

In memoriam: Rudi Goga

SHQIPTARËT E 1001 HALLEVE

Komedia e mjerimit

mjerimit Komedia e

Në udhëkryq

1 NSSI

6965-008

ëve ulqinaka re mungu ë e dëshir nhjëet trit-o Teaje Në udhëkryq

Shkodra, qyteti më joshës për krajanët krajanët joshës për qyteti më Shkodra,

ISSN 1800-5696

ma uk Qençe n 1001 HALL EVE

6965-0081 NSSI

SHQIPTAR ËT E

ISSN 1800-5696

ISSN 1800-5696

1 NSSI

6965-008

e luftës viktimat që nderoi Manifestim

nuk jetohet ma

ISSN 1800-5696

ISSN 1800-5696

Manifestim që nderoi viktimat e luftës

pozitiv

Jeta është art, arti është jetë

Qëndrimi anticivilizues i një politikani

Hapet zyrtarisht sezoni veror në Ulqin

Bashkimi Europian është perandori e domosdoshme

në Ulqin sezoni veror Hapet zyrtarisht

domosdoshme është perandori e Bashkimi Europian

avoreHA KJO avoreHA KJO Podgoricë e enjte,

8 dhjetor 2016

Viti XV Numër

APATIA politike

Shqiptarët në Mal të Zi gjatë vitit 2016

Lufta e Ftohtë duhet shmangur

Kadare meriton Nobelin!

ARKIVI: www.kohajavore.org

Qëndresa dhe flijimi për flamurin tonë kombëtar

743 Çmimi 0,50

Podgoricë e enjte,

15 dhjetor 2016

Viti XV Numër

744 Çmimi 0,50

arti është jetë Jeta është art,

E ENJTE, 11 MAJ 2017

Javore KOHA

3


NGJARJE JAVORE

Stafi drejtues i Radio Televizionit të Malit të Zi vizitoi Komunën e Plavës

Servisi publik është i të gjithëve Dua të jem vetvetja në çdo këngë, mundohem të jap mesazhe pozitive. Vazhdoj të punoj duke mos humbur “çelësin” të cilin e kam krijuar, ruajtur nga fillimi i karrierës sime! “Ne dëshirojmë pa rezervë që servisi publik të jetë vërtet servis i të gjithë qytetarëve për ofrimin e informacioneve të vërteta, të sakta dhe me kohë, e për të qenë kështu, ato informata assesi nuk guxojnë të jenë vetëm nga Podgorica dhe viset tjera të cilat janë afër, por nga të gjitha trevat e Malit të Zi”, ka theksuar drejtoresha e përgjithshme e RTMZ-së, Andrijana Kadija. Plavë - Delegacioni i stafit drejtues të Radio Televizionit të Malit të Zi, në përbërje të të cilit ishin drejtoresha e përgjithshme Andrijana Kadija, ushtruesja e detyrës së drejtorit të televizionit, Olivera Vukadinoviq, kryetari i Këshillit të RTMZ-së, Vlladimir Paviqeviq, dhe anëtari i Këshillit, Goran Gjuroviq, vizituan Komunën e Plavës, me ç’rast biseduan me përfaqësuesit e strukturave të ndryshme shoqërore, kulturore, politike etj. lidhur me vërejtjet dhe sugjerimet, respektivisht anët pozitive dhe negative të programeve ditore që emetohen në RTMZ. Në fjalën e saj përshëndetëse, drejtoresha Kadija u shpreh se është me rëndësi të dëgjohet drejtpërdrejt mendimi i publikut për programet e RTMZ-së. “Pra, ne dëshirojmë pa rezervë që servisi publik, vërtet të jetë servis i

4

Javore KOHA

E ENJTE, 11 MAJ 2017

të gjithë qytetarëve për ofrimin e informacioneve të vërteta, të sakta dhe me kohë, e për të qenë kështu, ato informata assesi nuk guxojnë të jenë vetëm nga Podgorica dhe viset tjera të cilat janë të afërta, por nga të gjitha trevat e Malit të Zi”, ka theksuar ajo. Kadija ka thënë se qëllimi i takimit është që para së gjithash të dëgjojnë se “çfarë nuk ju pëlqen, çka nuk është mirë, çka duhet të përmirësohet, cilat emisione pritni me endje t’i shikoni e t’i përcillni, çka dëshironi të shikoni në ato emisione që ne ofrojmë, çka vërtet mungon që të jeni të kënaqur me programin e servisit tonë publik”. Ndërkaq u.d. e drejtorit të Televizionit, Olivera Vukadinoviq, theksoi se në Plavë “ajo e ndjen veten si në shtëpinë e vet ngase në këtë trevë ajo ka qenë mysafire e shpeshtë si gazetare e këtij servisi dhe se për të gjitha ato që ajo ka shkruar dhe prezantuar e shikuesve nuk u kanë pëlqyer, e ndjen veten fajtore”. Ajo kërkoi nga të pranishmit që të kritikojnë hapur dhe të bisedojnë lirisht për çdo gjë. “Ne jemi përfaqësues të televizionit, andaj presim nga ju që t’i shprehni pa ngurrim vërejtjet dhe sugjerimet tuaja në këtë drejtim”, ka thënë Vukadinoviq.

Anëtari i Këshillit të RTMZ-së, Goran Gjuroviq, në mes tjerash theksoi se servisi publik i Malit të Zi duhet që sa më shumë të ofrojë program të nivelit lokal, pra të jetë sa më shumë me ekipet e veta në terren - në mjediset rurale në tërë Malin e Zi. Afër dy orë kanë zgjatur pyetjet dhe përgjigjet e pjesëmarrësve në këtë takim, që kishin të bënin me të gjitha fushat në trevën e komunës: kulturën, arsimin, shëndetësinë, shkencën, artin etj. Në deklaratën për gazetën “Koha javore”, drejtoresha e përgjithshme e RTMZ-së, Andrijana Kadija është shprehur se do t’i shqyrtojnë vërejtjet, mangësitë dhe sugjerimet e marra në takim me qytetarët. “Mendojmë që ky është një hap përpara për avancimin e programit të punës sonë dhe do të bëjmë përpjekje që sugjerimet dhe vërejtjet e tyre ndaj programit tonë operativ t’i realizojmë. Kjo nuk do të jetë vizita jonë e fundit, prandaj do të keni mundësi që në takimet e radhës të konstatoni se a i kemi plotësuar kërkesat dhe propozimet tuaja”, ka thënë ajo. Po të njëjtën ditë, përfaqësuesit e RTMZ-së vizituan edhe komunat e Beranit dhe Rozhajës, ku zhvilluan takime të ngjashme. Shaban Hasangjekaj


NGJARJE JAVORE

U mbajt manifestimi “Të gjithë për turizëm”

Hapet zyrtarisht sezoni veror në Ulqin Ulqin - Me sfilatën e modës dhe ekspozitën e piktorëve nga 15 vende të botës dhe katër kontinente, është mbyllur edicioni i sivjetshëm i manifestimit “Të gjithë për turizëm”, i organizuar nga Organizata Turistike e Ulqinit, me të cilin është hapur zyrtarisht sezoni veror 2017 në Ulqin. Edicioni i sivjetshëm i këtij manifestimi tradicional ka mbledhur studiues, artistë, këngëtarë, dizajnerë dhe të tjerë në një vend, të cilët e kanë bërë këtë manifestim një aktivitet të jashtëzakonshëm. Manifestimi ka filluar me panairin e artizanëve, ku punimet e veta i kanë ekspozuar rreth 70 artizanë, dhe me koncertin gala në Ranë. Të mërkurën e kaluar, për të parën herë OTU-ja ka organizuar simpoziumin “Servantesi ndër kohëra”, ku kanë marrë pjesë studiuesit Ertugul

Onalp nga Turqia, Jolanda Bestiero de la Fuente dhe Daniel Sesilia nga Spanja, si dhe prof. dr. Ruzhdi Ushaku dhe Ismet Karamanaga nga Ulqini. Në të është trajtuar çështja e mundësisë së qëndrimit të Servantesit në Ulqin. Po këtë ditë, në Galerinë “Kulla e Balshajve” është mbajtur veprimtaria “Detaria e Ulqinit”, ku është folur për traditën dhe trashëgiminë në fushën e detarisë. Të enjten dhe të premten është organizuar Festivali ndërkombëtar i muzikës qytetare, ku kanë marrë pjesë grupe të ndryshme nga Turqia, Peja, Gjilani, Podgorica, Budva, Kotorri, Tivari dhe Ulqini. Të gjithë të pranishmit kanë pasur mundësi të kënaqen me tingujt e kësaj muzike, por edhe të kujtojnë nëpërmjet video materialeve punën e grupeve me të cilët Ul-

qini ka qenë gjithmonë i njohur. Të shtunën mbrëma, në mjediset e Muzeut në Kalanë e Ulqinit është mbajtur sfilata e modës “Fashion night”, me ndërthurjen e bukurisë, talentit dhe glamurit. Po në këtë mjedis, të dielën është hapur ekspozita e piktorëve pjesëmarrës në koloninë artistike të organizuar nga Shoqata “Art Dulcinium” në bashkëpunim me OTU-në. Organizata Turistike e Ulqinit dhe drejtori i saj Mr. Fuad Haxhibeti falënderojnë të gjithë që kanë qenë pjesë e manifestimit “Të gjithë për turizëm” dhe kanë kontribuar për një promovim më të mirë të ofertës turistike të Ulqinit dhe në mënyrë kaq të bukur bënë hapjen e sezonit veror 2017, për të cilin nga OTU-ja shpresojnë të jetë i suksesshëm. (Kohapress)

E ENJTE, 11 MAJ 2017

Javore KOHA

5


VËSHTRIM & OPINION

Dita Botërore e Lirisë së Shtypit

Fytyra e re e

3 Maji shënon ditën kur mbarë bota kujton parimet themelore të lirisë së shtypit. Është gjithashtu një Bashkuara, në këtë ditë, në mënyrë të veçantë, mbrohet media nga sulmet që i bëhen pavarësisë së shty anembanë botës, kanë humbur jetën në krye të detyrës në raportin e këtij viti të KMG-së, ekspertë të ndryshëm ofrojnë zgjidhje të mundshme për këto abuzime, përfshirë Për Koha Javore: këshilla se si të mënjanohet censura, si Frank të garantohet siguria e gazetarëve dhe Shkreli e burimeve të tyre, dhe ofron mënyra se si të luftohet pushteti kur kërkon të shuajë kritikat e shtypit me mënyra të ndryshme, me qëllim për të venë në Sipas një njoftimi të UNESCO-s, tema dyshim edhe kredibilitetin e medias në e këtij viti për Ditën Botërore të Lir- përgjithësi. isë së Shtypit është: “Mendjet kritike Në raportin vjetor të KMG-së -- i cili për kohëra kritike: Roli i medias në u shpërnda të martën, njëkohësisht, avancimin e shoqërive paqësore, të në Universitetin Oksford nga Instituti drejta dhe gjithëpërfshirëse”, ndërkohë Reuters për Studimin e Gazetarisë në që thuhet se pjesëmarrësit në aktivitete Angli dhe në Universitetin Kolumbia në të ndryshme botërore do të shqyrtojnë Nju Jork -- thuhet se me gjithë shpresat edhe sfidat me të cilat përballet media që ofron teknologjia e re informative, sot, përfshirë prirjet e vazhdueshme qeveritë, aktorë jo-qeveritarë dhe koranembanë botës për të sulmuar gaze- porata të ndryshme në mbarë botën, tarët kudo. po censurojnë masivisht përhapjen e Ndërkaq, në këtë ditë kushtuar lirisë lirë të informacionit duke përdorur taksë shtypit në botë, sulmet kundër atyre tika të ndërlikuara dhe tepër të sofistiqë furnizojnë publikun me informacione kuara. Raporti i vitit 2017, Sulmet ndaj si dhe censura e lajmeve anembanë Shtypit, me nëntitull Fytyra e Re e Cenbotës kanë arritur nivele të reja dhe surës, nënvijon një numër metodash komplekse, falë teknologjisë së re in- që faktorë të ndryshëm përdorin për të formative. Ky është vlerësimi i rapor- kontrolluar përhapjen e lirë të lajmeve tit vjetor të Komitetit për Mbrojtjen e dhe të informacionit, përfshirë trysnitë Gazetarëve mbi lirinë e shtypit në botë. financiare ndaj gazetarëve si individë Komiteti për Mbrojtjen e Gazetarëve, dhe ndaj botuesve të gazetave dhe ag(KMG) me qendër në Nju Jork, është jencive të lajmeve si ente të tilla, duke një ent i pavarur, jo fitimprurës që kuj- përdorur njëkohësisht lloj- lloj ligjesh, deset për mbrojtjen e lirisë së shtypit në me qëllim për të shkurajuar kritikat ndaj botë. Raporti “Sulmet Kundër Shtyp- qeverive dhe aktorëve jo-qeveritarë që it: Fytyra e re e Censurës së Shtypit”, mund të jenë bashkëpunues me qeverështë një përmbledhje e gjithanshme inë. mbi lirinë e shtypit anembanë glo- Në raport përfshihen artikujt e nja bit. Në raport, gazetarë dhe ekspertë 20-gazetarëve dhe ekspertëve të njotë medias shqyrtojnë abuzimet e reja hur botërorë, përfshirë gazetaren e ndaj lirisë së medias dhe ekspozojnë njohur amerikane Christiane Amanvendet të cilat, pa asnjë ndëshkim, pour, të cilët dokumentojnë ato që ata shkelin lirinë e shtypit. Përveç kësaj, cilësojnë si fytyra të reja dhe alarmante

6

Javore KOHA

E ENJTE, 11 MAJ 2017

të censurës, jo vetëm nga qeveritë por edhe nga aktorë dhe ente jo-qeveritare anembanë botës. Christiane Amanpour paralajmëron edhe gazetarët amerikanë në lidhje me sigurinë dhe qëndrueshmërinë e lirisë së shtypit në vendin e tyre, ndërkohë që shkruan mbi rritjen e dukshme të sulmeve kundër gazetarëve, anembanë botës. Ndër ekspertët e lirisë së fjalës dhe të shtypit në botë që ka shkruar një artikull në Raportin Vjetor të (KMG-ës), të këtij viti mbi sulmet kundër lirisë së shtypit, është edhe David Kaye, reporteri i posaçëm i Kombeve të Bashkuara për Mbrojtjen e të Drejtës për Lirinë e Mendimit dhe të Shprehjes. Në kapacitetin e tij, si përfaqësues i organizatës botërore, u hedh një vështrim ligjeve dhe institucioneve që, sipas tij, po luftojnë në mbrojtje të lirisë së fjalës, në mbarë botën. Duke njoftuar botimin e Raportit vjetor

Pikëpamjet e shprehura në fq: OPINIONE & VËSHTRIME nuk përfaqësojnë domosdoshmërisht politikën redaksionale të „KOHA javore„


VËSHTRIM & OPINION

e censurës

ë rast për të vlerësuar lirinë e shtypit në vende të ndryshme të botës. E caktuar si e tillë nga Kombet e ypit, nga qeveri dhe grupe të ndryshme terroriste. Këtë ditë, kujtohen gjithashtu edhe gazetarët të cilët,

mbi lirinë e shtypit në botë, Drejtori Ekzekutiv i Komitetit për Mbrojtjen e Gazetarëve, Joel Simon u shpreh se ai që e quajti si, “Mjedis jo-miqësor për gazetarët, shkaktuar nga retorika pas-zgjedhore e Donald Trump-it president, ka ngritur shqetësime në Shtetet e Bashkuara”, por shtoi se, “Gjendja e lirisë së shtypit në pjesën tjetër të botës është shumë, shumë më e keqe dhe tepër shqetësuese. Ndërsa kemi aq shumë informacion në dispozicionin tonë, mungesa e njohurisë dhe e lajmeve të vërteta mbi ato që po ndodhin në botë, sa vjen e shtohet për ditë, si rrjedhim i sulmeve të egra e të dhunshme kundër medias dhe si përfundim i përdorimit, nga qeveritë, të sistemeve të reja kontrolluese të informacionit dhe teknologjisë, me qëllim për të censuruar dhe për të përgjuar median dhe gazetarët.” Ai shtoi se, si rrjedhim, përpjekjet për të shtypur lirinë e medias në përgjithësi po bëhen më

të ndërlikuara dhe më të përhapura se kurdoherë tjetër më parë. Mendohej se teknologjitë e reja, siç është interneti global, platformat e ndryshme të medias shoqërore, telefonat e dorës me kamera e të tjera, do ta bënin të pamundur censurën nga ana e qeverive të ndryshme, por në vend të kësaj teknologjia moderne e ka bërë censurën më të komplikuar dhe shumë më të sofistikuar, duke i dhënë censurës së shtypit një fytyrë të re. Sipas KMG-së, këto strategji të reja të censurës teknologjike kanë kontribuar dukshëm në rritjen e numrit të gazetarëve të vrarë dhe të burgosur anembanë botës, duke llogaritur se në fund të vitit që kaloi kishte shënuar 259 gazetarë të burgosur, që thuhet se është numri më i madh i gazetarëve të burgosur që është dokumentuar ndonjëherë nga kjo organizatë. Përveç qeverive autoritare që përdorin teknologjinë e re për të censuruar shtypin, janë edhe forcat e dhunës dhe ato terroriste – përfshirë militantët islamikë e deri tek grupe kriminale të drogave – të cilat po përdorin teknologjinë e re të informacionit për të anashkaluar median e rregullt dhe për të komunikuar drejtpërdrejt me publikun. Në të vërtetë, teknologjia e re, përveç anës negative të censurës ka edhe anën pozitive. Teknologjia e re e informimit sfidon gjithashtu edhe qeveritë autoritare anembanë botës, të cilat janë përpjekur, në të kaluarën, që të kontrollojnë përhapjen e lajmeve publikut, nëpërmjet kontrollit të drejtpërdrejtë të medias. Çdo njeri me telefon dore mund të shërbejë si gazetar dhe si të tillë janë shumë dhe kjo e bën të vështirë arrestimin e të gjithë atyre nga qeveritë

Pikëpamjet e shprehura në fq: OPINIONE & VËSHTRIME nuk përfaqësojnë domosdoshmërisht politikën redaksionale të „KOHA javore„

autoritare, thotë enti për mbrojtjen e gazetarëve, KMG. Cilado qoftë fytyra e re e censurës në Ditën botërore të lirisë së shtypit këtë vit në indeksin e saj vjetor për 2017, organizata mbështetëse e medias së lirë, “Gazetarët Pa Kufij”, konstaton se vitin e fundit është rritur dukshëm numri i vendeve ku gjendja e lirisë së shtypit është përkeqësuar jashtëzakonisht shumë. Harta që tregon lirinë e shtypit anembanë botës po bëhet gjithnjë e më e zezë, thotë ky ent ndërkombëtar për mbrojtjen e fjalës së lirë. Ndërkaq, edhe organizata Freedom House, sipas raportit të saj mbi lirinë e medias në botë, njoftoi gjithashtu disa ditë më parë, se vjen në të njëjtin përfundim se liria e medies anembanë botës ka rënë në pikën më të ultë në 13 vitet e fundit për shkak të kërcënimeve të pashembullta ndaj gazetarëve dhe organizatave mediale, ndërhyrjeve të shtuara të vendeve autoritare dhe veprimeve të Rusisë dhe Kinës për të rritur ndikimin e tyre përtej kufijve të vet. Në raportin e Freedom House, thuhet mëtej se vetëm 13 për qind e popullatës në botë gëzon medien e lirë, që do të thotë në vende ku përkatësisht ekziston një mjedis ku mbulimi i lajmeve politike është i fuqishëm, siguria e gazetarëve është e garantuar, ndërhyrja e shtetit është minimale dhe shtypi nuk është subjekt i presioneve të rënda ligjore dhe ekonomike. Në raportin e Freedom House theksohet se 42% e popullësisë në botë gëzon një medie me liri të pjesshme, ndërkohë që 45% e popullësisë botërore jeton në vende pa liri të shtypit. Shqipëria dhe Kosova, fatkeqsisht mbeten ende në radhët e vendeve me liri të pjesshme të lirisë së shtypit. E ENJTE, 11 MAJ 2017

Javore KOHA

7


VËSHTRIM & OPINION

New York Times

Bashkimi Europian është perandori e domosdoshme Robert Kaplan

Ky nuk është determinizëm etnik ose racor, meqë sllavët e Europës Juglindore janë formësuar më shumë në aspektin ekonomik dhe politik prej ndikimit të imperializmit të huaj se prej vetë gjakut dhe gjuhës së tyre. Ish-pjesa osmane dhe bizantine e Europës – pjesa që shtrihet afër Lindjes së Mesme – ende është më e varfra, më pak stabilja dhe me më së shumti nevojë për përkrahje dhe udhëzim prej Bashkimit Europian. Pavarësisht nëse Europa do të mbetet kontinent i sigurt dhe prosperues apo do të bëhet pikë e pesë në linjat tradicionale dashakeqe lindje-perëndim – me prijësit autoritarë në Rusi dhe Turqi që përcaktojnë zonat e tyre të interesit – ajo do të ketë rol të madh dinamik në Ballkan. Rrjedhimisht, zhvillimet politike në Paris, Berlin dhe Bruksel kanë pasoja të mëdha. Presidenti rus, Vladimir Putin, ka qenë fort aktiv përgjatë mbarë Europës Qendrore dhe asaj Lindore, e sidomos në Ballkan, duke përdorur forma të ndryshme subversive, prej drejtimit të rrjeteve të krimit të organizuar deri te financimi i lëvizjeve

8

Javore KOHA

E ENJTE, 11 MAJ 2017

Vetëm Bashkimi Europian mund ta stabilizojë Ballkanin. Vetëm nëse Kosova bëhen anëtare të BE-së, mund të zgjidhen përnjëmend kontest bëve dhe shqiptarëve. Brenda Bashkimit Europian, Shqipëria dhe Koso të bashkohen ndërmjet vete. Por nëse do të provonin të bashkoheshin, për serbët populliste-nacionaliste, si dhe duke ndikuar në mediat lokale informative. Mali i Zi është në prag të finalizimit të procesit të anëtarësimit në NATO, por shpesh shihet si koloni e vërtetë e oligarkëve dhe grupeve ruse të krimit të organizuar, ku Rusia u akuzua vjet për përpjekjen e një puçi. Serbia dhe Bullgaria shihen si terrene të përshtatshme për ndikim rajonal rus, madje edhe qeveritë neoautoritare më në very – në Hungari dhe Poloni – po dëshmojnë ngjashmëri qeverisjeje si regjimi rus. Përpjekja e qeverisë hungareze për ta mbyllur Universitetin Qendror Europian (CEU), themeluar në Budapest prej miliarderit amerikano-hungarez, George Soros, pas rënies së Murit të Berlinit, duhet të shihet në këtë kontekst gjeopolitik. E sa për Turqinë, presidenti Rexhep Taip Erdoan fitoi referendumin që i jep atij pushtet pothuajse diktatorial. Ditën tjetër, ai nuk e vizitoi varrin e Mustafa Kemal Ataturkut, themelues i Turqisë moderne, por varrin e Mehmetit të Dytë, të njohur si Pushtuesi, sulltani i shekullit pesëmbëdhjetë,

ushtria perandorake e të cilit marshoi drejt perëndimit nga Kostandinopoja e deri në Bosnjë. Pavarësisht se a bëhet fjalë për Bullgarinë, Maqedoninë, Kosovën ose kudo qoftë në rajon, zoti Erdoan është i vendosur ta mbushë boshllëkun e krijuar prej Bashkimit Europian në rënie. Sundimi i kaosit në Maqedoni, përfshirë dhunën në Parlament për shkak të tranzicionit të kontestuar qeveritar, demonstron brishtësinë e Europës Juglindore. Prapëseprapë, është vetëm Bashkimi Europian që mund ta stabilizojë Ballkanin. Vetëm nëse Serbia, Shqipëria dhe Kosova bëhen anëtare të BE-së, mund të zgjidhen përnjëmend kontestet etnike ndërmjet serbëve dhe shqiptarëve. Brenda Bashkimit Europian, Shqipëria dhe Kosova nuk do të kenë pse të bashkohen ndërmjet vete. Por nëse do të provonin të bashkoheshin, do të kishte casus belli për serbët. Dinamika e ngjashme vazhdon ta mbajë pezull kontestin ndërmjet Kroacisë dhe Serbisë për ndikim në Bosnjë-Hercegovinën. Paqja mbretëron

Pikëpamjet e shprehura në fq: OPINIONE & VËSHTRIME nuk përfaqësojnë domosdoshmërisht politikën redaksionale të „KOHA javore„


VËSHTRIM & OPINION

e Serbia, Shqipëria dhe tet etnike ndërmjet serova nuk do të kenë pse do të kishte casus belli në mesin e të gjitha shteteve të ish-Jugosllavisë brenda kornizës së Bashkimit Europian. Jashtë tij, vetëm do të ketë konflikt të zgjatur. Në të vërtetë, Bashkimi Europian ofron një botë të shteteve ligjore në vend të shteteve kombëtare, të qeverisura prej sundimit të ligjit, e jo prej urdhëresave, ku individët mbrohen në kurriz të grupit. Bashkimi Europian me fjalë të tjera është perandori e domosdoshme. Po e përdor fjalën «perandori» në kuptim dashamir. Bashkimi Europian ishte sipërmarrje e tillë kryesisht për shkak se kërkonte union në vend të domeneve të dikurshme osmane, bizantine, prusiane dhe habsburgase, ku ka histori të zeza dhe mjerim të madh ekonomik. Për ta jetësuar këtë qëllim, BE-ja në fakt duhej ta zëvendësonte me sukses funksionalitetin e atyre ish-perandorive. Madje edhe brenda kufijve të zonës Schengen, brenda së cilës qytetarët e Bashkimit Europian kanë liri të garantuar të lëvizjes, unioni përfaqëson një territor të qeverisur deri në njëfarë shkalle prej burokracisë vetëm

pjesërisht demokratike, me shumë prej popujve të cilët kërkojnë më shumë përfaqësim të drejtpërdrejtë. A nuk është kjo një formë e perandorisë së vonuar dhe në rënie? Prapëseprapë, BE-ja duhet të shpëtohet – dhe të përmirësohet. Jan Zielonka, nga St Antony College në Oxford, shkruan me optimizëm për «neo-mesjetarizmin» dinamik në Europë: kapërcim dinamik identitetesh dhe sovranitetesh – mbinacional, nacional dhe lokal – derisa qytetet dhe rajonet zihen me Bashkimin Europian të rivitalizuar, asnjë shtresë identiteti nuk mund të shtrohet pa konflikt. E kam vizituar së fundi qytetin bregdetar kroat, Rijekën, afër kufijve me Slloveninë dhe Italinë, ku përsëri ishte rivendosur shqiponja dykrenore mbi sahat kullë. «Është emblemë habsburge, jo kroate, hungareze ose italiane», ma shpjegoi shkrimtari lokal me prejardhje italiane, Giacomo Scotti. «Ishte rrëzuar prej fashistëve dhe simbolizon lirinë dhe autonominë lokale që i gëzonte qyteti nën habsburgët». Tani që Kroacia është shtet sovran brenda Bashkimit

Pikëpamjet e shprehura në fq: OPINIONE & VËSHTRIME nuk përfaqësojnë domosdoshmërisht politikën redaksionale të „KOHA javore„

Europian, dhe po punon për të hyrë në zonën Schengen dhe eurozonë, janë krijuar rrethanat për shfaqje të tillë krenarie lokale. Është e udhës këtu që t’i kthehemi qëllimit të qenies së Jugosllavisë. Dijetari i madh italian i Europës Qendrore, Claudio Magris, i referohet Titos në udhëpërshkrimin e tij epik, «Danubi», si i fundit prej perandorëve habsburgas, që ngjan me Franz Josephin, «për shkak të vetëdijes se po pasonte një trashëgimi danubiane, mbinacionale». Si Franz Josephi, edhe Titoja e mbajti Jugosllavinë të mbledhur bashkë nëpërmjet përzierjes së represionit dhe, krahasuar me shtetet e tjera komuniste, dashamirësisë. Andaj çfarë ndodh tani në zemër të Europës – qoftë, ta zëmë, Franca me kërkesën eventuale për t’iu bashkuar Britanisë për dalje na Bashkimi Europian – është qenësore për pjesën tjetër të kontinentit. (Autori është hulumtues i lartë në Qendrën për Siguri të Re Amerikane dhe këshilltar i lartë në Grupin Euroaziatik.) E ENJTE, 11 MAJ 2017

Javore KOHA

9


VËSHTRIM & OPINION

Vdis që të

Bëjmë mirë që nderojmë njerëzit e shquar kur ndahen nga jeta, por do edhe fjalët që ka pohuar Aleksandri i Madh: “ Varroseni trupin tim dhe Gjekë Gjonaj Në ceremoninë mortore të piktorit të mirënjohurë shpitar, maestro Rudi Gogës në Ulqin, m’u kujtuan fjalët e një shkrimtari anglez që ka thënë:” Më mirë u thoni fjalët e mira njerëzve të mirë kur janë gjallë, sesa t’u ngrini një monument pas vdekjes...” Vërtetë është shqetësuese që figurave të shquara në fushën e artit e të letrave sa janë gjallë nuk u bëjmë nderimet që meritojnë. Dhe vetëm kur ndahen nga jeta, na bie ndërmend t’i themi disa fjalë të mira për ta. Sikur atë ditë po na “ digjet shpirti për kapedanin e pavdekshëm”. Në këtë mënyrë po krijojmë traditën që njerëzit e dalluar duhet të vdesin, që t’i kujtjmë e t’i nderojmë, Në fakt, kështu po ndodh, për fat të keq. Respekti i duhur dhe i merituar për ta sa janë gjallë mungon, përjashto rastin për ndonjë, të cilëve u shkruajmë ndonjë artikull me disa radhë në ndonjë gazetë, duke e

10

bërë të pranishëm mendimin e popullit “ vdis që të të dua” . Të njohur në botë, por jo në shtëpi. Ky është realiteti ynë i hidhur. Nga ky trishtim pyes: Ku i lamë artistët tanë? Mos vallë, këto personalitete të shquara të kulturës sonë kanë lindur dhe jetojnë në vendin e gabuar? A ka vlerë të jesh sot artist, shkrimtar, poet, muzikant i madh? Çfarë shoqërie jemi? Sa mirënjohës jemi ne shqiptarët? Populli në përgjthësi artistin e çmon dhe e nderon edhe kur është gjallë, edhe kur është vdekur. Ndërkaq, institucionet e shtetit që do të duhej të jenë të popullit, shpesh, për të mos thënë gati gjithmonë, po harrojnë t’i nderojnë siç duhet njerëzit e shquar të tij, të cilët me veprat e tyre na pasuruan dhe morën me vete dhimbjen. Autoritet më të larta shtetërore kanë qenë dhe vazhdojnë të jenë indifer-

Meritojnë respekt ata që i nderojnë artistët, por edhe një obligim dhe detyrim qytetar i organeve kompetente të pushtetit vendor e qendror për të vlerësuar veprat e atyre që i kanë shërbyer ngritjes së imazhit të shtetit e qytetit të vet nëpër galeritë më të njohura evropiane dhe botërore. Në këtë kuptim them se duhet të kemi një ndërgjegjësim më të madh të shoqërisë në përgjithësi dhe autoriteteve kulturore më të larta shtetërore në veçanti për t’u qëndruar afër për së gjalli personaliteteve tona të mirëfillta të kulturës

Javore KOHA

E ENJTE, 11 MAJ 2017

entë ndaj artistëve e krijuesve tanë, derisa ata me shumë brenga ndahen nga jeta. Mendoj se njerëzit e artit e të letrave nuk kërkojnë t’u thurë lavdi shteti, as institucionet e tij. Ata nuk duan të jenë “ të përkëdhelur” nga shteti. Nuk kanë nevojë e as që dëshirojnë të promovohen nëpër salla të institucioneve të shtetit, mbasi nuk ka artist të repsektueshëm që e ndërton suksesin e vet nëpër korridoret e burokracisë. Por presin të gjejnë mbështetje e vlerësim nga institucionet e shtetit me politikat e tyre kulturore, në rrugëtimn e tyre në ambientet profesionale të artit dhe kulturës botërore. Meritojnë respekt ata që i nderojnë

Pikëpamjet e shprehura në fq: OPINIONE & VËSHTRIME nuk përfaqësojnë domosdoshmërisht politikën redaksionale të „KOHA javore„


VËSHTRIM & OPINION

ë të nderoj

o të bënim edhe më mirë t’i nderojmë ata më shumë edhe kur janë gjallë. Kësaj të vërtete dua t’i shtoj e mos më ndërtoni asnjë monument”

artistët, por edhe një obligim dhe detyrim qytetar i organeve kompetente të pushtetit vendor e qendror për të vlerësuar veprat e atyre që i kanë shërbyer ngritjes së imazhit të shtetit e qytetit të vet nëpër galeritë më të njohura evropiane dhe botërore. Në këtë kuptim them se duhet të kemi një ndërgjegjësim më të madh të shoqërisë në përgjithësi dhe autoriteteve kulturore më të larta shtetërore në veçanti për t’u qëndruar afër për së gjalli personaliteteve tona të mirëfillta të kulturës. E jo t’i lëmë në heshtje si deri më tash. E, t’i kujtojmë formalisht vetëm ditën e shkuarjes së tyre në amshim. Si përfundim. Bëjmë mirë që t’i

Populli në përgjithësi artistin e çmon dhe e nderon edhe kur është gjallë, edhe kur është vdekur. Ndërkaq, institucionet e shtetit që do të duhej të jenë të popullit, shpesh, për të mos thënë gati gjithmonë, po harrojnë t’i nderojnë siç duhet njerëzit e shquar të tij, të cilët me veprat e tyre na pasuruan dhe morën me vete dhimbjen

nderojmë njerëzit e shquar kur ndahen nga jeta, por do të bënim edhe më mirë t’i nderojmë ata më shumë edhe kur janë gjallë. Kësaj të vërtete dua t’i shtojë edhe fjalët që ka

Pikëpamjet e shprehura në fq: OPINIONE & VËSHTRIME nuk përfaqësojnë domosdoshmërisht politikën redaksionale të „KOHA javore„

pohuar Aleksandri i Madh: “ Varroseni trupin tim dhe mos më ndërtoni asnjë monument”. M’i lini duart jashtë që njerëzit të kuptojnë se ai që fitoi botën, vdiq duarthatë”.

E ENJTE, 11 MAJ 2017

Javore KOHA

11


KULTURË

Shoqata “Art Dulcinium” organizoi në Ulqin koloninë artistike

Pjesëmarrës piktorë nga 15 vende Kolonia artistike është mbyllur me ekspozitën që u hap të dielën në mjediset e Muzeut në Kalanë e Ulqinit, ku piktorët pjesëmarrës ekspozuan punimet e tyre, të punuara gjatë ditëve të qëndrimit në Ulqin Ulqin – Për gjashtë ditë, nga data 3-8 maj, Ulqini ishte qyteti mikpritës i dhjetëra piktorëve nga 15 vende të botës, përfshirë vendet e rajonit, të cilët morën pjesë në koloninë artistike të organizuar nga Shoqata “Art Dulcinium” në bashkëpunim me Organizatën Turistike të Ulqinit. Gjatë qëndrimit të tyre në Ulqin, piktorët nga Bosnja e Hercegovina, Brazili, Britania e Madhe, Gjermania, Kina, Kosova, Kroacia, Mali i Zi, Maqedonia, Palestina, Rusia, Senegali, Serbia, Sllovenia dhe Shqipëria, kanë vizituar vende të ndryshme, ku janë njohur me bukuritë, monumentet natyrore, historike e kulturore të këtij qyteti etj., të cilat u kanë shërbyer si frymëzim për punimet e tyre. Kolonia artistike është mbyllur me ekspozitën që u hap të dielën në mjediset e Muzeut në Kalanë e Ulqinit, ku piktorët pjesëmarrës ekspozuan punimet e tyre, të punuara gjatë ditëve të qëndrimit në Ulqin. Kryetarja e Shoqatës “Art Dulcinium”, Vahida Nimanbegu, në emër të organizatorit, ka falënderuar piktorët pjesëmarrës dhe ka shprehur dëshirën që ata të vijnë sërish në Ulqin. Ajo ka thënë se në koloni janë tubuar piktorë nga katër kontinente: Azia, Afrika, Amerika Jugore dhe Evropa. Piktorët i ka përshëndetur Ismet

12

Javore KOHA

E ENJTE, 11 MAJ 2017

Karamanaga, kryetar i Shoqatës së Miqve të Kalasë “Kalaja”, i cili e ka vlerësuar koloninë artistike si një manifestim të qëlluar, në mesin e shumë veprimtarive kulturore të mbajtura gjatë ditëve të fundit në Ulqin. “Unë shpresoj se ju do të vazhdoni të vini tek ne, se keni fituar frymëzim që të jeni edhe më kreativë, edhe më të mirë, sepse nuk ka asgjë më të mirë sesa arti. Arti është ajo çfarë na lidh të gjithë neve”, është shprehur ai. Në emër të piktorëve pjesëmarrës, ka përshëndetur piktorja kroate Nives

Çiçin-Shain. “Ne jemi shumë të kënaqur sepse kemi kaluar ditë shumë të bukura këtu. Mikpritja juaj është e madhe, qyteti juaj është i mrekullueshëm, dhe ne kemi kaluar një kohë shumë të bukur të jetës sonë. Ajo atmosferë familjare që kemi përjetuar, për secilin nga ne, ka vlerë më të madhe sesa çdo gjë”, ka thënë ndër të tjera ajo. Shoqata “Art Dulcinium”, e drejtuar nga piktorja Vahida Nimanbegu, ka organizuar deri tani disa koloni artistike me karakter ndërkombëtar. i. k.

Pikëpamjet e shprehura në fq: OPINIONE & VËSHTRIME nuk përfaqësojnë domosdoshmërisht politikën redaksionale të „KOHA javore„


KULTURË

Në Ulqin dhe Tuz u bë përurimi i romanit “Secili çmendet simbas mënyrës së vet” të autorit Stefan Çapaliku

Rrëfim i botës në këndvështrimin e një fëmije “Romani është shkruar si një nevojë për t’u çliruar nga burgu i kujtesës. Ai e ka për detyrë, e ka për mision këtë moment të rrëfimit. Don të rrëfejë se si e ka parë një fëmijë botën”, është shprehur autori Në Galerinë e Qendrës së Kulturës në Ulqin, të shtunën është bërë përurimi i romanit “Secili çmendet simbas mënyrës së vet”, veprës më të re të autorit Stefan Çapaliku. Romani trajton periudhën e komunizmit dhe ngjarjet e ndryshme në qytetin e Shkodrës, të ndodhura në harkun kohor 1967-1985, që përkon me kohën e shpalljes së Shqipërisë shtet ateist dhe prishjen e objekteve të kultit, deri në vdekjen e liderit komunist Enver Hoxha. Të gjitha këto ngjarje jepen në këndvështrimin e autorit, që në atë kohë ishte fëmijë. Autori ka thënë se “letërsia shqipe e ka parë komunizmin prej dy ekstremesh: ose prej Bllokut, duke na treguar se si kanë jetuar elitat komuniste, ose si e kanë parë të persekutuarit, njerëzit prej burgut”,

por jo edhe se si kanë jetuar njerëzit e zakonshëm. Çapaliku ka pranuar se “romani është shkruar si një nevojë për t’u çliruar nga burgu i kujtesës”. “Romani e ka për detyrë, e ka për mision këtë moment të rrëfimit. Don të rrëfejë se si e ka parë një fëmijë botën”, është shprehur ai. Autori ka treguar për mënyrën e ndërtimit të romanit mbi bazën e disa rrathëve koncentrikë, që fillon nga përemri “unë” e deri te televizori, të cilin ai e quan kuti magjike, e që është rrethi i fundit, pra bota. “Ajo çfarë është e rëndësishme në roman është se televizori vjen në shtëpinë time natën kur prishen kishat dhe xhamitë”, ka thënë Çapaliku, duke e parë këtë si një moment vendimtar në gjykimet dhe perceptimet e tij të realitetit të kohës.

Pikëpamjet e shprehura në fq: OPINIONE & VËSHTRIME nuk përfaqësojnë domosdoshmërisht politikën redaksionale të „KOHA javore„

Botuesi Frano Kulli, pronar i Shtëpisë Botuese “Gjergj Fishta” në Lezhë, e cila e ka botuar romanin, ka vlerësuar se kemi të bëjmë me një prej botimeve më interesante dhe më cilësore, që kanë tërhequr vëmendjen e lexuesit në mbarë botimet e letërsisë së sotme shqipe. “E them këtë në bazë të kontakteve që kemi pasur në të gjitha promovimet e romanit”, është shprehur ai. Sipas tij, romani rrok ngarjet të cilat “janë parë nga autori në një këndvështrim krejt të veçantë”. Në vazhdim të përurimit, autori është përgjigjur në pyetjet e moderatores Drita Llolla dhe publikut. Përurimi u organizua nga Organizata joqeveritare “iAct”, ndërsa po të njëjtën ditë është bërë përurimi i i. k. romanit edhe në Tuz. E ENJTE, 11 MAJ 2017

Javore KOHA

13


KULTURË

Për Koha Javore:

Astrit Lulushi

Qeverisj

Edhe një zyrtar që qeveris vetëm me synimin për të mbetur në pushtet, dhe bën cdo gjë për ta ruajtur ndërkohë që natë e ditë, populli duhet të përbëjë të vetmin shqetësim të tij Kur rrugëve sheh njerëz të rrudhur, të kërrusur, të rënduar nga hallet a të alkoolizuar, të mbuluar me lecka a tesha të vjetruara, duke lypur, por edhe nga ata me faqe të mbushura, të qe-

14

shur, barkfryrë, të vetëkënaqur (nga që ende nuk janë zbuluar për vjedhjet e tyre?), me makina luksoze, të veshur ‘firmato’, disa duke shfrytëzuar a shpërdorur pozitën a paratë e

Dikur, diku qeveria ka gabuar, sepse kjo gjendje tregon se nga vjelja e të ardhurave nga populli - baza e buxhetit të një shteti - shumë pak shpenzohen për njërën palë, dhe shumë shumë, për palën tjetër

Javore KOHA

E ENJTE, 11 MAJ 2017

prindërve të tyre, fillon të mendosh. Dikur, diku qeveria ka gabuar, sepse kjo gjendje tregon se nga vjelja e të ardhurave nga populli - baza e buxhetit të një shteti - shumë pak shpenzohen për njërën palë, dhe shumë shumë, për palën tjetër. Një ndarje e tillë është padrejtësi, njësoj si të parit me njërin sy dhe syrin tjetër të mbyllur, përbën diskriminim. E keqja nuk lë pasardhës, por ajo vazhdon të trashëgohet dhe nga dita në ditë bëhet më e keqe. Ashtu si rezultate të shkencës herë-herë bien


KULTURË

je pameritë

r atë, është i pameritueshëm. Halli i tij nuk është i popullit,

ndesh me arsyen, sepse duke prodhuar të kundërtën i jep vetes të drejtën të vazhdojë të mbetet në skenë edhe pse përballë një audience që e

ri-fishkëllenë. Edhe një zyrtar që qeveris vetëm me synimin për të mbetur në pushtet, dhe bën çdo gjë për ta ruajtur atë,

është i pameritueshëm. Halli i tij nuk është i popullit, ndërkohë që natë e ditë, populli duhet të përbëjë të vetmin shqetësim të tij.

E keqja nuk lë pasardhës, por ajo vazhdon të trashëgohet dhe nga dita në ditë bëhet më e keqe. Ashtu si rezultate të shkencës herë-herë bien ndesh me arsyen, sepse duke prodhuar të kundërtën i jep vetes të drejtën të vazhdojë të mbetet në skenë edhe pse përballë një audience që e ri-fishkëllenë

E ENJTE, 11 MAJ 2017

Javore KOHA

15


KULTURË

Nikollë Berishaj

Si t’ia fillosh të flasësh për jetëshkrimin e një autori, kujtesa e parë në jetë e të cilit lidhet me burgun. Ai vetë në romanin e tij »Secili çmendet në mënyrë të vet” nuk të le mundësi të tepruar, pasi mu në faqet e para, në mos pikërisht në të parën të njofton me një fakt të tillë. E nëse kësaj ia shtojmë edhe vetë konstatimin e tij se bëhet fjalë për një roman me elemente të fuqishme autobiografike, pa e anashkaluar assesi fiksionin, dhe faktin e pamohueshëm se ai i merr pikërisht vitet e fëmijërisë dhe të rinisë së tij të hershme, që çuditërisht korrespondojnë me vitet më të vrazhda të sistemit diktatorial të Shqipërisë, me vitin 1965 e deri në vitet ku do të duhej të ndjente gëzimet personale, me rininë e tij dhe me hapat e parë të jetës, vitin 1985, atëherë çështja bëhet edhe më e vështirë. Dy qoshnikët e romanit, janë vitet 1965 dhe 1985. Pika e parë korrespondon me ndalimin e shprehjes së lirisë fetare në Shqipëri, ndërsa qoshniku i dytë lidhet me vdekjen, me gëzimin dhe ngazëllimin që e përcjell atë vdekje e që “nuk dilte jashtë, ose dilte në forma të kamufluara e metaforike” Të përjetosh njëfarë ngazëllimi me faktin e vdekjes së dikujt, sa gjë morbide duhet të jetë kjo, qoftë edhe nëse bëhet fjalë për vdekjen e atij që e ndrydhi një popull të tërë, popullin tim, që për mua kishte fituar vetëm suaza të virtualitetit. Athua morbiditeti ka kaluar në gjenetikën tonë shqiptare aq thellë, sa t’i gëzohemi vdekjes, qoftë edhe vdekjes së atij që nuk më kishte lejuar të takohem as me njerëzit e mi më të afërm, diku atje larg, në Pjetroshan, a Bajzë, e të mos flas për Tiranën. Më ktheu romani i Stefanit diku nja dyzet vjet mbrapa, kur e lexova për herë të parë, po e ceki për herë të parë, pasi që librit iu ktheva nuk e di as unë sa herë, pra atëherë kur u takova me librin e psikiatrit të madh hebre me famë

16

Javore KOHA

E ENJTE, 11 MAJ 2017

Dromca që e autorit të (Stefan Çapaliku: “Secili çmendet në mënyrën e vet”, roman, botoi: “Gjergj Fishta”, Lezhë, 2017) botërore, Viktor Frenkël, që në botimin kroatisht kishte një titull sa tërheqës aq edhe suicidal “Zashto se niste ubili” (Pse nuk jeni vetëvrarë). Si i dënuar që ushtronte detyrën e mjekut në kampet e përqendrimit nazist, ai e kishte shtruar sa e sa herë këtë pyetje, madje edhe vetvetes. Nuk është ky libër prej atyre voluminozë që të mund të krahasohej me “Arqipelagun Gullag” të nobelistit rus Sollzhenjicin, që përshkruante përvojën tragjike në Siberi në më se 700 faqe, por libri i Franklit në 110 faqet e tij të fusin në një vorbull mendimesh të pa(kurrkund) fund. Dhe detaji që më ka mbetur i gjallë nga Frankli, kur ai e dinte se dikush vërtet do të bënte vetëvrasje, do ta braktiste jetën, në qoftë se do të mund të quhej ashtu, ishte kur e shihnin se po e pinte duhanin vetëm, pa e ndarë me shokë. Stefani nuk e merr mundimin të shkruajë vepër memuaristike, apo vepër që disa teorikë do t’ia ngjisnin epitetin e romanit lumë, siç do të gjenin veprën e Patër Zef Pllumit, “Rrno vetëm me tregue” sipas meje, për dy shkaqe të forta: i pari ai kishte arritur moshën vetëm 20 vjeçare në kohën e përmbylljes së narracionit në roman, pra nuk do të ishte “i besueshëm” si memuare, por unë më tepër mund të lidhem me shkakun e dytë. Diku, dikur e lexova se ai që di të shkruajë aforizma nuk ka nevojë të shkruajë saga. E, Stefani vërtet di të shkruajë. Edhe përkundër rrjedhës së ngjarjeve që sot duken asgjë më pak tragjike se atëbotë, në vend të dramatikes së gurëve të thepisur, dhe të atyre që distanca kohore prej ngjarjes deri në shkrim i kishte lëmuar dukshëm, autori zgjedh këtë të dytën dhe kjo zg-

jedhje vjen si tejet e qëlluar. Njohësi i mirë i fenomenologjisë së vdekjes, antroposociologu francez Edgar Moren, diku në veprën e tij Njeriu dhe vdekja thotë se ceremoniali i vdekjes është shumë më i trishtë se vetë akti i vdekjes. Nëse këtë thënie e ballafaqojmë me çmendurinë që krejt kohën tingëllon zhurmshëm në sfondin e romanit, e shohim se diku vjen e mishërohet me të. Në romanin e Stefanit, në të gjithë ata rrathët koncentrikë të shtjellimit, mua më paraqitjen tri vdekje: Vdekja e qytetit, vdekja e personit dhe vdekja e televizorit. Po, po, vdekja e televizorit. E të gjitha këto vdekje ndërthuren në tri dimensionet e hapësirës dhe në dimensionin e katërt, dimensionin filozofik të kohës, që paraqet një prerje të tërthortë të tri të parave. Vdekjen e qytetit të tij të lindjes – Shkodrës autori e përjeton gradualisht por fuqishëm në vitet kur ai duhet të formohej si person. Shkodra, dikur djep i kulturës, e ndiente ende në ajër, në rrugët


KULTURË

ë me gjithë akribinë ë mbeten në fyt dhe sokakët e saj, frymën e studimeve nëpër universitetet më të njohura evropiane të kohës, veshur me zhgunin e meshtarëve. Shkodrën që po i rrënoheshin kishat dhe xhamitë dhe po ktheheshin në salla sporti, apo depo për nevoja të kooperativës. Shkodrën, bijtë dhe bijat e së cilës me të madhe po maltretoheshin dhe dhunoheshin nëpër burgje si armiq të përbetuar të popullit. Qyteti jetonte ato vite jetën kur edhe muret ishin bërë me veshë, dhe vdiste ngadalë siç i vdisnin të gjitha gjymtyrët e tij të mëdha: “Malësia e Madhe, Kisha e Madhe, Arra e Madhe dhe Kafja e Madhe. Vetëm Britania e Madhe nuk i takonte Shkodrës“. Po ajo Shkodër që kishte lindur dhe rritur gjithë ato alamet mendjesh të ndritura, zgjohej aso kohe me filozofitë e mëdha jetësore, të marra nga “miku ynë i madh” Mao Ce Duni, „Lani duart para ngrënies“. Deri këtu kishte ardhur ngërçi i vdekjes së qytetit. Shkodra me aftësinë për të të homogjenizuar kulturalisht, me gravitetin e saj, siç shprehet autori në një intervistë, e unë do të shtoja me melting potin e vet kulturor, po kthehej në viktimë të melting potit enverian. Vdekja e dytë, vdekja e Personit me P të madhe të asaj kohe është vdekje që mezi pritej e madje vite përpara edhe paralajmërohej, është vdekje për të cilën edhe nëse nuk të qahet, duhet të shtiresh se po qan me dënesë. Ishte ai njeriu që e kishte futur në popull një „përtesë për të thënë „JO“, për të kundërshtuar, për të refuzuar urdhrat“, madje ishte krijuar një moto e re jetësore „jeto pa u vënë re“ . Edhe vetë Stefani në një intervistë lidhur me librin shprehet: „… Alamet burrash duke filluar nga Zef Zorba, Frederik Rreshpja, Gjon Shllaku, Kol Ashta etj etj ishin të shtërnguar me jetu pa u vënë re…“. Këtë jetë pa u vënë re, pra këtë vdekje për së gjalli e kundërshtoi rrallëkush. Madje, edhe prijësit fetarë i mësonin meshtarët e rinj për “gjashtë arësy-

et që njeriu duhët me heshtë!...” Atë Pjetër Mëshkalla, që kishte kaluar turnin e parë nëpër burgjet e kazamatet komuniste (1946 -1960) kundërshtoi me thënien e tij të njohur: “Shko e thuej Imzot Çobës, me të mësue gjashtë arësyet që duhet me folë, se, s’asht koha me heshtë ma!”... Po ai, Mëshkalla na paraqitet edhe në roman me letrën e tij të njohur drejtuar Mehmet Shehut, për shkak të së cilës edhe burgoset përsëri, më 29 prill 1967. E si dukej në praktikë vdekja për së gjalli, apo jeta pa u vënë re e tregon më së miri citati nga vetë romani: “Hapeni të gjithë librin e leximit në faqen 55. Po aty, aty te poezia “Rapsodi shqiptare” dhe me kujdes… griseni! - Ta grisim?!!! - Po. Ta grisni – tha ajo - Të grisim librin?!!! - Po, po, librin. Se autori i saj është shpallur armik i Partisë dhe i Popullit, – dhe as që ia zuri në gojë emrin Frederikut të shkretë“. Kështu filloi të jetojë në heshtje poeti ndër më të mëdhenjtë shqiptarë Fraderik Rreshpja. Dhe vdekja e tretë, vdekja e televizorit, asaj kutie magjike që e kishte sjellë erën e botës së lirë (qoftë edhe nga valët e TV Titogradit!!!) në familjen, fqinjësinë, rrethin e ngushtë të miqve, por edhe të atyre që vinin me „detyrë të partisë“. E ndër mysafirët shquheshin edhe emra të njohur të kulturës shkodrane. Kishte sjellë edhe mendësinë e re ndër ata që prisnin radhën për ta blerë televizorin, ngase e mbanin veten të rëndësishëm për sistemin, e që përgatiteshin për ardhjen e tij duke e vendosur antenën shumë përpara. Antenën që u bë simbol i statusit, ndonëse kablloja që futej në shtëpi mund të përdorej vetëm për tharje rrobash, ngase aparati nuk vinte e nuk vinte. Dhe, kur televizori u bë zot e mbi zot, në shtetin ateist ku zotin e kishin përjashtuar nga jeta, (por jo nga mendja), erdhi ajo e pashmangshmja, vdekja e tij. Vdekja, jo në kuptimin e prishjes, por

në formën e zhurmuesit, që nuk lejonte assesi marrjen e kanaleve italiane dhe të TV Titogradit. Dhe mesia i ri – televizori u zhbë brenda dite si kulla e punuar me letra. Vetëm një eskurs të vogël, edhe ne këndej kufirit politik shqiptar i njohëm zhurmuesit, por ata ishin vendosur brenda televizorëve të prodhimit të EI Nishit, dhe kishin për qëllim që të mos kapet sinjali i TVSH-së. Dhe një pyetje e gjithmonshme që më ka gërryer ndërgjegjen, e që lidhet qoftë me pyetjen retorike të Viktor Frenklit “Pse nuk bëtë vetëvrasje” po aq sa me vet titullin e romanit “Secili çmendet sipas mënyrës së vet”. Si është e mundur që një popull i tërë e zgjodhi për modus vivendi jetën pa u vënë re. Në fakt, as nuk bënë vetëvrasje bashkëvuajtësit e Franklit në kampet naziste të përqendrimit, as nuk u çmendën shqiptarët në kampin unik të marrëzisë për një gjysmë shekulli. Përgjigja e autorit, në një intervistë se personazhet e tij nuk ishin të çmendur, por ishte koha e çemndur, disi i qet bisht thënies së kohën e bien njeriu, që si rregull “duhet të guxojë që të jetë krejtësisht vetvetja” (Kierkegard). Por ja se nuk është! Çdo rregull i ka përjashtimet e veta, e mua dita ditës po më qartësohet përgjigja. Jeta në sistemet totalitare (nuk e di pse kjo fjalë po më përkujton sistemet e sotme politike në Ballkan!!!) prodhon mënyrë tjetër të jetës, të mos them lloj tjetër njerëzish. Shkodra pa humor nuk mbeti as në kohët e çmendura dhe as në romanin e Çapalikut. Po përfundoj me një anekdotë të humoristit malësor (lexo lirisht shkodran), Cur Gjeloshit. Pasi u kritikua dhe u kërcënua rëndë nga sekretari i partisë së rrethit se po fliste keq për kuadrot e partisë, Curi posa zbriti shkallësh tha: “Nuk po më vjen keq që komunistat po na i shkërdhejnë gratë, por drua se do të na léjn djel’ papunëtorë si ata.“ E ENJTE, 11 MAJ 2017

Javore KOHA

17


IN MEMORIAM

In memoriam: Rudi Goga

Jeta është art, a

Krijimtaria e tij të cilën e karakterizon një diapazon i gjerë i refleksioneve ideore-filozofike dhe figurative-estetike, dhe në të cilën projektohet marrëdhënia e tij ndaj dimensionit ekzistencial, shpirtëror dhe shqisor të mikro dhe makro kozmosit, në mënyrë më adekuate domosdoshmërisht bëhet shprehje e kredos së tij më të preferuar: “Jeta është art, arti është jetë”

Qazim Muja

Rudi Goga u lind në vitin 1948 në qytetin e Ulqinit. Është diplomuar në Akademinë e Arteve në Prishtinë, në klasën e akademikut Muslim Mulliqi, në vitin 1979. Ka kryer studimet pasuniversitare në Dyseldorf të Gjermanisë, me profesorët e njohur gjermanë, Rolf Sokenhajm (Sockhenheim) dhe Jozef Bojs (Joseph Beuys). Ekspozitën e parë vetjake, të titulluar “Kulla e Ballshajve”, e hapi në Ulqin në vitin 1978, e cila më pastaj do të

18

pasohej nga një numër i madh ekspozitash dhe aktivitetesh artistike, brenda dhe jashtë vendit. Gjatë karrierës artistike, Goga numëron rreth 65 ekspozita personale dhe po aq kolektive, jo vetëm në Ulqin dhe brenda kufijve të Malit të Zi, por edhe në Gjermani, Holandë, Francë, Nju-Jork, Maqedoni, Kosovë, Shqipëri. Punimet e tij gjenden në galeri dhe koleksione private, në vende të ndryshme të Evropës, ku piktori ka ekspozuar. Ndërkohë Goga numëron edhe disa çmime, mes të cilave në vitin 1991 merr Çmimin Vjetor të Shoqatës së Artistëve dhe Intelektualëve “Art Club”, Ulqin, në vitin 1995 shpërblimin kombëtar “Onufri”, Tiranë, në vitin 1998 shpërblimin e Shoqatës së Juristëve të Malit të Zi, Podgoricë. Rudi Goga ishte njëri ndër themeluesit e Shoqatës së Artistëve

Format që gjithmonë i konsideronte si të reja, eksperimentale, na paraqiten shumë ekspresive, duke zgjeruar gjithnjë e më shumë vokacionin artistik të tij. Imazhet grafike e pikturale me Kalanë e tij frymëzuese, me Bindin-zot, me oreadat, nereidat, nimfat, mitiken, me jetën metafizike të detit, elemente nga areali i tij jetësor, janë komponentë e rëndësishme estetike dhe dëshmi se pa këto elemente të abstrahuara, arti i tij do të ishte i gjymtë, i varfër, i paqenë

Javore KOHA

E ENJTE, 11 MAJ 2017

dhe Intelektualëve “Art Club” dhe si vlerësim të meritave dhe veprës madhore që krijoi, në vitin 2014 “Art Club” botoi monografinë kushtuar krijimtarisë së begatë artistike të tij. Për tre vjet Rudi Goga ka drejtuar Muzeun, gjegjësisht Galerinë e Arteve në Kalanë e Ulqinit, dhe pastaj realizon disa udhëtime studimore në Gjermani dhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Pas kësaj i përkushtohet punës si mësimdhënës në Shkollën fillore “Mareshali Tito” në Ulqin, ku punoi deri në pensionim. Gjatë punës së tij shumëvjeçare si pedagog i artit, Rudi Goga përcolli tek gjeneratat e reja shkathtësinë dhe dashurinë për artin figurativ. Krahas kësaj, ai filloi shtegtimin e tij shumë të vështirë në botën e pafund të artit, në aventura dhe eksperimentime të rrezikshme artistike, në dilema dhe ankthe, në rënie dhe ngritje, por gjithmonë i prerë dhe i rreptë në qëndrimet e tij ndaj artit, i prerë në qëndrimet e tij ndaj jetës, i prerë në qëndrimet e tij ndaj artit dhe jetës, duke i konsideruar artin dhe jetën si një dhe si të barabarta. Kështu, krijimtaria e tij të cilën e karakterizon një diapazon i gjerë i refleksioneve ideore-filozofike dhe figurative-estetike, dhe në të cilën projektohet marrëdhënia e tij ndaj dimensionit ekzistencial, shpirtëror dhe shqisor të mikro dhe makro kozmosit, në mënyrë më adekuate domosdoshmërisht bëhet shprehje e kredos së tij më të preferuar: “Jeta është art, arti është jetë”. Rudi Goga, me besim të plotë për atë që bënte dhe me vendosmëri krijoi artin e tij shumë origjinal, duke ecur fuqishëm për të zbuluar nga mosnjohja - njohjen, nga jeta vdekjen, nga figurativja - abstrakten, nga absurdja - logjikën, nga gruaja - burrin dhe anasjelltas, nga simbolika mitike - realen, nga kombëtarja - universalen, nga ndjenja - arsyen, nga bardhë e zi - ngjyrën, nga disharmonia - harmoninë, nga pavetëdija - vetëdijen, nga antiartisti - artistin,


IN MEMORIAM

arti është jetë

e kështu me radhë, duke vënë gjithherë mbi vepër origjinalitetin e vet të figurshmërisë dhe të gamës koloristike. Në punën e tij të gjatë kreative, por që fatkeqësisht iu këput në mes, në kohën më të frytshme, piktori Rudi Goga përherë kultivoi të bukurën, duke projektuar njeriun dhe jetën

ashtu siç i ndjeu, siç i përjetoi, duke shprehur bindshëm metamorfizmin e dukshëm, jo vetëm të formës artistike, por edhe të formës së të menduarit, të përsiatjes kreative. Format që gjithmonë i konsideronte si të reja, eksperimentale, na paraqiten shumë ekspresive, duke zgjeruar gjithnjë e më shumë vokacionin artistik të tij.

Imazhet grafike e pikturale me Kalanë e tij frymëzuese, me Bindin-zot, me oreadat, nereidat, nimfat, mitiken, me jetën metafizike të detit, elemente nga areali i tij jetësor, janë komponentë e rëndësishme estetike dhe dëshmi se pa këto elemente të abstrahuara, arti i tij do të ishte i gjymtë, i varfër, i paqenë. Kështu e thoshte ai në debatet miqësore me miqtë dhe kolegët e tij. Andaj dhe vepra që la pas, që spikatet me origjinalitetin e vet, për ne, për Ulqinin dhe për artin kombëtar, është një vlerë e paçmueshme. Shuarja e maestro Rudi Goga është një humbje e madhe jo vetëm për të afërmit e tij të zemrës, për familjen e tij, për bashkëshorten Dijana dhe fëmijët, por për të gjithë ne, miqtë dhe kolegët e tij, për artin dhe kulturën e qytetit tonë në veçanti dhe për artin shqiptar në përgjithësi. Piktori i mirëfilltë Rudi Goga, arti i devotshëm i tij për të cilin sakrifikoi çdo gjë, duke punuar madje në kushte të jashtëzakonshme, arriti në maja shumë të larta. Si i tillë mbetet krenari e veçantë për ne. Mbetet porosi dhe obligim për të tjerët se, për t’u bërë piktor i madh, duhet punë dhe vetëm punë e, në anën tjetër, sakrificë e madhe. Kjo ishte motoja e Rudi Gogës, motoja e këtij mjeshtri të merituar. Lavdi maestros, shokut, mikut dhe kolegut të nderuar. Lavdi veprës së tij madhore dhe të pavdekshme! (Fjala e rastit në Orën përkujtimore të mbajtur në Bibliotekën e Qytetit – Ulqin, me rastin e vdekjes së piktorit Rudi Goga) E ENJTE, 11 MAJ 2017

Javore KOHA

19


INTERVISTË

Bisedë me këngëtarin Shkumbin Ismaili

Puna ndaj publikut gjithmonë shpërblehet Dua të jem vetvetja në çdo këngë, mundohem të jap mesazhe pozitive. Vazhdoj të punoj duke mos humbur “çelësin” të cilin e kam krijuar, ruajtur nga fillimi i karrierës sime! Koha javore: Z. Ismaili, Ju jeni tashmë emër i njohur për të gjithë. Si arrini që të jeni kaq i dashur kudo që këndoni? Sh. Ismaili: Në çdo koncert, performancë, mundohem të jap maksimumin kudo që shkoj. Të jem sa më afër atyre që ndajnë kohë dhe vijnë në koncert për të më dëgjuar. Është kënaqësi kur dëgjoj publikun duke

20

kënduar bashkë me mua në çdo këngë dhe ato tekste këngësh që dikur i kam shkruar me shumë pasion. Koha javore: Ju dalloheni për vokal të veçantë dhe me këngë që mbartin mesazhe. Mendoni se është ky çelësi i suksesit tuaj? Sh. Ismaili: Dua të jem vetvetja në çdo këngë, mundohem të jap me-

Vërtet është vështirë të krijosh një baladë që t’i mbijetojë kohës dhe tregut në ditët e sotme. Unë do vazhdoj të sjellë balada ashtu siç kam bërë deri tani sado e vështirë të jetë!

Javore KOHA

E ENJTE, 11 MAJ 2017

sazhe pozitive. Vazhdoj të punoj duke mos humbur “çelësin” të cilin e kam krijuar, ruajtur nga fillimi i karrierës sime! Koha javore: Ju vazhdoni me të njëjtin përkushtim ndaj muzikës. Si e përjetoni atë? Sh. Ismaili: Mundohem që çdo këngë të jetë në nivelin e duhur edhe pse nevojitet shumë kohë dhe përkushtim. Puna e vazhdueshme dhe pa hile ndaj publikut gjithmonë shpërblehet! Koha javore: Këndoni balada. Nga lindi ky pasion për këtë zhanër sa të bukur, aq edhe të vështirë? Sh. Ismaili: Vërtet është vështirë të krijosh një baladë që t’i mbijetojë


INTERVISTË

kohës dhe tregut në ditët e sotme. Unë do vazhdoj të sjellë balada ashtu siç kam bërë deri tani sado e vështirë të jetë! Koha javore: Keni edhe duete. Sa është sfiduese për ju që t’i realizoni ato? Sh. Ismaili: Kam pasur deri tani tre bashkëpunime që janë pëlqyer. Besoj që edhe në të ardhmen do të ketë nëse ia vlen. Koha javore: Jeni i ndikuar nga dikush që të merreni me muzikë apo ka qenë dëshira juaj? Sh. Ismaili: Nga babai im, këngëtar folklorik dhe njëherësh një ndër organizatorët e parë të koncerteve në Maqedoni. Jam rritur duke shijuar

skenën në çdo moment. Ndoshta edhe kjo ka qenë një ndër arsyet që unë vazhdova të merrem me muzikë. Koha javore: Ju shkruani edhe tekste. Kanë biografi? Sh. Ismaili: Në të shumtën e rasteve janë shumë origjinale, gjëra që na ndodhin çdo ditë të gjithëve. Koha javore: A mendoni se përmes këngës thuhen të gjitha? Sh. Ismaili: Është vështirë të përshkruash, të dedikosh një mesazh në mes të tetë notave. Kënga është vetë emocion. Koha javore: Fama është vështirë të arrihet, por më vështirë të mbahet. Cili është opinioni juaj?

Sh. Ismaili: Çdo fillim është i vështirë, por njëkohësisht dhe të mbash po atë ritëm suksesi është e vështirë. Koha javore: Ju, gjithherë keni plane të bukura, andaj për adhuruesit tuaj, a mund të na zbuloni ndonjë nga planet për të ardhmen sa i përket muzikës? Sh. Ismaili: Këto ditë është publikuar kënga “Se ç’mu desh”. Shpresoj që do të pëlqehet si gjithë të tjerat. Koha javore: Mesazhi juaj për të gjithë adhuruesit e këngës suaj? Sh. Ismaili: Jeta është e bukur, jetojeni dhe shijojeni në maksimum. Bisedoi: Dijana Gj. Dukaj E ENJTE, 11 MAJ 2017

Javore KOHA

21


MOZAIK

Në Kullën e Balshajve në Kalanë e Ulqinit u mbajt veprimtaria mbi detarinë e Ulqinit

Të hapet Muzeu i Detarisë

“Sot kështë koha e fundit që të bëjmë diçka më shumë në zbulimin dhe prezantimin e trashëgimisë sonë detare. Të merret iniciativa për grumbullimin e gjësendeve për hapjen sa më të menjëhershme të një Muzeu Detar në Ulqin”, ka thënë Gazmend Çitaku Ulqin – Në Ulqin duhet të hapet sa më parë Muzeu i Detarisë, si pjesë e trashëgimisë së këtij qyteti në fushën e detarisë dhe si nevojë e kohës për të prezantuar të kaluarën e bujshme të detarisë së Ulqinit dhe detarëve ulqinakë, ishin të një mendjeje të gjithë folësit në veprimtarinë e titulluar “Detaria e Ulqinit”, e cila u mbajt të mërkurën mbrëma në Galerinë “Kulla e Balshajve” në Kalanë e Ulqinit. Udhëheqësi i Muzeut të Ulqinit, Gazmend Kovaçi, ka thënë se detaria e Ulqinit është njëri prej simboleve të historisë së Ulqinit. Duke folur për traditën dhe përmasat e detarisë së Ulqinit, ai ka thënë se lashtësia është një prej tipareve ku duhet të vihet theksi. Një tipar tjetër, sipas Kovaçit, është modeli autokton i ndërtimit të anijeve. “Dihet kontributi që ka dhënë Ulqini në ndërtimin e anijeve sepse ka qenë një prej modeleve të anijeve të shpejta dhe të qëndrueshme”, është shprehur ai. Kovaçi ka thënë se ulqinakët kanë qenë mjeshtra të lundrimit, e cila u trashëgua dhe u soll e gjallë deri në kohën bashkëkohore. Ai po ashtu trajtoi problemin e mungesës së studimeve shkencore gjithëpërfshirëse, duke bërë thirrje për organizimin e konferencave shkencore me qëllim të ndriçimit të periudhave të rëndësishme të detarisë së Ulqinit. Në prezantimin e tij, Gazmend Çitaku ka folur mbi dëshmitë e detarisë në arkivat private të Ulqinit, të paraqitura përmes dokumentave në Fotoalbumin e Ulqinit, të cilin e ka përgatitur

22

Javore KOHA

E ENJTE, 11 MAJ 2017

ai. Çitaku ka thënë se Ulqini ka një histori të bujshme detare “pasi që në të gjitha periudhat kohore, qoftë si qytet apo qytetarët e tij lojalë ndaj pushteteve të kohës, merr apo marrin pjesë në beteja të ndryshme detare, duke filluar që nga Lufta e Parë Iliro-Romake, Beteja e Lepantit, Lufta Veneto-Osmane (1714-1718)”, pastaj nga tradita gojore ka këngë mbi heroizmat e detarëve ulqinakë si ajo e Lika Cenit, Hysen Reizit, Haxhi Alisë etj. “Traditën e lavdishme detare të Ulqinit e kam paraqitur në një monografi të tkurrur, të quajtur ‘Fotoalbumi i Ulqinit’, ku për herë të parë dokumentohen anijet ulqinake, pronarët e tyre, çertifikatat e lundrimit, dekoratat dhe lëvdatat për shkathtësitë e treguara etj.”, është shprehur ai. Çitaku iu ka bërë apel institucioneve kompetente, duke thënë se “sot kështë koha e fundit që të bëjmë diçka më shumë në zbulimin dhe prezantimin e trashëgimisë sonë de-

tare. Të merret iniciativa për grumbullimin e gjësendeve për hapjen sa më të menjëhershme të një Muzeu Detar në Ulqin”. Ibrahim Milla nga Klubi i Zhytësve “Dolcinium” ka folur për pasuritë nënujore të Ulqinit. Sipas tij, akuatoriumi i Ulqinit është dëshmi e një tradite të madhe dhe në këtë pjesë gjenden disa anije të mbytura. Milla ka thënë se bota nënujore është goxha e pasur, prandaj ka bërë thirrje që të aktivizohen të gjithë për ruajtjen e saj. Nëpërmjet fotografive të disa anijeve të mbytura, që ndodhen në akuatoriumin e Ulqinit, ai ka treguar për dukurinë negative të vjedhjes së pjesëve të tyre, sidomos të zileve, që janë simbole të anijeve. Veprimtaria për detarinë e Ulqinit u organizua nga Muzeu i Ulqinit në bashkëpunim me Organizatën Turistike të Ulqinit, në kuadër të manifestimit “Të gjithë për turizëm”. i. k.

Fotografi nga arkivi i Gazmend Citakut...


MOZAIK

Orë përkujtimore për piktorin Rudi Goga Qendra e Kulturës – Ulqin, Shoqata e Artistëve dhe Intelektualëve “Art Club” dhe Bashkimi i Krijuesve Shqiptarë në Malin e Zi organizuan të premten në Bibliotekën e Qytetit në Ulqin orë përkujtimore me rastin

e vdekjes së piktorit Rudi Goga. Fjalën e rastit e mbajti piktori Qazim Muja, i cili foli për jetën, veprimtarinë dhe kontributin e Rudi Gogës për artin dhe kulturën shqiptare dhe më gjerë.

Në orën përkujtimore morën pjesë kolegë dhe miq të piktorit, personalitete të artit dhe kulturës, përfaqësues të pushtetit vendor, anëtarë të SHAI “Art Club” etj. i.k.

Ku je nisur, o gjeneral?!

(Poezi me rastin e vdekjes së piktorit Rudi Goga) Si kështu më vrave, Ti as dorën s’ma ke zgjatur, As më tregove se ke pre’ biletë, Për atë rrugë të gjatë... Ditëlindjen nuk e festuam me aq pasion, Siç bënim më çdo dhjetë qershor, O, piktor rebel! Më ke mbetur shumë borxh, Për një copë diell në galeri, Më le edhe karrikën bosh, Në “Art Club”, ishte pagëzimi yt, Për këtë akademi me plot zemër e dritë. As më thua kur hap ekspozitë, Se deti nuk po merr frymë sot, Grafikat e pikturat grinden në kornizë, Rrudhat e ballit i fshehim në kapele, Me degën e ullirit udhëtojmë në qiell, Tryezë solemne të paska përgatitur, Idoli yt, Muslim Mulliqi, Mos harro, gjeneral, nënshkrim lëre, Te porta e Kalasë, Për të hyrë në fortesën e Mbretëreshës Teutë, O, Rudi Goga!

Ibrahim Berjashi Ulqin, më 5 maj 2017

E ENJTE, 11 MAJ 2017

Javore KOHA

23


KULTURË

Vizatimet FILMI DOKUMENTAR”LIGHT” KUSHTUAR GJON MILIT

Ekipi realizues ka punuar më shumë se dy vjet, kanë kërkuar gjurmët e mjeshtrit të madh në Nju Jork, Boston, kanë takuar miq të Milit, ish bashkëpunëtorë dhe nxënës të tij, kanë sjellë vlerësime dhe gjurmë jete. Filmi dokumentar “Dritë”, është përzgjedhur si një nga filmat konkurrues në NYC Independent Film Festival, që ka nisë në New York, prej 2 deri më 7 maj 2017.. Të premten dhe të shtunën shqiptarët mund ta ndjekin filmin në orën 8 të mbrëmjes. Për kureshtarët, informojmë se Gjon Mili ishte ndër miqtë e Faik Konicës. Falë tij u përfshi në veprimtaritë e Federatës Panshqiptare të Amerikës VATRA. Madje në vitet 1926- 1930 ishte aktiv, pjesë e bordit, madje dy vjet arkëtar i Vatrës. Regjisorja Yllka Gjollesha, duke folur për mediat tregoi për realizimin e dokumentarit: Ne takuam njerëz të famshëm dhe bashkëkohës të tij, të cilët kishin ndarë eksperiencat e tyre me fotografin shqiptar. “Të qenët shqiptar e bënte ekzotik”, kështu u shpreh ish-kolegu i tij në revistën e famshme LIFE, John Loengard, për Gjon Milin. E krejt i papritur për ne ishte Eliott Erwitt, një tjetër fotograf i LiFE magazine i cili kishte shumë për të na treguar për Milin. Edhe pse në një moshë të thyer, entuziazmi i tij ishte si i një të riu që kujtonte mësimet e marra prej tij dhe kërcimin e valleve shqiptare në festat e Amerikës së viteve ’60. Gjon Mili nuk erdhi asnjëherë në Shqipëri, më 1946 i refuzohet viza e kërkuar pranë Ambasadës Shqiptare në Paris, e në të njëjtin vit, ai fotografon ish-diktatorin Enver Hoxha, delegatin tonë në Konferencën e Paqes, duke mbajtur fjalimin e tij. Diçka më tepër do të preferoja të ishte pjesë e dokumentarit “Dritë” me regji dhe skenar të Yllka Gjollesha dhe Suela Bako. Do të doja të falënderoja Qendrën Kombëtare Kinematografike QKK dhe bordin e saj për mbështetjen dhe besimin që pati

24

Javore KOHA

E ENJTE, 11 MAJ 2017

te ne, për ta çuar përpara filmin tonë, Ambasadën USA, tek e cila nisi ky projekt e që falë saj ne hulumtuam konkretisht pjesë nga jeta e Gjon Milit. MIT, Massachusetts Institute of Technology në Boston dha një mbështetje shumë të madhe mbi bashkëpunimin e tij me Harold Eugene Edgerton në eksperimentin e dritës stroboskopike ku sot në MIT ishte një nga lëndët bazë për studentët. Gjon Mili ishte pjesë e arkivave të tyre në procesin e punës të realizuar me inxhinierin Edgerton. Meri Treska shqiptaria inxhiniere kimike dhe pedagoge në MIT bashkë me inxhinierin Robert F. Vieth na kanë mundësuar materiale të shumta mbi këtë fakt, të cilat do të jenë pjesë e filmit dokumentar që pritet të dalë së shpejti. Është mjaft i rëndësishëm fakti që projekti ynë tashmë ka përmasa ndërkombëtare. Jemi përpjekur të jemi pjesë e çdo bashkëpunimi të rëndësishëm që ai pati në mbarë Amerikën dhe Europë. Faktet tregojnë se ai përgjatë gjithë jetës së tij udhëtoi në të gjithë botën, e për qendrën e saj zgjodhi Nju Jorkun. Çdo foto e tij është një dokumentar më vete. Nuk të mjafton asnjë minutazh i përcaktuar për të eksploruar botën e tij nëpërmjet fotografisë që ai na ka lënë. Jam e lidhur me shumë prej fotove të tij por në pamundësi për t’i trajtuar të gjitha, kam zgjedhur disa prej tyre. Mili duhet të këtë qenë shumë i ndjeshëm, ai njihte mirë natyrën femërore dhe kjo duket qartë në delikatesën, sensualitetin që ai ka trajtuar tek ato që ka pasur personazhe në fotot e tij. Edhe një temë krejt të thjeshtë si: do të veçoja “How to sleep”, ai do ta sillte ndryshe. Magjike janë


KULTURË

t me dritë fotot “vizatimet me dritë” nga Pikaso. Një vepër të cilën Pikaso nuk e pati kurrë e që Gjon Mili e fiksoi me aparatin e tij. Ai gjendet përpara një gjeniu siç ishte Pikaso, por jo më pak gjeni është Gjon Mili, i cili këmbënguli që pjesë e zhvillimit të eksperimentit të ishte Pikaso. Ky moment zë një pjesë të rëndësishme në filmin tonë, i sjell me fakte tashmë nga një tjetër vend i rëndësishëm për të, siç ishte Franca. Fakti që unë zgjodha të trajtoj figurën e tij është pa diskutim magjia që ka ai në foto, ku secila prej tyre lëviz dhe të tregon se brenda tyre ka jetë. E nëse në foton e tij shprehet qartë kjo ndjesi, atë herë jeta e Gjon Milit është pa diskutim mjaft interesante. Do të doja të citoja një pjesë nga Jean-Paul Sartri: Mili nuk fyen; ai pëlqen çdo gjë: të ngrënët, të pirët, vallëzimin. Harlemin e njeh më mirë se çdo i bardhë, Nju Jorkun, më mirë se kushdo tjetër. Ai është njeri i lumtur. Të vret – më keq akoma, kërkon të robërojë…. Mili të mban në kurth të gjallë, në fotografinë e tij dhe ti vazhdon të luftosh me veten, si peshku në rrjetë. Mili është njeri i kurtheve. Ai është plot marifete e lëvizje mashtruese që të çarmatosin; çdo fotografi e tij është provë, përpjekje”. Në dokumentarin tonë drita, ashtu sikurse përfaqëson edhe titullin “Dritë” do të jetë shoqëruese përgjatë gjithë kohës. Drita si një element jo vetëm për të zbërthyer teknikën e tij në realizim, por edhe faktin se si Mili përpiqej të zbërthente personazhet e tij duke u dhënë atyre një imazh krejt tjetër nga fotografë të tjerë, duke u dhënë DRITË në atë pjesë që është më njerëzorja. Ai dinte të zgjidhte momentin e duhur. Ndihem me fat që po punoj për figurën e Gjon Milit dhe mendoj se më shumë sesa një femër nuk mund ta zbërthente askush. Vetëm një femër mund ta kuptojë delikatesën e tij. Duket qartë që edhe frymëzimi për të ka qenë femra. E ENJTE, 11 MAJ 2017

Javore KOHA

25


KULTURË

Reportazh: Me arbëreshët e Zarës (3)

Gjaku jonë, toka jonë

Edi Peroviqi, i cili e fliste bukur mirë gjuhën e të parëve të tij, na tregoi shumëçka për arbanasit, por edhe ai ceku se banorët e Arbanasit nuk kanë ruajtur shumë nga e kaluara e tyre, përveçse të gjithë arbanasit, pleq dhe të rinj, e dinë se këtu kanë ardhur me ndihmën e argjipeshkvit Vicko Zmajeviq nga Shqipëria e Turqisë

Hajrullah Hajdari

(vijon nga numri i kaluar) Ndërsa po prisnim Edin, një prej qytetarëve të shumtë në shesh na u aofrua dhe na pyeti: Nga ju kemi? “Nga vendlindja e të parëve tuaj”, iu përgjigja. “Unë jam arbëresh i vërtetë”, na u drejtua në gjuhën shqipe, në dialektin e arbanasve, që ishte shumë i ngjashëm me dialektin e Krajës së Sipërme, Shestanit, Briskut, Ljarës etj. dhe na u prezentua: “Jam kolonel Ivica Mateshiq – Jeremija. Kam shërbyer një kohë të shkurtër si atashe ushtarak në Romë, Prishtinë e Shkup. Siç e shihni, unë e flas pak gjuhën e të parëve tanë, por fëmijët e mi e flasin shumë pak. Por pasi profesoresha Maksimiljana e ka hapur kursin për mësimin e gjuhës arbëreshe, këtu në Arbanas, besoj se edhe fëmija do vazhdojnë të flasin arbanashke. Të betohem se kur kam qenë fëmijë, gjyshi me gjyshen në

26

Javore KOHA

E ENJTE, 11 MAJ 2017

shtëpi kanë folur vetëm arbanashke e po ashtu pothuaj edhe nana e tata”. “A e din se nga kanë ardhur të parët tuaj në Arbanas?”, e pyetëm. “Deri në vitin 2006, kur u vendos ky lapidar këtu, jo vetëm unë por shumë nga ne, kemi pasur shumë pak njohuri për këtë. Përcillej brez pas brezi se jemi vendosur këtu në vitin 1726, 1727 apo në vitin 1733, diku nga Shqipëria e Turqisë, mendohet nga rrethi i Liqenit të Shkodrës, por prej cilit vend saktësisht nuk e dimë.“ Dhe vazhdoi: “Tata jem me ka san se dikur heret ata çi kan rrnuo ka ajo on e kishs (sipas tregimit të tij nga ana veriore e kishës) u kan san ‘Brishqani’ e atyn n’an tjer u kan san ‘Sheshqani’” (u mundova ta shkruaj ashtu siç po fliste në atë moment) “A ke dëgjuar për vendbanimin Brisk apo Shestan?”, ishte pyetja tjetër. ” Po e kam lexuar librin e prof. Erber dhe aty përmendet fshati Brisk e Shestan, por vendasit këtu asnjëherë s’kanë ditur për Briskun, ndërsa për Shestan kemi dëgjuar pasi në Zemunik e Ploçe ekziston lagjja dhe mbiemri i disa familjeve me emër të tillë. Kryesisht shumë pak dimë për këto punë”. “A të kanë biseduar prindërit se dikush nga të parët tuaj kanë vizitu-

ar vendlindjen e të parëve apo së paku a kanë pasur dëshirë për këtë apo kanë ndier keqardhje që i kanë shkëputur totalisht lidhjet me farefisin që kanë lënë atje?” “Jo, jo, askush”, u përgjigj. “Po si të shkonin atje, kanë qenë kohëra të tjera, kohëra të vështira. Të parët tanë nuk kanë ditur as shkrim e as lexim bile. Siç më tregonte gjyshi, deri në fillim të shekullit XX shumë arbanas nuk e dinin se ku gjendet Shqipëria.” “Ti, ke dëshirë të vizitosh atdheun e të parëve tuaj?” “Shumë, shumë kam dëshirë, ndoshta një ditë.” E gjithë biseda me Ivicën u zhvillua në gjuhën shqipe, në dialektin e arbneshëve të këtushëm. Duke biseduar me Ivicën u afrua motra e tij Ana, e cila na përshëndeti në gjuhën kroate. E pyetëm se a flet sadopak arbnisht. Na tha se shumë pak dhe se për këtë i vinte shumë keq, pasi vëllai i saj flet e ajo dinte vetëm disa fjalë. Në pyetjen tonë se a kishte pasur dëshirë të mësonte gjuhën shqipe, ajo u përgjigj: “Sa më shumë që plakem, më shumë më rritet dëshira për të mësuar arbanishten”, ndërsa i vëllai ia priti: “Gjaku jonë, toka jonë”. Më në fund u takuam me Edi


KULTURË

Anëtarët e kryesisë së KF “Arbanasi”

Peroviqin, i cili e fliste bukur mirë gjuhën e të parëve të tij. I treguam pse kishim ardhur dhe i thamë se e ftojmë ekipin e futbollit të Arbanasit, kryetar i të cilit ishte ai, që të merrte pjesë në Turneun Mbarëkombëtar për moshat U-15, i cili do të mbahet në muajin maj në Ulqin. Ai kishte dëgjuar për Ulqinin, por për Briskun, Ljaren e Shestanin nuk dinte se ku ndodheshin. Kur i treguam afërsinë e Ulqinit me vendet e të parëve të tyre, u habit, u gëzua dhe na tha se ideja për të marrë pjesë në turne i pëlqen shumë, por së pari duhet të konsultohet me udhëheqësinë e klubit. Edi na tregoi shumë çka për arbanasit, por edhe ai ceku se banorët e Arbanasit nuk kanë ruajtur shumë nga e kaluara e tyre, përveçse të gjithë arbanasit, pleq dhe të rinj, e dinë se këtu kanë ardhur me ndihmën e argjipeshkvit Vicko Zmajeviq nga Shqipëria e Turqisë. Ai theksoi se gjuha arbneshe është ruajtur me fanatizëm dhe për këtë më së shumti kanë ndikuar martesat në mes arbëreshëve dhe se edhe sot këtë gjuhë më mirë e flasin ato familje të cilat nuk kanë martesa të përziera, siç është rasti në Zemunik e Ploçe,

ku pothuaj kjo gjuhë nuk përdoret më për komunikim. U ndamë nga Edi dhe lamë takim të hënën për të na komunikuar pranimin e ftesës sonë.

Dita e dytë në Arbanas

Teuta na kishte thënë se babai i saj Nado Matoshiq me prindërit e tij në shtëpi kishte folur gjithmonë arbnisht dhe se edhe sot, bile edhe nëna e saj që nuk është arbneshkinjë, e flet mirë arbnishten. Për këtë arsye të dielën (ditën e dytë) së pari shkuam të vizitonim Nadon. Kur e kuptoi se nga jemi, na tha: “Aha, gjaku jonë, toka jonë” dhe na ftoi të hynim brenda në shtëpi. Ai në fillim na tha se do të mundohet te flasim në gjuhën e nënës, pasi në shtëpinë e tyre derisa i kishte pasur prindërit kishin folur vetëm arbnisht. Fillimisht na tregoi hartën gjeneaologjike të familjes, të cilën e ruante me fanatizëm. Sipas kësaj harte, i pari i tyre që kishte ardhur në Arbanas ishte Nikoja. Ata në fillim ishin quajtur “Kallmitani”, por nuk dinte të tregonte se kur u bënë Mateshiq. Tregonte se tata e nana, nga frika, kurrë nuk u kanë

folur se nga cili vend kanë ardhur e sikur dikush t’i pyeste thonin: “Ç’po t’duhet kjone?!”. Thekson se shërbimin ushtarak e kishte kryer “në Kumbor të Crna Gorës” e kur i treguam se sa afër e kishte pasur nga aty Liqenin e Shkodrës, Briskun, Ljaren, Shestanin etj., u habit, i ra tavolinës me dorë e tha: “Eh! Ju vërtet jeni gjaku jonë, toka jonë! Sa do kisha pas qef ni ditë t’i shetis ato vene, venin jem!” E pyetëm se çka mbante mend nga ato çfarë i kishin folur prindërit për prejardhjen e tyre? Ai na tha se përveç disa këngëve arbneshe, asgjë. “Unë e gruja mau këndojmë mirë kange Zogu i verës”, na tha, dhe ia nisëm të gjithë së bashku këngës: “Zogu i vere ko këndua Në livadë në fusha jonë, E gji jeta ko diktua Se ne jemi Arbënesh, Jam Arbënesh, jam Arbënesh! ... Zog i verë tuj këndua Ne livad e fush e ar, Jepni, jepni me ndegjuo Se ne jemi gjith shqiptarë.“ Këtë këngë, tregon Nado, dinë ta këndojnë të gjithë në Arbanas, pa marrë parasysh se a flasin arbnisht apo jo. Për të mësuar më shumë për të kaluarën e arbneshëve të Zarës, Nadoja na propozoi të takohemi me studiuesin Bernard Kotllar, arbnesh me origjinë, dhe kështu u nisëm drejt shtëpisë së tij. Vërtet Bernardi, përveçse e fliste arbnishten bukur mirë, kishte hulumtuar shumë për të kaluarën, jetën dhe zhvillimin e arbëreshëve në Zarë. Por edhe ai kishte shumë pak njohuri për atdheun e të parëve të tij. Ai dinte se në Arbanas kanë ardhur diku nga rrethi i Liqenit të Shkodrës, kishte dëgjuar për Briskun e Shestanin, por nuk dinte se ku gjenden. Gjithsesi, ai së bashku me Drago Mariqin, me rastin e 290-vjetorit të ardhjes së arbanasve nga atdheu i parë kishte botuar librin me titull “Tregimet e pleqve tanë mbi traditën e arbneshëve të Zarës”, në të cilën kishin përshkruar ardhjen, zhvillimin e tyre në etapa të ndryshme kohore (në kohën e Venedikut, Austrisë, Italisë e Jugosllavisë), adetet e zakonet fetare e qytetare, lojërat, anekdotat dhe fjalët e urta të arbneshëve të Zarës. (vijon) E ENJTE, 11 MAJ 2017

Javore KOHA

27


PROZË

Fragment nga romani “Nusja e detar Agronit”

Letra e

Asllan Bisha

Dielli i parë i lëshoi butë rrezet mbi. Pranvera hapi syrin, bajamja çeli me lule të bukura. Ulliri hapi vastakun, i cili do të bëhej kokërr ulliri, por i ngjante thanës e cila çel herët e jep fryt vonë. Ata e kërcënonin dimrin, detin; ti përzë sa të duash valët, bëri të bardha shkumë, por dielli do t’i qetësojë, do t’i zgjojë rrënjët dhe kurorat e pemëve do të veshen jeshil. Agimi do të hedhë hapat e parë, do të lë djepin. Mëngjesi i bukur e grishi nusen e detarit të kundrojë detin. Djalin e mori në krah. Një mall e theri në shpirt. Një ndjenjë e lodhshme e pritjes iu zgjua. Ajo i përkujtoi burrin. Sytë e saj si ngjyra e detit, jeta e saj si kripë i përkujtoi burrin. Letra i ngjalli shpresën. Ai s’dukej askund në syprinën e detit. Por, letra le t’i arrijë në dorë. Ajo do t’i qartësojë çdo gjë, enigma do të bëhet e vërtetë. “Nesër, po nesër do shkoj te qatipi. Ai do të ma shkruajë letrën. Ai di shkrim e lexim, punon me para dhe me para çdo gjë blehet përveç babait, nënës dhe dashurisë”, fliste nusja e lumtur se e gjeti enigmën e cila e kishte lodhur dhe brengosur shumë. “Si t’i them qatipit? Shkruaj se u mërzita për burrë, nuk mund të pres. O Zot, e gjithë kasabaja e kafenetë do ta marrin vesh se nusja e detar Agronit është mërzirur pa burrë dhe s’pret dot. Jo! Duhet menduar”. Nusja, pasi e pastroi djalin, e ushqeu mirë e mirë, i këndoi edhe ninulla. Djali ra në gjumë, edhe nusja fjeti. Ajo papritmas u zgjua, hapi sytë. Seç i erdhi në mend letra, enigma. Kishte fjetur me brengë, por ajo tani ishte zbërthyer. Ishte qartësuar. E zgjidha brengën. Bërtiti. “E gjeta! E gjeta. As Qatipi s’do të kuptojë brendësinë e letrës. Le të jesh ti sa të duash qatip, unë të mund, nuk do të kuptosh asgjë. He, more zotëri, unë jam qatipe!”

28

Javore KOHA

E ENJTE, 11 MAJ 2017

“Te vidhi çatall, Ka mbetë ara batall. Eja me e punu vetë, Ara ma nuk pret”. Kjo ishte përmbajtja e letrës. Nusja me dhjetëra herë e përsëriti letrën. E mësoi si vjershë. Çdo varg i letrës ishte kuptimplotë dhe kishte bukurinë e vet. Qatipi do të stepej nga fshehtësia e përmbajtjes. “Ulqini i vogël, kalaja me dy hyrje, me dy porta, njëra nga deti, tjetra nga toka, atje te Gjyteti i Pazarit. Ulqini i vogël, por gojën e ka të madhe, thonë në Kala. Nëse Qatipi e kupton përmbajtjen, fjala qet fjalën. Merr dhenë dhe do të flasin shkodranja, nusja e Agronit është mërzitur në Kala, s’mundet pa burrë dhe shkruan marrëzira. Do të më mbesë turpi. Jo qatip do të shkruash atë çka të them unë”, fliste nusja e cila në mëngjes u zgjua herët. I dha gji djalit dhe e pastroi. Vjehrra e porositi të blente kafe dhe sheqer. “Mos u vono të pastë nana”, i tha nuses.

Duke zbritur shkallinave, përsëriste letrën, e cila do të kishte një fillim të qartë dhe të zakonshëm. Jemi të gjithë shëndoshë e mirë, unë nëna dhe djali i cili po rritet për ditë dhe është gëzimi ynë. Pastaj vinte pjesa kryesore e letrës. Kështu mbërriti te dera e qatipit. Nusja priste radhën dhe përsëriste: “Te vidhi çatall, ka mbetë ara batall...” Sikur frikësohej mos do të harrojë një varg, se atëherë letra do të humbiste kuptimin. I erdhi radha dhe hyri në zyrën e qatipit hijerëndë. Qatipi, kur e pa nusen i qeshi nuri, buzëqeshi ëmbël... Një pëllumbeshë e tillë e rrallë, s’e mbante mend se kishte shkelë në zyrën e tij. U bë i butë se, si dita përjashta me diell… U zhdavarit. Mori penën në dorë si i marrë mendësh ngase u mbyt nga bukuria e saj, por arriti të thotë: - Urdhëroni zonjë. Jam në shërbimin tuaj. Çfarë nevoje keni?! - Të më shkruani një letër. - Patjetër. Për kë? - Për burrin detar.


PROZË

e nuses - Flisni? - Shkruani: Të gjithë jemi shëndosh e mirë, unë, nëna dhe Agimi, djali i vogël që sapo ka mësuar të thërrasë “baba”. Të gjithë të presim. Të urojmë shëndet. Dhe në mbarim të letrës ke këtë porosi: “Te vidhi çatall, Ka mbetë ara batall. Eja me e punu vetë Ara nuk pret”. Qatipi mbeti i habitur! Vrerësia e punës së tij të qatipllëkut i preku sedrën. Asgjë nuk kuptonte nga letra e nuses, e cila kështu e përfundoi letrën. Kaq. S’ka nevojë më shumë. Qatipi po fërkonte ballin. - “Është letër e shkurtër zonjë.” - “Kaq mjafton”, tha ajo e vendosur. “Të munda qatip. S’ke çka t’i thuash askujt asgjë.” - “Njësoj zonjë marrim para si për letër të shkurtër dhe të gjatë”. - “Të falemnderit qatip”, tha zonja dhe nxori paratë. Pagoi shërbimin. Ndërsa qatipi ishte i hutuar nga

bukuria e saj, eleganca. “Janë këto shkodranet të veçanta, të zgjuara. Gjynah i të madhit Zot që ne arnautët nuk i çojmë djemtë e vajzat assesi në shkollë. Bile të ndjekim rrugën e të madhit Kemal Ataturk. Ja një grua e tillë ka mençuri dhe dituri. U shpreh aq me figura dhe kuptim saqë unë nuk kuptoj asgjë”, mendonte qatipi, i zënë në befasi nga zgjuarsia dhe bukuria e nuses së detar Agronit. “Zonja të këtilla shkelin rrallë në zyrën time. Sikur të kisha të tilla, edhe dita dhe jeta do të më hijeshohej. Të mbysin katundarët që grinden për kufij, por edhe këta të kasabasë që s’janë më të mirë dhe zihen njëri me tjetrin edhe kur i hyjnë pulat e fqinjit në oborr. Por, puna ime është të punoj. Pa këto zënka s’do të kisha as për të ngrënë”, mendonte qatipi, i cili po mbaronte orarin e punës me një letër enigmë. Ajo mori rrugën për Kala dhe për një moment gati harroi porosinë e vjehrrës. Nuses iu kujtua daja i cili para tri

vjetësh erdhi t’ia urojë fejesën. “Mirë që e fejove në Ulqin, por më mirë do të ishte ta kishe fejuar në Shkodër për dikë. Për një qatip, njeri i qytetit, i dauletit, burrë taman ose tregtar gjysmë burri, ndërsa detar ulqinak, në det, burrë aspak. S’e kuptoja dajën, për të cilin thonin se është filozof, i mençur shumë, kurse baba im thoshte i mënçur, por ngatërrohet edhe me shtetin dhe mbretin. E shoqja e tij Zenepja më thoshte: ‘Ka bërë shkollë të lartë në Stamboll, ka lexuar shumë dhe i ngatërrohen librat”. Kur’ani është më shumë me Perëndimin sesa me Dovletin. S’e kuptojnë në Shkodër sa herë e kanë futur në birucë ata që s’kanë asnjë kalem shkollë. “Edhe unë u bëra filozofe”, qeshte nusja me unin e saj. Dhe në molo takoi barkën e Ali Kapidanit, të cilit ia dha letrën. Ai e mori amanetin. “Do t’ia dorëzoj detar Agronit. Nuk ka çajre pa u takuar me anijen italiane. Deti i gjanë, por detarët takohen. Ashtu në takime të papritura çmallen.” Nusja e falënderoi Ali Kapidanin, i cili aburdoi nga Kacemja për në det. Nusja fliste me unin e saj: “Burri im i njeh ujërat e njelmëta, por tash ka rastin të njohë shpirtin tim”. Muçot çonin velat, anija mori detin. “Ndoshta kapidani e hap letrën nga kureshtja. Jo, s’është e mundur, por le ta hapë. Ai s’do të kuptojë asgjë, e shkroi qatipi dhe s’mori vesh, që hap syrin dhe veshin dhe mundohet të ruajë pushtetin që kishte zënë vend me vështirësi në kasaba dhe në kala, e cila ishte e rrethuar me arkitekturë veneciane dhe kishat e tilla kishin mbetur të paprekura, por iu ishte qepur minareja.” Dhe luteshin para Zotit në të njëjtin vend. Kisha ishte shndërruar në xhami…

E ENJTE, 11 MAJ 2017

Javore KOHA

29


KULTURË

U mbajt Panairi i 12-të Ndërkombëtar i Librit në Podgoricë

Ta duam librin, udhërrëfyesin më të mirë

Podgoricë- Panairi i Dymbëdhjetë Ndërkombëtar i Librit në Podgoricë, me moton “E kemi botën për ty“ është hapur më 2 maj në qendrën tregtare “Delta City”, organizuar nga Shtëpia Botuese “Nova Knjiga” dhe Ministria e Arsimit në të cilin kanë marrë pjesë një numër i madh i personaliteteve të shquara të kulturës, shkencës, artit, politikës e të fushave të tjera nga vendi, Rajoni e Evropa. Na hapjen ceremoniale të këtij evenimenti kulturor e shkencor u tha se ky panair është mundësia më e mirë për të lexuar libra të mirë, për t’u njohur me ata shkrimtarë të cilët lexuesi i adhuron më së shumti si dhe për t’u njohur me letërsinë jo vetëm vendase por edhe atë ndërkombëtare. Sipas organizatorëve të panairit, risi në panairin e sivjetmë ishte promov-

30

Javore KOHA

E ENJTE, 11 MAJ 2017

imi i shkollave, fakulteteve dhe institucioneve kulturore, veprat artistike individuale të piktorit Dado Gjuriq, si dhe promovimi i portalit “Zaposli.me” përmes të të cilit të interesuarit u informuan për mundësi punësimi. Këtë panair i cili përgjatë një jave ishte vend-takim i lexuesve me librin, i shkrimtarëve e botuesve, mediave dhe bibliotekistëve, e ka hapur shkrimtarja Ivana Dimiq e cila është laureate e “NIN-ova Nagrada” për romanin e vitit “Arzamas” e cila u shpreh se librat do të jenë përherë aktualë derisa të ekzistojnë krijues, botues e lexues të mirë. “Libri duhet të zërë vend parësor tek secili person, pavarësisht ekzistencës së botës së sotme virtuale e cila po mbizotëron. Unë mendoj që libri nuk do të pushojë së ekzistu-

ari, ai mund të ketë ndoshta ndonjë formë elektronike, por sidoqoftë do të ekzistojë sepse është shumë i rëndësishëm leximi si proces. Për secilin nga ne, të lexuarit çdoherë na çon të kemi mendime kritike për veten dhe të tjerët, pra na ndërgjegjëson të gjykojmë mbi çdo gjë që na rrethon duke na mundësuar hapësirën e lirisë e cila për çdo njeri është e një rëndësie jetike. Këto ngjarje, panaire librash, janë ngjarje me peshë të jashtëzakonshme për një qytet dhe popull por dhe për bashkësinë ndërkombëtare”, tha shkrimtarja, Ivana Dimiq. Drejtoresha e Drejtorisë për Arsimin e Lartë në Ministrinë e Arsimit, Mubera Kurpejoviq tha se me një panair të tillë duhet të krenohet qyteti duke qenë se përveç mundësisë


MOZAIK

për të gjetur librin e preferuar, është mundësi dhe për të parë se çfarë institucionet arsimore ofrojnë dhe për të gjetur një punë të qëndrueshme. “Nëpërmjet librit dhe leximit, përveç shumë përfitimeve shumëdimensionale, ne begatohemi edhe shpirtërisht duke qenë dhe konkurrentë. Këto njëmbëdhjetë institucione arsimore, duke kyçur dy shkolla profesionale, do të ndihmojnë të rinjtë këtu që të zgjedhin profesionin e tyre të ardhshëm dhe të përqendrohen në një udhë të caktuar të cilën ata e duan”, tha mes tjerash Kurpejoviq. Në hapjen zyrtare të panairit të librit kanë folur dhe drejtori i Shtëpisë Botuese “Nova Kniga”, Predrag Ulareviq dhe Marina Çelebiq , udhëheqëse e sektorit artistik pranë Qendrës së Artit Bashkëkohor të

Malit të Zi. Shteti mysafir nderi i panairit të sivjetmë ka qenë Rumania, në emër të të cilit ka përshëndetur ambasadori i Rumanisë në Mal të Zi Ferdinand Gani, i cili duke vlerësuar këtë eveniment kulturor e duke ftuar të pranishmit ta vizitojnë stendën e tyre, theksoi se kultura e një shteti është ambasadori më i mirë i atij shteti. “Dëshiroj që përmes këtij panairi të përcjell mesazhin, sidomos gjeneratave të reja, se sa e rëndësishme është të lexojnë një libër të mirë, sidomos në këtë kohë të teknologjisë së re, që për fat të keq shpesh harrojnë të hapin librin. Ky panair i librit është mundësi e shkëlqyer që t’u tregojmë njerëzve rëndësinë që ka të lexuarit sot, për njohuri të reja individuale por edhe për të njohur multikultural-

izmin”, tha mes tjerash, Gani. Në mesin e një numri të madh të stendave të botuesve nga Mali i Zi dhe shtetet e Rajonit, ka qenë edhe Fondi Për Mbrojtjen dhe Realizimin e të Drejtave të Pakicave në Mal të Zi, Shtëpia Botuese “Fan Noli” nga Shqipëria të cilët kanë prezantuar për adhuruesit e letërisë, libra nga më të ndryshmit si dhe me një broshurë mbi aktivitetet e përgjithshme shkollore është prezantuar dhe Gjimnazi “25 Maji” i Tuzit. Në Panairin e Dymbëdhjetë Ndërkombëtar të Librit në Podgoricë i cili u mbajt nga data 2 deri më 9 maj çdo ditë nga ora 10.30 – 21.30, u prezantuan mbi 100 botues nga Mali i Zi, Rajoni dhe Evropa, mes të cilëve botues të mëdhenj dhe të vegjël. t.u. E ENJTE, 11 MAJ 2017

Javore KOHA

31


MOZAIK

Shoqata e Artistëve dhe Artizanëve “Globus Art” hapi panairin në kuadër të hapjes së sezonit turistik në Ulqin

Interesim i kënaqshëm për punimet artizanale Në këtë panair kanë marrë pjesë afro tridhjetë artizanë përgjatë dy ditëve nga data 30 prill deri më 1 maj. Panairi është mirëpritur shumë mirë, duke u vizituar nga një fluks i madh vizitorësh nga vendi, Shqipëria, Kosova e më gjerë. Ky organizim vjen falë organizimit të mirë që ka bërë Organizata Turistike e Ulqinit e cila përveç këtij panairi dhe panaireve të mëparshme në Prishtinë, ka treguar se di të organizojë mirë edhe panaire nëpër qendra të mëdha Evropiane si në Berlin, Moskë, etj Ulqin- Shoqata e Artistëve dhe Artizanëve “Globus Art” ka qenë organizatore e panairit të artizanatit i cili është hapur më 30 prill 2017, në kuadër të hapjes së sezonit turistik të cilit i janë bashkëngjitur artizanë nga Mali i Zi, Shqipëria, Kosova dhe Serbia. Artizanët e këtij panairi, sipas kryetarit të shoqatës “Globus Art”, Ramiz Hajdari, janë prezantuar me profile të ndryshme si: punime nga druri i ullirit, veshje kombëtare të trevave të ndryshme shqiptare,

32

Javore KOHA

E ENJTE, 11 MAJ 2017

qylima të përmasave të ndryshme e shumë profile të tjera të punuara me dorë. “Në këtë panair kanë marrë pjesë afro tridhjetë artizanë përgjatë dy ditëve nga data 30 prill deri më 1 maj. Panairi është mirëpritur shumë mirë, duke u vizituar nga një fluks i madh vizitorësh nga vendi, Shqipëria, Kosova e më gjerë. Ky organizim vjen falë organizimit të mirë që ka bërë Organizata Turistike e Ulqinit e cila përveç këtij panairi dhe panaireve të mëparshme

në Prishtinë, ka treguar se di të organizojë mirë edhe panaire nëpër qendra të mëdha Evropiane si në Berlin, Moskë, etj”, u shpreh për Koha Javore, Ramiz Hajdari. Ky panair dhe hapja e sezonit turistik veror është pasqyruar në shumë media të shkruara dhe audio-vizuale nga vendi dhe rajoni. Shoqata e Artistëve dhe Artizanëve në vijim planifikon të jetë organizatore ose bashkorganizatore e panaireve të tjera në vendet e rajonit t.u. dhe më gjerë.


MOZAIK

Bisedë publike mbi prindërit dhe fëmijët në kuadër të fushatës “Të ndalojmë dhunën”

Dhuna nuk njeh kufij Dhuna nuk njeh kufij kulture, kombi, religjioni, arsimimi. Ajo është sfidë me të cilën ballafaqohet çdo shoqëri, madje edhe e jona Plavë - Komuna e Plavës i është bashkuar fushatës së UNICEF-it dhe Qeverisë së Malit të Zi “Të ndalojmë dhunën”, me mbështetje të BU-së dhe Fondacionit Telenor, nëpërmjet organizimit të bisedës publike në temën e marrëdhënies së prindërve dhe fëmijëve, e cila u mbajt në sallën e Qendrës për Kulturë në Plavë. Dhuna nuk njeh kufij kulture, kombi, religjioni, arsimimi. Ajo është sfidë me të cilën ballafaqohet çdo shoqëri, madje edhe e jona. Për këtë shkak, Mali i Zi i është bashkëngjitur fushatës globale të mbrojtjes së fëmijëve nga dhuna në qershor të vitit 2016. Faza e parë ka qenë e fokusuar në ndaljen e dhunës online, ndërkaq faza e dytë e fushatës i është përkushtuar mbrojtjes së fëmijëve nga dhuna në familje dhe mjedise të tjera. Takimin në të cilin ishin të pranishëm një numër i konsiderueshëm personalitetesh nga jeta kulturore, arsimore,

politiko-shoqërore etj., e hapi kryetari i Kuvendit të Komunës së Plavës, Izet Haxhimushoviq, i cili në fjalën e rastit përshëndeti të pranishmit dhe pastaj foli për rolin e familjes në ngritjen dhe edukimin e fëmijëve, me theks të veçantë në raportin e tyre me fëmijë duke aluduar në dhunat e shpeshta që prindërit i aplikojnë ndaj pasardhësve të vet. Në temën e marrëdhënieve të prindërve dhe fëmijëve, në mënyrë koncize, me argumente, fakte dhe shembuj konkretë, foli shefi i përfaqësisë së UNICEF-it për Malin e Zi, Benxhamin Perks, i cili më pas edhe u përgjigj në pyetjet e parashtruara nga një numër i dukshëm i të pranishmëve lidhur me temën e parashtruar. Kontribut të rëndësishëm në bisedën publike mbi prindërit dhe fëmijët dha edhe psikologia Irna Sulejmani, e cila në mënyrë profesionale elaboroi mbi rolin e prindit dhe raportin e tij me

fëmijë në aspektin psikologjik. Ajo po ashtu u përgjigj në shumë pyetje të karakterit psikologjik, që parashtruan të pranishmit lidhur me temën. Drejtoresha ekzekutive e OJQ-së “Roditelji” (Prindërit), Kristina Mihailloviq, foli për rolin e prindit si faktor dominant dhe i pazëvendësueshëm në ngritjen e intelektit dhe mirëqenies në të gjitha fazat nëpër të cilat fëmija kalon deri në fazën e pjekurisë. Në këtë drejtim, ajo dha edhe një vistër të dhënash hulumtuese që i kanë bërë ekspertët relevantë në Mal të Zi dhe më gjerë. Në bisedën publike e cila zgjati rreth dy orë, nga ana e të pranishmëve dhe gazetarëve pati pyetje mjaft interesante në të cilat u përgjigjën personat e sipërpërmendur. Në kuadër të këtij takimi, në hollin e Qendrës për Kulturë në Plavë, u hap ekspozita me titull “Muzeu i kujtimeve prindërore”. Shaban Hasangjekaj

E ENJTE, 11 MAJ 2017

Javore KOHA

33


SPORT

34

Javore KOHA

E ENJTE, 11 MAJ 2017


MOZAIK

KKU të Tuzit zhvilloi seancën e 17-të të veçantë

U miratuan ndryshimet e vendimit mbi të ardhurat e funksionarëve lokalë Tuz- Kuvendi i Komunës Urbane të Tuzit në mbledhjen e shtatëmbëdhjetë të veçantë ka votuar me shumicë votash, propozimin e vendimit për ndryshimet e vendimit mbi të ardhurat e funksionarëve lokalë të KU të Tuzit, Propozimin e vendimit për ndryshimin dhe plotësimin e vendimit mbi të ardhurat e zyrtarëve dhe administratorëve lokalë të KU të Tuzit dhe propozimin e vendimit për pjesën variabile të pagës. Sipas dokumentit në të cilin janë definuar këto pika të rendit të ditës me anë

të neneve përkatëse, me këto vendime përcaktohet koeficienti që ka të bëjë me të ardhurat e funksionarëve lokalë sipas funksionit të ushtruar në përputhje me ligjin me të cilin përcaktohen të ardhurat e të punësuarve në sektorin publik. “Të punësuarit të cilët punët i kryejnë me titullin shef, udhëheqës i sektorit ose titull tjetër përkatës, shtimi në pagën kryesore përcaktohet në shumën deri në 10 përqind”. Ndërkaq, referuar dokumentit në fjalë,

mbi të ardhurat e zyrtarëve dhe administratorëve lokalë të KU të Tuzit, me këtë vendim përcaktohen koeficientët për të ardhurat e zyrtarëve dhe administratorëve lokalë të KU të Tuzit për kryerjen e punëve shtesë në vende të caktuara të punës dhe çështje të tjera me rëndësi për realizimin e të drejtave, në përputhje me ligjin i cili rregullon të ardhurat e të punësuarve në sektorin publik e që konsiston në varësi të nivelit të kualifikimit arsimor, të përgjegjësive, t.u. etj.

E ENJTE, 11 MAJ 2017

Javore KOHA

35


KOHA Javore Sfidat ndaj KJa O vorH e A pushtetarëve

e A KJaO vorH Krijimi i hapësirës H e rbAashkët avorpë KJO së re

Podgoricë e enjte, 19 janar 2017 Viti XVl Numër 748 Çmimi 0,50

Podgoricë e enjte, 26 janar 2017 Viti XVl Numër 749 Çmimi

Podgoricë e enjte, 23 shkurt 2017 Viti XVl Numër

0,50

amoralë

Podgoricë e enjte, 2 mars 2017

753 Çmimi 0,50

Viti XVl Numër 754 Çmimi 0,50

kulturore shqipta

KOHA Javore

KOH Javore A

KOH Javore A KOH Javore A Podgoricë e enjte, 8 dhjetor 2016 Viti XV Numër

Podgoricë e enjte, 22 dhjetor 2016 Viti XV Numër

Podgoricë e enjte, 15 dhjetor 2016 Viti XV Numër

744 Çmimi 0,50

Mësuesit e harruar

Podgoricë e enjte, 11 maj 2017 Viti XVl Numër 764 Çmimi 0,50

Teatri - një dëshirë e munguar e ulqinakëve

APATIA politike

SHQIPTARËT E 1001 HALLEVE

81 NSSI

6965-00

enjte, 8 dhjetor

2016 Viti XV

Podgoricë

e enjte, 8

dhjetor 2016

SHQIPTARËT

Nato mbetet gurthemeli i mbrojtjes së vlerave perëndimore

Viti XV Numër

743 Çmimi

e enjte, 15

dhjetor 2016

Viti XV Numër

744 Çmimi

0,50

rs triumfon në

0,50

guar e ulqina këve Në udhëkry

Manifes tim që nderoi

q

Shkodra qyteti më, joshës për krajanët krajanët joshës për qyteti më Shkodra,

Në udhëkryq

viktimat e luftës

Komedia mjerimit e

jetohet ma Qen ulqin akëvçe nuk

e luftës viktimat që nderoi Manifestim

mjerimit Komedia e

SHQIPTARËT E 1001 HALLEVE

JavoreHA KO JavoreHA KO 2016 Viti XV Numër 744

6965-0081 NSSI

e munguar e dëshirë e Teatri - një

shmangur Ftohtë duhet Lufta e

Nobelin! meriton Kadare

politike APATIA

Çmimi 0,50

e harruar së përb ashkët Mësue sit Krijim 2016 Viti XV Numër 743

JavoreHA KO

Çmimi 0,50

Podgoricë e enjte, 22 dhjetor

KULTURË PORTRET

SOCIALE PANORAMË INTERVISTË TEKNOLOGJI

VËSHTIME & OPINIONE

SPORT

MOZAIK

2016 Viti XV Numër 745

Çmimi 0,50

i i hapësirës

KJO avoreHA KJO avoreHA ARSIM Podgoricë e enjte, 23 shkurt

749 Çmim i 0,50

VËSHTIME & OPINIONE

SOCIALE

” ve perëndimore “Moonlightvlera themeli i mbrojtjes së triumfon në Oscars Nato mbetet gur-

kulturore shqipt are

HISTORI

PANORAMË

Çmimi 0,50

E 1001 HALLEVE

Podgoricë e enjte, 15 dhjetor

SOCIALE

PORTRET

Numër 744

“Moonlight” Qençe nu Teat jeri - nj hëet m k dështo a mun irë e

Podgoricë e enjte, 8 dhjetor

SPORT

SOCIALE

PANORAMË

2016 Viti XV

KJO avorH e A KJO avorH e A Osca

6965-0081 NSSI

Viti XVl Numër

enjte, 15 dhjetor

shënuar progres Kosova ka Kaosi urbanistik, Durmishi: apo dalldia e ndërtimeve pa leje

6965-0081 NSSI

26 janar 2017

Çmimi 0,50

Podgoricë e

Bashkimi Europian është perandori e domosdoshme

748 Çmim i 0,50

Podgo ricë e enjte,

Numër 743

Durmishi: Kosova ka shënuar progres

15

Viti XVl Numër

ISSN 1800-5696

ISSN 1800-5696

e A vorH KJaO e A vorH KJaO

ISSN 1800-5696

ISSN 1800-5696

Hapet zyrtarisht sezoni veror në Ulqin

e A avorH KJO e A avorH KJO ARSIM 19 janar 2017

T E 1001 HALLEVE

Podgoricë e

Podgoricë

amoralrëëve pushtettandaj Sfida Podgo ricë e enjte,

SHQIPTARË

ISSN 1800-5696

ve mbiemra të it sllavizim e Dukuria

Në udhëkryq

Qençe

ndërtimeve pa leje apo dalldia e Kaosi urbanistik,

6965-0081 NSSI

1 NSSI

6965-008

Halili njohur Merita n e më këngëtarë kluzive Intervistë eks

itinerar Treni pa

ve ulqinakë ar e mungu e dëshirë het ma - një jeito Teatr nuk

81 NSSI

Intervistë ekskluzive më këngëtarën e njohur Merita Halili

Kadare meriton Nobelin!

Lufta e Ftohtë duhet shmangur

Shkodra, qyteti më joshës për krajanët krajanët joshës për qyteti më Shkodra,

6965-0081 NSSI

origjinale e kulturës Fosilizimi

Treni pa itinerar

ISSN 1800-5696

ISSN 1800-5696

1 NSSI

6965-008

të reja ide nismave me së jes tet ësh mb Rëndësia e

mjerimit Komedia e

Në udhëkryq

që nderoi Manifestim

6965-00

Fosilizimi e kulturës origjinale

Komedia e mjerimit

e luftës viktimat

ISSN 1800-5696

ISSN 1800-5696

Rëndësia e mbështetjes së nismave me ide të reja

Qençe nuk jetohet ma

Manifestim që nderoi viktimat e luftës

ISSN 1800-5696

In memoriam: Rudi Goga

Jeta është art, Dukuria e arti është jetë sllavizimit të mbiemrave

745 Çmimi 0,50

743 Çmimi 0,50

Podgoricë e enjte, 2 mars

PORTRET SOCIALE

PANORAMË INTERVISTË

TEKNOLOGJI

2017 Viti XVl Numër 754

PANORAMË

MOZAIK

ARSIM

KULTURË

VËSHTIME & OPINIONE

TEKNOLOGJI

KULTURË TEKNOLOGJI

VËSHTIME & OPINIONE

ARSIM

TEKNOLOGJI

TEKNOLOGJI

KULTURË

MOZAIK INTERVISTË INTERVISTË SPORT

PANORAMË

SPORT

VJET ME JU www.kohajavore.org

ARSIM

Çmimi 0,50

Çmimi 0,50

KULTURË SHKENCË PANORAMË VËSHTIME & OPINIONE

2017 Viti XVl Numër 753

KOHA Javore


Turn static files into dynamic content formats.

Create a flipbook
Issuu converts static files into: digital portfolios, online yearbooks, online catalogs, digital photo albums and more. Sign up and create your flipbook.